87
1 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Programi mësimor ARSIMI PROFESIONAL Programi 2008 Ndërtimtar Niveli I dhe II Kosovë, 2008

Lernfeld 1: Arbeitsunterlagen erstellen und bewerten 1 · Konstruksionet ndërtimore 2. Teknologjia e ndërtimit 3. AutoCAD 4. Ekonomia dhe organizimi ndërtimor b) Përshkruesit

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

    Programi mësimor ARSIMI PROFESIONAL

    Programi 2008

    Ndërtimtar Niveli I dhe II

    Kosovë, 2008

  • 2

    Republika e Kosovës

    Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë- Ministarstva Obrazovanja Nauke i

    Tehnologije-Ministry of Education Science &Technology

    Kabineti i Ministrit /Kabinet Ministra/ Cabinet of the Minister

    UDHËZIM ADMINISTRATIV ZBATIMI I PLANIT DHE PROGRAMIT PËR ARSIMIN PROFESIONAL FUSHA: NDËRTIMTARI, PËR NIVELIN E PARË (X, XI) NUMËR : 25/2008 DATË: 19.08.2008 Në bazë të Kapitullit VI, neneve 93 (4) dhe 97 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6.1 paragrafi (d) të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, nenit 6, 8, 11 të Ligjit mbi Arsimin dhe Aftësimin Profesional si dhe nenit 25 paragrafi 7 të Rregullores së Punës të Qeverisë së Kosovës nr. 1/2007, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë nxjerr këtë Udhëzim administrativ (më tutje UA): Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij udhëzimi është zbatimi i planit dhe programit mësimor për shkollat profesionale, niveli i parë (kl. X,XI).

    Neni 2 Planprogrami Plani dhe programi i ri për nivelin e parë (kl.X,XI) fusha: Ndërtimtari, i është bashkangjitur këtij Udhëzimi administrativ.

  • 3

    Neni 3 Zbatueshmëria Me zbatimin e planit dhe programit të nivelit të parë (kl. X,XI), zëvendësohen planet dhe programet e deritashme të kl.X,XI. Neni 4 Hyrja në fuqi Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi me fillimin e vitit shkollor 2008/2009.

  • 4

    PËRMBAJTJA I. Parathënie II. Korniza e programit mësimor profesional për profilin “Ndërtimtar”, Niveli I dhe

    II. III. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave

    profesionale për Nivelin I a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 10. 1. Vizatim teknik dhe gjeometri deskriptive 2. Konstruksionet ndërtimore 3. Materialet ndërtimore 4. Mekanika teknike b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 10. 1. Përgatitja e llaçit 2. Muratimi i mureve me tulla dhe blloqe 3. Muratimi i mureve ndarëse 4. Punimi i themeleve I c) Programet e lëndëve profesionale, kl. 11. 1. Konstruksionet ndërtimore 2. Teknologjia e ndërtimit 3. Mekanika teknike 4. AutoCAD d) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 11. 1. Punimi i armaturës 2. Betonimi 3. Kryerja e punimeve suvatuese

    IV. Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale për Nivelin II. a) Programet e lëndëve profesionale, kl. 12. 1. Konstruksionet ndërtimore 2. Teknologjia e ndërtimit 3. AutoCAD 4. Ekonomia dhe organizimi ndërtimor b) Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, kl. 12. 1. Ndërtimi i kulmeve 2. Punimi i dyshemeve me produkte të betonit 3. Mbulimi i kulmeve 4. Shtruarja dhe veshja me pllaka 5. Kryerja e punimeve izoluese

  • 5

    Parathënie

    Shoqëritë bashkëkohore arsimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme.

    Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re për t’iu bashkangjitur rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e planprogramit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së planprogramit synon rritjen e cilësisë së arsimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit dhe inkuadrimin e sistemit të arsimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet tjera të përparuara. Nevojat e përhershme për ristrukturimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhen me ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji.

    Që nga fillimi i veprimtarisë në Kosovë, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) reformën e vet e ka mbështetur në dy shtylla: (a) përfshirja e ekspertëve, specialistëve dhe konsulentëve vendorë për zhvillimin e strukturave të reja, dhe (b) angazhimin e agjencive ndërkombëtare e vendore, të cilat ndihmojnë Ministrinë në sajimin dhe zbatimin e programeve të reja në sistemin e ri të arsimit në Kosovë.

    Në planprogramet për arsimin profesional të Kosovës gjerësia dhe thellësia e formimit të nxënësve shikohen si një proces integral që përmbledhë dimensionin e përgjithshëm të njeriut, dimensionin shoqëror të qytetarit dhe dimensionin profesional të punëtorit, të pajisur me dije, shprehi dhe vlera të shumëfishta. Nxënësit do të ndjekin lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Në këtë mënyrë, MASHT synon të zhvillojë një kulturë të përgjithshme unike për të gjithë nxënësit që përfundojnë shkollat teknike e profesionale.

    Programet e reja të lëndëve të përgjithshme, së bashku me ato të lëndëve e të praktikave të ndryshme profesionale, do të sigurojnë një formim bashkëkohor, sa i përket kulturës së përgjithshme dhe profesioneve të ndryshme, duke synuar të përgatisin brezin e ri si qytetarë të ardhshëm të një shoqërie kosovare të lirë e demokratike, të aftë për t’u ballafaquar me sfidat e zhvillimit kulturor e ekonomik dhe me kërkesat e tregut të punës në shkallë vendi, rajoni e më gjerë.

    Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë i fton të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave profesionale, specialistët, prindërit, nxënësit dhe të gjithë të interesuarit për zhvillimin e sistemit të Arsimit të Mesëm Profesional të Kosovës të japin ndihmesën e tyre për ngritjen e nivelit të këtyre shkollave në nivel të shkollave përkatëse evropiane e më gjerë, sa u përket parametrave e standardeve.

    Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që me përkushtim të madh punuan në këtë dokument dhe donatorët që kanë ndihmuar dhe përkrahur procesin e zhvillimit të planprogramit deri në këtë fazë.

  • 6

    Korniza e programit mësimor profesional

    ARSIMI PROFESIONAL

    Programi 2008

    Ndërtimtar Niveli I dhe II

  • 7

    Korniza e programit mësimor profesional

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar Niveli: I dhe II I. Njoftime të përgjithshme për shkollimin 1. Struktura e shkollimit Arsimimi në profilin mësimor “Ndërtimtar” për nivelet I dhe II trajtohet në kuadrin e shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë. – Niveli i parë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje dy vite mësimore pas përfundimit të

    arsimit të detyruar (kl. 10 dhe 11), i përgatit nxënësit për kompetencat fillestare (hyrëse) të punësimit në profesionin e ndërtimtarit. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të gjysmëkualifikuar (ndihmës) dhe mundëson kalimin në nivelin e dytë të arsimimit profesional.

    – Niveli i dytë i arsimimit profesional, me kohëzgjatje një vit mësimor (kl. 12) pas përfundimit me sukses të nivelit të parë, i përgatit nxënësit për të fituar një kualifikim profesional që u mundëson atyre integrimin në tregun e punës për ndërtimtar, si dhe vazhdimin e arsimimit në nivele më të larta. Jep një certifikatë të përgatitjes profesionale të nivelit të punonjësit të kualifikuar dhe mundëson kalimin në nivelin e tretë të arsimimit profesional (maturë) që lejon kalimin edhe në studimet universitare.

    Ky dokument përmban dokumentet kurrikulare të profilit mësimor “Ndërtimtar” për nivelet I dhe II, të strukturuara në lëndë mësimore (teorike) dhe module mësimore (praktike), në tri grupe kryesore: (i) grupi i lëndëve të përgjithshme, që synojnë formimin shkencor/humanitar të nxënësve

    për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri, si dhe vazhdimin e shkollimit të mëtejshëm.

    (ii) grupi i lëndëve teorike-profesionale, që synojnë konsolidimin te nxënësit, të koncepteve shkencore, si dhe bëjnë njohjen e tyre me proceset teknike-teknologjike që lidhen me profesionin e ndërtimtarit.

    (iii) grupi i moduleve të praktikës profesionale, që synojnë përgatitjen e nxënësve me kompetencat praktike të nevojshme për t’u integruar me sukses në tregun e punës në sektorin e ndërtimtarisë.

    2. Qëllimet e përgjithshme të shkollimit Qëllimi kryesor i shkollimit (dynivelësh) për Ndërtimtar është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për t’u inkuadruar në një shoqëri demokratike si qytetarë aktivë e kompetentë, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e ndjenjës së sipërmarrjes dhe e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës. Për të mundësuar zhvillimin individual të nxënësve nga pikëpamja emocionale, intelektuale dhe profesionale, është e nevojshme që shkolla profesionale t’u krijojë atyre: − Mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë

    fizike e mendore;

  • 8

    − Lehtësi për të kuptuar mjedisin shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në shoqëri;

    − Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e sipërmarrjes dhe të disiplinës, kureshtjen intelektuale dhe vlerat morale;

    − Kushte për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme jetësore dhe profesionale;

    − Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit dhe aftësimit profesional të mëtejshëm;

    − Mbështetje për të çmuar me realizëm vlerat dhe potencialin e tyre, për tu orientuar drejt në drejtimet e karrierës profesionale të ardhëshme dhe për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional;

    − Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike;

    − Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe europian;

    − Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset teknologjike aktuale e të perspektivës, në sektorin e ndërtimtarisë;

    − Kushte për të njohur dhe për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    3. Grupi të cilit i drejtohet shkollimi Shkollimin për “Ndërtimtar”, niveli I dhe II, mund ta ndjekin të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar, janë në moshë deri 24 vjeç dhe zotërojnë aftësi shëndetësore (fizike e mendore) të mjaftueshme për të kryer këto nivele shkollimi. Në raste të veçanta, kur kërkesat e nxënësve për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se sa mundësitë reale të shkollave profesionale të veçanta, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përgatit udhëzime me kritere të posaçme pranimi në këto shkolla. 4. Mundësitë e shkollimit të mëtejshëm Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Ndërtimtar” në nivelin I, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në nivelin II të këtij profili. Përfundimi me sukses i shkollimit për profilin mësimor “Ndërtimtar”, niveli II, u lejon nxënësve vazhdimin e shkollimit në shkallën III (të punonjësit me shkathtësi të larta) në të njëjtin profil mësimor, për të fituar diplomën e maturës, me të drejtë kalimi në shkollimin e lartë universitar. 5. Mundësitë e punësimit Shkollimi për “Ndërtimtar”, niveli I dhe II, u referohet punëve në firma ndёrtimore që merren me ofrimin e punimeve të ndërtimit, të tilla si punimet e muratimit, të betonimit, punimin e skeletit nga armatura, të suvatimit, ndërtimin e kulmeve dhe mbulimin e tyre etj., që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Nisur nga kjo nxënësi për Ndërtimtar i nivelit I dhe II mund të punësohet në ndërmarrje (firma, kompani) që realizojnë ndërtimin e objekteve të ndryshme publike e private. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijojë një biznes të vetin në këtë sektor dhe të punësojë të tjerë.

  • 9

    II. Kompetencat e fituara nga nxënësit në përfundim të shkollimit Kompetencat e përgjithshme Ndjekja e shkollimit në profilin mësimor “Ndërtimtar”, niveli I, do të zhvillojë te nxënësit një tërësi kompetencash të përgjithshme, të cilat do t’i shërbejnë atij për përvetësimin me efektivitet të programit mësimor, zhvillimin në nivelin e kërkuar të kompetencave profesionale dhe integrimin e mëtejshëm në shoqëri dhe në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Këto kompetenca të përgjithshme do të zhvillohen në një nivel më të lartë gjatë kryerjes së shkollimit për “Ndërtimtar”, niveli II. Kështu, nxënësi do të jetë i aftë: − Të komunikojë në mënyrë korrekte, me shkrim dhe me gojë, për të shprehur mendimet e

    ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme. − Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme (përfshirë dhe ato të kompjuterizuara) të

    mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

    − Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme problemore që do të ndeshë në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.

    − Të manifestojë qasje të një kritike konstruktive ndaj zhvillimeve profesionale, personale dhe shoqërore.

    − Të nxitë potencialin e tij të brendshëm për kërkim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të reja, më efektive dhe më efiçiente.

    − Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe globale.

    − Të manifestojë guxim dhe iniciativë në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tij. − Të tregojë vetëkontroll në ushtrimin e veprimtarive të tij në kontekstin e pavarësisë në

    vendimmarrje. − Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gatishmërinë e vullnetin për

    një të nxënë që zgjat gjithë jetën. − Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e

    objektivave të pranuara. − Të bëjë vlerësime dhe vetëvlerësime nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar

    dhe çuar më tej arritjet. − Të hulumtojë vetveten dhe rrugët e mundëshme të karrierës profesionale për të bërë

    zgjedhje të përshtatëshme të veprimtarive profesionale të ardhëshme. Kompetencat profesionale Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit dyvjeçar në profilin “Ndërtimtar”, niveli I, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë: – Lexon dhe interpreton detaje nga projekti, – Zbaton detaje ndërtimore nga projekti, – Pёrgatit llaç, – Bën murimin e mureve, – Bën punimin e armaturës, – Bën betonime, – Bën punimin e suvatimeve, – Zbaton standardet e ndërtimit gjatë kryerjes së punimeve,

  • 10

    – Mat dhe kontrollon punimet e thjeshta të ndërtimit, – Përdor dhe mirëmban veglat, pajisjet dhe mjetet e punës, – Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. – Përdor në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale. Me përfundimin e suksesshëm të shkollimit të mëtejshëm njëvjeçar në profilin mësimor “Ndërtimtar”, niveli II, nxënësi do të rrisë në një shkallë më të lartë nivelin e kompetencave profesionale të fituara në nivelin I, si dhe do të aftësohet të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale si më poshtë: – Bën punimin e dyshemeve me produkte të betonit. – Bën mbulimin e kulmeve. – Bën shtruarjen dhe veshjen e pllakave. – Ndërton kulme. – Bën izolime (hidro, termo). – Kryen llogaritje të thjeshta ekonomike. – Organizon punën. – Punon në mënyrë të pavarur për të zgjidhur probleme të natyrave të ndryshme që

    paraqiten në momente (situata) të caktuara.

  • 11

    III. Plani mësimor për profilin mësimor “Ndërtimtar”, Niveli I e II

    Orët javore/vjetore dhe kreditet Niveli I Niveli II

    Nr

    Lëndët dhe modulet mësimore

    Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 A. Lëndët e përgjithshme (Gjithësej) 16 15 15 1 Gjuhë shqipe dhe letërsi 3 (105) 3 (105) 3 (105) 2 Gjuhë angleze 2 (70) 2 (70) 2 (70)) 3 Matematikë 3 (105) 3 (105) 3 (105) 4 Teknologji e informacionit dhe komunikimit 2 (70) 2 (70) 2 (70) 5 Ekonomia dhe ndërmarrësia 1 (35) 1 (35) 1 (35) 6 Edukatë qytetare 1 (35) - - 7 Edukatë fizike 2 (70) 2 (70) 2 (70) 8 Fizikë 1 (35) - 1 (35)

    9 Gjeometri deskriptive 1 (35) - - 10

    Menaxhim i projekteve - 1 (35) 1 (35)

    B. Lëndët profesionale (Gjithësej) 9 (315) 9 (315) 8 (280) 1 Vizatim teknik dhe gjeometri deskriptive 3 (105) - - 2 Konstruksionet ndërtimore 2 (70) 3 (105) 2 (70) 3 Materialet ndërtimore 2 (70) - - 4 Mekanika teknike 2 (70) 2 (70) - 5 Teknologjia e ndërtimit - 3 (105) 3 (105) 6 AutoCAD - 1 (35) 1 (35) 7 Ekonomia dhe organizimi ndërtimor - - 2 (70)

    C. Modulet e praktikës profesionale (Gjithësej) 6 (210) 6 (210) 9 (315) 1 Përgatitja e llaçit 4K (24) - - 2 Muratimi i mureve me materiale dhe dimensione

    të ndryshme 15K (90) - -

    3 Muratimi i mureve ndarëse 6K (36) - - 4 Punimi i themeleve 10K (60) - - 5 Punimi i armaturës - 12K (72) - 6 Betonimi - 13K (78) - 7 Kryerja e punimeve suvatuese - 10K (60) - 8 Ndërtimi i kulmeve - - 11K (66) 9 Punimi i dyshemeve me produkte të betonit - - 10K (60)

    10 Mbulimi i kulmeve - - 11,5K (69)

    11 Shtruarja dhe veshja me pllaka - - 10K (60) 12 Kryerja e punimeve izoluese - - 10K (60)

    Gjithësej A+B+C 32 (1120) 32 (1120 32 (1120)

  • 12

    IV. Udhëzime për zbatimin e Kornizës së programit mësimor profesional: Programet e hollësishme të lëndëve të përgjithshme parashtrohen në një dokument të veçantë të MASHT. Javët mësimore sipas klasave: – Klasa 10 – 35 javë; Klasa 11 – 35 javë (niveli I); – Klasa 12 – 35 javë (niveli II). Java mësimore (5 ditë mësimore) përmban 30 – 32 orë mësimore. Një orë mësimore ka 45 minuta. Si njësi e ngarkesës mësimore për praktikat mësimore profesionale do të përdoret krediti (K), i cili do të jetë i barasvlershëm me 6 orë mësimore (1 ditë praktikë mësimore). Rekomandohet që praktikat profesionale të realizohen ditore (6 orë në ditë), si më poshtë: Klasa 10: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë Klasa 11: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë Klasa 12: Praktikë – 1 ditë në javë dhe Teori – 4 ditë në javë Rekomandohet që modulet praktike për çdo vit mësimor, të realizohen në përputhje me radhën e paraqitur në planin mësimor. Shkollat profesionale, në varësi nga kushtet dhe situatat e veçanta në të cilat ndodhen, mund të bëjnë ndryshime të radhës së trajtimit të moduleve mësimore praktike, gjithnjë duke synuar të mos e dëmtojnë procesin e përvetësimit të tyre. Mbështetur në programet e detajuara të lëndëve profesionale, mësimdhënësit e lëndëve teorike profesionale bëjnë planifikimin e njësive mësimore përkatëse. Mbështetur në përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale, mësimdhënësit e praktikave profesionale përgatisin plane më të detajuara, ku parashtrohen veprimtaritë praktike konkrete. Njëkohësisht, ata përgatisin instrumentet e vlerësimit për çdo rezultat mësimor të paraqitur në përshkruesit e moduleve. Vlerësimi përfundimtar i nxënësve, në mbarim të secilit prej të dy niveleve të përgatitjes në profilin “Ndërtimtar”, do të organizohet në formë provimesh: Në Nivelin I: Provimi i integruar i përgatitjes praktike që organizohet nga shkolla profesionale. Në Nivelin II: (a) Provimi i integruar për lëndët e teorisë profesionale, që organizohet nga shkolla profesionale, dhe (b) Provimi i integruar për praktikën profesionale që organizohet nga shkolla profesionale. Rezultatet e provimeve do të pasqyrohen në certifikatat përkatëse të përfundimit të shkollimeve profesionale në të dy nivelet e përgatitjes. Modalitetet e procedurave të provimeve përfundimtare, kriteret e vlerësimit të nxënësve me nota dhe të përmbajtjes së certifikatave, përcaktohen me udhëzime të veçanta të MASHT. V. Udhëzime të përgjithshme didaktike Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin sa më shumë të nxënit aktiv të nxënësve dhe të çojnë në krijimin tek ata, të kompetencave sociale e profesionale, të plota dhe të qëndrueshme. E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e hollësishme e lëndëve të teorisë profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale, shkalla e integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimore etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit drejtues dhe mësimdhënës të shkollës.

  • 13

    Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre, përbën një mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësimdhnësit e lëndëve teorike dhe moduleve praktike. Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollën profesionale që përgatit nxënësit në profesionin e Ndërtimtarit. Mësimdhënësit duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të organizimit të mësimit (teorik apo praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale, në veçanti, dhe veprimtarinë sociale të qytetarit të ardhshëm, në përgjithësi. Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënët nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm. Format dhe metodat e të mësuarit janë të shumta e të shumëllojshme dhe mësimdhënësit, në konsultim të ngushtë me njëri-tjetrin, duhet të përzgjedhin ato që janë më të përshtatshme për kontekstin e tyre konkret. Të tilla janë: ligjërata tradicionale, demonstrimi, zgjidhja e problemit teorik, ushtrimi praktik, projektet praktike, veprimtaritë në grupe të vogla etj. Rekomandohet që në përmbajtjet teorike të përdoren kryesisht ligjërata, zgjidhja e problemit teorik dhe demonstrimi, kurse në zbatimin e moduleve praktike të përdoren kryesisht demonstrimi nga mësimdhënësi, praktika e mbikqyrur dhe praktika e pavarur e nxënësve. Projektet praktike, sidomos ato që integrojnë kompetenca të lidhura me shumë aspekte të profesionit, janë një metodë që rekomandohet sidomos në fazat përmbyllëse të shkollimit. Në kushtet e mungesës së mjediseve reale të punës, duhet të synohet krijimi i mjediseve të simuluara të punës. Për sa i përket vlerësimit të nxënësve, rekomandohet të përdoren metoda dhe instrumente vlerësimi që të nxisin përparimin e nxënësve, shmangin subjektivizmin në vlerësim dhe pasqyrojnë arritjet reale të tyre. Me rëndësi është vlerësimi i vazhdueshëm dhe ai përfundimtar, ku format dhe instrumentet e vlerësimit përzgjidhen apo hartohen nga vetë mësimdhënësit. Duhet të synohet vlerësimi i arritjeve i bazuar në kriteret, ku arritjet e nxënësit krahasohen me standardet e paracaktuara dhe të shmanget sa më shumë të jetë e mundur vlerësimi i bazuar në renditjen, ku nxënësit krahasohen me njëri-tjetrin. Format dhe instrumentet e vlerësimit që rekomandohen janë: pyetjet me gojë, pyetjet me shkrim, detyrat me shkrim,vëzhgimi i veprimtarisë së nxënësve, listat e kontrollit, projekte për vlerësim etj. Në veprimtaritë praktike, listat e kontrollit duhet të jenë instrumenti vlerësues që duhet të mbizotërojë. Mësimdhënësi përzgjedh ato që janë më të përshtatshme, duke marrë parasysh kushtet konkrete. Edhe gjatë provimeve përfundimtare në teori profesionale dhe praktikë profesionale, në përputhje me udhëzimet përkatëse të MASHT, duhet të mbizotërojë vlerësimi i kompetencave të punës së nxënësve, që testohen në situata pune reale ose të simuluara.

    Në përgjithësi, si për mësimdhënien, ashtu edhe për vlerësimin duhet të synohen forma e metoda që e vendosin nxënësin në qendër të veprimtarive mësimore dhe e shndërrojnë rolin e mësimdhënësit nga ligjërues (lektor) i thjeshtë, në një moderator, mbikëqyrës dhe vlerësues i veprimtarisë së nxënësve.

  • 14

    Programet e lëndëve profesionale dhe përshkruesit e moduleve profesionale ARSIMI PROFESIONAL

    Niveli I dhe II

  • 15

    Klasa 10

    Programet e lëndëve profesionale

    Programi i lëndës

    “Vizatim teknik dhe gjeometri deskriptive”

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar Niveli: I Klasa: 10

    I. Qëllimet e lëndës Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të, nxënësi duhet të: - tregojë rëndësinë dhe qëllimin e vizatimit teknik dhe të gjeometrisë deskriptive në

    ndërtimtari; - përshkruajë llojet dhe përdorimin e veglave për vizatim teknik; - zbatojë standardet ndërkombëtare të vizatimit teknik; - përshkruajë llojet e formateve, të tabelave dhe të vijave që përdoren në vizatim teknik; - demonstrojë mënyrat e matjeve të elementeve ndërtimore; - realizojë shkrimin teknik standard; - identifikojë simbolet e materialeve ndërtimore në një vizatim; - dallojë shkallët numerike në një vizatim teknik; - përshkruajë vizatimin teknik me dimensione; - përshkruajë mënyrat e konstruktimit të figurave të rregullta gjeometrike; - dallojë paraqitjet e detajeve (elementeve ndërtimore) në vizatimin teknik; - përshkruajë rrafshet e projeksionit; - paraqesë projeksione ortogonale të thjeshta, projeksione të pikës dhe të segmentit në dy-

    dhe tri rrafshe; - paraqesë projeksione të figurave të thjeshta gjeometrike; - dallojë paraqitjet aksonomerike nga llojet e tjera të projeksionit; - përshkruajë zgjidhjet gjeometrike të kulmeve. II. Fondi i orëve të lëndës 35 javë x 3 orë/javë = 105 orë III. Programi i detajuar i lëndës Pjesa I – Vizatimi teknik

    Kapitulli 1: Veglat për vizatimin teknik dhe shfrytëzimi i tyre 2 orë

  • 16

    a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e vizatimit teknik për paraqitjen e trupave dhe objekteve me

    anë të vizatimit; - përshkruajë llojet e tavolinave,të veglave dhe të letrës për vizatim teknik; - përshkruajë mënyrën e përdorimit të veglave për vizatim teknik; - dallojë vijat sipas formës dhe pozitës; b) Temat e kapitullit - Roli dhe rëndësia e vizatimit teknik. - Tavolinat e punës për vizatim teknik. - Llojet e vizoreve dhe të lakoreve. - Lapsat, gomat, kompaset, këndmatësit. - Llojet e letrës për vizatim teknik. - Përdorimi i veglave për vizatim. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj; - tregojë mostra në mënyrë vizuale të materialeve dhe të veglave për vizatim; - shpjegojë në mënyrë praktike – demonstrojë përdorimin e veglave për vizatim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim teknik.

    Kapitulli 2: Standardet, formatet, tabelat (legjendat) dhe matjet 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitulli, nxënësi duhet të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e standardeve ndërkombëtare për paraqitjen, leximin dhe

    interpretimin e vizatimeve teknike; - përshkruajë llojet e formateve të letrës që përdoren në vizatim teknik; - përshkruajë mënyrën e realizimit dhe të vendosjes së tabelave në formatet e vizatimit; - matje të trupave, objekteve, figurave dhe sipërfaqeve të ndryshme; - përdorë me saktësi veglat për matje. b) Temat e kapitullit - Njohja me standardet ndërkombëtare të vizatimeve teknike. - Formatet e letrës për vizatim teknik. - Tabelat (legjendat). - Matja me vegla të ndryshme. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësin e standardeve të formateve për letrat. - përdorë materiale të letrave nga fomatet e ndryshme; - përdorë katalogë të prodhuesve të materialeve teknike për vizatime; - pyetë me gojë për të kontrolluar nivelin e të kuptuarit nga ana e nxënësve; - demonstrojë formimin e formateve të letrës, të tabelave dhe të matjeve në mënyrë

    praktike.

  • 17

    d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim teknik, - katalogë të prodhuesve të materialeve teknike, - veglat për matje të ndryshme. Kapitulli 3: Llojet e vijave dhe përdorimi i tyre 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - përshkruajë llojet dhe përdorimet e vijave të ndryshme në vizatimin teknik; - dallojë llojet e vijave (të plota, të ndërprera, vijën vizë-pikë-vizë, vijën me dorë të lirë); - kombinojë vijat e thjeshta dhe të ndryshme në një vizatim teknik; - zbatojë rregullat e vizatimit të vijave; - përdorë veglat e duhura për vizatimin e vijave. b) Temat e kapitullit - Vijat e plota (të trasha, të holla), të ndërprera (të trasha, të holla), vija vizë–pikë–vizë, vija

    me dorë të lire. - Kombinimi i vijave të ndryshme në një vizatim teknik. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e llojit të vijave të përdorura në vizatime të përgjithësuara; - vëzhgojë punën praktike të ushtrimeve në klasë; - punojë detyra grafike me nxënësit në klasë dhe të jape detyra shtëpie. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim teknik.

    Kapitulli 4: Shkrimi teknik 10 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - përshkruajë llojet dhe përdorimet e shkronjave të ndryshme në vizatimin teknik; - shkruan stilet e shkrimit teknik. b) Temat e kapitullit - Shkrimi i shkronjave teknike standarde. - Shkrimi i shkronjave teknike të vogla dhe i numrave teknik standard. - Vizatimi i shkronjave në rrjetën milimetrike. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e llojit të shkronjave të përdorura në vizatime të

    përgjithësuara; - vëzhgojë punën praktike të ushtrimeve në klasë; - demonstrojë punime grafike me nxënësit në klasë, dhe të japë detyra shtëpie; - vlerësojë punimet grafike të nxënësve, duke diskutuar për grafikun në mënyrë që të

    kuptojë nivelin e përgatitjes së nxënësit.

  • 18

    d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim teknik.

    Kapitulli 5: Materialet dhe simbolizimi i tyre në vizatimin teknik 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë llojet e simboleve për paraqitjen grafike të materialeve ndërtimore; - përshkruajë materialet ndërtimore në mënyrë grafike; - lexojë llojet e materialeve të përdorura në bazat-planimetritë e projektit. b) Temat e kapitullit - Shënimet e materialeve të ndryshme ndërtimore në vizatimin teknik; - Simbolizimi i materialeve të ndryshme. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e paraqitjes grafike të materialeve ndërtimore në projektet e

    ndërtimit; - shpjegojë se cilat materiale dhe në qfarë mënyre grafike mund të paraqiten në ndërtimtari; - ushtrojë nxënësit në klasë me shembuj konkretë, për paraqitjen grafike dhe të simboleve

    të materialeve; - vlerësojë nxënësit me anë të pyetjeve me gojë dhe testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim teknik; - planimetri – baza të projekteve arkitektonike si mostra.

    Kapitulli 6: Shkalla numerike e një vizatimi teknik 6 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë shkallët – përpjesën; - përshkruajë shkallët numerike (natyrore, zvogëluese dhe zmadhuese); - përshkruajë mënyrën e përdorimit të përpjestuesit. b) Temat e kapitullit - Shkalla natyrore. - Shkalla zvogëluese. - Shkalla zmadhuese. - Përpjestuesit. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrën e përpjestimit, të shkallës e cila mund të krahasohet me shembuj

    numerikë në natyrë; - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmjet pyetjeve-përgjigjeve. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - pajisjet dhe veglat për vizatim teknik;

  • 19

    - përpjestuesit, Kapitulli 7: Kuotimi (dimensionimi) 6 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë elementet e kuotës; - përshkruajë kuotimet e brendshme dhe të jashtme; - përshkruajë format e kuotimeve; - përshkruajë kuotimin e përgjithshëm. b) Temat e kapitullit - Elementet e kuotës. - Kuotimi i jashtëm dhe i brendshëm. - Kuotimi i shkallëve. - Masat muratuese dhe zdrukthtare. - Kuotimi i pjesëve të lakuara. - Kuotat e përgjithshme. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrat e kuotimeve në lëndët profesionale të ndërtimit; - japë shembuj grafikë në baza të ndryshme ndërtimore ose edhe në detaje për ekzekutim; - paraqesë shembuj grafikë gjatë ushtrimeve, në mënyrë që të rrisë vëmendjen dhe

    përqendrimin e nxënësve, duke diskutuar gjatë gjithë kohës së ushtrimeve; - vlerësojё nxënësit me detyra kontrolli dhe me anë të punëve të pavarura. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim. Kapitulli 8: Konstruktimi i fugurave të rregullta gjeometrike 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - përshkruajë figurat gjeometrike; - dallojë figurat gjeometrike – shumëkëndëshat; - dallojë lakoret; - përshkruajë rakordimet. b) Temat e kapitullit - Konstruktimi i shumëkëndshave. - Konstruktimi i lakoreve. - Rakordimet. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrat e ndërtimit të figurave gjeometrike dhe njëkohësisht tregojë se si duhet

    të përdoret trashësia e vijave; - tregojë shembuj grafikë në klasë, duke bërë më parë demonstrimin e shembujve të

    ngjashëm;

  • 20

    - përgatisë detyra shtëpie për konstruktimin (ndërtimin) e figurave gjeometrike; - vlerësojë nxënësit me detyra grafike të realizuara në klasë dhe në shtëpi. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim. Kapitulli 9: Paraqitja e detajeve (elementeve ndërtimore) në vizatimin teknik 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - lexojë detalin e parapetit të dritares; - lexojë detalin e shtresave të dyshemesë; - lexojë detalin e shtresave të kulmit. b) Temat e kapitullit - Kallëpet. - Themeli i veçuar, muri dhe muri nën dritare. - Detajet elementare (të dyerve dhe të dritareve). - Detajet e kulmeve të thjeshta. - Nyja sanitare. - Pusetat. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrat e vizatimit të detajeve të elementeve në konstruksion, me qëllim që të

    rrisë përgatitjen e vizatimeve të elementeve në mënyrë rutinore pa u ndalur në korrektësinë e zgjedhjes së drejtë të detalit;

    - demonstrojë shembuj konkret për secilin detal të dhënë në pjesën e mësimeve; - paraqesë në mënyrë vizuale me grafoskop ose diaprojektor fotografi të shembujve

    konkretë të detajeve; - vlerësojë punën e nxënësve me ushtrime në klasë. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim; - shembuj të detajeve të ndryshme. Pjesa II – Gjeometria deskriptive Kapitulli 10: Metodat e projektimit 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të: - dallojë llojet e projeksioneve; - përshkruajë llojet e projeksioneve, b) Temat e kapitullit - Projektimi (projektesa) qendror – perspektiva. - Projektimi paralel. - Projektimi i pjerrët.

  • 21

    c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e perspektivave në jetën e përditshme duke përdorur

    shembuj konkret të ilustruara me vizatime të nxënësve të gjeneratave të mëparshme. - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmjet pytjeve dhe

    përgjigjeve; - japë detyra shtëpie dhe t’i kontrollojë ato, duke bërë njëkohësisht edhe vlerësimin e tyre; - vlerësojё nxënësit me detyra grafike të realizuara në klasë. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mjetet dhe materialet për viztimin gjeometrik-teknik. Kapitulli 11: Projektimi ortogonal 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë rrafshet e projeksionit; - përshkruajë rrafshet e projeksionit; - intepretojё rastet e veçanta të projektimit të pikёs. b) Temat e kapitullit: - Projektimi i pikës në një dhe dy rrafshe. - Rastet e veçanta të projeksionit të pikës në një, dy dhe tri rrafshe. c) Udhëzime didaktike për kapitullin: Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrat e projektimit të pikes në rrafshe të ndryshme në tabelë me vegla pune - rrisë vëmendjen e nxënësve për projeksionin e një pike nga hapësira në projeksione

    ortogonale; - demonstrojё shembuj konkret të projektimit gjatë kohës së ushtrimeve në klasë; - orgaqnizojё punё në grupe pёr ushtrime të projeksioneve me koordinata të ndryshme të

    pikave; - vlerësojё nivelin e nxënësit përmes detyrave kontrolli. d) Kushtet për realizimin e kapitullit: - veglat për vizatimin gjeometrik-teknik. Kapitulli 12: Projeksioni i pikës, drejtëzës dhe segmentit 8 orë a) Qëllimet e kapitullit: Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të: - dallojë projeksionet në dy dhe tri rrafshe; - përshkruajë pikën, drejtëzën dhe segmentin; - dallojë drejtëzën nga segmenti; - përshkruajë projektimet e pikes, drejtëzës dhe segmentit. b) Temat e kapitullit: - Projeksioni i pikës, drejtëzës dhe segmentit në dy dhe tri rrafshe. - Drejtëza dhe segmenti në pozita të veçanta ndaj rrafsheve të projeksionit.

  • 22

    c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë ortogonalitetin dhe kuptimin e hapësirës; - shpjegojë mënyrat e projektimit të pikes, drejtëzës dhe segmentit në rrafshe ortogonale; - rrisë vëmendjen e nxënësve për projeksionin e një pike, drejtëze dhe segmenti nga

    hapësira në projeksione ortogonale; - demonstroj shembuj konkret të projektimit gjatë kohës së ushtrimeve në klasë; - punojë në grupe ushtrime të projeksioneve me koordinata të ndryshme të pikave; - vlerësojë nivelin e nxënësit përmes detyrave kontrolli në klasë dhe shtëpi d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mjetet dhe materialet për vizatimin gjeometrik-teknik. Kapitulli 13: Projeksioni i rrafshit 6 orë a) Qëllimet e kapitullit: Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të: - dallojë rrafshet e projeksionit; - përshkruajë rrafshet e projeksionit; - dallojë rastet e veçanta të rrafshit ndaj rrafsheve të projeksionit. b) Temat e kapitullit - Projeksioni i një rrafshi. - Rrafshi në pozita të veçanta ndaj rrafsheve të projeksionit. - Rrafshet e projeksionit (rrafshet projektuese). - Projeksioni i rrafshit në të cilin shtrihet drejtëza në një pike. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë kuptimin e rrafshit të imagjinuar në hapësirë; - rrisë vëmendjen e nxënësve për projeksionin e rrafshit në projeksione ortogonale; - demonstrojë shembuj konkret të projektimit gjatë kohës së ushtrimeve në klasë; - punojë në grupe ushtrime të projeksioneve me koordinata të ndryshme të pikave; - vlerësojë nivelin e nxënësit përmes detyrave të kontrollit. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mjetet dhe materialet për vizatim gjeometrik-teknik. Kapitulli 14: Projeksioni i figurave të rregullta gjeometrike 10 orë a) Qëllimet e kapitullit: Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - vizatoj projektimet e figurave gjeometrike në rrafshet e projeksionit; - përshkruajë figurat gjeometrike; - tregoj dallimin e trupave gjeometrik nga figurat gjeometrike; - demonstrojë trupat gjeometrik me materiale të ndryshme. b) Temat e kapitullit - Projeksioni i figurave të rrafshta gjeometrike (shumëkëndshat). - Projeksioni i rrethit.

  • 23

    - Trupat e rregullt gjeometrik (prizmi, piramida, koni, cilindri, sfera). c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë kuptimin e figurës së imagjinuar në hapësirë; - rrisë vëmendjen e nxënësve për projeksionin e figurës në projeksione ortogonale; - demonstrojë shembuj konkret të projektimit të figurës gjatë kohës së ushtrimeve në klasë; - punojë në grupe ushtrime të projeksioneve me koordinata të ndryshme të pikave; - demonstrojë mënyrat e formimit të figurave përmes ushtrimeve në klasë; - angazhon nxënësit me detyra shtëpie , të krijojnë trupa gjeometrik me materiale të

    ndryshme - vlerësojë nivelin e nxënësit përmes detyrave të kontrollit. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - veglat dhe pajisjet për vizatim gjeometrik-teknik; - materialet e ndryshme praktike për demonstrim; - makete të ndryshme të punuara nga nxënësit; Kapitulli 15: Aksonometria 9 orë a) Qëllimet e kapitullit: Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - vizatoj aksonometrinë nga projeksionet e tjera; - vizatoj llojet e aksonometrive; - vizatojë aksonometri. b) Temat e kapitullit - Aksonometria ortogonale. - Shkurtimi i akseve në aksonometri. - Paraqitja e një elementi (trupi, detali, objekti) në aksonometri. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e aksonometrisë në jetën praktike; - rrisë vëmendjen e nxënësve dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmejt pyetjeve

    dhe përgjigjeve; - demonstrojё shembuj konkret të projektimit të aksonometrisë; - punojё në grupe ushtrime të aksonometrisë të figurave të rregullta jo të ndërlikuara; - vlerësojё nivelin e nxënësit përmes detyrave të kontrollit. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mjetet dhe materialet për vizatim gjeometrik-teknik. Kapitulli 16: Zgjidhja gjeometrike e kulmeve 8 orë a) Qëllimet e kapitullit: që nxënësi të dijë: Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë zgjedhjet gjeometrike të kulmeve; - përshkruajë zgjedhjet gjeometrike me një, dy e më tepër rënie; - përshkruajë pamjet e kulmeve në projeksione.

  • 24

    b) Temat e kapitullit - Kulmet me një dhe dy ujëra. - Kulmet me tre dhe katër ujëra. - Katër pamjet anësore të kulmeve. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë format e mundura të zgjedhjes së kulmeve në bazën e tyre; - rrisë vëmendjen e nxënësve për zgjidhjen e kulmeve; - modelojë kulmin e bazës me katër ujëra; - demonstrojё shembuj konkret të projektimit gjatë kohës së ushtrimeve në klasë; - vlerësojё nivelin e nxënësit përmes detyrave të kontrollit; - japë detyra shtëpie për modelimin e kulmeve më të thjeshta. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mjetet dhe materialet për vizatim gjeometrik-teknik.

  • 25

    Programi i lëndës

    “Konstruksionet ndërtimore”

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar, Arkitekturë Niveli: I Klasa: 10

    II. Qëllimet e lëndës Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të, nxënësi duhet të: - numërojë elementet e objektit; - emërtojë elementet e objektit sipas pozitës; - vizatojë elementet e objektit sipas pozitës; - tregojë llojet e mureve; - përshkruajë mënyrat e lidhjes së tullave dhe të blloqeve në kënde të ndryshme; - përshkruajë konstruksionin e mureve (nga betoni, nga guri, me pllaka rigjips, mure

    montazhe); - përshkruajë format e krijimit të shtyllave nga materialet e ndryshme ndërtimore; - tregojë llojet e shtyllave; - përshkruajë formimin e shtyllave nga betoni, betoni i armuar, tullat, guri dhe druri; - dallojë llojet e themeleve; - përshkruajë themelet e veçuara nga betoni dhe betoni i armuar; - përshkruajë themelet themelet shiritore; - përshkruajë themelet në formë të pllakës. II. Fondi i orëve të lëndës 35 javë x 2 orë/javë = 70 orë III. Programi i hollësishëm i lëndës Kapitulli 1: Objektet ndërtimore si tërësi në hapësirë 10 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - numërojë elementet e objektit në përgjithësi; - dallojë elementet e konstruksionit; - shpjegojë renditjen e ndërtimit të konstruksionit; - shpjegojë elementet jokonstruktive – mbushëse në objekt; - emërtojë elementet e objektit sipas pozitës dhe sipas funksionit; - shenojë elementet e objektit sipas pozitës dhe sipas funksionit; - vizatojë elementet e objektit. b) Temat e kapitullit - Hyrje në konceptin e konstruksionit dhe të objektit. - Elementet përbërëse të konstruksionit. - Elementet përbërëse të objektit. - Formësimi i konstruksionit

  • 26

    - Formësimi i objektit. - Objektet e banimit me lartësi P+2. - Llojet e objekteve në ndërtimtari. - Llojet e aktiviteteve ndërtimore. - Standardet e ndërtimit të objekteve. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë dallimet terminologjike profesionale në mënyrë që nxënësi të formojë koncept

    profesional për kuptimet; - përdorë fotografi të skeleteve të konstruksionit dhe të objekteve në përgjithësi; - uu përmbahet standardeve dhe termave profesionalë gjatë mësimit; - vlerësojë me gojë dhe me teste nxënësit në klasë; - japë detyra grafike shtëpie dhe detyra kontrolli; - organizojë vizita të objekteve gjatë ndërtimit. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi-sllajde të objekteve dhe të konstruksioneve; - projekte kryesore të objekteve; - katalogë për objekte të ndryshme. Kapitulli 2: Muret 25 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitulli, nxënësi duhet të: - dallojë llojet e mureve në kuptimin e llojeve të materialeve; - dallojë llojet e mureve në kuptimin e vetë mureve; - tregojë llojet e mureve; - shpjegojë lidhjen e tullave në mure; - përshkruajë mënyrat e lidhjes së tullave në mure; - shpjegojë lidhjen e blloqeve në mure; - përshkruajë mënyrat e lidhjes së blloqeve në mure; - përshkruajë mënyrat e lidhjes së shtresave të mureve me tulla; - përshkruajë mënyrat e lidhjes së shtresave të mureve me blloqe; - tregojë për ndërhyrjet e mureve në kënde të ndryshme; - përshkruajë muret nga betoni; - përshkruajë muret e parapërgatitura nga betoni; - përshkruajë muret me pllaka gjipsi; - tregojë llojet e mureve nga guri; - përshkruajë muret nga guri. b) Temat e kapitullit - Llojet e mureve dhe ndarja e tyre. - Mënyrat e lidhjes së tullave në mure. - Mënyrat e lidhjes së shtresave në muret me tulla. - Ndërhyrjet e mureve në kënde të ndryshme. - Mënyrat e lidhjes së blloqeve në mure. - Mënyrat e lidhjes së shtresave në muret me blloqe. - Llojet dhe format e mureve nga betoni. - Konstruktimi i murit të betonit.

  • 27

    - Llojet dhe format e mureve montazhe – të parapërgatitura nga betoni i armuar. - Konstruimi dhe montimi i panelit të parapërgatitur. - Llojet dhe format e mureve me pllaka gjipsi. - Konstruktimi dhe montimi i paneleve të rigjipsit. - Llojet dhe format e mureve nga guri. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e standardeve të formateve të mureve në ndërtimtari; - shpjegojë rastet më të thjeshta të mundura të paraqitjes së konstruktimit të mureve; - përdorë fotografi dhe sllajde të mureve nga Realizim i tyre; - vlerësojë me gojë dhe teste me shkrim; - japë detyra grafike; - organizojë vizita të objekteve gjatë ndërtimit, d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi të mureve të përfunduara; - projekte kryesore të mureve të kryera; - makete të mureve nga pllakat prej rigjipsi; - katalogë me mure për objekte të ndryshme. Kapitulli 3: Shtylla 15 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - tregojë llojet e shtyllave në kuptim të përbërjes së materialit; - shpjegojë mënyrat e formimit në shtresa të shtyllave nga tullat; - shpjegojë mënyrat e formimit në shtresa të shtyllave nga guri; - tregojë mënyrat e lidhjes së shtyllave; - përshkruajë shtyllat nga betoni dhe betoni i armuar; - përshkruajë shtyllat nga tullat, gurët dhe druri. b) Temat e kapitullit - Llojet e shtyllave sipas konstruksionit dhe materialit. - Llojet e shtyllave nga materiali i betonit. - Llojet e shtyllave nga tullat. - Llojet e shtyllave nga gurët. - Formimi i shtyllave nga betoni dhe betoni i armuar. - Formimi i shtyllave nga tullat. - Formimi i shtyllave nga guri. - Shtyllat nga druri. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e llojit të shtyllave në konstruksion; - vëzhgojë punën praktike të ushtrimeve në klasë; - punojë detyra grafike me nxënësit në klasë; - shpjegojë teknikën e realizimit të shtyllave nga tullat; - japë detyra shtëpie për konstruktimin e shtyllave nga tullat, gurët dhe betoni; - vlerësojë nxënësit me detyra kontrolli dhe me anë të punëve të pavarura;

  • 28

    - organizojë vizita të objekteve gjatë ndërtimit. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi nga elementet e shtyllave të realizuara; - projekte kryesore të shtyllave të kryera; - makete të shtyllave; - katalogë me shtylla për objekte të ndryshme. Kapitulli 4: Themelet 20 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - tregojë llojet e themeleve; - dallojë llojet e themeleve nga forma e tyre; - dallojë llojet e themeleve nga materiali i tyre; - përshkruajë themelet e veçuara nga betoni dhe betoni i armuar; - përshkruajë themelet shiritore; - përshkruajë themelet në formë të pllakës. b) Temat e kapitullit - Roli dhe rendësia e themelit në konstruksion. - Kushtet e mbështetjes së themeleve në trollë. - Thellësia e fundimit të themelit. - Llojet e themeleve nga materiali i gurit. - Llojet dhe forma e themeleve në konstruksione. - Themelet e veçuara, shiritore dhe në formë të pllakës nga betoni dhe betonarmeja. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e themeleve në konstruksion; - vëzhgojë punën praktike të ushtrimeve në klasë; - punojë detyra grafike me nxënësit në klasë; - japë detyra shtëpie për konstruktimin e themeleve nga materialet e ndryshme; - vlerësojë nxënësit me detyra kontrolli dhe me anë të punëve të pavarura; - organizojë vizita të objekteve gjatë ndërtimit të themeleve. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi të themeleve të përfunduara; - projekte kryesore të themeleve të kryera; - katalogë me themele për objekte të ndryshme.

  • 29

    Programi i lëndës

    “Materialet ndërtimore”

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar, Arkitekturë Niveli: I Klasa: 10

    III. Qëllimet e lëndës Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10–të, nxënësi duhet të: - përshkruajë se me çfarë merret lënda e materialeve ndërtimore, llojet e materialeve

    ndërtimore, përdorimi i tyre gjatë kohërave të ndryshme historike; - shpjegojë rëndësinë e njohjes së materialeve ndërtimore; - përshkruajë vetitë e materialeve më të rëndësishme ndërtimore; - dallojë llojet e shkëmbinjve dhe vetitë e tyre; - përshkruajë llojet dhe cilësitë e gurit; - dallojë llojet e ndryshme të materialeve me bazë nga guri natyror; - përshkruajë njohurit e përgjithshme për produketet e qeramikës; - shpjegojë klasifikimin e produkteve të qeramikës; - tregojë llojet e tullave, të blloqeve dhe të tjegullave nga argjila; - tregojë llojet e pllakave të qeramikës për veshje të mureve dhe të dyshemeve; - shpjegojë materialet lidhëse joorganike; - dallojë materialet lidhëse joorganike; - përshkruajë procesin e shuarjes së gëlqeres; - shpjegojë mënyrat e fortësimit të materialeve lidhëse joorganike; - shpjegojë vetitë e çimentos si material lidhës hidraulik; - tregojë mënyrën e ngurtësimit të çimentos; - përshkruajë lëndët përshpejtuese dhe vonuese për ngrirjen e çimentos. - shpjegojë historikun e shkurtër të betonit si material ndërtimi; - shpjegojë llojet e betoneve; - përshkruajë elementet parapërgatitura prej betoni; - shpjegoj llojet e llaçeve si material lidhës – në ndërtimtari; - përshkruajë penetratin; - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e prodhimeve silikate; - përshkruajë prodhimet silikate; - shpjegojë historikun e përdorimit të drurit gjatë kohës në ndërtimtari; - përshkruajë llojet botanike të drurit; - shpjegojë drurin monolit për ndërtim; - shpjegojë llojet e prodhimeve nga druri; - shpjegojë materialet termoizuluese në baza sintetike; - shpjegojë materialet termoizuluese në baza minerale; - shpjegojë prodhimet për izolime akustike; - shpjegojë bitumenin; - përshkruajë prodhimet me baza bitumenoze; - shpjegojë materialin prej plastmasi; - shpjegojë polirasterin dhe prodhimet nga polirasteri; - përshkruajë materialet termoizuluese prej plastmasi; - përshkruajë tubacionet prej plastmasi;

  • 30

    II. Fondi i orëve të lëndës 35 javë x 2 orë/javë = 70 orë III. Programi i hollësishëm i lëndës

    Kapitulli 1: Vetitë kryesore të materialeve të ndërtimit 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - përshkruajë se me çfarë merret lënda e materialeve ndertimore; - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e vetive të materialeve ndërtimore; - përzgjedhë materialet me veti më të mira mekanike; - dallojë materialet me veti më të mira termoteknike; - dallojë materialet me cilësi më të mira mekanike. b) Temat e kapitullit - Materialet e ndërtimit, klasifikimi dhe kërkesat e standardeve. - Struktura dhe vetitë. - Përbërja dhe vetitë. - Karakteristikat e materialeve të ndërtimit. - Vetitë fizike. - Vetitë termoteknike. - Vetitë mekanike të materialeve të ndërtimit. - Fortësia dhe rezistenca e materialeve të ndërtimit. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë zhvillimin e materialeve ndërtimore, përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj; - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim përmes pyetjeve dhe përgjigjeve. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - katalogë të prodhimeve të materialeve ndërtimore; - mostra të materialeve ndërtimore. Kapitulli 2: Materialet prej guri natyror 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitulli, nxënësi duhet të: - shpjegojë rëndësinë e njohjes së gurit si material ndërtimor; - përshkruajë cilësitë e materialeve ndërtimore më elementare; - krahasojë cilësitë e gurit si material ndërtimor; - përzgjedhë materialin e gurit për lloje të ndryshme të mureve; - përzgjedhë pllakat prej gurit për veshje; - tregojë mënyrat e mbrojtjes së dëmtimit të sipërfaqeve të veshura me gurë. b) Temat e kapitullit - Njohuri të përgjithshme. - Mineralet shkëmbformuese.

  • 31

    - Klasifikimi i shkëmbinjve natyrorë. - Përpunimi i materialeve prej guri natyror. - Përdorimi i materialeve prej guri natyror. - Blloqe dhe gurë për mure. - Gurë dhe pllaka për veshje. - Përdorimi i mbetjeve të gurëve. - Mbrojtja e materialeve prej guri nga shkatërrimi. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mënyrat e formimit të shkëmbinjve; - shpjegojë rëndësinë e cilësive të materialeve prej guri; - përdorë katalogë të prodhuesve-përpunuesve të materialeve të gurit ndërtimor; - pyetë me gojë për të kontrolluar nivelin e të kuptuarit nga ana e nxënësve; - vlerësojë nxënësit me testet me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - katalogë të prodhuesve-përpunuesve të materialeve të gurit; - mostra të pllakave prej gurit.

    Kapitulli 3: Materiale dhe prodhime prej qeramike 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - klasifikojë llojet e prodhimeve të qeramikës; - dallojë llojet e tullave dhe të blloqeve; - dallojë llojet e tjegullave; - dallojë llojet e pllakave të qeramikës; - shpjegojë vetitë e materialeve të argjilës. b) Temat e kapitullit - Klasifikimi i prodhimeve prej qeramike. - Lënda e parë. - Vetitë e lëndëve të para argjilore. - Teknologjia e prodhimit prej qeramike. - Materiale qeramike për ndërtim muri dhe për mbulim çatie. - Tullat e plota, të lehtësuara dhe me vrima. - Llojet e tjegullave. - Llojet e blloqeve. - Qeramika me masë kompakte (greset dhe porcelani). - Elementet qeramike për veshje të mureve. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë përmbajtjen e kapitullit, duke theksuar në vazhdimësi lidhjet me ndërtimin; - shpjegojë rëndësinë e përdorimit të materialeve të qeramikës në ndërtimtari; - përdorë mostra të prodhimeve nga argjila e pjekur, si: tulla, blloqe, tjegulla, pllaka; - vlerësojë nxënësin me anë të pyetjeve me gojë dhe testit me shkrim.

  • 32

    d) ushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - katalogë të prodhuesve të materialeve ndërtimore; - mostra të materialeve ndërtimore. Kapitulli 4: Materialet lidhëse joorganike 5 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - përshkruajë llojet dhe vetitë e materialeve lidhëse joorganike; - tregojë llojet e materialeve lidhëse joorganike; - shpjegojë elementet e prodhuara nga allçia; - dallojë prodhimet me materiale lidhëse joorganike. b) Temat e kapitullit - Njohuri të përgjithshme. - Llojet dhe përdorimi i gëlqeres. - Prodhimi dhe shuarja e gëlqeres. - Gëlqerja hidraulike. - Materialet lidhëse me bazë gjipsi. - Elementet dhe prodhimet prej allçie. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë të gjitha llojet e prodhimeve të gëlqeres; - tregojë prodhime të elementeve me bazë allçie (pllakat e rigjipsit); - vlerësojё nxënësin me pyetje me gojë dhe teste me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - katalogë të prodhuesve të materialeve ndërtimore; - mostra të materialeve ndërtimore. Kapitulli 5: Materialet lidhëse hidraulike 6 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli, nxënësi duhet të: - tregojё veçoritё e materialeve lidhёse hidraulike; - përshkruajë llojet e çimentos Portland dhe pёrdorimet e tyre; - shpjegojё origjinёn e prodhimit tё çimentos Portland; - dallojë lёndёt pёrshpejtuese nga ato vonuese tё ngrirjes; - pёrshkruajё lёndёt plastikuese dhe pёrdorimet e tyre. b) Temat e kapitullit - Veçoritё e materialeve lidhёse hidraulike - Çimentoja Portland; - Përbërja kimike dhe mineralogjike e klinkerit; - Përdorimi i çimentos Portland; - Struktura e gurit të çimentos; - Llojet e veçanta të çimentos Portland;

  • 33

    - Lëndët përshpejtuese dhe vonuese të ngrirjes (aditivet); - Lëndët plastikuese. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e gurit të çimentos – klinkerit për formimin e çimentos; - shpjegojë rolin e çimentos në formimin e betonit; - të rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim pёrmes pytjeve dhe

    përgjigjeve; - vlerësojё nxënësit me anë të pyetjeve me gojë dhe testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - mostra materialesh të ndryshme lidhëse. Kapitulli 6: Betoni si material ndërtimor 10 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë historikun e betonit si material ndërtimi; - përshkruajë llojet e betoneve; - shpjegojë betonin normal; - shpjegojë betonet e lehta dhe ato speciale; - përshkruajë elementet e parafabrikuara prej betoni. b) Temat e kapitullit - Historiku i betonit si material ndërtimor (konstruktiv). - Betonet normale. - Betonet e lehta. - Betonet speciale. - Elementet e parapërgatitura nga betoni (pllakat për trotuare, blloqet, shtyllat). c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë historikun e zhvillimit të betonit; - shpjegojë llojet e betoneve; - shpjegojë elementet e parafabrikuara prej betoni; - vlerësojë nxënësin me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - katalogë të prodhimeve nga betoni; - mostra të betoneve; - organizimi i vizitave të objekteve gjatë ndërtimit. Kapitulli 7: Llaçet e ndërtimit 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë historikun e zhvillimit të llaçeve; - përshkruajë llaçin si material lidhës ndërtimor; - shpjegojë llojet e llaçeve;

  • 34

    - shpjegojë veçoritë e penetratit. b) Temat e kapitullit - Historiku i zhvillimit të llaçeve. - Llaçi si material lidhës ndërtimor. - Llojet e llaçeve. - Lloji gëlqeror. - Lloji i çimentos. - Llojet e llaçit vazhdues. - Llojet e allqisë dhe ato fisnike. - Penetratet (llaçi për fasada – llaçi hidroizolues). c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë historikun e llaçeve; - shpjegojë llaçin si material ndërtimor; - shpjegojë llojet e llaçeve; - shpjegojë penetratet (llaç hidroizolues për fasada); - vlerësojë nxënësin me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - katalogë të prodhimeve ndërtimore nga llaçi; - mostra të fasadave (penetrate); - organizimi i vizitave të objekteve gjatë ndërtimit. Kapitulli 8: Prodhimet silikate 3 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit nxënësi duhet të: - klasifikojë llojet e prodhimeve silikate; - dallojë llojet e tullave dhe të blloqeve silikate; - tregojë pllakat silikate. b) Temat e kapitullit - Historiku i shkurtër mbi silikatet. - Prodhimet silikate në ndërtimtari – roli dhe rëndësia e tyre. - Tullat dhe blloqet silikate. - Pllakat silikate. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë zhvillimin e prodhimeve silikate; - shpjegojë llojet e prodhimeve silikate; - shpjegojë tullat, blloqet dhe pllakat silikate; - vlerësojë nxënësin me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - katalogë të prodhimeve silikate, - mostra nga prodhimet silikate.

  • 35

    Kapitulli 9: Druri 6 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit nxënësi duhet të: - shpjegojë lëndën e drurit si material ndërtimor; - dallojë llojet botanike të drurit ; - shpjegojë drurin monolit; - përshkruajë prodhimet prej druri; - dallojë prodhimet prej druri. b) Temat e kapitullit - Përdorimi i drurit si material ndërtimor - historik. - Llojet botanike të drurit. - Druri monolit. - Pllakat prej druri. - Druri i lameluar. - Produktet e përziera prej druri. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë drurin si material ndërtimor gjatë kohës; - shpjegojë llojet botanike të drurit; - shpjegojë drurin monolit; - shpjegojë llojet e prodhimeve prej druri; - vlerësojë nxënësin me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - katalogë të prodhimeve prej drurit; - mostra e llojeve të drurit dhe të prodhimeve prej druri. Kapitulli 10: Materialet termoizoluese 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë materialet termoizoluese; - dallojë materialet termoizoluese në baza sintetike – gjeotekstile; - përshkruajë leshin mineral (qelqin); - përshkruajë stiroporet. b) Temat e kapitullit - Materialet termoizoluese me bazë sintetike. - Materialet me bazë leshi mineral - gjeotekstile. - Materialet me bazë stiropor. - Materialet e përziera. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinë e materialeve termoizoluese; - tregojë raste të izolimeve me stiropor dhe me lesh mineral; - përshkruajë materialet e përziera termoizoluese;

  • 36

    - vlerësojë nxënësin me anë të pytjeve me gojë. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - katalogë të prodhimeve termoizoluese; - mostra të termoizolimeve; - organizim i vizitave në depo të materialeve ndërtimore. Kapitulli 11: Materialet akustike 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë materialet akustike në përgjithësi; - dallojë materialet akustike; - tregojë materialet e ngurta akustike; - përshkruajë kombinimin e materialeve akustike. b) Temat e kapitullit - Ajri (hapësirat ajrore). - Produktet prej gome dhe prej plastike. - Materialet e ngurta akustike. - Kombinimi i materialeve akustike. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë ajrin si izolator akustik; - tregojë raste të izolimeve me gomë dhe me plastikë si material izolues akustik; - përdorë materiale, fotografi dhe sllajde të materialeve të ngurta si izolues akustik; - shpjegojë kombinimin e materialeve akustike; - vlerësojë nxënësit me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi të objekteve të realizuara me izolim akustik; - katalogë të materialeve izoluese; - mostra të materialeve izoluese. Kapitulli 12: Lëndët bitumenoze 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë bitumenin; - tregojë prodhimet prej bitumeni; - përshkruajë letrën ter dhe kondorin; - përshkruajë mbulesat me bazë bitumenoze. b) Temat e kapitullit - Bitumeni. - Produktet bitumenoze. - Letra ter dhe kondor. - Mbulesat me bazë bitumenoze (tegolla).

  • 37

    c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë bitumenin; - shpjegojë prodhimet prej bitumeni; - tregojë raste të punimit të mbulesave me materiale bitumenoze; - vlerësojë nxënësit me anë të pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi të objekteve të realizuara me materiale bituminoze; - katalogë të prodhimeme të ndryshme bituminoze; - mostra nga prodhimet e bitumenit. Kapitulli 13: Materialet prej plastike 4 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - shpjegojë plastmasin; - dallojë polirasterin dhe prodhimet prej polirasteri; - përshkruajë tubacionet prej plastmasi; - përshkruajë materialet izoluese prej plastmasi. b) Temat e kapitullit - Mbulesat prej plastike (plastmasi). - Polirasteri dhe produktet prej polirasteri. - Tubacionet prej plastike (plastmasi). - Materialet termoizoluese prej plastike (plastmasi). c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë mbulesat prej plastmasi; - shpjegojë polirasterin; - përdorë mostra të tubacioneve prej plastmasi; - përdorë katalogë të materialeve izoluese prej plastmasi; - vlerësojë nxënësin me anë te pytjeve me gojë dhe të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - fotografi të mbulesave të realizuara me materialet termoizoluese prej plastike; - katalogë të prodhimeve plastike; - mostra nga prodhimet e plastikës.

  • 38

    Programi i lëndës

    “Mekanika teknike”

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar Niveli: I Klasa: 10

    IV. Qëllimet e lëndës Në përfundim të lëndës së zhvilluar në klasën e 10-të, nxënësi duhet të: - përshkruajë trupat e ngurtë, forcat si dhe llojet e lidhjeve të trupave të ngurtë; - tregojë çfarë paraqesin forcat plane; - caktojë rezultanten në mënyrë grafike dhe analitike; - shtrojë kushtet e ekuilibrit të forcave plane; - caktojë rezultanten e forcave paralele që veprojnë në të njëjtin rrafsh e që mund të kenë

    kahje të njëjtë apo të kundërt; - tregojë se si krijohet momenti i rrotullimit nga çifti i forcave paralele; - llogarisë në mënyrë analitike reaksionet nga veprimi i forcave të çfarëdoshme plane; - llogarisë në mënyrë grafike reaksionet nga veprimi i forcave të çfarëdoshme plane. II. Fondi i orëve të lëndës 35 javë x 2 orë/javë = 70 orë III. Programi i hollësishëm i lëndës

    Kapitulli 1: Kuptimi themelor i statikёs 8 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - përshkruajë veçoritё e trupave tё ngurtë; - shpjegojë veprimet e jashtme-ngarkesat dhe forcat planare; - përshkruajë llojet e lidhjeve të jashtme të trupave të ngurtë. b) Temat e kapitullit - Trupat absolutisht të ngurtë, kuptimi mbi forcën. - Aksiomat e statikës. - Përbërja e forcave që veprojnë në një vijëdrejtim (rezultantja). - Zbërthimi i një force në dy forca përbërëse. - Llojet e lidhjeve të jashtme të trupave të ngurtë. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë përmbajtjen e lëndës dhe rëndësinë e saj; - zgjedhë shembuj praktikë në klasë lidhur me zbërthimin dhe rezultanten e forcave; - japë kuptimin fizik dhe mekanik të lidhjes së trupave të ngurtë me mbështetësat e

    jashtëm; - pyetë me gojë për të kontrolluar nivelin e të kuptuarit nga ana e nxënësve;

  • 39

    - demonstrojë ushtrime numerike dhe grafike në klasë, si dhe të japë detyrë shtëpie zbërthimet dhe rezultantet e forcave;

    - vlerësojë nxënësit me anë të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - kalkulatorë për operacione llogaritëse të vlerave numerike.

    Kapitulli 2: Sistemi i forcave konkurente plane 30 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitulli nxënësi duhet të: - tregojë se çfarë paraqesin forcat plane; - caktojë rezultanten në mënyrë grafike dhe analitike; - shtrojë kushtet e ekuilibrit të forcave plane. b) Temat e kapitullit - Njohuri të përgjithshme për forcat konkurrente plane. - Kushtet e ekuilibrit të forcave plane. - Mënyra grafike e përbërjes së forcave. - Kushtet e ekuilibrit të përbërjes së forcave. - Mënyra analitike e përbërjes së forcave. - Projeksioni i forcave në aks - kushtet e ekuilibrit. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - shpjegojë rolin dhe rëndësinё e forces - ngarkesës në sistemet statike; - japë shembuj numerikё dhe grafikё të forcave plane; - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmjet pyetjeve dhe

    përgjigjeve; - vlerësojё nxënësit me anë të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - kalkulatorë për operacione llogaritëse të vlerave numerike.

    Kapitulli 3: Sistemi i forcave paralele plane, teoria e çifteve 20 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të kapitullit, nxënësi duhet të: - caktojë rezultanten e forcave paralele që veprojnë në të njëjtin rrafsh dhe që mund të kenë

    kahje të njëjtë; - caktojë rezultanten e forcave paralele që veprojnë në të njëjtin rrafsh dhe që mund të kenë

    kahje të kundërt; - tregojë se si krijohet momenti i rrotullimit nga çifti i forcave paralele, me krahun e tyre. b) Temat e kapitullit - Përbërja e dy forcave paralele me kahje të njëjtë. - Përbërja e dy forcave paralele me kahje të kundërta. - Teoria e çifteve që shtrihen në një plan.

  • 40

    c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - japë shembuj numerikë dhe grafikë për forcat plane paralele; - sqarojë rёndësinë e momentit të rrotullimit në kuptimin e sistemeve statike; - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmjet pyetjeve dhe

    përgjigjeve; - vlerësojё nxënësit me anë të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - kalkulatorë për operacione llogaritëse të vlerave numerike.

    Kapitulli 4: Sistemi i çfardoshëm i forcave në plan 12 orë a) Qëllimet e kapitullit Në përfundim të këtij kapitulli nxënësi duhet të: - llogarisë (në mënyrë analitike) reaksionet nga veprimi i forcave të çfarëdoshme plane. b) Temat e kapitullit - Redukimi i një sistemi të çfarëdoshëm forcash plane në një forcë rezultante dhe në një

    moment kryesor. - Ekuacionet e ekuilibrit të sistemit të forcave plane. c) Udhëzime didaktike për kapitullin Rekomandohet që mësimdhënësi të: - japë shembuj numerikë dhe grafikë për forcat plane në sistemet e trupave të ngurtë; - rrisë vëmendjen dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësim nëpërmjet pyetjeve dhe

    përgjigjeve; - vlerësojё nxënësit me anë të testit me shkrim. d) Kushtet për realizimin e kapitullit - klasa; - kalkulatorë për operacione llogaritëse të vlerave numerike.

  • 41

    Klasa 10

    Përshkruesit e moduleve të praktikave profesionale

    “Përgatitja e llaçit”

    Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar Niveli: I Klasa: 10 Numri i modulit

    1

    Qëllimi i modulit

    Një modul që aftëson nxënësit për të përgatitur llaçërat për muratime dhe suvatime.

    Kohëzgjatja e modulit

    4 kredite (24 orë)

    Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja

    RM 1 Nxënësi formon llaçin e vazhduar për muratime me tulla dhe blloqe, Përmbajtja - Përzgjedhja e rërës me granulacion nga 0-1mm, - Përzgjedhja e materialit lidhës, e gëlqeres dhe e

    çimentos, - Zbatimi i përpjesës së përzierjes, raporti i përzierjes

    (1:3:9), - Përcaktimi i konsistencës së llaçit, - Përzierja e llaçit me mikser, - Përzierja dhe përgatitja e materialit për formimin e

    llaçit për muratim, - Rregullat për mbrojtje në punë dhe për mbrojtje të

    mjedisit.

    RM 2 Nxënësi formon llaçin gëlqeror për suvatimin e mureve, Përmbajtja - Përzgjedhja e rërës me granulacion nga 0-1mm, - Përzgjedhja e materialit lidhës - gëlqeres (hidraulike,

    ose të shuar), - Zbatimi i përpjesës së përzierjes, raporti i përzierjes

    (1:6), - Përcaktimi i konsistencës së llaçit, - Përzierja e llaçit me mikser, - Përzierja dhe përgatitja e materialit për formimin e

    llaçit për suvatim me dorë, - Rregullat për mbrojtje në punë dhe për mbrojtje të

    mjedisit.

    RM 3 Nxënësi formon llaçin e çimentos për suvatimin e

  • 42

    mureve në nyjat sanitare. Përmbajtja - Përzgjedhja e rërës me granulacion nga 0-1mm, - Përzgjedhja e materialit lidhës - çimentos (pc 35

    cilado shtesë), - Zbatimi i përpjesës së përzierjes, raporti i përzierjes

    (1:5), - Përcaktimi i konsistencës së llaçit, - Përzierja e llaçit me mikser, - Përzierja dhe përgatitja e materialit për formimin e

    llaçit të çimentos për suvatim me dorë, - Rregullat për mbrojtje në punë dhe për mbrojtje të

    mjedisit.

    RM 4 Nxënësi formon llaçin për suvatim me makinë. Përmbajtja - Përgatitja për punë e makinës për përzierjen dhe

    hedhjen e llaçit për suvatim, - Përzgjedhja e materialit të thatë të përgatitur nga

    tregu, - Përcaktimi i përpjesës së përzierjes-konsistenca e

    llaçit, - Përzierja dhe përgatitja e materialit për suvatim me

    makinën e suvatimit, - Rregullat për mbrojtje në punë dhe për mbrojtje të

    mjedisit.

    Procedurat e vlerësimit

    Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit. Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren: RM Rezultatet e të mësuarit IV Instrumentet e vlerësimit KR Kriteret e realizimit

    RM 1 IV Vëzhgim me listë kontrolli

    KR Nxënësi duhet të:

    - përzgjedhë rërën me granulacion prej 0-1 mm për formimin e llaçit të vazhduar,

    - përzgjedhë materialin lidhës, gëlqeren dhe çimenton, - zbatojë përpjesën e duhur për përzierjen e llaçit

    (1:3:9), - përgatisë llaçin e vazhduar me makina - mikser, - zbatoj drejt formimin e konsistencës së llaçit gjatë

    përzierjes, - zbatojë rregullat për mbrojtje në punë dhe për

    mbrojtje të mjedisit.

    RM 2 IV Vëzhgim me listë kontrolli

  • 43

    KR Nxënësi duhet të:

    - përzgjedhë rërën me granulacion prej 0-1 mm për formimin e llaçit të vazhduar,

    - përzgjedhë materialin lidhës, gëlqeren dhe çimenton, - zbatojë përpjesën e duhur për përzierjen e llaçit (1:6), - përgatisë llaçin e vazhduar me makina - mikser, - zbatojë drejt formimin e konsistencës së llaçit gjatë

    përzierjes, - zbatojë rregullat për mbrojtje në punë dhe për

    mbrojtje të mjedisit.

    RM 3 IV Vëzhgim me listë kontrolli

    KR Nxënësi duhet të: - përzgjedhë rërën me granulacion prej 0-1 mm për

    formimin e llaçit të vazhduar, - përzgjedhë materialin lidhës të çimentos (pc 35

    cilado shtesë), - zbatojë përpjesën e duhur për përzierjen e llaçit (1:5), - përcaktojë konsistencën e llaçit, - përziejë llaçin me makinë - mikser, - përziejë dhe të përgatitë materialin për formimin e

    llaçit të çimentos për suvatim me dorë, - zbatojë rregullat për mbrojtje në punë dhe për

    mbrojtje të mjedisit.

    RM 4 IV Vëzhgim me listë kontrolli

    KR Nxënësi duhet të: - përgatitë për punë makinën për përzierjen dhe

    hedhjen e llaçit për suvatim, - përzgjedhë materialin e thatë të përgatitur nga tregu

    për llaçin, - përcaktojë raportin e përpjesës së përzierjes -

    konsistenca e llaçit, - përgatitë materiali - llaçin për suvatim me makinën e

    suvatimit, - zbatojë rregullat për mbrojtje në punë dhe për

    mbrojtje të mjedisit.

    Metodat e rekomanduara të të mësuarit

    - Ky modul duhet të trajtohet në repartin e punës, si dhe të organizohen vizita njohëse në objekte ku kryhen punë të suvatimit.

    - Mësuesi duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur demonstrimet konkrete të përdorimeve të drejta të pajisjeve si dhe të vetë materialeve,

    - Nxënësit duhet të angazhohen në punë konkrete për caktimin e përpjesave të përzierjes dhe të konsistencës së llaçit,

  • 44

    - Gjatë vlerësimit të nxënësve, vlerësohet demonstrimi praktik i aftësive të fituara.

    Baza materiale e domosdoshme

    Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - Mjedise pune për kryerje të përzgjedhjes, të përzierjes dhe të

    konsistencës së llaçit, - Kompleti i veglave dhe i pajisjeve për përgatitjen e materialeve për

    formimin e llaçit, - Makina për përzierjen e llaçit dhe makina për suvatim

  • 45

    PËRSHRUESIT E MODULEVE TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE

    “Muratimi i mureve me tulla dhe blloqe” Lëmi: Ndërtimtari Profili: Ndërtimtar Niveli: I Klasa: 10 Numri i modulit

    2

    Qëllimi i modulit

    Një modul praktik që aftëson nxënësit për të ndërtuar muret me materiale ndërtimore tulla, blloqe më llaçin e vazhduar.

    Kohëzgjatja e modulit

    15 kredite (90 orë)

    Rezultatet e të mësuarit (RM) dhe përmbajtja

    RM 1 Nxënësi interpreton skemat e thjeshta për formimin e konstruksionit të mureve nga materialet e ndryshme ndërtimore. Përmbajtja - Leximi dhe interpretimi i planeve të konstruksionit të

    murit, - Intepretimi i detajeve të lidhjeve të mureve me

    meteriale tulla dhe blloqe në kënde të ndryshme, - Radha e punës, - Përzgjedhja e mjeteve të punës, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

    RM 2 Nxënësi muraton muret me tulla të plota (ose me zbrastësira) me trashësi 12 cm në llaçin e vazhduar. Përmbajtja - Përzgjedhja e mjeteve të punës, - Përzgjedhja e materialit për muratim, - Rrafshimi dhe pastrimi i bazës ku muratohet, - Muratimi i murit me tulla në shtresa me llaçin e

    vazhduar, - Lidhja e shtresave të muratimit me njëra-tjetrën, - Përdorimi i drejtë i mjeteve të punës, - Kontrollimi i vertikalitetit të murit të përfunduar dhe

    lidhja e fugave të blloqeve, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

    RM 3 Nxënësi muraton muret me blloqe (standardi 25x20x20 cm) me trashësi 25 cm në llaçin e vazhduar. Përmbajtja - Përgatitja e mjeteve të punës për muratim, - Përzgjedhja e materialit për muratim, - Rrafshimi dhe pastrimi i bazës ku muratohet,

  • 46

    - Muratimi i murit me blloqe në shtresa me llaçin e vazhduar,

    - Lidhja e shtresave të muratimit me njëra-tjetrën, - Përdorimi i drejtë i mjeteve të punës, - Kontrollimi i vertikalitetit të murit të përfunduar dhe

    lidhja e fugave të blloqeve, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

    RM 4 Nxënësi muraton kryqëzimin e mureve me tulla me trashësi 25 cm, në këndin 900. Përmbajtja - Përgatitja e materialeve: sjellja e materialeve te vendi

    i muratimit, përgatitja e llaçit etj., - Përcaktimi i pozitës të ndërhyrjes së mureve, - Vendosja e shtresës së parë të tullave në mure me

    llaçin e vazhduar, - Vendosja e shtresës së dytë duke lidhur me shtresën

    paraprake të murit, - Muratimi i murit të kryqëzuar prej 90o me tulla në

    llaçin e vazhduar, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

    RM 5 Nxënësi muraton kryqëzimin e mureve me blloqe me trashësi 25cm, në këndin 900. Përmbajtja - Përgatitja e materialeve: sjellja e materialeve te vendi

    i muratimit, përgatitja e llaçit etj., - Përcaktimi i pozitës së ndërhyrjes së mureve, - Vendosja e shtresës së parë të blloqeve në mure me

    llaçin e vazhduar, - Vendosja e shtresës së dytë duke e lidhur me

    shtresën paraprake të murit, - Muratimi i murit të kryqëzuar prej 90o me blloqe në

    llaçin e vazhduar, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

    RM 6 Nxënësi muraton kanalet vertikale me dimensione 14x14cm me tulla të plota. Përmbajtja - Përzgjedhja e mjeteve të punës, - Përgatitja e materialit për muratim, - Përcaktimi i pozitës së lokacionit të muratimit të

    kanalit vertikal sipas projektit, - Muratimi i kanalit me tulla të plota, - Rregullat për mbrojtjen në punë dhe për ruajtjen e

    mjedisit.

  • 47

    Procedurat e vlerësimit

    Realizim i pranueshëm i modulit do të konsiderohet arritja e kënaqshme e të gjitha kritereve të realizimit të specifikuara për çdo rezultat të të mësuarit. Më poshtë jepen shkurtimet që do të përdoren: RM Rezultatet e të mësuarit IV Instrumentet e vlerësimit KR Kritere