6
Metodat e Kerkimit Shkencor Dt. 2/12/2012 …vazhdim METODAT E KERKIMIT SHKENCOR Sociologet jane te detyruar t’iu pergjigjen pyetjeve te veshtira. Kjo do te thote qe ata duhet te ndjekin nje metode rigoroze shkencore. Kerkimi social nuk eshte gje tjeter vecse nje process per grumbullimin e njohjes per te shpjeguar nje fenomen te caktuar. KERKIMET MUND TE NDAHEN NE 2 GRUPE: 1) Studime ne varesi te objektit 2) Ka lidhje me nivelin e studimit Ne tipologjine/grupin e pare (objekti), kemi 3 (tre) kategori studimesh: Kategoria 1-re : kur kemi objekt studimi shoqerine globale Kategoria e 2-te : kur kemi si objekt segmente sociale te shoqerise (psh. Nje fshat ose krahine, nje ndermarrje, universtitet, etj) Kategoria e 3-te : kur merr si objekt grupe sociale qe kane nje unitet natyror, psh. Familja. Persa i perket tipologjise/grupit te dyte (niveli), kemi 3 (tre) kategori: Kategoria e 1-re : Studime Treguese , qe do te thote qe studimi jep, tregon disa karakteristika te ndryshme te objektit te studimit. Shpesh ky eshte pararendes I studimit te plote. Kategoria e 2-te : Kategoria pershkruese, ku analizohet nje fenomen me elementet me karakteristik te tij. Zakonisht keto studime bejne dhe matjen e disa aspekteve/fenomeneve. Kjo do te tote qe fillon dhe sleksionin te dhenat. (indirekt do te quhej qartesimi i studiuesit). Kategoria e 3 -te: jane Studime shpjeguese, ku studimi shpjegon ndryshimet midis dy varianteve. PROCESI I STUDIMIT KALON NE 4 (KATER) FAZA: - Faza I-re: Caktimi i Objektit Percaktimi i qellimit. Kjo eshte faza e pare dhe shume e veshtire, pasi duhet te gjesh sakte motivet e perzgjedhjes se atij objekti. - Faza e II-te : percaktimi i Teorive ku do te bazohesh dhe ngritja e hipotezave Pra ne kete faze, percakton se ne cilat teori dhe ne cilat koncepte do te bazohesh, per realizimin e studimit, qe do te thote te percaktosh/formulosh hipoteza dhe me cfare I verteton ato. Hipotezat jane teza qe duhen vertetuar (psh.eksodi rural ndodh per shkak te emigrmimit, pra kjo eshte nje hipoteze. Por nese emigrimi eshte vertete shkaku, atehere duhet te vertetohet. 1 METODOLOGJIA

Leksion_3_Metodat_e_kerkimit_shkencor_dt._2.12.2012.docx

  • Upload
    qordjer

  • View
    79

  • Download
    1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lecture

Citation preview

Page 1: Leksion_3_Metodat_e_kerkimit_shkencor_dt._2.12.2012.docx

Metodat e Kerkimit Shkencor

Dt. 2/12/2012

…vazhdim

METODAT E KERKIMIT SHKENCORSociologet jane te detyruar t’iu pergjigjen pyetjeve te veshtira. Kjo do te thote qe ata duhet te ndjekin nje metode rigoroze shkencore.

Kerkimi social nuk eshte gje tjeter vecse nje process per grumbullimin e njohjes per te shpjeguar nje fenomen te caktuar.

KERKIMET MUND TE NDAHEN NE 2 GRUPE:

1) Studime ne varesi te objektit

2) Ka lidhje me nivelin e studimit

Ne tipologjine/grupin e pare (objekti), kemi 3 (tre) kategori studimesh:

Kategoria 1-re: kur kemi objekt studimi shoqerine globale Kategoria e 2-te : kur kemi si objekt segmente sociale te shoqerise (psh. Nje fshat ose krahine, nje

ndermarrje, universtitet, etj) Kategoria e 3-te: kur merr si objekt grupe sociale qe kane nje unitet natyror, psh. Familja.

Persa i perket tipologjise/grupit te dyte (niveli), kemi 3 (tre) kategori:

Kategoria e 1-re : Studime Treguese, qe do te thote qe studimi jep, tregon disa karakteristika te ndryshme te objektit te studimit. Shpesh ky eshte pararendes I studimit te plote.

Kategoria e 2-te : Kategoria pershkruese, ku analizohet nje fenomen me elementet me karakteristik te tij. Zakonisht keto studime bejne dhe matjen e disa aspekteve/fenomeneve. Kjo do te tote qe fillon dhe sleksionin te dhenat. (indirekt do te quhej qartesimi i studiuesit).

Kategoria e 3 -te: jane Studime shpjeguese, ku studimi shpjegon ndryshimet midis dy varianteve.

PROCESI I STUDIMIT KALON NE 4 (KATER) FAZA:

- Faza I-re: Caktimi i Objektit

Percaktimi i qellimit. Kjo eshte faza e pare dhe shume e veshtire, pasi duhet te gjesh sakte motivet e perzgjedhjes se atij objekti.

- Faza e II-te : percaktimi i Teorive ku do te bazohesh dhe ngritja e hipotezave

Pra ne kete faze, percakton se ne cilat teori dhe ne cilat koncepte do te bazohesh, per realizimin e studimit, qe do te thote te percaktosh/formulosh hipoteza dhe me cfare I verteton ato.

Hipotezat jane teza qe duhen vertetuar (psh.eksodi rural ndodh per shkak te emigrmimit, pra kjo eshte nje hipoteze. Por nese emigrimi eshte vertete shkaku, atehere duhet te vertetohet.

Jo domosdoshmerisht rezultati i vetetimit te hipotezave, verteton vete hipotezen e ngritur, por gjithsesi kjo do te thote qe ti gjithsesi ke nxjerre nje rezultat.

Ne kete faze te dyte, behen dhe “vizita ne sfond”, psh. Vizita ne krahinen e zgjedhur si objekt studimi.

- Faza e III-te: MBLEDHJA E TE DHENAVE

Studiuesi duhet te lexoje nje larmi dokumentash (libra, botime, revista, artikuj, te dhena zyrtare, ose jo zyrtare, etj). Ne kete faze realizohen intervista, mbledhje te dhenash te fushes, etj.

- Faza e IV-et: HARTIMI I RAPORTIT PERFUNDIMTAR

Perpunimi, interpretimi I te dhenave dhe pregatitja e raportit.

Te gjitha keto qe thame tregojne METODOLOGJINE E STUDIMIT (caktimi objektit, teorive ku mbeshtetesh, ngritja e hipotezave), dmth llogjiken qe ndjek studiuesi ne interpretimin e fenomenit.

1

MET

OD

OLO

GJIA

Page 2: Leksion_3_Metodat_e_kerkimit_shkencor_dt._2.12.2012.docx

Metodat e Kerkimit Shkencor

METODAT e studimit tregojne format konkrete se si e realizon studimin (p.sh. intervistat, pyetesoret, etj)

Metoda e Pare qe ndjek ndjek nje kerkues eshte SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT. Asnjehere nuk duhet menduar se je nje udhetar ne shkretetire, qe do te thote qe je I vetmi qe te ka shkuar nder mend per te kryer nje studim apo trajtuar nje x fenomen/problematike/ceshtje dhe askujt tjeter.

Kjo do te thote qe kerkuesi duhet te lexoje material te disponueshme dhe nga autore te tjere qe lidhen direct ose indirect me objektin e studimit.

Eshte shume e rendesishme se si do t’i trajtosh te dhenat statistikore (TRAJTIMI I TE DHENAVE STATISTIKORE). Zakonisht njerezit (individe te ndryshme te institucioneve/profesioneve te ndryshme) luajne me te dhenat statistikore. Te dhenat statistikore duhen pare ne korrelacion me njera tjetren.

Ne mbledhjen e informacionit futen dhe FONTET ORALE (intervista me lider lokal). Lidera Lokal nuk jane liderat politike, por jane ata persona qe I perkasin nje grupi te caktuar dhe kane nje informacion per problemin qe po studion. Pra ne varesi te problemit, zgjidhet dhe personi I cili mendon se ka informacionin me te mire per problemin/fenomenin qe po studion.

Ne Fonte Orale futen edhe INTERVISTAT E RASTIT. Kjo do te thote qe sociology eshte gjithmone I rrethuar nga nje ambient kurioziteti. Ai e shfrytezon kete rast per te bere pyetjen qe i intereson, por duhet te kete shume kujdes. Gjate intervistes mund te drejtoje pyetjet qe e shqetesojne dhe qe I duhen per objektin e studimit. Sigurisht nuk jane pyetje thelbesore, por qe shpesh te japin nje informacion shume te mire. Mund te zhvillohet si nje bisede miqesore dhe e lirshme, ne menyre qe I intervistuari te mund te jape te gjithe informacionin e mundshem.

Ne shfrytezimin dhe perpunimin e dokumentacionit, sociologu duhet te mesoje nga historiani, por midis te dyve ka nje dallim:

o Historiani eliminon te dhenat qe nuk duken te besueshme ose qe nuk vertetojne ato qe do ai.

o Sociologu ne ndryshim nga historian duhet te paraqes te gjithe informacionet/materialet, te dhenat qe nuk jane tendece, pra pa perjashtuar asgje.

Nje metode tjeter studimi eshte KAMPIONIMI. Kjo metode perdoret kur ke te besh me nje popullsi numeroze dhe nuk ke mundesi t’I takosh ose intervistosh te gjithe.

Parimi i Kampionimit eshte: “…per te provuar cilesine e veres, nuk ke nevoje te pisht e gjithe fucine, pra mjafton vec nje gote vere…”

Keshtu kur kemi te bejme me nje popullsi shume te madhe do te thote qe kampionimi duhet te pasqyroje cilesite e mjedisit nga ku eshte nxjerre ky kampion.

Kampionimi behet ne disa menyra:

a. Kampionim rastesor (I thjeshte). Te gjithe elementet e njesise ne studim, duhet te kene mundesi te njejte qe te perfaqesohen ne kampionim. Kjo realizohet duke:

a) Hartuar nje liste te banoreve

b) Caktohet masa e kampionit

c) Njerezit zgjidhen ne menyre rastesore.

Ka momente kur nuk eshte e mundur te besh nje liste te njerezve, psh. Duhet studiuar fakti pse njerezit shkojne ne TEG me shume se ne QTU. Atehere ne menyre rastesore caktohet masa e kampionit.

b. Kampionim i stratifikuar (i shtresezuar) . Kjo lloj metode realizohet per te bere kategorizimin e popullsise sipas shtresave/kagorive,

o psh.: duam te studiojme te ardhurat qe kane njerezit ne nje bashkesi rurale te caktuar. Atehere ndajme popullsine ne kategori. sipermarres, zanatcinj, fermere, etj.

2

Page 3: Leksion_3_Metodat_e_kerkimit_shkencor_dt._2.12.2012.docx

Metodat e Kerkimit Shkencor

o percaktojme raportin ne % qe keto shtresa zene ne popullsine e zones ne studim.

o Me tej per secilen shtrese realizohet nje perzgjedhje rastesore per secilen kategori/shtrese, (nr. e personave) per tu intervistuar per secilen shtrese, duke e percaktuar ne baze te % qe keto kategori kane zene ne popullsine e asaj bashkesie;

o Mandej perzgjedhjen e njerezve e ben ne menyre rastesore.

Pra Kampionimi I stratifikuar e ndane popullsine ne shtresa homogjene dhe tek secila shtrese zbaton kampionimin rastesor.

c. Kampionimi ne grumbull (perdoret per qytetet) Kjo metode realizohet ne ato raste kur nuk ke kohe te realizosh intervista individuale. Atehere perdor intervistimin ne grumbull/grup, duke e ndare mjedisin ne grumbuj. Me tej caktohet masa e kampionit (2) dhe vazhdohet duke vepruar sipas kampionimit rastesor.

Nje tjeter medote studimi eshte VEZHGIMI. Kjo eshte nje metode sa e thjeshte po aq dhe modern. Te gjithe njerezit vezhgojne. Sociologu duhet te kaloje nga vezhgimi i thjeshte ne vezhgimin professional, por sociologu nuk I shpreh emocionet dhe pershtypjet.

Edhe Vezhgimi kryhet ne disa menyra:

a) Vezhgimi i thjeshte: perdoret ne fazen e pare te studimit dhe natyrisht nga ky vezhgim I pare do marresh informacion fillestar, nepermjet vizitave.

b) Vezhgimi pjesemarres: ne kete rast Sociologu futet ne grupin qe do te studioje. Kjo pjesemarrje mund te jete e hapur (dmth sociologuy futet ne grup dhe zbulon qellimin e tij). Por kjo ka risk pasi grupi mund te ndryshoje sjellje, sepse e di qe po vezhgohet.

Ne rastet kur sociologu nuk e zbulon qellimin e tij, dmth studiuesi ben jeten e grupit, pa treguar se cili eshte qellimi i tij, do te quhet metode vezhgimi e fshehur. Ne kete rast sjelljet e grupit jane te natyrshme.

Tek vezhgimi pjesemarres lind gjithnje rreziku qe shprehet me frazen “… nga pjesemarres vezhgues, ai kthehet ne pjesemarres jo vezhgues…”, qe do te thote qe sociologu shkrihet me grupin aq sa I bie aftesia vezhguese.

Kjo do te thote qe asnjehere Sociologu nuk duhet te perfshihet emocionalisht me grupin, dhe nuk duhet te humbase shpirtin e kritikes.

c) Vezhgim jo pjesemarres: kjo do te thote qe nuk ben jeten e grupit dhe ruan distancen nga grupi. Sociologu shkon ne zonen ne studim dhe ben jeten e tij normal individuale.

Ne vezhgimin jo pjesemarres sociologu duhet te marre parasysh qe jo gjithmone njerezit jane te sinqerte, e sidomos kur flitet per te ardhurat, apo taksat.

d) Vezhgimi laborator: kjo metode perdoret pak. Ketu sociologu provokon nje situate te caktuar dhe shikon se si do te reagojne njerezit. Por kjo perdoret ne raste shume te rralla. Nje metode e tille mund te aplikohet pershembull me femijet apo ne show si big brother, kamera e fshehte, etj.

INTERVISTA eshte nje tjeter metode. Ka aq shume rendesi, sa s’mund te mendohet nje studim pa intervistime. Intervista eshte nje dialog midis sociologut dhe te intervistuarit me qellim qe te mbledhesh sa me shume informacion. Edhe intervista realizohet ne disa forma:

o Bisede informuese: kjo behet ne fillim te studimit, por dhe me vone. Sociologu shfrytezon cdo bashkebisedim. Por ai asnjehere nuk harron qellimin e presences se tij ne ate zone dhe fillon mbledh informacion/te dhena ne menyre indirekte dhe te natyrshme.

3

Page 4: Leksion_3_Metodat_e_kerkimit_shkencor_dt._2.12.2012.docx

Metodat e Kerkimit Shkencor

o Intervista ne thellesi: ky eshte nje dialog shume I gjate per te zbuluar historine e jetes te atij qe po interviston. (perceptimet e tij, emocionet, etj). Zakonisht ne kete interviste nuk ka pyetje te parapregatitura por pyetjet lindin gjate intervistet per ta nxitur ate te flasi sa me shume.

Psh. Do te studiojme emigrimin. Atehere merret ne interviste nje njeri qe ka emigruar nje kohe te gjate dhe nxitet te tregoje te gjithe jeten e tij ne emigrim. Sociologu duhet te jete shume I kujdesshem per te dalluar edhe ngjyren e zerit te atij qe tregon dhe pikerisht aty ne ate moment emocional duhet te rrahi/nxise me shume biseden. Kjo lloj interviste kerkon marrdhenie shume miqesore.

Ne intervisten ne thellesi nuk ka pyetje te parapregatitura. Mund te ndodhe ne disa raste, qe intervistimi edhe mund te deshtoje, per shkak se personi i cili po interviston, mund te mos kete ndonje gje per te treguar.

o Interviste gjysme e strukturuar . Ne kete rast, sociologu ose grupi I studimit ka pregatitur nje grup pyetjesh qe detyrimisht duhet te behen. Por mandej sociologu ka te drejte te beje dhe pyetje te tjera pervec atyre te parashikuara.

!!! Per intervistimin Sociologeve iu jepen disa keshilla:

1) Intervista nuk eshte hetuesi, por eshte nje marrdhenie absolutisht e barabarte; 2) Nuk behen pyetje provokuese; 3) Fjalori duhet te jete I thjeshte, I kuptueshem; 4) Intervista eshte mire te behet vetem. Pasi ne pranine e te tjereve, I intervistuari mund te ngurtesohet pse

lindin konflikte, debate, te panevojshme; 5) Sociologu nuk duhet te behet gjykates;6) Ne intervista nuk perdoren mbiemra lavderues ose ofendues; 7) Duhet te marre ne considerate te gjitha opinionet; 8) Duhet gjithmone te falenderoj te intervistuarit, pasi ai po dedikon kohen e tij per punen tende.

Keto keshilla ne dukje te thjeshta jane shume te rendesishme ne ndertimin e marrdhenies me te intervistuarin.!!!

o Intervista 100% e strukturuar . Roli i sociologut eshte anesor. Ne faqen e fundit te pyetesorit mund te lesh hapesire per komente. Shume pak perdoren pyetjet e hapura, te cilat me kohe perpunohen. Psh. Shprehni mendimin tuaj ne lidhje me …..

- Pytesori perpunohet ne kompjuter dhe pergjigjet kombinohen, Cdo pyetesor ka nje grup pyetjesh qe jane te njejta, psh: vendbanimi, mosha, profesioni, gjinia, feja, gjendja familjare, etj.

- Tek ndertimi I pytesoreve duhet te kemi kujdes fjalorin qe perdorim. Zakonisht pyetjet behen: cili eshte mendimi juaj per xxxxx ceshtje?

- Pyetesori nuk hidhet asnjehere ne perdorim pa u provuar. - Nuk ka nje standart fiks se sa I gjate duhet te jete nje pyetesor, por pyetesori I mire quhet ai I cili mund te

plotesohet nga personi pa patur nevojen qe ai te shtroje pyetje sqaruese. \]

Metoda HISTORITE E JETES: te cilat jane zakonisht ditare, biografi, etj. Jane te rendesishme sepse zakonisht tregojne perjetimin emocional te ngjarjeve, dhe kjo tregon se jane subjective. Ne SHBA eshte kryer nje studim ne 5 volume me titull “Fshatari polak ne EU dhe USA” I bazuar kryesisht ne ditare e mbi shenime.

Cdo metode studimi ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, prandaj nje studim nuk bazohet kurre nje nje metode te vetme, pra synohet dhe aplikohet kombinimi I metodave.

Nje tjeter aspect shume i rendesishem eshte ETIKA NE STUDIM. Dhe mesiguri gjetjet mund te bejne dike te pakenaqur.

4