37
1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi nënkryetare e Komisionit Rendi i ditës: Shqyrtimi i raportit për veprimtarinë vjetore të RTSH-së për vitin 2017. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Fatmir Velaj, Ismet Beqiraj, Fadil Nasufi, Adelina Rista, Bujar Çela, Sezai Rrokaj, Nora Malaj, Anduel Xindi (zëvendësues). Mungojnë: Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Valentina Duka, Romeo Gurakuqi, Kejdi Mehmetaj, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Të ftuar: Thoma Gëllçi - drejtor i Përgjithshëm i RTSH- , Kristaq Traja - kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH -, Pandi Madhi - kryetar i Bordit të Administrimit në RTSH, Sokol Gjoshi - drejtor i Drejtorisë Juridike në RTSH .

KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

1

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

PROCESVERBAL

Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – nënkryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i raportit për veprimtarinë vjetore të RTSH-së për vitin 2017.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Fidel Ylli, Musa Ulqini, Fatmir Velaj, Ismet Beqiraj, Fadil Nasufi,

Adelina Rista, Bujar Çela, Sezai Rrokaj, Nora Malaj, Anduel Xindi (zëvendësues).

Mungojnë:

Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Valentina Duka, Romeo Gurakuqi, Kejdi

Mehmetaj, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Të ftuar:

Thoma Gëllçi - drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së,

Kristaq Traja - kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së,

Pandi Madhi - kryetar i Bordit të Administrimit në RTSH,

Sokol Gjoshi - drejtor i Drejtorisë Juridike në RTSH.

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

2

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi- Mirëmëngjesi të gjithëve!

Sot, sipas kalendarit, kemi analizën vjetore për Raportin e vitit 2017 të

Radiotelevizionit Shqiptar dhe të ftuar kemi përfaqësuesit e Radiotelevizionit.

Mbledhja mund të zhvillohet, sepse në bazë të nenit 34 të Rregullores, kuorumi

realizohet.

I ftuar është zoti Thoma Gëllçi, drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit, zoti Kristaq

Traja, kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit, zoti Pandi Madhi, kryetar i Bordit të

Administrimit, dhe zoti Sokol Gjoshi, drejtor i Drejtorisë Juridike.

Në fakt, ne e kemi marrë raportin tuaj që në muajin mars të këtij viti dhe mbledhjen e

sotme e kishim planifikuar që të ishin të dyja palët politike në takim, por, siç e shihni, jemi

vetëm ne. Ndërkohë, para se ne të vinim në këtë takim, Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit ka

bërë vëzhgimin e raportit tuaj dhe ata na kanë sugjeruar disa komente, por, përpara se ne të

fillojmë pyetjet dhe diskutimet për raportin, duam të dëgjojmë nga ju se cilat kanë qenë arritjet

kryesore të vitit 2017.

Gjithashtu, dua t’ju njoftoj se, kur kemi raporte të tilla, caktojmë një relator që është

anëtar i komisionit, i cili relaton për këtë raport të aktivitetit vjetor dhe komisioni ka caktuar

relator të raportit zotin Musa Ulqini.

Zoti Traja, fjala për ju.

Kristaq Traja – Mirëdita!

Unë dua të flas shumë shkurt, sepse raporti që kemi paraqitur është i hollësishëm dhe i

plotë. Unë dua të flas vetëm për Këshillin dhe pjesën tjetër dua t’ia lë ekzekutivit, që

përfaqësohet nga kryetari i Bordit Administrativ ose Financiar.

Vitet e fundit Këshilli është mbledhur me më pak intensitet dhe arsyeja ka qenë e

thjeshtë, punët u vunë në vijë rreth viteve 2016-2017, kur u vunë të gjitha bazat normative,

rregullat e brendshme në përputhje me ligjin e mediave audiovizive. Gjithashtu, mund t’ju them

se klima ndërmjet Këshillit dhe drejtorit të Përgjithshëm të Administratës është shumë e mire.

Nuk ka qenë kështu në të kaluarën, por tani nuk kemi kontradikta dhe merremi vesh. Tensioni

midis palëve tani ka kaluar, Këshilli punon normalisht dhe brenda normativës ligjore. Ne

mblidhemi një herë ose dy herë në muaj.

Që të mos marr shumë kohë, më lejoni që t’ia jap fjalën Drejtorit të Përgjithshëm.

Faleminderit!

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

3

Thoma Gëllçi - Ju falënderoj për ftesën!

Unë do të përqendrohem më shumë tek arritjet që po bëhen për herë të parë në

Radiotelevizionin Shqiptar.

Po e nis me progresraportin për rekomandimin për hapjen e negociatave për pranimin

e Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili për herë të parë vë në dukje progresin e bërë në

RTSH në drejtim të forcimit të pavarësisë editoriale, forcës së tij dhe ndikimit të tij në publik.

Gjithmonë ka pasur vlerësime negative në drejtim të kësaj dhe këtë ne e quajmë si një shpërblim

për punën e bërë.

Dua të përmend disa gjëra se çfarë kemi bërë ne për herë të parë vitin që kaloi.

Për herë të parë ne kemi nisur një transmetim për kanalin RTSH Kuvend, i cili synon

që në një të ardhme të sjellë seancat, komisionet parlamentare, intervistat dhe zhvillimet

parlamentare. Aktualisht ne transmetojmë direkt vetëm punimet e seancave plenare të

parlamentit, por është një hapësirë e dedikuar për punimet parlamentare.

Me rastin e 55 - vjetorit të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, më 18 maj të vitit 2017

filloi transmetimin një frekuencë e re, 101.2 mgh në FM, që quhet “Radio Tirana Klasik”, e

cila është një nismë dinjitoze dhe emancipuese për t’u ofruar dëgjuesve shqiptarë të radios

vetëm muzikë klasike, e para e llojit të saj në historinë e radios shqiptare, pa asnjë qëllim

komercial, por në shërbim të publikut.

Për herë të parë në RTSH po transmetohet një cikël emisionesh investigative për

mjedisin, ku preken interesa të gjithanshme të shoqërisë shqiptare për këtë temë të rëndësishme,

por janë edhe një realizim artistik i përsosur, që mund të krahasohet me televizionet e

përparuara të botës.

Për herë të parë raporti i vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE-ODIHR-it ka vlerësuar

paanshmërinë dhe profesionalizmin e mbulimit të zgjedhjeve të muajit qershor të vitit 2017.

Për herë të parë kanali RTSH 2 ka startuar në 5 gjuhë të huaja të minoriteteve përpara

se të dilte ligji i minoriteteve, përkatësisht në gjuhën e pakicave kombëtare, që tani bëhen 6;

emisioni për komunitetin egjiptian, ku transmetimi është bërë i mundur në gjuhën maqedonase,

vllehe dhe për herë të parë në gjuhën rome. Ky kanal ka mbulim në të gjithë territorin e

Republikës së Shqipërisë në analog dhe digjital.

Për herë të parë gjatë vitit 2017 Radiotelevizioni Shqiptar ka nisur transmetimet lokale

digjitale.

Për herë të parë RTSH-ja ka një kanal dedikuar sportit, RTSH Sport, i cili nuk plotëson

vetëm nevojat e publikut për argëtim dhe sport, por shërben edhe për edukimin e brezave të

rinj me sport dhe me jetë të shëndetshme.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

4

Në vitin 2017 u transmetuan drejtpërsëdrejti, në kualitetin me rezolucion më të lartë në

RTSH 1 dhe RTSH Sport Kampionati Botëror i Notit 2017, Kampionati Botëror i Atletikës

2017, aktivitete që zgjatën 2 javë. Gjithashtu, në maj të vitit 2017 u transmetuan Lojërat

Olimpike 2017 me një kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi.

Për herë të parë, në bashkëpunim me federatat përkatëse, u transmetuan lojërat

kombëtare, siç është Albania Open, fluturimet në hapësirë, kampionatet e mundjes, të notit, të

atletikës, të çiklizmit, të basketbollit, të volejbollit, duke u shtrirë deri në klasat sportive të

Shqipërisë, për të dhënë një kontribut në masivizimin e sportit në Shqipëri.

Për herë të parë ne ndryshuam teknologjinë e transmetimit në satelit, nga një teknologji

e vjetëruar, një kanal me cilësi shumë të dobët, këtë vit me të njëjtën vlerë parash, ne bëmë të

mundur, duke e rinovuar teknologjinë e transmetimit satelitor, të transmetojmë 6 kanale

televizive dhe 8 radio, duke mos lënë pas dore rinovimin teknik të prodhimit, ngritjen e

stacioneve transmetuese, që janë pjesë e platformës digjitale të transmetimeve të RTSH-së.

RTSH-ja i ka hedhur sytë nga e ardhmja me një platformë të re që e quajmë “Advanced

RTV”, që janë transmetime në over the top tv me bazë internetin dhe në platformë mobile. Ky

është një revolucion në fushën e transmetimeve, pasi bën të mundur aksesin e programeve të

RTSH-së në çdo cep të botës dhe në çdo kohë që do t’i shikosh, duke futur shërbimin video on

demande, catch up tv, arkivin e të tjerë.

Për herë të parë në RTSH është krijuar një skuadër që merret me përditësimin e lajmeve

dhe me mbulimin e emisioneve online në rrjetet sociale të dedikuara. Gjithashtu, emisionet

kryesore të RTSH-së transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Për herë të parë në RTSH është futur EPG-ja, Udhëzuesi Elektronik i Programit, që

është pa dyshim një nga arritjet e padiskutueshme të vitit. EPG-ja është një shërbim, që

kryesisht përdoret në aparaturat e zgjuara digjitale, por që vlen edhe për transmetimet e

zakonshme tokësore, ku në çdo kohë mund të gjejmë programet e televizionit.

Për herë të parë, të gjitha investimet e bëra në teknologji në RTSH janë shoqëruar me

trajnime, të cilat kanë qenë pjesë e kontratave të blerjeve të pajisjeve dhe software-ve të reja.

Mund të them se kemi bërë një revolucion të madh, pasi RTSH-në e kemi paraqitur me një

pamje krejt të re grafike.

Data 21 dhjetor e vitit 2017, e cila përkoi me premierën e Festivalit të Këngës, shënoi

këtë datë të ndryshimit grafik të RTSH-së. Tashmë rrjeti i RTSH-së ka një fytyrë krejtësisht të

re, inovative dhe me grafika të dedikuara, logo moderne dhe konfigurim të pastër cilësor.

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

5

Pavarësisht mungesave financiare, gjatë vitit 2017 kemi pasur studio të reja moderne,

që janë konceptuar sipas tematikave, siç janë “Pasditja ime”, “Kthehemi në bibliotekë”,

“Përballë java”, “Bulëza”, “Emisione sportive”, “Mirëmëngjesi Shqipëri” e të tjerë.

Struktura e programeve ka pësuar ndryshime rrënjësore. Emisionet janë reduktuar në

minutazh për t’i dhënë ritëm informacionit. Gjithashtu, i është dhënë prioritet fragmentarizimit

të emisioneve në rubrika më të shkurtra.

Për herë të parë RTSH-ja ka ndërtuar database-n e fondit filmik dhe për herë të parë

është ndërtuar infrastruktura e nevojshme për të filluar punë me digjitalizimin e arkivit.

Unë mund të zgjatem shumë, por nuk besoj se është e nevojshme që të zgjatem më

tepër, sepse problemet konkrete janë trajtuar gjerë e gjatë në raportin prej 115 faqesh, të cilin

e keni përpara dhe do të jem i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve për interesa të veçanta. Ju kërkoj

ndjesë që nuk u përqendrova tek të metat, sepse, sigurisht, kemi të meta, por më pëlqeu në

fillim të thosha arritjet, sepse sikur na japin zemër më shumë dhe vullnet për të ardhmen.

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Mendoj se mund të fillojmë me pyetje dhe diskutime. Por dua të them se duke lexuar

raportin që ka bërë Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit, ka nevojë që raporti vjetor që ju keni

sjellë të shoqërohet edhe me vendimin e Këshillit Drejtues për miratimin e këtij raporti.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk diskutohet që ju e keni, por duhet të depozitohet pranë Kuvendit.

Mendoj të vazhdojmë me pyetjet me radhë. Unë kam disa pyetje, por do t’i lë për në

fund.

Urdhëroni, zoti Nasufi!

Më pas fjalën e ka zoti Rrokaj.

Fadil Nasufi – Duke pasur parasysh se para 2 muajsh Radiotelevizioni Publik ishte

këtu në komision dhe raportoi gjerësisht, dua të ndalem shkurt në disa konsiderata dhe disa

problematika që janë trajtuar edhe në raportin që na paraqitet. Për mendimin tim, ky është një

raport analitik, transparent dhe shumë profesional, që i trajton gjerësisht çështjet dhe

përmbushjen e misionit që ka Televizioni Publik Shqiptar. Në gjykimin tim, por edhe nga çfarë

marrim nga publiku, ka një trend rritës të interesit të publikut për ndjekjen e Televizionit Publik

Shqiptar, me të gjithë konkurrimin e medieve që operojnë sot në Shqipëri. Televizioni Publik

Shqiptar është futur në rrugën e reformimit të plotë, duke qenë konkurrues dhe dominues në

tregun e medieve. Po shënon hapa pozitivë edhe në përmirësimin e teknologjisë bashkohore

dhe larminë e programeve, po futen edhe programet digjitale. Po e nxjerr vetveten nga

problematika e sinjaleve të dobëta, e teknologjisë së amortizuar, që ka pasur më përpara, por

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

6

edhe ngeljes pas, nga vetë praktikat e mëparshme, që nuk e kanë pasur si monopol publik, por

si monopol të politikave shtetërore, që kanë dominuar edhe në stafin e Televizionit Publik.

Më vjen mirë që ka vlerësime pozitive edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga raporti i

OSBE-së, sidomos për pjesën e monitorimit të partive politike në fushatën elektorale, që ka

qenë tepër korrekt dhe ka qenë një proces i monitoruar, dhe ka dhënë shembullin e të qenurit

konsekuent në respektimin e ligjit për partitë politike në fushatën elektorale. Nuk është

përqendruar thjesht dhe vetëm në përmirësimin e teknologjisë, në larminë e programeve dhe

në përmbushjen e misionit që ka Televizioni Publik Shqiptar, por është marrë me kualifikimin

dhe me përforcimin e sistemit të karrierës, qoftë të gazetarëve, qoftë të kameramanëve dhe të

gjithë stafit që punon sot në Televizionin Publik Shqiptar. Nga përvoja që kam, por edhe nga

kontaktet me Televizionin Publik Shqiptar, dua të shpreh konsideratat më të larta për shumë

profesionistë të cilët punojnë në Televizionin Publik Shqiptar, falë përvojës së tyre të gjatë dhe

eksperiencës. Këta profesionistë i kanë rezistuar edhe tundimit të pagave dhe janë kthyer në

një vlerë kombëtare në fushën e medies. Ata po e rigjejnë veten, ku janë vlerësuar si nga ana

morale, por edhe nga statusi që kanë duke punuar në këtë medie.

Ne kemi një rubrikë, që mbulon jetën parlamentare, e cila, për mendimin tim, ka qenë

e pakontestuar, të paktën për periudhën e këtij mandati që jemi ne deputetë në parlament. Dua

të them se në programet e Televizionit më shumë vend duhet të zërë zbatimi i ligjshmërisë,

sensibilizimi për njohjen e ligjshmërisë dhe rubrika të tilla, si ato me karaktere ekonomik, për

të promovuar reforma, sepse publiku ynë është mësuar më shumë me propagandë partiake dhe

elektorale, ose me dalje të lidershipeve politike më shumë në faqet e ekranit sesa me specialistët

që duhet t’i mëshojnë shumë edukimit ligjor të publikut për zbatimin e ligjeve dhe për njohjen

e detyrimeve që kanë qoftë si taksapagues, qoftë edhe si qytetarë, që duhet të zbatojnë ligjin.

Pra, duhet të ketë programe tematike, që të zënë vend në këtë fushë, e cila është pak difiçitare

në këtë aspekt.

Së dyti, mendoj se duhet të dominojnë sa më shumë programet e edukimit ligjor dhe

programet me karakter edukues, sepse janë shumë medie në treg dhe ka shumë emisione apo

rubrika, që i mëshojnë negativizmit, i mëshojnë çedukimit të brezave. Në këtë fokus, ne duhet

të dominojmë drejt pozitivitetit dhe futjes së larmisë së programeve, që luajnë rol në edukimin

dhe fuqizimin e vlerave morale, të solidaritetit social e kështu me radhë, që janë pjesë e

përditshmërisë së jetës në Shqipëri.

Problemet teknike kanë të bëjnë me mosmbulimin në disa zona, siç është zona e

Poliçanit apo e disa fshatrave, për shkak të aplikimit të vendosjes së dekoderëve dhe nuk

mbulohen me antenat apo me shpërndarësit e valëve të transmetimit.

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

7

Së dyti, duhen larguar antenat që ndodhen në kalanë e Beratit, që janë në kundërshtim

me ligjin e trashëgimisë, qoftë si imazh, por edhe për shkak të mbulimit të shpërndarjes me

transmetim të Televizionit Publik Shqiptar. Ato duhen çmontuar dhe duhet respektuar kjo

ligjshmëri në fushën e trashëgimisë.

Unë i uroj Televizionit Publik Shqiptar, stafit, Këshillit Drejtues që ashtu siç e tha dhe

kryetari i Këshillit Drejtues, mbi të gjitha, ka një klimë dhe një bashkëpunim shumë miqësor,

shumë profesional dhe shumë institucional. Kjo gjë është shumë pozitive, sepse duke pasur një

klimë të tillë dhe një frymë që e shëndosh të gjithë ekipin, do të ketë edhe cilësi në atë mision

që kryen Televizioni Publik Shqiptar.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Fjalën e ka zoti Rrokaj.

Sezai Rrokaj – Faleminderit!

Vitin e kaluar ka pasur disa raporte dhe rekomandime për Radiotelevizionin Publik

Shqiptar. Shkurtimisht dua të di, ne kemi rezolutën e Kuvendit, kemi progresraportin e

Bashkimit Europian të vitit 2016, ku ndër të tjera citoj “Shqipëria nuk ka përfunduar kalimin

nga transmetimi analog në atë numerik, si dhe ka shënuar regres në drejtim të konsolidimit të

pluralizmit në media. RTSH-ja ka bërë përparime në ndërtimin e rrjeteve digjitale. Progresi

duhet përshpejtuar, për të garantuar hollësinë e programeve të RTSH-së dhe të operatorëve

lokalë në këto rrjete”. Pra, ku është RTSH-ja, lidhur me këtë rekomandim?

Gjithashtu, ka një raport të Këshillit të Europës, që lidhet me RTSH-në dhe këtu dua

një mendim të shkurtër.

Ndërsa, vlerësimi i OSBE-ODIHR-it është pozitiv për sa i përket garantimit të kohës

së barabartë për fushatën elektorale, dua të di: cili është mendimi i drejtuesve të RTSH-së për

sa i përket faktit që në Shqipëri dominojnë transmetimet me regji të dedikuar dhe Televizioni

Publik, që është më i paanshmi dhe duhet të jetë më i paanshmi, pra si e përballon këtë në

synimin e tij për t’u dhënë shqiptarëve atë që quhet vlerësimi i paanshëm i një ndodhie dhe të

mos përfshihet në atë që quhet transmetues i regjisë së dedikuar? Sepse ndryshe nga

televizionet tjera, që mund të kenë interesa të tjera, Televizioni Publik qëndron mbi të gjitha

palët dhe mbi të gjitha interesat partiake. Pra, si gjendeni ju përballë transmetimeve me regji të

dedikuar, krahasuar kjo me misionin që ka Radiotelevizioni Publik?

Pyetja tjetër ka të bëjë me mbulimin e territorit: sa shqiptarë në të gjithë territorin e

shikojnë RTSH-në? A ka probleme? Ju disa gjëra i keni thënë. Si qëndron problemi i

shikueshmërisë, besueshmërisë dhe paanshmërisë në raport me televizionet e tjera private? Jo,

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

8

për të sharë ata, por vetëm në misionin e RTSH-së besueshmëria, shikueshmëria dhe natyra e

televizionit, natyrisht kërkon të dallojë nga televizionet e tjera kombëtare.

Nga informacioni që unë kam, ka një përmirësim të buxhetit nga ana e shtetit, i cili e

ka zhvendosur kurbën, ku 38% financon shteti dhe 62% e siguron vetë RTSH-ja, në raport me

një vit më parë, ku raporti ishte me 71%. Këtë informacion e kam marrë nga ju, nuk është se e

kam gjetur gjetkë. Sigurisht, ky raport të ardhurash më intereson, pra a ka të detyrime nga të

tretët, që janë detyrime historike, të cilat e kanë vënë në vështirësi RTSH-në për arsye nga më

të ndryshme, edhe të konflikteve me televizionet private? Pra, detyrime për të mbledhur falë

shërbimeve që u kanë dhënë, edhe në raport me operatorë të tjerë sot? A ka një politikë sot për

mbledhjen e tyre, a ka sukses, a ka zgjidhje për të siguruar atë detyrim që i takon, atë të ardhur

që i takon Televizionit Publik?

Kam edhe një pyetje të fundit: ne kemi marrë rekomandimin për çeljen e negociatave

dhe urojmë shumë që këto negociata të çelen, sepse besojmë shumë që ato, në radhë të parë,

do t’u shërbejnë shqiptarëve, sepse kjo është një arritje e shqiptarëve për gjithçka që ata kanë

dashur dhe kanë ëndërruar që prej viteve ’90. Në këtë kuptim, mendoj se opinioni publik nuk

ka, në vështrimin tim, një vetëdije se çfarë i pret ata në fillim si vend kandidat, pastaj edhe

anëtar në Bashkimin Europian. Pyetja është edhe më e thjeshtë: ju, si RTSH, për vetëdijesimin

e shqiptarëve a mendoni se duhet të keni një qasje më ndryshe në prag të këtij hapi që është

hedhur nga Shqipëria për rekomandimin, pastaj për çeljen e negociatave?

Mila Ekonomi – Fjalën e ka Fideli.

Fidel Ylli – Unë nuk dua të zgjatem e të flas për punën e mirë që është bërë në RTSH,

pasi ajo është e dukshme. Vite më parë, të jemi i sinqertë, nuk e merrja mundimin ta çoja

telekomandën te RTSH-ja, sepse kishte programe të vakëta, sinjali nuk ishte i mirë, njerëzit në

zonën time të thellë, ku kam qenë dikur, ankoheshin se nuk u shkonte sinjali, si dhe shumë

probleme të tjera, të cilat i kemi ngritur në komision.

Unë tani dua të flas për disa gjëra konkrete, që më interesojnë jo vetëm si deputet, por

edhe si teleshikues i mirë dhe ndjekës i TVSH-së në vite. Duke qenë se ka shumë kanale

private, me intereson shumë kanali 24, që do të thotë 24 orë transmetim. Shikoj që keni nxjerrë

logon aty dhe mua e publikut të gjerë do të na interesonte që ky kanal të informohet, se është

një grup audience që mund të shikojë telenovela, që mund të ketë kohë që të rrijë para

televizorit; është një grup tjetër që do të shikojë sport, por një grup i mirë njerëzish që janë në

lokale, në punë apo në zyra shikojnë RTSH-në ose kanale të tjera që kanë lajme të shkurtra dhe

kjo është me shumë interes për RTSH-në.

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

9

Përveç kësaj më intereson edhe faqja e web-it të RTSH-së, që është një faqe e

rëndësishme. Të gjithë deputetët shikojnë faqe të ndryshme, që nuk dua t’i përmend, dhe

menjëherë kur ka një lajm, u vjen në faqe. Mendoj se kjo faqe duhet të fuqizohet me lajme të

minutës së fundit.

Por që të merrni një gazetar, po përmend Fevizun, i cili e ka filluar karrierën e tij te

RTSH-ja me emisionin “Dritare”, të cilin e ktheu në “Opinion”, çfarë mendoni për rrogat që

keni?! Si mund të vijë një gazetar te ju, kur paguhet më pesëfishin e një rrogë në një televizion

privat? Pra, çfarë metodash ligjore duhet të ndiqni që t’i thithni ata gazetarë? TVSH-ja bën dy

emisione politike, por nuk janë ende në nivelin e këtyre që janë vite që janë në treg, të cilët

janë kryesisht të enjten, të martën, pra ditë jave. Mendoj se është e rëndësishme që një gazetar

i mirëfilltë të bëjë një emision politik atje, që të ketë audiencë. Kjo ndoshta ka të bëjë me pagën

ose, nuk e di, mund të më jepni ju një shpjegim.

Për sa i përket kanalit të Kuvendit, në mandatin tim si deputet kam shkuar në shumë

parlamente të Europës dhe të vendeve që nuk janë në Europë, duke filluar nga Kina deri në

Ukrainë, ku ishim me zonjën Kodheli dhe me zotin Strazimiri dhe atje kishte jo thjesht një

kanal të dedikuar, por një kanal që 24 orë merrej me parlamentin, pra jo vetëm ditën e seancës,

por edhe të komisioneve. Në çdo komision mediet ishin të pranishme. Çdo deputet që dilte,

çdo kryetar komisioni, sa dilte, kishte sallën e konferencave, ku jepej i gjithë informacioni se

çfarë bëhej në komision. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë teleshikuesit, që

të marrin vesh qoftë live, qoftë nëpërmjet ritransmetimeve të ndryshme, që bëhen gjatë ditës,

se çfarë bëhet me taksat e tyre, sepse është një medie që paguhet nga taksapaguesit.

Tjetra është kanali sportiv. Unë mendoj se TVSH-ja ka bërë një punë mjaft të mirë për

sa u përket aktiviteteve sportive. Ka shumë kampionate botërore që kanë qenë me të drejta nga

TVSH-ja, si Lojërat Olimpike. Kam parë që këto ditë keni marrë edhe Formula One. Është një

gjë e mrekullueshme që për vite me radhë e kanë pasur televizionet private, të cilat paguanin

goxha para. Mendoj se në fazën e Champion League dhe Europa League dhe të këtyre

aktiviteteve të rëndësishme, duhet të hyni në tender, të gjeni mënyrën me sponsorë të ndryshëm

për t’i marrë, sepse kjo rrit audiencën. Është shumë i rëndësishëm sporti në Shqipëri dhe

TVSH-ja, që ka një sinjal të fuqishëm në të gjithë Shqipërinë, të jetë prezente pranë të gjitha

televizioneve shqiptare.

E fundit që kam. Dje këtu kishim kryetarin AMA-s për raportin vjetor të institucionit.

Aty u hodh një ide për taksën e aparatit. Ne thamë që do të diskutojmë sot me drejtuesit e

RTSH-së. Për shembull, në një familje që në çdo dhomë mund të ketë 7 televizorë do ta paguajë

7 herë këtë taksë? Në një lokal që mund të ketë 5 televizorë, do ta paguajë 5 herë këtë tarifë

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

10

aparati? Mendoj se kjo kërkon një studim të mirë, në qoftë se do të merrni një vendim, sepse

do të na krijojë probleme.

Faleminderit për praninë!

Milva Ekonomi – Fjalën e ka Ismet Beqiraj.

Ismet Beqiraj – Pyetja ime e parë lidhet me shqetësimin që tha edhe zoti Rrokaj

Para se të bëj pyetjet, ju falënderoj si staf për përpjekjet që keni bërë, në mënyrë të tillë

që TVSH-ja jo vetëm të jetë një televizion i dashur për publikun, i pavarur tërësisht politikisht,

por edhe interesant. Nga ana tjetër, u bashkohem edhe sugjerimeve që bëri kolegu im, Fideli,

por një nga sugjerimet e para që do të bëja është që në logon e parë, që jep RTSH-ja, duhet të

jetë më tërheqëse. Nga ana tjetër, vazhdoj të bëj disa pyetje që kanë të bëjnë edhe me

revolucionin teknik dhe teknologjik në këtë instrument të fuqishëm të edukimit dhe informimit

audioviziv, që është RTSH-ja dhe ka të bëjë me digjitalizimin, si dhe me aparaturat e kohës.

Sa përqind është realizuar transferimi i teknologjisë, sidomos nga arkivi, që është memoria

historike dhe janë vlerat historike të jetës shqiptare, që është filmi, qindra dhe mijëra bobina,

kaseta, të cilët duhet të hidhen në server, që është një nga pajisjet bazë të teknologjisë së

digjitalizimit? Çfarë duhet të bëni për ta realizuar këtë gjë? Mund t’i keni marrë të gjitha të

tjerat, por keni lënë trurin e gjithë kësaj teknologjie që implementon digjitalizimin e plotë të

RTSH-së.

Pyetja tjetër: në këto kushte dhe me përpjekjet aktuale, sa përqind të audiencës zënë të

gjitha kanalet e RTSH-së, të krahasuara edhe me televizionet e tjera private dhe kombëtare?

Si pyetje të fundit: a vuani nga pirateria e emisioneve dhe programeve tuaja? Cili ka

qenë qëndrimi juaj? Si mendoni në perspektivë për këtë fenomen, sepse është kthyer në një

sëmundje, sidomos në Shqipëri? Po tani që është më në kontroll, si është situata?

Dje, kur diskutua raporti i AMA-s, ne diskutuam në komision, që ne si komision të

vijmë ta shikojmë institucionin e RTSH-së, në mënyrë të tillë që të shohim mjediset e

brendshme, nëse janë në mjerim apo nëse janë si homologet e tyre, pra si mjediset e

televizioneve private në Shqipëri, pasi për të paguajnë taksapaguesit shqiptarë në çdo cep të

Shqipërisë. Nëse do të duhen pak gjëra dhe nëse e shihni të nevojshme, edhe ne si komision

mund t’ju mbështesim fuqimisht.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – A keni nevojë të merrni kohë për përgjigjet? Kemi edhe tre kolegë

që duan të bëjnë pyetje. A t’i mbledhim edhe këto tri pyetje?

(Reagim pa mikrofon.)

Fjalën e ka zonja Rista.

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

11

Adelina Rista – Faleminderit që jeni sot këtu! Ne, në fakt, e kemi lexuar raportin tuaj

me shkrim dhe ato që ju i thatë me gojë na i qartësoi më mirë situatën, megjithëse me këto që

kemi përpara jemi të qartë. Unë ju falënderoj për analizën! Në krahasim me analizën e së

kaluarës, ju pikat e rezolutës, detyrimet që rrjedhin nga rezoluta, i keni përmbushur të gjitha,

madje jeni në përfundim të procesit të digjitalizimit dhe ju falënderoj edhe për këtë!

Dua t’ju drejtoj vetëm një pyetje. Unë i kam merak burimet njerëzore, pasi prej vitesh

e kam mbuluar këtë fushë, pra kam punuar me burimet njerëzore. Jam dakord që zhvillimi

shkon gjithmonë paralel me burimet njerëzore të specializuara dhe të kualifikuara. Dua të di

nëse stafi juaj, burimet njerëzore kanë nevojë për trajnime dhe kualifikime, programe trajnimi,

kualifikimi në drejtim të specialiteteve të caktuara. Nëse i keni këto programe, si shkon

kualifikimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore?

Faleminderit!

Bujar Çela – Unë ju përgëzoj për punën! Si gjithmonë, ju jeni lider në komunikim.

Jeni televizioni i parë kombëtar. Tani janë edhe tri të tjera.

Pyetjen e parë, të mos më keqkuptojë Fideli, por dua të di nëse ka ikur Fideli nga zona

apo ka shkuar sinjali atje, sepse ka disa zona që kanë mungesë sinjali?

Pyetja e dytë: flasim për pirateri, vjedhin të gjithë, po ju në stafin tuaj a keni nga ata që

u shërbejnë të tjerëve, duke marrë nga magazinat, nga vlerat, nga arkivat tuaja, pra rrinë te ju,

punojnë te ju, paguhen nga ju, por u shërbejnë rivalëve tuaj?

Faleminderit!

Musa Ulqini - Faleminderit!

Për shkak se siç u tha jam relator, fjalën time do ta ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është

një vlerësim për raportin.

Pjesa e dytë ka të bëjë me disa çështje të cilat u theksuan në mënyrë të pjesshme ose

të plotë nga kolegët, por mendoj se janë çështje për të cilat kemi nevojë jo thjesht për një

përgjigje në komision, por që me siguri do të jenë pjesë e punës që ju do të bëni, planifikimit

që keni bërë për vitin në vazhdim, që do të shërbejë për të ndërtuar rezolutën e re të komisionit,

e cila do të miratohet edhe në seancën plenare në parlament. Nuk është e tepërt të themi se

ky raport që kam përpara po ta krahasojmë me raportin e vitit 2013 dhe me çdo raport tjetër,

nuk ka të krahasuar, po flasim për pjesën formale, por ajo që është thelbësore nuk ka të

krahasuar me atë se çfarë përmban raporti. Kjo nuk ka lidhje me artikullshkruesit, me atë që

ka shkruar raportin, por me atë se çfarë po ndodh realisht në Radiotelevizionin Shqiptar, pra

pa diskutim që ka qenë viti më i suksesshëm.

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

12

Një falënderim nuk është i tepër për drejtorin e Përgjithshëm, për Këshillin Drejtues,

për të gjitha bordet dhe për të gjithë punonjësit e RTSH-së.

Kam një vlerësim me emër të përveçëm për punonjësen, këshilltaren e Shërbimit të

Monitorimit të Institucioneve të Pavarura që mbulon RTSH-në, zonjën Kadare, e cila ka bërë

një material shumë të detajuar, shumë të rëndësishëm, që është një ndihmë për ne anëtarët e

komisionit. Do të sugjeroja që ky material t’u vihet në dispozicion edhe Këshillit Drejtues

dhe ekzekutivit të RTSH-së përpara se ne ta diskutojmë, sepse është vërtet një material shumë

i rëndësishëm, ku bëhet një ballafaqim i detajuar mes kërkesave ligjore dhe asaj çfarë RTSH-

ja ka bërë gjatë një viti.

Raporti i RTSH-së respekton kërkesat e ligjit nr.97, të vitit 2013, rezolutën e Kuvendit

të Shqipërisë miratuar një vit më parë, kontratën e shërbimit të miratuar me AMA-n, statutin

e RTSH-së, parimet editoriale dhe kërkesat e progresraportit të BE-së për RTSH-në për vitin

2016. Dy risi dua të theksoj këtu.

E para, është hera e parë që ne kemi ballafaqimin në raport pikë për pikë me të gjitha

shkresat e rezolutës së miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, që tregon një seriozitet të Këshillit

Drejtues dhe të ekipit menaxhues të RTSH-së, sepse është një rezolutë, një dokument themelor

i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Për herë të parë kemi një ballafaqim me të gjitha pikat

e kësaj rezolute.

E dyta, besoj se është e rëndësishme të theksoj se ky raport, nëse ballafaqohet me

platformën për të cilën u votua drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, është në zbatim të asaj

platforme. Për herë të parë ne kishim një drejtor të votuar me një platformë. Puna e bërë, ky

raport respekton atë platformë. Nuk ka gjëra të ndryshme, që me tjetër platformë miratohet

drejtori i Përgjithshëm dhe të tjera gjëra ndodhin në RTSH.

Do të them shkurt se çfarë mendoj se ka qenë e veçantë për vitin 2017 në RTSH.

E para, përsëri mund të them se viti 2017 ishte viti kur ne kishim një institucion publik

të strukturuar sipas ligjit, statusit, standardeve të mënyrës se si funksionojnë transmetuesit

publikë, pra një ekip i ri, struktura të reja dhe standarde të reja. Kjo është shumë e rëndësishme,

sepse për vite të tëra kanë munguar ose nuk kemi pasur statutin, ose nuk kemi pasur ligjin

ashtu siç duhet, sidomos nuk kemi pasur të plotësuar ekipet ekzekutive dhe ekipin e Këshillit

Drejtues.

E dyta, është viti kur është punuar më shumë se asnjëherë për kalimin në transmetimet

numerike. Sipas asaj që unë kam, edhe nga kontaktet që kam me drejtuesit e RTSH-së, besoj

se deri në fund të vitit do të bëhet e mundur që më në fund RTSH-ja të kalojë në transmetime

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

13

numerike, që do të jetë një arritje shumë madhe, e cila është në përputhje me detyrimet që

Shqipëria ka me konventat që kemi miratuar.

E treta, oferta e RTSH-së këtë vit ka qenë më e mira në historinë e RTSH-së. Këtu u

tha se janë 10 kanale falas: 3 gjeneraliste, 7 tematike. Pa diskutim është sukses i madh që

ne kemi një RTSH Kuvend, por ky i fundit ashtu siç është në platformën tuaj dhe siç u tha

këtu nga kolegët, duhet që të mos mbetet te transmetimet, por të bëjë edhe hapin e dytë: të

jetë një kanal që të ketë diskutime për çfarë ndodh në Kuvend e të tjera. Kemi 4 radio

kombëtare, është risi ajo që u tha edhe këtu nga ju, për një kanal dedikuar muzikës klasike,

është çështje kulture kjo. Shqipëria dhe publiku shqiptar e meritojnë një gjë të tillë. Kemi

transmetime satelitore që nuk kanë qenë asnjëherë, janë 6 kanale, 8 radio, një mundësi e madhe

që shqiptarët që janë jashtë atdheut të ndjekin atë që ndodh në Shqipëri përmes transmetuesit

publik. Kemi ndryshime cilësore në 2 studiot lokale në Korçë e Gjirokastër. Unë besoj se

shumë shpejt e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shkodër, ndoshta edhe në Kukës.

Aplikacioni i RTSH-së, u fol këtu, mendoj se është një arritje shumë e madhe. Para

disa ditëve ishin 760 mijë përdorues, sot mund të jenë 80 mijë, por është një mundësi e madhe,

sepse RTSH-ja ecën në një hap me teknologjitë e reja, siç janë edhe këto mjete që kemi në

dorë dhe i jep mundësi publikut që ta ndjekë RTSH-në online kudo që është.

Nga pikëpamja e programeve ka shumë programe të reja: festivali, një bum i

jashtëzakonshëm për sa i përket sportit. Por arritje shumë e madhe, që i ka dhënë pikë

Shqipërisë besoj se është mënyra se si trajtohen nga transmetuesit publikë pakicat

kombëtare. Asnjë vend i rajonit tonë nuk bën këtë që bën RTSH-ja. Është një arritje shumë

e madhe nga pikëpamja e standardeve. Duhet të thuhet me zë të lartë një gjë e tillë. Edhe

dizajneri i ri, që u tha këtu, është diçka që i jep sharm, klas, e bën RTSH-në më konkurruese

në treg.

Një gjë që ka qenë pjesë e gjithë aktivitetit tuaj, mund të ishte thënë pak më shumë në

raport, megjithëse ju e keni theksuar, nuk ka ndodhur ndonjëherë që institucionet

ndërkombëtare të kenë pasur një qasje siç kanë pasur gjatë vitit 2017 ndaj transmetuesit publik.

Kjo është e kuptueshme, sepse ishte një transmetues që ishte shumë larg së qenurit publik,

ishte një transmetues me shumë probleme në lidhje me politikën. Sa më shumë ndryshime

bën RTSH-ja, aq më shumë institucionet ndërkombëtare kanë një qasje pozitive ndaj këtij

transmetuesi.

OSBE-ja gjatë vitit të kaluar ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me RTSH-në, shumë

aktivitete, trajnime. Është për t’u cilësuar që në konferencën kombëtare të organizuar nga

OSBE-ja që bëhet çdo vit, një çështje e madhe ishte e gjithë problematika e RTSH-së, ku

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

14

përfaqësuesit kryesorë të OSBE-së, të Delegacionit Europian, të Këshillit të Europës folën për

herë të parë me fjalët më pozitive për atë që po ndodh në RTSH për sa u takon reformave. Atë

që ka ndodhur në raportin e OSBE/ODIHR-it ne duhet ta themi me krenari, sepse për herë

të parë pas 25 vjetëve në një raport të OSBE/ODIHR-it, që është institucioni me i besueshëm

kur flasim për zgjedhjet, bën një vlerësim jo për përqindjet e partive politike, siç tha profesori,

por flet për diçka tjetër, flet për një përqasje të një transmetuesi publik që është i pavarur dhe

zbaton thelbin e asaj se çfarë duhet të jetë sjellja e një transmetuesi publikë, kur është fjala

për zgjedhjet politike.

EBU-ja është një institucion, i cili grupon transmetuesit publikë. Ky është viti ku besoj

se numri i trajnimeve dhe i marrëdhënieve të RTSH-së me EBU-në ka qenë më i madhi. Besoj

se është historike që për herë të parë një mbledhje e të gjithë drejtuesve të bordeve të

transmetuesve publikë të planetit do të vijnë në Tiranë, në Shqipëri. 200 drejtues të

televizioneve, që nga gjigandë, si: RAI, BBC-ja dhe ekranet e tjera do të jenë të pranishme në

Tiranë. Nuk vijnë për shkak të rotacionit të germave të alfabetit, por vijnë për shkak të asaj

se çfarë po ndodh në RTSH. Është një gjë të cilën RTSH-ja do të ketë rast jo ta shesë, por ta

menaxhojë si një arritje shumë të madhe, që të na bëjnë krenarë të gjithëve, jo vetëm ne

anëtarët e komisionit, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, por të gjithë shqiptarët. Do të jetë

qendër e një mbledhjeje, e cila ka ndikim shumë të madh; është reklamë e madhe për Shqipërinë

për turizmin, për historinë e të tjera. Do të vijnë nga Japonia, nga Afrika e Jugut, nga Amerika

e Jugut, nga vende të vogla, të mëdha, nga SHBA-të, nga të gjitha vendet ku ka transmetues

publik.

E fundit, vlerësimi në progresraportin e BE-së, publikuar më 17 prill, përsëri edhe këtu

gjejmë vlerësimin e parë pozitiv për pavarësinë e RTSH-së. E gjitha çfarë thashë ka një matës

që është performanca ose audienca, ka një debat, të gjithë “armiqtë” e RTSH-së, RTSH-ja

nuk ka armiq, ka kundërshtarë, por në fakt ka edhe armiq, kur vjen fjala për të anatemuar

RTSH-në, edhe sot përdorin audiencën e ulët të RTSH-së. Vetë RSH-ja, Këshilli Drejtues,

ekipi menaxhues e kanë sfidë të madhe, e kanë pjesë të diskutimit të tyre. Unë kam qenë pjesë

e disa prej këtyre diskutimeve dhe për herë të parë po bëhen përpjekje serioze nga vetë RTSH-

ja për të matur audiencën. Po për herë të parë OSBE-ja ka bërë një gjë të tillë, është futur në

këtë çështje, për t’i dhënë kredibilitet kësaj gjëje, sepse konkurrenca bën që shifra audiencash,

për shkak të konkurrencës, të mos kenë asnjë lidhje me të vërtetën. AMA, që është një

institucion kredibël në Shqipëri, flet për pozitivitet kur është fjala për rritjen e audiencës.

OSBE-ja thotë: “ 42% e shikuesve thonë se programet e RTSH-së po ndryshojnë”. 26,5%

thonë se nuk ka ndryshim; ata nuk vërejnë ndryshim. Ndërkohë, Shqipërisë ende i mungojnë

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

15

agjencitë e pavarura të mirëfillta, që nuk përdoren nga komercialët, për të bërë matjen e

audiencës.

Këto ishin çështjet, të cilat desha t’i shenjoja si arritje, ndërsa tani ka ardhur momenti

të flas për disa çështje që janë probleme, por janë edhe pyetje. Këtu, në komision, duhet një

përgjigje nga ju që përfaqësoni RTSH-në, në lidhje me çështjen e digjitalizimit. Raporti i

djeshëm i AMA-s kishte disa të dhëna shqetësuese, por që konsiderohen të vjetëruara, kjo jo

për fajin e AMA-s, po për shkak të procesit që ecën shumë shpejt. Ai raport ka ardhur këtu në

fillim të marsit, është hartuar diku nga shkurti, ndërsa sot, që jemi në fund të prillit, procesi ka

ecur dhe shumë nga bashkitë që nuk mbuloheshin me sinjal, sot mbulohen.

Në raport ju thoni se deri në fund të vitit ky proces do të përfundojë. Pra, 92 apo 98 %

e popullsisë së Shqipërisë do të mbulohet me sinjalin e ri. Pra, një përgjigje në lidhje me këtë

çështje, pasi besoj se edhe kolegët e prekën këtë çështje në mënyra të ndryshme, dikush duke

u nisur nga zona përkatëse elektorale, dikush në përgjithësi.

Çështja e dytë. Çështja e dytë ka të bëjë me dekoderët. Edhe në qoftë se ne e mbarojmë

procesin e digjitalizimit, nëse familjet shqiptare nuk pajisen me dekoderë, atëherë kjo punë e

jashtëzakonshme e këto vështirësi të mëdha që janë kaluar, rrezikojnë të mos kenë atë për të

cilën është bërë investimi.

Në raport ka një kapitull për këtë çështje. Ky është një problem serioz dhe ka disa

alternativa. Megjithatë, unë mendoj se nga ana juaj do të duhej një përgjigje sot, këtu, e

shkurtër, por thelbësore, se cila do të ishte zgjidhja.

Çështja e tretë ka të bëjë me tarifën për aparatet televizive. Ka keqkuptime për këtë

çështje, publiku nuk është i informuar. Pas publikimit të këtij raporti, rrezikohet të ketë një

politizim të çështjes, të ketë keqinformim. Ju keni qenë shumë të hollësishëm aty, keni bërë

krahasimin e taksës me të ardhurat, sepse, nuk mundet të krahasohet me tarifën e Bashkimit

Europian, por me të ardhurat për frymë. Që të jemi të qartë se si është kjo, jo në vlerë absolute,

por ju e krahasoni edhe me vendet e rajonit, është shumë e rëndësishme të kemi një përgjigje

të qartë për këtë çështje. Unë ju ftoj që, në lidhje me këtë çështje, të jeni më agresivë e t’i

informoni njerëzit, me qëllim që të mos e lejoni politikën, secilën nga anët e politikës, ta

keqpërdorë. Kjo është një çështje shumë sensitive, ndaj duhet të jemi shumë të qartë kur flasim

në lidhje me të.

Çështja tjetër ka të bëjë me mënyrën se si ua paraqisni ofertat shqiptarëve, sa e keni

performuar ju atë, a ka vend për ndryshime? Ju thoni se keni bërë disa takime, si në Shkodër,

Gjirokastër, Korçë. Ju thoni se këshilli i dëgjuesve dhe i shikuesve ka qenë aktiv. Megjithatë,

unë mendoj se fakti që 26, 5 % e shqiptarëve mendojnë se nuk po ndodh asnjë ndryshim në

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

16

RTSH, ju detyron juve, ju obligon juve, që përveç Këshillit të Dëgjuesve e të Shikuesve,

përmes gjithë fuqisë që keni, të jeni më agresivë në treg, përmes aktiviteteve të mëdha, duke ia

filluar këtu, nga Tirana. Unë di që keni një plan për të bërë diçka të madhe këtu, që t’i ftoni të

gjithë, edhe kundërshtarët, armiqtë e RTSH-së, se RTSH-ja ka plot armiq, edhe të interesuarit,

të gjithë faktorët, edhe ndërkombëtarët, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, edhe

përfaqësuesit e minoriteteve e të tjerë, që ju, në mënyrë publike, me tërë fuqinë që keni, t’ua

bëni të njohur shqiptarëve atë që po ofron RTSH-ja çdo ditë dhe se cila është oferta juaj në

tregun e sotëm.

Besoj se kjo është e rëndësishme. Ju mendoni, shumë veta mendojnë, se ajo çfarë

transmeton çdo ditë RTSH-ja s’ka nevojë për reklamë, sepse është një ofertë që flet vetë.

Absolutisht që bie dakord me këtë, por është po kaq e rëndësishme, për shkak të traditës, për

shkak të konkurrencës, për shkak të shumë gjërave të tjera, që ju të jeni më agresivë për të

informuar shqiptarët në lidhje me ofertën e re që ju, çdo ditë e më shumë e në mënyrë cilësore,

ofroni përmes programeve e kanaleve të RTSH-së.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit, Musa! Edhe unë, para se t’ju jap fjalën, do të doja t’ju

bëja disa pyetje.

Së pari, bashkohem me të gjithë kolegët e mi, që raporti është i hartuar mirë, ndjek të

gjitha rregullat që duhet të ndjekë një raport i këtij lloji lidhur me ligjin, lidhur me rezolutën e

Kuvendit të vitit të kaluar, lidhur me detyrimet që ka lënë Kontrolli i Shtetit, apo edhe të tjera

strategji, të cilat janë miratuar pranë institucionit tuaj. Ajo ku dua të ndalem me më shumë

vëmendje është fakti se kur lexon dy rekomandimet e Bashkimit Europian, atë të vitit 2016 e

atë të vitit 2017, gjëja e rëndësishme është statuti i munguar, rregullorja e veprimtarisë së

RTSH-së, dhe tani rregullorja e re që ju keni, me të cilën organizoni veprimtarinë e brendshme.

Është një nga ngjarjet e rëndësishme, ajo që dua të theksoj, që komisioni ynë, sa here që ka

qenë në ballafaqim me ndërkombëtarë, me grupe nga OSBE-ja, nga Këshilli i Europës, nga

Komisioni Europian apo edhe nga BIRN, ta përmendë këtë si arritje.

Ndërkohë, meqë përmenda BIRN-in, dua t’ju them se, përveç arritjeve që përmendën

nga këto institucione ndërkombëtare, ka edhe një raport të dalë nga BIRN-i dhe nga Gazetarët

pa Kufi, që mbase e keni lexuar, bëhet për të gjithë Ballkanin, nuk bëhet vetëm për Shqipërinë,

por ende ka disa probleme në lidhje me monopolizimet në medie dhe kërkohet të fuqizohet më

shumë roli i RTSH-së.

Thënë këtë gjë, unë dua t’ju bëj një pyetje, e cila lind edhe nga analiza e bërë nga

Shërbimi i Monitorimit. Në raportin tuaj, por edhe te analiza e Shërbimit të Monitorimit, ne

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

17

vëmë re se buxheti juaj është një buxhet në rritje. Kjo për sa u takon të ardhurave të akumuluara

si nga buxheti i shtetit, po ashtu edhe nga të ardhurat që ju grumbulloni nga privatët. Edhe

struktura ka ardhur duke u përmirësuar. Pavarësisht nga kjo, unë dua t’ju pyes: kjo strukturë e

të ardhurave që ju grumbulloni, a është e mjaftueshme për t’ju bërë juve konkurrues në tregun

mediatik shqiptar, siç kërkohet sot, sidomos nga raporti i BIRN-it, sidomos nga Këshilli i

Europës, sidomos nga raporti i progresit? Kjo kërkohet nga të gjithë partnerët tanë

ndërkombëtarë.

Pyetja e dytë lidhet me rritjen e audiencës. Ju keni rritur audiencën dhe kjo është një

gjë e mirë, të cilën na e vuri në dukje edhe AMA dje, duke na treguar edhe përqindjen e rritjes.

Edhe dje, kur kishim AMA-n në raport, u ngritën disa çështje. Njëra çështje lidhej me faktin se

sa shumë e informojmë ne publikun lidhur me mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet e

duhanit.

Kjo pyetje u bë për të kuptuar nëse në RTSH ka programe për shëndetin, për më tepër

kur kemi edhe një ligj, i cili kërkon që ky të jetë informacion në prime time.

Profesor Rrokaj e tha sot, por edhe dje e diskutuam: në këtë moment ku jemi, si do të

ndryshojë programacioni, për të pasur vëmendje ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian?

Cilat do të jenë kërkesat e reja që do të ketë programacioni i televizionit tuaj?

Pyetja e tjetër lidhet me një shqetësim që keni ngritur ju. Në fakt nuk është pyetje, por

ka të bëjë me faktin se ne kemi vendosur t’ju japim një suport. Ju keni një problem lidhur me

pagesën e TVSH-së për pajisjet që përdorni për digjitalizimin dhe i keni bërë një kërkesë

Ministrisë së Financave me idenë që, nëse këto të ardhura do të lëvrohen, do të jetë shumë mirë

edhe për juve, që t’i riinvestoni pikërisht në digjitalizim, e për këtë arsye keni filluar dhomën

e digjitalizimit apo ngritjen e bazës filmike që keni, për të bërë database-n filmik. Ne do të

bënim dy aksione për t’ju ndihmuar. E para, të bënim një vizitë, si komision, pranë kësaj

qendrës suaj, sallës suaj të vogël ose të madhe, por që tani është shumë inovative. E dyta, them

se ne mund t’i shkruajmë një letër Ministrisë së Financave, ku t’i kërkojmë lehtësi në lidhje me

këtë çështjen e TVSH-së, duke e kuptuar se sinjali që ju prodhoni është një e mirë publike, e

kësisoj ka një koncept të përfituar, edhe për rimbursimin e TVSH-së në lidhje me këtë pajisje

që keni marrë për digjitalizim.

Faleminderit!

Fjala për ju!

Thoma Gëllçi – Unë ju falënderoj shumë për fjalët e mira, të cilat pa diskutim e rrisin

optimizmin e ekipit të RTSH-së për të vazhduar rrugën e ndryshimeve. Për të mos thënë shumë

fjalë, po u përgjigjem pyetjeve shkurt, një e nga një.

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

18

Në fillim do ta nis me problemin e mosmbulimit në disa zona të Beratit, që ju, i nderuar

deputet, përmendët, si dhe për antenën e kalasë në Berat.

Si në Berat, si në Lezhë, si në një vend tjetër, që s’e mbaj mend, ne ndeshemi me një

problem: që vendet ku janë vendosur antenat janë qendra arkeologjike apo qendra të

rëndësishme kulturore dhe në këto qendra RTSH-ja nuk i ka më. Për shembull, në Berat nuk

kemi antenë në kala, apo në Lezhë nuk kemi antenë tek tyrbja sipër. Këtu është një problem

tjetër: qe vetëm RTSH-ja e respekton këtë fakt, duke tërhequr antenat nga qendrat arkeologjike

e kulturore, ndërsa të gjitha antenat e tjera ndodhen në kala. Kështu, për të parë RTSH-në,

shikuesit duhet ta kthejnë antenën nga krahu i kundërt i antenave të tjera, ku janë antenat

tradicionale apo ato të televizioneve të tjera. Kjo na vë shumë në vështirësi, sepse, nëse nga ne

kërkohet dhe ne e zbatojmë, duhet që me të njëjtën forcë, autoritetet shtetërore t’u kërkojnë

edhe operatorët privatë që të ndryshojnë vendin e antenave. Sepse, njeriu s’mund ta ndryshojë

drejtimin e antenës herë nga Dajti për të parë Klan-in dhe Top-in, e herë nga Durrësi për të parë

RTSH-në. Kjo është e pamundur.

Sa për mosmbulimin në disa zona, si në zonën e Beratit, kjo ndodh për shkak se ne nuk

kemi filluar ende transmetimet digjitale në stacionin e Gllavës, i cili është stacion me fuqi

shumë të madhe, që do të mbulojë edhe Beratin, edhe pjesën e pambuluar të Poliçanit. Nga ana

e RTSH-së është mbaruar krejt puna, që prej rreth gjashtë muajsh. Për shkak të dimrit të zgjatur

e vështirësive, kompania gjermane nuk e pati të mundur t’i instalonte këto. Tashti presim nga

dita në ditë, që ata të vendosin transmetuesit dhe të fillojmë transmetimet.

Nga ana e RTSH-së, gjatë vitit të kaluar është bërë një investim jo i vogël, që të gjitha

pikat e vjetra, të cilat ishin lënë gabimisht jashtë projektit të digjitalizimit, me atë kredinë e

famshme, që janë pagesa shtesë, ne i kemi mbaruar tashmë dhe janë të gatshme të gjitha të

presin transmetimet, duke përfshirë Gllavën, Petreshin në Elbasan, Taraboshin, Çervenakën në

Korçë, që do të mbulojë zonën e rrëzës së Moravës, Sopotin në Gjirokastër e në Vlorë, Milenë.

Nga ana e RTSH-së është gjithçka gati për të pritur aparaturat. Tashti që moti është i mirë, kjo

është një punë disajavëshe dhe ne mund të fillojmë transmetimet e plota.

Po u jap përgjigje disa shqetësimeve të përbashkëta, duke i grupuar në të njëjtën pikë.

Kuptohet, ka mungesa të sinjalit të RTSH-së në transmetimet analoge në shumë zona. Kjo

sepse, e kam theksuar edhe herë të tjera këtu, repetitorët e RTSH-së, një numër i madh prej 300

repetitorësh, nuk ishin në varësi të Radiotelevizionit Shqiptar, por në varësi të pushtetit vendor.

Pushteti vendor caktonte njerëz, të cilët kujdeseshin për këto apo bënte pagesën e energjisë

elektrike.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

19

Pasi ndryshoi sistemi i ndarjes administrative, kur nga komuna u kalua në bashki të

mëdha, shumë repetitorë mbetën pa zot. Nuk u mor ndonjë vendim se kush i kishte nën

kujdesje, nuk u paguan faturat e energjisë elektrike, nuk u paguan njerëzit që kujdeseshin për

to e të tjera. RTSH-ja ka bërë të pamundurën që të mbajë gjallë transmetimet analoge, por

njëkohësisht, po ju them se ka të pamundur, sepse është edhe inefektive, të investojë në

riparimin e transmetimeve me analog, për shkak se brenda dy-tre muajsh do të fillojnë

transmetimet numerike dhe ato do të fiken.

Kështu, nëse deri më sot kemi pasur ankesa në zona të caktuara, prapëseprapë po u

them se gjatë vitit të kaluar është bërë një punë shumë e madhe për shtirjen e sinjalit analog në

gjithë Shqipërinë dhe përmirësimin e tij.

Sot transmetimet analoge në të gjitha zonat ku kemi ndërhyrë janë të mira, por ato e

kanë jetën jo më shumë se 2-3 muaj, se ato do të fiken dhe të fillojnë transmetimet. Kështu që

unë besoj se i jap përgjigje pyetjes suaj, që unë e them me rezervë, duke mos shprehur shumë

optimizëm, deri në fund të vitit projekti i digjitalizimit mbaron, sepse ne do ta mbarojmë

përpara këtë projekt. Në gusht apo në shtator ka marrë fund ajo histori. Gjithë Shqipëria do të

ketë sinjal të pastër digjital.

Besoj se i dhashë përgjigje kështu edhe pyetjes së profesor Rrokajt, se ku qëndrojmë

me problemet e digjitalizimit.

Profesor Rrokaj pyet se si qëndron problemi me transmetimet me regji të dedikuara?

RTSH-ja e ka bërë të qartë se ne nuk pranojmë materiale të gatshme. Iu kemi dërguar

materiale të shkruara qeverisë, partive politike etj., që ata mund të bëjnë transmetime me regji

të dedikuara sa të duan, po ne kemi gazetarët tanë që mbulojnë lajmet, kur e shikojnë redaksitë

të arsyeshme se këto do t’i mbulojnë.

U vumë në vështirësi vitin e kaluar, kur sinjali i RTSH-së, që pasqyron punimet e

Kuvendit, nuk u dha falas për televizionet private dhe u bë gjithë ajo zhurmë e madhe në

Kuvend, kur ne nuk kërkojmë pagesë, por kërkojmë që të respektohet logoja e RTSH-së. Të

gjitha kanalet private ta marrin sinjalin falas, s’ka problem fare, por të jetë nën logon e RTSH-

Kuvend. Se si punojnë zyrat e shtypit të qeverisë apo të partive politike me regji të dedikuara

apo jo, kjo është punë e tyre. Ne nuk kemi punë me ta. Të gjitha materialet që transmetojmë

në RTSH janë prodhime të RTSH-së.

Në lidhje me besimin dhe paanshmërinë, prapë nga profesor Rrokaj.

Sfida më e madhe që ka pasur RTSH-ja gjatë kohës që unë kam qenë drejtor, dy vjet,

ka qenë sfida e reputacionit. RTSH-ja ka pasur një reputacion të shkatërruar në popull, ku të

gjithë pa përjashtim thoshin se ne nuk e hapim televizionin, e paguajmë kot taksën. Tani

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

20

rezultat i kujt ishte ky dëmtim kaq i rëndë i reputacionit, unë nuk kam ndër mend ta zgjas këtu.

Kuptohet që arsyeja kryesore se pse RTSH-ja ishte në këtë gjendje, është se RTSH-ja ishte

kthyer në një mjet propagandistik të qeverive të radhës. Thjesht bënte kronikën e qeverive, të

ministrave, të politikës së partisë në pushtet, cilado qoftë ajo e të tjera. Kjo e kishte rrënuar

reputacionin e televizionit publik si një zë qeveritar që ishte një zë i maxhorancës kundër

opozitës në vazhdimësi.

Kuptohet që e nisëm një punë që nuk kishte të bënte me vullnetin thjesht të individëve

që punojnë dhe drejtojnë RTSH-në sot, por duke miratuar disa dokumente bazë siç janë parimet

territoriale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim, jo vetëm për gazetarët, operatorët,

kameramanët e të tjerë, por për të gjithë punonjësit, qoftë drejtorin e përgjithshëm e të tjerë,

që të mos bëjë siç ka qejf ai apo si ia thotë mendja atij, por të bëhet sipas disa parimeve të

shkruara, që nuk ka njeri në dorë t’i ndryshojë. Kjo ka sjellë pa diskutim rritjen e besimit, ka

sjellë rritjen e shikueshmërisë dhe ka sjellë edhe rritjen e paanshmërisë të programeve të

TVSH-së dhe të Radios në publik.

Për problemin e detyrimeve ndaj të tretëve do t’ia lë fjalën Pandit, kryetari të Bordit të

Administrimit.

Pandi Madhi – Lidhur me problemin e debitorëve në RTSH për të gjithë ato subjekte

që nuk janë treguar korrekte në zbatimin e kontratave për shërbimin e ofruar, kanë filluar

menjëherë procedurat gjyqësore. Pozitiv është fakti që të gjitha proceset gjyqësore janë fituar

nga ana e RTSH-së dhe shumë prej këtyre detyrimeve janë arkëtuar. Një pjesë e këtyre

detyrimeve janë bërë edhe me kontrata këmbimi me subjekte të caktuara, për arsye të

problemeve financiare që kanë pasur, por që është shlyer pjesa e detyrimit që ato kanë pasur

ndaj RTSH-së. Ka akoma subjekte që janë në vijim të procedurave gjyqësore për arsye të

moszbatimit të detyrimeve kontraktore, por ka edhe pak subjekte, mbi 20 vjet më parë, me të

cilat janë fituar proceset gjyqësore, por që nuk ju gjendet adresa për arsye se ndonjë prej tyre

edhe është mbyllur fare, ndonjë edhe ka humbur dhe gjykata nuk e gjen dot. Po ashtu, edhe nga

ana e RTSH-së është e pamundur të gjenden këto subjekte, të cilat janë shumë pak, 4 subjekte.

TV Arbëria, për shembull, është një nga këto që nuk ekziston më.

Përgjithësisht, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Detyrimet debitore janë në ulje

nga viti në vit. Përgjithësisht detyrime të reja nuk ka pasur.

Faleminderit!

Thoma Gëllçi - Pyetja e zotit Fidel për kanalin RTSH 24. Kemi nxjerrë siglën, por nuk

kemi filluar transmetimet. Jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të dalë kanali. Do të ketë 24

orë lajme. Besoj se për një muaj do të jetë afati përfundimtar.

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

21

Vërejtja për web-in është e drejtë. Ne jemi duke bërë një web të ri, që është shumë më

aktiv. Shpejt do të mbarojë edhe kjo punë, por jemi mbrapa. Kemi hapur një faqe të dedikuar

për Botërorin, për sportin. Mund ta gjeni në sportrtsh.al, por akoma po punohet dhe punë orësh,

punë ditësh do të bëhet aktiv.

Në lidhje me pyetjen se a mund të marrim ne gazetarë me pagesa më të mira, mund t’ju

them se po, ne kemi hapësirën ligjore që me anë të projekteve të rekrutojmë gazetarë që

paguhen më mirë se të tjerët dhe e kemi aplikuar. Kuptohet se konkurrenca në emisionet

politike është e lartë, por kemi filluar përpjekjet dhe po bëjmë dy emisione politike.

Unë kam shumë besim se emisionet do të ngrihen, do të kenë më shumë interes, por

nuk mund të mbetemi në 2-3 figura, të cilat kanë bërë emër në televizionet private dhe e kanë

audiencën e tyre të krijuar me punë. Kjo është punë konkurrence dhe ne do të krijojmë figurat

tona të reja, që të konkurrojnë me figurat e tyre, por hapësirën për të marrë një, dy apo tre

gazetarë me pagesa më ekstra, e kemi, se hapësira ligjore na e lejon.

Ne nuk kemi bërë ndonjë reformë pagash në RTSH dhe kjo për arsye sepse reforma e

pagave është një gjë që ka të bëjë me lëvizje njerëzish apo me shkurtime. Atje ku janë për t’u

bërë shkurtime, sigurisht që janë bërë dhe do të bëhen, por kuptohet që edhe shkurtimet në

RTSH nuk janë si në vendet e tjera, por janë më shumë kosto, sepse ne i paguajmë të gjitha

detyrimet që rrjedhin në bazë të Kodit të Punës. Për shembull, në qoftë se u mbyllën

transmetimet me valë të shkurtra në stacionet e Fllakës dhe të Shijakut, aty punonin rreth 50

punonjës teknikë, të cilët kishin rreth 30-40 vjet punë në RTSH dhe për të gjitha këto RTSH-

ja ishte e detyruar dhe ua kreu pagesat që u takonin, 20 rroga mujore, vjetërsinë e punës e të

tjera. Kështu që, bëmë një reformë shkurtimesh, jo si qëllim në vetvete, por ristrukturime dhe

kjo është një reformë me kosto të madhe financiare për ristrukturimet e të tjera. Edhe kjo është

një reformë me kosto të madhe financiare për ne. Ne nuk e kemi atë luks, hëpërhë, që të bëjmë

një politikë tjetër pagash.

Për kanalin e Kuvendit, që është hapur, kuptohet hëpërhë vetëm për transmetime e

seancave plenare, në administratën e Kuvendit ka filluar puna, sepse duhet një infrastrukturë

me kamera dhe regji. Ne i kemi kërkuar një ambient administratës së Kuvendit se ku do të

vendosim regjinë, se nuk mund të vendosim një autobus përditë, se kemi dhe punë të tjera. Aq

mjete kemi. Pra, të kemi lidhje me sistemin e kamerave që janë këtu ku zhvillohen punimet e

komisioneve etj. Dhe ata vetë thonë që nuk janë shumë të qartë vetë se ku do të shkojë kjo, ku

do të shkojë ajo, se ka projekte për ndryshim këtu. Por po punojmë bashkë me administratën e

Kuvendit. Kuptohet, synimi është që kanali i Kuvendit të jetë një kanal me program 24 orë

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

22

qoftë nga arkiva, qoftë nga punimet direkte, qoftë nga emisionet tematike, por kjo do të bëhet

gradualisht.

Kanali sportiv. Ne jemi krenarë për kanalin sportiv që kemi bërë. Kuptohet jo thjesht

se kemi ekskluzivitetet më të mëdha të botës. Mund të jetë kanali më i mirë sportiv në Europë

për ato që ofron, kampionatet botërore apo europiane. Nga të gjitha sportet arritja më e madhe

ishte për Formula uno që e firmosëm dje. Ne e kemi Europa League, e transmetojmë atë, kemi

lidhur kontratën edhe për vitet e ardhshme për Europa League. Jemi në diskutime për

Champions League. Jemi ekskluzivë në Botërorin e Moskës, që do të bëhet tani. Jemi

ekskluzivë në Botërorin e Katarit që do të bëhet 5 vjet më vonë. Kemi siguruar të gjitha ndeshjet

e Kombëtares Shqiptare për 4 vjetët e ardhshme. Kemi siguruar të gjitha ndeshjet e Kampionatit

Europian të ardhshëm, shumë sporte të tjera, si: tenis, çiklizëm, not, atletikë.

Por kjo është njëra anë. Ana tjetër është që kanali i sportit u është futur sporteve

shqiptare, sporteve të cilat nuk janë aq të pëlqyera, me shumë spektatorë. Për shembull, ne

transmetojmë direkt Kampionatin e Mundjes, Kampionatin e Peshëngritjes, transmetojmë

direkt ndeshjet e volejbollit, të basketbollit për meshkuj dhe femra. Ne transmetojmë

kampionatin e kategorisë së parë në futboll, por dhe futbollin e femrave. Për këtë kemi marrë

vlerësime shumë pozitive nga drejtuesit e federatave apo nga ata që merren me sport, si trajnerë

etj.

Ne mendojmë se kjo i ka shërbyer rritjes së seriozitetit të sportit. Ndryshe është kur

luhet një ndeshje në një fushë të shkatërruar gjithë baltë, ku luhet kampionati i kategorisë së

parë të futbollit, ndryshe bëhet kur kjo ndeshje, pavarësisht fushës së shkatërruar dhe me baltë,

transmetohet në një televizion kombëtar, ku edhe arbitri dhe lojtarët kanë një seriozitet më të

madh në fushë.

Për taksën e aparatit ne kemi hedhur këtu në raport një mendim për tarifën e aparatit

televiziv. Kuptohet që tarifa e aparatit televiziv që paguhet është shumë e ulët. Është më e ulëta

në Europë dhe nuk i përgjigjet fare nivelit të transmetimeve të sotme të RTSH-së. Kuptohet që

ajo paguhet për çdo familje, jo për televizorët. E ka ligji për abonentët familjarë ku paguhet

vetëm për një aparat. Dhe të kesh 20 aparate, do të paguash vetëm për një aparat. Ne mendojmë

se kjo taksë, që është e ardhura kryesore e RTSH-së, është bazamenti i pavarësisë së RTSH-së.

Në qoftë se ne nuk do të kërkojmë që kjo taksë të shtohet, por do të kërkojmë që të shtohen

financimet buxhetore, ne, në të njëjtën kohë, kërkojmë që të vëmë veten edhe nën varësinë e

buxhetit të qeverisë dhe të qeverive që do të vijnë. Taksa e aparatit, pavarësisht se fjala taksë

tingëllon e ashpër, kjo taksë është garancia më e madhe e pavarësisë së RTSH-së. RTSH-ja

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

23

është pronë e publikut. Çdo shqiptar është aksioner në këtë ndërmarrje të madhe dhe kështu

duhet kuptuar.

Por publiku me të drejtë deri më sot nuk ka qenë i bindur që taksa që ai ka paguar, qoftë

ajo taksë simbolike, të shkonte në drejtimin e duhur. Ajo shkonte për propagandën e njërit

krah kundër krahut tjetër. Sfida jonë është që publiku ta miratojë taksën, ta miratojë me mendje

dhe me zemër edhe shtimin e taksës. Ne nuk kemi kërkuar në raport ndonjë shtim, por kemi

bërë një pasqyrë të gjendjes. Taksa e aparatit nuk është e mjaftueshme për veprimtarinë e

RTSH-së, sepse vetëm shpenzimet për mbajtjen në këmbë të rrjetit të digjitalizimit dhe pagesa

e kredisë që është ngarkuar RTSH-ja është pothuajse sa taksa që mblidhet. Në qoftë se këtu do

të llogarisim edhe shpenzimet për karburant, energji elektrike, shërbimin e sigurisë dhe të

mirëmbajtjes, apo shërbimin e transmetimit të fm-ve etj. E dimë që ky rrjet nuk i shërben vetëm

RTSH-së, sepse gjysma e këtij rrjeti u shërben kanaleve të tjera private. Ky do të jetë një

vendim, një diskutim që do t’ju vijë patjetër në të ardhmen.

Herë pas here ngrihet problemi i audiencës, se sa përqind në audiencën shqiptare zë

paketa e programeve të RTSH-së. Për fat të keq unë nuk kam përgjigje për këtë gjë, sepse nuk

kemi matje të sakta të audiencës në Shqipëri. Matjet që bëhen nga dy kompani private janë

komplet të kundërta nga njëra-tjetra dhe nuk janë kredibël për ne. Ne mendojmë që nuk janë

të sakta.

RTSH-ja po punon për një projekt të matjes së audiencës jo për propagandë, por për të

parë impaktin që programet tona kanë në publik, që në bazë të tyre të ndërtojmë punën se cili

program duhet të vazhdojë, cili program duhet të ndërpritet, çfarë duhet të rregullojmë etj.

Sigurisht që RTSH-ja vuan nga pirateria, por zyra juridike e RTSH-së ka gati çdo ditë ankesa,

letra, në lidhje me programet, prodhime të RTSH-së në vite, dhe që keqpërdoren pa të drejtë

nga televizione të tjera private. Kuptohet që ky fenomen ka ardhur duke u zvogëluar, sepse i

kemi qëndruar në kokë problemit. Çfarëdolloj sinjali që vjen në RTSH, në çfarëdolloj forme, e

gjen ankimimin tek AMA dhe letra paralajmëruese për gjykatat. Një zyrë e posaçme e RTSH-

së merret me mbrojtjen e të drejtës së autorit, e cila respektohet...

Milva Ekonomi – Unë kam përshtypjen se pyetja që bëri Bujari nuk lidhej me këtë lloj

piraterie. Ajo lidhej me faktin që brenda sistemit tuaj, gjërat dalin...

Thoma Gëllçi – Nuk kemi shkuar te pyetja e Bujarit. Kjo është pyetja e Ismetit. As

nuk bëhet fjalë të dalë nga RTSH-ja...

Milva Ekonomi – Është bërë, por mbase nuk do të bëhet më. Janë gjetur mjetet që të

mos bëhet.

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

24

Thoma Gëllçi – Unë po flas për sot. As që bëhet fjalë se mund të dalë qoftë edhe një

...

…Protokolle të sakta të përcaktuara dhe të shkruara qartë. Se kësaj s’i kalon nga një

type në file dhe si do të punohet me këtë file. Kush e menaxhon file-n? Prandaj kemi ndërtuar

edhe infrastrukturën e duhur, sistemin e duhur të mbrojtjes të të drejtave. Ajo punë që po bëjmë

e bën 100% të pamundur vjedhjen e pasurisë intelektuale të RTSH-së nga të tretët.

Trajnimet. Ne kemi nevojë për trajnime dhe për kualifikime të vazhdueshme. Në raport

ne kemi theksuar që për herë të parë e gjithë teknologjia e re që blihet, blihet bashkë me

trajnimin. Pra, jo thjesht ta mbajmë dhe të mos e përdorim, dhe të mbetet në ndonjë qoshe.

Bëhen trajnimet, sidomos trajnimet teknike. Por në RTSH ka mungesa të theksuara të

kualifikimit, sidomos të personelit teknik, i cili është i vjetër dhe nuk ka pasur mundësi të

kualifikohet me teknologjitë e reja, se ato nuk kishin hyrë në Shqipëri. Ne e kemi shumë të

vështirë ta kualifikojmë ose nuk ia vlen t’i futemi kualifikimit për një njeri që del për një

muaj, për një vit, apo dy vjet në pension.

Për shembull: kishim disa trajnime në Kinë dhe njëra nga kërkesat vinte nga një person

që punon në RTSH, i cili pas 6 muajsh del në pension. Sigurisht që ai njeri nuk do të dërgohet

për kualifikim, por ne duhet të dërgojmë të rinjtë.

Në strukturën organike kemi edhe akademinë e Radiotelevizionit Shqiptar, e cila ende

nuk është strukturuar me një program të saktë akademik të trajnimeve dhe kualifikimeve. Janë

bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, duke ardhur disa herë, për disa javë, një përfaqësues

nga Akademia e Bashkimit të Transmetuesve Europianë, i cili pasi ka bërë shumë intervista e

takime, ka nxjerrë nevojat për trajnime. Tashmë e kemi një platformë të qartë se si do të

funksionojë akademia e RTSH-së, por ende nuk jemi në pikën që kemi filluar punë në mënyrë

të plotë me akademinë, por sigurisht trajnime janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen çdo ditë. Kemi

marrë trajnime qoftë në fushën e financave, në fushën e teknikës, në fushën e kameramanëve,

regjisorëve dhe në fushën e gazetarëve, por ende nuk e kemi filluar me një program të qartë

akademik. Plani është ndërtimi i një akademie të rregullt për t’u njohur të gjithë gazetarët me

teknologjitë e reja të transmetimit, të cilat ndryshojnë vazhdimisht.

Besoj se pyetjeve për piraterinë dhe zonave me mungesë sinjali, u jam përgjigjur.

Zoti Ulqini ngriti dy probleme shumë të rëndësishme: problemi i dekoderave dhe

problemi i tarifës së përdorimit të aparatit televiziv.

Për tarifën folëm, po sqaroj punën e dekoderave: vazhdimisht kemi informuar edhe

Kuvendin, edhe qeverinë, që transmetimet e reja digjitale nuk kanë infrastrukturën e duhur

marrëse nga populli, sepse aparatet marrëse janë të vjetra dhe kanë nevojë për përshtatës që

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

25

sinjali të merret, kështu që rreth 80% e aparateve televizive në Shqipëri do të duhet të pajisen

me dekodera. Kuptohet, një punë është bërë, dekoderi i Digjitalbit, i Tringut dhe dekodera që

shiten në rrjete, plotësojnë një pjesë të nevojave të marrësave digjitalë, por prapë këto janë të

pamjaftueshme. Ky problem e bëri AMA-n që ta ndryshonte strategjinë e fikjes së analogut në

Tiranë dhe të vazhdonin me fikjen e analogut në Berat, Korçë dhe Fier, së fundi, dhe duke

kaluar në Tiranë, që tregu të pajisej me dekodera, sepse as në treg nuk kishte. RTSH-ja nuk

qëndroi mbrapa në këtë drejtim, pavarësisht se nuk gjeti mbështetje me fonde as nga qeveria

dhe as nga Kuvendi, sepse janë fonde shumë të mëdha. Mendimi ynë ishte që çdo familjeje t’i

jepej një dekoder, por ato janë fonde shumë të mëdha. Ne kemi përgatitur dekoderin tonë të

brand-uar me RTSH-në, i cili po prodhohet dhe do të dalë me një çmim të prodhimit në kosto.

Kuptohet që këtë nuk e kemi bërë vetë, sepse nuk kishim fonde, por me vendim të Këshillit

Drejtues dhe me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme, janë përdorur lidhje me kompani

private që shesin dekodera. Ata kanë pranuar që të brand-ojnë dekoderin dhe do të jetë me

kosto shumë më të ulët sesa dekoderat që janë sot në treg.

Për rreth një muaj, dekoderi i bukur i RTSH-së do të jetë në treg.

(Diskutim pa mikrofon.)

Qeveria ka menduar për njerëz në nevojë dhe u shpërndau atyre 84 mijë dekodera.

Milva Ekonomi - Ajo që përpiqesha të shikoja ishte që ne kemi një numër familjesh

që shkon rreth 760-765 mijë në vend.

Thoma Gëllçi - Një milion familje që paguajnë tarifën.

Milva Ekonomi - Janë familje dhe biznese, sepse numri i familjeve është edhe nga

regjistrimi i popullsisë. Nga këto, 80 mijë i keni të mbuluara me dekoderat që jepen nëpërmjet

ndihmës ekonomike dhe pjesa tjetër vjen nga ata që kanë të ardhura mbi mesataren. Ngelet një

marzh i vogël që nuk e dimë se sa është. E dimë sa është ky marzh i atyre që kanë nevojë të

mbulohen me dekodera? Si e ndërmorët këtë iniciativë që të prodhonit dekodera, duke mos e

ditur marzhin e familjeve që kanë nevojë?

Thoma Gëllçi - Ne nuk po vemë në familjet që kanë nevojë.

Milva Ekonomi - Jo, jo, familjeve që kanë nevojë për dekodera për të kaluar nga një

platformë te tjetra!

Thoma Gëllçi - Kemi bërë studim.

Milva Ekonomi – Sa është numri i nevojës?

Thoma Gëllçi - Numri i nevojës vetëm për alokmentin e Tiranës dhe të Fierit është

rreth 500 mijë.

(Diskutim pa mikrofon.)

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

26

Kur filluam punë, kemi gjetur shumë projekte të shkruara për digjitalizimin e arkivit, i

cili është një vlerë e kulturës kombëtare etj., etj., të gjitha këto projekte janë para. Shifrat

variojnë në 10-15 milionë euro, që arkivi të digjitalizohet. Ka pasur propozime nga kompani si

“SONY” etj.. Duke pasur parasysh gjithmonë shifrat e mëdha me kompanitë e mëdha, me

shpresë se dikush do të vinte t’i paguante një ditë, arkivi i RTSH-së edhe sot ka mbetur në

gjendjen që ka qenë dikur, i padigjitalizuar dhe i papërdorshëm për transmetimet e reja; në

pjesën më të madhe këtë vit ka qenë 98%.

Gjithashtu, arkivi i RTSH-së vuan edhe nga diçka tjetër, nuk ka një sistem të arkivimit

të materialeve të reja të produktit të sotëm. Mirë ai që është prodhuar dikur, që e kemi në kaseta

të formateve të ndryshme, por ky që bëjmë sot... Problemi nuk ishte i disa projekteve të firmave

të mëdha, me emra të mëdhenj e me shumë para, por është një problem i brendshëm i RTSH-

së. Nuk është e mjaftueshme që një material i vjetër në film, në bet, në bosch apo çfarë janë ato

formatet, të kthehet në file, sepse ai file, që të bëhet i dobishëm për RTSH-në, duhet të arkivohet

në një sistem që njeriu ta gjejë dhe ta përdorë. Kjo duhet parë frame pas frame duke i shënuar

në atë time/kohë, meta date-t e duhura të bërjes së një arkivi të përdorshëm. Prandaj, pavarësisht

mungesës së parave, kemi nisur punën në dy drejtime:

1) Përmirësimin e kushteve fizike të mbajtjes së arkivit të vjetër që të mos prishet,

derisa të kalojë procesin e digjitalizimit, sepse kushtet e arkivit janë pothuajse në gjendje

skandaloze nga ana e ajrimit, kondicionimit, temperaturave, lagështisë, etj.. Për fat të mirë,

gjendja aktuale e arkivit nuk është e keqe, pavarësisht dëmtimeve të vogla.

2) Ndërtimi i infrastrukturës së duhur për digjitalizimin e arkivit.

Vitin e kaluar vumë fonde dhe ndërtuam data center dhe blemë sistem arkivi digjital, i

cili bën të mundur që tashmë të jemi të gatshëm të presim edhe materialin e ri të arkivit, edhe

materialin e vjetër.

Me përkrahjen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, kemi bërë disa takime me

televizionin slloven dhe kemi vendosur një partneritet strategjik me ta, sidomos në fushën e

arkivit. Ata kanë të njëjtën histori si ne, janë një televizion që vjen nga një sistem si yni, por

janë më përpara se ne në këtë fushë. Ne nuk kemi pse shpikim rrugë të reja, por do të ndjekim

shembullin slloven të digjitalizimit të arkivit. Deri tani kanë ardhur dy ekipe me specialistë

sllovenë, që kanë studiuar arkivin tonë. Ekipet e teknikëve tanë të inxhinierëve kanë shkuar në

slloveni. Janë bërë investimet e duhura në infrastrukturën pritëse të arkivit. Tashmë do të na

duhet të blejmë pajisje, të cilat bëjnë skanimin e materialeve. Një pajisje të tillë, film skaner,

do ta blejmë këtë vit dhe do të fillojmë zbardhjen e arkivit, jo vetëm zbardhjen e tij nga tape

në file, apo nga film në file, por edhe zbardhjen frame mbas frame të arkivit, që ai të jetë i

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

27

përdorshëm për RTSH-në, jo thjesht për prodhimet e saj të reja, por edhe për publikun, sepse

siç e kam shkruar edhe në raport, në rrjetin tonë të OTT-së një vend të rëndësishëm zë arkivi

që kushdo mund të aksesojë; me para apo pa para, kjo është një çështje që do të zgjidhet në të

ardhmen kur të bëhet kjo punë, nëpërmjet aparaturave të zgjuara, dekoderave, internetit dhe

celularëve në platformat e OTT-së.

Nuk e di nëse isha i qartë për arkivin?

Për sa i përket buxhetit në rritje, përpara se t’ia jap fjalën Pandit, që është specialist

shumë i mirë për këtë fushë, dua t’ju them diçka. Po në vitin 2017 struktura buxhetore ndryshoi

pak nga investimet në teknologji që bëri qeveria, e cila na ka dhënë një ndihmë me 200 milionë

lekë më tepër se çdo vit tjetër vitin e kaluar, por për fat të keq zgjati vetëm një vit, pasi këtë vit

jemi prapë në gjendjen ku ishim më përpara, edhe më keq...

Milva Ekonomi – Është herët, nuk ka mbaruar viti akoma...

Thoma Gëllçi – Shpresojmë.

Pandi, ke ndonjë gjë?

Pandi Madhi - Ju e thatë, drejtor, por viti 2018 për arsye të pakësimit të mbështetjes

buxhetore për 200 milionë lekë, edhe buxheti i RTSH-së dhe të ardhurat që do të realizohen

gjithsej, qoftë me financim buxhetor, qoftë nga vetë RTSH-ja, janë me një zbritje të ulët ndaj

vitit 2017, por shpresojmë të rikuperojmë sa të jetë e mundur dhe ecuria të jetë normale.

Jemi në proces analizash, si dhe në një moment mjaft të rëndësishëm, sepse ka filluar

puna për hartimin e planit të biznesit, është hera e parë që hartohet, ndoshta jo vetëm, por nga

të gjitha mediet në Shqipëri në përgjithësi, në procesin e përgatitjes, kështu që kemi përcaktuar

afatet konkrete, për të cilat ju do të informoheni në vijimësi.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Fjalën e ka kërkuar profesor Rrokaj, dhe besoj se do të jetë e fundit.

Sezai Rrokaj – Mendoj që në përfundim të gjithçkaje që u prezantua, si dhe nga pyetjet,

në këndvështrimin tim mund të nxjerrim dy lajme për shqiptarët.

Lajmi i parë, në fund të vitit me kalimin nga analogë në numerikë do të kemi një

hapësirë të mbuluar të zonave të mbulimit me sinjalin e RTSH-së dhe për këtë, natyrisht, nuk

më mbetet gjë tjetër veçse t’ju përgëzoj.

Lajmi i dytë që mund t’u themi shqiptarëve është taksa, e cila propozohet të rritet apo

studimi që ka ardhur, ku mendohet vënia e taksës; aty thuhet për frymë sipas studimit për

familje dhe besoj se në morinë e taksave të rritura kjo nuk ka për t’u mirëpritur. Pra, nuk ka për

t’u mirëpritur, sepse shqiptarët e paguajnë një taksë dhe ky është televizion public, dhe besoj

se edhe në morinë e paketave që shiten sot apo edhe të dekoderave, që gjoja jepen për ndihmë

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

28

dhe më pas familjet detyrohen të blejnë paketat përherë, kështu që ata nuk e çojnë deri në fund,

sepse po ta çonin deri në fund dekoderin dhe paketën me të vërtetë do të ishte ndihmë, por ata

japin një gjë dhe më pas u varin litarin në fyt, që njerëzit të bëhen të varur nga kjo. Këto janë

dy gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën, prandaj po ju them se boll kanë paguar taksa dhe

tarifa shqiptarët.

Gjithashtu, modelet që na sillen, e kuptoj që drejtori bën punën e tij dhe ka vizionin e

tij se si RTSH-ja të ecë mirë, por ne këtu jemi në politikë, zoti drejtor, kështu që ju bëni punën

tuaj dhe ne bëjmë punën tonë.

Ajo që më shqetëson mua janë modelet që na sillen, siç është modeli i tarifës apo taksës

siç u quajt për Rrugën e Kombit, ku na thuhet se në Europën Juglindore është më shtrenjtë, por

në Europën Juglindore nuk ka raste si Shqipëria që rruga të jetë e vetmja mundësi për të kaluar

banorët e Kukësit, të Hasit, të Tropojës e kështu me radhë. Pra, në të gjitha vendet e Europës

atje ku vihet një taksë për rrugën, për banorët ka një rrugë dytësore apo siç quhet në disa

terminologji superstradë, ku banorët kalojnë me kohë të zgjatur, por e kanë një mundësi kalimi.

Modelet që na vijnë ne se si i ka Europa janë shumë të mira, por ne duhet t’i bëjmë gjithmonë

pyetje vetes: a jemi ne shqiptarët si gjithë Europa? Sigurisht duam të bëhemi si gjithë Europa,

por nuk jemi si gjithë Europa, sepse po jua them se ka probleme shumë të mëdha me varfërinë

në Shqipëri. Pagat në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon dhe këto janë statistika që i kanë dhënë

organizmat e tjerë dhe nuk dua të ndalem në këtë gjë.

Do t’ju lutesha shumë, pasi e di që ju e keni vetë shqetësim dhe e keni sjellë si një

propozim, si një ide, si një studim, por merreni me qetësi, me këmbë në tokë për të mos ndërtuar

kështjella, të cilat janë të bukura, por kur vendosen në rërë ato fundosen. Kështu që mua kjo

gjë sapo e pashë nuk më tingëlloi mirë, pasi edhe zoti Ulqini e tha edhe vetë që kjo do të ketë

një tingëllim politik...

(Diskutime pa mikrofon.)

Unë nuk po them të pavërteta, pasi në raport propozohet një studim, ku mendohet...

Milva Ekonomi – Më falni profesor Rrokaj...

Sezai Rrokaj – Të lutem, të mbaroj unë...

Milva Ekonomi – Duhet të hapni raportin në faqen 28 dhe të shihni referencën që jeni

duke bërë dhe pastaj e diskutojmë.

Sezai Rrokaj – Shqiptarëve sot u bëhet një propozim për...

Milva Ekonomi – Ky nuk është lajm, nuk është fare..

Sezai Rrokaj - ... sipas të cilit...

Milva Ekonomi - ... nuk është kjo, prandaj po ju them lexoni faqen 28.

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

29

Sezai Rrokaj – Televizioni Shqiptar merr taksën e duhur nga banorët për të kryer një

shërbim digjital të përsosur e kështu me radhë. Unë po ju them që nuk është lajm i mirë as ideja

dhe as kjo që u tha.

Së dyti, dua t’ju them një gjë shumë të rëndësishme për një televizion publik në

këndvështrimin tim, por jo vetëm. Televizioni publik duhet të shquhet nga antikoformizmi në

të mirë të së drejtës publike për informim dhe të mbrojtjes të së drejtës publike. Pra, televizioni

publik, siç e tha edhe drejtori, gjithmonë ka qenë në trysni dhe është, edhe për shkak të

buxheteve që ai merr nga qeverisjet, është nën trysninë e qeverisjeve. Mua do të më vinte keq

që ne të mos ishim kaq realist, sa përtej sheqerosjeve të mendojmë se ky televizion sot ka

shpëtuar nga ndikimi i qeverisjes, nuk do ta besoja. Nuk është mirë që për hir të ndershmërisë

dhe të transparencës ndaj publikut të jemi më realist në këto çështje. Do të më vinte mire, për

shembull, në qoftë se televizioni publik do të ballafaqohej me tematika shumë të rëndësishme

publike, si: përse po largohen në mënyrë masive qytetarët shqiptarë? Pse po e braktisin vendin?

Pse të rinjtë nuk kanë besim tek e ardhmja këtu? Si ballafaqohemi ne me problemet e drogës

në shkolla dhe të drogës në tërësi, me problemet e korrupsionit, me problemet e varfërisë dhe

probleme të tjera sociale që lidhen me taksat që janë shtuar? Si i presim? Si matet nga

televizioni publik perceptimi i publikut?

Pra, në qoftë se duam të bëjmë një televizion publik që i sheh në sy problemet, në qoftë

se duhet të bëjmë një televizion publik, jam dakord me të gjitha arritjet dhe sukseset dhe ju

përgëzoj për këto që keni bërë. Unë nuk jam nga ata që mohoj dhe dua të kritikoj, ju keni arritur

shumë gjëra të mira, por them se ia vlen që tematika si varfëria në Shqipëri, pabarazia që po

krijohet, polarizimi që po krijohet sipas statistikave të Bankës Botërore...

(Diskutime pa mikrofon.)

I kam lexuar.

Pra, sipas aftësisë për konsum që kanë familjet shqiptare, ku një pjese aftësia për

konsum u është rritur disa herë, ndërsa 90% e popullsisë nuk e ka. Ndoshta këto që jam duke

ju thënë, mund të tingëllojnë edhe si kritika, por kjo gjë mua më dhemb dhe mendoj se duhet

t’u dhemb të gjithëve, por mendoj që një televizion publik në Shqipëri duhet të ballafaqohet

edhe me problemet e keqqeverisjes, sepse është mbrojtësi i publikut, jo i qeverisë dhe i partive.

Për sa kohë është mbrojtësi i publikut, duhet ta mbrojë atë dhe të jetë avokat i popullit në

mbrojtjen e kauzave të tij. Kauzat e popullit janë braktisja, shërbimi shëndetësor, kanë apo nuk

kanë probleme njerëzit, janë koncesionet e të tjerë.

Milva Ekonomi – Profesor, këto janë kauzat tuaja politike, por nuk do të thotë se janë

kauzat e popullit.

Page 30: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

30

Sezai Rrokaj – Unë ju mirëkuptoj në këtë që ju po thoni, e nderuar kolege dhe

drejtuese e seancës, e respektuar, por mendoj se edhe populli opozitar përsëri popull është dhe

e meriton vëmendjen e atij televizioni. Kështu që politikë në ajër nuk ka, parti politike në ajër

nuk di që të ketë. Ka një testim që bëhet në fushata elektorale, ku thuhet se kaq keni ju, kaq

kemi ne, ju keni më shumë popull sesa kemi ne, por mos na thoni që ne nuk kemi popull. Mbase

këta që ishin të detyruar të iknin mund të jenë populli ynë, por mendoj që të mos bëjmë politikë.

Ju nuk mund të na thoni neve se në vitet 2015-2017 në Europë nuk kanë kërkuar azil

132 mijë shqiptarë. Pra, kjo problematikë është edhe përtej revolucionarizimeve, ecjeve para,

këto janë kauza, që duhet t’i shikojmë jo për fajësuar maxhorancën apo për të ngritur opozitën,

por sepse janë probleme të shqiptarëve. Pra, duke i parë këto kauza, mund të gjejmë zgjidhje

më të mira se sa duke i anashkaluar. Ky është mendimi im, sepse po i anashkaluam dhe nëse

nuk do t’i shikojmë këto kauza, sigurisht do të kalojnë ditët, do të vij një e nesërme, ndoshta

më e mirë për çdo qeveri, por jo aq e mirë.

Unë jam plotësisht dakord me të gjitha hapat e mira që keni hedhur, nuk do të lëviz

asnjë presje nga këto që thashë, por unë jam pjesëtar në politikë dhe më duhet ta bëj politikën

ashtu siç mendoj se duhet të jetë.

Së treti, e bëra në formë pyetjeje, është kauza e integrimit. Unë përfaqësoj një forcë

politike me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas njohurive që unë kam, mendoj se

shqiptarët kanë një problem.

Shqiptarët, përveç faktit kur u liberalizuan vizat dhe faktit kur u pranuam në NATO,

nuk kanë vetëdije se çfarë i pret, se çfarë detyrimesh dhe çfarë të drejtash kanë në procesin e

rekomandimit për çeljen e negociatave dhe integrimin. Prandaj, më mirë se sa televizioni

publik, duhet një platformë e gjerë, që ofron më shumë se televizioni publik. Ju keni pjesën

tuaj, por unë mendoj se kjo duhet të ishte një sipërmarrje shtetërore, duhet të ishte për shkollat,

duhet të ishte për grupet e interesit e kështu me radhë.

Megjithatë, këtu jemi për televizionin, i cili ka një aftësi diverguese shumë të madhe.

Mua më vjen mirë që bëhen programe për pakicat, siç nuk ndodh të bëhen në vende të tjera, që

t’u kushtohet vëmendje ashtu siç ne iu kushtojmë pakicave. Shumë mirë bëjmë, sepse ne e

dimë që kjo është edhe një nga kushtet e Bashkimi Europian, në përputhje me rezolutën e

Këshillit të Europës.

Ligji që ne kaluam në parlament, për mendimin tim personal, edhe në cilësinë e një

studiuesi, është i diskutueshëm, sepse u futën të gjitha në një emërtesë, u quajtën “pakica”,

ndërkohë që tradita e studiuesve nuk e ka ruajtur atë emërtesë. Kështu që shumë mirë që bëhet

për ata, por t’u kushtojmë më shumë rëndësi vetë qytetarëve shqiptarë, jo vetëm në ngjizjen e

Page 31: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

31

hapësirës mbarëkombëtare, ku sinjali duhet të shkojë përtej kufijve shtetërorë, por sidomos në

integrimin e tyre. Unë këto kisha për të thënë.

Faleminderit që më dëgjuat!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Rrokaj!

Në fakt, po marr shkas nga fjala juaj për të thënë diçka.

Në raportin vjetor mbi ecurinë e RTSH-së, po të shikoni në faqen 28, nuk thuhet asgjë

për planin e ri tarifor që ka RTSH-ja. Përkundrazi, kur RTSH-ja bëri shpjegimin se si

funksionon buxheti i saj, ka thënë disa fjalë për tarifat që mblidhen në rajon dhe ka bërë një

tabelë krahasuese se ku qëndron Shqipëria krahasuar me vendet e tjera. Pra, nuk ka asnjë rresht

në atë paragraf, në faqen 28 dhe që vazhdon deri në fund të faqes 29, që të thuhet se ka një

qëllim për të shtuar tarifën për aparatin televiziv. Në raport është bërë vetëm një shpjegim, ku

tregohet se struktura e mbledhjes së kësaj tarife në krahasim me buxhetin e shtetit nga viti në

vit ka ardhur duke u përmirësuar. Në vitin 2017 shënon një rritje të të ardhurave nga burimet e

saj dhe nga burimet e treta, pra grumbullimi i të ardhurave është 99%. Kështu që nuk ka asnjë

shenjë që ky dokument që kemi para të synojë rritjen e tarifës. Unë nuk besoj se e vendos dot

RTSH-ja këtë gjë, sepse nuk ka fuqi ta marr këtë vendim.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Unë edhe mund t’jua lexoj!

Sezai Rrokaj – Unë po ju lexoj diçka. Në materialin që më ka ardhur ...

Milva Ekonomi – Materiali është raporti që na ka ardhur.

Sezai Rrokaj – Unë do ta lexoj.

Milva Ekonomi – Ja ku është materiali.

Sezai Rrokaj – Së pari, nuk mund të bëhet asnjë studim nëse ai studim nuk shërben për

të ...

Milva Ekonomi – Këtu para kemi raportin dhe ka një kontekst ku vihet raporti.

Sezai Rrokaj – Në lidhje me çështjen e pagesës së taksës së aparatit marrës, RTSH-ja

ka paraqitur në raport një statistikë krahasimore të aparatit marrës për frymë dhe familje në

vendet e Europës Juglindore dhe kërkesën për rritjen e kësaj tarife, me qëllim përballimin e

kostos së digjitalizimit, si dhe nevojën për mbështetje edhe në vitet e ardhshme nga buxheti i

shtetit.

Milva Ekonomi – Ku është e shkruar kjo gjë, sepse ju po e lexoni, por unë nuk e shikoj

në raport.

Sezai Rrokaj – Unë uroj që të mos ketë kërkesë.

(Diskutime pa mikrofon.)

Page 32: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

32

Milva Ekonomi – Ai material është raporti i monitorimit, të cilin na e kanë vënë në

dispozicion neve, që të kemi kujdes ...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ja ku e keni raportin e RTSH-së dhe janë dy gjëra të ndryshme.

Sezai Rrokaj – Unë uroj që të jetë kështu siç thoni ju...

Milva Ekonomi – E keni para raportin, ndaj, ju lutem, mos më uroni!

Sezai Rrokaj – Zonja kryetare, uroj që unë ta kem gabim dhe shqiptarët të fitojnë dhe

të mos kenë më shumë taksa.

Milva Ekonomi – Ju lutem, lexojini faqet 28 dhe 29.

Sezai Rrokaj – Unë uroj që ju të keni të drejtë.

Milva Ekonomi – Këtë gjë urojmë edhe ne bashkërisht, por ju duhet të lexoni me

kujdes faqet 28 dhe 29.

Sezai Rrokaj – Kjo është gjëja më e mirë për shqiptarët, por në qoftë se do të kemi

taksë apo nëse kërkohet një taksë, nuk është gjë e mirë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Milva Ekonomi – Të mbaroj unë, më pas po jua jap fjalën edhe juve! Meqenëse unë

nuk e ndërpreva profesorin, besoj se edhe profesori nuk do të më ndërpresë.

Profesori ngriti çështjen e tarifës dhe unë besoj se raporti vjetor, që ju keni bërë, ka

vendosur një kontekst të ardhurash që mblidhen nga tarifa. Unë nuk shikoj asnjë rresht, ku ju

të bëni propozim për rritje tarife.

Tjetër gjë e rëndësishme në këtë raport është se duhet të kemi parasysh situatën e

varfërisë në Shqipëri. Shqipëria nuk është një vend i pasur, por është një vend që lufton me

varfërinë dhe nga viti në vit po bën përpjekje për ta ulur atë. Beteja më e madhe për të luftuar

varfërinë është që Shqipëria të rrisë të ardhurat ekonomike. Megjithatë, ka edhe diçka tjetër të

rëndësishme lidhur me varfërinë, të cilën duhet ta kemi parasysh, që është mirëqeverisja

fiskale.

Raporti i pranverës së Bankës Botërore, që bëhet për të gjitha vendet e Ballkanit

Perëndimor, shyqyr ato sot janë në APS-e, siç keni bërë edhe ju APS-e RTSH-në, thotë diçka

të rëndësishme: “Shqipëria ia ka dalë të ketë një qëndrueshmëri fiskale që nga viti 2013 deri

në vitin 2017. Falë qëndrueshmërisë fiskale që ka, Shqipëria ka treguar se ka ulur pabarazinë.

Janë dy vende në rajon që është Shqipëria dhe Mali i Zi, që kanë ulur pabarazinë. Pabarazia

matet me një koeficient që quhet gini.

Gini është krahasuar për Shqipërinë 5.% dhe është përmirësuar për Malin e Zi 7. %”.

Domethënë, edhe beteja për varfërinë është një betejë që Shqipëria po e vazhdon dhe përpiqet

Page 33: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

33

të rrisë ekonominë e saj dhe të ulë varfërinë. Këtë e ka në vëmendje kjo qeveri. Ndërkohë,

problemi i programacionit të RTSH-së është se kam përshtypjen se linja juaj editoriale duhet

të jetë e tillë, prandaj kemi Këshillin Drejtues, në mënyrë që të mos ketë influenca nga asnjë

parti politike. Kjo është beteja që ne kemi sot.

Unë besoj se ka një shembull të qartë, për të kuptuar që mbi ju qeveria aktuale nuk bën

asnjë lloj presioni. Fakti që ekziston një medie sociale, siç është facebook-u, një televizion

ekranmbulues për dhënie informacioni që mban siglën ERTV, tregon se nuk ka nevojë të bëjë

presion mbi ju. Sot është e lirë që të përdoren mediet sociale.

Unë besoj se këto janë argumente të mjaftueshme për të treguar se programacioni juaj

dhe linja juaj editoriale duhet të bëhen, dhe po synojnë të shkojnë drejt mosinfluencës nga forca

politike. Gjëja tjetër që dua të them është se, pa dyshim që Shqipëria ka nevojë të informojë

popullin për mundësitë që ata kanë për të parë emisione, për të cilat nuk paguajnë. Besoj se

kalimi nga analog në numerik këtë gjë bën, pra të kesh mundësi të shohësh edhe ca kanale më

shumë, kur nuk ke mundësi të paguash. Prandaj këto kanale kanë nevojë që të jenë të pavarura.

Kjo është lufta që synojmë tani. Në fakt, ajo që vumë re nga leximi i analizës, është pikërisht

që Radiotelevizioni Shqiptar me arritjet që ka bërë në vitin 2017, për sa i takon rregullit të

brendshëm, miratimit të buxhetit, mënyrës se si lëvizet stafi, ka marrë vlerësime për përpjekjet

pozitive jo nga ne, por nga ndërkombëtarët, dhe kjo synon të bëjë një televizion publik të

paanshëm. A do t’ia dalim dot ta bëjmë shumë të mirë dhe të krahasueshëm me vendet e rajonit?

Kam përshtypjen se për disa gjëra e kemi tejkaluar rajonin, jemi më mirë, por për disa gjëra të

tjera do të na duhet më shumë përpjekje.

Thoma Gëllçi – Kam disa gjëra për të thënë në lidhje fjalën e deputetit të nderuar

Rrokaj, me të cilin më ka lidhur puna edhe më përpara dhe nuk kemi pse të shqetësohemi nga

këto gjëra, por po e them thjesht për sqarim.

E para, financimi i Radiotelevizioni Shqiptar bëhet në dy mënyra: nga tarifa mbi

aparatin televiziv dhe nga buxheti i shtetit, që financon disa shërbime strikte të ndara nga

veprimtaria tjetër, domethënë, financon programin për shqiptarët jashtë atdheut, radion në

gjuhë të huaj etj.. Por nuk ka rëndësi kjo gjë, rëndësi ka që si nga tarifa e aparatit, ashtu dhe

nga buxheti i shtetit, populli është ai që e paguan, se buxheti i shtetit nuk vjen nga qielli, por

nga taksa që merren nga populli në fusha të tjera. Edhe rrogën tuaj, zoti deputet, populli e

paguan, se unë paguhem nga tarifa. As rrogën e Kryeministrit, as rrogën e ministrave nuk i

paguan perëndia, por populli me taksat e veta dhe do të ishte mirë që në sistemin e taksave, të

shënohet: kaq taksë për rrogën e deputetëve, kaq taksë për rrogat e ministrave, me qëllim që të

dihet se sa taksë paguajnë shqiptarët për çdo gjë. Dihet se çfarë takse paguajnë shqiptarët për

Page 34: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

34

Radiotelevizionin Publik, sepse tarifa që mblidhet me angazhimet që i janë vënë në kurriz

RTSH-së është e pamjaftueshme. Se si do të vejë kjo, a do të vijë financimi nga buxheti i shtetit

apo nga një kredi e BE-së, pra grand, kjo nuk ka rëndësi. Do Zoti na e japin! Por nëse paguhet

nga buxheti i shtetit, prapë del nga taksat e shqiptarëve dhe ne e quajmë më të mirë lidhjen e

taksës së aparatit me punën tonë, me cilësinë tonë. E quajmë një gur të fuqishëm në pavarësinë

e RTSH-së, se nëse televizioni shqiptar nuk do të financohej nga taksa e aparatit, por nga

buxheti i shtetit, misioni që ky televizion të bëhet publik është i pamundur, se do të ishte një

organ i financuar nga qeveria, i cili do të bënte punën e qeverisë. Këtu ne themi që duhet të

shkëputemi patjetër nga buxheti i shtetit jo me rritjen e taksës, se nuk e kemi kërkuar këtë gjë,

por....

Sezai Rrokaj – Të jemi të qartë, zoti drejtor me shqiptarët! Ju keni në programin tuaj

të bëni një propozim për rritje takse për aparatin, apo jo? Dhe këtu pastaj mbyllet gjithçka. Por

nëse ju thoni jo, nuk do të ketë, jemi në rregull dhe unë tërhiqem. Nuk ka asnjë problem. Nëse

këtë studim apo propozim ju e lidhni me një takes, atëherë është problem, por nëse ju e mohoni

tani që nuk do të ketë asnjë propozim, unë tërhiqem, kërkoj falje dhe shoh punën time. Ama

gjërat t’i themi, që ta dimë çfarë do të ketë!

Thoma Gëllçi – Nga ana e Televizionit shqiptar nuk është bërë asnjë propozim për

rritje takse.

Sezai Rrokaj – A do të ketë?

Thoma Gëllçi – Ku e di unë!

Sezai Rrokaj – Ju jeni drejtor.

Thoma Gëllçi – Po të them që nga ana e Televizionit shqiptar nuk ka ardhur asnjë

propozim për rritje takse të aparatit dhe ne nuk e kemi në tagër, madje as të parashikuar që në

buxhet do të kemi ndonjë taksë të rritur, pra nuk kemi asnjë parashikim, por RTSH-ja ka hartuar

për herë të parë një strategji të zhvillimit 5-vjeçar të saj dhe po përpilon edhe një plan të

biznesit. Është ngritur një grup pune, i cili po bën një plan biznesit të hollësishëm. Përfundimet

e këtij....

Sezai Rrokaj – Zoti drejtor, unë jam plotësisht dakord me filozofinë tuaj, por ju jeni

drejtor.

Thoma Gëllçi – A ka mundësi, se unë nuk ju ndërpreva?

Kur të kemi përfundimet e hartuesve, pra të grupit të punës, që po bën një studim se si

do të zhvillohet Radiotelevizioni Shqiptar në tri vjetët e ardhshëm, atëherë mund të jem në

gjendje që të përgjigjem se cilat janë rrugët që ne propozojmë, por jo sot, se nuk kemi plan se

Page 35: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

35

as nuk kemi parashikuar ndonjë gjë në buxhet, as nuk kemi sjellë ndonjë propozim. Ne thjesht

kemi bërë një pasqyrë të gjendjes financiare të RTSH-së, nevojës sonë për të financuar, le të

na vijnë nga të duan, jo thjesht digjitalizimin e jashtëm, por edhe digjitalizimin e brendshëm të

RTSH-së, pra prodhimin që futet në arkiv, që futet në ndërtimin e një rrjeti të IT-së së

brendshme, që nuk e ka, rregullimin e linjave elektrike të cilat nxjerrin tym sa herë që ndizen

projektorët, rregullimin e ndriçimit, rregullimin e godinës që është në mes të Tiranës për faqe

të zezë, se pikon, etj. Të gjitha këto duan financime që ne i kërkojmë nga buxheti i shtetit sot

për sot dhe nuk kemi kërkuar rritje, dhe nuk e kemi diskutuar, pasi jemi në diskutimin se si

RTSH-ja të menaxhojë më mirë burimet e brendshme, të shtojë më shumë reklama, të marrë

më shumë projekte të ndryshme dhe të marrë pjesë në to. E gjithë kjo bëhet me qëllimin që, në

fund të fundit, brenda një periudhe 5-vjeçare të shkëputet tërësisht nga varësia e buxhetit të

shtetit, sepse ky është hapi më i rëndësishëm, pra shkëputja e RTSH-së nga politikat shtetërore.

Milva Ekonomi – Unë besoj se nuk ia vlen të diskutohet më për këtë çështje, sepse e

morëm përgjigjen.

Sezai Rrokaj – Unë e mirëkuptoj të gjithë strategjinë tuaj dhe jeni shumë koherentë.

Ju doni të menaxhoni një institucion dhe shihni si burime ato që siguroni vetë, taksën dhe

mbështetjen shtetërore. Ju thoni se që televizioni të bëhet i mirë, duhet të rrisë të ardhurat e

veta. Pra, problemi nuk qëndron te vizioni juaj, sepse jeni në rregull me të, por këtu jemi në

politikë dhe qytetarët duhet të dinë....

Milva Ekonomi – Ne nuk na ka ardhur asnjë taksë. Pse diskutojmë një gjë që nuk

ekziston?

Sezai Rrokaj – A synoni ju që kërkesën....?

Milva Ekonomi – Po diskutojmë për një gjë që nuk ekziston, po krijojmë dallgë në

gotë.

Sezai Rrokaj – Një minutë, ta mbaroj! Nevojat që ju keni për një televizion publik të

denjë për shqiptarët, do t’i kompensoni nëpërmjet një mbështetjeje të shtuar të shtetit, të

qeverisë, apo do të kërkoni të rrisni taksën akoma për qytetarët?

Milva Ekonomi – Profesor, ju lutem, nuk ia vlen të diskutojmë, sepse morëm përgjigje

nga dokumenti, morëm edhe përgjigje gojore nga profesor Gëllçi që kjo gjë nuk do të ndodhë.

Unë nuk e kuptoj pse ju shihni një ëndërr dhe diskutoni për të?!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Po ja ku e keni materialin që të ka ardhur në zyrë nga RTSH-ja dhe nuk e keni të shkruar

aty, por keni një kontekst ku të bëhet krahasimi i tarifës për disa vende. Çfarë është kjo gjë që

po thoni? Të ngresh problem diçka që nuk ekziston!

Page 36: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

36

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mbrojmë interesat e qytetarëve, sepse kjo është detyra

jonë dhe duhet ta kemi në vëmendje të gjithë. Ne nuk kemi asnjë propozim për të rritur tarifën

e Televizionit shqiptar. Nuk e kuptoj pse i hyjmë një diskutimi që nuk e kemi në letër!

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kërkojani Sonila Kadaresë t’jua shpjegojë, që ka bërë atë dokumentin. Le t’jua

shpjegojë ajo se çfarë ka dashur të thotë, që ta kuptoni! Unë besoj se tani jemi të qartë për gjërat

që kemi diskutuar. Do t’ju lutesha shumë që të vazhdonit punën tuaj për pavarësinë tuaj dhe të

rregulloni programacionin sipas kërkesave që bëmë sot!

Gjëja tjetër e rëndësishme, që dua t’ju them, është se duhet të bashkëpunoni me

relatorin, nëse ai do të ketë nevojë për informacion shtesë dhe ta mbështesni atë! Ndërkohë,

grupi ynë do të përgatisë relacionin dhe do të kemi shumë shpejt një mbledhje.

Ju faleminderit shumë dhe punë të mbarë!

Ditën e mirë!

MBYLLET MBLEDHJA

Page 37: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi ... · 1 KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik PROCESVERBAL Tiranë, më 24.04.2018, ora 10:00 Drejton

37