Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
Analizë e politikave
KTHIMI NË ATDHE
Politikat e integrimit socio-ekonomik të personave të riatdhesuar
Prishtinë, gusht 2013
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
2
Kjo analizë e politikave është përgatitur nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në projektin:
“Mbështetja e kapaciteteve zbatuese të institucioneve dhe rritja e mobilizimit komunitar”,, realizuar
nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe mbështetur nga NED.
© Të drejtat autoriale
Asnjë pjesë nga ky publikim nuk mund të riprodhohet apo të ndryshohet pa lejen e botuesit.
Mendimet e shprehura në publikim janë të FIQ dhe INDEP dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e
donatorit.
3
Kontenti
HYRJE ............................................................................................................................................................................. 4
Historiku ................................................................................................................................................................ 6
BAZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE ............................................................................................................................. 7
Baza ligjore ............................................................................................................................................................ 7
Baza institucionale ................................................................................................................................................. 8
MARRËVESHJET BILATERALE PËR RIATDHESIM ........................................................................................................... 10
ASISTENCA PËR TË RIATDHESUARIT DHE RËNDËSIA E PROCESIT PËR KRITERET E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE ............ 11
PROCESI I DECENTRALIZIMIT DHE FUQIZIMI I NIVELIT LOKAL ..................................................................................... 14
PËRFUNDIMET ............................................................................................................................................................. 18
REKOMANDIMET ......................................................................................................................................................... 19
ANEKSI I: Lista e shteteve me të cilat Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bilaterale për ripranim ....... 20
4
HYRJE
Migrimi ilegal është një ndër temat më të shtjelluara gjatë raportimeve të mediave në kohën e fundit
në Kosovë. Janë përmendur dhe kemi parë kronika që shfaqin kampe me emigrantë kosovarë në
Hungari. Janë përmendur autobusët që nisen çdo natë nga Prishtina për në Beograd përplot me
shtetas të Kosovës të cilët mëtojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Gjithashtu nuk është harruar
edhe të përmendet që “ëndrra kosovare” për një jetë më të mire në shtetet e zhvilluara evropiane po
rrezikon progresin në procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e
problemit. Çfarë ndodh me ata emigrantë që qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë në mërgim
dhe detyrohen të kthehen ose vullnetarisht kthehen në Kosovë?
Numri i lartë i azil-kërkuesve sjell problemin e ri-integrimit të atyre që kthehen, qoftë vullnetarisht
apo jo-vullnetarisht. Ambientimi i personave të riatdhesuar në një vendbanim ku nuk e kaluan një
pjesë të madhe të jetës së tyre paraqet vështirësi dhe sfida të jashtëzakonshme. Prandaj, ri-kthimi dhe
ri-integrimi social dhe ekonomik janë çështje po aq problematike për Kosovën sa edhe numri i lartë i
azil kërkuesve. Natyra e këtij procesi është e rëndë dhe e ndjeshme; të kthehesh në vendlindje pas
shumë vitesh i bën emigrantët të ballafaqohen me sfida të ndryshme, sidomos të kthyerit jo-
vullnetarë të cilët shumicën e rasteve nuk kanë kurrfarë planifikimi dhe ja fillojnë nga zero. Ky
proces është veçanërisht i rëndë për grupe të caktuara të shoqërisë, siç janë fëmijët që për herë të
parë ju duhet të jetojnë në një vend krejtësisht të ri dhe të moshuarit që ndihen të shkëputur nga
shoqëria. Karakteristikë e çdo familje që riatdhesohet është transformimi nga jeta në perëndim me
një standard të lartë jetësor në vendin më të varfër evropian.
Në vitet e fundit i është dhënë një kujdes më i veçantë temës së integrimit të riatdhesuarve në
Kosovë. Shkaku kryesor është rëndësia që ka për procesin e liberalizimit të vizave, ku përparimet në
integrimin e personave të riatdhesuar është një nga kriteret bazë, në mos të themi kriteri bazë. Për të
plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, Kosova duhet të ketë bazë ligjore dhe institucionale që
mundëson kthimin dhe ri-integrimin sa më të rrjedhshëm të të kthyerve. Përveç kësaj, funksionimi
dhe ndërlidhja e institucioneve duhet të garantoj implementimin adekuat të bazës ligjore. Për t’i
arritur këto, Qeveria e Kosovës i ka shumëfishuar përpjekjet për të arritur përmirësime në këtë
fushë, duke u mbështetur në agjendën e Komisionit Evropian për këtë çështje.
Përderisa Qeveria e Kosovës e priti presionin që erdhi nga procesi i liberalizimit të vizave,
institucionet ndërkombëtare kishin vëmendje të një-trajtshme për ri-integrimin e të riatdhesuarve që
5
nga përfundimi i luftës më 1999. Roli i tyre ishte dhe është nga më të ndryshmet, duke ja nisur nga
asistenca teknike, ofrimi i trajnimeve për të riatdhesuarët, publikimi i të dhënave të ndryshme dhe
draftimi i raporteve me rekomandime për institucionet vendore. Disa nga organizatat ndërkombëtare
të përfshira në këtë proces janë: UNDP, UNHCR, UNMIK dhe OSCE.
Arsye tjetër që ri-integrimi është temë aktuale për Kosovën është numri i madh i diasporës në
pothuajse të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore dhe me gjerë. Sipas statistikave, pas përfundimit
të luftës mesatarisht 5000 emigrantë në vit janë detyruar të kthehen në Kosovë.1 Të dhëna të sakta
rreth numrit të qytetarëve që jetojnë në diasporë nuk ka. Në tabelën e mëposhtme shihen të dhënat
rreth numrit të të riatdhesuarve për 3 vitet e fundit.
2010 2011 2012 Janar – qershor 2013
Në total
8,507 6,152 5,297 2061 22,017
vullnetarisht 4,518 2,966 2,276 597 10357
vullnetarisht i
detyruar
1,079 751 505 2335
me forcë 2,910 2,435 2,516 1464 9325
Figura 1: Numri i përgjithshëm i të kthyerve në Kosovë: janar 2010-qershor 20132 3
Qëllimi i këtij hulumtimi është që të vështrohen aspektet ligjore dhe zbatimi i dokumenteve
strategjike dhe politikave që e rregullojnë ri-integrimin socio-ekonomik të personave të riatdhesuar.
Analiza trajton progresin e arritur në këtë fushë dhe identifikon sfidat kryesore të zbatimit të
politikave vendore për riatdhesim. Për të qenë më specifik, ky punim është limituar në analizën e
fushave në vijim: procesit të decentralizimit, nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, lidhshmërisë
me procesin e liberalizimit e vizave, efektit të pakove të asistencës dhe funksionimit ndër-
institucional për këtë proces. INDEP ka përdorur metodologjinë kualitative, duke shikuar ligjet dhe
dokumentet strategjike që rregullojnë ndarjen e përgjegjësive të shumë institucioneve qendrore dhe
1 Republika e Kosovës – Qeveria, Strategjia e Rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2010. 2 UNHCR - Office of the Chief of Mission Pristina – Kosovo, Statistical Overvieë – Update at end December 2012. 3 Republika e Kosovës – Qeveria – Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Ri-integrim, Raporti për Ri-integrim
janar 2013 – qershor 2013.
6
lokale. Më pas, janë zhvilluar intervista të thella, gjysmë të strukturuara, me zyrtarë të institucioneve
që kanë përgjegjësinë kryesore në këtë fushë.
Historiku
Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të atëhershme u përkrahën nga UNMIK-u për ta
formuluar një strategji për ri-integrimin e personave të riatdhesuar në Kosovë. Nga kjo strategji doli
Bordi Ekzekutiv për Ri-integrim i cili ka për detyrë menaxhimin e implementimit të Strategjisë dhe
Planit të Veprimit për Ri-integrim e Personave të Riatdhesuar.4 Ky bord mori përgjegjësitë rreth ri-
integrimit të personave të riatdhesuar nga UNMIK-u. Kështu, në tetor të vitit 2006 u formua një
këshill drejtues me përfaqësues dhe ekspert vendor e ndërkombëtarë, qëllimi i të cilit ishte zhvillimi i
procedurave dhe mekanizmave për menaxhimin e procesit të ri-integrimit. Strategjia për Ri-
integrimin e Personave të Riatdhesuar u aprovua nga Qeveria e Kosovës më 10 tetor 2007, ndërsa
Plani për Veprim lidhur me të u finalizua në prill të vitit 2008.5 Këto shënojnë hapat e parë të
Republikës së Kosovës për të formuar një bazë konstruktive ligjore dhe institucionale.
Strategjia dhe politikat përkatëse për ripranim u zhvilluan gjatë vitit 2007 nga UNMIK-u dhe
Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse, për t’u adaptuar nga Qeveria më 31 tetor 2007 dhe për
t’u aprovuar pastaj nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara
në 28 nëntor të vitit 2007.6 Kjo maratonë vazhdoi me bartjen e kompetencave të kufizuara për
ripranim nga UNMIK-u tek institucionet vendore në janar të vitit 2008 dhe përfundoi kur Kosova,
përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, mori të gjitha përgjegjësitë rreth kthimit më 1 nëntor
2008. Kjo është edhe data kur Kosova si shtet i pavarur filloi të ndërmarrë negociata dypalëshe për
të nënshkruar marrëveshje ripranimi me shtete të evropiane.7 8 Figura në vijim përmbledh të gjitha
etapat e rëndësishme të këtij rrugëtimi juridik dhe politik nëpër të cilin ka kaluar Kosova për të
ardhur deri te përgjegjësitë e plota.
4 Organization for Security and Co-operation in Europe OSCE – Mission in Kosovo, Implementation of the Strategy for
Reintegration of Repatriated Persons in Kosovo’s Municipalities, November 2009. 5 Ibid. 6 Chachipe Rights and Justice, Readmission Agreements and Repatriation Strategies. 7 Ibid. 8 Organization for Security and Co-operation in Europe OSCE – Mission in Kosovo, Implementation of the Strategy for
Reintegration of Repatriated Persons in Kosovo’s Municipalities, November 2009.
7
Qershor 2010
Miratohet Ligji për Ripranimin
Nëntor 2008Ministria e Brendshme merr të gjitha përgjegjësitë rreth ri-atdhesimit nga UNMIK-u
Prill 2008
Qeveria finalizon planin e veprimit të Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar
Janar 2008
Shpallja e Pavarsisë së Republikës së Kosovës
Shkurt 2008
UNMIK-u bart përgjegjësi të kufizuara te autoritetet Kosovare për ripranim
Figura 2: Paraqitje grafike e zhvillimeve prej 1999 deri në 2010
BAZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE
Baza ligjore
Zhvillimi i bazës ligjore për riatdhesimin mund të cilësohet i mirëfilltë. Materialet ligjore dhe
rregullative të cilat e rregullojnë procesin e riatdhesimit dhe ripranimit janë siç vijojnë: Ligji Nr.
03/L-208 për Ripranim, Strategjia e Rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, si dhe
Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar. Po ashtu
1999
UNMIK-u është përgjegjës për çështjet e ri-atdhesimit
Tetor 2006
Formimi i Këshillit Drejtues për zhvillimin e procedurave dhe mekanizmave për menaxhimin e procesit të ri-integrimit
Tetor 2007
Aprovimi i Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar nga Qeveria e Kosovës
Tetor 2007
Adaptimi i Politikave për Ripranim nga Qeveria e Kosovës
Nëntor 2007
Aprovimi i Politikave për Ripranim nga PSSP-ja
8
vlen të theksohet që në fazën të përpilimit janë Rregullorja për Ri-integrimin e Personave të
Riatdhesuar dhe për Menaxhimin e Programit të Ri-integrimit si dhe Strategjia e re për Ri-integrimin
e Personave të Riatdhesuar, dokumente të cilat do të jenë të harmonizuara me njëra tjetrën.9 Këto
dokumente do ta shfuqizojnë strategjinë respektivisht rregulloren në fuqi.
Komponentë kryesore e legjislacionit që rregullon procesin e riatdhesimit është Ligji për Ripranim, i
hyrë në fuqi më 12/07/2010. Qëllimi i tij është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për
ripranimin e një personi i cili është shtetas i Kosovës, ose një i huaj i cili nuk përmbush kushtet për
hyrje apo qëndrim në territorin e shtetit nga i cili vjen kërkesa për ripranim.10 Në këtë mënyrë, ligji,
strategjia, plani i veprimit dhe rregulloret përcjellëse formojnë bazë ligjore të kompletuar për ri-
integrimin e personave të riatdhesuar.
Baza institucionale
Baza institucionale rreth procesit të riatdhesimit në Kosove është po ashtu e konsoliduar mirë, si në
nivelin qendror ashtu në atë lokal. Pjesë kyçe e bazës institucionale është Bordi Ekzekutiv për Ri-
integrim, si organi më i lartë qeveritar që merret me këtë proces. Bordi përbëhet nga përfaqësues të
të gjitha ministrive të përfshira në procesin e riatdhesimit dhe bën shqyrtimet e merr vendimet lidhur
me kërkesat për asistencë. Në nivelin qendror ministritë që kanë implikime në procesin e
riatdhesimit janë:
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)
Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)
Ministria e Shëndetësisë (MSH)
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH)11
Bashkëpunimet ndërmjet ministrive janë kruciale për mbarëvajtjen e procesit. MPMS ka detyrë
pritjen dhe dhënien e informatave paraprake personave të cilët arrijnë në Kosovë për tu riatdhesuar,
pasi që i pranojnë informatat nga MPB-ja për personat në fjalë. Më pas, MPMS-ja ka për detyrë
9 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013. 10 Republika e Kosovës – Kuvendi, Ligji për Ripranim, Qershor 2010, Neni 1, Faqe 1. 11 Republika e Kosovës – Qeveria, Strategjia e Rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2010.
9
informimin e MSH-së në lidhje me çfarëdo kërkese shëndetësore që mund të kenë personat që vijnë
për riatdhesim. MPMS-ja po ashtu është e obliguar që në bashkëpunim me MAPL-në t’ju siguroj
personave që janë në pritje të riatdhesimit objekte banimi në rast që i plotësojnë kushtet. Nëse
personi i kthyer ka nevojë për akomodim të përkohshëm, MPMS ka për detyrë që t’i informojë
komunat përkatëse përmes personit të caktuar kontaktues të MAPL-së.12 Përveç këtyre, ministritë
tjera të ndërlidhura në ketë proces janë: MASHT, MAPH dhe MSH. MASHT ka për detyrë
sigurimin e shkollimit (para fillorë, fillorë, të mesëm, dhe universitar); MAPH në bashkëpunim me
MAPL-në duhet t’i strehojnë ata persona të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë; dhe MSH merret
me kujdesin për ata persona të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore.
Organet vendimmarrëse dhe koordinuese për procesin e riatdhesimit në nivel lokal janë:
Zyrat Komunale për Kthim dhe Komunitete (ZKK)
Komisioni Komunal për Ri-integrim (KKR) dhe
Zyra për Ri-integrim (e cila punon në kuadër të MPB-së) përfshirë edhe Zyrën Pritëse dhe
Koordinatorët Rajonal.13
Lidhshmëria ndërmjet institucioneve të nivelit komunal do të shtjellohet në seksionin e
decentralizmit të këtij punimi.
Është formuar zyra në aeroport e cila është përballja e parë e personave që kthehen me institucionet
e vendit. Në anën tjetër, një komponentë që i mungon bazës institucionale dhe ligjore është
mekanizmi për shqyrtimin e ankesave nga palët pjesëmarrëse në proces. Kjo nuk parashihet as me
Strategjinë e Rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar e as me Ligjin për Ripranim.
Prandaj, shihet e nevojshme të themelohet një komision i cili do të merrej me shqyrtimin e ankesave
nga personat e riatdhesuar që mendojnë që janë trajtuar padrejtësisht.
12 Republika e Kosovës – Qeveria, Strategjia e Rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2010. 13 Republika e Kosovës – Qeveria, Rregullore Nr. 10/2012 për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe
Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2012, Neni 4, Faqe 4.
10
MARRËVESHJET BILATERALE PËR RIATDHESIM
Arritja e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera shihet si kontribuues për
mbarëvajtjen e procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Njëherit, është një nga prioritetet
kryesore të Qeverisë së Kosovës. Sa i përket numrit të marrëveshjeve të hyra në fuqi, burime të
ndryshme japin të dhëna të ndryshme. Sipas zëvendësministrit të MPB-së, Izmi Zeka, deri më tash
janë nënshkruar 18 deri në 20 marrëveshje.14 Ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ),
deri në gusht të vitit 2013, Qeveria e Kosovës i ka nënshkruar 21 marrëveshje bilaterale mbi
ripranimin e personave të cilët qëndrojnë pa autorizim.15 Lista e marrëveshjeve e siguruar nga MPJ
është e paraqitur në Aneksin I.
Mungesa e informacioneve unike ndërmjet aktorëve të ndryshëm qeveritar rreth numrit të
marrëveshjeve bilaterale të Kosovës lidhur me çështjen e riatdhesimit, padyshim që është një
problematikë për qytetarët që riatdhesohen. Për fat të keq, nuk ekziston një bazë e të dhënave
publike ku qytetarët mund të kenë qasje në të dhënat mbi marrëveshjet, kurse lista e paraqitur në
Aneksin I nuk është e qasshme publikisht. Të dhënat mbi marrëveshjet bilaterale janë tejet të
shpërndara si në portalet elektronike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Punëve të
Brendshme. Për më tepër, këto të dhëna nuk janë të freskuara, madje në portalin e MPB-së nuk
figuron ndonjë marrëveshje e nënshkruar pas vitit 2011. Nevoja për të freskuar listën me
marrëveshje bëhet edhe më emergjente kur e shohim që vetëm në muajt e fundit të vitit 2013
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Estoninë (maj), me Lihtenshtajnin (qershor) dhe me
Kroacinë(korrik). Kështu, mungesa e numrit të saktë të marrëveshjeve të nënshkruara dhe mos-bërja
publike e tyre përbëjnë një problem qenësor për këtë fushë.
Edhe pse ishte njëra nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2012, siç
shihet në Aneksin I, gjatë vitit 2012 dhe 2013 janë arritur vetëm gjashtë marrëveshje të reja. Ngecja
për arritjen e marrëveshjeve për riatdhesim është shqetësim edhe sipas Raportit të Fizibilitetit për
vitin 2012. 16 Nga të dhënat e paraqitura shihet qartë që Kosova ka marrëveshje me shumicën
dërmuese të shteteve ku është e shpërndarë diaspora. Megjithëkëtë, shihet që mungojnë marrëveshje
me disa shtete të rëndësishme siç janë Italia, Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Sipas zyrtarëve
14 Intervistë e INDEP me Izmi Zekën, Koordinator Nacional për Ri-integrim dhe Zëvendësministër i MPB-së. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 15 Qeveria e Kosovës – Ministria e Punëve të Jashtme, Lista e Marrëveshjeve për Riatdhesim, gusht 2013. 16 European Commission, Commission Communication on a Feasibility Study for a Stabilisation and Association Agreement
betëeen the European Union and Kosovo, October 2012.
11
përgjegjës, Qeveria e Kosovës është në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve me shtete tjera dhe ky
është një prioritet i Qeverisë dhe veç është duke dërguar draft marrëveshje tek disa shtete. 17 Dy
pengesa kyçe janë për nënshkrimin e marrëveshjeve, e para është çështje politike, siç është rasti me
pesë shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe e dyta është zhagitja e
procesit të nënshkrimit nga disa shtete.18 Sido që të jetë, sidomos për procesin e liberalizimit të
vizave, është i domosdoshëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet e mbetura.
Megjithëkëtë, mungesa e marrëveshjeve nuk ka sjellë problem në terren me rastin e riatdhesimit të
personave që vijnë nga shtetet me të cilat Kosova nuk ka pajtueshmëri në letër.19 20 Kjo arsyetohet
me ekzistencën e Ligjit për Ripranim me të cilin vendi është i obliguar që të bëjë ripranimin e gjithë
qytetarëve që kthehen.21 Për shembull, në Komunën e Prishtinës janë integruar persona nga shtete si
Bosnja dhe Hercegovina, me organet shtetërore të së cilës Zyra për Kthim dhe Komunitete e kësaj
komune nuk ka pasur probleme gjatë komunikimit. Gjithashtu, me sukses është bërë ripranimi i
personave nga Kroacia (para se të kemi marrëveshje me këtë shtet) dhe nga Italia.22 23 Këto shembuj
e japin një pikëpamje tjetër të marrëveshjeve bilaterale, të cilën do ta sqarojmë në pjesën vijuese të
këtij punimi.
ASISTENCA PËR TË RIATDHESUARIT DHE RËNDËSIA E PROCESIT PËR KRITERET E LIBERALIZIMIT TË VIZAVE
Që nga viti 2010, Kosova e ka fondin për ri-integrimin e personave të riatdhesuar si linjë të veqantë
buxhetore. Shuma e buxhetuar për katër vitet e fundit është: 500,000 euro (2010), 3,400,000 euro
(2011), 3,200,000 euro (2012 ) dhe 3,170,150 euro (2013). Për fat të keq, shpenzimi i këtyre mjeteve
të dedikuara është në masa dukshëm të ulëta, pasi në vitin 2011 është shpenzuar afër 10% e shumës,
17 Intervistë e INDEP me Izmi Zekën, Koordinator Nacional për Ri-integrim dhe Zëvendësministër i MPB-së. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 18 Ibid. 19 Intervistë e INDEP me Armend Behlulin, Shef i Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete – Komuna e Gjakovës. Gjakovë,
Kosovë, korrik 2013. 20 Intervistë e INDEP me Mustafë Nezirin, Koordinator për Kthim dhe Ri-integrim – Komuna e Prishtinës. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 21 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013. 22 Intervistë e INDEP me Mustafë Nezirin, Koordinator për Kthim dhe Ri-integrim – Komuna e Prishtinës. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 23 Intervistë e INDEP me Armend Behlulin, Shef i Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete – Komuna e Gjakovës. Gjakovë,
Kosovë, korrik 2013.
12
kurse në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 afër 30% e shumës.2425 Kësisoj, shihet që përkundër
sigurimit të mjeteve financiare, shumë pak është arritur në plotësimin e parashikimeve buxhetore.
Llojllojshmëria e pakove e asistencës për të cilat të rikthyerit mund të aplikojnë është e standardeve
të kënaqshme. Pakot e asistencës përfshijnë: strehimin, pakot ushqimore, pakot higjienike, skemat
sociale, pako të orendive, renovimi apo rindërtimi i shtëpive, arsimimi për fëmijët, aftësimi
profesional, ndihma për punësim dhe ndihma për vetëpunësim. Siç e shpjeguam më herët, aplikimi i
asistencës është i mundur me anë të ndërveprimit të ministrive të fushave përkatëse.
Është e rëndësishme që asistenca të ketë efekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Tek kjo pikë, probleme
janë evidentuar me rastin e financimit të planeve të biznesit, që tërheqin një numër të
konsiderueshëm të buxhetit. Idetë që aplikojnë për fonde për financimin e planeve të biznesit në
masë të madhe kanë të bëjnë me bujqësi dhe blegtori dhe shumica prej tyre dështojnë të arrijnë
ndonjë rezultat.26 27 Tregimet e suksesit lidhur me ndonjë financim e planeve të biznesit janë të pakta.
Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane znj. Citaku, si udhëheqëse e ministrisë përgjegjëse për
përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave, ka shprehur shqetësimin e saj rreth
qëndrueshmërisë së pakove të asistencës.28 Kësisoj, financimi i planeve të biznesit, si komponentë e
ndihmës për vetëpunësim, nuk ka treguar qëndrueshmërinë e dëshiruar.
Debati mbi ri-integrimin e personave të riatdhesuar është fuqizuar viteve të fundit për shkak të
rëndësisë që ka në procesin e liberalizimit të vizave. Madje kjo cilësohet si pjesa më e dhimbshme e
procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Është më se e qartë që kjo është
arsyeja dhe shtytja primare e Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë ndryshime në këtë fushë,
sidomos në ato pjesë që drejtpërdrejtë janë kriter i procesit të liberalizmit të vizave.
Si pjesë e këtij procesi, një mori ligjesh janë miratuar nga Qeveria e Kosovës, shpesh herë edhe me
procedura të përshpejtuara. Së fundi, deputetët e Kuvendit të Kosovës i miratuan në parim tetë
projektligje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave.29
Kjo ilustron përkushtimin e institucioneve të Kosovës në punën rreth heqjes së vizave. Megjithatë,
24 Republika e Kosovës – Qeveria – Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Ri-integrim, Raporti për Ri-integrim
janar 2013 – qershor 2013. 25 Shënim: Nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna rreth shpenzimit të buxhetit për riatdhesim për vitin 2012, përkundër
përpjekjeve në Zyrën e zëvendës-ministrit të MPB-së, në Departamentit për Ri-integrim në MPB dhe në Ministrinë e Financave. 26 Ibid. 27 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013.
28 Portali Kosova Albaner, U mbajt takimi i Bordit Ekzekutiv për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, shkurt 2012. 29 Kuvendi i Kosovës, Mbledhja e datës 18.07.2013.
13
ngutja që shpesh i ka karakterizuar politikat e qeverisë për këtë fushë, çfarë implikime ka për
procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar?
Presioni për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave ka bërë që shpesh të kemi vendime
ad-hoc nga Zyra e Kryeministrit për ndryshimin e rregulloreve që kanë të bëjnë me riatdhesim. Për
shembull, është bëtë ndryshimi i kohëzgjatjes së strehimit nga 6+6 muaj, siç është e paraparë në
Rregullore Nr. 10/2012 për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe
Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, në 3+3 muaj.30 Sipas koordinatorit
për Kthim dhe Ri-integrim në Komunën e Prishtinës, pas këtij ndryshimi ka ardhur edhe një vendim
tjetër për ta shtyrë afatin për strehim për 6 muaj të tjerë për të gjithë përfituesit.31 Prapavija e këtyre
vendimeve ad-hoc nuk është e qartë, megjithëse e parashikueshme kur konsiderohet presioni për
përmbushjen e kritereve për liberalizim.
Pika kryesore që e gërsheton procesin e liberalizimit të vizave me ri-integrimin e personave të
riatdhesuar është nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale për ripranim. Një nga indikatorët që do ta
zvogëlonte numrin e mërgimtarëve ilegal në vendet evropiane është zvogëlimi i azil-kërkuesve është
një komponentë e madhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Megjithëkëtë, siç e
demonstruam më herët, në terren nuk kemi probleme me riatdhesimin e personave që vijnë nga
shtetet me të cilat Kosova nuk ka marrëveshje të nënshkruar.
Ata që janë pjesë e përditshme e procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar e pranojnë që
shpesh herë kanë të bëjnë me nguti të cilat kanë efekte negative.32 33 Pasojat e tyre i vuajnë qytetarët
që kthehen në vendlindje. Prandaj, presioni i liberalizimit të vizave në njërën anë po shërben si
motor për përparime dhe në anën tjetër po rezulton në vendime të ngutshme që po e dëmtojnë
procesin.
30 Intervistë e INDEP me Mustafë Nezirin, Koordinator për Kthim dhe Ri-integrim – Komuna e Prishtinës. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 31 Ibid. 32 Ibid. 33 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013.
14
PROCESI I DECENTRALIZIMIT DHE FUQIZIMI I NIVELIT LOKAL
Njëra nga përpjekjet më domethënëse në fushën e ri-integrimit të personave të riatdhesuar është për
decentralizimin e procesit dhe fuqizimin e komunave. Kapacitetet për ri-integrimin e personave të
riatdhesuar në nivelin lokal janë forcuar dukshëm që nga viti 2011. Kësisoj, në vitin 2010, struktura
institucionale është ndryshuar duke ri-formatizuar Zyrat Komunale për Komunitete në Zyra
Komunale për Komunitete dhe Kthim. Kjo u parapa me Rregulloren 10/2010, sipas Nenit 7,
paragrafit 1, pikës 3 të së cilës zyra ka përgjegjësi që të bashkërendoj procesin e kthimit dhe të
promovojë krijimin e kushteve për kthim dhe ri-integrim të personave të zhvendosur dhe të
riatdhesuar në komunë.34 Ani pse kjo rregullore nuk është më në fuqi, e shfuqizuar nga Rregullorja
10/2012, përbën një hap të rëndësishëm për decentralizimin e procesit të ri-integrimit të personave
të riatdhesuar. Me gjithë krijimin e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim, pjesë të procesit
mbeten të centralizuara, kryesisht për shkak që alokimi i fondeve është i centralizuar dhe bëhet
përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete kryesisht merret me çështje administrative dhe është
institucioni që raporton në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një hallkë kyçe e nivelit komunal
janë Komisionet Komunale për Ri-integrim. KKR përbëhet nga përfaqësues të departamenteve
komunale të fushave të ndryshme, si të shëndetësisë, arsimit dhe mirëqenies sociale.35 Përgjegjësia
kryesore e KKR-së është shqyrtimi dhe nxjerrja e vendimeve për kërkesat e personave të riatdhesuar
për:
furnizim me artikuj ushqimor dhe higjenik;
strehim/banim;
ofrimin e ndihmës shëndetësore;
asistencën shtesë (ad hoc) sipas nevojës;
pakon e asistencës materiale;
pakon e asistencës për dimër (dru) dhe
pakon e asistencës për orendi
34 Republika e Kosovës – Qeveria, Rregullore Nr. 02/2010 për Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, gusht 2010. 35 Republika e Kosovës – Qeveria, Rregullore Nr. 10/2012 për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe
Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2012. Neni 6, paragrafi 2.
15
Që nga viti 2012, shtatë koordinatorë rajonal janë caktuar me qëllimin për të përmirësuar
komunikimin ndërmjet nivelit qendror dhe lokal. Me këto masa, procesi i decentralizimit ka tentuar
t’i lehtësoj mekanizmat e procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar. Sa është thjeshtësuar ky
proces me tërë politikat e decentralizimit? Analiza tregon që zingjiri i organeve vendimmarrëse
mbetet i komplikuar, si në letër ashtu edhe në praktikë. Në vijim do të ilustrojmë zingjirin e marrjes
së vendimeve në nivelin lokal dhe atë qendror.
Figura 3: Hapat e vendim-marrjes për nivelin komunal36
36 Republika e Kosovës – Qeveria, Rregullore Nr. 10/2012 për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe
Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2012.
5. Pas nënshkrimit, vendimet dërgohen në ZKKK dhe nga një kopje i dërgohet Zyrës për Riintegrim, përmes koordinatorit rajonal.
4. Vendimet e KKR-ve nënshkruhen nga kryetari i komunës përkatëse.
3. KKR shqyrton kërkesat dhe në bazë të kritereve merr vendim për secilën kërkesë.
2. ZKKK, pas verifikimit, plotësimit dhe regjistrimit të kërkesave të pranuara, i procedon ato në KKR varësisht nga natyra e kërkesës.
1. Personi i riatdhesuar bën kërkesën për përfitim nga programi pranë ZKKK në komunën përkatëse
16
Figura 4: Hapat e vendim-marrjes për nivelin qendror37
Për ta kuptuar më thelbësisht, niveli komunal merr vendimet lidhur me ofrimin e përfitimeve dhe
asistencës emergjente, të cilat janë të kufizuara deri në 2,000 euro siç është rasti i pajisjes me orendi
apo aplikimi për plane të biznesit.38 Në anën tjetër, niveli qendror merret me të gjitha llojet tjera të
asistencës, të cilat natyrisht që peshojnë më shumë nga ana e buxhetit. Si përfundim, edhe nëse
zingjiri vendim-marrës funksionin siç është më së miri, prapë se prapë është i karakterizuar me një
burokraci e cila domosdoshmërish duhet të zvogëlohet. Gjithashtu, thjeshtësimi i procedurave për
aplikim për asistencë është rekomandim i dalë edhe nga Raporti i Fizibilitetit për vitin 2012.39 Siç
është paraqitur në figuruat 3 dhe 4, vendim-marrja përbëhet prej 5 hapave në nivel komunal dhe 7
hapave në nivel qendror. Ndërkohë që natyra e fushës është e ndjeshme dhe ka persona të rikthyer
që nuk e kanë luksin të presin për vendime siç janë pakot ushqimore apo strehimi.
37 Republika e Kosovës – Qeveria, Rregullore Nr. 10/2012 për Menaxhimin e Programit, Organet Kompetente, Procedurat dhe
Kriteret e Përfitimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, maj 2012. 38 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013. 39 European Commission, Commission Communication on a Feasibility Study for a Stabilisation and Association Agreement
betëeen the European Union and Kosovo, October 2012.
7. Pas nënshkrimit nga kryesuesi, nga një kopje e vendimeve i dërgohen komunës nga Zyra për Riintegrim, përmes koordinatorit rajonal.
6. Kryesuesi i bordit nënshkruan vendimin.
5. Bordi, në bazë të rekomandimeve të Sekretariatit dhe kritereve të rregullores, merr vendim për aprovimin ose refuzimin e kërkesës.
4. Sekretariati shqyrton kërkesat e pranuara nga ZR, dhe në bazë të kritereve të rregullores, nxjerr rekomandim për secilën kërkesë të shqyrtuar.
3. ZR, pas verifikimit dhe regjistrimit të kërkesave të pranuara, i procedon ato në Sekretariatin e Bordit për shqyrtim.
2. ZKKK, pas verifikimit, plotësimit dhe regjistrimit të kërkesës, e procedon atë në ZR.
1. Personi i riatdhesuar bën kërkesën për përfitim nga programi pranë ZKKK në komunën përkatëse
17
Nga ana tjetër, si funksionon ky sistem në praktikë? Komunikimi i përgjigjeve negative për mos
miratimin e asistencës është një aspekt që shkakton vonesa të mëdha në proces.40 41 Kjo ndodh në të
dy nivelet, mirëpo, siç edhe mund të pritet, më problematike është në nivelin lokal, respektivisht në
vonesat e Bordit për Integrim për komunikimin e vendimeve rreth kërkesave. që duhet t’ju shkojnë
Zyrës për Komunitete dhe Kthim.42 43 Për vendimet, të cilat janë subjekt i ZKK-së për zbatim, kemi
raste që Bordi nuk kthen fare përgjigje.44 Fakti që Bordi për Ri-integrim takohet vetëm një herë në
muaj të lë shumë për të dëshiruar, duke i konsideruar kompetencat ekzekutive që i ka. Kësisoj, shihet
që përveç burokracisë në letër, niveli i implementimit të rregulloreve nuk është i kënaqshëm.
Pengesë e madhe e gjithë këtij procesi është mungesa e trajnimeve për zyrtarët komunalë. Në disa
prej komunave, performanca dhe kualifikimi i zyrtarëve komunal shkakton ngecje substanciale për
këtë proces.45 Megjithëse zyrtarët komunal kanë pasur trajnime kohë pas kohe, është e qartë që është
më se e nevojshme të ofrohen trajnime të mëtutjeshme. Një gjë e tillë është evidentuar edhe nga
UNHCR dhe projekti i tyre i monitorimit në baza ditore të zyrtarëve komunal që merren me çështje
të riatdhesimit. Sipas UNHCR, në masë të madhe janë evidentuar raste kur këta zyrtarë komunal nuk
i kanë njohuritë themelore për të kryer punën e tyre. Sido që të jetë, anë pozitive me këtë rast është
që Strategjia e re mbi Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar pritet të parasheh më shumë trajnime
për zyrtarët komunal.46 Trajnimet dhe aftësimet e stafit në nivelin komunal janë të domosdoshme
dhe të rëndësishme për decentralizmin e mëtejmë të procesit.
40 Ibid. 41 Intervistë e INDEP me Armend Behlulin, Shef i Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete – Komuna e Gjakovës. Gjakovë,
Kosovë, korrik 2013. 42 Ibid. 43 Intervistë e INDEP me Mustafë Nezirin, Koordinator për Kthim dhe Ri-integrim – Komuna e Prishtinës. Prishtinë, Kosovë,
korrik 2013. 44 Intervistë e INDEP me Armend Behlulin, Shef i Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete – Komuna e Gjakovës. Gjakovë,
Kosovë, korrik 2013. 45 Intervistë e INDEP me Fahrije Tërnavën, u.d. udhëheqëse e Departamentit për Riintegrim, Ministria e Punëve të Brendshme.
Prishtinë, Kosovë, korrik 2013. 46 Ibid.
18
PËRFUNDIMET
Për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, arritja më e lartë e Qeverisë së Kosovës është krijimi i
bazës ligjore dhe institucionale që specifikisht merren me çështjen e riatdhesimit. Për një periudhë
rreth tre vjeçare, është bërë eliminimi i komisioneve të ndryshme ad-hoc dhe zëvendësimi i tyre me
institucione funksionale. Për më tepër, me sukses është bërë ndërlidhja ndër-ministrore për ofrimin e
pakove të ndryshme të asistencës. E vetmja gjë që mungon, e që i përket bazës institucionale, është
mekanizmi i parashtrimit të ankesave ku qytetarët e riatdhesuar do të mund të parashtronin
pakënaqësitë e tyre. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës është në fazën finale të përpilimit të
strategjisë dhe rregullores së re për menaxhimin e programit të ri-integrimit.
Ende nuk dihet numri i saktë i marrëveshjeve bilaterale që Kosova i ka nënshkruar me shtetet
përkatëse për riatdhesim. Burime të ndryshme japin shifra të ndryshme. Kjo bën që të mungoj një
pikë referimi, e qasshme publikisht, ku paraqiten informata rreth numrit dhe përmbajtjeve të
marrëveshjeve. Pikë pozitive është mos pengesa që të riatdhesohen personat nga shtetet me të cilat
Kosova nuk ka nënshkruar marrëveshje.
Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave është motori shtytës i institucioneve të Republikës
së Kosovës për të arritur përparime në ri-integrimin e personave të ripranuar. Megjithëkëtë, presioni
i tepërt nuk ka qenë gjithmonë pozitiv dhe ka rezultuar që në vendime ad-hoc të cilat kanë e kanë
penguar mbarëvajtjen e procesit.
Pakot e asistencës që janë në dispozicion për të kthyerit i plotësojnë kriteret ndërkombëtare.
Problemi i vetëm në këtë fushë është mos-efikasiteti i financimit të planeve të biznesit, të cilët asesi
t’i arrijnë objektivat e parapara. Financimi i planeve të biznesit ka dështuar të prodhoj biznese
funksionale. Nën anën tjetër, fondi i dedikuar për riatdhesim është duke u shfrytëzuar në masa aspak
të kënaqshme.
Është bërë përmirësim në sferën e rritjes së kompetencave të komunave. Sidoqoftë, komunat ende
nuk i kanë kapacitet që t’i marrin kompetencat e plota për këtë proces dhe problem kryesor që kjo të
arrihet është përgatitja e personelit për kryerjen e punës së tyre. Në anën tjetër, burokracia e stër-
ngarkuar po shkakton probleme në praktikë. Kjo bëhet edhe më problematike kur i shtohen vonesat
në shqyrtimin e kërkesave të Bordit për Integrim.
19
REKOMANDIMET
Të bëhet trajnimi i mëtutjeshëm i zyrtarëve komunal dhe në këtë mënyrë fuqizimi i
kompetencave të plota për marrje të vendimeve në nivelin komunal për asistencë të
personave që riatdhesohen. Specifikisht, të ofrohet trajnim për KKR-në, sidomos tek
organizimi i kurseve shtesë të gjuhës, lehtësimin e qasjes në arsim, identifikimin e mundësive
për ofrimin e trajnimeve profesionale dhe qasje në tregun e punës. Si rezultat, në një të
ardhme të afërt të fillohet që dalë nga dalë komunat t’ju alokohen fonde. Në mënyrë që
alokimi të jetë sa më i balancuar, të shikohet shpenzimet e secilës komunë gjatë 3 viteve
paraprake.
Burokracia e ngarkuar në marrjen e vendimeve do të eliminohej pas alokimit të buxhetit
nëpër komuna. Për ta bërë këtë, koordinatorët rajonal do të duhej të largohen për shkak që
nuk roli i tyre nuk do të ishte më i dobishëm.
Tek asistenca për të ri-pranuarit, të punohet drejt qëndrueshmërisë së pakove asistencës. Më
saktë, të shtrëngohen kriteret për financimin e biznes planeve dhe buxheti i kursyer me këtë
rast të alokohet për pakot e asistencës për trajnime dhe aftësime të të rikthyerve.
Të themelohet një mekanizëm për ankesa. Mes tjerash, me anë të ankesave nga qytetarët ky
organ do t’i evidentonte problemet dhe do të kontribuonte në përmirësimin e situatës.
Të publikohet numri i saktë i marrëveshjeve bilaterale për riatdhesim. Gjithashtu, të
formohet një bazë e të dhënave elektronike e cila përmban të dhëna rreth marrëveshjeve
bilaterale dhe e cila do të përditësohej në momentin kur kemi ndryshime.
Për ndryshimin e rregulloreve në fuqi, Qeveria e Kosovës të merr vendim duke i respektuar
ciklin e vendim-marrjes, përfshirë konsultimet. Mënjanimi i vendimeve ad-hoc është i
rëndësisë qenësore.
20
ANEKSI I: Lista e shteteve me të cilat Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bilaterale për ripranim47
1. Me Qeverinë e Republikës së Kroacisë, nënshkruar më 23.07.2013. (kjo marrëveshje është
nënshkruar, po është në procedurë e sipër çështja e ratifikimit te saj)
2. Me Principatën e Lihtenshtajnit, publikuar më 16.07.2013.
3. Me Republikën e Estonisë, publikuar më 21.06.2013.
4. Me Republikën e Maltës, publikuar më 14.01.2013.
5. Me e Republikën e Bullgarisë, publikuar më 02.08.2012.
6. Me e Republikën e Hungarisë, publikuar më 05.06.2012.
7. Me Republikën e Finlandës, publikuar më 23.12.2011.
8. Me Mbretërinë e Suedisë, publikuar më 03.11.2011.
9. Me Republikën e Malit të Zi, publikuar më 08.09.2011.
10. Me Shtetet e Beneluksit (Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës), publikuar më 13.07.2011.
11. Me Republikën e Çekisë, publikuar më 13.07.2011.
12. Me Republikën e Sllovenisë, publikuar më 06.06.2011.
13. Me Republikën e Austrisë, publikuar më 09.12.2010.
14. Me Mbretërinë e Norvegjisë, publikuar më 04.11.2010.
15. Me Mbretërinë e Danimarkës, publikuar më 06.09.2010.
16. Me Republikën Federale të Gjermanisë, publikuar më 06.07.2010.
17. Me Republikën Federal të Zvicrës, publikuar më 02.04.2010.
18. Me Republikën e Francës, publikuar më 27.01.2010.
19. Me Republikën e Shqipërisë, publikuar më 18.11.2009.
47 Qeveria e Kosovës – Ministria e Punëve të Jashtme, Lista e Marrëveshjeve për Riatdhesim, Gusht 2013.