18
C E N T R U M 13 218 Ismet Ukshini, PhD 1 UDC: 340.13:32(532.22) KORNIZA LIGJORE PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI DHE KRIMET PËR MOTIVE ETNIKE-NDËRETNIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS ЗAKOHCKA PAMKA ЗA ЗAШTИTA OД ДИCKPИMИHAЦИJA И KPИMИHAЛCТBO OД ETHИЧKИ И MEЃYETHИЧKИ MOTИBИ BO PEПYБЛИKA KOCOBО THE LEGAL FRAMEWORK FOR PROVIDING PROTECTION AGAINST DISCRIMINATION AND CRIMES OF ETHNIC- INTERETHNIC MOTIVES IN THE REPULBIK OF KOSOVO ABSTRACT: In this paper a legal framework will present whereby the protection against discrimination and crimes of ethnic and interethnic motives in the Republic of Kosova may be offered. Kosova's internal acts compose that framework approved by the state and they are in 1 Doktor i shkencave juridike në fushën e studimeve për Drejtësinë Restauruese; ak- tualisht, Prokuror në Departamentin e krimeve të përgjithshme të Prokurorisë Theme- lore në Gjilan të Republikës së Kosovës dhe trajnues në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, për prokurorë dhe gjyqtarë të porsaemëruar dhe atyre në detyrë, për tema nga e drejta penale, e drejta e procedurës penale dhe e drejta Evropiane; Ish-avokat; Ish-Kryeprokuror i PPK dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan dhe ish-anëtar i komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve të Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe ish-ligjërues i Fakultetit juridik të Kolegjit Iliria - Dega në Gjilan, dhe, Universitetit ”Gjilani”, në Gjilan. E-mail: [email protected]

KORNIZA LIGJORE PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI ...centrum.mk/wp-content/uploads/2020/10/PJESA-13.pdfKosovës; Ligji Nr.2004/3, kundër diskriminimit, i datës 19 shkurt 2004 (i cili

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • C E N T R U M 13

    218

    Ismet Ukshini, PhD1

    UDC: 340.13:32(532.22)

    KORNIZA LIGJORE PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI DHE KRIMET PËR MOTIVE ETNIKE-NDËRETNIKE NË REPUBLIKËN

    E KOSOVËS

    ЗAKOHCKA PAMKA ЗA ЗAШTИTA OД ДИCKPИMИHAЦИJA И KPИMИHAЛCТBO OД ETHИЧKИ И MEЃYETHИЧKИ

    MOTИBИ BO PEПYБЛИKA KOCOBО

    THE LEGAL FRAMEWORK FOR PROVIDING PROTECTION AGAINST DISCRIMINATION AND CRIMES OF ETHNIC-INTERETHNIC MOTIVES IN THE REPULBIK OF KOSOVO

    ABSTRACT:

    In this paper a legal framework will present whereby the

    protection against discrimination and crimes of ethnic and interethnic

    motives in the Republic of Kosova may be offered. Kosova's internal

    acts compose that framework approved by the state and they are in

    1 Doktor i shkencave juridike në fushën e studimeve për Drejtësinë Restauruese; ak-

    tualisht, Prokuror në Departamentin e krimeve të përgjithshme të Prokurorisë Theme-

    lore në Gjilan të Republikës së Kosovës dhe trajnues në Ministrinë e Drejtësisë së

    Republikës së Kosovës, për prokurorë dhe gjyqtarë të porsaemëruar dhe atyre në

    detyrë, për tema nga e drejta penale, e drejta e procedurës penale dhe e drejta

    Evropiane; Ish-avokat; Ish-Kryeprokuror i PPK dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale

    në Gjilan dhe ish-anëtar i komisionit për vlerësimin e performancës së prokurorëve të

    Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe ish-ligjërues i Fakultetit juridik

    të Kolegjit Iliria - Dega në Gjilan, dhe, Universitetit ”Gjilani”, në Gjilan. E-mail:

    [email protected]

  • C E N T R U M 13

    219

    compliance with current international documents especially those that

    introduce bases of many other international acts.

    On one hand, in order to make it easier for law enforcement agen-

    cies to find a legal basis for providing protection against discrimination

    and crimes of ethnic-interethnic motives in the Republic of Kosovo and

    on the other hand, it should be noted that Kosova has also built legal

    infrastructure and institutions whereby necessary protection against dis-

    crimination can be offered to all the citizens - members of ethnic com-

    munities, whether small or large, because stable relations among people

    present a prerequisite for a peaceful life and normal development of the

    society, especially when it consists, not of one, but of many ethnicities.

    Keywords: Protection Against Discrimination, Domestic

    Laws, International Documents

    HYRJE

    Duke e pas parasysh faktin se raportet e shëndosha në mes të

    njerëzve janë parakusht i një zhvillimi të gjithmbarshëm shoqëror, ato,

    vazhdimisht, janë ruajtur dhe trajtuar, si në rrafshin ndërkombëtarë, po

    ashtu, edhe në atë nacional.

    Me tepër se gjithkund, këtyre raporteve u është kushtuar rëndësi

    në ato shtete të cilat kanë qenë të përbëra jo nga një, por, nga më shumë

    etni.

    Në rrafshin ndërkombëtarë, mbrojtja nga diskriminimi dhe krimet

    me motive etnike e ndëretnike, u është ofruar grupeve të ndryshme sho-

    qërore dhe etnike, përmes akteve juridike ndërkombëtare, të cilat, para-

    prakisht, ishin shqyrtuar dhe miratuar nga organet kompetente të orga-

    nizatave të ndryshme ndërkombëtare, e, më pas, ato ishin marrë dhe

    futë edhe nëpër legjislacionet nacionale të shteteve anëtare, të atyre të

    bashkësisë ndërkombëtare.

    Dispozitat e këtyre dokumenteve ndërkombëtare nuk i kishte

    injoruar as Republika e Kosovës, sepse, në Kushtetutë dhe në ligjet e

    veçanta të saj, i kishte futë edhe shumë dispozita të atyre dokumenteve,

    përmes të cilave grupet dhe etnitë e ndryshme siguroheshin se nuk do

    të ishin të diskriminuara, dhe, në rastet e caktuara, nëse ndonjë veprim

    i tillë do të ndërmerrej ndaj tyre, kryesit do të përgjigjeshin para

    organeve kompetente.

  • C E N T R U M 13

    220

    Prej këtyre që u thanë, shihet se diskriminimit dhe krimeve për

    motive etnike dhe ndëretnike i është kushtuar vëmendje e posaçme dhe

    i është thënë një JO e madhe, si në nivelin global, po ashtu, edhe në atë

    nacional, sepse, ndryshe, nuk mund të sqarohet fakti se kjo materie (E

    diskriminimit dhe krimeve me motive etnike e ndëretnike, apo, siç janë

    quajtur ndryshe, krime të urrejtjes), është trajtuar edhe me: Deklaratën

    universale për të drejtat e njeriut; Konventën Evropiane për mbrojtjen

    e të drejtave themelore të njeriut dhe protokollet e saj; Konventën ndër-

    kombëtare për të drejtat civile e politike dhe protokollet e saj; Konven-

    tën kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare;

    Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor;

    Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve 2106 (ХХ), të 21

    dhjetorit të vitit 1965, në fuqi nga 4 јanari i vitit 1969; Konventën për

    eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, të 18

    dhjetorit të vitit 1979, në fuqi nga 3 shtatori i vitit 1981; Konventën për

    të drejtat e fëmijës, të 20 nëntorit 1989, UNTS 1577; Konventën kundër

    torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe

    poshtëruese; Kushtetutën e Republikës së Kosovës; Kodin Penal të

    Kosovës; Ligji Nr.2004/3, kundër diskriminimit, i datës 19 shkurt 2004

    (i cili ka vlejtur deri para disa ditëve, kur ai u shfuqizua me Ligjin Nr.

    05/L-021, për mbrojtje nga diskriminimi, i datës 28 maj 2015); Ligji

    Nr. 05/L-021, për mbrojtje nga diskriminimi, i datës 28 maj 2015 (i cili,

    sipas nenit 28, do të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën

    Zyrtare të Republikës së Kosovës); Ligji Nr.06/L054, për gjykatat, i

    datës 8. 12. 2018; Ligji Nr.51/L-031, për procedurën e përgjithshme

    administrative, i datës 21. 6. 2016; Ligji Nr. 03/L-225, për prokurorin e

    shtetit, Nr. 03/L-225; Ligji nr.05/L-019, për avokatin e popullit, etj.

    I. Ç’DO TË THOTË DISKRIMINIM DHE NË ÇFARË

    BAZASH DEFINOHET AI SOT

    Ekzistojnë definicione të ndryshme për diskriminimin, mirëpo,

    më i duhuri është ai i cili u referohet normave juridike të dokumenteve

    aktuale ndërkombëtare dhe atyre nacionale.

    Më i qëlluari është ai definicion i cili mbështetet në aktet e lart-

    përmendura ligjore, dhe, diskriminimin e definon në bazën e veçorive-

    karakteristikave personale, që janë të mbrojtura me ligje dhe dokumente

    të ndryshme ndërkombëtare.

  • C E N T R U M 13

    221

    Edhe pse ekzistojnë shumë të tillë, një nga definicionet më shpesh

    të cituara është ai i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    (GjEDN), sipas të cilës, kjo është një “veçori personale (status) në bazë

    të së cilës, personat ose grupet e personave dallohen mes vete”.

    Sipas definicionit tjetër, baza për diskriminim është karakteristike

    për një individ, të cilin, nuk duhet konsideruar si relevant në kuptimin

    e trajtimit të ndryshëm ose gjatë gëzimit të disa përfitimeve të caktuara.2

    “Baza për diskriminim është një veçori e mbrojtur mbi të cilën

    nuk duhet të bazohet trajtimi i ndryshëm i palejuar, dhe e cila mund të

    jetë një tipar personal ose status, ose një veçori e ngjashme personale

    ose status, përmes të së cilës një person, ose grup personash identify-

    kohet me ndonjë racë të caktuar, ngjyrë të lëkurës, përkatësi etnike,

    gjuhë, shtetësi, gjini dhe fis, orientim seksual, fe, bindje, arsimim, aftësi

    të kufizuara mendore ose trupore, moshë, gjendje familjare ose

    martesore, gjendje shëndetësore, etj.”3.

    Diskriminimin e definon edhe Konventa për eliminimin e të gjitha

    formave të diskriminimit racor (CERD), sipas Rezolutës së Asamblesë

    së Përgjithshme e KB-ve 2106 (ХХ) të 21 dhjetorit të vitit 1965, e cila

    ka hyrë në fuqi nga 4 јanari i vitit 1969. Duke u bazuar edhe në doku-

    mente të tjerë ndërkombëtarë.

    Kjo konventë, në nenin 1 të saj, diskriminimin e definon, si:

    “Dallim, përjashtim, kufizim ose dhënie përparësi të një individi, në

    ndonjë bazë (të përkatësisë racore, gjinore, etnike, politike, të moshës,

    handikapit, etj.), dhe, që ka për qëllim, ose, pasojë, çrregullimin apo

    uljen e njohjes, ushtrimit dhe kryerjes, nën kushte të njëjta të të drejtave

    dhe lirive të njeriut në sferën politike, ekonomike, kulturore, sociale ose

    në çfarëdo sferë tjetër të jetës shoqërore4.

    Çdo krim i kryer mbi bazë të atyre veçorive apo karakteristikave

    personale që u përmendën më lart, ndaj një individi, grupi apo një etnie,

    paraqet krim të lartpërmendur dhe si i tillë, ai, duhet gjykuar, duke u

    bazuar në dokumentet e lartpërmendura ndërkombëtare, Kushtetutë dhe

    2 Handbook on European Non-discrimination Law, EU FRA and CoE, 2010.97 8. 3 Biljana Kotevska, Udhëzuesi mbi bazat e diskriminimit, i mbështetur nga Misioni i

    OSBE-së në Shkup të RMV-së, Shkup, 2013, f.7. 4 Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (EERD), Rezo-

    luta e Asamblesë së Përgjithshme e KB-ve 2016 (XX), e datës 21 Dhjetor 1965, e cila

    ka hyrë në fuqi nga data 04 Janar të vitit 1969, neni; shih, gjithashtu, Konventën për

    eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të gruas, e 18 Dhjetorit 1979, në fuqi

    nga 03 Shtatori i vitit 1981; shih dhe Komiteti i të Drejtave të Njeriut, Komenti i

    Përgjithshëm 18, Mosdiskriminimi, 11/10/1989, paragrafi 6.4.

  • C E N T R U M 13

    222

    ligje nacionale, sepse, ky, sot, është edhe njëri prej standardeve që bota

    demokratike, me të drejtë, e kërkon prej secilit shtet që mëton t’i bash-

    këngjitet kombeve të përparuara të botës demokratike.

    Prandaj, është e nevojshme që, jo një herë, por, shumë herë, kjo

    kërkesë e bashkësisë së përparuar ndërkombëtare të përsëritet dhe t’u

    sqarohet shtetasve të shteteve të reja si Kosova, etj. se kjo kërkesë e tyre

    është shumë e arsyeshme, ngase, “Evropa është Evropë e pakicave”

    (Europe is the Europe of minorities)5, ka theksuar Romano Prodi.

    Çdo shtet në Evropë, me më shumë se një milion banorë, sot, ka

    pakica. Vetëm disa shtete të vogla, si: Luksemburgu, San Marino,

    Malta, etj., nuk kanë pakica.

    Numri më i madh i vendeve në Evropë, sot, i kanë ndërmjet tre

    dhe gjashtë grupe etnike, kurse, Italia i ka dymbëdhjetë. Madje, edhe

    Franca dhe Greqia, të cilat, në masë të madhe, e mohojnë ekzistimin e

    pakicave në territorin e tyre, kanë nga shtatë grupe të pakicave. Dym-

    bëdhjetë vendet e reja që u bënë anëtare të BE-së, në vitin 2004 dhe

    2007, me përjashtim të Maltës dhe të Qipros, kanë, së paku, katër grupe

    pakicash, por, shumica e tyre kanë shtatë. Disa vende lindore janë vende

    relativisht homogjene, si Polonia dhe Hungaria, në të cilat përqindja e

    njerëzve që u takojnë pakicave është vetëm 3-4%, por në vendet tjera

    kjo përqindje është nga10-12%, kurse Estonia dhe Letonia kanë 30-

    40%.6

    Për më tepër, edhe për faktin se parandalimi i diskriminimit të

    grupeve të ndryshme shoqërore, sot, paraqet temë interesi për shumë

    organe dhe institucione ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe

    OSBE-në; Komisionin Evropian kundër racizmit dhe tolerancës të

    Këshillit të Evropës; Komitetin për shfuqizimin e të gjitha formave të

    diskriminimit racor të KB-së, etj.

    Mbrojtjen nga diskriminimi dhe krimet, me motive etnike dhe

    ndëretnike, Kosova, sot, mund ta ofrojë në mënyrën më të mirë të mun-

    dshme, sepse, organet kompetente të saj, sot, e kanë një bazë bukur të

    konsoliduar ligjore, ngase, ajo, tani, mbështetet edhe në dokumentet më

    domethënëse ndërkombëtare, duke u bazuar në aktin më të lartë shtetë-

    ror-Kushtetutën e saj dhe ligjet e tjera, si ato të përgjithshme, po ashtu,

    edhe ato të veçanta, për të cilat do të flasim në vazhdim.

    5 Romano Prodi, Hungarian News Agency, 15 April 2001. 6 Aleksandër Kërzhallovski, etj., Raport nga hulumtimi “Diskriminimi në bazë të

    përkatësisë etnike”, Shkup, dhjetor, viti 2010

  • C E N T R U M 13

    223

    II. KORNIZA LIGJORE PËR MBROJTJE NGA DISKRI-

    MINIMI DHE KRIMET ME MOTIVE ETNIKE -NDËRETNIKE

    NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

    Kornizën ligjore për mbrojtje nga diskriminimi dhe krimet me

    motive etnike dhe ndëretnike, në Kosovën e vitit 2020, e përbëjnë

    dokumentet ndërkombëtare, të cilat janë aprovuar me aktin më të lartë

    shtetëror - Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kodet, si ligje të

    përgjithshme, dhe, ligjet e veçanta, përmes të cilave, në mënyrë shprehi-

    more, rregullohet materia e diskriminimit, krimet me motive etnike dhe

    ato ndëretnike, si dhe, procedura dhe mënyra e mbrojtjes nga ky

    diskrimin dhe krimet me motivet e lartpërmendura.

    II.1. Dokumentet ndërkombëtare:

    Ka shumë dokumente ndërkombëtare që, në një apo formë tjetër,

    ofrojnë mbrojtje nga diskriminimi dhe krimet me motive etnike dhe

    ndëretnike, mirëpo, më të rëndësishmet janë ato të cilat janë ratifikuar

    dhe në mënyra të ndryshme janë inkorporuar edhe në legjislacionet

    nacionale të shteteve të BE e më gjerë, dhe, ato, tanimë, paraqesin bazë

    për ofrimin e mbrojtjes së duhur nga çdo formë e diskriminimit dhe

    krime të kryera për motive etnike dhe ndëretnike.

    Në këtë grup të dokumenteve ndërkombëtare, bëjnë pjesë:

    - Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është

    shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më

    10 dhjetor1948;

    - Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave themelore të

    njeriut dhe protokollet e saj;

    - Protokolli Nr.12 i Konventës për mbrojtjen e të Drejtave të

    Njeriut dhe të Lirive Themelore

    - Konventën ndërkombëtare për të drejtat civile e politike dhe

    protokollet e saj;

    - Konventën kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e

    pakicave kombëtare;

    - Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit

    racor; Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve 2106 (ХХ), e

    21 dhjetorit të vitit 1965, në fuqi nga 4 janari i vitit 1969;

    - Konventën për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit

    ndaj gruas, e 18 dhjetorit të vitit 1979, në fuqi nga 3 shtatori i vitit 1981;

    - Konventën për të drejtat e fëmijës, 20 nëntor 1989, UNTS 1577;

  • C E N T R U M 13

    224

    - Konventën kundër torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera

    mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese.

    Për shkak të natyrës dhe rregullave të përcaktuara, për vëllimin e

    një punimi shkencor, nuk do të mund t’i paraqesim të gjitha ato, në këtë

    punim. Do të fokusohemi vetëm te disa prej tyre, që, për nga koha, janë

    më të hershme dhe vazhdojnë ta paraqesin bazën më të fortë të ofrimit

    të mbrojtjes nga çdo formë e diskriminimit dhe krimeve të kryera, për

    motive etnike dhe ndëretnike.

    II.1.1.Deklarata Universale e të drejtave të njeriut

    Njëri prej dokumenteve më të rëndësishëm ndërkombëtarë, që e

    trajton mbrojtjen nga diskriminimi dhe krimet me motive etnike dhe

    ndëretnike, është edhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e

    cila, është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të

    Bashkuara, më 10 dhjetor 1948.

    Kjo deklaratë është e rëndësishme, sepse, është më e hershmja

    dhe është e përmasave botërore, dhe, bazë e shumë dokumenteve tjera

    ndërkombëtare, me dispozitat e së cilës janë rregulluar shumë marrë-

    dhënie, për shumë çështje, në mesin e të cilave, edhe çështja e mbrojtjes

    nga diskriminimi dhe krimet për motive etnike dhe ndëretnike, ngase,

    në nenin 1 të saj, është thënë se “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të

    barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave. Ata janë të pajisur

    me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit në njё

    frymë vëllazërore”7

    Përveç kësaj që u tha, në nenin 2 të kësaj deklarate, është thënë,

    se: “Secilit i përkasin të gjitha të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë

    Deklaratë pa kurrfarë dallimesh në pikëpamje të racës, ngjyrës, seksit,

    gjuhës, fesё, mendimit politik ose çdo mendimi tjetër, të prejardhjes

    kombëtare a shoqërore, të pasurisë, të lindjes apo të ndonjё gjendjeje

    tjetёr juridike. Pёrveç kёsaj, nuk do të bëhen kurrfarë dallimesh në bazë

    të statusit politik, juridik apo ndërkombëtar të vendit ose territorit të

    cilit i përket ndonjë individ, qoftë kur ky vend ose territor është i

    pavarur, apo kur ndodhet nën kujdestari ose është jo vetëqeverisës a nën

    çfarëdo kufizimi tjetër të sovranitetit”8.

    7 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 1.

    https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%

    20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdf 8 Po aty, neni 2.

    https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdfhttps://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdf

  • C E N T R U M 13

    225

    Kurse, në nenin 7 të kësaj deklarate është thënë decidivisht, se:

    “Të gjithë janë të barabartë pёrpara ligjit dhe kanë të drejtë që, pa kurr-

    farë diskriminimi, tё mbrohen njёsoj nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën

    për mbrojtje të barabartë kundër çdo diskriminimi që do tё shkelte këtë

    Deklaratë, dhe kundër çdo nxitjeje për një diskriminim të tillë”9.

    Ndërsa, në nenin 23.2. të kësaj deklarate është konstatuar se

    “Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё

    të marrë rrogë të barabartё. etj. etj...”10.

    II.1.2.Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ),

    Romë, 4.XI.1950

    Për ta ofruar mbrojtjen e duhur dhe efikase nga diskriminimi dhe

    krimet për motive etnike dhe ndëretnike, në Kosovë, përveç në Dekla-

    ratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ), sot, mund të thirre-

    mi edhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

    Kjo konventë, u miratua nga Këshilli i Evropës, dy vjet pas

    Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (DUDNJ) të OKB-së.

    D.m.th. në vitin 1950, dhe, atë, me qëllimin që ta realizojë një bashkim

    më të ngushtë midis anëtarëve të tij, përmes mbrojtjes dhe zhvillimit të

    drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ngase, këto llogariteshin se ishin

    mjetet më efikase për ta arritur atë.

    Andaj, duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës ishte

    që ta realizojë një bashkim më të ngushtë midis anëtarëve të tij, dhe, se,

    një nga mjetet, për ta arritur këtë qëllim, është mbrojtja dhe zhvillimi i

    të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore, anëtarët e këtij këshilli kanë

    rënë dakort për t’i marrë masat fillestare për zbatimin e përbashkët të

    disa prej të drejtave të shpallura në Deklaratën Universale dhe kanë

    aprovuar këtë konventë.

    Përmes kësaj konvenete, siguroheshin të drejtat dhe liritë e

    njeriut, që ishin përcaktuar me këtë konventë, pasi që me një disipozitë

    të veçantë të saj ndalohej çfarëdo forme diskriminimi dhe kriminaliteti,

    për motiv etnik dhe ndëretnik, ngase, në nenin 14 të kësaj Konvente

    (KEDNJ), përfshihej edhe një dispozitë përmes të cilës ndalohej diskri-

    minimi, sepse, në të shkruhej, se: “Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të

    përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të

    bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet

    politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, 9 Po aty, neni 7. 10 Po aty, neni 23.2.

  • C E N T R U M 13

    226

    përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status

    tjetër”11

    II.1.3. Protokolli Nr.12 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave

    të Njeriut dhe të Lirive Themelore

    Të vendosur për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, për ta nxitur

    barazinë e të gjithë personave, nëpërmjet zbatimit kolektiv të një

    ndalimi të përgjithshëm të diskriminimit, në kuadrin e KEDNJ.

    Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, me datë 4.XI.2000, në

    Romë, kanë rënë dakord dhe e kanë nënshkruar këtë protokoll, për

    ndalim të përgjithshëm të diskriminimit.

    Neni 1 i këtij protokolli mban titullin “Ndalimi i përgjithshëm i

    diskriminimit”12. Kurse, në paragrafin 1, të nenit 1 të këtij Protokolli,

    është thënë, se: “Ky Protokoll do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit

    që pason mbarimin e një periudhe prej dy muajsh pas datës në të cilën

    shtatë Shtete anëtare të Këshillit të Evropës do të kenë shprehur pëlqi-

    min e tyre për t’u lidhur me Protokollin, sipas dispozitave të nenit 8”13.

    Ndërsa, në paragrafin 2, të nenit të përmendur, thuhet, se:

    “Askush nuk duhet të diskriminohet nga një autoritet publik për ndonjë

    nga arsyet e parashikuara në paragrafin 1”14.

    II.2. Aktet e brendshme-nacionale, që e rregullojnë fushën e

    diskriminimit dhe krimeve, për motive etnike-ndëretnike

    Mbrojtjen nga diskriminimi dhe krimet për motive etnike-ndër-

    etnike, e ofrojnë edhe Kushtetuta dhe ligjet e republikës së Kosovës.

    Nga viti 1999, e deri më sot, institucionet kompetente të Republi-

    kës së Kosovës janë munduar dhe padyshim se ia kanë arritur që aktin

    e vet më të lartë juridik dhe ligjet, t’i harmonizojnë me legjislacionin e

    komunitetit ndërkombëtar, si: Deklarata universale për të drejtat e

    njeriut, KEDNJ dhe protokollet e saj dhe konventat e përmendura, edhe

    atë për ta realizuar qëllimin e vet, atë të integrimit në BE dhe në organet

    e organizatat e saj.

    Sikurse edhe shumë çështje të tjera, edhe kjo çështje (Diskrimi-

    nimi dhe krimet për motive etnike dhe ndëretnike) është përfshirë,

    11 Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, Gjykata Evropiane e të Drejtave të

    Njeriut, Council of Europe F-67075, Strasbourg codex, www.echr.coe.int, f.12, neni 14. 12 Po aty, f. 48, neni 1. 13 Po aty, f. 48, neni 1, paragrafi 1. 14 Po aty, f. 48, neni 1, paragrafi 2.

    http://www.echr.coe.int/

  • C E N T R U M 13

    227

    sanksionuar dhe rregulluar me aktin më të lartë shtetëror: Kushtetutën

    e saj, e cila ka hy në fuqi me datën 15 qershor 2008 dhe ligjet e tjera, si

    të përgjithshme, po ashtu, edhe aso të veçanta, për të cilat do të flasim

    në vazhdim.

    II.2.1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës

    Me rastin e përpilimit të kësaj Kushtetute, përpiluesit, janë kuj-

    desur që, përveç të tjerash, Repubikën e Kosovës ta përshkruajnë ashtu

    siç është, shtet të shtetasve të saj, dhe, në këtë mënyrë, ta eliminojnë çfa-

    rëdo baze të diskriminimit dhe të krimit, për motiv etnik apo ndëretnik.

    Prandaj, në paragrafin 2 të nenit 1 të kësaj kushtetute, ku është

    dhënë edhe përkufizimi i Shtetit, është thënë, se: “Republika e Kosovës

    është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e

    saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe

    të gjithë individëve brenda kufijve të saj”15.

    Ndërsa, në paragrafin 1 të nenit 3, ku bëhet fjalë për barazinë para

    ligjit, është thënë se “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e

    përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë

    demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institu-

    cioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore”16.

    Kurse, në paragrafin 2, të nenit 3, të kësaj kushtetute, ku është

    folur për barazinë para ligjit, është thënë, se “Ushtrimi i autoritetit

    publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para

    ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe

    lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në

    mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe

    pjesëtarëve të tyre”17.

    Mbrojtja e ofruar prej kësaj kushtetute ndaj diskriminimit dhe

    krimeve për motive etnike dhe ndëretnike, shihet edhe nga neni 5 i saj.

    Në këtë nen është thënë, se: “Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës

    janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo

    Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë

    në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj”18.

    15 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, me nr. të aktit-K-09042008, e publikuar në

    Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, me datë 09.04.2008, Prishtinë, 2008, neni

    1, paragrafi 2. 16 Po aty, neni 3, paragrafi 1. 17 Po aty, neni 3, paragrafi 2. 18 Po aty, neni 5, paragrafi 1 dhe 2.

  • C E N T R U M 13

    228

    Mbrojtja nga çdo formë e diskriminimit garantohet edhe me nenin

    7 të kësaj Kushtetute, sepse, atëherë kur flet për vlerat, thuhet se “Rendi

    kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes,

    demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe

    sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e

    mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe

    ekonomisë së tregut ndërsa Republika e Kosovës siguron barazinë gjino-

    re si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të

    barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike,

    ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore”19.

    Për t’u siguruar se kjo nuk do të ndodhë, organet tona kompetente

    janë kujdesur që në Kushtetutë ta fusin edhe një dispozitë, përmes së

    cilës marrin obligim që t’i zbatojnë, drejtpërdrejt, Marrëveshjet dhe Ins-

    trumentet Ndërkombëtare, nëse dyshohet se, me akte të brendshme, ajo

    nuk ofrohet mjaftueshëm. Një obligim i tillë është paraparë edhe me

    nenin 22 të kësaj Kushtetute.

    Të drejtat dhe liritë e njeriut, të garantuara me marrëveshjet dhe

    instrumentet ndërkombëtare, garantohen me këtë Kushtetutë, dhe, ato

    zbatohen, drejtpërdrejt, në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në

    rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucio-

    neve publike, dhe, atë, nga: DUDNJ, KEDNJ e deri te konventat për

    eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit.

    Mbrojtja nga diskriminimi i lartpërmendur është ofruar edhe me

    nenin 24 të Kushtetutës së Kosovës, sepse, në paragrafin 1 të këtij neni,

    është thënë, se: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon

    të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Kurse, në

    paragrafin 2 të tij, thuhet se: “Askush nuk mund të diskriminohet në

    bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të

    tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet,

    pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë

    së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal”20.

    Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të garantuara me këtë

    Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjy-

    katës Evropiane për të Drejtat e Njeriut21.

    19 Po aty, neni 5, paragrafi 1 dhe 2. 20 Po aty, neni 24, paragrafi 1 dhe 2. 21 Po aty, neni 53.

  • C E N T R U M 13

    229

    Kapitulli III i kësaj Kushtetute i rregullon të drejtat e komuni-

    teteve dhe pjesëtarëve të tyre, duke u bazuar në parimet e përgjithshme,

    që janë paraparë me nenin 57, sipas të cilave:

    1. Banorët që i përkasin një grupi të njëjtë kombëtar ose etnik,

    gjuhësor ose fetar, tradicionalisht, të pranishëm në territorin e

    Republikës së Kosovës (Komunitetet), gëzojnë të drejta të veçanta, të

    përcaktuara me këtë Kushtetutë, krahas të drejtave dhe lirive themelore

    të njeriut, të përcaktuara në Kapitullin II të kësaj Kushtetute.

    2. Çdo pjesëtar i komunitetit do ta ketë të drejtën që të zgjedhë

    lirisht nëse do të trajtohet ose të mos trajtohet si pjesëtar i komunitetit

    dhe nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që ndërlidhen me

    këtë zgjedhje, nuk do të rezultojë asnjë diskriminim;

    3. Pjesëtarët e komuniteteve do të kenë të drejtë që të shprehin, të

    avancojnë dhe të zhvillojnë lirisht identitetin dhe atributet e tyre si

    komunitet22.

    Paragrafi 3 i nenit 58, i kësaj kushtetute, e obligon Kosovën për

    t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur personat, të

    cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese,

    armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik,

    kulturor, gjuhësor ose fetar. Ndërsa, paragrafi 7 i nenit 58, në baza

    jodiskriminuese, shteti ynë i siguron që të gjitha komunitetet dhe pjesë-

    tarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë

    Kushtetutë23, duke i siguruar këta të fundit se çdo ndryshim-amenda-

    mentin në këtë kushtetutë do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3)

    të të gjithë deputetëve të Kuvendit, sipas paragrafit 2 të nenit 144,

    përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë

    vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve

    që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës.

    II.2.2. Kodi penal i Republikës së Kosovës

    Mbrojtja nga diskriminimi dhe krimet për motive etnike dhe

    ndëretnike, është siguruar edhe me shumë dispozita të Kodeve penale

    të Republikës së Kosovës.

    Kjo mbrojtje, tanimë, është siguruar edhe me rregullat e përgjith-

    shme për zbutjen ose ashpërsimin e dënimeve, që janë paraqitur në

    nenin 70 të Kodit penal të Republikës së Kosovës me nr.06/L-074.

    22 Po aty, neni 57, paragrafi 1, 2 dhe 3.

    23 Po aty, neni 58, paragrafi 3 dhe 7.

  • C E N T R U M 13

    230

    Kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi i paraparë për veprën

    e kryer penale, ndërsa, dënimi më i butë ose më i rëndë, mund të shqip-

    tohet vetëm në pajtim me kushtet e parapara me këtë Kod.

    Me rastin e caktimit të dënimit, gjykata merr parasysh, por, nuk

    kufizohet në rrethanat e mëposhtme rënduese:

    Nëse vepra penale është akt i urrejtjes, që nënkupton cilëndo ve-

    për të kryer penale ndaj personit, grupit të personave, ose pronës, moti-

    vuar në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, identitetit gjinor, gjuhës, fesë,

    prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronë,

    gjendjes ekonomike, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose

    ndonjë statusi tjetër personal, ose, për shkak të afërsisë me personat me

    karakteristikat e lartpërmendura, përveç nëse ndonjë nga këto karak-

    teristika përbën element të veprës penal24.

    Mbrojtja nga diskriminimi dhe krimet për motive etnike dhe ndër-

    etnike, është ofruar edhe përmes nenit 141 të Kodit penal të Republikës

    së Kosovës me nr.06/L-074.

    Në paragrafin 1 të këtij neni, është thënë “Kushdo që nxit ose për-

    hap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombë-

    tare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual,

    identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila

    mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në

    pesë (5) vjet.”

    Kur kjo bëhet në mënyrë sistematike, ose, duke keqpërdorur

    pozitën apo autorizimet, dhe, shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera

    të rënda, me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1)

    deri në tetë (8) vjet, sipas paragrafit 2 të këtij neni.

    Ndërsa, kur vepra penale, nga paragrafi 1 i këtij neni, kryhet

    përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve

    kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit

    tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, kryesi dënohet me

    burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet, sipas paragrafit 3.

    Ashtu sikurse te paragrafi 1, kur kjo vepër nga paragrafi 3, kryhet

    në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet,

    dhe, shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda, me kryerjen e

    veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

    24 Kodi Penal i Republikës së Kosovës me nr.06/L-074, i publikuar në Gazetën Zyrtare

    të Republikës së Kosovës me nr.2, Prishtinë, 14 Janar 2019, neni 70, paragrafi 1 dhe

    2 dhe nënparagrafët 2.12.

  • C E N T R U M 13

    231

    Veprat që kanë të bëjnë me diskriminimin, dhe ato të kryera për

    motive etnike dhe ndëretnike, janë sanksionuar edhe me kapitullin e

    veprave penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura nga një

    kapitull i veçantë i këtij kodi, dhe, ato vlera që janë të mbrojtura me të

    drejtën ndërkombëtare, duke filluar nga gjenocidi, krimet kundër njerë-

    zimit dhe skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e

    detyruar dhe veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, si:

    Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës

    së Kosovës, tortura, etj.

    II.2.3. Ligji, Nr.2004/3, kundër diskriminimit, i datës 19 shkurt

    2004

    Mbrojtja nga diskriminimi, është ofruar edhe me Ligjin Nr.2004/3,

    kundër diskriminimit, i datës 19 shkurt 2004, si ligj i veçantë.

    Ky ligj i ka pasur gjithsej 13 nene, dhe, me të njëjtin, janë rregu-

    lluar: Qëllimi, parimet, termet, fusha e zbatimit të ligjit, kërkesat reale

    dhe përcaktuese me rastin e punësimit, masa afirmative, procedura,

    barra e provave, sanksionet dhe organet për promovimin e barabartë.

    Më e rëndësishmja, me këtë rast, është, të thuhet se ky ligj ka

    pasur për qëllim që ta parandalojë dhe luftojë diskriminimin, ta ngritë

    shkallën e barazisë efektive dhe t’i realizojë parimet e trajtimit të

    barabartë, të qytetarëve të Kosovës, para Ligjit.

    II.2.4. Ligji, Nr. 05/L-021, për mbrojtje nga diskriminimi, i

    datës 28 maj 2015

    Duke e parë, se, sa e rëndësishme është kjo çështje për vendin

    tonë, dhe, trajtimi i duhur i diskriminimit në çfarëdo baze qoftë, organet

    tona kompetente ia arritën që ta përmirësojnë rregullativën e

    mëparshme ligjore, dhe, mbi këtë bazë, e hartuan dhe aprovuan edhe

    këtë ligj të ri për diskriminimin.

    Ky ligj, i ka gjithsej 28 nene (15 më shumë se ai për diskrimi-

    nimin), dhe, me të njëjtin, tani, më mirë se kurrë ofrohet mbrojtja, ashtu

    si dhe sa duhet, nga diskriminimi, sepse, tani, me te rregullohen shumë

    sfera, në mesin e të cilave, edhe: Qëllimi; Fushëveprimi; Koncepti i dis-

    kriminimit; Llojet e trajtimit të pabarabartë; Format e rënda të diskrimi-

    nimit; Trajtimi i ndryshëm i përligjur; Përgjegjësia e institucioneve të

    Republikës së Kosovës; Avokati i popullit; Promovimi dhe bashkëpu-

    nimi për avancimin e të drejtave të njeriut; Mekanizmat institucionalë

    për mbrojtje nga diskriminimi, në Ministri dhe Komuna; Ankesat

  • C E N T R U M 13

    232

    kundër diskriminimit te Avokati i Popullit; Paditë për mosmarrëveshjet

    për diskriminimin; Procedura para gjykatës; Procedura para gjykatës;

    Llogaridhënia; Veprimet në procedurën kontestimore; Rastet e diskri-

    minimit që përbëjnë vepër penale; Rastet e personave të cilat prekin

    grupet e personave; Akomodimi i arsyeshëm i personave me aftësi të

    kufizuara në punësim; Barra e provave; Kontrata publike; Dispozita

    kundërvajtëse; Përgjegjësia individuale; Vetëdijesimi i publikut; Nxje-

    rrja e akteve nënligjore dhe shfuqizimi. Prej përmbajtjes së tij, shihet se

    i njëjti është plotësuar edhe në ato aspekte, të cilat, ligji paraprak, as që

    i kishte përmendur.

    II.2.5.Ligji, Nr.06/L054, për gjykatat, i datës 8.12.2018

    Mbrojtje nga diskriminimi ofron edhe Ligji, Nr.06/L054, për gjy-

    katat, i datës 8.12.2018, sepse, në pjesën ku bën fjalë për qasje në gjy-

    kata, shkruan, se: “Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të

    barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës,

    gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kom-

    bëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes

    ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së

    kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal”25.

    II.2.6. Ligji, Nr.51/L-031, për procedurën e përgjithshme

    administrative, i datës 21.6.2016

    Ngjashëm, si me ligjet e lartpërmendura, edhe me Ligjin Nr.51/L-

    031, për procedurën e përgjithshme administrative, të datës 21.6.2016,

    ofrohet mbrojtje nga diskriminimi. Kjo është e theksuar në paragrafin 3

    të nenit 6, sepse, në mes tjerash, këtu është thënë, se: “Organi Publik,

    në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç

    përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit”26.

    II.2.7. Ligji, Nr. 03/L-225, për prokurorin e shtetit

    Ashtu sikurse me ligjet e lartpërmendura, edhe me Ligjin për

    prokurorin e shtetit, ofrohet mbrojtje nga format e lartpërmendura të

    diskriminimit, ngase, sipas asaj që është thënë në njërën prej dispozi-

    tave të këtij ligji, “Prokurori i Shtetit ushtron funksionet e veta në

    mënyrë efikase dhe efektive dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet

    25 Ligji, nr.06/L054, për Gjykatat, i datës 08.12.2018, neni 7, paragrafi 1. 26 Ligji, nr.51/L-031, për procedurën e përgjithshme administrative, i datës

    21.06.2016, neni 6, paragrafi 3.

  • C E N T R U M 13

    233

    e zbatueshme dhe parimet e pranuara ndërkombëtarisht për mos-

    diskriminimin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”27.

    II.2.8. Ligji, Nr.05/L-019, për avokatin e popullit

    Avokati i Popullit është mekanizëm i barazisë për promovim,

    monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë, pa diskriminim, në

    bazat e mbrojtura nga Ligji, për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje

    nga diskriminimi28. Prandaj, edhe në Ligjin, Nr. 05/L-021, për mbrojtje

    nga diskriminimi, i datës 28 maj 2015, këtij institucioni i është kushtuar

    vëmendje e posaçme, çfarë nuk i ishte kushtuar me ligjin paraprak, që

    merrej me po këtë çështje, si Ligji, Nr.2004/3, kundër diskriminimit, i

    datës 19 shkurt 2004.

    Mbrojtja nga diskriminimi dhe krimet, për motive etnike dhe

    ndëretnike, është sanksionuar edhe me shumë akte të tjera, të shkruara,

    vendore dhe ndërkombëtare. Ne, me këtë rast, i kemi trajtuar vetëm ato

    më kryesoret, për shkak të kufizimeve që i vënë botuesit, për trajtimin

    e një teme në një revistë shkencore.

    CONCLUSION

    From the above-noted, it is obvious that Republic of Kosova does

    not lack legal basis in order to protect all those, who are, in one way or

    another, victims of discrimination and crimes of ethnic and interethnic

    motives.

    The Republic of Kosovo does not lack the institutions with

    competences to fight those phenomena. But, now and more than ever,

    these institutions must be organized and coordinated to help people in

    need because they are obliged to offer protection when someone is

    discriminated on the grounds of the following cases: gender, clan, race,

    color of skin, ethnicity, language, citizenship, religion or other religious

    beliefs and other types of beliefs, political affiliation, mental and

    physical disability, health status, age, education, family or marital sta-

    tus, personal or social status, social origin, property status, association

    with a marginalized group, birth or sexual orientation, or on another

    basis provided by law or by ratified international agreement.

    Therefore, now we should not hesitate, but act by all means, to

    combat any form of discrimination and any crime committed for ethnic- 27 Ligji, nr.03/L-225, për prokurorin e shtetit, neni 6. 28 Ligji, nr.05/L-019, për avokatin e popullit, neni 2, paragrafi 2.

  • C E N T R U M 13

    234

    interethnic motives, because there is now solid, consolidated, legal,

    both international and national basis, and in case of any dilemma, it can

    be easily resolved based on the best practices of the local Courts, and

    in their absence, on the practices of the European Court of Justice, the

    European Court of Human Rights, competent institutions of the Euro-

    pean Union, the Council of Europe and other international institutions

    experienced to deal with these issues.

    LITERATURA DHE AKTET NORMATIVE:

    1. Handbook on European Non-discrimination Law, EU FRA and CoE, 2010.97 8.Biljana Kotevska, “Udhëzuesi mbi bazat e diskri-

    minimit”, i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Shkup të RMV,

    Shkup, 2013, f. 7.

    2. Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor (CERD), Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme e KB-ve 2106

    (ХХ), e datës 21 dhjetor 1965, e cila ka hyrë në fuqi nga data 4 јanar i

    vitit 1969, neni 1; shih, gjithashtu, Коnventën për eliminimin e të gjitha

    formave të diskriminimit të gruas, e 18 dhjetorit të vitit 1979, në fuqi nga

    3 shtatori i vitit 1981; shih dhe: cilido Komiteti i të Drejtave të Njeriut,

    Komenti i përgjithshëm 18, Mosdiskriminimi, 11/10/1989, par. 6.4.

    3. Romano Prodi, Hungarian News Agency, 15 April 2001. 4. Aleksandër Kërzhallovski, etj., Raport nga hulumtimi “Diskri-

    minimi në bazë të përkatësisë etnike”, Shkup, dhjetor, viti 2010.

    5. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, neni 1, https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Univer

    sale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdf

    6. Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut Council of Europe F-67075 Strasbourg cedex,

    www.echr.coe.int, fq.12, neni 14.

    7. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, me nr. të aktit:K-09042008, e publikuar në Gazeta zyrtare të Republikës së Kosovës, me

    datë 09.04.2008, Prishtinë, 2008, neni 1, paragrafi 2.

    8. Kodi penal i Republikës së Kosovës me nr.06/L-074, i publi-kuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës me nr.2, Prishtinë,

    14 janar 2019, neni 70, paragrafi 1 dhe 2 dhe nënparagrafi 2.12.

    9. Ligji, Nr.2004/3, kundër diskriminimit, i datës 19 shkurt 2004.

    https://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdfhttps://www.crca.al/sites/default/files/publications/Deklarata%20Universale%20e%20te%20Drejtave%20te%20Njeriut%20%281948%29.pdfhttp://www.echr.coe.int/

  • C E N T R U M 13

    235

    10. Ligji, Nr. 05/L-021, për mbrojtje nga diskriminimi i datës 28 maj 2015, që është publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së

    Kosovës me nr.16, Prishtinë, 26 qershor 2016.

    11. Ligji, Nr.06/L054, për gjykatat, i datës 8.12.2018, neni 7 paragrafi 1.

    12. Ligji, Nr.51/L-031, për procedurën e përgjithshme adminis-trative, i datës 21.6.2016, neni 6 paragrafi 3.

    13. Ligji, Nr. 03/L-225, për prokurorin e shtetit, neni 6. 14. Ligji, Nr.05/L-019, për avokatin e popullit, neni 2, paragrafi 2.