7
KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË PAJISJES FISKALE LIGHT SERVIS Sot në datë ..../.../ 2014, në __________(vendi ku lidhet kontrata), midis palëve “A.E. Distribution” SH.P.K, shoqëri e të drejtës shqiptare regjistruar si person juridik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me NIPT K21915002R, me seli Rrugën “George W. Bush” Nr. 20, 2 Kullat përballë Parlamentit, Kulla e 1, kati i 2, Tiranë 1001, Shqipëri, me administrator Z. Gerian Kuka, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Bledar Balla, këtu e më poshtë Pala e parë Dhe _____________________, regjistruar Rregjistrin Tregtar me NIPT _______________________________________________me seli adresën :______________________________________________ligjërisht i përfaqësuar nga Z. ______________________, këtu e më poshtë “Pala e dytë”. lidhet kjo kontratë sipas kushteve të mëposhtme: 1. OBJEKTI I KONTRATËS Objekti i kësaj kontrate është shërbimi dhe mirëmbajtja teknike “light servis” për pajisjen fiskale të listuar në tabelën bashkëngjitur në shtojcën nr. 1 (një). Me mirëmbajtje teknike “light servis” nënkuptohet shërbimi i: Asistencën teknike telefonike: Përfshihen të gjitha thirrjet e kryera nga tekniku i autorizuar kundrejt pikës që ka defekt dhe kërkon asistencë teknike. Azhonimet: azhornim FW. Riprogramimi i Paisjes Fiskale sipas kërkesës së klientit. Programimi i Paisjes Fiskale. Hedhja e artikujve të rinj sipas kërkesës së klientit. Konfigurimi i driverave për tu lidhur me paisjen fiskale. (programimet e Administrimit). Një herë në vit (ON SITE): Përfshihet asistenca teknike në pikën e shitjes së klientit që ka defekt dhe kërkon asistence teknike në subjekt. Kjo asistencë do të ofrohet vetëm për 1 (një) ditë pune në vit dhe nuk përfshin kontrollet apo mirëmbajtjen teknike të parashikuar në mënyrë taksative nga ligjet dhe aktet nënligjore.

KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË PAJISJES FISKALE

LIGHT SERVIS

Sot në datë ..../.../ 2014, në __________(vendi ku lidhet kontrata), midis palëve

“A.E. Distribution” SH.P.K, shoqëri e të drejtës shqiptare regjistruar si person juridik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me NIPT K21915002R, me seli Rrugën “George W. Bush” Nr. 20, 2 Kullat përballë Parlamentit, Kulla e 1, kati i 2, Tiranë 1001, Shqipëri, me administrator Z. Gerian Kuka, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Bledar Balla, këtu e më poshtë “Pala e parë ” Dhe

_____________________, regjistruar në Rregjistrin Tregtar me NIPT _______________________________________________me seli në adresën :______________________________________________ligjërisht i përfaqësuar nga Z. ______________________, këtu e më poshtë “Pala e dytë”.

lidhet kjo kontratë sipas kushteve të mëposhtme: 1. OBJEKTI I KONTRATËS

Objekti i kësaj kontrate është shërbimi dhe mirëmbajtja teknike “light servis” për pajisjen fiskale të listuar në tabelën bashkëngjitur në shtojcën nr. 1 (një). Me mirëmbajtje teknike “light servis” nënkuptohet shërbimi i:

• Asistencën teknike telefonike: Përfshihen të gjitha thirrjet e kryera nga tekniku i autorizuar kundrejt pikës që ka defekt dhe kërkon asistencë teknike.

• Azhonimet: azhornim FW. • Riprogramimi i Paisjes Fiskale sipas kërkesës së klientit. • Programimi i Paisjes Fiskale. • Hedhja e artikujve të rinj sipas kërkesës së klientit. • Konfigurimi i driverave për tu lidhur me paisjen fiskale. (programimet e

Administrimit). • Një herë në vit (ON SITE): Përfshihet asistenca teknike në pikën e shitjes së

klientit që ka defekt dhe kërkon asistence teknike në subjekt. Kjo asistencë do të ofrohet vetëm për 1 (një) ditë pune në vit dhe nuk përfshin kontrollet apo mirëmbajtjen teknike të parashikuar në mënyrë taksative nga ligjet dhe aktet nënligjore.

Page 2: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

• Ndërrim aksesori: Përfshin shërbimin teknik të nevojshëm për ndërrimin e

aksesorit të defektuar. Ky shërbim nuk përfshin vlerën e aksesorit. Të gjithë aksesorët e defektuar pasi pajisja fiskale ka mbaruar afatin e garancisë 1 (një vjeçar) janë me pagesë.

2. ÇMIMI I KONTRATËS:

“Pala e parë” i ofron “Palës së dytë” shërbimin e mirëmbajtjes teknike “light servis” për çmimin e rënë dakord sipas përshkrimit të pasqyruar në shtojcën nr. 1 (një) bashkëngjitur kësaj kontrate. “Pala e dytë” do të kryej pagesën e vlerës së kësaj kontrate në numrin e llogarisë së furnizuesit pranë bankës Raiffeisen në llogarinë nr. 0104059035, në Intesa San Paolo në llogarinë nr. 367883, në Credins bank në llogarinë nr. 1681, në Alpha Bank në llogarinë nr. 020465011004977, në ProCredit Bank në llogarinë nr. 126341290001. “Pala e dytë” mund të kryejë pagesën “Cash” vetëm pranë zyrave qendrore ose zyrave rajonale të “Palës së parë” duke paguar vlerën e plotë të faturës tatimore me tvsh të shoqëruar me kuponin tatimor.

NUK PËRFSHIHEN NË ÇMIMIN E KONTRATËS PAGESAT PËR :

Q.SH.K.E (qarku i shiritit të kontrollit elektronik) është material konsumi.

Letër termike: Letër me logo AED e certifikuar me gjatesi 57x 30,

Memorie Fiskale: është material konsumi.

Dëmtimet e shkaktuara nga luhatjet e tensionit, agjentët atmosferikë, keqpërdorimi i pajisjes fiskale, ndërhyrjet e paautorizuara, si dhe nga përdorimi i pjesëve të këmbimit dhe/ose materialeve të konsumit të pa autorizuara nga “Pala e parë”.

Pjesët e këmbimit të pajisjes fiskale 3. MËNYRA E KRYERJES SË PAGESËS:

Vlera e kontratës është e detajuar në shtojcën nr. 1 (një) bashkangjitur kësaj kontrate. “Pala e dytë” do të kryej menjëherë pas nënshkrimit të kësaj kontrate një pagesë prej 100% të vlerës për llogari të “Palës së parë”. Kjo kontratë do të quhet e vlefshme menjëherë pas konfirmimit të pagesës dhe vetëm atëherë “Pala e parë” brenda afateve të përcaktuara në kontratë do të garantoje shërbimin e mirëmbajtjes objekt të kësaj kontrate.

4 TË DREJTA DHE DETYRIME TË PALËS SË PARË:

1. ”Pala e parë” ofron shërbimin e mirëmbajtjes “light servis” kundrejt pagesës dhe ”Pala e dytë” bie dakord të përfitojë shërbimin e mirëmbajtjes “light servis” sipas parashikimeve të kësaj kontrate me kushtet e kësaj kontrate.

Page 3: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

2. ”Pala e parë” siguron shërbimin e mirëmbajtjes “light servis” dhe të asistencës teknike në ditët e javës nga e hëna deri në të premten prej orës 8-00 deri në orën 16-00, dhe ditën e shtunë prej orës 8-00 deri në orën 15-00. Asistenca teknike do të ofrohet brenda 36 orëve pune nga momenti i njoftimit me shkrim prej “Palës së dytë” për shërbimin e asistencës dhe të mirëmbajtjes.

3. “Pala e parë” detyrohet të hapë skedarin dhe të emetojë librin e mirëmbajtjes për “Palën e dytë”.

4. “Pala e parë” merr përsipër të shkruajë të dhënat e nevojshme në librin e mirëmbajtjes.

5. “Pala e parë” merr përsipër të mirëmbajë pajisjen fiskale dhe memorien fiskale, brenda kushteve të përcaktuara në aktet nënligjore.

6. “Pala e parë” është e detyruar të informojë organin tatimor, në rastet kur “Pala e dytë” ka ndërmarë veprime për ndërhyrje të paautorizuara në pajisjen fiskale, veprime që sjellin ndryshimin e të dhënave të regjistrimit të qarkullimit.

7. Në rast të heqjes të autorizimit prej Ministrisë së Financave “Pala e parë” detyrohet t’a vërë menjëher në dijeni “Palën e dytë”.

8. “Pala e parë” merr përsipër t’a furnizojë periodikisht me letër termike dhe materiale të tjera të konsumueshme në pajisjen fiskale kundrejt pagesës sipas nevojave të “Palës së dytë”

9. “Pala e parë” merr përsipër të sigurojë gjëndje të pjesëve të këmbimit për pajisjen fiskale në përdorim të ”Palës së dytë” gjatë gjithë kohës të zgjatjes së kësaj kontrate.

10. “Pala e parë” është e detyruar të informojë organin tatimor në rast se “Pala e dytë” nuk paraqet librin e mirëmbajtjes dhe pasaportën teknike gjatë kontrollit periodik dhe/ose ndërhyrjeve teknike.

5. TË DREJTA DHE DETYRIME TË PALËS SË DYTË:

1. “Pala e dytë” është e detyruar të paguajë çmimin e kontratës brenda afateve të rëna dakord në nenin 3 (tre) të kësaj kontrate.

2. “Pala e dytë” merr përsipër të mos kryejë asnjë ndërhyrje në pajisjen fiskale. Të ruajë vulat nga dëmtimi, prishja e qëllimshme dhe/ose ndërhyrja e personave të paautorizuar nga “Pala e parë”. Në rast të kundërt “Pala e parë” nuk mund të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve teknike të pajisjes fiskale dhe do të njoftojë Drejtorinë e Përgjithëshme të Tatimeve.

3. “Pala e dytë” merr përsipër të njoftojë menjëherë me shkrim qendrën e asistencës teknike për defektet e pajisjes fiskale.

4. “Pala e dytë” merr përsipër të kryejë pagesën e pjesëve të këmbimit në rast se pajisjes fiskale i ka kaluar afati i garancisë ose dëmi që ka pësuar nuk mbulohet nga garancia.

5. “Pala e dytë” merr përsipër të përdori vetëm aksesorë të ofruar nga “Pala e parë” si letër termike, dhe të tjerë. Në rast se nuk do të përdori aksesorë apo pajisje këmbimi të autorizuar nga “Pala e parë” çdo dëmtim i ardhur pajisjes fiskale nga përdorimi i aksesorve të paautorizuar do të përballohet nga vetë “Pala e dytë”.

Page 4: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

6. “Pala e dytë” ka të drejtë të trajnohet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e zakonshme të pajisjes fiskale prej teknikëve të autorizuar të “Palës së parë”.

7. “Pala e dytë” detyrohet të kontaktoj menjëherë me zyrën teknike qendrore të “Palës së parë” sipas të dhënave të komunikimit të përshkruara në këtë kontratë në rast të mospasjes mundësi për të kontaktuar me stafin teknik të autorizuar nga “Pala e parë” pranë vendit të ushtrimit të aktivitetit të “Palës së dytë”.

8. “Pala e dytë” merr përsipër të njoftojë “Palën e parë” në rast të ndërprerjes së aktivitetit tregtar, gjithashtu të sigurohet që këtë njoftim e ka bërë edhe pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e së cilës ushtron aktivitetin tregtar “Pala e dytë”

9. “Pala e dytë” merr përsipër të njoftojë “Palën e parë” në rast të ndryshimit të adresës ku ushtron aktivitetin tregtar gjithashtu të sigurohet që këtë njoftim e ka bërë edhe pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e së cilës ushtron aktivitetin tregtar “Pala e dytë”.

6. SHTOJCA.

Shtojca numer 1 (një) bashkëngjitur kësaj kontrate është pjesë përbërëse e saj.

7. LIGJI I ZBATUESHËM DHE ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE.

Kjo kontratë është hartuar dhe duhet të interpretohet sipas ligjit shqiptar të aplikueshëm. Palët angazhohen t’i zgjidhin me mirëkuptim konfliktet e mundshme që mund të lindin gjatë ekzekutimit të kësaj kontrate, në rast të kundërt kompetente do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. AFATI I KONTRATËS:

Kontrata do të jetë e vlefshme për 1 (një) vit nga momenti i nënshkrimit të saj. Kontrata rinovohet kur palët nuk kanë komunikuar me shkrim, nëpërmjet postës elektronike ose shërbimit postar, për prishjen e saj 1 (një) muaj para afatit të mbarimit.

9. NJOFTIMET:

Të gjitha njoftimet e nevojshme për ekzekutimin e kontratës do të kryhen me anë e-mail, dhe me shkresë zyrtare në adresat si më poshtë.

ZYRA nga 08.00 – 20.00 04 2261100

Nr Jeshil per numrat fiks 0800 2040 Email: [email protected] Adresa: “A.E. Distribution” SH.P.K Rruga “George W. Bush” Nr. 20, 2 Kullat përballë Parlamentit, kulla e 1-rë, kati i 2-të, Tiranë 1001, Shqipëri.

Page 5: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

Përfaqësuesi i Blerësit

Emër Mbiemër: .................................. Adresa e Pikës: .................................. Nr Tel dhe Cel: .................................. Adresë E-mail: ..................................

10. HYRJA NË FUQI

Kjo kontratë është hartuar në 2 (dy ) origjinale, nga një për secilën palë Kjo kontratë do të quhet e vlefshme menjëherë pas konfirmimit të pagesës së çmimit të kontratës në masën 100% kundrejt një mandati depozitimi në llogarinë bankare të “Palës së parë” ose të faturës tatimore me tvsh të shoqëruar me kuponin tatimor.

Për “A.E.Distribution” SH.P.K. Subjekti (Personi i autorizuar)

_____________________ _________________________

Emër Mbiemër Firmë Emër Mbiemër Firmë

Shtojca nr.1

Page 6: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

Çmimi i Kontratës

Kodi Numri serial i pajisjes fiskale

Shërbim i Ofruar

Sasia Cmimi pa TVSH Cmimi me TVSH

xxxxxx

Shërbim mirembajtje light servis

1

2666.6 leke

3200 leke

Çmimi Total

Për A.E.Distribution Subjekti (Personi i autorizuar)

_____________________ _________________________

Emër Mbiemër Firmë Emër Mbiemër Firmë

Page 7: KONTRATË SHËRBIMI PËR MIRËMBAJTJE TEKNIKE TË …

KËRKESË PËR SHËRBIM

SUBJEKTI ( Emeri subjektit )___________________________________________________

Nipti__________________________________

Numeri kases___________________________

Data e kerkeses per sherbim______________

Ora___________________________________

Adresa________________________________

Rrethi ( qyteti)_________________________

Nr.telefoni_____________________________

Emeri subjektit______________________________

( Emer Mbiemer )____________________________

( firma )_______________________