4
400 delegatë dhe 100 mysafir u mblo- dhën bashkë në Bernë në fund të marsit në Kongresin e jashtëzakon- shëm të sindikatës Unia, i cili kishte qëllim të veçantë sqarimin e çështje- ve të hapura të statutit të saj. Këto sqarime ishin të rëndësishme në prag të Kongresit të rregullt të Unia-s, që do të mbahet në fund të nëntorit 2012. Kyçje më e fuqishme e anëtarë nga baza Para 4 vitesh Unia ka startuar me projektin «Unia Forte», i cila ka për qëllim përmirësimin prezencës së sindikatës nëpër ndërmarrje, për të pasur Unia mundësi më suksesshëm të punoi në drejtim të një shoqërie më të drejtë dhe më sociale. Në kon- gresin e jashtëzakonshëm u vendos që të fuqizohet edhe pozita e vetë anëtarëve të bazës në Unia. Kësh- tu në kryesinë qendrore do të ketë më shumë anëtarë nga baza. Rritja e anëtarë nga baza do të bëhet hap pas hapi. Ndryshimi i procedurave zgjedhëse të udhëheqjes Delegatët vendosën edhe ndryshi- min e procedurave zgjedhëse të ud- hëheqjes qendrore në raport me kon- gresin e ardhshëm të rregullt. Risi ës- htë numri i anëtarëve të udhëheqjes nga 7 në 9 si dhe zgjedhje e veçantë e përgjegjësit për financa. Sektorët e Unia-s edhe më tej propozojnë përfa- qësuesit e vet në udhëheqjen qendro- re, mirëpo tani edhe të gjitha organet me të drejtë vendimmarrjeje mund të bëjnë propozime. Kundër shtypjes së pagave – për përgjegjësi solidare Delegatët e Unia-s përmes një rezo- lute kërkuan masa mbrojtëse shtesë për mbrojtjen e pagave në raport me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave me BE-në. Ata kërkuan për- gjegjësi solidare, ashpërsim të masave karshi gjoja vetëpunësimit, zgjerimi i kontrolleve dhe në rast të shtypjes së pagave mundësia e ndalesës së menjëhershme të punës. Migrantët dhe personat pa leje qëndrim të rre- gulluar sipas kësaj rezolute nuk duhet mbrojtur nga instrumentalizimi. Ata janë duke u detyruar të punojnë në kushte tejet të vështira. Zgjerimi i mbrojtjes së përfaqësuesve të punëtorëve Mbrojtja në rast largimi abuzues i për- faqësuesve të punëtorëve nga puna në Zvicër është absolutisht i pamjaf- tueshëm. Këtë e vërteton edhe ven- dimi i paradisajavësh i gjyqit federal, i cili largimin nga puna të një përfa- qësuesi të punëtorëve e konsideron si jo abuzues. Për shkak të mbrojtjes së pamjaftueshme në raste të tilla Zvicra është kritikuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Në këtë pikë delegatët e sindikatës Unia kërkojnë me këmbëngulje përmirë- sime. Punonjësit kundërshtojnë reduktimet sociale të politikës së BE-së Shtete evropiane për shkak të pa- gesave mbështetëse të ekonomisë fi- nanciare kanë arritur deficite të larta. Tani këto duhet ti paguajnë punëma- rrësit dhe pensionistët. Këtë politikë e kundërshtojnë punëmarrësit në shumë vende të Evropës. Delegatët e Unia-s deklaruan solidaritetin e tyre me grevistët në Spanjë dhe Portugali dhe theksuan me sa vijon: «çka është tepër, është tepër! Ka alternativa! Jo shtypjes së pagave dhe reduktimeve sociale – Po punësimit dhe drejtësisë sociale në Evropë!». / Aurora García Më 31 mars 2012 u mbajt Kongresi i jashtëzakonshëm i Unia- s. Të 500 delegatët dhe mysafirët sqaruan çështjet e hapu- ra të statuteve të Unia-s dhe përmes një rezolute kërkuan zgjerimin e masave mbrojtëse në raport me marrëveshjen me BE-në, mbrojtje më të mirë në rast largimi nga puna të përfaqësuesve të punëtorëve dhe kritikuan politikën jo so- ciale të BE-së. Nr. 3 | mai 2012 | shqip Botohet si shtojcë në gazetën «work» | Redaksia T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch Kushte më të mira pune për të gjithë të punësuarit Të dashura lexuese dhe lexues Para pak kohësh vajza ime me të kthyer në shtëpi nga trajnimi në futboll më tha: a e din ti nënë se për disa nëna të kolegeve të mija në klub nuk është e thjeshtë që për çdo sezon tu blejnë vajzave të tyre këpucë të reja futbolli dhe atë nga markat më të reja. Kjo situatë, kur disa nëna nuk kanë para të mjaf- tueshme tu blejnë vajzave të tyre këpucë futbolli më duket ekstreme. A nuk fitojnë mjaftueshëm nga pu- na e tyre këto nëna? Kjo do të ishte jo korrekte! Po, kështu është. Gratë në Zvicrën e pasur, nuk marrin rroga korrekte. Më 14 qershor para 31 vjetësh popullata zvicerane ka votuar Ne- nin Kushtetues për barazinë. Gratë dhe burrat qe 30 vjet do të duhej të kishin rrogë të njëjtë në kuletën e tyre. Mirëpo kjo nuk është kësh- tu: Gratë për punë të njëjtë edhe në vitin 2012 fitojnë edhe më tej 18,4 % më pak se burrat. Për punën që bëjnë gratë në 5 ditë marrin pagën e 4 ditëve. Kjo vjedhje rroge bartë me veti pasoja të mëdha: Gjithsejtë 38 000 franga i shkojnë poshtë një gruaje gjatë jetës pro- fesionale të plotë. Më këtë shumë familje të shumta do të mund të paguajnë arsimimin e fëmijëve të tyre, të bëjnë pushime të mira, apo të blejnë një banesë. Për ti dhënë fund këtij skandali sindikata Unia angazhohet përmes kampanjës për pagë të njëjtë dhe përmes iniciati- vës popullore për pagë minimale. Ne gjithashtu kërkojmë më shumë mbrojtje kundër largimit të padrejtë nga puna dhe mbrojtje nga puna mbrëmjeve, natën dhe të dielave. Që të krijojmë kushte pune, të cila marrin parasysh nevojat e nënave, etërve, familjeve dhe fëmijëve. Corinne Schärer Sekretare e grave dhe drejtuese e politikës kontraktuese dhe grupeve të interesit në Unia Editorial 2 Kontrata e re Rritje pagash për Molerë dhe Gipserë 4 Stërzgjatje e Qeverisë Kontrata Kolektive e Punës në Kosovë Konferenca e migracionit Nominimet për Kongres të rregullt 3 Pamja nga puna në Kongresin i jashtëzakonshëm i sindikatës Unia Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop politikës asociale të BE-së

Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop ...neuchatel.unia.ch/uploads/media/120525_WORK_HALBANV1_00x000_4_01.pdf · mira pune për të gjithë të punësuarit

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop ...neuchatel.unia.ch/uploads/media/120525_WORK_HALBANV1_00x000_4_01.pdf · mira pune për të gjithë të punësuarit

400 delegatë dhe 100 mysafir u mblo-dhën bashkë në Bernë në fund të marsit në Kongresin e jashtëzakon-shëm të sindikatës Unia, i cili kishte qëllim të veçantë sqarimin e çështje-ve të hapura të statutit të saj. Këto sqarime ishin të rëndësishme në prag të Kongresit të rregullt të Unia-s, që do të mbahet në fund të nëntorit 2012.

Kyçje më e fuqishme e anëtarë nga bazaPara 4 vitesh Unia ka startuar me projektin «Unia Forte», i cila ka për qëllim përmirësimin prezencës së sindikatës nëpër ndërmarrje, për të pasur Unia mundësi më suksesshëm të punoi në drejtim të një shoqërie më të drejtë dhe më sociale. Në kon-

gresin e jashtëzakonshëm u vendos që të fuqizohet edhe pozita e vetë anëtarëve të bazës në Unia. Kësh-tu në kryesinë qendrore do të ketë më shumë anëtarë nga baza. Rritja e anëtarë nga baza do të bëhet hap pas hapi.

Ndryshimi i procedurave zgjedhëse të udhëheqjes Delegatët vendosën edhe ndryshi-min e procedurave zgjedhëse të ud-hëheqjes qendrore në raport me kon-gresin e ardhshëm të rregullt. Risi ës-htë numri i anëtarëve të udhëheqjes nga 7 në 9 si dhe zgjedhje e veçantë e përgjegjësit për financa. Sektorët e Unia-s edhe më tej propozojnë përfa-qësuesit e vet në udhëheqjen qendro-re, mirëpo tani edhe të gjitha organet

me të drejtë vendimmarrjeje mund të bëjnë propozime.

Kundër shtypjes së pagave – për përgjegjësi solidareDelegatët e Unia-s përmes një rezo-lute kërkuan masa mbrojtëse shtesë për mbrojtjen e pagave në raport me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave me BE-në. Ata kërkuan për-gjegjësi solidare, ashpërsim të masave karshi gjoja vetëpunësimit, zgjerimi i kontrolleve dhe në rast të shtypjes së pagave mundësia e ndalesës së menjëhershme të punës. Migrantët dhe personat pa leje qëndrim të rre-gulluar sipas kësaj rezolute nuk duhet mbrojtur nga instrumentalizimi. Ata janë duke u detyruar të punojnë në kushte tejet të vështira. Zgjerimi i mbrojtjes së përfaqësuesve të punëtorëveMbrojtja në rast largimi abuzues i për-faqësuesve të punëtorëve nga puna në Zvicër është absolutisht i pamjaf-tueshëm. Këtë e vërteton edhe ven-dimi i paradisajavësh i gjyqit federal,

i cili largimin nga puna të një përfa-qësuesi të punëtorëve e konsideron si jo abuzues. Për shkak të mbrojtjes së pamjaftueshme në raste të tilla Zvicra është kritikuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Në këtë pikë delegatët e sindikatës Unia kërkojnë me këmbëngulje përmirë-sime.

Punonjësit kundërshtojnë reduktimet sociale të politikës së BE-sëShtete evropiane për shkak të pa-gesave mbështetëse të ekonomisë fi-nanciare kanë arritur deficite të larta. Tani këto duhet ti paguajnë punëma-rrësit dhe pensionistët. Këtë politikë e kundërshtojnë punëmarrësit në shumë vende të Evropës. Delegatët e Unia-s deklaruan solidaritetin e tyre me grevistët në Spanjë dhe Portugali dhe theksuan me sa vijon: «çka është tepër, është tepër! Ka alternativa! Jo shtypjes së pagave dhe reduktimeve sociale – Po punësimit dhe drejtësisë sociale në Evropë!».

/ Aurora García

Më 31 mars 2012 u mbajt Kongresi i jashtëzakonshëm i Unia-s. Të 500 delegatët dhe mysafirët sqaruan çështjet e hapu-ra të statuteve të Unia-s dhe përmes një rezolute kërkuan zgjerimin e masave mbrojtëse në raport me marrëveshjen me BE-në, mbrojtje më të mirë në rast largimi nga puna të përfaqësuesve të punëtorëve dhe kritikuan politikën jo so-ciale të BE-së.

Nr. 3 | mai 2012 | shqipBotohet si shtojcë në gazetën «work» | Redaksia T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

Kushte më të mira pune për të gjithë të punësuarit

Të dashura lexuese dhe lexuesPara pak kohësh vajza ime me të kthyer në shtëpi nga trajnimi në futboll më tha: a e din ti nënë se për disa nëna të kolegeve të mija në klub nuk është e thjeshtë që për çdo sezon tu blejnë vajzave të tyre këpucë të reja futbolli dhe atë nga markat më të reja. Kjo situatë, kur disa nëna nuk kanë para të mjaf-tueshme tu blejnë vajzave të tyre këpucë futbolli më duket ekstreme. A nuk fitojnë mjaftueshëm nga pu-na e tyre këto nëna? Kjo do të ishte jo korrekte!Po, kështu është. Gratë në Zvicrën e pasur, nuk marrin rroga korrekte. Më 14 qershor para 31 vjetësh popullata zvicerane ka votuar Ne-nin Kushtetues për barazinë. Gratë dhe burrat qe 30 vjet do të duhej të kishin rrogë të njëjtë në kuletën e tyre. Mirëpo kjo nuk është kësh-tu: Gratë për punë të njëjtë edhe në vitin 2012 fitojnë edhe më tej 18,4 % më pak se burrat. Për punën që bëjnë gratë në 5 ditë marrin pagën e 4 ditëve. Kjo vjedhje rroge bartë me veti pasoja të mëdha: Gjithsejtë 38 000 franga i shkojnë poshtë një gruaje gjatë jetës pro-fesionale të plotë. Më këtë shumë familje të shumta do të mund të paguajnë arsimimin e fëmijëve të tyre, të bëjnë pushime të mira, apo të blejnë një banesë. Për ti dhënë fund këtij skandali sindikata Unia angazhohet përmes kampanjës për pagë të njëjtë dhe përmes iniciati-vës popullore për pagë minimale. Ne gjithashtu kërkojmë më shumë mbrojtje kundër largimit të padrejtë nga puna dhe mbrojtje nga puna mbrëmjeve, natën dhe të dielave. Që të krijojmë kushte pune, të cila marrin parasysh nevojat e nënave, etërve, familjeve dhe fëmijëve.

Corinne SchärerSekretare e grave dhe drejtuese

e politikës kontraktuese dhe grupeve të interesit në Unia

Editorial

2 Kontrata e re Rritje pagash për Molerë dhe Gipserë 4

Stërzgjatje e Qeverisë Kontrata Kolektive e Punës në Kosovë

Konferenca e migracionitNominimet për Kongres të rregullt 3

Pamja nga puna në Kongresin i jashtëzakonshëm i sindikatës Unia

Kongresi i jashtëzakonshëm Unia

Fuqizimi i bazës dhe stop politikës asociale të BE-së

Page 2: Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop ...neuchatel.unia.ch/uploads/media/120525_WORK_HALBANV1_00x000_4_01.pdf · mira pune për të gjithë të punësuarit

horizonte Nr. 3 | mai 2012 | shqip 2

Pas bisedimeve të gjata dhe intensi-ve delegacionet e bisedimeve më 23 shkurt 2012 janë pajtuar për kontra-tën e re. Kjo Kontratë ndërkohë është aprovuar nga organet vendimmarrë-se të Shoqatës Zvicerane të Molerëve dhe Gipserëve SMGV si dhe sindika-tave Unia e Syna. Palët kontraktuese kanë kërkuar që Qeveria të shpall Marrëveshjen të detyrueshëm për të gjithë, për të vlejtur ai edhe për firmat e huaja dhe për jo anëtarët e shoqatës së punëdhënësve. Kontrata ka hyrë në fuqi nga 1 prilli dhe vlen për tri vjet.

Paga më të larta dhe rregullim të punës së shtunave Kontrata e re parasheh rritje page prej 85 frangave (+ 1,6 %) për të gjithë. Pagat mini-male ngritën për gjysmë të rritjes së për-gjithshme të pagës. Puna të shtunave do të konkre-tizohet për-mes kritereve d e t y r u e s e , të cilat do të

përpunohen nga Komisioni i Pari-tetit. Pos kësaj palët kontraktuese janë pajtuar për masa shtesë për të realizuar më mirë Kontratën. Firmat obligohen të ruajnë më gjatë doku-mentacionet e ndërmarrjes, për të përcaktuar përgjegjësinë në rast të lëshimeve. Pos kësaj do të ashpërso-hen gjobat për lëndime të Kontratës.

Kompensimi i orëve të tepërta, synim pensionimi i hershëmNga këndvështrimi i punëdhënësve rishtas ekziston mundësia që në raste të jashtëzakonshme kompensimi i orëve të tepërta të bëhet deri në shta-tor të vitit pasues. Pos kësaj përsëri mund të hyj në zbatim kategoria e «sektorëve të huaj», me ç’rast me-rren në konsideratë posaçërisht nevojat e ndërmarrjeve të gipsit.

Nga këndvështrimi i punë-marrësve prioritet të lartë

gjatë periudhës së vlefs-hmërisë së KKP të re ka marrëveshja për model të pensioni-mit të mëhershëm. Për sindikatat kjo mundësi ës-htë një çështje shumë e rëndë-sishme.

Punëdhënësit dhe sindikatat kërkojnë detyrim solidarTë dy palët kontraktuese angazho-hen për jetësimin e detyrimit solidar për nën-akordues. Përgjegjësia për sub-ndërmarrjet do të paraqiste një kontribut të rëndësishëm për të ndës-hkuar firmat, të cilat japin mandate

tek nën-akordantët me çmime që shtypin pagat. Shoqata e Ndërmarr-jeve të Molerëve dhe Gipserëve si dhe sindikatat Unia dhe Syna duan të an-gazhohen që të gjendet një zgjedhje e vlefshme gjithëpërfshirëse dhe për të gjithë sektorët që garantohet me ligj.

/ Aurora García

KKP për Molerë dhe Gipserë

Rritje pagash për të gjithëShoqata e Ndërmarrjeve Zvicerane të Molerëve dhe Gip-serëve SMGV si dhe sindikatat Unia dhe Syna janë pajtuar për Kontratën e Përgjithshme të Punës. KKP e re hyri në fuqi nga 1 prilli 2012.

Kontrata e ra ka hyrë në fuqi nga 1 maji 2012 dhe duhet të vlejë për tre vjet, me kusht që të aprovohet nga organet kompetente të sindikata-ve. Në bisedime u arrit që Kontra-ta, e cila rregullon kushtet e punës për 22 000 punonjës, orari të jetë ai vlen aktualisht me 40 orë në ja-vë, shtesë më e mirë e pagesës për punë në ndërrime, si dhe rregulla të detyrueshme në rast pushimi të lehonisë.

Përmirësimet më të rëndësishmen Përmirësimi i mbrojtjes së ven-

dit të punës në rast të largimeve masive nga puna: Për herë të parë në KKP përcaktohen afatet parala-jmëruese në rast largimeve masive nga puna. Ndërmarrjet kontrak-tuese në të ardhmen duhet që pu-nonjësi e moshës mbi 55 vjeç të informoi 4 muaj para pushimit eventual nga puna. Faktikisht afati i prishjes së kontratës së punës tani është 10 muaj. Për punonjësit nën moshën 55 vjeç paralajmërimi duhet bërë së paku 2 muaj para pushimit eventual nga puna. Kës-htu që edhe për punonjësit më të ri vlejnë afatet e zgjatura të pushimit eventual nga puna: 8 muaj për 45–55 vjeç, 5 muaj për punonjësit nën 45 vjeç.

n Rregullim i përmirësuar i planit social: Në rast të planeve specifike sociale të firmave, punëdhënësit duhet në të ardhmen ndër të tjera të zbatojnë më mirë aftësimin dhe arsimimin e mëtejmë të punëma-rrësve, në rast reduktimi të per-sonelit të realizohet pensionimi i parakohshëm si dhe ti lehtësohet kalimi i të prekurve tek punëma-rrësi i ri.

Task-Forca Mbrojtje e vendit të punë për përfaqësues të punëtorëve Partnerët social me ketë rast janë pajtuar, që në 18 muajt e ardhshëm një Task-Forcë të përgatitë propo-zimet për delegacionet e bisedime-ve, që kanë të bëjnë me përmirësi-min e mbrojtjes së përfaqësuesve të punëtorëve dhe anëtarëve të komi-sioneve të punëtorëve nga pushimi eventual nga puna. Këto bisedime të ndërmjetme kontraktuese Unia i konsideron si elemente të rëndësish-me për forcimin e partneritetit social.

Pa zgjerim të sektorit të vlefshmërisëPërmirësimet e nevojshme të më pasme të Kontratës, posaçërisht sa i përket vlefshmërisë së sektorëve, punëdhënësit i refuzuan katego-rikisht. Është për keqardhje sipas pikëpamjeve të sindikatës Unia që punëdhënësit nuk janë të gatshëm të luftojnë shtypjen e pagave përmes rregullave të qëndrueshme për të punësuarit temporal. Sindikata Unia do të angazhohet edhe më tej, që mbrojtja me Kontratë Kolektive të Punës të vlejë për të gjithë punëma-rrësit.

/ Aurora García

Sindikata Unia e Syna dhe ndërmarrjet Kimi/Farmaci të Bazelit në fillim të prillit janë pajtuar për Kontratën e re Kolektive të Punës. Ndër të tjera janë bërë përmirësime që mbrojnë në rast largimit masiv nga puna. Rezultatet e bisedimeve do tu prezanto-hen organeve përgjegjëse të sindikatave, të cilat edhe do të vendosin përfundimisht.

Kontratë e re në Bazel për Kimi/Farmaci

U negociua KKP për sektorin Kimi/Farmaci të Bazelit

Integrimi: Është proces i ndërsjellë!Në fund të marsit ishte afati i marr-jes së qëndrimit në lidhje me revidi-min e pjesërisht të ligjit mbi të huajt. Sindikata Unia në qëndrimin e saj përshëndet rëndësinë që i jepet integrimit të migranteve dhe mi-grantëve me propozimin ligjor në të ardhmen. Unia në të kundërtën he-dh poshtë qartas të ashtuquajturat «marrëveshje integruese», të cilat janë të kushtëzuara me sanksione. Ligji i ri përkeqëson trajtimin e jo barabartë të qytetarëve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.

Home Instead dhe Unia: Hapa të përbashkët drejtë KKP

Ndërmarrja për përkujdesen e sen-dorëve «Home Instead Schweiz AG» dhe sindikata Unia synojnë një Kon-tratë të Përgjithshme Pune për se-ktorin që ofron shërbime private të përkujdesjes jo shëndetësore. Me këtë duhet të mbrohen sikur kus-htet e punës ashtu edhe kualiteti i përkujdesjes.

Partneritet:«Groupement transfrontalier» dhe UniaPër mbrojtje më të mirë të punon-jësve në të dyja anët e kufirit u arrit një marrëveshje partneriteti mes «Groupement transfrontalier» dhe të sektorëve të Unia-s që kufizohen me Francën. Të dyja organizatat duan të forcojnë bashkëpunimin dhe të luftojnë bashkërisht kundër shtypjes së pagave dhe ksenofo-binë në rritje.

Mbyllje selie: «Merck-Sereno»GjenevëUnia refuzon paralajmërimin për mbylljen e selisë së «Merck-Sereno» në Gjenevë që parasheh redukti-min e 1300 vendeve të punës. Kjo është shokuese nisur nga fakti që firma ka 20 % rritje të fitimeve. Unia kërkon një procedurë të vërtetë konsultative dhe qasje në informa-tat relevante për të përpunuar bas-hkë me të punësuarit propozime alternative. Në mbledhjen e parë të punonjësve morën pjesë 400 të punësuar, të cilët i dhanë mandat sindikatës Unia ti përfaqësoi ata në bisedime.

News

Çaste pune të molerit

Në sindikatën Unia ekziston shërbimi me të gjitha KKP-të

Page 3: Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop ...neuchatel.unia.ch/uploads/media/120525_WORK_HALBANV1_00x000_4_01.pdf · mira pune për të gjithë të punësuarit

horizonte Nr. 3 | mai 2012 | shqip 3

Mbi 50 delegatë të GI Migracionit nga e tërë Zvicra në Konferencën vje-tore të migrantëve në kudër të Unia-s zgjodhën delegatët e ri të Kongresit dhe të Kuvendit si dhe bënë no-minimin 4 përfaqësuesve në Krye-sinë Qendrore të sindikatës Unia. Konferenca e migrantëve gjithashtu vendosi për nominimin e anëtarëve të Drejtorisë Qendrore të, gjegjësis-ht bënë nominimin e Rita Schiavi dhe Vania Alleva. Në diskutimet e shumta delegatët shprehën mbës-htetjen e plotë mbi kandidaturën e Vania Alleva për kryetare të sindika-tës Unia.

Synohet përmirësimi i pozitës së migrantëve Në Konferencë pos tjerash u bë ba-lancimi i aktiviteteve dhe punës së Grupit të Interesit të Migrantëve në këto katër vitet e fundit. Aktiviteti

ndër më të rëndësishmit ishte dhe mbetet kampanja «Pa ne s’ka Zvi-cër». Për ketë Konferenca e Migra-cionit aprovoi një kërkesë për va-zhdimin e kampanjës. Kërkesat për ndryshime dhe plotësime në lidhje me projektin e Unia-s mbi fuqizimin e aktivistëve sindikal, mbi strategjinë dhe orientimet programore për pe-riudhën kohore 2013–2016 synojnë posaçërisht përmirësimin e pozitës së migrantëve në botën e punës dhe në shoqëri.

/ Aurora García

Të shtunën, më 5 maj 2012, në Konferencën e sivje-tmë të Migracionit krye-sisht dominonin temat që kanë të bëjnë me Kongre-sin e sindikatës Unia, e ci-la mbahet nga 29 nëntori – 1 dhjetor 2012.

Delegatët e Konferencës së migracionit gjatë votimit

Në fund të pranishmit u njoftuan edhe me mbajtjen e demonstra-tës me moton «Po për një politikë të hapur migracioni», e cila do të mbahet në Bernë më 23 qershor 2012. Vendtakimi dhe fillimi i de-monstratës bëhet në ora 14.30 tek «Schützenmatt».

Apelojmë tek të gjithë ju për pjesëmarrje masive!

Zvicra dhe migrantët:Nga klubi i futbollit YB të Bernës u pus-hua nga puna Christian Gross (zviceran), ngase ai nuk i përmbushi pritjet e klubit dhe të fansave. Në të kundërtën klubi i futbollit të Bazelit arriti të bëhet kampion zviceran dhe atë 5 runde para përmbylljes së lojërave të kampionatit! Trajneri i FC Bazel quhet Heiko Vogel dhe është gjer-man! Heiko Vogel do të mbetet edhe më tej trajner dhe pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të jetë i suksesshëm me FC Bazel. Në Futboll të gjithë duan lojtarë dhe trajner e mirë. Prejardhje me këtë, rast nuk luan rol. 60 % e lojtarëve në super ligë nuk kanë lindur si zviceran!

Gjermanët për të dytën herë:Natalie Rickli, parlamentare nacionale deh yll i ri i SVP (Partisë Popullore të Zvicrës), po bënë nam në media. Ajo mendon se ka tepër gjerman në Zvicër. Ajo angazhohet për kufizim të numrit të migrantëve gjermanë. Sektori i turizmit nuk është aspak i kënaqur me pikëpamjet e deklaruara publi-kisht të N. Rickli. Shumë mysafir (turistë) nga Gjermania kanë reaguar thartë dhe pushimet e tyre i kanë planifikuar e rezervuar në vende tjera, në të cilat janë më të mirëseardhur.Ne kërkojmë nga Natalie Rickli që fjalët ti zbatojë në vepra dhe të konkurrojë për një vend pune në gastronomi apo në pastrim objektesh. Kështu ajo do të mund të jepte një kontribut personal për të reduktuar bile për një person numrin e ardhacakëve. Mirëpo, ndoshta Natalie Rickli ende nuk e ka vërejtur se shumë vende pune do të mbetnin bosh, nëse nuk do të mbuloheshin nga migrantet dhe migrantët. Andaj ne e këshillojmë zonjën Rickli të vizitojë faqen e kampan-jës «pa ne s’ka Zvicër» për të mësuar dhe për tu informuar mbi rëndësinë dha kontributin që kanë migrantët për Zvicrën.

Kolumne

Me vite të tëra Migrantët instrumen-talizohen apo keqpërdoren për arsye politike si kërcënim dhe pasiguri. Në vend të heqjes së pengesave struktu-rore dhe politike me rastin e kyçje në shkollim, punë dhe të drejtave poli-tike, të huajve iu ngjitet mungesa e vullnetit për integrim. Kushtet edhe ashtu të padurueshme, dhe jonjerë-zore për azilkërkuesit dhe migrantët duan t’i përkeqësojnë dhe acarojnë edhe më shumë. Shumica e rishiki-meve të ligjeve mbi të huajt marrin këtë frymë jonjerëzore.

Ne i themi:

Jo fushatave nxitëse kundër kërkuesve të azilit! Refugjatët e Pranverës Arabe nuk janë aventuristë. «Bettwil1» nuk guxon të përsëritet. Kampet për azilkërkues janë marrëzi! Ndal kësaj nxitje!

Jo rishikimit të ligjit mbi azilin!Ne hedhim poshtë përkeqësimin e serishëm të ligjit mbi azilin, i cili do t’ua mohoj të drejtën për strehim dhe azil dezertuesve të luftës, të ndaloj veprimtarinë politike të azi-lkërkuesve në Zvicër dhe të heq mun-dësinë e paraqitjes së kërkesë për azil në ambasada të Zvicrës.

Jo përkeqësimit të procedurës për natyralizim2!Vetëm të huajt «e integruar mirë» duhet të marrin nënshtetësinë. Sipas planeve të parapara me rishikimin e Ligjit mbi Nënshtetësinë, natyralizi-mi do të jetë i mundur vetëm për të huajt me leje qëndrimi C. Natyralizi-mi i lehtësuar për të rinjtë të cilët janë lindur apo rritur në Zvicër dhe kanë shkuar këtu në shkollë, por kanë ve-tëm lejen e përkohshme të qëndrimit F ose lejen vjetore të qëndrimit B do të humbin të drejtën e natyralizimit apo marrjes së nënshtetësisë.

Jo integrimit të detyrueshëm!Një ligj i ri për integrimin krijon një normë të re «integrim i mirë».

Ky formulim është mase i fryrë dhe i paqartë, por në të ardhmen do të jetë vendimtar me rastin e dhë-nies apo vazhdimit të lejes së qën-drimit. Jo shfrytëzimit dhe shtypjes siste-matike të mbi 100 000 njerëzve të cilët jetojnë pa letra në Zvicër! Ne kërkojmë rregullim kolektiv të qën-drimit të njerëzve pa letra!Me rishikimin e ligjit mbi azilin, Zvicra menjë anë tenton t’i mbyll kufijtë dhe nga ana tjetër me për-keqësimin dhe ashpërsimin e Ligjit mbi Nënshtetësinë dhe rregullave për integrim t’ua ndaloj migrantëve në Zvicër të drejtat e tyre.

/ Osman Osmani

Krijimi i një atmosfere kun-dër kërkuesve të azilit, refu-gjatëve, romëve, njerëzve pa letra, të huajve në përgjithë-si, është duke u shtuar prapë në këta muajt e fundit. Për problemet ekonomike dhe sociale qëllimisht bëhen fajtor të huajt. Ata janë të padëshiruar, mirëpo si «fa-jtorë për gjithçka» të mirë-seardhur.

Duke i marrë parasysh këto fakte ne ftojmë të gjithë për ditën e shtunë, 23 qershor 2012 për demonstra-tën nacionale në Bernë «NDAL politikës jonjerëzore dhe për-buzëse ndaj migrantëve».

Ftesa për demonstratës e 23 qershorit 2012

n Por, ne mbrojmë të dre-jtën për azil, migrim dhe integrim në shoqërinë tonë!

n Ne kërkojmë një poli-tikë njerëzore dhe hu-mane të migracionit

n Ne kërkojmë të drejta të barabarta për të gjithë në vend të integrimit me dhunë!

Për një politikë më të hapur karshi migrantëve

«NDAL politikës jonjerëzore dhe përbuzëse ndaj migracionit»

1 Një komunë në Kanton Aargau, e cila ka refuzuar vendosjen e refugjatëve në barakat e ushtrisë zvi-cerane në territorin e saj. Këtë refuzim ata e kanë festuar haptazi me parulla kundër azilkërkuesve

2 Natyralizim nënkupton marrjen e nënshtetësisë të një vendi

Unia: Konferenca e migracionit e 5 majit 2012

Në shenjë të Kongresit të rregullt

Rita Schiavi č Anëtare e Drejtorisë Qendrore,

përgjegjëse për sektorët e barazisë gjinore, për migracion, për politikë

sociale dhe politikë ndërkombëtare

Page 4: Kongresi i jashtëzakonshëm Unia Fuqizimi i bazës dhe stop ...neuchatel.unia.ch/uploads/media/120525_WORK_HALBANV1_00x000_4_01.pdf · mira pune për të gjithë të punësuarit

Pensioni i Invaliditetit:Detyrimi për kontribute në pensionin e Invaliditetit?Ka kohë të gjatë që për shkak të një aksidenti të rëndë në punë jam i paaftë për punë dhe për këtë arsye jam lajmëruar në sigurimin e invaliditetit (IV) për pension. Tani sigurimi invaliditetit më ka njohur të drejtën retroaktive nga 1 janari 2011 për pension të plotë invali-diteti. A domethënë kjo se unë për përfitimet nga sigurimi invalidi-tetit nuk duhet të paguajë kontribute për sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV)?

Heinrich Nydegger: Jo. Edhe në rast të përfitimi nga pensioni invaliditetit (IV), deri në moshën e pensionimit të pleqërisë së rregullt (AHV), duhet të paguan kontributet në sigurimet e pleqërisë (AHV), atë të invaliditetit (IV) dhe si dhe atë të kompensimit të ardhurave (EO). Si pensionist invalid pa-guani këto kontribute si i papunë. Për tu përfshirë në mënyrë adekuate ju duhet të lajmëroheni te arka për kompensim e kantonit tuaj apo tek dega e saj komunale në vendbanimin tuaj. Nëse nuk e bënë këtë, rrezikoni të keni zbrastësi në kontributet tuaja. Kjo domethënë se mund t’ju zvogëlohet pensioni i ardhshëm i pleqërisë. Detyrimi për kontribute përfundon tek kur të arrihet mosha e pensionimit të rregullt të pleqërisë. Për burra mosha e pensionimit të pleqërisë është 65 ndërsa për gra 64. Si i papunë nuk duhet të paguani kontribute vetëm nëse jeni i/e martuar dhe bashkëshorti/ja juaj është i punësuar në kuptimin e AHV-së dhe paguan kontribute në lartësi prej 950 frangave (kontributi i dyfishtë minimal).

work, 5.4.2012

Aksident jashtë vendi:Kush paguan harxhimet e mjekimit?

Ne jemi duke planifikuar pushimet në SHBA. Çka nëse më ndodh aksident atje? A merr përsipër sigurimi im i aksidentit profesional harxhimet për mjekim që mund të jenë shumë të larta? Dhe si është e siguruar gruaja ime si amvise?

Nëse në Zvicër punoni si punëmarrës mbi 8 orë në javë, detyrimisht jeni i siguruar edhe kundër aksidentit joprofesional. Në këtë rast sigurimi aksi-dental i punëdhënësit tuaj merr përsipër harxhimet mjekësore jashtë vendit. Në vende të veçanta – si p.sh. në SHBA – kontributet shëndetësore mund të jenë shumë e shumë më të larta se sa në Zvicër. Sigurimi aksidental në raste të tilla merr përsipër maksimalisht dyfishin e shumës së harxhimeve mjekuese që vlen në Zvicër.Andaj preferohet pajtimi i sigurimit aksidental shtesë për harxhimet e larta shëndetësore. Ky sigurim mundëson mbulesë të nevojshme dhe mbulon ed-he harxhimet papritura. Informohuni tek punëdhënësi i juaj, se a jeni të sigu-ruar edhe për raste të tilla. Nëse jo, atëherë duhet të bisedoni me këshilltarin e juaj të sigurimit për një sigurim shtesë. Nëse dikush punon më pak se 8 orë në javë dhe për ketë arsye nuk është i siguruar për aksidente joprofesionale, në parim harxhimet tuaja mjekuese merren përsipër nga sigurimi juaj shën-detësor, me ç’rast nuk mjafton sigurimi themelor për pagimin e harxhimeve të larta mjekuese. Para udhëtimit për në SHBA, apo vende tjera me harxhime të larta shëndetësore gruaja juaj do të duhej të sqaronte shumën që mbulohet në rast aksidenti nga sigurimi i saj shëndetësor.

Schweizerischer Versicherungsverband (SVV)www.svv.ch/de/konsumenten/fragen-an-die-versicherungen/die-haeufigsten-fragen/

unfall-im-ausland-wer-bezahlt-behand

horizonte Nr. 3 | mai 2012 | shqip 4

www.unia.ch

Kosova tash e katër vjet vazhdon të mos ketë Kontratë Kolektive. Pa-lët nënshkruese të kësaj kontrate, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe përfaqësuesit e punëtorëve, nuk po mund të bien dakord për një Kontratë të re Kole-ktive. Oda Ekonomike dhe Bashki-mi i Sindikatave fajësojnë Qeverinë për zvarritje të nënshkrimit të kësaj kontrate.Përveç të drejtave të parapara me ligjin e punës, punëtorët në Kosovë mund të gëzojnë edhe më shumë të drejta pas nënshkrimit të marrëves-hjes së përgjithshme kolektive nga tre partnerët social, Qeveria, punëd-hënësit dhe punëmarrësit.

Ndryshon pushimi i lehonisëKryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi thotë se kjo marrëveshje, që është hartuar tashmë, është më e mirë se ajo që ishte nënshkruar në vitin 2004.Mosnënshtrimi i kësaj Kontrate, si-pas Zeneta Dacit, nënkryetare në Odën Ekonomike të Kosovës, po i konvenon më së shumti Qeverisë e

në anën tjetër po pësojnë punëtorët dhe punëdhënësit. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të punës, Oda Ekono-mike e Kosovës ka marrë për obli-gim të përgatisë marrëveshje të re kolektive për Këshillin Ekonomiko-Social. Kryesuesja e këtij Këshilli, Zeneta Daci, të hënën qëndroi në BSPK ku shpalosi arritjet në përgati-tjen e këtij akti juridik, formal, i cili rregullon raportet mes punëdhënë-sit dhe punëmarrësit. Sipas saj marrëveshja e përgjiths-hme kolektive do të avancojë më shumë të drejtat e punëtorëve dhe ajo duhet të nënshkruhet sa më parë. Ajo tha se ekziston pa-jtueshmëri mes përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëtorëve për nënshkrimin e marrëveshjes, pa-varësisht se punëdhënësit ngarko-hen mjaft shumë, por dikujt tjetër i konvenon që ta shtyjë nënshkrimin e saj. «Qeverisë nuk po i konvenon, andaj po e zvarrit nënshkrimin»,

theksoi ajo. Përveç të drejtave të pa-rapara me Ligjin e punës, punëtorët në Kosovë mund të gëzojnë edhe më shumë të drejta pas nënshkri-mit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive nga tre partnerët socialë, Qeveria, punëdhënësit dhe punë-marrësit. Sa i përket pushimit të lehonisë, me marrëveshjen kolektive është paraparë që 4 muaj e gjysmë punëd-hënësit të paguajnë 70 për qind të pagës së lehonës, kurse 4 muaj e gjysmë Qeveria, 50 për qind të pa-gës mesatare të buxhetit, përderisa tani lehonat paguhen 6 muaj me 70 për qind të pagës nga punëdhënësi dhe vetëm 3 muaj me 50 për qind të pagës mesatare në nivel vendi, apo më pak se 150 euro.Njëkohësisht është paraparë edhe pushim më i gjatë shëndetësor për të lënduarit në vendin e punës, disa përfitime për pensionistët etj.

/ Osman Osmani

Marrëveshja e përgjiths-hme kolektive do të avan-cojë më shumë të drejtat e punëtorëve dhe ajo duhet të nënshkruhet sa më parë, kanë thënë sot kryesuesja e KES-it nga Oda Ekonomike, Zineta Daci, dhe kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi. Ata theksuan se Qeveria me që-llim po e zvarrit nënshkrimin e saj.

Kontrata Kolektive e Punës në Kosovë

Vonon nënshkrimi i Kontratën Kolektive në Kosovë

Papunësia mbetet problem kryesor në Kosovë

Ju pyesni, Unia përgjigjet

Impressum: Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événe-ment syndical | Heraus geber Verlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredak-tion: Marie-José Kuhn; Événement syndical SA, Lausanne, Chefredaktion: Sylviane Herranz; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chef redak tion: Gianfranco Helbling | Redaktionskommission A. García, M. Akyol, D. Filipovic, M. Martín, M. Mendes, O. Osmani | Sprachverant wortlich Osman Osmani | Layout C. Lonati, Unia | Druck Ringier Print, Adligenswil | Adresse Unia Redaktion «Horizonte», Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15, [email protected]

Si është bërë zakon viteve të fundit në Kosovë për Ditën Ndërkombëta-re të Punëtorëve nuk protestohet për të kërkuar paga më të larta dhe kushte me të mira pune, por dilet në piknik për të bërë qejf. Siç raporton KTV-ja, Institucioni i thirrur për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura,

që është i përçarë prej kohesh, nuk e ka paraparë asnjë aktivitet duke thënë se protestat i ka hequr nga agjenda për shkak të situatës politike në veri të vendit. Ndërkohë para selisë së BSPK-së aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim Kri-tikë Veprim, kanë ndërmarr një ak-sion simbolik, ku në muret e selisë së

BSPK-së kanë shkruar mbishkrimin: Shshshshshsh BSPK po flenë... Po ashtu para zyrave të BSPK-së, ak-tivistët e kësaj lëvizje kanë vendosur edhe një shtrat që zyrtarët e BSPK-së ta kenë me të lehtë pushimin dhe gjumin.

Angazhim mbresëlënësAktivistë të kësaj lëvizje thanë me këtë rast, se kur e drejta e qyte-tarëve të Kosovës për punë shkelet, të drejtat e punëtorëve shkelen, kur rrogat janë tejet minimale e çmi-met shumë të larta, kur nga procesi neoliberal i privatizimit mbeten pa punë dhjetëra mijë punëtorë, Bas-hkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pushon.

/ Osman Osmani

Aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi gjatë aksionit

1 Maj festiv në Shqipëri dhe Kosovë

1 Maji prapë i ka gjetur sindikatat te ndara e pasive Aktivistët e Lëvizjes Studentore për Barazi – STUDIM KRI-TIKË VEPRIM, përmes një aksioni origjinal në Prishtinë kritikuan fjetjen e Sindikatave të Kosovës dhe përmes një letre u solidarizuan me protestën simbolike të punëtorëve dhe studentëve të Republikës së Shqipërisë, në Tiranë.

Protesta e punëtorëve dhe studentëve për 1 maj në Tiranë