4
Dokument pune / Kursi VM/ Vlore/ Rodi Anne / 2007 Perktheu D Minxolli, gusht 2007 ______________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 1/4 Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe paraqesin nje Vonese Mendore ? ______ _--------------------- Karakteristikat e formave te ndryshme te mungesave mendore Rogé B & Chabrol H. (2003). Psikopatologjia e femijes dhe adoleshentit. Paris : Belin, fq.134-136 1. Vonesa e lehte mendore : « perben numrin me te madh te personave qe paraqesin nje mungese intelektuale (85 %). Behet fjale per femije qe zhvillojne kapacitete sociale dhe te komunikimit midis 0 dhe 5 vjec, qe kane pak demtime (prekje) ne fushen sensorimotore dhe shpesh eshte veshtire te dallohen nga femijet e tjere perpara moshes 5 vjec. Te nxenit e gjuhes realizohet pa veshtiresi te medha por zbatimi i kesaj forme komunikimi eshte pak i vonuar. Kompetencat finale mbeten te kufizuara ne nivelin e te kuptuarit, ashtu si edhe ne nivelin e te shprehurit. Megjithate, ato lejojne nje komunikim relativisht korrekt me ambientin qe e rrethon, edhe pse ajo nuk prek nivelin e arsyetimit qe lidhet me te menduarit formal. Ne planin shkollor, keta femije mund te pervetesojne njohurite e parashikuara ne shkollen fillore, por shpesh duke punuar shume dhe duke perfituar nje mbeshtetje pedagogjike. Autonomia personale dhe sociale, fitohet me ngadale dhe me ndihme, por niveli i arritur i lejon ketyre personave, t’ia dalin mbane ne te gjitha situatat e jetes se perditeshme si ne shtepi ose jashte saj. Ne moshen e rritur, personat deficente te lehte intelektuale, mund te perfshihen ne jeten profesionale me nje ndihme minimale, por shpesh kane nevoje per nje mbikqyrje dhe nje drejtim, ne vecanti kur ekziston nje presion social dhe ekonomik. Problemet me te rendesishme ndodhen ne nivelin e vetpercaktimit (autodeterminimit). Keto subjekte, qe jane relativisht te pershtatur mire ne nje mjedis te njohur, ne fakt jane me shume ne veshtiresi kur iu duhet te marrin iniciativa dhe vendime. Me nje mbeshtetje te pershtatur, ata mund te pretendojne per nje jete te pavarur, ose me nje mbikqyrje minimale, kur ata nuk kane psikopatologji bashkengjitur. Ndjekja behet me e rendesishme, kur dy persona me deficence te lehte, formojne nje cift dhe krijojne nje familje. Atehere, eshte e nevojshme te jepet nje mbeshtetje per edukimin e femijeve dhe nje shoqerim ne periudhat kur duhen marre vendime qe kane te bejne me te ardhmen e familjes dhe te femijeve. » 2. Vonesa e mesme mendore : « perfshin 10% te deficenteve intelektuale. Shumica e tyre, perfitojne aftesi sociale gjate viteve te para te jetes, por vonesa ne aktivitetet konjitive eshte pernjeheresh e dukshme.

Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe ... · PDF filekerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe ... · PDF filekerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke

Dokument pune / Kursi VM/ Vlore/ Rodi Anne / 2007 Perktheu D Minxolli, gusht 2007

______________________________________________________________________

___________________________________________________________________________ 1/4

Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose

adoleshentet, qe paraqesin nje Vonese Mendore ?

______ _---------------------

Karakteristikat e formave te

ndryshme te mungesave mendore

Rogé B & Chabrol H. (2003). Psikopatologjia e femijes dhe adoleshentit. Paris : Belin, fq.134-136

1. Vonesa e lehte mendore : « perben numrin me te madh te personave qe paraqesin nje mungese intelektuale (85 %). Behet fjale per femije qe zhvillojne kapacitete sociale dhe te komunikimit midis 0 dhe 5 vjec, qe kane pak demtime (prekje) ne fushen sensorimotore dhe shpesh eshte veshtire te dallohen nga femijet e tjere perpara moshes 5 vjec. Te nxenit e gjuhes realizohet pa veshtiresi te medha por zbatimi i kesaj forme komunikimi eshte pak i vonuar. Kompetencat finale mbeten te kufizuara ne nivelin e te kuptuarit, ashtu si edhe ne nivelin e te shprehurit. Megjithate, ato lejojne nje komunikim relativisht korrekt me ambientin qe e rrethon, edhe pse ajo nuk prek nivelin e arsyetimit qe lidhet me te menduarit formal. Ne planin shkollor, keta femije mund te pervetesojne njohurite e parashikuara ne shkollen fillore, por shpesh duke punuar shume dhe duke perfituar nje mbeshtetje pedagogjike. Autonomia personale dhe sociale, fitohet me ngadale dhe me ndihme, por niveli i arritur i lejon ketyre personave, t’ia dalin mbane ne te gjitha situatat e jetes se perditeshme si ne shtepi ose jashte saj. Ne moshen e rritur, personat deficente te lehte intelektuale, mund te perfshihen ne jeten profesionale me nje ndihme minimale, por shpesh kane nevoje per nje mbikqyrje dhe nje drejtim, ne vecanti kur ekziston nje presion social dhe ekonomik. Problemet me te rendesishme ndodhen ne nivelin e vetpercaktimit (autodeterminimit). Keto subjekte, qe jane relativisht te pershtatur mire ne nje mjedis te njohur, ne fakt jane me shume ne veshtiresi kur iu duhet te marrin iniciativa dhe vendime. Me nje mbeshtetje te pershtatur, ata mund te pretendojne per nje jete te pavarur, ose me nje mbikqyrje minimale, kur ata nuk kane psikopatologji bashkengjitur. Ndjekja behet me e rendesishme, kur dy persona me deficence te lehte, formojne nje cift dhe krijojne nje familje. Atehere, eshte e nevojshme te jepet nje mbeshtetje per edukimin e femijeve dhe nje shoqerim ne periudhat kur duhen marre vendime qe kane te bejne me te ardhmen e familjes dhe te femijeve. »

2. Vonesa e mesme mendore : « perfshin 10% te deficenteve intelektuale. Shumica e tyre, perfitojne aftesi sociale gjate viteve te para te jetes, por vonesa ne aktivitetet konjitive eshte pernjeheresh e dukshme.

Page 2: Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe ... · PDF filekerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke

Dokument pune / Kursi VM/ Vlore/ Rodi Anne / 2007 Perktheu D Minxolli, gusht 2007

______________________________________________________________________

___________________________________________________________________________ 2/4

Ata mesojne gjithashtu te flasin me vonese, por pastaj nuk kalojne ne nje nivel komunikimi shume konkret, qe te mund t’i lejojne atyre te shprehin nevojat e tyre imediate. Te nxenet shkollor, mbetet shume i kufizuar, me baze perseritjet (p.sh elemente te numerimit automatik). Niveli i leximit dhe i shkrimit ne pergjithesi nuk eshte i arritshem. Mund te ekzistojne veshtiresi instrumentale te bashkangjitura, sidomos ne fushen e motricitetit. Te nxenet e jetes shkollore dhe sidomos te te gjitha rregullave qe rregullojne ate, kerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke provuar dhe duke gabuar, dhe me nje mbeshtetje minimale edukative. Ne adoleshence, ka nje largim, sepse personat manifestojne nje veshtiresi ne te kuptuarit e rregullave sociale, qe mund te demtoje ne ndertimin dhe mbajtjen e marredhenieve. Autonomia eshte e kufizuar. Ne fushen e higjenes trupore, te veshjes, te autonomise shtepiake, subjektet e prekur nga deficenca e mesme intelektuale, mund te realizojne veprime te jetes se perditeshme, por per kete, ata shpesh varen nga nxitjet dhe kontrolli i nje edukatori. Ata mund te mesojne te zhvendosen me mjetet e transportit ne ambientet e njohura. Megjithe keto kufizime dhe sidomos kur ata perfitojne nje trajnim social dhe nje te mesuar te puneve, keta persona, kujdesen pjeserisht per veten e tyre ne jeten e perditeshme me mbikqyrje. Ne moshe te rritur, keta persona arrijne te bejne nje pune jo te specializuar, ne mjedise te mbrojtura dhe adaptohen mire me jeten ne komunitet ne mjedise te mbrojtura, qofshin keto institucionale apo familjare ».

3. Vonesa e rende (grave/sévère) mendore : « prek 3 deri ne 4 % te deficenteve intelektuale. Veshtiresite e zhvillimit jane te dukshme qe ne muajt e pare. Vonesa prek te gjitha fushat. Ne vitet e para gjuha zhvillohet pak. Ne moshen shkollore, keto subjekte zhvillojne nje gjuhe, por kapacitetet shprehese mbeten aproksimative. Mund te fitohen disa sjellje te autonomise personale. Keta femije nuk e arrijne nivelin e te mesuarit shkollor, por ata arrijne te kapin disa fjale apo simbole, qe

perdoren ne jeten e perditeshme. Ata kane nevoje per nje mbikqyrje dhe asistence gjate gjithe jetes se tyre. Ata mund te marrin pjese ne disa pune, por me nje drejtim te vazhdueshem. Shumica arrijne te pershtaten ne nje jete ne komunitet apo familjet e tyre, vec rasteve, kur ata kane nje handikap, apo nje semundje te bashkangjitur, gje qe eshte shume e shpeshte ne kete tip popullate.» 4. Vonesa mendore e thelle: « prek 1 deri 2 % te personave deficente intelektuale. Ne shumicen e rasteve, kjo lloj vonese masive, eshte e bashkangjitur me nje crregullim neurologjik te identifikuar. Ne vitet e para, keta femije prezantojne deficite te shumta sensorimotore. Gjuha eshte pothuajse jo ekzistuese. Kontrolli i sfinkterit ne shumicen e rasteve nuk fitohet. Crregullimet jane te shumta dhe keta femije kane nevoje qe ne moshe te re per nje asistence ne cdo moment, shoqeruar me perkujdesje mjekesore dhe nje stimulim te adaptuar, sipas mungesave te tyre te ndryshme. Zhvillimi me i mire mund te arrihet ne nje mjedis shume te organizuar, me nje ndihme konstante dhe nje marredhenie te individualizuar me nje te rritur. Edhe pse deficiti global eshte i rende, zhvillimi motor, sjelljet e autonomise personale dhe komunikimi, mund te permiresohen, nese jepet nje edukim i pershtatshem.

Page 3: Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe ... · PDF filekerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke

Dokument pune / Kursi VM/ Vlore/ Rodi Anne / 2007 Perktheu D Minxolli, gusht 2007

______________________________________________________________________

___________________________________________________________________________ 3/4

Disa nga keta femije mund te realizojne detyra te thjeshta, duke qene shume te mbikqyrur nga te rriturit.» Per me teper, sic verejne Rogé B & Chabrol H. (2003, fq.138), « personat e prekur nga deficenca intelektuale, kane nje rrezik dy here me te madh, per te shfaqur probleme te renda te sjelljes dhe semundjeve mendore. Ky rrezik eshte i lidhur me nje sere faktoresh, si veshtiresite e personit per te integruar informacionin, veshtiresia per te shprehur emocionet e tij ne menyre te pershtateshme, problemet mjekesore, veshtiresite shqisore, problemet familjare dhe mungesat e marrjes ne ngarkim. Asnje tipar i vecante i personalitetit ose i sjelljes nuk shoqerohet ne menyre te njeaneshme me vonesen mendore. Disa individe jane pasive, te qete, te varur, te tjere jane agresive, impulsive. Mungesa e komunikimit mund te coje ne crregullime te sjelljes, ne dhune. Rreziqet variojne ne funksion te tipit te handikapit mendor. Tek pacientet e prekur nga vonesa e rende dhe e thelle, crregullimet e sistemit nervor qendror jane pothuajse sistematike. Shfaqen handikape shqisore, te tilla si verberia ose shurdheria ( ndonjehere te lidhura qe te dyja ), crregullime motore te rendesishme, ndonjehere nje epilepsi. Keto probleme sjellin veshtiresi te perditeshme ne marredheniet interpersonale dhe ne menaxhimin e stresit, ndonjehere te lidhura me modifikime te vogla ne rutinat e vendosura. Pjesa me e madhe e personave te prekur rende nuk mund te komunikojne ne menyre te vertete. Ata mund te fitojne keshtu, zakone te mbylljes ne vetvete dhe aktivitete stereotipike (lekundjet, levizjet e duarve ose te kraheve). Mungesa e gjuhes se shprehur, mund te coje ne forma te komunikimit primar si agresioni, ne sjellje vete-goditese ose vete-stimuluese. Sjelljet vete-goditese, ndonjehere jane pjese integrale te sindromes (Sindroma e Lesch-Nyhan) dhe duket sikur i pergjigjen nje percaktimi biologjik. Edhe ne kete rast, faktoret e mjedisit kontribuojne megjithate ne perforcimin ose ne pakesimin e ketyre sjelljeve. Subjektet qe paraqesin nje deficit intelektual mesatar, kane veshtiresi ne trajtimin dhe integrimin e informacioneve abstrakte. Edhe nese ata e zhvillojne gjuhen dhe sjellje te pershtateshme, keto kompetenca qe i lejojne ata te funksionojne relativisht mire, ne nje mjedis te mbrojtur, qendrojne siperfaqesore dhe te brishta. Impakti i ngjarjeve te jetes ose i kushteve ne te cilat ato evoluojne, mund te jete i forte dhe crregullues, per arsye te kufizimeve te te kuptuarit dhe te te shprehurit. Per kete fakt, disa rrethana mund t’i tejkalojne kapacitetet menaxhuese te personit dhe te sjellin crregullime te sjelljes. Kur ky tip reagimi, nuk kuptohet mire nga mjedisi, dhe kur nuk jepen ndihma per komunikimin, ndodh qe te ndertohen sjellje te papershtateshme. Ata mund te prezantojne trishtim, mbyllje ne vete, shmangie ose agresivitet. Nje bashkesi karakteristikash te personalitetit, duke i bashkangjitur shenja te lehta te autizmit, nje tendence per t’i perseritur ato, nje ngurtesim te funksionimit, nje pasivitet si reagim ndaj deshtimeve te perseritura, nje funksionim emocional primar dhe nje vonese ne gjuhen e folur ; te gjitha keto jane identifikuar ne popullaten e femijeve me deficence intelektuale te mesme (Webster, 1970). Keto elemente perbejne faktore risku per instalimin e crregullimeve te sjelljes ne vazhdim te zhvillimit. Gjithashtu ato mund te cojne ne diagnoza te gabuara, kur keto karakteristika te personalitetit konsiderohen si simptoma te semundjeve mendore. Ne vonesen e lehte mendore, burimet e stresit jane te shumta. Paraqitja relativisht normale shpesh pengon identifikimin e handikapit te ketyre personave. Kjo mund t’i coje femijet dhe te afermit e tyre ne pritshmeri te pamatshme dhe ne deshtime te renda, ne nivelin e marredhenieve nderpersonale.

Page 4: Kapitulli 1.5 : Cilet jane femijet ose adoleshentet, qe ... · PDF filekerkon nje mbeshtetje te rendesishme, nderkohe qe femijet e zakonshem i mesojne keto gjera spontanisht, duke

Dokument pune / Kursi VM/ Vlore/ Rodi Anne / 2007 Perktheu D Minxolli, gusht 2007

______________________________________________________________________

___________________________________________________________________________ 4/4

Shpesh, diagnostikimi i vonuar i deficences se lehte, ka ne origjine presione te vazhdueshme te mjedisit dhe interpretime te gabuara perballe veshtiresive te te nxenit. Ne menyre frekuente, subjekti dyshohet se ka nje vullnet te keq dhe konsiderohet si pak punetor. Ai ka ankth perballe kerkesave te mjedisit dhe ka nje vleresim te ulet per veten e tij. Ne vazhdim te deshtimeve te perseritura ne fushen e te nxenit, si dhe ne fushen e marredhenieve nderpersonale, keta persona jane gjithashtu te afte te realizojne ne menyre konfuze kufizimet e tyre dhe te vuajne prej tyre, edhe pse ata nuk i analizojne me saktesi veshtiresite qe kane. Personaliteti ndertohet duke integruar vonesen mendore, imazhin e tyre te zhvleresuar dhe sjelljet devijante ne planin social. Kur mjedisi i afert nuk ben vecse konfirmon kete status dhe nuk di t’i propozoje adoleshentit sjellje coping, qe mund te permiresojne pavaresine e tij dhe integrimin e tij social, atehere ai eshte ne rrezik per te zhvilluar crregullime te renda te sjelljes dhe per te vendosur nje strukture te vecuar te personalitetit. Jane vrejtur probleme te renda psiko seksuale , akte anti-sociale,dhe tentetiva vetevrasje.Per me teper handikapet mendore jane vulnerabel ndaj shfrytezimit te te tjereve (abuzime fizike e seksuale).Ata mund te jene te perjashtuar nga disa mundesi dhe te drejta te tyre te marra neper kembe . Te dalluarit qe heret i deficences dhe te kuptuarit e veshtiresive qe duhen rregulluar , lejojn qe te merren masa ndihmese te cilat ne kete rast jane me te vertete disa veprime parandaluese ne fushen e psikopatologjise. Crregullime te ndryshme mund te shfaqen atehere paralelisht me vonesen mendore (Rogé B & Chabrol H., 2003, p.138-142) : crregullime te humorit (depresion : personat deficente intelektuale mund te spjegojne shqetesimet e merzite e tyre me terma te cilat duhet te dish ti interpretosh dhe ndonjehere eshte e veshtire te vendosesh nje diagnoze precize.ndonjehere duhet filluar nga sjellje te observueshme te tilla si acarimi, zvogelimi i interesit,anoreksia apo bulimia,pagjumesia, shqetesim psikomotor apo ngadalesim…), crregullime psikotike (sipas ketyre veshtiresive te ndertohet nje diagnostik psikoze sipas kritrrevr te zakoneshme sepse epidemiologjia e ketyre crregullimeve eshte e njohur jo mire), crregullime organike (nje ndryshim ne sjelljen e zakoneshme gjithashtu mund te bej te evokohet prezenca e nje patologjie organike), crregullime te medha te zhvillimit (sjelljet vete –stimuluese dhe vete mutilimi nuk jane specifike te autizmit dhe shpesh jane pjese perberese e deficences intelektuale te rende),sjelljet stereotipe dhe vete-mutilimi (stereotipite jane prezente tek afersisht dy te tretat e personave te prekur nga deficenca mendore), crregullime te personalitetit (crregullimet e personalitetit ne deficencen mendore nuk jane te shpeshta), crregullime te ankthit (frika e deshtimit, mungesa e sigurise e pergjithesuar …).