3

Click here to load reader

“KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT … · “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË Prof. Dr. Gjergji FOTO Në fund të Korrikut, dërgova në

  • Upload
    vanngoc

  • View
    212

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT … · “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË Prof. Dr. Gjergji FOTO Në fund të Korrikut, dërgova në

“KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË

Prof. Dr. Gjergji FOTO

Në fund të Korrikut, dërgova në shtyp mendimin për ligjin e arsimit lartë duke menduar se po

nxitohemi duke lënë pa trajtuar probleme të rëndësishme. Nuk u botua dhe kjo, është e drejta e

gazetës. Mendoj se duhen njohur problemet që ngrihen këtu.

Megjithëse kontributin e detyruar në marrëdhënie me shtetin e kemi përfunduar, përsëri, nuk

mund të rrimë indiferentë ndaj kërkesave me ndikim madhor në zhvillimin e vendit dhe kombit në tërësi,

e sidomos në rastin e shqyrtimit të ligjit të arsimit të lartë. Mosha jonë, e ka pasur mundësinë të

shkollohet, të provojë dijet e fituara në shkollë për dhjetëra e dhjetëra vite kantiereve dhe disa prej tyre,

kanë pasur edhe mundësinë që ato dije t’i konfirmojnë, plotësojnë ose edhe t’i rrëzojnë nëpërmjet

punës konkrete, t’i pasurojnë me përvojën e vendit, por edhe të kenë pasur mundësinë që të

transmetojnë atë përvojë teorike me praktikën e vendit në auditorët universitarë për dhjetëra vite. Për

fat të keq, 40 deri 50 vjeçarët e sotëm, nuk e kanë pasur rastin të kenë atë përvojë konkrete të punës

në fushat me rëndësi të zhvillimit të vendit dhe kjo kategori, sot mbizotëron në institucionet shtetërore

po e po por edhe në politikë, e deri në vendimmarrje.

Nuk dua të hyj në diskutime teknike për ligjin e arsimit të lartë pasi edhe për to kam vërejtjet e

mia, por dua të vë në dukje se ky ligj, që në themel, është ndërtuar keq, po diskutohet keq dhe aq

shumë sa edhe politika e politikanët për fat të keq edhe vendimmarës, kanë gjetur rastin ta shfrytëzojnë

më së miri për të fituar pushtet.

Së pari;

Ka një fjalë të urtë që thotë se “kush nuk mendon për arsimin, i ka mbyllur sytë kombit”.

Puna për arsimin e shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë, nuk fillon nga arsimi i lartë por që

nga çerdhja, kopshti e në vazhdim, në gjithë hierarkinë shkollore deri në ciklet pasuniversitare e

Akademi. Bilé, po e fillove reformimin nga “rrënjët”, ajo reformë ushqen edhe degët. Kujtoni një

batutë të një filmi të njohur shqiptar “Për të shkulur pilotat, litari nuk duhet lidhur te kreu por sa

më afër fundit”. Fillimi i reformës nga “degët”, vetëm se shkëput bazën nga vjen “ushqimi” dhe

shkolla e lartë “mbetet në hava”.

Dhe jo vetëm kaq.

Për të kaluar nga shkolla e mesme në të lartën, sistemi i testimit të nxënësve është

ndërruar disa herë dhe midis herëve edhe për interesa të ngushta të ndonjë pushtetari. Kjo, i u

humbet interesin edhe nxënësve edhe shkollave të mesme. Futja e “alterteksteve” që u bë

thjesht për interesa përfitimi nga pronarët e shtëpive botuese, ndonjëherë edhe pushtetarë, vuri

në dyshim edhe shkencat bazë.

Lënia jashtë kontrolli e arsimit parashkollor sidomos atij privat, vetëm se deformoi startin

e edukimit. Pra, sistemi arsimor ka dashur një reformë totale por gjithmonë jashtë politikës, dhe

politizimit. Akademia e Shkencave, mund ta realizonte reformën në sistemin arsimor kombëtar

Page 2: “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT … · “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË Prof. Dr. Gjergji FOTO Në fund të Korrikut, dërgova në

jashtë politikës dhe interesave individuale. Indoktrinimi i sistemit arsimor, në një nga vendet

fqinje, është programuar nga Akademikët dhe ajo doktrinë njihet me hollësi edhe nga

adoleshentët.

Së dyti,

Ka një fjalë të urtë që thotë se “i pa dituri, hedh një gur në lumë dhe 40 të mënçëm nuk

e nxjerrin dot. Më duket se jemi brenda kësaj filozofie. Nuk dua të fyej njeri, pasi edhe ata që

formuluan projektligjin janë lodhur mjaft por, me punën e tyre, deri tani, kanë sjellë mjaft e mjaft

diskutime jo të frytshme. Shihni se kush e formuloi ligjin e ri dhe cila është përvoja e autorëve.

Komisioni në fjalë, përbëhej nga një specialist i fushës së Demografisë, i arsimuar jashtë vendit;

një i Arkitekturës (politikan dhe biznesmen në arsim); një i fushës së mjekësisë; tre biologë, dy

ekonomistë; një jurist; një psikolog; një inxhinier informatike. Të gjithë të fushave anësore dhe

ndihmëse, asnjë nga fushat kryesore të zhvillimit të vendit. Secili, kupton edhe “hallet” e vendit

nga përbërja e këtij Komisioni. Ishte “thjesht lajthitje”? Ishte kalim rradhe? Ishte ngutje për të

plotësuar “Detyrat e shtëpisë”? Nuk e di! Besoj papërgjegjësi dhe mëndjemadhësi.

Nga revista “L’Expresso” e 14 Shkurtit 2013, kur diskutohej me shumë shqetësim për

reformat universitare në shkollat e larta italiane, por edhe nga revista “Spechio” ku diskutohej

për përgatitjen e të rinjve në shkollat e mesme, rezulton se shqetësimi është bërë

mbarëkombëtar. Dhe ky shqetësim, ishte për një sistem arsimor të provuar me shekuj. Në Itali,

për të evidentuar problemet dhe shqetësimet e arsimit, janë angazhuar grupe gazetarësh të

njohur, në dhjetëra e dhjetëra intervista nga studentë, pedagogë e drejtuesa të kërkimeve

shkencore dhe janë krjuar grupe përgjithësimi me autorë që vetëm CV-të e tyre, kur i lexon, të

bëjnë të ngrihesh më këmbë e të rrish “gatitu”. Dhe nga ai grup autorësh, nuk mund të presësh

veç zgjidhje të respektueshme nga të gjithë, përfshi edhe politikën.

Nga ata që sot diskutojnë me të drejtë problemet teknike të ligjit të miratuar nga

parlamenti, një pjesë e mirë rektorë të universiteteve dhe që shpesh janë emërtuar

“akademikë”, sot janë vërtet anëtarë ose kandidatë të Akademisë së Shkencave të Republikës

së Shqipërisë. Si është e mundur që të kenë lënë jashtë objektivave të tyre këtë problem

madhor kombëtar? Kujt i ankohen këta akademikë për nxjerrjen jashtë ligjit të Albanologjisë?

Nuk po përmëndim që Akademia nuk merret me problemet madhore që ndikojnë në zhvillimin e

vendit, kur ndonjëherë merren edhe me sportin dhe jo rrallë, bëjnë edhe thirrje me karakter të

theksuar politik. Kjo Akademi, emrin e një Akademiku të shquar, i a ka lënë një zyrtari injorant të

emërtojë një rrugë, që i bën nder t’a quash rrugë, krejt në periferinë e Tiranës, atje ku shiten

rroba, këpucë e sende të përdorura dhe ku gjenden pjesa dërrmuese e të pashkolluarve dhe të

pa punëve.

Edhe përbërja e Akademisë po thuaj është po ajo strukturë e këtij Komisioni.

Mbizotërojnë matematikanët, gjuhëtarët, historianët etj. Kjo përbërje, është krejt jashtë

problemeve madhore të vendit dhe politikanët e krahëve hë për hë, ndihen rehat të bëjnë si të

Page 3: “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT … · “KAKOFONIA” NË DISKUTIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË Prof. Dr. Gjergji FOTO Në fund të Korrikut, dërgova në

mendojnë dhe për çudi, shpesh kur nuk kundërshtohen, binden se janë më të zgjuarit dhe më të

aftët.

Së treti,

Si është e mundur që një parlament të miratojë këtë ligj “themeltar” për të gjithë kombin

shqiptar me 78 vota? Kujt i duhet shpejtësia e miratimit kur ai ligj rrezikohet të ndryshojë kur të

ndryshojë kahu politik i qeverrisjes dhe normalisht për katër vjet? Po! Unë, nuk jam për

përfshirjen e politikës në këtë problem kombëtar, nuk ndihem mirë për veprimin e mazhorancës

dhe miratimi i tillë më duket veprim i pa përgjegjshëm. Domosdo, që miratimi duhej të ishte

gjithëpërfshirës, edhe me shqiptarët jashtë Shqipërisë të cilët presin doemos ushqimin bazë të

themelit të kombit, nga shteti “amë” shqiptar, që i ka të gjitha mundësitë për të bërë më të mirën

në interes të kombit dhe të zhvillimit intensiv të vendit.

Duhet të riformulohet nga e para Ligji dhe kësaj rradhe, me mëndje të freskët që në

ndërtimin e grupit formulues. Institucionet arsimore dhe shkencore të të gjithë kombit, duhet të

marrin përgjegjësinë për të ndërtuar një sistem arsimor, gjithëpërfshirës, jetëgjatë e që të

sigurojë mbarëvajtjen kombëtare!

28 Korrik 2015