12
Investo në MALISHEVË KOMUNA E MALISHEVËS

Investo në MALISHEVË - kiesa.rks-gov.netkiesa.rks-gov.net/desk/inc/media/7499A25F-E0DA-4269-9AD0-C1B20E8CEA36.pdf · në mbulimin për t’iu përgjigjur sfi dave të globalizimit

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Investo nëMALISHEVË

KOMUNA E MALISHEVËS

2

Për më shumë informata:Web: http://kk.rks-gov.net/malisheve/

Faqosja dhe dizajni:www.rrota.com

Fotografi :Komuna e Malishevës

MALISHEVËInvesto në

3SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

SERBIA

ONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Prizren/Prizren

Ferizaj/Uroševac

Pristina

Malishevë/Mališevo

Mitrovicë/Mitrovica

Gjilan/Gnjilane

4

Zhvillimi ekonomik lokal është angazhimi i administratës sonë që nga fi llimi i mandatit. Gjithashtu pritet që do të jetë i

qëndrueshëm zhvillimi agro-industrial e veçanërisht në fshat.

Vitet e ardhshme do të kenë prioritet promovimin e investimeve të huaja dhe vendore ushqyer në tregjet vendore dhe ndërkombëtare për të gjeneruar një masë kritike të investimeve dhe mundësive të biznesit të fokusuara në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM). Këto iniciativa janë parashikuar për të gjeneruar vende pune që në fund do të kontribuojnë për një standard të përmirësuar të jetesës në vend, veçanërisht në zonat rurale.

Ne gjithashtu do të mbështesim riformulimin e planeve afatmesme për zhvillim dhe agjendën e veprimit të mishëruar me zhvillimin ekonomik në nivel qendror, të cilat refl ektojnë politikat që duhen ndjekur për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Në përputhje me planet e veprimit të administratës, do të përkushtohemi në qëllimet e mëposhtme:

Krijojmë mundësi për punësim

Zgjerojmë zhvillimin e NVM-ve

Ndërmarrim veprime për mbështetje të zgjerimit dhe modernizimit

Shpërndajmë përkrahjen në fshatra

Forcimin e produktivitetit bujqësor nëpërmjet modernizimit

Mbështesim teknologjinë e informacionit dhe komunikimit

Hartojmë plan për menaxhim efi kas mjedisor

Rritja e tregjeve

Ulim koston e lartë të të bërit biznes dhe koston e lartë të jetesës etj

Gjithashtu do të stimulojmë paraqitjen e një liste të zonave prioritare të Investimeve konceptuar për të përmbushur kërkesat e komunitetit të biznesit për të përballuar sa më përshtatshëm qëllimin e tregtisë së re botërore. Disa zona janë të zgjeruara në mbulimin për t’iu përgjigjur sfi dave të globalizimit në kuadër të sistemit shumëpalësh të tregtisë ku konkurrenca e lirë të jetë dominante dhe investitorët të ndjehen të sigurtë të realizojnë investime të dobishme për vendin dhe biznesin e tyre.

Ftoheni ta konsideroni seriozisht vendin tonë për investime.

Me respekt,

Z. Isni KilajKryetari i Komunës së Malishevës

Fjala hyrëse e Kryetarit të Komunës

5Të dhënat e vendit

Kosova Evropë Juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.

Pjesë e marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë (CEFTA).

Pozita gjeostrategjike: në udhëkryqet e korridoreve evropiane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.

Katër shtete fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Territori: 10,887 km2 – i rrethuar me male dhe i ndarë në dy nënregjione me madhësi, popullatë dhe relief të ngjashëm.

Klimë të butë kontinentale, me temperatura mesatare në janar -5°C dhe në qershor 24°C me reshje të favorshme.

Kosova ka kushtet më të favorshme biznesore në regjion. Bazuar në treguesit e raportit biznesor të bankës botërore, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor, konkretisht qeveria ka:

Eliminuar lejen biznesore;

Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për eksport-import;

Ka hequr taksën për regjistrimin e të gjitha bizneseve;

Ka hequr kërkesën për depozitimin e kapitalit themelues për kompani me përgjegjësi të kufi zuar ;

Ka rritur mbrojtjen e investuesve;

6

Territori i komunës se Malishevës njihet me emrin Llapushë. Lashtësia e Malishevës, dëshmohet me tumen ilire që gjindet

në qendër të Malishevës, dëshmi kjo kjo qe jep të kuptohet se ka qenë vendbanim i hershëm ilir si dhe Banja që shtrihet pergjatë Lumit Mirusha.

Komuna e Malishevës shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës është e rrethuar me malet e Berishës në pjesën lindore dhe Majën e Zatriqit ne pjesën perëndimore, territori i Komunës së

Malishevës shtrihet në një sipërfaqe prej 306 km2, me një dendësi prej 212 banorë në 1km2, Komuna e Malishevës kufi zohet më këto Komuna, në lindje Drenasin, në jug Suharekën, perëndim Rahovecin dhe në veri me Klinën dhe Skenderajin.

Komuna e Malishevës ka 16 bashkësi territoriale me 46 vendbanime [fshatra] dhe 8600 shtëpi . Numri i banorëve sipas regjistrimit te fundit në vitin 2011 është 70.000, këtu përfshihen edhe ata qe jetojnë në emigracion, ndërsa numri rezident është 57000 banorë. Vendbanimi kryesor është Malisheva përafërsisht me rreth 5000 banorë, pastaj vijnë Banja, Kijeva etj.

Pozita në qendër të Kosovës dhe konfi guracioni i përshtatshëm i terrenit i mundëson Malishevës komunikim me të gjitha qendrat tjera të vogla e të mëdha, qendra e Malishevës është kryqëzim i rrugëve që shpiejnë në të gjitha regjionet si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj etj.

Sipërfaqja tokësore e Komunës së Malishevës është shumë favorizuese për Bujqësinë sepse ka një tokë mjaft pjellore e kategorizuar në të gjitha klasat. Sipërfaqeja tokesore e Komunës së Malishevës sillet në këto raporte, tokë e punueshme me një sipërfaqe rreth 11,600 ha dhe rreth 14.800 ha male dhe kullosa, pjesa më madhe e këtyre sipërfaqeve kur është fjala të tokat bujqësore janë në pronësi private e rreth 85% ndërsa te pyjet 7200ha janë pronë publike ndërsa 7800 në sektorin privat.

Profi li i Komunës

7Transporti dhe shërbimet publike

Malisheva sot ka qasje ne Autostradën Durrës-Prishtinë, kjo Autostradë kalon në pjesen veriore të Malishevës 2-3 km

nga Qendra e Malishevës.

Malisheva gjindet ne udhëkryqin e rrugëve regjionale, nëpër qendër të Malishevës kalon rruga magjistrale Prishtinë-Rahovec-Gjakovë – Rruga Magjistrale, Pejë-Kijevë-Malishevë-Duhël-Suharekë-Prizren, largësia e këtyre qendrave sillet përafërsisht rreth 25-40 km.

Malisheva ka qasje në aeroportin e Prishtinës së fundmi me një largësi rreth 35km, në atë të Tiranës 220km.

Në rrugët hekurudhore Malisheva ka qasje në Xërxë me një largësi 17km.

Në Porte detare ka qasje në Portin e Durrësit dhe atë të Shëngjinit, ku ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Durrës e ka zvogëluar qasjen në këto Porte detare prej 9-10 orë sa ka qenë koha për të arritur në Port, tashmë kjo kohë është shkurtuar për 2-3 orë, dmth janë krijuar kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e Biznesevë në të gjitha sferat e jetës.

Duke krahasuar rrugët e Malishevës menjëherë pas luftes ku kemi pasur vetem 30-40 km rrugë te asfaltuardhe ato jan rrugë regjionale ndersa nëpër vendbanime tjera shumë pak hiq fare, sot në këtë drejtim Malisheva ka ecur shumë mëse 75%

e vendbanimeve janë të lidhura me rrugë të asfaltuara, rrjeta kanalizimesh e ujësjellës modern kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Malishevës në përgjithësi.

Malisheva menjëher pas konstituimit te saj si Komunë ka formuar Ndërmarrjet që merren me mirëmbajtjen dhe menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e ujësjellesit dhe kanalizimeve. Sot këtu operojnë Kompania regjionale “Ekoregjioni” me njesinë e saj në Malishevë “Lumi” e cila e ka të shtrirë sistemin e mirëmbajtjes dhe grumbullimin e mbeturinave në 65% të fshatrave.

8 Administrata Komunale

Pushteti lokal në komunën e Malishevës përbëhet nga dy trupa: nga kuvendi komunal (trupi ligjvënës), njëherit edhe institucioni

më i lartë i pushtetit lokal, i cili përbëhet nga komisione plenare dhe permanente, dhe nga komuna, trupi ekzekutiv, i cili përbëhet nga zyra e kryetarit të komunës, nga drejtorët komunal dhe stafi .

Kryetari i komunës është ekzekutivi më i lartë në komunë dhe zgjidhet drejtpërdrejtë nga votat e popullatës për një mandat katër-vjeçar, që do të thotë se zgjedhjet lokale organizohen çdo katër viteve sipas kornizës legjislative.

Administrata Komunale është e organizuar mjaft mirë në Malishevë, këtu kryhen të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarin e Malishevës dhe te tjera, më herët kanë qenë të shpërndarë nëpër qendra më të mëdha [bashkësi lokale] tash janë të grumbulluar në një vend dhe kanë kushte shumë të mira, si zyrat informativë etj. me një fjalë jemi më përgjegjësi të plotë pranë dhe ne sherbim te qytetarit.

Një prej institucioneve shumë të rëndësishme që vepron në komunë është zyra për zhvillim ekonomik. Zyra është e pajisur me një kuadër të trajnuar dhe proaktiv, i cili ofron mbështetje të plotë zhvillimit të

biznesit dhe atij ekonomik në komunë, duke fi lluar nga shërbimet për regjistrim të biznesit deri në mbështetje të plotë të investuesve.

Administrata i kushton vëmendje të madhe efi kasitetit. Të gjitha kërkesat e komunitetit biznesor procedohen me shpejtësi dhe kujdes të veçantë për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Duke e parë nevojën e krijimit të një mjedisi të përmirësuar biznesor, komuna ka ndërmarrë një nismë për ofrimin e vëmendjes së veçantë, tërheqjes së investimeve përmes ofrimit të mundësive të ndryshme, me fjalë tjera me zvogëlim të tatimit, me stimulim dhe benefi cione tjera preferenciale investuesve.

Me rishikim të ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, Komuna ka të drejtë në dhënien e pronës që posedon për stimulim të zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Komuna së fundmi ka identifi kuar 1526 parcela nga prona komunale me mesatare prej 1.12 ha madhësi e të cilat mund t’i japë në shfrytëzim në një periudhë deri në 99 vjet. Në përputhshmëri me këtë mundësi, procesi i dhënies së pronës komunale është thjeshtësuar shumë përmes organizimit të ankandit. Këto krijojnë një ambient të favorshëm për tërheqjen dhe realizimin e investimeve - duke e pasur Komunën partner të denjë përgjatë tërë procesit dhe aktiviteteve tua afariste.

9Procedurat e regjistrimit te bizneseve

Në Komunën e Malishevës konsiderohet se ushtrojnë veprimtarinë fi timprurëse 878 biznese. Në komunën tonë

bizneseve u janë ofruar mjaft lehtësira administrative për të fi lluar një biznes, kështu që nga qershori i vitit 2011 të gjitha procedurat rreth regjistrimit të biznesit bëhen në Zyrën komunale për regjistrim të biznesit. Këtë punë më herët e kanë kryer MTI-ja në Prishtinë, gjithashtu nga tetori i vitit të kaluar bizneset janë liruar nga pajisja me leje pune e cila merrej për çdo vit. Po ashtu edhe taksat komunale për ushtrim të veprimtarisë nuk janë të larta, ku minimumi i taksës për veprimtari është 50 euro deri te ajo më e larta 1200 euro. Bizneset më të mëdha në Komunën tonë janë:

Punëdhënësit kryesor NP “STANDARD’’-Fabrika e mobileve

NTP “METI-AZ’’-Prodhim i dyerve dhe dritare

NTP “PAJTIMI”-Qendër tregtare

NTP “MANI”-Supermarket-hoteleri

NTSH “KASTRATI”-Supermarket

NTP “EDORRITA”-Qendër e furnizimit me gas me shumicë

NPSH “VËLLEZËRIT TELAKU”-Proshues të Miellit

NNP “MATI COM”-Fermë e dhive dhe deleve

NTP “XHELA”-Prodhim i bllokave, kubëzave prodhime nga betoni

NTN “LIRIMI’’-Prodhim mermeri

NN “ALBIONI”-Prodhim betoni

NTP “4Xprizma”-Pemishte e standardizuar.

10

BujqësiaBazuar në sipërfaqet e tokës së punueshme, kushtet klimatike dhe perbërësit tjerë që lidhen me prodhimtarinë bujqësore dhe strukturen e popullsisë, Komuna jonë ka potencial dhe traditë për zhvillimin e bujqësis. Bujqesia është veprimtaria kryesore e banorëve të komunës sonë, sektorët kryesorë të kësaj dege në prodhimtari janë, drithërat e bardha si gruri që zë pjesën më të madhe të tokës së punueshme me mbi 3800ha, misri 2500, elbi, tërshera etj.

BlegtoriaËshtë njëri prej sektorëve të kësaj dege e cila është duke u zhvilluar me të madhe, sot blegtorët e komunës së Malishevës e kanë kaluar fazën emergjente ku kanë mbajt raca primitive me kapacitet të vogel prodhues, me nga 3-4 litra qumësht në ditë, sot komuna Malishevës ka mbi 5000krerë lopë të racës së fi snikëruar me kapacitet prodhues të qumështit 15-25 litra qumësht në ditë, kjo lëmi e bujqësisë në komunën e Malishevës ka ndikuar në uljen e papunësisë në Komunën e Malishevës. Tashmë në Komunën e Malishevës janë të organizura mirë mbi 30-35 ferma të lopëve me numër të punëtorëve 2-4 punëtor, që në këto ferma numri i krerëve të lopëve sillet nga 18 deri 45 krer, veprimtari tjetër është edhe ruajtja e dhenve. Poashtu, në Komunën e Malishevës kemi mbi 3200 krere dele qumështore dhe 2500 krerë dhi.

PemëtariaGjatë viteve të fundit edhe në Malishevë ka interesim dhe rritje të siperfaqëve me plantacione të pemëve kryesisht me mollë dhe kumbull, subvencionet e ndryshme nga MBPZhR kanë ndikuar me të madhe në rritjen e këtyre sipërfaqeve. Vetëm në dy-tre vitet e fundit janë ngritur sipërfaqe me mollë me mbi 20 ha që per vit ka trend të rritjes së kënaqshme.

VreshtariaPara vitit 1990 Malisheva është krenuar me sipërfaqet që ka pasur të mbjellur me rrush të verës dhe tryezës, ka pasur NTP “Mirusha” me një sipërfaqe 1320 ha nr i punëtorëve ka qenë mbi 700, sot në sektorin shoqëror nuk e kemi asnje hektar, në sektorin privat kemi nja 52 hektarë dhe atë në fshatrat Bellanicë, Astrazub, Goriq, Carralluk etj.

Resurset Natyrore, Avantazhet Kompetetive

11Cilësia e jetës

Malisheva është një qendër ekonomike, arsimore, kulturore dhe qendër sporti. Komuna ka investuar shumë në përmirësimin

e cilësisë së jetës së qytetarëve. Rrjedhimisht, ka shumë mundësi për aktivitete rekreative dhe argëtimi në qytet dhe zonat përreth. Po ashtu ka edhe një numër të madh të aktiviteteve të përvitshme

që organizon vetë ose është pjesëmarrës aktiv në këto ngjarje. Në komunën e Malishevës cilësia e jetës është përmirësuar shumë që nga paslufta. Për përmirësimin e jetës ka ndikuar përmirësimi i infrastrukturës në rregullimin e rrugëve, cilësisë së shërbimeve publike, përmiresimi i ambientit nëpër fshatra.

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.