Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxha.doc

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    1/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për emisionin “Koha për

    t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha në televizionin “News 24”

    Z. Meta, mirë se erdhët në emisionin tonë të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”...  

    Faleminderit që më zgjuat edhe më shpejt se zakonisht dhe që më dhatë edhekënaqësinë që të shijojë këtë mëngjes kaq të paqtë në qytetin e Durrësit. 

    Nuk e di sa e ndiqni emisionin tonë, por çdo mëngjes këtu qytetarët flasin.Shpeshherë ata janë mosbesues që dikush edhe do të mund t’i dëgjojë. Para pakditësh një ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim në koalicionin e majtë,konkretisht Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani, iu përgjigj drejtpërdrejtë

    shqetësimeve të ngritura në emision dhe kjo ringjalli një lloj shprese te publikui emisionit tonë. A mendoni ju se politika duhet të jetë me e vëmendshme ndajzërit të qytetarëve? 

    Pa asnjë diskutim edhe unë kam pasur kënaqësinë që të ndaj mjaft prejshqetësimeve të qytetarëve edhe me emisionin tuaj, që është mjaft sensibilizues.Pata kënaqësinë që të shikojë edhe Ministrin e Drejtësisë, z. Manjani një mëngjeskëtu tek ju, edhe shqetësimet që qytetarët kanë ngritur herë pas here për shumëshërbime, sidomos ato të hipotekave, për zvarritjet, për korrupsionin, edhe përçështje të tjera,kanë qenë vazhdimisht edhe një shqetësim i madh edhe për muadhe gëzohem shumë që ministri i ri po tregohet mjaft agresiv, në kuptim të mirë,

    për të goditur dhe për të penalizuar çdo shkelje, çdo zvarritje, çdo keqtrajtim tëqytetarëve dhe për të futur një frymë tjetër në shërbimin ndaj qytetarëve. Pwr tëgjitha shërbimet dhe besoj se ky duhet të jetë prioritet i të gjithë drejtuesve.

    Shpesh qytetarët me të drejtë, përveç halleve të panumërta ekonomike e socialeqë kanë dhe me të cilat çdo familje është e ndërgjegjshme që do të ndeshet, dhekryesisht ata i përballojnë vetë, nuk pranojnë dhe nuk tolerojnë që zyrat e shtetittë keqpërdoren për t’i keqtrajtuar ata. Ndërkohë që ata duhet të jenë

     jashtëzakonisht të respektuar dhe shërbimin ta marrin në kohë, me cilësi dhe meshumë përulje dhe edukatë nga administrata. 

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    2/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Ndërkohë nuk besoj se do të jetë i vetmi ministër që i dëgjon qytetarët? 

    Jo, absolutisht! Unë shpresoj që të gjithë të jenë të tillë, por besoj që Ministri iDrejtësisë ka për detyrë të jetë në krye të gjithë përpjekjeve që bëhen për tëluftuar këto fenomene të shëmtuara dhe të fëlliqura do të thosha unë, qënjollosin edhe administratën, por edhe që tregojnë një mungesë respekti përqytetarët. 

    Nevoja e reformës në drejtësi në emisionin tonë ka ardhur gjithmonë përmespërvojave të trishtuara që kanë në gjykata mjaft qytetarë. Si po ecën kjoreformë? 

    Në rast se do të kemi në konsideratë axhendën e kësaj reforme, që kur ajo uafirmua nga mazhoranca, çdo gjë ka ecur në kohën e duhur. Ndoshta me dy tre

     javë vonesë dhe aktualisht besoj se jemi në momentin kur Komisioni i Veneciasedhe një herë do të japë rekomandimet e tij përfundimtare. Por fryma e Veneciasështë e qartë dhe ajo duhet të udhëheqë këtë proces tani, që për mendimin timmbetet të jetë një proces politik, pasi ekspertët kanë bërë një punë të madhe për

    një kohë të gjatë dhe janë dhënë edhe mendime alternative mbi këtë draft.

    Por fryma e rekomandimeve të Venecias është shumë e rëndësishme dhe frymae rekomandimeve është në radhë të parë për të orientuar politikën drejtkonsensusit në zgjidhjen e disa problemeve të rëndësishme përmirëfunksionimin e sistemit në të ardhmen në mënyrë që të mos kalojmë nganjë korporatizëm aktual në një korporatizëm të ri.

    Së dyti thjeshtim i sistemit. Ndoshta edhe mund të flasim edhe më vonë seç’kuptojmë me këtë çështje, në mënyrë që ky sistem i ri drejtësie të jetë njësistem, që të mos i fshihet marrjes së përgjegjësive dhe llogaridhënies ndaj

    qytetarit, ndaj opinionit publik, por edhe ndaj ligjit. Dhe absolutisht, që është erëndësishme që të ruhet edhe Kushtetuta në parimet e saj themelore. 

    Kaq e vështirë është që të merren vesh palët. Po zgjat si shumë ky proces.Ndonjëherë duhet sikur na nxisin vetëm atëherë kur vijnë ndërkombëtarët qëtë ecin përpara... 

    Për mua nuk është fare e vështirë. Është shumë e thjeshtë! Duhet vullnet mëshumë. Reforma në drejtësi nuk duhet trajtuar si çështje elektorale reforma nëdrejtësi dhe duhet vrarë mosbesimi, që për fat të keq është i lartë, sepse po tëndjekim retorikat, konferencat e shtypit që bëhen çdo ditë, ka shumë tension, kashumë akuza dhe kundërakuza. Të gjitha këto dëmtojnë jo vetëm besimin e

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    3/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    palëve tek njëra-tjetra, por njëkohësisht dëmtojnë dhe besimin e opinionit tepolitika. Ndërkohë që vëmendja kryesore për mendimin tim duhet të jetë dheduhet të mbetet gjithmonë ekonomia. 

    Sepse pavarësisht se vendi ka një përmirësim të kurbës së rritjes ekonomike,problemet tona ekonomike-sociale janë shumë të mëdha dhe për t’i lehtësuarkëto probleme duhet një rritje ekonomike akoma më e lartë. Një rritje që

    kufizohet ose që është shumë e vështirë për t’u arritur për shkak të shumëarsyeve rajonale, ndikimit të Eurozonës, megjithatë ende ekonomia është nënkapacitetet e saj dhe ne duhet të gjejmë të gjitha mënyrat që ajo të shkojë nëkapacitet e saj të mundshme për t’u rritur më tej. 

    Ndërsa përsa i përket reformës në drejtësi, mendoj që me një vullnet më të mirëçdo gjë është e zgjidhshme, është e arritshme. Nuk mendoj që kemi disa që janëpro reformës dhe që kemi disa që janë kundër reformës. Unë mendoj që kamendime të ndryshme për përmbushjen e reformës, për arritjen e saj dhe kjo nëfund të fundit është pozitive, sepse tregon që mund të bëjmë një reformë më tëpjekur dhe që t’i rezistojë shumë gjatë kohës. 

    Ku qëndrojnë dallimet midis drafteve të secilës palë? 

    Nuk jam ekspert i mirëfilltë i drejtësisë për të theksuar këto dallime. Mendoj qëpretendimi kryesor i Partisë Demokratike ka të bëjë në tërësi me atë që e quajnësi rrezikun e kapjes së sistemit. Këtë kanë si pretendim kryesor deri tani, ku dhepraktikisht bojkotuan edhe pjesëmarrjen e tyre në grupin e ekspertëve për tëarritur një draft konsensuale me insistimin e tyre që emërimet që do të kryhen tërealizohen me 2/3 e votave në Parlament në mënyrë që ata të jenë të përfshirëdhe në mënyrë që të mos jetë mazhoranca ajo që do të përcaktojë sipas tyreemërimet në të ardhmen.

    Gjë që në fakt nuk është shumë racionale pasi fryma e Venecias ështëkonsensusi. Që do të thotë që nuk është e nuk mund të jetë thjeshtë përcaktimi ishumicave fikse, 2/3 apo 3/5 e kështu me radhë, sepse ato janë gjithmonërelative, se gjithmonë ka mazhorancë, gjithmonë ka opozitë dhe ato ndryshojnërolet. Mund të jenë mazhoranca të përmasave të ndryshme sepse në rast se do tëkishim një mazhorancë me më shumë se 2/3 sot, atëherë do të dilte nevoja për tëpatur raporte të tjera për konsensusin. Kështu që thelbësore dhe substancialeështë të ketë një përfshirje të opozitës dhe të ketë disa garanci që ky do të jetë njësistem i pavarur, i paanshëm dhe efektiv njëkohësisht, sepse edhe kjo ështëshumë e rëndësishme.

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    4/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Në fakt, desha t’ju kujtoja një thënie të Ramës. Ai thotë që “Meta predikon

    konsensus”, ky është qëndrimi? 

    Unë mendoj se ne duhet të gjithë të lutemi për konsensus në shoqërinë tonë,sepse është një shoqëri mjaft e lodhur nga konflikti politik dhe një konflikt mjafti tepruar që krijon një frymë pesimiste për të ardhmen e vendit. Dhe vendi është

    mjaft i lodhur nga armiqësitë personale, të cilat krijojnë një frymë të thellëmosbesimi dhe ndarjeje, ndërkohë që vendi ka nevojë për konsensus, ka nevojëpër bashkëpunim, ka nevojë për unitet. Nuk e teproj nëse e them këtë gjë, përdisa arsye, sepse problemet ekonomike, e theksoj do të vazhdojnë të jenë tëvështira dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin se është kjo mazhorancë sot apo se dotë kemi një tjetër në të ardhmen.

    Sepse në rast se do të ndërroheshin përsëri sot vendet dhe do të vinte PartiaDemokratike dhe kjo mazhorancë do të kalonte në opozitë, dhe kjo opozitë, pramazhoranca e sotme PS dhe LSI, do të ndiqnin të njëjtën politikë si PD-ja,

    absolutisht që vendi do ta kishte shumë të vështirë që të përparonte ashtu siçduan të gjithë shqiptarë, pavarësisht se janë demokratë apo socialistë, të majtëapo të djathtë. Sepse kjo është një klimë tensioni, që na largon nga problemet mëtë rëndësishme që vendi ka dhe me ë cilat qytetarët ndeshen çdo ditë.

    Edhe reforma në drejtësi nuk duhet parë si qëllim në vetvete. Reforma nëdrejtësi bëhet për të zhvilluar ekonominë e vendit, bëhet për të përmirësuarekonominë e qytetarëve shqiptarë, duke forcuar sundimin e ligjit, duke i dhënëfund korrupsionit me çështjet e pronave, me çështjet e shërbimeve që marrin

    qytetarët, me çështjet e prokurimeve e gjithçka tjetër. Por natyrisht në gjithë këtëkontekst nuk duhet të harrojmë se problemi i shqiptarëve është se si ata do tëmund të shtojnë besimin se në vendin e tyre do të bëhet më mirë dhe që fëmijëte tyre të mendojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, sepse të mos harrojmëqë një numër mjaft i konsiderueshëm janë larguar nga vendi. Nuk mendoj që kjoështë një përgjegjësi thjesht e kësaj mazhorance...

    Dhe shumë shqiptarë të tjerë mendojnë që të largohen nga këtu.... 

    Për fat të keq ky shqetësim është. Atëherë këtu kemi disa çështje më të mëdhamendoj unë, që e kërkojnë këtë bashkim, këtë konsensus, këtë përgjegjësi të

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    5/13

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    6/13

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    7/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Nuk ka qenë më shumë një ide e LSI-së se sa ka qenë një ide e imja si Kryetar iKuvendit që të krijohet ky komision i përbashkët siç bëhet gjithmonë përparazgjedhjeve në mënyrë që ndryshimet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-itdhe për zgjedhjet e vitit 2013 dhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 të mos bëhennë minutën e fundit, por të bëhen në kohën e duhur në mënyrë që edheKomisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe partitë, edhe qytetarët të jenë të

    familjarizuar me këto ndryshime dhe ato të japin efektet e tyre në rritjen ecilësisë së zgjedhjeve të ardhshme. Ne jemi të hapur për çdo gjë që e bën dhesistemin zgjedhor më transparent, më përfaqësues.

    Do ketë ndryshime të sistemit zgjedhor apo thjesht zbatimin e vërejtjeve të

    tyre? 

    E para, duhet patjetër të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-itmendoj unë. Së dyti, çdo ide që e bën sistemin më transparent, më përfaqësues,nuk ka përse të përjashtohet nga diskutimet.

     A ka ndonjë referencë Lëvizja Socialiste për Integrim? 

    Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se ka disa defekte. E para që vota nukështë plotësisht e barabartë e qytetarëve shqiptarë sikurse e kërkon Kushtetuta,sepse edhe rajonet janë me dallime të mëdha nga Tirana me 32 e deri te Kukësime 4 deputetë. Shumë vota mbeten të papërfaqësuara. Shumë qytetarë mbeten tëpapërfaqësuar në mënyrë të drejtë. Ky nuk është problemi më i madh. Problemimë i madh mendoj unë është që ky është një sistem që forcon më shumë partitëdhe kryetarët e tyre se sa forcon parlamentarizmin. Një zgjidhje shumë e

    rëndësishme për të forcuar parlamentarizmin, qoftë dhe duke mos bërëndryshime shumë të mëdha, sepse edhe të ndryshosh sistemin çdo tetë vjet nukështë e rekomandueshme, ajo thjesht do të ishte të kishim lista të hapura. Pra qëpartitë kanë të drejtë të bëjnë përcaktimin e renditjes së kandidatëve të tyre, fjalavjen qarkun e Durrësit, por në fund fare qytetarët të kenë të drejtë të japin edhepreferencën e tyre brenda partisë. Dhe jo gjithmonë ai që cakton partia ështëdetyrimisht fituesi. Pra qytetarët të mos jenë të detyruar të votojnë vetëm përpartitë, sepse praktikisht kështu ndodh, por të jenë të mundur dhe të lirë që tëzgjedhin edhe brenda një force politike atë që mund t’i përfaqësojë më mirë. Kjo

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    8/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    do të bënte të mundur që deputetët të jenë më të lidhur me qytetarët dhe të mosbien automatikisht të zgjedhur për shkak se gëzojnë besimin e plotë të kryetaritapo të kryesisë së një force politike. Kjo do të ndihmonte më shumëparlamentarizmin, lidhjen e deputetëve me qytetarët sepse është ky problem mekëtë lloj sistemi që ne kemi në dallim me mazhoritarin dhe do të zbuste disaefekte negative që ka krijuar.

     A ka ndonjë shans që të plotësohet me këtë rast dëshira e mjaft qytetarëve për

    të pasur një numër më të vogël deputetësh? 

    Unë mendoj se kjo është një kërkesë legjitime e cila duhet marrë në konsideratëdhe e cila duhet vlerësuar sepse edhe me ndarjen e re administrative territoriale,është momenti për të bërë një gjykim pasi, mendoj se një numër më i pakët ideputetëve do të mund të rriste cilësinë e funksionimit të vetë parlamentit.

    Pak ditë më parë në publik bënë përshtypje brenda një dite dy deklarata të

    kundërta në dukje me njëra-tjetrën. Sekretari i Përgjithshëm, z. Luan Ramakritikoi qeverinë lidhur me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,

    ndërsa Petrit Vasali, nënkryetari tha se këto ishin qëndrime personale. Sa ka

    mundur LSI ta shohë me sy kritik punën e qeverisë ku vetë është

    pjesëmarrëse? 

    Mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë gjithmonë me këmbënë tokë dhe realiste. Edhe pozicionimi ynë politik na ndihmon për të qenë mërealist dhe më të balancuar. Në këtë drejtim për pyetjen që ju bëtë, sepse mendojse mund t’ju ketë bërë shumë qytetarëve përshtypje., e vërteta është se nuk ka

    pasur një qëndrim zyrtar të LSI-së për disa shqetësime që u shprehën nga ana eFondit Monetar Ndërkombëtar. Z. Luan Rama ka pasur mendimet e tij dhe kadalë në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që praktikisht nukështë se ato mendime janë gjykuar nga Kryesia e LSI-së dhe ky ka qenë qëndrimizyrtar i LSI-së. Prandaj dhe më pas kemi patur një qëndrim nga ana e z. Vasili.Pra nuk kemi të bëjmë as me ndonjë lojë. Është diçka që ndodh gjatë ditës në njëpolitikë mjaft aktive. Por ajo që është thelbësore nuk është kjo. E rëndësishmeështë që ka disa shqetësime, këto shqetësime i thashë dhe më përpara. Ne kemiqenë mjaft të rezervuar dhe kur kemi qenë në koalicion me z. Berisha, nuk kemi

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    9/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    patur atë ndjenjë optimizmi që Shqipëria po luftonte dhëmbë për dhëmbë meGjermaninë, se kush të ishte e para. Absolutisht gjithmonë kemi qenë tëshqetësuar. Jo vetëm kaq, por unë z. Berisha i kam kërkuar që në atë kohë dukeparë përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, rritjen borxhit, rritjen edeficitit, edhe disa politike populiste që po zhvilloheshin për shkak të zgjedhjeveelektorale, i kam thënë që duhet të bëjmë një marrëveshje me FMN sepse situata

    po del jashtë kontrollit. Dhe i kësaj ideje ka qenë dhe Ministri i Financave të asajkohe, ka qenë edhe Guvernatori i Bankës Kombëtare në atë kohë, por z. Berishaka patur ato hezitimet e veta në këtë drejtim. Kështu që FMN është një partner idomosdoshëm, i pazëvendësueshëm. Është vërtet si puna e doktorit, t’i jep ilaçete hidhura, por t’i jep ato në mënyrë që të shërohesh dhe që të bëhesh më mirë.Mendoj e bashkëpunimi ka qenë i mirë me FMN-në gjatë këtyre dy viteve sepsekanë qenë vite mjaft të vështira. Ka disa kufizime të cilat e pengojnë qeverinë qëtë realizojë disa nga premtimet e saj dhe për këtë është e vështirë që ta fajësoshqeverinë sepse trashëgimia me të cilën ajo u ndesh ishte e tillë që ishte e

    detyruar për të ndërmarrë shumë reforma dhe për të ndërmarrë shumëkufizime sepse duhet garantuar një konsolidim fiskal i cili i shërben rritjesekonomike të qëndrueshme në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Nuk ështëproblemi thjesht për të rritur investimet, pagat, pensionet për një vit, sepse njëvit ikën shumë shpejt, por rritja e borxhit, rritja e defiçitit mund ta nxjerrë gjithëekonominë jashtë sistemit dhe pastaj pasojat do të jenë mjaft të rënda në një planafatgjatë. Kështu që ne këto shqetësime apo sugjerime të FMN-së do t’i kemi nëkonsideratë dhe ne këto duhet t’i kemi në konsideratë të gjithë, jo vetëmmazhoranca, por duhet t’i ketë edhe opozita. Prandaj unë edhe njëherë tjetër

    apeloj që të përqendrohemi te problemet ekonomike që ka vendi sepse janëprobleme që nuk mund të zgjidhen me ndërrimin e vendeve dhe duke ruajtur tënjëjtën frymë konfliktuale politike. Kështu që në këtë këndvështrim, i bëjmëedhe shërbimin më të mirë qytetarëve. Nëse do të vinim te reforma në drejtësi,preokupimi ynë kryesor është ky. Po flas këtu si lëvizje Socialiste për integrim.Sot shqetësimi kryesor që kemi ndeshur në drejtësi është që korrupsioni nukështë luftuar, krimi nuk është luftuar dhe përgjegjësia ka mbetur jetime.

    Sepse kemi dy probleme, kemi problemin e hetimit, kemi edhe problemin egjykimit. Problemi i hetimit ku kemi rolin e prokurorisë , kemi dhe rolin e

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    10/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Policisë së Shtetit. Dhe në fund fare kemi gjykatat. Dhe vazhdimisht themi qëpolicia bëri punën, ia çoi prokurorisë, prokuroria ia çoi gjykatës. Në fund fareshohim që gjykata jep vendime të cilat nuk e ndëshkojnë as korrupsionin dhe askrimin në atë shkallë që kërkon qytetari dhe që kërkon edhe vetë zbatimi i ligjit.Gjykata thotë se nuk e kisha dosjen në rregull, kishte probleme procedurale,prokuroria thotë shiko se ne na erdhi nga policia me probleme që në fillim.

    Policia thotë unë ia çova në rregull prokurorisë, prokuroria thotë ia çovagjykatës, gjykata e korruptuar. Kështu që në këtë drejtim mendoj se aspekti më ilehtë për të disiplinuar është gjykata.

     Aspekti më i lehtë për të disiplinuar është gjykata, sepse në rast se dosjet nëgjykatë qoftë për korrupsion, qoftë për krimin do të jenë profesionale, do të jenëtë plota nuk ka ku të lëvizë gjykata, sepse me një inspektim shumë të thjeshtëmund të verifikohet nëse ky gjykatës ka dhënë një vendim të drejtë apo ka dhënënjë vendim të padrejtë dhe ndaj këtij mund të merret masa automatikisht.

    Por ky lloj ping-pongu i deri tanishëm midis këtyre institucioneve, midis hetimitdhe midis gjykimit ka bërë atë që secili të ndihet i mbrojtur, sepse secili ja kalonfajin tjetrit.

    Nuk duhet të na ndodhë kjo me sistemin e ri që duam të krijojmë, sepse pondodhi kjo thjesht do të ndërrohen emrat dhe përsëri do të ndodhi e njëjta gjë.Shqetësimi ynë është, sepse është propozuar për të krijuar më shumëinstitucione të reja se sa ka aktualisht sistemi i drejtësisë dhe kjo mund ta bëjëpërgjegjësinë dhe llogaridhënien shumë më të transferueshme sesa deri tani.

    Dhe një nga rekomandimet e Komisionit të Venecias është që të kemi një sistemsa më të thjeshtë, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë sa më e përcaktuar dhellogaridhënia të jetë sa më e qartë.

    Në këtë drejtim për mua merr një rëndësi vendimtare disiplinimi i hetimit. Kjoështë vendimtare në qoftë se duam të kemi një drejtësi të vërtetë në Shqipëri dheinvestimi më i madh duhet bërë në këtë drejtim, sepse mendoj se edhe puna mëe vështirë është puna e hetimit, që nga mbledhja e provave, që nga respektimi iprocedurave, rritja e provueshmërisë së veprës penale e kështu me radhë.

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    11/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    Sepse në rast se do të shkojë dosja e plotë, një dosje e qartë tek gjykata ajo nuk kaku të lëvizi dhe gjykatën e inspekton shumë më lehtë. Dhe natyrisht që këtukemi një problem tjetër që do e zgjidhim me Reformën në Drejtësi që ështëmotivimi, është statusi i prokurorëve, i gjykatësve,por sidomos përsa i takonhetimit në mënyrë që ne të vendosim një themel të fuqishëm të funksionimit tëdrejtësisë në Shqipëri.

    Dhe përsa i takon gjykatës, qëndrimi ynë është që të kemi një sistem sa më tëthjeshtë, sepse është ideja që të kemi edhe Gjykatë të Lartë edhe Gjykatë të Lartë

     Administrative.

    Për ekspertët tanë duhet të kemi një sistem më të thjeshtë , më hierarkik, të keminjë Gjykatë të Lartë të vetme, e cila mos të merret me çështje konkrete, siçmerret sot ,por të nxjerri vendime unifikuese për të gjithë sistemin e gjykimit nëvend në mënyrë që mos të ndodhi ajo që ka ndodhur deri tani që për të njëjtënçështje apo për të njëjtën vepër 10 gjykata të ndryshme në Shqipëri, një në

    Durrës, një në Shkodër dhe një në Vlorë mund të japin vendime të ndryshme,arbitrare sepse njëri e interpreton rastin kështu tjetri ashtu, dhe natyrisht kjosjell arbitraritet, kjo sjell zvarritje, kjo sjell korrupsion.

    Ndërsa një sistem ku Gjykata e Lartë shprehet përmes vendimeve unifikuesevendos këto standarde të gjykimit sipas rasteve të ndryshme, e bënë të gjithësistemin e gjykimit e bënë më të shpejtë, më të disiplinuar, më me integritet dhepërsëri e ke shumë më të lehtë për të verifikuar, për të kontrolluar gjyqtarët sesiata kanë kryer detyrën e tyre.

    Këto mendoj unë janë çështje thelbësore që ne duhet të zgjidhim sepse ndërtimii një sistemi më funksional, më transparent ku përgjegjësia është e qartë, kullogaridhënia është e qartë,ajo do të na bëjë që ky sistem drejtësie që do tërealizohet përmes kësaj reforme të jetë një sistem, i cili të zgjidhë njëherë e mirëkëto shqetësim që kanë qytetarët tanë.

    Emisioni ynë ka dy kontraste nga njëra anë titujt e gazetave lexohen shiframarramendëse të njerëzve, pushtetarëve që akuzohen se abuzojnë me detyrën,të pushtetarëve të korruptuar pra. Dhe nga ana tjetër ka mjaft qytetare që sjellinhistori të trishtuara të varfërisë, njerëz të cilët zgjohen duke rregulluar qindarka

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    12/13

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË 

    KUVENDI 

     _______________ LEGJISLATURA VIII ________________

    që ndoshta nuk e shtyjnë dot ditën. Çfarë mesazhi optimist mund ti japim këtyrenjerëzve që e nisin ditën me dëshpërim dhe halle?

    Mendoj se mesazhi më i rëndësishëm që ne duhet të japim atyre është njëmesazh bashkëpunimi i politikës për të zgjidhur hallet e tyre dhe jo mesazhi iping-pongut të politikës për t’ia faturuar njëri-tjetrit përgjegjësitë për hallet e

    tyre.

    Mendoj se duke bashkëpunuar më shumë ne do të japim optimizëm, ne do të japim dorën gjithë këtyre qytetarëve që të kenë më shumë besim tek politika.Ndërsa duke vazhduar të sillemi si deri tani që kjo situatë është sepse fajin e kaqeveria kështu ashtu sepse opozita është e tillë etj, etj ata humbasin besimin tekpolitika, ndërkohë që ne humbasim nga fokusi ynë hallin e tyre.

    Dhe një mesazh njerëzor për publikun tonë me fillim e kësaj dite të re? 

    Uroj që të jetë një javë e mbarë për të gjithë dhe diçka tjetër nuk do të harrojmeqenëse po flasim për Reformën në Drejtësi, ne mbështesim fuqimisht edheprocesin e testimit të gjyqësorit, të prokurorëve, të gjyqtarëve, në mënyrë që tëgjithë të kalojnë provën për të qëndruar apo jo në sistemin e ardhshme tëdrejtësisë, por njëkohësisht dua të theksoj se është që shumë e rëndësishme qëtë respektohet parimi i karrierës, pra të evitojmë futjet spontane në këtë sistemdhe ti japim një kualitet të ri dhe një integritet më të lartë. Sepse mos harrojmëqë kemi bërë dhe reformën e ashtu quajtur të plepave në emër tëanti-komunizmit dhe ajo nuk ka pasur pak pasoja në sistemin e drejtësisë, por nërastin konkret Shqipëria nuk është ajo e 1992-1993, ku nuk kishe njerëz për ti

    përfshirë në sistem sepse të gjithë kishin përfunduar studimet në sistemin ekaluar dhe të gjithë juristë pavarësisht se ata ishin mjaft të kualifikuar, në njëfarë mënyre akuzoheshin sepse i kishin shërbyer atij sistemi, por ata thjeshtkishin zbatuar ligjin.

    Por, sot Shqipëria ka një fat të madh, sepse ka me qindra, për mos të thënë memijëra të rinj dhe të reja, jam i bindur që edhe Durrësi ka, që të cilët falësakrificave të prindërve të tyre kanë kryer studime, jo vetëm në Shqipëri, por

  • 8/15/2019 Intervista e Kryetarit Të Kuvendit, z. Ilir Meta Dhënë Për Emisionin Koha Për t’u Zgjuar Të Gazetarit Bashkim Hoxh…

    13/13