30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA Mentori: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Arbër Malota Gjakovë 2019

IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

  • Upload
    others

  • View
    38

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

IBRAHIM RUGOVA – KAH TEORIA

Mentori: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Arbër Malota

Gjakovë 2019

Page 2: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

2

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT……………………...…………………………………………………....3

HYRJE....………………………………………………………………………………4

IBRAHIM RUGOVA……..……………………………………...……………………6

1. KAH TEORIA………………………………………………………………………8

1.1. Letërsia si differentia specifica........………………………………………………8

1.2. Mbi metodat………………………………………….......………………………10

1.3. Estetika………………………….......……………………………………………11

1.4. Kritika – kategori e disiplinë…........………..……………………………………12

1.5. Arti i hapur…………........……………………………………………………….13

II. RRETH INTERPRETIMIT TË VEPRËS LETRARE………...……………..........15

2.1. Ç’është vepra letrare…………………………………….………………….........15

2.2. Ç’është interpretimi…………………………………......…………………….…16

III. LETËRSIA SHQIPE….………………………………………………………….19

3.1. Konceptet e Konicës mbi kritikën………….......……………....………………..19

3.2. Migjeni: Kryesorja në art – artistikja………….…………….......……...………..21

3.3. Poezia e Rilindjes dhe poezia bashkëkohëse……….…….....……………..…….23

3.3.1. Poezia e Rilindjes……………………………....……………………….......…24

3.3.2. Nga poezia e Rilindjes te poezia bashkëkohëse…………………………..…...26

PËRFUNDIM...............................................................................................................29

LITERATURA.............................................................................................................30

Page 3: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

3

ABSTRAKT

Teoria dhe kritika letrare që u zhvillua në hapësirën shqiptare mban emrin e

kontribuesit më të shquar në këtë drejtim, atë të Ibrahim Rugovës. Duke depërtuar thellë

në anën kritike dhe teorike të letërsisë, Rugova përfaqëson themelin e studimeve të

mirëfillta të veprave letrare dhe të letërsisë në përgjithësi. Me studime dhe vepra të shumta

teorike, si Kah teoria, Strategjia e kuptimit, Refuzimi estetik etj., ai ka bërë diferencën në

trajtimin e mirëfilltë teorik e kritik në rrjedhat letrare.

Rugova i takon brezit të 68-tës, apo Qarkut Kulturor të Prishtinës i cili bashkoi

intelektualë e veprimtarë të shumtë që krijuan standarde të reja në letërsi e kulturë, duke

krijuar një program të qartë me dy objektiva: të hyhet sa më thellë në traditën dhe

trashëgiminë kulturore nacionale dhe të hapen ndaj kulturave tjera perëndimore. Rugova

duke qenë pjesë e këtij qarku, la studime të shumta që vihen në funksion të këtyre

objektivave duke trasuar rrugën për format e reja të qasjeve në studime letrare e kritike.

Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me

qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare, duke bërë një kapërcim të

madh, krahasuar me traditën e deriatëhershme të studimeve në këtë lëmi.

Fjalët kyçe: Ibrahim Rugova, studime letrare, teori, traditë, kritikë.

Page 4: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

4

HYRJE

Shekulli XX, ishte shekulli i manifestimit të fuqishëm të varianteve të kritikës

letrare. Pjesa më e madhe e studiuesve letrarë shqiptarë ishin shkrimtarë. Rrjedhimisht, në

harkun kohor njëshekullor studimet letrare shqipe takuan dijen evropiane, u ngurtësuan nën

diktatin e realizmit socialist, e gjetën shtratin e vjetër kulturor me autorët e Qarkut të

Prishtinës, për t’u hapur sërish në fund të shekullit. Ky shekull dha Faik Konicën, Fan S.

Nolit, Krist Malokin, Eqrem Çabejn, Mitrush Kutelin, Dhimiter Shuteriqin, Ibrahim

Rugovën, Rexhep Qosjen, Anton Nikë Berishën, Sabri Hamitin etj.

Ky shekull mund të cilësohet si shekulli i Kohëtores së Konicës, i introduktave të

Nolit, psikanalizave të Malokit, kërkimeve të hershme të Çabejt si dhe i aventurave

semiologjike e shpirtërore të Ibrahim Rugovës. Ky i fundit, duke i takuar një plejade

studiuesish brenda një qarku që njihet si Qarku i Prishtinës, krijoi e studioi vepra letrare të

pashoqe, duke tentuar ta rigjejë traditën, të rigjejë vlerat kulturore e letrare brenda etnisë

shqiptare por gjithmonë duke projektuar objektiva që dërgojnë letërsinë shqiptare në gjirin

e vlerave të mirëfillta evropiane. Puna e pandërprerë e Rugovës në fundvitet e 60-ta dhe

vitet e 70-ta e të 80-ta rezultuan me shkrime e botime të veprave studimore e kritike

letrare, si Prekje lirike (1971), ku Rugova kërkimet e veta i nis si rikrijim emocional i

teksteve të lexuara dhe më pas me Kah teoria ( 1978) ai provoi shkallën e parë të

konceptualizimit brenda teorisë së letërsisë.

Ibrahim Rugova, i cili la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare si teoricien

e kritik, duke analizuar thellë tekste letrare, kontekste të shkrimeve, ai bëri studime dhe

duke prodhuar rezultate të dallueshme, si në rrafshin sinkronik ashtu edhe në atë diakronik.

Vepra teorike Kah teoria, e cila është objekt i këtij punimi, përbën palcën e

ekzistencën së studimeve relevante në teorinë e letërsisë shqipe. Ky libër studimor, është

një metateori, pra teori rreth teorisë së letërsisë, duke u bazuar në përvojat dhe studimet e

shumta të Rugovës, sidomos në Francë pranë Roland Bartit, njërit nga teoricienët më të

mëdhenj të letërsisë.

Rugova ka marrë parasysh metodat teorike-letrare, ka studiuar artin e interpretimit,

interpretimin e veprës, mjetet kritike, artin e hapur, pra thënë shkurtimisht, ka hyrë në

epiqendër të problematikave të letërsisë dhe tërësisë së kuptimësive që jep vepra letrare.

Page 5: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

5

Që në fillimin e këtij studimi, Rugova mëton të sqarojë dhe argumentojë

ndryshimin e problematikave të letërsisë si fushë e veçantë e veprimit krijues dhe e veprimit

studiues dhe kushtëzimi i saj si differentia specifica. Pra, autori fillimisht na njofton me

diferencimet e ndryshme që do ta shfaqin një gjini tjetër, proximum genius, që letërsinë e

nxjerr nga gjinia e lartë tek një gjini që do të konsiderohet e veçantë.

Rugova përpos tjerash, paraqitet edhe si rivlerësues apo thënë më mirë një

kundërshtues racional i shablloneve dhe skematizmit, duke lënë të hapur mundësinë e

pranimit të vlerave të krijuara dhe të pranuara si të mirëqena, por duke lejuar edhe

mundësinë e mospajtimeve që mund të dalin si pasojë e mendimeve të ndryshme, duke

marrë parasysh se lexuesi e studiuesi e koncepton letërsinë sipas mënyrës së tij.

Metodologjia e punës dhe synimi i temës

Gjithë punimi është bërë duke përshkruar konceptet bazë të dhëna nga autori dhe

studiues të ndryshëm rreth kësaj teme, por duke përdorur edhe metodën analizuese, qoftë

në qasjen e studimit, qoftë në rezultatet e arritura nga autori rreth çështjeve teorike. Kam

përdorur literaturë të kritikëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke u munduar t’i krahasoj

dhe t’i përball konceptet dhe format e ndryshme teorike brenda qasjeve rreth

problematikave të letërsisë, që kanë qenë objektiv i vetë veprës Kah teoria.

Me fjalë të tjera, duke trajtuar këtë vepër teorike, kam synuar të nxjerr në pah

specifikat që ka hasur Rugova gjatë studimeve letrare, konceptet e ndryshme si dhe metodat

studimore që kanë dërguar në zhvillimin e teorisë letrare dhe në qasjen e duhur, rreth

trajtimit të pikave më komplekse që hasin studiuesit gjatë qasjes së një studimi.

Duke u njohur me formën e shtrimit të problemit brenda letërsisë dhe fazave të zhvillimit

të saj, kam trajtuar pikat më kryesore që janë prekur në vepër, duke synuar gjithashtu që

ky punim të jetë pasqyrë e përgjithshme e kësaj vepre dhe e botëkuptimeve dhe

determinimeve që Rugova i ka bërë teorisë dhe kritikës letrare.

Page 6: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

6

IBRAHIM RUGOVA (1944 – 2006)1

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të Istogut. Një muaj pas

lindjen, komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që

ishin të njohur si luftëtarë kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë pas Luftës së

Dytë Botërore.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë. Fakultetin Filozofik –

Dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi

në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it

ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë

letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996,

Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të

Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, më pas në revistën

shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë.

Më pas, për afro dy dekada Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e

zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor

i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga

fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Ka botuar këto vepra:

- Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971.

- Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978.

- Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980.

- Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982.

- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, 1504 – 1983, Instituti Albanologjik,

Prishtinë, 1986.

- Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987.

- Pavarësia dhe Demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991.

- Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994.

- Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë,

1976 (së bashku me Isak Shemën).

1 Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 154.

Page 7: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

7

- Kritika letrare (nga De Rada deri te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me

Sabri Hamitin).

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të

Kosovës që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare e cila e kundërshtoi me forcë

sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam, Rugova u vu në shërbim të kauzës nacionale, dhe pas

suprimimit të autonomisë së Kosovës, më 23 dhjetor 1989, ai u zgjodh kryetar i Lidhjes

Demokratike të Kosovës, si parti e parë politike në Kosovë, duke sfiduar sistemin shtetëror

serb. Duke u vënë në funksion të kësaj kauze, së bashku me intelektualë e veprimtarë të

tjerë, Rugova ishte pjesë e proceseve politike e organizative në Kosovë. Pas ngjarjes së 2

korrikut 1990, ku u deklarua për të drejtën kushtetuese të Kosovës si shtet i pavarur dhe

me drejta të plota, dhe miratimit të kushtetutës më 7 shtator, u hap rruga e referendumit

popullor në fund të shtatorit 1991, u krijuan kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të para

demokratike, që Kosovës i garantonin shtetësi, sovranitet dhe integritet. Rugova nga këto

zgjedhje të mbajtura më 1992 u zgjodh president i Republikës së Kosovës, ku krijoi

qeverinë dhe të gjitha institucionet shtetërore. Këtë post do ta marrë prapë më 1998 dhe

pas luftës më 2002 dhe 2004.

Kontributi i Dr. Ibrahim Rugovës, qoftë në letërsi qoftë në politikë është vendimtar

duke i dhënë përmasat e një kolosi dhe figure poliedrike. Ai mori shumë tituj e çmime

kombëtare e ndërkombëtare, ku vlen të përmendet çmimi “Saharov” i Parlamentit të

Evropës, më 1998, në shenjë të kontributit për paqe në Ballkan. Është cilësuar si Gandi i

Ballkanit, për kursin e tij politik dhe formën paqësore të zgjidhjes së fatit të Kosovës që

kulmoi me liri dhe pavarësi.

Rugova vdiq më 21 janar 2006, pas një sëmundjeje të rëndë, duke mbetur figurë

emblematike e shtetit dhe kulturës së Kosovës.

Page 8: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

8

I. KAH TEORIA

1.1. Letërsia si differentia specifica

Që në fillim, në titull na bëhet e ditur nga autori, qasja, qëllimi dhe diskursi i veprës.

Së pari parafjala Kah e vënë para Teorisë, në një titull që është më shumë metodik se

ekspresiv, në radhë të parë tregon një orientim këmbëngulës të autorit, të merret kryekëput

me probleme teorike të letërsisë, por jo dhe të vërë pikën fundore në çështjet që studion

dhe diskuton: një pikë të tillë autori nuk e kërkon në asnjë faqe dhe në asnjë tekst të gjithë

librit.2 Vepra është fund e krye studim shkencor, i bazuar në njohuri të thella letrare e

shkencore të autorit, duke ruajtur linjën e përgjithshme dhe unitetin brenda specifikave që

trajton.

Duke lundruar kah teoria, Rugova sqaron fillimisht, diferencimin e letërsisë, që

është konceptuar më parë si një gjini e lartë, duke marrë parasysh edhe artin, si bërthama e

saj, duke e dalluar si gjini të veçantë, speciale, si differentia specifica. Këtë gjetje apo

arritje, të dallimit të letërsisë nga gjinitë tjera, autori e arsyeton me studimin e ndryshimit

të letërsisë në rrjedhat kohore, duke qenë e kushtëzuar me lëvizjet shoqërore, me zhvillimet

e ndryshme filozofike, politike dhe sigurisht edhe me lëvizjet e strukturës nacionale e

prodhuese.

Këtu vështrohet letërsia si differentia specifica dhe problemet e saj qenësore i

trajton në rrjedhën e përgjithshme të mendimit kritik e teorik, pra sjell një informacion të

drejtpërdrejtë nga kulturat dhe letërsitë e tjera. Për të arritur tek këto diferencime, Rugova

i është rikthyer vlerave (shpirtërore-mendore, duke e quajtur genus proximum). Edhe

letërsinë shqiptare, e ka diferencuar nëpër etapa, duke e dalluar funkionin e saj dhe nëpër

funksionet ku ka kaluar ajo ndër shekuj: nëpër traditën gojore, mitin, diskursin religjioz,

utilitarizmin e Rilindjes e deri te realizmi socialist si periudhë, frymë dhe metodologji

krijimi e studimi. Rugova e skicon statusin/funksionin e letërsisë shqipe dhe e shpjegon me

karaktrerin heterogjen të saj: letërsia si zëvendësuese e filozofisë dhe e arteve,

2 Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova: Kritik letrar, në Ibrahim Rugova, Prekje lirike, “Faik Konica”, Prishtinë,

2005, f. 13.

Page 9: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

9

(veprimtarive të tjera). Natyra heterogjene e ka pamundësuar diferencimin / autonominë e

saj.3

Diferencimi e nxjerr letërsinë si sistem autonom, e liron nga shërbimi, e bën produkt me

vlerë specifike në tërësinë e superstrukturës. Nëpërmjet diferencimit, letërsia kërkon e

krijon qenësinë e saj, e cila është qenësi estetike. E tillë letërsia, rrjedhimisht edhe letërsia

shqipe, heq dorë nga objekti dhe funksioni i disiplinave të tjera. Ky proces i diferencimit,

sipas Rugovës, nuk është çshenjtërim i letërsisë, por hapje e funksionit të ri të saj. Në këtë

frymë, edhe kërkimet e letrare duhet të studiojnë letërsinë “si model të botës dhe të

shoqërisë, e jo si objekt të disiplinave tjera të dijës”4.

Në përpjekjen për diferencimin teorik të letërsisë, autori analizon funksionin e

letërsisë, në strukturat e bashkësisë dhe shoqërisë shqiptare. Ai në kërkim e sipër, e shikon

letërsinë si shërbyese të idesë kombëtare, nacionale, dhe të religjionit, përfundimisht,

letërsinë si shërbyese të ideologjisë. Kështu në kuadrin e ideologjisë, Rugova, nxënës i

Bartit, i dijeve botërore, i njohur thellë me metodat strukturaliste e semiologjike, propozon

letërsinë si prodhim specifik artistik. Pra, rreth këtij kuptimi do të zhvillohet ideja e

diferencimit të letërsisë, po ashtu edhe të letërsisë shqiptare, gjithmonë si prodhim artistik

e jo si ideologji. Këtë çështje Rugova e njeh fillimisht nga Hegeli. Arti nuk paraqet më

nevojë të lartë të shpirtit dhe artin ka zënë ta shtypin refleksioni dhe mendimi. 5

Megjithatë, Rugova nuk mendon se kjo është çështje e zhdukjes së artit por e

diferencimit që Hegeli kishte filluar ta vërejë qysh në shekullin XIX, por që u intensifikua

si ide në fillim të shekullit pasues. Kështu në procesin e diferencimit të produksionit tonë

shpirtëror-mendor, letërsia po kërkon qenësinë e vet. Sipas autorit te shqiptarët tek në

gjysmën e dytë të shekullit XX ka filluar të bëhet ky diferencim, sepse më parë të vetmin

produkt njeriu ynë e kishte letërsinë gojore dhe vetëm brenda saj ai e ka kërkuar mendimin

shkencor mbi botën dhe fenomenet.

Kështu, Rugova, qartëson se kërkesa për heterogjenitetin total të superstrukturës

duhet fshirë, duke u diferencuar kështu të gjitha degët e ndryshme të shkencave ekzakte

dhe shoqërore. Së këdejmi letërsia si art mund të kërkohet vetëm si art i fjalës dhe se vetëm

3 Kujtim Shala, Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë, 2008, f. 52. 4 Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 18. 5 Po aty, f. 18.

Page 10: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

10

si e tillë, pra si produkt artistik, do të mund t’i futet procesit të diferencimit të vazhdueshëm

deri te sigurimi i plotë i qenësisë së saj.

1.2. Mbi metodat

Problematika e përfshirë në këtë titull, sipas autorit, hyn në relacionin trihotomik të

përhershëm dhe të vazhdueshëm estetik-filozofik: idealiteti-realiteti-arti. Rreth këtij

relacioni zhvillohet teoria qendrore estetike dhe mund të thuhet se mbeti gjithmonë e

pazgjidhur, mirëpo kjo e bën të rëndësishme qoftë relacionin qoftë teorinë.

Pazgjidhshmëria konsiston në faktin se një pjesë e teoricienëve anojnë nga idealiteti e të

tjerët nga realiteti e arti. Ky heterogjenitet dhe diversitet mendimesh e konstatimesh, i japin

atributin e kompleksitetit brenda qenësisë së veprës letrare dhe letërsisë në përgjithësi.

Intelektualisht i formuar si armik i dogmatizmit të mendimit mbi letërsinë dhe i

provuar me shkrim në këtë vepër, Ibrahim Rugova asnjëherë nuk flet për metodën por për

metodat, nuk flet për interpretimin por për interpretimet. Ai rimerr dhe shqyrton rezultatet

e metodave të ndryshme të kritikës në shekullin 20, të cilat i lidh një karakteristikë e

përbashkët se i kundërvihen pozitivizmit; duke i përfillur rezultatet e çdonjërës veç e veç,

pa kërkuar që ndonjëra të marrë flamurin e proklamimit të së vërtetës mbi veprën letrare.6

Rëndësia e këtyre konstatimeve, të nxjerra nga studimet e Rugovës, qëndron në

faktin se vlera e këtyre teorive është se i ikin empirizmit dhe pozitivizmit dhe merren

drejtpërdrejt me objektin, pra veprën letrare. Përpos tjerash, duke qenë i veçuar nga taborri

i kritikëve që marrin njërën metodë si të mirëqenë në studimet e veprave letrare, Rugova, i

lë problemet e hapura, ku më shumë duhet të interesohemi për shtrimin e pyetjeve sesa për

përgjigje. Kjo vjen nga lidhja e ngushtë e studimit të letërsisë bashkë me filozofinë, e që

në fund nuk janë e njëjta gjë, mirëpo lidhja e tyre është e natyrshme duke pasur parasysh

boshtin e shtrirjes së tyre në problematikat dhe koncepcionet mbi fenomenet e

përgjithshme. Si lidhje e këtyre dy fushave, mbetet estetika, e cila duke studiuar të bukurën

si koncept sa abstrakt aq edhe konkret, sa letrar aq edhe filozofik në perceptimet brenda

intelektit njerëzor. Koncepti i Rugovës del të jetë më i pranueshmi, duke ditur se

6 Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova: Kritik letrar, në Ibrahim Rugova, Prekje lirike, “Faik Konica”, Prishtinë

2005, f. 18.

Page 11: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

11

metodologjia e ndarë e qasjeve në letërsi nuk prodhon një unitet të pranueshëm nga të

gjithë, andaj edhe është marrë për bazë rezultati i të gjithë koncepteve, pa dalluar

ndonjërën.

1.3. Estetika

Lidhur me estetikën, Rugova evidenton estetikën ideologjike, duke iu rikthyer

antikitetit qysh në filozofinë e Platonit, duke pretenduar se pikërisht në atë kohë gjenden

fillesat e kësaj estetike. Si pikë referente ai e merr Shtetin e Platonit, ku këto ide janë trajtuar

si ideologji, pra estetika në njëfarë forme është shfaqur si e pandarë nga ideologjia. Në këtë

vepër, Platoni, shtetit të tij të paramenduar dhe utopik, ia bashkëngjet edhe interesimin për

artin, të bukurën, të cilën e merr edhe si mjet të rëndësishëm për pastërtinë morale dhe për

edukimin e banorëve të atij shteti. Artin ai e shihte si pasqyrim të mimesisit, e rrjedhimisht

si pasqyrim të natyrës, pra artin ia nënshtron natyrës. Kjo lë të kuptohet për një formë të

totalitarizmit brenda atij shteti.

Rugova, këtë formë totalitare të Platonit e shtjellon si formën të vazhdueshme

zbatimi edhe në mesjetë nga Kisha, pastaj në realizmin moralizues në estetikën e shek.

XVIII dhe XIX, si dhe në teorinë e Sartrit, artin e angazhuar dhe më në fund në teorinë e

realizmit socialist (teoria e Lukacisit).

Estetika e gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe fillmshekullit XX, tregoi prirje për

t’u trajtuar ideologjikisht nga filozofitë marksiste e komuniste dhe kështu botëkuptimi mbi

artin filloi të ndryshojë dhe bashkë me të edhe botëkuptimi mbi letërsinë. Këtu u mbështet,

sipas Rugovës, pa të drejtë edhe teoria e realizmit socialist në vitet ’30 në BRSS dhe pas

Luftës së Dytë Botërore u përhap në tërë vendet e kampit socialist, rrjedhimisht edhe në

Shqipëri e Kosovë. Estetikën marksiste, pra brenda realizmit socialist e sheh, si të

ngurtësuar dhe teoricienët socrealistë i konsideron të aftë vetëm për të përforcuar vlerat

marksiste, ndërsa letërsinë e ndan si përparimtare, dekadente e reaksionare, pra nuk është

asgjë tjetër veç ideologjizim i vërtetë i metodave krijuese e studiuese.

Kujdes, brenda kësaj vepre, i kushtohet edhe estetikës ontologjike. Estetika

ontologjike, të mirën e lidh me subjektet vepruese, ndërsa të bukurën e kërkon dhe e gjen

Page 12: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

12

edhe në gjëra e objekte. Kjo estetikë ka kategori bazike: objektin estetik dhe aktin estetik

(mënyra e realizimit të objektit estetik), që, së bashku, prodhojnë efektin estetik të veprës.7

Estetika ontologjike, veprën artistike e koncepton dhe studion si qenie të veçantë, si ontos

ndryshe. Sipas saj, idealja paraqet objektin estetik, i cili objektivizohet në realen, në veprën

letrare apo artistike, pra realitet është vetë vepra, realitet i veçantë, i materializuar në vete,

që del nga realiteti-njohës-krijues.

Për t’u studiuar vepra artistike-letrare, sipas Rugovës, nuk duhet të nisemi nga

aspekti gnoseologjik por nga ai epistemologjik, meqë vepra artistike dhe arti nuk janë fizike

por metafizike, prodhim shpirtëror-mendor i njeriut, që do të thotë prodhim i subjektit të

objektivizuar estetik, në të cilin konsiston teoria estetike e poetike.

Përfundimisht, Rugova, gjykon se dogmatizmi i artit, letërsisë, teorisë dhe

metodave të studimit nuk është i qëndrueshëm. Derisa teoria estetike moderne bazohet në

parimin e specializimit të studimit të artit dhe të letërsisë si sistem autonom, si dhe në

komplementaritetin e teorive estetike e poetologjike në rrafsh të rezultatit, e jo në

dogmatizmin e tyre.

1.4. Kritika – kategori e disiplinë

Te tekstet Interpretime metodologjike e teorike të kritikës letrare dhe Mjeti kritikë

Rugova shqyrton kategorinë kritikë dhe disiplinën kritikë. Si gjithmonë, ai ndjek fillin apo

traditën e mendimit mbi objektin dhe jep zgjidhje bashkëkohore.

Te teksti i parë, kritika letrare përkufizohet duke u nisur nga etimologjia e fjalës,

pastaj vihet në relacion e diferencohet nga teoria e letërsisë dhe historia e letërsisë madje

edhe nga estetika. Kritika ndodhet në mes këtyre disiplinave dhe është e hapur në relacion

me to. Kritika letrare vë në komunikimin e parë me veprën letrare duke e aplikuar vetë ajo

(kritika) teorinë e letërsisë. Rugova, nënvizon e trajton dy baza metodologjike, nga të cilat

niset kritika letrare: e para kërkon që vepra të konsiderohet produkt historik-shoqëror, e

dyta - produkt artistik. Në fushën e estetikës e para e merr veprën si mimesis, ndërsa e dyta

si poiesis.

7 Kujtim Shala, Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë, 2008, f. 54.

Page 13: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

13

Te Mjeti kritikë, shqyrtohet relacion mes kategorisë së kritikës dhe kritikës si

disiplinë. Kategoria e kritikës është e vlefshme për të gjitha disiplinat, shkencat, për

procesin e të menduarit. Kategoria e kritikës është mjet edhe në dorë të kritikës letrare.

Barti do të thoshte: shkenca i hulumton kërkimet dhe kritika i krijon ato. Pra, kritika nuk e

përkthen veprën por e rikrijon sistematikisht në kuptim të saj.

1.5. Arti i hapur

Si kundërvënie ndaj natyrës së mbyllur dhe dogmatike të të menduarit mbi letërsinë,

si dhe artit e letërsisë që përkufizohet vetë në disa pika të interpretimit, Ibrahim Rugova,

ia vë artin e hapur, si term nga vepra e semiologut dhe shkrimtarit italian Umberto Eko me

titull Vepra e hapur. Kjo vepër i përgjigjet një shoqërie funksionaliste e të hapur dhe kjo

vepër nuk mbështetet në përmbyllje por në hapje.

Pikëpamjet e Rugovës përafrohem me ato të Ekos, duke favorizuar artin e hapur.

Kjo vërehet edhe në përdorimin e terminologjisë definitivitet dhe apertativitet. Duke iu

referuar Ekos, teoricieni ynë termin e parë e konsideron të vlefshëm për ato vepra të cilat

kanë dhënë probleme të ndryshme të jetës dhe të çështjeve njerëzore në mënyrë definitive,

përfundimtare, që nuk krijojnë mundësi të gjera të kuptimit dhe të interpretimit. Ndërsa,

apertative është vepra e hapur, e bazuar në posibilen, në të mundshmen, do të thotë në

zgjedhjen e lirë të atij që kontakton me të; t’i zgjedhë vetë aspektet që i interesojnë dhe që

i shikon si të rëndësishme e të vlershme për problemet e tij jetësore apo shpirtërore, që

autori i ka lënë të hapura, nuk ka dashur t’i mbyllë përmes zgjidhjes, meqë për ta është i

interesuar edhe njeriu (lexuesi, marrësi) që me natyrën e tij intelektuale të inkuadrohet në

dhënien kuptim veprës.

Rugova, duke mos e pranuar letërsinë e as teorinë e saj si dogmë, si (për)kufizim

final, por gjithmonë si çështje të hapur, te debatueshme dhe të diskutueshme përherë,

artikulon pikëpamjen për një bashkëpunim ndërmjet autorit dhe lexuesit, duke e mbrojtur

teorinë se vepra është e shkruar për aktivizimin e lexuesit. Prandaj, mund të themi që në

thelb të teorisë së Rugovës për artin e hapur është çështja e marrësit, që veprën e lexon në

mënyrën e vet. Do të thotë, semiologu Rugova shprehet për dialogim të hapur ndërmjet

Page 14: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

14

veprës dhe lexuesit. Në mbështetje të kësaj teorie, këtë lexim e quan poetikë të

papërcaktueshme aspektesh, duke e njohur si karakteristikë të veprës moderne. Njëherësh

këtë mënyrë të organizimit e shikon të vlershme për krijimin e botës autonome, të njerëzve

të pavarur. Shkurt, Rugova është pro njeriut të pavarur e jo për njeriun e mbyllur brenda

shoqërisë.

Përfundimisht, ai mbron mendimin se vlerat estetike të veprës së hapur, mund të

njihen dhe të krijohen vetëm nga njeriu i pavarur, i cili është edhe vetë i hapur.

Page 15: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

15

II. RRETH INTERPRETIMIT TË VEPRËS LETRARE

2.1. Ç’është vepra letrare

Rreth kësaj çështjeje, është vështirë të jepet përgjigje e prerë dhe definitive. Duke

qenë plotësisht i vetëdijshëm, Rugova, nuk synon të definojë koncepte të definuara që do

të dërgonin në përmbysjen e idesë se nuk ka kufi të prerë në definimin e formës së

interpretimit të veprës letrare, por i shtjellon me radhë informacionet në planin teorik dhe

praktik, për ta sqaruar më tepër çështjen e shtruar.

Ai problemin e sheh si bosht në dy pole: interpretimi – vepra letrare. Problemin e trajton

duke u nisur nga pjesa e dytë e këtij poli apo relacioni. Pra, ç’është vepra letrare?

Vepra letrare është model artistik, i cili objektivon botën, jetën e një kohe të caktuar, të

dhënë përmes subjektit e të konstituuar në botën e fjalës, po të niseshim në përkufizim nga

estetika materiale, e që ekziston dhe komunikon si e tillë në planin e një thurjeje, të një

gërshetimi që quhet tekst artistik.8 Rugova, përveç këtij definimi, veprën letrare e sheh

edhe si krijim artificial, një vepër shpirtërore-intelektuale si veprimtari specifike e tij. Ky

përkufizimi i fundi, që veprën e sheh si rezultat i një veprimtarie specifike të njeriut, për

Solarin, do të plotësohej si në vijim: vepra letrare është porosi specifike që autori i drejton

lexuesit.9 Edhe deshifrimi i kësaj porosia pastaj kërkon specifika të tjera që i duhen lexuesit.

Me fjalë të tjera, vepra është një krijim, është shenjë që mbetet në kohë dhe në

histori dhe që flet mbi ekzistencën e njeriut, mbi përpjekjet e tij për të njohur jetën dhe

botën. Sipas Rugovës, vepra nuk e krijon botën, por e rikrijon si një model botën. Më tej,

vepra duke u shndërruar në një model të botës, e ka ndërgjegjësuar njeriun, e ka humanizuar

dhe skalitur mendjen dhe qenien e tij.

Për t’i hapur rrugë interpretimit të veprës, është e domosdoshme të njihemi me

veprën, kuptimin e saj dhe formën si konceptohet si e tillë dhe si dallon ajo nga veprat tjera

të rëndomta që nuk e kanë përbërësin artistik dhe estetik. Rrjedhimisht, vepra mbetet

8 Ibrahim Rugova, Kah teoria, ” Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 73. 9 Milivoj Solar, Teoria e letërsisë, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, f. 39.

Page 16: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

16

krijim shpirtëror-mendor por edhe subjektiv, si formë e shprehjes së botëkuptimeve dhe

perceptimeve individuale.

2.2. Ç’është interpretimi?

Pasi që u dha një përshkrimi i konceptit të veprës letrare, interpretimi shihet si

problem metodologjik dhe hermenautik. Kur them metodologjik, kuptoj zgjedhjen e

aspektit teorik dhe metodën se si i qasemi veprës, e kur them hermenautik, kuptoj metodën

që në plan të parë e ka interpretimin dhe të kuptuarit e veprës.10

Autori interpretimin e lidh me çështjet teorike në etapat kohore të zhvillimit të

letërsisë dhe teorisë, e kështu me metodat teorike të interpretimit të veprave letrare. Fillimi

i shekullit XX, sipas Rugovës, është përcaktues sepse bëhet një shkëputje nga pozitivizmi

që zbatohej me të madhe në shekullin paraprak. Kjo solli një kthim të vetë veprës si

epiqendër e interpretimit, duke u shmangur nga qasja historike e faktologjike si formë e

qasjes pozitiviste. Terreni qendror u bë vepra, si objektiv më i qartë i qasjes interpretuese.

Këto teori, moderne, klasifikohen në dy klasa të mëdha: filozofike-estetike apo

konceptuale dhe scientiste në kuptim të drejtë të nocionit. Teoritë e para nisin si reaksion i

parë ndaj pozitivizmit dhe vazhdojnë me fenomenologjinë, psikanalizën, ontologjinë,

mitologjinë, ekzistencializmin dhe me marksizëm. Teoritë e kësaj klase, veprën letrare e

interpretojnë përmes zbatimit të disa koncepteve filozofike të orientimit të tyre, apo

shpeshherë vepra u ka shërbyer këtyre koncepteve, si fushë ku janë mbështetur dhe kanë

gjetur argumentin e vet.

Klasa e teorive scientiste, duke filluar nga formalizmi rus, kritika e re amerikane e

deri te strukturalizmi, sipas Rugovës, janë përpjekur për një konsolidim shkencor të

studimit të veprës dhe të interpretimit të saj. Në mes të këtyre dy klasave të teorive, ka

mospajtime të dukshme.

Përderisa përfaqësuesit e teorive të klasës së parë i akuzojnë teoritë e klasës scientiste se

po e fomralizojnë shumë artin, respektivisht veprën, se po e teknicizojnë e të tjera;

përfaqësuesit e teorive të dyta, ndërkaq i akuzojnë teoritë filozofike se ato nuk janë në

10 Ibrahim Rugova, Teoria letrare, Fondacioni “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 2013, f. 60.

Page 17: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

17

gjendje ta interpretojnë veprën si art, pra formën e saj, po më shumë shkojnë mbas botës

ideore të saj dhe të aspekteve të tjera që nuk i përmban vetë vepra dhe se e tradhtojnë

veprën, artin letrar.11

Megjithatë, është e pamundur të mohohet njëra klasë apo tjetra sepse të dyja kanë

dhënë rezultate në interpretimin e veprës, duke e ruajtur në masë të madhe objektivitetin

dhe duke dhënë konceptet e duhura mbi veprën letrare. Të dy klasat e kanë përmbushur

semantikën e veprës duke kaluar në plotësime interdisiplinare.

Rugova, interpretimin në rastin e letërsisë sonë, e kupton si mospërcaktim i saktë i

ndonjërës prej metodave. Autori konsideron se në kuadër të letërsisë sonë interpretimi nuk

u inkuadrua si metodë dhe akt i analizës. Kritika thjesht praktike, shpesh u cilësua me

përfolje të veprës, domethënë mbeti larg interpretimit të njëmendët, i vënies në pah të

elementeve relevante; gjithë sistemi gjuhësor – poetik që ekziston, funksionon dhe

materializohet përmes tekstit. Në këtë raport shtrohet si e domosdoshme kërkesa që

interpretimi të fillojë nga vepra letrare, ajo të jetë objekt trajtimi kryesor, domethënë

elementet poetike të përimtohen e të shkoqiten, pra vepra letrare të merret e të konsiderohet

si sistem relacionesh e funksionesh midis njësive të tekstit dhe kuptimit të tyre (mesazhit

artistik); të cilësohen e të caktohen rrafshet e rrëfimit poetik, përkatësisht format dhe

mundësitë e realizimit të të folurit poetik brenda rrëfimit, ligjërimit etj.12

Sipas Anton Nikë Berishës, një studim të tillë do të na mundësojë interdisiplinariteti

dhe pluraliteti i teorive, i cili kushtëzon një studim të gjithanshëm të problemeve të letërsisë

e krahas kësaj edhe të interpretimit të veprës letrare. Kjo lind nga fakti se shqyrtimi i veprës

letrare si krijim, fenomen i hapur, ofron mundësi të mëdha për hetimin dhe interpretimin e

shtresave të saja të shumta kuptimore e artistike.13

Si përfundim, Rugova, interpretimin e veprës, e sheh si shumë kompleks edhe

përkundër faktit se ai i trajton teorikisht metodat që mundësojnë qasjen ndaj veprës, ai

interpretimin e sheh si formë të hapur të qasjes. Rugova e citon Bartin, duke theksuar se:

vepra është gjithmonë ambivalentet nga faktografisë së përditshme, meqë lejon, në të

njëjtën kohë, shumë kuptime14.

11 Po aty, f. 61. 12 Anton Nikë Berisha, Teksti poetik, “Rilindja”, Prishtinë, 1985, f. 166. 13 Po aty, f. 167. 14 Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 80.

Page 18: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

18

Andaj, vepra duhet të ketë shumë interpretime, sepse interpretimi i vërtetë

karakterizohet me atë që teksti, për lexuesin, të bëhet më i fuqishëm, më i pasur, më i

pakufishëm, e që nuk përpiqet ta zëvendësojë me një tjetër, gjë që implikon vepra artistike

dhe letrare.

Page 19: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

19

III. LETËRSIA SHQIPE

3.1. Konceptet e Konicës mbi kritikën

Në letërsinë shqipe, në pjesën teorike të saj, i pari që ka vënë konturat e kritikës së

mirëfilltë letrare, ishte Faik Konica. Në këtë kapitull, Rugova i referohet përcaktimeve të

Konicës mbi kritikën letrare, duke iu referuar artikullit Kohëtore Letrave Shqipe (Albania,

London, 1906, vt. 10, nr. 5, f. 99-102). Në këtë artikull, autori, ka konstatur se Konica ka

shqyrtuar drejtpërdrejt dhe saktë aspektin teorik të kritikës letrare. Pra, merret me disa

çështje qenësore të kritikës: me përkufizimin e saj, me metodën e saj, pastaj me

përkufizimin e veprës letrare, me natyrën e planin estetik dhe së fundmi me raportin

atdhesia-letërsia, apo thënë me terminologjinë e sotme, me raportin mjaft të ndieshëm dhe

vazhdimisht të diskutueshëm, arti-ideologjia.15

Në përkufizimin e kritikës, Konica është nisur nga aspekti akseologjik, nga teoria

e vlerësimit, duke pohuar se kritika letrare është një gjykim, një gjykim i vlerës së librave

dhe në këtë fushë ai nxjerr dy lloje gjykimesh: gjykimin e prerë, të rreptë, pa argument,

apriorist dhe gjykimin e menduar që vjen si rrjedhë e pritur, pra gjykimin analitik-dinamik.

Sipas Konicës, dhe konstatimit të Rugovës, argumenti duhet t’i japë fuqi gjykimit, dhe ai

të shndërrohet në një presje, pëlqimi apo shpëlqimi, që jep bindjen për një shkrim a vepër,

pra si kusht i domosdoshëm për një pohim a mohim. Duhet theksuar se ky konstatim lidhet

me një pjesë të teorive estetike e filozofike të kritikës se, edhe mendimi diskursiv është një

lloj metafore, që mund ta gjejmë te Nitzsche, te Heideggeri (filozofia dhe estetika e tij në

punimet mbi Holderlinin, Traklin, etj.).

Për të forcuar aspektin akseologjik, çështjen e vlerës letrare, ai e shpjegon edhe

aspektin metodologjik, të metodës së kritikës më përafërsisht. Rugova i jep të drejtë

Konicës se kritika në thelb është impresion, përshtypje, ndonëse në shikim të parë duket

kundërthënës ky konstatim, marrë parasysh atë që ceka më lartë, pra metodën kundrejt

përshtypjes. Kjo mohohet nga Rugova duke theksuar se: në planin metodologjik, në

reagimin e parë kritika është përshtypje, ngacmim, nxitje, që i përket intuicionit dhe sferës

15 Po aty, f. 88.

Page 20: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

20

së subjektivitetit, do të thotë të marrësit apo lexuesit (recepteur, lecteur). Kështu planin

metodologjik e kushtëzon aty akseologjik.16

Duke pasur parasysh faktin se kritika nuk është shkencë ekzakte, por megjithatë

është shkencë humanitare, Konica kërkon që ajo të bazohet, të ketë për metodë qendrore

metodën e përqasjes në raportin midis përvojës letrare (kryeveprave siç thotë vetë) dhe të

veprës në shqyrtim. Konica i cilëson kryeveprat si pika të përkrahjes ku kritiku dhe letrari

mbështeten vetëdijshëm dhe pavetëdijshëm.

Rugova e vlerëson zgjidhjen e Konicës te rasti shqiptar (letërsia shqipe), duke qenë

i ndërgjegjshëm se mungonin kryeveprat në atë kohë, duke propozuar që të merren për

bazë vepra nga popujt me letërsi të njohur dhe vepra të njohura dhe kështu të pasurohet

letërsia jonë duke i inkuadruar në letërsinë tonë vlerat e atyre veprave. Mirëpo, edhe këtu

Konica tregohet racional kur kërkon kujdes dhe marrje parasysh të kontekstit, rrethanave,

mendësisë dhe traditës shqiptare (që megjithatë ka qenë e konsoliduar).

Konica u bën thirrje jo vetëm krijuesve por edhe kritikëve që ta kuptojnë dhe shpjegojnë

drejt raportin art-realitet, që arti të ketë natyrshmërinë e realiteti të vet, apo të jetës si e

përcakton ai, problem ky, i cili sot gjendet në qendër të teorive të artit në përgjithësi.

Rugova e trajton shkurtimisht edhe pikëpamjen e Konicës te rasti i Naim Frashërit,

në kuadër të raportit art-ideologji. Ky rast është i njohur si rasti i atëdhesisë dhe letrëtyrës.

Konica ka këmbëngulur që arti duhet të dallohet nga ideologjia dhe që ky raport të

vlerësohet i ndarë. Ai ka pohuar se Naimi është patriot i madh dhe pedagog i popullit, po

një poet zero. Rugova thotë: teorikisht mund të pajtohemi me këtë dallim, praktikisht jo.

Teoritikisht, Naimi ka lënë mëse njëzet vjersha që mund t’i lexojë njeriu me shije të hollë

por praktikisht Konica nuk ka të drejtë sipas Rugovës se vërtet kjo bie në kundërthënie dhe

duket paradoksale me pikëpamjet e Konicës se shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë mbetur

me pak vepra. Kjo përzierje e kuantitetit dhe kualiteti duke si njëri nga konceptet më të

paqarta të Konicës.

Konica, në vlerësimin e Rugovës, artikuloi teorinë mbi “pikëpamje e koncepte mjaft

të qëlluara”. Ai themeloi teorinë e kritikës shqipe, duke pasur referencë dimensione/çështje

16 Po aty, f. 90.

Page 21: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

21

estetike e teorike. Rugova gjykon se Konica ishte më shumë estet se esteticien, më shumë

teoricien se kritik; që më shumë e ndiente se ç’e kuptonte artin.17

Megjithatë për Rugovën, Konica kërkoi me doemos që kritika letrare të shkëputej

nga entuziazmi, shkëputje kjo që ende nuk është bërë plotësisht nga mendësia jonë. Ai ishte

kritik radikal në të gjitha rastet ku e tha mendimin e tij, gjithnjë i ashpër e gjithnjë i mprehtë,

por gjithnjë ishte i bindshëm.

3.2. Migjeni: Kryesorja në art - Artistikja

Krijimtaria e Migjenit, në anën kuantitative është e vogël por nga kualiteti i saj,

manifeston vlerë të lartë artistike e emocionale. Duke trajtuar probleme sociale, politike,

ideologjike, intime e psikologjike nga jeta shqiptare, ai ka trajtuar koncepte universale, të

përbotshme. Mirëpo, Rugova, në veprën e tij Kah teoria, trajton anën estetike e kritike të

një letre që Migjeni e kishte dërguar në redaksinë e gazetës “Bota e re” më 14 qershor të

vitit 1936. Letra nuk u botua, për arsye të rrethanave të kohë dhe censurës së kohës. Letra

u botua jo plotësisht në librin monografik të Gertruda Josifovna Ejntrei, në Universitetin e

Leningradit, me titull Krijimtaria e Migjenit. Rugova e analizon këtë libër, ku paraqiten

pikëpamjet estetike dhe mendimet e Migjenit për artin, që janë vlerësuar në këtë libër.

Shumë elemente janë të njohura edhe më parë, por sipas Rugovës, ka gjëra që lexuesi ynë

i sheh për herë të parë, konkretisht tek letra e pabotuar në Shqipërinë e kohës kur jetoi

shkrimtari. Edhe pse kjo letër nuk është e ruajtur në tërësi, shpërfaq vërtet elemente

konkrete të perceptimeve dhe gjykimeve të Migjenit për artin, letërsinë por edhe për

kritikën letrare. Pikëpamjet e tij për artin janë pak a shumë këto: Ndoshta nuk qëndron

puna në atë se çfarë zhanri dhe simbas çfarë recetash të shkruhet? Mendoj se kryesorja në

gjithë artin është artistikja, që me talent dhe me të drejtë të pakompromis të zbulojmë

esencën shoqërore, morale e psikologjike të jetës intime të njerëzve dhe marrëdhëniet e

tyre, që artin do ta pasuronte shpirtërisht dhe estetikisht. Se arti është i drejtë doemos duhet

të jetë edhe ideor.18

17 Kujtim Shala, Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë, 2008, f. 72. 18 Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 95.

Page 22: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

22

Ky konstatim i Migjenit, vazhdon tutje, tanimë me lexuesin i cili nuk duhet të jetë

shumë i interesuar për formula ideore, por shërbehet vetvetiu me vlerën e veprës dhe artin

e saj, nga procesi i transformimit artistik. Kjo duhet të rrjedhë natyrshëm që bota e rikrijuar

në vepër të pranohet si e mirëqenë në shijen e lexuesit.

Te poezia, Migjeni, ka vërejtje dhe shqetësimet e veta rreth përzierjes së

propagandës së ideve. Ai shprehet se: nuk bën që poezia të shikohet vetëm si mjet i

propagandës së ideve, madje edhe të atyre më përparimtare, e stili-vetëm si instrument i

mendimeve. Arti ka nevojë për shpëndërrime të ndjenjave, tv nervave. Dhe ku, pos në

poezinë e mirë, ana e fuqishme t’ia heq mendjen lexuesit për ndërveprime të papritura dhe

të fuqishme, duke qendruar gjithkund më mirë se argumentet e formuara logjike.19

Pra, ana emocionale e poezisë e ka rolin kryesor në procesin e absorbimit të artit

brenda saj.

Rugova vëren tek Migjeni, një kokëfortësi, në mosruajtjen e njëtrajtësisë, pra të

refuzimit ndaj kufizimeve në art. Migjeni sipas tij, shfrytëzon mjetet e reja shprehëse, ai

mëson nga çdo poezi e mirë, ai i ka ikur vazhdimisht shablloneve të krijimeve poetike. Ai

e ka adhuruar simbolizmin e impresionizmin dhe ka sugjeruar që të mësohet prej tij,

konkretisht nga Rembo, Bodlet dhe Volteri. Ky model shkrimi, ky model i poezisë ia

mundëson njeriut ta njohë të renë, ta zbulojë artin, jetën dhe të bukurën. Pra, mund të

konstatojmë se Migjeni i ka njohur rrymat letrare moderne në Evropën e kohës por në të

njëjtën kohë e ka njohur edhe traditën tonë të deriatëhershme letrare në përgjithësi.

Rëndësia e studimit të Rugovës mbi konceptet e Migjenit (deri në atë kohë pak të

njohur) për artin dhe artistiken, vërehet në krahasimin e mendimeve se vërtet qasja kritike

ndaj veprës letrare, te shqiptarët, ka qenë e pasistemuar, e mbushur me ideologji e

entuziazëm, gjë që e ka pamundësuar zhvillimin adekuat të teorisë së letërsisë. Baza e

pamjaftueshme teorike dhe metodologjike, mungesa e një lidhjeje më të fortë dhe të

drejtpërdrejtë e mendimit tonë kritik e teorik me kraksisin teorik dhe praksisin analitik të

kulturave tjera mbi problemet në fjalë, ka kushtëzuar që interpretimi i veprës letrare ndër

ne të mbetet kryesisht tradicional; më tepër u është dhënë rëndësi elementeve jashtëletrare

19 Po aty, f. 96.

Page 23: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

23

sesa elementeve konsituive të krijimit: përkatësisht strukturës së mesazhit, gjuhës poetike,

realizimit të rrëfimit poetik, strukturës kompozicionale etj.20

3.3. Poezia e Rilindjes dhe poezia bashkëkohëse

Përveç studimit dhe konstatimit të problematikave e koncepteve të gjithëmbarshme

rreth teorisë së letërsisë, u vërejt që në vazhdimësi, Rugova, ka kaluar, pothuajse në secilin

kapitull, në letërsinë shqipe. Sikurse shihet edhe nga titulli, autori këtu i është qasur një

studimi tipologjik rreth poezisë së Rilindjes dhe asaj bashkëkohëse.

Duke qenë një nga teoricienët më të sprovuar në rrafshin teorik, për secilën

problematikë ai fillimisht jep sqarimet bazë në definimin e saj. Kështu, edhe në vlerësimin

e saktë të poezive të Rilindjes, Rugova, i merr si të tilla poezitë e romantizmit, që duke

qenë të të shkruara në frymën e Rilindjes Kombëtare, ai ua atribuon termin e tillë, poezi të

Rilindjes.

Ndërsa, poezi bashkëkohëse, autori, i merr poezitë që u krijuan në periudhën e pas

Luftës së Dytë Botërore, duke i ndarë nga poezitë moderne. Ndarja e tillë, në dukje e

thjeshtë, por është jashtëzakonisht komplekse, duke pasur parasysh tendencën e përzierjes

së këtyre dy termave; moderne dhe bashkëkohëse. Rugova e arsyeton këtë konstatim rreth

mospërzierjes, me praktikën evropiane të poezisë rreth ndarjes së rrymave letrare.

Studiuesit evropianë me poezi moderne e kuptojnë poezinë prej Baudleaire-it e këndej,

kurse poezinë bashkëkohëse e kuptojnë poezinë e krijuar në shekullin XX. Ne do të mund

ta quanim poezi moderne prej Asdrenit, Lasgushit, Migjenit e këndej. Kjo do të thotë se në

krahasim me atë evropiane, në poezinë tonë, përkufizimi poezi moderne dhe bashkëkohëse

ka kuptim më të ngushtuar për shkak të lëndës që kushtëzon atë.21 Rugova refuzon t’i

trajtojë më shumë këto përkufizime në aspektin historik por më shumë vihet në shërbim të

sqarimeve në aspektin poeti e estetik.

Vlen të theksohet se autori, në funksion të shtjellimit të poetikës së poezive të

Rilindjes dhe atyre bashkëkohëse, i ka vënë studimet evropiane rreth natyrshmërisë dhe

shkallës atristiko-ideore të këtyre dy llojeve të poezisë. Ai thekson se duke hulumtuar rreth

20 Anton Nikë Berisha, Teksti poetik, “Rilindja”, Prishtinë, 1985, f. 168. 21 Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë, 2005, f. 124.

Page 24: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

24

studimeve evropiane për këto dy lloje, është parë si qenësore të dallojë edhe tipe brenda

llojeve. Nga një vështrim teorik, autori, i konstituon dy tipe të poezisë së Rilindjes duke e

trajtuar kontinuitetin e tyre dhe ndryshimet mes elementesh të poezive bashkëkohëse dhe

tipeve të asaj të atyre të Rilindjes.

3.3.1. Poezia e Rilindjes

Rreth poezisë së Rilindjes është shkruar mjaft, mirëpo më shumë rreth frymës së

saj, duke u lidhur me periudhën e zgjimit nacional dhe krijimit të kushteve për krijimin e

shtetit të pavarur shqiptar sesa me anën poetike të kësaj poezie. Në këtë vepër, e tërë kahja

e studimit ka shkuar drejt esenciales. Në përgjithësi, kritikët e teoricienët kanë vlerësuar se

kjo poezi është poezi e romantizmit përparimtar. Rugova nuk pajtohet dhe nuk e vlerëson

si të drejtë këtë gjykim, sepse konsideron që nuk është marrë për bazë në tërësi, ana teorike

dhe estetike. Ai propozon një përkufizim tjetër. Në kuadër të kësaj poezi, ai ndan dy tipe:

poezinë e romantizmit kombëtar dhe poezinë e romantizmit subjektiv. Tipin e parë e nxjerr

si karakteristikë e romantizmit të Evropës Lindore, një pjesë të romantizmit italian, të

popujve ballkanikë, kur në poezinë e e letërsive të Perëndimit, kjo është vërejtur vetëm në

fillesat e tij. Ndërkaq, tipin e dytë e nxjerr si karakteristikë të romantizmit perëndimor.

Tipi i parë është me të drejtë i Rilindjes Kombëtare, sepse dominoi klima e tillë në

atë kohë, qoftë për nga përmbajta e diskursi, qoftë për nga qëllimi dhe vënia në funksion e

saj. Autor përfaqësues të këtij tipi, në letërsinë tonë e kemi Naimin. Ndërsa te tipi i dytë,

Seremben. Naimi, sipas Rugovës, vetëm te Lulet e verësë ka dominim të tipit subjektiv.

Të gjithë poetët e romantizmit kombëtar kishin vetëm një qëllim, krijim e shtetit të

pavarur. Ata gjithë fuqinë e tyre krijuese e derdhën në shërbim të kësaj kërkese dhe në

poezinë e tyre shpërfaqën vlerat kombëtare; Vendi (etnosin), gjuhën dhe historinë. Këto

ishin pothuajse elementet kryesore që u shërbyen autorët në krijimtarinë e tyre.

Këto tema realizohen kështu në poezi: vendi (etnosi) përmes poezive deskriptive:

përshkrimi i ambientit, i vendit të caktuar, përmes idilës dhe bukolikës ( Bagëti e Bujqësia,

e N. Frashërit etj.), historia: përdorimi i miteve kombëtare dhe i personave historikë,

pastaj gjuha është një preokupim kryesor i tyre dhe i pasrilindësve si ideal kombëtar

Page 25: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

25

ekzistencial e madje edhe punojnë në të (sidomos Naimi) dhe, duke e pasur si ideal edhe i

këndojnë, e ngrisin, e madhërojnë aq sa e idealizojnë.22

Sa i takon tipit të dytë, poezisë romantike subjektive, autori e konsideron më të

dobët, duke u identifikuar brenda poezisë, shqetësime të vazhdueshme të subjektit poetik

dhe në qendër të tij, problemi personal, që lidhet me fatin e përgjithshëm nacional apo

identifikohet me të. Pra, një lloj fataliteti personal, si në rastin e Zef Serembes. Duhet të

ndodh e kundërta, ku në poezinë e tillë të shprehen ndjenja emocionale që lidhen me

elementin e dashurisë e me rrallë me fatkeqësitë personale, por kjo nuk ndodh te Serembe,

Naimi, e De Rada, sidomos te pasrilindësit. Megjithatë, ajo që është më thelbësorja, në këtë

tip të poezisë për herë të parë është krijuar subjekti poetik dhe është forcuar personaliteti i

poetit, e kështu mund të konstatohet se janë formësuar individualitetet poetike të poetëve.

Poezia e Rilindjes kryesisht zbaton poetikën dhe estetikën e romantizmit, por më

të thjeshtësuar, ku hyn në përshtatje edhe poetika e poezisë gojore. Në tipin e parë, përdoret

poema me ngjarje historike (Naimi), kurse në tipin e dytë, vjersha e shkurtë lirike, poema

fragmentare lirike (De Rada), përdoret vargu klasik i lidhur me elemente të vargut gojor,

strofa katërshe sepse romantizmi, sipas Rugovës, ka sjellë më shumë të reja në tematikë se

në prosedeun poetik. Poetët këtu e inkuadruan imagjinatën dhe çështjet kozmologjike

(Naimi) në tipin e parë, kurse në tipin subjektiv nuk është ndierë shumë bota joreale e

romantikëve evropianë por kryesisht baza sentimentale e saj.

Duke qenë se poezia e Rilindjes, e konkretisht tipi i parë, krijohej në saje të poezisë

deskriptive, ajo nuk manifestonte thellësi të vargut apo ndonjë vlerë të ngjashme me

poezitë romanike evropiane, mirëpo kanë shpërfaqur ndjenjat më të sinqerta dhe idealet më

sublime të rilindësve tanë. Duke qenë në funksion të një kauze nacionale, ato kanë

identifikuar etninë shqiptare përmes shkrimit, e rrjedhimisht edhe kulturën shqiptare duke

qenë për rreth katër shekuj nën errësirën e pushtimit. Mbështetja në traditën gojore e

dëshmon një vazhdimësi të kulturës shqiptare, pavarësisht rrethanave dhe kontekstit të

kohës. Në dukje disi e shabllonizuar, poezia e Rilindjes megjithatë ka krijuar, sikurse

thashë më lart, individualitete dhe poezi origjinale.

Tipi i romantizmit kombëtar, është zhvilluar te poetët e kolonive shqiptare jashtë

Shqipërisë, ku ka ngadhënjyer mbi subjektiven, malli i atdheut dhe brengosja për fatin e

22 Po aty, f. 128.

Page 26: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

26

tij, ndërsa tipi i romantizmit subjektiv ka gjetur prehje tek arbëreshët e Italisë, ku ata duke

jetuar në pothuajse zemrën e kulturës evropiane, kanë pasur më shumë mundësi ta

kultivojnë subjektivitetin në poezi dhe të ndërtojnë subjekte poetike, mirëpo edhe ata janë

mbështetur në traditën gojore.

3.3.2. Nga poezia e Rilindjes te poezia bashkëkohëse

Në këtë pjesë, Rugova, nuk ndalet shumë te përcaktimi i fillesave të poezisë

bashkëkohëse, në kuptimin e ndarjes së saj përfundimtare nga poezitë e tjera, por duke

analizuar transformimet e vazhdueshme të poetikës së poezisë nga ajo e Rilindjes e deri

tek ajo bashkëkohëse. Brenda kësaj tipologjie, ai e trajton edhe poezinë “e ndërmjetme”,

atë moderne.

Studiuesi ynë konstaton se, duhet analizuar transformimet e poezisë për të pasur të

qartë idenë mbi qenësinë e poezisë bashkëkohëse duke përgjithësuar letërsinë shqipe, të

zhvilluar në një linjë të vazhdueshme. Ai këtë kurs studimi e sheh si paraqitje gjenetike e

ndryshimit të poezisë. Shfaqjen dhe shuarjen e rrymave letrare ai e sheh si ngjarje të diktuar

nga ligji i mohimit. Në bazë të ligjësive të shfaqjes, të zhvillimit dhe të shuarjes së rrymava

letrare, mund të thuhet se kjo gjë ngjet simbas ligjeve të mohimit, të mohimit dialektik, që

do të thotë se ato nuk shfaqen dhe nuk shuhen përnjëherësh, se në të njëjtën kohë pranohet

dhe mohohet diçka nga drejtimi i mëparshëm, që do të shndërrohet pastaj në një element

tjetër.23

Pra, kështu ka ndodhur edhe me poezinë e Rilindjes. Poetët duke qenë më afër saj

shpirtërisht, intelektualisht dhe poetikisht, e vijuan edhe e ndryshuan poezinë e Rilindjes,

fjala vjen pasrilindësit (term i Rugovës), si Noli, Mjeda, Fishta, Çajupi, Asdreni etj. Këta

nuk mund të them se e transformuan në përgjithësi poezinë e Rilindjes, sepse e ruajtën

komponentën bazë të saj, por strukturalisht e ndryshuan atë, duke i dhënë elemente

novatore dhe duke krijuar kushtet për të krijuar tipin e poezisë moderne, duke u përafruar

me modernitetin evropian. Rugova i quan pasrilindës, por që në fakt ata janë rilindës sepse

i lidh utopia e përbashkët, utopia kombëtare. megjithatë transformimet brenda formës i

23 Po aty, f. 130.

Page 27: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

27

dallojë nga poetët e diskursit rilindës. Kështu, falë tyre u hap shtegu për krijimin e letërsisë

moderne, që do të pasonte me poetët si Lasgush Poradeci, Migjeni, etj. Lasgushi përmes

utopisë së rilindësve, sjell brenda poezisë, utopinë e artit, Migjeni sjell transformimet

esenciale me kuptim të ri të qenies shoqërore, e jo vetëm kombëtare, të vështruar përmes

subjektivitetit poetik. Migjeni, me revoltën e tij për shkatërrim krijon utopinë e barazisë

sociale që më vonë bëhet një tjetër utopi. Mund të themi se përmes Migjenit, bëhet një lloj

ure e komunikimit të poezisë bashkëkohëse me atë moderne e rilindëse, përmes

vazhdimësisë që mund t’i konsiderojmë si burimet e saj.

Poezia bashkëkohëse, si rrjedhojë e transformimit të asaj të Rilindjes, ka baza

diferencimi me këtë të fundit, (ndonëse, gjendet vazhdimësia e diskursit kombëtar), sepse

ajo ka për bazë aspekte të ndryshme të konceptimit dhe të projektimit artistik. Në fillesat e

saj, poezia bashkëkohëse, përveç patosit kombëtar, u sundua nga patosi kolektiv. kjo

ndodhi në vitet e para të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë, Rugova, gjen

elementin dallues të poezisë bashkëkohore me atë të Rilindjes menjëherë pas çlirimit, ku

fryma kombërare u zëvendësua me frymën e socialbilitetit, me shoqërinë, dhe këtë element

ai e quan të ri. Do të thotë se këto dy elemente alternohen dhe, kur shkruhen poezi me

tematikë shoqërore nënkuptohet kombi dhe po ashtu në plan të parë del shoqëria si ide dhe

pasqyrimi i saj si realitet.24

Autori bën një krahasim të vogël brenda poezisë bashkëkohëse, duke e veçuar

poezinë e Kosovës, ku vazhdimisht është aktuale çështja kombëtare, ku qysh tani elementi

shqiptar do ta vërshojë poezinë e Kosovës, duke i përngjasuar një rilindjeje qoftë

kombëtare qoftë shoqërore. Arsyetimin e gjen te poezitë e Esad Mekulit (Edhe na njerëz

jemi, Shqiptari këndon), duke konstatuar se shqiptari ende nuk e ka kryer ciklin e një

rilindjeje të përgjithshme, dhe kështu u krijua poezia e angazhuar. Mekuli i përngjasonte

Migjenit në tematikën e tij sociale, mirëpo, e kishte të shprehur sipërfaqësisht kauzën

nacionale. Pra, në poezinë e Kosovës, nuk kishte ndodhur transformimi përmes alternimit

të elementit komb, në elementin shoqëri.

Thënë përgjithësisht, poezia bashkëkohëse shfrytëzon pothuajse të njëjtat elemente

si ajo e Rilindjes, e veçanërisht elementin e poezisë gojore, mirëpo forma e shprehësisë,

figuracionit e kontekstit, e shndërron poetikën e kësaj poezi në një dimension më të lartë

24 Po aty, f. 131.

Page 28: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

28

artistik, (Agolli, Kadare, Podrimja, Arapi, Hamiti, Shkreli etj.). Dallimi qëndron se këtu

rilindësit e merrnin elementin e poezisë gojore bruto, ndërsa bashkëkohësit, merrnin

prosedeun dhe mitologjinë e pasur, gjithnjë në vështrim të funksionalitetit të saj. Përderisa

romantikët krijuan individualitete, bashkëkohësit i shfrytëzuan individualitetet e veta duke

ia imponuar marrësit, gjë që e konsiderojnë esenciale për poetët bashkëkohës.

Page 29: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

29

PËRFUNDIM

Duke e trajtuar veprën e Ibrahim Rugovës, Kah teoria, mund të përfundojmë se ajo

përfaqëson një studim të mirëfilltë të bazës teorike të letërsisë shqipe. Rugova, si një nga

teoricienët dhe kritikët më të mëdhenj shqiptarë, ka realizuar synimin e tij kryesor, vënien

në pah të elementeve kyçe që ndihmojnë analizën dhe kritikën e veprave letrare, duke i

identifikuar dhe studiuar ato. Siç u shtjellua në tërësi, vepra fillon me diferencimet brenda

letërsisë, pastaj me studimin e metodologjisë, estetikës e deri te diferencimet brenda

poezisë shqipe, nga Rilindja e deri te poezia bashkëkohëse.

Duke qenë njohës i teorive të letërsisë, i kulturës evropiane dhe i kryeveprave

botërore, Rugova, përfaqëson pikën më referuese të modernitetit brenda teorisë së letërsisë

sonë. Ai me këtë vepër paraqet po ashtu, edhe një moment të shënuar në zhvillimin e

mendimit tonë kritik e teorik, në interpretimin e veprave letrare e artistike, duke hapur shteg

për studimin e njëmendtë të letërsisë. Vepra nuk paraqet në masë ndonjë ngarkesë

ideologjike, duke trajtuar problematikat dhe konceptet teorike e letrare, me një saktësi e

korrektësi. Kjo e bën Rugovën, përveç tjerash, një personalitet e teoricien letrar, të

dallueshëm nga pjesa tjetër. Duke qenë pranë Roland Bartit, ai arriti të absorbojë kursin

evropian të studimeve teorike-letrare, duke e inkorporuar brenda materies së krijimtarisë

shqiptare. Edhe kjo vepër, pra ky studim, i jep Rugovës atributin e misionarit,

ndërgjegjësuesit dhe prijësit të organizimit të mirëfilltë shkencor e kulturor.

Titulli i veprës paraqet modesti por edhe takt të duhur të një studiuesi. Pra, shkohet

kah teoria, pa vënë ndonjë pikë që potencialisht do të shkatërronte një sistem, perceptim a

përfundim të dikujt që mund të jetë marrë si e mirëqenë. Rugova duke qenë i vetëdijshëm

për këtë, shkatërrim e vlerave nuk e quan dëmtim të të njëjtave por një lloj rivlerësimi a

kontestim, që është e barasvlershme me rindërtimin. “Të shkatërrosh do të thotë të

ndërtosh, e jo përfundimisht të shkatërrosh”- thoshte Roland Barti.

Rugova duke qenë besnik i paradigmave të tij, arrin që me kompetencë dhe qasje

serioze të shkatërrojë sisteme të tëra vlerësimi mbi kritikën dhe teorinë duke ndërtuar të

njëjtat me themele të palëkundura.

Page 30: IBRAHIM RUGOVA KAH TEORIA · 2019. 9. 9. · Vepra Kah teoria ( Prishtinë 1978), mund të quhet pika më referente e njohjes me qëllimet e studimeve të Rugovës, në rrjedhat teorike-letrare,

30

LITERATURA

1. Ibrahim Rugova, Kah teoria, “Faik Konica”, Prishtinë 2005.

2. Ibrahim Rugova, Prekje lirike, “Faik Konica”, Prishtinë 2005.

3. Anton N. Berisha, Teksti poetik, “Rilindja”, Prishtinë 1985.

4. Kujtim Shala, Rugova meditans, “AIKD”, Prishtinë 2008.

5. Milivoj Solar, Teoria e letërsisë, “Rilindja”, Prishtinë 1978.

6. Ibrahim Rugova, Teoria letrare, Fondacioni “Ibrahim Rugova”, Prishtinë 2013.