2
KONTRATË SHËRBIMI Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh. A. (në tekstin e mëtutjeshëm: KUR “Prishtina”) dhe Konsumatori kanë nënshkruar këtë Kontratë Shërbimi për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve të kanalizimit të ujërave të zeza nën konditat e përcaktuara me Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave si dhe me Kartën e Konsumatorëve KUR ‘Prishtina’ e cila përcakton në mënyrë të detajuar të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të Ofruesit të Shërbimeve dhe të Konsumatorit. Një kopje e Kartës e Konsumatorëve i jepet Konsumatorit me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate. I. PALËT KONTRAKTUESE 1.1. KUR “Prishtina” Sh. A. , Rr. Tahir Zajmi, p.n. Prishtinë Nr. i Biznesit Nr. e telefonit (038) 541 211; (038) 541 340 Nr. i licencës Adresa elektronike [email protected] 1.2. [Emri i Konsumatorit] Nr. i L.Nj./Biznesit Nr. i telefonit Kategoria Adresa elektronike II. OBJEKTI KU OFROHEN SHËRBIMET Adresa Komuna Kodi Adresa e faturimit Objekti do të kyçet/është i kyçur në sistemin e ujësjellësit dhe/ose kanalizimit të ujërave të zeza në pajtim me kushtet dhe standardet teknike të KUR “Prishtina” dhe në përputhje me projektin e instalimeve të brendshme të objektit. Shpenzimet e kyçjes duke përfshi edhe taksat e kyçjes paguhen nga Konsumatori në pajtim me tarifat e zbatueshme të aprovuara nga Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM). III. OBLIGIMET E KUR “PRISHTINA" 3.1 Standardet e Shërbimit KUR “Prishtina” është e obliguar që të ofrojë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në pajtim me standardet e shërbimit të aprovuara nga ZRRUM me Rregullën për Standardet Minimale të Shërbimit (ZRRUM R-03/U&K) e që është në dispozicion të Konsumatorit në lokalet e KUR “Prishtina” si dhe në ueb- faqen e ZRRUM (www.wwro-ks.org ). 3.2 Tarifat e Shërbimit KUR “Prishtina” duhet të faturojë Konsumatorin vetëm në bazë të tarifave të aprovuara nga ZRRUM të cilat do të jenë në dispozicion të Konsumatorit me kërkesë të tij në të gjitha lokalet e KUR “Prishtina” si dhe në ueb-faqen e ZRRUM (www.wwro-ks.org ). IV. OBLIGIMET E KONSUMATORIT 4.1 Pagesa e Faturave Konsumatori është i obliguar që ti paguajë faturat në afatin e pagesës të shënuar në faturë. Në rast të kontestimit të faturës, Konsumatori duhet ta kontaktojë Departamentin e Shërbimeve me Konsumatorë të KUR ‘Prishtina’ ku do të

I. PALËT KONTRAKTUESE€¦ · shkyç Konsumatorin nga shërbimet dhe do të iniciojë procedurën gjyqësore për arkëtimin e borxhit. 4.2 Ujëmatësi Konsumatori është i obliguar

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: I. PALËT KONTRAKTUESE€¦ · shkyç Konsumatorin nga shërbimet dhe do të iniciojë procedurën gjyqësore për arkëtimin e borxhit. 4.2 Ujëmatësi Konsumatori është i obliguar

KONTRATË SHËRBIMI Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh. A. (në tekstin e mëtutjeshëm: KUR “Prishtina”) dhe Konsumatori kanë nënshkruar këtë Kontratë Shërbimi për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve të kanalizimit të ujërave të zeza nën konditat e përcaktuara me Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave si dhe me Kartën e Konsumatorëve të KUR ‘Prishtina’ e cila përcakton në mënyrë të detajuar të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të Ofruesit të Shërbimeve dhe të Konsumatorit. Një kopje e Kartës e Konsumatorëve i jepet Konsumatorit me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate.

I. PALËT KONTRAKTUESE

1.1. KUR “Prishtina” Sh. A. , Rr. Tahir Zajmi, p.n. Prishtinë

Nr. i Biznesit Nr. e telefonit (038) 541 211; (038) 541 340

Nr. i licencës Adresa elektronike [email protected]

1.2. [Emri i Konsumatorit]

Nr. i L.Nj./Biznesit Nr. i telefonit

Kategoria Adresa elektronike

II. OBJEKTI KU OFROHEN SHËRBIMET

Adresa

Komuna Kodi

Adresa e faturimit

Objekti do të kyçet/është i kyçur në sistemin e ujësjellësit dhe/ose kanalizimit të ujërave të zeza në pajtim me kushtet dhe standardet teknike të KUR “Prishtina” dhe në përputhje me projektin e instalimeve të brendshme të objektit.

Shpenzimet e kyçjes duke përfshi edhe taksat e kyçjes paguhen nga Konsumatori në pajtim me tarifat e zbatueshme të aprovuara nga Zyra Rregullatore për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM).

III. OBLIGIMET E KUR “PRISHTINA"

3.1 Standardet e Shërbimit

KUR “Prishtina” është e obliguar që të ofrojë shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në pajtim me standardet e shërbimit të aprovuara nga ZRRUM me Rregullën për Standardet Minimale të Shërbimit (ZRRUM R-03/U&K) e që është në dispozicion të Konsumatorit në lokalet e KUR “Prishtina” si dhe në ueb-faqen e ZRRUM (www.wwro-ks.org).

3.2 Tarifat e Shërbimit

KUR “Prishtina” duhet të faturojë Konsumatorin vetëm në bazë të tarifave të aprovuara nga ZRRUM të cilat do të jenë në dispozicion të Konsumatorit me kërkesë të tij në të gjitha lokalet e KUR “Prishtina” si dhe në ueb-faqen e ZRRUM (www.wwro-ks.org).

IV. OBLIGIMET E KONSUMATORIT

4.1 Pagesa e Faturave

Konsumatori është i obliguar që ti paguajë faturat në afatin e pagesës të shënuar në faturë.

Në rast të kontestimit të faturës, Konsumatori duhet ta kontaktojë Departamentin e Shërbimeve me Konsumatorë të KUR ‘Prishtina’ ku do të

Page 2: I. PALËT KONTRAKTUESE€¦ · shkyç Konsumatorin nga shërbimet dhe do të iniciojë procedurën gjyqësore për arkëtimin e borxhit. 4.2 Ujëmatësi Konsumatori është i obliguar

shqyrtohet çështja dhe do të udhëzohet si të veprojë.

Në rast të mospagesës së faturës në afatin e pagesës, KUR ‘Prishtina’ do ta shkyç Konsumatorin nga shërbimet dhe do të iniciojë procedurën gjyqësore për arkëtimin e borxhit.

4.2 Ujëmatësi

Konsumatori është i obliguar që të sigurojë vendin për vendosjen e ujëmatësit, ta ruajë atë nga dëmtimet dhe ta sigurojë paprekshmërinë e tij.

Është e ndaluar që Konsumatori apo ndonjë person tjetër i paautorizuar – përpos personelit të autorizuar të KUR ‘Prishtina’ – të manipulojë në çfarëdo forme me ujëmatësin.

Në rast të dëmtimit të ujëmatësit me fajin e Konsumatorit, atëherë shpenzimet për riparimin/zëvendësimin e ujëmatësit i bartë Konsumatori.

4.3 Lejimi i Qasjes

Konsumatori është i obliguar që ti mundësojë personelit të KUR ‘Prishtina’ qasje në pronën e tij për qëllime të: leximit, inspektimit, riparimit dhe instalimit të ujëmatësit,

inspektimit të instalimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit,

shkyçjes së shërbimeve të ujësjellësit, dhe

kryerjes së punëve tjera të= nevojshme për operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

4.4 Mbrojtja nga Vërshimi i Ujërave të Kanalizimit

Konsumatori është i obliguar që të instalojë dhe mirëmbajë në gjendje funksionale pajisjet mbrojtëse (valvulën jokthyese) për mbrojtjen nga vërshimet e mundshme të ujërave të kanalizimit si pasojë e bllokimit eventual të rrjetit të kanalizimit.

V. DISPOZITAT TJERA

5.1 Ndryshimi Kategorisë së Konsumatorit

Konsumatori duhet ta informojë KUR ‘Prishtina’ në rast të ndryshimit të kategorisë së Konsumatorit.

5.2 Bartja e Kontratës

Konsumatori nuk ka të drejtë që asnjë obligim apo përgjegjësi që del nga kjo kontratë ti bartë tek palët e treta në rast të ndryshimit të pronësisë.

5.3 Ligji i Zbatueshëm

Kjo kontratë është përpiluar në përputhje me Ligjin për Veprimtaritë e Ofruesve të Shërbimeve të Ujësjellësit, Kanalizimit dhe Mbeturinave si dhe në pajtim me ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

5.4 Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Çdo mosmarrëveshje në mes të palëve kontraktuese do të tentohet të zgjidhet me diskutim dhe në bazë të vullnetit të mirë te dyanshëm, para se çështja të procedohet në gjykatën e Prishtinës që është kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Personi i autorizuar për KUR “Prishtina” sh.a.: ____________________________________________ [Emri dhe Mbiemri]

______________________ ______________ [Nënshkrimi] [Datë]

Personi i autorizuar për Konsumatorin: __________________________________________ [Emri dhe Mbiemri]

____________________ ______________ [Nënshkrimi] [Datë]