12

HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha
Page 2: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

HyrjeQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha por që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në jetën e qytetarëve. Kjo pasi vetë pushteti lokal nënkupton pushtet “më të afërt me qytetarë”, veprimet dhe vendimet e të cilit afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Për më tepër, transparenca në shpenzimet publike ka rëndësi edhe më të madhe në qeverisjen e mirë në nivel lokal sepse ndihmon në rritjen e llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Qeverisja e mirë në kuptim të qeverisjes së komunave nënkupton mundësi të qytetarëve që të ndikojnë në vendimet që merren në mjediset ku jetojnë ata. Kjo shprehet përmes dëgjimeve pubike të cilat mbahen në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe përmes takimeve të dre-jtpërdrejta me qytetarë. E drejta për informim buron që nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kjo e drejtë është trajtuar si e drejtë e veçantë me nenin 41 të Kushtetutës, në të cilin është theksuar që kufizimi nga informa-cionet mund të bëhet vetëm me ligj. Nga kjo rrjedhin dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike, i cili u mundëson qytetarëve ta gëzojnë të drejtën e tyre për informim dhe shpjegon edhe procedurat për realizimin e tyre.

Forma e parë e shprehjes së transparencëskonsiston me informimin e qytetarëve rreth vendimeve që merren. Pikërisht këtu vjen në ndihmë IN-VESTOMETRI. Kjo platformë elektronike synon t’u ofrojë qytetarëve një dritare informimi, ku mund të qasen më lehtë. Në vend të realizimit të së drejtës për informim sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-215 për Qasje në Doku-mente Publike, qytetari mundet thjesht që përmes një klikimi të informohet rreth investimeve kapitale.

INVESTOMETRI synon të krijojë një hapësirë të qasshme ku publiku mund të qaset dhe të informohet rreth investimeve kapitale dhe ta përcjellë vetë zbatimin e tyre duke përdorur përparësitë e teknologjisë informative. Informatat vazhdimisht përditësohen dhe qytetarët kanë mundësi ta sho-hin progresin në kohë reale. INVESTOMETRI ka për qëllim që qytetarëve

Page 3: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

t’ua krijojë një pasqyrë të përgjithshme të orientimeve të komunës për in-vestime kapitale dhe ta bëjë qytetarin pjesëmarrës në monitorim të zbati-mit të tyre.

Investometri synon gjithashtu ta ngushtojë hendekun mes të vendimmar-rjes politike dhe qytetarëve në komunat e zgjedhura. Rrjedhimisht, qytet-arët do të jenë të mirëinformuar para dëgjimeve publike me komunën dhe do të rritet numri i të interesuarve për pjesëmarrje. Pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në vendimmarrje jo vetëm që do ta rrisë kualitetin e këtyre vendimeve, por edhe do t’i promovojë parimet e qeverisjes së mirë në nivelin lokal.

Pse investometri është i rëndësishëm?

E rëndësishme për qytetarin është niveli i realizimit të shpenzimeve të para-para për investime kapitale, pasi që bëhet fjalë për realizimin e projekteve që ndërlidhen drejtpërdrejtë me rritjen e nivelit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit. Me qëllim që qytetarët të infor-mohen më detajisht rreth investimeve kapitale në komunën e tyre, INDEP ka filluar ta implementojë projektin INVESTOMETRI, një platformë me anë të së cilës synon të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie në shpenzime publike për investimeve kapitale në nivelin lokal.

Me anë të Investometrit, ju qytetarë të Drenasit, mund të informoheni më detajisht rreth investimeve kapitale në komunë; nivelit të realizimit të tyre; vlerën e tyre dhe do të informoheni për vonesat e mundshme. Kemi ap-likuar komponentët grafikë si ngjyra, forma dhe elemente tjera vizuale të cilat shfaqin sa më shumë informata.

Page 4: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Komuna dhe investimet kapitaleTerritori i komunës së Drenasit (ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore.Sipërfaqja e gjithëmbarëshme e kësaj komune përfshin 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqes së territorit të Kosovës. Drenasi sipas regjistrimit të fundit të popullsisë është vendbanim i 57,000 banorëve. Numri relativ-isht i madh i banorëve në krahasim me sipërfaqen, e bën këtë komunë të përballet me kërkesa të shumta të qytetarëve për investime kapitale dhe shërbime komunale.

Kjo komunë, në pikëpamje të ndërlidhjes tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë - Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat (Komoran) - Pejë, dhe rrugët ndërkomunale Shalë- Lip-jan dhe Bushat-Drenas-Skenderaj. Kjo e bënë atë një nyje të rëndësishme infrastrukturore, për çka investimet kapitale janë shumë të rëndësishme.

Komuna e Drenasit për vitin 2016 ka aprovuar buxhetin në vlerë prej 12,710,648 €, të ndarë në pesë kategori të shpenzimeve:

Paga dhe mëditje 7,793,713 €Mallra dhe shërbime 990,679 €Shërbime komunale 157,860 €Subvencione dhe transfere 212,063 €Investime kapitale 3,556,333 €

Investimet kapitale komunale për 2016

Për vitin 2016 komuna e Drenasit nga totali i buxhetit, i cili është 12,710,648 € për investime kapitale, ka ndarë 3,556,333 € apo thënë në përqindje 28%, që do të thotë Drenasi prioritet ka vënë zhvillimin ekonomik. Lista

28% e buxhetit është destinuar për inves-time kapitale

Page 5: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

e shpenzimeve kapitale për vitin 2016 dhe harta e shtrirjes së tyre tregon një përqëndrim më të madh tek zona urbane e qytetit. Investimet kryesore kapitale janë orientuar drejt zhvillimit infrastrukturor. Projektet e ndriçimit publik dhe mirëmbajtjes dhe pastrimit të rrugëve janë projektet kryesore që do të zhvillohen në zonën urbane. Në pjesët rurale, shumica e inves-timeve kapitale është në ndërtim të rrugëve (asfaltimi i rrugëve) si dhe shtrirja e rrjetit të ri të kanalizimit e po ashtu edhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit ekzistues.

Pra, siç u tha më lartë, komuna e Drenasit investimet kapitale i ka orientuar në zhvillimin infrastrukturor si në pjesën urbane ashtu edhe në pjesën ru-rale, ku një numër i madh i projekteve është në asfaltimin e rrugëve nëpër shumë fshatra me qëllim të sigurimit të lëvizjes sa më të lehtë për banorët e fshatrave si dhe lehtësimin e jetesës dhe ndjenjën më të mirë si qytetar i kësaj komune.

Duke e parë listën e projekteve kapitale për vitin 2016-2018, shohim se shumica e projekteve kapitale janë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore si: ndërtim të rrugëve të reja, mirëmbajtje të rrugëve ekzistuese, ndërtim/mirëmbajtje të kanalizimeve, ndërtim të trotuareve, ndriçim publik etj., në përmirësimin e mirëqenies sociale si: rregullim të fushave sportive dhe oborret e shkollave, renovim të qendrës së mjekësisë familjare etj.

Në komunën e Drenasit janë nënshkruar plot 40 kontrata që përfshijnë përveç tjerash edhe LOT-projektet. 10 apo 25% prej tyre kanë përfunduar punimet. 20 të tjera janë në fazën përfundimtare apo në vazhdim të puni-meve. 5 janë kornizë kontrata, pra projekte afatgjate.

Operatorët e këtyre projekteve janë kryesisht nga Drenasi. Në fakt, nga këto 40 projekte, për 30 prej tyre dihet se nga cili vend vjen punëkryesi. Kësh-tu, në 20 projekte kemi operatorë nga Drenasi (2 prej tyre bashkëpunim me operatorë nga Prishtina, respektivisht Malisheva). Në 7 punime kemi operatorë nga Prishtina, në 2 nga këto punime kemi bashkëpunim të oper-atorëve nga Prishtina me operatorë nga Skënderaji dhe Drenasi.

Page 6: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Në mesin e projekteve të asfaltimit të rrugëve nëpër fshatrat e Drenasit janë projektet:

1. Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapushnik dhe Sankoc,2. Asfaltimi i rrugës në fshatin Gllanasellë,3. Asfaltimi i rrugës në fshatin Vërboc, 4. Asfaltimi i rrugës në fshatin Gradicë në lagjen Ukaj dhe Leci

Fig1. Asfaltimi i rrugës në fshatin Vërboc

Fig 2. Asfaltimi i rrugës në fshatin Sankoc

Asfaltimi i rrugës në fshatin Verboc. Vlera e projektit 12,849.10 €, buxheti është ndarë nga të hyrat vetanake, periudha e realizimit është paraparë për 10 ditë, kontrata është nënshkruar me datë 02/06/2016, punimet kanë filluar me datë 06/06/2016 dhe kanë përfunduar me datë 16/06/2016. Punimet janë realizuar në kohë

Sankoc - vlera e projektit 27,761.40 €, buxheti është ndarë nga të hyrat vetanake, periudha e realizimit është paraparë për 19 ditë, kontrata është nënshkruar me datë 30/06/2016, punimet kanë filluar me datë 06/07/2016 dhe kanë përfunduar me datë 30/08/2016. Arsyet e vonesave nuk sqarohen

Page 7: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Fig 3. Asfaltimi i rrugës në fshatin Gradicë në lagjen Ukaj dhe Leci

Një prej projekteve të mëdha dhe të vlerësuara si të rëndësishme për komunë e Drenasit është edhe projekti i emëruar si: Ndriçimi Publik me Sistemin Intelegjent dhe Llamba Led (Renovim, Mirëmbajtje dhe Ndriçim) si dhe projekti Rregullimi i Trotuarit dhe Ndriçimi Publik në Drenasin III.

Gradicë - Vlera e projektit 56,134.00 €, buxheti është ndarë nga të hyrat vetanake, periudha e realizimit është paraparë 03/05/2016 – 30/06/2016, kontrata është nënshkruar me datë 03/05/2016, pun-imet kanë filluar me datë 12/05/2016 dhe kanë përfunduar me datë 21/09/2016. Arsyet e vonesave nuk sqarohen

Page 8: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Fig 4. Ndriçimi Publik me Sistemin Intelegjent dhe Llamba Led

Fig 5. Ndriçimi Publik në Drenasin III

Projekti Ndriçimi Publik me Sistemin Intelegjent dhe Llamba Led (Renovim, Mirëmbajtje dhe Ndriçim) për komunën e Drenasit është ndër projektet me vlerën më të madhe financiare vlera e të cilit është 127,180.00 €. Kjo vlerë e lartë e këtij projekti është ndarë nga të hyrat vetanake dhe është një projekt (kornizë kontratë) i cili do të realizohet në periudhën prej 36 muaj.Nga po këto të hyra pritet të realizohet edhe projekti Rregullimi i Trotuarit

Page 9: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

dhe Ndriçimi Publik në Drenasin III. Periudha e paraparë për realizimin e punës është 24 muaj.

Nëse i referohemi lajmeve në ueb adresën e komunës, shohim se komuna është e përkushtuar në menaxhimin e mbeturinave. Deri më tani në siste-min e menaxhimit të mbeturinave bën pjesë 75% e territorit dhe parashi-kimet janë që deri në fund të vitit shërbimin ta shtrijë në të gjitha fshatrat. Sfidë për komunën mbetet krijimi i deponive të egra nga qytetarët, dhe për këtë ka filluar implementimin e projektit “Pastrimi dhe largimi i deponive të egra”. Projekti është duke u implementuar në tërë territorin e komunës ku këto deponi ekzistojnë.

Fig 6. Pastrimi dhe largimi i deponive të egra në tërë territorin e Drenasit

Ndër projektet që komuna ka planifikuar ta shpenzojë buxhetin e dedikuar për investime kapitale për vitin 2016; është shtrirja e rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra si dhe mirëmbajtja e kanalizimit ekzistues. Projekt ky, i cili është shumë i rëndësishëm për shkak të eliminimit të puseve ekzistuese dhe kundërmimin e erës së keqe.

Page 10: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Investimet kapitale të vonuaraNjë numër i investimeve kapitale të parapara për realizim në vitin 2016 nuk kanë arritur të kryhen sipas dinamikës së paraparë. Në platformën investometri.com, me të kuqe janë shenjuar investimet kapitale të cilat janë vonuar të realizohen me kohë. Harta e investimeve kapitale për komunën e Drenasit tregon një numër të konsiderueshëm të investimeve të cilat kanë pasur mungesa në realizimin e tyre.

Tabela e mëposhtme tregon investimet kapitale të vonuara. Një pjesë e këtyre investimeve tashmë është përfunduar edhe pse me vonesë. Pjesa tjetër ende nuk kanë përfunduar. Në të shumtën e rasteve nuk është dhënë një shpjegim se përse ka pasur vonesa në realizimin e punimeve. Ndër projektet kapitale të vonuara përfshijnë projektet e kanalizimeve në Dobro-shec, Fushnicë e Poshtme, Gllanasellë, Likoshan, Qikatovë e Vjetër, Arllat, Komorani III, Krajkovë, Terstenik I, Sankoc e Korroticë e Ultë, gjithashtu projekte të asfaltimit të rrugëve në Llapushnik e Sankoc etj.

Page 11: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha

investometri.com

indep.info

Emri i kontrates Shuma në € Periudha e realizimit

Data e nën-shkrimit te kontratës

Data e fillimit të punimeve

Data e per-fundimit të punimeve

Arsyet e vonesave

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Dobroshec

48,714.97 40 Ditë 30/06/2016 22/07/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Asfaltimi i rrugës në fshatin Llapushnik 22,774 29 Ditë 30/06/2016 06/07/2016 07/09/2016 -

Asfaltimi i rrugës në fshatin në Sankoc 27,761.4 19 Ditë 07/07/2016 06/07/2016 07/09/2016 -

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Fushticë e Poshtme

14,447.09 35 Ditë 15/07/2016 15/07/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Gllanasellë

24,955.64 20 Ditë 04/07/2016 18/07/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Likoshan

21218,3 20 Ditë 06/06/2016 13/07/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Qikatovë e vjetër

28853,01 06/06/2016 - 05/07/2016

08/06/2016 23/06/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Arllat

16128,18 06/06/2016 - 05/07/2016

08/06/2016 14/06/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Komorani III

21,755.6 06/06/2016 - 05/07/2016

08/06/2016 15/08/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Krajkovë

6,964.36 06/06/2016 - 05/07/2016

08/06/2016 10/06/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Tërsteniku I

19,197.95 06/06/2016 - 05/07/2016

09/06/2016 07/07/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Sankoc

17,302.6 06/06/2016 - 05/07/2016

10/06/2016 15/08/2016 Ende nuk ka për-funduar

Punimet kanë filluar me vonesë për shkak të pengesave në terren

Kanalizimi i ujërave të zeza në fshatin Korroticë e Ulët

17 770,58 € 06/06/2016 - 05/07/2016

10/06/2016 27/06/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Rregullimi i trotuarit në Komoran – Lagjen Zogu

13,482.44 € 19/05/2016 -18/06/2016

19/05/2016 23/05/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Asfaltimi i rrugës në fshatin Komoran III 21,968.75 € 03/05/2016-30/06/2016

28/04/2016 03/05/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Asfaltimi i rrugës në fshatin Arllat - Lagjja Kodrali

29,990.00 € 03/05/2016 -30/06/2016

28/04/2016 04/05/2016 07/09/2016 -

Asfaltimi i rrugës në fshatin Gradicë - Lagjja Ukaj dhe Leci

56,134.00 € 03/05/2016 - 30/06/2016

03/05/2016 12/05/2016 Ende nuk ka për-funduar

-

Sfidat kryesore në implementimin e projekteve

Gjatë kësaj periudhe, komuna e Drenasit është përballur me disa sfida në realizimin e projekteve kapitale ndër të cilat më kryesoret ishin: • Problemet pronësore dhe të marrëveshjeve me qytetarët • Mosrealizimi i kontratave nga ana e operatorëve • Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe probleme në planifikim të punimeve bazuar në kushtet e terrenit

Page 12: HyrjeQvijQsHa vi - Investometriinvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/drenasedited-1.pdfQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmër-isht të mëdha