56
SHKOLLA E LARTE UNIVERSITARE JOPUBLIKE FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKSORE TEMA HIGJENA SPITALORE HYRJE Higjena e spitaleve përmbledh të gjitha sferat e ndryshme të higjenës të lidhura këto me kërkesat dhe situatat e veçanta 1

HIgjena

Embed Size (px)

DESCRIPTION

....

Citation preview

SHKOLLA E LARTE UNIVERSITARE JOPUBLIKEFAKULTETI I SHKENCAVE MJEKSORE

TEMA

HIGJENA SPITALORE

HYRJE

Higjena e spitaleve përmbledh të gjitha sferat e ndryshme të higjenës të lidhura këto me kërkesat dhe situatat e veçanta të një institucioni spitalor. Higjena e spitalit është vetëm një degë e specializuar e higjenës së përgjithshme.

Puna në spital si dhe organizimi i personelit dhe i materialeve i nënshtrohen disa rregullave të veçanta, të domosdoshme për t’u ndjekur.

Fillimisht mund të përmendim disa nga problemet më të rëndësishme që dalin sot për sot:

1

Të sëmurët kanë nevojë, shumë më tepër së njerëzit që gëzojnë shëndet të plotë, për kushte të mira të mjedisit.

Operacionet mjekësore janë të lidhura sot me një numër të madh detajesh teknike, të cilat nuk gjenden jashtë spitaleve dhe të cilat kur përdoren nga persona jospecialistë të fushës ose kur mungon kujdesi, mund të jenë shkak i një infeksioni nazokomial (marrja e një sëmundjeje në spital) apo rreziqesh të tjera.

Të gjithë ato që kanë të bëjnë me të sëmurët i nënshtrohen rreziqeve të shumta dhe nga ana tjetër çdo mungesë vëmendjeje ose njohurish në ato fusha mund të jetë një rrezik për të tjerët.

QËLLIMI

Qëllimi kryesor që unë zgjodha këtë temë, e cila në dukje është shumë thjeshtë, ishte sensibilizimi të gjithë personelit mjekësor spital të të gjitha niveleve për rëndësinë e higjenës spitalore.Siç e thashë edhe më lart higjena spitalore, në dukje është shumë thjeshtë, por ajo është shumë e ndërlikuar. Higjena spitalore ecën paralel me shërbimin mjekësor që i bëhet të sëmurit, pa higjenë spitalore nuk do të kishim shërime.

2

Nëpërmjet këtij punimi synoj të jap informacion mbi higjenën e përgjithsme, dezinfektimin, sterilizimin, etj.

OBJEKTIVAT

Objektivat kryesore të punimit janë: Identifikimi i masave parandaluese standarte për infeksionet, të cilat mund të jenë nga

më të ndryshmet dhe nga më të rrezikshmet. Infeksionet rrezikojnë jo vetëm të sëmurët por edhe personelin mjekësor.

Zhvillimi i strategjive dhe vendosja e rregullave standarte për higjenën spitalore, në mënyrë që të parandalohet rreziku i infeksioneve.

I. HIGJENA E SPITALEVE

1.1. Higjena e përgjithshme

Një rëndësi të veçantë për higjenën spitalore ka padyshim përpilimi i një plani të saktë higjene spitalore për secilin nga spitalet, gjë që kërkohet edhe me ligj nga shteti. Ky plan nuk duhet të jetë vetëm një plan pastrami dhe dezefektimi (megjithëse këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme), por ai duhet të përmbajë.

planet për të gjitha masat higjenike të çdo lloji

3

instruksionet e përdorimit të aparaturave të sterilizimit si dhe planin e kontrollit të herëpashershëm për mirëfunksionimin e tyre

planet e kontrolleve higjenike dhe teknike të aparateve të pastrimit të instrumenteve planin higjenik për guzhinën, planin e transportit të gjellëve, planin për larjen e

rrobave dhe pastrimin planin e organizimit të heqjes së mbeturinave spitalore norma të tjera higjenike të lidhura me mjedisin si dhe rregulla të përgjithshme (p.sh.:

kufizimi i qarkulimit të automjeteve të rënda në rrethinat spitalore)Në plan duhet të jenë të pranishme edhe shumë gjëra të tjera (si p.sh.: përpilimi i një

statistike të infeksioneve, për të përcaktuar limitet financiare)Krijimi i një plani higjenik, i cili përfshin të gjitha këto pika, nuk është një detyrë

edhe aq e lehtë për spitalin, por është një gjë që duhet kryer pa tjetër. Sot këshillohen të organizohen bashkëpunime mes specialistëve të teorisë dhe atyre të praktikës nën drejtimin e një higjenisti të kualifikuar dhe të specializuar për spitalet. Do ta quajmë një fatkeqesi nëse gjatë krijimit të një plani të tillë, vendimet të merreshin pa pyetur kolegët dhe koleget e tjerë/a, ose nëse gjatë punës për hartimin e tij gjithçka do të bëhej në formë urdhrash të prerë. Duke u nisur nga përvoja në këtë fushë them se kjo nuk do të çonte në një përfundim të suksesshëm, duhet të kërkojmë që në fillim rrugën e konsensusit të gjerë.

Kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që të bëhen shkelje mbi parimet themelore të higjenës, por e thënë qartë, kjo do të thotë vetëm se si higjenistë të spitalit, në interes të funksionimit të vërtetë të masave higenike, nuk duhet të dalin kurrë si “komandantë” urdhërues dhe të plotfuqishëm, por gjithmonë si një mjek ose mjeke që vepron në grup, si kolegë që janë në gjendje të japin këshilla.

Nuk ka nevojë të përmendet fakti që të gjitha profesionet në fushën e mjeksisë mund të zhvillohen me aq sukses si nga specialistët meshkuj ashtu edhe femra; sot kjo gjë është bërë diçka e natyrshme.

Parimet themelore të higjenës spitalore në Austri janë të përcaktuara me ligj. Ligji përmban të dhënë mbi veprimtarinë dhe aktivitetin e të ashtuquajturave “skuadra” higjenike.

Në detyrat e një skuadre të tillë higjenike hyn: Kontrolli i infeksioneve, përpunimi dhe vendosja e rregullave themelore në lidhje me

të gjithë veprimtaritë higjenike në të gjitha mjediset e spitalit. Kontrolle të herëpashershme të mjedisit. Çdo ndërtim i ri apo ndryshim, para se të realizohet duhet të analizohet edhe me syrin

e higjenistit. Marrja e përbashkët e vendimeve kur organizohet blerja e një impianti që i shërben

higjenës së spitalit, kur blihen artikuj për një përdorim të caktuar etj. Brenda personelit duhet të organizohen vazhdimisht mbledhje për t’u njohur me të

rejat e fundittë fushës së higjenës.Skuadra e higjenës duhet të përbëhet të paktën nga:Higjenistët e spitalit (mjekë të specializuar për higjenë dhe mikrobiologji; që nga viti

1974 çështja e higjenistëve të spitalit i është bashkangjitur në mënyrë ligjore ligjit për institucionet spitalore).

Përgjegjësi i higjenës (anëtar i stafit të mjekëve që ka eksperiencë në sferën e infeksioneve dhe ka kualifikim të veçantë për higjenën, i cili ngarkohet me mbikqyrjen e higjenës në spital)

Punonjësit e higjenës (infermierë dhe kujdestarë të diplomuar me eksperiencë profesionale praktike dhe arsimim të veçantë në këtë fushë)

Që nga viti 1989 në Austri ekziston një arsimim i veçantë për kuadrin e specilizuar në fushën e higjenës.

4

Në këtë skuadër secili ka detyrat e tij të veçanta. Sigurisht që nuk është e lehtë të krijohet kudo një skuadër e tillë profesioniste dhe kudo me të njëjtën cilësi. E gjithë kjo nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhet si një detyrim i mërzitshëm që prishet si një flluskë sapuni, por në interesin e të gjithë atyre që punojnë dhe veprojnë në spital, të jetë si një “mburojë” e fuqishme dhe e qëndrueshme për pacientët dhe personelin mjekësor.

Komisioni i higjenës duhet të përbëhet nga rrethi i mëposhtëm i personelit:Kryetari i kuadrit të mjekëve / kryetari i shërbimit të infermierisë / shefat e

administratës / mjeku përgjegjës i higjenës / punonjës të higjenës / (në rast se ka) higjenistët e spitalit / drejtuesit e reparteve / personeli i mikrobiologjisë shkencore (nëse higjenisti i spitalit nuk është i tillë)/ në rast nevoje tekniku i ndërtesës / shefi i guzhinës etj.

Një ndarje e tilë mund të ndryshohet dhe të përshtatet në çdo spital në mënyrë të ndryshme, duke u nisur nga sipërfaqja dhe kushtet lokale. Është logjike që nuk duhet të kursejmë higjenistin/ten e spitalit – përndryshe e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim. Kam frikë që ajo çfarë ndodh aktualisht e tejkalon kufirin tolerues të burokracisë.

Komisioni i higjenës nuk është i sanksionuasr me ligj, por është shumë i këshilluehëm, sepse kështu zgjidhen problemet afatshkurtra higjenike, merren vendime dhe diskutohen problemet organizative teknike dhe personale.

Sot spitalet tona janë vazhdimisht shumë të mbingarkuara: tendenca e pacientëve për të shkuar në spital e bën të domosdoshëm shtimin e numrit të shtretërve dhe në raste të veçanta edhe nëpër dhoma, të cilat më përpara kanë qënë të planifikuara për qëllime të tjera. Nganjëherë koncepti i planifikimit të mëparshëm bie poshtë: nga presioni i shtrimeve të shumta ka lindur nevoja që ambjente të tjera të përshtaten dhe të kthehen në dhoma të sëmurësh. Është e qartë se kjo shkakton një klimë ideale për prishje të higjenës në spital. Për këtë arsye, planifikimi i spitaleve të rinj merr një rëndësi të veçantë.

Duke pasur parasysh problemet e mëdha financiare, të cilat i ka sot çdo vend në sektorin e shëndetësisë, të konstatosh çrregullimet është natyrisht shumë më e lehtë sesa të ndërmarrësh diçka kundër tyre.

Në këtë pikëpamje planifikimi i saktë është i një rëndësie shumë të madhe. Përparësi gjatë futjes në punë të mjeteve të kufizuara nuk duhet të ketë vetëm ajo çfarë është në interesin politik, por çfarë është me të vërtetë e domosdoshme.

Fatkeqësisht, praktika ka treguar që edhe në ndërtimin e spitaleve mund të bëhen gabime, ku për arsye të ndryshme, objekte gjigande vendosen në vende krejt të papërshtatshme.

Gjatë ndërtimit të një spitali modern duhet të respektohen të gjitha kërkesat higjenike ndërtimore.1

Për të ndërtuar gjithçka në mënyrë optimale, duhet të përballemi gjithnjë me kufizime, sidomos përsa i përket anës financiare. Spitali ideal sot është mirë të ndërtohet në periferi të qytetit, aty ku nuk arrijnë zhurmat dhe papastërtitë e ajrit dhe të jetë i rrethuar nga mjedise të

gjelbëruara. Ai duhet të jetë i mbrojtur, në bazë të planimetrisë së qytetit, nga problemet e ndryshme si dhe të ketë një planifikim të mirë të arkullimit të automjeteve Brenda dhe jashtë tij. Në ndërtimet e reja spitalore llogaritet që për çdo 1000 banorë të ketë 10 deri 14 shtretër në qytet dhe 6 deri 10 shtretër në fshat. Ndërtesa duhet të jetë e palnifikuar në mënyrë të tillë, që rrugët e domosdoshme që nevojitet të përshkohet për trajtimin dhe kurimin të jenë sa më të shkurtra, që

1 Këtu duhet të bazohemi tek botimi “Rregulat themelore të higjenës së spitaleve dhe të parandalimit të infeksioneve” të Institutit Robert Koch në Berlin.

5

të pengohet transmetimi i mikrobeve të sëmundjeve nga jashtë dhe transmetimi i tyre për brenda spitalit, që për të sëmurin të krijohet një mjedis që favorizon shëndetin dhe që së fundi, anët negative të spitalit të mos përcillen në jetën e përditshme jashtë tij.

Rëndësi të madhe ka edhe izolimi i tingujve dhe pakësimi sa më i mundshëm i zhurmave të aparaturave.

Për pacientin e sëmurë, dhoma nuk duhet të jetë diçka krejt jopersonale me rafte të bradhë. Mjaft të mira janë dhomat me dy shtretër (kjo edhe për vetë faktin që të luftohet sa më mirë marrja e infeksioneve brenda spitalit ose nosokomializmi). Muret duhet të jenë lyer me tone të çelëta dhe të lehta. Pas lyerjes, muri duhet të jetë sa më i lëmuar dhe të dezifektohet lehtë. Dyshemeja duhet të jetë e shtruar me një material që nuk krijon të çara dhe që gjithashtu dezifektohet lehtë. Edhe mobiljet duhet të jenë të thjeshta për t’u pastruar, por e rëndësishme është që gjithçka të sistemohet në mënyrë të atillë që të krijohet një atmosferë e këndshme banimi.

Duhet të ketë të paktën 35 m3 ajër për shtrat (me një sipërfaqe dyshemeje prej 10 m2) në një dhomë njëshe dhe në dhomat me më shumë shtretër të paktën 25 m3 ajër (me 7,5 m2

sipërfaqe dyshemeje). Shtretërit duhet të kenë një distancë të paktën 80 cm prej njëri-tjetrit, megjithëkëtë këshillohet një distancë më e madhe. Çdo shtrat duhet të jetë i lirë në tre anë të tij.Ndriçimi nuk duhet të jetë shumë i fuqishëm. Përveç ndriçimit kryesor të dhomës, për çdo shtrat duhet të vendoset edhe një llampë leximi (abazhur).Ndryshimet e ndriçimit në mes dhomave, të cilat përdoren në mënyrë të alternuar, duhet të jenë maksimumi 1 : 5. Kur këto ndryshime janë më të mëdha ekziston një rrezik i madh aksidentesh.

Intensiteti i dritës në një dhomë duhet të jetë homogjen, sepse përndryshe mund të krijohet përshtypja e një gjysmë errësire. Për dhomën e të sëmurit janë të këshillueshme tone të ngrohta të dritës, për dhomat e vizitës mjekësore dhe të punës duhen tone të bardha.

Shkallët e këshillueshme të ndriçimitNdriçimi i

përgjithshëmNdriçimi në

vendin e punësDhomat e operacioneve 1500-3000 1x 3000-6000 1x

Ambjentet e përgatitjes, dhomat e lindjeve, laboratorët

500-1500 1x 1000-3000 1x

Dhomat e vizitës dhe terapisë, ambjentet e sterilizimit

200-500 1x 400-1000 1x

Dhomat e të sëmurëve, dhomat e pritjes, dhomat e ndenjes dhe dhomat dytësore

100-200 1x

Temperaturat e dhomave duhet të jenë të ndryshme, sipas qëllimit të përdorimit të kësaj dhome. E rëndësishme është ruajtja e lagështirës së duhur relative të ajrit, sepse nivele të papërshtatshme të lagështirës së ajrit mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e pacientit.

Vlerat e duhura të temperaturës në dhomëTemperature në

oCLagështira relative e

ajrit në %Dhomat e operacioneve, dhomat e lindjes

dhe të anestezisë21-25 50-60

Ambjentet për të sapooperuarit 22-24 40-60

6

Ambjentet për të sapolindurit 24-26 50-65Dhoma e vizitës dhe e mjekimit 21-25 35-65

Dhomat e të sëmurëve në përgjithsi 21-24 35-60Kërkesat e reja janë të përmbledhura në ONORM (Norma Austriake) H6020.

Temperatura e ajrit të dhomës është më mirë të jetë e ulet se sa e lartë. Kjo mund të vërehet edhe në temperaturat e mësipërme. Zhvendosja e ajrit në një dhomë duhet të përshtatet sipas përdorimit të dhomës (Shembull i përgjithshëm: 0,15 deri 0,2 m/sek kur puna kryhet ulur).

Kontrolli i vazhdueshëm i paisjeve teknike të ajrosjes nëpër qëndrat spitalore është shumë i rëndësishëm (në përputhje me udhëzimet për punonjësit e higjenës spitalore të repartit të magjistratit 15 të qytetit Vjenë, 1995).

1. Kontrolli i aparaturave menjëherë pas instalimit të tyreKontrollimi teknik i aparaturave për ajtrin e dhomës, të cilat përdoren në ambjente të

ndryshme të spitalit, duhet të bëhen sipas rregullave të parashikuara në ONORM H6020, pjesa I. Ky kontroll duhet të ndërmerret nga një specialist i higjenës ose më mirë nga një qendër e autorizuar për këtë gjë.

2. Kontrolle periodikeKëto duhet të ndërmerren të paktën çdo 2 vjet si dhe pas ndërtimit të shtresës së tretë

të filtrit (nëpër sallat e operacionit).Shtrirja e kontrollit:

Me anë të aparatit të numërimit të thërrmijave në ajër, me testin e mjegullës së vajit ose me aparatin e kontrollimit të densitetit, të kontrollohet dendësia e filtrave që filtrojnë grimcat që rrinë pezull në ajër.

Të kontrollohet drejtimi i rrymës së ajrit në mes dhomave fqinje, me anë të tubave me tym (të përcaktohet diferenca e presionit).

Të kontrollohet sasia dhe lloji i mikrogjallesave nëpër aparatet e shpërndarjes së lagështirës në ajrin e dhomës (ky kontroll nuk është i nevojshëm kur shpërndarja e lagështirës bëhet në formë avulli).

Të kontrollohet nëse aparati përdoret në mënyrë të saktë dhe nëse mirëmbahet siç duhet (për mënyrën e mirëmbajtjes së aparatit shiko librin udhëzues).Kontrollet brenda për brenda ndërtesës duhet të jenë nën përgjegjësinë e skuadrës së

higjenës dhe mund të dreejtohen pjesërisht nga një teknik i ndërtesës dhe nga një personel i kualifikuar në mikrobiologji..

Tek veshja duhet të kemi gjithmonë parasysh përdorimin përkatës. Rregulla të përgjithshme: të jetë pëlhurë që thith mirë djersën, prerje e lirshme që rri mirë për trup. Në përgjithësi përdoren ngjyra të ndryshme që variojnë sipas qëllimit të përdorimit; edhe e bardha që supozohet të jetë “higjenike” ka kohë që është eleminuar si veshje në sallën e operacionit. Nga ana tjetër, tek veshjet e përgjithshme në spital, pislleku nuk duhet të fshihet pas ngjyrave të errëta.

Për personelin, numri i WC-ve duhet të planifikohet mesatarisht si më poshtë: një ndenjëse WC-je përkatësisht për 10-15 femra dhe 20-25 meshkuj. Përveç kësaj një pisoar për çdo 25 burra.

Në ndërtimet e reja spitalore, ndërtimi i një banjoje në çdo dhomë të sëmuri është bërë sot një kërkesë standarte. Aty ku kjo gjë akoma nuk është e pranishme, duhet që për çdo 8-12 pacientë të parashikohet një banjo.

7

Çdo pavion duhet të ketë dhoma dytësore të mjaftueshme (kuzhinë, dhomë kontrolli mjekësor, dhomë mjeku dhe infermierësh, laborator i pavionit etj.)

Repartet infektive duhet t’i nënshtrohen disa kushteve të veçanta. Edhe tek repartet e të porsalindurve duhen patur para sysh disa gjëra specifike.

Kuzhina e spitalit si dhe të gjitha ambjentet e tjera të rëndësishme për një spital (p.sh. lavanteria) duhet të përshtaten sipas madhësisë së spitalit dhe fuqisë motorike të instaluar. Rëndësi të madhe ka një organizim i mirë dhe një kontroll i vazhdueshëm i këtyre paisjeve.

Shqetësimet nga zhurmat duhet të eleminohen sa më shumë të jetë e mundur; këtu janë të rëndësishëm jo vetëm zbatimi i vlerave mesatare të paracaktuara, por edhe mënjanimi i vlerave të larta që mund të krijohen papritmas. Vlera mesatare e parashikuar për zhurmën varet në përgjithsi nga pozicioni i spitalit, kurse vlerat e larta dhe të shpeshta varen shumë nga organizimi i keq i punës brenda për brenda spitalit.

Çdo spital duhet të ketë zgjidhur plotësisht problemin e ujit të pijshëm dhe të shkarkimeve. Shkarkimet spitalore në përgjithsi duhen dezifektuar. Të paktën për shkarkimet nga repartet infektive dhe të tuberkulozit duhet të parashikohet një paisje dezifektimi (në repartet me infeksione akute gjithashtu.

Harxhimi i ujit në spitale është shumë më i madh sesa planifikimi i përgjithshëm i ujit në një zonë të banuar (në spital të paktën 400 l për shtrat dhe 150 l për ambulancën mjekësore në vendin ku kryhet mjekimi).

Një kapitull krejt më vete përbën përdorimi i ujit për qëllime mjekësore.a) Uji për larjeKëtu duhet të dallojmë mes pacientëve në rrezik dhe atyre që nuk paraqesin një

rrezikshmëri të lartë. Në këtë kontekst, pacientët në rrezik konsiderohen: të porsaoperuarit të lindurit prematurë dhe të porsalindurit pacientët me transplantime pacientët onkologjikë nën kimioterapi disa pacientë të caktuar nën kurim intensive

të porsalindurit duhet të pastrohen shpesh për shkak të mikrobeve massive nga urinimi. Në fillim të mos bëhet banjë e plotë, por një pastrim deri në zonën e kërthizës, çdo herë me një picetë të re. kur mbyllet mbetja e kordonit të këtrthizës, pas ditës së tretë osë katërt duhet bërë banjë e plotë.

b) Uji për shpëlarjeShpëlarja tek pacientët.Për shkak të arsyeve të lartpërmendura në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret ujë

normal i pijshëm për shpëlarjen e disa pjesëve (të brendshme) të trupit (p.sh. konjuktivës, fshikëzës së urinës). Në këtë rast duhet të përdoret ujë steril i distiluar ose tretësirë sterile e kripës së gjellës.

Për prodhimin e tretësirave antiseptike duhet të përdoret vetëm uji i pijshëm dhe tretësirat duhet të përgatiten kurdoherë të freskëta (direct para përdorimit)

Shpëlarja e katetetereve të thithjes dhe e instrumenteveDuhet të evitohet mbushja e ujit që përdoret për qëllime mjekësore, nëpër enë të

papastra ose të pastruara keq (p.sh. shishet e shpëlarjes tek endoskopitë duhet të jenë shumë të pastra para se të mbushen me ujë). Për këtë arsye tretësirat që përdoren për shpëlarje, p.sh në proceset e thithjes duhet të merren direkt nga enë të vogla (shishe 250-500 ml). Tretësirat e shpëlarjes, të përgatitura për këtë qëllim nëpër shishe të vogla duhet të etiketohen qartë dhe në mënyrë të dukshme. .

8

Po ashtu, për shpëlarjen e instrumenteve pas dezefektimit (bëhet fjalë për instrumente të cilat nuk duhet të sterilizohen, p.sh. endoskopët fleksibël), nuk lejohet të përdoret uji i pijshëm, sepse mbetje pikash shumë të vogla uji mund të shkaktojnë shumimin e mikrobeve që gjenden në ujë.

Shishja e shpëlarjes tek endoskopitë duhet të zëvendësohet tek çdo pacient me një shishe të sterilizuar. Për këtë është parashikuar ose uji steril i distiluar, ose ujë të cilit i janë hequr të gjitha mikrogjallesat (p.sh ujë çezmeje i kulluar me një filtër të imët).

Uji i distiluarUji i distiluar ofron përveçse përparësinë e një uji pa mikrobe, edhe përparësinë tjetër

se ai nuk ka lëndët ushqyese për mikroorganizmat dhe këto të fundit dalin kështu jashtë funksionimit. Ujit të distiluar nuk lejohet t’i ndërrohet vendi duke e mbushur nëpër enë plastike, meqënëse në kësi enësh ka një shumim të madh mikrobesh. Shishet e filluara të ujit të distiluar nuk duhet të qëndrojnë më shumë se 12 orë në frigorifer. Meqënëse shishet e hapura me ujë të distiluar, pra shishet që janë në përdorim, pësojnë ndryshime të përbëjes ose kontaminohen, ato duhet të etiketohen posaçërisht për t’u dalluar në mënyrë të qartë nga të tjerat.

1. 2. Aparatet mjekësorë

Aparatet mjekësore (aparatet e frymëmarrjes artificiale, aparatet e oksigjenit si unhalatorët, inkubatorët, aparatet që lëshojnë avuj, endoskopët), kur përdoren në mënyrë të papërshtatshme, mund të kthehen në një rezervuar mikrobesh infective nosokomiale si Pseudomunas aeruginosa.

Për të vërtetuar nëse aparatet mjekësore janë pastruar në mënyrë të rregullt, këshillohet të kryhen kontrolle të herëpashershme të ujit.

Një rrezik të veçantë përbën edhe shumimi i mikrobeve në ujin e aparateve mjekësore, veçanërisht nëse ky ujë ka qëndruar për një kohë të gjatë. Nëse përdorim për të diagnostikuar ose për të kryer një terapi të caktuar aparate mjekësore, uji i të cilave ka mikrobe, infeksionet mund të përhapen lehtë nëse ky ujë ndeshet me një organ të ndjeshëm (p.sh. fshikëza e urinës gjatë shpëlarjes së saj, endoskopitë), nëse ndeshin hapje trupore artificiale apo natyrale.

Aparatet, në të cilat përdoret ujë ose të cilat pastrohen nëpërmjet ujit, duhet të mbushen vetëm me ujë steril të distiluar, por theksoj se kjo gjë ka në të vërtetë efekt nëse tubat e këtij aparati janë gjithashtu të dezifektuara ose të sterilizuara nga një proces i sigurtë. Nëse aparate të tilla nuk përdoren për një farë kohe, enët përkatëse dhe pjesët e tubave duhet të çmontohen dhe të ruhen të thata. Sistemet e ujit të sterilizuar të ofruar në treg kanë disa përparësi përsa i përket kohës së qëndrimit në ene.

Avull-lëshuesit me ultratingujRreziku i pajisjeve avull-lëshuese me ultratinguj qëndron tek shumimi i mikrobeve të

ujit në pjesën e polverizatorit. Për këtë arsye zakonisht nuk është e nevojshme një ndërrim i enës dhe i tubave për çdo pacient. Megjithatë pacientët duhen porositur që tubat nuk duhen future në gojë. Ndërrimi i enëve të lagështitjes dhe i tubave që mund të kontaminohen duhet të ndërmerret maksimumi për pas 12 orësh. Zhytja në ujë e instrumenteve duhet të jetë vetëm diçka provizore deri në momentin e pregatitjes së procesit termik.

Instalimet në mur të oksigjenit dhe aparatet e oksigjenitKur nuk përdoren për njëfarë kohe, aparate të tilla nuk duhet të qëndrojnë të

mbushura me ujë, kjo vlen edhe për të gjithë tubat dhe gypat. Gjithsesi edhe pjesa metalike e zhytyr në ujë duhet të pastrohet dhe dezifektohet. Mbi aparat dhe në diagramën e teperaturës së pacientit duhet të shënohen data dhe ora e fillimit të përdorimit.

9

1. 3. Mbeturinat e spitalit

Problemi i mbeturinave në përgjithësi.Ndryshimet e mëdha në stilin e jetesës kanë sjellë në të gjithë vendet e civilizuara një

rritje kaq të madhe të sasisë së mbeturinave, saqë me të drejtë mund të flitet për një ortek mbeturinash, i cili mund të mbahet nën kontroll me shumë vështirësi.

Përbërja e mbeturinave ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me përpara. Sot mbeturinat prej letre nuk përdoren më ose shumë pak si lëndë djegëse për t’u ngrohur, nga ana tjetër, industria e paketimit rritet me përmasa gjigande, artikujt me një përdorim dhe kimikatet e ndryshme që përdorim çdo ditë, e ngarkojnë mjedisin tonë me një shumëllojshmëri materialesh që nuk mund të mos bjerë në sy.

Përfundimi: jo vetëm masa e mbeturinave është rritur në mënyrë dramatike, por edhe përbërja ka ndryashuar kaq shumë, saqë problemi kompleks i asgjësimit të mbeturinave është bërë gjithnjë e më i vështirë në krahasim me më përpara.

Asgjësimi i mbeturinaveAsgjësimi i mbeturinave të shfrytëzueshme kryhet nëpërmjet sistemeve të asgjësimit

komunal (depozitimi, kompostimi dhe djegia) mbeturinat e rrezikshme duhet të dorëzohen në ndërmarrje të veçanta të autorizuara për asgjësimin e mbeturinave ose në qendrat e grumbullimit të materialeve problematike.

Mbeturinat që mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë si mbeturinat e shtëpisë dhe sipas mundësisë edhe mund të riciklohen.

1. Mbeturinat e ngjashme me mbeturinat e shtëpisë ambalazhet (kartonët etj) letrat (gazetat etj) porcelain, qeqi tekstilet mbeturinat e kuzhinës

2. Mbeturinat bllokuese (që zënë shumë vend ose që lëvizin me vështirësi) mobiljet arkat aparaturat

3. Plehrat e rrugëve4. Mbeturinat biogjene5. Mbeturinat e dezifektuara vetëm nëse ato nuk paraqesin rezik për shkak të

përbërjes së tyre.Mbeturinat të cilat paraqesin rrezik infeksioni dhe plagosjeje, por që nuk duhet të

mënjanohen si mbeturina të rrezikshme1. Fashot e plagëve, fashot e allçive, panolinot për të mëdhenjtë, rrobat

njëpërdorimshe, tamponët (p.sh. garzat thithëse, dorezat shiringat, aparatet e serumit pa age) edhe nëse këto janë me gjak.

Enët e lartpërmendura duhet të boshatisen; plazma, tretësira e serumeve, gjaku dhe urina duhet të trajtohen si mbeturina, të cilat kalojnë jashtë me shkarkimet e ujrave.

Nëse enët me lëngje nuk boshatisen, atëherë ato duhet të asgjësohen si mbeturina të rrezikshme meqë nuk lejohet depozitimi i mbeturinave të lëngshme.

2. Aget e serumeve

10

Aget e serumeve dhe objektet e tjera me majë ose të mprehta që janë të rrezikshme për plagosje si: pinceta, skarpelet dhe mbeturinat e ampulave.

Të gjitha mbeturinat me majë apo të rrezikshme për plagosje duhet të futen në kuti të sigurta.

Kjo do të thotë që grupi i mbeturinave duhet të grumbullohen në enë të forta që nuk i depërtojnë lëngjet edhe që mbyllen mirë.

Për grumbullimin e këtyre mbeturinave mund të futen në përdorim materiale të përdorura në fushën e mjeksisë (p.sh. enët e boshatisura të dezifektueshme).

Asgjësimi i gjilpërave Të hidhen direkt pas përdorimit në kosh të padepërtueshëm nga aget. Të mos vihen përsëri këllefet e sigurisë së ageve. Të mos ndahen nga shiringat.

Mbeturinat të cilat paraqesin një rrezik brenda dhe jashtë spitalit kërkojnë në të dy rastet një trajtim të veçantë.

1. Kulturat mikrobiologjike jo të dezefektuara2. Mbeturinat e ngarkuara me mikrobe të rrezikshme; përveç kësaj mbeturinat që

dalin nga trajtimi i personave me sëmundje shumë infektuese psitakoza (sëmundja e papagallit), afta epizotike, sida.

3. Mbeturina të tjera në sektorin mjekësorPjesë të trupit dhe mbeturina organesh duhet të çohen në patologji dhe prej aty të

dorëzohen tek vendi i asgjësimit. Nëse ato nuk groposen duhet të digjen në një aparaturë të posaçme. Në këtë kategori duhet të futen edhe qeskat e mbushura me gjak dhe ato të gjakut të konservuar, të cilat duhen dorëzuar gjithashtu nëpër sipërmarrjet e autorizuara të asgjësimit ku edhe digjen.

Kashta dhe eksperimentet nga qendrat ku mbahen kafshët për eksperimente dhe nga të cilat ka rrezik të transmetimit të mikrobeve të sëmundjeve duhet të dezifektohen në momentin e përfitimit të tyre ose duhet që pas një paketimi të rregullt të dërgohen tek organet e autorizuara për asgjësim, pra djegie.

Asgjësimi i pjesëve të trupit dh e i kufomave të kafshëve kryhet sipas ligjit përkatës të përpunimit të kafshëve të secilit vend. Zakonisht përpunimi i kufomës së një kafshe kryhet me aparatura të posaçme. Kufomat e infektuara dhe pjesët e trupit duhet të digjen në crematorium.

Mbeturinat e ilaçevePotenciali i rrezikshmërisë së ilaçeve mund të kuptohet nga përbërja e tyre. Në

përgjithsi mbeturinat e ilaçeve që nuk mund të identifikohen duhet të radhiten në grupin e mbeturinave të rrezikshme.

a. Ilaçet që kanë në përbërjen e tyre elemente nga metalet e rënda.i. Ilaçet që përmbajnë zink si: pomade, pudra, përzierjet dhe locionet

ii. Ilaçet që përmbajnë zhivë: specialitete ilaçeshë si lëndë të parë përmbajnë zhivë.

b. Ilaçet citostatike (ilaçe që pengojnë rritjen e qelizës)Mbeturinat e ndotura me substance citostatike (p.sh fashot, sistemet e tubave,

tamponët e thithjes, përparëset njëpërdorimshe, dorezat njëpërdorimshe, leckat fshirëse) duhet të asgjësohen si mbetriat e rubrikës 4.2. mënyra se si duhet të trajtohenlëndët citostatike përbën kryesisht një problem mjekësor.

Ampulat me përqëndrime të larta ose mbeturinat e medikamenteve pluhur duhet të asgjësohen si mbeturina të rrezikshme. Kjo vlen edhe për mbetjet nga shishet e serumeve, nëse ato e tejkalojnë sasinë prej 100-150 ml.

11

DezinfektuesitTretësirat e dezinfektuesve të përdorur mund të asgjësohen si ujra shkarkimi, por kjo

gjë është e lejueshme vetëm nëse këto tretësira i plotësojnë parametrat e parashikuara në lidhje me ndotjen e ujit.

Mbeturinat që përmbajnë zhivëZhiva (Hg) në formë metali çliron edhe në temperaturën e dhomës avuj helmues.

Kufizimi i të gjitha emulsioneve të zhivës përbën si rrjedhim një kërkesë të ngutshme për sektorin mjekësor. Duhet të bëhet e mundur mbledhja e menjëhershme nëpër kosha të posaçëm e mbeturinave që përmbajnë zhivë.

Amalgami: mbeturinat e amalgamit dhe mbeturinat nga pajisjet që largojnë amalgamat, duhet të radhiten në grupin e mbeturinave të rrezikshme.

Solucionet fiksuese dhe zhvilluese që përdoren në laboratore grumbullohen të ndara dhe sipas mundësisë duhet të riciklohen. Kur solucionet fiksuese dhe zhvilluese si dhe uji i shpëlarjes dhe larjes shkarkohen në tubacionin publik, duhet të merret parasysh ligji i ekonomizimit të mbeturinave dhe ligji i rregullave mbi ujin.

Mbeturinat e laboratorit dhe mbetjet e kimikateveKimikatet duhen grumbulluar kryesisht të ndarë sipas grupeve të lëndëve që u

përkasin dhe duhet të radhiten sipas numrit çelës të përcaktuar në ONORM S2100.Reagjentët për aparaturat e analizaveDiagnostikimet invitro duhet të trajtohen si mbeturina për shkak të përqëndrimit të

veçantë të përzierjeve ose reagjentëve (p.sh reagjentët enzimatikë). Duhet të respektohen vlerat limite të parashikuara nga ligji.

Mbeturinat që tërheqin parzitët ose që janë të kalbura duhen vendosur nëpër kosha që mbyllen. Kur këto kosha nuk shërbejnë vetëm për transport, por edhe për depozitim të përkohshëm, këshillohet që të jenë prej atyre që hapen pa kontakt direkt me duart (psh që komandohen me këmbë).

Koshat grumbullues duhet të jenë të përshtatshëm përkatësisht për sicilin grup mbeturinash dhe t’i përgjigjen këtyre kritereve:

Të jenë të padepërtueshme nga lëngjet. Të mbyllen. Të mos jenë transparentë Të jenë të sigurtë gjatë transportit.

Qeskat e grumbullimit për mbeturinat duhet të mbyllen me mjete ndihmëse para se të grumbullohen përkohësisht apo të transportohen.

Fig. Impiant i perpunimit te mbetjeve spitalore

Për të evituar plagosjet gjatë grumbullimit të mbeturinave që paraqesin rrezik, si dhe

12

për mbeturinat që përmbajnë microbe të rrezikshme duhet të përdoren kosha me kriteret e mëposhtëm:

të jenë rezistentë ndaj shpimit dhe çarjes të mbyllen fort e mirë.

Këshillohet që këto kosha grumbullues të mbushen deri në ¾ e vëllimit të tyre për të parandaluar plagosjet, pastaj duhet të mbyllen fort në mënyrë që të izolohen lëngjet.

Tek ONORM trajtohen përveç këtyre çështjeve të veçanta edhe kërkesat për koshat e transportimit të kategorive të veçanta, mënyra e pregatitjes për transport të këtyre mbeturinave dhe transporti brenda për brenda institucionit mjekësor.

Në rast se nevojitet një dezifektim i tyre, ai duhet të reaizohet kryesisht nëpërmjet djegies. Dezinfektimi kimik i mbeturinave është i lejueshëm vetëm në raste të veçanta. Dezinfektimi i mbeturinave duhet të kryhet sipas mundësisë në ambjentet e posaçme spitalore.

II. DEZINFEKTIMI DHE STERILIZMI

2. 1. Njohuri të përgjithshme

Në luftën për higjenën spitalore, një rëndësi parësore dhe vendimtare ka padyshim edhe zbatimi cilësor i dezinfektimit dhe sterilizimit. Higjena spitalore varet në një masë të madhe nga njohja e masave që duhen marrë për dezinfektimin dhe sterilizimin.

Po jap së pari përkufizimet e këtyre dy procesev kaq të rëndësishme :Të dezinfektosh do të thotë ta kalosh materialin kontaminues të gjallë ose jo të gjallë në një gjendje, në të cilën ai nuk mund të infektojë më. Pra nëpërmjet dezinfektimit eliminohen mikrobet që shkaktojnë infeksione.Të sterilizosh do të thotë, ta çlirosh një objekt nga të gjitha mikrogjallesat që janë në gjedje të shumohen. Këtu pra kemi të bëjmë me asgjesimin e plotë të mikrogjallesave, jo vetëm të mikrobeve infektuese, port ë gjithë mikroorganizmave ekzistuese, ndoshta edhe të formave të tyre të hershme (sporet).Të thuash që një objekt është i çliruar nga mikrogjallesat, pra është steril, është e vërtetë vetëm deri në një farë mase. Steriliteti përkufizohet si mundësi që në një produkt në një milion të ketë një mikrogjallesë në gjendje të shumohet.

2.2 Impianti qendror i sterilizimit.

Impianti qendror i sterilizmit është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës në spital. Aty përqendrohen detyrat e mëposhtme :Përgatitja e sendeve që duhen sterilizuar, vënia në dispozicion e ilaçeve pastruese, sterilizuese dhe e mallrave njëpërdorimëshe, dekontaminimi, dezinfektimi dhe sterilizimi i tyre.Përkujdesja dhe mirëmbajtja e aparateve mjekësore – teknike nga një qendër teknike servisi.Ambientet e parashikuara për impiantin qendror të sterilizimit nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë shumë të vogla. Për 100 shtretë hapësira e kësaj paisjeje duhet të jetë 60 – 80 m2. Për 500 shtretër hapësira duhet të jetë 200 – 300 m2.Një impiant i tillë sterilizues është mirë të planifikohet në mënyrë të përshtatshme në afërsi të zonës ku kryhen operacionet (natyrisht e ndarë nga dhoma e operacionit) ose në afërsi të lavanderisë, farmacisë apo ambienteve të tjera ku bëhet shpërndarja e materialeve të nevojshme për të gjithë spitalin.

13

Natyrisht që tek dhoma qendrore e sterilizimit duhet të përqendrohen edhe të gjithë aparaturat e mëdha të sterilizimit dhe dezinfektimit.

2.3. Dezinfektimi i duarve

Përveç masave të sterilizimit në një spital, klinikë, rëndësi të madhe ka për higjenën e spitalit edhe dezinfektimi i duarve. Të gjitha veprimet tek pacienti ne i kryejmë nëpërmjet duarve tona dhe nëpërmjet tyre mund të transmetohet lehtësisht mikrobi. Tek personeli që kryen shërbimin shpesh mund të gjenden baktere nga më të ndryshmet, kuyr lëkura është e dëmtuar ose pas plagosjeve të lehta duart mund të kenë për një farë kohe mikrobe tipike që shkaktojnë qelbëzim si stafilokoku aureus. Gjatë dezinfektimit të duarve dhe të lëkurës ne duhet të jemi të kënaqur nëse arrijmë që me ilaçet e përshtatshme larëse të reduktojmë në njëfarë mase mikrobet. Për këtë arësye duhet të përpiqemi të pengojmë transmetimin e mikrobeve që ndodhen në duar, duke ndërmarrë edhe masa të tjera parandaluese duke përdorur për çdo veprim si mjekimet e plagëve, etj. instrumente të posaçme e jo me gishta, siç janë dorezat, etj.

Ilaçet e dezinfektimit duhet të kenë gamë sa më të gjerë veprimi, të jenë të shpejtë në veprim dhe efekti i tyre të zgjasë, por mundësisht të mos dëmtojë edhe lëkurën.

Përsa i përket të ashtuquajturit dezinfektim higjenik të duarve sot devijohet shpesh rregulla e hershme : në fillim dezinfektimi e më pas pastrimi. Parimi që ndiqet sot është : larja e duarve është një masë pastruese ; unë duhet të pastroj vetëm nëse diçka është e ndotur. Në fakt nuk është kështu :

Edhe kur duart janë të pastra duhet të bëhet dezinfektimi i duarve për parandalimin e infeksioneve.

Kur duart kanë ndotje të dukshme duhet të lahen, kurse kur ndotjet janë të mëdha dhe me material infektiv (gjak, jashtëqitje, urinë, etj.) duhet që ndotja e madhe të hiqet më përpara me një copë celuloze të lagur me ilaç dezinfektues, me një pecetë njëprdorimshe apo diçka e tillë.Në rastin e fundit, duart duhet të lahen përsëri, të thahen dhe të dezinfektohen.

2.4. Dezifektimi i ajrit, mbajtja e pastër e tij.

Shumë mikrobe qe shkaktojnë sëmundje mund të transmetohen në mënyre indirekte nepërmjet ajrit, jo vetëm nepërmjet rrugëve që te gjithe i dime, pra nepermjet përhapjes së infeksioneve nga spërklat e vogla gjatë teshtitjes, të folurit apo të kolliturit (në këto raste mikrobet transmetohen direkt tek një person tjeter), por edhe indirekt nëpërmjet pluhurit, korrenteve të ajrit, nepermjet korrenteve që krijohen nëper shkallet e një ndertese shumëkateshe, në ashensorë, etj. Ky ndryshim është i rëndësishëm per të vetmen arsye se tek infektimi i drejtperdrejte me anën e sperklave, masat e zakonshme të dezinfektimit të ajrit nuk bëjnë efekt (infektimi prej nje njeriu tek tjetri transmetohet shumë shpejt). Në dhomën e nje të sëmuri, personat e tjere mund të marrin mikrobe edhe nga pjesëzat shumë të vogla dhe të thata të lëkurës ose të hundës ose nga pika djerse te thara që përmbajne infeksion; nëpërmjet kondiëionerëve mund të ketë një perhapje të grimcave të vogla të pluhurit, të ëilat mund të jenë të ngarkuara me mikrobe që shkaktojnë infeksione. Në institucionet spitalore është e rëndësishme, qe kondicionerët qendrore të kontrollohen rregullisht per funksionimin e tyre të rregullt nga pikëpamja higjienike. Një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet aparateve që rrisin lageshtiren e ajrit. Prania e mikrobeve në këto

14

aparate ka qene shpesh shkak per shfaqje infeksioni në të gjithë Institucionin. Për dezinfektimin e ajrit me metoda fizike ka dy mundësi: a) nxehtesia b) rrezet UV

Për arsye teknike, nxehtësia, nuk mund të përdoret në punën praktike spitalore. Kështu, kjo metodë perdoret praktikisht p.sh: vetem-per dezinfektimin e ajrit qe del nga kutitë e izoluara, tek të cilat punohet me mikrobe me rrezikshmëri të lartë infektuese.

Rrezet UV kane qene per vite me radhë shumë te perdorshme në spital, sidomos neper sallat e operaëionit. Efekti mbytës bakteorologjik kryhet sidomos nga zona me gjatësi të shkurtër vale (zona Ë e rrezeve UV). Praktika ka dëshmuar që prej rrezeve UV pritet shumë dhe se ne i besojmë më tepër sesa duhet efektit të tyre. Shpesh harrohet se efekti mbytes i rrezeve UV ndaj mikrobeve ulet në mënyrë të menjëhershme me zhvendosjen ose ndërprerjen e rrezatimit e llambës. Një efekt të kënaqshem garanton pra vetëm afërsia direkte. Një sërë kontrollesh, të cilat u kryen vitet e fundit në kushte praktike, kane treguar qartë që sasia e mikrobeve të ajrit në një dhomë, me fillimin e punës rritet shumë si në prani të rrezeve UV ashtu dhe në mungese të tyre. Nga ana tjeter, studime te shumta kane dëshmuar se rrezatimi direkt i rrezeve UV në sallën e operaëionit (duke marre të gjithe masat e nevojshme mbrojtëse per personelin) kishte një efekt shume të dobët. Rrezatimi indirekt i dhomave (burimet e dritës UV duhet të jene në këtë rast në rreth 2/3 e lartësisë së dhomës dhe në një sasi të bollshme) bën akoma më pak efekt sesa rrezatimi i drejtpërdrejtë i dhomave. Në rastin e fundit personat mund të qendrojne në dhomë vetëm pasi të jenë marrë masa paraprake shume të veëanta (të mbajne syze mbrojtese, ilaë mbrojtës per lëkurën, veshje mbrojtëse, etj.). Per këtë arsye, perdorimi i drejtpërdrejte bëhet kryesisht jashtë orarit të punës në instituëion, ose në një dhomë pa njerëz. Kjo bëhet p. sh. nëpër laboratore, në të cilët punohet me mikrobe shumë infektuese. I pasigurt është edhe përdorimi i “perdeveUV”, të ëilat shërbejnë si një barrierë e transmetimit t mikrobeve (infeksioneve) sa në një dhomë në tjetrën. Lëvizja e ajrit gjate kalimit nepermes ketyre perdeve i merr me vete edhe mikroorganizmat dhe koha, gjate së ëues kryhet rrezatimi i tyre, është shume e vogel. Përmbledhtas mund te themi që nje dezinfektim i ajrit me rreze UV në pergjithesi nuk është i kënaqshëm dhe rrezet UV mund të perdoren me efektin e duhur vetëm në kushte të veçanta. Një dezinfektim i ajrit në rruge kimike, duke avulluar ose duke sprucuar glikolen ose dezinfektues te tjere ka gjithashtu shumë dizavantazhe. Jo vetëm që nuk arrihet efekti i duhur, por kjo gjë përbën edhe nje rrezik të madh per personat që qendrojne ne ate mjedis. Nuk ha vien te rrezikosh shendetin nga ilaçi i avulluar ose i sprucuar per hir të një efekti dezinfektues. Edhe sprucimi ilaçeve dezinfektuese, të propaganduara shpesh në kohe gripi apo rrufe, eshte problematik, sepse transmetimi ne pergjithesi kryhet drejtperdrejt nga infeksioni i sperklave ose nga kontakti me lëkuren.

2.5. Dezinfektimi dhomave

Dikur, per të bërë dezinfektimin përfundimtar apo per të bërë dezintnfektim në intervale te caktuara kohore nëpër dhoma që duheshin mbajtur veçanerisht të pastra dhe pa mikrobe, përdorej shpesh aldehidi formik. Duke e analizuar më në detaje, kjo procedure, jo vetem që nuk ka efekt te mirë, por sot, ajo zbatohet rrallë pasi ka shume vështirësi në përdorim. Në përgjithësi, një dezinfektim i hollsishëm dhe intensiv i sipërfaqeve dhe objekteve mjafton për të plotesuar kërkesat higjienike, sidomos kur dezinfektimi bëhet i planifikuar. Edhe dyshekët dhe rrobat e tjera të krevateve duhet të dezinfektohen here pas here me aparate speciale; vetëm nje sprucimm nga jashtë nuk është i mjaftueshëm për një kohë të gjatë.

15

Dezinfektimi i vërtetë i dhomes në kuptimin e vjetër të fjalës (pra me aldehid formik) është i domosdoshem vetëm: a) Në rastin e infeksioneve shumë të rrezikshme (p.sh. Tbc e përhapur në organet frymemarrjes, malarie, li, etj.) b) Në raste te argumentuara. Se çfare do të thotë “te argumentuara” duhet të vendoset, sipas rastit, nga higjienisti i spitalit. Duke pasur parasysh se aldehidi formik është i avullueshëm, nuk është i domosdoshëm përdorimi i tij.

2.6. Dezinfektimi i sipërfaqeve (dezinfektimi i objekteve)

Rreth kësaj teme ka pasur vitet e ftindit shuë debate te ndryshme, mbi të cilat është diskutuar më shumë sesa ka qene e nevojshme. Parimisht, qëllimi i një dezinfektimi të tille nuk mund të jetë kurrë që i gjithe spitali të “mbytet” në nje lumë me ilaç dezinfektues. Edhe për vetë faktin se sipërfaqet, sidomos dyshemeja dhe muret, luajnë vetëm nje rot dytesor në grumbullimin e mikrobeve. Në shuë prej tyre mjafton të bëhet vetëm një pastrim i mire. Siperfaqet e tjera mjafton të pastrohen here pas here me një dezinfektues te posaçë për siperfaqet. Në dhoma të veçanta (si p. sh. sallat e operaëioneve, pavijonet e terapisë intensive, disa dhoma te veçanta të vizitave mjekësore, etj.), përveç pastrimit të tyre, gjë që është e vetekuptueshme, kërkohen përpjekje të vazhdueshme per uljen e përqendrimit të mikrobeve. Një përdorim i tepruar mjeteve dezinfektuese në spital është konsideruar edhe me përpara si diçka e panevojshme; aq më tepër sot. Me ketë nuk themi që të hiqet dorë komplet nga dezinfektinii i siperfaqeve. Unë mendoj se këtu do te duhej të sqarohej diçka: Pastrimi i mire është masa me e rëndësishme që ekziston, jo vetëm per dyshemetë, por edhe për të gjithë objektet e tjera mobiluese. Nëpërmjet një pastrimi të mire arrihet një reduktim i lartë i mikrobeve. Disa higjeniste gjykojnë që ky reduktim arrihet deri në masën 50%, disa te tjerë në masën 90%. Megjithatë pastrimi vetëm i heq mikrobet ose më mirë të themi i transporton ato, por nuk sjell eliminimin e tyre. Nga ana tjetër, nga një pastrim jo i rregullt mund të dodhë që mikroorganizmat vetëm te shpërndahen ngado në mënyrë të njëtrajtshme, gje që është shumë negative. Kudo, ku perveç një pastrimi te mire është e domosdoshme edhe një asgjesim i mikrobeve, duhet të kryhet një dezinfektim i siperfaqeve.

2.7. Dezinfektimi i enëve dhe makinerive të kuzhinës

Për nevojat e spitalit ofrohen lavastovilje të veçanta nga firma të mëdha prodhuesish (ato kanë gradë më të lartë nxehtësie, kohë më të gjatë veprimi, vend ku të hidhet ilaçi dezinfektues shtesë). Nuk duhen blerë kurrsesi lavastovilje normale (Shiko kapitullin e kuzhinës së spitalit).

Ilaçet e dezinfektimit të përdorura në kuzhinën e spitalit duhet të jenë johelmuese (pa aldehid dhe fenol). Për dezinfektimin e shisheve të foshnjave këto metoda nuk mjaftojnë. Këto shishe duhet që pas një pastrimi të mirë të dezinfektohen me avull. Natyrisht edhe biberonët duhet të dezinfektohen nga mikrobet.

Nëpër kuzhina dhe kudo ku punohet me ushqimet duhet të vlerësohet shumë niveli i pastërtise, duhet t’i jepet rëndësi veshjes së përshtatshme dhe të pastër për gatim (edhe këpucët duhet të jenë të veçanta për punonjësit e kuzhinës), dezinfektimit të sipërfaqeve dhe një organizimi të përgjithshëm të punës, në mënyrë të atillë që të pengohet ndotja.

Gjatë ruajtjes ose transportimit të një ushqimi, duhet pasur parasysh që gjellët janë shpesh një ambient ideal për rritjen e baktereve; çdo papasterti dhe zhvendosje e

16

panevojshme e tyre që nga momenti i gatimit e deri në ngrenie, e rrit shum rreziikun e infeksioneve. Ilaçet dezinfektuese që mund të përdoren janë p. sh : amfotensidet ose ilaçet me bazë klori. Për t’i zbatuar sa më drejt dhe në mënyrë sa më praktike masat dezinfektuese në ambientet e kuzhinës, si dhe për të shmangur harresat apo problemet që sjell ndërrimi turnit, duhet të bëhet një plan përkatës pastrimi dhe dezinfektimi.

2.8. Disa probleme të veçanta të dezinfektimit.

a) Aparatet mjekësore – teknike Koncepti themelor: Të gjitha pjesët e aparateve që janë në kontakt direkt apo indirekt

me pacientët, duhet medoemos të pastrohen. Përveç kësaj ato duhet të jenë edhe të dezinfektueshme gjë që mund të realizohet me: dezinfektim termik (90°C/min), dezinfektim kimiotermik, dezinfektim kimik.

Nëse këto pjesë të aparateve nuk kanë vetëm kontakt siperfaqësor, por edhe me gakun, me të brendshmet e trupit etj., atëherë këto pjesë duhet me çdo kusht të sterilizohen (këshillohen sterilizatorët me avull ose procedura të tjera sterilizimi).

Edhe pjesët e tjera të këtyre aparateve mjekësore, te cilat nuk janë në kontakt direkt me njerëzit (mjekët apo pacientët), duhet të pastrohen në një mënyrë apo një tjeter. Dhe së fundi, edhe një problem tjetër, të cilit nganjëherë nuk i jepet rëndësia e duhur: instrumentet (aparatet) e punës duhet të jenë të padëmshme për njeriun dhe duhet të jenë cilësore nga ana higjienike.

Në epokën tonë, në të cilëen teknologjia ka arritur suksese të jashtëzakonshme, hyrja e aparateve të shumta në mjekësinë modeme, pjesa më e madhe e të cilave janë tejet të komplikuara, është një fenomen i natyrshëm; një pjesë e nozokomializmit shkaktohet pikërisht nga mungesa e aftësisë për ta kuptuar siç duhet këtë teknikë. Për këtë arsye është shumë i rëndësishem zbatimi i rregullave të përgjithshme higjienike gjatë punës me këto aparate si dhe aktivizimi i shpeshtë i punëtorëve të shërbimit dhe teknikëve, të cilët janë të informuar për mënyrën e funksionimit të këtyre aparateve të komplikuara.

Për spitalet:

ObjektiIIaçi / Procedura

Koha veprimit

Shpeshtësia Metoda Zbatimi

Duart Shih fletinformacionin

Larje me

fërkim

Dyshemeja e guzhinës, grili i pjekjes

1x në dite 2x në javë

Të përdoret aparati i posacem i pastrimit

Pllakat qeramikat

Një herë në javë dhe me shpesh nëse është e nevojshme

Fërkim, larje

.

17

Pajisjet e mëdha (soba, etj)

Çdo ditë, pas përdorimit

Fërkim, larje

Pajisjet e vogla të guzhinës (makina e prerjes së mishit dhe sallamit

Çdo ditë, pas përdorimit

Larje

Enët e zeza Pas përdorimit Fërkim

Sipërfaqet ku punohet (banaku, etj)

Pas çdo proces pune, 1x në ditë (mbrëmjeve)

Fërkim, larje

Sipërfaqet ku pergatiten shpezët, mishi, vezët

. Pas përdorimit Larje

Makina e qërimit të perimeve

Pas përdorimit Shpelarje

Dhomat e ftohjes, frigoriferët

1x në javë ose me shpesh nëse është e nevojshme

Larje Larje

Makinat e transportit, mbajtësi i lëvizshëm i enëve

Pas cdo shperndarje të ushqimit

Larje Larje

Magazina (bodrumi) 1x nejave Larje

Vendi i shpëlarjes, lavamani, lavapjata

Pas perdorimitFërkim, larje

Mjetet qe perdoren per pastrim (sfungjeret, leckat fshirese)

Pas perdorimit Larje .

çdo ditë Lavander

Para se të fillohet puna në mëngjes të fshihen të gjithë banakët me ujë të pastër!

b) Inkubatorët: Problemi i dezinfektimit të sipërfaqeve të brendshme të inkubatorëve është nje

problemjo aq i lehtë për t’u zgjidhur. Kapaku prej pleksiglasi (xham akrili ose xham nga acidi polimetakril) dhe sipërfaqet e brendshme duhet të pastrohen mirë dhe rregullisht me një ilaç dezinfektues jo gërryes ndaj siperfaqeve. Pas përdorimit të aldehideve duhet bërë një ajrosje e mirë për shkak të efektit të gjatë ngacmues të kësaj substance. Në këtë pikëpamje janë më të përshtatshme ilaçet e dezinfektimit me bazë amfoliti (edhe këto duhen pasuar nga një ajrosje e mjaftueshme). Ka kohë që ofrohen në treg ilaçe dezinfektimi speciale per pleksigias. Fëmijët e lindur para kohe janë shumë të ndjeshëm ndaj të gjithë këtyre ngacmimeve. Kohët e fundit po përdoret një aparat dezinfektues me efekt komplet termik per inkubatorët, i cili është shumë i rekomandueshem. Krahas dezinfektimit të rregullt të inkubatorit duhet pasur parasysh në mënyrë të veçantë krijimi i lageshtisë në inkubator. Pjesa ku mbahet uji i këtij aparati duhet të dezinfektohet në menyrë optimale herë pas here, ideale do të ishte çdo ditë, dhe te mbushet me ujë steril.

18

c) Dezinfektimi i termometrave: Termometrat me përdorim oral dhe nën sqetull duhet te fshihen me ilaç dezinfektues

me përbërje alkolike. Për termometrat rektalë (në zorrën e trashë), dezinfektimi duhet të bëhet si tek instrumentet — të zbatohet koha e përcaktuar e veprimit.

d) Endoskopët: Pikërisht këtu, për shkak të transmetimit të mikrobeve patogjene nga njeri pacient tek

tjetri, rreziku nga infeksionet është shumë i madh. Përveç kësaj, ekziston mundësia edhe e infektimit me mikrobet e ambientit nëpërmet ujit të shpëlarjes (p.sh. me Pseudomonas aeruginosa). Nga pacienti në pacient mund të transmetohen veçanërisht infeksione salmonelash, viruse të hepatitit dhe SIDA, ku duhet theksuar se infeksionet e para (përkrah pseudomonadeve) perbejnë shkakuii kryesor pCr infeksione të induktuara.

2.9. Oganizimi i pergjithshëm i higjienës.

• Muret dhe dyshemeja duhet të jenë prej materiali që pastrohet lehtë • Nëpër sallat e operacionit ose të ekzaminimeve duhet të ketë mundësi të mirë larjeje. • Tavolinat e instrumenteve duhet të jenë të lëvizshme (me rrota) dhe që pastrohen

mirë. • Sirtarët dhe raftet ku mbahen instrumentet e përgatitur dhe endoskopët duhet të jenë

praktike për t’u pastruar, këtu duhet pasur kujdes që të ndahen në mënyrë strikte gastroskopët dhe duodenoskopët me veglat e tyre përkatëse nga njëra anë dhe nga ana tjetër të jenë koloskopët dhe rektoskopët me veglat e tyre perkatese.

Po kështu, për arsye higjenike duhet të ketë dhoma të ndara vizitash mjekësore per traktin e sipërm dhe të poshtem të tretjes dhe përvec kësaj një dhomë tjetër duhet t’i shërbejë vetëm pastrimit, dezinfektimit dhe përgatitjes së instrumenteve endoskopike. 2

2.10. Rregullat për pastrimin e endoskopëve

Të dhënat nga literatura botërore mbi transmetimin e hepatitit C nëpërmjet endoskopeve fleksibël te papastruar mirë, duhet të merren si nxitje per të hërë nje permbledhje të rregullave per pastrimin e endoskopeve sipas standarteve tekuike. Natyrisht që këto rregulla janë të vlefshme për ato aparate që janë parashikuar nga prodhuesi për disa përdorime.

2 Marrë nga një botim i Ministrisë së Punës, Shëndetit dhe Çështjeve Sociale (1999).

19

Nëpërmjet dezinfektimit ose sterilizimit të endoskopeve duhet të parandalohet një transmetim i mikrobeve nga pacienti në pacient. Në kuadrin e masave parapërgatitore, duhen të merren masa sigurimi që instrumentet e dezinfektuar apo të sterilizuar të mos kontaminohen para përdorimit të ri. Nga ana tjetër, gjatë përgatitjes së endoskopëve duhet t’i kushtohet vëmendje edhe mbrojtjes së vetë personelit nga infeksionet.

Përdorimet e endoskopëve Fushat e ndryshme të përdorimit të endoskopeve bëjnë që edhe rreguIlat e pastrimit të

instrumenteve të jenë të ndryshme. Endoskopët, te cilët futen në indet ose në zgavrat trupore pa mikrobe, duhet të jenë

steril gjatë përdorimit. Shembuj te tillë janë laroskonët, mediastinoskopët, torakoskopët, artroskopët. Këto instrumente, pas pastrimit dhe dezinfektimit, duhet t’i nënshtrohen një procesi sterilizimi. Endoskopët dhe veglat e endoskopive, që durojnë temperatura përkatëse, duhet të sterilizohen në një autoklavë. Pjesët që durojnë ndryshime të temperaturave është mire që t’i nënshtrohen një sterilizimi me oksid etili të gaztë ose aldehid formik. Vendosja e instrumenteve në tretësira që përmbajne aldehid me efekt sporicid nuk mund të pranohet si proçes sterilizues. Dizavantazhi i këtij procesi të zhytjes së instrumenteve në tretësirën e lartpërmendur, konsiston në rrezikun e madh të kontaminimit të ri gjatë shpelarjes së tretësirës së aldehidit dhe gjatë tharjes së domosdoshme.

Endoskopet fleksibël për traktin gastrointestinal dhe rrugët e frymemarrjes nuk duhet te jenë medoemos sterile, por ato duhet që pas çdo përdorimi të dezinfektohen shumë mirë, per të mbytur ose më mirë për të çaktivizuar bakteret e zorrës, mikrobet e tuberkulozit, por edhe viruset e hepatitit B dhe C dhe HIV (virusi i Sida). Të gjitha pjesët e endoskopit duhet të pastrohen dhe dezinfektohen. Endoskopët që nuk mund të zhyten plotësisht në tretësirë, nuk i plotësojnë më standardet e sotme teknike.

Procesi i dezinfekrimit të endoskopëve Një mënyrë e përshtatshme për dezinfektimin e endoskopëve është dezinfektimi

termik. Për ta realizuar këtë duhet që pjesët e endoskopit të durojnë temperatura mbi 85°C. Sot per sot këto metoda nuk mund të përdoren për shkak se endoskopët fleksibël nuk i durojnë temperaturat e larta.

Si metoda më aktuale mund të konsiderohet dezinfektimi kimiotermik në aparaturën e posaçme. Gjatë këtij procesi instrumenti shpërlahet me ilaç dezinfektues që përmban aldehid, në një temperaturë rreth 60°C. Kjo procedure kryhet në aparate (makina) të veçanta pastrimi e dezinfektimi dhe mund të përdoret vetëm tek endoskopët, të cilët lejohet të zhyten plotesisht në tretësirë dhe e durojnë temperaturën e nevojshme për dezinfektim. Duhet të perdoren vetëm aparate, prodhimi i të cilave është bëre në përputhje me format e miratuara nga Komuniteti Evropian (të pajisura me shenjën CE), ose nëse bëhet fjalë për aparate të prodhuara me herët, ato duhet të kenë një vlerësim pozitiv higjienik të bërë nganjë qendër e specializuar për kontrollin dhe higjienen, në të cilën vërtetohet efekti i mjaftueshëm dezinfektues.

Përgatitja e endoskopëve fleksibël Në çdo aparat endoskopie duhet të ketë disa instruksione përkatese mbi pastrimin e

endoskopit. Pikat me të rëndësishme të ketyre instruksioneve janë: • Aparatet duhet të pastrohen menjëherë pas endoskopise, per të parandaluar tharjen e materialit organik. • Menjëherë pas heqjes së endoskopit duhet që ndotjet e mëdha të jashtme të fshihen me një leckë njëpërdorimëshe. • Pas endoskopisë, aparati duhet të pastrohet mekanikisht (p.sh. duke shperlarë kanalet, duke pastruar me furçe tubin e punës), me qëllim që te hiqen papastërtitë e mëdha dhe të sigurohet

20

kalueshmëria në të gjithe kanalet. Përveç kesaj duhet të kontrollohet edhe izolimi i tij. Gjatë kësaj procedure duhet të vishen doreza dhe perparëse njepërdorimëshe. • Me pas vijohet me pastrimin mekanik dhe dezinfektimin kimiotermik. Pjesët qe çmontohen (p.sh. ventili, këllëfi i sigurise) duhet të dezinfektohen veçmas. Të preferueshmejanë aparatet e dezinfektimit, të cilët kryejnë edhe paralarjen, kontrollin e përgjithshem dhe kontrollin e izolimit. • Endoskopet e pastruar duhet të nxirren nga makina dhe të vendosen në vendin e posaçem të ruajtjes duke menjanuar rikontaminimin. • Kur bëhet përgatitja e fundit ditore e nje endoskopi, duhet të zgjidhet tek aparati i dezinfektimit një program më i gjatë tharjeje. Nëse mbetet lagështirë nëpër kanale, aty mund të shumohen mikrobe, sidomos pseudomonade. • Endoskopët duhet te ruhen nga pluhuri dhe duhet të varen në një raft, me ventila të hapur dhe të mos mbahen brenda në çantën e instrumenteve.

Pastrimi i veglave plotësuese të endoskopëve Te gjitha veglat plotësuese shumëperdorimshe si p.sh. darët e biopsise, kateteri ERCP

duhet që pas çdo përdorimi, për arsye të mbrojtjes së personelit, te zhyten menjëherë në një tretësirë dezinfektuese që përmban aldehid dhe pastaj të pastrohen mirë. Për pastrimin e pjesëve të ndertuara në mënyrë të komplikuar mund të jete i dobishëm një pastrim me ultratinguj. Para ripërdorimit të tyre, këto instrumente plotesues duhet të futen në autoklavë. Shishja me ujë për shpelarje, tubi i lidhjes dhe tubi i thithjes duhet të sterilizohen cdo ditë.

Kushtet organizative për pastrimin e endoskopëve Organizimi hapësinor Gjatë vizitës mjekësore endoskopike si dhe për pastrimin e endoskopëve, sipërfaqja

ku punohet duhet të ndahet në pjesë të pastra dhe të papastra, për të mënjanuar kontaminimin e endoskopëve të dezinfektuar nëse vendosen mbi siperfaqe të papastra. Kur numri ditor i vizitave endoskopike është i lart, organizimi lehtësohet duke përdorur shumë dhoma. Kjo duhet të kihet mirë parasysh sidomos në plan ndërtimet e spitaleve të reja.

Organizimi kohor Për pastrimin e një endoskopi fleksibël të traktit gastrointestinal ose për rrugët e

frymëmarrjes duhet të llogaritet një kohë prej të paktën 40 mm, duke përfshire këtu pastrimin dhe përgatitjen në nje aparat dezinfektimi për endoskopët. Nëse në situata të jashtëzakonshme ndërmarrim një pastrim manual, atëhere ai duhet të kryhet i plotë dhe duke zbatuar kohën e veprimit të ilaçit dezinfektues. Zakonisht në këto raste koha e nevojshme për pastrimin dhe përgatitjen e plotë të endoskopit është më e gjatë. Programi i vizitave mjekesore duhet të korrespondoje me këto parametra kohorë. Duhet të ekzistojë një numër i mjaftueshëm endoskopësh në raport me programin e vizitave dhe kohën e pastrimit të plotë të endoskopit,.

Për sterilizimin e instrumenteve plotësuese si p. sh. dara e biopsise, është e nevojshme një kohe shumë më e gjate. Si rrjedhim, këto instrumente duhet tëjenë në numër të madh.

2.11. Masat higjienike në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin

a) Kateteri i venave: Përdoret sidomos aty, ku gjate terapive me serume, duam të eliminojmë shpimin e

herepashershëm të venave, në mënyre që venat të gjenden pa u munduar shumë, në ato raste kur ushqimi është i pamundur të merret nga goja.

Kohëzgjatja e përdorimit të ageve artificiale në venat periferike është maksimumi 48 orë. Një mbajtje më e gjatë lejohet vetëm nëse është patjeter e domosdoshme dhe nën një mbikeqyrje shumë të kujdesshme.

21

Kateterat e venave qendrore (p. sh. pas shpimit të V. jugularis interna) duhet te mbahen më gjatë sipas rastit përkates (si rregull jo me shumë se 7 ditë).

Kateterat që vendosen në venat e ekstremiteteve të poshtme, duhet të përdoren vetëm në raste urgjente dhe të mos lihen me shumë se 24 ore. E njëjta gje vlen edhe per kateterat e venave umbelikale.

Arsyeja e këtyre kufizimeve është rrezikshmeria e lartë e infeksioneve. Para shpimit pjesa e lëkurës duhet të dezinfektohet shumë mirë, aget dhe kateterat të

fiksohen mirë me ankerplast dhe vendi i shpimit, kur kateteri mbahet për një kohë të gjatë, të kontrollohet dhe të riperterihet rregullisht lidhja. Vetë vendi i shpimit duhet të mbulohet me kompresë te sterilizuar, e cila duhet te ndërrohet vazhdimisht. Jo vetëm data, por edhe ora e shpimit duhet të shënohen qartë tek kartela e të sëmurit dhe tek fashoja.

b) Terapia e infuzionit: Fillimisht një rregull që duhet mbajtur mend: • Përgatitja e infuzioneve (serumeve) duhet të procedojë direkt para përdorimit (maksimumi 1 orë përpara). • Para çdo përdorimi tretësira e infuzionit duhet të kontrollohet se mos ka turbullime të ndryshme apo mbetje në fund dhe shishet e infuzionit të kontrollohen për të çara të vogla. • Qeset e infuzionit prej materiali artificial duhet të kontrollohen per izolimin e tyre duke ushtruar një presion të lehtë. Tretësirat disi të dyshimta nuk duhet të hidhen. • Kapaku prej plastike duhet te trajtohet para shpimit me tretësirë alkoolike dezinfektimi. Ajrosja e shishes duhet të bëhet nga një filter ajri. • Një rrezik te veçantë kontaminimi paraqet shtimi medikamenteve në tretësirat e infuzionit ose edhe përzierja e shumë tretësirave bashkë. Per këtë punë duhet të kërkohet një dhomë e veçantë e pajisur me kushtet e duhura për proceset aseptike. Një tavolinë e pastër e punës në një dhomë të pastër është natyrisht diçka e domosdoshme. • Nëse ka reaksione gjatë infuzionit (p.sh. rritje temperature), ai duhet të ndërpritet menjëherë, gjithë instrumentet e infuzionit të vihen në një vend të sigurt dhe të bëhet një kontroll përsa i përket substancave pirogjene apo ndotjeve bakteriale. Për këtë veprim duhet të lajmërohet edhe higjienisti i posaçëm i spitalit. Nëse reaksioni ndodh pas infuzionit, duhet të veprohet në perputhje me rastin. Përveç kësaj shihet nëse ka per momentin infuzione të tilla (në paciente të tjere) dhe kontrollohen ato.

c) Matja intravazale e tensionit: Si rregull duhet të përdoren vetëm sisteme të thjeshta dhe ndryshues presioni me

membranë ndarëse. Aparatet një pëdorimesh janë padyshim me të mirët. Në rast të kundërt duhet që për

çdo pacient të vendosen sisteme sterile të matjes së tensionit. Për pastrimin dhe sterilizimin duhet të shikohen instruksionet e prodhuesit. Sistemet e matjes së shtypjes intravazale nuk duhet të perdoren si shtesë as për

injeksione e as për marrje gjaku. Ndryshuesi i presionit dhe gypat duhet të ndërrohen çdo 2 deri 3 ditë.

d) Intubimi: Ka të bëjë kryesisht me pacientët në pavijonet e terapise intensive: Intubimet me qëllim thithjeje endotrakeale kryhen në përgjithësi rrallë, si rregull

vetëm atëherë. Kur është patjetër e domosdoshme (kur ka rreziqe të dëmtimeve te mukozave dhe mbartjeje të mikrobeve!).

Vetë thithja duhet të ndërmerret në kushte shumë sterile (doreza sterile, nëse punohet me pincetë, ajo të jete e sterilizuar, kur punohet me pacientë me infeksione bronkopulmonale të përdoret maskë dhe përparese, si masë mbrojtëse, kjo për personelin që realizon thithjen).

22

Për proceset e njëpasnjëshme të thithjes duhet të perdoret një kateter i freskët dhe steril.

Për shpëlarjen e kateterave të bllokuar duhet të përdoret ujë steril. Gjatësia e tubave lidhës duhet të jetë sa më e vogël që të jetë e mundur (jo më shumë

se 1,5 m). Shpëlarja e këtyre tubave (zorrëve) lidhëse bëhet me ujë steril. Uji steril i përmendur shpesh më lart duhet të mbahet rezervë në porcione të vogla,

Ena ku mblidhet sekrecioni duhet ti nënshtrohet çdo ditë një dezinfektimi termik dhe duhet të ndahet nga pacienti në pacient.

Vendosja e kateterit duhet të bëhet nën nivelin e pacientit. e) Heqja e ujit ose e qelbit nga plagët ka si rrezik kryesor rritjen e numrit të

mikrobeve të infeksionit rreth e qark plagës. Për këtë arsye vlejnë këshillat e mëposhtme: • Ky proçes të mos lihet i hapur • Nëse është e mundur të realizohet me shtypje • Preferohen sistemet një përdorimëshe • Shishet prej qelqi të përgatitura duhet të jenë sterile (edhe nga brenda!) • Duhet te mënjanohet dalja e sekrecionit gjatë ndërrimit të plagës • Të dezinfektohet vendi i lidhjes mes zorrës (tubit) së depozitimit të ujit ose qelbit dhe shishes. Gjatë ndërrimit të shishes thithëse të perdoret një ilaç dezinfektues alkoolik • Personat që e komandojnë sistemin të bëjnë dezinfektim të duarve. Sipas qëllimit të bëhet nj protokoll i sasisë ditore të sekrecionit.

f) Boshatisja e fshikëzës së urinësKjo metodë sidomos kur përdoren kateterat me kohezgjatje, është një nga shkaqet e

përqindjes së larte të infeksioneve të rrugëve urinare tek personat e trajtuar. Shkaqet për këtë mund të qëndrojne në mikrobet që ka vetë pacienti, por mikrobet

mund të transmetohen edhe nga duart e personelit. Meqënëse këto rreziqe nuk mund të perjashtohen kurrë me siguri të plote, duhet që

indikacioni për një kateterizim të merret shumë seriozisht. Kjo vlen veçanërisht në vendosjen e kateterave me kohëzgjatje. Kur vendoset një kateter i përshtatshëm për të qëndruar një kohë të gjate, atëherë ai duhet të zëvendësohet sa me herët që të jetë e mundur. Për gjithçka që ka lidhje me kateterizimin duhet te vendoset personel sa më i kualifikuar. Gjatë futjes së kateterit duhet të punohet në kushte tepër aseptike ((doreza sterile, instrument steril, lecke mbuluese, tampon steril, ilaç rrëshqites steril dhc natyrisht kateter steril dhe në madhësinë e duhur).

Kateteri duhet të fiksohet mirë dhe kalimi i urines tek kateteri me kohë-zgjatje duhet të procedojë në një “sitem të mbyllur boshatisjeje”. Të gjitha sistemet e tjera (të hapura, gjysme të hapura) nuk konsiderohen si pozitive për shkak të rrezikut të infeksioneve. Duke parë rrezikun që paraqet problemi i veçante boshatisjes së fshikëzës së urinës, është shumë e rekomandueshme që personeli të bëje një kualiflkim të vazhdueshëm brenda për brenda institucionit. Rutina e perditshme ka efektin e vet dhe dalëngadalë manifestohet kudo njëfarë neglizhence, e cila në këtë fushë ka pasoja tepër negative

2.12. Udhëzime për masat që duhen marrë gjatë izolimit të pacientëve nëpër spitale3

3 “Udhëzues për masat paraprake të izolimit të pacientëve në spitale”; J.S.Garner; SHBA, 1993

“Udhëzues për kontrollin e infeksioneve në personelin e spitalit”; Walter W. Williams (Infect. Control 1983,

Vol. 4, No. 4).

23

E parë në pergjithësi, ka tre mënyra ose më mirë të themi tre linja udhëzuese tënjëizolimi

1. Izolimi mbrojtës Bëhet me qëllim për të ndaluar transmetimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundje në

pacientë shume të rrezikuar nga infeksionet. Ky izolim është i domosdoshëm p.sh. në pacientet me agranulocitoza, leucemi,

defekte të sistemit imun dhe SIDA. 2. Izolimi i burimeve të infeksionit

a) Izolimi i plotë: Me anë të këtij izolimi të rreptë duhet të mënjanohet transmetimi i sëmundjeve

infektive të rrezikshme nga i sëmuri tek i shëndoshi, tek të cilët mikrobet mund të transmetohen jo vetëm nëpërmjet kontaktit, por edhe nga ajri në largësi të mëdha.

Ky izolim është i domosdoshëm p.sh. në rastet me difteri të zgavrës së gojës, ethe Lassa dhe ethe të tjera virale hemorragjike (p. sh. sëmundja e virusit të Marburgut), malaria e mushkërisë, herpes zoster i zgjeruar, variçella). b) Izolimi standard (izolimi i kontaktit)

Me anën e këtij izolimi duhet të mënjanohet transmetimi i infeksioneve shumë të rrezikshme ose shumë problematike përsa i përket përhapjes së epidemive nga kontakti i drejtpërdrejtë.

Ai është i domosdoshëm tek sëmundje akute të traktit të frymëmarrjes, tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël duke perfshire infeksionet gripale, infeksionet nga viruset adena, korona, lia e dhenve, difteria, furunkuloza, konjunktiviti dhe djegiet, lyssa, infeksionet nga baktee multirezistente (p.sh. MRSA). Edhe mënjanimi i transmetimit të parazitëve si morrat dhe scabies (të kruajturit) mund të jetë arsye për izolim. Masa paraprake:

1. Në izolimet mbrojtëse: • Vizitorët para hyrjes në dhomë duhet të lajmërojnë infermieren ose infermierin. • Dhoma njëshe duhet të jetë me ekluzë, dera duhet te mbahet e mbyllur, pacienti nuk lejohet të dalë nga dhoma.ë• Duhet të dezinfektohen duart para hyrjes në dhomë. • Duhet te vishen dorezat nga secili që është ne kontakt direkt apo indirekt me pacientin. • Përparesja duhet te vishet nga secili që hyn në dhomë. • Maska e fytyres dhe kapuçi duhet të vishen nga secili që hyn në dhomë. • Per pacientët që e kane humbur imunitetin, duhet që të gjitha objektet, përfshi edhe ushqimin, të jenë steril.

2. Ne izolimet mbrojtëse: • Dhoma njëshe të jete me ekluze; dera duhet të qëndroje e mbyllur. Në pergjithesi lejohet që dy pacientë me të njëjtin infeksion të qëndrojne në dhomë të përbashket. Vizitorët duhet të lajmërojnë para vizitës infermieren / infermierin. • Maska e fytyrës duhet të mbahet nga kushdo që hyn në dhomë. • Nje përparëse e veçantë dhe dorezat duhet të vishen nga kushdo që hyn në dhomë. • Është i domosdoshëm dezinfektimi i duarve: pas prekjes së pacientit apo të materialit të kontaminuar dhe para vizitës të një pacienti tjetër; pra parimisht para hyrjes dhe daljes nga dhoma. • Mbeturinat e kontaminuara me material infektues duhet te asgjësohen në menyre te sigurt. (të mbyllura mire dhe të etiketuara qarte!) Dezinfektimi tyre duhet të jete i menjëhershëm.

3. Në izolimet e kontaktit:

24

Të gjitha sëmundjet që hyjne në këtë kategori, përhapen kryesisht nga kontakti i ngushte apo nga kontakti indirekt. Për këtë arsye është e këshillueshme për secilin që bie në kontakt direkt me ndonjë pacient me infeksion të kësaj kategorie, të përdorë maskë, përparëse dhe doreza.

Tre barrierat e lartpermendura nuk janë patjetër të domosdoshme për të gjitha sëmundjet e këtij grupi. • Do të ishte mirë që pacienti të kishte dhomë teke; pacientet qëjanë të infektuar nga i njëjti mikrob, mund të kurohen në të njejten dhomë. • Në rast të një ndotjeje të mundshme duhet të përdoret përparësja.• Doreza duhet të mbajnë ato persona, të cilët bien në kontakt me material të infektuar. • Të behet dezinfektimi i duarve pas kontaktit me pacientin ose me materialin e kontaminuar dhe para vizitës së një pacienti tjeter. • Objektet e kontaminuara nga materiali i infektuar duhet të asgjësohen, ose para se të ripastrohen duhet të paketohen e të shenohen:’ • Në rast se pacienti zë morra duhet natyrisht të merren masa të veçanta (heqja e morrave!).

Masat që duhen marrë per disa sëmundje të veçanta: 1. Masat e kujdesit tek sëmundjet e traktit të frymmarrjes kanë për qëllim parandalimin e

transmetimit të sëmundjeve infektive, sidomos në distanca te shkurtra, nëpërmjet infektimit të pklave të ujit në ajer.

Transmetimi nga kontakti direkt apo indirekt është i mundshëm (por shumë rrallë). Sëmundjet të cilat kërkojnë këto masa janë:

- Epiglotis nga Haemophilus influenzae - Erytema infectiosum - Fruthi - Meningjiti nga H. influenzae ose men ingokokët - Pneumonia e meningokokeve - Meningokokus sepsis - Shytat - Peitusis - Pneumoni nga H. influenzae tek fëmijët

• Është mirë që pacienti në këto raste të ketë dhomë njëshe, pacientët me të njëjtin infeksion mund të kurohen në të njejten dhomë. • Maskat e fytyres duhet të mbahen nga të gjithe që jane në kontakt të ngushte me pacientin. • Dezinfektimi I duarve duhet të bëhet pas çdo kontakti me pacientin ose me objekte të kontaminuara. • Mbeturinat të eliminohen në qese plastike.

2. Izolimi i të sëmurëve me tuberkuloz4 Të dhëna te.pergjithshme:

• Një infektim me TB (tuberkuloz) nuk është i njëllojtë me një sëmundje nga TB; kjo do të thotë se në sisteme intakte imune sëmuren vetëm rreth 3% e të infektuarve me tuberkuloz, sidomos në pacientë me sistem imunitar të dobët (pacientët me SIDE, të alkoolizuarit dhe droguarit) numri i të sëmurëve rritet në mënyre drastike • Ka stade të ndryshme infeksioni të formave aktive dhe pasive të TB. • Tek TB në rruget e frymemarrjes materiali infektues përhapet nga pështyma, sekrecionet trakeale dhe bronkiale, jargët. • Tek TB jashtëmushkëror materiali i infektuar është: urina, qelbi, srekrecionet nga dëmtimet e organeve të prekura nga sëmundja (p. sh. lëng i plagës, lëngu i stomakut, rrjedhjet gjenitale)

4 Shkëputur nga “Fletëinformacion mbi tuberkulozin” botuar nga Instituti I Higjienes, Graz

25

Mekanizmat e transmetimit janë: • Aerogjen: Rreziku me i madh i infektimit qendron tek TB për në rrugët e frymëmarrjes nga transmetimi aerogjen ose më mirë të themi nga inhalimi i copëzave të vogla të pranishme në aerosol, sidomos nga kollitja, teshtitja dhe të folurit. • Transmetimi nëpërmjet kontaktit:

Inokulacion I materialit me perbërje mikrobike në një plagë të pranishme tek njeriu i shëndoshë ose gjatë plagosjeve me objekte te kontaminuara. Koha e inkubacionit zgjat nga 4—6javë (ose më shumë). Infektueshmëria zgjat përgjithsisht 2—3 javë pas fillimit të terapisë (kjo varet nga rezistenca e tuberkulozit).

Në rast sëmurjeje ose vdekje nga TB për kujdesjen ndaj personave në kontakt me të sëmurët është pergjegjes institucioni përkatës shëndetësor; në rast përhapjeje të TB së përhapur duhet të merret edhe lista e adresave të të gjithe bashkëpunonjësve.

Strehimi i pacientëve në dhoma të posaçme dhe vendosja e tyre në dhomën e izolimit: • Është i domosdoshëm strehimi i pacientit në dhomë teke kur tuberkulozi i hapur është në fazën e infektueshmërisë, ose në rast të nje TB ekstrapulmonale, kur mungon kooperimi i pacientit me personelin mjekësor. • Pacientët e izoluar duhet të sqarohen mbi mekanizmat e transmetimit të TB dhe arsyet e izolimit të lyre.

Rregullat e sjelljes dhe të mbrojtjes së personelit mjekësor dhe vizitorëve: • Maska mbrojtëse kundër TB duhet perdorur nga:

- personat që hyjnë në dhomën e izolimit - nga pacientët me tuberkuloz, të cilët, për shkak të masave terapeutike apo diagnostike duhet të dalin nga dhoma

• Dorezat dhe përparesja mbrojtëse janë të nevojshme kur kemi te bëjmë me tuberkuloz të hapur të mushkërive si dhe tek nje kontakt i mundshëm me materialin që përmban mikrobe ose me objekte te kontaminuara

Probleme të rëndësishme gjate dezinfektimit dhe pastrimit: • Pas mbarimit te vizitës tek pacienti me tuberkuloz, higjiena e duarve duhet të zbatohet edhe nëse kemi pasur doreza.• Ne sipërfaqet afër pacientëve duhet të bëhet dezinfektimi me larje (të përdoret preparat i posaçëm kundër tuberkulozit si dhe te zbatohet përqendrimi i duhur i tij!) • Pastrimi i enëve të pacientit në planin e pavijonit duhet te bëhet sipas programit për dezinfektim • Të minimizohet kapja me dorë e instrumenteve të padezinfektuar gjatë largimit të tyre dhe të zbatohen masat paraprake mbrojtëse

26

• Duhet të preken me kujdes rrobat e kontaminuara me material që përmban mikrobe (të mënjanohet ngritja e pluhurit, të futen rrobat e palara në një qese dyfishe të përshtatshme dhe të mbyllet menjeherë qesja. Kjo pune të kryhet në dhomën e pacientit) • Gjatë dezinfektimit përfundimtar bëhet larja e të gjitha sipërfaqeve duke përdorur preparate të përqendruara të tyre, të efektshme kunderTB; kondicionerët e dhomës me aldehid formik janë të nevojshëm vetëm në raste të veçanta, me urdhrin e higjienistit ose të zyrës së shërbimit shëndetësor. • Kur është e mundshme një përhapje e mikrobeve me anë të mbeturinave, atëherë mbeturinat e tuberkulozit duhet të asgjësohen si mbeturina të rrezikshme.

Profilaksia kërkon që në ato mjedise ku ka një përhapje dhe ekspozim të madh ndaj tuberkulozit të punesohet dhe të veprojë nje personel tepër i specializuar.

Transporti i pacientëve të infektuar duhet të bëhet nga personeli i specializuar për këtë punë si dhe pacientit duhet t’ i vendoset maskë mbrojtëse.

2.13. Problemet e dezinfektimit dhe organizimit në repartet e veçanta ose në njësitë funksionale:

1. Repartet e operacioneve: Për secilin është e qartë që pikërisht tek operacionet, gjithçka çfarë është thënë deri

tani mbi pastërtinë, dezinfektimin, teknikën dhe organizimin për mënjanimin e infeksioneve, merr një rëndësi të veçante. Si rrjedhim, nuk dua të përsëris edhe një here detajet, por të vë në dukje disa gjera që nuk jane përmendur në të dhënat e deritanishme.

Përsa i përket.pacientëve:. Nëse është e mundur infeksionet duhet të shërohen para operacionit. Kjo nuk vlen

natyrisht per infeksione, të cilat mund tëj enë vetë shkak per operacionin. • Zhvendosja e pacientit nga krevati spitalor duhet të bëhet me një barelë transportuese (tryezë e lëvizshme me rrota) që përdoret enkas për operacione. • Para operacionit duhet bërë qethja e pacientit. Në rast rruarje, duhet përdorur brisk njëpërdorimësh ose një aparat rroje shumëpërdorimësh, i cili mund të dezinfektohet. Në raste të tjera të perdoret vetëm gershera. Lind pyetja nëse mund te përdoren depilatoret? Parimisht duhet të punohet në mënyrë sa më sterile dhe të mënjanohen acarimet e lëkurës. • Lëkura në vendin ku do të kryhet operacioni dhe rreth tij të pastrohet dhe dezinfektohet mirë. • Të mbulohet pacienti me piceta sterile (që mundësisht nuk i depërtojne mikrobet). Zona ku do të kryhet operacioni duhet mbuluar me letër që ngjitet vetë, nëpërmjet të cilës do të bëhet prerja. • Të shpërlahet plaga e infektuar, gjate operacionit: p. sh. Me tretësira jodike.

Përsa i perket personelit: • Ndërrimi i veshjes duhet te bëhet në ekluzën e personelit. • Duhet të vishen rrobat e operacionit (bluzë, pantallona, këpucë dhe kapuc, flokët duhet të jenë krejt të mbuluara). • Në rast se dikush nga personeli që kryen operacioni mban mjekër, ajo duhet mbuluar.

Dezinfektimi i duarve: • Në hyrje të sallës së operacionit të bëhet dezinfektimi i duarve (dezinfektim higjienik i duarve). • Para fillimit të operacionit të bëhet dezinfektim kirurgjik i duarve. • Maskat të vihen të paktën në sallën e operacionit dhe në dhomat kufizuese të saj. • Të vishet përparësja sterile e operacionit direkt para operacionit.

27

• Së fundi të vishen dorezat sterile. • Gjatë operacionit të mos bëhen biseda, portë flitet vetëm nëse është e domosdoshme.

Dezinfektimi i instrumenteve, aparateve, etj. Përsa i përket dezinfektimit dhe sterilizirnit folëm më sipër. Instrumentet e përdorura

mund të kenë marrë infeksione, prandaj duhet të largohen me kujdes nga dhoma e operacionit. Dezinfektimi i ndërmjetem të bëhet me një ilaç dezinfektues kimik në vetë sallën e operacionit (nëpërmjet larjeve me ujë të ndotjeve të mëdha) me pas të bëhet transportimi i mëtejshëm duke i izoluar mirë dhe pastaj te dërgohen në pjesën e papastër të qendrës së sterilizimit.

Natyrisht duhet që edhe aparatet e anestezisë te pastrohen dhe të dezinfektohen (ndërrimi i zorrës ose i filtrit afër pacientit të bëhet për çdo pacient). Të kryhet një ripastrim i mire në qendren e sterilizimit (ose në qendrën e instrumenteve) në distanca të përcaktuara kohore.

Gjatë operacioneve septike duhet që, përveç këtyre që thamë deri tani, të pengohet edhe një mbartje e mikrobeve infektuese jashtë sallës së operacionit. Ne këto raste ka rëndësi të madhe që: • Rrobat e operacionit të hiqen direkt pas operacionit, po në atë salle dhe të hidhen në qese që izolon mikrobet. • Të ndërrohen këpucet kur dilet nga salla e operacionit. • Rrobat e operacionit të paketohen në qese të izoluara (po në sallën e operacionit). • Instrumentet e përdorur të vendosen në një ilaç dezinfektues direkt pas perdorimit. • Të bëhet dezinfektim i mire i të gjithë objekteve dhe aparateve. • Të bëhet një pastrim dhe dezinfektim i mire i dyshemeve (në disa raste edhe të mureve të kontaminuara).

Probleme të ajrimit të sallës së operacionit: Sot përdoren kudo klimatizues të cilësisë së lartë dhe që kontrollohen here pas here

për funksionimin e tyre. Ajri që del nga klimatizuesi në sallat e operacioneve duhet të jetë pa baktere dhe i filtruar.

Ndërrimi i ajrit duhet të bëhet 20—25 here në orë. Raportet e presionit të ajrit duhet të jenë të tilla që në rast hapjeje të dyerve, ajri të dalë nga salla e operacionit për në dhomat e tjera dhe jo anasjelltas. Për operacione shumë delikate ka edhe sisteme të ndryshme “pastrimi të sallës”. Në këtë menyre sigurohet ajër i pandotur në ambientin ku kryhet operacioni. Edhe këto sisteme duhet të kontrollohen rregullisht nga higjienisti i spitalit.

Pavionet e terapisë intensive: Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të këtyre pavijoneve dua të mbështetem tek

literatura speciale mbi këtë temë. Problematika e saj është e gjere dhe delikate dhe nuk mund të shtjellohet në mënyrë të plote.

Është e vetkuptueshme se, këto pavijone të pranishme si në repartet e sëmundjeve te brendshme, ashtu edhe në kirurgji, si dhe në shumë reparte te tjera të specializuara, të cilët janë te krijuar për pacientë që kanë nevojë për mbikeqyrje dhe trajtim të veçantë, kanë shumë nevojë edhe per masa paraprake te veçanta higjienike. Në pergjithësi, në këto pavijone trajtohen pacientë me sëmundje te rënda, të diet edhe pse gjenden nën veprimin e një sërë masash intensive. perkujdesjeje, jane shumë të kërcënuar nga infeksionet.

Situata vështiresohet nga fakti se edhe vetë pacientet janë mbartës të infeksioneve të tjera. Trajtimet mjekësore, shpesh shumë të gjata, e rëndojne problemin e mikrobeve që i rezistojne antibiotikëve.

Përsa i perket masave per mënjanimin e infeksioneve është thënë pothuajse gjithçka në kapitujt e mëperparshëm dhe këto raste duhet të përdoren në pershtatje me vendin. Ajo që shtohet në këtë rast eshte urgjenca e mbikëqyrjes së saktë mikrobiologjike të pacienteve

28

nëpër pavijonet e terapisë intensive. Më poshte po paraqes nje permbledhje te puiblikuar nga Instituti i Higjienës së Universitetit të Vjenës.

Lënda për ekzaminim

Indikacionet Momenti dhe shpeshtësia e marrjes së monstrës

Sekrecione të traiktit të frymëmarrjes

1. Tek pacientë më të rrezikuar nga pulmonet 2. Në rast endotrachealbutus 3. Ne rast dyshimi per infeksion

Në momentin e shtrimit në spital, pastaj te pakten një herë në javë (tek të porsalindurit më shpesh)

Urinë

1. Tek paciente pa katetera në fshikëzën e urinës 2. Në rast drenazhi të zgjatur te fshikezës 3. Në rast paraplegjie

Vetëm kur dyshohet për infeksion 2-here ne javë

Gjak Në rast dyshimi për septikemi (temperature 38,5°C)

Menjëherë Brenda 24 orësh

3-4 here pas paraqitjes së dyshimit me distance prej të paktën 2 orësh; para fillimit të një

kimioterapie ose direkt para dhënies së antibiotikëve të radhës

Majat e kateterave intravasalë

Nëse kateteri ka qëndruar më shumë se 24 ore

Çdo herë pas heqjes së kateterit

Sekrecione plage, qelb

. Në rast dyshimi për infeksion

Menjëherë pas daljes së sekrecionit, pastaj sipas gjendjes klinike

Sekrecionc nga drenazhet e plagëve, barkut dhe toraksit

1. Kontroll (nëse nuk dyshohet për infeksion) 2. NCëe dyshohet për infeksion

Pas 48 orësh, pastaj një herë në javë Menjëherë, pastaj sipas gjendjes klinike

Lëng i palcës kurrizore

Në rast dyshimi për meningjit ose encefalit

Në rast dyshimi në përcaktimin e diagnozes

Jashtëqitje (fece) 1. Në rast gastroenteriti

Pas jashtëqitjes nëse vjen si pasojë e një infeksioni bakterial, si kontroll terapeutik 2-here në javë, deri në momentin kur mbaron jashtëqitja problematike

. 2. Tek pacientët në çadrën sterile

Një herë në javë si kontroll i dekontaminimit të zorres

Pavijonet e dializës:

29

Përgjithesisht duhet të kemi parasysh se këtu ushtrojnë efektin e tyre negativ shumë faktorë. Nga njëra anë, bëhet fjalë për pacientë, që vijne herë pas here dhe tek të cilët rreziku i transmetimit të mikrobeve të infeksionit nuk mund të perjashtohet asnjëherë me siguri.

Nga ana tjetër, këtu bëhet fjalë pjesërisht edhe për pacientë që kanë në vetvete, përsa i përket sëmundjes kryesore të tyre, një imunitet qelizor problematik. Për këtë arsye, nga një dializë e përsëritur, ato jo vetëm që janë më të kërcënuar nga rreziqet e jashtme, por janë edhe më të prirur ndaj infektimeve. Kjo shprehet edhe në faktin se rreth 20 % e pacientëve të dializës, bëhen të paktën në periudha të caktuara HB-Ag-pozitiv dhe që tek këto pacientë infeksionet përbejne shkakun e dytë të vdekjes (12 deri 20%).

Për këtë arsye duhet të bëhet gjithçka për të krijuar kushte optimale për një proces dialize dhe për te përdorur të gjitha të dhënat mbi aparatet dhe mjedisin jo vetëm atë mjekësor-teknik, por edhe atë higjienik. Kjo do të thotë që: • Për çdo dialize duhet te llogaritet për të pasur një hapësire 8 deri 10 m 2. Njësitë e trajtimit duhet të përmbledhin rreth 5 vende dialize. • Për pacientë të infektuar duhet gjithashtu të parashikohet një vend i veçante dialize, si dhe një vend i veçantë për dializat akute. • Gjatë sistemimit të dhomës është mirë të ketë hapesira të bollshme edhe në dhomat dytësore. • Proceset e pastrimit dhe dezinfektimit duhet të bëhen njëlloj si në rastin e operacioneve. • Pas cdo dialize shtrati (tavolina e vizitës) duhet të ndërrohet me mbulesa të pastra dhe të bëhet një dezinfektim i sipërfaqeve. Meqenëse një pacient dialize gjatë një viti bie në kontakt indirekt me 15.000 - 30.000 litër ujë, është patjetër e domosdoshme të merren masa shumë më të rrepta në përgatitjen e dializës sesa per ujin e pijshem.

Përkrah rrezikut bakterial rol luan edhe përbërja kimike e ujit që përdoret per dializë. Perqendrime të larta të kalciumit, magneziumit, nitratit, sulfatit, fluorurit, hekurit, zinkut, plumbit, kadmiumit dhe aluminit mund të çojnë në probleme akute ose në dëmtime të tejzgjatura.

Qelizat e gjakut, lëndët proteinike, bakteret dhe viruset normalisht nuk duhet ta kalojnë membranen e dializatorit. Por, meqënese të çarat minimale të membranës nuk mund të mbyllen kurrë plotësisht,herë pas here ndodh kalimi i mikroorganizmave në të dy drejtimet.

Ne përputhje me qëllimin, uji për aparatet e dializës përgatitet nëpërmjet procesit të osmozës se anasjelltë. Një trajtim i shoqeruar me rrezatim UV mund te çaktivizoje mikrobet e pranishme. Kontrolli i ujit nga stacionet e dializes duhet të bëhet çdo 3—6 muaj, kur ka probleme (temperature, ethe) natyrisht ai duhet bërë menjëherë.

Marrja e kampioneve per analizë: Kontrolli i ujit të çmineralizuar (pas 12—24 orësh kohëqëndrim në aparatin e dializës)

para dializës së pare të ditës. Si vlera orientuese për ujin e përgatitur për dializë, mund të jepen vierat e mëposhtme (nuk duhet të shkohet me afër parametrit kimik)

• Në ujë të përgatitur të çminera1izuar deri 100 njësi në gjendje të formojnë koloni/ml • Në fund të dializës deri 1000 njësi në gjendje të formojnë koloni/ml.

Këtu është e rëndësishme të bëhet dezinfektimi i rregullt.i aparave të dializës dhe i pajisjeve që përgatisin ujin., në rastin e pare në rrugë termike ose kimike, në rastin e dytë me acid, p.sh. e lëndëve që ndihmojnë dializën.. Përzierja e ujit dhe dializatit të bëhet direkt në vendin e dializës, të mos mbahen përzierje rezervë. Në të gjithë pavijonet e dializës është shumë i rëndësishëm parandalimi I hepatitit. Pacientët e infektuar duhet të trajtohen gjithsesi të veçuar përsa i perket dhomës, aparateve dhe personelit. Të gjitha masat e dezinfektimit. duhet të kryhen me shumë kujdes dhe rreptësi. Ilaçi dezinfektues i përdorur duhet të jetë i

30

efektshëm kundër viruseve. Duhet të bëhet një kontroll rutinë i pacientëve dhe personelit si nga ana serologjike ashtu edhe persa i perket serumtrasaminazave.

Kuzhinat Megjithese sëmundjet infektive në pergjithësi në dhjetevjeçaret e fundit janë ulur së

tepërmi (duke përjashtuar shfaqjen e SIDA-s), numri i infeksioneve që transmetohen nga ushqimet është rritur në mënyrë të dukshne.

Ne tabelën e mëposhtme bëhet një përmbledhje e disa mikrobeve që krijojnë probleme. Periudha e inkubimit në rubrikën e fundit jep të dhëna sesa kohë pas ngrënies së ushqimeve të infektuara mund të pritet shpërthimi i sëmundjes. Reditja në këtë tabelë është bërë në menyrë alfabetike:

Mikrobi Vendodhja e mikrobit Koha e inkubimit

Bacileus cereus Pluhur, dhé 2 – 18 orëKampilobaktere sp., sidomos C kolidhe C. jejuni

Në mishin e shpezëve dhe të derrit 2 – 7 ditë

Klostridium perfringens Pluhur 6 – 12 orëKlostridium botulinum Pluhur, dhé, konserva josterile 12 – 38 orëEnterovirozat Tek njeriu (në zorrë) Rreth 7 ditëKoloni Escherchia koli që formojnë toksinë

Tek njeriu (në zorrë) 1 – 3 ditë

Koloni të hepatitit A Tek njeriu (në zorrë) Rreth 7 ditëLambia intestinalis Si ciste në ambient, tek mizat Akut deri në

kronikeListeria monocytegenes Në ujë, dysheme, tek mishi i grirë

(i pagatuar), tek disa lloje të caktuara djathi

Disa ditë deri në disa javë

Salmonela sp., p.sh:S. typhimurium, S. enteridis (Salmonelat e gastroenteritit)

Në shpezë, vezë, tek mishi i kafshëve të egra, tek njeriu (në zorrë)

8 – 48 orë

Salmonela typhi, S. parathypi A dhe B Tek njeriu (në zorrë) 1- 2 javëShigela sp., sidomos S. sonnei Tek njeriu (në zorrë) 2 – 7 ditëKoloni të Stafilokoku aureus që formojnë toksinë

Tek njeriu (në zorrë) 1 – 6 orë

Vibrio parahaemolyticus Tek kafshët e detit 1 – 3 ditëJersinia enterocolitica Tek derri dhe viçi 2 – 10 ditë

Sikur t’i rendisnim të dhënat e tabelës së mësipërme sipas shpeshtësisë së infeksioneve, atëherë renditja do të fillonte me infektimin nga salmonela të tipit gastroenterit dhe kampilobakter. E rëndësishme është që në të gjitha kuzhinat të bëhet një ndarje sterile midis përpunimit të shpezëve dhe përpunimit tjeëer teknik në kuzhinë.

31

KONKLUZIONE

Të indentifikojmë masat parandaluese standarte për të parandaluar infeksionet në spital.

Zhvillimin e strategjive për parandalimin që mund të rrisin rrezikun për infeksione.

Të japim informacion mbi higjenën spitalore.

Të zbatojmë rregullat me rigoriztet mbi dezifektimin dhe sterilizimin.

Të bëjmë edukimin shëndetsor të popullates dhe përdorimin e masave parandaluese, pasi është më mirë të parandalosh se sa të trajtosh.

32

Të arrijmë të ulin numrin e pacientëve të shtruar në spital, një zvoglim të kohës së qëndrimit të tyre në spital, në mënyrë që të jemi në gatishmëri nga ana sasiore dhe cilësore për pacientët e tjerë që vijnë.

BIBLIOGRAFIA

1. HOXHA, Merzuk; Leksione të Higjenës; viti akademik 2008 – 2009.

2. MÖSE, Josef R; Higjiena; Shtëpia Botuese Camaj-Pipa; Shkodër 2006

33

RIASSUNTO L`Igiene Ospedaliera, riassume tutte le sfere diverse di igiene associati a tali esigenze,

con le situazioni particolari di un istituzione ospedaliera. Igiene ospedaliera è solo un rame specializzata dell'igiene generale.

Il lavoro all`ospedale e organizzazione del personale e dei materiali,si sottopongono a qualche regole speciali , indispensabile da seguire.Inizialmente, si possono citare alcuni dei problemi più importanti sollevati oggi.

I pazienti hanno bisogno, molto di più che I genti che godono di buona salute, per le buone condizioni ambientali.

Le Operazioni-medicali oggi sono legate a una serie di dettagli tecnici, che non si trovano al di fuori degli ospedali e che quando viene utilizzato da persone non specialistiche del dominio o quando manca la cura, può essere dovuta ad un'infezione nasocomiale (affezione da una malattia in ospedale) o tali rischi.

34

Tutti quelli che si occupano di pazienti sono soggetti a numerosi rischi e dall`altra parte ogni assenza di attenzione oppure una mancanza di conoscenze in questi settori possano essere un rischio per gli altri.Particolare attenzione all'igiene ospedaliera ha indubbiamente elaborazione di un

piano igiene ospedaliera ben preciso per ogni ospedale, che è richiesto dalla legge statale. Questo piano non dovrebbe essere solo un piano di pulizia e decontaminazione (anche se queste due cose sono molto importanti), ma dovrebbe contenere.

Oggi i nostri ospedali sono sempre molto affollati: la tendenza dei pazienti ad andare in ospedale, rende necessario,di aumentare il numero di posti di letti e in casi particolari, anche nelle stanze, che in precedenza sono stati progettati per altri scopi. A volte il concetto di pianificazione precedente cade: la pressione di ricoveri multipli sono nate altre strutture devono adattarsi e tornare stanza del malatto. E 'chiaro che questo provoca un clima ideale per violazione di igiene in ospedale. Per questo motivo, la pianificazione dei nuovi ospedali assume una particolare importanza.

Nella lotta per l'igiene ospedaliera, un'implementazione fondamentale e decisivo senza dubbioe la qualità della decontaminazione e sterilisazione. Igiene Ospedaliera dipende in larga misura sulla conoscenza delle misure da adottare per la decontaminazione e la sterilizzazione.Le principali misure da adottare per l'igiene ospedaliera sono : 

Di identificare le precauzioni standart per prevenire infezioni negli ospedali. Sviluppare strategie di prevenzione che possono aumentare il rischio di infezioni Fornire informazioni in materia di igiene ospedaliera. Per rispettare con rigorosita le regole sulla decontaminazione e la sterilizzazione. Per realizzare l'istruzione della popolazione e l'uso di misure preventive, perché è

meglio prevenire che curare. Riuscire a ridurre il numero di pazienti ospedalizzati, una riduzione del tempo di

permanenza in ospedale, per essere pronto in modo quantitativo e qualitativo per altri pazienti a venire.

35