1473
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 631 (00-2014-3683) 04.12.2014.........Et’hem Bendo, Vezire Bendo, Xhoni Bendo, Xhulia Bendo, në mungesë kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit në mungesë.................11 632 (00-2014-3685) 04.12.2014Ferdi Shpata në mungesë kundër Bashkia Fier në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier.....................19 633 (00-2014-3686) 04.12.2014.....Hajrije Nurja në mungesë kundër e Zyra Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër në mungesë 27 634 (00-2014-4131) 04.12.2014........Aziz Bajrami, Leonard Bajrami kundër Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë........33 635 (00-2014-4123) 04.12.2014Kosta Muka në mungesë kundër Nuri Muka në mungesë...........................39 636 (00-2014-4132) 04.12.2014Vasil Fili në mungesë kundër Vasillaq Lego në mungesë...........................45 637 (00-2014-4198) 04.12.2014..........Anastas Gjikondi në mungesë kundër Andrea Aleksi në mungesë...........................53 638 (00-2014-4153) 04.12.2014.........Evgjeni Kokoneshi në mungesë kundër Orlando Kokoneshi, Romeo Kokoneshi në mungesë 58 639 (00-2014-4225) 09.12.2014.........Kërkues: Edis Tafaj Muharrem Tafaj, Qefsere Hoxholli, Behije Keci kundër Rexhep Tafaj...................62 640 (00-2014-4209) 10.12.2014Bilbil Sejdini kundër Piro Jano, Sofokli Mekshi, 1

Gjykata e Lartëgjl.altirana.com/web/dhjetor2014_1413.doc · Web view711 (00-2014-4219) 18.12.2014 Sokol Vata kundër Spitali Rajonal Lezhë, Ministria e Shëndetësisë 706 712 (00-2014-3734)

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

631 (00-2014-3683)04.12.2014Et’hem Bendo, Vezire Bendo, Xhoni Bendo,

Xhulia Bendo, në mungesë kundër Byroja Shqiptare e

Sigurimit në mungesë11

632 (00-2014-3685)04.12.2014Ferdi Shpata në mungesë kundër Bashkia Fier

në mungesë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Fier19

633 (00-2014-3686)04.12.2014Hajrije Nurja në mungesë kundër e Zyra Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër në mungesë27

634 (00-2014-4131)04.12.2014Aziz Bajrami, Leonard Bajrami kundër Zyra e

Përmbarimit Tiranë në mungesë33

635 (00-2014-4123)04.12.2014Kosta Muka në mungesë kundër Nuri Muka

në mungesë39

636 (00-2014-4132)04.12.2014Vasil Fili në mungesë kundër Vasillaq Lego

në mungesë45

637 (00-2014-4198)04.12.2014Anastas Gjikondi në mungesë kundër Andrea Aleksi

në mungesë53

638 (00-2014-4153)04.12.2014Evgjeni Kokoneshi në mungesë kundër

Orlando Kokoneshi, Romeo Kokoneshi në mungesë58

639 (00-2014-4225)09.12.2014Kërkues: Edis Tafaj

Muharrem Tafaj, Qefsere Hoxholli, Behije Keci

kundër Rexhep Tafaj62

640 (00-2014-4209)10.12.2014Bilbil Sejdini kundër Piro Jano, Sofokli Mekshi,

Shoqëria “Vefa” shpk në administrim67

641 (00-2014-4233)10.12.2014Florika Papajani, Shoqëria “Dinamika” Shpk kundër

Polikseni Baxheri, Shoqëria “3a Group” Shpk75

642 (00-2014-4057)10.12.2014Katerina Gjika kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë81

643 (00-2014-4084)10.12.2014Stavri Maraci kundër Zaharia Kaçelano87

644 (00-2014-4056)10.12.2014Fitim Hatia kundër Qamil Xheraj, Xhabir Xheraj94

645 (00-2014-4083)10.12.2014Kërkues: Pashko Curri107

646 (00-2014-4118)10.12.2014Florie Dervishi, Elton Dervishi, Martin Dervishi

kundër Agjencia e Kthimit Kompensimit të Pronave

Tiranë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të

Shqipërisë, Sindikata e Pavarur e Minatorëve dhe

Gjeologëve111

647 (00-2014-3774)11.12.2014Dhimitër Stoli kundër Ilia Gjoka119

648 (00-2014-3775)11.12.2014Kujtim Meta në mungesë kundër Ministra e

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Tiranë, Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës

në mungesë126

649 (00-2014-4234)11.12.2014Uran Noka kundër Shoqëria e Sigurimeve SIGAL sh.a.

në mungesë133

650 (00-2014-4223)11.12.2014Agron Memushaj në mungesë kundër Remzi Hysaj139

651 (00-2014-4229)11.12.2014Llambrini Shkurti, Sofika Dhespollari kundër

Nasi Kopaçe, Zoi Kopaçe, Aristir Kopaçe,

Zhaneta Kopaçe në mungesë, Pandeli Kopaçe

në mungesë, Blerina Kopaçe në mungesë,

Vaska Kopaçe Olsi Kopaçe në mungesë,

Z.R.K.K.P Fier në mungesë147

652 (00-2014-4235)11.12.2014Agim Bardhi në mungesë, Arta Bardhi në mungesë,

Emiljan Bardhi në mungesë, Enxhelina Bardhi

në mungesë kundër Shoqëria e Sigurimeve

“Atlantik” sh.a në mungesë156

653 (00-2014-4248)11.12.2014Pandi Panolli, Dhimitraq Panolli, Vasil Panolli kundër

Liljana Panolli164

654 (00-2014-4201).1112.2014Giovanni Baldassarri, Mirella Baleani kundër

Rajmonda Ucaj në mungesë173

655 (00-2014-4144)11.12.2014Edmond Demiraj, Agron Jaupllari kundër

Sazan Brahimaj176

656 (00-2014-4275)12.12.2014Musa Domi, Zenel Domi, Islam Tusha, Saimir Mema

kundër Qazim Sinjari, Komuna Xhafzotaj në mungesë,

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës

në mungesë181

657 (00-2014-4200)17.12.2014Kërkuese: Pranvera Karafili193

658 (00-2014-4333)17.12.2014Fatbardha Kotoni (Lufi) kundër Zyra e Përmbarimit

Tiranë197

659 (00-2014-4035)17.12.2014Shoqëria “Sokoli” sh.p.k., Shoqëria “Iva” sh.p.k

kundër Sh. A Ujësjellësi Vlorë205

660 (00-2014-4036)17.12.2014Saba Pashaj, Bajram Shameta, Divit Gjata kundër

Shoqëria “Albpetrol” Sh.A211

661 (00-2014-4058)17.12.2014Viktori Koçi në mungesë kundër

Shoqëria “Armo” Sh.A. Tiranë në mungesë216

662 (00-2014-4267)17.12.2014Vasillo Lulo në mungesë, Eleni Beqiri në mungesë

kundër Konstandin Lulo në mungesë, Spiro Lulo

në mungesë, Eli Lulo në mungesë, Kristo Lulo

në mungesë, Mimoza Lulo në mungesë, Arjana Lulo

në mungesë221

663 (00-2014-3981)17.12.2014Dedan Gjoni kundër Shoqëria “INSIG” sh.a.229

664 (00-2014-3982)17.12.2014Dritan Kondi, Kujtim Kondi kundër

Vangjel Papadhima, Sofokli Papadhima,

AKKP Tiranë235

665 (00-2014-4222)18.12.2014I. S. në mungesë kundër A. S. në mungesë241

666 (00-2014-4224)18.12.2014Alfred Mullai në mungesë kundër OSHEE sh.a.

(ish ÇEZ Shpërndarje sh.a.)247

667 (00-2014-422118.12.2014Lindita Skura në mungesë kundër OSHEE sh.a.

(ish ÇEZ Shpërndarje sh.a.)253

668 (00-2014-4365)19.12.2014Qazim Spahiu, Zyhdi Spahiu, Xhemal Spahiu,

Myrteza Spahiu, Gëzim Shima, Abdulla Shima,

Edmond Shima, Alfred Shima kundër Zyra Rajonale e

Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave

Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë260

Çështje Penale

221 (00-2014-1971)03.12.2014Kërkues: Bledar Tërkuçi

Kundër: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë268

222 (00-2014-1985)05.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korҫë

I pandehur: Mariol Kolonjari274

223 (00-2014-1954)09.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Durrës

I pandehur: Ardian Asllani në mungesë281

224 (00-2014-1953)09.12.2014Kërkues: Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë

Të pandehur: Adriatik Dedja në mungesë,

Klodjan Dedja në mungesë, Flamur Dedja289

225 (00-2014-1947)09.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Augent Xhaferaj299

226 (00-2014-1957)09.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Myftar Rusta305

227 (00-2014-1966)09.12.2014Kërkues: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Elbasan

Të pandehur: Elton Abrash, Ilir Jakupllari313

228 (00-2014-1989)09.12.2014Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

për Krime të Rënda

Të pandehur: Aldi Rexhaj, Afrim Rexhaj,

Aranit Bojko322

229 (00-2014-1970)09.12.2014Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Durrës

Të pandehur: Ilirjan Hoxhaj, Ylli Cara330

230 (00-2014-1968)19.12.2014Kërkues: Ervin Çiliku337

231 (00-2014-1965)19.12.2014Kërkues: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Krujë

I pandehur: Shaqir Prrini343

232 (00-2014-1948)19.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Vladimir Volli348

233 (00-2014-1946)19.12.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

I pandehur: Sulo Toto352

Çështje Administrative

659 (00-2014-4373)09.12.2014Engjëllushe Rexha kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Durrës358

660 (00-2014-4370)09.12.2014Alda Teneqexhi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve Tiranë369

661 (00-2014-4329)09.12.2014Anila Llakmani në mungesë, Dhimitër Llakmani

në mungesë kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë376

662 (00-2014-4385)09.12.2014“P.K.P” sh.p.k, Korçë kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Korçë385

663 (00-2014-4292)09.12.2014Gjovalin Lleshi kundër Drejtoria e Policisë Qarku

Tiranë, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë391

664 (00-2014-4291)09.12.2014Izet Shameti kundër Departamenti i Administratës

Publike397

665 (00-2014-4290)09.12.2014Nazmi Ramolli kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë403

666 (00-2014-4327)09.12.2014Petrit Bebeçi kundër Reparti Ushtarak Nr.3360 Rinas

Tiranë414

667 (00-2014-4110)11.12.2014Mark Gjoka kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë419

668 (00-2014-4300)11.12.2014Neshat Sula kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë423

669 (00-2014-4284)11.12.2014Shoqëria “Ismaili” Shpk kundër Dega e Doganës

Durrës426

670 (00-2014-4309)11.12.2014Jorgjie Meko kundër Inspektoriati Sanitar Shtetëror

Korçë433

671 (00-2014-4308)11.12.2014Shoqëria “KLAERA-04” shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave437

672 (00-2014-4302)11.12.2014“Edil Tea” sh.p.k kundër Dega e Tatim Vlorë,

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë,

Komisioni i Apelimit Tatimor442

673 (00-2014-4255)11.12.2014Ndue Deda (Caci), Prena Deda (Caci), Zef Deda

(Caci), Age Deda (Caci), Pashke Deda (Caci),

Lule Deda (Caci), Lek Deda (Caci), Marash Deda

(Caci) kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Lezhë451

674 (00-2014-4334)11.12.2014Shoqëria Mak Albania shpk kundër Bashkia Sarandë,

Ahmet Caci, Shoqëria “Dhembeli” shpk458

675 (00-2014-4286)11.12.2014Shoqëria “ Security Group 33” shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë

së Qarkut Shkodër463

676 (00-2014-4304)11.12.2014Ilir Nurçe kundër Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe

Energjitikës Tiranë (Komisioni i Posaçëm i

Shpronësimeve), Operatori i Sistemit të Shpërndarjes

(OST), Operatorit të Sistemit të Transmetimit468

677 (00-2014-4384)09.12.2014Arben Shelqizi kundër Batalioni i Policisë Ushtarake,

Reparti 4002 Sauk Tiranë, Ministria e Mbrojtjes473

678 (00-2014-4325)11.12.2014Përparim Arifaj kundër Drejtoria e Policisë Qarku

Kukës480

679 (00-2014-4178)11.12.2014Lavdosh Lagjaj kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Sarandë490

680 (00-2014-4257)11.12.2014Shoqëria “Y.Y Albania Construction Development” ltd

kundër Bashkia Tiranë497

681 (00-2014-4239)11.12.2014Dushan Brajoviq kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë503

682 (00-2014-4262)11.12.2014Inspektorati Urbanistik Kombëtar kundër Këshilli

Rregullimit të Territorit, Bashkia Ura Vajgurore510

683 (00-2014-4261)11.12.2014Arben Biçoku kundër Inspektorati i Lartë i Deklarimit

dhe Kontrollit të Pasurive519

684 (00-2014-4250)11.12.2014Fidaije Dina kundër Drejtoria për Shtetësinë dhe

Refugjatët pranë Ministrisë së Brendshme527

685 (00-2014-4230)11.12.2014Shoqëria Philip Morris Albania (PMA) sh.p.k. kundër

Dega e Doganës Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë537

686 (00-2014-4231)11.12.2014“Philip Morris Albania (PMA)” kundër Dega e

Doganës Tiranë547

687 (00-2014-4383)11.12.2014Shoqëria “ANI” sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Durrës556

688 (00-2014-4205)11.12.2014Harallamb Prifti kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës563

689 (00-2014-4242)16.12.2014Sefedin Duka kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit571

690 (00-2014-4378)16.12.2014Arian Avrazi kundër Ministria e Turizmit, Kulturës

Rinise dhe Sporteve577

691 (00-2014-4372)16.12.2014Shoqëria Sun 04 shpk kundër Drejtoria e Përgjithshme

e Doganave (DPD) Tiranë, Dega e Doganës Tiranë581

692 (00-2014-4369)16.12.2014Elsa Hamaj kundër Bashkia Tiranë587

693 (00-2014-4335)16.12.2014Kërkues: Vodafone Albania sh.a.593

694 (00-2014-4283)16.12.2014Perviz Hyseni kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave597

695 (00-2014-4350)16.12.2014Fran Gjini kundër Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe

Administrimit të Ujërave603

696 (00-2014-4343)16.12.2014Shoqëria “K.D.K.” sh.p.k kundër Universiteti

Politeknik Tiranë609

697 (00-2014-4296)16.12.2014Nikolla Çapi kundër Prefektura e Qarkut Berat,

Bashkia Berat, Banka e Kursimeve (sot Raiffeizen

Bank) Berat619

699 (00-2014-4211)17.12.2014INSIG sh.a kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë,

Njësia e Tatim Paguesve të Mëdhenj; Drejtoria e

Apelimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme

të Tatimeve Tiranë625

700 (00-2014-4001)17.12.2014Isuf Buçpapa kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë; Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë632

701 (00-2014-4338)18.12.2014Agustin Gjinaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore638

702 (00-2014-4237)18.12.2014“Tirana-Urban-Trans” sha kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Tiranë649

703 (00-2014-4177)18.12.2014“Tirana-Urban-Trans” sha kundër Drejtoria Rajonale e

Tatimeve Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Tiranë656

704 (00-2014-4315)18.12.2014“Hyundai Auto Albania” Sh.p.k kundër Autoriteti i

Konkurrencës Tiranë663

705 (00-2014-4349)18.12.2014Nezir Sallaku kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës667

706 (00-2014-4015)18.12.2014Osman Lleshi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë674

707 (00-2014-4161)18.12.2014Shoqëria “Erniku” Shpk kundër Korporata

Elektroenergjitike Shqiptare682

708 (00-2014-3999)18.12.2014Besije Rrapaj kundër Drejtoria Arsimore Rajonale

Berat689

709 (00-2014-3995)17.12.2014Shoqëria e Autorizuar, e krijuar nga bashkimi i

shoqërive (operatorëve) “P.K.P.” sh.p.k. dhe

“Rilindja” sh.p.k. kundër Ministria e Financave693

710 (00-2014-4208)17.12.2014Shoqëria “K.M.L Grup” sh.p.k kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Berat; Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve Tiranë700

711 (00-2014-4219)18.12.2014Sokol Vata kundër Spitali Rajonal Lezhë, Ministria e

Shëndetësisë706

712 (00-2014-3734)18.12.2014Xhevdet Aliaj kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurisë së Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Sarandë709

713 (00-2014-4109)18.12.2014Kristo Meta kundër Komuna Pojan712

714 (00-2014-4185)18.12.2014Vasil Hyka kundër Komuna Pojan715

715 (00-2014-4271)18.12.2014Zef Nikolli kundër Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë719

716 (00-2014-4107)18.12.2014Avni Gora kundër Komuna Pojan723

Moskompetenca Civile

00-2014-355404.12.2014Rozi Beqiri (Poga), Gjergji Shalesi, Petrika Shalesi

kundër ZVRPP Tiranë727

00-2014-355504.12.2014Shpresa Musa kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës730

00-2014-361412.12.2014Myfit Libohova kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë733

00-2014-362515.12.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Trashëgimtarët ligjorë

të subjektit të shpronësuar Ndue Mark Cuka:

Lene Marku, Elidon Marku, Vasel Marku,

Elida Marku736

00-2014-369704.12.2014Gjergj Gjoni kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë740

00-2014-370212.12.2014Luftar Shahaj, Katina Shahaj kundër Spitali Rajonal

Vlorë745

00-2014-370512.12.2014Luli Agalliu kundër Vera Plaka, Fatmir Plaka,

Ruzhdi Plaka, Bajame Beshiraj (Plaka),

Gazmend Plaka, Drita Plaka, Luan Plaka,

Dudi Kërdhicka, Minushe Plaka, Violeta Veleshnja,

Albana Lukacevic (Veleshnja), Behije Kalemaj,

Shpëtim Berberi, Petrit Berberi, Artan Berberi,

Mirjan Veleshnja, Edlira Veleshnja, Saimir Plaka,

Merita Pashaj, Shyqyrie Plaka, Bardha (Fatbardha)

Qypi, Nazmije Xharamando, Zica (Myrvete) Gorica,

Agron Kala, Theofan Papa, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Berat749

00-2014-372518.12.2014Anila Brahimaj (Balili) kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave753

00-2014-372618.12.2014Mehmet Rejzi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave756

00-2014-376117.12.2014Xhelal Skura kundër Operatori i Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike sha759

00-2014-376317.12.2014Ike Avdo kundër Qendra Spitalore Universitare

“Nënë Tereza”763

00-2014-376517.12.2014Bashkim Kazani kundër Operatori i Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike sh.a767

00-2014-376617.12.2014Ferit Noka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë771

00-2014-378716.12.2014Lytfije (Mullaj) Xhaja kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Durrës776

00-2014-378816.12.2014Firdaues Mesi; Ermira Mesi; Zamira Mesi (Çano)

kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Shkodër, Ilir Mesi782

00-2014-378916.12.2014Eduart File kundër Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes

Civile, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e

Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake 10 Tiranë789

00-2014-379016.12.2014Theodhor Rami kundër Zyra e Gjendjes Civile,

Bashkia Tiranë792

00-2014-380014.12.2014Hekurin Meta kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Elbasan797

00-2014-380204.12.2014Gjergji Syko kundër Agjencia e Kthimit dhe e

Kompensimit të Pronave Tiranë, Naftali Syko,

Denada Syko, Juli Syko803

00-2014-3804.12.2014Migen Kushi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë809

00-2014-384918.12.2014Ismet Memushaj kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Durrës (DRSSH, Dega e

Përfitimeve)814

00-2014-386118.12.2014Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kundër

Leonard Mardoda820

00-2014-388418.12.2014Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria Rajonale Elbasan

kundër Rustem Cerri826

00-2014-388629.12.2014Ded Malutaj kundër ÇEZ Shpërndarje Sha831

00-2014-389418.12.2014Emanuela Hysaj kundër Kombinati Mekanik Poliçan836

00-2014-392218.12.2014Albetelekom “Sh.a” kundër Komuna Ksamil, Këshilli i

Komunës Ksamil842

00-2014-399418.12.2014Anesti Qeramixhi kundër Marie Sheno;

Hasan Dumbrava; Rozeta Moni848

00-2014-405111.12.2014Ibrahim Hoxha kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore Tiranë853

00-2014-405211.12.2014Kërkuese: Irena Dushi858

00-2014-406211.12.2014Shoqëria “Beralb” sha kundër Dega e Doganës Durrës865

00-2014-406811.12.2014Xhavit Mata kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër871

00-2014-416011.12.2014Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Fier kundër

Përmbaruesi Gjyqësor privat Julian Prifti874

00-2014-416211.12.2014Llesh Nikolli kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Lezhë, Agjencia e Sigurimeve Shoqërore

Laç879

00-2014-416311.12.2014Shoqëria “Sun Petroleum Albania” Shpk kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Komisioni i

Apelimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Metrologjisë884

00-2014-416411.12.2014Vetmir Keta kundër Parku i Transportit Urban të

Udhëtarëve Tiranë889

00-2014-416511.12.2014Arianthi Kolagji kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Vlorë893

00-2014-416911.12.2014Arben Smalaj kundër Lule Smalaj, Akilian Smalaj,

Regjina Zefi (Smalaj), Florina Hasi (Smalaj)898

00-2014-417109.12.2014Shoqëria “Vodafone” sh.a. kundër Bashkia Sarandë904

00-2014-417218.12.2014Artan Hoxhaj kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve

Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë912

00-2014-418418.12.2014Shoqëria ÇEZ Shpërndarje sh.a. kundër Këshilli

Bashkisë Elbasan, Bashkia Elbasan917

00-2014-420211.12.2014Lazar Shima kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Hekurudhave Durrës; Njësia e Biznesit e Menaxhimit

të Infrastrukturës Hekurudhore Durrës920

00-2014-425116.12.2014Shoqëria “Art-Construksion” Sh.p.k. kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Tiranë. Drejtoria e Apelimit

Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Tiranë925

00-2014-425311.12.2014Faslli Patozi kundër Bashkia Vlorë, Ministria e

Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë929

00-2014-426011.12.2014Mariglen Shehu kundër Shoqëria Përmbarimore

“Prestige Bailiff Services” sh.p.k.,

Inspektoriati Qendror Teknik Tiranë932

00-2014-427011.12.2014Griselda Plaka kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit937

00-2014-429511.12.2014Hamide Lumshi kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Elbasan939

00-2014-431111.12.2014Shoqëria “Euro Speed Trans Chrom” sh.p.k kundër

Dega e Doganës Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë943

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11118-02389-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3683 i Vendimit (631)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni

Kryesues

Guxim ZenelajAnëtar

Mirela Fana

Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 04.12.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02389/11, që u përket palëve:

PADITËSA:ET’HEM BENDO, VEZIRE BENDO, XHONI BENDO, XHULIA BENDO, në mungesë

E PADITUR:BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT, mungesë

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për të paguar në favor të paditësave

shpërblimin për dëmin e plotë pasuror dhe jopasuror

si dhe shpenzimet e tjera të nevojshme dhe të arsyeshme,

të shkaktuar nga aksidenti automobilistik i datës 23.06.2004

si pasojë e të cilit u plagos rëndë shtetasi Et’hem Bendo

dhe e shoqja e tij Vezire Bendo,

si dhe interesat mbi shumën e dëmshpërblimit deri në ditën e ekzekutimit.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 e vijues të K.Pr.Civile.

Dekreti nr.295, datë 15.09.1992

“Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike

për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”

miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992.

Aktet nënligjore të dalë në zbatim të tij.

Nenet 120, 129/e, 609, 625, 640 e vijues të Kodit Civil.

Neni 15 i Kushtetutës së R.SH. Ligji nr.9267, datë 29.07.2004, i ndryshuar.

Vendimi njësues nr.12, datë 14.09.2007

dhe për referencë dhe ligji nr.10076, datë 12.02.2009.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4240, datë 25.05.2010, ka vendosur:

Rrëzimin e padisë si të parashkruar.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1506, datë 24.06.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.4240, datë 25.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditëse, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për këto shkaqe:

· Gjykatat gabojnë kur arsyetojnë se padia objekt gjykimi është ngritur jashtë afatit dy vjeçar të parashikuar nga neni 115/c i Kodit Civil, e po kështu edhe jashtë afatit tre vjeçar të parashikuar në nenin 115/dh të Kodit Civil.

· Arsyetimi i gjykatave bie në kundërshtim me nenin 120 të K.Civil.

· Në nenin 120 të K.Civil parashikohet se kur fillon afati i parashkrimit të padisë, së pari dijenia për dëmin e pësuar dhe së dyti dijenia për personin që e ka shkaktuar dëmin. Në rastin konkret dijenia për dëmin e pësuar vërtetë ka qenë me datë 23.06.2004, por dijenia për personin që ka shkaktuar dëmin është realizuar më datë 16.02.2009, datë në të cilën paditësat kanë marrë dijeni nëpërmjet vendimit penal të formës së prerë për të. Pra në ditën që plotësohen këto dy kushte fillon të ecë afati i parashkrimit.

· Gjykata e Lartë me Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara nr.12, datë 13.09.2007, ka bërë unifikimin e praktikës gjyqësore në lidhje me dëmin e shkaktuar jashtëkontraktor: “…Në se vërtetohet fakti i paligjshëm dhe lidhja shkakësore e tij me dëmin, lind marrëdhënia e detyrimit, e drejta subjektive e personit të dëmtuar për të kërkuar dëmshpërblim, dhe detyrimi i personit përgjegjës për ta shlyer atë.(...).” Në vijim të kësaj sentence unifikuese parashkrimi i padisë, pra afati 3 vjeçar fillon nga dita kur është vërtetuar se kush është personi përgjegjës, në rastin konkret afati fillon kur vendimi penal ka marrë formë të prerë.

· Një detyrim që vendimi penal të jetë i formës së prerë për përgjegjësinë në aksident parashikohet edhe në Udhëzimin e Ministrit të Financave nr.24, datë 15.11.2007, Kreu I , në rregulloren nr.53 të Autoritetit Mbikqyrës Financiar, të dalë për dhe në zbatim të Ligjit nr.10076 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, neni 8, pika 1/f dhe në Udhëzimin nr.307, datë 20.05.2002 të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, të miratuar nga Këshilli Administrativ i BSHS, ME Vendimin nr.9, datë 29.09.2001, të aprovuar me Urdhrin e Ministrit të Financave, në zbatim të Ligjit nr.7641, datë 01.12.1992, neni 9, pika 7. Pra edhe legjislacioni i posaçëm e përcakton që të fillojë afati i parashkrimit dhe të lindë e drejta për dëmshpërblim, i dëmtuari duhet të ketë vendimin e gjykatës të formës së prerë për përgjegjësinë në aksident.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësat janë në marrëdhënie të posaçme me njëri tjetrin; paditësat Et’hem Bendo dhe Vezire Bendo janë bashkëshortë, ndërsa dy paditësat e tjerë, Xhoni dhe Xhulia Bendo, janë fëmijët e tyre.

2. Rezulton se më datën 23.06.2004, në vendin e quajtur Çermë-Çiflig, në rrugën Nacionale Çermë-Divjakë ka ndodhur një aksident automobilistik.

2.1. Mjeti i tipit Volkswagen, me targë TR 0927 F, i drejtuar nga shtetasi Ervin Qato, duke parakaluar mjetin Tip Motokarro të shtetasit Et’hem Bendo, përplaset me këtë të fundit dhe nga përplasja i janë shkaktuar dëmtime trupore shtetasit Ethem Bendo.

3. Në lidhje me këtë aksident organi i Prokurorisë, ka vendosur mos fillimin e procedimit penal nr.181, të vitit 2004, por, meqenëse ky vendim është prishur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.52, datë 21.09.2004, organi i Prokurorisë ka filluar procedimi penal me nr.305, datë 12.10.2004 në ngarkim të të pandehurit Ervin Qato.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.79, datë 15.05.2006, ka deklaruar fajtor dhe dënuar të pandehurin Ervin Qato, në bazë të nenit 290/1 të Kodit Penal, me gjobë në masën 350.000 lekë. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e saj nr.85, datë 27.02.2007, ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila me vendimin e saj nr.164, datë 30.10.2007, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Ervin Qato dhe e ka dënuar me 9 muaj burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.99, datë 16.02.2009.

4.1. Pra, rezulton se vendimi gjyqësor penal, me të cilin deklarohet fajtor Ervin Qato për aksidentin automobilistik të datës 23.06.2004, ka marrë formë të prerë më datë 16.02.2009.

4.2. Ndërkohë, ndaj këtyre vendimeve është paraqitur rekurs nga i pandehuri në Gjykatën e Lartë dhe njëkohësisht është bërë një kërkesë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë mbi “Lëshimin e një urdhri pezullimi të ekzekutimit të vendimit penal nr.164, datë 30.10.2007, lënë në fuqi me vendimin nr.99, datë 16.02.2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë”.

4.3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.22, datë 18.03.2009, ka pranuar kërkesën dhe ka pezulluar ekzekutimin e vendimit penal të sipërcituar.

5. Me datë 23.11.2009, përfaqësuesi ligjor me prokurë i palës paditëse të këtij gjykimi, avokati Elton Daka, i është drejtuar me një kërkesë AMF-së duke i kërkuar informacion se në cilën shoqëri sigurimesh ka qenë i siguruar mjeti i drejtuar nga Ervin Qato dhe, në përgjigjen e marrë ka rezultuar e pamundur dhënia e informacionit nga ana e AMF-së.

6. Paditësat Et’hem Bendo, Vezire Bendo, Xhoni Bendo dhe Xhulia Bendo, me pretendimin se mjeti shkaktar i dëmit ka qenë i pasiguruar dhe se nga aksidenti i automobilistik i datës 23.06.2004 iu është shkaktuar dëm pasuror dhe jo pasuror, me padinë e datës 04.12.2009, kanë kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

7. Nëpërmjet prapësimeve, pala e paditur, Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka parashtruar se e drejta e padisë së paditësave është parashkruar dhe për këtë shkak duhet rrëzuar.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4240, datë 25.05.2010, ka rrëzuar padinë për shkak parashkrimi.

8.1. Në rrëzimin e padisë, gjykata arsyeton: - “...në lidhje me çështjen objekt gjykimi duhet të trajtohet nëse jemi përpara parashkrimit të padisë, si parashtrim i paraqitur gjatë gjykimit nga pala e paditur Byroja Shqiptare e Sigurimit”; - “Në rastin konkret objekt gjykimi jemi në thelb përpara një padie për shpërblimin e një dëmi jashtëkontraktor, shpërblim që vjen nga përgjegjësia në shkaktimin e një dëmi (jashtëkontraktor), e që trajtohet dhe rregullohet: A) parimisht në nenet 608 e vijues të K.C, nene të cilat bëjnë një rregullim të përgjithshëm të këtij instituti të së drejtës. B) krahas këtij rregullimi të përgjithshëm në K.C. kemi dhe një rregullim të posaçëm të përgjegjësisë në shkaktimin e dëmit në një fushë të caktuar dhe më konkretisht atë që ka të bëjë me “sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”; - “Nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një padi për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, kodi civil bën një rregullim të posaçëm të afateve të parashkrimit në lidhje me këtë padi në nenin 115 të tij, pika dh (gjë e cila e bën jo të drejtë referimin e bërë nga pala e paditur në nenin 115, pika ç të K.Civil)...pra kemi të bëjmë me një afat tre vjeçar parashkrimi”; - sipas nenit 117 të Kodit Civil “Afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë”, ndërsa neni 120 i po këtij Kodi e lidh afatin e “...parashkrimit të padisë për kërkimin e shpërblimit të dëmit jo kontraktor (siç është dhe rasti objekt gjykimi), duke e lidhur momentin e fillimit të parashkrimit të kësaj padie me: “nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar”; - pra “...për ecjen e afatit të parashkrimit duhet të plotësohen të dy kushtet: -dijenia e të dëmtuarit (ka ditur ose duhej të dinte) për dëmin e pësuar dhe -dijenia e tij (ka ditur ose duhej të dinte) për personin që e ka shkaktuar atë. (ditën që plotësohen këto dy kushte fillon të eci afati i parashkrimit të padisë)”; - “...rezulton e provuar se paditësit kanë dijeni për dëmin e pësuar që në momentin e ndodhjes së aksidentit automobilistik, pra më datë 23.06.2004”; - “Përsa i përket dijenisë “për personin që e ka shkaktuar dëmin”, duhet të theksojmë se po nga provat e sipërcituara rezulton e provuar se paditësit-të dëmtuarit dinin/duhej të dinin apo ka marrë dijeni për personin që i shkaktoi dëmin pasuror apo jopasuror që më datë 23.06.2004, pasi kjo është data në të cilën ka ndodhur dhe aksidenti automobilistik, ku shtetasi Ervin Qato me makinën e tij të tipit Volkwagen, duke parakaluar mjetin tip Motokarro të shtetasit Ethem Bendo, përplaset me këtë të fundit dhe nga përplasja janë shkaktuar dëmet e pretenduara në këtë gjykim, mbi të cilat kërkohet të përligjet pala paditëse”; - “Referuar nenit 120 të K.C, ajo çka është e rëndësishme të theksohet qëndron në faktin se ligjvënësi në ecjen e afatit të parashkrimit të padisë në lidhje me personin që e ka shkaktuar dëmin përcakton shprehimisht: “personin që e ka shkaktuar atë”, gjë e cila do të thotë se nuk kërkohet dijenia mbi “personin përgjegjës për shkaktimin e dëmit”, por vetëm mbi “personin shkaktar të dëmit”; - “Ky dallim midis “personit shkaktar të dëmit” dhe “personit përgjegjës për shkaktimin e dëmit”, përbën një dallim thelbësor në lidhje me këtë çështje objekt gjykimi”; - “Përgjegjësia në shkaktimin e dëmit”, ndryshe nga “shkaktimi i dëmit”, kërkon plotësimin dhe të kushteve të tilla si veprime/mosveprime të paligjshme dhe fajin në kryerjen e tyre”; - “Nëse Ervin Qato është person përgjegjës për shkaktimin e dëmit në aksidentin automobilistik të datës 23.06.2004, kjo është zgjidhur përfundimisht me vendimin penal të formës së prerë: vendimi penal nr.164. datë 30.10.2007, lënë në fuqi me vendimin nr.99. datë 16.02.2009 të gjykatës së Apelit Vlorë”; - “Kurse fakti që Ervin Qato është personi që shkaktoi dëmin kjo rezultonte që në momentin e ndodhjes së aksidentit, pasi ishte pikërisht ky shtetas, drejtues i mjetit automobilistik, që u përplas me mjetin e drejtuar nga paditësi Ethem Bendo”; - “Sa më lart vërteton plotësisht se që më datë 23.06.2004 (data e aksidentit) pala paditëse dinte/duhej të dinte se Ervin Qato është personi shkaktar i dëmit. Pikërisht që më datë 23.06.2004, me plotësimin e të dy kushteve të kërkuara nga neni 120 i KC (dijenia e dëmit të pësuar dhe personit shkaktar të tij), për palën paditëse ka filluar të ecë afati i parashkrimit”, afat i cili është plotësuar më datën 23.06.2007, ndërsa padia është ngritur më datë 04.12.2007; - “Referuar datës së ngritjes së padisë në gjykim: data 04.12.2009 vërtetohet plotësisht se për palën paditëse është shuar e drejta e kësaj padie-pra kemi një padi të parashkruar dhe si e tillë kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet më”; - “Referimi i bërë nga pala paditëse në-gjykata e Apelit Vlorë më datë 16.02.2009 nuk është i drejtë dhe i bazuar, pasi:-gjykimi i çështjes penale nuk passjell as pezullim dhe as ndërprerje të afatit të parashkrimit sipas përcaktimeve që bën ligji në lidhje me pezullimin apo ndërprerjen e afatit të parashkrimit-ligji i posaçëm në fushën e sigurimit të detyrueshëm nuk e lidh detyrimisht ngritjen e padisë për shpërblim dëmi me përfundimin e çështjes penale, në të cilën përcaktohet fajësia; për këtë padi nuk ka asnjë pengesë në KC dhe ligjin e posaçëm që të ngrihet pavarësisht çështjes penale kundrejt personit shkaktar të dëmit,-pas ndodhjes së aksidentit nuk rezulton që të jetë paraqitur nga pala paditëse/e dëmtuar kërkesë për shpërblim dëmi pranë një shoqërie sigurimi apo BSSH-së,-pala paditëse e dëmtuar i kishte të gjitha hapësirat, mundësitë dhe mjetet ligjore që në momentin e pësimit të dëmit të ngrinte padi për shpërblim dëmi të shkaktuar saj”.

9. Mbi ankimin e palës paditëse, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1506, datë 24.06.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditëse, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

11.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

11.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

11.3. Neni 112 i K.Civil: “E drejta e padisë që nuk është ushtruar brenda afatit të caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund të realizohet më me anë të gjykatës ose të organit tjetër kompetent”.

11.4. Neni 114 i K.Civil: “Kur në ligj nuk është parashikuar ndryshe, parashkruhen brenda dhjetë vjetëve të gjitha paditë midis personave juridikë, midis këtyre dhe personave fizikë, si dhe midis vetë personave fizikë”.

11.5. Neni 115/dh i K.Civil: “Parashkruhen brenda afateve prej: a)...; b)...; c)...; ç)...; d)...; dh) tre vjetëve paditë për shpërblimin e dëmit jo kontraktor dhe paditë për kthimin e përfitimit pasuror pa të drejtë”.

11.6. Neni 117 i K.Civil: “Afati i parashkrimit fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë”.

11.7. Neni 120 i K.Civil: “Për kërkimin e shpërblimit të dëmit jokontraktor, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

12. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditëse nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.1506, datë 24.06.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.4240, datë 25.05.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13. Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat e faktit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

14. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale apo shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

15. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji, të jenë lejuar shkelje të rënda procedurale apo shkelje procedurale të tilla që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

15.1. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës paditëse nuk argumentohet një gjë e tillë. Pretendimet se, sikurse gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit: (i) kanë zbatuar gabim nenet 115, germa “dh”, 117, 120, 608 e vijues të Kodit Civil; (ii) nuk kanë bërë një arsyetim të drejtë në lidhje me parashikimet e vendimit njësues nr.12/2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk rezulton të gjejnë mbështetje në vetë këto dispozita në raport me të drejtën e pretenduar dhe gjendjen e faktit të vërtetuar gjatë gjykimit.

16. Ky kolegj vlerëson se konkluzionet e arritura nga gjykatat e faktit mbështeten në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

16.1. Nga aktet procedurale të gjykimit të çështjes evidentohet se gjykatat kanë zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes (neni 14 i K.Pr.Civile). Ato kanë sqaruar plotësisht rrethanat dhe faktet që lidhen me mosmarrëveshjen objekt gjykimi përsa ka të bëjë me prapësimin e palës së paditur lidhur me parashkrimin e padisë në shqyrtim, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me të.

16.2. Konkluzioni i gjykatave është rrjedhojë e një analize tërësore dhe objektive të provave, akteve shkresore (neni 126 i K.Pr.Civile) që lidhen e përcaktojnë momentin e lindjes të së drejtës së palës paditëse për të kërkuar shpërblimin e dëmit të pretenduar të shkaktuar (neni 117 i K.Civil), që për rastin i korrespondon datës së ndodhjes së aksidentit automobilistik dhe faktit që pala paditëse ka patur dijeni që në këtë moment edhe për personin që ishte drejtues i mjetit që shkaktoi aksidentin (neni 120 i K.Civil).

17. Përsa i përket vendimit të gjykatës së apelit, ky kolegj vlerëson se kjo gjykatë, e vënë në lëvizje mbi ankimin e palës paditëse, i’u ka dhënë përgjigje pretendimeve të ankimit dhe, njëkohësisht, ka dhënë dhe arsyet ligjore se përse ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

18. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky kolegj e vlerëson të drejtë konkluzionin e gjykatave të faktit se për rastin konkret e drejta e padisë së palës paditëse të këtij gjykimi është parashkruar.

19. Veç sa kanë parashtruar gjykatat e faktit, lidhur me këtë pretendim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se sipas nenit 112 të Kodit Civil parashkrimi i padisë përmban kurdoherë dy kushte ose elemente thelbësorë: (i) kalimin e një periudhe kohe të caktuar dhe (ii) mosveprimin e titullarit për të ushtruar këtë të drejtë gjatë kësaj kohe. Kushti i parë përbën atë që quhet afat i parashkrimit të padisë dhe kushti tjetër konsiston në mosveprimin e titullarit të së drejtës në rastet kur ai mund dhe duhej të vepronte. Në këtë vështrim juridik del se elementi thelbësor i parashkrimit nuk është kalimi i kohës në vetvete, por është mos veprimi/pasiviteti i titullarit të së drejtës për të mbrojtur, brenda kohës së caktuar nga ligji, të drejtën e tij të cenuar ose të mohuar.

20. Afati i parashkrimit për paditë që kanë për objekt kërkimi shpërblimin e dëmit jo kontraktor është tre vjeçar (neni 115/dh i K.Civil). Sipas nenit 117 të po këtij Kodi afati i parashkrimit të padisë fillon nga dita kur subjektit i ka lindur e drejta e padisë. Nga momenti i lindjes të së drejtës fillon të ecë afati i parashkrimit. Pra, ky është momenti nga i cili fillon të llogaritet ky afat, llogaritje që bëhet sipas nenit 136 të Kodit Civil.

20.1. Momenti i lindjes të së drejtës së padisë përcaktohet si momenti i fillimit të ecjes së afatit të parashkrimit, pasi vetëm me lindjen e kësaj të drejte mund të flitet për mosveprim të titullarit dhe vetëm kur cenohet e drejta subjektive lind e drejta e padisë për mbrojtjen e saj.

20.2. Duke iu referuar këtij rregulli ligjor dhe fakteve të vërtetuara gjatë gjykimit për rastin arrihet në përfundimin se e drejta e padisë së paditësave Et’hem Bendo, Vezire Bendo, Xhoni Bendo dhe Xhulia Bendo është parashkruar.

20.3. Sipas nenit 120 të Kodit Civil, parashkrimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhej të dinte për dëmin e pësuar dhe për personin që e ka shkaktuar. Këto dy kushte duhet të ekzistojnë në mënyrë kumulative. Në këtë vështrim, parashkrimi i padisë për paditësat ka filluar të ecë nga momenti kur ata janë dëmtuar dhe janë vënë në dijeni për personin që i’u ka shkaktuar dëmin, që për rastin ky moment përkon me datën 23.06.2004.

21. Duke iu rikthyer rastin në shqyrtim, nga materialet e dosjes gjyqësore dhe nga sa është vërtetuar gjatë gjykimit në të dy shkallët, rezulton se ngjarja që përbën rast sigurimi ka ndodhur më datën 23.06.2004. Nuk rezulton që nga ana e paditësave të këtij gjykimi t’i jenë drejtuar me kërkesë palës së paditur, që mund të përbënte shkak pezullimi për ecjen e afatit të parashkrimit.

22. Në Kodin Civil nuk jepet në mënyrë të shprehur kuptimi i pezullimit, por duke i’u referuar neneve 129 e 130 të tij, me pezullim të parashkrimit kuptohet mos fillimi ose mos ecja e afatit të parashkrimit, përsa kohë ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë titullarin e së drejtës të ngrejë padi. Rrethanat, që në ligj quhen shkaqe të pezullimit të parashkrimit, janë pasqyruar në mënyrë shteruese. Ato parashikohen në mënyrë të shprehur nga ligji dhe asnjë shkak tjetër i ndryshëm, sado pengues të jetë për titullarin e së drejtës, nuk mund të shërbejë si shkak pezullues e, për pasojë, nuk mund të pezullojë parashkrimin. Në këtë kontekst nuk përbën shkak pezullimi procedimi penal në ngarkim të personit që ka qenë shkaktar i aksidentit.

22.1. Nga ana tjetër, në kuptim dhe qëllim të dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992, pavarësisht nëse personi, si drejtues i mjetit që ka shkaktuar dëmin, ka ose jo përgjegjësi penale, përgjegjësia civile për dëmin që mund t’u shkaktohet të tretëve nga mjeti motorik bie mbi shoqëritë e sigurimeve dhe/ose mbi Byronë Shqiptare të Sigurimeve, rast pas rasti. Këto të fundit, nëse janë rastet e parashikuara nga ligji i posaçëm mund të ushtrojnë padinë e regresit.

23. Pretendimet e tjera të rekursit kanë të bëjnë me fakte e rrethana që i përkasin procesit të provuarit lidhur me themelin e çështjes, që është në eksluzivitetin e gjykatave të faktit. Por për rastin, meqenëse ka rezultuar e vërtetuar se padia e paditësave Et’hem Bendo, Vezire Bendo, Xhoni Bendo dhe Xhulia Bendo është parashkruar, gjykatat e faktit me të drejtë nuk kanë marrë në analizë faktet dhe rrethanat që i përkasin themelit të padisë lidhur me shpërblimin e dëmit.

24. Gjithashtu, konstatohet se nga ana e gjykatave të faktit nuk janë lejuar shkelje të rënda të normave procedurale të parashikuara në nenin 467 të Kodit të Procedurës Civile që, sipas germës “b” të nenit 472 të po këtij Kodi, përbëjnë shkak për cenimin e vendimeve të këtyre gjykatave.

24.1. Në rastin konkret nuk rezulton që nga gjykatat e faktit, të jenë shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces pa respektuar dispozitat mbi njoftimin e tyre, si në gjykatën e shkallës së parë dhe në atë të apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia apo të jetë cenuar parimi i paanësisë, të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimit (germa “b” e nenit 472 të K.Pr.Civile në lidhje me nenin 467[] të po këtij Kodi).

24.2. Përsa i përket germës “c” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile[], dispozitë që ka qenë në fuqi në kohën e gjykimit, rezulton se, si gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë dhe në apel, gjykatat nuk kanë lejuar shkelje të normave procedurale që të kenë ndikuar në dhënien e vendimit.

25. Përsa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1506, datë 24.06.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1506, datë 24.06.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 04.12.2014

Nr.11111-02513-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3685 i Vendimit (632)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni

Kryesues

Guxim ZenelajAnëtar

Mirela Fana

Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 04.12.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02513/11, që u përket palëve:

PADITËS:FERDI SHPATA, në mungesë

TË PADITUR:BASHKIA FIER, në mungesë

ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME FIER përfaqësuar nga Avokati i Shtetit, Abaz Deda

OBJEKTI:

Njohje pronësie mbi një sipërfaqe tokë truall të ndodhur

në Lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier

dhe regjistrimi i saj në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Baza Ligjore: Nenet 142, 144, 145, 154, 173, 175/4 të Kodit Civil.

Ligji nr.7512, datë 10.08.1991.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.62-2011-342 (239), datë 10.02.2011, ka vendosur:

Pranimin padisë.

Detyrimin e palëve të paditura, të njohin pronar paditësin Ferdi Shpata, mbi pasurinë me nr.6/349, me sipërfaqe 733 metra katror, e cila kufizohet: nga veriu- me Rrugën “Llambi Cibuku”, nga lindja-me pronën e Agron Nasku, nga jugu-me pronën e Mai Niko, nga perëndimi-me pallat 5 katësh, që i korrespondon sipërfaqja brenda konturit me ngjyrë portokalli sipas Planimetrisë nr.1 të aktit të ekspertimi.

Detyrimin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie të paluajtshme në emër të paditësit.

Këtij vendimi i bashkëngjitet planimetria e pasurisë Shkalla 1:500.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.686, datë 28.06.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.239 (62-2011-342), datë 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra vendore Vlorë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

· Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier nuk ka njoftuar përfaqësuesin ekskluziv të institucioneve shtetërore të palës së paditur, Zyrën Vendore Vlorë, në kundërshtim të hapur me nenin 79/a, të Kodit të Procedurës Civile pa i njoftuar asaj aktet dhe njoftimin për pjesë-marrjen në seancat gjyqësore, gjë e cila sjell cenimin e procesit për një proces të rregullt ligjor.

· Gjykata duhet të kishte nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, bazuar në nenet 36 dhe 59 të Kodit të Procedurës Civile, pasi nuk rezulton që paditësi t’i jetë drejtuar Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Paditësi pretendon se ndërtimin dhe truallin përkatës nuk ka mundur t’i regjistrojë pranë ZVRPP-së Fier, sipas vendimit nr.1075, datë 07.05.1993, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, i cili është i formës së prerë.

· Në këtë proces gjyqësor nuk është ndërtuar drejtë ndërgjyqësia, pasi paditësi ka thirrur si palë të paditur në këtë gjykim Bashkinë Fier dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, duke i detyruar këto ta njohin pronar mbi një sipërfaqe toke truall. Të dyja gjykata nuk kanë zhvilluar një hetim të mjaftueshëm në lidhje me gjendjen juridike të pasurisë objekt të këtij gjykimi.

· Palët e paditura, Bashkia Fier dhe Z.V.R.P.P Fier nuk kanë legjitimin pasiv në këtë proces gjyqësor. Pasi për shkak të mos hetimit të mjaftueshëm lidhur me gjendjen juridike të pasurisë së paluajtshme, prezumimi shkon në favor të shtetit dhe në këtë rast përfaqësuesi i shtetit është Këshilli i Ministrave ose ministritë përkatëse të cilat administrojnë pasurinë e paluajtshme.

· Të dyja gjykatat kanë shkelur një nga parimet themelore të procesit gjyqësor të parashikuar në nenin 6 të Kodit të Procedurës Civile në të cilin parashikohet se gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet. NË kërkesë padi paditësi ka kërkuar të njihet pronar me bashkim dhe përzierje për një sipërfaqe tokë truall prej 734 m2, ndërsa gjykatat janë shprehur për detyrimin e palëve të paditura ta njohin pronar paditësin për një sipërfaqe toke truall prej 733 m2, duke mos u shprehur në lidhje me kërkimin e paditësit për një 1 m2.

· Gjykata kanë zbatuar keq ligjin kur janë shprehur se shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve të paditura. Duke qenë se gjykatat kanë pranuar vetëm për 733 m2 ato nuk mund të ngarkonin palët e paditura me të gjitha shpenzimet gjyqësore, pasi në thelb padia nuk është pranuar tërësisht.

· Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier dhe Gjykata e Apelit kanë shkelur parimet themelore të procesit gjyqësor civil të parashikuar nga nenet 10, 14, 16, 29, të Kodit të Procedurës Civile.

· Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në pjesën urdhëruese të vendimit ka vendosur në kundërshtim me parashihet e nenit 444/1 të Kodit të Procedurës Civile.

· Paditësi nuk legjitimohet të ngrejë një kërkesë padi me objekt të tillë të kuptim të nenit 32 të Kodit të Procedurës Civile dhe për pasojë padia duhet të rrëzohet. Po ti referohemi nenit 175/4 të Kodit Civil, që është mënyra e fitimit të pronësisë me bashkim dhe përzierje, paditësi nuk ka arritur të provojë gjatë gjykimit njëkohësisht të dy kushtet për fitimin e pronësisë që janë: (i) ekzistenca e mirëbesimit; (ii) vlefta e ndërtesës duhet të jetë më e madhe se vlefta se vlefta e tokës në të cilën është ngritur ndërtimi.

· Paditësi nuk ka mundur të provojë nëpërmjet provave sipas parashikimeve të nenit 12, të Kodit të Procedurës Civile faktin se e ka poseduar sendin që nga viti 1979, si dhe në të njëjtën kohë vlera e përllogaritur në aktin e ekspertimit në lidhje me truallin nuk është një vlerë e cila tregon realitetin pasi pasuri objekt gjykimi, pozicionohet në qendër të qytetit të Fierit dhe vlera e tregut për tokat truall në këto zonë është më e lartë se ajo e përcaktuar në akt ekspertimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; Avokatin e Shtetit Abaz Deda, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Ferdi Shpata ka ndërtuar në vitin 1979 një banesë me sipërfaqe prej 108 m2 në Lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.

2. Mbi padinë e Ferdi Shpata kundër Bashkisë Fier, me vendimin nr.1075, datë 07.05.1993, Gjykata e Rrethit Fier i ka njohur paditësit “të drejtën e pronësisë mbi një shtëpi banimi të përbërë nga dy dhoma, kuzhinë me aneks, korridor, banjë dhe verandë, me konstruksion themel me mure guri, mure tulle kopjo, të shtruara dy dhomat me parket kurse ambientet e tjera me pllaka, të mbuluar dy dhomat me çati me tjegull marsejeze dhe pjesa tjetër me soletë, të sipërfaqes së truallit prej 714 m2 që së bashku me banesën ka këto kufizime nga veriu me Rrugën “Llambi Çibuku”, nga lindja me pronën e z.Agron Nasku, nga jugu me pronën e z. Mai Niko, nga perëndimi me pallatet 5 kt, të ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” të rajonit nr.2 Fier”.

2.1. Sipas notës së transkriptimit në regjistrin e objekteve të pronësisë private nr.613, datë 24.07.1993 (Indeksi L4/SH), është bërë transkriptimi i vendimit nr.1075, datë 07.05.1993, në favor të paditësit Ferdi Shpata kundër Bashkisë Fier.

2.2. Gjithashtu, rezulton se ndërtimin e realizuar si dhe truallin përkatës paditësi nuk ka mundur ta regjistrojë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, me sistemin e ri të regjistrimit, sipas vendimit nr.1075, datë 07.05.1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

3. Paditësi Ferdi Shpata, me pretendimin se këto ndërtime i ka kryer në kushtet e mirëbesimit dhe meqenëse vlefta e ndërtimit e kalon vleftën e tokës, bazuar në nenin 175 të Kodit Civil, kërkon njohjen e pronësisë mbi sipërfaqen e truallit që zë objekti dhe atë funksional.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.62-2011-342 (239), datë 10.02.2011, ka pranuar padinë, duke detyruar palët e paditura “...të njohin pronar paditësin Ferdi Shpata, mbi pasurinë me nr.6/349, me sipërfaqe 733 metra katror, e cila kufizohet: nga veriu- me Rrugën “Llambi Çibuku”, nga lindja-me pronën e Agron Nasku, nga jugu-me pronën e Mai Niko, nga perëndimi-me pallat 5 katësh, që i korrespondon sipërfaqja brenda konturit me ngjyrë portokalli sipas Planimetrisë nr.1 të aktit të ekspertimi”, si dhe “...regjistrimin e kësaj pasurie të paluajtshme në emër të paditësit”.

4.1. Në pranimin e padisë, gjykata, pasi ka administruar dhe akt ekspertimin, arsyeton: - “Një mënyrë klasike e parashikuar në Kodin Civil për fitimin e pronësisë, është bashkimi dhe përzierja, përcaktuar në nenin 175 të Kodit Civil...”; - “Për fitimin e pronësisë me bashkim dhe përzierje, sipas paragrafit të tretë të nenit 175 të Kodit Civil, kërkohen të plotësohen në mënyrë kumulative këto kushte: 1. Ekzistenca e mirëbesimit në ngritjen e ndërtesës. Sipas nenit 306 të Kodit Civil:...mirëbesimi në ngritjen e ndërtesës nga paditësi prezumohet, prezumim i cili rrjedh për shkak të ligjit”; - “Nga ana e paditësit është poseduar në mënyrë të qetë dhe pa ndërprerje ndërtesa si dhe trualli mbi të cilin është realizuar kjo ndërtesë, për një periudhë kohe të gjatë (prej vitit 1979 e në vazhdim)”; - “2. Vlefta e ndërtesës duhet të jetë më e madhe se vlefta e tokës mbi të cilën është realizuar ndërtimi”; - “Nga akti i ekspertimit, rezulton se vlera e tregut të sipërfaqes së truallit të pretenduar nga paditësi është në shumën 7.330.000 (shtatë milion e treqind e tridhjetë e tre mijë) lekë, ndërsa vlera e ndërtimit të kryer mbi këtë sipërfaqe është 7.400.000 lekë (shtatë milion e katër qind mijë). Pra vlefta e ndërtimit të kryer është më e madhe se vlefta e tokës mbi të cilën është kryer ky ndërtim”; - mbi këtë arsyetim gjykata ka konkluduar “...se plotësohen në mënyrë kumulative të gjitha kushtet e nenit 175 të Kodit Civil dhe si rrjedhim, kërkimi i paditësit për njohjen e pronësisë mbi sipërfaqen prej 733 m2 të truallit të ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit‘‘ Fier, është i drejtë dhe i bazuar në ligj (neni 175 i Kodit Civil)”.

5. Mbi ankimin e palës së paditur, Bashkia Fier, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.686, datë 28.06.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

5.1. Lidhur me ankimin gjykata e apelit parashtron se “Pretendimet e ngritura në ankim prej palës së paditur Bashkia Fier, gjenden të pabazuar në prova. Ndryshe nga sa pretendon i padituri në ankim, origjina e posedimit të paditësit që prej vitit 1079 e në vijim provohet në mënyrë shkencore jo vetëm nga përmbajtja e aktit të ekspertimit i cili ka konkluduar në lidhje me kohën e ndërtimit të kryer, por njëkohësisht banesa dhe trualli gjejnë pasqyrim edhe në Planimetrinë sh. 1:500, Relievi i Fierit, vitit 1979 dhe 1987”.

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

7.2. Neni 79/a i K.Pr.Civile: “Avokatura e shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj. Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ketë mundësi të marrë pjesë në gjykim”.

7.3. Neni 5.1.b) i ligjit nr.10018, datë 13.11.2008: “1. Avokatura e Shtetit kryen funksionet e mëposhtme: a)…; b) përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja, pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë. Në çështje të veçanta, sipas kritereve lëndore dhe sasiore, të përcaktuara në rregulloren e miratuar nga Këshilli i Ministrave, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit mund t’ia delegojë të drejtën e përfaqësimit dhe të mbrojtjes organit të interesuar të administratës”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

8. Se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra vendore Vlorë, përsa ka të bëjë me mosthirrjen në gjykim të Avokaturës së Shtetit, përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.686, datë 28.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.62-2011-342 (239), datë 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale, objektit dhe shkakut të kërkesës, pretendimeve e prapësimeve të pjesëmarrësve në gjykim, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimet nr.686, datë 28.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.62-2011-342 (239), datë 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier janë rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit procedural dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

10. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

10.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të gjykatave të faktit se gjykimi është veprimtaria e organeve gjyqësore të caktuara me ligj, që zhvillohet sipas rregullave me karakter të detyrueshëm, shkeljet e të cilave pas sjellin cenimin e vendimeve të tyre.

11. Ky kolegj, vlerëson se, sikurse vendimi i gjykatës së shkallës së parë, dhe vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me urdhërimet e neneve 4, 14 e 79/a të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 5.1.b) të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”.

12. Mosrespektimi i dispozitave ligjore të sipër treguara përbënë shkelje të rëndë të këtyre normave procedurale dhe për rrjedhojë vendimet e gjykatave të faktit duhet të prishen.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, referuar objektit të padisë, përmbajtjes dhe shkakut të saj, evidenton se paditësi, me pretendimin se ka bërë një ndërtim të ligjshëm që në vitin 1979, sipas legjislacionit të kohës dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka patur në posedim sipërfaqen e truallit prej 734 m2, ka kërkuar detyrimin e Bashkisë Fier dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier ta njohin pronar mbi këtë sipërfaqe trualli.

13.1. Kërkimin në padi e ka themeluar në mënyrë alternative: (i) në nenin 175 të Kodit Civil, duke pretenduar se ndodhet përpara rastit të fitimit të pronësisë me anë të bashkimit dhe përzierjes dhe (ii) në ligjin nr.7512, datë 10.08.1991.

14. Gjykata e shkallës së parë ka pranuar padinë, bazuar në nenin 175 të Kodit Civil, dhe ka njohur pronësinë e paditësit “...Ferdi Shpata, mbi pasurinë me nr.6/349, me sipërfaqe 733 metra katror,...”, me kufizimet përkatëse, duke urdhëruar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të bëjë regjistrimin e kësaj pasurie në emër të paditësit.

15. Nisur nga fakti se sipërfaqja objekt material i padisë ndodhet brenda juridiksionit territorial ku Bashkia Fier dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ushtrojnë veprimtarinë e tyre si organe vendore të administratës publike, ato, në përfaqësim dhe mbrojtje të interesave pasurore të shtetit, me të drejtë janë thirrur në këtë gjykim me cilësinë e palëve të paditura.

16. Gjithashtu, evidentohet se sipërfaqja objekt material i padisë është 7.330.000 lekë, vlerë që ka rezultuar nga akti i ekspertimit i kryer gjatë gjykimit në shkallë të parë.

17. Në këto rrethana, ky kolegj vlerëson se, sipas ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, Avokatura e Shtetit kishte për detyrë të përfaqësonte dhe të mbronte në gjyq interesat e shtetit, por gjykata, në kundërshtim me urdhërimet e nenit 79/a të Kodit të Procedurës Civile, nuk ia ka njoftuar aktet, me qëllim që ajo të kishte mundësi të merrte pjesë në gjykim.

18. Në vështrim të nenit 79/a të Kodit të Procedurës Civile, pikës 1.b) të nenit 5 të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe vendimit njësues nr.13, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata, “...kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, ...është e detyruar që të urdhërojë njoftimin e akteve kësaj të fundit. Vetëm kështu mund t’i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjyq me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji”, sikurse është rasti konkret.

19. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e Bashkisë Fier. Ndonëse në ankim dhe gjatë gjykimit nga ana e Avokaturës së Shtetit janë ngritur shkeljet procedurale të lejuara nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit, në kundërshtim me nenet 6 e 28 të Kodit të Procedurës Civile, nuk i’u ka dhënë përgjigje pretendimeve të ankimit dhe të Avokaturës së Shtetit.

20. Sa më sipër dhe duke qenë se shkeljet procedurale të përmendura ut supra, janë të tilla që pas sjellin detyrimisht prishjen e vendimeve të gjykatave të faktit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nuk mund të marrë në shqyrtim bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjykatave lidhur me themelin e çështjes. Pretendimet e tjera të parashtruara në rekurs mund të përsëriten gjatë rigjykimit.

21. Në vlerësim të natyrës juridike të çështjes, në mbështetje të neneve 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e shkallës së parë, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi dhe për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të pjesëmarrësve në gjykim dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

22. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pavarësisht nga pamundësia ligjore që ka për t’u shprehur përsa i përket ligjshmërisë dhe bazueshmërisë së vendimeve të gjykatave të faktit në zgjidhjen në themel të çështjes, e gjen me vend të sjellë në vëmendje të gjykatave të faktit opinionin e vet ligjor lidhur me padinë e fitimit të pronësisë me bashkim dhe përzierje, parashikuar nga neni 175 i Kodit Civil.

22.1. Nisur nga formulimi dhe përmbajtja e kësaj dispozite për fitimin e pronësisë në rastet kur pronari i sendeve të luajtshme ndërton mbi tokën e një tjetri, gjykata, gjatë shqyrtimit, duhet të ketë në konsideratë këto kritere ligjore: (i) të drejtën e zgjedhjes e ka pronari i tokës; (ii) dijeninë apo mos dijeninë e pronarit të tokës; (iii) kalimin ose jo të afatit gjashtë mujor nga dita që pronari i tokës është vënë në dijeni të ndërtimit; (iv) mirëbesimin apo keqbesimin e personit që ndërton në tokën e tjetrit dhe (v) vlerën e ndërtesës (veprës) dhe atë të tokës.

22.2. Në varësi të këtyre kritereve do të përcaktohet pronësia mbi sendin e ri, kritere të cilat ligji i kërkon të ekzistojnë, sipas rasteve konkrete të gjithë njëkohësisht, disa prej tyre ose vetëm njëri prej tyre.

22.3. Paragrafi i parë dhe i dytë i kësaj dispozite përcaktojnë të drejtën e pronarit të tokës për të bërë zgjedhjen lidhur me sendin e ri. Ai mund të mbajë sendin e ri apo mbjelljet ose të kërkojë detyrimin e atij që ka i ka bërë t’i heqë ato me shpenzimet e tij, dhe kur është rasti të shpërblejë dëmin.

22.4. Në paragrafin e tretë e drejta e pronarit të tokës për të kërkuar heqjen e veprës të ndërtuar nga të tretë është kufizuar. Sipas këtij paragrafi pronari i tokës nuk mund të kërkojë heqjen e sendit të ndërtuar nga një person tjetër me sendet e veta në tokën e tij, në qoftë se ekzistojnë në të njëjtën kohë këto kushte: (i) ndërtimet janë bërë me dijeninë e tij (pronarit të tokës); (ii) kanë kaluar gjashtë muaj nga dita kur pronari i tokës është vënë në dijeni për ndërtimin e bërë dhe (iii) kur personi që ka bërë ndërtimin ka qenë në mirëbesim, pra, nuk e ka ditur ose nga tërësia e rrethanave nuk mund ta dinte se po bën ndërtimin në tokën e huaj.

22.5. Në qoftë se ekzistojnë njëkohësisht këto tre kushte, pronari i tokës është i detyruar të mbajë veprën e re në pronësi të tij dhe duhet t’i paguajë pronarit të saj vlerën e sendeve të harxhuara për ndërtimin e veprës, si dhe shtimin e vlerës që i është bërë tokës nga ndërtimi i ri.

22.6. E ndryshme është situata që parashikohet nga paragrafi i katërt i kësaj dispozite. Në këtë paragraf parashikohet mundësia që personi që ndërton me sendet e tij të bëhet jo vetëm pronar i veprës së re, por edhe pronar i tokës së huaj. Për këtë duhet të plotësohen njëkohësisht dy kushte: (i) ndërtimi i sendit të ri të jetë bërë në mirëbesim dhe (ii) vlera e sendit të ri të jetë më e madhe se ajo e tokës.

22.6.a. Kushti i dytë verifikohet nga gjykata nëpërmjet specialistëve të fushave përkatëse, ndërsa probleme ligjore paraqet kushti i parë, ai i mirëbesimit apo keqbesimit.

22.6.b. Ligji kërkon që personi që ka bërë ndërtimin e ri të ketë qenë në mirëbesim në momentin kur bën ndërtimin. Pra, ai nuk e ka ditur ose nga tërësia e rrethanave nuk mund ta dinte se po bën ndërtimin në tokë të huaj. Personi që ndërton në tokën e huaj do të jetë në mirëbesim vetëm atëherë kur ai ndërtimin e bën me leje të organeve shtetërore kompetente, me leje ndërtimi. Në të gjitha rastet e tjera, kur një person ndërton me materialet e veta në tokën e tjetrit, pa leje të organit kompetent, do të konsiderohet me keqbesim, sepse, pavarësisht nga fakti se mund të mos e ketë ditur që po ndërtonte në tokë të huaj, nga tërësia e rrethanave ishte i detyruar ta dinte se po ndërtonte në një tokë të huaj.

22.6. c. Në këtë vështrim të ligjit, gjykatat e faktit e kanë keqinterpretuar këtë dispozitë, kur në referim të nenit 306 të Kodit Civil, pranojnë prezumimin e mirëbesimit të paditësit të këtij gjykimi. Ky kolegj gjykon se mirëbesimi në zbatim të nenit 175 të Kodit Civil nuk lidhet me ekzistencën e mirëbesimit apo të keqbesimit si në rastet e posedimit të parashikuar nga neni 306 i Kodit Civil. Mirëbesimi apo keqbesimi, në kuptim të nenit 175 të Kodit Civil, ka të bëjë me raportet juridike që ekzistojnë midis personit që, me materialet e veta, krijon një send të ri dhe pronësisë së tokës mbi të cilën krijohet ky ndërtim. Nga ana tjetër, zënia e tokës së huaj nga ndërtimi i ri, si fakt që përbën posedim në kuptim të nenit 304 të po këtij Kodi, mund të shërbejë si shkak/motiv për fitimin e pronësisë me anë të parashkrimit fitues, gjithnjë kur plotësohen kushtet ligjore për fitimin e pronësisë me anë të kësaj mënyre, por jo për fitimin e pronësisë me anë të bashkimit dhe përzierjes, që të prezumohet mirëbesimi.

23. Në qoftë se nga rigjykimi do të rezultojë se plotësohen kushtet e kërkuara nga neni 175 i Kodit Civil për pranueshmërinë e padisë, gjykata duhet të parashikojë dhe përcaktojë edhe vlerën e tokës që paditësi duhet t’i paguajë pronarit të tokës, për rastin shtetit.

24. Ndërkohë rezulton se paditësi ka ngritur më parë dhe një padi tjetër njohje, bazuar në nenin 86/b të Kodit të Procedurës Civile të vitit 1981, dhe, përderisa nga pala e paditur është pretenduar ky fakt, që sipas saj përbën gjë të gjykuar, gjykata ka detyrimin që të shprehet edhe për këtë prapësim, nëse për rastin ndodhemi ose jo para res judicata.

25. Gjithashtu, ky kolegj, referuar rrethanave dhe fakteve, sikurse janë parashtruar nga gjykatat e faktit, si dhe themelimit alternativ të kërkimit të paditësit edhe në ligjin nr.7512, datë 10.08.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, sjell në vëmendje të gjykatës që gjatë rigjykimit të ketë në konsideratë edhe nëse për rastin janë të qenësishme ose jo kriteret ligjore që përcaktohen në nenin 21 të këtij ligji.

26. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.686, datë 28.06.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe të vendimit nr.62-2011-342 (239), datë 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 04.12.2014

Nr.31003-02899-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3686 i Vendimit (633)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni

Kryesues

Guxim ZenelajAnëtar

Mirela Fana

Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 04.12.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.02899/11, që u përket palëve:

PADITËSE:HAJRIJE NURJA, në mungesë

E PADITUR:ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SHKODËR, në mungesë

OBJEKTI:

Pavlefshmërinë e pjesshme të aktit të pronësisë

nr.420, datë 21.12.1940, të regjistrit themeltar të pronave

në hipotekën Shkodër, përsa i përket gjeneraliteteve

nga Hysejn Smajl Barjashti në Hysejn Smajl Kraja.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.838, datë 30.03.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.

Deklarimin e pavërtetësisë së pjesshme të radhorit të pronësisë nr.420, datë 21.12.1940, përsa i përket emrit, nga i pasaktë Hysejn Smajl Barjashti në të saktë Hysejn Smajl Kraja.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.76, datë 21.02.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.838, datë 30.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Shkodër, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

· Për të provuar nëse Hysejn Smajl Barjashti është Hysejn Smajl Kraja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër nuk ka marrë asnjë provë shkresore nga institucionet përkatëse e konkretisht, nga organi kompetent i ngarkuar nga ligji për të vërtetuar gjeneralitetet e shtetasve, Zyra e Gjendjes Civile Shkodër. Në arsyetimin e saj rezulton se janë pyetur në cilësinë e dëshmitarëve tre dëshmitarë kufitarë të pronës. Nga materialet e dosjes nuk ka asnjë dokument ku të provohej pretendimi i paditëses.

· Gjykata në kundërshtim me nenin 232 të K.Pr.Civile sipas të cilit “Nuk lejohet prova me dëshmitarë kundër ose tej përmbajtjes së një akti zyrtar ose privat që përbën provë të plotë...” ka lejuar marrjen e provave me dëshmitarë për të provuar ndryshimin e një akti zyrtar, radhori i pronësisë me nr.420 datë 21.12.1940 i cili përbën provë të plotë. Në kushtet kur pala paditëse nuk ka paraqitur kontratën e shitjes nr.17438, dt. 18 Dhjetor 1940 e cila është hartuar para noterit publik të kohës dhe që për hartimin e saj janë përdorur akte zyrtare që kanë pasqyruar gjeneralitetet e palëve shitëse dhe blerëse, mbi bazën e së cilës është kryer regjistrimi në radhorin përkatës të pronësisë, ky radhor përbën aktin e vetëm zyrtar në këtë gjykim.

· Gjykata në kundërshtim me objektin e gjykimit ka marrë në cilësinë e provës akt ekspertimi topografik për të provuar se kush është poseduesi i sendit, përshkrimin e saj në sipërfaqe si dhe kufitarët e pronës. Kjo provë nuk i shërben këtij gjykimi dhe nuk ka lidhje me vërtetësinë apo pavërtetësinë e dokumentit. Kjo provë është marrë në kundërshtim me ligjin dhe nuk i përket gjykimit sipas objektit të padisë, por i paraprin një padie tjetër.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Hajrie Nurja është trashëgimtarët e vetme e ligjore e trashëgimlënësit Hysen Smajl Kraja, i cili ka lindur në vitin 1882 në Tivar, Krajë.

2. Rezulton se në emër Hysen Smajl Barjashtin, në radhorët e pronësisë së hipotekës nr.420, datë 21.12.1940 figuron e regjistruar një pasuri e përbërë nga një shtëpi e lartë me dy dhoma, një kullë, oborr, pus, derë oborri, një gjysëm pusi tjetër e kopsht, e kufizuar në lindje me Met Lohja, perëndim Dan Nurja, veri Kasëm Kraja, dhe jug Molla Ahmeti, rrugë e madhe, e ndodhur në lagjen Tepe të Shkodrës.

3. Në rrethanat e mospërputhjes midis mbiemrit të personit që figuron pronar i pronës dhe mbiemrit të mbajtur në zyrat e gjendjes civile prej babait të saj, paditësja Hajrije Nurja, me pretendimin se ati i saj Hysen Smajl Kraja ka qenë thirrur dhe Hysejn Smajl Barjashtin; pavarësisht nga shënimet në regjistrin hipotekor ku është regjistruar me mbiemrin Barjashtin ai është realisht i njëjti person me Hysejn Smajl Kraja; mbiemri i vënë në këtë radhor pronësie është emri i një fshati në Tivar, Krajë, fshat i quajtur “Barjashti”, nga i cili ka prejardhjen i ati i saj dhe për këtë arsye ai është njohur edhe me mbiemrin Barjashti, me padi ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.838, datë 30.03.2010, ka pranuar padinë dhe ka deklaruar pavërtetësinë e “...pjesshme të radhorit të pronësisë nr.420, datë 21.12.1940, përsa i përket emrit, nga i pasaktë Hysejn Smajl Barjashti në të saktë Hysejn Smajl Kraja”.

4.1. Në pranimin e padisë, gjykata, pasi ka administruar dhe prova me dëshmitarë, arsyeton: - “...u pyetën në cilësinë e dëshmitarit tre persona, konkretisht Xhemal Lohja, Nexhe Pepmarku dhe Rifat Nurja, trashëgimtarë të kufitarëve të përcaktuar në radhorin e pronësisë nr.420, datë 21.12.1940, të cilët pohuan se prona e poseduar aktualisht nga paditësja, korrespondonte me pronën që ka patur dikur Hysejn Kraja, babai i saj, i ardhur nga fshati Barjasht e ndaj është njohur edhe me këtë mbiemër”; - nga akti e ekspertimit grafik ka rezultuar “...se prona që posedohet nga paditësja ka një sipërfaqe prej 4816 m2 dhe përputhet me pronën e përshkruar në radhorin e pronësisë nr.420, dt. 21.12.1940. Kjo pronë ruan të njëjtin kontur prone edhe me pronën sipas hartës së vitit 1938”; - “...Nga dëshmitarët e pyetur në këtë gjykim...pohohet se Hysejn Smajl Kraja është pronar i vjetër i pasurisë që posedohet aktualisht nga e bija e tij, paditësja Hajrije Nurja. Kufizimet e pronës sipas deklarimeve të dëshmitarëve përputhen me kufizimet e pronës sipas radhorit të pronësisë objekt gjykimi, ç’ka tregon se bëhet fjalë për të njëjtën pronë. Nga dëshmitarët u deklarua se Barjashti është origjina nga ka ardhur Hysejn Smajl Kraja, prandaj është njohur me këtë mbiemër. Nga akti i ekspertimit topografik rezultoi që prona që posedohet nga Hajrije Nurja është po ajo që përcaktohet në rradhorin e pronësisë nr.420, datë 21.12.1940 dhe ruan të njëjtin kontur prone me pronën sipas hartës së vitit 1938. Fakti që prona që posedohet nga trashëgimtarja e Hysejn Smajl Kraja, Hajrije Nurja, përputhet me pronën e regjistruar në radhorin nr.420 dt.21.12.1940 në favor të Hysejn Smajl Barjashtit, e marrë në harmoni me provat e tjera dhe me faktin që Hysejn Kraja është posedues i vjetër i kësaj pasurie, tregon Hysejn Smajl Kraja dhe Hysejn Smajl Barjashti janë i njëjti person...”.

5. Mbi ankimin e palës së paditur, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.76, datë 21.02.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

5.1. Lidhur me ankimin, gjykata ka vlerësuar se: “...Vendimi nr.838 datë 30.03.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është i drejtë, i bazuar në ligj e në prova e si i tillë duhet të lihet në fuqi...Nga provat e marra në gjykim, është provuar tej çdo dyshimi, se prona e regjistruar në radhorin e pronësisë nr.420, dt. 18.12.1940, gjendet e regjistruar në emër të Hysejn Smajl Kraja, i cili është i njëjti person me Hysejn Smajl Barjashti dhe kjo pasaktësi ka ardhur për shkak se i ndjeri është njohur me mbiemër nga vendi i origjinës...”

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Shkodër, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

7.3. Neni 32/c i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: a)...; b) për vërtetimin e qenies ose mosqenies së një marrëdhënie juridike ose një të drejte; c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin”.

7.4.Neni 309§1 i K.Pr.Civile: “Vendimi mbështetet vetëm në të dhëna që ndodhen në aktet dhe që janë shqyrtuar në seancë gjyqësore”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

8. Se rekursi i paraqitur nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimit nr.76, datë 21.02.2011 të Gjykatës së Apelit Shkodër, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.838, datë 30.03.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

9. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit janë të mbështetur në dispozi