865
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe (00-2016-) .12.2016 kundër ................................ 278 (00-2016-3162) 06.12.2016........Artur Kuçi në mungesë kundër OSHEE sh.a. (ish ÇEZ Shpërndarje sh.a. Zona Shkodër)........ 279 (00-2016-3163) 06.12.2016.....Kërkues: Shoqëria "ILIAD 1" sh.p.k. në mungesë 280 (00-2016-3158) 07.12.2016.........Safie Kateshi kundër Kledio sh.p.k., Xhesi 05 sh.p.k..................................... 281 (00-2016-3147) 07.12.2016...........Fatmir Koçi kundër Shoqëria “Usluga” sh.p.k., Zyra e Urbanistikës dhe KRRT Komunës Kashar Tiranë 282 (00-2016-3151) 07.12.2016......Manol Todhri kundër Teki Meçorapaj në mungesë 283 (00-2016-3160) 07.12.2016.....Elvira Banka në mungesë kundër Agjensia e Trajtimit të Pronës Tiranë në mungesë, Bashkia Finiq në mungesë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale-Dega Sarandë në mungesë..................... 284 (00-2016-) .12.2016........................ kundër 285 (00-2016-3155) 07.12.2016.........Petrit Kasapi kundër Astrit Kasapi 286 (00-2016-3321) 07.12.2016........Dhimitër Sauli kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë................................. 287 (00-2016-3219) 14.12.2016......Eniel Arapi kundër Andis Frashëri 288 (00-2016-) .12.2016........................ kundër 289 (00-2016-3220) 14.12.2016.......Ministria e Mbrojtjes kundër Shoqëria “Partizani” sh.a.................................... 290 (00-2016-) .12.2016........................ kundër 1

gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/civile_penale_adm_dhjetor_1670.doc · Web viewPo ashtu faturimi aforfe për muajt që kontestohen nga paditësi, gjykata i gjen në përputhje

  • Upload
    others

  • View
    18

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

(00-2016-).12.2016 kundër

278 (00-2016-3162)06.12.2016Artur Kuçi në mungesë kundër OSHEE sh.a. (ish ÇEZ

Shpërndarje sh.a. Zona Shkodër)

279 (00-2016-3163)06.12.2016Kërkues: Shoqëria "ILIAD 1" sh.p.k. në mungesë

280 (00-2016-3158)07.12.2016Safie Kateshi kundër Kledio sh.p.k., Xhesi 05 sh.p.k.

281 (00-2016-3147)07.12.2016Fatmir Koçi kundër Shoqëria “Usluga” sh.p.k., Zyra e

Urbanistikës dhe KRRT Komunës Kashar Tiranë

282 (00-2016-3151)07.12.2016Manol Todhri kundër Teki Meçorapaj në mungesë

283 (00-2016-3160)07.12.2016Elvira Banka në mungesë kundër Agjensia e Trajtimit

të Pronës Tiranë në mungesë, Bashkia Finiq

në mungesë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe

Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale-Dega

Sarandë në mungesë

284 (00-2016-).12.2016 kundër

285 (00-2016-3155)07.12.2016Petrit Kasapi kundër Astrit Kasapi

286 (00-2016-3321)07.12.2016Dhimitër Sauli kundër Agjencia e Trajtimit të Pronave

Tiranë

287 (00-2016-3219)14.12.2016Eniel Arapi kundër Andis Frashëri

288 (00-2016-).12.2016 kundër

289 (00-2016-3220)14.12.2016Ministria e Mbrojtjes kundër Shoqëria “Partizani” sh.a

290 (00-2016-).12.2016 kundër

291 (00-2016-3216) 14.12.2016Vladimir Varfi në mungesë kundër Ministria e

Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes Tiranë

në mungesë

292 (00-2016-).12.2016 kundër

293 (00-2016-).12.2016 kundër

294 (00-2016-3224)21.12.2016Ilirjana Gjuzi (Lika) kundër Kol Dedndreaj,

Mirjeta Gjuzi

295 (00-2016-).12.2016 kundër

Çështje Penale

(00-2016-).12.2016Të pandehur:

(00-2016-).12.2016Të pandehur:

219 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

220 (00-2016-2204)07.12.2016I pandehur: Vangjel Kondili

221 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

222 (00-2016-2201)07.12.2016I pandehur: Elton Bajraktari

223 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

224 (00-2016-2209).12.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Myftar Rusta

225 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

226 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

227 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

228 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

229 (00-2016-2207)15.12.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

Të pandehur: Herilond Haskaj, Vangjel Bashari,

Qirjako Liti, Mariglen Dalipi

230 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

231 (00-2016-2206)15.12.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Të pandehur: Klodian Gishta, Fedinor Koraqe

232 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

233 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

234 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

235 (00-2016-2315)21.12.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë

I pandehur: Klajdi Stefa

236 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

237 (00-2016-2318).12.2016I pandehur: Resul Sulanjaku

238 (00-2016-2319)20.12.2016I pandehur: Sili Kazma

239 (00-2016-2320)21.12.2016E pandehur: Violeta Gjolleshi

240 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

241 (00-2016-).12.2016Të pandehur:

(00-2016-).12.2016Të pandehur:

Çështje Administrative

560 (00-2016-3205)06.12.2016Luljeta Nikolla në mungesë kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve në mungesë

561 (00-2016-3204)06.12.2016Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Inisiativa

Hidroelektrike Shqiptare” Sh.p.k, “Etea” S.r.l,

“Sedamyl” S.p.a, “Energji 10” Sh.p.k,

“Hidro Energji AL” Sh.p.k dhe “Camun Alb” Sh.p.k.

kundërKomisioni i Prokurimit Publik, Ministria e

Energjitikës dhe Industrisë (MEI)

562 (00-2016-3200)06.12.2016Artan Hasipi kundër Ministria e Mbrojtjes (Sekretari i

Përgjithshëm) Tiranë, Departamenti i Administratës

Publike Tiranë

563 (00-2016-).12.2016 kundër

564 (00-2016-3373)07.12.2016Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Prel Dema;

Tereza Dema; Bardhe Dema; Drita Dema; Vera Dema;

Xhevaire Dema

565 (00-2016-3068)07.12.2016Shuke Rrotaj kundër Drejtoria e Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Shkodër

566 (00-2016-3069)07.12.2016Kadri Bega kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit, Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë

567 (00-2016-3368)07.12.2016Xhevdet Kariçi kundër Instituti i Ekzekutimit të

Vendimeve Penale Rrogozhinë

568 (00-2016-).12.2016 kundër

569 (00-2016-3348)07.12.2016Trashëgimtarët ligjore të të ndjerit Ladovik Martin

Ujka: Domenika Ujka (Lama); Prene Ujka (Mirashi);

Leze Ujka (Palaj); Anton Ujka; Nesti Ujka;

Marije Ujka (Nikaj); Landi Ujka; Edi Ujka;

Robert Ujka; Adelina Ujka; Gentian Ujka;

Florinte Ujka kundër Dega e Thesarit Lezhë, Ministria

e Financave Tiranë

570 (00-2016-3393)07.12.2016Ermira Metaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë

571 (00-2016-3391)07.12.2016Shoqëria Përmbarimore “Justitia” Shpk,

Florian Beqaraj kundër Ministria e Drejtësisë

572 (00-2016-3095)13.12.2016Leonard Tasellari kundër Ministria e Drejtësisë

573 (00-2016-3071)13.12.2016Shoqëria "Saudit Brothers Commercial Company" sh.p.k

kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Durrës

574 (00-2016-).12.2016 kundër

575 (00-2016-3094)14.12.2016Lorenc Çapeli kundër Dashurije Dino, Enton Dino,

Ilvana Dino, Adnand Dino, Ndërmarrja e Punëtorëve

Nr.3 Tiranë

576 (00-2016-3352)14.12.2016Ilir Hunda kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Vlorë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë

577 (00-2016-3359)14.12.2016Florian Dabulla kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit, Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe

Migracionin Tiranë

578 (00-2016-3385)14.12.2016Ndriçim Kuqi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve, Instituti i Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Rrogozhinë

579 (00-2016-3342)14.12.2016Medi Rameta kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve

Durrës, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë

580 (00-2016-3355)14.12.2016Ilia Vathi kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së

Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë

581 (00-2016-3340)14.12.2016Nertil (Tili) Zhupani kundër Ministria e Financave,

Dega e Thesarit

582 (00-2016-3297)14.12.2016Trio Definition sh.p.k. kundër Drejtoria Rajonale e

Inspektoriatit Shtetëror të Punës Tiranë

583 (00-2016-3207)20.12.2016Kërkues: Këshilli i Qarkut Tiranë kundër

Zhaneta Hoxha

584 (00-2016-3203)20.12.2016Valter Lapa, Sokrat Lapa kundër Asqeri Hania,

Selim Pipi, Natasha Spiri, Ibrahim Zeneli, Fitnete Zoto,

Marenglen Lalaj, Anastas Mehilli, Eva Brinja,

Simon Gerdhuqi, Spiro Kaci, Mico Vathi,

Agron Motra, Rahmie Demi, Drejtoria e Administrimit

dhe Shitjes së Pasurive Shtetërore pranë Ministrisë së

Financave Tiranë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Sarandë

585 (00-2016-).12.2016 kundër

585 (00-2016-).12.2016 kundër

586 (00-2016-3209)20.12.2016Erton Kashta kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

587 (00-2016-).12.2016 kundër

588 (00-2016-).12.2016 kundër

589 (00-2016-3212)20.12.2016Kastriot Breshani kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve

590 (00-2016-3265)20.12.2016Enkeleida Hoxha kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë

591 (00-2016-3206)20.12.2016Shoqëria “Trading Petrol & Drilling” Sh.a kundër

Dega e Doganës Fier, Departamenti i Akcizës,

Drejtoria e Metodikave dhe Kontrollit, Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave

592 (00-2016-3211)20.12.2016Anila Hoxha kundër Ministria e Punëve të Brendshme,

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Tiranë

593 (00-2016-).12.2016 kundër

594 (00-2016-).12.2016 kundër

595 (00-2016-3208)20.12.2016Fatos Roshi kundër Cirku Kombëtar

596 (00-2016-3328)21.12.2016Skënder Kadiu kundër Ministria e Mbrojtjes e

Republikës së Shqipërisë, Komanda e Doktrinës dhe

Stërvitjes

597 (00-2016-3326)21.12.2016Xhemal Lufta kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Elbasan

598 (00-2016-3395)21.12.2016Agim Buçpapaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

599 (00-2016-3389)21.12.2016Besri Kollari kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë

së Përgjithshme të Tatimeve

600 (00-2016-3345)21.12.2016Nazmie Pacani kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës

601 (00-2016-3377)21.12.2016Mehmet Bardhoshi kundër Inspektorati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar Tiranë

602 (00-2016-3381)21.12.2016“Kaprolla & Kompani” sh.p.k kundër Agjencia

Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN); Ministria e

Energjisë dhe Industrisë; Qendra Kombëtare e

Licensimi

603 (00-2016-3375)21.12.2016Sandër Lleshi kundër Presidenti i Republikës së

Shqipërisë; Ministria e Mbrojtjes

Kompetenca Civile

00-2016-304207.12.2016Rexhina Kapidani kundër Inspektorati Shtetëror

Shëndetësor Dega Rajonale Qarku Berat, Inspektorati

Shtetëror Shëndetësor Qendror Tiranë, Avokatura e

Shtetit Zyra Vendore Durrës

00-2016-304807.12.2016Aurel Sinjari, Eli Hysa (Sinjari), Themistokli Sinjari,

Vasil Sinjari, Sofije Prifti (Sinjari), Vili Sinjari,

Lola Haxhillari (Sinjari), Rinza Kazazi (Sinjari),

Koli Sinjari, Zhaneta Maçi (Sinjari), Rajmonda Shqevi

(Sinjari) kundër Drejtoria Rajonale e Entit Kombëtar të

Banesave Berat, Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme

00-2016-305907.12.2016Shoqëria “Golden Casa” sh.p.k. kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Durrës

00-2016-306107.12.2016Xhumaile Pllumbi kundër Agjencia e Sigurimeve

Shoqërore Mat, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

00-2016-306707.12.2016Pjetër Vat Lula Fran, Ndoc Lula Bafti, Marash Ndou,

Uke Marsh Pjetri, Tom Jak Binaku, Zef Jak Binaku,

Mhill Jak Binaku, Gjon Ndue Bushi, Nike Mark Nika,

Stak Mark Nika, Ndue Pal Kacoli, Dede Nikoll

Marashi, Marash Pal Kacoli, Mhill Nik Prela,

Marash Zef Marku, Zef Shan Gjergj Vata, Gjovalin Pal

Gjergj Vata, Sokol Pal Gjergj Vata. Mirash Pal Gjegj

Vata, Kol (Bardhok) Ded Delia, Lush Kol Frroku,

Ndue Ded Gjeloshi, Ndue (Pashk) Ndoc Ndou,

Shan Ndoc Ndou, Gjon Pal Marashi, Mehill Marash

Mehilli, Martin Pjeter Binaku, Mark Zef Ndou,

Vat Martin Lula, Ndue Frrok Kola, Kole Ded Ndou,

Shan Ndue Gjergj Vata, Ndue Nik Ndou, Kol Vat Lula,

Zef Prel Kola, Ndue Martin (Marashi) Martini,

Martin Ndue (Marku) Lula, Pjeter Palok Kola

(në mungesë) kundër Ministria e Financave

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-308407.12.2016Kërkuese: Dorina Hoxha

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-331019.12.2016Fatime Hoxha kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave,

Bashkia Tiranë

00-2016-331119.12.2016Dritan Babaj, Edmira Babaj kundër Fondi Besa,

Përmbaruesi Gjyqësor Privat Brahim Muça

00-2016-331219.12.2016Besim Iljazi kundër Ramadan Iljazi, Adem Iljazi,

Hysni Iljazi, Kujtim Iljazi, Agim Iljazi, Hyle Iljazi,

Mimoza Iljazi, Eduart Luka, Marie Luka,

Meriklan Luka, Aurel Luka, Rasim Halili,

Martin Shota, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive

të Paluajtshme Krujë

00-2016-331312.12.2016Kadri Demneri kundër Agjensia e Trajtimit të Pronave

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-332921.12.2016Sadush Muka kundër Zeni Qepa, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Berat

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-334307.12.2016Kërkuese: Burbuqe Dervishaj (Hoxha)

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-337421.12.2016Pëllumb Bashmeta kundër Prefekti i Qarkut Tiranëm

Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë,

Njësia Administrative Synej-Bashkia Kavajë

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-337607.12.2016Agim Çoçoli; Rezargjenta Çoçoli; Diana Çoçoli

kundër Shoqëria ”Bojken” sh.p.k; Ministria e

Zhvillimit Urban; Agjencia e Legalizimit urbanizimit

dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale; Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Sarandë

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-.12.2016 kundër

00-2016-.12.2016 kundër

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 90100-01659-00-2013 Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-3162 i Vendimit (278)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Mirela Fana

Anëtare

Admir Thanza

Anëtar

në datën 06.12.2016, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.90100-01659-00-2013 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS:ARTUR KUÇI, (në mungesë).

I PADITUR:OSHEE SH.A. (ish ÇEZ Shpërndarje sh.a. Zona Shkodër), përfaqësuar në gjykim nga juristët Alma Kondi dhe Eneida Baroni.

OBJEKTI:

Sigurim padie.

Pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë

“Fatura të energjisë elektrike" për muajit Janar 2007-Shtator 2007,

Nëntor 2007, Dhjetor 2007, Janar 2008, Nëntor 2008.

Baza Ligjore: Nenet 106, 153, 202, 609 të K.Pr.Civile

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim nr.189, datë 29.10.2010 ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paraqitur nga paditësi Artur Kuçi.

Deklarimin pjesërisht të pavlefshëm të titujve ekzekutivë “faturat e energjisë elektrike” për muajt Janar-Shtator 2007, Nëntor, Dhjetor 2007 dhe Janar 2008, në emër të paditësit Artur Kuçi, pasi detyrimi për të gjitha këto fatura, nuk ekziston në masën e pretenduar nga pala e paditur prej 229.644 lekë, por në një masë më të vogël e konkretisht në masën 15.897 lekë.

Rrëzimin e padisë atë për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv “faturën e energjisë elektrike” për muajin Nëntor 2008, si të pabazuar në ligj.

Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë marrë nga gjykata me vendim të datës 17.06.2010.

Shpenzimet gjyqësore të parapaguara nga paditësi Artur Kuçi, në masën 52.000 (pesëdhjetë e dy mijë) lekë, lihen në ngarkim të palës së paditur OSSH Zona Shkodër, sot ÇEZ Shpërndarja”.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.169, datë 24.04.2013 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.189, datë 29.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë”.

Kundër vendimit nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka paraqitur rekurs pala e paditur “ÇEZ Shpërndarje” sha, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe të vendimit nr.189, datë 29.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe rrëzimin e kërkesë padisë për këto shkaqe:

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë si dhe ajo e Apelit Shkodër kanë shkelur dhe keqinterpretuar ligjin, e si rrjedhojë kanë gabuar në dhënien e vendimeve.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë është treguar e njëanshme në gjykimin e çështjes, pasi në shkelje të nenit 12 të K.Pr.Civile mori të mirëqena pretendimet e paditësit pa i provuar këto pretendime në faktet dhe provat ku i mbështet. Ky gjykim i njëanshëm dukej gjatë gjithë procesit, sikurse edhe në pranimin e kërkesës së sigurimit të provës, të cilën paditësi e mbështet në prova shkresore që i përkasin vëllait të tij si ushtrues i një aktiviteti privat, ndërsa Gjykata i trajton ato si dokumenta që i përkasin vetë paditësit, gjë të cilën e shpreh edhe në vendimin përfundimtar të saj, paragrafi i fundit fq 6.

- Tjetër shprehje e njëanshmërisë së gjykimit nga Gjykata Pukë, është mënyra se si ajo u shpreh dhe zgjidhi pretendimin e paditësit, të cilin e ngre mbi dy kontrata të furnizimit me energji elektrike. Megjithëse Gjykata Pukë vlerësoi mbi bazën e provave tona, që detyrimi i paditësit për faturat e energjisë elektrike qëndron për të dy kontratat (që u provua se janë në emër të tij), për të dy objektet, por i dha zgjidhje pretendimit të paditësit duke u fokusuar dhe bërë rregullimet sipas saj vetëm tek njëra kontratë (F 85964 - dyqan konfeksione), pa u ndalur tek kontrata tjetër (F 85965 - bar kafe). Gjykata duhej të shprehej për të dy objektet, për të dy kontratat e furnizimit me energji elektrike, përsa paditësi gjatë gjithë gjykimit ngrinte pretendim për të dy kontratat, apo për objektin në tërësi: bar kafe dhe dyqan konfeksione.

- Në vendimin e saj, Gjykata Pukë nuk citon kontratën për të cilën pranon pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë, çfarë tregon edhe njëherë shkeljen e ligjit nga ana e saj, pasi ajo ka paragjykuar procesin, duke favorizuar paditësin me vendimin e saj.

- Gjykata Pukë u tregua e njëanshme edhe në rastin e ekspertit, duke shtyrë seancën e datës 15 korrik 2010, për mosparaqitje të ekspertit, pa asnjë shkak të ligjshëm, dhe nuk merr asnjë masë për këtë, në një kohë që seancën e datës 17 qershor 2010, ne si palë e paditur nuk kemi mundur të jemi prezent dhe kemi njoftuar me kërkesë për shtyrje seance në nr.e fax-it të Gjykatës Pukë. Pavarësisht këtij njoftimi, Gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, ka zhvilluar seancën dhe justifikohet se nuk ka marrë asnjë njoftim. Gjykimi në shkelje të ligjit i Gjykatës Pukë shfaqet edhe në pyetjet që ajo i shtron ekspertit, me të cilat nuk rezulton që nga Gjykata të jenë kërkuar sqarime mbi të gjitha pretendimet e paditësit, çka do të kishte si rezultat gjykimin mbi bazën e një hetimi gjyqësor të plotë e të gjithanshëm në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile).

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë në arsyetimin e vendimit të saj bën llogaritje mbi ato që ka bërë eksperti, duke bërë veprime matematikore për vlerat e faturave të energjisë të pakundërshtuara nga paditësi, duke vepruar kështu në shkelje të ligjit.

- Pretendimin e paditësit të ngritur gjatë gjykimit që njeh vetëm kontratën nr.85965 që përkon me objektin bar-kafe, e kemi prapësuar duke faktuar që asaj kontrate i korrespondon një matës me nr.0311021011, me vulë të boksit nr.0073144, për të cilat ka detyrimin e pagimit të faturave të energjisë, të konsumuar nga ky ambient. Ndërsa, për objektin me aktivitet konfeksione paditësi ka kontratën nr.85964, të cilës i korrespondon një matës me nr.0311021053, me vulë të boksit nr.0256955, për të cilat ka detyrimin e pagimit të faturave të energjisë të konsumuar nga ky ambient.

- Ne provuam me prova shkresore nga të dhënat e sistemit të faturimit që jo vetëm e njeh si kontratë, por edhe ka paguar detyrimin ndaj faturave të energjisë elektrike të konsumuar në këtë objekt, kështu ka likuiduar faturën e muajit tetor 2007 dhe rregullisht faturat nga shkurt - nëntor 2008.

- Pretendimi i ngritur për faturat e kontratës nr.85964, për periudhën e faturuar afrofe, e prapësuam duke provuar me prova shkresore, tabelat e dorëzuara nga lexuesi i zonës, si detyrë funksionale e tij e përcaktuar në rregulloren e funksionimit të degës së shitjes. Faturimi afrofe është bërë sepse abonenti ka abuzuar me rrjetin elektrik, pikërisht duke qenë debitor për kontratën me nr.85964, i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë objekt, por në mënyrë abuzive abonenti paditës ka furnizuar me energji elektrike këtë kontratë nga kontrata nr.85965, pra bar-kafeja, apo direkt nga kaseta, duke marrë në çdo rast energji elektrike jashtë matësit.

- Kështu, paditësi ka marrë energji elektrike në mënyrë abuzive duke shkelur si kontratën, po ashtu edhe legjislacionin në fuqi, ligjin për sektorin e energjisë elektrike, dhe Kodin e Matjes. Listat e leximit të paraqitura si provë para gjykatës, provojnë pikërisht marrjen e energjisë elektrike në mënyrë abuzive për objektin me kontratë 85964, dhe përkojnë në periudhë kohore me faturat e palikuiduara nga paditësi. Mbështetur në faktin e konstatuar faturimi afrofe është bërë konfrom akteve nënligjore që përcaktojnë atë, vendim i ERE-s nr.12, datë 28.01.2008 dhe nr.49, datë 21.10.2004

- Nuk kemi qenë dakord për marrjen e ekspertit elektrik, kërkesë kjo e palës paditëse e pranuar nga gjykata, pa qenë ne prezent (me shkak të ligjshëm). Akti i ekspertimit nuk jep sqarime e fakte reale, nisur nga koha kur ai është kryer. Koha në të cilën u bë akti i ekspertimit është nje periudhë kur objekti me kontratë F 85964 nuk merr furnizim me energji elektrike (që nga tetori 2008), fakt që ne e kemi provuar me procesverbal ndërprerje të energjisë elektrike dhe me tabelën përmbledhëse të kësaj kontrate nxjerrë nga sistemi i faturimit, ku objekti rezulton i pafaturuar nga nëntori 2008 e në vazhdim. Prandaj, nuk përjashtohet asnjë mundësi që abonenti paditës ashtu siç ka bërë marrje të energjisë elektrike në periudhën para tetorit 2008 në shkelje të rregullave të përcaktuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi, të ketë bërë edhe ndonjë ndërhyrje të paligjshme në rrjetin shpërndarës (nga ku furnizohet me energji elektrike), për të përgatitur terrenin për ngritjen e kësaj padie, e cila siç kemi provuar është krejtësisht e pabazuar në ligj dhe prova.

- Në aktin e tij, eksperti nuk jep shpjegime mbi pretendimet e paditësit për periudhën që ai kundërshton faturat, të gjitha shpjegimet e ekspertit janë vetëm fakte të konstatuara ditën e bërjes së ekspertimit, që mban datën 06.09.2010, ndërkohë që paditësi kundërshton faturat e viteve 2007, 2008. Eksperti gjatë përgjigjes ndaj pyetjes së gjykatës se a ka konstatuar gjatë ekspertimit ekzistencën e matësit me nr.kontrate F 85964, pohoi të ketë konstatuar një gjë të tillë. Kjo provon se kjo kontratë është ekzistuese, faturimi për periudhën e kundërshtuar nga paditësi, është i drejtë dhe është bërë mbi fakte reale nga ana jonë. Nga nëntori 2008 kjo kontratë nuk është faturuar më, pasi është bërë ndërprerje e furnizimit me energji elektrike provuar me procesverbal.

- Sa i takon faturimit afrofe, shpjegimet e ekspertit janë vetëm teorike, por në rastin konkret nuk ka bërë asnjë konstatim real, nuk ka bërë asnjë verifikim të pajisjeve elektrike të objektit mbi të cilat llogaritet fuqia e instaluar, nga e cila bëhet faturimi afrofe, kur, në të njëjtën kohë disponojmë deklaratat e fuqisë së instaluar për të dy objektet, me firmat e komisionit të furnizuesit, Agjensia Pukë dhe nënshkrimin e vetë paditësit, dokumenta që i kemi paraqitur si prova shkresore para gjykatës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, si dëgjoi përfaqësuesen e palës së paditur, juristen A. Kondi, e cila kërkoi prishjen e vendimeve të gjykatave të faktit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, në mungesë të palës paditëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

1. Pala paditëse Artur Kuçi është pronar i dy objekteve të ndodhura në qytetin e Pukës, e konkretisht të objekteve bar-bufe dhe dyqan konfeksionesh.

2. Për këto objekte pala paditëse ka lidhur dy kontrata për furnizimin me energji elektrike me palën e paditur OSSH, Zona Shkodër, Agjensia Pukë, përkatësisht për lokalin bar-bufe kontratën nr.F 85965, së cilës i korrespondon një matës me nr.0311021011, si dhe për dyqanin e rrobave kontratën nr.F85964 e që i korrespondon matësi me nr.031102105.

3. Më datë 15.05.2010 nga pala e paditur është bërë ndërprerja me energji elektrike për paditësin, me argumentin se ai është debitor në shumën 229.644 lekë për kontratën me nr.F 85964 e cila, sipas pretendimeve të palës së paditur furnizonte në mënyrë të paligjshme nga lidhja për objektin tjetër për të cilin ishte nënshkruar kontrata me nr.F 85965.

4. Për sa më sipër, paditësi Artur Kuçi për periudhën Janar 2007 - Shtator 2007, Nëntor 2007, Dhjetor 2007, Janar 2008, Nëntor 2008 është faturuar nga pala e paditur aforfe.

5. Paditësi me pretendimin se faturimi i energjisë afrofe është i kundraligjshëm pasi furnizimi me energji elektrike i të dy lokaleve është bërë nga një linjë elektrike duke patur bokse kolektive, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë me kërkesë padinë objekt gjykimi.

6. Gjatë gjykimit, pala e paditur OSSH sh.a., Agjensia Pukë duke prapësuar ka parashtruar faktin se faturimi aforfe për muajt e kontestuar prej tij është bërë konform akteve ligjore të zbatueshme, vendimi i ERE-s nr.12, datë 28.01.2008, dhe vendimi nr.49, datë 21.10.2004, pasi paditësi ka marrë energji elektrike, jashtë matësit, pas ndërprerjes së energjisë elektrike nga pala e paditur për kontratën me nr.F85964. Në të tilla kushte, duke e konsideruar paditësin debitor, pala e paditur ka kërkuar rrëzimin tërësor të kërkesë padisë.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim nr.189, datë 29.10.2010 ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së paraqitur nga paditësi Artur Kuçi. Deklarimin pjeserisht të pavlefshëm të titujve ekzekutivë “faturat e energjisë elektrike” për muajt Janar-Shtator 2007, Nëntor, Dhjetor 2007 dhe Janar 2008, në emër të paditësit Artur Kuçi, pasi detyrimi për të gjitha këto fatura, nuk ekziston në masën e pretenduar nga pala e paditur prej 229.644 lekë, por në një masë më të vogël e konkretisht në masën 15.897 lekë. Rrëzimin e padisë atë për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv “faturën e energjisë elektrike” për muajin Nëntor 2008, si të pabazuar në ligj. Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë marrë nga gjykata me vendim të datës 17.06.2010...”

8. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata e rrethit gjyqësor ka arsyetuar se:“...Lidhur me kërkimin për pavlefshmërinë e faturave të energjisë elektrike, për muajt e pretenduar nga paditësi, nga provat e paraqitura nga përfaqësuesi i paditësit, provohet se paditësi Artur Kuçi, për të dy objektet bar-bufe dhe dyqan konfeksionesh apo rrobash, ka lidhur kontratë me palën e paditur OSSH, Zona Shkodër, Agjensia Pukë, për furnizimin me energji elektrike, e konkretisht për lokalin bar-bufe kontratën nr.F 85965 të cilës i korrespondon ... një matës me nr.0311021011, si dhe për dyqanin e rrobave kontratën nr.F85964 e që i korrespondon matësi me nr.031102105. Kjo provon prapësimin e bërë nga përfaqësuesja e palës së paditur se për secilin objekt paditësi është faturuar në mënyrë të veçantë, pavarësisht faktit të pretenduar nga paditësi se ai është furnizuar me një linjë dhe jo me dy linja, fatura këto që nga ana e paditësit janë paguar si para ashtu dhe pas muajve që ai ka kontestuar. Edhe nga ana e ekspertit u pohua se në bokset kryesore ndodhen dy matësa me numrat e sipërcituar dhe që u korrespondojnë kontratave që paditësi ka lidhur me palën e paditur. Po ashtu faturimi aforfe për muajt që kontestohen nga paditësi, gjykata i gjen në përputhje me ligjin nr.9072 datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” si dhe akteve nënligjore nxjerrë nga ana e ERE-s për zbatimin e këtij ligji, pasi nga provat e paraqitura nga përfaqësuesja e palës së paditur si libri i deklaratave të lexues faturuesit për konstatimet gjatë procesit të leximit për muajt Janar - Dhjetor 2007, rezulton se paditësi për objektin dyqan rrobash, pas ndërprerjes së energjisë për shkak të [qenies] debitor, ka marrë energji elektrike jashtë matësit elektrik, duke e lidhur atë me linjën që furnizonte objektin tjetër bar-bufe, apo direkt nga kaseta. Referuar deklaratës së fuqisë instaluese të objektit rroba të gatshme, datë 04.04.2006, të paraqitur si provë nga vetë përfaqësuesja e palës së paditur rezulton se fuqi instaluese për këtë objekt është 0.384 kwh. Sipas akt ekspertimit shtesë të përgatitur nga eksperti Shkëlqim Ruçaj,. ..energjia e konsumuar për një ditë duke marrë kohën maksimale 12 orë, për objektin rroba të gatshme do të ishte (0384 x 12 orë = 4.6 kwh) ndërsa për një muaj (4.6 kwh x 30 ditë = 138 kwh). Duke iu referuar çmimit të energjisë elektrike për të gjithë muajt e kontestuar ...sasia e energjisë së harxhuar për një muaj do të ishte (138kvvh x 8 lekë 41104) lekë (pa tvsh). Ndërkohë, referuar faturave të energjisë elektrike për muajt e kontestuar nga paditësi dhe që kërkon që të deklarohen të pavlefshëm, rezulton se sasia e energjisë elektrike faturuar aforfe varion nga 1.500.00 kwh deri 2.000.00 kwh, dhe e shprehur në vlerë leku nga 12.000.00 deri 16.000.00 lekë (pa tvsh), pra siç shihet shumë herë më shumë se sa duhej të ishte në realitet.... ndërsa për pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv për muajin Nëntor 2008 kjo duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj pasi ajo është faturuar në matës dhe jo afrofe...”

9. Mbi ankim të palës së paditur, Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.169, datë 24.04.2013 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.189, datë 29.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë”

10. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Pretendimet e anës së paditur të ngritura në ankim nuk janë të mbështetura në ligj dhe ne prova. Ana e paditur përpiqet të argumentojë se nga dyqani i rrobave është furnizuar dhe dyqani Bar Kafe, ndaj dhe është faturuar dhe aforfe. Por ky pretendim i anës së paditur nuk bazohet në prova, por në hipoteza .., pa u dokumentuar ndërhyrjet e paditësit në rrjet, apo marrja e energjisë elektrike jashtë matësit. Aktet ligjore dhe nënligjore rregullojnë veprimtarinë e subjekteve të ligjit në rastet kur konstatohen dukuri të tilla që fillojnë që nga matja e proces verbalit te konstatimit te kundravajtjes, e me radhë. Nga ana e paditur nuk paraqitet asnjë procesverbal që të vërtetojë hamendjet e tyre.

Nga ana tjetër edhe sikur të merrje e mirëqenë se paditësi ka furnizuar dhe pjesën e lokalit Bar Kafe, ky objekt ka një kontrate tjetër, ndaj duhej faturuar kontratën me nr.F 85965, pasi është ky boks që ka konsumuar këtë energji elektrike....Pretendimi i anës së paditur se gjykata duhej te shprehej për të dy objektet nuk është i mbështetur në ligj. Gjykata ka pasur objekt shqyrtimi pavlefshmërinë e faturave të energjisë eklektrike të faturuara për dyqanin e tregtimit te rrobave...do të thotë se objekt i gjykimit ishte ky lloj faturimi, i bërë për një kontratë konkrete. Ana e paditur ka bërë faturimin për një kontratë dhe jo për dy kontrata, çka do të thotë se gjykata nuk kishte objekt konflikti faturimin e bërë për të dy kontratat, por vetëm për një kontratë, faturim i cili nuk justifikohet....Pretendimi i anës së paditur përsa i përket përfundimeve të aktit të ekspertimit, nuk është i mbështetur ne ligj. Eksperti në aktin e tij i është referuar asaj fuqie të instaluar të deklaruar nga paditësi dhe të pranuar nga ana e paditur … Gjykata e apelit vlerëson se nuk janë të bazuara në ligj pretendimet e anës se paditur kur shprehet se nuk përjashtohet mundësia që paditësi të ketë bërë ndërhyrje të paligjshme në rrjet duke furnizuar në mënyre abuzive dyqanin Bar Kafe. Paditësi kundërshton faturat e vitit 2007, ndërsa kontrata për lokalin Bar Kafe siç pohohet në ankim është ndërprerë në 2008...Në rastin konkret ndodhemi përpara një faturimi të bërë në kundërshtim me ligjin për shkak se nuk kanë ekzistuar kushtet e faturimit a-forfait, pasi nuk është konstatuar ndonjë parregullsi në njësinë tregtare dyqan rrobash, por dhe sikur të “kishin ekzistuar këto kushte ana e paditur duhej te referonte metodiken e ndjekur në përcaktimin e vlerës së faturës a-forfait, pasi ky lloj përcaktimi duhet të ketë një sens logjik duke iu referuar fuqisë së instaluar, sasisë së energjisë elektrike të konsumuar dhe të faturuar nga furnizuesi, dhe të pranuar nga blerësi, si dhe raporte të tjera teknike që respektojnë jo vetëm logjikën teknike por edhe logjikën ekonomike dhe formale juridike, në mënyre që të ruhet një raport i drejtë i mbrojtjes së interesave reciproke të palëve në kontratë, si dhe te krijohet besim reciprok në përmbushjen e detyrimeve ..”

11. Kundër vendimit nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka paraqitur rekurs pala e paditur “ÇEZ Shpërndarje” sha, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.169, datë 24.04.2013, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe të vendimit nr.189, datë 29.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe rrëzimin e kërkesë padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 609/1/2: “Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit, që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve…”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

13. Se në fillim të seancës gjyqësore, mbi pyetjen e gjykatës nëse palët ndërgjyqëse kanë kërkesa paraprake, përfaqësuesja e palës së paditur, juristja Alma Kondi, parashtroi kërkimin për kalim procedural nga shoqëria ÇEZ Shpërndarje sh.a. në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a., në bazë të nenit 199 paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile.

14. Kolegji Civil, pas shqyrtimit të kërkesës paraprake, mbështetur në paragrafin e dytë të nenit 199 të K.Pr.Civile, ku përcaktohet shprehimisht se: “Kur pala që është person juridik mbaron, çështja vazhdon nga ose kundër personit juridik a fizik, të cilit i kanë kaluar të drejtat e detyrimet e personit juridik që ka mbaruar”, vendosi pranimin e kalimit procedural të palës së paditur nga ÇEZ Shpërndarje sh.a., tek Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

15. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga pala e paditur, Kolegji Civil vlerëson se ai përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.189, datë 29.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, mbi pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër, është dhënë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, c`ka ka passjellë edhe zbatimin e gabuar të ligjit material, e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

17. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka konkluduar se, faturimet aforfe për muajt që kontestohen nga paditësi, janë në përputhje me ligjin nr.9072 datë 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” si dhe akteve nënligjore nxjerrë nga ana e ERE-s për zbatimin e këtij ligji, pasi nga provat e paraqitura rezulton se paditësi, edhe pse ka patur dy kontrata të ndryshme furnizimi, për dy objekte të veçanta për të cilët ka patur dy matësa të energjisë elektrike, ka vazhduar të furnizohet për njërin objekt jashtë matësit elektrik, duke e lidhur atë me linjën që furnizonte objektin tjetër në pronësi të tij. Pavarësisht këtij konkluzioni, gjykata ka arsyetuar se sërish faturimi aforfe, në vlerën përkatëse rezulton disa herë më shumë se sa duhej të ishte në realitet, ndaj dhe në të tilla rrethana ka vijuar me pranimin e pjesshëm të padisë.

18. Gjykata e Apelit Shkodër, pavarësisht pretendimeve të ngritura në ankimin e palës së paditur, ka vijuar me të njëjtin arsyetim, duke konkluduar se faturimi i kryer nga pala e paditur është tej vlerës që duhej të ishte faturuar, pa specifikuar se në cilën kontratë të furnizimit me energji ka mbështetur arsyetimin e saj.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së apelit, i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, sa kohë që prej saj nuk është arritur të identifikohen e cilësohen qartë të gjitha rrethanat faktike të nevojshme për zgjidhjen e drejtë të çështjes në themel.

20. Sa i takon kërkimit të palës paditëse për pavlefshmëri të faturave të energjisë elektrike të caktuara nga ana e palës së paditur pa iu referuar konsumit real të realizuar nga paditësi, Kolegji Civil vlerëson se, në një kohë që të dyja gjykatat e faktit kanë konkluduar se paditësi ka patur dy kontrata furnizimi me energji të kategorisë jo familjare, për dy objekte të mëvetshme, me matësa të ndryshëm të energjisë, gjykata e apelit nuk ka arritur të identifikojë se për cilën kontratë furnizimi po konstatonte pavlefshmërinë e faturimit.

21. Po ashtu, edhe pse gjykatat e faktit kanë konkluduar se paditësi ka arritur të realizojë furnizimin me energji të njërit objekt, për të cilin ishte vendosur ndërprerja e energjisë për shkak mospagimi të detyrimit, jashtë matësit elektrik përkatës, duke e lidhur atë me linjën që furnizonte objektin tjetër në pronësi të tij, gjykatat nuk kanë arritur të argumentojnë se përse ky veprim i jashtëligjshëm i paditësit e përligj sërish atë në kërkimin e tij për pavlefshmëri të titullit ekzekutiv.

22. Kolegji Civil çmon të theksojë se, në një kohë që vlerësimi i rrethanave faktike mbetet një atribut ekskluziv i gjykatave të faktit, po këto gjykata janë përpara detyrimit ligjor të atribuimit të vlerës përkatëse provuese ndaj çdo rrethane që rezulton e provuar nga hetimi i kryer prej tyre, dhe bazueshmërisë së plotë të vendimmarrjes së tyre në faktet që kanë rezultuar të provuara.

23. Në vijim të këtij argumentimi, ky Kolegj vlerëson se të metat e hetimit të kryer nga gjykata e apelit, kanë diktuar pashmangshmërisht edhe në zbatimin e gabuar të ligjit material të aplikueshëm, e konkretisht nenit 609 të K.Pr.Civile mbi pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë.

24. Në të tilla kushte, Kolegji Civil konkludon se moskryerja e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga ana e gjykatave të faktit, si dhe zbatimi i gabuar i ligjit material të aplikueshëm, ka cenuar në thelb edhe argumentueshmërinë e vendimit gjyqësor. Në vështrim edhe të jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji Civil ri-thekson domosdoshmërinë e arsyetimit të vendimeve gjyqësore, si një garanci për procesin ligjor. Vendimi duhet të mbështetet vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor dhe duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Duke qenë se vendimi gjyqësor përbën në vetvete aktin procedural kryesor të të gjithë procesit gjyqësor, i cili përmbledh dhe finalizon përfundimisht qëndrimin që mban gjykata lidhur me çështjen në gjykim, arsyetimi i vendimit dhe bazueshmëria e tij tërësisht mbi rrethanat që kanë rezultuar të provuara pas kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, përbëjnë elementë parësorë të një vendimi të drejtë. (Vendimet nr.8, datë 16.03.2011; nr.23, datё 04.11.2008; nr.11, datë 02.04.2008 dhe nr.7, datë 09.03.2009 të Gjykatës Kushtetuese).

25. Për sa më sipër, Kolegji Civil çmon se, në rishqyrtim Gjykata e Apelit, me qëllim zbatimin e drejtë të parashikimeve të nenit 609 të K.Pr.Civile, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, duke identifikuar saktësisht se për cilën kontratë të furnizimit me energji elektrike, pretendohet dhe më pas vërtetohet pavlefshmëria e titujve ekzekutivë, si dhe të bazojë argumentimin e saj ligjor mbi faktet që rezultojnë të provuara nga kryerja e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm.

26. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rishqyrtimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

27. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.169, datë 24.04.2013 i Gjykatës së Apelit Shkodër, është rrjedhojë e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe e zbatimit të gabuar të ligjit material, e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.169, datë 24.04.2013 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 06.12.2016.

Nr.11243-00593-00-2014 Rregj. Themeltar

Nr.00-2016-3163 i Vendimit (279)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Mirela Fana

Anëtar

Admir Thanza

Anëtar

në datën 06.12.2016, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-00593-00-2014 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

KËRKUES: SHOQËRIA "ILIAD 1", sh.p.k. (në mungesë).

PALË E TRETË: CYME MANOKU, përfaqësuar në gjykim nga av. D. Bushi.

OBJEKTI:

Marrja e masës së përkohshme,

pezullim i ekzekutimit të vendimit gjyqësor

nr.2787, datë 12.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Baza Ligjore: Neni 202 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.929, datë 22.08.2013 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit shoqëria “ILIAD 1” sh.p.k. Marrja e masës së sigurimit të padisë, pezullimin e veprimeve përmbarimore në ekzekutim të vendimit gjyqësor nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Kjo masë shuhet në rast se deri në datë 06.09.2013, kërkuesi nuk paraqet padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.225 datë 20.11.2013 ka vendosur:

"Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor civil nr.929, datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.".

Kundër vendimit nr.225, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs personi i tretë Cyme Manoku, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.225, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë që ka lënë në fuqi vendimin nr.929, datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke vendosur rrëzimin e kërkesës, për këto shkaqe:

- Së pari: Të dy vendimet e dhëna nga gjykatat janë rezultat i mosrespektimit dhe zbatimit keq të ligjit dhe me shkelje të rënda procedurale që kanë ndikuar në dhënien e vendimeve.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka shkelur hapur ligjin procedural dukë shqyrtuar dhe vendosur për një objekt, për të cilin kompetente është Gjykata e Lartë. Nuk mundet kurrsesi që një gjykatë e rrethit gjyqësor të vendosë pezullim të ekzekutimit të një vendimi, i cili ka marrë formë të prerë dhe për të cilin është lëshuar Urdhri i ekzekutimit.

- Kërkuesi këtë të drejtë duhet t’a kërkonte me padi tjetër të veçantë, ku t’i kërkonte gjykatës kundërshtimin e veprimeve përmbarimore në respektim të nenit 606 e vijues të K.Pr.Civile dhe jo marrje mase provizore në respektim të nenit 202 të këtij kodi.

- Me këto vendime të paligjshme gjykatat kanë cenuar rëndë të drejtën time kushtetuese, të cilën e kam fituar me vendim gjyqësor të formës së prerë, duke vendosur për mosekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë brenda një afati të arsyeshëm duke shkelur rëndë të gjithë dispozitat procedurale që e mbrojnë këtë të drejtë.

- Së dyti: Gjykata e shkallës së parë ka tejkaluar shkaqet për të cilën është pretenduar nga kërkuesi vendosja e masës së sigurimit të padisë.

- I takon paditësit t’i parashtrojë Gjykatës shkaqet ligjore të ngritjes së kërkesës, e cila përbëhet nga tërësia e pretendimeve të tij për qëllimin e ngritjes së padisë si dhe bazën ligjore të saj.

- Në të gjithë përmbajtjen e kërkesës së drejtuar Gjykatës, rezulton se masën e sigurimit të padisë, kërkuesi e ka kërkuar për dëmet e mundshme që i janë shkaktuar apo do t’i shkaktohen në të ardhmen nga përmbaruesi gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me anë të të cilit është vendosur lirimi i truallit në pronësinë time, nga Shoqëria “ILIAD 1” sh.p.k. Pra, pretendimi i kërkuesit për masën e sigurimit të padisë ka të bëjë me kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor dhe jo për pagim të dëmshpërblimit për shpenzimet e nevojshme dhe të dobishme për përmirësimin e sendit, që i janë referuar të dy gjykatat në arsyetimin e tyre.

- Duke ju referuar nenit 202 e vijues të K.Pr.C ... në paraqitjen e një kërkesë të tillë në gjykatë i takon kërkuesit të përcaktojë se për cilën lloj padie e kërkon këtë masë.

- Gjykata duheshin shprehur në bazë të neneve 5, 6 dhe 10 të K.Pr.Civile brenda objektit të mosmarrëveshjes dhe pretendimeve të kërkuesit, pa bërë avokatin e tij. Në rastin tonë shihet qartë se Gjykatat kanë tejkaluar këtë disponim, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat procedurale, duke bërë kështu një shprehje të hapur të njëanshmërisë në këtë gjykim.

- Së treti: Kërkesë padia që do të ngrejë pala kërkuese, Shoqëria “ILIAD 1” sh.p.k nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e vendimit për të cilin gjykata ka vendosur marrjen e masës së sigurimit. Në padinë e re kërkuesi ka objekt kërkimi “Dëmshpërblim për prishje kontrate...” të cilin duhet t’ia kërkojë institucionit me të cilin ka lidhur një kontratë, pra ka patur një marrëdhënie kontraktore dhe gjykatat për të arritur në këto vendime duhet të shqyrtonin nëse veprimet e Ministrisë se Ekonomisë do të bënin të pamundur ose të vështirë ekzekutimin e vendimit për dëmshpërblim, shqyrtim të cilin nuk e ka bërë asnjë nga gjykatat. Sa i takon ekzekutimit të vendimit civil nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ky ekzekutim është i ligjshëm për arsye se vendimi ka marrë formë të prerë dhe të gjitha hapat procedurale të ndjekura nga përmbaruesi gjyqësor në ekzekutim janë në mbështetje të plotë me legjislacionin në fuqi.

- Së katërti: Në vendimin e Gjykatës së shkallës së parë i cili është ligjëruar dhe nga ajo e Apelit, nuk është hetuar apo dhe arsyetuar se cili do të ishte dhe sa do të ishte dëmi, që do t’i shkaktohej kërkuesit nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor, dhe përse përmbushja e të drejtave të tij do të ishte i vështirë ose i pamundur të rikuperohej.

- Gjykata, nuk ka marrë në konsideratë se dëmin më të madh këtu e kishte personi i tretë (në cilësinë e pronarit të truallit) nga mosekzekutimi i vendimit gjyqësor, e lidhur me këtë ka vendosur për të pezulluar ekzekutimin e këtij vendimi, pa vënë më parë një garanci pasurore nga kërkuesi për dëmin që i shkaktohet personit të tretë nga sigurimi i padisë, kërkesa të detyrueshme këto nga neni 202/b i K.Pr.Civile.

- Së pesti: Shoqëria “ILIADl 1” sh.p.k. për të pezulluar ekzekutimin e vendimit gjyqësor ka patur të gjitha kushtet për të ushtruar rekurs dhe të kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë. Gjithashtu në padinë e re shoqëria “ILIAD 1” sh.p.k. do të kërkojë dëmshpërblimin, për kohën kur ka qenë në mirëbesim me Ministrinë e Ekonomisë, në këtë moment zënia e sipërfaqes për të cilën ne jemi pronarë, nuk është më në mirëbesim por në keqbesim dhe si e tillë shoqërisë “ILIAD 1” sh.p.k, nuk i lind më e drejta të kërkojë dëmshpërblim për këtë periudhe dhe ekzekutimi i vendimit të formës se prerë nuk e cenon atë apo t’i sjellë vështirësi në ekzekutimin e vjeljes së dëmshpërblimit nga METE, pasi ky është një organ i administratës qendrore, që do thotë se të ardhurat e saj disponohen gjithnjë nga buxheti i shtetit, ndërsa lidhur me garancinë për vjeljen e detyrimeve të pretenduara ndaj personit të tretë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e personit të tretë, av. D. Bushi, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e kërkesës, në mungesë të palës kërkuese, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi;

V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

1. Palët ndërgjyqëse kanë qenë palë në një konflikt tjetër gjyqësor, ku personi i tretë në këtë gjykim, Cyme Manoku ka qenë palë paditëse, të paditur kanë qenë Shoqëria “Iliad”sh.p.k. (kërkues në këtë gjykim), Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe AKKP Tiranë, me objekt lirim dorëzim sendi.

2. Për këtë çështje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.2782 date 12.10.2012 ka vendosur: “-Pranimin pjesërisht të kërkesë padisë me nr.3183 (792) Akti. -Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme absolute të kontratës së qirasë me nr.2946 rep., nr.154 kol., datë 04.06.2002, dhe aneks kontrata me nr.581 rep., nr.636 kol., datë 05.06.2006 lidhur mes shoqërisë “Iliad” shpk dhe METE për sipërfaqen prej 1931,9 m2 (referuar plan-vendosjes nr.6 të aktit të ekspertimit). -Detyrimin e palëve të paditura të lirojnë dhe dorëzojnë sipërfaqen prej 1931,9 m2 (referuar plan-vendosjes nr.6 të aktit të ekspertimit).

-Rrëzimin për pjesën tjetër të kërkesë padisë….”

3. Për këtë çështje, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.366, datë 23.05.2013, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.”

4. Në kushtet e ekzekutimit të vendimit të mësipërm, pala kërkuese shoqëria “Iliad” sh.p.k. ka paraqitur kërkesën objekt gjykimi për marrje mase sigurimi, duke kërkuar specifikisht pezullim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr.2787, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, në kushtet kur sipas saj, kjo palë do të paraqiste më pas padi themeli brenda afatit ligjor.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.929, datë 22.08.2013, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës së kërkuesit shoqëria “ILIAD 1” shpk. Marrja e masës së sigurimit të padisë, pezullimin e veprimeve përmbarimore në ekzekutim të vendimit gjyqësor nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Kjo masë shuhet në rast se deri në datë 06.09.2013 kërkuesi nuk paraqet padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë”.

6. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar se: “…gjykata çmon se palës kërkuese i lind e drejta të kërkojë me padi të re pagimin e shpenzimeve për kthimin e sendit në gjendjen e mëparshme, duke qenë se provohet se mbi sendin janë kryer investime në bazë të një kontrate…Bazuar në nenin 299 të Kodit Civil i lind e drejta poseduesit të mbajë sendin deri në kthimin e shpenzimeve të kryera dhe në kushtet kur nuk është përcaktuar cilësia e kërkuesit, posedues me mirëbesim apo me keqbesim, si dhe vlera e shpenzimeve, apo lloji i tyre gjykata çmon se ekzekutimi i vendimit gjyqësor të formës së prerë në mënyrë të menjëhershme do të shkaktonte pabarazi të palëve duke cenuar të drejtën e parashikuar në ligj si më lart të poseduesit. Pra, bazuar në nenin 202 të K.Pr.Civile ka arsye të dyshohet se ekzekutimi i vendimit për të drejtat e paditësit do të bëhet i pamundur ose i vështirë…”

7. Mbi ankim të personit të tretë, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.225 datë 20.11.2013 ka vendosur: "Lënien në fuqi të vendimit gjyqësor civil nr.929, datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.".

8. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata e apelit ka arsyetuar se: “…Gjykata e Apelit Vlorë, vlerëson se nga përmbajtja e kësaj dispozite, rezulton se kërkesa kryesore e ligjit procedural, për caktimin e masës së sigurimit, ka të bëjë me ekzistencën e dyshimeve, të cilat vënë në rrezik të drejtat e paditësit. Në rastin konkret, Gjykata e Shkallës së Parë, ka vlerësuar drejt faktin që subjekti kërkues ka një interes të ligjshëm në paraqitjen e kërkimit dhe ky interes pikë së pari, është pasuror, i cili është i pakthyeshëm, në rast të mos marrjes së masës së sigurimit të padisë. Gjithashtu nga parashikimet e dispozitës ligjore të mësipërme, del e qartë se sigurimi i padisë, bëhet në dy raste; kur ka prova me shkresë dhe kur jepet garanci bankare. Në rastin në gjykim, jemi para kërkesave të germës “a” të nenit 202/2/a të K.Pr.C., sepse, kërkesa e paraqitur nga ana e subjektit kërkues, plotëson kërkesën e ligjit, në lidhje me bazueshmërinë në prova, pasi në dosje, ndodhet kontrata e qirasë, aneks kontratat e lidhura në vijimësi të kësaj kontrate, dokumente bankare, si dhe vendimet e gjykatave, në të cilat vërtetohet se sendit i janë kryer shumë përmirësime, prandaj me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë, ka arritur në përfundimin se duhet të vendoset masa e sigurimit të padisë. Gjykata e Apelit Vlore, gjithashtu vlerëson se për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, sipas germës “a” të nenit 202/2 të K.Pr.C., Gjykata e Shkallës së Parë ka vlerësuar drejt ekzistencën e plotësimit të dy kushteve njëherësh, të cilët janë: pala kërkuese të ketë paraqitur prova shkresore dhe të ketë dyshime se ekzekutimi i vendimit bëhet i pamundur, ose i vështirë. Nga ana tjetër, Gjykata e Apelit Vlorë, nuk ka asnjë të drejtë që të bëjë vlerësimin e provave shkresore të paraqitura nga kërkuesi, sepse kjo do ta çonte atë në paragjykimin e zgjidhjes së çështjes në themel, duke cenuar parimin e rëndësishëm të zhvillimit të rregullt të një procesi gjyqësor, të parashikuar nga neni 4 i K.Pr.C. Në këto kushte, Gjykata e Apelit Vlorë, duke mbajtur në konsideratë faktin, se masa për sigurimin e padisë, është një masë e përkohshme që synon të mënjanojë pamundësinë e rikuperimit të një dëmi të shkaktuar, vlerëson se masa e sigurimit të padisë synon vetëm mbajtjen të pa ndryshuar të pozicionit të palëve, deri në përfundim të një gjykimi të lidhur ngushtë me gjykimin në proces të sigurimit të padisë. Në rrethanat si më lart, Gjykata e Apelit Vlorë vlerëson, se pavarësisht pretendimeve të personit të tretë ankues për shoqërimin e kësaj mase me garanci nga paditësi, apo për vlerësim me të drejtë edhe të dëmeve qe mund t’i vijnë atij, elemente këto që duhej të mbaheshin në konsideratë në gjykimin në shkallë të parë, cënimi i vendimit për marrjen e kësaj mase, në këto kushte, do të ishte i pabazuar...”.

9. Kundër vendimit nr.225, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs personi i tretë Cyme Manoku, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.225, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë që ka lënë në fuqi vendimin nr.929, datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke vendosur rrëzimin e kërkesës, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

10. Dispozitat e K.Pr.Civile në të cilat është parashikuar:

10.1 Neni 14“Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”

10.2 Neni 16“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës.”

10.3 Neni 28“Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm, brenda një afati të arsyeshëm.”

10.4 Neni 479“Gjykata e Lartë pezullon ekzekutimin e vendimit kur:

a) ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme;

b) pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin vendimit.”

10.5 Neni 609“Debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël ose është shuar më pas.

Kur titulli ekzekutiv është një vendim gjyqësor ose vendim arbitrazhi, debitori mund të kundërshtojë ekzekutimin e titullit vetëm për fakte të ngjara pas dhënies së këtyre vendimeve.

Në këto raste, gjykata shqyrton çështjen brenda 5 ditëve dhe mund të vendosë pezullimin e vendimit me ose pa garanci. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë…”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

11. Se rekursi i paraqitur nga personi i tretë, Cyme Manoku, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.225 datë 20.11.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.929 datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili ka vendosur pranimin e kërkesës, pezullimin e veprimeve përmbarimore në ekzekutim të vendimit gjyqësor nr.2782, datë 12.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.225 datë 20.11.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimi nr.929, datë 22.08.2013, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, e për këtë shkak ato duhet të ndryshohen duke u vendosur rrëzimi i kërkesës.

13. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka konkluduar se kërkesa është e bazuar në ligj, me argumentimin se, pavarësisht kërkimit për pezullim ekzekutimi të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, efektivisht pala kërkuese do të paraqesë padi themeli për të kërkuar shpenzimet e kryera mbi sendin në pronësi të personit të tretë, ndaj dhe në të tilla rrethana, ajo legjitimohet në marrjen e masës së sigurimit, për shkak të ekzistencës së rrezikut të shkaktimit të një dëmi të madh dhe të pariparueshëm

14. Gjykata e Apelit Vlorë, në vlerësim të pretendimeve të ngritura në ankimin e paraqitur nga personi i tretë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke argumentuar në të njëjtën mënyrë si dhe gjykata e rrethit gjyqësor.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e gjykatave të faktit, janë marrë në shkelje të ligjit procedural mbi mjetet e mbrojtjes ndaj ekzekutimit të detyrueshëm, e konkretisht nenet 609 e vijues të K.Pr.Civile.

16. Konkretisht, Kolegji Civil vlerëson të drejtë pretendimin e ngritur në rekurs në lidhje me konfondimin që kryejnë gjykatat e faktit mes pezullimit të veprimit përmbarimor dhe pezullimit të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

17. Ky Kolegj vëren se gjykatat e faktit, kanë konkluduar se pala kërkuese do të ngrejë një padi themeli për pagimin e shpenzimeve për kthimin e sendit në gjendjen e mëparshme, në kushtet kur kjo palë ka kryer investime mbi të. Në të njëjtën kohë, gjykatat kanë disponuar me pezullimin e veprimit përmbarimor në ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, pa e lidhur këtë kërkim pezullimi me ngritjen e një padie themeli me objekt kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.

18. Po ashtu, Kolegji Civil vlerëson së gjykatat e faktit kanë urdhëruar efektivisht pezullimin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, në kushtet kur këtë kompetencë e ushtron Gjykata e Lartë në kuptim të nenit 479 të K.Pr.Civile. Pezullimi i ekzekutimit të një veprimi përmbarimor ndryshon nga pezullimi i ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë në bazë të nenit 479 të K.Pr.Civile. Konkretisht, mjeti i parë procedural përdoret për të investuar gjykatën e rrethit gjyqësor, në kuadër të kërkimeve përkatëse të themelit dhe shtrihet ndaj veprimit apo veprimeve përmbarimore të kontestuara, ndërsa kërkimi për pezullim ekzekutimi të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, mund të kërkohet vetëm në Gjykatën e Lartë dhe nëse jepet, pezullon ekzekutimin e vendimit deri në përfundim të shqyrtimit të rekursit në Gjykatë të Lartë.

19. Në të tilla kushte, për arsyet e mësipërme, ky Kolegj vlerëson jo të drejtë jo vetëm argumentimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, por edhe arsyetimin e Gjykatës së Apelit, e cila pavarësisht pretendimeve të ngritura në ankim, nuk ka bazuar vendimmarrjen e saj në ligjin procedural të aplikueshëm.

20. Së fundmi, Kolegji Civil vlerëson se, pavarësisht se gjykatat e faktit kanë qenë përpara detyrimit të zbulimit të shkakut të kërkesës nga shqyrtimi në tërësi i saj, pa u kufizuar në dispozitat ligjore të referuara nga kërkuesi, sërish, edhe në zbatim të Vendimit Unifikues nr.3, datë 29.03.2012, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata nuk mund të ndryshojë tërësisht si objektin dhe bazën ligjore të padisë, në mungesë të kërkesës së palëve, pasi një veprim i tillë do sillte si pasojë shkeljen nga ana e gjykatës së parimit procedural të disponibilitetit, sipas të cilit, gjykata nuk ka të drejtë të ndihmojë aktivisht palët në formulimin e kërkimeve të tyre.

21. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se vendimi nr.225 datë 20.11.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimi nr.929 datë 22.08.2013 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë marrë në zbatim të gabuar të dispozitave procedurale, e për këtë shkak ato duhet të ndryshohen, duke u vendosur rrëzimi i kërkesës.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.225, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.929, datë 22.08.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë në këtë mënyrë:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit shoqëria “Iliad 1” sh.p.k. me objekt sigurim padie.

Tiranë më 06.12.2016

Nr. 11217-01764-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-3158 i Vendimit (280)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Broci

Kryesues

Mirela Fana

Anëtare

Admir Thanza

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 07.12.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11217-01764-00-2013, që u përket palëve:

PADITËSE:SAFIE KATESHI.

TË PADITUR: KLEDIO SH.P.K.,

XHESI 05 SH.P.K.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve të zbatojnë

kontratën e sipërmarrjes datë 10.09.2009

dhe dorëzimin e apartamentit në katin e katërt

në anën juglindore në pallatin e ndërtuar

në truallin e shtetasit Agron Guxholli.

Shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mosdorëzimi i apartamentit

në afatin e caktuar datë 08.05.2009, në masën 80… lekë në muaj,

nga kjo datë deri në dorëzimin e apartamentit.

Baza Ligjore: Nenet 32, 154/a, 156, 202, të K.Pr.Civile,

nenet 640, 698, 850, 853 e K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.(722)-421, datë 14.05.2012, ka vendosur:

“1-Pushimin pjesërisht të gjykimit të çështjes civile me nr.45/00753-713 Regj.them, datë 16.09.2011, lidhur me kërkimin e parë në padi për detyrimin e të paditurve të zbatojnë kontratën e sipërmarrjes datë 10.09.2009 dhe dorëzimin e apartamentit sipas kësaj kontrate.

2-Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj lidhur me kërkimet e tjera në padi.

3-Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palës paditëse…”

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.105, datë 05.03.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.421, datë 14.05.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec si më poshtë:

Pranimin e padisë të paditëses Sofije Kateshi duke u detyruar të paditurit “Kledio” dhe “Xhesi 05” sh.p.k të dorëzojnë në favor të saj apartamentin e banimit me sip.100.359 m2 të ndodhur në katin e katërt të ndërtimit në qytetin e Pogradecit, Lagjia nr.1, Rruga industrial.

Detyrimin e të paditurve “Kledio” dhe “Xhesi 05” sh.p.k t’i paguajnë paditëses dëmin e shkaktuar nga vonesa që nga data e ngritjes së padisë 15.09.2011 e deri në dorëzimin e apartamentit në vlerën 273,70 lekë në ditë.

Shpenzimet gjyqësore të kryera nga paditësja i ngarkohen të paditurve solidarisht…”

Kundër vendimit nr.105, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë ka paraqitur rekurs i padituri “Kledio” sh.p.k., nëpërmjet të cilit kërkon: Prishjen e vendimit nr.105, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë, lënien në fuqi të vendimit nr.(722)-421, datë 14.05.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për këto shkaqe:

-Vendimi i gjykatës së Apelit vjen në kundërshtim të hapur me ligjin dhe është dhënë si rezultat i zbatimit të keq të ligjës.

-Në vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, vërejmë një arsyetim të cekët dhe të pambështetur në ligj, duke injoruar haptazi provat dhe faktet e provuara në këtë gjykim. Gjate këtij gjykimi ka rezultuar se çmimi sipas kontratës së sipërmarrjes së datës 10.09.2009 është në shumën prej 35.000 euro (tridhjete e pesë mijë euro), shumë e cila nuk është likuiduar në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate por jashtë zyrës se noterisë dhe pa praninë e të paditurit Kledio sh.p.k., kjo për të vetmen arsye se Ylli Kateshi dhe përfaqësuesi i Xhesi 05 sh.p.k., Kristo Biba, kishin njohjet e tyre personale dhe detyrimet e tyre ndaj njëri tjetrit.

-Midis dy shoqërive është lidhur kontrata e sipërmarrjes nr.1446 rep. dhe 946 kol. datë 14.08.2009 ku përcaktohet se vlefta që duhet e përfitohet nga porositësi i këtij apartamenti do ti paguhet shoqërisë Xhesi 05 sh.p.k si shpërblim për punimet që ajo po kryen për llogari të shoqërisë Kledio sh.p.k. Çmimi për kryerjen e porosisë është 35.000 mijë euro dhe i është paguar shoqërisë Xhesi 05 sh.p.k. nga porositësi.

-Të dy kontratat kanë të drejta dhe detyrime të cilat kanë lidhje me përmbushjen e tyre në mënyre reciproke për të arritur në mënyre përfundimtare në realizimin dhe zbatimin e saj.

-Është provuar para gjykatës që shoqëria Xhesi 05 nuk ka përmbushur detyrimet ndaj porositësit Ylli Kateshi, dhe me pas paditëses, pasi pengesë është bërë mospërmbushja e detyrimeve të kësaj shoqërie edhe ndaj Kledio sh.p.k. shoqëri që jo vetëm ka harxhuar për të përmbushur detyrimet kontraktore por ka rezultuar me humbje. Rrjedhimisht kjo shoqëri nuk mund të bëjë dorëzimin e këtij apartamenti paditëses pasi të dy kontratat janë të ndërvarura nga njëra tjetra dhe kontrata e sipërmarrjes duhet të mos zbatohet nga Kledio sh.p.k. përsa kohë detyrimin financiar për kryerjen e porosisë paditësja ja ka dhënë Xhesi 05” dhe jo të paditurit Kledio sh.p.k.

-Nuk jemi dakord me argumentin e Gjykatës së Apelit që paditësja nuk duhet të penalizohet nga veprimet dhe mosmarrëveshjet që kanë shoqëritë midis tyre, pasi i penalizuari në këtë gjykim dhe në këtë marrëveshje është vetëm Kledio sh.p.k..

-Kontrata e sipërmarrjes nuk është lidhur vetëm me Kledio sh.p.k. në mënyre që ai të ishte i detyruar për plotësimin e kushteve të kontratës, por pikërisht janë të dy shoqëritë, ku Kledio sh.p.k. ka plotësuar vetëm porosinë e tij. Kjo kontratë mbetet e pazbatuar për sa kohë Kledio sh.p.k. nuk është likuiduar për apartamentin që kanë marrë përsipër për ta ndërtuar “Xhesi 05” sh.p.k. dhe më pas me Kledio sh.p.k.

-Për sa i përket dëmit të shkaktuar paditëses nga mosdorëzimi i apartamentit, nuk jemi dakord me arsyetimin e gjykatës pasi nga të gjitha provat e administruara në gjykim, i dëmtuar është vetëm shoqëria Kledio sh.p.k., i cili ka ndërtuar apartamentin dhe nuk mund ta dorëzoje tek paditësja, për sa kohë ai nuk është likuiduar për punën e kryer dhe sendin që ai do të shesë, pasi kontrata e sipërmarrjes është kontratë porosie dhe jo kontratë shitblerjeje.

-Gjykata e rrethit Pogradec në vendimin e saj ka arsyetuar drejt në pushimin e rrëzimin e kërkimeve të paditëses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Paditësja Sofije Kateshi është një nga trashëgimtaret ligjore të radhës së parë të të ndjerit Ylli Kateshi, e konkretisht bashkëshortja e tij. Ky i fundit në datë 10.09.2009 ka lidhur kontratën e sipërmarrjes nr.1583 Rep, datë 10.09.2009 me të paditurit për ndërtimin e një apartamenti banimi me sip.100.3 m2. Në këtë kontratë në cilësinë e sipërmarrësve janë cilësuar dy shoqëritë e paditura, ndërsa në cilësinë e porositësit është cilësuar i ndjeri Ylli Kateshi.

Çmimi sipas kontratës së sipërmarrjes për apartamentin objekt gjykimi është vendosur në shumën 35.000 euro dhe është paguar nga i ndjeri Ylli Kateshi për llogari të shoqërisë “Xhesi 05” sh.p.k. Për këtë pagesë edhe përfaqësuesi i shoqërisë “Kledio” sh.p.k ka shprehur pëlqimin dhe ka rënë dakord që çmimi t’i paguhet palës tjetër për shkak të marrëdhënies që vetë këto dy shoqëri kanë krijuar midis tyre. Konkretisht shoqëria “Xhesi 05” sh.p.k. ka kryer punime për llogari të shoqërisë “Kledio” sh.p.k.

Sipas kontratës është vendosur që në fund të punimeve dhe me pagimin e çmimit “do të dorëzohet apartamenti me çelësa në dorë”.

Sipas palës paditëse, pas ndërtimit të objektit, të paditurit kanë refuzuar dorëzimin e apartamentit, edhe pse pala porositëse ka përmbushur tërësisht detyrimin e saj për pagimin e çmimit. Sipas palës paditëse, shkaku i refuzimit të përmbushjes së detyrimit nga ana e të paditurit “Kledio” sh.p.k nuk ka të bëjë aspak me paditësen, por i referohet konfliktit midis dy shoqërive nuk mund të dëmtoje interesat e palës paditëse. Aktualisht apartamenti i banimit rezulton në pronësi të “Kledio” sh.p.k, i cili detyrohet te përmbushë detyrimin për dorëzimin e apartamentit.

Me pretendimin e mësipërm, pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec me kërkesë padinë objekt gjykimi.

Në përfundim të hetimit gjyqësor,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.(722)-421, datë 14.05.2012, ka vendosur:

“1-Pushimin pjesërisht të gjykimit të çështjes civile me nr.45/00753-713 Regj.them, datë 16.09.2011, lidhur me kërkimin e parë në padi për detyrimin e të paditurve të zbatojnë kontratën e sipërmarrjes datë 10.09.2009 dhe dorëzimin e apartamentit sipas kësaj kontrate.

2-Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj lidhur me kërkimet e tjera në padi.

3-Shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të palës paditëse…”

Gjykata ka arsyetuar se: “...Në rastin konkret duke qenë se toka mbi të cilin është ndërtuar apartamenti i banimit me nr.Pasurie 8/10+1-16 nuk ka qenë në pronësi të porositësit Ylli Kateshi dhe as të trashëgimtareve të tij, por ka qenë në pronësi të shtetasit Agron Guxholli, atëherë në bazë të kontratës së sipërmarrjes së datës 10.09.2009 të lidhur midis palëve të paditura dhe porositësit Ylli Kateshi, të paditurit kanë marrë përsipër detyrimin që pas ndërtimit të këtij apartamenti banimi ti kalojnë pronësinë e tij porositësit (trashëgimtarëve të tij), kuptohet pasi ta kishin fituar më parë vete pronësinë e këtij apartamenti banimi. Sikurse u tha me sipër paditësja dhe trashëgimtarët e tjerë të porositësit Ylli Kateshi, për të fituar të drejtën e pronësisë mbi apartamentin e banimit me nr.pasurie 8/10+1-16, duhet të lidhin me palën e paditur “Kledio” sh.p.k në bazë të ligjit (dhe në zbatim të kontratës së sipërmarrjes të datës 10.09.2009) një kontratë për kalimin e të drejtës së pronësisë (shitblerje apo dhurimi, etj).

Në këto kushte gjykata çmon se nuk mund të detyroje ligjërisht palët pjesëmarrëse të kontratës së sipërmarrjes të datës 10.09.2009, trashëgimtarë e porositësit Ylli Kateshi nga njëra anë dhe të paditurit në këtë gjykim nga ana tjetër, që të lidhin një kontratë me qëllim kalimin e pronësisë së këtij apartamenti banimi me nr.8/10+1-16 pasurie nga pronësia e “Kledio” sh.p.k në pronësinë e trashëgimtarëve të shtetasit Ylli Kateshi. Ky veprim juridik lidhet vetëm me dëshirën dhe vullnetin e palëve kontraktore dhe jo me forcën shtrënguese të shtetit (teoria e vullnetit të lirë kontraktor e pasqyruar në nenet 659 dhe 660 të K.Civil), pavarësisht detyrimit të të paditurve në këtë gjykim për të lidhur këtë kontratë me qëllim kalimin e të drejtës së pronësisë së këtij apartamenti banimi në favor të trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Ylli Kateshi, detyrim që e kanë marrë përsipër në bazë të kontratës së sipërmarrjes së datës 10.09.2009 të sipërcituar. Ky qëndrim është tashmë i konsoliduar edhe në praktikën gjyqësore (vendim i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë nr.321, datë 12.02.2003)...”

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.105, datë 05.03.2013, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.421, datë 14.05.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec si më poshtë:

Pranimin e padisë të paditëses Sofije Kateshi duke u detyruar të paditurit “Kledio” dhe “Xhesi 05” sh.p.k të dorëzojnë në favor të saj apartamentin e banimit me sip.100.359 m2 të ndodhur në katin e katërt të ndërtimit në qytetin e Pogradecit, Lagjia nr.1, Rruga industrial.

Detyrimin e të paditurve “Kledio” dhe “Xhesi 05” sh.p.k t’i paguajnë paditëses dëmin e shkaktuar nga vonesa që nga data e ngritjes së padisë 15.09.2011 e deri në dorëzimin e apartamentit në vlerën 273,70 lekë në ditë.

Shpenzimet gjyqësore të kryera nga paditësja i ngarkohen të paditurve solidarisht…”

Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Në rastin në gjykim, Gjykata e Apelit, ashtu si dhe gjykata e shkallës së parë, vlerëson se marrëdhënia e krijuar midis të ndjerit Ylli Kateshi (me cilësinë e porositësit) dhe të paditurve Shoqëritë e Ndërtimit “Kledio” dhe “Xhesi 05” (me cilësinë e sipërmarrësit), është marrëdhënia juridike e sipërmarrjes...Gjykata e Apelit arrin në konkluzionin se: detyrimi i investitorit është të dorëzoje sendin objekt kontrate, nëse janë tejkaluar detyrimet e tjera që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve dhe cilësive teknike lidhur me projektin, llojin dhe cilësinë e materialeve te përdorura, mangësive lidhur me caktimin e çmimit, etj, ndërsa detyrimi i porositësit është të marrë në dorëzim sendin duke paguar çmimin e plotë të përcaktuar në kontratë nëse nuk ka pretendime lidhur me cilësinë e punimeve apo probleme të tjera që lidhen me sendin dhe të meta të tjera te tij.

Përsa i përket formës së kësaj kontrate, ligji nuk ka përcaktuar ndonjë formë të veçantë formale për lidhjen e saj, pra ajo mund të bëhet edhe me shkresë të thjeshtë, mjafton që në përmbajtjen e saj të jenë shprehur qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe qëllimi i kontratës. Ky është dhe konkluzioni i arritur në vendimin nr.32, datë 02.07.2003, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë...Po kështu qëllimi i kësaj kontrate, është krijimi i një sendi të paluajtshëm, apartament banimi dhe dorëzimi e me pas kalimi i pronësisë në përfundim të ndërtimit në favor të porositësit kundrejt çmimit që duhet të paguajë ky i fundit, ky qëllim jo vetëm qe është shprehur qartë në përmbajtje por, rezulton edhe nga interpretimi sipas nenit 850, 681 dhe 683 të K.Civil. Sipas këtyre dispozitave, interpretimi i kontratës duhet të bëhet duke sqaruar qëllimin e vërtete dhe të përbashkët të palëve, duke vlerësuar sjelljen e tyre në tërësi, para dhe pas përfundimit të kontratës, kushtet e kontratës duhet të interpretohen në kuptimin në të cilin sjellin efekte juridike për palët. Për rastin në gjykim kjo do të thotë që pala e paditur, ka patur për qëllim që pas përfundimit të ndërtimit të kalojë në pronësi të porositësit Ylli Kateshi apartamentin e banimit, dhe me plotësimin e të gjithë kushteve në këtë kontratë, ai ndodhet përpara detyrimit për të dorëzuar sendin dhe për të kaluar pronësinë e tij në favor të blerësit...Nuk rezulton që palët të kenë iniciuar procedura të tjera për tërheqjen nga kjo marrëveshje apo për zgjidhjen e saj, megjithatë, në kuptim të nenit 696 të K.Civil, kjo e drejtë mund të ushtrohej derisa kontrata nuk kishte filluar të zbatohej, ndërsa në rastin në gjykim, Gjykata e Apelit vlerëson se palët ndodhen përpara përmbushjes së detyrimeve nga porositësi dhe mospërmbushjes së detyrimit nga sipërmarrësi. Kjo mospërmbushje nga pala e paditur për dorëzimin e apartamentit nuk ka shkak veprimet e porositësit apo mosveprime të tij dhe nuk i kundërdrejtohet porositësit por veprimeve të të paditurit tjetër, shoqërisë “Xhesi 05”. Fakti që porositësi ka derdhur në favor të shoqërisë “Xhesi 05” vlerën totale prej 35.000 euro për apartamentin e banimit provohet në mënyre të pakundërshtueshme nga vetë kontrata e sipërmarrjes... Në kushtet si më sipër, Gjykata e Apelit konkludon se të paditurit jo vetëm që duhet të përmbushin në mënyre të menjëhershme detyrimin për dorëzimin e apartamentit të banimit por njëkohësisht duhet të njohin pronësinë e trashëgimtarëve të porositësit Ylli Kateshi mbi këtë pronë dhe, nuk duhet të kryejnë asnjë veprim që cënon në mënyre të paligjshme të drejtat e tyre mbi të, edhe pse kjo pronësi nuk rezulton ende e regjistruar në ZVRPP Pogradec në favor të tyre. Mungesa e regjistrimit të kësaj prone në favor të paditëses dhe trashëgimtarëve të tjerë ligjorë vetëm për mungesë të vullnetit të të paditurit “Kledio” sh.p.k, nuk mund t’i japë shkak ligjor këtij të paditurit të sillet si pronar mbi pronën që tashmë e ka kaluar në pronësinë e paditësve në kuptimin substancial të së drejtës së pronësisë nëpërmjet një kontratë sipas nenit 163 të K.Civil.

Është i gabuar arsyetimi i gjykatës kur konkludon se nga njëra anë do të kishim një “posedues” të ligjshëm të apartamentit dhe nga ana tjetër një pronar të ligjshëm që është “Kledio” sh.p.k, i cili ka të drejtë të ushtrojë të gjitha tagrat e pronësisë.

Ky arsyetim është krejtësisht në kundërshtim me ligjin dhe atë që vetë gjykata e shkallës së parë ka pranuar në fillim të arsyetimit të saj në analizën që i ka bërë elementëve të kontratës së sipërmarrjes. Fakti që kjo pronë vazhdon të jetë e regjistruar në pronësi të shoqërisë “Kledio” në ZVRPP Pogradec, nuk do të thotë se ai gëzon tagrat e pronësisë dhe nuk provon qenien e tij pronar, përsa kohë regjistrimi nuk përben titull pronësie, ndërkohë që provohet në mënyrë të plotë së pronësinë mbi këtë objekt tashmë i padituri “Kledio 05” e ka humbur qysh në momentin që ka përfunduar objektin dhe ka patur detyrimin ta dorëzoje tek porositësi “me çelësa në dorë” duke kaluar njëkohësisht edhe të drejtën e pronësisë mbi të sipas nenit 83 të K.Civil. Këtu nuk ka vend të diskutohet liria kontraktore e palëve dhe as për ndërhyrje të gjykatës në vullnetin e palëve pasi ky vullnet tashmë është shprehur nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes dhe gjykata ndërhyn vetëm për përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër po me vullnetin e lirë e të pavesuar të tyre. Fakti që të dy shoqëritë në cilësinë e të paditurit kanë mosmarrëveshje midis tyre nuk mund të penalizojë kurrsesi paditësen, përsa kohë trashëgimlënësi i saj ka plotësuar në mënyre të plotë detyrimin e pagimit të çmimit, po kështu i padituri “Kledio” sh.p.k nuk mund t’i kundrejtojë paditëses mospërmbushjen e detyrimeve të kontratës së sipërmarrjes të lidhur midis dy shoqërive nga ana e të paditurit “Xhesi 05”, pasi pagimi i çmimit kundrejt shoqërisë “Xhesi 05” është parashikuar ne kontrate dhe me pëlqimin dhe vullnetin e shprehur të vetë shoqërisë “Kledio” sh.p.k.

Po kështu, është i gabuar arsyetimi i gjykatës duke arsyetuar për lidhjen e një kontratë tjetër si kusht i domosdoshëm për kalimin e pronësisë si një nga qëllimet kryesore që ndjek kontratën e sipërmarrjes, ndërkohë që vetë gjykata ka pranuar në arsyetimin e saj se: “qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve (neni 681 i K.Civil) në kontratën e sipërmarrjes të datës 0.09.2009 ka qenë që pas ndërtimit të këtij apartamenti banimi nga pala e paditur sipërmarrëse, kjo e fundit të kalojë pronësinë e këtij apartamenti banimi trashëgimlënësit të paditëses, Ylli Kateshi”. Kalimi i pronësisë së objektit tashmë është një detyrim ligjor për të paditurin “Kledio” sh.p.k pikërisht për faktin se ky është qëllimi i kontratës së sipërmarrjes përveç detyrimit kryesor, atij të dorëzimit të apartamentit “me çelësa në dorë”.

Po kështu, Gjykata e Apelit çmon qe është provuar në mënyrë të plotë e ligjore se mospërmbushja e kontratës së sipërmarrjes nga të paditurit lidhur me mosdorëzimin në kohë të apartamentit të banimit i ka shkaktuar dëm paditëses dhe familjarëve të tjerë të saj, i cili ka konsistuar kryesisht në mungesën e një banese për të jetuar, kërkimi i cili gjen mbështetje në nenet 640 dhe 850 e vijues të K.Civil...Gjykata e Apelit çmon të tërheqë vërejtjen gjykatës së shkallës së parë se ka vendosur pushimin e gjykimit për kërkimin e parë të padisë pa referuar në asnjë dispozite ligjore që i jep shkak të vendosë në ketë mënyrë, ndërkohë që në gjykim nuk janë provuar rastet e pushimit të gjykimit të parashikuara në nenin 299 të K.Pr.Civile...”

Kundër vendimit nr.105, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë ka paraqitur rekurs i padituri shoqëria “Kledio” sh.p.k., duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

LIGJI I ZBATUESHËM

Neni 42 i Kushtetutës, i cili shprehet se “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor.

2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”;

Dispozitat e Kodit Civil

Neni 690 parashikon se: “Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve ose për shkaqe të parashikuara me ligj”.

Neni 698 parashikon se: “Në kontrata me detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush detyrimet e veta, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontratës, përveç shpërblimit të dëmit.

Neni 850 parashikon se: “Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet, që me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë kundrejt çmimit të caktuar në kontratë”.

Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile

Neni 10 parashikon se:“Gjykata mbështet vendimin e saj vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor”.

Neni 14 parashikon se:“Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

Neni 16 parashikon se:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur