21

Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes
Page 2: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

Gjermania për mua

Gjermania për të rinjtë

Gjermania për sipërmarrësit

Gjermania për të interesuarit e gjuhës dhe kulturës

Gjermania për të interesuarit e politikës

Gjermania për vizitorët

Institucione gjermane në Shqipëri ............................................................ 34

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit Gjerman .............................................3

Furnizim i besueshëm me energji elektrike ................................................5Ujë i pastër ......................................................................................................7Mjedis i shëndetshëm ....................................................................................9Zhvillimi rural ............................................................................................. 11Përcjellje e Know How / Të drejtat e grave dhe qytetarëve ..................... 13

Bursa ............................................................................................................ 15Kushte më të mira studimi ........................................................................... 17Shanse për punësim .................................................................................... 19

Oferta të DIHA-s .......................................................................................... 21 Kredi dhe ekspertë ....................................................................................... 23 Shembuj konkretë të mbështetjes ............................................................ 25

Oferta të gjuhës dhe kulturës ..................................................................... 27

Mbështetje për hyrjen në BE ..................................................................... 29Konsulencë për qeverinë ........................................................................... 31

Informacione për vizat ................................................................................. 33

Page 3: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

32

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit Gjerman

Gjermania dëshiron një Shqipëri të fortë, e për këtë arsye ajo ofron mbështetjen e saj për vendin me projekte zhvillimi që prej 22 tetorit të vitit 1988. Asokohe - për dekada të tëra të izolimit nga bota – Shqipëria kishte probleme shumë më masive të zhvillimit, krahasuar me sot. Ndërkohë Shqipëria është shndërruar në një vend të hapur, që ecën me hap të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe në atë politike.Në 25 vitet e fundit Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në mënyrë intensive. Projektet e përbashkëta në këtë kontekst janë mjaft ambicioze. Ato kontribuojnë në përmirësimin e jetës së njerëzve në Shqipëri si dhe në arritjen e standardeve evropiane. Një numër i madh projektesh gjermano-shqiptare kanë bërë të mundur që qindra-mijëra shqiptare dhe shqiptarë të kenë vitet e fundit ujë të pijshëm, të furnizohen në mënyrë të besueshme me energji elektrike si dhe të gëzojnë një situatë më të mirë të menaxhimit të ujrave të ndotura dhe mbetjeve. Por megjithë progresin e bërë, mbeten ende shumë sfida të tjera për tu kapërcyer. Gjermania dëshiron të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë në mënyrë kompetente dhe të besueshme.Në këtë kontekst: sipërmarrje dhe studentë të shumtë shqiptarë përfitojnë - prej 25 vitesh tanimë - prej programeve të shkëmbimeve, bursave dhe mbështetjes gjermane në tërësi, si dhe prej aktiviteteve kulturore dhe qëndrimit në Gjermani. Jeni të ftuar të lexoni në këtë broshurë, se si edhe ju mund të përfitoni prej këtyre programeve.

Përshëndetje të përzemërta

Hellmut HoffmannAmbasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Page 4: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

54

Furnizim i besueshëm me energji elektrike

• Furnizim më i mirë me energji elektrike për të gjithë: Linja e tensionit të lartë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi u financua nga Qeveria Federale Gjermane përmes Bankës për Zhvillim KfW në vlerën e 44 milionë eurove. Përmes lidhjes me rrjetin evropian të energjisë është bërë e mundur shmangia e ndërprerjeve të energjisë prej vitit 2011 dhe furnizimi i rregullt me energji elektrike i disa mijëra familjeve.

• Furnizim me energji elektrike, pavarësisht motit: Në vitet e ardhshme më shumë qytetare dhe qytetarë shqiptare/ë do të përfitojnë nga një furnizim më i besueshëm me energji elektrike, pavarësisht kushteve të motit, sepse Gjermania do të financojë në vlerën e 42 milionë eurove linjën e ardhshme të transmetimit të energjisë elektrike drejt Prishtinës dhe ka siguruar gjithashtu 30 milionë euro për linjën drejt Maqedonisë.

• Furnizim i besueshëm me energji elektrike për jugun e Shqipërisë: 400.000 banorë në jug të Shqipërisë do të mund të furnizohen në mënyrë të besueshme me energji elektrike, sepse Qeveria Federale po mbështet rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit 110 kV në jug të Shqipërisë me një vlerë prej 49 milionë euro. Kësisoj do të përmirësohen dhe zgjerohen linjat elektrike dhe nënstacionet nga Vlora në drejtim të Himarës, Sarandës dhe Memaliajt, Përmetit, Ersekës drejt Korçës e deri në Zëmblak, duke krijuar kështu mundësi të reja në zhvillimin e turizmit. Të gjithë këto projekte zbatohen nga Banka për Zhvillim KfW.

Sokol Ramadani, Drejtor i ERE „Linja e transmetimit 400kV Tiranë Podgoricë është autostrada elektrike e Shqipërisë. Kjo linjë ka dëshmuar se është me rëndësi jetësore për vendin pasi arriti të parandalonte ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë viteve të thatësirës 2011 dhe 2012, kontribuon në rritjen e stabilitetit të rrjetit dhe sigurisë së furnizimit si dhe e integron Shqipërinë në rrjetin evropian.”

Page 5: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

76

Ujë i pastër

• Ujë i pastër për qytetarët e Shqipërisë: Duke nisur nga viti 1992 Qeveria Federale ka mbështetur me një financim të përgjithshëm në vlerën e 293 milionë eurove përmirësimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në 14 qytete të mesme dhe në më shumë se 50 fshatra të Shqipërisë. Në këtë kontekst më shumë se 1 milion njerëz përfitojnë një furnizim më të mirë me ujë dhe menaxhim të sistemuar të ujërave të ndotura.

• Tarifa të ndershme për ujë të pijshëm të pastër: Secili duhet ta paguajë ujin që konsumon – as më pak e as më shumë. Që prej vitit 2009 Gjermania, përmes GIZ, mbështet Entin Rregullator të Ujit, ministrinë dhe institucionet e furnizimit me ujë, në realizimin e standardeve të BE-së – me qëllim që tarifat e ujit të pijshëm dhe atyre të ndotura të mbahen në nivel të arsyeshëm dhe në përshtatje me konsumin. Ata që përfitojnë janë konsumatorët dhe mejdisi, sepse të ardhurat e vjela do të investohen p.sh. në tubacione të reja duke bërë që uji të shkojë pranë klientëve të rinj.

• Furnizim me ujë 24 orë në ditë në Korçë: Që prej vitit 1998 Qeveria Federale mbështet përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, një investim ky më një vlerë të përgjithshme 45 milionë euro. Në këtë mënyrë rreth 86.000 banorët e Korçës janë të parët, që marrin një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm me standarde higjenike të pakontestueshme. Krahas kësaj me financimin përmes KfW-së dhe të EIB (Bankës Evropiane për Investime) u vu në punë në vitin 2012 një impiant i ri pastrimi për mbrojtjen e lumenjve dhe ujrave nëntokësorë në Korçë.

Magdalena Qako „Ne menaxhojmë një hotel familjar. Furnizimi i përsosur me ujë të pijshëm dhe kanalizimet e ujrave të zeza në Korcë kanë krijuar bazat, që tek ne të vijnë gjithnjë e më shumë turistë. Për këtë arsye jemi duke menduar të zgjerojmë hapësirat e hotelit.“

Page 6: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

98

Mjedis i shëndetshëm

• Ujë i pijshëm dhe peshq të shëndetshëm në Pogradec: Deri para pak vitesh familjet në Pogradec kishin ujë vetëm pak orë në ditë. Por me mbështetjen e Gjermanisë përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW Pogradeci furnizohet ndërkohë me ujë të pijshëm e higjenikisht të pakontestueshëm 24 orë në ditë. Sistemi i kanalizimeve është rikonstruktuar dhe është vënë në shfrytëzim një impiant i ri i pastrimit të ujrave të ndotura në mbrojtje të liqenit të Ohrit, i vetëm në llojin e tij. Rezultati: ujë i kthjellët, peshq të shëndetshëm. Në këtë mënyrë veç ujit do të ketë edhe burime të reja të ardhurash, si p.sh. nga turizmi.

• Impiante pastrimi për komuna të veçuara: Përmes GIZ-së Gjermania ka ndihmuar Fshatin e Fëmijëve SOS të ndërtojë një impiant pastrimi biologjik dhe të sigurojë funksionimin e tij. Ky impiant pastrimi në zemër të Tiranës është shembull për tu ndjekur nga komuna të tjera. Në vend të kutërbimit të kanaleve të ujërave të zeza tani atje ka ujë dhe ajër të pastër.

• Korça, rajon i pastër e i bukur: Rajoni i Korçës ka shumë për të ofruar, sikurse janë liqenjtë unikë të Ohrit e të Prespës apo peisazhet malore. Me ndërtimin e një sistemi për menaxhimin e mbetjeve Qeveria Federale përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW nxit dhe mbështet forcën tërheqëse të rajonit me një investim prej 11,8 milionë eurosh – përfshirë edhe komunat përreth Korçës. Janë mbyllur njëqind pika të pakontrolluara të mbledhjes së plehrave, është ngritur një pikë-mbledhje sanitare me standardet më të reja, janë vënë në dispozicion automjete të reja të transportit të plehrave, duke nxitur me gjithë këto masa edhe riciklimin e tyre. Në këtë mënyrë mbrohet uji dhe shëndeti i 320.000 njerëzve.

• Mbrojtje për shumëllojshmërinë e specieve të kafshëve dhe bimëve në rajonet pranë liqeneve të Shkodrës, Ohrit dhe Prespës: Që prej vitit 2013 Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, me mbështetjen gjermane përmes GIZ-së, janë duke realizuar një program të koordinuar për të tre liqenet, i cili mbron biodiversitetin e tyre dhe përmirëson cilësinë e ujit në përputhje me direktivat e BE-së. Krahas kësaj Gjermania mbështet edhe mbrojtjen e zonave ligatinore pranë liqenit të Ohrit. Nga përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës.

Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes me peshq të liqeneve shqiptare shumë familje pe-shkatarësh do të humbisnin bazën e ekzistencës së tyre. Për të mos e lejuar këtë Gjermania jep mbështetjen e saj që prej vitit 2013 përmes GIZ-së në vlerësimin e gjendjes sipas normave evropiane. Në këtë mënyrë rezervat e peshkut mund të menaxhohen në ter-ma afatgjatë dhe të sigurojnë kështu të ardhura për pothuaj 1000 familje peshkatarësh.”

Page 7: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

1110

Zhvillimi rural

• Mbështetje e sipërmarrjeve bujqësore dhe industrisë ushqimore: Zyra gjermane e GIZ-së ofron kurse kualifikimi për administratën bujqësore në kuadër të projektit të BE „IPARD-like“, për të trajtuar aplikimet për investim të ndërmarrjeve bujqësore dhe industrisë ushqimore në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë. 150 sipërmarrje shqiptare, prej të cilave pothuaj 50% janë potencialisht në kushtet për të marrë mbështetje, kanë aplikuar për grante në vlerën e më shumë se 8 milionë euro.

• Paralajmërim në kohë ndaj përmbytjeve në zonën e Shkodrës: Gjermania mbështet përmes zyrës së GIZ-së që prej vitit 2012 ngritjen e një sistemi parlajmërimi nga përmbytjet për basenet e lumenjve Drin dhe Bunë. Për këtë do të vihen në shfrytëzim 30 stacione për kontrollin e reshjeve dhe nivelit të ujit. Më shumë se 200.000 banorët e Shkodrës dhe nëntë komunave përreth do të mund të paralajmërohen kështu në kohën e duhur për rrezikun e përmbytjeve duke patur mundësi të marrin masat e nevojshme – edhe në mbrojtje të bujqësisë.

• Të ardhura nga turizmi malor për rreth 400 banorë të Alpeve Shqiptare: Që prej vitit 2011 falë ndihmës gjermane përmes zyrës së GIZ-së në Alpet Shqiptare janë shenjuar 75km rrugë alpine dhe janë formuar 11 guida alpine. Ky segment rrugor ndërkufitar Peaks of the Balkans është vlerësuar me çmimin World Travel & Tourism Council në vitin 2013. Përmes këtyre masave numri i turistëve u rrit ndjeshëm. 25 familje në Theth kanë ristrukturuar shtëpitë e tyre karakteritike prej guri në bujtina, duke bërë të mundur që secila prej tyre të ketë deri 600 akomodime në vit.

Pavlin Polia, Guidë apline „Edhe sikur puse nafte të ishin zbuluar, jeta jonë nuk do të ishte përmirësuar aq shumë sa është arritur të bëhet me zhvillimin e turizmit malor falë ndihmës së Gjermanisë dhe zyrës së GIZ-së.”

Page 8: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

1312

Përcjellje e Know How / Të drejtat e grave dhe qytetarëve

• Know-how gjerman e çon përpara Shqipërinë: Gjermania financon angazhimin e specialistëve të integruar përmes të ashtuquajturit Program i CIM-it. Aktualisht ekspertë gjermanë në Shqipëri ofrojnë mbështetjen e tyre në sektorët e arsimit profesional, ekonomi dhe industri tekstile. Një ekspert tjetër mbështet me konsulencë kryetarin e bashkisë së Tiranës në çështje të planifikimit urban, ndërsa një tjetër angazhohet për turizmin kulturor në Gjirokastër.

• Realizimi i të drejtave të qytetareve/ëve: Qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë duhet të kenë mundësi t’i besojnë një sistemi gjyqësor të pavarur e të ndershëm dhe respektimit të të drejtave të tyre. Për këtë arsye që prej vitit 2009 Gjermania ofron përmes GIZ-së masa kualifikimi për qindra punonjës të institucioneve të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, shkencëtarë, noterë dhe përfaqësues të organeve të zgjidhjes të konflikteve.

• Të drejta të barabarta mes femrave dhe meshkujve: Në bashkëpunimin e saj me vende të tjera Gjermania angazhohet për barazinë gjinore. Në këtë kontekst vlen parimi: barazi të drejtash, detyrimesh, shansesh dhe pushteti. Në këtë aspekt Gjermania orientohet kah të drejtave të njeriut dhe të grave të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare.

Elona Saliaj, notere në Fier„Deri para pak kohësh prona ishte e regjistruar vetëm me emrin e bashkë-shortit, megjithëse ligji parashikon në mënyrë të qartë të dy bashkëshortët. Kjo ka pasoja të rënda negative për gratë. Përmes trajnimeve dhe takimeve rajonale, GIZ ka mbështetur fuqimisht noteret dhe noterët shqiptarë në zba-timin në Shqipëri të reformave ligjore dhe praktike. Tashmë si për gratë edhe burrat vlejnë të njëjtat ligje jo vetëm në letër, por gjithmonë e më shumë edhe në praktikë!”

Page 9: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

1514

Bursa

• Mijëra bursa për akademikët: Që prej vitit 1994 DAAD ka mbështetur me bursa mbi 3500 studentë, të diplomuar dhe shkencëtarë shqiptarë. Ish-bursantë punojnë sot si profesorë në universitete, mësues në institute gjuhe apo shkolla si dhe këshilltarë në ministri. Informacione dhe dokumente për aplikim gjeni në adresën: www.daad-al.org

• Bursa për të angazhuarit në politikë: Fondacioni Friedrich-Ebert, Hanns-Seidel dhe Konrad-Adenauer u mundësojnë të rinjve shqiptarë shumë të talentuar studime universitare me bursa.

• Bursa për të punësuarit e ardhshëm në kompani: DIHA është gjithashtu edhe pikë kontakti për Programin e Bursave të Shoqatës Gjermane për Ekonominë, e cila u ofron shtetaseve/ëve shqiptare/ë jo më shumë se 32 vjeç një praktikë me afat deri gjashtë muaj pranë sipërmarrjeve gjermane. Që prej vitit 2007 janë akorduar gjithsej 29 bursa ekskluzive.

• Këshillim për studime dhe kërkime shkencore: Çdo gjashtë muaj Qendra e Gjermanishtes ofron edhe një aktivitet informativ rreth bursave, studimeve dhe kërkimeve shkencore në Gjermani.

Ada Pulaha, Financë & Audit, Rossmann, Tiranë„Çfarë trampoline karriere! Përmes një burse të Shoqatës për Ekonominë Gjer-mane unë pata mundësinë, që në kuadër të një praktike gjashtëmujore të njihja punën në degët dhe zyrat qendrore të Grupit Rossmann në Gjermani, duke më-suar vërtet shumë në sektorët e shitjeve, menaxhimit të personelit dhe financave, logjistikës dhe kontrollit financiar. Falë kësaj përvoje munda të siguroj pranë Rossmann & Lala Tirana, kësaj sipërmarrjeje të që-ndrueshme dhe aktive në dimensionin social, një vend pune të mirëpaguar dhe të pakufizuar në kohë.“

Page 10: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

1716

Kushte më të mira studimi

• Trajnime për mbi 200 mësuese/mësues shqiptarë: Qendra e Gjermanishtes ka financuar në Shqipëri një numër të shumtë seminaresh kualifikimi disajavore deri disamujore – pjesërisht edhe në formatin online.

• Konvikte moderne për studente/studentë në Tiranë: Studentet/studentët në Tiranë banojnë në ndërtesa të rrënuara. Prandaj Banka për Zhvillim KfW, me porosi të Qeverisë Federale, po zbaton në 2013 projektin për rinovimin e plotë të konvikteve të studenteve/studentëve në Tiranë duke kryer masa për eficiencën e energjisë.Ky projekt do të mundësojë përmirësimin e dukshëm të kushteve të jetesës si dhe uljen e konsumit të energjisë në këto ndërtesa.

• Gjermanisht në shkolla dhe gjimnaze: Prej vitit 2007 ZfA e ka zgjeruar vazhdimisht angazhimin e saj për Gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë, tre shkollat furnizuese të saj si dhe disa shkolla të tjera në Elbasan dhe Shkodër. Falë pesë mësuesve të ZfA dhe bashkëpunimit të tyre me 20 mësues shqiptarë shkollat dhe gjimnazet ofrojnë diplomat DSDI dhe DSDII. Që prej vitit 1998 mbi 600 nxënës/e kanë marrë diplomën DSDII të gjuhës gjermane. Me këtë diplomë dhe maturën në Gjimnazin „Sami Frashëri“ bëhet e mundur hyrja drejtpërsëdrejti në universitetet gjermane. www.spezi-al.de

• Cilësi më e lartë studimi për studentët në Elbasan dhe Tiranë: Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) dhe Iniciativa e Fondacionit gjerman Johann Gottfried Herder kanë bërë të mundur ardhjen për disa vjet nga stafet universitare gjermane të profesorëve të ftuar. Që prej vitit 2007, studentët e gjermanistikës përfitojnë një cilësi më të lartë në fushën kërkimore dhe në mësimdhënie si dhe krijojnë lidhje të ngushta me universitetet gjermane.

Dardan Koliqi, nga Ulqini, student i gjermanistikës në Universitetin e Tiranës„Përmes metodave mësimore moderne të profesorit gjerman, zotit Röhling, si dhe përdorimit në orën e mësimit të mediave vizive, kam mundur të mësoj shumë dhe shpejt. Në punët me grupe kam kuptuar se nëse të gjithë tregojnë një shpirt ekipi, çdonjëri përfiton në fund nga rezultati pozitiv. Ora inovative e mësimit më ka motivuar mjaft dhe sot nxjerr këtë përfundim: Zelli dhe iniciativa vetiake kanë shumë vlera!“

Page 11: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

1918

Shanse për punësim

• Perspektiva të mira punësimi për të diplomuarit në modelin gjerman të arsimit profesional: Studimi i kombinuar me praktikë në ndërmarrje („Sistemi dual“), i cili ofrohet në Fakultetin e Studimeve të Integruara (FASTIP) në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, me degët Menaxhim Bankar dhe Menaxhim në Hoteleri- Turizëm, krijonë shanse të reja në tregun shqiptar të punës. Në këtë mënyrë, të 90-të të diplomuarit për menaxhim bankar në vitet akademike 2011 dhe 2012 kanë siguruar tashmë një vend pune.

• Kundër papunësisë te të rinjtë: Duke u nisur nga papunësia shumë e lartë te të rinjtë, Fondacioni Friedrich-Ebert bashkëpunon intensivisht me të gjitha organizatat rinore në Shqipëri dhe i ndihmon ato që të gjejnë në botën e profesioneve perspektiva më të mira.

• Arsim profesional për mijëra të rinj: Me anë të GIZ-së, Gjermania mbështet reformën e arsimit profesional në Shqipëri, duke përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme mundësitë e punësimit për të rinjtë. Në Qendrën Pilot multifunksionale në Kamëz u testuan në bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësit forma të reja të arsimit dhe formimit profesional, me synim që këto të aplikohen pastaj në mbarë vendin.

Alfred Halilai, Drejtor i Qendrës Pilot Multifunksionale Kamëz„Nga bashkëpunimi me konsulentë të GIZ-së si dhe gjatë qëndrimeve për studime në Gjermani, kam kuptuar se arsimi profesional mund të sjellë vetëm atëherë një arsimim me cilësinë që kërkon tregu i punës, kur shkollat dhe ndërmarrjet bashkëpunojnë ngushtë.Vetëm kështu mund të financohet në mënyrë të vazhdueshme sistemi ynë i arsimit profesional.”

Page 12: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

2120

Oferta të DIHA-s

• Mbështetje e sipërmarrjeve në plotësimin e interesave të tyre: Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) mbështet krijimin e një rrjeti të sipërmarrjeve gjermane dhe shqiptare dhe përfaqëson interesat e tyre në nivel politik. Në këtë mënyrë DIHA kontribuon në përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe ligjor në Shqipëri, prej nga përfitojnë sipërmarrjet anëtare dhe rreth 10.000 punonjësit e tyre.

• Informacione ekonomike aktuale: Që prej vitit 2008 DIHA kontribuon në suksesin e 70 sipërmarrjeve anëtare të saj. Ajo u përcjell anëtarëve të saj në formën e aktiviteteve mujore informacione të rëndësishme ekonomike dhe realizon një punë të konsiderueshme me publikun për ta bërë Shqipërinë sa më atraktive si vend investimesh për sipërmarrjet gjermane.

• Ndërmjetësim kontaktesh dhe këshillim: DIHA mbështet ndër të tjera sipërmarrjet shqiptare dhe gjermane edhe me kërkime në fushën e ekonomisë, me ndërmjetësim kontaktesh, udhëtime delegacionesh dhe prezantime në panaire.

Eniana Dupi, Konsulente tatimesh, Partnere tek Tax & Legal Partner at AECO Consulting shpk„Anëtarësimi në DIHA dhe njohuritë e përftuara nga studimet në Gjermani kanë rritur shkallën e njohjes sonë në nivel ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me klientë dhe partnerë gjermanë. Tanimë ne jemi të aftë të tërheqim më shumë investitorë të njohur dhe të zgjojmë interes tek ata për të ngritur bizneset e tyre në Shqipëri.”

Page 13: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

2322

Kredi dhe ekspertë

• Kredi të Bankës ProCredit për sipërmarrjet: Banka gjermane për Zhvillim KfW krijoi në vitin 1995 Bankën ProCredit, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në financimet mikro si dhe në financimin e sipërmarrjeve në Shqipëri. Ndërmarrje të vogla dhe të mesme mund të marrin kredi për kushtet e tregut – veçanërisht nëqoftëse kanë synim të hapin vende të reja pune apo të zbatojnë masa të tilla për mbrojtjen e mjedisit si p.sh eficienca e energjisë.

• Lehtësim në krijimin e sipërmarrjeve: Përmes reformës ligjore të mbështetur nga GIZ-ja për kompanitë, themelimi i tyre në Shqipëri është bërë që prej vitit 2008 shumë më i lehtë. Veçanërisht gratë përfitojnë nga procedurat e reja relativisht joburokratike dhe me kosto të përshtatshme për krijimin e një SHPK-je.

• Expertë gjermanë senior u përçojnë Know-how sipërmarrjeve shqiptare: Në Shqipëri angazhohen prej vitesh ekspertë gjermanë me përvojë disavjeçare në kuadër të programit Senior-Experten-Service (SES), angazhimi i të cilëve subvencionohet nga Qeveria Federale Gjermane. Në rast nevoje, sipërmarrje, OJQ dhe institucione të ndryshme shqiptare mund të aplikojnë për mbështetje përmes një eksperti gjerman senior. DIHA mund të ndërmjetësojë pasi merr kërkesën përkatëse.

Ardjana Shehi, juriste, taksat dhe veprimet bankare pranë KALO & ASSOCIATES në Tiranë„Tre fjalët që përshkruajnë më së miri mënyrën, se si kam përfituar nga eksperienca e punës, që kam patur dhe vazhdoj të kem me institucionet gjermane në Shqipëri – sikurse janë GIZ dhe DIHA - janë INTEGRITET, CILËSI dhe EFICIENCË. Janë pikërisht këto elementë për të cilët ne shqiptarët kemi më shumë nevojë në jetën tonë profesionale.”

Page 14: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

2524

Shembuj konkretë të mbështetjes

• Vaj ulliri shqiptar në supermarketet shqiptare dhe gjermane: Arritje të suksesshme shënojnë në punën e tyre 12 prodhuesit shqiptarë të vajit të ullirit që punojnë me ndihmën e GIZ-së. Që prej nëntorit 2012, produktet e tyre janë prezente si në supermarketet shqiptare, ashtu edhe në ato gjermane dhe zvicerane.

• Moda shqiptare në tregun evropian: Përmes mbështetjes teknike të GIZ-së, pesë dizenjatorë shqiptarë të konfeksioneve arritën të hyjnë në tregun gjerman dhe evropian të veshjeve dhe të krijojnë kështu markën e tyre të modës. Dizenjatorë shqiptarë të modës prezantojnë për herë të parë koleksionet e tyre të modës në panairin e modës In-fashion Days në Düsseldorf ku dhe siguruan porositë e para jashtë vendit.

Perparim Kalo LL.M, Partner te Kalo& Associates„Shqipëria ka nevojë për investitorë gjermanë, pasi ne gjendemi në një fazë ku kërkohen standarde të larta etike të të bërit biznes.”

Edlira Muedini, menaxhere, Tiranë„Jam shumë e lumtur të them se falë mbështetjes së GIZ unë munda të ngrija kompaninë time. Jam vërtet shumë mirënjohëse për impaktin, që mbështetja gjermane ka paturnë suksesin e karrierës sime.”

Page 15: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

2726

Oferta të gjuhës dhe kulturës

• Aktivitete kulturore në mbarë Shqipërinë: Qendra e Gjermanishtes organizon rregullisht aktivitete kulturore, koncerte dhe shfaqje filmash me tematikë nga Gjermania. Në këto aktivitete është shënuar deri tani në gjithë vendin pjesëmarrja e rreth 10.000 vizitorëve.

• Kurse gjuhe me çmime të volitshme: Që prej vitit 2001 nga kurset me çmime të volitshme të Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë kanë përfituar plot 10.000 shqiptare dhe shqiptarë, duke arritur nivelet A1 deri C1.

• Certifikata të gjuhës gjermane për sukses në profesion: Më shumë se 3.700 shqiptare dhe shqiptarë kanë marrë pjesë prej vitit 2001 në provimet e gjuhës gjermane të certifikuara nga Instituti Gëte duke hedhur kështu bazën për vijimin e studimeve në Gjermani dhe për sukses të mëtejshëm profesional.

• Bursa për mësuese/mësues dhe menaxherë kulture: Plot 100 mësuese/ mësues shqiptarë dhe menaxherë kulture kanë marrë prej vitit 2001 nga Qendra e Gjermanishtes bursa kualifikimi dhe hospitimi pranë shkollave dhe instituteve kulturore në Gjermani, duke marrë kështu mbështetjen e Gjermanisë në përmirësimin e cilësisë së shkollave dhe universiteteve të Shqipërisë.

Mukades Mana, nxënëse „Çdo ditë mezi pres të vij në kurs e të mësoj gjëra të reja. Gjermanishtja është fantastike!“

Sara Caka, nxënëse/Ueda Kullakshi, nxënëse„Qendra e Gjermanishtes / Instituti Gëte dhe kurset e gjuhës gjermane janë një vend ku mund të mësosh shumë për një të ardhme më të mirë.”

Page 16: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

2928

Mbështetje për hyrjen në BE

• Mbështetje për hyrjen në BE: Që prej 2003 Gjermania mbështet përafrimin e Shqipërisë në BE. Më shumë se 500 punonjës të ministrive të ndryshme në Shqipëri u aftësuan vetëm gjatë këtyre dy viteve të fundit përmes trajnimeve të GIZ-së për të përshtatur legjislacionin shqiptar me atë evropian. Që nga kjo kohë, u miratuan ligje të rëndësishme ekonomike, çfarë do të thotë për Shqipërinë një hap i madh në rrugën drejt statusit të kandidatit.

• Demokraci, shtet ligjor dhe administratë efikase dhe transparente: Mijëra vendimmarrës shqiptarë kanë marrë pjesë që prej 1991/92 në disa qindra seminare trajnimi dhe kualifikimi të fondacioneve politike dhe kanë përftuar njohuri të domosdoshme për zbatimin e reformave ende të pakryera në sektorin e administratës, sigurisë dhe drejtësisë për hyrjen në BE.

• Bashkëpunim më i mirë ndërkufitar: Fondacioni Hanns-Seidel mbështet Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri në përmirësimin e bashkëpunimit në fushën juridike me homologët e saj në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi. Ai mbështet policitë kufitare në luftën ndaj krimit të organizuar dhe promovon në kuadrin e Shoqatave të Bashkive konceptimin e projekteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian.

Page 17: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

3130

Konsulencë për qeverinë

• Politikë transparente dhe e bazuar në vlera: Mijëra shqiptare/shqiptarë kanë marrë pjesë që prej 1991/92 në trajnime të fondacioneve gjermane për një drejtim politik transparent dhe të orientuar nga vlerat. Të shumtë janë politikanet/politikanët e reja/rinj si dhe përfaqësues lider të shoqërisë civile, të cilët e kanë nisur karrierën e tyre nga fondacionet Friedrich-Ebert (FES), Hanns-Seidel (HSS) dhe Konrad-Adenauer (KAS) dhe që prej kësaj kohe ndikojnë pozitivisht në politikën dhe demokracinë shqiptare.

• Dialog konstruktiv ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit: Përmes debatesh publike mbi tema politike aktuale, fondacionet politike gjermane sjellin bashkë grupe të ndryshme interesi nga politika, shoqëria civile dhe ekonomia dhe ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve në interes të popullsisë shqiptare, duke ndikuar pozitivisht në shumë vendimmarrje politike të rëndësishme.

• Trajtimi i të kaluarës komuniste: Fondacioni Konrad-Adenauer përkrah organizatat shqiptare të shoqërisë civile në trajtimin e historisë si dhe në përfaqësimin e interesave të ish të përndjekurve politikë.

Ardian Hackaj, Drejtues i faqes informative politike të pavarur www.shtetiweb.org„Fondacionet gjermane kontribuojnë prej shumë vitesh në Shqipëri përmes angazhimit të tyre në zhvillimin e një demokracie pluraliste me një shoqëri civile aktive.“

Page 18: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

3332

Informacione për vizat

• 90 ditë pa vizë në Gjermani: Prej vitit 2011 është bërë e mundur hyrja pa vizë në zonën e Shengenit dhe qëndrimi atje deri në 90 ditë për çdo gjashtë muaj. Megjithatë liria e lëvizjes pa vizë nuk përmban të drejtën për të punuar në Gjermani.

• Vizë për një qëndrim afatgjatë në Gjermani: Kush dëshiron të qëndrojë më gjatë se 90 ditë në Gjermani, duhet të aplikojë për vizë në Ambasadën Gjermane përpara udhëtimit. Viza jepet në rastet e tërheqjes së bashkëshortes/ bashkëshortit, të bashkimeve familjare, lidhjeve martesore, pjesëmarrjes në kurs të gjuhës gjermane, qëndrimit për studime, të një punësimi si Au-Pair apo të një kontrate pune. Prej 2011 janë dhënë në total rreth 1.200 viza të tilla.

• Vizë punësimi në Gjermani: Shanse për vizë punësimi kanë veçanërisht personat shumë të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë (p.sh. mjekë, inxhinierë dhe specialistë të IT) dhe me kontratë pune nga Gjermania. Për aktivitete ndihmëse (p.sh. në restorante) nuk jepet vizë. Aplikimet duhet të dorëzohen përpara udhëtimit në Ambasadën Gjermane.

• Ambasada Gjermane jep për Ju informacione të mëtejshme në adresën: www.tirana.diplo.de

Ervis Mateli, jurist, Tiranë, lindur në Tepelenë„Bashkëshortja ime punon në Gjermani si mjeke dhe gëzohem që tanimë kam mundur të marr vizën për arsye të bashkimit familjar dhe të kem mundësi të transferohem tek ajo në Gera. Së shpejti nisem!“

Page 19: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

3534

Institucione gjermane në Shqipëri

Ambasada Gjermane Tiranë përfaqëson Republikën Federale të Gjermanisë përkundrejt shtetit shqiptar. Ajo kujdeset për marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe mban për këtë qëllim, kontakte të mira direkte me politikën, administratën, ekonominë, kulturën dhe shoqërinë shqiptare.www.tirana.diplo.de

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) mbështet me anë bursash që prej vitit 1994 shkëmbimin e studentëve, të diplomuarve dhe shkencëtarëve ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në bashkëpunim me shkollat e larta në Ballkan, ai përkrah gjithashtu edhe projekte universitare. www.daad-al.org

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) u themelua në vitin 2008 dhe u zhvillua si një nga shoqatat ekonomike më aktive të vendit. Aktualisht ka në antarësinë e saj 70 sipërmarrje shqiptare dhe gjermane, interesat e të cilave ajo përfaqëson si dhe në suksesin e të cilave ajo jep kontributin e saj. www.albanien.ahk.de

Qendra e Gjermanishtes në Tiranë është partnere e Institutit Gëte. Ajo mbështet njohjen e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe kujdeset për bashkëpunimin kulturor përmes një dialogu partneriteti me institutet shqiptare të kulturës dhe arsimit. www.goethe.de/tirana

Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH (GIZ, emërtimi i mëparshëm GTZ) vepron si një ndërmarrje federale gjermane me porosi të Qeverisë Federale të Gjermanisë. Ajo është aktive në më shumë se 130 vende. Në Shqipëri, GIZ-ja mbështet që prej 1988 projekte të donatorit për arritjen e zgjidhjeve funksionale, të qëndrueshme dhe efektive në proceset e ndryshimit politik, ekonomik dhe shoqëror. www.giz.de/en/

KfW – Banka për Zhvillim financon dhe zbaton në Shqipëri, me porosi të Qeverisë Federale Gjermane, projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe energji, për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës si dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Qëllimi i saj është të përmirësojë kushtet e jetesës së popullsisë në Shqipëri. Që prej vitit 1988 Qeveria Federale Gjermane ka lëvruar përmes KfW-së 677 milionë euro. www.kfw-entwicklungsbank.de

Zyra Qëndrore për Arsimin e Jashtëm (ZfA) është që prej vitit 1998 e pranishme me personel dhe materiale në qytetet e Shkodrës, Elbasanit dhe Tiranës dhe u përcjellë mijëra nxënësve përmes mësimdhënies, projekteve dhe rekomandimeve për bursë një pamje të diferencuar të Gjermanisë. wwww.auslandschulwesen.de

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) është fondacion politik dhe, që prej vitit 1991, ka zyrën e tij në Tiranë. Prej kësaj kohe ai punon së bashku me partnerë të ndryshëm nga politika, shkenca, shoqëria dhe kultura. Qëllimet e FES janë mbështetja e demokracisë, institucioneve dhe aktorëve të saj.www.fes-tirana.org

Fondacioni Hanns Seidel (HSS) është një fondacion politik. Që prej vitit 1992 u jep organizatave partnere shtetërore dhe atyre të shoqërisë civile këshillim të orientuar nga vlerat për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe të një rendi shoqëror pluralist. www.hss.de/albanien Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) është fondacion politik, i cili ka përfaqësi në shumë vende në të pesë kontinentet. „Aktiviteti bazë“ i KAS është mbështetja e demokracisë dhe shtetit ligjor. Në Shqipëri KAS vepron që prej vitit 1991 dhe ka nga viti 2009 zyrën e vet në Tiranë.www.kas.de/albanien

Page 20: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

37

Përgatitja për botim

Botues:Ambasada e Republikës Federale të GjermanisëRruga Skënderbej Nr. 8, TiranaTel.: + 355 4 2274 505, Fax: + 355 4 2232 [email protected], www.tirana.diplo.de

Drejtues projekti:Vera BaumannDrejtuese e Departamentit per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim

Koordinator projekti:Artan Begolli

Përkthimi:Doreida Kafexhiu, Merita Kurti

Përgatitja grafike: Çelësi Design & PublicityTirazhi: 5000

Fotografitë nga: DAAD Albania, GIZ, KFW, Deutschzentrum Tirana, Goethe-Institut e.V., Heike Weber, Colourbox, picture alliance / dpa, Roland Tasho

Botuesi falenderon të gjithë partnerët të cilët kanë kontribuar në përgatitjen e këtij publikimi.

© 2013Printed in Albania

Page 21: Gjermania për mua - tirana.diplo.de · përmiriësimi i cilësisë së ujit përfitojnë flora, fauna dhe popullsia e zonës. Arian Palluqi, Ekspert i peshkut „Përmes tejmbushjes

38