24
C M Y K Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected] Tg Tg NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE NJË TELEGRAM PË TY ÇDO TË PREMTE Telegram për ty Viti II i botimit Nr. 8 E premte 10 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi Faqe 10 ALKETA VEJSIU: DASHURIA, PARASHUTA QË MË NGRE LART PENDIMI I ANGLEZËVE: I TRADHËTUAM NACIONALISTËT Si e lanë britanikët në baltë Abaz Kupin. Kapedani Markagjoni ndaloi futjen e ballistëve në Mirditë pa paguar Boronica, 12 efektet kurative çudibërëse Historiku nga grupet komuniste te socialistët modernë. Klanet e mëdha dhe paralajmëroi i Edi Ramës për ndëshkime Faqe 18-19 Faqe 4-5 SINDIKATA: MËSUESIT, JA MODELI I KONTRATËS KOLEKTIVE ARKIVA SEKRETE Faqe 17 Faqe 20 Faqe 2-3 Faqe 7 KODI I RI ZGJEDHOR: Ja numri i zgjedhësve sipas zonave PROFIL Shqiptarja që punoi me Barak Obamën Faqe 11 INTERVISTA Arratiset fjala lirë, gazetarët që duan azil STATISTIKA 250mijë shqiptarë luajnë bixhoz FAQE 9 Nga Albert GJOKA Nga viktimat e Munellës te gazi i Marinzës OPINION PS, ja 8 klanet që luftojnë për pushtet Komisionet hetimore, histori dështimesh GRUPI I TAVLLËS GRUPI I RAKICKËS GRUPI I GJUETISË GRUPI I ZJARRIT GRUPI I TË FORTËVE GRUPI I MJAFTIT Dy komisionet parlamentare përfundojnë afatet ligjore pa realizuar objektivat e tyre. Pse po dështojnë komisionet “Ristani” dhe Pollo”. Rrjedha e 32 komisioneve hetimore në historinë e Kuvendit të Shqipërisë Faqe 14 Faqe 6

Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Telegram Viti II Botimi 8 E premte 10 Prill 2015

Citation preview

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

C M Y K

Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected]

Tg

NA

ND

IQN

I DH

E N

Ë RR

JETE

T SO

CIAL

EN

JË T

ELEG

RAM

TY Ç

DO

PREM

TE

Telegrampër ty

Viti II i botimit Nr. 8 E premte 10 prill 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

Faqe 10

ALKETA VEJSIU: DASHURIA,

PARASHUTA QË MË NGRE LART

PENDIMI I ANGLEZËVE: I TRADHËTUAM NACIONALISTËT

Si e lanë britanikët në baltë Abaz Kupin. Kapedani Markagjoni ndaloi futjen e ballistëve në Mirditë pa paguar

•Boronica, 12 efektet kurative çudibërëse

Historiku nga grupet komuniste te socialistët modernë. Klanet e mëdha dhe paralajmëroi i Edi Ramës për ndëshkime

Faqe 18-19

Faqe 4-5

SINDIKATA: MËSUESIT, JA MODELI I KONTRATËS KOLEKTIVE

ARKIVA SEKRETE

Faqe 17Faqe 20

Faqe 2-3

Faqe 7

KODI I RI ZGJEDHOR:

Ja numri i zgjedhësve sipas zonavePROFIL

Shqiptarjaqë punoime Barak Obamën

Faqe 11

INTERVISTA

Arratiset fjala lirë,gazetarët që duan azilSTATISTIKA

250mijëshqiptarëluajnë bixhoz

FAQE 9Nga Albert GJOKA

Nga viktimat e Munellës te gazi i Marinzës

OPINION

PS, ja 8 klanet që luftojnë për pushtet

Komisionet hetimore,

histori dështimesh GRUPI I TAVLLËS

GRUPI I RAKICKËS

GRUPI I GJUETISËGRUPI I ZJARRIT

GRUPI I TË FORTËVE

GRUPI I MJAFTIT

Dy komisionet parlamentare përfundojnë afatet ligjore pa realizuar objektivat e tyre. Psepo dështojnë komisionet “Ristani” dhe Pollo”. Rrjedha e 32 komisioneve hetimore në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

Faqe 14

Faqe 6

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

2 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

FOKUS

Nga Alket Aliu

Me gjithë forcimin me deputetë të rinj të ardhur nga

radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjendja në mazhorancën e majtë nuk është aq e qetë saç duket. Deri më tani, Kryeministri Rama ka ar-ritur që me mjete të ndryshme të mbajë nën kontroll situatën. Herë duke i “puthur dorën që nuk kafshohet dot” Ilir Metës, herë duke përdorur kërbaçin si në rastin e Tomë Doshit. Në thelb, gjithë fijet e interesave kalojnë nëpër duart e tij dhe Ilir Metës dhe ai nuk ka ndër mend të jetë tolerant ndaj “rebelëve që e teprojnë zullumin”. Pub-likisht, më se një herë Kryem-inistri është shprehur kundër

Kush krijon klane do mbajë përgjegjësiKryeministri Edi Rama ka shtuar presionin dhe

trysninë mbi deputetët e Partisë Socialiste para zg-jedhjeve të 21 qershorit. Në takimet e disa ditëve më parë me deputetët e 12 qarqeve, kryeministri Rama u ka kërkuar edhe një herë mobi lizim maksimal për zgjedhjet e 21 qer-shorit. Kryeministri i ka porositur deputetët disa herë të mos krijojnë klane dhe grupacione, pasi ndikojnë negativ-

isht në rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Gjatë taki-meve me deputetët, ku janë shqyrtuar strategjitë elektorale, kandidaturat dhe zonat e influencës për aleatët, Rama ka theksuar edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme të zg-jedhjeve të 21 qershorit, ndërsa ka porositur që të shman-gen grupacionet, sherret dhe konfliktet, duke shtuar se nuk do të tolerojë asnjë situatë të tillë.

PS, grupimet që luftojnë për pushtet

Grupet që përplasen me njëri-tjetrin në luftën brenda llojit. Nga Gramoz Ruçi te Valentina Leskaj, si luhet brenda mazhorancës për të fituar “favoret” e Kryeministrit, në pritje të ndonjë rrokopuje të mundshme. Fijet që i lidhin dhe ato që i ndajnë brendapolitikës

grupazheve dhe fraksioneve, por në të vërtetë i ka toleruar, mjaft që të mos të shndërrohen në grupe komplotiste. Në këtë kontekst, mund të thuhet se, me gjithë grupimet dhe fraksio-net, situata në kampin socialist është ende e qetë, përderisa nuk ka të tilla zhvillime politike që mund të bëjnë të lëkundet karri-gia kryeministrore. Po cilët janë sot grupimet më të forta brenda Partisë Socialiste?

“GRUPI I GJUETISË”Është quajtur kështu për shkak të

frekuentimit të shpeshtë të zonës së Divjakës, një vend i shkëlqyer për gjueti. Këtë lloj sporti kanë filluar ta ushtrojnë këtu disa ek-sponentë të dorës së dytë në Partinë Socialiste, të kryesuar nga deputetët Erjon Braçe, Pirro Lu-taj, Ervin Koçi dhe të tjerë. Në të vërtetë, ky është nga grupazhet më periferikë dhe më pa influencë në vendimmarrjet e Partisë So-

cialiste. Dy vjet më parë, trajtohej nga Rama si “ferrë nëpër këmbë”, madje aq sa të kërkonte elimin-imin politik të Erjon Braçes duke e hequr nga lista e kandidatëve për deputetë. Më pas, në pozitat e Kryeministrit, Edi Rama llogariti që mund ta përdorte Braçen dhe grupin e tij të “gjuetarëve” për ta ndërsyer kundër grupimeve të tjera, përderisa vetë Braçe rezulton si “qeni që leh, por nuk të kafshon”.

RAMA PARALAJMËRON DEPUTETËT:

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

3E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

FOKUS

“GRUPI I TAVLLËS”Ka marrë një emërtim të tillë

pasi anëtarët e tij preferojnë lojën e tavllës në Durrës, por edhe lojëra bixhozi nëpër kazino, brenda dhe jashtë vendit. Ky është një grupim me peshë jo të vogël në Partinë Socialiste, i kryesuar nga kryebash-kiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe deputeti Blendi Klosi, edhe ky një ndër emrat e përfolur si kandi-dat i Partisë Socialiste për kryeqyte-tin. Duke ecur me parimin “urtë e butë e plot tiganin”, ky grupim ka arritur të jetë gjithnjë e më afër Kryeministrit Rama, ndonëse ende nuk ka peshë në vendimmarrje. Megjithatë është i fortë lokalist. Kjo edhe sepse, me të marrë kolltukun e kryebashkiakut të Durrësit, Van-gjush Dako u kujdes të merrte në dorëgjithëfijetePartisëSocialiste,duke diktuar emra anonimë në ud-hëheqje, aq sa sot ai konsidero-het nga qytetarët edhe si kryetar i Partisë Socialiste në këtë qytet. “Grupi i tavllës” është i lidhur me fije të ndryshme edhe me kupolën e Partisë Demokratike, sidomos nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit, i cili ka mbajtur ekuili-bra edhe në përmbushje të inte-resave të familjes Berisha. Jo ras-tësisht një ndër “sponsorët” më të rëndësishëm mediatikë të këtij grupi është televizioni “Klan”. Megjithatë, duket se Kryeministri Rama nuk ka ndër mend të cakto-jë Blendi Klosin në një garë po-thuajse të fituar në kryeqytet, për të mos siguruar dominimin e këtij grupimi në aksin Tiranë-Durrës, ku ndërthuren edhe interesat më të mëdha në nivel lokal.

“GRUPI I RAKICKËS”Në të vërtetë, ky është një

emër i huazuar nga Partia Demokratike në grupimin ku bëjnë pjesë S. Mane, A. Zeqo,

A. Fullani, R. Bode etj. Pjesë e këtij grupimi ka qenë edhe de-puteti Ben Blushi, i cili është distancuar disi, por jo plotësisht nga ky grupim. Praktikisht, rreth deputetit Blushi janë mbledhur disa eksponentë të Partisë So-cialiste, kryesisht me influencë lokale. Mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për një grupim të mirëfilltë, pasi vetë Blushi po merr pjesë si “i deleguar” në “grupin e tavllës”.

“GRUPI I ZJARRIT”Është grupimi më me in-

f luencë në bazën e Partisë Social iste, ndonëse nuk ka inf luencë në vendimmar r je. Në g r upin e kr yesuar nga Gramoz Ruç i bë jnë p j e s ë de pu te t ë t Pande l i Ma jko, Ar t a Dade , Namik Dok l e , Tau l an t Ba l l a dhe t ë t j e r ë emra t ë sp i ka tu r. Ky g r up im a r r i t i t ë s i gu ro j ë nomin im in e Ma jkos s i n j ë ndë r katër emrat e mundshëm për bash-k inë e kr yeqytet i t , por nuk ka peshë të s igurojë kandid i -min e t i j zyr tar. Prakt ik isht , propozimi është refuzuar nga Kr yeminis t r i Rama që nuk ka ndër mend t ’ i j apë n jë post të t i l l ë kaq të rëndë-s i shëm një i sh-Kr yeminis t r i dhe ndoshta edhe n jër i t pre j r iva lëve të t i j të ardhshëm në luf tën për kreun e par t i së . Në këtë g r upim janë përqen-dr uar “xhaketat e v je t ra” por këtu po mbl idhen g j i th-n jë e më shumë të pakën-aqur i t nga qever is ja e “të r in jve” . Prakt ik isht , është i vetmi g r upim që mund t ’ i shkaktojë kokëçar je ser ioze kabinet i t të kr yesuar nga Edi Rama, por duket se “të v je-t r i t” nuk po nxi to jnë . S in ja l i për kacafyt jen mund të je të n jë b jer r je e kons ider ueshme votash në zg jedhjet e ard-hshme vendore, çka mund të shkaktojë n jë “dimër të parakohshëm” në per iud-hën tetor-nëntor. Megj i thatë g r upi ende vuan nga mung-esa e n jë l ider i kar izmat ik , që do të mund të l inçohej

dre j t kreut të par t i së . Këtë mis ion nuk mundet ta kr ye jë vetë Ruçi , i pena l izuar nga “njo l la në b iog raf i” s i min-is t r i i fundi t i Brendshëm i d ikta turës, ndërsa vetë Pan-di mbetet n jë “adoleshent i për je tshëm”.

“GRUPI I MJAFT-IT”Teksa MJAFT-i u shndër-

rua polit ikisht në G-99, ek-sponentët e saj kanë fituar gj ithnjë e më shumë pushtet në radhët e Par tisë Social iste dhe kanë marrë pozita gj ith-një e më kyçe në Ekzekutiv, në qendër dhe në bazë. Grupi kryesohet nga Er jon Veliaj . Megjithëse emri i t i j nuk fig-uron ndër katër kandidatët e propozuar nga Partia Social-iste e Tiranës, ai konsiderohet edhe si emri më i mundshëm për të garuar në zgjedhjet e 21 qershorit për bashkinë e kryeqytetit . Ndonëse ky grupim ka një peshë shumë të vogël në bazën e PS dhe në elektoratin e majtë, ai po merr një peshë të madhe në vendim-marrjen e mazhorancës, sido-mos në sajë të politikës së ser-vilizmit dhe moskundërshtimit. Njëkohësisht, ky është edhe grupimi më i kontestuar në radhët e militantëve socialistë, që i shohin të rinjtë e MJAFT-it si “gllabëruesit” pa meritë të vendeve të punës dhe si një OJF parazite që përdori votat e Partisë Socialiste për të marrë pushtetin faktik. Por gjithsesi ky grupim konsiderohet nga Rama si më i parrezikshmi për pushte-tin e tij personal dhe Kryemin-istri duket i gatshëm t’u besojë edhe sfida të tjera gjithnjë e më të rëndësishme. Pa asnjë dyshim që fitorja e Veliajt në bashkinë e Tiranës do të zbehte zërat kundër tij dhe do t’i detyronte socialistët të pranonin një lider që asnjëherë nuk e kanë kon-sideruar të vetin.

“GRUPI I TË FORTËVE”Në këtë grupim aktualisht bë-

jnë pjesë deputetët Paulin Sterkaj, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Arben Ndoka e të tjerë, ndërsa deri pak kohë më parë ishte edhe Mark Frroku dhe Tomë Doshi. Madje ky i fundit mund të kon-siderohej si njeriu më me peshë brenga këtij grupimi, në sajë të kontributeve të rëndësishme në Partinë Socialiste, lidhjet e forta me bazën dhe njëkohësisht lidhjet shumë të qëndrueshme e të drejt-përdrejta me dyshen Rama-Meta. Pakënaqësitë brenda këtij grupi-mi janë rritur ndjeshëm pas fi-tores së 23 qershorit, për shkak të “qeverisjes së kalamajve”. “Grupi i të fortëve” mund të ishte një ale-at i fortë i “Grupit të zjarrit” në luftën e ardhshme për pushtet, por ka marrë një goditje të fortë me largimin e Tomë Doshit dhe Mark Frrokut dhe tashmë duket më shumë në pozita mbrojtëse.

“GRUPI I BREGDETIT”Në të vër tetë, g rupi ka një

inf luencë të for të lokale, por jo një pushtet të madh në

qendër. Grupi kryesohet nga deputeti Koço Kokëdhima, i mbiquajtur “Kryeministër i Jugut” dhe në përbër je të t i j janë funksionarë lokalë të qa-rkut të Vlorës, të ci lët janë ngritur në pushtet pikërisht në sajë të inf luencës së de-putetit pranë Kryeministrit . Grupi është forcuar pas el i-minimit polit ik të kryebash-kiakut të Vlorës, Shpëtim Gji-ka, i ci l i nuk do të kandidojë më për Par tinë Social iste.

“GRUPI I SHOQËRISË CIVILE”Grupimi kryesohet nga Val-

entina Leskaj dhe Eglantina Gjermeni. Mundohet të jetë sa më i ekuil ibruar në luftën polit ike, t ’u shmanget për-plasjeve të for ta dhe të forcojë radhët me elementë jo të për-folur. Një ndër “sponsorët” më të rëndësishëm është Lin-da Basha, bashkëshortja e Kryeministrit Rama, edhe ajo pjesë e shoqërisë civile. Me mbështetjen e saj doli edhe nominimi i Albana Dhimi-trit si një nga alternativat për kandidate të Par tisë Social iste në kryeqytet, ish-nënkryetare e bashkisë në periudhën e fundit të qeverisjes së saj nga Edi Rama. Pesha e këtij grupimi pritet të rritet ndjeshëm në zg-jedhjet e ardhshme parlamenta-re, me deputetë të rinj të ardhur nga radhët e shoqërisë civile dhe të sugjeruar nga zonja Basha.

Deri më tani, Kryeministri Rama ka arritur që me mjete të ndryshme të mbajë nën

kontroll situatën. Herë duke i “puthur dorën që nuk kafshohet dot” Ilir Metës, herë duke përdorur kërbaçin si në rastin e TomëDoshit.Nëthelb,gjithëfijete

interesave kalojnë nëpër duart e tij dhe Ilir Metës dhe ai nuk ka ndër mend të

jetë tolerant ndaj “rebelëve që e teprojnë zullumin”

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

4 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

PËRTEJ FJALËS

Komisionet hetimore parlamentare, arma pa municion Dy komisionet e fundit përfundojnë afatet ligjore pa realizuar objektivat e tyre. Pse po dështojnë komisionet “Ristani” dhe Pollo”. Historia e dështuar e 32 komisioneve hetimore në historinë e Kuvendit të Shqipërisë

KOMISIONET HETIMORE KOMISIONI 1Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjet e bëra në ngjarjen e 2 Prillit

të vitit 1991 në Shkodër, i drejtuar nga Ajli AlushaniKOMISIONI 2Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen dhe shpërdorimin që iu

bë arit të shqiptarëve, i cili u mor me forcë me ardhjen e Partisë Komuniste në pushtet, i drejtuar nga Blerim Çela

KOMISIONI 3Komisioni Hetimor Parlamentar për ndihmat e dhëna nga qeveria ital-

iane për popullin shqiptar në Operacionin “Pelikan”KOMISIONI 4Komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e trazirave të ndod-

hura në Shqipëri gjatë viteve 1991-1992, në qytete Pukë, Laç, Peqin, Lushnjë, Pogradec ku humbën jetën një numër i madh qytetarësh

KOMISIONI 5Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e Bankave

Shtetërore gjatëve viteve 1990-1992, me objekt zbardhjen e fondeve dhe parave që qarkullonin

KOMISIONI 6Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e financimeve të

partive politike dhe deklarimi i të ardhurave të tyre në periudhën e aktivitetit të partive politike (1993)

KOMISIONI 7Komisioni Hetimor Parlamentar për zbardhjen e ngjarjeve të Mar-

sit dhe Prillit 1997, që çuan në rrëmbimin e armëve nga populli dhe organizmi i protestave të armatosura në gjithë vendin, i drejtuar nga Spartak Ngjela ( 1999 )

KOMISIONI 8Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e Shërbimit In-

formativ Kombëtar (SHISH) dhe përdorimi i tij nga kryeministri Fatos Nano, i drejtuar nga Spartak Ngjela (2003)

KOMISIONI 9Komisioni Hetimor Parlamentar për përdorimin e fondeve nga Edi

Rama si ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, i drejtuar nga Sokol Olldashi

KOMISIONI 10Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e firmave pirami-

dale dhe transparencën se ku kanë përfunduar paratë e shqiptarëve, i drejtuar nga Arben Imami (2003)

KOMISIONI 11Komisioni Hetimor parlamentar për tarifat e aplikuara nga Albtele-

komi, i drejtuar nga Ilir Bano i PD-së (2004)KOMISIONI 12Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e menaxhimit dhe ve-

primtarisë së Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare (KESH) nga Andis Harasani, i drejtuar nga Jemin Gjana (2004)

KOMISIONI 13Komisioni Hetimor Parlamentar për taksën e rrugës Durrës-Morinë

( Taksa Majko), i drejtuar nga Preç Zogaj (2005)KOMISIONI 14Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin, zbardhjen dhe nxjerrjen

e manipulimeve të ndodhura gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në 3 korrik, si dhe përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona, i drejtuar nga Arben Isaraj, (2005)

KOMISIONI 15Komisioni hetimor për tregun e monopoleve të telefonisë celulare, i

drejtua nga Neritan Ceka (2006)

Komisionet Hetimore Parlam-entare e kanë humbur vlerën dhe efektshmërinë e tyre. Në

thuajse asnjë rast nuk ka pasur një vlerë të shtuar apo ndonjë iniciativë për përmirësime ligjore. Ato janë përdorur vetëm për propagandë dhe qëllime të pastra politike, pa shënuar një traditë të mirë në jetën parlamentare apo përmirësime ligjore e kushtetuese. Edhe dy nismat më të fundit që janë ndërmarrë për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrim-in e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për verifikimin e lig-jshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore” e kanë përfunduar afatin e tyre ligjor pa bërë asnjë punë dhe pa shënuar asnjë rezultat. Po ashtu, nuk ka as kërkesë dhe as vendim zyrtar për shtyrjen e afatit të tyre. Partia Demokratike në opozitë ka bërë luftë të gjatë për fiti-min e të drejtës, duke vënë në përdorim edhe Gjykatën Kushtetuese, duke bërë grevadhebojkotpërfitiminetëdrejtëssë Kuvendit që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë së administratës tatimore apo procesin e rekrutimeve në admin-istratën publike. NëvendimetmeNr.1.2,3,dhe4tëfil-lim-vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar plotësimin e e vendeve boshe me anëtarë nga radhët e opozitës të dy komisioneve hetimore parlamentare me datë 19 janar 2015, duke i dhënë afatin 2 mujor. Ndonëse kanë kaluar dy muaj dhe po mbyllet muaji i tretë, me përjashtim të dy apo tre mbledhjeve, nuk ka as raport përfundimtar dhe nuk ka as kërkesë për shtyrje të këtyre af-ateve.

VENDIMET Në faqen zyrtare të Kuvendit janë pub-likuar vendimet Nr 1, dhe Nr. 2, datë 19.01.2015 “Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për tënjohurdheverifikuarmë thellëfenomenin e ndërhyrjes dhe të bllokim-it për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, ku bëhet plotësimi i komi-sionit me 5 anëtarë nga opozita dhe bëhet vendosja e “afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit. Si-pas tij, ky komision, i ngritur me ven-dimin e Kuvendit nr. 81/2014, zgjatet përnjëperiudhë2-mujore,dukefilluarnga data e miratimit të këtij vendimi. Pra, i bie që të kishte mbaruar aktiviteti i tij. Edhe në vendimet Nr. 3. dhe Nr. 4 , që mbajnë datën 19.01.2015 janë ven-dosur afatet dhe anëtarët e plotësuar nga opozita “Për miratimin e përbërjes së komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimineligjshmërisësëemërimevenë detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore”.PDekafituarkëtëtëdrejtëpërngritjen

Albert Gjoka

e këtyre komisioneve, duke shkuar deri në gjykatën Kushtetuese. Përmes vendimit Nr. 30, datë 15.05.2014, të Gjykatës Kushtutuese, me objekt “zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt (jomë pak senjë e katërta e deputetëve);2. Deklar-imi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr. 66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për mosmi-ratimin e kërkesës së një grupi depu-tetësh “Për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore ta-

timore, si dhe për të njohur dhe ver-ifikuar në thellësi fenomenin e ndë-rhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore””, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës”, PD fitoi të drejtënpër ngritjen e këtij komisioni, duke i dhënë fund betejës më se 1-vjeçare politike.Ndonëse e fitoi këtë betejë në rrugëligjore, sërish pati pengesa dhe bllokim nga mazhoranca. Në vendimin e marrë më 24 tetor 2014 u miratuan zyrtarisht kërkesat e PD-së për ngritjen e këtyre komisioneve, por ato nuk arritën që të fillonin aktivitetin e tyre për shkak tëbojkotit të opozitës. Beteja gati 2 mu-jore solli djegien e afateve.

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

5E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

PËRTEJ FJALËS

KOMISIONI 16Komisioni hetimor për hetimin e tenderit të rrugës Durrës-Kukës u

drejtua nga PD, me kryetar Aleksandër Biberaj (2007)KOMISIONI 17Komisioni hetimor për hetimin e privatizimit të Albtelekomit, i drejtua

nga Marko Bello (2007)KOMISIONI 18Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e shpenzimeve të buxhe-

tit, me kryetar Erjon Braçen (2007)KOMISIONI 19Komisioni hetimor për zbatimin e ligjit të koncesioneve, me kryetar

Shpëtim Idrizin (2007)KOMISIONI 20Komisioni hetimor për shkarkimet në administratën publike i drejtuar

nga Blendi Klosin (2006)KOMISIONI 21Komisioni hetimor për pasuritë e zyrtarëve, i drejtua nga Bujar NishaniKOMISIONI 22Komisioni hetimor për përgjimet ndaj zyrtarëve të lartë i kërkuar nga

PDK-jaKOMISIONI 23Komisioni hetimor për Kryeprokurorin SollakuKOMISIONI 24Komisioni hetimor për Edi Ramën si kryebashkiakKOMISIONI 25 Komision Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009KOMISIONI 26Komisioni hetimor për 21 Janarin 2011KOMISIONI 27Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e veprimtarisë së nënk-

ryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Shapiu, i drejtuar nga Enkelejd Alibej ( 2012 )

KOMISIONI 28 Komisioni hetimor Parlamentar “Për kontrollin e zbatimit të legjisla-

cionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”, i drejtuar nga Arben Ristani (2014)

KOMISIONI 29 Komisioni hetimor Parlamentar për hetimin e akuzave mbi implik-

imin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari të kundërligjshme- transportin e lëndëve narkotike, i drejtuar nga Ermonela Felja (2014)

KOMISIONI 30Komisioni hetimor Parlamentar “Për shqyrtimin e kërkesës për sh-

karkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi”, i drejtuar nga Armando Subashi (2014)

KOMISIONI 31 Komisioni hetimor Parlamentar “Për të kontrolluar zbatimin e leg-

jislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore,sidhepërtënjohurdheverifikuarmëthellëfenomeninendë-rhyrjes dhe të bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, i drejtuar nga Arben Ristani (2015)

KOMISIONI 32 Komisioni hetimor Parlamentar “Për verifikimin e ligjshmërisë së

emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo sho-qërore tregtare shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo i PD-së (2015 )

KOMISIONET HETIMORE

Me ndërmjetësimin e Parlamentit Eu-ropian, u arrit marrëveshja e 24 dh-jetorit 2014 mesh mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Në pikën e dytë të marrëveshjes me 4 çështje, thuhet: “Të gjitha partitë do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili do të zhvillohet kryesisht në Kuvend, si dhe për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Shumica qeverisëse dhe opozita angazhohen për rishikimin e rregullave në drejtim të funksionimiteficient tëkomisione-ve hetimore parlamentare, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare’. Në këtë mënyrë iu hap rrugë 4 vendi-mevetëtjeratëKuvenditpërrifillimine aktivitetit të komisioneve “Ristani” dhe “Pollo” për hetimet e aktiviteve të administratës tatimore dhe rekruti-meve në administratën publike. Në faqen zyrtare të Kuvendit janë pub-likuar deri më tani tre procesverbale për komisionin që ndjek zbatueshmërinë ligjore për përdorimin e të dhënave tati-more. Ndërsa komisioni i dytë ka të pub-likuar vetëm një procesverbal. Në lidhje me zbatimin e ligjeve në rekrutimin e personelit në administratën publike ka pasur denoncime edhe ditët e fun-dit për persona që kanë të kaluar me rekorde kriminale, siç ishin punësimet në doganën dhe tatimet e Korçës. Paralelisht, Kuvendi ka ngritur edhe komisionin parlamentar për dekrim-inalizimin, i cili ka filluar punë medisa propozime të bëra nga PD. Por, tashmë, që të dy komisionet e kanë të përfunduar afatin e tyre ligjor për ush-trimin e aktivitetit. më datën 19 prill 2015 bëhen plot 3 muaj nga nisja e tyre, ndërsa ligjërisht, afati i tyre është 60 ditë.

KOMISIONET PARLAMENTARE Qëngafillimiilegjislaturëssëreparla-mentare, e dalë nga zgjedhjet e 23 qer-shorit 2013, pra që nga shtatori i vitit

2013 dhe deri më tani janë ndërmarrë nismat për ngritjen e 5 komisioneve hetimore parlamentare dhe disa komi-sioneve Ad-Hoc, ku dy prej tyre janë për reformën administrative territori-ale dhe për dekriminalizimin. Një tjetër është ai për zbatimin e marrëveshjes mesmazhorancësdheopozitës,tëfir-mosur mes palëve në dhjetor të vitit 2014 pas ndërmjetësimit të PE-së. Opozita ka kërkuar hetim në nivel parlamentar duke ngritur edhe komi-sionet për çështjet e përdorimit të mjeteve dhe infrastrukturës së Forcave tëArmatosurapërtrafikiminelëndëvenarkotike: Për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit”, “Për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjed-hur nga Kuvendi”; “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njo-hurdheverifikuarmëthellëfenomenine ndërhyrjes dhe të bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore” dhe së fundi, “Për verifikimin e lig-jshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqërore tregtare shtetërore”. Në dy komisione, mazhoranca ka ar-ritur që të heqë dy anëtarët e KLD-së, Elvis Cefa dhe Lelçajn, si dhe të het-ojë qeverinë e para vitit 2013 për për-dorimin e infrastrukturës ushtarake në njëtrafiktëmundshëmtëlëndëvenar-kotike. Ndërsa opozita nuk ka arritur që të heqë kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë, pas akuzave për lidhjet e tyre me politikën apo krimin. Por,përtejkëtijfakti,edrejtaefituarmemund dhe beteja të gjata politike dhe lig-jore, aktualisht ka mbetur rrugës.

HISTORIK DËSHTIMESH “Nëse do të mbyllësh një çështje, ngri një komision hetimor parlamentar”, është shprehja e kryeministrit Win-ston Churchill në kohën që qeveriste Britaninë e Madhe. Por duket se këtë shprehje Churchilli e ka thënë adapt për vendin tonë, ku në më shumë se 24 vjet pluralizëm, nuk kanë arritur sukses 32 komisionet hetimore të ngritura në Parlamentin e Shqipërisë. Në arkivat e

Parlamentit janë dosjet komisionesh hetimore parlamentare. Por zhurma e krijimit të komisioneve hetimore ka pushuar në rastin më të keq me pezul-limin e punës së komisionit dhe në ras-tet më të mira janë mjaftuar me një ose dy raporte përmbyllëse, të cilat nuk ka sjellë asgjë të re.I pari, në listën e gjatë të komisione-ve hetimore është ngjarja e ndodhur në Shkodër më 2 prill të vitit 1991, ku humbën jetën 4 të rinj. Deputetët që hetuan ngjarjen arritën vetëm në për-fundimin se ngjarjet e kishin origjinën në mospërgatitjet e elektoratit për humbjen e zgjedhjeve. Ndërsa komis-ioni i dytë, ai i pasurisë së sekuestruar nga komunistët pronarëve shqiptarë, ose siç është njohur ndryshe “Vjedhja e arit shqiptar”, nuk arriti të dalë në asn-jë përfundim. Pas dy muajsh komisioni pezullon punën. Komisioni i tretë, që mori përsipër të zbardhte fatin e ndih-mave që fqinjët dhanë për qytetarët shqiptarë në vitin 1991, do të kishte të njëjtin fund. Ligjvënësit nuk arritën të gjenin se ku kishin përfunduar mielli dhe vaji që italianët sollën për shqip-tarët. Por edhe trazirat që ndodhën në vitet e para të demokracisë në disa qytete ku humbën jetën shumë veta, nuk do të zbardheshin. Komision he-timor për ngjarjet e ndodhura në Pukë, Laç, Peqin, do të mjaftoheshin vetëm me llogaritjen e dëmeve. Ndërkohë ka edhe komisione për të cilët ekziston vetëm emri, siç është ai i veprimtarisë së bankave gjatë viteve ’91-’93. Në Par-lament nuk ekziston asnjë e dhënë për punën e këtij komisioni.Hetimi dhe mekanizmi parlamentar i hetimit kanë qenë dhe mbeten instru-mentet kryesore në një vend demokra-tik për çdo opozite parlamentare! Tek ne, kishim, kemi e vijojmë të kemi dy standarde: kur PD ishte në pushtet re-fuzoi disa nisma hetimore të opozitës, dhe sot, kur e majta është në pushtet vijon të refuzojë nismat hetimore të opozitës së re, apo në rastin më të keq, nuk ka vullnet për ti përdorur këto in-strumente parlamentare për shëndosh-jen e sistemit politik në vend. Opozita ka të drejtë të hetojë dhe mazhoranca ka detyrimin ta lejojë hetimin! Vetë demokracia nuk është thjesht proce-durë e ftohtë, mbi të gjitha është përm-bajtje dhe vlere!

KOMISIONET HETIMORENENI 25 I RREGULLORES SË KUVENDIT

1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

2. Komisionet hetimore të Kuvendit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

6 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

Unioni i gazetarëve: Ka 10 kërkesa për azil politik

Pushteti i katërt kërkon azil” pasi fjala e lirë ndodhet në presion. Ky është fenomeni i shfaqur

gjatë viteve të fundit, më shumë se herët e tjera, ku shumë gazetarë nga Shqipëria kanë aplikuar për të marrë statusin e “azilantit politik” në vendet e Bashkimit Europian. Fatos Mahmutaj është njëri nga gazetarët i cili u largua nga vendi menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit të vitit 2011. Ai u plagos nga një plumb që doli nga arma e gardistëve që po mbro-nin godinën e Këshillit të Ministrave. Dëshmia e tij për ngjarjen u pasua me largimin nga media ku punonte, dhe më pas ai u largua nga vendi. Por, rastet janë rritur në vite. Gazetari Gerti Xhaja është larguar në një vend të BE-së, dhe burime për “Telegram” pohojnë se ai ka paraqitur kërkesën për azil. Një lëvizje e tillë u diktua edhe nga presionet që iu bënë reporterit të njohur të kronikës për ngjarjet në Lazarat. Në kohën që Policia e Shtetit po realizonte super-aksionin në “Republikën e kannabis-it”, mjeti i tele-vizionit që punonte Xhaja, (A1Report) u dogjngaflakët.Por,presionetvazhduanedhe në ditët në vijim. Një tjetër rast i denoncuar në media për ushtrim presionesh ka qenë edhe ai i gazetarit Arben Vata. Ai ka qenë ndër opinionistët kritikë të qeverisë Rama, por në disa media u raportua për shan-tazhe. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë përpjek-je për t’u larguar jashtë Shqipërisë dhe për të ndjekur rrugën e gjatë të proce-durave të azilit, edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha është kërcënuar. Vetëm pak ditë pasi u realizua operacioni i Xibrakës, vetë Hoxha bëri publike në kanalin televiziv “News 24” mesazhin kërcënues. “Këtë sms që po të dërgojmë lexoje me vëmendje! Po i fut hundët aty kunukduhettifusësh,sifillimdoqashpër djalin tënd, pastaj do jetë radha jote. Dhe shif merru me diçka tjetër dhe jo me Xibrakën deri sa të vij radha ty”, ky ishte mesazhi kërcënues dërguar në celularin e gazetarit. Hoxha ka deklaruar në emisionin “Studio e Hapur” se ngjar-jen e ka denoncuar në organet kompe-tente dhe ndryshe nga kërcënime të tjera që bëhen rëndom, kjo ka rrezikshmëri të lartë pasi bëhet nga një organizatë ndërkombëtare kriminale, e cila mer-ret me trafikimin e lëndëve narkotike.Gazetari i njohur i kronikës ka sqaruar se është marrë në mbrojtje nga policia, si një procedurë standarde e ndjekur në këto raste. Për këtë rast ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Sipas burimeve jo zyrtare janë të paktën 15 raste të largimeve të reporterëve dhe redaktorëve të medias jashtë vendit dhe

“Pushteti i katërt” kërkon azilKërkesat e gazetarëve nga Shqipëria për “strehim politik” rriten gjatë viteve të fundit. Nga plagosja e Fatos Mahmutajt te tentativa e vrasjes së Gerti Xhajës. Nga shantazhet ndaj Arben Vatës te SMS-të për Artan Hoxhën. Ja rastet që janë paraqitur pranë autoriteteve të shteteve në BE

Fenomenin e largimit të gazetarëve për shkak të presioneve e pohon edhe kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Alek-

sandër Cipa. Në një intervistë të dhënë për “Telegram” i thotë se si “organizatë janë të listuar gjatë pesë vjetëve të fundit jo më shumë se 15 raste”. “Rastet për azil përfshijnë jo më shumë se 10 kolegë dhe në disa vende të BE-së”, - thotë drejtuesi i UGSH. Sipas tij, ar-syet janë disi komplekse dhe nuk mund të shqiten nga konteksti i kontrastit që ekziston mes jetesës dhe mirëqenies mes vendit tonë dhe vendeve të Europës Qendrore”.Për këtë çështje, por edhe për standardet e lirisë së medias, për pre-sionet, për gjendjen social-ekonomike të punëtorëve të medias, flet gazetari Aleksandër Cipa, të cilin iu ftojmë ta ndiqni më poshtë:

Z. Çipa. Si i vlerësoni standardet e lirisë së medias? Janë standarde pa standard, pasi lidhen me një realitet dhe skenë mediatike që mbetet në anarki e kaos gjatë 24 vjetësh. Në këtë vend është vështirë të flitet përstandarde. Sepse jemi të krahasueshëm me standardin e vetes. Krahasohemi me atë standard që nuk e bëmë të tillë dot përgjatë gjithë tranzicionit. Sot kemi vetëm standardin e lirisë për të thënë gjithç-kaepërtëshkruarshumëçkaqënukpërfillstandardetdhe sidomos parimet e standardit të një shoqërie që mishëron ligjshmërinë, rregullimin dhe vetërregullim-in si dhe kritere të një gazetarie që priret për të qenë shërbestare e publikut. Mediat tek ne karakterizohen vetëm nga shërbestaria ndaj poseduesit dhe grupeve që ofrojnë interes për zotëruesin e medias.

A janë më të mira se sa ato që kanë qenë dje? Kur thoni “dje”, cilën të djeshme kini parasysh? Deri ku shkon pyetje juaj për të djeshmen? E djeshmja e kësaj gazetarie, nëse shtrihet nëfillimet e viteve ’90-të, kishtedisa karakteristika interesante: Nisëm të shijonim si reporterë pa përvojë, lirinë për të cilën nuk patëm as mësues e as kujdestari për ta ndërtuar e mbrojtur si-kundër modeli që aspiruam. Pra, liria e kësaj periudhe për gazetarët dhe mediat ishte liri në mungesa të mëdha dhepasionepoaqtëmëdha.Ishimnaivënëatëfillim,poredhepasionantë.Sakrifikonimsigazetarëidealistëdhemëvonë, ndoshta pas dekadës së parë mësuam leksionet e

para tëpërfitimitprejprofesionit tonë.Pikërishtatëherëkur lirinë tonë si reporterë idealistë, por pa shkollë e përvojë të thellë profesionale nisi të na i kërcënonte politika dhe korrupto-politika e tranzicionit.

Ka pasur debate madje edhe deklarata për të ash-tuquajturën fenomen të “dekriminalizimit të medi-as”. Ju si mendoni? Në fakt nuk ka pasur shumë. Por, reformat apo nismat që nisen prej politikës për politikën, nëse i kërkohen edhe medias, atëherë kjo vlen thjesht si alibi për të shtu-ar kapjen e njërit pushtet nga pushteti tjetër. Kërkesa apo debati i tanishëm për dekriminalizimin e medias është thjesht përdorim i debatit politik për të mbajtur të kapur edhe median. Dekriminalizimi i medias nevojitet të ketë një proces tjetër, të mëvetësishëm, të pavarur dhe pa ndikuar nga politika. Subjekti për dekriminal-izimin e medias është i shkëputur dhe i pavarur prej politikës. Por, është çështje që mbart kompleksitetin e vet. Ai ka lidhje vetëm me dy kategori; Me komunite-tin e gazetarëve dhe me pronësinë e pronarët e medias. Vetëm këto dy kategori duhet dhe meritojnë që në një proces transparence të thellë dhe reale të mishërojnë procesin dhe nismën reale të dekriminalizimit. Por, në kushtet dhe rrethanat e skenës aktuale mediatike të ven-dit, jam skeptik për një proces të tillë

Vitet e fundit është vënë re një largim masiv i gaze-tarëve nga Shqipëria, ku disa kanë paraqitur kërkesa për azil politik jashtë vendit. A keni informacion për një gjë të tillë? Nëse po, pse ndodh kjo? Nuk është një largim aq masiv. Ne si organizatë kemi të listuar gjatë pesë vjetëve të fundit jo më shumë se 15 raste. Rastet për azil përfshijnë jo më shumë se 10 kolegë dhe në disa vende të BE-së. Arsyet mendoj unë janë disi kom-plekse dhe nuk mund të shqiten nga konteksti i kontrastit që ekziston mes jetesës dhe mirëqenies mes vendit tonë dhe vendeve të Europës Qendrore. Kujdesi i këtyre vendeve për azilantët është shumë herë më i lëvdueshëm dhe i pakrahasueshëm me brendinë so-ciale të shtetit tonë. Rastet e pretendimit për azil politik

më duken se nuk e kanë të mjaftueshme arsyen, ndonëse kërcënime dhe episode dhune për arsye dhe motive poli-tikekapasur.Nënjëvendkukonfliktidheantagonizmipolitik është prezent, e tillë është edhe kërcënimi dhe pa-siguria për gazetarin.

Media po përjeton kohë të vështira në aspektin ekonomik. Si e mendoni zgjidhjen?Ka ardhur koha të pranojmë falimentin financiar dheekonomik në skenën mediatike të vendit. Ka media të fal-imentuaraqëvijojnëjetënsipiramidatëvoglafinanciareme borxhe përditë e më të shtuara. Ka shumë media që po i konsiderojnë gazetarët si skllevër dhe punëtorë të nën-shtruar. Zgjidhje është rebelimi dhe prishja e nënshtrimit tonë, pra të gazetarëve nga pronarët dhe administratorët e medias. Faji është i përbashkët, por më shumë i atyre që i nënshtrohen fatit. Pra, faji është yni që nuk dimë të ngremë zërin dhe kryet për veten. Të ikësh nga media ku ke punuar për një kohë të gjatë dhe ku ke vuajtur vonesat epërsërituratëpagëstëndemujoreekunukkepërfituarasnjë të drejtë që parashikon Kodi i Punës dhe ligji shqip-tar, kjo është e drejta që i ke vonuar vetes. Unë kam ikur shumëherëdhengaikjetkamfituar,jongaqëndriminëpozitën e “derrit të kënaqun”. E dua Sokratin e vuajtur, por të lirë dhe përherë në vetvete!

Statusi social i gazetarëve është rënduar ndjeshëm. Çfarë duhet të bëjnë organizatat dhe vetë gazetarët për përmirësimin e tyre? Po është një status në anarki, në një skenë pa rregulla, pa sistem, pa ligjzbatim, pa asnjë status. Ky është realiteti meaqshumëposhtërimedhepaasnjëfijesolidariteti.Organizatat duhet të bashkohen. Jo të bashkohen për të pasur një drejtues, por të krijojnë një konfederatë dhe një spektër të koordinuar. Kemi organizata, por nuk kemi gazetarë sindikalistë. Të provojmë të bëhemi, sepse paskëtaj mund të shohim se sa shpejt ikën nga ky standard liria jonë e mosqenë, gazetaria jonë e anark-isë dhe kaosit dhe se si skena jonë mediatike mund të shndërrohet në treg mediatik. Këtë kohë të humbur e fitojmëvetëmnëserebelohemi.

nisjes së praktikës për të marrë azil poli-tik, jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në Kanada dhe SHBA. Kërcënimet janë vetëm një tregues i këtij presioni. Pagat e ulëta, vonesat në dhënien e pagave, mospagimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore e kanë “shtypur” këtë pushtet në vite. Kushtet e punës dhe standardet e jetesës së njerëzve të me-dias kanë rënë në nivel kritik. Deri më tani nuk është regjistruar asn-

jë gazetar nga Shqipëria që është vrarë, me përjashtim të Uk Krasniqit, gaze-tarit të GSH që raportonte për luftën në Kosovë në vitet 1998-99. Por, nuk kanë munguar rastet e dhunimeve apo presioneve. Zamir Dule dhe Bardhok Lala janë dy prej gazetarëve që kanë vuajtur dhunën e pushteteve mbi pushtetin e katërt. Besar Likmetaj ka qenë një tjetër gazetar. Por, shembujt nuk mungojnë ndërsa arma e vrasjes

është e butë. Nuk jepen pagat, nuk pa-guhen sigurimet, nuk ka ditë pushimi, nuk ka kontrata pune, e kështu me radhë. Sikur të mos mjaftonin këto, tani media është e ekspozuar nga pre-sioni gjithnjë e një rritje, jo nga qeveria apo pushtetet e tjera, por nga bota e krimit. Për të gjitha këto arsye fjala nuk del e lirë, për aq kohë sa kemi gazetarë që po i skllavëron gjithnjë më shumë sistemi dhe pushteti i parasë.

SPECIALE

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

7E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

VENDORE 2015

Njësia vendore Nr. zgjedhësve NR. ZAZ Malësi e Madhe 42556 01 Shkodër 67689 02 31029 03 30472 04 29520 05 Vau Dejës 36276 06Pukë 12 717 07Fushë Arrëz 8951 08Tropojë 21532 09Has 15275 10Kukës 43326 11Lezhë 39732 12 41535 13Mirditë 28444 14Kurbin 54782 15Mat 29441 16Klos 15449 17Bulqizë 29100 18Dibër 57022 19Krujë 59320 20Durrës 67355 21 54103 22 56307 23 53778 24Shijak 33882 25Vorë 27442 26Kamzë 60432 27 9251 28Tiranë 44905 29 40467 30

Njësia vendore Nr. zgjedhësve NR. ZAZ

Njësia vendore 1 40956 31Njësia vendore 2 63498 32Njësia vendore 3 35975 33Njësia vendore 4 50081 34Njësia vendore 5 68046 35Njësia vendore 6 52548 36Njësia vendore 7 56875 37Njësia vendore 8 33522 38Njësia vendore 9 48724 39Njësia vendore 10 24377 40Njësia vendore 11 49577 41Kavajë 60004 42Rrogozhinë 30167 43Peqin 28469 44Belsh 24240 45Cërrik 35117 46Elbasan (99848) 59226 47 34897 48 32608 49 32343 50Gramsh 27258 51Librazhd 32590 52Prrenjas 24331 53Lushnje 56596 54 43681 55Divjakë 40729 56Fier 75248 57 79734 58Patos 33571 59Roskovec 23958 60

Njësia vendore Nr. zgjedhësve NR. ZAZ

Mallakastër 32798 61Ura Vajgurore 29631 62Kuçovë 43628 63Berat 77997 64Poliçan 14008 65Skrapar 15924 66Pogradec 69858 67Maliq 48658 68Pustec 4301 69Devoll 33431 70Korçë 34000 71Korçë (qyteti ) 72909 72 Kolonjë 16123 73Përmet 16483 74 Këlcyrë 9809 75Memaliaj 16770 76Tepelenë 12816 77Gjirokastër 42633 78Libohovë 7098 79Dropull 20074 80Vlorë (110495) 43372 81 35149 82 38671 83 36675 84Selenicë 27179 85Himarë 22336 86Delvinë 15174 87Sarandë 43166 88Finiq 29585 89Konispol 10978 90GJITHSEJ 3 382 295 90Njësia vendore 1

Kodi i ri Zgjedhor: Ja numri i zgjedhësve sipas zonave

Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend dhe dekretohen nga presidenti në kohë rekord. Ndarja në 90 zona zgjedhore dhe numri i votuesve sipas tyre. Disa nga pikat e ndryshimit të ligjit që përcaktojnë mënyrën e realizimit të procesit të zgjedhjeve të 21 qershorit 2013

Me ndryshimet lidhore në Kodin Zgjedhor të cilat u bënë në një kohë urg-

jente përmes miratimit në Kuven-din e Shqipërisë dhe dekretimin nga presidenti, tashmë vendi ka 90 zona zgjedhore, dhe 3 382 295 zg-jedhës të regjistruar. Telegrami ka sjellë ndarjen sipas ligjit të ri, ku padyshim numrin më të madh të zgjedhësve e ka Bashkia e Tiranës

dhe numrin më të vogël komuna Pustec me minoritet maqedonas, e cila ka rreth 4300 zgjedhës. Proce-si zgjedhor i 21 qershorit zhvillo-het me hartën e re territoriale dhe administrative, ku për herë të parë hiqet nga përdorimi i konceptit komunë, këshill komunal. Janë 61 njësi vendore të ndara në 90 zona të administrimit zgjedhor. Sip-as ndryshimeve të bëra në Kod,

bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë sesa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në përputhje me kriter-et e përcaktuara. Ndryshimet kanë prekur edhe kuotat, ku tashmë përqindja mes burrave dhe grave është e barabartë: 50 me 50. “Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, për çdo këshill bashkie,

një në çdo dy emra të njëpasn-jëshëm në renditje duhet t’i për-kasë së njëjtës gjini”, - thuhet në ndryshimin ligjor. Sipas ligjit, subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, si-pas paragrafit të dytë, të pikës 2, të nenit 164, të këtij Kodi.Në ligj përcaktohen edhe krit-eret për ngritjen e qendrave dhe

sasinë e vendnumërimeve dhe radhën e numërimit të votave. Sipas nenit 10 të Kodit, për çdo bashki, numërimi fillon me votat për kryetarin dhe më pas vijon me numërimin e votave për këshillin përkatës”. Më poshtë është tabela me të 90 zonat e administrimit zgjedhor dhe me numrin e zgjedhësve që ka secila prej tyre.

ZONAT E ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

8 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

INTERVISTË

REDAKSIA Botues: Brahim Shoshi; Drejtor: Albert Gjoka Kryeredaktor: Alket Aliu Redaktore: Era ÇelaRedaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2; Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë; Tel/Fax: +35545200045; Shpërndarja dhe Shitjet: 0693933301; Web: www.telegram.al; E-mail: [email protected]; E-mail: [email protected]; Gazeta “Telegram”, është e rregjistruar në QKR me NIPT L42026006N

Klienti ___________________, abonohet me gazetën javore “Telegram”, botim i kompanisë “Telegram”, me NIPT: L42026006N, me adresë: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Ti-ranë.Çmimi i një gazete është 50 (pesëdhjetë ) lekëKohëzgjatja e abonimit: 12 muaj (1 vit) Numri në total i ekzemplarëve të abonuara: 50

Pagesa bëhet CASH, tek menaxheri i gazetës, ose në numrin e llogarisë së mëposhtmeAdresa ku do të dërgohen gazetat:Emër/Mbiemër____________________Rr. ________________________________________________Qyteti_____________________________________Nr. Tel. ___________________________________E-mai: _____________________________________________(Ju lutem, shënoni saktë të dhënat tuaja në mënyrë që të mos ketë probleme në dërgimin e gazetës në adresën e kërkuar)

Gazeta vjen në adresën e shtëpisë ( ose zyrës tuaj) brenda 48 orësh nga dalja e botimit, përmes Posta Shqiptare: Klientët mund zgjedhë abonim on-line dhe merr përmes e-mail-it formatin elektronik të gazetës. Shuma për t’u paguar 2500 (dymijepesëqind) lekë

PËR INFORMACIONE, APO SQARIME, MUND TË NA KONTAKTONI NË:

Gazeta “Telegram”E-mail: [email protected] interneti: www.telegram.alCel:0693933301NIPT-i i “Telegram”: NIPT L42026006N Redaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë. Tel/Fax: +35545200045Banka Tirana, Nr. Llogarisë, 0180 – 548888 – 001 EuroIBAN: AL87 2061 1080 0000 0180 – 548888 – 001

FORMULAR ABONIMINjë telegram - PËR TY

Komisioneri i parë i BE-së për Zgjer-imin, Günter Verheugen, në 2004 pati mundësinë të pranojë dhjetë vende si anëtarë të rinj, pasardhësit e tij mirëpritën të paktën tre shtete të reja anëtare, komisioneri aktual për Poli-tikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në seancën e tij të parë, se në pesë vitet e ardhshme nuk do të pranohen vende të reja. A mund të flitet akoma për një perspektivë të qartë anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor?Michael Roth: Perspektiva e qartë e pranimit, pra oferta jonë për anëtarësim në BE, mbetet po e njëjta. Por, nuk është vetëm në dorë të Bashkimit Europian. Në një masë të konsiderueshme është edhe në dorë të drejtuesve politikë dhe ekonomikë, si dhe të shoqërive civile në vendet kandi-date, nëse janë të gatshme për t’i plotësuar kriteret përkatëse, që janë parakusht për pranimin.

Por kur në Bruksel thuhet fare qartë, se në pesë vitet e ardhshme nuk prano-het asnjë vend, në disa vende të Ball-kanit përhapet frika e “një kandidature të përhershme”. A mund ta kuptoni këtë frikë?Michael Roth: Unë dua t’i inkurajoj shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian. Nuk ka di-skutim: rruga, që kanë përpara tyre është pa dyshim e vështirë, por ia vlen. Ne nuk jemi vetëm një bashkësi ekonomike, por në radhë të parë një bashkësi vlerash. Duke pasur parasysh përvojat e vështi-ra në bisedimet e pranimit në dekadat e mëparshme në proceset e afrimit me BE, ne fokusohemi fort në çështjet e shtetit ligjor, demokracisë, bashkëpunimit në fus-hën e drejtësisë, në pavarësinë e mediave, por edhe në zgjidhjen e çështjeve të hapu-ra bilaterale. Dhe kështu duhet bërë. Në fillimduhenzgjidhurçështjetmëtëvështi-ra. Nga kjo mund të krijohen pakënaqësi, sepse nuk ka përparime thelbësore. Për këtë kam mirëkuptim, por u bëj thirrje të gjithë partnerëve në bisedime, nëse rruga

Anëtarësimi, rrugë e vështirë

Flet Michael Roth, ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisëqënëfillimpastrohetngagurëtemëdhenje të rëndë, atëherë rruga në drejtim të BE, por edhe për t’u bërë anëtar i BE-së është në fund të fundit më e lehtë.

Çfarë mendoni për vlerësimin se Ball-kani Perëndimor edhe për shkak të ori-entimit të ri të politikës së jashtme ruse është një krah i zbuluar i BE-së?Michael Roth: Vendimtare është të mos i lemë vetëm qeveritë, por edhe shoqëritë civile me orientim nga Evropa. Gjermania përpiqet të kontribuojë, që afrimi me BE-në të marrë një dinamikë të re. Dua të ku-jtoj konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor në gusht 2014, që vazhdon sivjet në Vjenë. Iniciativën gjermano-bri-tanike, që është bërë ndërkohë politikë e BE, për të rigjallëruar më në fund procesin në Bosnjë-Hercegovinë. Ka një sërë pro-

jektesh bilaterale. Ajo, që unë do të dëshi-roja, do të ishte që Bashkimi Evropian të ishte më i dukshëm në këto vende.

Përse nuk është i dukshëm Bashkimi Evropian në këto vende?Michael Roth: BE bën shumë, por me sa duket, ne flasimpak për këtë.Nëse pro-cesi i pranimit kuptohet vetëm si proces teknik, që ekspertët nga Brukseli takohen me ekspertët e kryeqytetit përkatës dhe negociojnë pas dyerve të mbyllura për de-tajet e pranimit, nuk ka si të jetë mirë. Ne duhet të kemi kujdes që ta përfshijmë qysh nëfillimshoqërinëcivile.Qëgjatëprocesittë pranimit na duhet përmirësimi i jetës ekonomike dhe sociale sidomos i të rinjve.

Kohët e fundit mediat gjermane kanë informuar shpesh për një rrezik terror-

ist nga Evropa Juglindore. Ka prova për luftëtarë nga Bosnje-Hercegovina, Ma-qedonia, Serbia dhe Kosova, që lufto-jnë për IS. Si e vlerësoni këtë rrezik?Michael Roth: Kjo është po aq shqetësuese, siç janë edhe ndoshta 3000 të ashtuquajtu-rit “luftëtarë të huaj” nga Gjermania, që bëjnë gjëma për këtë organizatë terroriste. Ballkani Perëndimor është një rajon multi-fetar, multietnik dhe multikulturor me një islam evropian me karakter laik dhe duhet të mbetet i tillë. Shtetet dhe shoqëritë e tyre duhet të vazhdojnë të punojnë, që et-nitë dhe fetë e ndryshme të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në mënyrë paqësore e me respekt dhe të jetojnë së bashku. Shtetet si Shqipëria mund të shërbejnë këtu si model.Përndryshe çështja e “luftëtarë të huaj” është një problem për të gjithë BE-në dhe bën të qartë edhe një herë se siguria jonë

rritet, nëse mund t’i hapim Ballkanit Perën-dimor një perspektivë të qartë.

Si i vlerësoni marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe Serbisë dhe bash-këpunimin me zotin Vuçiç? Sepse ka ende dallime të qarta rreth Kosovës.Michael Roth: Ne bashkëpunojmë mirë me qeverinë aktuale serbe, por ne pres-im angazhime të qarta ndaj kodit evro-pian të vlerave dhe një zbatim ofensivë të kushteve për anëtarësim, për shembull forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit.

Intervista është marrë me shkurtime nga DW. Anëtari i Parlamentit Gjerman, Michael Roth (SPD) është që nga dhjetori i vitit 2013 ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Bisedën e zhvilloi Benjamin Pargan.

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

9E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

OPINION

Nga viktimat e Munellës te gazi i Marinzës

Nga Albert Gjoka

Imazhi i “Bankers” do të vihej në dyshim për herë të parë nga dokumentet e Wikileas. Në kabllogramet sekrete të Departamentit Amer-

ikan të Shtetit flitej për abuzimet që po bënte konsorciumi kanadez në kriteret dhe standardet e kërkimin dhe shfrytëzimit të burimeve të nën-tokës në Shqipëri. Ndër abuzimet e përmendura në dokumentet sekrete ishin ato që kanë të bëjnë me rikuperimin e dëmeve mjedisore dhe sociale në zonën ku po operonte. Do të duhej që të shpërthente fontana e gazit dhe të shkatërroheshin mbi 65 shtëpi dhe të mb-uloheshin me gaz dhe naftë krudo mijëra hektarë tokë për të tronditur seriozisht nga themelet standardet e munguara të kësaj firme. Por, nga ky shpërthim doli edhe një e vërtetë tjetër lakuriqe: Mënyra tejet abuzive e shfrytëzimit të burimeve në fushën e Patos Marinzës. Prej të paktën 6 vitesh banorët e zonës janë ankuar për sh-katërrim të pronave të tyre për shkak të shpërthimeve të stimuluara nga kanadezët e Bankers. Firma mashtronte fshatarët, por edhe shtetin se na qenkeshin tërme-tet ato që lëkundnin tokën nën këmbët e tyre. Këto lëkundje nuk kapeshin nga asnjë aparaturë apo nuk regjistroheshin nga asn-jë qendër sizmike në botë. Departamenti i Sizmiologjisë pranë Gjeoshkencave nuk ka shënuar asnjë rast të lëkundjeve natyrale në të gjithë qarqet e Fierit apo Beratit në buletinet e përditshme që ka nxjerrë përg-jatë 6 viteve të fundit. Në rastet kur ek-spertët shqiptarë kanë tentuar që të bëjnë ekzaminimet në terrenet ku vepron Bank-ers, pra të zbardhin të vërtetën, sjellja e tyre ka qenë refuzuese dhe shantazhuese. Por, skandali i fundit konfirmoi frikën, hallin dhe akuzat disa-vjeçare të banorëve: Pra, përdorimin e mjeteve dhe lëndëve eksplozive të paligjshme për të bërë shfrytëzimin e burimeve të hidrokar-bureve. Këtu nuk flitet se kompania kanadeze nuk do të kompensojë të dëmtuarit. As se nuk i ka pa-guar apo nuk do të paguajë taksat? As se nuk ka investuar në Shqipëri? Jo. Këtu flitet për standar-det me të cilat ka operuar kjo kompani deri më tani, të cilat nuk përdoren as në republikat më të humbura të këtij planeti. Këtu vihet në diskutim jeta e banorëve të Patos - Marinzës, të cilët mund të kishin rënë lehtësisht viktimë e lojërave të kësaj kompanie. Këtu shtrohet në diskutim paaftësia e institucioneve shtetërore dhe qeverisëse për të kontrolluar zbatueshmërinë e ligjit dhe mar-rëveshjes koncesionare me “Bankers Petrolium”. Kjo histori dhe ky mega-skandal nuk nisi sot dhe përgjegjësit nuk janë vetëm këta të tanishmit. His-toria ka 24 vjet që shkruhet në dëm të interesave të Shqipërisë dhe të mirëqenies së shqiptarëve. Vetëm pak javë më parë humbi jetën në minierën e bakrit në Munellë një minator. Sot dergjet në

qeli një inxhinier, i cili është i fundit në listën e përgjegjësve për këtë tragjedi. Por, askush nuk i shkon në rrënjë “edhe fontantës së Munellës”. Kompania koncesionare “Beralb”, pasi ka shkelur të gjitha detyrimet ligjore dhe kontraktore në vite, i ka lejuar vetes që të bëjë një shfrytëzim barbar të pasurisë së nëntokës. Pasi ka keqpërdorur jashtë kritereve të gjithë burimet e pasura polimetalore në Munellë, tani po merr edhe thërrimet e fundit.

Në këto 10 vjet nuk i është bërë asnjë kontroll themelor këtij dhe asnjë koncesioni në sektorët strategjikë, për mënyrën sesi po shfrytëzohen resurset e nëntokës dhe burimet e tregut. Dhe, pikërisht kjo babëzi e firmës private, (si edhe në rastin e Bankers) bëhet shkas që të mos respek-tohen rregullat e sigurimit teknik, që të mos in-vestohet për sigurinë dhe standardet, por vetëm të plotësohet kuota 800 - 900 tonë mineral që i zhvaten nëntokës shqiptare. Këtu “fle” edhe shka-ku i aksidentit tragjik ku humbi jetën edhe mina-tori Gjovalin Prenga para dy muajsh. Këtu gjendet edhe pafajësia e inxhinierit që dergjet kot së koti në qeli: këtu duhen kërkuar edhe shkaqet e rrjed-hjes së fontanës së gazit në Patos - Marinzë; këtu gjinden edhe rrënjët e korrupsionit dhe abuzimit që bëjnë këto kompani të huaja nën hundën dhe me bekimin e shtetit dhe të qeverisë gjithë këto vite. Le të kuptohemi, se nuk është askush kundër inves-timeve të huaja në Shqipëri; Përkundrazi. Bankers, Beralb dhe kushdo tjetër janë të mirëpritura për të sjellë kapitalet dhe shërbimet, për të rritur fitimet e tyre, por, edhe për të zhvilluar ekonominë dhe jetën e shqiptarëve. Pasuritë natyrore të këtij vendi

kur nuk iu shërbejnë qytetarëve të tij, nuk kanë ar-sye se përse të majmin xhepat e disa firmave fan-tazmë apo sipërmarrësve të dyshimtë, teksa rriten me gjakun dhe varfërinë e vazhdueshëm të shqip-tarëve. Kjo ka qenë sfida në fillimet e viteve ‘90 dhe kjo është drama e ditëve tona. Mazhoranca dhe qeveria Rama premtuan kontrollin e të gjitha marrëveshjeve koncesionare që janë realizuar ndër vite, por sot, pas 18 muajsh, jo vetëm që nuk është

ndërmarrë asnjë hap serioz për verifikim-in e aktivitetit dhe ligjshmërinë e tyre (me përjashtim të ndonjë subjekti minerar që nxirrte kromin me mushkë dhe kapardisej si sipërmarrje e madhe), por është shtuar praktika abuzuese dhe korruptive në dëm të interesave jetike të Shqipërisë. Koncesio-net e naftës, kromit dhe bakrit janë shem-buj të qartë nën dritën e diellit të kësaj neg-lizhence dhe këtij pazari të pistë në dëm të interesave të shqiptarëve. Bakri, kromi dhe nafta vazhdojnë të shpërdorohen si pasuri, jo si sfidë ndaj paaftësisë së ministrit të En-ergjetikës dhe Industrisë, por si vazhdimësi e praktikës korruptive dhe shpërdorimit të pasurive të këtij vendi, pjesë e së cilës janë edhe persona me portofol dhe me veshje pushteti. Gjëja më minimale që mund të bëjë një qeveri është të kërkojë shpërblimin për dëmin që ka shkaktuar Bankers. Nuk është ndonjë sakrificë që qeveria iu bën qytetarëve të këtij vendi. Sot është momen-ti më kritik për të shkuar në themel të prak-tikës korruptive të shpërdorimit të pasur-ive të këtij vendi: Sot duhet vendosur një raport ligjor dhe mirëbesimi me sipërmarr-

jen private dhe jo një marrëdhënie klienteliste. Sot duhen ndëshkuar të gjitha sipërmarrjet që shtojnë fitimet në shkelje të hapur të kontratave të nën-shkruara dhe në kurriz të varfërisë dhe vdekjes së shqiptarëve. Sot duhet të tregojmë, më shumë se kurrë, se jemi të aftë për të menaxhuar pasuritë tona, që na ka dhënë Zoti në këtë vend dhe se këto burime, ne dimë t’i vëmë në shërbim të jetës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Sot duhet të çlirohemi nga kordoni korruptiv i pazareve që janë bërë me pasuritë e Shqipërisë. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë sot, ky vend do të na përzërë nesër, siç ka bërë edhe deri më tani. 1/2 e shqiptarëve bredhin rrugëve të botës për të sig-uruar kafshatën e gojës për familjet e tyre, ndërsa në shtëpitë e tyre gjendet thesari që po e zhvatin të huaj. Ky nuk është proteksionizëm, as antiglo-balizëm, dhe as komunizëm, por është apel për t’u kthyer te vetja, te vlera e secilit prej nesh dhe pasurive që kemi trashëguar ndër breza. Kjo është sfida që kemi të gjithë për të mbrojtur dhe kërkuar miradministrimin e pasurive tona. Këtë duhet ta bëjmë që tani, duke i bërë mirë llogaritë dhe përzënë të gjithë ata që vijnë për të fituar vetë dhe shtuar më tej mjerimin e shqiptarëve.

SHËNIM: Gazeta “Telegram” ka nisur një investigim për të gjitha koncesionet në sektorët strategjik dhe në numrat në vijim do të vijojë publikimin e tyre. Ne ftojmë dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë qytetarët, ekspertët dhe sipërmarrësit që kanë fakte dhe prova për skandalet në koncesionet e dhëna në këto 24 vite në Shqipëri

Koncesionet e naftës, kromit dhe bakrit janë shembuj të qartë nën dritën e diellit të kësaj neglizhence dhe këtij pazari të pistë në dëm të interesave të shqip-tarëve. Bakri, kromi dhe nafta vazhdojnë të shpërdorohen si

pasuri, jo si sfidë ndaj paaftësisë së ministrit të

Energjetikës dhe Industrisë, por si

vazhdimësi e praktikës korruptive dhe shpërdorimit të

pasurive të këtij vendi, pjesë e së cilës janë edhe persona me portofol dhe me veshje pushteti

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

10 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

PERGAMEN

ALKETA VEJSIU:

Është rritur me ekranin pasi ka filluar që në moshën 14-vjeçare të marrë pjesë nëpër evenimete

të ndrys hme si prezantuese. E bukur dhe elegante, por e njohur më shumë për komunikimin e saj të shpejtë dhe të saktë me teleshikuesit apo radiodëgjuesit. Në një intervistë për gazetën “Telegram” ajo tregon për eksperiencat e saj në ekran. Duke buzëqeshur, Alketa tregon edhe sekretin se si mund të jesh njëkohësisht prezantuese, producente, biznesmene, nënë dhe bashkëshorte. “Jam energjike dhe e shpejtë, dhe për të njëjtën kohë arrij të bëj më shumë punë se sa mund të bëhen zakonisht”, thotë ajo.

Alketa, ti je një ndër prezantue-set e para shqiptare. E ke nisur karrierën në moshën 14-vjeçare. Si je ndjerë për tërë këto vite në ekran?Jam një ndër njerëzit e gëzuar në këtë planet sepse bëj punën që ad-huroj.

Ti ke prezantuar me qindra spektrale. Cili prej tyre ka qenë më mbresëlënësi, ai që vërtet ke thënë me vete: këtë format e dua fort dhe do ta bëj gjatë?Më pëlqen shumë vallëzimi; e ad-

huroj “Dance With Me”. Po aq sa të bëj të mundur realizimin e ëndrrave të të rin-jve, ndaj pëlqeva “X Factor” (një ndër produksionet më të vështira). Dobë-si për njerëzit në nevojë, them që “Me Shumë Dashuri” nuk k o n k u r r o h e t për misionin human të përveçëm.

Alketa prezantuese, biznes-

mene, producente, nënë dhe bashkëshorte. Si ja del mbanë për t’i dhënë secilit atë që i ta-kon? Po ndoshta jam energjike dhe e shpejtë, dhe për të njëjtën kohë arrij të bëj më shumë punë se sa mund të bëhen zakonisht. Dashuria e familjes time është “parashuta” që më ngre lart për të mos ndjerë lodhje.

Cilën nga prezantueset shqip-tare e sheh si rivalen tënde më të fortë?Çdokush është i përveçëm në llojin e tij, sikundër çdo qenie njerëzore është unike dhe s’mund të krahasohet me dikë tjetër!

I shihni spektaklet konkur-rente në televizionet e tjera?Kur kam kohë me bisht të syrit kuptoj se ç’bëhet me konkurrencën. Kjo ndihmon orientimin strategjik. Por e çmoj punën e suksesshme të kolegëve. Puna në media është e vështirëdhesfiduese,edhekontek-sti ekonomik është në vështirësi.

Cili është sekreti, që edhe pse me dy fëmijë, keni një formë fizike për t’u pasur zili?

Alketa Vejsiu është radiofoniste, këngëtare, dhe prezantuese e njohur shqiptare. Ajo ka lindur në Ti-ranëmë19janar1984.EfilloikarrierënpranëradiosTop Albania Radio në Tiranë në moshën 14 vjeç ku punoi për katër vite. E shkathët dhe elokuente, iden-tifikohetsi“vajzaqefletsaktëdheshpejt”.Mëpasunjoh me regjisoren dhe producenten Vera Graboc-ka, e cila kërkonte një prezantuese femër për serialet e saj me shifrën e zemrës “12”. Ky serial u kthye në 12 ëndrrat e një nate vere, spektakli i dansit sport-ivevropian.Nganjëfigureemistershmeradiofon-ike, publiku u njoh me imazhin televiziv të Alketës. Këtu ajo për herë të parë shpalosi energjinë e saj në prezantim, kënge, dhe kërcim, gjë që i siguroi një

afirmimteshpejteqënëmoshën17vjeçare.Për disa vite ajo mori pjesë aktive si këngëtare ne

diçka festivale rinore, si Kënga Magjike dhe Mikro-foniiArtë,kufitoidisaçmime.

Karriera e saj televizive u pasurua me tej në dy bashkëpunime te njëpasnjëshme me treshen “PRO-MOTOR”, e berberë nga Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adrian Hila. Ne vitin 2003 prezantoi në Tele-vizionin Klan serialin “Gjeniu i Vogël”, i cili vendo-si ne garë fëmijët e të gjitha trevave shqiptare. Një vit më vonë, në vitin 2004, prezantoi “100 këngët e Shekullit”, një serial unik që risolli perlat në vite të muzikës shqiptare. Për disa vite Alketa Vejsiu ishte pjesëestafitorganizativtëpërzgjedhjessëMiss-eve

dhe Mister-ave në garën e “Miss dhe Mr Albania”. Ne vitin 2004, për herë të parë doli në skenën e Pal-latit të Kongreseve si prezantuese, në “Miss dhe Mr Albania 2004”. Në vitin 2006, në një tjetër bash-këpunim me regjisoren Vera Grabocka, prezantoi Festivalin e Klipit Evropian, Euro Video Grand Prix, një transmetim mbarevropian, ndjekur nga 200 milionë shikues.

Alketa Vejsiu ka intervistuar personalitete të ndryshëm të artit si: Michael Douglas, Scorpions (ka prezantuar edhe koncertin e tyre recital në Tirane), Eliza Dushku, Gianni Morandi, Luca Barbarosa, Coolio, Anna Oxa, Gerardina Trovato, Marco Masi-ni, Lucio Dalla, Luna Pop, Vace Zela, etj.

BIOGRAFIA

Dashuria e familjes, “parashuta” që më

ngre lart

Stil jete i shëndetshëm në ushqim dhe sport. Them që është pak fat dhe shumë gjenetike. Kujdesem, sigurisht, kujdesi duhet të jetë në kulturën e çdo gruaje, siç them që edhe pse me disa kilogramë më shumë dhe ndonjë imperfeksion çdo femër duhet të ndihet e bukur dhe e veçantë.

Cila është pjata jote e preferu-ar?Pjatat vegjetariane dhe çdo menu me bazë peshku. E pëlqej edhe vetë shumë gatimin.

Në çfarë ore flini zakonisht?Para mesnatës.

Cila është gjeja më e keqe që ke dëgjuar për veten.S’më bën përshtypje asgjë. Është “çmimi” që do të paguash kur je i famshëm. Nuk mund ta lësh as me-dian as shoqërinë të t’i bëjë lavazh trurit. “Të bësh përpara duke mbe-tur i thjeshtë dhe i sjellshëm” është moto e njerëzve që dinë të menax-hojnë sukseset!

BISEDOI: ERA ÇELA

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

11E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

KAPITAL

Të paktën 11 përqind e popullsisë mendohet harxhojnë paratë e tyre në lojërat e fatit. Këto

të dhëna kanë dalë nga burimet zyrtare të Minis-trisë së Financave. Sipas kreut të këtij institucioni, Shkëlqim Cani, rreth 25 mijë shqiptarë luajnë bixhoz. Ai ka raportuar para Komisionit të Ekonomisë për veprimtarinë e subjekteve që op-erojnë në këtë treg. Aktualisht, janë të punësuar rreth 5000 shqiptarë, të cilëve iu paguhen edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Por, ky treg ka shënuar rënie. Ministri Cani u shpreh se gjatë vitit 2014 të ardhurat nga lojërat e fatit kapin shifrën 5. 2 miliardë lekë nga 6.4 miliardë lekë që ishte parashikuar në një vit. Ndërkohë që xhiroja vjetore nga lojërat e fatit është 10.6 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e parave vi-jnë nga bastet sportive, por edhe aktivitetet e tjera, si bingot, apo format e tjera të bixhozit.

Në të gjithë vendin llogariten rreth 4000 mijë pika të basteve sportive. Ministria e Financave ka përgatitur draftin e ri për lojërat e fatit, i cili po diskutohet nëpër hallkat e komisioneve parla-mentare dhe pritet që brenda pak ditësh të votohet edhe në Kuvend. Për herë të parë është vendo-sur që të hiqet përdorimi i bingove nga qarkullimi. Ndërsa ka një reduktim të ndjeshëm të pikave të

basteve sportive në zonat urbane. Në draftin e ri është parashikuar që të mos ketë pika bastesh më afër se 200 metra nga njëra tjetra dhe rreth 250 metra larg institucioneve shtetërore. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka bërë të ditur edhe vendosjen e sistemit të monitorimit të aktivitetit të lojërave të fatit, gjë që do të sjellë rritje të numrit të punonjësve në këtë industri. Sipas tij është para-shikuar vendosja e një sistemi monitorimi, çka do të mundësojë që punonjësit të punojnë 8 orë dhe jo më shumë. Në debatet që u bënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, edhe opozita është shprehur për reduktimin e pranisë së subjekteve të tilla në zonat urbane. Ndonëse ka pasur akuza për lidhje direkte të interesave të politikës, Kuvendit dhe personave në qeveri në këtë treg. Ky ligj do të ketë një fazë kalimtare dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2016.

Ministri Cani u shpreh se gjatë vitit 2014 të ardhu-rat nga lojërat e fatit kapin shifrën 5. 2 miliardë lekë nga 6.4 miliardë lekë që ishte parashikuar në një vit. Ndërkohë që xhiroja vjetore nga lojërat e fatit është 10.6 miliardë lekë. Pjesa më e mad-he e parave vijnë nga bastet sportive, por edhe aktivitetet e tjera, si bingot, apo format e tjera të bixhozit. Në të gjithë vendin llogariten rreth 4000 mijë pika të basteve sportive

Lojërat e fatit, 11% e popullsisë janë bixhozçinj

Ndonëse 2014-a konsid-erohet si një vit i vështirë ekonomik, me një rrit-

je që nuk duhet nëse do e kapë 2 përqindëshin, kompanitë e huaja kanë transferuar fitime të larta tekmëmat, duke qenë një nga faktorët kryesore që e kanë mbajtur të fortë euron në tregun vendas, ndonëse ajo ka rënë ndjeshëm në bursa. Si-pas statistikave të fundit të Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, zëri “Të ardhurat nga investimet - debi”, që në pjesën më të madhe tre-gontransferiminefitimit jashtëngakompanitë e huaja, ishte 240 milionë euro,njëtrefishimnëraportmenjëvit më parë, kur ishte vetëm 82 mil-ionë euro.Rritja ka qenë veçanërisht e fortë në dy tremujorët e fundit të këtij viti, ku fitimete transferuara jashtëkërcyennë 64 milionë euro, nga 10 milionë euro në periudhën qershor-shtator 2013 dhe nga 24 në 70 milionë euro në tremujorin e fundit.Transferimi i fitimeve jashtë venditshënoi një rritje të ndjeshme në peri-udhën 2007 - 2009, duke qenë dhe një nga faktorët që zhvlerësoi lekun në vend (kërkesa e kompanive për valutë ishte shumë e madhe në një treg që vlerësohet se këmben rreth 3-5 milionë euro në ditë, duke ndi-kuar ndjeshëm kursin e këmbimit). Më pas ky zë shënoi rënie, teksa kompanitë filluan të ndienin pre-sionin e krizës ekonomike. Por, në 2014-n, fitimet e transferuara po

rriten, një dukuri që mbetet disi e pashpjeguar, duke pasur parasysh që sipas të dhënave, nga bilancet e kompanive,fitimi ikompanivecelu-lare dhe bankave kryesore të huaja në vend, në total, është tkurrur me rreth 14% me bazë vjetore në vitin 2013.Arsyeja kryesore e rritjes sërish të transferimit tëfitimevese lidhetmefaktin që nga 1 janari 2015 tatimi mbi dividentin u bë 15%. Duket se kompanitë e huaja nxituan të bëjnë shpërndarjen e dividendit në 2014-, duke mos i lënë ato për 2015-n. Sipas BankëssëShqipërisë,fluksidalësiin-vestimeve është kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës sëfitimittëriinvestuarpjesëeinves-timeve direkte në Shqipëri.Kjodukettëjetëreflektuardhenëtëardhurat nga ky zë në buxhet këtë vit. Sipas statistikave të Ministrisë se Fi-nancave, të hyrat nga tatimi mbi të ar-dhurat personale ranë me 12.6% për 2-mujorin, në rreth 4 miliardë lekë.Kërkesa e rritur për valutë nga kom-panitë që transferojnë fitimet ështëdhe një nga arsyet kryesore që shp-jegon euron e fortë në Shqipëri, që ka mbetur në nivelet e 140 lekëve (njësoj si kur euro këmbehej me 1.3 USD në bursat jashtë), ndonëse në bursa ai po shkon drejt barazimit me dollarin. Kjo kërkesë e fortë për euro në vend, ka mbajtur të mbiçmuar monedhën e përbashkët, çka është reflektuar dhe me rritjen e lartë tëdollarit, që këmbehet afër 130 lekëve. (Monitor )

Fitimi i rrëshqet tatimitBizneset e huaja lënë me “gisht në gojë tatimet”, transferojnë dividendin para rritjes së tatimit nga 10 në 15%. Nga 82 milionë euro në 2013-n, kompanitë e huaja kanë transferuar tek “mëmat” 242 milionë euro në vitin 2014

M - PESA, shërbimi i ri i transfertave të parave pa bankë

Të gjithë përdoruesit e telefonisë së lëvizshme në vend, përfshirë

dhe atë pjesë të popullsisë që nuk ka llogari bankare, do të kenë mundësi të përfitojnenga transfertat e paraveelektronike duke pasur mundësinë të depozitojnë para elektronike, te dërgojnë të holla për familjarët dhe miqtë, të paguajnë fatura, të blejnë paketa komunikimi, nëpërmjet apara-

tit celular, në një mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe me çmime konkurruese kurdo dhe kudo që të ndodhen.Banka e Shqipërisë ka licencuar zyrtar-isht Vodafone M - PESA për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike. Pas më shumë se dy vitesh pune për përshtatjen dhe strukturimin e këtij shërbimi, M-PESA është në prag të prezantimit në treg si një nga zgjidhjet e suksesshme të parave elektronike në botë. Shqipëria do ti bashkohet shteteve të tjera që kanë prezantuar M-PESA gjerësisht dhe suksesshëm me një numër prej më shumë se 17 milionë abonentësh në të 4 kontinentet. Shqipëria është i dyti shtet europian që do të nisë shërbimet M - PESA pas Ru-manisëecilafilloiofrimineshërbimeveqë në prill të vitit 2014. Me një investim

prej rreth 3 milionë euro, M - PESA do të mund të përdoret nga të gjithë abonentët e telefonisë celulare pavarë-sisht operatorit që përdorin. Ky sistem pagesash nëpërmjet celularit qe është i përshtatshëm për çdo tip celulari, do ti mundësojë abonentëve të kenë një llog-ari parash elektronike në telefonin e tyre me anë të të cilit do të jenë në gjendje të dërgojnë dhe marrin para nga rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të pa-guajnë fatura dhe komunikim kudo që të ndodhen me çmimet më të favorshme në treg, më shpejt, më sigurt dhe më lirë se metodat e ngjashme ekzistuese në tregun shqiptar. M - PESA është një zgjidhje që i jep mundësinë klientëve të kryejnë transferta lehtësisht pa pasur nevojën të kenë një llogari bankare apo kontakt me bankën.

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

C M Y K

12 E premte,10 prill 2015

REKLAMË

telegram.alPortali më i ri informativ

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

C M Y K

13E premte, 10 prill 2015

REKLAMË

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

14 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

TELLALLI

Telegram, edhe aktivitet botimesh librash Ftojmë shkrimtarët që të sjellin librat e tyre për botim

NËSE DONI TË BOTONI NJË LIBËR, “TELEGRAM” ËSHTË SHTËPIA QË REALIZON PROJEKTIN TUAJ.

NjoftimeKeni një biznes dhe keni vendosur të bëni ulje çmimesh të kon-siderushme?Gazeta “Telegram”, për të inauguruar rubrikat e shtojcës të saj Tellal-li dhe në veçanti rubrikën “SKONTO”, Mundëson pa pagesë njoft-imin tuaj të parë tek gazeta jonë.“NJOFTIM PA PAGESË”Na dërgoni njoftimin tuaj me këto të dhëna.Emri i BiznesitNIPT i regjistrimit në QKR.Lloji i artikujve që trajtoni. Adresa e saktë se ku mund t’ju gjejnë lexuesit Telefon - EmailEmri dhe mbiemri i përfaqësuesit ligjor.% Përqindja e uljeve të çmimit.(Mund të shkruani edhe 10% deri në 90% atëherë kur përqindja ndërron në bazë të artikujve) “Shënim! uljet e çmimeve duhet të jenë reale, përndryshe nuk do t’i publikojmë”Në pritje të njoftimeve. Duke shpresuar që njoftimet tuaja tek rubrikat tona, të jenë çelësi i suksesit tonë të përbashkët.

Gazeta TelegramNjë telegram për ty dhe jo vetëm kaq, por shumë më shumë mundësi për të gjithë.Rruga 3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Shkalla C, Hyrja 7/1, Yzberisht Tiranë. Tel. [email protected]

KONKURS FOTO LAJM Gazeta Telegram ofron mundësinë e kandidimit të gjithë atyreqëjanëtëapasionuarpasfotografisëdheartittëtëbërit “fotolajm”Fotoja nuk duhet të jetë e publikuar në media apo social network por ekskluzive për gazetën “Telegram”.Të gjitha fotot do të publikohen dhe votohen në sajtin zyrtar: www.telegram.al Fotoja më e mirë do të përzgjidhet nga një juri profe-sionistësh dhe do të publikohet në gazetë, shoqëruar me një artikull mbi autorin e saj.Gazeta “Telegram”, e lirë e pavarur dhe interaktive me [email protected]

Konkurs pikturë për fëmijëBëhu fitues i çmimit “Piktor i gazetës Telegram”Rregullat e lojës janë të thjeshta: Mjafton të kesh tal-ent, dhe pse të tjerët nuk e shikojnë talentin tënd ne do ta vlerësojmë atë. Tema do të jetë e lirë dhe duhet të ketë në të mesazhin “Telegram” Telegram për tyTelegram për neTelegram për të gjithëFituesit,pasidotë jeni tëgjithëfitues,duhettëmosjenë më të mëdhenj se 12 vjeç.Veprat të cilat do t’i realizoni do të bëhen pjesë e për-ditshmërisë të lexuesve tanë në faqen e internetit www.telegram.alPiktura ose vizatimi më kuptimplotë dhe më i votuar

do të botohet si artikull në gazetën tonë, duke mos anashkaluar përfshirjen në një intervistë të pjesëtarëve të familjes tënde.Punimet mund t’i dërgoni në redaksi:Rruga 3 Dëshmorët, pallati Lorena TR2, Shkalla “C” Hyrja 7/1 Yzberisht - Tiranë[email protected] në inbox të faqes facebook.Certifikataefalenderimitmetitullin“PiktorigazetësTelegram” mund të tërhiqet në redaksi pas depozitimit të vizatimit origjinal.

https://www.facebook.com/pages/Gazeta-Tele-gram/873244949387290Mirsevjen në gazetën “Telegram”!Suksesi jonë është suksesi juaj!

NJOFTIM: “MARKETING MANAGEMENT”

Gazeta Telegram kërkon disa figura profesionale meeksperiencë në fushën e marketingut:Roli: Lidhës kontratash në terren.Kriteret:Aftësi të larta komunikimi.Aftësi socializimi me të tjerëtKusht: Kandidatët duhet të jen në gjendje të lidhin kon-trata me të gjithë. Të jenë të hapur për të dialoguar me klientët, pavarësisht seksit të tyre, duke ofruar disponibi-litetin e tij/saj për takime në ambientet e çdo ndërmarr-jeje apo biznesi.Të ketë patentë të paktën Klas “B” dhe të disponojë mjetet e nevojshme të transportit personal.Preferohen persona që kanë kryer punë të ngjashme.Koha: Nuk kërkohet kohë e plotë pasi ata/ato do të jenë tërësisht të lirë për të lidhur kontratat e mundshme sipas kërkesave tona.Pagesa:Përqindje e lartfitiminëbazë tëkontratave tëlidhura.

NJOFTIM: “NXIRR NË DUKJE TALENTIN TËND”

GazetaTelegramkërkonnjëfigurëprofesionale:GrafikDesign-WebDesign.Kandidati ose kandidatja duhet të ketë aftësi në për-dorimin eprogramevegrafikedhe sistemeveoperativemë të njohur siç janë:Njohje e sistemeve operative: Windows, Linuks, OX.Njohje e programeve bazë:PaketaOfficeProgrameGrafike:Adobe PagmakerAdobe Photoshop Adobe IllustretorAdobe IndesignProgramim Web: Programim HTMLNjohje të : Wordpress; Joomla.Nuk është kusht arsimi i lartë.Kushte të rëndësishme janë aftësitë e tij dhe disponibi-liteti me kohë të plotë.Mos hezitoni të kontaktoni në email : [email protected]ë faqen tonë facebookTel: 045200045

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

15E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

ANALIZË

Sindikatat si institucione që ushtrojnë ve-primtari shoqërore dhe publike janë grupime interesi që përfaqësojnë intere-sa ekonomike, sociale dhe shoqërore të

organizuara kolektivisht nëpërmjet institucione-ve të tyre ligjore me status partneri në të gjitha profesionet dhe nivelet territoriale. Prandaj sin-dikatat kanë rol parësor dhe të pazëvendësue-shëm, sigurisht kur këto janë sindikata të lira, të pavarura politikisht e ekonomikisht si dhe të emancipuara shoqërisht. Nëse këto sindikata nuk kanë standarde të pranuara demokratikisht në organizimet dhe zhvillimet e tyre të brendshme, atëherë këto janë jashtë funksionit të tyre në një shoqëri të hapur dhe demokratike. Për rrjedhojë këto sindikata krijojnë një raport formal me shoqërinë duke u kthyer në “sindika-ta me një kryetar dhe një vulë në xhep”. Nisur nga vakuumi ligjor, fatkeqësisht në Shqipëri ky model negativ është i pranishëm kudo, por mbi-zotërues është bërë në sektorët e shërbimeve publike dhe administratës shtetërore e veçanër-isht në sektorin e arsimit. Po kalojnë dhjetëra vite dhe arsimtarët po mbahen peng nga një “aleancë sindikale” e cila edhe pse vepron si aleancë nuk ka asnjë njohje ligjore të tillë dhe në vite me radhë nëpërmjet aleancave fluide mepunëdhënësin dhe me suporte nga segmente të caktuara të qeverisjeve, e ka kthyer lëvizjen sin-dikale në arsim në një pashallëk të lidershipit të saj. Tashmë “thesi është shpuar” dhe duket qa-rtë që këto sindikata “motra” janë braktisur tërësisht nga armata e arsimtarëve. “Zhurma” dhe “presioni” i këtyre ditëve për “protesta e greva”, “kontraktim kolektiv” e për “partner-itet” i nxori ato zbuluar së bashku me të gjithë veprimtarinë e tyre antiligjore disavjeçare. Mungesa e demokracisë së brendshme e për-faqësuese, mosnjohja e mos-zbatimi i ligjit, mungesa e kulturës së bashkëpunimit, partner-itetit, komunikimit, negocimit e dialogut kanë qenë e mbeten tipari i tyre mbizotërues. Dalja e këtyre sindikatave jashtë ombrellave konfedera-tive me iniciativën dhe bekimin personal të ish-kryeministrit Berisha, jo vetëm vërtetoi këto vese të tyre por ndikoi negativisht edhe në gjithë imazhin publik të sindikatave në tërësi. Lider-shipi i kësaj “aleance sindikale” ka vite që ka shfaqur vendimmarrje personale, shkëputje të lidhjeve me anëtarësinë e vërtetë sindikale por njëkohësisht tashmë duket qartë edhe lodhja e plakja e tij, e shoqëruar kjo me mungesë legjiti-miteti dhe kredibiliteti me vendimmarrjen e në komunikimin me anëtarësinë. Për rrjedhojë, në vite me radhë ky lidership ka pasur dhe vazh-don të mbajë një mandat përfaqësimi të cun-guar dhe të diskutueshëm, të shoqëruar dhe mbështetur nga një anëtarësi virtuale dhe me kontratë kolektive tërësisht formale e të nënsh-truar nga punëdhënësi duke i kthyer këto sind-ikata të verdha në organizata tatim-taksash dhe penalitetesh për armatën e arsimtarëve me zbritje të detyrueshme të kuotës së anëtarësisë nga listë-pagesat tërësisht në mënyre antiligjore. “Flaka e kashtës” dhe presioni publik me lojën e shifrave si dhe injoranca në interpretim të ligjit e lëshimet reciproke me punëdhënësin të sho-qëruaranga trafiku i influencavepolitikekanëqenë arma e tyre e cila tashmë është ndryshkur

e konsumuar përballë riorganizimit tërësor që Konfederata e Sindikatave ka ndërmarrë prej 5 vitesh në sektorin e arsimit si dhe nga prezenca korrekte e MAS-së në lidhje me partneritetin sindikal këto 2 vitet e fundit. Deklarimet manip-ulative se 38.000 apo 40.000 mësues janë pa kontratë kolektive, është larg së vërtetës pasi në të vërtetë arsimi bazë në Shqipëri ka gjithsej 23.970 mësues dhe arsimi i mesëm ka 6466 më-sues. Gjithashtu paraqitja e përfaqësueshmërisë sindikale me vërtetime të drejtorive e të dre-jtorëve janë rudimente të vjetra i kohës së Adil Çarçanit, po ashtu si dhe ultimatumi për greva paralajmëruese 1-orëshe pa kaluar procedurat e ndërmjetësimit dhe pajtimit si detyrime ligjore. Tashmë arsimtarët e kanë kuptuar se ka ikur koha e kontratave kolektive formale e të për-jetshme, me kohëzgjatje me shumë se planet 5-vjeçare të komunizmit, të cilat janë lidhur me urdhër nga lart e bindje nga poshtë. Tashmë kontrata kolektive është dhe do jetë vullnet i palëve, marrëdhënie ligjore partnerësh dhe ndërmarrje iniciativash e veprimesh ligjore të përbashkëta të punëmarrësit e punëdhënësit brenda kornizave ligjore e në përputhje me standardet e arritjet më të mira të BE-së dhe të Organizatës Botërore të Punës ILO. Konfeder-ata e Sindikatave të Shqipërisë, si organizata sin-dikale ombrellë dhe më e organizuara profe-sionalisht ka qenë dhe do të mbetet faktor determinant dhe pjesë aktive në diskutimet, ne-gocimet, kontraktimet kolektive e në gjithë ven-dimmarrjen e politikëbërjes dhe ekzekutivit shqiptarë. Sigurisht kjo me të vetmin qellim: mbrojtjen e interesave social-ekonomike të punonjësve me kompetencë e brenda sferës profesionale të tyre. KSSH kurrë nuk do të kthehet në një marionetë politike në duart e ku-jto politikani apo grupimi politik që për 24 vite me radhë po na mban peng e po na sjellin shumë zullume jo vetëm në sektorin arsimor por në të gjithë vendin në tërësi. Qëllimi ynë si një partner social serioz është e do të mbetet: që problemet dhe defektet e sistemit arsimor të identifikohen, të pranohen, e të korrigjohenvetëm profesionalisht e në mënyrë transparente. Në vazhdim të kësaj logjike, ne po negociojmë edhe për kontraktimin kolektiv në sektorin e ar-simit. KSSH mendon se të gjithë të punësuarit të anëtarësuar ose jo në sindikata kanë nevojë dhe janë të detyruar të vetë-trajnohen duke u njohur me zhvillimet dhe kërkesat e reja të teknikës dhe teknologjisë, njëkohësisht dhe me-naxhimi e administrimi i punëdhënësit duhet të sigurojë një proces të organizuar trajnimi dhe testimi për të gjithë të punësuarit, për t’i për-shtatur ata me tregun e punës e për ta bërë atë tregpunesamëfleksibël.Trajnimiipunonjësvemësimorë dhe testimi i arritjeve në këto tra-jnime apo rivlerësimi i dijeve të përfituara tëtrajnimeve është nevojë dhe domosdoshmëri për mësuesit, drejtuesit dhe punonjësit e tjerë arsimorë. Qëllimi i këtij rivlerësimi gjithmonë duhet të jetë përcaktimi profesional i stadit ak-tual të përditësimit të dijeve, të njohurive dhe zhvillimi kapaciteteve profesionale me qëllim që këto mësimdhënës të garantojnë një shërbim dhe produkt cilësor të standardizuar dhe të ga-rantuar për mësimmarrësit. Konfederata e Sind-

ikatave të Shqipërisë mendon se testimi për për-caktimin e dijeve dhe kapaciteteve profesionale detyrimisht duhet të përqendrohet në aftësitë profesionale dhe logjike, praktike e teorike të domosdoshme për të vlerësuar, konstatuar e përcaktuar besueshmërinë e sistemeve, proce-seve dhe personave përgjegjës. Ne mendojmë se trajnimi, kualifikimi e testimi janë procese tëpandalshme të të mësuarit gjatë gjithë jetës si dhe janë procese të vazhdueshme të cilat sig-urohen dhe kryhen në mënyrë të vazhdueshme. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është e mendimit se procesi i testimit duhet të shikohet si një mundësi e mirë për të plotësuar dijet dhe njohuritë, me të rejat aktuale dhe teknologjinë bashkëkohore për palën e punëmarrësve. Një-kohësisht për punëdhënësin dhe qeverinë, ata duhet te rivlerësojnë situatat, të nxjerrin statisti-ka dhe të hartojnë e promovojnë strategji të reja sa më afër realitetit për të trajnuar e plotësuar në kohë e me standarde nevojat e sistemit arsimor e për të garantuar një siguri të qytetarëve në cilësinë e mësimdhënies për fëmijët e tyre. Pro-fesionet e rregulluara me ligj kanë nevojë e dety-rimpërnjëkualifikimetrajnimtëvazhdueshëmpër të rritur performancën e zgjeruar diapazo-nin dhe kompetencat e tyre profesionale dhe etike. Për t’u përgjigjur zhvillimeve dhe ndryshi-meve shumë të shpejta që po ndodhin në pro-cesin e reformimit dhe ristrukturimit të sistemit arsimor. Kualifikimi i punonjësve të sistemitarsimorsëpariduhet tëfillojëmemirësjelljendhe etikën, me buzëqeshjen, mirësinë, dhe njerëzillëkun e tyre. Vendosjen e disiplinës per-sonale e kolektive në harmoni me statusin e ar-simtarit dhe marrëdhëniet e punës, kulturën e komunikimit, dialogimit, pranimin dhe respek-timin e mendimit ndryshe apo kritik, zhvillimin e analizave, debateve, projekteve, inteligjenca fizike, shkencore e vlerave humane, sociale,kombëtare e globale. Qeveria është e detyruar ligjërisht që në këto testime e rivlerësime të for-mulojë dhe të zbatojë një politikë kombëtare që synon të nxisë e të promovojë me metoda të përshtatshme me rrethanat dhe realitetin kom-bëtar shqiptar. Këto testime e rivlerësime njo-hurish, profesionale e kapacitetesh humane duhet të realizojnë barazinë në trajtimin e punë-simit dhe profesionit me qëllim eliminimin e çdo diskriminimi në fushën e punës dhe profe-sionit. E gjithë kjo politikë ka të bëjë me rivlerë-simin e dijeve për studimin dhe përmirësimin e politikave menaxhuese e drejtuese apo me per-formancën e kapacitetet për vendet e punës e karrierës dhe detyrimisht duhet të udhëhiqet nga një autoritet publik kombëtar (Ministria e Arsimit apo qeveria shqiptare dhe jo agjenci pri-vate etj të ngjashme duke shitur dhe blerë kreditë formale). Vetëm kjo do të bëjë të mun-dur zbatimin korrekt të kësaj politik testimi në përputhje të plotë me Konventën 111 të ILO-s, që vendiynëekaratifikuarme27.02.1997,KodinePunës, ligjin për Profesionet e rregulluara, ligjin për Arsimin Parauniversitar, për Arsimin e Lartë e të tjera akte ligjore e nënligjore, direktivat e BE-se, dhe kontratat kolektive e individuale të punës.

*President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Sindikatat e Arsimit, Kontrata Kolektive dhe testimi i mësuesve

Nga Kol Nikollaj*

Paraqitja e përfaqësueshmërisë sindikale me vërtetime të

drejtorive e të drejtorëve janë rudimente të vjetra i kohës së Adil Çarçanit, po ashtu si dhe

ultimatumi për greva paralajmëruese 1-orëshe pa

kaluar procedurat e ndërmjetësimit dhe pajtimit si

detyrime ligjore. Tashmë arsimtarët e kanë kuptuar se ka ikur koha e kontratave kolektive

formale e të përjetshme, me kohëzgjatje me shumë se planet 5-vjeçare të komunizmit, të cilat janë lidhur me urdhër nga lart e

bindje nga poshtë

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

16 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

QYTETI IM

KULLA E SAHATIT, madhështi mbi indiferencëNjë nga objektet që dëshmon për historinë e kryeqytetit, sot vizitohet pothuajse vetëm nga të huajt. Ngrehina ku mund të soditësh Tiranën e sotme, madje pa pagesë. Historia e objektit-simbol dhe veçoritë e tij karakteristike

Kulla e Sahatit është e mag-jishme qoftë nga jashtë, por edhe nga brenda. Tek-

sa ngjit 90 shkallët e brendshme, sheh të gjithë Tiranën në pëllëmbë

Sahati i Tiranës filloi të ndërtohet në vitin 1822 me iniciativën e Haxhi Et’hem Beut,

i ndihmuar edhe nga qytetarë tiranas. Ndër-timi i Kullës së Sahatit të Tiranës vazhdoi deri në vitin 1830. Aty punuan ndërtues të zotë tiranas dhe gollobordas. Si material ndër-timi u përdor gur i sjellë nga fshati Priskë, si dhe druri i lisit me të cilin u ndërtuan shkallët ngjitëse të kullës, të cilat kohët e fundit u zëvendësuan nga shkallë metalike. Kulla në lartësi të ndryshme është e pajisur me frëngji të vogla, me funksion mbrojtës, ajrosës dhe ndriçues. Fillimisht lartësia e saj ka qenë 30 metra. Gjatë kohës së ndërtimit u sigurua nga tregtarët venedikas, ishte pa fushë me akrepa, por me një kambanë prej tunxhi, e përzierë me materiale të çmuara dhe me një mekanizëm për kurdisje. Montimi i orës u bë nga specialistë të familjes Tufina, me në krye Islamin. Tingujt matës të këtij Sahati u ndërprenë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk u dëgjuan për shumë kohë, pasi kambana dhe mekanizmat e saj u grabitën. Në vitin 1928, Bashkia e Tiranës bleu në Gjermani me 13.300 franga ari një sahat modern. Për ta vendosur këtë sahat, kulla u ngrit edhe 5 metra, pasi mekanizmat e saj zinin një volum më të madh dhe sepse kulla do të kishte 4 fusha pamje të orës me akrepa, ndryshe nga ora e parë. Gjatë luftës së Dytë Botërore ora u bombardua dhe u dëmtua. U vu përsëri në punë në korrik të vitit 1946.

OBJEKTI

Momentet nga ndërtimi i Kullës

të dorës. Historia dhe hapësira e kryeqytetit jeton dhe modifikohetmrekullisht, teksa shumica e shqip-tarëve janë indiferentë përballë kësaj vlere historike dhe burimi relaksimi,

i ofruar pa asnjë pagesë për këdo kureshtar që do të njohë vlerat e qytetit të tij.

VIZITORË DHE HARRESË Klaudia Bakaj, “ciceronia” e këtij objekti të rrallë të trashëgimisë historike dhe kul-turore të kryeqytetit na tregon përvojën e përditshme për një periudhë njëvjeçare. Ajo thotë se Kulla është e hapur çdo ditë, që nga ora 08.00-15.00, ndërsa ditën e shtunë dhe të diel nuk “pret” vizita. Mbase edhe tek orari qëndron shqetësimi që përcjellin këto radhë: Shumica e vizitorëve janë të huaj, ndërsa shqiptarët janë më pak kuriozë ndaj vler-ave të tyre. Më së shumti janë fëmijë që vijnë me ekskursi-one, apo janë të nxitur nga programet e planifikuara tëshkollave. Sipas Bakajt, zakonisht, sezoni më i preferuar për t’u vizituar është ai veror, ku më shumë

vizitohet nga turistët e huaj, të cilët vijnë nga e gjithë bota; Europa, Azia dhe deri nga Koreja e Jugut, nga shtetet si Spanja, Greqia, Tur-qia, Franca, Italia, Polonia, Sllove-nia, Rusia, Kina, Japonia, Brazili, Amerika. Ajo rrëfen edhe përsh-typjet që shkakton Sahati tek ata: “Kërkojnë të dinë rreth historikut të kullës, pëlqejnë të ngjiten deri lart në majën e Kullës së Sahatit, të orientohen, të shohin qendrën e Tiranës nga lart, të fotografojnë. Shumica janë mahnitur nga pamja, sesi duket qendra e qytetit nga lart”, - thotë Klaudia.

VIZITORËT E KULLËS Në periudhën e sezonit veror kul-la vizitohet më shumë se sa në atë dimëror. Në verë, brenda një mua-ji shënojnë rreth 600 e ca vizitorë, ndërsa në dimër rreth 250. Kjo për shkak se në stinën e verës vizitohet më shumë nga të huajt, ndërsa në dimër turistët janë të paktë. “Ka dhe nga ata vizitorë që janë lin-dur dhe rritur në Tiranë dhe kanë kaluar mijëra herë pranë saj dhe nuk e ka shtyrë kurioziteti apo mangë-sia e kohës për ta vizituar parë çfarë dhe si është Kulla e Sahatit, të dijë dhe ta njohë më shumë Kullën e Sa-hatit”, - thotë Klaudia.

Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë

së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948. Kjo kullë sahati është pjesë e organizimit urbanistik të qen-drës qytetare të mesjetës së vonë të qytetit të Tiranës, krahas tregut (pazarit), ndërtesave administrative, ndërtimeve të kultit (xhami) dhe të tjerave për përdorim shoqëror. Kul-la e Sahatit të Tiranës është ndër-tuar në shekullin XIX midis viteve 1822-1840, e njëkohshme me atë të Peqinit dhe të Kavajës. Kulla e sa-hatit ka një portë të vetme për hyrje. Pjesa e poshtme është ndërtuar me mure guri të trashë, duke pasur shkallë të drunjta që të shpien në ambientet e sipërme. Ndriçimi i saj bëhet me dri-tare të ngushta si frëngji. Mbi të, në një dysheme vendoset mekanizmi i saha-tit, në ndonjë rast me fushat e shtuara më vonë (Tiranë, Kavajë). Modifikimi i mekanizmit nga orë matës me tingull në mekanizëm me fushë ore ka sjellë ndryshime në pamjen origjinale të kësaj kulle sahati. Kjo ndërhyrje është bërë në vitin 1928, duke rindërtuar katet e sipërme me fushën që ka sot. Kulla e Sahatit të Tiranës ka arritur në ditët tona në gjendje të mirë falë edhe ndërhyrjeve konservuese restauruese të ndërmarra në vite. Kulla e Sahatit është pjesë e ansamblit arkitekturor të Xhamisë së Et’hem Beut ngjitur me të.

PAK HISTORI

Kulla e Sahatit, vlerë e Tiranës historike

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

17E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

LIDER

Ermira Babamusta, ek-sperte e punëve të jashtme, në Manhattan ,

Nju Jork, 16 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar në Shqipëri. Por po aq vite ka kaluar në Amer-ikë, një dimër në Prishtinë, një verë në Francë-Gjermani-Bruk-sel-Hollandë-Luksemburg, një verë tjetër sërish në Prishtinë dhe një vit në Angli. Nga Shqipëria thotë se ka mësu-ar bujarinë, tolerancën, kulturën, mirësinë dhe traditat shqiptare.

Nga Amerika ka mësuar dre-jtësinë, demokracinë, pavarësinë e individit dhe ndjenjën e ko-munitetit. Nga Franca mësoi ar-tin dhe vlerat e barazisë (égalité)dhe nga Kosova mësoi vullnetin e një kombi për demokraci dhe zhvillim, mikpritjen madhështore shqiptare, bukuritë dhe aspek-tin kulturor. Nga Anglia thotë se ka mësuar ndjenjën e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, ashtu si në Amerikë, si dhe historinë mi-jëvjeçare mbretërore, tradita që

Shqiptarja që punoi për Barak ObamënHistoria e Ermira Babamustës, “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare”, që punoi me presidentin amerikan

Si arritët të punoni në administratën e Obamës si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale 2008 dhe 2012?

Ermira Babamusta: Në të dyja pozitat u zgjodha kandidate për intervistëdhefitovavendinepunëssekishakualifikimetëforta.Kam patur nderin të punoj në dy fushatat elektorale presidenciale në Sh.B.A. Në 2008 aplikova si organizatore e fushës në përgatit-jet parazgjedhore, ku mora trajnimin e duhur nga “Obama për Amerikën”. Me aftësitë e mia u ngrita në detyrë duke u zgjed-hur “Team Leader” (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Kam patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania dhe Kolorado, ku kam jetuar gjatë fushatës presidenciale. Gjithashtu, u zgjodha një nga drejtueset që organizova Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Kolo-rado, në 2008 me 75.000 pjesëmarrës. Grupin që drejtoja në Flor-ida e solla me vete në Kolorado dhe kemi qenë një ekip shumë i mirë dhe efektiv. Ndërsa në 2012 më kërkoi vetë administrata nga eksperiencaqëkishanë fushatëneparënëFiladelfia,ku jetovagjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Pata nderin të marr ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inaugurimin e Presi-dentObamësmerastinefitores,dymomentehistorike.Presidenti Obama, ju është përgjigjur personalisht, një letre që ju

i jeni drejtuar. Shtëpia e Bardhë ju ka vlerësuar me dekorimin e lartë nga Presidenti për shërbim kombëtar. Ermira Babamusta: Kultura politike amerikane mirëpret komunikim nga populli sepse bazohet në ideologjinë demokratike “për popullin, nga populli”. Në tema që më interesojnë si qytetare amerikane i jam drejtuar senatorëve amerikanë dhe Shtëpisë të Bardhë të cilët janë shumë korrektë dhe kthejnë përgjigje. Ky sistem është për t’u admiruar sepse tregon një politikan është i hapur të dëgjojë mendimet e popullit dhe vepron në bazë të tyre dhe interesave të shtetit, që nëprincipreflektojnëedheinteresatepopullit.Përveçkorrespon-dencës, banorët e shtetit kanë mundësinë të takojnë dhe vetë sen-atorët dhe kongresmenët e tyre në zyrat e Kongresit Amerikan në WashingtonDC.Prainfluencaepopullitnukmbaronmevotënnë ditën e votimit. Por është një marrëdhënie e vazhdueshme ku dyert e politikanëve janë të hapura për të marrë parasysh çështjet dhe shqetësimet banorëve në politikën që bëjnë në institucionet qeveritare. Vlerësoj tepër nderin e madh dhënë nga Presidenti Obama,meçmimine lartëmemedaljefloripër shërbimkom-bëtar “President’s Volunter Service Award”. Besoj se duke i shër-byer komunitetit krijojmë një të ardhme më të mirë për të.

SHKRIMI U PËRGATIT NGA FLORA NIKOLLA DHE U MOR ME SHKURTIME NGA ATSH

ruhen edhe sot. Aspektet e tjera në jetë ja ka dhënë përvoja dhe përgatitja që ka bërë. Ajo thotë se në Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike duket se i ka dhënë vizion, të ketë synime të larta sepse si tregon Ermira në këtë intervistë, pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork“ të Albanian Excellence, shoqëria amerikane vlerëson atë që punon. Në aspektin politik ka mësuar nga vetë institucionet që bëjnë poli-tikë: Senati dhe Kongresi Ameri-kan gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kennedy në Washington DC, de-partamenti i paqes i OKB-së në New York, si dhe puna për zg-jedhjen elektorale të Presidentit Barak Obama në 2008 dhe në 2012. Aty mësoi nga afër se si funksion-

on demokracia dhe diploma-cia, dhe përfshirja e popullit amerikan në sistemin elektoral. Senatori Tom Harkin dhe kongresmeni Mark Kenne-dy bashkë më stafin e zyrës kanë patur një respekt të veçantë për të dhe Ermira thotë se e ka ndjerë veten si në familje në zyrat e tyre. Ermira kujton në këtë intervistë dhënë 6 vjet më parë se, kur ap-likoi si organizatore e fushës në përgatitjet parazgjedhore të Pres-identit Obama dhe ku mori tra-jnimin e duhur nga “Obama për Amerikën”. Me aftësitë e saj u ngrit në detyrë duke u zgjed-hur “Team Leader” (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Ermira u zg-jodh një nga drejtueset që orga-nizoi Kuvendin Nacional të Par-tisë Demokratike në Kolorado, në 2008 me 75,000 pjesmarrës. Grupin që drejtonte në Florida e kish sjellë me vete në Kolora-

do. Ndërsa në 2012 e kërkoi vetë administrata nga eksperienca që kishte në fushatën e parë në Fi-ladelfia, ku jetoi gjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Ermira Babamus-ta pati nderin të marrë ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë e pranishme në inagurim-in e President Obamës me rastin e fitores, në dy momente historike. Ka qenë nder i veçantë për Er-mira Babamustën, vlerësimi që ka marrë si “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare” dhe babai i saj, Neki Babamusta si, “Mbrojtës Ndër-kombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për punën e tyre për demokraci, dipomaci dhe forcimin e lidhjeve shqipta-ro-amerikane.

DËSHMIA

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

18 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

DOSSIER

Ofensiva e FNÇ-së kundër Dibrës dhe Matit që kërcënonte gjithashtu Mirditën solli në fund themelimin e një aleance mes Kupit, Gjon Markagjonit, Fiqiri Dines dhe regjencës kundër FNÇ-së. Ishte pikërisht kjo aleancë për të cilën kishin punuar më kot Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe bashkëpunëtorë të tjerë të gjermanëve, fill pas kapitullimittë Italisë dhe tani që pozicioni ushtarak i Kupit ishte kritik, ishte koha e duhur për një iniciativë politike nga kolabora-cionistët e Tiranës. Si rezultat, bisedimet ka të ngjarë të jenë zhvilluar në Luzë (11 korrik) mes Kupit, Mustafa Krujës, Mark Gjonmarkajt, djalit të Gjon Markagjonit dhe përfaqësuesve të Fiqiri Dinos dhe Mehdi Frashërit. Asnjë akuzë për bashkëpun-im me armikun nuk u ngrit ndaj Kupit gjatë periudhës përpara takimit të Luzës dhe nuk ka dyshim që pas 6 shtatorit ai ishtenëkonflikttëhapurmegjermanët.Si rrjedhojë është pikërisht periudha ndërmjet 11 korrikut dhe 6 shtatorit për t’iu referuar të gjitha këtyre ndryshimeve. Është e vërtetë se rreziku i revolucionit social që kanosej nga FNÇ-ja krijoi një komunitet interesash mes Kupit dhe el-ementeve kolaboracionistë dhe është e mundur që kontaktet që kishin ekzistuar përherë mes tyre, siç kishin ekzistuar në të vërtetë mes kolaboracionistëve dhe FNÇ-së patën një karakter më pak infor-mativ. Është gjithashtu e vërtetë se pas

takimit të Luzës dhe ka të ngjarë si rezu-ltat i tij, Kupi siguroi 30 000 municione dhe në një rast 20 kamionë për trans-portimin e civilëve gjatë të cilit ai nxitoi me forcat e tij përmes Qafë Shtamës për t’u lehtësuar disi në rajonin e Matit. Në gjashtë javët e ardhshme ai ndau racione buke për trupat e tij duke i siguruar nga bukëpjekësit në Tiranë për të cilat ka të ngjarë që organizata e tij të ketë paguar. Natyrisht që qeveria ishte përgatitur të inkurajonte fushatën e Kupit kundër Frontit Nacional Çlirimtar, ndërsa gjer-manëve mendohet se u mjaftonte fakti që të vinin re se përpjekjet e FNÇ-së drejtoheshin më shumë kundër zogistëve sesa kundër objektivave gjermane. Ka gjithashtu të ngjarë që Kupi të ishte në dijeni të vendimit të Fiqiri Dines për krijimin e një qeverie me simpatizantë të Zogut apo të Ballit, me synimin që ta përdornin makinerinë shtetërore kundër FNÇ-së, ndërsa Fiqiri Dine pranoi më vonë letrën për të siguruar para kesh dhe armë nga gjermanët. Dokumente të tilla që ranë në dorë të gjermanëve të lënë përshtypjen se letra e konsideronte Kupin si agjent britanik dhe në përgjithësi qoftë në sferën ushtar-ake ashtu edhe në sferën politike, ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Kupit do të kishte qenë i palogjik-shëm. Ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik përveç faktit se bazohej në një

influencëterritorialelokalerridhteplotë-sisht nga zotërimi i tij i mirë i anglisht-es dhe fakti se ai përfaqësonte Mbre-tin Zog i cili ndodhej në Angli. Duke bashkëpunuar me gjermanët, disfata e të cilëve ishte në çdo rast e sigurt në atë periudhë, ai do ta kishte humbur men-jëherë reputacionin e tij dhe do të kishte qënë asgjë më shumë sesa një prej bash-këpunëtorëve të shumtë të pushtuesit dhe një analfabet në këtë aspekt. BETEJA FINALE E NACIONALISTËVEPozicioni i nacionalistëve u përkeqësua gradualisht aty nga muaji gusht. Kupi nuk kishte siguruar furnizime nga britan-ikëtdheinfluencaetijkufizohejtashmënë Krujë dhe në Shijak, ndërsa Fiqiri Dine nuk arriti të siguronte as para kesh dhe as furnizime nga gjermanët, të cilët duke qenë mosbesues ndaj shqiptarëve, iu kundërvunë edhe ballistëve duke ekze-kutuar Skënder Muçon me dyshimin se kontaktonte me anglezët dhe dëbuan disa ballistë nga Vlora drejt kampit të përqendrimit në Zemun. Sidoqoftë, natyra e propozimeve të Smithit pa-varësisht nga dështimi në pamje të parë, fakti se një mision britanik vazhdonte të kishte besim tek Kupi dhe shembujt e revolucioneve rumune e bullgare, ku figuratëtillaborgjezedhepjesëmarrëseaktivesiManiudheGiorgiefiishinpjesëe qeverive të reja, i nxitën ata të beso-

Pendimi i anglezëve: i tradhtuam nacionalistët

ARKIVAT BRITANIKE:

nin se britanikët nuk kishin për qëllim të lejonin që Fronti Nacional Çlirimtar të siguronte monopolin e pushtetit të pasluftës. Më 18 gusht, Fiqiri Dine dhe gjenerali Prenk Previsi, shef i shtabit të ushtrisë shqiptare u takua me Kupin në Luzë për të kërkuar këshillën e tij lidhur me poli-tikën që duhet të ndiqnin. Kupi propo-zoi që së bashku me Gjon Markagjonin dhe ballistët, ata duhet të largoheshin nga Tirana me të gjitha forcat që kishin në dispozicion dhe të bashkoheshin me të në male kundër gjermanëve. Fiqiri Dine dhe Prenk Previsi duket se i joshi ky propozim, por vendosën që më parë të kërkonin mbështetje nga anglezët. Në përputhje me rrethanat, Kupi na infor-moi lidhur me këto negociata të cilave ne iu referuam si Forca 399, duke qenë të pasigurt nëse një plan i tillë do të pajto-hej me politikën ndaj Shqipërisë që ne e dinim se ishte në diskutim e sipër. Më 24 gusht, një tjetër takim u zhvil-lua në Tiranë me pjesëmarrjen e Fiqiri Dines, Shefqet Vërlacit, Qemal Vrionit, Nuredin Vlorës, Midhat Frashërit dhe Ali Këlcyrës, ku u vendos të pranoheshin propozimet e Kupit për Fiqiri Dinen në rast se do të vinin ndihma nga anglezët. Më 29 gusht, sipas udhëzimeve të Forcës 399, ne e informuam Kupin që t’ua transmetonte nacionalistëve të Tiranës se do të përgatiteshim për të marrë në konsideratë qëndrimin tonë ndaj tyre në rast se ata do të paraqisnin propozimet e tyre. Po më 29 gusht, Kupi na informoi se kishtevendosurtërifillonteoperacionetkundër gjermanëve dhe t’i sulmonte në Durrës. (Një plan për të cilin ne ia kthy-em mendjen pasi majori Smiley (Smajli) e njihte mirë kapacitetin mbrojtës të këtij qyteti).

Më 31 gusht, Fiqiri Dine dhe qeveria e tij dha dorëheqjen. Më 2 shtator, me kërkesën tonë, Kupi u zhvendos në zonën e Prezës për të ndihmuar në shkatërrimin e trupave të Turkestanit që gjendeshin mes Durrës dhe Lumit Ishëm (Për hollësira shih Sht-esën B). Më 5 shtator, u morën udhëzime nga Forca 399 “për të bërë ç’është e mundur që Kupi të hidhej në luftë”. Më 6 shtator, një çetë zogiste nën dre-jtimin e djalit të madh të Kupit, Petritit, së bashku me një skuadër ushtarake të Turkestanit sulmoi dhe mori nën kon-troll shtabin e një baterie gjermane duke vrarë 10 gjermanë dhe duke sekuestruar materiale luftarake. Operacione të mëte-jshme nga ana e forcave zogiste u kryen më 9, 10, 11, 12, 14, 20, 21 dhe 24 shta-tor (Hollësirat jepen në shtesën A). Më 6 shtator, si rezultat i garancive që na u dhanë, liderët e Ballit - Midhat Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti, Koço Muço dhe Vasil Andoni u larguan nga Tirana për tu bashkuar me Kupin, duke sjellë me vete rreth 600 forca nën drejtimin e Abaz Ermenjit, të cilat u vunë nën komandën e Kupit. Të një-jtën ditë, Fiqire Dine, Prenk Previsi dhe Hysni Dema u larguan gjithashtu nga Ti-rana për tu bashkuar me Kupin. Më 9 shtator (4 ditë pasi ne ishim udhëzuar të bënim ç’është e mundur që Kupi të hidhej në luftë) dhe tri ditë pas fillimit të operacioneve, u morënudhëzime nga Forca 399 që urdhëronin kolonel-lejtënant McLean, majorin Smi-ley dhe rreshterët Jones and Jenkins të ktheheshin në Itali për të raportuar. Udhëzimet bënin të ditur më tej se nuk do të dërgohej asnjë furnizim për na-cionalistët dhe se kapiteni EMERY i cili ishteshefiipërkohshëmimisionitduhet

Fati i ballistëve dhe zogistëve në periudhën e fundit të Luftës Antifashiste. Ballistët u ndaluan të hynin edhe në Mirditë pa paguar “gjobën” Markagjonit. Kërkesa për ndihmë e Abaz Kupit për t’u larguar nga Shqipëria dhe përgjigja e britanikëve: Zgjidhe vetë...

Duhet ta dini që janë vetëm tre par-ti politike në Shqipëri; agjentët e Gjer-manisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por, ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët

Ramadan Kaloshi nga Dibra

Duhet të mbani mend Zoti Kol-onel se ne shqiptarët jemi gjithçka është e ligë; ne jemi të varfër, ne jemi të paditur, ne jemi të vegjël

Islam Elezi nga Dibra

Ndoshta është thjeshtë e drejtë që ata (Fronti Nacional Çlirimtar) të marrin pushtetin. Ne Gegët i kemi shfrytëzuar Toskët për 1000 vjet; tani është radha e tyre të na shfrytëzojnë

Abaz Kupi

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

19E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

DOSSIER

Më 28 tetor, i gjithë misioni u largua me sukses përmes detit.

KONKLUZION Lufta civile në Shqipëri tashmë ka për-funduar dhe çdo gjë tani ishte në dyshim nëse FNÇ do të pengohej për të mos ardhur në pushtet. Forcat politike dhe ushtarake të nacionalizmit të vjetër janë përmbysur dhe udhëheqësit e tyre janë ose në mërgim, robër të FNÇ-së, ose në arrati. Legjenda e njerëzve të tillë si Kupi do të jetojë në male dhe njerëz të rinj mund të shfaqen madje edhe nga brenda radhëve të Frontit Nacional Çlirimtar për të shfrytëzuar pakënaqësinë. Zemërimi ndaj regjimit të ri mund të rritej në me-sin e Gegëve dhe ndoshta mund të ketë shpërthim të revoltave, por e tërë his-toria e Shqipërisë tregon se përsa kohë qeveria mbështetet vetëm në ndihmën e huaj, dhe Fronti NÇ duket se ka shumë

miq në Beograd edhe pse ndoshta jo më në mënyrë të hapur, një lëvizje opozitare nuk mund të rritet nëse nuk mbështetet nga jashtë. Fakti thelbësor është se një revolucion po ndodh dhe Shqipëria ka siguruar një kastë të re udhëheqësish dhe një orientim të ri të politikës së jashtme. Mendja ka një prirje të natyrshme për të diktuar një motiv të caktuar lidhur me ngjarjet dhe nuk është e lehtë të vendosësh në një linjë të përbashkët të gjithakëndvështrimeteoficerëvebritan-ikë, të cilët në mënyrë të pashmangshme e lidhin problemin shqiptar me luftën kundër Gjermanisë, dhe pikëpam-jet e shqiptarëve, që natyrshëm dhe në mënyrë të njëllojtë, i lidhin të gjitha zh-villimet e luftës kundër Gjermanisë me revolucionin që po zhvillohet në vendin e tyre. Duke shprehur pikëpamjet tona deri në një farë mase, kjo ndoshta u ka dhënë mundësinë shqiptarëve të flasin

për veten dhe të arrijmë një përfundim me tre thënie të nxjerra nga bisedat per-sonale me udhëheqësit nacionalistë:1. “Duhet ta dini që janë vetëm tre par-ti politike në Shqipëri; agjentët e Gjer-manisë, agjentët e Anglisë dhe agjentët e Rusisë. Por, ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është përse agjentët e Rusisë pa-guhen nga anglezët” - Ramadan Kaloshi nga Dibra.2. “Duhet të mbani mend Zoti Kolonel se ne shqiptarët jemi gjithçka është e ligë; ne jemi të varfër, ne jemi të paditur, ne jemi të vegjël”. Islam Elezi nga Dibra. 3. “Ndoshta është thjeshtë e drejtë që ata (Fronti Nacional Çlirimtar) të marrin pushtetin. Ne Gegët i kemi shfrytëzuar Toskët për 1000 vjet; tani është radha e tyre të na shfrytëzojnë”. Abaz Kupi.

MARRË NGA ARKIVA MBRETËRORE BRITANIKE

të vepronte si vëzhgues i paanshëm dhe të mos inkurajonte Kupin për të luftuar. Këtoudhëzimeukonfirmuandyherënëtelegrametqëpasuan,veçanërishtnëfil-lim të luftës civile dhe më vonë kur dësh-timi i misionit të Smithit u bë evident, pikërisht atëherë kur ne mund t’i kishim braktisur nacionalistët me një lloj kon-sistence në dukje. Sidoqoftë, për ta bërë këtë në momentin më oportun kur va-reshim nga udhëzimet dhe garancitë që na jepte autoriteti i Forcës 399, ata sërish kishinfituarterrenndajgjermanëve,neegjetëm veten të ekspozuar ndaj akuzave të rënda për mungesë mbështetjeje dhe prerje në besë që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa.

FAZA E FUNDITVendimi për të mos u siguruar na-cionalistëve mbështetje materiale apo propagandistike ishte dhe goditja vdek-jeprurëse ndaj kauzës së tyre. Të dëbuar nga pjesa më e madhe e territorit që ata kontrollonin më parë, të gjendur në luftë si kundër Frontit Nacional Çlirimtar (FNÇ) ashtu edhe kundër gjermanëve, pa të drejtën për të hyrë në Mirditë, ndaluar nga Gjon Markagjoni nëse ata nuk paguanin, dhe të paaftë për të sig-uruar më ndihmë nga tregtarët tiranas, nacionalistët u gjendën në një krizë së cilës nuk do t’i mbijetonin. Ndoshta do të ishte plotësisht e vërtetë të thuhej se nga ky moment asgjë nuk ishte më e vlefshme, megjithë ndikimin e tyre të vogël që gëzonin ende, përveç zbarkim-

it të trupave britanike të përgatitura për t’i mbrojtur nacionalistët të paktën nga forcat e Frontit Nacional-Çlirimtar. Por, kjo shpresë e fundit u shua kur u detyru-am të refuzonim një kërkese të Abaz Kupit në kohën e zbarkimit në Sarandë për t’u ardhur në ndihmë të drejtpërdre-jtë në operacionet në Durrës dhe në rrugën Tiranë-Shkodër. Më vonë, pasi ai e kuptoi që largimi ynë ishte tashmë i përcaktuar,aifilloitëshpërndantetrupate tij, një vendim për të cilin ne ishim këshilluar ta përkrahnim, duke mos qenë në gjendje t’i mbante ata në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht duke refuzuar të kërkonte mbështetje nga kolabora-cionistët e mbetur.Më 12 tetor, Kupi zmbrapsi një sulm të forcave gjermane kundër bazës sonë në Velesh (Veljes) dhe pak ditë më pas së bashku marshuam drejt ultësirës breg-detare pranë grykës së lumit Mat në pritje të evakuimit. Ndërkohë mbërritën lajmet për një sulm të forcave nacion-al-çlirimtare kundër forcave të Muhar-rem Bajraktarit dhe Gani Kryeziut, për arrestimin e Seitit dhe majorit Simcox dhe vrasjen e Fundos. Lëvizja naciona-liste tashmë kishte pushuar së qeni si një ekzistencë e organizuar. Kupi vazhdoi me shpërndarjen e forcave të tij dhe, kur ky proces kishte arritur një pikë të caktu-ar, ai na kërkoi të organizonim largimin e tij. Autorizimi që duhej për këtë nuk po mbërrinte, prandaj e këshilluam të siguronte një varkë dhe të largohej vetë, diçka që ai e zgjidhi vetë me sukses.

Periudha e Luftës së Dytë Botërore padyshim është ndër më të rëndë-

sishmet në historinë e Shqipërisë, por njëkohësisht edhe ndër më të debatu-arat. Arsyet e kundërshtive dhe opin-ioneve të kundërta nuk lidhen shumë më luftën kundër pushtuesve italianë e gjermanë, por kryesisht me konf-liktet mes vetë shqiptarëve që kishin për synim sigurimin e pushtetit pas luftës si dhe me pasojat e drejtpërdre-jta që solli në historinë e Shqipërisë kjo periudhë. Ashtu sikurse 70 vjet më parë, komunistët, ballistët e zo-gistët vijojnë të kenë pikëpamje të ndryshme mbi periudhën e luftës, por pikëpamje të ndryshme ndesh-en edhe nga raportimet e bëra nga të huajt e pranishëm apo jo në Shqipëri. Ndryshe raportohej edhe nga secili prej misioneve anglo-amerikane të pranishëm në vend dhe aq më tepër dukej se edhe Uashingtoni e Londra

nuk ishin të qartë për atë çfarë po ndodhte në Shqipëri dhe për forcat që duheshin mbështetur.

Gazeta “Telegram” po hap kësh-tu një cikël dossierësh të bazuar mbi raportime të ndryshme në lidhje me Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore dhe forcave ndërluftuese, pa dashur të pozicionohet në atë se kush ka të drejtë prej raportuesve. Gjithashtu ftojmë lexuesit të marrin pjesë ak-tivisht në këtë debat dhe të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre, por edhe të sjellin mbresa apo fakte për të cilat janë në dijeni.

Në disa numra, po botojmë raporte të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe (Foreign Office) të cilatkanë bërë përmbledhje të situatës në Shqipëri duke iu referuar raportimeve të misioneve britanike të atashuar pranë palëve të ndryshme ndërluftuese. Titujt janë të “Telegram”-it

Për lexuesin

TRUPAT TURKESTANE

Në kohën e mbërritjes së misionit, në Shqipëri ishte një numër i madh

trupash turkestane, kaukaziane dhe forca të tjera jo gjermane.Ishte gjithmonë pjesë integrale e planit tonë të shkatërronim një pjesë të këtyre trupave në mënyrë që të krijonim një forcë goditëse nën komandën direkte të misionit që do të na jepte mundësinë, që në përputhje me parimet e vendosura nga gjenerali Ëingate, të ushtronim një ndikim të madh mbi natyrën e këtyre lloj operacionesh për të cilët mund të përf-shinim udhëheqësit nacionalistë.Me këtë qëllim në mendje ne tentuam të vendosnim kontakte me trupat gjer-mane, por me përjashtim të një takimi ëith Cpl., ndryshe Kolonel Brandt, që u rregullua nga Ë/Cdr. Neel në qershor dhe për rezultatet e të cilit i kemi trajtuar më parë, vetëm në muajin gusht arritëm disa suksese në këtë drejtim.Në gusht arritëm të vendosim kontakte me njësitë turkestane në zonë e Kepit të Rodonit dhe Durrësit përmes dy hox-hallarëve që flisnin turqisht. Më 5 shta-tor, njëri prej hoxhallarëve raportoi se ia kishte dalë të organizonte një dezertim të shkallës së lartë nga njëri prej këtyre reparteve. Por raporti rezultoi të ishte shumë i ekzagjeruar si pjesa më e mad-he e raporteve shqiptare. Megjithatë hoxhallarët ia kishin dalë të na siguro-nin mjaft turkestanë për t’i përdorur si agjentë që i bindëm të riktheheshin në bazat e tyre dhe përmes letrave apo kontakteve personale të bindnin edhe

pjesën tjetër.Si rezultat i këtyre përpjekjeve, dy kom-pani të trupave turkistane vranë koman-dantët e tyre gjermanë dhe dezertuan. Të paktën 80 prej tyre u rigrupuan nën komandën tonë, ndërsa pjesa tjetër u zh-duk, ose ndoshta përfundimisht iu bash-kua forcave partizane. Bëhet fjalë për repartin Turkestan Bn të regjimentit 359 që përbëhej nga 4 kompani trupash kazake dhe një kompani taxhike.+ Kini parasysh që të mos ngatërroni Kazakët me Kozakët. Është gjithashtu e vlefshme të theksohet se rusët u refero-heshin turkestanëve si “aziatikë” and dhe jo turkestanë.(Në çdo kompani që dezertuan kishte gjithashtu edhe disa trupa të pakta uz-beke dhe kirgize). Ata ishin zënë robër nga gjermanët në frontin rus kryesisht pas operacioneve përreth Kharkovit në maj të vitit 1942 dhe pas një kohe tra-jtimi të ashpër në një kamp të robërve të luftës ata në shtator të vitit 1943 ishin bindur që në mënyrë vullnetare t’i bash-koheshin radhëve të ushtrisë gjermane, kryesisht pas premtimeve për ushqim dhe paga më të mira. Ata ishin vendo-sur dhe stërvitur në Ukrainë dhe u bënë pjesë e regjimentit 176. Më vonë këta trupa u zhvendosën përmes Gjermanisë dhe Italisë për në Ballkan dhe u trans-feruan nga regjimenti 176 në regjimen-tin 359. Të gjithë oficerët dhe shumica e NCO-s ishin gjermanë. Këta trupa mbanin pajisje dhe pushkë gjermane, por automatikë dhe mitralozë të lehtë të prodhimit rus.Ata që u rigrupuan nga ne ishin krye-

sisht taxhikë, disa kazakë dhe pak uz-bekë. Ata flisnin persisht, turqisht dhe në shumicën e rasteve në rusisht. I or-ganizuam në pesë grupe me katër rusë që u arratisën nga organizata TODT që shërbente si NCO. Në mënyrë që t’i angazhonim plotësisht në funksion të kauzës sonë, qëllimisht i përdorëm në sulmin e parë të ndërmarrë nga zo-gistët kundër pozicioneve gjermane duke i bërë parapritë një mundësie të një dezertimi të dytë nga ana e tyre. Më pas, ata morën pjesë në disa aksione kundër gjermanëve, dhe pasi ishte marrë ven-dimi për të mos u dhënë furnizime, ata u përdorën për ruajtjen e shtabit të misionit pasi nuk kishin sasi të mjaftueshme mu-nicioni për të marrë pjesë në operacione të tjera. U provua që ata ishin trima, me disiplinë të mirë, të ashpër dhe gazmorë pavarësisht ushqimit të keq, shirave të vazhdueshëm, malaries, mungesës së veshjeve dhe çizmeve.Pothuajse të gjithë prej tyre dinin shkrim e këndim dhe disa kishin edhe disa vite shkollë. Ky grup përbëhej nga fshatarë, mekanikë dhe në mesin e taxhikëve kishte edhe prej tyre që vinin nga familje të kamura. Kur fillimisht u bënë pjesë e misionit, ata ishin disi të rezervuar dhe kërkuan që të trajtoheshin si ushtarët rusë, që përbënte bazën mbi të cilën marrëdhëniet tona me to u vendosën më pas zyrtarisht. Kur filluam t’i njihnim më mirë krijuam përshtypjen se kazakët, të cilët dukej se ishin të mësuar me një standard më të ulët të jetës, e konsidero-nin veten si rusë dhe ishin të kënaqur me kushtet ekzistuese.

SHTOJCE

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

20 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

TOP SHËNDET

Të gjithë ne përdorim barna në jetën tonë të përditshme. In-dustria farmaceutike na servir

barna në forma nga më të ndryshmet, tableta që pihen, që përtypen, shurupe, suposte, etj. Duke konsideruar se sa i përhapur është vetëmjekimi sot, dhe numrin e madh të barnave që mund të merren pa recetë, është e nevojshme të dimë se çfarë janë këto forma farme-ceutike, ku dallojnë, pse duhet të zgjed-him njërën apo tjetrën formë, mënyrën e përdorimit dhe rreziqet që mund të mbartë gabimi në përdorimin e tyre.Më poshtë po japim një shpjegim të shkurtër mbi format kryesore farma-ceutike të barnave.

FORMAT ORALE Tabletat: Janë forma kryesore farma-ceutike, më e përdorshmja, 2/3 e të gjithë barnave përshkruhen si tableta.Nga pikëpamja farmaceutike, një tabletë përftohet nga komprimimi i një pluhuri apo përzierje pluhurash. Kjo procedurë kalon nëpër shumë faza, za-konisht në fund tabletat vishen me një polimer që u jep atyre lëmueshmërinë, si dhe karakteristika të përshtatshme farmaceutike, si për shembull, most-retjen në stomak, por në zorrë, çlirim-in e kontrolluar të lëndës vepruese, etj. Tabletat kanë mjaft avantazhe, kraha-suar me format e tjera farmaceutike: Ato mundësojnë një dozim të saktë, janë të thjeshta në përdorim, mund të merren me vete kudo, si dhe masko-jnë mjaft mirë shijen e papëlqyeshme të një bari.Tabletat mund të jenë të ngjyrosura ose të përmbajnë mbishkrime të ndryshme që favorizojnë dallueshmërinë nga ana e pacientëve (veçanërisht tek të mosh-uarit që marrin njëkohësisht shumë barna) Por, jo të gjithë mund të përdorin tableta, dhe jo gjithmonë një bar for-mulohet si tabletë.Nëse marrim një recetë nga mjeku,

Format farmaceutike të barnave në tregSpecifikatpërbarnatnëtableta,kapsula,shurupedhe suposte. Ndikimet në trupin e njeriut dhe kujdesi në përdorimin e tyre

Delina Troja

duhet të ndjekim dozimin dhe formën farmaceutike të përshkruar nga ai.Nëse do të marrim barna OTC, është mirë të këshillohemi me farmacistin dhe të ndjekim disa rregulla bazë.Duhet ditur se tabletat e thjeshta e çlirojnë lëndën vepruese në stomak. Nëse keni stomak të ndjeshëm apo prirje për ulcera apo gastrit, një për-dorim i zgjatur i disa barnave mund të ndikojë negativisht. Në këtë rast për-doren tableta të veshura me cipë që vonojnë tretjen e barit dhe e çlirojnë lëndën vepruese në zorrë. Aspirina është shembulli ideal. Por, në këtë rast, tableta duhet gëlltitur e plotë, e sho-qëruar me ujë dhe nuk duhet ndarë në disa pjesë, sepse ky efekt humbet. Tabletat, zakonisht ofrohen në pake-timin në blistër.

ÇFARË ËSHTË BLISTERI?Është një mënyrë paketimi që për-bëhet nga dy elemente: Një “zgavër” plastike, e tejdukshme, që shërben për të mbajtur produktin dhe pjesa e pasme,qëështënjëfletëehollë(p.sh.alumin). Këto dy pjesë bashkohen në një proces që shfrytëzon temperaturën dhe presionin për të « burgosur » barin në brendësi të tij.Ky paketim lejon produktin që të shi-het ; është i lehtë, praktik dhe me një

kosto të ulët. Tabletat mund të pake-tohen, gjithashtu në shishe qelqi ose plastike: Ky paketim preferohet për një numër të madh tabletash (i ashtuquaj-turi paketim spitalor).Siç u tha edhe më sipër, tabletat kanë kufizime në përdorim. Kur kemi pa-mundësi apo vështirësi gëlltitjeje, kur i jemi nënshtruar ndërhyrjeve kiru-rgjikale në stomak, kur kemi të vjella, kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël, etj., tabletat nuk janë të këshillueshme. Në këto raste, preferojmë forma të tjera të barnave.

KAPSULATKapsulat janë një formë farmaceu-tike orale, që përftohen me aparatura të posaçme dhe ku nga procesi i kap-sulimit, bari përfshihet në një mbësht-jellë të qëndrueshme që ndryshe quhet kasule.Kapsulatmundt’iklasifikojmësi mbështjellje të ngurta (hard caps) dhe të buta (soft caps). Kapsulat e for-ta përdoren për të mbajtur përzierje pluhurash, ndërsa të butat përmba-jnë zakonisht lëndë vepruese që tre-ten në vaj. Kapsulat kanë avantazh se e maskojnë mjaft mirë shijen e pa-pëlqyeshme të shumë barnave dhe në formë kapsule mund të përdoren bar-na të cilat formulohen me vështirësi në trajtë tablete.

Boronica, efektet kurative çudibërëse

Bima që konsiderohet si antibiotiku natyral ndalon dhjamosjen, të ngre humorin dhe shëron diabetin

Boronica, njihet ndryshe si fruti çudibërës. Ajo ka jo vetëm efek-

te të shumta, por mund të depërtojë deri në zona të thella ku antibiotikët sintetikë e kanë të vështirë të mbër-rijnë. Ai është një antibakterial i përkryer që mund të përdoret për të djegur qelizat yndyrore dhe deri për rregullimin e humorit, apo për një qarkullim sa më të mirë të gjakut. Dhe efektet e saja janë të vërtetuara shkencërisht. Njerëzit e shëndoshë duhet të fillo-jnë të përdorin boronicat, pasi ato zvogëlojnë numrin e qelizave yndy-rore të trupit deri në tre të katërtat, thonë shkencëtarët. Hulumtuesit kanë gjetur se ky frut mund të sh-katërrojë qelizat ekzistuese që sh-kaktojnë dhjamosje dhe mund të parandalojë formimin e qelizave të reja yndyrore, duke u shndërruar në një armë potenciale, të fuqishme në luftë kundër rritjes së obezite-tit. Boronicat, të cilat tashmë janë cilësuar si super-ushqim për af-tësinë e tyre për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, përmbajnë sasi të lartë të polifenoleve; – grupe kimikale me dobi të mëdha shëndetësore. Testet kanë zbuluar që polifenolet mund të zvogëlojnë numrin e qelizave yn-

dyrore në trup deri në 73 për qind, me dozë të madhe dhe 27 për qind, kur përdoren në dozën më të vogël, bën të ditur shoqata “American Soci-ety for Nutrition’s Experimental Bi-ology 2011”. Duke përdorur inde të marra nga minjtë, shkencëtarët kanë shikuar se çfarë efekti mund të kenë polifenolet e boronicave dhe si mund të luftojnë zhvillimin e qelizave që na shëndoshin, duke përfshirë edhe lip-oliset, që shkatërrojnë qelizat yndy-rore në trup. Rezultatet e paraqitura në takimin “Experimental Biology 2011” për “American Society for Nutrition”, kanë treguar se doza më e lartë e polifenoleve në boronica ka bërë që lipide në indet e miut të ulen për rreth 73 për qind; ndërsa, kur doza ka qenë më e ulët, këto janë ulur me 27 për qind. Autorja e studimit Shiwani Moghe, studente e diplomuar në universitetin “Tex-as Woman’s University”, ka pohuar se këto gjetje janë mjaft premtuese. “Ne, ende kemi nevojë për të testu-ar këtë dozë te njerëzit, për t’u sig-uruar se nuk ka efekte negative dhe për të parë nëse dozat janë efektive. Premtues është fakti se boronicat mund të ndihmojnë në reduktimin e formimit të indeve yndyrore në trup”, - ka thënë ajo.

VLERAT E BORONICËS• Përmirëson të shikuarit

• Pastron arteriet e gjakut

• Është antioksidues ndaj sëmundjeve

• Forcon enët e gjakut

• Rrit memorien

• Ndalon infeksionet e traktit urinar

• Rigjeneron aftësitë mendore dhe fizike, që janë të lidhura me moshën

Ndihmon në kontrollimin e peshës trupore

• Parandalon dëmtimin e syrit, ndihmon në shikim personat që janë miopë

• Përmirëson qarkullimin e gjakut

• Është një ilaç i mirë për çr-regullimet e stomakut dhe të zorrëve

• E kombinuar me bimë të tjera përdoret edhe në mjekimin e diabetit

SHËNDET

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

21E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

SI TA BËJ

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi

“Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Re-publikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.Sistemiirimepikëështëunifikimi praktikave të vendeve të BE-së, i cilidotëshërbejëpëridentifikimindhe sanksionimin e kundravajtësve

të përsëritur të normave të sjelljes nëtrafikunrrugor.Mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimishtnjësasiprejnjëzetpikësh.Pikët do të zbriten në bazë të njof-timeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve. Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi men-jeherë pas botimit në Fletoren Zyr-tare, me datë 22 Prill 2015.

Patentat, si dhe pse do të hiqen pikët

Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes(neni 120/1 i Kodit Rrugor)

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

22 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

FUNDJAVA

AK

TIV

ITE

TE

TEATËRARTURO UIData: 10-12/04/2015 Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Ded Gjo Luli

Teatri i Metropolit (Qendra Kulturore Tirana) do të shfaqë premierën e dramës “Arturo Ui”, ditën e premte, më 10 prill, ora 20:00, duke vijuar dhe në datat, 11 e 12 prill, në të një-jtën orë. Kjo dramë i kujton qytetarit detyrën e tij ndaj kombit, me autor Bertolt Breht dhe regji nga Armando Bora. Interpretojnë aktorët: Alfred Trebicka, Suela Konjari, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Kastriot Ramollari, Armela Demaj, Laura Nezha, Shyqyri Caushaj, Bruna Borova Çlirim Denaj, Aleksander Nikolli dhe Erin Kujofsa.Skena dhe kostumet janë të Laedia Hajdarit; Mjeshter ko-reograf është Arjan Sukniqi; kurse Mjeshtër i lëvizjes skenike dhe arteve marciale është Enver Cakiqi. Drejtues muzikor i shfaqjes është Oleg Arapi.Drama vjen në skenën e Metro-polit në formën e një shfaqje ku muzika e kabaresë, kërcimi dhe teknikat e arteve marciale ndërthuren me interpretimin mjeshtëror të kësaj satire politike. “Arturo Ui” e shkruar nga Breht në vitin 1941 flet për shkëlqimin e Ui, një kriminel i njo-hur i Çikagos. Breht i takon asaj kategorie të dramaturgëve të cilët në themel të artit të tyre kishin të mbërthyer fort bindjen se çdo krijim artistik duhet të arrijë të transformojë shoqërinë, jetën, mendjen e njeriut, dhe t’i bëjë ideologjitë mbizotëruese të kohës subjekt të një analize racionale.

CIRK SURPRIZAT E PRANVERËS

Data: 11-12/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Rr. Maliq Muço

Cirku Kombëtar sjell çdo fundjavë, ora 11:00, shfaqjen me titull “Surprizat e Pranverës”. Programi i shfaqjes do të ketë një fill lidhës të numrave, që do të realizohet nga prezantuesi dhe kllouni i shfaqjes. Në shportat e mbushura me lule do të jenë të fshehur zarfe, mbi të cilët do të shkruhet emri i kombinimit dhe brenda tyre do të jetë teksti i kombinimit. Ato do të hapen një e nga një, duke zbuluar gradualisht edhe të gjitha surprizat e pranverës së këtij viti.Në këtë shfaqje do të jenë të gjithë profilet e cirkut, të ftuar specialë në çdo shfaqje, këngëtarë nga programi “Gjeniu i vogël” dhe nga projekti “Guide” konkurrimi i 60 shkollave të ciklit 9-vjeçar të Tiranës dhe grupi i valles Trad Folk Tirana. “Surprizat e Pranverës” vjen me libret dhe tekst të Kujtim Dumit, drejtimi artistik nga Alketa Haxhiu dhe formulimi muzikor nga Sajmir Çili.

KINEMAEL ÁRBOL MAGNETICOData: 10/04/2015Orari: 19:00 - 21:00

Vendndodhja: Rr. Aleksandër MoisiuAmbasada e Spanjës në Tiranë ju fton të shihni filmin “El Arbol Magnetico” të regjizores Isabel de Ayguavives , ditën e premte, në datën 10 prill, në orën 19:00, pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.

ARTE FIGURATIVEBEHIND FACADES

Data: 10-17/04/2015Orari: 18:00 - 21:00VendNDodhja: Rr. Kont Urani

Behind Facades & Geometric Trees. Ditën e premte, 10.04.2015, ora 18:00, te Shtëpia në kryqëzimin Rr. e Durrësit me Rr. Kont Urani.

Çorapet inteligjenteTEKNOLOGJI

Rusia, plan për ndërtimin e një stacioni të ri hapësinor

Po po, e lexuat saktë. Çorape intelig-jente. Kemi parë telefona inteligjentë,

orë inteligjente, doreza inteligjente, kë-pucë inteligjente- ka ngelur ndonjë pajis-je që nuk përfundon me fjalën “intelig-jente”? Po, çorapi nuk ka qenë inteligjent, të paktën deri tani. Që tani e tutje do të përdoret edhe togfjalëshi “çorap intelig-jent”.HTC prezantoi çorapin e parë inteligjent, i quajtur RE SOK. Çorapi është i pajisur me një ekran në një nga anët e tij, i cili shfaq njoftimet që ju vijnë në telefon,

kështu në vend që të merrni telefonin nga çanta apo xhepi, vetëm afroni kyçin e këmbës para fytyrës.RE SOK ka edhe shumë veçori të tjera, si GPS, që ju ndihmon të gjeni çorapet e tjera nëse i keni humbur, një sistem që zbulon të çarat në çorap dhe janë të për-shtatshme me të gjitha llojet e këpucëve. RE SOK janë të programuar të vetë-sh-katërrohen kur i vishni me sandale. Ata nuk mund të lahen me makinën larëse ose me dorë, dhe vijnë në tre forma të ndryshme me ngjyrë të zezë.

Rusia njoftoi sot një projekt për ndërtimin e një stacioni të ri hapësinor, në bashkëpunim me NASA-n, për të zëvendësuar stacionin ekzistues ndërkombëtar ISS, që është projek-tuar të eksplorojë hapësirën deri në vitin 2024.“Roskomos dhe NASA do të punojnë mbi një program për një stacion hapësinor të ri” dekla-roi drejtori i agjencisë hapësinore ruse, Igor Komarov në një konferencë për shtyp të për-bashkët me administratorin e agjencisë amer-ikane NASA, Çarls Bolden, në pistën e lëshimit të “Baikinu-rit” (Kazakistan).Sipas Kamarov, ky projekt për një sta-cion të ri hapësinor do të jetë “i hapur” dhe i jep mundësinë edhe vendeve të tjera që nuk janë të përfshirë në projek-

tin aktual që të mund të shfrytëzojnë stacionin në të ardhmen. Rusia dhe NASA kanë rënë së fundmi dakord për të vazhduar shfrytëzimin dhe financimin e stacionin hapësinor ndër-kombëtar ISS deri në vitin 2024, por projek-tet e ardhshme të përbashkëta kanë mbetur të pakonfirmuara për shkak të ngrirjes sëmar-rëdhënieve mes dy vendeve për shkak të krizës së Ukrainës. Që kur u hodh në orbitë në vitin 1998, stacioni ndërkombëtar është financuar

më së shumti nga Rusia dhe Shtetet e Bash-kuara, ku secili shtet ka varësi të madhe ndaj tjetri. Hapësira mbetet kështu një nga fushat e rralla ku këto dy vende bien da-kord.

ZBAVITJE

Wikileaks ndërton një sajt të ri, i cili ngjason shumë me Google, gjigantin

e kërkimit që të gjithë e njohim. Vizitorët e këtij uebsajti u mirëpritën me një pamje mjaft të njohur, po edhe paksa konfuze. E gjithë kjo është bërë për një motiv shumë të rëndësishëm. Krijuesi i WikiLeaks, Ju-lian Assange, do të tërheqë vëmendje për librin e tij të shkruar së fundmi, i titulluar “Kur Google njohu WikiLeaks-in”. Sipas

Assange, Google është mirëpritur shumë mirë nga qeveria amerikane. WikiLeaks pati publikuar më parë një transkriptim të një bisede sekrete ndërmjet Eric Schmidt të Google-it dhe Assange e zhvilluar në vitin 2011 dhe që zgjat për 5 orë. Schmidt e përfshiu atë në librin “Mosha e re Digji-tale”. WikiLeaks ka nxjerrë në shitje edhe bluza me logon e re, të ngjashme me Goo-gle-in, që kushtojnë 21 dollarë.

Wikileaks kopjon Google

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

23E premte, 10 prill 2015Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

KUKULLANJË MAÇOK PËR DITËLINDJE

Data: 11/04/2015Orari: 11:00 - 12:00Vendndodhja: Teatri Metropol Tiranë

Teatri për fëmijë Një maçok për ditëlindje, do të shfaqet në orën 11:00 të shtunë në sallën në sallën “Shekspir” tek Te-atri Metropol. Kjo pjesë e shkruar nga Anilda Kaçaçi, me regji të Suela Xhonuzit është një për-rallë plot mesazhe eduka-tive për fëmijët e vegjël, mjaft argëtuese, ku ndërthuren lojëra të ndryshme dhe muzikë. Shfaqja flet për Ponkën, një vajzë të vogël dhe shokët e saj të cilët janë qenushi dhe maçoku.Interpretojnë: Lidia Jahollari, Andërrjon Hafizi dhe Alek-sandër Nikolla. Drejtor artistik: Suela Konjari

AK

TIVITE

TE

BALET LA STRAVAGANZA

Data: 11/04/2015Orari: 19:00 - 20:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB)

Në datën 11 prill, në ora 19.00 do të vendoset në skenë baleti i koreografit Angelin Preljocaj, La Stravaganza si dhe 6 pjesët koreografike të projektit Koreolabos. “La stravaganza” e cila u vendos premierë në Shqipëri më 10 dhe 11 Maj të këtij viti, pati një pritje shumë të mirë nga publiku dhe po rivendoset në skenë nga trupa e baletit të TKOB-se edhe këtë sezon artistik. “La stravaganza”, e cila u krijua në vitin 1997 për kom-paninë e baletit “New York Ballet, pasqyron një betejë botësh: e tashmja dhe e kaluara; muzika e Vivaldit takon atë elektron-ike, kostumet e tipit barok atë modern, ka shprehje klasike dhe moderne në lëvizjet e balerinëve të cilët i përkasin dy botëve të ndryshme që përplasen me njëri-tjetrin. Për vete koreografin me origjinë shqiptare ky krijim ka një domethënie edhe më të madhe (si edhe për të gjithë shqiptarët që e njo-hin emigrimin) pasi është vetë nga familje emigrantësh dhe ka përjetuar pikërisht përplasjen e këtyre dy kulturave.

TEATËR PËR FËMIJËNJË DHËNDËR PËR MIUSHEN

Data: 11-12/04/2015Orari: 10:30 - 11:30Vendndodhja: Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli

Këtë fundjavë vjen shfaqja më e re për fëmijë “Një dhëndër për miush-en”, në ora 10:30. Dramatizuar mbi tregimin me të njëjtin titull të au-torit Andrë Lang, kjo pjesë tregon një aventurë fantastike të një çifti miushësh jo te zakonshëm, por të një race fisnike, të cilët vihen ne kërkim të dhëndrit ideal për të bijën. Duke qenë se e bija është miushja më e hijshme në botë, më e shpejta në vrapim, kërcimtarja më e mirë, këngëtarja me vokalin më të bukur, pra një artiste e vërtetë, e meriton të martohet me burrin më të madhërishëm në botë. Por cili është i madhërishmi? Plot aventura të mrekullueshme i presin tre miushët ndërsa vihen në kërkim të këtij dhëndri. Një përrallë plot fantazi dhe një shfaqje mjaft argëtuese, me situata dhe personazhe nga më të çuditshmet, ju presin t i shikoni në “Një dhëndër për miushen”.

ZBAVITJE

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 8

24 Tg

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 10 prill 2015

C M Y K

Filozofia jonë në projektim është thjeshtësia

www.studio-aid.it Mos hezitoni të kontaktoni në e-mail [email protected]

Arkitektura? ...Nuk është një luks, por një nevojë e cila do të ekonomizojë proceset e ndërtimit tuaj

...ëndrrat janë të bukura, por me ne do t’i transformoni ato në projekte konkrete!

Mjaft keni shpenzuar! ...transformoni shpenzimet tuaja në investime

Studio projektimi A.I.D Shërbime arkitekture Inxhinierie Design