24
CMYK GAZETë E PëRDITSHME E SHTUNë 9 PRILL 2016 Nr: 3564, ÇMIMI 20 LEKë ÇMIMI PëR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” JAVOR SOCIALE EKONOMI Në KRYEQYTET Problematikat e kazanëve të plehrave dhe banjove publike NISMA E MINISTRISë Së DREJTëSISë Kreditë e këqija, paketë e re ligjore për marrjen e çdo qindarke të debitorëve INFLACIONI 0.3% Për të dytin muaj radhazi rrezikohet deflacioni AKSIDENTI TRAGJIK Dështon përpjekja për nxjerrjen e helikopterit, vijnë ekspertët francezë ANALIZA Gjykatat e Tiranës mbingarkesë, Manjani: Politika të rrijë larg gjyqësorit faqe 5>>> AKTUALITET fq 11>>> fq 8>>> Ekonomi faqe 8>>> TAKIMI ME FAJON KREU I PD, BASHA: PA UZBATUAR VENDIMET E KUSHTETUESES NUK KA ASNJë PREMISë DIALOGU SOT REFERENDUMI PëRPLASJA Në PS, RAMA: DITë E SHëNUAR. BLUSHI E HAFIZI: I STISUR, DENONCONI MANIPULIMIN RRëFIMI GARDISTI Që VRAU GRUAN DO QëNDROJë Në BURG: E QëLLOVA SE Më OFENDOI f. 4>>> f. 7>>> f. 3>>> Skema si qarkullojnë në parajsat fiskale më shumë se 32 trilionë USD, ja se si u përfshi në “Mossack Fonseca”, mbreti meksikan i drogës Quintero. Pse SHBA-ja po kthehet në një “Panama” “Parajsa fiskale”, historia e “Mossack Fonseca”: Nga nazizmi te bosët e drogës Aktualitet faqe 7>>> faqe 14-15>>> TË PATHËNAT

GAZETë E përdiTshmE E shTunë 9 prill 2016 nr: 3564, Çmimi ...dhe banjove publike nisma e ministrisë së Drejtësisë Kreditë e këqija, paketë e re ligjore për marrjen e çdo

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • cmyk

    GAZETë E përdiTshmEE shTunë 9 prill 2016

    nr: 3564, Çmimi 20 lEKëÇmimi për mAqEdoni

    dhE GrEqi 1 Euro

    www.standard.ale-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”ja

    vo

    rs

    oc

    ia

    le

    ek

    on

    om

    i

    në KryeqytetProblematikat e kazanëve të plehrave dhe banjove publike

    nisma e ministrisë së DrejtësisëKreditë e këqija, paketë e re ligjore për marrjen e çdo qindarke të debitorëve

    inflacioni 0.3%Për të dytin muaj radhazi rrezikohet deflacioni

    aKsiDenti tragjiK Dështon përpjekja për nxjerrjen e helikopterit,vijnë ekspertët francezë

    AnAlizA

    gjykatat e tiranës mbingarkesë,

    manjani: Politika të rrijë larg gjyqësorit

    faqe 5>>>

    ak

    tu

    al

    ite

    t

    fq 11>>>

    fq 8>>>

    Ekonomi faqe 8>>>

    taKimi me fajonKreu i PD, Basha:

    Pa uzBatuar venDimet e

    Kushtetueses nuK Ka asnjë

    Premisë Dialogu

    sot referenDumiPërPlasja në

    Ps, rama: Ditë e shënuar. Blushi e hafizi: i stisur,

    Denonconi maniPulimin

    rrëfimigarDisti që

    vrau gruan Do qënDrojë

    në Burg: e qëllova se më ofenDoi

    f. 4>>> f. 7>>>f. 3>>>

    Skema si qarkullojnë në parajsat fiskale më shumë se 32 trilionë USD, ja se si u përfshi në “Mossack Fonseca”, mbreti meksikan

    i drogës Quintero. Pse SHBA-ja po kthehet në një “Panama”

    “Parajsa fiskale”, historia e “Mossack

    Fonseca”: Nga nazizmi te bosët e drogës

    Aktualitet faqe 7>>>

    faqe 14-15>>>

    Të paThënaT

  • Javor E shtunë, 9 prill 20162

    Gjatë viteve 1970 dhe ‘80, në Shqipëri u ndërtua një rrjet prej 700.000 bunkerësh të madhësive të ndryshme. Tani qeveria shqiptare po hap për publikun disa prej

    këtyre bunkereve dhe tuneleve të nënd-heshëm, për t’i përdorur si objekte turis-tike. Në qendër të Tiranës, nën Ministrinë e Brendshme, ndodhet një bunker që u ndër-tua nga qeveria komuniste si strehim për zyrtarët për mbrojtjen nga armët bërtham-ore. Ky strehim përmban dhjetëra zyra me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,000 metra. Ai u ndërtua në fillim të viteve 1980 dhe ka një tavan çimentoje me trashësi 2.5 metra.

    Zyrtari i Ministrisë së Brendshme Mehdi Sula sqaron se nuk ka pasur kurrë ndonjë situatë që ta bënte të nevojshëm përdorimin e këtij bunkeri. “Ka pasur raste si në vitin 1997, ose rasti i vitit 1999 të luftës në Kosovë, kur e kemi bërë gati. Por edhe atëherë nuk u përdor.” Bunkeri i nëndheshëm ka mure dhe dyer të trasha betoni që besohet të ketë qenë në gjendje të përballonin një sulm bërthamor. Makineritë mbanin të freskët ajrin brenda strehimit, për të shmangur infektimin radioaktiv. Bunkeri ishte i pajisur me një gjenerator për energji elektrike, i cili mund të bënte furnizim për tetë orë.

    Furnizimi me ujë sigurohej me anë të

    një pusi brenda strehimit, që ishte testuar për ujë të pijshëm, thotë zoti Sula. Një sis-tem i vjetër ajri të kondicionuar, prodhim i Gjermanisë Lindore, i instaluar në bunker, funksionon edhe sot. Bunkeri lidhej me tel-efon me botën e jashtme. Ministri i brend-shëm kishte një linjë telefonike të lidhur me udhëheqjen e lartë. Stafi i Ministrisë së Brendshme mund të kishte jetuar atje për shumë ditë me radhë i izoluar nga bota e jashtme.

    Autoritetet planifikojnë të hapin një muze të ri në bunker brenda këtij viti.

    Por kundërshtarët politikë janë të pakënaqur. Një tubim anti-qeveritar më 8 dhjetor të vitit të kaluar nga Partia Demokratike, përfundoi me një përpjekje për djegien dhe shkatërrimin e hyrjes së bunkerit. Mes protestuesve ishte edhe Besim Ndregjoni, ish i përndjekur politik nga diktatura dhe tani kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se është i ndikuar nga ideologjia komuniste dhe se po përpiqet t’u imponojë njerëzve ide të ngjashme: “Në kohën kur diktatori nuk kishte asnjë lloj përkrahjeje ndërkombëtare dhe asnjë marrëveshje me fuqitë e mëdha, ai vendosi të bunkerizojë Shqipërinë. Në një kohë që shqiptarët nuk kishin bukë, fëmijët nuk kishin qumësht, spitalet nuk kishin gjak, ai ndërtonte bunkerë se do mbrohej nga imperializmi amerikan. Kjo ishte marrëzia e një diktatori të egër, terrorist ndaj bashkë-kombasve të tij. Enver Hoxha ndërtonte bunkerë».

    Zoti Ndregjoni është kundër hapjes së tuneleve nga udhëheqja aktuale për shkak të asaj që ato përfaqësojnë: “Të gjithë ata që ishin kundër vijës ideologjike të ko-munizmit dhe diktatorit Enver Hoxha, u torturuan këtu në një kohë që njerëzit nuk kishin bukë për të ngrënë”. Qeveria ka në plan të përdorë bunkerë të tillë të epokës komuniste si objekte për të tërhequr tu-ristët. / zeriamerikes.com

    Komenti

    Në fokus

    Javor

    Aktualiteti i ditës

    Tel:

    04 2

    2 53

    770

    Cel:

    +355

    69

    40 3

    1 715

    Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

    GJykAtAt e tirAnës mbinGArkesë, mAnJAni: PolitikA të rriJë lArG GJyqësorit

    kërkohet konfiskimi i 3.2 milion UsD Dhe 450 miJë eUro të kAstriot ismAilAJ

    kopertinatë fshehtAt e PArAJsAve fiskAle. rAsti i PAnAmAsë, si U nGrit në qiell DJAli i nAzistit e AGJentit të CiA-s

    Firma e avokatëve u cilësua në 1986 si “përbindësh” nga vetë Fonseka dhe duket se ai kishte të drejtë : Tani dy avokatët do të duhet të...

    Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në arrest me burg gardistin Admir Dervishi. Ai vrau bashkëshort-en mëngjesin e së mërkurës...

    Ministria e Drejtësisë paralajmëron se do të propozojë në Këshillin e Ministrave një paketë me ndry-shime ligjore për lehtësimin e ekze-kutimit të kolateralit, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje...

    “Politika nuk duhet të besohet më shumë se gjykata. Ky është edhe qëllimi i refomës në drejtësi, të përmirësojë besimin”. Ky ishte thelbi i diskutimit ...

    Disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corpo-ration Ltd”, Shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”As-set”, shpk; Debt International...

    GArDisti që vrAU GrUAn Do qënDroJë në bUrG, PrAnon vrAsJen: qëllovA se më ofenDoi

    kreDitë e këqiJA, PAketë e re liGJore Për mArrJen e çDo qinDArke të Debitorëve

    zoti ndregjoni është kundër hapjes

    së tuneleve nga udhëheqja aktuale

    për shkak të asaj që ato përfaqëso-

    jnë: “të gjithë ata që ishin kundër

    vijës ideologjike të komunizmit dhe

    diktatorit enver hoxha, u torturuan

    këtu në një kohë që njerëzit nuk

    kishin bukë për të ngrënë”.

  • Javor E shtunë, 9 prill 2016 3në PLAn të PARë

    tAkimi me fAJonBasha: Pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese s’mund të ketë asnjë premisë për dialog politikBasha pret deputetët e CDu-së gjermane: Programi i PD do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë, me qytetarët e grupet e interesit në mënyrë që produkti final të jetë një program i zbatueshëm

    kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti dje në një takim eurodeputeten Tanja Fajon, e cila gjatë vitit 2010, kohë kur Shqipëria përfitoi nga procesi i liberalizimit të

    vizave, ka mbajtur detyrën e Raportueses për Shqipërinë. Në këtë takim, i Basha ka theksuar se Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i për-ket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike. “Per-sona më të shkuar kriminale, si trafikant droge, qeniesh njerëzore etj, janë zgjedhur deputet, kryetarë bashkish, në poste të larta të administratës dhe Policisë së Shtetit. Për këtë, pas një vit diskutimesh e negociatash u miratua ligji për dekriminalizimit. Pa zba-timin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë”, tha Basha. Më tej kryedemokrati theksoi se zgjedhjet e vitit 2015 u faktuan nga raporti I OSBE/ODIHR-it si jo të lira dhe të ndershme, ku u provua sipas tij blerja e votave dhe in-timidimi i votuesve. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë jetike për Shqipërinë, tha Basha, dhe për këtë kërkoi dhe ndihmën e eurodeputetes Fajon e cila ofroi mbështetjen e plotë duke i konsideruar zgjedhjet e lira të rëndësishme, pikë kyçe për një shtet demokratik. “Qeveria në mënyrë arrogante ka zhbërë ligjet konsensuale, refuzon të zba-tojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ush-tron presion ndaj institucioneve të pavarura, medias etj, si dhe dhunon në mënyrë sis-tematike të drejtat e qytetarëve. “Implemen-timi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet theksoi. Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë as-një premisë për dialog të mirëfilltë politik”,

    pohoi ai. Nga ana tjetër, kreu i demokratëve tha se forca që ai drejton i qëndron vlerave dhe parimeve demokratike, Kushtetutës, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe drejtë-sisë së pavarur.

    Takimi me depuTeTëT gjermanëNdërkaq po dje Kryetari i Partisë Demokra-

    tike priti në një takim deputetët e parlamentit gjerman, përfaqësues të partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Ëeiss, Andreas Lämmel , Peter Beyer. Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që CDU po i jep Partisë Demokratike në hartimin e programit elektoral dhe betejën e saj për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike dhe shtetin ligjor. Një vend të veçantë në bisedën e Bashës me deputetët gjerman zuri alternativa e Partisë Demokratike dhe standardet e demokracisë në funksionimin e saj. “Hartimi i programit është paraprirë nga konsultimet intensive me qytetarë në të gjithë vendin, grupe interesi, me ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë

    dhe financave, si dhe me mbështetjen e ek-spertëve të CDU dhe PPE”, deklaroi ai. Më tej Basha tha se Partia Demokratike ka shpallur alternativën e saj qeverisëse për një ekonomi që prodhon, punëson dhe pasuron shqiptarët. “Në programin e Partisë Demokratike parashi-kohen taksat më të ulëta në rajon, përmirësimi i klimës së biznesit, investimet në infrastruk-turë, mbështetja financiare për bujqësinë dhe në vecanti përmirësimi i klimës së biznesit, në mënyrë që vendi të bëhet tërheqës për investime të huaja që hapin vende pune. Pro-grami i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë, me qytetarët dhe grupet e interesit në mënyrë që produkti final të jetë një program i zbatueshëm që siguron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët, dhe jo siç ka ndodhur me të ashtuquajturën “Rilind-je” që erdhi me një program të mbushur me mashtrime dhe prodhoi një ekonomi në krizë të thellë dhe një shoqëri në depresion”, pohoi Basha. Ndërkaq në këtë takim, kreu i PD-së tha se një vëmendje e veçantë po i kushto-het hapjes dhe ripërtëritjes së kësaj partie, përmes proceseve demokratike dhe pjesëmar-rëse të cilat përbëjnë një garanci se standardet demokratike që aplikohen. “Një model i ri, jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë do të aplikohet për zgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet, duke nënvizuar vendimin e tij për t’i propozuar Këshillit Kombëtar që 35% e kan-didatëve për deputet të jenë të rinj”. Ndërkohë mësohet se Basha ka marrë vlerësimet dhe mbështetjen e deputetëve gjermanë të CDU për lidershipin e demonstruar në këtë standard të ri për demokracinë në Shqipëri, si dhe për betejën për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “CDU dhe grupi parlamentar i CDU/ CSU, do të mbështesin Partinë Demokra-tike si alternativë që i duhet Shqipërisë dhe sh-qiptarëve për të sotmen dhe të nesërmen e saj evropiane”.

    Pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me kandidaturën e Donald Trump ka reaguar edhe kreu demorkat Lulzim Basha. Ky I fun-mdit nuk ka nguruar të irnoizojë qëndrimet e Ramës, madje duke e cilësuar si një “Borat” shqiptar, personazhin humoristic që u bë hit në hollivud. “Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt. Pasi e ndriti në Sh-

    qipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane. Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s’kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është

    vetofruar:” u shpreh Basha. Dy ditë më parë kryeministri Rama i pyetur lidhur me mundësinë që Trump të zgjidhet President i SHBA-ve tha se,: “Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqipta-ro-amerikane”.

    Deklarata e Ramës për Trump

    Kreu i PD: Lideri global do mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin

    “Pa zbatimin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i shqipërisë”, tha basha

    takimi Basha-Fajon

  • Javor E shtunë, 9 prill 20164 në PLAn të PARë

    sot referenDUmiPërplasja në PS, Balla: Shprehje e demokracisë. Blushi e Hafizi: I stisur, denonconi manipuliminHafizi: si deputete e Ps dëshiroj tu them të gjithë socialistëve shqiptarë mos u bëni pjesë e kësaj farse

    Gëzim sAliU

    Anëtarësia e Partisë So-cialiste do ti drejtohet sot votimi për referendumin e thirrur nga kryesocial-isti Rama i cili kërkon të sqarojë çështjen nëse

    duhet të zhvillohen apo jo zgjedhje për kre-un e forcës më të madhe politike në vend. Por lidhur me mbajtjen e këtij referendumi ashtu siç gjatë gjithë kësaj kohe, tek social-istët ka mendime të ndryshme. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, njëherësh edhe drejtuesi politik i rajonit Elbasan-Ko-rçë, Taulant Balla tha se referendumi është një tjetër standard dhe leksion demokracie i PS. “Është një shprehje që Partia Socialiste si e vetmja forcë udhëheqëse në këtë vend ka transferuar pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes nga institucionet drej-tuese tek anëtari i thjeshtë”. Por, sipas so-cialistit Ben Blushi, referendumi është i stisur dhe në kundërshtim me statutin. “Ky referendum filloi duke shkelur të gji-tha normat e statutit të Partisë Socialiste. Ishte referendum i stisur i cili synonte të zëvendësonte zgjedhjen për kryetarin e par-tisë me një referendum çka është totalisht e paarsyeshme”, tha ai.

    përplasja Deputetja socialiste e qarkut të Shkodrës

    e cilësoi referendumin që pritet të mbahet sot si një farsë. Ajo ftoi anëtarësinë e PS-së që të mos bëhet pjesë e tij duke denoncuar të gjitha shkeljet që ky proces po sjell në forcën më të madhe politike në vend. “Ky referendum nuk ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve shqiptarë, as me një qeverisje më të mirë, as me arsim dhe shëndetësi, as për vende pune e paga më të larta, as për një administratë më të përkushtuar dhe profesionale, nuk ka të bëjë as me më tepër demokraci në PS, nuk të bëjë as me më shumë meritë në karrierën politike. Jo. ky referendum është një përp-

    jekje pashpresë për të legalizuar mandatin shtatë vjeçar të kryetarit të PS në kundër-shtim me të gjithë traditën demokratike të PS, në kundërshtim me të gjitha normat demokratike të partive politike europiane. Ky referendum është produkt i shkeljeve të panumërta të kodit zgjedhor, statutit të PS të cilat ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdo-jmë ti denoncojmë në ditët në vijim. Ky ref-erendum është zhvilluar pa asnjë fushatë dhe pas asnjë shpjegim për votuesit, për anëtarët e PS. Në këtë proces ka një diferencë me mi-jëra e mijëra midis numrit të votuesve në lista dhe atyre që deklaron selia zyrtare. Si deputete e kësaj partie, si deputete e PS dëshiroj tu them të gjithë socialistëve shqiptarë mos u bëni pjesë e kësaj farse” tha Hafizi. Por nënk-ryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e cilësoi këtë referendumin si arritjen më të madhe të partive politike në kuadër të demokracisë së brendshme. “Për ne nuk është i rëndësishëm rezultati se si do të shprehet anëtarësia në këtë Referendum por e rëndë-sishme është pjesëmarrja e çdo socialisti për të treguar që ky Referendum i parë në një parti politike shqiptare në këto 25 vjet, është një shprehje e demokratizimit të PS.Ky është një hap i madh për të gjithë shoqërinë shqiptare sepse duke u demokratizuar partitë politike, demokratizohet edhe shoqëria shqiptare”– përfundoi Balla.

    Ministrja e Integrimi Europian, Klajda Gjosha mblodhi dje Komitetin e Koordinimit Ndërinstitucional për Inte-grimin Europian, KKNIE. Në fokus të këtij takimi ishte hartimi i kontributit të parë të Shqipërisë për Komi-sionin Europian për vitin 2016, si dhe për të diskutuar rreth zbatimit të Planit Kombëtar të Integrimit Euro-pian. Ministrja Gjosha kërkoi angazhim maksimal nga institucionet për të përmbushur afatet dhe masat e kërkuara. Gjithashtu, ajo informoi se në kuadër të hartimit të raportit për Shqipërinë, Komisioni Euro-pian ka kërkuar nga qeveria hartimin dhe dërgimin

    e kontributit të saj të parë për këtë dokument, që flet për përparimin dhe arritjet e institucioneve publike shqiptare në procesin e integrimit. Gjatë takimit u dis-kutua gjithashtu edhe për metodologjinë e re që do të përdoret. Këtë herë, përveç kapitujve të cilët Komisioni i quan “themelet e procesit të zgjerimit”, metodologjia e re do të shtrihet veçanërisht në fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, siç janë: lëvizja e lirë e mallrave, politikat e konkurrencës, politikat e trans-portit, energjia dhe mjedisi. Të gjitha ministritë dhe in-stitucionet koordinuese duhet të organizojnë hartimin,

    plotësimin dhe konfirmimin e informacionit për kapitullin që mbulojnë. Ministria e Integrimit do të kryejë më pas kontrollin përfundimtar, konkretisht cilësinë e raportimit, formatimin dhe paraqitjen e tij përpara shërbimeve të Komisionit Europian. “Edhe një herë sjell në vëmendjen tuaj rëndësinë e këtij kontributi. Ju rikujtoj se përgatitja dhe para-qitja e një informacioni të plotë dhe të saktë mbi arritjet në Shqipëri është një detyrim si pjesë e pro-cesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha ministrja Gjosha.

    Për Integrimin Evropian

    Gjosha mbledh Komitetin e Koordinimit: Angazhim për të përmbushur afatet e masat

    MAnjA, BLuSHIt: nuK nDrySHon nGA BASHA e BerISHADeputeti i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja, ka reaguar pas akuzave të Ben Blushit gjatë një takimi me strukturat në Peshkopi. “Pashë i befasuar prononcimin e Ben Blushit në media. Edhe po të kishte qenë Lulëzim Ba-sha që fliste me atë gjuhë prapë do habitesha, megjithëse Luli ka kohë që nuk habit më asnjeri me marrëzitë e veta. Befasia erdhi edhe nga fakti që kur mora vesh se Blushi kishte ardhur në Dibër e mora në telefon që të vinte tek zyra e partisë. Por me tha ika se isha për një vizitë kortezie. Nuk e di kujt ka dashur t’ia bëjë ai kortëzinë po vetëm social-istëve të Dibrës jo! Ka pirë një kafe me tre vetë e gjysmë në hotel Turizëm dhe ka lënë një fature plot me shpifje për referendumin, për listat, për anëtarët e PS. Më vjen vërtetë keq që fatura e kafes se Blushit në Dibër është një kortezi për partinë e Saliut dhe që Blushin me Lulin sot në Dibër nuk e dallon dot kush. Megjithatë kjo e jona është një shtëpi aq madhe sa nuk është e mundur që mos ketë edhe ndonjë që lajthit dhe i duket se ia ka fajin shtëpia që ai ndjehet shumë i vogël”, shkruante deputeti socialist Manja për kolegun e grupit parlamentar.

    rAMA: referenDuMI DItë e SHënuAr Për PS-nëKryetari i Partisë Socialiste dhe njëherazi kryeministri Edi Rama e cilësoi referen-dumin si një ditë të shënuar për PS-në. Ai ka shkruar në rrjetin social në Facebook një ditë përpara mbajtjes së referendumit për mandatin e kryetarit të PS.. “Nesër një ditë e shënuar për PS që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anë-tari kontribut për forcimin e demokracisë në PS”, shkruante Rama në FB.

    Klajda Gjosha

    Balla, Blushi dhe Hafizi

    Ulsi manjaedi Rama

  • Javor E shtunë, 9 prill 2016 5në PLAn të PARë

    AnAlizA e GJykAtAveGjykatat e tiranës mbingarkesë, Manjani: Politika të rrijë larg gjyqësorit“Politika nuk duhet të besohet më shumë se gjykata. ky është edhe qëllimi i refomës në drejtësi, të përmirësojë besimin”. ky ishte thelbi i diskutimit të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Ai tha se është dakord me kritikat që i behen pushteteve të tjera që kritikojnë gjyqësorin

    Alma çUkA

    tashmë dihet se Gjykatat me numrin më të madh të çështje-ve janë ato të Tiranës. Kjo për faktin se kryeqyteti ka numrin më të madh të banorëve dhe të çështjeve të regjistruara. Një

    fakt i tillë doli edhe nga analiza vjetore e pu-nës së Gjykatës së Apelit Tiranës dhe asaj të shkalëls së parë. Ngarkesa e këtyre gjykatave ka ndikuar edhe në dhëniën e drejtësisë me cilësi të kërkuar. Kryetari i Gjykatës së Ape-lit Hysni Demiraj, tha se kjo gjykata është e përmbytur nga numri i madh i çështjeve, që rritet çdo vit e më shumë, por që mungojnë financat dhe personeli për përballimin e kësaj situate. Ndërkohë i pranishëm në këtë analizë ministri Manjani tha kryetarëve të gjykatave se rëndësi për të nuk kanë statistikat, por cilësia e gjykimit. Nga ana tjetër reagimet e drejtuesve të gjykatave nuk munguan. Kryetari i Gjykatës së Tiranës Fatri Islamaj, i tha Ministrit Manjani se problemin e mbingarkesës nuk e shkaktojnë gjyqtarët, por sistemi ligjor.

    kriTikaT e poliTikës për gjyqësorin dhe mendimi i minisTriT manjaniGjatë fjalës së tij Ministri Manjani eviden-

    toi disa çështje që kërkojnë një vëmendje të veçantë dhe që lidhen në mënyrë të drejt-përdrejtë me përgjegjshmërinë e sistemit gjy-qësor, i cili praktikisht gjykon të drejtat e rreth 1 milion e gjysmë banorëve të Republikës së Shqipërisë. “Jashtë kësaj salle statistikat nuk vlejnë. Në sallat e gjyqit diskutohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, jo vetëtm themelore por dhe ligjore. Përpara hallit, për individin statistika e përgjithshme për fat të keq nuk ngjit. Unë pajtohem plotësisht me kri-tikën që i bëhet pushteteve të tjera të cilët kri-tikojnë pushtetin gjyqësor. Në fakt, kritika për kritikë nuk është një gjë e mirë, vetëm shton mllefin, vetëm shton përceptimin për të keqen. Unë jam përpjekur si Ministër Drejtësie të mos jem në mes të këtij kanali akuzash reciproke, por të jem të paktën zëdhënës ose përçues i opinionit publik, pas gjithë atyre njerëzve që marrin iniciativën dhe shkruajnë ankesa çdo ditë në Ministrinë e Drejtësisë. Sot në mëngjes dëgjova në TV një zonjë që ishte në katastrofë mendore. Nuk i hyj nëse ka të drejtë apo nuk ka sepse është çështje gjyqësore. Por si kjo zonja ka plotë dhe dua të them që rastet individuale janë shumë të rëndësishme dhe duhet të traj-tohen me shumë kujdes, pa dashur të anash-kaloj dhe statistikat që janë të rëndësishme. Ajo që ndodhë është që shumica e njerëzve që shprehen për gjykatën ndoshta nuk vijnë fare në gjykatë, nuk kanë cështje në gjykatë,

    por megjithatë kanë një perceptim shumë të keq për gjykatën. Sado i drejt teknikisht dhe procedurialisht apo qoftë me substancë të jetë vendimi i gjykatës, nëse nuk e beson opinioni publik, s’kemi bërë asgjë. Pra, sfida që shtrohet përpara për t’u trajtuar është që të bëheni të besueshëm për opinion publik”, tha Manjani.

    respekTimi i procedurave dhe afaTeve Të gjykimiTMinistri Manjani solli në vëmendje edhe

    rëndësinë e respektimit të procedurave gjy-qësore sikurse afatet në gjykim.“Respektimi i orareve të gjykimit, është kulmi dhe “abc” e korrektësisë në marrëdhënien me palët por

    edhe me publikun. Si Ministër Drejtësie kam për detyrë ta ndjek pjesën procedurale. Unë nuk dua të di se si del rezultati i vendimit sepse nuk është kjo puna ime. Edhe afatet e gjykim-it janë një temë e vjetër në Gjykatën e Apelit. Me kryetarin e gjykatës kemi biseduar për të përmirësuar mundësinë e infrastrukturës dhe të gjithë elementëve të tjerë që ndihmo-jnë punën e gjyqtarit. Të gjithë i kanë sytë tek apeli sepse kjo është gjykata që bën real-isht balancën, që e anon gurin e peshores me shumë shpejtësi. Nëse në Gjykatën e Apelit ne arrijmë të gjykojmë shpejt edhe perceptimi do të ndryshojë shumë shpejt.”

    problemeT me çëshTjeT e pronësisëÇështja e pronësisë ka qenë një tjetër temë

    e sjellë në vëmendje për trupën gjyqësore të këtyre gjykatave gjatë analizës së punës së tyre.“Nëse pronësia ose prona nuk shkon tek i zoti por tek më i zoti, gjykata ka një rol. Debati mbi pronësinë është një debat i vjetër por kjo nuk mundet të endet pafundësisht si një debat ekspertës, fotokopjesh, hartash etj. Zyra e Reg-

    jistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk është 100% aty ku duhet, jam koshient për këtë pjesë, por ju lutem të mbajmë parasysh se in-formacioni më i saktë që ka sot shteti shqiptar është vetëm aty. Meqenëse jam tek ekspertët, kam një konstatim që më vjen kryesisht nga Gjykata e Tiranës por edhe nga të tjera, se gjykatat tentojnë të anashkalojnë listën e ek-spertëve që janë të licecuar nga shteti dhe ju e dini se shteti i licenson ata sipas nivelit, kategorive etj. Kjo d.m.th se psh jo çdo kush që ka mbaruar për mjekësi mund të jetë ek-spert i mjekësisë ligjore nëse nuk është lic-encuar. Kemi procese gjyqësore të bazuara në akte ekspertimi nga ekspertë që nuk janë të licensuar nga shteti. Këto janë shqetësime që vijnë nga ankesa dhe nga opinion publik. Bashkëpunimi dhe diskutimi për zgjidhjen e këtyre çështjeve sipas Ministrit Manjani do të ndihmonte ndryshimin e perceptimit ndaj gjykatës. “Politika nuk duhet të besohet më shumë se sa gjykata. Ky është edhe qëllimi i refomës në drejtësi, të përmirësojë besimin”, përfundoi Manjani

    ProjeKtI Për SHtetIn LIGjor, uSAID: të PërMIrëSojMë PerforMAncën e GjyqëSorItDrejtuesit e USAID/Albania kanë prezantuar ditën e djeshme gjatë një takimi me Ministrin e Drejtë-sisë, Ylli Manjani, projektin për Shtetin Ligjor, i cili do të jetë kryesisht i përqendruar në përmirë-simin e performancës së gjykatave në vendin tonë. Marcus Johnson, Drejtor i USAID/Albania, e njohu Ministrin Manjani me koordinatorët e këtij projekti të ri, ndërsa bëri me dije se ky projekt do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe pritet të ndërhyjë në disa çështje specifike në sistemin gjyqësor. Ministri Manjani e ka vlerësuar mjaft pozitivisht këtë projekt të ri të USAID/Albania dhe njëkohësisht i cilësoi mjaft premtues termat e referencës së këtij projekti. Njëkohësisht, Manjani ka shprehur vullnetin për ta përkrahur maksi-malisht këtë projekt të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksoi rendësinë që kanë çështjet që lidhen me dhënien e një drejtësie pa

    vonesa, transparencën në vendimin e gjykatës, etj, që do të trajtohen nga ky projekt, probleme që kryesisht kanë krijuar një perceptim negativ apo edhe mungesë besimi në sistemin gjyqësor. Përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve është vlerësuar nga Ministri Manjani si reforma e vër-tetë, duke theksuar se ky duhet të jetë objektivi i të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë. Gjithashtu për Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani një rëndësi të veçantë ka edhe përmirësimi i klimës së rapor-timit të medias, si një instrument me mjaft ndik-im në rritjen e transparencës. E pranishme gjatë këtij takimi ishte edhe Anne Trice, drejtuese e projektit “Për Përmirësimin e Punës së Gjykatave në Shqipëri”, e cila u shpreh se krijimi i një bash-këpunimi të afërt me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertët e saj do të ishte një garanci më shumë në suksesin e rezultateve të këtij projekti.

    Politika nuk duhet të beso-het më shumë se sa gjyka-ta. Ky është edhe qëllimi i refomës në drejtësi, të përmirësojë besimin”, për-fundoi manjani

    manjani me perfaqësuesit e USAiD

    Përplasja në PS, Balla: Shprehje e demokracisë. Blushi e Hafizi: I stisur, denonconi manipulimin

  • Javor E shtunë, 9 prill 20166 në PLAn të PARë

    nuk rezulton se ekzistojnë dokumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” ltd., si kontrata, fatura, marrëveshje, etj.

    konklUzionet e ProkUroriseKërkohet konfiskimi i 3.2 milion uSD dhe 450 mijë euro të Kastriot IsmailajtDisa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Development Corporation Ltd”, shoqëria AIC (Albania Investment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”. Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në shoqërinë “Adriatic Development Corporation” në vlerën 9,852,839.86 usD dhe 800,000 euro

    Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 1 në Tiranë bënë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inter-pol Tirana. Më datë 08.04.2016 rreth orës 03:10, në Bulevardin “Zhan Dark”, është kapur personi në kërkim ndërkombetar shtetasi: Armir Martini, 44 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale të “Trafik narkotikësh ”. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi

    është bërë pasi Gjykata e Bres-cia, Itali me vendimin e Shtatorit 2007, e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie për Veprën Penale “Trafik i Lëndëve Narkotike” parashikuar nga neni 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian, dhe neni 73(1-6) te Aktit të Drogës nr. 309/90. Shtetasi Armir Martini ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Ven-dore të Policisë Tiranë në pritje të ekstradimit.

    Një person ka mbetur i plagosur me kaçavidë në kryeqytet. Gjatë pas-dites së djeshme, është goditur me kaçavidë pas shpine 18- vjeçari N.Ll. Mësohet se ngjarja ka ndodhur përballë shkollës “Harry Fultz”, gjatë një konf-likti për motive të dobëta, ku tre të rinj kanë ushtruar dhunë fizike dhe më pas e kanë goditur me kaçavidë mbas

    shpine të dëmtuari. I plagosuri u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ndërsa u bë arrestimi i tre të dyshuarve. Të nda-luarit janë Egers Muka, 21 vjeç, Mateo Gjalpi, 19

    vjeç dhe Ardit Haskasa 19 vjeç, banues në Tiranë. Uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes katër të rinjve.

    Tiranë Tiranë

    në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari

    Plagoset me kaçavidë pas shpine 18-vjeçari, ndalohen tre të rinj

    Alma çUkA

    Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarive bankare të të pandehurit Kastriot Ismailaj në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro, pas hetimit pasuror që u zhvillua ndaj

    tij, në kuadër të ligjit “Antimafia”. Prokuroria ka pa-raqitur para Gjykatës për Krime të Rënda konkluzi-onet e saj përfundimtare, në të cilat paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatin e hetimeve dhe të shqyrtimit gjyqësor. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacion-eve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës. Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe ad-ministruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janë kry-er transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime të ardhurash të dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj është ortak apo administrator i disa shoqërive tregtare të regjis-truara në Shqipëri, të cilat përgjithësisht nuk kanë aktivitet tregtar . Sipas materialit hetimor, disa nga shoqëritë e të pandehurit janë “Adriatic Develop-ment Corporation Ltd”, Shoqëria AIC (Albania In-vestment Corporation) shpk.; ”Asset”, shpk; Debt International, Advisory – Dega në Shqipëri”; dhe “Vl Marketing Distribution”.

    rreThanaT e ngjarjesI pandehuri Kastriot Ismailaj është Ortak i

    Vetëm Themelues i Shoqërisë “Adriatic Develop-ment Corporation Ltd., me vendim të Gjykatës

    Tiranë dt. 28.12.2006. Shoqëria ka si me Objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Kjo shoqëri është fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por në llogaritë e kësaj shoqërie janë kryer transakione financia-re që shkojnë në miljona Euro. Nga verifikimi i dokumentacionit, nuk rezulton se ekzistojnë do-kumenta mbështetëse që justifikojne transfertat e bëra, hyrëse apo dalëse, nga shoqëria “Adriatik Development Corporation” Ltd., si kontrata, fatu-ra, marrëveshje, etj. Gjatë periudhës 2006-2015 janë bërë transferta hyrëse nga jashtë në sho-qërinë “Adriatic Development Corporation” në

    vlerën 9,852,839.86 USD dhe 800,000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara. Gjatë periudhës 2006-2015, për të gjitha transfer-tat dalëse nga shoqeria Adriatic Development Cor-poration në drejtim të individëve dhe shoqërive të ndryshme nuk gjenden dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e paguara. Si dërgues parash, rezulton, ndër të tjera, edhe një kompani me qendër në Zvicër. Paratë e përfituara nga dër-guesi i mësipërm në emër të Shoqërisë “Adriatic Development Corporation” Ltd, janë transferuar më pas jashtë vendit. Transferimi është bërë duke e copëzuar shumën në pjesë të ndryshme , ku si përfitues janë kompani dhe shtetas të ndryshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Përsh-krimet në transfertat dalese jane trajtuar si pagesa per studime fizibileteti ne projekte minierash, per sherbime ligjore, per shpenzime zyra, per kon-sulence, por nuk rezulton të jetë depozituar ndon-jë dokument justifikues dhe në mënyrë të veçantë kontrata apo marrëveshje, të cilat lidhin shoqërinë “Adriatic Development Corporation” Ltd me sho-qëritë dhe personat në emër të të cilëve trans-ferohen paratë. Rezulton gjithashtu se, megjithë transferat e shumta dhe në vlera monetare të kon-siderueshme, shoqëria nuk ka kryer deklarimet përkatëse në tatime, duke provuar se ato kanë qenë fiktive. Shumat, për të cilat Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin, aktualisht janë të sekuestruara fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më tej edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda. Në momentin e sekuestrimit preventiv të kërkuar nga Prokuroria e Tiranës, gjendja e llog-arive bankare në emër të të pandehurit Kastriot Ismailaj është sasia e parave që tashmë kërkohet të konfiskohet.

    Kastriot ismailaj

  • Javor E shtunë, 9 prill 2016 7në PLAn të PARë

    venDimi i ArrestitGardisti që vrau gruan do qëndrojë në burg, pranon vrasjen: qëllova se më ofendoiGjykata e krimeve të Rënda vendosi të lërë në arrest me burg gardistin Admir Dervishi. Ai vrau bashkëshorten mëngjesin e së mërkurës, teksa ishte bërë gati të ikte në punë. Ilda Dervishi vetëm 28 vjeç nënë e dy fëmijëve të mitur, humbi jetën në spital, pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti

    Aksidenti tragjik

    Forcat e ushtrisë dhe ekipet e zhytësve kanë nisur operacionin për nxjerrjen e mbetjeve të helikopterit të ushtrisë, i cili u rrëzua tre ditë më parë në Grizhë të Shkodrës. Nga aksidenti mbetën të vdekur dy pilotët, si edhe u plagos një ushtar profesionist. Deri më tani, mëso-het se janë nxjerrë disa pjesë të helikopterit të rrëzuar për shkaqe të mbetura ende mister, mirëpo ende nuk është nxjerrë nga liqeni kutia e zezë, e cila është e vetmja që mund të për-caktojë edhe shkakun e aksidentit. Mbetjet po transportohen me një furgon të Ministrisë së

    Mbrojtjes për në Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe një përfaqësues i kompanisë ‘Eurocopter’. Nxjerrja e helikop-terit do t’i shërbejë edhe hetimeve të nisura tashmë nga prokuroria për shkaqet e rënies së tij. Mësohet se në hetime do përfshihet edhe kompania franceze “Eurocopter” nga e cila u ble vitin e kaluar dy helikopterë të modelit “EC 145”. Helikopteri “EC 145” i Forcës Ajrore Ushtarake Shqiptare ka kryer dy fluturime para se të rrëzohej në Liqenin e Shkodrës, ku fat-

    keqësisht humbën jetën dy pilotët Florian Deli-aj dhe Donald Hoxha. Ndërkohë ushtari profe-sionist Gerald Baramuça, që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit mesditën e së mërkurës në Liqenin e Shkodrës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai qëndron në një dhomë në pavionin “VIP” të spitalit, nën mbikqyrjen e mjekëve, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në godi-nën ku qëndron i shtruar 23-vjeçari bie në sy edhe prezenca e policisë ushtarake. Mësohet se ushtari profesionist nuk është

    marrë ende në pyetje nga prokuroria për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur. Ndërkohë një burim nga bluzat e bardha të Spitalit të Traumës bën me dije se për shkak të gjëndjes së rën-duar psikologjike, ushtarit Baramuça nuk i është thënë lajmi i hidhur për humbjen e jetës së 2 shokëve të tij, kapiten Florian De-lia dhe toger Donald Hoxha me të cilët po kryente një fluturim stërvitor. Sipas famil-jarëve për momentin atij i kujtohet vetëm ndihma që i ka dhënë një peshkatar i zonës.

    Shkodër

    Digjen tre makina në doganën e Shkodrës, hetohet zjarrvënia e qëllimshmeTre makina janë djegur në lagjen “Dobraç”, brenda territorit të doganës dega Shkodër. Mësohet se mjetet e djegura mbrëmjen e kësaj të enjte, janë një “Nissan”, në pronësi të Drej-torisë së Përgjithshme të Doganave, mjeti “Ford Focus”, në pronësi të shtetasit me iniciale Z. D. 60 vjeç, banues në Shkodër dhe mjeti tip “Benz”, i sekuestruar nga dogana Shkodër. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë shuarjen e flakëve pa prekur mjete të tjera. Lidhur me këtë raste vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

    Fier

    Një i ri plagos mësuesin në shkollë, sekuestrohet një armë pistoletëNjë adoleshent në Fier është vënë në prangat e policisë i akuzuar për plagosjen e mësuesit të tij, me një pistoletë artizanale. Gjatë ditës së djeshme në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” në Fier, 17- vjeçari G.D., banues në Levan, ka plagosur nga pakujdesia mësuesin e tij P.Sh., me banim në lagjen “Liri” të Fierit. I dëmtuari është dërguar për marrjen e mjekimit të nevo-jshëm në spitalin e Tiranës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë pistoletë (tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen. Ndaj të ndalu-arit materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufta-rake dhe e municionit”.

    Alma çUkA

    “Arrest me burg” është masa e sigurisë e ven-dosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për gardistin Admir Der-vishi. Në seancën e

    mbajtur paraditen e sotme, 29-vjeçari u la pas hekurave, pas provave rënduese që e fajësojnë për vrasjen me armën e shërbimit, të nënës së dy fëmijëve të tij, Ida Dervishin. Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva deda. Ndërkohë që séance për caktimin e masës së sigurimit personal u zhvillua me dyer të mbyllura. Admir Dervishi para se të rrëfehej në gjykata ka dhënë dëshmi-në e tij edhe para oficerëve të policisë gjyqësore. Ai vrau gruan e tij vetëm 28 vjeçe, ndërsa la jetim dy djem të mitur. Fëmijët janë marrë nga të afërmit. Ndonëse séance është zhvilluar me dyer të mbyllura ne arritëm të mësonim se Ad-mir Dervishi ka pranuar krimin. Ai i ka thënë gjykatës se e ka kryer krimin në gjaknxehtësi e sipër. Më pas ka thënë se Ilda e ka ofenduar rëndë dhe ai ka humbur kontrollin. Burime nga bren-da seancës na konfirmuan se Admiri i ka thënë gjykatës se fillimisht e ka qëlluar bashkëshorten në këmbë për ta trembur, por më pas e ka qël-luar drejt e në trup për vdekje. Gjithsesi ai është shprehur se nuk ka pasur si qëllim që ta vrasë. Po kështu ka rrëfyer edhe për konfliktet e vazh-dueshme që kishin mes tyre.

    nGjARjA në FAmiLjen DeRviShiAdmir Dervishi e vrau bashkëshorten e

    tij mëngjesin e së mërkurës në datë 6 prill. Krimi në familje ndodhi në banesën që çifti

    kishte marrë me qera në zonën e Kombinatit. Admir Dervishi, akuzohet se pas një konflikti me të shoqen në orët e para të së mërkurës, e qëlloi me armën e punës, duke e lënë të plagosur rëndë. E dëmtuara ndërroi jetë në spital, duke mos i mbijetuar dot plumbave. Në dëshminë e dhënë në polici, i ndaluari tha se kishte debatuar me të shoqen pasi nuk po i gjente karikuesin e telefonit ndërsa ai ishte vonë për në punë dhe situata i doli nga kontrolli. Dervishi shprehu pendesë për krimin duke thënë se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Gjithashtu ai ka pohuar se viktima kishte marrë një kredi pa dijeninë e

    tij për të ëmën, ndërsa e akuzonte se hiqte para nga të shtëpisë për të ndihmuar nënën e saj. Pas ngjarjes kanë folur edhe familjarët e vik-timës. Nëna e vajzës është shprehur se vajza e saj flinte me armë tek koka. Ajo ishte në dijeni të konfliktit të vazhdueshëm që vajza e saj kishte me bashkëshortin,. Madje ajo i kishte thënë disa herë vajzës të divorcohej, por përsëri kishte ndry-shuar mendje duke menduar se vajtja e vajzës në shtëpi do të ishte në të mirë të gjithë familjes. Ndaj Ilda dervishit gjykata kishte leshuar dhe një urd-hër mbrojtje në vitin 2013. Por kohë më pas Ilda ishte tërhequr nga kallëzimi ndaj burrit të saj me mendimin se ai do të ndryshonte.

    Dështon përpjekja për nxjerrjen e helikopterit nga Liqeni, mbërrijnë ekspertët francezë

    Admir Dervishi

  • Javor E shtunë, 9 prill 20168 në PLAn të PARë

    ervin kADUkU

    ministria e Drejtë-sisë paralajmëron se do të propo-zojë në Këshillin e Ministrave një paketë me ndry-

    shime ligjore për lehtësimin e ekze-kutimit të kolateralit, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje ngërçit të kredive me probleme. Nisma u bë e ditur nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë analizës së përbashkët të punës së Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykat-ave të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dibër, Mat, Kurbin dhe Krujë. Paketa ligjore pritet të forcojë rolin e përmbaruesit. “Shumë shpejt, në pak ditë do t’i propozoj Këshillit të Ministrave dhe më tej do t’ia përcjell parlamentit një paketë ligjore për këtë çështje. Një paketë ligjore, e cila do të duhet të forcojë më së pari rolin e përmba-ruesit, sepse mesazhi që duam të japim është ky: Kush ka marrë kredi, duhet ta kthejë mbrapsht, qindarkë në qindarkë, sepse vërtet marrëvesh-ja për kredi është marrëveshje pri-vate, bankë- klient, kreditor -debitor, por interesi është publik dhe ato para

    nuk janë private por janë publike. Nuk kemi ndërmend të tolerojmë, më mirë tani sesa më vonë, sepse mund të jetë shumë vonë, por ju lutem shumë të mbani në vëmendje këtë konsideratë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Logjika është fare e thjeshtë kush merr borxh duhet të kthej borxhin”, u shpreh ministri.

    Në vijim të fjalës së tij, Manjani solli në vëmendje edhe rëndësinë e respektimit të procedurave gjyqësore

    sikurse afatet në gjykim. Çështja e pronësisë ka qenë një tjetër temë e sjellë në vëmendje për trupën gjyqësore të këtyre gjykatave gjatë analizës së punës së tyre.

    super-debiToriNdërkohë që janë shumë debitorët

    që nuk po kthejnë dot detyrimet, një ndër to “shkëlqen” sa i përket shi-frës së detyrimeve. Në shkatërrimin e ndërmarrjes së vetme të përpun-imit të naftës bruto në vend ka gisht ish-manjati i falimentuar Rezart Taçi, por edhe qeveria aktuale, që lejoi falimentimin e ndërmarrjes. Mëso-het se tani kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, ka marrë në ruajtje një nga rafineritë e ARMO-s, atë të Ballshit. Lëvizja ka ardhur pasi pak ditë më parë, Albpetrol fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit ARMO për një detyrim 30 milionë euro. Në proces gjyqësor janë dhe 20 milionë euro të tjera.

    Kompania përmbarimore TDR Group ka rrethuar ARMO-n dhe ka nisur të bëjë vlerësimin e aseteve të saj. Pas vlerësimit, ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk

    arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëherë do t’i kalojë në pronësi Albpetrol. Neni 605 i Kodit të Procedurës Civile përcakton që detyrimet ndaj shtet-it kanë përparësi ndaj detyrimeve ndaj bankave.

    Pak javë më parë, kompania përmbarimore EPSA nxori në shitje një tjetër uzinë të përpunimit të naf-

    tës të rafinerisë së ARMO-s (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) për llogari të bankës Raiffeisen, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro). Si ankandi i parë, ashtu dhe i dyti, ku vlera e shitjes u përgjysmua në 10 milionë euro, dështuan dhe uzina i

    ka kaluar në pronësi një banke.Përveç kësaj të fundit, edhe një

    bankë e dytë është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri. Më 3 mars, Zyra Përmbarimore Private TDR Group i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gji-tha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria ARMO dhe dorëzanësve të tij, Anica Mercuria Refinery Associ-ated dhe kompanisë tjetër Deveron Oil Albania.

    Radha e sekuestrove në kom-paninë ARMO është e gjatë. Vetëm në mars kanë bllokuar kuotat e ARMO-s Dogana e Lezhës, kompania e ndër-timit Gener 2, që kërkon pagimin e faturave tatimore, shoqëria e konta-bilitetit Lireng Auditing si dhe të pu-nësuar apo ish të punësuar që kërko-jnë dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme të kontratave të pu-nës. Punonjësit e ARMO kanë protes-tuar vazhdimisht për mosshlyerjen e

    Kreditë e këqija, paketë e re ligjore për marrjen e çdo qindarke të debitorëve

    shembulli më negativ i dështimit më borxhet, shkatërrimi përfundimtar i kompanisë së vetme të përpunimit të naftës në vend

    Inflacioni qëndroi në vlera shumë pranë ze-ros për të dytin muaj radhazi, duke e mbajtur ekonominë shqiptare pranë skenarit deflacion-ist. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, rritja e çmimeve për muajin mars ishte 0.3% me bazë vjetore krahasimi, ndërkohë që edhe për shkurtin inflacioni kishte qenë mjaft i ulët, në nivelin 0.2%. Edhe në Mars, ndikimin krye-sor në rënien e inflacionit e dha sidomos grupi i Ushqimeve, ku inflacioni zbriti në 2.2%, nga 4.7% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për pjesën tjetër, infla-cioni ulët është sidomos kontribut i çmimeve

    të ulëta të lëndëve të para dhe i dobësisë së ekonomisë botëorre në tërësi, që po e mban të dobët kërkesën në tregjet ndërkombëtare. Grupi “Transporti”, që reflekton ecurinë në rënie të çmimeve të karburanteve, për Marsin regjistroi inflacion vjetor në nivelin 4.5%. Në konferencën për media të së mërkurës, Gu-vernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se inflacioni pranë zeros do të jetë kalimtar dhe përmendi si ndër faktorët edhe bazën e lartë krahasuese me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Guvernatorit, efekti i bazës së lartë krahasuese do të shuhet në muajin Prill

    dhe pritet që këtë muaj inflacioni së paku t’i afrohet intervalit të poshtëm të objektivit të Bankës Qendrore. Nga ana tjetër, ekonomistja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Hilda Shijaku, tha të premten se rreziku deflacion-ist për ekonominë nuk mund të përjashtohet. Rënia e fortë e inflacionit në muajt e fundit bëri që Banka e Shqipërisë të ulte parashi-kimin për inflacionin mesatar vjetor në 1.9%, nga 2.2% që ishte projeksioni i mëparshëm. Ky ishte edhe motivi kryesor me të cilin Këshilli Mbikëqyrës argumentoi ditën e mërkurë uljen e normës bazë të interesit në nivelin 1.5%.

    Për të dytin muaj radhazi rrezikohet deflacioni

    140Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARmo-s është ndaj bankës FBme dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro.

    “çështja e kredive të

    këqija duhet adresuar

    me përparësi. logjika

    është fare e thjeshtë

    kush merr borxh duhet të

    kthej borxhin”, u shpreh

    ministri

    nismA e ministrisë së DreJtësisë

  • Javor E shtunë, 9 prill 2016 9në PLAn të PARë

    pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit.

    Kompania e rafinerisë së naftës, 15% të ak-sioneve të së cilës zotërohen nga shteti dhe 85% nga azerët e Heany Assets Corporation, është kreditori më i madh i keq i vetëm në Shqipëri. Prej kohësh, ARMO është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është efeciente, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.

    Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO-s është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë eurosh, pjesa më e madhe e të cilave ndaj dy bankave, për-katësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjith-një sipas të dhënave të bilancit 2013.

    Gati një vit më parë, një korrespondencë

    ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardhte pla-nin se si do të falimentohet dhe mëpas do të shtetëzohet ARMO, e cila kishte në total 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.

    Muajt e fundit, një kompani zvicerane dhe më pas një amerikane shfaqën interes për ARMO, duke parë me leverdi përpunimin e bi-tumit, por mali me borxhe i ARMO-s ka stepur investitorët, ndërsa azerët e Heany Assets Cor-poration, që kanë 85% të aksioneve, pothuajse e kanë braktisur ARMO-n.

    Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corpora-tion bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes, Heany Assets Corpora-tion njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrin-in në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.

    Qeveria Rama po përdor një metodë të dukshme korruptive për të thithur paratë e shqiptarëve nëpërmjet “ristrukturimit” të projekteve të mëd-ha rrugore, ndërtimi i të cilëve ka nisur vite më parë, nga qeveria e mëparshme. Një ndër to është rruga e Liqenit të Ohrit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar detajet e projektit Lin -Pogradec dhe konkretisht të segmentit fundor ku po punohet aktualisht, duke bërë me dije se vlera e financimit shtesë do të jetë 973 milionë lekë vetëm për të ndërtuar një km të mbetur. Kjo sipas për-faqësuesve të Autoritetit, është e lartë për shkak të karakteristikave të rrugës. Projekti ka pësuar disa ndryshime dhe ndryshimi i fundit është bërë në Maj të vitit të kaluar, duke shmangur prishjen e bunkerëve, futjen në liqen dhe duke shtuar një tunel.

    Nëndrejtori i Rrugëve, Afrim Qëndro shprehet se preventivi i punimeve është bazuar në manu-alin shtetëror të çmimeve të vitit 2015. Sipas nën-drejtorit të rrugëve, punimet po ecin me ritmet e duhura dhe rruga pritet të përfunojë sipas afateve të kontratës. Ministria e Kulturës ka kërkuar që dy bunkerët të konsideruar si monumente historike, të ruhen dhe të ruhet vija e liqenit, pasi është pikë kryesore plazhi për banorët e Pogradecit dhe tu-ristët. Ky ka qenë edhe shkaku i ndryshimit të projektit në fjalë dhe rritjes së kostos së tij. Por, të shpenzosh 10 milionë dollarë për 1.000 me-tra rrugë fushore, ky është një absurditet, që nuk mund ta justifikojë njeri!

    Ndërkohë, një tjetër projekt madhor, që u bllokua, ashtu si aksi Lin-Pogradec, nga qeve-ria Rama, është edhe autostrada Tiranë-Elbasan. Edhe këtu, fatura është kripur së tepërmi nga ana e qeveritarëve. Këtë e paralajmëroi kreu aktual i Financave. Ish-ministri i Ekonomisë, tani ministër i Financave, Arben Ahmetaj në fund të nëntorit 2015, duke raportuar për investimet publike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se rruga Tiranë-Elbasan ishte një projekt i bërë keq. ”Nuk e bëjmë dot. Dua ta ndaj me qytetarët, është një projekt i bërë keq, që nuk i mjaftojnë paratë

    e dhëna, do gati 50 milionë të tjera euro. Duhet ta themi të vërtetën. Nuk besoj se ka të bëjë me qëllimin e keq sepse nuk besoj të ketë qenë qëllim i keq. Unë besoj që ka qenë një keqmenaxhim i projekti, i bërjes së projekti në radhë të parë, i nx-itimit për ta përdorur atë projekte dhe ja ku jemi. Gati 50 milionë euro të tjera për të përmbyllur atë rrugë. Duhen gati 50 milionë euro të tjerë për shkak se projekti nuk ka qenë i bërë mire”, është shprehur ministri Ahmetaj.

    Por, edhe 50 milionë eurot i janë dukur pak qeverisë. Teksa kompania Aktor ka harxhuar rreth 58 milionë euro (8.3 miliardë lekë) për ndërtimin e 5 kilometrave tunel, tani mësohet se kompa-nisë i janë dhënë nga shteti 81 milionë euro (11.2 miliardë lekë), për disa kilometra rrugë, vlerë kjo rreth 35 për qind më e lartë se kos-toja e tunelit. Burimet nga Ministria e Trans-portit bëjnë me dije se shtesat për punimet nga shembja në Ibë janë llogaritur 50 milionë euro. Ndërsa ekspertë të sektorit pohojnë se vlera për meremetimin e saj është shumë e vogël, por shpjegojnë se kompania greke Aktor e ka shfrytëzuar këtë situatë për të kompensuar humbjet që ka pësuar për punimet në tunel. E vërteta duhet të jetë shumë më e thjeshtë: pro-jektet u bllokuan me preteksin e disa difekteve, pastaj u caktuan qindra miliona euro shtesë dhe këto të fundit, në një pjesë të madhe të tyre, do të fryjnë xhepat e kryeministrit dhe njerëzve të tij…

    Rastet që kanë si objekt padie ankimimet ndaj vendimeve të administratës së tatimeve janë ato që kryesojnë proceset gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj gjykate në total për vitin 2015 këto çështje u llogaritën në 611, nga të cilat 534 Tatimet janë paditur nga biznesi, ndërsa vetëm në 67 raste ky institucion ka qenë në rolin e pa-ditësit. Natyra e çështjeve ka të bëjë kryesisht me gjobat e vëna nga administrata tatimore (moslëshim kupona tatimore, mos pajisje me kasë fiskale, evazion etj) për të cilat bi-znesi pas apelimit i është drejtuar për ven-dim togave të zeza. Më të pakta në numër kanë qene rastet e mbërritur në këtë shkallë nga/dhe për Doganat. Në total për vitin 2015 janë arkivuar 120 raste, nga të cilat 180 bi-

    znesi ka paditur doganat dhe vetëm 2 raste këta të fundit kanë qenë paditës.Për vitin e kaluar shifër të lartë ankesash janë regjistruar edhe për vendimet e Inspek-toriateve të ndryshme që veprojnë në vend, kryesisht për atë Qendror Teknik, etj. Në total kjo shifër u llogarit në 243 çështje, ku vetëm në një inspektoriatet ishin në rolin e paditësit. Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë edhe ndaj Komisionit të Prokurimeve Publike janë arkivuar raste ankimimi dhe për vitin 2015 ishin 105 të tilla. Po gjatë kësaj periudhe nuk u regjis-trua asnjë me palë paditëse këtë institu-cion. Për vitin 2016 në Gjykatën Adminis-trative të Apelit janë të mbartura në total rreth 12,000 çështje.

    Gjatë prezantimit dje të raportit të BB mbi ekonomitë e Evropës Juglindore, kreu i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Tahsin Sa-jed, theksoi domosdoshmërinë për marrjen e masave ligjore për kompanitë koncesionare të regjistruara në parajsat fiskale. Sipas saj, Qeve-ria duhet të bëjë kujdes në dhënien e konc-esioneve, duke analizuar risqet qe ato sjellin për financat publike. “Si pikë fillimi qeveritë duhet të vihen në lëvizje për të adresuar dhe kërkuar zgjdhjet e duhura ligjore si të sektorin bankar për të reduktuar praninë e këtyre sho-qërive. Është e rëndësishme të bëhet kujdes në dhënien e kontratave të partenritetit publik - privat veçanërisht në sektorë kyç si infrastuktu-ra. Është e rëndësishme aspketi cilësore i tyre

    si dhe aspekti fiskal në mënyrë që të jenë të frytshme në vite.”-tha Tahseen Sayed Ndryshe nga kjo, ministria e Energjisë dhe Industrisë shpërndau dje një njoftim, sipas të cilit ajo nuk mban përgjegjësi për faktin se koncesio-net u janë dhënë kompanive me origjinë të tillë. ”MEI nuk ka anjë të drejtë ligjore, që të vendosë kushte që kufizojnë vendndod-hjen e aksionarëve të këtyre shoqërive apo të drejtën e disponimit lirshëm të aksion-eve. Është fakt i ditur që pjesa më e madhe e kontratave hidrokarbure në Shqipëri por edhe jashtë saj janë nënshkruar me shoqëri, aksionerët e të cilave janë të regjistruar në vendet e njohura si ‘off shore’”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

    Skema korruptive

    ortek ankimesh nga biznesi në Gjykatën AdministrativeBanka Botërore: Kujdes nga koncesionet

    dhënë kompanive në parajsa fiskale

    qeveria fryn projektet e infrastrukturës, pasi i bllokoi për vite me radhë

  • Javor E shtunë, 9 prill 201610 në PLAn të PARë

    DitA nDërkombëtAre e romëvenë Shqipëri komuniteti rom pranohet formalisht nga shoqëria dhe institucionet Romët e shqipërisë përfitojnë nga fondi ballkanik prej 1.8 milionësh eurosh

    sejrie bAletA

    në 8 Prill 1971 në Londër u organi-zua Konferenca Ndërkombëtare ku u vendos që data 8 Prill të jetë, “Dita ndërkombëtare e Romëve”. Aty u vendos edhe për flamurin dhe himnin Rom “Gelem Gelem”

    që së bashku me gjuhën rome i bëjnë romet një minoritet qartësisht të dallueshëm për nga vlerat e tyre të pasura etno-kulturore. Në korrik të 2008, Shqipëria u anëtarësua në “Dekadën e Përfshirjes së Romëve”, e cila synon përmirësimin e gjendjes social-ekonomike për minoritetin rom në Shqipëri. Romët kanë mbërritur nga India në Ballkan, në Shqipëri rreth 6 shekuj më parë, për t’u përhapur më vonë në Evropë. Kjo ditë për romet vjen si një apel për më shumë të drejta dhe vëmendje nga shteti e shoqëria për integrimin e tyre në jetën so-ciale ekonomike të vendit, mundësinë për punësim, strehim e arsimim për t’i dhëne fund varfërisë që i karakterizon. Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën. Romët kanë zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë. Muzika tradi-cionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz Liszt dhe Johannes Brahams. Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzi-kantëve romë. Si pasoje e mjaft politikave sociale të ndërrmara nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, po ashtu nga Ministria e Arsimit por edhe nga shume organizata që operojnë në këtë fushë, janë krijuar mjaft hapësira për përfshirjen dhe integrimin e tyre në jetën social-kulturore.

    deklaraTa e avokaTiT Të populliTRomët janë një grup vulnerabël dhe në risk,

    është kjo fjalia hyrëse e deklaratës së Avokatit të Popullit. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve Avokati i Popullit Totozani në deklaratën e tij e ka vënë theksin se sistemi ynë social i pranon vetëm formalisht romët, realisht ata janë të për-jashtuar. Një problem tjetur ku ai ka bërë apel është dhe se të mos përsëriten zhvendosjet me forcë nga vendbanimet të komuniteteve Romë. Në këtë ditë Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, shpreh shqetësimin se situata e këtij minoriteti në Sh-qipëri mbetet problematike dhe me ngarkesa të mëdha sociale, ende të pazgjidhura. Romët janë një grup vulnerabël dhe në risk. Sistemi ynë so-cial (strehimi, regjistrimi në gjendjen civile, përfit-imi i ndihmës ekonomike, arsimimi, punësimi, formimi profesional, kujdesi shëndetësor dhe çdo beneficë që ky sistem, ua siguron qytetarëve të vet), i pranon vetëm formalisht këta individë, por në realitet ata janë të përjashtuar nga shumë shërbime publike, ose përballen me forma diskri-

    minimi. Barazia formale ekziston për pjesëtarët e këtij minoriteti, por ajo nuk është kthyer në një barazi reale thelbësore për këtë minoritet. Avokati i Popullit, në këtë ditë të rëndësishme për minorite-tin romë, risjell në vëmendjen publike si raste që nuk duhen përsëritur zhvendosjet me forcë nga vendbanimet të komuniteteve Romë, pa respektuar starndardet dhe parimet ndërkombëtare të kësaj fushe. Avokati i Popullit konstaton me shqetësim se fëmijët Romë, vazhdojnë të vuajnë problemin e braktisjes së shkollës, mosfrekuentimit të rregullt të saj, si dhe të krijimit të një ambienti paragjykues dhe jo pranues për ta në shkollë. Gjithashtu, nuk mun-gojnë rastet unike të segregimit në shkolla, me shu-micë dërrmuese të nxënësve nga komuniteti romë. Ndërsa, shfrytëzimi i tyre për punë vazhdon të mbe-tet një çështje serioze. Avokati i Popullit, z. Igli Toto-zani, i bën thirrje strukturave shtetërore përgjegjëse të ushtrojnë detyrat e tyre ligjore, në garantim të të drejtave të minoritetit Romë në Shqipëri, si dhe të zbatojnë rekomandimet e njëpasnjëshme të Avokatit të Popullit për këto çështje, që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejta dhe rezultative.

    kryeTari i bashkisëÇështja e strehimit është një ndër çështjet

    më shqetësuese për komunitetin rom. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nga afër punën që po bëhet për ngritjen e parkut të rulove për banorët e komunitetit rom, të cilët u përmbytën gjatë shirave të muajit janar në Bregun e Lumit. Veliaj vlerësoi se falë punës dhe angazhimit edhe të sho-qërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, një pjesë e komunitetit rom do kenë tashmë një stre-hë të përhershme ku do mund të jetojnë. “Unë besoj se kur punojmë të gjithë bashkë, ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamundura”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

    kryeTari i radhës i osbe-së dhe drejTori i odihr-iT “Udhëheqësit politikë duhet të luajnë rol parësor

    në luftën kundër diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj romëve dhe sintëve, si edhe në përmirësimin e situatës së tyre”, thanë sot Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe Ministër i Jashtëm Federal i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier dhe Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Michael Georg Link, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. “Udhëheqësit poli-tikë të të gjitha niveleve duhet të jenë në ballë të përp-jekjeve për t’i dhënë fund racizmit dhe diskriminimit sistematik, që godet prej kohësh komunitetet dhe individët romë dhe sinti në shumë vende të rajonit të OSBE-së”, u shpreh Kryetari i Radhës i OSBE-së, Steinmeier. “Ata duhet të udhëheqin jo vetëm me fjalë, duke dhënë mesazhe pozitive dhe duke u dis-tancuar nga stereotipet negative dhe hedhja e fajit të

    tjerëve, por edhe me shembull, duke garantuar zba-timin e politikave në të gjitha nivelet e qeverisjes, në mënyrë që të nxitet integrimi dhe pjesëmarrja e plotë politike, ekonomike dhe sociale e romëve dhe sin-tive në shoqëritë e tyre.” Në veçanti, ata dënuan mesazhet dhe gjuhën raciste të disa politikanëve, që synojnë ose nxitjen e urrejtjes ndaj romëve dhe sintive, ose forcimin e stereotipeve negative. “Është alarmues fakti që ende ka raste ku politi-kanët i drejtohen politikës së frikës dhe urrejtjes për përfitim vetjak, sipas perceptimit të tyre, duke ndezur paragjykime të padrejta dhe të rrezikshme ndaj romëve dhe sintëve. Kjo shton rrezikun që pjesëtarët e pakicës më të madhe në Evropë të bëhen objekt i krimit të urrejtjes, përfshi sulmet e dhunshme, madje edhe vrasjet”, tha Drejtori Link. “Udhëheqësit duhet jo vetëm të mos japin deklarata të tilla, por të shkojnë një hap më tutje – ata duhet të dënojnë publikisht gjuhën dhe veprimet raciste ndaj romëve dhe sintive, si edhe të luftojnë racizmin dhe diskriminimin në mënyrë sistematike”, shtoi ai.

    PërfItIMI nGA fonDI BALLKAnIKRomëve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, iu janë akorduar 1.8 milionë euro për integrimin e tyre. Dhurimi është bërë pikërisht sot në Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe është njoftuar nga Sarajeva nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç. Projekti nis zyrtarisht në qershor 2016. Ai tha ky është një rast i mirë për të ku-jtuar, pasurinë kulturore dhe të larmishme të romëve- minoritetit më të madh etnik në ra-jonin e Ballkanit. Projekti prej 1.8 milionë eu-rosh është një vazhdimësi e Dekadës së Romëve (projekt i vitit 2005-2015) dhe që financohet nga BE dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur. Ka shumë sfida me të cilët romët përballë çdo ditë si dikriminimi, mungesa e shkollimit, papu-nësia dhe pamundësia për të marrë shërbime shëndetësore, për të patur shtëpi. “Përpjekjet në të shkuarën nuk kanë qenë aq të suksesshme sa priteshin dhe në të njëjtën kohë dekada rome ka dhënë disa mësime të vlefshme për shoqërinë dhe institucionet që të përfshijnë më shumë romët. Nuk ka shkop magjik- por Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (KBR) është I vendosur në përpjekjet për t’i dhënë fund dis-kriminit të të gjithëve qytetarëve në rajon dhe për të siguruar për të gjithë një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë – tha sekretari përgjithshëm Svilanovic. Projekti përfshin 7 vendet të rajonit, Shqipërianë, Bosnjë- Hercegovinën, Maqedon-inë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Projekti do të merret me politikat e punësimit, shëndetësisë, arsimit, regjistrimit në gjendjen civile, varfërinë dhe barazinë gjinore.

    Veliaj gjatë vizitës në komunitetin rom

    Igli Totozani

  • e shtunë, 9 prill 2016 11Javor sociaLe

    Sejrie Baleta

    kryeqyteti i Shqipërisë çdo ditë dhe më shumë po i merret fryma dhe po i kanosen shumë probleme. Betonizimi, mungesa e hapësirave të gjelbëra, ajri i ndotur, mbetyrina dhe papastër-

    ti kudo, jamë ndër ata që hasim çdo ditë rrugëve të Tiranës. Tanimë sikur të mos mjaftojnë këto është shtuar dhe një problem tjetër po aq shqetësues që ia prish bukurinë kryeqytetit. Nor-malish që ardhja në shërbim të qytetarëve është një e mirë. Shërbimet që kërkojnë qytetarët janë të natyrave të ndryshme. Por një ndër nevojat e të gjithëve është dhe ardhja në shërbim me anë të banjove publike. Edhe pse në disa nga rrugët kryesore të Tiranës që të drejtojnë për në qëndër, ka të tilla kjo nuk është e mjaftueshme për shumicën e qytetarëve. Pemët mbrapa Pal-latit të Kulturës në kryeqytet janë kthyer në banjo publike për shumë qytetarë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, sapo mori mandatin filloi të lyejë muret poshtë lumit Lana me një solucion i cili në rast se do të urioinoje ta kthente mbrapsht, bile për këtë u bë dhe një sensibilizim nga ana e bashkisë me moton “nëse ja bën Tiranës, Ti-rana ta bën mbrapsht”. Apo edhe gjobat të cilat tashmë nuk po funksionojnë, ku polica bashki-ake nuk nguronte të gjobiste këdo hallexhi që kryente nevojat poshtë urës së Lanës, por mesa

    Vendimi i Strasburgut: 12 milion euro dëmshpërblim për tre familje ish-pronarësh

    Tre vendime të tjera të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut jane publikuar në faqen zyrtare. Një faturë tjetër, plot 12 milion euro i shtohet shtetit shqiptar nga ky vendim. Ne vendim përfshihet kompensimi për tokën truall në bazë të hartës së vlerës, dëmshpërbli-mi për pemët e mbjella, madje edhe pagesa e faturave të shpenzimeve gjyqësore. Pronarët e kishin kërkuar të drejtën e pronësisë që nga viti 1995. Bëhet fjalë për çështjet “Aliçka, Karagjozi dhe Halimi, te treja kunder Shqipërisë”.

    Departamenti i Shëndetësisë i Partisë Demokratike diskutoi programin për sis-temin shëndetësor me mjekë dhe specialistë në qytetin e Lushnjës. Kreu i departamentit, Tritan Shehu u shpreh se shëndetësia sot vuan nga një centralizim dhe keqmenaxhim, duke thelluar më tej krizën në këtë sektor. Sipas tij, në qendër të programit të Partisë Demokratike për sistemin shëndetësor do të jetë pacienti. Shehu tha se programi i PD përmban një model krejt ndryshe për financimin, specializimin e mëtejshëm të personelit dhe parashikon një decentralizim të menaxhimit të sistemit. “Sot në Lushnjë ishim me një grup kolegësh për të paraqitur mendime dhe ide të platformës tonë për zhvillimin e ardh-shëm të sistemit shëndetësor, për të diskutuar,

    kryeQytetProblematikat e kazanëve të plehrave dhe banjove publike

    mungesa e pastrami e dizinfektimit të tyre bën që stuata rreth e rrotull tyre të degjenerohet. banjot e vogla të cilat janë të projektuar si një kabinë e vogël prej teneqeje dhe që brenda ka vetëm një banjo, janë jashtë çdo kushti higjenosanitarë

    duket Veliajt nuk i interesojnë aspak pemët. Banjot publike janë mjaft të pakëta në numër. Edhe ta që ekzistonjë, më konkretisht janë pranë Universitetit Politeknik, tek Pedonalja, Tajvani, tek Parku, janë të pamjaftueshme për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve. Nga

    ana tjetër mendohet që zgjidhja e një problemi por nga ana tjetër shtohet një problem. Ban-jot që u janë vendosur në shërbim qytetarëve gjenden jashtë çdo kushti higjeno sanitarë. Me të hapur derën e tyre, era e rëndë të përplaset në fytyre dhe dhe emagjinojeni situatën. Shumë nga qëtetarët që kanë nëvojë për këtë shërbim u duhet të përballen me një situatë jo fort të kënd-shme. Mungesa e pastrami e dizinfektimit të tyre bën që stuata rreth e rrotull tyre të degjenerohet. Banjot e vogla të cilat janë të projektuar si një kabinë e vogël prej teneqeje dhe që brenda ka vetëm një banjo. Por ajo çka bie në sy ende pa e hapur derën e tyre është mungesa e shenjave dalluese për të informuar qytetarët se cila është për burra dhe cila është për gra. Higjena në këto banjo është shumë skandaloze.

    kazanët e PLehraveTë ecësh në torotuaret e rrugëve të Tiranës

    ku diku, në cep të tyre gjendesh përballë ka-zaneve të plehrave, është një tmerr i vërtetë. Erë e pakëndshme, mbeturina kudo, kazanë të tejmbushur dhe shumë e shumë gjera të

    kësaj natyre, në shumicën e rasteve të dety-rojnë në ndryshosh drejtim. Kazanet me be-turina janë një problem serioz për ndotjen e ambjentit përreth dhe kthehen në një burim kryesorë infeksionesh. Papastërtitë dhe mo-szbrasja e tyre që në pamje të imponojnë një natyrë mbytëse. Pastruset e rrugëve të Tiranës më një kosh të vogël të lëvizshëm pretendojnë të mbajnë pastër ambjentin. Është kjo situate e cila po i kanoset kryeqytetit. Shëndërrimi i tij në një pirg mbeturinash tashmë është një fakt. Pavarësisht mungesës së kushteve që është një nga faktorët kryesorë por edhe mungesa e kulturës ndërqytetare po ia prish mjaftueshëm imazhin. Ajo që të bie në sy në zonën e quajtur tek “Nëntë - Katëshet” është se janë disa kosha plehërsh mu në lulishte ku janë të ndarë për të hedhur mbetje të ndryshme. Po ata edhe pse ishin vendosur per tu ardhur ne ndihmë janë prishur dhe deformuar. Sikundër duket qytetarët nuk i kanë kursyer disa “shkelma” për ti nxjerrë jashtë funksionit. Aty ku kazanët e plehrave funksionojnë qytetarët nuk e iduan dhe aty ku nuk funksionojnë ata i kërkojnë.

    Programi për sistemin shëndetësor

    PD: Shëndetësia sot vuan nga keqmenaxhimi

    për të marrë vërejtje, mendime të tjera për ta pas-uruar platformën, për ta futur sistemin shënde-tësor gjatë qeverisjes tonë të ardhshme në rrugën e vërtetë të zhvillimit. Problemet janë tepër të mëdha. Së pari është nënfinancimi i madh. Është ajo që mund të quhet ‘shëndetësi falas’ në varfëri

    të thellë. Ky është problemi i parë. Mungon një perspektivë e rritjes së financimit në shëndetësi e cila është bllokuar nga slogani shëndetësi falas e cila është absurde. Së dyti ka të bëjë me menax-himin, ku kemi të bëjmë me një centralizim të të gjitha veprimeve që kryen ky sistem shëndetësor. Kemi një keqpërdorim të buxheteve të financimit, edhe këto në mënyra të centralizuara, gjë që kanë thelluar varfërimin e sistemin tonë. Një element tjetër është problemi që lidhet me personelin tonë shëndetësor, me kualifikimet e tyre, specializimet, numrin e tij, mungesën e specialistëve, me faktin që specialistët e sistemit sot janë të diskriminuar, jo vetëm thjesht nga pagat qesharake që marrin por edhe nga mungesa e programeve, projekteve për specializimin e tyre”, tha Shehu.

  • javor e shtunë, 9 prill 201612

    cmyk

    oPinion

    Një studente, e zhgënjyer nga ndryshimi që priste të sillte për Shqipërinë qeveria e ma-jtë, pas 8 vitesh udhëheqje të të djathtëve, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama,

    ku mes kritikave, e këshillon atë të kthejë sytë nga populli dhe të mendojë për mirëqenien e tyre jo vetëm për paratë e tij. Në këtë letër, studentja Olta Beqiri thotë se babai i saj është detyruar të mbyllë dyqanin e mishit me të ci-lin ushqehej familja prej 20 vitesh. Kjo, pasi njerëzit nuk kanë më para të blejnë. Ajo thotë se kryeministri e ka bërë të zezë, ngjyrën e shpresës që kishte populli shqiptar për ditë më të bardha në të ardhmen e tyre.

    LetraI dashur kryeministër, Sot po ju drejtohem,

    disi në një mënyrë tepër miqësore, sepse ashtu dua ta merrni këtë letër që po ju shkruaj. Edhe pse do të përdor përemrin “ju”. I dashur mik, vëlla, baba, xhaxha, kushëri, dajë e mbi të gjitha burrë, sot dua t’ju them ose më mirë t’ju rithem disa këshilla që ju nuk i dëgjuat nga vdekjet e njerëzve, nga mbylljet e dyqaneve, nga kasat fiskale, nga reformat. I dashur kryeministër, të kesh një titull kaq të lartë, është nder. Populli jua fal me besim e nuk duhet ta njollosni atë, sepse është vetë ai që ju rrëzon. I dashur kry-eministër, kur vendosët të kandidonit, na prem-tuat një qeverisje të madhe, saqë ndonjëherë më dukej sikur shikoja ëndrra me sy hapur dhe në momentin që mbyllja sytë shikoja brenda

    Studentja e zhgënjyer, letër Ramës: Kthe sytë nga populli, mos mendoni vetëm për lekë

    meje popullin tim të mjerë me gjysmë shpirti të vrarë e me pak ngjyrë të gjelbër në dorën e tyre. Ishte ngjyra e shpresës kryeministër, ngjyra e shpresës, të cilën ju e bëtë të zezë. Aq të zezë sa gjaku nuk lëvizte më nëpër venat e tyre. Dhim-bje. I dashur kryeministër, sot babai im mbylli dyqanin e mishit, me të cilin ushqeheshim sot e njëzet vite më parë. Po, po e mbylli kryeministër. Njerëzit nuk kishin më të blenin dhe jo vetëm mish, por edhe fruta, perime, pula, ëmbëlsira, madje as miell e vaj kryeministri ynë.

    Dhe pse ndodhi kjo? Sepse ju na prem-tuat mirëqenie sociale kryeministër, por kjo mbeti aty, te syri im i hapur i cili shikonte me të vërtetë ëndrra. Nuk di të them me sa është ulur kjo mirëqenie, por shoh shumë kryemi-nistër. Po mirë, i dashur kryeministër, a nuk premtuat 300.000 vende pune? Ku mbetën ato

    premtime? Apo ishin thjeshtë për punë gare politike? Po ku të punojë ai vlla imi tani që u mbyll ai dyqan o kryeministër? Të dalë e të rri rrugëve, brenda në shtëpi apo t’i gjëmojë azi-leve të Gjermanisë e llotarisë amerikane? Po ne studentëve o kryeministër, ku do të na dër-gosh? Apo do të na fusësh pastrues në kryemi-nistri? Ku do t’i gjejmë aq para për të paguar një master shkolle? Apo do t’i kemi falas?

    Kryeministër, nuk jam kundër kasave fiskale, nuk jam kundër pagesës së energjisë elektrike, nuk jam kundër parqeve për fëmije, nuk jam kundër reformës në drejtësi, sepse dua që edhe ne të jemi Shqipëria Europiane, por ky popull që ju jep besim ka një shprehje të urtë : Gjërat e mira bëhen ngadalë-ngadalë.

    Ndërsa ju i morët shumë shpejt kryemi-nistër, saqë kam frikën e ndonjë aksidenti gjatë

    rrugës. Jemi pak a shumë në një situatë të tillë si lepuri me breshkën, ku edhe pse kjo e fundit e mori rrugën e saj me ngadalë, arriti të dilte fitimtare. Mirëpo, për fat të keq, në këtë rast ju jeni lepuri. Kryeminstër, duhet të shihni si fillim mirë mirëqenien tonë. Një pjesë e mirë e pop-ullit shqiptar janë të rrënuar ekonomikisht, një pjesë tjetër janë në gjendje mesatare dhe pjesa më e vogël që mbetet, jeni ju deputet, kryetarët e bashkive dhe ndonjë biznesmen që ka ndër-marrje. I dashur kryeministër, ndoshta nuk ju duhet aq shumë kjo këshillë, por unë do t’ua jap. Ndoshta tani kryeministër ju po numëroni paratë e fituara vetëm sot, ndoshta tani kry-eministër, ai roja juaj po ju hap derën e maki-nës, ndoshta tani kryeministër po blini një orë 50.000 dollarëshe, ndoshta tani kryeministër po shfletoni e po firmosni letra pa i parë, ndoshta tani kryeministër po na shani neve, popullin bu-dalla, ndoshta tani kryeministër, po vendosni se cilën kollare të vini për një mbrëmje, ndoshta tani kryeministër po vendosni të ndërroni maki-nën. Ka shumë ndoshta që ju përkasin juve kryeministër. Por di që shumë pak shkojnë për shtat me juve. Kryeministër, i nderuari ynë kry-eministër, pasuria më e madhe për ju nuk duhet të jenë paratë, telefonat, makinat. Nesër ndoshta nuk do t’i keni më kryeministër, ndoshta nesër zgjoheni edhe pa pizhamet tuaja të gjumit, sepse ashtu ka thënë, ai aty lart, që na vëzhgon. Ju e keni pasurinë tuaj kryeministër, është familja juaj dhe ne, populli budalla i cili fal aq shumë besim përkundrejt jush, por në fund kthehet në një lolo të mjerë e të papërfillshëm për katër vite

  • e shtunë, 9 prill 2016 13Javor

    cmyk

    bota & rajon

    Gazetat franceze kishin ironi-zuar që para konsultimeve qe-veritare gjermano-franceze në Metc të enjten (07.04): Takimi i qeverive të Berlinit dhe Parisit nuk është gjë tjetër, veçse shou.

    Një takim që do të ruajë fasadën e bukur, shkru-ajti “Le Monde”. Por me sa duket “në kohë të stuhishme”, siç e përshkroi Merkeli gjendjen në Europë, edhe dukja e perceptimi publik janë mjete në duar të politikës. Kancelarja gjermane qëndron përbri kryeministrit francez, Valls për foton tipike «familjare», megjithëse nga kritika e tij e hapur për politikën e «mirëseardhjes» Merkelit duhet t’i kenë ardhur të përziera. Por si thotë ajo: “Fjalë të ashpra dhe kritika, por edhe diferencat janë shtysa veprimi për mua.” Gjithsesi bëhet fjalë për të ngjitur të çarat në marrëdhëniet gjermano-franceze.

    zgjidhje francezo - gjermane Për euroPën

    Kështu presidenti francez dhe kancelarja gjermane paraqiten në publik si një e të pan-darë. “Bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, me qëllim që të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur tek Shengeni”, thotë Francois Hollande. “Ne duhet të tregojmë që dimë t’i mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm për të ruajtur hapësirën e Shengenit, në vend që

    Në sheshin qendror të Prishtinës dhe në prani të mbi 1000 mijë mysafirëve nga vendi dhe bota, u zhvillua ceremonia e marrjes së postit nga Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ceremonia e in-augurimit të Presidentit Thaçi u bojkotua nga partitë politike opozitare. Presidentja e deritashme e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përmbylli të plotë mandatin e saj pesë vjeçar, i dorëzoi Presidentit të ri Hashim Thaçi Kushtetutën e Republikës, për të shënuar kështu siç u tha “simbolin e nderit të detyrës së Presidentit të Kosovës”. “Jua dorëzoj Kushtetutën e Kosovës që përcakton ardhmërinë e Kosovës, si shtet të lirë, të pavarur, si shtet demokratik dhe paqedashës dhe shtet i barabartë për të gjithë qytetarët”, tha Jahjaga, duke i dorë-zuar kushtetutën presidentit të ri.

    Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, u zotua se do ta mbrojë Kushtetutën të cilën e quajti “simbol dhe bazë elemen-tare të shtetësisë së Kosovës”. “Nga mo-menti kur e dhashë betimin dje në ku-vend unë jam një roje, një mbrojtës i dokumentit tonë themeltar. Këto nuk janë vetëm fjalë dhe vetëm gjeste, sim-bolet janë fuqi sepse kanë domethënie dhe interpretimin e tyre. Do të publikoj fort për forcimin e identitetit shtetëror. Jam i vetëdijshëm se muajt e fundit kemi pasur debate të hapura dhe me tone di-vergjente politike. Si roje e kushtetutës unë do të jem i paanshëm politikisht, do të ofroj agjendë dialogu aktiv në mes të përfaqësuesve të popullit pa dallime partiake. Do të përdor instrumente

    këshillëdhënëse që të kemi dialog aktiv edhe me komunitetet jo shumicë. Tranzi-cioni presidencial nuk përbën ndryshim të sistemit por është vetëm ndryshim personash të dedikuar që ta ruajnë sis-temin”, tha ndër të tjera në një fjalim të gjatë presidenti Hashim Thaçi.

    Ndërkohë që të ftuarit zinin vendet e tyre në ceremoninë e inaugurimit të pres-identit të ri, disa persona nga jashtë peri-metrit të sigurisë hodhën gaz lotsjellës në mesin e të ftuarve. Përgjegjësinë e mori lëvizja Vetëvendosje, e cila në një njoftim për media tha se ky subjekt politik “nuk e njeh Hashim Thaçin si President të Kos-ovës. Policia arrestoi pesë persona lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës. “Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si re-zultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë. Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrë dhunshëm

    nga Kuvendi dhe duke arrestuar de-putetët e opozitës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Edhe subjekti tjetër politik opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se “Hashim Thaçi nuk është president i unitetit”. Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Kosovës, krahas mysafirëve nga vendi ishin ftuar edhe përfaqësues nga 50 shtete të botës. Të pranishëm, ishin presidenti i Shqipërisë, kryeministri dhe kryetari i kuvendit të Sh-qipërisë, Presidentja e Kroacisë, zëvendës sekretari amerikan i shtetit të SHBA-së për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee, drejtori në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor, Ernst Reichel dhe shumë përfaqësues shtetesh të ndryshme përfshirë edhe disa nga Lindja e Mesme. Masat e sig-urisë ishin shumë të larta dhe policia tha se ka ndërtuar një perimetër sigurie që përfshiu një pjesë të madhe të qendrës së kryeqytetit Prishtinë. Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës nga deputetët e kuvendit më 26 shkurt në një seancë, pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërkohë që përreth Kuvendit të Kosovës përkrahësit e opozitës protestonin kundër zgjedhjes së tij. Hashim Thaçi, pas tri raundesh votimi mori 71 vota nga 120 deputet të parla-mentit. Hashim Thaçi, menjëherë pas zgjedhjes president, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e drejtoi për 17 vjet. Hashim Thaçi, është Presidenti i pestë në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

    Gaz lotsjellës edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidentitmbi 1000 të ftuar nga vendi dhe bota morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të kosovës, hashim thaçi. Në nisje të ceremonisë vetëvendosja opozitare hodhi gaz lotsjellës

    Merkel & Hollande, të pandarë?politika e refugjatëve e përplasi berlinin me parisin, sidomos kur kryeministri francez, manuel valls e kritikoi hapur politikën e merkelit. tani Gjermania dhe franca demonstrojnë sërish unitet, por nga nevoja

    të vendosim kufij të brendshëm nacionalë”, deklaron Angela Merkel.

    Zgjidhja europiane e proklamuar aq fort nga kancelarja gjermane, u gjet në mar-rëveshjen me Turqinë, thekson Francois Hol-lande. Duhet të zbatohet sa më shpejt e mirë të jetë e mundur, për këtë janë dërguar disa qindra policë dhe ekspertë në Greqi. Në fund të fundit Hollande e ndihmoi Merkelin në arritjen e marrëveshjes për rimarrje