16
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI CMYK GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr. 4657, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Koronavirusi Thirrja nga ambasada e SHBA: Cilido në Shqipëri, të bashkohet në frymë e në veprime Rastet e rënda Gjendet i vdekur tek Kopshti Zoologjik. Në kontakt me rrymën, ndërron jetë 60-vjeçari Varfëria shtohet Politika fiskale e qeverisë “Rama”: Oligarkët taksohen gjithnjë e më pak Pipero: Tre pacientë zero Ministri turk Koca: 86-vjeçarja amerikane me Koronavirus, më 3 mars ishte në Tiranë Aktualitet Faqe 7 Aktualitet Faqe 15 Ekonomi Faqe 10 Aktualitet Faqe 4, 9 << 2-3 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Pret Manastirliun në presidencë Faqe 4 E thërret vetë Meta, Presidenti takon ministren: Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë kryesor Trurin a e kap corona?! Opinioni publik në kohë epidemish Epidemia botërore kërcënon seriozisht ekonominë shqiptare Nga Artan Fuga Opinion Analizë Faqe 11 Faqe 14 Mbledhja për “Coronavirusin”, Qeveria: Pushim me pagesë njërit prind, mbyllen pub-et dhe palestrat. Distancë e tavolinave në lokale Betejat e Evropës së ‘500-ës Faqe 12-13 Me 300 kalorësit shqiptarë, Mërkur Bua Shpata mposht Zvicrën pas 1500 vjetësh Denoncohet skandali Aktualitet Faqe 5 PD: 1.2 milionë maska të skaduara u shpërndanë për personelin shëndetësor, u prodhuan në 2011-ën! Rama: Maskat përdoren edhe pas dates së prodhimit. Nuk ndalen së kërkuari pushtet me shpifje e sherr

GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI

SHKON NË 10 NUMRI I TË PREKURVEQeveria u vonua, transporti ajror e

detar me Italinë duhej të ishin ndërprerë të paktën 2 javë më parë

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE MËRKURË, 11 MARS 2020

Nr. 4657, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

KoronavirusiThirrja nga ambasada e SHBA: Cilido në Shqipëri, të bashkohet në frymë e në veprime

Rastet e rëndaGjendet i vdekur tek Kopshti Zoologjik. Në kontakt me rrymën, ndërron jetë 60-vjeçari

Varfëria shtohetPolitika fiskale e qeverisë “Rama”: Oligarkët taksohen gjithnjë e më pak

Pipero: Tre pacientë zero Ministri turk Koca: 86-vjeçarja amerikane me Koronavirus, më 3 mars ishte në Tiranë

Aktualitet Faqe 7

Aktualitet Faqe 15

Ekonomi Faqe 10

Aktualitet Faqe 4, 9

<<2-3

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Pret Manastirliun në presidencë Faqe 4

E thërret vetë Meta, Presidenti takon ministren: Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë kryesor

Trurin a e kap corona?! Opinioni publik në kohë epidemish

Epidemia botërore kërcënon seriozisht ekonominë shqiptare

Nga Artan Fuga

Opinion

Analizë

Faqe 11

Faqe 14

Mbledhja për “Coronavirusin”, Qeveria: Pushim me pagesë njërit prind, mbyllen pub-et dhe palestrat. Distancë e tavolinave në lokale

Betejat e Evropës së ‘500-ës Faqe 12-13

Me 300 kalorësit shqiptarë, Mërkur Bua Shpata mposht

Zvicrën pas 1500 vjetësh

Denoncohet skandali Aktualitet Faqe 5

PD: 1.2 milionë maska të skaduara u shpërndanë për personelin shëndetësor, u prodhuan në 2011-ën!

Rama: Maskat përdoren edhe pas dates së prodhimit. Nuk ndalen së kërkuari pushtet me shpifje e sherr

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 20202

Ditën e djeshme ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Përveç 6 të

prekurve më parë, nga 114 persona që iu janë nënshtruar analizave për COVID 19, ka edhe 4 persona të tjerë pozitiv me këtë virus.“Janë testu-ar në ISHP 114 raste, vetëm 10 janë pozitiv me këtë virus. Janë 2 ras-tet që kanë qënë dje, janë 6 vetë kon-takte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, ka deklaruar për mediat zëvëndësmin-istrja e Shëndetësisë, Mira Rakacol-li. Ajo tha ndër të tjera se është një i sëmurë pas kthimit nga Milano dhe një i sëmurë në Durrës. Ajo këshil-loi ndër të tjera se: “Qytetarët du-het të vazhdojnë të zbatojnë masat që janë thënë nga ekspertët, që ne po shohin se nuk po zbatohen. Du-hen evituar grumbullimet e mëdha, nuk duhet të shohim njerëz nëpër kaf-ene, restorante, të evitojmë transpor-tin publik, të shmangen daljet e pa-nevojshme nga shtëpia. Nëse merren këto masa, ne i kemi masat për të për-balluar kapacitetet. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bash-këpunojnë”,-sqaroi ajo. Në kon-ferencën për mediat ku u njoftuan përditësimet e reja për të prekurit me COVID 19 në vendin tonë, u fol edhe për situatën e pacientëve, por edhe kapaciteteve që kanë spitalet tona. Zëvëndësministrja Rakacolli deklar-oi se në këto momente në Infektiv po mbahen vetëm 3 persona nga 10 të prekurit. Ajo sqaroi se dy rastet e para nuk janë në karantinën e spitalit, por janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre. “Të jesh bartës nuk është njësoj si të jesh i sëmurë. Por ke aftësi ta përçosh virusin pavarësisht se ti nuk mund

të sëmuresh, prandaj është e nevo-jshme të vetëkarantinohesh. Edhe dy pacientët e parë janë të vetëizol-uar. Kur je në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh në ambient të izoluar, personi vendos një maskë, të përdorë ambiente të veçanta dhe të njoftojë për ndryshimin e gjend-jens së tij 127”.-u shpreh ajo më tej. Një nga 10 të infektuarit që është nga Durrësi po mbahet në spitalin e Durrësit, u sqarua gjatë konfer-encës. Në rastin më të keq, nëse do të mbushet Infektivi, pritet që pa-cientet të hospitalizohen në Sana-torium, në spitalin “Shefqet Ndro-qi”. “Edhe në skenarin më të keq, në rast se mbushet Infektivi, do të kemi edhe spitalin Shefqet Ndroqi, i kemi marrë të gjitha masat”,- sqar-oi mjekja.

Është trefishuar numri i thirrjeve për koronavirusin, 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma

Drejtori i Urgjencës Kombëtarë Skënder Brataj ka bërë me dije se numri i thirrjeve për koronavi-rusin tashmë në 127 është rritur 3- fish. Ai ka thënë se 80% e ras-teve nuk shfaqin simptoma teksa ata që kanë vetëizolohen në shtë-pi. “Jemi në prag të një andemie botërore, ka sëmundshmëri, do të kemi dhe të panjohurën me këtë virus që po marrim studime që kanë kryer kolegë tanë gjithandej. Është trefishuar numri i thirrjeve për koronavirusin, 80% e raste-ve nuk shfaqin simptoma. Njerëzit që kanë simptoma vetëizolohen në shtëpi. Jemi në të njëjtat kushte si me gripin kur kemi pasur 400 thir-

rje. E ka një shpërndarje të shpe-jtë, të qëndrojë çdokush në shtëpi të vet, të bëjmë atë që bëjmë bota. Ka një dy raste në ditë dhe do ikë fare. Filloi dhe izolimi i Italisë. Nga mirëkuptimi ju them që duhet të izolohen kontaktet. Për fat të mirë janë koronavirus përhapet me spërkla dhe jo vetëm në ajër. Nuk e di edhe unë mund të jem infek-tuar askush nuk e di. Sa më shpejt t’i përgjigjen apeleve tona aq më shumë në dispozicion do të jemi ne. Jo në spital. Veç faktit që do të gjejmë një radhë aty edhe mund ta marrim koronavirusin nga spitali. Është e njëjta gjë siç na ndodh me gripin. Ndiqni me rigorozitet ud-hëzimet dhe Komiteti i Ekspertëve sot do të vendosë dhe për masa të tjera. ”- tha Brataj.

Drejtoresha e ISHP: Po bëjmë analiza për 24 orë për të evituar vonesat

Drejtoresha e ISHP, Albina Fico ka konfirmuar se ISHP po vijon punën në 24 orë lidhur me koronavirusin. Ajo është shprehur se për 24 orë po kry-hen analiza laboratorike në mënyrë që të evitohen vonesat dhe rastet të kon-firmohen sa më shpejt. Po ashtu ajo u shpreh se koronavirusi mund të ndalet nëse zbatohet urdhrat dhe udhëzimet nga autoritetet. ”Përsa i përket tes-timeve ashtu si tha dhe zv.ministrja kemi 114 të testuar në ISHP dhe dua t’ju siguroj për nivelin e kapaciteteve. Në daljet tona publike përfaqësues të institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike funksion-ojnë 24 orë. Apeloj që të zbatohen rregullat e higjienës personale, për larjen e duarve mbi 20 sekonda, për-dorimi i dezinfektantëve, respek-timi i higjienës respiratore. Duhen përsëritur. Nëse kollitemi për-dorim farcoletë që e hedhim men-jëherë ose gropën e bërrylit. Të kri-jojmë mundësinë vetes dhe që ne njohim për distancimin social. Nuk është vendi për të folur për 1.5- 1.2 m, por jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë edhe spërk-lat. Në sipërfaqet ku punojmë duhet të infektohen. Shpesh thuhet që përderi-sa kemi larë duart nuk ka problem. Të zbatohen urdhërat e Ministrisë dhe re-komandimet e ISHP.

T’i kursejmë vetes përhapjen e ko-ronavirusit kur është e panevojshme dhe kur mund të ndalet.

Frika është njerëzore, paniku është frikë e pakontrolluar. Nëse doni in-formacion i keni në faqen tonë zyr-tarë.”- tha Albina Fico.

Situata në vend

Shkon në 10 numri i të prekurve me koronavirus, ministria bën thirrje: Qëndroni në shtëpi

Aktualitet

Manastirliu: Ka në proces edhe 18 analiza të tjera, pritet të dalin rezultatet e tyreMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Ma-nastirliu, në mbledhjen e qeverisë për COVID-19, u shpreh se janë edhe 18 raste analizash në proces, për të cilat po priten rezultatet. Ajo shtoi se ishin testu-ar 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 kanë rezultuar si pozitiv.“ Deri më tani janë testuar në ISHP, në labor-atorin e virologjisë, 114 raste të dysh-uara, prej të cilëve vetëm 10 janë të kon-firmuara si pozitiv. Sic e dini bëhet fjalë për 2 të sëmurët e parë, si dhe 6 persona të tjera si kontakte të ngushta ose rreth i tyre i afër, si dhe 2 raste të tjera të pa lidhura me këto raste. Ata janë në nd-jekje në shërbimin infektiv. Ka në pro-ces edhe 18 analiza të tjera, pritet të da-lin rezultatet e tyre, duke thënë këtu se

është bërë një punë kapilare nga Urgjen-ca Kombëtare.”-tha Manastirliu.

Të moshuarve do t’i dërgohet pensioni në shtëpi

Ministrja e Shëndetësisë, Oger-ta Manastirliu ka bërë publike të gjithë masat e planit për parandalim-in e përhapjes së koronavirusit. Ajo tha se prioritet është jeta e njerëzve, duke bërë thirrje për të zbatuar të gjitha ma-sat dhe rregullat. Një ndër masat e marrë është për pensionistët, të cilëve pensioni do t’i dërgohet në shtëpitë e tyre pa kosto.

Vendimet -Sot kam nxjerrë urdhrin për

mbylljen për publikun deri në 3 prill të gjitha ambienteve të mbyllura të dedi-kuar për fëmijët apo të rinjtë, palestra, qendra kulturore, pishina apo qendra argëtimi.

-Gjatë ditës aktivitete e barëve, restoranteve, lokale të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën 2 metra të tavolinave dhe 1 metër të njeriut nga njeriu. Nëse kjo normë nuk do të zbatohet do të vendosim edhe orare për to.

-Institucionet publike duhet të har-tojnë një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritete për qytetarët.

-Duhet të shfrytëzojnë platformat e tyre dhe e-albania duke shfrytëzuar

edhe modele të njohura të punës në distancë.

-Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritje, të marrin masa për të ofruar shërbime online dhe të reduk-

tojnë ato shërbime që kanë mundësi të japin online.

-Postat duhet të garantojnë vazh-dimësinë e shërbimit dhe të garanto-jnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit.

-Këtë muaj dhe deri në përfun-dim të kësaj situate të gjithë pension-istëve do ti dërgohet pensioni në shtë-pi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave.

-Punëdhënësit privat të marrin masa për parandalimin e përhapjes së virusit. Kontakti i punonjësve të re-duktohet dhe të shmange të gjitha ras-tet kur shërbimi ofrohet online.

-Ndalohen aktivitet sociale, kultu-rore dhe sportive.

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 3

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi kufizimin

në maksimumin e mundshëm të kon-takteve fizike. Rama foli për mbylljen e shkollave, universiteteve dhe tha se kjo është një kohë lufte dhe armiku është pikërisht koronavirusi, një armik i paduksëm që kërcënon jetët tona, sido-mos të të moshuarve Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të mbyllin të gjitha diskot dhe palestrat, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Po ashtu kreu i qeverisë tha se nga dita e nesërme nuk do të ketë shërbime nëpër sportele. “Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimore dhe farmacitë. Çfarë kanë ushtarët në frontin e parë të luftës, farmaci dhe ushqim dhe një vend për të fjetur. Por që mos vijë puna tek far-macitë dhe ushqimore unë i bëj thirrje të gjithëve, më takon mua ta bëj këtë. Unë jam i pari që për të lidhur fjalët me ve-prat pavarësisht se nuk më kontrolloni ju po zbatoj rregullat. Të zbatoni rregullat, sepse nëse dikush vendos të vrasë vet-en shteti është i detyruar është i detyru-ar ta ndalojë një gjë të tillë. Këtu shumë kush po luan me veten, nënën dhe ba-bain, motrën dhe vëllain duke i bërë kar-shillëk një armiku, force të verbër që të këput në mes. Ne do ti mbyllim të gjitha pubet, palestrat, diskot dhe mjedise që

mbledhin shumë njerëz. Do ti mbyllim për të vendosur shëndetin të parin. Më ka rënë mua që ta bëj këtë rol me ju që ta bëj edhe policin edhe prindin edhe të keqin. Por kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë. Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të adminis-tratës që mund të punojë me kompjut-er. Nga nesër nuk do të japim më shër-bime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi ne gjendje lufte”- u shpreh Rama. Tha se nuk do të mbyl-

len lokalet dhe restorantet, por du-het të zbatojnë disa kritere. “Nuk është pjesë e kësaj faze që ne të mbyllim restorantet apo klubet, por është e do-mosdoshme që të gjitha restorantet të garantojnë një modifikim të num-rit të tavolinave duke krijuar një dis-tancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra. Këto janë gjera serioze sa nuk ka më. Është njësoj si të shmangesh nga plumbi”- vijoi me tëj ai. Masa janë marrë edhe për personat e tjerë që do të shkojnë në ambientet spitalore.

“Nuk do të lejojmë të shkojmë pranë spitaleve ata që janë të sëmurë, apo ata që në një ditë të zakonshme se mos kam ndonjë gjë. Konsultat në spital do të bëhen sipas skenarit dhe planifikimit për gjendjen e luftës për të gjithë ata që janë të sëmurë kronikë apo kur urgjenca kom-bëtare vendos”- theksoi Rama.

Pushim për njërin nga prindërit që te kujdeset për fëmijët

Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qever-

ia, pritet t’i jepet pushim në datat 10-23 mars edhe njërit nga prindërit, që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi. Qever-ia ka gati vendimin për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujde-sen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërrit-jes së koronavirusit në Shqipëri. Kujto-jmë se një gjë e tillë u propozua ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa tashmë ka mar-rë miratimin e qeverisë dhe pritet të fu-tet në zbatim. “Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksion-it nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gje-jnë mundësitë për trajtimin me push-im të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhej në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeminis-trit Edi Rama.

MASAT E MARRA NGA QEVERIA1. Mbyllja e pub-eve, diskotekave e palestrave2. Punë online nga shtëpia për admin-istratën3. Një nga prindërit me fëmijë të mi-tur mund të qëndrojë në shtëpi4. Konsultat mjekësore vetëm për raste emergjente5. Tavolinat në bare e restorante 2m largësi

“Kufizoni Lëvizjet”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në këto momente që po kalon ven-di ynë, pasi rezulton i prekur nga ko-ronavirusi, nuk ka nevojë për ngritjen e disa Task-Forcave. Teksa iu kundër-vu opozitës dhe presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend i vogël, ndaj politika du-het të bashkojë forcat. “Të gjithë për-faqësuesit e politikë sot kanë detyrën që të jenë bashkë dhe jo të ndahen në Task-Forca të ndryshme, që janë par-titë e panjohur në planet. Në asnjë planet nuk është shfaqur task-forcë, taskë forcë opozitar, e parlamentare, dhe dixhitale. Për çfarë? Çfarë mund të nxjerrim ne politikisht përveç bo-jës tonë si persona që përfaqësojmë popullin. Më erdhi shumë mirë jo më larg se dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit pub-lik që ishte as më shumë as më pak po fjalë e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëj-tin pozicion, në të gjitha vendet që

janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak, ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit. Një dezinformim i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e mad-he edhe ska aq ekspert që të nda-het në Task-Forca. Nëse në Italinë e madhe në një vend të G7, një vend me shërbim ekselent të shëndetë-sisë, sistemi kolapsoi, ku mjekë dhe infermierë në pension u bashkuan. Po në Shqipërinë e vogël çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë

të nderuar të këtyre task-forcave që të bashkohen me autoritetin shën-detësore dhe komunistin teknik. Një helmatisje. këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë per-sonelin shëndetësor në qendra shën-detësore e spitale. Këto janë maska që kanë ardhur nga një fondacion ‘Bijtë e Shqipes’ nga Kanadaja. Ka pasur një regjim doganor dhe për dhuratat me natyrë humanitare. Ish-in të destinuara nga një shoqatë bamirësie. ”, tha Rama.

S’ka nevojë për Task-Forcë

Mbledhja për “Coronavirusin”, Qeveria vendos: Pushim me pagesë njërit prind, mbyllen pub-et dhe palestrat

“Do doja të shkoja t’i përqafo-ja të gjithë, në radhë të parë ata që e kanë virusin. Do doja që të isha ditë-natë për të çuar këtë mesazh, por armiku na ka vënë këtë kufi. Nëse unë bëj trimin, kthehem në vrasës.” Kështu deklaroi kryem-inistri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë tek-sa fliste për masat e marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjatë fjalës së tij kreu i qever-isë tha se qytetarët duhet të res-pektojnë rregullat dhe të kufizo-jnë lëvizjet e tyre, pasi të gjithë rrezikohen. po ashtu ai tha se duke nisur nga dita e nesërme një prej prindërve që punojnë në ad-ministratë do të rrijë në shtëpi që të kujdeset për ta. “Është e do-mosdoshme që të kufizojmë lëviz-jet, që janë të domosdoshme, por

jo jetike. Nuk mundet dot të shko-jmë në club dhe t’ja sjellim ko-ronën gjyshes së sëmurë apo gjyshit të moshuar. Nuk mundet dot që të shkojmë në palestër dhe t’ja sjellim sëmundjen bashkëshortes shtatzënë. Nuk është një luftë që do të zgjasë me vite”, tha Rama.

“Do doja t’i përqafoja të prekurit me koronavirus, por bëhem vrasës”

Aktualitet

Mbledhja e qeverisë

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 20204

Mjeku Pëllumb Pipero tha dje se një person i infektuar e transmeton virusin mesatarisht tek tre persona të tjerë. Ndërkohe që aktualisht në vend kemi tre pacientë zero, mje-ku tha se mund të kemi minimumi 30 të infektuar, ndonëse është herët për ta thënë një gjë të tillë. Në një intervistë për Abcnews me Mirela Milorin, Pipero dha detaje mbi situ-atën me koronavirusin në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:Pëllumb Pipero: Është eksperi-

enca më e keqe që mund të na vijë. Duhet ta them se tre raste të shtru-ara në spital, do të thotë se kanë hyrë tre persona zero në Shqiperi. Njëri nga këta ka infektuar 7 të tjerë. Po gjurmohen rastet e kon-taktit të afërt. Jemi në një situatë shumë serioze dhe kritike doja të thoja.

Mirela Milori: Një pacient zero sa infekton?

Pëllumb Pipero: Shifrat e para kanë respektuar ligjësinë e vendeve të tjera. Nga testimet e bëra, i bie që afërshisht 10% e rasteve kanë re-zultuar pozotive. Indeksi i trans-metueshmërisë është një person i infektuar 2.8 deri në 3.4 të tjerë. Cdo person i infektuar mund të in-fektojë deri në 3 persona të tjerë. Por ky është zinxhirë.

Mirela Milori: Sa të infektuar mund të kemi me 3 persona zero?

Pëllumb Pipero: Nuk e them dot. Mund të kemi 30-40-50. Nuk e them dot këtë gjë. I bie mund të kemi minimumi 30. Kështu i bie në bazë të indeksit që vjen nga Kina dhe Italia.

Mirela Milori: Po menaxho-het situata, mua më bëri përshtypje ministri gjerman që ëtha mund të kemi shifra të frikshme si Italia, ne nuk e themi këtë. Sa në rrezi-ki jemi të gjithë ne. Virusi nuk do t’ja dijë për askëns, si është situ-ata.

Pëllumb Pipero: Unë dua të rikonfirmoj, asnjë nga ne nuk është i mbrojtur. Ky virus ka pa-tur target te moshat e vjetra. Por të infektuar ka në të gjitha moshat. Në Kinë është konstatuar se shumë të moshuarit janë infektuar nga fënijët e vegjël. Secili nga ne mund të mbrojë veten dhe të tjerët

Mirela Milori: Jemi në ditën dytë. Kjo do jetë një javë kaotike. Nuk dimë akoma si të sillemi.

Pëllumb Pipero: Kjo javë mund të jetë kaotike, por kemi eksperi-encën e Kinës dhe Italisë. Kina ka ulur rastet. Italia ka më shumë raste. Më të shumtat janë në fund-javë, frekuentimi i lokaleve. Ku-fizimi i lëvizjes sot është celsi i suksesit,pastaj vijën me radhë të tjera, larja e duarve, shuma e kon-takit me personat e sëmurë. Të kufizohet në maksimum lëvizja.

Mjeku Pëllumb Pipero: Në Shqipëri kanë hyrë tre pacientë zero

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Në këto ditë kur pandemia e vi-rusit Covid-19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë mendoj se është koha

të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që i kanoset njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballim-it të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët , dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga ministria jonë e shëndetësisë dhe task forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë in-feksionistë me kompetencë dhe përk-ushtim professional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive in-formuese për popullatën lidhur me

masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për tu mposh-tur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë ad-mirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë në ngjarje të tilla dramatike përveç qetësisë, mirëin-formimit dhe bashkëpunimit nga seci-li prej nesh, mendoj se do të ndihmon-te shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontra-

diktat dhe polemikat mes tyre për tu bashkuar secila me propozimet, vëre-jtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimizonte forcën dhe efektivitetin tonë. Shëndeti nuk ka ng-jyrë partiake. Ai është njësoj I bard-hë , i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj edhe task forca e ngritur kun-dra Coronavirusit them se do du-hej të ishte bi-partizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratik përballi-mi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejtë tek ne. Por nëse

ajo do të shtrihet më tej do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjen-tin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. do ju bëja thirrje ,duke filluar nga vet-ja ime(77 vjeçar) edhe kolegëve bash-këmoshatarëve të mij pensionist mjek të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri. Mposhtja e virusit Covid-19 kësaj monstre mikroskopike tinzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj edhe për ne.

Apel për një front të përbashkët

Presidenti Ilir Meta u takua dje në mbrëmje me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manas-tirliu dhe një pjesë të ekip-

it të Task-Force të angazhuar për për-ballimin e pandemisë së coronavirusi. Gjatë takimit kreu i shtetit ka theksu-ar domosdoshmërinë e rritjes së bash-këpunimit të ngushtë mes institucion-eve, veçanërisht me qytetarët, si dhe përfshirjen e kapaciteteve njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, duke e konsideruar këtë hap si vendimtar për suksesin e te-jkalimit të kësaj sfide madhore.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetitNë mbrëmje prita me kërkesën

time Ministren e Shëndetësisë, znj.Ogerta Manastirliu dhe një pjesë të ek-ipit të Task-Force të angazhuar për përballimin e pandemisë së coronavi-

rusit, jo vetëm për t’u shprehur soli-daritetin dhe përkrahjen time, por edhe për të ngritur disa shqetësime me qël-lim përmirësimin e mëtejshëm të re-agimit institucional.

Theksova domosdoshmërinë e rri-tjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve, veçanërisht me qytet-arët, si dhe përfshirjen e kapaciteteve njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, duke e konsideruar këtë hap si vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

U interesova për gjendjen aktuale shëndetësore të qytetarëve të prekur nga coronavirusi, dhe shpreha falen-derimin dhe mirënjohjen time për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që është duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

Nënvizova rëndësinë e marrjes së plotë të masave mbrojtëse për per-sonelin shëndetësor dhe përshëndeta mbështetjen financiare shtesë të mirat-uar nga qeveria për ta.

Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë kryesor, dhe se në këtë situatë kërkohet përg-jegjshmëri maksimale, bashkëpunim i menjëhershëm, profesionalizëm, përk-ushtim dhe transparencë, i ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpik-mëri dhe rigorozitet protokollet shën-detësore, këshillat e stafeve të spe-cializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e in-stitucioneve shtetërore, dhe për çdo shqetësim t’i drejtohen numrin 127 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë. SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Presidenti takon ministren: Domosdoshmëri rritja e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve

Meta pret Manasterliun

Aktualitet

Meta takon Manasterliun

Pëllumb Pipero

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 5

Basha: Prokuroria të hetojë. Mjekët të flasin sa nuk është vonë, ata janë të pambrojtur

Maska të skaduara për koronavirusin

Kryedemokrati Lulzim Ba-sha i bëri thirrje Kryep-orkurorit Olsian Çela të nisë hetimet për maskat e

skaduara, që siç pretendoi PD, i janë shpërndarë personelit mjekësor nga ministria e Shëndetësisë. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë ma-sat e rekomanduara për mbrojtjen nga koronavirusi.

“Numri i qytetarëve të prekur nga koronavirusi sa po vjen dhe po rri-tet, siç u thash dje nuk është koha për panik, por për kujdes. Kjo është një thirrje për të rritur kujdesin dhe jo panikun. Nëse vihemi në pan-ik nuk do kujdesemi dot as për vet-en as për familjarët tanë. Përvoja botërore tregon se në shumicën e ras-teve njerëzit e kanë mposhtur këtë vi-rus. Ndaj duhet të ndiqen me përpik-mëri këshillat e stafit mjekësor. Mburoja e vetme kundër këtij vi-rusi janë shërbimet shëndetësore, që po punojnë me vetëmohim. Sot dua të ndaj një shqetësim që prek mjekët dhe stafet mjekësore. Sek-retari i PD denoncoi një fakt tronditës të maskave që janë shpërndarë për mjekët. Data e skadencës së këtyre maskave është 2011. Është krimina-le. Ftoj prokurorinë të nisë menjëherë hetimin për vënien në përdorim të maskave të skaduara. Ky është krim. Ky akt është tregues se qeveria është jo vetëm e papërgatitur por dhe e papërgjegjshme. Me vetëdije është bërë shpërndarje e maskave të skadu-ara. Me maska të skaduara, pa mjete mbrojtëse, personeli mjekësor është i pambrojtur. Kështu rrezikohen ata, familjet e tyre dhe pacientët. Ata kështu kthehen në transmetues të vi-rusit. Kjo është papërgjegjshmëri to-tale”- u shpreh Basha. Sipas tij spi-talet tona nuk janë të përgatitur për të përballaur situatën me të sëmurët nga koronavirusi. Ai tha se janë vetëm

120 njësi (shtretër) në spitalet tona për personat që kanë nevojë trajtim të specializuar.

Spitalet të papërgatitura për fluksin e njerëzve të infektuar

Basha bëri thirrje që të merren masa të menjëhershme për të shtu-ar fondet dhe pajisur stafet mjekësore së pari me mjetet e mbrojtjes per-sonale. “Spitalet janë të papërgatitu-ra për fluksin e njerëzve të infektuar.

Kapacitetet aktuale nuk kalojnë 120 njësi të tilla që kanë nevojë për këtë trajtim. Kjo është kronikë e një dësh-timi të paralajmëruar. Qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr. Nuk ka mar-rë masat e duhura. Kjo kohë është harxhuar me fjalë të kota, vënien në gjumë të njerëzve. Është urgjente që kjo sjellje e papërgjegjshme të nda-let dhe qeveria të akordojë fondet për të pajisur stafet dhe spitalet me mje-tet e nevojshme. Ekipet tona në ter-ren kanë raportuar se gjendja është e mjerueshme sa i përket pajisjes së personelit mjekësor me maska, që mjekët dhe infermierët të mos infektohen por të jenë në gjend-je ti shërbejnë personave të infektu-ar. Qeveria ka harruar mijëra bash-këqyetarë që ndodhen në kushte të mjerueshme që janë në cadra për shkak të tërmetit. Edhe njëherë u bëj thirrje të mos neglizhoni asn-jë shenjë rëndimi të shëndetit tuaj”- tha kryedemokrati. Basha u bëri

thirrje mjekëve që të flasin dhe të kërkojnë atë që u nevojitet, me qël-lim që nesër të mos jetë vonë. Ai gjithashtu përsëriti apelin ndaj qyte-tarëve për masat mbrojtëse. “U bëjë thirrje mjekëve të flasin dhe të bë-jnë kërkesat e tyre sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Qeveritë shko-jnë e vijnë, personeli mjekësor mbe-tet aty. Të dashur qytetarë mos kini dyshime, Shqipëria ka personel mjekësor të aftë për t`iu përgjigjur sfidës së përhapjes së koronavirusit. Nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë, personeli mjekësor, jemi të gatshëm për të për-balluar cdo situatë. Qeveria duhet të ishte e gatshme të ngrinte karantinë. Shteti duhet të lejojë një nga punon-jësit e institucioneve publike ose të kompesojë punonjësit e sektorit pri-vat për tu kujdesur për fëmijët e tyre. U bëj thirrje qytetarëve që pa panik por me kujdes maksimal të përballo-jmë këtë sfidë”- përfundoi Basha .

Pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se maskat që për-dorin mjekët kundër koronavirusit janë të skaduara, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Në mbledh-jen e qeverisë ai tha se: “Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër ko-ronavirusit. Janë maska që kanë ard-hur në Shqipëri si dhuratë nja një fon-dacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një reg-jim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirë-

sie e cila, mbas thirrjeve të përsërit-ura nuk u paraqit të paguante detyr-imet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të imp-likonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufi-jtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Janë maska që përdoren gjerësisht pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa

herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëm-brojtjen në kontaktin gjatë një gjend-jeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të

duash të përhapësh panik apo të har-rosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë”, tha Rama.

Më vonë përmes një mesazhi në ‘Tëitter’ Rama, duke shigjetuar liderin e opozitës shkruan se në vendin tonë ka vetëm një palë maska të skaduara, ato që nuk ndalen së kërkuari pushtet me shpifje. “Ka vetëm një palë mas-ka të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për plane-tin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkroi Rama.

Rama e pranon: Maskat përdoren edhe pas datës së skadencës

Gazmend Bardhi thirrje prokurorisë: 1.2 mln prova krimi në të gjithë Shqipërinë, hetoni!Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gaz-ment Bardhi së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin kanë denoncuar nga Kamza shpërndar-jen e 1 milion e 200 mijë maskave të skaduara prej dhjetorit të 2011. Bardhi shprehet se PD ka mar-rë denoncime të shumta lidhur me maskat që irritonin fytyrën dhe dolën në konkluzionin se kutitë e maskave kishin një pullë që mb-ulonte datën e skadencë, dhe pas saj ishte data e vërtetë që shënon-te dhjetor 2011. Bardhi bën përg-jegjëse për këtë ‘akt krimina’ min-istren Ogerta Manastirliu dhe i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të urdhërojë prokuroritë e rretheve menjëherë sekuestrimin në cilësinë e provës të këtyre maskave. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të heto-jë në lidhje me maskat që po për-dorin stafi mjekësor për t’u mbro-jtur nga koronavirusi, që sipas opozitës janë të skaduara. “I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë hes-

htjen e të bëjë detyrën e saj lig-jore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skad-uara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qen-drat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë. Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farma-ceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spi-talore, të kategorisë “mbetje farma-ceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të as-gjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjig-jen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërg-jegjëshmëria është fatale!”- u shpreh Bardhi.

Aktualitet

Basha denoncon

Gazmend Bardhi

Edi Rama

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 20206

Ndonëse autoritetet shën-detësore deklaruan se gjetën pacientin zëro që solli koronavirusin

në Shqipëri, përfaqësuesi i OBSH-së Raul Gonzalez Montero thek-soi se nuk mund të përjashtohet dhe e kundërta. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Mon-tero iu përgjigj interesit të gazeta-rit Sokol Balla, nëse vërtetë është identifikuar pacienti zero. Ai thek-soi se personi në fjalë është identifi-kuar, (28-vjecari i kthyer nga Italia) por kjo nuk e përjashton faktin se mund të ketë dhe persona të tjerë që mund të kenë hyrë më herët. Për-faqësuesi i OBSH-së tha se ka raste që nuk paraqesin asnjë simptomë, ndërkohë që ai pohoi se transmeti-mi është në fazën e inkubacionit.

“Ju po pyesni nëse është e mundshme që mund të ketë pas-ur persona të tjerë që nuk mund të jetë identifikuar. Ne kemi identi-fikuar këtë person dhe ai bëri dhe vetë deklarimin. Tregu shërbeu si rast amplifikues. Njerëzit kanë qenë duke lëvizur në vend, para se të identifikohej personi në fjalë. Kjo është normale. Kjo sëmundje në 80% të rasteve është e lehtë me pak simptoma. Identifikimi nuk do të thotë që e kërkon sistemi shën-detësor dhe e diagnostikon. Cilat janë masat që rekomandojmë për të ulur ndikimin? Vetëm temper-atura është e padobishme. Nuk vlen vetëm matja e temperaturës. Mund të mos kem temperaturë, por dhe po të kem, mund të marr një anti-

pertik për të. Duhet të merren disa masave kur hyjnë persona të infek-tuar në Shqipëri. Duhet parë se cili është piku viral i këtij virusi. Në fund të fazës së inkubacionit, trans-metimi është i mundshëm. Ai mund të identifikohet në faza të vonshme. Një sjellje e tillë ngjan më shumë me grupin se sa me Sarsin. për 2-3 ditë përpara se të shfaqen simpto-mat, ti ke mundësi që të shpërndash sëmundjen.”, tha Montero.

Me tej ai tha ; “Nuk duhet të kemi panik. Kjo sepse paniku është gjëja më e keqe. Na duhet kohë që të nxjerrim vaksinë. Kemi nevojë për kohë, sepse vaksina nuk do jetë

e disponueshme menjëherë. Do të duhet një vit më pak që të jetë e dis-ponueshme. Do të duhet kohë dhe kohën e fitojmë duke zbatuar masat e distancave. Për viruse të caktuara mund të duhen 10 vjet por për këtë virus do na duhet një vit. Prandaj duhen marrë masa për të ndërpre-rë transmetimin. Nuk mund ta zh-dukim, dot, ajo që na duhet është të ndërpresim transmetimin. Do krijo-jmë edhe antiviralë”.

Ai shtoi se OBSH ndihmon in-stitucionet shqiptare në mënyrë të vazhdueshme. “Ne mbështes-im vendet në shumë aspekte. Ne mbështesim vendet që të zhvillo-

jnë laboratorët e tyre. Ne ndihmo-jmë qeveritë që të bëjnë planë dhe të ndalojnë shpërthimet epidemike. Ne kemi pasur raporte të afërta me të gjitha vendet europiane. Ne kemi punuar në mënyrë të shkëlqyer me qeverinë shqiptare”, u shpreh më tej Montero. I pyetur për koronavi-rusin, deklaroi se ajo që ka rëndë-si është që të shmanget “përm-bytja”, që do të thotë të mos ketë shumë raste me koronavirus. “Jemi të gjithë të shqetësuar për atë që po ndodh në Itali. Ne duhettë kemi be-sim se masat që po ndërmerr qever-ia shqiptare të jenë të suksesshme. Është thelbësore që të shmangim sit-uatën, kur sistemi të mbytet nga per-sona të infektuar. Në Itali sistemi është i përmbytur, edhe në disa vende të Spanjës sistemi është i përmbytur gjithashtu. Mbyllja e shkollave mund të ketë qenë një masë e mirë. Janë disa masa thelbësore që duhen marrë, duhen larë duart. Të shmangin vajtjen në objekte kulti etj”, tha Gonzales.

Raul Gonzales Montero vlerë-soi se ka më shumë rëndësi si e për-dorim maskën sesa kur skadon ajo.

“Nuk do hyj në debatin politik të vendit, por nëse do isha shqiptar, do pyesja më shumë se cfarë maske është sesa cfarë skandence ka. E rëndësishme është mënyra si mba-het maska. E rëndësishme është të thuhet mënyra si të veprohet, sesa data e skadencës. Franca ka thënë se nuk do ekspertojë më mas-ka, sepse i duhen për vete. Andaj nuk duhen shpërdoruar maskat”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri: Na duhet e pakta një vit të nxjerrim vaksinën. Paniku është gjëja më e keqe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayy-ip Erdoğan, pranoi sot ambasador-in e Shqipërisë në Ankara, Kas-triot Robo por mes tyre nuk pati shtrëngim duarsh, e arsyeja sigur-isht është koronavirusi.Erdoğan e priti Robon në Kompleksin Pres-idencial, ku pranoi letrat kreden-ciale të ambasadorit të ri shqiptar. Pasi Robo njoftoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presi-dentin Erdoğan, më pas kaluan në fotografim, shkruan AA.Ndërkohë, pasi Robo zgjati dorën për t’u për-shëndetur, Erdoğan e tërhoqi men-jëherë dhe i tha “Korona”. Për-shëndetja e tij ishte duke vendosur dorën në gjoks.

Ambasadori i Shqipërisë i dorëzon letrat kredenciale presidentit turk, Erdoğan nuk i jep dorën

Për mjekun Petrit Vargu ka shumë raste zero me koronavirus në vendin tonë dhe si-pas tij, do të ketë për përhapje në progresion gjeometrik. I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë dhe karantinizimi duhet të jetë i detyrueshëm. “Këtu ka shumë raste zero, dhe sa të tjerë do të ketë që do të përhapje në pro-gresion gjeometrik. Ne e njohim mirë vet-en tonë. E dimë se sa mund të bëjmë vetë-karantinë. Ne bëjmë karantinë vetëm nëse sëmuremi vetë, jo se sëmurin të tjerët. Shteti duhet të ndërhyjë më karantinat ku ta ketë, për mendimin tim duhet të ketë afër aero-portin dhe këto karantina duhet të jenë të de-tyrueshme. Zotërinj pararendësit folën se do të vënë gjoba, i ka propozuar edhe ISHP, por harrojnë se në Itali ka edhe masa penale.

Këta janë të përgatitur, për tre javë bënë 60 tampone, ndërsa për 24 orë bënë 45 tampone, këto duheshin bërë 3 javë më parë.”

Vargu: Karantina duhet të jetë e detyrueshme, në Itali ka edhe masa penale

Aktualitet

Raul Gonzalez Montero

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 7

Autoritetet lokale kanë marrë ditën e djeshme masa për koronavirusin në qytete. Kështu, ka përfunduar pjesa e parë e dezinfektimit të autobusëve ur-banë të qytetit të Elbasanit. Pjesa tjetër që ndodhet në terret do të dezinfekto-het gjatë orëve të darkës. E njëjta pro-cedurë do të ndiqet me të gjitha linjat ndërqytetëse. Masat e marra syno-jnë parandalimin e përhapjes së koro-navirusit, por lipset gjithashtu bash-këpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evitu-ar grumbullimet. “Të nderuar qytet-arë, respektoni këshillat e autoriteteve. Për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus telefononi në 127”, thuhet në njoftim. Edhe Bashkia Be-rat ka nisur dezinfektimin në qytet. Aty janë dezinfektuar rrugët,institucio-net vendore,kopshtet,çerdhet,shkol-lat,vendqëndrimet e autobuzëve urban etj. Dezinfektimi do të vijojë pa push-im edhe gjatë natës. Drejtoria e Shër-bimeve në Bashkinë e Beratit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit,ka nisur dje dezinfektimin në të gjithë qyte-tin. Dezinfektimi ka filluar rreth orës 17:00 në rrugët e qytetit,në vendqën-drimet e autobuzëve urban dhe atyre të linjave interurbane, në shkolla,kopshte e çerdhe. Në rrugët e qytetit shiheshin punonjësit e drejtorisë së shërbimev-e,të cilët të veshur me pajisjet e nevo-jshme dhe me bombula në krah, dezin-fektuan kudo. Sipas bashkisë Berat,në kuadër të masave parandaluese ndaj vi-rusit COVID-19,puna për dezinfek-timin do të vijojë edhe gjatë natës do të

vijojë puna me dezinfektimin në të gji-tha institucionet,transportin publik,treg-jet,shërbimin e taksive etj. Masat e marra nga bashkia e Beratit synojnë parandalimin e përhapjes së corona-virusit, për të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruaj-tur rregullat e higjienës dhe për të evit-uar grumbullimet. Si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë,edhe në bashkinë Berat është vendosur njoftimi për qytetarët,që të respektojnë këshillat e dhëna nga au-toriteteve shëndetësore,që nga higjena vetjake,maska dhe distanca me njerëzit dhe për çdo simptomë të ngjashme me ato të coronavirus të telefojnë në 127. Masa dizinfektuese janë marrë po ash-tu edhe nga Bashkia Shkodër. “Ditën e sotme ka nisur dhe po vazhdon dez-infektimi i ambienteve të institucion-eve publike dhe godinave në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Puna e nisur në orët e mëngjesit, do të vazhdojë deri në orët e vona të natës, për te vujuar sërish nesër dhe ditët në vijim, deri në përfun-dimin plotë të procesit të dezinfektim-it”, saktësohet në njoftim.

Shqipëria ka marrë dje vendimin për të mbyllur kufijtë me Italinë për shkak të koronavirusit. Vendimi është komu-nikuar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Në një deklaratë për mediat, Balluku ka njoftuar se qytetarë nga Italia nuk do lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufi-jtë hyrës. Balluku sqaroi se qytetarët që duan të ikin jashtë nuk paralizohen. Në këtë mënyrë kompanitë që janë të interesuara që të marrin pasagjerë nga Shqipëria mund të sjellin avionë, apo tragete bosh nga Italia për të mar-rë më pas pasagjerët. Gjithashtu ajo

theksoi se transporti i mallrave nuk do të preket. “Avion që vijojnë bosh nga Italia, pa pasagjere, nuk do lejohen që të vijnë më. Këto avionë mund të mar-rin pasagjerë për ti dërguar në Itali,.

Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kom-panitë duhet të akomodoni me data të tjera personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme”,- tha Balluku

Lidhur me transportin detar, Ballu-ku tha se “sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itin-erari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim. Tregëtimi i mall-rave nuk do të ketë asnjë penalizim. Nga të dyja palët, Itali-Shqipëri dhe e kundërta edhe nga ajri edhe nga deti”.

Ish-ministri Edmond Panari-ti ka dhënë një lajm të mirë në kohën kur pothuaj e gjithë bota është futur në panik nga koro-

navirusi, si vendet e prekura edhe ato që ende nuk janë prekur. Ai ka thënë se temperatura mjedisore 8.72 grade celsius është pikë kthese në përhapjen e infeksionit të koronavi-rusit. Sipas tij është një studim mbi dinamikën e përhapjes së korona-virusit i cili na jep shpresë! “Vetë Presidenti Donald Trump në dal-jet publike ka theksuar se me ngro-hjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infeksionit të koronavirusit do të bjerë ndjeshëm”, ka shkruar Panariti.

Postimi i Edmond PanarititNë postimin e ditës së djeshme

ish ministry Panariti ka thënë se temperatura mjedisore 8.72 gradë celsius është pikë kthese ne per-hapjen e infeksionit te koronavi-rusit! “Një studim mbi dinamikën e përhapjes së coronavirusit i cili na jep shpresë! Vetë Presidenti Don-ald Trump ëe daljet publike ka theksuar se me ngrohjen e motit dhe hyrjen e Prillit, kurba e infek-sionit të koronavirusit do te bjerë ndjeshëm. Por Center of Diseas-es Control e Amerikës dhe shumë qendra te tjera kerkimore univer-sitare, shprehen se megjithëse urojnë per vertetësine e parashi-kimit të presidentit nuk mundet ende ta vërtetojnë atë. Por duket se nje studim i kryer nga nje grup shkencetaresh të rajonit te Guanx-hout dhe Harvard School of Pub-lic Health, deshmon se dinamika

e perhapjes se coronavirusit ndiko-het ndjeshem nga faktorët klimatike si temperatura, lagështia. Ky stu-dim ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet me koronavirus të shfaqura globalisht, përfshire edhe rastet ne mbi 400 qytete ne Kinë qe nga data 20 Janar deri në 4 Shkurt.”-ka thënë Panariti. Sipas ish min-istrit këto të dhena epidemiolog-jike, jane modeluar krahasuar dhe përpunuar në mënyre komp-juterike me treguesit meteorolog-jike te ketij harku kohor ne zo-

nat perkatese . “Ka dalë nje e dhene mjaft interesante! Numri i rasteve te infeksionit me koronavirus eshte rritur ne menyre lineare me tem-peraturën e mjedisit deri kur ajo ka shënuar vleren 8.72 gradë celsius. Por me rritjen e mëtejshme të tem-peratures së mjedisit, numri i raste-ve ka shënuar rënie.

Por në studim thuhet se vetëm temperatura dhe ndryshimi i motit, pa masat parandaluese te forta nuk do te mund ta kontrollojë e vetme infeksionin.”-ka thënë Panariti.

Aktualitet

Reth 629 pasagjerë të mbërritur nga Bari pasi italia u shpall e gjitha zonë e kuqe u pritën me masa të shtuara sig-urie në Portin e Durrësit. Udhëtarët thanë se kontrollet aty ishin më të forta se në portin e Italian. “Këtë që bëni ju këtu, por jo kaq dyndje. Këtu janë masa të forta”, ka thënë një pasagjer i kthy-er nga Italia. Pasagjerët thanë se grupet e kontrollit u matën temperaturat dhe u plotësuan një formular me të dhënat në rast dyshimesh të mëtejshme. “Su-perkontrolle, të sakta. Na matën tem-peraturën”, tha një tjetër. Shumica e

pasagjerëve vinin nga italia e jugut, ku thanë se përhapja e koronavirusit ka shtuar frikën, por nuk ka panik. Tra-getet e linjës me Barin janë të vetmit që lëvizën mes Shqipërisë dhe Italisë, pasi të hënën qeveria pezulloi transpor-tin detar të mallrave dhe njerëzve nga Durrësi drejt Italisë së Veriut. Ndërsa Porti i Vlorës ndaloi për tre ditë lun-drimet drejt brindizit si masë para-prake. Masa të rrepta ndërkohë kanë nisur të zbatohen edhe për anijet e transportit, ku ekuipazheve u ndalo-het të zbresin në Portet shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëru-ar pezullimin e veprimtarisë dhe shër-bimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Ky vendim urgjent është marrë, për shkak të përhapjes së ko-ronavirusit në vendin tonë, ku në këto dy ditë janë konfirmuar 10 raste të in-

fektuar. Në vendim thuhet se KLGJ ka vendosur pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gji-tha gjykatat e vendit, të juridiksion-it të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infek-sioni i përhapur Covid-19.

Koronavirusi, merren masa në rrethe. Dezinfektohen urbanët, rrugët dhe institucionet vendore

Situata emergjente, rreth 629 pasagjerë zbarkojnë në port

Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë

Frika nga koronavirusi, KLGJ urdhëron pezullimin e punës në të gjitha gjykatat e vendit

Studimi, Panariti: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së virusit

Ish-ministri

Aeroporti i Rinasit

Edmond Panariti

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 20208

PRINTo ME NGjyRA cMyK

CMYK

Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A.A, i cili ush-tronte aktivitetin e paligjshëm të pi-raterisë duke fshehur edhe të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij. Policia ka mundur t’i sekuestrojë këtij perso-ni 11500 euro, 2 milionë lekë të vjet-ra, pajisje dhe karta abonimi të kom-panive televizive. Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezul-ton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Medi-ave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente aboni-me për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara

nga ky aktivitet i paligjshëm, shteta-si A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fsheh-je të ardhurash. Gjatë kontrollit të ush-truar nga shërbimet e policisë, në mje-tin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 mil-ionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës ma-teriale. Materialet i kaluan Prokuror-isë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Aktualitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në afërsi të fshatit Vane. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, ka marre flake ne ecje. Mwsohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Kelment La-maj. Ndërkohë, zjarrfikësja dhe poli-cia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve. Deri më tani nuk dihen rre-thanat e ngjarjes.

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me dërgimin e formularëve për deklarimin e pasurisë në Fier dhe Kuçovë. Vangjel Zijaj biznesmeni nga Fieri është dën-uar nga autoritetet italiane të drejtë-sisë për trafik droge kurse Ervis Rapo në Kuçovë është dënuar në Zvicër dhe në Itali për trafik droge. Brenda 48 orëve Rapo dhe Zijaj duhet t’i përg-jigjen me shkrim formularit të OFL të gjitha pyetjeve që më pas do t’i dërgo-het SPAK-ut.

“Vijon Operacioni Forca e Ligjit. Në zbatimit të Ligjit Special për ma-sat pasurore ndaj individëve të dënu-ar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon inten-sivisht punën për kryerjen e vepri-meve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtet-it. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: V. Z., banues në Fier, dënu-ar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën pe-

nale “Trafikim i lëndëve narkotike”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Spe-cial, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vi-juar me procedurat, sipas përcaktim-it në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë pub-likun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzeku-tive që do të kryejë”- njoftoi OFL.

OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurise Vangjel Ziaj dhe Ervis Rrapos

Kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, arrestohet 37-vjeçari i palicensuar nga AMA

Përfshihet nga flakët në ecje, shkrumbohet makina në Delvinë

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpal-lur në kërkim për veprat penale “Trafi-kim i lëndëve narkotike” dhe “Dhuna në familje” në Kakavijë. Po ashtu është goditur edhe një rast i kontrabandimit të cigareve nga Shqipëria në drejtim të Gre-qisë. Gjithashtu, gjatë një jave janë kthy-er mbrapa 29 shtetas shqiptarë që nuk plotësonin kushtet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN. Po nga Policia Kufitare e Kakavijës janë ndëshkuar me masë ad-ministrative gjobë, 21 shtetas shqiptarë, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe shkelje të ligjit për kontrollin kufitar. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në zbatim të planit të masave për paran-dalimin, evidentimin dhe goditjen e palig-jshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Repub-likës së Shqipërisë, si rezultat i intervisti-mit të thelluar, kanë bërë të mundur zbu-limin e identitetit të vërtetë të një shtetasi që ishte i shpallur ë kërkim, duke e vënë në pranga, konkretisht shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Shkallës

së Parë Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën pe-nale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ng-jarje e ndodhur në datë 22.04.2018, ku shtetasi i mësipërm, duke qenë drejtues autobusi i një linje me shtetin grek, ka tentuar të trafikojë në shtetin grek, 1 kg lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas, në momentin e kontrollit nga Policia, ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e do-ganës greke. Si dhe u kap shtetasi D. V., 42 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Sarandë, në muajin shkurt 2020, ka cak-tuar për këtë shtetas, masën e sigurisë në mungesë, “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Po si rezul-tat i kontrolleve bazuar edhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë në SPK Kakavijë, të mjetit në pronësi të shtetasit I. A., nga fshati Vrisera, gjetën në gomën rezervë 140 paketa cigaresh kontrabandë, të cilat po i transportonte nga Shqipëria për në Greqi. Paketat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi I. A. u arrestua në flagrancë, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finan-ciar në DVP Gjirokastër, për veprën pe-nale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Policia Kufitare po vijon me intensitet kontrollet në pikën e kalim-it dhe në kufirin e gjelbër, për parandal-imin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të shtetasve nga vendet e treta”- njof-toi policia.

Arrestohen 3 persona në Kakavijë, njëri prej tyre kontrabandonte cigare

Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit njof-ton se duke nisur nga data 9/3/2020 shërbimi

i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave paran-daluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktu-ar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

KPK ka ndërprerë shërbimin e pritjes me qytetarët në ambientet e

institucionit. Nga dje deri në një la-jmërim të dytë godina e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka kyçur dyert për qytetarët si masë për parandalimin e përhapjes së koro-navirusit. Sa i përket denoncimeve KPK njofton se qytetarët mund t’i dorëzojnë me postë zyrtare ose t’i regjistrojnë online në faqen e inter-netit Kpk.al tek rubrika Denonco.

“Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do

të ndërpritet. Kjo në kuadër të rrit-jes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së in-feksionit të shkaktuar nga Cov-id-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisio-ni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komi-sionit kpk.al, rubrika “Denonco”- thuhej në njoftimin e KPK-së.

KPK ndërpret shërbimin e pritjes me qytetarët: Denoncimet dorëzojini me postë ose online

“Vendimi për ndalimin e “coVID-19”

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 9

CMYK

Ditën e djeshme u rrit bilan-ci personave të prekur me koronavirus në Shqipëri duke shkuar në dhjetë.

Pas djalit dhe babait, që ishin rastet e para, kanë rezultuar pozitivë nga anal-izat edhe tre familjarë të tyre. Famil-jarët nuk ka shfaqur asnjëri simptoma dhe nuk kanë probleme shëndetësore edhe pse janë identifikuar me korona-virus. Ata do të qëndrojnë në shtëpi në izolim dhe nën mbikëqyrje mjekësore. Ndërsa rasti i gjashtë është një 31 -vjeçar nga Tirana, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër vetëm një ditor në vendin fqinj, ku për fat të keq është infek-tuar në ato pak orë që ka qëndruar. I riu po trajtohet bashkë me dy ras-tet e mbrëmshme, babë e bir, në spi-talin infektiv dhe gjendja e tyre pa-raqitet pa probleme të veçanta, sipas njoftimit zyrtar. Ndërkohë që po si-pas burimeve të Shqiptarja.com edhe djali 31-vjeçar që është shtru-ar te Infektivi në QSUT nuk ka pas-ur simptoma.

Ritmi i ulët për analizatDeri dje u identifikuan 24 kon-

takte të djalit që erdhi nga Firence

dhe që më pas infektoi babanë dhe tre pjesëtarët e tjerë të familjes. Të gjithëve u janë marrë tampone, përg-

jigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë të gjitha. Ministria e Shëndetësisë njof-toi se dje u kryen gjithsej 14 testime

në laborator, 8 prej të cilëve perso-na të kontaktit të ngushtë me dy ras-tet e para të konfirmuara mbrëmë, nga ku rezultuan edhe tre të prekur, famil-jarë të tyre. “Pra nga 14 testime, që janë bërë sot, njëri nuk ka pasur his-tori me të prekurin dje duke sjell si rezultat përfundimin se sot nga 24 kontaktet e ngushta kanë dalë përg-jigjet vetëm për 13, ndërsa 11 janë në pritje. Ajo që ngre pikëpyetje lid-het me faktin se me çfarë shpejësie po bëhen analizat. Pak ditë më parë nga ISHP-ja u deklarua se mund të bëhen me lehtësi deri në 200 analiza në ditë, por sot gjithë ditën janë kry-er vetëm 14, ndërsa për 11 kampi-onë lidhur me rastin e parë ende du-het të pritet. Nuk kuptohet se përse sot janë kryer vetëm 14 testime, një ritëm i ulët në krahasim me situatën ku ndodhemi.”-ka pohuar Ministria e Shëndetësisë.

Por kush ishin dy rastet e para? Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me inicialet P.K. Ai kishte ardhur nga Firence në Shqipëri me makinë në rrugë tokësore dhe pas kontaktit in-fektoi babanë, me inicialet V.K. por nuk u mbyll këtu, pasi rezul-toi se u infektuan edhe tre familjarë të tij. Ndërkohë që në Itali ndërroi

jetë shqiptarja e parë nga korona-virusi, një 52-vjeçare nga Durrë-si. Italia është e vendosur e gjitha në karantinë duke u bllokuar lëvizjet e brendshme. Masa të forta mori dje edhe qeveria shqiptare.

Ministri turk: 86 vjeçarja amerikane rezulton me Koronavirus, më 3 mars kishte qenë në Tiranë

Një grua e moshuar, 86 vjeçare nga Amerika, ka rezultuar pozi-tive në testin ndaj koronavirusit. La-jmin e ka dhënë ministri i Shëndetë-sisë të Turqisë, Doktor Fahrettin Koca, i cili deklaroi se gruaja ka udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, për në të Stambollit dhe më pas ka shkuar për në SHBA. “Një ameri-kane, 86 vjeçe është diagnostikuar në një spital në Turqi dhe ka rezul-tuar me koronavirus. Ajo është një shtetase amerikane, ndërsa para se të vinte tek ne, ka qenë në Tiranë, e më pas është drejtuar drejt Amer-ikës”, ka shkruar ministri turk. “Në harkun kohor të 2 javëve ka vetëm një shtetase amerikane 86-vjeçare që ka vizituar Turqinë. Në 3 mars por që udhëtimin e ka nisur nga Tirana drejt Uashingtonit,”– ka shkruar ai.

Detajet për të prekurit me koronavirus

Ministri turk: 86 vjeçarja amerikane rezulton me Koronavirus, më 3 mars ishte në Tiranë

Djali 31-vjeçar, që sipas të dhënave zyrtare rezulton pacien-ti i dytë ‘zero’ dhe njëherësh per-soni i 6 i infektuar nga koronavi-rusi përmes një videoselfie për Rtv Ora thotë se ka 36 orë në karantinë te Infektivi dhe askush nuk i ka konfirmuar përgjigjet e analizave. I riu kishte udhëtuar nga Milano në vendin tonë dhe sapo kishte shfaqur simptomat kishte telefon-uar në 127. “Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetë-sisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izol-uar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asn-jë përgjigje që jam me koronavi-rus, infermierët këtu nuk e prano-jnë që jam me koronavirus. Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që pub-likisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavi-rus ndërkohë këtu nuk vjen ask-ush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është nor-

male të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përg-jigje”. Zëvendëskryeministri, Er-jon Braçe, duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Shendetë-sisë tha se i riu kishte udhëtuar vetëm për disa orë në Milano për të takuar dajën e tij në spital dhe ishte infektuar nga virusi. Mar-rë shkas nga kjo ai apeloi qytet-arët që kanë udhëtuar drejt Ital-isë në dy javët e fundit të futen në karantinë. Deri tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona me koronavirus. Veç 31 vjeçarit që ishte kthyer nga Milano,

kishim më herët një 28 vjeçar të kthyer nga Firence i cili më pas kishte infektuar babain e tij dhe 3 familjarë të tjerë.

Ndërkohë një çift nga Skrapari pasditen e djeshme janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me simpto-ma të ngjashme me koronavirusin. Të dy të rinjtë janë orientuar nga drejtoresha e spitalit të Skraparit për tu paraqitur në QSUT për shkak të simptomave të ngjashme me virusin kinez. I riu është shprehur se vetë personalisht është rikthyer nga Rimni i Ital-isë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit. Ndër të tjera i riu është shprehur se nuk ka ndonjë problem me frymëmarrjen dhe se në Tiranë kishte ardhur thjeshtë për kontroll. Ndërkohë vajza është shprehur se ka vetëm pak temperaturë dhe nuk ka probleme me frymëmarrjen. Ajo pranon se temperature e trupit i është nor-malizuar së fundmi. Çifti më tej është shprehur se nuk kanë takuar në It ali asnjë person të prekur nga koronavirusi.

I riu videoselfie nga karantina e Infektivit: Kam 36 orë askush nuk më informon

Situata e koronavirusit në Shqipëri ka sjellë edhe reagimin e Ambasadës amerikane në vendin tonë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambas-ada ka shkruar se COVID-19 kërkon cilindo në Shqipëri, dhe prandaj du-het një bashkim në frymë dhe në ve-prime. Ambasada vazhdoi duke njoftuar se edhe ata do të zbato-jnë masat mbrojtëse të rekomandu-ara nga OBSH. “ COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në fry-më dhe në veprime. Ashtu si Presi-denti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Ba-sha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe

praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.”-ka shkruar Am-basada e SHBA-së.

Koronavirusi, ambasada e SHBA: Cilido në Shqipëri, të bashkohet në frymë dhe në veprime

Aktualitet

Ministri turk, Fahrettin Koca

Ambasada amerikane

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 202010

Politika fiskale e Ramës: Oligarkët taksohen gjithnjë e më pakAjo që deri tani është

trumbetuar si reform fiskale, në të vërtetë po rezulton gjithnjë e

më qartë se shkon në favor të oli-garkëve, në dëm të masës së mad-he të bizneseve. Këtë e tregon më së miri fakti se pesha e të ard-hurave tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj është ulur në mënyrë domethënëse gjatë 7 viteve të fundit. Një studim i Qendrës Al-tax gjeti se tatimpaguesit e mëd-henj në vitin 2019 kontribuuan me 37% te të ardhurave bux-hetore, ndërsa në vitin 2012 kon-tribuonin me 47 %.

Analiza e Altax arrin në konkluzionin se në këto nive-le të peshës së të ardhurave ndaj totalit, kontributi i Drejtor-isë së Tatimpaguesve të Mëd-henj (DTM) ka rënë në një nivel që nuk përkon me qëllimin krye-sor të ekzistencës së saj. Humbjet më të mëdha vihen re në tatimpa-

guesit e mëdhenj të Tiranës. Sipas studimit, nivel i ulët i kontribu-tit në buxhet tregon një fakt të pa-kundërshtueshëm, se bizneset e mëdha të Shqipërisë nuk mbajnë prej vitesh peshën kryesore, nga e cila janë edhe përfituese nëpërm-jet punëve që realizojnë me fonde të buxhetit. Ndërsa, vlera e qa-rkullimit që deklarohet prej ta-timpaguesve të mëdhenj është më shumë se 2/3 e ekonomisë, kon-tributi i tyre në buxhet nëpërm-

jet tatimeve është më pak se 1/3 e gjithë të ardhurave të buxhetit.

Ministria e Financave dhe DPT kanë prezantuar shpesh nevo-jën për të forcuar operacionet dhe kapacitetet e DTM. Por, deri më tani ky shqetësim shumëvjeçar është ende pa përgjigjen e nev-ojshme, që të bëjë ndryshimin. Politika tatimore në vitet e fundit është përqendruar në uljen e nor-mave të taksave dhe ka aplikuar stimuj specifikë për sektorë që synohet të nxiten për tu zhvillu-ar në Shqipëri (p.sh. norma e ulët e TVSH-së për akomodimin dhe për hotelet me 4/5 yje dhe prod-huesit farmaceutikë).

Ky trend ka vazhduar në të pa-ktën secilin nga vitet në këto 5 vitet e fundit. Në këtë trend, p.sh. edhe norma e tatimit mbi fiti-min është ulur nga 15 në 5 për qind për 11,000 biznese. Nga ana tjetër, një ulje e pragut të TVSH-së solli si efekt hyrjen e rreth 13,000 mikrobiznese në sistemin e TVSH-së, por me pak ndik-im në të ardhurat tatimore. Ndër-kohë, kryefjala e paketës fiskale të 2019 dhe 2020 përfshiu një përgjysmim të tatimit mbi divi-dendin (nga 15 në 8 për qind), një zgjerim i të bazës së taksimit për dypunësimet, përgatitjen e bazës

ligjore për përshtatjen e transak-sioneve të gjithë bizneseve (me hapa) pa përdorur më letër për regjistrimin e transaksioneve.

Sipas Altax reformat e fundit të politikës tatimore kanë ngush-tuar bazën e tatimpaguesve dhe

Ekonomi

Ministria e Financave dhe DPT kanë prezan-tuar shpesh nevojën për të forcuar operacionet dhe kapacitetet e DTM.

Por, deri më tani ky shqetësim shumëvjeçar është ende pa përgjig-jen e nevojshme, që të bëjë ndryshimin

Norma e tati-mit mbi fitimin është ulur nga 15 në 5 për qind për 11,000 biznese

15

Një studim i Qendrës Al-tax gjeti se tatimpaguesit e mëdhenj në vitin 2019 kontribuuan me 37% te të ardhurave buxhetore, ndërsa në vitin 2012 kon-tribuonin me 47 %

47

Tenderi gjigand, 42 milionë euro do të merren në një dorë nga një prej oligarkëvePas miratimit në qeveri të projek-teve për ndërtimin e banesave in-dividuale për familjet e mbetu-ra pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Fondi Shqiptar i Zh-villimit ka hapur këtë të martë tenderin e parë për rindërtimin e banesave individuale.

Në Agjencinë e Prokuri-meve Publike është hapur ten-deri ndërkombëtar për Rindër-timin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti (në kuadër te procesit te rindërtimit) me një fond limit prej 42.4 mil-

ionë eurosh ose rreth 6.2 miliardë lekësh me TVSH. Sipas doku-menteve zyrtare kohëzgjatja për zbatimin dhe ekzekutimin e kon-tratës do të jetë 24 muaj, ndër-kohë marrëveshjet kuadër, që do të lidhen sipas kërkesave të Au-toriteteve vendore mund të zgja-sin edhe deri në 4 vite. Afati ko-hor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është 19 marsi 2020.

Kjo kontratë përfshin rindër-timin e shtëpive individuale si-pas projekteve model (1+1, 1+2,

1+3) në territorin e bashkive Dur-rës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është parashikuar të ndërtojë me këtë fond 2500 njësi banimi individuale, të cilat nda-hen në 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1. Ndërsa pjesa tjetër prej 889 banesash pritet të ndërtohen nga fondi i përcaktuar për bashkinë e Tiranës.

Vlera prej 6.2 miliardë le-kësh që administrohet nga FSHZH është siguruar nga Fondi

i Rindërtimit në Buxhetin e shtet-it. Ofertat e bëra do të vlerësohen për kapacitetet teknike, kushtet ligjore, si dhe ofertën ekono-mike. 3400 banesat individuale që do të ndërtohen do të jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, ato janë të projektu-ara që të kenë një kosto financi-are të ulët ndërtimi dhe të kenë eficiensë energjie. Deri më tani sipas informacioneve me një banesë të tillë çdo familje do të kursejë 150 mijë lekë në vit, nga energjia elektrike.

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 11

Coronavirusi, tashmë përveçse një rrezik i shtuar për gjendjen shën-detësore të qytetarëve po kthehet edhe në një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë kombëtare. Siç edhe dihet, Kina, është një nga vendet ose vendi kryesor që furnizon shumë shtete me lëndë të parë prodhimi dhe me lëndë të ndërmjetme. Dhe pikërisht për këtë arsye edhe në rang ndërkombëtar, Coronavirusi, mund të konsiderohet si rreziku më i madh tregtar pas luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës. Kjo vjen si pasojë e faktit që ky virus është përhapur në fillim dhe në mënyrë më masive në shte-tin kinez.

Por duke iu referuar rrezikut që kjo situatë tashmë është kthyer në shqetësim botëror, po sjell derivatisht edhe ndikimin negativ tek ekonomia shqiptare. Dihet që vendi ynë ashtu si një pjesë e madhe e shteteve ball-kanike importojnë një përqindje të madhe të mallrave nga Kina. Mall-ra të cilat klasifikohen si lëndë e parë dhe si lëndë e ndërmjetme. Ndaj sit-uata alarmante që po përjetohet në Kinë ku janë mbyllur shumë fab-rika e kompani të mëdha, po sjell gradualisht efektin negativ edhe në ekonominë tonë duke bërë që sek-tori i prodhimit kryesisht ai fason të pëballet me mungesën e lëndës së parë.

Por përveç pra mungesës së lëndës së parë në sektorin e prodhim-it është e udhës të analizohet edhe ndikimi që mund të ketë më shumë se virusi, paniku që do të përha-pet edhe në sektorët e shërbimit në ekonominë tonë. Është e pritshme që në afatshkurtësi të paktën deri sa kjo gjendje të zgjasë njerëzit të frekuen-tojnë më pak lokalet, baret, apo edhe club-et e natës. Ndërkohë në afat-gjatësi mund të konsiderohet edhe një rrezik i shtuar në sektorin e tu-rizmit. Kjo sepse nëse ekziston ris-ku që kjo situatë të vazhdojë mund të sjellë edhe anulimin e udhëtimeve apo të pushimeve të shumë turistëve që mund të vijnë në vendin tonë.

Teksa koronavirusi po përhapet në Shqipëri, kompanitë më mëdha kanë filluar që të zbatojnë të ash-tuquajturën “smart working”, ose punën nga shtëpia. Kjo metodë po përdoret shumë në Itali, që prej dy javësh, si një metodë që shmang kontaktet fizike. Agron Shehaj, sipër-marrës i call center në një stats në facebook tha se ai ka vendosur ndër-prerjen e punës në kompanitë e tij në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working.

Shehaj tha se është marrë vendimi për kompanitë IDS, Local Web, Di-rect24, ku ai ka shumicën e aksion-eve, ndërsa nuk ka një vendim të tillë për Comdata. Shehaj ka bërë thirr-

je që puna nga shtëpia nuk duhet të jetë zgjedhje, por detyrim. “E vetm-ja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë. Është vendim drastik, por fatkeqë-sisht është e vetmja mënyrë e sig-urtë për të ruajtur shëndetin e bash-këpunëtorëve të mi dhe familjeve të tyre. Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit ne Milano dhe jam i bindur që duhet të mëso-jmë nga gabimet në Itali edhe të mar-rim menjëherë masa drastike.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është ku-fizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve”, tha Shehaj në faqen e tij në facebook.

Edhe IDRA, një kopani kërkimesh tregu dhe konsulence njoftoi se puna e stafit do të vazh-dojë online. “Duke vlerësuar situ-atën me seriozitet, IDRA ka mar-rë vendimin dhe ka bërë të gjitha përgatitjet që puna e stafit të vijo-jë nga shtëpia, online. Duke filluar nga nesër, prezenca ne zyra do të jetë minimale vetëm për çështje emerg-jencash. Puna gjithsesi do të vijo-jë normalisht nëpërmjet platformave tona online. Duke shprehur besimin se kjo situatë do të kalojë shpejt, dhe se nuk ka nevojë absolutisht për pan-ik, ju ftojmë të gjjthëve të zbatojmë

rigorozisht rregullat që kërkojnë spe-cialistët e fushës dhe te minimizojmë kontaktet në grupe”, njofton kompa-nia në faqen e saj në facebook.

Deri tani numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka arritur në 10 raste të konfirmuara. Qeveria mori dje vendimin për pezullimin e shkol-lave publike dhe jo publike deri në 3 prill. Dje, qeveria vendosi që punon-jësve të administratës publike të cilët kanë fëmijë të vegjël deri në parash-kollor do t’ju jepet leja të qëndrojnë në shtëpi deri në 23 mars (për njërin nga prindërit).

Koronavirusi ka dhënë ndikim të menjëhershëm tek sektori i turiz-mit. Sipas operatorëve turistik pas përhapjes së virusit në Itali, udhë-timet e shtetasve shqiptar janë re-duktuar me 60 deri në 70%. Oper-atori Besnik Vathi thotë se tashmë është i paparashikueshëm edhe se-zoni veror. Tkurren me 60-70% flu-turimet e shtetasve shqiptar drejt vendeve të botës, e kryesisht dre-jt Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Operatorët turistik pohojnë se koro-navirusi i ri ka filluar të jap ndikim negativ të menjëhershëm në sektor-in e turizmit. Operatori Besnik Vathi thotë se vetëm në datat 7 dhe 8 mars fluturimet janë reduktuar 10-20 herë.

“Sektori i turizmit është një nga sektorët më të parë që preket nga situata të tilla. Që në fillim kur u përhap në kinë u ndjen shenjat e para për të udhëtuar. Sidomos me shpërndarjen e tij në Itali frika ishte totale dhe pothuajse në nivele 60-70% kemi ulje të fluturimeve dhe nëse do të kishim një 7,8 mars ku udhëtonin me mijëra mars këtë vit

kemi në situatë kur është 10 deri në 20 herë më e ulët se vitet më parë. Kjo sa i takon qytetarëve shqiptar. Turizëm të madh drejt Italisë në këtë periudhë nuk ka, por anulimet janë edhe drejt vendeve tjera si Francë, Gjermani, Izrael, Dubai apo në Kor-fuz” shprehet Vathi.

Për shkak të situatës së kri-juar dhe panikut që po mbizotëron çdo ditë e më shumë Vathi thotë se edhe sezoni veror është i papara-shikueshëm. “Frika dhe paniku ka prekur edhe të huajit që mund të par-ashikonin që të udhëtonin në pran-verë drejt Shqipërisë apo ndoshta edhe rezervimet për në verë. Ka pas-ur shumë anulime dhe frikë për të marrë vendime për fluturime. Jemi në një fazë pezullimi për marrje të vendimeve.

Është periudha kur shqiptarët ud-hëtonin dhe janë pezulluar direkt, dhe efekti më i madh në ketë situ-atë është në turizmin dërgues. Në këtë fazë që jemi është e pamundur të parashikojmë se çdo të ndodh këtë sezon veror”, theksoi operatori turis-tik. Ulja e udhëtimeve pritet të thel-lohet edhe më tej pasi marrë vendimi për të mbyllur fluturimet me të gjitha aeroportet e Italisë.

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço u shpreh për “Zërin e Amerikës” se për përbal-limin e situatës nevojiten impulse të reja ekonomike. “Një impakt ekono-mik është i mundshëm. Është pak herët për të matur impaktin ekono-mik që tani, por është e sigurtë që do ketë. Është e rëndësishme që të mos futemi në panik sepse na dëmton jo vetëm ekonomikisht, por edhe në as-pekte të tjera. Por nuk është herët që të fillojmë të studiojmë një impuls ekonomik, se si të përballojmë situ-atën që do të kemi nga koronaviru-si”, u shpreh Jaço.

Kryetari i AmCham, Jaço tha se kompanitë amerikane kanë shfaqur interes për investime në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe energjisë. “Bujqësia është një sektor interesant, sepse punëson rreth 45 % të popull-sisë, dhe ka produkte që kanë poten-cial për eksport për në Europë dhe gjithashtu në Amerikë. Turizmi është gjithashtu një sektor që po ndryshon gjatë gjithë kohës, ka zhvillim dhe potencial. Shqipëria ka burime naty-rore, por ka gjithashtu mundësinë për t’u bërë një qendër rajonale në lidhje me shpërndarjen e energjisë”, shpre-het Jaço.

Kreu i Dhomës amerikane, Jaço duke folur për klimën e investimeve në vend, tha se shqetësim për bizne-sin mbeten monopolet dhe konkur-renca e pandershme. Shqetësim si-pas Jaços është edhe vendosja e Shqipërisë në listën gri të pastrim-it të parave.

Epidemia botërore kërcënon seriozisht ekonominë shqiptare

Ekonomi

kanë ndërlikuar mënyrën e tak-simit për disa segmente të tjera. Disa nga këto ndryshime komp-likojnë në fakt regjimin tatimor të thjeshtë, që zbatohet nga mikro-bizneset dhe nga ana tjetër krijon si pasojë mundësi për shmangie të taksave, p.sh., përmes zhven-dosjes së të ardhurave më të lar-ta të tatimit të dividentit, ose ma-nipulim të pragut të tatimit mbi fitimin. Studimi referon se du-het të orientohen kapacitetet dre-jtuese dhe zbatuese me aftësitë e kërkuara nga detyra që marrin përsipër për kryerjen e analizave tatimore për të kuptuar më mirë paqëndrueshmërinë në të ardhurat tatimore.

Aktualisht nuk ka punonjës me këto aftësi për analizën e të ardhurave për të parë mbledh-jen e të ardhurave, tendencat dhe pritshmëritë, si dhe për të për-caktuar arsyet e ndryshimeve të rëndësishme nga parashikimet e buxhetuara gjatë vitit. Ndërkohë, lidershipi që ka ardhur dhe ka ikur këto vite të fundit është në nivelin mesatar të menaxhimit që ndodh në vende me administratë të zhvilluar, thuhet në studim.

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 202012 •

Dossier

Foto që shihni është kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata, pin-joll i famijes princërore Bua.

Nuk ka studim të mirfilltë mbi këtë udhëheqës me nam, duke u përfshirë në gjithë betejat e Ev-

ropës së ‘500-ës. Në këtë shkrim, më tepër ilus-trues, jemi nisur nga fotoja e përfshirë nëencik-lopedinë“Shqiptarët në artin botëror” përgatitur nga Ferid Hudhri.

Nga ajo lavdi vetëm kjo pikturë e famshme ka mbetur, e realizuar nga piktori italian Loren-zo Lotto. Titulli i tablosëështë“Portreti i një burri fisnik”, (Ritratto di gentiluomo) që mban datën 1535, vendosur në galerinë Borghese, në Romë. Kjo tablo e realizuar me mjeshtëri nga dora e piktorit L.Lotto, mendohet se i kushtohet shqiptarit të shquar Mërkur Bua Shpata.

Tërheqjen e fundit flitet se e bëri në qytetin Trevizo, qytet qëe shohim në sfond, të portretit.

Lotto e jep në këmbë Mërkur Bua-në, me beretë të zezë, dhe dorën e djathtë vendosur mbi një tavolinë, nën të cilën shquhet një kafkë e vogël, e rrethuar me petale trëndafili e jas-mini, me pamje fisnike si edhe në veshje. Disa kanë vërejtur unazën në gishtin e vogël

( p.sh shkrimtari Luan Rama, të cilit i refero-hemi të dhënave të përshkrimit bashkangjitur dhe foton, në një artikull të tij e lidh me gruan e tij të vdekur), po ashtu dhe unazën në gish-tin e martesës së dytë të bërë me një fisnike veneciane. Ndërsa studiuesi i enciklopedisë, Ferid Hudhri shënon se, pamja melankolike e fisnikut të ve, të cilit, sipas përshkrimeve nga historianët, i ka vdekur gruaja gjatë lindjes, është një ndër elementët mbi të cilat mbeshtet-en biografët në përkatësinë e portretit.

Nuk mund të flitet me saktësi se kur historia ka nisur të merret me këtë figurë. Por mund të themi se në median e shkruar është folur mjaft pak për Mërkur Bua Shpatën

Ekziston një artikull në gazetën “Bota sot”, ( 11.12.2012, botim i diasporës, me titull:Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neutralitetin e Zvicrës, ku flitet për meritën që pati si udhëheqës në vendosjen si zonë neutraliteti të Zvicrës).

Po ashtu me pemën historike të luftimeve të Mërkua Bua merret dhe studiuesi i njohur Luan Rama (G.Sh. 14.03.2010), dhe një informacion mbi familjen princërore Bua, simbolet dhe heraldikën e tyre e gjejmë në sitin informativ ëikipedia.

Këtyre tre burimeve u jemi referuar për të hedhur një vështrim mbi portretin e panjohur të Mërkur Bua, referuar së fundi dhe publikim-it të pikturës në enciklopedinë e parë të arteve pamore shqiptare.

Në gazetën “Bota sot”, referenca është studiuesi Astrit Leka (aktivist ne diasporë) në rastin e vendosjes së bustit të Skënderbeut në

Foto që shihni është kalorësi shqiptar Mërkur Bua Shpata, pinjoll i famijes princërore Bua. Nuk ka studim të mirfilltë mbi këtë udhëheqës me nam, duke u përfshirë në gjithë betejat e Evropës së ‘500-ës. Në këtë shkrim, më tepër ilustrues, jemi nisur nga fotoja e përfshirë në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror” përgatitur nga Ferid Hudhri.Nga ajo lavdi vetëm kjo pikturë e famshme ka mbetur, e realizuar nga italiani Lorenzo Lotto. Titulli i tablosë është “Portreti i një burri fisnik”, (Ritratto di gentiluomo) që mban datën 1535, vendosur në galerinë Borghese, në Romë. E realizuar me mjeshtëri nga dora e piktorit L.Lotto, mendohet se i kushtohet shqiptarit të shquar Mërkur Bua Shpata

Me 300 kalorësit shqiptarëMërkur Bua Shpata mposht Zvicrën pas 1500 vjetësh

Gjenevë, duke çuar në një punë kërkuese për historinë e Zvicrës. Në këto hulumtime që bot-on në numrin e saj gazeta e diasporës e ven-dosur në Zvicër ndesh emrin e Mërkur Bua Shpata, stërnip i Gjin Bua Shpatës, duke zbulu-ar rolin që kishte luajtur në historinë e Zvicrës.

Pyetja e parë për t’u shenjuar nga këto njo-huri është cilësia e këtij personaliteti, cili është konti i Akuinos dhe Rokasekas, që përfshin perandorinë romane dhe gjermanike.

Pasardhës i familjes princërore, Mërkur Bua thuhet se është me prejardhje nga bregdeti i Shqipërisë së sotme, e vendosur në Peloponez. Të parët e tij kishin qënë despotë të Angelokastrës dhe të Artës, si edhe baronë të Despotatit të Moresë.

“Flamuri i kontit Mërkur Bua Shpata i njo-hur nga perandori i shënjtë roman Maksimalian (1510)

Petro Bua mërgoi në gadishullin Apenin. Aty Mërkuri u shqua si luftëtar dhe prijës trim i mercenarëve shqiptarë e ballkanas”,citojmë nga “Bota sot”.Në këtë periudhë të historisë evropiane studiuesit nxjerrin në pah se Mërkur Bua ishte njohur si një nga komandantët ush-tarakë më trima të Evropës, që i takojnë fund-shekullit tëXV. Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiljani I, që prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i ka-lorësisë së lehtë. Mërkur Buas i njihet titulli kont në vitin 1510. Në pemën gjenealogjike të familjes koha e vdekjes së tij jepet midis vitit 1527 -1560. Mbajtja e titullit kont shoqërohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bëhet i dallueshëm në trajtën e ku-rorës përkatëse të kokës (kurorë konti), që pa-raqitet edhe në stemë, si dhe njohja e paraqitja e origjinës fisnike familjare, e cila pasqyrohet në shqytin e tij. Deri më sot nuk kemi paraqitje

artistike të stemës së kohës së Mërkur Buas e cila vjen e ndryshme në kohë të ndryshme.Ai u njoh si aleat i Luigjit XII të Francës duke mun-dur spanjollët.

Pas fitores venedikase të vitit 1513, Mer-curio Bua pranoi t’u shërbejë venedikasve dhe u propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë perandorit, veçon studiuesi Luan Rama, në artikullin ““Dom-inus” Merkur Bua, Historia e një pasardhë-si të denjë të Gjin Bua Shpatës” (citim nga G.Sh.14.03.2010). Në artikujt e paktë për këtë figurë thuhet se shumë kronikanë kanë shkruar për luftën e tij, nëçdo vend të Evropës.

Mërkur Bua i shndërruar në “një sinomin bete-jash” arriti të krijojë “figurën e tij legjendare”.

Në vitet ‘500 ai ishte bërë tashmë mjaft i njohur sipas studiuesve në luftrat e Italisë.

Në artikullin “Bota sot”, duke iu referu-ar hulumtimit të bërë, thuhet se në vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë në histori si “beteja e gjigandëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të rëndësishme të Evropës.

“Nga Franca erdhi Françesku i parë, ushtritë e Papës, ushtria e Venedikut, ushtria zvicerane, kundërshtare e tyre dhe ushtria e Maksimilian-it, perandorit gjermanik.

Në betejën e Marinjanit me 13 shtator herë dukej se fitonte njëra palë, herë pala tjetër. Madje edhe vetë mbreti Françesk u plagos. Të nesërmen, aty, kah mesdita, zviceranët sulmuan dhe po mund-shin francezët. Atëhere mbreti i Francës kërkoi ndërhyrjen e 40 000 ushtarëve të Venedikut.

Këmbësoria e rëndë e Venedikut në kohën kur francezët po mundeshin, ishte e vendosurnë Lodi, katër orë larg në këmbënga fusha së bete-jës. Pra kur të vinte ajo në ndihmë, zviceranët do ta kishin fituar betejën” (Bota sot, “Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neu-tralitetin e Zvicrës”,11.12.2012)

Sipas këtij artikulli Mërkur Bua Shpata, dre-jtuesi i kalorësisë shqiptare në shërbim të Ven-edikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë ushtarëve zviceriane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e famshme, për të cilën zvicerianët sipas artikullit të “Bota sot”, patën kujtuar se kishin të bënin me një mijë kalorës, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe pranimin e humbjes. “Në të vërtetë aty kish-in hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë. Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të ushtrisë zvicerane.Beteja u fitua nga ai”.Historianët thonë që u mund ush-tria zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur dështime.Vetëm një vonesë e vogël e Mërkur Bua Shpatës do t’u jepte fitoren zvicerianëve.“Është shkruar se në mbrëmjen e asaj dite të fitores, mbreti

Françesku i parë i Francës, kur po festonin fitoren, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e jetë së tij.Historianët këtë fitore ja kanë atribuar Françeskut të parë, mbretit të Francës. Por një mbret 21 vjeçar që bënte pagëzimin e luftës për herë në atë atë ditë nuk mund të qe strategu i fitores se betejes së gjigandëve. Kjo provohet edhe nga fakti që dhjetë vjet më vonë, në betejën e Pavias, mbreti Françesku i parë, aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Ai u mund, ra rob lufte dhe po të mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave dhe i bëri këtij nderimet si mbret, si aleat e vartës i dikurshëm, të zgjidhte suitën dhe të kishte trajtim mbretëror”- (Bota sot “Mërkur Bua Shpata, si ndikoi para 500 vjetësh në neutralitetin e Zvicrës”, 11.12.2012)

Duke cituar po të njëjtin burim të informa-cionit, thuhet se dy muaj më pas, zvicerianët u mblodhën dhe vendosën që të mos dalin kurrë jashtë kufijve të vet, si pushtues. Është momen-ti kur ata shpallën neutralitetin.

Vitet e fundit të jetës Mërkur Bua Shpata i ka kaluar në Trevizo, duke u tërhequr deri në vdekjen e tij, trupi i të cilit u varros në kishën e Santa Maria Maggiore.

Përgatiti: Violeta Murati

Principata e Buajve, despotë e pinjollë Familja fisnike Bua është një nga familjet

më të mëdha dhe më të dëgjuara në Shqipërinë e Jugut gjatë shek.XIV-XV. Në pemën gjene-alogjike të familjes shënohet se, me mbiemrin Bua, familja u njoh më 1333, pasi mbiemri i tyre i mëparshëm ka qenë Shpata. Shpatajt, si dhe Zenebishët përmenden në dokumentat historike, që më 1304. Mendohet se Zenebi-shët dhe Shpatajt dalin nga i njëjti trung famil-jar. Gjon Muzaka në librin e tij “Memorje” shkruan se Shpata (Gjin Bua) ishte nga shtëpi e Zenebishëve. Buajt gjithashtu janë degë me Skurrajt dhe Gribajt (Grivajt). Pema gjeneal-ogjike e familjes Bua jepet prej Ch.Hopf në “Chroniques Greco-Romans”, Berlin 1873. Principata e Buajve pati shtrirje të gjerë që er-dhi duke u rritur deri në lulëzim të plotë pas rënies më 1355 të Perandorisë serbe të Stefan Dushanit. Qendra politike dhe administrative e kësaj principate ka lëvizur në kohëra të ndrys-

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 13•

Dossier

hme, në bazë të zhvillimeve historiko-politike të atyre trevave. Së pari, u vendos më 1354 në Angjelokastër të Etolisë-Akarnanisë, pasi këto krahina aso kohe përbëheshin nga komunitete të fuqishme dhe aktive arbëreshe të cilat çuan në fazën e parë të shtetformimit të Buajve. Më 1358 shpallet despot dhe pas disa kohësh, më 1374, qendra politike dhe administrative e des-potatit të tyre kalon në Artë.

Figura kryesore dhe më madhore e familjes fisnike Bua është, pa dyshim, despoti Gjin Bua Shpata, i biri i Petro Nikollë Buas (protovestir – kryetar i garderobës private të perandorit të Serbisë që njëherësh kryente dhe funksionin e komandantit të ekspeditave luftarake). Gjin Bua Shpata është figura më e shquar e periudhës mes-jetare në trevat e jugut të Shqipërisë. Jetoi dhe sundoi në gjysmën e dytë të shek. XIV. Në “Kro-nikën e Janinës” ai përshkruhet kështu: “Burrë aktiv dhe mbi të gjitha i shkëlqyer, i stolisur me vepra dhe fjalë dhe nga bukuria serioz. Tek ai gjendeshin me të vërtetë teoria dhe veprimi”. Në “Kronikën e Tokove” gjejmë një tjetër për-shkrim për të: “I bukur, i pashëm në pamjen e fytyrës, i guximshëm dhe i urtë në fisin arbëror”. Në vitin 1358 njihet prej mbretit Simeon Uroshi (qeveritar serb i Epirit) si despot i Etolisë-Akar-nanisë me qendër politike dhe administrative në Angjelokastër. 16 vjet më vonë artiotët dhe rogiotët do e pranojnë Gjin Bua Shpatën (pas vdekjes së despotit të tyre arbër Pjetër Ljosha, 1374, i cili ishte despot i Artës dhe i Rogisë dhe bashkëluftëtar me despotin Gjin Bua Shpatën në betejën e Akeloit 1358 etj.), si despot të tyre dhe të mbarë krahinave të tyre duke u shtrirë në veri që nga kështjella Gliqi, pranë lumit Gliqi (Lumi i Zi ose lumi Akeron që rrjedh midis Çamërisë Qendrore dhe asaj Jugore) dhe në juglindje deri në Gjirin e Korintit.

Ai sundoi në Despotatin e Artës deri më 1399, duke udhëhequr principatën më të fuqishme në Shqipërinë e Jugut me qendër politike dhe ad-ministrative të vendosur në Artë. Më 1382 lidh aleancë politike dhe ushtarake me sebastin Gjon Zenebishi “që të jenë njish kufinjtë” me sebastën e Gjirokastrës që kufizohej në jug me atë të Des-potatit të Artës në lumin Gliqi dhe në veri me Grykën e Këlcyrës. Në Principatën e Zenebishëve përfshiheshin kështjella e Parakolosë (Parakala-ma) 50 km. në juglindje të Gjirokastrës, kështjel-la e Delvinës; e Vutrandës (Butrintit); e Srtevilit;

kështjella e Shën Donatit (Paramithia); e Maz-rekut; e Pargës dhe kështjella e Gliqisë. Betejat që i dhanë emër despotit Gjin Bua Shpatës ishin Beteja e Akeloit, më 1358, midis forcave arbërore dhe atyre bizantine të udhëhequra nga Perandori bizantin Niqifori II Engjëll Komneni. Kjo betejë e ashpër dhe e përgjakshme përfundoi me disfatën e plotë të trupave bizantine, ku dhe vetë Peran-dori mbeti i vrarë. Beteja në fushën e Artës, (pranë mureve të Artës) më 1378 midis forcave arbërore dhe atyre të Joanitëve të Rodit të komanduara nga Huan Fernandes Heredia që kishin ardhur për të pushtuar Despotatin e Artës, të paguar nga Mbretëria e Napolit. Pas një rezistence të fortë të Despotit Gjin Bua Shpata, trupat arbërore hid-hen në kundërsulm dhe i shpartallojnë keq trupat pushtuese dhe vetë Heredia iu dorëzua rob Gjin Bua Shpatës.

Beteja e Driskut (në lindje të liqenit të Janinës) kundër trupave osmane, 1396, të thir-rura prej Despotit të Janinës, Ezau Buondel-monte Açajuoli. Në këtë betejë përkrah Gjin Bua Shpatës merr pjesë dhe Gjon Zenebishi. Kjo betejë ishte suksesplote për trupat arbërore. Historia e këtij despoti s’është thjeshtë histo-ria e një heroi, ajo lidhet ligjërisht dhe pazg-jidhmërisht me historinë e shtetformimit në tre-vat e Arbërisë së Jugut. Despotë të familjes Bua janë: Gjin Bua Shpata (1358-1399); Skura Bua Shpata (1399-1404); Pal Bua Shpata (1399-1408) dhe Murik Bua Shpata (1399-1418).

Pas vdekjes së Gjin Bua Shpatës (29 tetor 1399), zotërimet e Shpatajve u ndanë midis të afërmve pasues të tij. Despotati u nda në dy njësi administrative: në veri despoti Murik Bua Shpata me qendër në Artë, i cili më pas bëhet dhe despot i Janinës (1403-1411) dhe në jug despoti Pal Bua Shpata me qendër në Angjelokastër. Më 1408 Angjelokastra bën pjesë në territoret e Despotatit të Qefalonisë nën despotin Karl Toko, vasal i Mbretërisë së Napolit. Më 1411 despoti Murik Bua Shpata përtërin lidhjen e “Gliqisë” të vitit 1382 mid-is Buajve dhe Zenebishëve “që të jenë njish kufinjtë, t’i mbajnë ashtu siç i kanë mbajtur”. Më 1416 territoret veriore të Despotatit si dhe qendra e saj Arta përfshihen në Despota-tin e Qefalonisë të Karl Tokos, duke shënuar fundin e këtij fomacioni shtetëror në Arbërinë e Jugut. Principata e Zenebishëve (Sebasta e Gjirokastrës) më anën tjetër do t’i bënte ballë

Despotatit të Qefalonisë deri më 1418, vit ky kur kjo principatë u pushtua nga trupat osmane. (Gjirokastra pas pushtimit Osman bëhet qendër e Sanxhakut të Shqipërisë më 1431). Kur des-poti Pal Bua Shpata humbi Naupaktin, pas vitit 1407, pasardhësit e tij i ndeshim si princa në More (1423-1489) me qendër në Davi (Dafni) të Arkadisë (Rosi Bua, 1423); Gjin dhe Aleks Bua, 1457; dhe Petro Bua i mbiquajtur “kolo-si” komandant i gjithë arbëreshëve të Moresë nga 1453-1489). Me ardhjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Arbëri, më 1443 sebasti Simon Zenebishi ( ? -1443) kthehet nga Korfuzi dhe fillon kryengritjen antiosmane për çlirimin e zotërimeve të Zenebishëve. Më 1466 fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpa-ta rikthehet në fenë e krishterë dhe kalon në anën e Venedikut. Më 1480 Teodor Bua që ishte në More nën shërbimin venedikas theu paqen që ishte vendosur midis venedikasve dhe osmanëve dhe sulmoi osmanët në afërsi të Argosit. Më 1585 Bua Griva nis revoltën anti-osmane në trevën e tij në Akarnani.

Marrë nga Wikipedia

Stemat e Mërkur BuasMërkur Buas i njihet titulli kont në vitin

1510. Në pemën gjenealogjike të familjes koha e vdekjes së tij jepet midis vitit 1527 -1560. Mbajtja e titullit kont shoqërohet dhe me njohjen e simboleve heraldike, ku titulli jepet dhe bëhet i dallueshëm në trajtën e kurorës për-katëse të kokës (kurorë konti), që paraqitet edhe në stemë, si dhe njohja e paraqitja e origjinës fisnike familjare, e cila pasqyrohet në shqytin e tij. Deri më sot nuk kemi paraqitje artistike të stemës së kohës së Mërkur Buas e cila vjen e ndryshme në kohë të ndryshme. Jepet një për-shkrim për stemën e tij, si dhe shoqërohet me një ilustrim po të këtij viti në librin “Ellenika anekdhota perisillehthenta kai ekdhidhome-na kat egkrisin tis Bojlis Ellinikis Dapanis”, vëll.1-2, Athinë1867, të Sathas, K.N., por edhe ato kanë ngarkesa të lehta subjektivizmi. Stema është e punuar dhe botuar edhe nga N. Mane-sku dhe është e ribotuar në librin e Sturdza, M.D. “Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d`Albanie et de Constantinople”, Paris 1983.

Varianti i dhënë i përshkruar është verifikuar nga autoritetet e Vjenës. Stema që njihet me emrin e Mërkur Buas përbëhet nga këto ele-mentë: shqyti, përkrenarja e kurorëzuar, kresh-ta e përkrenares, si dhe pëlhura e kokës (ojnat). Nga pikëpamja heraldike kemi të bëjmë me një zhvillim thuajse të plotë të stemës në fjalë. Shqy-ti është i ndarë në katërsh. E para është e prerë në të blertë (në këtë blazon paraqitet gabimisht e purpurt) dhe në të kaltërt. Në të blertë para-qitet një kryq i artë patent, midis dy yjeve të arta tetëcepëshe. Në të kaltër paraqitet një ferrëgjatë i artë dhe i kurorëzuar. E dyta është e kaltër me një shqipe të artë flatrëhapur dhe e kurorëzuar. E treta është e brezuar në 12 pjesë (të valëzuara) të argjendta dhe të kaltërta. E katërta është e zezë, nga e majta futet një llërë e veshur me të kuqe, në dorë ka mbërthyer katër (bolla) vitore të bler-ta. Në qendër të shqytit ndodhet një “shqytëz tërfil” me krye të zbukuruara nga tri urora të arta dhe me buzim po të artë. Shqytëzi është i kaltër me një grifon të artë dhe të kurorëzuar. Forma e tij simbolizon trininë e shenjtë, ndërsa kurorat simbolizojnë monarkinë, atë të perandorit gjer-man Maksimiliani I.

Mbi shqytin përkrenarja e argjendtë është e kurorëzuar me pesë kangjella të arta, me pël-hurë koke të ojnëzuar, të kaltër nga brenda dhe të blertë nga jashtë (në këtë blazon paraqitet ga-bimisht e purpurt). Në konvencionin heraldik ngjyrat e pëlhurës së kokës rrëfejnë dhe ngjyrat e mantelit të përdorur prej Mërkurit. Kreshta përbëhet nga katër kokë të arta luani. Numri i tyre lidhet formalisht me numrin e stemave që përbëjnë shqytin. Shqytëzi në formë tërfili që i lidh dhe i mbivendoset stemave të tjera tregon njohjen, aprovimin si dhe mbrojtjen e këtyre simboleve nga perandori Maksimiliani I. Ana-lizimi heraldik i shqytit tregon se kemi të bëjmë me një bashkim, ndërthurje stemash të veçanta,

që dikur kanë qenë më vete. Ato vijnë të bash-kuara në shqyt për arsye të panjohura prej nesh, por që më i shpjegueshëm mund të jetë fakti i një subjektivizmi të

Mërkur Bua për të ngjizur në një tërë lavdinë e së kaluarës së familjes, origjinës së tij të shpre-hur nëpërmjet stemave heraldike. Duke bërë analizën e tyre brenda fakteve heraldiko-his-torike, secila stemë ka shpjegimin e saj që e lidh dhe bashkërendon me të tjerat. Përshkrimi që i bëhet stemës së Mërkur Buas në njohjen e motivacionit të kontit na ndihmon të kuptojmë historinë e pjesërisht përkatësinë e stemave përbërëse të shqytit të tij, pasi gjuha heraldike pasqyron deri-diku dhe historinë e familjes që e mban atë; pra një histori e shprehur në simbole.

Megjithatë ka elemente në stemë për të cilat nuk mund të flitet në mënyrë absolute për shkak të zbrazësive të herëpashershme historike që i mbulojnë ato. Në një të katërtën e parë të shqytit ndeshim një ferrëgjatë të artë të kurorëzuar, që është simboli i familjes mbretërore të Francës, i cili vihet në pozicionin e privilegjuar dhe të kryesimit të shqytit për të treguar varësinë e Mërkur Buas me stemat e tij, ndaj kurorës mbretërore franceze të Lu-dovikut. Forma e vjetër e kryqit të artë patent lidhet me hershmërinë e përqafimit të kristian-izmit nga ana e familjes mbretërore në fjalë dhe yjet e arta tetëcepëshe flasin për lavdinë e saj në mbrojtje dhe në udhërrëfim drejt krishtërimit. Në një të katërtën e dytë një shqipe e artë, fla-trëshpalosur dhe e kurorëzuar tregon se kemi të bëjmë me simbolin e familjes të despotëve të Angjelokastrës, të cilët siç dihet kryesoheshin nga Gjin Bua Shpata e pasuesit e tij. Në një të katërtën e tretë të shqytit nga përshkrimi që i bëhet stemës së Mërkur Buas në njohjen e mo-tivacionit të kontit tregohet për një krahinë të Bregut të quajtur “Boyena” që tregon origjinën e zotëruesve të stemës. Përshkrimi në motiva-cion nuk ndihmon në përcaktime të sakta për të, por duke u nisur nga vizioni heraldik kemi të bëjmë me një krahinë bregdetare, ndofta-nd-ofta kemi të bëjmë me stemën e sunduesve Bua të Moresë, të cilët mund ta kenë thirrur vendin ku kanë jetuar me emrin e tyre Buena.

Në një të katërtën e katër të shqytit, ku trego-het një krah me mëngë të kuqe, i cili futet nga e majta e shqytit, duke mbajtur në dorë katër vitore (bolla) të blerta, është stema e hershme e Buajve, të cilën Mërkur Bua, në përshkrimin që i bën stemës së tij në njohjen e motivacionit të kontit, e lidh me hershmërinë e historisë së lavdishme të familjes Bua që është pasardhëse e denjë e lavdisë së mbretit Pirro të Epirit (në një legjendë për Pir-ron e Epirit tregohet se ai mbyti me shtrëngimin e dorës një gjarpër kur ishte fëmijë). Flitet dhe për një lidhje midis mbiemrit të Buajve me emrin e simbolit në këtë stemë (bolla).

Më 1490 Buajt i gjejmë në Librin e Artë të familjeve fisnike në ujdhesën e Korfuzit, asaj kohe nën Republikën e Venedikut, ku më 1622 shquhet fisniku Petro Bua, i cili kryeson një për-faqësi të fisnikërisë së Korfuzit pranë senatit të Venedikut. Fisniku Petro Bua mbante një stemë të artë me majë të blertë, majtas hyn një llërë me byzylyk, në dorë mban një degë të blertë me gjethe, që shoqërohet me dy iniciale P dhe B, që nënkupton Petro Bua. Më pas kjo stemë do të jetë blazoni i Buajve të Korfuzit. Emblema vjen tek ne vetëm e përshkruar. U botua nga M.D. Stur-dza në “Dictionnaire historique et Genealogique des Grandes Familles de Grece d`Albanie et de Constantinople”, Paris 1983. Nga pikëpamja for-male ka një ngjashmëri midis stemës së vjetër të familjes Bua dhe asaj të Petro Buas, ndonëse sim-bolet themelore ndryshojnë: një llërë që futet nga e majta e shqytit e mban me dorë – simbole të ndryshme. Duke u nisur nga të dhënat heraldike të mësipërme do të thoja se mungesa e dokumenti-mit të këtyre stemave krahas asaj ku ato paraqiten të bashkëngjitura dhe të përshkruara për Mërkur Buan krijon një paplotësi në historinë e qenësisë dhe interpretimin e tyre. Gjithsesi studimet e mëtejshme heraldike mund të sjellin mendime të reja dhe më të plota për simbolet e familjes më në zë në historinë e gjysmës së dytë të shek. XIV në trevat jugore të Shqipërisë.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 202014

Rrëshket sigurisht. Se mos është here e parë. Prej qin-dra vjetësh e kanë studjuar që përballë rrezikut opin-

ioni publik ekstremizohet. Kur epi-demia te ne nuk kishte arritur ende, por dihej se do të vinte, në rrjetet so-ciale por edhe në komunikimin ballë përballë dëgjohej masivisht : Nuk na prek virusi ne!

Çfarë t’u thoshe? Sapo hapje go-jën duke arsyetuar fare lehtë të hid-heshin në grykë:

Rracë e pastër ne! Pellazgë ne! Dhe këto ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjeksore. Por, nuk ishte një çështje mjeksore.është edhe sociale, edhe etike. Por, kush të le të flasësh seeeee! Lërini të flasin mjekët! – të bërtisnin! Dakord mjekët bëjnë testin kurojnë, por vendimet politike nuk i marrin mjekët! Sjelljen e njeriut në shoqëri nuk e studjojnë mjekët! Vazhdon i njejti gabim. Epi-demia shihet thjesht si çështje mjek-sore. Cfarë t’u thuash? Që është edhe çështje kulture, politike, familjare, etike, psikologjike?

Kush dëgjon? Si thoshin? Janë nx-itje frikërash nga ana e kritizerëve! Nuk ka rrezik. Eshtë rrezik i vogël!

Pse Europa jemi ne, ata që nuk na pranojnë ne! Mirëpo erdhën rastet e para! Kaluam në të kundërtën! Nisëm të urrejmë emigrantët! Ata emigrantë që nuk kemi lënë pa i lëvduar se mbajnë me lekë familjet, vendin etj. Cilët janë këta? Ata, mo, bijtë dhe bi-jat e këtyre që shajnë! Po sikur një i

afërm t’u kthehej para disa ditësh dhe t’u thoshte : erdha o njerëz në shtë-pi, kishte rrezik atje! Cfarë do t’i tho-shin : jashtë, jaaaaaashtë, jashtëëë! O mikpritja shqiptareeeeeeee! Cfarë lavdesh i bëjmë! Jemi rracë e pastër neeeeeee! Pellazgë! Më shumë sho-ku! Më shumë? Etruskë! Me shumë shoku! Skitha! O skutha jemi? Joooooo! më të lashtë akoma! Pyet Darvinin!

Këta emigrantët e qelbur ! – ky ishte pak a shumë toni! Toni i frikës, i ankthit kolektiv! Jemi edhe trima pa le! Mirëpo doli që nuk ishin em-igrantë po kishin qenë për vizitë an-dej nga Italia! Moooooos, edhe kjo ra! Emigrantët i përzumë! Ik o vëlla vdis andej nga qoshet e pallatit! Cfarë na bën pis!

Trimëria? Ku ka trimëri me rrezi-kun mo? Trimëria është për të këndu-ar këngë dhe u sharë me njeri tjetrin në parlament! Një dizonancë kon-jitive! Opinioni publik midis dy të kundërtash: Jemi rracë e pastër apo jemi rracë e keqe? – nisën dilemat.

Kur nuk kishim virus – ishim pel-lazgë skitha, kur na kap viroza jemi emigrantë skutha! Për t’i bashkuar këto të kundërta nisëm edhe gjejmë fajtorin jo te emigrantët, jo te bejlerët, diversantët, katolikët, vllahët, hebren-jtë, çamët, grekët, jevgjit – oh sa të mirë janë ! -, por te kultura.

Janë katunarë mo, pa kulturë! iku në Itali dhe kur erdhi nuk u fut në karantinë!!! Si të futej kur vetë Italia nuk e kërkonte? Kur nuk kishte asnjë simptomë? Kur i duhej të jetonte?

Nejse! Kështu e ka zakonin nje-riu! Ka rrezik të mbyllemi? Gjithë le-kët po i blej makarona, oriz, reçel! Po i boshatise dyqanet mo? Ohuuuuuu!-Jemi solidarë? Qenke budalla fare ti-iiiiii! Solidariteti është virus komu-nist! Ne kemi hallin e këtij virusit kapitalist tani! Secili për vete Zoti për të gjithë në kohë rreziku!

Pse ç’a kujton ti? Akoma iu be-son përrallave të zyshës të klasës së parë? Të vdesin të tjerët dhe të jetosh ti? E mo, çfarë kujton? Po si do të je-tosh vetëm sikur të gjithë të tjerët të mos jenë më?

Nuk e di – thotë !Na nxjerr se çfarë jemi në thelb

kriza! Jo se të tjerët nuk janë. Do ka-lojë epidemia sigurisht. Do iki virusi. Por, atëhere të mos harrojmë se çfarë kemi bërë. Të mos nisim përsëri:Ne, pellazgët!Ne, shentorët!Ne, trimat!Ne, solidarët!Ata emigrantët!Ata katundarët!Ata opozitarët!Mos e marrim veten kaq seriozisht!

Se nuk merremi me virusin pastaj, por me veten dhe njeri tjetrin! Se pastaj, o dhé hapuuuu!, dëgjojmë që edhe ekipet e reanimacionit du-het t’i bëjmë mikste, ca me mjekë demokratë dhe ca me mjekë rilindas!

Po e vërtetë, sot e lexova! Ne vend t’i themi politikës: PERJASH-TAAAA nga shkenca, nga adminis-trimi, nga shërbimet! Trurin a e kap corona ?!

Tashmë në Shqipëri ka mbërritur zyratrisht koro-navirusi. Janë të paktën 10 raste deri më tani të

konfirmuara nga ministria e Shën-detësisë të të prekurve, ndërsa vetë kryeministri paralajmëroi se numrat pritet që të jenë më të lartë në ditët në vijim. Ditën e djeshme qever-ia mori masat parandaluese, duke mbyllur sportelet, pubet, palestrat pasi një ditë më parë kishte vendo-sur pushimin e aktivitetit në shkol-la e kopshte. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë u vendos ndalimi i flu-turimeve më Italinë, vend i cili ka numrin më të lartë të të prekurve në botë pas Kinës. Por pse kjo vonesë?!

Ishin të shumtë specialistët që prej javësh kishin kërkuar nga qeveria që të merrte masa me ndër-

prerjen e transportit ajror dhe de-tar me shtetin fqinj, i cili sot është i gjithi në zonë të kuqe. Nëse qever-ia do kishte ndërprerë këto udhë-

time dy javë më parë kur situa-ta nisi të shpërthente në Itali, me gjasë shpërthimi i virusit në vend nuk do ishte në këto shifra. Pasi fill

pas ditës së parë kur u identifikua një person zero që kishte infektuar edhe babain, rezultuan ditën më pas edhe dy persona të tjerë zero. Dhe të gjithë personat që e kanë sjellë koronavirusin në vend janë persona që kanë qenë ,më parë në Itali.

Në një status në rrjetin social, avokati Spartak Ngjela pohon-te dje se: “Transporti ajror dhe detar me Italinë duhej ndërpre-rë, të paktën, që një javë më parë. E ndërprenë sot. Turp. Tani nuk ka më asnjë vlerë. E kuptoni që po na qeveris injoranca. Por, jo vetëm kaq: na, qeveris edhe ligë-sia njerëzore.”.

Ndërkohë avokati Altin Goxhaj tha se qeveria në 3 muaj, që nga përhapja e virusit në Kinë, nuk mori asnjë masë paraprake si në blerjen e respiratorëve, veshjeve,

maskave etj. Sipas tij kjo neg-lizhencë erdhi si e mirëmenduar duke theksuar se: “Per 3 muaj = 0, per 24 ore = 10-te te prekur! Aq kohe i duhej Qeverise se Maskave te Skaduara sa te mbyllte Mareve-shjen e Soros se 30 mije refugjat-eve per RiPopullimin e Shqiperise me 1 milione AraboAfroAziatike pas realizimit me sukses te Faz-es se Pare te Axhendes Soros per Shpopullimin e Shqiperise!”.

Qeveria shqiptare me siguri u vonua, duhej të ishte treguar më vigjilente dhe më e ashpër me ma-sat e ndërmarra për të zvogëlu-ar sa më shumë përphapjen e vi-rusit në vend. Në vazhdim pritet të shohim se cilat do jenë lëviz-jet, ndërsa masat e marra dje janë për tu përshëndetur, por gjithsesi të vonuara.

Qeveria u vonua, transporti ajror e detar me Italinë duhej të ishin ndërprerë dy javë më parë

Trurin a e kap corona?! Opinioni publik në kohë epidemish

Nga Artan Fuga

Komente & Opinione

Rracë e pastër ne! Pellazgë ne! Dhe këto ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjeksore

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 2020 15

I shtrirë në trotuar, gjendet i vdekur i moshuari tek Kopshti Zoologjik. Bie në kontakt me rrymën, ndërron jetë 60-vjeçari

3 rastet

Gjatë dy operacioneve të zhvil-luara ditën e djeshme, janë riatd-hesuar nga Franca dhe Gjerma-nia 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrim-it në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil. Në vijim të operacion-eve të përbashkëta të riatdhesim-it, të zhvilluara nga Policia Kufit-are shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respek-tuar rregullat e qëndrimit në hapë-sirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, dje janë realizuar dy fluturime charter. Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët

43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika. Gjithashtu, dje, rreth orës 14:45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të

cilët kishin kërkuar azil në Gjerma-ni. Pas intervistimeve të thellu-ara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kus-

hte të rrepta të marra për parandal-imin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë. Të gjithë këta shtetas, në zba-tim të urdhrit nr. 641, të Minis-trit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të ud-hëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit de-portiv. Operacionet e riatdhesim-it do vijojnë edhe në javët e ard-hshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rig-orozitet rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asn-jë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

Kishin kërkuar azil, riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shqiptarë

Mirëmbajtësi i rrugëve të Baldushkut në Ti-ranë, 60- vjeçari H.M, ka ndërruar

jetë pasi ra në kontakt më rrymën elektrike në fshatin Vrap. Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se H.M, ishte duke punuar kur ra në kontankt me rrymën elektrike dhe u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Baldushkut. Ndërkohë edhe pse u transportua për të marrë ndihmën mjekësore H.M, nuk ia ka dalë dot. “Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Gru-pi hetimor ndodhet në vendngjar-je dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- njoftoi policia.

I shtrirë në trotuar, gjendet i vdekur një i moshuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë

Një 79- vjeçar është gjetur i vdekur në një trotuar tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.

I moshuari me inicialet Sh.A., është gjetur dje rreth orës 12:21 dhe dyshohet se vdekja e tij ka ar-dhur për shkaqe natyrale pasi

nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.“Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç. Gru-pi hetimor ndodhet në vendng-jarje dhe vijon punën për zbardh-jen e rrethanave të ngjarjes. Nga këqyrja paraprake nuk janë kon-statuar shenja dhune dhe para-prakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”-njof-toi policia.

Gjendet i vdekur një 44-vjeçar afër Sukthit, në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të rrugës Fllakë- Sukth në Fermë Sukth. Bëhet fjalë për personin me inicial-et E.K, i cili u gjet në orën 13:15 në rrugën dytësore dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas bluve, shtetasi me inicialet E.K., u gjend i vdekur në rrugën dytësore Fllakë-

Sukth. Të njëjtat burime sqa-rojnë se ka dyshime që vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli. Në lidhje me njoftimin për shtetasin E.K.,44 vjeç, që u gjend i vdekur në rrugën dytësore Fllakë-Sukth, ju informojmë që nga veprimet e para hetimore dy-shohet që ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli.”, thuhej në njoft-imin e policise.

Zetori përplaset me një makinë në Korçë, përfundojnë në spital dy personaNjë aksident ka ndodhur paradit-en e djeshme në aksion nacion-al Koçë-Pogradec, me pasojë pla-gosjen e dy personave. Mësohet se një zetor është përplasur me një tjetër, në afërsi të fshatit Pirg. Të plagosurit janë transportuar men-jëherë drejt spitalit rajonal të Ko-rçës, ndërsa policia vijon hetimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. “Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Mal-iq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg. Për pasojë, janë dëmtuar dre-jtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij”- njoftoi policisë.

Do ta dërgonin në spital, arrestohet 62-vjeçari i dehur, goditi policin në Librazhd Një 62- vjeçar është arrestuar nga Policia pasi në gjendje të dehur godi-ti një prej efektivëve. Policia u in-formua se 62- vjeçari me inicialet M.B, po sillte shqetësim dhe men-jëherë një patrullë shkoi për ta dër-guar në spital. Por M.B, kundër-shtoi policët duke goditur një prej tyre dhe kështu u arrestua. “Në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 62-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisar-iatin e Policisë Librazhd arrestu-an në flagrancë shtetasin: M. B., 62 vjeç, banues në Librazhd. Pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të de-hur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shteta-si ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”-njof-toi policia.

Kronikë

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MËRKURË, 11 MARS 2020 Nr ......2020/03/11  · institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike

E mërkurë, 11 mars 202016

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HoRIZoNTALE1. Stacion televiziv gjer-man -Del nga mbledhja -Kovat pa çifte -Skuadër greke -Ato televizive për-gatiten për lajme2. Agjenci Kombëtare Privatizimi -Një hektar is shkurtër -Ajo... italiania

-Në krye të masave -Mbyllen me epilog të tilla3. Dy asa -Institucione Informative Lokale -Mbahet një në polifoni -Metheny kitarist -Teket e tetos4. Emily që qe shkrimtare -Drejtohet nga dekani -Mund të lakohen

5. Qe kompozitor i fin-landez -Fillojnë nazet -Lumi i Bernës6. Ekstreme në takim -Ylli më i shndritshëm i Demit -Elia Kazan7. Fundi i nëj samurai -Kërcimi me stilin fos-bury -Shkroi Ifigjenia në Tau-

ride -Derisa janë në fund8. Hugo, që krijoi Cortro Maltese -Pastaj por jo pas -Janë shtypi aton si gazetat9. Thirret O’ Rey -Scola që regjisor italian -Rindërtuar pjesërisht -Gjysma e rrogës10. ... 5 grup muzikor

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 49 kuti

HoRIZoNTALE1-Sam Mendes.4-Kështu fillon sulmi.7-Ashtu qoftë në… meshë.11-Ndan... shtetet.15-Para Shop Boys.17-Tifozë… e përtej ti-fozëve.19-Mbyllin një sirtar.20-Bisha e… skenës.21-Ishin gotët më fisnikë.24-Kompozoi Berberi i Seviljes.

26-Eshtë materiali në… videokasetë.27-Mund të jetë edhe co-corita.29-Eshtë arterie kryesore.30-Sebastian, që qe kam-pion në atletikë,31-Mund të jenë… pro-teste.32-Një pjesë e linguis-tikës.33-Institute Kërkimi Ra-jonale.

34-Janë aftësitë e një me-dium.36-Qendër pulash.37-në këtë ditë.38-Eshtë shumë e mër-zitshme.39-Janë tallëset.43-Dashuron Adina-n.45-Lumë në Francë.46-Fatal pa ekstreme.48-Një ndalesë në… box.49-Mund të jenë edhe fe-tare të tilla.

51-Eshtë gjuha… e nënës.53-Lag Beratin.55-Një i mbijetuar i Sodo-mës.57-Eshtë në luftë me të mirën.60-Në kufij të qarkut.62-Dinë të.. sajojnë.65-Fiton me një të drejtë.67-Eshtë princ arab.68-Janë pronarët e anijeve.69-Krijoi Auguste Dup-in (inic).

VERTIKALE1-Njw lundrues… klandestinwsh.2-Përbehet nga.. fishekët.3-Një Val aktor. 4-Fund kursi.5-Ngrenë.. zërin.6-Eshtë xhiro e… Spanjës.7-Një markë makine.8-Merren për siguri.9-Një konkurrente e Shell.10-I dha filin Tezeut.12-Mori harkun e Her-akliut.13-Ka rivale Mediaset.14-Një folje për… ndreqës.15-I shkurtëri i… Car-lo Martello-s.

16-Eshtë oficer.18-Ishin 12 ato të Her-kulit.19-Janë ishuj me… Haitin.22-Një spital për TBC.23-Zbuloi Tokën e Van Diemen.25-Irlanda në tabela.28-Vagabondi i Ferenc Molnar.31-Ishin tre në një ko-hortë.34-Merret një nga kamerieri.35-Fund tuneli.38-Mund të jetë diesel.40-Qytet japonez.41-Qetësonte detin.42-Fillojnë katrahurën.44-Kufijtë e mendjes.47-Afërsisht në…

krye.48-Mbretëron mes dy luftrave një e tillë.50-Vittorini shkrirmtar.51-Mbyllin kanatat.52-Ente Qendrore Ti-ranë.54-Malore pa zë.56-Bëhet noter me…ne.58-Cocker, këngëtar.59-Eshtë fusha e… agronomit.61-Inicialet e Mann.62-Fillojnë transpor-tin.63-Kështu përfundon Betsabea.64-Shihet në… kufij.66-Me ta nxjerrin tipa.

-Diftong në duel -U shpall nga Ismail Qemali11. Chris këngëtar. -Perla pa pe -Janë grindje -Qendër kurimi -U vra nga Charlotte Corday12. Abel që qe lun-dëertar -Janë portet si Dur-rësi -Është brinjë në skuadër

VERTIKALE1. Një i lindur në Pal-estinë -Horst i inspektorit Derrick2. Në krye të armatës -Freni soprano3. Fillojnë daljen -Bëjnë rojen me re

-Ndryshen për patinët4. Merren me artin e shtatë5. Kanë shtretër për pacientë -Masat pa ekstreme6. Ivan ish-tenist -Kufizojnë hapin7. Shuhen në qendër -Qytet në SHBA8. Fillojnë majtas -Janë edhe ato sin-tetike -Fillojnë rasdhën9. Një dritë nate për Emmanuel Macron10. Është pije dardhe -Lou që qe rosckstar11. Eshtë si kapele -Inicialet e Einstein -Në krye të testit12. Një instrument Stradivari.13. Fillojën turnin -Lindi Isakun

14. Mjeshtri me baketë -Gjysmë viroze15. Fillojnë kalimin -Është ujë... djathi16. Kështu quhet një vajzë për... kopertinë17. Rita këngëtare -Raketë europiane18. Një mund të jetë proteste -United Daily Neës -Samba pa çifte19. Të fundit në stu-dim -E fasmhsmja Curie -Institucione Auto-nome Tiranë20. Është notë mbetëse -Janë binarët21. Ylli më i shndrits-jëm i Akrepit -Fillojnë atletikën22. Një provë intelig-jence -Qe lundërtari i ferrit

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

CMYK

PRINTo ME NGjyRA cMyK