16
SHQIPËRIA, INSTITUCIONALISHT E “ÇMENDUR”! SHQIPËRIA, INSTITUCIONALISHT E “ÇMENDUR”! GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 22 QERSHOR 2020 Nr. 4703, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Media italiane “Il Giornale”: Shtypje dhe represion, Shqipëria me Ramën po i largohet BE-së Nisma “Teatri siç ishte” Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka gati skanimin e godinës, plani i rindërtimit 71 raste të reja Revolta e mjekut: S’e ka fajin populli për përhapjen e Covid-19, por QSUT Humbja në vitin 1961 Largimi i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, Moska: Leckamanë që japin mend… Politikë Faqe 6 Kulturë Faqe 12 Aktualitet Faqe 8-9 Dossier Faqe 14-15 CMYK 15 Kushtet e BE-së si nevojë për të risjellë shpresën e të rinjve tek Shqipëria Nga Floida Kërpaçi Opinion Faqe 5 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN << 2-4 Ligjet “antishpifje”, Fuga: Kthimi i një këshilli etik në një gjykatë që jep verdikte dhe dënime, një llahtari. Tamam si në Mesjetën e hershme! Akademiku: Me ato kushte që na janë vendosur, sikur të gjithë shqiptarët të kërkojnë azil politik në Bashkimin Europian, duhet ta marrin atë EKSKLUZIVE EKSKLUZIVE FLET ARTAN FUGA FLET ARTAN FUGA Mistere Mistere James Bond ka ekzistuar vërtet, ja kush ishte agjenti sekret që frymëzoi Hollivudin Nga retë me “pupla” te ylberi i zjarrtë, fenomenet natyrore më të pabesueshme Fq. 10-11

GAZETË E PËRDITSHME E HËNË, 22 QERSHOR 2020 Nr. 4703 ... · e Teatrit ka gati skanimin e godinës, plani i rindërtimit 71 raste të reja Revolta e mjekut: S’e ka fajin populli

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • SHQIPËRIA, INSTITUCIONALISHT E “ÇMENDUR”! SHQIPËRIA, INSTITUCIONALISHT E “ÇMENDUR”!

    GAZETË E PËRDITSHMEE HËNË, 22 QERSHOR 2020

    Nr. 4703, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

    DHE GREQI 1 EURO

    KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

    e-mail: [email protected]@standard.al

    Botim i “standard”

    Media italiane“Il Giornale”: Shtypjedhe represion, Shqipëria me Ramën po i largohet BE-së

    Nisma “Teatri siç ishte”Aleanca për Mbrojtjene Teatrit ka gati skanimin e godinës, plani i rindërtimit

    71 raste të rejaRevolta e mjekut: S’e ka fajin populli për përhapjen e Covid-19, por QSUT

    Humbja në vitin 1961Largimi i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik, Moska: Leckamanë që japin mend…

    Politikë Faqe 6

    Kulturë Faqe 12

    Aktualitet Faqe 8-9

    Dossier Faqe 14-15

    CMYK

    15 Kushtet e BE-së si nevojë për të risjellë shpresën e të rinjve tek ShqipëriaNga Floida Kërpaçi

    Opinion

    Faqe 5

    nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

  • E hënë, 22 qershor 20202

    Intervista e akademikut

    Artan Fuga: Jetojmë në një sistem tiranik, ku arsyeja juridike ka humbur. Shqipëria institucionalisht është e “çmendur”

    “Venecia” tha hiç më shumë nga ajo që demaskoi Presidenti, përpjekje që me puç institucional të kapej drejtësia, të deformohej reforma

    “Kthimi i një këshilli etik në një gjykatë që jep verdikte dhe dënime, është një llahtari. Tamam si në Mesjetën e hershme”

    Akademiku Artan Fuga flet në një intervistë për « standard » mbi zhvilli-met e fundit në vend që lidhen me opinionet zyrtare të Ko-misionit të Venecias për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushte-tuese si edhe për ligjet e cilësuara si paketa « antishpifje ». Profesori, zgjodhi t’i përgjigjej dy çështjeve, si studjues në fushën e komunikimit politik dhe të filozofisë të qeverisjes. Ai pohon se fatkeqësisht vendi po jeton nën pushtetin e një sistemi ti-ranik e piramidal, temë të cilën e ka trajtuar gjerësisht edhe në librin e tij të fundit të sapo dalë në treg.

    Për akademikun, Shqipëria ins-titucionalisht është e «çmendur » e ndërsa ligjet kthehen në një « letër bakalli » nga ata që ndjekin pas bishti qëndrimet e « vagonit të parë », në rastin tonë, kryeminis-trit. Profesori theksoi se ajo çfarë « Venecia » na tha përmes opinio-nit përfundimtar nuk ishte asgjë më shumë nga ajo që kishte demaskuar Presidenti i vendit, duke vënë në dukje përpjekjen që me puç institu-cional të kapej drejtësia.

    Më tej, akademiku flet edhe mbi paketën « antishpifje », edhe kjo e kritikuar fort nga Komisioni i Ve-necias. Artan Fuga flet për llahta-ri, pasi sipas tij, vetëm kështu mund të përkufizohet synimi i qeverisë me ligjin e saj që e kthen një këshill etike, të përbërë nga individë të përkohshëm pa asnjë status juridik, në një gjykatë që jep verdikte dhe dënime. « Një këshill etike që merr kompetenca gjykate ! Kjo ka ndod-

    hur në shekullin e 15 dhe 16 në disa qytete evropiane kur këshillat fe-tare dhe këshillat bashkiake u njeh-suan », pohon profesori.

    Në intervistë, Fuga komenton edhe rezolutën e fundit të Parla-mentit Evropian ku u zyrtarizuan 15 kushtet ndaj Shqipërisë. Sipas tij, përmes atyre kushteve, Evropa na tha se ne nuk kemi shtet ! Si shqip-tar, pohon profesori, nga ato kushte të shtuara, që nuk realizohen as

    për një shekull sikurse kemi nisur, unë u turpërova. « Me ato kushte që na janë vendosur, sikur gjithë shqiptarët të kërkojnë azil politik në Bashkimin europian duhet ta mar-rin. Mjafton të paraqisin atë doku-ment të Parlamentit Europian. »

    E në fund të intervistës një mi-ni-analizë mbi tezën e gjuhë letërsisë, ku ademiku e pohon pa droje : « jemi në pikën e hallit të çmendurisë, ku i arsyeshmi linçohet ! »

    Intervistoi : Gëzim Saliu

    Së fundmi, janë zbardhur zyrtarisht opinionet përfundimtare të Komisionit të Venecias mbi çështjen që krijoi një përplasje të fortë institucionale në vend, sic ishte ajo për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Cili është vlerësimi juaj për këtë opinion?

    Dëshiroj të përgjigjem si stud-jues në fushën e komunikimit po-litik dhe të filozofisë të qeverisjes. Përgjigjet e Komisionit të Vene-cias lidhur me konfliktin midis Pre-sidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë për një varg çësht-jes të interpretimit të Kushtetutës, të formatimit të Gjykatës të Lartë dhe asaj Kushtetuese, për Ligjin për « shpifjen » që e kam quajtur të shpifur qëkurse ishte ende në disku-tim, etj., qartazi i dhanë të drejtë përfundimisht z. Ilir Meta.

    Përse them se dëshëroj të përgji-gjem filzofikisht ?

    E para, sepse nga njera anë ki-shim Presidentin e Republikës, i cili theksonte me forcë që mëny-ra sesi paraqiteshin kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e KED, ishte antikushtetuese, kundër neneve të Kushtetutës hyrë në fuqi në 2016 për reformën e gjyqësorit, nga ana tjetër kishim një radhë ins-titucionesh që jo vetëm këmbën-gulnin në të kundërtën, por kërko-nin edhe « kokën » e Presidentit. Ngritën komision hetuesie në Ku-vend ku paturpësisht merrnin në

    pyetje Presidentin e Republikës ! Pra, nga njera anë, Presidenti i

    Republikës nga ana tjetër « vago-nat » e një treni me qymyr :

    Kryetari i Kuvendit,Komisioni i ligjeve,Komisioni hetimor parlamentar, Grupi parlamentar socialist, Një pjesë e madhe e deputetëve

    gjojaopozitarë në Kuvend, Specialistë spekullantë gjoja të

    pavarur të së drejtës, Fakultete gojëmbyllura të së dre-

    jtës,Konsitucionalistë që Presidenti i

    dekoron pastaj me dashamirësi, por pa kuptim, apo juristë që vetëdeko-rohen si të çmendur që janë,

    Akademikë konformistë dhe mendjemykur.

    Analistë të paguar,Pas bishtit të kryeministrit, që

    i shihnin shkeljet e rënda kushte-tuese dhe i quanin të rregullta. Si në kohën e monizmit kërkonin të shkarkonin Presidentin e Repu-blikës, me deklarata të paturpshme të disave që hiqen si bërës të «sale boulot », të « prerjes të kokave », a thua që Presidenti sot është me statusin e Myslym Pezës, Haxhi Lleshit, a Omer Nishanit dikur.

    Ne jetojmë në një sistem tiranik dhe piramidal sikurse e kam argu-mentuar gjatë dhe gjerë në botimin

    Intervista

    Presidenti Meta

  • E hënë, 22 qershor 2020 3

    tim të fundit « Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare » sapohedhur në treg nga Papirus. Ftoj lexuesit drejt atij botimi, meqënëse përfitoj nga rasti i kësaj interviste.

    Trishtim i madh ! Çfarë tre-gon kjo ? Kjo tregon që pas të gjithë këtyre « vagoneve » që vi-hen rresht në shina ku t’i çojë vago-ni i parë, nuk ka ndarje pushtetesh, nuk ka pavarësi institucionale, Ku-vendi është thjesht një kor që mban iso, ekspertët dhe gjoja institucionet shkencore nuk janë veçse të politizuara «grusht bashkuar» rreth partisë. Jetojmë në një shtet të rre-zikshëm ku e zeza bëhet e bardhë dhe e bardha bëhet e zezë.

    Çfarë ka thënë Venecia? Hiç më shumë se çfarë kërkonte dhe de-maskonte Presidenti. Asgjë më shumë sa kemi thënë ne studjue-sit e pavarur që nuk jemi as me Pre-sidentin, as me Kryeministrin, por duam me symbullur t’i shkojmë pas së drejtës, apo ata komentatorë që kishin po të njejtat qendrime si Ko-misioni i Venecias sot.

    Kjo histori dëshmon se Shqipëria institucionalisht është e «çmendur », nuk dallon më dot të drejtën nga e padrejta, logjikën nga palogjikja, nuk di më të lexojë, të interpretojë saktë asgjë. Pra, jeto-

    jmë në një shtet ku në këtë rast por jo vetëm ka humbur arsyen juri-dike. Ku po tha njëshi « gomari flu-turon », një kor budallenjsh, quajini si të doni, deputetë, ekspertë, antarë komisionesh, profesora, akademikë, konsitucionalistë me ose pa dekora-ta, bërtasin : « Fluturon gomari ! ». Jeta e të gjithë qytetarëve është në rrezik. Sepse shteti i së drejtës është në radhë të parë shtet i arsyes.

    « Gomari fluturon ! » si një

    mantra politike. « Fluturon gomari ! » si kor

    përgjigjen adeptët, ky kor cjepësh i komedive të lashta !

    Pastaj dëshiroj të them që ven-di im është turpëruar faqe gjithë botës. Ne dalim si një vend ku nuk ka asnjë instancë që të japi të dre-jtën juridike, pra as atë « ad homi-nem », sepse të vërtetën e kulluar juridike jo se jo.

    Ajo që nuk kam dashur kurrë të

    besoj, por që bën « muuuu » gji-thandej është se paska vërtet pa-sur sikurse thanë diplomatë shumë të rëndësishëm të huaj, përpjek-je që me puç institucional të ka-pet drejtësia, të devijohet reforma në drejtësi. Duke manipuluar me procedurat, shumica parlamentare sigurisht ka dashur të kapi Gjykatën Kushtetuese. Përse ndryshe do të bënte gjithë ato manovra të fëlliqu-ra KED, po të ishte ndryshe ! Pre-sionet e tipit ballaz dhe të tipit ke-qaz ndaj Presidentit të Republikës, treguan se emërimet që po bëhen në pallatin e drejtësisë kërkohen të kapen nga shumica partiake në fuqi. Çfarë besimi kërkojnë nga ne si qy-tetarë dhe intelektualë për drejtë-sinë, për reformën, për ligjet, për Kuvendin? Ja përse nuk kanë asnjë legjitimitet të gjitha këto institu-cione. Populli jeton me frikë nga shteti i vet.

    U tregua se aktualisht ligja si verdikt i shkruar nuk ka vlerë nga këta që dëshmojnë se kanë vetëm kulturë orale. Luajnë me fjalën si të duan, interpretojnë Kushtetutën si të duan, e shkruara nuk u sjell asnjë pengesë, nuk u ngjall asnjë res-pekt. Këta të shkruarën, pra ligjin e quajnë një « letër bakalli ».

    Presidenti ka fuqi dhe tagër të gjejë mbështetje te Komisioni i Venecias, por Presidenti duhet ta

    dijë se ne qytetarët nuk kemi ku të kërkojmë ndihmë, as Venecia, as Roma, as Brindisi, as Napoli, as Strasburgu, as Brukseli nuk i dë-gjojnë klithmat tona, klithmat e ar-tistëve, shkencëtarëve, pedago-gëve, maturantëve, ish pronarëve, pronarëve ! Ne ku të shkojmë ? Ne kemi frikë ! Kemi më shumë frikë se sa ka pasur shqiptari në kohën e Sulltanit, në kohën e Princ Vidit, në kohën e Esad Pashës, në kohën e Haxhi Qamilit ! Pse ? Sepse një shoqëri që i interpreton ligjet sipas qejfit, që edhe Presidentin e Repu-blikës që ka zgjedhur vetë shumica parlamentare dhe nuk e kemi zgjed-hur ne populli, e merr nëpër këmbë, atëhere është njësoj si një shoqëri pa ligje! Sikurse shkruante Hobsi në kohën e vet, një shoqëri e tillë është ajo ku njeriu është ujk për njeriun !

    Unë jam i bindur se edhe Kodi Penal i amenduar në periudhën e Covidit, edhe Ligji për Akademinë e Shkencave, ai për PPP, për Tea-trin, për pushtetin lokal, etj., të sh-kojnë jo deri në Venecia, por qof-të edhe deri në Bari, apo në Kostur, e të lexohen atje, do të kishin ka-pur kokën me duar. Ne jetojmë në një shoqëri ku ligjet nuk kanë vlerë

    Intervista

    (vijon në faqen tjeter)

    Kemi më shumë frikë se sa ka pasur shqiptari në kohën e Sulltanit, në kohën e Princ Vidit, në kohën e Esad Pashës, në kohën e Haxhi Qa-milit ! Pse ? Sepse një shoqëri që i interpre-ton ligjet sipas qejfit,

    që edhe Presidentin e Republikës që ka zgjedhur vetë shumica parlamentare dhe nuk e kemi zgjedhur ne populli, e merr nëpër këmbë, atëhere është njësoj si një shoqëri pa ligje!

    Artan Fuga

    Komisioni i Venecias

  • E hënë, 22 qershor 20204

    veçse për të dënuar, jo gjithmonë të fajshmit. Prandaj kur më pyes-ni çfarë mendoj për të gjithë këtë histori, ju përgjigjem : Kam frikë, nuk është shoqëri, është hordhi !

    Një tjetër opinion zyrtar i Komisionit të Venecias është edhe ai që kërkoi ndryshim për ligjet e qeverisë për median, të cilesuar si paketa «antishpifje». Si e gjykoni këtë qëndrim ndërkombetar i cili flet per tentative censure ndaj medias?

    E njejta analizë. Kthimi i një këshilli etike, i përbërë nga in-dividë të përkohshëm pa asnjë status juridik, në një gjyka-të që jep verdikte dhe dënime, është një llahtari. E kuptoni se çfarë po them ? Një këshill etike që kthehet dhe merr kompeten-ca gjykate !!! Kjo ka ndodhur në shekullin e 15 dhe 16 në disa qy-tete evropiane kur këshillat fetare dhe këshillat bashkiake u njeh-suan. Kjo ndodh në disa vende ku muxhahidinë radikalë konfondo-jnë normat e tyre etike me ligjet, kur dënohesh me gjyq mbi bazë parimesh etike.

    Imagjinoni tre gjyhnafqarë të Këshillit të etikës të dënonin me-dian!!! Kur ngatërrohen ndëshki-met penale me Gjykatën adminis-trative, kur gjykimi supozohet se do të bëhet edhe me dyer të mbyl-liura. E pastaj kur për të njejtën çështje të interesuarit mund të ka-pin gjykata të ndryshme, dikush AMA-n, dikush Gjykatën e fak-tit, etj. Tamam si në Mesjetën e hershme me disa pushtete gjyqë-sore, ku Kisha kishte gjykatat e veta, byrgerët të tyre, Mbreti të ti-jat, feudalët të tyre.

    E kuptoni sa e frikshme është ? E kuptoni përse shqiptarët mar-rin sytë këmbët për t’ja mbathur. Poqese ata që largohen si emi-grantë nga Shqipëria do të kishin një avokat të mirë për të vërtetuar se ata ikin nga atdheu sepse jeto-jnë në një shoqëri të frikshme, pa ligje, ku nuk ka ndarje pushtetesh, të gjithë marrin azil politik men-jëherë. Mos o Zot, uroj mos u sh-kojë në mendje !

    Fol sa të duash ti, ata nxjerrin ekspertë, specialista, konsitucio-nalistë të dekoruar ose jo, depu-tetë, lloj lloj vemjesh mendore që të thonë ashtu mendon ti, por nuk është ashtu ! Gjithçka në Shqipëri aktualisht ka humbur bazën lo-

    gjike, të arsyeshme, kjo është më e rënda ! Çmenduri kolektive ins-titucionale !

    E ndërsa Venecia dha dy opinione të forta kritike ndaj Qeverisë, Parlamenti Evropian nga ana tjetër zyrtarizoi përmes një rezolute 15 kushtet për nisjen e negociatave me BE-në. A vëreni një dozë të shtuar gjykimi të faktorit ndërkombëtar mbi ekzekutivin?

    Ndër të tjera, si e shihni perspektivën evropiane të vendit?

    Sigurisht. 15 kushtet që ven-dosi Parlamenti Europian duan të thonë as më shumë dhe as më pak : Ju nuk keni shtet ! Hord-hitë nuk pranohen në Bashkimin Europian. Ju nuk njihni ende li-gjin, zgjedhjet, gjykatat, ndarjen e pushteteve, pastërtinë antikorrup-tive, nuk njihni të drejtat politike të qytetarit, vlera qendrore euro-

    piane, ju doni të hyni në Bashki-min Evropian ?

    Si shqiptar, nga ato kushte të shtuara, që nuk realizohen as për një shekull sikurse kemi nisur, unë u turpërova. Ndjenja e frikës sepse jetoj në një shoqëri pa mbrojtje ligjore, m’u shtua ndjen-ja e turpit sepse Europa më tha : Ti jeton në një shoqëri ku vlerat universale europiane janë shkelur me këmbë. Cfarë kërkon të të them tjetër ! Me ato kushte që na janë vendosur, sikur gjithë shqip-tarët të kërkojnë azil politik në Bashkimin europian duhet ta mar-rin. Mjafton të paraqisin atë doku-ment të Parlamentit Europian. A e di çfarë domethënë të të thonë se jeton në një vend ku votat vidhen, ku zyrtarët janë të korruptuar, ku nuk ka Gjykatë të Lartë, etj ?

    Teza e gjuhë-letërsisë për maturën solli një debat të fortë mes ekspertëve të fushës, ndërsa maturantët u ngritën në protesta duke nënvizuar se përmbajtja e testit nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak. E ndërsa ju gjithashtu jeni shprehur disa herë publikisht mbi diskutimin, a mund të na specifikoni shkurtimisht se cilat ishin mangësitë e tij?

    Eshtë një tezë fatkeqe ajo e letërsisë dhe gjuhës ! Nuk ka pa-tur debat midis ekspertëve. Të gjithë ekspertët e nivelit të lartë e bënë shuk atë test dhe ja hodhën te muret a kangjellat Ministrisë të Arsimit. Dhe ministria në vend të na mblidhte, na shan, na fyen, na provokon, nxjerr individë « bede-la », aspak specialistë nër studio televizioni dhe na pështyn !

    Ja gjendja e çmendurisë si shoqëri. Maturanti duhet të për-gjigjet në mënyrë të gabuar që të marrë notën 10. Po tha si ai djali i vogël : iiiiiii, shihni, mbreti është lakuriq, atë maturant që ngre zërin duke thënë : « pyetja është idiote », sikurse edhe alternativa e përgjig-jeve, atë e pjekin të gjallë në furrë : Ai kurrë nuk merr të drejtë studimi, nuk pranohet në asnjë universitet, linçohet ! A e kuptoni pra sesi jemi në pikën e hallit të cmendurisë, ku i arsyeshmi linçohet !

    *Intervista e akademikut është pronë intelektuale e

    gazetës. Ndalohet rreptësisht ribotimi i saj në versionin print

    apo online pa marrë më parë lejen e botuesit

    Intervista

    “Me ato kushte që na janë vendosur, sikur gjithë shqiptarët të kërkojnë azil politik në Bashkimin europian, duhet ta marrin”

    Kjo tregon që pas të gjithë këtyre « vagon-eve » që vihen rresht në shina ku t’i çojë vagoni i parë, nuk ka ndarje pushtetesh, nuk ka pavarësi in-stitucionale, Kuvendi është thjesht një kor që mban iso, ekspertët

    dhe gjoja institucionet shkencore nuk janë veçse të politizuara «grusht bashkuar» rreth partisë. Jetojmë në një shtet të rrezik-shëm ku e zeza bëhet e bardhë dhe e bardha bëhet e zezë

    (vijon nga faqja tjetër)

    Parlamenti europian

  • E hënë, 22 qershor 2020 5

    Në vitin 2009 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Sta-bilizim-Asociimit që Shqipëria ka nënshkru-ar me vendet e Bashkimit Europian, por 11 vjet më vonë vendi ynë mbe-tet shumë larg realizimit të standar-deve për integrimin europian. Ego-ja për pushtet personal e kësaj qeverie ka bërë që ata të harrojnë shqetësim-et dhe kërkesat reale të qytetarëve, të të rinjve dhe të rejave të vendit, duke i vendosur mbi shpatulla pesha shumë të rënda që qytetarët nuk i meritojnë.

    Vendimi i datës 19 qershor i Par-lamentit Europian, ishte një vendim historik që i dha një shuplakë të fortë arrogancës, keqqeverisjes dhe propa-gandës së qeverisë Rama.

    Vendimi i PE, dënoi ashpër deklaratat dhe sjelljen e kryeministrit për të refuzuar përgjegjësinë për 15 kushtet që janë thelbësore për Integ-rimin Europian. Ndonëse kryeministri shpresonte të përdorte Konferencën e parë ndërqeveritare për PR-in e radhës me ndërkombëtarë, ku edhe pse pa asnjë rezultat konkret do të propagan-donte rezultate marramëndëse, 532 votat ”Rama Ik” të eurodeputetëve jo vetëm refuzuan uljen në tryezë me Ramën pa përmbushur detyrat, por kanë krijuar një realitet politik të ri në Shqipëri, që do të prodhojë ndryshim të qeverisjes dhe afrojë më shumë me familjen europiane.

    Integrimi i Shqipërisë, më shumë se sa një plotësim dhe anëtarësim for-mal në familjen europiane, është një integrim i aspiratave, ëndrrave, zh-villimeve dhe veprimeve të sho-qërisë sonë, në kulturën e mëndësisë demokratike që karakterizon shoqëritë

    e shteteve europiane.E në këtë kontekst, të gjithë jemi

    të një mendimi, se më së pari kjo i takon të rinjve të sotëm të vendit, të cilët kanë jo vetëm dëshirat por dhe të drejtën të ndihen dhe të trajtohen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre europiane.

    Të rinjtë sot, kudo në çdo qytet të vendit, kanë sjellje me një qasje të qa-rtë integruese, por natyrshëm ngri-het pyetja: a është edhe qeverisja që e ka për detyrë të përmbushë aspira-tat e tyre, në të njëjtin krah me ta? A ia lehtëson kjo qeverisje me veprimet dhe vendimet e saj rrugën e gjatë eu-ropiane atyre? Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh. Sot qeverisja e pakicës së shqiptarëve, jo vetëm nuk po ja lehtë-son këtë rrugëtim, por po ua vështirë-

    son përditë e më shumë.Dhe në këtë kontekst, nuk kam

    parasysh vetëm 15 kushtet, që Parla-menti Europian i vendosi kësaj qev-erie, ku duhet theksuar që për herë të parë, amendamente izoluese për një vend, votohen edhe nga eurodeputët liberalë, por kam parasysh ato mijëra

    pengesa që të rinjtë shqiptarë, bash-këmoshatarët e mi, kanë në çdo ditë të jetës së tyre.

    Pengesa, që ua vrasin ëndrrat, dhe vështirësojnë jetesën, duke i hedhur në skutat e panjohura të emigrimit, njësoj si prindërit e tyre në fund të shekul-lit të kaluar.

    E si mund të flasim për integrim europian, kur sot maturantët ndihen të tradhëtuar, dhe të nëpërkëmbur në një nga të drejtat e tyre për arsim cilësor dhe bashkëkohor? Si mund të krijo-jmë kushte integruese për këta të rinj, kur për të ardhmen e tyre merren ven-dime të tilla dashakeqëse?

    Integrimi nuk është çështje thjesht burokratike e datave të samiteve, por është në rradhë të parë, qasje e vepri-meve për ti bërë të ndihen europianë

    të rinjtë në vendin tonë, tu krijohen kushte dhe mjedis i lirë, për ti hapur rrugë integrimit real të tyre nesër.

    Integrimi është, krijimi i lehtësir-ave fiskale dhe ekonomike, që të rinjtë e sapodiplomuar, të zhvillojnë idetë e tyre inovatore, duke krijuar në vendin tonë, hapësira europiane të zhvillim-it dhe prosperitetit ekonomik. Vetëm duke krijuar këto kushte për zhvillim europian në Shqipëri, më lehtë dhe vertetësisht do arrihet integrimi ynë.

    Nuk duhet të harrojmë, që shtimi i kushteve nga 5 në 15 është produkt i vullnetit të qeverisë për ta dorëzuar shtetin oligarkëve, interesave person-ale korruptive dhe pasurimit të një grushti njerëzish në kurriz të gjithë të tjerëve. Është ky qëllim i cili ka lar-guar dhe po largon mijëra të rinj nga vendi ynë dhe mos plotësimi i 15 kus-hteve na mban larg mundësive për një Shqipëri më të mirë.

    Pavarësisht sfidave, ne nuk du-het të rreshtim së besuari te Inte-grimi në BE si orientim strateg-jik dhe si rruga që i hap mundësi të reja rinisë shqiptare, në arsim cilësor, punësim të sigurtë e jetë me dinjitet dhe mirëqënie, këtu në shtëpinë e tyre. Kushtet e BE duhen parë jo thjesht e vetëm si një detyrim që duhen përm-bushur para vendeve të BE-së, por si domosdoshmëri për të rikthyer bes-imin dhe shpresën e brezit të ri te po-tenciali që mbart vendi ynë.

    Integrimi sotëm i të rinjve, është garancia sovrane që nesër Shqipëria do të ketë si anëtare e Unionit Europi-an! Dashuria për vendin dhe vlerat eu-ropiane duhet të jenë udhërrëfyesit e politikës Shqiptare për të përballuar me sukses sfidat e së ardhmes.

    Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po shpërfill dhe po del kundër Komisionit të Venecias, duke cenuar lirinë e medias. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se në kundërshtim të rekomandimeve, qever-ia po kërkon të zgjedhë në krye të Autoritet-it të Medias, Maklen Mishën, një person ky thellësisht politik. ‘’Pëveçse shkelin ligjin me përkatësinë e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë, është se asnjëri nuk përmbush kushtin for-mal të vjetërsisë në punë. Me këto kandidime partiake, autoriteti i medias degradon në një gjykatë politike, që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.’’

    Pavarësia e medias, tha Albana Vok-shi, është 1 ndër 15 kushtet për integrim-in. ‘’Por çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përf-

    shirë edhe si kusht për hapjen e negociat-ave? Përgjigja është, asgjë. Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet.’’ Në fund ish-deputetja demokrate tha se,: “Partia demokratike do të bëjë gjithçka që liria e medias dhe liria e shprehjes të mos komandohen me pultin e Kryeministrit!”.

    Rama refuzon Venecian, PD: Mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë

    Floida Kërpaçi: 15 Kushtet e BE-së si nevojë për të risjellë shpresën e të rinjve tek Shqipëria

    Partia Demokratike akuzoi qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, se po i paguajnë miliona euro për inceneratrët, Klodian Mertirit, i cili është në kërkim ndërkomëbatrë për korrupsion.Ish deputeti Klevis Bal-liu, tha se Shqipëria nuk është as në nivelin e Zim-babves, kur bëhet fjalë për të luftuar korrupsionin. ‘’Kur ai ka mundur të korruptojë Ministrin e Shën-detësisë në Zimbabve, janë të gjitha shanset që edhe firma e Edi Ramës, Arben Ahmetajt apo Erion Velia-jt për inceneratorin e Tiranës të jetë e blerë me kor-rupsion. Partia Demokratike ka dhënë shumë prova gjatë këtyre viteve se inceneratorët si në Tiranë, Elba-san dhe Fier janë superafera korruptive, që mbajnë em-rin e Edi Ramës.’’ Partia demorkatike i kërkoi SPAK-ut, të nis hetimet ku objet të jetë kryebashkiku Veliaj dhe kryemisnitri Rama. ‘’Në inceneratorin e Tiranës është e përfshirë direkt edhe banda e Lushnjës. Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë këtë korrupsion që të çon jo vetëm në zyrën

    e një ministri, por në zyrën e vetë kryeministrit të Shqipërisë.’’ Sipas mediave biznesmeni shqiptar i cili ka përfituar inceneratore ne vleren e 400 milion eurove, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin e korrupsionit në Zimbabve. Ai akuzo-het për korrupsion bashkë me Minsitrin e Shëndetë-sisë të atij vendi.

    Korrupsioni në Zimbabve

    PD akuza Ramës e Veliajt: I dhanë miliona euro me incerenatorin të kërkuarit ndërkombëtar

    Politikë

    Floida Kërpaçi

    Albana Vokshi Klevis Balliu

  • E hënë, 22 qershor 20206

    Mediat italiane e kanë gjithmonë në qendër të tyre, situ-atën në Shqipëri dhe raportimet për që atë që ndodh në vendin tonë, janë të shum-ta. Gazeta italiane ‘Il Giornale’, dje i ka kushtuar një tjetër arti-kull Shqipërisë dhe situatës ku ndodhet vendi ynë, në rrugën dre-jt BE-së. Gazetari Marco Valle, shkruan se qeveria e Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës, çdo ditë e më shumë po i largohet Europës së bashkuar. Ai ka marrë në ana-lizë gjestin e fundit të qeverisë Rama, shembjen e Teatrit Kom-bëtar, që duket se italianëve u dhemb më shumë se shqiptarëve, për shkak se ishte një trashëgimni e një arkitekti mjaft të njohur mil-anez. “Shkatërrimi i Teatrit Kom-bëtar për të ndërtuar një qendër tregtare, ishte akti i fundit i Edi Ramës”, shkruan gazeta italiane.

    Shkrimi i Gazetës italiane ‘Il Giornale’

    Çfarë po ndodh në Tiranë? Në agimin e së dielës 17 maj, saktë-sisht në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi 1 mijë policë, rrënuan Teatrin Kom-bëtar në kohë rekord, simbol i një proteste të ashpër, që zgjati 27 muaj.

    Paraditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe që kundërshtonte ndalimet e autoriteteve dhe rreg-ulloret antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, zonën pranë sheshit Skëndërbej dhe bulevardin ‘Dësh-morët e Kombit’, për të protestu-ar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Zemërim.

    Policia dhunoi vazhdimisht protestuesit dhe arrestoi 64 perso-na, duke përfshirë Monika Krey-madhi, gruan e Presidentit të Re-publikës Ilir Meta dhe drejtuese e një partie në opozitë. Bilan-ci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba tymi, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër plus 7 arrestime për ‘shkelje të dhunshme të ren-dit publik’, ‘tubim të paligjshëm’, ‘shkelje të karantinës’. Dhjetëra persona të plagosur në spitale.

    Një e dielë e keqe që bëri debatin tashmë të mbinxehur (ose më saktë, përplasjen) mid-is Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rig-jallëroi sfidën midis vendim-marrësit kryeministër dhe pro-

    testuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziast ( ta themi butë) nga metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij ‘të modernizuara’ të paskrupullta.

    Rasti i kompleksit Teat-ror është emblematik. Ndërte-sa, e projektuar nga arkitekti Gi-ulio Berte e ndërtuar në Milano në 1938 dhe e mbledhur disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikatave në histori dhe një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Ev-ropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e pano-ramës monumentale të kryeqytet-it shqiptar.

    E shndërruar në epokën ko-muniste fillimisht në një gjykatë popullore pastaj në Teatër Kom-bëtar, pas rënies së regjimit në 1990, ndërtesa ishte kthyer në pritje të restaurimeve.

    Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëm-bajtjen e dobët në periudhën En-veriste dhe rregullat e reja të sig-urisë, të gjithë (ose pothuajse) kërkonin një ristrukturim rrën-jësor në përputhje me projektin e Berte-s. Këto ishin vetëm iluz-ione.

    Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të 100-vjetorit të kryeqytetit të Ti-ranës, Rama dhe ‘delfini i tij’ Eri-on Veliaj, kryetar bashkie ven-dosën të ndryshojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e ‘Teatrit Kombëtar’.

    Në vend të saj u vendos të ngrihet një strukturë masive beto-ni prej kullash të projektuar nga studiot daneze Big dhe nënshkru-ar nga arkitekti Bjarke Ingels, ku do të ketë presë qendra tregtare, apartamente, etj., dhe një hapë-sirë ??të destinuar për aktivitete teatrale.

    Pas këtij plani privat nisën protestat e shumta të artistëve.

    Gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe krye-bashkiakut, të treguara si au-torët e një spekulimi maziv ndër-timi. Në mbrojtje të kompleksit, u ngritën artistët dhe intelek-tualët që i përkisnin ‘Aleancës për mbrojtjen e teatrit’. Për t’i mbështetur ata, Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike dhe Monika Kreymadhi, nga ana e tyre të mbështetur u bashkuan në terren me artistët:

    Confindustria Albania, part-neriteti që përfaqësojnë ndërmarr-jet italiane në vend, ishte gjithash-tu kundër shkatërrimit. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: ‘Është njësoj sikur në vend që të ndërtosh një teatër më të mirë dhe të rehatshëm, të ven-dosësh të shkatërrosh Arenën e Ve-ronës apo Koloseu. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane’.

    Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): ‘Unë mendoj se në një vend demokratik këto zg-

    jedhje duhet të merren pas një de-bati të gjerë, sepse pasi të mer-ren, nuk është e mundur të kthehen mbrapsh’.

    Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nga ana e Institutit Kulturor Ital-ian, heshtje absolute.

    Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohësh së shkatërrimit të Teatrit.

    Presidenti i PPE Donald Tusk e ka dënuar hapur shkatërrimin si një akt ‘i cili shkon kundër vlerave ev-ropiane si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, sundimi të ligjit dhe di-alogut mes palëve’.

    Media italiane

    “Il Giornale”: Shtypje dhe represion, Shqipëria me Ramën po i largohet BE-së

    Komente & Opinione

    Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane’.

    Artikulli në mediat italiane

  • E hënë, 22 qershor 2020 7

    ‘Preferoj të kem moral-isht të drejtë më shumë sesa të jem politikisht korrekt. Interesi i pop-ullit është alibia më e fortë e të gjithë spekulantëve’.

    Kjo thënie e Albert Kamy m’u kujtua mbrëmë pasi mora vesh re-zultatin e votimit online të Krye-sisë së LDK-së. Vjosa Osma-ni mund të kishte zgjedhur të ishte ‘politikisht korrekte’ duke i shkuar pas valles Isa Mustafës e kompani dhe sot të ishte një ver-sion ‘dritonselmanaj’ i LDK-së. Pra një njeri që mendon se anëtari apo funksionari i LDK-së nuk du-het ta pyesë veten ‘Ku jam unë’ në parti. Selmanaj e quan egoizëm e protagonizëm jo të shëndetshëm këtë ambicie njerëzore. Në një in-tervistë televizive pak përpara se të votohej Qeveria e LDK-së, Driton Selmanaj deklaronte shprehimisht:

    ‘Vetëm aty, brenda LDK-së mishnohen vlerat, elektorati i LDK-së më don mua sa jam pjesë e LDK-së. Unë jam i vlefshëm në politikë vetëm nëse jam pjesë e LDK-së, aty jam i plotë. Nëse dal prej LDK-së nuk jam i plotë’

    Të krijohej ideja që elektorati i LDK-së nuk janë qenie njerëzore me mend në kokë por robotë me password ‘LDK’…

    Menjëherë pas këtij deklarim nënshtrimi ndaj Partisë u emërua zëvendëskryeministër. Brodhi çdo ditë studiove televizive për ta bërë sa më publik mungesën e individ-ualitetit duke ia dorëzuar atë par-tisë, aq sa më kujtoi një personazh kinez në romanin e Kadaresë, që, në kohën e revolucionit kulturor hodhi propozimin ‘origjinal’ të shkrimit të romaneve pa autorë!

    Autori mjafton të shkruhej ‘Përfaqësues i shkrimtarëve të Shkodrës, Korçës apo Elbasanit’ . Me fjalë të tjera, të kishim minis-tra pa emra, por vetëm LDK-ista, AAK-ista etj…

    Nëse e vazhdojmë logjikën e Selmanajt, pse atëherë LDK-ja zgjodhi të përfaqësohej me zonjën Osmani si kandidate për Kryem-inistre? Ajo kishte konfirmuar në vite që flet në emër të vet më shumë sesa të Partisë. Mund të zgjidhnin Selmanajn ose Dullën, dy personazhe që publikisht i sakrifikojnë egot personale në emër të Partisë. A mos gaboi Isa Mustafa në kandidimin e Vjosës?

    Sigurisht që jo, Mustafa është një njohës i mirë i individual-itetit të spikatur dhe rëndësisë së tij në organikën e Partisë. Vjo-sa ishte e duhura, ajo sjell votat e të moderuarve, krijon një ide të

    re për partinë, gjasme anti -PDK, është maskim i mirë.

    Isa Mustafa kishte provuar ta zhdukte Osmanin para tre vjetësh duke e degdisur nr. 81 (num-ri i deputetëve potencialë të LDK lëviz mes 25 dhe 30). Dhe çfarë ndodhi? Vjosa solli 65 mijë vota në hambarin e LDK-së duke e shpëtuar nga diskreditimi i plotë. Nëse Vjosa Osmani nuk do ishte fare në listat e LDK-së, atëherë, 65 mijë votuesit e saj nuk do të shkonin për LDK-në e shfry-tëzuar, shtrydhur dhe hedhur në kosh nga Hashim Thaçi. Qenia e saj në lista, qoftë edhe si nr. 81, dhe votat e Behgjet Pacollit dhe Mimoza Kusarit e shpëtuan një-farësoj atë kohë Isa Mustafën.

    Këtë radhë Isa Mustafa u tre-gua më dinak. Ai mori maksi-mumin e votave që kishte marrë ndonjëherë LDK-ja pas vitit 2004 dhe, menjëherë pas daljes së re-zultatit e spostoi në qoshe Vjosën. Kaq ishte detyra e saj. Ajo u trajtua si humbëse. Vjosa Osmani hum-bi si rezultat i propagandës së Vet-vendosje! sipas së cilës: ‘Votat i mbledh Vjosa por vendimet i merr treshja e divanit’. Që në fund të fundit rezultoi krejt e vërtetë.

    Në gjithë ecurinë politike të ngjarjev e qysh nga 3 Shkurti e këndej, dua të ndalem vetëm në seancën e konstituimit të Qeverisë Hoti. Gjithë farsa e Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së bie aty në sy më mirë se kudo.

    Fjalimi 1 minutësh i depu-tetit Haxhi Shala duhej të ishte një bombë për deputetët e LDK-së. Fjala vjen për udhëheqësin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ndonjë tjetër që ka retorikë anti-Thaçi. Shala deklar-oi që ai do e votonte këtë Qeveri sepse Presidenti Thaçi ‘erdhi në mesnatë dhe ma kërkoi këtë votë për llogari të LDK-së’.

    Fjalia e Haxhi Shalës ishte qershia në tortën e rikurorëzim-it të Hashim Thaçit si epiqendra e politikës së Kosovës. Ajo fja-li ishte një provokim i hapur ndaj dinjitetit të deputetëve të LDK-së, ishte një ironi me votat e Al-bin Kurtit e Vjosa Osmanit. Në daçi merreni në daçi lëreni por kjo Qeveri është e imja… Kaluan minuta të vështira (kështu i men-doj) nga momenti kur Shala i tha ato fjalë e deri sa filloi votimi. Në mendje më vinte deputetja Mar-igona Geci, e bija e Gani Gecit,

    e cila kishte deklaruar votën e saj kundër për çdo Qeverie ku ka dorë Hashim Thaçi. Çfarë po mendonte Marigona ato mo-mente? A e kuptoi që kjo Qeveri është e Hashim Thaçit?

    Ekzistonte një mundësi e vogël që deputetët e LDK-së të hiqnin dorë nga votëbesimi në shenjë mospajtimi me një Qeveri të Pres-identit. Por ishte një iluzion, de-putetët ulën kokat dhe bënë sikur nuk dëgjuan atë që dëgjoi gjithë shqiptaria…

    Sot Isa Mustafa e ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga të gji-tha funksionet drejtuese duke e zëvendësuar me kanakarët e tij Avdullah Hoti dhe Driton Selma-naj. Ky është vendim i mirëkup-tueshëm. Vjosa Osmani nuk zgjodhi të ishte një deputete ‘poli-tikisht korrekte’ siç thotë Kamy-ja por një deputete ‘moralisht e drejtë’.

    Ajo mund të ishte dako-rt të votonte një Qeveri të Avdul-lah Hotit por jo edhe të aleatëve të korruptuar, sepse ashtu kishte deklaruar para popullit në fushatë. Aleatët e Isa Mustafës ishin dy nga më të njohurit publikë për korrupsion. Vjosa Osmani ishte deklaruar publikisht për ndrys-himin dhe jo për statuskuonë. Dhe sidomos ajo nuk mund të voton-te një Qeveri për të cilën Hashim Thaçi mobilizohet personalisht për t’u votëbesuar.

    Vjosa tashmë nuk mundet të jetë një anëtare e LDK-së e cila mundet të renditet në num-rin 95 dhe rregullon bilancin e votave të Isa Mustafës. Ajo du-het të marrë fatin e saj në dorë. Krijimi i një Partie të re është i pashmangshëm. Unë besoj se ka akoma njerëz që votojnë për mor-alin në politikë. Shpresoj shumë që Partia e saj do ta kalojë pra-gun e vetme dhe askush nuk do ia trafikojë votat më.

    Isa Mustafa do jetë më i fituar. Në Partinë e tij do të ketë vetëm ‘dritonselmanaj’ që nuk pyesin veten ‘Ku jam unë’. Me ta ai ud-hëton i qetë drejt tkurrjes së Par-tisë në nivele15-20%.

    Aq i duhen për të dalë i tretë apo i katërt. Koha ka treguar që shpesh, me negociata, i treti apo katërti kap Kryeministrin. Me negociata dhe sjellje ‘politik-isht korrekte’ arriti të shndërrojë humbësit në fitues.

    Nganjëherë të dalësh i pari është telash. Ai është mësuar të jetë gjithmonë në sqetullën e di-kujt tjetër, më së shumti nën atë të Hashim Thaçit.

    LDK-ja, nga Vjosa Osmani te Driton Selmanaj

    Nga Ermal Mulosmani

    Komente & Opinione

    Ai mori maksimumin e votave që kishte marrë ndonjëherë LDK-ja pas vitit 2004 dhe, menjëherë pas daljes së rezultatit e spostoi në qoshe Vjosën

    Autori mjafton të shkruhej ‘Përfaqësues i shkrimtarëve të Shkodrës, Korçës apo Elbasanit’ . Me fjalë të tjera, të kishim ministra pa emra, por vetëm LDK-ista, AAK-ista etj…

    Vjosa Osmani

    Driton Selmanaj

  • E hënë, 22 qershor 20208

    CMyK

    PrINTO ME NGjyrA CMyK

    Tiana mbetet zonë e kuqe, në 24 orë shënohen 71 raste të reja dhe 1 viktimë

    Revolta e mjekut: Nuk e ka fajin populli për përhapjen e Covid, por QSUTMjeku Petrit Vargu shprehet i revoltuar me faktin se, qeveria po ja lë qytetarëve fajin për përhapjen e koronavi-rusit Covid-19.Me një status në rrjetet sociale, Vargu shkruan se fajtorë për përhapjen e sëmund-jes është Qendra Spitalore Uni-versitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.Ai i është përgjigjur ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastir-liu, e cila sot fajësoi qytetarët për përhapjen e koronavirusit.

    reagimi i plotë i mjekut Petrit Vargu:

    I vetmi vend i botes, ku sipas pushtetit, fajin per perhapjen Co-vid e ka populli. Megjithate faktet jane kokeforta. Burimet e infek-

    sionit nuk jane supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja qe mena-xhohet totalisht nga qeveria.

    Boll me keto farsa, o e vet-mja ministri shendetesie ne bote qe nuk keni bere nje autopsi! Mos

    valle dhe per kete gje ua ka fajin populli?

    Kur paturpesia, bashkohet me māshtrimin, nuk mund te quhet dot profesionalizem, sado te pom-pohet me propagande.

    Tirana vijon të mbetet zona e kuqe në vend përsa i përket raste-ve me Covid-19. Në 24 orët e fun-dit u regjustruan 71 raste të reja dhe 1 viktimë. Shpërndarja gjeo-grafike e të identifikuarve poziti-vë në 24 orët e fundit është si vi-jon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në

    Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogra-dec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. “Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë ne-vojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërb-

    imin infektiv po marrin shërb-im 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 ës-htë i intubuar. Në 24 orët e fun-dit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjend-je të rëndë, i intubuar, nuk arri-

    Pas bllokimit nga pandemia

    Nga sot rinis puna në linjat e transportit detar të pasagjerëveMinistria e Infrastrukturës dhe En-ergjisë njofton se duke filluar nga dita e hënë, 22 qershor, do të rifillo-jnë punën linjat e transportit detar të pasagjerëve.Me një njoftim për me-diat, bëhet me dije se rifillimi i lin-jave të transportit detar për pasag-jerët do të bëhet duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit.Minis-tria sqaron se përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrim-it për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë.Pikërisht shoqëritë e trans-portit do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga

    portet e vendit tonë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destian-cionin ku ata do të mbërrijnë.

    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:

    Ministria Infrastrukturës dhe En-ergjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përm-bushur në mënyrë rigoroze të gji-tha protokollet e sigurisë të mirat-uara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare.Duke marrë në kon-

    sideratë kërkesat e operatorëve të li-censuar në transportin detar të pasag-jerëve dhe deklaratën e Komisionit

    Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëti-mit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energ-jisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkom-bëtar të pasagjerëve. Në këtë situ-atë të re, përgjegjësia do të jetë sho-qërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrim-it për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë. Shoqëritë e Transpor-tit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të in-formuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe

    destinacionin e synuar si dhe rreg-ullat e kujdesit dhe sigurisë së shën-detit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë.Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e ve-primit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Oper-imit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.Ministria e Infrastruk-turës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e an-gazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garan-tohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punon-jësve të sektorit dhe të pasagjerëve.

    Aktualitet

    Petrit Vargu

  • E hënë, 22 qershor 2020 9

    CMyK

    Si do t’i mbijetojë turizmi pandemisëTurizmi është forma më popullore dhe më pak polemike e globaliz-mit. Për ata që udhëto-jnë jashtë, ai premton shumëllo-jshmëri të pafundme kënaqësish, që nga admirimi i veprave të Ticianit në Venecia, deri tek shijimi i “Piña colada” në Goa. Vendet që i pres-in këta turistë, përfitojnë një sasi të madhe parash, shkruan The Econ-omist.

    Industria e turizmit përbën 7% të eksporteve botërore dhe ka ha-pur 330 milionë vende pune. Por tashmë biznesi ka ndalur. Shitjet e biletave në tempullin e Angkor Wat në Kamboxhia janë ulur me 99.5% në krahasim me vjet dhe në plazhet e Mesdheut, një numër i madh shezllonesh kanë mbetur bosh. Në të gjithë botën, ngrihet një pyetje jetike: çfarë do të ndo-dhë me pushimet verore? Përgjig-jja është se turizmi do të rikthehet – por jo në të njëjtën formë, dhe vetëm nëse njerëzit qaramanë dhe qeveritë nuk e prishin argëtimin.

    Gjatë gjysmëshekullit të ka-luar, industria e udhëtimeve ës-htë rritur më shpejt sesa fatura e një bari në plazh në një pasdite me diell. Në vitin 1970, më pak se 200 milionë njerëz shkuan me pu-shime jashtë vendit; ndërsa vjet, kjo shifër shkoi në 1.5 miliardë. Rritja e të ardhurave në Kinë ës-htë një pjesë e arsyes. Gjithashtu tashmë fluturimet janë më të lira dhe falë lundrimit online, është më e thjeshtë të gjesh pishinën e përsosur në internet – faqja onli-ne Expedia rendit plot 1 milion ho-tele dhe prona.

    Rregullat e vizave janë lehtës-uar. Një person mesatar në një vend të pasur, mund të udhëtojë në mbi 100 vende pa vizë, krahasuar me 50 gjysmëshekulli më parë, dhe rregul-lat janë lehtësuar edhe për njerëzit në ekonomitë në zhvillim. Teksa in-dustria ka lulëzuar, kompanitë e vo-

    gla dhe punëtorët kanë përfituar nga biznesi i pushimeve. Rreth 80 ven-de, përfshirë Tanzaninë, Tajlandën dhe Turqinë, mbështeten në turizëm për një të dhjetën, ose më shumë të eksporteve të tyre.

    Në sajë të nevojës për valutë të huaj, këto vende janë të dës-hpëruara për të siguruar që ky se-zon veror të mos iu shpëtojë nga duart. Hotelet janë në pritje për të mbushur dhomat bosh dhe kon-sumatorët e rinj janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe, siç dëshm-ojnë plazhet e mbushura në Ame-rikë, në Ditën e Përkujtimit. Sido-qoftë, duhet treguar kujdes. Duke bashkuar në një vend njerëz nga e gjithë bota, turizmi mund të kthehet në një përhapës vdekje-prurës të virusit. Një bar i vetëm në një vendpushim skish në Au-stri, mund të ketë shkaktuar përhapjen e sëmundjes në të gji-thë Europën, ndërsa kroçierat u kthyen në vende të rrezikshme in-fektimi. Kjo do të thotë se turizmi në vitet 2020 dhe 2021 do të ketë detyrimisht kufizime.

    Njëra taktikë është filtrimi i vi-zitorëve sipas kombësisë. Qipro planifikon të rihapet më 9 qershor, duke pranuar shumicën e turistëve europianë, por jo ata nga Brita-nia dhe Rusia, dy pika të nxehta të COVID-19. Amerika sapo ka ndaluar ardhjen e vizitorëve nga Brazili. Një tjetër mënyrë është densiteti më i ulët. Brian Chesky, shefi i Airbnb, raporton një rritje të prenotimeve për banesat jashtë qytetit. Shkurt pra, numri i turi-stëve këtë verë do të jetë shumë më i ulët se niveli normal.

    E ardhmja

    Në periudhën afatgjatë, duke supozuar se do të gjendet një va-ksinë, e ardhmja duket më opti-miste. Edhe nëse disa konsuma-torë mbeten nervozë, industria do të përshtatet. Marriott ka emëruar

    një këshill pastërtie dhe po pre-zanton spërkatës dezinfektues elektrostatikë; Airbus po punon për krijimin e banjave pa prekje. Përm-irësimi i testimeve do të rrisë besi-min e udhëtarëve dhe qeverive se përhapjet e virusit mund të mena-xhohen.

    Rreziku i madh është se penge-sat e përkohshme bëhen të vështira për t’u hequr, për shkak të grindje-ve dhe lobimeve. Në fund të pril-lit, më shumë se 150 shtete mbyllën kufijtë për turistët e huaj. Kufizimet e tanishme përfshijnë karantinat dhe aplikacione gjurmimi të papërs-htatshme. Historia na tregon se nuk është realiste po të hamendësojmë se këto rregulla thjesht do të hiqen me kalimin e kohës.

    U desh një samit global në vi-tin 1920 për të vendosur rregulla mbi pasaportat dhe udhëtimet, pasi Lufta Botërore dhe Gripi Spanjoll shkaktuan mbylljen e kufijve – dhe disa europianë perëndimorë duhej të merrnin viza për të shkuar në Amerikë deri në vitin 1991. Që tani, politikat e udhëtimit në Azi kanë shkaktuar tensione. Ndërk-ohë, disa njerëz mund të kërkojnë që turistët të qëndrojnë larg qytete-ve më të bukura, por më të vizitua-ra në botë.

    Kjo verë duhet të shfrytëzohet për ta bërë turizmin të funksio-nojë më mirë. Kjo nënkupton vën-ien e taksave dhe një planifikim më efektiv për t’u përballur me proble-min e mbipopullimit. Dhe teksa ri-strukturohen industritë globale të udhëtimit dhe linjave ajrore, ekzi-ston një shans për të shpejtuar vën-ien në punë të avionëve me eme-tim të ulët karboni. Nuk duhet të kalojnë me dekada të tëra që bota të rikthehet në nivelet e qarkulli-mit të lirë që kishte për herë të fun-dit në janar. Turizmi e bën botën më të pasur dhe më të lumtur. Prandaj, ai duhet të bëjë vetëm një pushim të përkohshëm.

    Punimet në zonën e rreth-rrot-ullimit te ish-sheshi “Shqipon-ja” janë ndërprerë. Kjo për shkak banesës, në të cilin ka jetu-ar Nexhmija Hoxha. Banesa nuk është shpronësuar e për këtë ar-sye punimet janë pezulluar.

    Kjo konfirmohet nga përgjeg-jës të punimeve kompanisë “Sa-lillari”, e cila po kryen punimet e Lotit të dytë të Unazës së Madhe.

    Pas shpronësimit nga ana qever-isë, banesa ku ka jetuar Nexhimje Hoxha do të prishet për t’i hapur rrugë vijimit të punimeve.

    Siç kuptohet nga pamjet, pranë godinës ka pasur devijim të puni-meve për të mos prekur godinën dy-katëshe. Banorët jashtë kam-erave tregojnë se ditët e fun-dit rritmi i punimeve ka rënë, kjo ndoshta për shkak të pritjes

    së vendimit për shpronësimin.Ata thonë se pjesëtarë të famil-jes Hoxha kanë nisur të zhven-dosin orenditë nga shtëpia, çka lë të nënkuptohet se prishja e banesës do të ndodhë së shpejti.

    Në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 ka jetuar Nex-hmije Hoxha. Ajo u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

    Ndërtesat e tjera u prishën në mes të natës, por punimet për Unazën e Madhe ndërpriten për shkak të banesës së Nexhmije Hoxhës

    Aktualitet

    ti dot të mbijetojë me gjithë përp-jekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit. Gjatë 24 orëve të fun-dit janë kryer 327 testime për të dy-shuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozi-tive, kryesisht raste të reja ne pro-ces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identi-fikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Ti-ranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Po-gradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë

    me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.”, tha Genta Qir-jako nga Instituti i Shëndetit Publik.

    Tirana dhe Shkodra, zonat më të prekura

    Në Tiranë janë aktualisht 361 ra-ste aktive ndërsa në Shkodër 127. Ndërkohë nga 6 rastet e reja në Fier, 4 raste jane kontakte te pa-cientëve të cilët kanë rezultuar ta-shmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast është një 80-vjeçar nga lagja ‘’15 tetori’’, ndërsa po kryehet edhe hetimi epidemiolo-gjik i rasteve të kontaktit të të mo-shuarit.

    Ndërsa një tjetër grua nga la-gja ‘’8 shkurti’’, ka rezultuar poziti-ve dhe mësohet se ka qenë kontakt i afërt me persona që kanë rezultuar pozitiv në një fasoneri në Vlorë. Pas rasteve po

  • E hënë, 22 qershor 202010

    1. Batica e kuqe. Ajo krijohet kur algat grumbullohen shpejt ne breg te detit. Disa mund te jene te padëmshme, por mund te ketë edhe nga ato qe mund te jene vdekjeprurëse për jetën nënujore për shkak te toksinave te shum-ta. Kina preket shpesh nga ky fe-nomen.

    2. Tornadot e zjarrit. Njihen zakonisht me emrin Firenados dhe ndodhin gjate rënies se zjarrit neper pyje.

    3. Stuhia e rërës. Haboobs-et (term arab) janë stuhi rëre qe ndodhin zakonisht neper shkretëtira.

    4. Fairy Fires. Ato njihen ndryshe edhe si “zjarri magjik”. Ky fenomen vjen si rezultat i bioluminishencës natyrale te myshqeve qe ndodhen tek drurët.

    5. Basaltet ne kolona. Këto kolona hek-zagonale janë krijuar nga ftohja e shpejte e llavës. Gjenden ne Islande, Gjermani dhe ne Ishujt Feroe.

    6. ylberi i zjarrte. Ky ylber është një fenomen optik i shkaktuar nga kris-talet e akullta neper re. Piklat ne te vërtete janë kristale akulli horizontale te cilat reflektojnë dritën ne mënyrë homogjene duke krijuar “rrudha”

    shumëngjyrëshe.7. retë “me pupla”. Ky fenomen

    mund te krahasohet me formën qe merr qumështi kur hidhet ne një filxhan me çaj.

    8. Lëvorja ylber. Lëvorja eucalyptus mund te ketë një shumëllojshmëri ng-jyrash. Pema e ka origjinën ne Filipi-ne, por kultivohet edhe ne France.

    9. Gropat (vrimat) blu. Këto gropa

    janë krijuar nga guvat nënujo-re. Marrin ngjyre blu te erret kur thellësia është shume e madhe. Gropa te tilla ka ne Egjipt dhe Ka-raibe. Me e thella ndodhet ne

    Bahamas dhe quhet gropa “Dean”.10. Briniclat. Ato janë disa stalak-

    tite akulli qe krijohen ne det. Për here te pare ky fenomen u vu re ne 2011-ën.

    Fenomenet natyrore me te pabesueshme ne bote

    James Bond ka ekzistuar vërtet, ja kush ishte agjenti sekret që frymëzoi HollivudinNjë profesion mjaft intrigues, aq më tepër për një njeri të quajtur pikërisht Xhejms Bond. Stephan Filips, nipi i Xhejms Çarls Bond, pati mundësinë që të shihte me sytë e tij dokumente dikur të klas-ifikuara si tepër sekrete, në të cilat ai zbuloi për habinë e tij të madhe, se gjyshi i tij ishte një oficer i shër-bimit inteligjent britanik, dhe një anëtar i Ekzekutivit të Operacion-eve Speciale (SOE) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Që në moshë të re, Filips thotë se mban mend që e gjithë famil-ja ishte paralajmëruar nga autorite-tet, të mos e pyeste gjyshin e tij mbi shërbimin e kryer në kohën e luftës. Gjithsesi Filips thekson se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend që gjyshi i tij, Xhejms Bond, të kishte shërbyer në një grupim kaq elitar të shërbimeve britanike të sigurisë.

    Xhejms Bond, nga Suonsi i Uellsit Jugor, ishte para luftës një punëtor në një uzinë të përpunim-it të metaleve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe 6 vjet pas saj, ai pu-noi për llogari të shërbimit se-kret SOE. Filips gjeti në dosjen e

    deklasifikuar, kopjen e një njofti-mi të nënshkruar nga gjyshi i tij më 3 qershor 1944, vetëm 3 ditë para zbarkimeve të D-Day në plazhet franceze të Normandisë.

    Filips supozon se në atë kohë gjyshi i tij, ishte duke punuar pas linjave të armikut. Edhe më be-fasues është fakti, që Xhejms Bon-di i vërtetë punoi nën udhrat e Jan Fleming, shumë kohë para se ky i fundit të bëhej shkrimtar, dhe të fi-tonte famë me personazhin e tij të mirënjohur tashmë, që mban të një-jtin emër.

    Në kohën e luftës, Fleming ishte kreu i Inteligjencës Detare Britan-ike, dhe kishte për detyrë të ru-ante të gjitha sekretet. Ai ishte tra-jnuar si një operativ i SOE, dhe do të ndërmerrte misione të ngjashme me ato të kryera nga Xhejms Bon-di i vërtetë.

    Një tjetër dokument i deklasifi-kuar, tregon se në vitin 1942, Jan Fleming mblodhi një ekip oper-ativësh të SOE dhe se midis tyre ndodhej edhe Xhejms Çarls Bond. Fatkeqësisht, detajet e atij operacio-ni janë ende të klasifikuara.

    Jan Fleming pretendonte gjithn-jë se personazhi i tij, Xhejms Bond, ishte emëruar sipas një orintologu amerikan dhe se ai e kishte zgjed-hur atë emër për shkak të thjeshtë-sisë në shqiptim. Por Filips është i intriguar me të drejtë nga lidh-ja midis gjyshit të tij dhe Jan Flemingut, shërbimit që ata kryen bashkë gjatë luftës, dhe jetën e su-per-spiunit në librat e këtij të fundit.

    Ai beson se historia me orin-tologun amerikan, ishte një tak-

    tikë devijuese e përdorur enkas nga Flemingu për të mbrojtur Xhejms Bondin e vërtetë, duke respektuar kësisoj edhe klauzolat tepër të rrep-ta të Ligjit të Sekreteve Zyrtare.

    Ekziston një legjendë familjare, sipas të cilës Xhejms Bond i tha di-kur mbesës së tij, Xhenit, se ai ishte në fakt Xhejms Bondi i vërtetë, që shfaqej në libër dhe në filma. Por për këtë gjë nuk është thënë asgjë më shumë, dhe askush nuk dyshoi se në atë rrëfim mund të kishte diç-

    ka të vërtetë.Pasi i shërbeu vendit të tij për 11

    vjet, Xhejms Çarls Bond u largua nga ushtria, dhe rinisi sërish punën në uzinën e metaleve. Pasi u tërhoq nga kjo industri, ai u angazhua për disa kohë në disiplinimin e trafikut të automjeteve para shkollave në Laugor, një qytet afër Suonsit.

    Filips po kërkon nga cilido që ka shërbyer me gjyshin e tij, që të kon-taktojë me të. Ai do të donte të zb-Botërore. Gjithçka që di ai deri më tani janë dokumentet e deklasifi-kuara, dhe një fotografi e vitit 1937 e një burri shumë të pashëm, me flokë të errët, i veshur me një kostum.

    Ajo foto është e gjyshit të tij, por mund të jetë një foto publici-tare e Xhejms Bondit tjetër. Xhe-jms Çarls Bond vdiq në vitin 1995 në moshën 89-vjeçare, pa ia zbu-luar kurrë të shkuarën e tij intere-sante anëtarëve të familjes së tij. Ky zotëri, u betua seriozisht para eprorëve për respektimin e Ligjit të Sekreteve Zyrtare, dhe nuk u rrë-feu asnjëherë të afërmve se në çfarë misionesh kishte marrë pjesë gjatë, ose pas luftës.

    Mistere Suplement

  • E hënë, 22 qershor 2020 11

    Mistere Suplement

    Turistët udhëtojnë çdo vit për të parë monument-et e famshme dhe vende drithëruese, duke shpresu-ar për një depërtim më të thellë në strukturat misterioze, dhe atë se çfarë ka ndodhur brenda tyre mijëra vite më parë.Por ndonjëherë, gjëra të çuditshme ndodhin tek njerëzit e zakonshëm në qytetin e tyre. Gjet-ja saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe pse, ka zgjuar interesin e mil-iona njerëzve në mbarë botën, sido-mos kur duket se s’mund të gjen-det dot një shpjegim logjik.10. Kubi i SalcburgutNë vitin 1885, Reidl, një punonjës në një uzinë të vogël aus-triake, zbuloi Kubin misterioz të Salzburgut. Ai çau një shtresë qy-myri, duke gjetur një kub të çudit-shëm hekuri brenda tij. Kubi kishte shumë të çara dhe vrima të vogla, një ngjyrë të çuditshme, dhe një çar-je të thellë në qendër. Reidl nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, kësh-tu që ia tregoi shefit të tij, dhe së bashku e dorëzuan në Muzeun ‘Hei-mathaus’ të Vjenës.Vitin tjetër, një profesor në muze me emrin Adolf Gurlt, e studioi kubin dhe vendosi që ai ishte pjesë e një meteori. Por stu-dime të mëtejshme nga Muzeu i His-torisë Natyrore në Vjenë, provuan se kubi nuk ishte në fakt një mete-orit, por një objekt i prodhuar arti-ficialisht nga një burim i panjohur.Mendohej se qymyri që e “prodhoi”

    Kubin e Salcburgut, ishte të paktën 60 milionë vjet i vjetër.Ajo që e sht-on misterin rreth Kubit, është se si disa njerëz në fakt besojn se ai është zhdukur. Arsyet për këtë veprim, variojnë nga ekzistenca e një kom-ploti të fshehtë, deri tek hedhja në plehra si një copë shkëmbi e pavlerë. Kjo, natyrisht injoron faktin se Kubi në fakt ekziston, dhe mund të gjen-det në mënyrë të sigurtë në shtëpinë e tij të zakonshme, Muzeun “Heima-thaus në Vjenë.9. Mumja “ulëritëse”E

    zbuluar në vitin 1886, një mumje me një shprehje agonie në fytyrën e tij, ka qenë prej kohësh objekt i spekuli-meve. Kjo mumje, i ka të gjitha or-ganet e paprekura, çka nuk është e zakonshme në procesin e mumifi-kimit. Shumë teori interesante kanë lindur prej atëhere, edhe pse asg-jë nuk është vërtetuar, si e drejtë ose e gabuar.Bob Brajer, arkeolog në Universitetin Long Island, speku-loi se dy persona ishin përgjegjës për shprehjen e agonisë në fytyrën e

    mumjes. Njëri ishte vrasësi, ndërsa tjetri ai që siguroi ruajtjen e plotë të trupit (ndoshta për shkak të një mar-rëdhënie personale me viktimën).

    Studiuesit dhe arkeologët e tjerë, kanë dalë me teori që vario-jnë nga vrasja gjakftohtë, tek helmi-mi apo varrosja për së gjalli.Një do-kumentar i veçantë në vitin 2008 nga “National Geographic”, shqyr-toi mundësinë që mumja të mund të jetë princi Penteuer (i biri i faraon-it Ramsesi III), i cili ishte i dyshuar

    për planifikimin e vrasjes së babait të tij. Dokumentat e lashta në shek-ullin XII-të, pohojnë se një nga gratë e Faraonit Ramses III, u përpoq të komplotojë për të vrarë atë, për shkak të dëshirës së saj që Penteueri të rrëm-bente fronin.Mendohet se kur ky plan u zbulua, si dënim ajo e helmoi Pen-teuerin dhe e mbështolli atë në një lëkurë dashi, pasi u mumifikua. Nëse ka ndodhur vërtetë kështu, “ulërima” mund të ketë qenë për shkak të dhim-bjes nga efekti i helmit.

    Ku ndodhet Deti i Vdekur?Ndodhet në Luginën Jordan Rift, në kufi me Izraelin në Lindje dhe Jordaninë në Perëndim.Ujërat e saj të kripur hiper dhe kripërat e pasura me minerale janë të njohura për përfitimet e tyre të shumta shëndetësore.

    Pse është Deti i Vdekur kaq i kripur?Kripërat që janë kryesisht kloru-re magnezi, natriumi dhe kalciu-mi, derdhen në Detin e Vdekur nga lumi Jordan dhe nga lumenj, përrenj e burime të tjera më të vogla. Përllogaritet se vetëm lumi Jordan depoziton një sasi marra-mendëse prej 850.000 tonë kripë çdo vit.Ngaqë deti ndodhet në një pikë kaq të ulët, uji nuk ka ku të der-dhet, prandaj mund të largohet vetëm me anë të avullimit. Në një ditë të nxehtë vere, avullojnë

    shtatë milionë tonë ujë, një shi-fër e jashtëzakonshme që shpje-gon arsyen pse vëllimi i detit nuk rritet. Uji avullon, por lë pas kri-

    përat dhe mineralet. Rezultati? Është deti më i kripur në tokë, me rreth 30 për qind kripë, disa herë më shumë se sa kanë oqeanet.

    Mister / Pse Deti i Vdekur quhet i tillë?

    Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta!

    Në fakt, ajo i ka më të gjata flokët sesa tërë trupin, dhe pranon se pak kush beson se i ka natyrale dhe se nuk bëhet fjalë për paruke.Malgor-zata, 34-vjeç që jeton në Londër, thotë se kishte filluar t’i rrisë flokët kur ishte 7-vjeç dhe për herë të fun-dit kur i kishte prerë, kishte ndod-hur pesë vite më parë.Megjithatë

    Kulczyk është e bindur se mbajtja e flokëve të gjatë, do të thotë shumë mund, përkushtim dhe lodhje.“Ka-loj orë të tëra duke u kujdesur për flokët që duhet gjithmonë të jenë të pastra dhe të krehura”, ka shtu-ar vajza që studion shkencat komp-juterike në Londër dhe që me pre-jardhje është nga Polonia.

    Polakja me flokët më të gjata në botë

  • E hënë 22 qershor 202012 •

    Festivali i Berlinit hapet me Teatrin Kombëtar

    Kulturë

    Krahas vazhdimit të protestës, për mbledhjen e firmave për peticionin për të rindërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ishte, siç ishte, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit bën publike faktin se kanë skanuar gjithë godinën përpara shembjes, për të mos i lënë vend çdo abuzimi, apo spekulimi mbi arkitekturën e tij

    Nisma “Teatri siç ishte”Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë skanimin e godinës, gati rindërtimin

    Në një deklaratë të Aleancës thuhet se “Kur thamë që Teatri është përjetësuar nuk kishim parasysh vetëm vlerat e tij kulturore. Mono-logu mbi estetikën e arkitekturës i kryer ne kor nga banda e pushtetit, kishte në qendër të tij “vlerat e pakta arkitektonike të objektit”. Më 24 mars 2020, Europa i përplasi tu-rinjve me anë të shpalljes trashëgi-mi europiane, të gjitha mashtrimet dhe përbaltjen që i kishin bërë të koordinuar monumentit që mbrohej nga populli. Duke shembur muret e tij, menduan se objekti rà dhe më në fund ata fituan. Por koha do tregojë se ata shembën atë mëng-jes vetëm fasadën e propagandës së tyre. Objekti është përjetësuar, duke mundësuar rikthimin e tij në formën origjinale siç ishte!” Duke folur mbi çdo detaj marrë nga teatri para shembjes, thuhet se “Këtë ska-nim e kanë zili shumë, duke qenë se përfaqëson rilevimin absolut të të gjithë detajeve të objektit. Me anë të tij, objekti do të bëhet gati për t’u rindërtuar duke i hequr çdo lloj justifikimi pushtetit të ardhshëm për ta evituar ringritjen e tij.” Pas një rezistence unike prej dy vjetësh e gjysëm, si dhe vazhdimin e protestës, në 24 orë në mbrotjeje të teatrit aktivistët e Aleancës thonë se “Me anë të kësaj pune të bërë me shumë përkushtim dhe tërësisht me vullnet dhe dëshirë, qytetarët do të mundësojnë ta rikthejnë në kohë për ta ringritur teatrin aty ku ishte, siç ishte! Punë e madhe na pret të gjithëve dhe për shembësit e godinës 80 vjeçare, kemi vetëm një mesazh: Nuk keni parë gjë akoma!”

    Skanimi u mundësua dhe real-

    izua nga Dini Dobi dhe Doriana Musai, kjo e fundit edhe dëshmitare e shembjes, e cila ka filmuar forcën e policisë në mëngjesin e 17 majit, se si janë marrë e dhunuar nga poli-cia qytetarë e artistë ndërkohë që teatri shembej shumë prej tyre ishin brenda godinës. Arkitektja Musai po ashtu ka dëshmuar se i është drejtuar arma në kokë për t’i nx-jerrë me dhunë nga godina. Ndërsa

    imazhet e teatri tjanë përpunuar nga Arnel Çela dhe Arbor Paja.

    Plani i Ramës dhe Veliajt ishte për ndërtimin e një teatri të ri, duke bërë një shembje barbare të Teatrit me jetë 80 vjeçare, që përveç simbolikës, historisë vepri-mi i dyshes së pushtetit është akt arbitrar sa i takon vendimit për të zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirën, truallin e Teatrit, duke

    ja kaluar pa tender një firme pri-vate për ndërtim.

    Projekti është prezantuar fillim-isht në kryeministri, një godinë në formë fjongo, që shterronte e rrud-hte sipërfaqen e tanishme, të bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels, dhe hedhur poshte, me rezistencë e protesta të vazhdueshme nga lëvizja qytetare të organizuar nga Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

    Edhe pse Teatri u shemb, për aktivistët ende nuk ka rënë simbo-lika e tij, ndaj kanë krijuar nismën për të rindërtuar Teatrin ashtu siç ishte aty ku ishte, duke bërë një tur të jashtëzakonshëm në 13 qytete të Shqipërisë, duke marrë mbështetës me qindra qytetarë në firmosjen e peticionit. Gjithash-tu aleanca ka lajmëruar se do të organizojë një protestë, manifestim gjigand, për këtë nismë. Para pak ditësh, ata kanë formësuar një stradegji proteste përmes projektit “fleshmob”, ku në të njëjtën kohë gjithë shqiptarët në mbarë botën, protestojnë me pankarëtën: Të ringrejmë Teatrin, Si duket kjo ka irrituar kryeministrin Edi Rama, i cili nuk ka vonuar që të dala në videoselfie, për të ndalur në gjitha format protestën e artistëve duke u justifikuar me shtimin e numrit të të infektuarve në vend, ka thënë se “do të ndalojë çdo lloj grumbulli-mi”, nënkupto këtu edhe protestat, e më tej nënkupto këtë protestë të Aleancës. Dhe duke u zhgënjyer nga “flesh mob” ku organizoi në mënyrë të rrufeshme forca të policisë për të mos lënë artistët, në ironi ndërkohë ishin shpërndarë, sepse proteste e re, parashikon jo më shumë se 15 minuta.

    Në këtë situatë Rama luan një lojë tjetër të fëlliqur, duke “infektu-ar” dy artistët më aktivë të lëvizjes për Teatrin, vëllezërit Budina, duke manipuluar informacionin sikur këta ishin të infektuar. Por kjo zgjati shumë pak, sepse vëllezërit Budina kanë reaguar mënjehrë duke thënë se janë shëndoshë e mirë, dhe se protestën do ta vazhdojnë për rindërtimin e teatrit, aty ku ishte, ashtu siç ishte. L.M.

    Është një rast unik, se si shembja barbare e Teatrit KOmbëtar në Tiranë ka marrë vëmendjen ndërkom-bëtare, qoftë nëpërmjet mediave, ashtu dhe organizimeve kulturore siç është rasti i fundit, ai i organizimit të Festivalit të filmit në Berlin. Është organizuar live në çeljen e Festivalit Radar Ost ne Berlin, organizuar nga Deitsches Theater: Ëhat happened in Tirana on the 17th of May? An outcry for help - një videofilm lidhur me shembjen e Teatrit Kombetar, bazuar në filmimet e çasteve me dramatike të asaj nate dhe atij mëngjesi.

  • E hënë 22 qershor 2020 13•

    Kulturë

    Mbetjet e Apolonisë antike të Ilirisë u vandalizuan në Shqipëri – kështu shkru-an e përditshmja franceze “Le Figaro”, për çfarë ndodhi në Apoloni para pak ditësh, duke cituar dhe presidentin Ilir Meta që e ka cilësuar si “barbare” dëmin e “pariparueshëm” të shkaktuar në këtë sit të Trashëgimisë botërore. “Kujtimi i njerëzimit u ndot nga “barbarët”, citon e përditshmja franceze. Shqetësimi nuk ka të bëjë thjesht pse, Apolonia është një vend në Shqipëri, që nuk i përket tashmë vetëm trashëgimisë kultu-rore lokalë, por duke u shprehur se “në sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kolonat e lashta prej mermeri janë thyer e copëtuar. Në Greqinë e lashtë, nymfhaeum ishte një shenjtërore kushtuar nimfave në formën e një pellgu që merrte një burim që fillimisht konsiderohej i shenjtë. Fillimisht, këto monumente ishin shpella natyrore të caktu-ara tradicionalisht si banesa për nimfat lokale. Citohet sensibiliteti i presidentit shqiptar, Ilir Metës, i cili ka reaguar menjëherë pas ngjarjes duke e quajtur këtë akt vandalizmi “barbar”, duke e dënuar atë. Por, kjo ngjarje ashtu siç e thekson media franceze është zbuluar vonë, dhe se autoritetet shqiptare pohojnë se ajo duhet të ketë ndodhur gjatë mbylljes së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

    Apolonia e Ilirisë, qytet model“Apollonia është emri i disa

    qyteteve greke ku u gjetën tempuj dhe orakuj të Apollonit. Ajo që ndodhej në Shqipëri, Apolonia e Ilirisë ishte mbase më e rëndësishm-ja prej tyre. Ajo u themelua në 588 para Krishtit nga kolonët grekë nga Korfuzi dhe Korinti në një sit ku jetonin fiset autoktone ilire.

    Qyteti autonom dhe i pavar-ur për shumë shekuj, u përfshi në mbretërinë e Epirit, asoko-he mbretërinë e Maqedonisë. I lavdëruar nga Aristoteli, Apolonia e Ilirisë ishte e qeverisur dhe e zh-villuar falë territorit të saj të pasur bujqësor si dhe rolit të saj në treg-tinë e skllevërve, e favorizuar nga porti i saj i rëndësishëm për të cilin pretendohet se mund të strehojë njëqind anije në të njëjtën kohë.

    Gjatë kohës romake, ajo madje strehonte një shkollë të njohur të filozofisë. Një ekzistencë e begatë e cila pa që rënia e saj po afrohej nga shekulli i tretë kur porti i saj filloi të zhytej pas një tërmeti. Do të përfundojë duke u braktisur drejt fundit të Antikitetit.”

    Nivelet ku ka arritur trashëgimia në Shqipëri nuk kanë të dytë në kontinentin tonë. Shqetësohet bota mbarë për dëmtimet në kulturën e përbashkët europiane që ndodhin ndërkohë që institucionet përkatëse fshehën ngjarjen dhe e bëjnë veshin e shurdhër deri sa skandali del sheshit; Duke qenë një sit nën mbrojtjen e UNESCO-s e përditshmja franceze i ka kushtuar një shkrim sensibilizues…

    “Le Figaro” për Apolloninë“Kujtesa e njerëzimit u ndot nga ‘barbarët’”

    Ngjarja dhe një reagim i munguar…

    Gjatë muajve të karantinës, saktësisht 13 prill, është kryer akti vandal duke dëmtuar kolonën e Nymfeut të Apollonisë, në sitin më të rëndësishëm arkeologjik të Adriatikut Jugor. Por, ky akt është denoncuar, bërë i njohur publikisht vetëm me 11 qershor nga Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë. Disa thonë është shkatërruar nga dora e njeriut, ndërsa dje, del se dëmtimi ka ndodhur nga “shëtitja” e lopëve në Park arkeologjik. Ndërkohë që kolonat ende qëndrojnë përdhe, ky skandal është përpjekur të mbahej i fshehur nga sytë e publikut, duke ushqyer më shumë debate person-ale, partiake sesa shqetësimin real. Mjafto që në këtë rast të vërejmë se, deri tani nuk ka reaguar ministrja e kulturës Elva Margariti. Zyrtarët e këtij Parku, kanë pranuar skandalin e prishjes së kolonës antike, por nuk mbajnë përgjegjësi as nuk sqarojnë si ka mundësi të dëmtohet një Park aq i mbrojtur dhe me staf që mbahen nga taksapaguesit për t’u mirëmbaj-tur, kujdesur e ruajtur.

    Pas denoncimit publik të Foru-mit, drejtuesit e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, e pranuan vandal-izimin e ndodhur me 13 prill nga dora e njeriut e dy prej kolonave te fontanes monumentale te Apol-lonise, një monument unikal në botë, por Forumi ka këmbëngulur se në përgjigjen publike, për hir të

    “opinionin publik dhe taksapaguesit shqiptar”, ka ende shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje: “1. Përse nuk u përfshi monumenti i Nymfeut te Apollonisë, si monument unik i qytetërimit antik në projektin prej 800.000 euro të viteve 2016-2017, që parashikonte ndërhyrje në Manastirin e Apollonisë dhe në hapësirën e Parkut Arkeologjik? Kush i hartoi termat e referencës dhe a përgjigjen ata për lënien në mëshirën e fatit të monumenteve të tilla si Nymfeu, Teatri, Kolona e Shtyllasit apo nekropoli? Çfarë përgjegjësie ka kompania që ruan Muzeun dhe Parkun Arkeologjik për këtë vandalizim dhe çfarë masash janë marrë nga ana e drejtorisë dhe ministrisë së Kulturës ndaj saj? Nëse qenka denoncuar ky krim në polici, si janë ndjekur hetimet e drejtorisë së policisë Fier, drejtoria e

    anti-terrorit apo seksione të tjera që hetojnë këtë krim të rëndësishëm? Sa shoqërime janë bërë, sa takime me grupin hetimor janë kryer ? A ka ndonjë të dyshuar për autorët dhe motivet e tyre? Çfarë përgjegjësie ka drejtoria e parkut dhe Ministria e Kulturës për faktin që monumen-ti ishte i parrethuar, pa tabelen e monumentit të kulturës, pa tabelën shpjeguese te monumentit.” Pas këtij denoncimi publik, dhe një sqarimi të cekët nga drejtuesit e Parkut, ka reaguar edhe arkeologu Neritan Ceka i cili është marrë me gërmimet në këtë sit unik: “Zonja ministre e Kultures, këtë monument të shkaterruar barbarisht 200 metra nga zyra e drejtoreshes se Parkut Apolloni – Bylis, e ka zbuluar miku i gjyshit tuaj, Hasan Ceka, te cilin e kam asistuar une deri ne zbulimin e plote, dhe e ka restauruar Koço

    Zheku i Institutit të Monumenteve. Eshtë i vetmi monument i këtij lloji në botën antike. Më thoni tani se me çfarë gjuhe duhet të flas me ronxho bonxhot që menaxhojnë këtë pasuri që arkeologët shqiptarë e krijuan me aq mund për 50 vjet. Mund të më thoni përse nuk u rrethua monumenti me ato 800.000 eurot që shpenzuat në Apolloni? Akoma do vazhdoni t’i mbroni këta shkatër-rimtare? Me shumë keqardhje dhe revoltë”. Pra, siç shihet në deklar-imet e specialistëve vendin qëndror e zë shpërdorimi i parave të hedhura këtë vit në Apoloni duke lënë jashtë mbrotjes kolonat unike. Specialisti i monumenteve, Kreshnik Merx-hani shprehet: “Vandalizmi është skandal ashtu sikundër dhe planifi-kimet e investimeve të mëparshme (ato 800.000 Euro) janë gjithashtu skandaloze, nëse vërtetohet fshehja e këtij demtimi është skandal dhe kjo (une pres të shprehen zyrtarët për këtë pjesë). Merxhani dyshon tek “menaxhuesit” e shpenzimeve të bëra në Apoloni, duke vazhdu-ar më tej se “…se ka individë që punojnë në kushte MIZERABEL dhe që në fund janë pre e vandal-izmave. Si t’ja bëjmë kur fondet çohen për projekte si veliera dhe aty gjithë strukturat krijojnë lehtësi për barbarizma të tilla?! Vandal-izmat e ripërsëritura (kujtoj Shen e Premten në Vlash) janë pasojë e eliminimit të strukturave si “kujde-staret e monumenteve” në 2009 apo dhe mosformimi i inspektoriatit (një fare reinxhersash” planifikuar në ligjin 27/2018, ende të pa formuar apo funksionalizuar. Fokusi është tjetërkund. Shkaku duhet zgjidhur sepse pasojat thjesht do shtohen”.

    Ndërsa skandali në Apoloni është reflektuar edhe në mediat greke, vandalizmit ministria e kulturës i përgjigjet me “ftesën” për të vizituar parqet arkeologjike falas, por po vazhduan kështu ato do kthehen në parqe kazanësh. Ka ndoshta ndonjë vetëdije nga ana e këtij lloj shteti për të shkatërruar deri ne degradim total monumentet që, më pas të ketë justifikim për mirëmbatjeje duke futur në lojë nismën e PPP-ve. Sigurisht pasi shteti vetedorezohet pa kushte. Po me lekët e traksapa-guesve ç’bëhet, me biletat ç’bëhet, me fondet që hedhin tëhuajt për projekte ç’bëhet, me buxhetin e për trashëgimisë ç’bëhet?! Drejtuesit e Parkut e pranojnë vandalizmin që na paska ndodhur më 13 prill nga dora e njeriut e dy prej kolonave të fontanës monumentale të Apollo-nisë, një monument unikal në botë, por harrojnë përgjegjësitë publike. Për krime të tilla duhet kujtuar edhe burgu, si ndëshkim.

  • E hënë 22 qershor 202014 •

    Dossier

    Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Ti-ranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe nji-hte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

    Humbja në vitin 1961Moska, Shqipërisë: Leckamanë që japin mend...

    Si u komentua largimi i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik? Çfarë shkru-ante publicisti gjermano-perëndimor në vitet ’60 për politikën shqiptare? Moska ndërhyn në vendet evropiane kundër Shqipërisë? Si u prish plani i ndërtimit të pallatit të miqësisë sovjeto-shqiptare?

    Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shek-ullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dësh-mi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe nji-hte fare mirë frëngjishten, italishten dhe an-glishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

    “Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fil-lim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të nda-het më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, al-banologe dhe përkthyese, që është një nga au-toret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me ar-gumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.

    Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh his-torinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momen-tet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.

    * * *Hrushovi përsëriti gabimin e Stalinit, i cili,

    në vitin 1948, përjashtoi Jugosllavinë nga bash-kia e vendeve socialiste që po krijohej. Humbja e Shqipërisë në vitin 1961 pati një pasojë akoma më të rëndë për BRSS-në, duke e dobësuar në mënyrë të ndjeshme pozitën ushtarako-strateg-jike për të gjithë kampin socialist, në raport me bllokun e NATO-s. Që në fillim të viteve ’60, publicisti gjermano-perëndimor, Harri Hamm, duke analizuar pasojat e largimit të Shqipërisë, nxirrte këtë përfundim aspak ngushëllues në librin e vet, “Të rebeluarit kundër Moskës: Shqipëria një urë kalimi e Pekinit në Evropë”: “Për vendet komuniste të Ballkanit, realizimi i një politike unike ndaj Turqisë e Greqisë, me

    mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Sovjetik, këtej e tutje është e pamundur”.

    Nga stonaturat e Hrushovit e pësoi autoriteti i BRSS-së në botë. Ndëshkimi i Shqipërisë së vogël, ndonëse kryeneçe, u përjetua në mënyrë kritike si nga republikat e Bashkimit Sovjetik, veçanërisht nga ato me popullsi të vogël, ashtu edhe nga vendet e huaja, si p.sh., Kuba. Shprehjet të tipit: “Si nja dy milionë”, “Leckamane që kërkon të japë mend”, nuk u pritën mirë dhe shërbyen si vërtetim i shpre-hive të vjetra prej shtetit të madh të Moskës dhe i synimit të saj për diktat.

    Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare të fillimit të viteve ’60, udhëheqësit shqiptarë nuk dukeshin pa mëkate dhe nuk po e pësonin pa faj. Ata prireshin nga një llogari thellësisht pragmatiste. Me kushtin e vetëm që të ruhej pushteti i tyre, shpërfaqej dhe mbështetja në autoritetin moral për ndihmën materiale së “një miku të madh”. Në vitin 1961, vendin e Bashkimit Sovjetik e zuri Republika Popullore e Kinës. Shqipëria hyri në “periudhën kineze”.

    Krijimi dhe rrëzimi i miteveViti 1961 qe guri i ri kilometrik në historinë

    e Shqipërisë së pasluftës. Fillimi i tij nuk par-athotë atë ndryshim dramatik, që kishte filluar si rezultat i keqësimit, e më pas i prishjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare.

    Në të gjithë vendet e bashkësisë social-iste qe rrënjosur praktika (sipas shembullit të BRSS-së) e planifikimit të të gjithë jetës poli-tiko-ekonomiko të shoqërisë me pesëvjeçarë

    dhe kongreseve të partive. Kongresi përcak-tonte direktivat e pesëvjeçarit të radhës, të cilat përfshinin gjithçka, nga politika e jashtme deri te kultura, parlamenti, i miratonte populli nën udhëheqjen e partisë, realizonte dhe tejkalonte detyrat, pastaj kongresi tjetër bënte bilancin e arritjeve, përcaktonte detyrat e ardhshme dhe më tej gjithçka shkonte sipas një rrethi të mbyl-lur, ndërsa kur dilnin pengesa dhe për qarqet e larta të pushtetit, bëhej e qartë se treguesit e planifikuar ishin larg nga rezultatet reale, në radhët e punës bëheshin korrigjimet, ndërsa shkenca e bindur e statistikës e gjente më të përshtatshme të falsifikonte.

    Si përfundim dilte se edhe dega më e dësh-tuar e ekonomisë, që kudo dhe përherë ishte bujqësia, e kishte realizuar planin 99%. Dhe Shqipëria nuk bënte përjashtim.

    Kongresi i IV i PPSH-së, data e mbledh-jes të së cilit u shty disa herë (nga nëntori në dhjetorin e vitit 1960, nga dhjetori në janar të vitit 1961), u mbajt në shkurt të vitit 1961. Në pjesët për politikën e brendshme e të jashtme të raporteve kryesore, një vëmendje e mad-he iu kushtua çështjeve teorike e, gjithash-tu, demaskimit të revizionizmit modern. Ky term u ngulit thellë në propagandën zyrtare shqiptare, kur u bë e domosdoshme të kriti-kohej udhëheqja e PK të BS-së, pa përmendur haptas emrin e saj.

    Në përfundim përcaktohej se në Shqipëri nuk ekzistonte më ekonomia e larmishme, se ishte krijuar sistemi socialist i ekon-omisë, vendi kishte hyrë në periudhën e

    ndërtimit të bazës materiale-teknike të so-cializmit e të zhvillimit të përshpejtuar dhe në udhën e transformimit nga një vend agraro-industrial, në industrialo-agrar. Për arritjen e këtyre synimeve, sipas planit të tretë pesëvjeçar (1961-1965) parashikohej rritja e konsiderueshme e prodhimit sho-qëror: vëllimi i prodhimit të përgjithshëm industrial 52%, bujqësor 72%, të ardhurat kombëtare 65%. Synohej dhe një ngrit-je e dukshme e mirëqenies materiale të punonjësve. Por në realizimin e detyrave të pesëvjeçarit të tretë dolën menjëherë vështirësi jo të vogla. Ndërprerja e lidhjeve ndërshtetërore sovjeto-shqiptare solli ndër-prerjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Me rekomandimet këmbën-gulëse të Moskës, vendet evropiane anëtare të KNER-it, refuzuan t’i jepnin Shqipërisë kreditë e negociuara, që më parë përbënin 30-35% të të gjitha investimeve kapitale në ekonominë e vendit. Ata tërhoqën special-istë, të cilët punonin në degë të ndryshme të ekonomisë shqiptare. Si përfundim, më

  • E hënë 22 qershor 2020 15•

    Dossier

    shumë se 40 objekte industriale, ndërtimi i të cilave kishte filluar me ndihmën e kred-itimeve nga jashtë, u vunë pjesërisht apo tërësisht në ngrirje. Tregtia e pesëvjeçarit të dytë përbënte më shumë se 54% të tregtisë së jashtme, në vitin 1961 u reduktua në një të tretën, krahasuar me vitin 1960, ndërsa në vitin 1962 praktikisht u ndrëpre. U ul në mënyrë të dukshme këmbimi i mallrave me RD Gjermane, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Ndihma e shumëreklamuar e Kinës, e parashikuar për të arnuar të çarën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së lidhjeve me miqtë e Evropës Lindore, u vonua. Ajo filloi të vinte vetëm pas vitit 1963.

    Qeveria e RPSH-së u bëri thirrje punon-jësve të përfundonin ndërtimin e disa objek-teve me forcat e veta. Kjo nismë nuk u ku-fizua vetëm me ndërtimin e ndërmarrjeve industriale. Një fat i hidhur e priste pallatin e miqësisë sovjeto-shqiptare, dhuratë e qever-isë sovjetike për popullin shqiptar. Ai filloi të ndërtohej sipas projektit të arkitektëve sovje-tikë, me materiale ndërtimi e me pjesëmarr-

    jen e inxhinierëve sovjetikë, në vendin ku ndodhej pazari i vjetër, një rrënojë larushe në qendër të kryeqytetit. Me rritjen e fërkimit të dy palëve, në Moskë u vendos ngrirja e ndërti-mit. Prandaj në prill të vitit 1961, pas endjesh të gjata deri në brigjet shqiptare, hyri në portin e Durrësit anija tregtare në të cilën ndodheshin furnizimet dhe pajisjet e tjera për ndërtesën, sipas urdhrit të marrë që gjatë udhëtimit, ma-terialet nuk u shkarkuan, por u kthyen mbrap-sht në atdhe. Për një farë kohe, simboli i papërfunduar i miqësisë mbeti si i vdekur, deri sa specialistët shqiptarë të ndërtimit e shndër-ruan në një kompleks, që përmblidhte Teatrin e Operas dhe Bibliotekën Kombëtare