16
META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” “Asnjë rast në Shqipëri” Koronavirusi mbërrin në Greqi e Maqedoni. Ministria: Qytetari nga Skrapari vdiq nga gripi Rastet e reja Donacionet për tërmetin nuk largojnë qeverinë nga marrja e borxheve masive Në moshën 99-vjeçare Ndërron jetë Nexhmije Hoxha. Nuk u pendua asnjë ditë për krimet e komunizmit! Aktualitet Faqe 4 Politikë Faqe 3 Aktualitet Faqe 6 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Në dy ditë, ngjarje tragjike Faqe 5 Kullat nuk do ndërtohen?! Politikë Faqe 8 Pasi u ekzekutuan motër e vëlla në Mirditë, ngjarje makabre në Durrës. Burri vret me levë hekuri gruan << 2 Dështon PPP-ja e Bashkisë Tiranë, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Të rikonstruktohet, TK nuk duhet të shembet Pikëpyetjet që lindin pas mos dakordësisë së ndërtimit të Teatrit të ri në partneritet me privatin. Tërheqje e gënjeshtërt?! Presidenti Meta i shpreh mirënjohje kompozitorit Dizdari: Ka kontribute historike te Kushtetuta e 1998-ës Mistere Nga Da Vinçi, Ajshtajni e deri tek Gëte, njerëzit më të zgjuar në histori Vikingët, 15 fakte që duhet t’i dini për luftëtarët e mëdhenj Suplement Ja përse duhet të protestojmë më 2 mars Nga Lisen Bashkurti Opinion Faqe 14 Zhani Ciko në një rrëfim personal: Kalvari i baladës së parë, pa skemën e realizmit socialist Kulturë Faqe 12-13

GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

META SJELL RASTIN E RUMANISË

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 27 SHKURT 2020

Nr. 4646, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

“Asnjë rast në Shqipëri”Koronavirusi mbërrin në Greqi e Maqedoni. Ministria: Qytetari nga Skrapari vdiq nga gripi

Rastet e rejaDonacionet për tërmetin nuk largojnë qeverinë nga marrja e borxheve masive

Në moshën 99-vjeçareNdërron jetë Nexhmije Hoxha. Nuk u pendua asnjë ditë për krimete komunizmit!

Aktualitet Faqe 4

Politikë Faqe 3

Aktualitet Faqe 6

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Në dy ditë, ngjarje tragjike Faqe 5

Kullat nuk do ndërtohen?! Politikë Faqe 8

Pasi u ekzekutuan motër e vëlla në Mirditë,ngjarje makabre në Durrës. Burri vret me levë hekuri gruan

<<2

Dështon PPP-ja e Bashkisë Tiranë, Aleanca për mbrojtjen e Teatrit: Të rikonstruktohet, TK nuk duhet të shembet

Pikëpyetjet që lindin pas mos dakordësisë së ndërtimit të Teatrit të ri në partneritet me privatin. Tërheqje e gënjeshtërt?!

PRESIDENTI NË PROTESTË NË MBROJTJE TË SHTETIT LIGJOR

Kim Mehmeti: Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti

Presidenti Meta i shpreh mirënjohje kompozitorit Dizdari: Ka kontribute historike te Kushtetuta e 1998-ës

MistereNga Da Vinçi, Ajshtajni e deri tek Gëte, njerëzit më të zgjuar në histori

Vikingët, 15 fakte që duhet t’i dini për luftëtarët e mëdhenj

Suplement

Ja përse duhet të protestojmë më 2 marsNga Lisen Bashkurti

Opinion

Faqe 14

Zhani Ciko në një rrëfim personal:

Kalvari i baladës së parë, pa skemën e realizmit socialist

Kulturë Faqe 12-13

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 20202

Presidenti Ilir Meta nëpërm-jet një shkrimi në Face-book solli dje në vëmend-jen e shqiptarëve protestën

e mbajtur 3 vite më parë nga një vend anëtari i NATO-s dhe Bash-kimit Europian si Rumania. Në këtë shtet, Presidenti i vendit doli në protestë së bashku me qytetaret në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotë-sisht kushtetues. “Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Ruman-isë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtet-it ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kus-htetues. Presidenti rumun ju bash-kua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritet-it, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjisla-cionit në fuqi nga deputetët leg-jitimë, por në konflikt të hapur in-teresi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.”

Më tej kreu i shtetit tha se nuk vend në Europë pa Gjykatë Kus-htetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh. “Nuk ka vend në Eu-

ropë ku një dorë e vetme, pasi ka-lon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe dre-jtësinë. Nuk ka vend anëtar të NA-TO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon to-talisht llogaridhënia në çdo niv-

el dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve.”, pohoi Meta.

Më tej ai tha se nëse në Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presi-denti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh. “Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta

kujtojë rastin e Rumanisë, po ia ris-jell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevar-din “Dëshmorët e Kombit” në Man-ifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit. Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbulu-ar!”, përfundoi qëndrimin e tij Pres-identi i vendit.

Presidenti Ilir Meta, i shprehu dje mirënjohjen e tij kompozitorit të madh Limoz Dizdari për solidar-itetin e tij me kauzën mbarëkom-bëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë. Përmes një posti-mi në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se Dizdari është një artist i madh, dhe një prej reformatorëve të PS me kontribute historike se Kushtetuta e 1998, që Presiden-ti Meta e konsideron si një nga më demokratiket në Europë. “Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Li-moz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë. Aq më tepër kur vjen

nga një artist i madh me kontrib-ute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike,

që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë. Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum. Faleminderit Profe-sor Limozi! Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!”, theksoi Meta duke e shoqëruar postimin e tij me një video të kohës ku profesor Dizdari drejtonte një mbledhje me rektorët e pedagogët për të ndërg-jegjësuar studentët që të merrnin pjesë në referendumin për Kus-htetutën në vitin 1998.

Mbështeti 2 Marsin

Presidenti i shpreh mirënjohje kompozitorit Dizdari: Ka kontribute historike te Kushtetuta e 1998-ës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili sul-moi ashpër dje kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaroi se ky i fundit është më zi se diktatura në raport me kushtetutën. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasi-li theksoi se edhe diktatura në kohën e Partisë së Punës ishte me serioze lid-hur me Kushtetutën e saj. “Edhe dik-tatura ne kohen e Partise se Punes ishte me serioze lidhur me Kushtetuten e saj. Ndryshe nga Edi Rama qe e dhunon dhe e ndryshon nga mengjesi ne darke Kushtetuten dhe kerkon te rrembe-je Gjykaten Kushtetuese, perkundrazi Partise se Punes ju deshen tre vjet pune per ta ndryshuar Kushtetuten e saj ne vitin 1976. Ja ç’thoshte kohe me pare Profesor. Ismet Elezi: “Puna për për-gatitjen e Kushtetutës filloi që në vitin ’73, patëm një mbledhje nën drejtimin e Adil Çarçanit në kryeministri dhe u caktua një komision. Ky komision që u krijua, në realitet ishte për një pjesë të kushtetutës, kryesisht për organ-izimin shtetëror. Të tilla grupe ishin kr-

ijuar edhe për sektorë të tjerë. Në fillim ndryshimet e Kushtetutës u bënë hesh-tazi deri në ’75. Në 1975 në Kuvendin popullor parashtroi hartimin e një kus-htetute të re që të paraqiste etapat e so-cializmit. Në atë seancë u krijua komi-sioni. Kjo ishte ana formale e jashtme”. Krahasoni nga ana formale me Par-tine e Punes dhe do te kuptoni se cfare turp i vertete si kryeminister eshte Edi Rama.”, përmbylli postimin e tij Vasili.

Vasili: Rama më zi se diktatura në raport me Kushtetutën

“Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë”

Meta sjell rastin e Rumanisë: Presidenti doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor. Në 2 mars kundër grushtit të shtetit

Politikë

Tedi Blushi fton qytetarët në 2 mars me thënien e Kim Mehmetit: Shqipëria, pronë e Rilindjes dhe jo e popullitPërmes një postimi në Facebook, zëdhënë-si i presidentit, Tedi Blushi shkruante dje se një arsye madhore për pjesëmarrjen në manifestimin e 2 marsit e ka dhënë edhe publicisti, Kim Mehmeti, duke ndarë një thënie të tij. “Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndom-ta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti: “ “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilind-jes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot pres-in shpëtim nga vendet e Perëndimit. Prob-leme më i madh i politikanëve të llojit të Presidentit të Serbisë është se ata mundo-hen ta pajtojnë të shkuarën e vet krimina-le me të sotmen e burrështetasit ‘paqendër-tues’. Dhe këtë atyre ua mundësojnë ‘vëllezërit’’ burrështetas shqiptarë të llojit të Piktorit dhe të Presidentit të Kosovës! Poli-tikanët tanë shtetërrënues kanë përkrah-jen edhe të akademikëve të majmur në grazhdet e gjitha regjimeve, ata që thonë se Shqipërinë nuk e rrezikojnë burrështetasit zhvatës e hajdut, por gazetarët dhe ne që e kritikojmë Piktorin?! Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që më kot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”. Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit!”, pohoi publicist Mehmeti.

Presidenti Meta

Limoz Dizdari

Petrit Vasili

Presidenti rumun në protestë

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 3

numrat

e faqeve

“Më 2 mars në shesh për Shqipërinë evropiane”

CDU-CSU thirrje për reflektim mbi kushtetuesen. Gjosha: Vendimet e mazhorancës pezullojnë procesin e integrimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha 4 ditë para manifestimit të Presidentit Meta në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” i ka dhënë një mesazh të qartë struk-turave të Partisë Demokratike. Basha tha se e mbështet thirrjen e Presiden-tit Meta për manifestimin në mbrojt-je të Kushtetutës dhe në mesazhin e tij thotë se duhet të shpërndahet tek

të gjitha strukturat e PD. Më pas për këtë çështje do të merret vetë Sek-retari i Përgjithshëm Gazment Bardhi me të cilin do të komunikojnë të gjitha strukturat. Duket se Partia Demokra-tike po përgatitet të jetë prezente me mbështetësit e saj në manifestimin e 2 marsit të Presidentit Ilir Meta në Ti-ranë. “Të nderuar Kryetarë, Më posh-

të mesazhi i Kryetarit Basha për tu-bimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsoli-dimit të demokracisë, duhet t’i përg-jigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kus-htetutës dhe funksionimin demokratik

të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”. Dy po-rosi: 1. Ky mesazh të shpërnda-het tek të gjitha strukturat e partisë. 2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organiza-tive”- u shpreh Basha

Basha thirrje krerëve të degëve të PD: T’i përgjigjemi çdo thirrje të Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës

Hans-Joachim Falenski, Kryekëshilltar për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, ka paralajmëruar dy ditë më paë

në Tiranë një qëndrim të ashpër të Bunde-stagut Gjerman nëse situata me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe stand-ardet demokratike nuk zgjidhen, si-pas Kushtetutës. Në fjalimin e mbajtur të martën gjatë dekorimit nga Presidenti Meta, zyrtari gjerman nuk i ka kursyer kri-tikat për mungesën e funksionimit të in-stitucioneve dhe problemet me lirinë e me-diave dhe standardet ligjore në Shqipëri. “Ne shpresojmë që tashmë gjërat të jenë në rrugën e përmirësimit të situatës. Ju e dini që ne po vendosim dy parakushte që duhet të përmbushen para se të zhvillohet Konferenca e parë Ndërqeveritare. E para është: Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre përkatëse duke siguru-ar një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve të cilët e kanë kaluar vetingun” u shpreh Falenski. Po kështu kryekëshillltari ka kundërshtuar haptazi dhe ndryshimin e lig-jit për betimin e gjyqtarëve të miratuar së fundi nga PS.

Reagimi GjoshësKëtë qëndrim të Kryekëshilltarit për

Politikën e Jashtme të CDU-CSU, mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese, ish-min-istrja e Integrimit, Klajda Gjosha e sheh si thirrje ndaj mazhorancës që sipas saj, ka minuar shtetin e së drejtës. Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e LSI-së, tha se Beteja për Gjykatën Kushtetuese është beteja për të drejtën e jetës, të dre-jtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u arsimuar është beteja për demokracinë. “Kryekëshilltari për Poli-tikën e Jashtme të CDU-CSU, Hans-Joa-chim Falenski, ka bërë dje disa deklarata të forta mbi çështjen e Gjykatës Kus-htetuese, rëndësinë për të mos luajtur me integritetin e saj, si dhe lidhjen e ngushtë të Kushtetueses me celjen e negociatave të Shqipërisë. Deklaratë kjo që duhet lex-uar me kujdes nga mazhoranca, e cila në

çdo moment ka minuar shtetin e së dre-jtës, institucionet e saj, me qëllim kap-jen e pushtetit gjyqësor. Janë pikërisht momente të tilla që e mbajnë Shqipërinë pezull në procesin e saj të integrimit eu-ropian, e mbajnë larg standarteve dhe shuajnë shpresën te brezat e rinj! Bete-ja për Gjykatën Kushtetuese është bete-ja për të drejtën e jetës, të drejtën e pronës, për lirinë e shprehjes, të drejtën për t’u ar-

simuar….është beteja për demokracinë! Në 2 Mars ne duhet të bëhemi bashkë për fëmijët tanë, bashkë për Shqipërinë euro-piane!”-shkroi Klajda Gjosha. Kujtojmë se në pranverën e këtij viti do të mbahet samiti i rradhës për procesin e anëtarësimit për vendet të cilat nuk i përkasin këtij un-ioni. Shqipërisë iu refuzuan negociatat në tetor nga disa vende të BE-së me në krye Francën, Hollandën dhe Danimarkën.

“Do të jem aty”, Agron Duka i PAA: 2 marsi i përket qytetarëveKreu i Partisë Agrare Ambiental-iste, Agron Duka njëkohësisht dhe aleat i PD deklaron se 2 marsi, dita kur Presidenti Ilir Meta ka thirrur manifestimin me qytetarët është një datë jo për Presidenin por për qyte-tarët. Duka shprehet se do të jetë në 2 mars me bashkëqytetarët për të marrë mbrapsht pushtetin që i ka zhvatur mazhoranca. “Përballë sul-mit të paprecedent të mazhorancës ndaj institucioneve, mendoj se është koha që mazhoranca e qyte-tarëve, t’i vendosë fre arrogancës së pushtetit. Dy marsi është një datë që nuk i përket Presidentit, por gjithë qytetarëve që kërkojnë një shtet të së drejtës, jo një shtet mon-ist, prandaj do të jem aty me bash-këqytetarët e mi. Nuk mund të tolerojmë kapjen e Gjykatës Kus-htetuese dhe asnjë pushteti tjetër; madje, iu bëj thirrje qytetarëve, që në dy mars të vijnë dhe të marrin mbrapsh pushtetin që iu kanë zh-vatur një grusht i vogël njerëzish”- deklaroi Agron Duka.

Politikë

Michael Roth, ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, është shprehur optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ag-jencisë së lajmeve dpa, Roth shpre-son, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij më 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ball-kanit Perëndimor”. Michael Roth ka kujtuar ndryshimet që janë bërë në metodologjinë e zgjerimit të BE dhe pret që Komisioni Europian të njohë

edhe progresin në reforma që kanë bërë të dyja vendet. Komisioni Eu-ropian ka për të njohur “progresin e rëndësishëm” në drejtim të luftim-it të korrupsionit dhe reformës së dre-jtësisë, beson Roth. Vendimi për fil-limin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut u shty në tetorin e vitit të kaluar, pas presionit të pres-identit francez, Emmanuel Macron që kërkonte më parë reformimin e procesit të zgjerimit në BE. Tani Pa-risi është treguar i kënaqur me ndrys-

himet në procedurën e anëtarësimit të paraqitura nga Komisioni Europian. Por Parisi pret ende raportin e aktu-alizuar të progresit të Komisionit Eu-ropian të planifikuar për publikim në fillim të marsit. Dihet se çelja e nego-ciatave është vetëm fillimi i një proc-esi të gjatë disavjeçar në anëtarësim. Vetëm nëse kandidatët i përmbush-in kriteret dhe bëjnë reforma mund të anëtarësohen në fund në BE. E për këtë nevojitet një vendim unanim i Bashkimit Europian.

Ministri gjerman Roth: Pres që Komisioni Europian të njohë progresin në reforma

Bundestagu

Michael Roth

Lulzim Basha

Klajda Gjosha

Agron Duka

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 20204

Deri më dje 13 persona janë testuar për koronavirus në Shqipëri dhe të gjithë kanë rezultuar të pain-fektuar. Këto shifra u bënë pub-

like nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se të gjithë rastet e testuar kanë qenë persona me histori udhëti-mi në Itali. Fillimisht janë bërë analizat për 8 persona, ndërsa dje janë testuar edhe 5 per-sona të tjerë të dyshuar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë per-son të konfirmuar me koronavirus. Ajo thek-soi se rastet e testuar kanë rezultuar negativ. “Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për korona-virusin. Janë testuar 13 raste me histori ud-hëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë re-zultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni tem-peraturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në num-rin 127.”- tha Rakacolli. Në komunikimin e përditshëm me median, Rakacolli tha se Min-istria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të spitaleve një fond shtesë për mjetet e mbrojtjes person-ale. “Pas mbledhjes së djeshme të Komitet-it të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë sigu-ron se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore kanë gjendje sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale për këtë fazë në të cilën ndodhemi”, pohoi Rakacolli. Nga sur-vejanca e përforcuar në pikat kufitare rezu-lton se janë kontrolluar dhe këshilluar 4800 udhëtarë që kanë një histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit. Minis-tria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale re-komandon qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh. Ministria e Shëndetësisë reko-mandon qytetarët që kanë udhëtuar në ven-det e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insufi-cencë respiratore (vështirësi në frymëmarrje) të telefojnë 127 për të marrë udhëzimet e du-hura se si të veprojnë.

Rasti i vdekjes së dyshimtë të qytetarit nga Skrapari

Rakacolli sqaroi ditën e djeshme se rasti i ndjeshëm, ku një qytetar nga Skrapari hum-bi jetën në Sanatorium dhe u dyshua nga gri-pi i derrit. Zëvëndës ministrja e Shëndetë-sisë tha se 46-vjeçari ushte me pneumoni dhe i prekur nga gripi stinor dhe nuk ka pas-ur asnjë shenjë të koronavirusit. “Nuk ka asn-jë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është

miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe his-tori udhëtimi nga vendet e prekura, telefono-ni në numrin 127. Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstat-uar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin” tha Rakacolli.

Rreziku nga koronavirusi, Fuga: Duhen marrë masa edhe pa pasur raste

Profesori Artan Fuga në një prononcim për “News 24”, duke folur për koronavirusin, deklaroi se duhen marrë masa, edhe nëse nuk kemi rast konkret me persona të prekur nga virusi në fjalë. “Në mesjetë prsh ka qenë murtaja, ka qenë kolera. Nuk ka nevojë në këto raste që në fillim të presim shkakun dhe më pas të kemi pasojat. Jo, sepse masat mund të mrren edhe përballë disa potencialiteteve dhe mundësive. Duhen marrë masa edhe pa pasur rast. Ne nga pikëpamja epidemiko-so-ciale jemi një zonë me Italinë dhe Greqinë. Ne e dimë se kemi shumë shqiptarë në Ita-li. Nuk është e ndarë me shtete. Duhen mar-rë masa sociale, prsh në shkolla ku ka pop-ullsi të dendur duhet të shtohen etj. Ndeshjet e futbollit nuk ka pse të luhen me tifozë”, tha Fuga. Artan Fuga theksoi se koronaviru-si ka pasoja në ekonomitë e Kinës, Italisë dhe mbarë botës. “Unë nuk marr dot rolin e mje-kut dhe as të bëj dot parashikime. Korona-

virusi ka ndikim negativ në ekonominë kin-eze dhe botërore. Dëmtohen nëse jeta sociale ngadalësohet, zvogëlohet, ndërpritet në një farë mënyre. Unë them se në rastin kinez e atë italian përparësi ka marrë jeta e individit dhe më pas janë marrë të tjera gjëra. Ligji i Mërfit thotë se duhet marrë rasti më i keq, që ndoshta nuk ndodh, por duhet të mendojmë sikur ndodh. Nuk shoh veprime pa arsye tek qytetarët shqiptarë. Edhe blerja e maskave është normale dhe nuk shoh shenja paniku”, deklaroi Fuga.

Situata në ItaliKa shkuar ditën e djeshme në 12 bilanci

i viktimave nga koronavirusi në Itali, me një 70-vjeçare nga Emilia Romagna që u bë edhe e para viktimë në këtë rajon. Ndërkohë, mbi 374 janë të prekurit në Itali, mes tyre tre në Siçili. 259 janë të prekurit vetëm në rajonin e Lombardisë, dhe mes tyre gjashtë minorenë. Ndërkohë, janë disa vende evropiane që kanë njoftuar për rastet e para të koronavirusit, në dukje, të gjithë të lidhur me shpërthimin në itali. Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se rastet kishin të bënin me persona që kishin qenë në Itali. Po ashtu edhe Algjeria në Af-rikë. Rasti i parë pozitiv i virusit është reg-jistruar edhe në Amerikën Latine, një bra-zilian që sapo ishte kthyer nga Italia, ndërsa një viktimë është regjistruar edhe në Francë. Kjo e fundit është bërë ditët e fundit ven-di më i prekur në Evropë, por vendet fqin-

je kanë vendosur se mbyllja e kufijve do të ishte e panevojshme. Ministrat e shëndetë-sisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe komi-sioni evropian, janë angazhuar ti mbajnë ku-fijtë hapur në një takim të martën ndërsa raste të reja të virusit vazhdojnë të shfaqen në Ev-ropë dhe në Italinë qendrore dhe atë jugore. Po flasim për një virus që nuk i respekton ku-fijtë – tha ministri italian i shëndetit, Roberto Speranza. Italia është vetëm një nga tre va-trat e mëdha jashtë kinës. Në Iran, rreth 100 persona janë infektuar sipas të dhënave zyr-tare, por mendohet se numri mund të jetë shumë më i lartë. Infektimi i zëvendësmin-istrit të shëndetësisë së vendit, ka thelluar frikën se virusi është përhapur në masë. Më shumë se 1100 persona ndërkohë janë infek-tuar në Korenë e Jugut, ku 11 janë viktimat. Edhe ushtria amerikane ka konfirmuar se një nga ushtarët e saj të vendosur në Korenë e Jugut ka rezultuar pozitiv për virusin. Ndër-kohë pjesa më e madhe e rasteve mbeten në kinë. Sipas shifrave të fundit, të publikuara të mërkurën, 78064 persona janë infektuar që nga shpërthimi i epidemisë. 52 vdekje të reja janë raportuar të martën, shifra më e ulët di-tore kjo në më shumë se tre javë. Numri total i viktimave në kinë tani ka shkuar në 2715. OBSH-ja ndërkohë ka paralajmëruar se bota thjeshtë nuk është e përgatitur për të për-balluar përhapjen e epidemisë së koronavi-rusit. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pom-peo i ka kërkuar ndërkohë të gjitha vendeve të thonë të vërtetën për koronavirusin, duke nënvizuar se Uashingtoni është veçanërisht i shqetësuar se mos Irani mund të ketë fshehur detaje të rëndësishme për epideminë atje.

Rasti i parë i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u konstatua rasti i parë me koronavi-rus, bëjnë të ditur burime të kësaj klinike Per-soni i përfshirë nga kjo sëmundje është një shtetas i kthyer nga Italia, dhe që ditë më parë ishte lajmëruar në Klinikën Infektive, përcjell INA. Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndet-it Publik pritet që të bëjnë publik këtë rast të parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veri-ut. Në dy rastet e tjera pacientët e ardhur nga Italia kishin rezultuar negativisht. Kryeminis-tri teknik, Oliver Spasovski konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Maqedoninë e Ver-iut. “Sot është vërtetuar rasti i parë me korona virus. Pacienti është pranuar dhe trajtuar në përputhje me të gjitha protokollet. Janë ndër-marrë të gjitha masat. Të gjitha shërbimet shtetërore janë në gatishmëri për të vepruar në këto rrethanat e krijuar. Nuk ka arsye për panikë, kemi vendosur kontroll dhe sistemi ynë është aktiv. Të gjitha masat që janë ndër-marrë janë në përputhje me protokollet për Kalojmë në fazën e dytë për tu ballafaquar

me këtë gjendje. Apelojmë që qytetarët të nd-jekin dhe respektojnë rekomandimet e dhë-na nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ato janë në përputhje me OBSH.”, theksoi kryeministri Spasovski. Sipas tij, institucio-net janë në gatishmëri dhe kemi kuadrin e duhur që po ndjek situatën. “Mirë është që kemi vepruar në kohë dhe të ballafaqohemi me këtë sëmundje. Të mos sillemi në mënyrë të papërgjegjshme nëpër rrjetet sociale dhe të shpërndahen spekulime që nuk janë në in-teres të qytetarëve dhe të vendit”, theksoi Spasovski. Ai tha se në përputhje me të gji-tha masat, shtabi i krizës do të marrë vendim se a do të anulohen tubimet publike apo man-ifestime të tjera.

Koronavirusi dhe në Greqi, konfirmohet rasti i parë

Një 38-vjeçare greke në Selanik është rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Gre-qi. Lajmi është bërë me dije në një konfer-encë për shtyp të profesorit të sëmundjeve in-fektive Sotiris Tsiodhras i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë është në gjendje të mirë shën-detësore dhe kurohet në spitalin Axepa të qytetit të Selanikut.

38 vjeçarja mesohet se sapo është kthy-er nga një zonë e Italisë së Veriut ndaj dhe organet greke të shëndetësisë, po përpiqen të vënë në zbatim planin e hartuar për këto raste. Përveç trajtimit të saj në spitalin e Se-lanikut në kushtet e një karantine të plotë, po përpiqen të zbulohen dhe t’i nënshtrohen analizave mjekësore të afërmit e saj, apo per-sonat me të cilët ka kontaktuar gjatë kthim-it nga Italia. Qeveria greke orët e fundit ka publikuar me një vendim të saj të fundit pla-nin ekstrem në rast të një përhapje të madhe të virusit në fjalë që ka të bëjë me kufizime të transporteve, mbyllje të përkoheshme të shkollave, të shërbimeve publike, të ngjarjeve artistike dhe sportive si dhe imponim të përkohshëm të qëndrimit në shtëpi të grupeve që dyshohen se mund të jenë të infektuar për të shmangur veprimet që mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes. Për më tepër, një vendim i përbashkët i Ministrave të Fi-nancave dhe Shëndetësisë do të sigurojë mbështetje të jashtëzakonshme financiare për Ministrinë e Shëndetësisë për të përmbushur nevojat urgjente si punesim te mjekeve te rinj , infermiereve apo blerjen e materialeve dhe masave mbrojtëse nga COVID-19.

Koronavirusi mbërrin në Greqi e Maqedoni. Ministria: Asnjë rast në Shqipëri. Qytetari nga Skrapari vdiq nga gripi stinor

Në Itali 12 viktima

Aktualitet

Mira Rakacolli

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 5

Burri vret me leve hekuri gruan: “E durova 30 vite, nuk mbante më”. Të afërmit: Ishte në depresion!

Ngjarja makabre në Durrës

Familja Filopati hap dyert e mortit

Ekzekutoi motër e vëlla, në kërkim autori. Policia: Shpërblim 5 milionë për vendodhjen e Fatmir KolecitDetaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në mbrëmjen e së martës ku vëlla e motër janë ekzekutuar me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë. Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe teksa po ktheshin në shtëpi janë qëlluar për vdekje. Fatmir Kolecaj nuk ka debatuar me ish-gruan dhe kunatin, por i ka pritur në errësirë në cep të shtëpisë dhe në momentin që po futeshin në oborr i ka qëlluar me breshëri duke i lënë të vdekur në vend. Forcat RENEA dhe FNSH vi-jojnë aksionin në Mirditë, për kap-

jen e autorit të krimit të dyfishtë, që tronditi vendin mbrëmjen e së martës. Policia po kontrollon gjithë zonën e Kodër Rrëshen-it, si dhe po kryen kërkime me dron. Famlijarët kanë hapur dy-ert e mortit, ndërsa kanë strehuar edhe tre vajzat e mitura të vik-timës (Esmeraldës). Kjo e fundit ishte dhunuar disa herë nga bash-këshorti para divorcit, ndërsa disa herë kishin qenë prezentë edhe tre fëmijët e saj, ku kishin parë tek-sa i ati iu dhunonte mamanë me sende të forta. Për të bërë të mun-dur kapjen sa më parë të tij, Poli-cia e Lezhës ka vënë në dispozion 5 milion lekë për këdo që jep in-

formacion mbi vendodhjen. “Ci-lido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt” tha policia. Sipas policisë, dyshohet se Kolecaj mund të fshi-het në territorin përreth fshatit, pasi është një zonë malore, e vështirë për tu aksesuar. Ndër-kohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe doku-mentimin e ngjarjes.

Pa kaluar 24 orë nga ngjar-ja e rëndë në Rrëshen me dy viktima, një tjetër krim në familje ka tronditur qyte-

tin e Durrësit mesditën e djeshme, ku burri vrau gruan me levë. Ruzh-di Tosuni 63-vjeç vrau Hajdie To-sunin 59-vjeçe pas një debati lid-hur me shitjen e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezist-encë duke u dorëzuar. Mësohet se 63-vjeçari pas krimit të rëndë ka ulur qepenin duke pritur policinë. Çif-ti i komunitetit egjiptian ka tre va-jza, njiheshin si të qetë dhe pa prob-leme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Spor-tit. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftu-ar vetë policinë duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”. Pyetjes së pol-icisë së “ku ndodhej”, autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”. Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në poli-ci dhe e pyetën se përse e vrave gru-an, autori është shprehur se: “ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vra-va”. Paraprakisht dyshohet se mos-marrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve,

pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 59-vjeçares.

Rrënqethëse brimat dhe ulërimat e vajzës së çiftit Tosumi në Durrës, që u lutet efektivëve të policisë që ta le-jojnë që të shikojë të ëmën që mbeti i e vdekur nga goditjet me levë. “Ju lutem, ju lutem, ju përgjërohem më lini ta shikoj, ju lutem”, dëgjoheshin fjalët prekëse të së bijës së çiftit.

Por xhaxhai që e mbante, mun-dohej që ta qetësonte. Dyqani i çift-it “Ruzhdiu” pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e pol-icisë dhe kalimtarët e rastit, të trondi-tur për krimin në familje. Qytetarët në Durrës që e njihnin çiftin To-sumi shprehen të habitur nga ngjar-

ja e rëndë, ku burri vrau gruan me levë pas sherrit në dyqanin e me-trazheve. “Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtë-pi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ish-in të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh” u shpreh një qytetare. “Sa i kemi njohur ne kanë qenë të urtë” tha një tjetër. “U habitëm” u shpreh një tjetër qyte-tar, që ka dyqanin ngjitur me me-trazhet e çiftit Tosumi. Ndërsa një tjetër banore tha se: “Kanë qenë njerëz shumë të mirë, kanë rri-tur tre vajza të mrekullueshme. Çudi si arriti ai ta bënte këtë gjë”. Burime nga policia e Durrësit lid-

hur me krimin në familje mesditën e djeshme thanë se “Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresio-ni”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në polici njerëz të afërt të tij. “Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Dur-rës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hek-uri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbi-met e Policisë kanë arrestuar në fla-grancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi het-imor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes”-njof-toi policia.

“Çfarë kobi!”

“Tre vajza të vogla fjetën pa nanën e tyre”! Dom Gjergj Meta mesazh të fortë pas krimit në MirditëIpeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta, e ka nisur ditën e djeshme me një me-sazh të fortë, pas krimit të dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Mirditën dhe mbarë vendin, teksa u vranë në obor-rin e banesës motër e vëlla. “Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vël-la e motër, mbrëmë iu mor fryma e fun-dit në oborr të shtëpisë në Sme”, shkroi ai. Me shumë dhimbje ai shprehet se të gjithë janë të habitur nga kjo gjëmë në Rrëshën “Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë su-pet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mor-

tit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:– Zoti ju dhashtë kyvet!– Kyvet paç!Skena është e njëjtë. Te kryet e dy ku-fomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t’ua shp-jegosh vajzave të vogla tani që mbrëm-jeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq ako-ma si t’ua shpjegosh se personi i dy-shuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…? U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”. Unë po ju them kushdo zemëro-het me vëllanë e tij do të jetë përgjeg-jës para gjyqit…” ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mba-nin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!”u shpreh Dom Gjergj Meta.

Kronikë

Fatmir Koleci

Vendi i ngjarjes

Dom Gjergj Meta

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 20206

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexh-mije Hoxha e veja e dik-tatorit Enver Hoxha dhe

ish-drejtoresha e Institutit të Stu-dimeve Studimeve Marksiste-Len-iniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së. Hoxha është ndarë nga jeta në banesën e saj në Laprakë.

Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manas-tir, por prindërit e saj ishin nga Di-bra. Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Ti-ranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë. Pas çlirimit të vendit vazh-doi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filolog-ji, dega Gjuhë-Letërsi. Ka mar-rë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmet-it. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë. Gjithashtu, ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat. Ka qenë dre-jtore e Drejtorisë së Propagandës, Arsim-Kulturës në KQ të PPSH-së. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit. Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945.

Ne intervistat e shumta apo li-brat e botuar pas viteve ’90, Nexh-mije Hoxha nuk shfaqi kurrë pen-desë për krimet e komunizmit. Vlen të theksohet se mbi 6 mijë shqiptarë u vranë dhe pushkatuan, shumë prej të cilëve ende nuk kanë ende një varr. 36 mijë shqiptarë u burgosën apo u internuan. Në fun-din e regjimit Shqiperia konsidero-hej ne tre vendet me te varfëra te botës.

E veja e diktatorit

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha. Nuk u pendua asnjë ditë për krimet komunizmit!

Aktualitet

Shoqatat e ish-të përndjekurve: U largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, bashkëpërgjegjëse për krimetBesim Ndregjoni, President i Un-ionit t ëish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë reagoi dje në lidhje me vdekjen e Nexhmi-je Hoxhës, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ndërroi jetë dje në moshën 99-vjeçare. Ndreg-joni pohoi se u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste. Mes të tjerash ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time poli-tike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë. “Një nd-jesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelatë nga sho-qëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe. Një maskaradë e qeve-

rive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hox-ha. Kur vdes një xhelatë nuk ka nd-jesi, por ndihesh shumë i trishtu-ar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë esh-trat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi. Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nex-hmie Hoxha dhe në vitin e fun-dit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhe-late.”, -tha ai në një lidhje telefo-nike për ‘Neës24’ .

Ndërkohë Nebil Çika, pë-faqësues i të përndjekurëve poli-tik quajti bashkëpërgjegjëse për

krimet e komunizmit Nexhmie Hoxhën. Si drejtuese e organi-zatës së “Frontit Demokratik”, theksoi Çika për oraneës, Nexh-mie Hoxha ishte përgjegjëse për shumë internime, largime nga puna e krime të tjera të komuniz-mit. “Nuk ishte vejusha e dikta-torit, ajo ka pasur poste të larta në diktaturën komuniste. Drejtpërdrejt ajo është autore për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar. Duhet trajtu-ar si autore e krimeve të komuniz-mit. De jure pushtetin në Shqipëri e kishte “Fronti Demokratik”. Kjo ishte kryetare e kësaj organi-zate. Kjo kryente një pjesë të mad-he të interrnimeve, largimeve nga puna, heqjen nga shkolla. Një pjesë e njerëzve u shpallën “kulak”, që ishte heqja e tesrës së “Frontit Demokratik”.

Nexhmije Hoxha Enver dhe Nexhmije Hoxha

Të përndjekur politikë

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 7

Pjesë e dosjes “339”

Banues në Shijak, OFL i kërkon të deklarojnë pasuritë Astrit Avdylaj dhe Astrit Keçit

Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e djeshme në Vlorë. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy të moshuarve, në një lokal të qytetit bregdetar. Sherri dy-shohet se ka ndodhur për çësht-

je pronësie, pasi dy të moshuar-it debatonin shpesh për një pronë në zonë. Ngjarja është shënuar në rrugën “Transballkanike” të Vlorës, ku nga sherri ka mbetur i plago-sur i moshuari Muço Malaj, i cili

ndodhet në gjendje të rëndë shën-detësore. “Rreth orës 10:30, në lag-jen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet pre-rës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë. I dëmtuari është dërguar

në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave. Policia ka identifikuar autorin dhe po puno-het për kapjen e tij”-njoftoi policia.

Sherr me thika mes dy të moshuarve në një lokal të Vlorës, plagoset rëndë njëri prej tyre

Edhe pse një trafikant droge, shqiptari vrau vajzën e tij për përdorim të substancave narkotikeSë fundmi është mbajtur gjyqi duke qartësuar ngjarjen e rëndë të ndod-hur në korrik të vitit që kaloi, ku shqiptari Petrit Lekaj goditit me thikë për vdekje vajzën e tij. Vrasë-si dhe trafikanti i heroinës Petrit Lekaj goditi me thikë vajzën e tij 20-vjeçare tetë herë në një gjend-je inati për shkak se dyshonte se ajo konsumonte drogë dhe bënte një jetë të shfrenuar. Masa e dënimit për 49-vjeçarin do të jepet javën tjetër, për vrasjen e Sabrina Lekaj, brenda një makine në Adelaide afër Parkut Kidman korrikun e kaluar.

“Ai besonte se vajza e tij po

shkonte dëm jetën dhe se don-te ta largonte nga kjo”,tha avokat-ja. Avokati i lekajt, Ben Sale i tha

gjykatës se klienti i tij mori një thikë 15 cm me vete kur ai shkoi të mer-rte ushqim dhe pije bashkë me va-

jzën e tij atë natë. “Ai e mori thikën për ta trembur”, tha ai. Sipas tij, va-jza jetonte një jetë tjetër që përfshinte drogë dhe festa. Ai ishte shprehur se vajza e tij e kishte gënjyer duke bërë një jetë që përfshinte drogën me mi-qtë e saj. Gjykatësja tha se Lekaj u përpoq të shpjegonte veprimet e tij në polici, duke thënë: “Diçka më hyri brenda, nuk e di, nuk mund ta shp-jegoj, nuk kam qenë unë vetë.” Lekaj ishte dënuar më parë në vitin 1994 për trafikim të heroinës dhe dëni-me për kanabis në vitin 2007 dhe 2009. Prokurorja Ëilkinson i tha të pranishmëve se viktimës nuk iu dha

një mundësi për të ndryshuar sti-lin e jetës së saj. “Edhe pse sillej në një mënyrë tipike adoleshentësh, duke treguar mungesë mirënjohje-je, paturpësie, vrazhdësi, por asn-jëra prej të cilave nuk e garanton atë që bëri. Ajo që i duhej Sabrinës ishte kujdesi dhe udhëzimi, ajo që po bënte kurrsesi e kishte shkatërru-ar jetën e saj”, u shpreh prokurorja. Lekaj i kishte thënë një psikologu se meritonte të ishte në ferr dhe se ishte përpjekur të vriste veten menjëherë pas vrasjes. Kujtojmë që famil-ja shqiptare kishte vite që jetonte në Australi.

Operacioni Forca e Lig-jit u ka dërguar dy shtetasve nga Shijaku formularin e vetëdeklar-

imit të pasurisve. Sipas OFL-se du-het të vërtetojnë pasurinë: Astrit Balliu banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me par-amendim”; Astrit Keçi banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. “OFL, 26 shkurt Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me struk-turat vendore të Policisë, në zba-tim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 ja-nar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, per-sonave që janë subjekt i këtij lig-ji. Në këtë kuadër, OFL u ka dër-guar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ve-prën penale “Vrasja me paramen-dim”; A. K., banues në Shijak, dën-uar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narko-

tikëve”; Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për vep-rime të mëtejshme. Me qëllim ev-identimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë sub-jekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kry-erje të veprimeve komplekse. Për të gjitha nismat procedurale dhe oper-

acionet ekzekutive që do të krye-jë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”- thuhej ne njoftimin e policisë. Keçi është dënuar nga Gjykata e Pisas në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Si anëtar i bandës ”Keçi”, ai u arrestua në 2018 bashkë me Shkëlqim Sufjen pasi kishte prej 20 vitesh në

kërkim. Deri në vitin 2006 jetonte në Itali më pas fshihej në Shqipëri për t’i shpëtuar autoriteteve itali-ane. Më pas në 2019 për shkak se dënimin e kishte nga Gjykata e Pi-sas Shqipëria vendosi ekstradimin e tij drejt Italisë.

Kurse Astrit Avdylaj, një per-sonazh i njohur tashmë mediatikisht

është dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim. Avdylaj është kreu i bandës të “Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidh-jet që ka ai në Durrës. Ky person u arrestua gjatë operacionit të kodu-ar policor Vol- Vo 4 bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij. Ata u arrestuan pasi në Brenogë të Ha-sit u zbulua një laborator heroine, e cila vinte nga Irani në Kosovë dhe përpunohej në Shqipëri ku të imp-likuar ishin dhe grypi Avdyli. Por jo vetëm Astrit Avdyli është pjesë e përgjimeve të publikuara nga me-dia gjermane Bild, pjesë të dos-jes 339/1 ku dilte se Avdyli komu-nikonte me ish- kryebashkiakun e Durrësit, që më pas do shpallej non- grata nga SHBA, Vangjush Dakon. Po jo vetëm, edhe me Arjan Ndrazhin, vëllain e deputetit social-ist Ilir Ndrazhi. Me Elton Arbanën, në kohën e bisedës kryetar i PS-së në Shijak dhe aktualisht kryebash-kiak i Shijakut. Me Ivo Doçin, drejtorin e Ujësjellësit të Shijakut, apo dhe me votues dhe bëhej fjalë përpara vitit 2017 por në shu-micën e bisedave dukej se Astrit Avdyli kërkonte vota për Partinë Socialiste.

Kronikë

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 20208

PRINTo ME NGjyRA cMyK

CMyK

Teatri i ri Kombëtar nuk do të ndër-tohet nga kompani private. Nego-ciatat mes bashkisë dhe subjek-tit kanë dështuar. Por Erjon Veliaj

nuk tërhiqet dhe deklaron se godina do të re-alizohet nga fondet e shtetit dhe se këtë e kërkojnë artistët. Argument i çuditshëm ky kur artistët prej 2 vitesh janë në protestë. Bashkia e Tiranës bëri të ditur se projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi dje se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevo-jshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrore. Bashkia e Tiranës njof-toi se arsyet e mosrënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e tea-trit të ri, lidhen me pamundësinë e kompa-nisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Deklarata Në deklaratën e Bashkisë thuhet se

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe para-qitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zh-villimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në bu-letinin zyrtar të Agjencisë së Prokuri-meve Publike dhe pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulen-tit të përzgjedhur për të ndihmuar komi-sionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar. Ndërkohë, sipas deklaratës, Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të ko-munitetit të artistëve për një teatër mod-ern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë da-kordësinë me palën private. Modeli finan-ciar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kom-bëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet

të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komi-sion, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor. “Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bash-këkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teat-rit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik. Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për real-izimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zoto-het se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i ar-tistëve në konsultimet publike. Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kom-bëtar do të nisë brenda vitit të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.”-thuhet në deklaratë.

Reagimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Në një reagim për mediet Aleanca për Teatrin tha se deklarata e Bashkisë Tiranë mbyll përfundimisht, me turp, historinë e “ligjit special” me të cilin kërkohej të gra-bitej trualli publik e privat përreth Te-atrove Kombëtarë. Ky ligj, i shkruar apos-tafat për një truall të vetëm dhe për një firmë të vetme, ishte një çmenduri ligjore që shkelte jo vetëm Kushtetutën e vendit, por edhe të gjithë parimet e shtetit ligjor në një vend demokratik. Sipas artistëve tërheqja e Bashkisë nga “ligji special” dhe kërkesa e saj për të kryer një investim të zakonshëm publik konfirmon se:

• “Ligji special” ishte anti-kushtetues dhe një problem i rëndë për qeverinë dhe Bashkinë. Ky ligj kishte si synim vetëm grabitjen e truallit publik e pri-vat përreth Teatrove Kombëtar. Falë in-sistimit të vazhdueshëm të Aleancës dhe mbështetësve të saj prej thuajse dy vjetësh, problemi i “ligjit special” u kthye në një gangrenë të vazhdueshme për qeverinë dhe Bashkinë.

• Ruajta e pronave publike përreth Te-atrove Kombëtarë evitoi dëme ekonomike dhe urbanistike për publikun. Tërheqja e “ligjit special” e bën të pamundur grabit-jen e truallit.

• Investimi nga fondet publike ri-kon-firmoi dhe njëherë se shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Investimi për restau-rimin e Teatrit mund të përballohej me kohë nga buxheti publik, e nuk kishte nevojë për artifica të dëmshme ligjore siç ishte “lig-ji special”.

• Insistimi i Aleancës për marrjen e in-formacionit publike rreth tenderit, tashmë të dështuar, ishte më se i drejtë dhe Bashkia ka shkelur prej muajsh Ligjin për Inform-im publik.

• Investimi publik për Teatrot Kom-bëtarë duhet të ketë synim të qartë RUAJT-JEN E RESTAURIMIN E TyRE, dhe as-pak shembjen qoftë edhe me fonde publike! Ky proces duhet të jetë publik, transparent, e gjithëpërfshirës. Mbi të gjitha, ky proces du-het të drejtohet nga ekspertë, e duhet mbaj-tur larg duarve të politikanëve. Vetëm kësh-tu mund të gjendet mënyra më e mirë për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore që mbart kompleksi, siç u pranua tashmë dhe nga Europa Nostra.

“Së fundmi, historia e Teatrove Kom-bëtarë tregoi se qëndresa, rezistenca, dhe bashkimi funksionojnë. Teatrot Kom-bëtare u ruajtën falë punës dhe kontrib-uteve të çmuara të qindra e mijëra qytet-arëve. Kjo, dhe vetëm kjo, është mënyra se si mund të ruhen dhe fitohen të drejtat tona!”-thekson Aleanca.

Reagimet e artistëve Pasi dështoi negociata e Bashkisë së Ti-

ranës me privatin për Teatrin Kombëtar në Tiranë reagoi dhe regjisori Robert Budina i cili në një prononcim për “News 24” tha se protesta ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë që të tërhiqen. “Protesta i de-tyroi që të tërhiqen. Lajmi, një tërheqje me kujdes. Ne jemi për restaurim të plotë. Kjo bashkia nuk ka as moral, asgjë dhe duhet të tërhiqet. Ne kemi qëndurar 2 vjet aty, për të mbrojtur trashëgiminë, për të ngritur një fry-më kundër prishjes së Teatrit. Kemi takuar ambasadorin e BE në Shqipëri e sa duket që të gjitha këta faktorët kanë ndikuar. Ata nuk kanë asnjë moral politik ta bëjnë këtë projekt, ata kanë dashur të ndërtojnë kulla. Thelbmi i ndryshimit të sjelljes është protes-

ta 2-vjecare e aktivistëve në mbrojtje të Te-atrit. Nme jemi zë i fortë që Teatri të res-taurohet ashtu sic i ka hije. Qëndrën e bënë artistët e Shqipërisë, edhe pse na sulmuan e anatemuan. U vërtetua se ne bëmë një punë të madhe në mbrojtje të kulturës. Te-atri është kthyer në qendër të rezistencës”, tha Budina. Robert Budina theksoi se është i bindur se Teatri do të restaurohet e se artistët kanë protestuar për këtë kau-zë. Dështimi i negociatave me privatin për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, për ak-torët është një fitore e tyre. Aktori Neritan Liçaj, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se pavarësisht kësaj, që e kon-siderojnë fitore nuk ka vend për triumfal-izëm. “Nuk ka vend për triumfalizëm, por në një lloj mënyre ra ligji special Fusha dhe në momentin që bie ligji Fusha është një fitore. Por unë jam prap skeptik, sepse asnjëherë nuk i dihet, duke njohur natyrën e kryeministrit që nuk tërhiqet kurrë.”-tha Liçaj Aktori tha se nëse luftohet për të drejtat, fitohet. I tillë është edhe rasti me teatrin, për të cilin tha se prej dy vitesh janë në rrugë duke e mbrojtur. “Për të dre-jtën dilet rezistohet, luftohet jo me armë, por përballet dhe fiton. Forca e qyteta-rit është shumë e madhe se forca e pushtet-it nëse ajo është e konsoliduar dhe e fortë. Nuk të mposht dot asnjë.”-u shpreh ai. Ak-tori Liçaj tha se kjo fitore është vetëm e Ale-ancës për Teatrin. Ai u shpreh se është da-kord për ndërtimin e një teatrit të ri, por jo aty ku është teatri aktual.

SituataDebatet për ndërtimin e Teatrit me part-

ner privat nisën në fillim të vitit 2018 kur artistëve ju prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplas-je të ashpër madje edhe artistët do të nda-heshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë. Prishja e Te-atrit Kombëtar është kthyer në një nga te-mat më të diskutuara nga opinion publik edhe sot e kësaj dite. Projekti i Teatrit të ri që po planifikohej të ndërtohej nga Qever-ia Rama dhe Bashkia Tiranë parashikon-te një ndërtesë masive të betonit, që do të shërbejë si teatër, të rrethuar nga kulla shumëkatëshe. Projekti u bë publik mua-jt e fundit dhe ka shkaktoi kundërshtimin si të aktorëve, ashtu dhe të ekspertëve dhe qytetarëve.

Kullat nuk do të ndërtohen

Dështon PPP-ja e Bashkisë, Aleanca: Teatri të rikonstruktohet, jo të shembet

Aktualitet

Dita e 10-të e grevës në Ballsh: Kanë thyer çdo lloj besimi me ne, do t’i drejtohemi ambasadaveDje u futet në ditën e dhjetë e greva e urisë në Ballsh. Grevistët vazhdojnë të refuzojnë shër-bimi shëndetësor. Njëri nga grevistët ka pas-ur komplikacione shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Ballshit. Ndërkohë, për-faqësuesi i grevistëve u shpreh se ata kanë

humbur cdo lloj besimi, pasi nuk është mba-jtur asnjë afat. Ai shtoi se do se do t’i drejto-hen ambasadave dhe tashmë kërkojnë të gji-tha pagat që kanë pa marrë. “ Kanë thyer çdo lloj besimi me ne, kane lënë një afat dhe nuk e kanë zbatuar. Duke parë që politika nuk

reagon do t’i drejtohemi ambasadave. Në qoftë se deri dje kërkuam tre pagat tashme ne kërkojmë pagat totale. Do marr rrugët e Ev-ropës, nuk punoj më këtu sepse s’ka zgjidh-je.”-u shpreh përfaqësuesi i naftëtarëve. Pak ditë më parë, një përfaqësi e grevisteve te

Ballshit u takuan me zv. ministrin e Energjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashkësie Mal-lakastër, Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës, Ismet Beqiri. Në takim është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Teatri Kombëtar

Greva e urisë

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 9

CMyK

Presidenti Meta çmoi dje me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Kryekëshill-tarin për Politikën e Jashtme

të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman, Hans Joachim Falenski. Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë so-lemne mes të cilëve ishte edhe krye-tari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, politikanë, diplomatë e përf-aqësues të shoqërisë civile, Presiden-ti i Republikës nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e një miku të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë dhe sh-qiptarëve. Meta tha se ishte i lu-mtur që u organizua ceremonia e dekorimit për një mik të veçantë dhe të vërtetë të Shqipërisë, z. Hans Joachim Falenksi. Sipas tij zoti Fa-lenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integri-mit europian të Shqipërisë, dhe ës-htë një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit europian. Meta theksoi se Falenski na ka ndihmuar përg-jatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi europian nuk ka-lon përmes lobimit, por përmes standardeve europiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj.

“E them me plot bindje se zoti Falenski është ndër miqtë më të vërtetë të Shqipërisë, sepse përg-jatë gjithë kësaj kohe ka mbrojtur

standardin europian, dhe asnjë stan-dard tjetër. Nuk është e rastësishme që qëndrimi i Bundestagut gjerman ka qenë dhe mbetet qëndrimi më re-alist për Shqipërinë. Askush nuk ka mundur të kontestojë këtë qëndrim si të njëanshëm, të paarsyeshëm, apo diskriminues ndaj Shqipërisë. Kjo ka ndodhur thjesht dhe vetëm për fa-ktin se qëndrimi i Bundestagut është pasqyra ku ne shohim gjendjen re-ale në të cilën ndodhemi dhe sfidat madhore me të cilat duhet të përball-emi. Unë dua të vlerësoj qëndrim-in parimor, të sinqertë, me integritet

dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për mbështetjen e plotë ndaj proce-sit të integrimit europian të Shqi-përisë, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave që janë kyç për demokracinë, sundimin e ligjit dhe që u shërbejnë qytetarëve të vendit tim. Ky qëndrim është produkt edhe i punës së zotit Falenski pranë gru-pit më të madh politik CDU/CSU, duke siguruar mbështetjen gjerma-ne për integrimin europian të Sh-qipërisë bazuar mbi njohjen më

të mirë dhe të ndershme të situa-tës nga deputetët e Bundestagut.”-u shpreh Meta.

Presidenti nënvizoi më tej se është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mble-dhjes së Këshillit Europian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur. Por, sipas tij, është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpun-uese, u përdorën për të vijuar pro-vokimet dhe rrugën e anti-kushte-tuetshmërisë dhe paligjshmërisë në

vend. “Ftoj të gjithë miqtë e vërt-etë të Shqipërisë ta shohin të vërt-etën në sy, dhe ta ndihmojnë popul-lin shqiptar që ta ndërtojë të ardhmen e vetë europiane në vendin e tij. Unë kam besim se Gjermania, jo vetëm si vend lider i Bashkimit Europian, por edhe si partnerja jonë strate-gjike do të na gjendet pranë me vërt-etësi në këtë kauzë që ka mbështetjen më të madhe kombëtare. Gjej rastin për të falënderuar Gjermaninë për ndihmën e ofruar gjatë Konferencës së donatorëve në mbështetje të qyte-tarëve shqiptarë të prekur nga tërm-eti i nëntorit. Po ashtu kam besim se zoti Falenski dhe miqtë tanë në Bun-destag do të vijojnë të mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë, deri në anëtarësimin e plotë e të merituar. Me këtë besim dhe ‘Me mirënjohje për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Sh-qipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, dhe në veçanti për arritjen e stan-dardeve europiane të demokraci-së dhe shtetit ligjor gjatë procesit të integrimit europian të Shqipërisë’, kam kënaqësinë që t’i akordoj zotit Falenski, titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”! Skënderbeu përc-aktoi të ardhmen europiane të Sh-qipërisë disa shekuj më parë dhe ne nuk mund ta humbasim sot. Ne kemi nevojë për ju dhe për miq të vërtetë europianë!” – pohoi Presidenti i Re-publikës.

Titulli “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Presidenti Meta: Falenski mik i Shqipërisë, qëndrimi i Bundestagut ndaj Shqipërisë, më parimori e më i sinqerti

Aktualitet

Sërish helmim në Bulqizë, nxënësja e shkollës 9-vjeçare dërgohet me urgjencë në spitalDisa nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Godvi” në Bulqizë janë helmuar, duke përfunduar në spital. Nxënësit kanë ndjerë një aromë të rëndë në klasë dhe më pas kanë shfaqur mar-rje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella. Një vajzë e mitur e klasës së 8-të, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë po-licia ka zbuluar shkakun e proble-meve të papritura shëndetësore që kanë ndjerë nxënësit e shkol-lës 9-vjeçare në Godvi të Bulqizës. Madje, njëri prej nxënësve u tran-sportua me urgjencë në drejtim të Tiranës. Policia konfirmon se shkak për helmimin është bërë një de-

fekt në kaldajen e shkollës duke bërë që tymi të futet në ambien-tet e klasave. “Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambien-tet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka re-zultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekës-ore. Një 15-vjeçarje është dërg-uar në Tiranë, për ndihmë mjekës-ore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar , po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës”, bëri me dije policia.

Njoftimi i plotëShërbimet e Komisariatit të poli-

cisë Bulqizë, rreth orës 11:40, kanë marrë informacion se janë paraqi-tur për ndihmë mjekësore në spita-lin e Bulqizës dy nxënës të shkol-lës 9-vjeçare në Godvi, të cilët gjatë kohës që kanë qenë në shkol-lë, kanë shfaqur probleme shënd-etësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e mar-ra nga drejtori i shkollës ka rezul-tuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës, nga të cilët 2 nxënës janë dërguar në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë pa-

sur nevojë për ndihmë mjekësore, një 15-vjeçarje është dërguar në Ti-ranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa një 14-vjeçar ,

po merr ndihmë mjekësore në spita-lin e Bulqizës.

Ndërkohë dhe më herët ka pa-tur rast helmimi në shkollat e Bul-qizës. Dy nga nëntë nxënësit e hel-muar në tetor, të gjimnazit “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, u nisën drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për të marrë një mjekim më të specializuar. Gjendja e tyre u stabilizua, ndërsa sipas dëshmisë së të rinjve, ata nisën të ndiheshin keq pas pushimit të gjatë, kur u kthyen në klasë dhe ndjenë aromën e një parfumi. Më vonë u mësua se brenda ambienteve të shkollës ishte përdorur një spraj, i cili shkaktoi helmimin e disa nxënësve.

Meta - Falenski

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 202010

Donacionet për tërmetin nuk largojnë qeverinë nga marrja e borxheve masiveEntuziazmi i shifrës rekord

prej 1.15 miliardë euro, të siguruar si mbështetje për rikuperimin pas tërmetit me

pasoja tragjike të 26 nëntorit, nuk zg-jati shumë. Shifrat zyrtare të Komi-sionit Europian bënë të ditur se 26% e kësaj shume është donacione, ndër-sa pjesa tjetër është kredi me kus-hte të buta. Sigurisht që është për t’u vlerësuar kontributi i secilit shtet, që me sa pati mundësi na u gjend në këto ditë të vështira. Po aq për

t’u vlerësuar është dhe angazhimi përmes kredive për projekte me kus-hte të buta, që premtuan shumë in-stitucione. Gjithsesi, këto kredi do të duan kohë të disbursohen, pasi kër-kohen projektet, miratimi i kredisë, prokurimi, përfshira në projektin Buxhetor Afatmesëm, zbatimi i tyre,

periudhë që do të zgjasë të paktën më shumë se një vit. Për më tepër, që përdorimi i tyre do të jetë më shumë në projekte mbështetëse, sesa në zg-jidhjen e nevojave të drejtpërdrejta të pas tërmetit.

Por Konferenca e donatorëve ku Shqipërisë ju premtuan 1.15 mil-

iardë euro grante dhe kredi nuk i ka ndryshuar planet e qeverisë për të dalë sërish në tregjet ndërkom-bëtare për borxh. Ministria e Fi-nancave çeli këtë të hënë për herë të dytë garën për përzgjedh-jen e bankave që do të marketo-jnë Shqipërinë në tregjet financiare të europës si dhe do të udhëheqin emetimin e eurobondit.

Ky është tenderi i dytë, pasi i pari dështoi. I zhvilluar në datën 4 shkurt, në të paraqitën ofertë vetëm dy banka relativisht të vogla, të cilat nuk garantonin emetimin me sukses të eurobondit. Rrjedhimisht ministria e financave e anuloi duke e rihapur sërish garën këtë të hënë dhe duke caktuar si afat për dorëzimin e ofertave datën 4 mars.

Përgjithësisht emetimi i eu-robondeve shqiptare është ud-hëhequr gjithmonë nga banka gji-gande në arenën ndërkombëtare si JP Morgan, Goldman Sachs apo dhe Deutsche Bank. Por në tenderin e parë që u zhvillua në katër shkurt ofertat e këtyre bankave munguan.

Sipas thirrjes së shpallur, qever-ia synon të marrë 600 milionë euro

përmes eurobondit të radhës. Si-pas saj pjesa më e madhe e parave do të përdoren për të zëvendësuar borxhin ekzistues, ndërsa vetëm një pjesë është borxh i ri shtesë që do të përdoret për financimin e deficitit buxhetor të këtij viti.

Herën e fundit Shqipëria doli në

tregjet ndërkombëtare në fund të vitit 2018. Në atë kohë ministria e financave kontraktoi 500 milionë euro borxh me afat 7 vjeçar dhe in-teres prej 3.5 për qind. Këtë herë qeveria kërkon të marrë 600 mil-ionë euro me afat shlyerje nga 7 deri në 10 vjet.

Nga rivlerësimi i pronave duket se përfituesit më të mëdhenj janë ata qytetarë që kanë një apartament luksi ose vilë. Sipas vlerësuesit të pasurive Ervin Demirxhiu intere-si për rivlerësim ka qenë i lartë nga kjo kategori për shkak se tashmë detyrimi që i paguajnë shtetit është 5-fish më i vogël.

Që prej datës 7 shkurt të këtij viti të gjithë qytetarët e interesu-ar mund të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre. Ulja e vlerës së ta-timit nga 15% në 3% që duhet të paguajnë qytetarët mes diferencës së çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër të paluajtshme dhe atij me të ci-lin do ta shesin atë, po tërheq më shumë qytetarët. Vlerësuesi i pas-urive Ervin Demirxhiu thotë se in-

teresi është i lartë dhe se përfitimi është i madh tek ata që kanë apar-tamente luksi pasi detyrimi që i paguajnë shtetit tashmë është 5 fish më i vogël.

“Duke qenë se masa e aparta-menteve është edhe më e madhe, ato janë edhe më të prekshme për rivlerësim dhe kërkesa e tyre ka qenë goxha e lartë. Janë kryesisht apartamente normale që mund të shkojnë nga 60 mijë euro deri në 70 mijë euro, por janë edhe aparta-mentet e luksit, aty kanë qenë sto-puar shitjet vetëm për efekt të riv-lerësimit pasi ato tatoheshin 15%, që është goxha e lartë dhe tashmë përfitojnë shumë nga ky 3%”, tha Demirxhiu.

Demirxhiu thekson se intere-si është tepër i lartë edhe për riv-

lerësimin e tokës. “Sigurisht që ka edhe nga ata që duan të rivlerëso-jnë tokën, janë kryesisht toka buzë rrugëve kryesore që mund të prek-en nga projekte, apo që janë për

shitje për zhvillim për biznes, apo prona për zhvillim për vila, që ka goxha interes”, shpjegon eksper-ti vlerësues.

Risia e kësaj procesi është edhe

rivlerësimi i atyre pronave që janë në proces regjistrimi në Kadas-tër. Por Demirxhiu thekson se në këtë drejtim ka ende paqartësi me mënyrën e rivlerësimit. “Akoma nuk i kemi marrë shumë në konsid-eratë pasi edhe nga Hipoteka nuk kemi pasur një përgjigje konkrete se si do të procedohet sepse nëse ne bëjmë rivlerësimin dhe proce-si i regjistrimit nuk realizohet deri në momentin e mbylljes së këtij procesi, raporti i vlerësimit shkon dëm”, thekson ai. Me këtë amnis-ti qeveria iu dha mundësinë qyte-tarëve që të përafrojnë çmimin e banesës së tyre me vlerën e tregut. Ky rivlerësim do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti dhe mendo-het të sjellë në buxhet rreth 6 mil-iardë lekë, në vitin 2020.

Rivlerësimi i pronave, përfitojnë më shumë banesat e shtrenjta

Ekonomi

Përgjithësisht emetimi i eurobondeve shqiptare është udhëhequr gjith-monë nga banka gjigan-de në arenën ndërkom-bëtare si JP Morgan,

Goldman Sachs apo dhe Deutsche Bank. Por në tenderin e parë që u zhvillua në katër shkurt ofertat e këtyre bankave munguan

Tenderi i zhvilluar në datën 4 shkurt, në të paraqitën ofertë vetëm dy banka relativisht të vogla, të cilat nuk garantonin emetimin me sukses të eurobondit

4

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 11

Inspektimet e kryera nga njësitë e auditeve të brendshme të in-stitucioneve publike gjatë vitit të shkuar kanë çuar në prokurori 62 nëpunës, dhe 43 arrestime. Në Raportin Monitorues të Strategjisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019 evidentohen rezultatet e kontrol-leve të ushtruara nga njësitë e au-ditimit të brendshëm të institucion-eve publike.

Një nga aktivitetet e parashikuar në strategji, e cila ndihmon në arri-tjen e këtij objektivi është kontrol-li dhe verifikimi (hetimi administra-tiv) i zbatimit të ligjshmërisë dhe/ose denoncimeve për praktika abuz-ive, korruptive apo arbitrare në të gjitha institucionet e administratës publike dhe agjencitë shtetërore. Në raport theksohet se gjatë vitit të shkuar, një pjesë e konsiderueshme e institucioneve kanë kryer kon-trolle të brendshme dhe inspektime në 51,315 raste, për të cilat janë dhënë 450 rekomandime, si dhe janë kryer 52 auditime tematike dhe përputhshmërie.

“Për periudhën raportuese (ja-nar – shtator 2019), janë dhënë në numër 5,828 masa disiplinore, ad-ministrative dhe organizative, 4 hetime administrative si dhe 62 referime penale në Prokurori për

punonjës, ndër të cilat 43 persona të arrestuar”, theksohet në raport.

Strategjia e vë theksin te për-dorimi sistematik i evidentim-it të hapësirave për korrupsion, pasi shpesh korrupsioni mundëso-het që në fazën e hartimit të ligjeve ose akteve nënligjore. Parashikimi i procedurave komplekse për mar-rjen e një shërbimi, parashikimi i përgjegjësive dhe roleve të mbiv-endosura, apo parashikimi i afateve të gjata dhe të paarsyeshme, sipas dokumentit zyrtar, janë vetëm disa shembuj sesi ligjet ose aktet nënlig-jore mund të bëhen shkas për kor-rupsion në sektorë të ndryshëm të qeverisjes.

Sipas informacionit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tati-meve për tatimin mbi vlerën e shtu-ar në Republikën e Shqipërisë, du-het të zbatohen disa rregulla sipas së cilave do të kryhen rregullimet e TVSH-së së zbritur. Nëse zbritja e TVSH-se është kryer siç duhet dhe/ose nuk lidhet me mallra të përjash-tuara nga e drejta e zbritjes, atëherë zbritja e ushtruar në kushtet e para-shikuara në përputhje me ligjin nuk është në kushtet e një rregullimi të TVSH-së së zbritur, bën me dije in-formacioni.

Sipas njoftimit, “Zbritja e TVSH-së e kryer më parë rregullo-het kur është më e lartë apo më e ulët se ajo vlerë për të cilën perso-ni i tatueshëm ka gëzuar të drejtën e zbritjes. Kështu ligji parashikon se duhet të kryhet një rregullim kur koeficienti i zbritjes së pjesshme të mallit apo shërbimit duhet të modi-fikohet për shkak të ndryshimit/ zg-jerimit të përdorimit të mallit apo kur ndodhin ngjarje, të cilat dety-rojnë ndryshimin e përdorimit te mallit ose shërbimit”.

Gjithashtu sipas DPT duhet të kini parasysh:

Afati i rregullimitRregullimet mund të kryhen

brenda një afati dhjetë-vjeçar për mallrat kapitale të paluajtshme,

pesë-vjeçar për mallrat kapitale të luajtshme duke filluar nga data në të cilën mallrat janë blerë ose prod-huar, me kusht që çmimi i blerjes ose kosto e prodhimit të tyre të jetë mbi 500.000 (pesëqind mijë) lekë pa përfshirë TVSH- në.

Rregullimet e kryera mund të rezultojnë ose me derdhjen e një pjese të TVSH- së së zbritur ose me një zbritje shtesë. Në të dyja ras-tet ato deklarohen në librin e bler-jes dhe në rubrikën përkatëse të Deklaratës së TVSH-së, sipas efe-ktit plus (+) ose (-) në zbritje të TVSH-së.

Kujdes!Asnjë rregullim nuk mund të

kryhet për mallrat me koeficient tat-ueshmërie të barabartë me zero, pra

mallra të cilat që në fillim nuk janë përdorur nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë për realizimin e transaksioneve brenda fushës së zbatimit të TVSH.

Zbritja fillestare e TVSH-së ko-rrigjohet atëherë kur shfrytëzimi i mallrave kapitale pëson ndryshim që ndikon në të drejtën e personit të tatueshëm për zbritjen e shumës së TVSH-së, që mund të jetë më e vogël apo më e lartë.

Korrigjimi vjetor bëhet vetëm për pjesën e së dhjetës ( p.sh 1/10) e TVSH-së së pasurisë të palua-jtshme dhe për pjesën e të pestës (p.sh. 1/5) të TVSH-së të mallrave të tjera kapitale, mbi TVSH-në e mallrave kapitale.

Korrigjimi duhet të bëhet mbi bazat e ndryshimeve të së drejtës së zbritjes për vitet pasuese që ndërlid-hen me vitin kur mallrat kapitale janë pranuar(blerë ose prodhuar). Viti kalendarik i papërfunduar do të merret si vit i plotë. Veprimet e rregullimit të zbritjes duhet të pas-qyrohen në librin e blerjeve dhe ne kutinë përkatëse të Deklaratës së TVSH-së.

Personi i tatueshëm nuk është i detyruar të korrigjoje zbritjen nëse diferenca e TVSH-së së zbritshme për t’u korrigjuar është më e vogël se 20.000 (njëzet mijë) lekë.

Numri i ndërmarrjeve të reja të hapu-ra në vitin që lamë pas ka shënuar rënie krahasuar me 2018, rreth 2800 më pak. Një nga arsyet kryesore në këtë tendence është mbyllja e tre-gut të lojërave të fatit, pasi ky sektor mbante një peshë të konsiderueshme në hapjen si dhe mbylljen e pikave të lojërave. Por edhe ndryshimet ligjore, ku një person fizik nuk mund të ketë më shumë se një Nipt është një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë.

Çregjistrimi i biznesit vijon të jetë një proces i komplikuar. Një fakt ky i cili evidenton se numri i sipërmarr-jeve të mbyllura në vitin që lamë pas është afro 1600 më pak se 2018. Ky fakt ka bërë që një pjesë e tyre të ka-lojnë në status pasiv. Duke ju referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në sipërmarrjet e reja të reg-jistruara dominojnë ato me pronësi shqiptare, ndërsa vetëm 147 prej tyre janë me pronësi të huaj.

Ndërkohë, viti 2019 regjistron një numër të lartë të aplikimeve të reja për leje dhe licenca. Sipas të zyrtare dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, gjatë vitit që lam pas janë li-cencuar me status aktiv 6 915 sub-jekte. Numri më i lartë i aplikimeve

rezulton të jetë ai për pajisjen me li-cenca apo leje për “prodhim, për-punim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve” me afro 2 269 aplikime; leje mjedisi për subjekte që shkak-tojnë ndotje akustike si lokale, fabri-ka ose lavazhe, 2 249 aplikime dhe licenca “Shitje me shumicë e ush-qimeve me origjine shtazore (për njerëz) ku janë regjistruar 1 335 ap-likime. Nga ana tjetër, ka pasur edhe 192 aplikime vullnetare në total për revokim për licencat dhe lejet krye-sisht nga farmacitë ose agjencitë far-maceutike me 52 aplikime; shër-bime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjik 19 aplikime; peshki-

mi dhe forma të tjera të shfrytëzim-it të faunës ujore të egër 14 aplikime; leje mjedisi e tipit C 13 aplikime si dhe prodhim, përpunim, shpërndar-je me shumicë e ushqimeve 12 aplik-ime. Ligji përcakton se për lejimin e ushtrimit të një kategorie aktivitetesh, është i domosdoshëm marrja e lejes apo licencimi i tyre.

Tabela• “Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve” – 2 269 aplikime• Leje Mjedisi e Tipit C (Grupi 3) – 2 249 aplikime• Licenca “Shitje me shumice e ushqimeve me origjine shtazore – 1 335 aplikime• Farmacitë ose agjencitë farmaceu-tike – 52 aplikime• Shërbime mjekësore parësore dhe/ose stomatologjike – 19 aplikime• Peshkimi dhe forma të tjera te shfrytëzimit te faunës ujore te egër – 14 aplikime• Leje Mjedisi e Tipit C – 13 apli-kime• Prodhim, përpunim, shpërndarje me shumicë e ushqimeve – 12 ap-likime

Tatimet, ja kush përfiton nga zbritja e TVSH-së

Rudhet numri i ndërmarrjeve të reja në vitin 2019

Ekonomi

Auditet zbulojnë dhjetëra raste vjedhjesh e abuzimesh

Drejtoria e Tatimeve

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 202012 •

Kulturë

Nga Zhani Ciko

Është shumë e rëndësishme të vëmë në pah se në një epokë si ajo e “Rinasci-mento-s dhe Barock-ut”

europian, në të cilën modeli i heroit evokohej më tepër i marrë nga antikiteti, ose nga kohë tepër të hershme, personazhi i Skënderbeut (Scanderbeg) mund të konsiderohej gati bashkëkohor me poetët Marlow e Spenser (në fund të pesëqindëshit), Sarrochi dhe Montalvan (në vitet ’600) ose me muzikantët Vivaldi, Francoeur e Rebel (në vitet ’700), të gjithë autorë të veprave më të njo-hura dedikuar princit shqiptar. Kjo vazhdimësi e trajtimit justifikohej edhe nga fama e fituar që në jetëg-jallje me emrin e Giorgo Castriota Scanderbeg në kontekstin e Europës së kohës që ndeshej ende, herë me luftë e herë me paqe, me qytetërimin otoman. Vivaldi (materiali i dërguar – Rikthimi i Skënderbeut në trojet e veta). Shqiptarët, nga ana tjetër, nuk kishin më asnjë mundësi t’i këndonin publikisht heroit të tyre nën thundrën e okupimit të gjatë shekullor dhe kulturalisht letargjik e asgjësues për gati 500 vjet, ndërkohë që në qendrat urbane ishte impon-uar muzika e ashtuquajtur mehter (që nënkupton muzikën e prodhuar nga bandat ushtarake të jeniçerëve) dhe aheng (që nënkupton muzikën e krijuar nga sistemi i mekameve – perdeve orientale).

Vetëm përmes traditës folklorike të artit gojor dhe rural, veçanërisht në zonat më pak të shkelura, u kënduan, së pari në intimitetin e përkundjes së djepit, “ninullat” me urime për rritjen e fëmijës si riprodhim i modelit të Skënderbeut. Po kështu, kujtimi i kryetrimit në riprodhimin e gjallë në “Këngët e trimërisë” – si kategori e etnosit muzikor – dhe sidomos në rapsoditë e kreshnikëve që

përmes ostinatos së përmbajtur në lëvizje melodike, shoqëronin me lahutë, veglën e hershme monokord-ale, bëmat heroike të idhullit historik të Arbrit të robëruar.

Është pikërisht ky shoqërim i përzgjedhur i lahutës, i përdorur për të mos rënduar linjën tregimtare të rapsodit, dëgjimin e pastër të fjalës që të mos prevalon mbi muzikën dhe kërkon muzikën si evidentuese të

Për herë të parë mjeshtri Zhani Ciko në një rrëfim personal. Kur ishte violinist kujton kalvarin në realizmin e një prej veprave më të rëndësishme operistike

“Gaspari i vorfën”Kalvari i baladës së parë, pa skemën e realizmit socialist

theksimit logjik të vargjeve të gjata rapsodike, që krijimtarinë e për-dornin si memorizim të përmbajtjes dhe transmetues gojor të mjetit më efikas, në kushtet e ruajtjes së mose-kzistencës së librit dhe të censurimit të kujtesës, mundësisht zbardhjen e trurit dhe asimilimit përkatës.

Për konsekuencë, miti i Skën-derbeut u rimor në kujtesën epike muzikore në fillimin e kategorisë së re të këngëve heroike patriotike, që u shfaqën në fillim të viteve ’900, nën ndikimin e Lidhjes së Prizrenit, të tilla, si “O trima luftëtarë , O bijtë e Skënderbeut”, krijim i gazetarit dhe muziktarit patriot Thanas Floqi (1939-1945), ku ndihet modeli i ndërthurur mbi ritmikën asimetrike popullore të 7/8, model i përdorur gjerësisht në folklorin tonë.

Është vendi të theksojmë se kënga patriotike që sapo lindi, vargun patriotik e skeletizoi mbi ritmikën autentike tonën. Po kështu

Mihal Ciko, i pari këngëtar lirik i plejadës së artistëve tanë, solli këngën “Shpatari i Skënderbeut”, për solo dhe grup koral, botuar në të hershmen këngëtore (1924) të Dhori Kotit, që i jep atij autorësinë. Pas këtyre vijmë te drama muzikore të sferës skënderbeiane, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”, të kom-pozuara nga kleriku Mikel Koliqi, kardinali i parë shqiptar, me libretin e Ndre Zadejës.

Dy veprat skenike, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”, mbetën gjallë falë kurajës civile të kompozitorit Tonin Harapi, i cili në momentin e arrestimit të Dom Mikelit i mori ato fshehtas për t’i nxjerrë në dritë pas vitit 1990, kur nipi i autorit, Gjon Simoni, i kuroi dhe plotësoi për kor dhe orkestër. Veprat, më në fund, u ekzekutuan nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit (dirigjent Alqi Lepuri) dhe më pas disa herë nga trupa e

TKOB-së nën drejtimin e shkruesit të këtyre radhëve. Kardinali Mikel Koliqi pati kështu rastin t’i shikojë në videoregjistrim 2 veprat e veta, duke u siguruar se ato, si dhe emri i tij, do të vijonin në përjetësi rrugën e tyre të mundimshme. Vepra e Martin Gjokës “Dy lule mbi varr të Skënderbeut” (1919) u soll në publik nga dirigjenti Eno Koço, i interesuar edhe për vepra të tjera të epokës në fjalë. Autorë të tjerë të momentit, iniciues të muzikës kulte në vitet prevalente të përmbajtjes patriotike, si Palok Kurti (1892-1962), Thoma Nassi (1892-1962) si dhe Frano Ndoja me një Fantazi për Skënderbeun, pasuruan repertorin e Orkestrës me vepra që zgjerojnë dhe plotësojnë atmosferën, në mos direkt për Heroin, së paku për fry-mën që ato përçuan.

“Skënderbeu” (1937) ishte jo vetëm vepra e parë simfonike e Fan S. Nolit, sigurisht dhe më e shtjelluara profesionalisht, jo vetëm për ato vite, por edhe interesante në konceptin dhe shtjellimin muzikor edhe për sot. Imzot Noli, muz-ikant i hershëm, por i kompletuar vonë si kompozitor i shkolluar, për më tepër historian dhe poet direkt me vepra të mirënjohura dhe referues në të gjithë lëmenjtë e lëvruar për Heroin tonë, për çudi Poema Simfonike Omonime e gjeti inspirimin jo në Skënderbeun poe-tik apo në atë historik të vetë Nolit, por në një vepër të tjetërkujt, në poemthin e Henry Longfellow-t.

Me ndodhjen time, nga viti 1968, si orkestrant dhe në drejtimin artistik të institucionit të TOBsë nga viti 1970, më kujtohet që erdhi një kuti postare nga “Vatra” e Bostonit, me veprën në fjalë (Skënderbeu), “Rapsodi shqiptare” dhe “Gaspari i vorfën”, poemë vokale për tenor dhe orkestër me poezi të Paul Verlein. Uverturën Bizantine e njohëm më vonë, pasi në vitin 1970 as bijve amerikanë nuk u erdhi mbarë ta dër-gonin në vendin që kishte shpallur prohibicionin e besimit me gjithë ç’kishte me vete.

“Skënderbeu” kishte mbërritur në Tiranë, siç e thamë, në vitin 1968 dhe e gjeta në zyrën time të pare në TOB më 1970. Asgjë nuk ndodhi, përveç leximit personal-isht të veprës, manuskript, shkruar pastër dhe me kujdes për të mos lënë dyshim për asnjë notë. Kishim

të bënim me një vepër me program të përbërë nga disa fragmente në vijim të njëri-tjetrit:1. Tema e Skënderbeut2. Thirrja e Muezinit, në mod frigji-

an3. Vallëzimi oriental dhe fugë

vijuese 4. Kënga shqiptare për Skënderbeun

në mod bizantin me sekondë të zmadhuar

5. Përpunimi i korales të Bach-ut (nga pasionet sipas Sh. Matheut) “O Hampt voll Blut und Wun-den”

(O Zot për gjak dhe plagë - përkth. im)

6. Hymni i Kryqëtarit7. Rendja e kalorësit dhe dy këngë

folklorike shqiptare8. Dy himne bizantine për pashkët

Vepra dallohet për thellësinë e gjuhës muzikore, trajtimin me koshiencë nga autori në modalitete arkaike dhe evokime të sistemeve polifonike vokale, labe dhe toske, të cilat ndeshen në kontrapunktin ba-hian, jashtë çdo simfonizmi efektuoz e rutinor. Ajo mbetet ende jo vetëm një pikë referimi, por dhe interpreti-mi më të thelluar.

Partet e Orkestrës u kopjuan me dorë, siç ndodhte atëherë për çdo vepër, nga kopistët e zellshëm të Op-erës. Siç duket, drejtori i atëhershëm Koço Vasili, biri i njërit nga instru-mentistët e riatdhesuar të bandës “Vatra”, bëri njoftimet përkatëse. Përsëri heshtje…

Mbase afrimi i 100-vjetorit të lindjes së Nolit, më 6.1.1972, bëri që disa muaj më parë, një funk-sionar i lartë i qeverisë së kohës, të kërkonte një dëgjim të veprës në sallën e provave të Orkestrës. Aty, për herë të parë, dëgjuam “Skënderbeun” nolian, drejtuar nga mjeshtri Rifat Teqja. Dëgjimi

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 13•

Kulturë

u mbyll në heshtje dhe pa asnjë koment. Kuptova se “Skënderbeu” do të priste ende, mbase për kohë më të mirë…“Skënderbeu” priti, por jo Noli. Me iniciativën e postit që mbaja, më 11 janar (atëherë festa e Republikës) organizuam koncer-tin e parë të orkestrës së bashkuar TOB, në RTSH, që e quajtëm “Filarmonia e Tiranës” ku, ndër të tjera, ekzekutuam premierën në atdhe të “Gaspari i vorfën”, baladë për tenor dhe orkestër mbi poemën e Paul Verlein, kënduar nga artisti i popullit Gaqo Çako, dirigjent Emir Krantja. Në mos rikthimi historik i Gjergj Kastriotit në Krujë (1443), ishte kthimi i Nolit më 1972 si kompozitor, në skenën më të rëndë-sishme të Shqipërisë.

Politikisht kisha realizuar ngjitjen për herë të parë në skenë të një autori dhe vepre muzikore, jo të “realizmit socialist”, që përdorej jo gjithmonë me të drejtë atëherë.

Me orkestrën e RTSH-së rreth viteve ’90, gjatë drejtimit tim të sektorit muzikor në RTSH, u ekze-kutuan të gjitha veprat orkestrale të Nolit, “Skënderbeu”, “Rapsodi shqiptare” dhe madje edhe “Uver-tura bizantine”, në mbrëmje të ndryshme, nën drejtimin e dirigjen-tit Eno Koço.

Me orkestrën e TOB-së, “Skënderbeu” u programua dhe u ekzekutua në koncertin jubilar të 650-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe 90-vjetorit të pavarësisë, në Pallatin e Kongre-seve, drejtuar nga prof. Alqi Lepuri (28.11.2015).

Pas një njohjeje të gjatë dhe përp-jekjeve për vlerësimin e krijimtarisë muzikore noliane, më 2012, me orkestrën e TKOB-së realizova dre-jtimin personalisht të “Skënderbeut”, në mbrëmjen “Penda e muziktarëve

të hershëm shqiptarë”, duke ndier përgjegjësisë e madhe të interpre-timit të një partiture muzikore, ku mençuria, kultura dhe frymëzimi është më lart se akti muzikor i një savanti dedikuar me gjithë ç’mundi kombit të vet.

Vitet e regjimit, pas Luftës së Dytë Botërore, shënuan ecuri përpara për praktikën profesioniste të muzikës sonë të kultivuar, çeljen e institucioneve të larta dhe shkollave të specializuara për artet. Me kalimin e kohës filluan të aplikohen “kanone” estetike dhe më pas politike, që ndikuan në rezultatet e prurjeve ar-tistike, por dhe ndrydhjen e afrimit në plan të gjerë të autorëve dhe veprave të tyre, me hapësirën euro-piane e më gjerë. Trajtimi i repertorëve tematikë, edhe pse krijimtaria kombëtare zotëroi për disa dekada tërësisht jetën muzikore, mbeti në vartë-si të eventeve jubilare e partiteske që kontrollonin imtësisht çdo partiturë të re, nga kënga te veprat madhore. Kështu, në tem-atikën skenike muzikore u ndalua që në fillim baleti “Teuta” i Nikolla Zoraqit, sipas libretit të Zef Zorbës, nga e cila mbeti vetëm “Uvertura në Faminor”, e ekzekutuar dhe pritur shumë mirë (sot e zhdukur si partiturë).

Po kështu dhe Opera e të njëjtit autor, sipas tregimit të njohur të Dhimitër Shuteriqit “Ditët e sprapsme të Gjergj Golemit”, me libret të dramaturgut Kol Jakova, pas

përfundimit të veprës, nuk pa dritën e skenës (edhe sot ende) për shkak të personazhit historik, murgut Nikodim, që mbyll me sakrificën e tij fundin e Operës.

Është i njohur suksesi i muzikës së filmit “Skënderbeu”, me autorë sovjetikun Georgi Sviridor dhe kompozitorin tonë të shquar Çesk

Zadeja, ku krahas temës (a lajtmo-tivit) “Qenkan mbushur malet me borë” të At Martin Gjokës, ka zënë vend dhe romanca tepër e vlerësuar “OH! Ju male” e Zadejës. Më vonë Zadeja e sistemoi prurjen e vet në

suitën omonime nga muzika e filmit.Viti 1968, si viti jubilar i heroit

(500-vjetori i vdekjes), solli krahas operës “Bijt e Skënderbeut” të kompozitorit Abdulla Gërmei me libret të Matish Gjelucit, shfaqur nga artistët amatorë të Pallatit të Kul-turës “A. Moisiu”, Durrës – regjisor Artisti i Popullit, Kristaq Antoniu, dirigjent Ermir Dizdari. Pjesë e festimeve të Jubileut ishte dhe opera “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu”, me muzikë të Artistit të Popullit Prenk Jakova dhe libret të poetit Llazar Siliqit, regjisor Pirro Mani dhe dirig-jent Mustafa Krantja, njëherësh dhe udhëheqës artistik i institucionit.

Për një rastësi, unë fillova punën si violinist i parë në këtë institucion, me realizimin e kësaj vepre mad-hore. Duke qenë se në atë kohë ishte në praktikën e institucioneve që, krahas emrave më të spikatur, në këshillin artistik zgjidheshin edhe 1-2 të rinj, ishte rasti që të bëja pjesë edhe unë. E njoha muzikën e Operës, në themel dhe në çdo notë, – ishte përvoja ime e parë me një part krejtësisht të ri, në pultin e parë ku udhëhiqte violinisti Islam Petrela, i njohur shumë mirë dhe i respektuar prej meje. Opera kishte një “kast” artistësh, më të mirët e mundshëm, me Skënderbe artistin e veçantë Gjoni Athanas, i denjë për figurën e rolit, dhe interpretimin muzikor aktorial. Opera ishte shkruar enkas për Gjonin. Zgjedhja e autorëve ishte e drejtë.

Por shpejt u ndodha në zjarrin e betejës artistike më të egër dhe të paimagjinueshme për mua.

Mbledhjet e Këshillit Artistik bëheshin shumë shpesh në sallën e korit të Ansamblit dhe korit të Operës. Autorët dëgjonin fillimisht vërejtjet e drejtorit që përpiqej të qëndronte mes palëve, anëtarëve të komisionit dhe kompozitorëve të tjerë të jashtëm. “Nganjëherë

më pyesnin dhe mua që përpiqesha të mos ngatërroja më shumë situatën. Kur mendoj Prenkën e madh si “shta-tore” përballë dikujt që ai e kishte mësuar fillim-isht, - shkruan Llazari, që përpiqej të gjente zgjidh-je sidomos për vërejtjet ideore dhe të tjerë që ish-in njëherësh më të gjitha krahët, - ende shqetëso-hem dhe më vjen zor që isha aty”. Jo se s’kishte edhe mendime pozitive, por në tërësi mohohej e drejta krijuese dhe lira e zgjedhjes autoriale. Mbaj mend se u paraqitën katër variante të libretit. Lufta ishte mes variantit të parë dhe variantit të dytë. Më pas libreti u afrua (variant i tretë). Figurat shqetësuese ishin murgu Gjon, që më pas u bë shoku i Kastriotit, Gjon Flamura, pozicionet e princave, koralet, skenat e turqve, e me radhë…

Partet në orkestër dhe partiturat e dirigjentit, mbas çdo mbledhje të K.

A, spostoheshin dhe, më në fund, me vështirësi u bënë të rrjedhshme. P.sh., në një variant Opera hapej me murgun Gjon që shkruante kronikën e ankthit të pritjes së një ngjarjeje

që ëndërronte të vinte (kthimi i Skënderbeut). Në një tjetër variant, aria e Donikës me fëmijët spostohej në aktin e tretë që më pas u zhdukën si akte dhe mbetën vetëm dy pjesë (me tri tablo secila). Ditët e fundit u shtua dhe një tablo, skenë baleti, për të cilën një kompozitor ofroi muzikën e valleve të tij. E kështu me radhë, gjë që më krijoi qysh atëherë dyshime se mos zvarritej qëllimisht. Pyesja veten: Nuk ka mundësi që “udhëheqja” që ka miratuar krijimin e veprës dhe madje ditën e pre-mierës, të pengojë realizimin e saj. Atëherë? Mos vallë dikush a disa që ndiejnë sfidën e autorit autodidakt, apo mos është si miti i legjendës: Mozarti dhe Salieri në operën e Rimskij Korsakovit?!

U çua në atë pikë, saqë rrezikohej premiera. Erdhi vendimi drastik i autorit: “Nuk e realizoi brenda afatit orkestrimin e veprës.” U vendos ndarja e saj (krahas vetë Prenkës në skenat e fillimit) te dirigjenti Krantja, kompozitorët Tonin Harapi, Tish Daija dhe Çesk Zadeja, krijues të njohur dhe nxënës të Jakovës.

Nga dita ime e parë në Orkestër (1967) dhe më pas në rikthimin e Skënderbeut në skenë më 2012, si drejtor i përgjithshëm dhe dirigjent i Operës, u binda se zgjuarsia e autorëve dhe strategjia e përball-jes me kundërshtarët ishte ajo që ata nuk eliminuan asnjë material muzikor, asnjë skenë, arie apo ko-rale. I ruajtën të gjitha dhe vetëm i spostonin si në një tabelë shahu, aty ku nuk dëmtohej asgjë.

Veç partiturës, kam studiuar nga fillimi të gjitha variantet e libreteve ku ka tekste të shkurtuara dhe të spostuara, por nuk ka asnjë notë të lënë jashtë partiturës. “Dosja e Skën-derbeut” në familjen Jakova dhe Siliqi ruan dokumentet e së vërtetës.

Autorët ishin shqetësuar dhe dëshpëruar shumë, gjë që ma kanë konfirmuar në koefidencë, në një takim miqësor në Kafenë e Madhe, në Shkodër, një vit më vonë. Mbas pak ndodhi ajo që dihet tashmë, diskreditimi në shtypin partiak dhe tragjedia e autorit, kryelartit Prenk Jakova, sot Nderi i Kombit. U përpoqa në rivënien e vitit 2012, në pozitën e drejtorit dhe dirigjentit të veprës, të kuptoj synimet e autorëve dhe i respektoj ato në premierën e dytë të veprës. Së pari, trajtimi i heroit të ishte pozicionimi i tij si princ i Arbrit dhe jo si prijës i një popullate, kryesisht baritore.

Prej kësaj derivuan dhe shumë zgjidhje skenike, regjisoriale apo de-korative e të kostumografisë, detaje të portretizimit muzikor të Heroit etj.

Finalja e Operës që, për shkak të rrethanave, në variantin e vitit 1968 ishte më e varfër se e pjesës së parë, u plotësua pa shtuar asnjë notë në muzikë përmes mjeteve të tjera skenike. Shfaqjet në Tiranë ishin dinjitoze, ndërsa shfaqja në Operën e Shkupit ishte triumfi artistik dhe kombëtar i saj. Desha të them diçka vetjake si analizë tepër e ndier për veprën, por më duket e vogël për-ballë artistëve që sakrifikuan, mun-dimit dhe madhështisë së autorëve. Vepra të reja pasurojnë repertorin skënderbeian, sidomos në çdo jubile. Kjo do të ndodhë natyrshëm. Vetëm atë që koha do ta vlerësojë të denjë, do të çelë portën e kështjellës që ruan, krahas historisë, edhe vlerat e vërteta e të qëndrueshme të artit.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 202014

Prof. Lisen Bashkurti

Me datën 2 mars 2020 presi-denti Meta ka thirrur pop-ullin shqiptar në një tubim për mbrojtjen e Kushte-

tutës së Republikës së Shqipërisë, sun-dimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e popullsisë së ven-dit dhe integritetit territorial të Kosovës. Është e para herë që në vendin tonë pres-identi i Republikës i drejtohet popullit drejtpërdrejtë në një manifestim publik. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se Presi-denti nuk gëzon të drejtën e komunikim-it me qytetarët e vendit të vet. Madje, për vetë statusin kushtetues, si garantues i unitetit të popullit, Presidenti gëzon plotësisht të drejtën për të komunikuar me qytetarët e vendit në të gjitha format demokratike, duke përfshirë edhe tub-imet e drejtpërdrejta popullore. Speci-fikisht, presidenti Meta është presiden-ti me i hapur dhe më aktiv që ka pasur Shqipëria në historinë e saj. Dalja e pres-identit Meta në një miting popullor dhe në mënyrë të veçantë kauzat për të cilën ka thirrur qytetarët më 2 mars 2020, ka ngjallur interesim të lartë publik kom-bëtar dhe ndërkombëtar. Mediet e hua-ja priten ta përcjellin me vëmendje të veçantë këtë tubim të Presidentit Meta me popullin drejtpërsëdrejti nga Tirana.

Mbrojtja e KushtetutësPresidenti Meta, prej korrikut 2016

ka qenë dhe mbetet personaliteti që ka mbështetur më së shumti reformën kus-htetuese për sistemin e ri drejtësisë. Në krye të Kuvendit, ishte pikërisht Ai që arriti konsensusin e plotë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi. Por, fryma e konsensusit që me shumë mundim u arrit për reformën kushtetuese për sistemin e drejtësisë, u ndërpre nga mazhoranca dhe qeveria aktuale, sapo mori kontrollin mbi legjislativin dhe ekzekutivin. Mbas zgjedhjeve të 2017 shumë ligje dhe vendime që lidheshin me reformën në drejtësi shkelën frymën kushtetuese në përmbajtje dhe në afatet kohore. Reforma në drejtësi hyri në një cikël krize, që e ka futur tërë vendin në një kolaps të vërtetë institucional.

Në krye të institucioneve të drejtë-sisë që po vuan krizën më të rëndë është Gjykata Kushtetuese. Vendi po përbal-let me përplasje institucionale pikërisht nga mungesa e kësaj gjykate. Aktual-isht kushtetueshmëria e vendit po mbro-het vetëm nga presidenti i Republikës. Mbi 23 ligje të miratuara nga Kuven-di aktual janë konsideruar antikushtetues nga dekretet e presidentit. Kulmimi i

krizës ka arritur në vetë konstituimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Meta, në mënyrë të vazhdueshme transpar-ente ka informuar opinionin politik dhe publik, kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet, arbitraritetin, manipulimet dhe falsifikimet që ka bërë mazhoranca dhe Qeveria për të kapur dhe kontrolluar trupën e Gjykatës Kushtetuese. Presiden-ti i ka bërë publike në dinamike gjithë shkeljet e qëllimshme të mazhorancës dhe Qeverisë për të cenuar rëndë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, me syn-imin tanimë të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, për të kapur dhe kon-trolluar Gjykatën Kushtetuese nga ku-vendi, qeveria dhe kryeministri Rama.

Mbasi ka bërë publike çdo hap të këtij deformimi të parimeve të ndar-jes dhe balancimit të pushteteve, pres-identi Meta ka informuar edhe Komi-sionin e Venecias, faktorët relevant ndërkombëtar si dhe ka ndërmarrë hap-at ligjor, duke dërguar në SPAK dos-jen për drejtuesit e KED-së dhe të Min-istrisë së Drejtësisë për gjithë shkeljet, abuzimet, manipulimet dhe mashtri-met e bëra për kapjen dhe kontrollin e Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca, Qeveria dhe Kryeministri Rama. Këto të fundit, duke e parë rezistencën e fortë të presidentit Meta kundër përpjekjeve për kapjen dhe kontrollin e Gjykatës Kus-htetuese ngritën Komision Parlamentar për shkarkimin e Presidentit. Me këtë ve-prim ekstrem, mazhoranca, Qeveria dhe Kryeministri Rama ekspozuan lakuri-qësinë e qëllimeve të tyre për kapjen dhe kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e së cilës aktualisht po e bën vetëm dhe vetëm Presidenti Meta. Pra, në thelb, përpjekja për shkarkimin e presidentit Meta është heqja e pengesës për kapjen dhe kontrollin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, e bashkë me të të gjithë sistemit të drejtësisë në vend nga mazhoranca, Qeveria dhe Kryeministri Rama. Për këto arsye thirrja e qytetarëve në tubim popullor nga presidenti për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese është kauzë e vërtetë pub-like dhe kombëtare.

Mbrojtja e sundimit të ligjitQëllimi madhor i reformës kus-

htetuese të vitit 2016 për reformën në drejtësi ishte dhe mbetet garantimi i sun-dimit të ligjit në Shqipëri. Si parim them-elor i rendit demokratik sundimi i ligjit garanton prevalimin dhe barazinë e lig-jit për të gjithë qytetarët dhe institucio-net në Republikën e Shqipërisë. Munge-sa ë sundimit të ligjit është krejt evidente në Shqipëri gjatë tërë tranzicionit afro 30-vjeçar. Dhe jo vetëm kaq, por në këto vitet e fundit situata e sundimit të lig-jit në mjaft aspekte ka ardhur duke u përkeqësuar. Kështu, në strukturat qever-isëse të vendit, në kuvend, në qeverinë qendrore, në qeverisjen vendore, në ad-ministratën publike dhe atë të sigurisë kanë depërtuar individë e grupe me re-korde kriminale, të cilët kanë inkrimin-uar politikën, qeverisjen dhe institucio-net publike. Kjo lidhje e institucioneve politike dhe publike me krimin kombëtar

dhe atë ndërkombëtar ka krijuar rrjetin e një sistemi mafios që shkel dhe injoron sundimin e ligjit në Shqipëri dhe të lig-jit ndërkombëtar, duke e bërë Shqipërinë një vend problematik brenda saj si dhe në fushën e rendit dhe të sigurisë rajon-ale e ndërkombëtare.

Rritja e kriminalitetit në vend si dhe ekzistenca e grupeve të strukturuara kriminale, zgjerimi i trafiqeve të palig-jshme sidomos i narko-trafikut, përf-shirja e këtyre strukturave në rrjetet e narko-trafikut ndërkombëtar e ri-fu-tën Shqipërinë kohët e fundit sërish në hartën e shteteve me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave. Pastrimi i par-ave e ka burimin nga kriminaliteti i lartë, narko-trafiqet kombëtare dhe ndërkom-bëtare, struktura radikale dhe terroriste si dhe nga ana e vet, pastrimi i parave gjeneron informalitetin ekonomik e fi-nanciar në vend dhe financon krimin e organizuar dhe terrorizmin në të gji-tha nivelet. Krimi i pastrimit të parave është një nga tre figurat penale më të rrezikshme ndërkombëtare që lulëzon aty ku mungon ose është shumë i dobët sundimi i ligjit.

Krijimi simbiozës midis kupolës politike dhe qeverisëse në Shqipëri me individë e grupe oligarke që zotërojnë ekskluzivitete e monople, që rrëmbejnë tenderë publikë pa konkurrencë e trans-parencë, që krijojnë partneritete pub-like-private apo që kapin koncesione nga më të ndryshmet në sektorë e me financa publike, është një tjetër fakt që dëshmon se në Shqipëri mungon në masë të kon-iderushme sundimi i ligjit dhe barazia përpara tij. Simbioza e kupolës politike dhe qeverisë me individë e grupe oli-garke ka krijuar klimën dhe sjelljen au-tokratike dhe arbitrare në vend, ku politi-kat publike janë në duart e pak njerëzve që lozin me fatet qytetarëve dhe të mbarë vendit. Inkriminimi i politikës, lidhja e saj me krimin e organizuar e narko-trafi-kun, pastrimi i parave, krijimi i struk-turave oligarkike arbitrare që imponojnë politikat publike dhe vakumi në sundi-min e ligjit e kanë shndërruar Shqipërinë në një pjesë të mafies ndërkombëtare, që do të sundojë e shfrytëzojë ekonominë shqiptare dhe resurset e saj. Mungesa e sundimit të ligjit dhe dobësitë e agjen-cive për zbatimin e tij si dhe ngadalësi-mi i ngritjes dhe funksionalizimit të institucioneve të reja të drejtësisë e kanë zëvendësuar sundimin e ligjit në Shqipëri me sundimin e krimit, pas-trimit të parave, oligarkisë arbitrare dhe mafies ndërkombëtare. Ngritja e alarmit për sundimin e ligjit nga pres-identi Meta është një kauzë e vërtetë publike dhe kombëtare për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Mbrojtja e lirive e të drejtave të njeriut

Demokracia është parasëgjithash sis-temi i lirisë dhe të drejtave të njeriut. Nga shkalla e ekzistencës së lirisë dhe të drejtave të njeriut varet demokracia dhe zhvillimi i saj në të gjitha fushat. Tran-zicioni i stërzgjatur shqiptar është refl-ektuar më së shumti në mangësitë, cen-

imin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Vitet e fundit, sidomos mbas reformës kushtetuese për sistemin e ri të drejtësisë, dimensioni i lirive dhe të dre-jtave të njeriut në Shqipëri ka njohur përkeqësime në disa fusha. Mazhoran-ca dhe Qeveria aktuale me sjelljen e tyre autokrate dhe me një sërë ligjesh arbi-trare kanë cenuar, kufizuar dhe shkelur një sërë lirish e të drejtash themelore të njeriut. Kështu është cenuar serio-zisht liria e mendimit, e shprehjes dhe e medies, që përbëjnë liri themelore demokratike. Presidenti i Republikës nuk i ka dekretuar këto lloj ligjesh, por mazhoranca i ka futur në fuqi me të drejtën e saj procedurale dhe në mung-esë të Gjykatës Kushtetuese.

Në tre vitet e fundit janë konstatu-ar nga brenda dhe nga raportet ndërkom-bëtare cenimi i lirive politike, në mënyrë të veçantë liria e votës, pra e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në mënyrë demokratike, pluraliste, përmes zgjedh-jeve të lira dhe të ndershme. Në zgjedh-jet politike të 2017 dhe në zgjedhjet lokale të 2019 u konstatuan parregullsi të mëdha dhe vepra penale, siç janë shitë-blerja e votës, shantazhimi i votuesve, shpërdorimi i policisë dhe adminis-tratës publike, manipulimi e kontrol-li i medieve, abuzimet financiare etj. Shtetet demokratike të BE-së, Sh-BA-së organizatat relevante ndërqever-itare dhe jo qeveritare, mediet prestig-jioze ndërkombëtare kanë evidentuar këto shkelje të të drejtave politike në Shqipëri. Për këto parregullsi e shkelje edhe presidenti Meta ka ngritur zërin publikisht brenda dhe jashtë vendit. Re-zultat i këtij informimi e komunikimi me evidenca u demaskuan raste e figura konkrete dhe u përpiluan dosje të veçan-ta të krimit elektoral në Shqipëri. Faktorë ndërkombëtarë, si Bundestagu Gjerman i kanë kërkuar Shqipërisë të nisë proceset hetimore mbi krimin elektoral, sikundër OSBE/ODIHR ka kërkuar një reformë të thellë elektorale në Shqipëri për garan-timin e zgjedhjeve demokratike plural-iste, të lira dhe të ndershme. Ngritja e zërit nga presidenti Meta për zgjedh-je demokratike, pluraliste, të lira dhe të ndershme është një kauzë e vërtetë publike dhe kombëtare për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Mbrojtja e popullsisë së Shqipërisë dhe territorit të Kosovës

Akumulimi dhe tejzgjatja e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri ka ndikuar në përkeqësimin e treguesve të zhvillimit ekonomik e shoqëror të ven-dit. Rënia ekonomike, mungesa e inves-timeve të huaja direkte, përkeqësimi i lirisë ekonomike dhe të biznesit kanë rri-tur numrin e papunësisë, sidomos tek rinia dhe te shtresat më të kualifikuara në vend. Kjo krizë komplekse ka pro-vokuar largime masive të të rinjve dhe të një sërë profesionesh që kërkohen në tregjet e huaja dhe për të cilët ka nevojë edhe Shqipëria. Braktisja e vendit ka ar-ritur shifra alarmante. Largimi i rinisë po sjell pakësimin fuqisë punëtore dhe plak-jen e popullsisë së vendit. Ndërsa largi-

mi i shtresave të kualifikuara, sidomos në shëndetësi, inxhinieri e sektorë të tjerë të rëndësishëm po ulë burimet e kapac-iteteve intelektuale të vendit. Përmasat e kësaj ‘patalogjie’ sociale po japin pasoja të drejtpërdrejta, por me efekte edhe afat-gjate në të gjitha fushat.

Nga shteti dhe qeveria nuk ka ndonjë reagim konkret, të studiuar mirë, nuk po formulohen strategji politikash publike, ndërtime institucionesh dhe kërkime burimesh financiare për të stimuluar qën-drimin e rinisë dhe të kapaciteteve njerë-zore brenda vendit. Përkundrazi. Kohët e fundit dëgjohen deklarata tymnajë për hapjen e Shqipërisë për fuqi punëtore të huaj nga vende të pazhvilluara apo nga zona krizash. Pra, po shkohet kështu dre-jt ndryshimeve demografike me paso-ja të paparashikueshme për identitetin kombëtar të vendit. Ndërsa Shqipëria po shpopullohet dhe mendohet të popullo-het me të ardhur, në Kosovë kohët e fun-dit është lansuar teza skajshmërisht e rrezikshme për shkëputjen e Veriut të saj, duke përfshirë territore, popullsi, burime natyrore dhe ujore të konsiderueshme për fatet e Kosovës. Një tezë e tillë i bie ndesh Kushtetutës së Shtetit të Kosovës, interesave të saj si dhe krijon një prece-dent të rëndë për paqen, sigurinë dhe sta-bilitetin rajonal.

Pra, në të dy anët e Kombit Shqiptar po luhen politika që për pasojë sjell-in dobësimin e tij. Presidenti Meta në mënyrë të vazhdueshme dhe publike ka ngritur zërin për të parandaluar këto dy politika anti-shqiptare, shpopullim-in e Shqipërisë dhe cenimin e integritet-it territorial të Kosovës. Ai, gjithashtu ka drejtuar gishtin edhe drejt atyre fak-torëve politikë, gjeopolitikë, mafioz dhe agjenturor që qëndrojnë prapa këtyre dy sfidave anti-shqiptare. Kauza e Pres-identit Meta për të mbrojtur popullsinë e Shqipërisë dhe integritetin territori-al të Kosovës është një kauzë e vërtetë kombëtare që meriton mbështetjen e fu-qishme të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe mbarë bota.

Data e 2-marsit 2020 po afron. Është data kur presidenti Meta ka thirrur pop-ullin shqiptar në një tubim për mbro-jtjen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e popull-sisë së vendit dhe integritetit territorial të Kosovës. Është e para herë që në vendin tonë Presidenti i Republikës i drejtohet popullit drejtpërdrejtë në një manifes-tim publik. Natyrisht, Presidenti e gëzon të drejtën e komunikimit me qytetarët e vendit të vet. Madje, për vetë statusin kushtetues, si garantues i unitetit të pop-ullit, presidenti Meta ka plotësisht të dre-jtën për të komunikuar me qytetarët e vendit dhe mbarë shqiptarët në Ballkan dhe në Botë në të gjitha format demokra-tike, duke përfshirë edhe tubimet e drejt-përdrejta popullore. Mbi të gjitha kauzat e ngritura nga presidenti Meta merito-jnë plotësisht mbështetje të gjerë qytetarë dhe kombëtare. Është koha për ndrys-hime të mëdha. Presidenti Meta po i prin këtyre ndryshimeve. Ja përse shqiptarët kudo që janë do ta mbështesin.

Ja përse duhet të protestojmë më 2 marsKoment

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 2020 15

SuplementHistori & Arkiva

Inxhinieri elektrokimik amerikan Libb Thims përpiloi një skemë të personave më të zgjuar të të gjitha kohërave, duke u bazuar në nive-

lin e tyre të IQ, pavarësisht se ky niv-el është i diskutueshëm dhe jo tepër ko-rrekt. Duke mos dashur të përjashtojë ndonjë gjeni i cili mund të kishte ek-zistuar pra se të shpikej testi IQ, Thims u bazua edhe ne metodologjinë Cox, i cili parashikon nivelin e IQ duke u ba-zuar në arritjet e çdo 10 viteve të një personi. Thims pastaj rregulloi rezu-ltatet e IQ të cilat ai mendon se ish-in të pasakta duke lexuar veprat e tyre në bazë të gabimeve. Formulën bazë të IQ e ka krijuar në vitin 1912 psikologu gjerman Ëilliam Stern, kur ka përcak-tuar shkallën e inteligjencës si lidhje të “moshës mendore” të parashikuar dhe moshës kalendarike: Nëse për shem-bull një djalë dhjetë vjeçar ka aftësitë intelektuale në shkallën e 13-vjeçarit, atëherë IQ e tij është e barabartë me 130 (100×13/10). Gjatë testimit për-doren ushtrime të ndara sipas faktit, se si mesatarisht personat e mëdhenj në moshë janë të aftë ti kryejnë ato. Mosha mendore përcaktohet sipas ushtrimeve më të vështira, të cilat ishte i aftë ti zg-jidhte personi i testuar. Si IQ mesatare quhet IQ nga 90–110. Sigurisht që ren-ditja e listës së mëposhtme e inxhinier-it Libb Thims është subjektive dhe hap debate. Historia më interesante është e William James Sidis, i cili në vitin 1900, vetëm 2 vjeç, por dinte të lexon-te shumë mirë anglisht (ishte me orig-jinë ukrainase hebreje, por lindur dhe rritur në Amerikë), ndërsa në moshën katërvjeçare shkruante shumë mirë frëngjishten. Në moshën 5-vjeçare ai shpik një formulë matematikore, sipas të cilës tregohej dita në të cilën kishte ndonjë ngjarje historike, e cila sinjal-izohej sipas llogarive të bëra nga dja-li. Në moshën 11-vjeçare u pranua në Universitetin prestigjioz të Harvard-it, ku çuditi pedagogët dhe studentët e

tjerë me teorinë e tij mbi lëndët e ngur-ta. Ëilliam nuk ishte i dhënë vetëm pas matematikës: teksa studionte në Har-vard, fliste dhe shkruante në 7 gjuhë të ndryshme: frëngjisht, gjermanisht, ru-sisht, greqisht, latinisht, armenisht dhe turqisht. Aftësitë dhe sukseset që merrte gjatë shkollës e kthyen atë në një gjeni të vërtetë. Gazetarët viheshin në radhë për ta intervistuar, njerëzit dëshironin të dinin gjithçka mbi “metodën Sidis”, ndërsa Universiteti i Harvardit kreno-hej me studentin e tij gjeni. Por diçka nuk shkoi ashtu siç duhet: duke fillu-ar nga mosha 12-vjeçare, Ëilliam kishte një lloj “ezaurimi nervor”, episode të përkohshme depresive, të cilat do ta shoqërojnë përgjatë gjithë jetës së tij. Ai vdiq në moshën 46- vjeçare nga një goditje në tru.

Sho yanoSho yano u regjistrua në Loyola

University që në moshën 9-vjeçare dhe

u diplomua shkëlqyeshëm vetëm tre vjet më vonë, raportoi Chicago Tribune. Ai e ka nivelin e IQ 200. yano hyri në Universitetin prestigjioz të Mjekësisë Pritzker Çikago në moshën 12-vjeçare dhe në moshën 21-vjeçare u bë studen-ti më i ri i cili ka marrë titullin Doktor i Mjekësisë. Ai gjithashtu ka marrë tit-ullin Doktor i Filozofisë në gjenetikën molekulare dhe biologjinë qelizore, si-pas Los Angeles Times.

Dylan jonesDylan Jones, i cili ka një IQ prej

200, është diplomuar në moshën 16-vjeçare nga Shkolla Kolorado e Minierave, ku ai mori një diplomë në matematikë, shkenca kompjuterike, bio-inxhinieri dhe shkenca jetësore. Një vit më vonë, Jones hyri në Universite-tin e Kolorados, ku studioi neurokirurg-ji. Jones ka studiuar latinisht, frëngjisht, spanjisht, dhe gjermanisht. Ai dëshiron të mësojë edhe rusisht.

Terence TaoQuajtur “Moxarti i matematikës”

nga kolegët e tij, Tao tani jep mësime matematike në Universitetin e Kali-fornisë LA (UCLA). Rezultati i tij i IQ shkon nga 211-230. Ai u bash-kua me fakultetin menjëherë pas fitim-it të doktoratës në Princeton në moshën 21-vjeçare dhe në moshën 24-vjeçare ai mundi të bëhej profesor. Ai është bërë i njohur edhe për kontributin e tij në te-orinë e numrave dhe analizat harmon-ike. Terence Tao-s iu dhanë 3.000.000 $ në fillim të këtij viti, pasi ai dhe katër kolegë të tjerë fituan Çmimin për zbu-limin e ri në Matematikë.Leonardo da Vinci

Një piktor, skulptor, arkitekt, muz-ikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist, dhe shkrimtar, Leonardo da Vinci, sipas Tirana Observer, ishte ndoshta perso-ni më i talentuar në fusha të ndryshme

për të gjitha kohët. Rezultatet e vlerësu-ara të IQ së tij shkojnë nga 180-220. Ai është një nga piktorët më të njohur në histori, të nderuar për inovacione e tij teknologjike të tilla si makina flu-turuese, automjetet e blinduar, fuqinë e e koncentruar diellore, etj.Albert Einstein

Albert Ajnshtajn ishte një fizikan te-orik gjerman dhe filozof i shkencës, re-zultatet e IQ të së cilit arrinin vler-at e 205-225. Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i famshëm që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “No-bel” në vitin 1921 për punën në lidh-je me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Kontribu-ti i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra beso-heshin si të vërteta. Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.johann Goethe

I konsideruar nga Ajnshtajn si “nje-riu i fundit në botë që di çdo gjë”, Gëte ishte një dijetar gjerman që themeloi shkencën e kimisë njerëzore dhe zh-villoi një nga teoritë më të hershme të njohura të evolucionit. Rezultatet e IQ së tij shkojnë në 210-225 nga mat-je të ndryshme. Ai është konsideruar si një nga figurat më të mëdha në liter-aturën perëndimore: drama e tij poetike, “Faust”, 1808 është ende duke u lexu-ar dhe studiuar gjerësisht dhe sot. Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpir-tin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore.

Nga Leonardo Da Vinçi, Ajshtajni e deri tek Johan Volfgang Gëte, njerëzit më të zgjuar në histori

Mbi 1200 vjet më parë, vikingët u nisën për të pushtuar botën, duke terror-izuar të gjithë Evropën. Nuk ishin vetëm një civilizim luftëtar dhe gjakatar, por ish-in edhe mjeshtra të aftë dhe udhëheqës të mëdhenj. Për 300 vite, mes shekul-li të VIII dhe IX, Vikingët nisën të sul-monin të gjithë botën. Në kërkim të to-kave, skllevërve, arit dhe argjendit, këta luftëtarët krenarë dhe eksploratorë tri-ma lanë shtëpitë e tyre në Norvegji, Sue-di dhe Danimarkë dhe nisën të grabisnin Europën. Arritën deri në Bagdad dhe Amerikë.

Shpejtësia dhe guximi i sulmeve të tyre u bënë legjendare. Por Vikingët ish-in më shumë se barbarë të egër vinin nga Veriu: Ishin tregtarë të mirë, inxhin-ier të shkëlqyer anijesh. Kishin një tra-ditë të pasur dhe jetonin në një shoqëri që për kushtet e kohës ishte shumë e hapur dhe demokratike, aq sa për shembull gratë mund të divorcoheshin kur të donin nga burrat e tyre.

PREJARDHJA E EMRIT. An-glosaksonët i quanin Vikingë. Në gjuhët skandinave “vik” do të thotë “gji” pasi vinin më së shumti nga Norvegjia dhe Islanda.

KUR FILLUAN TË PUSHTojNË BoTËN?

Sipas historianëve vikingët filluan zg-jerimin e popullit të tyre nordik nga shek-ulli 8-11. Madje ekziston dhe një datë pre-cize e dokumentuar: 8 korrik 793. Ishte pikërisht dita kur gjatë një feste në manas-tirin e Lindisfarnes, zbarkoi një tufë vi-kingësh duke shkatërruar çdo gjë.SHKATËRRIMI I PARISIT

30 vjet pas vdekjes së Karlit të Madh, Vikingët poshtëruan Francën perandorake, duke zbarkuar deri në Paris në vitin 845. Të njëjtin fat patën edhe qytetet e tjera të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.A ISHIN ME TË VËRTETË KAQ TË DHUNSHËM?

Masakra nuk ka dyshim që ka pasur, por në vetvete, në gjiret e tyre ishin njerëz

të qetë. Mbanin një lloj higjiene që ask-ush në atë kohë nuk e kishte. Shumë të aftë në poezi dhe mjeshtra të shkëlqyer ar-gjendarie.LUFTËTARË TË RASTËSISHËM

Ndryshe nga legjionarët romakë, vi-kingët ishin luftëtarë pa uniforma. Gjith-kush kishte veshjen dhe armaturën e vet. Vetëm udhëheqësit vishnin helmeta hek-uri për t’u dalluar, ndërsa luftëtarët më të përulur ishin të kënaqur me një kapelë lëkure. Shumica e tyre poshtë veshjeve të lëkurës vishnin rrjetë hekuri.DRAKKAR-I I TMERRSHËM

Anijet e luftës së Vikingëve ish-in të vogla dhe kishin formën e dragoit. Të shtyra nga një anije me vela katrore, ato tejkalonin shpejtësinë 20 km/orë dhe manovronin mirë në gjiret e ngushta.MjEKËSIA BARBARE

Nëse një luftëtar plagosej në bark, ai trajtohej me supë qepe. Nëse nga plaga dilte era e qepës, atëherë luftëtari konsid-erohej i vdekur. Në rast të kundër vazh-

donte kurat bimore. Vikingët kishin hig-jienë personale shumë të pastër, sidomos gratë.FEMRAT VIKINGE

Gratë ishin shumë të pavarura dhe të emancipuara. Ndërkohë që burrat ish-in larg në betejë, ishin ato komandantet e shtëpisë dhe fermave. Një vikingase mund ta zgjidhte vetë burrin e saj dhe madje të kërkonte divorcin kur keqtrajtohej apo

tradhtohej.RRITjA E LUFTËTARËVE TË VEGjËL

Deri në moshën 12-vjeçare fëmijët qëndronin të lirë. Më pas nuk shkonin në shkollë, por dërgoheshin në fusha apo ndi-hmonin prindërit në shtëpi. Meshkujt mer-rnin armë druri dhe bënin lojëra luftarake ose loznin me topa lecke. Kur rriteshin djemtë luftonin nën mbikëqyrjen e të rri-turve.USHTRI PA HIERARKI

Luftëtarët nuk kishin grada. Koman-danti i çdo bastisjeje ishte kapiteni i anijes së madhe. Luftëtarët mund të ishin qytet-arë të zakonshëm ose profesionistë. Vetëm këta të fundit udhëhiqnin sulmet.EKSPLoRUES TË PALoDHUR

Më shumë se sa bastisjet dhe armët, ishte tregtia komerciale që i bënte vikingët më të dallueshëm. Ata e zgjeruan treg-tinë e tyre nga Deti Kaspik deri në Bag-dad. Normanët arritën në Siçili dhe Ital-inë e Jugut.

Leonardo Da Vinci Albert Anjshtajn

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, … · 2020. 2. 27. · META SJELL RASTIN E RUMANISË CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 27 SHKURT 2020 Nr. 4646, ÇMIMI 20

E enjte, 27 shkurt 202016

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HoRIzoNTALE1. Janë ekspertë të së bukurës -Përhapet një me frikë -Një indian si sioux -Ze ajo që nis2. Një hall -Odilon që qe piktor -Organizma Sportive Lokale -Tregon prezencë3. Është prift

-... King Cole -Qe mbreti jetëgjatë i Pi-los -Inicialet e Redford4. Ricardo, as-brazilian i futbollit -Janë të rastit në rrugëë -Marple e Agatha Chris-tie5. Idiote pam ide -Mund të përmbysë pushtete

-Një pjesë e akademikëve -Të parat në pistë6. Film i Robert Altman -Battisti që këndonte Pensieri e parole 7. Është çnjerëzore -Filiz pa ekstreme -Është i gjithë -Mbyllin një turp 8. Joan që qe piktor -Inicialet e Daudet -Një... e shkruar në dollar

-Inicualet e Thurman -Një verë... franceze -Ai i Shenjtë është papa9. Khaçaturian kompozitor -Simone që qe këngëtare -Mund të jenë dhjamore -Është episod telefilmi 10. Ishin kambistët dikur - Ka kryeqytet Bamako -Tim aktor -Rivale pa zanore11. Një ndarje në kuzhinë

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 45 kuti.

HoRIzoNTAL1. Mund të jetë benzinë.7. Hans artist dadaist.10. Fillojnë hapur. 12. Qyteti me shishen kon-densator.14. Dymijë romake.16. Barrichello pilot.19. Mbyllin një shishe.20. I famshëm ai i Sizifit21. Pret... fëmijë.23. Janë të sinqerta kur da-lin nga zemra.

24. Kishin skllevër hilotë të tillë.26. Fillojnë kalvarin.28. I mbahet solistit.29. Çiftet e një armiku.30. Janë mundime, me armë.31. Një pjesë e studimeve.32. Një marrëdhënie.35. Rriten nga… tendosja e raportve.36. Gjysmë fetare.37. Erik kompozitor

francez.38. Merren nga vartësit.39. Një folje… për dritë.42. Ka dhëmbë çapraz një e tillë.44. Në krye të titullarit.45. Jepet në leksion.47. Miguel angel i Zoti President.49. Cosa… e mafia-s.51. Eshtë fjala e proverbit.53. Eshtë tokë për… ndër-tim.

57. Në krye të grupit.58. Një anestetik.59. Mund të jenë muzikore.60. Një sindikatë italiane.61. Parashtesë për vetë.63. Një i mukës është po i nëjti.65. Shearer, bomber an-glez.66. Eshtë zonë e… kufi-zuar.67. Ishte skllave e Abra-hamit.

VERTIKAL1. Gati për t’u thyer.2. Louis, pionier i flu-turimit.3. Diftong në duel.4. Kërkohet nga poeti.5. Dashurohet nga Nemorino.6. Efekti i François Truffaut8. Një e ftohur e lehtë.9. U kompozua nga Bellini.10. Janë gjysma… të tokës.11. Një lokale është për gjumë. 13. Torturojnë vetëvrasësit në ferrin dantesk.14. Emër vajze.15. Një sektor public-

iteti .17. Parashtesë për dy.18. Rex i Nero Wolfe.19. Eshtë instrument i lashtë.21. Luhet një nga ban-da.22. Eshtë oficer mad-hor.25. Udhëtojnë me… guidë.26. Bëhet me mea cul-pa.27. Fajet pa fe.30. Charles i përral-lave.33. Inicialet e Sordi komik. 34. Esht i mprehtë në shpatë.35. Eshtë fytyrë e… Ferrari-t.

40. Ulet për të hapur derën.41. Eshtë edhe ajo e cirkut.43. Rubinstein pianist.45. Inicialet e Selleck.46. Eshtë transporti me jumbo jet. 47. Emër vajze.48. Emri i Laurel.50. Një mund të jetë edhe unik.52. Unioni Opera-torëve Lolakë.54. Një pjesë e lartë-sive.55. Laura pa… bin-jake.56. Institute Tregtare Tiranë.62. Inicialet e Tëist.64. Fundi i Turandot.

-Është e lehtë në meeting -Një votë që bllokon -Ente Autonome 12. Traineri i Brazlit -Mun të jenë grosistë -Kurosawa qe qe reg-jisor

VERTIKALE1. Një spartan është i rreptë -Mund të jeë sigurie2. Matilde që qe shkrimtare italiane -Është sundimtar gja-katar3. Ishte komunikata komuniste -Janë varur në stac-ione4. James që qe këngëtare -Janë shifrat XXL

5. Përsrëitje për shkurt -Frank Sinatra6. Të fundit në tender -Janë gratë në Lima7. Dhjetë angleze -Kompozoi Falstaff -Fare pa fe8. Johnson aktore -Efekti... i Truffaut9. Pallati i famshëm në Lhasa -Në hyrje të oazit -Ekstreme për larg10. Mbyllin një dyqan -Arsène i Leblanc. -Bega që qe komik11. Kidman aktore -Ai dhe ajo12. Është princ arab -Daja trainer 13. Janë edhe ato të prodhimit -Janë oraret e vetme 14. Janë strehat e

barinjve -Inicialet e Dreiser -Mbyllin fushatat15. Është ar -Inicialet e Rohmer16. Mbarojnë fare -Është qytet në Maqe-doni17. Kanë shtretër për të pamundur -Është numri 318. Kush ka... ka kuri-ozitet19. Kanë artikuj me re-ceta një e tillë -Në krye të orkestrës20. Një mbishkrim në kryq -Gjysmë arrest.21. Fund tuneli -Është ecja në garë22. Mund të jetë plum-bi dhe kopjativ -Maurice regjisor

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje

CMyK

PRINTo ME NGjyRA cMyK