16
INTERVISTA E PRESIDENTIT CMYK GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Komisioni i Rindërtimit Debate mes Ramës, Naçit dhe Memës: Të shpejtohet rindërtimi, qeveria të heqë TVSH Problematika Tavani i ri, Qeveria ndryshon skemën e rimbursimit, protestojnë fermerët Aksidentet Vlorë, 2 aksidente, 6 të plagosur. Tiranë, makina përplas 63-vjeçaren Vizita në Tiranë Cavusoglu: Na sillni “gylenistët”, Caka pranon në heshtje kërkesën Aktualitet Faqe 9 Ekonomi Faqe 11 Aktualitet Faqe 7 Politikë Faqe 6 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN PS: Nuk e morët në rrugë, s’do e merrni në tavolinë Faqe 4 “Ndryshimet ligjore të Anti-KÇK-së” Politikë Faqe 2-3 PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve << 5 Qeveria i jep të drejtë policisë të kryejë përgjime të pautorizuara nga prokuroria dhe gjykata Teza e Musine Kokalarit, zbulon: Naim Frashëri ka kopjuar poetin pers, Rumiu Dossier Faqe 12-13 Rama: E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL. Vasili: Alibi dhe legalizim i klientëve të t’u kriminelë Suplement Histori & Arkiva Nga puna si meteorolog tek braktisja e shkollës, 10 fakte që nuk i dini për Stalinin Zbuloni të fshehtat, 13 fakte interesante për mbretëreshën Elisabeth II të Britanisë Faqe 15

GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

INTERVISTA E PRESIDENTIT

CMYK

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 13 SHKURT 2020

Nr. 4634, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Komisioni i RindërtimitDebate mes Ramës, Naçit dhe Memës: Të shpejtohet rindërtimi, qeveria të heqë TVSH

ProblematikaTavani i ri, Qeveria ndryshon skemën e rimbursimit, protestojnë fermerët

AksidentetVlorë, 2 aksidente, 6 të plagosur. Tiranë, makina përplas 63-vjeçaren

Vizita në TiranëCavusoglu: Na sillni “gylenistët”, Caka pranon në heshtje kërkesën

Aktualitet Faqe 9

Ekonomi Faqe 11

Aktualitet Faqe 7

Politikë Faqe 6

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

PS: Nuk e morët në rrugë, s’do e merrni në tavolinë Faqe 4

“Ndryshimet ligjore të Anti-KÇK-së” Politikë Faqe 2-3

PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve

“PRESIDENCA, KALA NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS”

Meta: Jo në Venecia, po edhe në NATO të shkojnë, unë do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022

<<5

Qeveria i jep të drejtë policisë të kryejë përgjime të pautorizuara nga prokuroria dhe gjykata

Teza e Musine Kokalarit, zbulon: Naim Frashëri ka

kopjuar poetin pers, Rumiu

Dossier Faqe 12-13

Rama: E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL. Vasili: Alibi dhe legalizim i klientëve të t’u kriminelë

SuplementHistori & Arkiva

Nga puna si meteorolog tek braktisja e shkollës, 10 fakte

që nuk i dini për Stalinin

Zbuloni të fshehtat, 13 fakte interesante

për mbretëreshën Elisabeth II të BritanisëFaqe 15

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 20202

Paketa e qeverisë, Policia e shtetit lë pas gjykatën edhe prokurorinë, nis me përgjime të pautorizuaraQeveria ka dorëzuar në par-

lament një paketë ndrys-himesh ligjore pjesë e pa-ketës anti-KÇK e cila i jep

të drejtë policisë së shtetit të kryejë përgjime pa autorizimin e prokurorisë dhe gjykatës, vetëm me urdhër nga drejtori. Më konkretisht propozimet ndërhyjnë në kodin e procedurës pe-nale, kodin penal dhe ligjin për po-licinë e shtetit duke u dhënë forcave të rendit të drejtën e kryerjes së përg-jimeve. Mazhoranca kërkon ndrys-himin e nenit 131 të ligjit për policinë e shtetit duke shtuar përcaktimin se: Gjatë veprimtarisë informative-gjur-muese ose të një procedimi poli-cor, policia e Shtetit përdorë masa të veçanta si: a) Përgjimi ambiental i bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transpor-tit publik; b) Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; c) Përg-jimin e bisedave telefonike ose tele-komunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; ç) Mbikëqyrjen e fshe-htë të personave të dyshuar për kry-erjen e veprimtarive kriminale. Sipas draftit, përdorimi i masave të veçanta, si përgjimi, fotografimi dhe mbikqyr-ja e fshehtë bëhet me vendim të titul-larit të strukturave të policisë, në niv-el drejtorie qendrore e vendore. Afati gjatë të cilit policia i kryen veprimet nuk i kalon tre muaj me të drejtë zg-jatje vetëm edhe njëherë për 3 muaj të tjerë. Pjesë e ndryshimeve është edhe vendosja në kodin penale një dispozite që mund të dënojë nga 3 deri në 7 vjet burg personat të cilëve u dërgohet formulari për burimin e pasurisë nga ligji anti-KCK. Sipas këtij ndryshimi posedimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, i kry-

er në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, si dhe përdorimi, mba-jtja apo ruajtja e tyre, në mënyrë të pajustifikuar, për të cilat është ven-dosur konfiskimi, nëse kryhet me dashje dhe nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga tri deri në shtatë vjet.

Miratimi i draftit “Anti- KÇK”Paketa “Anti-KÇK” dhe pse për-

flitej që nga viti i kaluar u miratua afro dy javë më parë duke hyrë men-jëherë në fuqi si një akt normativ. Si-pas draftit, “Operacioni Forca e Lig-jit” dhe Antiterrori janë strukturat për zbatimin e saj. Nëpërmjet kësaj pa-kete synohet goditja e krimit të or-ganizuar gjurmimi i pasurive të kr-ijuara nga krimi dhe sekuestrimi e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar. Ajo çfarë ka ngjallur më shumë pakënaqësi tek opinioni publik ka qënë fakti se poli-cia e shtetit po merr atribute të paqën-sishmë dukë lënë haptazi menjëanë institucione të tjera me rendesi të dre-jtësisë. Shpesh herë është komentu-ar si një dublim i SPAK-ut . Meg-jithatë nga ana tjetër forcat opozitarë kanë deklaruar se kryeministri Rama kurrsesi nuk mund të luftojë krimin e organizuar pasi ai vetë i aprovon ato.

OFL-ja heton Dritan Dajtin e Xhevdet Troplinin, u dërgon formularin për deklarimin e pasurive

OFL vijon me shënjestrimin e ek-sponentëve kriminalë të dënuar më parë për vepra të rënda penale duke i dërguar formularin për të deklaru-ar pasurinë. Dritan Dajti, me banim në Tiranë i dënuar për vrasje dhe disa vepra të tjera penale i është dër-guar formulari për deklarim të pas-urisë së tij. Ai ka qenë një nga per-sonat më të kërkuar në Shqipëri dhe fillimisht u dënua me 20 vite heqje li-rie nga Gjykata e Tiranës për vras-jen e biznesmenit Agim Beqa në 1999. Më pas ai mori famë për ar-ratisjen nga Gjykata e Tiranës më 17 nëntor 2003 pak para se të fillon-te seanca. Me një pistoletë ai kërcë-noi trupën gjykuese dhe Policinë dhe u largua me motor me pranga në duar. Prej 6 vitesh ai ishte në arrati dhe në 2009 gjatë një operacioni policor ai vret efektivët e të Forcave Operacion-ale Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani, ndër-kohë ngeli dhe vetë i plagosur. Po ash-tu mbeti i vrarë edhe një efektiv tjetër i Policisë Ledion Mara. Kalvari i se-ancave gjyqësore për Dritan Dajtin vi-joi prej disa vitesh me 278 seanca pasi avokatët refuzonin ta përfaqësonin por ai vetëm një vit më parë i shpëtoi 4 dënimeve të përjetshme. Në 2014 Gjykata e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme por ai e apeloi vendimin. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar që ja ul dënimin në 25 vite burg. Mazhoranca e cilësoi këtë vendim një skandal ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri rekurs për ven-dimin në Gjykatën e Lartë. Po ashtu edhe Xhevdet Troplini, me banim në Durrës i dënuar për trafik të lëndëve

narkotike duhet të deklarojë pasur-inë brenda 48 orësh. Ai u arrestua në Durrës për trafikimin e 11 kg hero-inë nga Italia në Shqipëri. Atij i janë sekuestruar njëhere pasuritë ndër të cilat disa objekte të ish- ndërmarr-jes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut në Durrës me sipërfaqe 9.9000 m2, vlera monetare të gjetura në banesën e tij 23 milion e 726 mijë e 600 lekë, 20 mijë e 505 euro dhe 203 dollarë amerikanë. Në banesën e tij u gjetën gjithashtu automjete luksoze të përfit-uara nga të ardhurat e aktivitetit krim-inal trafikut të drogës. Ky person del në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emil-jano Shullazi. Por emri i tij është lakuar për dy atentate, atë të 2017 ku në Mbikalimin e Sukthit mbetën të vrarë Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, si dhe atentatit ndaj kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt në 2019. Mësohet se Troplini edhe martën ka qenë në rrjetën e OFL pasi iu sekues-

trua një automjet i blinduar tip ‘Jeep’ por më pas i është rikthyer pasi e kishte me dokumentacion të rregullt. “Në zbatim të detyrave të përcaktu-ara në Aktin Normativ të datës 31 ja-nar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajt-ja pa leje e armëve luftarake”, “Falsi-fikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uni-formës”;

– Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narko-tike.

Këta individë, si subjekt i Lig-jit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha py-

Bardhi: Anti-KÇK të nisë nga vila e luksoze e Edi Ramës dhe shtëpitë e LleshajtSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, rea-goi ndaj deklaratave të kryeminis-trit Edi Rama në Kuvend për “An-ti-KÇK”, i cili tha se kjo paketë nuk mund të nisë hetimin nga poli-tikanët dhe ai personalisht, pasi qeveria nuk mund të hetojë poli-

tikanët. Bardhi shkroi në “Face-book” se “Anti-KÇK-ja” duhet të nisë punë nga vila luksoze 2 mil-ionë euro e Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të ministrit Sandër Lleshaj. “Prej 6 vjetësh, Edi Rama është kryepolic, kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe në vend që të

luftojë krimin në çdo qelizë të shtetit, ka futur në burg mbi 30 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të energ-jisë elektrike. Nëse Edi Rama do ta kishte lënë të lirë drejtësinë, Edi Rama do të kishte përfunduar pas hekurave të burgut si kryem-

inistri që ka vjedhur me ministrat dhe me kriminelët e tij me qin-dra milionë euro para dhe pasuri publike! AntiKÇK të nisë punën nga vila luksoze 2 milionë euro e Edi Ramës dhe nga shtëpitë e padeklaruara të Sandër Lleshajt!”, nënvizoi Bardhi.

Politikë

“Ndryshimet ligjore të Anti-KÇK-së”

Seanca parlamentare

Gazmend Bardhi

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 3

numrat

e faqeve

Politikë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kuvend ka folur për OFL dhe Anti- KÇK, teksa ka thënë se kriminelët do të goditen në pas-uri pasi burgu për ta nuk mjafton. Rama ka folur me tone të ashpra teksa ka thënë se ka analistë në tel-evizione që paguhen nga krimi i or-ganizuar për të bërë avokatin e tij, si dhe opozita që e ka ulur posh-të debatin politik për këtë çësht-je. Më tej kryeministri sqaroi se ky ligj nuk është bërë në 6 vite e gjysëm qeveri për shkak të gjykat-ave. Ai përmendi rastet kur krim-inelët ishin dënuar dhe ishin liruar, dhe prap kishin vijuar me aktiv-itetet kriminale apo ishin shpal-lur të pafajshëm. Për shkak se këta kriminelë shpëtonin nga drejtësia kryeministri thotë se padrejtësisht akuzohej Policia e cila në fakt bënte detyrën duke i kapur ata dhe duke i çuar para drejtësisë. Pikërisht Anti- KÇK erdhi në një kohë me ngrit-jen e institucionit të ri të drejtësisë SPAK. Po ashtu Rama premtoi se me OFL krimi i organizuar do të ngelet në nëntokë dhe shteti në mb-itokë për ta luftuar dhe jo të dyja në një nivel.

“Që nga lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm në mënyrën më spektakolare të shkeljes së lig-jit nga vetë gjykatësve, deri te tjetërsimi i pronave me interes të madh publik në zonën e bregdet-it. Për këtë shkak kemi vendosur

të ndërmarrim një ofensivë shem-bullore si asnjëherë më parë. Sot faktikisht i vjen fundi pafuqisë lig-jore për të reaguar në mënyrë urg-jente të gjithë atyre që do të për-dorin cekin e drejtësisë nën togën e gjykatësve. Sot japim në dorë qeverisë së re të sistemit gjyqësor, instrumentit të pezullimit. Duke i hapur rrugë hetimit të men-jëhershme të gjykatave. Deri kur të vij Vettingu të KCK, do tu bëhet Vettingu menjëherë”-tha ai. Rama ka shtuar se opinioni publik nuk di më çfarë të zgjedhë, pasi hidhet baltë përditë. Sipas Ramës, krimi është i trembur në pal-

cë nga OFL-ja. “Do të bëhet hap-ja e hetimit penal e menjëhershme dhe dërgimi i menjëhershme pas hekurave. Opinioni publik nuk di më çfarë të zgjedhë mes kë-tyre lumenjve me baltë që hidhen përditë. E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL. Kri-mi i organizuar është i interesuar që të fusë sa më shumë mjegull. Në studiot televizive ka avokatë të krimit të organizuar duke mbro-jtur krimin. Ka dhe ka pasur poli-tikanë të lidhur me krimin, por janë ata që janë të lidhur me krim-in që flasin më shumë”-përfundoi kryeministri.

Rama: E kemi trembur në palcë krimin e organizuar me OFL, s’mjafton burgu për ta

Petrit Vasili akuzoi Ramën pas fjalimit të këtij të fundit në Ku-vend duke thënë se ligji Anti- KÇK nuk është gjë tjetër veçse një ali-bi dhe legalizim i klientëve krim-inelë të tij. Vasili përmend shkeljet në Kushtetutë të kësaj mazhorance si dhe lidhjet e qeverisë me krim-in. Po ashtu nënkrytari i LSI tha se krimi në 6 vite e gjysëm të qever-isjes së Ramës mori frymëmarr-je dhe se ai po përpiqet kësaj rad-he t’i mbushë mendjen shqiptarëve se SPAK nën sqetullën e tij mund të luftojë krimin. “Sot kryeminis-tri i Shqipërisë, Edi Rama masht-roi publikisht dhe në mënyrën më të rëndë shqiptarët lidhur me paketën “KÇK” dhe lidhur me veprimet që i kishin lidhur gjoja duart atij për të vepruar kundra krimit e për të bërë detyrën e tij. Qëllimi i parë është për të krijuar një alibi, pra për të kr-

ijuar një alibi bashkëpunimit krim-inale të qeverisë me krimin dhe për t’i dhënë gjithashtu një alibi dhe legalizim kriminelëve tashmë klientë të qeverisë në të gjithë ve-primtarinë e saj politike, elektorale dhe ekonomike. Ju dini që ne kemi goditur ashpër zgjedhjen e Don-ika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ishte një adresë ku mund të çoheshin dos-jet e krimit. Pra duhet ta dini më së miri që ka pasur adresa se ku mund të shkonin dosjet e krimit, ku ka qenë edhe Prokuroria e Përg-jithshme e përfaqësuar nga Arta Marku, e përzgjedhura e qeverisë dhe Donika Prela gjithashtu, Kr-yeprokurore e Krimeve të Rënda”-tha Vasili . Mes të tjera nënkrye-tari i LSI-së e akuzoi Ramën se ka bashkëpunuar më “ përfaqësuesit” e dosjes “339” Po kështu ai dre-

jtoi një sërë pytjesh mbi tender-at dhe ngërçin në drejtësi që i dre-jtoheshin kryeministrit Rama “Sot po përpiqet ti ligjërojë dhe ti mbush

mendjen shqiptarëve që ky SPAK-u nën sqetullën e qeverisë mund të luftoj krimin e po vetë qeverisë. SPAK-u nën urdhërat e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që është asgjë më shumë se zgjatimi, apen-dixi i Edi Ramës. Këto mashtrime të trasha që i japin kohë krimit, të cilët i dhanë frymëmarrje për 6 vite e gjysëm krimit, megjithëse kryem-inistri do të precizojë se është 6 vite e gjysëm në pushtet, 6 vite gjysëm i dha frymëmarrje pafund krimit dhe ky krim nuk u ndëshkua, drejtësia e re që do lindte me Arta Markun dhe të tjerë e bëri krimin dhe kriminalizmit të ngjitej në nivelet më të larta edhe jashtë Shqipërisë, deri në Amerikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe deri në Europë” –deklaroi Petrit Vasili. Për të ka vetëm një KÇK në Shqipëri dhe ai është vetëm

Edi Rama, ka vetëm një KÇK që SPAK-u duhet të luftojë dhe të het-ojë dhe të nxjerrë para drejtësisë, ky është Edi Rama, ka dhe një mash-trues të pa lodhur, i cili ofendon dhe poshtëron popullin e tij duke e quajtur një popull të pa zgjuar, të pavëmendshëm, të pamend, duke i shitur mashtrime të tilla kaq të ne-veritshme ku çdo shqiptar do të py-este dhe do të vazhdojë të pyesë. “Çfarë bënë në 2 vite e gjysëm me Arta Markun dhe Donika Prelën, përse e bëmë Reformën në Drejtë-si është pyetja tjetër. A kemi dre-jtësi të pavarur apo kemi drejtësinë e Kryeministrit, kemi drejtësinë e pluralizmit shqiptar apo kemi dre-jtësinë e Koçi Xoxës të partisë së punës, që rrëmbente njerëzit, u rrëmbente pronat dhe i hidhte nëpër hendeqe”-përfundoi nënk-ryetari i LSI-së.

Vasili i përgjigjet Ramës: OFL, alibi dhe legalizim i klientëve të tu kriminelë

etjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kry-erje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK,

të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informo-jë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”-njof-toi policia.

Petrit Vasili

Edi Rama

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 20204

Partia Demokratike ka paraqitur dje në tryezën e reformës zgjedhore disa propozime sa i përket ndërhyr-jeve në Kodin Zgjedhor. Disa prej

ndryshimeve kanë të bëjnë me rolin e Pol-icisë së Shtetit nën regjimin e qeverisë ku-jdestare për procesin e zgjedhjeve. Në nenin 5/1, pika 2 kërkohet që 100 ditë (njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. PD kërkon që të shihet mundë-sia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Sipas PD, skema e cila duhet të imple-mentohet lidhur me rolin e policisë duhet te jetë totalisht e ndryshme nga situata aktuale. “Në kushtet aktuale kur policia ‘është lar-guar’ në mënyrë distante nga përfshirja në procesin zgjedhor ka sjellë një fenomen të ri. Atë sipas të cilit policia është e përfshirë në procesin zgjedhor por jo si një fluks që pozicionohet si ruajtës i rendit apo edhe ag-jent i policisë gjyqësore për parandalim dhe procedim të krimeve. Është pozicionuar si e përshirë në zgjedhje duke bërë vota për qeverinë. Një pozicionim që asnjëherë më parë nuk ka qenë i njohur për policinë as në situatat më ekstreme. Në këtë kuptim roli i saj duhet ridimensoinuar. Nga një pozicion antiligjor, okult, duhet nxjerrë në dukje ve-primtaria e saj dhe duhet vendosur në pozi-cion monitorimi, duke mos e lejuar të abu-zoje në këtë pozicionim të ri”, deklaron PD.

Më tej PD pohon se skema është e thjeshtë, policia duhet të kthehet pranë Qen-drave të Votimit dhe do ketë dy detyra. Së pari me ruajtjen e rendit në qendrat e voti-mit. “Kjo është një praktikë e stazhionuar me legjislacionin e mëparshëm. Policia, nuk futet në perimetrin e jashtëm të qen-drave të votimit. Ajo mund të ndërhyjë vetëm ne rastet kur thirret nga komisioni i qendrës se votimit. Baza ligjore (e shfu-qizuar) ka qenë mjaftueshmërisht e qartë dhe e testuar”, arsyeton PD.

Po ashtu në propozimet e saj PD kërkon që policia, të ngarkohet me funksionet e policisë gjyqësore “Një funksion që ajo në veprimtarinë e përditshme e ka, porse përg-jatë periudhës zgjedhore (saktësisht ditët e zgjedhjeve) duhet ta ketë akoma më të fok-usuar dhe të rregulluar në mënyrë akoma të detajuar. Funksioni i policisë gjyqësore është shumë i rëndësishëm, sepse ky rol i përforcuar i policisë, duhet të jetë i konkor-duar së pari me komisionin e Qendrës së Votimit, e mbi të gjitha edhe me rolin e ri që do të duhet të ndërmarrë edhe prokuroria përgjatë procesit zgjedhor”, deklaron PD në relacionin shpjegues. PD thotë se e këshil-lueshme do të ishte qe roli i policisë në kry-

erjen e funksioneve të policisë gjyqësore, të artikulohej si veprimtari që kryhet përgjatë “gjendjes së flagrancës”.

Pra, PD kërkon të konkretizohet deri edhe me arrestime në flagrancë të shkelësve të veprave penale zgjedhore, duke shpje-guar se ka shume impakt pozitiv, arrestimi përgjatë fushatës i një individi që shpërndan

para. Po kështu kërkohet që zinxhiri KQV-polici- Prokurori, të funksionojë në gjendje alarmi përgjatë ditëve zgjedhore. Por ndërkohë, kërkohet që prania e poli-cisë, në ambiente të tjera jo për qëllime të mbrojtjes së rendit zgjedhor, do të duhet të interpretohet si përfshirje e paligjshme në zgjedhje. Po kështu thuhet se çdo informa-

cion, kërkesë, ankesë, e subjekteve zgjed-hore dhe zgjedhësve, të adresohet tek KQV dhe këtij të fundit duhet t’i njihen kompe-tenca edhe jashtë këtij territori.

Qëndrimi i BylykbashitOerd Bylykbashi zbuloi dje për mediat

propozimet e PD llidhur me krimin zgjed-hor ku ka kërkuar hetimin e krimit dhe ko-rrupsionit zgjedhor nga SPAK dhe goditja e tij nga institucionet më të larta të drejtë-sisë. Ndër të tjera i deleguari i PD për try-zën për Reformën Zgjedhore thotë se janë tre paketa ku përfshihen rritja e rolit të Poli-cisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, mbrojtja e denoncuesit të krimeve zgjedhore . “Ky ishte takimi i dytë që patëm si katër për-faqësuesit e tryzës. Ishin dhe ekspertët e ODIHR. Opozita sot bëri propozimet lid-hur me instrumentat që do të ndajnë poli-tikën nga krimi. Janë tre paketa. Është roli i Policisë së Shtetit. Futja e një num-ri instrumentesh me mbajtjen e subjek-teve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bash-kë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garan-timin e rregullave për të gjithë subjek-tet zgjedhore. Paketën do e keni në dispo-zicion dhe trajton të gjitha ato çështje që garantojnë rregullat për fushë të barabartë për zgjedhjet. Qeveria tranzitore është

çështje publike e përmendur nga kryetari i opozitës dhe tryezat e tjera opozitare.”- tha Bylykbashi.

Qëndrimi i GjiknuritBashkëkryetari i Komisionit Parlamen-

tar për Reformën Zgjedhore Damian Gjik-nuri, ka folur lidhur me takimin e djeshëm, ku pohoi se qeveria tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme nuk janë pjesë e diskutim-it në këtë tryezë. “. Ato gjëra që nuk janë ar-ritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti mar-rësh në tavolinën e negociatave. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin”,- tha Gjiknuri.

Z.Gjiknuri, pak më herët kryetari i PD tha se pjesë e zgjidhjes së krizës duhet të jetë dhe rishikimi i ndarjes territoriale. A është e gatshme mazhoranca ta shohë edhe këtë çështje?

Nuk është mandati im, as i Komision-it të Reformës Zgjedhore dhe as i këtij grupi për të adresuar çështje kushtetuese, territo-riale apo çështje të tjera që nuk kanë të bë-jnë me legjislacionin zgjedhor. Pra, kërkesat e natyrës politike qoftë dhe qeveri teknike apo gjëra të tilla, që janë kërkesa politike e të përsëritura shpesh nuk kanë lidhje me punën tonë.

Po për propozimin e PD referuar sanksionimit të hetimit të krimeve zgjedhore nga SPAK, a keni një qëndrim z.Gjiknuri?

Këto janë gjëra që duhet ti shikojmë. Pra, korrupsioni zgjedhor është një vepër penale e parashikuar dhe aktualisht në leg-jislacionin penal që është ndryshuar në vi-tin 2017. Është një propozim që duhet ta shikojmë, të konsultohemi me ekspertët dhe me prokurorinë apo institucionet përkatëse. Është një gjë që duhet zgjidhur gjithmonë në frymën e kompromisit. Nuk kam një propozim paraprak sepse vetëm sot u njohëm me dokumentin dhe do marrim kohën e nevojshme për të punuar.

Z.Gjiknuri a u diskutua qoftë dhe në parim ndoshta qeveria tranzitore?

Jua thashë. Nuk është në mandatin e këtij grupi pune dhe këtij komisioni. Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tav-olinën e negociatave. Nuk ka sens të dis-kutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qever-ia është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zg-jedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve.

Propozimet e PD-së: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve

PS: Nuk e morët në rrugë, s’do e merrni në tavolinë

Politikë

Damian Gjiknuri

Propozimet e PD-së

Oerd Bylykbashi

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 5

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një intervistës për Eurone-ws Albania komentoi dje ligjin e sapo miratuar në Parlament

nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presiden-ti Meta pohoi se do të shprehet në mo-mentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim. “Nuk e di se çfarë ka ndod-hur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur mira-tohet ndonjë ligj në respekt të Kushte-tutës. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës. Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por është në vijim të mar-rëzimit që ka ndodhur me zbatimin anti-kushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë mar-rëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Pres-idencë do të shprehem në mënyrë zyr-tare. Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur z. Meta gjatë intervistës në stu-dion e “Ilva Now”.

Presidenti i Republikës duke folur më tej për përplasjen me kreun e Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tha se z. Dvora-ni ka kryer shpërdorim të detyrës dhe ka përvetësuar kompetenca e Presidentit. I gjithë ky debat, Meta tha se është bërë me urdhër politik të Kryeminisrit Edi Rama për t’i marrë presidentit të dre-jtën e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Përgjegjës për këtë situatë, Presidenti bëri dhe delegacionin e Bash-

kimit Evropian në Tiranë dhe Euralius.“Kjo është një drejtësi e vdekur. Unë

nuk luftojë për një Gjykatë kushtetuese të Ilir Metës. Unë po mbroj një Gjykatë Kushtetuese me integritet. Çdo zgjedhje që bëja unë, ndryshonte zgjedhja për Kuvendin dhe çdo zgjedhje që bënte kuvendi ndikonte në zgjedhjen time. Ata bënë një lojë të trashë që nuk ka diplo-mat të korruptuar në Bruksel, Uashing-ton për të relativiziuar përgjegjësinë e z.

Dvorani. Ka shpërdoruar detyrën dhe ka përvetësuar kompetencën e tjetër kujt. KHD e ka miratuar listën në një ditë, Kurse Dvorani e ka ribotuar listën pa mbledhjen e KED. E ka bërë për të kri-juar një ide mashtruese dhe këtë Kuvendi ta merrte të mirëqenë dhe ne po ia rrua-jmë Presidentit anëtarin e Gjykatës Kus-htetuese”, u shpreh Meta duke shtuar: “ “Patjetër që gjithë këtë e ka bërë Rama , se Ruçi nuk do ta bënte, ka një res-pekt dhe do të më kthente një përgjig-je. Fakti që nuk ka kthyer përgjigje, do të thotë se është bërë me urdhër të Ramës”. Duke folur më tej për sabotim të re-formës në drejtësi, Meta etiketoi me ironi si “heroinë të reformës” ish-ambasador-en e BE-së në Tiranë, Romana Vlahu-tin. Gjithashtu, Presidenti foli dhe për ro-lin e Euralius, pasi refuzoi të merrte pjesë

në një mbledhje informale të thirrur për sqarimin e mosmarrëveshjeve mes in-stitucioneve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. I pyetur nëse ka ndryshuar qasja e delegacionit të Bash-kimit Evropian, Meta u përgjigj se, zyra e BE në Tiranë ka përgjegjësi për kapjen e reformës në drejtësi nga mazhoranca qeverisëse. “Kjo është një çështje mjaft evidente, ata kanë humbur mundësitë për të luajtur rolin e tyre që reforma të bëhej siç është në Kushtetutë. Përgjeg-jësia e tyre është shumë e madhe. Por nuk dua t’i hyj kësaj çështjeje, unë kam qenë mjaft bashkëpunues me të gjithë”, deklaroi Presidenti.

KushtetutaPresidenti deklaroi dje se është betu-

ar para shqiptarëve për të mbrojtur Kus-

htetutën dhe do të përballet me këdo që e shkel atë. “Përplasja ime do jetë bal-lore me këdo që prek Kushtetutën. Për këtë të jenë të sigurtë të gjithë, si në mazhorancë edhe në minorancë”,- tha Meta.

Lidhur me komisionin e PS për shkarkimin e kreut të shtetit, Presi-denti Meta pohoi: “Jo në Venecia, por në NATO lë të kërkojnë interpretim dhe opinion. Kjo punë ka marrë fund. Unë do jem në detyrë deri në 24 kor-rik 2022”.

Sipas Presidentit, Kuvendi po bën veprime ilegjitime që prej largimit të opozitës. “Unë mendoj që ky Kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpe-jtësi të madhe delegjitimimin e të gji-tha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërnda-het,” tha ai.

Presidenti vazhdoi më tej duke e cilësuar punën e parlamentit të shkëpu-tur nga realiteti dhe që nuk ofron garan-ci për normalitet politik dhe institucion-al të vendit. Gazetarja Tare e pyeti nëse kjo përgjigje nënkupton se kreu i shtet-it ka vendosur të mos e shpërndajë par-lamentin. “Parlamenti jashtë standar-deve të kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputëtëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta,” u përgjigj presidenti.

“Presidenca është kala për mbrojt-jen e Kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkom-bëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 22 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën,” , përfundoi Meta.

Intervista e Presidentit

Meta: Presidenca, kala në mbrojtje të Kushtetutës. Edhe në NATO të shkojnë, do jem në detyrë deri në 24 korrik 2022

Politikë

Xhafaj kritika PS-së: Ka përpjekje për të ndryshuar me lehtësi ligjet e reformës në drejtësiNdryshimet e njëanshme të ligjeve të reformës në drejtësi dhe prekja nga PS-ja e pavarësisë së institucioneve të reja shihet me nota kritike edhe nga vet përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga njerëzit që ka hartuar reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dje në Ku-vend ka mbajtur një fjalim me nota kritike ndaj ndërhyrjeve që kolegët e tij po bëjnë në ligjet e reformës. “Dëshiroj të nënvizoj një çësht-je të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e re-

formës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre”,- tha Xhafaj.

Ai iu referua reastit të ndryshim-it të një ligji nga PS dy herë brenda pak muajsh. “Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndrysh-uar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndry-shojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë,

problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën pre-sionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komod-iteti për punën e tyre. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar”,- deklaroi Famir Xhafaj.

Ish-ministri nuk ka kursyer kriti-kat ndaj Prokurorisë duke folur hapur për loja politike me dosjet në gjykim. “Fatkeqësisht është një fenomen që po e shohim ende në sistem dhe krye-sisht në prokurori. Lojëra politike dhe

korruptive me çështjet në hetim dhe gjykim. Një pjesë janë çështje shumë të nxehta, me impakt të madh pub-lik. Shpresoj shumë që institucionet e reja të sistemit, ILD, Prokurori i Përg-jithshëm dhe vet KLGJ e KLP ti ev-identojnë dhe të reagojnë ndaj kë-tyre akteve që cënojnë rëndë figurën e magjistratit, por vecanërisht bes-imin e publikut te drejtësia”,- deklar-oi Fatmir Xhafaj. Shqetësimet e ngrit-ura nga një prej hartuesve të reformës janë sinjali i parë se institucionet e reja të drejtësisë po përdoren nga seg-mente të qeverisë.

Ilir Meta

Famir Xhafaj

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 20206

Meta takon Çavuşoğlu: Shqipëria dhe Turqia të forcojnë më tej marrëdhëniet ekonomike-tregëtarePresidenti Ilir Meta priti dje në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e men-jëhershme të dhënë nga autorite-tet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëlli-met për viktimat e tërmetit dhe or-tekut në Turqi. Kreu i Shtetit vlerë-

soi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëte-jshëm të klimës së biznesit dhe rri-tjes së investimeve turke në veçan-ti në vendin tonë. “Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat,

veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritu-ra!”, - u shpreh Meta.

Gjithashtu, kreu i shtetit nënviz-oi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër ter-rorizmit dhe ekstremizmit, si dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Tur-qisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.

Politikë

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i kërkoi dje Shqipërisë të dorëzonte të gjithë

gylenistët, që sipas tij strehohen në vendin tonë. Duke folur në një kon-ferencë për shtyp në Tiranë, Cavu-soglu deklaroi se ia kishte kërkuar dorëzimin e tyre jo vetëm Cakajt, por edhe kryeministrit Edi Rama, të cilit po ashtu iu referua si “vëllai im Edi”. “FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku ndodhet. FETO kontrol-lohet nga shërbimet sekrete të disa vendeve. Ne dëshirojmë kthimin e tyre në Turqi. I kemi shpjeguar vëllezërve tanë shqiptarë për rrezi-kun që paraqet kjo organizatë. E kemi paralajmëruar edhe kryemi-nistrin Rama, por edhe Gentin se çfarë kërcënimi paraqet FETO për Shqipërinë”, deklaroi ministri i jashtëm turk, duke kujtuar se An-karaja është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit. “Bashkëpuni-mi është rritur edhe më shumë pasi është hapur universiteti i Nju Jor-kut nga Universiteti Marif. Pres-im dhe mbështetjen dhe kontributin e palës shqiptare. Në fushën e ar-simit do vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë”, theksoi Cavusoglu.

Ai njoftoi po ashtu se presiden-ti Erdogan do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, në kuadër të forcim-it të bashkëpunimit dypalësh. Ca-vusoglu deklaroi se Shqipëria ka marrë “disa hapa” për përjash-timin e anëtarëve të FETO-s dhe kërkoi që të “vazhdojë përpara”. “Nuk ka shifra se sa anëtarë të FETO-s ka në Shqipëri, por ka me qindra. Kemi kërkuar rikthimin e tyre. Shqipëria ka hedhur disa

hapa, presim që të vazhdojë për-para me to. Nuk duam që anëtarët e FETO-s të qëndrojnë në Shqipëri, Ja shpjegova vëllait tim Gentit dhe do t’ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama se FETO përbën rrezik për sigurinë kombëtare”, tha ai.

Ndërkohë ministri Gent Cakaj, e kaloi në heshtje kërkesën e Turqisë, ku kujtojmë se vetëm pak kohë më parë vendi ynë deportoi minis-trin Harun Çelik, si pjesë e “Gylen-istëve” të imamit Fetullah Gülen. Policia Shqiptare deportoi drejt

Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çe-lik më 1 janar, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut. Ai ishte arrestuar 5 muaj më parë Çe-lik në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Së bashku me të ishte edhe shoku i tij, Selami Simsek. Ky i fundit, ndodhet në burg, dhe por dyshohet se ka kërkuar azil poli-tik në Shqipëri, duke ndjekur të një-jtën procedurë si miku i tij i depor-tuar në Turqi.

Takimi me RuçinKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi, priti dje Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ku vuri në dukje se marrëdhëniet poli-tike midis të dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe zhvillohen në

një mirëkuptim të plotë. Dialogu politik, marrëdhëniet miqësore, shkëmbimet e shumta e intensive kanë fuqizuar partneritetin strateg-jik ndërmjet dy vendeve dhe bash-këpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet. Bashkëpunimi ekonomik, shkëmbimet tregëtare dhe investimet turke në Shqipëri po rriten. Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë fu-qizimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Ministrit Çavuşoğlu mirënjohjen për mbështetjen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit si

edhe solidaritetin për popullin turk dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti i 24 janarit në Turqi. Çavuşoğ-lu falenderoi për vlerësimet dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe i trans-metoi përshëndetjet e përzemërta vëllazërore të Presidentit Erdogan dhe Kryetarit të Asamblesë së Mad-he Kombëtare të Turqisë, Şentop. “Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm strategjik i Tur-qisë dhe kontributi për paqen, sig-urinë dhe stabilitetin nuk varen nga madhësia e vendit, por nga vendos-mëria për këto kauza.”, u shpreh ministri I Jashtëm.

Ministri Cavusoglu kërkon deportimin e “gylenistëve”, Caka miraton në heshtje kërkesën e Turqisë

Vizita në Tiranë

Meta - Çavuşoğlu

Mevlut Cavusoglu

Çavusoglu - Caka

Çavusoglu - Ruçi

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 7

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan ditën e djeshme në Shkodër. Famirë-sisht nuk pati të lënduar, por plumbat shkaktuan panik mes qytetarëve. Ng-jarja ndodhi në vendin e quajtur Par-rucë. Burimet folën për një shkëmbim zjarri mes dy makinave, por policia e Shkodrës në njoftimin paraprak tha se një person qëlloi në ajër. Thuhej se konflikti ka ndodhur për motive ban-ale. Kështu efektivët kanë arritur që të arrestojnë dy autorët e kësaj ngjar-je, shtetasit Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç dhe Hygert Muçaj, 32 vjeç të cilët kanë qenë bashkë. Ata janë ulur nga makina e tyre dhe ka nisur një debat me shtetasin Taulant Ahmeti. Mëso-het se në debat e sipër shtetasi Gle-dis Ustabeqiri ka qëlluar njëherë nga pistoleta e tij. Ky shtetas ka deklaruar

se ka shtënë pa dashje dhe se nuk ka pasur qëllim që të qëllojë dikë. Debati mes tyre ka qenë i çastit duke i thënë njëri-tjetrit ‘pse më pe ashtu’. Bëhet me dije se ata janë ulur nga mjetet dhe mes tyre ka nisur debate derisa është dëgjuar një e shtënë që ka trem-

bur qytetarët që po kalonin sepse ng-jarja ndodhi në lagjen “Parrucë” në qendër të qytetit. Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat me dy të rinjtë e tjerë të cilët janë arrestu-ar nga policia e Shkodrës.

Reagon PD: Po kërcënohet jeta e shkodranëve

Pas të shtënave me armë zjar-ri në qytetin e Shkodrës, ka ard-hur një reagim edhe nga dega e par-tisë Demokratike në këtë qytet, ku me anë të ish-deputetes. Izmira Ul-qinaku thotë se polciia është bërë njësh me bandat, urdhërohet nga të fortët e qytetit. Sipas ish-deputetes së PD Shkodra kurrë nuk është përbal-lur me një situatë të tillë. “Ditën për

diell, përplasje me armë në qendër të Shkodrës! Bandat nuk njohin ligj e as rend! Policia është bërë njësh me to, urdhërohet nga të fortët e qytetit! Sa të mbrojtur janë qytetarët kur policia bën sehir! Po kërcënohet jeta e shkod-ranëve! Kurrë nuk jemi ndeshur me situata të tilla, çdo tre ditë të përplasen me armë kriminelët në mes të qytetit. Kjo vjen si pasojë e marrjes në mbro-jtje të bandave nga qeveritarët. Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Depute-tet e Mazhorancës janë përgjegjes për situatën në Shkodrën tonë, sepse janë ato që po tolerojnë ngjarje të tilla dhe po përkeqësojnë situatën nëpërmjet indiferencës! Shkodranët duan ndrys-himin, duan zgjedhje të parakohshme, sepse Edi Rama po e bën qytetin të pajetueshëm!” tha Izmira Ulqinaku.

Të shtënat me armë në Shkodër konflikti mes të rinjve, 2 të arrestuar, 1 i shoqëruar

Dy aksidente kanë ndod-hur brenda pak minu-tash në Vlorë duke shënu-ar 6 të plagosur, mes tyre

një i moshuar në gjendje të rëndë. Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona në aksin rrugorë Drashovic-Peshkëpi në Vlorë, ndërsa janë dashur 3 ambu-lanca për të transportuar të plagosurit në spital. Automjetet konkretisht një Volksëagen me targa AA 827 VP, Benz me traga AA 502 VC dhe një Toyota me targa 909 SK, janë ak-sidentuar mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga ak-sidenti mbetën të plagosur 5 perso-na, fatmirësisht pa pasoja për jetën. Fillimisht kanë qenë dy automje-tet tip Benz dhe ajo Volksëagen që janë përplasur mes tyre dhe më pas është goditur edhe makina tjetër tip Toyota. Nga përplasja janë lënduar 3 anëtarët e familjes që udhëtonin me makinën Benz dhe drejtuesit e makinës Volksëagen dhe Toyo-ta. Policia ka shoqëruar dy perso-na si shkaktarë të aksidentit. Ndër-kohë në Tiranë një tjetër aksident ka ndodhur në mesditë ndërsa au-tori nuk është ndaluar ende nga policia. Sipas informacioneve zyr-tare, më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fish-ta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentu-ar shtetasen E.GJ., 63 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, për iden-tifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.

Dy aksidente në Durrës, arrestohen tre drejtues mjetesh

Dy aksidente kanë ndodhur në Durrës pa lëndime apo të plagosur. Një “Opel” ka goditur një mjet tjetër dhe më pas është përplasur me bor-durën dhe si përfundim u arrestua

drejtuesi 28- vjeçar L.P.Po ashtu në Rushkull një mjet tip

‘Ford’ përplasi një këmbësore 6- vjeçare e cila ndodhet nën kujdes-in e mjekëve në spital. U arrestua shoferi 29- vjeçar L.T. E.M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, ishte i arrestuari i tretë nga Policia e Dur-rësit pasi u kap duke drejtuar mo-torin tip ‘Yamaha’ në gjendje të dehur. Kurse në Fushë- Krujë, 30- vjeçari K.M, u arrestua në fshatin Larushk pasi kishte dhunuar bash-këshorten e tij.

“Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në fla-grancë një 30-vjeçar. Arrestohen

dhe 3 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komis-ariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shteta-sin: K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi ka ush-truar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre dre-jtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– L. P., 28 vjeç, banues në Dur-

rës, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka goditur një mjet tjetër e më pas bordurën. – E. M., 32 vjeç, banues në Shkallnurë, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.

– L. T., 29 vjeç, banues në fsha-tin Rrushkull, Durrës, pasi duke dre-jtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen E. K., 6 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”-njoftoi policia.

Denoncimi tek Berisha: Breshëri armësh mes bandave të partisë në Shkodër, policia erdhi me vonesë“Brenda dy javëve Shkodra ka për-jetuar ty beteja bandash. Qyteti është nën terror të plotë”. Ky ka qenë denoncimi që ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në Shkodër, ku pati përplasje me armë zjarri.Në adresë të Berishës ka ar-dhur një mesazh nga qytetari dix-hital, ku ky i fundit pohon se nga përplasja e bandave u rrezikua jeta e qytetarëve, ndërsa shton se poli-cia erdhi 15 minuta me vonesë në vendngjarje. Sipas qytetarit, vonesa e policisë është bërë me qëllim që bandat të kishin rrugën e lirë.“ Per-shendetje zoti Berisha! Sot përsëri në lagjen Parrucë banorëve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga ban-dat e Edvin Krimit. Para 40 min janë gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kanë rrezikuar jetë njerë-zish. Policia ka vonuar 15 min për të vajtur në vendngjarje me qëllim që bandat të kishin rrugë të lirë dhe të mos ju hynte gjembi ne këmbë. Brenda dy javëve Shkodra ka per-jetuar dy beteja bandash. Shkod-ranët janë të trembur dhe kanë frikë të dalin në rrugë si në vitet 1997 ku bandat e Gramoz Ruçit terrori-zuan qytetin. Shkodranët kanë disa pyetje për Edvin Mafinë dhe Sand-er Mafinë :Kur do goditen bandat ? Kur qytetarët do dalin të sigurte nga shtepitë e tyre? Kur do jenë të sigurtë bizneset nga gjobat ?A ek-ziston Shkodra për ju dy ? A ek-ziston OFL, SPAK, etj në Shkod-ër?”- shkroi Berisha në facebook.

Aksidentet

Në Vlorë, 2 aksidente, 6 të plagosur. Tiranë, makina përplas 63-vjeçaren, shoferi largohet

Kronikë

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

8

PRINTO ME NGjyRA CMyK

CMYK

Ndërkombëtarët dalin sërish kundër një vendi-mi pozitiv të Komision-it të Pavarur të Kualifi-

kimit. Kësaj radhe bëhet fjalë për kryeprokuroren e Durrësit Anita Jel-la e cila kaloi shkallën e parë të vet-tingut më 10 dhjetor të vitit të kaluar. Në datën 10.12.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit vendo-si konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, proku-rore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Vendimi nr. 221, datë 10.12.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikim-it, për konfirmimin në detyrë të An-ita Jella, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 10.2.2020. Më datë 11.2.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komi-sionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Koleg-jin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të një-jtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekoman-dimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njofti-mit të vendimit nga Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik

gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Re-publikën e Shqipërisë.

Ndërkohë Komisioni i Pavar-ur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e djeshme nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adnand Xheli-li. Vendimi për prokurorin Xheli-li është marrë nga trupa gjykuese e KPK e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Në seancën dëg-jimore ai u përball me probleme të pasurisë së tij. Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëg-jimore lidhen me dy pasuritë krye-sore të familjes së prokurorit Xheli-li, një apartament me sipërfaqe 117

m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës Relatorja Shu-li shpjegoi se Xhelili e kishte blerë apartamentin si i pastrehë nga Enti i Banesave në vlerën 1.1 milionë lekë dhe e ka shlyer për periudhën 1999-2005. Komisioni konstatoi mospër-puthje të burimit të deklaruar në vi-tin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare. Mospërputhje në deklarata është kon-statuar edhe për vlerën e apartamentit. Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dhënë fillimisht shpjegime për këto gjetje, por pas përfundimit të hetimit ka dorëzuar prova të reja, të cilat do të vlerësohen gjatë vendimarrjes.

Kronikë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të lejimit të lojërave të fatit, duke arrestuar 11 persona, mes të cilëve dhe pronarin e lokalit, ku ushtro-hej aktiviteti i paligjshëm. Poli-cia sqaroi se ky rast është goditur në mesnatën e kaluar, në një lokal në pronësi të 21-vjeçari H. T., në rrugën “Haxhi Kika”, ku janë se-kuestruar një tavolinë e përshtat-ur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixho-zi, një bllok me shënime për aktiv-itetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbe-nin për vënien e basteve sportive të palejuara. “Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lo-jërave të fatit. Finalizohet nga Ko-misariati i Policisë Nr. 2, operacio-ni policor i koduar “Poker”. Vihen në pranga 11 shtetas, mes tyre edhe pronari i lokalit. Shërbimet e Ko-misariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, eviden-timin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” zh-villohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë or-ganizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”. Si re-zultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për ve-prat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzi-mi i krimit”, të kryera në bash-këpunim, shtetasit: Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë

banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në fla-grancë edhe pronari i lokalit, shteta-si H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me lig-jin”, kryer në bashkëpunim. Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Hax-hi Kika”, në ambientet e një loka-li me pronar shtetasin H. T., usht-rohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe se ky shtetas kishte venë në dispozi-cion të kësaj veprimtarie ambien-tet e lokalit, shërbimet e Komis-ariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në fla-grancë të shtetasve të lartpërmen-dur, të cilët po ushtronin aktivite-tin e palejuar të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale janë se-kuestruar: një tavolinë e përshtat-ur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixho-zi, një bllok me shënime për aktiv-itetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shër-benin për vënien e basteve spor-tive të palejuara. Materialet i kalu-an Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lo-tarive të palejuara”, “Vënia në dis-pozicion e lokaleve për lojëra të pale-juara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim”-njoftoi policia.

Aktivitet “lojra fati”, arrestohen 10 persona mes tyre dhe pronari i lokalit

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për djegien e disa mak-inave në këtë qytet, dhe që rezultonin të dënuar më parë për plagosje dhe vjedh-je. Në pranga kanë rë 31-vjçari G. H. dhe 20-vjeçari B. R., pasi sipas policisë, janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të dje-gieve të automjeteve në qytetin e Elbasan-it. “Finalizohet operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”. Operacioni nga Komisar-iatit i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë, pas një hetimi dymujor. Zbardhen djegiet e dy automjeteve. Vi-hen në pranga 2 autorët, me precedent pe-

nal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve, djegie automjetesh, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndod-hura në muajin dhjetor 2019 dhe në mua-jin janar 2020. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit dymujor dhe pas një pune të mirëorganizuar nga ana e strukturave të Komisariatit te Policisë El-basan, u finalizua operacioni policor i kod-

uar “Zjarrvënësit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

•G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje.

•B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera rezul-ton se këta persona janë autorë të dy ngjar-jeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

– Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në

përdorim nga shtetasi K. K.– Më datë 09.01.2020, rreth orës

00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E. Gj.

Po nga informacionet e marra dysho-het se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatër-rimi i pronës me zjarr ”, kryer në bash-këpunim”-njoftoi policia.

Elbasan, arrestohen 2 persona për djegie makinash, të dënuar më parë

ONM kundër KPK për prokuroren Anita Jella, kërkohet ankimimi. Shkarkohet prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili

Vetting-u

Anita jella Adnand Xhelili

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 9

CMYK

Ditën e djeshme është mbled-hur për herë të katërt Komiteti i Rindërtimit në Shqipëri. Në kët mbledhje Kryeminis-

tri Edi Rama dhe gazetari Marin Mema, i cili është pjesë e fondacionit që do ndi-hmojë të prekurit nga tërmeti, debatu-an sot në mbledhjen e katërt të Komitet-it Kombëtar të Rindërtimit. Gazetari Marin Mema kërkoi që të nisë procesi i rindër-timit, madje edhe individualisht për tu dhënë njerëzve, sipas tij, dritë shprese. Por kryeministri e kundërshtoi duke u shpre-hur se ky proces nuk duhet të vazhdojë në mënyrë individuale. Rama tha se shpejtë-sia ka një limit pasi mund të çojë në dëme të një natyre tjetër. Mema ngriti gjithashtu shqetësimin për TVSH duke kërkuar heq-jen e saj sa më shpejt. Gazetari theksoi se me TVSH-në nga katër shtëpi të ndërtuara një prej tyre i kalon shtetit. Gazetari Mema, i cili është pjesë e fondacioneve që do ndi-hmojnë në procesin e rindërtimit, kërkoi që procesi i rindërtimit të nisë sa më shpejtë. Por, e menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e kryeministrit Rama, i cili tha se çdo gjë do bëhet sipas tryezës, duke shtuar se edhe shpejtësia ka limit.

Pjesë nga debatiMarin Mema: Një shqetësim që e

kemi hasur në procesin e rindërtimit, kemi nisur ndërtimin e katër shtëpive. Një nga problemet që kemi hasur është çësht-ja e TVSH e cila në fakt u deklarua se do hiqej në mbledhjen e fundit të Komitet-it të Rindërtimit, një muaj e ca më parë u deklarua se do të hiqej TVSH për materia-let e ndërtimit por rezulton se sot ajo ako-ma është. Të paktën për 3 javë do dorëzo-jmë shtëpitë e para dhe i bie që shtetit në 4 shtëpi të mbajë 1 vetëm me TVSH.

Edi Rama: Çështjen e TVSH nuk e di. Ta sqarojë ministri sepse nuk jam në dijeni të këtij fakti.

Arben Ahmetaj: Kryeministër kemi kaluar ligjin për heqjen e TVSH-së për të gjithë procesin, qoftë në import, qoftë në procesin e brendshëm që në dhjetor. Ka pasur procesin e vet bërja e VKM dhe nesër do kalojë në qeveri ku e trajton në detaje dhe transparencë gjithë procesin e TVSH-së, të taksës doganore, të infrastruk-turës për të mos pasur konfuzion. Që nga nesër efektet janë të drejtpërdrejta.

Marin Mema: Duhet të ishte përfundu-ar si llogjikë pasi u deklarua si një element që ishte bërë dhe u mor si masë. Nuk dua të hap debat. Ne është se e kemi nisur si garë ndërtimin e shtëpive, por jemi përpjekur të ndihmojmë disa familje që kanë qenë në kushte ekstreme për të mos i lënë tu thel-lohet problematika. Kur kemi mundësi, të paktën ne kështu e kemi menduar jo për të dalë nga një proces i përbashkët, por kur kemi mundësi të ndihmojmë disa famil-je që vërtet kanë pasur raste specifike ne e kemi bërë këtë ndoshta duke tejkaluar dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë pike

Edi Rama: Me apo pa leje i keni bërë shtëpitë? Pyetje.

Marin Mema: Të gjitha me leje, pat-jetër. Ne nuk do të bënim asnjë ndërtim pa leje, për t’u bërë të jashtëligjshëm, për ne është ligji në radhë të parë.

Edi Rama: Por unë mendoj që nuk du-het bërë kështu. Nëse jemi në këtë tryezë duhet të respektojmë atë që vendosim këtu sepse nëse është puna për të thënë sesa nev-oja kanë njerëzit dhe familjet kanë shumë më tepër se aq. Nevojat imediate të famil-jeve jemi munduar ti përballojmë dhe nat-yrisht çdo ndihmë që vjen nga gjithsekush është e mirëpritur ti përballojmë duke i sis-

temuar me qira, duke u munduar ti qën-drojmë pranë. Arsyeja themelore pse kemi kërkuar këtë bashkërendim është që të mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe pastaj nesër të paguajnë kosto njerëzit.

Komiteti i Rindërtimit, Naçi-Ramës: Sa rezistente janë ndërtimet që do bëni?

Për herë të katërt u mblodh dje Komi-sioni i Rindërtimit për tërmetin. I pran-ishëm ishte edhe imami Elvis Naçi, ku gjatë fjalës që mbajti ndau shqetësimin e cilësisë së punimeve që do të kryhen në banesat e dëmtuara ose ato që do të rindër-tohen nga fillimi. Sipas Naçit ky është një shqetësim që kanë banorët të cilat kanë banesa individuale. ”Kisha një pyet-je në lidhje me banesat individuale, ka një shqetësim me të drejtë nga banorët. Ka një shqetësim të drejtë për sa i përket nderti-meve, sa kualitative janë dhe sa rezistente janë. E thashë këtë shqetësim që kanë të gjithë që këto ndërtime të jenë sa më të kontrolluara kemi pranuar që në të gjitha hapat do jemi bashkë. Jam i lumtur që po afrohet koha që ne ti shohim këta banorë në nevojë me shtëpitë e tyre”.

Ahmetaj: 10023 qytetarë vijojnë në çadra

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar ecurinë e punimve nga 26 nëntori dhe deri më tani. Ai ka publikuar në mbledhjen e katërt të Komunitetit të Ndër-timit, modelet e shtëpive që do të ndërto-hen të të prekurve nga tërmeti. Ahmetaj tha se ka elementë anti-sizmike dhe do jenë e modelit 1+1 apo 2+1. “Procesin e marr-jeve zyrtarisht të modeleve, teknologjia e re modulare. Në metodologjinë 1+1;2+1. Me elementë anti-sizmik të standardeve Ev-ropiane. Strehimi është pjesa më e mad-

Aktualitet

Fondet buxhetore për financimin e pasojave të tërmetit do të jenë gjithsej 27 miliardë lekë për të gjithë periudhën e rindërtimit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga kjo shumë 20 mil-iardë lekë janë fonde që do të rrje-dhin nga buxheti i këtij viti, 5 mil-iardë lekë janë financime që do të ndahen në buxhetin e vitit 2021 dhe 2 miliardë lekë janë financime që do të akordohen në vitin 2022. E gjithë shuma, që do të financohet nga taksat e shqiptareve nëpërmjet buxhetit të shtetit, përllogaritet 220 milionë euro. Ky financim do të mbulojë rreth 20 për qind të kostos totale të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të përllogarit-ura nga qeveria shqiptare në bash-këpunim me donatorët.

Dëmet më të mëdha në Tiranë e Durrës

Termeti i muajit nëntor dëmet më të mëdha të llogarita në vlera mone-tare i shkaktoi në qytetet kryesore të vendit, Tirana dhe Durrësi. Shifrat zyr-tare të ministrisë së Rindërtimit dhe Zhvillimit tregojnë se efekti i dëmeve për kryeqytetin llogaritet në vlerën e 303 milionë eurove, ndërsa për qytetin e Durrësit prej 310 milionë euro. Në total fatura e dëmeve e llogaritur nga qeveria, e cila do të prezantohet edhe në konferencën ndërkombëtare të do-natorëve llogaritet në vlerën e 985,1 milionë lekëve. Ministria e Rindërti-mit dhe Zhvillimit ka llogaritur se pje-sa më e lartë e faturës totale të dëmeve është për dy qytetet kryesore të ven-dit, në vlerën e 613 milionë eurove. Si për Tiranën dhe Durrësin dëmet në vlerë llogariten sa 31 për qind e totalit të dëmeve të shkaktuara në të gjithë vendin. Referuar këtyre të dhënave, në Tiranë u dëmtuan 35,085 banesa dhe 60 biznese. Në kryeqytetet nuk pati

dëmë në strukturat akomoduese, si ho-tele. Durrësi është qyteti më shumë I prekur nga tërmeti, ku rezultojnë të dëmtuara 37,179 banesa dhe 343 biznese, duke përfshirë ato të tregtisë, industrisë, prodhimit dhe magazinat. Numri i hoteleve të dëmtuara llogaritet në 52 njësi.

Rindërtimi, Tirana mbetet mbrapa në evidentimin e dëmeve të tërmetit

Në pritje të rindërtimit të banesave për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nën-torit, Bashkia e Tiranës ende nuk e ka një raport të vlerësimit të dëmeve. Ministri për Rindërtimin, Arben Ah-metaj, bëri një bilanc të dëmeve dhe konstatoi se 8000 banesa janë të pabanueshme dhe mbi 10 mijë qytet-arë vijojnë të qëndrojnë ende në çad-ra. “Bashkia e Tiranës është një hap mbrapa për shkak të procedurës, por tani ka filluar puna. Në bashkinë e Ti-ranës për vlerësimin e thelluar po ka-lojmë pas. Vlerësimi i thelluar së bash-ku me raportet e detajuara mbaron në fund të marsit, fillimi i prillit. Në çad-rat vazhdojnë 10023 qytetarë, janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bo-nusi i qirasë, 1455 leje me procedurë të përshpejtuar. Ata që shpronëso-hen në zona me zhvillim të detyruar shpronësohen 100% për metër katrorë me çmimin e referencës.”-tha Ah-metaj. Teksa kërkoi durim nga qytet-arët, kryeministri Rama tha se në ditët në vijim do të hapet gara për ndërtimin e banesave. Rindërtimi në Thumanë e Laç do të nisë më shpejt. Me 17 shkurt në Bruksel do të mbahet kon-ferenca e donatorëve, ku pritet që ven-det anëtare të japin kontributin e tyre për rindërtimin që sipas llogaritjeve të qeverisë rezulton të jetë 1 miliard euro. Lëkundja e tokës në 26 nëntor veç dëmeve materiale la pas 51 vikti-ma dhe qindra të lënduar.

Dëmet e tërmetit, fatura për Tiranën dhe Durrësin llogaritet 613 milionë euro

Debate te Komisioni i Rindërtimit: Të shpejtohet rindërtimi, qeveria të heqë TVSH-në

printo

cmyk

he e dëmeve dhe humbjeve”.-tha minis-tri. Ahmetaj bëri me dije se janë 51026 ndërtesa të inspektuara dhe 8925 të pa banueshme Rreth 357 pallate janë të in-spektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve dhe 242 për t’i rikon-struktuar Janë 1523 shtëpi private për t’u shembur dhe 62 shkolla për t’u rikon-

struktuar. Në fund të marsit mbaron vlerësimi i thelluar në Tiranë. Rreth 88 objekte janë të shembura deri më tani, ndërsa 10023 qytetarë vijojnë në çad-ra. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirave. 1455 leje me procedurë të përshpejtuar. Aplikime në platform si-pas Ahmetaj , është domosdoshmëri lig-jore.

Komisioni i Rindërtimit

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 202010

Auditimi i KLSH: Teknologjia e Informacionit përdoret pa efikasitetKontrolli i Lartë i Shtet-

it ka përfunduar audit-imin e Teknologjisë së Informacionit në sub-

jektet Ministria e Drejtësisë, Minis-tria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral, Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informa-cionit, Autoriteti i Mediave Audio-vizive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Bash-kitë Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 deri në 30.09.2019. Ky projekt auditimi u krye me ob-jektiv vlerësimin e situatës së përg-jithshme në institucionet e sipërpër-mendura dhe përcaktimin nëse performanca e përdorimit të in-ternetit në administratën publike i shërben arritjes së objektivave në mënyrë efektive, duke përfshirë pa-jtueshmërinë me kërkesat ligjore dhe rregullative, konfidencialitetin, integritetin si dhe disponueshmërinë

e vazhdimësinë e shërbimeve të of-ruara. Në përfundim të auditimit, u konstatuan një sërë parregullsish mbështetur në të cilat kemi arritur në konkluzionin se:

Identifikimi dhe administri-mi i elementëve kritikë në ofrim-in e shërbimit të internetit dhe vazh-dimësisë së ofrimit të këtij shërbimi është i papamjaftueshëm. Mungesa e kontrolleve të nevojshme, nuk jep siguri të arsyeshme mbi mbrojtjen e sistemeve të teknologjisë së in-formacionit që realizojnë shërbimet kryesore të e-qeverisjes G2C (Gov-ernment to Citizen), G2B (Govern-ment to Business) G2G (Govern-ment to Government).

Sipas KLSH, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimit të internet-it dhe vazhdimësisë së ofrimit të këtij shërbimi pa ndërprerje është i papamjaftueshëm. Gjetjet më të rëndësishme të këtij Auditimit përmblidhen:

Mungesa e akteve rregullatore në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Mos përcaktimin e nevojave, mbi përdorimin dhe mbikëqyrjen e shërbimit të internetit,

Përdorimin pa ekonomicitet të fondeve për shërbimet e sipërcituara

Aksesin e pakontrolluar brenda institucioneve dhe jashtë tyre.

Grupi i auditimit duke vlerësu-ar përdorimin e internetit si burim kryesor të qeverisjes elektronike ka propozuar rekomandimet për-katëse për përmirësimin e situ-atës dhe shfrytëzimin e mundë-sive për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të qeverisjes qen-drore, autoriteteve, agjencive dhe vetëqeverisjes vendore dhe in-stitucioneve të tjera në mënyrë që të arrihen standarde të njëjtë dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, profesional, transparent dhe të përgjegjshëm.

Për përmirësimin e gjendjes në drejtim të rritjes së Performancën

së Përdorimit të Internetit janë përc-jellë rekomandime me karakter or-ganizativ konkretisht për:

Ministrinë e Drejtësisë, Minis-trinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-

ral dhe Ministrinë e Kulturës, 29 re-komandime.

Agjencinë Kombëtare e Sho-qërisë së Informacionit, Autoritetin i Mediave Audiovizive, Autoritetin

Bashkitë janë bërë të varura nga taksat që paguhen për lejet e ndër-timeve të reja. Raporti i fundit mbi ecurinë e financave vendore, publi-kuar nga CO-Plan dhe Ministria e Financave evidenton se për 9 mu-jorin e 2019-ës, të ardhurat nga tak-sa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 7.2 miliardë lekë, në rri-tje me rreth 91.7% kundrejt të një-jtës periudhë të një viti më parë. Më shumë fonde nga ky burim ka sig-uruar Bashkia e Tiranës. “Përjash-tuar të ardhurat nga kjo taksë për Bashkinë Tiranë, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 1.9 mil-iard lekë nga kjo taksë, në rritje me rreth 53.6% në terma vjetorë”, thek-son raporti.

Të dhënat e detajuara trego-jnë se Bashkia e Tiranës arkëtoi rreth 5.3 miliardë lekë (në rritje me rreth 110.8% në terma vjetorë) ose rreth 73.3% të të ardhurave totale nga kjo taksë. Në të kundërt, bash-kitë Memaliaj dhe Kuçovë rezulto-jnë të mos ketë gjeneruar të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastruk-

turë për periudhën në analizë. Në Bashkinë Lezhë, nga kjo taksë re-zulton të jenë zgjeruar nga një nivel prej rreth 62.7 milionë lekë në rreth 368.6 milionë lekë gjatë periudhës në analizë dhe në Bashkinë Durrës nga rreth 176.9 milionë në rreth 249 milionë lekë.

Ekspertët që kanë hartuar do-kumentin e shohin me shqetësim varësinë e pushtetit vendor nga tak-sa e ndikimit në infrastrukturë. Si-pas tyre, bashkia e kryeqytetit për-bën një entitet me karakteristika tërësisht të ndryshme nga bashkitë e tjera. “Burimet financiare totale janë rritur, por rritja diktohet nga perfor-manca e Bashkisë Tiranë dhe zh-villimet në dy taksa kryesore: tak-sa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) dhe taksa e pronës. Qartësisht, Bashkia Tiranë përbën një entitet me karakteristika tërësisht të ndryshme nga 60 bash-kitë e tjera në vend. Kjo ngre pye-tje mbi modelin e decentralizimit të zbatuar në Shqipëri. Varësia nga të ardhurat nga TNI mbetet e lartë, për bashkitë ku kjo taksë ka peshë

specifike të lartë – si një e ardhur kapitale dhe jo e vazhdueshme”, ev-identon raporti i financave vendore.

Rritja e të ardhurave nga tak-sa e ndikimit në infrastrukturë nxit dhënien e lejeve të ndërtimit nga pushteti vendor, pasi sigurohen më shumë të ardhura. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, për 9 mu-jorin e 2019-ës, u dhanë gjithsej 848 leje ndërtimi ose 14 leje më shumë se e njëjta periudhë një viti më

parë. (në 9 mujorin 2018 u akordu-an 834 leje ndërtimi). Bashkia e Ti-ranës kryeson listën e qarqeve që ka miratuar më shumë leje të reja, pasuar nga Durrësi.

Teorikisht, taksa e ndikimit në infrastrukturë paguhet nga ndërtu-esi për të rehabilituar zonën ku ai po kryhen ndërtimin, për të cilin ka siguruar lejen. Por praktikisht, kjo taksë shkon në buxhetin e bash-kive dhe nuk përdoret për këtë des-

tinacion, por sipas nevojave që ka pushteti vendor. Mungesa e Kadas-trës Fiskale, mungesa e informa-cionit dhe niveli i lartë i taksës po mbajnë ‘peng’ arkëtimin e taksës së ndërtesës sipas metodologjisë së re, që bazohet në vlerën e pronës. Kjo përkthehet në të ardhura të mun-guara në buxhetet e bashkive, ndër-sa ekspertët kërkojnë më shumë bashkëpunim ndërinstitucional.

Për “vjeljen” e taksës së pas-urisë, janë Këshillat Bashkiakë që vendosin se cili do të jetë agjenti për mbledhjen e saj, por aktualisht janë disa Njësi të Qeverisjes Vendore, që nuk e kanë miratuar ende një ven-dim të tillë, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, thotë se nga 61 bashki, vendimi është mirat-uar nga 54 prej tyre, por nuk bën publike se cilat janë 7 bashkitë pa vendim. Kryesisht, bashkitë kanë caktuar si agjent për mbledhjen e taksës Shoqëritë e Ujësjellës-Kana-lizimeve, për abonentët që kanë mbulim të shërbimit me ujë. Për

Bashkitë synojnë rritjen e tarifave vendore

Ekonomi

Bashkia e Tiranës

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 11

Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e subvencionit të fermerëve duke vendosur tavan rimbursimi. Fer-merët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë punën, e jo më të krye-jnë investime, kurse ekspertët thonë se shuma prej 7, 4 mln lekë që ka akor-duar qeveria nga buxheti për fermerët për 2020-ën është e pamjaftueshme. Ata mendojnë se braktisja që qeveria po u bën fernerëve, po sjell si rrjedhojë mbështetjen e tregut serb, ku agropër-punuesit shqiptarë të qumshtit po ble-jnë mbi 30% të qumshtit (të pasteri-zuar) atje duke i kthyer fabrikat e tyre në fasoneri, vetëm për paketim. Për këtë fermerët kanë vendosur të rinisin më datën 20 shkurt protestat në Lush-nje. Referuar vendimit të publikuar në fletoren zyrtare, masat e mbështet-jes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillim-in rural janë, a) Për tufën bazë të matri-kulluar (kafshët riprodhuese), për fer-mat me jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt; b) Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë)lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë

mijë) lekë për subjekt; Zëvendësi-mi i plastmasit termik për serrat diel-lore ekzistuese për prodhimin e peri-meve, rrushit për tavolinë dhe tunelet plastike për prodhimin e luleshtryd-hes në vlerën respektive 300 000 (tre-qind mijë) lekë/ha dhe 100 000 (një-qind mijë) lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për sub-jekt. Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II. Po ashtu qever-ia do të mbështesë ata që mbjellin bimë mjekësore aromatike, fermat organ-ike, ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turiz-mit rural, etj. Shuma totale sipas të dhënave të Ministrisë së Financave këtë vit është njëjtë si vitin e kalu-ar, 7,4 mln lekë, që duke u nisur nga precedenca e vitit të kaluar, shpjegon

eskperti për çështjet bujqësore Ervin Resuli, ishin të pamjaftueshme.

“7,4 mln që ishin në dispozicion vi-tin e kaluar për subvecionimin e fer-merëve u konsumuan deri në 15 nëntor dhe AZHBR nuk pranonte më fatu-ra me postë siç ua dërgojmë ne sipas procedurës. Kjo ndodhi në kundërsh-tim me udhëzimin e ministrit që subve-cionet vazhdojnë gjatë gjithë vitit kal-endarik deri në datën 31 dhjetor. Na i kthente faturat mbrapsht pa sqarim. Nuk ka bazë ligjore për refuzim”- shp-jegon eksperti Resuli. Për skemën e re eksperti Ervin Resuli thotë “Skemë e re avaze të vjetra!” Si do të funskiono-jë skema e re për fermerët? Një blektor me 10 lopë të cilat i mban për qumësht, me një mesatare prej 15 litra për krerë shet 150 litra qumësht në ditë, të sub-vencionuara për 2019 me 10 lekë për litër dhe do të mbështetej për 365 ditë. Nëse skema do të ishte e plotë, fer-meri do të përfitonte 547.500 lekë të reja, një shumë e konsiderueshme për të bërë invenstime në një fermë me 10 lopë ! Për 2020-ën, po ky blek-tor me 10 krerë lopë përfiton 100.000 lekë të reja, pra 447.500 lekë të reja më pak se në 2019. “A quhet mbështetje

kjo?”- pyet Resuli. Lëmosha, thotë ai, përveçëse varfëron, nuk ndihmon blek-torin, ndërsa tregon se rajoni mbështet 4 -6 cent për litër/qumësht pa limit, 70-100 euro për krerë/ lopë, 30-50 euro për viç të therur apo lindur. Kosova tr-egon Resuli mbështet bujqësinë dhe blegtorinë me 25 mln euro në vit dhe pa tavan. “Pra një blektor në rajon nuk ndihet i diskriminuar në shtetet fqin-je, përkundrazi mbështetet dhe është konkurues në treg, aq konkurues sa ia vlenë ta blesh qumështin në Serbi, të paguash transport 1000 km larg, të pagush detyrimet doganore, dhe përsëri të të vijë më lirë litri se sa e prodhon blektori Shqiptar”- shprehet Resuli. Ai mendon se në tre vitet e ardhshme situata e bujqësisë e bleg-torisë në vend ka për tu përkeqësu-ar sepse fermerët nuk ia dalin dot. Ata kanë nisur, thotë ai, që prej më shumë se një viti të shesin bagëtinë e tokat e të largohen jashtë. Për ek-spertin Resuli, nëqoftëse qever-ia nuk vendos të merret seriozisht me bujqësinë e blegtorinë në vend, sektori do të vdesë krejtësisht dhe agropërpunuesit do të kthehen plotë-sisht në fasoneri.

Qeveria ndryshon skemën e rimbursimit, protestojnë fermerët

Ekonomi

pjesën tjetër taksa mblidhet nga zyra vendore e taksave në bashki. Por, një shqetësim tjetër që vjen nga bashkitë është fakti që qytetarët tak-sapagues ndeshen në kushte të pa-mundësisë për të paguar, pasi niveli ekonomik i tyre është shumë i ulët. Në këtë këndvështrim, miratimi i VKB-ve ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për caktimin e agjentit që mbledh taksën, por edhe për fak-tin se bashkitë kanë kompetencë të miratojnë nënndarje zonale të terri-torit, duke ulur masën e taksës deri në 30% ose të mund të aplikojnë nivel takse 30% më të lartë. Po ash-tu, bashkitë mund të ulin taksën deri në masën 35% për zonat rurale, që iu bashkuan pas ndarjes së re ad-ministrativo-territoriale, me përjash-tim të Tiranës, që mund ta reduktojë deri në masën 30%.

Sipas vendimit të qeverisë nr. 132, datë 7.3.2018, çdo taksapagues duhet të vetëdeklarojë të dhënat për pasurinë e tij të paluajtshme që ka në pronësi apo në përdorim pranë njësive të qeverisjes vendore. Meg-jithatë, për përcaktimin e bazës së taksës për ndërtesën, si referencë do të shërbejë vlera e përcaktuar nga rivlerësimi i pasurisë të regjistru-

ar pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë që, nëse shuma e vetëdeklaruar nuk përputhet me atë të rivlerësimit, atëherë për bazë do të merret shuma më e lartë.

Prej muajit dhjetor, UKT ka ven-dosur të shfrytëzojë hapësirat ligjore për aplikimin e taksës. Kjo pasi, sipas vendimit të qeverisë, kur vlerësimi sipas vetëdeklarimit apo vlerës së pasurisë sipas ZRPP-së, është i pamundur, çmimi i vlerësu-ar do të korrespondojë me çmim-in mesatar referues të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi si-pas qyteteve, të përcaktuara nga qeveria, si dhe sipërfaqes së pre-zumuar. Më konkretisht, nëse identifikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e njësisë pronësore, përdoren vler-at referuese për sipërfaqe: 100 m² për ndërtesat për banim ose 70 m² për njësi pronësore, për ndërte-sat për banim, të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar. Ndër-sa, referuar tabelës së çmimeve të referencës, kjo taksë iu kushton më tepër banorëve të kryeqytet-

it, ndërsa pas tij renditen Durrësi, Vlora, Orikumi, Himara dhe Shkod-ra. Ndërkohë që, qytetet më të lirë janë Fushë-Arrëzi dhe Memaliaj, ku çmimi i referencës është më i ulti për gjithë vendin. Për Tiranën është bërë edhe një nëndarje zonale, ku çmimi më i lartë i takon Njësisë Ad-ministrative nr. 5, që përfshin zonën e Tiranës së Re dhe Njësisë nr.2 që përfshin zonën e qytetit studenti dhe Saukun.

Për kryeqytetin kjo taksë do të vazhdojë të jetë pjesë e faturës së ujit. Kështu, për një apartament 80 m², që ndodhet në zonën e Tiranës së Re, kjo taksë do të jetë në masën e 7 600 lekëve në vit. Ndërkohë që, për një apartament me të një-jtën madhësi, që ndodhet në zonën e Qytetit Studenti niveli i taksës shkon në rreth 7 480 lekë. Por, kjo është masa maksimale që do të paguhet për këto zona, pasi ven-dimi i qeverisë i ndan ato në nën-zona të tjera, që kanë çmime më të ulta reference, duke bërë që edhe vlera e pronës të jetë më e ulët. Për kryeqytetin, më lirë tak-sa e pronës paguhet nga banorët e Zall Bastarit, Shëngjergjit dhe Zall Herrit.

i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoritetin e Mbikëqyr-jes Financiare, 30 rekomandime. Bashkitë Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë, 34 rekomandime.

Konferenca do të fokusohet në sfidat dhe veprimtarinë e institucioneve shqiptare në arritjen e shtatëmbëdhjetë objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.

Në Konferencë do të përfshihen kontribuesit e gjashtë konferencave të tjera shkencore të organizuara nga KLSH, SAI-t e rajonit, SAI-t që KLSH ka marrëveshje bashkëpunimi, SIGMA, përfaqësues të botës akademike e shoqërisë civile, etj.

Shprehja konkrete e interesit, të çdo specialisti të fushës së auditimit, ekonomisë, jurisprudencës (institucione akademike, universitare apo shoqatave profesionale të fushës) dhe më gjerë lidhur me tematikat e trajtuara në shtatëmbëdhjetë objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, do të ishte një kontribut i vlerësuar dhe i mirëpritur për konferencën.

Në Komitetin Shkencor të Konferencës do të marrin pjesë :• Kryetari i KLSH-së• Prof.Dr.Skënder Osmani• Prof.Dr.Jorgji Bollano• Dr.Florion Mima• Dr. Jacek Jezierski • Prof.Dr. Sherif Bundo• Prof.As.Dr.Sazan Guri

• Prof.Dr.Tonin Kola• Prof.Dr. Lindita Milo• Prof.Dr.Hysen Çela• Prof.Dr.Aurela Anastasi• Wojciech Kutyla• Joop Vrolijk• Alastair Swarbrick

Komiteti organizator i Konferencës është si më poshtë :• Kryetari i KLSH-së• Prof.Ass.Dr. Manjola Naço• Dr.Rinald Muça• Luljeta Nano• Irena Islami• Qeram Cibaku

Informacione shtesëKonferenca do të zhvillohet në Tiranë në datën 12 maj 2020.Pjesëmarrja në Konferencë është pa pagesë.Materialet që do të plotësojnë standardet e kërkuara do të publikohen nga KLSH në një botim të veçantë.Afati për dorëzimin e abstrakteve është data 20 prill 2020.Komunikimi i mëtejshëm lidhur me Konferencën për të gjithë të interesuarit mund të realizohet në këto adresa: [email protected] dhe [email protected]

Bujar LESKAJKRYETAR

ThIRRJE pëR ABSTRAKTE pëR KoNfERENcëN E VII-Të VJEToRE ShKENcoRE Të KLSh-Së mE TEmë: “oBJEKTIVAT E KomBEVE Të BAShKuARA pëR

ZhVILLImIN E QëNdRuEShëm 2030 dhE ShQIpëRIA”

REpuBLIKA E ShQIpëRISë KoNTRoLLI I LARTë I ShTETIT

KRYETARI

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 202012 •

Dossier

Violeta Murati

Çfarë është thënë deri tani në mënyrë naive, gati glorifikuese, si krahasim, për “poetin tonë kombëtar”, ka qenë vetëm fakti se Naim Frashëri ka ngjashmëri

me poezinë e poetit të famshëm pers, Rumi-un, ndonëse ky poet deri më 2007 nuk është përkthyer asnjëherë i plotë, në përjashtim të përkthimit të fragmentarizuar që i ka bërë vetë Naim Frashëri. Ngjashmëria që i është veshur Naimit ka qenë një lloj gjendjeje ndjeshmërie e ngjashme, një sentiment i natyrshëm ndodhur mes dy poetëve që ishin të detyruar të jetonin larg atdheut, “të larguar nga gjërat e dashura”.

Por, asnjë studiues deri më sot nuk ka shkuar në një analizë të thelluar se nga rrje-dhin këto ngjashmëri, shto këtu faktin se nuk kanë pasur edhe një lëndë të plotë poetike, të përkthyer, nga Rumiu. Por çfarë “fshihet” pas kësaj ngjashmërie që shpesh studiues e gju-hëtarë, na kthejnë tani në përshtypjen se kanë folur pa arsye të njohjes ose nga injoranca, qejfi i trashëguar nga diktatura për të glorifikuar pa argumente.

Naim Frashëri mbetet një poet kombëtar i Rilindjes. Për këtë arsye Musine Kokalari në vitin 1938 e bën tezë të temës së saj, në Univer-sitetin e Romës.

Por, pasi ka vështruar poezinë e tij me karak-ter të përzier si poezi me karakter sentimental, me karakter politik, shkollor apo poezi me kar-akter fetar, vepra me karakter të përzier - Musine Kokalari bën “zbulimin” e saj, të çuditshëm: Naim Frashëri ka kopjuar poetin pers, Rumiun.

“Nuk mund të lë në heshtje një zbulim in-teresant që kam bërë, duke lexuar disa poezi të

Në vitin 1938, Musine Kokalari në tezën e saj të mbrojtur në Itali, për poetin tonë kombëtar të Rilindjes, Naim Frashëri, ka bërë një nga zbulimet më befasuese në letërsi: se shumë vargje të Naimit rezultojnë iden-tike me ato të poetit persian, Rumiu. Ajo e ka quajtur “kopjim”, pa bërë ndonjë koment, por duke e arsyet-uar si gjendje dhe situata të njëjta ndjeshmërie. Dy kompozimet karakteristike janë: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), përballë me vargjet e Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”

Teza e Musine Kokalarit, zbulon:Naim Frashëri ka kopjuar poetin pers, RumiuNë vitin 1938, Musine Kokalari në tezën e saj të mbrojtur në Itali, për poetin tonë kombëtar të Rilindjes, Naim Frashëri, ka bërë një nga zbulimet më befasuese në letërsi: se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian, Rumiu. Ajo e ka quajtur “kopjim”, pa bërë ndonjë koment, por duke e arsyetuar si gjendje dhe situata të njëjta ndjeshmërie. Dy kompozimet karakteristike janë: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagal-li” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”. Më poshtë po japim të plotë çfarë Musine Kokalari shkruan në tezën e saj për Naimin, duke artikuluar në mënyrë të saktë fjalën “kopjim”, pavarësisht se nuk e shpreh me tone “dramatike” këtë zbulim, por na vë në dijeni për një fenomen letrar.

poetit të madh persian Rumi (1207-1273), të përkthyera në italisht nga profesor Italo Pizzi, e të publikuara prej tij në volumin e parë të “His-toria e poezisë persiane”. Këtë e ka gjetur kur ka marrë në analizë vëllimin poetik

“Lulet e verës”, ku janë 23 poezi, të mbled-hura në 83 faqe, shtypur në Bukuresht më 1890. Këtu dominojnë poezitë me karakter sentimen-tal (12 copë) të ndjekura nga gjashtë poezi fe-tare e pesë me frymëzim patriotik. Duke hequr një vështrim nga vëllimi i parë, promovuar javën që shkoi, ku për herë të parë botohet teza e Musine Kokalarit për Naim Frashërin zbu-lohet një nga faktet më interesante në letërsi: se ngjashmëria e poezisë së Rumiut me poetin tonë Naim Frashëri nuk është një rastësi nd-jeshmërish, por kopjim.

Musine Kokalari këtë fakt nuk e hiper-bolizon si një zbulim plagjiature, por me ele-gancë dhe finesë prej studiueseje, na thotë se Naimi “ka gjetur sigurisht përputhje, jo vetëm me idealet dhe ndjeshmërinë e vet, por sidomos në të dytën, një ndërthurje me jetën e vet prej mërgimtari, prej të burgosuri – i larguar me forcë nga toka e vet e nga gjërat e tij të dashu-ra”. Duke pasur në dorë një lëndë të plotë të poezisë së Rumiut, të siguruar nga profesori i saj në Itali, Musineja referohet për të na dhënë ndoshta një nga zbulimet më të çuditshme në letërsi: se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian, Rumiu.

Dy kompozimet karakteristike janë “Fyel-li” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Ru-miut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktë-sisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”.

Musineja na bind përmes analizës së saj të

hollësishme, por dhe vetë ajo saktëson se ku qëndron fakti i asaj që quhet kopjim apo identik dhe më larg tezave mbi ngjashmërinë.

Shpesh është ngritur nga studiues pyetja si shpjegohet që Rumiu u vonua kaq shumë për të ardhur te lexuesit shqiptarë, kur dihet se letërsia perse ka qenë me fat, duke pasur përkthyes të tillë si F. Noli, Hafiz Ali Korça, Vehxhi Buha-raja dhe së fundi nga Dhori Qiriazi. Në fakt, është thënë se i pari që u afrua me Xhelal-ed-din Rumiun në letërsinë shqipe ka qenë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili përktheu (jo të plotë) poezinë e famshme të Rumiut “Kënga e fyellit”. Naimi ka përshtatur për fëmijë edhe poezinë tjetër të Rumiut, “Këshillat e një zogu”, që në shqip mban titullin “Zogu dhe djali”. Pas Naimit ka pasur një heshtje për këtë poet, i cili është renditur me Atarin, Firdeusin, Kha-jamin, Hafizin, Nizamin, Saadiun etj. Rumiu është cilësuar prej përkthyesit dhe poetit Dhori Qiriazi si “Shekspiri i Lindjes”, i përkthyer në 25 gjuhë të botës. Ndërsa në një kumtesë që prof. Jorgo Bulo ka mbajtur në Teheran në 800-vjetorin e lindjes së Rumiut, “Naimi dhe Rumiu” - nuk e ka parë këtë afërsi identike mes poetëve, por e ka trajtuar si ngjashmëri ndjeshmërish. Arsyeja pse prof. Bulo nuk i ka dhënë një analizë të gjallë kësaj teze ndoshta ka të bëjë me pasjen në dorë, të poezisë në shqip të Rumiut, pikërisht poezitë për të cilat nga flet Musine Kokalari - për të cilat u mbështet tek një përkthim i profesorit të saj në Itali.

“Rumiu ka pasur një ndikim gjurmëlënës në zhvillimet shpirtërore shqiptare prej Rilindjes Kombëtare e këndej, duke ndikuar edhe te po-eti ynë kombëtar Naim Frashëri”, - kjo është fjalia më e përgjithshme që është thënë për dy poetët, pa rënë asnjëherë në gjurmë të ndonjë teze konkrete, siç e ka analizuar studentja e

Romës, në vitin 1938.Në fakt, nga studiuesit është pranuar ndi-

kimi i fortë që ka pasur Rumiu në Shqipëri, por kjo është thënë në mënyrë krejt të verbër si duket, pa njohur direkt veprën e tij. Ndërsa është thënë se, “për çudi”, mungesa e Rumiut nuk ndihej dhe aq - duke e lidhur këtë shpjegim në mënyrë paradoksale me poezinë e Naim Frashërit si një shembull skandaloz dhe mjaft naiv se “mjeshtërit kompensojnë njëri-tjetrin”.

“Poezia e Rumiut është shumë e afërt dhe komunikuese me gjini të tjera të artit si muzika, koreografia (vallet, baleti), dëshmi e një talenti të lindur dhe arti të përsosur. Harmonizimi mes zërit, fjalës dhe lëvizjes apo plotësimi, vazhdi-mi, shndërrimi (transformimi - njësoj siç ndodh me llojet e energjisë) i njërës në tjetrën janë shkalla më e lartë në një vepër artistike”. Na duhet ta ritheksojmë se është bërë një mënyrë naive krahasimi kur Rumiu është quajtur Shek-spiri i Lindjes, ku në shumë vende e popuj po-eti persian çmohet si një shenjtor dhe madje barazohet figurativisht me profetët, me patrikët e besimit në përgjithësi. Jo rastësisht Rumiu është mbiquajtur edhe “Pir Rumi”, domethënë me fjalë të tjera “themelues”, “mjeshtër”, “ud-hëheqës”. Poeti pers i shekullit të 13-të u kon-siderua si zbulim në Amerikën e dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të 20-të.

Ndërsa në vazhdën e një “pasardhësi” të Rumiut studiuesit iranianë nuk ngurrojnë të hidhen për ta radhitur Naimin ndërmjet atij grupi poetësh mistikë, që janë ndikuar nga “masnavitë” poetike dhe mistike të Rumiut, duke sjellë në vëmendje ngjashmëritë e poezisë “Nej” të Rumiut dhe poezisë “Fyelli” të Naim-it, të cilat thonë se ka të njëjtën përmbajtje, të njëjtin kod poetik, por kanë edhe ngjyresat e vendlindjes së secilit prej tyre.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 13•

Dossier

Më poshtë po japim të plotë çfarë shkru-an Musine Kokalari në tezën e saj për Naim-in, duke artikuluar në mënyrë të saktë fjalën “kopjim”, pavarësisht se nuk e shpreh me tone “dramatike” këtë zbulim, por ama na vë në dijeni për një fenomen letrar.

* * *

Aludimi i parë i Musinesë: “Nga të gjitha konceptet e shprehura deri tani, natyra e Naimit na është manifestuar gjithmonë në përputhje me personalitetin e tij shpirtëror, duke mos shpre-hur kurrë kontraste të mprehta apo dyzime, të papajtueshme. E megjithatë, do të ilustroj tani një poezi “Uji i bekuar” (Lulet e verës), që është në kontrast të hapur me atë që është vetë esenca e filozofisë mistike transcendentale, të poetit. Në këtë poezi, ai duket sikur mundet nga një trullosje e pashpjegueshme, bëhet papritur skeptik dhe flet për jetën si për diçka të kotë, e sheh si lojë, një iluzion e asgjë tjetër.

Kjo pa dyshim është një “shaka” e keqe e letërsisë persiane, ndikimin tiran të së cilës, Naimi e ndien deri në atë pikë, sa nganjëherë, i kopjon konceptet e shprehje të tëra. Në poez-inë në fjalë, ai është ndikuar sigurisht nga një autor të cilin e lexon me shumë dëshirë, gjur-ma letrare të cilit, është pikërisht pesimizmi këmbëngulës në vlerat e jetës, në nevojën e vazhdueshme për të harruar dhimbjet në gotat e mbushura në ndonjë tavernë të largët.

Ky poet është Omar Khajam.Tamam si ai, Naimi do t’i këndojë verës

tek “Uji i bekuar” - si të vetmit burim, të çdo kënaqësie dhe harrese: “Ejani këtu, o shokë”, - do të bërtasë ai, - “Mblidhuni kokë për kokë/ pini të bëhemi trokë…/ Këtej e tutje s’gënje-hem/ Me të rreme më s’rrëmbehem../ Gjithë

jetën nukë rrojmë,/ Shpirtnë pse t’e mundojmë? Pa qasuni të këndojmë/.

Unë besoj se Naimi e ka shkruar këtë poezi në një moment dëshpërimi e pakënaqësie dhe se ajo duhet t’i atribuohet një vlerë episodike, rastësore, që nuk ia gërvisht aspak figurën thel-bësisht të pastër”.

* * *Më lart ishte pjesa e parë që Musineja

me përafërsi gjen pikëtakimin e çuditshëm të Naimit me poetë konkretë persë, prej të cilëve e sheh si të arsyeshme ta quajë thjesht një përputhje apo frymëzime për shkak të gjend-jes shpirtërore ku ndodhej poeti shqiptar, si emigrant. Por, më poshtë janë konkretisht rastet “flagrante” të poetit se si adapton vargjet e Rumiut në dy poezitë e tij sentimen-tale. Ndonëse Musineja nuk do t’i komento-jë këto vargje, duken qartazi pjesë kopjuese e poezive frymëzuese të Rumiut. Me ele-gancë Musineja gjen arsye që ta kapërcejë “çudinë” e saj, duke thënë se është një gjend-je shpirtërore e Naimit që e ka shtyrë të gje-jë identiktin e vet në poezitë e Rumiut. Këtë fakt vetë Naimi duket se nuk e ka përmendur asgjëkund përveçse disa botimeve fragmen-tare nga Rumiu, derisa ky poet pak vite më parë, konkretisht më 2007, vjen i përkthy-er në shqip nga Dhori Qiriazi. Ndërsa për studiuesit iranianë ky akt në poezinë e Naimit me Rumiun është parë si ngjashmëri poetësh, duke lënë “të fshehur”, gati në mënyrë naive ky krahasim edhe nga studiuesit shqiptarë, si prof. Jorgo Bulo. Më poshtë, teza e Musinesë vazhdon dhe pothuaj vërtetohet në kontekstin e kopjimit dhe jo të ndonjë përafrie gjendjesh shpirtërore, të rastësishme midis poetëve. Duket gjendje e pastër kopjimi.

* * *Musineja bën konkrete kopjimin: “Më

duket e tepërt të zgjatem akoma në paraqitjen e përbërësve të tjerë poetikë. Por, përpara se ta mbyll këtë pjesë që u kushtohet veprave të poetit, nuk mund të lë në heshtje një zbulim interesant që kam bërë, duke lexuar disa poezi të poetit të madh persian Rumi (1207-1273), të përkthyera në italisht nga profesor Italo Pizzi e të publikuara prej tij në volumin e parë të “His-toria e poezisë persiane”.

Më duhet ta pranoj, që çudia ime qe e mad-he kur konstatova se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian.

Do të citoj disa pjesë të dy kompozimeve kar-akteristike të të parit: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyr-jes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”.

Kur krahasoj pjesët e ngjashme të dy po-etëve, nuk do të bëj asnjë koment të veçantë, duke e shtyrë për në fund.

Do të flas në fillim për “Fyellin”. Naimi e fillon poezinë e vet duke thënë: “Pa dëg-jo fyellin ç’thotë/ tregon mërgimet e shkretë/ Qahet nga e zeza botë/ me fjalëze të vërtetë” dhe vazhdon “Qëkurse më kanë ndarë/ Nga shok’ e nga miqësia/ Gra e burra kanë qarë/ nga ngashërimet e mija!”

Përkthimi i Pizzi-t thotë: “Dëgjo flautin si flet/ e qan largimin e tij” dhe më pas “që kur nga kallamishtja/ më kanë prerë, burra e gra/ rënkojnë nga e qara ime”. Naimi vazhdon më pas me një seri vargjesh që ndjekin gjithmonë modelin e Rumit, derisa në një përkthim fjalë për fjalë, do të thotë: “Gjithë bota më dëgjo-jnë/ Po së jashtësmi më shohin,/ Dëshirën s’ma

kupëtojnë,/ Zjarr’ e brendshmë s’ma njohin”.Pizzi e përkthen kështu të njëjtën pjesë: “…

dhe të gjithë pranë meje janë mbledhur, secili sipas mendimit të vet/ por zemrës time/ askush s’ia gjeti misterin”.

Naimi vazhdon: “O rrëmet’ i njerëzisë!/ Zër i fyellit s’është erë”.

Dhe vargjet e Pizzit thonë: “aty është i gjallë/ zjarr i rënkimit/ jo puhiza e lehtë”.

Paralelizmi do të vazhdojë në të gjithë poez-inë. Vargjet e Naimit, megjithëse ndryshojnë shpesh nga ana letrare, nga ato të Rumiut, nuk shkëputen kurrë për sa i përket kuptimit.

Por, le të kalojmë në poezinë e dytë. Tek-sti në shqip i Naimit ka ndryshuar titullin orig-jinal persian “Tregtari dhe papagalli”, në një tjetër më poetik “Turtullesha” – ndryshim që riprovon edhe një herë, mendësinë e poetit i cili preferonte që ndjenjat delikate të shprehura në poezi, të ishin të një turtulleshe dhe jo të një papagalli prozaik.

Drama e dy poezive është pothuajse e njëjtë: Një tregtar i pasur kishte një papagall (për Naimin, një turtulleshë). Kur po nisej për në Indi u kërkoi gjithë shërbëtorëve të tij të shprehnin një dëshirë që t’ua plotësonte. E njëjta pyetje i drejtohet dhe papagallit, i cili i etur për liri, i kërkon që t’u çojë përshëndet-jen e tij prej të burgosuri, miqve të tij të lirë. Tregtari mbërrin në Indi dhe plotëson dëshirën e zogut, por sapo flet, një nga zogjtë bie i vdekur përtokë. I turbulluar, tregtari kthehet në atdhe dhe i tregon ngjarjen të burgosurit të tij e ky sapo e dëgjon, bie i vdekur. Tregtari që e kujton të vdekur, e hedh tutje, por ai ngrihet e fluturon drejt lirisë.

Tregimi i Rumiut mbaron këtu, ndërsa ai i Naimit vazhdon me turtulleshën që burgo-set për herë të dytë, por kjo shtesë nuk është veçse një shtojcë e tregimit të vërtetë dhe nga ana tjetër edhe ajo frymëzohet drejtpërsëdrejti, megjithëse jo në mënyrë pasive, nga një tjetër poezi e Rumiut “Tri këshillat e zogut”, që tek “Kolba shpirtërore” ndjek menjëherë “Treg-tarin dhe papagallin”.

Të bëjmë tani analizën e të dy teksteve. Naimi e fillon kështu “Turtulleshën” e tij: “Një burrë i pasur, kishte një turtulleshë të cilën e kishte mbyllur në kafaz”. Dhe Pizzi: “Na ishte një tregtar dhe kishte një papagall, një papagall të hijshëm, të cilin e kishte mbyllur në kafaz”. Tregimi vazhdon: “... Padroni mori rrugën e shkoi e pa turtujt dhe foletë e tyre... ngriti zërin për t’i përshëndetur... e njëra prej tyre, u shkëput e ra e vdekur për tokë”.

Më pas Naimi do të vazhdojë tregimin me kthimin e padronit në atdhe dhe vdekjen e shtirur të zogut dhe do të shtojë: “... E mori nga kafazi, e hodhi tutje, por turtullesha e ngjall dhe fluturoi”. Dhe ja, përkthimi i Pizzi-t: “Ai sapo arriti në kufi, pa papagaj në një fushë të shkretë... Ngriti zërin e tha mesazhin” dhe në fund: “... E nxori nga kafazi dhe ai në degët e larta të një peme, fluturoi”. Edhe për pjesën e mbetur të dy teksteve, vlen e njëjta gjë që kam thënë për “Fyellin”.

I vetmi shpjegim që mund të japim për këtë “kopjim” të Naimit është se në to, ai ka gjetur sigurisht përputhje, jo vetëm me idealet dhe ndjeshmërinë e vet, por sidomos në të dytën, një ndërthurje me jetën e vet prej mërgimtari, prej të burgosuri – i larguar me forcë nga toka e vet e nga gjërat e tij të dashura. Ai sheh veten tek fyelli i larguar nga kallamishtja e që qan nga larg, duke moduluar misterin e mendimit me shpirtin e zjarrtë harmonioz. E sheh veten edhe tek turtullesha që ëndërron kthimin tek shoqet e veta e që më në fund, arrin të realizojë ëndrrën e lirisë; por për Naimin, kjo do të mbetet vetëm ëndërr e ai do të vdesë i mërguar në dhe të huaj. Njohja e veprave me karakter të ndryshëm e kompleton figurën e Naim Frashërit, duke na treguar aspektet më të fshehta e nganjëherë më të pamenduara. Koncepti themelor i poetit mbetet ai që shpërthen nga veprat e tij më të mëdha. Do të shtoj vetëm që, nga pikëpamja estetike, shumë nga këto poezi të fundit janë pa dyshim nga më të bukurat që ka ditur të krijojë muza frashëriane”.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 202014

Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në

trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shum-ta, por më kryesoret janë obeziteti, an-oreksia, bulimia, arterioskleroza, hi-pertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave. Ndërkohë, barra e kequshqyerjes ndër vite po ndihet në mesin e shqiptarëve, teksa një studim i fundit nënvizon se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të adresu-ar siç duhet problematikat nga mbipe-sha dhe diabeti.

Raporti global i UshqyerjesSipas raportit më të fundit glob-

al të Ushqyerjes, Shqipëria është në rrjedhën e duhur për të përmbush-ur objektivat globale për nën-pesë nën mbipeshë, ata që po vuajnë urie nën pesë vjeç, humbje jete nën pesë vjeç dhe peshë të ulët të lindjes, por është jashtë kursit për të përmbushur objek-tivat për ushqyerjen ekskluzive të fosh-njeve, anemi në gratë e moshës riprod-huese, diabetin te meshkujt dhe femrat, si dhe mbipeshën te meshkujt dhe fem-rat. “Megjithëse performon relativisht mirë kundër vendeve të tjera në zhvil-lim, Shqipëria ende përjeton një ngark-esë të kequshqyerjes në mesin e pop-ullsisë nën pesë vjeç. Që nga viti 2017, prevalenca kombëtare e mbipeshës nën 5 vjeç është 16.4%, e cila është ulur nga 23.2% në 2009. Prevalenca kombëtare e stunting nën-pesë është 11.3%, që është më pak se mesatar-ja e vendit në zhvillim prej 25%. Prev-alenca e jetëve të humbur nën 5 vjeç e Shqipërisë prej 1.6% është gjithash-

tu më pak se mesatarja e vendeve në zhvillim prej 8.9%.”-thuhet në raport. Në Shqipëri, 36.5% e foshnjave nën 6 muaj ekskluzivisht ushqehen me gji, kjo është shumë mbi mesataren e Ev-ropës Jugore prej 19.6%. Prevalenca e peshës së ulët të lindjes në Shqipëri në vitin 2015 prej 4,6% është ulur pak nga 4.9% në vitin 2000. Popullsia e rri-tur në Shqipëri gjithashtu përballet me një peshë të kequshqyerjes. 25.3% e grave në moshë riprodhuese kanë ane-mi, dhe 7.7% të burrave të rritur kanë diabet, krahasuar me 7.1% të grave. Ndërkohë, 21.8% e grave dhe 21.6% e burrave janë mbipeshë. Raporti Glob-al i Ushqyerjes është raporti kryesor në botë për gjendjen e të ushqyerit glob-

al. Është udhëhequr nga të dhënat dhe prodhohet në mënyrë të pavarur çdo vit për të hedhur dritë se ku është arri-tur përparimi dhe për të identifikuar se ku mbeten sfidat. Raporti synon të fry-mëzojë qeveritë, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private që të vepro-jnë për t’i dhënë fund kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Ai gjithashtu luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar palët e interesuara të japin llogari ndaj angazhimeve që ata kanë bërë në dre-jtim të trajtimit të kequshqyerjes.

Obeziteti prezent dhe në Shqipëri, gjysma e femrave janë mbipeshë

Mbipesha është një ndër prob-lemet më të mëdha me të cilat po

përballet bota sot. Këtij problemi nuk ka mundur t’i shpëtojë as vendi ynë. Edhe Shqipëria është një ndër ven-det e prekura nga obeziteti. Sipas të dhënave gjysma e grave në Shqipëri janë mbipeshë.

Raporti i Bankës BotëroreOrganizma të ndryshëm, përfshirë

Organizatën Botërore të Shëndetë-sisë kanë ngritur vazhdimisht alarm-in për shëndetin e keq të shqiptarëve, sidomos sa i përket mbipeshës apo nivelit të zhvillimit të fëmijëve. I fun-dit ndër këto alarme i publikuar dis-avë më parë, erdhi nga Banka Botëror, e cila në një raport global që syn-on të evidentojë faktin se barra e kë-tyre fenomeneve në ekonominë e se-cilit shtet është mjaft e lartë. Shqipëria është një prej vendeve më të prekura. Raporti thotë se më shumë se gjysma e femrave shqiptare janë mbipeshë ose obeze, ndërsa 1 në 4 fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë të pazhvillu-ar mirë. Më saktë, norma e obezitet-tit ose mbipeshës te femrat shqiptare fiksohet në 52.7% ndërsa norma e fëmijëve shqiptarë nën 5-vjeç me zh-villim të mangët fiksohet në 23.1%. Kjo bën që barra për Shqipërinë dhe ekonominë tonë të jetë mjaft e lartë, siç e tregojnë qartë edhe këto dy grafikë, të cilët ilustrojnë nivelin e kësaj barre të dyfishtë. Ndër vendet europiane, asnjë vend nuk e ka këtë barrë të dyfishtë më të lartë se ven-di ynë. Në raport thuhet se deri disa dekada më pare, mendohej se obeziteti është fenomen vetëm për vendet me të ardhura të larta. Sot, 44% e njerëzve në botë vujanë nga obeziteti, 70% e të cilëve janë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Raporti global i ushqyerjes 2019, Shqipëria jashtë objektivave për diabetin dhe mbipeshën

Sociale

Kreu i OBSH-së jep alarmin: Koronavirusi, rreziku numër një! Bota të reagojë fuqishëmDrejtori i Përgjithshëm i Organiza-tës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë dje një deklaratë të fortë dhe alarmante, teksa e ka cilësuar koronavirusin rrezikun numër një në botë, madje edhe më të rrezikshëm se terrorizmi, që sipas tij, “mund të bëjë kërdinë”. Lidhur me këtë, ai u bëri thirrje ven-deve të përgjigjen fuqishëm ndaj koronavirusit, duke shtuar se një mosveprim i menjëhershëm do të kishte pasoja shumë të mëdha. “Për të qenë i sinqertë, një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave poli-tike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist”, citohet të ketë thënë Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp të martën. Koronavirusi i ri, i quajtur zyrtarisht CoVID-19, ka in-

fektuar 42.708 persona në Kinë dhe shkaktoi mbi 1,017 vdekje. Në niv-el global, ka pasur edhe 393 raste shtesë, përfshirë një vdekje, dhe Ghebreyesus thotë se numri jo pro-porcional i rasteve në Kinë dhe në

mbarë botën sinjalizoi se ekziston një “dritare mundësish”, ku një përg-jigje e fortë mund të ketë një ndik-im të rëndësishëm. Kështu, Drejtori i Përgjithshëm kërkon nga vendet që ta “godisnin fort” përpara se të kishte një rritje të numrit të rasteve jashtë Kinës, gjë që ai pret të ndodhë më shpejt sesa më vonë. Me gjithë “masat serioze” të Kinës për të parandaluar virusin në Ëuhan, epiqendrën e shpërthimit dhe pro-vincat e tjera, Ghebreyesus parashi-koi se statusi aktual i rasteve të ku-fizuara ndërkombëtare nuk mund të “qëndronte i njëjtë për shumë kohë”.“Ky është një armik i zakon-shëm dhe ne duhet ta luftojmë atë duke përdorur mundësitë dhe ta luftojmë atë”, tha Ghebreyesus. “Ne

nuk duhet ta humbim këtë mundë-si. Nëse e humbasim, do të pendohe-mi”.Virusi u identifikua te njerëzit në dhjetor dhe për shumë njerëz, simp-tomat, përfshirë kollën, ethet dhe gulçimi, ka qenë i butë. Në raste seri-oze, veçanërisht ato që përfshijnë njerëz me sëmundje të frymëmar-rjes ose sistem imuniteti të kom-promentuar, virusi mund të shkak-tojë pneumoni dhe të jetë fatal. Nëse nuk ka një përgjigje të unifi-kuar për të “luftuar virusin në çdo cep”, drejtori i përgjithshëm tha se mund të ketë “raste më shumë dhe kosto shumë më të larta”. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të “investojnë në përgatitje” duke u dhënë hua vendeve me sisteme të dobëta shëndetësore.

Prej 4 muajsh pa paga: Në mëshirë të fatit, naftëtarët e Ballshit sërish në protestëNaftëtarët e Ballshit vazhdojnë pro-testën e tyre për marrjen e paga-ve të prapambetura dhe rinisjen e punës në Uzinë. Protesta e tyre vi-jon tashmë prej 11 ditësh tashmë. Janë më shumë se 800 naftëtarë që kërcënojnë se në rast se nuk marrin zgjidhje do të shkojnë drejt grevës së urisë. Ata kanë disa muaj marrë rrogën dhe nuk dinë nëse do të rik-thehen në punë. Rafineria e Ballshit e administruar u mbyll në muajin shtator për shkak të mos furnizim-it me naftë bruto nga Bankers Pe-troleum.

Situtuata me punonjësit e rafinerisëDisa qindra punëtorë të Rafiner-isë së Naftës në Ballsh i janë rikthy-er protestave prej disa ditësh duke kërkuar pagat që nuk i kanë marrë prej 4 muajsh dhe rikthimin e uzinës në punë. Brunilda Jahaj, Shefe Sig-urimit Teknik, tha se uzina ka edhe mjaft probleme të sigurisë dhe au-toritete duhet të ndërhyjnë. Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh e ndërpreu aktivitetin në fund-shtatorin e vitit të shkuar duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e lidhën ndërprerjen e ak-tivitetit me mungesën e naftës bruto që sigurohej nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën. Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qyte-tin e Ballshit. Me 4 muaj pa paguar dhe pasigurinë për kohën se kur do të rikthehen në punë, naftëtarët kanë thënë se po jetojnë ditët më të vështi-ra. Bukën e marrin me listë dhe fëm-ijët thonë se i kanë hequr nga shkol-la. "Po marrim bukë me të shënuar emrin", tha njëri prej protestuesve në një nga protestat e mëparshme. Ata kanë ditë të tëra që kërkojnë pagat, sigurimet dhe kanë dhënë alarmin për rrezikshmërinë që paraqet uzina si pasojë e mosmirëmbajtjes. "Kush do t'i marrë në dorë fatet e kësaj raf-inerie në këto kushte teknike aktual-isht", pohoi njëri prej tyre. Ndërkohë një tjetër naftëtar tha se : “"Me këtë privatizim ka dalë me humbje, është privatizim me humbje". Naftëtarët pohojnë se ndjehen të braktisur nga qeveria dhe në rast se nuk ndërhyhet për një zgjidhje të shpejtë, kanë para-lajmëruar grevë urie.

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 2020 15

Ka një gjë që ne mund të jemi të sigurtë: Jozef Stalini ishte i tmerrshëm. Ishte njeri i pamëshirshëm, diktator i rreptë

që vrau miliona njerëz të tij pa e menduar dy herë, dhe shenja e tij në histori ka qenë e pashlyeshme. Por ka disa gjëra të tjera që nuk i dimë për Stalinin që mund të na sur-prizojnë. Pavarësisht se Stalini u shënua në histori si një person, përgjegjës për vras-jen e milionave, ai vazhdoi të ishte i nom-inuar për Çmimin Nobel të Paqes, por jo vetëm një herë si rivali i tij Hitleri, por dy herë në vitin 1945 dhe 1948. Edhe pse Len-ini e ndihmoi Stalinin të ngrihej në pozitën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komu-niste në vitin 1922, pak kohë më vonë, edhe vetë Lenini u shqetësuar për pushte-tin gjithnjë e më në rritje të Stalinit. Kur Lenini u përpoq ta hiqte Stalinin nga po-zicioni i tij, Stalini ishte bërë shumë i fuqishëm. Stalini ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 20 milion njerëzve. Ai e tha vetë: “Një vdekje është tragjedi, 1 milion është statistikë”. Gjatë regjimit të tij të terrorit, diktatori ishte përgjegjës për vdekjen e 20 milion qytetarëve, dhe 20 milion ushtarëve dhe civilëve që vdi-qën në Luftën e Dytë Botërore. Ai gji-thashtu burgosi, torturoi, dhe persekutoi shumë njerëz. Më poshtë ndodhen 10 fa-kte që ne nuk i dimë për liderin rus:1-Emri i Stalinit do të thotë “Njeri i Çeliktë”

Është e vërtetë. Josef Stalin lindi me emrin Josef Vissarionovich Djugashvili më 18 dhjetor 1878, dhe e ndryshoi emrin e tij nga origjinali në moshën 30-vjeçare. Pse Stalin? Sepse do të thotë njeri i çeliktë.2-Ka debate rreth ditëlindjes së tij

Sipas llogarive zyrtare, Stalin lindi në 18 dhjetor 1979. Megjithatë, kalenda-ri Julian i stilit të vjetër (kalendari rus)e shënon ditëlindjen e tij më 6 dhjetor. Sta-lini vetë, e ndryshoi ditëlindjen e tij e çoi më 21 dhjetor, si dhe vitin e lindjes në vi-tin 1881, për të gënjyer zyrtarët caristë.3-Stalini e la shkollën

Stalini është një enigmë. Dhe këtij misteri pas të cilit ai fshihet, qëndron dhe pyetja pse e la Stalini shkollën. Si-pas disa raporteve, udhëheqësi i Ru-sië nuk mund të paguante shkollimin e tij. Të tjerë thonë se ai u përjashtua për pikëpamjet politike kundër Nicholas II. Dhe të tjerë thonë për shkak se la shumë provime.stalin 1Ndoshta nuk do ta mar-rim vesh kurrë.4-Ushtria e “majmunëve” e Stalinit është si një mit

Ka zëra se Stalini kërkonte të krijonte

një ushtri gjysmë njerëz, gjysmë majmunë për të rivendosur lavdinë e Rusisë, por “Scientific America” (revistë amerikane shkencore) nuk e ka provuar asnjëherë që ky citim ka dalë nga foja e Stalinit.5-Stalini ishte i dashuruar pas filmave

Stalini ishte një njeri filmash. Aq shumë sa që në çdo shtëpi të tij kishte një teatër privat. Ai ishte gjithashtu me pretendime: sipas arkivave të Partisë Ko-muniste, lideri e konsideronte veten një producent, regjisor, skenarist dhe cen-surues filmash.6-Donte shumë john Wayne-in

Pavarësisht dashurisë së tij për filmat ëestern ai ishte i apasionuar edhe pas fil-mave të John Ëayne. Arkivat gjithashtu e tregojnë Stalinin që e fantazonte veten si kauboj. Spencer Tracy dhe Clark Ga-ble ishin të preferuarit e tij. Regjisori i tij i preferuar ishte John Ford. Çfarë nuk i pëlente atij? Puthja franceze dhe lakuriqë-sia, kjo ishte arsyeja që ai i ndaloi puthjet në filma për disa kohë.7-Vera e preferuar e Stalinit ishte gjeorgjiane

Vera e preferuar e Stalinit ishte Kha-vanchkara, një verë mjedre gjeorgjiane. Kjo verë do të rikthehet në Rusi pas gati 10 vjetësh sepse kjo e fundit e ndaloi verën gjeogjane për shkak të cilësisë së dobët.

8-Muzikantja e tij e preferuar ishte pianistja Maria yudina

Sipas një pasazhi nga “The Ladder of the Beatitudes” nga Jim Forest (Shkallët e Bukurisë), muzikantja e preferuar e Stalinit ishte pianistja Maria Yudina. Ai e pëlqente aq shumë sa që insistonte ta regjistronte atë duke performuar Koncertin Nr.23 në piano të Moxartit, të cilin ai e kishte dëgjuar të performohej drejtëpërdrejt në radio. Por duke qenë se Stalini insistonte, pavarësis-ht se nuk u regjistruan, Yudina dhe orke-stra pranuan të performonin. Ndryshe, edhe mund të ishin vrarë.9-Ishte një burrë i vogël me ide të mëdha.

Stalini ishte i gjatë 163 cm, dhe pran-daj fitoi nofkën “shiringa e vogël” nga pre-sidenti Truman. Stalini ishte i vetëdijshëm për mënyrën si dukej. Ai kishte krahun e majtë më të shkurtër se i djathti dhe shenja në fytyrë për shkak të alergjisë.10-Stalini ishte meteorolog

Pavarësisht se të gjithë e njohin si lid-er të Bashkimit Sovjetik, Stalini kishte një punë të vërtetë përpara. Njëra dhe e vet-mja punë etij përpara se të pushtonte shumë pjesë të Eruopës dhe Azisë ishte meteorolog. Ai punonte në Obeservatorin Meteorologjik të Tiflisit, ku ishte njeriu i ngarkuar për regjistrimin e motit.

Histori

1.E papëlqyera mbretëresha Elizabeth Fëmija i parë i Dukës dhe Dukesës së Jorkut,

Elizabeth qëndroi e treta në radhë të fronit pas xhaxhait të saj, Edëard, Princi i Uellsit dhe babai i saj, dukës së York-ut. Kur xhaxhai i Elizabeth, Edwardi VIII, në vitin 1936 donte që të martohej me të divorcuarën Ëallis Simpson, Elizabeth u bë e para në listë.2.Princesha Elizabeth pjesë e Hirushja.

Princesha Elizabeth performoi së bash-ku me motrën e saj të vogël, Margaret, në një numër pantomimesh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Imazhet e mëparshme asnjëherë nuk u shfaqën kohët e fundit të një Elizabete 15-vjeçare që luante pjesën e Princ Florizel në Hirushja në vitin 1941.3.Racionet e dasmës

I fejuar me Philip Mountbatten, i cili më pas u krijua Lartësia e Tij Mbretërore Princi Fil-ip, Duka i Edinburgh, në vitin 1946, princesha e atëhershme Elizabeth përdori kuponë racionesh të ushqimeve për të bërë fustanin e saj të dasmës.Dyshja u martuan në Nëntor 1947.

Sipas Independent, për shkak të mungesës së fondeve, torta e dasmës së çiftit është bërë nga dhurata nga “Australian Girl Guides “. Torta u pjek nga McVitie & Price.4.Ajo është një nënë që punon

Mbretëresha dhe burri i saj kanë katër fëmijë: Princi Charles dhe Princesha Anne, të cilët kanë lindur para se Elizabeta të bëhej mbretëreshë, dhe Princi Andreë e Prince Edëard. Kur Eliza-beth lindi Princin Andreë në 1960, ai u bë sov-rani i parë që kishte një fëmijë që nga viti 1857 kur Mbretëresha Victoria festoi ardhjen e Prince-shës Beatrice.5.Vit i tmerrshëm

Viti 1992 ishte një fatkeqësi për Mbretëreshën, pasi një zjarr shpërtheu në Kala-në e Ëindsor. 6.Është gjithmonë në kontakt

Mbretëresha u është përgjigjur më shumë se tre e gjysmë milionë artikujve të korrespodencës gjatë mbretërimit të saj deri tani, dhe ka dërguar më shumë se 175,000 telegrafë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelth. Ajo gjithashtu ka dër-guar më shumë se 540,000 telegrame çifteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Commonëealth duke festuar përvjetorin e tyre të martesës. Mbretëre-sha ka shkruar më shumë se 45,000 karta të Krishtlindjeve gjatë mbretërimit të saj, dhe ka shpërndarë 90,000 puding të Krishtlindjeve për personelin.7.Dhurata të çuditshme

Mbretëresha ka marrë një numër dhuratash të pazakonta, ku disa prej tyre edhe kafshë të gjalla. Sipas faqes së internetit të Monarkisë Britanike, këto përfshijnë dy breshka të dhëna asaj gjatë një turneu në Seychelles në 1972; një elefant shtatë vjeçar i quajtur Jumbo, i prezantuar nga presiden-ti i Kamerunit në 1972 për të shënuar përvjetorin e martesës së Mbretëreshës. Kafshët u vendosën në kujdesin e kopshtit zoologjik të Londrës. Dhuratat e tjera të marra nga mbretëresha përf-shijnë një palë çizme kauboj, gjatë një vizite në SH.B.A.; syze dielli dhe ananas.8.Qentë

Mbretëresha ka më shumë se 30 qen të llojit corgis. E para që quhej Susan, iu dha asaj si një dhuratë për ditëlindjen e 18-të në 1944. Susan e shoqëroi mbretëreshën në muajin e saj të mjal-tit, në Broadlands, Hampshire dhe Birkhall në Balmoral Estate. Shumë prej qenve në pronësi

të mbretëreshës ishin pasardhës të drejtpërdrejtë nga Susan. Dashuria për qentë e Elizabeth është e ngjashme me atë të gjyshes së saj, mbretëreshës Victoria, e cila zotëronte një numër dachshunds gjermane dhe më vonë qen skocezë, të cilëve ajo i dha emrin Noble.9. Anijet mbretërore

Elizabeth ka 23 anije deri tani, e para ishte HMS Vanguard më 30 nëntor 1944, në Clyde-bank, Skoci, kur ajo ishte Princesha Elizabeth. Anija e parë si mbretëreshë, më 16 prill 1953, ishte Britannia, e ndërtar në Clydebank.

Anije të tjera të nisura nga mbretëresha përfs-hijnë Elizabeth 2 në vitin 1967 dhe Mbretëreshën Mari 2 në 2004. 10. Pëlqim mbretëror

Që një projektligj të bëhet ligj, së pari duhet të kalohet nga të dy shtëpitë e Lordëve dhe të Ko-munave dhe më pas të marrë pëlqimin mbretëror nga mbretëresha. Që nga viti 1952, Mbretëresha ka dhënë pëlqimin mbretëror për më shumë se 3.500 akte parlamenti.11. Mbretëresha ka pritur shumë kryeministra e presidentë

Gjatë mbretërimit të saj, ajo ka mbajtur takime të rregullta në mbrëmje me 12 kryemi-nistrat britanikë: Winston Churchill, Sir Antho-ny Eden, Harold Macmillan, Sir Alec Doug-las-Home dhe Harold Ëilson. Mbretëresha gjithashtu u takua rregullisht me Edëard Heath, James Callaghan, Margaret Thatcher, John Ma-jor, Toni Bler dhe Gordon Broën. Tradita vazh-doi me kryeministrin e fundit, David Camer-on, ku dyshja zakonisht takohen në mbrëmje të së mërkurës. Toni Bler ishte kryeminis-tri i parë që lindi gjatë sundimit të Elizabeth, në maj 1953, vetëm një muaj para kurorëzimit të Mbretëreshës. Është interesante pasi ka patur edhe 13 presidentë amerikanë gjatë mbretërim-it të mbretëreshës: Harry S Truman (1945-53); Dëight D Eisenhoëer (1953–61); John F Kenne-dy (1961–63);

Lyndon B Johnson (1963–69); Richard Nix-on (1969–74); Gerald Ford (1974–77); Jimmy Carter (1977–81); Ronald Reagan (1981–89); George H Ë Bush (1989–93); Bill Klinton (1993–2001); George Ë Bush (2001–09); Barack Oba-ma (2009–2017); dhe Donald Trump që nga viti 2017.12. Record-mbajtëse

Elizabeth II është monarkja e 40-të që kur Ëilliam Pushtuesi mori kurorën e An-glisë në Ditën e Krishtëlindjes 1066. Ajo është gjithashtu monarkja më e vjetër që ka festu-ar një Jubile të Artë (në 2002 në moshën 76 vjeç, më i ri ishte James VI dhe I, në moshën 51 vjeç. Elizabeth ishte gjithashtu monark-ja e parë britanike që festoi përvjetorin e mar-tesës diamant, në 20 nëntor 2007 dhe përv-jetorin e saj të martesës platin më 20 nëntor 2017. Vetëm pesë mbretër dhe mbretëresha të tjerë në historinë britanike kanë mbretëruar për 50 vjet ose më shumë. Ata janë: Victoria, që mbretëroi për 63 vjet; George III 59 vjet, Hen-ry III 56 vjet; Edëard III 50 vjet dhe James VI dhe I 58 vjet. 13. Emri i koduar i mbretëreshës është Sharon ose S, pasi gërma e parë e emrit lidhet me fjalën SOVRAN, sunduesi suprem, ndaj është dhe kjo zgjedhje.

Historiani mbretëror Hugo Vickers e konfir-moi këtë të fundit, prandaj duhet që mbretëresha të mendojë tashmë një zgjidhje tjetër.

13 fakte interesante për mbretëreshën Elisabeth II të Britanisë

Nga puna si meteorolog tek braktisja e shkollës, 10 fakte që nuk i dini për Josef Stalin

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 13 SHKURT 2020 Nr. 4634 ... · PD: Krimi zgjedhor të hetohet nga SPAK. Qeveri tranzitore, drejtor i ri policie 100 ditë para zgjedhjeve C K M K Meta

E enjte, 13 shkurt 202016

CMYK

PRINTO ME NGjyRA CMyK

Fjalëkryqi i “Standard-it”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1. Janë çnjerëzore -Kush është... beson kollaj -Falen pa fe -Një mund të skadojë2. Inicialet e Morata-s -Qe muza e astronomisë -Gaston i Fantazma e operas -Brinja e Adamit3. Lëvizje Ekonomike Lokale

-Masat pa ekstreme -Ekstreme në kulm -Kështu është artikulli i staff-it të gazetës4. Është muzika më e kol-lajtë -Ushtojnë me ovacione të tilla -Prishin moton5. Një krem i bardhë -Duhen vërtetuar -Emri i Barletit

6. Fillojnë tatëpjetën -Janë si vandalë. -Është edhe ai i engjëjve7. Janë degë të fabrikës -Kështu do të ishin njerëzit e përsosur -Kufijtë e kujtesës8. Një mund të jetë strad-ivari -Gjysma e temave -I thyer ai i Kadaresë -Sokoli që kapi topin për

gryke9. Një pemë shumë e mad-he -Institucione Autonome Rajonale -Ajo minus është negative10. Agjenci Sportive Lokale -Rrallë është përgjysmë -Një rrënjë matematike -Fillojnë metodën -Uruguaju në tabelë

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 45 kuti

HORIZONTALE1. Ajo e gatimit nuk ka... il-açe.7. Në krye të skuadrës.9. Një histori... familjeje nordike.14. Kështu thirret Valenti-no Rossi.15. Kështu e ka syrin... vig-jilenti.17. Janë qytetarët e Bilbaos.20. Janë në modë.22. Fillojnë romanin.

23. Sirena e... Napolit.26. I paharruari Mazreku i mikrofonit sportiv.27. Eshtë njeri jo i lirë.29. Eshtë vendi i mbërritjes.30. Para es Salaam.31. U vra me një grusht nga Odiseu.32. Kanë mall për të kalu-arën.33. Eshtë edhe ajo preto-riane.35. Një kokë që... paguan

për të tjerët.37. Janë gratë... nuse.38. Harri gurit filozofal.39. Eshtë katalizator në or-ganizëm.41. Diftong në duel.42. Imagjinar ai i Moliére.45. Luhet në kufij.46. Nuk zgjasin më shumë se tre muaj.47. Ruhet në kufij.48. Lumi që kapërcye me... zari u hodh.

50. I ka tek plepi.51. Qe televizor i UEM.53. Shkon me... propa-gandë.55. Priret nga një krah.56. Pop... që këndojnë pop.58. Janë gjokse kur nuk ke59. Ponojnë në kavaletë.61. Punojnë me karrukulla.63. Qe stacion orbital rus.64. Janë çifte... kurore.65. Kush është... është bërë xurxull.

66. Dix qe qe piktor.67. Arnuar përgjysmë.68. Një brinjë në... skuadër.

VERTIKALE2. Të parat në evidencë.3. I fundit ishte një Ro-manov.4. Një koefiçient sha-histësh.5. Fillojnë teorinë.6. Janë syza në... komo.7. Vrau dragoin.8. Eshtë për të lyer flokët.9. Krijojnë duke... zb-uluar.10. Hugh aktor.11. Mbron... deputetin.12. Dhjetë angleze. 13. Eshtë ai që...

turpëron.15. Louis që shpiku vak-sinën e hidrofobisë.16. Janë të tilla edhe ro-coco dhe butterfly.17. Fillojnë bash-këpunimin.18. Një vend nisjeje.19. Janë fjongo.21. U soll nga Kostand-ini.23. Përballë Buda-s.24. Organizma Civile Italiane.25. Qerose pa teke.28. Eshtë lule aromatike.29. Fillojnë dobët.32. Një është edhe... një.33. Një Xhaxha i... Balzac. 34. Janë për në... skenë.36. Lufton malarien.

38. Ishin luftrat roma-ko-kartagjenase.40. Ishte në krye të hunëve.42. Zogu i shenjtë i Nilit.43. E zënë ndryshe.44. Një mund të jetë mosbesimi.49. Ndiqet nga peshqit.50. Një ishe John Silver.52. Parashtesë për vetë.54. Mund të jetë pro-teste.55. Pak amatoriale.57. Gaabim rrjete në tenis.60. Ente Prodhuese El-basan.62. Fund ditari.63. Fillojnë mobi-lizimin.

11. Magjistarja e Jasonit -Kush nnuk ka... s’ka as kohë e as dëshirë -Ente Autonome Ndër-timi -Janë diletantë12. Mbyllin një dyqan -Një sportist në pistë -Një libër hartash -Është kujdesi i babait

VERTIKALE1. Kush është premton shumë për kampion -Tamam pa kufij2. Këndohet në meshë -Henrik i Hedda Ga-bler3. Yashin që qe portier -Emri i Amundsen4. Kështu fillon turni -Gjysmë hetimi -Fillojnë lojën -Diftong për leader5. Është prift

-Mund të jenë sintetike6. Një mund të jetë emërore -Një tra7. Pak analogji -Organizojnë atentate në Kabul të tillë8. Fillojnë titrat -... beri në një sëmund-je -Kufizojnë gabimet9. Mund të jenë flu-turimet10. Kështu janë fituesit e ngushëllimit11. Ari në tabelë -Jetojnë në vetmi12. Janë ciganë -Një liqen i kripur13. Janë monetare në para -Është private ajo që është imja14. Mihali soprano -Inicialet e Reitman

15. Janë toka buke -Eshtë vepra me Polif-emin dhe Nausikaan16. Nëna e Murrashit -Ente Lokale Has -Fillojnë matanë17. Një grua me vello -Janë lapsa18. Njëmbëdhjetë ro-make -Janë penjë për gjerg-jef19. Duhen respektuar të tillë -I keni në dorë20. Është ndriçues makinë -Icardi bomber arg-jentinas21. Pupi regjisor ital-ian -Kalimi në kufij -Vreri pa ektreme.22. Një që zbulon kampionë të ardhshëm

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje