11
FORMULARI I FTESES PER OFERTE - 1 - FTESE PER OFERTE Zonje/Zoteri: 1. Ju jeni te lutur te paraqitni oferten tuaj per sherbimin e shperndarjes fizike te letrave, pakove dhe elementeve te tjere. 2. Ju mund te jepni oferten Tuaj per sherbimin e lartlistuar, per te cilat do te kete procedure vleresimi dhe do te lidhet kontrate me ofertuesin/sit me te mire. {Ju mund te paraqisni oferten tuaj duke u bazuar ne FTESEN PER OFERTE}. 3. Vleresimi Juaj duhet te dergohet ne zarf te mbyllur ne adresen: Nevila GEGA Tirana Bank, Head Office Rr. "Ibrahim Rugova", Tiranë 4. Afati i fundit i pranimit te ofertave eshte: 17.07.2019 ora 10 00 . 5. Detajet: - Oferta Juaj duhet te paraqitet per çdo lloj dergese sipas peshave, dhe zonave (destinacioneve) te pershkruara ne Aneksin A. - Ne oferte duhet te perfshini dhe afatin e dorezimit te tyre. - Dergesat e statements do te kene te njeten tarife me te zakonshmet. - Konotat qe kane te bejne me klientet NPL, te cilet njoftohen per detyrimet e papaguara, te kthehen nga Shoqeria ne Banke (ne administrate) me firmen e marresit. - Ne rast dergesash urgjente korrieri ka detyrimin te paraqitet sipas kerkeses se personit te bankes ne çdo ore te papercaktuar brenda intervalit te punes 08.00-17.00 Plotesoni ne menyre te detajuar Aneksin A.

FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 1 -

FTESE PER OFERTE

Zonje/Zoteri:

1. Ju jeni te lutur te paraqitni oferten tuaj per sherbimin e shperndarjes fizike te letrave, pakove dhe elementeve te tjere.

2. Ju mund te jepni oferten Tuaj per sherbimin e lartlistuar, per te cilat do te kete procedure vleresimi dhe do te lidhet kontrate me ofertuesin/sit me te mire. {Ju mund te paraqisni oferten tuaj duke u bazuar ne FTESEN PER OFERTE}.

3. Vleresimi Juaj duhet te dergohet ne zarf te mbyllur ne adresen:

Nevila GEGA

Tirana Bank, Head Office Rr. "Ibrahim Rugova", Tiranë

4. Afati i fundit i pranimit te ofertave eshte: 17.07.2019 ora 10 00 .

5. Detajet:

- Oferta Juaj duhet te paraqitet per çdo lloj dergese sipas peshave, dhe zonave (destinacioneve) te pershkruara ne Aneksin A.

- Ne oferte duhet te perfshini dhe afatin e dorezimit te tyre. - Dergesat e statements do te kene te njeten tarife me te zakonshmet. - Konotat qe kane te bejne me klientet NPL, te cilet njoftohen per detyrimet e papaguara,

te kthehen nga Shoqeria ne Banke (ne administrate) me firmen e marresit. - Ne rast dergesash urgjente korrieri ka detyrimin te paraqitet sipas kerkeses se personit

te bankes ne çdo ore te papercaktuar brenda intervalit te punes 08.00-17.00 Plotesoni ne menyre te detajuar Aneksin A.

Page 2: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 2 -

6. Çmimi Oferta Juaj duhet te paraqitet : a- per sherbimin brenda Shqiperise. b- per sherbimin jashte Shqiperise (USA, Europe, Azi, Afrike).

c- per sherbimin me Greqine (Shikoni piken 8). Çmimet duhet te perfshijne TVSh dhe çdo shpenzim tjeter.

7. Sherbimi kerkohet per nje periudhe 1 (nje) vjeçare me te drejte rinovimi automatikisht

edhe per 1 (nje) vit tjeter, nese njera pale nuk njofton me shkrim palen tjeter per perfundimin e saj, 30 dite perpara perfundimit te afatit te kontrates.

8. Lidhur me marrjen dhe dergimin jashte Shqiperise, Tirana Bank volumin me te madh e ka me Greqine, prandaj per kete sherbim duhet te ofroni çmim te veçante (import-eksport; dokument-pako).

9. Oferta Juaj duhet te shoqerohet nga dokumentet e me poshtme:

- Nje CV apo historik te shkurter te kompanise. - Dy letra reference - Klientet me te cilet punoni - Fotokopje e noterizuar e ekstraktit te Regjistrit tregtar e leshuar nga QKR Brenda muajit

te fundit. - Fotokopje e noterizuar e çertificates se regjistrimit si person i tatueshem nga organi

perkates. - Pershkrimin e menyres se transportit te pakove/dokumentave import/eksport 10. Per informacione te metejshme ju mund te kontaktoni me:

Nevila GEGA

Supporting Services Manager Tirana Bank, Head Office, Rruga Ibrahim Rugova, Tirane

Mob.+355682084512; Tel. +355 4 2 277686; E-mail. [email protected] ;

11. Te dhena mbi kontraten

ÇMIMET DHE MËNYRA E PAGESËS

- Pagesa do të bëhet 10 (dhjetë) ditë pas dorëzimit të fatures të firmosur nga përfaqsuesi i “Bankës”, si dhe nga “Shoqëria” .

Për çdo ditë vonesë në pagesë, “Banka” penalizohet sipas kamatës ligjore në fuqi, në përputhje me Ligjin 48/2014 date 24.04.2014.

Page 3: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 3 -

PERSHKRIMI I SHERBIMIT

- Shoqeria ben terheqjen e dokumentave dhe pakove nga ambjentet e Klientit. Shërbimi postar është në dispozicion çdo ditë të javës nga e Hena deri te Premten nga ora 08.00-17.00 per Administraten dhe nga e Hena deri te Shtunen nga ora 08.00-17.00 per te gjitha deget e Bankes sipas skedulit pershkruar ne menyre te detajuar ne Aneksin B.

- Shoqeria terheq ngarkesen brenda 45 minutave nga koha qe Klienti telefonon per rastet e emergjences, ndersa ne Aneksin B percaktohen oraret e marrjes se dergesave per deget dhe Administrata dhe Deget. Alternativisht Banka dhe Shoqeria bien dakort paraprakisht per terheqjen ditore ose javore gjate oreve te punes. Pakot për tu dorëzuar brenda të njëjtit qytet dorëzohen në destinacion brenda dy orësh, kurse pakot për tu dorëzuar jashtë qytetit dorëzohen në destinacion brenda 24 orësh dhe 48 oreve e detajuar sipas Aneksit B.

- Ngarkesa do te terhiqet nga korrieret e Shoqeriat, të cilët paraqiten me uniformen perkatese te kompanisë. Punonjësi i Bankes do të asistohet në ruajtjen dhe paketimin e dërgesës.

- Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese e dergeses.

- Banka deklaron sakte permbajtjen e dergeses.

Për çdo dërgesë Shoqeria do ti lëshojë Bankes një vërtetim marrje (proof of delivery) e cila eshte ne 3 kopje dhe do të ketë si informacion emer mbiemer, adresen e derguesit,

daten dhe oren e nisjes, si dhe emer e mbiemer te firmes se derguesit si dhe informacionin mbi emer mbiemer, adresen e marresit, daten dhe oren e mberritjes, si dhe emer mbiemer, firme te marresit.

DETYRIME TE SHOQERISE - Shoqeria eshte e detyruar te pajise Banken me materialet e nevojshme si me poshte :

a) vertetim marrje (PoD) e cila eshte ne 3 (tre) kopje ; b) Kuti kartoni ne rast dergesash te pakove. c) Ne raste humbje te dergeses Shoqeria kompenson banken me 10 % e vlerës së saj, por jo me pak se 10,000 ALL.

- Shoqeria do te ofroje falas per Banken sherbimin e gjurmimit dhe te korrigjimit te dorezimit te dergeses ne rastin kur dergesa eshte dorezuar gabimisht per faj te Shoqeriat ne adrese jo te sakte. Shoqeria do te marre te gjitha masat qe dergesa te dergohet sa me pare ne destinacionin e duhur.

KONFIDENCIALITETI - Shoqeria eshte i detyruar dhe do te ruaje konfidencialitetin per te gjitha dergesat e

bankes ne destinacione te ndryshme. “Shoqëria” dhe punonjësit e saj janë kategorikisht të ndaluar të kenë akses në të dhënat personale të të tretëve të mbledhura nga “Banka” gjatë aktivitetit të saj. Palët janë të detyruara të ruajnë plotësisht konfidencialitetin dhe të mos u bëjnë të njohur të tretëve asnjë informacion që ato mund të marrin, si gjatë zbatimit të kësaj kontrate ashtu edhe pas përfundimit të saj. Palët bien dakord që konsiderohen të fshehta dhe sekrete informacionet me gojë ose me

shkrim, të dhënat, metodat, teknikat ose proçedurat që ndjek Banka për planifikimin,

zhvillimin dhe ofrimin e produkteve ose shërbimeve të saj si dhe çdo informacion që ka të

bëjë me klientelën, veprimtarinë afariste dhe personelit që ka Banka. “Shoqëria” si dhe

Page 4: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 4 -

punonjësit e saj, janë të detyruar për mbajtjen e fshehtësisë së plotë për informacionet

dhe të dhenat që bëhen të njohura për ta nëpermjet kësaj kontrate, si gjatë periudhës së

kësaj kontrate ashtu edhe pas përfundimit të saj (pa kufizim kohor), duke pasur

përgjegjësi penale në bazë të Kodit Penal si dhe përgjegjësi për kompensimin e çdo dëmi

që mund ti shkaktohet Bankës për arsye të shkeljes së detyrimit të lartpërmendur.

“Shoqëria” si dhe punonjësit e saj, nuk duhet të përdori informacione apo te dhëna qe

bëhen të njohura për ta nëpërmjet kësaj kontrate, lidhur me veprimtarinë e Bankës apo

Klientëve të saj, për qëllimet e tij ose për qëllime të tjera, të shperndaje ose të bëjë të

njohur (transmetojë) informacion tek persona, shoqëri, biznese ose organizata të tjera.

“Shoqëria” duhet të njoftojë “Bankën” në rast cënimi të të dhënave personale të mbledhura nga kjo e fundit. “Shoqëria” duhet të njoftojë Bankën menjëherë dhe pa vonesë, për çdo dëm, dëmtim ose për çdo ngjarje tjetër të jashtëzakonshme gjatë ushtrimit të sherbimit.

ANKIMIMET

Objekt ankimimi do të jetë mosrealizimi i neneve të kësaj kontrate. Ankimimet do të bëhen nga “Banka” me shkrim brenda 5 (pesë) ditëve nga data e konstatimit ose përfundimit të afatit të shërbimit. “Shoqëria” brenda 5(pesë) ditëve nga marrja e njoftimit për ankim ndaj shërbimit, duhet të paraqitet pranë “Bankës”, për të saktësuar dhe zgjidhur objektin e Ankimimit në të kundërt mbetet në fuqi ankimimi i “Bankës”.

SANKSIONET Ne rast vonese ne dorezimin e dokumentave ose pakove brenda afatit te parashikuar ne kete kontrate Banka aplikon nje gjobe prej 2.5 % te cmimit te dergeses në vonesë per cdo dite vonese. Maksimumi i gjobes se aplikueshme për çdo dergese në vonesë eshte 10 % e vlerës së tij, por jo me pak se një tarifë ditore të penalitetit për çdo ditëvonese në një vlerë prej 10,000 Lek. Per vonesa te shkaktuara nga neglizhenca e rende ose veprimet e qellimshme te Shoqeriat, Shoqeria mban pergjegjesi edhe per demet qe kapercejne vleren e gjobes. Banka” i mban vleren e penalitetit “Shoqërisë” nga pagesa, duke dhënë me shkrim arsyet dhe shumën totale të penalitetit.

ZGJIDHJA E KONTRATËS Secila palë mund ta zgjidhë në mënyre të njëanshme kontratën, në qoftë se pala tjetër shkakton shkelje thelbësore të saj që janë: a. “Banka” konstaton se edhe pas afatit të përmendur në Ankimimet: - “Shoqëria” nuk plotëson kërkesat cilësore të shërbimit. - “Shoqëria” vonon shërbimin, tej afateve të përcaktuara në kontratë. - “Shoqëria” nuk është në gjendje të permbushë në rregull, detyrimet kontraktore. Në rast se kontrata zgjidhet nga “Banka” për shkaqet e përmendura në paragrafin a, “Shoqëria” është e detyruar t’i paguaj “Bankës” një penalitet në masën prej 5 % të vlerës së shlyer të kontratës. b. “Shoqëria” mund të tërhiqet nga kontrata kur “Banka” nuk kryen në afat, pagesat për shërbimin e ofruar dhe të marra në dorëzim prej saj. Kontrata do të quhet e zgjidhur për shkaqet e përmendura në paragrafin mësipër, nëse pala që ka shkelur kushtet e kontratës nuk i përmbush plotësisht ato brenda 30 ditëve kalendarike nga dita që ka marre njoftimin e palës tjetër lidhur me konstatimin e këtyre shkeljeve dhe detyrimin e saj (palës që ka shkelur kontratën) për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndreqjen e tyre brenda afatit 30 ditor të njoftimit.

Page 5: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 5 -

“Banka” mund të kërkojë në çdo kohë, zgjidhjen e kësaj kontrate, duke e lajmëruar me shkrim palën tjetër 60 ditë kalendarike më përpara.

DËMTIMET Për çdo dëmtim fizik ose dëm material që do ti shkaktohet personelit të “Shoqerisë”, Bankës, personelit apo klientëve të saj ose personave të tretë si rrjedhojë e moszbatimit të detyrave, shkeljeve, neglizhencës, mosaftësisë së punonjësve të tij gjatë kohës së kryerjes së shërbimit si dhe moszbatimit të detyrës është përgjegjës “Shoqëria”. “Shoqëria” është përgjegjëse në çdo dëm që mund ti shkaktohet Bankës nga veprimet keqdashëse që mund të kryehen nga punonjesit e saj gjatë kohës së ekzekutimit të kësaj kontrate ose në marrëveshjet shtesë që mund të hartohen në të ardhmen, dhe është i detyruar të dëmshpërblejë “Bankën”.

12. Ju lutem konfirmoni ne e-mailin e sipershenuar marrjen e kesaj ftese dhe nese ju pranoni

te merrin pjese ne kete procedure prokurimi. Sinqerisht, BANKA E TIRANES

Page 6: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 6 -

ANEKSI A

Brenda Shqiperise

1.Brenda Tiranes

Dokument

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

Jo Dokument (Pako)

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

2.Jashte Tiranes (perfshire levizjet brenda rretheve)

Dokument

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

Jo Dokument

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

Cmimet duhet te jene me TVSh. P.S. Tirana dhe Rrethet:

Nqs pick up eshte brenda ores 13:00, dergesa dorezohet brenda dites (per dergesat e Tiranes) 12 ore nga Pickup.

Nqs pickup eshte mbas ores 13:00, dergesa dorezohet diten e neserme deri ne oren 11:00 (Per dergesat e Rretheve) 24 ore nga Pickup.

3. Per dergime Dokument (0.1-0.5kg) mbi 100,000 cope A. Cmimi per Tirane: _______________ per cope

B. Cmimi per Rrethe: : _______________ per cope

Cmimi perfshin: TVSH, Rregjistrim ne program, Perpunim, Rakordim me lista exceli, Pa konfirmim marjeje. Koha e shperndarjes 6 dite pune. Cmimi perfshin: Me TVSH, Shkrim Formularesh, Rregjistrim ne program, Perpunim, Me konfirmim marrjeje, Raport dorezimi nga softi, Koha e shperndarjes 20 dite pune.

Page 7: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 7 -

Jashte Shqiperise

Export

Dokument

KG 0-0.5 kg

0.6-1 kg

1.1-2 kg

2.1-3 kg

3.1-4 kg

4.1-5 kg

5.1-6 kg

Per çdo kg shtese Delivery/

USA/Eur

Europe/Eur

Azia/Eur

Afrika/Eur

Jo Dokument (Pako)

KG 0-0.5 kg

0.6-1 kg

1.1-2 kg

2.1-3 kg

3.1-4 kg

4.1-5 kg

5.1-6 kg

Per çdo kg shtese Delivery/

USA/Eur

Europe/Eur

Azia/Eur

Afrika/Eur

Import

Dokument

KG 0-0.5 kg

0.6-1 kg

1.1-2 kg

2.1-3 kg

3.1-4 kg

4.1-5 kg

5.1-6 kg

Per çdo kg shtese Delivery/

USA/Eur

Europe/Eur

Azia/Eur

Afrika/Eur

Jo Dokument (Pako)

KG 0-0.5 kg

0.6-1 kg

1.1-2 kg

2.1-3 kg

3.1-4 kg

4.1-5 kg

5.1-6 kg

Per çdo kg shtese Delivery/

USA/Eur

Europe/Eur

Azia/Eur

Afrika/Eur

Cmimet duhet te jene me taksa te perfshira.

Nqs pickup behet perpara ores 12:00 pm, dergesa mund te niset brenda dites dhe mberrin ne cdo qytet

Europian brenda 24 oreve.

Azia, USA, Africa etj, 48 ore nga data e dorezimit.

Page 8: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 8 -

CMIMI SPECIAL PER GREQINE

Export

Dokument dhe Pako

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

Import

Dokument dhe Pako

KG 0.1-0.5kg 0.6-1kg

1.1-2kg

2.1-3kg

3.1-4kg 4.1-5kg 5.1-6kg

Per çdo kg shtese Delivery/

Vlera

Cmimet jane me taksa

Cmimet me destinacion Greqi jane njesoj si Pako si Dokument.

Dorezimi ne Greqi per 48 ore nga dita e pickup.

Page 9: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 9 -

ANEKSI B

Skeduli organizimit te shperndarjes postare

A. Ne zyrat qendrore (Administrate) 08:30 Ardhja e korrierit .

Paraqitja e te gjithe vertetim marrje dokumetash (proof of delivery) te firmosura per dergesat e nje dite me pare tek personi I kontaktit per banken si edhe kthimi mbrapsht I dokumentave te cilat kane rezultuar te paderguara, me shpjegimet perkatese per secilen. Marrja e dokumentave ose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete .

12:30 Ardhja e korrierit

Marja e zarfit te raportimit ne Banken e Shqiperise si edhe te ndonje zarfi ose pako tjeter qe mund te jete per tu nisur neper dege apo te trete.

15:00 Ardhja e korrierit

Marrja e dokumentaveose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete.

*Gjithashtu ne rast dergesash urgjente korrieri ka detyrimin te paraqitet sipas kerkeses se personit te bankes ne cdo ore te papercaktuar si me siper. *Konotat qe kane te bejne me klientet NPL, te cilet njoftohen per detyrimet e papaguara, te kthehen nga Shoqeria ne Banke (ne administrate) me firmen e marresit.

B. Ne deget e Bankes ne Tirane

09:00 Ardhja e korrierit .

Paraqitja e te gjithe vertetim marrje dokumetash (proof of delivery) te firmosura per dergesat e nje dite me pare tek personi I kontaktit per banken si edhe kthimi mbrapsht i dokumentave te cilat kane rezultuar te paderguara, me shpjegimet perkatese per secilen. Marrja e dokumentave ose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete .

11:45 Ardhja e korrierit

Marrja e dokumentave ose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete.

*Gjithashtu ne rast dergesash urgjente korrieri ka detyrimin te paraqitet sipas kerkeses se personit te bankes ne cdo ore te papercaktuar si me siper.

*Konotat qe kane te bejne me klientet NPL, te cilet njoftohen per detyrimet e papaguara, te kthehen nga Shoqeria ne Banke (ne administrate) me firmen e marresit.

C Ne deget e Bankes ne Rrethe

09:00 Ardhja e korrierit ne dege

Paraqitja e te gjithe vertetim marrje (proof of delivery) te firmosura per dergesat e nje dite me pare tek personi I kontaktit per banken si edhe kthimi mbrapsht I dokumentave te cilat kane rezultuar pa adrese te sakte . Marrja e dokumentave ose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete.

Page 10: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 10 -

11:45 Ardhja e korrierit

Marrja e dokumentave ose pakove nga personi I kontaktit te bankes per tu derguar neper dege apo te trete .

*Gjithashtu ne rast dergesash urgjente korrieri ka detyrimin te paraqitet sipas kerkeses se personit te bankes ne cdo ore te papercaktuar si me siper. *Konotat qe kane te bejne me klientet NPL, te cilet njoftohen per detyrimet e papaguara, te kthehen nga Shoqeria ne Banke (ne dege) me firmen e marresit. Shoqeria eshte ne dispozicion nga dita e hene deri ne te premte, ora 09:00 deri 19:30 si dhe diten e Shtune nga ora 09:00 deri ne 17:00. Afati kohor per terheqjen e dergesave nga korrieret tane, prane zyrave tuaja ose ku ju te nderuar kliente ndodheni eshte 30 min nga njoftimi. Ofron sherbim brenda qytetit (urban) dhe brenda vendit (inter-urban):

Door to Door Point to Point Door to Point Point to Door

Door to Door (nga rezidenca ose zyra e derguesit tek rezidenca ose zyra e marresit).

Point to Point (nga pranimi ne nje pike ne piken e e qytetit te marresit te dergeses).

Door to Point (nga rezidenca ose zyra e derguesit ne piken e qytetit te marresit te dergese).

Point to Door (nga pranimi ne nje pike tek rezidenca ose zyra e marresit).

Cdo dergese shoqerohet me formulare te vecante per te realizuar rritjen e sigurise maksimale ne procesin e mbledhjes dhe dorezimit te dergesave te cilet ruajne integritetin e tyre. Per cdo dorezim Shoqeria siguron Proven e Marrjes ne Dorezim me te gjithe elementet e dorezimit. Shoqeria ne cdo rast eshte gati te informoje per kohen e dorezimit dhe emrin e marresit. Sisitemi i arshivimit te Shoqeriat eshte i automatizuar dhe ne cdo moment eshte ne gjendje te raportoje per te gjitha dergesat e bankes.

Te gjithe objektet postare te grumbulluar ne sportelet e zyrave postare te Kompanise , ose te terhequra nga korrieret tane shoqerohen me formularin .

Formularet ne Tre kopje, te cilet kane numri ne tyre dallues, rregjistrohen ne programin e postes dhe te gjitha procedurat qe ndjekin objektin postar (grumbullim, dorezim ne destinacion, mosdorezim per arsye te ndryshme, kthim pas ne origjine, etj) rregjistrohen sipas kerkesave te programit.

Ne cdo moment qe deshiron klienti, mund te njoftohet per statusin e zarfit te tij.

Sigurimi cdo dite i raportimit elektronik ne lidhje me statusin e objekteve.

Objektet postare dorezohen ne destinacion kundrejt emer, mbiemer dhe firme te marresit ne dorezim te cilat reflektohen te kopja jeshile e formularit te kompanise korriere.

Data dhe ora e dorezimit vendosen gjithashtu ne kopjen jeshile te formularit.

Sipas kerkeses tuaj dhe rendesise se zarfit dorezohet, i kerkohet klientit dhe nje dokument identifikimi, numri i te cilit shenohet ne formular.

Korrieri paraqitet ne destinacionin e kerkuar, per te terhequr objektet postare, 30 minuta pas marrjes se njoftimit.

Korrieri paraqitet me uniformen e kompanise korriere dhe me dokumentin shoqerues, i vlefshem per te hyre ne cdo institucion.

Furnizim me kuti dhe mjete te tjere paketimi.

Page 11: FTESE PER OFERTE - tiranabank.al · - Shoqeria do te beje trajnimin baze të një punonjesi te Bankes në çdo degë si dhe në seli per menyren si pergatitet etiketa dhe fatura shoqeruese

FORMULARI I FTESES PER OFERTE

- 11 -

Sigurim ne transport dhe rimbursim te vleres 500 ALL per cdo objekt zarf te humbur ose te dorezuar jashte cdo afati te premtuar ne kontrate.

Dorezimi i objekteve postare per Tiranen:

Objektet e terhequr deri ne oren 13:00, dorezohen ne destinacion brenda 2-6 ore te dites ne vijim

Objektet e terhequr mbas ores 13:00 dorezohen diten e neserme deri ne oren 10:00 te mengjesit. (Kjo ne varesi te orarit te marresit te objektit/dergese).

Per objektet postare, kur marresi i zarfit eshte disponibel gjate gjithe dites, te mundesohet dorezimin deri ne oren 19:00.

Per objektet postare qe kane probleme me adresen e marresit, ose per arsye te ndryshme nuk mundesohet dorezimit, te behen 3 (tre) tentativa dorezimi.

Dorezimi i objekteve postare per rrethet:

Behet gjate orarit te punes se dites se neserme te grumbullimit te tyre (17-24 ore nga grumbullimi).

Per objekte postare qe kane probleme probleme me adresen e marresit ose per arsye te ndryshme nuk mundesohet dorezimi, te behen 3 (tre) tentativa dorezimi.

Afatet kohore te dorezimit te objekteve masive jane ne varesi te sasise se objekteve per shperndarje.