2
PERIODICALS T T CYANMAGENTAYELLOWBLACK THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER No gay marriage for Albania Kosova Foreign Minister meets the US Secretary of State Albania to dispose of excess arms by 2014 Sons’ search for father uncovers Albanian mass grave page 3 page 3 page 4 page 7-8 Pages in English 2-8 FROM FEBRUARY 9 TO FEBRUARY 11 2010, VOLUME 18 NO. 1922 $1.50 COPYRIGHT © 2010 ILLYRIA THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC. Published in New York faqe 10 faqe 13 faqe 15 faqe 20-21 KRIMET E FSHEHURA TË KOMUNIZMIT: ZBULOHET NJË VARR MASIV PRANË TIRANËS Eshtra të groposura në tunelet e ish-Komitetit Ekzekutiv - Dyshohet se u përkasin të pushkatuarve të sistemit komunist nga viti 1974 e në vazhdim Eshtra dhe rroba të gjetura pranë "barrakave 313" në dalje të Tiranës. Sarah Palin: Kundër Obama-s në 2012 Kosovë: GDN-ja mbështet integrimin e veriut SHËN MITËR KJO ARBËRI E VOGËL faqe 12 Rritet presioni nga ambasadorët e huaj Presidenti Topi do të presë të shtunën rivalët Berisha dhe Rama faqe 18 Shqiptarët në Mal të Zi humbin njësinë e tyre zgjedhore faqe 26-27 40 vjet më parë mbylli sytë Nexhat Peshkëpia “Bukuria që vret” në Kosovë faqe 16

FROM FEB RUA Y 9 THE ONLY ALBANIAN - …...“Bukuria që vret” në Kosovë faqe 16 T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK #1922 9 - 11 SHKURT, 2010 fokus T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK Nga

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FROM FEB RUA Y 9 THE ONLY ALBANIAN - …...“Bukuria që vret” në Kosovë faqe 16 T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK #1922 9 - 11 SHKURT, 2010 fokus T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK Nga

PERIODICALS

T

T

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

THE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER

No gay marriage for Albania

Kosova Foreign Minister meetsthe US Secretary of State

Albania to dispose ofexcess arms by 2014

Sons’ search for father uncovers Albanian mass grave

page 3 page 3 page 4 page 7-8

Pages in English 2-8

FROM FEBRUARY 9TO FEBRUARY 11

2010, VOLUME 18

NO. 1922

$1.50

COPYRIGHT © 2010ILLYRIATHE ONLY ALBANIAN - AMERICAN NEWSPAPER, INC.

Published in New York

faqe 10

faqe 13

faqe 15

faqe 20-21

KRIMET E FSHEHURA TË KOMUNIZMIT: ZBULOHET NJË VARR MASIV PRANË TIRANËSEshtra të groposura në tunelet e ish-Komitetit Ekzekutiv - Dyshohet se u përkasin të pushkatuarve të sistemit komunist nga viti 1974 e në vazhdim

Eshtra dhe rroba të gjetura pranë "barrakave 313" në dalje të Tiranës.

Sarah Palin:Kundër Obama-s në 2012

Kosovë: GDN-ja mbështet integrimin e veriut

SHËN MITËRKJO ARBËRI E VOGËL

faqe 12

Rritet presioni ngaambasadorët e huajPresidenti Topi do të presë të shtunën rivalët Berisha dhe Rama

faqe 18

Shqiptarët në Mal të Zi humbinnjësinë e tyre zgjedhore

faqe 26-27

40 vjet më parë mbylli sytë Nexhat Peshkëpia

“Bukuria që vret” në Kosovë

faqe 16

Page 2: FROM FEB RUA Y 9 THE ONLY ALBANIAN - …...“Bukuria që vret” në Kosovë faqe 16 T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK #1922 9 - 11 SHKURT, 2010 fokus T T CYAN MAGENTA YELLOW BLACK Nga

T

T

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

#1922 9 - 11 SHKURT, 2010 fokus

T

T

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Nga Ylli Polovina

Duke hyrë në Shën Mitër natapapritmas na u duk jo miqësore.Ndoshta kjo ndodhte sepse herë tjetërnë qytezën prej katër mijë banorëshpatëm depërtuar ditën. Drita të jep mëshumë liri, vetvetiu edhe më tepër sig-uri.

Shën Mitri në gjuhën italiane emrine plotë e ka San Demetrio Corone (SanDemetrio Korone). Në një farë mënyrekjo do të thotë Shën Mitri i koronezve,pra i atyre që kanë emigruar pasi nënpushtimin osman në Peloponez raqyteti Korone, kështjella strategjike që,atë kohë e zotëruar nga Republika eVenedikut, mbante nën kontroll rrugëte kalimit mes Italisë dhe Lindjes sëAfërme.

Arbëreshët në Shën Mitër tashmënuk përbëjnë shumicën, por në histor-inë e saj kanë patur një peshë të dis-afishtë. Mes ndikimit të latinëve dheinfluencës së shqiptarëve këtu nëpërdekada e shekuj duhet të ketë pasurndeshje të madhe. Kjo shihet në struk-turën e mbiemrave të banorëve. Dallo-het po ashtu në rrjetin rrugor. Pjesadërmuese e emrave të tyre kanë tëbëjnë me vendasit dhe historinë e Ital-isë. Megjithatë dy prej rrugëve më krye-sore, ato që e depërtojnë qytezën mespër mes, janë Via Dante Alighieri dheVia Giorgio Castriota. Të dyja qëndrojnëparalel me njëra-tjetrën, në një garë tëpërhershme.

Ndërsa ishte natë e thellë dhe përorientim më të sigurt shkruam në nav-igator fjalën “Centro” (“Qendër”), sërishnë brëndësi të Shën Mitrit nuk po hyn-im dot. Në dy vende dy tabela na urd-hëronin prerë të ktheheshim mbrapsht.Kështu u rikthyem dy herë rresht atjeku qemë nisur. Kjo na zëmëroi, sepsekishim planifikuar katër takime dheçdo minutë ishte jetike për të mosshkaktuar kompromentimin e tyre.Atëherë zbatuam rregullin tonë“arbëresh”, përdorëm kodin kyç. Dukee ditur se nuk ka vendbanim tëbashkëkombësve tanë në Itali pa emrine Skënderbeut, në ekranin e navigatorit

futëm për kërkim emrin e tij. Shenjaorientuese nuk u vonua. Doli e qartë.Vetëm duhej të ndiqnim çfarë nathoshte.

Këtë herë depërtuam drejt qendrësshpejt dhe pa probleme. Rrugës pamëqë deri ato çaste nuk ja kishim dalë dotpër një arsye të thjeshtë. Tabelat që nadetyronim kthimin mbrapsht qenë tëpërkohshme. Në disa rrugë po bëheshinriparime, kështu që për drejtuesit eautomjeteve atë natë qenë mbyllur.

Në sheshin qendror pranë Monu-mentit të të Rënëve kantautori PinoKakoca hap krahët dhe na pret me gëz-im. Në të vërtetë ai i shtrin duart, inder ato drejt qiellit. Kështu bën edhekur këndon, veçanërisht gjatë interpre-timit të finaleve. Pranë tij janë dy tëtjerë, por jo skulptori Hevzi Nuhiu,shqiptari nga Presheva e Kosovës, i ciliështë aq shumë i njohur dhe po aq içuditshëm në veprimet e tij sa që nëfaqen web të komunës, në gjuhën ital-iane, pra për turistët vendas, në nyjen“Doni të njihni qytetin?” dhe lidhjen“Pikat më interesante”, rreshtohenkatër tundime. Tre të parat janë ndjekjae Festivalit të Këngës Arbëreshe, i ciliçdo vit organizohet të shtunën e dytëtë muajit gusht; këshillohet nga 14 deri24 gusht të ndiqet Pasqyra Kine-matografike “Gianku Yne i shprishur”(“Gjaku ynë i prishur”); e treta gjë epropozuar “është vizitë në studion emjeshtrit Hevzi Nuhiu, artist i skulp-turës në dru...”.

Megjithatë kantautori Pino Kakocana siguron se Hevziu është nga çastinë çast duke mbërritur. Dy njerëzit etjerë me të cilët ai ndodhet i shoqëruarjanë tipi ngjitës dhe një tjetërbashkëkombës që ka pamje shumë fis-nike. Prezantohemi. Është muzikantnga Tirana, rezident në Shën Mitër.Quhet Aleksandër. Pak minuta më pasgjej rastin t’i them Pinos se në takimete punës që sapo do të nisim, duke nisurnga drejtori i radios lokale dhe botuesiXhani Makri nuk do të ketë asnjë njeripërveç nesh, dërgatës nga Ministria ePunëve të Jashtme të Shqipërisë. Kjodo të thotë, këmbëngula, që “ngjitësi”

këtë gjë duhet ta dijë e të vendosë tëmos na ndjekë më nga pas. Pino Kakocau ndje ngushtë, la të kuptojë se nuk ekishte aq të thjeshtë t’ia kumtonte tjetrit,por më në fund, pasi u shkëput njëçast me të, me sa duket ia bëri medijeni. Kur iu avitëm hotelit ku do tëlinim një çast valixhet e çantat e udhë-timit tjetri buzëqeshi zorshëm, dukshëmsa për etiketë, dhe tha se po ikte që tëna linte të qetë. Ironia e tij na u hodh sigur në shpinë. Ca më shumë tani ishtei padëshiruar dhe duhej të ndahej prejnesh. Edhe pse deri atëherë qemë ori-entuar vetëm nga parandjenjat si edheprej rregullit të rreptë protokollar tëpunës, që atë mbrëmje morëm infor-macion se “ngjitësi”, i cili nuk banontenë Shën Mitër, por në një qytezë tjetërarbëreshe, ishte i goditur penalisht.Përse nuk po e shkruajmë. Nuk duamta lëndojmë publikisht edhe pse nuk jacituam emrin drejtpërsëdrejti. Po atënatë duket se edhe ai nuk qe i qetë.Autorit të këtyre rradhëve, të cilin egjykoi si shtytësin e largimit të tij, idërgoi në celular mesazhin “Jam.....(emri i tij). Faleminderit për sjelljene pa edukatë e presuntuoso (“mendje-madhe” në shqip). Nuk kemi për tëndarë gjë së bashku”.

* * *Kurioziteti i katërt që Shën Mitri u

afron turistëve është blerja pranëdyqanit Ambrosino i kukullave me kos-tume karakteristike shqiptare.

Siç shihet qyteza nuk ka gjë të veçan-të italiane. Të mos pranojmë, po tëduam, se arbëreshët këtu, edhe psetanimë janë pakicë, nuk kanë dalë fitim-tarë! Në fund të fundit vlera nuk ështëpatjetër pjesë e numrave. Shqiptarët emoteve të shkuara kanë ditur ta ruajnëidentitetin e tyre jo si gjë të veçantë,muzeale, por si vlerë që është rriturdhe shtuar në autoritet nga viti në vit.Arbëreshët nuk i kanë zbehur, i kanëpërndritur vlerat e mbartura me veteqë nga trojet e tyre autoktone. Kostumetme të cilat janë veshur kukullat etregëtueshme në dyqanin Ambroziniduken aq fort mahnitëse sa na habisin

edhe neve, shqiptarëve të kohëve tësotme.

Kjo spikatje e arbëreshëve duhetparë në sfondin e të gjithë historisë sëkrijimit dhe jetës së Shën Mitrit. Qytezae sotme me katër mijë banorë ka lindursi vendbanim në shekullin e dhjetë. Nëfillim ka qenë një faltore e vogël eremite,e thirrur atë kohë “Shpella e San Nilo-s”. Këtu fshihej e lutej pikërisht SanNilo di Rossano, një i shenjtë lokal.

Kur ndodhi ai i cili quhet “emigrimii katërt i shqiptarëve”, i shtrirë në peri-udhën prej vitit 1470 deri në 1479, nëkëto anë pati ndryshime të mëdhademografike. Refugjatët e ardhur prejbregut tjetër të detit u ndanë në trevalë. Grupi i parë i valës së fillimit (jeminë vitin 1471) u vendos në Shën Mitër(San Demetrio), në Maqi (Makia,vendlindja e Jeronim De Radës), nëShën Kozmo (San Cosmo), në SanGiorgio (nga arbëreshët thirret Mbuza-ti), në Spezzano (Specano). Këto qytezajanë fare ngjitur me njëra-tjetrën dhekëtë territor mund ta quash edhebërthamën e parë të emigracionit tëkatërt shqiptar drejt Italisë. Aq e fortëishte ajo, me njerëz të thjeshtë porkryesisht edhe me ushtarakë dhe familjefisnike sa që të gjithë vendbanimeveme emra italianë u shtoi nga pas për-caktuesin Albanese. Kështu sot kemiSan Cosmo Albanese, San GiorgioAlbanese, Spezzano Albanese.

Dinamika e valës së parë të emi-grimit të katërt lidhet edhe me të venëdhe të birin e vetëm të Skënderbeut,me Donikën dhe Gjonin. Ata në mes tëvitit 1468, të shoqëruar edhe prej disavejushave dhe familjeve të kapitenëveshqiptarë të vrarë në luftime, u hipënanijeve dhe zbarkuan në Mbretërinë eNapolit. Nga jo pak studiues arbëreshëngulet kembë se menjëherë pas tyrebënë të njëjtën gjë edhe afro tridhjetëmijë shqiptarë. Ndonjëherë ata shpre-hin mendimin se kjo mërgatë tridhjetëmijëshe erdhi në brigjet italiane bashkëme Gjonin dhe të jëmën e tij. Shkuan,si të thuash, pas tyre, atje për ku u nisedhe trashëgimtari i prijësit të tyre.

Edhe pse shprehja “i morën me

vete” më shumë se një veprim konkretështë një metaforë, tre valët e mëdhaqë u shtrinë prej vdekjes së Gjergj Kas-triotit deri në rënien përfundimtare tëkështjellës së Krujës, duhet të kanëpatur si orientim, si rrugëdalje, si zgjid-hje të detyruar, mbase edhe si gjeststimulues, ikjen jashtë vendit të të gjithëfamiljes Kastrioti.

Për këtë efekt, largimin e familjesudhëheqëse të qendresës kundërosmane, nuk është folur dhe shkruarasnjëherë. Po të bëhej më parë, poredhe tani, duket sikur prishet modelime të cilin është përshkruar deri tanivepra skënderbejane, zbehet dhe vihetnë diskutim roli i tij historik. Nuk kapërse të jetë fare kështu. Trysnia eushtrisë osmane, numri i madh nënjerëz dhe mjete, përdorimi prej saj itë gjitha mënyrave barbare të luftëstotale (shkretim tokash dhe djegie tëmbjellash, helmimi i burimeve, masakradhe shfarosje masive e popullsisë civile),përveç kalasë së Krujës vënia nën kon-troll e të gjithë hapësirës dikur të lirë,urdhri i Portës së Lartë për kapjen dhee ndëshkimin e pjesëtarëve të mbeturtë familjes Kastrioti e bënin urgjentelargimin e tyre nga Shqipëria. Ata duhejpatjetër të mos binin peng i sulltanit,çfarë po të ndodhte do të përbënte njëgoditje për vijimin e rezistencës. NëMbretërinë e Napolit Donika me Gjoninnuk shkuan për të kaluar në përtacivitet e mëpasshme të jetës, por farepërkohësisht, në përgatitje dhe pritjene çastit të duhur për t’u rikthyer nëluftë. Kjo u dëshmua më pas, jo vetëmnë tentativën e parë të zbarkimit tëGjonit në vitin 1481, por edhe në fillimtë shekullit pasues.

* * *Më pas vala e dytë e emigrimit të

katërt do të përqëndrohej në SantaSofia dhe fshatrat përreth. E treta do tëgrumbullohej në Civita, në Frasnita,Lungro, San Basile, Firmo, grupqytezash në distanca mjaft të afërtadhe për të cilat kemi folur në repor-tazhet e mëparshme të këtij cikli. Nënjë farë mënyre, si të qenë rrjedha

lumenjsh, të tre valët e emigracionit tëkatërt të të gjithë historisë së ikjes sëshqiptarëve drejt gadishullit Apenin,krijuan në Kalabri këto tre “liqene”.Qenë tre vatra njerëzore. Secila krijoinjë vendbanim qendër. San Demetrioe dëshmoi se nuk do të qe vetëm qytezakryesore e njërës vatër, por edhe e tëtrejave. Madje diçka më tepër, shumëmë shumë se kaq.

Megjithatë deri në autoritetin esotëm shqiptarët e Shën Mitrit dhe tëqytezave përreth kanë patur një rrugëtë vështirë. Më 1492 banorët latinë tëAkrit (Acri) i bënë një letër Mbretit tëNapolit ku shkruajtën se duhet të mer-reshin masa dhe të dënoheshin arbërite vendbanimeve të Sancto Adriano,Makia, San Cosmo e Vaccarizzo sepsebënin shumë vjedhje dhe krime të tjera,prisnin pemët në pyll dhe drurët fru-torë.

Edhe pse patjetër me brënda shumëmllef racist dhe akuzë e zmadhuar naduhet të pranojmë se një pjesë e emi-grantëve shqiptarë i kanë kryer këtopaudhësi. Dukuri të tilla i kemi parëedhe pas viteve nëntëdhjetë të shekullittë shkuar, kur ndodhi vala më e re emadhe e ikjes dhe formimit të diasporëssonë të re. Karakteristike është se shqip-tarët disi pa pasion për jetën kolektivedhe rregullat e saj, pas viteve të para tëemigrimit, kur më në fund i formojnëdhe i konsolidojnë bashkësitë e tyre,dëshmojnë qytetari normale.

Në Shën Mitër pas rënies së kësht-jellës së Koronës, 1534, i cili quhet edheburimi i emigracionit të pestë, dukeprurë edhe një elitë të dukshme artis-tokatike, bën që Shën Mitri të stabili-zohet dhe formësohet si qytet normalevropian. Pikërisht për këtë arsye, nëshenjë nderimi, në vitin 1868 qytezësiu bashkëngjit zyrtarisht edhe përcaktoriCorone. Në një farë mënyre, duke ethirrur San Demetrio Corone, pra ShënMitri i koronezve, për të gjithë u kuptuaShën Mitri i shqiptarëve (të ardhur ngaKorone).

Kështu në vatrën e madhe të krijuarnga vala e parë e emigracionit të katërtpothuaj të gjitha vendbanimet u plotë-

suan me një fjalë që theksonte se kishimtë bënim me shqiptarë. U krijua njëArbëri e vogël, një nga ato dhjetra eqindra që themelon shqiptari atje kumigron.

Sepse qe kështu, një rikrijim atdheu,në Shën Mitër bëri histori një institucioni rrallë: Kolegji ku për të gjithë Arbërinëpërgatiteshin priftërinjtë e ritit ortodoksbizantin si edhe shumë laikë. Ky institutqe universiteti i arbëreshëve, madje itë gjithë shqiptarëve. Në trojet e tyreamtare as që ekzistonte një paralele etillë, madje deri edhe në fillim të shekul-lit të shkuar nga Shqipëria dhe trojet eKosovës shkonin në Shën Mitër mjaftstudentë. Disa prej tyre u bënë edhepolitikanë të shquar. Citojmë dy prejtyre: Luigj Gurakuqin dhe AvniRustemin.

Ky kolegj ishte me famë për niveline tij të përgatitjes. Qe krijuar më 5 tetor1732 me dekret të veçantë të papës menënë arbëreshe, Lorenco Corsinit(Lorenzo Corsini), emri kishtar Kle-menti XII. Selia e tij e parë ishte nëqytezën arbërore San Benedetto Ullano.Më 1794 prej këtej u transferua nëShën Mitër, në godinën e një manastiri.Këtu edhe bëri histori. U shndërrua nëqëndër revolucionarësh, përmbysësishtë regjimeve despotike. Sepse prej ban-gave të saj dilnin liberalë pushtetarëttiranë e quanin Kolegjin e Shën Mitrit“fabrikë djajsh”. E gjithë Arbëria dheqytezat e saj i kanë rrugët të mbushurame emrat e ish-studentëve të kësajshkolle legjendë, sheshet me bustet etyre: Domenico Mauro, AgesilaoMilano, Pasquale Scura, Gennaro Plac-co, Fedele Marchianò, Alessandro Mari-ni, Costantino Lopes, Alessandro Mau-ro, Giuseppe Cadicamo, Nicolò Ieno,Salvatore Braile.

* * *Si të qe traditë e kësaj e kësaj fryme

në Shën Mitër në vitin 1983 emigroiedhe një bashkëkombës nga Kosova.Ishte nga Presheva, i pajisur me talentine skulptorit. Edhe Hevzi Nuhiu, studioe të cilit tanimë është krenaria artistikee qytezës, ka trillin e një “përmbysësi”.

Ai ka krijuar në Shën Mitër një gjë tëpazakonshme në të gjithë Italinë dheme siguri mbase nga të rrallat në botë.Është një ekspozitë unike, të cilin ai equan Muzeu në Natyrë. Hevziu pa imarrë leje askujt, asnjë autoriteti publik,në rast se gjen një trung peme të për-shtatshme për ta punuar, gdhend men-jëherë një portret. Në të gjithë ShënMitrin ka shtatëmbëdhjetë apo tetëm-bëdhjetë krijime të tilla. Së bashku meHevziun dy vite të shkuara kemi shkuartek shumica e tyre. Të emocionojnë.Janë në vendet më të dukshme, buzërruge e deri afër një shpërndarësi ben-zine.

Dhe duke qenë se preshevari Hevziështë martuar me arbëreshen FrankaKofone dhe prej dashurisë së tyre kalindur një djalë, të cilit i kanë vënëemrin Skifter, nëpër trungjet e pemëvetë Shën Mitrit doemos do të gjesh tëgdhendur vetëm portretet e krenarisëtonë kombëtare: Nënë Terez, JeronimDe Rada, Ibrahim Kodra. Prej duarvetë tij në sallonin kryesor të bashkisë sëShën Mitrit lartohet i gdhendur në drunjë Gjergj Kastrioti tre metra i lartë.

Shën Mitri mban shumë mrekul-lira, gjëra që nuk i ka asnjë vend-banim tjetër arbëresh. Si në asnjërast tjetër në regjistrat e vjetër tëbanorëve të qytezës, që prej vitit tëlargët 1563, gjendet i lindur njëbashkëkombës me emrin Scander-bek. Ai është martuar me KaterinaArgondica (Argondizza janë ar-bëreshë shumë të njohur). Më 1600bija e tij, Marta, bën martesë me njëdjalë nga familja partërtisht arbëroreMashi (Masci).

Pastaj ky emër, si të qe me trillin enjë meteori, zhduket, nuk përsëritetmë. Ashtu si edhe në trojet autoktoneshqiptarët kurrë nuk i kanë vënë njëfëmije emrin e Skënderbeut. Për ta aimbetet i papërsëritshëm nëpërmjetjetës së një bashkëkombësi tjetër.

Por rasti i rrallë i Shën Mitrit, nëmungesë të dokumentave apo e një tëdhëne të çfarëdoshme për ta shpjeguarsadopak, mund të cilësohet një misteri këndshëm, një shenjë që të mrekullon.

Nënë Tereza.

Pamje nga Shën Mitri në gjuhën italiane emrin e plotë e ka San Demetrio Corone.

Shtatore në dru e Skënderbeut, e vendosur në sallonin kryesor të bashkisë së Shën Mitrit.

Portreti i Jeronim De Radës mbi një pemë në rrugën, e cila të çon në makia, vendlindjen e tij.

Skulptori Hevzi Nuhiu dhe skulptura për Jeronim De Radën.

SHËN MITËR, KJO ARBËRI E VOGËL

Vizitë në studion e mjeshtrit nga Presheva Hevzi Nuhiu, artist i skulpturës në dru, që jeton mes arbëreshëve