27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: Andrra e jetës-“Pema e jetës” (Ndre Mjeda) MENTORJA: KANDIDATJA: Dr.Sc.RovenaVata Margaritë Krasniqi Gjakovë, 2018

FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

  • Upload
    others

  • View
    84

  • Download
    12

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Andrra e jetës-“Pema e jetës” (Ndre Mjeda)

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr.Sc.RovenaVata Margaritë Krasniqi

Gjakovë, 2018

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: Andrra e jetës-“Pema e jetës” (Ndre Mjeda)

Komisioni:

Kryetar____________________________

Anëtar____________________________

Anëtar_____________________________

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. RovenaVata Margaritë Krasniqi

Gjakovë, 2018

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

3

PASQYRA E LËNDËS:

HYRJE ....................................................................................................................... 41. Objekti dhe motivimi i temës ......................................................................... 4

2. Metodologjia dhe metodat e punës ............................................................... 5

3. Baza teorike e punimit................................................................................... 5

4. Synimi i temës............................................................................................... 6

KREU INdre Mjeda................................................................................................................ 7

1.1 Jeta dhe vepra e tij............................................................................................ 7

1.2 Krijimtaria artistike............................................................................................. 8

KREU IITrina ........................................................................................................................ 12

2.1 Kuptimi i titulli të vperës së Mjedës ................................................................. 12

2.2 Fati i papërjetuar/i këputur i Trinës.................................................................. 14

2.3 Pasqyrimi i traditave shqiptare në vepër ......................................................... 15

KREU IIIZoga ........................................................................................................................ 18

3.1 Elementet autobiografike te Zoga ................................................................... 18

3.2 Fati i bardhë i Zogës ....................................................................................... 19

KREU IVLokja........................................................................................................................ 21

4.1 Fati i zi i Lokës ................................................................................................ 21

4.2 Shoqëria dhe individi....................................................................................... 21

PËRFUNDIME: ........................................................................................................ 24BIBLIOGRAFIA: ...................................................................................................... 27

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Poema “Andrra e jetës” është një ndër poemat më të mira e më me vlerë të letërsisë shqipe

prandaj dhe me shumë vullnet e kam bërë analizën e kësaj poeme. Edhe sot ku jetojmë jemi

të rrethuar nga një ambient në të cilën është e pranishme varfëria dhe jo vetëm varfëria por

edhe në një ambient ku njerëzit janë të izoluar nga kjo gjendje dhe jetojnë pa asnjë përkrahje

madje që nuk kanë as për të ngrënë. Kjo poemë u punua në një frymë të tillë, aty ku ka qenë e

pranishme varfëria prandaj dhe ka shumë kualitet. Është formë interesante mes te kaluarës

dhe të tashmes.

“Andrra e jetës” përmban në vete shumë dhembje e mjerim. Poema është e shkruar në gjuhën

e kuptueshme, të larmishme, të saktë e të pasur me fjalë të rralla, shkodranishte të plotësuar

me fjalë e shprehje të krahinave përreth. Nuk mund të vendosim një kohë të caktuar rreth

zhvillimit të ngjarjes, përveç konceptit kohor kjo poemë nuk ka as koncept komunikativ pasi

që familja paraqitet e izoluar nga rrethi shoqëror.

Kapitulli i dytë përfshin formën strukturore të poemës e cila ndahet për pjesë e parë të veprës:

Trina. Poema është e shënuar në vargje dhe ka rreth 70 strofa gjithsej.

“Andrra e jetës” është poemë esencialisht për familjen. Në këtë punim do ndalemi në

strukturën e saj elementare: tri personazhe, dy vajza e një nën: Trina, Zoga e Lokja, që

numërojnë më tej tri faza të jetës: fëmijërinë, rininë, pleqërinë. Prandaj, leximi dhe

interpretimi i saj duhet të bëhet i plotë, në të gjitha pjesët veç e veç dhe të gjitha bashkërisht

në fund. Në poezinë e tij në “Andrra e jetës” nuk janë vetëm figurimet paralele të ambientit të

jashtëm që ndihmojnë të lexohet shpirti i njerëzve, të cilët i njohim dhe ii rinjohim në hapin e

parë të jetës tonë, po është diçka më shumë: mënyra e sjelljes së tyre, mënyra e pranimit të

gëzimit e të dhembjes, mënyra e jetës nëpërmjet familjes, pra edhe rënkimi kur kjo nuk mund

të zhvillohet. Prandaj, gjithë ajo keqardhje për mungesën e djalit, mashkullit. Në këtë poemë

të familjes mungon mashkulli, mungon burri i shtëpisë; kush e di fëmija që del në

interpretimet hipotetike të Zogës a do të lindet djalë?

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

5

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siç është metoda

biografike, pasi në vepër janë të dukshme elementet autobiografike.

Metoda sociologjike dhe psikologjike, të cilat u bënë shkas për të nxjerrë në dritë të dhënat

nga rrethanat e jetës dhe mjedisit si dhe shpesh herë këto faktorë të mjedisit, ku ai jetoi,

ndikuan edhe në gjendjen e tij shpirtërorepasqyruar sipas personazheve kryesore në veprën

“Andrra e jetës”.

Gërshetimi i këtyre tre metodave në gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë metodologji

e kërkimit të punës shkencore.Burimi kryesor i të dhënave për realizimin e këtij punimi ka

qenë kërkimi në literatura. Metoda e grumbullimit të të dhënave është e tipit rishqyrtim

literature. Është shfrytëzuar literaturë e mjaftueshme nga biblioteka e universitetit dhe burime

të ndryshme shkencore nga interneti.

3. Baza teorike e punimit

Baza teorike e këtij punimi është njohja e rritjes së autorit si të rrugëtimit të tij.

Literatura është përzgjedhur në bazë të problematikës që shtjellohet në punim, duke ndjekur

këto kritere:

- Titullit të temës e cila është marrë,

- Fjalëve kyçe që janë përdorur për kërkime në internet,

- Librave leksikor,

- Të dhënat e gjetura nga literatura shkencore nëpër monogafi dhe studime si dhe

- Propozime të marra nga ana e mendores sime.

Gjuha shqipe e përbashkët, si tregues i identitetit kulturor dhe kombëtar, kishte nevojë të

përpunohej, në mënyrë që të krijonte një sistem të qëndrueshëm për t’u kristalizuar në të

gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore e leksikore dhe këtë e hasim te

Ndre Mjeda, i cili gjatë gjithë jetës së tij, lëmoj fort mirë fjalën shqipe.

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

6

4. Synimi i temës

Poema “Andrra e jetës” është tekst letrar tipik, interpretimi i të cilit duhet të niset nga vetë

interpretimi i titullit. Aty është e gjithë filozofia e veprës, gjithë pikënisja dhe përfundimi i

autorit, filozofia e tij e jetës. Interpretimi i tij mund të bëhet nga anë të ndryshme, po më i

pëlqyeshëm është interpretimi që del nga leximi i tekstit poetik, nga gjiri i vetë poemës.

Mund të themi analogjikisht me: njeriu i ngjet emrit të vet, edhe vepra i ngjet titullit të vet.

Kjo vlen për Mjeden poet, kursimtar në fjalë, të saktë në figurë, mik të pashoq të kuptimeve

të plotë, këtë poet që në poezi i do njësoj qartësinë dhe saktësinë e formulimit të filozofisë

jetësore dhe artistike e gjithë filozofia e jetësore duhet të lexohet në këtë poemë, në këtë

apoteozë të jetës autentike të vendlindjes, në formën më autentike të organizimit të saj, në

familje.

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

7

KREU I

Ndre Mjeda

1.1 Jeta dhe vepra e tij

Ndre Mjeda u lindi në Shkodër më 20 nëntor 1866 në një familje të varfër, të ardhur nga

fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe

të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare

në Kroaci. I dëbuar nga urdhri i jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe, ku u

emërua famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur u lidh me lëvizjen patriotike.

Disa thonë se poezia asht të shprehunit e ndjesive të zemrës e të përfytyrimit (fantazia). Por

me kaq nuk diftohet ndryshimi i poezisë e i gojtarisë; e shumë shumë kishte me përfshi të

shprehunit poetik. Por kena e poezisë nuk pështetet në të shprehun e në stil, por ma fort në

send1.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema e njohur romantike: “Vaji i bylbylit”

u shkruajt më 1887. Në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin

paraardhësit e tij L. De Martini, N. Bytyçi, etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar

shqiptarit, që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917, kur pa dritën e

botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë.

Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në

të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si: “Liria” (1910-

1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa

dhe dëshira e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë.

Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore,

ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim

demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të

botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha “Mustafa Pasha në Babunë” fshikullon

pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së

huaj.

1NashoJorgaqi, Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, NaimFrashëri, Tiranë, 1979, f. 285.

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

8

Në poemën e njohur “Andrra e jetës”, nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi

tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në skaj të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku

ata ishin zhytyr. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre,

poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Më 1901, bashkë me të vëllan, themeloi shoqërinë: “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi

një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre

Mjedës, e cila nisi pas Luftës së Parë Botërore, i përkasin poemat në tingëllima: “Scodra” dhe

“Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve, shprehet e kaluara e hershme e

popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve.

Duke vijuar traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu

mospajtimin e tij me regjimin që sundonte vendin. Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës zënë

vend edhe vjershat për fëmijë. Ai la edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi

etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të

larta dhe tregoi mjeshtëri poetike.Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e

arrestuan.

Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të

njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e

hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda mori pjesë aktive në jetën politike të

kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez, u tërhoq

nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës

shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet.

1. 2 Krijimtaria artistike

Mjeda shkroi shumë krijime poetike, shkrime për fëmijë si dhe proza me karakter didaktik

fetar. Por ai mbetet kryesisht poet. Veprat e tij kryesore janë: “Juvenilja”, “Liria”, “Lisus”,

“Scodra”.

Dy poemthat e para “Vaji i bylbylit” dhe “I tretuni” paraqesin interes jo vetëm si fillime të

krijimtarisë letrare të Mjedës, por edhe për vlerën atdhetare dhe artistike, si edhe për

mundësinë që na japin të ndjekim zhvillimin e personalitetit artistik të poetit. “Vaji i bylbylit”

është krijim lirik dhe shtjellohet nëpërmjet një simboli: bilbili i mbyllur në kafaz është

shqiptari nën zgjedhën osmane.

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

9

Ndonëse vepra mbështillet me tisin e hollë të melankonisë, i kuptueshëm për moshën dhe për

gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua, përfundimi i saj është thellësisht optimist, pasqyron

ligjin filozofik të përparimit të jetës, që frymëzon edhe besimin në të ardhmen e Shqipërisë.

“I tretuni” dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e “Vajit të

bylbylit”, këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së miri

nëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.Ndryshe nga poemthi i

parë, ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike: fatin e një atdhetari shqiptar, të internuar nga

pushtuesit.

Poeti do të ketë menduar se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Në këngën e parë që

përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrën dhe me atdheun, duken

qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti në shtjellimin e thjeshtë të një materiali

jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t’i japë vlerë aktuale.

Heroi i poemthit është një fshatar i varfër. Dhe tek zgjedhja e një protagonisti të tillë, ndihet

dashuria e Mjedës për masat fshatare, ndjenjë që do ta shtyjë gjatë tërë krijimtarisë së vet t`i

zgjedhë heronjtë nga rradhët e fshatarësisë.

Te “I tretuni” ndeshen figurat dhe mjetet e njohura romantike të pasqyrimit të realitetit si:

ngjyrat e forta në përshkrimin e natyrës, stuhia në pjesën e parë, që ka edhe një kuptim

simbolik, bregdeti i ashpër shkëmbor, ku ka qëndruar heroi duke kujtuar atdheun, ndonjë

simbol, si lejleku që e lidh me vendlindjen. Këtu gjenden edhe elemente të riprodhimit besnik

të mjedisit, nëpërmjet kujtimeve të protagonistit dhe sidomos vizatimi i figurës së nënës.

Lirizmi dhe epizmi shkrihen në mënyrë të harmonishme. Variacioni në vargje e strofa

pasqyron botën shpirtërore të trazuar të protagonistit.

Poemthi mbyllet me një frymë të lartë burrërore dhe optimiste: heroi nuk pendohet për rrugën

e zgjedhur, po është krenar se vuan për hir të atdheut. Nëpërmjet figurës së nënës “të treturit”

që del në këngën e fundit, lartësohet figura e nënës shqiptare, e dhembshur dhe kreshnike, që

rrit bij trima dhe atdhetarë. Që në këtë poemth të hershëm shohim atë që do të jetë një meritë

e rëndësishme e veprës së Mjedës: pasqyrimin e denjë të figurës së gruas shqiptare,

veçanërisht si nënë.

Ndër lirikat e ndryshme të përfshira ose jo në veprën “Juvenilja” ka një varg vjershash me të

cilat poeti ndjek traditën e Rilindjes ku himnizon bukuritë e atdheut (“Malli për atdhe”,

“Mikut temPalMoretti”), duke i kënduar gjuhës si mjet zgjimi të ndërgjegjjes kombëtare

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

10

(“Gjuha shqipe”), ku i kushton një vëmendje të veçantë problemit themelor të luftës për

pavarësi, që ishte bashkimi i shqiptarëve (“Bashkonju”, “Shqypesarbnore”).

Mjeda, gjithnjë në vazhdën e Rilindjes, ngre lart figurën e heroit kombëtar, si simbol

bashkimi dhe burim besimi në fitore. (“Vorri i Skanderbeut”, “Shqypesarbnore”,

“Bashkonju”, “Për një shkollë shqypembyllun prej qeverisë otomane”, “Mikut

temPalMoretti”, “Mikut PalMoretti”, “Lisus”, “Liria”), duke theksuar në këtë poemë të fundit

lidhjen e thellë të Skënderbeut me popullin, me masat fshatare.Në vjershën “Mikut

PalMoretti”, Mjeda jep një gjykim të drejtë e të mprehtë jo vetëm për rëndësinë e

Skënderbeut, si shpëtimtar i qytetërimit evropian, po edhe për politikën dredharake të fuqive

të mëdha të Evropës së kohës së vet, që, për interesat e tyre, mbanin në këmbë perandorinë e

kalbur osmane.

Që në këtë vjershë romantike atdhetare vihen re nota shoqërore. Motive shoqërore janë vënë

në bazë të dy vjershave të “Juvenilias”- “I mbetuni” dhe “Shtegtari”. Aty preken dy plagë të

dhimbshme të Shqipërisë së kohës si: kurbeti dhe qëndrimi mospërfillës i klasave të pasura

ndaj njerëzve të thjeshtë të popullit, bartës të luftës për çlirimin e vendit. Po trajtimi i këtyre

problemeve nga pozitat e romantizmit me gjurmë sentimentalizmi dhe fryma e humanizmit

kristian që i përshkon vjershat i ka zbehur deri diku dhe ka bërë që këto vjersha të mos kenë

forcën e vjershave realiste të Çajupit dhe të Asdrenit, me të njëjtën tematikë.

“Lisus” (botuar më 1921) dhe “Scodra” (1940) janë vepra, ku thelbi romantik vishet me një

formë klasiciste. Këta dy poemthaliriko-epike karakterizohen nga një stil i kërkuar dhe

retorik. Poeti himnizon këtu të kaluarën e lashtë të popullit tonë (te “Lisus” përmes materialit

historik, kurse te “Scodra” nëpërmjet legjendës). Interes ka te “Lisus” paraqitja e figurës së

Skënderbeut, që poeti ka dashur ta bëjë sa më njerëzore.

Origjinaliteti dhe fuqia e vërtetë e talentit të Mjedës kanë gjetur shprehje në krijimet ku ai

arrin në realizëm, si në vjershën: “Mustafa Pasha në Babunë”, në poemthin “Liria” dhe në

kryeveprën e tij “Andrra e jetës”.Tek e para, duke u nisur nga një fakt historik, tradhtia e

Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcë, duke e përshkruar “mbi thasë të

florinjve, ndër valle jevgash” figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është

kurdoherë gati të bëjë flì interesat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të

gjerë përgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturve atdhetarë,

përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit. Figurës së Mustafa

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

11

Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngritur në këmbë për mbrojtjen e atdheut,

duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalit tradhtar.

“Liria”, poemthi epiko-lirik, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore,

është, ndoshta, vepra e Mjedës që ka ide më të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve

të malësorëve të Veriut më 1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:

“Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia” dhe vjen duke u rritur nga një tingëllimë në tjetrën.

Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundër kolonizatorëve anglezë, që

ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Në mbylljen e poemës, ku

paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjet një mjeti të

dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri.

Poeti thekson se heroi kombëtar shkon “Ksollë për ksollë”. Në këtë poemth ka vargje që

dëshmojnë për afrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit

mundën “kështjellat atnore”, gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë (…s`ka me dalë

ushtari me i grahë bulkut si kaut me sjeçet`begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh

lirinë të fituar prej amerikanëve, jo vetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe

shpreson se populli shqiptar do të shkundë shfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.

Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë

tronditëse (“lirinë e keni ju/ ne hekra kemi…”, “Posi berra që bleu mishtari vemi”).

Romantizmi ia ka lënë vendin një realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes

së atdheut.Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme,

përdorimi i bartjeve i jep dinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të

mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimit të vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet

lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritë krahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

12

KREU II

Trina

2.1 Kuptimi i titulli të veprës së Mjedës

Mjeda është një poet atdhetar me prirje të theksuara demokratike, që i këndoi lëvizjes

kombëtare nga pozitat e fshatarësisë së varfër, së cilës i përkiste me origjinë. Nga këto pozita

ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit.

Letërsia krijohet vetëm për t’u lexuar dhe përtë provuar kënaqësi estetike prej saj. Një vepër

mund të kuptohet dhe të interpretohet vetëm nga ai që e krijon. Çdo vepër ka karakter unikal,

të pazbërthyeshëm, që fsheh misteret e një subjekti të papërsëritshëm2.

Në atë pjesë të veprës së tij që trajton motive shoqërore gjejmë pakënaqësi nga realiteti i

kohës, dhembje për fatin e popullit. Bashkë me Çajupin ai dha një ndihmesë të rëndësishme

në kalimin e letërsisë sonë nga romantizmi në realizëm.

Poeti Ndre Mjeda, njohës i mirë i kulturës shqipe, i letërsisë, i gjuhës, i historisë, në fund të

krijmtarisë së vet poetike kishte projektuar të shkruante historinë poetike të kombit të vet në

Antikë.

Qe kryesisht poet lirik, i një lirizmi që pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si për

ndjenjën e masës, ashtu edhe për forcë përshkruese. Poeti është edhe mjeshtër i përsosur i

vargut dhe i strofës. Në poezinë e tij gjejmë një larmi të veçantë vargjesh dhe një begati

strofash. Mjeda parapëlqen tetërrokëshin dhe njëmbëdhjetërrokëshin. Tingëllimën e lëvron

me mjeshtëri të veçantë.Mjedën e karakterizon thellësia psikologjike në vizatimin e

personazheve (Lokja dhe Zoga janë nga personazhet më të realizuara të poezisë sonë).

Në artin e tij shkrihen hovet e frymëzimit me punën këmbëngulëse për të lëmuar fjalën e për

t’i dhënë shkëlqim.

Merita më e rëndësishme e “Andrrës së jetës”, e parë në kuadrin historik, qëndron në dhënien

e tablosë realiste të mjerimit në malësinë shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes së rëndë të

malësorëve ishte në mënyrë të tërthortë një akuzë kundër shoqërisë së kohës.

2Floresha Dado, Teoria e vperës letrare, Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003, f. 15.

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

13

“Andrra e jetës” pasqyron dashurinë e poetit për fshatarësinë e varfër, admirimin e tij për

tiparet e larta morale të njerëzve të thjeshtë, në veçanti të gruas shqiptare, si edhe dhembjen

për fatin e hidhur të atyre njerëzve. Mjeda nuk depërton në shkaqet shoqërore të dramës së

heronjve të vet, as nuk mendon për rrugën e ndryshimit të gjendjes. Po ai nuk pajtohet me

këtë realitet të hidhur. Njëkohësisht poeti nuk bie në pesimizëm, ruan besimin në vlerat

pozitive të jetës, në të ardhmen. Tek “Andrra e jetës” ka tragjizëm, po jo mohim të jetës3.

Nga ana artistike “Andrra e jetës” është një nga veprat më të përsosura të poezisë sonë. Ajo

shquhet për atë thjeshtësi të mrekullueshme të subjektit dhe të stilit, që karakterizon

kryeveprat. Thellësia e mendimit shkrihet këtu me njomësinë e ndjenjave, analiza e mprehtë

psikologjike me forcën përshkruese. Lakonizmi është i pashembullt: në 296 vargje jepet

drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrtë për jetën dhe për dashurinë, skaliten

tre personazhe të paharrueshme, pikturohet me ngjyra të forta e të qarta mjedisi malësor.

Figuracioni është sa i thjeshtë, aq i pasur dhe kuptimplotë. Gjuha e poemës (shkodranishtja e

plotësuar me fjalë e shprehje të krahinave përreth), është e larme, shprehëse, e saktë, e begatë

me fjalë të rralla.

Titulli i veprës ka një kuptim të thellë. Me këtë poeti s'ka dashur aspak të thotë se jeta është

një iluzion, veçse jeta për të varfërit mbetet një ëndërr e parealizuar.

Analiza, interpretimi i një vepre letrare nis pikërisht me hapin paraprak të njohjes së poetikës

letrare4.

Poema pra, në thelb është realiste me një gjykim romantik. Poeti ka prekur plagë të rënda të

shoqërisë së kohës: mjerimin që mbyste sa e sa jetë, ende të paçelura (fati i Trinës), zakonin

patriarkal që e ndante nënën nga e bija dhe e mbërthente të parën pas vatrës së shuar;

mospërfilljen e shoqërisë ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kësaj të fundit është

një protestë e heshtur. Por jo më pak i fortë është fakti që, kur heroi ka humbur çdo shpresë,

poeti nuk e bën të kërkojë ngushëllim në iluzionet e jetës përtej varrit. Lokja vdes me

ndjenjën e revoltës ndaj fatit të saj të padrejtë. Personazhet në poemë janë të gjalla e tipike

dhe kanë një logjikë të brendshme në përputhje me mjedisin ku jetojnë e veprojnë. Trina sapo

është vizatuar, meqenëse edhe në jetë nuk arrin të zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet,

3http://www.gjuhashqipe.com/sq/Figura-te-Albanologjise/Ndre-Mjeda4Floresha Dado, Teoria e vperës letrare, Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003, f. 31.

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

14

zhduket. Megjithatë e kryen rolin e vet. Me fati e saj është përgjithësuar fati i tërë atyrë

fëmijëve fshatarë që vdisnin para kohe nga puna e rëndë dhe nga kushtet e vështira të jetës5.

Titulli i poemës, “Andrra e jetës”, është gjithashtu një metaforë që e kompleton veprën. Në

fakt, kjo është si një kristal me shumë faqe, por më e para do mund të qe ajo që lidhet me

Zogën, me ëndrrën e saj. Gjithsesi, nuk është vënë titulli kaq i bukur, si një trill, a si një

artific. Për herë të parë në poezinë shqipe një poemë reflekton qysh në titull thellësi dhe

kompleksitet. Ëndrra-jetë dhe jeta-ëndërr, janë metafora të lindura bashkë me njeriun mbi

tokë. Përndritja e kuptimit të tyre e përshkon poemën nga kreu në fund: Trina dhe ëndrra e

jetës, Zoga dhe ëndrra e jetës, Lokja dhe ëndrra e jetës. Ja, çfarë kemi në duar për të zbuluar!

Dhe janë jo pak: poema ka 296 vargje.

2.2 Fati i papërjetuar/i këputur i Trinës

Në këtë poemë shoqërore-psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri

e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të

Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.

Duke i përkitur një sistemi specifik vepra e NdreMjedes shfaqet si iluzion: ku studoiuesi e

percepton dhe e interpreton atë si një realitet që s’mund të identifikohet me realitetin faktik.

Ky sistem vepron si metaforë: studiuesi është i ndërgjegjshëm që n ëtë veprojnë dy mënyra të

komunikimit (shenjuesi dhe i shenjuari), që bëhen identikë vetëm përmes një marrëveshjeje

poetike. Ky sistem vepron si vizion: studiuesi pranon faktin se cdo lexues, pra edhe ai, ka

vështrimin e vt, që ndryhson jo thjesht në shijen e përjetimit estetik, por edhe në mënyrën e

ndërtimit dhe vlerësimit të veprës6.

Kjo poemë është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i atyre motiveve nga jeta e fshatarëve të

varfër, që e shqetësonin Mjedën dhe njëkohësisht pasqyrë e mendimeve të tij për jetën

njerëzore dhe lumturinë.

Në qendër të vëmendjes është një familje e varfër malësore që përbëhet nga nëna dhe nga dy

vajzat. Poema ndahet në tri pjesë që i përgjigjet fatit të tre heroinave: Trinës, Zogës e Lokës.

5http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Ndre_Mjeda/andrra_e_jetes_analize.php.6Floresha Dado, Teoria e vperës letrare, Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 2003, f. 58.

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

15

“Andrra e jetës” hapet me një metaforë aq të thjeshtë sa edhe të hijshme, të gjallë e

kuptimplotë:

Molla t`kputunanji degët,

dy qershia lidhë n`njirrfi

ku fillojnë kufijt e gegët

rrinë dy çika me njinanë.

Kjo metaforë jep idenë e lidhjes së ngushtë të personazheve të veprës dhe, njëherësh të bën të

parandjesh ndarjen e tyre. Me imtësi të zgjedhuara, poeti na e jep të gjallë mjedisin malësor:

U ndie një za te shtegu;

Cice, del se erdh murgjina

e mbrapa po vjen Trina

me i gjengj të sykës n`grykë!

Vajza e vogël vdes para kohe. Poeti përshkon thellë në mendimet dhe ndjenjat e nënës, e cila

e jeton me dhembje fatkeqësinë, para se të ngjasë, në një natë të tmerrshme ankthi. S`ka gjë

më tragjike dhe njëkohësisht më të lartë njerëzore, sesa skena midis Lokes dhe Zogës pas

vdekjes së Trinës: habia fëminore e vogëlushes që se kupton dramën në shtëpinë e saj, dhe

kujdesi i dhembshur i nënës, e cila, duke qenë vetë nën peshën e rëndë të dhembjes, nuk do

që ajo të rëndojë, të bjerë në shpirtin e njomë të vajzës.

2.3 Pasqyrimi i traditave shqiptare në vepër

Kënga e fundit e Zogës është shkruar si hymn për natyrën, për ngjalljen e saj. Situatat reale të

jetës dhe të ëndrrës së Zogës nuk i gjejmë të shenjuara kund. Mund të jetë kjo këngë

përgjasimi me një shpirt të bartur në lumturi, për me sa duket, Mjeda, vetëdijshëm nuk shkon

tutje, këtu e pret fijen e ëndrrës. Vetëm krijimi i kultit të familjes, nëpërmjet kultit të fëmijës,

foshnjes, i njohur në shumë shkrime të poetit është ngritur edhe këtu. Edhe njëherë në këtë

këngë të fundit të Zogës shihet se si Mjeda portretimin e ambientit e shtrin në funksipon të

portretimit të njeriut dhe të ndjenjës së tij. Gjithë shkëlqimi i natyrës, i ambientit për rreth, del

vetën një tekst plotësues, ilustrus i idesë së tij të përsëritur: se jeta ka kuptimin e thellë në

lindjen e fëmijës, në raportin e tij me nënën. Kështu ngritet në piedestal kulti i amëssië dhe i

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

16

birësisë, më në fund dashuria e familjes. Karshi magjisë së njeriut, ambienti mbetet vetëm

dekor i domosdoshëm:

Por s’i giet qielli

Nuk i giet prilli

As flladi që shetit lulet

E me ernaveshet

Foshnjesqi i qeshet

Nanës, kur mbi ‘te përkulet.

Pikërisht në kulmin e kësaj “Andrre të jetës” bie më i rëndë përshkrimi i vdekjes së Trinës, e

cila edhe në vetë kujtesën e Zogës do të mbetet si një boshtësi, një mungesë e rëndë

emocionale. Jeta e saj emocionale domosdo është e determinuar edhe nga kjo mungesë që do

të shqiptohet në sjelljet e saj të përditshme: Ndej m’u ne me dru dullijet/Qi kish bâ për mal,

pa motër. Hija e vdekjes së Trinës hyn në shtëpi dhe struket përgjithmonë në shpirtin e Zogës

dhe të Lokes, e cila edhe në momentet e fundit kujton:

E disprohet ke i ve mendja

Or’eças te Tringa, e shkreta!7.

Po e premja më e madhe mund të lexohet në një gradacion që është dhënë në të tri këngët e

pjesës Trina. Në pjesën e parë mbas përshkrimit të jashtëzakonshëm të një idile katundare

vjen një premje, një drojë e ndërrimit, e hijes së zezë. Premja ndodhë kur ambienti thehet

nëpër kohën. Se, ndërrimet i detyrohen gjitnjë kohës, ndërrimi i shenjuar me një fjalor dhe një

mitologji popullore të ambientit të përshkruar më parë:

Veç prei plehit gjel kokoti,

Me njatzâqi s ndrronkurr-herë,

Ka m’u gjegjë se â tuindërrue moti,

Se â tiuçuenjitjetrë erë.

7Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të vecanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21,Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 195.

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

17

Me këtë ndërrim, me këtë thyerje të kohës, nga portretimi i ambientit të jashtëm, hyhet me

një potez në këngën e dytë, në portretin e jetës së brendshme në familje, në një përshkrim të

saktë të jetës së përbashkët të tri qenieve njerëzore Tringa, Zoga e Lokja, dhe së pari në

përshkrimin e relacionit të nënës më fëmijët e të fëmijëve me nënën. Në këtë provë të jetës së

përbashkët del në plan të parë më e rënda, prova e dhembjes, prova e humbjes, Vdekja e

Trinës.

Kështu shpalohet ngadalë, në pikën më të ndieshme, marrëdhënia e këtyre qenieve dhe morali

i tyre. Për Loken, si ta pranojë humbjen e së bijës për vete dhe si ta kontrollojë emocionin

para bijës tjetër të mitur. Sa është i rëndë vetëkontrolli në humbje do të shihet në këngën e

fundit të Lokës, më thellë në takimin e parë të fëmijës me vdekjen në familje, që shqiptohet

nëpërmjet të gojës së Zogës. Një pyetje që njeh dhembjen dhe e shqipton në nivelin më të

lartë pikërisht nëpërmjet habisë së fëmisë, ose durimit të habitshëm si fizlozofi jetësore e

poetit:

Cice, shka ka sot Trinka

Qi po pritonm’uçue?

Zgjoje me dale me mue,

Me lëshuegattiën e vet8.

Vetmi e rëndë që ngadalë e gjen fikjen deri në një nivel të fshimjes së jetës. Vjimi sjell vajin,

për të arritur në kulmin e dëshpërimit kur i sillet ndër mend vdekja e Trinës, që është vetëm

një rikëndim në shpirtin e saj i hijes së vdekjes që jeton me të deri në vdekje. Kënga e dytë po

ashtu nis me një strofë antologjike të mplakjes së jetës dhë gjëllimit:

U shty vjeshta e krisantemi

Vetunvorrevelulzon;

Landët e pyje, gjithë ku kemi;

Tui fry véri po i cungon.

8Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21,Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 194-195.

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

18

KREU III

Zoga

3.1 Elementet autobiografike te Zoga

Në këtë këngë të dytë të quajtur Zoga shfaqet jeta e pasvdekjes së Trinës ku bartëse e

veprimit bëhet Zoga.Shfaqet përsëri natyra me bylbylat, zymbylat, dallëndyshet, zgjoi i

bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e asaj se “jeta vazhdon”.Në

vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës (një prej elementeve më të njohura të romantizmit) ku si

ëndërrimtare është Zoga.Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri në degë të

trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit. Simbolika e kësaj ëndrre është, zogjtë janë Zoga

dhe i ,”dashuri i saj i ardhshëm” d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.

Zogën e shohim në zhvillim: në fillim fëmijë naiv, që nuk kupton ç`ka ngjarë kur i vdes

motra, pastaj vajzë me ëndërrimet karakteristike të moshës së saj. Siç zbulohet edhe nga ato

ëndërrime ajo është vajzë malësore tipike, e thjeshtë, punëtore, po edhe e aftë për ndjenja të

thella e të fuqishme, që shokun e jetës e përfytyron “me rrip rreth brezit, me një gjashtore e

një kacatore”, pra, para së gjithash, trim.

Ky portretim i ëndrrës së dashurisë, i vashës së dashuruar, është i plotë, mjafton vetvetiu si i

tillë. Ndërrohen njëra mbas tjetrës: qeshja, fjala, përmallimi, strukja, gjaku, figura që gjithnjë

e shënjojnë dramën e dashurisë së parë. Mjeda e vijon më tej zhvillimin me një strofë

shpjegim, që si i tillë trajtohet vetëdijshëm në vetë strukturimin e tekstit poetik, sepse është

dhënë në kllapa. Në ëndrrën e vashës duket djali. Ëndrra e këngës së parë vijon me zgjimin,

ndërsa ëndrrën e dashurisë e sjell në rrafshin e ndërrimit vetë zgjimi i ditës, i jetës. Edhe një

hap më pranë realitetit. Kësaj radhe djali duket me kontrat e tij po më shumë konkretizohet

me përngjasimin me bylbylat me me dallëndyshet, ende është ireal, i përket ëndrrës. Ai jipet

si i tillë sepse ende portretohet sipas ëndrrës dhe vizionit të vashës, Zogës: herën e parë si

princ i përrallës e herën e dytë si djalë trim i vendlindjes:

Ndoshta po avitet njidjal’ i ri,

I holl’ e i gjatë porsi’ selvi,

Me rryp rreth brezit me një gjashtore

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

19

E’jkacatore.

Ëndrra, sa më shumë i ik përrallës, bëhet ëndërrim dhe i afrohet reales.

3.2 Fati i bardhë i Zogës

Së ardhmes poeti i këndon nëpërmjet Zogës, e cila arrin të realizojë ëndrrën e vet për lumturi,

megjithëse brenda kuadrit të ngushtë familjar. Fati i saj merr kështu një kuptim simbolik.

Jo më kot linja e Zogës zë vendin kryesor të poemës. Tërë pjesa e dytë është himni më i

zjarrtë dhe bukurinë e saj. Në mendjen e lexuesit dy tablotë e dhimbshme të pjesës së parë e

të fundit shkrihen në tablonë madhështore të nënës që mban në krahë fëmijën, simbolin e

vazhdimësisë së jetës.

Ëndrra e Zogës ka dy plane bazë ndërtimi. Ajo vjen si ambicie dhe vizion, brenda të cilave

është fantazia, pasioni, erotizmi etj. Por qëllimi kryesor është shpëtimi nga gjendja e vetmisë

dhe projektimi familjar. Zoga dhe bota e saj e ëndrrave është në poemë si ëndrra brenda

ëndrrës së madhe, jetës; tek Zoga ky plan imagjinativ ka të bëjë me refuzimin apo injorimin e

realitetit brutal dhe projektimin tek Zoga të një realiteti subjektiv. Zoga jeton në dy botë larg

njëra tjetrës, për të mos thënë përjashtuese. Ëndrra e “begut” me të gjithë variacionet e

kohërave është dëshira e çdo vajze. Nuk është e thënë që vetëm princeshat ëndërrojnë princin

e tyre të kaltër. Zoga e kërkon e projekton dhe e dëshiron princin e saj në botën e dytë , në

botën e natës, të ëndrrës, aty ku askush nuk ia prek, ku të tjerët nuk kanë emër, ku ekziston

vetëm ajo dhe ai. Kjo lidhet me shfaqjen e së bukurës.

Kësisoj ëndrra ka një funksion thelbësor. Ajo shërben për të krijuar, kërkuar një dashuri. Kjo

dashuri e kërkuar-krijuar bëhet shpëtimi i saj. Pas ëndrrës, mëngjesi i së nesërmes, nuk ofron

më atë magjepsje. Por për të vijuar ende pozitivitetin e krijuar në ëndërr, Mjeda ruan lidhjen e

dy planeve konkrete dhe imagjinare me dy elementë konkretë me çiftin e dallëndysheve, kjo

për të mos humbur shpresat e për ta vijuar ëndrrën edhe në realitet. Nuk është vetëm

paralelizmi mes ambientit të jashtëm dhe fatit të personazheve që ndihmon të lexohet vepra,

por është më shumë.

Kjo ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së personazheve, me mënyrën e pranimit të gëzimit e të

dhembjes, mënyrën e pranimit të humbjes dhe të vdekjes. Pra, kjo ëndërr, e më gjerë plani

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

20

imagjinar, i shërben Mjedjes për të kontrolluar deskripsionin mbi zhvillimin e figurës së

Zogës deri në arritjen e saj.

Duke dashuruar në ëndërr dhe duke u përjetuar kjo ëndërrdashuri vetëm nga Zoga dhe jo nga

djali, Mjedja e jep më të pastër, naive dhe më të domosdoshme të jetë e tillë. Kjo

“përkujdesje” e poetit për të mos e materializuar dhe për të mos i dhënë një feedback me një

personazh tjetër, e mban ëndërr-dashurinë e Zogës në plan ideal. E kjo padyshim lidhet me

karakterin kontrollues të Mjedes. Në pjesën e katërt të Zogës, Mjeda e sheh dashurinë si lojë,

të ëmbël, ledhatuese. Mjeda është romantik kur i referohet hënës dhe yjeve duke krijuar

romanticitetin që të sjell nata pranverore.

Pjesa Zoga priret kah pozitiviteti në raport me pjesën e parë kushtuar Trinës, por edhe këtu

paralajmërimi i kursen Mjeda shumë shpjegime mbi faktet që ndodhin. Tjerrja e

shtojzovalleve që endin fatin e njeriut dhe shpellat me dragonj nuk janë vetëm tregues mitikë,

por vijnë bashkë më konotacionin e tyre që në këtë rast e kanë tragjik. Po ashtu vjen edhe

ndjesia e nënës që parandien të keqen.

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

21

KREU IV

Lokja

4.1 Fati i zi i Lokës

Efekti tronditës fillon që në vargjet e para ku metaforikisht janë molla tkputunanjideget apo

rrinë dy çika me njinanë. Çfarë ka tjetër tragjike? Jeta është tragjike në kompleksitetin e saj.

Tragjike është që Trina vdes pa e kuptuar, pa patur mundësi zgjedhjeje, Zoga jepet pas

ëndrrës (duke u shkëputur nga realiteti. Ëndrrat e shpëtojnë) dhe Lokja që pranon pa

kundërshtim, (por me peng që s’pati djalë) vdekjen. E kështu ky konceptim i ri është më i

plotë dhe më tonditës se sa subjekti vetëm me një personazh siç do të ishte Zefi i vogël,

vdekjen tragjike të ngjashme të të cilit e kish ezauruar mbase tek I Mbetuni.

Në poemën e bukur, Andrra e jetës, përmes shëmbëllimeve poetike ngacmuese dhe

mallëngjysese, Mjeda zbuloi tragjedinë e fshtarsisëskamore, që jetonte në zgrip të gjëllimit,

varfërinë e terrin e rëndë paditurinë, ku ata ishin kredhur9.

Lokja është tipi i gruas malësore, punëtore, vetëmohuese, nënë e dhembshur e stoike, mbi të

cilën ka rënduar tërë barra e familjes, se burrat i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose

kurbeti. Ajo sakrifikon rininë që të rritë të bijat, dhe është e lumtur, nuk jepet përpara

vështirësive të jetës (të kihet parasysh qëndrimi me të vërtetë burrëror me të cilin mposht

vdekjen e Trinës, kur mundohet të ngushëllohet me mendimin e jetës së nënshtruar të gruas

në familjen patriarkale).

4.2 Shoqëria dhe individi

Jeta shoqërore ashtu si natyra ka ligjet e veta. Përcaktuese janë ligjësitë e përgjithshme,

marrëdhëniet në prodhim dhe kushtet materiale. Njeriu është produkt i shoqërisë dhe i

rrethanave. “Çdo shoqëri, - thotë Sokrati i Lashtësisë, - e krijon modelin e njeriut sipas vetes

9HamitXhaferri, Shqyrtimeletrare, Botart, Tiranë, 2009, f. 94.

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

22

së saj”.10 Shoqëria që lamë pas krijoi modelin e njeriut, në kushte e rrethana historike, me

ndjesi e identitet të shtuar kombëtar.

Është shoqëria, janë marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore që përcaktojnë shkallën kulturore e

të sjelljes së individit. Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e

të sjellshëm. Natyrisht, raporti shoqëri-individ është reciprok. Por, në këtë reciprocitet,

përcaktuese është shoqëria, janë marrëdhëniet që krijon, në kohë e në hapësirë sipas ligjësisë

së përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe të ligjeve e të normave juridike. Në themel të këtij

raporti ngrihen interesat shoqërore, interesi i përgjithshëm dhe i veçanti, personali.

Në këtë raport, parësore, primare është interesi i përgjithshëm, që është bazë e jetës së

shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti. Vetëm nëpërmjet interesit të përgjithshëm, mund të

plotësohen interesat personale dhe prirjet e veçanta të individit. Shoqëria dhe individi nuk

janë fenomene të ndara. “Në thelb, thotë V. Gëte, - jemi qenie kolektive”. Më shumë njerëzit

i bashkon karakteri shoqëror i pronësisë dhe shpirtëror, territori dhe ndërgjegjja kombëtare,

gjuha dhe traditat, idetë dhe botëkuptimi se sa mentaliteti i një individi, i cili mbart në vetvete

dhe prirje egoiste, individualiste, që po të shumohen shkojnë në dëm të jetës publike e të

shoqërisë në tërësi. Në këtë raport përcaktuese mbeten marrëdhëniet në prodhim dhe

karakteri i pronësisë.

Sjellja e individit, - thotë sociologu, - mund të kuptohet vetëm në kufijtë e sjelljes në shoqëri.

Është shoqëria, janë marrëdhëniet në prodhim që përcaktojnë sjelljen e individit. Në të

kundërt, shoqëria kthehet në anarki, siç është shoqëria e sotme shqiptare. Shoqëria, në bazë të

ligjësive objektive, nxjerr normat juridike dhe një sërë normash morale, universale të

pranuara nga shoqëria. Individi nuk mund të merret i shkëputur nga marrëdhëniet shoqërore.

Njeriu është i prirë të jetojë në shoqëri se është pjesë e saj dhe kjo e shtyn atë të zbatojë

rregullat ligjore e morale. Njeriu, - thotë XhonLok, - është produkt i mjedisit në të cilin rritet

dhe edukohet. Teoria e përhapur aq shumë në ditët e sotme e së “drejtës” të individit, tenton

ta shkëputë individin nga shoqëria. Liritë dhe të drejtat e tij t’i shkëpusë nga ato të shoqërisë

deri dhe t’ia kundërvënë me pretendimin e “lirisë” së individit dhe të drejtave të tij, që

realisht bien ndesh me të shoqërisë, ku ai është pjesëtar.Individi nuk ka vetëm të drejta, por

dhe detyra, që rrjedhin nga marrëdhëniet në shoqëri. Më së pari kryhen detyrimet ndaj

kombit, familjes e shoqërisë. E drejta e individit merr vlerë vetëm në kuadrin e të drejtës së

përgjithshme, civile, njerëzore. Njeriu është qenie sociale. Ndarja e të “drejtës” së individit

10https://sot.com.al/opinion-editorial/shoq%C3%ABria-dhe-individi.

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

23

nga e drejta universale, njerëzore, çon dhunshëm në kundërvënien e individit ndaj shoqërisë e

familjes, që është qeliza bazë e shoqërisë e cila, trashëgon virtyte dhe traditat më të mira të

qytetarisë shqiptare, që u shfaqën dukshëm para viteve ’90. Traditat e mira, ruajnë dhe

konsolidojnë identitetin e një kombi. Nga eshkuara trashëgojmë gjithë të mirat: identitetin

kombëtar, bekimin dhe dashurinë familjare që është jetësore. Familja është e shenjtë, në

kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo është e shenjtë se krijon trashëgiminë gjinore. Të jep

dashurinë e fëmijëve, rrit solidaritetin shoqëror, dashurinë ndaj prindërve, miqve e ndaj njëri-

tjetrit. Fëmijët lumturohen e gëzohen me dashurinë e prindërve të tyre. Në familje merret

edukata e parë.“Edukata e mirë, është lulja e jetës”. Mikpritja dhe bujaria, janë nga cilësitë

më të mira që ka krijuar dhe edukuar familja shqiptare.

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

24

PËRFUNDIME:

Me leximin e kësaj poeme e kuptojmë dashurinë që ka pasur Mjeda për shtresën e fshatarëve

të varfër, vlerësimin e veçorive të larta morale e sidomos të gruas shqiptare dhe dhimbjen për

fatin e po këtyre njerëzve. Mjeda edhe pse nuk pajtohet me këtë realitet ai nuk mendon për

rrugën e ndryshimit të kësaj gjendje që po e jetonin.

Ajo që e bënë të veçantë këtë poemë është realja e mjerimit në Malësinë Shqiptare, pra

pasqyrohet mjerimi i popullit.

‘’ Andrra e jetës ‘’ trajton një rast të veçantë, pasqyron tragjedinë e fshatarisë shqiptare dhe

dëshirën e saj të zjarrtë për një jetë më të mirë.

Thelbi i poemës është realist e me një gjykim romantik.

Padyshim që Mjeda me ‘’ Andrra e jetës ‘’ ka krijuar një kryevepër të poezisë, duke u

mbështetur në përshkrimin e jetës autentike të familjes, të vendlindjes e për të arritur te

problemet më të mëdha siç janë flijimi dhe vdekja.

Titulli i poemës, Andrra e jetës, është gjithashtu një metaforë që e kompleton veprën. Në fakt,

kjo është si një kristal me shumë faqe, por më e para do mund të ishte ajo që lidhet me Zogën,

me ëndrrën e saj. Gjithsesi, nuk është vetëm titulli kaq i bukur, si një trill, apo si një artific.

Ëndrra – jetë dhe jeta – ëndërr, janë metafora të lindura bashkë me njeriun mbi tokë.

Përndritja e kuptimit të tyre e përshkon poemën nga kreu në fund: Trina dhe ëndrra e jetës,

Zoga dhe ëndrra e jetës, Lokja dhe ëndrra e jetës.

Mjeda synon të na krijojë një gjendje po aq sublime përmes mjeteve artistike, sa ç’është edhe

idea e dashurisë të cilën e bartin disa pjesë të poemës. Tek projeksioni i intelektit, mund ta

kenë origjinën rezervat që janë shprehur ndaj artit të Mjedes, sipas të cilave, poezia e tij

‘’buron më shumë nga mendja se nga zemra’’. Por kjo mund të mos jetë e mirëmenduar, pasi

vetë përsosmëria e gjërave ka një natyrëpërpikmërie e cila arrihet veçse në një ndërkallje të

vetëdijes dhe pavetëdijes, frymëzimit dhe intelektit.

Poema është e ndarë në tri kohë. Mes kohës Trina dhe asaj Zoga rri pa u ndriçuar afërsisht një

dhjetëvjeçar, dhe po kaq edhe mes Zogës dhe Lokës. Por koha brenda secilës kohë është e

shkurtër, dhe kjo e ka bërë intensive poemën. Mjeshtri Mjeda nuk e mbush veprën as me

vargje pëshkruese, as me ide të thata. Poema kumbon me gjërat e qarta e të përjetshme. Kemi

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

25

pra një famijlje fshatare, nënën me dy vajza. Nuk ka dyshim se shmangia e burrit në poemë

nga autori, është në funksion të synimit estetik të saj.

Poema pra është një ansambël notash shumë të ndritshme dhe shumë të errëta, shumë të

ëmbla dhe shumë të hidhëta, shumë serioze dhe shumë ironike, të gjitha të dhëna jo përmes

ilustrimesh fotografike të romantizmit, por përmes gjendjes shpirtërore, analizash

psikologjike dhe lëvizjesh intensive të kërkimit e të imagjinatës.

Poema është një visar ku shkëlqen gjuha kumbuese dhe idiomat elegante të dialektit verior të

shqipes. Gjuha tek Mjeda vjen më e zgjedhur, më e kujdesur, më e gatshme për tu çmuar.

Mjeda e çvendos poezinë e tij nga rastësia te lartësitë e gjendjeve ekzistenciale. Nga retorizmi

te imazhi, nga patetizmi te filozofia. Gjendjet ekzistenciale… Gjendje që ashtu si klima dhe

stinët në jetën e natyrës, në jetën e njeriut kthehen e rikthehen, përsëriten.

Mjeda është një poet atdhetar me prirje të theksuara demokratike që i këndoi lëvizjes

kombëtare nga pozitat e fshatarësisë së varfër, së cilës i përkiste me origjinë. Nga këto pozita

ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit. Në atë pjesë të veprës së tij që trajton motive shoqërore

gjejmë pakënaqësi nga realiteti i kohës, dhembje për fatin e popullit. Bashkë me Çajupin ai

dha një ndihmesë të rëndësishme në kalimin e letërsisë sonë nga romantizmi në realizëm.

Qe kryesisht poet lirik, i një lirizmi që pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si për

ndjenjën e masës, ashtu edhe për forcë përshkruese. Poeti është edhe mjeshtër i përsosur i

vargut dhe i strofës. Në poezinë e tij gjejmë një larmi të veçantë vargjesh dhe një begati

strofash. Mjeda parapëlqen tetërrokëshin dhe njëmbëdhjetërrokëshin. Tingëllimën e lëvron

me mjeshtëri të veçantë.

Merita më e rëndësishme e "Andrrës së jetës", e parë në kuadrin historik, qëndron në dhënien

e tablosë realiste të mjerimit në malësinë shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes së rëndë të

malësorëve ishte në mënyrë të tërthortë një akuzë kundër shoqërisë së kohës.

Metodën e përshkrimit, ku përmes detajeve të gjetura në poemës kemi përshkruar

karakteristikat kryesore të personazheve të poemës ‘’ Andra e jetës ‘’. Ajo metodë e cila është

përdorur e ndërthurur në përshtatje me temën që kemi trajtuar është metodën psikologjike,

antropologjike dhe metodën sociologjike.

Metodologjia e përdorur në këtë punim diplome edhe kombinimi sipas rastit i këtyre

metodave. Synimi kryesor i këtij punimi është zbërthimi i romanit të Ndre Mjedës‘’Andrra e

jetës’’ nga ana letrare, antropologjike, sociologjike dhe psikologjike përmes çështje të cilat do

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

26

t’i trajtojmë sipas krerëve përkatës, ku njohja dhe gjetja e elementëve përbërës të kësaj vepre

ishte synimi i studimit gjatë gjithë punës.

Me leximin dhe rileximin e kësaj poeme ne mbetemi të mahnitur me jetën jo të mirë të së

kaluarës së popullit tonë që edhe sot në këtë kohë kemi raste të tilla.

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE · 2018-10-16 · botimit vëllimi me vjersha “Juvenilia”, ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Krahas krijimeve të përshkuara

27

BIBLIOGRAFIA:

NashoJorgaqi, Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944, NaimFrashëri, Tiranë, 1979.

Floresha Dado, Teoria e veprës letrare, Poetika, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë,

2003.

http://www.gjuhashqipe.com/sq/Figura-te-Albanologjise/Ndre-Mjeda.

http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Ndre_Mjeda/andrra_e_jetes_analize.php.

Sabri Hamiti, Studime Letrare, Botime të veçanta XLIX, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Libri 21, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2003, f. 194-195.

Hamit Xhaferri, Shqyrtime letrare, Botart, Tiranë, 2009.

https://sot.com.al/opinion-editorial/shoq%C3%ABria-dhe-individi.

Ndre Mjeda, Andrra e jetës: vjersha dhe poema, Pakti, Tiranë, 2006.

Mentor Quku, Mjeda 2, Tiranë, 2006.

Historia e letërsisë shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1983

Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë II – Romantizmi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010.