36
4/4/2018 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSDISA TEORI DHE MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK 1 Prishtinë 2018 DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK Modelet klasike të rritjes ekonomike Modeli i Harrod-Domarit dhe Rostow-it Modeli i Sollow-it Modeli endogjen i zhvillimit, Teoria endogjene e rritjes. Disa modele të tjera 2

EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

1

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

DISA TEORI DHE MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

1

Prishtinë 2018

DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modeli i Harrod-Domarit dhe Rostow-it

Modeli i Sollow-it

Modeli endogjen i zhvillimit, Teoria endogjene e rritjes.

Disa modele të tjera

2

Page 2: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

2

DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Teoritë / modelet e rritjes ekonomike i kanë rrënjët e thella sa edhe vetë ekonomia.

Ekonomistët klasikë , që nga Adam Smithi deri te Alfred Marshalli e kanë parë zhvillimin ekonomik që ai varet nga faktorët ekonomik si:

- kursimet,

- efikasiteti dhe

-amortizimi në veçanti.

Kjo pikëpamje e rritjes është përmbledhur në një model të thjeshtë nga Harrod-Domari.

3

DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Një mospërputhje e dukshme në modelin e Harrod-Domarit e ka shtyrë Sollow-in që të kundërshtojë këtë dhe të ndërtojë një model të ri, i cili tregon rritjen ekonomike, për befasi, të jetë ekzogjene në afat të gjatë, e me këtë i pavarur nga kursimet, efikasiteti dhe amortizimi, përveç nëse në afat të gjatë efikasiteti nuk ndikon në teknologji.

Këtu, nuk kishte lidhje në mes të politikave ekonomike dhe rritjes ekonomike.

4

Page 3: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

3

DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

Megjithatë, shumë ekonomistë në Bankën Botërore dhe gjetiu kanë vazhduar të hulumtojnë për shpjegimin ekonomik të rritjes ekonomike.

Përfundimisht , teoricienët ekonomik janë kthyer prapa për të parë se a është mundur që të kthehet endogjeniteti i rritjes ekonomike dhe të ri themelojnë lidhjet në mes të kursimeve, efikasitetit dhe rritjes.

Një ndërmarrje e tillë ka marrë përmasa shumë të mëdha duke debatuar dhe zhvilluar teori dhe modele të reja të rritjes.

5

Teoritë / Modelet e rritjes makroekonomike

6

Modeli i Harrod – Domarit

Teoria e re endogjene e rritjes

Modeli Robert Solow-it- Burimet e rritjes

Burimi: Gerald M. Meier: “Ideas for Development”, fq. 3, publikuar në librin : “Frontiers of Development Economics”.

Y s

Y v

1-Y = K (AL) Y= Af (L, K, H)

Modelet e rritjes endogjene për dallim nga teoritë tradicionale të rritjes sugjerojnë një rol aktiv të politikave publike në promovimin e rritjes ekonomike përmes investimeve direkte dhe indirekte në kapitalin njerëzor dhe inkurajimin e investimeve private të huaja në industritë intensive në njohuri si në software-in e kompjuterëve dhe telekomunikacion.

Page 4: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

4

DISA MODELE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK

• Modelet teorike të zhvillimit të ekonomisë janë ndërtuar në periudha të ndryshme dhe nga autorë të ndryshëm.

• Ato mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme , mirëpo në literaturën dërmuese të ekonomisë hasim në dy grupe të mëdha të modeleve të zhvillimit ekonomik:

1. Modelet klasike të rritjes ekonomike.

2. Modelet e bashkëkohore të rritjes ekonomike – Teoria e re e rritjes, gjegjësisht Rritja Endogjene.

7

8

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike

a) Modeli linear i rritjes ekonomike

b) Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore

c) Reovolucioni i varësisë ndërkombëtare

d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut të lirë

Model i Rostow-it Model i Harrod-Domarit

•Modeli i varësisë neokoloniale •Modeli i paradigmës false •Teza e zhvillimit dual

•Model i Arthur Lewis-it •Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë

•Modelet statike: Tregu i lirë, Teoria e zgjedhjes publike, Qasja miqësore ndaj tregut •Modeli tradicional i rritjes ekonomike me Robert Solow-in në krye

Teoria e Re e rritjes: Rritja Endogjene, Modeli i Romerit

Ekuilibri i shumëfishtë

Modeli Big Push

Modeli i Kremer O Ring, etj.

Disa modele karakteristike të zhvillimit ekonomik

Page 5: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

5

Modelet klasike të rritjes ekonomike

1. Modelet /Teoritë klasike të zhvillimit ekonomik - Katër qasje

Në literaturën e zhvillimit ekonomik të Pasluftës së II Botërore kanë dominuar katër mendime /teori /modele të zhvillimit ekonomik që shpeshherë kanë qenë edhe konkurruese njëra me tjetrën.

Qasjet e teorisë /modeleve klasike të zhvillimit ekonomik janë:

a) Modeli linear i rritjes ekonomike

b) Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore

c) Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

d) Teoria neoklasike - Kundërrevolucioni i tregut të lirë

9

Modeli linear i rritjes ekonomike

a) Modeli linear i rritjes ekonomike - Teoricienët e viteve

1950 dhe 1960 , procesin e zhvillimit e kanë parë si një seri të etapave suksesive të rritjes ekonomike në të cilat të gjitha shtetet duhet kalojnë.

• Në origjinë të kësaj teorie ekonomike të zhvillimit ishte kuantiteti dhe përzierja e kursimeve, investimeve dhe ndihmës nga jashtë dhe konsiderohej se ishte krejt se çka duhej për të aftësuar shtetet në zhvillim që të ecin drejt rrugës së rritjes ekonomike që historikisht është përcjellë nga vendet e zhvilluara. Zhvillimi për këtë bëhet sinonim me rritjen ekonomike agregate të shpejtë .

• Modelet lineare më të njohura të rritjes ekonomike janë:

Modeli i rritjes sipas Rostow-it dhe

Modeli i Harrod-Domarit.

10

Page 6: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

6

Fazat e rritjes ekonomike sipas Rostow-it

11

Faza 1

Shoqëritë tradicionale

Faza 2

Parakushtet për nisje në rritje të vetë qëndrueshme

Faza 3

Nisja (Take off)

Faza 4

Përpjekja për pjekuri

Faza 5

Shekulli i konsumit masiv- të gjerë.

Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet në kuptimin e një serie të etapave-hapave nëpër të cilat të gjitha shtetet duhet të kalojnë.

Njëra prej strategjive themelore të zhvillimit e nevojshme për çdo “nisje – take off- ishte mobilizimi i kursimeve vendore dhe të huaja me qëllim të gjenerimit të investimeve të mjaftueshme për zgjerimin e rritjes ekonomike.

Modeli i rritjes sipas Rostow-it

Faza 1 Shoqëritë tradicionale

- Në këtë fazë njerëzit kanë aftësi të vogla kolektive për të rritur produktivitetin ekonomik sepse atyre ju mungojnë aftësitë teknike dhe shkencore.

-Shoqëritë tradicionale ndajnë një pjesë të madhe të burimeve të tyre për bujqësi.

-Fuqia politike është e koncentruar në duart e pronarëve të tokave.

-Familja dhe trashëgimia vlerësohen shumë lart.

Faza 2 Parakushtet për nisje në rritje të vetë qëndrueshme

-Shenjat për parakushte për nisje janë teknologjia në rritje, rritja rapide e popullsisë, rritja e arsimimit, rritja e bankave dhe rritja e efikasitetit të bujqësisë.

Faza 3 Nisja (Take off)

- Faza e nisjes ndodh kur pjesa dërmuese e shoqërisë i pranon dhe i pëlqen ndryshimet. Autputi për kokë banori rritet si dhe pagat e punëtorëve gjithashtu.

-Vendi ka përfitime nga përparimet që janë bërë në disa industri udhëheqëse.

- Niveli i arsimimit rritet si pasojë e arsimimit të detyrueshëm, kujdesi shëndetësor rritet si dhe jetëgjatësia.

.

Fazat e rritjes ekonomike sipas Rostow-it

12

Page 7: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

7

Faza 4. Përpjekja për pjekuri -Teknologjia gradualisht shpërndahet në të gjitha fushat e jetës. -Shoqëritë iu përshtaten ndryshimeve, edukim universal është

krijuar dhe lehtësime shëndetësore janë krijuar si dhe demokracia është themeluar.

-Njerëzit fillojnë të ndihen të lirë në zgjedhjet dhe besimet e tyre. Faza 5. Shekulli i konsumit masiv - të gjerë. - Gjatë kësaj periudhe , sektorët udhëheqës lëvizin drejt

shërbimeve, sidomos te ato financiare, informative dhe të qeverisë. - Prodhimi material vazhdon, mirëqenia shoqërore bëhet vlerë e

lartë dhe njerëzit flasin më shumë për kualitetin e jetës se për standardin e jetesës.

- Ka një gamë të gjerë të zgjedhjeve jo vetëm për individë, por për shoqërinë në tërësi.

Fazat e rritjes ekonomike sipas Rostow-it

13

Është argumentuar se të gjitha vendet e zhvilluara e kanë kaluar fazën e “take off”- e nisjes në rritjen e qëndrueshme .

Vendet e pazhvilluara që ishin ende ose në shoqëritë tradicionale ose në “fazën e parakushteve” duhet vetëm të përcjellin disa rregulla të zhvillimit për t’u nisur (take-off) në veprim të rritjes ekonomike të vetë qëndrueshme.

Njëra prej strategjive themelore të zhvillimit e nevojshme për çdo “nisje – take off- ishte mobilizimi i kursimeve vendore dhe të huaja me qëllim të gjenerimit të investimeve të mjaftueshme për zgjerimin e rritjes ekonomike.

Fazat e rritjes ekonomike sipas Rostow-it

14

Page 8: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

8

Fazat e rritjes ekonomike sipas Rostow-it

Vendet në zhvillim ende janë në shoqëritë tradicionale ose në fazën e prakushteve për rritje. Pse?

Mungesa e financimit adekuat.

Hendeku i financimit ekziston.

15

Modeli i Harrod-Domarit

Adam Smithi dhe pasardhësit e tij (Thomas Malthus, David Ricardo , John Stuart Mill) deri në gjysmën e dytë të shekullit 20, paraqitën teoritë dhe modelet e tyre të rritjes ekonomike në fjalë dhe kryesisht në gjuhën angleze.

Veçanërisht , Alfred Marshalit i pëlqente kjo mënyrë . Sipas tij përdorimi i matematikës në ekonomi është mjet i dobishëm gjatë analizave, mirëpo ajo duhet të largohet gjatë prezantimit të argumenteve kryesore.

16

Page 9: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

9

Modeli i Harrod-Domarit.

Në gjysmën e këtij shekulli, Roy Harrod dhe Evsey Domar në mënyrë shumë të qartë dhe të pavarur, kanë shprehur raportet dinamike në mes të efikasitetit dhe rritjes ekonomike dhe me këtë ata kanë përmbledhur, formalizuar dhe thjeshtësuar esencën e teorisë së rritjes për 200 vjet në një ekuacion të thjeshtë.

17

Modeli i Harrod-Domarit.

Sipas Modelit të Harrod – Domarit rritja ekonomike varet vetëm nga tre faktorë :

Norma e kursimeve, e cila është e përcaktuar nga familjet se si ato i ndajnë të ardhurat e tyre në mes të konsumit dhe kursimeve;

Norma e kapital/autput që reflekton mënyrën se si firmat e bazojnë kërkesën e tyre për kapital në sasinë e autputit që ata dëshirojnë të blejnë;

Norma e amortizimit që pjesërisht është pasojë e vendimeve për investime në të kaluarën.

18

Page 10: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

10

Modeli i Harrod-Domarit.

Një rritje në normën e kursimeve rrit normën e rritjes ekonomike.

Në anën tjetër një rritje në përdorimin e kapitalit në lidhje me autputin zvogëlon rritjen, sepse nevoja për kapital më shumë për të prodhuar nivelin e dhënë të autputit reflekton zvogëlimin e efikasitetit në përdorimin e kapitalit.

Një rritje e amortizimit gjithashtu zvogëlon rritjen ekonomike, pikë për pikë , sepse zvogëlon shumën e kursimeve për neto investime, p.sh për akumulimin e kapitalit të freskët. Sa më shumë që një shoqëri hedh jashtë përdorimit teknologjinë dhe makinerinë e vjetruar, më pak mbetet që të investohet në kapitalin e ri.

19

Modeli i Harrod-Domarit.

• Pra është esenciale këtu, që nga Adam Smithi e më tutje në një ekuacion shumë të thjeshtë: Rritja varet nga kursimet dhe efikasiteti duke përfshirë edhe amortizimin, gjegjësisht versioni i thjeshtësuar i ekuacionit të Harrod-Domarit është si vijon:

Y s

Y v

Ana e majtë e ekuacionit (ΔY/Y) prezanton normën e rritjes ose normën e ndryshimit të Bruto Produktit Kombëtar (BPK), gjegjësisht, është ndryshimi në përqindje i BPK.

s - norma kombëtare e kursimeve dhe

v- norma kapital-autput

- norma e amortizimit 20

Page 11: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

11

Modeli i Harrod-Domarit.

Njëra prej strategjive fundamentale të rritjes ekonomike është rritja e proporcionit të ardhurave kombëtare të kursyera.

Nëse rrisim kursimet (S) në ekuacion të Harrod-Domarit ne mund të rrisim ΔY/Y, normën e rritjes së GNP.

P.sh. Nëse norma e kursimeve (s) është 0.21, norma e kapitalit/autput (v) është 3 dhe norma e amortizimit ( ) është 0.04 atëherë norma e rritjes ekonomike (ΔY/Y) është 0.03 ose 3%

Y s 0.21%= - = -0.04 = 0.03 100=3%

Y v 3%

21

Modeli i Harrod-Domarit.

Më veçantë mund të thuhet se rritja e normës së të ardhurave kombëtare do të jetë direkt ose pozitivisht e lidhur me normën kombëtare të kursimeve.

Sa më shumë që një ekonomi është në gjendje që të kursejë dhe investojë aq më e madhe do të jetë edhe rritja e PKB) dhe e kundërta ose negativisht e lidhur me normën e kapital/autput (v- më e lartë, norma e rritjes do të jetë më e vogël).

22

Page 12: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

12

Modeli i rritjes së Harrod-Domar-it • Strategjia parimore për rritje është mobilizimi

i kursimeve dhe gjenerimi i investimeve për të përshpejtuar rritjen.

• Rëndësia e modelit të rritjes së H-D (AK modeli): Shpjegon mekanizmin përmes të cilit investimet shpiejnë te rritja.

• Investimet rrjedhin nga kursimet.

• Norma e rritjes ekonomike është e përcaktuar bashkarisht nga aftësia e ekonomisë për të kursyer (norma e kursimit) dhe norma kapital- autput.

ndryshimet në Y/Y=s/k

23

Modeli i rritjes së Harrod-Domar-it

24

Firmat

Amvisnitë

Pagat, Profiti, Renta

Shpenzimet e Konsumit

Daljet

Hyrjet

Hyrjet

Daljet

Investmet

Kursimet

Page 13: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

13

25

Pengesat dhe Kufizimet

• Problemi me argumentin se rritja e GDP është proporcionale me pjesën e shpenzimeve të investimeve si pjesë e BPV.

• Shkalla e ulët e kursimeve në vendet në zhvillim krijon boshllëk të kursimeve dhe kufizim të kapitalit.

• Kursimet dhe investimet janë kushte të domosdoshme për rritjen e përshpejtuar ekonomike, por jo një kusht i mjaftueshëm.

Modeli i Harrod-Domarit.

Gjithashtu formula e rritjes së Harrod - Domarit nuk ka lënë hapësirë për faktorët tjerë krucial të prodhimit siç është PUNA .

Në fund të fundit popullsia ose rritja e fuqisë punëtore nuk është e përfshirë në formulë që shpjegon rritjen e produktit vetëm nga kursimet dhe efikasiteti.

Këto dobësi është dëshmuar se janë fatale për modelin e Harrod - Domarit siç do të tregoj më vonë Robert Solow në vitin 1956.

26

Page 14: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

14

27

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike

Modeli linear i rritjes ekonomike

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore

Reovolucioni i varësisë ndërkombëtare

Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut të lirë

Model i Rostow-it

Model i Harrod-Domarit

•Modeli i varësisë neokoloniale •Modeli false-paradigm •Teza e zhvillimit dual

•Model i Arthur Lewis-it •Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë

•Modelet statike: Tregu i lirë, Teoria e zgjedhjes publike, Qasja miqësore ndaj tregut •Modeli tradicional i rritjes ekonomike

me Robert Solow-in në krye

Teoria e Re e rritjes: Rritja Endogjene, Modeli i Romerit

Ekuilibri i shumëfishtë

Modeli Big Push

Modeli i Kremer O Ring, etj.

Disa modele karakteristike të zhvillimit ekonomik

Disa nga modelet e zhvillimit ekonomik

b)Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturale

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore –

Teoria e ndryshimeve strukturore fokusohet në mekanizmin përmes të cilit ekonomitë me nënzhvillim transformojnë strukturën e tyre ekonomike nga ekonomia tradicionale në një ekonomi industriale.

Janë të njohura dy modele të ndryshimit të strukturës; – Modeli i Arthur Lewis-it : “Two sektor surplus

labour”(Teprica e punës dy-sektoriale)

– Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë.

28

Page 15: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

15

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturale

• Teoritë, modelet e ndryshimeve strukturale fokusohen në mekanizmin përmes të cilit ekonomitë e pazhvilluara transformojnë strukturën e brendshme ekonomike nga bujqësia tradicionale e mbijetesës në një ekonomi më moderne, më të urbanizuar dhe më të industrializuar dhe të orientuar në shërbime.

29

Modeli i Arthur Lewis: Teprica e punës dysektoriale

I prezantuar në vitet e 50-a, pas depresionit & luftës

Është modeluar në bazë të përvojave të ish Bashkimit Sovjetik.

Dy sektorë: sektori rural me 0 MP (produkt margjinal) të punës & sektori modern urban me produktivitet të lartë.

Lëvizja, gjegjësisht kalimi i tepricës së punës nga sektori i Parë në Sektorin e dytë qonë në rritjen e sektorit të dytë, derisa sa të absorbohet teprica e punës rurale.

Zgjerimi i ekonomisë ndodhë për shkak të riinvestimit të profitit nga sektori i dytë që ka si rezultat transformimin struktural dhe rritjen ekonomike.

30

Page 16: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

16

31

Teoria e Levisit për zhvillim

Procesi i rritjes së vetëqëndrueshme dhe zgjerimi i punësimit vazhdon në sektorin modern derisa të absorbohet e gjithë teprica e fuqisë punëtore.

Transformimi strukturor i ekonomisë ndodh me rritjen e industrisë moderne.

32

Kritikat e terorisë së zhvillimit të Levisit:

Katër nga supozimet kryesore nuk i përshtaten realitetit të të vendeve në zhvillim. Realiteti është :

– Fitimet kapitaliste janë investuar në teknologjinë e kursimit të punës

– Ekzistenca e lëvizjes së kapitalit – Pak tepricë e punës në zonat rurale – Rritje e përhapjes se punës së tepërt urbane – Tendenca për rritjen e pagave të sektorit

industrial në fytyrën e papunësisë së hapur.

Page 17: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

17

33

Ndryshimet strukturore dhe Modelet e Zhvillimit: Modeli i Chenery-it

• Modelet e zhvillimit sipas pikëpamjeve të teoriticientëve theksojnë rritjen e kursimeve dhe investimeve si të domosdoshme për rritje ekonomike por jo të mjaftueshme.

• Përvec akumulimit të kapitalit, transformimi i prodhimit, përbërja e kërkesës dhe ndryshimet në faktorët shoqëroro –ekonomik, të gjitha janë të rëndësishme.

• Chenery dhe kolegët e tij kanë hulumtuar modelet e zhvillimit për vendet në zhvillim me nivele të ndryshme të ardhurave për kokë banori.

34

Ndryshimet strukturore dhe modelet e zhvillimit: Modeli i Chenery’it.

• Studimet empirike kanë identifikuar disa karakteristika të zhvillimit ekonomik.

– Zhvendosja nga bujqësia në prodhim industrial.

– Akumulimi i vazhdueshëm i kapitalit fizik dhe njerëzor.

– Ndryshimi në kërkesën e konsumatorëve

– Rritja e urbanizimit

– Zvogëlim i madhësisë së familjes

– Tranzicioni demografik

Page 18: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

18

35

Ndryshimet strukturore dhe modelet e zhvillimit: Modeli i Chenery’it

• Dallimet në zhvillim në mes të shteteve ndodhin për

shkak të:

– Kufizimeve të brendshme

– Kufizimeve ndërkombëtare

• Kokluzion: Analistët e ndryshimeve strukturore besojnë

se një “përzierje korrekte” e politikave ekonomike do

të gjenerojë një rritje të vetë-qëndrueshme.

36

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike

Modeli linear i rritjes ekonomike

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturale

Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut të lirë

Model i Harrod-Domarit Model i Rostow-it

•Modeli i varësisë neokoloniale •Modeli i paradigmës false •Teza e zhvillimit dual

•Model i Arthur Lewis-it •Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë

•Modelet statike: Tregu i lirë, Teoria e zgjedhjes publike, Qasja miqësore ndaj tregut •Modeli tradicional i rritjes ekonomike me Robert Solow-in në krye

Teoria e Re e rritjes: Rritja Endogjene, Modeli i Romerit

Ekuilibri i shumëfishtë

Modeli Big Push

Modeli i Kremer O Ring, etj.

Disa modele karakteristike të zhvillimit ekonomik

Disa nga modelet e zhvillimit ekonomik

Page 19: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

19

c. Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

• Revolucioni i varësisë ndërkombëtare - ishte më radikale dhe politike në orientim dhe dominonte gjatë viteve të 70-ta.

• Mos zhvillimin e vështron në kuptimin e fuqisë së raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare, ngurtësisë së institucioneve dhe strukturës ekonomike, dhe përhapjen e shpejtë të ekonomisë dhe shoqërisë dualiste (të dyfishtë) në vetë shtetin dhe në tërë botën në përgjithësi.

• Teoritë e varësisë tentojnë të theksojnë pengesat e jashtme dhe të brendshme institucionale dhe politike. Theksi ishte në nevojën për politika të reja për të çrrënjosur varfërinë, për të siguruar mundësi më të mëdha për punësim dhe për të zvogëluar pabarazitë në të ardhura.

• Brenda qasjes së përgjithshme janë tri rryma kryesore të mendimit:

Modeli i varësisë neokoloniale Modeli i paradigmës false Teza e zhvillimit dual

37

Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

Modeli i varësisë neokoloniale, është një rezultat indirekt i mendimit marksist.

Ai i atribuohet ekzistimit dhe vazhdimësisë së moszhvillimit në rend të parë për shkak të evolucionit historik të marrëdhënieve të pabarabarta të vendeve të zhvilluara kapitaliste dhe vendeve të varfra.

Meqë vendet e kapitaliste të pasura janë ekspolatuese, ekzistenca e kombeve të pasura dhe të varfra në një sistem ndërkombëtar të dominuar nga raporte të pabarabarta në mes të Qendrës (vendet e zhvilluara) dhe periferisë (vendet më pak të zhvilluara) bënë të pamundur dhe shumë të vështirë që vendet e varfra të jenë të pavarura dhe të sigurta.

38

Page 20: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

20

Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

Modeli i paradigmës false-, I atribuohet moszhvillimit për shkak të dështimeve dhe këshillave të papërshtatshme të siguruara nga ekspertët ndërkombëtar të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara.

Këta ekspertë ofrojë koncepte shumë të sofistikuara, struktura elegante teorike dhe modele shumë komplekse ekonometrike të zhvillimit të cilat shpesh qojnë deri tek politika të gabuara dhe joadekuate për vendet në zhvillim.

Gjithashtu, edhe shumë ekspertë vendas të shkolluar në universitet të vendeve të zhvilluara padashur, sjellin koncepte të pa aplikueshme në rrethana të vendeve në zhvillim.

39

Revolucioni i varësisë ndërkombëtare

Teza e zhvillimit dual. Dualizmi është koncept shumë i diskutuar në kuadër të ekonomiksit të zhvillimit. Ai prezanton ekzistimin e dallimeve në rritje në mes të kombeve të varfra dhe kombeve të pasura, dhe njerëzve të pasur dhe të varfër në kuadër të një shoqërie.

Koekzistimi I “superiorëve” dhe “inferiorëve” është kronike dhe kjo nuk është pasojë e një fenomeni të përkohshëm , por një fenomen historik që me kohë mund të rregullohet.

40

Page 21: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

21

41

Teza e zhvillimit dual

Dualizmi paraqet ekzistimin dhe rritjen e vazhdueshme të dallimeve në mes të kombeve të pasura dhe të varfura dhe në mes të njerëzve të pasur dhe të varfër në të gjitha nivelet.

Koncepti përfshin katër argumente kryesore:

1. Kushtet superiore dhe inferiore mund të bahkëjetojnë në një vend dhe kohë të dhënë.

2. Bashkëjetesa është kronike dhe jo kalimtare

3. Shkallët e kushteve kanë një tendencë të natyrshme për tu rritur.

4. Kushtet superiore shërbejnë për të "zhvilluar nën zhvillimin“

42

Dobësitë e modeleve të Revolucionit të varësisë ndërkombëtare

• Nuk ofrojnë asnjë formë të politikës për mënyrën se si vendet e varfra mund të fillojnë dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik

• Përvoja aktuale e vendeve në zhvillim që kanë ndjekur politikën e autarkisë / ekonomive të mbyllura ka qenë negative.

Page 22: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

22

43

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike

Modeli linear i rritjes ekonomike

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturale

Reovolucioni i varësisë ndërkombëtare

Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut të lirë

Model i Harrod-Domarit Model i Rostow-it

•Modeli i varësisë neokoloniale •Modeli false-paradigm •Teza e zhvillimit dual

•Model i Arthur Lewis-it •Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë

•Modelet statike: Tregu i lirë, Teoria e zgjedhjes publike, Qasja miqësore ndaj tregut •Modeli tradicional neoklasik i rritjes ekonomike me Robert Solow-in në krye

Teoria e Re e rritjes: Rritja Endogjene, Modeli i Romerit

Ekuilibri i shumëfishtë

Modeli Big Push

Modeli i Kremer O Ring, etj.

Disa modele karakteristike të zhvillimit ekonomik

Disa nga modelet e zhvillimit ekonomik

44

Kundërrevolucioni Neoklasik: Fundamentalizmi i Tregut

• Për gjatë viteve 1980 dhe 1990 qasja e katërt ka dominuar. Ky kontrarevolucion neoklasik (ndonjëherë i quajtur neoliberal) në mendimin ekonomik ka theksuar rolin e dobishëm të tregut të lirë, ekonomisë së hapur dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike të paefektshme. Dështimi i zhvillimit, sipas kësaj teorie qëndron në intervenimin e madh të qeverisë dhe rregullimin e ekonomisë.

• Katër qasjet:

– Tregu i lirë – veprimi i lirë i tregjeve është më efikas

– Teoria e zgjedhjes publike – Qeveritë nuk bëhjnë agjë të mirë.

– Qasja miqësore ndaj tregut – qeveria ka krol kyc në lehtësimin e operacioneve të tregjeve përmes intervenimeve joselektive.

– Instuticionalizmi i ri- suksesi apo dështimi i përpjekjeve për zhvillim varet nga natyra, ekzistenca dhe funksionimi i institucioneve fundamentale të vendit.

Page 23: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

23

Teoria neoklasike - Kundërrevolucioni i tregut të lirë

• Tregu i lirë. • Neoliberalët përmendin një serë faktorësh që mund të

stimulojnë rritjen dhe efikasitetin e ekonomive të vendeve të varfra dhe vendeve në zhvillim si: Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore Promovimi i tregut të lirë dhe zgjerimi i eksportit Investimet e huaja në vendet në zhvillim Eliminimi i rolit të shtetit në ekonomi, etj.

• Sipas tyre, vendet në zhvillim janë të pazhvilluara për shkak të rolit të hekurt të shtetit, të korrupsionit, jo efikasitetit dhe mungesës së stimuluesve të zhvillimit ekonomik. Ajo çka ju duhet është që të promovojnë tregun e lirë dhe të lejojnë dorën e padukshme që të bëjnë alokimin e resurseve dhe të stimulojnë zhvillimin ekonomik.

45

Teoria neoklasike - Kundërrevolucioni i tregut të lirë

• Teoria e zgjedhjes publike, gjegjësisht qasja e re e ekonomisë politike, shkon edhe më larg duke u munduar që të argumentojë se shteti nuk bënë asgjë të mirë. Kjo është për arsye se teoria e zgjedhjes publike supozon që politikanët, burokratët, qytetarët dhe shteti veprojë veçmas të udhëhequr nga interesat e tyre vetjake, duke e shfrytëzuar autoritetin dhe forcën e shtetit për qëllimet e tyre vetjake.

• Sipas kësaj qasje, qeverisja minimale është qeverisja më e mirë.

46

Page 24: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

24

Teoria neoklasike - Kundërrevolucioni i tregut të lirë

• Qasja miqësore ndaj tregut është varianti më i vonshëm i kontrrevolucionit neoklasik.

• Ai është i lidhur me punime të shumta të Bankës Botërore dhe ekonomistëve të saj.

• Kjo qasje vë në dukje se ka shumë papërsosshmëri në tregjet e mallrave dhe të faktorëve të prodhimit dhe se shteti duhet të luajë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e operimit të tregjeve përmes intervenimeve miqësore ndaj tregut- psh. Përmes investimit në infrastrukturën fizike dhe shoqërore, Kujdesit shëndetësor dhe institucioneve arsimore dhe Sigurimit të një ambienti më të favorshëm për ndërmarrjet

private.

47

48

Teoria tradicionale neoklasike e rritjes

• Sipas teorisë tradicionale neoklasike:

– Rritja e autputit rezulton nga rritja e njërit nga tre

faktorëve – rritja e Punës, Rritja e kapitalit dhe

Ndryshimet teknologjike.

– Ekonomitë e mbyllura me normë të ulët të kursimeve

rriten ngadalë dhe konvergjojnë te niveli më i ulët i të

ardhurave për kokë banori.

– Ekonomitë e hapura konvergjojnë te niveli më i lartë i

të ardhurave për kokë banori.

Page 25: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

25

MODELI NEOKLASIK I RRITJES SË ROBERT SOLOW-IT

• Pikëpamja e Solow-it rreth rritjes ekonomike ishte mjaft e thjeshtë dhe revolucionare.

• Modeli neoklasik i rritjes së Robert Solow-it , për të cilin Solow nga Instituti për Teknologji i Massachuetts ka marrë Çmimin Nobel , pa dyshim është modeli më i njohur i rritjes ekonomike.

• Edhe pse në disa pikëpamje Modeli i Solow-it përshkruan ekonomitë e zhvilluara më mirë se sa ato në zhvillim, ai mbetet referencë bazë për literaturën e rritjes dhe zhvillimit.

49

MODELI NEOKLASIK I RRITJES SË ROBERT SOLOW-IT

Kjo nënkupton se ekonomitë në mënyrë të kushtëzuar takohen te niveli i njëjtë i të ardhurave, nëse ato kanë nivel të njëjtë të normës së kursimeve, amortizimit, rritjes së fuqisë punëtore dhe rritjes së produktivitetit.

Kështu Modeli i Solow-it është korniza bazë për studimin e konvergjencave në mes të vendeve.

Sollow, ka ngritur teorinë me të cilën shpjegohet se si të rritet ekonomia e një vendi. Trendet e rritjes ekonomike të një vendi i ka analizuar në bazë të një periudhe dhjetëvjeçare.

Sipas teorisë së tij, të prezantuar në dy punime të publikuara në vitin 1956 dhe 1957, kuptohet se faktori bazë i rritjes ekonomike është teknologjia.

50

Page 26: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

26

MODELI NEOKLASIK I RRITJES SË ROBERT SOLOW-IT

Solow e ka zgjeruar formulimin e Harrod-Domarit duke i shtuar faktorin e dytë , punën si dhe duke prezantuar dhe variablën e tretë të pavarur, teknologjinë, ekuacionit të rritjes.

Ndryshe nga koeficienti fiks, supozimi i rendimenteve konstante i Harrod - Domarit, modeli i Solow-it tregon të ardhurat në punë dhe kapital në mënyrë të ndarë dhe të ardhurat konstante të dy faktorëve së bashku.

Progresi teknologjik bëhet faktor rezidual duke shpjeguar rritjen në afat të gjatë, dhe niveli i tij është supozuar nga Solow-i dhe teoricienë të tjerë të rritjes të jenë të përcaktuar në mënyrë ekzogjene, që është , i pavarur nga të gjithë faktorët e tjerë.

51

MODELI I ROBERT SOLOW-IT

• Më formalisht Modeli neoklasik i rritjes i Solow-it shfrytëzon funksionin agregat standard të prodhimit në të cilin:

1-Y = K (AL)

Y- është Produkti i Brendshëm,

K- është rezervat e kapitalit (që përfshin kapitalin njerëzor si dhe kapitalin fizik),

L- është puna dhe

A -paraqet produktivitetin e punës, i cili rritet me një normë ekzogjene.

Për vendet e zhvilluara kjo normë është vlerësuar të jetë afër 2% në vit.

Kjo normë mund të jetë më e vogël për vendet në zhvillim.

α (alfa) paraqet elasticitetin e autputit në raport me kapitalin (GDP që rezulton nga rritja 1% në kapitalin fizik dhe njerëzor. Zakonisht, në mënyrë statistikore kapitali fizik matet si pjesëmarrje e kapitalit në të ardhurat kombëtare të llogaritura të vendit.)

52

Page 27: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

27

Modeli i Robert Solow-it

• Meqë supozohet se alfa duhet të jetë më e vogël se 1 dhe kapitali privat është supozuar që të paguaj produktin e vet margjinal kështu që nuk ka ekonomi eksternale (të jashtme), ky formulim i rritjes ekonomike tregon rendimentet rënëse të kapitalit dhe të punës.

( )

53

Modeli i Robert Solow-it

• Në bazë të modelit tradicional klasik të rritjes ekonomike, rritja e autputit rezulton nga rritja e njërit prej këtyre faktorëve:

1. Rritja e sasisë dhe kualitetit të fuqisë punëtore (përmes rritjes së popullsisë dhe arsimimit).

2. Rritja e kapitalit (përmes kursimeve dhe investimeve).

3. Përmirësimeve në teknologji.

54

Page 28: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

28

Modeli i Robert Solow-it

• Ekonomitë e mbyllura (ato që nuk kanë aktivitete me jashtë) me normë të ulët të kursimeve (gjerat tjera mbesin të pandryshuara) rriten shumë më ngadalë në afat të shkurtë se sa ato me normë të lartë të kursimeve dhe tentojnë të konvergjojnë te niveli më i ulët i të ardhurave për banorë.

• Ekonomitë e hapura (ato me treg dhe investime të jashtme) , megjithatë përjetojnë konvergjencë të të ardhurave me nivel më të lartë meqë rrjedha e kapitalit nga vendet e pasura te vendet e varfra ku normat kapital/punë janë më të vogla dhe për këtë kthimet në investime janë të larta.

55

Modeli i Robert Solow-it

• Meqë, rritja e popullsisë dhe e progresit teknik është jashtë fushëveprimit të ekonomisë së pastër, dhe me këtë edhe jashtë politikave ekonomike, rritja ekonomike gjerësisht shikohet si ekzogjene në afat të gjatë nga pikëpamja ekonomike, e me këtë imune ndaj politikave të zhvillimit, të mira apo të këqija, në mes të gjërave të tjera.

• Në modelin e Solow-it kursimet dhe efikasiteti luajnë një rol të rëndësishëm në afat të gjatë.

56

Page 29: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

29

Modelet e bashkëkohore të rritjes ekonomike – Teoria e re e rritjes, gjegjësisht Rritja Endogjene

2. Modelet e bashkëkohore të rritjes ekonomike – Teoria e re e rritjes, gjegjësisht Rritja Endogjene

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike ofrojnë perspektivë alternative të modeleve tradicionale të prezantuara më lartë.

Në një mënyrë këto modele tregojnë se zhvillimi është më vështirë të arrihet dhe se ballafaqohet me barriera me të shumta se sa që janë paraparë në modelet tradicionale të rritjes.

Mirëpo, kuptimi më i thellë i tyre ndihmon përmirësimin e strategjive të zhvillimit dhe modelet e reja kanë ndikuar në zhvillimin e politikave dhe formave të ndihmës ndërkombëtare.

57

58

Modelet klasike të rritjes ekonomike

Modelet bashkëkohore të rritjes ekonomike

Modeli linear i rritjes ekonomike

Teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturale

Reovolucioni i varësisë ndërkombëtare

Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut të lirë

Model i Harrod-Domarit Model i Rostow-it

•Modeli i varësisë neokoloniale •Modeli false-paradigm •Teza e zhvillimit dual

•Model i Arthur Lewis-it •Modeli i strukturës së zhvillimit të Hollis B. Chenery dhe koautorë të tjerë

•Modelet statike: Tregu i lirë, Teoria e zgjedhjes publike, Qasja miqësore ndaj tregut •Modeli tradicional i rritjes ekonomike

me Robert Solow-in në krye

Teoria e Re e rritjes: Rritja Endogjene, Modeli i Romerit

Ekuilibri i shumëfishtë

Modeli Big Push

Modeli i Kremer O Ring, etj.

Disa modele karakteristike të zhvillimit ekonomik

Disa nga modelet e zhvillimit ekonomik

Page 30: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

30

Modelet e bashkëkohore të rritjes ekonomike – Teoria e re e rritjes-Rritja Endogjene

Duke u mbështetur mbi shpatullat e Simon Kuznets dhe të tjerëve, Hollis Chenery dhe asociacioneve të tij, në Bankën Botërore kanë vazhduar në mesin e tjerave, që të kërkojnë modele të reja në rritjen ekonomike për vendet e botës së tretë.

Në ndërkohë , edhe pse nuk ka pasur shumë studiues si përpara, ekonomistët e zhvillimit kanë vazhduar të studiojnë aspektet ekonomike të zhvillimit.

Megjithatë, një çështje që ka filluar të rritet në vitet e 1980-ta ka thirrur për një mënyrë të re të menduarit rreth rritjes ekonomike. Dhe kështu, një pikëpamje e re është shfaqur, Teoria e Re e Rritjes që shpesh quhet Teoria Endogjene e Rritjes.

Simon Kuznets në vitin 1971 ka marrë Çmimin Nobël për Shkencën Ekonomike, për kontributin e tij në themelimin dhe interpretimin empirik të rritjes ekonomike, ndriçimin dhe shpjegimin me fakte të rritjes ekonomike nga mesi i Shekullit 20.

59

Rritja Endogjene

Ideja kyçe është mjaft e thjeshtë: teknologjia me gjasë nuk është ekzogjene. Më shumë gjasa ajo varet nga faktorët ekonomik, duke përfshirë p.sh. sasinë e kapitalit që është e diponueshme për punëtorë e që është norma kapital/punë.

Me sa më shumë kapital që punojnë punëtorët, më shumë kompjuter e kështu me radhë, më efektivisht do të shfrytëzojnë kapitalin: ata do të mësojnë duke punuar.

60

Page 31: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

31

Rritja Endogjene

Origjina e teorisë endogjene të rritjes daton qysh nga viti 1960 kur Keneth Arrow ka publikuar punim bazë të tij “Të mësuarit duke vepruar/punuar –“Learning by Doing” .

Teoria endogjene e rritjes tenton të shpjegoj ndryshimet në Faktorët Total të Produktivitetit duke analizuar rolin e një numri të variablave të cilat mund të shpjegojnë madhësinë dhe variacionin e Faktorëve Total të Produktivitetit residual gjatë tërë kohës.

Keneth Arrow ka marrë Çmimin Nobël për Ekonomi në vitin 1972 për kontributin në fushën e teorisë së ekuilibrit të përgjithshëm dhe të teorisë së mirëqenies.

61

Rritja Endogjene

Një numër i konsideruar i variablave janë përfshirë në teorinë endogjene të rritjes, mirëpo në këtë fazë ne do të ilustrojmë këtë qasje duke e konsideruar një variabël, e quajtur investimet në trajnime dhe edukim si mënyrë për të pajisur fuqinë punëtore për të shfrytëzuar më mirë teknologjinë që e kanë në disponim.

Duke ia shtuar këtë variabël të kapitalit njerëzor (H) funksionit neoklasik të prodhimit ne fitojmë shprehjen:

Y= Af (L, K, H) Shtimi i kësaj variable funksionit të prodhimit ka ndihmuar

që të zvogëlohet elementi i “pashpjegueshëm” i rritjes së produktivitetit të faktorëve total.

62

Page 32: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

32

Rritja Endogjene

Në të vërtetë kapitali njerëzor si faktor i prodhimit tani shikohet si input komplementar i kapitalit fizik në funksionin e prodhimit.

Në terma analitik, sa më shumë që vendi të kursejë dhe të investojë në kapitalin njerëzor (H) aq më e shpejtë do të jetë norma e rritjes së autputit.

Ndoshta aspekti më interesant i modeleve të rritjes endogjene është se ato ndihmojnë që të shpjegojnë anomalitë e rrjedhjes së kapitalit ndërkombëtar që keqëson dallimet e mirëqenies në mes të vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim.

Kur investimet komplementare prodhojnë të mira private dhe shoqërore, qeveritë mund të përmirësojnë efikasitetin e alokimit të resurseve.

Ato mund ta bëjnë këtë duke siguruar mallra publike (infrastrukturën) ose duke inkurajuar investimet private në industritë intensive në njohuri ku kapitali njerëzor mund të akumulohet dhe si pasojë do të ketë rritje të ardhurave.

63

Rritja Endogjene

• Modelet e rritjes endogjene për dallim nga teoritë tradicionale të rritjes sugjerojnë një rol aktiv të politikave publike në promovimin e rritjes ekonomike përmes investimeve direkte dhe indirekte në kapitalin njerëzor dhe inkurajimin e investimeve private të huaja në industritë intensive në njohuri si në software-in e kompjuterëve dhe telekomunikacion.

64

Page 33: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

33

Rritja Endogjene

Teoria endogjene e rritjes më së miri prezantaohet përmes Modelit të Paul Romer-it, modeli i të cilit fillon nga supozimi se procesi i rritjes vjen nga firma ose nga industria. Ashtu sikurse Schumpeteri, Romeri beson se rritja e qëndrueshme ekonomike vjen nga konkurrenca në mes të firmave.

Firmat tentojnë të rrisin profitet e tyre duke i shtyrë burimet në krijimin e produkteve të reja dhe zhvillimin e mënyrave të reja për prodhimin e produkteve ekzistuese.

65

Rritja Endogjene

Teoritë e reja të rritjes ekonomike e shohin zhvillimin ekonomik në kuptimin e zvogëlimit të varfërisë, pabarazisë së të ardhurave, dhe papunësinë e lartë, përmes strategjive të selektuara të zhvillimit të projekteve.

Kriteri i të ardhurave për kokë banori të zhvillimit ekonomik ka kaluar në rendin e dytë për kah rëndësia.

66

Page 34: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

34

Rritja Endogjene

• Gjenerata e parë e teoricienëve të rritjes endogjene ( Rebelo, Barro, etj) e vënë theksin në eksternalitetet në akumulimin e kapitalit si burim kryesor i rritjes së produktivitetit të qëndrueshëm dhe shfrytëzojnë këtë qasje për të diskutuar efektet e taksave, kursimeve, arsimimit dhe politikave të tregut në rritjen në afat të gjatë.

67

Rritja Endogjene

• Gjenerata e dytë e toericientëve të rrritjes endogjene (qasja neo-Schumpeterian-ne) që është shfaqur në vitet e 1990 , bashkë me punën paralele të Romer-it dhe Aghion) shikojnë më për së afërmi burimet ekonomike të progresit teknologjik duke u fokusuar qartë në inovacionet si një aktivitet i veçantë ekonomik me shkaqe dhe efekte të veçanta.

• Kjo qasje e re ka hapur dyert për të kuptuar më thellë se si karakteristikat strukturale të një ekonomie siç është organizimi i firmës, shkalla e konkurrencës së tregut në sektorë të ndryshëm, infrastruktura legale dhe fizike, zhvillimi i institucioneve financiare, shpërndarja e të ardhurave dhe mirëqenies, dizajnimi i institucioneve politike , ndihma dhe akumulimi i kapitalit fizik mund të ndikojnë në rritjen në afat të gjatë përmes ndikimeve të tyre në stimulimin e agjentëve ekonomik dhe mundësitë për të përfshirë në aktivitetet e prodhimit të diturive.

68

Page 35: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

35

Rritja Endogjene

• Ekonomisti i rritjes, Paul Romer ka theksuar se “Idetë duhet të jenë preokupim qendror i yni,... Idetë janë të mira ekonomike jashtëzakonisht të rëndësishme, më të rëndësishme se sa objektet që janë theksuar në shumë modele ekonomike. Në botën me shumë limite fizike, zhvillimi i ideve të mëdha, bashkë me zbulimin e miliona ideve të vogla e bëjnë rritjen ekonomike të mundshme. Idetë janë udhëzime që na ndihmojnë neve të kombinojmë burimet e kufizuara fizike në aranzhime që janë më të vlefshme”.

69

Rritja Endogjene

• Është një rol shumë i rëndësishëm i prodhimit të ideve, njohurive dhe informatave në vet vendet në zhvillim.

• Sipas Stiglitzit, njohuritë janë një e mirë publike globale dhe kontakti me ekonomi të zhvilluar siguron një rrugë më të shpejtë për kapërcimin e vështirësive aktuale.

• Importimi i Know-How teknologjike dhe aftësive është një burim i domosdoshëm i progresit teknologjik dhe importimi ideve në përgjithësi është stimul potent për zhvillim vital jo vetëm për ndryshime ekonomike, por gjithashtu edhe për avancime politike dhe shoqërore-politike që do të jenë të domosdoshme për progres ekonomik.

70

Page 36: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS · d) Teoria neoklasike, kundërrevolucioni i tregut ... Sipas doktrinës së Rostow-it, tranzicioni nga mos zhvillimi në zhvillim mund të përshkruhet

4/4/2018

36

Rritja Endogjene

Përvoja mbarë botërore e rritjes ekonomike ka stimuluar zhvillimin e teorive të reja të zhvillimit. Kjo thekson dy veçori:

Zhvillimi dhe përhapja e teknologjisë. Përparimet e shpejta në teknologji në mënyrë masive kanë ndikuar në rritjen e produktivitetit të faktorëve të prodhimit. Sa më shumë zbulime të reja, inovacionet stimulojnë njerëzit tjerë , zakonisht në vende të tjera që të kopjojnë , adoptojnë dhe përmirësojnë ato, me qëllim që të jenë më konkurrent. Rritja përmes progresit teknologjik stimulon më shumë rritje.

Eksternalitet pozitive të investimeve. Nëse një firmë investon në trajnime me qëllim të rritjes së produktivitetit të fuqisë punëtore, firmat tjera do të përfitojnë nga përmirësimi i stoqeve të “burimeve njerëzore” . Atëherë do të kemi fuqi punëtore më të trajnuar që mund të angazhohet në firma të tjera. Ngjashëm, nëse një firmë investon në hulumtime dhe zhvillim, përfitimet do të shpërndahen edhe në firma të tjera. Kjo shpërndarje e përfitimeve te firmat tjera mund të shikohen si eksternalitete pozitive të investimeve.

71

Teoritë / Modelet e rritjes makroekonomike

72

Modeli i Harrod – Domarit

Teoria e re endogjene e rritjes

Modeli Robert Solow-it- Burimet e rritjes

Burimi: Gerald M. Meier: “Ideas for Development”, fq. 3, publikuar në librin : “Frontiers of Development Economics”.

Y s

Y v

1-Y = K (AL) Y= Af (L, K, H)

Modelet e rritjes endogjene për dallim nga teoritë tradicionale të rritjes sugjerojnë një rol aktiv të politikave publike në promovimin e rritjes ekonomike përmes investimeve direkte dhe indirekte në kapitalin njerëzor dhe inkurajimin e investimeve private të huaja në industritë intensive në njohuri si në software-in e kompjuterëve dhe telekomunikacion.