25
EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE E RUAJTJES SE MJEDISIT NATYROR NE LUGINAT ALPINE TE BJESHKEVE TE NAMUNA Ekspert Mjedisi: Dede Gjonaj

EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SIALTERNATIVE E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE ERUAJTJES SE MJEDISIT NATYROR NE LUGINAT

ALPINE TE BJESHKEVE TE NAMUNA

Ekspert Mjedisi: Dede Gjonaj

Page 2: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

PermbajtjeI. Nje veshtrim mbi Alpet Shqiptare......................................................................................................... 3

I.I. Relievi............................................................................................................................................3

I.II. Formimi gjeologjik.........................................................................................................................3

I.III. Klima .............................................................................................................................................4

I. Flora dhe Fauna e Alpeve Shqiptare ..................................................................................................... 4

II.I. Habitatet natyrore ........................................................................................................................4

II.II. Flora e Alpeve ...............................................................................................................................5

II.II.I. Zona e dushkut.....................................................................................................................5

II.II.II. Zona e ahut ...........................................................................................................................5

II.II.III. Zonae kullotave alpine .......................................................................................................... 6

II.III. Diversiteti i larte i flores................................................................................................................6

II. Fauna ne Alpet Shqiptare......................................................................................................................7

III. Hidrografia ............................................................................................................................................9

III.I. Luginat lumore alpine te Bjeshkeve te Namuna te Shqiperise.....................................................9

III.I.I. Lugina e Valbones .................................................................................................................9

III.I.II. Lugina e Shales dhe Thethit ................................................................................................10

III.I.III. Lugina e Cemit.....................................................................................................................11

III.I.IV. Lugina e Nikaj-Merturit .......................................................................................................12

III.II. Zhvillimi I Luginace Lumore te Alpeve Shqiptareduke ruajtuar natyren...............................13

III.II.I. “Energjia e Gjelber” nga Lumenjte Alpine ..............................................................................14

IV. Lumenjte Alpine te Bjeshkeve te Namuna..........................................................................................18

Hotspote te biodiversitetit..........................................................................................................................18

IV.I. Gjeodiversiteti i luginave te lumenjve ........................................................................................18

IV.II. Biodiversiteti i lumenjve alpine te Bjeshkeve te Namuna ..........................................................18

Page 3: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

IV.III. Fauna ujore e lumenjve ..............................................................................................................20

V. Turizmi ekologjik si alternative e zhvillimit ekonomik te alpeve ........................................................22

I. Nje veshtrim mbi Alpet Shqiptare

I.I. Relievi

Alpet Shqiptare dallohen per kontraste te medha te relievit, luginave dhe kreshtave

rrethuese alpine. Malet dhe majat me te larta jane: Jezerca 2693 m, Papluka 2569 m, Radohina

2569 m, Kollata 2555 m, Grykat e Hapura 2625.5 m etj. Lartesia mesatare e Alpeve eshte 1140

m, nga ku rreth 73% te relievit e zene lartesite 600-2000 m, ndersa lartesite mbi 2000 m zene

rreth 7% te siperfaqes se pergjithshme te tyre.

Nje veçori tipike eshte ekzistenca e tre kateve hipsometrike kryesore:

- Kati 200 - 800 m, ze rreth 29% dhe perfaqeson lartesite e luginave

- Kati 800 - 1’400 m ze rreth 34% dhe perfshin blloqet malore

- Kati 1’400 – 2’000 m qe ze rreth 27% te territorit, ku perfshihen kreshtat e larta te

alpeve.

I.II. Formimi gjeologjik.

Depozitimet me te vjetra ne zonen e Alpeve te Shqiperise fillojne me rreshpet, ranoret,

konglomeratet e gelqeroret me fuzilinide te Permianit (mosha 295 milionë vjet), mbi te cilat

vendosen shkembinjte terrigjene, terrigjeno-karbonatike, gelqerore, silicore radiolaritike dhe

tufet e tufitet, gelqeroret algore e dolomite, gelqerore pllakore dhe thjerza silicoresh, gelqerore

me megalodonte, gelqerore stromatolotike te Triasikut (mosha 250 milionë vjet).

Ne Luginen e Valbones, ne Liqenin e Markajt, ne Shtyllen e Grise, ne Vidhgare, etj,

ndermjet gelqeroreve algore e dolomiteve dhe gelqeroreve te Triasikut takohen hinka e thjerza te

boksiteve ose argjilave boksitike.

Page 4: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

I.III. Klima

Per shkak te lartesive te medha, klima ne Alpe eshte mesdhetare malore, me dimer te

ashper e te lagesht dhe me reshje te shumta shiu e bore, me ngrica, e me vere te fresket dhe me

pak reshje.

Temperaturat mesatare ne dimer jane 0 - 3 grade celsius, ndersa ne raste te rralla, zbresin

deri ne - 20 grade celsius (Vermosh, Dragobi). Ne vere, temperaturat jane rreth 20 grade celsius,

por ne raste te rralla rriten deri ne 37 grade celsius (Dragobi, Tamare).

Reshjet mesatare te shiut dhe bores variojne nga 2’000 deri ne 3’000 mm ne vit. Boga

me 3’093 mm dhe Thethi me 2’921 mm jane dy vendet me sasi me te larte reshjesh shiu dhe bore

ne vit.

I. Flora dhe Fauna e Alpeve Shqiptare

Pozicioni gjeografik dhe larmia e faktoreve gjeografike, si shtrirja nga lartesi te uleta

rreth 600 m dhe ne lartesi te larta mbi 2500m, relievi mjaft i thyer, kundrejtimi i ndryshem i

shpateve malore, zhvillimi i fuqishem i gelqeroreve dhe prania e lumenjve dhe e zonave te

lageshta, tipet ndryshme te tokave, te gershetuara keto me nje klime malore-mesdhetare, kane

krijuar habitate te larmishme per rritjen e nje bimesie te zhvilluar dhe nje flore shume te pasur.

II.I. Habitatet natyrore

Rajoni i Alpeve karakterizohet nga nje larmi e madhe habitatesh natyrore, si: pyll ahu e

rrobudhi, shkurreta, livadhe subalpine e alpine, shpate te thepisura gelqerore e gropa nivale,

perrenj me zallishte e cakellishte, lumenj, shpella e gjysmeshpella, toka te lageshta e toka

bujqesore etj.

Ky diversitet i larte i habitateve te Alpeve, i ndikuar edhe nga klima mesdhetare-malore,

ka nxitur me shekuj zhvillimin e nje bimesie pyjore te pasur.

Page 5: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

II.II. Flora e Alpeve

Bimesia e Alpeve eshte e ngjashme me ate te Europes Qendrore te lartesive te medha, ku

karakteristike jane pyjet malore te ahut (Fagetum silvaticae) dhe te rrobullit (Pinetum

heldreichii), te cilat mbulojne me shume se nje te treten e siperfaqes.

Tipe te tjera te rendesishme te bimesise jane pyjet termofile sopra Mesdhetare te

dushqeve dhe pyjet e bredhit. Studimet kane treguar se ne kete rajon (Bjeshket e Namuna)

takohen mbi 40 tipe te ndryshme te komuniteteve bimore. Bimesia pergjithesisht eshte e

vendosur ne breza ose zona vertikale.

II.II.I. Zona e dushkut

Zona e Dushkut shtrihet ne lartesine 500 – 800 m mbi nivelin e detit dhe paraqitet mjaft e

degraduar. Ajo takohet ne fundet e shpateve malore, kryesisht e perbere nga pyje te perziera

dushqesh (Quercetum mixtum), si qarri (Quercus cerris), melleza (Ostrya carpionifolia), shkoza

(Carpinus orientalis), krekeza (Acer monspessulanum), panja gjethegjere (Acer obtusatum),

frasheri i bardhe (Fraxinus ornus), vodhvicja (Sorbus aria), lajthia (Coryllus avellana), thana

(Cornus mas), thanukla (Cornus sanguine), dellinja e zeze (Juniperus communis) dhe dellinja e

kuqe (Juniperus oxycedrus), etj. Si element i nenpyllit, ne lartesite deri 750 m takohet cermedelli

(Cotinus coggygria) etj.

Mjaft e larmishme paraqitet bimesia barishtore ne kete zone. Ajo perbehet kryesisht nga

lloje te familjeve graminore, bishtajore, dybuzore, karafilore, zhabinore, kryqore etj.

Ne afersi te lumenjve dhe ne vende me lageshtire takohen njolla pyjesh aluvionale me nje

areal te kufizuar. Keto perbehen nga shelgu i kuq (Salix purpurea), shelgu i hirte (Salix

eleagnus), verri (Alnus glutinosa), qe shoqerohen edhe me frasherin e bardhe (Fraxinus ornus),

vidhin ose hithesin (Ulmus glabra), etj.

II.II.II. Zona e ahut

Zona e ahut shtrihet nga 700 m deri ne lartesine 1900 m mbi nivelin e detit. Pyjet e ahut

mbulojne pjesen derrmuese te pyjeve te Alpeve. Lloji dominues eshte ahu (Fagus silvatica), i cili

formon me teper pyje te pastra ahu (Fagetum silvaticae) dhe me rralle pyje te perzier.

Page 6: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

Perveç ahut, ne kete zone takohet me pakice bredhi i bardhe (Abies alba), panja e malit

(Acer pseudoplatanus), plepi i eger (Populus tremula), shelgu i eger (Salix caprea), vodha

(Sorbus umbellata), butina (Viburnum lantana), arrci (Rhamnus fallax) etj.

Nenpylli i ahut eshte i rralle. Ne pranvere, para se te dalin gjethet e ahut, ne celtira

zhvillohen bime heliofile, si agulice (Primua verna), anemone (Anemona nemarosa), koridali

(Corydalis cava), lulari (Ranunculus ficaria), kuqela ( Erythronium dens-canis) etj. Bimesia

verore eshte e perbere nga lloje hijedashese (sciofile) tipike, si: njegjira (Asperula odorata),

thartusha (Oxalis acetosella), neoti (Neottia nidus-avis), cefalantera (Cephalanthera rubra),

helmarina (Atropa beladona), mjedra (Rubus idaeus) etj.

Ne pjesen e siperme te zones se ahut takohet rrobulli (Pinus heldreichii), i cili te ne

paraqitet mjaft i demtuar. Elemente te nenpyllit te rrobullit jane triada tetepetaleshe (Dryas

octopetala), tureza (Globularia bellidifolia), badhra (Asphodelus microcarpus), telishi (Dactylis

glomerata), luzula (Luzula multiflora), agulicja(Primula verna), lulebasani (Hypericum

perforatum), antoksanta (Anthoxanthum odotatum), pirrgjaksija (Sesleria nitida), flokezi i alpeve

(Poa alpina), armeria (Armeria canescens) etj.

II.II.III. Zonae kullotave alpine

Zona e kullotave alpine shtrihet mbi zonen e ahut deri ne lartesine 2300 – 2400 m mbi

nivelin e detit. Karakteristike per kete zone eshte mungesa e drureve. Ajo perbehet kryesisht nga

bime barishtore dhe pak shkurreza, si dellinja e regjur (Juniperus nana), shelgu i regjur (Salix

retusa), driada tetepetaleshe (Driada octopetala), tureza (Globularia bellidifolia) etj. Speciet me

kryesore jane ato barishtore te familjeve graminore bishtajore, kompozite, trendafilore,

kambanore, kryqore etj. Karakteristike per thepat e Alpeve, ne lartesi mbi 2300 m mbi nivelin e

detit eshte prania e kerlekes ose cetanikut (Pinus mughus), nje lloj pishe ne forme shkurreje me

gjatesi deri ne 3m.

II.III. Diversiteti i larte i flores

Larmia e madhe e habitateve natyrore, faktoret klimatike, relievi i thyer alpin, dominimi i

gelqeroreve dhe hidrografia alpine-karstike etj., kane krijuar kushte mjaft te pershtatshme qe te

rritet nje flore mjaft e pasur dhe me shume endemizma. Ne zonen e Alpeve rriten rreth 1700 lloje

bimesh, qe perbejne me shume se nje te treten e llojeve bimore te vendit tone. Nga keto rreth 120

Page 7: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

lloje jane endemike ballkanike, ndersa te pakten 50 lloje jane subendemike dhe endemike ose

specie te rralla per Alpet dhe floren e Shqiperise. Lloje endemie jane: Eulfenia baldacii, Crepis

bertiscea, Ligusticum albanicum, Lilium albanicum, Lunaria telekiana, Petasites doerflerii,

Ranunculus hayekii, Viola kosaninii, Pedicularis ernesti-mayerii etj.

Elementet floristic te Europes Qendrore dominojne floren e Bjeshkeve te Namuna, por

elemente te rendesishem jane gjithashtu edhe ata artiko-alpin dhe mesdhetare. Te rendesishme

per floren e kesaj zone, krahas pranise se llojeve endemike, jane dhe llojet relikte, kryesisht te

Terciarit dhe Kuaternarit. Rreth 70 lloje bimesh te kesaj zone jane me shkalle kercenueshmerie te

ndryshme (te rrezikuara per zhdukje, te rralla, te prekshme etj.).

Shume e pasur eshte dhe flora e bimeve mjekesore. Studimet tregojne se ne territorin e

Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth 70

lloje te tilla perdoren nga banoret, ndersa tregtohen mbi 100 lloje.

II. Fauna ne Alpet Shqiptare

Alpet e Shqiperise si nje nga krahinat me madheshtore te vendit tone, ofrojne habitate te

ndryshme natyrore dhe ekologjike, ne te cilat diversiteti biologjik (floristic dhe faunistik) eshte

relativisht i larte. Diversiteti i larte biologjik para se gjithash i dedikohet veprimit te faktoreve

favorizues, kryesisht te karakterit ekologjiko-gjeografik.

Entomofauna e Alpeve te Shqiperise eshte paj e studiuar. Sigurisht qe ka nje shperndarje

te gjere te insekteve ne te gjithe zonen. Mendohet se rriten rreth 5000 lloje insektesh, prej te

cilave rreth 50 lloje jane endemike. Shume specie insektesh jane te lidhura drejtperdrejt me pyjet

gjethegjere, me pyjet halore, me bimesine e livadheve dhe kullotave alpine, me bimesine e

kultivuar etj. Shume prej specieve qe takohen ne Alpe jane te rralla e te kercenuara.

Ne Alpet e Shqiperise gjenden 130 lloje vertebroresh, perkatesisht 12 lloje peshqish, 8

lloje amfibesh, 26 lloje reptilesh, 84 lloje shpendesh dhe 35 lloje gjitaresh. Nga peshqit e

lumenjve alpinE, karakteristike jane llojet e troftave (Salmonide), e veçanerisht me e zakonshme

eshte trofta e malit (Salmo farioides).

Prej amfibeve me te zakonshem jane salamandra (Salamandra salamandra), e cila gjendet

ne vende me lageshtire te larte, triton i Alpeve (Triturus alpestris),bretkosa barkverdhe (Bombina

variegate), bretkosa e drureve (Hyla arborea), bretkosa e kuqerremte (Rana temporaria), ndersa

Page 8: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

lloji i rralle eshte salamandra e zeze (Salamandra atra) dhe bretkosa greke (Rana graeca),

endemike e Ballkanit etj.

Llojet e zvarranikeve jane me te shumte se amfibet. Si lloje me te zakonshem

permendim breshken e zakonshme(Testudo hermanni), kokzogeza (Anguis fragilis), zhapiu i

gjelbert (Lacerta viridis), zhapiu kelyshlindes (Lacerta vivipara), bolla e shtepise (Elaphe

longissima), bolla laramane (Elaphe situla), gjarperi i madh i ujit (Natrix natrix), qe gjendet

neper lugina prane ujerave, gjarperi i holle (Coronela austriaca), specie e rralle; shigjeta

barkverdhe e gjate (Coluber jugularis), bolla biroje (Malpolon monspenssulanus) dhe tre llojet e

neperkave helmuese: neperka me bri (Vipera ammodytes), neperka e malit (Vipera berus), qe

gjendet ne lartesi mbi 1200m deri ne 3000m, te dyja jane endemike te Mesdheut, dhe neperka e

malit me njolla te panderprera (Vipera ursinii). Lloj endemik i Bjeshkeve te Namuna eshte

hardhuca (Dinarolacerta mosorensis), gjetur vitet e fundit.

Karakteristike jane shpendet e pyllit ose shpendet qe lidhen me pyllin. Ne siperfaqet

pyjesore te Alpeve te Shqiperise, gjenden 40 lloje shpendesh te pyllit. Nga keto, 28 lloje jane te

perhershem, ose qendrojne gjate gjithe vitit ne vendin tone, 7 lloje jane veronjes, 2 lloje

dimeronjes dhe 3 lloje kalimtare. Keto tregojne se pyjet e Alpeve kane kryesisht specie te

perhershme. Analiza e specieve te mesiperme mbi bazen e Konventes se Bernes tregon se 31

lloje, ose rreth 77.5% e tyre, bejne pjese ne Aneksin II te kesaj Konvente, e cila parashikon nje

mbrojtje te rrepte te tyre. Lloje karakteristike per ujerat dhe vendet e lageshta jane: Ardea

cinerea, Platalea leucoroda, ndersa lloje te rralla jane Tetrao urogalis, Hieraetus pennatu, Gyps

fulvus, Aquila heliacea etj. Por krahas shpendeve te pyllit, ne Alpet e Shqiperise, ne mjedise te

hapura dhe neper shkembinj jetojne edhe shpende te tjere te celtines dhe shpende shkembore, te

pakten edhe 24 lloje, prej te cileve 19 lloje jane te rrezikuar ne shkalle te ndryshme dhe duhet te

merren ne mbrojtje.

Ne Alpe jetojne 35 lloje gjitaresh: 5 insektivore (Insectivora), 6 brejtes (Rodentia), 9

lakuriqe nate (Chiroptera), 11 mishngrenes (Carnivora), 3 dythundrake (Artyodactila) dhe 1

leporid (Lagomorpha). Nga gjitaret me te rendeishem permendim: ariun, riqebullin, dhine e eger,

kaprollin, macen e eger, derrin e eger, ujkun, zardafin, lepurin, dhelpren, vjedullen etj.

Page 9: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

III. Hidrografia

Alpet e Shqiperise dallohen per nje rrjet hidrografik shume te zhvilluar. Ai perfaqesohet nga

lumenjte e Shales, Valbones, Cemit, Vermoshit, Nikaj-Merturit, Kirit dhe dhjetera perrenjve e

burimeve te lidhur ose jo me keta lumenj, te cilet jane pjese ne pellgun ujembledhes te lumit Drin

(dhe Bune), pervec lumit Cem, qe eshte pjese e pellgut ujembledhes te Liqenit te Shkodres dhe

lumit te Vermoshit, qe eshte pjese e pellgut ujembledhes te Danubit.

III.I. Luginat lumore alpine te Bjeshkeve te Namuna te ShqiperiseLuginat lumore me te rendesishme te Alpeve te Shqiperise jane luginat e Valbone,

Thethit, Shales, Cemit, Vermoshit, Nikaj-Merturit etj. Te gjitha keto lugina karakterizohen nga

pasuri te medha natyrore, ujore, nga bimesia e zhvilluar, fiora dhe fauna te pasura, bukuri

mahnitese te peisazhit alpin, uji i kristalte i lumenjve dhe ajri i fresket i bjeshkeve.

III.I.I. Lugina e Valbones

Lugina e Valbones eshte nje nga luginat me te bukura te Alpeve Shqiptare. Ajo shtrihet

ne qender te Alpeve lindore. Lugina formon nje hark gjate gjithe gjatesise nga jugperendimi. Ajo

fillon nga lugu akullnajor i Qafes se Valit, i cili shtrihet ndermjet majave te Alise dhe Papllukes,

duke vijuar deri ne fshatin Rragam, nga ku merr nje zgjerim te madh dhe per te vazhduar deri ne

fshatin Valbone. Nga fshati Valbone deri ne Dragobi e deri ne Margegaj, ne afersi te B. Currit,

lugina peson zgjerime e ngushtime neper te cilen rrjedh lumi me uje te kristalte i Valbones.

Lugina dallohet per nje klime malore, me dimer te ashper e reshje te shumta shiu dhe bore, me

temperature mesatare -0.3 grade celcius dhe me vere te fresket e me temperature mesatare 20.4

grade celcius. Tokat me te perhapura jane ato te kafta, te murrme pyjore, aluvionale, primitive

etj. Lugina karakterizohet nga nje mbulese bimore pyjore, shkurrore dhe barishtore e zhvilluar

dhe shume e larmishme.

Pyjet me te zhvilluara dhe me te perhapura jan ato tea hut (Fagetum sylvaticae), dushkut

(Quercetum sp.), geshtenjes (Castanetum sativae), nga formacionet me te medha ne Shqiperi dhe

te bredhit (Abietum albae); ndersa nga formacionet shkurrore, me te perhapura jane ato te

shkozes (Carpinos orientalis), dhe frasherit te bardhe (Fraxinus ornus) etj. Lumi i Valbones eshte

lumi me i madh i Alpeve tona dhe karakterizohet nga nje peisazh i larmishem dhe i

mrekullueshem. Burimet e Valbones fillojne ne shpatin e Qafes se Valbones, ne kuotat 1450m.

Page 10: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

Lumi pastaj ushqehet dhe nga burimet karstike pergjate lugines. Menjehere nen ujevaren e pragut

te Valbones, ne fshatin Rragam, ujerat kalojne nen depozitimet morenore e proluviale duke u

zhdukur ne nje distance rreth 7km dhe pastaj shfaqen ne afersi te fshatit Valbone. Prurjet

mesatare vjetore te lumit te fshatit Dragobi 11.2 m3/sek. Ndersa ne fshatin Gri 32 m3/sek, me

prurje minimale prej 11 m3/sek ne muajin gusht. Ujerat e lumit Valbona derdhen ne liqenin e

Fjerzes (lumi Drin). Ujerat e lumit jane perdorur per uje te pijshem, per kafshet, per ujitjen e

kulturave bujqesore, per energji elektrike dhe per peshkim, kurse me ndertimin e liqenit te

Fierzes e Komanit, ai ka marre rendesi edhe per lundrim. Ne kete lugine gjenden fshatrat

Rragam, Valbone, Dragobi, Cerem etj., ku burimi kryesor I zhvillimit social-ekonomik te tyre

eshte turizmi malor dhe lumor.

Lugina e Valbones eshte Park Kombetar, kategori e dyte prej viti 1996, me nje siperfaqe

prej 8000 ha. Ne pjesen veriore te Lugines se Valbones shtrihet Lugina e Gashit, e cila gezon

statusin Rezervat Strikt Natyror, kategoria e pare prej vitit 1996, me nje siperfaqe prej 3000 ha.

Valbona eshte nje qender shume e rendesishme turistike.

III.I.II. Lugina e Shales dhe Thethit

Lugina e Shales shtrihet ne qender te Alpeve Shqiptare. Ajo ka trajten e nje korite te

perfituar nga formimi akullnajor I Kuaternarit. Pjesa me e siperme e lugines quhet lugina e

Thethit, ndersa pjesa me jugore quhet lugina e Shoshit. Ne jug te fshatit Theth, ne lagjen

Markdedaj, shtrati I lugines ngushtohet gradualsiht dhe formon kanionin madheshtor te Grunasit,

me thellesi 30m dhe me formacione karbonatike massive. Dy shpatet e kesaj lugine jan pak a

shume simetrike, vecse ndryshojne nga njera-tjetra nga shkalla e ndryshme e copetimit. Ne kete

pellg dallohen kater nivele tarracash, vecanerisht nga ana e djathte. Ne dalje te Breglumit, lugina

formon nje nga ngushticat me te bukura e teper origjinale. qe quhet Porta e Shales. Lugina e

Shales, pergjithesisht karakterizohet nga nje klime malore, me dime rte ashper dhe reshje te

shumta shiu dhe bore, dhe me vere relativisht te fresket dhe me pak reshje shiu.

Mbulesa bimore e kesaj lugine eshte relativisht e zhvilluar, ndersa flora dhe fauna jane

shume te pasura. Lugina e Thethit dhe e Shales, ashtu si lugina e Valbones, karakterizohet nga

nje mbulese bimore pyjore, shkurrore dhe barishtore e zhvilluar dhe mjaft e larmishme. Pyjet me

te zhvilluara dhe te perhapura jane ato tea hut (Fagetum sylvaticae), dushkut (Quercetum sp.),

geshtenjes (Castanetum sativae) ne gjysmen e poshtme te lugines Shales, rrobudhit (Pinetum

Page 11: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

heildheichi), bredhit (Abietum albae), ndersa nga formacionet shkurrore me te perhapura jane

formacionet e frasherit te bardhe (Fraxinus ornus), te shkozes (Carpinos orientalis) etj. Mjaft e

zakonshme eshte edhe melleza (Ostrya carpinifolia), nje dru relikt I Terciarit. Lugina e Shales

perben edhe zemren e zones etnografike te Dukagjinit, qe per shkak te kushteve te volitshme

natyrore dhe tokave pjellore ka qene nje nga luginat me te populluara te Alpeve deri ne fillimin e

viteve 90’ te shekullit te kaluar.

Permes luginave te Thethit, te Shales dhe te Shoshit rrjedh natyrshem lumi me uje te

kthjellet I Thethit, qe pas Thethit quhet lumi I Shales. Lumi I Shales ka nje gjatesi 37.6km dhe

buron ne Okol te Thethit, ne rreze te cirkut malor Radohime-Harap-Ali dhe derdhet ne liqenin e

Komanit (lumi Drin). Ai ka nje prurje mesatare (ne Lesniqe) 23.2 m3/s, me prurje minimale prej

5 m3/s ne muajin Gusht. Ujerat e lumit jane perdorur per uje te pijshem, per kafshet, per ujitjen e

kulturave bujqesore, per energji elektrike dhe per peshkim. Qendrat kryesore te banimit jane

Breglumi, Thethi, Nderlyse, Abat, Lekaj, Gimaj, Nicaj, Pecaj, Nenmavriq, Vuksanaj, Lotaj ne

luginen e Shales dhe Ndreaj, Brashte, Palaj, Guri I Lekes etj., ne luginen e Shoshit, ne pjesen me

jugore te lugines se Shales. Thethi eshte nje qender shume e rendesishme turistike. Thethi eshte

Park Kombetar, kategoria e dyte prej vitit 1966, me nje siperfaqe prej 2630 ha.

III.I.III. Lugina e Cemit

Lugina e Cemit shtrihet ne pjesen me perendimore te Alpeve ose Bjeshkeve te Namuna,

ne kufi me Malin e Zi. Lugina formohet prej dy luginave kryesore, lugina e Cemit te Vuklit dhe e

Cemit te Selces, te cilat bashkohen na dalje te fshatit Tamare duke formuar ne luginen e Cemit.

Permes lugines se Cemit rrjedh natyrshem lumi I Cemit, I cili perfundon ne lumin Moraca, qe

pastaj derdhet ne Liqenin e Shkodres. Lugina e Cemit te Vuklit shtrihet midis dy vargjeve

malore, duke filluar nga lartesia 900m dhe zbret deri ne 235m te vendbashkimi me Cemin e

Selces. Ne baze te tipareve gjeomorfologjike, ne kete lugine dallohet qarte sektori I siperm,

midis burimit dhe fshatit Vukel, I cili ka me teper tiparet e nje pellgu se te nje lugine; kurse

sektori tjeter, ai midis Vuklit e Ures se Tamares, ka tiparet e nje lugine erosive me krahe

relativisht te gjere. Lugina e Cemit te Selces fillon nga lartesia 1200m deri ne 235m.

Ne baze te tipareve gjeomorfologjike, edhe kjo lugine ndahet gjithashtu ne dy sektore te

ndryshem. Lumi pershkon luginen duke care gjithe masen e fuqishme karbonatike deri ne nje

thellesi 900-1000m dhe duke dhene nje peisazh te mrekullueshem. Sasia e reshjeve ne kete

Page 12: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

lugine eshte me e madhja ne Alpe: atje bien mesatarisht deri ne 2435mm ne vit, nje pjese e te

cilave bien ne forme bore. Mbulesa bimore perfaqesohet me teper nga formacione pyjesh te

perziera me shkurre. Pyjet perbehen kryesisht nga dushqe, si bulgeri (Quercus trojana), qarri

(Quercus cerris), melleza (Ostrya carpinifolia) dhe ahu (Fagus sylvatica), I cili zbret deri ne

400m lartesi, ndersa ne formacionet e shkurretave dominon shkoza (Carpinus orientalis), frasheri

I bardhe (Fraxinus ornus) etj. Karakteristike jane dhe formacionet e vogla te shkurres endemike,

karthit (Petteria ramentacea) ne Broje dhe Bardhaj, te sheges (Punica granatim) pergjate lugines

dhe te shelgjeve (Salicetum) ne shtratin e lumit. Ne luginen e Cemit jane te perhapura tokat e

kafenjta malore dhe ato te murrme pyjore malore.

Lumi i Cemit eshte me i madhi i Alpeve me nje gjatesi prej 62km dhe nje siperfaqe te

pellgut ujembledhes 368 km2, prej te cilave rreth 255 km2 shtrihen ne vendin tone.Ai ka nje

prurje mesatare prej 25-26 m3/s, me prurje minimale rreth 6.5 m3/s ne muajin Gusht. Ujerat e tij

derdhen ne liqenin e Shkodres, pasi bashkohen me lumin Moraca (Mali I Zi).Lumi eshte I pasur

dhe me peshk trofte mali (Salmo faroides). Ujerat e lumit jane perdorur per uje te pijshem, per

kafshet, per ujitjen ekulturave bujqesore, per energji elektrike dhe per peshkim. Lugina sot eshte

nga me te populluarat ne Bjeshket e Namuna. Qendrat kryesore te banimit jane: Tamara, Selca,

Vukli, Nikci, Broja, Gropa e Selces etj.

III.I.IV. Lugina e Nikaj-Merturit

Lugina e Nikaj-Merturit shrihet ne jug-lindje te lugines se Valbones, duke u kufizuar me

luginen e Shales dhe te Shoshit ne perendim dhe lumin e Drinit ne jug. Lugina ka nje klime

malore, me dimer te ashper e reshje te shumta shiu dhe bore, me vere pak te nxehte dhe me pak

reshje shiu. Lugina karakterizohet nga nje mbulese bimesie pyjore, shkurrore dhe barishtore e

zhvilluar dhe e larmishme. Pyjet me te zhvilluara dhe te perhapura jane ato te ahut (Fagetum

sylvaticae), dushkut (Quercetum sp.), geshtenjes (Castanetum sativae) dhe rrobudhit (Pinetum

heildheichi),ndersa nga formacionet shkurrore me te perhapura jane formacionet e frasherit te

bardhe (Fraxinus ornus), te shkozes (Carpinos orientalis) dhe te shkurres endemike, boshtra

(Forsythia europaea) etj. Rrjeti hidografik eshte I pasur. Ai perfaqesohet nga lumi I Merturit ose

Currajve dhe perrenj e perroska dhe me shume burime nentokesore. Lumi I Merturit derdhet ne

lumin e Drinit, ose sot liqeni I Komanit. Lumi ka gjatesi 21km, me pellg ujembledhes 154 km2,

dendesi rrjeti ujor (1.83 km/km2) dhe lartesi mesatare e pellgut 1315m. Lumi buron ne Lum

Page 13: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

Plase (Curraj Eperm) mbi 900m lartesi mbi nivelin e detit dhe pastaj kalon nga juglindja neper

fshatin piktoresk te Curraj Eperm dhe merr perroin e Kuqit me burimin e fuqishem karstik te

Qereshit. Gjate rrjedhjes kalon nga fshatrat Mulajt, Betoshe, dhe Shengjergj, kurse nga e djathta

merr degen me te rendesishme, lumin e Nikajt me gjatesi 10km.

Lumi Nikaj buron ne Vrane e Madhe, pastaj merr nga e djathta lumin e Zi, qe mbledh

ujerat e lugut Ndermajes, kalon neper fshatrat Gjonpepaj e Peraj Serres per tu bashkuar me lumin

e Merturit ne juglindje te fshatit Curraj Poshtem. Lumi rrjedh neper nje shtrat te thelle midis

fshatrave Lekbibaj dhe Tetaj dhe bashkohet me lumin Drin. Ai ka prurje mesatare vjetore 11

m3/s, me prurje minimale deri 2 m3/s ne muajin Gusht. Prurja maksimale e tij arrin ne maj 25

m3/s, ndersa prurja minimale ne gusht 1 m3/s, per shkak te pakesimit te rezervave ujore nga

thatesira e veres. Ujerat e lumit te Merturit, si shumica e lumenjve te tjere te Alpeve, jane

perdorur per uje te pijshem, per kafshet, per ujitjen e kulturave bujqesore, per energji elektrike

dhe per pershkim, kurse me ndertimin e liqenit te Komanit ka marre rendesi edhe per lundrim.

III.II. Zhvillimi I Luginace Lumore te Alpeve Shqiptareduke ruajtuarnatyren

Lumenjte e Shqiperise, si edhe te vendeve te tjera Ballkanike, jane nga me te bukurit dhe

karakterizohen nga nje diversitet (gjeo dhe biodiversitet) shume te larte. Ne mesin e ketyre

lumenjve, ne do te perzgjedhim trajtimin e lumenjve te Alpeve te Shqiperise ose te Bjeshkeve te

Namuna (pjesa shqiptare). Kushdo qe ka vizituar Bjeshket e Namuna, nuk ka mundesi te mos

kete pare me kuriozitet e habi rrjedhjen e lumenjve me uje te paster si kristali nenpeisazhet e

larta shkembore te bjeshkeve alpine, kanionet e thella, ujevarat spektakolare(Theth,

Valbone),ishujt e zhavoreve, pyjet e harlisura aluvionale dhe shkembinj karstik me forma te

vecanta e piktoreske. Keta lumenj, qe cdo vit gjate pranveres permbytin peisazhin e ultersirave

dhe pastaj uji shpesh fshihet dhe rrjedh nen toke. Shumica e ketyre lumenjve, aktualisht jane ne

kushte te mira hidromorfologjike. Dinamika e rrjedhjes se tyre eshte normale, bimesia eshte e

zhvilluar dhe fauna eshte e pasur. Ata strehojne ne gjirin e tyre rreth 6 trofta endemikedhe mbi

15 specie peshqish endemike, ku nje pjese e tyre jetojne shumicen e kohes ne shpella. Por nuk

eshte per tu habitur, qe kjo pasuri sot eshte e kercenuar.

Disa projekte kane planifikuar ndertimin e 400 hidrocentraleve vetem mbi lumenjt ne

Malin e Zi dhe ne Shqiperi, prej te cileve, gati 30 hidrocentrale te vegjel dhe mesatare jane

Page 14: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

planifikuar te ndertohen mbi lumenjt e Bjeshkeve te Namuna, pjesa shqiptare. Dhe aq me keq,

hidrocentralet jane parashikuar te ndertohen edhe ne Zonat e Mbrojtura, perfshire dhe Parqet

Kombetare. Dhe per me teper, shumica e ketyre projekteve jane iniciuar nga organizata

nderkombetare, si Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH)etj. Besojme se cdo

njeriu, keto projekte do t’i duken nje tepri, qe me se paku, pasojat e tyre do te prishin ekuilibrat

midis biodiversitetit dhe natyres (lumit). Institucionet qeveritare dhe private qe mbeshtesin keto

projekte perpiqen te justifikojne ndertimin e hidrocentraleve me nevojen e ketyre vendeve per

energji. Kjo shprehje tingellon sikur ne jetojme ne vitet 1960. Ne kemi per plane zhvillimi, port e

pershtatshme per kohen qe jetojme. Ne kemi nevoje per plane zhvillimi hapesinore, ku ekonomia

te beje progres, por edhe natyra te ruhet. Natyrisht qe, energjia te prodhohet, por pa cenuar

peisazhet natyrore dhe vlerat e diversitetit te lumenjve.

Lumenjte me vlera te medha natyroreduhet te ruhen. Ne analizen tone, na rezulton se afer

30% e hidrocentraleve te planifikuar te ndertohen ne Bjeshket e Namuna do te ndodhen brenda

Zonave te Mbrojtura, prej te cileve 10% brenda territorit te Parqeve Kombetare (nje ne Valbone)

dhe brenda Zones Strikte te Mbrojtur (nje ne Lumin e Gashit)dhe 20% brenda Parqeve Natyrore

Rajonale, si Curraj-Mertur. Keto te dhena tregojne se ndertimi I hidrocentraleve edhe ne Zonat e

Mbrojtura nuk eshte perjashtim, por eshte bere rregull. Ndertimi I ketyre hidrocentraleve, jo

vetem kercenon peisazhet dhe biodiversitetin, por perben edhe nje shkelje te konventave dhe

direktivave legjitime te mbrojtjes se natyres dhe gjeo- dhe biodiversitetit. Planet e ndertimit te

hidrocentraleve ne lumenj kane marre nje karakter global. Kjo sipermarrje nuk ka kursyer as

lumenjte alpine te shume vendeve europiane, aziatike dhe amerikano jugore, dhe natyrisht qe

edhe alpet shqiptare, si edhe ato dinarike, perbejne nje hotspot global te kesaj

sipermarrjejeshqetesuese. Prandaj jo vetem nuk rekomandojne ndertimin e hidrocentraleve ne

lumin e Gashit, lumin Valbone dhe ne luminTheth, por e shohim sin je veprim qe nuk perfill

ligjet shqiptare per Zonat e Mbrojtura as edhe konventat Nderkombetare mbi Biodiversitetin,

Zonat e Mbrojtura, Floren dhe Faunen e eger dhe Direktiven e Habitateve dhe te Shpendeve.

III.II.I. “Energjia e Gjelber” nga Lumenjte Alpine

A jane lumenjte te pershtatshem per energjine e gjelber? Lumenjte jane me shume se uje.

Brigjet, ishujt, kanionet, pragjet, shpellat, guvat, tarracat jane nje pasuri e gjeodiversitetit, dhe se

bashku me bimesine aluvionale, floren dhe faunen e pasur dhe endemike perfaqesojne

Page 15: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

ekosistemet me nje biodiversitet nga me te pasurit. Hidrocentralet ndikojne negativisht mbi kete

biodiversitet si dhe prishin dinamiken natyrore te lumit. Ato ndryshojne rrjedhen natyrore te ujit.

Shpesh, ndryshimet qe sjellin hidrocentralet mbi lumenj nuk jane aq te dukshme. Lumi duket

sikur vazhdon te rrjedhe. Por nje analize e kujdesshme mbi diversitetin e faunes ujore dhe

tokesoredo ti bente te dukshme ndryshimet (pasojat), vecanerisht ne rast ndertimi te

hidrocentraleve me rezervuare. Hidrocentralet e vegjel kane ndikim mbi lumenjte e vegjel ashtu

sic kane hidrocentralet e medhenj mbi lumenjte e medhenj.

Ne pjesen malore apo te siperme te lumenjve jetojne trofta, gaforre, moluaqe dhe insekte,

shume prej te cilave jane llojete rralla dhe endemike. Ndertimi I hidrocentraleve te vegjel kerkon

infrastrukturen perkatese,si ndertimin e rrugeve, linjave elektrike,tubacioneve etj., te cilat

demtojne luginen lumore, pervec lumit. Hidrocentralet demtojne troftat me shume se cdo specie

tjeter, por edhe specie e tjera pesojne ndikime negative. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes po

ndodh heqja e hidrocentraleve si pasoje e experiences dhe ndergjegjesimit mbi efektet negative

te tyre mbi rrjedhjen e lumenjve dhe komunitetet e gjalla. Ndertimi I hidrocentraleve do te kete

ndikim negative edhe mbi bujqesine. Lumenjte e alpeve tona karakterizohen nga prurje te medha

uji ne periudhen e dimrit dhe te pranveres se hershme dhe pastaj me nje renie te prurjeve gjate

fillimit te veres, qe vazhdon gjate gjithe veres. Disa prej lumenjve te vegjel, jo vetem kane prurje

minimale nga mesi ose fundi I veres,por edhe shpesh shterojne ose kalojne me rrjedhje

nentokesore, si lumi I Kirit, lumi Cemi I Selces dhe pjesa e siperme e lumit te Valbones etj. Keto

fenomene ndodhin pikerisht ne periudhen kur nevojat per uje jane me te medha. Ne kete

periudhe shtohen nevojat per uje nga zhvillimi I turizmit, nga nevoja e fermereve per vaditje, por

edhe nga banoret e disa fshatrave apo lagjeve, qe ujin e kane me pakice ose u mungon. Mungesa

e ujit te mjaftueshem, qofte per zhvillimin e turizmit,aq te lakmueshem dhe jetik per banoret e

Bjeshkeve te Namuna, qofte per fermeret e vegjel, jo vetem do ti demtonte te dy keta sektore

shume te rendesishem, por do te shnderrohej edhe ne nje burim konflikti mes paleve.

Ndertuesit e hidrocentraleve do te kerkonin te merrnin ujin per funksionimin e

hidrocentraleve, sipermarresit e turizmit per zhvillimin e turizmit, ndersa fermeret per vaditjen e

parcelave apo fermave te tyre. E gjithe kjo do te conte ne pasoja sociale dhe ekonomike te

paparashikueshme. Hidrocentralet e vegjel mund te jene cdo gje, por jo ekologjike dhe jo

ekonomike. Atogjenerojne pak energji dhe kane kosto te larte mbi natyren. Ata shoqerohen me

humbje te medha te komuniteteve te gjallesave dhe me pasoja negative mbi zhvillimin e turizmit

Page 16: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

dhe te bujqesise. Nuk rekomandohet ndertimi I hidrocentraleve mbi lumenjte e vegjel (shkurter)

alpine, vecanerisht ne zonat me biodiversitet te larte, sepse ndertimi I tyre ka shume pasoja

negative mbi lumin dhe gjallesat ujore, si:

1. Ndryshojne regjimin e rrjedhjes normale te lumit.

2. Shnderrojne rrjedhjen dinamike te pjeses se siperme te lumit ne nje rrjedhje monotone

dhe te ngadalesuar, si pasoje e ndertimit te mureve te hidrocentralit.

3. Cojne ne akumulimin e shume substancave te demshme ne rezervuare, si pasoje e

kapacitetit te vogel purifikues te tik dhe kjo con ne perkeqesimin e cilesise se ujit

siperfaqesor dhe tokesor.

4. Cojne ne humbjen e disa habitateve te vlefshme lumore dhe ne tjetersimin e habitateve te

tjera lumore ne habitate liqenore apo kenetore.

5. Shtojne rrezikun e permbytjevene periudhat me reshje te shumta, si pasoje e tejmbushjes

se rezervave,kanalevedhe tubacionve.

6. Behen pengese per shtegtimin e shume specieve te peshqve dhe specieve te tjera ujore,

dhe kjo con ne rrezikimin dhe zhdukjen e tyre; p.sh. shkencetaret kane llogaritur se

- Rreth 1000 specie peshqish mund te zhduken si pasoje e ndertimit te hidrocentraleve mbi

lumin Amazona (jane planifikuar te ndertohen 60 diga te medha dhe 600 diga mesatare mbi

te;

- dhe rreth 75% e specieve te peshqve te kercenuar (rrezikuar) te rajonit te Ballkanit do te jene

te prekura nga ndertimi I digave te planifikuara dhe se mbijetesa e tyre nuk do te jete e gjate.

7. Shkaterrojne habitatet e riprodhimit te disa specieve te peshqve dhe specieve te tjera

ujore. Si shembull te kesaj experience negative mund te marrim ndoshta zhdukjen

pothuajse te plote te dy specieve te blinit: blini I Drinit (Acipenser naccari) dhe blini (A.

sturio) nga Liqeni I Shkodres, lumi Drin dhe lumi Buna pas ndertimit te hidrocentraleve

te Vaut te Dejes, Komanit dhe Fierzes.

8. Bllokojne transportimin e zhavoreve, reres dhe e sedimenteve perms lumit (diga).

Ndertimi I hidrocentraleve con ne zvogelimin e deltes (estuaries) se lumenjve, sic ka ndodhur

me delten e lumit Buna dhe humbjen e habitateve detare ne grykederdhje e me gjere, si pasoje e

Page 17: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

bllokimit te prurjeve te ngurta (zhavore, rere) nga digat e hidrocentraleve Vau I Dejes, Koman e

Fierze. Gjendja hidromorfologjike e shumices se lumenjve te Shqiperise eshte e mire ose shume

e mire, ose gjendja e mbi 70% te tyre eshte natyrore ose pothuajse natyrore. Ndersa ne nje

gjendje krejtesisht te ndryshme paraqitet gjendja hidromorfologjike e shumices se lumenjve te

Europes, me perjashtim te Ballkanit; gjendja e tyre eshte e perkeqesuar, shumica e lumenjve

kane humbur karakterin natyror dhe jane kthyer ne lumenj artificial ose gati artificial.

Ndertimi I hidrocentraleve te vegjel, edhe aty ku eshte e mundur, shtron si domosdoshmeri

realizimin e nje studimi te detajuar te efekteve hidrike, ekologjike dhe biologjike qe sjell mbi

ekosistemin lumor, si dhe nje bashkebisedim, konsultim dhe transparence me komunitetin e

zones dhe nje vendimarrje te akorduar mes paleve te interesuara. Nuk duhet ndertuar

hidrocentrale te vegjel, qofte edhe me by-pass apo kanal (tubacion) ne Zonat e Mbrojtura dhe

vecanerisht brenda Parkut Kombetar, si Theth, Valbone, lumi I Gashit etj., sepse ndertimi I tyre

me se paku deformon rrjedhjen normale te lumit dhe con ne:

1. Shnderrimin e segmenteve lumore ne perrua me pak uje, si pasoje e largimit te ujit perms

tubacioneve.

2. Tharjen e segmenteve lumore prane digave gjate periudhes me pak uje, si pasoje e kalimit

te ujit ne tubacione.

3. Demtim dhe shkaterrim te faunes ujore.

Energjia eshte e nevojshme ne cdo vend, por ndertimi I hidrocentraleve mbi lumenj ka pasoja

te renda mbi rrjedhjen natyrore te lumit dhe mbi komunitetin e gjallesave ujore, mbi floren dhe

faunen ujore qe jeton aty. Kjo dileme kerkon kursimin e energjise dhe gjetjen e burimeve te tjera

te energjise, si diellore, tee res,gazit etj. Energjia nga burimet ujore te planifikohet vetem ne ato

segmente ujore ku pasojat mbi rrjedhjen lumore dhe gjallesat ujore te jene minimale.

Ndertimi I hidrocentraleve mbi segmente te perzgjedhur te lumenjve malore e alpine te

planifikohet te behet duke perdorur teknologjine me modern te mundshme. Gjate planifkimit te

ndertimit te hidrocentraleve mbi lumenj alpine te merren plotesisht ne considerate ligjet dhe

direktivat e Bashkimit Europian, si “Direktiva e habitateve dhe direktiva e Bashkimit Europian

per shpendet”, “Direktivat kuader e ujerave”, “Vleresimi I impaktit mbi Mjedisin” etj.

Page 18: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

IV. Lumenjte Alpine te Bjeshkeve te Namuna

Hotspote te biodiversitetit

IV.I. Gjeodiversiteti i luginave te lumenjve

Luginat e lumenjve te Bjeshkeve te Namuna karakterizohen nga nje gjeodiversitet dhe

biodiversitet I larte. Ata karakterizohen nga rrjedhje te vrullshme dhe te rrembyeshme gjate

periudhes se reshjeve. Kjo rrjedhje ka skalitur shkembinjt, guret dhe token duke krijuar forma te

larmishme te relievit, si kanione, ujevara, kone, pragje, taraca, cirqe, shpella, guva dhe galeri te

ndryshme. Nder kanionet me te thelle dhe me te bukur, permendim kanionin e lumit Cem, qe

eshte dhe kanioni me I thelle ne Shqiperi, rreth 500m I thelle; kanionin e Grunasit (Theth) mbi

lumin e Thethit, kanionin e Shoshanit mbi lumin Valbone, ndersa nder ujevarat me te larta dhe

me te bukura, permendim ujevaren e Thethit prane lumit Thethit, ujevaren e Sllapit ne pellgun e

lumit Cem te Selces, ujevaren e Rragamit, prane burimeve te Valbones etj. Nje nga konet me te

bukur eshte Koni I Perrojit te Breshtes ne Grabom, rreth 30m I larte etj. Shume prej ketyre

formave gjeomorfologjike te luginave, kanioneve, shkembinjve e lumenjve jane shpallur

Monumente Natyrore, ashtu si edhe disa shume drure te vjeter, te rralle dhe karakteristike te

kesaj zone.

IV.II. Biodiversiteti i lumenjve alpine te Bjeshkeve te Namuna

Pellgjet dhe luginat e lumenjve alpine te Bjeshkeve te Namuna karakterizohen nga nje

diversitet I larte ekologjik, I shprehur me nje shumellojshmeri peisazhesh, habitatesh, pyjesh,

shkurretash dhe kullotash, si edhe nga nje diversitet I larte biologjik, me nje flore dhe faune te

pasur dhe me shume endemizma. Ne territorin e Bjeshkeve te Namuna rriten mbi 1600 specie

bimesh ose afersisht gjysma e specieve bimore te Flores se Shqiperise. Rreth 200 specie jane

endemike ballkanike, subendemike, perfshire edhe disa specie endemike te Shqiperise, si

Eulfenia baldacii, Crepis bertiscea, Ligusticum albanicum, Lilium albanicum, Lunaria telekiana,

Petasites doerflerii, Ranunculus hayekii, Viola kosaninii, Pedicularis ernesti-mayerii etj. Edhe

fauna e luginave te lumenjve eshte mjaft e pasur. Ne territorin e Bjeshkeve te Namuna jetojne ne

menyre te perhershme ose te perkohshme rreth 6000 specie kafshesh, perfshire insektet (rreth

4000 specie). Por natyrisht qe, me te rendesishem jane gjiteret e medhenj (ariu, riqebulli, dhia e

Page 19: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

eger, kaprolli, macja e eger, derri I eger, ujku, zardafi, lepuri, dhelpra, vjedulla etj.), shpendet,

peshqit (troftat), amfibet (tritonet, bretkosat) dhe zvarraniket (gjarperinjte). Larmia e peisazheve,

habitateve, bimesia e zhvilluar, perfshire pyjet e ahut, te rrobullit, bredhit, te hormoqit (Valbone),

dhe karakterizimi nga nje flore dhe faune e pasur, kane bere qe shumica e Alpeve te Shqiperise

ose e Bjeshkeve te Namuna te shpallet Zone e Mbrojtur e kategorizuar ne tre nivele:

1. Rezervat Strikt Natyrore, kategoria e pare, lumi I Gashit, siperfaqja 3000ha

2. Park Kombetar, kategoria e dyte, Theth, siperfaqe 2630ha dhe lugina e Valbones

siperfaqe 8000ha

3. Park Kombetar Natyror, lugina e Nikaj-Merturit

Nisur nga diversiteti I larte biologjik dhe ne kuader te ruajtjes se habitateve, flores dhe

faunes se eger, ne “Listat e tipeve te habitateve natyrore, bimeve, kafsheve dhe shpendeve me

interes per Komunitetin Europian”, te miratuara nga qeveria shqiptare per Shqiperine (ligji

nr.9587, date 20.7.2006), per Bjeshket e Namuna perfshihen 19 tipe habitatesh, 12 specie

bimesh, 43 specie kafshesh (pa shpende) dhe rreth 60 specie shpendesh. Shumica e atyre

kafsheve strehohen, ushqehen dhe folenizojne pergjate luginave te lumenjve.

Lista e tipeve te habitateve sipas Natura 2000 ne zonen e Bjeshkeve te Namuna (Kodi/Lloji

I habitatit/Emri)

3240. Lumenj alpin me bimesi drunore te shelgut (Salix eleagnos)

3280. Lumenj mesdhetare me rrjedhje te vazhdueshme me Paspalo-Agrostidion dhe me

mbulese te Salix spp.

4070. Shkorrete me Pinus mago dhe Rhododendron hirsutum (Mugo-Rhododendretum hirsute)

6170. Kullota alpine dhe subalpine ne vende shkembore gelqerore

8210. Shpate shkembore gelqerore me bimesi kasmofite

9110. Pyll ahu te shoqerimit bimor Luzulo-Fagetum

9130. Pyll ahu te shoqerimit bimor Asperulo-Fagetum

Page 20: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

91BA. Pyje bredhi moesiane (Abietum)

91E0. Pyje aluvionale me Alnus glutinosa dhe Fraxinus excelsior (Alno-Padion, Alnion

incanae, Salicion albae)

91F0. Pyjet e perziera ripariane te Quercus robur, Ulmus laevis, Ulmus minor dhe Fraxinus

angustifolia pargjate lumenjve te medhenj

91L0. Pyje ilirike dushku dhe shkoze (Erythronio-Carpinion)

91M0. Pyje te perzier dushqesh Panoniane Ballkanike me qarr (Quercus cerris), shparth (Q.

frainetto) dhe bunge (Q. petraea)

9180. Pyje blini-panje te shoqerimit Tilio-Acerion ne shpate, pllaja dhe shkembinj

9250. Pyje te bulgerit ose qarraziut (Quercus trojana)

9260. Pyje te geshtenjes (Castanea sativa)

9280. Pyje te shparthi (Quercus frainetto)

9410. Pyje acidofile me hormoq te zonave malore deri alpine (Vaccinio-Piceetea)

95A0. Pyje Mesdhetare pishash te zonave te larta malore te dominuara nga arneni (Pinus peuce)

dhe rrobulli (Pinus heldreichii)

9540. Pyje Mesdhetare me pisha endemike Mesogjene (Pinus mago dhe P. leucoedermis)

Bime tikipike e kanioneve te lumenjve eshte Ramonad serbica, specie endemike e Ballkanit, me

areal kryesore ne Shqiperi (Cem, lumi I Shales, Curraj, Kir etj).

IV.III. Fauna ujore e lumenjve

Lumenjte e Bjeshkeve te Namuna strehojne nje numer te konsideruehme specie endemike

peshqish, kryeisht trofta. Rreth 12 specie peshqish te kercenuar te Shqiperise jetojne ne lumenjte

e Bjeshkeve te Namuna,prej te cileve 10 jane endemike te pellgut te Drinit ose te liqenit te

Shkodres. Ne lumenjte e Bjeshkeve te Namuna si edhe ne ujerat perreth (lumi Drin etj) jetojne 6

specie dhe disa subspecie troftash, si:

Page 21: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

1. Trofta e malit (Salmo trutta fario)

2. Trofta e Drinit (Salmo farioodes)

3. Trofta e gjuces (S. dentex)

4. Trofta e mermerte (S. marmoratus)

5. Trofta malazeze (S. montenegrinus)

6. Trofta buzebute (S. obtusirostris)

Nga 7 speciet e troftave qe jetojne ne ujerate lumenjve dhe burimeve te Bjeshkeve te Namuna, 3

specie jane endemike te Shqiperise dhe te Malit te Zi (Salmo montenegrinus, S. obtusirostris, S.

taleri) dhe 2 specie jane endemike te Ballkanit Perendimor (Salmo farioides, S. dentex). Rreth

20% e specieve te kercenuara te molusqeve te Shqiperise jetojne ne lumenjte e Bjeshkeve te

Namuna, prej te cileve rreth 9 specie (kryesisht Gastropoda) jane endemike.

Ne lumenjte e Bjeshkeve te Namuna jetojen 12 specie te kercenuara amfibesh dhe

reptilesh prej te cileve 8 lloje kane habitat kryesor ne lumenjte dhe liqenet akullnajore alpine, si:

Salamandra e zeze (Salmandra atra), qetakohet ne liqenet e Jezerces dhe liqenin e Rikavacit,

bretkosa barkverdhe (Bombina variegate), bretkosa greke (Rana graeca), bretkosa e kuqerremte

(Rana temporaria), triton I alpeve (Triturus alpestris), qe takohet ne liqenet alpine se bashku me

tritonin e madh (Triturus karelini), etj. Ne lumenj dhe prane brigjeve te lumenjve alpine te

Bjeshkeve te Namuna ushqehen dhe folenizojne disa lloje shpendesh ujore. Shume prej ketyre

specieve jane te kercenuar, ndersa disa prej tyre folenizojne vetem ne pellgjet ujore te Ballkanit,

perfshire dhe pellgjet e lumenjve te Bjeshkeve te Namuna. Prej ketyre specieve, vecojme

popullaten e cafkes sqepshpatuke (Platalea leucorodia, cafkes bardhe (Ardea cinerea), te

dallandyshes se vogelte detit (Sterna albifrons), e cila eshte mjaft e rralle ne Europe dhe per me

teper, nuk folenizon me ne lumenjt e medhenj te Europes, por ne lumenjt e vegjel te Ballkanit.

Ne pyjet e Bjeshkeve te Namuna jetojne rreth 13 gjitare te medhenj barngrenes dhe

mishngrenes, shumica e te cileve jane te kercenuar. Te gjitha keto specie jane te ndjeshme nga

prania dhe aktiviteti I njeriut prane habitateve te tyre. Natyrisht qe, ndertimi I hidrocentraleve I

trazon dhe I kercenon shumicen prej tyre, por me shume nga te gjitha specie kercenoet lunderza

(Lutra Lutra), e cila jeton ne lumenj duke u ushqyer me peshq, gaforre, bretkosa, minj etj.

Page 22: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

V. Turizmi ekologjik si alternative e zhvillimit ekonomik tealpeve

Lumenjte nuk jane te rendesishem vetem per faunen, por edhe per njeriun. Peisazhi I

larmishem dhe impresionues I luginave alpine ka potenciale te shumta per zhvillimin e

qendrueshem social-ekonomik. Kjo zone ka te gjitha potenicialet e mundshme qe te shnderrohet

ne nje zone terheqese per zhvillimin e turizmit dhe duhet te shnderrohet ne nje zone me perparesi

per zhvillimin e turizmit te gjelber ose te turizmit ekologjik. Gjeja me e rendesishme eshte qe

zona te zhvillohet pa u demtuar natyra dhe vlerat e saj, ku padyshim, nje nga vlerat me te cmuara

te Alpeve te Shqiperise eshte “zemra blu” e saj. Kushdo qe viziton Alpet e Shqiperise apo

Bjeshket e Namuna do te sodise peisazhet e mrekullueshme piktoreske te luginave te lumenjve te

rrethuar nga kurrize te larta malore mbi 2000 apo 2500m te larta, kanionet e thella, ujevarat,

burimet, ujin e kristalteqe rrjedh perms lumenjve te rrethuar nga pyje aluvionale dhe lule

shumengjyreshe qe ushqejne dhe strehojne nje faune te pasur dhe te larmishme.

Po permendim vetem disa prej Monumenteve Natyrore me te njohura te luginave te

lumenjve te Bjeshkeve te Namuna. Tashme jane te njohur 102 Monumente Natyrore ose 72

Gjeomonumente dhe 30 Biomonumente per rrethet Shkoder, Malesi e Madhe dhe Tropoje te

shpallura dhe te miratuara nga qeveria shqiptare (ligji nr.8906 date 06.06.2002), prej te cileve 72

ndodhen brenda territorit te Bjeshkeve te Namuna, dhe prek ketyre 48 ndodhen brenda ose

perreth lumenjve Shale, Valbone, Cem dhe Nikaj-Mertur. Shumica e Monumenteve Natyrore

jane burime, kanione, liqene akullnajore, shpella etj., pra takohen pergjate lumenjve ose perreth

tyre. Me te pasur me monumente jane lumi I Valbones dhe lumi Shale me nga 17 secili, pastaj

lumi Cem 8, Nikaj-Mertur 6 etj.

Lista e disa prej Gjeomonumenteve Natyrore me kryesore:

I. Lumi Valbone:

1. Burimet e Valbones

2. Burimi i Shoshanit

3. Burimi i Qukut te Dunishes

4. Burimi Karstik i Qirecit

Page 23: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

5. Kanioni i Shoshanit

6. Liqenet akullnajore te Doberdolit

7. Liqenet akullnajore te Sylbices

8. Liqeni I Ponareve

9. Shpella e Dragobise

II. Lumi Theth-Shale:

1. Ujevara e Thethit

2. Burimet e Shtarzes

3. Burimet e Okolit-Thethit

4. Liqenet e Jezerces

5. Liqeni I Pejes

6. Kanioni I Grunasit

7. Habitati I Salamandres Alpine

8. Porta e Shales

9. Shpella e Majes se Arapit

10. Shpella e Kataraktit

III.Lumi Cen:

1. Burimet e Koprishtit

2. Burim I Vuklit

3. Kanioni I Cemit

4. Ujevara e Sllapit

5. Tarraca e Greces

Krahas pasurise me Gjeomonumente Natyrore, Bjeshket e Namuna jane shume te pasura

edhe me Biomonumente. Gjithsej numurohen 30 Biomonumente te miratuara per rrethet

Shkoder, Malesi e Madhe dhe Tropoje, prej te cileve 17 ndodhen ne luginat e lumenjve

Valbone, Theth, Cem dhe Nikaj-Mertur. Nga Biomonumentet me kryesore, dallojme:

I. Lumi Valbone:

1. Bredhishtja e Ragamit

Page 24: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

2. Hormoqi I Valbones

3. Shelgu I Rrjetezuar

4. Meshtekna e Lugut te Zi

5. Bliret ne Markaj

6. Arra e Dragobise

7. Rrobulli ne liqenin e Ponareve

II. Lumi Theth-Shale:

1. Vulfenia Baldacit ne Shtegun e Dheneve

2. Pisha Flamur e Qafes se Pejes

3. Kerletka e Kakise

4. Bliret ne Lesniqe etj.

Kjo pasuri e lumenjve alpine ofron nje mundesi rekreacioni per popullsine dhe zhvillim

te qendrueshem. Me mijera turiste kane vizituar luginat alpine vitet e fundit. Me mijera

vizitore kane qendruar me dite dhe jave te tera ne bjeshket dhe luginat tona alpine, si ne

Valbone, Theth, Boge, Razem, Lepushe e Vermosh. Kjo tregon se pasurite dhe bukurite

alpine te bjeshkeve dhe lumenjve mund te jene nje biznes shume I mire. Cdo turist shpenzon

mesatarish 15-20 euro ne nate per akomodim dhe 15 euro ne dite per ushqim, krahas

shpenzimeve te tjera per peshkim,sporte apo defrim. Natyrisht, hidrocentralet dhe

infrastruktura qe I shoqeron ata do te demtoje shume prej ketyre vlerave natyrore se bashku

me deshiren e turisteve per ti vizituar dhe jetuar keto vlera.

Zonat e Mbrojtura dhe vecanerisht Zonat Strikte te Mbrotjura dhe Parqet Kombetare, si

Lugina e Gashit, Thethi dhe Valbona jane nje trashegimi dhe pasuri natyrore

mbarekombetare jane nje trashegimi natyrore boterore. Parqet Kombetare jane vende te

ruajtjes se pyjeve, bimeve dhe kafsheve te rralla, si dhe sherbejne si vende rekreacioni. Ata

duhet te zhvillohen ne menyre te qendrueshme duke ruajtur dhe zhvilluar vlerat e tyre

natyrore dhge social=kulturore. Zhvillimi I turizmit ekologjik eshte nje nga alternativat me te

mira per zhvillimin e vlerave social-ekonomike dhe ruajtjen e vlerave te natyres se Parqeve

Kombetare dhe Parqeve Natyrore. Pervec bukurive natyrore, klimes se fresket dhe bimesise

se harlisur, premisa te zhvillimit te turizmit ekologjik jane infrastruktura dhe afersia e ketyre

luginave me qytetet e Bajram Currit, Shkodres, Koplikut, traditat mikepritese te banoreve,

Page 25: EKO-TURIZMI: LARG HIDROCENTRALEVE SI ALTERNATIVE E ... · Studimet tregojne se ne territorin e Alpeve te Shqiperise rriten mbi 300 lloje bimesh me vlera mjekesore dhe aromatike. Rreth

ushqimet tradicionale ose prodhimet “bio” te miellit, bulmetit, mishit, pijeve alkoolike,

troftes, etj.