19

Click here to load reader

E Keqja e Terrorizmit

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E Keqja e Terrorizmit

E keqja e Terrorizmit

Nga: Shejh Muhamed ibn Abdul Wehab al Akili

Profesor i Akidës, Kolegji i Davetit, Universiteti Islamik i

Medinës

http://www.udhezimidhedrita.net/

Burimi: Salafimanhaj.com

Përktheu: Avni Xhemajli ( Ebu Ensarij)

Ashtu siç u përmend në hyrje në mënyrë që ta bëjmë të

qartë, Islami është i pastër nga terrorizmi dhe korrupsioni.

Feja islame është e ndërtuar dhe e bazuar në mëshirë,

drejtësi, dashuri të ndërsjellët dhe çështje që kanë të bejnë

me tokën dhe njerëzit e saj, prandaj Islami e ndalon prishjen

e tokës dhe njerëzve të saj.

Më pas përmendem bashkëveprimin e shkëlqyer të profetit,

salallahu aejhi we selem me njerëzit, që nga kufarët siç janë

ithtarët e librit, jehudet dhe të krishterët. Profeti salallahu

alejhi we selem bashkëveproi me njerëzit me drejtësi,

mëshirë dhe duke ua dashur të mirën njerëzve. Në të gjitha

betejat që mori pjesë, pejgamberi salallahu alejhi we selem

ishte në gjendje që ta përhapte këtë mirësi tek njerëzit,

prandaj islami është i pastër nga thirrja për terrorizëm.

Sa i takon fjalës arabe për “irhab” për fjalën terrorizëm, ky

është një term i ri që nuk gjendet fare në fjalorët e gjuhës

klasike arabe. Përkundrazi ajo është shfaqur vetëm në

Page 2: E Keqja e Terrorizmit

epokën moderne për shkak se disa njerëz e shfrytëzuan atë

si një metodë specifike dhe me mjete të pa ligjëruara, të

tilla si dhuna, vrasja, shtimi i frikës etj. Disa nga këta fjalorë

përmendin se “terrorist” është: ai që përdor dhunën dhe

terrorizmin, në mënyrë që krijojë sundimin e tij.

Terrorizmi është terrori që shkaktohet nga këto grupe ose

individë të cilët bejnë vrasje, shkaktojnë kërdi dhe

shkatërrim. Prandaj terrorizmi, sipas përpiluesve të

fjalorëve bashkëkohor arab është vrasja e ngjashme me

vrasjet që janë përmendur në sheriat. Ashtu siç i ka

përmendur i dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem

shënjat para fundit të botës përhapjen e ‘al-harxh” ( vrasjën

e tërbuar).

Kuptimi i el-Harxh është vrasja dhe rritja e gjakderdhjes, që

është nga shenjat e fundit të botës, aq sa ai që vret nuk e di

përse është duke vrarë dhe ai që vritet nuk e di përse është

vrarë. Feja islame është e pastër nga vrasjet e tërbuara, i

pastër nga terrorizmi dhe të gjitha llojet e çoroditura.

Terrorizmi është i bazuar në shkatërrimin e pronave siç janë

fabrikat, fermat, vendet e adhurimit, stacionet e trenit,

aeroportet dhe vendet e ngjashme. Natyrisht se islami është

i pastër nga veprimet e tilla të bazuara në çoroditje dhe jo

të bazuara në ndreqje e korrigjim.

Page 3: E Keqja e Terrorizmit

Terroristet zakonisht thonë se ata ngritën kundër shtetit në

të cilin ata jetojnë. Kjo është e ngjashme me mafian ose

organizatat e tjera kriminale që bazohen në vrasjen e

njerëzve duke u futur frikën dhe marr paratë e tyre.

Organizatat e tilla kanë udhëheqës, deputet e individ të cilët

janë përgjegjës për vendosjen e rregullave, organizimin e

individëve të cilët do t’i kryenin këto sulme, e këta të gjithë

janë terrorist të cilët shkaktojnë çrregullime në tokë.

Megjithatë fytyra më e shëmtuar e terrorizmit është ajo që

themelohet në emër të fesë. Të gjitha fetë nga të gjithë

profetët ( paqja e Allahut qoftë mbi ta) janë larg terrorizmit

të tillë, madje edhe nëse disa nga pasuesit e profetëve

morën pjesë në ndonjë veprim të këtillë terrorist, por të

gjithë profetët janë larg çrregullimeve të tilla.

Terroristet kanë nevojë për argumente të dyshimta për

metodologjinë e tyre, veçanërisht ata të cilët ia atribuojnë

vetveten profetëve, ata pretendojnë se profetët i kanë

urdhëruar që të bejnë terrorizëm. Shumica e atyre që

kryejnë akte terroriste të cilët ia atribuojnë vetveten fesë së

jahudive pretendojnë se Musai alejhi selam dhe të gjithë

profetët nga bijtë e Izraelit ( paqja qofte mbi ta) i urdhëruan

që të bëjë terrorizëm, mirëpo kjo është gënjeshtër.

Ashtu si Musai alejhi selam dhe të gjithë profetët e tjerë nga

bijtë e Izraelit ( paqja qoftë mbi ta), kurrë nuk i urdhëruan

Page 4: E Keqja e Terrorizmit

njerëzit të bejnë terrorizëm.

Si Musa (paqja qoftë mbi të) dhe të gjithë Profetëve nga

bijtë e Izraelit (paqja qoftë mbi ta), kurrë nuk kishin

urdhëruar ndonjëherë njerëzit për kryerjen e terrorizmit.

Njëlloj si ata që kryejnë akte terroriste dhe ia atribuojnë

vetveten Isait alejhi selam, pretendojnë se ungjilli lejon

terrorizmin dhe përdorimin e tij kundër armikut. Kam disa

tekste që i kam mbledhur nga burime të tjera ku terroristet

e tillë ( në emër të Isait dhe krishterimit) pretendojnë se

ungjilli e lejon atë, por koha nuk na le që ti përmendim të

gjitha këtu.

Gjë e rëndësishme për ne është të përmendim se Isai alejhi

selam u dërgua me mëshirë si të gjithë profetët e tjerë dhe

nuk është e mundur që ata ti kenë urdhëruar njerëzit të

kryejnë akte terroriste.

Po ashtu ata që ia atribuojnë vetveten në këtë epokë nga

njerëzit e çrregullimeve, bombardimeve dhe tekfirin brenda

vendeve muslimane dhe vendeve jo muslimane duhet të

kenë tekste nga Kurani dhe suneti të cilave duhet ti

referohen.

Ata pretendojnë se tekstet e tilla çojnë në terrorizëm por në

të vërtetë ata gënjejnë sepse profeti, salallahu alejhi we

selem është tërësisht i pastër nga terrorizmi. Për këtë arsye

Page 5: E Keqja e Terrorizmit

dijetarët musliman dënuan të gjitha aktet terroriste të

kryera nga ata që e lidhen vetveten me fenë islame.

Dijetarët islam dënuan sulmet në ndërtesat e Qëndresë

Tregtare Botërore në Nju Jork dhe e bënë të qartë se ata që

e kryen këtë sulm ishin kriminel dhe se nuk kanë asgjë të

përbashkët me islamin dhe se ata thjesht vranë veten e tyre,

e kushdo që e vret veten e tij qëllimisht do të jetë në zjarr

duke e vrarë vetveten, kërkojmë mbrojtjen e Allahut.

Ngjashëm, dijetarët musliman dënuan aktet terroriste që u

kryen nga ata që e lidhin vetveten me islamin e që ndodhen

në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Dijetarët gjithashtu

dënuan aktet terroriste të kryera nga ata që e lidhin veten

me islamin e që ndodhën në Sharm ash-Sheik në Egjipt.

Dijetarët po ashtu dënuan aktet terroriste që ndodhen në

kanalet e stacioneve në Londër, ata dënuan këtë dhe

qartësuan se islami nuk ka të bëjë me veprime të tilla dhe

se është i pastër nga to.

Dyshimet e terroristeve, në lidhje me gjarpërimin e

teksteve, janë ajetet nga surja Enfal, ajeti i gjashtëdhjetë ku

Allahu thotë:

“Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të

mundeni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe

armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju

nuk i njihni por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të

Page 6: E Keqja e Terrorizmit

shpenzoni në rrugën e Allahu, do t’ju shpërblehet dhe

nuk do t’ju bëhet padrejtësi.”( El Enfal 60).

Ajeti që vjen pas tij e sqaron në mënyrë të përkryer, ku

Allahu thotë:

“Në qoftë se ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe

ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse,

vërtetë, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” {El Enfal (8): 61}

Ky ajet sqaron në mënyrë të përkryer ajetin e mëparshëm,

pasi Allahu brenda këtyre ajeteve shpjegon gjendjen e

muslimaneve me jomyslimanët. Thënia e parë është gjendja

e luftës, dhe lufta zakonisht nuk ndodh në mes individëve

kufar dhe muslimanëve, jo! Lufta është ndërmjet ushtrisë së

shtetit musliman dhe ushtrisë së shteteve jo besimtare dhe

ne nuk duhet të turpërohemi aspak për këtë.

Të gjithë profetët ( paqja qoftë mbi ta) luftuan dhe

përgatiten ushtri, dhe njerëzit edhe në ditët tona kanë

ushtri dhe përgatisin fuqi ushtarake. Të gjitha shtetet në

çdo vend dhe kohë kanë përgatitur ushtri dhe janë pajisur

me armë të llojllojshme në mënyrë që ti frikësojnë njerëzit.

Pajisja me armë është metodë mbrojtëse dhe parandaluese

e jo metodë sulmuese, sepse kur armiku e di se ke një

numër armesh shkatërruese ai madje as që do ta marr në

konsideratë luftën kundër teje.

Page 7: E Keqja e Terrorizmit

Më saktësisht, shtetet e mëdha të kohës së kaluar dhe të së

tashmes, kanë qenë të interesuara në formimin e grupeve të

armatosura për të frikësuar armikun e tyre siç është pakti i

Varshavës, NATO dhe aleancat e tjera të mëdha të formuara

nga shtetet e mëdha që të fitojnë pushtet dhe të sigurojnë

veten nga armiku.

Edhe shteti islam ka të njëjtat interesa si shtetet e kohërave

të kaluara dhe të së tashmes, mirëpo kjo i takon shtetit

islam ta bëjë këtë dhe jo individëve.

Ky ajet i drejtohet një shteti islam:

“Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të

mundeni” {el-Enfal (80): 60}

Kjo është për një shtet islam. A është e lejueshme për

ndonjë individ brenda një shteti të madh të ketë depo apo të

posedoj armë posedoj grumbull armësh në shtëpinë e tij?

Përgjigja është :jo, dhe kjo sipas ligjeve të shteteve mirëpo

shtetit i takon të ketë armë të tilla.

Sipas rregullave bashkëkohore ka armë të cilat janë të

ndaluara që edhe shteti ti ketë ato sepse ato shkaktojnë

rrëmujë dhe shkatërrim mbi të korrat dhe bimësinë. Kjo

mund të shihet me ndalimin e armëve bërthamore të cilat

shkaktojnë shkatërrim dhe nuk i shërbejnë as ushtrive që i

posedojnë ato.

Page 8: E Keqja e Terrorizmit

Gjithashtu ajeti i thotë një shteti musliman se është detyrë e

juaja të jeni të gatshëm dhe të fuqishëm në mënyrë që

armiku t’ua ketë frikën saqë as të mos mendoj të luftojë

kundër jush. Pasi që po të jeni të dobët armiku lehtë mund

të fitoj pushtet mbi ju e nëse jeni të fortë, armiku do t’ua

ketë frikën. Ky ajet i drejtohet një shteti islam dhe jo

individëve, sepse dihet se çdo shtet sot ka armë dhe fuqi,

udhëheq vet kufijtë dhe punët e tij.

Në kuptimin e përcaktimit të armikut, lloji i parë janë ata të

cilët marrin popullin e tyre dhe nëse kufarët luftojnë kundër

shtetit islam, atëherë është e domosdoshme që shteti islam

dhe jo individët të armatosen me armët e duhura.

Kurse sa i takon trazirave terroriste të kohës sonë, atëherë

dijeni se këta njerëz nuk janë shtet islam dhe ata nuk janë

prej atyre të cilëve u drejtohet ajeti uranor, sepse ky ajet u

drejtohet udhëheqësve të shtetit dhe jo individëve që jetojnë

brenda ati shteti.

Këta individë duhet t’u binden dhe dëgjojnë udhëheqësit e

tyre musliman dhe të mos luftojnë askënd përveç atyre që

lejojnë udhëheqësit e autorizuar.

Nëse udhëheqësi musliman ka bërë marrëveshje me kombet

mohuese, siç janë Britania, Amerika dhe Franca, atëherë

nuk na lejohet që të luftojmë kundër këtyre shteteve me të

cilat udhëheqësit e muslimanëve kanë arritur marrëveshje.

Page 9: E Keqja e Terrorizmit

Kjo madje edhe nëse duket se disa nga kushtet e

marrëveshjes duket se janë jo të drejta ndaj nesh, sepse

profeti salallahu alejhi we selem bëri marrëveshje me

kufarët e Mekës edhe pse disa nga sahatet menduan se disa

nga kushtet e marrëveshjes ishin të vështira dhe kundër

muslimanëve, por profeti salallahu alejhi we selem i

urdhëroi që ata të dëgjojnë dhe binden, prandaj ata dëgjuan

dhe u binden.

Ndërsa myslimanët që jetojnë në shtetet e kufarëve, atëherë

ligji hyjnor, intelekti, dhe zakonet tregojnë se për

myslimanin i cili është futur në një shtet të tillë nuk lejohet

ta mashtrojë atë shtet. Muslimani që jeton në shtetet e tilla

duhet të respektojë premtimet dhe marrëveshjet që ia kanë

bërë të mundur të hyjë dhe jetojë në atë shtet.

Në të vërtetë, myslimanit sipas intelektit dhe ligjit hyjnor i

takon që të tregojë mirënjohje njerëzve të vendeve të tilla

dhe të sillet mirë me ta e të jetë i mëshirshëm dhe i

sjellshëm, ti falënderoj ata që e lejuan të jetoj në mesin e

tyre dhe në vendin e tyre.

Jo besimtarët i lejuan ata të futen në shtetin e tyre, i lejuan

të kërkojnë dituri islame dhe i lejuan të studiojnë e punojnë

dhe të bëjnë biznes brenda shteteve të tyre. Madje ka të

ngjarë që disa musliman marrin para nga vendet e kufareve

( si përfitimi social apo ndihma sociale) ose shfrytëzojnë

kartelë të garantuar prej tyre ose përfitojnë pasaportë nga

Page 10: E Keqja e Terrorizmit

ata në mënyrë që të udhëtojnë dhe nderohen nën

organizimin e tyre.

Profeti salallahu alejhi we selem ka thënë: “ Ai që nuk i

falënderon njerëzit nuk e ka falënderuar Allahun.”

Andaj ata që kanë hyrë në vendet e kufarëve duhet që të

tregojnë mirënjohje ndaj tyre pasi i lanë të futen në ato

shtete, sepse ata tani kanë edhe para dhe nder dhe po të

mos ishin kufarët dhe policët brenda këtyre shteteve, paratë

e tyre do të merreshin ose ai madje do vritej apo nderi i tij

do të nëpërkëmbej.

Megjithatë, ligjet dhe organizimi i atyre kufarëve dhe ne

nuk themi se gjithçka është brenda tyre është e vërtetë, ne

vetëm e theksojmë këtë pikë, ata i kanë lejuar myslimanët

në shtetin e tyre dhe myslimanët duhet të kenë frikë

Allahun dhe të jenë mirënjohës për këtë mirësi duke

mbajtur premtimin dhe marrëveshjen me kufarët.

Profeti salallahu alejhi we selem kur arriti marrëveshje me

kufarët e Mekës, disa prej tyre u bënë musliman vetëm pas

marrëveshjes dhe përmirësimit, profeti ende duhej të

përmbushte marrëveshjen dhe ti kthente të tillët prapa siç

ishte edhe rasti i Ebu Xhandalit.

Shiko vëllai im bujar në drejtësinë e islamit dhe fuqinë e

profetit salallahu alejhi we selem në zbatimin e

Page 11: E Keqja e Terrorizmit

marrëveshjeve. Prandaj në diskutimin tonë për shtetet e

kufarëve, ne kryesisht prekim dy çështje:

E para : Shteti islamik ashtu si edhe shteti i kufarëve duhet

të armatoset me armë dhe ta mbrojë vetveten. Dhe këtë

duhet ta bëjë shteti jo individët brenda shtetit islam, atyre u

takon të dëgjojnë udhëheqësin dhe ti binden atij.

E dyta: Nëse jemi në ndonjë shtet kufar duhet të kemi frikë

Allahun dhe të falënderojmë shtetet e tilla për furnizimin

me të mira dhe lejimin e hyrjes në shtetin e tyre.

Ajeti në el-Enfal është për shtetet muslimane që të

armatosen dhe ruajnë shtetin e tyre ashtu siç bënë çdo shtet

tjetër dhe jo për individët. Madje shtetet muslimane blejnë

armë nga shtetet e kufarëve nga lindja e perëndimi që të

grumbullojnë armë dhe fuqizohen në ruajtjen e kufijve aq sa

të jetë e mundur.

Për këtë arsye, toka e islamit është mbrojtur shpesh herë

nga planet e jo besimtarëve, dhe të gjitha falënderimet i

takojnë vetëm Allahut.

Për shembull, tani ne jemi në konflikt me shtetin e njohur si

Izrael, dhe kemi qenë në konflikt më se pesëdhjetë vite,

prandaj ata armatosen duke blerë armë nga lindja e

perëndimi kështu që edhe ne blejmë armë nga lindja e

perëndimi dhe nga kjo nuk ka kurrfarë turpi.

Page 12: E Keqja e Terrorizmit

Asnjë musliman apo jo besimtarë nuk ka thënë se ju nuk

duhet të armatoseni; vetëm disa shtete të cilat gjatë Luftës

së Dytë Botërore ishin aleat me Gjermaninë ndalohen të

armatosen deri në një farë mase dhe sipas ligjeve Japonia

dhe Zvicra në nivel të caktuar pasi që ato kanë përvojë nga

e kaluara në shfrytëzimin e armëve.

Nuk ka turp në një shtet musliman në blerjen e armëve por

ajo që është problem është çrrënjosja e trazirave siç janë

mafia, hajdutet e mëdhenj apo terroristet të cilët vrasin

shkretojnë dhe krijojnë çrregullime.

T’i kthehemi serish ajetit, ai është urdhër për një shtet

islamik dhe jo për individët të cilët gjenden brenda shtetit

dhe ligjit të shtetit islam. Nëse udhëheqësi ka bërë

marrëveshje me shtetet e tjera atëherë për ne nuk është

aspak e lejueshme të luftojmë kundër qytetarëve të vendeve

të tilla. Nuk lejohet për myslimanin luftimi i vendeve pa

besimtare nëse udhëheqësi i muslimanëve ka marrëveshje

me ta.

Pra me këtë, Allahu ju ka ruajtur dhe ju ka mbrojtur juve,

Allahu ka ligjësuar ligjet dhe rregulloren për muslimanët

për mënyrën se si duhet bashkëvepruar me jo-muslimanët.

Ne e shohim se këto rregulla janë të qarta dhe nuk ka

dyshime brenda tyre.

Page 13: E Keqja e Terrorizmit

Sa u takon bombarduesve që keni atje dhe që terrorizojnë

njerëzit duhet ditur se njerëzit e tillë shkaktojnë shkatërrim

jo vetëm atje por edhe në Mekë, Medinën e profetit

( salallahu alejhi we selem), Rijad, Khobar, Sham, Egjipt dhe

jo vetëm në vendet e krishtera.

Terrorizmi nuk ka as fe as atdhe, mirëpo bazohet në

shkaktimin e turbullirave dhe interesohet në shkaktimin e

trazirave në tokë ose ka qëllime të tjera, qofshin ato

ekonomike apo politike. Sido që të jetë ne themi se

terrorizmi gjithmonë është i lidhur me trazirat dhe

çoroditjen, kurse Allahu urdhëron përmirësim dhe ndalon

çoroditjen e shkaktimin e trazirave dhe dihet se feja islame

erdhi si përmirësuese dhe të parandaloj trazirat.

Prandaj ajeti në suren Enfal nuk është argument për

terrorizëm, dhe ashtu siç kanë deklaruar të gjithë

komentuesit ai i drejtohet udhëheqësve të shteteve

muslimane. Të gjitha shtetet muslimane sot forcojnë veten e

tyre, që është fenomen i dukurisë njerëzore, dhe kanë ushtri

për ta mbrojtur vetveten nga armiqtë saqë armiku e di se sa

të fuqishëm janë. A keni parë ndonjëherë dikë të hyjë në

çerdhen e luanit? Jo, kjo nuk është e mundur sepse ajo

është e fortë, mirëpo lehtë mund të hyhet në strofullin e

lepurit, gazelës ose pëllumbit. Edhe pse nuk është e

nevojshme që luani të sulmojë njerëzit pasi që ai mjaftohet

me atë që ha nga pylli .

Page 14: E Keqja e Terrorizmit

Islami dhe myslimanët të kohës sonë dhe të kohës së kaluar,

janë të pastër nga terrorizmi dhe kanë hequr dorë nga

mbështetja e atyre që kryejnë akte terroriste në vendet

muslimane, në Amerikë, në Britani dhe në vendet e tjera

dhe kanë deklaruar se njerëzit e këtillë e kanë vrarë

vetveten gjë që nuk është e lejuar në Islam dhe kushdo që

qëllimisht e vret vetveten do të jetë në zjarr përgjithmonë.

Sa për provat e rremë që terroristët përdorin atëherë ato

janë me të vërtetë shumë dhe prova më e rëndësishme që

ata përdorin janë ajet nga el-Enfal, por Allahu më tej thotë:

“Në qoftë se ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe

ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse,

vërtetë, Ai dëgjon dhe di gjithçka.” {El Enfal (8): 61}

Prandaj vendet muslimane janë në paqe me të gjitha

kombet-shtetet e botës në lindje dhe në perëndim, me

përjashtim të Izraelit dhe ne lusim Allahun që tu mjaftojë

myslimanëve nga e keqja e tij.