39

Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë
Page 2: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 1

Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr

Rezultati i diturisë është vepra

Botoi

Qendra Imam Albani

Page 3: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 2

ة ا���� ا������

� ���ا�زاق �� ���ا����� ا���ر: ���

Botimin e kësaj broshure e ndihmuan disa bamirës

Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij

Page 4: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 3

Titulli i librit në origjinal: ����� ����� �

Autor: Dr Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr

Përktheu nga arabishtja:

Jeton Bozhlani

Botimet:

Qendra Imam Albani

www.imamalbani.org

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Prishtinë, qershor 2010

Page 5: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 4

������ ���� � ���

avdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut. Atë

e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë

dhe te Ai pendohemi. Prej Allahut kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e shpirtrave dhe veprave tona. Atë që

Allahu e udhëzon s’ka kush që e devijon dhe atë që

Allahu e lë në devijim s’ka kush që e udhëzon.

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë

askush tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi

(salallahu alejhi ve selem) është rob dhe i dërguar i Tij.

Është mjaft e dukshme dhe e qartë pozita e lartë e diturisë në fenë tonë të pastër. Ajo është një themel

nga i cili duhet filluar, ngase s’mund të zbatohet sheri-

ati e as të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut

përveçse me dituri.

Pra, dituria është një themel i domosdoshëm prej të

cilit duhet filluar para të gjitha të tjerave, siç thotë

Allahu i lartësuar: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret!...” Këtu, Allahu fillimisht e përmendi diturinë.

L

Page 6: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 5

Ndërkaq, ndër duatë që Pejgamberi (salallahu alejhi ve

selem) lexonte çdo ditë pas namazit të sabahut është

edhe kjo: “O Allah kërkoj nga Ti dituri të dobishme,

risk të mirë dhe vepër të pranuar”. Në këtë dua,

Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e vuri në rend të

parë diturinë e dobishme para riskut dhe veprës, sepse robi i Allahut, nuk mund t’i dallojë gjërat e mira nga të

këqijat, as veprat e mira nga të këqijat përveç se me

dituri të dobishme.

Dituria e dobishme është dritë dhe udhëzim për atë që

e posedon. Allahu i lartësuar thotë: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpallje me urdhrin dhe vull-netin Tonë. Ti më parë nuk e ke ditur se çfarë është Libri e as ç’është besimi. Por atë (Kuranin), Ne e bëmë dritë, me anë të së cilës udhëzojmë kë të duam nga robërit Tanë”.

Dituria është dritë për atë që e posedon, kurse

shembulli i njeriut të dijes në mesin e umetit është

sikurse shembulli i disa njerëzve që qëndrojnë në

errësirë, ku në mesin e tyre ndodhet një person me lla-mbë në dorë duke ua ndriçuar rrugën, dhe me ndihmën

e saj shpëtojnë nga rreziqet, duke ecur drejt një rruge

të sigurt.

Për këtë ekzistojnë shumë tekste dhe argumente nga

Kurani dhe suneti të cilat sqarojnë vlerën, pozitën e

Page 7: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 6

lartë të diturisë, si dhe lavdërojnë njerëzit e dijes dhe

sqarojnë pozitën e tyre të lartë.

Njerëzve të dijes u mjafton nderi që Allahu u ka bërë,

duke e bashkuar dëshminë e tyre me dëshminë e Alla-hut, për çështjen më madhështore, teuhidin: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’meri-ton të adhurohet me të drejtë askush tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit”. (Ali Imran/18)

Po ashtu, Allahu tregon për vlerën e njerëzve të dijes

në këtë ajet: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!”. (Zumer/9) Dhe thotë: “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikë-sohen vetëm dijetarët” (Fatir/28) Pastaj thotë: “Alla-hu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë Dija”. Rreth kuptimit të

këtij ajeti është thënë: “Allahu e ngre dijetarin besimtar

disa gradë më lartë se besimtarin që nuk është dijetar.

Kurse gradët e larta tregojnë për vlerën dhe pozitën e

njeriut të dijes.

Po ashtu, është transmetuar nga Ebu Derda (radij

Allahu anhu) hadithi që tregon për vlerën e diturisë

dhe njerëzve të dijes, ku Pejgamberi (salallahu alejhi

ve selem) thotë: “Kush merr rrugë për të kërkuar dije,

Page 8: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 7

Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet. Edhe

melaiket lëshojnë krahët e tyre në shenjë kënaqësie

për atë që vepron kërkuesi i dijes. Për njeriun e dijes

kërkojnë falje krijesat e qiellit dhe të tokës, e bile

edhe peshqit në ujë. Vlera e njeriut të dijes në kraha-

sim me njeriun që bën ibadet është sikurse vlera e

hënës së plotë në krahasim me yjet. Njerëzit e dijes

janë trashëgimtarë të Pejgamberëve, sepse Pejgambe-

rët nuk kanë lënë në trashëgimi as dinar e as dërhem,

por kanë lënë diturinë, andaj kush ka marrë dije, ka

marrë një hise të madhe”1.

Kurse Taberani, transmeton me sened hasen nga Ebu

Hurejre se, duke kaluar pranë tregut të Medines kishte

ndaluar dhe kishte thënë njerëzve: “O ju tregtarë! A e

dini se çfarë keni humbur?" Ata u përgjigjën: “Çfarë

është ajo që kemi humbur o Ebu Hurejre?!” Ai u tha:

“Trashëgimia e Pejgamberit është duke u shpërndarë,

kurse ju po qëndroni këtu dhe nuk shkoni ta merrni

hisen tuaj?!” Ata i thanë: “Ku është ajo?!”. Ai u përgjigj: “Në xhami”. Ata u nisën me shpejtësi për te

xhamia, kurse Ebu Hurejra qëndroi duke i pritur derisa

u kthyen, dhe u tha: “Çfarë keni?!”, ata u përgjigjën:

“O Ebu Hurejre! Ne shkuam tek xhamia dhe hymë 1 Transmeton Ahmedi (5/196), Ebu Davudi (3641), Tirmidhiu (2682), Ibnu Maxhe (223), Ibnu Hibban (88), kurse shejh Albani në librin e tij “Sahihu Tergibi ve Terhib” thotë: Hadithi është hasen ligajrihi.

Page 9: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 8

brenda, por nuk vërejtëm të shpërndahej gjë!” Ai u tha:

“A nuk patë njeri në xhami?!”. I thanë: “Po, disa njerëz

pamë se po faleshin, disa lexonin Kuran, kurse disa të tjerë mësonin për hallallin dhe haramin!”. Atëherë Ebu

Hurejre ua ktheu: “Mjerë për ju! Ajo është trashëgimia

e Muhammedit (salallahu alejhi ve selem)”

Ky pra, ishte qëllimi i Pejgamberit (salallahu alejhi ve

selem) me fjalët e tij: “trashëgimia e Pejgamberëve, dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë në trashëgimi as

dinar e as dërhem, por kanë lënë diturinë”. Pra, sa më

tepër që shtohet dituria e njeriut, aq i shtohet hisja e tij

nga trashëgimia e pejgamberllëkut.

Kurse te Buhariu dhe Muslimi, është transmetuar nga Muaviu (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu

alejhi ve selem) ka thënë: “Atij që Allahu ia do të

mirën, e bënë të kuptoj fenë”.2

Pra, kur muslimani i hyn rrugës së kërkimit të dijes,

është ndër shenjat se Allahu ia ka dashtë të mirën.

Ibën Kajimi thotë: “Kjo qëndron nëse me të kuptuarit e fesë synohet dituria e cila shoqërohet me vepër. Por,

nëse është për qëllim vetëm dituria, atëherë ky hadith

nuk tregon se ai i cili e kupton fenë, Allahu ia ka

dashtë të mirën.

2 Transmeton Buhariu (71, 3116, 7312), Muslimi (1037).

Page 10: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 9

D.m.th. t’i kuptojë dispozitat e fesë dhe të veprojë me to, dhe të jetë qëllimi i tij largimi i paditurisë nga vetja dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut me dije të plotë. Nëse të kuptuarit e fesë arrihet në këtë formë, atëherë ai bëhet një prej arsyeve që sjellin të mirën.

Ai thotë: Por, nëse me të kuptuarit e fesë është për

qëllim vetëm dituria, atëherë kjo nuk tregon se ai i cili

ka kuptuar fenë do t’ia dojë Allahu të mirën, sepse me

këtë rast të kuptuarit e fesë do të ishte kusht për arri-tjen e të mirës së Allahut, kurse nëse me të kuptuarit e

fesë është për qëllim të vepruarit me të, atëherë ai

bëhet shkak i arritjes së të mirës.3

Pra dituria duhet të jetë synim për të vepruar, dhe ajo

duhet të kërkohet për të vepruar dhe për ta realizuar nënshtrimin ndaj Allahut. Dhe mu për këtë, së pari du-

het të fillohet me nxënien e diturisë, në mënyrë që ve-

prat dhe ibadetet të bëhen me dituri të plotë dhe të do-bishme, të bazuar në parime të vërteta të mbështetura

në Librin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij.

Lidhur me këtë, dijetari Hatib el Bagdadi ka shkruar

një libër, të cilin e ka titulluar: “Iktidaul Ilmi el Amelu

- Dituria kërkon të veprohet”, d.m.th. synimi i diturisë është vepra dhe realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut, në

mënyrë që ato të dyja të realizohen me dituri të plotë.

3 Miftahu Dari Seade (1/65).

Page 11: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 10

Andaj nëse robi ka dituri por i mungon vepra, ai nuk e

ka realizuar nënshtrimin ndaj Allahut, e po ashtu nëse

ai është i pajisur me vepra por i mungon dituria, gjithashtu nuk do të mund ta realizoj nënshtrimin ndaj

Allahut.

Pra, nuk realizohet ubudijeti (nënshtrimi ndaj Allahut)

përveç se me anë të dy gjërave: Diturisë së dobishme dhe veprës së mirë, sikurse thotë Allahu: “(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës”. (Teube/33)

Me fjalën “Udhëzimi” është për qëllim dituria e dobi-

shme, kurse fjala “fenë e së vërtetës” d.m.th. vepra e

mirë që të afron tek Allahu.

Kjo me të cilën është dërguar Pejgamberi ynë, janë

dërguar të gjithë pejgamberët e tjerë po ashtu.

Me qëllim që të ndalemi te argumentet të cilat tregojnë

se dituria kërkon të veprohet me të, dhe se qëllimi i

diturisë është vepra, do t’i përmend në këtë temë disa

pika që e sqarojnë këtë çështje dhe do t’i mbledhë një

grumbull argumentesh që tregojnë për këtë.

Page 12: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 11

Çështja e parë

DITURIA DHE VEPRA JANË QËLLIMI I KRIJIMIT

shtë mjaftë e qartë se dituria kërkon veprim, sepse

të dyja janë qëllimi i krijimit. Allahu i krijoi krije-sat që ta njohin Atë, e gjithashtu i krijoi që ta adhu-

rojnë.

Për çështjen e parë tregon fjala e Allahut: “Allahu është Ai, që ka krijuar shtatë qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin përmes tyre, që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai për-fshin gjithçka në diturinë e Tij”. (Talak/12) Pra tho-

të: “I krijoi … që ta dini…”, gjë që tregon se dituria

është qëllimi i krijimit.

Kurse për çështjen e dytë, tregon fjala e Allahut: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë” (Dharijat/56)

Pra, edhe dituria edhe vepra janë qëllimi i krijimit.

Ibadeti nuk mund të kryhet veçse me dituri të dobi-

shme e cila të afron tek Allahu, andaj ai i cili ka më-suar dhe ka vepruar, e ka realizuar qëllimin e krijimit.

Lidhur me këtë, dijetarët thonë: “Teuhidi, për

Ë

Page 13: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 12

realizimin e të cilit jemi krijuar, ka dy aspekte: Aspe-

ktin e diturisë dhe atë të veprës, pra teuhidi i njohjes së

Allahut (sh.p. teuhidi rububije dhe teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut) dhe teuhidi i ibadetit (sh.p.

teuhidi uluhije). Pra këto dy gjëra janë të domosdosh-

me në mënyrë që të realizohet nënshtrimi i plotë ndaj Allahut, dhe që robi i Allahut të jetë rob i vërtetë dhe i

nënshtruar sinqerisht.

Ai i cili ka dituri pa vepër, Allahu është i hidhëruar në

të, dhe vërtet që meriton hidhërimin e Tij, sepse nuk e

ka realizuar qëllimin e diturisë. Kurse ai që bën vepra dhe përpiqet të bëjë ibadet pa dituri, është i devijuar

dhe i humbur nga rruga e Allahut.

Për këtë na është ligjësuar sheriatikisht që në suren

fatiha ta lexojmë këtë dua madhështore, e cila është

duaja më e rëndësishme “Udhëzona në rrugën e dre-jtë. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!”. (El Fatiha/6-7)

Atyre të cilëve u është dhënë mirësi, janë ata që kanë dituri dhe veprojnë me të, kurse ata që kanë marrë

zemërimin e Allahut, janë ata që kanë dije por nuk

veprojnë me të, ndërsa të humburit janë ata që vepro-

jnë pa dituri. Sufjan ibën Ujejne (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Secili nga dijetarët tanë që është prishur, u ka

Page 14: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 13

ngjasuar hebrenjve, kurse secili që është prishur nga

ibadetgjinjët tanë u ka ngjasuar të krishterëve”. Sepse

hebrenjtë kanë dituri, por nuk veprojnë me të, sikurse thotë Allahu: “Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit…” (El Xhum’a/5) Pra, këta e kuptuan Tevra-tin dhe e mësuan, por nuk vepruan me të. Kurse secili

që është prishur nga ibadetgjinjtë tanë, u ka ngjasuar të

krishterëve, sepse ata kanë shpikur ibadete të cilat nuk

i ka ligjësuar Allahu dhe nuk i ka lejuar për robërit e

Tij.

Çështja e dytë

NJERIU DO TË PËRGJIGJET SE ÇFARË KA VEPRUAR ME DITURINË E TIJ?

ejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka njoftuar se, në ditën e gjykimit njerëzit do të pyeten për dit-

urinë që kanë pasur dhe se çfarë kanë vepruar me të?

Sikur që është përmendur në hadithin e transmetuar

nga Ebu Berzete el Eslemij, se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Asnjë rob nuk do të lëvizë

nga vendi ditën e gjykimit, derisa të pyetet për katër

gjëra – në mesin e tyre përmendi – edhe për diturinë e

P

Page 15: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 14

tij se çfarë ka vepruar me të’.4 Lidhur me këtë, është

transmetuar nga Ebu Derda të ketë thënë: “Kamë frikë

se ditën e gjykimit do të më thërret Zoti im para të gji-tha krijesave dhe të më thotë: “O Uvejmir! Çfarë ke

vepruar me atë që ke mësuar?”.

Kjo është një gjendje trishtuese, sepse për çdo gjë që

njeriu ka mësuar do të pyetet: çfarë ke vepruar me atë

që ke mësuar? Sepse qëllimi i diturisë është vepra, dhe mu për këtë çdo njeri do të pyetet për diturinë që ka

mësuar.

Është transmetuar nga një numër selefësh të kenë

thënë: “Ah sikur të kisha shpëtuar nga dituria që kam,

e të mos i mbetem borxh”. Nga kjo kuptohet frika e madhe që selefët kanë pasur ndaj Allahut, si dhe frika

e tyre se a do të jenë të vlefshme dituria dhe veprat e

tyre, siç thotë Hasen el Basriu: “Besimtari ka bashkuar mes veprave të mira dhe frikës, kurse munafiku ka ba-

shkuar mes veprave të këqija dhe shpresës. Edhe kjo

përkitet me thënien e Ibën Ebi Mulejkes, i cili thotë:

“Kam arritur t’i takojë gjallë më tepër se tridhjetë

sahabe, secili prej tyre kishte frikë nga nifaku”5.

4 Transmeton Tirmidhiu (2417), dhe thotë: hadithi është hasen - sahih 5 Transmeton Buhariu pa sened, nën titull: “Frika e besimtarit mos i shkatërrohen veprat pa e ndjerë fare”

Page 16: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 15

Sahabeve Allahu u ka dhënë dy gjëra madhështore: mi-

rësi dhe përsosmëri në vepra dhe ibadete dhe në të një-

jtën kohë u ka dhënë frikë nga Allahu se nuk do t’u pranohen ato vepra, siç thotë Allahu i lartësuar: “Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre” (Mu’minun/60). Nga Aisheja (radij Allahu anha) është

transmetuar ta ketë pyetur Pejgamberin (salallahu ale-

jhi ve selem) rreth këtij ajeti, duke i thënë: “A janë

këta persona ata të cilët pinë alkool, bëjnë zina dhe vjedhin?” Ai është përgjigjur: “Jo, oj e bija e Siddikut!

Por, ata janë të cilët agjërojnë, falin namazin, japin

sadakë dhe prapë kanë frikë se nuk do t’u pranohen

ato, janë ata të cilët nxitojnë për në punë të mira.”6

Allahu gjithashtu thotë: “Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)!” (El Bekare/127)

Ndërsa, kur Vuhejb ibën Vird e kishte lexuar këtë ajet,

kishte qajtur dhe kishte thënë: “O i dashuri i Allahut! I ke ngritur themelet e shtëpisë së Allahut dhe prapë ke

pasur frikë se nuk do të pranohet kjo vepër!”7.

6 Transmeton Tirmidhiu: (3175). 7 Transmeton Ibën Ebi Hatim në tefsirin e tj: (1/233), shih tefsirin e Ibën Kethirit: (1/253-254)

Page 17: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 16

Çështja e tretë

EKZISTON KËRCËNIMI NDAJ ATIJ QË NUK VEPRON ME DITURINË E TIJ

ë Kuran dhe sunet është përmendur kërcënimi

ndaj atij që nuk vepron me diturinë që ka mësuar,

ndaj atij që mëson dhe i kupton dispozitat e fesë – e gjithashtu – edhe i thërret të tjerët në këtë dituri, kurse

vetë nuk vepron me të!!. Allahu thotë: “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!”. (Saff/2-3), gjithashtu thotë: “Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?”. (Bekare/44) Kurse

për fjalët e Shuajbit (alejhi selam), Allahu thotë: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve” (Hud/88)

Këto ishin tri ajete të Kuranit lidhur me këtë.

Kurse në hadithin që transmeton Buhari dhe Muslimi

nga Usame, Pejgamberi (sallahu alejhi ve selem) ka

thënë: “Në ditën e gjykimit sillet një njeri dhe hidhet

në zjarr. Atij i dalin zorrët dhe sillet sikurse sillet

gomari rreth strumbullarit. Pastaj i afrohen banorët e

zjarrit dhe i thonë: “O Filan! Ç’është puna jote? A

nuk ishe ti që na urdhëroje të bëjmë vepra të mira

dhe na ndaloje nga të këqijat?! Ai thotë: Po, unë ju

N

Page 18: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 17

urdhëroja të bëni punë të mira kurse vetë nuk i

veproja, u ndaloja nga punët e këqija kurse vetë nuk

ndalohesha”.8

Kurse në Musned, është transmetuar nga Enesi (radij Allahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem)

natën e Israsë kishte parë disa njerëz t’u shqyhej goja

me gërshërë zjarri. Ai pyeti: “Kush janë këta njerëz?! I thanë: “Këta janë disa hatiba (që u janë drejtuar

njerëzve me këshilla) nga ummeti yt, të cilët i ur-

dhëronin njerëzit për punë të mira, kurse veten e

harronin, duke qenë se lexonin Kuranin. Vallë, a nuk

logjikonin”.

Pra, në Kuran dhe sunnet janë përmendur kërcënime ndaj atij që nuk vepron me diturinë e tij, ndaj atij i cili i

thërret të tjerët që të veprojnë kurse vet nuk e bën atë.

Në diturinë e këtij personi, të tjerët kanë më tepër hise sesa ky vetë, dhe shembulli i tij i ngjason fitilit në lla-

mbë, i cili të tjerëve ua ndriçon rrugën kurse vetë di-

gjet. Lidhur me këtë, njëri ndër tabiinët e mëdhenj që

quhej Mutarrif ibën Abdilah bin Shuhejr, kishte thënë: “O Allah! Kërkoj nga Ti që mos të ndodhë që dikush

tjetër të jetë më i lumtur se unë me atë gjë të cilën ma

ke mësuar mua, dhe po ashtu kërkoj nga Ti të mos

8 Buariu (3267), Muslimi (2989).

Page 19: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 18

bëhem mësim i keq për të tjerët”9. Kjo është një dua

madhështore, për të cilën Shejhul Islam Ibën Tejmije

thotë: “Kjo është ndër duatë më të mira.”10

Çështja e katërt

VEPRA ËSHTË SHKAK PËR TË HYRË NË XHENET

ë argumentet e sheriatit është përmendur se, në

ditën e kiametit, veprat e mira që të afrojnë tek Allahu, për besimtarin do të jenë një depo e rezervave

për shkak të të cilave do ta fitojë kënaqësinë e Allahut

dhe xhenetin e Tij. Lidhur me këtë, në kontekst të për-

mendjes së vlerës dhe shpërblimit të veprave, në Kuran janë afërsisht pesëdhjetë ajete në të cilat është përme-

ndur imani dhe veprat. Edhe pse veprat qëndrojnë bre-

nda emërtimit të imanit, ato janë përmendur ndaras me qëllim që të tregohet pozita e lartë e tyre: “Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë” (El

Bekare/ 82) “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë

9 Transmeton Imam Ahmedi në Librin “Zuhd”: (1358) 10 Mexhmuul Fetava: 14/307

N

Page 20: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 19

që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë” (Nahl/97)

“Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”(A’raf/43)

“Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!”

(Nahl/32) Ajetet që tregojnë se veprat janë shkak për të

hyrë në xhenet janë të shumta.

Po ashtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka

thënë: “Asnjërin vepra e tij nuk do ta fus në xhenet”, d.m.th. xheneti nuk do të jetë si zëvendësim për veprat,

edhe pse veprat janë një prej shkaqeve, por prapëse-

prapë hyrja në xhenet do të bëhet me mëshirën e Alla-

hut.

Sahabet i thanë: “O i dërguar i Allahut! As ty nuk do

të fusin në xhenet veprat e tua? Ai u përgjigj: “As

mua, përveç nëse Allahu më mbulon me mëshirën e

Tij”11.

Pra, veprat nuk janë në atë pozitë saqë besimtari ta

fitojë xhenetin si zëvendësim për to, por ato janë shkak, sepse në realitet, hyrja në xhenet bëhet me më-

shirën dhe mirësinë e Allahut.

11 Transmeton Buhariu: (5673), Muslimi (2816).

Page 21: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 20

Kurse, vetë veprat të cilat i kryen besimtari, janë nga

mëshira e Allahut: “Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dë-gjon të gjitha dhe i di të gjitha” (Nur/21)

Çështja e pestë

GATISHMËRIA E SELEFËVE PËR TË VEPRUAR ME DITURI

jo që e sqaron edhe më tepër këtë, është gjendja

mahnitëse e selefëve, të cilët me të dëgjuar diçka

nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tregonin gatishmëri të plotë për të vepruar, për më tepër, vepro-

nin në mënyrë të vijueshme.

Në këtë kuptim, janë transmetuar shumë transmetime,

të cilat tregojnë se ata kanë pasur shumë përkujdesje

për veprat.

Ndër to është transmetuar nga Aliu (radij Allahu anhu), kur Fatimeja erdhi tek Pejgamberi për të kër-

kuar shërbëtor, ai i thotë: “A të tregoj për një gjë që

është më e mirë sesa shërbëtori? Kur të shkosh për të

A

Page 22: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 21

fjetur thuaj: subhanallah 33 herë, elhamdulilah 33

herë, Allahu ekber 33 herë”. Aliu (radij Allahu anhu

thotë: “Që atëherë kur e kam dëgjuar Pejgamberin (sal-allahu alejhi ve selem), asnjëherë nuk e kam lënë pa e

vepruar këtë”.12

Njëri nga të pranishmit zgjodhi një natë të vështirë, në

të cilën njeriu mund të jetë i hutuar; dhe i tha: As natën

e Sifinit nuk i ke lënë pa i lexuar? - kjo është një natë kur ndodhi një luftë dhe betejë e njohur - ai tha: As

natën e Sifinit nuk i kam lënë pa i lexuar.

Ebu Davud ibën Ebi Hindi transmeton nga Nu’man bin

Salimi, i cili transmeton nga Amër bin Evsi, i cili

thotë: Kur Anbese bin Ebi Sufjan ishte i sëmurë në prag të vdekjes, më tregoi një hadith që të kënaqë kur

ta dëgjosh, ai më tha: E kam dëgjuar Ummu Habiben

duke thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin të thotë: “Kush i falë dymbëdhjetë rekate gjatë ditës dhe natës,

atij do t’i ndërtohet një shtëpi në xhenet”. Ummu

Habibe thotë: Prej se kam dëgjuar Pejgamberin për

këtë, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falë. Anbese thotë: “Prej se kam dëgjuar Ummu Habiben për këtë, asnjë-

herë nuk i kam lënë pa i falë. Dhe Amër ibën Evsi tho-

të: Prej se kam dëgjuar Anbese të më tregoj për këtë

hadith, asnjëherë nuk i kam lënë pa i falë. Kurse

12 Transmeton Buhariu (5362), Muslimi: (2727)

Page 23: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 22

Nu’man bin Salim thotë: Prej se kam dëgjuar Amër

ibën Evsin të më tregoj për këtë, asnjëherë nuk i kam

lënë pa i falur”. Transmeton Muslimi.13

Ky nxitim është një vullnet i madh për t’i kryer veprat

sa më parë dhe për të vijuar me to.

Gjithashtu është transmetuar tek Buhariu14 nga Ebu

Hurejre, i cili thotë: “Miku im më i afërt (Pejgamberi)

më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë derisa

të vdes: “T’i agjëroj tri ditë në çdo muaj, të falë

namazin duha, dhe të mos fle pa e falur vitrin”. I një-

jtë me këtë hadith është transmetimi i Muslimit15 nga

Ebu Derdai, i cili thotë: “Më ka porositur i dashuri

(Pejgamberi) për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë pa i

bërë derisa jam gjallë” dhe i përmendi ato.

Një shembull i ngjashëm me njërin ndër sahabet e rinj

– Umer bin Seleme – i cili thotë: “Në kohën kur kam

qenë fëmijë, njëherë ndodhesha në prehrin e Pejgam-berit (salallahu alejhi ve selem) duke ngrënë, dhe nuk

po merrja ushqim përpara vetes, kështu që ai më tha:

“O çun! Kur të hash thuaj bismilah, ha me dorën e

djathtë dhe merr para vetes”16. Kurse Buhariu në transmetimin e tij shton fjalët e këtij sahabiu: “Akoma

13 (1722) 14 (1178) 15 (728) 16 Buhariu (5376), Muslimi (2022).

Page 24: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 23

edhe tani vazhdoj të ha ashtu siç më porositi

Pejgamberi”.

Shpesh vërejmë se si të vegjlit qortohen apo ndalohen

për një gjë, nga dy e tri herë, por prapë nuk bëhen të dëgjueshëm, kurse ky djalosh, i cili ishte sahabij i ri në

moshë, një herë i është tërhequr vërejtja; ai tha:

“Akoma tani ha ashtu si më porositi Pejgamberi”. Kjo

tregon për nxitimin e tyre nga njëra anë, dhe vazhdi-

mësinë e tyre deri në vdekje nga ana tjetër.

Nëse shikojmë në jetën e selefu-salih pas sahabeve,

shohim se prej tyre transmetohen shumë fjalë në këtë

kuptim, sikurse është thënia e Sufjan Thevriut: “S’ka

asnjë hadith që më ka mbërritur nga Pejgamberi, veçse

kam vepruar me të”.

Amër ibën Kajs el Melai thotë: “Nëse të arrin hadithi

nga Pejgamberi, vepro me të qoftë vetëm një herë, do

të bëhesh nga pasuesit e hadithit”. Thënia e tij: “Vepro me të qoftë vetëm një herë” ka për qëllim sunetet dhe

mustehabet, sepse vaxhibet dhe farzet nuk mjafton që

të veprohen vetëm një herë.

Kur Ibën Kajimi përmend hadithin e transmetuar nga

Ebu Umame, se Pejgamberi ka thënë: “Kush e lexon

ajetul kursinë pas çdo namazi, nuk mbetet mes tij dhe

xhenetit pengesë tjetër veç pos vdekjes”, ai thotë: Kam

dëgjuar se shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë:

Page 25: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 24

“Asnjëherë nuk e kam lënë pa e thënë pas çdo nama-

zi”17.

Nga Imam Ahmedi është transmetuar të ketë thënë:

“Nuk kam shënuar asnjë hadith pa vepruar me të” – ka shkruar Musnedin, i cili dihet se sa voluminoz që është

dhe sa numër të madh të haditheve përmban -, pastaj

shton: “Saqë, kam dëgjuar se kur Pejgamberi kishte

bërë hixhamen, i kishte dhënë hixhamgjiut një dinar, po kështu edhe unë kur bëra hixhamen i dhashë një

dinar”.

Ky ishte pra përkushtimi i selefëve ndaj diturisë dhe

kjo ishte gatishmëria e tyre për të vepruar dhe vijuar

me të.

Çështja e gjashtë

GATISHMËRIA E SELEFËVE PËR T’I BRAKTISUR VEPRAT E NDALUARA

jithashtu, në mënyrë mahnitëse ata nxitonin me

ngulm edhe në braktisjen e gjërave të ndaluara. Lidhur me këtë, është transmetuar te Buhariu dhe

Muslimi nga Omeri (radij Allahu anhu) se Pejgamberi

17 Zadul Mead (1/285)

G

Page 26: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 25

(salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Allahu ju ndalon

të betoheni në prindërit tuaj”18. Siç është transmetuar

në disa transmetime, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e kishte dëgjuar Omerin të betohej në prindërit

e tij. Dhe siç vërejmë këtu, kjo ishte një traditë qysh

nga koha para Islamit dhe gjuhët e tyre ishin mësuar me këtë. Omeri (radij Allahu anhu) thotë: “E kam

dëgjuar Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) të

thotë: “Allahu ju ndalon të betoheni në prindërit

tuaj”, pastaj shton: “Prej se e kam dëgjuar Pejgambe-rin (Salallahu alejhi ve selem), asnjëherë nuk jam be-

tuar në prindër, as me gjuhën time as duke treguar për

betimin e dikujt tjetër”.

Ndër tregimet e rralla që transmetohen lidhur me këtë,

të cilin po e përmend vetëm për të bërë krahasim (me veprimin e Omerit) dhe që të kuptojmë vullnetin dhe

përkujdesjen e selefëve për këtë gjë, është tregimi i një

personi që kishte dëgjuar dikë duke u betuar në Pejga-

mberin (salallahu alejhi ve selem) dhe e kishte këshill-uar (që të mos betohej në Pejgamberin) duke ia shpje-

guar me argumente, derisa ishte bindur dhe kishte ven-

dosur të mos betohej më. Por, duke dashur që ta siguronte se nuk do ta përsëris më, i kishte thënë:

“Pasha Pejgamberin! Pas sotit nuk do të betohem në

18 Buhariu (6647), Muslimi (1646).

Page 27: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 26

Pejgamberin!. Këtu vërejmë se, kur gjuha mësohet me

disa fjalë, është vështirë që njeriu të largohet prej tyre,

por do t’i mbesin, së paku si fjalë goje. Kurse Omeri (radij Allahu anhu) betohet: “Pasha Allahun! Pas asaj

nuk jam betuar vetë e as nuk kam treguar për dikë

tjetër kur është betuar”.

Kjo na tregon për vullnetin dhe përkujdesjen e selefit

për të vepruar. Në çastin kur e dëgjonin hadithin, pava-rësisht nëse kishte të bënte me urdhëresa apo ndalesa,

ata tregonin gatishmëri mahnitëse për ta praktikuar,

madje edhe nëse kishte të bënte me gjëra që i kishin

bërë traditë dhe ishin mësuar me to.

Ndër rastet si ky, është hadithi i transmetuar nga En-esi19 (radij Allahu anhu) ku ai ishte shërbëtor tek Ebu

Talha dhe, një ditë kur ishte duke i shërbyer me alkool

para se të ndalohej, erdhi dikush dhe i tha: “Alkooli u ndalua”. Ata menjëherë e urdhëruan që ta hidhte në

tokë, edhe pse zemrat e tyre ishin mësuar dhe ishin të

lidhura me të. Pra ata e hodhën menjëherë, dhe ajo

ishte hera e fundit që pinë alkool.

Po ashtu, rasti që tregohet nga Ibën Abbasi20se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) vërejti një unazë

të arit në dorën e një njeriu dhe ia nxori nga gishti dhe

19 Buhariu ( 4617), muslimi (1980). 20 Muslimi (2090).

Page 28: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 27

e hodhi, duke thënë: “Dikush merr gacën e zjarrit dhe

e vë në dorën e tij!”. Pasi shkoi Pejgamberi (salallahu

alejhi ve selem), atij njeriu i thanë: “Merre unazën tënde dhe përfito prej saj – d.m.th. e shet apo ia jep

gruas, të gjitha këto janë të lejuara. Mirëpo ai u tha:

“Jo, pasha Allahun! Kurrë nuk e marr, sepse atë e

hodhi Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem)”.

Edhe pse e kishte të lejuar ta merrte, ai nuk e mori për shkak të përkushtimit të madh që kishte për t’iu

përmbajtur veprimit të Pejgamberit (Salallahu alejhi ve

selem).

Çështja e shtatë

VEPRA ËSHTË SHKAK I RRËNJOSJES DHE QËNDRUESHMËRISË SË DITURISË

ërkushtimi ndaj veprave është shkak i rrënjosjes,

qëndrueshmërisë dhe fuqisë së diturisë. Sepse, nëse veprat braktisen, atëherë dituria humbë, sikurse

transmetohet nga Aliu (radij Allahu anhu) të ketë

thënë: “Dituria thirret me vepër; nëse i përgjigjet vjen,

nëse jo, atëherë ajo shkon”.21 Pra, dituria e shoqëruar

21 Transmeton Asakir, në librin “Dhemmu men lem ja’mel bi ilmihi” f: 38.

P

Page 29: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 28

me vepër, është shkak i qëndrueshmërisë së saj. Lidhur

me këtë është transmetuar nga Sha’biu të ketë thënë:

“Për ta mësuar hadithin përmendësh, kërkonim ndihmë nga të vepruarit me të22. Kurse nga Ebu Derda është

transmetuar të ketë thënë: “Nuk mund të bëhesh

dijetarë pa qenë nxënës dhe, nuk mund të bëhesh

nxënës pa vepruar me atë që e ke mësuar”23.

Në këtë kuptim transmetohen shumë fjalë nga selefët (Allahu i mëshiroftë). E po ashtu, nëse muslimani

shikon në jetën e tyre e sheh qartë përmes veprave dhe

biografisë së tyre të këndshme, Allahu i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta, dhe ne na bashkoftë me robërit e

Tij të mirë.

Çështja e tetë

VËNIA E DITURISË NË VEPËR NDIKON MË TEPËR NË DAVET

ënia e diturisë në veprim ndikon më tepër në

davet sesa fjala pa vepër, sepse siç e kemi cekur

22 Transmeton Ibnu Abdul Berr në librin: “Xhamiu Bejanil Ilmi”: 1/709. 23 Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” fq: 16-17.

V

Page 30: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 29

më lartë, për këtë tregon fjala e Allahut për Shuajbin:

“Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve”

(Hud/88)

Malik ibën Dinari është transmetuar të ketë thënë: “Nëse dijetari nuk vepron, atëherë këshilla e tij do të

rrëshqas nga zemrat ashtu siç rrëshqet pika kur bie mbi

gur”.24

Nga Me’muni është transmetuar të ketë thënë: “Më

tepër kemi nevojë që të na këshilloj dikush me vepra sesa me fjalë”.25 Sepse ai i cili vepron dhe është i

përkushtuar në vepër, vepra dhe përkushtimi i tij janë

davet dhe njëkohësisht bëhet shembull i mirë për

njerëzit dhe realisht bëhet imam. Allahu thotë: “dhe bëna shembull për të mirë”. (Furkan/73)

Njeriu nuk mund të jetë shembull për të mirë, përveç

nëse tek ai grumbullohen cilësitë e mira, në mënyrë që

të jetë shembull në cilësi të mira. Ndërsa, nëse ai zgjerohet në dituri dhe nuk vepron me të, atëherë ai

vetë nuk ka dobi prej saj, as të tjerët nuk do të kenë

dobi nga dituria e tij.

Po e përmend edhe një rast prekës: Një herë vizitova

një të moshuar në xhaminë në të cilën falej. Ai ishte ibadetgji i madh dhe qëndronte shumë në xhami – aty 24 Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” fq: 97. 25 Xhamiu Bejanil Ilmi (1236).

Page 31: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 30

priste namaz pas namazi. Unë e përshëndeta me selam,

bisedova me të dhe i thashë: “Mashallah! Në lagjen

tuaj ka një numër të konsiderueshëm nxënësish të dij-es”. Ai tha: “Në lagjen tonë!” – dhe e përsëriste disa

herë në shenjë mospajtimi. “Në lagjen tonë?!” – më

pyeti. I thashë: “Po”. Ai ma ktheu: “O biri im! Ai që nuk kujdeset për faljen e namazit me xhemat nuk është

nxënës i dijes”.

Për këtë – në disa raste – disa njerëz thellohen në stu-

dimin e shkencave të ndryshme, por mungojnë në na-

mazin me xhematë, e në veçanti në namazin e sabahut. Dhe, nëse neglizhohet ky farz, i cili është shtylla më e

madhe e Islamit pas shehadetit, dhe për të cilin më së

pari do të pyetemi në ditën e gjykimit, atëherë ku janë

gjurmët e kësaj diturie?! Ndërsa sahabet, siç është transmetuar nga Ibën Umeri, thoshin: “Nëse dikush

mungonte në namazin e sabahut dhe të jacisë, ne

fillonim të dyshonim në të”26. Kurse në hadith është

transmetuar: “Namazi më i rëndë për munafikët është

namazi i sabahut dhe jacisë”.27

Kurse, në kohën tonë – kohën kur njerëzit qëndrojnë

natën gjatë – është shumë duke u neglizhuar namazi i

sabahut. Ndoshta ka raste kur dikush e kalon natën me 26 Transmeton Taberani në “El Mu’xhemul Kebir” (12/271), Ibnu Huzejme (1405), Ibnu Hiban (2099) 27 Transmeton Buhariu: (657), Muslimi: (651).

Page 32: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 31

debat shkencor rreth disa çështjeve apo temave, pastaj

fle pa e falur namazin e sabahut. Edhe sikur t’i kishte

ikur namazi i sabahut për shkak të leximit të Kuranit,

prapë do të ishte haram për të dhe do të bënte mëkat.

Në këtë kohë është duke iu ikur njerëzve namazi më i

vlefshëm, ngase është transmetuar nga Pejgamberi

(salallahu alejhi ve selem) të ketë thënë: “Namazi më i

vlefshëm tek Allahu është namazi i sabahut me

xhemat në ditën e xhuma”,28 dhe pikërisht namazi i

sabahut me xhemat në ditën e xhuma u ikën më së

tepërmi në këtë kohë. Për këtë e dinë më së miri imamët e xhamive, sepse dita e xhuma është ditë pu-

shimi (në shumicën e shteteve arabe) në të cilën

njerëzit qëndrojnë natën gjatë, pastaj flenë vonë dhe u

ikën ky namaz. Ndërsa më i miri ndër këta njerëz vjen me përtaci dhe i vonuar. Vjen i lodhur, i rënduar nga

gjumi dhe nuk mund të falet si duhet. Dhe, nëse e ka të

ditur se imami i asaj xhamie rëndom e lexon suren

Sexhde dhe Insan në ditën e xhuma (siç është sunet të lexohen këto sure në namazin e sabahut në ditën e

xhuma), atëherë nuk shkon në xhami deri në fund të

rekatit të dytë.

28 “Hiljetul Eulija”: (7/207), ndërsa shejh Albani e konsideron të saktë, shih “silsisetu sahiha” (1566)

Page 33: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 32

Ku mbeten gjurmët e diturisë, nëse kjo ka të bëjë me

farzin për të cilin më së pari do të pyetet njeriu në ditën

e gjykimit?! Nëse është neglizhent në këtë ibadet, në

ibadetet e tjera do të jetë edhe më neglizhent.

Çështja e nëntë

ALLAHUT T’I KËRKOHET NDIHMË PËR VËNIEN E DITURISË NË VEPËR

ë herët e përmendëm se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) çdo ditë e thoshte këtë dua: “O

Allah! Kërkoj nga Ti dituri të dobishme, risk të mirë

dhe vepër të pranuar”.

Është shumë me vend që kjo dua e bekuar të thuhet në

fillim të ditës, sepse dita është sheshi i veprave dhe qëllimeve të muslimanit. Dita e muslimanit duhet t’i

ketë vetëm tri gjëra: diturinë e dobishme, veprën e pranuar dhe riskun e mirë. Për këtë, është shumë me vend që pasi të falesh, ditën ta fillosh me këtë dua: “O Allah! Kërkoj nga Ti dituri të dobishme, risk të mirë dhe vepër të pranuar”, më pas ta fillosh ditën,

duke qenë se kërkove ndihmën e Allahut që të të ndihmoj për të kërkuar dituri, të të jap përkushtim ndaj

veprave dhe për ta arritur riskun (furnizimin).

M

Page 34: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 33

Çështja e dhjetë

QORTIMI I ATYRE QË NUK PREOKUPOHEN ME VEPRA

ga selefët janë përmendur shumë transmetime

rreth qortimit të atyre që nuk preokupohen me

veprat, siç janë fjalët e Ebu Hurejres: “Shembulli i

diturisë që nuk veprohet me të i ngjason shembullit të

një thesari që nuk shpenzohet në rrugën e Allahut”29.

Imam Ahmedi është pyetur për personin që angazhohet

shumë me shënimin e haditheve, dhe është përgjigjur:

“Ai duhet të veprojë aq sa ka mësuar hadithe”, pastaj

ka shtuar: “Shpenzimi i diturisë është sikurse shpen-zimi i pasurisë, sepse sa më tepër shtohet pasuria aq

më tepër shtohet zekati i saj”.30

Hatib el Bagdadi thotë: “Pasuria nuk ka vlerë nëse nuk

shpenzohet, ashtu edhe dituria, nuk i bën dobi atij që nuk vepron me të dhe nuk i kryen obligimet e saj.

Njeriu duhet të mendojë mirë për veten e tij dhe ta

shfrytëzoj kohën, sepse jeta është e shkurtër, vdekja

29 Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” (12), kurse Abani thotë: Senedi i tij është mevkuf dhe i pranueshëm. 30 Po aty (148).

N

Page 35: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 34

është afër, rruga është me rreziqe dhe mashtrime të

mëdha, rreziku është i madh dhe Allahu shikon dhe

vrojton, dhe tek Ai është kthimi: “Kush ka bërë ndo-një të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”.31 (Zelzele/7-8)

Kurse Hasen el Basriu thotë: “Kurani ka zbritur për të

punuar me të, kurse leximin e tij njerëzit e kanë bërë punë”. Lidhur me këtë thënie, Ibnul Xhevzij në librin e

tij “Telbisu Iblis”, thotë: “Do të thotë se ata janë

kufizuar vetëm me leximin e tij kurse e kanë braktisur

të vepruarit me të”32.

Ibrahim ibën Ed’hemit i kishte thënë një njeri: Allahu thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!”,

(Gafir/60) atëherë si është halli ynë kur ne po lutemi,

por nuk pranohen duatë tona?!” Ibrahimi i është për-gjigjur: “Për shkak të pesë gjërave”. Ai i tha: “Cilat

janë ato?!” Ai u përgjigj: “E keni njohur Allahun dhe

nuk i kryeni obligimet e Tij, e lexoni Kuranin dhe nuk

veproni me të, keni thënë: E duam Pejgamberin (sal-allahu alejhi ve selem) dhe keni braktisur sunetin e tij,

keni mallkuar Iblisin por në anën tjetër e ushqeni atë,

31 Po aty: fq: 20. 32 Fq: 138.

Page 36: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 35

dhe e pesta: i keni anashkaluar të metat e juaja dhe jeni

preokupuar me të metat e të tjerëve”.33

Sufjan Theuriu thotë: Allahu e mëshiroftë Ebu Haz-

min,34 i cili ka thënë: “Sot njerëzit janë të kënaqur

vetëm me diturinë dhe kanë braktisur veprat”.35

Malik ibën Dinari thotë: “Nëse njeriu kërkon dituri për

të vepruar me të, atëherë dituria do ta bëjë njeri të qetë.

Por, nëse kërkon dituri për ndonjë qëllim tjetër, atëherë

ose do t’ia shtojë arrogancën ose do t’ia shtojë lavd-

ërimin”.36

Abdullah ibën Mu’tezi thotë: “Dituria pa vepër është

sikurse pema pa fruta”. Ai gjithashtu thotë: “Dituria e

munafikut është vetëm në fjalët e tij, kurse dituria e

besimtarit është në veprën e tij”.

Ma’ruf el Kerhi thotë: “Kur Allahu ia do të mirën një robi, ia hapë derën e veprave dhe ia mbyllë derën e

fjalosjeve dhe polemikave të kota. Ndërsa, kur një robi

ia do të keqen, i hapë derën e fjalosjeve dhe polemi-

kave të kota dhe ia mbyllë derën e veprave”. Hasen el Basriu kur kishte dëgjuar disa njerëz që po pole-

33 Xhamiu Bejanil Ilmi (1220). 34 Ebu Hazmi është Selime ibën Dinar el A’rexh, i cili ishte ndër njerëzit e devotshëm, ibadetgjinj dhe të besueshëm. 35 Transmeton Imam Ahmedi në “El Ilel”: (2659) 36 Transmeton Hatibi në librin “El Iktidau” (31, 32, 33), Kurse shejh Albani thotë: “Senedi i tij është mevkuf dhe i pranueshëm”

Page 37: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 36

mizonin mes veti, kishte thënë: “Vërtet këta njerëz

janë mërzitur nga ibadeti, fjalët u vinë më lehtë, u

është pakësuar frika ndaj Allahut, andaj dhe fjalos-

en”.37

Bishër ibnul Harith thotë: “Dituria është e mirë për atë

që vepron me të, por për atë që nuk vepron me të është

shumë e dëmshme”.

Sufjan Ibën Ujejne thotë: “Nëse dituria nuk të bën

dobi, ajo do të bëjë dëm”. Lidhur me këtë thënie, Hatibi thotë: “D.m.th. nëse dituria nuk i bën dobi duke

vepruar me të, atëherë ajo do t’i bëjë dëm duke qenë

argument kundër tij”.38

E përfundoj këtë (broshurë) me një porosi të madhe

dhe emocionuese të Hatib el Bagdadit, i cili në librin e tij thotë: “Të porosis ty – nxënës i dijes – të kesh

sinqeritet në kërkimin e diturisë, të japësh mund për të

vepruar me të, sepse dituria është sikurse pema dhe frutat e saj janë veprat, sepse nuk konsiderohet dijetar

ai që nuk vepron me diturinë e tij. Nuk mund të

mësohesh me veprat përderisa je i huaj për diturinë

dhe, nuk mund të mësohesh me diturinë përderisa tregohesh neglizhent me veprat, por duhet t’i bashkosh

37 Fadlu Ilmi Selef: 37. 38 Të gjitha këto thënie të selefëve janë marrë nga libri “Iktidaul Ilmi el Amlelu” i Hatib el Bagdadit

Page 38: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 37

të dyja edhe nëse janë të pakta. A ka gjë më të ulët sesa

një dijetar, diturinë e të cilit e braktisin njerëzit për

shkak të metodës së tij të prishur, dhe një injorant të cilit njerëzit ia marrin injorancën duke shikuar në

ibadetin e tij. Andaj pak nga dituria dhe pak nga veprat

do të jetë shpëtuese në ahiret nëse Allahu bënë mirësi

me mëshirën dhe mirësinë e Tij.

Por, nëse (qëllimi i kërkimit të diturisë) është se si të mbrohesh dhe të tregohesh neglizhent, dëshira për të

folur gjatë, për t’i ulur të tjerët, për të qenë më rehat,

atëherë këto do të kenë përfundim poshtërues dhe të dhembshëm, sepse dituria duhet të kërkohet për t’u

praktikuar, sikurse që vepra bëhet për të shpëtuar. Dhe

nëse vepra mbetet larg diturisë, atëherë ajo dituri do të

jetë barrë për dijetarin. Allahu na ruajtë që dituria të na

bëhet barrë dhe të na sjellë poshtërim”.

Page 39: Dr. Abdurrezak bin Abdulmuhsin el Bedr · 2020. 7. 18. · “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë ” (Dharijat/56) Pra, edhe dituria edhe vepra janë

Rezultati i diturisë është vepra 38

Përmbajtja

Çështja e parë

DITURIA DHE VEPRA JANË QËLLIMI I KRIJIMIT ................................. 11

Çështja e dytë

NJERIU DO TË PËRGJIGJET SE ÇFARË KA VEPRUAR ME DITURINË E TIJ? ................................................................................................................. 13

Çështja e tretë

EKZISTON KËRCËNIMI NDAJ ATIJ QË NUK VEPRON ME DITURINË E TIJ .................................................................................................................. 16

Çështja e katërt

VEPRA ËSHTË SHKAK PËR TË HYRË NË XHENET ............................... 18

Çështja e pestë

GATISHMËRIA E SELEFËVE PËR TË VEPRUAR ME DITURI ............... 20

Çështja e gjashtë

NXITIMI I SELEFËVE NË BRAKTISJEN E GJËRAVE TË NDALUARA 24

Çështja e shtatë

VEPRA ËSHTË SHKAK I RRËNJOSJES DHE QËNDRUESHMËRISË SË DITURISË ...................................................................................................... 27

Çështja e tetë

VËNIA E DITURISË NË VEPËR NDIKON MË TEPËR NË DAVET ......... 28

Çështja e nëntë

ALLAHUT T’I KËRKOHET NDIHMË PËR VËNIEN E DITURISË NË VEPËR ........................................................................................................... 32

Çështja e dhjetë

QORTIMI I ATYRE QË NUK PREOKUPOHEN ME VEPRA .................... 33