24
KOMISIONI I ZGJEDHJEVE Masa për të mos lejuar bojkotin e numërimit të votave nga komisionerët »3 »7 U VRA MAJORI TOPALLAJ, U PLAGOS NJË MINISTËR Si u shpëtoi Mbreti Zog 10 plumbave në Vjenë më 1931 »8 E MËRKURË 20 SHKURT 2013 VITI IX, NR. 2902 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com TË PËRNDJEKURIT Nis shpërndarja e këstit të dytë, si do veprohet me trashëgimtarët »5 PËRPLASJET NË PS Dogjani, Malaj e Gjoni nisin debatin, Rama largohet Kreu socialist shmang replikat, në mbyllje të seancës kërkon kontribut për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit RISHIKOHEN TË DHËNAT E EKZEKUTIMIT TË DEPUTETIT TË PS, FATMIR XHINDI NISHANI: BËHUNI TË PAVARUR. DOSJET E NXEHTA QË DO TË RITRAJTOHEN NË GJYKATË VRASJA E OFICERIT TË SHISH PËR SHKAK TË DETYRËS DHE HETIMIT QË PO KRYENTE »2 Afatet dhe hapat që do të ndiqen në ndarjen e fondit. Kategoritë që do të përfitojnë të parat. Thesari çel fondet Rrëfimi në polici pas ngritjes së akuzës për vrasjen e bashkëshortit. “Nuk e kuptova çfarë ndodhi” FLET GRUAJA 60-VJEÇARE »9 Gratë në punë vullnetare për pastrimin e lagjes Si u gjetën ashklat në trikon e Ziver Veizit. Flet eksperti i çështjes Përgjigjet e plota »6 »4 KRYESIA E PD-së Berisha: Rama nuk uron Blushin, u shtrua pasi theu këmbën LINDJET ME OPERACION Tre rreziqet që mund të kalojnë gratë gjatë dhe pas lindjes »2 »4 Eduard Selami hap adresën në facebook nën siglën e PD. Kryesia e PD miraton grupet e punës, plotësohen krerët e degëve vakante HAPEN DOSJET Vrasjet e mbetura mister nën hetim Nisma nga Zonja e Parë Odeta Nishani për të ndërgjegjësuar familjet në ruajtjen e mjedisit. Realizimi në çdo fund muaji Nga RESHAT KRIPA Të përndjekurit politikë dhe qëndrimi ndaj zgjedhjeve Nga LUAN KURTI Jeta si telenovelë »10 »11 Opinion

Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

Citation preview

Page 1: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

Komisioni i Zgjedhjeve

Masa për të mos lejuar bojkotin e numërimit të votave nga komisionerët»3

»7

U vra majori Topallaj, U plagos një minisTër

Si u shpëtoi Mbreti Zog 10 plumbave në Vjenë më 1931»8

E mërkurë20 shkurt 2013Viti iX, Nr. 2902Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Të përndjekuriTnis shpërndarja e këstit të dytë,

si do veprohet me trashëgimtarët

»5

PërPlaSjeT në PSDogjani, Malaj e Gjoni nisin

debatin, rama largohetKreu socialist shmang replikat, në mbyllje të seancës kërkon kontribut për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit

rishikohen Të dhënaT e

ekzekuTimiT Të depuTeTiT

Të ps, FaTmir Xhindi

nishani: Bëhuni Të pavarur.

dosjeT e nXehTa që do Të

riTrajTohen në gjykaTë

vrasja e oFiceriT Të shish

për shkak Të deTyrës dhe

heTimiT që po kryenTe

»2

Afatet dhe hapat që do të ndiqen në ndarjen e fondit. Kategoritë që do të përfitojnë të parat. Thesari çel fondet

Rrëfimi në polici pas ngritjes së akuzës për vrasjen e bashkëshortit. “Nuk e kuptova çfarë ndodhi”

Nuk doja ta vrisja, më tradhtonte gjithnjë me fqinjën

FleT Gruaja 60-VjeÇare

»9

Gratë në punë vullnetare për pastrimin e lagjes Si u gjetën ashklat në

trikon e Ziver Veizit. Flet eksperti i çështjes

Përgjigjet e plota

»6

»4

Kryesia e pd-së

Berisha: rama nuk uron Blushin, u shtrua pasi theu këmbën

lindjeT me operacion

Tre rreziqet që mund të kalojnë gratë gjatë dhe pas lindjes

»2

»4

Eduard Selami hap adresën në facebook nën siglën e PD. Kryesia e PD miraton grupet e punës, plotësohen krerët e degëve vakante

hapen dosjeTvrasjet e mbetura mister nën hetim

Nisma nga Zonja e Parë Odeta Nishani për të ndërgjegjësuar familjet në ruajtjen e mjedisit.

realizimi në çdo fund muaji

nga reshaT Kripa

Të përndjekurit politikë dhe qëndrimi ndaj zgjedhjeve

nga lUan KUrTi

Jeta si telenovelë

»10

»11

Opinion

Page 2: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

02 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« politikë

Ironia mbi investimet në shëndetësi

Berisha: Blushi ka thyer këmbën, por Rama nuk e uron

Ish-kryetari i viteve 1992-1995

Selami faqe “Facebook”-u me siglën e pD-së

Apeli i Ministrisë së Integrimit për opozitën

Bregu: Rama ka një tjetër mundësi për të votuar 3 ligjet

Kryeministri Berisha për të krahasuar qëndrimet e Ramës mbi shëndetësinë ka përdorur faktin se kreu i PS nuk ka shkuar për urim tek Ben blushi i cili është i shtruar në spital për shkak se ka thyer këmbën. Berisha thekson se Blushi po kurohet në një nga spitalet më të mira në rajon, por që është i ndërtuar në Shqipëri. Ndaj dhe Rama, sipas Berishës, nuk ka shkuar në spital pasi do të konfirmonte situatën e shëndetësisë në Shqipëri. Duke tentuar të rikthejë vëmendjen te përplasjet në selinë rozë, Berisha tha se Rama e ka uruar me një sms Blushin ashtu si e ka uruar dhe vetë kreu i PD-së. Në lidhje me

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Eduart Selami, përveç deklaratave mediake se do të mbështesë PD-në në zgjedhjet e 23 qershorit, tash-më ambicien e tij elektorale e ka shfaqur dhe nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku veç fotos së tij të profilit ka vendosur dhe siglën e partisë së bashku me urimin për fitoren e zgjedhjeve. Natyrisht që miqtë e parë janë kryesisht deputetët e PD-së apo dhe përkrahës të

Ministrja e integrimit europian, Majlinda Bregu, i bëri thirrje sot kreut të Partisë Socialiste Edi Rama që më 21 shkurt të votojë 3 ligjet që kërkohen nga Komisioni Euro-pian për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga Shqipëria. “Ke një rast tjetër, Edi Rama, më 21 shkurt, të enjten, të votosh 3 detyrime të paplotësu-ara, të cilat do ta afrojnë Shqipërinë me Europën. Ke një rast tjetër ti dhe partia jote që të konsiderohesh si mbështetës e kontribues në realizimin e ëndrrës së atyre që përmbysën diktatorin më të egër me sloganin “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, përndryshe, siç e treguan

fushatën në mbrëmje vonë kryesia e PD për Tiranën ka zhvilluar një takim ku janë dis-kutuar çështjet teknike. Sipas Berishës grupet e punës kanë raportuar për situatën në mes të dy mbledhjeve dhe se janë vendosur piketat për të ardh-men. Duke theksuar se kërkon dhe një mandat qeverisës Berisha tha se PD i ka ndezur motorët. Por duket se në mbledhje janë diskutuar dhe situatat politike. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë ministri Genc Ruli ka theksuar se do të apelojë vendimin e gjykatës mbi përplasjen me Sajmir Tahirin. Në facebook Ruli thekson se do të kërkojë 50 milion lekë dëmshpërblim.

saj. Eduart Selami pritet të jetë kandidat i mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku zonat më të mundshme janë ato të Tiranës ose Elbasani. Am-bicien e tij për të qenë pjesë e mazhorancës në zgjedhjet e ardhshme Selami e shfaqi gjatë një emisioni televiziv, por nga ana e Kryeministrit Berisha ende nuk ka një deklaratë, pavarësisht takimit që zhvilloi me ish-kreun e PD-së në vitet 1992-1995.

më 20 shkurt të 1991, kur i bllokon e dhunon aspiratat e tyre, shqiptarët të rezervojnë vetëm një fund: rrëzimin”, - tha Bregu. Në seancën plenare të 21 shkurtit, si gjithmonë, do të jenë në rend dite tri ligjet e integrimit. Që pas prezantimit të projektraportit të Komi-sionit Europian në shtatorin e vitit që lamë pas, mazhoranca i ka bërë thirrje opozitës që të miratojë tri ligjet që kishin mbetur pezull në Kuvend. Ligji i Gjykatës së Lartë, i reformës parlamentare dhe ligji për nëpunësit civilë janë tri draftet e pamiratuara ende nga Kuv-endi i Shqipërisë, pasi ndërmjet palëve politike nuk është gjetur konsensusi i duhur për të mi-ratuar tri aktet ligjore.

TrondITje në PS, kreu SocIAlIST PërbAlleT Me PAkënAqëSITë

Dogjani, Gjoni e Malaj bëhen gati për debat, ikën Rama

oli Xhilaga

pas një periudhe të gjatë qetësie dhe rreshtimi për-ballë tij dje lidershipi so-

cialist pësoi tronditjen e parë. Iu kërkua llogari për emërimet, përzgjedhjet, përjashtimet e kështu me radhë nga de-putetët socialistë. Kësisoj, në Partinë Socialiste kanë nisur të dëgjohen zërat e pakënaqësive të përfaqësuesve socialistë. Hapja e kësaj force politike për emra dhe figura të reja, një vendimmarrje kjo ekskluzive e lidershipit socialist, ka sjellë jo pak nervozizëm dhe tension në radhët e socialistëve.

DebatiDeputetët socialistë ishin

bërë gati të debatonin ashpër në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor me lidershipin socialist për mënyrën se si po e drejton partinë, por nuk ia dolën. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, më të përfunduar fjalën e tij përpara medieve ka nxituar të largohet për të zhvilluar një takim infor-mal në ambasadën gjermane. Për rrjedhojë dhe përballja mes tij dhe ligjvënësve socialistë ka qenë e shtrirë në pak minuta. Duke marrë shkas nga zhvillimet më të fundit në degën e PS-së në Kukës, deputeti i këtij qarku, Asllan Dogjani, ka insistuar në marrjen e një sqarimi nga ana e Ramës lidhur me shkarkimin dhe emërimin e kreut të ri të partisë në këtë qytet. Madje, i përballur me indiferentizmin e Ramës, i cili ka nxituar të zhvendoset nga salla ku po zhvillohej mbled-hja, deputeti Dogjani nuk ka frenuar mllefin e tij. “Zotëri, po të kërkoj sqarim mbi emërimet dhe shkarkimet brenda PS-së pa u konsultuar me strukturat e partisë. Me këtë mënyrë po shkatërroni strukturat e PS-së”, - mësohet të jetë shprehur Dog-jani, i cili ka shkuar më tej, duke i ka kujtuar Ramës faktin se nuk është i pazëvendësueshëm në postin e kryetarit. Njëkohësisht Dogjani ka akuzuar Ramën se po drejton kërcënime direkte ndaj socialistëve. Por përkundrejt këtyre qëndrimeve ka ardhur dhe argumenti i kreut të PS-së. “Të drejtën ma ka dhënë grupi i strat-egjisë së komunikimit dhe jam konsultuar me Gramoz Ruçin dhe Blendi Klosin. Nuk kam shkelur statutin”, - është shprehu Rama, i cili menjëherë pas sqarimit ka lënë ambientet e PS-së.

MbledhjaMësohet se në këtë mbled-

hje pritej që dhe ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PS-së të shfaqin pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimmarrjen e lidershipit të partisë. Deputetë si Arben Malaj, Ilir Gjoni etj. ishin bërë gati që të kërkonin sqarime lidhur me prurjet e reja në parti, mënyra se si ato përzgjidhen e kështu me radhë, por braktisja e kësaj mbledhje nga ana e Ramës ka bërë që debatit të mbyllet

mes tij dhe Dogjanit. Ndërkohë mësohet se ky i fundit është shprehur se nuk do ta ndalojë këtu kundërvënien e tij. Pritet që në ditët që vijnë deputeti i qar-kut të Kukësit të bëjë publike të gjitha të vërtetat mbi mënyrën se si kanë ardhur emërimet dhe shkarkimit në degën e partisë së këtij qyteti, mënyrën se si është

sjellë Rama me personat që kanë kundërshtuar vendimet e tij. Prej më shumë se një jave de-puteti Dogjani është rreshtuar në krah të 250 anëtarëve të Par-tisë Socialiste të Kukësit, të cilët nuk janë dakord me emërimin e Skënder Ahmetajt në postin e kryetarit të partisë në këtë bashki. Qëndrimi i Dogjanit në

mbështetje të këtij grupi erdhi njëkohësisht me lajmin se ai nuk do të jetë më në listat e kandi-dateve për deputetë në qarkun e Kukësit, vendim ky që i është komunikuar nga vetë kryetari Rama. Ndërkohë ky i fundit vi-jon në përzgjedhjen e emrave të rinj që do të jenë pjesë e ekipit garues më 23 qershor.

Situata ekonomike, rama analizë të dhënave

Raporti: “Rënie e të ardhurave në tri grupet kryesore”

“Operacion jashtëzakonisht kompleks për të riçliruar energjitë e bllokuara të ekonomisë në kushtet e mungesës së konkur-rencës, në kushtet e kriminalizimit të ekonomisë, në kushtet e kor-rupsionit dhe të një bashkëpunimi kriminal mes një grupi në pushtet dhe një grupi në ekonomi”, - ky është vizioni i Partia Socialiste pas ardhjes në pushtet për të rimëkëmbur ekonominë. Ishte vetë kreu i PS-së, Edi Rama, ai që duke paraqitur një panoramë krejtësisht të rrënuar të situatës ekonomike vlerësoi si moment kritik pikërisht rënien e të ardhurave. Kështu, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e

përjavshme të grupit kuvendor socialist Rama analizoi tri grupet kryesore të të ardhurave, konkre-tisht të ardhurat nga tatim-fitimi prej biznesit të madh, të ardhurat nga individë dhe nga ato të biznesit të vogël. “Dy shifra të tjera për gjendjen ekonomike dhe për trendin ekonomike. Korporatat, rënia e përkthyer në llogari fitimi tregon se më 2012-n korporatat kanë fituar 280 milionë dollarë më pak në raport me vitin 2011. Ndërkohë që biznesi i vogël, xhiroja më 2012-n në raport me 2011-n është pakësuar me 285 milionë dollarë”, - u shpreh Rama. Sipas tij, ekonomia ven-

dase është drejt degradimit, ndaj shprehu bindjen se përmes votës më 23 qershor qytetarët duhet të mundësojnë nisjen e rimbëkëm-jes ekonomike. Ndërkohë në këtë analizë të situatës ekonomike kreu socialist rikujtoi dhe një herë premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve parla-mentare më 23 qershor një ndër vendimet e para do të jetë heqja e taksës për biznesin e vogël.

Të ardhurat vjetore të sipërmarrësve dhe të vetë shtetit janë dëshmi e rënies së ekonomisë në informalitet i shoqëruar me një korrupsion në rritje. Kjo ishte bindja e kryetarit Rama lidhur me realitetin ekono-mik. “Ndërhyrja e parë themelore është ajo që duhet të bëjë çdo qytetar, konsumator, i vetëpunësuar në një biznes të vogël, pronar i një kompanie, një rrogëtar i shtetit me votën e vet për të frenuar rrënim të mëtejshëm në ekonomi”, - tha ai.

Ap

eli

“Opsioni që ekonomia po informalizohet për shkak të kriminalizimit të saj dhe të një korrupsioni që është tërësisht i kontrolluar përmes shtetit të kapur ose shifrat e rritjes ekonomike aq sa janë edhe ato janë të manipuluara dhe nuk përkojnë me realitetin. Ose të dyja bashkë, që bëjnë një gjë shumë të madhe si problem që është përpara nesh për t’u zgjidhur. E rëndësishme është se duhet ndërhyrë sa më parë”, - u shpreh Rama para deputetëve.

Ak

uz

A

Page 3: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

03• E mërkurë 20 shkurt 2013

»politikë

Memot e SHBA, opozita kërkon seancë dëgjimore

Opozita kërkoi thirrjen në një seancë dëgjimore të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Panariti për të raportuar mbi përmbajtjen e memos dërguar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara mbi nacional-izmin e tepruar shfaqur muajt e fundit. Pas mbledhjes së Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme deputetja socialiste Arta Dade tha se retorika nacionaliste përdoret nga kryeministri për të prodhuar vota në zgjedhjet e 23 qershorit. Anëtari i këtij Komi-sioni, deputeti i FRD-së Gazmend Oketa, mendon se karta e nacionalizmit i shërben qeverisë për të shmangur përballjen me problemet e vërteta ekonomike që po përjeton vendi. Ministri i Jashtëm Panariti nuk e ka pranuar ekzistencën e memos së ambasadës së SHBA-ve për deklaratat nacion-aliste. Burime thonë se kjo është një përgjigje gjysmëdiplomatike, pasi shkresa është në tryezën e Panaritit, edhe pse jo në formatin e komunikimit zyrtar, por konfidencialë.

tAp, topalli takohet në Ankara me erdoganin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u takua me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, ku është diskutuar për nxitjen e bashkëpun-imit ekonomik, projektin e gazsjellësit TAP dhe rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Kry-etarja e Kuvendit tha se marrëveshja e firmosur mes Shqipërisë, Italisë e Greqisë dhe mbështetja e Turqisë për realizimin e kalimit të gazsjellësit TAP përmes Shqipërisë do të sillte një impakt të jashtëzakonshëm ekono-mik jo vetëm për vendin tonë, por dhe për rajonin e më gjerë. Gazsjellësi transadriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah-Denizit në detin Kaspik drejtë Europën Perëndimore. Ndërsa investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliard dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë. Dy per-sonalitetet u shprehën se synimi dhe ambicia e përbashkët është rritja e kësaj vlere të shkëmbi-meve tregtare.

koMiSionikqZ MIrATon udhëZueSIn, rekruTohen koMISIonerë reZervë Për ZgjedhjeT

23 qershori me 2 palë komisionerëshLargimi i komisionerëve nga KZAZ-të dhe KQV-të jo më një problemervin koçi

Situata e ngërçit që prod-hoi përgatitjen e zgjed-hjeve lokale të vitit 2011,

vendimi i opozitës për të mos paraqitur anëtarë dhe sekre-tarë të komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve nuk mund të përsëritet më në zgjedhjet e ardhshme parla-mentare. Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendo-sur që të rekrutojë një batalion të tërë komisionerësh rezervë, të cilët do të aktivizohen në çdo rast që një forcë politike do të tërheqë komisionerët e vet, qofshin këta në KZAZ, qofshin në KQV. Gjatë miratimit të ud-hëzuesit në tavolinën e KQZ-së anëtarët kërkuan që të përcak-tohet saktësisht procedura se si do të veprohet, ashtu siç është shkruar edhe në Kodin Zgjedhor. Sipas Iliran Muhos, udhëzuesi duhet të ketë të cituar komplet nenin 29, pika 5 e të cilit thotë se, nëse par-titë më të mëdha në parla-ment, PD-ja dhe PS-ja, nuk do të paraqesin komisionarët për KZAZ-të dhe KQV-të, atëherë do të mund t’i vendosë forca e dytë parlamentare, qeveritare ose opozitare. Kjo kërkesë e Muhos u pranua nga anëtarët e KQZ-së, të cilët e miratuan aktin me 6 vota “pro”, pasi njëri prej anëtarëve kishte lënë që më parë tavolinën e KQZ-së.

UdhëzimiUdhëzimi ka për qëllim të

përcaktojë rregullat për proce-durën e përzgjedhjes dhe tra-jnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ-ja për të plotësuar vendet vakante

që mund të krijohen në komisio-net e zonave të administrimit zgjedhor dhe në komisionet e qendrave të votimit, si dhe rregullat për trajnimin e këtyre shtetasve. Sipas projektudhëzi-mit të miratuar dje nga KQZ-ja, kjo e fundit do të hartojë një listë me shtetas që shprehin interes për të qenë anëtarë KZAZ-je dhe KQV-je. Për secilin rast, pra si për anëtarë KZAZ-je, ashtu dhe KQV-je, KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve, pra para datës 23 mars, do të shpallë në gazetat me tirazh më të madh kombëtar si dhe në faqen e saj të internetit interesin për të

rekrutuar shtetas që janë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo të sekretarit të këtyre dy niveleve komi-sionesh, në rast se krijohet va-kancë. Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore shqyrton të gjitha kandidaturat e paraqitura në KQZ apo pranë zyrave rajonale për anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve dhe KQV-ve, të cilët mund të emërohen kryesisht duke krijuar një listë me të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e Kodit Zgjedhor. Në çdo rast të krijimit të vakancës në secilin prej këtyre komision-eve, KQZ-ja me vendim emëron anëtarët dhe sekretarët sipas

rastit për të plotësuar vendin vakant me emrat nga kjo listë, duke u dhënë përparësi trajni-meve në fushën e zgjedhjeve eksperiencave të mëparshme në administratën zgjedhore dhe kualifikimeve profesionale. Krahas kësaj pike KQZ-ja miratoi edhe pro-cedurat që do të ndjekin koalicio-net parazgjedhore në regjistrimin e tyre. Sipas këtij akti, të miratuar dje nga KQZ-ja me vota unanime, kërkesa për regjistrimin e koa-licionit zgjedhor në KQZ duhet të nënshkruhet nga të gjithë kryetarët e partive pjesëmar-rëse të koalicionit zgjedhor ose nga një person i autorizuar prej tyre në marrëveshje.

Shtetasi që emërohet anëtar apo sekretar i KZAZ-së dhe KQV-së, gëzon të njëjtat të drejta dhe ka të njëjtat detyrime si çdo anëtar dhe sekretar i propozuar nga partitë politike që kanë të drejtë të kenë anëtarë në këto komisione. Për rrjedhojë, çdo shtetas i emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe nga KZAZ-ja për plotësimin e vakancës gëzon të drejtën e shpërblimit në përputhje me vendimin e KQZ-së për masën e shpërblimit të këtyre komisionerëve. Për të gjithë këtë kontingjent komisionerësh që do të merren rezervë, KQZ-ja ka parashikuar që ata t’i trajnojë për të qenë të gatshëm në çdo rast që të kryejnë detyrën që do u jepet. Të drejtën për të përfituar trajnim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kanë vetëm ata shtetas që kanë marrë konfirmimin paraprak nga Zyra Rajonale Zgjedhore apo administrata e KQZ-së.

nIShAnI APel Prokurorëve: heTonI denoncIMeT e bërA në MedIe, MoS PrISnI kAllëZIM ngA PAlëT nishani: Mos prisni t’ju jap pavarësinë presidenti

Kreu i shtetit takim me prokurorët, kërkon rivitalizimin e task-forcësPavarësia e institucionit të

Prokurorisë së Përgjithshme ishte një pikë e diskutimit të djeshëm ndërmjet Presidentit të vendit, Bujar Nishani, dhe kryeprokurorit Adratik Lla-lla. Sipas presidentit Nishani, Prokuroria duhet ta fitojë vetë pavarësinë e saj dhe të shmanget nga ndikimet e fak-torëve të ndryshëm në punën e saj. “Luftë korrupsionit dhe pavarësi nga çdo lloj ndikimi në punën tuaj. Mos prisni t’u bëjë të pavarur Presidenti i Re-publikës, atë e bën puna juaj”, - deklaroi dje kreu i shtetit për prokurorët. Nishani në fjalën theksoi e tij se duhet të forco-het besimi qytetar te forca e ligjit dhe te shteti i së drejtës. Ndërsa e cilësoi si një nga sfidat më të rëndësishme çështjen e funksionimit të task-forcës, Presidenti Nishani kërkoi rivi-

talizimin e hetimeve nga këto grupe hetimore. “Kërkoj nga grupet e task-forcës një rivi-talizim të hetimeve dhe duke inkurajuar që përmes transpar-encës dhe profesionalizmit të kryhen të gjitha veprimet heti-more dhe ligjore. Kjo kërkon një pavarësi shumë të madhe, një vlerësim dhe një qëndrim strikt para ligjit. Unë dëshiroj që metodologjia e hetimeve të jetë pjesë e një dinamike më të madhe për të gjithë prokurorinë, por veçanërisht e taks-forcës. Ashtu siç kemi in-frastrukturën dhe teknologjinë për të marrë të gjitha provat e nevojshme, do të inkurajoja bashkëpunimin mes institu-cioneve, por duke ruajtura të pacenuar rolin e lidershipit dhe të pavarësisë të çdo institu-cioni”, - tha Nishani. Presidenti Nishani në fjalën e mbajtur dje

i kërkoi bërthamës së Prokuror-isë që të rivitalizojë hetimet, duke hedhur dritë mbi çdo informacion të publikuar në medie, pa pritur denoncim apo kallëzimin e palëve. Gjithashtu ai kërkoi përgjegjshmëri maksi-male dhe integritet të lartë nga prokurorët në luftën kundër ko-rrupsionit, krimit ekonomik dhe pastrimit të parave, që qëndro-jnë si kërcënim i përhershëm ndaj të drejtës, shtetit ligjor, funksionimit të institucioneve publike dhe ndaj shërbimit për qytetarët e vendit. Duke ape-luar për bashkëpunim ndërin-stitucional mes të gjitha agjen-cive ligjzbatuese, Presidenti i Republikës theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit ekonomik, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave është sfidë e përhershme e institu-cioneve ligjzbatuese.

Page 4: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

04 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

«SociAle

erta bode

tani e shtuna e fundit e çdo muaji do të shërbejë si ditë vullnetare për pastrimin

e ambientit. Kjo është nisma e Zonjës së Parë të vendit Odeta Nishani, e cila duket se do të rikthejë praktikën e mirë të më se 20 vjetve më parë, kur gratë e lagjes bashkoheshin për të pastruar sheshet. Shqiptarët kanë problem në mbrojtjen e mjedisit ku vetë ata jeto-jnë. Çdo ditë ndeshesh me një kulturë merr e hidh në rrugë gjithçka që është tepër në du-art e secilit. Ky është shkatër-rimi i mjedisit dhe ndotjes që vetë ne sjellim. Zonja e Parë e vendit dhe presidentja e nderit e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, deklaroi dje se e shtuna e çdo fundmuaji do të jetë dita e ndërgjegjësimit për të pastruar atë çka ne bëjmë përditë. Ky veprim ndoshta do të shërbejë për të shprehur atë pak edukatë dhe kulturë që mund të ketë mbetur brenda nesh për ambientin ku përditë jetojmë. “Çdonjëri nga ne është përgjegjës për mbeturinat që i krijojmë në shtëpi, shkollë, lagje të qytetit dhe në vende të tjera publike. Sot kujdesi ndaj mbeturinave nuk është

turp, por obligim dhe qytetari”, - u shpreh Nishani. Ajo kërkoi që për herë të parë çdo moshë e shoqërisë të ndërgjegjësohet për ndotjen e mjedisit që krijon, dhe një ditë në muaj nuk është shumë për të rregulluar atë që prishim. “Të shpenzosh një ditë të muajit duke ndierë përkrah teje se si të gjithë të tjerët duan një ambient të pastër dhe kujdesen për të ashtu siç duhet ta bëjnë të gjithë është fare pak. Kërkoj që shqiptarët të solidarizohen me këtë ni-smë, duke treguar qytetarinë

e tyre dhe vlerat njerëzore për ambientin”, - tha Zonja e Parë e vendit. Ajo numëroi një sërë ar-syesh se pse duhet ta ndjekim këtë frymë bashkëpunimi, duke theksuar se një ambi-ent i pastër është shumë më i shëndetshëm dhe tregon më shumë kulturë. Duke falënder-uar Korpusin Vullnetar për kontributin që ka dhënë në pastrimin e ambientit, sido-mos pas festive publike, ajo kërkoi që të rinjtë shqiptarë të jenë të parët që të përkra-hin këtë bashkëpunim. “Ju jeni

e ardhmja e vendit të sotëm. Mjedisi i pastër në radhë të parë i shërben shëndetit tuaj dhe asaj ç’ka ju do të ndërtoni në këtë vend. Një e shtunë në muaj nuk ju prek as lirinë tuaj, as hapësirën për argëtim, as nuk lë mbrapa obligimet e tjera që mund të keni, kur mund të jepni kontributin tuaj si një shenjë obligimi më të madh se punët që keni. Shqiptarët kanë nevojë për pak qytetari dhe ajo duhet të vijë nga ju, që do ta trashëgoni këtë Sh-qipëri”, - u shpreh Nishani.

qyTeTArI dhe oblIgIMI Për AMbIenTIn

Rikthehet puna vullnetare, në shesh të pastrojmë

pallatet në çdo fund muaji

S’rritet paga nëse nuk kalohet testi

Vjetërsia në punë dhe kalimi i testit rritje page për mësuesit

Për herë të parë këtë vit vjetërsia në punë e mësuesve dhe kalimi i testit kualifikues do të ndikojnë në rritjen e pa-gave të tyre. Përveçse mësuesit duhet t’i nënshtrohen testit të kualifikimit, tani eksperienca e tyre do të vlerësohet në një përqindje që do të konvertohet në një shumë monetarë sa herë që qeveria të miratojë rritje page për ta. Lajmin e bën të ditur Dorina Rapti, drejtoresha e Arsimit Profesional pranë Ministrisë së Arsimit. Ajo deklaron se në testin e kualifikimit nuk do ndikojë masteri i mësuesit. Do të ndikojë thjesht përgatitja dhe rezultati gjatë testit për kualifikimin e tyre. Në bazë të viteve që kanë ushtruar profesionin, do të bëhet edhe rritja e pagave. “Nëse kanë 5 vjet vjetërsi pune dhe fitojnë kualifikimin si ‘mësues të kualifikuar’, rroga e tyre do të rritet me 5%. Kategoria tjetër janë mësuesit që kanë 10 vjet vjetërsi dhe fitojnë kualifikimin si ‘mësues special-istë’. Ata do të përfitojnë 10% të pagës aktuale shtesë. Kat-egoria e fundit janë mësuesit që kanë 20 vjet vjetërsi pune dhe do të fitojnë kualifikimin si ‘mësues mjeshtër’ dhe paga e tyre do të rritet me 20% të pagës aktuale”, - tha Rapti. Për sa i përket kualifikimit të mësuesve theksohet se nuk mund të ketë rritje page nëse mësuesi nuk kalon testin e kuali-fikimit. “Gjatë 5 vjetve të fundit që është bërë provimi për kualifikimin e mësuesve arsyeja e vetme ka qenë kualiteti që ata u ofrojnë nxënësve. Këtë vit kualifikimi në test është rruga e hapur drejt rritjes së pagës, - tha Tidita Ab-durrahmani, drejtoresha e Institutit të Zhvillimit Arsimor pranë Ministrisë së Arsimit. - Për mësuesit që nuk arrijnë të kalojnë testin e kualifikimit nuk do të ketë pezullim nga puna, dhe as ulje rroge, ata thjesht nuk do të kenë rritje rroge kur qeveria ta miratojë atë”, - tha Rapti.

opozitA

sitUataPër shqiptarët është ende problem kultura e mbrojtjes së mjedisit. Njerëzit në vendin tonë janë të pan-dërgjegjshëm për mënyrën se si e trajtojnë ambientin duke e ndotur atë në ekstrem. Gjatë gjithë ditës të ndodh të shikosh njerëz që konsumojnë dhe i hedhin mbeturinat në rrugë, ose raste kur kanë një sens për të hedhur dhe e hedhin vend e pa vend. Justifikohen se s’ka kazanë mbeturinash, por edhe kur janë, ata s’kursehen për të lëshuar nga duart gjithçka që s’u duhet.

sitUataMbrojtja e mjedisit nga shqiptarët është pikëpyetje e vënë nga vetë ata. Sapo kalojnë kufijtë e Shqipërisë, ata ndeshen jashtë me një rregull tjetër, që i bën t’u qën-drojnë strikt zbatimit të rregullave në bazë të gjobave. Aty ku nuk ka edukim për mbrojtjen e mjedisit, vlen edhe forma e ndëshkimit për ta ruajtur atë. Në gjithë botën gjobat për hedhjen e mbeturinave në rrugë i mësuan shqiptarët që të kenë rregull. Ky rregull mund t’u vlejë dhe brenda kufijve të Shqipërisë.

lIndjeT Me ndërhyrje kIrurgjIke, ProbleMe Të ShuMTA edhe Më PAS tri rreziqet pas lindjes me operacion

Vdekshmëria e nënave gjatë lindjes për 2012 në shifrën 0Gratë në Shqipëri po prefer-

ojnë më shumë lindjen me operacion sesa të përjetojnë një proces natyral. Rreziksh-mëria që sjellin këto lindje dhe pasojat e tyre të mëvonshme bën që ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, të kërkojë një strategji për eliminimin e kësaj situate. Ai bën të ditur se ak-tualisht shifrat e operacioneve me sexio cesare, edhe pse ka pësuar ulje, është ende në shi-fra të larta. Aktualisht 33.8% e lindjeve në Shqipëri gjatë vitit 2012 janë kryer me operacion. Gjinekologët e maternitetit “Koço Glozheni” tregojnë se ar-syet lindjet me operacion kanë tri rreziqe shumë të larta. Si fil-lim rrezikohet ose jeta e nënës, ose e foshnjës, si dhe ka rrezik që nëna të mos ketë mundësi për një lindje tjetër pas ndërhy-rjes kirurgjike. Gjithashtu ata shpjegojnë se për femrat ndë-rhyrjet kirurgjike sjellin pasoja të rënda edhe gjatë vazhdimit të jetës, si problemet dhe çr-regullimet e mitrës. Arsyet pse bëhen ndërhyrje kirurgjike

gjatë lindjeve janë të shumta. Fillimisht janë lindjet e do-mosdoshme që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Këtu klasifikohen lindjet që gjatë

kirurgjikale kryen edhe lindjet ku nëna për shumë arsye nuk ka ujërat e lindjes, ose nuk ka arritur në kohë gjatë atij procesi. Në vend të tretë ren-diten ndërhyrjet kirurgjike gjatë lindjes. Këto ndodhin për shkak se nëna nuk e ndien veten të aftë ta sjellë në jetë fëmijën me lindje të rregullt bi-ologjike dhe për shkak të pani-kut rrezikon jetën e saj ose të foshnjës. Në këtë rast mjekët e kalojnë nënën direkt në sallën e operacionit. Rastet më kri-tike janë ato kur gjatë konsul-tave të shtatzënisë nënat nuk kanë guximin për ta lindur vetë fëmijën dhe shprehin dëshirën për të bërë një lindje me sexio cesare. Tavo kërkoi që foshn-jat të vijnë në jetë në mënyrë biologjike, sepse kjo është më e sigurt dhe hap më pak prob-leme. Ai përgëzoi uljen e shi-frave të mortalitetit foshnjor, duke thënë se gjatë vitit 2012 kjo shifër është 7.8 për 1000 lindje. Ai përgëzoi mjekët që shifra e mortalitetit të nënave për vitin 2012 është 0.

shtatzënisë kanë pasur prob-leme, dhe për këto lindje lihet një datë e caktuar për ndërhy-rjen kirurgjikale për sjelljen në jetë të foshnjës. Me ndërhyrje

Page 5: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

05• E mërkurë 20 shkurt 2013

»ekonoMi

MInISTrI I ekonoMISë: MInIerAT IMPAkT në rrITjen e PunëSIMIT

Minierat, prodhimi vendas u rrit me 13% Haxhinasto: ¼ e rentës minerare duhet t’i kalojë vendorëve

Performanca e sektorit nxjerrës dhe përpunues të mineraleve ka pasur tregues pozitiv në 2012 që shërbejnë si bazë për të qenë të suk-sesshëm për vitin në vazhdim. “Këtë vit ne hymë në një bilanc shumë pozitiv për sa i takon të gjithë aspekteve në industritë nxjerrëse dhe përpunuese në vend. Vitin e kaluar ar-

ritëm një rritje të prodhimit vendas me 13% dhe impakti ishte gjithashtu i madh edhe në punësim me rreth 28% më shumë se një vit më parë, ose 10 mijë vende të reja pune”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto. Ministri mori pjesë në seminarin me temë “Përgjegjshmëria sociale

e koorporatave në industrinë nxjerrëse në Shqipëri” të or-ganizuar nga OSBE, METE dhe ambasada kanadeze. “Gjykoj se vlerësimi i impaktit social në një sektor të tillë, por edhe në përgjithësi në sektorët që ga-rantojnë rritje është një detyrë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme për politikbërjen, mirëqeverisjen, por mbi të gjitha

është një detyrim i madh para qytetarëve dhe punonjësve sh-qiptar”, tha Haxhinasto. Ministri vlerësoi impaktin social që jep sektori nxjerrës dhe përpunues i minerareve në punësim. Haxhi-nasto vuri në dukje edhe sfidat që hasen në këtë sektor strat-egjik për ekonominë shqiptare. “Këto sfida lidhen kryesisht rreth punonjësit dhe qytetarit,

por edhe rreth mjedisit dhe përfitimit të komunitetit vendor nga kjo industri dhe nga ky zh-villim”, tërhoqi vëmendjen minis-tri. Sipas legjislacionit aktual, ¼ e rentës minerare me ligj duhet t’i kalojë autoriteteve vendore. Por mbetet akoma një objektiv që duhet realizuar, veçanërisht në ato zona që kanë intensitet të lartë të këtij sektori dhe ku komuniteti ka edhe më shumë nevojë për të administruar këtë të ardhur të rëndësishme. Në workshop merrnin pjesë amba-sadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ambasadori kanadez, James Fox, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ministri i Punës, Spiro Ksera.

Biznesi fason do thjeshtim procedurash

Përfaqësues të biznesit me fason kërkuan thjeshtim të procedurave me administratën tati-more. Kreu i Dhomës së Fasonistëve, Gjergj Gjika, në një takim të zhvilluar me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, tha se, kjo mbështetje është e domosdoshme për të përballuar konkurrencën në tregjet ndërkombëtare. Situata e vështirë financi-are që po kalojnë vendet fqinje e ka bërë më të vështirë tërheqjen e in-vestimeve në këtë sektor. Haxhinasto tha se gjithë problematikat do të iden-tifikohen. Sipas ministrit, do të ndërmerren politika për zhvillimin e sektorit dhe realizimin e mbylljes së ciklit të biznesit brenda vendit. Biznesi me mate-rial porositësi numëron 100 mijë të punësuar, kryesisht gra.

Rreth 22 biznese regjistrojnë markën në muaj

Mesatarisht, në një muaj rreth 22 biznese shqiptare kanë regjistruar markën. Në total për vitin 2012 janë regjistruar rreth 266 biznese, ndërsa numri i bizneseve të huaja që kanë regjistruar markën e pranë Drejtorisë së Patentave dhe Markave për vitin që lamë pas është rreth 456. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Safet Sula, shprehet se aplikimet janë shtuar, por ende duhet ndërgjegjësim. Sula u bën apel bizneseve shqiptare që kanë regjistruar pro-nësinë e tyre industriale që në rast se të drejtat e tyre shkelen dhe prona e tyre vidhet, t’u drejto-hen gjykatave. Dublimi i markave është një fenom-en i përhapur në Shqipëri, ku shpesh herë shikojmë që produkte të markave të shtrenjta, shiten në mënyrë informale me çmime qesharake.

këRkeSAt MInISTrIA e FInAncAve: PAgeSA e këSTeve do bëheT SIPAS kATegorIve

nisin këstet e dyta për trashëgimtarët Pritet të çelet fondi nga thesari, sipas radhës kronologjike

brikena dervishaj

Shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për trashëgimtarët e ish-të

përndjekurve politikë do të fil-lojë në fund të këtij muaji, pasi të çelet fondi nga dega e The-sarit. burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se trashëgimtarët e ish-të përnd-jekurve mund ta tërheqin këstin e dytë të përfitimit, sipas num-rave të llogarive që këta të fun-dit kanë depozituar në banka. E ndërsa kësti i dytë i dëmshpër-blimit pritet të përfundojë sipas parashikimeve të bëra nga qeve-ria shqiptare deri në gjysmën e këtij viti, deri më tani e drejta e dëmshpërblimit u është njohur rreth 11 729 ish-të dënuarve.

Pagesat Pagesa e këstit të dytë dhe

e këstit të radhës është për-caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe deri më tani është realizuar saktësisht sipas radhës kronologjike me të cilën është paguar kësti i parë. “Deri në fund të këtij muaji, parashi-kojmë që të realizojmë këstin e dytë të dëmshpërblimit për të gjithë ata ish-të dënuar që e kanë marrë në vitin 2009 këstin e parë dhe më pas. Para-shikojmë gjithashtu se deri në gjysmën e parë të këtij viti të kemi ezauruar pjesën e dytë të dësmhpërblimit për këto kategori, të cilat kanë marrë në vitin 2010 këstin fillestar”, shprehen burimet zyrtare të degës sëThesarit në Minis-trinë e Financave. Ministria e Financave do të jetë autoriteti përgjegjës, i cili do të merret me shpërndarjen e vlerës mon-etare. Një pikë e tillë është për-caktuar në vendimin e Këshil-lit të Ministrave 419, sipas së cilës kësti i dytë me përjashtim të prioriteteve, pra të jetuarit dhe të sëmurët me sëmundje të rëndë, do të vazhdojë sipas radhës kronologjike të pagesës së këstit të parë. Pagesat për këto kategori kanë filluar në mars 2009. Zbatimi i radhës kronologjike do të garantohet si i tillë, pasi është përcaktuar në vendimin e Këshillit të Min-istrave. “Qytetarët nuk janë të

detyruar që të kryejnë proce-dura të tjera shtesë”, shprehen burimet zyrtare pranë Minis-trisë së Financave.

ata mbi 65 vjeçIsh-të përndjekurit që janë

mbi 65 vjeç e sipër mund të nisin aplikimet për të përfituar nga kësti i dytë i dëmshpër-blimit që pritet të akordohet së shpejti nga qeveria shqip-tare. Ministria e Financave bën të ditur se, për këtë qëllim, të

interesuarit duhet të dorëzo-jnë pranë sektorit të pagesave dhe dëmshpërblimeve një cer-tifikatë lindjeje, personale, të lëshuar në tre muajt e fundit. Në bazë të vendimit të Këshil-lit të Ministrave, për këtë qël-lim do të kenë përparësi të gjithë ata ish-të dënuar që je-tojnë dhe kanë moshën mbi 65 vjeç, sqaron Ministria e Finan-cave. Por, kjo përparësi është vetëm për këstin e radhës. Me këtë procedurë–kuptohet

se këta njerëz që kanë vuaj-tur dënimin, jetojnë aktualisht dhe janë mbi 65 vjeç, do të paguhen të parët, por vetëm për këstin e dytë. Kësti i dytë do të paguhet i barabartë me këstin e parë. Sipas Ministrisë së Financave, që të realizohet me shpejtësi ky proces, duhet që të gjithë ata ish-të përnd-jekur që kanë përfituar këstin e parë të dëmshpërblimit në vitin 2009, duhet të paraqiten pranë zyrave të Sektorit të

Shpërndarjes së Dëmshpër-blimit për të depozituar doku-mentacione shtesë. Kontrolli i dokumentacioneve sipas kate-gorive do të jetë i imtësishëm, pasi gjatë vitit 2009 është bërë pagesa e dëmshpërblimit me ligjin 9831, datë 12.11.2007, i pandryshuar. Më vonë është ndryshuar ky ligj me ligjin 10111, datë 07.02.2008, i cili ka shtuar disa dokumente, të cilat në fazën e parë të pag-esës nuk janë depozituar.

Të gjithë ish-të dënuarit që aktualisht jetojnë dhe trashëgimtarët e atyre

nuk jetojnë më, e që kanë marrë pagesën gjatë vitit 2009, duhet të kontaktojnë për plotësimin e dokumentacioneve, sqarojnë

ekspertët në Ministrinë e Financave. Ndërsa, për sa u takon të dënuarve

që janë mbi moshën 65 vjeç, të cilët kanë prioritet pagesën e këstit të dytë, në bazë të vendimit 419, aktualisht janë 1 985 veta që janë paguar për këstin e parë. Por, ndërkohë nuk dihet ende se sa nga këta persona nuk jetojnë më. Dokumentacioni duhet të postohet në zbatim të urdhrit të dhënë nga drejtoritë vartëse të Min-istrisë së Financave, për protokollimin e dokumen-tacioneve pranë protokollit të ministrisë.

Fondi në dispozicion për këtë vit është 3 miliardë lekë. Do të vazhdojë kategoria

e parë pa ndërprerje, kategoria e ish-të dënuarve politikë që jetojnë, por që aktualisht nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin, edhe

kjo pa ndërprerje, si dhe kategoria e të sëmurëve me sëmundje të rëndë.

Kjo ndarje bëhet pas një marrëveshjeje midis Ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, ku përcaktohen teknikisht, cilët do të konsideroheshin me këtë status. Përcaktohen dy kategori. Përcak-timi për këtë kategori bëhet vetëm nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë. Kategoria e dytë është ajo ku përfshihen ish-të dënuarit që vuajnë nga sëmundje e ashtuquajtura malinje.

“Deri në fund të këtij muaji, parashikojmë që të realizojmë këstin e dytë të dëmsh-përblimit për të gjithë ata ish-të dënuar që e kanë marrë në vitin 2009 këstin e parë dhe më pas. Parashikojmë gjithash-tu se deri në gjysmën e parë të këtij viti të kemi ezauruar pjesën e dytë të dësmh-përblimit për këto kategori, të cilat kanë marrë në vitin 2010 këstin fillestar”

Page 6: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

06 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« AktuAlitet

ArguMenTeT e ekSPerTIT ndoc ÇArdAku dhe PërgjIgjeT Për ProkurorInë që e AkuZon

“Gjeta 2 ashkla në trikon e Veizit, s’vërtetohet vrasja e drejtpërdrejtë”

eksperti që Prokuroria akuzon se futi ashkël druri në rrobat e demonstruesit Ziver Veizi, të

vrarë më 21 janar 2011, ka dhënë versionin e tij, sipas të cilit kjo akuzë nuk qëndron. Në një intervistë për “News 24”, Ndoc Çardaku u shpreh se nga trikoja e Veizit u nxorrën dy ashkla druri, ndërsa elementi tjetër që duket në video, për të cilën Prokuro-ria pretendon se është ashkël druri e futur qëllimisht në vrimën e plumbit, Çardaku thotë se është element i jashtëm, mbase copëz suvaje e rënë. Mes argumenteve që ai paraqiti spi-kasnin detajimet e dy ashklave të drurit të gjetura në trikon e Veizit, ekspertim të cilin ai e bëri në datën 24 janar, ku shpjegon se dy ashklat kanë formë dhe ngjyrë tjetër me atë të sendit për të cilin Prokuroria pre-tendon se ashkëla është futur qëllim-isht. Ndërsa për sa i përket predhës, eksperti thotë se ka deformim anësor, pa prishur këmishën dhe e ka shtypur lëvozhgën, pasi nuk ka hazur në rez-istencë të lartë. Çardaku nuk pohoi saktësisht se Ziver Veizi është vrarë nga plumb rikoshet, por theksoi se nëse do ishte qitje e drejtpërdrejtë, duhet të ishin gjetur 02 mm barut në buzën e poshtme të brinjës 4 të vik-timës apo faktorë të tjerë plotësues të qitjes si nitrate, etj, çka nuk u kon-statua në këtë rast. I revoltuar për akuzën e Prokurorisë që e quan mon-struoze, eksperti tha se nëse proku-rorët do kishin prova ata nuk duhet ta kishin apeluar çështjen, por më parë duhet të prangosnin ekspertin që e akuzojnë. Ndërkaq, dje reaguan famil-jarët e Ziver Veizit, tw cilët thanë se ato në video nuk ishin rrobat e tij.

Befasia nga akuzaNë fillim të intervistës Çardaku tha

se: “Jam i befasuar kur u njoha me ape-limin e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Gjykatës së Apelit ku unë rezultoj me emër dhe mbiemër për manipulimin e provave. Kjo është një nga gjërat më të rënda që mund t’i bëhet jo vetëm një eksperti, por çdo personi publik. Rre-thimi i vendit të ngjarjes dhe izolimi i saj bëhet deri në momentin që grupi i hetimit të vijë në vendin e ngjarjes. Në këto kushte, një ekspert që manipulon provat nuk meriton të jetë ekspert. Pre-tendimi i akuzës në këtë rast është një fluskë në tymnajë dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Ekspertët e institutit të poli-cisë shkencore vihen në veprim për të ekzaminuar një provë materiale me një vendim të ardhur nga organi i gjykatës, Prokurorisë dhe që në atë moment eksperti vihet në veprim për ekzamin-imin e provës. Pa dyshim që ngjarja e 21 janarit ka qenë e rëndë. Te të tëra ngjarjet e rënda në shkallë republike ne marrim pjesë në vendin e ngjarjes si ekspertë të kualifikuar. Në rastin konk-ret kanë ardhur vendimet nga këta dy oficerë dhe unë si shef sektori ngrita një grup pune dhe kam ekzaminuar rro-bat e viktimave. Në rastet e përditshme të provave materiale që vijnë nga vendi i ngjarjes organi i hetimit drejton pyetjet ekspertëve që duhet t’i japin përgjigjie ekspertëve. Në rastin konkret atë ditë në vendimi për ekzaminimin e rrobave ka ardhur vetëm një pyetje. A ka depozi-time të faktorëve plotësuese të qitjes? Vetëm kjo pyetje ka ardhur pyetja nga Prokuroria. Unë kam komunikuar në tel-efon me prokurorin që drejtonte hetimin dhe i kam sugjeruar se në një ngjarje të tillë ku mund të përdoren mjete pre-rëse, këto mjete shkaktojnë dëmtim në rroba. Ne kuptojmë se në një ekzaminim i rrobave nga vendi i ngjarjes mund të kenë mikroprova. Dhe në të tëra rastet i përshkruajmë në aktin e ekspertimit dhe ia dërgojmë së bashku me provat materiale Prokurorisë. Një natë më parë u debatua nëse ka depozitim apo jo. Që t’i japësh përgjigjie kësaj pyetjeje

duhet që provat t’i kalosh në skaner. Në rastin konkret duke shikuar rrobat në mikroskop të të ndjerit Ziver Veizi janë parë 2 ashkla. Janë ekzaminuar rrobat, janë nxjerrë ashklat dhe janë vënë në dispozicion të Prokurorisë”.

kur janë vënë në dispozicion provat?

Provat janë vënë në dispozicion me datë 24.1.2011 ora 13:00. Ky proces-verbal është mbajtur në kompjuterin tim nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore. Ne kemi bërë ekzaminimin e rrobave në prezencë të tyre dhe ky procesverbal është vënë në dosje të Policisë Gjyqësore. Ky procesverbal është vënë në dispozicion të tyre. Në rrobat e viktimës Ziver Veizi nuk u

konstatua prania e mikroprovave. Në qitje të distancave të largëta nuk pro-vohet prania e mbetjeve të tij.

ku u gjetën ashklat? Unë nuk jam marrë me ekzaminimin

e kufomës. Është bërë një video që nga fillimi në fund, ajo që kam konstatuar në media duke bërë interpretime kësaj video më detyronte të shpjegoj mo-mentin e filmimit të saj. Deri më datën 5 dhjetor që më ka thirrur gjykata nuk është bërë ekzaminim as i ashklave as i rrobave të viktimës, nga ana e organit të Prokurorisë. Unë kam dorëzuar rapor-tin dhe Prokuroria nuk më ka pyetur më.

Çfarë lidhje ka Dritan zoto, pse janë dhënë dy ekspertiza?

Ashklat e gjetura në nivelin e dëmtimit në këmishën e Ziver Veizit të marra në procesverbal duhet të ekzaminoheshin edhe më parë. Për të cilët organi i Prokurorisë nuk i ekzami-noi. Në procesin gjyqësor rezulton se duhet të ekzaminohen këto dy ashkla dhe u caktuan dy ekspertë. Ekspertët në nivel profesional dhe teknik duhet të ishin ekspertë të balistikës mjeko-ligjore, pasi është ajo që ekzaminon dëmtimet e shfaqura nga qitja në trupin e viktimës. Organi i Prokurorisë caktoi një ekspert që mbulon fushën e grafisë. Konkluzionet e tyre ishin në kundërta. Konkluzionet ishin të kundër-ta. Ishte vetëm një pyetje nga organi i gjykatës, nëse predha që del nga tyta në armën e zjarrit dhe në momentin që godet objektin a mund të marrë mbetje me natyrë tjetër? Kjo ishte pyetja që duhet zgjidhur. Njëri nga ekspertët dha konkluzionin se predha në trajektoren e saj në mënyrë shkencore ka shoqëruar dy ashklat në periudhën e fluturimit të tij, tjetri tha se nuk ka mundësi.

kaq e vështirë është të përcak-tosh nëse plumbi ka qenë rikosh-et, mos ke pasur presion?

Jo vetëm unë po asnjë ekspert nuk është në varësi të politikës. Kemi fatin

e mirë që jemi të depolitizuar. Organi i Prokurorisë duhet të kishte hetuar që në momentin e administrimit të dy ashklave. Mua më akuzojnë për shtyrje të ashklave me dorë. Unë do bëj inter-pretimin tim si ekspert dhe të analizoj se janë prova të pakontestueshme.

Akuza e prokurorisë është e rëndë. nëse eksperti e fut ashklat me gisht dhe pastaj tenton ta shtyjë?

Akuza do ishte shumë e lehtë nëse do më akuzonte për dy vrasje, pasi nuk do me prekte shpirtin . Kam 22 vjet që merrem me kufomat dhe sjellja ime është respekt dhe meditim i veçantë. Për akuzën që më kanë bërë jam i hapur të vihem në hetim jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Ekspertiza e

predhave në trupin e viktimave është tjetër gjë. Unë kam marrë në ekzamin-im vetëm rrobat. Nëse me lejon të bëj interpretimin e videos që e kanë bërë sipas qejfit të tyre unë dua ta bëj.

Pjesë nga interpretimi i videosÇardaku thotë se “Dua t’ju tregoj sesi

provat materiale me natyrë biologjike sillen në institutin e Policisë Shkencore dhe ekzaminohen. Kanë qenë tre thasë të tillë me rroba. Rrobat e Veizit, rro-bat e një viktime të paidentifikuar dhe rrobat e viktimës Hekuran Deda. Këto kanë ardhur nga Prokuroria. Ato janë të mbyllura më vulë të Prokurorisë. Që nga momenti i heqjes në morg dhe deri në momentin që kanë ardhur në laborator-in tonë. Kjo është gjendja teknike dhe ne nuk pranojmë asnjë provë nëse nuk vjen konform ligjit, domethënë që është e prekshme. Është filmuar procesi në prezencë të dy prokurorëve. Ne bëjmë fotografi dhe tabelë fotografike në shu-micën e rasteve të provave materiale. Ngjarja kishte rëndëi të veçantë. Këtu jemi në çastin e hapjes së rrobave. Ky është një dëmtim në trikon në pjesën e brendshme. Vendi ku ka marrë plumbin. Pallto e zezë ka kaluar plumbi pa e ka-pur. Objekti i dytë është një triko e mar-rë me shtiza dhe ka marrë dëmtim më të madh. Dhe objekti këmishë. Objekti që ka kaluar në atë nivel dëmtimi dhe ka lënë dy ashklat e druri. Ashklat e drurit janë gjetur në këmishë, jo në bluzë”.

ka një shpjegim kjo, pasi duhet të kalojë nga bluza po ashklat li-hen në këmishë?

Kalimi dhe marrja me vete varet nga momenti i marrjes me vete nga predha. Siç e shikoni në këmishë ka një dëmtim, fibrat e këmishës janë të bardha. Në mes të vijave të kuqe dhe të bardha ka një vijë opake. Në momentin e kalimit të këto fibra është ngjeshur dhe ka lënë këto mbetje. Dritan Zoto më ka akuzuar se e kam shtyrë me gisht. Nga pamja

mikroskopike unë nuk kam ku ta shoh këtë thërmijë. Ai i ka bërë foto selek-tive që nuk ka asnjë lidhje me pjesën e lëvozhgës me ngjyrë kafe. Ai i ka bërë fotografi selektive dhe pretendon se e kam futur unë dhe shikon një thërrmijë të vogël. Kjo ashkël ka madhësi tjetër dhe ka formë tjetër. Pasi nuk shkëputet nga fibra se ashklat janë të futura në të dhe kam kërkuar klemën që të hiqen.

nga momenti që ashkla ekzis-tonte në këmishë vendoset një gisht dhe zhduket?

Unë nuk e shoh ashklën dhe po shoh pjesën e dëmtimit. Kemi një mo-ment në video që i ka tre elementët. Je i ftuar në zyrën time dhe të ekz-aminosh se në çfarë gjendje është tavani dhe si bie tavani. Në fillim pjesa që pretendon Prokuroria nuk ishte, pastaj del dhe pastaj zhduket. Por forma madhësia e tyre është e ndryshme. Ashkla ngjyrë kafe është lëvozhga dhe do shohim mekanizmën që është lënë.

Ju pretendoni se kushtet nuk janë normale dhe prap e keni bërë ekspertizën?

Unë këtë thërrmijë nuk e kam parë në fushë mikroskopike. Unë jam i përqendruar në pjesën e dëmtimit. Fatkeqësisht akuza e Prokurorisë është në apelim, pasi dhe eksperti Dritan Zoto nuk e ka shkruar në Apel.

ziver Veizi nuk kishte asnjë pemë afër si është e mundur që ka bërë rikoshet?

Këto nivel ashklash janë gjetur në nivel dëmtimi dhe në tërë sipërfaqen tjetër nuk ka copëza të tjera. Ashklat njëra ka strukturë amorfe, që është pjesa e lëvozhges dhe tjetra ka formë të brazhdë. Tjetra është në ngjyre qumështi dhe është e tramatizuar. Nuk është si një presë druri e prerë me thikë.

e konfirmoni se është vrarë nga plumb rikoshet?

Unë kam lexuar apelimin e Proku-rorisë. Predha gjatë kalimit në këto momente ka lënë të kapura pas fi-brave ashklat. Duke shfrytëzuar këtë ndërtim këto janë ngjit pas fibrave dhe kanë ngelur në nivel dëmtimi. Prokuroria duhet të hetonte, që siç kemi ne inde ishte detyrë e organit të Prokurorisë të hetonte se çfarë pjesë druri është, a janë të dyja të një pjesë bimësie. Nëse nga analiza provohet se kjo është lëvozhgë molle dhe dard-he, prokuroria do të vijonte hetimet.

prokuroria thekson se mungesa e pastërtive në dëmtimet vërteton se nuk ekziston në momentin e parë të këqyrjes në datën 21 janar?

Ka patur këqyrje më 21 janar. Ka pasur këqyrje rrobash ku përshkruhet ngjyra, masa etj. Nëse Prokuroria do i kishte bërë ekzaminim tek morgu nuk kishte arsye t’u sillte tek ne.

prokuroria thotë se në eksper-tizën e Dritan zotos, nuk kanë qenë ashklat? Duket qartë veprimi i ndoc cardakut dhe i shtyn me gisht ashklat?

Ka pasur akuza ndaj meje. Në tërë aktin e ekspertit Zoto nuk është për-shkruar një gjë e tillë dhe kjo është një akuzë që e vendos Prokuroria. Dy prokurorët e çështjes ka vite që punoj me ta, Blerimi dhe Adriatiku i kanë kreditit të bëjnë hetim special. Shtyrja që këta prokuror nuk kanë bërë një hetim të tillë, nuk janë ekspertuar rro-bat për dëmtime teknike. Unë i kërkoj institucioneve tona dashamirëse që

ta ndihmojë ekspertizën me këtë ek-spertizë.

prokuroria ka hetuar edhe mbi predhën? Si ka mundësi që vendi-mi i gjykatës bazohet në një ana-lizë rrobe dhe jo plumbit?

Ka dy detaje ekzaminimi i një pred-he. I pari identifikimi balistik që pred-ha ka dalë nga një armë me numër kaq. Dhe këtë ka bërë FBI. Në për-shkrimin e predhës që është ngjitur trupit të Ziver Veizit ka një deformim në pjesën anësore pa prishur struk-turën e këmishës së predhës. Dmth objekti ku ka kaluar nuk ka pasur rezistencë të lartë. Predha në trupin e Ziver Veizit ka pasur deformime. Ne meqë nuk kishim mbetje të tjera përveç ashklave kush i ka sjellë ato, një predhë e deformuar. Meqë predha ka takuar viktimën në buzën e posht-me të brinjës së katërt. Në arsyetimin që bën Prokuroria, unë nuk e për-jashtoj të jetë deformuar edhe brinja. Ajo ja ka ndryshuar trajektoren duke dëmtuar vetëm dëmtime të buta. Kur kemi të bëjmë me qitje direkte godet direkt viktimën. Në rastet kur kemi një dëmtim gjatësor me fibra drejtuar nga jashtë brenda, predha ka hyrë në mënyrë pingule dhe është dëmtuar në brinjën e katër. Në këtë moment shkon në qitjen eksperimentale. Nëse nga qitja eksperimentale shkaktohet një dëmtim i tillë ka të drejtë, por me atë rast kur predha hyn në atë drejtim nuk ka atë dëmtim.

Qëndrimi i prokurorisë në ape-limin që i bën dosjes si ju duket?

Po të isha unë prokuror që do e bej atë apelim, nuk do hetoja në gjykatë pa i vendosur hekurat ekspertit. Po të isha unë në rolin e prokurorit nuk do apeloja pa më arrestuar. Të dyshosh me provën dhe të manipulosh provën është akt i rëndë. Unë jam thirrur për të dëshmuar, dhe raporti me të vërtetën është kaq i madh sa raporti me shpifjen dhe intrigën e anashka-losh. Unë kam dhënë këtë dëshmi në seancë gjyqësore. Ju keni lexuar nga prokurori ëndrrat e një mijë e një netëve.

Me këto ashkla thuhet se plum-bi rikoshet?

Unë e kam dhënë konkluzionin tim. Është e drejta e organit të Prokurorisë të hetojë në nivel ndërkombëtar.

nëse ju thërret prokuroria do shkoni?

Patjetër.keni apel për të bërë? Asnjë apel, i bëj Prokurorisë lutje

që të hetojë dhe të akuzojë me prova. keni pasur presion? Unë kam qenë shumë i qetë. Mad-

je që në vitin 1997 kam shkuar në vendngjarje ku nuk duhet të shkoja. Unë nuk fshihem. Nuk mund të më akuzosh pa arritur në konkluzione të kundërta që nuk hedhin poshtë ek-spertizën time. Pasi ka ikur njëri që nuk kthehet më. Kam një jetë 22-vjeçare që punoj në luftë kundër krimit dhe nuk kam pasur asnjë kontestim. Kam investuar partnerët ndërkombëtare një shumë marramendëse për spe-cializimin tonë. Nuk ka problem nëse Ndoc Cardaku të goditet. Por i bëj lu-tje njerëzve mediatik, civil apo juridik të mos hedhin sulm ndaj ekspertëve shkencorë një vlerë të kësaj shoqërie. Gjatë gjithë trazicionit ekspertët nuk janë lëvizur, ndaj lejini të bëjnë punë e tyre pa probleme.

Page 7: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

07• E mërkurë 20 shkurt 2013

»AktuAlitet

Aksionet në Tiranë

Arrestohen disa personapër krime të ndryshme

Policia kapi dje disa persona për krime të ndryshme. Kështu, u kap R.XH, 17 vjeç, lindur dhe banues në Vaqarr, sepse në Kombinat, pas një konflikti të çastit ka plagosur rëndë me thikë shtetasin, J.F, 17 vjeç. U arrestua R.Çela, 24 vjeç, sepse u kap me disa gramë hashash. Në lidhje me vjedhjen e shumës së parave më 17 shkurt në banesën e një shtetasi, dje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dashnor Halilaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhjen e një shume lekësh vëllait të tij. U kapën Sokol Malaj, 26 vjeç dhe Agron Faslliaj, 33 vjeç, sepse te tunelet në Krrabë janë kapur në flagrancë me disa bidona nafte, të cilat i kanë vjedhur. U krye arrestimi i 17-vjeçarit K.H, sepse është kapur duke vjedhur një banesë. U arrestua edhe Mergjon Selmanl-lari, 31 vjeç, sepse qëlloi me automatik, pas një konflikti.

Policia arreston agresorët

Dhunë mbi mbesat, gruandjalin e nusen, kapen dy

Për dy raste dhune fizike dhe psikologjike në familje, policia ndaloi dje dy persona. Nga komisariati nr.6 në lidhje me dhunën psikologjike të shtetasit Feim Almeta mbi dy mbesat e tij Silda Gjergji Almeta dhe Alkida Gjergji Almeta, 4 dhe 5 vjeç, dje u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës për 62-vjeçarin lindur në Librazhd dhe banues në Katund i Ri Yrshek, komuna Kashar Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërkaq, forcat e komisariatit nr. 5 të policisë kanë vënë në pranga dje në Kamza një 59-vjeçar, pas denoncimit të familjarëve të tij, të cilët pretendonin se ishin kërcënuar me automatik nga Luftim Sela. Policia e Kamzës sqaron se ky shtetas është arrestuar në Babrru. Mësohet se ai kishte kërcënuar me armë bashkëshort-en, djalin dhe nusen e tij. Dy të arrestuarit po merren në pyetje.

Flakët në lagjen “Ali demi”

zjarri djeg banesën e sëmoshuarës, shpëton fëmija

Për shkak të një pajisjeje ngrohëse, një apartament në katin e 5-të një pallati në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shpëthyer në flakë mesditën e djeshme. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dy makina të zjarrfikëses kanë punuar për shuarjen e flakëve të zjarrit, por për shkak të lartësisë, ka qenë e vështirë ndërhyrja. Në momentin e zjarrit, në apartament mendohet se ka qenë vetëm një zonjë e mosh-uar, ndërsa fqinjët shpëtuan një fëmijë që ndodhej atje. Shkak për zjarrin mendohet një pajisje ngrohëse e harruar nga e moshuara që jetonte e vetme në këtë apartament. Kanë qenë fqinjët që janë larguar të parët nga ndërtesa dhe më pas policia dhe zjarrfikë-set evakuan të gjitha apartamentet. Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale.

Të dënuar për trafik droge

pranga gruas, tentoi të fustedrogë për burrin dhe vëllain

I janë vënë prangat, pasi tentoi të fuste drogë në burg, gruas së Arben Shtëmbarit dhe motrës së Martin Shekos. Policia ka bërë me dije se shtetasja Laura Sheko tentoi t’i futë hashash në burg, të shoqit dhe vëllait të saj, Martin Sheko. Të dy personat mbahen në burgun 313, ku Sheko kishte shkuar për takimin e radhës. Gjatë kontrollit policia zbuloi disa doza hashashi të fshehura në rrobat e gruas. Dozat e drogës dyshohet se ishin destinuar për familjarët e saj të afërt. Arben Shtëmbari, bashkëshorti i Laurës, u arrestua në maj të vitit të kaluar në kuadrin e operacionit “Hidra”, bashkë me katër persona të tjerë, operacion gjatë cilit u sekuestrua një gomone dhe 100 kg lëndë narkotike. Kunati i tij, Martin Sheko, u arres-tua si një person shumë i rrezikshëm në shkurt të këtij viti, si pjesë e një bande italo-shqiptare që trafikonte drogë.

IShIn PeZulluAr heTIMeT Për FATMIr XhIndIn dhe ISA coPën

Vrasja e deputetit e oficerit të SHiSH prokuroria rihap hetimetMariglen Mulla

pas pritjes së gjatë dhe an-kthit të familjarëve, Proku-roria e Përgjithshme ka

vendosur rihapjen e hetimeve për vrasjen e deputetit të PS në Fier, Fatmir Xhindi dhe agjentit të shërbimit Informativ në Dur-rës, Isa Copa. Lajmi është bërë i ditur nga burimet e Prokuror-isë së Krimeve të Rënda në Tiranë, teksa priten hetime të reja edhe për disa dosje të tjera të bujshme, të cilat janë pezulluar. Sipas Prokurorisë shqiptare, rihetimi i këtyre ngjarjeve është kërkuar nga zyrtarët e lartë të organit të akuzës pas një analize që është kryer në lidhje me ngjarjet në fjalë. Drejtuesit e Prokurorisë kanë kërkuar një rivlerësim të provave materiale dhe të informacioneve në lid-hje me vrasjet e ndodhura në Fier dhe në Durrës. Ish-shefi i kundërzbulimit në SHISH-in e Durrësit, Isa Copa, u gjet i vrarë në makinën e tij të djegur në tetor të vitit 2011. Sipas të dhënave të para, ai po merrej me hetimin e disa ngjarjeve të rëndësishme në kohën kur u vra dhe u masakrua. Policia pretendoi se ngjarja kishte të dhëna në lidhje me një vetëvras-je të mundshme. Deputeti i PS, Fatmir Xhindi, u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të banesës së tij më 2 qershor 2009. Të dyja ngjarjet ishin konsideruar si të vështira për t’u zbardhur, ndërsa Prokuroria e policia kishin pezulluar hetimet.

Deklarata e KryeprokuroritNdërkaq, në takimin e

djeshëm që pati me Presiden-tin Nishani, Prokurori i Përgjith-shëm, Adriatik Llalla, theksoi se “Prokuroria shqiptare po bashkëpunon me mjaft institu-cione të tjera me synim fillimin e hetimeve për mjaft ngjarje të rënda të mëparshme, kryesisht të disa vrasjeve të ndodhura vite më parë, si vrasjen e pu-nonjësve të drejtësisë, të pu-nonjësve të Shërbimit Inform-ativ Shtetëror, ku veprimet

hetimore janë pezulluar për shkak të moszbulimit të au-torëve. Prokuroria shqiptare në bashkëpunim me Shërbimin In-

formativ, me Policinë e Shtetit, po punon për ndjekjen e këtyre ngjarjeve. Ne kemi mbështetur dhe vijojmë të mbështesim

strukturën e Task-Forcës për hetimin e mjaft rasteve të ko-rrupsionit që janë momental-isht në proces hetimi”.

kronologjia për oficerin e kundërzbulimit në ShISh

Misteri i vetëvrasjes së copëspa plumb në trup dhe hetimet

vrasja ende nuk ka autor, u pezullua

ekzekutimi i Xhindit në hyrje tështëpisë dhe pistat e para të hetimit

Më 25 tetor të vitit 2011 u gjet i djegur në makinën e tij oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës prej 11 vitesh, Isa Çopa. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është gjetur, rreth orës 00:30, në plazhin e Currilave. Trupi është nxjerrë i karbonizuar nga sedilja e pasme e automjetit tip “Opel Corsa”, ndërsa familja kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij, disa orë më parë. Policia e Durrësit dha versionin zyrtar se Isa Çopa është vetëvrarë. “Nga këqyrja re-zultoi se mjeti ishte i djegur tërë-

Më 2 maj të vitit 2009, në Roskovec të Fierit, Fatmir Xhindi, deputet i PS-së, mbeti i vrarë pas breshërisë së plumbave të një arme automatike, nga persona për të cilët edhe tani nuk është dhënë ndonjë sqarim konkret. Xhindi mbeti i vrarë si rezultat i qitjes me armë, pranë shtëpisë së tij, kur deputeti 49-vjeçar ka qenë duke u kthyer rreth orës 21.45 nga fshati Kurjan i rrethit Fier ku ka qenë në vite kryetar komune, për në banesën e tij, në qytetin e Roskovecit. Pikërisht kur po i afrohej shtëpisë përdhese dykatëshe, fare afër portës hyrëse, është përballur me plumbat fatalë. Mendohet se të paktën një person, ka hapur

sisht. Brenda tij u gjetën gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një pistoletë makaron, që rezultoi të jetë arma e tij, si dhe një gëzhojë. Rreth orës 16:30, ka shkuar në banesën e motrës së tij, ku ka marrë një bidon plastik 5-litërsh me të cilin mendohet se ka transportuar lëndën djegëse, që shërbeu më pas për djegien e makinës dhe vetës së tij. Rreth orës 18:30, ky shtetas i ka dërguar një sms lamtumire djalit të tij me telefon dhe më pas ka humbur kon-taktet me familjarët e tij. Tërësia e

zjarr në drejtim të Xhindit, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. Një dëshmitar tregoi se ai ka dëgjuar morinë e krismave që dallonin të ishin të një arme automatike dhe ka pohuar për policinë se në ato çaste një automjet, është larguar me shpe-jtësi për në drejtim të panjohur. Ndërkohë, vëllai i të ndjerit tha se ka dalë menjëherë jashtë dhe Fatmiri vdiq duke e dërguar për në spitalin lokal. Disa pista kanë dalë për këtë vrasje, por ende s’ka asnjë autor. Vrasja për motive politike është përjashtuar nga hetimi, ndërsa konfliktet e pronësisë ishin disa nga pistat e para, të cilave u janë shtuar edhe disa pista të tjera që nuk bëhen

veprimeve hetimore të deritan-ishme çon në konkluzionin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje”,-tha asokohe policia durrsake. Ndërkaq, për armën, ekspertët sqaruan se është gjetur e shkrehur, por plumbi nuk ka depërtuar te viktima. Arma është shkrepur si pasojë e nxehtësisë dhe plumbi ka kaluar direkt në tavanin e makinës dhe jo te viktima. Pasi mbaroi punën, ai takoi mbesën, së cilës i ka kërkuar një bidon me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Më pas, ai është larguar dhe kro-nologjia vijon me një mesazh të tij dërguar djalit, në orën 18:30, ku i thoshte se “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar për mbiemrin që mban, mbështetu te nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”.

publike për çështje ndjeshmërie. Megjithatë, zyrtarisht kjo vrasje nuk ka autor. I lindur më 1 prill të vitit 1960, deputeti socialist Fatmir Xhindi, nga viti 2005 ishte deputet i PS. Detyrat e tij politike pas anëtarësimit më 1991 në këtë parti, ishin ajo e kryetarit të Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier. Në vitet 1988-1991 e më tej, 1992-1996, kryetar i komunës Kurjan, Fier, etj.

Page 8: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

08 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« SpeciAle

MbeTI I vdekur MAjorI ToPAllAj, PlAgoSeT MInISTrI lIbohovA. kuSh IShIn ATenTATorëT

Si shpëtoi Mbreti Zog nga 15 plumba në Vjenë

ArTur AjAZI

VJene- Një nga atentatet e bujshme të ish-Mbretit Ahmet Zogu i Parë, ka qenë padyshim edhe ai i ndodhur në mbrëmjen e 20 shkurtit 1931 në Vjenë, kur ai sapo kishte dalë jo si zakonisht para kohe nga një shfaqje operistike. Lidhur me ngjarjen ja çfarë shkruante një gazetë vjeneze vetëm pak orë nga momenti i atentatit.

Majori topallaj “Informacionet e mundësive të

një hakmarrje të mundshme ndaj vdekjes së majorit Topallaj, i cili u vra këtu së fundmi në përpjekje të mbrojtjes së Mbretit Zog nga dy atentatorë, erdhën ditën e sotme nga kryeqyteti jugosllav, Beograd. Oficeri do të varroset ose në fshatin e tij malor të Matit, ose në Tiranë, ku ai jetonte së bashku me gruan e tij. Trupi i tij mendohet të mbërrijë në vend-lindje në datën 5 mars nga qyteti i Durrësit. Kur shpallet një gjak-marrje ndaj vrasësve, të afërmit zakonisht ndjekin ritin solemn të betimit për të marrë hakun ose në varreza, ose pasi përcjellësit e të vdekurit të kthehen në shtëpinë e viktimës”. Njoftimet e mëparshme nga Shqipëria kanë treguar se të afërmit e viktimës mund të mblidhen së bashku për t’u betuar që të hakmerren kundër vrasësve të Topallajt, i cili ishte adjutant i përkushtuar i Mbretit Zog, që po kurohej këtu në kryeqytetin austriak pas problemeve me grykët dhe stomakun. I njohur si një nga njerëzit më besnikë të Mbretit të Shqipërisë, Majori Topallaj, kishte arritur të fitonte besimin e padis-kutueshëm të Mbretit të tij. Kjo i kishte dhënë frytet e veta në gradimin që Mbreti i kishte bërë. Jo vetëm detyra e tij për ta shoqëruar atë në çdo hap, por edhe dhënia e gradës Major, ishin shpërblimet më të larta nga ana e Mbretit Zog.

atentati Besnikëria e tij u tregua më

shumë se kurrë gjatë atentatit. Për të shpëtuar Mbretin nga vdekja e sigurt, majori Topallaj bëri të vetmin veprim që do të bënte një oficer besnik. Ngjarja e ndodhur në kryeqytetin austriak u cilësua si më të rëndat në Evropën e asaj kohe. Sipas të përditshmeve vjeneze, “më 20 shkurt në rrugën “Operngasse” (ora 22:15) të kryeqytetit austriak, Vjenë, 15 të shtëna pistolete iu drejtuan Mbretit Shqiptar, Ahmet Zogu. Ai shpëtoi mrekullisht, por nuk do të kishte qenë kështu po të mos ishte Majori Llesh Topallaj, ndihmësi i tij, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, mbeti vetë i vrarë nga dy plumba në kokë. Nga atentati mbeti i plagosur edhe ministri i Oborrit Mbretëror, Ekrem Libohova. Një ngjarje e tillë ishte shumë e rrallë dhe nuk para ndodhte në Vjenë, e pikërisht në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit të kulturuar. Mbreti shqiptar që këtë e kishte vizitën e dytë të tij në Pallatin e Operës në Vjenë, ishte duke ndjekur operën “Pagliaçi”, kur kërkoi të largohej 15 minuta përpara përfundimit të shfaqjes. Me sa duket, shfaqja nuk i kishte pëlqyer. Ai la lozhën dhe iu drejtua daljes anësore të Pal-latit ku i prisnin dy makinat e tyre.

Ndërkohë 2 persona kishin zënë pritë dhe sapo panë objektivin e tyre, nisën të hapnin zjarr. Nga 15 plumbat e shtënë mbetën të vrarë adjutant Llesh Topallaj, i cili si një besnik i vërtetë ndaj sovranit, vuri trupin si mburojë për të shpëtuar patriotin e tij. Ky veprim i kushtoi jetën pasi 2 plumba e goditën në kokë dhe e lanë të vdekur në vend. Megjithatë, plumbat goditën edhe ministrin Libohova, që mori dy të tillë në këmbë në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit të vrasësve, ndërsa një plumb tjetër i përshkoi kapelën. Majori Llesh Topallaj, njeriu që mbeti i vrarë për të shpëtuar sovranin, ishte punonjës i Gardës së Shqipërisë. Në radhë të parë, Vjena u trondit për faktin që në zemër të saj iu bë atentat sundimtarit të Shqipërisë, dhe në radhë të dytë vënien në dyshim të sigurisë së këtij vendi”. Një ditë më vonë, gjithashtu kryeqytetasja vjeneze “Neue Freie Presse”, deklaroi me të madhe se “me këtë ngjarje ishte cenuar mikpritja austriake. Dy atentatorët u arrestuan pak çaste më vonë, pas kryerjes së atentatit”. Madje, sipas gazetës, “në kapjen e tyre dhanë ndihmesën kryesore një gazetashitës në fund të rrugës “Operngasse”. Kur Adolf Tresslet (gazetashitësi), pa që një person ishte duke u larguar me nxitim dhe i armatosur iu hodh përsipër atij, duke ia bërë të lehtë punën policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje. Atentatori i dytë u kap pak metra më tutje nga një patrullë policie”. Sipas policisë, atentatorët ishin Aziz Çami dhe Ndok Gjeloshi. Pas verifikimeve të para policia konfirmoi se shtetasit Gjeloshi dhe Çami të dy 37-vjeçarë, kishin qenë oficerë xhandarmërie në vendin e tyre, ndërsa kishin disa vite që ishin emigrantë në Vjenë. Atyre iu gjetën pasaporta diplomatike jugosllave, çka lindi dyshimet e një atentati që e kishte pikënisjen nga Beogradi. Gjeloshi (që i kishte shërbyer princ Vidit), ishte me origjinë nga qyteti verior i Shqipërisë, Shkodra, dhe njihej si kundërshtar i ashpër i Mbreti Zog. Ndërsa Çami kishte lindur në Greqi, (Filat), ishte mbështetës i flaktë i Fan Nolit, kundërshtarit politik të Zogut. Një gazetë tjetër vjeneze shkroi se “qëndrimi i Mbretit Shqiptar pas atentatit ishte i çuditshëm, Mbreti Zog nuk u ishte kundërpërgjigjur atenta-torëve ashtu siç kishte bërë ministri Libohova”. Gazeta “Neues Wiener Journal”, shkruante se “ai ishte futur sërish në Pallatin e Operës, për t’iu drejtuar më pas rezidencës së tij, hotelit “Imperial”, në dukje i qetë. Pas kësaj policia austriake nisi verifikimet për të mësuar se kush tjetër mund të fshihej pas emrave të vrasësve. Ata kaluan në sitë çdo shqiptar që gjendej në Austri qoftë rezident dhe të përkohshëm. Pas këtyre verifikimeve ata kryen dhe një sërë arrestimesh të tjera që mendohet të kishin lidhje me atentatin. Kështu, nga dita në ditë numri i të arrestuarve erdhi duke u rritur”. Gazeta “Wiener Neuste Nachrichten” përmendi emrat e kësaj liste, ku përveç Aziz Çamit dhe Ndok Gjeloshit, në qeli përfun-duan edhe Hasan Prishtina, Qazim Mulleti, Rexhep Mitrovica, Men-duh Angoni, Angjelin Suma, Luigj Shkurti dhe Sejfi Vllamasi etj.

Mbreti Ahmet Zogu dhe në të djathtë Major Topallaj

Nga 15 plumbat e shtënë mbetën të vrarë adjutant Llesh Topallaj, i cili si një besnik i vërtetë ndaj sovranit, vuri trupin si mburojë për të shpëtuar patrio-tin e tij. Ky veprim i kushtoi jetën pasi 2 plumba e goditën në kokë dhe e lanë të vdekur në vend. Megjithatë, plumbat goditën edhe ministrin Libohova, që mori dy të tillë në këmbë në përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit të vrasësve, ndër-sa një plumb tjetër i përshkoi kapelën. Majori Llesh Topallaj, njeriu që mbeti i vrarë për të shpëtuar sovranin, ishte punonjës i Gardës së Shqipërisë. Në radhë të parë, Vjena u trondit për faktin që në zemër të saj iu bë atentat sundimtarit të Shqipërisë, dhe në radhë të dytë vënien në dyshim të sigurisë së këtij vendi”

Page 9: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

09• E mërkurë 20 shkurt 2013

»AktuAlitet

ledIA lleShI

elBASAn- Fatmire Poka është paraqitur para trupit gjykues e kërrusur me prob-leme në të ecur, por pa ndonjë shenjë pendimi për krimin për të cilin akuzohet. Gruaja 72-vjeçare ka folur me fraza të shkëputura dhe shumë pak para trupit gjykues duke u përfaqësuar nga avokati i Dhomës së Avokatisë. Proku-rori i çështjes Alfred Shehu ka sjellë të gjithë ngjarjen duke akuzuar gruan për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt në orën 14.30 në fshatin Xibrrakë ku është vrarë me armë gjahu teke Faik Poka i vitlindjes 1947. Hetimi solli vrasjen për motive xhelozie nga Fatmira Poka i vitlindjes 1941 Labinot Fushë në Elba-san. Disa orë pas vrasjes gruaja është pyetur në prani të mbro-jtësit të caktuar nga shteti dhe ka pranuar faktin e kryer krimin duke e motivuar për shkaqe xh-elozie, pasi dyshonte se kishte marrëdhënie me një komshije të tyre. “Doja ta trembja dhe jo ta vrisja”, mësohet të jetë shprehur para hetuesve gruaja e moshuar.

Dëshmia në polici Sipas dëshmisë së saj,

Fatmira Poka nuk ka dashur ta vrasë bashkëshortin, por vetëm ta trembë atë. Pasi e ka qëlluar nga pas, ndërsa hynte në kuzhinë ka fshehur në armën e gjuetisë në dhomën e gjumit dhe më pas ka dashur t’i heqë xhupin. Në këtë moment ka hyrë në shtëpi një fqinjë Lutfi Korra, i cili kishte dëgjuar të shtëna. Ai e ka parë, ndërsa gruaja po i hiqte xhupin pasi kishte fshehur armën dhe ka nxituar që ta transportojnë në spital. Sipas Prokurorisë, gruaja e kishte bërë planin më parë se ku do ta vriste burrin e saj. Të gjithë kohën që ai ka qëndruar jashtë shtëpisë, ajo ka men-duar vendin dhe mënyrën. Nuk është bërë asnjë debat para krimit pasi gruaja e ka qëlluar pas shpine. “Dyshoja se merrej me femra. Më tradhtonte dhe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendo-sur të mos e pranojë kërkesën e të pande-hurit Ilir Xhakja për gjykim të shkurtuar. I akuzuari për vrasjen e komisarit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj tanimë mund të rrezikojë edhe dënimin me burgim të për-jetshëm. Pala mbrojtëse në seancën e së martës kërkoi që të kryhet një ekspertizë psikologjike ndaj klientit të tyre. Në vitin 1994 sipas tyre Xhakja nuk ka kryer shërbi-min ushtarak pikërisht për shkak të proble-

meve psikologjike. Një kërkesë, e cila është hedhur poshtë nga ana e gjykatës duke mos pranuar të kryhet kjo ekspertizë. Xhakja është i akuzuar si autori i ngjarjes tragjike të 13 shtatorit 2012 kur në një aksion pol-icie humbi jetën kryekomisar Adem Tahiraj. Gjithçka ndodhi në Katund Sukth, ndërsa Ilir Xhakja u gjend në një situatë papritur në postbllokun e policisë dhe menjëherë qëlloi ndaj komisarit. Më vonë u mor vesh se Xhakja ishte një personazh me një kartelë të ngjeshur

me precedentë penalë, por kishte përfituar në mënyrë të habitshme nga vendimet gjyqësore në shkelje të ligjit. Po sot Prokuroria e Durrësit dha pretencën për shoferin e kryekomisarit Adem Tahiraj, Fatmir Hoxha dhe për oficerin e policisë. Gjatë seancës së sotme në Durrës, Prokuroria ka kërkuar 2.5 vite burg për secilin nga të pandehurit, si dhe 600 mijë lekë gjobë dhe pezullim detyre për tre vite. Prokuroria deklaron se dy të pandehurit nuk vepruan për neutralizimin dhe kapjen e Ilir Xhakjas.

kërkime disa orëshe poshtë rrënojave

kërkonte skrap te uzina e superfosfatit, vdes 18-vjeçari

kuRBin- Trupi i pajetë i gjetur në uzinën e superfosfatit në Kurbin është identifikuar si i 18-vjeçarit Gjin Gjini. Burime zyrtare nga policia thanë se Gjini ka gjetur vdekjen i zënë nga një pjesë e godinës së uzinës së rrënuar, teksa po nxirrte copa hekuri prej saj. Mësohet se i ndjeri kryente të njëjtën punë çdo ditë me synim mbledhjen e hekurave për t’i shitur për skrap. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë identifikuar trupin e mbetur nën rrënoja, për të cilin u deshën orë të tëra që të nxirrej prej tyre. Nga ana e policisë thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa gjithsesi vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

u hodh nga kati i 8-të

Vuante nga sëmundja e rëndë, vetëvritet e moshuara

VloRe- I ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i 8-të i një pallati në Vlorë. Një grua rreth 65 vjeç me mbiemrin Alizoti, ka zgjedhur fundin fatal për jetën e saj duke u hedhur nga lartësia e një pallati në zonën e Skelës. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë bëjnë me dije se në momentin e hedhjes gruaja mbante një serum në dorë, për shkak se dyshohet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Nga të dhënat paraprake thuhet se ishin pikërisht vuajtjet prej sëmundjes nga e cila ishte prekur ato që kanë detyruar gruan të ndërmarrë vendimin fatal, e lodhur nga mundimi. Gjithsesi nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, si dhe për të mësuar identitetin e gruas.

brenda paketës së cigareve

i gjenden 30 doza heroinë, arrestohet 35-vjeçari

VloRe- Gjatë një operacioni policor të Strukturave të Luftës kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë qarku Vlorë u bë arrestimi në flagrancë për prodhim dhe shitje narkotikësh për shtetasin E. Balla 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kuman, qarku Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi nga kontrolli personal, këtij shtetasi brenda një pakete cigaresh ju gjetën rreth 30 doza lëndë narkotike e ngjashme me atë llojit heroinë, të cilat ky shtetas i kishte të gatshme për t’i shitur.

Akuzë dhe për vjedhje

Donte të hynte në shkollë, godet rojën me sende të forta

liBRAzHD- Një 24-vjeçar është grindur me rojën e shkollës sepse nuk e ka lejuar të hyjë në ambientet e saj duke e goditur me mjete të forta. Hektor Skura, 24 vjeç, banues në fshatin Pishkash komuna Qukës në rrethin e Librazhdit është vënë në pranga pasi një ditë më parë ka goditur disa herë shtetasin A. R 33 vjeç me banim në fshatin Kakavec. Sipas policisë, i riu i është afruar shkollës së mesme të përgjithshme “Arif Kuka” në Qukës dhe ka dashur të hyjë në brendësi. Në këtë moment roja ka de-batuar dhe i riu e ka goditur me gurë duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup. Policia e përcakton shkakun për motive të dobëta, ndërkohë që procedimi ndaj të riut ka nisur për akuzat e vjedhjes dhe goditje për shkak të detyrës. Paraprakisht mësohet se i riu ka debatuar me rojën, pasi ka dashur të hyjë në shkollë, por ende nuk jepen detaje të akuzës së vjedhjes.. l. lleshi

PAS vendIMIT PrITeT Të MArrë dënIM Me burgIM Të PërjeTShëM

Gjykata i refuzon gjykimin e shkurtuar ilir XhakjasProkuroria kërkon burg dhe për shoferin dhe oficerin e policisë

gjykATA e lë në burg, e vrAu Të ShoqIn në kuZhInë. e gjeTI FqInjI

Fatmira poka: S’desha ta vrisja, më tradhtonte vazhdimisht me fqinjën

e shihja që largohej e rrinte jashtë për orë të tëra. S’mund ta duroja më këtë gjë. Kështu vendosa të marr armën e ta kërcënoj, por e qëllova. Tani u bë. Më bëni ç’të doni”. Edhe pse është e vetëdijshme për atë që ka ndodhur ajo mundohet të justifikohet duke deklaruar se arma nuk ishte e saj. “Armën e ka pasur vetë. Unë se kam përdorur asnjëherë, por e mora dhe doja ta trembja. Qëllova, por nuk doja të vrisja”. Më herët gruaja në dëshminë e dhënë para prokurorit të çështjes në prani të avokatit ka rrëfyer edhe shkakun. “Më tradhtonte me fqinjën dhe këtë ja kisha thënë se nuk do ia falja kurrë më nëse ai nuk do hiqte dorë

njëherë e përgjithmonë nga aventurat e tij të dashurisë në pleqëri. Duke qenë se ai nuk e mori kurrë seriozisht parala-jmërimin tim për atë se çfarë do ta priste, e pësoi. Nuk doja ta vrisja, por doja t’i shkaktoja dhimbje. E qëllova nga mbrapa tek dera e kuzhinës”. Avokati që e ka marrë në dorëzim çështjen qysh në fillim dhe ka qenë i pranishëm edhe gjatë seancës së pyetjes ka thënë se gruaja nuk është mirë nga ana mendore. Ka tre vjet që merr barna antidepresive dhe e ka kryer krimin në gjendje jo të mirë. Unë kërkoj masë më të lehtë pasi është mbi 70 vjeç s’ka pse bëhet arrest me burg. S’ka se ku shkon dhe nuk për-

bën rrezikshmëri”. Pala mbro-jtëse e ka quajtur një incident. Prokurori ka ndërhyrë duke theksuar se në bazë të nenit 230 fakti që është mbi 70 vjeç e lehtëson gjendjen e saj, por ka përjashtime kur kryen vepra të rënda penale dhe aktualisht po hetohet për një vepër pe-nale. Sa i përket pretendimeve për gjendjen e saj mendore hetimi do të sqarojë më vonë pretendimet e gruas dhe mbro-jtjes si dhe më dëshmitë. Në përfundim gjyqtari i çështjes Ramazan Avdiaj ka përcaktuar të ligjshëm arresti në flagrancë për akuzën vrasje me para-mendim duke vendosur masën arrest me burg në bazë 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Page 10: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

10 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« opinion

lexova opinionin e zotit Agron Tufa në gazetën “Pano-rama” të titulluar “Kriza e kauzës zgjedhore dhe ish-të përndjekurit” dhe në vijim të këtij shkrimi dua të paraqes edhe unë opinionin tim në lidhje me çështjet që autori ngre me të drejtë në këtë shkrim. Jam kry-etar i degës së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, shoqatë që nga numri i anëtarëve dhe periudha

njëzetedyvjeçare e aktivitetit të saj mban vendin e parë në Sh-qipëri në krahasim me shoqatat e tjera. Lidhur me sa më sipër, dua të theksoj se vetëm dega e Tiranës që unë përfaqësoj, ka në gjirin e saj 9572 anëtarë. Kush mund të thotë se kjo është fantazi, le të urdhërojë në zyrat tona dhe do t’i gjejë të gjithë anëtarët e degës sonë të regjistruar në kompjuter. Shoqata jonë është anëtarja e vetme e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e të përndjekurve politikë të vendeve ish-komu-niste të Europës Lindore. E bëra këtë hyrje pak të gjatë për të treguar se opinioni im është ai i të gjithë anëtarëve të shoqatës sonë dhe për këtë duhet të kihet parasysh nga partitë politike tani në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Një gjë është e qartë: vota e ish-të përndjekurve politikë do të jetë vendimtare për fitu-esin e zgjedhjeve të ardhme.

Dua të theksoj që në fillim se anëtarë të shoqatës sonë janë ata të përndjekur politikë që duke filluar nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri në fund të vitit 1990 janë pozicionuar në krahun nacionalist të politikës shqiptare, pozicion që e ruajnë edhe sot. Ndaj edhe shoqata është emërtuar “antikomuniste”. Në nenin 1 të programit të saj thuhet: “Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë është një shoqatë e pavarur. Ajo bashkon në gjirin e saj të gjithë të përnd-jekurit politikë nga regjimi komunist pa dallim idesh politike, përkatësie kombëtare, gjendje shoqërore, feje, race, seksi dhe arsimi që janë kundër komunizmit. Ajo është kombëtare, plural-iste, humanitare, politiko-shoqërore.”

Sikurse shihet nga ky nen kushti kryesor për të qenë anëtar është antikomunizmi. Ndërsa në nenin 4 thuhet: “Shoqata ka për mision të saj fisnik mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të përndjekurve politikë, si dhe të drejtat dhe interesat e ligjshme të vetë shoqatës. Atë nuk mund ta përfaqësojë asnjë subjekt, kushdo qoftë, përveç organeve të saj të zgjedhura nga Kuvendi Kombëtar i Shoqatës.”

Pikërisht në këto dy nene do të mbështetem edhe unë në shprehjen e opinionit tim. Parimisht për ne, mbështetur në pro-gramin e shoqatës, nuk ka pasur preferenca se cilën parti apo koalicion partish do të mbështeste shoqata. Kjo për arsyen e thjeshtë se për shoqatën do të ishte më e preferuara ajo parti apo grupim që do të plotësonte më mirë detyrimet ndaj kësaj shtrese. I shtojmë kësaj edhe qëndrimin ndaj mentalitetit komu-nist, që, siç e theksuam më lart, është një nga synimet kryesore të shoqatës. Le të analizojmë tani me radhë se si kanë vepruar ndaj nesh partitë apo grupimet e ndryshme të dala në skakierën politike të vendit tonë.

Po e fillojmë me grupimin e partive të majta me në krye Partinë Socialiste. A ka qenë ndonjëherë antikomuniste kjo parti dhe ky grupim? Asnjëherë. Të gjithë të përndjekurit politikë e kanë parasysh qëndrimin që ka mbajtur ky grupim ndaj tyre në periudhën kur ishin në qeveri (1997-2005). Çfarë e karakterizoi atë periudhë? Pushime masive nga puna, heqje e të drejtave të fituara gjatë viteve të para të ndryshimeve demokratike për arsimimin, punësimin, strehimin e tyre; anulimi i ligjit të lustra-cionit të miratuar në vitin 1995 dhe si pasojë lirimi nga burgu i ish-krerëve të regjimit komunist të dënuar nga gjykatat shqip-tare dhe dëmshpërblimi i tyre me shuma marramendëse; mirati-mi i një ligji qesharak për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të barabartë me një kafe 50-lekëshe në ditë, ligj që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese; himnizimi i ngjarjeve apo individëve të regjimit komunist që ishin të njohur për krimet e tyre dhe shumë të tjera.

Po pas vitit 2005, kur në krye të Partisë Socialiste erdhi zoti Edi Rama? Ndonëse erdhi me shumë bujë, duke ia hedhur fajin për gjithçka ish-drejtuesit Fatos Nano, Rama ruajti të njëjtën struk-turë të së kaluarës me bllokmenë apo bij bllokmenësh të regjimit të përmbysur. Filloi një fushatë të shfrenuar kundër ish-drejtuesit Fatos Nano, duke ia hedhur të gjithë fajin atij për qeverisjen e keqe dhe duke premtuar një përmbysje të mënyrës së qeverisjes. Cilat ishin pasojat e këtyre premtimeve për të përndjekurit poli-tikë? Me urdhër të kryetarit të tyre deputetët socialistë bojkotuan të gjitha seancat ku miratoheshin ligje në mbrojtje të kësaj sh-trese. Le të përmendim këtu rezolutën në mbështetje të asaj të

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimet komuniste”, ligji për dëmshpër-blimin e tyre dhe amendamenti për përfshirjen në këtë ligj të të pushkatuarve pa gjyq, ligji për lustracionin në Republikën e Sh-qipërisë dhe ligje të tjera.

Vitin që kaloi zoti Rama ndërroi taktikë, duke menduar se do të gënjente ish-të përndjekurit politikë. Mblodhi rreth vetes një grusht gjoja ish-të përndjekur, por që në të vërtetë i përkisnin grupit të falsifikatorëve dhe vjedhësve, që regjimi komunist, për t’i dënuar më tepër, u kishte shtuar edhe nenin politik të agjita-cionit dhe propagandës, apo ata të pamoralshmit, që pasi kishin përdhunuar familjarët e tyre, për t’i shpëtuar ndëshkimit, kishin tentuar për t’u arratisur jashtë shtetit dhe kështu u quajtën të përndjekur politikë, si dhe ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, që po i shlyenin borxhin diktaturës. Me këta tipa, që e kishin treguar veten edhe gjatë trazirave të viti 1997 duke u bashkuar me re-belët komunistë, zoti Rama doli me tezën e rishikimit të politikës ndaj të përndjekurve politikë. Me të drejtë zoti Tufa pyet: kush ka ndryshuar, ish-të përndjekurit politikë apo Partia Socialiste?

Përgjigjen kësaj pyetje ia jap unë. Të përndjekurit e vërtetë politikë nuk ndryshojnë. Ata u qëndrojnë besnik parimeve të tyre. Edhe Partia Socialiste nuk ka ndryshuar. Ajo është po ajo që ka qenë, trashëgimtare e denjë e Partisë së Punës të Shqipërisë, një armike e betuar e të përndjekurve politikë. Është demagogjia e saj që, duke përdorur veglat e mësipërme, kërkon t’u mbush mendjen të përndjekurve se paska ndryshuar. Në rast se një gjë e tillë qen-ka e vërtetë, atëherë pse zoti Rama nuk u kërkon falje më parë të përndjekurve për krimet e kryera nga paraardhësja e partisë që ai drejton, Partia e Punës e Shqipërisë? Ai mund të thotë se nuk “më takon mua të kërkoj falje, pasi nuk i kam kryer unë apo partia ime ato krime”, po zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë, mos vallë i kishte kryer vetë krimet e nazistëve kur u kërkoi falje të gjithë hebrenjve dhe viktimave të tjera të nazizmit? Po Papa Gjon Pali i Dytë, që kërkoi falje për krimet e kryera nga Kisha në kohën e mesjetës? Po zoti Majko pse nuk kërkon falje që i quajti “plehra” luftëtarët e divizionit 4000 të NATO-s që ranë në luftë për përm-bysjen e rendit komunist në Shqipëri? Pse sot e quan aleancën me NATO-n një domosdoshmëri për vendin tonë kur luftëtarët e saj të rënë në kohën e diktaturës i quan “plehra”? Jepni përgjigje për këto pyetje dhe pastaj keni të drejtë të pretendoni se e keni ndryshuar kursin e partisë suaj.

Për sa i përket partisë së zotit Bamir Topi, Fryma e Re Demokratike, opinionin tim për të e kam dhënë qysh gati një muaj më parë, më 14 dhe 15 dhjetor 2012, në gazetat “Metropol” nr. 2856 dhe “55” nr. 355, ku midis të tjerave kam shkruar: “Dua t’ju pyes, i nderuar zotni, si nuk ju drodh dora kur nënshkruat dekorimin e kriminelëve që kishin çuar në ekzekutimin e mar-tirëve të Spaçit Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho apo Qafës së Barit, Tomë Ndoja dhe Sokol Sokoli, njëlloj si paraardhësi juaj me dekorimin e vrasësit të poetit Havzi Nela? Si nuk pyetët, të paktën ndonjërën nga shoqatat e të përnd-jekurve politik më parë? Ju thoni se i përkisni shtresës së të përndjekurve politikë. Atëherë si i kryet këto veprime? Edhe për këto, po patët kurajë, duhet të përgjigjeni.”

Ndaj edhe zotit Topi dua t’i bëjë të njëjtën pyetje: pse sot nuk u kërkoni falje familjarëve të martirëve të mësipërm për vep-rimin tuaj të papërgjegjshëm? Në rast se keni ndryshuar, të pak-tën këtë gjë duhet ta bëni, përndryshe do të mbeteni “parti e re me xhaketa të vjetra” dhe ata që e quajnë veten të përndjekur politikë nuk do të gjejnë strehë në partinë tuaj.

Sa për Aleancën Kuqezi mendoj se nuk ia vlen fare të shkruaj, pasi me përbërjen që ka nuk është gjë tjetër veçse një konglom-erat ekstremistësh dhe anarkistësh të hedhur poshtë nga të gji-tha krahët e politikës shqiptare. Lidhur me demagogjinë e tyre mbi Shqipërinë e madhe ose etnike, do të doja t’u thosha se janë kujtuar shumë vonë. Ideatorët e vërtetë të asaj lëvizjeje kanë qenë nacionalistët e vërtetë shqiptarë, që edhe jetën e dhanë në shërbim të kësaj çështjeje dhe ata që ende kanë mbetur gjallë i kanë gjetur forcat politike ku do të mbështeten.

Tani le të kthehemi te forca më e madhe politike e së djath-tës shqiptare - Partia Demokratike dhe koalicioni i saj. A i ka kry-er kjo forcë detyrimet ndaj shtresës së të përndjekurve politikë? Po të përndjekurit politikë a janë të gjithë me këtë forcë? Le t’i shtjellojmë këto dy pyetje:

Me ndryshimet demokratike pas vitit 1991, të përndjekurit politikë u hodhën në masën mbi 90% me Partinë Demokratike, dhe kjo ishte e kuptueshme. Ajo ishte forca e parë politike që doli me flamurin e demokracisë. Për të thënë të vërtetën, në periud-hën e parë të qeverisjes së saj u bënë shumë përpjekje dhe u miratuan shumë ligje në përkrahje të kësaj shtrese. Mjafton të

përmendim arsimimin, punësimin, strehimin e të tjera. Në ato vite nuk merrej asnjë vendim pa miratimin e Shoqatës së të Përnd-jekurve Politikë. Por të gjitha këto u përmbysën me marrjen e pushtetit nga socialistët në vitin e zi 1997.

Le të kthehemi tani pas marrjes së pushtetit në vitin 2005 nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Në qoftë se do ta kra-hasojmë me periudhën e qeverisë socialiste, diferenca është e madhe. Ky koalicion mbetet gjithmonë shumë më afër të përnd-jekurve sesa koalicioni i majtë. Por, po ta krahasojmë me qeveris-jen demokrate të viteve 1992–1997, do të shohim se ka diferen-ca dhe këto bien në sy në të gjitha sferat e jetës. Një gjë e tillë ka bërë që një pjesë e të përndjekurve politikë që dikur ishin plotë-sisht me të, ta shohin me dyshim qeverisjen e demokratëve. Një gjë e tillë duhet t’i alarmojë drejtuesit e Partisë Demokratike e në mënyrë të veçantë drejtuesin e saj, zotin Sali Berisha. Detyrimisht diçka duhet ndryshuar në trajtimin e çështjeve të të përndjekurve politikë, në rast se duan të kenë mbështetjen e tyre të plotë. E theksoj edhe një herë se kjo mbështetje do të jetë vendimtare në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Le të analizojmë me radhë se cilat janë pikat kryesore ku duhet të mbështet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve: 1. Likuidimi deri në qershor i dy kësteve të dëmshpërblimit dhe fillimi i këstit të tretë.

2. Likuidimi i plotë i atyre që jetojnë ende. Sipas llogarive tona, duke marrë parasysh se sipas të dhënave të Ministrisë së Finan-cave numri i atyre që jetojnë është 2400 veta dhe duke zbritur dy këste që janë likuiduar, atëherë për të likuiduar gjashtë këstet e tjera nuk duhen më shumë se 75 milionë euro, shumë që na duket plotësisht e përballueshme nga buxheti i shtetit.

3. Fillimi i dëmshpërblimit për të internuarit e periudhës 1945-1954.

4. Miratimi në seancë plenare i amendamentit të KM, mirat-uar edhe nga komisionet parlamentare, që parashikon zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumenteve, heqjen e nenit që ndalon dhënien e dëmshpërblimit personave të dënuar gjoja për ter-rorizëm e të tjera.

5. Fillimi i zbatimit të gjitha pikave të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 “Mbi ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, ku përfshihen: a) heqja e të gjitha dekoratave, titujve dhe urdhrave akorduar diktatorit Enver Hoxha; b) rishikimi i datave-simbol të sistemit komunist; c) pub-likimi i dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist; d) hartimi i ligjit të ri të lustracionit; e) përmbushja e detyrimeve ligjore për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëm-shpërblimin e të përndjekurve politikë; f) ngritja e memorialit në nderim të shqiptarëve të rënë në luftën kundër regjimit totalitar, vendosur edhe nga Kuvendi i Shqipërisë qysh në janar të vitit 2009; g) hapja e muzeve dhe kthimi në muze i burgjeve dhe kampeve politike; h) organizimi i një konference kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historia-nëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist.

Përveç pikave të rezolutës së mësipërme Partia Demokra-tike duhet të ketë parasysh që shoqatave të të përndjekurve politikë t’u jepet e drejta e një numri të caktuar deputetësh të propozuar prej tyre, emërimit në organet qendrore të shtetit shqiptar të një numri ish-të burgosurish politikë që jetojnë ende. Kjo gjë pasi praktikisht sot përveç Presidencës, që ka një këshilltar të burgosur politik, as Kuvendi, as Kryeministria, as shumica e ministrive, as Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të tjera nuk kanë në organet drejtuese një të tillë, gjë që nuk i nderon. Është e vërtetë që në Kuvendin e Shqipërisë ka disa deputetë me prejardhje nga kjo shtresë por, për fat të keq, zëri i tyre është ndier fare pak në mbrojtje të saj, madje as që i kemi parë ndonjëherë në dyert e shoqatës sonë, që njëkohësisht është edhe e tyre.

Këto janë pikat ku duhet të mbështetet Partia Demokratike në programin e saj elektoral. Mbështes propozimin e bërë nga zoti Tufa për një marrëveshje midis qeverisë dhe shoqatave të të përndjekurve politikë, të ngjashme me atë të lidhur para zgjed-hjeve të 22 marsit 1992 midis ish-presidentit Berisha dhe ish-kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zotit Osman Kazazi. Një marrëveshje e tillë do të ishte një stimul i lartë për tërheqjen e kësaj shtrese të përvuajtur pas vetes. A do ta kryejë Partia Demokratike dhe aleatët e saj një gjë të tillë. Kjo varet nga vullneti i tyre. Ne shpresojmë. Njëkohësisht u themi se të përndjekurit e vërtetë politikë nuk shkojnë kurrë majtas. E keqja më e madhe që mund të ndodhë është se mund të mos dalin fare në votim. Një gjë e tillë nuk është në favorin e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Ne jemi në pritje.

Të përndjekurit politikë dhe qëndrimi i tyre ndaj zgjedhjeve

Nga Reshat KRIPa

Page 11: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

11• E mërkurë 20 shkurt 2013

»opinion

parada e Forcave të Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, e cila parakaloi të dielën me rastin e pesëvjetorit të shtetësisë, të përshëndetur me duartrokitjet e qytetarëve, për pak sekonda kur heq nga mendja ngjarjet skandaloze që na janë përplasur për fytyre nga shteti real me ambient gangsterësh të institucionalizuar, edhe mund të ngjallte një entuziazëm të

të qenit shtet. Përballë qytetarëve kishin ngritur kokën lart ata që mburreshin për arritjen e kësaj shtetësie, zyrtarët e institucioneve të Kosovës, të cilët numëruan arritjet që paska mbërritur Kosova. Në fjalimin e saj, sigurisht edhe kësaj here të shkruar nga dikush tjetër, presidentja e Kos-ovës, Atifete Jahjaga, foli për kapacitetet e Kosovës në sek-torin e rendit dhe të sigurisë. Bile mori guximin që të fliste në emër të ndërkombëtarëve se sa të kënaqur qenkan ata sot me investimet e tyre në këtë fushë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish shprehu përkushtimin e qeverisë për ndërtimin e shtetit stabël, për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Të dy këta zyrtarë nuk harruan të falënderojnë qytetarët e Kosovës, në kurriz të të cilëve po ndërtohet pasuria e pushtetarëve, vëllezërve të tyre, kushërinjve, nipave, tezakëve, por jo shteti demokra-tik, që siguron mirëqenie për ta. Pesë vjet më parë po kë-tyre qytetarëve iu premtua rritje e investimeve të huaja, zvogëlim i papunësisë, prosperitet dhe ditë më të mira, që do t’i nxjerrin nga skamja dhe paperspektiva.

Por çfarë u zhvillua ekonomikisht gjatë këtyre pesë vjetve në Kosovë? Investimet direkte të huaja në vitin 2007 kanë qenë 440.7 milionë euro, kurse në gjashtëmu-jorin e parë të vitit 2012 investimet kanë rënë në 86.2 mil-ionë euro. Nëse krahasohet gjashtëmujori i parë i vitit 2012 me periudhën e njëjtë të një viti më parë, Kosova del të ketë pësuar rënie prej 53.4 për qind të investimeve të hua-ja. Këto të dhëna tregojnë se investitorët e huaj i mblodhën plaçkat për t’ia mbathur nga Kosova.

Gjatë këtyre viteve papunësia nuk u zvogëlua, as nuk stagnoi, por u rrit në mbi 40 për qind, pësuam një rritje të

inflacionit në vazhdimësi deri në 30 për qind, çmimet e produk-teve bazë, nëse krahasohen me pesë vjet më parë, janë shtrenjtu-ar pa mëshirë, faturat e rrymës janë dyfishuar, asetet e Kosovës janë zhvlerësuar, duke u dhënë turqve në “Aksham pazar” derisa investitorët potencialë perëndimorë ikën.

Konferenca e donatorëve, e cila u promovua me të madhe, u shfrytëzua më shumë për promovim politik sesa për interesin e qytetarëve të Kosovës. Deficiti marramendës tregtar vazhdon të shënojë rritje bashkë me ngufatjen e prodhuesve vendorë dhe moszhvillimin e sektorit privat të vend. Me plot gojën u luftua

korrupsioni, por, si për çudi, brenda pesë vjetve u shtuan milionerët që zyrtarisht marrin vetëm paga në institucionet e Kosovës. Ata që dikur s’kishin gjë, sot janë evidentuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) si milionerë dhe par-akalojnë kryelartë nëpër institucione të pandëshkuar për keqpërdorimin e pozitave që u ka dhënë pushteti.

Skandal pas skandali, sa vetëm mbinin duke bërë të zbe-hen rastet e mëparshme. Ato që mbetën në kujtesë janë: vjedhja në dhomën e dëshmive dhe e arit brenda Policisë së Kosovës, skandali me 1.4-milionëshin e pasaportave, 1 milion dollarë që aq lehtë dolën të jenë falsifikuar në mes të Kosovës, ish-shefi i task-forcës kundër korrupsionit, që doli të jetë vetë i korruptuar, e sa e sa raste të tjera, të cilat kanë shpërthyer, por kanë kaluar duke u zëvendësuar me rastet e reja skandaloze.

Nuk kanë munguar ata që folën haptazi për sistemin e instaluar me vjedhje në pushtet, por që instrumenti i mirësofistikuar eliminoi kundërshtarët.

E sot Kosova vazhdon të udhëhiqet nga ata që na shfaqen me kollare dhe orë “Roleks”, të cilët mbajnë njëri-tjetrin nën presionin e shantazhit, duke funksionuar ngjashëm me sistemin e njohur të bandave kriminale.

Këta nuk vodhën vetëm paranë publike, ata janë edhe vjedhës votash, sekserë, kërcënues. Të tillë mund të ekzis-tojnë edhe në vendet ku shteti ligjor i përndjek duke i luftu-ar në vazhdimësi, por në Kosovën tonë shtet tash pesë vjet këta persona janë pjesë e institucioneve të rëndë-sishme shtetërore. E pushteti i këtij tabori është duke u siguruar i shndërruar në sistem paternalist, ku me rregulla të pashkruara legjitimohen skandalet. Rrethi i nënshtruar u përmbahet nga frika e shantazhit, e kështu edhe më tej krijohet komoditet për ata që tash sa vjet po na shtrojnë rrugën drejt humnerës.

të dy të martuar, me fëmijë, të divorcuar, që pasi konsumojnë një lidhje pasionante për një kohë relativisht të gjatë, në kapërcyell të kësaj histo-rie e kanë të pamundur të ndahen, nuk mund ta kuptojnë jetën pa njëri-tjetrin (!!). Ose së paku ky është halli i njërit prej partnerëve. Një letër, një mesazh kërcënues, që s’pranon për asnjë arsye ftohje: me një argument, gjetje ngushëlluese,

që justifikon aktin e rëndë, vrasjen e dyfishtë: “Për ty prisha familjen”. Sikur ky të ishte një episod i shkëputur, nuk do ta ki-sha marrë mundimin të shkruaja këto radhë, por kjo është bërë kaq e zakonshme, kaq rutinë, saqë e ke të pamundur të rrish indiferent dhe të mos i bësh pyetjen vetes: ç’po ndodh? Cilat janë shkaqet? Se sa për pasojat, po dihen! Flirtuesit, dashnorët bohemë pas bujës që lanë pas me krisma, ulërima, lot, brenga, amanete, prehen në varreza; fëmijët mbeten jetimë, duke krijuar një kosto dhe plagë sociale të pallogaritshme. Ata janë qytetarë të Republikës të privuar nga dashuria, nga pekulet e moshës, nga përkujdesjet, pafajësia e të cilëve është tronditur deri në atë pikë, sa i kanë lënë shtangur, të pagojë. Pse i sollën në jetë kur nuk ngurruan t’i bënin fatkeq?! Këtë përgjigje mund t’ua japë vetëm Zoti. Ata janë filizat, gonxhet që shpërthyen në pran-verën e një dashurie platonike, ku dy persona iu betuan njëri-tjetrit për besnikëri në jetë të jetëve, në të mirë e në të keq, që vunë unazë dhe kurorë pa pasur as më të voglin dyshim, as më të voglën brerje ndërgjegjeje, por që fatkeqësisht i thau bryma, thëllimi, cikma e akullit që fryu nga skutat më të errëta të in-stinktit, të shpirtit aventurier, të një ngasjeje të tërbuar, që e shpinte kanoen e ëndrrave dhe premtimeve drejt brigjesh të

egra, të thepisura, shkatërrimtare. Po familjarët, shokët, miqtë, farefisi ku ishin? Pse e lanë këtë tragjedi të ndodhte?! Justifikimi se nuk kishin kuptuar gjë nuk pi ujë. Kjo nuk ndodhi aty për aty, sa hap e mbyll sytë. I ndjeri, e ndjera kishin rënë në greminën e pasionit, të nevojës; ndoshta jo thjesht të nevojës për të shfryrë epshet, por të arratisjes nga një botë e mistershme, e paqëndrueshme, ku hallet janë një barrë e rëndë, e papërbal-lueshme dhe mundësitë një pikë ujë në oqean. Dhe halli mundet nuk ka qenë i njëjtë. Ajo kërkonte mbështetje, një çadër ku të fuste kokën, një njeri që ta ndihmonte në ditë të vështira, që t’i thoshte një fjalë të ngrohtë; ai donte të provonte ndjesinë e të qenit në qendër të vëmendjes, të shijimit të gjërave të ndaluara, të daljes jashtë kornizës, siç bënin edhe mjaft të tjerë, të kamur, të kollarisur, sulltanë të kohëve moderne. I gjori mund të ketë menduar se jeta private është e drejtë ekskluzive dhe askush nuk mund të të përflasë, të tregojë me gisht, të të denoncojë si besëthyer dhe i dyshimtë. Ndoshta shtyrja e gjërave deri në ekstrem i koklaviti punët; prishja e familjes, lënia pas dore e krijesave, që tek ti duhej të shihnin bariun, kujdestarin, udhërrë-fyesin, modelin që duhet të admironin dhe të ndiqnin. Përveç ka-limit të masës, akti i vetëvrasjes ka qenë më i patolerueshmi. Ky shembull, në vend që t’i bëjë të tremben, t’i vënë gishtin kokës qeniet humane me jetët paralele, mundet që t’i cysë të jenë më të fshehtë, më të kujdesshëm, të kamufluar. Se nuk gjykohet akti, por paaftësia për të mbuluar gjurmët, për t’u dukur i për-korë edhe në çastet dhe ditët kur tisi i afshit, i trazimit prushëror të shfaqet në fytyrë menjëherë pasi ke konsumuar aktin e trad-htisë. Ne jemi një shoqëri e shtirur, hipokrite, shoqëri maskash, që teksa flet për moralin dhe gjërat e shenjta, blasfemon, përm-

bys, përdhunon, stimulon vandalizmin, mbërritjen te porta e suksesit me çdo mënyrë e çmim; një rendje dhe garë ku më i forti, më i pamëshirshmi, më “azgani”, me ca hile dhe marifete i lë të tjerët në bisht, me gojë hapur dhe shitet si hero. Një akt vetëvrasjeje, një mizori nuk i takon një personi edhe aq, ka një sërë kushtesh, rrethanash paraprake, një mal hamendjesh, për-siatjesh, që mënojnë të duken të arsyeshme dhe kanë miratimin e heshtur të një duzine përrethësash. Shkurt, është një vdekje e paralajmëruar, ku dikush tërhoqi këmbëzën në sy të qindra apo mijëra dëshmitarëve okularë, të cilët mund dhe duhet ta kishin ndaluar krimin. Por me sa duket jeta për ne është kthyer tel-enovelë, ku i miri dhe i keqi, e bukura dhe e shëmtuara, e shenjta dhe mëkatarja ndërthuren pazgjidhshmërisht dhe nga rrëmuja, nga kaosi kërkohet të gjendet harmonia (!). Ato që shohim në ekran, kërkojmë t’i vëmë në jetë pikë për pikë sipas skenarit, madje duke shtuar disa detaje të reja për t’u dukur më atraktivë, më krijues. Duke shkuar drejt hiçit, drejt zbrazëtisë, kërkojmë të fitojmë dimensionin e lirisë, pavdekësinë. Në këtë kohë të çar-tur, i urti duket i paarsyeshëm dhe i marri një krijesë superiore, racë e pastër, që duhet të popullojë dhe mbretërojë planetin. E keqja, zullumi po rritet progresivisht me shtimin e teknologjisë, të frymës liberale, të nevojës për komoditet, ku kërkesë-oferta, një sërë ligjesh dhe aktesh favorizojnë agresivitetin, dhunën, rendjen drejt një gare pa kthim, pa fitimtarë. Në këtë pikëpamje, primitiviteti bëhet më joshës, më i lakmueshëm. Kemi vetëm një mundësi, një rrugë shpëtimi: të kthehemi te dashuria, te familja, te fëmijët, te virtyti, te thjeshtësia, tek traditat që na lanë të parët, te besimi në Zot, përndryshe e gjithë ngrehina jonë sho-qërore është në prag rrënimi.

Gangsterët institucionalë

Jeta si telenovelë

Nga aRbaNa XhaRRa

Nga LuaN KuRtI

Page 12: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

12 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

«

mila kunis plane për të lënë aktrimin, për t’u bërë nënë e devotshme

E dashura më e fundit e Ashton Kutcher beson se kar-riera në Hollivud nuk do të zgjasë për gjithmonë. Ajo ka plane për ta lënë skenën një ditë dhe të bëhet një nënë e përkushtuar ndaj familjes. Edhe pse Kunis është në majat e karrierës së saj, mendon se ky sukses nuk do ta ndjekë gjithmonë, ajo që dëshiron është të ketë familjen e dsaj një ditë. ‘Burimi im i vetëm i lumturisë nuk mund të jetë vetëm puna’, është shprehur Kunis. Kunis ka qënë kohët e fundit duke promovuar filmin e rradhës Oz: The Great and Power-ful”, gjithashtu ajo është pjesë edhe një sërë filmash të rinj që priten të shfaqen këtë vit si: Blood Ties”, “Hell & Back” dhe “The Angriest Man in Brooklyn”.

Djali i michael Jackson bëhet gazetar televiziv

Djali i Michael Jackson  Princ Michale është bërë gazetar tel-eviziv. Në kuadër të emisionit “Entertainment Tonight” ai ka intervistuar disa personalitete të famshme e shpreson në një karrierë të suksesshme në industrinë e argëtimit. “Shpresoj që një ditë të bëhem producent, regjisor, skenarist e artist’, ka deklaruar  Princ Michael (16 vjeçar). I biri mbretit të pop muzikës ka folur me James Frankun për filmin e ri “Oz the Great and Poëerful”, e ka dëshirë ta intervistojë Piter  Jacksonin veprat e të cilit ka pasur qejf  t’i shihte me babanë.

Gwyneth paltrow dëshiron të jetë si Jessica simpson

Me sa duket perandoria e veshjeve casual dhe e çantave të dorës të Simpson, janë zilia e dikujt, të dikujt si fituesja e çmimeve Oskar, Gwyneth Paltrow. Kështu ka pohuar aktorja kur i është drejtuar pyetja se kujt dëshiron t`i ngjajë. Ajo çka Paltrow pëlqen më shumë tek Simpson është se ajo është një businesswoman, sepse në Hollivud të pasurit e një par-fumi dhe linjë rrobash të bën një busineswoman. Kohët e fundit Gwyneth e ka humbur interesin për filmat, pasi dëshi-ron që ajo të fokusohet në websiten e saj, në librat e saj të gatimit, në kompaninë e fitnesit në bashkëpunim me traj-nerin Tracy Anderson dhe të bëhet një bilionere.

kim kardashian nuk pëlqen trupin shtatzanë

Kim e adhuron shtatzaninë, por nuk pëlqen trupin e saj gjatë kësaj periudhe pasi është privuar për të veshur fus-tanet e saj të ngushta. Ajo tregon se ka shqetësime me trupin e saj pasi ka marrë shumë kile dhe urren faktin që mund të veshë vetëm rroba të gjera. Por një gjë është e sigurt që Kim po pret me padurim të bëhet nënë. Ajo është e mërzitur se asnjë rrobë në gardërobën e saj nuk i për-shtatet më. Por Kim nuk duhet të shqetësohet edhe kaq shumë për aq kohë sa i dashuri i saj Kanye pëlqen trupin e saj, madje ai e inkurajon që ajo të hajë çfarë të dëshirojë.

SHBA, “Google” planifikon hapjen e dyqaneve

problem më i shpeshtë është frika dhe pavendosshmëria, thonë psikologët. Takimet e para kalojnë mirë dhe pas një kohe njeriu e kupton se është i dashuruar. Sipas traditës femrat presin të parat ti dëgjojnë ato dy fjalët “Të dua” dhe shpresojnë se mashkulli do ta bëjë hapin e parë. Por si duket

tradita po ndryshon, femrat si më emotive dhe më të ndjeshme vendosin që ato ta marrin hapin e parë. Statistikat thonë se çdo i treti mashkull, i pari e shpreh dashurinë. Por, psikologët vlerësojnë se shumë shpesh meshkujt nuk janë të sinqertë në atë që e deklaro-jnë, e thonë vetëm se e dinë se partnerja e tyre ka dëshirë ta dëgjojë. Një arsye tjetër pse meshkujt nuk i shprehin ndjenjat e tyre është edhe fakti se kanë fil-luar ta kuptojnë të vërtetën e femrave bashkëkohore. Cila është ajo e vërtetë? Sot femrat nuk i impresionon shprehja e dashurisë. Sipas ekspertëve fjalët e buta, jo vetëm që nuk lënë përshtypje të mirë, por edhe lloga-riten sit ë mërzitshme nga ana e shumë femrave. Dhe në këtë mënyrë meshkujt friksohen se nuk do të lënë përshtypje të mirë dhe se do ta humbi burrërinë.

Gjiganti i internetit “Google” ka në plan hapjen e dyqaneve në SHBA duke u frymëzuar nga suksei i “Apple” në këtë fushë, bëri të ditur sot e përditsh-mja vendase, “Wall Street Journal” në faqen e saj të internetit. “Dyqanet do të shesin prodhimet ‘Google”, theksoi e përditshmja, por ende nuk e dimë qartë se ku dhe kur këto dyqane do të hapen. “Dyqanet e gjigantit ‘Ap-ple’ ishin një faktor kyç në suksesin e iPhones dhe iPad dhe numri një në botë i programeve softëare ‘Mi-crosoft’ ka hapur tashmë pika shitjeje”, shtoi “Wall Street Journal”.

Gossip

Meshkujt friksohen të thonë

“Të dua”! Pse meshkuJ friksohen kaq shumë Ta shfaqin

dashurinë Të ParëT?

Page 13: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

13• E mërkurë 20 shkurt 2013

»

look-u milioner i tamarës200.000 sterlina, ose 230.000 euro. Kjo është shifra që i ka kërkuar ish i dashuri i saj Tamara Ec-clestone (vajzës së bosit të Formula 1 Bernie Ecclestone) për të mos treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Cështja ka përfunduar në dyert e gjykatës ku dje Ec-clestone, si për ironi të ras-tit, është prezantuar në sallë me një look që vlen (150.000 euro) pak më shumë se gjysma e vlerës së kërkuar nga ish-it të saj. Me syze të zeza, byzylykë dhe orë prej ari dhe diamanti, çantë me lëkurë krokodili dhe këpucë super të shtrenjta duke bërë një llogari të përafërt na del një pasuri e vërtetë.

Fergie konfirmon shtatzaninëFergie ka bërë të ditur në tëitter se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me partnerin e saj Josh Duhamel. Ajo ka shkruar në tëitter “Josh dhe unë dhe bebi, bëjmë tre”, shoqëruar me një foto të postuar. Por nuk ka vonuar shumë dhe Du-shamel ka kopjuar statusin e saj duke shkruar “Fergie, unë dhe bebi bëjmë tre”. Fergie ka vendosur të konfirmojë lajmin me pak vonesë edhe pse ishte vënë re më përpara nga paparacët, për shkak të veshjeve të saj të gjëra në fillim të muajit.

Britney kaloi shën Valentinin me një burrë misterioz

Britney është parë të darkojë me një mashkull misteroz ditën e të dashuruarve. Këngëtarja nuk ka dashur të komentojë rreth kësaj çështjeje, por nisur nga fotot Britney ka qënë në shoqërinë e një djali të ri. Ata nuk duket të fshehin ndo një gjë, por për shkak të paqartësive të fotove, është e pamundur të identifikohet personi në krah të këngëtares. 31-vjeçarja Britney u nda nga i dashuri i saj Jason Trawick një muaj më parë pas dy vitesh lidhje. Kjo është hera e parë që ajo shikohet me një mashkull që prej ndarjes së fundit.

swift ka marrë para

për një koncert që s’e ka mbajtur Ylli i muzikës ‘country’, Taylor Swift, mund të përfundojë në gjyq si pasojë e një koncerti të anuluar në gusht të vitit 2012. TMZ raporton se anulimi i kon-certit në Capital Hoedown në Ottawa nuk i ka hidhëruar vetëm fansat e saj, por edhe kompaninë përgjegjëse për shitjen e biletave. Përfaqësues të kompanisë në fjalë kanë thënë se 23-vjeçarja ka përfituar 2.5 milionë dollarë për koncertin të cilin nuk e ka mbajtur. Pas anulimit të koncertit, organizatorët është dashur t’ua kthejnë njerëzve 1.8 milion dollarë për biletat dhe tash kërkojmë që këngëtarja t’ua mbulojë këtë humbje. Përfaqësuesi ligjor i Swift ka thënë se klientja e tij asnjëherë nuk ka nënshkruar kontratë me atë kompani dhe se thjesht do ta presë padinë gjyqësore.

HArry STyleS

ndiheT mirë Pas ndarJes me

Taylor swifT

Gossip

kjo është hera e parë që Styles ka pranuar të flasë pas ndarjes me Swift. Ai është duke e shijuar jetën si një mashkull i vetëm dhe është shprehur se ndihet shumë mirë. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se nuk ka menduar për një rik-thim me Swift. Çdo pyetje që i është bërë rreth saj ai i është përgjigjur me pozitivitet dhe ka nxjerrë vetëm fjalë të mira. ‘Ajo është një vajzë

e ëmbël dhe një perfomuese e madhe. Ajo është gjithmonë e mirë në skenë sepse di të bëjë gjënë e duhur. Nuk kam fjalë të këqija për të thënë për të”, ka përfunduar Styles.

Page 14: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

14 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« Bota

“Në demokracinë tonë, askush nuk duhet të bazohet tek fjala ime, se jemi duke bërë atë që duhet dhe siç duhet. Prandaj, në muajt ardhshëm, unë do të vazhdoj të angazhohem me Kongresin, për t’u siguruar që jo vetëm sulmet, ndalimet, apo proceset gjyqësore ndaj terroristëve të mbeten të vazhdueshme, në përputhje me ligjet tona dhe me sistemet e kontrollit dhe balancave, por që përpjekjet tona të jenë edhe më transparente ndaj popullit amerikan dhe ndaj botës”

presidenti Obama u zotua në fjalimin e tij të përvitshëm drejtuar

vendit se do të zhvillojë një politikë të përcaktuar mirë për operacionet amerikane kundër terrorizmit, përfshirë sulmet me avionë të telekomanduar kundër shtetasve amerikanë që dyshohen për aktivitet terrorist jashtë vendit. Por ky premtim i Presidentit nuk i ka kënaqur kritikët. Zoti Obama i zgjodhi me kujdes fjalët kur ju referua metodave që admin-istrata e tij përdor në luftën kundër terrorizmit, përfshirë përdorimin e sulmet me avionë të telekomanduar kundër shtetasve amerikanë që dys-hohen për aktivitet terrorist jashtë vendit.

Pa përdorur termin “avionë pa pilot”, ai the se kundër ter-roristëve do të përdoren “një numër mjetesh të sofisti-kuara”. Presidenti e shfrytëzoi fjalimin e tij të përvitshëm për të prekur disa nga shqetësimet që kanë shprehur anëtarët e Kongresit.

“Në demokracinë tonë, askush nuk duhet të bazohet tek fjala ime, se jemi duke bërë atë që duhet dhe siç duhet. Prandaj, në muajt ardhshëm, unë do të vazhdoj të angazhohem me Kongresin, për t’u siguruar që jo vetëm sulmet, ndalimet, apo proceset gjyqësore ndaj terroristëve të mbeten të vazhdueshme, në përputhje me ligjet tona dhe me sistemet e kontrollit dhe balancave, por që përpjekjet tona të jenë edhe më trans-parente ndaj popullit amerikan dhe ndaj botës”. Presidenti foli për nevojën e një “politike të qëndrueshme ligjore” për op-eracionet e antiterrorizmit. Ka pasur medime kundërthënëse lidhur me justifikimet ligjore për vrasjet me sulme të tel-ekomanduara të personave të dyshuar për aktivitet terrorist, pas një rrjedhjeje informacioni nga një raport i Departamentit të Drejtësisë.

Në të thuhet se amerikanët që punojnë jashtë vendit për Al Kaidën, apo një organizatë tjetër terroriste mund të vihen në objektiv të sulmeve, nëse një zyrtar amerikan i nivelit të lartë vendos se ata përbëjnë rrezik të menjëhershëm për sulme me dhunë ndaj SHBA.

Ky dokument shkaktoi mjaft kritika në Kongres. Ligjvënësit, përfshirë Krye-taren e Komisionit të Zbulimit në Senat, Dianne Feinstein, kërkuan që Shtëpia e Bardhë

“Drone-T”

obama në “shënjestër”

kRitikat

të paraqesë opinionet ligjore të marra me këtë rast.

Organizata të të drejtave të njeriut dhe të lirive civile, vazhdojnë të ushtrojnë pre-sion për më tepër transpar-encë nga administrata Obama.

Zeke Johnson, drejtor i fushatës për sigurinë dhe të drejtat e njeriut në SHBA në organizatën Amnesty Inter-national, thotë se në fjalmin e tij drejtuar vendit, Presidenti Obama nuk dha hollësitë e nevojshme lidhur me këto politika. “Ai duhet të kishte qartësuar se qeveria ameri-kane do të ndjekë detyrimet e veta ndaj të drejtave ndërkom-bëtare të njeriut, kur është fjala për vrasjet, burgosjet, apo përdorimin e torturave. Me ligj, ka shumë detyrime, për zba-timin e të cilave qeveria ameri-kane dhe Presidenti Obama duhet të përkushtohen për t’i zbatuar”. Shtëpia e Bardhë thotë se janë duke vazhduar bisedimet me Kongresin për ndërtimin e një arkitekture ligjore për këtë çështje.

Hina Shamsi, drejtor i Pro-jektit të Sigurisë Kombëtare Amerikane dhe Lirive Civile, ngre pikëpyetje për ligjin e përdorur nga administrata dhe të miratuar pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit,

lidhur sulmet ndaj Al Kaidës, për justifikimin e vrasjeve me objektiv personat që dysho-hen për terrorizëm.

“Ky ligj përdor një termi-nologji jashtëzakonisht të gjerë, të cilën administrata është duke e interpretuar për ta lejuar të kryejë vrasjet e personave të dyshuar për ter-rorizëm, larg Afganistanit dhe jashtë konflikteve të armato-sura. Prandaj, ne nuk mendo-jmë që Autorizimi i Përdorimit të Forcës Ushtarake justifikon autoritetin për të cilin flet administrata”.

Kërkesa e Kongresit që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë të gjitha dokumentet sekrete me opinionet ligjore mbi vrasjet me objektiv terroristët e dyshuar, ka vonuar votimin përfundimtar në Komisionin e Zbulimit të Senatit për kandidaturën e Presidentit Obama për postin e Drejtorit të CIA-s, John Brennon. Ai tha komisionit se vrasjet me objektiv personat që dysho-hen për terrorizëm janë “mjeti i fundit” që do të përdorej për të shpëtuar jetë njerëzish, kur nuk ka alternativë tjetër, por shtoi se programi duhet të jetë “edhe më transparent për popullin amerikan dhe për mbarë botën”.

Emërimi i HagelNjë ligjvënës amerikan me

influencë parashikon se even-tualisht Senati do ta miratojë kanidatin e Presidentit Barak Obama për postin e sekretarit të Mbrojtjes, Çak Hegëll.

Javën e kaluar, republikanët në Senat bllokuan votimin për konfirmimin e një ish-kolegu të tyre, senatorit republikan me një mandat, Hegëll. Ndërkohë që senati është këtë javë me pushime, emërimi i tij është i diskutueshëm. Por Senatori republikan, Xhon Me-

kein, i cili organizoi përpjekjet për të shtyrë konfirmimin e zotit Hegëll, tha se procesi do të përfundojë kur Senati të mblidhet përsëri javën e ardhshme. “Ai do të konfir-mohet. Ne do të votojmë kur Senati të mblidhet dhe kam besim se Senatori Hegëll do të fitojë votat e nevojshme për t’u konfirmuar si sekretar i Mbrojtjes”.

Senatori Mekein ishte i ftuar në programin “Meet the Press” të kanalit televiziv NBC. Në një deklaratë të saj, Shtë-

pia e Bardhë e kritikoi vonesën e konfirmimit si “humbje kohe” që “nuk është pa pasoja”. Zoti Mekein thotë se senatorët meritojnë të kenë kohë shtesë për të shqyrtuar kanditaturën e Presidentit për sekretar të Mbrojtjes para se të votojnë për konfirmimin e tij.

Nëse republikanët i hapin rrugën votimit përfundimtar pas pushimeve, konfirmimi i zotit Hegëll nuk është plotësisht i sigurt në Senatin me shumicë demokrate. Zoti Mekein tha se do të kundër-

Janë kinezët prapa sulmeve në internetNjë grup për sigurimin në Internet, me bazë në SHBA, akuzon qever-inë kineze për përfshirje të drejtpërdrejtë në një fushatë të sofis-tikuar sulmesh kibernetike ndaj bizneseve amerikane, qeverisë dhe infrastrukturës së rëndësishme internetike. Një raport 60-faqesh lëshuar të martën nga grupi Mandiant jep dhjetëra detaje të sulmeve nga një grup tepër aktiv hakerësh me bazë në Kinë, që ka përdorur “mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverisë” për të zhvilluar “një fushatë të gjerë e të gjatë spiunazhi në internet”. Grupi i sigurimit në Internet, Mandiant thotë se grupi i hakerëve kinezë që raporti i referohet si APT1, ka vjedhur sasi masive informatash nga rreth 150 organizata me bazë kryesisht në SHBA, gjatë shtatë viteve të fundit. Grupi Mandiant thotë se ka rënë në gjurmë të aktiviteteve të grupit APT1 në Shangai në një lagje ku ndodhet komanda e njësisë së zbulim-it sekret të ushtrisë kineze. Sipas raportit, njësia mban emrin 61398, që ekspertët e sigurisë në Internet e kanë lidhur edhe më parë me sulmet kibernetike. Kina deri tani nuk i është përgjigjur raportit. Por në të kaluarën Pekini ka mohuar një aktivit të tillë, duke thënë se Kina gjithashtu është viktimë e sulmeve kibernetike.

Page 15: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

15• E mërkurë 20 shkurt 2013

»Bota

Fjalë të ashpra në Uashington po nxjerrin në pah sfidën politike kur bëhet fjalë për re-

formimin e sistemit amerikan të imigracionit. Një propozim i administratës Obama, që iu dha fshehurazi mjeteve të shtypit, mund të ketë dëmtuar negociatat delikate me dyer të mbyl-lura mes ligjvënësve demokratë dhe atyre re-publikanë, të cilët po përpiqen të hartojnë një projektligj gjithëpërfshirës ndërpartiak. Çfarë do të ndodhë me mbi 11 milionë imigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara? Një propozim i administratës, që iu dha një gazete amerikane, do të bënte të mundur legalizimin e tyre, çka i hap rrugën marrjes së shtetësisë amerikane. Por ligjvënësit republikanë janë zemëruar nga propozimi i njoftuar dhe po e akuzojnë Presidentin Obama për minimin e përpjekjeve ndërpartiake në Kongres.

“Duke u dhënë përparësi atyre që vijnë në këtë vend ilegalisht dhe duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur sigurisë së kufirit, presi-denti më lë të kuptoj se ai është i interesuar për përfitime partiake”, tha ligjvënësi republi-ka, Paul Ryan. “A do Presidenti rezultate, apo ai do një armë tjetër për të goditur republika-nët?”, tha senatori republika, John McCain.

Në fakt, zoti Obama e ka paralajmëruar tashmë Kongresin. “Nëse Kongresi nuk harton një plan brënda një kohe të përshtatshme, unë do t’u dërgoj ligjvënësve propozimin tim”.

Ndërsa ligjvënësit reaguan të acaruar, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nxituan për t’u përgjigjur. “Shpresoj që republikanët dhe demokratët në Kongres të mos angazhohen në debate tipike politike të Uashingtonit, por t’i përvishen punës”, tha Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough.

Përkrahësit e reformës së imigracionit tho-në se Amerika ka një mundësi të rallë për të

vepruar. “Për herë të parë në histori, ekziston më shumë rrezik politik në kundërshtimin e re-formës së imigracionit se sa në mbështetjen e saj”, tha senatori demokrat, Charles Schumer. Ndërkohë kundërshtarët kanë frikë se për-pjekjet për reforma do të nxisin më shumë imigracionin e paligjshëm. Jim Gilchrist krijoi një grup qytetarësh, që patrullon kufirin e Amerikës me Meksikën. “Nëse do t’u japim amnisti 15 deri 30 milionë njerëzve, që ndod-hen tashmë ilegalisht në vend, ne do t’u japim amnisti 300 milionë njerëzve, që do të ndjekin rrugën e tyre gjatë dekadave të ardhshme”.

Megjithatë, analistët shikojnë një konsen-sus të ri në Uashington lidhur me reformën e imigracionit. “Ekziston mendimi i përgjithshëm mbi nevojën e shtimit të masave të sigurisë në kufi dhe nevojën për një verifikim të de-tyruar punësimi. Ekziston gjithashtu mendimi se duhet bërë diçka me imigrantët pa doku-mente që atyre t’u jepet një farë statusi ligjor”.

Por mosmarrëveshjet lidhur me propozi-min e Shtëpisë së Bardhë tregojnë se arritja e një marrëveshjeje nuk është aspak e sig-urt. “Përpjekjet për refomën e imigracionit mund të dështojnë në çdo moment. Mendoj se debatet e fundit lidhur me propozimin e Shtëpisë së Bardhë dhe reagimi i ashpër i re-publikanëve tregojnë se sa e vështirë është kjo çështje, si dhe faktin se reforma e imigra-cionit do të mbetet një proces shumë i ndërli-kuar dhe i debatueshëm”.

Presidenti Obama ka folur në mbështetje të reformës së imigracionit që kur erdhi në pushtet. Edhe republikanët kanë filluar të flasin më shumë rreth saj që prej zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, të cilat zoti Obama i fitoi me mbështetjen e fortë të votuesve his-panikë dhe aziatikë.

sHBa, qëllon kalimtarët pa shkak, 4 viktima

Tre të vdekur dhe vrasësi i dyshuar i vetvrarë, është bilan-ci i një masakre të re të ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi në një autostradë të Tus-tinit, në periferi të Los Anxhelosit. Sipas të dhënave të para, policia mori një sinjalizim për vjedhjen e një mak-ine. Megjithatë, ndërsa forcat e rendit po përpiqeshin ta lokalizonin, pa tentuar që të largohej apo fshihej, grabitësi qëlloi pa arsye mbi një kalimtare, duke e lënë të vdekur në vend. Pak më pas, ai qëlloi dy persona të tjerë, me një çifte të përdorur për gjueti, duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin, aktualisht në gjendje kritike për jetën në një spital të zonës. Në vazhdim, i dyshuari u fut në një rrugë kombë-tare, buzë të cilës qëlloi një tjetër kalimtar për vdekje, edhe në këtë rast pa asnjë motiv të dukshëm. Pasi policia arriti ta lokalizonte dhe ta ndiqte me helikopterë, disa minuta më pas, vrasësi vendosi që t’i merrte jetën vetes me një plumb të vetëm në kokë. Ende nuk është i qartë identiteti i vrasësit, motivet e tij dhe nëse ishte nën efektin e sub-stancave narkotike gjatë masakrës. Kjo ngjarje tronditëse vjen në një moment në të cilin në SHBA po debatohet mbi dobinë e aprovimit të një ligji apo moratoriumi për kufizimin ose ndalimin e shitjes së armëve, pasi një seri ngjarjesh të ngjashme kanë tronditur opinionin publik së fundmi.

14 evropianë rrëmbehen nga militantë afrikanë

Militantë të armatosur në Kamerunin verior morën peng shtatë turistë francezë, midis tyre tre fëmijë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, informoi të martën Presidenti i Francës, Francois Hollande. Disa orë më parë, në një valë sulmesh në Nigeri, shtatë punëtorë britanikë, italianë dhe grekë u rrëmbyen nga persona të armatosur, të identifi-kuar si pjesë e grupit terrorist të “Ansaru”-s. Ndërsa niveli i pasigurisë në Nigeri është rritur drastikisht në vitet e fun-dit dhe terroristët ekstremistë të “Boko Harram”-it kanë ndërmarrë një seri sulmesh që i kanë marrë jetën me mijëra personave që prej 2010-s, kjo është hera e parë që persona të huaj rrëmbehen në Kamerun, një vend veçanërisht i qën-drueshëm dhe i qetë, krahasuar me standartet e rajonit në të cilin ndodhet. “Ansaru”, një grup islamik i bërë i njohur nëpërmjet pengmarrjes së një shtetasi francez në qershor, ka lidhje të forta me organizatën e “Boko Harram”-it, që nga ana e saj shihet si një filial i Al-Kaedës në Afrikën Perëndi-more. Pengmarrja e shtetasve evropianë dhe nigerianëve të pasur është e shpeshtë në Nigeri, duke u kthyer në një biznes fitimprurës për shumë keqbërës.

Belgjikë, grabitje spektakolare diamantësh

Dhjetë kile diamantë janë vjedhur në pistën e aeroportit të Zaventemit, në Bruksel, bëjnë të ditur mediet belge në edi-cionet online. Një furgon transporti mallrash me vlerë është sulmuar nga tetë grabitës të pajisur me armë automatike dhe rreze lazer, teksa rojet po ngarkonin gurët e çmuar, që kapin vlerën e 350 milionë eurove. Diamantët ishin drejtuar për në Zvicër. Sipas autoriteteve të aeroportit, grabitësit kanë hyrë në pistë në bordin e dy makinave pasi kanë shkatërruar një derë sigurie. Gjatë sulmit nuk janë përdorur armët e zjarrit dhe nuk ka pasur të lënduar. Një nga dy au-tomjetet e përdorura për grabitjen është gjetur i djegur më vonë nga policia lokale, jo shumë larg aeroportit. Sipas poli-cisë, grabitësit ishin pajisur me një makinë false të policisë belge, ndërsa rojet e diamantëve, të ndodhur nën kërcën-imin e armëve, nuk bënë rezistencë. Diamantët do të ngar-koheshin në një avion që do të udhëtonte drejt Zyrihut dhe që në momentin e grabitjes ishte i mbushur me pasagjërë, të cilët gjithësesi nuk ishin në asnjë moment në rrezik.

shtojë shtyrje të mëtejshme, por nuk do ta mbështesë ish-senatorin Hegëll në votimin përfundimtar. “Nuk besoj se ai është i kualifikuar për atë post. 99% e kësaj ka të bëjë me qendrimet që ka mbajtur Senatori Hegëll, si vota e tij kundër sanksioneve ndaj Iranit, qendrimi i tij ndaj shtimit të trupave në Irak, veprimet më negative që nga Lufta e Vietnamit”.

Administrata Obama e ka mbrojtur me forcë zotin Hegëll që kur Presidenti njoftoi emërimin e tij muajin e kaluar. Shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, bëri këtë koment, po në pro-gramin “Meet the Press”. “Ai do të jetë një seretar i shkëlqyer i Mbrojtjes. Hegëll është një njeri që shkoi vullnetarisht në Vietnam, është dekoruar shumë herë kur ishte atje, bëri një punë shumë të mirë atje dhe pasi është kthyer. Ai ka bërë gjithnjë që çfarë është e vështirë të duket e lehtë”.

Disa republikanë i kanë kërkuar Shtëpisë së Bardhë informata shtesë për sulmin me pasoja vdekjeprurëse në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, duke këmbëngulur për përgjigje para se të bien dakord për votën e konfirmimit të zotit Hegëll. McDonough tha se administrata ka bërë ç’është e mundur për t’i plotësuar ato. “Para pak ditësh, juristi ynë i dërgoi një letër të gjatë Kon-gresit në përgjigje të një sërë pyetjesh për Bengazin. Kjo është e fundit në 20 informa-cione dhe dëshmi në të cilat ne kemi marrë pjesë. Ne kemi paraqitur disa dhjetëra mijëra faqe dokumentesh”. Krahas kandidaturës së zotit Hegëll, edhe konfirmimi i këshilltarit të kundër terrorizmit, Xhon Brenën si drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimt, CIA, ka mbetur pezull deri kur Senati të mblidhet përsëri javën e ardhëshme.

reforma “ngec” tek imigrimiÇfarë do të ndodhë me mbi 11 milionë imigrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara? Një propozim i administratës, që iu dha një

gazete amerikane, do të bënte të mundur legalizimin e tyre, çka i hap rrugën marrjes së shtetësisë amerikane. Por ligjvënësit republikanë

janë zemëruar nga propozimi i njoftuar dhe po e akuzojnë Presidentin Obama për minimin e përpjekjeve ndërpartiake në Kongres

sHBa

Page 16: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

16 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« inteRViStë

në një InTervISTë Për “rAdIo rAdIcAle” FleT Për ArSyeT PSe Mendon Se do Të FITojë

Rama: Bashkimi i shqiptarëve në Bashkimin Evropian

kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shpreh bindjen e tij se do të dalë fitues nga zgjedhjet e 23 qer-shorit. Në një intervistë të dhënë për “Radio Radi-

cale” ai flet për arsyet pse mendon se do të bëjnë të mundur fitoren e socialistëve. Krahas kësaj ai thekson edhe programin mbi ekonominë, al-banofobinë. Rama jep edhe opinionin e tij lidhur me bashkimin e shqiptarëve ose jo në një shtet të vetëm, integ-rimin europian. Intervista e dhënë për gazetarin Artur Nura përqendrohet në rivalitetin, Rama dhe Berisha përballë ndërkombëtarëve, nëse PS-ja vjen në pushtet, ka ose jo një qeveri hije, poli-tika e jashtme do të ndryshojë ose jo, 21 janari e të tjera.

- një përshëndetje të ngrohtë për dëgjuesit e “Radio Radicale”, të cilëve u propozoj tashmë një intervistë me drejtuesin e opoz-itës shqiptare, z. edi Rama, që e njohim shumë prej jush dhe të ci-lin e pyes, meqë ka demonstruar siguri për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme: me çfarë strategjie dhe me çfarë sigurie e garanton këtë fitore elektorale?

- Le të themi se vendi ka nevoje për një ndryshim të thellë dhe se qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha prem-timet e saj dhe ka praktikisht krijuar një situatë dështimi të përgjithshëm. Pastaj, ne jemi duke i ofruar vendit një program të ri për një rilindje të vërtetë dhe të gjithanshme shqiptare...

- po me çfarë strategjie e garan-toni këtë zhvillim nga pikëpamja ekonomike, ku ka shumë prob-leme, por që ka njerëz që mendo-jnë e besojnë se Shqipëria, të pa-ktën në raport me vendet e tjera, nuk ka provuar recension?

- Unë mendoj se në Shqipëri kemi prej shumë vjetësh një situatë të qëndrueshme problemesh të mëdha ekonomike, të cilat praktikisht për-faqësojnë një situate krize shumë më të thellë nga ajo që bota bashkëko-hore po kalon. Dhe thënë këtë, kon-cepti i recensionit është një fenomen që u përket vendeve të zhvilluara dhe jo një vendi si ky yni, ku ka shumë var-fëri, shumë papunësi dhe, le ta themi, ka një situatë të përgjithshme krize kronike ekonomike.

Unë vetë mendoj se ne jemi në gjendje të krijojmë kushtet për një ndryshim të rëndësishëm, duke fil-luar nga linçimi i ekonomisë me bazë konkurrencën e lirë, e cila praktikisht nuk ekziston më këtu. Vendi është në një situatë të tipit “state capture” (shtetit të kapur), siç mund të thuhet në rastin tonë. Institucionet demokra-tike janë të gjitha të kontrolluara dhe të mbytura në aktivitet e tyre dhe ekonomia është e mbytur nga situata monopoliste e një politike klienteliste, që praktikisht ka krijuar të gjithë këtë dështim të plotë.

- të gjithë ata që mendojnë si ju, gjykojnë se individi Sali Berisha është një politikan autoritarit? po edi Rama është autoritarist? Sig-urisht, pyetja vlen më shumë në rastin nëse do të fitonit dhe do të ishit kryeministër.

- Unë nuk e shoh veten në këtë përkufizim. Edhe pse e dimë se ka një propagandë të shfrenuar, e cila kërkon të përçoi te njerëzit idenë se të gjithë jemi të njëjtë. E gjitha është e njëjtë dhe askush nuk mund ta ndryshoje ketë.

- unë si gazetar ju kam ndjekur edhe në vitin 2009, kur ishit pre-tendent për kryeministër dhe dukeshit që ishit i sigurt se do bëheshit i tillë. Sot tashmë jemi në vitin 2013 dhe me çfarë garancie mund të themi se nuk jemi përsëri të gabuar? cila është strategjia për

të garantuar votënm siç thoni ju?- Të gjithë e dinë që në Shqipëri

ka një problem të integritetit të pro-cesit elektoral. Kjo gjë tashmë është një fakt i pranuar nga nivelet më të larta të ndërkombëtarëve, duke fil-luar nga Komisioni Europian, pastaj vendet anëtare dhe pastaj aleatët dhe partnerët e Shqipërisë, si Shte-tet e Bashkuara të Amerikës, që e njohin dhe thonë se këtu ka një prob-lem themelor i të realizuarit të zgjed-hjeve të lira dhe demokratike. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe le të shohim.

- Supozojmë se i fitoni zgjed-hjet, mund të na thoni nëse e keni gati listën e ministrave me të cilët do qeverisni, domethënë një qeveri-hije, si në praktika të ndry-shme europiane?

- Jo, nuk e kam. Praktika e qeverive-hije nuk është europiane, por anglo-saksone, e cila nuk funksionon në botën e mesdhetare dhe mendo sa mund të funksionojë në botën e Ball-kanit.

- nëse do të vini në pushtet, do të ketë ndryshime në politikën e jashtme? Duke pasur parasysh këtu se dinamika globale është duke ndryshuar dhe nuk mund të thuhet që nuk ka probleme.

- Unë besoj që praktikisht, nëse ka një gjë që ka nevojë të konsolidohet dhe jo të ndryshohet, është politika jonë e jashtme. Është një veprimtari që e kemi bërë mirë gjithmonë.

- Edhe qeveria “Berisha”? - Në politikëbërjen tonë ka qenë

politika e jashtme që ka bërë që Sh-qipëria të shihet si një vend që ia del të sillet në mënyrë të përshtatshme me rrethanat edhe nga më të vështirat në rajon. Tani nevojitet të shihet çfarë mund të përmirësohet në këtë drejtim në të gjitha këto pikëpamje, por pa dy-shim që nevojitet të konsolidohet ky qëndrim i Shqipërisë. Një vend që për-faqëson dëshirën e mirë për paqe dhe stabilitet në rajon. Jo ndryshim kufijsh në Ballkan dhe integrimin europian të tij dhe bashkëpunim me të gjithë.

- nëse flasim konkretisht për një aktor dhe faktor të rëndë-sishëm gjeopolitik siç është tur-qia, unë si vëzhgues i vëmend-shëm i zhvillimeve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri shoh një prani dinamike të turqisë në vend, prani sa ekonomike, ashtu dhe kulturore dhe ai vend ka një rol të diskutueshëm nga pikëpamja europiane. nëse do të kemi një qeveri “Rama”, cili do të jetë pozicionimi i tiranës kar-shi saj?

- Nuk ka asnjë dyshim se Turqia përfaqëson një fuqi kulturore dhe ekonomike pozitive jo vetën për rajonin tonë, por dhe për një diagonale shumë më të madhe. Besoj se duhet shkuar për-para dhe të shihet si mund të nx-itim kooperimin ekonomik dhe çfarë duhet të bëjmë që të forcojmë lid-hjet tona në të gjitha as-

pektet, e mbi këtë nuk ka asnjë dyshim.- nëse flasim për protagonizëm

politik përballë ndërkombëtarëve, protagonizëm të Berishës dhe të Ramës kundrejt aktorëve të huaj, personalisht vë re që z. Berisha pas takimeve me ta në konfer-encat e shtypit thotë përgjithë-sisht se qeveria e tij dhe partia Demokratike do të bëjnë të pa-mundurën që kërkesat, këshillat e tyre të realizohen. ndërsa Rama në konferencat e tij nuk thotë gjë tjetër veçse “i kërkova zgjidhjen e iks problemi”, se “këtu ka shumë pengesa”, se “këtu nuk veprohet si duhet” etj. Ç’mund të themi për këtë konstatim? ka nevojë re-flektimi për politikanin që nesër dëshiron të drejtojë vendin?

- Nuk e di. Nevojitet të pyesni ndërkombëtaret për këtë. Unë bëj më të mirën time për të prezantuar tek ata pikëpamjet e mia, botën tonë të disa vlerave, disa pikëpamje, pastaj nuk më përket mua të gjykoj nëse ia arrij të kryej këtë detyrë mirë, shumë mirë apo keq.

- le të flasim për gjëra konk-rete. përsa i përket memos së pub-likuar tashmë të Departamentit të Shtetit mbi retorikën nacionaliste, ose ajo që thotë Berisha se në ra-jon ka albanofobi, së cilës i nevo-jitet një përgjigje. Sipas Ramës, ka në rajon albanofobi?

- Unë besoj se ne nuk duhet të harrojmë për asnjë sekondë të gjithë këtë që është bërë këto vitet e fun-dit dhe si është bërë. Shqiptarët sot në rajon janë historikisht më mirë se kurrë, dhe kjo është realizuar në saje të një mbështetje ndërkombë-tare, një mbështetjeje pa doreza të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe, që morën drejtimin e luftës për çlirimin e Kosovës. Mjafton të sjellim në vëmendje faktin që kryeministri i Kos-ovës është ulur në të njëjtën tavolinë pune me kryemin-istrin e Serbisë apo të autoriteteve më të larta si të Kos-ovës, ashtu dhe të Serbisë për të disku-tuar mbi paqen midis tyre. Kështu që unë besoj s e

nuk ka asgjë më kundër rrymës dhe kundërproduktive se ajo rrugë e er-rët e një nacionalizmi që sipas meje është primitiv dhe nuk ka të bëjë me gjithë atë që ne kemi nevojë.

- Nëse flasim më konkretisht, kemi parti politike këtej dhe andej kufirit tonë që pretendojnë bashkimin e Sh-qipërisë me Kosovën. Me ndonjërën prej tyre ju mund të bëni koalicion ele-ktoral apo qeverisës? Nga ana tjetër, është edhe vetë Berisha që thotë se shqiptarët duhet të bashkohen, sepse nuk mund të injorohet fakti që një komb jeton në pesë shtete rajonale. Por gjithsesi duhet parë si e mendon Berisha, i cili nuk harron të thotë se kjo do të ndodhë nën çatinë e Bashkimit Europian. Sipas socialistëve, bashkimi i shqiptarëve?...

- Unë besoj se ne jetojmë në një bote që është krejtësisht e ndryshme me veten edhe të 10 vjetve më parë jo më, kështu që nevojitet të shihet e ardhmja duke kërkuar të kuptohen in-strumentet me të cilat duhet vepruar në botën ku jetojmë. Kjo do të thotë se vizioni dhe instrumentet e një peri-udhe historike, kur e ardhmja e shqip-tareve shihej te Shqipëria e madhe, nuk ka më hapësirë apo mundësi të aktualizohet. Bota ku jetojmë është e re dhe sigurisht që e ardhmja na ofron mundësi të reja dhe nuk duhet të harrojmë se jemi në një botë të re, e cila nuk është bota e 100 vjetve më parë apo 10 vjetve më parë.

- Sipas kryetarit të pozitës, kundërshtari juaj politik, domethë-në kryeministri Berisha, retorikën nacionaliste e ka për qëllim elek-toral, apo ka një projekt, i cili sipas zhvillimeve nuk është se mund të eskludohet në mënyrë absolute

përderisa kemi një komb të vetëm që jeton në

pesë shtete rajon-ale?

- Shqipëria nuk është i vetmi komb që jeton në disa shtete, ka edhe kombe të tjera, por të imagjinosh një pro-jekt që t’i bashkojë këto pesë “copa” në një gjë të “shkëlqy-

er”, të jep drithërima, sepse është ajo që

thashë më parë: të kthehesh shumë mbrapa për të parë një botë që nuk

ekziston më. Sot shqiptarët

janë

përpara një sfide të madhe, që është in-tegrimi europian në një botë që ndryshon çdo ditë, ndaj duhet të veprojmë e men-dojmë sipas kësaj bote që po jetojmë, pa rënë në kurthet e një nacionalizmi jashtë loje.

- po një projekt i tipit të Benel-uksit ballkanik mund të konsidero-hej?

- Le t’i lëmë të rrinë të tilla projek-te, perceptime, sepse janë perceptime të një ardhme të pamundur, me sytë nga një e shkuar që nuk ekziston më. E përsëris se unë nuk shoh te këto perceptime asnjë projekt të saktë për kombin dhe as për Shqipërinë dhe Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Nuk shoh asnjë rrugë të kalueshme në to. Kjo sepse janë rrugë që të çojnë vetëm në fatkeqësi. Nuk mund të humbin të gjitha ato që i kemi fituar dhe nuk mund të hum-bim simpatinë dhe mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj dhe ne nuk mund të humbim mundësinë e madhe që është përpara nesh, këtë botë të re, që sigurisht duhet të na shtyjë drejt themeleve të etërve themelues të idealit të kombeve që jetojnë së bashku. Dhe duhet ta sigurojmë këtë ideal nëpërmjet instrumenteve të duhura.

- të kthehemi te problemet e shtëpisë. tashmë të flasim për 21 janarin. prokuroria e përgjith-shme ka apeluar tashmë vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Mund të themi se kemi besim te drejtësia? Apo se presim të vijmë në pushtet?

- Nuk është problem pushteti apo problem i besimit tek institucionet e drejtësisë në logjikë të principeve. Në Shqipëri nuk ekzistojnë institucionet demokratike, të cilat janë krejtësisht nën thundrën e pushtetit të korrup-tuar dhe plotësisht antidemokratik.

- e mendojnë kështu si ju edhe ndërkombëtarët me të cilët komu-nikoni?

- Për këtë duhet të pyesni ndërkombëtarët, unë jap opinionin tim.

- për ta mbyllur e meqë jemi edhe në itali në prag zgjedhjesh, shumë më afër se në Shqipëri, ç’mund të themi për listën për Amnisti, Drejtësi dhe liri të radi-kalëve italianë?

- Unë besoj se Marko Panela dhe Ema Bonino kanë shkruar një histori shumë të veçantë, e cila do të jetë gjithmonë e nderuar në të ardhmen dhe që nuk është rasti i shumë të tjerëve që kanë përfaqësuar parti të mëdha apo të vogla. Ata kanë shkruar një histori në mënyrën e tyre

me shumë ndershmëri dhe dinjitet. Thënë këtë, mund të shtoj se rezul-tatet elektorale kanë pak rëndësi përballë asaj që ata kanë bërë dhe do të bëjnë. Kjo sepse ajo që ata kanë bërë ka qenë e një përmba-jte shumë të thellë në raport me një rezultat elektoral të zakon-shëm, i cili nuk ka qenë me atë çfarë ata meritojnë. Më duket se ata nuk kanë shënuar kurrë

rezultat elektoral si horizonti i tyre, horizont apo qëllim që nuk e kanë abandonuar kurrë për re-zultate elektorale, të cilat kanë qenë gjithmonë shumë, shumë më pak se ajo që kanë merituar gjithmonë ata.

Page 17: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

17• E mërkurë 20 shkurt 2013

»inteRViStë

në një intervistë të dhënë për emi-sionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare në “Vizion Plus”, Kastriot Isla-mi analizon situatën e votave para dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

- përtej fushatave, përtej programeve, përtej sloganeve që do të ketë për 23 qershorin, sa kokëfortë është vota? Ju keni folur shpesh për një konstante his-torike ndërmjet së djathtës dhe së majtës, mund të na i shpjegoni se çfarë është kjo konstante? Dhe pse është kaq kokëfortë?

- Në radhë të parë duhet të kuptojmë se fushata duhet orientuar drejt votuesit dhe duhet bërë puna maksimale për të marrë vo-tat, sepse, në fund të fundit, dita e zgjedhjeve është rezultati, sondazhi i vërtetë, por natyrisht të gjitha fushatat elektorale dhe partitë serioze, dhe në Shqipëri tani është bërë gjithmonë e më shumë frekuente, kanë ata që quhen këshilltarët e tyre, strategët e tyre, të cilët marrin shifrat, i përpunojnë dhe në varësi të shifrave historike, ekstrapolimeve bëjnë analiza dhe pastaj dhe ekstrapolojnë rezultate dhe kur shikojnë që ka hapësira, përcaktojnë edhe sloganet, dhe vep-rimet që duhen bërë, në mënyrë që, le të themi, gropa të vogla që mund të ndihen këtu apo aty, të mundohen t’i korrigjojnë, pra tentojnë. Unë jam munduar të marr në konsideratë sidomos rezultatet e dhjetë vjetve të fundit, meqë po mbush 10 vjet dhe LSI-ja që është një nga for-cat kryesore përveç PS-së dhe PD-së, që është një forcë prezente dhe e rëndësishme në jetën politike shqiptare, dhe jam munduar të analizoj rezultatet, duke bërë një analizë të të dhënave të diferencës midis së majtës dhe së djathtës, jo thjesht PD-së dhe PS-së.

- lSi-në e keni llogaritur tek e majta?- E kam llogaritur tek e majta. E kam llogaritur

një forcë që merr votues tek e majta dhe rezul-ton që këto vitet e fundit ka një vlerë pothuajse konstante me një rritje të lehtë të së djathtës. Pra, elektorati po balancohet akoma më shumë midis së majtës dhe së djathtës, por pothu-ajse konstante. Do të thotë se votuesit në një mënyrë ose një tjetër, pavarësisht se janë të shpërndarë në dy partitë kryesore, LSI-ja dhe në parti të tjera të vogla, ka një mur shumë të fortë midis tifozëve të majtë dhe tifozëve të djathtë. Po flasim për elektoratin, nuk po flasim për par-titë politike. Kjo për mua është e shpjegueshme për demokracitë e reja. Në përgjithësi demokrac-itë e reja funksionojnë me tifozllëk, pra marrin një pozicion dhe e kanë shumë vështirë për ta ndryshuar, ndërkohë që në vendet moderne ka një pjesë të elektoratit që quhet “elektorati fluid” ose “elektorati i lëvizshëm”, i cili është në masë të konsiderueshme dhe në fazën e tretë të demokracisë, sepse ka qenë faza e parë e demokracisë elitare, kur vinte personi elitar dhe prezantohej përpara votuesit dhe i thoshte dhe ata e zgjidhnin kandidat dhe vetëm vinin for-malisht në zgjedhje për të zgjedhur kandidatin e tyre. Faza e dytë ishte e partive ose e sindi-katave, që quhej “faza e demokracisë masive” dhe tani jemi futur në fazën e tretë, që e qua-jmë “votuesi konsumator”. Pra, çdo votues ka në mendjen e tij një interes të caktuar konsumator dhe bën ose nuk bën marrëveshje me partitë politike, nëse i plotësohen interesat e tij

- ky konsumator mund të jetë pragma-tisti?

- Po, është pragmatisti. Domethënë ai nuk voton ideologjikisht, nuk voton as si tifoz i një partie, se ka nga ata që nuk votojnë për ide-ologji, p.sh. është i varfër dhe voton djathtas ose është i pasur dhe voton majtas, por ka dhe votues pragmatist. Për shembull, ju bashkë me familjen tuaj keni një projekt. Doni të bëni një vilë, doni të blini një makinë etj. Dhe, në qoftë se ky projekt përputhet me atë që ju prezanton ajo parti politike, ju këtë radhë votoni për këtë parti, radhës tjetër për një tjetër. Kulmi arriti nga Shvarcenegeri në SHBA, kur ai po konkurronte, mori dhe bëri profilin konsumator të të gjithë votuesve dhe i klasifikoi votuesit sipas profilit konsumator dhe u dërgonte mesazhe konsuma-tore secilit grupim, dhe kjo përcakton numrin e madh të fluidëve. Në Shqipëri ky grupim është i

vogël dhe janë të ngrirë kryesisht në pozicione stoike dhe për faktin se klima politike ka qenë shumë e acaruar, dhe kjo ka bërë që të votohet më shumë për tifozllëk për ekipin tënd dhe anti-kundërshtarë, dhe kjo shpjegon pse ka një kon-stante historike.

- thatë se e djathta i është afruar shumë së majtës këto vite. Si shpjegohet kjo, duke u nisur dhe nga fakti që 8 vjetët e fundit e djathta ka qenë në pushtet?

- Po flasim për konstante historike, nuk po flasim për PD-në. Po flasim për të gjithë të djathtën. Mund të ketë dhe një pjesë të së djathtës që mund të jetë në opozitë. Po flasim dhe për të majtën, ku përfshihet dhe LSI-ja. Po flasim për të djathtë dhe të majtë. Po të kemi parasysh në zgjedhjet e 2005-s, PS-ja vinte pas dy mandateve në pushtet, ndërkohë që PD-ja vinte pas dy mandatesh në opozitë. Po të shikojmë se sa vota ka marrë aleanca e Par-tisë Demokratike dhe aleanca e Partisë Social-iste dhe po të fusim tek aleanca e PS-së edhe LSI-në, pra të kemi parasysh të majtën, e majta ndaj së djathtës është rreth 107 mijë vota më e madhe. Duket paradoksale. Ka dy mandate që e majta ka qenë në pushtet dhe e djathta nuk e ka arritur dot. Pra, kjo tregon se ka një konstante. Votuesit, pavarësisht se kanë dy mandate, pa-varësisht se Berisha bëri një fushatë shumë të fortë antikorrupsion, megjithëse Berisha ftoi të gjithë të larguarit të ktheheshin, hoqi dorë nga radikalizmi. Sigurisht që këto ndikuan për të kon-soliduar të djathtën në maksimumet e veta, por, po të shikojmë votat e majta minus të djathta, elektorati ka qëndruar në vend dhe fitorja e ale-ancës së PD-së erdhi kryesisht nga përçarja e së majtës. Pra, aleanca e PD-së e mundi aleancën e PS-së vetëm se u përça. Pra, kush ka qenë i majtë ka votuar majtas, sigurisht kanë votuar shumë edhe për LSI-në, por ka votuar majtas, nuk e ka kapërcyer murin nga e majta në të djathtë. Kjo vjen dhe për një arsye tjetër: është një demokraci e re dhe nuk është krijuar ende klasa e mesme. Në përgjithësi klasa e mesme është klasa që ka interesa dhe i përkufizon inte-resat shumë më mirë dhe i përputh interesat me programet, me ekipet, me mënyrën se si bëhet fushata dhe bën kontrata që janë jo të përher-shme, pra nuk është fanatike, nuk është tifoze. Meqenëse klasa e mesme është ende e paform-uar mirë, numri i votuesve fluid, që ekzistojnë edhe në Shqipëri për shkak të klimës së polari-zuar, dhe ata janë të ndarë në proporcione. Janë të ndarë 50-50 me njëra-tjetrën dhe kur fushata është e egër, ata vazhdojnë votojnë njësoj, pra një i lëkundur i majtë voton për të majtën dhe një i lëkundur i djathtë voton për të djathtën dhe rezultati që marrim është konstantja historike.

- thatë se më 2005-n fitorja e së djath-tës erdhi kryesisht si pasojë e përçarjes të së majtës, po më 2013-n si e parashikoni?

- Më 2013-n situata është prapë e balancuar, domethënë midis së majtës dhe së djathtës. Unë kam marrë koalicionet aktuale. Cilat janë koalicionet aktuale? Para disa ditësh PS-ja bëri një mbledhje ku ftoi 26 parti dhe thanë se do të kthehen në 30 parti dhe në këtë grupim mun-gon PBDNJ-ja, që ka qenë aleate edhe gjatë kë-tyre 4 vjetve në opozitë dhe ka qenë aleate dhe në vitin 2009 e PS-së. Pra, është larguar PBDNJ-ja, e cila më 2009-n ka marrë afërsisht 1.2% të votave, rreth 18 mijë vota. I dyti është koalicioni i së djathtës së bashkuar. PD-ja ka arritur të bëjë të mundur maksimumin e afrimit të aleatëve të saj të djathtë. Përveç FRD-së e gjithë e djathta është bashkuar. Edhe LZHK-ja është bashkuar, edhe PDK-ja e kështu me radhë. Unë kam marrë votat e 2009-s dhe 2011-s dhe jam munduar t’i organizoj këto vota që kanë marrë këto parti sipas koalicioneve të sotme. Kam projektuar si-kur më 2009-n do të konkurronte ky koalicion dhe më 2011-n ky koalicion. Më 2009-n difer-enca midis koalicionit të djathtë dhe të majtë në atë kohë ka qenë 24 mijë vota. Aleanca e PD-së mori 24 mijë vota më shumë sesa koalicioni i PS-së. Po të bëjmë këto vota sot me koalicionet që janë formuar, diferenca shkon rreth 66 mijë vota në favor të koalicionit të djathtë. Por këtë difer-encë që ndodh, 66 mijë vota midis koalicionit e

djathta e bashkuar dhe koalicionit “Rilindja Sh-qiptare” me 74 mijë vota e mbush LSI-së. Nëse LSI-ja shkon me të majtën, del e majta fituese; nëse shkon me të djathtën, e thellon akoma më shumë këtë diferencë.

- nëse lSi-ja bashkëpunon me të majtën përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, nga kjo përllogaritje e majta rikthehet në pushtet?

- E majta ka një shans matematikor. Para-doksi i së majtës ndodh një fenomen. Kur është e përçarë, është e sigurt që humb. Më 2005-n, 2009-n dy herë ka humbur për shkak të për-çarjes. Kurse kur bashkohet, shtrohet problemi sa mirë bashkohet e majta. Është funksional ky bashkim apo jo? Kur e majta është e bashkuar, ka marrë më pak vota më 2007-n. Është për t’u habitur se ka marrë më pak vota sesa më 2005-n, 2009-n dhe më pak sesa e djathta. Pse? Sepse nuk funksionon. Kanë segmente bashkë, të cilat janë në grindje me njëra-tjetrën dhe në qoftë se kjo nuk kurohet, pra koalicioni nuk është funk-sional. Ideja është kjo: meqenëse janë të majta dhe në përgjithësi marrin vota nga i njëjti thes i majtë, kur janë bashkë ka pasur qejfmbetje të kaluara, kanë një ide që mund të fitojnë kollaj dhe bëhen më dembelë etj., ka disa arsye. Kurse kur bashkohet LSI-ja me PD-në, secili ka thesin e tij dhe nuk kanë shumë përplasje. Por më tepër kur ka histori, sa herë që diskutohet, që do të bashkohet PS-ja me LSI-në ka segmente nga PS-ja që ngrihen: “Jo, për arsye morali nuk duhet të bashkohemi” etj. Pra, ka segmente brenda PS-së dhe nga aleatët që janë, le të themi, reak-sionarë dhe janë kundër këtij bashkimi. Mirëpo këta mund të përkthehen në mosvotim ose në indiferencë gjatë zgjedhjeve, dhe kjo shpjegon se pse ky koalicion nuk funksionon mirë. Pra, kështu ka ndodhur.

- në analizën tuaj, është më e egër lufta brenda grupimit. këto të pakënaqurit, për shembull, nuk mërziten. në pD nuk ndodh e njëjta gjë, nëse shkojnë në koalicion me lSi-në, që u kanë marrë pushtetin, vendet e punës etj., dhe të mos mobilizohen për të votuar. pse kjo ndodh vetëm brenda së majtës dhe nuk ndodh kur bashkohet një e majtë me një të djathtë?

- Sepse grindja që është bërë midis së ma-jtës, ka shkuar shumë thellë midis tyre. Ata janë të gjithë të majtë, grindja është shumë e thellë dhe ka një histori grindja. Këtu e vetmja histori është e konsumit. Kjo është e vërtetë që thoni ju, ndërmjet PD-së dhe LSI-së, por që u testua në zgjedhjet e 2011-s, dhe çfarë ndodhi? PD plus LSI morën 141 mijë vota më shumë sesa e maj-ta, pra funksionoi. Megjithëse kishin një konsum dhe një inat, ky inat nuk u kthye në prishjen punë të njëra-tjetrës, por secili shkoi dhe maksimalizoi votat e thesit të tij. Kur janë të majtë, ata mun-dohen të pengojnë njëri-tjetrin, ose kthehen në indiferentë. Të paktën këtë tregojnë rezultatet e deritanishme. Është shumë vështirë të arrish në një konkluzion se si do të ndikojë një koalicion i majtë me një të djathtë, por meqenëse janë dy thasë të ndryshëm, shanset janë më të vogla që ato të interferojnë negativisht me njëra-tjetrën.

- po për 2013-n si e shikoni?- Për 2013-n, në qoftë se janë të përçara, për

mua është e sigurt që e djathta plus LSI-në fiton zgjedhjet. Ose të mos them i sigurt, por me prob-abilitet të lartë fiton zgjedhjet. Në qoftë se janë të bashkuar dhe bën një koalicion funksional, pra kuron të gjitha problemet që kanë, një dëm-tim që ka ndodhur, siç ishte ngjarja e 21 janarit, ka nevojë të kurohet. Te LSI-ja një koalicion me Berishën e shikojnë më të sigurt për të mbajtur pushtetin sesa një koalicion me Ramën, të cilin e shikojnë në konflikt interesi. Pse? Sepse në qoftë se Berisha është i gatshëm të japë 20% apo më shumë pushtet, sepse duke marrë një copë të majtë qëndron në pushtet për një kohë të gjatë. Po të jetë Meta-Rama, mendohet pak a shumë e njëjta simetri si Berisha-Pollo. Pra, i duhet për një moment për të marrë pushtetin dhe pastaj për ta absorbuar, sepse nuk i intere-son ta ketë për afat të gjatë.

- në këtë rast do të humbiste lSi? - Në këtë rast mund të humbte LSI-ja, por

edhe mund të zmadhohej LSI-ja. Është e vështirë

ta thuash. Në zgjedhjet e 2007-s, megjithëse të dyja bashkë janë zvogëluar, është rritur LSI-ja në kurriz të PS-së, por mund të ndodhë dhe e kundërta. Kur dy enët komunikojnë, pra ena e madhe e PS-së dhe ena e vogël e LSI-së, nor-malisht duhet të shkojnë nga e madhja tek e vogla, sepse një parti e vogël është më fleksibël, bën luftë partizane, është më agresive, më e shkathët etj., kurse një parti e madhe ka organi-zim. Por mund të ndodhë dhe e kundërta, pra që të kalojnë nga e vogla në të madhe, sepse LSI-ja vjen nga pushteti dhe PS-ja vjen nga opozita dhe duke qenë në opozitë, janë më të organi-zuar sesa ç’mund të jenë ata që kanë qenë në pushtet, por është e vështirë ta thuash.

- Më 2011-n shume agjenci të njohura për sondazhe hezituan, nuk morën përsipër të bënin sondazhe për arsye se: e para, publiku shqiptar nuk është i edukuar me kulturën e të deklaruarit të votës; e dyta ishte një lloj presioni, frike për ta deklaruar votën. Mendoni se është e njëjta situatë edhe për 2013-n?

- Nëse situata politike në vend do të qën-drojë ashtu siç ishte më 2009-n, ku diferenca midis dy koalicioneve të mëdha ishte 24 mijë vota, nuk ka sondazh që e parashikon këtë. 24 mijë vota është një presje pak për qind, gabi-met e sondazheve janë 2- 2,5% dhe në rastin e Shqipërisë nga ajo që edhe ju përshkruat, në përgjithësi nuk tregojnë të vërtetën, gabimi është edhe më i madh. Gabimi 2,5% është ga-bim statistikor nga metodika, dhe kjo vjen pak a shumë për dimensionin e Shqipërisë. Shqipëria është një vend i vogël, njihen të gjithë dhe nuk ka shumë dëshirë të tregojnë votën. Kjo bën që të rritet gabimi i sondazheve dhe, me sa duket, kompanitë serioze nuk duan të implikohen; e dyta, në përgjithësi te ne është krijuar ideja se sondazhet ndikojnë në rezultat.

- pS-ja para disa kohësh ka deklaruar se sipas sondazheve të tyre merr 72 mandate më 2013-n.

- Do të përgjigjem në mënyrë profesionale dhe politikisht. Politikisht do të thosha se është e pamundur, dhe jam gati të vë bast për këtë. Nuk ka mundësi asnjë nga dy forcat të marrë 72 mandate, të paktën në analizën e situatës dhe shifrat që bëj unë. Profesionalisht do të thosha se sondazhet e brendshme në përgjithësi nuk bëhen publike. Mbahen për punë të brendshme. Në këtë fazë që është PS-ja, por edhe PD-ja, edhe Berisha bëri një deklarim. Janë në fazën ku kërkojnë të motivojnë ekipet elektorale. Unë kam përshtypjen se kjo është më tepër në kuad-rin e motivimit të ekipeve organizatore elekto-rale. Unë nuk i besoj këto sondazhe. Nuk besoj se ka sondazhe të besueshme për të bërë analizë dhe për të thënë mendime. Situata për mua vazh-don të jetë e balancuar në të gjitha aspektet. PS-ja ka humbur një aleat shumë të rëndësishëm me 18 mijë vota, të cilat nuk janë pak në këtë situatë, siç ishte PBDNJ-ja. Kurse PD-ja ka fituar dy aleatë të rëndësishëm, që janë LZHK-ja dhe PDK-ja.

- Sa vota ka pDk-ja?- Të dyja kanë rreth 30 e ca mijë vota. Nuk

janë pak. Janë vota të konsiderueshme dhe në disa zona janë të rëndësishme, siç është në Ti-ranë, ku LZHK-ja ka rreth 4400 vota, PDK-ja në Lezhë dhe në Shkodër, pra konsolidon rezultatin në zona të caktuara. Janë të rëndësishme për sa i përket koalicionit të djathtë. Kurse PS-ja ka rri-tur numrin. Ka marrë 6 parti, nga të cilat 3 janë parti komuniste - Partia e Punës e Reformuar, Partia Komuniste e Reformuar, të cilat të gjitha bashkë nuk kanë më shumë se 0,5% vota. Pra, nëse kanë humbur 1,2% me humbjen e PBDNJ-së, kanë marrë 6 parti me 0,5% të votave, pra nuk është se janë rritur nga pikëpamja elekto-rale. Mund të kenë rritur si sasi dhe psikologjik-isht krijohet ideja se koalicioni është më i madh, por nuk mjafton kjo. Duhet bërë një llogari e saktë elektorale, se çdo koalicion ka përfitim, por ka edhe koston e vetë, sepse në qoftë se nesër do të kërkojnë të ndash pushtet me këta. Po të kishte mundësi, duhej të kishte një numër sa më të vogël aleatësh, por që merr një numër sa më të madh votash, pra një raport të tillë që garanton një përfitim sa më të madh.

“lSI bAShkë Me PS-në kAnë një ShAnS Për FITore. unë nuk rIkTheheM në PS”

Islami: LSI bashkë me PD fitojnë zgjedhjet

Page 18: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

18 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« DossieR

Nga albert Kotini

këneta e Maliqit dhe “bomba” në ambasadën sovjetike, që dënoi të pafajshëm, mbahen mend për inkuizitorët e vet, persekutorët

dhe të persekutuarit. Personalitetet shqiptare, si inxhinier Thoma Filipeu për ideoteknikën dhe inxhinier Vasil Noçka (njëkohësisht edhe burrë i motrës së Thomait), ishin protagonistë të ndëshkimit imagjinar enverian, edhe pse Thomai numëronte mbi 30 vepra bonifikuese cilësore në Shqipëri, ndërsa Vasil Noçka mbi 36 vepra të tilla ndërtimore… Këto vepra mbajnë sot vulën e respektuar të shkencëtarit shqiptar.

Thoma FilipeuKa lindur më 15.12.1900 në fshatin Leusë

të Përmetit. Studimet e ulëta i kreu në vendin e tij dhe ato të mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Më pas, ai kreu në Berlin fakultetin e in-xhinerisë civile, të cilin e përfundoi me rezultate të larta në vitin 1930. Nuk pranoi oferta për punë në Gjermani dhe Greqi, por u kthye në vendlind-jen e tij, që ishte thellësisht e prapamenduar në atë kohë, duke filluar punë projektuese në minis-trinë e Punëve Botore si inxhinier i përgjithshëm. Mbas vitit 1945 caktohet në punën për tharjen e kënetës së Maliqit dhe ndërtimin e urës së Gomsiqes. Për kënetën e Maliqit, në kujtimet e shokëve të tij shkruhet, se: “Kur inxhinier Thomai e Veli Frashëri, u strehuan në xhaminë e Maliqit, për të studiuar tharjen e kënetës së Maliqit, nën drejtimin e tij u pranua koncepti i ekipit italian: Duke e mbajtur konstant nivelin e ujit në kënetë, për të mos ndikuar në mënyrë negative në struk-turën e torfës. U projektuan vetëm dy ndryshime: I pari, lumi Devoll, me anën e një kaskade u para-shikua të derdhej direkt në kënetë, si zgjidhje më ekonomike. Ndryshimi i dytë ishte veshja e kënetës, e projektuar me beton, që u parashikua me gurrë të thatë, pa dëmtuar anën funksionale të veprës. Për ketë ndryshim të dytë, kur e ar-restuan e kishin akuzuar për sabotim ekonomik. Çfarë akuze absurde u krijua, kur në fakt, duhej lavdëruar se atëherë, për mungesë të çimentos, ai i krijoi kushtet për zbatim të veprës. Kur u grum-bulluan në një rast tjetër në Lushnjë, për studimin e tharjes së kënetës së Terbufit, ku morën pjesë nga ministria e Bujqësisë Thomai, manifestoi jo vetëm aftësi të larta profesionale, por edhe gux-im dinjitoz. Ai kundërshtoi pikëpamjet e ekipeve të huaja: sovjetikë, hungarezë, bullgarë, të cilët parashikonin që të mos merreshin masa, kundër përmbytjeve të lumenjve. Kjo do të thoshte një dështim i plotë i bonifikimit të fushave tona, që do të ishin të papërshtatshme në kushtet mete-orologjike. Njëkohësisht e keqja tjetër ishte se specialistët tanë pajtoheshin me pikëpamjet e gabuara të specialistëve të huaj. Megjithëkëtë, Thomai, ndonëse e dinte që ishte nën mbikëqyrje për të mirën e vendit dhe për të mirën e dinjitetit të tij profesional, veproi pa marrë parasysh rrezi-kun. Ai i paraqiti me shkrim qeverisë pikëpamjet e tij të kundërta dhe doli fitimtar. Të gjitha veprat tona bonifikuese dhe ujitëse, prej Jugut, deri në Veri, kanë gjurmët e punës së tij shkencore. Megjithatë, ndaj personit të tij, me rastin e bom-bës së sajuar në ambasadën sovjetike i krijuan akuzën, se merrej me veprimtari komplotuese e terroriste. Ai ishte piketuar si kundërshtar, sepse kishte qenë në kohën e Zogut, sekretari përgjith-shëm pranë Ministrisë së Bujqësisë. Menjëherë mbas burgosjes familjen ia futën në një kasolle, që e ëma e vriste kokën sa herë që kalonte në atë

kotec, siç quhesh nga komshinjtë. Mbas dënimit Filipeu punonte me një ritëm, aq të lartë, saqë u dëmtua nga ana shëndetësore. Mbas një diskuti-mi të fortë në qeveri, për të mbrojtur një problem parimor të tij, kur kthehej në këmbë në zyrë, i ra të fikët në afërsi të “Lanës”. Ra në shtrat, dhe nuk u ngrit më”. Dhjetë vjet, mbas vdekjes së tij, hier-arkia komuniste u kujtua ti vinte emrin e tij, “Bis-tricë-Vagalatë”, duke e cilësuar atë kanal, si “një nder veprat ujitëse të vendit”. Më pas janë ndër-tuar edhe kanale të tjera me kapacitete edhe më të larta. Pa projektimin e inxhinier Thoma Filipeut, për të caktuar argjinaturat mbrojtëse të lumit Sh-kumbin, projektet e tij për të mbrojtur tokat nga vërshimet e lumenjve, sidomos të Tërbunit dhe të Bedenit, nuk do të kishin këto përfitime aktuale.

Kur më 30.3.1989 inxhinieri i Stavri Naço i shkruan ministrit të Ndërtimit Shenasi Dragoti se “mos harro se Thoma Filipeu jo vetëm që ka kryer punën me zotësi të rrallë, por ai ka kundërshtuar pikëpamjet e ekipit sovjetik për mosargjinimin e lumenjve Shkumbin e Seman, duke lenë në kërcënimin e përmbytjeve te zakonshme disa mi-jëra hektarë të fushave të bonifikuara dhe shumë pjellore të Myzeqesë, Lushnjës dhe Fierit. Për këto dhe të tjera, Thoma Filipeut meriton t’i jepet titulli “Hero i Punës Socialiste”. Në vlerësime të punës së tij, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve të Bon-ifikimit, më 11.7.1973, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij (8.3.1963) hapi një fotoekspozitë të gjithë veprave të tij, që nga tharja e kënetës së Maliqit, bonifikimet e mësipërme në Tërbuf dhe kudo, në rregullimin e shtretërve të lumenjve të rrëmbyeshëm Shkumbin dhe Seman, por dhe ujës-jellësin e hidrocentralit të Selitës për ujin e pijshëm të Tiranës. Ai është autori i ndërtimit të rrjetit të brendshëm të ujit për Tiranën, sidomos të gjithë degëzimeve, që ai projektoi mbi ato baza teknike, të cilat i kanë rezistuar kohës deri më sot.

Në albumin me titull “Nderim veprës së tyre”, të botuar në vitin 2003, nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Thoma Filipeu dhe Vasil Noçka kanë vendin e tyre të nderuar në ketë plejadë të shkencëtarëve shqiptarë në këto fusha. Në vitin 1946, mbasi kreu detyrën e përgjegjësit të grupit të projektimit për tharjen e Kënetës së Maliqit, u emërua në vitin 1947, në ndërmarrjen “Projekti” si kryeinxhinier në sektorin e ujerave. Përveç ujësjellësit të Selitës, realizoi edhe rrjetin

i brendshëm i ujesjellësit të kryeqytetit, sistem-imin e përroit të Gogëve, zbutja e fortësisë së ujit, që merrej nga liqeni artificial për furnizimin me ujë të kombinatit të tekstileve në Tiranë, etj. Me veprimtarinë më të madhe të tij, që është lidhur me hidroteknikën në shërbim të bujqësisë, sepse me konceptet dhe drejtimin teknik, ai i dha vulën shqiptare ndërtimeve më të mëdha hidroteknike në Shqipëri. Kryesisht, bonifikimit të fushës së Myzeqesë. Thoma Filipeu ishte njeri me karakter, i urtë, i qetë, dhe kurajoz. Ai mbahet mend, se për-para të vërtetës, dhe mendimeve të tij shkencore, nuk tërhiqej kurrë. Në një rast, tregojnë të afërmit e tij, se: “Një grup inxhinerësh, kishin dërguar tel-egram udhëheqjes se Thoma Filipeu, po bënte sabotazh, për afatin e tharjes së kënetës. Thomai kërkoi ballafaqim me ketë grup specialistësh. Bal-lafaqimi u bë në praninë të dërguarve kryesorë të partisë dhe të shtetit, ndërsa familja u tmerrua, sepse sapo kishte dalë nga burgu. Thomai e fil-lon ballafaqimin mbas akuzave duke thënë: “Dua të bej vetëm disa pyetje: Sa gërmon ekskavatori për 16 ore? Sa gërryen eskalatori dhe nga kjo sasi e shumëzuar në total, pjesëtojeni atë me terë sasinë e dheut që duhet hequr... Mbasi e benë llogarinë, kundërshtarët me ketë aritmetikë të thjeshtë,që i mësoi Thomai, doli që nga 12 muaj, sipas specialistëve, Thomai e kishte përgjysmuar kohën e punimeve. Ketë, specialistët e theksuan me kokë ulur, mbasi i mbaruan aritmetikën e thjeshtë që u bëri inxh. Thomai, dhe ata i kërkuan publikisht falje dhe para të deleguarve.

Në një rast tjetër, kur u bë një mbledhje për ta akuzuar si sabotator të bonifikimit së bashku me disa specialistë të tjerë, në fund fare ia dha-në fjalën edhe Filipeut. Ai e mbrojti veten duke zbuluar injorancën e tyre: “E dini sa gërmon një eskalator për 12 orë ose për 16 orë, dhe jo për 8 orë? Këtë 16 orë shumëzojeni me numrin e eskalatorëve që keni dhe shikoni sasinë totale të dheut që mund të hiqet. Atëherë, duhet të kuptoni se unë kohën e kam përgjysmuar dhe jo e kam dyfishuar kohën e punimeve, siç më aku-zoni juve. Me ketë argument të thjeshtë gjyqi dhe akuzuesit e përgatitur jo vetëm që i kërkuan falje, por e falënderuan me hipokrizi. Mirëpo, Fil-ipeu asnjëherë nuk heshte jashtë ndërgjegjes së tij. Edhe sapo kishte dalë nga burgu, i caktuar për të drejtuar punimet në Ministrinë e Bujqë-sisë për bonifikimet, u ndodh në një mbledhje tjetër, ku do të dënohej një gjeometër për sabot-im. Quhej Kikino, nga Gjirokastra. U ngritën dhe e sulmuan të gjithë, bile dikush tha se kishte kënduar duke shoqëruar me fishkëllimë melod-

inë “Druzhe Tito, Druzhe Tito!”. Kur ai i habitur mohonte duke thënë se nuk dinte asnjë këngë, meqenëse nuk kishte vesh për muzikë. Mirëpo ku të ndaheshin njerëzit e porositurit, dhe te dera ishin bërë gati sigurimsit. Atëherë u ngrit Filipeu, që sa kishte dalë nga burgu dhe kërkoi fjalën. Të gjithë menduan se kryespecialisti do të groposte Kikinon. Kurse Filipeu renditi me radhë punimet, që i kishte dhenë Kikinos, duke theksuar se ai kishte punuar shkëlqyer. Kështu, që e bija e Thomait, që ishte edhe ajo në mbled-hje, i tha babait e tmerruar: “Po t’i çfarë doje? Që të të vinin prangat ty! Përse u ngrite? Pozita jote është shumë e dobët...” Thomai u përgjigj: “Tani kam ndërgjegjen e qetë.”

Në gazetën propagandistike të regjimit dhe pushtetit, “Zëri i popullit”, u shkrua nekrologjia e tij me këto fjalë: “Dje vdiq papritur në krye të de-tyrës, në moshën 63-vjeçare një nga inxhinierët më të zotë e më me eksperiencë të ndërtimit, shoku dhe bashkëpunëtori ynë i palodhur, kandi-dati i shkencave teknike, kryeinxhinieri i Drejtor-isë së Bonifikimeve pranë Ministrisë së Ndërtimit, shoku Thoma Filipeu. Ka dhënë një kontribut të madh në veprat më me rëndësi të ndërtimit, ka drejtuar projektimin e shumë veprave hidrotekni-ke, sidomos në lëmin e bonifikimit të fushave, si atë të Maliqit, Kavajës, Myzeqesë, në projektimin e kanalit vaditës Bistricë-Bagalat, ujësjellësit të Tiranës, Durrësit dhe të shumë veprave të tjera me rendësi të madhe betonike për vendin tonë...”

Në arkivin Ministrisë së Bujqësisë, të Ndër-timit dhe atij Teknik ka shumë fakte dhe doku-mente për veprat e Thoma Filipeut. Më vitin 1993 bashkia e Tiranës organizoi një konkurs, për sistemimin e “Lanës”. Në këtë takim u deklarua, se: “Mund të themi me plot gojën e me shumë të drejtë, se ketë konkurs e ka fituar me kohë Thoma Filipeu që në vitin 1948 dhe mbetet vetëm zbatimi i tij pa e ndryshuar aspak koncep-timin e tij për ketë vepër. Kanalizimet e Tiranës, dhe në veçanti sistemi i “Lanës” është nga punët madhore të Thoma Filipeut në ketë fushë”.

Projekti i tij parashikonte që ujërat e zeza dhe të bardha të rrugëve (d.m.th sistemimi i përzier) të kalonte në kolektorë të mbuluar me seksione vezakë, në të dyja anët e saj, duke lenë në vende të caktuara kapërderdhësa për të shkarkuar në Lanë ujerat e tepërta ne kohën e rrebesheve të shiut. Ujërat e zeza parashikoheshin të pastro-heshin në një impiant në një zonë afër Yzber-ishtit, që të bëheshin të pranueshme për am-bientin, duke mbrojtur kështu edhe pikëpamjen e ruajtjes së ambientit. Projekti i sistemimit të

thoma FILIPeu dhe VasIL NoçKa

Persekutimi i inxhinierëve që thanë kënetën

e Maliqit

Thoma Filipeu

Page 19: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

19• E mërkurë 20 shkurt 2013

»DossieR

perroit të Gogëve, që fillonte para stadiumit “Qemal Stafa”, me derdhje në Lanë, pak metra në perëndim të urës së madhe të bulevardit “Dësh-morët e Kombit”, është bërë që në vitin 1948 dhe është nga firmat e para që ka hedhur inx-hinieri i talentuar për qytetin e Tiranës. Kjo punë e Thoma Filipeut realizohet me projektin e digës mbi Lanë, në zonën e Shkozës, duke parashikuar jo vetëm rregullimin e prurjeve maksimale, por edhe për të furnizuar me ujë ketë arterie hid-rike, ekologjike të rëndësishme për Tiranën. Në stampat e projektit, që është ne disa variante, kjo punë mban dt. janar 1963. Siç, duket kjo bën pjesë në punimet e fundit të inxhinierit. Në de-taje dhe argumente shkencore të tilla mendimi shkencor i Filipeut del në tharjen e “Maliqit”, të gjithë kënetave të tjera, “Myzeqesë” dhe “Kava-jës”, dhe me ato mjete të pakta eskalatorësh dhe buldozerësh, asnjëherë nuk gaboi në llogaritjen shkencore të tij. Janë meritë e tij mbrojtja nga përmbytjet e lumenjve, Seman dhe Shkumbini. Ka kohë që është realizuar marrja e ujit nga liq-eni i Prespës së Vogël, për ujitjen e tokave bu-jqësore të rretheve, Devoll e Korçë. Ajo doli si varianti më i mirë në krahasim me ndërtimin e ujëmbjellësit të Mirasit (Bozhigradit).

Ai nuk i lejonte vetes punë të pabazuar. Pro-jektuesi i veprave hidroteknike e ka pasur të domosdoshme njohjen e terrenit dhe ai e ka re-spektuar ketë ligj pa marrë parasysh, moshën, gjendje shëndetësore, motin, madje edhe kur ishte i sëmurë, (invalid 6-orësh) i kërkoi anëtarit të Byrosë Politike që mbulonte ndërtimin për t’iu njohur disa vjet pune, para se të vinte regjimi komunist dhe t’i miratohej Çmimi i Republikës, i propozuar nga qendra e punës, si një kënaqësi morale që do të merrte për së gjalli. Por, përgjigja helmuese e Byrosë ia shkurtoi më shumë jetën.

Bashkëpunëtori i tij më i afërt, 91-vjeçari Veli Frashëri, hidrotekniku më i moshuar i mbe-tur i Shqipërisë, e quan profesor të tijin inxhinier Thoma Filipeun, dhe tregon: “Le të mos flasim për aftësitë e tij profesionale, të cilat ishin super të larta, por ajo që e beri atë një figurë të shkëlqyer dhe që mbetet e paharruar ishte korrektësia e tij në shoqëri dhe ndjenjat e larta humanitare të tij. Tomja (kështu e quanin shokët dhe të afërmit e donte Shqipërinë. Ai nuk kursente kurrë kohën e tij për inxhinierët e rinj. Tomja të iluminonte respekt dhe dashuri, fytyra e tij qe e ëmbël dhe shpirti i tij i shenjtëruar... Kur doli nga burgu dhe pa familjen e tij të futur në një kasolle bodrum, aq sa nenës i ishte bërë koka me xhunga. Ky bodrum, të cilit pronari i shtëpisë kishte edhe dy

bodrume të tjera, njërën për derra dhe tjetrën për pula. Menjëherë Thomai i dërgon telegram Mehmet Shehut: “Në shtëpinë time nuk mund të banojë me një familje, ku ngjitur janë derrat dhe pulat, prandaj më ktheni atje ku isha”. Menjëherë mbas tri ditësh Mehmet Shehu dërgoi tre veta për verifikim, të cilët konstatuan të njëjtin fakt që pasqyrohej në telegram. Njerëzit e shtëpisë menduan se do të arrestohesh përsëri Thomai. Por pa kaluar disa Thomain e marrin përsëri nga vendi i punës (ministri), duke i thënë se kësaj radhe nuk bëhej fjalë për burg, por me një makinë i ngarkuan plaçkat e shtëpisë dhe e stabilizuan në një shtëpi të re te Shallvaret. Urdhri i Mehmet Shehut për Thomain u zbatua edhe për nxjerrjen e tij nga burgu, por dhe për krijimin e kushteve më minimale të punës, sepse ishte i aftë.

Instituti i Studimeve dhe i Projektimeve të veprave bonifikuese më 27.3.1996, u mblodh në një takim solemn për të nderuar jetën dhe veprën e Thoma Filipeut, ku kolegët e tij, në mënyrë kolegjiale benë edhe vlerësimet e mësipërme, por ajo që ata kërkuan ishte që emri i këtij Instituti të vihesh, ai i Thoma Filipeut. Motivacioni që ti jepesh emri këtij instituti, “Ing. Thoma Filipeu” u be në kuadrin e 50-vjetorit të formimit të Institutit të Studimit dhe Pro-jektimit të veprave ujore. Të gjithë specialistët e kësaj fushe të ndodhur në salle u shprehen, se: “Trashëgimtari drejtpërdrejtë i veprës së Ing. Thoma Filipeut, të madh dhe të tjerëve pas tij, për vetë detyrat që shtrojnë programet e trans-formimit demokratik në Shqipëri kërkon një vë-mendje më të madhe nga ana e qeverisë”.

Nevoja për një drejtim nga ana shkencore e të gjithë aktivitetit që lidhej me shfrytëzimin dhe kullimin e tokave në të gjithë vendin, ad-ministrimi i terë sistemit ujor të bujqësisë dhe një mori të tjera problemesh që kishte sistemi hidroteknik në Shqipëri bënë të domosdoshme studimin dhe ristrukturimin e këtij instituti, që t’u përgjigjej edhe më mirë reformave në lëmin e ndërtimeve hidroteknike në Shqipëri. Dhe për ketë pikë referimi ishte emri i Thoma Filipeut.

Inxhinier Vasil NoçkaKur studionte në Gjermani, u cilësua me i miri

në universitetin e Shtutgardit. Në vitet 1980 erdhi një delegacion gjerman në Shqipëri, por kryetari i delegacionit, erdhi një ditë më vonë. Diskutimet me projektet e gatshme u benë nga të gjithë specialistët më të mirë shqiptarë të ndërtimit, ku Vasil Noçka jo vetëm kundërshtoi, kritikoi, por bëri edhe propozimet e veta konk-rete. Të nesërmen delegacioni gjerman shkoi në Rinas të priste kryetarin e vet, të cilit sapo zbriti, pjesëtarët e delegacionit i treguan, se i kishte gjetur beleja nga vërejtjet e shumta që i i kishte bërë një inxhinier shqiptar, i cili kishte studiuar në Gjermani. Kur kryetari i delegacionit gjerman, pyeti për emrin dhe ia treguan se quhej Vasil Noçka, ai lëshoi një pasthirrmë me habi duke thënë: “Si? Vasil Noçka, ylli i universitetit të Sh-tutgardit, qenka në Shqipëri?!”

Dhe kur mori fjalën, në ministri i quajti me fat punonjësit e asaj ministrie që kishin në gjirin e tyre një njeri të shquar si Vasili. Urdhëroi delega-cionin që të gjitha vërejtjet e Vasil Noçkës të mer-reshin parasysh”. Vasili lindi në vitin 1990 dhe vdiq në vitin 1958. Ai ishte me origjinë nga Korça dhe nipi i Koço Kotës, ish-kryeministër në kohën e Zogut. Për veprën e tij pothuajse nuk është folur. Vasili i mbaroi studimet e larta në Gjermani me re-zultate të shkëlqyera e diplomë “Inxhinier shteti”. Me ketë titull ai kishte mundësi të punonte në Gjermani e në çdo shtet tjetër të Europës, por inxhinier Noçka e ndiente se duhej të punonte në vendin e tij, që kishte aq shumë nevojë për njerëz të ditur e patriotë, si ai. Aktivitetin e tij projektues, e gjejmë që në vitin 1934, me projek-tin e Urës së Turhanit mbi lumin e Dunavaçit në hyrje të qytetit të Korçës, pastaj me projektin e ujesjellësit të qytetit të Elbasanit më 1935. Në vitin 1936 ka hartuar projektin e urës së Fanit të Vogël në Rrëshen, dhe urës së “Sheqit në Fier”.

Pas çlirimit të vendit, ishin mijëra metra lin-earë ura, rrugë të shkatërruara nga lufta dhe për ketë qëllim, inxhinier Vasil Noçka për dy vjet rresht u mor me projektimin dhe meremetimin e të gjithë urave. Megjithëse i sëmurë, punoi pa u lodhur në ndërtimin dhe meremetimin e tyre, duke zgjidhur me aftësi çdo problem ndaj tyre. Në vitin 1946, në këshillin e dikasterit shtrohen për diskutim disa studime paraprake për hidrocentra-lin e Selitës, ku merrnin pjesë inxhinierë teknikë nga më te mirët e vendit e të huaj. Mendimin teknik më të pjekur e më të plotë e dha Vasil Noçka. Ai theksoi: “Nëse ky hidrocentral dertohet

për të përfituar energji elektrike, them se kemi të bëjmë me një hidrocentral të vështirë e të kush-tueshëm, pra pa leverdi për ne. Nëse dëshirojmë t’u sigurojmë banorëve të Tiranës, ujë të pishën të Selitës, në vend të ujit të lumit e të puseve, unë e përshëndes ndërtimin e tij.”

Koha i dha të drejtë inxhinier Vasil Noçkës. Vitet 1949-1950 inxhinier Vasili ka punuar në hekurudhën Durrës-Elbasan si inxhinier për pro-jektimin dhe zbatimin e veprave të artit. Kishte mbetur edhe pak punë për ta përfunduar krejt veprën. Qe caktuar edhe dita e përurimit, por një urë hark betonarme del e plasaritur në kyçin e harkut të saj. Alarm i madh. Rreth 20 kuadro të larta teknikë e vendas dhe të huaj u mblodhën për ta pleqëruar. Vendimi qe: ura duhej prishur e ndërtuar rishtas.

Vetëm inxhinier Vasil Noçka kërkoi që mendimin e tij ta jepte të nesërmen. Të nesër-men Vasili paraqet një propozim konkret për t’i bërë urës një modifikim të thjeshtë e të lirë. “Kur të kalojë treni, - tha, - unë do të qëndroj nën urë, se nuk kam ku vete.” E dinte ç’e priste, po të pësonte gjë treni. Propozimi i tij u mi-ratua. Hekurudha u përurua në kohë dhe ura e meremetuar edhe sot e kësaj dite reziston. Por asnjë falënderim nuk mori inxhinier Vasil Noçka. Viti 1951 (provokacioni i bombës në ambasadën sovjetike): arrestohen, inxhinier Vasil Noçka e inxhinier Thoma Filipeu. Dy zonja plot dinjitet paraqiten në qendrën e punës së Vasil Noçkës e Thoma Filipeut e thanë: “Sot në mëngjes na i arrestuan burrat në shtrat”. Duam të dimë se ç’kanë bërë dhe ku janë.” Askush nuk dinte t’u përgjigjej. Megjithatë, Vasil Noçkën e Thoma Filipeun i dënuan nga 3 vjet secilin dhe vetëm pas një viti u liruan me kondicionel. Viti 1952-1953: inxhinier Vasil Noçka punon si i dënuar kondicionel në ndërtimin e urës së Kirit. Këtu inxhinier Vasil Noçka shfaqet pa libra, me një manual teknik xhepi (beton-kalendar), një copë kalem e një gomë, me letrën e thasëve të çi-mentos sajon një fletore, dedukton vet në këm-bën e urës, bazat teknike të llogaritjes, pastaj jep udhëzimet që projekti të zbatohej. Mbasi mbaroi urën, e çon në ndërmarrjen e projektit. Ky njeri me përgatitje të lartë teknike, dhe me

shpirt të gjerë, por i goditur rendë, punonte pa u kursyer në projektim dhe në zyrën e kontrol-lit teknik. “Në ketë periudhë e kam njohur unë, - u theksua për Vasil Noçkën, - kur nuk kisha as tre vjet që kisha mbaruar studimet e larta, isha inxhinier i ri e pa përvojë. Në zyrën ku punoja më sollën inxhinier Vasilin, një burrë me trup të madh, i ndrojtur dhe i vrarë nga jeta, ma prezan-tuan si inxhinier të aftë e me përvojë, por pa harruar të më theksojnë që ka qenë i dënuar me

burg. U munduam bashkë me shokët e tjerë të zyrës që t’i krijonim një ambient të ngrohtë dhe çdo ditë e kuptoja, se çfarë përgatitje teknike, aftësi kishte në konceptimin, interpretimin e zgjidhjen e problemeve teknike. Me kalimin e kohës u be mësues jo vetëm për mua, por për të gjithë kuadrot e reja që erdhën më vonë, si Rifat Bodinaku, Agim Bimbashi, Rexhep Faja etj. Mbi të gjithë, ishte njeri i edukuar dhe komuni-kues, prandaj e ndjenim veten mirë e të sigurt. Se bashku me të, duke pasur mendimin dhe për-vojën e tij janë ndertuar kinemaja e Shkodrës, Teatri i Operës dhe i Baletit, zgjerimi i skenës, porti i Durrësit (magazinat etj). Kujtojmë, se kur u be zgjerimi i skenës së operës skena ishte e gjerë 7 m linear dhe duhej ta zmadhonim deri në 11 m linear. Mbi skenë ishte kulla me lartësi 4 kate. E zgjidhëm vetëm me ndihmën e Vasil Noçkës në mënyrën teknike më të mundshme të kohës. Po kështu edhe në portin e vjetër të Durrësit, ku projekti ishte hartuar nga një firmë polake. Ky projekt polak bazohej mbi 360 pilota, të cilat duheshin ngulur në 18 m linear gjatësi. Me intuitën e inxhinier Noçkës, duke u bazuar në llogaritjet teknike arritëm që magazinën ta ven-dosnim pothuajse mbi tokë dhe që funksionoi edhe sot. Inxh. Gj. Xhadri ishte në komisionin e ndërtimit pranë kryeministrisë dhe pa miratimin e tij projekti që nuk kalonte për zbatim. Inxhinier Gjadri, e studioi me imtësi ketë zgjidhje, pa dhe-në llogaritjet dhe e miratoi menjëherë. Vështirë-si të tilla, të inxhinier Vasil Noçkës, vlejnë për t’u kujtuar dhe në ndërtimin e stadiumit të Korçës. Na u kërkuan vetëm 4 ditë, që të përgatisnim për zbatim edhe një vepër e tillë, që nuk ishte e projektuar më parë, por përvoja dhe aftësitë e Vasil Noçkës benë që ne të arrinim të nxirrnim në kohë ketë projekt. Pjesën tjetër të projektit e vazhdoi më tej inxhinier Agim Bimbashi.

Në përkujtimoren e datës 29.11 1996, që u mbajt në nën moton “nderim për figurat e shquara të ndërtimit” kolegët e punës u shprehën: “Nuk besoj ta ekzagjeroj, që inxhinier Vasil Noçka ka qenë një nga shkencëtarët dhe kolosët e ndërtim-it që ai sistem nuk i vlerësoi dhe i nderoi, ashtu siç e meritonte”. Bashkëpunëtor dhe bashkëkohësit e tij flasin me nderim për të, si njeri e specialist. Më 17 maj 1958, pushoi së rrahuri zemra e tij, në krye të detyrës, në moshën 59 vjeçare, në kulmin e aftësive të tij, duke lënë vetëm gruan e tij, që sakrifikoi të gjithë jetën e saj për ta mbështetur. Gruaja e tij gjermane, mjaft e bukur, dinjitoze, quhej Anelizë, nga një familje kontësh, në Sh-tugard, erdhi në Shqipëri më vullnet të plotë, së bashku me burrin duke qëndruar deri në vdekjen e tij. Mbas kësaj, duke qenë edhe pa fëmijë, u kthye në vendlindje. Mbesa e inxhinier Vasilit dhe vajza e Thomait, Moza, kujton sot: “Në një ditë të diel, kur po bëhej aksion vullnetar dhe i trokitën te dera e dajës tim për të dalë për pastrim, Vasili iu përgjigj: ‘Nuk dal se është Pashkë.’ I thashë: ‘Pse, mor dajë, nuk do të dalësh? A nuk e di se ç’të pret pastaj?’ Mirëpo daja nuk ishte i urtë si babai im. Ai linte kokën për mua, se nuk kishte as fëmijë, ishte i qetë, shumë i dashur dhe i ëmbël me terë nipat dhe mbesat e tij, por të vërtetën ta përplaste me guxim të rrallë.

Kur u bë gjyqi për Vasil Noçkën (çështja e bombës në ambasadën sovjetike kundër Vasil Noçkës), e akuzojnë edhe për sabotim në Maliq. Atëherë Vasili i drejtohet prokurorit: ‘Pse je kaq budalla?! Ti s’di as të gënjesh. Një fjalë e tyre që u pushkatuan në Maliq, mjaftonte kundër meje dhe ju do të më kishit vrarë menjëherë. Jo më të kisha sabotuar’. Tërr syri nuk ia bënte.

Kur iku Aneliza në Gjermani, nuk i harroi njerëzit e burrit të vet. I dërguam 100 $ për një televizor, atëherë që ishte gjë e rrallë dhe Aneliza vajti te firma “Gruding” në Shtugard, ku punonte i vëllai i saj (kishte tre vëllezër) dhe i dha porosinë. E mori vesh drejtuesi i firmës, i cili menjëherë i vuri gishtin ‘Grudingut’ me të fundit, edhe pse i thanë se vetëm 100 $ kishte për tel-evizorin. E paketuan, i vunë një “çmim” 60 $, 15 $ për transportin, duke na kthyer edhe reston… Për herë të parë televizori u bë në lagjen tonë kinemaja e sportit... Për të tjerat i shikonim me perde të errëta e të trasha vetëm familja, sepse isha mbesa e Vasilit dhe vajza e Thomait, ku ‘shfaqjet e huaja’ merreshin vesh shpejt”.

E si në filmin “Shpejtësi skëterre”, del në pah edhe jeta e njeriut të ri dhe të vjetër në sho-qërinë anatomike shqiptare. Njerëzit e mëdhenj maten jo nga vuajtjet e tyre, por nga punët e mëdha. Kështu që ne krenohemi sot për rrugët e që ndërtojmë, se jemi të bindur se ato e kanë një bazament të fuqishëm shkencor, si në llogaritë e Thoma Filpeut dhe të Vasil Noçkës.

Page 20: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

20 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« Kulturë“Edhe Zoti po flet shqip”

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka shpallur kalendarin e aktiv-itetve të vitit 2013. Pas një viti të ngjeshur me koncerte dhe festivale dedikuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i këtij Unioni, Azgan Haklaj, ka paralajmëruar të tjera ngjarje, të cilat do të vazhdojnë traditën e nisur prej disa vitesh. Në kuadër të aktiviteteve, të cilat nisën këtë vit në Gjilan me Festivalin “Flaka e janarit”, është botuar edhe një libër në titullin “Edhe Zoti po flet shqip”, i cili trumpeton çështjen shqiptare.

turi i 50 fotografëve grekë në Gjirokastër

Mund të jenë shumë pranë njëri- tjetrit, por kështu nuk janë njo-hur ndonjëherë! Është ky rasti i 50 fotografëve grekë të Janinës, të cilët kanë vendosur të fiksojnë në celuloid arkitekturën dhe jetën e qytetit të Gjirokastrës me qëllim promovimin e tij. Ata kanë ndër-marrë për herë të parë një ekspeditë fotografike, duke vizituar disa nga pikat më joshëse të qytetit të gurtë, tashmë i mbrojtur nga UN-ESKO që prej vitit 2005. “Për dy ditë do të jemi në Gjirokastër. Është hera e parë që vijmë të gjithë bashkë në këtë qytet. Është shumë interesante qendra historike e Gjirokastrës dhe për me tepër është kaq pranë nesh dhe shumë pak e njohur”, – shprehet fotografi Jani Bonos. Fotografitë më të mira të 50 artistëve grekë, të cilat kanë fiksuar jo vetëm pamje të monumenteve të kulturës, por edhe personazhe të qytetit, do të prezantohen më pas në një ekspozitë të përbashkët, e cila do të vendoset në Janinë dhe në Gjirokastër.

“Struktura Kalimtare” e Genti Korinit

Struktura Kalimtare”, kjo është ekspozita e parë personale e artistit Genti Korini, e cila do të

çelet nesër në Galerinë Kombëtare të Areve. Ajo përmbledh një cikël të fundit pikturash abstrakte dhe shfaqet si një akumulim qasjesh piktorike abstrakte.

Ajo përmbledh brenda saj duke për-zier në një trup të vetëm abstraksion-izmin, abstraksionizmin gjeometrik, konstruktivizmin, suprematizmin dhe ekspresionizmin abstrakt. Të gjitha këto qasje të ndryshme piktorike merren prej autorit si referenca historike dhe sillen në funksion të prodhimit të një imazhi që tenton të gjejë ekuilbër mes kaosit dhe rendit. “Nëse shohim punët e fun-dit të Korinit, takohemi apo ritakohemi me pikturën abstrakte. Një pikturë kom-plekse që kemi nevojë ta zbërthejmë paksa për ta kuptuar më mirë. Për këtë duhet të dallojmë disa ose të paktën dy tipare kryesore përbërëse të saj. Tipari i parë është ai i një pikture që flet për vetveten, për mënyren si është bërë, për penelatat që e kanë ndërtuar, për ngjyrën e hedhur, që siç thoshte Green-berg-u nuk e fsheh aspak faktin që është shtrydhur prej tubetit dhe është hedhur me furçë mbi beze… Një pikturë ku procesi është transparent, ç’ka është tipike për pikturën abstraksioniste, apo përgjithësisht për atë moderniste”,- kështu e përshkruan Alban Hajdinaj kurator në Galerinë Kombëtare të Artit punën e piktorit Genti Korini.

Tipar tjetër i pikturës së Korinit, që do të prezantohet para publikut është një lloj imazherie, apo më mirë të themi një ‘pothuajse imazh’. “Penelat janë hedhur në mënyrë të tillë që duket si-kur janë përpjekur të vizatojnë diçka brenda kuadrit. Shpesh shfaqet aty një lloj strukture a gjeometrie që merr formë dhe bashkëjeton me lëndën për-bërëse abstrakte që sapo përshkruam. Kjo bashkëjetesë duket e çuditshme, apo e sforcuar, por ajo krijon një ten-sion të fortë në kuadër. Linja apo blloqe të pikturuara me vendosmëri e shpesh me ngjyra të forta e evidentuese krijo-jnë hapësira e plane që diç të kujtojnë. Duket sikur këto forma, herë të sakta, herë fluide e copëzojnë tablonë”. Sipas kuratorit Hajdinaj, ato duket sikur tento-jnë të të çojnë diku, a drejt një vëllimi, a drejt një perspektive të caktuar, por kjo nuk ndodh, ato mbeten thjesht forma ose linja që nxisin imagjinatën tonë, por janë po aq abstrakte brenda kuad-rit. Duket sikur autori është nisur me një mendim të caktuar për të ndërtuar diçka, një strukturë, një motiv apo një objekt, por rrugës ka ndryshuar mendje dhe e ka lënë atë përgjysëm. Ka raste kur, përpara tablosë ke përshtypjen se ke të bësh me një peisazh të papërfun-duar, diku të duket se ke të bësh me një

lojë planesh ku pjesëza pikturash kre-jtësisht heterogjene për të përgjithsh-men e kuadrit i mbivendosen një sfondi, apo plani të fundëm të tablosë duke dhënë përshtypjen e kolazheve. Në të tjera tablo kemi vizatime e struktura më të sakta që krijojnë edhe objekte me forma gjeometrike, po që mbeten pa funksion të përcaktuar e madje më shumë shkatërrojnë se sa ndërtojnë një konkluzion mbi tablonë dhe imazhin që

ajo prezanton. “Pak nga pak, nga njëra tablo tek tjetra, shpaloset një kaos i mirëfilltë i lëndësuar nga elemente në dukje të sakta gjeometrike. Në një pjesë të pikturave kemi përshtypjen se kemi të bëjmë me ndërtimin e një bote abstrakte që përbëhet nga elemente pothuajse objektive e konkrete. Duket sikur në disa raste piktura imiton një lloj konstruksioni metafizik, por vir-tual, si ata që prodhojnë kompjuteri e teknologjia dixhitale. Elementet përbërëse që shquhen në pikturën e Korinit në vetvete përfaqësojnë nën-shtresa historike të ndryshme nga njëra-tjetra. Kështu mund të thoshim se përfaqëson brenda tablosë ab-straksionizmin e autorëve si Kandin-sky, Klee, Kupka apo ekspresionistëve

abstraktë si De Kooning, Rothko etj. Ndërkohë që përfaqëson aty edhe abstraksionizmin gjeometrik të Mon-drian, Deloney, Neëman apo shfaqet si përfaqësuese e konstruktivizmit të Malevich, Rodchenko, Stella etj”,- vëren kuratori Hajdini. Kjo përzi-erje elementesh, sipas tij, apo ky lloj shartimi e bën pikturën e Korinit një lëndë mjaft të ngjeshur. Tendenca gjeometrike, e cila lindi në fillim të shek. XX në pikturën abstrakte, si një kërkesë për të eleminuar brenda saj çfarëdolloj prezantimi të iluzionit objektiv, përplaset me iluzionin, të ci-lin e prodhon tendenca jogjeometrike e kësaj pikture. Të dyja këto së bashku përplasen edhe një herë me vizatimin konstruktivist që lë gjurmën e vet në

tablo dhe të gjitha bashkë na japin një rezultante të veprës: një lëndë e për-bërë prej elementesh gjithë puristë, por ndërkohë të ndryshëm e që bëjnë kon-trast me njëri-tjetrin. Genti Korini është pjesëmarrës në disa ekpozita kombë-tare dhe ndërkombëtare, por vitet e fundit ai është ndër artistët që nuk ka munguar në konkrusin mbarëkom-bëtar “Onufri”. Piktura e Genti Korinit e risjell artin abstrakt në një kontekst analitik. Ajo vjen si një gjuhë artistike që mundëson dialog personal dhe një-kohësisht është e shtrirë në koordinata të gjera historike e gjeografike, të cilat i mundësojnë asaj komunikimin e me-sazhit të saj sa specifik aq edhe univer-sal. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars 2013.

“Nëse shohim punët e fundit të Korinit, tako-hemi apo ritakohemi

me pikturën abstrakte. Një pikturë komplekse

që kemi nevojë ta zbërthejmë paksa për ta kuptuar më mirë.

Për këtë duhet të dal-lojmë disa ose të pak-tën dy tipare kryesore

përbërëse të saj...

Page 21: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

21• E mërkurë 20 shkurt 2013

»Kulturë

“SHKEJ” në Muze

Në datën 18 shkurt, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik në Tiranë është hapur një ekspozitë fo-tografike, e titulluar “10- vjet SHKEJ”. Ky vit shënon 10-vjetorin e krijimit të Shoqatës Kombëtare Edukim për Jetën. “SHKEJ” u krijua nga një grup të rinjsh me dëshirën për të mbështetur edukimin e fëmijëve në nevojë. Ajo është një shoqatë jo-fitimprurëse në fushën e promov-imit të të drejtave njerëzore dhe integrimit social të njerëzve “sipas frymës së konventave ndërkombë-tare dhe legjislacionit kombëtar”.

“Fluturimi çfarë lumturie” me autor Doru Motoc erdhi në sallën “Black Box” të Univer-sitetit të Arteve me regji të Qëndrim Rijanit. Koreografia e veprës mbante emrin e Erza Xheladinit, ndërsa skena dhe kostumet atë të Ened Kukës. “Fluturimi çfarë lumturie” është një tekst eksperimental, i vënë në skenë me një koncept eksperimental, bazuar në rregul-lat e teatrit imagjinar, duke mos përjashtuar simbolin. Një shfaqje vizuale, e cila arriti të shkë-pusë publikun nga realiteti jetësor, duke e futur atë në një botë imagjinare dhe duke e bërë të shëtisë brenda saj. Në skenë përveç dy person-azheve, regjisori kishte futur edhe koshiencën e tyre jetësore, e cila dirigjonte veprimin e tyre skenik, duke ndërthurur muzikën, efektet, lojën

aktoreske, koreografinë, për të sjellë tek pub-liku përmes teatrit me këtë shfaqje qetësinë shpirtërore dhe edukimin përmes argëtimit. Në këtë dramë kishte një ndërthurje të bukur mes muzikës, efekteve, koreografisë, etj.. Ajo bart në vete një mesazh të thellë deri shikuesit e saj, duke qenë mes jetës, parajsës dhe ferrit. Në këtë vepër luanin Delinda Zhupa e Linda Jarani, por nuk munguan dhe emra të tjerë në këtë shfaqje si Sidorela dhe Senti Duli, të cilët u kujdesën për interpretimin dhe kompozimim. Kuka, ndër-sa për veshjet skenike Erza Kuka. Pjesa do të vijojë të shfaqet në Tiranë, kurse më pas do të ketë turne me tetë shfaqje në Kosovë dhe në Maqedoni. Në maj aktorët do të luajnë edhe në Festivalin e të Rinjve në Bukuresht.

“FLUTURIMI ÇFARË LUMTURIE”, NË SKENËN E ARTEVE

“Ariu i argjendtë” në KAmpin rom

nazif Mujiqi është aktori më i mirë i edicionit të 63-të të “Berlinales”. Me trofeun e “Ar-

iut të argjendtë” të hënën, një orë pas mesditës, ai është kthyer në vendlindjen e tij, Police, një fshat i varfër boshnjak. Para shtëpisë së shëndetit është pritur nga qindra bashkëvendës të tij, e djem e vajza që kishin lënë orët e mësimit për ta pritur atë, tek thërrisnin me të mad-he emrin e tij. Krijohej përshtypja sikur Nazifi mjeshtërisht dinte t’i kontrollonte emocionet. Pranon, fama nuk i ka rënë në kokë dhe se që sot do t’i kthehet zanatit të tij të vjetër - mbledhjes së hekurishteve. “Fëmijët e mi duhet të jetojnë diqysh e unë prej nesër duhet të kthehem e të mbledh skrap. Nuk jam i hidhëruar me askënd, as me mjekët e Klinikës së Tuzllës. Ata më duhen në rast sëmundjeje”, ka thënë Mujiq, teksa ka shtuar se kra-has trofeut të “Ariut të argjendtë” nuk ka marrë kurrfarë shpërblimi në para. Në Palic e kanë pritur gruaja e tij Senada, vajzat Sandra e Shemsa, si dhe djali i tij, Danis, i cili emrin e ka marrë sipas regjisorit që bëri film historinë e tij, Danis Tanoviq. “Kurrë nuk do ta harroj se çfarë ka bërë ky njeri për mua. Ku kam qenë para një viti e ku jam sot. E di se kjo do të marrë fund pas pesë apo dhjetë ditësh, por Danis Tanoviq gjithmonë do të më mbetet në zemër si një njeri i madh. Edhe djali im gjithherë do të ma kujtojë atë”, thotë Mujiq, i cili tani për tani ka veç një dëshirë: “Dua të gjej një punë të përher-shme. Do të ishte më lehtë për mua që të zgjohesha në mëngjes e të dija se nga po ia mbaja. Punësimi ka rëndësi për mua edhe për shkak të sigurimit shëndetësor. Fëmijët e mi nuk kanë sigurim shënde-tësor dhe për këtë më duhet të jem i sjellshëm me mjekët, sepse kurrë nuk i dihet se kur do të më nevojiten”, thotë ai. Pas pritjes që i është bërë në Palic, ai ka shkuar në shtëpinë e tij në kampin rom në Svatovac. Edhe komshinjtë e kanë pritur me ovacione e vëllai i tij ia ka marrë nga dora “Ariun e argjendtë” tek ka bërë xhiro me të nëpër fshat. Nazifi, Senada dhe fëmijët e tyre jetojnë në kushte të vështira në një shtëpi ku s’ka as dritare të hairit. Por thonë se zemra u është bërë mal me “Ariun e argjendtë”, sepse rrëfimin e tyre tashti e njeh krejt bota. “Ajo çfarë na ka bërë vaki neve në jetë, mos e provoftë askush”, thotë ky çift rom. Krejt rrëfimi jetësor i tyre u jetësua në filmin “Një episod nga jeta e grum-bulluesit të skrapit”, i cili të shtunën mbrëma mori “Grand Prix” për filmin më të mirë dhe “Ariun e argjendtë”

për lojën e Nazifit. Shkak për këtë është bërë regjisori i njohur bosh-njak Danis Tanoviq. Kur ai e kuptoi se një familje rome kishte refuzuar kujdesin emergjent mjekësor sepse nuk kishte mundësi ta paguante, ai jo vetëm që vendosi ta kthente në film rrëfimin e tyre, por edhe arriti ta bindë çiftin që të luante në të. Rezultati është “An episode in the Life of an Iron Pickert”, një rrëfim i thjeshtë e i fuqishëm për një burrë që lufton të mbrojë gruan dhe dy vajzat e tij në një shoqëri ku paraja duket të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut. Fakti që Nazif Mujiq dhe gruaja e tij Senada Alimanoviq janë romë e shton dimensionin e padrejtë-sisë dhe tjetërsimit, por rrëfimi i Tanoviqit është më universal, shkruan agjencia e lajmeve “Reu-ters”. “Ky rrëfim ndodh në gjithë

Evropën te populli rom”, ka thënë regjisori për “Reuters”. “Në shtetin tim kjo iu ndodh edhe njerëzve të tjerë. Mbase është shteti më i varfër në Evropë. Kështu që, ky fatkeqësisht është një realitet i shumë njerëzve që jetojnë aty... Vërtet më ka zemëruar shumë dhe thjesht kam shkuar atje dhe e kam bërë këtë film”, ka shtuar ai. Tanoviq për herë të parë kishte lexuar për këtë çift në një gazetë lokale boshnjake në vitin 2011. Ai kishte shkuar të vizitonte shtëpinë e tyre në fshatin e quajtur Police dhe pas disa ditësh më në fund ata ranë dakord që të prezantonin veten e tyre në një lloj drame dokumentare. Mujiq nuk kishte një vend pune, derisa Alimanoviq ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë dhe po ndihej e sëmurë dhe e dërrmuar. Familjes i ishte

thënë se ajo kishte nevojë për operim emergjent, por kur doktorët e zbuluan se ata nuk kishin sigurim shëndetësor, ata ishin distancuar, pavarësisht lutjeve dëshpëruese të Mujiqit. Atyre u ishte thënë se operimi kushtonte rreth 5 mijë euro dhe Mujiq e dinte se asnjëherë nuk do të mund t’i siguronte paratë, kështu që u drejtua spitaleve e organizatave humanitare për t’iu lutur për ndihmë. Në fund, mënyra e vetme për të arritur sukses ishte të thyente ligjin. “Vërtet kam provuar dhe kam luftuar të siguroj ndihmë për Senadën nga të gjitha institu-cionet shtetërore, por asnjëri prej tyre nuk më ndihmuan, kështu që ishte shumë e vështirë”, ka thënë Mujiq, për “Reuters” derisa po fliste me ndihmën e një përkthyesi. Ai kurrë më parë nuk ka luajtur në film. Gjatë ditëve të “Berlinales”

ka qenë një yll kinemaje edhe para se ta merrte çmimin. “Ambicia ime më e madhe është të kem një punë dhe të jem në gjendje të mbështes familjen time, por fatkeqësisht nuk kam iluzione ose shpresa se do të gjej ndonjë punë”, kishte shtuar ai. Tanoviq, i njohur më së shumti për debutimin e tij me “No Man’s Land” që i siguroi “Oscar” më 2001, ka thënë se boshnjakët shpeshherë ua kthejnë shpinën të varfërve. “Do të dëshiroja të jetoja në një shtet që do të kishte kujdes më të mirë për njerëzit, por ky nuk është ai rast”, ka thënë ai. “Kështu që kur lexon gazetat boshnjake çdo ditë shihni se njerëzit kërkojnë ndihmë, njerëzit lusin për para për të operu-ar dikë ose për ndonjë gjë tjetër. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë ai. Në një pikë, në filmin pa skenar, që ka kushtuar hiç më shumë se 30 mijë euro për t’u realizuar, Mujiq i thotë një punëtori humanitar se jeta e tij kishte qenë më e mirë gjatë luftës. Tanoviq thotë se në këtë pikë pajtohet në njëfarë mase. “Shumë njerëz kanë jetuar më mirë në luftë, sepse në luftë nuk i shihni njerëzit e pasur duke vozitur vetura përreth, nuk i shihni politikanët duke bërë qejf...Krejt ajo çfarë shihni janë njerëzit që provojnë të mbijetojnë, kështu që je i lumtur kur ke ushqim”, ka përfunduar Tanoviq.

Page 22: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

22 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

«speciale

Varfëria, papunësia në rri-tje dhe degradimi i poli-tikës tradicionale janë

kushtet më të mira për një radikalizim politik. Më 24 dhe 25 shkurt në Itali zhvillohen zgjedhje, sepse edhe qeveria teknokrate e Mario Montit nuk arriti ta bindë parlamentin italian që të mbështesë kursin e reformave.

Në vitin 2012 prodhimi ekonomik i Italisë ra në mënyrë të vazhdueshme dhe parashikimet dhe statistikat e ISTAT-it për vitin 2013 nuk janë shumë optimiste. Pasigu-ria politike tashmë po ndikon negativisht edhe te çmimet e aksioneve.

Numri i të huajve që jetojnë në Itali u rrit në vitin 2011 me 7.9 për qind. Megjithatë, për-qindja e të huajve në kuadrin e popullsisë së përgjithshme është vetëm 7.5 për qind. Shu-mica e emigrantëve, rreth 86.5 për qind, jetojnë në pjesën veriore të Italisë, ku gjenden qendrat ekonomike. Aty kanë më shumë simpatizantë edhe partitë populiste të krahut të djathtë, si “Lega Nord”.

E djathta e re e EuropësNë dy qeveritë e fundit

nën drejtimin e Berluskonit “Lega Nord” drejtonte bashkë me partinë e tij konservatore PDL. Në verën e vitit 2012 gazeta italiane me prirje të majtë “La Republica” botoi një studim mbi “ekstremizmin e ri të djathtë” në Europë. Autorët vërejnë një rritje të numrit të anëtarësimeve te partitë ekstremiste të djathta. Megjithëse parti të tilla, sipas gazetarit Paolo Berici, fitojnë pak vota, “idetë që përhapin këto parti po depërtojnë madje edhe në mesin e votuesve që kanë votuar dikur për partitë e krahut të majtë”.

Think-tank-u britanik Demos përshkruan në një ra-port se lëvizjet ekstremiste të djathta në vende të ndryshme europiane po lidhen gjithnjë e

dy anëT e pabarazisë

muajin e kaluar Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës raportoi se pabarazia po zvogëlohet ngadalë

në këtë vend. Por zemërimi publik ndaj privilegjeve të pamerituara është shumë më i fortë. Zemërimi i shprehur në internet është gjithnjë e më i ashpër ndaj zyrtarëve të korruptuar, historitë e të cilëve janë shumë më rrëqethëse sesa statistikat. Së fund, Gong Aiai, ish-zyrtare banke në provincën Shanxi, u arrestua këtë javë me dyshimin se ka blerë 41 shtëpi në Pekin me letra të rreme identiteti. Por ajo duket se është njomëzake në korrupsion në krahasim me Zhao Haibin, një oficer policie në provincën Guang Dong, i cili u akuzua se ka nën pronësi 192 shtëpi. Kështu, kjo javë ishte rast i mirë për qeverinë e Kinës për të miratuar një plan për të luftuar pabarazinë. Plani është në mënyrë mbresëlënëse i gjerë në qëllime, por për fat të keq është shumë i varfër në specifika. I mbështetur nga Komisioni për Reforma dhe Zhvillim Kombëtar, organizmi planifikues i vendit, plani propozon 35 objektiva. Tek objektivat përfshihen disa rregullime të drejtpërdrejta për pabarazinë, të tilla si rritja e taksave për të pasurit dhe transferimi i parave tek të varfrit. Por përfshihen edhe disa masa jo aq të qarta, si liberalizimi i interesave artifi-cialisht të ulëta të Kinës, të cilat transferojnë të ardhura nga kursimtarët te sipërmarrjet e uritura për investime. Shumë qeveri përpiqen të rishpërndajnë të ardhurat, pasi ato realizohen. Por ky plan synon të ndërhyjë më herët në proces. Kërkohet që një pjesë më e madhe e të ardhurave kombëtare të paguhen në formën e pagave, në vend që të paguhet në formën e fitimeve. Për këtë qëllim paga minimale do të rritet me minimalisht 40 për qind për banorët e qyteteve deri në vitin 2015. Plani kërkon gjithashtu më shumë re-spekt për titujt e pronë-sisë dhe kompensim më të drejtë për ata që duan të shesin tokën tonë. Shumë nga objektivat e planit janë në përputhje me tendencën ekzistuese. Qu Hongbin nga banka “HSBC” vë në dukje se qeveria ka rritur shpenzimet për arsim, ndihmë ekono-mike, kujdes shëndetësor dhe ndihmë për banesë nga 30 për qind të të gjithë buxhetit të vet në vitin 2009 në 36 për qind vitin e kaluar. Këto shpenzime duhet të rriten me 2 për qind të tjera gjatë tre vjetve të ardh-shëm sipas planit. Sipërmarrjet nën pronësi shtetërore tashmë dorëzojnë mes 5 dhe 15 për qind të fitimeve të veta në formën e dividentit te buxheti i shtetit. Plani bën thirrje që kjo gjë të rritet me 5 për qind të tjera deri në vitin 2015. Plani është më mirë vonë sesa kurrë. Miratimi i tij tregon se qeveria është e ndërgjegjshme nga ndarja shqetësuese e Kinës dhe është e egër të gjejë zgjidhje. Por a do t’i zbatojë qeveria këto masa që ajo ia ka propo-zuar vetes? Ilaçi nuk kapërcehet gjithmonë lehtë. Tashmë ka vetëm dy vjet që qyteti i Shangait zbaton një taksë prone për shtëpitë luksoze, një projekt testues. Plani bën thirrje që një taksë e tillë të zbatohet edhe në qytetet e tjera, por vetëm një javë më parë zyrtarët shprehën dys-hime mbi mundësinë praktike të zbatimit të kësaj takse dhe i bënë të qarta dyshimet e veta në një gazetë zyrtare. Zyrtarët e korruptuar që kanë nën pronësi një numër të stërmadh pronash, aktualisht të pataksuara, duket se do të shpresojnë që dyshimet mbi zbatimin praktik do të konvertohen në shtyrje të zbatimit të këtij plani.

“The Economist”

djathtas?A po zhvendoset Italia

më tepër me njëra-tjetrën. Për të fituar popullaritet këto parti përqendrohen me vetëdije në tema të caktuara, të tilla si gjendja e punëtorëve në zonën industriale të Italisë Ve-riore, që kanë mbetur pa punë. Kjo bëhet shpesh në kurriz të së majtës tradicionale. “Qëndrimet raciste dhe anti-semitike që karakterizonin më parë ekstremistët e djathtë, i takojnë së kaluarës, - thotë raporti i Demos. - Në vendin

e tyre theksi vihet te kultura dhe vlerat që po rrezikohen prej emigracionit në rritje dhe islamit europian, që konsidero-hen si kërcënime kulturore.”

Specifika italianeKështu vepron edhe “Lega

Nord”. Dhe pikërisht kjo parti e bën kaq të veçantë edhe të djathtën italiane. “Lega Nord”, e cila e quan veten populiste dhe separatiste, nuk është ndonjë parti e vogël qvepron

disi në hije, por një parti që është prej vitesh në qendër të politikës italiane. Kreu i ri i “Lega Nord”, Roberto Maroni, kërkon të bëhet kryeministër i ri i rajonit të Lombardisë. Maroni është bashkuar përsëri me Silvio Berluskonin për të arritur në parlamentin kombëtar një shumicë të krahut të djathtë.

Xhejms Valtson, profesor në Universitetin Amerikan në Romë, nuk beson se Berlusko-ni do t’i fitojë zgjedhjet këtë herë. Megjithatë, ai mund ta “destabilizojë parlamentin në mënyrë të tillë që fituesi të mos mund të qeverisë”. Thirrjet raciste në kor në stadiumet italiane ekspertët i shikojnë jo vetëm si një shenjë injorance, por edhe zemërimi dhe konstatojnë një dhunë në rritje në shumë pjesë të shoqërisë italiane. Vëzhguesit politikë kanë frikë se për shkak të injorancës dhe të konfuzionit të politikës italiane ekstremistët e krahut të djathtë janë në rrugën më të mirë për të marrë mesfush-ën e politikës. “D.W.”

Profil

Page 23: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

23• E mërkurë 20 shkurt 2013

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBRahIM ShIMa

zv/kryeredaktor: aRManD Maho

MaRIgLEn MuLLa

politika: oLI XhILaga ekonomia: BRIkEna DERVIShaj sociale: ERVIn koçI rrethet: BLERIna SPaho kronika: MaRIgLEn MuLLa kultura: BLERIna gocE design&layout: DanIEL PRIftI, gëZIM DuZha

marketing: ELIgERta DyRMIShI

cel: 067 20 62 200

aDRESa: RR. DuLL kEta, nR. 5. (RR. E DIBRëS), tIRanë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Porto fiton minimalisht me MalagënNdeshja mes Portos dhe Malagës pritej të prodhonte

shumë gola, pasi të dyja skuadrat njihen për shënimin por edhe pësimin e shumë golave. Gjithsesi, dje kjo gjë ka rënë poshtë. Kështu, skuadra e Portos ka bërë një lojë të mirë me raste të shumta shënimi, teksa Malaga më së shumti është mbrojtur. Megjithatë, pavarësisht rasteve të shumta për shënim, Porto ka arritur vetëm një herë të prekë rrjetën e Malagës. Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e 56-të me anë të Mutinjos i cili i jep shpresa skuadrës së tij për kualifikim në ndeshjen e kthimit. Me këtë fitore minimale, skuadra kualifikuese nuk është vendosur ende dhe në takimin e dytë do të luhet gjithçka.

Dede: Vij për të kthyer rezultatet dhe tifozët

Nevil Dede zyrtarizohet si trajner i ri i Tiranës. Tekniku kthe-het te skuadra bardheblu pas dy vitesh, duke marrë postin e lënë bosh nga Alban Tafaj. Ky i fundit u largua nga pankina pas humbjes kundër Shkumbinit, ndërsa tani do të vazhdojë detyrën vetëm si drejtor teknik. Sipas drejtuesve zgjedhja e Dedes si trajner plotëson strukturën e klubit, ndërsa me eksperiencën e tij ai do të ndihmojë skuadrën në objektivat e mbetura se-zonale. “Sot gjej rastin të prezantoj një figurë të vjetër të klubit tonë dhe shpresoj që me eksperiencën, dëshirën dhe vullnetin e tij, gjithnjë duke pasur dhe mbështetjen tonë të padiskutueshme, të ecim përpara për të kapur maksimumin e këtij sezoni”, tha Sali Tagani administrator klubit Tirana. Ish kapiten i suksesshëm i Tiranës dhe më pas trajner i 24 herë kampioneve, Dede kthehet në pankinën bardheblu me misionin e vështirë për të siguruar një vend në kupat e Europës.

Historia flet për Barcelonën, por Milani kujton finalen e Athinës

Barcelona dhe Milani janë ndeshur 13 herë mes tyre në veprim-tarinë më të rëndësishme në Evropë në nivel klubesh. Historia e përballjeve mes këtyre dy klubeve ka nisur me përballjet e vitit 1970 kur luhej për Kupën e Kampioneve të Evropës – pararendësi i Ligës së Kampioneve. Milani dhe Barça përballeshin në 1/8 e finaleve, ku më tej kaloi Barcelona me dy fitore. Ndërsa përballja e fundit mes tyre është në sezonin e kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ku ishte sërish klubi spanjoll që u kualifikua për më tej. Sigurisht që ndeshja më e paharrueshme është finalja e vitit 1994 ,́ në Athinë, kur Milani shpartallonte Barcelonën e Romarios e Stoiçkovit me shifrat 4:0, ku protagonisti numër një ishte gjeniu Dejan Saviçeviç. Në total bilanci anon nga katalansit, të cilët në 13 ndehsje kanë fituar 6 nga 3 të Milanit, ndërsa 5 takime janë mbyllur në barazim.

Siç ishte edhe situata para ndeshjes, gjërat për Arsenalin nuk kanë shkuar aspak mirë në ndeshjen për Ligën e Kampioneve. Kështu, përballë një Ba-jerni të frikshëm, Arsenali ka dështuar në fushë të vet, duke zvogëluar në maksimum mundësitë për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e dytë. Kështu, ndeshja ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Arsen Venger, që pëson një gol të shpejtë që

Arsenal shkatërrohet në shtëpi nga Bajerni i Mynihutnë minutën e 7-të ku Toni Kros falë një pasimi të artë nga krahu, në gjysëm lartësi shënon një gol fantastik, duke shokuar të gjithë “Emirates Stadium”. Ndërkohë, pas pësimi të këtij goli, loja e Arsenalit vjen në rënie në vend që të ngrihej. Në minutën e 21-të Bajerni i Mynihut shënon edhe golin e dytë ku Tomas Myler përfiton nga një situatë në zonë për të dyfishuar rezultatin. Sakaq, mbas këtij goli, në pjesën e

dytë Arsenali mundohet të reagojë dhe në minutën e 55-të ngushton diferencën me anë të Lukas Podol-skit. Megjithatë, pikërisht atëherë kur mendohej se mund të kishte një barazim të mundshëm, Arsenali pëson edhe një gol tjetër, duke vulosur humbjen përfundimtare në 3:1. Me këtë humbje, Arsenali i ka thuajse shanset zero për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve.

“SAn SiRo” shpesa e vetme e MilanitKuqezinjtë nuk ndjenë presion, përkundrazi janë të moti-vuar për të arritur një fitore të rëndësishme, e cila do t’ia

bënte më të thjeshtë takimin e kthimit në “Kamp Nou”

Milani nuk ka asnjë mo-tiv për t’u frikësuar, përkundrazi është më

e motivuar se kurrë për sfidën kundër Barcelonës. Në “San Siro” kuqezinjtë, ndonëse do të sfidojnë skuadrën më të mirë në Evropë, do të futen për të luajtur ndeshjen e tyre. Sigurisht presioni tek skuadra e Milanit është i madh, por gjithsesi lojtarët, ashtu si edhe trajneri Masimiliano Alegri rua-jnë qetësinë. Sigurisht objek-tivi mbetet fitorja, por edhe në të kundërt askush nuk do të bënte drama, sepse po luajnë kundër skuadrës më të fortë në botë. Mund të thuhet se “San Siro” është shpresa e vetme e Milanit për të siguruar një vend në fazën e ardhshme, sepse në ndeshjen e kthimit nuk do ta kenë aspak të lehtë. Kuqezin-jtë do të provojnë të marrin një fitore të rëndësishme në shtë-pi, duke e bërë më të thjeshtë takimin e kthimit. Në prag të kësaj sfide mund të thuhet se shpresat e kuqezinjve janë mbi El Sharauin, i cili ka marrë frenat e skuadrës në dorë, pas largimit të Ibrahimoviç. Ndryshe nga ky i fundit, i cili nuk shquhet në takime të mëdha, “Faraoni” ka rezultuar vendimtar në Ligën e Kampioneve. El Sharaui ka qenë në dyshim për këtë takim, por për fat të mirë trajneri Alegri ka konfirmuar se do të jetë titullar në fushë nga minuta e parë. Duhet theksuar se Baloteli, i cili ka fituar zemrat e tifozëve me golat në kampionat, nuk do të luajë pasi në këtë kom-peticion ai ka luajtur me Man-çester Sitin. Përveç presionit të Barcelonës, Alegri po sfidon edhe presidentin Silvio Ber-luskoni. Ky i fundit ka propo-zuar që Milani të luajë me formacionin 4-4-2, por Alegri i mbetet besnik skemës 4-3-3. Në të njëjtën kohë Alegri ka bërë kokëfortin, duke mos grumbulluar edhe Flamini, për të cilin Berluskoni ka propo-zuar të jetë në fushë si titul-lar për të mbajtur Mesin. Në mbrojtje Alegri do të luajë me Abaten në të djathtë, Mekses dhe Zapatën, ndërsa në të ma-jtë me Konstant. Mesfusha do t’i besohet Montolivos, i ka një shans të mirë për të treguar se është një kampion. Së bashku me mesfushorin italian do të luajë Boateng. Ndërkohë për një vend tjetër në mesfushë Alegri është në dilemë për një vend si titullar mes kapitenit

Ambrozini dhe Muntarit. Për sa i përket sulmit i vetmi që e ka vendin e sigurt është El Sharaui. “Faraoni” është i kari-kuar për këtë përballje. Niang konsiderohet si favorit përkrah

tij dhe Pacini. Në dispozicion e Alegrit është edhe Robinjo, por braziliani me shumë mundësi do ta nisë ndeshjen nga stoli dhe do t’i japë freski sulmit në pjesën e dytë të takimit.

republika e shqiperiseagjencia e Zhvillimit të Zonave Malore

Nr i kontrates: MaDa/MMp/CW-impl/iC klos katund Cerrujë/2013/ Financuesi(t): iFaD, qsh

1. Republika e Shqipërisë ka marrë kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) për të mbuluar kosto të programit për Programin Malet Drejt Tregut (MMP) dhe synon të përdorë pjesë të fondeve për të mbuluar pagesa të ligjshme në kontratën për:

emërtimi i punimeve Civile: Rehabilitimi i Kanalit Ujitës Klos Katund Cerrujë, bashkia Klos, Mat Numri i kontratës: MADA/MMP/CW-Impl/IC Klos Katund Cerrujë/20132. Në këtë kontekst, Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore bën ftesë për oferta të mbyllura për

ekzekutimin e punimeve civile të përmendura më sipër.3. Paketa e plotë e Dokumentacionit të Tenderit mund të merret në zyrat e agjensisë së Zhvillimit

të Zonave Malore, rruga “shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë selvisë) Tiranë, pas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe pagesës së pakthyeshme prej 1,500 (një mijë e pesëqind) Lekë në Bankën Kombëtare Tregtare numrin e llogarisë 403288094 dhe pas dorëzimit të mandatit të pagesës në zyrën e Prokurimeve. Ofertuesit e interesuar mund të marrin informacion të metejshëm në të njëjtën adresë.

4. Për të marrë informacion për këtë punim dhe kushtet lokale, ofertuesit inkurajohen të marrin pjesë në një takim që zhvillohet para ditës së tenderit, përpara dorëzimit të ofertave siç është specifikuar në Letrën e të Dhënave. Marrja pjesë në këtë takim nuk është e detyrueshme.

5. Ofertat do të jenë të vlefshme për një periudhë 90 ditore nga dita e hapjes së Ofertës dhe duhet të dorëzohen tek agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore, rruga “shinasi Dishnica”, Nr. 100 (pranë selvisë) Tiranë në ose para afatit të mëposhtëm, kohë në të cilën do të hapen ofertat në praninë e ofertuesve që dëshirojnë të marrin pjesë

Data: 21.03.2013 Ora: 10.006. Oferta duhet të dorëzohet bashkë me siguracionin e ofertës (vetëm në formën e një

garancie bankare) në një vlerë jo më të vogël se 2 % e vlerës së ofertës, e kryer në favor të Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore. Ai duhet të jetë i vlefshëm deri 90 ditë pas datës së hapjes së ofertës.

7. Ofertuesi që tërheq ofertën gjatë periudhës së vlefshmërisë së saj dhe/ose refuzon të pranojë lidhjen e kontratës pasi është përzgjedhur dhe/ose dështon të dorëzojë çeritifikatat e kërkuara të sigurimit do të skualifikohet për të marrë pjesë në oferta të tjera për një periudhe një vjeçare dhe siguracioni i ofertës do të konfiskohet.

8. Siguracioni i performancës dhe shuma e depozituar për periudhën e përgjegjesisë mbi defektet (10%) do të konfiskohet në rast se ofertuesi dështon të kryejë punën sipas kontratës.

9. Afati përfundimtar për tërheqjen e dokumentacionit do të jetë data 14.03. 2013, ora 16.00.

FTese per OFerTe (iFb)

ForMacionet e MUnDshMe

MilANi: Abiati, Abate, Zapata, Mekses, De Shilio, Noçerino, Montolivo, Ambrozini, Boateng, Pacini, El Sharaui

BArCeloNA: Viktor Valdes, Dani Alvesh, Pike, Pujol, Zhordi Alba, Fabregas, Buskets, Ksavi, Iniesta, Pedro, Mesi

Page 24: Doset e vjetra, debate PS, pastrim vullnetar

24 E mërkurë 20 shkurt 2013 •

« Reklamë