Upload
trinhnga
View
540
Download
18
Embed Size (px)
Citation preview
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA
GJATË VITEVE 1912-1914
Specialiteti: Histori
Kandidati: Udhëheqës shkencor:
MSc. Selim BEZERAJ Prof. Dr. Valentina DUKA
Tiranë, 2014
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
I
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
Tel/Fax: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al, [email protected] Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Disertacion i paraqitur nga
Selim BEZERAJ
Në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA GJATË VITEVE 1912-1914
Specialiteti: Histori
Udhëheqës shkencor: Prof.Dr. Valentina DUKA
Mbrohet më, dt. ....../....../2014 1. ................................................ Kryetar 2. ................................................ Anëtar (oponent) 3. ................................................ Anëtar (oponent) 4. ................................................ Anëtar 5. ................................................ Anëtar
Tiranë, 2014
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
II
PASQYRA E LËNDËS
PASQYRA E LËNDËS ....................................................................................II PARATHËNIE ................................................................................................IV HYRJE ................................................................................................................1
KREU I PARË: PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA ...................................................................................39 I.1. Udhëtimi i Ismail Qemalit në Vjenë dhe Roli i Berchtold-it
në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë .............................................................39
I.2. Bashkërendim i aktivitetit diplomatik të Qeverisë së Vlorës
me Austro-Hungarinë: Kongresi i Triestes ........................................................60
KREU I DYTË: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË KONFERENCËN E AMBASADORËVE NË LONDËR ................................................................72 II.1. Austro-Hungaria dhe statusi i shtetit shqiptar ............................................72
II.2. Roli i Austro-Hungarisë në përcaktimin e kufirit verior ............................77
II.3. Austro-Hungaria dhe caktimi i kufirit jugor..............................................87
KREU I TRETË: AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË AMBASADORËVE ...........................................94 III.1. KNK dhe veprimtaria e delegatit austro-hungarez: qëndrimi
ndaj Qeverisë së Vlorës dhe qeverisjeve lokale në Shqipëri .............................94
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
III
III.2. Politika e Austro-Hungarisë ndaj zhvillimeve politike në
territoret shqiptare ............................................................................................102
III.3. Kryengritja e shtatorit 1913 dhe Austro-Hungaria .................................110
III.4. Roli i Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe
nga territori i shtetit shqiptar ............................................................................130
KREU I KATËRT: PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE .......145 IV.1. Ndikimi i Austro-Hungarisë në përcaktimin e princit
të Shqipërisë-Wilhelm Wied ............................................................................145
IV.2. Austro-Hungaria dhe qeverisja e Princit Wied
në Shqipëri ......................................................................................................154
IV.3. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj kryengritjes veriore
dhe lëvizjeve jugore .........................................................................................165
EPILOG ..........................................................................................................178 PËRFUNDIME (KONKLUZIONE) ............................................................184 BURIME DHE LITERATURA ....................................................................191
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
IV
PARATHËNIE
Të shkruash për Historinë, është më shumë se përgjegjësi!
Imagjinoni sikur një ngjarje ta dëgjoni e kuptoni në disa variante, të vërtetës
rrugëtimi do ti errësohet, meqë faktet simbolikisht kanë dritën e xixëllonjës për një krahasim
më të thjeshtë, kuptohet jo e mjaftueshme, e aq më keq kur nënkuptimi dominon haptas, në një
rrugëtim nëse i kemi caktuar detyrë vehtës të shkruajmë për Historinë.
Fillimisht e pres të më kritikoni për rreshta të shkruar ndoshta në formën letrare
vende-vende, por këtë punim shkencorë, mendoj ta analizoj dhe ta trajtoj në formën
shkencore, pa ngarkesa emocionale dhe pa përfundime sugjestive, prandaj nëse fillova në një
variant më ndryshe e që mund ti afrohet emocionales, e që kjo s’mund të jetë praktike e një
shkenctari, shkrova kështu pikërisht se ndjeva përgjegjësi për ndërgjegjje në Histori.
Rrethanat diplomatike janë faktorë dominant i ngjarjeve historike. Ato paraqesin boshtin dhe
thelbin kryesorë të zhvillimit të ngjarjeve të cilat e konkretizojnë kohën dhe rrëfehen të
mbyllura përballë historisë.
Vitet kanë treguar orientimin për ta hapur ngjarjen, ndërkohë që faktet qëndrojnë
kokëforta, sepse e verteta kërkon trysni dhe parime konkrete për ta bërë rrëfimin origjinal.
Kronologjia historike shtjellon konceptet si forma prezente, orientimet në formë udhëkryqesh,
hapin qëndrime, që shumë mund të përmbyllin rrëfimin përmes Historisë, me metodën e
nënkuptimit, përçka mund të jetë e rrezikshme sepse rrëfimi mund të mos jetë origjinal.
Më ka bërë përshtypje dominimi i fortë i emocioneve kur shkruhet për Historinë,
ashtu që në secilin vit mund të them, se gabimi është shumëfishuar sa herë që historianët
mund të shkruajnë me ngarkesa emocionale, faktet kanë humbur dritën, kështu që gabimi në
secilin shkrim e “Punim Shkencorë” e ka konfirmuar veten.
Në asnjë mënyrë nuk mund të jem i prerë në përfundime, nëse këtë punim mendoj ta
zhvilloj e shkruaj duke qenë i bindur se qind për qind ka ndodhur, ashtu siç është shkruar.
Gjithherë dhe me përkushtim, mund të tërheqë paralele të qëndrimeve që shumë herë
e kundërshtojnë njëra tjetrën, përndryshe jam i bindur se Historinë e udhëheqë rrugëtimi në
kohë.
Marrëdhëniet mes shqipëtarve dhe Austro-Hungarisë, është tema të cilën kam
vendosur ta hulumtoj, për disa arsye.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
V
Këtë anë të medaljes asnjëherë nuk e kemi pas të sqaruar në librat shkollorë,
universitarë, shkencorë dhe profesionalë, ose kjo e fundit ka qenë prezente minimalisht dhe
në formë mekanike.
Verdikti përfundimtar ka qenë “Fuqitë e Mëdha cunguan trojet shqiptare dhe bën
padrejtësi”, për Evropën është mësuar se ajo si tërësi ka qenë boshti i padrejtësive, pa
treguar së paku shkurtimisht qëndrimet kundërthënse, që kanë qenë në kohën kur po flasim
dhe shkruajmë.
Më vonë gjatë studimeve kam hulumtuar, dhe qëndrimet kundërthënëse mes Fuqive të
Mëdha kanë qenë aq të theksuara, saqë në shumë dokumente vërehet qartë raporti i tyre i
thellë kundërthënës.
Punimi i tezës së doktoratës ‘‘Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-
1914’’, është bërë në bazë të rëndësisë së saj, si një temë ku trajtohen rrethanat politike,
diplomatik dhe ushtarake në territoret shqiptare gjatë vitit 1912-1914, si dhe politika e
jashtme e Perandorisë Austro-Hungareze në raport me shqiptarët. Ky studim i kësaj periudhe
është me interes shkencor, sepse kemi të bëjmë me të kaluarën e marrëdhënieve dhe
qëndrimin e Austro-Hungarisë, ndaj shqiptarëve në përgjithësi në këtë kohë.
Deri më tani me këtë problematikë dhe me çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet
shqiptaro-austro-hungareze, është shkruar vetëm në mënyrë parciale.1 Megjithatë, na duket
se vëzhgimet e deritanishme nuk i kanë pasur parasysh të gjithë faktorët, të brendshëm dhe të
jashtëm, përpara të cilëve u ndodh populli shqiptar, pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Prandaj, është i nevojshëm një studim i tillë, i cili do të plotësonte zbrazëtirat shkencore, për
këtë periudhë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është një ngjarje historike, e cila vuri në pah
shumë çështje që i preokuponin shqiptarët të cilët kishin mbetur jashtë territoreve të shtetit
shqiptar. Është kjo një nga ngjarjet që ka ndodhur në një nga periudhat më interes për
historinë tonë nacionale. Janë vite, kur në Ballkan fillon te perëndoi sundimi i Perandorisë
Osmane. E cila pasohet me krijimin e shtetit shqiptar, ku në këtë aspekt shfaqen epshet
aneksioniste greke-serbe-malazeze ndaj trojeve shqiptare. Përfundimisht, kjo është një
1 Me trajtimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Austro-Hungarinë gjatë viteve 1912-1914 janë marrë
studiuesit: Arben Puto, Valentina Duka, Stefanaq Pollo, Romeo Gurakuqi, Ibrahim Gashi, Thoma Murzaku,
Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Zekeria Cana, Xheladin Shala, Halim Purellku, Limon Rushiti, Marenglen
Verli, Fejzulla Shabani, Nebi Dervishi. Kurse studiuesit nga Evropa: Krisztián Csaplar-Degovics, Katrin
Boeckh, Eva Anne Frantz, Alma Hannig, Rober Pichler.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
VI
periudhe në të cilën ndodhin ndryshime radikale, të cilat në vete përmbajnë transformime në
fushën politike, ushtarake, ekonomike, kulturore etj.
Qëllimi i trajtimit të kësaj teme buron prej këtyre arsyeve:
Së pari: historia shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht ajo politike-diplomatike,
janë fusha ku unë prej vitesh kam ambicie për t`i studiuar. Përgatitjen e temës së doktoratës
në këtë fushë, e kam vlerësuar si një faktorë të rëndësishëm për kualifikimin tim profesional
dhe shkencor.
Së dyti: Studimi i problemeve që lidhen me historinë politike dhe diplomatike të
shqiptarëve me Austro-Hungarinë, sidomos në periudhën prej Pavarësisë së Shqipërisë më
1912 dhe deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, ka qenë edhe një pasion i imi. Mbi këtë
bazë, po ashtu, para se të përqendrohem për këtë temë, së bashku me udhëheqësen shkencore
Prof.Dr. Valentina Dukën, studiuese dhe njohëse e rrethanave ndërkombëtare, konstatuam se
në mendimin historik shqiptar nuk ekziston një punim i tërësishëm ku trajtohen si një
kompaktësi Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914.
Së treti: Intensiteti mjaft i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me Austro-Hungarinë,
si dhe reflektimet e fuqishme të natyrës politike dhe diplomatike që pati Austro-Hungaria me
trevat shqiptare, ishin shumë motivuese që ta trajtoj këtë temë.
Konsultimi me burimet dhe literaturën e botuar, më krijuan bindjen se në ketë temë,
kishte ende shumë vend për të hedhur dritë, dhe veçanërisht për marrëdhëniet politike-
diplomatike në mes të shqiptarëve dhe Austro-Hungarisë.
Këto dhe fakte të tjera, flasin qartë për nevojën dhe domosdoshmërinë e trajtimit të
kësaj periudhe në frymën e mirëfilltë shkencore, duke i kontribuuar zhvillimit të
historiografisë shqiptare.
Përzgjedhja e kësaj teme si punim i temës së doktoratës buron prej kësaj pyetje
kryesore: Cili ishte roli dhe ndikimi i Austro-Hungarisë në zhvillimet politike, sociale dhe
kulturore në territoret shqiptare gjatë viteve 1912-1914?
Gjithashtu, pyetjen kryesore që do ta shoqërojnë në këtë hulumtim të doktoraturës
janë edhe këto pyetje ndihmëse: “Cili ishte roli i Austro-Hungarisë në mbrojtjen e të drejtave
të shqiptarëve dhe të kërkesës së tyre për pavarësi?; “Si ndikoi Austro-Hungaria tek Fuqitë e
Medha për ta ndryshuar status quo-në në Ballkan me pavarësinë e Shqipërisë?; Si ndikoi
Austro-Hungaria në zhvillimin e punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër?; Cili
ishte interaksioni i elitës shqiptare dhe austriake?; Cili ishte imazhi i shqiptarëve të Austro-
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
VII
Hungarezët dhe anasjelltas?; Cili ishte funksioni i politikës Austro-Hungareze në raport me
Princin Wied? Etj.
Duke u mbështetur në të gjitha këto, si dhe në sugjerimet dhe udhëzimet e pakursyera
të mentores, punimi i tezës së doktoratës ka këtë strukturë: Parathënien, Hyrjen, Kapitulli i
Parë, “PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA”, në të cilin janë
përshkruar rrethanat politike dhe historike para shpërthimit të Kryengritjes së Përgjithshme
të vitit 1912, duke vazhduar me pasqyrimin e udhëtimit të Ismail Qemalit nga Stambolli gjerë
në Vjenë, që konsiderohet si vendimi më vlerë për përcaktimin defintiv për Pavarësinë e
Shqipërisë, dhe veçanërisht nxjerri në pah rolin e Berchtoldit në përkrahjen e proklamimit të
pavarësisë duke bërë për vete edhe homologun e tij italian dhe gjerman. Vëmendje studimore
i është kushtuar edhe kthimit të Ismail Qemalit në Shqipëri, Shpalljes së Pavarësisë dhe deri
tek krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Pjesë e veçantë është edhe bashkërendimi i
aktivitetit të Qeverisë së Vlorës dhe Austro-Hungarisë, sidomos në Kongresin e Trieshtes. Në
kapitullin e dytë “ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË
KONFERENCËN E AMBASADORËVE NË LONDËR”, pasqyrohet aktiviteti dhe kontributi i
diplomacisë austro-hungareze gjatë punimeve të konferencës, sidomos në përcaktimin e
statusit të shtetit shqiptar, pastaj në përcaktimin e kufijve veriorë dhe jugor të shtetit
shqiptar. Të tri këto çështje shumë të rëndësishme për ekzistencën e shtetit shqiptar, u
mbrojtën dhe u avancuan falë përpjekjeve të fuqishme që i jepte politika e Perandorisë
Austro-Hungareze, kjo e fundit si çdo herë gjente mbështetje edhe nga Italia, e cila kishte
poashtu një politikë aktive karshi territoreve shqiptare dhe duke e konsideruar si një terren të
përshtatëm për të realizuar interesat në bashkëdyzim.
Në kapitullin e tretë “AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË
TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË LONDËR”,
trajtoj në mënyrë përgjithësuese politikën që ndoqi Austro-Hungaria karshi zhvillimeve
politike që ndodhnin aso kohe në Shqipëri, me theks të veçantë brenda Komisionit
Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), e sidomos veprimtarinë e delegatit austro-hungarez në
KNK, insistimeve të tij për të njohur KNK Qeverinë e Vlorës etj. Në të poashtu është shkruar
edhe për rolin e Austro-Hungarisë dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike në Shqipëri.
Gjithashtu, trajtoj Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 si tërësi, pastaj qëndrimin e Fuqive të
Mëdha ndaj shuarjes së Kryengritjes së shtatorit 1913 dhe agresionit serb në Shqipëri si dhe
për rolin e Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territoret e Shqipërisë
londineze.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
VIII
Në kapitullin e katërt “PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA
DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE”, theksi vihet fillimisht në nxjerrjen e ndikimit të
Austro-Hungarisë në përcaktimin e Princit të Shqipërisë, konkretisht pse Austro-Hungaria u
përcaktua dhe përkrahu kandidaturën e Wilhem Wiedit për princ të Shqipërisë? Pasqyrohet
edhe qeverisja e Princ Wiedit në Shqipëri dhe shfaqja e rrymës pro austriake brenda
kabinetit të tij dhe rivaliteti që shtohet ndërmjet austriakëve dhe italianëve për dominim
brenda qeverisë së Wiedit. Njëkohësisht paraqitet politika që ndoqi Austro-Hungaria në
relacion me Esad Pashën dhe se çfarë qëndrimi e mbajti Austro-Hungaria karshi kryengritjes
veriore dhe lëvizjeve jugore, si rezultat i kundërshtimit të qeverisjes së Princ Wiedit, e deri në
largimin e tij nga Shqipëria, që nënkuptonte edhe mosmbështetjen e Austro-Hungarisë dhe
detyrimin e tij për të abdikuar si rezultat i mos nënshtrimit ndaj urdhërave të Monarkisë
dualiste. Kjo bëri që të mendohet për një politikë tjetër se çfare duhet të ndiqnin si qarqet
politike vendase, poashtu edhe Austro-Hungaria si e interesuar për të pasur ndikim në
territoret shqiptare. Në fund të strukturës së punimit të disertacionit kam paraqitur
Përfundimet apo Konkluzionet si rezultat i studimit dhe hulumtimit të kësaj teme.
Gjatë punimit të kësaj teze të doktoratës janë shfrytëzuar burimet arkivore nga Arkivi
Shtetëror i Austrisë (Haus–Hof und Statsarchiv, Politische Archiv), gjegjësisht raportet e
konsujve austro-hungarez, që raportonin nga qendra të ndryshme për gjendjen në Ballkan
dhe veçanërisht në territoret shqiptare. Në vazhdën e hulumtimeve të mia ka qenë edhe Arkivi
i Luftës (Krieg Archiv), në të cilin kam hulumtuar mbi zhvillimet ushtarake gjatë vitit 1913
dhe 1914. Në këto dy qendra arkivore austriake, kam marrë dokumente me vlerë të madhe
për punimin e tezës së doktoratës. Po ashtu edhe në Arkivin shtetëror të Kosovës në fondin
mbi Arkivat në Austri.
Njëkohësisht vazhdimi i hulumtimeve mbi literaturën dhe periodikun është zhvilluar
në: Bibliotekën Kombëtare të Austrisë (Österreichische Nationalbibliothek), Bibliotekën e
Institutit të Historisë së Evropës Juglindore (Fachbereichsbibliothek für Osteuropäische
Geschichte), Bibliotekën e Universitetit të Vjenës (Universität Bibliothek Wien), Bibliotekën e
Historisë Evropiane (Bibliothek für Europäische Geschichte) etj. Në këto biblioteka kam
shfrytëzuar libra dhe botime me interes të posaçëm për punimin e tezës së doktoratës.
Poashtu kam vjelur kopje të ndryshme nga shtypi austro-hungarez që ka dalë gjatë viteve
1912-1914.
Në trajtimin e kësaj teme, jam munduar brenda aftësive të mia, t’i trajtojë problemet
aq sa më lejonin dokumentet dhe literatura e konsultuar. Në punimin tim kryesisht jam
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
IX
mbështetur në burimet e pabotuara arkivore si dhe në ato të publikuara. Në këtë drejtim kam
shfrytëzuar dokumentet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi flasin për
Shqiptarët dhe Austro-Hungarinë në vitet 1912-1914. Duhet konstatuar edhe të dhënën se
materialet ishin të shpërndara, të shumënduarshme dhe të ndryshme për nga rëndësia.
Pjesa më e madhe e materialit arkivor në tezën e doktoratës, është nga Arkivi
Shtetëror i Austrisë dhe që plotësohet, edhe nga materiale të tjera të publikuara në vend dhe
jashtë tij, si në Austri, Londër, Shqipëri etj. Në radhë të parë duhet veçuar përmbledhjen e
dokumenteve ‘‘Österreich-Ungarns Aussenpolitik von der bosnischen krise 1908 bis zum
Kriegsausbruch 1914’’, e botuar në nëntë vëllime, Wien & Leipzig, 1930. Kjo vepër është
përgatitur nga Ludwig Bittner und Hans Uebersberger. Alfred Francis Pribram, arriti të
publikojë veprën ‘‘Austrian Foreign Policy 1908-1918’’, në Londër në vitin 1923. Këtu jepen
të dhëna me vlerë për politikën e jashtme të Austro-Hungarisë në raport me Shqipërinë dhe
trojet shqiptare.
Edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë bëri një hap të rëndësishëm me rastin e
botimeve të përmbledhjeve të dokumenteve ‘‘Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria
e saj’’, përgatitur nga Dh. Kotini, Xh. Struga, F. Veizi, M. Shuteriqi, K. Dedi, të botuara në
vitin 1963. Në vitin 1987 Arben Puto, studiues i historisë shqiptare, boton përmbledhjen
‘‘Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit’’, vëllimi i dytë. Kjo
vepër, kryesisht i dedikohet marrëdhënieve të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha, dhe vendimeve
ndërkombëtare për çështjen shqiptare. Të dhëna të rëndësishme për Shqiptarët dhe rolin e
Austro-Hungarisë hasim edhe në librin tjetër të Arben Putos, ‘‘Pavarësia shqiptare dhe
diplomacia e Fuqive të Mëdha’’, të botuar në vitin 1978.
Gjithashtu, një ndihmesë të fuqishme kanë dhënë edhe përmbledhja e dokumenteve
“Shqiptarët në dokumentet Austro-Hungareze gjatë vitit 1912” të botuara në 6 vëllime nga
Instituti i Historisë-Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,
në vitin 2012. Poashtu, edhe 2 vëllimet me “Dokumente britanike për Shqipërinë dhe
shqiptarët tetor-dhjetor 1913 & janar-dhjetor 1914” të përgatitura nga Valentina Duka, të
nxjerra nga shtypi në shënimin e jubileut të Pavarësisë së Shqipërisë, ishin me shumë interes
për krahasimin dhe ndërlidhshmërinë e ngjarjeve duke i kompensuar faktet që mungonin për
momente të caktuara në shtjellimin e temës.
Njëherit edhe kujtimet e protagonistëve të ngjarjeve historike të viteve 1912-1918
(Ismail Qemali, Isa Boletini, Eqrem bej Vlora, Leopold Graf Berchtold, Franz Nopcsa,
Theodor Ippen etj), një pjesë e të cilave në dorëshkrime, plotësojnë kuadrin bibliografik.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
X
Megjithatë, shfrytëzimi i shtypit të kohës, si atë shqiptar, ashtu edhe atë austriak, i përmbyllin
burimet e shfrytëzuar.
Në të trajtuarit e kësaj problematike në pikëpamje metodologjike kanë ekzistuar dy
forma: të trajtuarit kronologjik të lëndës; dhe sipas problemeve.
Metodat të cilat i kam përdor në hulumtimin e kësaj teme janë: metoda anologjike
(diskurs analizës), analitike (kritikës së burimeve) dhe e sintezës.
Kështu që, metodën historike dhe analogjike e kam aplikuar tek prezentimi historik i
rolit të Austro-Hungarisë në territoret shqiptare, duke bërë analogji me rolin e saj në
aspketin rajonal mbi politikën ballkanike.
Metodën analitike (kritikës së burimeve), e kam përdor tek mënyrat e krahasimit të të
dhënave bibliografike dhe fakteve të tjera (dokumenteve).
Metodën kualitative e kam aplikuar në shumicën e rasteve tek nxjerrja e rezultateve
rreth aktiviteteve të Austro-Hungarisë në raport me shqiptarët.
Metoda e Sintezës më ka shërbyer me rastin e përfundimit dhe përmbylljes së punimit
si dhe në nxjerrjen e përfundimeve (konkluzioneve).
Dinamika e punës është fokusuar në tri faza: faza e parë kishte të bëjë me hulumtimin
dhe grumbullimin e literaturës historiografike, materialit arkivor, burimeve dokumentare dhe
shtypit të kohës. Pastaj, faza e dytë kishte të bëjë me përpunimin, analizimin dhe shfrytëzimin
e fakteve historike, literaturës profesionale, materialit arkivor dhe burimeve dokumentare.
Faza e tretë, nëtë cilën jam fokusuar kryesisht në përpilimin e draftit përfundimtar të temës së
doktoraturës, duke paraqitur rezultatet konkrete të arritura gjatë punës hulumtuese dhe
studimore.
Jam munduar që t’i trajtojë problemet në mënyrë kritike, sepse materialet ishin të
shumta dhe nga provenienca e huaj, por, sido që të jetë unë nuk pretendoj se i kam zgjidhur
të gjitha problemet, por, besoj se puna ime do të jetë kontribut për shkencën. Në të njëjtën
kohë ekziston mundësia se kam bërë edhe lëshime, qoftë ato të natyrës objektive dhe
subjektive. Mirëpo, pas sugjerimeve që do të më japë komisioni, lëshimet eventuale do të
evitohen.
Me këtë rast dëshiroj të falenderoj udhëheqësen shkencor Prof.Dr. Valentina Duka, e
cila gjatë gjithë kohës me ndihmoj, duke më dhënë udhëzime konkrete, që nga zbërthimi i
idesë për këtë temë, e deri tek përfundimi i saj me sukses. E ndjej obligim moral dhe
profesional që t’i falenderohem të gjithë anëtarëve të komisionit për vlerësimin e punimit të
disertacionit tim. Më këtë rast i jam mirënjohës, Prof.Dr. Enver Hoxhaj dhe Prof.Dr. Nuri
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
XI
Bexhetin të cilët më krijuan mundësinë që të përfitoj bursën nga Universiteti i Vjenës, për të
hulumtuar materialin burimor arkivor të dorës së parë, me çrast nga ky material kam arritur
të rrumbullakoj tezën e doktoratës dhe të realizoj synimet e mia, duke trajtuar këtë temë me
rëndësi për historiografinë shqiptare. Dua të falënderoj me këtë rast Këshillin Mësimor-
Shkencor të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë-Tiranë, profesorët e Departamentit të
Historisë dhe Shefen e tij Prof.Dr. Ilira Sulo. Gjithashtu, falenderoj Shefin e Departamentit të
Historisë në Prishtinë Prof.Dr. Selim Dacin dhe kolegët profesorë. Veçmas profesorin dhe
mentorin e temës së masterit, Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Prof.Dr. Ibrahim Gashi, që më orientoi të mirrem me këtë fushë të studimeve historike,
gjegjësisht me marrëdhëniet e Austro-Hungarisë me shqiptarët. Për këtë edhe i falënderohem
me përzemërsi.
Së fundi, një falënderim i bëjë familjes time dhe posaçërisht NËNËS dhe
bashkëshortes time, të cilat gjatë gjithë kohës ishin forcat shtytëse dhe mbështetëset kryesore
për studimet e mia.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
1
HYRJE
Interesat e Austro-Hungarisë për Shqipërinë e Veriut e kishin zanafillën në
protektoratin fetar kultusprotektorat që nga perandorët e Habsburgut gjatë Katolicizmit
Romak në veriun Shqiptar. Që në fillim të vitit 1615, nga Traktati i Vjenës, Austro-
Hungaria fitoi të drejtën për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e popullsisë Katolike në
Perandorinë Osmane.2 Ndërsa teorikisht kjo e drejtë nuk i ishte kufizuar vetëm për
Shqipërinë e Veriut, afërsia e këtij rajoni me territoret e Austro-Hungarisë dhe gjithashtu
ngjashmëria me protektoratin fetar francez në Perandorinë Osmane e bëri një precedent
Shqipërinë veriore për interesat e Habsburgut.
Megjithatë deri në shek. e XIX, Shqipëria e Veriut nuk ishte bërë një interes i
veçantë për Monarkinë e Habsburgut. Pothuajse në vitin 1832, një konsullatë austriake
ishte vendosur në Shkodër, qytet ky më i madhi i Shqipërisë së Veriut.3 Kjo nënkuptonte
një interes që shkonte përtej “kultusprotektoratit” (protektoratit fetar). Perandoria Osmane
në shekullin XIX ishte një gjendje të avancuar të shkatërrimit të saj.
Gjithashtu, Monarkia dualiste, nuk ishte më e sigurt në pjesën e saj juglindore.
Shtrirja e Shqipërisë në bregun lindor të detit Adriatik e bënte atë një vend të rëndësishëm
për Monarkinë dhe lidhjen e saj me detin Adriatik. Konsullata e saj në Shkodër i krijoi
mundësinë Austrisë për të ndjekur nga afër shkatërrimin e Perandorisë Osmane gjithashtu
edhe zhvillimin e fenomenit nacionalist në Ballkan. Shpërthimet e revoltave të forta
nacionaliste në provincat Osmane të Bullgarisë dhe Bosnjës, në vitin 1875, shkaktuan
përqendrimin e Monarkisë së Dyfishtë.
Vargut të kryengritjeve dhe luftës iu bashkua edhe Serbia e cila më 30 qershor
1876 i shpalli luftë Perandorisë Otomane. Dy ditë më vonë me 1 korrik edhe Mali i Zi u
bashkua në luftë kundër osmanëve. Më 2 korrik 1876 ushtritë serbe dhe malazeze kaluan
kufijtë e Perandorisë Osmane4. Në këtë mënyrë realizoheshin projektet e politikës ruse për
2 Theodor Von Sosnosky, Die Balkanpolitik Österreich-Ungarns seit 1866, vol. II (Stuttgart & Berlin, 1913-
14), 253. 3 Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912 (Tirana: Phoenix, 2000), 263. 4 David MacKenzie, The Serbs and Russian Pan-Slavism 1875-1878 (New York: Cornell University Press,
1967), 100.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
2
shkatërrimin e Perandorisë Osmane, krijimin e shteteve sllave dhe zotërimin politik
ushtarak dhe ekonomik të Rusisë në Ballkan përmes aleatëve të vet. Kjo situatë e krijuar
sidomos pas shpalljes luftë të Serbisë dhe Malit të Zi kundër Portës shkaktoi reagime dhe
ndërlikime në politikën ndërkombëtare. Sukseset e kryengritjeve dhe lufta e hapur ishin
kërcënimi më serioz i interesave austriake në rajon. Qeveria austriake njoftohej në
vazhdimësi për situatën në terren përmes përfaqësuesve të saj diplomatik të akredituar në
rajon. Edhe Rusia dhe Austro-Hungaria, më 8 korrik 1876, me anën e dy notave të veçuara
bënë një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin
Ballkanik sipas interesave të tyre. Vjena e Petërburgu vendosën të mos ndërhynin
ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e Malit të Zi me Portën . Të dyja palët ranë në ujdi që
po ta fitonte luftën Perandoria Osmane nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të
Gadishullit ballkanik5. Kurse po ta fitonin luftën Serbia dhe Mali i Zi, Bosnja do të kalonte
kryesisht nën zotërimin e Austro-Hungarisë dhe pjesërisht të Serbisë. Serbia do të merrte
gjithashtu një pjesë të Kosovës, kurse Mali i Zi një pjesë të Hercegovinës. Bullgaria do të
bëhej një shtet autonom dhe Rumelia një Vilajet autonom6. Në këtë marrëveshje Vjena
kërkonte të mos krijohej asnjë shtet i madh sllav në Ballkan sepse këtë e konsideronte si
pengesë dhe rrezik permanent për interesat dhe shtrirjen e saj drejt Egjeut. Në notën e
Austro-Hungarisë parashihej edhe krijimi i një shteti shqiptar kurse në atë të Rusisë as që
përmendej fare Shqipëria.
Së fundmi duke pasur humbje territoresh dhe një prestigj në duart e Gjermanëve
dhe nacionalizmit italian, Austro-Hungaria e shikonte këtë zemërim të principatave të
vogla serbe më frikë, jo vetëm për shkak të popullsisë serbe të Hungarisë Jugore, por edhe
për shkak të sllovenëve dhe kroatëve në kuadër të perandorisë, që mund të jetë joshur për
një shtet të robëruar në jug. Me ndërhyrjen e Rusisë në kryengritjet e Ballkanit në vitin
1877, u shtua një rrezik i ri për Austro-Hungarinë. Serbët mund të bëheshin agjentë të
zgjerimit rus në Ballkan, në dëm të austro-hungarezëve.
Që pas humbjeve në Itali dhe Gjermani, Austro-Hungaria nuk kishte se ku tjetër të
zgjerohej përveç se në Ballkan. Gjithashtu, edhe serbët aleatë me Rusët do të ishin një
kërcënim për krahun juglindor të Austro-Hungarisë. Si një mjet për luftimin e serbëve,
konsulli Austro-Hungarez në Shkodër, F. Lippich, kishte sugjeruar në një memorandum në 5 Aleks Buda et al., Historia e Popullit Shqiptar: Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912, vol. II,
(Tiranë: Botimet TOENA, 2002), 134. 6 Buda et al., Historia, 134.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
3
zyrën e huaj se Monarkia e Dyfishtë do të përkrahte Shqiptarët.7 Duke mbështetur
Shqiptarët, Monarkia e Dyfishtë, do të krijonte një barrierë kundër sllavëve dhe do të
forconte Perandorinë Osmane, e do të pengonte synimet ruse për zgjerim. Në të njëjtin
memorandum, Lippich, shënoi edhe kufirin gjuhësor midis shqiptarëve dhe sllavëve:
“Kufiri verior gjuhësor shkon nga perëndimi në lindje, duke filluar nga bregdetit Adriatik
disi më poshtë Tivarit, mbi kurrizin e maleve deri në veriperëndim të liqenit të Shkodrës
,duke vazhduar në Sem (Zem) vijon mbi Fundina përmes Kuçit për Vasojevic dhe
Kolashin, deri në dy rrethinat e fundit, edhe pse flitet Serbisht në pjesën më të madhe, ende
duket të jetë pjesë e origjinës Shqiptare - shembull i vetëm i Slavizimit të Shqiptarëve ....
në kursin e saj të mëtejshëm gjuhësor kufijtë lëvizin nga Kolashini në Guci dhe Plavë, në
rrjedhën e sipërme të lumit Ibër dhe Rozhajë, pastaj nga Suhodolli dhe Glugoviku për në
Duga Poljana, në rrafshnaltën e Rogosnës, në perëndim dhe jug-perëndim të Novi Pazar,
ku edhe ngjitet në rrethin e Vushtrrisë. Kursunli dhe Prokoplje deri në kufirin Serb dhe
zbret në Toplice, duke arritur në nyjet e tij me e Moravën Bullgare. Prej këtu ajo vijon, në
tërësi, gjatë këtij lumi Moravica, i cili është i tharë në vetvete, duke u lakuar në jug dhe
duke vazhduar përgjatë shpatit jugor të Karadakut përmes Lepencit, pastaj kalon
Vardarin, dhe ndjek Treskën përmes Manastirit të Sanxhakut dhe vazhdon përgjatë kufirit
të saj me Dibrën deri në bregun verior të liqenit të Ohrit, nga ku ajo kthehet në perëndim
të lumit Shkumbin dhe ndjek atë deri në Adriatik”.8
Lipich ishte i pari austriak, që u përpjek për të përcaktuar kufirin verior të
Shqipërisë. Interesi Austro-Hungarez, për Shqipërinë e veriut si një barrierë kundër
sllavëve ishte rritur diku aty nga fundi i shek të XIX –të pas pushtimit të Bosnje-
Hercegovinës nga austro-hungarezët në vitin 1878, me ç’rast i kishte kundërvënë serbët.
Në dokumentin Pested Lloyd, të qershorit të vitit 1880 ishte vënë në dukje se: “Shqiptarët
janë aleatë të mundshëm të cilët do të përfitonin nga dobësitë dhe parregullsitë e forcave
në qendrën Jugore të Sllavëve; Ata janë Rumunët e Jugperëndimit...”.9
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt të gjitha malverzimet që bëheshin
lidhur me shkëputjen e tokave të banuara me shqiptarë dhe aneksimin e tyre shteteve
fqinjë. Prandaj edhe ndërmori masa të gjëra popullore që me luftë t'i mbroj viset e banuara 7 Österreichisches Staatsarchiv (pastaj: ÖStA), Haus-, Hof- und Staatsarchiv (pastaj: HHStA), Politische
Archiv (pastaj: PA), XII/256, Turkei IV, F. Lippich “Denkschrift über Albanien”. 8 Po aty. 9 Joseph Swire, Shqipëria: Ngritja e një mbretërie (Tiranë: Dituria, 2005), 59.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
4
me shqiptarë. E shtrënguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartë, pa marrë
parasysh protestat e shumta të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me
Malin e Zi për dorëzimin e territoreve të banuara me shqiptarë Malit të Zi. Për realizimin e kësaj kërkese territoriale, princi i Malit të Zi, bashkë me
diplomatët e tij, nuk kërkonte ndihmë vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia,
Franca dhe Italia. Protestat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u drejtoheshin diplomatëve
të Fuqive të Mëdha nuk merreshin parasysh në këtë kohë. Me çështjen shqiptare, ndonëse
sipërfaqësisht, u kacafyt vetëm Vjena. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë, Shvegel iu
përgjigj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut në një rast duke i kundërshtuar vendimet
e Kongresit të Berlinit, e duke e marrë në mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi
delegatëve të pranishëm në Kongres se „nuk bën të mohohet një komb i cili me shekuj
ishte autokton". Ai i ftonte ata që, nëse dëshironin të njiheshin me popullin shqiptar, ta
lexonin librin e Ami Boues „La Turquie d'Europe", Paris, 1840 ,i cili, ndër të tjerat,
shkruan: „Shqipëria ka një ardhmëri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht është
krejt homogjene, sado që ka fe të ndryshme, ajo është plotësisht e aftë të qeverisë
vetveten". Megjithatë asnjë nga delegatët nuk i përfilli fjalët e tij. Kongresi ia njohu vetëm
Mirditës një lloj autonomie fisnore, të cilën më vonë Turqia nuk e përfilli.10
Në këtë situatë të ndërlikuar, shqiptarët kishin një qëndrim pozitiv sa i përket luftës
së përbashkët me popujt e Ballkanit. Ata mbajtën qëndrim korrekt lidhur me themelimin e
federatës ballanike, duke mos qenë, në parim, kundër saj. Qarqet patriotike shqiptare
pajtoheshin me këtë ide vetëm nëse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej një status i
barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit. Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanë
krahë pretendimeve imperialiste të disa shteteve evropiane dhe të rretheve qeveritare të
shteteve ballkanike, të cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin të drejtuar
posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen
e të drejtës Austro-Hungarisë për zgjerim në Bosnje e Hercegovinë e pengoi rritjen e
Serbisë dhe të Malit të Zi në atë drejtim. Kështu përpjekja boshnjako-hercegovase për t'u
çliruar në kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar. Me shtrirjen e protektoratit austro-
hungarez mbi Bosnje e Hercegovinë, iu mundësua zyrtarisht Monarkisë së habzburgëve që 10 Ami Boue, La Turqie d'Europe ou observations sur la geographie, l’histoire naturelle, la statistique,les
moeurs, les coutumes, l’archeologie, l’agriculture, l’industrie, le commerce, les gouverments divers, le
clerge, l’histoire et l’etat politique de cet empire, vëll. III (Paris, 1840), 1-36; Kristo Frashëri, "Fillimet e
Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri," Studime historike, no. 1 (1978): 19-20.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
5
ta shtrijë imperializmin e saj në Ballkan, e përmes tij edhe të imperializmit gjerman që
mbështetej në parullën „Drang nach Osten". Kështu, çështja e popujve në Bosnje e
Hercegovinë, Shqipëri e Maqedoni, në momente, dukej sikur kishte humbur në këtë lëmsh
të komplikuar të interesave të gërshetuara të diplomacisë evropiane dhe lakmive të
rretheve borgjeze, qeveritare, të shteteve të Ballkanit.11 Siç shihet nga materialet, pas Kongresit të Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe në
fillim të vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtë, ngase Lidhja Shqiptare e
Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për mbrojtjen e territoreve të banuara me
shqiptarë. Që nga kjo kohë Lëvizja Shqiptare ishte vënë haptas përballë planeve
antishqiptare, si të Fuqive të Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve të
borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë Osmane. Për këtë vendosmëri shqiptare,
konsulli austriak i Vlorës shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisë së
revoltuar dhe të gatshme për t'u hedhur në kryengritje dhe nuk ka fuqi që t'ia nënshtrojë
popullin autoritetit të saj".12 Jovan Ristiqi, ministri i punëve të jashtme i Serbisë së atëhershme, duke udhëtuar
nëpër Gjermani që të ndiqte së afërmi punën e Kongresit të Berlinit, u ndal në Vjenë.
Qëndrimi i tij në kryeqytetin e Austro-Hungarisë kishte qëllime të caktuara diplomatike.
Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorëzoi për Qeverinë e Vjenës një kërkesë të
Qeverisë Serbe. Në këtë takim, siç theksohej edhe në kërkesën e tij, Jovan Ristiqi kërkoi
nga Andrashi, dhe shpresonte shumë madje, se Qeveria e tij do të përkrahte zgjerimin e
shtetit serb në jug. Ka të dhëna të cilat e pohojnë mendimin, se Andrashi kishte pranuar
dhe e kishte përkrahur këtë kërkesë të shtetit serb, dhe se kishte lejuar në emër të Qeverisë
së Vjenës zgjerimin e Serbisë në drejtim të Novi Pazarit dhe Mitrovicës. Kuptohet edhe
Serbia i bënte të mundur Austro-Hungarisë që të realizonte disa pretendime të saj që i
kishte shtruar më parë në lidhje me drejtimin e vijës hekurudhore Beograd-Nish kah Piroti
dhe Vranja.13
11 Buda et al., Historia, 130-132; Vasil Popovic, Evropa i Srpsko pitanje u periodu oslo-bodenja, 1804-1918
(Beograd: Kon, 1940), 126-128; Vladimir Petrovich Potemkin, Istorija diplomatije (Zagreb, 1951), 22;
Milorad Ekmečić, Ustanak u Bosni 1875—1878 (Sarajevo: Veselin Masleša, 1960), 79-82. 12 Jusuf Buxhovi, Kongresi i Berlinit 1878: çështja shqiptare, protokollet dhe vendimet (Prishtinë: Faik
Konica, 2008), 109. 13 Popovic, Evropa, 127-128.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
6
Lufta Greko-Turke e vitit 1897, e ngriti përsëri frikën e një shkatërrimit Turk dhe e
rriti interesin Austro-Hungarez për Shqipërinë e veriut. Në një memorandum të datës 2
Prill të vitit 1897 Baroni Beck, shefi i stafit të ushtrisë Perandorake dhe Mbretërore, kishte
deklaruar se në qoftë se Perandori Osmane kishte pushtuar Austro-Hungarinë, do duhej
gjithashtu të pushtonte Shqipërinë ose do të duhej të krijonte një shtet shqiptar autonom.
Beck propozoi që ky shtet duhet të shtrihet nga Adriatiku deri në ngushticën në mes të
Adriatikut dhe Egjeut.
Në veri ai ishte i gatshëm që tu jepte serbëve rajonin përreth Prishtinës dhe Malit të
Zi, krahinat e Gucisë dhe të Plavës. Nëse është e nevojshme Mali i Zi mund të marrë
gjithashtu edhe Shkodrën. Ndërsa Dibra dhe Ohri do ti takonin shtetit të ri.14 Më vonë më
19-të të njëjtit muaj Konti Gauchovsk, ministri i jashtëm Austro-Hungarez, kishte mbajtur
një konferencë në të cilën kufijtë e shtetit të propozuar të Shqipërinë ishin në pikëpyetje.
Dokumentet austro-hungareze na flasin për një politik agresive që ndiqte Mali i Zi ne
kufijtë e Gucisë. Por Ali pashë Gucia, me masat ushtarake që kishte marrë ishte gati tu
përgjigjej provokimeve malazeze me luftë.15 Ushtrisë së tij po i shtroheshin akoma më
shumë forca nga myslimanët e Shkodrës të cilët u ngritën në këmbë për t’iu kundërvënë
ushtrisë malazeze për marrjen e Plavës e Gucisë, pasi banorët e këtyre trojeve janë 100%
myslimanë ato e kanë kundërshtuar vendimin e Kongresit të Berlinit për dhënien e tokave
të tyre. Duke qenë shqiptarë e për më tepër myslimanë ato nuk kanë asgjë të përbashkët
me malazezët. Gouchovski ishte i gatshëm që të lejonte serbët të merrnin Prishtinën, Fushën e
Kosovës dhe Üsküp (Shkupin). Ndërsa Mali i Zi, mund të merrte, "nëse rusët
këmbëngulnin", rrethinat e Gjakovës dhe Pejën, por Plava dhe Gusija do të duhet të
shkojnë për Shqipërinë për shkak të popullatës së tyre katolike. Kufiri lindor do të ngelet i
njëjtë ashtu siç ishte propozuar nga Baroni Beck.16 Të dyja këto plane ishin arbitrare.
Gouchovski e konsideronte problemin e kufirit shqiptar nga një pikëpamje diplomatike, se
sa shumë territor do të duhej të merrnin dhe sa duhej të ngelej. Por Beck e shikonte
14 Österreichisches Staatsarchiv, Kriegsarchiv (pastaj: KA), Bureau, Faszikull 46, Dok. nr. 29; Hans Dieter
Shanderl, Die Albanienpolitik Österreich-Ungarns und Italien 1877-1908, (Wiesbaden: Harrassowitz, 1971),
66-65. 15 Shanderl, Die Albanienpolitik, 66-65. 16 Shanderl, Die Albanienpolitik, 66-67.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
7
problemin nga një pikëpamje ushtarake në atë që ishte më strategjike dhe e dobishme për
ushtrinë austro-hungareze.
Pra, Monarkia e Dyfishtë, gjithashtu shprehu interesimin e saj për Shqipërinë e
Veriut në disa marrëveshje ndërkombëtare. Në vitin 1876, 1877 dhe 1897, Monarkia e
Dyfishtë dhe Rusia ranë dakord se Shqipëria mund të bëhet një shtet i pavarur.17 Por, në
vitin 1900 Austro-Hungaria dhe Italia ranë dakord që të ruanin status quo-në në Shqipëri,
për aq kohë sa të jetë e mundur.18 Kjo marrëveshje pasqyronte një rritje rivaliteti midis
Monarkisë së Dyfishtë dhe Italisë në Shqipëri, me dominim Austro-Hungarez në veri dhe
dominim italian në jug. Në vitin 1903, gjatë dinastisë austro-file të Obrenoviqit në Serbi
dhe zëvendësimin e tij me një forcë nacionaliste të Karagjorgjeviqit, marrëdhëniet e
dinastisë Austriake dhe Serbisë u përkeqësuan me shpejtësi. Fillimisht kjo urrejtje e
ndërsjellë nisi për Bosnje-Hercegovinën. Serbët, tani të privuar nga mundësia për tu
zgjeruar në Bosnje, filluan të shikonin rreth Shqipërisë veriore. Pas vitit 1908,
marrëdhëniet austro-serbe u zbehën, dhe për Monarkinë e Habsburgut, Shqipëria e Veriut
ngeli si pjesa më e rëndësishme.
Mirëpo, krahas këtyre ngjarjeve edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH- me
tutje)
vepronte me një aktivitet të bujshëm, si në planin e organizimit të brendshem po ashtu
edhe në atë të jashtëm, sa ja lejonin rrethanat. Është koha kur nëpër territoret shqiptare
vepronin shumë klube, komitete por edhe çeta vullnetare, që luftonin për çështjen
kombëtare. Udheheqësit e LKSH, gjatë këtyre viteve, konsideronin se përveç
kryengritjeve, duhej edhe një angazhim më i madh në organizimin politik që të fitohej
autonomia, që kuptohej si rrugë drejtë pavarësisë territoriale e trojeve shqiptare.19
Në këtë kohë kemi edhe lëvizjet në brendësinë e Perandorisë Osmane, ku Lëvizja
Xhon-turke zhvillonte aktivitete politike e diplomatike për reformimin e Perandorisë
Osmane, por aktivitetin e saj e shpejtoj në fillim të vitit 1908, kur ministri i punëve të
jashtme të Austro-Hungarisë, Erenthal, deklarojë se kishin marrur koncesion nga Sulltan
Abdyl Hamidi II, për ndërtimin e hekurudhës Uvac-Mitrovicë, si dhe takimi i Revales (8-9
17 Alfred Francis Pribram, The Secret Treaties of Austria-Hungary 1879-1914, vol. I, (Cambridge: Harvard
University Press, 1920), 189-190, 203. 18 Pribram, The Secret, 197-198. 19 Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1888, vol. I, (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të
Shqipërisë, 1989), 22.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
8
qershor 1908), në mes të mbretit rus Nikolles së II dhe atij britanez Eduardit të VII, ku
ishte biseduar por edhe pajtuar që t’i bëhen presione Portës së Lartë, që të fillonte
aplikimin e reformave në Maqedoni.20
Lëvizja xhon-turke ende e pa përgatitur mirë, e shtyrë nga këto dy ngjarje, e filloj
aktivitetin e saj në organizimin e masave për ta përmbysur sulltanin. Ata, duke shfrytëzuar
pakënaqësitë e krijuara nga sundimi i sulltanit të popujt e robëruar, ju bashkangjitë këtyre
pakënaqësive, kështu me 3 korrik të vitit 1908, fillon kryengritja e armatosur në Resnje, që
e udhëhiqte Ahmet Njazi Beu. Po ashtu, edhe LKSH bënte luftë të pakompromis kundër
sundimit të sulltanit. Masa të shumta popullore të udhëhequra nga Klubet shqiptare ishin
mbledhur në Ferizaj prej 5-23 korrik 1908, ku u bisedua për fatin e territoreve shqiptare
pas këtyre kombinimeve diplomatike të Fuqive të Mëdha si dhe gjendjes së brendshme në
Perandorinë Osmane. Nga ky Kuvend u dërgua edhe një memorandum i përbërë nga 8
kërkesa, ku kërkohej nga Sulltani rivendosja e Kushtetutës së vitit 1876.21
Sulltani duke e parë një situatë të tillë të brendshme si dhe nga presionet
diplomatike që i vinin, u detyrua që me Dekretin e datës 3 korrik të shpallte Kushtetutën.
Tani edhe Perandoria Osmane u bë me rend kushtetues, por në fakt, për popujt e robëruar
nuk ndryshoj asgjë, përkundrazi qeveria xhon-turke posa mori pushtetin filloj të luftonte
çdo lëvizje çlirimtare të popujve të robëruar në Perandorinë Osmane. Në një pozitë të tillë
ndodhej edhe populli shqiptar edhe pse i kishte kontribuar kësaj lëvizje që ta merrte
pushtetin. Po ashtu ndryshuan edhe raportet diplomatike të Perandorisë Osmane në arenën
ndërkombëtare. Tani Austro-Hungaria, qe e ndiente veten të obliguar për ruatjen e status-
quosë në pjensën e Ballkanit të Perandorisë Osmane, pas lëvizjeve të para të xhon-turqve,
ajo u frikësua nga orientimi i tyre në politikën e jashtme, (shihej se xhon-turqit kishin një
orientim proanglez), ndërsa situata e brendshme në vet perandorinë lente për tu
dëshpëruar, sepse ekzistonte një anarki në tërë Ballkanin. Kësisoji, Austro-Hungaria
vendosi që të shpallte dhe të bënte aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Por, para se ta
kryente këtë akt ajo njoftoj shtetet qe ishin nënshkruese të marrëveshjes së Novi Pazarit të
vitit (1879), "se do të bënte aneksimin e Bosnjës dhe Hecegovinës", njëherit me 15 shtator,
Erenthali e ftoj ministrin e jashtëm rus Izvolskin dhe e informoj për qëllimet e qeverisë së 20 Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë (1912-1939), vol. I, (Tiranë: Botimet TOENA, 2013), 34. 21 Raport i Konsullit Austro-Hungarez në Mitrovicë, Zumbauer, dërguar Erenthalit, me 30 korrik 1908.
Shih: Zhivko Avramovski, "Izveshtaj Austro-Ugarskoj konsul u Kosovskoj Mitrovicu, Prizrenu i Skoplju od
barskoj u Skupshtine Ferizovicu, 5- 23 julla 1908 godine,"Vjetar, no. 2-3 (1970): 320-321.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
9
tij, duke pohuar se "Austro-Hungaria nuk do të kundërshtonte në rast se Rusia do të
kalonte në Dardanele, Rusia pranon aneksimin, por me kusht që edhe Austro-Hungaria të
mos kundërshtoj, nëse Bullgaria do të fitonte pavarësinë".22
Përveç kësaj, një kalim i lirë përmes Dardaneleve do të kishte qenë një vlerë e
vogël për flotën e dobët ruse në Detin e Zi. Nga një studim i viteve 1904-1905, ministria e
Jashtme ruse erdhi në përfundim se ruajtja e situatës së atëhershme do të ishte më e
favorshme, meqë në këtë mënyrë Rusia ishte më e sigurt nga sulmi i fuqive detare. Vetëm
fitimi i Sanxhakut i Novi Pazarit, i cili ishte një pykë austriake ndërmjet Serbisë dhe Malit
të Zi, do të thoshte një avantazh.Megjithatë Izvolski në një Aidemémoire drejtuar Vjenës
bënte të qartë se Rusia është e gatshme që ta miratonte këtë marrëveshje. Të dy ministrat e
jashtëm Aehrenthal23 dhe Izvolski24 më në fund ranë dakord më 15 Shtator 1908 në
Buchlau të Moravisë. Megjithatë, aty nuk u arrit ndonjë marrëveshje me shkrim, një fakt,
që më vonë do të ashpërsonte mosmarrëveshjet.25
Më 5 tetor 1908, perandori austriak Franz Joseph I, pa i informuar paraprakisht
qeveritë tjera, shpalli aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat që nga Kongresi i
Berlinit 1878 administroheshin nga Austro-Hungaria, por nga aspekti juridik ishin ende
provinca të Perandorisë Osmane. Prandaj, ky aneksim shkaktoi një krizë ndërkombëtare.26
Për Rusinë nuk plotësoheshin pritjet me marrëveshjen e Buchlau-t. Cari Nikolla II27 ishte i
pakënaqur me rolin që ministri i tij i Jashtëm e kishte luajtur gjatë negociatave. Izvolski i 22 Potemkin, Istorija, 168-169. 23 Konti Alois Lexa von Aehrenthal (1854-1912) ishte një diplomati austriak . Arritje e madhe e tij ishte
aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1908 mbi bazën e një marrëveshje të fshehtë me Izvolsky
ministrin rus, i cili u shfaq të jetë një triumf për Austri çka bëri të fitoi titullin “Count”. Në 1899 ai u bë
ambasador në Shën Petersburg, ku ai qëndroi deri në emërimin e tij si Ministër i Jashtëm, në tetor 1906, kur
e zëvendësoi Count Goluchowski. Ishte i vendosur për të ruajtur interesat e Austro-Hungarisë në Ballkan. 24 Alexander Petrovich Izvolsky (1856-1919) ishte një diplomat rus dhe kujtohet si arkitekt i aleancës së
Rusisë me Perandorinë Britanike gjatë viteve që shpien në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Shërbeu si
Ministri i Jashtëm i Perandorisë Ruse midis prillit të vitit 1906 deri në nëntor 1910 dhe pastaj si ambasadori
rus në Francë. 25 Mathew Smith Anderson, The eastern question 1774 - 1923, A study in international relations, (London:
Macmillan, 1966), 279-281. 26 Konrad Clewing, "Der Sandžakvon Novi Pazar,"Studienbuch Östliches Europas, I, no. 1 (1999): 348. 27 Nikolay Alexandrovich Romanov (1868-1918) ishte perandori i fundit i Rusisë, Duka i Madh i Finlandës
dhe Mbreti titullar i Polonisë. Titulli i shkurtër zyrtar i tij ishte Perandori Nicholas II, që sundoi nga 1 nëntori
1894 deri në abdikimi e tij të detyruar më 2 mars 1917.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
10
kishte tejkaluar kompetencat e tij duke u pajtuar me Vjenën, e cila krijoi përshtypjen se
Cari ishte i gatshëm të pajtohej që të linte sllavët nën sundimin austriak. Situata
ndërkombëtare ishte e pafavorshme për Rusinë. Aleati i vetëm, Franca, nuk ishte i gatshëm
të binte dakord për një ndryshim në pozicionin aktual të Dardaneleve. Në të njëjtën masë
Britania refuzoi të mbështesë planet e Izvolskit. Rusia nuk mundi të realizonte kalim në
Dardanele për marinën e saj, për shkak të rezistencës ndërkombëtare dhe pas kësaj
protestoi kundër aneksimit të Bosnjës. Më në fund, ndodhi edhe ndryshimi i qëndrimit të
Perandorisë Osmane, e cila në fillim kishte reaguar me indinjatë për humbjen
përfundimtare të krahinave të saj. Ndodhi po ashtu për një javë edhe bojkoti i mallrave nga
Austro-Hungaria dhe kërkesa për pagesën e zhdëmtimit. Vjena më në fund nën
ndërmjetësimin gjerman më 26 shkurt arriti një marrëveshje me Portën në lidhje me
Bosnjën e Hercegovinën. Kështu për Rusinë dhe Serbinë nuk mbeti alternativë tjetër pos të
pranonte situatën e re.28
Mirëpo, populli shqiptar i gjendur në një situatë të tillë, ai vazhdonte luftën e tij për
mbrojtjen e territoreve shqiptare, por pa një përkrahje ndërkombëtare. Çështja shqiptare
rrezikohej më tepër nga Serbia, e cila pas aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, ajo edhe
pse kundërshtonte më të madhe këtë veprim të Austro-Hungarisë, me intervenimin e
Rusisë, e heshti, por propagandonte rrezikun e popujve të Ballkanit nga ky ekspansion.
Kështu që edhe Ballkani u përfshi në këtë krizë, nga kërkesat e Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptarët lëvizjen e vetë anti-aneksioniste e shprehen që në ditët e para të kësaj
krize, me një program demokratik që ishte në frymën e interesave të tyre në rend të parë,
por edhe të popujve tjerë të Ballkanit. Në fillim, kjo lëvizje pati përkrahje nga të gjithë
popujt e Ballkanit, por mbeti e vetmuar, në gjysmë të rrugës së saj, sepse një lëvizje e tillë
nuk u shkonte përshtati shteteve ballkanike në radhë të parë, e po ashtu as vetë Perandorisë
Osmane, andaj as kjo e fundit nuk e përkrahu një lëvizje të tillë. Ismail Qemali e dëshmon
qartë në “Kujtimet” e tij zhgënjimin që pësuan shqiptarët nga tuqit e rinj “politika agresive
e tuqve të rinj qe shkëndija që i ndezi sërish dhe u dha jetë ndjenjave të tyre kombëtare”.29
Në një raport të konsullit serb, që informonte nga Shkupi, thuhej se "për shkak të
aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në mesin e shqiptarëve të ketushëm ndihet një
lëvizje shumë e gjallë". Po ashtu sipas këtij raporti shihet se “me 6 tetor në Shkup kishin 28 Charles & Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit 1804-1920, (Tiranë: Dituria,
2009), 200. 29 Ismail Qemali, Kujtime, (Tiranë: TOENA, 2009), 413.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
11
ardhur një numër i madhë i parisë shqiptare nga Gjakova, Prizreni, Vushtrria, Gostivari
dhe Gjilani, me qëllim që të bisedonin me Klubin Shqiptar lidhur me qëndrimin e LKSH
ndaj aktit të Austro-Hungarisë, e në fund u vendos që të priten reagimet e shteteve të tjera
lidhur me këtë akt të qeverisë vjeneze, dhe nëse Evropa e pranon aneksimin, kunder këtij
akti do të ngritet e tërë Shqipëria”.30
Krerët shqiptarë biseduan edhe me Klubin Otoman dhe Serb, duke menduar se do
të gjenin një gjuhë të përbashkët me ta, që lëvizja antianeksioniste të merrte karakter gjithë
ballkanik, këtë e dëshmon raporti i Balligxhiqit i datës 7 tetor, ku thotë se “...ngjarjet e
fundit në tërësi i kanë afruar shqiptarët dhe serbët dhe ndihet veçanërisht ndër shqiptarët
një dëshirë e posaçme për një marrëveshje shqipatro-serbe për të luftuar kundër aktit
aneksionist të Vjenës”.31 Por një bashkëpunim i tillë nuk mund të arrihej, për arsye se
qëllimet e Serbisë ishin të qarta, ajo edhe pse reagonte kundër këtij akti, në anën tjetër
bënte plane për zgjerim territorial. Me sygjerimet e diplomacisë ruse, Serbia filloj të
kërkonte kompensime në territoret tjera të Perandorisë Osmane, e në radhë të parë në dëmë
të territoreve shqiptare. Prandaj, Komitetet Shqiptare që e udhëhiqnin lëvizjen anti-
aneksioniste, tani e tutje, çdo ofertë të Serbisë e merrnin me rezerva, sepse Serbia ende nuk
e kishte pranuar aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, vetë kërkonte aneksime të
territoreve të tjera.
Edhe pse shqiptarët bënin përpjekjet e tyre maksimale për çlirim, e duke
shfrytëzuar edhe këtë krizë, ata nuk mund të ndikonin në vedimet e Fuqive të Mëdha për
zgjedhjen e Krizes Lindore, kështu që edhe lëvizja e tyre antianeksioniste nuk pat
përkrahje ndërkombëtare, e sidomos u injorua shumë nga diplomacia ndërkombëtare, duke
e paraqitur si lëvizje të Portës së Lartë. Shqiptarët disponimin e vetë kundër aneksimit e
shprehen edhe me bojkotimin e mallërave austro-hungareze, kjo dëshmohet edhe nga
zvogëlimi i eksportit të viti 1908, si për arsye të verës së thatë, po ashtu edhe për shkak të
bojkotimit të prodhimeve austro-hungareze pas aneksimit të Bosnjës dhe të
Hercegovinës.32
Kësaj çështje i kushtoj kujdes Austro-Hungaria dhe Serbia, kjo shihet nga raporti i
ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, dërguar Qeverisë së Anglisë, ku në mes të 30 Muhamet Pirraku, "Qëndrimi i LKSH ndaj aktit aneksional të Vjenës mbi Bosnje dhe Hercegovinë me
1908, sipas burimeve serbe," Kosova, no. 3 (1974): 439. 31 Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 439. 32 Shukri Rrahimi, "Kryengritjet e mëdha të popullit shqiptar 1908 - 1910," Kosova, no. 1 (1972): 10.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
12
tjerash thuhet: "...disponimi anti austro-hungarez është ndjenjë e tregtarëve të këtushëm,
ku shprehet manifestimi i bojkotimit të mallit austro-hungarez".33 Mandej, vazhdon
raporti: “Sot janë nisur për në Selanik disa tregtarë shqiptarë, që me tregtarët e Selanikut
të vendosin për çështjen e bojkotimit të përgjithshëm të mallit austro-hungarez”.34
Kriza e aneksionimit u ashpërsua edhe më shumë në fund të tetorit dhe në fillim të
nëntorit të vitit 1908, kur Austro-Hungaria ishte e gatshme që të luftonte me Serbinë,
ndërsa që kjo e fundit kërkonte kompenzim në territoret ballkanike, kurse Anglia, në fillim
këtë krize e shihet si çështje të pansllavizmit rus, por kur pa planet e Austro-Hungarisë, që
ishin për dalje në Selanik, atëherë përmes rrugëve diplomatike interesohej më tepër për
këtë problem, e në anën tjetër, Perandoria Osmane nuk preokupohej për problemin e
Bosnjës dhe Hercegovinës, por e shqetësonin lëvizjet e popujve që i kishte të robëruar, e
sidomos pavarësimi i Bullgarisë, ku Perandoria Osmane i frikësohej pansllavizmit në
Ballkan. Ndoshta si rezulltat i kësaj frike, ajo nënshkruajti me qeverinë e Vjenës një
marrëveshje, me kushte që Austro-Hungaria t'i paguante si dëmshpërblim për Bosnje dhe
Hercegovinën një shumë prej 2.500.000 funta sterlingash.35
Shqiptarët edhe përkundër këtyre kombinimeve diplomatike, vazhduan me
bojkotimin e mallit austro-hungarez, kjo shifet edhe nga raporti i konsullit austro-hungarez
nga Shkupi i datës 17 nëntor 1908, ku thuhet: "Tani bojkoti ka mbërrir në pikën më të
lartë, me ndalimin e importit të mallit, ... kjo më së shumti i ka goditur tregtarët bullgarë.
Konsumatorët u detyruan të paguajnë mall me çmime shumë më të larta, sepse nuk kishin
mundësi të marrin mallëra në vendet tjera".36 Në raportin tjetër të datës 11 dhjetor, shihet
se çfarë përmasash kishte marrë bojkotimi i mallit austro-hungarez edhe në Selanik, e
njëherit se çfarë dëmësh u solli tregtarëve të ketushem, "... si duket tani bojkoti po hynte në
fazen akute, pasi që blerësit janë ankuar se kanë pasuar dëme (të mëdha), po ashtu nga ky
raport shifet se ishte formuar një Komision për Bojkotime nga klubet shqiptare dhe një
klub bullgar.37
33 DASNP, Fondi Joce Jovanovic 1908, Arh. jedinica 203, Min. inostranshtvo dla poslavnishtvu u London,
Nr.1919 prej 4 tetorit të vitit 1908, raporti i konsullit nga Shkupi. 34 Po aty. 35 Potemkin, Istorija, 174-175. 36 Djordje Mikic, "Izveshtaj Aust.-Ung. konsulla iz Prizrena, Mitrovice i Skoplju o prilikam na Kosovu
prema ustavnoste u Turskoj, (avgust-decembar)," Vjetar, no. 8-9 (1977): 251-252. 37 Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 447.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
13
Në raport, rreth formimit të këtij komisioni thuhet: "Klubet e bashkuara formuan
një këshill të tregtarëve të këtushëm, (është fjala për klubet shqiptare që vepronin në
Selanik) të ashtuquajtur Komision për Bojkot”,38 por edhe këtij komisioni qarqet serbe u
munduan ti japin karakter proturk, por në fakt ky Komision nuk kishte karakter proturk,
sepse në raportin e dats 28 dhjetor thuhet: "...tani në bazë të vendimit që është marrë në
klubin e shqiptarëve në Shkup, ky bojkot është përhapur edhe në këto anë".39 Në një raport
tjetër të konsullit austro-hungarez parashiheshin masat që do të ndërrmernin për ata tregtar
që do të pranonin mallin e armikut, përpos atij malli "i cili është përgatitur deri me datën 9
dhjetor", d.m.th. pranohej vetëm ai mall i cili ishte në rrugë duke ardhur.40
Krahas bojkotimit të mallit austro-hungarez, lëvizja antianeksioniste e popullit
shqiptar u diferencua edhe nga lëvizjet tjera të popujve të Ballkanit, e po ashtu edhe nga
vetë lëvizja xhon-turke, kjo shifet nga tubimi i disa përfaqësuesve të qeverisë xhon-turke,
(që u mbajt në Shkup), e ku merrnin pjesë edhe disa përfaqësues serbë, ku u bisedua rreth
krizës së aneksionimit, ku u pa haptaz se qeveria osmane nuk ishte e gatshme që t'i
mbronte territoret e rrezikuara nga kjo krizë, e nga ana e përfaqësuesve serbë, shihej se ata
më tepër kërkonin çarmatimin e shqiptarëve se sa të mbronin territoret e Perandorisë
Osmane. Në anën tjetër Greqia rrezikonte territoret e Shqipërisë se Jugut. Duke parë një
situatë të tillë, qe po përgatitej copëtimi i territoreve shqiptare, Këshilli Qëndror i
Stambollit, në fillim të nëntorit të vitit 1908, u dërgoj një memorandum Fuqive të Mëdha
si dhe Portes së Lartë se "shqiptarët nuk do t'i lëshojnë as Serbisë e as Malit të Zi si dhe as
Greqisë kurrfarë kompenzimi në dëm të territoreve të tyre".41
Ky memorandum ndikoi edhe më shumë tek masat shqiptare që edhe me me ngulm
luftonin për mbrojtjen e territoreve të tyre. Sidomos kriza për copëtimin e territoreve
shqiptare erdhi pas deklarimit të Serbisë se " aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nuk
cenon interesat e saj".42
Izvolski më 27 shkurt 1909 në Beograd njoftoi se, Serbia duhet të përmbahen nga
çdo pretendim territorial ndaj territoreve të aneksuara dhe të përmbahen nga provokimet e
mëtejshme. Për shkak të mungesës së mbështetjes nga Shën Petersburgu më 31 shkurt,
38 Mikic, "Izveshtaj”, 255 - 256. 39 DA SIP Kon. Prishtinë Faks. III, Kos. iz Prishtine MID.PP.br.1191 28 dec. 1903. 40 Mikic, "Izveshtaj”, 256. 41 Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 446. 42 Potemkin, Istorija, 174-175.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
14
Serbia deklaroi se braktiste qëndrimin e protestës ndaj aneksimit të Bosnjës e
Hercegovinës nga Austro-Hungaria se do të jetojë në kushte të fqinjësisë së mirë.43
Interesimin e njejtë e gjejmë edhe më vonë e sidomos brenda pak vitesh para dhe
pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Kjo periudhë, shfaqë drejtimet që marrin Fuqitë e
Mëdha, lidhur me situatën në Ballkan brenda asaj periudhe.
Përderisa shtetet sllave kishin përkrahjen e Rusisë, Austro-Hungaria ishte fuqia e
vetme e cila në forma të ndryshme i përkrahte shqiptarët, edhe pse të gjitha Fuqitë e
Mëdha, pajtoheshin që situatën në Ballkan ta trajtojnë në formën asnjanëse.
Padyshim se fillimi i Luftës së Parë Botërore, mund të ketë zanafillën pikërisht në
“Krizën Ballkanike”, nga viti 1910 e deri tek fillimi i Luftës së Parë Botërore. Kjo
periudhë, mendoj se ka ndikuar që raportet politike dhe ushtarake në Ballkan dhe Europë,
ta kenë pikënisjen për një vëmendje të ngjarjeve që do të pasonin më tej.
Vitet 1910, 1911, 1912, janë vite që shqiptarët kuptuan se koha është ta krijojnë
mundësinë për vetëqeverisje.
Situata në Ballkan veçse kishte filluar të poziciononte palët ndërluftuese. Prandaj,
siç shihet, shqiptarët ishin jo mirë të organizuar, dhe e gjithë përpjekja ishte e shpërndarë,
pra komunikimi mes tyre nuk ishte në hap me kohën.
Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve të Kosovës merr gjithnjë e
më shumë trajtën e një kryengritjeje të organizuar të përmasave më të gjëra kundër
regjimit xhonturk. Veprimet e para kundër qeveritare nisën në mars në rrethinën e
Gjakovës për t’u shtri edhe në rrethinën e Pejës, të Prizrenit e prej andej në mbarë
Kosovën. Konsulli austro-hungarez i Prizrenit njoftonte Vjenën se në fshatrat midis
Gjakovës e Pejës “Ka kohë që sundon një nervozizëm, që ka për qëllim të kundërshtojë me
armë qeverinë, në qoftë se kjo do të mbledhë rekrutë, do të konfiskojë armët ose do të
ndërmerr zbatimin e masave të reja represive”.44 Njëherit, Ismail Qemali do t’i deklarojë
ambasadorit austro-hungarez, Pallaviçinit se: ‘‘Shqiptarët kërkonin zbatimin e reformave,
të cilat do t’u përshtateshin rrethanave të veçanta të vendit”, çka nënkuptonte autonominë
e Shqipërisë.45
Kjo situatë me tendenca të përshkallëzimit të mëtejmë dhe destabilizimit të kësaj
zone të Ballkanit shqetësoi edhe Fuqitë e Mëdha të cilat i merrnin informacionet nga 43 Anderson, The eastern, 285. 44 Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, (Prishtinë: Rilindja, 1979), 99. 45 Buda et al., Historia, 428.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
15
gazetarët e tyre të cilët i kishin dërguar në zonat e kryengritjes. Ndër ta më aktivët u
treguan austro-hungarezët dhe rusët. Qeveria e Vjenës ishte e interesuar që kryengritja
shqiptare të merrte përmasa edhe më të mëdha sepse ajo do të shfrytëzonte me mjeshtri
këtë situatë për të fituar simpatinë e shqiptarëve, veçanërisht të katolikëve. Gjë që, Austro-
Hungaria e këshillonte edhe Stambollin që të mos shkonte shumë larg në masat e dhunës
ndaj shqiptarëve.46 Vihet re qartë në kuadrin e informacioneve, analizave e vlerësimeve, se
për Vjenën nuk kishte dilema rreth rritjes së peshës së faktorit shqiptar në Ballkan dhe
vëmendjes së veçantë që i duhej kushtuar atij. Madje rreth kësaj çështjeje ministri i
jashtëm austro-hungarez, konti Erenthal, i jepte instruksionet e duhura më 21 prill 1910,
ambasadorit të vet në Stamboll, Pallavicinit. Ridimensionimi i faktorit shqiptar në sytë e
diplomacisë vjeneze shkonte deri aty sa ministri i nënvizonte ambasadorit se “kriza
politike në Shqipërinë Veriore është e tillë që do të çojë ose në nënshtrimin e shqiptarëve”
ose “në dështimin ushtarak definitiv të Turqisë”, por nëse krijohej vakum në rastin e një
largimi të mundshëm të osmanëve nga rajoni, aty nuk duhej lejuar ekspansioni serb, sepse
planet pansllaviste ishin të drejtuara jo vetëm kundër Perandorisë Osmane, por edhe
kundër Austro-Hungarisë.47
Hulumtimi i dokumentacionit të proveniencës austro-hungareze për muajt kur u
zhvillua Kryengritja e vitit 1910 (mars-maj), me ndriçimin shumëdimensional rreth
situates së brendshme e ndërkombëtare në viset shqiptare dhe posaçërisht informacioni
rreth kryengritjes së Kosovës, sjell pa dyshim të dhëna interesante për një moment shumë
të rëndësishëm historik në rrugën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që lejojnë arritjen e
konkluzioneve thelbësore, ndër të cilët më i rëndësishmi është se shqiptarët, pavarësisht
nga diferencat, pengesat, shpejtësia e veprimit etj., po shkonin në rrugën e duhur drejt të
ardhmes, pesha e tyre po rritej dhe po ashtu interesi për ta, te disa Fuqi të Mëdha, ndër të
cilat pa dyshim në pozicionin më favorizues, shfaqej Perandoria Austro-Hungareze.
Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë dhe kontributi i Idriz Seferit, Isa Boletinit e
atdhetarët e tjerë në këtë kryengritje në veçanti si dhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në
përgjithësi, është një epokë që artikuloi synimet e shqiptarëve për t`u çliruar nga sundimi
osman dhe për të krijuar shtetin e pavarur shqiptar. Kryengritja e vitit 1910 dhe ngjarjet që
e pasuan atë s`ka dyshim se ishin rezultat i zhvillimeve politike brenda Lëvizjes 46 Buda et al., Historia, 438. 47 Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë (me tej AIHT), Vj. 20-14-1470. Telegram i Erenthal për Pallaviçinin,
21 prill 1910.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
16
Kombëtare Shqiptare. Ajo e trasoi dhe artikuloi synimin e shqiptarëve për shoqëri dhe
shtet të pavarur, dhe për orientimin strategjik e afatgjatë drejt rikthimit të vlerave
perëndimore, duke e ngritë vetëdijen kombëtare në një shkallë të re, që do të kontribuojë
dhe ndihmojë integrimin e shqiptarëve në rrjedhat evropiane të kohës.
Shqiptarët të cilët ishin në Parlamentin Osman, panë se ishte çasti i volitshëm të
mendonin për organizimin e një kryengritje tjetër, me çrast ata shfrytëzuan momentin që
qëndrimet e tyre ti thonin haptas në Parlamentin Osman. “Nuk kish ma në Shqypni as
klube, as komunitete e shkolla. Bashkimxhit (emën qi u epshin tyrqit nacionalistve
shqyptarë), ishin shpërnda e krejt organizimi komtar nuk shënonte veq se nji shkatërrim;
kësaj gjendjeje të dishprume i dhanë deri diku nji shkas positive lëvizja malcore e vjetit
1911, veprimi i komitetit bullgar ndër viset e Makedonis, ngatrresat qi paten le u shvilluen
në mes t’elementave othomanë mbas themelimit të parties ”Marrveshje e Liri” e lufta
Italo-Turke qi plasi për qashtjen e Tarabullusit”.48
Ky dorëshkrim i Hasan Prishtinës paraqet gjendjen e atëhershme e cila veçse kishte
treguar hapat e parë, se situata në Ballkan brenda pak kohësh do të ndryshonte. Perandoria
Osmane dukej se kishte nuhatë përfundimin e dominimit, mbi territore të cilat ishte e
pamundshme ti kontrollonte, ashtu siç ndër shekuj kishte funksionuar nën autoritetin e
Sulltanit.
Ndryshimet në pushtet, përmes lëvizjeve të xhonturqve të rinj, krijonin klimë të
favorshme për popujt e pushtuar që të shqyrtonin mundësinë ndoshta në çastin historik të
pavarësoheshin në kuadër të një jostabiliteti ku një Perandori ishte në rënje. Në anën tjetër,
Fuqitë e Mëdha inkuadroheshin në forma indirekte, ngase nuk ishin të sigurta se
Perandoria Osmane mund të ketë një rënje të shpejtë dhe përfundimtare siç treguan
ngjarjet më vonë, kështu që përmes inkuadrimeve diplomatike ato vepruan në dy drejtime.
Përmes konsujve dhe diplomatëve të akredituar në Stamboll, mbanin kontakte
koherente, e ndërkohë përmes formave tjera tregonin interesim të vazhdueshëm për
gjendjen në Ballkan, sidomos për sllavët, të cilët po organizoheshin të fillonin luftën
kundër Perandorisë Osmane.
Për shkak të këtyre masave shtrënguese, malësorët e rretheve të Shkodrës ngritën
krye kundër autoriteteve xhonturke. Për t`i shtypur këto lëvizje dhe duke e ndjerë veten
48 Hasan Prishtina, Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912, (Prishtinë: Rrokullia,
2009), 8.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
17
më të sigurt, Porta e Lartë së bashku më turqit e rinj e thelluan dhe me tej politikën e tyre
reaksionare antishqiptare, duke organizuar një operacion vdekjeprurës të udhëhequr nga
Shefqet Turgut Pasha, i cili, nga Kosova, në vjeshtën e vitit 1910, qe zhvendosur në
Malësinë e Mbishkodrës. Për shkak të kundërshtimeve të kryengritsëve të Malësisë së
Madhe, nisi hakmarrja e forcave të Turgut Pashës ndaj malësorëve shqiptarë. Ushtria
turke, në përbërje prej 80.000 ushtarësh kishte rrënuar, kisha, shtëpi; kishte plaçkitur
bagëti, djegur kullosa etj.49
Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, paraqitet si një shpërthim
revolucionar, i një popullsie rajonale me një pozitë politiko-nacionale, social-ekonomike
dhe fetare të nënshtruar, kundër pushtuesit të atëhershëm të trevave shqiptare. Duke filluar
gradualisht si një rezistencë e popullatës në kushtet e dhunimeve të rënda të statusit
vetqeverisës, që u bënë atyre, pas ekspeditës së Turgut Pashës së vitit 1910, ajo do të
merrte karakteristikat e një kryengritjeje të mirëfilltë me pikësynime të kristalizuara
nacionale në periudhen mars-gusht 1911.50
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 shpërtheu në ditët e para të pranverës,
d.m.th. para momentit të caktuar nga udhëheqësit nacionalistë, në kushtet e grumbullimeve
të njëpasnjëshme të kontradiktave ndërmjet pushtuesit shekullor osman, përkeqësimit
katastrofik të situatës ekonomike të malësorëve, sidomos në dimrin e viteve 1910-1911, e
dëshpërimit të grumbulluar tek kjo popullatë pas disa muajsh të tëre dhunimi sistematik,
ndjekjesh dhe mërgimesh në vend të huaj.51 Të dhënat arkivore na sugjerojnë se pikërisht
në këtë kohë malësorëve u ishte premtuar asistencë dhe kontribut i veçantë me armatim
nga ana e Malit të Zi (apo prej segmenteve të caktuara politiko-ushtarake të këtij shteti),
dhe një ndihmë e premtuar nga ana e gjeneralit italian, Ricciotti Garibaldi. Nga ana tjetër,
ata shpresuan më kot edhe në një lloj ndërhyrjeje nga ana e Perandorisë Austro-Hungareze,
në rastin e ndonjë ndërlikimi të mundshëm të situatës së tyre ushtarake. Mali i Zi duhet ta
ketë nxitur shpërthimin e kryengritjes ndonjë javë para momentit të vendosur nga
udhëheqësit shqiptarë, me qellimin për ta mbajtur atë thjesht një kryengritje rajonale dhe
për të destabilizuar rajonin më të afërt që synonte në planin e saj të zgjerimit territorial.
49 Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910 - 1912), (Prishtinë: Instituti i
Historisë, 2003), 179-180. 50 Mihal Grameno, Kryengritja shqiptare, (Vlorë: Botim i Drejtoris së Përgjithshme s’Arsimit (pa vit
botimi), f. 35. 51 Milo, Politika, 35-36.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
18
Kështu, nga çështja malësore, Mali i Zi synonte të nxirrte një casus belli për zgjerime
territoriale. Megjithatë, siç doli edhe nga trajtimi, shpërthimi i kryengritjes dhe tërheqja e
vëmendjes së shteteve europiane, ndodhi para se vetë Mali i Zi të ishte i gatshëm për ta
mbështetur realisht një kryengritje të tillë për qëllimet e veta shoviniste, gjë që e çorientoi
taktikisht veprimin politiko-diplomatik të këtij shteti. Ky është një realitet, i pohuar edhe
nga dëshmitarja më e besueshme dhe më e paanshme e ngjarjeve, Edith Durham.
Malësorët e ndershëm dhe të drejtë shqiptarë, që nuk kishin fare dijeni për planet e
malazezëve, luftuan vetëm për të fituar autonominë për veten e tyre dhe nuk ndoqën në
asnjë rast urdhërat e oficierëve malazezë, që ishin dërguar për t'i këshilluar.52
Në këto rrethana, malësorët të udhëhequr nga prijësit e tyre shpirtërorë, kishin
vazhduar, në stil të gjërë, luftën e tyre me osmanët nga Gryka e Shkrelit dhe Kastrati, deri
në Dinoshë, në afërsi të Tuzit. Si rezultat i këtyre luftimeve ka qenë marrja e fortifikimit të
Deçiqit, me 6 prill 1911, kur më përpara valonte flamuri i Turqisë, dhe tani valonte flamuri
kombëtar, në majën e Bratilës së Deçiqit. Pas qëndresës së gjatë titanike ndaj pushtueseve,
pjesa më e madhe e malësoreve u detyruan të shpërnguleshin nga Malësia për në
Podgoricë, Mal të Zi.53
Qëndrimi i tyre në arrati u shoqërua me kujdesin e vazhdueshëm të Kryeipeshkvit
të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit, së bashku me abat Doçin, Atë Gjergj Fishtën, Dom Luigj
Bumçin, Dom Ndre Mjedën. Figurat e njohura klerikale u përfshinë gjerësisht në ngritjen
në këmbë të opinionit diplomatik europian, duke u angazhuar gjerësisht në modelimin e
bisedimeve në mes të kryengritësve dhe të autoriteteve turke. Qëndrimi i Kryeipeshkvit të
Shkodrës dhe i stafi të tij, edhe pse për shkak të pozicionit të lartë kishtar, hera-herës qe i
rezervuar, shprehte qartë miratimin e 12 kërkesave të malësoreve të formuluara në Librin
e Kuq, më 10-25 qershor 1911, në Kuvendin e Greçës, ku ndër të tjera kërkohej krijimi i
një province autonome shqiptare, përkatësisht bashkimin e katër vilajeteve në një të
vetëm.54
Austro-Hungaria u dëshpërua shumë nga qëndrimi i shqiptarëve katolik dhe bëri të
pamundurën që t’i tërhiqte ata nga Mali i Zi. Vjena ishte për ruajtjen e status quo-së, se
52 Sokol Gjermeni, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e diplomacisë evropiane dhe ballkanike,
(Tiranë: TOENA, 2011), 58-60. 53 Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, (Shkodër: Phoenix, 2002), 71. 54 Nuredin Ahmeti, Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912),
(Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011), 208.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
19
vetëm kështu ruante të paprekur Shqipërinë. Alfred Rappaport55, Drejtor për çështjet
shqiptare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, në lidhje me qëndrimin
e Berchtold-it për ruajtjen e status quo-së shprehet: “hapi i bërë prej tij që njerzit e
kuptuan keq nga shumë anë, nuk qe tjetër veçse një provë e fundit që kishte si qëllim
mbrojtjen e Turqisë nga sulmi kërcënues dhe shpërtimin e Shqipërisë nga copëtimi”.56
Kësisoj, kryengritja e Malësisë e vitit 1911 hapi rrugën drejt ballafaqimit final
shqiptaro-turk të vitit 1912. Dhe në këtë kontekst, fitimtarë të vërtetë të krizës u bënë
malësorët shqiptarë, përkatësisht shqiptarët në përgjithësi, ata që e ndjenin veten edhe
kulturalisht shqiptar.
Përgatitjet për Kryengritjen e madhe të vitit 1912, po bëheshin që në vitin 1911, ndërsa për këtë çështje Hasan Prishtina57 kishte pasur një takim edhe me konsullin austro-
hungarez Kral në Selanik, më 5 janar 1912 gjatë kthimit të tij në Stamboll. Ai, në bisedë e
sipër kishte folur rreth gjendjes aktuale me të cilën po përballeshin shqiptarët dhe se kishte vërejtur një unitet të tyre lidhur me pakënaqësinë që ata kishin me pushtetin xhonturk.
Sipas tij, vetëm një kryengritje e shqiptarëve do të mund të shtrëngonte pushtetin xhonturk
për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Perandori. Hasan Prishtina kishte folur edhe
për autonominë e Shqipërisë, mirëpo lidhur me këtë çështje ai kishte kërkuar edhe
ndihmën e Austro-Hungarisë për mbështetjen e interesave të shqiptarëve. Ai ishte siguruar
në ruajtjen e integritetit të Shqipërisë nga ana e konsullit austro-hungarez, i cili kishte
55 Alfred Rappaport (1868-1946) ishte një diplomat austriak dhe shkrimtar. Në vitin 1893 ai u bashkua me
stafin e konsullatës austro-hungarez të Shkodrës dhe në tetor 1895 u bë zëvendës-konsulli i Theodore Ippen.
Nga 1897-1899 ishte zëvendës-Konsull në Prizren. Në vitin 1904 ai u emërua Konsull i Përgjithshëm në
Shkup. Në vitin 1909 ai u bë drejtor i departamentit për çështje shqiptare në MPJ të Austro-Hungarisë. Pas
rënies së Perandorisë Austro-Hungareze ka dalë në pension dhe u fokusua në botimin e veprat të tij për
Ballkanin. 56 Alfred Rappaport, Rrjedha e punëve në Shqipëri, (Tiranë: Mbrothesija, 1928), 20. 57 Hasan bej Prishtina (1873-1933) ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare. Ishte udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, gjatë
muajve maj-gusht 1912, dhe në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Ishte deputet në Kuvendin Popullor Turk
(1908-1912). Në dhjetor të vitit 1913, pas pavarësisë së Shqipërisë, ai shërbeu si ministër i bujqësisë, dhe në
mars 1914 ishte bërë ministër i shërbimeve postare në qeverinë e Shqipërisë. Hasan Prishtina në janar të vitit
1920 e ndihmoi organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe në prill 1921 u bë anëtar i parlamentit për Dibër. Ai
mori pjesë në një grusht shteti të po atij viti dhe shërbeu si kryeministër prej 7-12 dhjetor.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
20
vlerësuar se në Shqipëri kishin filluar aksione për organizimin e një kryengritje. Madje
këtë mbështetje e kishte konfirmuar edhe kabineti i Vjenës.58
“Ju i dini të gjitha hollsirat e gjendjes se popullit tonë. Ne, katolikët shqiptarë edhe
para këtyre ndodhinave kemi besuar tek Zoti në qiell dhe në Austro-Hungarinë… Me fjalë
të tjera të pakta, ne popullata katolike e veqanërisht të 12 bajraqet e Mirditës, i lutemi
zotrisë suaj o të na shpëtoni nga zgjedha e Turqisë siq dëshirojmë, ose të hapni rrugën të
arratisemi në Austri, sepse ky popull pot ë japë tatimet e reja do të vdesë nën Turqinë. Por
po të na lënë tatimet e vjetra e pot ë urdhërojë Austria ne do të rrimë”.59 Kjo është vetëm
një pjesë e letrës e disa Mirditorëve të cilët i drejtohen konsullit të Austro-Hungarisë në
Durrës-Tiranë, dhe ky i fundit të njejtën letër ia telegrafon ambasadorit perandorak të
Austro-Hungarisë në Stamboll, Franz Kolossa. Dëshmohet qartë se situata tashmë ishte bërë e padurushme për shqiptarët, dhe si
rrugë shpëtimi për t’iu drejtuar me ankesa ata kishin zgjedhur si pikë mbështetëse Austro-
Hungarinë, e më konkretisht, ata iu drejtoheshin në forma të ndryshme konsujve, të cilët
vepronin në teren në vëzhgimin e situatës në Ballkan.
Në anën tjetër Austro-Hungaria i përcillte së afërmi ngjarjet në lokacionet ku
përgaditeshin kryengritjet shqiptare. Ndër to hasim në dokumente të cilat e dëshmojnë
këtë, ku Austro-Hungaria përmes konsujve dhe atasheve ushtarak të cilët vepronin në
territore të pushtuara nga osmanët, kishte parë se situata është e pakthyeshme, dhe se
shqiptarët gjithnjë e më shumë, dhe kudo po përgatiteshin për Kryengritjen e madhe të vitit
1912.
Lidhur me këtë konsujt austro-hungarezë raportojnë për situatën në teren. Nga
deklaratat që më ka bërë ish deputeti i Prishtinës Hasan Beu (Hasan Prishtina), të cilat unë
pata nderin t’ia bëj të ditur shkëlqësisë suaj, në raportin e devotshëm, nr 6 të datës 11 janar
të këtij viti rezultonte qartë se në shumë vise të Shqipërisë ishte marrë seriozisht në
shqyrtim projekti i një kryengritje më të madhe megjithëse atëherë nuk ishin akoma të
qarta mënyra e ekzekutimit dhe veqanërisht koha e fillimit të lëvizjes. Nga shumica e
lajmeve të ardhura nga Shqipëria dhe nga deklaratat e fisnikëve rezulton se urrejtja kundra
qeverisë dhe veqanërisht kundër xhonturqëve po bëhet gjithnjë edhe më e thellë. Kështu 58 AIHT, Vj-22-2-235, Raport sekret i konsullit austro-hungarez në Selanik dërguar Ministrisë së Punëve të
Jashtme në Vjenë, 31 janar 1912. 59 Hamit Kaba, Beqir Meta, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, vol. III, (Tiranë: Botimet
Albanologjike, 2012), 97.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
21
që, sado të pabashkuar dhe të papërgaditur që janë shqiptarët, as që mund të mendohet ti
kthesh ata nga qëllimi i tyre. Në qdo rast të volitshëm, dhe një i tillë konsiderohet
ndërlikimi i Stambollit për shkak të luftës me Italinë, ata do të vinin në skenë një
kryengritje të paktën një luftë qetash ose të tjera si këto. Një fenomen i ri i cili po
konstatohet në vilajetin e Janinës, është njëfarë afrimi ndërmjet grekomanëve dhe
shqipëtarëve nacionalistë të Shqipërisë së Jugut i cili reflektohet edhe tjetërkund, në
formën e një relacioni miqësor ndërmjet shqipëtarëve dhe autoriteteve zyrtare greke në
Stamboll, si dhe në provincë. Propaganda greke e cila shpreson vetëm të përfitojë nga
ndryshimet e situatës në Shqipëri, e quan me sa duket në interest ë saj, që ti nxitë
shqipëtarët revolucionar të gatshëm për kryengritje, duke i ndihmuar ata edhe
materialisht.60 Nga ky raport i Konsullit të Austro-Hungarisë Kral në Selanik drejtuar
kontit Berchtold me informata rreth rrezikut të shpërthimit të një kryengritje mbarë
shqiptare dhe angazhimit të rretheve të gjera të popullsisë shqiptare.
Në dorëshkrimet e veta Hasan Prishtina sqaron: “I derdha arësyenat qi më
shtyjshin në ket kritikë kaq të rreptë e ma në fund tue përmbledhë krejt energin t’eme i a
lidhe kryet me ket frasë: - Në kjoftë se Qeverija nuk ndrron politikë e administrim në
Shqypni, në kjoftë se shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat e tyne politike, asht për t’u vu oroe
qi kanë me shpërthye nji varg ndodhinash të përgjakshme e t’idhta”. Një deputet arab ma
priti “Ç’kuptoni me fjalën ndodhina të përgjakshme e t’idhta?, iu përgjigja : “po due me
thanë qi në kjoftë se “Tyrqit e Rij” vijojnë në zbatim të këtij systemi mizuer në lamë të
politikës së përbrendshme, kam me kenë njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam për t’a nger
flamurin e kryengritjes”.61
Ky përshkrim emocional i Hasan Prishtinës tregon se shqiptarët tashmë shprehnin
gadishmëri që të shqyrtonin si mundësi shkëputjen nga Perandoria Osmane. Austro-
Hungaria, më konkretisht diplomacia e saj nuk ishte e sigurtë se tani është koha e
volitshme të hyhet në luftë me Perandorinë Osmane, kështu që shqiptarët i këshillonte të
kishin kujdes nga oferta e shteteve sllave, të cilat mund të shfrytëzonin vetëm potencialin
ushtarak të kryengritësve shqiptarë e që përfundimi mund ti gjente të humbur.
Ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, Berchtold, i kishte sygjeruar Hasan
Prishtinës dhe udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që kryengritja të fillonte më vonë dhe kështu 60 Hamit Kaba, Beqir Meta, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze (1912), vëll. III, (Tiranë: Botimet
Albanologjike, 2012), 153. 61 Kaba and Meta, Shqipëria, 8-9.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
22
do të ruheshin edhe katër vilajetet për çka Austro-Hungaria besonte se do ta merrte
mbeshtetjen e Perandorisë Osmane, në shkëmbim të pezullimit të kryengritjeve nga ana e
shqiptarëve. Gjithashtu parashihej që ushtarët shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane,
të kryenin shërbimin ushtarak në trojet shqiptare, dhe të tjera marrëveshje të cilat për
shqiptarët nuk ishin bindëse që të ndalonin kryengritjet.62
Siç shkruan Hasan Prishtina në dorëshkrimet e tij, shqiptarët kishin arsyet e veta
konkrete, pse nuk hiqnin dorë nga kryengritjet që veç kishin filluar, e ndër to ishin:“1)
shovinismi i komitetit “Jeune –Turc; 2) Pa pajtimi i traditioneve e zakoneve të Shqypnis,
sidomos të Gegnis, me konditionet e liris tyrke; 3) Intrigat panislamike t’administrationit;
4) Të përzimunit t’ushtris në politikë; 5) Mizorit tyrke të vjetit 1910; 6) Shvillimi i
ndërgjegjes komtare në Shqypni; 7) Systemi mizuer e i pa ligjëshëm qi ndoqi qeverija e
tyrqvet të rinj ndëpër zgjedhje të vjetit 1912”.63
Në dokumentet e shkruara nga ana e Hasan Prishtinës në Mbledhjen e Taksimit,
veçojmë këtë dorëshkrim: “Mbledhja u mbajtë nën kryetari të Ismail Kemalit. Ky
propozim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i
kallxue kurrkujt shka do t’u flitte e t’u vendote n’at mbledhje. Pra, kuvendi nuk zgjati shum
e të gjith shokët u bashkuem mbu ket pikë: - për me i dhanë fund politikës tyrke në qashtje
të kulturës komtare e për me sigurue disa privilegje politke për Shqypni nuk ka tjeter mjet
veq se me fitue më nji kryengritje të përgjithshme”.64 Pra, siç vërehet nga kjo pjesë,
kuptohet lehtë se nisma për të filluar një kryengritje vetëm tashmë ishte në plan ndër
patriotët shqiptarë, por, veçse problem mund të ishte çështja e armatimit dhe e municionit.
Për këtë, strategjia e tyre ishte kjo “u vendue me gjetë e me i futë ndëpër Mal të Zi në
Kosovë pesë-mbëdhetë mijë pushkë “mauzer””.65 Gjithashtu, për këtë gjë udhëheqësit
shqiptar vendosën që ndihmën në Evropë ta këkonte Ismail Qemali, i cili kishte shfaqur
përqafimin për të marrë mbështetjen e fuqive evropiane “ Zbatimin e këtij vendimi e mori
mbi vedi Ismail Kemal begu qi pat tëfaqë nji uzdajë të fortë me sigurue ket punë ndepër
62 Mehmet Gjoshaj, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të
Vilajetit të Kosovës: ekspozitë tematike muzeore, (Prishtinë: Muzeu i Kosovës, 2012), 18. 63 Prishtina, Nji shkurtim, 7. 64 Prishtina, Nji shkurtim, 8. 65 Prishtina, Nji shkurtim, 10.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
23
Europë...Ismail Kemal u detyronte me mbetë n’Europë e me na ndihmue me armë e me të
holla tue Sjellë në të mirë të lëvizjes s’onë mendimin e përgjithshëm t’Europës”.66
Ky dokumentim i Hasan Prishtinës, shpreh në mënyrë të qartë gatishmërinë e
liderëve të atëhershëm shqiptarë për fillimin e kryengritjes. Shumë shpejt në shumë vise
shqiptare, luftëtarë nga të gjitha trevat po përgaditeshin për t’iu përgjigjur kryengritjes.
Shpërthimi i kryengritjes dhe veprimet e para të armatosura u bënë në Kosovë në
periudhën mars-maj të vitit 1912. Shtrirja e saj edhe në territore tjera shqiptare, veçanërisht
në jug, kërkonte bashkërendimin e forcave mbarëkombëtare dhe nevojën e hartimit të një
programi politik kombëtar.67
Duke vlerësuar situatën, Hasan Prishtina, të cilit i kishin arritur autorizimet nga
viset tjera shqiptare, hartoi një program tjetër kërkesash, i cili është i njohur me emrin “14
pikat e Hasan Prishtinës“, të cilat ishin: “1. Nëpunësit që do të emërohen në Shqipëri, të
jenë të praktikuar dhe ta dijnë gjuhën dhe zakonet e vendit; 2. Me përjashtimtë kohës së
luftës, shërbimi ushtarak të bëhet vetëm në Shqipëri e Maqedoni; 3. Të bëhen e të vihen në
zbatim ligje, duke u zbatuar në ligjin e maleve; 4. Shqiptarëve t’u jepen armët e nevojshme
dhe moderne; 5. Tu hapen shkolla reale në të gjitha prefekturat e qendrave të Kosovës,
Manastirit, Shkodrës e Janinës; 6. Të hapen shkolla teologjike moderne në vendet, ku ka
nevojë; 7. Të lejohet në Shqipëri hapja dhe themelimi i shkollave private; 8. Të mësohet
gjuha e vendit në shkolla fillore, qytese e në gjimnaze; 9. T’i jepet rëndësi e posaqme
tregtisë, bujqësisë dhe punëve botore; 10. Të vihet në veprim organizimi i krahinave; 11.
Të tregohet kujdes më i madh se përpara për t’i ruajtur zakonet dhe traditat kombëtare;
12. Të shpallet amnestia e përgjithshme; 13. Qeveria turke t’i paguajë dëmet për shtëpitë e
prishura; 14. Të hidhen në gjyq të lartë anëtarët e kabinetit Haki Seid Pasha”.68
Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga69, deklarojnë përballë Fuqive të Mëdha se
shqiptarët po luftojnë për integritetin e tokave të banuara prej tyre. Ata tashmë kishin
66 Prishtina, Nji shkurtim, 11,12. 67 Milo, Politika, 39. 68 Gjoshaj, 100 vjetori, 24. 69 Nexhip bej Draga (1868-1921), ishte veprimtar ushtarak dhe politik për të drejtat kombëtare shqiptare të
fillim shekullit XX. Në zgjedhjet e para për Parlamentin e Turqisë në dhjetor të vitit 1908 Nexhip bej Draga
u zgjodh deputet për Sanxhakun e Shkupit të Vilajetit të Kosovës. Ishte anëtar i Shoqërisë “Bashkimi” dhe
mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908). Ishte pjesë e Mbledhjes së taksimit dhe kontribuues në
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
24
organizuar kudo shqiptarët që të viheshin në kryengritje kundër Qeverisë osmane për të
pranuar kërkesat e njohura nga ana e shqiptarëve.70
Në shënimet e mëposhtme do të kufizohem të flas në lidhje me operacionet e 14
ditëve të fundit dhe bashkangjitur të jap një përshkrim, për situatën e tanishme të trupave
në viset kryengritëse. “Gjatë kohës që divizioni i parë i nizamëve u transportua nga
Stambolli në Ferizoviq, në Junik (në gjysmën e rrugës ndërmjet Gjakovës dhe Pejës) u
mblodhën grupe të fuqishme shqiptarësh, gati nga të gjitha viset e Kosovës, për të
biseduar mbi kërkesat dhe qëndrimin e tyre karshi qeverisë. Ndërmjet dative 21 dhe 25
maj arritën udhëheqësit më të shquar të lëvizjes midis tyre, ish deputetit Hasan Beu
(Prishtina), Mahmud Zenjullahu, Isa Boletini etj. Nën përshtypjen e kësaj mbledhje të
shqiptarëve dhe të fjalimevet revolucionare që u mbajtën me këtë rast, u vendos marshimi i
divizionit të parë të nizamëve për në Gjakovë …”.71
Përmes këtij dokumenti vërejmë “frymëmarrjen e vështirësuar” të Austro-
Hungarisë, e cila mund të llogariste se situatën në Ballkan mund ta kotrollonte dhe shumë
lehtë ta cilësonte “status quo” te vazhdushme, deri në një kohë kur të ndërtohej një realitet,
ku do ti konvenonte subjekteve të fuqishme. Por tani, “të vegjlit” ishin në ofenzivë, dhe
qdo e humbur për Fuqitë e Mëdha krijonte pasigurinë e së ardhmes.
Nuk ishte e lehtë që shqiptarët të bashkoheshin kundër Perandorisë Osmane, sepse
shekujt e sundimit apo të bashkëjetesës kishin bërë punën e tyre: një pjesë jo e vogël e
popullsisë e besimit islam e njehsonte veten me osmanët, veçanërisht ajo shtresë e
privilegjuar e administratës civile, gjyqësore dhe ushtarake. Këto vështirësi u reflektuan
edhe ku u mblodh Kuvendi i Junikut, më 21-25 maj 1912 për të vendosur për fatin e
mëtejshëm të kryengritjes dhe të ardhmen e territoreve shqiptare. Por shumica e delegatëve
nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit72, Isa Boletinit73 etj., vendosën kalimin
shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë Luftës Ballkanike u burgos nga qeveria e Beogradit, dhe u lirua
më 1914. 70 Gjoshaj, 100 vjetori, 24. 71 Kaba and Meta, Shqipëria, 101. 72 Bajram bej Curri (1862-1925) ishte një prijës dhe politikan shqiptar që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë,
më vonë duke luftuar për përfshirjen e Kosovës në atë pas Traktatit të Londrës 1913. Ai kishte një rol aktiv
në kryengritjen shqiptare të vitit 1912. Në 1915 ai u bë anëtar themelues i Komitetit për Mbrojtjen
Kombëtare të Kosovës. Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 ai u bë ministër pa portofol në kabinetin
shqiptar.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
25
në kryengritje të përgjithshme mbi bazën e një programi politik, kërkesat kryesore të të
cilit ishin: njohja e autonomisë së Shqipërisë, vendosja e administratës shqiptare, caktimi i
gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritja e flamurit shqiptar në të
gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë nga një familje
fisnike shqiptare dhe garanci prej Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.74
Austo-Hungaria ishte tërë kohën e interesuar të kuptonte rrjedhën e ngjarjeve të
trevat shqiptare, e sidomos interesohej më shumë për aktivitetet e udhëheqësve shaiptarë
mbi kërkesat dhe pretendimet tyre karshi situatën e cila nuk dukej aspak e qetë. Viti 1912,
sipas ngjarjeve të cilat vinin pa paralajmërim, nënkuptohej që shumë rrethana mund të
sjellin situate të paprituara si për Fuqitë e Mëdha si për Turqinë.
Në një raportim të konsullit austro-hungarez në Vlorë, Von Lejhanec, drejtuar
kontit Berchtold, kuptojmë njoftimin e diplomacisë Austro-Hungareze me rrethanat dhe
kërkesat e shqiptarëve për autonomi: “Këto ditë disa personalitete të këtushme, murën një
sasi prej afërsisht 100 copë proklamatash shqip, të destinuara që të shpërndahen ndërmjet
të njohurve të tyre, me qëllim që kërkesat që ato përmbajnë të bëhen kudo të njohura tek
shqiptarët. Kërkesat përmbajnë katër pikat që vijojnë: Shqipëria të formojë një provincë
(vilajet) të veqantë; Shkollat të jenë shqipe dhe të mbahen nga populli; Nënpunësat të jenë
shqiptarë dhe në gjykata të përdoret gjuha shqipe;Me përjashtim të kohës së luftës
ushtarët shqiptarë të qëndrojnë gjithmonë në Shqipëri...”75
Për shkak se proklamatat janë anonime, të pashoqëruara me ndonjë shkresë
përcjellëse, mungojnë të gjitha pikat ku të mbështetemi për të njohur autorët origjinalë të
tyre. Më tepër besohet se, autorët e proklamatës së dyshimtë janë Hasan Prishtina, Nexhip
bej Draga, Ismail Qemal Vlora dhe Fadil Pashë Toptani. Por, nuk mungojnë edhe zëra që e
paraqesin të gjithë çështjen, si një manovër të xhonturqëve, me anën e së cilës kërkohet që
të provokohen rrethet nacionaliste për të bërë demonstrate.
Se veprimet në teren ishin të shpejta dhe shumçka lëvizte me hapa të mëdhenjë,
dëshmon edhe një letër-dokument, ku më saktë mund të përshkruhet si raport i atashehut
73 Isa bej Boletini (1864-1916) ishte një figurë nacionaliste shqiptare dhe luftëtar gueril, i lindur në fshatin
Boletin, pranë Mitrovicës. Isa Boletini ka kontribuar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në
mbrojtjen e qeverisë së Vlorës në cilësinë e ministrit të luftës, ndërsa më vonë ishte pjesë e delegacionit
shqiptar në Konferencën e Londrës (1913) së bashku me Ismail Qemalit. 74 Nika, Përmbledhje dokumentesh, 223-225. 75 Kaba and Meta, Shqipëria, 103.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
26
ushtarak austro-hungarezë në Stamboll, kolonel Pomiankowski-t76, drejtuar shefit të
Shtabit të Përgjithshëm në Vjenë, në lidhje me situatën në viset kryengritëse shqiptare me
datë 15 qershor 1912: “Që nga bisedimi im i fundit me Mehmet Shefqet Pashën,
përmbajtjen kryesore të të cilit e kam raportuar me anën e telegramit shifër nr. 246, datë 8
të këtij muaji, unë nuk munda ta shihja më atë, dhe të bisedoja mbi situatën e sotme në
Shqipëri. Për këtë arsye, unë nuk jam i orientuar autentikisht me situatën e tanishme...”.77
Meqë delegacioni osman nuk i pranoi kërkesat e udhëheqësve të kryengritjes, më 4
gusht 1912, forcat kryengritëse marshuan drejt Ferizajit. Të nesërmen u shpërnda
parlamenti osman, gjë që ndikoi jo mirë në frymën e kryengritjes. Meqë qeveria turke e
vonoi përgjigjen lidhur me këto kërkesa, rreth 35.000 kryengritës shqiptarë marshuan
drejtë Shkupit.
Konsulli austro-hungarez në Selanik, Karl, informon ambasadorin e Austro-
Hungarisë në Stamboll, Pallavicini78, për organizimin e mundshëm të një mbledhje në
Nicë me përfaqësues nga Lëvizja Kombëtare Shqipëtare, me synim njohjen nga Evropa të
të drejtave të kombit shqiptar dhe ku do të jenë pjesëmarrës Ismail Qemali dhe Hasan
Prishtina. Ndër të tjera në letër shkruhet“Nga një shqipëtar i jugut nga Korça që sapo ka
mbërritur nga Egjipti, marr vesh se ndoshta në Nicë, në 28 të këtij muaji, do të bëhet një
mbledhje e shqiptarëve të besuar. Përveç përfaqësuesve të Shqipërisë, do të ketë edhe të
deleguar të kolonive shqipëtare në Amerikë, Egjipt, Rumani e Bullgari. Nga Shqipëria do
të vijë Ismail Qemali dhe Hasan Bej Prishtina. Nëse ndonjëherë në Evropë do të mbahet
një konferencë mbi çështjet e Ballkanit, ata do të kërkojnë nga fuqitë evropiane njohjen e
Shqipërisë me kufij gjeografikë të caktuar, si dhe të drejtat e kombit shqiptar njësoj si për
popujt e tjerë të Ballkanit.”79
76 Josef Pomiankowski (1866-1929) ishte ushtarak dhe diplomat austro-hungarez. Shërbeu si atashe ushtarak
në Beograd në vitet 1902-1906. Nga viti 1907 deri në vitin 1914 ishte atashe ushtarak austro-hungarez në
Stamboll. 77 Kaba and Meta, Shqipëria, 101. 78 Johann von Pallavicini (1848-1941), ishte një diplomat austro-hungarez, veçanërisht duke shërbyer si
ambasador pranë Portës së Lartë. Më 5 tetor 1906, u emërua ambasador në Konstandinopojë (tani Stamboll),
nga perandori Franz Joseph I, të cilën detyrë e ushtroi deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore në vitin
1918. Në vitin 1911, ai ka vepruar përkohësisht si Ministër i Jashtëm gjatë kohës sa ishte i sëmundurë Konti
von Aehrenthal. 79 Ana Lalaj, Eriketa Kambo, and Sonila Boçi, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, (Tiranë:
Botimet Albanologjike, 2012), 61-62.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
27
Kjo dhe të tjera letra të kosujve austro-hungarezë paraqesin situatën e nderë, përçka
më vonë do të vijë edhe deri te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Austro-Hungaria
propozoi në mesin e gushtit 1912 që përkundrejt plotësimit të 14 kërkesave të
kryengritësve shqiptarë, që nuk nënkuptonin autonominë e Shqipërisë, t’i kërkohej
qeverisë osmane që të zbatonte politikën e decentralizimit edhe ndaj popullsive të krishtera
në Ballkan që ende ndodheshin nën sundimin osman.80 Gjithashtu, Austro-Hungaria i
përkrahu në formë indirekte shqiptarët me armatime derisa Turqia pranonte autonominë
për shqiptarët më konkretisht për katër vilajetet: Shkodrës, Kosovës, Janinës, dhe
Manastirit.
Përderisa në zonat e luftës ku tashmë kryengritja shqiptare e vitit 1912, kishte
marrë hovë, krahas kësaj Ismail Qemali dhe shoqëritë shqiptare në mërgim vazhdonin
aktivitetet e tyre lobuese në zona stabile të ballkanit dhe në Europë. Austro-Hungaria nuk
koncentrohej vetëm me ndihmën logjistike, për çka e mbante vazhdimisht nën vrojtim
lëvizjen kryengritëse, Bertchold, i kërkon një takim Ismail Qemalit dhe përfaqësuesëve
tjerë shqipëtarë në Vjenë për të diskutuar dhe analizuar mundësitë për veprime diplomatike
të mëtutjeshme.81
Oferta fillestare ishte Autonomia, nën autoritetin e Sulltanit mirëpo kjo si duket
është diskutuar dhe analizuar se mund të ngritet kërkesa në avansim subjektiv, për të
mbijetuar mundësinë e ekzistencës brenda një lufte të ashpër në ballkan për territore.
Shtetet sllave ishin të organizuara ta vazhdojnë dominimin dhe shfrytëzimin e mundësive
reale të daljes përfundimtare në Adriatik.82
Kjo ishte brenda interesit të Austro-Hungarisë që këtë ta parandalonte, dhe
shqiptarët ishin mundësia reale dhe mjeti i ndaljes së këtij invazioni. Shumë shpejtë do të
kuptohej se veprimi në dy fronte ishte i pashmamgshëm në atë të diplomacisë, dhe
fronteve reale të luftimeve.
Austro-Hungaria ose më saktë diplomacia e saj aktive ishte e palëkundur që ti
ndihmonte shqiptarët në momente që vonë do të quhen historike. Kryengritja tashmë
kishte kulminacionin në vjeshtën e vitit 1912, si vazhdimsi e kryengritjeve të mëhershme
80 AIHT, Vj. 22-22-2253, Telegram i Berchtoldit për përfaqësuesit diplomatikë të Austro-Hungarisë në
kryeqytetet e Fuqive të Mëdha në Stamboll, Sofje, Beograd, Athinë e Cetinjë, 13 gusht 1912. 81 Skënder Luarasi, Ismail Qemali, (Prishtinë: Rilindja, 1971), 79. 82 Jacob Gould Schurman, Luftërat Ballkanike 1912-1913, (Tiranë: Uegen, 2006), 84-85.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
28
që përfundimisht kuptohej që ndryshimi rrënjësor për Perandorinë Osmane dhe “rendin e
ri “ në ballkan po ndodhte.
Vera e vitit 1912 kishte përfunduar alarmante në Gadishullin Ballkanik. Për herë të
fundit në histori principatat e krishtera dhe mbretëritë e këtij rajoni i lanë mosmarrëveshjet
dhe u bashkuan të gjithë, kundër një armiku të përbashkët, atij të Perandorisë Osmane. Kjo
perandori kishte dominuar në Ballkan për pesë shekuj.
Shoqëritë Shqiptare të organizuara në diasporë kishin filluar aktivitetet e tyre për
kontakte diplomatike, për çka kishin ftuar Ismail Qemalin që ti vizitonte në Rumani,
Bullgari në Europë e gjetiu, që të fillonin kontaktet e para për tu kordinuar që çështjen
shqiptare ta avansonin në diskutime të Konferencave Ndërkombëtare në Europë, ngase
situata kishte përmasa të shpejta në zhvillimin e ngjarjeve, dhe çdo kohë e humbur do të
ishte në dëmin e tyre.83
Ata në Bukuresht u dakorduan që fillimisht të interesoheshin për Autonominë e
Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, dhe anën tjetër udhëheqësit e tjerë shqiptarë
veqëse kishin filluar angazhimet e tyre për thellimin e kryengritjes në teren e që është më
kryesorja në drejtimine saj, ngase ishte e domosdoshme që kryengritjet të udhëhiqesishin
nga njerëz me përvojë.
Shtetet ballkanike synim kishin dominimin territorial, sidomos Serbia kërkonte që
si kompenzim të mos daljes në Detin Adriatik të shpërblehej, me toka në Maqedoni,
Kosovë ashtu që dominimi territorial të merrte formë për të justifikuar qëllimin e luftës.
Ka edhe argumente të dokumentuara të cilat dëshmojnë këtë: “Territore të pushtuara nga
Serbia 55.000 milje katrore. Serbia u lëshon aleatëve të saj në lindje dhe jug 3600 milje
katrore. Serbia në Shqipëri 15.200 milje katrore. Serbia mban 36.000 milje katrore.
Territore të pushtuara naga Bullgaria në Enos-Midia, 51,200 milje katrore. Bullgarët
kërkojnë nga Serbët edhe 10,240 milje katroretë tjera. Sipas pretendimeve bullgare,
Bullgaria duhet marrë 61,520 milje katrore dhe Serbia vetëm 25.760!”84
Megjithate Greqia e sidomos Ministria e Jashtme e saj kërkonte që këto ngatërresa
në Ballkan të zgjidheshin duke respektuar parimin etnologjik mirëpo kjo të mbikëqyrej
nga një arbitër që sigurisht kjo të nënkuptonte dominimin e njërës nga palët të Fuqive të
Mëdha pra të Rusisë. Përderisa Rusia synimet e veta i realizonte përmes shteteve sllave të
83 Luarasi, Ismail, 80. 84 Schurman, Luftërat, 85.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
29
cilat invazionin e tyre e shfrytzonin nën pretekstin e luftës kundër Perandorisë Osmane,
por që situate në teren tregonte se këto shtete kishin synim tjeter, pra ndarjen dhe
pushtimin e tokave shqiptare.85
Duke e parë politikën e saj, Austro-Hungaria angazhohej fuqishëm që ti përkrahte
shqiptarët në arritjen e synimeve të tyre. Ajo ruhej nga përfitimi i krerëve të lëvizjes
shqiptare në Kosovë nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi.86 Armiqësia kishte filluar në vitin
1912, konkretisht me fitoren e serbëve mbi Turqinë. Kjo gjë kishte si rezultat rritjen e
fuqisë dhe prestigjit. Këto premisa ishin një rrezik i vërtetë për Monarkinë. Në gusht të
vitit 1912, konti Berchtold, ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, kishte vënë në dukje se
presionet ishin rritur për luftë në Ballkan.87 Në këtë pikë ai mendonte se Perandoria
Osmane duhet të jetë më e forcuar dhe të mbështetet në mënyrën më të mirë si garanci për
çdo ndryshim që mund të ndodhte në gadishull.
Por pak veprim ishte marrë për të mbështetur Perandorinë e plakur Osmane dhe të
luftës që dukej qartë në horizont. Më 9 shtator, Berchtoldi në një takim me Bethman
Hollweg88, kancelarin Gjerman, bazuar në dëshirën e Monarkisë përsëriti për të ruajtur
status quo-në në Ballkan. Por, në qoftë se kjo nuk ishte e mundur ministri i jashtëm austro-
hungarez, kishte një tjetër ide për të mbajtur interesat Austriake të pa prekura. Ky plan
ishte që të çonte përpara kërkesat kombëtare të Shqiptarëve.89 Berchtold, kishte përmendur
rolin historik të Habsburgut në Shqipërinë veriore dhe sugjeronte se në qoftë se status quo-
ja duhej që të ndryshohet, Shqipëria duhet të ketë ose autonomi ose të jetë shtet i pavarur.
Interesat karshi Shqipërisë nuk ishin asgjë e re për Austrinë. Në fillim të vitit 1615,
Austria kishte krijuar një protektorat fetar mbi fiset katolike romake në veri të Shqipërisë.
Ndërkohë, në qershor të vitit 1912, Konti Berchtold kishte përmendur shqiptarët si një
popull që mundësisht nuk duhet të lejohen të shkojnë drejt shkatërrimit së bashku me
pjesën tjetër të Perandorisë Osmane.90 Përparësitë, që Shqipëria mund ti ofronte
85 Milo, Politika, 42. 86 Lalaj, Kambo and Boçi, Shqipëria, 75. 87 Ludwig Bittner, Hans Uebersberger, Österreich-Ungarns Aussenpolitik von der bosnischen krise 1908 bis
zum Kriegsausbruch 1914 (pastaj: ÖUA), vëll. IV, (Wien & Leipzig, 1930), Dokumenti nr. 3687. 88 Bethmann Hollweg (1856 -1921), ishte një politikan dhe burrë shteti gjerman i cili shërbeu si Kancelar i
Perandorisë gjermane 1909-1917. 89 Hugo Hantsch, Leopold Graf Berchtold, vol. I, (Graz, Wien, Koln: Styria, 1963), 299. 90 ÖUA, Dokumenti nr. 3549, vëll. IV.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
30
Monarkisë, ishin shumë të rëndësishme. Një shtet shqiptar do të ja bllokonte krahët
Serbisë dhe do të vinte në vështirësi edhe Malin e Zi. Shqipëria do të ishte një siguri për
bregun lindor të Adriatikut.
Krijimi i një shteti shqiptar, do të jetë një aset i vlefshëm për Monarkinë e Dyfishtë
nëse integriteti i Perandorisë Osmane nuk do të mund të mbahej. Megjithatë, ende shumë
austriakë nuk e dinin fare se çfarë do duhej ta bënin Shqipërinë. Josef Redlich91, një anëtar
i parlamentit austriak i pikëpamjeve politike liberale, shkroi në ditarin e tij: “Austria nuk
ka interes për mbeturina me gurë si Shqipëria dhe se lufta mund të jetë thjeshtë një rrezik
për të. Ne vetëm duhet të kërkojmë që të mos ketë fuqi të tjera atje. Shqipëria, do të ishte
mirë të sundohej nga sulltani, dhe jo si në Maqedoni, sepse një ndarje totale do mund të
ishte e pamundur. Hapi tjetër, jo më i largët se 30 vjet, duhet të jetë themelimi i një
drejtimi me guvernatorë të krishterë, si ai që është ngritur në Rumani. Kështu që, Austria
nuk ka asnjë arsye për tu zgjeruar më shumë”.92
Redlich, shprehu shqetësimin e shumë austriakëve kur deklaroi se, Austria nuk ka
nevojë të zgjerohet. Shumë austriakë edhe trashëgimtari i ardhshëm mes tyre në fronin e
Habsburgut, mendonin se çdo aneksim tjetër vetëm mund të rriste gjendjen tashmë të
tensionuar të kombësisë Austro-Hungareze. Pra, secili në drejtimin e shqiptarëve, do të
duhej të ishte për autonominë e tyre, ose deri në ndarjen e plotë. Redlich, ishte gjithashtu i
shqetësuar rreth ngjarjeve drejt luftës.
Në thelb pikëpamje të njëjta u shprehën nga ministrat perandorak dhe ai mbretëror
në një konferencë më 14 shtator. Ministrat, duke përfshirë kontin Auffenberg93- ministër i
luftës, ishin kundër çdo pjesëmarrje aktive të austro-hungarezëve në situatën e trazuar të
Ballkanit.94 Auffenberg nuk mendonte se ushtria ishte përgatitur për çfarëdo konflikti.
91 Joseph Redlich, (1869-1936), burrë shteti austriak dhe historian i cili ishte një politikan me ndikim para
dhe gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shkroi vepra të rëndësishme në qeverinë lokale dhe institucionet
parlamentare. Ai shërbeu si një përfaqësues liberal gjerman në Reichsrat të Austro-Hungarisë (1907-1918),
dhe në qershor 1917 ai u kërkua që të kryesojë një qeveri të reformës. 92 Joseph Redlich, Schicksalsjahre Österreichs,1908-1919. Das Politische Tagebuch Joseph Redlichs, vol. I,
(Graz, Koln: Bohlau, 1953), 151. 93 Moritz Ritter von Auffenberg (1852-1928) ishte një gjeneral i këmbësorisë për ushtrinë austro-hungareze.
Ai kishte tërhequr vëmendjen e trashëgimtarit të fronit, Archduke Francis Ferdinand, i cili e emëroi Ministër
i Luftës së Perandorisë në vitin 1911, ku ai shërbeu deri në vitin 1912, kur ai ishte i detyruar të dorëheqje pas
vetëm pak më shumë se një vit. 94 ÖUA, Dokumenti nr. 3787, vëll. IV.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
31
Ministrat, ishin të kënaqur për të ndjekur një politikë pasive në lidhje me ngjarjet e
ardhshme në Ballkan. Politika Austro-Hungareze nuk mbështeste vetëm status-kuonë, por
ishte jo-ndërhyrëse kur status-kuoja rrezikohej.95 Monarkia duhej të qëndronte jashtë çdo
konflikti të mundshëm në Ballkan. I vetmi njeri i cili kishte qenë i pranishëm në
konferencë dhe nuk ishte pajtuar me politikën pasive të favorizuar nga ana e ministrave,
ishte shefi i shtabit, Gjeneral Schemua96. Schemua në një dokument të 28 shtatorit drejtuar
për tek Berchtold, rekomandonte një "politikë vendimtare duke vepruar për një zgjidhje të
pavarur."97 Ai përkrahu mobilizim nëse serbët do të shkonin në luftë për pushtimin e
Sanxhakut të Novi Pazarit dhe regjionin e Kosovës, që të mund të parandalonin një
bashkim të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe për të mos lejuar një lidhje direkte tokësore me
Shqipërinë. Gjeneral Schemua kishte shkruar: “Ne nuk kemi vetëm një obligim moral për
ta bërë Shqipërinë të lirë dhë të pavarur, por gjithashtu do të ishte më mirë për ne, nëse do
të kishte Malin e Zi si fqinjin e saj. Përfundimisht, aspiratat e Italisë në bregun lindor të
Adriatikut e bëjnë përfshirjen e Shqipërisë në sferën tonë, interes me rëndësi jetike për
Monarkinë”.98
Por në këtë pikë, Schemua ishte pothuajse i vetëm në qarqet zyrtare për mbrojtjen e
ndërhyrjeve në krizat ballkanike. Kolegu i tij Auffenberg, ishte kundër tij në këtë
këndvështrim dhe për këtë çështje. Auffenberg, kishte frikë ashtu si edhe shumë të tjerë, se
një luftë kundër Serbisë do të çonte drejt një luftë kundër Rusisë.99 Kishte një luhatje në
Monarkinë e Dyfishtë, sa i përkiste një politike agresive. Berchtold nuk i ktheu përgjigje të
drejtpërdrejtë kësaj vërejtje, por atë e bëri një muaj më vonë, konkretisht më 26 tetor.
Ministri i jashtëm, nuk ishte i shqetësuar se Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë të lidhura.
Ai mendonte se krijimi i një shteti të ri shqiptar do të kundërshtohej.100 Gjithashtu
95 Ernst Christian Helmreich, The Diplomacy of the Balkan Wars, 1912-1913, (Cambridge: Harvard
University Press, 1938), 189. 96 Blasius Schemua (1856-1920), ishte një gjeneral i shquar në kuadër të ushtrisë austro-hungareze. Pas një
mosmarrëveshje ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm Franz Conrad me Kaiser Franz Josef mbi një luftë
të mundshme me Italinë në vitin 1911, atëherë ky i fundit e zëvendësoi Conradin duke e emëruar Blasius
Schemua shef të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë perandorake, të cilën detyrë e ushtroi deri në vitin 1912. 97 ÖUA, Dokumenti nr. 3869, vëll. IV. 98 ÖUA, Dokumenti nr. 3869, vëll. IV. 99 Moriz Auffenberg-Komarow, Aus Österreichs Höhe und Niedergang, (Munich: Drei Masken Verlag,
1921), 217. 100 ÖUA, Dokumenti nr. 4183, vëll. IV.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
32
mendonte se Shqipëria do të ishte një zgjidhje e përgjithshme për çfarëdo vështirësie në
Ballkan.
Megjithatë, shumë më herët më 2 tetor, Berchtold i kishte refuzuar konkluzionet e
Schemuas. Në një dokument drejtuar Perandorit, ministri i jashtëm tha se, masat drastike
të ndërmarra nga Schemua nuk ishin të sigurta.101
Një politikë e ndërhyrjes do të mund ta fuste Austrinë në një luftë të përgjithshme
Evropiane. Politika e mos ndërhyrjes, nuk do të thoshte gjithsesi, se Austro-Hungaria ishte
për braktisjen e interesave të saj në Ballkan. Ai la të kuptohet se ajo ishte e gatshme të
marrë përsipër një rol dytësor dhe të lejojë kursin e gjërave që të rridhnin sipas drejtimit të
tyre me bindjen se do të ishte më mirë sesa të përpiqej për ta kontrolluar rrjedhën e këtyre
ngjarjeve.
Në fillim të tetorit, Monarkia Austro-Hungareze kishte vendosur si një prioritet
ruajtjen e status quo-së. Ishte bërë një përpjekje për të përsëritur formulën e Mürzsteg-ut
në vitin 1903.102 Austro-Hungaria dhe Rusia, së bashku kishin njoftuar të gjitha
kryeqytetet e Lidhjes së Ballkanit duke filluar nga: Qeveria e Rusisë dhe Austro Hungarisë
që deklarojnë për shtetet ballkanike se; Fuqitë e Mëdha të detyruara të tërheqin të gjitha
masat që mund të shkaktojnë prishjen e rendit dhe të paqes.
Kjo duke e bazuar vetveten në nenin 23 të Traktatit të Berlinit dhe duke vepruar në
interes të popullatës që ata marrin në duart e tyre ekzekutimin e këtyre reformave dhe vetë
administrimit në qeverinë e Perandorisë Osmane, duke bërë të qartë se reformat nuk do të
shkelin sovranitetin e Sulltanit dhe as integritetin e Perandorisë Osmane. Kjo deklaratë,
rezervon fuqizimin dhe kompetencat për lirinë e shqyrtimit të këtyre reformave të
përbashkëta. Kjo luftë duhet të ndërpritet në mes të shteteve Ballkanike dhe Perandorisë
Osmane, pavarësisht nga të gjitha këto, ata nuk do të tolerojnë asnjë modifikim paraprak
territorial të status – quo-së.103
Por, fatkeqësisht gjendja në Ballkan kishte avancuar shumë që kjo masë të jetë
efektive. Më 7 tetor, një ditë para se kjo deklaratë t’iu dërgohej shteteve të Ligës
Ballkanike, Mali i Zi i kishte shpallur luftë Turqisë.104
101 ÖUA, Dokumenti nr. 3928, vëll. IV. 102 Në konferencën Mürzteg-ut në vitin 1903, Austro-Hungaria dhe Rusia ranë dakord për të ruajtur status
quo-në në Ballkan dhe për të punuar për reformat e brendshme në Perandorinë Osmane. 103 Helmreich, The Diplomacy, 130. 104 Milo, Politika, 42.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
33
Shtypi i lirë duke bërë një përmbledhje të situatës, shkruante: “Secilit që i mungon
forca për të ndaluar një lokomotivë që të po nisej, do të jetë më pak në gjendje për ta
ndaluar atë lokomotivë tashmë në lëvizje...”.105
Ndërkohë po shënonte 10 tetori, e Berchtold vazhdonte të mendonte se status quo-
ja mund të mbahej ende. Në një fjalim për delegacionin Hungarez në Budapest, ai kërkoi
mbështetje për politikat dhe që të vazhdohej mbajtja e status quo-së.106 Gjithashtu,
deklaroi se Austro-Hungaria nuk kishte interesa territoriale në Ballkan. Në atë fjalim
kishte tërhequr vëmendjen një fjalë e tij. Ai u kishte thënë hungarezëve: “Ne kemi një
interes jetik në Ballkan dhe jemi të përkushtuar për ta ruajtur atë me të gjitha
kushtet...”107 Berchtold thjesht donte të siguronte vazhdimësinë e interesave të Monarkisë
së Dyfishtë për Ballkanin. Nëse Perandoria Osmane nuk do të mund ti rezistonte ndonjë
lufte ballkanike, atëherë Austro-Hungaria do duhej të mbronte interesat personale për të
ardhmen.
Megjithatë përpjekjet e Berchtold-it për t'u marrë me krizën në Ballkan dy javët e
para të tetorit ishin të dobëta. Dhe në shkrimin e 8 tetorit shkruhej, pak është bërë për të
parandaluar shpërthimin e luftës. Interesat jetike të përmendura nga Berchtold filluan të
marrin rëndësi pasi që shtetet ballkanike filluan luftën në fillim të tetorit.108 Një figurë e
rëndësishme në përcaktimin e natyrës së këtyre interesave ishte trashëgimtar i ardhshëm,
Francis Ferdinand109. Ky paramendim i qëllimshëm dhe kokëfortë i Habsburgut, nxori
interesa të mëdha në të gjitha çështjet e Monarkisë. Ai donte të siguronte që trashëgimia e
tij nuk do të dëmtohej kur ai ta ketë rimarrë atë në fund. Por, pjesërisht për shkak të këtij
qëndrimi kishte lindur një tension ndërmjet Francis Joseph dhe nipit të tij. Trashëgimtari i
ardhshëm mendonte se xhaxhai i tij ishte plakur dhe nuk ishte shumë i aftë që të merrte
105 Neue Freie Presse, 1 tetor 1912, nr. 17280, f. 1. 106 Raymond Poincare, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, (Shkup,
Prishtinë, Tiranë: Logos-A, 2009), 274. 107 Neue Freie Presse, 10 tetor 1912, nr. 17289, f. 1. 108 Poincare, Lufta, 275. 109 Franz Ferdinand (1863-1914) ishte një Archduke i Austro-Hungarisë dhe Princi i Hungarisë dhe
Bohemisë, dhe nga 1889 deri në vdekjen e tij, trashëgimtari i i fronit austro-hungarez. Vrasja e tij në
Sarajevë më 28 qershor 1914 ishte precipituar si deklaratë e Austro-Hungarisë për shpalljen e luftës kundër
Serbisë. Kjo shkaktoi Fuqive Qendrore (duke përfshirë edhe Gjermania dhe Austro-Hungaria) dhe aleatëve
të Luftës së Parë Botërore (vendet aleate me Serbinë apo aleatëve të Serbisë) të deklarojë luftë mbi njëri-
tjetrin, duke filluar Lufta e Parë Botërore.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
34
vendime të rëndësishme për Monarkinë. Francis Ferdinand e kishte favorizuar me forcë
lirinë e Adriatikut. Ai ishte i një mendje me përpjekjet e Berchtold-it për të ruajtur status
quo-në si mënyra jetike më e mirë për të ruajtur Austrinë.110
Në ministrinë e jashtme ishte duke u përpjekur për të bërë një përcaktim të shkallës
së interesave jetike të Austro-Hungarisë në Ballkan. Një seri konferencash për këtë qëllim
ishin mbajtur nga data 16 deri 19 tetor dhe trajtoheshin nga duart e drejtorëve të
departamenteve të ndryshme dhe ekspertëve.111 Në këto konferenca ishte vendosur se
Austria nuk kishte asnjë interes në Sanxhakun e Novi Pazarit, një pjesë e ngushtë kjo e
territorit osman që ndante Serbinë dhe Malin e Zi, ku dikur ishin vendosur trupat austro-
hungareze ndërmjet viteve 1878 dhe 1908. Konferencat kishin vendosur se çdo tentative
për të pohuar një interes në Sanxhak do të ishte një telash që nuk do ja vlente. Sanxhaku
do të jetë me shumë probleme se sa vlera që mund të kishte. Më herët disa spekulime në
shtypin vjenez kishte paraparë Sanxhakun si objektiv të politikave madhore të
Monarkisë.112 Por, ndërsa Sanxhaku ishte braktisur, objektivat e rëndësishme të kësaj
politike ishin nënvizuar për Shqipërinë; asnjë fuqi nuk duhet të lejohet që të përfitojë as
edhe një pëllëmbë në Adriatik. Në qoftë se mjetet diplomatike dështojnë për të arritur këtë,
atëherë forca do ti japë zgjidhje.113
Toni militant i ministrave kishte nënvizuar rëndësinë e Adriatikut dhe të
Shqipërisë. Vija e gjatë bregdetare e Shqipërisë në Adriatik, e cila kalon në ngushticën e
Otrantos dhe kishte dalje të Adriatikut në detin Mesdhe. Për këtë arsye ishte e
domosdoshme që asnjë fuqi të mos ketë mundësinë që të ja ndërpresë Austro-Hungarisë
mundësinë jetike të kësaj dalje në det.
Franz Ferdinand ishte dakord me politikën e Berchtoldit. Por trashëgimtari i
ardhshëm, së bashku me ushtrinë, ishte gjithashtu i shqetësuar për planet e mundshme
italiane në bregun lindor të Adriatikut dhe mundësinë e bashkëpunimit italo-serb kundër
Austro-Hungarisë.114 Ai e shikonte një shtet shqiptar si mbrojtjen më të mirë kundër këtij
zhvillimi. Më sa duket Berchtold, megjithatë, nuk e kishte marrë këtë mundësi në
110 Rudolf Kiszling, Erzherzog Franz Ferdinand von Österreich-Este, (Graz, Koln: Bohlau, 1953), 178. 111 ÖUA, Dokumenti nr. 4118, 4128, 4140, vëll. IV. 112 Arbeiter Zeitung, 5 tetor 1912, XVII nr. 40. 113 ÖUA, Dokumenti nr. 4118, vëll. IV. 114 Leopold von Chlumecky, Erzherzog Franz Ferdinands Wirken und Wollen, (Berlin: Verl. Für
Kulturpolitik, 1929), 130-131.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
35
konsideratë në përllogaritjet e tij.115 Berchtold në mënyrë të vendosur mendonte që ti
mbështeste politikat që ai kishte planifikuar. Ai refuzoi të ndiqte propozimet franceze ku
fuqitë shprehnin një mos interesim në luftën ballkanike.
Më 31 tetor Konti i kishte thënë ambasadorit francez në lidhje me këtë propozim:
“Kam marrë këtë komunikim me vërejtjen, se nuk do të jetë e mundur për mua që të bie
dakord me këtë shprehje absolute mosinteresimi, sepse ne, si fqinjët e drejtpërdrejtë të
gadishullit Ballkanik, duhet të mbrojmë interesat tona atje në çdo mënyrë të mundshme.
Unë mund të mos kem asgjë të bëj me një deklaratë e cila flet për "indiferencë
absolute"...”116
Në fund të tetorit, qeveria Austro-Hungareze doli hapur kundër depërtimit të thellë
të ushtrisë së Aleancës ballkanike në tokat shqiptare dhe ndarjes së Shqipërisë midis tyre.
Kjo pasi që Vjena kishte shumë vite që kishte projektuar krijimin e shtetit të pavarur
shqiptar në rast të prishjes së status quo-së në Ballkan dhe tashmë që erdhi momenti, ajo
nuk mund të lejonte fuqitë ballkanike të hidhnin në erë gjithë interesat e saj në këtë rajon.
Lëshimet që i bënte Perandoria Osmane në Gadishullin Ballkanik krijonin një
avantazh në veprimtarinë e Austro-Hungarisë, e cila udhëhiqte me konsekuencë një
politikë që synon të marrë një rol vendimtar në territorin ballkanik. Politika e Austro-
Hungarisë shfaqte vullnetin në një farë mënyre që të merrte kontrollin e Adriatikut, ose së
pakut për të kufizuar ushtrimin e kontrollit nga pala tjetër.117 Në këtë kohë vëmendja e
Austro-Hungarisë gradualisht zhvendoset nga kryengritja dhe lufta që i kishte vënë
përballë shtetet ballkanike me Perandorinë Osmane, tek e ardhmja e Shqipërisë për
mundësinë e krijimit të një shteti shqiptar.118
Pra, Intensifikimi i diplomacisë Austro-Hungareze në raport me shqiptarët u vërejt
atëherë kur qëllimet dhe planet e saj ndeshën në rezistencë të shteteve ballkanike sidomos
në raport me Serbinë. Sepse interesi kryesor i Serbisë ishte të siguronte dalje në ujërat e
ngrohta si dhe në të njëjtën kohë të mbrohej nga shtrirja e vazhdueshme e Austro-
115 Helmreich, The Diplomacy, 211. 116 ÖUA, Dokumenti nr. 4216, vëll. IV. 117 Francis Roy Bridge, The great powers and the European states system 1815-1914, (London: Longman,
1980), 208. 118 Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët e sotme, (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe
e Komunikimit, 2000), 104; Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, (Tiranë: Geer, 2003),
104.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
36
Hungarisë në territorin ballkanik.119 Por mund të themi edhe një fakt tjetër se afërsia që
kishte Rusia me Serbinë ka bërë që marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Austro-Hungarisë
të acaroheshin gjithnjë.120 Sikurse Austro-Hungaria që dëshironte të ketë një prestigj në
territorin ballkanik duke e përdorur për këtë aspekt mbështetjen që iu ofronte Rumanisë,
Bullgarisë dhe veçmas shqiptarëve, po ashtu edhe Rusia përmes Serbisë dhe Malit të Zi
ishte e interesuar që ndikimi i saj të jetë kryesor në Ballkan. Kështu, konfliktet diplomatike
dhe pretendimet e shteteve ballkanike në njërën anë dhe Fuqive të Mëdha në anën tjetër,
kishin konotacion negativ dhe i dëmtonin interesat shqiptare, sepse me çdo kusht i jepnin
vetës të drejtë të bëhen pushtues të tokave shqiptare.121
Austro-Hungaria iu rikthye idesë për ta bërë Shqipërinë autonome ose të pavarur
në rastin kur Perandoria Osmane do të largohej përfundimisht nga Ballkani, një
pikëmbështetje kryesore të saj për të kontrolluar brigjet lindore të Adriatikut dhe për të
zgjeruar dimensionet e politikës së saj ballkanike.122
Qëndrimi Vjenës iu bë i njohur më 3 nëntor 1912 Berlinit, Romës, Parisit, Londrës
dhe Shën Petërsburgut. Kështu, Vjena u konsultua në radhë të parë me fuqinë tjetër, shumë
të interesuar për kontrollin e Adriatikut e për influencë në Ballkan, me Italinë. Pikërisht në
emër të këtyre të interesave Shqipëria, e ardhmja dhe caktimi i kufijve të saj hyri në
agjendën e përbashkët të këtyre dy Fuqive të Aleancës Trepalëshe në kulmin e Luftës
Ballkanike.123
Ndonëse dyshuese ndaj njëra-tjetrës për synimet në Adriatik, Vjena dhe Roma
ishin bashkë në objektivin për të mos lejuar një korridor serb në këtë det përmes
Shqipërisë. Roma po më të njëjtën qartësi, i bëri të njohura synimet e përbashkëta italo-
austriake në Shqipëri.124 Mirëpo, San Giuliano125, i ndodhur në Berlin në ditët e para të
119 Miranda Vickers, Shqiptarët: një histori moderne, (Tiranë: Bota shqiptare, 2008), 109. 120 Schurman, Luftërat, 105. 121 Islam Dobra, “Disa konflikte midis Italisë, Turqisë dhe Serbisë kundër interesave shqiptare në vitet 1908-
1913,” in Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1996), 87. 122 Milo, Politika, 44. 123 Poincare, Lufta, 301. 124 Zef Prela, “Problemi shqiptar dhe politika austro-hungareze (1897-1912),” in Mbi Lëvizjen Kombëtare
Shqiptare: përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, (Tiranë: Universiteti i
Tiranës, Instituti i Historisë e Gjuhësisë, 1962), 202. 125 Antonino Marquis di San Giuliano (1852-1914) ishte një politikan italian dhe diplomat. Ishte ministër i
Punëve të Jashtme në vitet 1905-1906. Më vonë ai u dërgua si ambasador në Londër dhe Paris (1906-1910) .
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
37
nëntorit të vitit 1912, nuk la vend për mëdyshje kur i tha ambasadorit të Francës aty, Jules
Cambon126 se “kemi vendosur ta mbajmë Shqipërinë të paprekur nën flamurin osman dhe,
në rastin kur ky flamur do të zhdukej, të garantojmë pavarësinë e Shqipërisë, pa lejuar
asnjë fuqi, cilado që të jetë, të futet aty. Në rast se Serbia shkel në tokën shqiptare,
marrëveshja jonë bie, baraspesha e Adriatikut kërcënohet dhe ne do të jemi të detyruar të
bëjmë me Austrinë bisedime të fshehta që mund të shkojnë larg”.127
Ky ishte një lloj kërcënimi për Serbinë dhe në të njëjtën kohë edhe një
paralajmërim për Fuqitë e Mëdha se bashkëpunimi austro-italian në rastin e Shqipërisë
është evident në rast se ndaj Serbisë nuk mirren masa konkrete. Pikërisht për këtë Edward
Grey, i dërgon një telegram Beogradit duke i thënë “vendimi i marrë nga Austria për të
kundërshtuar marrjen nga Serbia të një porti në Adriatik është i pakthyeshëm dhe i
miratuar prej aleatëve të saj...Ne nuk do të bëjmë një luftë me Fuqitë për një port të
Serbisë në Adriatik”.128
Pra, Anglia dhe Rusia të ndodhura përballë vendosmërisë së Vjenës dhe të
përkrahur nga Roma, u detyruan të paralajmërojnë Serbinë se nuk duhej të llogariste se do
të kishte mbështetjen e tyre ushtarake, në rast se ajo provokonte një luftë me Austro-
Hungarinë.
Para syve të evropianëve Perandoria Osmane për një kohë të shkurtër e kishte
humbur me kohë tërësisht pjesën evropiane të zotërimeve të saj. Kjo nënkuptonte edhe
rënien e fuqisë ushtarake të Perandorisë Osmane, e cila deri atëherë kishte pozitat
strategjike. Qëllimi i tyre ishte tani që të rivendosin ekuilibrin politik dhe garantimin paqes
evropiane nëpërmjet zgjidhjes së konflikteve. Konfliktet lindën para së gjithash përmes
rivaliteteve dhe ndikimit të madh në jug të Evropës në mes të dy rivalët kryesor Rusisë dhe
Kurse nga viti 1910 e filloi mandatin e dytë të ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Italisë deri në
vitin 1914. Udhëhoqi negociatat për rinovimin e Aleancës Tripalëshe të vitit 1912 dhe i kushtoj një
vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe mbështeti rëndësinë strategjike për kontrollin e Adriatikut. 126 Jules Cambon (1845-193) ishte një diplomat francez. U emëru ambasadori francez në Washington DC në
1897, dhe ishte pjesëmarrës aktiv në negociatat e paqes mes Spanjës dhe SHBA-ve dhe një kontribuues për
arritjen e marrëveshjes përfundimtare që u kurorëzuan me Traktatin e Parisit të vitit 1898. Mandej, u
transferua në Madrid në vitin 1902, dhe në vitin 1907 në Berlin, ku shërbeu si ambasador francez në
Gjermani deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914. 127 AIHT, Vj. 22-23-2335, Telegram i Szogyeny për Berchtoldin, 5 nëntor 1912. 128 Muhamet Shatri, Dokumente britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër
1912-1913, (Tiranë: TOENA, 2012), 120-122.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
38
Austrisë-Hungarisë. Lufta e Parë Ballkanike me gjithë rrjedhimet e saja nxori në rendin e
ditës edhe problemin shqiptar, i cili gjeti zgjidhjen duke qenë e determinuar nga realitetit
të krijuar në terren dhe nga raporti i forcave ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës.
Bilanci i luftërave ballkanike pati pasoja edhe për bllokun austro-gjerman: zgjerimi dhe
forcimi i shteteve sllave në Ballkan, shtimi i influencës ruse dhe njëkohësisht anglo-
franceze në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane, rritja e tendencave për shkëputje
nga Austro-Hungaria të sllavëve të jugut.
Verifikimi i ngjarjeve historike atëherë, mendoj se mund ta përmirësoj situtën
politke sot, për shumë arsye, sepse Historia ka veshë dhe sy njëkohësisht, ashtu siç
fatkeqësia mund të ketë “Udhëheqës të Verbër”!
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
39
KREU -I-
I. PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA
I.1. Udhëtimi i Ismail Qemalit në Vjenë dhe Roli i Berchtold-it në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
Krijimi i shtetit shqiptar ishte e vetmja garanci që do të ruante ekuilibrin në
Ballkan pas shembjës së Perandorisë Osmane. Rënja e kësaj Perandorie e prishte ekuilibrin
në favor të sllavëve që ishin edhe armiqtë e Austrisë në Ballkan. Duhej krijuar Shqipëria
që të luante rolin e Perandorisë Osmane si mbajtëse e ekuilibrit në Ballkan dhe në të
njëjtën kohë të ishte në harmoni me interesat austriake.
Berchtold129, Ministri i Jashtëm austriak, deklaroi se “shqiptarët janë një popull
potencial që nuk duhet të shkarërrohen së bashku me rrënojat e Perandorisë Osmane”.
Konti Berchtold i kërkoi Perandorisë Osmane me 13 gusht 1912 që t’iu jepte autonomi
shqiptarëve. Por, propozimi i Vjenës i 13 gushtit nuk gjeti përkrahje nga partnerët e saj
evropian. Kundër propozimit të Berchtold-it u shprehën edhe qeveritë e shteteve
ballkanike.130
Veprimet luftarake që filluan me Malin e Zi u pasuan më 17 tetor nga një deklaratë
lufte kundër Portës prej Serbisë dhe Bullgarisë dhe, një ditë më vonë, prej Greqisë. Rusia u
përpoq të ndalonte luftën, por siç thotë kryeministri francez Poincare, ajo e kuptoi tani që
është tepër vonë të ndalojë lëvizjen që ajo vetë e kishte provokuar.131 Me shpërthimin e
luftërave ballkanike shtrohej edhe çështja e marrjes së pozicionit të Monarkisë Danubiane:
Për apo kundër Aleancës Ballkanike? Çfarë do të thotë me qenë, për apo kundër Serbisë?
Nga kjo për politikën ushtarake rezultonin tri mundësi për një ndërhyrje të Austro-
Hungarisë në konfliktin e Ballkanit: Bashkimi në Aleancën Ballkanike, e cila ishte për
zgjidhjen përgjithmonë të “çështjes serbe” me forcën e armëve, apo ta luftonte Italinë, e 129 Leopold Graf Berchtold (1863-1942), politikan, diplomat dhe funksionar i lartë në Perandorinë e Austro-
Hungarisë. Nga viti 1906 deri në vitin 1912 shërbeu si ambasador i Austro-Hungarisë në Shën Petersburg.
Nga viti 1912-1915 mbajti postin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë së Austro-Hungarisë. 130 Buda et al., Historia, 493. 131 Poincaré, Lufta e Parë Ballkanike, 213-252.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
40
cila ishte dobësuar me luftën e saj kundër Perandorisë Osmane, por që megjithatë ishte
shumë aktive me aktivitetet e saj në Ballkan. Për këtë ajo provoi ta përfitonte Rumaninë
me të cilën kishte lidhur një aleancë që nga viti 1883. Por, përkundër kësaj dhe bisedave të
gjeneralit Conrad në dhjetor 1912 në Bukuresht, kjo aleancë nuk u dëshmua e
qëndrueshme, sepse qysh në Luftën e Dytë Ballkanike132 Rumania u gjet në ujërat ruse.
Aleanca Ballkanike që më 28 maj të 1913 ishte shpërbërë, kur në mesin e anëtarëve të
aleancës erdhi deri të grindjet për ndarjen e plaçkës së luftës 133 Teatrot kryesore të luftës
në tetor 1912 ndodhën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Traki. Ushtritë osmane, në
anën e së cilës shqiptarët, ishin shumë prapa tyre alete. Te Kumanova më 24 tetor 1912
serbët nën Princin e Kurorës Aleksandri arritën një fitore vendimtare ushtarake dhe pastaj
e pushtuan Shkupin,gjithë Kosovën, Maqedoninë dhe dolën në brigjet lindore të
Adriatikut. Sundimi osman në Ballkan mori fund. Me 3 nëntor 1912 qeveria osmane iu
drejtua fuqive të mëdha për të ndërmjetësuar pranë shteteve ballkanike. Megjithëse në
planet e Austro-Hungarisë ishte parashikuar edhe mundësia e disfatës së Perandorisë
Osmane nga shtetet ballkanike,134
Si Austro-Hungaria ashtu edhe Gjermania ishin të bindura në fitoren e Perandorisë
Osmane. Së bashku me disfatën e Portës së Lartë në luftën e Parë Ballkanike Shqipëria u
vu në gjendje shumë të vështirë. Trupat serbe, malazeze dhe greke marshonin pa ndonjë
rezistencë të madhe në territoret shqiptare. Tri fuqitë ballkanike, me gjithë paralajmërimet
e Austro-Hungarisë si dhe të fuqive të tjera evropiane kërkonin me forcë copëtimin e
Shqipërisë. Kjo situatë determinoi Ballplatzin për të ecur përpara në çështjen shqiptare. Në
këtë situatë, qeveria e austro-hungareze, në pamundësi të ndërhynte ushtarakisht, qoftë në
Sanxhakun e Novipazarit, qoftë në Kosovë, në konferencat ministrore u morën gjerë e
132 Në nëntor 1912 veprimet luftarak pushuan, vetëm Greqia vazhdonte të bënte lufte në deti, dhe më 3
dhjetor 1912 u arrit armëpushimi, i cili çoi në arritjen e paqes më 30 maj 1913 në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër. Aleanca Ballkanike që më 28 maj të të njëjtit vit ishte shpërbërë, kur në mesin e
anëtarëve të aleancës erdhi deri të grindjet për ndarjen e plaçkës së luftës, ndërsa më 26 qershor Bullgaria
filloi operacionin ushtarak kundër Serbisë lidhur me Maqedoninë. Greqia dhe Rumania sulmuan po ashtu
dhe me 5 korrik 1913 Lufta e Dytë Ballkanike ishte në kulmin e saj. Më 21 korrik edhe Turqia hyri në luftë
dhe provoi ta merrte sërish Adrianopojën. Brenda pak javësh Bullgaria u thye ushtarakisht dhe me 10 gusht
1913 u arrit paqja në Bukuresh, në të cilën synimet e Serbisë, Rumanisë dhe të Greqisë u plotësuan në llogari
të Bullgarisë. 133 Zeinar, Geschichte des österreichischen Generalstabes, 481. 134 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 3928.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
41
gjatë me ndryshimet territoriale të Shqipërisë, përkatësisht pushtimit të saj nga vendet e
Aleancës Ballkanike. Lidhur me fatin e Shqipërisë, autoritetet e Vjenës shprehnin
pikëpamjen që ishte në interesat vitale të Monarkisë ta mbronte idenë për krijimin e shtetit
të pavarur shqiptar, edhe në rast se një gjë e tillë e impononte edhe opsionin e luftës
(ultima ratio). Monarkia austro-hungareze ishte kundër vendosjes në Adriatik të çfarëdo
fuqie ballkanike apo evropiane. Prandaj, si fazë transitore mendoj se duhej të krijohej një
Shqipëri autonome, ose në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, një Shqipëri të
pavarur. Por, pas rezultateve të Luftës së Parë Ballkanike, kur shtetet ballkanike kishin dal
fitimtare, Austro-Hungaria e kishte të qartë se ishte bërë e pamundur bashkimi në një shtet
i katër vilajeteve, Kosovës, Janinës, Manastirit dhe Shkodrës. Në këto rrethana Vjena
zyrtare ravizoi krijimin e një Shqipërie të aftë për të mbijetuar e pavarur.135 Kjo pikë e
programit, që doli nga diskutimet në rrethet qeveritare të Austro-Hungarisë, iu transmetua
edhe dy anëtarëve të Tripalëshes, Gjermanisë më 30 tetor dhe Italisë më 3 nëntor.136 Në të
njëjtën kohë Berchtoldi i kërkoi Szögyeny-t, ambasador austro-hungarez në Berlin, që të
sigurojë një qëndrim të përbashkët të Gjermanisë për mbrojtjen e interesave vitale të
Austro-Hungarisë, të cilat do të mund të përfshiheshin në një zhvillim të lirë të
Shqipërisë.137 Qëndrimi i anëtarëve të Tripalëshes, Austro-Hungarisë, Italisë dhe
Gjermanisë, ndaj çështjes autonomisë shqiptare, ndaj integritetit territorial të Shqipërisë u
përcaktuan sidomos në fillim të nëntorit pasi u bë e qartë disfata ushtarake e Perandorisë
Osmane. Ky pozicion i Vjenës tregonte se ajo kishte hequr dorë përfundimisht nga ideja se
mund të ruhej status quo-ja dhe se ishte bërë krejt e pamundur rikthimi i situatës së
paraluftës.Me çështjen shqiptare Vjena do të merret edhe në Programin 7 pikësh të
Berctholdit, të cilin më 3 nëntor 1912 konti Szögyeny, ambasadori austro-hungarez në
Berlin, e bëri të njohur. Ky program përcaktonte linjat e ardhshme të politikës së jashtme
të Monarkisë Danubiane, përkatësisht përcaktonin kornizat e veprimit të Vjenës në
periudhën e pas Luftës së Parë Ballkanike. Në pikën e parë theksohej se Monarkia do të
pajtohen me zgjerimin territorial të Serbisë me kusht që ajo të mos ndiqte politika
agresive ndaj saj. Por, në pikën e dytë, Vjena zyrtare mbetej konsekuent kundër daljes së
Serbisë në brigjet lindore të Adriatikut si dhe theksohej se ekspansioni i Serbisë në
territoret serbe dëmtonte interesat e shqiptarëve. Ndërsa në pikën 3 theksohej se një 135 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4170. 136 Skendi, Zgjimi Kombëtar shqiptar, 410. 137 HHStA PA XIV/42, Berchtold an Szögyeny, Wien 30.10. 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
42
zhvillim i lirë i Shqipërisë qëndronte në ndërlidhje me interesat e Monarkisë. Siç dihet,
Vjena refuzoi të bënte koncesione si në çështjen e Shkodrës ashtu edhe në çështjen e
Vlorës, në rëndësinë e së cilës definohej politika austro-hungareze karshi Shqipërisë.138 Ky
ishte edhe angazhimi i fundit i angazhimit të Austro-Hungarisë lidhur me çështjen
shqiptare në kontekstin e Luftës së Parë Ballkanike. Po ashtu, aty theksohej se në brigjet e
Adriatikut nuk do të tolerohej një fuqi tjetër, dhe se duhej krijuar një Shqipëri e aftë që
mund të qëndrojë në këmbët e veta. Ndërsa në pikën 7 theksohej se Monarkia Danubiane
duhej të siguronte internat e saj në Ballkan, pastaj duhej të kërkonte ndërtimin e një
hekurudhe për në portin e Selanikut. 139Duke dashur të forconte pozicionin e saj lidhur me
çështjen e krijimit të shtetit shqiptar, Berchtold i propozoi Rusisë më 17 nëntor një
shkëmbim mendimesh mbi caktimin e kufijve dhe organizimin e brendshëm të Shqipërisë.
Në këtë fazë, vetëm krijim i një Shqipërie të pavarur dhe siguria e territorit të saj mbeti
objektivi kryesor i politikës ballkanike të Austro-Hungarisë. 140 Jashtë territorit të shtetit
shqiptar mbetej Kosova, një pjesë e territoreve shqiptare në Maqedoni dhe pjesa e
Çamërisë nën Greqi. Sa për organizimin e brendshëm të Shqipërisë, u sugjerua që të
përzgjidhje një princ që të mos i përkiste as njërës prej feve shqiptare. Me këtë program të
Vjenës u pajtua edhe Italia, ndërsa Rusia edhe më tej në forma të ndryshme ndërhynte
pranë Austro-Hungarisë që të sigurohej pëlqimi për një port për Serbinë në Adriatik. Në të
njëjtën kohë, pasi Berchtold kishte takuar prijësit shqiptarë, së fundi edhe Ismail Qemailin,
në një rekomandim që i dërgonte nënkonsullit të tij në Durrës, Ludwig von Rudnay i
rekomandonte që “të tregohej i afërt” kundrejt Ismail Qemailit dhe udhëheqësve të tjerë
dhe në të njëjtën kohë paralajmërohej të qëndronte larg dallimeve që ekzistonin në mes të
prijësve shqiptarë.141 Brenda telegramit të Berchtoldit po ashtu përsëriste se në këto kohë
të vështira është shumë i nevojshëm uniteti ndërmjet prijësve shqiptarë si dhe i udhëzohej
të bisedohej për me ta për formën e qeverisë së ardhshme të Shqipërisë.142 Situata që duhej
të përballonte faktori shqiptar dhe diplomacia austro-hungareze ishte shumë e rëndë.
Rreziqet ishin akoma të mëdha për t’i kapërcyer. Në këtë rrethanë thirrja e Berchtoldit për
unitet mes prijësve shqiptarë synonte të krijonte një situatë të favorshme brenda Shqipërisë
138 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4638. 139 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 12320. 140 Hantsch, Leopold Graf Berchtold, 324. 141 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4498. 142 ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4498.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
43
si dhe të krijoheshin premisat se mund të realizohej më në fund pavarësia e Shqipërisë, pas
disa përpjekjeve të pasuksesshme të vitit 1912, fillimisht në Shkup, pastaj në Tiranë dhe në
Durrës. Tejkalimi i dallimeve të brendshme do të ishte një faktor lehtësues edhe për
Vjenën zyrtare në mbrojtjen e çështjes shqiptare në rrafshin diplomatik, sidomos kur
tashmë në horizont ishte ravijëzuar çështja e thirrjes të një konference diplomatike
evropiane për rregullimin e problemeve pas Luftës së Parë Ballkanike.
Duke u nisur nga kjo pikëpamje, paraqitet i dëshirueshëm krijimi i një Shqipërie
autonome, ose pas pushtimit të plotë të sovranitetit osman, të një Shqipërie indipedente.143
Në fakt austriakët kërkonin që ish-territori osman midis maleve shqiptare dhe detit
Adriatik të cilin e kishin pushtuar grekët, serbët dhe malazezët gjatë luftës ballkanike, të
bëhej një shtet i pavarur kombëtar shqiptar, si një kundërpeshë ndaj sllavëve të jugut dhe
për tu mohuar atyre këtë zgjerim të mëtejshëm territorial.144 Ky fakt shihej edhe si një
potencial i zhvillimit të marrëdhënieve të ngushta ekonomike dhe politike të Shqipërisë me
Austro-Hungarinë, po që se ky shtet do të shtrihej mundësisht sa më tepër në drejtimin
lindor.145
Ndonëse shtrihej jashtë dy teatrove kryesorë të luftës, beteja për Shqipërinë gjatë
Luftës së Parë Ballkanike hodhi dritë mbi rrjetën e ngatërruar të marrëdhënjeve ndërmjet
Fuqive të Mëdha, shteteve të sapoformuara, zhvillimit kuturu të vetëdijes kombëtare e,
madje ambicjeve personale.146
Kriza e Adriatikut apo Kriza e Parë Shqiptare, kishte zënë fill para shperthimit të
luftës ballkanike, kryesisht në rrafshin diplomatik mirëpo kjo krizë u acarua pas okupimit
të bregdetit shqiptarë nga Serbia. Gjatë nëntorit dhe gjysmës së parë të dhjetorit 1912,
rreth kesaj çështjeje do të ndeshën interesat e të dy blloqeve antagoniste, ndërsa Austro-
Hungaria dhe Italia ishin më të interesuarat rreth kësaj çështje sepse bregu shqiptarë hynte
në sferën e interesit të tyre primar.
143 Rizaj, Shqipëria, 265. 144 Rich, Diplomacia, 428. 145 Rizaj, Shqipëria, 265, 266. 146 Glenny, Histori, 240.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
44
Këto dy Fuqi lidhën një marrveshje që mbeshtetej në dy pika: “1. Që asnjëra prej
tyre mos ta zotëronte Shqipërinë; dhe 2. Që asnjë Fuqi tjetër mos të vendosej në
Adriatik”.147
Qeveria austro-hungareze doli me qëndrim të prerë se “Kërkesa minimale
austriake është që Shqipëria të mbetet një shtet autonom apo i pavarur dhe se asnjë pjesë
e bregdetit Adriatik nuk do të bëhet pjesë e Serbisë”. Qëndrimi i saj mbështetej kryesisht
mbi këto pika: “1. Rënja e bregdetit lindor të Adriatikut në duart e një Serbie të Madhe do
ta ndërpriste të vetmen rrugë të Austro-Hungarisë për në jug (Selanik); 2. Një Serbi e
zmadhuar territorialisht dhe me prestigj të rritur nga sukseset e luftës, do të bëhej një
qendër e fuqishme tërheqëse për disa milionë sllavë, që jetonin në Monarkinë Danubiane;
3. Dalja territoriale e Serbisë në Adriatik, do t’i kërcënonte jo vetëm interesat politike dhe
strategjike të Austro-Hungarisë, por edhe ato ekonomike. Pavarësia ekonomike e Serbisë
domosdo do të shkonte në dëm të industrisë austriake dhe të tregtisë së jashtme të
Ballkanit; 4. Së fundi porti serb shumë lehtë mund të bëhej edhe bazë ushtarake ruse në
Adriatik”.148
Berchtold nga ana tjetër i kërkoi Londrës që t’u hiqet vërejtja serbëve se shkelja e
tokave shqiptare prej ushtrisë serbe nuk mund të ndalojë sot krijimin e Shqipërisë
autonome. Berchtold shkruan se “duhet marr parasysh edhe deshira e ndjeshme e një
populli, që kerkon të gëzoj liritë e veta brenda qarkut të mëvetësisë kombëtare. Kjo i
përshtatet fort më shumë së çfarë do lloj populli tjetër, popullit shqiptarë që e ka në gjak
ndjenjën e lirisë”. Duke qenë se interesi vital i Austro-Hungarisë në Ballkan që ishte
krijimi i shtetit shqiptar kërcënohej nga fuqit ballaknike dhe aleatet e tyre, Vjena filloj
mobilizimin ushtarak. Ajo ishte e vendosur që të impononte vullnetin e saj qoftë edhe me
dhunë. Franz Ferdinand shkoi në Gjermani dhe kajzeri gjerman premtoi mbeshtetje të
plotë për pozitën e Austrisë. Italia kishte marrëveshje të mëparshme me Austrinë që në rast
të prishjes së status quo-së në Ballkan dhe ajo binte dakord me Austrinë për krijimin e një
shteti shqiptar.
Reagimi i rusëve i shprehur nga Sergey Sazonovi149 për çështjen shqiptare ishte se
“çfarë bëni ju me shqiptarët, ne as na ngroh e as na ftoh. Asnjë popull nuk na intereson 147 Glenny, Histori, 288. 148 Rizaj, Shqipëria, 289, 290. 149 Sergei Dmitrievich Sazonov (1860-1927) ishte një shtetar rus i cili shërbeu si ministër i jashtëm nga
shtator 1910 deri në qershor të vitit 1916.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
45
më pak se ai”. Sazanov e kundërshtoi një Shqipëri autonome meqë besonte se shqiptarët
nuk janë homogjen dhe se autonomia e vendit të tyre do të çonte në trazira të pafund.
Sazonov tha se pa marrë pelqimin e Anglisë, Francës dhe Rusisë, Austria nuk mund të
krijonte një provincë autonome të Shqipërisë. Reagimi i Londrës ishte pozitiv dhe në favor
të një autonomie shqiptare.150
Shqetësimet në Vjenë nuk ishin pa vend. Kushtet që aleatet ia parashtruan
Stambollit për lidhjen e armëpushimit ishin në kundërshtim me qëndrimet e përgjithshme
të Fuqive të Mëdha. Aleatet kërkuan Edrenenë për Bullgarinë, Janinën për Greqinë,
Shkodrën për Malin e Zi dhe Durrësin e Dibrën për Serbinë. Kërkesat e aleatëve, e
sidomos ato serbe e provokuan skajshmërisht Vjenën.151
Gjatë ngjarjeve në Shqipëri serbët dhe malazezët arritën të lëshonin kërcënime të
paqarta, se Rusia ndoshta mund t’u ofronte garanci ushtarake, nese Austro-Hungaria do të
ndërhyn. I përkthyer ky mesazh lexohej kështu: “Mos ndërhyni në pushtimin e Shqipërisë
prej nesh, sepse nga kjo ndërhyrje mund të shkrep një luftë evropiane”. Kjo preku jo
vetëm Vjenën, por u bë çështje shqetësimi të thellë edhe për Parisin, Londrën e Berlinin.152
Kur u pa se qëndrimi i Vjenës në lidhje më kërkesën mbi portin ishte e palëkundur
dhe mund ta qonte çështjen deri në luftë evropiane, Fuqitë e Antantës filluan të reflektonin
dhe të mbanin një qëndrim të moderuar për të shmangur luftë më Austrinë. Kështu
Sazanov, përfundimisht e konsideroj daljen e Serbisë në det një çështje të humbur, ndaj
është më mirë që ajo të mjaftohet me atë që do të marr se sa ti humbasë të tëra. Në qoftë se
do të vazhdoni të kërkoni Durësin do të humbisni edhe Beogradin. Kini kujdes Vjena e ka
humbur kokën. Pavarësisht kërcënimit austriak, Serbia e pushtoj Durrësin.153
Mirëpo duke e pasur parasysh qëndrimin e Austro-Hungarisë, e cila ka deklaruar se
nuk do të lejojë që Serbia ta mbaj me forcë bregdetin e pushtuar; dhe duke dashur të jetojë
në paqe me fqinjin e saj- Qeveria serbe konsideron se janë pjekur kushtet për zgjidhjen e
çështjeve kontestuese.154
Pra, Austria i bindi Fuqitë e Mëdha ku me diplomaci dhe ku me kërcënim për luftë,
që çështja e portit serb në Adriatik, nuk pajtohej në asnjë mënyrë me ekzistencën e
150 Cassels, Ideology, 122. 151 Rizaj, Shqipëria, 310, 311. 152 Glenny, Histori, 241. 153 Cassels, Ideology, 122. 154 Rizaj, Shqipëria, 333, 334.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
46
Shqipërisë, si dhe me politikën e jashtme austriake. Kjo ishte fitorja e parë e madhe për
diplomacinë vjeneze por edhe për të ardhmën e Shqipërisë.155
Nga data 5 deri 28 nëntor 1912, në afat prej tre javësh, u zhvilluan të gjitha
përgatitjet teknike dhe kontaktet diplomatike për të gjetur mbështetje për Shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë dhe njohjën e saj.156
Poashtu, po në këtë muaj, pra, në nëntor 1912, në Bukuresht Ismail Qemali dhe
Luigj Gurakuqi së bashku me udhëheqësit e organizatave të mërgatës, mblidhen të
diskutojnë për rrethanat politike në të cilat ndodheshin shqiptarët më konkretisht mbajtja e
një kuvendi kombëtar.157
Udhëtimi i Ismail Qemalit për kohën ishte mjaft delikat dhe logjistika e tij ishte
plot ndërlikime të mundshme, për faktin që tani lufta ishte në kulmin e saj. Por, një favorit
për udhëtimin e tij është se, Rumania, nuk qe e përzier në luftën ballkanike, dhe kryesisht
me prirje dhe vështrim perëndimor, thënë në përgjithësi klima politike ishte dashamirëse
për shqiptarët. Kolonia shqiptare e Bukureshtit i dha mbështetje të fuqishme Ismail
Qemalit për udhëtimin e tij dhe vizionin e shpëtimit të Shqipërisë nga shtetet ballkanike.
Ata mendonin se për momentin zgjidhja mund të ishte autonomia nën sovranitetin osman
dhe se pavarësia e Shqipërisë për ta ishte një ideal mjaft i largët.158
Diskutimet me koloninë e Bukureshtit vazhduan dy ditë, ku përkrahja e tyre mund
ta konfirmonte atë si kryetar të qeverisë së ardhshme, dhe nga Bukureshti ai mund ta
kishte më të lehtë të ishte në kontakt me zyrtarët austriakë, të cilët ishin të alarmuar nga
fitoret e shpejta serbe në luftën ballkanike. Tokat shqiptare po binin me shpejtësi
marramendëse, pushtimi i Kosovës tani pothuajse kishte përfunduar, në jug, konkretisht në
Çamëri, grekët kishin filluar të grabitnin territorin e saj nga osmanët, për të vazhduar
kështu rrethimin e Janinës. Pra, gjendja në tokat shqiptare, kishte arritur në atë pikë ku
autonomia nën Perandorinë Osmane, e mbështetur nga kolonia e Bukureshtit, as që mund
të shtrohej më. Atëherë, Ismail Qemali dhe kolonia e Bukureshtit, e ndryshojnë mendimin,
ku theksojmë fjalët e Ismail Qemalit që bëri në Bukuresht, se “tjetër shpëtim për
Shqipërinë nuk ka, përveçse të gjenden disa atdhetarë me guxim dhe bashkë me mua të
155 Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), (Tiranë: Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, 2008), 77. 156 Rizaj, Shqipëria, 334. 157 Luarasi, Ismail, 77. 158 Ilir Ikonomi, Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit, (Tiranë: UET Press, 2012), 70.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
47
hyjmë në Shqipëri dhe të kasnecojmë vetëqeverimin e saj, se po të sillemi në këtë mënyrë,
Fuqitë e Mëdha do të na i njohin të drejtat tona, ndryshe do të humbasim për jetë”.159 Por,
këtë gjë akoma nuk ishte i sigurtë ta thoshte botërisht, ajo i sillej vetëm në mendjen e tij,
që i besonte më së shumti dhe që kishte garanci për projektin për pavarësi. Për ta bërë këtë,
i duhej që së pari të merrte garanci nga Austro-Hungaria, si fuqia e vetme që mund të
mbështeste projektin e pavarësisë.
Austriakët që informoheshin në Bukuresht për aktivitetet e shqiptarëve dhe
konkretisht të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, i raportonin kështu Ministrisë së
Punëve të Jashtme: “Luigj Gurakuqi mund të luaj rolin e udhëheqësit të intelektualëve
shqiptarë, ndërkohë që Ismail Qemali, është udhëheqësi politik i tyre...”.160 Por, mbrëmjen
e 5 nëntorit 1912 Ismaili u takua me ambasadorin e Austrisë në Rumani, Fürstenberg161.
Për këtë gjë mungojnë dokumentet nga arkivi i Vjenës. Të vetmin informacion për këtë na
e jep Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, “Ismail Qemali pati mbrëmë një takim të gjatë me
diplomatin kryesor austriak në Bukuresht dhe niset përmes Austrisë për në Shqipëri, ku do
të formojë qeverinë e përkohshme, e cila do t’u dërgojë një proklamatë Fuqive të
Mëdha...”.162 Për të parë, në mënyrë më të qartë dhe kur për herë të parë austriakët e
përdorën fjalën pavarësi për shqiptarët, atëherë, atë e shohim nëpërmjet një shkrimi të
botuar në shtypin austriak, ku shkruhej se Serbia nuk duhet t’u hyjë telasheve, duke mos
përfillur një faktor kaq të rëndësishëm të situatës ballkanike, siç është ndjenja shqiptare e
pavarësisë.
Ismail Qemali, udhëtimin e tij nga Bukureshti drejt Vjenës, duhej ta niste për në
Shqipëri nëpërmjet Detit Mesdhe për të arritur në Patras, Korfuz dhe Brindisi. Por, më 4
nëntor, anijet greke kishin bllokuar bregdetin shqiptar deri në Vlorë, për të mos lejuar
ankorimin e luftanijeve osmane. Pra, bllokimi Vlorës nga grekët mund t’i ndërlikonte krejt
planet e Ismail Qemalit. Para kësaj, grekët kishin marrë Prevezën dhe kishin depërtuar deri
159 Petraq Pepo, Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912, (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i
Historisë e Gjuhësisë, 1962), 474-476. 160 Ikonomi, Pavarësia, 70-71. 161 Karl Emil Prinz zu Fürstenberg, ishte ministër i akredituar në Legatën e Austro-Hungarisë në Bukuresht
ku shërbeu prej vitit 1911-1913. 162 Eqrem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, (Tiranë: Shtëpia dhe Librit dhe Komunikimit, 2003), 301
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
48
në Sarandë.163 Siç shihet kjo ndërhyrje e Greqisë nuk i pëlqente Vjenës, prandaj edhe
reagon menjëherë Konti Berchtold, ai më 6 nëntor i dërgon një telegram ambasadorit të tij
në Athinë, të cilin e porosiste që t’ia bënte me dije qeverisë greke pakënaqësinë e tij.164
Grekët, edhe përkundër kësaj pakënaqësie të austriakëve, ata kishin ndërmend ta pushtonin
edhe Vlorën. Ambasadori austriak Braun, i shkruan Berchtold-it, se zgjerimi i bllokadës
greke deri në Vlorë duhet të ishte bërë me qëllimin për t’i shpallur që tani këto synime për
viset e Epirit.165 Poashtu, Berchtold, më 3 nëntor 1912, i deklaronte qeverisë së Beogradit
se tokat e pushtuara shqiptare nga ushtria serbe ishin shqiptare dhe duhej të
konsideroheshin jashtë sferës së interesave serbe.166
Në këto rrethana, Ismail Qemali zhvilloi edhe takimin e fundit në Bukuresht me 6
nëntor, ku takoi kryediplomatin osman. Pas kësaj, atij si mbetej gjë tjetër, vetëm nisja drejt
Shqipërisë sipas këtij plani: Ismaili me Luigjin do të shkonin fillimisht në Vjenë dhe pastaj
do të takoheshin në Trieste me një grup patriotësh dhe prej andej të gjithë bashkë do të
niseshin për në Shqipëri.167
Pra, më 7 nëntor, Ismail Qemali udhëton nga Bukureshti për në Vjenë. Meqenëse
Ismail Qemali e konsideronte Vjenën si vendin më të përshtatshëm për të shpalosur planin
e tij dhe përmes shtypit për të ndikuar në përkrahjen e austriakëve, atëherë, ai menjëherë,
me të arritur në Vjenë, iu drejtua mediave, ku dha një intervistë e tij në të përditshmen
Neue Freie Presse, nëpërmes së cilës Ismail Qemali pohoj në mënyrë të hapur ambicien e
tij dhe të Shqipërisë për të qenë e pavarur, ai ndër të tjera u shpreh: “që Shqipëria të jetë
shtet i pavarur, këtë gjë e kërkon jo vetëm interesi i shqiptarëve, por edhe interesi i
përgjithshëm i Evropës...Nëse rajonet e pushtuara do të duhet të shkëputen krejt nga
Turqia, poashtu duhet që edhe Shqipëria të bëhet e pavarur”.168
Ndërsa, se si e mendonte Ismail Qemali një Shqipëri të pavarur dhe se ku do të
ishte kryeqendra e saj, atëherë Neue Freie Presse, e pasqyron kështu idenë e Ismailit, ku
sipas tij: “Shqipëria e pavarur do të jetë një shtet me rreth dy milionë e gjysmë
163 Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj: Shqipëria dhe Greqia 1912-1914, (Tiranë: Qendra e
Studimeve Albanologjike, 2012), 133. 164 HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Braun, 6 nëntor 1912, Nr. 4286. 165 HHStA, PA, Raport i Braun për Berchtold, 8 nëntor 1912, Nr. 4315. 166 Ikonomi, Pavarësia, 79. 167 Dhimitër Zografi, “Si u kasnecua vetëqeverimi i Shqipërisë,” Dielli, January 23, 1913, 3. 168 Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
49
banorë...Kryeqyteti i Shqipërisë mund të ishte Elbasani, për arsye të pozitës së tij
qendrore, por rol të madh mund të luante edhe Vlora”.169 Ismaili i përfytyron këto opsione
për kryeqytete dhe bënë edhe një krahasim ndërmjet këtyre qyteteve shqiptare me
metropolet botërore të asaj kohe, ku sipas tij “Elbasani mund të ishte Washingtoni, ndërsa
Vlora, New Yorku ynë”.170 Këtu, mund të shihet hapur se në çfarë niveli Ismaili bënte
propagandë përmes kësaj interviste në rrethet austriake, duke i lejuar vetës që të bëjë edhe
krahasime të tilla utopike.
Pra, vetëm dy ditë pas largimit nga Bukureshti, Ismaili kishte nisur të fliste hapur
për pavarësinë, ndryshe nga deklaratat dhe qëndrimi që mbante në Rumani. Kjo intervistë,
mund të konsiderohet si dokumenti i parë ku në mënyrë të hapur dhe publike, Ismail
Qemali, artikulon në formë të hapur idenë për pavarësi.
Por, Ismailin, nuk mund ta priste në takim Ministri i Jashtëm austro-hungarez, të
cilin ai kishte qëllim ta takonte dhe të bisedonte me të për idenë e pavarësisë së Shqipërisë.
Më 9 nëntor, Ismaili kishte një takim me shefin e shtabit të forcave të armatosura austro-
hungareze, gjeneralin Blasius Schemua. Nga ky takim, siç vërehet, Ismaili ndoshta
udhëzohet nga Schemua, që të udhëtojë për në Budapest, si mundësia e vetme për t’u
takuar me Berchtoldin. Kjo për faktin, se ai tanimë gjendej atje, ku mbante fjalime të
rëndësishme për çështjen shqiptare në parlament.
Deklaratat e Berchtoldit linin të kuptohet një rivlerësim i rolit austro-hungarez në
konfliktin e Ballkanit. Mbrojtjen e interesave të Monarkisë në Ballkan në "çdo mënyrë të
mundshme", duke sugjeruar edhe intervenimin. Ndërsa ndërhyrja ushtarake nuk ishte
parashikuar, ndërhyrja diplomatike ishte tashmë një mundësi e veçantë. Pozita e
Berchtoldit tashmë ishte përforcuar më tej në një fjalim para parlamentit Hungarez në
Budapest më 5 nëntor. Ministri i Jashtëm deklaronte: “Ne jemi të përgatitur për të marrë
parasysh situatën e re të krijuar nga shtetet e Ballkanit dhe për të parë atë si bazë të një
kuptimi të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, ne gjithashtu kemi të drejtë të kërkojmë që
interesant legjitime të Monarkisë të mos kenë asnjë dëmtim nga ky krijim i këtij shteti të
ri”.171
Status quo-ja kishte përfunduar. Pernadoria Osmane po tërhiqej në të gjitha frontet
dhe nuk mund të shërbejë gjatë si një ledh mbrojtës kundër Serbisë. Pra, Shqipëria do të 169 Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2. 170 Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2. 171 Neue Freie Presse, November 6, 1912, 22.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
50
krijohej për të marrë përsipër rolin e Perandorisë Osmane dhe Austria do të kërkojë që ky
status i ri të njihet si një interes legjitim austriak. Ky ishte një paralajmërim për serbët,
ushtritë e të cilëve avanconin në territorin shqiptar. Ndërsa, trupat serbe po përhapëshin në
territorin e Shqipërisë së Veriut, një zëdhënës serb shprehte pretendimet në media për një
port serb në Adriatik. Rusia shihej e gatshme për të mbështetur kërkesat e Serbisë për një
port shqiptar. Ky konflikt kishte të gjitha elementet për një konfrontim austro-rus, madje
edhe të një lufte mbarë evropiane. Disa zgjidhje ishin propozuar nga ana austriake, për ti
dhënë Serbisë qasje në det pa cenuar shtetin shqiptar.
Berchtold sugjeroi se Serbia mund të kishte qasje në det shumë lehtë përmes Malit
të Zi, ose poshtë në luginën e Vardarit për në Egje, sesa nëpërmjet Shqipërisë.172 Me
heqjen dorë të saj nga Sanxhaku i Novi Pazarit, Austro-Hungaria ishte në efektin e
heshtjes të një bashkimi të mundshëm Serbo-Malazez. Një tjetër propozim ishte për t'i
garantuar Serbisë të mund të përdorte një port Dalmat duke pasur dalje nëpërmjet
Bosnjës.173 Berchtold dukej se e kishte favorizuar personalisht këtë plan.174 Kjo gjë do të
mund ta bënte Serbinë një kërcënim më të vogël politik duke e bërë atë të varur
ekonomikisht nga Monarkia. Por krenarinë kombëtare të Serbëve, e fryrë gjoja nga suksesi
i luftës, nuk do ti lejonte ata të pranonte asgjë më pak sesa një port të tyre në Adriatik.
Tensionet vazhdonin të rriteshin në të dyja anët. Tashmë më 9 Nëntor Schemua
dhe Auffenberg ishin takuar me Berchtoldin për të diskutuar mundësinë e një fushate
dimërore, një mundësi që ata dëshironin ta shmangnin nëse do të mundnin.175 Monarkia
nuk dëshironte të luftonte për interesat e saj në Shqipëri, por tani e ndjente se mund të
ishte e detyruar të bënte këtë.
Madje Vjena kaloi në kërcënime, duke i bërë të ditur Beogradit se Austro-Hungaria
nuk do të lejonte kurrë pushtimin e Shqipërisë nga ana e Serbisë. Ndërsa më 10 nëntor
1912, Berchtold e fton Ismail Qemalin në Vjenë, ku i rekomandon Shpalljen e Pavarsisë së
Shqipërisë, për çka ishin marrë vesh Vjena, Londra dhe Roma. Deri në këtë kohë, në asnjë
prononcim për shtyp dhe në asnjë takim me personalitete të huaja ai nuk ka deklaruar se
do të shpallte ndonjë pavarësi. Pikërisht kjo gjë del pas takimit me Berchtoldin qe tregon
172 ÖUA, Dokumenti nr. 4326, vëll. IV. 173 Joseph Baernreither, Fragments of a Political Diary, (London: Macmillan and Co., Limited, 1930), 133;
Redlich, Schicksalsjahre, 167. 174 Hantsch, Berchtold, 339. 175 Hantsch, Berchtold, 344.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
51
se kjo nuk ka qenë ideja e tij personale por e ministrit austriak qe i dha edhe mbeshtetjen
financiare dhe logjistike duke i vënë edhe një anije në dispozicion me qellim që ai të
mbërrinte në Shqipëri pa dal ushtria serbe në Adriatik. Berchtold në lidhje me takimin e 12
nëntorit me Ismail Qemalin në raportin ditor shkruan se “Qeveria jonë sot ushqen
simpatinë me të madhe për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar dhe dëshiron që prej
ngatërresave të sotme të Ballkanit, Shqipëria të dalë me vete si një shtet kompakt që të
përmbaj në vetvete të gjithë shqiptarët dhe të jenë të barabartë me popujt e tjerë
ballkanik”. Pas takimit me Berchtoldin, Ismail Qemali i telegrafon djalit të tij Ethem Beut
në Vlorë, në të cilin thuhej “e ardhmja e Shqipërisë është e siguruar” dhe
bashkatdhetarëve të tij ai u rekomandonte “besim, bashkim dhe mbajtjen e rendit”.176 Kjo
letër u mirëprit me entuziazëm në Vlorë, këtë e dëshmon telegrami i Ethem Beut që i
dërgon si përgjigje Ismail Qemal beut në Vjenë “Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të
dërgojnë në Vlorë delegatët për asamblenë...na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet
mbledhja...”.177
Mirëpo, për të gjitha këto zhvillime që po ndodhnin në Shqipëri, i komenton edhe
raporti i konsullit Lejhanec nga Vlora që i dërgon kontit Berchtold, duke pasqyruar edhe
veprimtarinë e Syrja dhe Eqrem Vlorës që ishin në rivalitet me Ismail Qemalin, për të
organizuar një kuvend kombëtar të përgjithshëm në ndonjë qytet të Shqipërisë
Perëndimore. Edhe Syrja bej Vlora i telegrafon nga Durrrësi djalit të tij Eqrem bej Vlorës,
duke ndjekur ndoshta shembullin e njëjtë si kushëriri i tij, të cilit i shkruan “se në Tiranë
qenkan mbledhur përfaqësuesit e të gjithë qyteteve të Shqipërisë së Veriut” dhe e pyeste se
“deri në ç’shkallë kanë përparuar punimet për konferencën në Shqipërinë e Jugut”.178
Ndërsa, Eqrem Beu i përgjigjet duke i shkruar se “Vlora nuk po arrinte që të merrte dot
ndonjë vendim”. Lejhanec, duke u mbështetur në një bisedë që kishte me Eqrem Beun
shkruan se “edhe ky vetë do të shkojë për në Durrës me qëllim që të bashkohet me të atin e
tij”. Duke thënë gjithashtu se “ideja e përfaqësuar prej të atit të tij dhe prej vet Eqrem
Beut, për të thirrur një kuvend të përgjithshëm shqiptar në ndonjë qytet të Shqipërisë, si
p.sh. në Vlorë, Tiranë, Krujë ose Durrës, dhe për të biseduar mbi fatin e atdheut të
176 AIHT, Vj. 22-8-823, Kopje e Telegramit të Ismail Qemalit beut për Ethem Qemal beun, 9 nëntor 1912;
Milo, Politika, 51. 177 AIHT, Vj. 22-8-824, Kopje e Telegramit të Ethem Qemal beun për Ismail Qemalit beut, 13 nëntor 1912. 178 AIHT, Vj. 22-8-825, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
52
përbashkët ka gjetur përkrahje kudo dhe se kudo janë caktuar edhe delegatët, që do të
shkojnë në vendin që ka për t’u caktuar...”.179
Por, nga një memorandum i përpiluar nga komanda e flotës ushtarake të Austro-
Hungarisë, lidhur me vlerësimin strategjik të gjithë Vlorës, atëherë nga aty mund të
shohim edhe një interesim të shtuar strategjik të Vjenës për Vlorën, për faktin se ndoshta
ishin të parët vjenezët që e kishin kuptuar që i vetmi qytet më i përshtatshmi nga aspekti
gjeostrategjik për gjendjen momentale që dominonte asokohe në Shqipëri për të shpallur
Pavarësinë mund të ishte Vlora. Sipas politikës vjeneze ishte imperative që të synohet për
zotërimin e saj nga ana e monarkisë austro-hungareze edhe nga pikëpamja ushtarake.180
Por nga qarqet politike brenda Shqipëri kishte tendenca për ta shpallur pavarësinë
në ndonjë qytet tjetër nga Vlora. Raportet e konsujve austro-hungarezë i kushtojnë një
vëmendje të posaçme edhe kësaj çështje, faktikisht se ku mbretëron disponimi ndër prijësit
shqiptarë për të shpallur pavarësinë. Sipas Rudnay-it “qëllimi i tyre është që kongresi të
mbahet në Elbasan”, por sipas tij “në qoftë se gjendja qetësohet, ndoshta ka mundësi që
kongresi të mbahet, prapëseprapë në Durrës”.181
Ndërsa nënkonsulli i Austro-Hungarisë në Durrës Rudnay, njoftonte për situatën jo
të përshtatshme në këtë qytet, për mbajtjen e ndonjë kongresi kombëtar të shqiptarëve dhe
nxitjen prej tij të delegatëve të mbledhur për nënshkrimin e një lutjeje, ku përveç
autonomisë, të figuronte edhe varianti i “pavarësisë” dhe ndër të tjera shkruan se “në këto
rrethana, pasi mbajtja e një kongresi bëhet e dyshimtë, tentova që të vija në dorë prej
delegatëve të pranishëm drejtuar perandorisë Habsburge, me anën e së cilës, duke u vënë
në dukje situata në Ballkan, lypej prej saj kujdes i mëtejshëm për Shqipërinë”.182
Gjithashtu, Rudnay, shkruan se paraqitet “kërkesa për një autonomi nën sovranitetin turk
dhe, në qoftë se kjo gjë nuk për të qenë e mundur tani, për pavarësi dhe neutralitet”.183
Kjo kërkesë ju drejtua në formë lutjeje edhe Pernadorit të Austro-Hungarisë, Franz Josefit,
nga një grup i delegatëve nga Durrësi, në të cilën ndër të tjera shkruan “të merret parasysh
edhe Shqipëria në mënyrë që kufijt e saj të mos mirren e mos të zvogëlohen prej askujt,
179 AIHT, Vj. 22-8-825, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 13 nëntor 1912. 180 Marenglen Verli and Ledia Dushku, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, vol. VI, (Tiranë:
Botimet Albanologjike, 2012), 191-194. 181 Verli and Dushku, Shqipëria, 190-191. 182 AIHT, Vj. 22-8-827, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 13 nëntor 1912. 183 AIHT, Vj. 22-8-827, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
53
dhe që Shqipëria kështu e pa ndyshume dhe e pa zvogëluar të ketë një autonomi të plotë
nën Perandorinë Osmane”.184 Por, sipas një njoftimi që i bënte Ministria e Punëve të
Jashtme të Austro-Hungarisë, Perandori Franz Josefit I, lidhur me arritjen e kësaj lutje në
adresë të tij, vërejmë se i rekomandojnë perandorit “për të akorduar pëlqimin që kjo lutje
të mos merret parasysh”.185
Por, pse nuk gjeti mbështetjen e Austro-Hungarisë autonomia në kuadër të
Perandorisë Osmane dhe poashtu pse nuk gjeti mbështetjen e duhur Syrja bej Vlora për një
kuvend kombëtar? Këto, në kujtimet e Eqrem bej Vlorës gjejnë vend dhe trajtim të
veçantë. Ai i jep një pasqyrim të dukshëm garës ose konkurrencës siç e quan ai midis
Ismail Qemalit e Syrja Vlorës për thirrjen e Kongresit Kombëtar, por e pranon se
mbështetja për Ismail Qemalin ishte më e madhe dhe se ai veproi më shpejtë dhe më mirë
për shkak të ngjarjeve që u zhvilluan. Programi i Ismail Qemalit ishte i qartë dhe erdhi
gjithnjë e duke u koncentruar në idenë e shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që ai i Syrja bej
Vlorës mbeti në kuadrin e autonomisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.186
Gjatë nëntorit Ballhausplatzi i kishte shtuar interesat e saj edhe për Shkodrën,
qendër tradicionale kjo e ndikimit austriak në veri të Shqipërisë. Ndërkohë që rënia e
Shkodrës shihej si e pashmangshme, në tetor qyteti i rrethuar mbahej akoma kundër
malazezëve.
Më 17 Nëntor Berchtold i dërgoi një telegram Gieslit, përfaqësuesit Perandorak
dhe Mbretëror në Cetinje, në kryeqytetin e Malit të Zi: “Unë mendoj se është shumë e
rëndësishme dhe ne kemi një interes të madh në Shkodër, si pasojë, ndër të tjera detyra e
Madhërisë së tij Zotit të Plotfuqishmit Lord si mbrojtës i Kishës Katolike. Ne nuk mund të
rrimë indiferent për fatin e Shkodrës ... Mbajtja e Shkodrës për të ardhmen e Shqipërisë
autonome është me rëndësi të madhe...”.187 Austro-Hungaria i shihet Shkodrën dhe Qafat e
Lovçenit edhe si dobi ekonomike për të. Prandaj, Berchtold në telegramin e tij drejtuar
Giesl, me instruksione për kërkesat që duhet plotësojë Mali i Zi nëse synon të merret vesh
184 AIHT, Vj. 22-6-697, 22-11-1160, Lutja e delegatëve shqiptarë të ndodhur në Durrës për Perandorin Franz
Josefi I, 13 nëntor 1912. 185 AIHT, Vj. 22-7-728, Njoftim i MPJ Vjenë për Perandorin Franz Josef I, 24 nëntor 1912. 186 Vlora, Kujtime, 300. 187 ÖUA, Dokumenti nr. 4467, vëll. IV.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
54
me Austro-Hungarinë, i paraqet këto vende si “lidhje doganash dhe si vend lundrimi të
anijeve austro-hungareze në duke kaluar nga Buna në Liqenin e Shokdrës”.188
Sugjerimi i ministrit të jashtëm Britanik, Lordit Grey në një konferencë të fuqive të
mëdha kishte ofruar një mënyrë për të dalë nga ky qorrsokak me Rusinë dhe Serbinë. Ky
ishte një shans për të kënaqur nevojat e Monarkisë në mënyrë paqësore, dhe për të mbajtur
sanksionet e Evropës për ta. Kongresi i Berlinit më 1878 ofroi një precedent të favorshëm
për një ujdi të Evropës për interesat e Austro-Hungarisë.
Ministri i jashtëm nuk dëshironte luftë. Ai i tha Tschirshkyt, ambasadorit Gjerman
në Vjenë: “Unë shumë lehtë mund të provokoj një luftë për njëzet e katër orë, por unë nuk
dua të bëj këtë gjë...”.189 Dëshira e zjarrtë e Perandorit për paqe ishte një interesim i madh
për të marrë pjesë në konferencë.
Sensi aristokratik i punës së Berchtoldit nuk mund të injoronte ankthin e eprorëve
të tij. Trashëgimtari i ardhshëm megjithatë, kishte miratuar një qëndrim më të fortë pas
kthimit të tij nga Gjermania. Kjo ishte pjesërisht për shkak të ndikimit të Kaiserit. Kaiseri
e kishte nxitur atë që të marrë masa më të forta kundër serbëve. Gjithashtu edhe Francis
Ferdinand ishte i shqetësuar nga qëndrimi kokëfortë i serbëve.190
Mirëpo, Conrad-i më 16 nëntor i përcakton alternativat dhe prioritetet strategjike të
Perandorisë austro-hungareze në rrethanat e krizës së krijuar, duke shtruar hapur çështjen
se ku qëndrojnë interesat e Monarkisë në lidhje me Shqipërinë, natyrisht të modifikuara
për këtë kohë. Neve do ti përmbledhim si vijon në “1. Interesat ushtarako-detare”, ku
përmes saj autoriteti i Monarkisë sipas Conrad-it do të garantohej kur “vetëm anijeve të
luftës austro-hungareze do t’u lejohet qëndrimi në portin e Vlorës për sigurimin e tij nga
pikëpamja ushtarake”.191 Duke e cilësuar edhe si rëndësia më e madhe e çështjes shqiptare
për Monarkinë. Tjetër interes radhiste “2. Interesat ushtarako-kontinentale”, Këto Conrad
theksonte se “rëndësia më e madhe për ne (Austro-Hungarinë S.B) qëndron në faktin se ne
(Austro-Hungaria S.B.) duhet të krijojmë në Shqipëri një shtet të pavarur, që mund të
paraqitet si kundërpeshë ndaj Serbisë e Malit të Zi, në rast lufte me këto shtete”.192 Sipas
planit të tij Shqipëria me rreth 1 milionë e 900 mijë banorë do të kishte gjithmonë
188 AIHT, Vj. 22-24-2442, Telegram i Berchtoldit për Giesl, 17 nëntor 1912. 189 Alfred Rappaport, "Albaniens Werdegang," Berliner Monatshefte IX, September 1927, 824. 190 Hantsch, Berchtold, 360. 191 Verli and Dushku, Shqipëria, 211. 192 Verli and Dushku, Shqipëria, 212.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
55
mundësinë të formonte një ushtri, e cila do të mund të bllokonte forcat e Malit të Zi dhe
Serbisë. Pra, këtu e shihte si një aleat potencial luftarak Shqipërinë, por, nuk i mungonte
edhe dyshimi, në rast kur përmendej Italia, e cila në këtë kohë po e rriste ndikimin në
Shqipëri. Gjithashtu, si interes të tretë kishte veçuar “3. Interesat tregtare”, por, me një
mëdyshje për vetveten në këtë aspekt, për shkak se nuk e konsideronte veten një specialist
në këtë drejtim. Conrad-i në këtë fushë kishte pikëpamje tjetër, sepse sipas tij “një Serbi
në lulëzim nga pikëpamja ekonomike do të ishte një territor shumë i mirëpritur për shitjen
e mallrave dhe me fuqi blerëse për Monarkinë”.193 Dhe interesi kryesor sipas tij ishte
aspekti i “4. Interesave të përgjithshme politike” në Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje
Conrad pohon se “problemi nëse në te ardhmen do të ndiqet një politikë orientimi drejt një
Serbie e Malit të Zi miqësor, që synon lidhje sa më të ngushta me Monarkinë, apo do të
zgjidhet një orientim që llogarit nënshtrimin me dhunë të këtyre shteteve”.194 Por, këtu ai
kishte drojen se Monarkia në rast se do ti trajtonte si armiq, do të ndeshet me pakënaqësinë
e sllavëve të saj.
Nga aspekti strategjik i Conrad-it, duhet të ketë nisur të fuqizohet edhe më shumë
politika austriake karshi krijimit të shtetit shqiptar. Kjo ese mund të ishte iniciuar nga
Berchtold, i cili veçonte një interes të veçantë për Shqipërinë si forma e vetme e mundësisë
për të parandaluar ballafaqimin direkt me politikën pan-sllaviste të Serbisë dhe të
sponsorizuar nga Rusia.
Pra, në këtë kohë pikëpamja e Austro-Hungarisë për Shqipërinë u bë e ditur në
gjithë botën, të cilën e përkrahte edhe Italia, Pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë. Për të
bërë realitet këtë, Berchtold, i kishte dhënë instruksionet Ismail Qemalit dhe delegacionit
që e shoqëronte. Ai tani ishte nisur nga Vjena dhe ndodhej në Trieste. Berchtold i
telegrafon nënkonsullit në Durrës, Rudnay-it, me informacionin për nisjen e Ismail
Qemalit nga Triestja dhe udhëzime për trajtimin e tij dhe të grupit të shqiptarëve që e
shoqërojnë atë, ku shkruan “Ismail Qemal beu niset sot (19 nëntor) me vapor nga Triestja
për në Durrës...duhet të silleni mirë si më atë ashtu edhe me të gjithë patriotët shqiptarë
dhe në rast se do të gjenden ndonjëherë ngushtë t’i ndihmoni...”.195 Gjithashtu e porosiste
që të ishte i kujdesshëm dhe t’i hapi sytë kundrejt Ismail Qemal beut, të cilit në politikë
nuk mund t’i besohet kryekëput. 193 Verli and Dushku, Shqipëria, 212. 194 Verli and Dushku, Shqipëria, 212-213. 195 AIHT, Vj. 22-24-2458, Telegram i Berchtoldit për Rudnay, 19 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
56
Ismail beu, me datën 17 nëntor 1912, u kishte dërguar një telegram miqve të tij në
Vlorë, me të cilin ai rekomandon që të bëhet thirrja e shpejtë e delegatëve shqiptarë në
Konferencë, qoftë në Durrës, qoftë në Vlorë. I biri i tij Ethem Beu, dërgoi menjëherë të
nesërmen një telegram qarkor në të gjithë qytetet e Shqipërisë, me përmbajtje “që
delegatët e zgjedhur të dërgohen mundësisht pa humbur kohë në Vlorë”.196 Por, pse
Xhemil Beu, qe ai që e ndryshoi vendin e caktuar nga Ismail Qemali për t’u mbajtur
kongresi në Durrës. Atëherë, Xhemil Beu duke e argumentuar me ekzistencën e kabllos
Vlorë-Otranto, e thirri kongresin në Vlorë.197 Tani, delegatët nga të gjitha vilajetet dhe
qytetet shqiptare kanë filluar që të nisen dhe të bashkohen në Vlorë.
Më 20 nëntor 1912, Ismail Qemali vjen në Durrës, me motivacionin për të shpallur
Pavarësinë e Shqipërisë. Raportet e konsujve austro-hungarez i kushtojnë një vëmendje të
veçantë udhëtimi të tij nga Trieste për në Durrës, arritjen e tij në Durrës, pritja që i është
bërë si në aspektin popullor po ashtu edhe në atë zyrtar. Në raportin e drejtorit të policisë
në Trieste, Markuss, i cili shkruan se “ka probabilitet që populli të jetë vënë të paktën
pjesërisht në dijeni për ardhjen e tij dhe për ngjarjen e rëndësishme që do të ndodhë...”.198
Gjithashtu, “kur u mor vesh natën ardhja e Ismail Qemalit dhe e shoqëruesve të tij, paria
shkoi në bord. Mytesarifi e priti atë në molo, ku, megjithëse ishte mëngjes, ishte mbledhur
një shumicë e madhe njerëzish dhe një repart mustafis ishte vënë në rresht, i cili e priti
duke qëndruar në pozicion për nder me armë”199, kështu e përshkruan ardhjen e Ismail
Qemalit në Durrës, nënkonsulli austro-hunagrez në Durrës, Rudnay. Me qenë se ardhja e
Ismail beut në Durrës, përkoi me atmosferë festa, për faktin se në këtë kohë në Shqipëri
ishte festa e Bajramit. Rudnay i bënë një vizitë Ismail Beut me rastin e festës së Bajramit
dhe njoftone nga Durrësi se “Ismail Qemali beu po jep deklarata për Shpalljen e
Pavarësisë së Shqipërisë, po mbledh delegatët dhe prej Durrësi do të shkojë se bashku me
disa prej tyre për në Vlorë...”.200
Situata në Shqipëri sidomos në Lushnje, Durrës, e Berat ishte thuajse e pavarësisë
së plotë, kështu që autonomia nuk kishte kuptim të kërkohej ashtu siç ishte vendosur në
Bukuresht. Ndërkohë qytetet e Shqipërisë, duke e parë veten se po pushtoheshin nga
196 AIHT, Vj. 22-8-836, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 20 nëntor 1912. 197 AIHT, Vj. 22-8-839, Telegram i Rudnay drejtuar eprorëve në Stamboll dhe Budapest, 20 nëntor 1912. 198 AIHT, Vj. 22-7-703, Raport i Markuss drejtuar eprorëve të tij, 20 nëntor 1912. 199 AIHT, Vj. 22-8-840, Telegram i Rudnay për Berchtoldin dhe Pallavicinin, 21 nëntor 1912. 200 AIHT, Vj. 22-6-691, Telegram i Rudnay drejtuar eprorëve në MPJ në Vjenë, 22 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
57
ushtritë serbe, si Durrësi, Elbasani, Tirana, Kavaja, Peqini, Lushnja, filluan të shpallnin
njëra pas tjetrës pavarësinë kombëtare dhe të ngrinin flamurin e kuq me shkabën e zezë
dykrenare, për t’u treguar ushtrive të huaja së Shqipëria i kishte shkëputur përfundimisht
lidhjet më Turqinë dhe se ato po marshonin në tokën e Shqipërisë së lirë.201 Në lidhje me
këtë nuk mungojnë as informatat që mund t’i hasim në raportet diplomatike austro-
hungareze. Rudnay, njoftonte “mbi ngritjen e falmurit shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë
në qytetin bregdetar të Durrësit”.202 Gjithashtu, vetë Ismail Qemali e kishte njoftuar
konsullin Lajhanec me të arritur në Vlorë, se “dje (26 nëntor S.B.) shumë qytete si
Durrësi, Tirana, Elbasani dhe të tjerë kanë proklamuar pavarësinë, sipas këshillës së
tij...”. Ai poshtu e kishte informuar për përgatitjet për shpallje e pavarësis së Shqipërisë
dhe se “nesë ose pasnesër, sapo të jenë mbledhur të gjithë delegatët edhe këtu do të bëhet
proklamomi i pavarësisë së gjithë Shqipërisë”.203
Akti i shpalljës se Pavarësisë së Shqipërisë u realizua nga shqiptarët me 28 nëntor
1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. “Sot, kongresi shqiptar proklamoi pavarësinë e
Shqipërisë”204, kështu telegrafon po këtë ditë nga Vlora konsulli Lejhanec për
Berchtoldin, duke i dhënë lajmin për shpalljen e pavarësisë. Një ditë më vonë, në një
raport më të zgjeruar na jep detaje inetersante për të gjithë ceremoninë se si është zhvilluar
dita për aktin e pavarësisë. Lejhanec raporton se “Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u
mblodh në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të bashkisë, Xhemil bej
Vlorës...Kuvendi vendosi unanimisht proklamimin e Pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe
njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese
(ballkanike)”.205 Delegatë shqiptarë nga të gjitha anët e trojeve etnike kishin shkuar në
Vlorë. Lejhanec raporton edhe për të gjithë emrat e delegatëve që ishin të pranishëm dhe të
atyre që nuk ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Pasi zgjidhet qeveria
provizore, “më pas, aty afër orës 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, u
ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë brenda në fushë të kuqe. Proklamimi
i Pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe
201 Kristo Frashëri, Historia e Qytetërimit Shqiptar: nga kohët e lashte deri në fund të Luftës së Dytë
Botërore, (Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2008), 230, 231. 202 AIHT, Vj. 22-8-850, 22-8-849, Radiotelegram i Rudnay për eprorët në MPJ Vjenë, 27 nëntor 1912. 203 AIHT, Vj. 22-8-851, 22-11-1182, Telegram i Lejhanecit për eprorët në MPJ Vjenë, 27 nëntor 1912. 204 AIHT, Vj. 22-8-856, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 28 nëntor 1912. 205 AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
58
entuziazëm”.206 Nga ky entuziazëm që mori popullsia me aktin e pavarësisë, pastaj një
turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Në shenjë
mirënjohje dhe falënderimi për Austro-Hungarinë, një turmë njerëzish shkruan Lejhanec
“qëndroi përpara konsullatës tonë dhe shprehu në brohoritje të stuhishme duke thirr
“Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria!”.207 Njëkohësisht, nuk ka munguar as përshëndetja dhe
falënderimi nga ana e Lejhanecit “falënderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën
dhe thirrur “Rroftë Shqipëria!”.208 Këto pak sekuenca tregojnë qartë atmosferën festive e
cila ka mbretëruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Mirëpo, nga ana tjetër, vendi
përballej nga përparimi i trupave serbe në drejtim të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, “pa
marrë parasysh njoftimin për proklamimin e Pavarësisë së Shqipërisë” njofton
Lejhanec.209
Ndërsa, Ismail Qemal Vlora në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Qeverisë së
Përkohshme Shqiptare menjëherë i shkroi telegrame Fuqive të Mëdha dhe aleatëve
ballkanik, duke i njoftuar mbi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në ato telegrame para
së gjithash shprehej dëshira e shqiptarëve dhe shtetit të tyre për miqësi dhe bashkëpunim të
përzemërt me popujt fqinj dhe popujt tjerë evropianë, gjithnjë për kauzën e qytetrimit.210
Në këto telegrame që kishin thuajse të njëjtën përmbajtje njoftohej vendimi i Asamblesë
Kombëtare për shpalljen e pavarësis së Shqipërisë dhe për krijimin e qeverisë provizore
shqiptare “e ngarkuar me detyrë që të mbrojë të drejtat e ekzistencës së popullit shqiptar,
që gjendet në rrezik të shfaroset prej ushtrisë serbe dhe për ta liruar truallin kombëtar që
është shkelur me forcë prej ushtrive të shteteve aleate (ballkanike S.B.) dhe se çdo qeverie
i kërkohej ta njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar”.211 Gjithashtu, ndër
të tjera nga telegramet mund të vërejmë se bëhej e ditur se, shqiptarët nuk kanë asnjë
206 AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912. 207 AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912. 208 AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912. 209 AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912. 210 Rizaj, Shqipëria, 321, 322. 211 AIHT, Vj. 22-25-2564, Telegram i Ismail Qemal beut nga Vlora për MPJ e Italisë, Austro-Hungarisë,
Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, 28 nëntor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
59
qëllim tjetër veç të rrojnë në paqe me të gjithë shtetet ballkanike, e të bëhen një element i
ekuilibrit.212
Deklarata mbi Pavarësinë e Shqipërisë u pritë në Vjenë me ngrohtësinë më të
madhe. Ambasadori britanik, Cartwright, kështu i përshkruan reagimet e Vjenës zyrtare
dhe opinionit publik austriak: “Lajmi mbi shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, i përfshirë
në telegramin që e pranoi Ministria e Jashtme austriake me 29 nëntor nga Ismail Qemal
beu, u mirëprit më ngrohtësi në Vjenë dhe ky lajm u përshendet nga shtypi i këtushëm me
një lehtësim dhe kënaqësi evidente”.213
Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912 cilësohet si ngjarja më e
rëndësishme në historinë e Shqipërisë të shek. XX, kurse dita e ngritjes së flamurit
kombëtar, simbolit të themelimit të shtetit shqiptar, si festa kombëtare e të gjithë
shqiptarëve.
Megjithëse i shpallur si shtet, situata në teren ishte kaotike dhe pak shpresdhënëse.
Malazezët ishin pranë Shkodrës, serbët kishin pushtuar Kosovën, Maqedoninë
Perëndimore, Elbasanin dhe Tiranën dhe më pas hynë në Durrës më 28 Nëntor
1912. Grekët tashmë ishin në Sarandë dhe kishin pushtuar Ishullin e Sazanit. 3 Dhjetor
1912 – vendoset një armëpushim i ndërmjetësuar nga Fuqitë e Mëdha, megjithëse as në
jug e as në veri situata nuk tregonte se kishte elemente të armëpushimit. Nga 16 Dhjetori
1912 e deri më 29 janar 1913, bisedimet mes Fuqive të Mëdha, Turqisë dhe shteteve
ballkanike në Konferencën e Paqës në Londër, nuk dhanë rezultat, ngase Turqia nuk
pranoi kërkesat e aleatëve ballkanikë për shkëputje të krahinave përfshi edhe Shqipërinë,
keshtu që lufta vazhdoi.214
212 AIHT, Vj. 22-25-2564, Telegram i Ismail Qemal beut nga Vlora për MPJ e Italisë, Austro-Hungarisë,
Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, 28 nëntor 1912; Teuta Hoxha, Ismail Qemali:
Përmbledhje dokumentesh (1888-1919), (Tiranë: 8 Nëntori, 2002), 262-264. 213 Rizaj, Shqipëria, 323, 324. 214 Vickers, Shqiptarët, 117.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
60
I.2. Bashkërendim i aktivitetit diplomatik të Qeverisë së Vlorës me
Austro-Hungarinë: Kongresi i Tirestes
Ismail Qemali ishte plotësisht i vetëdijshëm se Austro-Hungaria ishte e vetmja
fuqi potenciale që do të vihej në mbrojtje të Shqipërisë. Siç e kemi cekur më lart para
shpalljes së pavarësisë Ismail Qemali pati një aktivitet të dendur diplomatik në Vjenë. Ai i
zhvilloi dy takime të rëndësishme në Vjenë ku i vuri në dijeni së me të u kthyer në Vlorë ai
do të shpallte pavarësinë. Gjatë këtyre takimeve Ismail Qemlai u përpoq të zbulonte
qëllimet që kishte qeveria austro-hungareze rreth organizimit të shtetit shqiptar. Por
qëndrimi i Vjenës ndaj personit të Ismail Qemalit vazhdonte të ishte i lëkundur, ashtu si
edhe në vitet e mëparshme: ajo e pranonte vetë se në bisedat e zhvilluara me Ismail
Qemalin u detyrua të kufizohej me shpjegime të përgjithshme me pretekstin se gjoja këtë
ia diktonte pozita neutrale e saj.
Një ndryshim realist i rrethanave ndërkombëtare dhe i veprimtarisë së jashtme të
Qeverisë së Vlorës sjell natyrshëm edhe pa paragjykime përfundimin se ajo nuk arriti të
bëhej një faktor për t’u marrë në konsideratë nga Fuqitë e Mëdha në diskutimin e të gjithë
paketës të çështjes shqiptare.215 Austro-Hungaria ishte njëra ndër Fuqitë e Mëdha
europiane, e cila pashmangshëm shprehte interesimin e saj për shqiptarët. Përmes konsujve
të akredituar në qytete dhe treva të ndryshme shqiptare, ajo transmetonte kërkesat e
shqiptarëve deri në diplomacinë vjeneze dhe të subjekteve të tjerë europianë.
Paralelisht diplomacia Austro-Hungareze ishte vazhdimisht e koncentruar të shihte
nga afër aktivitetet e Qeverisë së Vlorës. Tashmë ishte krijuar një celulë shtetërore e cila
kishte subjektivitet për çka tani nuk mungonte përkrahja ndërkombëtare. Ngase,
Konferenca e Londrës që e njohu, e zyrtarizmi nga pikëpamja ndërkombëtare Pavarësinë e
Shqipërisë të shpallur nga Kuvendi i Vlorës. Fuqitë e Mëdha përcaktuan statusin,
organizimin e brendshëm dhe kufijtë t Shqipërisë. Secila prej tyre është një çështje studimi
e veçantë që janë trajtuar në gjerësi nga historiografia shqiptare. Këtu synimi është për t’i
parë këto çështje aq sa ato mund të shihen si shqetësime e kontribute modeste të politikës
së jashtme të Qeverisë së Përkohshme dhe bashkërendimi i saj me Austro-Hungarinë.
215 Milo, Politika, 79.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
61
Qeveria e Vlorës përballë shumë vështirësive, lëkundej kundrejt aktiviteteve të
shtuara që tash ishin nën përgjegjësinë e saj. Territori dhe kufijtë e shtetit shqiptarë, ishin
produkt i kompromiseve të hapurave të Fuqive të Mëdha, të cilat ende nuk kishin
verzionin përfundimtar, për shkak të situatës ende të brishtë në ballkan. Viti 1913, është
viti ku për Shqipërinë organizoheshin tryeza vendore e ndërkombëtare për të përcaktuar
dimenzionet e zhvillimit si komb, gjithnjë të orientuara me situatën në teren.216
Kur në Londër kishte filluar diskutimi e po merreshin vendimet e para për
Shqipërinë, aty nuk kishte asnjë përfaqësues të qeverisë shqiptare. Qeveria e Vlorës madje
nuk ishte as e informuar dhe as nuk kishte mundësi komunikimi për të mësuar se çfarë po
përgatitej konkretisht në kancelaritë evropiane për Shqipërinë. Burimi i parë i
informacionit për Ismail Qemalin ishte konsulli i Ausro-Hungarisë në Vlorë. Konsulli
Lejhanec më 1 dhjetor u udhëzua nga Berchtold që “t’u sugjerohet udhëheqësve shqiptarë
që sa të jetë e mundur e më parë të krijonin një komision me personalitete më të shquara i
cili të konsiderohej si përfaqësi efektive e vendit dhe të cilit mund t’i drejtohej në rast
nevoje”217 qeveria austro-hungareze.
Qeveria e Përkohshme ishte e ndërgjegjshme për nevojën e padiskutueshme të
mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha, dhe në rastin konkret nga Austro-Hungaria. Ndër tre
masat e para e më të nevojshme që vendosi të marrë Kuvendi i Vlorës ishte edhe dërgimi i
një komisioni në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare para Mbretërive të Mëdha.218 I
menjëhershme qe edhe informacioni që i barte konsulli Lejhanec eprorit të tij në Vjenë, të
cilin e informonte se Kryetari i Qeverisë së Përkohshme e kishte pranuar me shumë gëzim
njoftimin dhe kishte kërkuar që të ndihmohej që vetë ai në krye të komisionit të shkonte në
Evropë për të shfrytëzuar edhe marrëdhëniet që ai kishte në kryeqytetet evropiane.
Gjithashtu, Ismail Qemali e siguroi konsullin austriak se në vend do të linte një zëvendës
të përshtatshëm dhe të sigurtë.219
Berchtoldit nuk i përlqeu që Ismail Qemali donte të largohej nga Vlora dhe të
kryesonte komisionin në Evropë. Vjena për këtë gjë madje konsultoi edhe Romën dhe i
bëri të ditur përmes konsullit Lejhanec kryetarit të qeverisë shqiptare se prania e tij në
216 Robert Elsie, Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça, (Tiranë: Plejad, 2007),
400. 217 AIHT, Vj. 22-7-720, Telegram i Berchtoldit për Lejhanec, 1 dhjetor 1912. 218 Hoxha, Ismail, 258. 219 AIHT, Vj. 22-8-869, Telegram i Lejhanecit për Berchtold, 3 dhjetor 1912.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
62
Shqipëri ishte e domosdoshme dhe në rrethanat në të cilat ndodhej vendi ai nuk do të duhej
të largohej prej aty. Madje Ismail Qemalit nga Berchtold i erdhi edhe një propozim
konkret që të krijonte një komision prej tre vetash nga paria e vendit dhe të cilët do të
shoqëroheshin nga dy sekretarë njëri austro-hungarez dhe tjetri italian, të cilët do të
ndërmjetësonin në komunikimin e tyre me qeveritë evropiane.220 Nga kjo mund të
kuptohet se Austro-Hungaria kishte në interes të saj që situata në vend të ishte nën kontroll
dhe poashtu sipas saj largimi i kryetarit të Qeverisë në këto momente nuk ishte në dobi së
pari të vet shtetit shqiptar. Por në logjikën e veprimit diplomatik të Vjenës kishte edhe një
synim tjetër. Kjo për faktin se Austro-Hungaria ishte shumë e interesuar që Shqipëria të
vihej në funksion të objektivave të tyre Adriatiko-Ballkanike. Pra, në të njëjtën kohë për të
kontrolluar edhe përbërjen e një delegacioni shqiptar dhe për të mënjanuar Ismail Qemalin,
të cilin nuk e pëlqenin për shkak se nuk manipulohej lehtë prej Vjenës. Ky do të jetë thelbi
i marrëdhënieve midis Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe Austro-
Hungarisë për një vit të ekzistencës së saj.
Megjithatë, Qeveria e Përkohshme kishte zhvilluar një mbledhje të
jashtëzakonshme më 23 dhjetor 1912, në të cilën miratoi përbërjen e delegacionit shqiptar
për në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Rasih Dino221, Mehmet Konica222, Filip
Noga223 dhe Sotir Kolea224. Dy prej anëtarëve të delegacioni, Mehmet Konica dhe Filip
Noga shkuan paraprakisht në Vjenë dhe zhvilluan takime në Ministrinë e Punëve të
220 AIHT, Vj. 22-10-1042, Telegram i Berchtoldit për Lejhanecin, 5 dhjetor 1912. 221 Rasih Dino (1865-1928) ishte politikan shqiptar, diplomat dhe një figurë e lëvizjes kombëtare shqiptare
në fillim të shekullit XX. Në vitin 1913 ai ishte në krye të delegacionit të Shqipërisë për në Londër. 222 Mehmet Konica (1878-1948) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik
shqiptar. Anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913). Në
qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit u emërua ministër i punëve të jashtme, detyrë të cilën e mbajti edhe
në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920-1924 shërbeu si përfaqësues diplomatik i
Shqipërisë në Britaninë e Madhe. 223 Filip Noga (1867-1917) politikan shqiptar. Së bashku me Mehmet Konica dhe Rashik Dino ai ishte
anëtari i tretë i delegacionit shqiptar në Londër. Nga 20 maj-3 shtator ishte ministër i Financave në qeverinë
e Turhan Përmetit. Në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ai u vendos në Vjenë. 224 Sotir Kolea (1872-1945) ishte një folklorist shqiptar, diplomat dhe aktivist i Zgjimi Kombëtar Shqiptar.
Së bashku me Thoma Kaçorri ai është etiketuar si i fundit Rilindas. Në vitin 1913 ai bashkë me Faik Konicën
organizuan Kongresin Shqiptar të Triestes. Në 1919-1920 ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën
e Paqes në Paris.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
63
Jashtme. Në Vjenë delegacioni shqiptar u porosit që të këmbëngulte për integritetin
territorial të Shqipërisë.225
Mirëpo delegacioni shqiptar nuk u akreditua pranë Konferencës së Ambasadorëve
në Londër, edhe përkundër dërgesës zyrtare që i kishte përcjellë Ismail Qemali emrat e
delegacionit shqiptar kryesuesit të kësaj konference. Atëherë, delegacioni gjatë gjithë
kohës së qëndrimit në Londër ka bashkëpunuar dhe është konsultuar veçanërisht me
përfaqësuesit diplomatikë austro-hungarezë por edhe italianë, si dhe u ndihmua edhe nga
miqtë e njohur të Shqipërisë siç ishin Aubrey Herbert226 dhe Edith Durham227.
Për raportet dhe aktivitetin e përbashkët diplomatik të delegacionit shqiptar në
Londër dhe Austro-Hungarisë, këtë e mësojmë nga ambasadori austro-hungarez
Mensdorff, i cili i pari është takuar me delegacionin, gjegjësisht me 3 janar 1913.
Gjithashtu, ka takuar Faik Konicën që sapo kishte ardhur në Londër, ku i raportonte
Berchtoldit se sipas Faik Konicës, Shqipëria duhej të largohej me vendosmëri prej të gjitha
metodave dhe influencave orientale dhe të kthehej plotësisht në udhët që të çonin drejt
Perëndimit.228
Mehmet Konica, e informonte kryetarin e Qeverisë së Përkohshme nga Vjena, se
Konferenca e Ambasadorëve kishte rënë dakord për t’i dhënë Shqipërisë autonominë dhe
për t’i siguruar Serbisë vetëm një dalje tregtare në Adriatik.229
Në përputhje me këtë situatë mund të shtrohen pyetjet se në cilin front duhej të
përqendrohej vëmendja e shqiptarëve tani e tutje?. Në frontin e stabilizimit të shtetit të
pavarur shqiptar apo në përpjekjet për bashkimin kombëtar, që nënkupton bashkimin
politik të trojeve shqiptare?. Atëherë për të dhënë përgjigje në këto pyetje duhet domosdo
që të bëhet një diferencim i proceseve që ndodhën në atë kohë. Së pari vëmendja e
shqiptarëve që u lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar u përqendrua më tepër në gjetjen e
rrugëve që mund të shpinin në bashkimin e tyre me shtetin amë. Dhe së dyti në përpjekjet
225 AIHT, Vj. 22-10-1006, Telegram i Berchtoldit për Mereyin, 27 dhjetor 1912. 226 Aubrey Herbert (1880-1923) punoi dy vjet si diplomat, katër vjet si oficer i Gardës Irlandeze gjatë Luftës
së Parë Botërore dhe për dymbëdhjetë vjet ishte anëtar konservator i Parlamentit për Somersetin e Jugut dhe
Yeovilin. 227 Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare britanike, artiste dhe shkrimtare e cila u bë e famshme për
llogaritë e saj antropologjike të jetës në Shqipëri në fillim të shekullit të XX-të. 228 AIHT, Vj. 23-16-1623, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 3 janar 1913. 229 Milo, Politika, 85.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
64
për mbrojtjen e të drejtave të tyre nacionale nga politikat shtypëse të shteteve ballkanike.
Ndërsa për drejtuesit e shtetit shqiptar, stabilizimi i shtetit ishte shndërruar si çështje
parësore në politikën e tyre shtet-ndërtuese.230 Këtu nuk duhet anashkaluar edhe vëmendja
e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës që kishte për fatin e shqiptarëve që tanimë ishin ndarë
me kufij politikë. Prandaj, nëse deri më 1912-1913 për mbarë kombin shqiptar problemi
kryesor ishte ai i çlirimit kombëtar, masandej obligimet në të ardhmen si duket u shtuan.
Kjo ndarje e synimeve dhe e forcave nuk mund të mos ishte pa rrjedhime negative për
shtetin shqiptar, aq më tepër për shqiptarët në përgjithësi.
Në të njëjtën kohë Qeveria e Përkohshme e Vlorës në gushtin e vitit 1913 përballej
me rrezikun e përshkallëzimit të situatës si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të
brendshëm.231 Kështu, në rrafshin e brendshëm, territori i shtetit shqiptar kishte këtë
pamje; ushtria greke kishte vendosur pushtetin e saj në Shqipërinë e Jugut, një pjesë e
Shqipërisë së Mesme kishte akceptuar institucionin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,
nën administrimin ndërkombëtar ishte futur qyteti i Shkodrës, kurse nën udhëheqjen e
bajraktarëve ndodhej Shqipëria e Veriut.232 Ndërsa në rrafshin ndërkombëtar shteti
shqiptar dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës nuk njihej prej Fuqive të Mëdha.233 Brenda
këtyre konditave që tanimë ishin një realitet i kohës, edhe brenda vetë shqiptarëve me
nxitjen e Esat Toptanit disa qytete filluan mos ta njihnin autoritetin e Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës.234 Ndërsa, Eqrem Vlora në kujtimet e tij situatën e tillë të krijuar në
Shqipëri e përshkruan kështu: ‘‘këto ishin rrjedhoja të papjekurisë politike të shqiptarëve,
por edhe rezultate të intrigave të fqinjëve tanë ballkanikë, të cilët donin të pengonin me
çdo kusht zhvillimin normal të Shqipërisë...’’.235 Kështu, kjo gjendje që u krijua në
Shqipëri prezantonte edhe një mosstabilitet politik dhe institucional, duke e prezantuar
funksionin e shtetit shqiptar dhe bërthamat e konsolidimit të tij, si të pa frytshme dhe të
pafuqishme për të menaxhuar me territorin dhe popullin shqiptar.
230 Muin Çami, "Mbi aleancat politike e klasore në shoqërinë shqiptare gjatë viteve 1912-1921," Studime
historike, no. 1 (1985): 158. 231 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: Kristalina, 2007), 45-46. 232 Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë: Phoenix, 1998), 232. 233 Frashëri, Qytetërimit, 233. 234 Çami, Shqipëria, 22-23. 235 Vlora, Kujtime, 332.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
65
Fuqitë e Mëdha, nën presionin e interesave brenda strategjive të tyre bënin presion
që statusi, organizimi dhe kufijtë të definoheshin dhe kështu të krijohej klima e përbashkët
për përmbylljen e çështjeve të hapura në Ballkan. Meqë, shumë shpejtë do të vendosej për
Shqipërinë përfundimisht, u pa nevoja e organizimit të një tryeze ku do të ftoheshin
shqiptarët sidomos ata të cilët mund të ndihmonin në organizimin ekomomik të Shqipërisë.
Veprimtaria e delegacionit në Londër por edhe aktiviteti i atdhetarëve shqiptarë në
Evropë në kushtet kur Qeveria e Vlorës ishte e izoluar nga kontaktet e drejtpërdrejta me
qeveritë evropiane ishte e një rëndësie parësore. Madje kur u pa se kërkesat e delegacionit
në Londër për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në shtetin e pavarur jo vetëm nuk po
gjenin mbështetje nga disa Fuqi të Mëdha, por rrezikohej që territore të gjëra të banuara
historikisht nga popullsi shqiptare t’u jepeshin vendeve fqinje, lindi ideja e thirrjes së një
Kongresi kombëtar për të kundërshtuar këto synime.236 Poashtu, edhe Austro-Hungaria si
duket e pa të domosdoshme që së bashku me aleaten e saj Italinë të organizonin anash
mbajtjen e një kongresi të tillë.
Ky Kongres u organizua dhe i zhvilloi punimet në Trieste prej 1 deri 4 mars 1913.
Komiteti organizator i Kongresit i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Austro-Hungarisë iu bëri ftesë një numri të madh delegatësh që shkonte midis
120-150 vetash, atdhetarë shqiptarë të njohur që jetonin në këtë kohë në Evropë, Rumani,
SHBA, Turqi, Egjipt dhe Itali.
Fillimet e Kongresit të Triestes i paraqet Franc Nopça – hulumtues austro-hungarez
në kujtimet e tij, shkruan: “Unë u përshëndeta gjatë hapjes soleme nga Faiku, si mik i
madh i shqiptarëve. Mendova gjatë disa minuta për një përgjigje, u ngrita në podium dhe
atëherë mbajta një fjalim në gjuhën shqipe. Me përjashtim të konsullit të përgjithshëm
Karl, dhe disa konsujve të tjerë austriakë dhe italianë, besoj se asnjë evropianë tjetër nuk
e ka bërë një gjë të tillë. Në darkë të ditës së fundit, e thirra Faik Konicën dhe i thash atij
që kongresi nuk kishte bërë asnjë punë. Gjëja minimale që mund të pritej nga një kongres
ishte rezoluta. Faiku ishte dakordme mua. Ditën tjetër Faiku ia paraqiti rezolutën
kongresit. Pas një debati, prapë për gjendjen e vllehëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë,
rezoluta u pranua”.237
236 Milo, Politika, 90. 237 Elsie, Udhëtime, 400.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
66
Ndër emrat e njohur që morën pjesë në këtë kongres ishin: Fan S. Noli, Faik
Konica, Hil Mosi, Dervish Hima, Nikollë Ivanaj, Fazli Pashë Toptani, Sotir Kolea, Zef
Skiroi etj. Në rendin e ditës të punimeve të Kongresit u vendosën katër çështje kryesore:
krijimi i një Shqipërie e cila të ishte e aftë për të jetuar politikisht dhe ekonomikisht;
ndërprerja e Luftës Ballkanike dhe largimi i ushtrive pushtuese të shteteve ndërluftuese
nga tokat shqiptare; diskutimi i mënyrave të përgjithshme të qeverisjes dhe i dëshirës së
vllehve për të jetuar në Shqipërinë e re e të pavaruar.238 Mirëpo, siç vërejmë një gjë, në
këtë kongres nuk kishte përfaqësues nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Për çfarë arsye
ndodhi kjo?
Ka mjaft argumente për të besuar se prania e përfaqësuesve të Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës pse jo edhe të Ismail Qemalit ishte i padëshirueshëm, ngase
financimi i këtij kongresi siç dihet bëhej nga Vjena. Prandaj, kjo nuk dëshironte që Ismail
Qemali të largohej nga Vlora në këtë kohë, për shkak se ardhja e tij në Trieste do të
shënonte fillimin e turneut evropian për të cilin Ismail Qemali kishte tre muaj që
këmbëngulte. Gjithashtu, në këtë kohë në Londër diskutohej çështja e kufijve të Shqipërisë
dhe për këtë ndoshta Berchtold nuk dëshironte të implikonte as veten as Qeverinë e Vlorës
me kërkesat maksimale që u artikuluan në Kongresin e Triestes për krijimin e një
Shqipërie të madhe.239
Është interesant se si ka qenë përmbajtja e personaliteteve në përqindje përmes
profesioneve, që mund të na jap një pasqyrë se si ka mund të jetë përfundimi i Kongersit të
Trieshtës. Duke analizuar strukturën profesionale, të delagatëve të tërheqin vëmendjen
shqetësimet për zgjidhjen në përspektivë të problemeve me karakter ekonomik “Nga
numri i përgjithshëm i delegatëve të kongresit, 18 % prej tyre kanë deklaruar se kanë
statusin tregtar, 4% arsimtar dhe student, 4% publicist dhe avokat, 3 % nënpunës, mjek
dhe agronom 3% klerik, 1% punëtor dhe 67% me profesion të padeklaruar. Gjithashtu, të
tërheq vëmendjen fakti se pjesëmarrësit e ftuar në kongres janë personalitet të huaja në
fushën e zhvillimit ekonomik”.240
238 Hysni Myzyri, Pandeli J. Evangjeli, 1859-1949: atdhetar dhe burrë shteti i shquar, (Tiranë: Albpaper,
2004), 199. 239 Valentina Duka, Shqiptarët në rrjedhat e shekullit XX: gjurmime historike, (Tiranë: Panteon, 2001), 101-
102. 240 Elsie, Udhëtime, 401.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
67
Këtu vërejmë se përveq aspektit politik, kryesore është edhe mundësia e gjetjes së
një zgjidhje ekonomike për Shqipërinë.
Kongresin e dominoi çështja e përfshirjes në shtetin e pavarur shqiptar e të gjitha
territoreve të banuara me një shumicë shqiptare, si e vetmja mënyrë për ta bërë atë të
qëndrueshëm dhe funksional. Për këtë gjë, në mesin e shumë delegatëve u shqua Fan Noli,
i cili u dha liri të plotë ndjenjave atdhetare me elokuencën e sharmin e fjalës së tij, kërkoi
përfshirjen në shtetin e ri shqiptar të katër vilajeteve shqiptare, të gjitha tokave ku flitej
shqip duke u mbështetur në argumente politike, etnike dhe ekonomike.241
Në procesverbal të këtij Kongresi shihet kontributi i veçantë edhe i dy
personaliteteve shqiptare Fan S. Nolit242 dhe kryetarit të këtij kuvendi Faik Konica243, të
cilët në bashkpunim me përfaqësuesit e Austro-Hungarisë erdhën deri tek rezoluta e cila
doli nga ky kongres, ku ndër të tjera thuhet: “Është krejtë e nevojshme që ushtritë, të cilat
ndodhen në tokën shqiptare, të largohen sa më parë. Një Shqipëri e formuar me krah të
prerë do të dëmtohej mjaft politikisht dhe ekonomikisht, duke e zhveshur nga qytetet e
mëdha të cilat mund të bëheshin qendra të qytetërimit, do të ishte e pamundur për t’u
zhvilluar normalisht duke eu bërë kështu një burim vështirësish të mëdha e të reja në
Gadishullin Ballkanik”.244
Në bazë të disa burimeve që kam hasur, del qartë se ky kongres u sponzorizua që
në nismë prej Austro-Hungarisë. Këtë e vërteton Stef Curani në letrën e tij dërguar kontit
Berchtold, i cili ndër të tjera shkruante: “pasi organizova siç munda Kongresin, siç ishte
vendosur më parë, u tërhoqa duke rekomanduar si kryetar të tij Faik Konicën...”.245 Pos,
kësaj ku shohim edhe si një raport në cilësinë e llogaridhënies karshi Austro-Hungarisë,
241 Nasho Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit, vol. I, (Tiranë: Ombra GVG, 2005), 282. 242 Fan S. Noli (1882-1965) prift, përkthyes, shtetar, diplomat, poet e historian shqiptar. Nga shkurti 1909
deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 28 prill
1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Noli
përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar
të Triestes. U bë kryeministër i Shqipërisë prej 16 qershor-24 dhjetor 1924 si rezultat i Revolucionit. 243 Faik Konica (1875-1942) ishte diplomat, eseist, stilist, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare
shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor. Në vitet 1897-1909 nxjerr revistën "Albania". Në vitin
1913 u zgjodh Kryetar i Kongresit të Triestes. Prej vitit 1926-1939 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë
në SHBA. 244 Elsie, Udhëtime, 405. 245 AIHT, Vj. 23-40-3950, Letër e Stef Curanit për Berchtoldin, 7 mars 1913.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
68
pasi që, në këtë dokument vërejmë se Austro-Hungaria, i kishte dhuruar komitetit
organizues të Kongresit një shumë të caktuar të koronave (valutës Austro-hungareze), për
të mbulur shpenzimet gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit.246
Në të njëjtën kohë, qëndrimi përkrahës i Austro-Hungarisë ndaj Kongresit Shqiptar
të Tirestes, mund të kuptohet për faktin se kjo fuqi kërkonte të bindte fuqitë e tjera
pjesëmarrëse në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, që të pranonin projektin e saj
për kufijtë e shtetit shqiptar. Pasi që, pikërisht, në këtë kohë, Austro-Hungarisë mbase i
duhej një zë i fuqishëm që do të dilte nga një forum i përfaqësuesve mbarëshqiptarë, të
cilin gjë ajo e vlerësonte si një argument shtesë në mbështetje të projektit të saj.247
Duke e parë të gjithë këtë pozicion të Austro-Hungarisë, konkretisht karshi
Kongresit mbarëshqiptar të Tirestes, duke paradoksal fakti që historiografia zyrtare në
kohën e monizmit në Shqipëri, jo vetëm që e ka injoruar këtë kongres, por edhe kur ka
qenë herë-herë e detyruar ta përmend, atë e ka quajtur një manipulim të Austro-
Hungarisë.248 Të gjitha këto, tanimë janë vetëm si një izolacion i kohës që mund të
shërbente për interesa të caktuara të politikës ditore në periudhën e monizmit, ngase e
vërteta konsiston ndryshe.
Kongresi i Trieshtes paraqiti qëndrimin e shqiptarëve para Fuqive të Mëdha.
Megjithëse u kërkua në forma të ndryshme që të ndihmohet ekonomikisht Qeveria
Shqiptare e Vlorës ajo ndihmë nuk u dha. Lidhur me këtë mund të shkruhet dhe të ipen
verzione të ndryshme se pse nuk u dha ndihma, që në vazhdimësi mund ti ipej Qeverisë së
Vlorë. Mund të themi se situata ishte e nderë, pothuajse në tërë vendin më 1913, që mund
të arsyetohej mungesa e ndihmës financiare, ngase në këtë periudhë udhëhiqte politika!
Njëkohësisht në Kongresin e Triestes u diskutua edhe për caktimin e një princi
evropian në fronin e Shqipërisë. Poashtu, u bisedua edhe projekti i udhëtimit për në Vlorë
Dukës de Montpensier për të biseduar me Ismail Qemalin për kandidaturën e tij për fronin
shqiptar. Vjenës nuk i munguan informacione për këtë veprim që po bëhej gjatë
zhvillimeve të punimeve të Kongresit, ku po bëheshin përpjekje për të mbështetur
kandidaturën e Dukës. Austriakët u shqetësuan dhe çështja u bë objekt i veçantë diskutimi
246 AIHT, Vj. 23-40-3950, Letër e Stef Curanit për Berchtoldin, 7 mars 1913. 247 Nikoll Ivanaj, Historija e Shqipëniës së Re: Vuejtjet e veprimet e mija, vol. I, (Tiranë: Shtypshkronja e
shtetit ATDHEU, 1943), 46. 248 Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, (Tiranë: SHBLU, 2008), 87-88.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
69
edhe me italianët. Për të përgënjeshtruar opinionin që ishte lansuar se Austro-Hungaria e
mbështeste Dukën, përmes një komunikate të përbashkët me Italinë ato e bënë këtë gjë.249
Konsulli austro-hungarez nga Vlora, raportonte se me 28 mars 1913 në mbrëmje,
kishte arritur në Vlorë Duka de Montpensier, por nuk kishte arritur të merrte informacione
të sakta se çfarë ishte biseduar, vetëm se sipas tij, “Duka kishte ardhur kryesisht për të
fituar mbështetje për caktimin e tij në krye të fronit mbretëror shqiptar”.250 Mirëpo, Ismail
Qemali, e priti Dukën me nderime në qytetin e pavarësisë, por ky nuk i premtoi asnjë fjalë
për fronin Dukës, duke përdorur një fjalor krejtësisht diplomatik.251
Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, tani lansohet përsëri ambicia dhe këmbëngulësia e
Ismail Qemalit për të nisur turneun e tij evropian, me destinacion kryesor Londrën. Por,
edhe kësaj here nuk mungoi kundërshtia e fuqishme e Austro-Hungarisë, përmes konsullit
Lejhanec, për të penguar dhe mos e lejuar që të largohej nga Vlora. Ismail Qemali,
megjithatë, kësaj here është i vendosur dhe nuk do të lëvizte nga qëndrimi i tij. Ai në
mungesë të tij e caktoi të ushtronte detyrën e kryeministrit, Vehbi Agollin252, ndërsa
detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme do ta ushtronte, Myfit Libohova. Në shoqërim të
Luigj Gurakuqit dhe të Isa Boletinit në fund të marsit u nis nga Vlora për tureun evropian,
për t’ kthyer për afro tre muaj më vonë. Njëherit, Ismail Qemali u drejtohej me një
telegram të gjitha prefekturave në Shqipëri duke i njoftuar për turneun e tij dhe në të
njëjtën kohë kërkoi për të ruajtur qetësinë dhe rregullin në vend.253
Në Vjenë Ismail Qemali dhe shoqëruesit e tij u pritën nga Berchtoldi, i cili në
fillim shfaqi një lloj nervozimi për hapin që kishte ndërmarrë kryetari i qeverisë së Vlorës
pa miratimin e tij. Në vëmendje e diplomacisë vjeneze janë të regjistruara takimet e
bisedimet e tij në kryeqytetin e Perandorisë dualiste, duke i cilësuar si austrofilë shqiptarë
e jo si një vizitë e kryeministrit shqiptar. Berchtold, i përmed Ismail Qemalit se “Shqipëria 249 AIHT, Vj. 23-12-1245, Telegram i Mereyit për Berchtold, 4 mars 1913. 250 AIHT, Vj. 23-34-3411, Telegram i Lejhanecit për Berchtold, 31 mars 1913. 251 Qemali, Kujtime, 421. 252 Vehbi Agolli (Dibra), (1867-1937) ishte klerik dhe aktivist politik shqiptar. Më 1909 mori pjesë në
Kongresin e Dibrës ku u zgjodh kryetar i Kongresit. Më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës. Vehbi
Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e
Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë
Shqipërisë. Poashtu, në vitin 1913 ushtron për tre muaj detyrën e kryeministrit të shtetit shqiptar. Në vitin
1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. 253 Hoxha, Përmbledhje, 331.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
70
e ka të vështirë të ruaj tërësinë e saj tokësore, pavarësisht nga të drejtat dhe përpjekjet që
ajo po bënte”.254
Në fund të prillit Ismail Qemali, arriti në Londër, ku u takua me shumë ministra e
shtetarë anglezë, përfaqësues diplomatikë e miq të shqiptarëve. Për vizitën e tij në Londër,
përpos kujtimeve që i hasim tek vetë Ismail Qemali, dokumenteve austro-hungareze,
britanike, informacione të integruara tani na vijnë edhe nga ditari i Aubrey Herbert.255
Në fillim të majit 1913 kryeministri shqiptar takoi ambasadorin austro-hungarez në
Londër, Mensdorff. Pas një bisede që zhvilluan për çështjen shqiptare dhe diskutimet që
po bëheshin në Londër, Ismail Qemali i dorëzoi një memorandum ku kërkohej organizimi
i xhandarmërisë shqiptare, e cila do të kishte një rol të rëndësishëm si instrument i ruajtjes
së rendit publik, duke i dhënë një hua për krijimin e kësa force.256 Këtë gjë, Ismail Qemali,
ia parashtroi edhe Berchtoldit në takimin e dytë pas Londrës, madje kërkoj që qeveria
austro-hungareze të dërgonte një luftanije në Vlorë, kërkesë kjo që u mirëprit nga
Berchtold. Shqetësimi i Ismail Qemalit për të organizuar xhandarmërinë e për të pasur
luftanije të Vjenës ishte i argumentuar ndoshta nga sinjali që i vinte atij nga fakti se situata
në Vlorë ishte e tensionuar për shkak se Esat Pasha kishte shfaqur hapur synimet
separatiste, për çka Qeveria i sugjeronte kryetarit që të kthehej sa më shpejtë.257
Duke u nisur nga kjo situatë lindi ideja për të zhvendosur selinë e Qeverisë së
Përkoshme nga Vlora në Shkodër, ide e cila hasi në kundërshtim të menjëhershëm të
politikës vjeneze, duke e detyruar dhe vënë nën presion Ismail Qemalin që të niste rrugën e
kthimit në Shqipëri me urgjencë.258
Aktiviteti diplomatik apo turneu evropian i kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të
Vlorës kishte edhe dimension ballkanik. Në të gjitha takimet, në fjalim e intervista, ai nuk
linte moment pa potencuar se populli shqiptar “dëshiron, që të gjithë popujt e Ballkanit si
dhe ai vetë të punojnë për të përparuar, që urrejtja dhe lakmia të pushojnë, që të gjitha të
254 Qemali, Kujtime, 422. 255 Bejtulla Destani and Jason Tomes, Miku i madh i shqiptarëve: Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së
sotme, (Tiranë: Via Egnatia, 2012), 88-99. 256 AIHT, Vj. 23-30-3003, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 9 maj 1913. 257 AIHT, Vj. 23-30-3004, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 14 maj 1913. 258 AIHT, Vj. 23-30-3008, Telegram i Berchtoldit për Merey dhe Mensdorff, 25 maj 1913.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
71
drejtat e ligjshme të jenë të shenjta, që çdo ambicie dhe veprim i padrejtë të hasë në
dënimin dhe garancinë solidare nga ana e Fuqive të Mëdha”.259
I tërë muaji maj do të shënonte fundin e turnet të Ismail Qemalit në Evropë dhe në
të njëjtën kohë diskutimet më të ngjeshura për të përmbyllur formën e statusit politik të
shtetit shqiptar.
259 Qemali, Kujtime, 423.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
72
KREU -II-
ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË KONFERENCËN E AMBASADORËVE
II.1. Austro–Hungaria dhe statusi i shtetit shqiptar
Pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, situata në Ballkan nuk
po tregonte shenja qetësie, përkundrazi ajo u tensionua më tej saqë i inkuadroi edhe Fuqitë
e Mëdha në konflikte diplomatike sepse tani “status quo” më nuk po funksiononte. “Në
situatën e re në Ballkan Austro-Hungaria e shikonte Shqipërinë si një barrierë që do të
pengonte shtrirjen e sllavizmit në Ballkan. Italia nga ana e saj, e shikonte atë në
perspektivë si “Bregun e pestë” (“quinda sponda”), si një kryeurë për depërtimin e vonuar
të iperializmit Italian në Lindje. Rusia kishte synimet e saj, ajo përpiqej të shtrinte
influencën e saj në Ballkan nëpërmjet zmadhimit territorial të shteteve sllave. Lufta
Ballkanike ishte një shans për një copëtim të ri të tokave shqiptare pas disfatës së
Turqisë.260
Austro-Hungaria ishte e vendosur që të parandalonte daljen e Serbisë në Adriatik,
sepse kështu, humbej imazhi dhe ndikimi i saj në ballkan, kështu që në mes kontraditash të
forta mes Fuqive të Mëdha u vendos që të mblidheshin dhe të merrnin vendime të
rëndësishme për Ballkanin.
Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 17 dhjetor të 1912-s. Ajo i
vazhdoi punimet deri në fund të korrikut të vitit 1913. Kjo konferencë u diktua prej
shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Europës
(pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë
(Albert von Mensdorff)261, i Gjermanisë (Karl Marx Lichnowsky)262, i Italisë (Guglielmo 260 Arben Puto, Shqipëria Politike: 1912-1939, (Tiranë: Toena, 2009), 53. 261 Albert von Mensdorff (1861-1945), diplomat austro-hungarez. Gjatë kohës kur i zhvillonte punimet
Konferenca e Ambsadorëve në Londër, ky ishte shumë aktiv në mbrojtjen e çështjes shqiptare. 262 Karl Max Liknowsky(1860-1928) ishte një diplomat gjerman. Në vitin 1912 u emërua ambasador në
Londër. Ishte autori i një pamflet të vitit 1916 vuri në dukje se kritikoi diplomacinë gjermane në mesin e vitit
1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
73
Imperiali)263, i Francës (Paul Cambon)264 dhe i Rusisë (Alexander Beckendorff)265. Si
përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Edward Grey266, ishte njeriu që u zgjodh
kryetar i përhershëm i Konferencës), përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të
fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e
kishte nënshkruar armëpushimin).267
Çështja shqiptare ka qenë çështja kryesore që u mor në shqyrtim që në seancën e
parë të saj. Pasi u sigurua aprovimi i një qeverie përkatëse që i dha përfundimisht trajtën e
një vendimi, Eduard Grey, në cilësinë e kryetarit të Konferencës u autorizua të jepte
komunikatën e njohur që i prekte në fakt pak, pikat kryesore të diskutimit që u zhvillua
rreth problemit shqiptar. Siç dhe del nga raportet e ambasadorëve dërguar qeverive, çështja
shqiptare u kap në tre aspektet e saj kryesore. Këto ishin: statusi i Shqipërisë, organizimi i
saj i brendshëm dhe çështja e kufijve.268
Konsiderohet se në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme mirëpo duket se
asgjë nuk është dokumentuar se cilat kanë qenë vendimet konkrete, dhe cilat kanë qenë
diskutimet e gjatë Fuqive të Mëdha: “Është veçanërisht për të theksuar se Konferenca
gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti procesverbale, çka do të thotë se nuk kanë
mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës”.269
263 Guglielmo Imperiali (1858-1944) ishte një diplomat, politikan dhe ambasador italian. Ai kryen shërbimin
në ambasadat italiane në Berlin (1885), Paris (1885-1889), Washington (1889) dhe Bruksel (1895). Që nga
viti 1901-1903, i ngarkuari me punë në Berlin. Ishte pjesëmarrja në negociatat që çuan në nënshkrimin e
Traktatit të Londrës. 264 Pierre Paul Cambon (1843-1924) ishte një diplomat francez. Në 1886 Cambon U bë ambasadori francez
në Madrid, u transferua në Konstandinopojë në vitin 1890 dhe në vitin 1898 në Londër, ku shërbeu deri në
vitin 1920. Në Londër, Cambon shpejt u bë një figurë e rëndësishme për të shërbyer si përfaqësues i Francës
në Konferencën e Londrës (1912 dhe 1913). 265 Alexander Konstantinovich Benckendorf (1849-1917) ishte një diplomat rus, i cili shërbeu si ambasador
në Danimarkë dhe Mbretëria e Bashkuar. Nga 1903 deri në vdekjen e tij në 1917, ai ishte ambasador në
Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesëmarrës në Konferencën e Ambsadorëve të Londrës. 266 Sir Edward Grey (1862-1942), politikan liberal dhe diplomat britanik. Shërbeu si sekretar i Jashtëm i
qeverisë së Anglisë nga viti 1906 deri në vitin 1916. Në vitet 1919-1920 shërbeu si ambasador i Mbretërisë
së Bashkuar në SHBA dhe në vitet 1923-1924 ishte kreu i Partisë Liberale në Dhomën e Lordëve. 267 Puto, Shqipëria, 55. 268 Nicola Guy, Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe
Lindja e Pavarësisë shqiptare, (Tiranë: Pegi, 2012), 64-65. 269 Guy, Lindja e Shqipërisë, 64-65.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
74
Amabasadorët e Fuqive të Mëdha, më 17 dhjetor 1912 morën vendimin e parë të
përbashkët të krijohej një Shqipëri autonome e aftë për të jetuar nën sovranitetin ose
suzerenitetin e Sulltanit. Këtë vendim e keqkuptoi Qeveria e Vlorës, për çka Ismail Qemali
fillimisht e konsideroi si miratim dhe përkrahje të Pavarsisë së Shqipërisë, mirëpo kjo
dukej sheshit sepse përcaktimi si Autonomi në vendim ishte përcaktuar me këmbënguljen
e Rusisë e cila kërkonte që Shqipëria të ishte provincë autonome nën sovranitetin e
Sulltanit. Austro-Hungaria ishte e vendosur që ky të mos ishte vendimi përfundimtar dhe
në konsultime të zgjeruara me Italinë dhe palën franceze ishte e interesuar që termin
Autonomi ta zëvendësonte me Pavarësi të plotë.270
Ky akt, poashtu edhe konferenca i ngarkoi si Austro-Hungarinë ashtu edhe Italinë
që të paraqitnin një projekt të përbashkët për organizimin e brendshëm të shtetit të ri
shqiptar, por që nga fundi i dhjetorit 1912 deri në fund të prillit 1913 ato nuk ishin në
gjendje të përafronin qëndrimet e tyre. Pas lëshimeve të bëra nga të dy palët projekti i tyre
i përbashkët u paraqit më 8 maj 1913 në Konferencën e Ambsadorëve për shqyrtim.271
Pra, për organizimin e brendshëm të shtetit shqiptar, ju vendosën kompetencat
ekzekutive Austro-Hungarisë dhe Italisë që të mirren me këtë çështje. Ato u paraqiten me
nje projekt të përbashkët më 8 maj i cili thuhej që: “Çështja e organizimit do të vendosej
në rrethin më të gjerë. Parashikohej krijimi i dy organeve ndërkombëtare: një komision
dhe një komitet. Komisioni do të përpunonte një regjim gjyqësor me gjykata mikste me
pjesëmarrjen e Fuqive. Komiteti do të ishte organ ndihmës i komisionit me detyrën
specifike të organizimit dhe kontrollit të administratës civile dhe financiare të
Shqipërisë”.272
Çështja e sovranit prekej në pikën 8 të këtij të projektit austro-italian ku
shprehimisht thuhej se Princi i ardhshëm i Shqipërisë do t’u propozohej Fuqive të Mëdha
nga Austro-Hungaria dhe Itali. Projekti gjithsejt kishte dhjetë pika. Në tri të parat që kishin
lidhje edhe me statusin politik, ripohohej qartë se përjashtohej çdo lidhje ndërmjet
Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë, si dhe Shqipëria duhej të ishte neutrale dhe ai
garantohej nga gjashtë Fuqitë e Mëdha.273
270 Puto, Shqipëria, 55. 271 Milo, Politika, 109. 272 Puto, Shqipëria, 65. 273 Shatri, Dokumente, 535-537.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
75
Është e rëndësishme të përmendet që përderisa merreshin vendime të rëndësishme
Qeveria e Vlorës nuk përkrahej nga Fuqitë e Mëdha e sidomos vendimet e saj, ngase kjo
shihej si themelim i shtetit në baza kombëtare. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në
Londër, veprimtaria e organizimit të shtetit shqiptarë shihej në një problem ndërkombëtar,
kështu që në këtë mënyrë u gjendën përballë dy parime në veprën e organizimit të shtetit
shqiptar; parimi kombëtar dhe ai ndërkombëtarë. Fitoi i dyti që tregon se tashmë Fuqitë e
Mëdha kishin marrë rolin për gjithçka sa i përket vendimeve mbi shtetin shqiptar.274
Për këtë gjë Berchtoldi e porositi ambasadorin e tij në Romë që provonte të bënte
për vete edhe San Julianon për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë për ta
vënë Shqipërinë në një plan të barabartë me shtetet e tjera ballkanike. Kështu Austro-
Hungaria, ndonëse e quante edhe ajo se organizimi i shtetit shqiptar nuk mund të bëhej pa
pjesëmarrjen aktive të të gjitha Fuqive të Mëdha.275
Më 31 maj 1913, arrihet marrëveshja mes fuqive të mëdha që ajo të jetë principatë
sovrane me një princ të trashëgueshëm në krye. Pra, Konferenca e Ambasadorëve
projektoi një status të shtetit shqiptar të karakterizuar nga kundërthënie të forta
konceptuale (edhe autonom edhe sovran, edhe autonom edhe neutral, edhe sovran edhe
nën kontroll ndërkombëtar). Mbi të gjitha nocioni i principatës parakuptonte një filiacion
me monarkitë europiane. Projekti i paraqitur në maj të 1913-s parashihte zgjedhjen e një
princi nga Fuqitë, organizimin e sistemit gjyqësor, të xhandarmërisë, ku të huajt do të
luanin rolin vendimtar. Përgjithësisht, në rregullimin e statusit të Shqipërisë u procedua
mbi bazën e parimit ndërkombëtar, duke injoruar parimin kombëtar.276
Kështu, statusi final i Shqipërisë u miratua më 29 korrik 1913 nga Konferenca e
Ambasadorëve në Londër dhe kishte këtë përmbajtje: 1. Shqipëria është një principatë
autonome, sovrane dhe e trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë
Fuqive të Mëdha. Princi do të catohej prej gjashtë Fuqive të Mëdha; 2. Midis Turqisë dhe
Shqipërisë është përjashtuar çdo lidhje suzereniteti; 3. Shqipëria është neutralizuar,
neutraliteti i saj është i garantuar prej gjashtë Fuqive të Mëdha; 4. Kontrolli administrativ
civil dhe financiar i është besuar një komisioni ndërkombëtar që është i përbërë prej
delegatësh të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një delegati të Shqipërisë; 5. Pushteti i këtij
komisioni do të vazhdojë dhe në rast nevoje mund të përsëritet; 6. Princi do të emërohet 274 Shatri, Dokumente, 535-537. 275 ÖUA, Dokumenti nr. 4982, vëll. III. 276 Puto, Shqipëria, 64-65.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
76
brenda një afati prej gjashtë muajsh; 7. Sigurimi i rendit publik do të garantohet prej
organizimit ndërkombëtar dhe xhandarmërisë.277
Me gjithë kundërshtimet e Rusisë Konferenca e Ambasadorëve morri vendimin e
saj përfundimtar më 29 korrik 1913 e cila e njohu Shqipërinë si Principatë të pavarur, të
trashëgueshme dhe neutrale në garancinë e Fuqive të Mëdha. Kjo do të thoshte se forma e
qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar,
sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. Në këto kushte Ismail Qemali u
detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë;
qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur
dhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj:
paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të
huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj.278
Në opinionin e brendshëm të vendit kjo ndërhyrje monopol gjithëpërfshirëse e
Fuqive të Mëdha në ngritjen e shtetit të ri denoncohej si një politikë që injoronte Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare. Në historiografinë tradicionale shqiptare më shumë është tërhequr
vëmendja te cungimi i kufijve shtetërorë të Shqipërisë shtetërore, se te paracaktimi i
formës së qeverisjes dhe i statusit me pavarësi të kufizuar.
Pas vendimit të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, mbeti çështja e kryesore e
definimit të kufijve të Shqipërisë për çka u bënë koncesione të shumta.
277 Milo, Politika, 121. 278 Shatri, Dokumente, 605-607.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
77
II.2. Roli i Austro-Hungarisë në përcaktimin e kufirit verior
Së bashku me njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, problem tjetër serioz, madje jetik që
shqetësonte vazhdimisht Ismail Qemalin ishte problemi i kufijve të saj, i cili do të merrej
në shqyrtim nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Ai e kuptonte se fjalën e fundit
në çështjen e kufijve do ta thoshte diplomacia evropiane, e cila në atë kohë bënte ligjin.
Prandaj, duke i njohur mirë synimet imperialiste të Fuqive të Mëdha dhe tendencat
shoviniste të shteteve fqinje, po ashtu siç i njihte mirë edhe kontradiktat midis tyre, ai nuk
qëndroi në pritje të vendimeve që do të merreshin në Londër. Përkundrazi, ai u përpoq të
ndikonte gjallërisht në qëndrimin e njërës ose tjetrës fuqi për ta nxjerrë çështjen shqiptare
nga situata diplomatike tepër e ndërlikuar. Kërë çështje delikate, Ismail Qemali kishte
vendosur ta zgjidhte me rrugë diplomatike, me dërgimin e një delegacioni shqiptar në
Londër, idenë e të cilit e kishte hedhur qysh në Mbledhjen e Bukureshtit dhe e kishte
përsëritur në Kuvendin Kombëtar të Vlorës para se të fillonte punimet Konferenca e
Ambasadorëve.279
Kufiri shqiptar do të mund të bëhej një tjetër zonë e konfliktit midis Sllavëve të
Jugut dhe Monarkisë. Në kundërshtimin e tyre për kërkesat shqiptare ndaj Monarkisë së
Dyfishtë, dy shtetet Sllave të Jugut mbështeteshin në mënyrë të vendosur nga Rusia. Rusia
përkrahu interesat e Serbisë dhe Malit të Zi në Konferencën e Londrës. Që nga fillimi i
konferencës, Rusia dhe Austro-Hungaria u përplasën për përcaktimin e kufijve shqiptarë.
Kjo përplasje mbante përsipër në vetvete të gjithë rrezikun e pandarë në konfrontimin e
shteteve që e mbronin dhe atyre që ishin kundër aleancës.
Për Austro-Hungarinë përcaktimi i kufirit verior shqiptar u bë pika qendrore e
politikës së saj për Ballkanin. Një kufi duhej të vendosej në mënyrë qe të mund siguronte
stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë kundër fqinjëve të saj Jugorë Sllavë. Për të ja arritur
kësaj Ballhausplatz shpresonte që të përfshinte sa më shumë të jetë e mundur territore të
banuara nga Shqiptarët.
Shqetësimi më i madh i politikës së Austro-Hungarisë ishte qyteti i Shkodrës.
Shkodra ishte konsideruar si çelësi i Shqipërisë së veriut. Rëndësinë për Shkodrën
Berchtold e nënvizonte siç vijon: “Shkodra është qendra e protektoratit tonë Katolik në
279 Kaliopi Naska, Ismail Qemali në lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Tiranë : Instituti i Historisë, 1987) 153.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
78
Shqipërinë e veriut dhe si i tillë është i rëndësishëm për ta ruajtur nën Shqipëri. Mendimet
e ekspertëve ishin për një Shqipëri të qëndrueshme dhe se ishte e pakonceptueshme pa
Shkodrën dhe rrethinat e saj. Në qoftë se Shkodra nuk përfshihet në Shqipëri, fiset
shqiptare që anojnë në drejtim të Shkodrës do të jenë të humbura për Shqipërinë. Këto fise
më pas do të jenë kundër vullnetit të tyre, do të zhyten në Malin e Zi që etnikisht dhe
fetarisht është i ndryshëm nga Shqipëria.”280
Conrad281 theksonte gjithashtu rëndësinë e Shkodrës, duke e përshkruar atë si "si
qytetin më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, dhe si vendbanim i një peshkopi,
në qendrën e zonës katolike të vendit."282 Theksi i madh u vu në natyrën fetare Katolike të
Shkodrës. Austria e kishte ushtruar tradicionalisht një protektorat mbi popullsinë Katolike
të Shqipërisë së Veriut dhe shpresonte të ndikonte në shtetin e ri të Shqipërisë përmes
kësaj popullsie Katolike. Dhe për këtë, argumenti më i rëndësishëm i prezantuar për
përfshirjen e Shkodrës me Shqipërinë ishte se Shqipëria praktikisht ishte e
paimagjinueshme pa të. Mbi të gjitha Shqipëria patjetër duhet të jetë e plotë. Gjithashtu
Shkodra ishte e pa kontestueshme shqiptare në lidhje me popullsinë e saj. Berchtold kishte
kërkuar që sa më shumë që të jetë e mundur t'i përmbahen parimit të kombësisë në
përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.283 Ai kishte përdorur parullën "Ballkani i popujve të
Ballkanit."
Mensdorffi kishte dy harta, atë të kufirit të propozuar shqiptar, e cila tregonte
Pejën, Prizrenin dhe Ohrin brenda Shqipërisë, hartë kjo që do të prezantohej në
konferencën e ambasadorëve, dhe harta tjetër me këto qytete jashtë Shqipërisë e cila
tregonte masën reale të kërkesave të Austrisë. Natyrisht, Mensdorff nuk mund të tregonte
hartën e dytë në konferencë në qoftë se ai do të ishte në një pozicion për të bërë
marrëveshje.
280 ÖUA, Dokumenti nr. 4928, vëll. IV. 281 Franz Conrad von Hötzendorf (1852-1925) ishte një oficer austriak dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të
forcave të armatosura të ushtrisë austro-hungareze dhe Marinës gjatë viteve 1906-1911. Franz Ferdinandi
kishte një simpati ndaj tij dhe e riemëroi përsëri shef të Shtabit të Përgjithshëm në vitin 1912-1917. 282 Franz Hötzendorf, Feldmarschall Conrad: Aus meiner Dienstzeit 1906-1918, vol. II, (Wien: Rikola-Verl,
1922), 403. 283 Alfred von Wegerer, “Graf Berchtolds Interview über den Kriegsausbruch,’’ Berliner Monatshefte XII,
June 1935, 520.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
79
Harta e Austro-Hungarisë, ishte e cilësisë së shkëlqyer, duke qenë produkt i punës
disa vjeçare. Në aspektin etnografik Monarkia e Dyfishtë kishte bërë një përfaqësim të
mirë. Baroni Gisel284, përfaqësuesi Perandorak dhe Mbretëror në Cetinje, i cili kishte
shpenzuar shumë kohë në këto zona të Shqipërisë dhe kishte ndihmuar vetë përpilimin e
kësaj harte etnografike në të cilën pretendonte se Austro-Hungaria ishte bazuar, ai ishte
dërguar në Londër me propozimin e Francis Ferdinandit, i cili njihej si një ekspert i
problemit të veriut të Shqipërisë.285
Pas përparimit fillestar më 17 dhjetor, ditën e parë të konferencës në Londër, nuk
ishte bërë as edhe një përparim rreth problemit të kufijve shqiptarë. Pas dy ditësh të
negociatave të pa rezultat konferenca ishte shtyrë nga 20 dhjetori deri më 2 janar. Sezoni i
pushimeve kishte ardhur me ndjenja të përziera në Monarkinë e Dyfishtë. Por nga ana
tjetër një arritje e qëndrueshme ishte kryer.
Shqipëria ishte themeluar dhe Serbia ishte e përjashtuar nga deti. Gjithashtu Neue
Freie Presse ishte shumë e kënaqur me gjendjen dhe veçanërisht me Kontin Berchtold.
Ministri duhet të bëhej një udhë-çelës në Ballkan dhe të merrte një rrugë të cilën nuk e
kishte shkelur asnjeri më parë. Ai nuk e kishte lënë veten të mashtrohej nga gjëra të vogla.
Në kriza ai kishte pasur sukses dhe kishte arritur të bëhej një personalitet, dhe në të
ardhmen do të ishte i rëndësishëm në Evropë. Tashmë Paqja ishte e dukshme, dhe ishte
paqe e denjë e cila do të përhapte begati dhe do të shëronte plagët. Konti Berchtold do të
kishte Krishtlindje të gëzuara.286
Nga ana tjetër një konflikt me Rusinë lidhur me përcaktimin e kufirit Shqiptar po
thurej në Konferencën e Londrës në rifillimin e saj në Janar. Konrad theksonte se ishte
koha që me vendosmëri të merreshin tashmë me Serbinë. Në një konferencë më 23 dhjetor,
bashkë me Berchtoldin, shefi i personelit dhe Ministrin e luftës Krobatin kërkonte
mobilizim kundër Serbisë.287 Konradi kishte përdorur shkrimet e tij përtej parashikimeve.
Në një letër të 23 dhjetorit ai paralajmëronte Berchtoldin rreth pasojave katastrofike që kjo
284 Wladimir Rudolf Giesl (1860-1936), ushtarak dhe diplomat austro-hungarez. Në vitet 1909-1913 shërbeu
si ministër i Mbreterisë së Dyfishtë, në Cetinjë, dhe në vitet 1913-1914 si ministër i Austro-Hungarisë në
Beograd. 285 Wladimir Giesl, Zwei Jahrzente im nahen Orient, (Berlin: Verl. für Kulturpolitik, 1927), 234, 236. 286 Neue Freie Presse, December 25, 1912, 2. 287 Hantsch, Berchtold, 375.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
80
politikë e paqes mund të trashëgonte në Ballkan.288 Duke shtuar në një letër të cilën ja
dërgonte Francis Ferdinand-it më 30 dhjetor paralajmëronte duke i thënë se: “Situata ishte
bërë një test që provonte fuqinë ndërmjet Monarkisë dhe Serbisë”.
Dështimi i konferencës së ambasadorëve do të thoshte se Austro-Hungarisë
ndoshta do t'i duhej që të përdorë forcën për të zbatuar planet e saj për Shqipërinë, por
përdorimi i forcës rrezikonte luftë me Rusinë. Askush në mbretëri, me përjashtim ndoshta
të Conard-it, sigurisht që nuk e donin një luftë me Rusinë. Berchtold dukej i lehtësuar pasi
që Lordi Grey kishte qenë i informuar për gatishmërinë e Monarkisë për të rrezikuar për
Shkodrën. Më 8 janar, një ditë pasi Mensdorff kishte biseduar me Lordin Grey, Berchtoldi
në mënyrë konfidenciale kishte deklaruar për Neue Freie Presse: “Ju mund të shkruani, se
sipas mendimit tim, nuk ka asgjë për tu merakosur. Një qëndrim i pushtuar nga paniku nuk
është i garantuar nga situata aktuale...”.289
Një lëshim shumë i rëndësishëm ishte ai i radhës ku me 14 Janar, Berchtold
njoftohet nga Mensdorff se monarkia e Habsburgut nuk do të këmbëngulte në ruajtjen e
Pejës, Prizrenit apo Ohrit nën Shqipëri.290 Ndërsa Berchtold vazhdonte të shpresonte se ky
lëshim do të sjellte një veprim pajtues nga ana e Rusisë. Mirëpo këto lëshime vetëm sa
kishin dobësuar pozitën e Monarkisë së Dyfishtë në Londër. Peja, Prizreni dhe Ohri, mund
të ishin një rast i mirë për ta, që Austro-Hungaria mund negocionte në konferencë.
Hohenlohe291 ishte dërguar që t’i kumtonte një mesazh personal nga Perandori
Austriak Carit të Rusisë, në të cilën theksohej vullneti i mirë midis dy perandorive. Në
mënyrë të veçantë ai kishte shkuar të ju deklaronte rusëve rëndësinë e Ballkanit për
Austro-Hungarinë dhe nënvizohej se Monarkia e Dyfishtë kishte vetëm qëllime paqësore
kundrejt Rusisë.292 Shpresohej shumë se misioni i Hohenlohe do të kishtë sukses. Në
kthimin e Princit Hohenlohe nga Shën Petersburgu ai mbante një letër nga cari për
perandorin, ku media Neue Freie Presse me optimizëm deklarohej: “Misioni i Princi
Hohenlohe përgjithësisht është konsideruar si një shenjë e paqës. Në fakt ajo ja ka arritur
288 Hötzendorf, Feldmarschall, 395-396. 289 Neue Freie Presse, January 8, 1913, 2. 290 ÖUA, Dokumenti nr. 5384, vol. V. 291 Franz Friedrich von Hohenlohe (1879-1958) ishte një princ austriak, i cili shërbeu si atashe ushtarak në
Shën Petersburg. Më vonë ai ishte shefi i propagandës gjermane dhe drejtor i spiunazhit gjerman në Zvicër.
Ai gjithashtu shërbeu me regjimentin e tij në frontin rus. 292 ÖUA, Dokumenti nr. 5675, vol. V.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
81
qëllimit ...për të parandaluar mosmarrëveshjet politike të cilat ishin bartur në të dyja
oborret perandorake. Ne mund të konfirmojë se këtë arritje, e cila dëshmon se ndërmjet dy
oborreve ka pasur disa vështirësi. Letrat e të dy monarkëve, sikur ajo e të gjithë historisë
të dërguarit perandorak në oborrin Rus është një provë e gjithë kësaj...”.293
Por, rezultatet e menjëhershme të misionit të Hohenlohe ishin zero. Nuk kishte
asnjë propozim të ri në lidhje me caktimin e kufirit shqiptar. Megjithatë shprehja e
qëllimeve paqësore padyshim që zbutën frikën për Monarkinë e Dyfishtë për një luftë me
Rusinë dhe i mbështetën politikat e Berchtold për rregullimin e kufirit shqiptar.
Kjo deklaratë është çelësi për të kuptuar politikën e Francis Ferdinand rreth
çështjes së kufirit të Shqipërisë veriore. Por Archiduka mendonte se problemet e Ballkanit
mund të trajtohen vetëm në mënyrë të vendosur ku problemet e kombësive me Monarkinë
ishin tejkaluar.294 Pasi që kjo ishte arritur dhe miqësia me Rusinë e siguronte Austro-
Hungarinë dhe mund të kishte një prani të fortë ushtarake në Ballkan. Ndërsa reformat e
kishin forcuar shtetin e Habsburgut dhe Rusia ishte bërë një mik i Monarkisë, ndërkohë
Francis Ferdinand ishte i mendimit se, rreziku i pandashëm i politikës së përkrahur nga
Conard ishte shumë i madh për Monarkinë. Nga fillimi i marsit, Berchtold ishte shumë i
shqetësuar për çështjen e Shkodrës. Konferenca e Londrës duhej që shumë shpejt të
vendoste për kufirin e Veriut të Shqipërisë përpara se dorëzimi i Shkodrës të krijonte
vështirësi të reja.
Më 4 mars ai u shpreh se mund të jenë të gatshëm për të lejuar një komision
ndërkombëtar për të vendosur për fatin e Gjakovës, nëse Rusia do të lëshojë bregun jugor
të liqenit të Shkodrës dhe bregun e majtë të lumit Buna për Shqipërinë.295 Edhe Fuqitë e
Mëdha do të duhet të bien dakord për të zbatuar vendimet e marra në lidhje me kufirin
verior shqiptar.
Ndërsa, udhëzonin Berchtold për dorëzimin e Gjakovës, ai menjëherë kishte shkuar
të takonte Lordin Grey për ti treguar atij lajmin e mirë. Mensdorff ishte kaq i gëzuar saqë
prej ngutjes së tij për të shkuar në zyrën e huaj të sekretarit Britanik ai ishte përplasur me
293 Neue Freie Presse, February 13, 1913, 1. 294 Georg Franz, Erzherzog Franz Ferdinand und die Pläne zur Reform der Habsburger Monarchie, (Brünn:
Rohrer, 1943), 113. 295 ÖUA, Dokumenti nr. 6012, 6024, vol. V.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
82
një vazo lulesh.296 Vendimi për dorëzimin e Gjakovës kishte ardhur si befasi. Raporti
tregon se vendimi erdhi si befasi për zyrtarët e Ballhausplatz.297 Gjithashtu për këtë befasi
ishte lajmëruar edhe Francis Ferdinand menjëherë për vendim. Më 25 Mars trashëgimtari
i ardhshëm kishte dërguar telegram për pajtimin e tij për dorëzimin e Gjakovës: “shpresoj
se pas dorëzimit të Gjakovës çështjet pezull me Rusinë do të rregullohen të gjitha dhe çdo
vështirësi do të tejkalohet. Ky vendim për dorëzimin e Gjakovës, e cila ishte sjellë në
vëmendjen time, tregon dëshirën tonë për të arritur një marrëveshje në masë të plotë”.298
Pavarësisht nga befasia e dukshme mbi dorëzimin Gjakovës si në Ballhausplatz
ashtu dhe në Miramar, shtëpiza e gjuetisë afër Triestes, ku Francis Ferdinand kalonte
shumë kohë, thashethemet për dorëzimin e menjëhershëm të Gjakovës kishin qenë në
qarkullim për më shumë se një javë. Më 9 mars Joseph Redlich kishte shënuar në ditarin e
tij se një zgjidhja për dorëzimin e Gjakovës ishte në dorë.299
Më 14 mars, Neue Freie Presse njoftonte se, konferenca e Londrës kishte vendosur
në favor të Rusisë në mosmarrëveshjen për Gjakovën.300 Ndërsa këto raporte ishin të
parakohshme, ato reflektonin ndjenjën e përgjithshme të Monarkisë së Dyfishtë për
Gjakovën e cila mund të fitohej vetëm nga lufta, dhe se kjo sigurisht që nuk ja vlente që të
luftohej. Kështu që u dorëzuan përfundimisht. Me marrëveshjen formale të Rusisë dhe
Austro-Hungarisë për dorëzimin e Gjakovës më 24 Mars problemi për përcaktimit të
kufirit verior të Shqipërisë do të diskutohej gjatë konferencës së ambasadorëve.301
Monarkia e Dyfishtë kishte arritur sukses në bërjen që edhe fuqitë e tjera evropiane të
vinin sanksione për kufirin verior shqiptar. Ky nuk ishte kufiri origjinal i propozuar
fillimisht nga Austro-Hungaria në konferencën e Londrës, gjithashtu nuk ishte as kufiri që
Ballhausplatz kishte shpresuar për të siguruar nëpërmjet negociatave në këtë konferencë.
Fillimisht në konferencë Austro-Hungaria, duke ndjekur një politikë të pajtimit dhe
paqësore të favorizuar edhe nga ana e Perandorit dhe trashëgimtarit të ardhshëm, i kishte
296 Edward Grey Fallodon, Twenty-five years 1892-1916, vol. II, (New York: Frederick A. Stokes Company,
1925), 259. 297 Rappaport, Albaniens, 833. 298 ÖUA, Dokumenti nr. 6304, vol. V. 299 Redlich, Schicksalsjahre, 191. 300 Neue Freie Presse, March 14, 1913, 3. 301 ÖUA, Dokumenti nr. 6286, vol. V.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
83
pranuar zonat e menduara fillimisht si pika të bisedimeve. Pas kësaj Berchtold u detyrua të
bëjë lëshim të zonave duke e parë si të nevojshme për fuqizimin e shtetit të ri shqiptar.
Malazezët po përpiqeshin me forcë që t’i kthenin shqiptarët në ortodoksë. Ata të
cilët nuk do të pranonin që të ktheheshin, shpesh edhe ishin vrarë. Edhe vrasja e një prifti
Françeskan, Luigi Palich302, ndërsa ai ishte nën mbrojtjen e policisë malazeze, kishte
provokuar një fyerje të madhe për Austro-Hungarezët, mbrojtësve tradicionalë të
katolicizmit romak në Shqipërinë e veriut.303 Në gazetën Neue Freie Presse paralajmërohej
se: “vrasja e priftit Françeskan Paliq kishte një rëndësi të madhe. Kjo mund të shikohet si
një shembull se çfarë mund të ndodhte nëse Shkodra mund të lihej në dorën e
malazezëve...”.304 Conrad kishte deklaruar: “Tani që kjo ishte çështje fetare ata ishin të
gatshëm të ndërmerrnin “masa të forta”...”.305
Conradi natyrisht ishte gjithmonë i gatshëm për "masa të forta", pavarësisht nëse
feja ishte përfshirë ose jo. Por asimilimet me forcë dhe masakrat ndaj shqiptarëve
kërcënonin arsyen e formimit të një shteti shqiptar, gjithashtu edhe ekzistencën e vetë
shqiptarëve. E ashtuquajtura "çështje e Shkodrës" i kishte tensionuar shumë marrëdhëniet
austro-malazeze.306
Bombardimet malazeze në disa pjesë të Shkodrës e detyruan përfundimisht
ministrin e jashtëm që të ndërmerrte një aksion. As këshillimet e Francis Ferdinand të 14
Marsit që të mos provokonte luftë nuk mund ta ndalnin Berchtoldin.307 Më 18 Mars ai
ishte takuar me Konradin dhe kishte vendosur t’i kërkojë ndërprerjen e bombardimeve të
302 Atë Luigj Paliqi (21 shkurt 1879-7 mars 1913) lindi në Janjevë afër Prishtinës (Kosovë), në dioqezën
Shkup- Prizren. Pas shkollës fillore në vendlindje, u transferua në Shqipëri ku hyri në familjen rregulltare të
Françeskanëve, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofike në Itali gjatë viteve 1896-
1901. Pas shugurimit meshtarak u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pas-universitare.
Misionin e tij meshtarak e rregulltar e filloi në Kosovë në famullinë e Pejës, të fshatit Gllogjan, e më vonë
edhe në shenjtëroren e shëna Ndout në Gjakovë. Nga viti 1905-1907 qe famullitar në kryedioqezën e
Shkodrës. Nga viti 1907-1912 qe emëruar rektor i shenjtërores së shëna Ndout të Gjakovës (Kosovë). U
martirizua më 7 mars 1913 në fshatin Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks. 303 ÖUA, Dokumenti nr. 6049, 6092, vol. V; Edith Durham, The Struggle for Scutari (Turk, Slav, and
Albanian), (London: E. Arnold, 1914), 269, 301. 304 Neue Freie Presse, March 21, 1913, 1. 305 Hötzendorf, Feldmarschall, 177. 306 Hötzendorf, Feldmarschall, 171. 307 Hötzendorf, Feldmarschall, 169.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
84
Shkodrës deri sa popullata civile të ishte shpërngulur.308 Popullata civile e Shkodrës ishte
me shumicë dërrmuese shqiptare, dhe shumë prej tyre ishin katolikë romakë. Austro-
Hungaria shpresonte për krijimin e shtetit të ri Shqiptar duke u bazuar në popullatën e saj
civile. Madhësia e tyre në numër dhe ekonomia e tyre do të ndihmonin për ta mbështetur
Shqipërinë. Pra Austro-Hungaria nuk mund të lejonte që civilët e Shkodrës të thereshin. Të
nesërmen, më 19 Mars, Berchtold përsëri u takua me shefin e stafit për të vendosur se
çfarë masash duheshin marrë që të mundnin që Mali i Zi të mos refuzonte t’i përmbushte
këto kërkesa të Austro-Hungarisë. Vendimi i tyre ishte që të vinin një bllokadë paqësore,
ashtu siç Conradi kishte sugjeruar më parë, që nga bregdeti i Malit të Zi dhe deri në
bregdetin shqiptar të Durrësit të mbyllej kufiri Austro-Malazez për të gjithë tregtinë e
Malit të Zi.
Berchtold kishte sugjeruar pushtimin e menjëhershëm të Cetinës, kryeqytetit të
Malit të Zi. Conradi ende përmbahej për luftë kundër Malit të Zi dhe Serbisë. Diskutimi
mbaroi me vendimin për të mos marrë asnjë veprim të nxituar, dhe me vendimin që të
pyesnin fuqitë se çfarë saktësisht kishin ndërmend të bënin në lidhje me këtë situatë të re.
Gjithashtu kishte dalë edhe një deklaratë ku i rezervohej e drejta e lirisë së veprimit
Austro-Hungarisë.309 Si përfundim një telegram ju ishte dërguar të gjitha kryeqyteteve të
të gjitha fuqive duke thënë: “Ne duhet të presim që fuqitë do të kenë një vendim konkret
menjëherë në lidhje dhe masat shtrënguese që ata do të ndërmerrnin. Në qoftë se fuqitë
nuk mund të vendosin për të bërë këtë, ne propozojmë pushtimin e porteve të Malit të Zi
nga repartet ndërkombëtare apo edhe të bombardimit të këtyre porteve. Ne kemi një
detyrim moral për të siguruar zbatimin e vullnetit të fuqive, i cili ishte vendosur nga një
konferencë ndërkombëtare, dhe detyronte evakuimin e Shkodrës”.310
Edhe një herë Austro-Hungaria ishte e gatshme për të vepruar. Edhe Neue Freie
Presse kishte shpjeguar pozicionin e Monarkisë së Dyfishtë në këtë mënyrë: “Monarkia ka
marrë pikëpamjen e parë që Shkodra duhet të jetë e shtetit shqiptar, dhe tani shtrohet
pyetja, a mundet që Austro-Hungaria të lejojë Malin e Zi dhe Serbinë që të pengojnë
zbatimin e kësaj politike? Përgjigjja nuk mund të ketë asnjë dyshim, madje edhe për ata që
kanë kundërshtuar haptazi një luftë parandaluese. Shkodra nuk duhet të bëhet e Malit të 308 ÖUA, Dokumenti nr. 6197, vol. V; Hötzendorf, Feldmarschall, 174. Që në fillim të 25 shkurt kishte
propozuar në Londër se popullata civile të evakuohen. Helmreich, The Diplomacy, 295. 309 Hötzendorf, Feldmarschall, 267-268. 310 ÖUA, Dokumenti nr. 6717, vol. VI.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
85
Zi. Në qoftë se kjo gjë arrihet në mënyrë paqësore, ashtu siç edhe ne jemi të bindur ende
se mund të bëhet, do të ishte shumë më mirë. Nëse kjo pritje nuk do të përmbushet, atëherë
Monarkia do të duhet të vendosë se çfarë veprimi duhet ndërmarrë...”.311
Më vonë Neue Freie Presse kishte dalë me këtë konkluzion: “me Evropën nëse
është e mundur, pa Evropën nëse është e nevojshme”.312 Ndërsa Berchtold në mënyrë të
qartë kishte deklaruar në një lajmërim drejtuar fuqive se çdo veprim që Austro-Hungaria
mund të marrë do të jetë brenda kufijve dhe vendimeve të marra në Londër, ai ishte i
vendosur për të detyruar spastrimin e Shkodrës edhe nga një aksion vetjak nëse është e
nevojshme. Shkodra, si qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipërinë veriore, ja
vlente që të luftohej për të. Ndonëse pse trupat serbe duhej që pas kësaj të ishin tërhequr,
Neue Freie Presse dhe Conrad ende e ndjenin se serbët ishin prapa mbrojtjes malazeze
ndaj fuqive. Ky ishte një shembull i të njëjtës “Serbofobie”, e cila e kishte drejtuar Austro-
Hungaria për të zhvilluar një politikë të fortë për Shqipërinë, gjë e cila e kishte çuar
Monarkinë e Dyfishtë në luftë me Malin e Zi për Shkodrën. Ndërkohë Fuqitë në vetvete
menjëherë ju përgjigjën lajmit të rënies së Shkodrës.
Në një takim të jashtëzakonshëm në Londër doli një deklaratë drejtuar Mbretit
Nikolla duke i bërë të ditur se pushtimi i qytetit nuk e ka ndryshuar vendimin e fuqive dhe
urdhëronin atë që të kthehet në Shkodër për të drejtuar flotën ndërkombëtare. Më 24 prill
Konti Berchtold ishte pajtuar me këtë veprim, por paralajmëronte se, në qoftë se masat
shtrënguese nuk ishin të gatshme Monarkia e Habsburgut, do ta marrë menjëherë situatën
në dorë dhe do të detyrojë zbatimin e këtij vullneti.
Realisht, më 30 maj 1913, nënshkruhet Traktati i Paqës në Londër, ku Turqia heq
dorë nga zotërimet e saj në Ballkan, dhe Shqipëria mbetet shtet i pavarur. Austro-Hungaria
kërkonte që asnjë krahinë e banuar vetëm nga shqiptarët të mos u jepej shteteve ballkanike
dhe të zbatohej parimi etnik. Mirëpo ajo nuk pati sukses që siç shkruan edhe Peter Bartl,
në librin e tij “Shqiptarët” – “Që Shkodra ti mbetej Shqipërisë, ishte një çështje prestigji
për Austro-Hungarinë, gjë të cilën ajo, në fund të fundit edhe e arriti. Përkundrazi
austriakët nuk patën sukses, kur erdhi puna se kush do ti zotëronte qytetet me shumicë
shqiptare të Gjakovës dhe të Dibrës”.313 311 Neue Freie Presse, April 23, 1913, 2. 312 Neue Freie Presse, April 25, 1913, 2. 313 Peter Bartl, Shqiptarët: nga Mesjeta deri në ditët tona, (Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit,
2008), 147.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
86
Komisioni i Kufirit për Shqipërinë e Veriut propozon fillim e punës në skajin jugor
të liqenit të Ohrit. Komisioni sipas parashikimeve duhet të largohet nga Shkodra në datën
10 tetor. Por, pas shumë abstenimeve të anëtarit austro-hungarez, Komisioni i Kontrollit
pritet të takohet në datën 15 tetor, pasi që edhe delegati austro-hungarez e ka konfirmuar
ardhjen e tij në datën 15 tetor në Vlorë. Lidhur me delegatin austriak, Konti Berchtold
kishte deklaruar se “ai do të udhëzohej që të sigurohej, në bashkëpunim me kolegët e tij,
për ndjenjat lokale mes fiseve dhe, nëse ata do të pajtoheshin, çështja do të
rishqyrtohej”.314
314 Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, tetor-dhjetor 1913, Dokumenti Nr.
35, Telegram i Crackanthrope për Sir Edward Grey, (Tiranë: Toena, 2012), 134.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
87
II.3. Austro-Hungaria dhe caktimi i kufirit jugor
Sa i përketë Çështjes së caktimit të kufirit jugor të shtetit shqiptar, për dallim nga
kufiri verior, ku Austro-Hungaria kishte interesin e saj kryesor, tani ajo, doli në mbështetje
të interesit italian për caktimin e kufirit jugor të Shqipërisë. Ky, ndryshim e bëri atë që të
arsyetojë në një farë mënyre veprimet e saj këmbëngulëse për kufirin verior.315 Por, kjo
nuk nënkupton a priori se Austro-Hungaria nuk e kishte në fokusin e politikës së saj edhe
çështjen për kufirin e jugut.
Përmbi dy muaj, qershor-korrik vazhduan diskutimet në Konferencën e
Ambsadorëve në Londër dhe jashtë saj për kufirin shqiptaro-grek. Ndërkohë kishte
përfunduar Lufta e Dytë Ballkanike prej së cilës Greqia pati mjaft përfitime territoriale në
Maqedoni. Kjo ndikoi në dobësimin e pozitave maksimaliste territoriale të Greqisë të
mbështetura nga Franca në këtë Konferencë. Edward Grey, bëri një propozim kompromisi
më 1 gusht 1913, pasi kishte marrë më parë pëlqimin e ministrit të Jashtëm italian San
Giulianos, ku një komision ndërkombëtar do të ngarkohej me përcaktimin e kufirit jugor të
Shqipërisë me porosi që kësaj t’i jepej Korça, kepi Stilos dhe ishulli i Sazanit. Ngushtica e
Korfuzit do të shpallej zonë neutrale, ndërsa Greqisë do t’i kalonin Ishujt e Egjeut me disa
kufizime neutraliteti me përjashtim të ishujve Tenedos, Imbros dhe Thasos.316
Kufiri jugor i shqipërisë mbeti problematik derisa Fuqitë e Mëdha e vendosën nën
presionin e Italisë. Në Luftën e Parë Ballkanike, grekët kishin pushtuar Epirin (Shqipërinë
e Jugut) deri në një vijë pak më poshtë se Himara në perëndim dhe në Liqenin e Prespës në
lindje. Tepelena dhe Korça mbeten në zonën greke. Berchtold nuk ishte dakord për
shkëputjen e krahinave që gjykoheshin esenciale për viabilitetin e shtetit shqiptar. Kështu,
Austro-Hungaria në hartën që paraqiti në konferencë, kërkonte që Shqipërisë ti takonin
Janina dhe Korça, kurse të vazhdonte kufiri deri te lumi Kallamas. Ky propozim austriak, e
nervozoi së tepërmi grekun që natyrisht e kundërshtoi me gjithë forcë. Atëherë, nga
Kallamasi, Austro-Hungaria u detyrua që kufirin e Jugut ta çonte më në veri për disa arsye,
sepse nuk kishte përkrahjen as edhe të vet Italisë, por edhe pasi Janina ju dorëzua grekëve
315 Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha: 1912-1914, (Tiranë: 8 Nëntori,
1978), 230. 316 Guy, Lindja e Shqipërisë, 69-72; Milo, Politika, 131.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
88
që e shikonin atë dhe gjithë Epirin si trofeun e luftës së tyre. Pra, Austria dhe vet Berchtold
do të shprehej “në qoftë se Greqia nuk do të pajtohej me çështjen e Epirit, atëherë kundër
Greqisë duhej vepruar në formë të njëjtë sikur kundër Malit të Zi...”.317
Por, për dallim nga Janina, që Austro-Hungari bëri një lëshim, ajo nuk mund të
bënte të njëjtin tolerim ndaj pretendimit të Greqisë që t’i takonte edhe ishulli i Sazanit të
cilin ajo e mbante të pushtuar. Porosia e Berchtoldit për Mensdorff-in ishte e shprehur në
mënyrë eksplicite për çështjen e ishullit të Sazanit: “në konferencë të jeni të vendosur me
rastin e caktimit të kufijve të Shqipërisë së Jugut dhe të mbrohet në mënyrë të padyshimtë
përkatësia e këtij ishulli ndaj shtetit shqiptar”.318
Edhe Korça ishte pikë diskutimi derisa më 11 gusht 1913 u arrit marrëveshja që ajo
ti takonte shtetit të ri shqiptar, përkundër këmbënguljes së fortë nga ana e Greqisë dhe
Serbisë të cilat i përkrahte fuqishëm Rusia.319 Pra, me vendosmërinë e politikës austriake,
Konferenca mori vendimin për kufirin e jugut i cili kishte këtë përmbajtje:“1. Territori
mbi të cilin do të punojë komisioni nuk mund të qëndrojë i pavendosur; 2. Rajoni i Ftelias,
përfshirë ishullin e Sazanit, rajonin që gjendet në veri të linjës greke, si dhe kazanë e
vjetër të Korçës me bregun lindor dhe perëndimor të liqenit të Ohrit do të formojë një
pjesë integrale të Shqipërisë; 3. Komisioni do ta filloj punën në 1 shtator dhe do të
përfundojë me 30 nëntor 1913; 4. Për drejtimin e punës së tij, komisioni do të procedojë
me seksione, duke marrë si bazë konfirmimin natyral të luginës; 5. Delimitimi do të bëhet
mbi baza etnografike dhe gjeografike, për këtë gjuha e mëmës së popullsisë do të jetë
vendimtare...”.320
Problemi më i madh për zbatimin e këtij vendimi që e morën Fuqitë e Mëdha për
çështjen e kufirit jugor, ishte caktimi i tij në terren nga ana e komisionit të përbërë nga
përfaqësues të Fuqive të Mëdha, krejt kjo duke pasur përballë një Greqi shumë
manipulatore e këtij procesi. Ajo vazhdimisht e pengonte punën e komisionit duke
projektuar plane të ndryshme për të imponuar caktimin e kufirit në favor të interesave të
317 HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Romë dhe Berlin, nr. 6984, 10 maj 1913. 318 HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Londër, Romë dhe Berlin, nr. 8120, 30 korrik 1913. 319 Bartl, Shqiptarët, 145-146. 320 Bledar Islami, British diplomacy and the Making of Albania 1912-1914, (Tirana: Albanian Institute for
International Studies, 2003), 45-46.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
89
saj. Mirëpo, Austria si gjithnjë ishte në dispozicion për të imponuar zbatimin e plotë të
vendimit për kufirin e jugut.321
Por, Italia protestoi duke thënë se pushtimi grek i të dyja anëve të ngushticës së
Korfuzit kërcënonte kontrollin e Adriatikut dhe këmbënguli që kufiri mes Greqisë dhe
Shqipërisë të niste nga një pikë në bregun e kundërt të pjesës jugore të ishullit të Korfuzit
dhe Greqia, duhej të largohej nga territori që kishte pushtuar mbi Janinë. Grekët tashmë
ishin në Sarandë dhe kishin pushtuar ishullin e Sazanit.322
Komisioni pas largimit nga Korfuzi dhe kalimit në Athinë dhe Selanik më 23
shtator 1913, përveç vështirësisë së vazhdueshme për të gjetur një kufi të arsyeshëm në
zonat malore, të cilat akoma nuk i kishte parë, aty ku kombësitë duken se janë të përziera
në mënyrë të pashpresë, atëherë duhet që të parashikohen edhe: “Pushtimi i armatosur nga
një prej pretenduesve me fuqi të konsiderueshme dhe në rritje të vendit që duhet të
ekzaminohet; një fushatë shumë e fortë mediatike dhe propagandë në interes të grekëve;
lufta midis Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe gjuha amtare si element përcaktues për
etnografinë e popullsisë...”.323
Lidhur me këto çështje diskutimi, Komisioni kishte saktësuar se prania e trupave
në rrethina mund të vështirësojë çdo deklaratë antigreke, pastaj, nëse shtypi nxit
demonstratat të cilat do të shkaktojnë armiqësi të hapur midis delegatit austriak dhe atij
italianë do të shfaqej një gjendje vërtetë serioze, kurse rruga që duhet të ndiqte komisioni
ishte më e natyrshme vija nga Korça në Kolonjë.
Sa i përketë elementit të gjuhës amtare si përcaktuese e etnografisë së popullsisë në
relacion me kufirin jugor të Shqipërisë, ajo bëhet e qartë sidomos në diskutimin e zhvilluar
ndërmjet delegatit austriak dhe atij francez në mbledhjen e tretë të komisionit, ku delegati
austriak tërhoqi vëmendjes për telegramet që ai dhe kolegu i tij italian kishin marrë për
transformime serioze të vendit nga grekët dhe për vështirësitë që do të sillte kjo për
komisionin. Si kundërpërgjigje ndaj këtij deklarimin, delegati francez theksoi se nëse një
shtëpi për të ishte greke, greke ishte kur hyje brenda. Por delegati austriak u përgjigj se
përcaktuesi i etnografisë së njerëzve është gjuha amtare, e jo objekti ku ai banon.324
321 Arben Puto, Pavarësia e Shqipërisë në tryezat e diplomacisë: 1912-1914, (Tiranë: Weso, 2008), 98. 322 Bartl, Shqiptarët, 148. 323 Duka, Dokumente, vol. I, 140-141. 324 Duka, Dokumente, vol. I, 171.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
90
Duke e parë orientimin e Komisionit sipas udhëzimeve të Konferencës së Londrës
për të vendosur një bazë etnografike dhe gjeografike për kufirin dhe për anën etnografike
të tij, të marrë si provë të përkatësisë gjuhën e folur brenda familjeve. Duke pasur parasysh
këtë qëllim, komisioni ka vizituar disa fshatra, ku rezultati i përgjithshëm ishte i pamundur
të përcaktojë kombësinë mbi bazën e lartpërmendur. Këtu duhet veçuar sidomos raporti i
këtij komisioni në të cilin thuhet “...gjuha e myslimanëve është gjuha shqipe, por në
fshatrat e krishterë një hulumtim për gjuhën është bërë i pamundur, për shkak se na i kanë
mbyllur të gjitha shtëpitë, si dhe për shkak të izolimit të plotë të grave”. 325
Duke e parë këtë situatë, veçanërisht austriakët, duan të gjejnë një kufi i cili të mos
shkojë shumë larg nga vija gjuhësore e malit Pind, kurse sa i përketë Gjirokastrës, varësia
ekonomike e së cilës ishte nën Sarandën, parashihej që automatikisht do t’i takonte shtetit
shqiptar, edhe pse në atë luginë gjindeshin rreth pesëmbëdhjetë fshatra me popullsi greke.
Mirëpo, delegati austriak Bilinski326, kishte një ide që kjo popullsi të dërgohej në Çamëri
duke ju dhënë një kompensim monetar, kurse popullsia myslimane nga Çamëria të
vendoset në këtë luginë ku gjindeshin grekët.327
Sa i përketë territorit të Kazasë së Kolonjës kishte një specifikë tjetër, për faktin se
aty flitej edhe gjuha shqipe edhe ajo greke, ku turqit kishin lejuar vetëm shkolla greke, e
cila krijonte përshtypjen e delegatëve në komision se aty flitej dy gjuhësia, ajo greke (në
shkolla) dhe shqipe (në pjesën dërrmuese të vendit), që krijonte parakushte për sa i përketë
Kolonjës, që ndryshimi i vetëm i vërtetë tek kjo popullsi është besimi fetar.328
Njëherit, i ngarkuari me punë i Austrisë, për problemin që bandat greke ishin duke
ndaluar anëtarët e Komisionit të Caktimit të Kufirit Jugor të Shqipërisë, të hynin nëpër
shtëpitë e banorëve vendas që të përmbushnin hetimet e tyre, kësisoj qeveria e Austrisë
propozon që të gjitha lokalitetet ku komisionerët kishin hasur pengesa të tilla duhet të
trajtoheshin si jo greke.329 Qeveria austriake besonte se grekët po i detyronin të fshihen
banorët që janë shqiptarë, pasi nëse ata do të ishin grekë, ata me siguri që nuk do të kishin
kundërshtim për të deklaruar vetën.330
325 Duka, Dokumente, vol. I, 261. 326 Bilinski, ishte përfaqësues në Konsullatën e Përgjithshme të Austro-Hungarisë në Janinë. 327 Duka, Dokumente, vol. I, 263. 328 Duka, Dokumente, vol. I, 264. 329 Duka, Dokumente, vol. I, 272. 330 Duka, Dokumente, vol. I, 293.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
91
Në pamjen e parë, ishte krijuar kudo një mjedi helen. Në rrugët e Korçës, Kolonjës
dhe Përmetit, zotëronin parullat e vendosura në qytet me mbrishkrimin “Ja vdekje! Ja
Greqi!”, poashtu ishin prezente veshjet e vajzave me ngjyrë të bardhë dhe të kaltërt, si dhe
detyrimi për të lyer shtëpitë dhe dyqanet, me po të njëjtën ngjyrë, si të flamurit grek.
Mësuesit kishin kohë që punonin me nxënësit e shkollës, si të silleshin dhe si të
flisnin, ditën që do të vinte komisoni. Nxënësit duhej të ishin të qeshur, për të treguar para
komisionit gëzimin e tyre për bashkimin e vendit të tyre me Greqinë. Nxënësit kishin
mësuar këngë greke dhe ishin këshilluar të mos flisnin asnjë fjalë në gjuhën shqipe.
Kësisoj, për të gjitha kët manipulime të grekëve si duket ishin vënë në dijeni caqet
diplomatike të kohës, ngase në fillim të tetorit 1913, Edward Grey i shkruante Dering-ut,
se komisionarët e kufirit duke qenë njerëz të ndershëm nuk duhet dhe mund të
mashtroheshin nga intrigat e shërbimit grek.331
Pra, pavarësisht nga presionet e shumta, kur u bë mbledhja me përfaqësuesit e
komisionit, anëtarët e tij u shprehën se popullsia e kësaj zone ishte tërësisht shqiptare,
ndërsa përfaqësuesit grekë këmbëngulnin në të kundërtën. I revoltuar nga qëndrimi grek,
anëtari austro-hungarez i komisionit, Bilinski, i ndodhur para një grupi fëmijësh, që luanin
dhe paraqiteshin si grekë, hodhi një grusht koronash, për të cilat ata u grindën duke u
shtyrë dhe sharë në gjuhën shqipe. Austriaku, i kënaqur nga ky reagim i fëmijëve
shqiptarë, pyet përfaqësuesin grek se çfarë gjuhe po thoshin fëmijët që po shtyheshin, i
zënë ngushtë, shprehet se “ka edhe ca që janë shqiptarë”.332
Me gjithë këto manipulime dhe kërcënime që bënte Greqia kundrejt këtyre
banorëve shqiptarë që jetonin në Korçë, Kolonjë dhe Përmet, komisioni me ndihmën e
provave të tilla dhe të këmbënguljes së diplomacisë austro-hungareze, i sanksionoi në
formën e duhur këto veprime të shtetit helen, dhe vendosi që këto treva ishin shqiptarë dhe
jo grekë, e si të tillë duhet të përfshihen brenda kufijve të shtetit shqiptar.
Austro-Hungaria e kishte në sferën e influencës së saj edhe kufirin jugor të
Shqipërisë, dhe për këtë gjeti mbështetjen edhe të Italisë. Prandaj, ajo bënte vazhdimisht
presion mbi Komisionin që deri në datën 30 nëntor 1913 të mbaronte punën në caktimin e
kufirit jugor. Kjo për faktin që të detyrojë Greqinë për tu evakuuar menjëherë nga Korça
dhe Saranda, vende të cilat ishin njohur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër se
331 Duka, Dokumente, vol. I, 262. 332 Guy, Lindja e Shqipërisë, 76.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
92
gjenden brenda kufijve të Shqipërisë. Ky qëndrim i Austro-Hungarisë la përshtypje të
shkëlqyera mbi popullsinë e Shqipërisë së Jugut për tërheqjen e trupave greke nga territori
shqiptar, më saktësisht deri me datën 31 dhjetor 1913.333
Kësisoji, politika austriake ishte qartazi që ta kthente kontrollin e brendshëm të
Shqipërisë, në një kontroll nga ana e Austrisë. Kjo politikë mund të rezultonte në një
bllokim absolut në Komisionin e Kontrollit dhe në Komisionin për Caktimin e Kufirit të
Jugut.
Në Komision është debatuar një propozim nga delegati britanik, sipas të cilit:
“Kufiri duhet të ndjekë një vijë të përcaktuar nga mali Gramoz për në perëndim;
popullsitë greke dhe myslimane të disa krahinave duhet të emigrojnë respektivisht përtej
kufirit, duke marrë kompensim; dhe vllehët duhet të jenë grekë”.334 Sipas parashikimeve të
para, dukej se pikat 1 dhe 2 mund të ishin të pranueshme për qeverinë austriake, mirëpo,
për momentin, sipas njoftimeve, ajo gjithashtu po studionte një propozim të ndryshëm të
delegatit britanik. Konti Berchtold në pamje të parë kishte mjaft dyshime për pikën e tretë.
Në këtë situatë, Komisioni Ndërkombëtar e ndërpreu punën e tij, sepse delegati austriak
dhe italian refuzuan ta vazhdonin punën pa marrë udhëzime nga qeveritë respektive,
përveç rastit nëse mali Gramoz do të njihej si kufiri i kësaj krahine.335
Berchtold propozon një afat shtesë për largimin e trupave greke “prej 1 marsit nga
Kazaja e Korçës, prej ishullit të Sazanit dhe të përfundonte me 31 mars me Kazanë e
Delvinës”, krejt kjo në harmoni me vendimin e konferencës për kufirin jugor. Në
mbështetje të propozimit të Austro-Hungarisë, me një notë kolektive Fuqitë e Mëdha i
drejtohen Greqisë duke e udhëzuar që të largojë ushtrinë nga territoret që i janë caktuar
Shqipërisë, si dhe ishullin e Sazanit, në harmoni edhe me protokollin e Firences të datës 17
dhjetor 1913. Kjo notë nuk u respektua nga Greqia, që më 31 mars 1914 zbrazja të merrte
fund, madje asaj nuk i mjaftoi vetëm kjo, por për të vazhduar injorancën ndaj Fuqive të
Mëdha, ajo bëri krijimin e qeverisë së Epirit në krye me ish-ministrin e jashtëm Zografos
dhe nuk e tërhoqi ushtrinë nga territori që i takonte shtetit shqiptar.
Nga 16 Dhjetori 1912 e deri më 29 janar 1913, bisedimet mes Fuqive të Mëdha,
Turqisë dhe shteteve ballkanike në Konferencën e Paqës në Londër, nuk dhanë rezultat,
333 Duka, Dokumente, vol. I, 281. 334 Duka, Dokumente, vol. I, 320. 335 Duka, Dokumente, vol. I, 322.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
93
ngase Turqia nuk pranoi kërkesat e aleatëve ballkanikë për shkëputje të krahinave përfshi
edhe Shqipërinë.336
Austro-Hungaria mund të konsideriohet pala ndërkombëtare e cila në vazhdimësi u
ndihmoi shqiptarëve për aq sa ishte e mundur që brenda koncesioneve dhe marrëveshjeve
ndërkombëtare të bënte të mundshmen për shqipëtarët.
Shumë shpejtë u afrua edhe Lufta e Parë Botërore, e cila ndryshoi shumë rrethana,
mirëpo, këto vendime në caktimin e Kufijëve të Shqipërisë mbetën një kohë të gjatë.
336 Puto, Shqipëria, 66.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
94
KREU -III-
AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË
AMBASADORËVE
III.1. KNK dhe veprimtaria e delegatit Austro-Hungarez: qëndrimi ndaj Qeverisë së Vlorës dhe qeverisjeve lokale në Shqipëri
Qeveria shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali krahas punës së madhe që zhvilloi
drejt ngritjes dhe konsolidimit të brendshëm të shtetit, zhvilloi një aktivitet të gjerë në
planin ndërkombëtar drejt mbrojtjes së interesave themelore të popullit shqiptar karshi
synimeve të Fuqive të Mëdha dhe borgjezive të shteteve fqinje. Në këto kushte u shtrua
me ngutësi nevoja e përcaktimit të kursit politik të Qeverisë së Vlorës në planin
ndërkombëtar.337
Kursi politik i shtetit të ri shqiptar ishte përcaktuar qartë në telegramet e qeverisë
drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Aleancës Ballkanike, duke deklaruar haptas se shqiptarët
kanë vetëm një qëllim: “të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen aty
një element ekuilibri”.338 Me këto akte në planin ndërkombëtar Qeveria e Vlorës bënte
përpjekje të vendoste marrëdhënie diplomatike me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike.
Sidomos qëndrim mospërfillës patën Fuqitë e Mëdha ndaj Qeverisë së Përkohshme
të Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali. Duke u nisur nga koncepti i tyre se pushteti në
Shqipëri duhet të ndërkombëtarizohet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ishte e mundur të
ruanin ekuilibrin e interesave të tyre në Shqipëri për një kohë më të gjatë ato synonin ta
krijonin një pushtet të ri për Shqipërinë, pushtet ky që nuk do të ketë kurrfarë vazhdimësie
me atë të mëparshmin, me pushtetin e kryesuar prej Ismail Qemalit. Për qëllimet e veta,
për përjashtimin e fuqive të tjera nga pushteti i shtetit shqiptar, diplomacia vjeneze, duke
shpresuar se Qeveria e Përkohshme e Vlorës do të jetë një garancion më i madh për një
337 Dhimitër Kotini, Xhavit Struga, Fane Veizi, Mediha Shuteriqi, and Kleanthi Dedi, Qeveria e përkohshme
e Vlorës dhe veprimtaria e saj: Nëndor 1912-Janar 1914, (Tiranë: Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të
Arkivave Shtetërore të R. P. Sh., 1983), 42-43. 338 Kotini et al., Qeveria, 43.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
95
përpjekje të saj në të ardhmen drejt këtij vendi, politika austriake edhe në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër, e shtroi çështjen e pranimit të Qeverisë së Përkohshme të
Vlorës nga Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, Antanta duke ditur mirë se çfarë fshihej prapa
propozimit austro-hungarez e njëherazi duke shfrytëzuar mospërkrahjen e vendosur e
gjermanëve dhe italianëve, e kundërshtoi me vendosmëri propozimin e Monarkisë
dualiste. Kësisoj, fuqitë e tjera dolën fitimtare pasi që ia arritën që të mos pranohet
propozimi austriak dhe në të njëjtën kohë ta sanksionojnë me vendimin e 29 korrikut 1913,
“ndërkombëtarizimin e pushtetit shqiptar”.339
Edhe KNK-ja, pjellë e Fuqive të Mëdha, nuk mund të kishte qëndrim tjetër ndaj
pavarësisë së Shqipërisë dhe ndaj Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Në sytë e Fuqive të
Mëdha, në përjashtim të Austro-Hungarisë, pra edhe të KNK-së, Qeveria e Përkohshme e
Vlorës, kishte peshën e një administrate lokale, pra, më këtë asaj i mohohej karakteri
kombëtar. Andaj, duke u përpjekur që kontaktet e KNK-së me Qeverinë e Përkohshme të
Vlorës të mos kuptohen si njohje zyrtare, anëtarët e Komisionit ishin të shtrënguar të
matën shumë për përmbajtjen e shkresave, me anë të të cilave korrespondonin me
Qeverinë e Përkohshme të Vlorës.340
Kontaktet e KNK-së me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës ishin të pashmangshme
që nga dita e parë e punës së tij (16 tetor 1913), deri më 22 janar 1914. Mirëpo, KNK-ja
nuk e pa të arsyeshme që me rastin e mbërritjes së tij në Vlorë të paraqitet pranë Qeverisë
së Përkohshme të Vlorës, bile as që e njoftoi për këtë. Ishte e qartë se mospërfillja do të
vazhdonte edhe më tej. Por, qëndrim krejt ndryshe kishte politika Austro-Hungareze, e në
rastin konkret delegati i saj në KNK. Kjo vërehet, sidomos me rastin e vizitës së delegatit
austro-hungarez, Petrovich, që i bëri Ismail Qemalit, ditën e parë të punës së Komisionit,
ku kërkon që KNK-ja ta njoftonte për mbërritjen e tij. Kështu, që Ismail Qemali dinte edhe
për përmbajtjen e vendimit të Londrës, andaj po në këtë takim ai shfaqi “nevojën e
caktimit të delegatit që duhet të përfaqësojë Shqipërinë në gjirin e këtij Komisioni”.341
Sa i përketë kërkesës së Ismail Qemalit, KNK, në bazë të propozimit të Krajevskit,
delegat i Francës, aprovoi një tekst me të cilin do të kërkohej pëlqimi i gjashtë Fuqive të
Mëdha, që përfaqësuesi shqiptar pranë KNK-së të zgjidhet me short nga gjashtë kandidatët
që do të propozoheshin prej “autoriteteve ekzistuese, në Vlorë, Durrës dhe Shkodër”, ku 339 Guy, Lindja e Shqipërisë, 64-65. 340 Arben Puto, "Qeveria e Vlorës përballë KNK-së," Studime historike, no. 1 (1976): 52. 341 Puto, "Qeveria e Vlorës," 63.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
96
secili prej tyre do të delegonte nga dy kandidatë. Nga ky propozim i Krajevskit, shihet se
vazhdonte tendenca e aleancës anglo-franko-ruse për minimin e Qeverisë së Përkohshme
të Vlorës, duke e vënë atë në një shkallë të barabartë me autoritetet e tjera lokale të vendit.
Mirëpo, me kërkesën e Petrovich, delegat i Austro-Hungarisë, dhe në mbështetje të Leonit,
delegat i Italisë, Komisioni vendosi që tekstit në fjalë ti shtohen edhe fjalët: “apo duhet
t’ia lërë emërimin e këtij delegati Qeverisë së Përkohshme të Vlorës”.342
Kjo shtesë, në të vërtetë, karakterizon qartazi pikëpamjet e qëndrimit të politikës së
Austro-Hungarisë ndaj Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, e cila ishte e mendimit se në
krahasim me autoritetet e tjera lokale në Shqipëri, qeveria e Ismail Qemalit duhet të ketë
status të “privilegjuar”.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në takimin e tij të dytë, ekskluzivisht i është
përkushtuar çështjes së njohjes së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, temë e cila ishte
iniciuar nga delegati austriak. Çështja e legjitimitetit kombëtar të qeverisë së Vlorës dhe
mënyra e përzgjedhjes së anëtarit shqiptar në KNK, u kthye në një mollë sherri midis
KNK-së dhe Ismail Qemalit.343
Nga një shikim i përgjithshëm i procesverbalit, bëhet mjaftë e qartë se çfarë
qëndrimi mbajti delegati austriak për Qeverinë e Vlorës? Aty vërejmë se qëllimi i delegatit
austriak ishte që të arrinte të merrte për këtë qeveri njohjen më të gjerë të mundshme.
Kurse, sipas njoftimit të Konsullit britanik Lamb, qëndrimi i tij dhe i delegatëve të tjerë
ishte se “do të duhet të merrnim domosdoshmërisht në konsideratë faktet që ekzistojnë,
d.m.th. që kjo qeveri është e injoruar prej Veriut, e kundërshtuar haptazi nga Shqipëria
Qendrore dhe e diskredituar edhe në sytë e pjesës më të madhe të banorëve të
Vlorës...”.344
Delegati austriak propozoi që ti drejtohen me anë të një letre Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës për emërimin e delegatit shqiptar në KNK. Kjo kërkesë e
përfaqësuesit austriak shkaktoi tërmet në mbledhje. Kjo për faktin se grupacioni i
delegatëve të Antantës nuk mund ta njihnin qeverinë e Ismail Qemalit si autoritet
kombëtar, sepse sipas tyre, pushteti i saj ishte gjeografikisht dhe politikisht i kufizuar dhe
si e tillë nuk mund të kishte të drejtë të zgjidhte delegatin shqiptar, ngase ai si i tillë nuk do
342 Puto, "Qeveria e Vlorës," 65. 343 Guy, Lindja e Shqipërisë, 86. 344 Duka, Dokumente, vol. I, 266.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
97
të përfaqësonte gjithë shqiptarët.345 Prandaj, pavarësisht nga kërkesa e përfaqësuesit
austriak në KNK, për ta njohur qeverinë e Vlorës si qeveri kombëtare, përfaqësuesi i
Anglisë, Francës dhe Rusisë mendonin se Qeveria e Vlorës mund të njihej si një autoritet
lokal me të njëjtin status që duhet të kenë edhe autoritetet tjera lokale të Shqipërisë së
Jugut, Veriut dhe asaj të Mesme.
Në këto kushte, pasi nuk u morën vesh për çështjen e njohjes së qeverisë së Vlorës
si autoritet kombëtar, anëtarët e Komisionit vendosën që delegati shqiptar në KNK të
zgjidhej nga vetë ky institucion. Qeveria austriake, fillimisht dëshironte që si përfaqësues i
Shqipërisë në KNK të ishte Syrja Bej Vlora346. Mirëpo, Ismail Qemali, kishte një lloj
hezitimi sa i përketë kësaj kandidature dhe se ai personalisht nuk e mbështeste, për arsye
se atë e konsideronte si rival politik, por, pranimi i tij ndoshta do të imponohej nga qeveria
austriake në këmbim të njohjes së qeverisë së Ismail Qemalit si qeveri kombëtare.347
Mirëpo, përreth dy javë diskutimesh intensive, kandidatura e Syrja Bej Vlorës nuk
gjeti përkrahjen unike të KNK-së, atëherë delegati austriak dhe ai gjerman propozuan
idenë e re të përzgjedhjes ku si kandidat të atashuar në këtë Komision përmenden emrin e
Myfit Beut348. Megjithëse, qeveria austriake ishte në favor të emërimit të delegatit shqiptar
në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Përkohshme, ajo ishte e gatshme të linte
mënjanë këtë parim dhe të pranonte parimin e përzgjedhjes nga vetë Komisioni, me
kushtin e sine qua non, që zgjedhja e komisionit të ishte Myfit Beu.349
345 Valentina Duka, “Ismail Qemali dhe institucionet ndërkombëtare që vepronin në Shqipëri gjatë vitit
1913” (paper presented at Scientific Conference for the “Independence of Albania and Kosovo-100 years
after”, Kosovo, Prishtina, September 13-14, 2012). 346 Syrja Bej Vlora (1860-1940), Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve, kushëri i Ismail Qemalit, por
njëherësh rival i tij politik, babai i Eqrem bej Vlorës, kunat i Esat Pashë Toptanit (i kishte marrë motrën për
grua), drejtor i përgjithshëm i Doganave osmane, deputet në Parlamentin osman pas vitit 1908, ambasador i
Shqipërisë në Vjenë më 1914 etj. 347 Guy, Lindja e Shqipërisë, 89. 348 Myfit Bej Libohova (1876-1927), ishte një burrë shteti i shquar dhe atdhetar, ai ishte një nga udhëheqësit
kombëtarë, të cilët shpallën pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Ai ishte ministër i Punëve të Brendshme,
dhe, më vonë ministër i Jashtëm në qeverinë e parë në Shqipëri. Fuqitë e Mëdha e emëroi atë si përfaqësues
për Shqipërinë në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit nga 30 tetori 1913-7 mars, 1914. Përveç kësaj, ai
ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i
Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. 349 Duka, Dokumente, vol. I, 266.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
98
Pasi që Myfit Beu kishte fituar simpatinë e Austrisë pas vizitës që ai i kishte bërë
Vjenës, dhe me këtë rast ai kishte fituar epitetin si “i blerë” për kauzën austriake. Një nga
shpjegimet më mirëbërëse për fenomenin e interesit të politikës së Austrisë për të cilin
aludohet këtu, është që Myfit Beu, në të njëjtën kohë mund të jetë menduar nga austriakët
si një hap për pajtimin midis Qeverisë së Vlorës dhe të Durrësit, për shkak se Myfit Beu,
kishte një afërsi komunikimi me Esat Pashën.350
Ky propozim, i mbështetur nga delegati austriak, gjeti përkrahjen edhe të
delegatëve të fuqive tjera evropiane, dhe kështu Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në
datën 30 tetor 1913 miratoi propozimin e Myfit Beut si delegat shqiptar në Komision.351
Por, me kusht që ai nuk mundet me e ushtruar asnjë funksion brenda Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës, duke dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Punëve të Jashtme.
Anëtarët e Komisionit të Kontrollit i dërgojnë një telegram Myfit Beut, me të cilin e
informojnë për emërimin e tij si delegat i Shqipërisë në KNK, në të cilin shkruhej: “në
seancën e kësaj dite Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, duke vepruar në përputhje me
Fuqitë që i janë përcaktuar tij nga ana e fuqive të përfaqësuara në Komision, ka vendosur
t’iu përzgjedhë si delegat të Shqipërisë në radhët e Komisionit dhe, për rrjedhojë ju fton të
tregoni mirëdashjen për të asistuar duke filluar që nga nesër në mbledhjet e tij. Ju lutem
pranoni, z. Delegat, sigurimet tona për konsideratën tonë tepër të përzemërt”.352
Komisioni vendosi që verbalisht ta njoftonte Ismail Qemalin për këtë vendim, ndërsa Esat
Pashën e njoftoi telegrafikisht.353
Me këtë mund të konkludojmë se Komisioni nuk e njohu autoritetin ekzekutiv të
Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe me këtë edhe të vet Ismail Qemalit. Kjo mbështetet
në formën me të cilën Komisioni e njoftoi Ismail Qemalin dhe Esat Pashën për miratimin e
kandidaturës së Myfit Beut si delegat shqiptar në KNK.354
Miratimi i delegatit shqiptar nga ama e Komisionit, nuk u mirëprit nga
nacionalistët shqiptarë, të cilët kishin pritur mospajtimin e Komisionit për Myfit Beun, bile
edhe nga vetë Ismail Qemali.
350 Duka, Dokumente, vol. I, 274. 351 Guy, Lindja e Shqipërisë, 87. 352 Duka, Dokumente, vol. I, 314. 353 Duka, Dokumente, vol. I, 277. 354 Duka, Dokumente, vol. I, 286.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
99
Pëveç mënyrës së zgjedhjes së delegatit shqiptar në KNK, mosmarrëveshjet e saj
dhe sidomos të krahut të Antantës në të, me Ismail Qemalin, ishin edhe çështje të tjera të
cilat u diskutuan gjerësisht në mbledhjet e Komisionit. Një nga ato çështje, ishte fakti që
kishte të blnte me qeverisjen e Shkodrës, e ndodhur nën drejtimin e forcave ushtarake
ndërkombëtare që pas largimit të ushtarëve malazezë. Debate të mëdha në Komision pati
për faktin se kush do të emëronte guvernatorin civil të qytetit të Shkodrës, çështje kjo e
mbetur pezull sepse ishte e papërcaktuar mirë në vendimet e Konferencës së Londrës,
kompetencë që KNK përsëri vendosi të mos ia linte Ismail Qemalit, për njëjtën aryse se ai
nuk e dëshironte ta konsideronte qeverinë e tij si qeveri kombëtare shqiptare.355
Gjithashtu, një çështje tjetër që zgjoi debat brenda anëtarëve të KNK-së ishte edhe
ajo e organizimit të forcave ushtarake shqiptare. Meqenëse Suedia, e cila ishte
rekomanduar nga Konefernca e Ambasadorëve në Londër, nuk pranoi të merrej me
organizimin e forcave ushtarake shqiptare, organizimi i saj iu besua oficerëve holandezë.
Delegati austriak në Komision, kërkoi që oficerët holandezë të vendoseshin nën komandën
e Ministrisë së Luftës të qeverisë së Ismail Qemalit, propozim i cili ndeshi në kundërshti të
madhe të përfaqësuesit anglezë, francez dhe rus brenda KNK-së. Atëherë, në këto rrethana
përfaqëesusit e Antantës, propozuan krijimin e një departamenti të pavarur i cili do të
drejtonte nën garancinë e KNK-së, xhandarmërinë shqiptare deri sa të vinte princi në
Shqipëri.356
Nga ky moment, tani do të kemi një qasje tjetër të qëndrimit të delegatit austro-
hunagrez ndaj Ismail Qemalit. Në këtë kontekst do të shpejgohet qëndrimi negativ i Ismail
Qemalit ndaj kërkesave të qeverisë italiane për t’ia dhënë në koncesion firmave italiane
portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, qëndrim ky që e çuan Ismail Qemalin në humbjen
e mbështetjes italiane por në të njëjtën kohë edhe të asaj austriake. Atëherë, të dyja
qeveritë së bashku filluan të komplotonin ndaj tij dhe jo vetëm kaq, por edhe të mendonin
ta detyronin të dilte në pension, duke projektuar krijimin krijimin e një qeverie të re nën
drejtimin e Omer Pashë Vrionit357 së bashku me Esad Pashë Toptanin. Nxitimi i Austrisë
dhe i Italisë për të krijuar një qeveri shqiptare me shtrirje në të gjithë Shqipërinë lidhej me
355 Duka, “Ismail Qemali”. 356 Duka, “Ismail Qemali”. 357 Omer Pashë Vrioni (1839-1928) njihet si themeluesi i qytetit të Fierit së bashku me djalin e tij Kahreman
Pashë Vrionin 1889-1955. Ishte një nga anëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shërbeu si anëtar i Këshillit
të Lartë (Regjencës) dhe si Kryeministër i Shtetit Shqiptar nga dhjetori 1912-janar 1922.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
100
afrimin e datës së mbërritjes në Shqipëri të princit, në mënyrë që ai të gjente në vend jo
vetëm një qeveri të gatshme por edhe pro austro-italiane.358 I ndodhur në mes të dy
zjarreve, nga njëra anë largimet e një pas njëshme të ministrave me influencë nga qeveria e
tij dhe zëvendësimi i tyre i detyruar me njerëz anonimë, humbja e mbështetjes së aleatit
strategjik siç ishte konkretisht Austro-Hungaria, mungesa e besimit tek ai e shteteve të
Antantës, bënë që Ismail Qemali ta konsideronte seriozisht lidhjen me aleancën turko-
bullgare. Me këtë aleancë fillimisht u bashkuan pjesëtarë të diasporës shqiptare të
Stambollit të kryesuar nga majori i ushtrisë turke me origjinë shqiptare Beqir Grebenja359.
Kjo lëvizje pati përkrahës edhe në Shqipëri, sepse ajo luajti me premtimin e ribashkimit të
tokave shqiptare të copëtuara në Londër. Në përkrahje të aleancës turko-bullgare, me Beqir
Grebenenë hynë në bisedime edhe Ismail Qemali dhe Esad Pasha. Ky i fundit madje sipas
gazetës “Përlindja e Shqipëniës” i kishte dërguar një letër Izet Pashës (ministër turk me
origjinë shqiptare) ku i kërkonte atij që të pranonte fronin shqiptar.360 Ndërsa Ismail
Qemali pranoi të bashkëpunonte me Beqir Grebenenë i nisur nga interesat kombëtare për
bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare, po i indinjuar edhe nga sjellja e KNK-së ndaj
qeverisë së tij. Austro-Hungaria i ka dërguar një notë proteste Vezirit të Madh në lidhje me
çështjen e komplotit, duke shfaqur hapur kundërshtimin ndaj Portës së Lartë për lëvizjen e
saj kundër independencës së Shqipërisë. Ambasadori austro-hungarez në Stamboll,
Pallaviçini, i ka kërkuar shpjegime Vezirit të Madh mbi çështjen e proklamatës së Izet
Pashës, i cili i premtoi se do të Porta e Lartë nuk ka dorë në këtë çështje.361
KNK-ja mori menjëherë masa për të penguar përhapjen e komplotit në Shqipëri.
Ofiecerët holandezë të xhandarmërisë shqiptare, të ngarkuar nga KNK-ja, më 6 janar 1914
shpallën shtetrrethimin. Gjatë kontrollit që iu bë më 7 dhe 8 janar anijeve austriake të
ankoruara në Vlorë, u gjetën në to 11 oficerë dhe rreth 200 ushtarë, shumica shqiptarë, që
vinin nga Turqia. Oficerët u arrestuan, ndërsa disa nga ushtarët u kthyen mbrapshtë.
Gjithashtu, u arrestua edhe Beqir Grebeneja. Sipas gazetës Përlindja e Shqipëniës, në
gjyqin ushtarak që u zhvillua, fillimisht ai u dënua me pushkatim dhe më vonë, me burgim
358 Duka, “Ismail Qemali”. 359 Beqir Grebeneja (1882-1914) ishte major i ushtrisë osmane me kombësi shqiptare nga Grebeneja.
Përgatitjet e tij për komplot në Shqipëri u nuhatën nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe më 9 janar
1914 u arrestua dhe u dënua me dënua me vdekje, mirëpo po atë vit u dëbua nga Shqipëria. 360 Përlindja e Shqipëniës, January 4, 1914, 3. 361 Përlindja e Shqipëniës, January 4, 1914, 3.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
101
të përjetshëm, ndërsa me 15 vjet burgim u dënuan (Asaf Ismail, Mehmet Hulusi, Shevki
Qazim, Ismail Ahmet, Muhedin Mehmet, Veli Mehmet, Mustafa Osman, Rifat Ahmet,
Azif Kaqedani), me 5 vjet burgim u dënuan (Taksimi, Rexhep Samin, Riza Talip, Mehmet
Xhaferi, Nexhip Islami), me 3 vjet burgim u dënuan (Sulejman Huseini, Hajredin Xhelil,
Ismail Latif, Ali Galib, Hysni Sait, Shyqri Salih, Tajar Akçiu), kurse me 4 muaj burgim u
dënua Fehim Ademi.362
Prandaj, situatën e krijuar pas zbulimit të komplotit të Beqir Grebenesë, këtë rast u
përpoq ta shfrytëzonte në radhë të parë Esat Pasha, i cili ushtroi presion te Komisioni
Ndërkombëtar i Kontrollit për ta detyruar Ismail Qemalin të jepte dorëheqje. Mirëpo, me
gjykimin e komplotistëve, qeveria e Vlorës mori shumë kritika dhe shënoi shumë minuse,
si në arenën brenda vendit, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Atëherë, KNK sabotoi
dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës, gjë që çoi në konflikt të hapur
dhe e detyroi në dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe të qeverisë së tij më 22 janar 1914. Po në
këtë ditë, ai u thirr në selinë e KNK-së dhe iu komunikua në emër të Fuqive të Mëdha
pranimi formal i dorëheqjes.363
Me dorëheqjen e Ismail Qemalit, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e suprimoi
krejtësisht Qeverinë e Vlorës dhe në vend të saj krijoi një drejtori të përgjithshme me
kompetenca të kufizuara, në krye me Fejzi Bej. Kjo drejtori do të merret me gjithë punët e
brendshme dhe është në bashkëpunim të plotë me Komisionin Ndërkombëtar të
Kontrollit.364
Pra, siç shihet nga këto raporte diplomatike të kohës, austriakët, me mbështetjen e
pasigurtë të italianëve, i janë përmbajtur linjës së njohjes së Qeverisë së Përkohshme të
Ismail Qemalit, dhe kanë bërë përpjekje pa fund për t’ia imponuar KNK-së pranimin e
kësaj qeverie, si qeveri e të gjithë vendit, sikurse në fakt që pjesa përparimtare e shoqërisë
shqiptare e njihte atë.
Në fakt, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) që u vendos në Vlorë, nuk e
njohu formalisht qeverinë e Ismail Qemalit, e konsideroi atë thjesht si një faktor “lokal”, të
barasvlershëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh. qeveria e Esad Pashës në Durrës apo
qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër: me këto do mund të bashkëpunohej, deri
në zgjedhjen e princit. 362 Përlindja e Shqipëniës, January 25, 1914, 4. 363 Përlindja e Shqipëniës, January 24, 1914, 1. 364 Përlindja e Shqipëniës, January 31, 1914, 1.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
102
III.2. Politika e Austro-Hungarisë ndaj zhvillimeve politike në territoret
shqiptare
Me shpalljen e largimit nga Shkodra të malazezve më 5 maj, problemi i kufirit
verior shqiptar duket se kishte përfunduar. Megjithatë kishte mundësi që kishin mbetur
ende probleme. Në mes tyre ishte prania e vazhdueshme e trupave serbe në territorin që
kishte qenë caktuar nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Si pjesë e zgjidhjes së
çështjes së Gjakovës, Austro-Hungaria ju kishte kërkuar fuqive për të siguruar evakuimin
e këtyre trupave, por nuk kishte hapa pozitivë të ndërmarrë ndonjëherë për këtë çështje.
Menjëherë pas malazezëve dhe dorëzimit të Shkodrës, problemi i trupave serbe në
Shqipëri ishte lënë pas dore pasi që aleanca Ballkanike ishte shpërbërë. Përpjekjet e
diplomacisë austriake ishin drejtuar drejt arritjes së ndonjë avantazhi që mund të përfitohej
nga kjo ngjarje.
Por pothuajse menjëherë pas Traktatit të Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës së
dytë Ballkanike që ishte nënshkruar, problemi shqiptar përsëri trokiste në derën e
Ballhausplatz. Për t’u përgjigjur kësaj trokitje, do të duhej të çonte në një veprim të fortë
Austro-Hungarez të cilët kishin qenë të detyruar të marrin në këtë vit krizash.
Përfundimi i suksesshëm i luftës kundër Bullgarisë ju kishte lejuar serbëve të
drejtonin përpjekjet e tyre ndaj Shqipërisë, me shpresën për një rishikim më të favorshëm
të kufirit shqiptar i cili mund të rezultojë ndoshta edhe me daljen kaq të dëshiruar në
Adriatik, dalje e cila ju ishte mohuar atyre nga Konferenca e Londrës.
Trupat serbe kishin qenë në Shqipëri që nga rënia e 1912-tës. Kushtet shumë të
përngjashme të një anarkie që mbizotëronin në shtetin e ri shqiptar, si dhe shqetësimi i
fiseve shqiptare në anën serbe të kufirit ju jepte serbëve një justifikim për të mbajtur trupat
e tyre përgjatë kufirit, të cilat ishin urdhëruar për tu tërhequr nga Konferenca e Londrës.
Thyerja e kufijve nga Serbët ishte sjellë në vëmendjen e fuqive të mëdha fillimisht
nga patroni i Konferencës së Londrës, Lordi Eduard Grey. Në konferencën e
ambasadorëve më 29 Korrik 1913 ai sugjeronte që një protestë e madhe të bëhej në
Beograd.365 Serbëve do tiu kërkohej që të tërhiqeshin nga Shqipëria. Si kompensim atyre
ju premtohej dalje tregtare në det. Por negociatat përfundimtare për traktatin e Bukureshtit
365 ÖUA, Dokumenti nr. 8103, vol. VI.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
103
e vonuan vënien në jetë të këtij propozimi. Gjithashtu protesta e parashikuar në Beograd
nuk ishte bërë deri më 17 gusht.366 Në përgjigje të këtij aksioni të përbashkët të fuqive,
Pasich, kryeministri serb, premtoi se trupat Serbe do të tërhiqen nga Shqipëria. Por
megjithëse ai kishte premtuar tërheqjen, Serbët akoma nuk ishin tërhequr. Më 8 shtator
Konti Berchtold ju kishte kërkuar fuqive që ti tërhiqnin vërejtje serbëve për mos
evakuimin e tyre nga Shqipëria.367 Por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Dhe fuqitë e
tjera të Evropës nuk shqetësoheshin për problemin e Shqipërisë. Vitin e kaluar Ballkani
ishte i mbushur me kriza njëra pas tjetrës dhe për këtë Evropa dëshironte ta linte Ballkanin
në punët e saj. Gjithsesi problemi i Shqipërisë ngelej primar për Austro-Hungarinë.
Në pranverën e vitit 1913 pos luftërave pushtuese me vrasje dhe masakrime që
bënin Serbia dhe Mali i Zi, në territoret shqiptare ato filluan edhe konvertimin e dhunshëm
të shqiptarëve në fenë ortodokse. Austro-Hungaria e përdori këtë si një argument shtesë
dhe shumë të qëndrueshëm për të mbrojtur popullsinë dhe territoret shqiptare në tryezat
diplomatike dhe t’u kundërvihej pretendimeve territoriale të Serbisë dhe Malit të Zi.368 Në
të njëjtën kohë këto fakte e shtynë Austro-Hungarinë që të nxitë Fuqitë e Mëdha që me
kërcënim ushtarak të detyrojnë Malin e Zi të largohej nga territori i Shkodrës.369
Mosmarrëveshjet e ashpra që vëreheshin nga synimet ekspansioniste të monarkive
ballkanike dhe midis Fuqive të Mëdha e detyruan Austro-Hungarinë dhe Italinë të hartojnë
me 8 maj 1913 Marrëveshjen e Romës, me të cilën synonin të realizonin sipas rrethanave
ndërhyrje të shpejta, në rast se veprimet nga jashtë do të vejnë në pikëpyetje objektivat e
parashikuara nga marrëveshjet e arritura në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.370
Tanimë ishte e qartë për të gjithë pushtuesit ballkanikë se kjo marrëveshje duhet të shpjerë
në një traktat midis Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike që do të ishte në harmoni
me parimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
366 ÖUA, Dokumenti nr. 8410, vol. VI. 367 ÖUA, Dokumenti nr. 8564, vol. VI. 368 Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, (Dokumente), (Prishtinë: Instituti
Albanologjik i Prishtinës, 1996), 45. 369 Jacques Bourcart, Shqipëria dhe shqiptarët, (Tiranë: Dituria, 2004), 99; Akademia e Shkencave të
Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar: periudha e pavarësisë, 28 nëntor 1912-7 prill 1939, vol. III,
(Tiranë: Toena, 2007), 37. 370 Biagini, Historia, 114.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
104
Kështu u arrit nënshkrimi i Traktatit të Londrës i 30 majit 1913 i cili shënoi
përfundimin e Luftës së Parë Ballkanike, por nuk rregulloi çështjen e territoreve të
Shqipërisë, madje nuk krijoi paqe afatgjate as për Ballkanin. Ndonëse Greqia, Serbia dhe
Mali i Zi që i kishin pushtuar territoret shqiptare nuk dëshironin të pranonin kufijtë e
propozuar nga Fuqitë e Mëdha për Shqipërinë. Ky fakt e irritoi Austro-Hungarinë e cila ju
kërcënua të tri shteteve ballkanike që të tërhiqen nga territoret e Shqipërisë së pavarur.371
Bullgaria e pakënaqur me përfitimet që morën shtetet tjera ballkanike pas
përfundimit të Luftës së Parë Ballkanike, nisi Luftën e Dytë Ballkanike. Ndihma
diplomatike dhe ushtarake që mund t’i ofrohej Bullgarisë ishte vetëm ajo e Austro-
Hungarisë. Kjo ndihmë e kishte arsyen e saj dhe çdo ndihmë që ofronte Austro-Hungaria
ndaj ndonjë shteti në Ballkan e kishte si qëllim kundërshtimin e pretendimeve serbe dhe
zgjerimit territorial të Serbisë.372 Rifillimi i luftimeve e fuqizon përsëri aleancën midis
vendeve ballkanike, ndonëse tanimë Rumania shfaqet në skenën ndërkombëtare më
kërkesat e saj të bazuar në të drejtën historike, të drejta këto që i ishin mohuar Rumanisë
në Kongresin e Berlinit.373
Në anën tjetër rifillojnë kështu punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër
për të përshkruar kufijtë, për të caktuar dëmshpërblimet dhe në fund për të marrë një
vendim përfundimtar, vendim ky i cili solli një ndryshim të rëndë territoreve dhe
gjeopolitikës shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimin e 29 korrikut
1913,374 duke e njohur pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Kuvendin Kombëtar të
Vlorës me 28 nëntor 1912,375 njëherit konfirmoi ndarjen territoriale të shqiptarëve duke
mos përfshirë të gjitha territoret etnike shqiptare brenda shtetit shqiptar.376 Diskutimet që zvarriteshin në Londër si të kufiri i shtetit të ri shqiptar ashtu edhe te plotësimi i
kërkesave të shteteve ballkanike, interesi i të cilave përfaqësohej nga Rusia e cila mbronte pikëpamjet e
Serbisë dhe Malit të Zi, rezultoi me opozitën e vendosur jo vetëm nga Austro-Hungaria, por edhe nga Italia.
371 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX-të, (Tiranë: IDEART, 2004), 64. 372 Alma Hannig, “Osterreich-Ungarns Aussenpolitik 1912-1914”, (PhD diss., University of Bonn, 2007), 46. 373 Rich, Diplomacia, 430. 374 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit: përmbledhje
dokumentesh me një vështrim historik, vol. II, (Tiranë: 8 Nëntori, 1984), 278-280. 375 Buda et al., Historia, 510. 376 Bartl, Shqiptarët, 147.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
105
Ky lloj ballafaqimi politiko-diplomatik dukej sikur do të qojë në një konflikt të armatosur mes Austro-
Hungarisë dhe Rusisë, por në momentin e fundit u shmang rreziku.377
Pas kësaj ngjarjeje që e dëmtoi territorin shtetëror të Shqipërisë, vazhduan akoma
me fokus të veçantë bisedimet diplomatike që territoret shqiptare të ndahen mes Serbisë,
Greqisë, Malit të Zi. Të gjitha këto i pasqyron qartë Marrëveshja e Bukureshtit e
nënshkruar me 10 gusht 1913 dhe ajo e Kostandinopojës e nënshkruar me 29 shtator 1913
të cilat i jepnin fund Luftës së Dytë Ballkanike dhe të cilat i jepnin përfitime të dukshme
territoriale shteteve pushtuese ballkanike.378
Si një reagim ndaj Paqes së Bukureshtit, me 11 gusht 1913 Konferenca e
Ambasadorëve në Londër nxori vendimin përfundimtar mbi demarkacionin e kufirit në
mes të Greqisë dhe Shqipërisë.379 Me këtë vendim Konferenca e Ambasadorëve në Londër
i mbylli punimet e saj, kështu u përmbyllen ‘‘provat e regjisë teatrale’’ të diplomacisë
evropiane. Tani ‘‘provat gjenerale për shfaqje’’ duhet të luheshin në terren, sipas skenarit
që ‘‘regjisorët’’ në Londër e kishin përcaktuar.
Luftërat ballkanike provuan dhe vërtetuan dobësimin e Perandorisë Osmane e cila
tanimë po bëhej gati t’i lëshonte territoret shqiptare që i kishte pushtuar pesë shekuj më
parë.380 Ndërsa në të njëjtën kohë shtetet sllave ndërmarrin aksionet për pushtimin e
territoreve shqiptare në emër të aleancës ballkanike për të ‘‘çliruar’’ kinse territoret e tyre
të pushtuara nga Perandoria Osmane.381 Me qëndrimin e saj këmbëngulës dhe presionin,
Vjena synonte tërthorazi që, nëpërmjet gjendjes së ndërlikuar që ishte krijuar në entitetin
osman, të siguronte pozita të favorshme për depërtimin e saj në Ballkan dhe Shqipëri. Me
anë të kësaj përpjekjeje Austro-Hungaria mëtonte të paraqitej si mbrojtëse e interesave të
shqiptarëve dhe në këtë mënyrë ajo përpiqej të rifitonte besimin e tyre.382 Në përputhje me
këtë gjendje të krijuar konfrontimet diplomatike në mes të Fuqive të Mëdha, e veçmas
aksionet diplomatike të Rusisë dhe Austro-Hungarisë, përbënin thelbin e
mosmarrëveshjeve në aspektin e politikës ndërkombëtare, krejt kjo për shkak të interesave
dhe synimeve për të depërtuar dhe për të pasur sa më shumë ndikim në thellësi të
377 Alfred Francis Pribram, Austrian Foreign Policy 1908-1918, (London: Allen, 1923), 48. 378 Rich, Diplomacia, 431. 379 Puto, Shqipëria, 81. 380 Vickers, Shqiptarët, 112. 381 ASHSH et al., Historia, 34-35. 382 Prela, “Problemi shqiptar,” 174.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
106
territoreve shqiptare.383 Prandaj, Austro-Hungaria ishte jashtëzakonisht e interesuar për të
mos lejuar kurrsesi që të krijohej një shtet i madh ose një grupim i madh shtetesh sllave në
Ballkan, të cilat do të ishin klientelë e Rusisë dhe që do të prodhonin pasoja për ekuilibrat
e ardhshme në Ballkan.384
Por pse Austro-Hungaria demonstroi mungesën e prirjes që të përvetësonte ndonjë
politikë më të qartë në Ballkan? Mund të themi se Austro-Hungaria po ballafaqohej me
konfliktet e kombësive në Ballkan dhe këto konflikte i shfrytëzonte për të arritur suksesin
e prestigjit dhe të depërtimit të politikës së saj në Gadishullin Ballkanik.385 Pra,
keqshfrytëzimi i forcave në konflikt dhe mos krijimi i një koncepti adekuat për të ndërhy
me plan në gjendjen e krijuar në Ballkan, e mënjanuan kohë pas kohe rolin e Austro-
Hungarisë, i cili paramendohej si më i fuqishmi për kohën. Por me këtë rast, mund të
pohohet pa mëdyshje, se Austro-Hungaria ishte i vetmi zë proshqiptar që i mbronte
interesat shqiptare në të gjitha debatet e zhvillimet gjatë periudhës dhjetor 1912- tetor
1913.
Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike përpos që shënuan kthesë të rrjedhave në
historinë e Ballkanit ato paraqitën ndryshimin e pushtetit nga ai i Perandorisë Osmane tek
monarkitë e shteteve ballkanike. Këtë ndryshim të pushtuesve dhe të territoreve ballkanike
që bënin pjesë edhe ato shqiptare, Konferenca e Ambasadorëve në Londër duke e
përmbyllur aktivitetin e saj ju dha legjitimitet Komisioneve për caktimin e vijës së
demarkacionit dhe vendosjen e kufijve politikë në Ballkan, ta bëjë realitet.386
Janë të njohura ndryshimet e mëdha që kishin projektet e kufijve të Shqipërisë të
paraqitura nga Austro-Hungaria dhe Rusia. Lidhur me këtë, mund të themi se Austro-
Hungaria fillimisht i ishte përmbajtur mendimit se Shqipërisë nuk i duhet shkëputur asnjë
krahinë thjesht shqiptare, por, megjithatë, në vijim ajo u vu në një pozitë që e detyronte të
pranonte kompromise.387 Në projekt-hartën e paraqitur në fillim nga Austro-Hungaria në
383 Ibrahim Gashi, “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre në Luftën e Parë Ballkanike” (PhD diss., University of
Prishtina, 2003) 96-98. 384 Krisztián Csaplár-Degovics, “Die Entstehung des unabhängigen Albaniens aus albanischer Ansicht:
1912–1913“ (PhD diss., University of Budapest, 2007) 136. 385 Anderson, The Eastern, 290 386 Limon Rushiti, “Vështrim i shkurtër i situatës politike në Kosovë 1912-1915,” Kosova 12, (1983): 178. 387 Gazmend Rizaj, “Çështja e kufijve shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913,”
Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike 25, (1997): 152.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
107
Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ndër të tjera brenda Shqipërisë përfshiheshin
Peja, Gjakova, Prizreni, Ohri, Janina.388 Ndërsa projekti analog rus i linte jashtë kufijve të
Shqipërisë në veri, jo vetëm tokat shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit, por
edhe Shkodrën me mjaft treva shqiptare në veri, kurse në jug linte jashtë Korçën,
Delvinën, Sarandën e gjithë Çamërinë.389
Dihet gjithashtu se në diskutimet për kufijtë e Shqipërisë, në Konferencën e
Ambasadorëve në Londër nuk u pranua propozimi austro-hungarez që caktimi i tyre të
bazohej në parimin etnik, çka u bë shkak për ballafaqime të ashpra në mes Austro-
Hungarisë dhe Rusisë. Grindjet midis këtyre dy fuqive politike të kohës për çdo qytet e
krahinë të Shqipërisë, edhe pse nuk arritën shkallën deri në pezullimin e punimeve të
Konferencës. Ky rivalitet u pasqyrua sidomos gjatë diskutimeve për fatin e Shkodrës, ku
Vjena u ndodh e vetme jo vetëm përballë shteteve të Antantës (Rusi, Francë e Angli), por
edhe të Italisë të bashkuar me to. Këmbëngulja e vendosur e Austro-Hungarisë, që
Shkodra t’i lihej Shqipërisë, e arriti qëllimin e vetëm pasi ajo kërcënoi se në të kundërt do
të largohej nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Megjithatë, edhe në këtë rast
qëllimi rezultoi i arritur, nuk kaloi gjithçka pa asnjë lëshim në favor të Rusisë, së cilës iu
plotësua një nga kërkesat e saj, siç ishte lënia e Gjakovës Serbisë.390
Kjo ndarje përpos që ishte një intervenim i gabuar politik i Fuqive të Mëdha, në
vete solli edhe shumë probleme të tjera. Së pari krijoi tensione politike ndërmjet
kancelarive të Fuqive të Mëdha,391 nxiti shtetet ballkanike që të hartonin plane për
pushtime dhe për shfarosjen e shqiptarëve në forma të ndryshme, pastaj krijoi pakënaqësi
tek shqiptarët duke i shtyrë që të rezistonin në çdo formë si vazhdimësi e Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare.
Aneksimi i viseve shqiptare që ju mundësua Serbisë nga Konferenca e
Ambasadorëve në Londër u shoqërua me një gjenocid dhe terror të egër mbi shqiptarët.392
E gjithë kjo nuk ishte pa paramendim, ky regjim i tmerrshëm e kishte bazën në dekretin
388 Shih: Puto, Çështja shqiptare, vol. II, 191-192. Projekti fillestar austro-hungarez mbi kufijtë e Shqipërisë,
të datës 20 dhjetor 1912. 389 ASHSH et al., Historia, 22. 390 Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, (Tiranë:
Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1987), 298. 391 Puto, Pavarësia, 410. 392 Skënder Rizaj, Falsifikimet e historiografisë serbe, (Prishtinë: Autori, 2006), 29.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
108
‘‘mbi sigurimin publik’’ të cilin e kishte nxjerrë mbreti Petar. Ky ishte një udhërrëfyes për
autoritetet serbe për të vrarë, masakruar dhe shkatërruar çdo gjë shqiptare, vetëm e vetëm
që të shtypnin çdo kryengritje dhe të shtrinin dukshëm sundimin serb në territoret
shqiptare.393
Shtrirja e sundimit serb në territoret e Shqipërisë së Pavarur, bëhej në emër të
sigurisë kombëtare të Serbisë duke e ngritur në mënyrë të një anshme një ‘‘kufi strategjik’’
si një nevojë imediate për t’u mbrojtur nga sulmet e kryengritësve shqiptarë.394 Padyshim
se prania e trupave ushtarake serbe përgjatë viseve të ‘‘kufirit strategjik’’ ishte në
kundërshtim edhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ngase kishte
depërtuar thellë në territoret e Shqipërisë që kjo konferencë ia kishte përcaktuar më parë.
Prandaj futja e ushtrisë serbe brenda territorit shqiptar nuk e kishte vetëm si qëllim
pushtimin, por edhe detyrimin me dhunë të popullsisë shqiptare për të pranuar autoritetet
serbe.395 Nëse Serbisë nuk i ishte njohur sovraniteti mbi këto territore, pra nëse nuk i ishte
dhënë dalja në det që e kishte marrë me anë të armëve, kjo kishte ndodhur për shkak të
vetos austro-hungareze.396 Territoret shqiptare u aneksuan për arsyen se ushtria serbe i
kishte vënë në kontrollin e saj gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913. Prandaj
mund të themi se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë dhe mbi një pjesë të madhe të
Maqedonisë nuk ngrihej mbi të drejtën e popujve pë vetëvendosje, por mbi forcën.
Ndarja politike e trojeve dhe e popullit shqiptar në vitin 1913, përveç vështirësive
ekonomike që krijoi për shtetin e ri shqiptar, për mbijetesën dhe zhvillimin e tij, në të
njëjtën kohë shkaktoi në rrethet shqiptare edhe një gjendje të tendosur shpirtërore. Këtë gjë
e dëshmon një fotografi të cilën e kam hasur gjatë hulumtimeve të periodikut të kohës, në
një revistë satirike vjeneze e quajtur ‘‘Kikeriki’’.397
Në disa rreshta të komentit, flitet për mundësinë e intervenimit humanitar dhe
ushtarak të Austro-Hungarisë, që ishte shprehur si ide më e qartë pas luftërave ballkanike
në gjysmën e dytë të vitit 1913. Mirëpo, vizatimi satirik si duket e ilustron gjendjen faktike
të popullsisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë e shpreh dëshirën për një ndërhyrje të
393 Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe: 1912-1918 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1990), 148. 394 Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë: 1912-1939, vol. I, (Shkodër: Pipa, 2006), 80. 395 Milovan Sekuliq, “Kosovo od 1912 do 1918 godine,” (PhD diss. University of Prishtina, 1980), 352. 396 Serge Metais, Histori e Shqiptarëve: nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës (Tiranë: Shtëpia Botuese 55,
2006), 275. 397 “Die kultur in Albanien,” Kikeriki, May 18, 1913, 3.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
109
monarkisë austro-hungareze në territoret shqiptare. Ngase në njërën anë janë portretizuar
shqiptarët e shprishur nga varfëria dhe të cilët jetojnë në kushte të egra politike dhe
ekonomike. Kurse në anën tjetër paraqitet figura e një gruaje e hipur në lopë, ndoshta
autori ka aluduar në Evropën e mitologjisë greke, e cila sjellë copë ndihmash simbolike
për të shuar urinë e popullsisë shqiptare dhe poashtu ajo shihej e shoqëruar nga një konvoj
i ushtarëve austro-hungarezë.398 Pra, më këtë autori si duket ka supozuar se Austro-
Hungaria më të vërtetë i ka vënë një detyrë të posaçme vetvetes që popullsisë shqiptare t’i
ofrojë ndihmë në të gjitha sferat e jetës.
398 “Die kultur in Albanien,” Kikeriki, May 18, 1913, 3.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
110
III.3. Kryengritja shqiptare e shtatorit 1913 dhe Austro-Hungaria
Popullsia në shumicë shqiptare që jetonte jashtë kufijve etnik të Shqipërisë
londineze (rreth 900 mijë shqiptarë),399 e përjetoj shumë rëndë këtë fakt tragjik dhe nuk
mundi asnjëherë ta pranonte një realitet të tillë. Pra, ndarja prej territorit amë ndikoi
drejtpërdrejtë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve.400
Në jetën kulturore pushteti serb pa përjashtuar këtu edhe qeverinë e Malit të Zi,
krijuan politikë shtetërore për ndryshimin e fesë me dhunë të popullsisë në trevat
shqiptare. Konvertimi me masa të dhunshme i shqiptarëve të religjioneve tjera në fenë
ortodokse, ishte edhe një tendencë tjetër e politikës sllave që iu përputhte synimeve të saj
pushtuese.401 Ndryshimi i kulturës fetare në popullsinë shqiptare që tanimë kishte mbetur
në vatrat e tyre, përbënte bazën kryesore të platformës politike që qeveria serbe dhe ajo
malazeze kishin hartuar për ta prezantuar popullsinë shqiptare me një kulturë dhe një
religjion tjetër përpara opinionit ndërkombëtarë. A thua nuk ishte i njohur për Fuqitë e
Mëdha përkatësia fetare e popullsisë shqiptare që jetonte në territoret që këto fuqi botërore
ia kishin dhuruar Serbisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër?. Ky ishte edhe një
gabim i rëndë diplomatik që pëson Serbia dhe Mali i Zi në relacionin ndërkombëtar.
Poashtu në politikën e saj pushtuese në relacion me shqiptarët krijon pakënaqësi të
vazhdueshme duke i dhënë impute nxitjes së konfliktit.
Në jetën politike në territoret shqiptare qeveria borgjeze serbe kishte qëndrimi
reaksionar, shtypës dhe mizor duke provuar gjithnjë me dhunë që të nënshtrojë popullsinë
shqiptare. Në këtë kohë qeveria pushtuese serbe hartoi projektin për demilitarizimin e
popullsisë që jetonte në territoret shqiptare.402 Kjo sipas pushtetit serb bëhej për të krijuar
një siguri më të qëndrueshme në territoret që kishte pushtuar. Por sa qëndron ky fakt, si
duket qëllimi ishte që duke e çarmatosur popullin shqiptar, pushteti serb në njërën anë do
të eliminonte çdo rezistencë të armatosur dhe në anën tjetër do t’iu krijonte kushte të
favorshme veprimeve kriminale për të nënshtruar popullsinë shqiptare sipas programit
399 Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të
Shipërisë, 1984), 32; Buda et al., Historia, 137. 400 Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë: 1912-1918 (Prishtinë: Rilindja, 1986), 150. 401 Cana, Gjenocidi, 45-47. 402 Rushiti, Rrethanat, 152.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
111
pushtues. Këtij sistemi politik, qeveria serbe i dha edhe mbështetje juridike, duke i
ndryshuar ligjet për popullsinë shqiptare që jetonte në territoret e veta, tanimë të pushtuara
prej forcave serbe.403 Më këtë veprim siç shihet, synohej të bëhej diferencimi shoqëror
duke krijuar kështu klasa të ndryshme brenda territoreve që banonin popullsia shumicë
shqiptare. Në këtë aspekt është i logjikshëm mendimi se çdo diferencim në shoqëri që
cenon të drejtat njerëzore ku përmes tyre tentohej deri në asimilim, gjithmonë një politikë
e tillë ushtarake dhe ligjore do të prodhojë armiqësi ndaj pushtetit, dhe vetvetiu e detyron
popullsinë që të luftojë dhe kundërshtojë instalimin e pushtetit të tillë.
Në këtë relacion me sistemin politik dhe ushtarak ndërlidhet edhe aspekti
ekonomik i cili luan rol të dorës së parë dhe pothuajse është domeni kryesor i strategjisë
politike dhe fuqisë ushtarake serbe. Regjimi policor dhe ushtarak serb me sjelljet e tij
armiqësore duke marrë nga pushteti dhe pikëpamjet ligjore,404 pasi pushtoi territoret
shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, me dekretligjin e vitit 1913 për shpërnguljen dhe
dëbimin e familjeve shqiptare dhe me format e saja gjenocidiale e detyroi popullsinë
shqiptare që të zhvendoset dhe të gjejë strehim në ndonjë vend tjetër.405 Shumica e
popullsisë së zhvendosur kaloi në anën e territorit të Shqipërisë londineze për të gjetur
strehim.406 Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze-S.B) nuk guxonte të shkelte më
në tokën e tij që i kishte mbet në këtë anë (në Kosovën e pushtuar-S.B).407 Popullsia
shqiptare faktikisht u shkëput nga burimi kryesor i jetesës, pra nga ekonomia familjare,
bujqësore dhe blegtorale. Asaj ju shkatërrua bazamenti mbi të cilin ajo e siguronte jetesën,
ju djegën shtëpitë, me këtë ju shkatërrua strehimi, ju grabit pasuria bujqësore dhe ajo
blegtorale, ju ndalua zbritja në tregjet e qyteteve dhe me këtë ju ndërpre çdo rrugë e
mbijetesës.408 Prandaj blegtoria, bujqësia dhe tregtia ishin burimi kryesor i ekzistencës së
familjeve shqiptare. Pa këto gjëra elementare popullsia shqiptare as që mendohej të mbetej
gjallë. Varfërimi i familjeve shqiptare me trysni, me dhunë, me plaçkitje, me tatime e lloj-
403 Sekuliq, Kosovo, 206. 404 Zavalani, Histori, 234. 405 Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Balkanskite i prvata svetska vojna 1912-1918, (Skopje:
Institute za nacionalna istorija, 1969), 67. 406 Hoxha, Përmbledhje, 311. 407 Sreten Martinoviq, “Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1913,” Gjurmime
albanologjike VII (1977): 277-278. 408 Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova: historia e një aspirate, vol. I, (Tiranë: Botimpex, 2007), 44-45.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
112
lloj arbitraritetesh, u shndërrua në politikë zyrtare të qeverisë së Beogradit dhe Athinës për
viset shqiptare që i kishin pushtuar.409
Si vazhdim i politikës shtypëse që krijonte lidershipi i Serbisë, ishte edhe shpallja e
amnistisë për të arratisurit siç i quante ajo, pra për të zhvendosurit shqiptarë që ishin
larguar nga shtëpitë e tyre. Kështu, edhe organet e pushtetit malazez nxorën një urdhëresë
të ngjashme me 13 korrik 1913 për kthimin e refugjatëve më së largu deri me 16 gusht.410
Mos respektimi i këtij afati kohor konsiderohej mos respektim i urdhrave të pushtetit dhe
të arratisurit tani e tutje konsideroheshin rebelë. Më këtë lloj strategjie politike organet e
pushtetit serb dhe atij malazias me sa duket parashihnin largimin e popullsisë shqiptare
prej shtëpive të tyre, ndalimin e kthimit të të zhvendosurve dhe mbi të gjitha qëllimin e
kishin në uljen e numrit të popullsisë shqiptare që jetonte në territoret e pushtuara prej
Serbisë.
Këto veprime politike, ekonomike dhe kulturore natyrisht se ishin hapa të gabuar
për qeverinë serbe, ngase populli shqiptar nuk mund të sundohej në mënyrë të dhunshme.
Por a mjaftuan vetëm këto veprime të cilat u theksuan më lartë që të nxisin shqiptarët në
një kryengritje? Patjetër se po, por, këtyre aspekteve iu shtua edhe aktiviteti i Komisioneve
që caktonin kufijtë e shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë rast më duhet të përmend se gjatë
punës së dy komisioneve në vend u zhvillua një luftë e ashpër në mes përfaqësuesve të dy
grupimeve të Fuqive të Mëdha të Antantës e të Lidhjes Trepalëshe. Të dy komisionet
hasën në vështirësi të mëdha e pengesa të panumërta nga autoritetet serbe e greke, sepse si
Beogradi, ashtu edhe Athina, me përkrahjen aktive të Rusisë e të Francës, synonin e
përpiqeshin t’i shpërfillnin vendimet paraprake të Konferencës së Ambasadorëve në
Londër dhe t’i shkëpusnin Shqipërisë toka të tjera veç atyre të caktuar në Londër.411
Duke e ditur se qeveria greke e pengoi fillimin e punës së komisionit për caktimin
e vijës kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në të njëjtën kohë ajo poashtu nuk i
tërhiqte trupat e saj ushtarake nga territori shqiptar. Krejt kjo me synimin që gjithnjë të
bëhet e mundur ndryshimi i vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të
shikohet pozicioni i Greqisë në territoret shqiptare. Ndoshta palës greke kjo situatë i
shkonte për dore ngase Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk arriti të nxjerrë një 409 Miranda Vickers, Çështja Çame: mëtimet kombëtare dhe pronësore shqiptare në Greqi (Prishtinë: Qendra
e Studimeve Ballkanike, 2002), 63. 410 Cana, Gjenocidi, 49. 411 Puto, Historia, 164-165.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
113
dokument ekzakt i cili përcakton në vija të përgjithshme demarkacionin ndërmjet
Shqipërisë dhe Greqisë dhe që do të ishte një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm për
komisionin e kufirit.412
Situatë të njëjtë për bllokimin e punimeve të komisionit të kufirit për veriun
paraqiten edhe Serbia dhe Mali i Zi. Poashtu sikur Greqia edhe Serbia i kishte të
pranishme forcat e saj ushtarake në viset shqiptare madje në thellësi të territoreve të shtetit
të pavarur shqiptar. Por në rastin e komisionit të kufirit verior kemi disa dallime nga ai i
jugut, për shkak se komisioni i kufirit dispononte një dokument bazë mbi demarkacionin e
kufirit verior të Shqipërisë që e kishin miratuar ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Londër,
dhe kjo e bënte disi më të dallueshëm funksionin e tij dhe njëherit më të
komplikueshëm.413
Pra, duke i parë këto rrethana që përligjnin ndarjen e territoreve etnike shqiptare
duke vendosur kufij pa bazë juridike, por vetëm mbi bazën e dëshirave të shteteve
pushtuese, dhe duke e ndjerë gjendjen reale që u krijua brenda popullsisë shqiptare pas
vendosjes së pushtimit të shteteve ballkanike. Popullsia shqiptare tanimë e ndodhur në
territoret e shtetit të pavarur shqiptar dhe në territoret e pushtuara nga monarkitë
ballkanike ishte vënë para një situate që nuk kishte shumë alternativa. Të mbrohej dhe t’i
kundërvihej kësaj situate kritike, të mbrohej dhe t’i kundërvihej pushtuesve dhe
vendimeve që ndanin territoret shqiptare apo të heshte dhe të vdiste i padenjë, të
asimilohej dhe të zhdukej. Shqiptarët zgjodhën të mbrohen dhe t’u kundërvihen në çdo
formë pushtuesve ballkanik dhe vendimeve jo legjitime. Kështu popullsia shqiptare e
zhytur në një situatë kaq të rëndë, përgatitej që të ndërmerrte veprime ushtarake kundër
ushtrisë serbe. Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 siç paraqitet nga diplomacia austro-
hungareze shpërtheu nën ndikimin e drejtpërdrejtë të politikës së dhunës, vrasjes dhe
shpërnguljes së shqiptarëve, që Serbia dhe Mali i Zi zbatuan në territoret aneksuara të
Kosovës dhe viseve lindore e veriore të Shqipërisë pas Konferencës së Ambasadorëve në
Londër.414 Shqiptarët asnjëherë gjatë historisë së tyre shekullore nuk janë gjunjëzuar para
asnjë pushtuesi. Prandaj forma e pushtetit të tillë që për qëllim kishte vrasjet, masakrimet
dhe deri tek dëbimet, patjetër do të haste në rezistencë të fuqishme të popullsisë shqiptare. 412 Puto, Çështja shqiptare, 82; Puto, Historia, 164-185; Duka, Histori, 50. 413 Noel Malcolm, Kosova: një histori e shkurtër (Prishtinë: Koha; Tiranë: Shtëpia e Librit, 2001), 267;
Smirnova, Historia, 65. 414 ÖUA, 24 shtator 1913, nr. 8696, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
114
Më 15 shtator zyra e huaj Austriake ishte njoftuar se trupat serbe do të lëshonin
Shqipërinë.415 Këtë herë ishin ndërmarrë hapa konkret për të larguar të paktën disa nga
këta trupa nga tokat Shqiptare. Në të njëjtën kohë serbët po përpiqeshin të përforconin
pikat e tyre në rajonet kufitare duke krijuar qendra të reja doganore në pikat tregtare në
Dibër e Gjakovë dhe përreth tyre.416 Kjo gjë i kishte inatosur më shumë Austriakët kundër
serbëve. Këto dogana të reja i kishin ndarë fiset Shqiptare përreth kufijve nga vendet e tyre
tradicionale tregtare. Nga lajmërimi i 15 Shtatorit, Pasich njoftonte në një deklaratë
drejtuar Fuqive se Serbët mund të jenë të detyruar të rimarrin disa "pozicione strategjike"
brenda kufirit Shqiptar.417 Në të vërtetë Serbia e kishte bërë këtë dhe ndoshta planifikonte
ta bënte të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës. Pikërisht në kohën kur trupat serbe po tërhiqeshin
në pajtim me deklaratën e Pashiç më 15 Shtator, një revoltë e një shkalle të madhe
shpërtheu në rajonet e aneksuara rishtazi nga Serbia, rajone këto me një popullsi të madhe
Shqiptare. Pjesëtarë të fiseve ishin përfshirë nën Serbi kundër vullnetit të tyre dhe
dëshironin të bashkoheshin me bashkatdhetarët e tyre në shtetin e pavarur.
Kështu ishte e natyrshme dhe domosdo pritej që do të kishte revoltë qytetare në
viset shqiptare. Prandaj, njoftimet mbi përgatitjen e një kryengritje serioze ishin të
pranishme dhe mund të vëreheshin gjatë muajve të verës së vitit 1913.418 Me qëllim të
koordinimit të veprimtarisë çlirimtare, krerët e krahinave të pushtuara do të mbajnë
kontakte edhe me Ismail Qemalin. Sipas një njoftimi të botuar në gazetën “Përlindja e
Shqypnies”, Elez Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep
Bajraktari nga Hasi, shkuan në Vlorë për tu takuar me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme
Ismail Qemalin, me të cilin biseduan mbi gjendjen në territoret e pushtuara shqiptare dhe
mbi masat që duheshin marrë për të çliruar ato vise. Ismail Qemaili në emër të Qeverisë, u
premtoi krerëve të Lumës, Dibrës e Hasit ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb, por
edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e tyre, të organizonin kryengritjen kundër
pushtuesve serb.419
415 ÖUA, Dokumenti nr. 8635, vol. VI. 416 ÖUA, Dokumenti nr. 8649, vol. VI. 417 British Documents on the Origins of the War 1898-1914, XI 175, Siç citohet në: Helmreich, The
Diplomacy, 421. 418 Rushiti, Rrethanat, 160-161. 419 Përlindja e Shqipëniës, August 12, 1913, 2.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
115
Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja e shtatorit e vitit
1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër,420 në ndërkohë sipas disa burimeve të tjera dhe
duke iu bërë një krahasim dokumente dhe literaturës del se kryengritja ka shpërthyer në
fillim të shtatorit të vitit 1913. Në bazë të verifikimit të dhënave dhe në mbështetje të
metodës krahasimtare do të paraqes disa fakte që provojnë këtë gjë.
Sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut (naçallnikut) të Dibrës N. Çirkoviq, dërguar
më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, del se kryengritja ka filluar në fillim të
shtatorit 1913. N. Çirkoviq në raportin e tij të gjatë, thotë se: “Në fillim të shtatorit të vitit
1913, shqiptarët (kryengritësit-S.B.) kishin filluar për t´i nxitur pararojat tona afër
Pogradecit. Më 3 shtator në mes të pozitave tona dhe të fshatit Rinakaj, kryengritësit
shqiptarë sulmuan patrullën serbe... Më 7 shtator, një njësi e fortë shqiptare e kishte
sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit. Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e
djathtë të Lumit Dri. Më 8 shtator, shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan
Peshkopinë...Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime: njëri
kah Dibra, ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica... Në po këtë ditë shqiptarët hyjnë në
Zherovnicë (e çliruan-S.B.)... Njësia tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës
më 9 shtator 1913, në mëngjes ishte nja 10 km larg prej Dibrës..., në mesditë Dibra kishte
rënë në duart e shqiptarëve... Posa kryengritësit shqiptarë kishin hyrë në qytet, një pjesë
kishte mbetur aty, ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë në drejtim
të Strugës e Ohrit, të Mavrovës e Gostivarit. Dhe nga betejat e njëpasnjëshme luftëtarët
shqiptarë çliruan: Gostivarin, Tetovën, Strugën, Ohrin....’’.421 Po ashtu një organizim të
sulmeve të kryengritësve shqiptarë që demonstronin me forcë kundërshtimin e pushtetit
serb, i vërejmë më datën 4 shtator 1913 në një raport të zëvendës konsullit austro-hungarez
në Prizren në të cilin shkruan: ‘‘kohët e fundit nga bjeshkët shqiptare mbi Shipshai në mes
Tropojës dhe Batushës erdhën disa shqiptarë për të marrë pjesë në treg, pasi hasen në
patrullën e ushtarëve serb ata iu kundërvunë me rezistencë duke i vrarë 10 ushtarë’’.422 Në
të njëjtën kohë, në qoftë se i referohemi datës 22 shtator 1913 kur autori Z. Cana e
420 Puto, Shqipëria, 94. 421 Raporti i naçallnikut të Dibrës N.Çirkoviq lidhur me luftën shqiptare kundër Dibrës (shtator 1913) 8 tetor
1913, Mbretëria e Serbisë sekret nr.75, DASIP.PO.F.VIII.d.I.p/6-VII 8 tetor 1913 Beograd. Siç citohet në:
Hakif Bajramit, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912: doktrina politike, strategjia ushtarake 1912, fushata
diplomatike 1913, vol. I, (Prishtinë: Shkrola, 2003), 151-153. 422 ÖStA, HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prizren, 4 shtator 1913, nr. 86.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
116
përmend si datë të çlirimit të Dibrës, dhe në këtë rast në qoftë se e krahasojmë datën e
telegramit të Gavrilloviqit, i cili raporton nga Cetina me 13 shtator 1913, për manifestimin
e shkodranëve që e bëjnë për çlirimin e Dibrës.423 Atëherë këtu mund të vërejmë se njëra
ose tjetra nuk qëndrojnë. Më këtë rast mund të shtrohet pyetja si mund ta festojnë
shkodranët një javë përpara çlirimin e Dibrës apo si mund të çlirohet ajo një javë pas atij
raporti?. Këto të dhëna të bëjnë me kuptuar dhe e fuqizojnë mendimin se kryengritja e
shtatorit të vitit 1913 ka filluar në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator të vitit 1913.
Gjithashtu, sipas politikave serbe ata kishin llogaritur që ti nxisnin në revolta për të
pasur si pretekst mbajtjen e trupave të tyre në Shqipëri. Ngritja e këtyre pikave doganore
ishte dhe treguesi i këtij qëllimi që ata kishin. Por mizoritë e kryera nga trupat serbe, gjatë
tërheqjes së tyre nga shteti autonom ishin akoma më rrëqethëse. Këto ishin faktuar nga një
dokument i hetuesve të Karnegie të cilët e vërtetonin këtë: “Më 20 shtator (stili i ri)
ushtrisë së fundit Serbe (në tërheqjen përgjatë kufirit në rrethinat e Dibrës duke ngurruar
të përmbushnin kërkesat e ripërsëritura të Fuqive) kishin mbledhur dhe marrë të gjithë
bagëtinë e Malësisë së Dibrës. Barinjtë ishin detyruar të mbronin veten e tyre dhe të
luftojnë, por të gjithë ishin vrarë ... Në qytetin e Dibrës vetë autoritetet vendore kishin
botuar një urdhër për të paralajmëruar se pazari nuk do të ishte hapur të dielën sepse
banorët nuk do të dilnin nga shtëpitë e tyre në atë ditë. Ndërkohë dyzet e tetë fisnikë ishin
arrestuar. Kur Serbët kishin parë që banorët e fshatrave përreth kishte ardhur për të
kërkuar bagëtitë e tyre dhe kishin rrethuar qytetin, ata kishin sjellë të gjithë fisnikët e
arrestuar nga burgu dhe i kishin ekzekutuar në mënyrën më të paturpshme. Tanimë
mbizotëronte terrori dhe dëshpërimi ndër Shqiptarët e Dibrës dhe të rrethinave të cilët
edhe ata ishin ngritur në revolta”.424
Ky incident ishte një shenjë për një ngritje të përgjithshme të Shqiptarëve të cilët
jetonin në Serbi dhe në Mal të Zi.425 Për këtë serbët kishin një arsye të mirë për të ndenjur
në Shqipëri.
Prandaj, një lëvizje të fuqishme të kryengritësve dhe një organizim në përmasa më
të mëdha vërehen në dhjetë ditshin e parë të shtatorit. Ndërsa në dhjetë ditshin e dytë të
muajit shtator të vitit 1913 aksionet e kryengritësve u shndërruan në veprime të mirëfillta 423 Cana, Socialdemokracia, 172. 424 Nicholas Murray, Report of the International Commission to Inquire into the Causes and Conduct of the
Balkan Wars (Washington: Endowment, 1914), 150. 425 Swire, Shqipëria, 176; Durham, The Stugle, 312.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
117
ushtarake duke marrë pamjen e një ofensive të përgjithshme kundër forcave ushtarake
serbe. Veprimet ushtarake të kryengritësve shqiptarë u zhvilluan në tri drejtime: në
drejtimin e jugut në vijën Strugë-Ohër-Resnje, në drejtimin e lindjes në vijën Peshkopi-
Dibër-Gostivar, dhe në drejtimin e veriut në vijën Bicaj-Vranisht-Prizren.426 Në qoftë se i
referohemi orientimit të drejtimit të grupeve të kryengritësve, shohim se luftimet u
zhvilluan kryesisht përgjatë kufirit shqiptar. Në të njëjtën kohë nga drejtimet e
kryengritësve vërejmë se ato ishin të drejtuara kah çlirimi i qyteteve që ishin tregje për
kohën. Pra, më këto veprime të kryengritësve dëshmohet se ata kërkonin që të mos lejohet
dhe të realizohet ndarja prej shtetit amë dhe po ashtu prej tregtisë së lirë. Po të shikohen përmasat e shtrirjes së kryengritjes që nga fillimi, vërejmë se ajo
kishte gjetur një përkrahje të dukshme në rrethet e popullsisë shqiptare. Sipas shënimeve të
deritanishme numri i përgjithshëm i forcave kryengritëse sillej rreth 12 mijë vetash.427 Në
fillim organizimi dhe karakteri i kryengritësve pasqyrohej me sulme guerile, kurse nga
mesi i shtatorit të vitit 1913 organizimi i kryengritësve u shfaq me aksione luftarake dhe
veprime të fuqishme kundrejt forcave pushtuese serbe. Këtë e dëshmon veprimi ushtarak
që ndërmorën kryengritësit shqiptarë për të çliruar qytetin e Dibrës.428 Me të njëjtin ritëm
kryengritësit shqiptarë vazhduan sulmet e njëpasnjëshme për të çliruar edhe qytetet tjera si
Kërçovën, Strugën, Ohrin, Gostivarin, Lumën, Gjakovën, Prizrenin etj.429 Në këtë kohë
grupi i dytë që kishte drejtimin kah Gostivari hyri triumfues në Mavrovë dhe e vazhdoj
ballafaqimin me forcat serbe në afërsi të Gostivarit. Ndonëse kryengritja e shtatorit të vitit
1913 nisi në Dibër ajo u shtri në Lumë dhe vazhdoi drejtimin në Gorë, në Opojë, në
Prizren, në krahinën e Hasit deri në Gjakovë.430 Ndërkaq sipas të dhënave dokumentare,
luftimet më të ashpra u zhvilluan në rrethinën e Lumes ku u bënë përpjekje për të
depërtuar në thellësi të qytetit të Lumes.431 Kështu, me 16 shtator qyteti i Lumes u çlirua
426 Rushiti, Rrethanat, 161. 427 Kotini et al., Qeveria, 201-202. 428 Hoxha, Ismail, 324. 429 Gazmend Rizaj, “Disa aspekte të Kryengritjes shqiptare të shtatorit 1913 sipas raporteve diplomatike
angleze,” Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, (1994): 239. 430 Rizaj, “Disa aspekte,” 233. 431 Shefqet Hoxha, Portrete e syzime atdhetarësh, vol. I, (Tiranë: Geer, 2002), 188.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
118
dhe forcat kryengritëse i vazhdojnë operacionet luftarake në drejtim të Prizrenit.432 Këtyre
aksioneve të kryengritësve shqiptarë përpos lumjanëve iu bashkuan edhe qindra goranë,
opojarë si dhe një pjesë e luftëtarëve të Zhurit, që pikësynim i tyre ishte depërtimi në
thellësi të qytetit të Prizrenit.433 Për këto luftime kanë shkruar edhe diplomatë të huaj.
Kështu konsulli austro-hungarez nga Prizreni njoftonte qeverinë e tij në Vjenë se
“kryengritësit pas luftimesh të gjata prej Lume kanë arritur në afërsi të Prizrenit”.434 Pra,
kryengritësit shqiptarë deri në këtë kohë me aksionet e tyre kishin detyruar repartet
ushtarake serbe që të tërhiqen për në qendër të Prizrenit. Sipas burimeve austro-hungareze
në lidhje me zhvillimet ushtarake dhe situatën që ishte krijuar për rreth qytetit të Prizrenit,
kuptojmë se kryengritësit shqiptarë kishin detyruar trupat serbe që të lëviznin nga
pozicionet duke u detyruar që t’i lëshonin ato për një kohë.435 Poashtu kryengritja në fund
të shtatorit u zgjerua edhe në Malësi të Gjakovës, ku Bajram Curri me bashkëpunëtorë pasi
kthehet nga Shkodra, duke e ndjerë gjendjen e mjerueshme të popullatës në Malësinë e
Gjakovës, e cila nga represioni serb kishte braktisur vatrat e tyre, bënë thirrje për të kapur
armët kundër pushtetit serb.436 Luftime të përgjakshme u zhvilluan fillimisht në Qafë të
Morinës për të vijuar pastaj në tërë Malësinë e Gjakovës. Në ndërkohë pas aksioneve të
zhvilluara në atë pjesë, kryengritësit tanimë synonin çlirimin e Gjakovës, mirëpo komanda
serbe në këtë zonë (në drejtim të Qafës së Morinës-S.B.) kishte mobilizuar batalione që
arrinin në 12 mijë forca ushtarake të përforcuara edhe me artileri të rëndë. Këto forca
ushtarake serbe udhëhiqeshin nga gjenerali Vashoviq dhe Sava Llazaroviç etj.437 Aksionet
e kryengritësve shqiptarë kundrejt forcave pushtuese serbe në Malësinë e Gjakovës u
zhvilluan deri në fund të javës së parë të tetorit të vitit 1913.438 Pastaj forcat serbe pasi që
kishin marrë përforcime të mëdha nga rajonet e tjera të Kosovës ju kundërvihen
kryengritësve shqiptarë për të mos i lejuar që të depërtonin më tutje. Në këtë kontekst
sipas pikëpamjes strategjike dhe ushtarake ushtria serbe siç duket kishte planifikuar që të
432 Vangjel Kasapi, Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë: monografi kushtuar Lumë-Kukësit (Tiranë: Dea
S, 1998), 84. 433 Naim Manaj, Jehona e Topojanit (Kukës: Dy Drina, 2002), 80. 434 HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prisren, 29 shtator 1913, nr. 105. 435 HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prisren, 4 tetor 1913, nr. 109. 436 Malcolm, Kosova, 268. 437 Ali Lushaj, Shipshani i Malësisë së Gjakovës (Tiranë: Dardania, 1999), 147. 438 Lushaj, Shipshani, 148-155.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
119
mbajë në këtë pozitë trupat e saj përballë kryengritësve dhe pasi që të vëren se kanë filluar
të shtirren mundësitë e kundërveprimit të forcave kryengritëse t’i sulmoj ato.
Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 përpos angazhimit luftarak ajo krijoi me 23
shtator 1913 edhe një qendër me kombinim politiko-ushtarak, të emëruar Qeveria e
Përkohshme e Dibrës, nën udhëheqjen e Sefedin Pustinës.439 Kjo qeveri u bë qendër
drejtuese dhe udhëheqëse e Kryengritjes së shtatorit 1913 dhe poashtu luajti rol parësor në
sigurimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis Vlorës dhe Dibrës. Këtë e dëshmon një
letërkëmbim ndërmjet këtyre dy qeverive.440
Pasi që kryengritja mori karakter të gjerë dhe zhvillimi i saj kishte marrë
përpjesëtime gjithë popullore, në këtë kohë ishte e domosdoshme edhe nevojitet
mbështetja më e madhe. Kështu, kryengritësit shpresonin në ndihmën që do t’u vinte nga
tri relacione: nga organizimi i forcave kryengritëse në Rrafshin e Dukagjinit për t’u
bashkuar me ato të cilat ishin duke luftuar në Prizren;441 nga ndihma që do të ofronte
Qeveria e Përkohshme e Vlorës me furnizim me armatim dhe me ushqim;442 dhe në
mbështetjen nga Fuqitë e Mëdha duke e ndaluar shtrirjen e më tejshme të trupave serbe
drejt Shqipërisë londineze.443
Në rastin e parë lëvizja e forcave kryengritëse nga Peja në drejtim të Prizrenit ishte
pothuajse e pamundur ngase ushtria serbe kishin vënë popullsinë shqiptare nën rrethim dhe
pushtim të hekurt. Ndërsa për grupet luftarake që vepronin në territorin e Drenicës dhe
përreth Mitrovicës na paraqitën të dhëna nga një raport i konsullatës austro-hungareze në
Mitrovicë. Në këtë dokument diplomatik raportohet për lëvizjet dhe organizimet e
formacioneve ushtarake të shqiptarëve me synim për të shfaqur rezistencë ndaj regjimit
ushtarak serb. Këtu jepen të dhëna për sulmet ushtarake të grupeve kryengritëse që i kishin
realizuar mbi pozicionet ushtarake serbe, por pas një kundërveprimi të forcave serbe ato
ishin shmangur.444 Sipas këtij raporti nënkuptojmë se mundësia e shtrirjes së kryengritjes
në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Drenicë ishte e parealizueshme poashtu edhe për t’i ofruar
439 Halim Purellku, “Kryengritja e shtatorit e vitit 1913,” Jehona 6 (1996): 61. 440 Kotini et al., Qeveria, 229. 441 Shala, Marrëdhëniet, 156. 442 Kristaq Prifti, “Kryengritja antiserbe e shtatorit të vitit 1913 dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës,”
Studime historike 1-2, (2004): 155. 443 Kotini et al., Qeveria, 229. 444 HHStA, PA, XXXVIII/388, Raport i Umlauf-it për Berchtold-in, Mitrovitza, 2 tetor 1913, nr. 14.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
120
ndihmë forcave kryengritëse në Prizren ishte e pamundur. Gjithashtu këtë linjë, mund të
vërtetojmë edhe nga raportet e përfaqësuesve anglez, Crackanthrope, me datën 30 shtator i
dërgon një raport Sir Edward Grey-it, ku e përshkruan kështu gjendjen: “...trupat serbe
kanë kaluar, tashmë, kufirin shqiptar mes Dibrës dhe Ohrit, me qëllim për t’i zënë rrugën
tërheqjes së shqiptarëve përtej Dibrës...Prizreni dhe vija e kufirit drejt Gjakovës jani tani
të sigurt...”.445
Ndërkaq sa i përket ndihmës së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës për t’i ofruar
Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 duhet parë në një kontekst tjetër. Tundimi i Qeverisë
së Përkohshme të Vlorës ndaj kërkesave të kryengritësve për bashkimin me shtetin
shqiptar ishte i madh. Nga literatura dhe nga dokumentet e kohës neve e dimë se më
shumë se Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe shqiptarët përgjithësisht, askush tjetër nuk
ishte më i interesuar për një bashkim të tillë. Kjo tanimë është edhe e logjikshme, ngase si
Qeveria e Përkohshme e Vlorës poashtu edhe kryengritësit ishin të interesuar më shumë se
askush tjetër për ndryshimin e kufijve jolegjitim që ishin vendosur në territoret shqiptare.
Qeveria të cilën e drejtonte Kryeministri Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër, pati
bërë përpjekje për të shmangur ndarjen e trojeve etnike shqiptare, duke ju dërguar nota
verbale dhe letra proteste kancelarive të Evropës.446 Mirëpo, cila ishte ndihma që i ofroi
Qeveria e Përkohshme e Vlorës kryengritësve shqiptarë?. Në bazë të akteve që janë
publikuar gjerë tani dhe në bazë të burimeve të kohës dëshmohet se ndihma e Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës dhënë Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, i kishte dhënë
përkrahje në mënyrë interne dhe një solidarizim me kryengritësit. Shikuar në kërkesat që i
shtronte gjendja dhe koha në të cilën gjendeshin kryengritësit, mbështetja e Qeverisë së
Përkohshme të Vlorës ishte përgjithësisht në nivelin e duhur sipas mundësive që kishte.
Këtë e konfirmon edhe një raport i konsullit austro-hungarez në Vlorë, Lejhanec, i cili
njofton se Qeveria e Përkohshme e Vlorës, po bëhet gati që t’u dërgojë mbështetje
financiare, armë dhe t’i furnizojë me municion kryengritësit në formë jozyrtare.447 Por
megjithatë mbetej shqetësues fakti se mbështetja financiare e Qeverisë së Vlorës për të
siguruar ushqimin e nevojshëm për kryengritësit ishte evidente. Këtë e dëshmojnë dy letrat
që ja kanë dërguar Ismail Qemalit, dy nga përfaqësuesit kryesorë të kryengritjes Isa
Boletini dhe Bajram Curri, njëri raporton për shpenzimin e të hollave dhe mundësinë e 445 Duka, Dokumente, vol. I, 104. 446 Për këtë shih më hollësisht: Qemal, Kujtime, 97; Kotini et al., Qeveria, 230. 447 ÖUA, Dokumenti nr. 8741, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
121
financimit të serishëm kurse tjetri kërkon paratë e premtuara.448 Më këtë mund të vërejmë
një mos përmbushje të premtimeve dhe obligimeve nga ana e Ismail Qemalit dhe në të
njëjtën kohë një zhgënjim nga ana e përfaqësuesve të kryengritjes.
Qeveria Serbe që kryesohej nga Nikolla Pashiqi kishte deklaruar zyrtarisht se do t’i
bëjë të gjitha përpjekjet dhe organizimet e mundshme që në çdo mënyrë të arrijë ta shuaj
Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913. Në të njëjtën kohë ajo kishte deklaruar po ashtu se do
të rimarrë përsëri pozicionet strategjike të cilat i kishte pushtuar më parë.449 Më këtë,
Qeveria e Serbisë përpos që proklamonte luftë me forma të gjenocidit ndaj popullsisë
shqiptare ajo gjithashtu pasqyronte synimet e saj ripushtuese. Qëndrimi i Qeverisë së
Serbisë ndaj Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe kryesisht ndaj popullsisë shqiptare
ishte qëndrim reaksionar borgjez.450 Në një telegram të përfaqësuesit anglez,
Crackanthrope, që i dërgon Sir Edwar Grey-it me 2 tetor, pasqyrohet qartë qëndrimi i
qeverisë serbe lidhur me Shqipërinë, ai shkruan kështu atë që kishte deklaruar Ministri i
Punëve të Jashtme të Serbisë: “...veprimet ushtarake serbe janë tërësisht mbrojtëse dhe
hodhi poshtë çdo plan të metejshëm për aneksimin e ndonjë pjese të Shqipërisë...”.451
Qëllimi i vetëm sipas ministrit është: “...që të shtypë përfundimisht revoltën shqiptare...”,
por, ai nuk e siguron që nuk do të kalohet kufiri i shtetit shqiptar, duke pohuar se: “...ka
gjasa që trupat serbe të kalojnë kufirin e vendosur në Londër dhe, ndoshta, edhe të
pushtojnë pozicionet strategjike në perëndim të Drinit të Zi...”.452 Krejt kjo, që do të
ndodhë, sipas tij, do të jetë vetëm një pushtim i përkohshëm, deri në vendosjen e rendit
publik brenda Shqipërisë. Në këtë mënyrë, u bënë mobilizime të nxituara për dërgimin e
forcave shtesë të ushtrisë serbe, ku rreth 40 mijë forca serbe u mobilizuan për të shuar
kryengritjen. Kjo sipas një parallogaritje për të shtypur kryengritjen trupat serbe në
krahasim me forcat kryengritëse ishin tri herë më të mëdha për nga numri. Pas një
organizimi të fuqishëm ushtria serbe në fillim të tetorit të vitit 1913 e filloi ofensivën e saj
kundër kryengritësve. Plani i kundërveprimit të trupave ushtarake serbe ishte që forcat
kryengritëse të sulmoheshin në tri drejtime kryesore: fronti i parë kishte drejtimin për të
448 Hoxha, Ismail, 347-348; Kotini et al., Qeveria, 331-332. 449 Dimitrije Tucoviq, Serbia e Shqipëria: një kontribut për politikës pushtuese të borgjezisë serbe (Prishtinë:
Rilindja, 1975), 93. 450 Rushiti, Rrethanat, 148. 451 Duka, Dokumente, vol. I, 107. 452 Duka, Dokumente, vol. I, 107.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
122
hyrë në Dibër dhe për të depërtuar deri në Strugë-Ohër-Pogradec; aksioni i dytë ishte
planifikuar nga Peshkopia në Lumë dhe për tu rënë prapa duke i sulmuar forcat shqiptare
që kishin rrethuar Prizrenin; kurse, aksioni i tretë që ushtria serbe kishte bërë plan për të
sulmuar forcat kryengritëse filloj nga Gjakova për në Malësi.453
Aksionet e forcave serbe do të vazhdojnë edhe në krahinën e Lumes, Malësisë së
Gjakovës, të Opojës e deri në Prizren. Kështu, më 6 tetor 1913, njësitë e përforcuara serbe
ndërmarrin një kundërgoditje nga ana e Prizrenit në drejtim të forcave shqiptare që ishin të
pozicionuara në fshatrat përreth Prizrenit. Ndërkohë njësi të shumta ushtarake serbe kishin
nisur një operacion edhe nga jugu për ta sulmuar Lumen. Sipas ditarit të kolonelit serb M.
Stojanoviç, më 5 tetor, njësia e tij u nis drejt Lumes. Një ditë më pas (6 tetor), kalorësia e
njësisë së kolonelit Stojanoviç zbriti në fshatin Brut, ndërkohë që edhe reparti që
komandonte nënkolonel V. Tucoviq (vëllai i Dimitrije Tucoviqit-S.B.) marshonte nga ana
e Prizrenit në krahun e djathtë të lumit. Ushtria serbe pasi shpërndau kryengritësit, zuri
pozicione përgjatë bregut të majtë të Drinit të Zi, sidomos mbante nën kontroll pika të tjera
mbi Lumë. Ajo zuri pozita mbi Malësinë e Fanit, Malin e Shenjtë si edhe në disa pika
tjera strategjike, ku për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme ajo përqendroi rreth 15 mijë
ushtarë.454 Edhe Malësinë e Gjakovës, me 8 tetor e sulmojnë më mijëra trupa ushtarake
serbe në mbështetje të artilerisë së rëndë, me çrast pati luftime të ashpra në mes të forcave
të ushtrisë serbe dhe kryengritësve shqiptarë.455 Në luftimet e tetorit të vitit 1913 në rrethin
e Gjakovës, kryengritja u dëmtua edhe nga grupi i kryengritësve në krye me Riza bej
Kryeziun, i cili ato ditë nuk qe aktiv në mbrojtjen e pozicioneve dhe e kishte tradhtuar
udhëheqësin e kryengritjes Bajram Currin, duke u futur në bisedime me majorin serb
Tankosiq. Kështu, ushtria serbe meqë kishte edhe epërsi në numër të ushtarëve dhe të
teknikës luftarake karshi forcave kryengritëse shqiptare, arriti të depërtoi në të gjitha pjesët
e Malësisë së Gjakovës.456
Në këtë mënyrë, forcat ushtarake serbe shuan kryengritjen shqiptare dhe ripushtuan
territoret shqiptare që Konferenca e Londrës ia kishte njohur shtetit të pavarur shqiptar.
Gjatë muajit tetor të vitit 1913 ushtria serbe në kuadrin e veprimeve luftarake për të
shuar kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, ajo masakroi, pushkatoi burra, gra, pleq e 453 Shala, Marrëdhëniet, 160-161. 454 Hoxha, Luma, 234-235. 455 Lushaj, Shipshani, 159-160. 456 Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare: 1848-1990 (Gjakovë: Lumi-T, 1991), 209.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
123
fëmijë, si dhe përdhosnin vendet e kultit mysliman. Për këto akte të gjenocidit serb ndaj
shqiptarëve, asokohe kanë njoftuar shumë burime vendore, të huaja, por edhe ato serbe.457
Krimet serbe të kryera në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki
Stërmilli. Ai në librin e tij për vrasjet dhe masakrat e bëra nga ana e ushtrisë serbe mbi
popullsinë shqiptare në Dibër, shkruan: “Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish,
u bë thertore njerëzish. Në qytet kundërmonte era e gjakut të njerëzve të masakruar, kudo
mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër
punktet e xhandarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhri i
postëkomandantit ose dëshira e ndonjë gjindarmi që të njomeshin muret e atij burgu me
gjak shqiptarësh”.458
Po ashtu edhe socialdemokrati serb, Dimitrije Tucoviç, në punimet e tij, për
masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: “Kur trupat serbe shkatërruan fshatin
Topojan (fshat i Lumes-S.B.) aty nuk kishte më burra”. Ai poashtu theksonte: “shkoni prej
Gjakovës nëpër Qafë të Prushit për në Spas të Drinit, ose prej Prizrenit luginës së Drinit
për në Lumë e më tutje për në Petkë e Pukë, ose në të majtë për në Bicaj, Basjat, për
Orosh, apo prej Dibrës nëpër Zhirovnicë e Peshkopi, apo prej Ohrit për Elbasan nëpër
luginën e Shkumbinit - gjithkund do të gjeni varre e skelete njërin pran tjetrit”.459 Ndërsa,
rrëfimin e një ushtari të quajtur Vuksanoviq e paraqet në librin e tij Abdyl Bytyqi, në të
cilin shkruan: “shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi
urdhri se nuk kishte leverdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të theren me
thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe-grupe, rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera
kah njëri-tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një. Këta
njerëz fatkqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk
ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika
po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe
qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Duhet të
vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”.460 Po
ashtu një pasqyrë të krimeve të tmerrshme të ushtrisë serbe e paraqet edhe Leo Freundlich
457 Rushiti, Rrethanat, 159. 458 Haki Stërmilli, Dibra në prag të historisë (Tiranë, 1940), 80. 459 Tucoviq, Serbia, 93-98. 460 Abdullah Bytyqi, Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991 (Prishtinë: Autori,
2001), 64.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
124
në shkrimin e tij461, në të cilin ai përshkruan shfarosjen e shqiptarëve nga serbët në vitin
1913, duke paraqitur skenat e tmerrshme të vrasjes dhe të masakrimit të popullsisë
vendase. Sipas tij ‘‘fshatrat shqiptare ishin rrafshuar me tokë, mbretëronte një qetësi
vdekjeje, kudo rrugëve gjendeshin të radhitur trupa njerëzish të vrarë, të masakruar, kurse
shesheve dukeshin ‘‘trekëmbësha për varje’’.462 Ai shkruan poashtu se ‘‘të gjitha ato
skena tmerruese përfshijnë asgjësimin e plotë të popullit dhe të fshatrave shqiptare, në
shenjë hakmarrje për vdekjen e një serbi të vetëm’’.463
Gjithashtu, duhet përmendur edhe ngjarjen në qytetin e Tetovës, (edhe pse
kryengritja nuk kishte arritur deri atje), ushtria serbe për një natë të vetme pushkatoi 85
shqiptarë në oborrin e një teqeje, dhunoi gra dhe vajza të reja, të cilat më pastaj i vrisnin.
Poashtu pas shuarjes së kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, në 16 fshatra të rrethit të
Gostivarit forcat serbe masakruan qindra njerëz.464 Vargut të gjenocidit serb nuk mundën
t’i shpëtonin as qytetet e tjera shqiptare si Struga, Dibra, Peshkopia etj.465
Ndërsa shtypi shqiptar i kohës përveç që shkroi për krimet e ushtrisë serbe
gjithashtu e dënoi brutalitetin e forcave serbe ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, ngriti
edhe zërin e protestës, duke akuzuar Fuqitë e Mëdha, sidomos Rusinë, Francën për
mbështetjen politike dhe diplomatike që i kishin dhënë Serbisë. Gazeta “Përlindja e
Shqypnies” për këtë çështje shkruan: “Historia ka për ta dënuar një ditë Evropën, e cila
është shkaktarja e të derdhurit të këtij gjaku pa faj. Zërat e britmat e atyre që vriten,
arritën deri në qiell. Me gjithë këto, Evropa qëndron e shurdhër”.466 Një argument shtesë
këtij shkrimi dhe qëndrimit që mbajti Serbia ndaj kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe
ndërhyrjes së saj për ta shuar atë, i jep ambasadori rus në Beograd, Hartwig, i cili ato ditë
në takimet me homologët e vet pohon se “qëndrimi serb ndaj bandave shqiptare dhe
përgjithësisht në çështjen shqiptare është fare korrekt”.467 Kjo tregon se çfarë shtytje i 461 Një pjesë e punimit të Leo Freundlich-it është publikuar shih: Hivzi Islami, Spastrimet etnike, politika
gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve (Pejë: Dukagjini, 2003), 128-174. 462 Leo Freundlich, Albaniens Golgatha, Anglageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes (Wien: J.
Roller, 1913), 12. 463 Freundlich, Albaniens, 16. 464 Verli, Shqipëria, 117-128. 465 Për më tepër shih: Zekeria Cana, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga
Kriza lindore e këndej (Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 1995), 91-92. 466 Përlindja e Shqipënies, October 4, 1913, 3. 467 ÖUA, Dokumenti nr. 8815, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
125
kishte dhënë diplomacia ruse intervenimit të forcave ushtarake serbe për të shuar
kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, poashtu edhe për të cenuar sovranitetin e shtetit të
pavarur shqiptar.
Këtu mund të numërohen me qindra raste të krimeve dhe akteve gjenocidale që
bëri ushtria serbe me rastin e shtypjes së kryengritjes së shtatorit të vitit 1913,468 por, ne
cituam vetëm disa sosh sa për të vënë në dukje se çfarë bënë në të vërtetë forcat serbe mbi
popullsinë shqiptare.
Në këto kushte të vështira të terrorit dhe të dhunës të forcave të armatosura serbe,
një numër i madh i banorëve nga Kosova e Maqedonia u detyruan të braktisin vendlindjen
dhe pasurinë tanimë të shkatërruar e të kërkojë strehim gjetiu.469 Pjesa më e madhe e
popullsisë së këtyre viseve u detyrua të largohet për në Shkodër dhe rrethinën e saj, ndërsa
pjesa tjetër u përqendrua në Vlorë dhe në ato pjesë ku Qeveria e Përkohshme e Vlorës
kishte shtrirë pushtetin e saj.470 Por cilat ishin arsyet e një orientimi të këtillë të popullsisë
shqiptare?. Atëherë përgjigjen mund ta japim nëse i analizojmë ngjarjet që u zhvilluan në
territoret e shtetit të pavarur shqiptar përgjatë vitit 1913. Arsyeja mund të nënvizohet se
popullsia shqiptare kishte marrë orientimin për në Shkodër për faktin se pas tërheqjes së
trupave pushtuese malazeze dhe ngritjes së pushtetit ndërkombëtar në këtë qytet, ishte
qendra e vetme në Shqipërinë e Veriut, e cila do të mund të ofronte për të zhvendosurit
strehim dhe ushqim nga më të nevojshmet. Ndërsa Vlora u zgjodh si qendër tjetër strehimi
nga popullsia shqiptare, për arsye se aty ishte e vendosur qeveria e shtetit shqiptar, në të
cilën ata kishin besim dhe e ndjenin vetën të sigurt. Poashtu ajo bënte përpjekje për
zgjidhjen e çështjes së dëbimit të popullsisë shqiptare nga ushtria serbe dhe përgjithësisht
të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.
Prandaj, arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova në vitin 1913, por edhe
më pas, kanë të bëjnë me shpërngulje të motivuara ekskluzivisht nga dhuna dhe terrori që
468 Për më tepër shih: Verli, Shqipëria, 117-127; Gazmend Rizaj, “Dokumente italiane mbi reprezaljet serbe
në territoret e okupuara 1912-1913,” Buletini i Fakultetit Filozofik XXVII-XXVIII (2007): 267-280. 469 Edith Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike (Tiranë: Argeta LMG, 2006), 252. 470 Zija Bylykbashi, “Çështja e muhaxhirëve (refugjatëve) shqiptarë dhe komisioni ndërkombëtar i kontrollit
(KNK): 1913-1914,” Përparimi 1 (1974): 74.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
126
organet e pushtetit serb dhe malazez ushtruan në trevat shqiptare, që i aneksuan pas
Konferencës së Ambasadorëve në Londër.471
Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 duke proklamuar çlirimin e territoreve të
pushtuara shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin e pavarur shqiptar, mori përmasa të
mëdha dhe u shtri në një hapësirë të gjerë. Ajo nisi për shkak të terrorit të egër të
pashembullt të Serbisë dhe Malit të Zi dhe në të njëjtën kohë shpërtheu si një
kundërveprim i ndërmarrë si pasojë e dëshpërimit.472
Siç e kemi të ditur në fillim kryengritja arriti suksese të mëdha, për faktin se u
çliruan qendra të rëndësishme të veprimtarisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve si
Dibra, Gostivari, Struga, Ohri dhe u vunë para çlirimit edhe qytete te tjera. Në ndërkohë,
kryengritja po përhapej me shpejtësi edhe në drejtim të Kosovës duke përfshirë Lumen,
Prizrenin, Malësinë e Gjakovës etj. Përpos mbështetjes nga banorët vendas Kryengritja e e
shtatorit të vitit 1913 pati përkrahjen edhe të popullsisë bullgare-maqedonase.473
Rëndësia e jehonës së Kryengritjes së shtatorit 1913 nuk duhet parë vetëm në
kuadrin e historisë së luftës çlirimtare të popullit shqiptar që mbeti nën zgjedhën e re të
shteteve ballkanike ose vetëm në kuadrin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe të kohës apo të
mëvonshme. Ajo duhet shikuar edhe në prizma të tjerë, në kontekstin e jehonës në
periodikun e kohës, në opinionin ndërkombëtarë dhe në zhvillimet diplomatike të kohës.
Kështu, jehonë të dukshme Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 arriti si në shtypin
shqiptar ashtu edhe në shtypin e huaj, natyrisht edhe në kancelaritë diplomatike ballkanike
dhe evropiane të kohës. Aksionet e para të kryengritësve shqiptarë u pasqyruan menjëherë
në shtypin shqiptar duke u shndërruar në objekt të rëndësishëm për të pasqyruar para
opinionit ndërkombëtarë jehonën e dhunës së egër të makinerisë ushtarake serbe kundër
popullsisë shqiptare.474 Ndërkaq, gazeta Përlindja e Shqypnies ishte bërë për kohën
zëdhënësja e kërkesave dhe interesave të popullit shqiptar. Kjo gazetë i kushtoj një
vëmendje të posaçme Kryengritjes së shtatorit 1913 duke shkruar faqe të tëra edhe për
qëndrimin e ushtrisë serbe ndaj popullsisë së Kosovës. Gazeta Përlindja e Shqypnies, për
471 Ibrahim Gashi, “Disa aspekte të shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Kosova 1912-1914,”
Buletini i Fakultetit Filozofik XXVI (2001): 169. 472 Bogumil Hrabak, Arbanaski upadi i pabune na Kosovu i u Mekedoniji od kraja 1912 dor kraja 1915
godine (Vranje: Narodni muzej u Vranju, 1988), 59. 473 Purellku, “Kryengritja” 55. 474 Përlindja e Shqipënies, September 20, 1913, 2.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
127
shpërthimin e kryengritjes ndër të tjera nënvizonte se ‘‘popullsia shqiptare e Kosovës dhe
e viseve të mbetura jashtë territorit të shtetit shqiptar nuk mund t’i duronin më tutje
dhunën dhe presionin që ushtronte mbi ta pushteti serb. Banorët vendas u ngritën në
kryengritje për të vdekur burrërisht për të mbrojtur vendin dhe dinjitetin kombëtar’’.475
Kështu jehona e kryengritjes pos që krijoi një bazament të fortë në opinionin shqiptar dhe
tek banorët vendas, ajo gjithashtu arriti të ketë jehonë edhe në rrethet e muhaxhirëve
kosovarë jashtë territoreve të Kosovës. Këtë e pasqyron gazeta Liri e Shqipërisë duke
publikuar memorandumin e muhaxhirëve kosovarë drejtuar kancelarive të Fuqive të
Mëdha, me të cilin ankoheshin për të këqijat që bëheshin ndaj vëllezërve të tyre dhe ndaj
vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër për të ndarë territoret shqiptare.476
Një pasqyrim të dukshëm të shtypit serb na e sjellin në punimet e tyre Z. Cana dhe
Xh. Shala, duke na dhënën një material të vlefshëm për të nxjerrë përfundime në lidhje me
jehonën që pati krijuar Kryengritja e shtatorit 1913 në opinion serb. Gazetat borgjeze serbe
Radnicke Novine, Ozbor, Samouprava, Pijemont, Novo Vreme, Srpska Zastava etj, në
kohën kur shpërthej Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 ato e fshihnin si duket qëllimisht
para opinionit serbe për shkak se trupat ushtarake serbe pësuan disfatë. Përgatitjet
ushtarake për shtypjen e kryengritjes së shtatorit 1913 u pasuan nga fushata e egër e mbarë
shtypit borgjez të Beogradit, i cili dilte zëdhënës i luftës kundër popullsisë shqiptare. Sipas
përmbajtjes së artikujve të periodikut serb mund të vërejmë gjithashtu se ato shtjelloheshin
në frymën e hakmarrjes kundrejt kryengritësve dhe popullsisë së pa armatosur shqiptare.
Mund të themi se stafetën e shtypit serb e mbante Samouprava duke qëndruar në top listë
të propagandës së shfrenuar së bashku me gazetën Pravda, të cilat me shkrimet e tyre
shoviniste kalonin në shkallën më të lartë të racizmit, duke predikuar luftën e kryqëzatës
për shfarosjen e popullit shqiptar. Ndërsa këtyre dy gazetave u kundërvihej me shkrimet e
saj gazeta Radnicke Novine, e cila duke hedhur me artikujt e saj kritika ndaj tyre për shkak
se ato po e identifikojnë veten me gjithë popullin serb po e manipulojnë atë duke folur në
emër të tij. Kjo gazetë i fton redaksitë dhe gazetarët borgjezë që të marrin opinionin e
popullsisë vendase dhe do të binden se masat e gjera popullore janë të ngopura nga luftërat
475 Përlindja e Shqipënies, October 8, 1913, 1. 476 Liri e Shqipërisë, September 28, 1913, 3.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
128
dhe gjakderdhjet e mëparshme, dhe janë të vetëdijshme se nuk do të sakrifikojnë veten dhe
familjet e tyre për orekset e klasës sunduese.477
Në anën tjetër Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 kishte marrë përmasa të gjera
edhe në opinionin dhe në shtypin vjenez, ku dalloheshin sidomos shkrimet e gazetave
Albanische Korrespondenz, Neue Freie Presse, Arbeiter Zeitung. Në një artikull të gazetës
Albanische Korrespondenz, kryengritja e shtatorit të vitit 1913, cilësohej si lëvizje e
armatosur me përpjesëtime të gjera, dhe shkaku i shpërthimit të saj precizohej tek shtypja e
egër nga ana e pushtetit serb dhe përpjekjet e tij për t’i nënshtruar banorët vendas, duke u
ndërprerë rrugët e tregjeve. Po ashtu në këtë artikull kjo gazetë nënvizonte edhe
mashtrimin që bëri Serbia duke deklaruar në njërën anën se i ka tërhequr trupat kurse në
anën tjetër i mbante akoma në disa zona të Shqipërisë.478 Mirëpo gazeta Arbeiter Zeitung
dallonte disi nga shtypi kryesor vjenez, kjo më tepër artikujt e saj i përshkonte në një gjuhë
të indiferentizmit ndaj kryengritjes së shtatorit 1913, për faktin se kjo gazetë e dënon
kryengritjen dhe e quan produkt të një elementi të parehatshëm. Një qëndrim të tillë kjo
gazetë mund ta kishte për arsye se ishte nën ndikimin dhe prirjen e idesë së socialistëve të
Austrisë.479 Ndërsa gazeta Neue Freie Presse në një shkrim të saj pasqyron pikëpamjet e
intelektualëve shqiptarë dhe qëndrimin e tyre politik ndaj situatës së krijuar pas aksioneve
të armatosura të kryengritësve shqiptarë. Në këtë kontekst gazeta botonte artikullin për
Myfit Libohovën i cili përfaqësonte opinionin e gjerë shqiptarë në cilësinë e ministrit të
punëve të jashtme të Shqipërisë. Në të nënvizohej edhe qëndrimi i Serbisë, Malit të Zi dhe
Greqisë karshi territoreve të shtetit shqiptar si dhe potencoheshin idetë e tyre për të bërë
ndryshime territoresh.480
Pasqyra që i jep shtypi i huaj për etnocidin fetar, egërsia më të cilën u përndoqën
banorët e trevave të përfshira në kryengritje janë dëshmi që ndihmojnë tërthorazi për të
krijuar njëkohësisht edhe një përfytyrim më të plotë të përmasave të vet Kryengritjes së
shtatorit 1913 në rrafshin ushtarak. Mirëpo më vonë pasi kryengritja mori një përhapje të
gjerë, në të gjithë periodikun e kohës si në vend ashtu edhe jashtë tij u botuan shkrime të
ndryshme duke i dhënë kryengritjes karakterin e ‘‘Luftës së Tretë Ballkanike’’.481
477 Për më tepër shih: Cana, Socialdemokracia, 174-185; Shala, Marrëdhëniet, 154-157. 478 Albanische Korrespondenz, September 28, 1913, 3. 479 Arbeiter Zeitung, September 26, 1913, 5. 480 Neue Freie Presse, September 16, 1913, 1. 481 Purellku, “Kryengritja,” 45.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
129
Jehona që Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 gjeti në kancelaritë diplomatike të
vendeve ballkanike dhe të fuqive evropiane lejon të shpaloset në përmasat e veta, sado e
relativizuar, forca dhe pesha e saj në atë kohë. Ndikimi dhe efekti i Kryengritjes së
shtatorit të vitit 1913 në zhvillimet diplomatike sa i përket edhe Ballkanit edhe Evropës
vërehen dukshëm. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e konsujve austro-hungarez nga
Ballkani dhe nga Evropa. Në raportet që vinin nga Strock-u, konsull i Austro-Hungarisë në
Beograd, nënvizohet fakti se organizimi i aksioneve të kryengritësve ka arritur një
shqetësim në opinionin qeveritar serb dhe në të njëjtën kohë ka bërë që të merret çështja
më seriozisht.482 Jehona e kryengritjes dhe efekti i saj dëshmoi në radhë të parë se sa të
padrejta ishin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për ndarjen e
territoreve shqiptare dhe se sa e pakënaqur ishte popullsia shqiptare që mbeti jashtë shtetit
të pavarur shqiptar. E gjithë kjo nuk ishte pak jo vetëm për atë kohë por, sidomos, për të
ardhmen e zgjidhjes së çështjes së mbarë kombit shqiptar.
Kryengritja e shtatorit 1913 edhe pse pati jehonë të madhe brenda territoreve
shqiptare ajo nuk arriti që të shndërrohet në një luftë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Por
sido qoftë ajo me jehonën e saj pati efekt që ta përshpejtoi vënien në lëvizje të forcave
ushtarake serbe duke e detyruar në të njëjtën kohë me intervenimin e Fuqive të Mëdha që
të largohej nga territoret e Shqipërisë londineze.483
482 ÖUA, Dokumenti nr. 8690, vol. VII. 483 Gazmend Shpuza, “Përmasat dhe jehona e Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913,” Studime historike 1-2
(2004): 174.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
130
III.4. Roli i Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territori
i shtetit shqiptar
Veprimet e Serbisë nuk duket të ketë qenë të lidhura me revoltën Shqiptare nga
opinioni i Austro-Hungarisë, opinioni zyrtar në Monarkinë e Danubit vinte gjithnjë e më
shumë duke u zemëruar duke parë praninë e vazhdueshme të serbëve në Shqipëri.
Paralajmërimi i Konradit që nga pranvera e shkuar, se serbët duhet të ketë qenë të detyruar
të largohen nga Shqipëria kur malazezët u detyruan me forcë të largoheshin nga Shkodra,
mori një vlefshmëri të re.484 Austria kishte dashur të rezistojë më shumë nga Serbët në
vitin e kaluar, dhe në të vërtetë në dekadën e fundit, dhe durimit të saj tashmë i kishte
ardhur fundi. Kufiri Shqiptar, dhe bashkë me të edhe Sllavët e Jugut, shihej si një urgjencë
e re. Ministri i Jashtëm vuri në dukje në ditarin e tij më 26 Shtator se edhe Perandori i
shkuar kishte thënë se ishte e pashmangshme lufta me Serbinë.485 Të nesërmen Berchtold,
kishte vënë në dukje se "pothuajse të gjithë fisnikët Hungarezë favorizonin një veprim të
fuqishëm" kundër Serbisë. Mllefi i Perandorisë së Hasburgut ishte duke gjithnjë e më i
fortë.
Duke e parë gjendjen e krijuar prej fillimit të Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913,
diplomacitë e Fuqive të Mëdha ishin të detyruara të ndryshonin qëndrimin e tyre karshi
rrethanave të reja që krijoi Qeveria e Serbisë duke mbajtur trupat ushtarake brenda
territorit të shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë kontekst ishte e domosdoshme që
kancelaritë evropiane të zbatonin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër,
duke e detyruar Serbinë që të tërhiqet sidomos prej territoreve që kjo konferencë ja kishte
propozuar Shqipërisë.486 Por në këtë periudhë Fuqitë e Mëdha ishin ndarë në dy blloqe
kundërshtare midis tyre- nga njëra anë blloku i Trepalëshit (Gjermania, Austro-Hungaria
dhe Italia)- nga ana tjetër blloku i Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia). Kjo ndarje ishte
pasqyruar edhe në Gadishullin Ballkanik, ku Serbia dhe Greqia anonin kah Antanta, kurse 484 Hötzendorf, Feldmarschall, 235, 248, 299. 485 Hantsch, Berchtold, 486. 486 Xhafa, Historia, 79.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
131
Rumania dhe Bullgaria nga Trepalëshi. Megjithëkëtë ndarje, Fuqitë e Mëdha e respektonin
ende parimin e të ashtuquajturit ‘‘koncert’’ evropian, në kuptimin se të gjitha vendimet që
ato i merrnin duhej të miratoheshin me konsensus nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha.487
Prandaj, duke e shikuar këtë rivalitet në mes të Fuqive të Mëdha ishte e pamundur që të
arrihej një qëndrim i përbashkët për të ndëshkuar agresionin serb në Shqipëri dhe aq më
shumë për të marrë një vendim të përbashkët për ta detyruar Serbinë që të tërhiqet nga
territoret e shtetit të pavarur shqiptar.488
Austro-Hungaria dhe Italia duke u treguar përkrahëse të Shqipërisë, ishin të
indinjuara nga ndërhyrjet e dhunshme të forcave ushtarake serbe në territoret shqiptare.
Ndërsa, Rusia i mbështeste planet dhe operacionet pushtuese të forcave serbe, gjithashtu
përkrahte çdo hap që përmbushte interesat nacionaliste të Serbisë.489 Në këtë rrafsh nuk
ishte më i vogël as ndikimi i fuqive tjera, të cilat falë antagonizmave bllokiste dhe
interesave vetjake nuk arritën të formonin një front unik për t’iu kundërvënë planeve dhe
veprimeve të Serbisë.490 Po të kishin Fuqitë e Mëdha një qëndrim të përbashkët
(ndershëm) ndaj Shqipërisë, do të kishin parandaluar së pari copëtimin territorial,
ndërhyrjet ushtarake të shteteve ballkanike dhe gjenocidin serb mbi popullsinë shqiptare.
Ngjarjet të cilat u zhvilluan në territoret shqiptare me shuarjen Kryengritjes së shtatorit të
vitit 1913 ndryshuan sado pak pozicionin e Fuqive të Mëdha. Por mbi të gjitha ajo që do të
kontribuonte në kuadrin e Fuqive të Mëdha për ndërhyrjen tek Qeveria e Beogradit,
padyshim se do të ishte Austro-Hungaria. Kështu, krahas me zhvillimin e ngjarjeve të
Kryengritjes së shtatorit 1913, diplomacia Austro-Hungareze ishte në aksion dhe bënte
përpjekje të vazhdueshme për të bërë një qëndrim të përbashkët të Fuqive të Mëdha, me të
cilin do t’i kërkohet Qeverisë së Beogradit që të respektonte vendimet e Konferencës së
Ambasadorëve në Londër.491 Por një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak se Rusia e
mbështeste çdo aksion dhe plan pushtues të Serbisë. Ky qëndrim i Rusisë reflektohet qartë
nga veprimet e përfaqësuesit të saj në Beograd, i cili Qeverisë së Serbisë i kishte
rekomanduar që tërheqja nga territoret e shtetit të pavarur shqiptar të bëhet në ‘‘formë
487 Frashëri, Historia, 234. 488 ASHSH et al, Historia, 53. 489 Thoma Murzaku, Politika ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare: nga origjina deri në ditët tona
(Tiranë: Mesonjetorja e parë, 1999), 184. 490 Vickers, Shqiptarët, 131. 491 ÖUA, Dokumenti nr. 8648, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
132
miqësore’’.492 Por kjo do të arrinte rezultatin pas ‘‘ndërhyrjes miqësore’’ të Rusisë në
Beograd. Një pozicion të tillë që mbante Rusia në kuadër të veprimit të përbashkët të
Fuqive të Mëdha i shtynte edhe shtetet e tjera të grupit të Antantës që të distancoheshin
dhe të mos bëheshin pjesë e një qëndrimi të përbashkët. Poashtu një qëndrim i tillë
përjashtonte çdo formë të veprimit unik, duke bërë që secila Fuqi të vepronte si e vetme në
raport të ndërhyrjes kundrejt Qeverisë së Beogradit.493 Nëse shikohet ky qëndrim i Fuqive
të Mëdha nga pikëpamja diplomatike atëherë mund të kuptojmë se kjo situatë që u krijua
nga një pozicion i tillë do të çonte diplomacinë e Fuqive të Mëdha në një drejtim që nuk ka
zgjidhje.
Veprimet e dhunshme ushtarake që ndërmori Qeveria e Serbisë për të shuar
Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 iu dhanë fund çdo maske diplomatike qe Beogradi së
bashku me Rusinë proklamonin para kabineteve të shteteve evropiane. Poashtu edhe
pretekstit dhe arsyes së Beogradit që ajo gjithmonë i përdorte për të mbajtur të pushtuara
territoret e Shqipërisë së pavarur iu dha përgjigje e duhur nga vet Beogradi. Me aksionet
dhe masat ushtarake që i realizoi Serbia duke ndërmarrë fushata të egra luftarake, treguan
qëllimin dhe arsyen e ekspeditave për pushtimin e territoreve shqiptare nga Serbia.494
Shuarja e Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe gjenocidi që u krye mbi shqiptarët nga
ana e ushtrisë serbe, ngjalli interesimin edhe të Anglisë e cila deri më tani ishte pasive për
një ndërhyrje të Fuqive të Mëdha për ta detyruar Beogradin që të tërhjek trupat ushtarake
nga territoret shqiptare. Anglia edhe përkundër kësaj nuk ishte që për shkak të Shqipërisë
të shpërthente ndonjë luftë me përmasa botërore, por megjithatë ajo do të japë përkrahjen e
saj për të mbrojtur dhe realizuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.495
Në fillim të tetorit të vitit 1913 Qeveria Serbe rekruton forca të mëdha ushtarake
për të shuar Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 dhe në të njëjtën kohë për të shtrirë
pushtimin e saj në thellësi të territoreve të Shqipërisë së pavarur. Njëherit kjo situatë
grumbulloi mjaftë elemente të një krize të re në përmasa ndërkombëtare. Cenimi i
sovranitetit territorial të shtetit shqiptar, mos respektimi i vendimeve të Konferencës së
Ambasadorëve në Londër, gjenocidi mbi popullsinë shqiptare dhe planet ekspansioniste e
492 ÖUA, Dokumenti nr. 8617, vol. VII. 493 ÖUA, Dokumenti nr. 8564, vol. VII. 494 ÖUA, Dokumenti nr. 8694, vol. VII. 495 Alfred Francis Pribram, Austria-Hungary and Great Britain 1908-1914 (Connecticut: Greenwood, 1971),
208
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
133
nacionaliste të Serbisë e detyruan Austro-Hungarinë që të mos jetë indiferente ndaj këtyre
veprimeve të Beogradit.496
Pra, këshilli i ministrave në Vjenë me 3 tetor të vitit 1913 vendosi që Austro-
Hungaria e sheh të nevojshme për të ndaluar -(me anë të një ultimatum nëse është e
nevojshme)- çdo zgjerim të mëtejshëm të Serbisë në kurriz të Shqipërisë. Berchtold u
kërkoi serbëve për të shpjeguar vetë këtë situatë, dhe poashtu e informoi Berlinin dhe
Romën, se Monarkia ishte e vendosur për të parë në fuqi vendimet e Konferencës së
Ambasadorëve në Londër. Në rast të kundërt ajo do të jetë e detyruar që të mbrojë me
kapacitetet e saj vendimet e konferencës.497
Megjithatë, në këtë konferencë ndërministrore të 3 tetorit u pa qartë niveli i
urrejtjes kundër Serbisë. Jo vetëm Berchtold por shumica e fisnikëve nga ministritë
Perandorake dhe ato Mbretërore tanimë ishin të bindur për një ofensivë ushtarake kundër
Serbisë. Disa orë përpara kësaj konference Konti Berchtold ishte takuar me Kryeministrin
Pashiq. Duke u ndaluar në Vjenë nga kthimi i tij prej Parisit. Pashiq kishte si qëllim që të
zbuste dyshimet Austriake duke u takuar me zyrtarë në Vjenë dhe duke sqaruar pozicionin
e tij. Ai kishte deklaruar para Vjenezëve: “Unë ju garantoj ju, se ne nuk kemi ndër mend të
shtrihemi përtej kufijve të cilët janë caktuar ndërmjet nesh dhe Shqipërisë. Ne do të
merremi vetëm çështjen e caktimit të kufirit të saktë strategjik midis nesh dhe principatës
së ardhshme të Shqipërisë me negociata ndermes nesh dhe komisionit ndërkombëtar të
caktuar nga Fuqitë”.498
Në të vërtetë vizita e Pashiqit ngriti spekulimet në disa qarqe se konflikti midis
Serbisë dhe Shqipërisë shumë shpejt do të rregullohej në mënyrë paqësore. Por Arbeiter
Zeitung deklaronte se: “Në vërejtjet e Kryeministrit Pashiq parashtron hapur shpresën se
Serbia, në konfliktin dhe në përndjekjen e saj ndaj Shqiptarëve, nuk do të ndërmarrë asnjë
masë që do të rrezikonte paqen”.499
Disa ditë pas vizitës së Pashiqit, në komentet e Neue Freie Presse me optimizëm shkruhej
se çështja serbo-shqiptare ishte “pothuajse në pjesën me të madhe e zgjidhur” dhe se
496 ÖUA, Dokumenti nr. 8692, vol. VII. 497 Francis Roy Bridge, From Sadowa to Sarajevo: The Foreign Policy of Austro-Hungary, 1866-1914
(London: Routledge & Kegan Paul, 1972), 359. 498 Neue Freie Presse, October 3, 1913, 1. 499 Arbetier Zeitung, October 4, 1913, 1.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
134
“biseda që Kryeministri Pashiq kishte me Kontin Berchtold dukej se kishte bërë përparime
në këtë drejtim.”500
Por shpresa e Pashiqit për rishikim të kufirit Serbo-Shqiptar kishte marrë një
përgjigje negative në Ballhausplatz. Pashiq kishte garantuar ministrin e jashtëm Austriak
se Serbia nuk kishte qëllim që të pushtonte Shqipërinë, por të kundërtën, dëshironte të
jetonte në paqe me fqinjin e saj të ri meqë rendi ishte rivendosur dhe kryengritja ishte
shuar. Kundrejt kësaj Berchtold deklaroi prerazi qëndrimin Austro-Hungarez. Kufijtë e
Shqipërisë janë të paprekshëm dhe duhen respektuar.501
Sinqerisht Berchtold nuk i besonte Pashiq-it. Hezitimi i kryeministrit serb Pashiq
për të dhënë një garanci me shkrim e bëri të dyshonte Berchtoldin në sinqeritetin e
mysafirit të tij.502 Mbi të gjitha Serbia kishte rënë dakord dy herë që të tërhiqej nga
Shqipëria, por trupat serbe prapëseprapë gjendeshin aty. Asnjë arsye nuk mund ta bënte
Berchtoldin që të besonte se ata do të tërhiqeshin tani. Ky takim me Pashiqin e inatosi më
shumë ministrin e jashtëm dhe ndoshta kontribuoi në temperamentin e tij luftarak në këtë
konference ndërministrore. Dyshimet e Berchtoldit lidhur me qëllimet Serbe shumë shpejt
u vërtetuan. Më 8 tetor Pashiq deklaroi se do duhej të ripushtonte disa fshatra Shqiptare.503
Ndërkohë njoftimet vini njëri pas tjetrit në Vjenë për thyerjen e vazhdueshme të kufijve
shqiptar nga serbët.504 Natyrisht që vetëm masa të forta mund të sillnin deri në largimin e
tyre nga Shqipëria dhe të siguronin interesat e Perandorisë. Serbia nuk kishte ndër mend të
tërhiqej nga Shqipëria, duke shpresuar që vendimin e marrë dimrin e shkuar në
konferencën e Londrës ta kthente në të mirën e saj.505
Pas shumë konsultave të tjera që zhvilloheshin me një intensitet të lartë, raportet austro-
serbe dalëngadalë filluan të marrin kahe të ndryshme. Marrëdhëniet politike si në arenën
ndërkombëtare ashtu edhe në atë ballkanike u acaruan atëherë kur vinte në shprehje
opsioni për ndryshimin e kufijve. As ky fakt nuk i bindi Italinë dhe Gjermaninë që të ishin
në krahun e Austro-Hungarisë për një ndërhyrje të përbashkët karshi veprimeve të Serbisë.
Italia mori një qëndrim se duhet vepruar njëzëri që vendimet e Londrës të respektohen dhe
500 Neue Freie Presse, October 8, 1913, 3. 501 ÖUA, Dokumenti nr. 8813, vol. VII. 502 ÖUA, Dokumenti nr. 8813, vol. VII 503 ÖUA, Dokumenti nr. 8783, 8797, 8808, vol. VII. 504 Neue Freie Presse, October 10, 1913, 3. 505 Helmreich, The Diplomacy, 421.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
135
të zbatohen. Kurse Gjermania kërkonte që Serbia të mos hidhet në territorin e Shqipërisë
së pavarur, por në territoret e saj ajo ka të drejtë të veprimit.506 Përgjigja gjermane dhe ajo
italiane në njërën anë ishin një premtim entuziast i mbështetjes, ndërsa në anën tjetër ishin
të shprehura me një rezervë. Kjo si duket për Austro-Hungarinë ishte një lloj motivimi për
të vazhduar përpjekjet e saj për të arritur qëllimin edhe si e vetme.
Berchtold-i i jep udhëzime përfaqësuesit të tij në Beograd që të zhvillojë takime me
kryeministrin serb Pashiq, për të biseduar në lidhje me pozicionin e tij për tërheqjen e
trupave serbe nga territori shqiptar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë kishte takime dy ditë
radhazi me Pashiqin, i cili në këto takime ndër të tjera kishte thënë se ‘‘komisioni i kufirit
verior do të arrij që të vendosë një vijë kufitare që është shumë më e mirë dhe më e
efektshme për mbrojtje’’.507 Si duket kryeministri serb kishte harruar se kufiri verior i
shtetit shqiptar ishte përcaktuar në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër,
dhe një ndryshim i vijës kufitare ishte i pamundur.
Pasi që Vjena i kuptoi ambiciet serbe dhe pasi që Serbia nuk e kishte bërë asnjë
veprim siç kishte deklaruar Pashiqi në takimet e mëparshme. Shefi i diplomacisë Austro-
Hungareze e fton në një takim përfaqësuesin serb Jovanoviq në Vjenë, me të cilin bisedoi
për hapat që duhet t’i ndërmerr Serbia për tërheqjen e trupave ushtarake nga territori i
Shqipërisë londineze. Berchtold-i e udhëzoi Jovanoviqin që t’i rekomandoi kryeministrit të
tij ‘‘që t’i shmanget pikëpamjeve të tij pushtuese në Shqipërinë autonome sepse mund të
përballet me gjëra të çuditshme’’.508 Në të njëjtën kohë, Berchtold i dërgon udhëzime
përfaqësuesit të tij në Beograd që t’i përkujtohet kryeministrit Pashiq se ‘‘qëllimi i juaj
nuk ishte për të pushtuar territoret shqiptare siç e keni thënë në takim me mua, kurse tani
trupat ushtarake serbe janë të vendosura në territorin shqiptar’’.509 Një ditë pas këtij
telegrami, përfaqësuesi Austro-Hungarez në Beograd, zhvilloi një takim me kryeministrin
Pashiq, sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Berchtold. Në raportin e përfaqësuesit
Austro-Hungarez citohen fjalët e Pashiqit që i kishte thënë në takim ‘‘ne jemi për të
respektuar vendimet e Londrës mirëpo ato tani nuk janë të arsyeshme dhe ne konsiderojmë
se ato duhet rishikuar në mënyrë që ne të ndryshojmë qëndrimin’’. Me këtë rast
përfaqësuesi Austro-Hungarez i shtron pyetjen se kur do të tërhiqen trupat serbe qe 506 Bridge, From Sadowa, 359. 507 ÖUA, Dokumenti nr. 8797, vol. VII. 508 ÖUA, Dokumenti nr. 8829, vol. VII. 509 ÖUA, Dokumenti nr. 8828, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
136
qëndrojnë në territorin shqiptar, atëherë ai përgjigjet se ‘‘kjo do të varet nga evoluimi i
situatës në Shqipëri’’.510 Rrjedhimisht, shikuar nga ky kontekst Serbia nuk e kishte
ndërmend t’i lëshonte territoret e Shqipërisë së pavarur. Trupat serbe megjithatë vazhdonin
edhe më tej marshimin drejt Elbasanit. Në të njëjtën kohë na bëhet e qartë se nuk është
mundur të veprohet pa urdhrin e Pashiqit.511
Gjithsesi, përpara se Austria të vepronte e bindur, një pengesë kryesore duhej
tejkaluar. Ky ishte qëndrimi i Perandorit dhe i trashëgimtarit të ardhshëm. Ai nuk donte ta
shihte Monarkinë në ndonjë veprim që do ta përfshinte në një luftë; pra ky ishte Perandori,
sepse ai ishte i vjetër, i lodhur dhe kishte luftuar në shumë luftëra dhe në shumë çështje të
humbura; dhe trashëgimtari i ardhshëm nuk mendonte se Perandoria, me të gjitha
vështirësitë e brendshme, mund ti mbijetonte një lufte.
Berchtold nuk mund të vepronte pa miratimin e Francis Joseph dhe Francis
Ferdinand. Si monark që ishte Francis Joseph komandonte besnikërinë e Berchtoldit dhe si
trashëgimtar Francis Ferdinand komandonte respektin e Berchtoldit. Konradi mendonte se
ministri i jashtëm ishte shumë plak për tju mbushur mendjen Perandorit dhe Archdukës që
të shihnin nevojën për një aksion në çështjen e shqipëtarëve.512 Gjithashtu edhe shefi i
stafit nuk kishte pasur mundësi që të bënte diqka më shumë personalisht. Dhe lutjet e tij të
vazhdueshme për luftë me Serbinë kishin pasur si përgjigje vetëm qortime të buta nga
Perandori.
Por Francis Ferdinand ishte kthyer nga patroni i Konradit në armikun e tij nga
breshëria e memorandumeve dhe letrave nga shefi i shtabit, duke kërkuar një qëndrim të
ashpër kundër Serbisë. Berchtoldi nuk mund të ja lejojë vetes që të ndjekë shembullin e
Conradit edhe me Archdukën.
Presioni për veprim ishte rritur. Në një letër të 9 tetorit nga Kont Tisza për Kontin
Berchtold, shprehej temperamenti i fortë i ministrit hungarez. Situata në kufirin serbo-
shqiptar na jep mundësinë të zgjedhim nëse duam që të kemi një fuqi të qëndrueshme apo
doni që t`i nënshtroheni një rënie poshtëruese. Me çdo ditë druajtje ne kemi humbur
perspektivën dhe shansin tonë për një zgjidhje të favorshme e cila po bëhet më e
rrezikshme. Unë mund të ju kërkoj për të dhënë një deklaratë kategorike në Beograd,
Berlin dhe gjithashtu në Romë, ngaqë ne nuk do të lejojmë një shkelje të rajoneve 510 ÖUA, Dokumenti nr. 8834-8835, vol. VII. 511 ÖUA, Dokumenti nr. 8844, vol. VII. 512 Hötzendorf, Feldmarschall, 462.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
137
Shqiptare të themeluara në Londër dhe se nuk do të lejojmë as për veten tonë që të
vonohemi në mbrojtjen e interesave tona në këtë bashkërendim Evropian.513
Tisza kishte të njëjtin mendim si Konradi. Prestigji Austro-Hungarez ishte në
shënjestër. Monarkia e dyfishtë ose duhet të tregohej e fortë në këtë pikë ose të dorëzonte
çdo pretendim për një status me pushtet të madh. Këshillat e Tiszas ishin të rëndësishme
për ministrin e jashtëm. Por Berchtold edhe pse me një prejardhje të përzier Austriake dhe
Hungareze e konsideronte veten si pjesë e Magjarëve (Hungarez) në vend të asaj
aristokrate Austriake, dy fusha këto reciprokisht të ndryshme.514 Figura më e fuqishme në
oborrin e Kurorës së Shën Stefanit, me siguri kishte ushtruar ndikim mbi gjysmën
Hungareze të Berchtoldit. Akoma mendonin se ministri i jashtëm ishte i bindur për
nevojën për të marrë disa masa kundër serbëve që ti largonin ato nga Shqipëria, ai akoma
nuk e dinte saktësisht se çfarë hapash do të ndërmerren kur ai u takua me Konradin më 10
tetor.515
Dhjetë ditë më parë ai kishte propozuar pushtimin e ndonjë qyteti Serb. Por tani ai
donte të pushtonte dy provinca serbe. Kjo tregonte tendosjen e qëndrimit por jo
vendosmërinë e vendimit. Conradi kishte shprehur frikë se ushtria duhej mobilizuar pa
lejuar që të “pushtonin ndonjë pjesë territori.” Ai gjithashtu mendonte se nëse Austria nuk
do të vepronte shpejt ndoshta Italia do të shpërthente situatën në favorin e saj.
Por deklaratat e Konradit ishin lënë mënjanë pas ndërhyrjes në bisedime të Kontit
Otokar Czernin. Czernini, një diplomat aristokrat dhe njeri i besueshëm i Francis
Ferdinandit, kishte ripërsëritur se të dy si Perandori ashtu edhe trashëgimtari i ardhshëm
ishin kundër luftës, por veçanërisht ishte trashëgimtari i ardhshëm.516
Konradi mendonte se Perandori duhej patjetër që ta dinte “arsyen.” Vështirësia e
ministrit të jashtëm për ta kuptuar këtë vetëm sa e kishte bërë akoma më konfuz për këtë
këshillë kontradiktore. Por një gjë ishte e sigurtë se, kundërshtimi i Perandorit dhe i
trashëgimtarit të ardhshëm duhej tejkaluar përpara se të merrej ndonjë aksion vendimtar
për dëbimin e serbëve nga Shqipëria. Përpara se Konti Czernin të udhëtonte për në pallatin
e Francis Ferdinand në Konopisht më 11 tetor, Berchtoldi e nxiste atë “ që të bënte të qartë
per Archdukën nevojën e një qëndrimi energjik. 513 Hantsch, Berchtold, 498-499. 514 Hantsch, Berchtold, 240. 515 Hötzendorf, Feldmarschall, 463. 516 Hötzendorf, Feldmarschall, 464.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
138
Për konfliktin ndërkufitar Serbo-Shqiptar.517 Por lutja e Berchtoldit ishte thuajse e
kotë. Archduka me kokëfortësi dhe në heshtje ishte kundër çfarë do gjëje që të qonte drejt
luftës. Përgjigja e tij zyrtare me shkrim për kërkesën e Berchtoldit ishte dërguar nëpërmjet
Kontit Czernin ditën e nesërme. Dhe këtë përgjigje ministri i jashtëm e përshkruante si
“shumë pesimiste.”518 Hezitimi i trashëgimtarit të ardhshëm për ndërmarrjen e
sanksioneve të forta kundër serbëve e kishte vënë Berchtoldin në një pozitë shumë të
vështirë. Ai e dinte se Austro-Hungaria nuk mund të ndërhynte që të mbronte Shqipërinë
pa mbështetjen e Francis Josef dhe të Francis Ferdinand. Por familja perandorake nuk ishte
e vetme në këtë kundërshtim për të marrë masa të forta kundër Serbisë. Edhe zëra të tjerë
bënin thirrje për përmbajtje dhe gjakftohtësi. Konti Merey, ambasadori Perandorak dhe
Mbretëror në Romë, ishte i mendimit që të kishte gjakftohtësi sepse ndoshta informacioni
që dërgohej në zyrën e huaj ishte jo i saktë.519 Por Neue Freie Presse shprehej me modesti:
“Shpresa për një marrëveshje e përforcuar edhe në (Vjenë) e kryeministrit Serb, nuk ishte
shkelur nga një thyerje e kufirit. Qeveria e Beogradit nuk kërkon që të hedhë poshtë
dekretin e Londrës”.520
Gjithsesi, shumica e ministrave edhe e ushtarakëve e favorizonin marrjen e masave
të forta kundër Serbisë, ashtu siç edhe Berchtold shprehej. Në këtë vështirësi ministri i
jashtëm mendonte për dorëheqje.521 Dekreti i tij nuk kishte arritur që të bënte presion.
Ndërsa mendonte dorëheqjen, prapëseprapë, Berchtoldi përpiqej që të kapërcente
rezistencën perandorake për hapa të vendosur kundër serbëve. Në një audiencë me
Perandorin më 13 tetor Berchtoldi e zmadhonte nevojën për një goditje serioze kundrejt
provokimeve serbe.522 Rezultatet e kësaj audience ishin inkurajuese. Por Perandori i plak
nuk dukej dhe aq i gatshëm të vinte re llojin e aksionit që ministri i jashtëm kishte
517 Hantsch, Berchtold, 499. 518 Hantsch, Berchtold, 499. 519 Hantsch, Berchtold, 499. 520 Neue Freie Presse, October 10, 1913, 3. 521 Hantsch, Berchtold, 500. 522 Hantsch, Berchtold, 500; Conrad-i, përmend një tjetër konferencë ministrore më 13 tetor shih:
Hötzendorf, Feldmarschall, 464; Ka disa dyshime rreth kësaj konference. Hantsch në piketimet e tij pohon
se nuk ka asnjë përmendje të kësaj ngjarje në ditarin e kujtimeve të BERCHTOLD-it, as nuk është
përmendur në dokumentet e zyrës të Jashtme ose Neue Freie Presse. Hantsch sugjeron që ky ishte një takim
jozyrtar ose se kujtesa e Konradit është në gabim. Shih: Hantsch, Berchtold, 501. Sipas Conrad-it, mendimet
e shprehura në këtë konferencë ishin shumë të ngjashme me ato të konferencës ministrore të 3 tetorit.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
139
propozuar. Por ai la të nënkuptohej nevojën se duhej bërë diçka, të nesërmen, më 14 tetor,
Berchtoldi ishte dërguar një tjetër vërejtje Serbëve. Ai kërkonte të dinte nëse Serbia; Ishte
gati që të ndalonte përgatitjet ushtarake për një përparim në Shqipëri apo ishte e gatshme
që ti tërhiqte ato trupa brenda një afati të caktuar kohor.
Monarkia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundrejt Serbisë pavarësisht
mënyrës se si i është përgjigjur Serbia përmbushjes së premtimeve të saj të mëparshme.
Gjithashtu ne kemi vendosur që të përdorim të gjitha masat që ne konsiderojmë të duhura
për të arritur një njohje të plotë të vendimit për kufirin.523
Kjo ishte vërejtja e tretë drejtuar Serbisë nga Austro-Hungarezët për problemin e
kufirit shqiptar, dhe ishte deklarata më e fortë nga të tria që shin bërë. Por gjithsesi nuk
ishte një ultimatum. Pasi që Berchtoldi nuk kishte akoma një përgjigje definitive të
aprovuar nga perandori për një hap të tillë. Ministri i jashtëm shpresonte se kjo vërejtje
mund të sillte evakuimin e Shqipërisë. Gjithsesi, nëse nuk do të ndodhte, argumentet për
masa të forta do të përforcoheshin. Më 15 tetor Pashiq, i ishte kundërpërgjigjur vërejtjes
Austriake. Urdhri për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të trupave serbe tashmë është
dhënë. Por pyetja është, se kur serbët që tashmë gjenden në tokat shqiptare do të tërhiqen-
“kjo varet prej rrethanave”.524 (kishte shtuar Pashiq).
Dukej qartë nga toni i kundër përgjigjes se Austro-Hungaria do të duhej të merrte
masa akoma më të forta që të arrinte të nxirrte serbët jashtë trojeve shqiptare. Veprimi
ishte i domosdoshëm. Monarkia e Dyfishtë nuk mund të vuante një dështim tjetër dhe pa
humbur kredibilitetin e saj. Më vonë më 15 tetor, pasi që përgjigjja serbe ishte pranuar,
shefi i stafit kishte pasur një takim me Perandorin.
Konradi si zakonisht shprehej duke thënë se Serbia ishte si gjithmonë në qendër të
problemeve të Monarkisë dhe se konflikti shqiptar ofronte një mundësi të mirë të arrihej
një vendim përfundimtar me Serbinë. Konradi e shihte konfliktin Serbo-Shqiptar në një
kontest më të gjerë. Ku dhe shkruante: “Problemi i Shqipërisë ishte i një rëndësie të dytë.
Por problemi i Serbisë ishte më i rëndësishmi, sepse forca dhe ekzistenca e Monarkisë
varej nga kjo dhe se ky mund të kishte qenë shansi i fundit për të vepruar mbi të”.525
Konradi e perceptonte konfliktin Serbo-Shqiptar akoma si një manifestim të
Sllavëve të Jugut që përballeshin me monarkinë. Konradi e kishte pranuar se Shqipëria 523 ÖUA, Dokumenti nr. 8828, vol. VII. 524 ÖUA, Dokumenti nr. 8834, vol. VII. 525 Hötzendorf, Feldmarschall, 464.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
140
ishte një arsye më shumë që ajo të futej në këtë konflikt. Por fatkeqësisht për Austrinë
zgjidhja e saj për këtë problem nuk ishte praktike. Argumenti i tij kishte pasur efekt tek
Perandori. Konradi mendonte për Perandori “se e pranonte rëndësinë e argumenteve.”526
Perandorit tashmë të plakur po i zbehej pikëpamja paqësore nga papajtueshmëria e
serbëve. Gjithashtu si një ushtar i dikurshëm, Francis Josef ndjente një lloj afrimiteti për
ushtrinë dhe oficerët e tij dhe i pëlqente shumë ta dëgjonte shefin e tij të stafit, ndonëse jo
gjithmonë ishte dakord me të, siç ngjante me disa ministra të tjerë.
Ditën e nesërme, më 16 tetor, ditë e cila saktësisht një shekull më parë, kishte
marrë një rëndësi të veçantë në historinë Austriake, dhe do ti jepej një rëndësi shtesë në
kuadrin e krizës së tetorit të vitit 1913. Më 16 tetor 1813, Austria dhe aleatët e saj kishin
triumfuar kundër forcave të Napoleonit në betejën e Lajpcigut, dhe më 16 tetor të 1913
ishte marrë vendimi për ti drejtuar Serbisë një ultimatum. Zgjidhja e gjetur rishtazi e
ministrit të jashtëm fillimisht ishte shfaqur atë ditë në një konferencë me Francis
Ferdinand, i cili po bëhej gati që të udhëtonte drejt Lajpcigut për të marrë pjesë në një
kremtim përkujtimor ndërkombëtar. Por Archduka ishte i shqetësuar për rritjen e
kërkesave për aksion kundër Serbisë dhe kërkonte që të ndikonte tek Berchtoldi të ju
rezistonte kërkesave të tilla. Francis Ferdinand kishte ngritur zërin kundër këtyre masave
të forta kundrejt serbëve dhe shprehte frikën se një aksion i tillë mund të na dërgojë në një
ringjallje të Ligës Ballkanike, e cila mund ti kundërvihej Austro-Hungarisë.
Por Berchtoldi, siç shkruhet në ditarin e tij, nuk ndikohej nga argumentet e
trashëgimtarit të ardhshëm. Ai e kishte fshirë frikën e Fransis Ferdinand për një ringjallje
të Ligës Ballkanike, duke thënë se Turqit do të merreshin me një rast të tillë.527 Berchtoldi,
mund të ishte i sigurt për mbështetjen e Perandorit për të pasur mundësinë që të
kundërshtonte haptazi dëshirat e shprehura nga trashëgimtari i ardhshëm. Në fjalën e tij të
14 prillit perandori mund ta kishte bindur Kontin se (Berchtoldi) do të jetë i justifikuar për
të marrë masa më të forta nëse vërejtja e 15 tetorit nuk do të kishte asnjë efekt.
Zgjidhja e Berchtoldit ishte bërë e ditur gjatë bisedës me Josef Redlich. Berchtoldi
ishte i mendimit se nga konferenca e Londrës nuk ishin servirur interesat më të mira për
Austrinë, një mendim që Redlich për një kohë të gjatë e mbështeste.
526 Hötzendorf, Feldmarschall, 467. 527 Hantsch, Berchtold, 501.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
141
Ministri i jashtëm kishte arritur të deklaronte se Serbia nuk mund lejohej të rrinte
në Shqipëri: “që nga vargmali i fundit që ndan Shqipërinë nga përbrenda me detin”. Nga
deklarata që kishte bërë Redlich: “për asgjë, vetëm të mos kishte alarm ushtarak” ishte
dakord Berchtoldi.528 Pavarësisht tendencës së Berchtoldit për të rënë dakord me këdo që
ai fliste, kjo deklaratë e fundit do të sugjeronte se ai ishte i mendimit që një ultimatum
mund të ishte i mjaftueshëm që të nxirrte serbët jashtë Shqipërisë. Pranverën e kaluar nga
një kërcënim i thjeshtë me një ultimatum, ishte pothuajse i mjaftueshëm që të evakuonte
malazezët nga Shkodra, dhe kishte pasur sukses aty ku flota e kombinuar Evropiane kishte
dështuar. Për më tepër që serbët ishin të lodhur pas një viti plot luftëra dhe që kishin
nevojë që të rimblidhnin forcat. Gjithashtu mbështetja Ruse në këtë pikë të Serbisë ishte
me dyshim. Shanset që ultimatumi të kishte sukses ishin në favorin e Austrisë. Por thjesht
një ultimatum ishte pak a shumë si një lojë kumbari (Fiton –Humb) . Nëse Serbia nuk do ti
përmbushte kërkesat e këtij ultimatumi Monarkia e Dyfishtë do të përballej me një
problem serioz. Austria, do të duhej të mobilizohej dhe të rrezikonte një luftë mbarë
Evropiane, ose të ulej dhe të pranonte humbjen e saj në politikën e Ballkanit dhe të
dorëzonte statusin e një fuqie të madhe.
Vendimi për të vepruar mbështeteshin edhe prej raportimeve që shkuan nga
Beogradi me datë 16 në Vjenë. Por kryeministri serb, kishte vazhduar të flistë për një
rishikim të kufijve dhe kishte përmendur gjithashtu edhe mundësinë e një referendumi në
zona ku i mendonin si të diskutueshme.529 Vendimi për ti dërguar një ultimatum ishte
konfirmuar në Vjenë gjatë kremtimit të Betejës së Lajpcigut. Atje Berchtold i kishte
kërkuar Francis Jozefit “nëse ai (si Perandor) e autorizonte atë që ti dërgonte një mesazh
të rëndësishëm dhe një ultimatum Beogradit.”530 Ku dhe Hasburgasi i vjetër kishte
pranuar. Mirëpo, plani tanimë duhej të vazhdohej dhe të hartohej e më pas të ipej një
ultimatum. Që të hartohej një ultimatum i tillë ishte dashur të punohej nga nata e 16 tetorit
deri në mëngjesin e ditës së 17-të. Berchtold dhe një këshill ministror gjithashtu, kishin
përgatitur një lajmërim që do të iu dërgohej të gjitha fuqive duke ua shpjeguar qëllimin e
aksionit të Monarkisë.
Për të parandaluar natyrën spekulative të ultimatumit ata kishin nënvizuar
mungesën e të dyve, shefit të stafit dhe ministrit të luftës gjatë kësaj konference. Së bashku 528 Redlich, Schicksalsjahre, 211. 529 ÖUA, Dokumenti nr. 8846, vol. VII. 530 Hantsch, Berchtold, 502.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
142
Konradi dhe Krobatin kishin udhëtuar për në Lajpcig, së bashku me Francis Ferdinand i
cili gjendej atje, për ti paraqitur këtë lajmërim, Monarkisë së Danubit e cila gjendej
gjithashtu në këtë festë. Por ultimatumi ishte hartuar pa këshillat e burrave më të lartë
ushtarakë në vend. Ushtria ishte prezantuar në konferencë nga Gjenerali Potiorek,
komandant ushtarak ky në rajonin e Bosnjë e Hercegovinës dhe Dalmacisë.
Sigurisht që pjesëmarrja e burrave më të lartë të rangut ushtarak gjatë këtyre
festimeve në Lajpcig, nëse do të ishte e domosdoshme në këtë krizë mund të ishte anuluar
Për të qenë të sigurt, ata do të ktheheshin nga Lajpcigu së shpejti. Por Berchtoldi kishte
këmbëngulur për më shumë kohë për të përgatitur ushtrinë për sulm.531 Berchtoldi
gjithashtu llogariste në dorëzimin e serbëve. Por trashëgimtari i ardhshëm nuk ishte
lajmëruar për vendimin e dërgimit të një ultimatumi. Ndërkohë pasi që ai u kthye nga
Lajpcigu dhe kishte kuptuar se për ultimatumin ishte inatosur pasi që nuk ishin konsultuar
me të.532 Por, Berchtold e dinte se Fransis Ferdinandi vetëm sa do ta komplikonte më
shumë situatën. Përveç kësaj në takimin e 16 tetorit Ministri i Jashtëm kishte deklaruar në
të vërtetë pavarësinë e tij nga trashëgimtari i ardhshëm, kështu që opinion i Fransis
Ferdinand, nuk kishte më një ndikim thelbësor tek ai siç kishte pasur më parë. Në
mëngjesin e 17-të, të dyja së bashku, si ultimatumi ashtu edhe lajmërimi ishte përgatitur
për t’iu dërguar fuqive.533 Pasi që gjithçka ishte përfunduar, ultimatumi i ishte dërguar
Perandorit për miratimin e tij. Burri i moshuar e kishte pranuar duke thënë, “nëse ata nuk
do të dorëzohen në tetë ditë, ne padyshim që do të sulmojmë.”534 Francis Josef, ishte
padyshim më i bindur për sulmin sesa ministri i tij i jashtëm.
Ultimatumi i ishte dërguar ministrit të jashtëm Austro-Hungarez në Beograd, i cili
në mbrëmjen e 18-të, e kishte dërguar në qeverinë serbe, dhe të cilin ultimatum, të
nesërmen e kishte publikuar gazeta vjeneze Vossische Zeitung.535
Ultimatumi i Austro-Hungarisë i dha afat ushtrisë serbe që brenda tetë ditëve të
lënë territorin e Shqipërisë londineze. Përndryshe mospërfillja e këtij afati jepte me
kuptuar se do të përballeshin me ndërhyrjen e fuqishme të Austro-Hungarisë.536
531 Hötzendorf, Feldmarschall, vol. III, 466; vol. IV, 33, 132-133. 532 Hötzendorf, Feldmarschall, vol. II, 474. 533 ÖUA, Dokumenti nr. 8850, vol. VII. 534 Hantsch, Berchtold, 502. 535 “Oesterreichisches Ultimatum an Serbien,” Vossische Zeitung, October 19, 1913, 1.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
143
Kështu, Fuqitë e Mëdha ishin të informuara vetëm pas ngjarjes, dhe ky veprim i
Austro-Hungarisë u cilësua si veprim i papritur. Por në fakt Austro-Hungaria nuk kishte
qenë e ngarkuar për të zbatuar një vendim të pranuar ndërkombëtarisht.537
Madje ky veprim i Austro-Hungarisë luajti një rol të fuqishëm në ndryshimin e
qëndrimit të diplomacive të Fuqive të Mëdha, dhe i detyroi ato që veprojnë dhe të
ndërhyjnë për ta bindur Qeverinë e Beogradit që të tërhjek trupat ushtarake nga territori i
Shqipërisë. I ngarkuari me punë i Anglisë në Beograd, Dayrell Crackanthorpe, i dërgon një
notë proteste Pashiqit duke i rekomanduar që sa më shpejtë të marrë një vendim me të cilin
do të urdhëronte forcat ushtarake që të lëshonin territoret e Shqipërisë.538 Poashtu edhe
ambasadori rus në Beograd, Nicholas Hartwig, zhvilloi disa takime me kryeministrin serb
duke i dhënë udhëzime konkrete që të pranonte kushtet e ultimatumit duke iu përmbajtur
afatit për tërheqje.539 Qeveria franceze i kishte dhënë këshilla për moderim të mendimit
Qeverisë së Serbisë që në bazë të instruksioneve franceze të jetë në gjendje që t’i pranojë
kushtet e Austro-Hungarisë.540 Në të njëjtën kohë edhe Rumania e paralajmëroi Serbinë se
nuk mund ta ketë mbështetjen e saj për këtë çështje dhe i rekomandoi që të respektoi
ultimatumin.541 Rrjedhimisht, Qeveria e Serbisë pasi mori të gjitha mendimet dhe pasi që
nuk i mbeti alternativë tjetër ishte e detyruar që t’i pranojë kushtet e ultimatumit. Kështu,
me 20 tetor Qeveria e Serbisë mori vendim për t’i tërhjekur forcat e saj ushtarake nga
territori i shtetit të pavarur shqiptar sipas kushteve të ultimatumit Austro-Hungarez.542
Megjithatë, Serbisë iu nevojitën pesë ditë për të zbrazur territoret e shtetit shqiptar dhe për
t’i dhënë njoftimin Austro-Hungarisë se trupat serbe tani më janë evakuuar nga territoret e
Shqipërisë.543
Në përgjithësi ultimatumi ishte mirëpritur dhe miratuar nga Monarkia e Dyfishtë.
Ndërkohë Neue Freie Presse deklaronte: “Loja e Shkodrës nuk do të përsëritet dhe
536 Katrin Boeckh, Von den Balkankriegen zum Ersten Weltkrieg: Kleinstaatenpolitik und ethnische
Selbstbestimmung auf dem Balkan (München: R. Oldenbourg, 1996), 109. 537 Bridge, From Sadowa, 359. 538 Bridge, Great Britain, 218. 539 Boeckh, Von den Balkankriegen, 109. 540 ÖUA, Dokumenti nr. 8874, vol. VII. 541 Bridge, From Sadowa, 360. 542 ÖUA, Dokumenti nr. 8882, vol. VII. 543 ÖUA, Dokumenti nr. 8920, vol. VII.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
144
periudha kohore prej tetë ditësh tregon qartë se Monarkia dëshiron ti japë zgjidhje kësaj
çështje me urgjencë. Serbia duhet të tërheqë trupat e saj”.544
Gazeta Allgemeine Zeitung, nuk ishte shumë mirënjohëse, gjithsesi, për aksionin e
ministrit të jashtëm. Ajo shihte motive personale prapa ultimatumit. Berchtoldi theksonte
ajo, “po e përdor këtë mundësi për të fituar disa nga territoret që i kishte humbur vitin e
kaluar. Ai e dinte se Serbia ishte dobësuar nga një vit i pandërprerë lufte dhe për këtë ai
dëshiron që të ndjekë këtë rrugë. Në sytë e super-patriotëve dhe të luftë-nxitësve,
Berchtoldi kishte marrë shumicën e fajit për dështimin e vitit të kaluar, dhe dorëzimi i
Serbisë do të ishte një provë e prestigjit të tij personal...”.545
Prestigji i Berchtoldit padyshim që ishte zbehur në rrethin e madh të ushtrisë
austriake vitin e kaluar. Por ai nuk kishte frikë që të linte mënjanë reputacionin e tij dhe të
bënte atë që ndjente të bënte të pamundurën për interesat e Austro-Hungarinë, ashtu siç
edhe ishte demonstruar në braktisjen e Novi Pazarit dhe lënien e Dibrës dhe Gjakovës.
Ultimatumi drejtuar serbëve nënkuptonte mbrojtjen e Shqipërisë dhe bashkë me këtë
politikën e Austrisë për Adriatikun.
Ndërmarrja e një hapi të tillë nga ana e Austro-Hungarisë, e cila merrte mbi vete
një barrë me përgjegjësi të madhe, njëherazi mund të themi se ajo kryente edhe një mision
me rëndësi vendimtare për mbrojtjen e vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe për shpëtimin e
shtetit të pavarur shqiptar. Pra, ultimatumi Austro-Hungarez pati efektin e një shoku që i
jepte goditje të fuqishme qëllimeve të Beogradit.546
544 Neue Freie Presse, October 19, 1913, 2. 545 Allgemeine Zeitung, October 20, 1913, 1. 546 Thoma Murzaku, Kozeta Sala, “Politika e Austro-Hungarisë gjatë vitit të parë të Pavarësisë së
Shqipërisë,” in Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX, ed. Marenglen Verli et
al., (Tiranë: Klean, 2008), 159.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
145
KREU -IV-
PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE
IV.1. Ndikimi i Austro-Hungarisë në përcaktimin e Princit të Shqipërisë-
Wilhelm Wied
Një nder vendimet që Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori për Shqipërinë
më 29 korrik 1913, ishte shpallja e saj “principatë autonome, sovrane e trashëgueshme,
nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohej nga këto të fundit”.547
Pretendentë për fronin princëror në Shqipëri ishin të shumtë, nga disa oborre
mbretërore evropiane. Pretendenti i parë për këtë fronë ishte princi francez: Franz
Ferdinand Bourbon-Orleans, duka i Montpesier. Duka ishte i afërm me familjet më të
rëndësishme që qëverisinin Evropën. Autoritetet vjeneze nuk e mirëpritën synimin e tij për
t´u bërë princ i Shqipërisë edhe pse ai kishte përkrahjen e një numri aristokratësh shqiptar.
Në vitin 1913 duka i Montpesierit në Londër vazhdimisht ishte i shoqëruar nga Isa
Boletini, në përpjekjet e tij për të siguruar mbështetjen e kancelarive evropiane, për
çështjen shqiptare.548
Për këtë fronë pretendonin edhe dy pasardhës të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut: markezi italian Di Aluetta dhe fisniku spanjoll Don Juan Aladro Castriota y
Perez y Velasco. Një tjetër pretendent ishte princi Albert Gjika, i cili rridhte nga një derë
bujare rumune me origjinë shqiptare, që kishte mbështetje kryesisht ndër kolonitë
shqiptare në Rumani dhe Bullgari.549 Nga princi trashëgimtar austriak Franz Ferdinandi
dhe nga Vatikani mbështetej kandidatura e dukës Wilhelm Herzog von Urach. Por, kjo
figurë nuk gjeti përkrahjen nga Italia, e cila së bashku me Rusinë nuk dëshironin si princ
547 Puto, Çështja shqiptare, vol. II, 278. 548 Guy, Lindja e Shqipërisë, 89; Ferdinando Salleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri (Tiranë: Shtëpia e
Librit & Komunikimit, 2001), 52. 549 Puto, Pavarësia shqiptare, 566.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
146
një katolik dhe sigurisht asnjë favorit të Vjenës,që do ta kthente Shqipërinë në një
protektorat austriak dhe një bastion kundrejt shteteve sllave në Ballkan.550
Poashtu edhe familja Bonaparte për fronin shqiptar vuri tre kandidat: princ
Viktorin, princ Louisin dhe princ Roland Bonaparten. Princin Louis e mbështeste
Vatikani, ndrërsa kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolikë. Pretendentë të tjerë për
fronin mbretëror në Shqipëri ishin edhe gjermanët: Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka
Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von
Wied; anglezi Arthur of Connaught; suedezët-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka
Karls Westgothland; princi danez Aksel.551
Një familje pretenduese për fronin princëror kishte edhe ajo e fisit katolik në
Shqipëri: familja e Prenk Bib Dodës. Një ide e kreut të Mirditës ishte kthimi i vendit të tij
në një ”Piemont” të Shqipërisë katolike. Por horizonti i Prenk Bib Dodës nuk shkonte me
tej se Shqipëria e veriut.
Shpresa për të marrë fronin shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit të Zi.
Madje ai mbajti kontakte me disa banorë të Shqipërisë së Veriut të cilët e vizituan në
Cetinje dhe si dhuratë për mbështetjen e tyre morën para dhe armë. Mirëpo Fuqitë e
Mëdha dëshironin një Shqipëri të pavarur e të kontrolluar nga ata e jo një Mal të Zi të
zmadhuar.552
Përveç këtyre dy kandidatëve me sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga
shtetet evropiane, për fronin shqiptar pretenduan edhe kandidatë myslimanë.
Duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman të një pjese të madhe të
popullsisë së Shqipërisë, si dhe lidhjet e vjetra të feudalëve shqiptarë me elitën e ish-
perandorisë osmane, Porta e Lartë, për fronin princëror shqiptar propzoi: Abdyl Mexhidin,
Burhan Meddinin dhe ministrin e Luftës gjeneralin Ahmet Izet Pashën me prejardhje
shqiptare nga Manastiri. Xhonturqit parashikonin në Shqipëri të shkaktonin trazira, për t´i
qetësuar më pas me thirrjen e vendosjes së një princi mysliman në Shqipëri. Mirëpo
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) i vendosur tashmë prej Fuqive të Mëdha në
Shqipëri, u informua prej ambasadës gjermane në Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori
menjëherë masa kundër tyre. Një nga figurat më të preferuara për princ të Shqipërisë ishte 550 Gazmend Shpuza, Kuvendime për historinë kombëtare (Tiranë: Dituria, 2000), 156-157. 551 Salleo, Shqipëria, 52. 552 Shala, Marrëdhëniet, 185.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
147
edhe ajo e princit egjyptian: Ahmed Fuad Pashës, pasardhës i derës së familjes së Mehmet
Ali Pashës, i cili ishte themelues i Egjiptit modern. Ahmed Fuadi kishte zhvilluar
edukimin e tij ushtarak në Torino dhe konsiderohej si mik i madh i Iltalisë dhe ky fakt
ishte i mjaftueshëm për Austrinë të kundërshtonte kandidaturën e tij.553 Këto kandidatura u
refuzuan edhe nga fuqitë tjera evropiane, për faktin se nuk dëshironin që fronin princëror
në Shqipëri ta merrte një mysliman.554
Në tetor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë e të miratuar edhe
nga shtetet tjera evropiane, u pranua që në fronin shqiptar të vihej një gjerman, i cili si
protestan nuk do t’i përkiste asnjë besimi ekzistues fetar në Shqipëri dhe ky do ishte fakti
kryesor ndikues në vendimmarrjen e Fuqive të Mëdha.
Në njëvjetorin e kremtimit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë, Austro-
Hungaria dhe Italia, bën të ditur të zgjedhurin e tyre, ai ishte gjermani Wilhelm zu
Wied555, i cili ishte djali i dytë i një prej familjeve më të lashta të fisnikërisë gjermane,
rezidente në qytezën e bukur, Neuwied, në atë kohë kapiten në kavalierinë gjermane dhe
një nga oficerët në popullorë në Potsdam. Nga gjaku kishte lidhje me familjen mbretërore
të Holandës dhe të Rumanisë.556 Princi Wied dallohej si njeri i kulturuar, me ndjenjë të
lartë të nderit e të detyrës, me sjellje evropiane, i ndershëm, zemërgjerë dhe tolerant, por i
dobët dhe i pavendosur. Shpesh njerëzit që i qëndronin afër, zemërgjerësinë ia merrnin për
dobësi dhe kujdesin për frikë.557
Marrëveshja me Italinë e gjeti bazën mbi dy arsye mjaft pragmatike, të cilat ishin
në anën e princit gjerman: Si gjerman, ai i takonte një kombi i cili interesohej pak për
553 AIHT, Vj. 22-9-919, Shkresë private e Szapary për kolonel Humel, 2 dhjetor 1912. 554 AIHT, Vj. 22-10-1047; 22-9-921, Telegram i Berchtoldit për Merey, 3 dhjetor 1912. 555 Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied (1876-1945), u lind në Neuwied am Rhein, ai ishte i biri i
princeshës së Holandës, kushëriri i perandorit gjerman Wilhelm II dhe nip i mbretëreshës rumune Elisabeth.
Oferta për tu bërë princ i Shqipërisë iu ofrua nga Austro-Hungaria në tetor të vitit 1913, kurse me 1 nëntor
1913 e pranoi kandidimin zyrtarisht. Më 7 mars 1914 erdhi në Shqipëri në cilësinë e Princit, për tu larguar
mëpastaj më 3 shtator 1914 duke ia dorëzuar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas
përfundimit të Luftës së Parë Botërore Wied-i jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Münich. Më 1925 u
shpërngul në Rumani, ku edhe vdiq më 1945. 556 Duncan Heaton Armstrong, Shqipëria, Gjashtë muaj Mbretëri: Kujtimet e sekretarit të Princ Vidit
(Tiranë: Onufri, 2010), 8. 557 Armstrong, Shqipëria, 134.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
148
Shqipërinë, dhe Si protestant, ai konsiderohej i baraslarguar nga të gjitha fetë e
përfaqësuara në Shqipëri.558
Me 3 janar 1914 iu dërgua Berchtold-it një telegram nga ambasadori austro-
hungarez në Berlin. Bashkangjitur ishte dërguar miratimi i kushtëzuar- i princit Wied për
pranimin e fronit në Shqipëri, i cili trajton çështjen e pranimit të fronit të Shqipërisë nga
Wied,559 mirëpo përgjigjen përfundimtare do të mund të ofronte pasi Fuqitë e Mëdha të
kenë marrë qëndrim lidhur me kushtet e caktuara nga Wied, e të cilat sipas shkresës së
Wied-it ishin: “1.Pasi që në nenin e parë të protokollit të Londrës, lidhur me organizimin e
Shqipërisë, parashihet që princi të emërohet nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, duhet së pari të
arrihet miratimi i juaj për kandidimin tim. 2. Një delegacion i përbërë nga përfaqësues
nga i gjithë shteti shqiptar duhet të vijë në Gjermani dhe të më ofroj mua fronin e shtetit të
tyre. 3. Të garantohet që Esad Pasha do të pranoj vendimin e Evropës dhe që ai do t’i
nënshtrohet princit të ri. 4. Fuqitë e mëdha ose një pjesë e tyre duhët të garantojnë një hua
prej 75 milion Franga me 4%, e cila mund të paguhet në këste të ndryshme. 5. Princi do të
pranoj një ‘listë civile’ prej 200000 Franga në vit. 6. Drafti për organizimin dhe
administrimin e shtetit duhet të miratohet nga princi. 7. Kufiri jugor i Shqipërisë duhet të
jetë i përcaktuar së paku në pikat kryesore”.560
Princi gjerman e kishte vërejtur pa dyshim, që fuqia e tij politike në Shqipëri varej
nga kontrolli që do të kishte mbi Esad Pashë Toptanin. Ambiciet e tij në vend ishin të
njohura për princin von Wied. Ishte me rëndësi, që edhe ai të njihte princin si sundues të
vendit.
Gjithashtu Wilhelm zu Wied ishte mjaft i vetëdijshëm, që do të nevojitej një shumë
e konsiderueshme monetare, për ndërtimin e një infrastrukture bazë në Shqipëri.561
Mirëpo, nga shkresat e princit mund të shihet qartë, se ai mbivlerësonte paksa
hapësirën e tij manovruese. Sepse, si mund të kuptohet nga vendimet e Konferencës së
Ambasadorëve, fuqia e tij ishte lidhur ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit.
558 Hanns Christian Löhr, “Die Albanische Frage: Konferenzdiplomatie und Nationalstaatsbildung im
Vorfeld des Ersten Weltkrieges unter besonderer Berücksichtigung der deutschen Außenpolitik” (PhD diss.
University fo Bonn, 1992), 154. 559 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 6ö Szögyenyi an Berchtold 3.1.1914 560 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 7; Wied për Berchtold 31.12.1913 561 Bartl, Shqipëria, 147.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
149
Deklarata e Konferencës së Ambasadorëve e korrikut 1913 përmbante pikat në
vijim:
1. Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe trashëgueshme me
primogjeniturë nën garancinë e gjashtë Fuqive, të cilat e emërojnë princin.
2. Shqipëria nuk ka obligime ligjore ndërkombëtare ndaj Turqisë.
3. Gjashtë Fuqitë garantojnë neutralitetin e Shqipërisë.
4. Administrata e Shqipërisë do të kontrollohet nga një komision prej shtatë
anëtarësh, në të cilin do të përfaqësohen gjashtë Fuqitë dhe Shqipëria.
5. Mandati i saj do të kufizohet në 10 vite.
6. Ajo do të përpiloj një projekt për administrimin e vendit dhe do t’i raportoj gjashtë
Fuqive.
7. Më së largu pas gjashtë muajsh duhet të emërohet një princ. Deri atëherë
autoritetet shqiptare iu nënshtrohen Komisionit Administrues.
8. Do të vendoset një xhandarmëri me oficerë të huaj.562
Një vlerësim të ngjashëm kishte edhe Ambasadori Perandorak dhe Mbretëror në
Itali, Merey, në një telegram drejtuar Berchtold-it me datë 14.1.1914. Këtu ai për herë të
parë tregon se, Wilhem zu Wied linte një përshtypje të dobët sa i përket cilësive të tij
vendimmarrëse dhe njofton lidhur me rreziqet të cilat do t’i kanoseshin princit në Shqipëri,
nëse ai do të kishte shtyrë edhe më tej ardhjen e tij. Në vazhdim vlerësimi i Merey-it:
“Princi Wilhelm zu Wied tregon një ngjashmëri në karakter me dajën e tij mbretëror në
Bukuresht, edhe pse duket se nuk i afrohet inteligjencës së tij. Njëkohësisht, ai është një
zotëri i mendueshëm i cili ngurron të merr vendime dhe i cili din t’i vlerësoj paratë. Princi
zu Wied që në fillim të detyrës së tij tregon kujdes dhe pavendosmëri, gjë e cila i shkakton
më shumë kritika se sa simpati, që do të pasoj në krijimin e kushteve gjysmë anarkike që
në fillim të hyrjes së tij në Shqipëri”.563
Gjithashtu, Merey, paraqet pikëpamjet e diplomacisë italiane, konkretisht të
ministrit të jashtëm edhe lidhur me njerëzit e besueshëm të princit, ku thekson se San
Juliano ka dyshimet e tij “Nogga jo rastësisht cilësohet si intrigant i aftë, Christo Mexi si
562 Michael Schmidt-Neke, Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939):
Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat (München:
Oldenbourg, 1987), 32. 563 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 71ff; Merey për Berchtold 14.1.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
150
aventurier dhe nëse është e vërtetë, se princi Sureya Bey ka gjasë të jetë kryesues i
ministrisë së ardhshme, një zgjedhje e tillë nuk është se do të pritej me gëzim, sepse nga
gjithë udhëheqësit shqiptar, Esad Pasha ishte më i rrezikshmi dhe më i pabesë”.564 Në
përgjithësi mund të konstatohet se qeveria e Italisë ishte skeptike, sa i përket regjimit të
princit Wied dhe në këtë ka ndikuar edhe fakti, se si një puç i organizuar nga një lider
muhamedan i shtetit nuk ka shkaktuar shqetësime të jashtëzakonshme në vend. Duke
marrë parasysh dyshimin e krijuar në opinion, sa i përket qëndrueshmërisë se kandidaturës
se princit Wied, konsiderohet e udhës, që princi sa më parë të ofron një sqarim për
publikun e gjerë për palëkundshmërinë e vendimit të tij.
Qëndrimi ngurrues i princit kishte ndikuar në shpërndarjen e thashethemeve se ai
po zmbrapsej nga kandidatura. Nga ana e Rusisë iu drejtuan thashetheme Austrisë për herë
të parë me 17 janar 1914, sipas njoftimit të Ambasadorit Perandorak dhe Mbretëror
Czernin drejtuar Ministrit të Jashtëm. Czernin shkroi qartë se: “ambasadori i Rusisë në
Berlin dërgonte telegrafë me lajmin se princit Wied i vërehej dyshimi në vetë për aftësitë e
tij për t’u përballur me detyrën që kishte marrë përsipër dhe se duhej të llogaritej deri në
një shkallë të caktuar me një tërheqje të tij në moment të fundit nga kandidatura. Me
ironinë e tij - kur bëhet fjalë për Shqipërinë – Ministri i Jashtëm thoshte se nuk çuditej se
princi i trembej detyrës së tij, e cila asnjëherë nuk është shikuar me sy optimist. Nëse
princi Wied vërtetë do të tërhiqej, atëherë, si Austria-Hungaria dhe Italia do të duhej të
dilnin me një kandidaturë të re. Duke menduar në interesin e Evropës, ai shpreson që nuk
do të vijë deri në një gjendje të tillë.”565
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sazonow ka shfaqur këtu dyshime jo të
pabazë sa i përket ndërtimit të qeverisë Wied. Mirëpo duhet të kihet parasysh se nuk ishte
në interesin e Mbretërisë Cariste që të formohej një Shqipëri sovrane dhe e qëndrueshme,
sepse Rusia – nëpërmjet Serbisë – kishte qëllimin të siguronte qasje në bregdetin Adriatik,
gjë të cilën, shikuar nga aspekti gjeopolitik, një Shqipëri e konsoliduar do ta pengonte. Pra,
në fundin e muajit janar 1914 do duhej t’i është bërë e qartë qeverisë në Vjenë, se duhej të
merrej iniciativa për mundësimin e themelimit sa më të shpejtë të një regjence princërore
në Shqipëri. Për këtë edhe princi udhëtoi në Vjenë i ftuar i perandorit Franz Josef. Sipas
Armstrongit, sekretar personal i Wied-it, Berchtoldi, dha një pritje për nder të Princit më 8
564 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 71ff; Merey për Berchtold 14.1.1914. 565 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 76ff; Merey për Berchtold 17.1.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
151
shkurt 1914, poashtu edhe perandori Franz Josefi i dha një darkë pune princit. Në këto
takim vetëm një çështje mbizotëroi si pikë diskutimi, për Shqipërinë.566
Një paradhënie nga huaja e kërkuar nga Wilhelm zu Wied në vlerë prej 75 milion
Franga u aprovua me shkrim me datë 6 shkurt 1914. Për këtë, princi i përzgjedhur iu
drejtua me shkrim Berchtold-it, që të “konfirmoj pranimin e shkresës së datës 6 të këtij
muaji dhe njëkohësisht shprehë falënderimet e mija më të thella për qasjen e Qeverisë
Perandorake dhe Mbretërore në lidhje me huan. Aprovimi i paradhënies në vlerë prej 10
milion Franga nga ana e Qeverisë Perandorake dhe Mbretërore së Austro-Hungarisë dhe
Qeverisë Mbretërore të Italisë më mundëson mua tani që të bëj të qartë se e pranoj fronin
e Shqipërisë dhe që do të udhëtoj së shpejti për në Shqipëri.”567
Pasi që Britania e Madhe dhe Antanta nuk ishin të gatshëm që të marrin përsipër
një garanci të tillë, Italia dhe Austria garantoni tani e tutje vetë por së bashku huan. 568
Kërkohej që misioni në Shqipëri përfundimisht të zbatohej. Mirëpo, angazhimi i
Princit shndërrohej në një lojë ndërmjet Austrisë dhe Italisë, përderisa Fuqitë tjera të
mëdha kalonin në rolin e aktorëve dytësor.
Këto të dyja mundoheshin që në vijim të siguronin ‘ndërkombëtarizimin’ e
‘misionit’, por me aprovimin e paradhënies së huas, Italia dhe Austria në një farë mënyre
kishin siguruar patronazhin mbi instalimin e princit zu Wied ne Shqipëri.
Në vazhdim ishte me rëndësi që të përgatiteshin hapat e parë të politikës së jashtme
të princit. Nga ana austriake kishte aktivitete intensive këshillëdhënëse.
Si fuqi e madhe katolike, Austro-Hungaria ishte padyshim e interesuar që të
siguronte një marrëdhënie të mirë në mes të Fronit të Shenjtë dhe princit të ardhshëm të
Shqipërisë. Funksioni mbrojtës mbi popullatën shqiptare në Malësi të Madhe ishte i një
rëndësie të veçantë. Mirëpo, princi von Wied interesohej fare pak për këtë angazhim të
Austro-Hungarisë.
Ai e refuzoj një audiencë në Vatikan gjatë vizitës së tij ne oborrin mbretëror të
Italisë, të cilën ia kishte propozuar ambasadori austro-hungarez në Itali, Merey. Merey
raportonte në detaj se “kam marrë personalisht përsipër që t’ia propozoj audiencën.
566 Armstrong, Shqipëria, 18. 567 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 185; Wied për Berchtold 6.2.1914 568 Löhr, “Die Albanische Frage.“ 254.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
152
Propozimi nuk kishte gjetur fare pëlqim. Princi tha se kishte menduar për këtë gjë, mirëpo
nuk e kishte ndërmend që të kërkonte audiencën. Kur vazhdova duke i shpjeguar se si
mysafir i mbretit nuk do të kishte problem që të kërkonte audiencë të papës, gjë e cila do të
ishte i një rëndësie të veçantë, pasi që një e katërta e të nënshtruarve të tij do të jenë
besimtarë të fortë të fesë katolike, ai u përgjigj duke u kufizuar në arsyen se një vizitë e
tillë nuk do të mirëpritej nga mohamedanët. Princi nuk reagoj ndaj komentit tim, se
mohamedanët në Shqipëri ishin fare pak fanatikë, dhe vazhdoj të mbante qëndrimin e tij të
mëparshëm. Insistimi nga ana ime do të ishte i kotë. [...]’569
Një javë më pas, Wilhelm zu Wied e njoftoj Berchtold-in, se ka refuzuar audiencën
e papës nga frika që do të shkaktonte pakënaqësi në mesin e popullatës myslimane në
Shqipëri. 570
Froni i Shenjtë ishte “zhgënjyer thellësisht nga injoranca. [...] Në Vatikan, përgjegjës për
këtë do të konsiderohet sidomos Italia, pasi që edhe që tani ishte bërë e njohur që nën
influencën e Italisë në fronin e Shqipërisë po emërohej një person i cili nuk është katolik.
Të tjerët ndoshta do të thonë, se pikëpamjet e forta protestante të Wied-it do të mjaftojnë
si shpjegim për këtë gjë. Sido që të jetë, pas këtij gabimi, brenda qarqeve të Vatikanit
princi nuk do të konsiderohet më si një person me largpamësi politike dhe i mençur.’571 ,
shkroi ambasadori i Fronit të Shenjtë, Schönburg-Hartenstein, me 10 shkurt 1914 në një
telegram drejtuar Berchtold-it.
Schönburg-Hartenstein raportoj dy ditë më vonë edhe lidhur me “qëndrimin e një
pjesë të shtypit lokal’572, e cila që para refuzimit të audiencës nga ana e princit “kanë ditur
të shpalosin detaje nga më të ndryshmet për princin tuaj”, gjë e cila “Vatikanit nuk ia ka
ëmbëlsuar kafshatën e injorancës”.573
Po në atë ditë Merey i drejtohet me një telegram Berchtold-it, në të cilin shprehë
përshtypjet e tij lidhur me karakterin e princit: “si unë ashtu dhe Marchese di San
Giuliano kemi fituar një përshtypje mahnitëse nga princi. Ai ka një paraqitje korrekte, të
sjellshme dhe të këndshme, ka një natyrë të mirë e cila përcillet nga një buzëqeshje e
569 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 228; Merey për Berchtold 10.2.1914. 570 ÖUA, VII, Dokumneti nr. 9399; Auzeichnung Berchtold 20.2.1914. 571 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 233; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 10.2.1914. 572 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 264; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 12.2.1914. 573 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 264; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 12.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
153
shpeshtë por jo edhe aq e mprehtë, gjë e cila është d’une insignifiance desolante (një
çikërrimë e parëndësishme). Kësaj i shtohet natyra e tij e heshtur, e cila është, aq sa mund
të vërehet, e vetmja gjë të cilën e ka trashëguar nga stërgjyshi i tij Wilhelm dem
Schweiger. Se a është i aftë t’i qëndroj përballë detyrës së tij të vështirë dhe se a do të
mund t’iu bëj ballë personave si Esad Pasha, Ismail Bej Qemali, Prenk Bib Doda, kjo do
të mbetët nën mëshirën e zotave. Mund të shpresohet që gruaja e tij e mençur dhe njerëzit
e afërm të cilët e rrethojnë do t’i plotësojnë disa elemente të cilat mund të konsiderohen si
të meta të tij.”574
Në këtë shkresë ambasadori i Austrisë në Oborrin Mbretëror të Italisë shprehë
dyshimin e tij, se princi, sa i përket sundimit të tij në Shqipëri, planifikon të mbështetet në
popullatën myslimane.
574 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 252; Merey për Berchtold 12.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
154
IV.2. Austro-Hungaria dhe qeverisja e Pricit Wied në Shqipëri
Bisedimet e para rreth detajeve të lundrimit të princit zu Wied për në Shqipëri u
zhvilluan po ashtu në këtë telegram. Nëse nisja do të bëhej nga Triesta, atëherë në anën
austriake shfaqeshin shqetësime sa i përket fuqive irredentiste përgjatë bregdetit. Plani
bazë parashihte që anija të ofrohej nga Austria dhe të përcillej nga një eskortë me anije
luftarake.
Eskorta do duhej të përbëhej nga anije luftarake të Fuqive të Mëdha, pra edhe të
përfshihej një anije luftarake nga Italia. Një lundrim i përbashkët i një anijeje luftarake
italiane me një anije austriake, dyshohej se do të kishte shkaktuar shqetësime ne Triestë.575
Von Merey shkroi se, ai “interesohej personalisht [në qeverinë e Italisë], që
komandanti i anijes përcjellëse nga Italia, e cila do duhej t’i përgjigjej anijes tonë
>>Szigetvar<<, të pranonte udhëzime të prera. Me këtë rast duhet të shprehet dukshëm
uniteti ndërmjet nesh dhe Italisë me rastin e lundrimit të përbashkët të anijeve luftarake,
do duhej të parandalohej me kujdes të shtuar çdo keqkuptim i mundshëm, nëse nisja duhej
të organizohej nga Pola, nëse nuk flet asgjë kundër nga pikëpamja ushtarake, apo edhe
nga një port tjetër (Fiume, Pirano?)”.576
Kjo temë është vazhdimisht pjesë e parapërgatitjeve të udhëtimit për në Shqipëri.
Sipas gazetës “Tribuna” e datës 10 shkurt 1914, përcaktimi për një port apo një tjetër nuk
do të jetë një vendim politik. Vendimmarrëse do të jenë tiparet të cilat mundësojnë
udhëtim më të shpejtë të shoqëruar me përparësi tjera shtesë.577
Në gazetat italiane princi cilësohet si “kandidat italian”. Gazeta e pavarur
“Giornale D’Italia” e shkruan këtë qartë me datë 12 shkurt në një artikull “Per la visita del
Principe die Wied a Vienna. Quel che si attende dalle visite.”. Gazeta raporton se, princi
simpatik po udhëtonte nga Roma për në Vjenë. Wilhem zu Wied do të bëhej sunduesi i ri
në Ballkan, dhe si kandidat i takonte italianëve e jo austriakëve. Qeveria në Vjenë e kishte
parapëlqyer Herzog Wilhelm II nga rradha e kontëve von Württemberg. Austriakët e 575 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 252; Merey për Berchtold 12.2.1914. 576 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 254f; Merey për Berchtold 12.2.1914 577 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 260; Artikull në gazetën “Tribuna” me 10.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
155
pëlqenin atë si gjerman arian, të pasur dhe katolik. Sipas gazetës, ai do të formonte një
xhandarmëri të përbërë nga trupa sigurie të armatosura, të cilat do të kujdeseshin për
rendin në distriktet e Shqipërisë. Qëndrimi i princit Wied do të varej dukshëm nga sjellja e
Esad Pashës, i cili – bashkë me deputetë tjerë – do t’i ofronte princit në Neuwied kurorën e
Shqipërisë. Princi do të zgjedhtë Durrësin si kryeqytet. Shqipëria e mesme ishte nën
protektoratin e Italisë, ndërsa Shqipëria veriore nën protektoratin e Austrisë.578
Para nisjes së princit për në Durazzo (sot njihet si: Durrës), një qytet bregdetar në
Shqipërinë e mesme, ai kërkoj të takonte Ministrin e Jashtëm Berchtold, që të diskutonte
aspekte të ndryshme të “misionit” të tij. Berchtold-i shfrytëzoj mundësinë për t’ia
shpjeguar paramendimet që kishtë Austro-Hungaria. Ministri i Jashtëm i bëri të qartë
princit, se ai duhej të kishte një paraqitje të fortë dhe se duhej të tregonte pushtet para
Komisionit të Kontrollit.
Konti Berchtold mendonte se, anëtarët e Komisionit të Kontrollit kishin dallime
shumë të mëdha sa i përket paramendimeve të tyre lidhur me të ardhmen e Shqipërisë dhe
si rrjedhojë nuk duhej të pritej nga ta një bashkëpunim konstruktiv. Pjesë e bisedës ishte
edhe themelimi i një kabineti të ardhshëm: Wilhem zu Wied e dinte se do të ishte vështirë
për të, që të gjente njerëz të besueshëm për përfshirjen e tyre në kabinet, të cilët edhe
njëkohësisht gëzojnë sado pak autoritet në popull.
Princi shfaqi hallin e tij, se nuk dinte si të angazhonte Esad Pashën dhe
njëkohësisht të mos i linte hapësirë për të ushtruar ndikim. Mbi të gjitha, besim në Esad
Pashën nuk kishte fare. Edhe Berchtold-i ishte i të njëjtit mendim. Pas bisedave kishte
fituar një përshtypje të mirë, sa i përket aftësimit të princit për misionin në Shqipëri. Në
muajt në vijim do të bëhej e qartë, se sa Ministri i Punëve të Jashtme e njihte natyrën
njerëzore të princit Wilhelm zu Wied.579
Në ndërkohë u hap edhe çështja e Bankës Kombëtare të Shqipërisë: Plani fillestar,
për themelimin e një partneriteti të përbërë nga bankat e gjashtë Fuqive të Mëdha, të cilat
do të kishin pjesëmarrje të barabartë në Bankën Kombëtare, ishte anuluar me rastin e
paradhënies së huas nga ana e Austrisë dhe Italisë.
578 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 261; Artikull në gazetën “Giornale d’Italia”, 12.2.1914. 579 ÖUA, vol. VII, Dokumenti nr. 9399; Aufzeichnung Berchtold 20.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
156
Kryeministri francez nuk u pajtua me gjendjen dhe i tërhoqi paratë franceze
plotësisht nga projekti. 580
Udhëtimi i princit nga Triesta për në Durrës ishte planifikuar të ndodhte me datë 5
Mars. Me datë 21 shkurt një delegacion shqiptarësh të respektuar e festuan në Neuwied
emërimin e princit si princ të ri të vendit të tyre. “Nderin” për të udhëhequr këtë
delegacion e kishte pasur Esad Pasha.581 Në fund të muajit shkurt Wilhelm zu Wied
vazhdoj me vizitat e radhës në gjashtë Fuqitë e Mëdha.
Për shembull, Car Nikolla, e la fatin e ortodoksëve në Shqipëri ne duart e princit
dhe e ritheksoj dëshirën e Antantës për “ndërkombëtarizimin” e “misionit”. Mirëpo, sipas
telegramit të ambasadorit austro-hungarez në Rusi, Konti Szaparay, të datës 27 shkurt,
drejtuar Berchtold-it, Wilhem zu Wied nuk mori qëndrim përballë këtyre kërkesave.582
Edhe dy javë para udhëtimit të princit, pallati mbretëror në Durrës ende nuk ishte
bërë gati. Pallati kishte qenë dikur një kazermë turke, e cila princit iu dukej përshtatshme
të shfrytëzohej si rezidencë.583 Për strehimin e delegacioneve tjera të Fuqive të Mëdha
pothuajse nuk kishte vend fare, gjë për të cilën bashkia planifikonte të kërkonte mbështetje
nga Austro-Hungaria. Mbështetja u ofrua – në formën e një anije Lloyd- e cila do të
shërbente, në një formë apo tjetër, si banesë lundruese.584
Në Triestë përhapeshin thashetheme dhe lajme për ekzistimin e grupeve
irredentiste. Policia vendore njoftoj lidhur me konfiskimin e fletushkave me mbishkrimin
“Al Popolo della Venezia Giulia”, për të cilat, pas ekzaminimit të kujdesshëm, u konstatua
se ishin prodhuar në Itali dhe ishin importuar në Triestë, ku do të shpërndaheshin pastaj
nga pjesëtarët e shoqatës “Giovane Trieste”.
Kjo shoqatë dyshohej për veprimtari irredentiste. Për tërheqjen e vëmendjes së
publikut dhe të shtypit drejtë shoqatës, ishte planifikuar të mbaheshin demonstrata kundër
funksionarëve shtetërorë. Me rastin e arritjes së një anijeje luftarake italiane në Triestë, do
të inskenoheshin njoftime të zhurmshme lidhur me ardhjen e princit Wied në Shqipëri.
580 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 309; Szecsen për Berchtold 15.2.1914. 581 Löhr, “Die Albanische Frage.“ 258. 582 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 479; Szapary për Berchtold 27.2.1914. 583 Löhr, “Die Albanische Frage.“ 263. 584 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 482; Hornbostel për Auβenministerium 25.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
157
Për këtë arsye, në Itali u arrit një marrëveshje, që anija luftarake e Italisë, e cila do
të ishte pjesë e eskortës gjatë udhëtimit të princit, t’i bashkëngjitej më vonë eskortës.585
Kur me datë 28 shkurt 1914 erdhën lajme lidhur me një kryengritje greke në Epir,
princit filloj t’i zbehej besimi në realizueshmërinë e “misionit” dhe dëshironte të shtynte
shkuarjen e tij në Shqipëri, gjë të cilën ambasadori austro-hungarez në Rusi e këshilloj të
mos e bënte.
Procesi i themelimit të kabinetit ende nuk ishte përmbyllur dhe princit iu propozua
nga ana austriake dhe italiane Turkhan Pasha, një ish-diplomat i sulltanit, i cili ishte
pothuajse 80 vjeçar, për postin e kryeministrit.586
Në shtimin e shqetësimeve të cilat ishin krijuar nga kryengritja në Epir, kontribuoj
edhe një kërcënim me vdekje e cila iu kishte drejtuar princit.
Drejtori Gjeneral i Sigurisë Publike shpjegon në një shkresë të datës 3.3.1914
drejtuar Merey-it, se para disa ditëve kishte pranuar një letër e cila “raporton për
ekzistimin e një komploti kundër jetës së lartmadhërisë së tij, princit zu Wied. Fillimisht e
kam mbajtur letrën për vete, sepse jam nisur nga supozimi se princi do të udhëtonte nga
Bari në Durrës. Pasi që tani është vendosur, që ai do të niset nga Triesta, me nguti e kam
vazhduar këtë letër drejt jush. “587 Në rastin e letrës, kemi të bëjmë me një shkrese
anonime e cila ka pullë postare franceze dhe vulë në gjuhë franceze të palexueshme, e cila
i është adresuar princit zu Wied me datë 19 shkurt 1914 dhe ka këtë përmbajtje:
Paralajmërim për princin, para nisjes në Shqipëri, se 17 turq të përbetuar janë dhënë pas
jetës së tij dhe mëzi presin arritjen e tij në Shqipëri. Shkresa ishte nënshkruar me F dhe tri
pika të njëpasnjëshme, të cilat interpretoheshin nga Merey si shenja masonike588 dhe
mbante inicialet S dhe P.589
585 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 436-439; Përshkrim i plotë i Ministrisë së Brendshme i datës
28.02.1914 lidhur me „Udhëtimin e Wied-it nëpërmjet Triestes“. 586 ÖUA, vol. VII, Dokumenti nr. 9425; Szapary për Berchtold, 28.2.1914. 587 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 536; Shkresë e drejtorit të përgjithshëm të sigurisë publike dhe
Merey, 3.3.1914. 588 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 540; Merey për Berchtold 16.3.1914. 589 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 535; Shresë anonime për Wied 19.2.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
158
Me datë 4 mars Wilhelm zu Wied së bashku me gruan e tij udhëtuan nga Salzburg-
u, duke kaluar nëpër Tauernbahn, në Triestë, ku arritën me datë 5 mars 1914 në ora
9.00.590
Me të arritur në stacionin e trenit në Triestë, princi dhe princesha e Shqipërisë u
pritën në mënyrë festive nga garda e nderit. Guvernatori i Triestës, princi Hohenlohe, e
njoftoj qiftin princëror me udhëheqësit e organet ushtarake dhe civile, komandantët e
anijeve të huaja, me kontin Harrach si president i Komitetit Austriak të Shqipërisë, si dhe
me koloninë shqiptare në Triestë. Ai përcolli qiftin drejt portit, ku nën përcjelljen e të
shtënave të nderit u manifestua hipja në anijen “Taurus”.
Në pasditë princi filloj udhëtimin e tij. Hohenlohe raportoj në telegram se nuk
kishte pasur asnjë “incident”, duke u bazuar në thashethemet se ishte planifikuar një
kryengritjeje irredentiste në Triestë.591
Në ora 17 anija austriake “Taurus”, në përcjellje të anijes franceze “Bruix” dhe
anijes britanike “Gloucester”, u nis nga porti i Tristës në drejtim të Durrësit. Anija
luftarake italiane “Quarto” iu bashkëngjit eskortës në Isola.592
Më të arritur princi në Durrës me datë 7 mars, në port kishte dhe anije tjera të cilat i
kishin sjellë të deleguarit e Komisionit të Kontrollit në kryeqytet. Esad Pasha erdhi
papritur me datë 6.3. me një vapor italian. Ishte menduar se ardhja e tij do të festohej nga
ana e popullatës myslimane dhe ortodokse, mirëpo përfaqësuesit e këtyre konfesioneve
ishin befasuar edhe vetë nga ardhja e tij e papritur.
Gjenerali holandez deVeer, i cili angazhohej në formimin e një xhandarmërie në
Shqipëri, shkeli në Shqipëri me datë 5 mars.593
Me datë 7 mars anija “Taurus” me princin e ri të Shqipërisë, Wilhelm zu Wied,
arriti në Durrës në ora 14. Një orë më vonë, në përcjellje të një moti të shkëlqyeshëm,
pasoj një “pritje festive” dhe “hyrja festive në Pallat”.594
590 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 535; Szapary për Berchtold 28.2.1914. 591 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 589; Hohenlohe për Berchtold 5.3.1914. 592 HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 595; Telegramm i K.u.K. Ministrisë së Luftës, Sektorit të
Marinës – Komandantit të Rrethit të Detit dhe Tranzitit të Detarisë dhe Ministrisë së Jashtme 5.3.1914. 593 HHStA, XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 4; Hornbostel për Berchtold 6.3.1914. 594 HHStA, XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 7; Telegram i k.u.k. Ministrisë së Luftës, Sektorit të Marinës të
k.u.k. Komandës S.M.S. „Taurus“ përmes takimit Castelnuovo me 7.3.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
159
Atasheu i Ambasadës Austro-Hungareze në Durrës, Theodor von Hornbostel, i
tregon përshtypjet e tij mbi ardhjen e princit në një telegram drejtuar Ministrisë së Punëve
të Jashtme, i cili dukej si në vijim: “Ardhja e princit vijoj sipas planit. Nga populli pati një
pritje shumë të përzemërt. Për t’u vlerësuar është qëndrimi korrekt i deputetëve të vendit,
ku në njërën anë në deklaratat e tyre për t’iu bindur princit nuk mungonte fare entuziazmi
dhe në anën tjetër me një disiplinë të theksuar ditën të ruajnë rendin dhe qetësinë”.595 Nga
kjo mund të nxirret përfundimi logjik se të gjithë personalitetet dhe entitetet iu ishin
përshtatur plan-programeve të cilët ishin përpiluar nga Komisioni i Kontrollit dhe ishin
miratuar nga ana e princit. Telegrami na jep edhe përshkrimet festive që kanë mbretëruar
gjatë ceremonisë, ku “Shoqëruar nga një përshëndetje me breshëri nga topat dhe anijet,
një orë pas arritjes së “Taurus-it”, princi WILHELM I bashkë me princeshën dhe
përcjellësit e tyre kaluan urën lëvizëse për t’u përshëndetur nga oficerët e misionit
holandez, trupi konsullor dhe personalitetet fetare. Pastaj, nën brohoritjet e fuqishme të
publikut, vazhduan zbarkimin në tokë”.596 Kjo të jep përshtypjen e një pritje vërtetë
gjigante dhe me një pedanteri diplomatike që gjithmonë i kishin shoqëruar ceremonitë
perandorake në Evropë. Madje, siç vërejmë kalimi nga porti deri tek pallati mbretëror
përshkruhet kështu “Duke kaluar pranë nxënësve të radhitur në kopsht, çifti princëror dhe
përcjellësit e tyre hynë në pallat, i cili dikur kishte qenë konak turk”.597 Ndriçimi festiv i
qytetit, fishekzjarrët dhe demonstrimet patriotike përmbyllen programin e akomodimit, gjë
e cila la një përshtypje të kënaqshme në të gjitha qarqet e popullsisë.
Po ashtu edhe në qytetet tjera të mëdha të vendit u festua në nderim të princit të ri
Shqipërisë. Në Skutar (sot njihet si Shkodër), epiqendër e popullsisë katolike, u mbajtën
fjalime dhe u këndua Te-Deum-i. Festimet kishin një karakter të fortë katolik, gjë e cila
sigurisht që nuk u mbështet nga pjesa myslimane e popullsisë, kjo sipas njoftimit nga Karl
Halla, kryesues i konsullatës së përgjithshme në Shkodër.598
Pas realizimit të udhëtimit dhe arritjes se çiftit princëror, ashtu si ishte planifikuar
nga ana e Austrisë, një ndjenjë qetësie u kthye sërish në vend. Një vlerësim i Ambasadorit
Perandorak dhe Mbretëror të Italisë, Merey, e bën këtë të qartë, ku me datë 12 mars 1914
595 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 22-26; Hornbostel për Berchtold 9.3.1914. 596 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 22-26; Hornbostel për Berchtold 9.3.1914. 597 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 22-26; Hornbostel për Berchtold 9.3.1914. 598 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 30; Halla për Berchtold 9.3.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
160
shkruan se “interesimi dhe mbështetja e Mbretërisë dhe Italisë i mbetën Shqipërisë të
sigurta. Me rëndësi të veçantë për princin më dukët që është dashamirësia e Oborrit
Mbretëror të Rumanisë, për arsye të lidhjes familjare në njërën anë dhe interesit politik në
anën tjetër, sepse lidhja me Rumaninë, sa i përket raportit të Shqipërisë me shtetet fqinje,
do t’i shërbej më shumë princit se sa lidhja me ne dhe Italinë. Supozoj se princi Wilhem,
kur bëhet fjalë për çështje madhore, do t’i drejtohet Bukureshtit për të t’u këshilluar nga
ungji i tij mbretëror. Më në fund edhe Gjermania, e cila mbante qëndrim të ftohtë, do t’i
tregonte interesim më të madh principatës së re.‘599
Qeverisja e Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë600, (ligji i parë
themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgatit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet
themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913.
Sipas nenit 1 të këtij Statuti shqipëria shpallej: “Principatë kushtetuese e pavarur
dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha
garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që
kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi
garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta
sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte
të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja
kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative,
Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe (prefektura) të cilat ndaheshin në kaza (nënprefektura) dhe
kazatë në nahije (komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të
shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë,të
arsimit dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.601
599 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 41ff; Merey për Berchtold 12.3.1914. 600 Statuti Organik i Shqipërisë u miratua përfundimisht nga KNK më 10 prill 1914 në Vlorë. Ai përbëhet
prej 216 nenesh të ndarë nëpër kapituj, përkatësisht: Shqipëria dhe territori saj (nenet 1-6); Sovrani (nenet 7-
21); popullsia (nenet 22-39); legjislacioni (nenet 40-71); organet e qeverisjes (nenet 72-140); financat (nenet
141-143); punët publike (nenet 144-148); forcat e armatosura (nenet 149-158); drejtësia (nenet 159-169);
feja(nenet 170-177); arsimi public (nenet 178-182); prona e tokës (nenet 183-194); bujqësia, tregtia dhe
industria (nenet 195-208); postat, telegrafët dhe telefonat (nenet 209-210); marrëdhënie me jashtë (nenet
211-212); e drejta administrative (nenet 213-216) 601 Biagini, Historia, 120.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
161
Kritike për princin do të mbetët që në fillim gjendja e brendshme politike, ndërsa
nga jashtë, Wilhelm zu Wied, nuk duhët të frikësohet se do të ketë ndonjë presion. Merey
konstaton në shkresën e tij se gjendja e dobët e politikës së brendshme e Shqipërisë, do të
ishte përparësi për politikën e jashtme të saj. Kjo nuk duket e bindshme, kur merret
parasysh paaftësia e Shqipërisë për të zhvilluar luftë ose për t’u mbrojtur nga sulme të
jashtme. Nëpërmjet mbështetjes së Fuqive të Mëdha – Merey formulon se “sëpaku nga
Austro-Hungaria dhe Italia” – Shqipëria nuk duhet të frikësohet se do të ketë ndonjë
presion nga jashtë.602
Mirëpo në brendi të Shqipërisë shtoheshin konfliktet, që vinin si pasojë e
heterogjenitetit të popullsisë së Shqipërisë, gjë e cila u vërtetua në Epir. Por, gjithashtu
edhe autoriteti i Esad Pashës, e cili po zgjerohej në regjionin e Durrësit, do t’ia
vështirësonte punën princit. Shtetësia e Shqipërisë u realizua me ardhjen e princit, mirëpo
tani duhej të arrihej që populli i Shqipërisë të mësohej me ekzistimin e shtetit të ri dhe që
brenda tij të fillonte të ndërtohet lojaliteti ndaj princit.
Wilhelm zu Wied veproj pa menduar mirë: Zgjedhja e Durrësit si kryeqytet u bë
për shkak të disa kritereve pragmatike si ‘pozita gjeografike dhe komoditeti’. Vetëm në
Durrës princi Wied gjeti një objekt, si në rastin e konakut turk, që i përgjigjej për
shfrytëzim të tij si rezidencë. Zgjedhja e tij për të shndërruar këtë qytet në kryeqytet zgjoi
pakënaqësi të katoliket e Malësisë së Madhe.603
Me datë 17 mars 1914 Turkhan Pasha themeloj me kërkesë të princit kabinetin e
përbërë nga:
Turkhan Pashë Përmeti – Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme
Esad Pashë Toptani – Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës
Mufid Bej Libohova – Ministër i Drejtësisë dhe Kulturës
Dr. Turtull Bej – Ministëri i Arsimit
Dr. Mehdi Bej Frashëri – Ministër i Financave
Hasan Bej Prishtina – Ministër i Shërbimeve Publike
Aziz Pashë Vrioni – Ministër i Tregtisë dhe Bujqësisë.604
602 Biagini, Historia, 120. 603 Löhr, “Die Albanische Frag.“ 263. 604 Swire, Shqipëria, 200.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
162
Turkhan Pasha, i cili kishte qenë një kohë të gjatë në shërbimin turk dhe i cili ishte
i aftë por tani më edhe i moshuar, nuk ishte në gjendje që të mbaj nën kontroll intrigat e
Esad Pashës dhe interesat e veçanta të Fuqive të Mëdha. Turkhan Pasha njihej si “një
zotëri i këndshëm, i dashur dhe simpatik, mirëpo edhe i moshuar, mesatarisht inteligjent
dhe mbi të gjitha i butë, frikacak.”605 Kështu e përshkruajnë dokumentet diplomatike
figurën e Turkhan Pashës dhe shkaqe e marrjes së pozitës së kryeministrit, ku cilësojnë se
ndoshta e kishte pranuar postin për arsye financiare, pasi që varej nga një pension i vogël
nga ambasada.606
Edhe Esad Pasha e kishte përkrahur emërimin e Turkhan Pashës si kryeministër,
pasi që kishte qenë i sigurt që do të mund të ndikonte në të. Pozita e tij relativisht e
fuqishme si Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës është dëshmi për këtë. Kjo pozitë
i mundësonte atij të mbizotëronte në vend. Kabineti në përgjithësi nuk gëzonte popullaritet
të madh. Shumë vite më radhë, përpos Esad Pashës dhe Aziz Pashë Vrionit, asnjë nga
ministrat nuk kishin vepruar në Shqipëri. Po ashtu shumë nga pjesëtarët e qeverisë ishin
mësuar me sistemin e vjetër turk të administrimit, gjë e cila vështirëson përhapjen e frymës
perëndimore në Shqipëri dhe – si u shpjegua më parë – ishin nën ndikim të Esad
Pashës.607
Ekipi i princit, i cili jetonte së bashku me gruan dhe fëmijët e tij në Durrës,
përbëhej nga administratori i pallatit princëror von Trotha, këshilltari italian Fortunato
Castoldi608, i cili në shkurt kishte përcjellë delegacionin në Neuwied, nga këshilltari
austriak Carl Buchberger609 dhe sekretari i tij britanik, zotëri Duncan Heaton
Armstrong610. Dy zonja të nderit dhe dy zyrtarë të dërguar nga Austro-Hungaria dhe Italia 605 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 42; Merey për Berchtold 12.3.1914. 606 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 42; Merey për Berchtold 12.3.1914. 607 Swire, Shqipëria, 200. 608 Fortunato Castoldi (1876-1921), ushtarak italian, i atashuar për shërbime diplomatike pranë Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Mbretërisë Italiane. Gjatë kohës së Wied-it në Shqipëri në vitin 1914 ishte këshilltar i
tij. 609 Karl von Buchberger (1887-1974), ka shërbyer fillimisht si atashe i Austro-Hungarisë në Konsullatën e
Shkupit, e më pas në Shkodër dhe në Janinë. Gjatë kohës së Wied-it në Shqipëri në vitin 1914 ishte këshilltar
i tij. 610 Duncan Heaton-Armostrong (1886-1969), kapiten me origjinë irlandeze, shërbeu pranë kabinetit të
Princit Wilhelm zu Wied prej janarit deri në gusht të vitit 1914 duke ushtruar pozitën e sekretarit privat të
Princit Wied. Ai e shoqëroi Princin gjatë tërë kohës së qëndrimit në Shqipëri dhe ishte me të gjatë kohës së
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
163
– zotëri Heinrich Ritter Löwenthal von Linau611 dhe Carlo Alberto Aliotti612, po ashtu i
qëndronin pranë princit.613
Bije në sy se reparti këshillëdhënës brenda kabinetit qeveritar nuk përbehej nga
shqiptar. Kjo ndikoj që Wilhelm zu Wied të mbetej i huaj për popullin dhe të mos kishte
qasje në problemet e tyre.614
Princi jetonte shumë i izoluar. Ai pranonte disa shqiptarë si vizitorë, mirëpo
kufizohej në bisedë duke u përqendruar vetëm në dëgjim. Të nënshtruarve të tij iu
impononte fare pak, siç kishte konstatuar edhe von Löwenthal. Ai linte përshtypjen se i
pëlqente roli komod i sundimtarit ‘kushtetues’, i cili ua lë të gjitha veprimtaritë qeveritare
ministrave të tij.
Po ashtu princesha nuk tregonte interesim politik, gjë e cila kishte ngjallur kritika
tek pjesëtarët e oborrit princëror. Kjo përshtypje do të ndryshonte në përfundim të
qeverisjes së Wied-it. Rezidenca ishte nën mbikëqyrje të rreptë dhe vizitorët i linin të
prisnin gjatë në hajat.
Qifti princëror pothuajse fare nuk dilte nga rezidenca, ndoshta për arsye të frikës
nga atentatet.615 Në të vërtetë, në letërkëmbimet diplomatike të atyre ditëve përflitej rreth
mundësive të atentateve ndaj qiftit princëror.616
Paraqitja e pasive e princit ishte problematike, sepse popullsia ishte mësuar në një
stil më të hapur të qeverisjes dhe gjithashtu problemet në Epir kërkonin një paraqitje me
energjike të sunduesit.617
përjetimit të intrigave të Esad Pashës dhe Kryengrtijes në Shqipërinë qendrore, një nga faktorët kyç që quan
në largimin e Princit nga Shqipëriadhe rënien e periudhës gjashtë mujore mbretërore në Shqipëri në prag të
Luftës së Parë Botërore. 611 Heinrich Ritter Löwenthal von Linau (1870-1915), diplomat austro-hungarez. Gjatë kohës së Wied-it në
Shqipëri në vitin 1914 ishte i dërguar i Austro-Hungarisë në ekipin e Princit. 612 Baron Carlo Aliotti (1870-1923), diplomat karriere i Italisë. Gjatë kohës së Wied-it në Shqipëri në vitin
1914 ishte i dërguar i Italisë në ekipin e Princit. 613 Swire, Shqipëria, 201. 614 Löhr, “Die Albanische Frage.“ 264. 615 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 102f; Löwenthal për Berchtold 25.3.1914. 616 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 127; Konsulat Mitrovica për Ministrinë e Jashtme 5.4.1914
dhe
HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 163; Konsulat Mitrovica për Ministrinë e Jashtme 17.4.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
164
Löwenthal dhe Aliotti përfaqësonin dy vendet rivale-sa i përket ndikimit në
Shqipëri- Austro-Hungarinë dhe Italinë. Në një letërkëmbim Löwenthal bën të qartë se
mbështetja e katolikëve në Shqipërinë Veriore është i një rëndësie të veçantë për të.
Pasi që princi e kishte zgjedhur Durrësin, i cili gjeografikisht gjendej në Shqipërinë e
Mesme, si kryeqytet dhe qendër të qeverisjes, Löwenthal përpiqej që ta tërhiqte princin në
Shqipërinë Veriore. Një ndër përpjekjet ishte ideja e një shtëpie verore në Shkodër, ashtu
si e përshkruan i dërguari austro-hungarez me datë 20 mars në një telegram drejtuar
Berchtold-it. “[...] të shprehë idenë e sigurimit të një pushimore verore për princin në
Shkodër, dhe më vonë [...] të ia delegon Turkhan Pashës implementimin e kësaj ideje [...].
Ashtu si jam njoftuar më vonë nga zëvendësambasadori Buchberger, që edhe princi ishte
pajtuar me këtë zgjidhje [...]”618
Për të zbutur ndikimin e Italisë, Austria tentonte “[...] nëpërmjet një subvencionimi
[të shkollës françeskane], të përmirësohet niveli i shkollës me qëllim të përballjes së
atraktivitetit të shkollave italiane. [...]” Shqetësues ishte supozimi se ndërmarrjet italiane
do të synonin që nëpërmjet blerjes së tokave të shtrinin ndikimin e tyre në Shqipërinë
Veriore.619
Infrastruktura e varfër e Shqipërisë dhe mungesa e ujit të pijshëm dhe e kanalizimit
ishin parakushte të mira për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, siç ishte malaria.620 Ky
fakt e pengonte marrjen e vendimit për zhvendosjen e oborrit princëror gjatë muajve të
verës.
617 Löhr, “Die Albanische Frage.“ 265. 618 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 84; Löwenthal për Berchtold 20.3.1914. 619 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 84; Löwenthal për Berchtold 20.3.1914. 620 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 190; Löwenthal për Berchtold 9.5.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
165
IV.3. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj kryengritjes veriore dhe lëvizjeve jugore
Në fund të muajit mars kushtetutshmëria e Shqipërisë ende rrezikohej nga lëvizjet
për autonomi në Epir. Princi nuk mund të siguronte forca për t’i kundërshtuar kryengritësit
dhe për këtë gjë iu drejtua Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i cili e sugjeroj që të
emëronte kolonelin holandez Thomson si komisar në Shqipërinë Jugore, me qëllim që ai të
negocionte me udhëheqësin e Epirotëve. Këtë këshillë princi Wied e pranoj dhe e zbatoj.
Italia propozoj që trupat internacionale, të cilat ishin pozicionuar në Shkodër, të
dërgoheshin në jug, gjë e cila nuk u miratua nga ana e Austro-Hungarisë. Ekzistonte
rreziku që me dërgimin e këtyre trupave, në të cilat dominonte prezenca e austriake dhe
italiane, do të shndërronin këtë ndërhyrje në Epir si iniciative të Austrisë dhe Italisë, gjë së
cilës Berchtold-i dëshironte t’i shmangej.
Nga kjo konkurrencë ndërmjet Austrisë dhe Italisë, princit i humbi edhe një
mbështetje në çështjen e Epirit, edhe nëse këto fuqi të Adriatikut do të dërgonin armë dhe
oficerë në vend. Po ashtu negociatat ndërmjet Thomson-it dhe udhëheqësit të Epirotëve
nuk shënonin sukses.
Qeveria e Shqipërisë nuk ishte e gatshme që të pranonte gjuhën greke si gjuhë të
dytë zyrtare në Epir dhe që të lejonte praninë e një xhandarmërie të tyre.621 Ky reagim nuk
është për t’u çuditur, nëse merret parasysh përbërja e kabinetit qeveritar të Shqipërisë.
Si rrjedhojë Fuqitë e Mëdha, pavarësisht nga princi Wied, u dhanë të drejta
minoriteteve të Epirit. Situata në ndërkohë filloj të zhvillohej në mënyrë të pavarur dhe
numri i shtuar i dezertorëve bëri që trazirat ta kalonin në një gjendje përhershme. Ky ishte
momenti për Komisionin e Kontrollit që të siguronte kontrollin mbi këtë pjesë të
Shqipërisë. 622 Komisioni e ndërmjetësoj me datë 17 maj 1914 një konferencë në Korfuz
në të cilën u përpilua një konventë. Kërkesat themelore të kryengritësve u miratuan dhe
regjioni i Gjirokastrës dhe Korçës kaluan nën kontrollin e Komisionit të Kontrollit.
621 Löhr, “Die Albanische Frage.” 274. 622 Löhr, “Die Albanische Frage.” 278.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
166
Duhej të themelohej një xhandarmëri e përberë nga myslimanë dhe të krishterë.
Duhej të respektoheshin të drejtat e ortodoksëve grekë dhe gjuha greke të njihej si gjuhë
zyrtare e barasvlershme. Për epirotët grekë kjo nënkuptonte një autonomi të kufizuar më
liri të garantuar të shprehjes së plotë fetare brenda kufijve të Shqipërisë.
Si kundërvlerë qeveria e Shqipërisë e pranoj të drejtën për emërimin dhe
shkarkimin e guvernatorëve dhe zyrtarëve më të lartë në Epir. Me arritjen e këtij statuti u
shua përfundimisht kryengritja, dhe autonomia e jugut të Shqipërisë kaloj nën kontrollin e
ndërkombëtarëve. Më datë 23 qershor ky vendim u ratifikua nga Shqipëria, ndërsa me datë
1 korrik edhe nga Fuqitë e Mëdha.623
Këto ndodhi ndikuan edhe më shumë në dobësimin e ndikimit të princit në vend, i
cili në ndërkohë në mënyrë të theksuar rrezikohej nga Esad Pasha. Trazirat në Epir nuk
ishin të vetmet tentime për shkëputje në Shqipëri. Esad Pasha, si Ministër i Punëve të
Brendshme dhe i Luftës, përgjegjës për rendin brenda shtetit të ri, as nuk i shkonte mendja
që të ndërmerrte masa kundër rrymave të cilat tentonin shkëputjen. Për princin me rrezik u
bë një kryengritje e myslimanëve në Shqipërinë e Mesme, të cilët në të kaluarën kishin
qenë vartës besnik të Esad Pashës. 624
Esad Pasha nuk e kishte lënë anash ëndrrën e themelimit të një mbretërie të tij në
Shqipëri dhe mundohej qe të shtonte ndikimin e tij në Shqipëri. Që në janar 1914 Karl
Halla, udhëheqës i ambasadës së përgjithshme në Shkup, i raporton Berchtold-it lidhur me
tentativat e Esad Pashës në këtë drejtim dhe komenton se Esad Pasha mundohej që të
ndikonte edhe në zonat katolike të veriut. Halla shkruan: “Qëndrimi i Esad Pashës,
vështruar nga këtu, bën përshtypje të dyshimtë, ndërsa zgjerimi i shpejtë i fushës së
ndikimit të tij paraqet një rrezik të veçantë.”625
Esad Pasha, i cili veç se ishte një njëri i pushtetshëm në qeverinë e Wied-it, filloj
në fund të muajit mars, në fillim të muajit prill 1914 të formoj një grup prej 20 000
përkrahësve të armatosur. Tani më po e formonte një ushtri private dhe me këtë po
shndërrohej në një rrezik për princin, i cili nuk kishte fuqi t’i kundërvihej tendencave
623 Boeckh, Von den Balkankriegen, 116. 624 Neke, Entstehung, 39. 625 HHStA XIV (Albanien) 58, Liasse L/10 – 11 – Raport No 12/P; Halla për Berchtold 12.1.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
167
centrifugale në vend. Në këto rrethana përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha filluan të
dyshonin në realizueshmërinë e misionit të princit Wied.626
Princi Wilhelm – përkundër gruas së tij - ishte i dëshpëruar dhe nuk merrej me
çështjet e qeverisë. Ministrat e emëruar banonin në shtëpinë e Esad Pashës dhe mbanin aty
shpesh mbledhjen, pa dijeninë e princit. Në të gjitha rastet, edhe gjatë shëtitjeve në
mëngjes princi përcillej nga eskorta e Esad Pashës, të cilët e siguronin edhe pallatin. Në
përgjithësi lindi përshtypja se princi ishte një i zënë rob nga Esad Pasha.627
Në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Luftës dhe oficerëve holandez
kishte zënka lidhur me komandimin e luftës kundër epirotëve. Majori Schluys, komandanti
holandez i qytetit të Durrësit e fajësonte Esad Pashën tek princi, për nxitjen e kryengritjes
së popullsisë myslimane në Shqipërinë e Mesme, gjë për të cilën princi Wied u bind.
Princi urdhëroj arrestimin e Ministrit të Luftës. Arrestimi ndodhi në orët e mëngjesit të
datës 19 maj 1914. Esad Pasha i rezistoj arrestimit, mirëpo pasi shtëpia e tij u sulmua me
armë zjarri ai u dorëzua. Më vonë Esad Pasha u dërgua tek anija luftarake austro-
hungareze Szigetvar, e cila ishte ankoruar në portin e Durrësit.628
Më pas, me një anije italiane e dërguan Esad Pashën në Bari, ku u detyrua të
betohej se nuk do të kthehej më në Shqipëri, vetëm në përjashtim të rastit, në të cilin do të
siguronte një leje të nënshkruar personalisht nga ana e mbretit.629
Mirëpo, kryengritja kishte rrënjë shumë më të thella. Ata vazhduan kryengritjen,
edhe për arsye se princi nuk iu kishte përgjigjur në çështjet e taksave. Në krahasim me
kryengritësit në Epir, këta nuk ishin përfaqësues të grupeve minoritare por përfaqësues të
shumicës së popullsisë, gjë cila paraqiste rrezik të veçantë për princin. Ndërkaq,
përkrahësit e Esad Pashës dhe shumë prej kushërinjve të tij ishin bashkuar me
Kryengritjen e Shijakut. Sipas Heaton Armstrong, rebelët ishin kryesisht fshatarë të
zhgënjyer, ëndërrat e të cilëve nuk ishin përmbushur me mbërritjen e princit. Kërkesat e
tyre në fillim ishin për ruajtjen e zakoneve dhe të drejtave lokale, përçka u përpah një
626 HHStA XIV (Albanien) 58, Liasse L/10 – 11 – Telegram No. 180; Kral për Auβenministerium 2.4.1914. 627 HHStA XIV (Albanien) 58, Liasse L/10 – 11 – Raport Nr. 315 Delegatët austro-hungarez në Komisionin
për caktimin e kufijve në Shqipërinë e Veriut për Berchtold 24.4.1914. 628 ÖUA, vol. VII, Dokumenti Nr. 9685, Löwenthal për Berchtold 19.5.1914. 629 Swire, Shqipëria, 208.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
168
propagandë, duke aluduar se Wilhelm Wid, po orvatej gjoja të shkatërronte të drejtat e
myslimanëve dhe se për mbrojtjen e tyre kërkohej një princ mysliman.630
Kryengritësit, të cilëve pas arrestimit të Esad Pashës iu bashkëngjiten edhe
simpatizantët e tij, në mesin e muajit maj e pushtuan Tiranën. Wied mundohej, që
nëpërmjet një ekspedite, të çlironte qytetin, mirëpo këto tentativa dështuan. De fakto princi
kontrollonte një sipërfaqe me rreze 3 kilometra përreth Durrësit, të cilën arrinte ta mbronte
me mbështetjen e anijeve austriake dhe italiane të cilat ishin të ankoruara në Durrës dhe
me trupat e tyre të cilat e siguronin pallatin.631
Ky zhvillim e rëndoi situatën dhe dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme Wiedin,
ndonëse ai ishte përpjekur dëshpërimisht të qetësonte të dyja palët. Me këtë veprim ai u
shfaq i dobët në sytë e shqiptarëve dhe i paaftë të kufizonte rivalët e tij si dhe për të ruajtur
qetësinë. Sikurse komentonte kapiteni Armstrong, i cili as nuk e shfajësoi e as nuk e dënoi
shefin e tij, ky i fundit la përshtypje shumë të keqe të nënshtetasit e tij besnikë, sipas tyre,
mbreti u kishte hequr atyre prenë nga dora dhe ishte mashtruar nga diplomatët italianë, të
cilët, përgjithësisht, shiheshin si aleatë të Esad Pashës.632
Në këtë kryengritje, sipas Nicola Guy, kuptimplotë ishte fakti se në të komponenti
fetar ishte mjaft i dukshëm, edhe pse gjatë fushatave për pavarësi dhe në kundërshtim me
pretendimet e rivalëve ballkanikë, shqiptarët i kishin zbehur vazhdimisht dallimet fetare
me qëllim që të shfaqeshin të bashkuar në përpjekjet e tyre për pavarësi. Mirëpo, në këto
momente pasi ishin shfaqur hapur dallimet fetare, kryesisht me prirje islame, atëherë,
forcat e jashtme u treguan menjëherë të gatshme për t’i shfrytëzuar këto dallime për
qëllimet e tyre. Kjo sidomos, i pengonte parimeve dhe interesave të politikës austro-
hungareze.633
Sipas Armstrong, austriakët kishin qenë gjithnjë të predispozuar ndaj fronit dhe
gjithnjë bënin të pamundurën për ta mbështetur Mbretin, siç e quan të “shkretë”, dhe që i
ishin premtuar atij nga Koncerti Evropian. Mirëpo, trupat austro-hungareze nuk e
ndihmuan Wiedin, për të mbrojtur atë nga kryengritjet veriore dhe lëvizjet jugore, ato u
tërhoqën dhe siguria e tij ju mbet të ofrohej nga xhandarmëria. Aryeja edhe pse nuk u
630 Armstrong, Shqipëria, 94-95. 631 Löhr, “Die Albanische Frage.” 286. 632 Armstrong, Shqipëria, 66-67. 633 Guy, Lindja e Shqipërisë, 101-102.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
169
mësua asnjëherë, Armstrong, mendon se rivaliteti dhe marrëdhëniet ndërmjet Austrisë dhe
Italisë ishin kaq të tensionuara saqë incidenti më i vogël do të sillte shkatërrim të plotë.634
Veprimet dhe rivalitetet e austriakëve dhe italianëve filluan akoma më tej të
thelloheshin, pasi tani ato ishin ndarë në dy tabore dhe punonin njëri kundër tjetrit dhe
kundër Princit Wied. Reagimi ndaj përplasjeve Sluyss-Esat ishte treguesi i parë i
rëndësishëm (të paktën në sipërfaqe) përsa u përkiste objektivave divergjente dhe
konfliktuale të Aleatëve të Treshes në Shqipëri dhe i fundit në solidaritetin italo-
austriak.635 Por, si duket mosmarrëveshja kryesore kishte lindur për shkak se përfaqësuesit
austriakë, të shqetësuar nga përkeqësimi i ndikimit të tyre në Durrës, ishin përpjekur të
përdornin zënkën, dhe, në mungesë të delegatëve të Komisionit dhe të Aliotit, të siguronin
largimin e Esad Pashës dhe forcimin e pozitës së tyre në kurriz të aleatëve të tyre
italianë.636
Pas arrestimit të Esad Pashës ishte e nevojshme të bëhej një ristrukturim i qeverisë,
i cili ndodhi me 28 maj 1914. Turkhan Pasha e ndërtoj kabinetin e tij si në vijim:
Akif Pashë Elbasani – Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme
Mufid Bej Libohova – Ministër i Drejtësisë dhe Kulturës
Dr. Turtill Bej – Ministër i Arsimit
Filip Noga – Ministër i Financave
Mithat Bej Frashëri – Ministër i Shërbimeve Publike
Abdi Bej Toptani – Ministëri i Tregtisë dhe Bujqësisë 637
Më vonë Dr. Turtill Bej u zëvendësua nga ortodoksi Petro Noga.638 Në literaturën
e huaj nuk mund të gjenden të dhëna për shumicën e ministrave të këtij kabineti. Në rastin
e tyre kemi të bëjmë me ish-zyrtarë apo diplomatë të Perandorisë Osmane - si për
shembull Libohova, Mithat Bej Frashëri apo Petro Noga - dhe shqiptarë të feve të
ndryshme të cilët përgjatë viteve ishin angazhuar në lëvizjen kombëtare.639 634 Armstrong, Shqipëria, 90. 635 Guy, Lindja e Shqipërisë, 103. 636 Guy, Lindja e Shqipërisë, 104. 637 Neke, Entstehung, 39. 638 Swire, Shqipëria, 209. 639 George W. Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja: Sundimi Otoman, Islamizimi dhe Shqiptarët, 1874-
1913 (Tiranë: Bota Shqiptare, 2007), 88.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
170
Në ndërkohë në Durrës mbeti një gjendje e çuditërisht e paqëndrueshme, mirëpo pa
incidente të mëdha. Deri më sot nuk është qartësuar, se a kishte qenë përgjegjës Esad
Pasha për kryengritjen. Edhe pse nuk ka fakte të cilat e dëshmojnë të kundërtën, po ashtu
nuk ka fakte të cilat dëshmojnë fajësinë e tij. Ekzistonin faktorë të shumtë te cilët do të
mund të kishin shkaktuar këtë gjë.640
Edhe pasi Esad Pasha nuk ishte më në vend, vazhdonte të kishte thashetheme
lidhur me atentate të planifikuara nga ana e vartësve të tij ndaj princit: “Sipas njoftimit të
Minsitrit të Punëve të Jashtme, Turkhan Pasha e kishte kërkuar të dërguarin e Italisë dhe
e kishte njoftuar në besim, se në Durrës gjendeshin vartës të shumtë të Esad Pashës, të
cilët ishin të mllefosur ndaj princit, dhe se ekzistonte rreziku i një atentati. Kryeministri
këtij njoftimi ia bashkëngjiti një kërkesë, që qeveria e Italisë të ndikoj në Ish-Minsitrin e
Luftës, që ai të t’i ndalonte vartësit e tij që të zhvillonin ndonjë atentat ndaj princit.
Marquis di San Giuliano për këtë gjë e dërgoj sot konsullin Stranieri në Napoli. Nëse
ekzistojnë planë për atentat, largimi i individëve përkatës nga Durrësi do të ishte me i
frytshëm dhe e sigurt se sa një apel drejtuar Esad Pashës.”641
Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes, krerët e saj me 3 qershor 1914 në Shijak
organizuan një mbledhje, ku u zgjodh ” Këshilli i Parë i Përgjithshëm” me këtë përbërje:
Mustafa Ndroqi-kryetar; Xhenabi Adili.-nënkryetar, Musa Qazimi-anëtarë etj, dhe Qamil
Haxhi Feza-u emrua komandant i përgjithshëm i kryengritësve. Në këtë mbledhje u
miratua edhe një program politik thellësisht antikombëtar, që iu paraqit përfaqësuesve të
Fuqive të Mëdha në KNK. Programi përmbante kërkesa për largimin e princ Vidit, për
kthimin e Shqipërisë nën administrimin Turk ose sjelljen e një princi turk të varur nga
Sulltani, për ngritjen e flamurit të Turqisë, për përdorimin e alfabetit turko-arab në gjuhën
shqipe, zgjedhjen e kryemyftiut të Shqipërisë nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.642
Kryengritësit edhe pas disa përpjekjeve për ta shtirë në dorë Durrësin nuk patën
sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatë muajit qershor ata morën Kavajën,
Krujën, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit të Elbasanit, Qermenika, Quksi dhe
Mokra, njëra pas tjetrës bashkohen me kryengritësit, kurse në veri ata u shtrinë deri në
Milot, buzë lumit Mat. Më 15 qershor 1914 vritet koloneli hollandez Tomson dhe me këtë
640 Swire, Shqipëria, 209. 641 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 275; Merey për Ministrinë e Jashtme 23.6.1914. 642 George Fred Williams, Shqiptarët (Tiranë: Argeta-LMG, 2003), 45.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
171
rast u therën qindra njerëz në kënetë. 22 Në fillim të korrikut kryengritësit marshuan drejt
jugut dhe brenda pakë ditëve morën Lushnjën, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritën deri në
Pogradec, ku aty më 11 korrik nënshkruan edhe një marrëveshje të përkohshme me “vorio-
epirotët” të cilët ato ditë kishin pushtuar Kolonjën, Korçën,Tepelenën dhe kishin arritur
deri në Berat.643
Përkrah problemeve më të cilat konfrontohej princi, po shtohej edhe rivaliteti mes
dy Fuqive të Mëdha të Adriatikut, Italisë dhe Austro-Hungarisë. I dërguari italian Aliotti
akuzonte Austro-Hungarinë se kishte planifikuar që më parë arrestimin e Esad Pashës.644
Aliotti angazhohej me sukses për lirimin e Esad Pashës nga arresti austriak ne Szigetvar,
me qëllim që atij t’i ofrohej mundësia për mërgim dhe njëkohësisht shfrytëzoj mundësinë
që të bindte princin për një arratisje të panevojshme dhe të ngutshme nga kryengritësit, me
qëllim që ta bënte atë qesharak në sytë e opinionit.645
Löwenthal dërgoi telegraf Berchtold-it në të cilin njoftoj se “marrëveshja me
kolegun italian [...] vështirë po mbahej.”646 Po ashtu Këshillat e Kabineteve të Fuqive të
Mëdha të Adriatikut ishin zënë për shkak të arrestimit të Esad Pashës. “Buchberger dhe
Castoldi janë përçarë për shkak se Buchberger i ka kërkuar dorëheqje princit pa e
informuar Castold-in. Kontradiktat dhe ndikimi negativ bën që dorëheqja e këtyre dy të
fundit të jetë më se e mirëseardhur. Rënia e Esad Pashës ka bërë që marrëdhënia në mes
tyre të jetë plotësisht e paqëndrueshme.”647
Në këtë kontribuoj edhe fakti që Aliotti nuk linte fjalë të mira në shtypin e italian,
sa i përket angazhimit austro-hungarez në Shqipëri. Kjo ndikoj në formimin e një
kampanje të shtypit në Itali kundër Austrisë, e cila në fund u shndërrua në një luftë mes
shtypit italian dhe austro-hungarez, gjë e cila përkeqësoj edhe më tej marrëdhëniet në mes
të dy Fuqive të Mëdha të Adriatikut.648
Për më tepër kishte përpjekje të njëanshme të të dyja anëve për të shtuar ndikimin
në Shqipëri. Shefi Perandorak dhe Mbretëror i Shtabit të Përgjithshëm i shkruan me datë
643 Williams, Shqiptarët, 47. 644 ÖUA, vëll. VII, Dokumenti Nr. 9688, Löwenthal për Berchtold 19.5.1914. 645 Löhr, “Die Albanische Frage.” 289. 646 ÖUA, vëll. VII, Dokumenti Nr. 9761, Löwenthal për Berchtold 28.5.1914. 647 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 208; Löwenthal për Berchtold 20.5.1914. 648 Löhr, “Die Albanische Frage.” 289.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
172
22 qershor 1914 Ministrisë së Punëve të Jashtme: “Agjentë italian në Shqipëri. [...] Nga
një lajm tejet i besueshëm mund të kuptohet që komisari Ottavio Redeardi dhe agjentët
politik Achille Archenti, Felice Bartolini, Gaudenzio Vismara ishin dërguar për qëllime
propaganduese nga Italia në Shqipëri. [...]”649
Dhjetë ditë pas arrestimit të Esad Pashës, Ish-Minsitri i Luftës arriti në Romë ku u
prit nga Ministri Italian Punëve të Jashtme. Largimi i Aliotti-t nga Shqipëria nuk mund të
realizohej nga ana e diplomacisë austro-hungareze, pasi që i dërguari italian në të gjitha
gazetat cilësohej si “hero, gjeni dhe burrë nderi” dhe shkarkimi i tij do të përbënte një
problem politik.650
Pasi gjendja ishte bërë shumë e thyeshme pas kryengritjeve në Shqipërinë e Mesme
dhe nuk shihej asnjë zgjidhje e mundshme politike, dhe pasi dy Fuqitë e Mëdha të
Adriatikut nuk shkonin një rruge të përbashkët, princit po i vështirësohej gjendja. Më datë
16 qershor u realizua edhe një sulm ndaj Durrësit. Mirëpo këtë herë princi Wied mori
iniciativën dhe hyri në luftë. Një milici nga 3000 vullnetarësh ndërkombëtar i erdhi në
ndihmë xhandarmërisë e cila udhëhiqej nga holandezët, dhe kështu princi arriti të mbahej
në kryeqytet.
Princi hapi një vend në Vjenë për regjistrimin e mercenarëve, e cila shpejtë tërhoqi
vëmendjen e të interesuarve. Nga ana e Italisë ky veprim nuk shikohej me sy të mirë, sepse
vinte në kundërshtim me marrëveshjen për angazhim të përbashkët në shtetin e ri. Kjo pikë
regjistrimi dhe një pikë tjetër në Gjermani u mbyllën shumë shpejtë.651
Kryengritja në Shqipërinë e Mesme po zgjerohej vazhdimisht. Wied nuk mund të
bënte asgjë kundër dhe kështu zvogëlohej besimi i Fuqive të Mëdha në suksesin e misionit
të princit. Ambasadori Perandorak dhe Mbretëror në Romë, von Merey, me datë 6 qershor
1914 e njofton Berchtold-in se ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë dhe
e ka përgatitur që mos të befasohet nga një “tërheqje e mundshme” të princit dhe e ka
sugjeruar që të “zhvillohen biseda përgatitore për këtë çështje.”652
649 HHStA XIV (Albanien) 58, Liasse L/10 – 11 – Kennziffer K. Nr. 4847; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm
për Ministrinë e Jashtme 22.6.1914. 650 ÖUA, vol. VII, Dokumenti Nr. 9780, Merey për Berchtold 30.5.1914. 651 Löhr, “Die Albanische Frage.” 299. 652 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 232; Merey për Berchtold 6.6.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
173
Pasi fuqia e princit kishte rënë tërësisht në fillim të korrikut 1914 – ai mund të
mbante sundimin e tij vetëm në Durrës; në Shkodër me ndihmën e trupave ndërkombëtare
dhe në Valbonë me ndihmën e Komisionit të Kontrollit 653 – në Francë filloj të përhapej
dyshimi: “[...] vlerësimi i francezëve lidhur me gjendjen në Shqipëri. [...] Në Quai d’-
Orsay vlerësohej qëndrimi i princit si i paqëndrueshëm. [...] Nuk pritej asgjë tjetër, përveç
tërheqjes së princit nga misioni. Gjë e cila do të ndodhte dhe për të cilën nuk kishte
dyshim. [...]”654
Me 6 korrik Löwenthal dërgoi një telegram Ministrisë së Punëve të Jashtme:
“[...]Pas sigurimit të shumë faktëve Perandori Wilhelm personalisht [...] për tërheqjen sa
më të shpejtë të princit. [...]”655 As mbreti i Rumanisë, i cili kishte lidhje familjare me
princin, nuk besonte më në realizueshmërinë e misionit në Shqipëri, mirëpo e këshilloj
princin Wilhelm zu Wied, “të ndahet Shqipëria në tri pjesë dhe të caktohet nga një
guvernator, një katolik, një muhamedan dhe një ortodoks.” Për Karl-in I të Rumanisë
situata e nipit të tij ishte e “e paqëndrueshme”656 dhe i dërguari rumun në Durrës shprehi
në korrik 1914 dyshimin se “Fuqitë e Mëdha do të linin princin të dështonte”657
Se vlerësimi i të dërguarit rumun nuk ishte edhe aq gabim, u vërtetua në javët e
fundit të qeverisjes së Wilhelm-it. Po ashtu kishte kritika ndaj vet princit edhe nga qarqet
më të larta. Löwenthal njofton Berchtold-in se “madhëria e tij, Perandori i Gjermanisë
nuk kishte fjalë të mira për princin Wilhelm. Perandori Wilhelm kishte qenë kundër
vendimit që princi Wied të pranonte fronin e Shqipërisë; “un e njoh atë burë mjaft mirë
dhe e di se sa pak aftësi ka”; kështu afërsisht kishte folur perandori për princin. “Ai duhet
të shkoj në Potsdam, të kryej shërbimin dhe të ndjehet i turpëruar” janë fjalë nga më të
fundit [dhe...] dëshirë e vet lartmadhërisë së tij është dorëheqja e princit, me qëllim të
përfundimit sa më të shpejtë te rolit të mjerueshëm, që po e luan një oficer gjerman në
fronin e Shqipërisë”.658
Perandori gjeman mendonte se mënyra e vetme për t’u tërhequr me nderë do të
ishte vënia e Fuqive të Mëdha para një ultimatumi: ose para dhe trupa, pa të cilën nuk 653 Löhr, “Die Albanische Frage.” 314. 654 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 303; Szeczen për Berchtold 4.7.1914. 655 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 305; Löwenthal për Berchtold 6.7.1914. 656 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 320; Czernin për Berchtold 10.7.1914. 657 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 335; Löwenthal për Berchtold 16.7.1914. 658 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 340; Löwenthal për Berchtold 17.7.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
174
mund të përfundohet detyra - ose un tërhiqem. Po ashtu perandori mendonte se për vënien
e paqes në një shtet më përmasa të Shqipërisë nevojiten së paku 2-3 divizione, me qëllim
të sigurimit të trupave të fuqishme, të ruajtjes së lidhjeve etj.
Princi shfrytëzoj mundësinë e fundit të mbetur për të dhe i vuri Fuqitë e Mëdha
para një ultimatumi, duke kërkuar edhe pjesën e mbetur të huas së premtuar dhe duke
kërkuar përforcime ushtarake nga ana e trupave ndërkombëtare dhe rumune.
Përpjekjet e tij dështuan pasi Rumania refuzoj të dërgonte trupa jashtë vendit dhe
po ashtu Fuqitë e Mëdha refuzuan të dërgojnë trupa në një konflikt të brendshëm të
Shqipërisë.
Sa i përket huas, po ashtu nuk kishte përparim, sidomos Rusia e pengonte këtë gjë.
Migrimet e shkaktuara nga trazirat e brendshme e shtyri Komisionin e Kontrollit, që të
detyroj qeverinë e Shqipërisë që të shpenzoj paratë nga paradhënia e huas. Me këtë u
shpenzuan edhe rezervat e fundit financiare.659
Me fillimin e Luftës së Parë Botërore edhe prioritetet e Austro-Hungarisë dhe
Italisë ndryshuan menjëherë. Ndonëse Ballkani ishte i një rëndësie strategjike, ndërtimi i
një shteti të ri ishte i një rëndësie më të vogël nëse krahasohej me veprimet ushtarake të
cilat priteshin në këtë regjion.
Për interesat e Italisë, dorëheqja e princit ishte e favorshme, sepse mund të
shfrytëzonte vakumin e pushtetit në vend. Nisur nga ky fakt mund të kuptohet tentimi i të
dërguarit të Italisë që të bindë princin për largim nga vendi si dhe shqetësimi i Aliotti-t
lidhur me mundësinë e lindjes së një “Levizje Kosovare”, kjo sipas Löwenthal.660
Duke e njohur këtë prapavijë, qifti princëror kërkoj përkrahjen e Austro-Hungarisë,
e cila u siguroj besnikëri të plotë. Princesha – e cila vazhdimisht zhvillonte veprimtari
politike–e kishte të qartë se dorëheqja e princit do t’i shkonte për shtati interesave të
Italisë. Ambasadori i Italisë ne Shqipëri, Carlo Alberto Aliotti, tani më nuk e fshihte këtë
fakt.
Princesha e njoftoj Löwenthal lidhur me thashethemet se Rumania, me të cilën
kishin lidhje familjare, do t’i shpallte luftë Rusisë. Një gjendje kjo, e cila nuk është se nuk
do t’i përshtatej Austrisë.
659 Löhr, “Die Albanische Frage.” 316. 660 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 409ff; Löwenthal për Berchtold 7.8.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
175
Problemi më i madh krahas mos-ekzistimit të pushtetit, gjë e cila e mundonte
princin Wied dhe qeverinë e tij, ishin mjetet financiare të cilat vetëm se po shtereshin.
Trupat princërore nuk mund të paguheshin më dhe morali i tyre ulej. Princesha theksoj se
nevojat financiare arrinin vlerën prej një milion Frangash.661
Në fillim të gushtit 1914 u larguan oficerët holandez, të cilët ishin ftuar për
themelimin e xhandarmërisë në vend. Atyre nuk mund t’iu paguhej as edhe një parapagesë
për udhëtim.
Löwenthal e njofton Berchtold-in, se në fillim të muajit “thesari shtetëror i
Shqipërisë ishte plotësisht i zbrazët” dhe se “duhej të llogaritej me më pak se 600.000
Franga në muaj [...] të cilat nuk do të mund të mbulojnë shpenzimet për ruajtjen e status
quo”.662
Në muajin gusht trupat princërore në kryeqytet mund të paguheshin më zor nga
pasuria private e princit Wied, buxheti shtetëror nuk mund të ofronte asgjë më. Ministrit të
Financave Noga iu refuzua kërkesa për aprovimin e mjeteve nga paradhënia e huas nga
ana e Austrisë. Në oborrin e princit kursehej në ndriçim dhe ushqim. Löwenthal njoftonte
se “çdo gjë në pallat [...] linte përshtypjen e një debakli financiar”.
Llogaritej me një largim të sigurt të princit. Koha e largimit varej vetëm nga
çështjet financiare.663 Me datë 25 gusht, dy fëmijët të shoqëruar nga dy pjesëtarë të ekipit
të princit dhe shërbëtorë, u nisën nga Durrësi, nëpër Brindisi, Bologna dhe München në
drejtim të Waldenburg-ut.664 Vetëm katër ditë më vonë princi Wied vendosë të largohet
edhe vet, gjë të cilën e mbajti fshehtë nga shqiptarët. Me 31 gusht – në bazë të planit – do
të shkonte, duke e cilësuar si një “largim të përkohshëm”, në Bukuresht.665
Dhe vërtetë, largimi ndodhi me datë 3 shtator 1914 dhe po ashtu qeveria nën
udhëheqjen e Turkhan Pashës përfundoj se ekzistuari. Sipas Löwenthal, abdikimi, i cili po
ndodhte me largimin e tyre, e rëndoj shumë në aspektin emocional qiftin princëror. Po
ashtu Italia, posaçërisht ambasadori italian, e rrëzoj dyshimin lidhur me interesin e saj për
një “tabula-rasa” në Shqipëri.
661 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 428 - 430; Löwenthal për Berchtold 20.8.1914. 662 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 434ff; Löwenthal për Berchtold 20.8.1914. 663 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 434ff; Löwenthal për Berchtold 20.8.1914. 664 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 500; Löwenthal për Berchtold 25.8.1914. 665 HHStA P.A. XIV Albanien 53, Liasse L/1 – 520; Löwenthal për Berchtold 29.8.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
176
Nga ana e Italisë pati synime që largimi i princit të bëhej sa më i lodhshëm dhe sa
më poshtërues. Kështu princi u detyrua që të nisej herët në mëngjes, duke lënë prapa vetës
shumicën e pasurisë së tij, të cilat ishin kryesisht mobile, në pallat në Durrës, gjë e cila,
sipas arsyetimit nga ana Italisë, u bë “për shkaqe nautike”.666
Udhëtimi i princit u caktua të fillonte me datë 3 shtator në ora 7 të mëngjesit.
Rruga ndërmjet qytetit dhe portit u bllokua nga marinarë italian. Qifti princëror fillimisht
llogariste me largim të përkohshëm. Löwenthal shpjegon se si pak para nisjes u dëgjuan të
shtëna pushkësh dhe breshëri plumbash nga pushkë automatike. Më vonë u bë e ditur se
ato kishin ardhur nga një i paditur, i cili kishte aktivizuar ato duke eksperimentuar nga
kureshtja me to.
Nga kjo në pallat filloj të tensionohej situata dhe princin e lusnin që të
përshpejtonte shkuarjen e tyre në anije. Megjithatë, kanë mbërritur aq herët pranë anijes,
afër së cilës ishin grumbulluar trupa diplomatike, sa që nuk mund të bëhej ende hipja e
tyre në anije. Flamuri në pallat u ul menjëherë pas hipjes së tyre në anije. Në pallat mbetën
një shërbëtor anglez dhe disa shërbëtore tjera. Të gjitha gjërat me vlerë u vendosen në
dhoma të pallatit dhe u vulosen me vulat e katër përfaqësive diplomatike të shteteve
nënshkruese të marrëveshjes.667
Pasi arriti jashtë shtetit, princi informoj nëpërmjet një lajmërimi në gjuhë gjermane
të nënshtruarit e tij – të dikurshëm- lidhur me udhëtimin e tij:
“Princi zu Wied drejtuar Shqiptarëve. Romë, 5 shtator. [...] Shqiptarë! Kur erdhën delegatët e juaj, që të më ofrojnë mua kurorën e Shqipërisë, iu
përgjigja me besim apelit të një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më luti, që t’i ndihmoj
në rrugën e rilindjes e tij. Unë erdha tek ju me dëshirën e zjarrtë, që t’iu dalë në ndihmë
në përmbushjen e kësaj detyre patriotike. E keni parë, që unë nga fillimi iu kam
përkushtuar më gjithë forcën time riorganizimit të vendit, me dëshirën që t’iu ofroj të
gjithëve një administrim të mirë dhe të drejta të plota. Tani, disa ndodhi fatkëqija na kanë
penguar në punën tonë të përbashkët. Disa shpirtëra të verbuara nga pasioni nuk e
kuptuan vlerën e reformave dhe nuk deshën që të kenë besim në zhvillimin e qeverisë së re,
dhe lufta, e cila shpërthej në Evropë, e komplikoj edhe më tej gjendjen tonë. Kështu unë
666 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 - 6; Löwenthal për Berchtold 2.9.1914. 667 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 – 28-31; Löwenthal për Berchtold 5.9.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
177
mendova, me qëllim që të mos e lë punën të papërfunduar, së cilës ia kam përkushtuar
forcën dhe jetën time, që do të ishte e dobishme, që unë të l a r g o h ë m p ë r n j ë k o h
ë n ë p e r ë n d i m. Ju lutëm keni parasysh, që të vetmen gjë të cilën e kam në mendje,
është që të punoj për mirëqenien e popullit tuaj fisnik dhe kalorësiak.
Gjatë mungesës sime, qeverisjen do ta bëj Komisioni i Kontrollit, i cili është angazhuar
nga Evropa, e cila edhe vetë e ka themeluar atdheun tuaj.”668
Përballë diplomatëve Wilhelm zu Wied u shpreh, që në asnjë mënyrë nuk
mendonte dorëheqjen e tij nga posti i princit. Kjo, sepse frikësohej, se do të mund të
“përdhosej përgjithmonë pozicioni i tij i një princi dhe oficeri gjerman“.669
Në ndërkohë Ish-Ministri i Luftës, Esad Pasha, arriti të kthehej në Shqipëri dhe
filloj të formonte një qeveri të re. Si rezidencë e zgjodhi pallatin në Durrës.670 Wied
frikësohej, se Esad Pasha do të përvetësonte pasurinë e cila kishte mbetur në konakun e
dikurshëm turk – i cili më pas ishte shndërruar në pallatin e princit.671
Esad Pasha e konsideroj konfiskimin e pasurisë së princit si dëmshpërblim për
vuajtjet e shkaktuara nga dëbimi i tij i dhunshëm në maj të atij viti.672 Zënka për gjërat
private të princit zgjati deri në vitin 1915. Në ndërkohë Esad Pasha i deponoj mobilet në
vende të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si për shembull në Korfuz.
Pushteti i Esad Pashës në Shqipëri kishte karakterin e një regjimi mesjetar i
satrapëve.673 Ata të cilët iknin nga Shqipëria iu bashkëngjiteshin pastaj Ushtrisë
Perandorake dhe Mbretërore, për cilët princesha Wied angazhohej personalisht.674
Princi nuk u kthye më në Shqipëri. Në vitin 1917 ai kërkoj që të angazhohej sërish,
mirëpo pa sukses. Princi Wied kurrë nuk hoqi dorë nga froni.
668 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 - 48; Manifesti për shqiptarët 5.9.1914. 669 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 – 50ff; Hohenlohe për Berchtold 23.9.1914. 670 Neke, Entstehung, 41. 671 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 - 65; Hohenlohe për Berchtold 8.10.1914. 672 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 -77; Kral për Berchtold 16.10.1914. 673 Neke, Entstehung, 41. 674 HHStA Albanien L/1 –I – 193 Shtator 1914-1915 - 93; Letër nga princesha Sofie 15.11.1914.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
178
EPILOG
Ismail Qemali ka qënë njeriu i Antantës, i anglo-francezëve dhe, duke qënë i
bindur se anglo- francezët mund të preferonin zgjedhjen e një princi turk në vend të një
princi gjerman, mund të jetë komplikuar në këtë çështje për të fituar simpatinë e Antantës
në favor të Shqipërisë. Ismail Qemali bënte një politikë asnjanëse kundrejt Austrisë dhe
Italisë, ndërsa Austro-Hungaria donte diçka më tepër se kaq. I tronditur nga një presion i
tillë, ai me një oficer të besuar i dërgon një letër konfidenciale admiral Cecil Bornes
(anglez), kryetar i Komisionit ndëraleat në Shkodër, duket për t’u këshilluar me Londrën,
meqënëse gjithë jetën ka gëzuar simpatinë e saj. Por personi në fjalë, për kureshtje, e hap
letrën dhe, me të kuptuar përmbajtjen e saj, preket tepër, pasi si gjithë nacionalistët e asaj
kohe e adhuronte Austrinë, e cila qoftë edhe për interesin e saj, për krijimin e shtetit
shqiptar shkonte deri sa të loste kartën e fundit, dhe kështu ia dorëzoi letrën autoriteteve
austriake në Shkodër. Qysh atëhere Austria e humbi besimin ndaj I. Qemalit. Ky
mosbesim u shtua edhe më tepër me nxitjen e Faik Konicës, të Dervish Himës dhe të tjerë
austrofilëve dhe ajo vendosi të përkrahë Esat Toptanin.675
Në rend të parë, Austro-Hungaria kishte frikë se zgjerimi dhe fuqizimi i Serbisë do
të mund të rrezikonte pozicionin e Vjenës zyrtare në Ballkan. Prandaj, nisma diplomatike e
gushtit 1912 e Vjenës zyrtare për decentralizimin e Perandorisë Osmane, e cila në kohën
kur pala shqiptare në Prishtinë i kishte dorëzuar 14 pikat e saj përfaqësuesit të Portës së
Lartë. Zgjidhja, synonte në njërën anë të siguronte përkrahjen e fuqive të mëdha evropiane
në përçapjet për ta detyruar qeverinë osmane t’i pranonte kërkesave e shqiptarëve për
vetëqeverisje të brendshme, të cilat kishin përputhshmëri me pozicionin e Vjenës për
decentralizimin e shtetit osman, dhe nga ana tjetër të evitonte ndërhyrjen e shteteve
ballkanike kundër Perandorisë Osmane. Megjithatë, mungesa e mbështetjes të fuqive
evropiane ndaj nismës austro-hungareze dhe vendosmëria e shteteve ballkanike, të cilat
prapa kësaj nisme të Vjenës shihnin synimin e saj për bashkimin e katër vilajeteve
shqiptare në një njësi të vetme administrative, bëri të pamundur evitimin e rrethanave për
shpërthimin e luftërave ballkanike më 1912/13, të cilat shënojnë fillimin e një epoke të
675 Vllamasi, Ballafaqime, 135.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
179
dominimit të nacionalizmit dhe të konflikteve. Aleanca Ballkanike synonte një goditje
vendimtare kundër Perandorisë Osmane, prandaj ajo filloi të konstruktonte rrethana për një
luftë me shtetin osman, shtetet ballkanike kërkonin të drejta të njëjta me shqiptarët për
nënshtetasit osman të krishterë. Pra, aleatët ballkanikë ishin fare pak të interesuar për
reforma, por më shumë synonin dëbimin e Perandorisë Osmane nga territori i Ballkanit.
Austro-Hungaria, veçanërisht rrethet diplomatike, i kundërviheshin edhe më tej
intervenimit ushtarak kundër Serbisë, opsion të cilën e mbështeste krahu ushtarak, nga
frika se kjo do të sillte një afrim të Italisë dhe Francës me Rusinë kundër Monarkisë
Danubiane. Dhe se Austro-Hungaria shpresonte ende se fuqitë evropiane nuk do të hiqnin
dorë lehtë nga koncepti i status quo-së në Ballkan dhe se shpresonte në fitoren ushtarake
në Perandorisë Osmane. Atë që preferonte Perandoria e Habsburgëve, ishte kthimi i plotë
në rrethanat e para-luftës. Ky objektiv i Berchtoldit bënë të dukshëm dilemën e politikën
ballkanike të Austro-Hungarisë: Ballplatzi në njërën anë dëshironte të kufizonte influencën
e Serbisë në Ballkan për shkak të popujve sllav, të cilët përpiqeshin për shkëputje nga
Monarkia Habsburge. Veç tjerash dëshironte të evitonte daljen e këtij vendi në Adriatik.
Në anën tjetër, ai e dinte se një luftë kundër Serbisë ishte një rrezik i madh për paqen
evropiane dhe Monarkinë Danubiane. Prandaj, krejt çfarë bëri Austro-Hungaria në këtë
situatë, ishte mobilizimi i trupave ushtarake në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo për ta sulmuar
Serbinë, por ta penguar një kryengritje eventuale të sllavëve të jugut brenda perandorisë.
Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike, në rrjedhën që mori, preku jo vetëm interesat e
shqiptarëve, por edhe të Austro-Hungarisë. Nevojën e një ndërhyrje energjike për
mbrojtjen e interesave të saj Austro-Hungaria e ndjeu në ditët e fundit të tetorit, atëherë
kur u bind se ishte e pamundshme të ruhet politika e status qo-së, pasi Perandoria Osmane
po e humbiste luftën dhe po shkonte drejt shpërbërjes dhe kur trupat ushtarake serbe,
malazeze dhe greke depërtuan thellë në territorin shqiptar. Fitoret e mëdha të aleatëve
ballkanikë fshihnin në vetvete pasoja të rrezikshme për bllokun austro-gjerman: zgjerimi
dhe forcimi i shteteve sllave në Ballkan, shtimi i influencës ruse dhe njëkohësisht i
influencës anglo-franceze në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane, shtimi i trazirave
të sllavëve për shkëputje nga Perandoria Austro-Hungareze.Në këtë linjë vendin kryesor
për Austro-Hungarinë e ziente çështja shqiptare. Rreth kësaj çështje u përqendrua e gjithë
vëmendja e diplomacisë austro-hungareze me qëllim që duke krijuar shtetin e pavarur
shqiptar të pamundësohej realizmi i planeve ekspansioniste të shteteve ballkanike. Meqë
kjo më nuk ishte e arritshme, rikthimi i situatës së para luftës, Vjena përpiqej me çdo kusht
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
180
të pengonte që Serbia të merrte një korridor në Mesdhe, dhe rrjedhimisht një port në
bregdetin Adriatik. Ky port do të mund të përdorej edhe si bazë për ta bërë të pakalueshëm
për anijet austro-hungareze. Në kërkim të mënyrave për të përjashtuar Serbinë nga
Adriatiku, u duk më efektive dhe më e sigurt krijimi shteti të pavarur shqiptar mundësisht
sa më të madhe.676 Me këtë rast, për Austro–Hungarinë ishte jetike krijimi i një shteti
shqiptar në një territor sa më të madh etnik. Në ditët e para të nëntorit të vitit 1912 Vjena
zyrtare filloi të fliste hapur për çështjen e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Mbi
pamundësinë e ndryshimit të gjendjes në terren, Vjena forcoi mbështetjen ndaj faktorit
shqiptar për deklarimin e pavarësisë dhe në të njëjtën kohë në kuadër të diplomacisë
evropiane bëri përçapjet e saj që të pranohej pavarësia e Shqipërisë. Në këtë situatë, fati i
shqiptarëve, megjithëse u bë çështje kryesore për diplomacinë evropiane, u determinua nga
raporti i forcave mes Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, që synim final në Konferencën e
Londrës kishin evitimin e një lufte kontinentale. Kjo shihet edhe nga reagimi i Rusisë dhe
aleatëve të si gjatë luftërave ballkanike ashtu edhe gjatë Konferencës së Ambasadorëve në
Londër, kur shpesh herë përfaqësuesi austro-hungarez mbetej i vetëm në kërkesat e tij në
mbrojtje të interesave shqiptare. Ky angazhim i Austro-Hungarisë për krijimin e shtetit të
pavarur shqiptar shikohej me mosbesim nga Franca, e cila shqetësohej se Austro-Hungaria
me mbështetjen e Gjermanisë mund të fitonte nga kriza ballkanike për të larë llogaritë me
Serbinë dhe ajo bënte presion mbi Rusinë që kësaj radhe duhej të mbështeste Serbinë deri
në fund. Sikundër në rastin e vizitës së kryeministrit francez Raymond Poincare në San
Petersburg në gusht 1912, po në mënyrë edhe më të theksuar ai siguroi rusët se ata mund
të kishin besim te mbështetja franceze. “Nëse Rusia hynë në luftë, tha ai , edhe Franca do
të hyjë, sepse ne e dimë se Gjermania në këtë çështje është mbrapa Austrisë.”677Në këtë
rrethanë, Perandori Franc Jozef, prapa të cilit qëndronte dhe ministri i Jashtëm Berchtold,
mbrapsën propozimin e Konrad von Herzog për një luftë kundër Serbisë, sepse druhej se
një intervenim i tillë do të çonte në një luftë kontinentale evropiane dhe me këtë do të
rrezikohej edhe vetë Monarkia Danubiane. Përkundër kësaj situate, Austro-Hungaria
mbajti një qëndrim të vendosur në çështjen e krijimit dhe të pranimit ndërkombëtar të
676 Qeveria Habsburge tashmë ishte përpjekur për shumë vjet për të nxitur ndjenjën kombëtar në Shqipëri,
sidomos përmes hapjes së shkollave dhe gazetave. Ky shtet i madh multi-nacional këtë angazhim për
Shqipërinë e projektonte si orientim strategjik të politikës së jashtme ballkanike, që shtetin shqiptar e shihte
edhe si barrierë e depërtimit serb dhe rus drejt brigjeve të Adriatikut. 677 Rich, Diplomacia, 427-428.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
181
shtetit shqiptar, si një kundërpeshë ndaj sllavëve të jugut dhe si një barrierë për të
pamundësuar zgjerimin e tyre të mëtejshëm territorial. Austro-Hungaria siguroi pëlqimin
e fuqive evropiane për të ngritur një Shqipëri të pavarur, por me një çmim të lartë, mbetjen
e Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare jashtë trungut të shtetit kombëtar.Austro-
Hungaria ishte shteti, që brenda fuqisë së saj reale, bëri të gjitha përçapjet e saj kundër
copëtimit të territoreve shqiptare nga shtetet ballkanike dhe për pranimin e pavarësisë së
shtetit shqiptar. Në të vërtetë, shteti shqiptar doli si rezultat i politikës të ri-rregullimit të
Ballkanit pas Luftës së Parë Ballkanike, e cila çoi në shpërbërjen e Perandorisë Osmane,
dhe të krijimit të ekuilibrave në kontinentin evropian.
Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 1913 në çështjen shqiptare u ndanë
më dysh: Austria me Italinë, që përkrahnin rivendikimet shqiptare të bazuara në të drejtat e
popujve, duke ia mbështetur Shqipërisë të gjitha viset që kanë qënë në shumicë të banuara
nga shqiptarë; dhe, nga ana tjetër, Rusia me Francën, që, të bazuara mbi të drejtat
historike, kërkonin Shkodrën për Malin e Zi, Kosovën dhe një dalje në Shqipërin’e Mesme
në Adriatik për Serbinë, si edhe në Jug, rivendikimet greke në emër të kishës ortodokse
mbi Epirin, Korçën dhe Gjirokastrën shqiptare. Si në krijimin e shtetit, ashtu dhe në
caktimin e kufive nuk u pyet populli shqiptar. Këto kufi u caktuan në bazë të politikës
ekuilibrit e jo mbi parimin e të drejtave. Rusia dhe Franca i kënaqën aspiratat greko-serbo-
malazeze duke grabitur krahinat më pjellore e të begatëshme të Shqipërisë, Kosovën e
Çamërinë. Nga ana tjetër, ato pranuan Shqipërinë e 1913-ës, me mundësira të
pamjaftueshme ekonomike, të cilën e krijuan me qëllim që ta çkatërronin me rastin më të
parë, me ardhjen e Vidit në Shqipëri.678
Lufta midis dy blloqeve u egërsua edhe më tepër, duke dashur çdo anë, si Antanta,
si Tripalëshi, të tërhiqnin Greqinë në orbitën e tyre. Dhe që të dy palët, për t’u treguar
dashamirës ndaj Greqisë, bile edhe Italia me Austrinë, bënë presion në qeverinë shqipëtare
që të nënshkruajë protokollin e Korfuzit më 23 qershor 1914, të cilin ajo e refuzoi
kategorikisht kur ndodhej ndër kushte të favorëshme.
Austria përkrahte Vidin, shumicën e bejlerëve dhe nacionalistët, ndërsa ana tjetër,
Franca me Rusinë, përkrahte Esatin, për ta bërë atë kryetar shteti në një Shqipëri
mohamedane, midis Vjosës e lumit të Matit, duke kënaqur, me këtë rast, edhe aspiratat
greko-serbo-malazeze. Italia ka përkrahur, përkundra Austrisë, si Esatin ashtu edhe Ehli
678 Vllamasi, Ballafaqime, 149.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
182
Kijamin. Populli i Shqipërisë së Mesme, i nxitur dhe i fanatizuar prej propagandave
esadiste, turkofile e xhonturke, u hodhë në një luftë pa rezervë kundër shtetit të ri, kundër
Vidit, për t’u bashkuar përsëri me Turqinë ose të paktën për një mbret mysylman. Kjo
kryengritje u bë në një kohë kur grekërit sulmuan Korçën e Gjirokastrën, duke e lënë
popullin e Jugut midis dy zjarreve e duke shkakëtuar djegien e qindra fshatërave të dy
krahinave më të lulëzuara të Shqipërisë.
Të gjitha masat që mori qeveria e Vidit për shtypjen e kryengritjes dështuan. Ky
dështim u shkakëtua, më tepër se nga tradhëtia, nga paaftësia e krerëve, nga mungesa e
organizimit, të disiplinës dhe të vendosmërisë së luftëtarëve pa një ideal e nga ana tjetër
mbasi edhe xhandarmaria, e organizuar nga misioni ushtarak hollandez dhe fuqitë civile të
pajisura me një ideal patriotik, ishin të angazhuar në luftën kundër grekëve. Prandaj
rebelët, të fanatizuar e të disiplinuar, shpartalluan fuqitë qeveritare dhe brënda pak kohe
shkelën Shqipërinë e Mesme deri në Vlorë, Berat e Maliq. Kështu që populli shqiptar, i
përbërë, në atë kohë, prej një pakice patriotësh e intelektualësh, prej një parie në
përgjithësi të korruptuar e prej një mase të pazhvilluar, nuk ka qënë as në gjendje as edhe
iu dha kohë për t’iu përshtatur gjendjes së krijuar me shtetin e ri që t’i bëjë ballë
koalicionit të armiqve të jashtëm e të brendëshëm.
Mbasi edhe Fuqitë e Mëdha që krijuan shtetin e ri hynë në luftë me njëri-tjetrin, në
këto kushte Vidi dhe qeveria e tij ishte e pamundur të qëndronte në fuqi dhe, mbas
këshillës së qeverisë austriake, ai, më 3 shtator 1914, u largua nga Shqipëria dhe
kryengritësit më 5 shtator, pas dy ditësh, hynë në Durrës.
Nicola Guy, në librin e saj Lindja e Shqipërisë, periudhën e mbretërimit të Princ
Wiedit në Shqipëri, e konsideron si kohën kur Fuqitë e Mëdha vunë në radhë ekzekutimin
e eksperimenteve me vetëqeverisjen e përkohshme apo të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe
Princ Wiedit.679
Janë fuqitë e Antanta-ës që do e vënë gjithçka në barazpeshë nga fillimi, kur nuk
do e njohin pavarësinë dhe janë gati ta shpartallojnë vendin, që gjatë Luftës së Parë
Botërore kthehet në vendfushim ushtrish të huaja. Sikur të mos mjaftojë kjo, shtohen
forcat që janë kundër idesë nacionale në Shqipëri dhe ndërkohë hasim edhe rigjallërimin e
mëvonshëm të nacionalizmit etnik shqiptar që do shtohet gjatë Luftës së Parë Botërore.
Edhe pse amerikanët janë indiferent për Shqipërinë dhe nuk e njohin shumë deri më 1918,
679 Guy, Lindja e Shqipërisë, 275.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
183
do jetë vetë presidenti Wilson, që i jep fund hamendësirave kur më mars të vitit 1920
mbështet rivendosjen e një zgjidhje me baza etnike për Shqipërinë.680
680 Guy, Lindja e Shqipërisë, 347.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
184
PËRFUNDIME
Duke e trajtuar nga prizmi i historianit këtë temë, që ngërthen në vete një tematikë
sa interesante aq edhe të ndërlikuar për historinë e popullit shqiptar. Synimi im ka qenë për
të nxjerrë edhe rezultate të reja dhe të vërtetuara në harmoni me dokumentacionin e kohës.
Me interesa të veçanta në rajon, Austro-Hungaria, e pozicionuar në këtë kohë për ruajtjen e
status-quo-së, i kushtonte vëmendje të veçantë dhe vëzhgonte me kujdes zhvillimet në
trevat shqiptare. Ky interes, profesionalizmi i personelit konsullor dhe shpeshtësia e
raportimeve të detajuara, na sigurojnë kështu një informacion të vyer. Për të ardh te një
përfundim sa më logjik dhe i qëlluar, unë në mbështetje të burimeve arkivore dhe në bazë
të trajtimit që iu kam bërë, poashtu edhe në konsultë me literaturën, për rolin dhe
kontributin e Austro-Hungarisë në raport me shqiptarët gjatë viteve 1912-1914, mund të
përfundojmë se:
Nga e kaluara e popullit tonë mësojmë se secili brez është kthyer me pietet,
por edhe me dëshirë ngjarjeve dhe personaliteteve më kulmore të historisë
sonë, jo vetëm për të njohur më mirë atë të kaluar që për shkak të
rrethanave ende jo plotësisht të ndriçuar, por edhe për të thithur prej saj
nektarin e frymëzimit për një të ardhme më të mirë e më të lumtur.
Në situatën e ndezur të vitit 1909 dhe të pranverës së vitit 1910,
dokumentacioni diplomatik austro-hungarez me burime nga konsullatat ose
përfaqësitë e Ballplatzit në Mitrovicë, Prizren, Shkup, Manastir, Shkodër,
Durrës etj., por edhe Janinë, Selanik etj., gjithashtu nga ambasadat në
Stamboll, Romë e Berlin dhe nga Ministria e Jashtme në Vjenë, i dërguar
përkatësisht nga konsujt Tahy, Prohaska, Adamkieviç, Bornemisza, Halla,
Zambaur, Bilinski, Para, ambasadori Pallaviçini, ministri Erental etj., na
informojnë në mënyrë mjaft të detajuar si për shkaqet ashtu edhe për kohën
e vendin e fillimit të kryengritjes antiosmane të 100 vjetëve më parë. Ky
dokumentacion na ofron edhe mjaft të dhëna të tjera, deri imtësitë që lidhen
me luftimet, lëvizjet e trupave, drejtuesit në të dy kampet, bashkëbisedimet,
kontradiktat etj.etj. Raportet konsullore bëjnë të ditur se shkaku kryesor për
shpërthimin e kryengritjes së vitit 1910, ishin pakënaqësitë në rritje në
shtresa të ndryshme të popullsisë ndaj qeverisjes xhonturke, veçanërisht
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
185
lidhur me rritjen e madhe të tatimeve, me këmbënguljen për mbledhjen e
tyre, me masat për çarmatimin e popullsisë, me kërkesën për rekrutë etj.
Hulumtimi i dokumentacionit diplomatik austro-hungarez, me ndriçimin
shumëdimensional rreth situates së brendshme e ndërkombëtare në viset
shqiptare dhe posaçërisht informacioni rreth kryengritjes së Kosovës të vitit
1910 dhe të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, sjell pa dyshim të dhëna
interesante për këto momente shumë të rëndësishme historike në rrugën e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që lejojnë arritjen e konkluzioneve
thelbësore, ndër të cilët më i rëndësishmi është se shqiptarët, pavarësisht
nga diferencat, pengesat, shpejtësia e veprimit etj., po shkonin në rrugën e
duhur drejt të ardhmes, pesha e tyre po rritej dhe po ashtu interesi për ta te
disa fuqi të mëdha, ndër të cilat pa dyshim në pozicionin më favorizues
shfaqej Perandoria Austro-Hungareze.
Në rend të parë, Austro-Hungaria kishte frikë se zgjerimi dhe fuqizimi i
Serbisë do të mund të rrezikonte pozicionin e Vjenës zyrtare në Ballkan.
Prandaj, nisma diplomatike e gushtit 1912 e Vjenës zyrtare për
decentralizimin e Perandorisë Osmane, e cila në kohën kur pala shqiptare
në Prishtinë i kishte dorëzuar 14 pikat e saj përfaqësuesit të Portës së Lartë.
Zgjidhja, synonte në njërën anë të siguronte përkrahjen e fuqive të mëdha
evropiane në përçapjet për ta detyruar qeverinë osmane t’i pranonte
kërkesave e shqiptarëve për vetëqeverisje të brendshme, të cilat kishin
përputhshmëri me pozicionin e Vjenës për decentralizimin e shtetit osman,
dhe nga ana tjetër të evitonte ndërhyrjen e shteteve ballkanike kundër
Perandorisë Osmane.
Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike, në rrjedhën që mori, preku jo vetëm
interesat e shqiptarëve, por edhe të Austro-Hungarisë. Nevojën e një
ndërhyrje energjike për mbrojtjen e interesave të saj Austro-Hungaria e
ndjeu në ditët e fundit të tetorit, atëherë kur u bind se ishte e pamundshme
të ruhet politika e status qo-së, pasi Perandoria Osmane po e humbiste
luftën dhe po shkonte drejt shpërbërjes dhe kur trupat ushtarake serbe,
malazeze dhe greke depërtuan thellë në territorin shqiptar.
-Rreth kësaj çështje u përqendrua e gjithë vëmendja e diplomacisë austro-
hungareze me qëllim që duke krijuar shtetin e pavarur shqiptar të
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
186
pamundësohej realizmi i planeve ekspansioniste të shteteve ballkanike.
Meqë kjo më nuk ishte e arritshme, rikthimi i situatës së para luftës, Vjena
përpiqej me çdo kusht të pengonte që Serbia të merrte një korridor në
Mesdhe, dhe rrjedhimisht një port në bregdetin Adriatik. Ky port do të
mund të përdorej edhe si bazë për ta bërë të pakalueshëm për anijet austro-
hungareze. Në kërkim të mënyrave për të përjashtuar Serbinë nga
Adriatiku, u duk më efektive dhe më e sigurt krijimi i shtetit të pavarur
shqiptar mundësisht sa më të madhe. Me këtë rast, për Austro–Hungarinë
ishte jetike krijimi i një shteti shqiptar në një territor sa më të madh etnik.
Në ditët e para të nëntorit të vitit 1912 Vjena zyrtare filloi të fliste hapur për
çështjen e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Pavarësia e shtetit shqiptar, është si rezultat i rolit dhe kontributit të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe Austro-Hungarisë si një bashkëdyzim,
që të dyjat e dëshironin një shtet të fortë dhe të madh shqiptar, për arsye
historike, gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që në të njëjtën kohë ishte edhe
një interes i dyanshëm për vet ekzistencën e të dy palëve.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë popullsia shqiptare e cila mbeti
jashtë territoreve të shtetit të pavarur shqiptar, të cilat u pushtuan nga
shtetet e aleancës ballkanike, iu nënshtruan masave të dhunshme dhe
diskriminimit.
Perandoria Austro-Hungareze ndonëse e mbështeti Ismail Qemalin në
bërjen e aktit të pavarësisë, ajo nuk e vazhdoi përkrahjen deri në fund të
qeverisjes së tij në fillimin e vitit 1914.
Austro-Hungaria e kishte bërë të qartë se Shqipëria merrte rëndësi të veçantë në
politikën e saj ballkanike si një gardh që do të pengonte shtrirjen e ``sllavizmit``
në Gadishull dhe si një urë për të dalë në Selanik. Prandaj, shohim se roli i Austro-
Hungarisë në ndalimin e coptimit të tokave shqiptare ishte i jashtëzakonshëm.
Austro-Hungaria si një fuqi e madhe kohës doli në mbrojtje të tokave shqiptare
dhe decidivisht kundër coptimit të tyre.
Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 ka hyrë në historinë e popullit shqiptar
si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe njëherazi më tragjike të qëndresës
që popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trevave që mbetën jashtë territorit të
Shqipërisë së pavarur bëri gjatë thuajse një muaji. Kryengritja mund të
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
187
quhet si aksioni i parë në përmasa të gjëra që popullsia e viseve të
pushtuara shqiptare ndërmori për t’u çliruar nga pushtimit serb e malazez.
Prandaj, me Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, shqiptarët dëshmuan
gjithashtu para botës që donte të kuptonte të vërtetën, se e meritonin lirinë
dhe bashkimin me shtetin shqiptar.
Shkaqet e shpërthimit të kryengritjes mund të duken qartë pasi vërehet
gjendja politike, ekonomike dhe kulturore që ishte krijuar tek popullsia
shqiptare pas Pavarësisë së Shqipërisë. Në mënyrë direkte për të nxitur
popullsinë në kryengritje kishte ndikuar padyshim mbetja e tyre jashtë
territorit të shtetit të pavarur shqiptar dhe masa e egër dhe shtypëse që
kishte filluar të aplikonte administrata dhe ushtria serbe-malazeze. Pastaj,
në këtë aspekt një rol të posaçëm në ngritjen e popullsisë në revoltë kishte
ndikuar edhe pozita e tyre diskriminuese karshi popullsisë pakicë, asaj
serbe dhe malazeze. Në këto kondita një imputo kësaj situate i kishte dhënë
edhe mbyllja e tregjeve duke e detyruar popullsinë që të mos ketë qasje në
ekonominë vendore dhe në zhvillimin e tregtisë. Më këtë pushteti serb
synonte dobësimin ekonomik dhe financiar të popullsisë shqiptare dhe në të
njëjtën kohë varfërimin e saj. Me shkatërrimin e ekonomisë bujqësore dhe
blegtorale të familjeve shqiptare ndikohej drejtpërdrejtë në nxitjen e
pakënaqësisë. Këtyre shkaqeve u shtohet edhe aspekti kulturor në të cilin
ndërhyri pushteti serb-malazez duke detyruar me dhunë popullsinë
shqiptare katolike dhe myslimane që të konvertohet në atë ortodokse serbe-
malazeze. Pra, këto dhe shkaqe të tjera ndikuan që popullsia shqiptare e
pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi të ngriten në Kryengritje të armatosur për
t’u çliruar prej këtyre masave të dhunshme dhe për të siguruar ekzistencën.
Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 në bazë të dokumentacionit arkivor dhe
në bazë të literaturës mendoj se ka filluar në fillim të shtatorit të vitit 1913.
Forcat kryengritëse shqiptare në fillim kanë kryer aksione guerile për t’u
shndërruar gjatë mesit të shtatorit të vitit 1913 në sulme të organizuara.
Kryengritja e shtatorit 1913 kishte qendrën e saj politike dhe ushtarake të
udhëhequr nga Sejfedin Pustina. Zhvillimi i kryengritjes sipas mendimit tim
duhet të ndahet në faza. Faza e parë përfshinë dhjetë ditshin e parë të
shtatorit me paraqitjen e sulmeve guerile. Faza e dytë përfshinë dhjetë
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
188
ditshin e dytë të shtatorit me shtrirjen e sulmeve të organizuara të
kryengritësve shqiptarë. Faza e tretë përfshinë dhjetë ditshin e tretë të
shtatorit me çlirimin e qyteteve shqiptare nga ana e kryengritësve. Faza e
katërt përfshinë dhjetë ditshin e parë të tetorit, ditët e shuarjes së
kryengritjes dhe depërtimi i ushtrisë serbe në thellësi të territoreve të
Shqipërisë.
Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 arriti të bëjë jehonë si në rrafshin
kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Në kontekst të shtrirjes së saj
gjeografike, kryengritja arriti një përhapje të gjerë gjithnjë duke atakuar
rajonin e kufirit në veri të Shqipërisë. Kryengritja e shtatorit të vitit 1913
gjeti përkrahjen e popullsisë e cila kishte mbetur jashtë territoreve të shtetit
të pavarur shqiptar, dhe veçanërisht të atyre trevave që shtriheshin përgjatë
vijës së kufirit verior të Shqipërisë. Forcat kryengritëse në fillim kishin një
numër të konsiderueshëm, mirëpo pas kundërsulmeve të forcave serbe ato
fillojnë të zvogëlohen. Në rënien e numrit të forcave kryengritëse ndikim
pati edhe gjendja ekonomike.
Dështimi i Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 duhet shikuar në dy
aspekte, nga gjendja e brendshme dhe ajo e jashtme. Gjendjen e brendshme
duhet kuptuar si një trekëndësh të veprimit politik-ekonomik dhe ushtarak.
Më këtë kuptohet se pasi që përfaqësuesit politik të shtetit shqiptar iu kishin
premtuar udhëheqësve të Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 se do ka
kenë mbështetjen ekonomike, ajo në zhvillimet e kryengritjes nuk u duk
edhe aq shumë. Pra, mbështetja ekonomike kah mesi i zhvillimit të
kryengritjes siç vërehet dështoi, dhe si rezultat i kësaj, forcat ushtarake të
kryengritjes u dobësuan shumë shpejt duke rezultuar me humbjen e moralit
dhe të kapacitetit luftarak.
Natyrisht duke tentuar për të gjetur arsyen e dështimit politik në të njëjtën
kohë kjo mund të nxirret si pasojë e presionit ndërkombëtarë nën të cilin
ndodhej Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Kjo për shkak se statusi neutral i
Shqipërisë ishte një nga pengesat kryesore, ngase ashtu ishte përcaktuar në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Prandaj, ky ishte një hendikep
për Qeverinë e Përkohshme të Vlorës për të ndihmuar me mbështetje
financiare dhe ushtarake Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913. Një rol të
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
189
veçantë në këtë aspekt ka luajtur edhe Esat Toptani i cili bënte fushatë
kundër Ismail Qemalit tek Fuqitë e Mëdha duke i përdorur si argument
premtimet që ky i fundit u kishte dhënë udhëheqësve të kryengritjes për
mbështetje financiare dhe logjistike. Kjo propagandë që bëhej ndaj Ismail
Qemalit filloi ta dëmtojë pozicionin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës
karshi Fuqive të Mëdha dhe vendimeve të cilat ato i kishin nxjerrë për
shtetin e pavarur shqiptar. Kështu, dështimi i Kryengritjes së shtatorit të
vitit 1913 e përforcoi bindjen në rrethet politike shqiptare, se, në gjendjen e
brendshme dhe të jashtme të asaj kohe, detyra tepër e vështirë e çlirimit dhe
e bashkimit të trojeve shqiptare nuk mund të zgjidhej pa siguruar aleatë të
jashtëm.
Poashtu në shuarjen e kryengritjes mendoj se një rol vendimtar ka luajtur
edhe numri jo i barabartë i forcave kryengritëse karshi ushtrisë serbe.
Njëherit një ndikim vendimtar në aspektin ushtarak ka luajtur edhe
armatimi që dispononte ushtria serbe dhe mobilizimi i posaçëm të cilin ajo
e kishte bërë për të shuar kryengritjen.
Si rrjedhim i kësaj situate, Austro-Hungaria si gjithnjë në mbështetje të
forcimit të shtetit të pavarur shqiptar, bëri një mobilizim edhe më të fortë në
politikën e saj duke i shtuar aktivitetet e saj diplomatike për përkrahjen e
kryengritësve.
Pas shuarjes së Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 nga ana e Serisë e cila
duke përdorur si mjet dhunën dhe terrorin mbi popullsinë shqiptare, dhe
pasi që trupat ushtarake serbe depërtuan në thellësi të territoreve të shtetit
shqiptar, Austro-Hungaria detyrohet për të mbrojtur edhe e vetme
legjitimitetin e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.
Perandoria Austro-Hungareze në vazhdimësi iu bënte thirrje Fuqive të
Mëdha dhe veçmas aleatëve të saj Italisë dhe Gjermanisë që ta mbështesnin
atë për të mbrojtur pozicionet e tyre të vendosura në Londër. Pasi që as
njëra dhe as tjetra nuk iu përgjigjën në mënyrë koncize për këtë çështje, pra,
të ndërhyrjes së përbashkët tek Qeveria e Beogradit për të respektuar
vendimet e Londrës, Austro-Hungaria ishte e detyruar që të ndërhynte e
vetme. Një pozicionim i tillë i Austro-Hungarisë erdhi pas dështimit të
gjitha alternativave tjera dhe më këtë rast edhe pas mospërmbushjes së
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
190
premtimeve të udhëheqësve politik të qeverisë së Beogradit për tërheqjen e
trupave ushtarake nga territori i Shqipërisë londineze. Kështu, Austro-
Hungaria i dërgon ultimatum Serbisë për largimin e trupave ushtarake serbe
prej territoreve të Shqipërisë brenda tetë ditësh. Në të njëjtën kohë ajo e
bëri me dije Serbinë se në qoftë se nuk i përmbahet kushteve të ultimatumit
për tërheqje brenda tetë ditësh, Austro-Hungaria është e detyruar të
ndërhyjë ushtarakisht për të zbatuar kushtet e ultimatumit. Një veprim i tillë
politiko-diplomatik i Austro-Hungarisë ishte për të mbrojtur legjitimitetin e
vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe sovranitetin
dhe territorialitetin e shtetit të pavarur shqiptar.
Qeveria e Vidit nuk pati ndonjë sukses të madh, si brenda vendit, ashtu
edhe në marrëdhëniet me jashtë, Këtu duhet parë se, dështimi nuk ishte
thjesht personal, ashtu sikurse është interpretuar shpeshherë. Është e vërtetë
se Wied, vetë nuk kishte cilësi për të dalë si shpëtimtari i situatës në
Shqipëri, dhe as personalitetin e duhur për të përballuar një situatë kaq të
rëndë, por ai vinte në Shqipëri si i zgjedhuri i Evropës.
Kësisoj, si krijesë e Fuqive të Mëdha, Princi Wied, do të mbante deri në
fund vulën e kontradiktave dhe të ndërhyrjeve të tyre.
Sfidat kryesore që duhej të përballonte Princ Wied dhe qeveria e tij, ishte
bashkimi i të gjitha territoreve të njohura si shqiptare nga Konferenca e
Ambasadorëve, por edhe pse nuk ishte një sfidë e lehtë, ai nuk mundi madje
as që t’i konkretizojë si ambicie.
Qëndrimi thelbësor i politikës së Austro-Hungarisë ishte decidiv – në asnjë mënyrë
mos t’i lejohej Serbisë që nëpërmjet Shqipërisë të fitojë dalje territoriale në Adriatik. Ky
qëndrim nisej kryesisht nga interesat vitale që Austro-Hungaria i kishte në Shqipëri në
kuadër të politikës së vetë ballkanike, ndërkaq, për shqiptarët kishte rëndësi jetike
përkrahja e një Fuqie të rëndësishme në kohën kur ardhmëria e tyre dukej shumë e errët.
Ky ishte fillimi i kalitjes së miqësisë austro-shqiptare, të cilën populli shqiptar e kishte
shprehur me simpati dhe falënderime në shumë raste.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
191
BURIMET DHE BIBLIOGRAFIA
I. BURIMET ARKIVORE:
• Österreichisches Staatsarchiv, Huas-Hof und Staatsarchiv, Minister für
Aussenpolitik, Politische Archiv;
Karton: XIV (Albanien) 52, Laisse L/1
53, Laisse L/1
58, Laisse L/1
Faszikel: Albanien L/1 -I- 193 Shtator 1914-1915
• Konsulate Prisren;
Karton: XXXVIII/388
• Konsulate Mitrovitsza;
Karton: XXXVIII/405
• Österreichisches Staatsarchiv, Kriege Archiv; Bureau:
Faszikel: 46
• Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), Tiranë; Fondi Kuvendi Kombëtar i Vlorës,
Qeveria e Përkohshme e Vlorës.
• Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë (AIHT).
• Arkivi Shtetëror i Kosovës; Fondi Arkivi i Vjenës, Konsullatat Austro-
Hungareze në Mitrovicë, Prizren, Selanik, Shkup.
• Arkivi i Institutit të Historisë, Prishtinë.
• Biblioteka Universitare e Shqipërisë.
• Biblioteka Universitare e Kosovës.
• Bibliothek für Universität Wien.
• Farchbereitbibliothek für Osteuropäische Geschichte.
• Österreichische Nationalbibliothek.
• Bibliothek für Europäische Geschichte.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
192
II. SHTYPI
• Albanische Korrespondenz, Wien.
• Arbeiter Zeitung, Wien.
• Kikeiriki, Wien.
• Liri e Shqipërisë, Sofje.
• Neue Freie Presse, Wien.
• Perlindja e Shqipëniës, Vlorë.
• Vossische Zeitung, Wien.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
193
III. BIBLIOGRAFIA
Ahmeti, Nuredin. Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e
Kosovës: 1878-1912. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar: periudha e
pavarësisë, 28 nëntor 1912-7 prill 1939, vol. III. Tiranë: Toena, 2007.
Anderson, Smith Mathew. The eastern question 1774 - 1923, A study in
international relations. London: Macmillan, 1966.
Armstrong, Heaton Duncan. Shqipëria, Gjashtë muaj Mbretëri: Kujtimet e
sekretarit të Princ Vidit. Tiranë: Onufri, 2010.
Avramovski, Zhivko. "Izveshtaj Austro-Ugarskoj konsul u Kosovskoj
Mitrovicu, Prizrenu i Skoplju od barskoj u Skupshtine Ferizovicu, 5- 23 julla
1908 godine." Vjetar 2-3 (1970).
Baernreither, Joseph. Fragments of a Political Diary. London: Macmillan and
Co., Limited, 1930.
Bajramit, Hakif. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912: doktrina politike,
strategjia ushtarake 1912, fushata diplomatike 1913, vol. I. Prishtinë: Shkrola,
2003.
Bartl, Peter. Shqiptarët: nga Mesjeta deri në ditët tona. Tiranë: Instituti i
Dialogut dhe Komunikimit, 2008.
Bashkurti, Lisen. Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë. Tiranë: Geer, 2003.
Biagini, Antonello. Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët e sotme.
Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000.
Bittner, Ludwig and Uebersberger, Hans. Österreich-Ungarns Aussenpolitik
von der bosnischen krise 1908 bis zum Kriegsausbruch 1914 (shkurt: ÖUA),
vol. I-VIII. Wien & Leipzig: Österr. Bundesverl. f. Unterricht, Wiss. u. Kunst,
1930.
Boeckh, Katrin. Von den Balkankriegen zum Ersten Weltkrieg:
Kleinstaatenpolitik und ethnische Selbstbestimmung auf dem Balkan. München:
R. Oldenbourg, 1996.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
194
Boue, Ami. La Turqie d'Europe ou observations sur la geographie, l’histoire
naturelle, la statistique,les moeurs, les coutumes, l’archeologie, l’agriculture,
l’industrie, le commerce, les gouverments divers, le clerge, l’histoire et l’etat
politique de cet empire, vol. III. Paris, 1840.
Bourcart, Jacques. Shqipëria dhe shqiptarët. Tiranë: Dituria, 2004.
Braha, Shaban. Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare: 1848-1990. Gjakovë: Lumi-T,
1991.
Bridge, Roy Francis. From Sadowa to Sarajevo: The Foreign Policy of Austro-
Hungary, 1866-1914. London: Routledge & Kegan Paul, 1972.
Bridge, Roy Francis. The great powers and the European states system 1815-
1914. London: Longman, 1980.
Buda, Aleks. et al., Historia e Popullit Shqiptar: Rilindja Kombëtare, vitet 30
të shek. XIX-1912, vol. II, (Tiranë: Botimet TOENA, 2002), 134.
Buxhovi, Jusuf. Kongresi i Berlinit 1878: çështja shqiptare, protokollet dhe
vendimet. Prishtinë: Faik Konica, 2008.
Bylykbashi, Zija. “Çështja e muhaxhirëve (refugjatëve) shqiptarë dhe
komisioni ndërkombëtar i kontrollit (KNK): 1913-1914.” Përparimi 1 (1974).
Bytyqi, Abdullah. Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991.
Prishtinë: Autori, 2001. Cana, Zekeria. Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj
shqiptarëve nga Kriza lindore e këndej. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e
Arteve e Kosovës, 1995.
Cana, Zekeria. Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913,
(Dokumente). Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996.
Cana, Zekeria. Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912. Prishtinë:
Rilindja, 1979.
Cassels, Alan. Ideology and International Relations in the Modern World. New
York: Routledge, 1996.
Chlumecky, von Leopold. Erzherzog Franz Ferdinands Wirken und Wollen.
Berlin: Verl. Für Kulturpolitik, 1929.
Clewing, Konrad. "Der Sandžakvon Novi Pazar." Studienbuch Östliches
Europas 1 (1999).
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
195
Çami, Muin. "Mbi aleancat politike e klasore në shoqërinë shqiptare gjatë
viteve 1912-1921." Studime historike 1 (1985).
Degovics, Csaplár-Krisztián. “Die Entstehung des unabhängigen Albaniens aus
albanischer Ansicht: 1912–1913.“ PhD diss., University of Budapest, 2007.
Destani, Bejtulla and Tomes, Jason. Miku i madh i shqiptarëve: Aubrey
Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme. Tiranë: Via Egnatia, 2012.
Dobra, Islam. “Disa konflikte midis Italisë, Turqisë dhe Serbisë kundër
interesave shqiptare në vitet 1908-1913,” in Shqiptarët në rrjedhat ballkanike.
Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1996.
Duka, Valentina. “Ismail Qemali dhe institucionet ndërkombëtare që vepronin
në Shqipëri gjatë vitit 1913.” paper presented at Scientific Conference for the
Independence of Albania and Kosovo-100 years after, Kosovo, Prishtina,
September 13-14, 2012.
Duka, Valentina. Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, tetor-
dhjetor 1913. Tiranë: Toena, 2012.
Duka, Valentina. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: Kristalina, 2007.
Duka, Valentina. Shqiptarët në rrjedhat e shekullit XX: gjurmime historike.
Tiranë: Panteon, 2001.
Durham, Edith. Njëzet vjet ngatërresa ballkanike. Tiranë: Argeta LMG, 2006.
Durham, Edith. The Struggle for Scutari (Turk, Slav, and Albanian). London:
E. Arnold, 1914.
Dushku, Ledia. Kur historia ndau dy popuj: Shqipëria dhe Greqia 1912-1914.
Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012.
Ekmečić, Milorad. Ustanak u Bosni 1875—1878. Sarajevo: Veselin Masleša,
1960.
Elsie, Robert. Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron
Nopça. Tiranë: Plejad, 2007.
Fallodon, Grey Edward. Twenty-five years 1892-1916, vol. II. New York:
Frederick A. Stokes Company, 1925.
Franz, Georg. Erzherzog Franz Ferdinand und die Pläne zur Reform der
Habsburger Monarchie. Brünn: Rohrer, 1943.
Frashëri, Kristo. "Fillimet e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri." Studime
historike 1 (1978).
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
196
Frashëri, Kristo. Historia e Qytetërimit Shqiptar: nga kohët e lashte deri në
fund të Luftës së Dytë Botërore. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë,
2008.
Frashëri, Kristo. Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1888, vol. I. Tiranë:
Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1989.
Frashëri, Kristo. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912). Tiranë:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2008.
Freundlich, Leo. Albaniens Golgatha, Anglageakten gegen die Vernichter des
Albanervolkes. Wien: J. Roller, 1913.
Gashi, Ibrahim. “Disa aspekte të shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga
Kosova 1912-1914.” Buletini i Fakultetit Filozofik XXVI (2001).
Gashi, Ibrahim. “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre në Luftën e Parë Ballkanike.”
PhD diss., University of Prishtina, 2003.
Gawrych, W. George. Gjysmëhëna dhe Shqiponja: Sundimi Otoman,
Islamizimi dhe Shqiptarët, 1874-1913. Tiranë: Bota Shqiptare, 2007.
Giesl, Wladimir. Zwei Jahrzente im nahen Orient. Berlin: Verl. für
Kulturpolitik, 1927.
Glenny, Misha. Histori e Ballkanit 1804-1999: nacionalizmi, luftërat dhe
Fuqitë e Mëdha. Tiranë: Toena; Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2007.
Grameno, Mihal. Kryengritja shqiptare. Vlorë: Botim i Drejtoris së
Përgjithshme s’Arsimit (pa vit botimi).
Gurakuqi, Romeo. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911.
Shkodër: Phoenix, 2002.
Guy, Nicola. Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës
së Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë shqiptare. Tiranë: Pegi, 2012.
Gjermeni, Sokol. Kryengritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e diplomacisë
evropiane dhe ballkanike. Tiranë: TOENA, 2011.
Gjoshaj, Mehmet. 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetori i
pushtimit serbo-malazez të Vilajetit të Kosovës: ekspozitë tematike muzeore.
Prishtinë: Muzeu i Kosovës, 2012.
Hannig, Alma. “Osterreich-Ungarns Aussenpolitik 1912-1914.” PhD diss.,
University of Bonn, 2007.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
197
Hantsch, Hugo. Leopold Graf Berchtold, vol. I-II. Graz, Wien, Koln: Styria,
1963.
Helmreich, Christian Ernst. The Diplomacy of the Balkan Wars, 1912-1913.
Cambridge: Harvard University Press, 1938.
Hötzendorf, Franz. Feldmarschall Conrad: Aus meiner Dienstzeit 1906-1918,
vol. II. Wien: Rikola-Verl, 1922.
Hoxha, Shefqet. Portrete e syzime atdhetarësh, vol. I. Tiranë: Geer, 2002.
Hoxha, Teuta. Ismail Qemali: Përmbledhje dokumentesh: 1888-1919. Tiranë: 8
Nëntori, 2002.
Hrabak, Bogumil. Arbanaski upadi i pabune na Kosovu i u Mekedoniji od kraja
1912 dor kraja 1915 godine. Vranje: Narodni muzej u Vranju, 1988.
Ikonomi, Ilir. Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: UET
Press, 2012.
Islami, Bledar. British diplomacy and the Making of Albania 1912-1914.
Tirana: Albanian Institute for International Studies, 2003.
Islami, Hivzi. Spastrimet etnike, politika gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve.
Pejë: Dukagjini, 2003.
Ivanaj, Nikoll. Historija e Shqipëniës së Re: Vuejtjet e veprimet e mija, vol. I.
Tiranë: Shtypshkronja e shtetit ATDHEU, 1943.
Jelavich, Barbara and Charles. Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit
1804-1920. Tiranë: Dituria, 2009.
Jorgaqi, Nasho. Jeta e Fan S. Nolit, vol. I. Tiranë: Ombra GVG, 2005.
Kaba, Hamit and Meta, Beqir. Shqipëria në dokumentet austro-hungareze:
1912, vol. III. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2012.
Kasapi, Vangjel. Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë: monografi kushtuar
Lumë-Kukësit. Tiranë: Dea S, 1998.
Kiszling, Rudolf. Erzherzog Franz Ferdinand von Österreich-Este. Graz, Koln:
Bohlau, 1953.
Komarow, Auffenberg Moriz Auffenberg. Aus Österreichs Höhe und
Niedergang. Munich: Drei Masken Verlag, 1921.
Kotini, Dhimitër, Struga, Xhavit, Veizi, Fane, Shuteriqi, Mediha and
Dedi, Kleanthi. Qeveria e përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj: Nëndor
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
198
1912-Janar 1914. Tiranë: Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave
Shtetërore të R. P. Sh., 1983.
Lalaj, Ana, Kambo, Eriketa and Boçi, Sonila. Shqipëria në dokumentet austro-
hungareze: 1912. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2012.
Löhr, Christian Hanns. “Die Albanische Frage: Konferenzdiplomatie und
Nationalstaatsbildung im Vorfeld des Ersten Weltkrieges unter besonderer
Berücksichtigung der deutschen Außenpolitik.” PhD diss. University fo Bonn,
1992.
Luarasi, Skënder. Ismail Qemali. Prishtinë: Rilindja, 1971.
Lushaj, Ali. Shipshani i Malësisë së Gjakovës. Tiranë: Dardania, 1999.
MacKenzie, David. The Serbs and Russian Pan-Slavism 1875-1878. New
York: Cornell University Press, 1967.
Malcolm, Noel. Kosova: një histori e shkurtër. Prishtinë: Koha; Tiranë: Shtëpia
e Librit, 2001.
Manaj, Naim. Jehona e Topojanit. Kukës: Dy Drina, 2002.
Martinoviq, Sreten. “Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në vitet 1912-
1913.” Gjurmime albanologjike VII (1977).
Metais, Serge. Histori e Shqiptarëve: nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës.
Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2006.
Mikic, Djordje. "Izveshtaj Aust.-Ung. konsulla iz Prizrena, Mitrovice i Skoplju
o prilikam na Kosovu prema ustavnoste u Turskoj, (avgust-decembar)." Vjetar
8-9 (1977).
Milo, Paskal. Politika e Jashtme e Shqipërisë (1912-1939), vol. I. Tiranë:
Botimet TOENA, 2013.
Murzaku, Thoma and Sala, Kozeta. “Politika e Austro-Hungarisë gjatë vitit të
parë të Pavarësisë së Shqipërisë.” in Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit
shqiptar gjatë shek. XX, ed. Marenglen Verli et al., Tiranë: Klean, 2008.
Murzaku, Thoma. Politika ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare: nga
origjina deri në ditët tona. Tiranë: Mesonjetorja e parë, 1999.
Murzaku, Thoma. Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës
Ballkanike 1912-1913. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë,
1987.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
199
Murray, Nicholas. Report of the International Commission to Inquire into the
Causes and Conduct of the Balkan Wars. Washington: Endowment, 1914.
Myzyri, Hysni. Pandeli J. Evangjeli, 1859-1949: atdhetar dhe burrë shteti i
shquar. Tiranë: Albpaper, 2004.
Neke, Schmidt Michael. Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in
Albanien (1912-1939): Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und
Machteliten in einem jungen Balkanstaat. München: Oldenbourg, 1987.
Nika, Nevila. Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare: 1910-
1912. Prishtinë: Instituti i Historisë, 2003.
Pepo, Petraq. Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912. Tiranë:
Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë e Gjuhësisë, 1962.
Pirraku, Muhamet. "Qëndrimi i LKSH ndaj aktit aneksional të Vjenës mbi
Bosnje dhe Hercegovinë me 1908, sipas burimeve serbe." Kosova 3 (1974).
Poincare, Raymond. Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e
Londrës 1912-1913. Shkup, Prishtinë, Tiranë: Logos-A, 2009.
Popovic, Vasil. Evropa i Srpsko pitanje u periodu oslo-bodenja, 1804-1918.
Beograd: Kon, 1940.
Potemkin, Petrovich Vladimir. Istorija diplomatije. Zagreb, 1951.
Prela, Zef. “Problemi shqiptar dhe politika austro-hungareze (1897-1912),” in
Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare: përmbledhje studimesh kushtuar 50
vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i
Historisë e Gjuhësisë, 1962.
Pribram, Francis Alfred. Austria-Hungary and Great Britain 1908-1914.
Connecticut: Greenwood, 1971.
Pribram, Francis Alfred. Austrian Foreign Policy 1908-1918. London: Allen,
1923.
Pribram, Francis Alfred. The Secret Treaties of Austria-Hungary 1879-1914,
vol. I. Cambridge: Harvard University Press, 1920.
Prifti, Kristaq. “Kryengritja antiserbe e shtatorit të vitit 1913 dhe Qeveria e
Përkohshme e Vlorës.” Studime historike 1-2, (2004).
Prishtina, Hasan. Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit
1912. Prishtinë: Rrokullia, 2009.
Purellku, Halim. “Kryengritja e shtatorit e vitit 1913.” Jehona 6 (1996).
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
200
Puto, Arben. "Qeveria e Vlorës përballë KNK-së." Studime historike 1 (1976).
Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së
imperializmit: përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik, vol. II.
Tiranë: 8 Nëntori, 1984.
Puto, Arben. Pavarësia e Shqipërisë në tryezat e diplomacisë: 1912-1914.
Tiranë: Weso, 2008.
Puto, Arben. Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha: 1912-
1914. Tiranë: 8 Nëntori, 1978.
Puto, Arben. Shqipëria Politike: 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009.
Qemali, Ismail. Kujtime. Tiranë: TOENA, 2009.
Rappaport, Alfred. "Albaniens Werdegang." Berliner Monatshefte IX,
September 1927.
Rappaport, Alfred. Rrjedha e punëve në Shqipëri. Tiranë: Mbrothesija, 1928.
Redlich, Joseph. Schicksalsjahre Österreichs, 1908-1919. Das Politische
Tagebuch Joseph Redlichs, vol. I. Graz, Koln: Bohlau, 1953.
Rich, Norman. Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1814-1914. Tiranë: Toena;
Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006.
Rizaj, Gazmend. “Çështja e kufijve shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve
në Londër më 1912-1913.” Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike
25 (1997).
Rizaj, Gazmend. “Disa aspekte të Kryengritjes shqiptare të shtatorit 1913 sipas
raporteve diplomatike angleze.” Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, (1994).
Rizaj, Gazmend. “Dokumente italiane mbi reprezaljet serbe në territoret e
okupuara 1912-1913.” Buletini i Fakultetit Filozofik XXVII-XXVIII (2007).
Rizaj, Gazmend. Shqipëria e Sipërme 1800-1913: Në projektet dhe traktatet e
Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike. Prishtinë: Instituti Albanologjik,
2011.
Rizaj, Skënder. Falsifikimet e historiografisë serbe. Prishtinë: Autori, 2006.
Rushiti, Limon. “Vështrim i shkurtër i situatës politike në Kosovë 1912-1915.”
Kosova 12 (1983).
Rushiti, Limon. Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë: 1912-1918. Prishtinë:
Rilindja, 1986.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
201
Rrahimi, Shukri. "Kryengritjet e mëdha të popullit shqiptar 1908 –
1910." Kosova 1 (1972).
Salleo, Ferdinando. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri. Tiranë: Shtëpia e Librit
& Komunikimit, 2001.
Schurman, Gould Jacob. Luftërat Ballkanike 1912-1913. Tiranë: Uegen, 2006.
Sekuliq, Milovan. “Kosovo od 1912 do 1918 godine.” PhD diss. University of
Prishtina, 1980.
Skendi, Stavro. Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912. Tirana: Phoenix, 2000.
Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX-të. Tiranë:
IDEART, 2004.
Sosnosky, Theodor Von Sosnosky. Die Balkanpolitik Österreich-Ungarns seit
1866, vol. II. Stuttgart & Berlin, 1913-14.
Stërmilli, Haki. Dibra në prag të historisë. Tiranë, 1940.
Stojanov, Petar. Makedonija vo vremeto na Balkanskite i prvata svetska vojna
1912-1918. Skopje: Institute za nacionalna istorija, 1969.
Swire, Joseph. Shqipëria: Ngritja e një mbretërie. Tiranë: Dituria, 2005.
Shala, Xheladin. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe: 1912-1918. Prishtinë: Instituti
Albanologjik, 1990.
Shanderl, Dieter Hans. Die Albanienpolitik Österreich-Ungarns und Italien
1877-1908. Wiesbaden: Harrassowitz, 1971.
Shatri, Muhamet. Dokumente britanike për çështjen shqiptare në Konferencën
e Ambasadorëve në Londër 1912-1913. Tiranë: TOENA, 2012.
Shkodra, Zija. Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare. Tiranë: Akademia e
Shkencave e RPS të Shipërisë, 1984.
Shpuza, Gazmend. “Përmasat dhe jehona e Kryengritjes së shtatorit të vitit
1913,” Studime historike 1-2 (2004).
Shpuza, Gazmend. Kuvendime për historinë kombëtare. Tiranë: Dituria, 2000.
Tucoviq, Dimitrije. Serbia e Shqipëria: një kontribut për politikës pushtuese të
borgjezisë serbe. Prishtinë: Rilindja, 1975.
Verli, Marenglen and Dushku, Ledia. Shqipëria në dokumentet austro-
hungareze: 1912, vol. VI. Tiranë: Botimet Albanologjike, 2012.
Verli, Marenglen. Shqipëria dhe Kosova: historia e një aspirate, vol. I. Tiranë:
Botimpex, 2007.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
202
Vickers, Miranda. Çështja Çame: mëtimet kombëtare dhe pronësore shqiptare
në Greqi. Prishtinë: Qendra e Studimeve Ballkanike, 2002.
Vickers, Miranda. Shqiptarët: një histori moderne. Tiranë: Bota shqiptare,
2008.
Vlora, bej Eqrem. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia dhe Librit dhe
Komunikimit, 2003.
Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri: 1897-1942. Tiranë: Neraida,
2000.
Wegerer, von Alfred. “Graf Berchtolds Interview über den Kriegsausbruch.’’
Berliner Monatshefte XII, June 1935.
Williams, Fred George. Shqiptarët. Tiranë: Argeta-LMG, 2003.
Xhafa, Bajram. Historia e Shqipërisë: 1912-1939, vol. I. Shkodër: Pipa, 2006.
Zavalani, Tajar. Histori e Shqipnis. Tiranë: Phoenix, 1998.
Zografi, Dhimitër. “Si u kasnecua vetëqeverimi i Shqipërisë.” Dielli, January
23, 1913.
Selim Bezeraj Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914
203
ABSTRAKT
Tema: Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914 Fusha: Histori Argumenti: Ky punim i doktoraturës trajton historinë e marrëdhënieve të shqiptarëve me Austro-Hungarinë, e në mënyrë të veçantë politikën e Perandorisë Austro-Hungareze ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1914. Punimi synon të hedhë dritë në rrethanat e formimit të shtetit shqiptar dhe përkrahjen që iu ofrua nga Austro-Hungaria, pastaj përpjekjet diplomatike të monarkisë dualiste për tu njohur nga Fuqitë e Mëdha. Pjesë e veçantë është edhe bashkërendimi i aktivitetit të Qeverisë së Vlorës dhe Austro-Hungarisë, sidomos në Kongresin e Trieshtes. Gjithashtu, pasqyrohet aktiviteti dhe kontributi i diplomacisë austro-hungareze gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, sidomos në përcaktimin e statusit të shtetit shqiptar, në përcaktimin e kufijve veriorë dhe jugor të shtetit shqiptar. Nxjerrja në pah e politikës që ndoqi Austro-Hungaria karshi zhvillimeve politike që ndodhnin aso kohe në Shqipëri, me theks të veçantë brenda Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pasyqrimi i Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 shikuar nga prizmi i politikës austro-hungareze, si dhe roli i Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territoret e Shqipërisë. Njëherit, prezantohet ndikimi i Austro-Hungarisë në përcaktimin e Princit të Shqipërisë Wilhem Wiedit, qeverisja e tij, shfaqja e rrymës pro austriake brenda kabinetit të tij dhe rivaliteti që shtohet ndërmjet austriakëve dhe italianëve për dominim brenda qeverisë së Wiedit. Njëkohësisht paraqitet politika që ndoqi Austro-Hungaria në relacion me Esad Pashën dhe se çfarë qëndrimi e mbajti Austro-Hungaria karshi kryengritjes veriore dhe lëvizjeve jugore. Fjalët çelës: Pavarësia, Shqipëria, Austro-Hungaria, Diplomacia. ABSTRACT
Topic: Albanians and Austro-Hungary during 1912-1914 Field: History Argument: This doctoral thesis addresses the history of Albanian relations with Austro-Hungary, in particular the policy of the Austro-Hungarian Empire against Albanians during 1912-1914. The thesis aims to shed light on the circumstances of the formation of the Albanian state and the support that was offered by Austro-Hungary, then the dualistic monarchy diplomatic efforts to be recognized by the Great Powers. Special part is the coordination of activities of the Government of Vlora and Austria-Hungary, especially in the Congress of Trieste. Also, activity reflected the contribution of the Austro-Hungarian diplomacy during the Conference of Ambassadors in London, especially in determining the status of the Albanian state in determining the northern and southern borders of the state. Extracting the policy pursued towards the Austro-Hungarian political developments that took place at that time in Albania, with special emphasis within the International Control Commission. Coverage of the September Uprising of 1913 looked through the prism of the Austro- Hungarian politics, and the role of the Austro-Hungary to withdrawal the serbian army's from Albanian territories. At the same time , introduced the Austro-Hungarian influence in determining the Prince of Albania Wiedit Wilhelm, Prince governance and the emergence of pro-austrian power within his cabinet and the added rivalry between Austrians and Italians for dominance within Wiedit government. Presented simultaneously pursued policies that Austria- Hungary in relation to Esad Pasha and what the position of Austria-Hungary delivered the uprising against northern and southern movements. Key words: independence, Albania, Austria-Hungary, diplomacy.