149
1 SELMAN LAMEBORSHAJ RADHIMJOTËT, DJE , SOT, DHE NESËR Мoskë 2018

DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

1

SELMAN LAMEBORSHAJ

RADHIMJOTËT, DJE , SOT, DHE NESËR

Мoskë 2018

Page 2: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Titulli:

Radhimjotët dje, sot, dhe nesër Redaktor: Neki Lameborshi Botuar : Websaiti RADHIMA DHE RADHITMJOTET

29.04.2018

Page 3: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

3

Hyrje Për fshatin tim, për Radhimën time të dashur dhe të paharruar

për gjatë gjithë jetës time në mërgim, për të gjithmonë kam pasur dëdhirë ta kujtoj, bile dhe ato, që nga një herë më shfaqen si në mjegull. Gjatë gjithë jetës time në mërgim, për të mos u shkëputur nga gjuha Shqipe, kur ndodhesha në pyll me punë, ose duke mbledhur kërpudha, kudo që ndodhesha i vetmuar gjithmonë këndoja këngë popullore shqiptare. Nga një herë recitoja, pjesë nga vjershat e Naimit ose të Çajupit, të cilat më ndimuan të mos e harroj gjunën shqipe. Sot mbas 55 vjetëve i mërguar kam mundësi të shkruaj këto rreshta të “Realitetit dhe Fantazisë” time për Radhimën e dashur dhe Shqipërinë time të pa harruar”.

Gjithmonë Radhima më kujtohet si sot, kur prej dritareve të shtëpisë sime, që ndodhen në Majë të Çukës, ose nga Hunda e Erizit, qoftë verës ose dimrit, shikoja pasqyrën e detit Adriatik, ku mbas tij, sikur lind nga thellësia e tij, del para syve Karaburuni. Gadishulli i Karaburunt si hero magjik del direkt nga thellësitë e detit dhe e ndan botën radhimjote nga hapësira e tërë e këtij deti të pastër dhe të ngrohtë, duke krijuar një gji (gjirin e Vlorës) të qetë të detit Adriatik, që në mëngjes ndrit si pasqyrë.

Në horizontin e këtij deti, duket ishulli misterioz i Sazanit, nga i cili deri në Itali mund të zgjatësh dorën. Në se natën do ndodhesh në malin Lungara që është mbi Radhimë, mund të shikosh llampat e ndezura të qyteteve Italiane. Ambjenti ekologjik në Radhimë është një nga më të shëndetshmit në Shqipëri. Ajri është aq i qartë dhe i pastër sa që ju mund të shikoni çdo gjë shumë shumë larg. Duket sikur nëpërmes tij ju shikoni të ardhmen. Këtë ajër, ju mund ta pini si verë. Ky është ajri i Atdheut tim të largët, ajri ku kanë jetuar dhe jetojnë sot radhimjotët, fshatarët e mi të dashur.

Page 4: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Si çdo fshat në botë edhe Radhima ka historinë dhe enigmat e saj, të cilat me shekuj, jetojnë dhe trashëgohen nga gjenerata në gjeneratë, në mëndjet e banorëve të saj.

Matematikisht është vërtetuar se pо të dish si kanë jetuar banorët e fshatit në të kaluarën dhe si po jetojnë sot, mund ta përshkruash me saktësi si do të jetojnë dhe do të veprojnë në të ardhmen. Sidomos, kur sot ata mendojnë dhe punojnë për të arritur një jetë më të shkëlqyer, shumë më të mirë nga e sotmja.

Deri më sot mbi jetën dhe historinë e Radhimës dhe jetën e radhimjotëve, janë shkruar mjaft tregime dhe libra si librat e Zenel Hamitit dhe Neki Lameborshit, me vlerë të lartë historike dhe letrare, po ashtu dhe librat fantastike për Radhimën të Arshi Ramosaçoj dhe poezitë e Alket Ramos si dhe autorëve të tjerë, shkrimet e të cilëve i janë dedikuar Radhimës. Këto libra e tregime për Radhimën më kanë frymëzuar, mua të krijoj këto rreshta, duke çfrytëzuar mjaft të dhëna historike veçanërisht nga libri i Nekiut “Bota Radimjote”. Gjithashtu i shtytur nga nostalgjia që kam patur dhe kam për fshatin tim dhe Shipërinë, në këtë libër, të dashur lexues, do njiheni me veprat e burrave të Radhimës e të burrave shqiptarë, që janë të lidhura me njëri-tjetrin.

Burrat radhimjotë, me punën vetmohuese dhe shumë të gjatë jetësore, me veprat e tyre patriotike, me gërma të arta e kanë shkruar historinë e Radhimës. Radhima është një nga fshatrat e shumta të rrethit të Vlorës. Siç e tregojnë edhe zbulimet arkeologjike, ka qënë vend i banuar rreth 500-300 vjet p.e.s. Kërkimet e mëtejshme mund të vërtetojnë se ky vëndbanim mund të jetë akoma më i lashtë. Historia e saj tregon se Radhima ka qënë pjesë përbërëse e Himarës (Kimerës) e me vone Labërisë (Japigjisë), si pasardhës të Japygëve ilirë. Kurse nën sundimin Osman ka qenë nën administrimin e vilajetit të Kaninës.

Radhima si fshat është ndërtuar në një luginë me pesë maja, po ashtu si dhe qyteti Pjatigosk i Kaukazit të Rusisë i ndërtuar në pesë male, i cili njihet në gjithë botën për vrasjen e poetit të madh Lermontovit në duelin me Martinovin. Pjatigorski sot njihet edhe si

Page 5: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

5

qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim.

Kurse Radhima njihet sot si fshati i poetit të madh Jeronim De Radës si dhe fshati më i gjelbër në krahinën e Dukatit, me burra dhe djem të zgjuar, me karakter shqiptari. Në territorin e këtij fshati rriten shumë llojë bimësh frutore, pyjore endemike dhe ekzotike, që e kanë zbukuruar dhe do ta zbukurojnë akoma më shumë në të ardhmen këtë vënd të bekuar nga Zoti. Sot Radhima njihet si një nga fshatrat e bukura të bregdetit Adriatik. Sot është fshati i njohur në Shqipëri, i ndërtuar qush në kohët e lashta 160 metra mbi nivelin e detit. Banorët e saj janë marrë me bujqësi dhe blegtori.

Por nga fillimi i shekullit XXI radhimjotët kanë zbritur nga fshаti i vjetër dhe i kanë ndërtuar shtëpi të reja në buzë të detit Adriatik. Radhima e sotme në buzë të detit, ka formuar një qytet të vogël dhe të bukur turistik, me hotele dhe vila të shumta për pushim të turistëve, i njohur në gjithë Shqipërinë. Kurse nga Sajt-i në internet, “Radhima dhe radhimjotët” ka filluar të bëhet e njohur dhe në shtetet e Botës, si për bukurinë e vëndit ashtu dhe për komoditetet turistike që ajo u afron të huajve.

Radhima e re, ka një sipërfaqe prej 3500 hektarësh tokë, e ndërtuar tani në bregdetin Adriatik, me plazhe që fillojnë nga Manevreroi dhe mbarojnë tek derdhja e lumit Izvor, me një gjatësi prej 7.5 km. Shumica e bregdetit të Radhimës është i mbuluar me rërë të hollë, kurse një pjesë e vogël me zhavor, gjë që vlerësohet shumë nga turistat, që pushojnë gjatë verës. Në Radhimë deti Adriatik, formon gjirin më të qetë në Shqipëri, që sot është pjesë e pa ndarë e Radhimës së re, i cili e zbukuron jo vetëm këtë fshat por dhe gjithë krahinën e Dukatit.

Gjiri më i qetë në Adriatikun jugor, është i mbrojtur nga erërat; nga perëndimi nga mali gjigand shkëmbor i Karaburunit dhe nga ishulli misterioz i Sazanit, nga lindja mbrohet nga mali i Lungarës, nga jugu

Page 6: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nga mali i Tragjasit dhe Llogoraja, kurse nga veriu nga skela e Vlorës. Të gjitha këto fortesa natyrore e mbrojnë detin nga erërat e ndryshme. Prandaj gjiri i detit Adriatik në Radhimë, në përgjithësi është gjithmonë i qetë. Po ta vëresh detin në mëngjez nga Hunda e Erizit, duket si pasqyrë e gjallë gjigande, në të cilën mund të shikosh me orë të tëra pa u mërzitur, sepse në sipërfaqen e kësaj pasqyre, dallohen lodrat e shpeshta të peshqëve, shpina ose bishti i ndonjë Delfini, që me shpejtësinë e notimit të tij e thyen këtë pasqyrë në copa të ndryshme. Megjithëse Radhima është një fshat bregdetar, radhimjotët nuk janë marrë kurë me gjuetinë e peshkut. Kryesore në jetën e radhimjotëve kanë qënë bujqësia dhe blegtoria.

Klima e butë i ka lejuar radhimjotët të rritin ullirin, vreshtat, agrumet, drurët frutore si fikun, mollën, dardhën, ftoin, manin, kumbullat, arrat etj. Gjithashtu në Radhimë merreshin dhe me rritjen e valanidhit, që gëzhojat e tyret shërbejnë si lëndë e parë për regjien e lëkurave të bagëtive.

Në Radhimë përveç drurëve pyjorë, rriten edhe shkurret e klimës mesdhetare si mercinia, koçimarja, xina, shqopja, lofata, fsaka e të tjera shkurre të kësaj klime. Qysh në kohët e lashta konditat klimatike u kanë lejuar banorëve të Radhimës së sotme, kultivimin e perimeve dhe zarzavateve të ndryshme duke përfshirë edhe domaten e hershme, pa përdorimin e serave. Në tokat pjellore të Radhimës rriten dhe japin prodhimtari të lartë agrumet, fiqtë, ullinjtë, pjeshkët, zerdelitë, bajamet, mollët, dardhët, shegët, ftonjtë, hardhitë dhe shumë drurë të tjerë frutorë. Prodhimtari të madhe japin në Radhimë dhe bimët e baçave si perimet dhe zarzavatet e shumë llojshme, po ashtu dhe pjepra e shalqinj të varieteteve të ndryshme.

Shtëpitë e radhimjotëve janë gjithmonë të pastra, dyshemetë të shtruara me qylymë të endur në argali (tezgja) nga gratë dhe vajzat radhimjote. Burrat radhimjot janë punëtorë të shkëlqyer, burra nderi, familjarë të mirë, edukuesa të mrekullueshm të fëmijëve, burra të fjalës dhe besës, patriotë të zjarrtë dhe luftëtarë trima për drejtësi dhe pavarësi.

Page 7: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

7

Gratë e Radhimës janë si arusha mali të shkathta, besnike, të bukura, të zgjuara dhe të dashura. Mbi të gjitha, ato janë nikoqire të mrekullueshme dhe pjellore me nam. Të rralla janë gratë që në Radhimë të kenë lindur tre fëmijë, shumica e tyre kanë lindur nga katër, pesë deri në dymbëdhjetë e më shumë fëmijë. Qysh në foshnjëri, vajzat e Radhimës mësohen të gatuajnë, të qepin, të bëjnë çorape dhe triko, të endin në argali sixhade, qylymë e shumë gjëra të tjera me vlerë të lartë artistike. Psh. sixhadeja e Dudë Lames në vitin 1949 u zgjodh nga e gjithë Shqipëria si dhurata më e vlefshme për Stalinin me rastin e 70-vjetorit të ditëlindes së tij.

Për Radhimën dhe radhimjotët si kanë jetuar, si jetojnë dhe si do të jetojnë në të ardhmen do t’i lexoni në këtë libër të shkruar në Moskë, mbas 55 vitesh i mërguar, me dashuri dhe mallëngjim për Radhimën dhe Shqipërinë, atdheun tim të dashur dhe të pa harruar, deri sa të vdes.

Prejardhja e Radhimës dhe emri i saj.

Radhimjotët si dhe i gjithë populli shqiptar janë njerëzit më të vjetër të Evropës. Qysh në kohët më të lashta radhimjotët kanë banuar në gadishullin Ballkanik, në truallin e Radhimës të sotme. Si e spjegojnë legjendat emri shqiptar dhe emri radhimjot kanë të njejtën prejardhje, d.m.th. prejardhje trimërie dhe zgjuarsie të banorëve të këtij vëndi.

Legjenda e parë për emrin Shqiptar tregon se një djalë trim dhe i shkathët doli për gjah në mal. Në një nga faqet e malit po fluturonte një shqiponjë e madhe, që mbante një gjarpër në kthetrat e saj, e cila ndaloi në majë të një shkëmbi. Mbas pak kohe shqiponja u largua prej shkëmbit dhe u zhduk në faqet e maleve. Mbasi iku shqiponja, djali, me mjeshtërinë e alpinistit u ngjit në majë të shkëmbit, ku gjeti çerdhen e shqipes me zogun e vogël që po luante me gjarpënin e vrarë.

Page 8: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Duke shikuar me admirim zogun e vogël, djaloshi për një çast dalloi se gjarpri nuk kishte ngordhur. Befas ai lëvizi, ngriti kokën, nxori thimthin dhe donte të pickonte zogun e shqipes. Në atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau gjarprin me shigjetë. Mandej e mori zogun e shqipes në duar dhe u nis për në shtëpi. Befas, gjatë udhëtimit për në shtëpi, dëgjoi mbi kokën e tij zhurmën e krahëve të shqipes, e cila me zë njeriu i foli:

"Pse ma grabite zogun?" Jo - ju përgjegj djaloshi - unë nuk ta kam grabitur zogun! Zogu tani është i imi, sepse unë e shpëtova atë nga gjarpri, që ti

nuk e kishe mbytur. "Ma jep zogun tim - i tha shqiponja - dhe unë do të shpërblej me

mprehtësinë e syve të mi dhe me fuqinë e krahëve të mi. Ti do bëhesh njeri i pamposhtur - shtoi shqiponja - dhe ty do të flasin me emrin tim!”

Djaloshi, pasi u mendua pak, ja dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu u kthye në një shqiponjë të fortë dhe filloi të fluturonte mbi kokën e djaloshit, i cili tani edhe ai ishte bërë burrë. Ajo çdo ditë, i jepte këtij burri, këshilla të mira veprimi. Si pas këshillave të shqiponjës, me harkun e vet vrau shumë kafshë të egra dhe të dëmshme të pyllit dhe me shpatën e tij vrau shumë armiq të vëndit. Populli i çuditur nga këto vepra të gjuetarit trim, e zgjodhi mbret të vendit. Burrit ja vunë emrin Shqiptar, që do thotë "Bir i Shqipes" dhe mbretërisë së tij “Shqipëri”, që do të thotë "Vendi i Shqiponjave”. Kokat e shqiponjave në flamurin tonë sot i kanë gjuhët si gjuha e gjarpërit, d.m.th. që ato kanë karakter kozmik, prandaj flamuri ynë është aq i dashur për shqiptarët, ashtu si dhe ndërgjegja njerëzore. Gjithashtu në flamurin shqiptar i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij, të gjitha etapat historike, nëpër të cilat ka kaluar jeta e shqiptarit. Ngjyra e kuqe e flamurit, tregon gjakun e derdhur të shqiptarëve për lirinë e Kombit.

Për sa i përket gjuhës të gjarpërit, shpjegohet se në shumë vise shqiptare “kulti i gjarpërit” ka patur rrenjë të thella në të gjitha

Page 9: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

9

krahinat e shqipërisë, veçanërisht, për gjarpërin e bollës së shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse; në Radhimë ka shumë histori për të. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek ilirët e lashtë, sidomos tek dalmanët. Në malësitë tona, deri më sot mendohet se çdo shtëpi në Shqipëri, ka gjarpërin e vet mbrojtës.

Gjuhët e shqiponjës dy krenare i ngjajnë gjuhës të gjapërit. Kjo do të thotë se Shqipërinë, përveç trimave shqiptarë, atë do ta mbrojë dhe Zoti, nga çdo e keqe që i rrotullohet asaj. Skënderbeu trim dhe i mençur, gjuhët e shqipes i bëri si gjuhë gjarpëri, që të jetë jo vetëm si simbol i ruajties të Shqipërisë nga luftëtarët trima, por të ketë ndihmën e gjarpërit, që është simbol i mbrojties nga Zoti i çdo shtëpie të shqiptarëve.

Legjenda e dytë për Radhimën tregon se një djalë trim i quajtur Dhimitër (populli me përkëdhelje i fliste Dhima), në moshë 17 vjeçare i hipur në kalin e tij azgan shkoi në stan për të parë dhitë, që i ruanin dy qentë e tij të fortë. Sapo ju afërua stanit, ai dalloi katër kusarë që po i nxirrnin dhitë nga vathi dhe dy qentë e tij të vrarë. Dhima u bërtiti kusarëve: “O miq të pa ftuar ju këshilloj t’i lini dhitë rehat dhe të shkoni me të mirë në shtëpitë tuaja”.

Por si përgjigje dëgjoi: “Ty akoma nuk të është tharë qumështi i nënës në buzë, prandaj more djalosh shko nga erdhe dhe mos na urdhëro të largohemi! Ne kemi ardhur që detyrën tonë ta kryejmë mbarë ashtu si na kanë porositur”.

Dhima sapo dëgjoi të tillë përgjigje, i erdhi inati në majë të hundës. Urdhëroi kalin e tij azgan dhe ju vërsul kusarit që ishte më afër, të cilin e la të vdekur në vend me goditjen e parë. Në atë moment djaloshit ju vërsulën të tre kusarët e tjerë. Për tri ditë dhe tre net Dhima luftoi me shpatën e tij të mprehtë kundër kusarëve të stanit dhe doli fitimtar. Mbasi i futi dhitë në vath dhe e mbylli vathin, i hipi kalit dhe u nis për në shtëpi.

Page 10: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Populli i vendit, që e mori vesh fitoren e Dhimës, doli ta priste në majë të Bregut. Dhima i lodhur dhe i raskapitur nga tre ditë dhe tre net luftë me kusarët, e kish zënë gjumi në shalë të kalit dhe sapo u fut në majë të Bregut ku e priste populli, në sy të tyre, u rrëzua nga kali. Populli me një zë bërtiti: “Ra Dhima!, Ra Dhima!, Ra Dhima”.... Por Dhima me një herë u ngrit në këmbë dhe i bindi të pranishmit se ai është trim i vërtetë. Mandej pleqësia e fshatit, e gëzuar për një trim të tillë vendosi që për nderin e Dhimës ta quaj fshatin Radhimë, kurse banorët e fshatit, radhimjotë, që do të thotë trima si Dhima.

Kjo legjendë tregon për trimërinë e djemve radhimjotë, qysh në kohët më të lashta të formimit të saj si fshat, të cilët të pa trembur nga çdo armik, qofshin kusarë, grabitësa ose pushtues, kanë mbrojtur pronën e tyre pa pasur frikë. Si tregon historia: Начало формы Shqiptarët dhe radhimjotët me shekuj kanë luftuar kundër armiqve të ndryshëm për pavarësinë e atdheut dhe për të drejtat e tyre, për të qenë nikoqirë në këtë truall që ua dhuroi Zoti. Si tregojnë legjendat: kur Zoti krijoi Botën, Arbërisë ose Shqipërinë e sotme i dhuroi vëndit male të larta; ndër ta malin e Korabit, me një gjatësi prej 40 km, që pika më e lartë e tij arrin në 2764 m mbi nivelin e detit, i cili është gjithmonë i mbuluar me borë. Vargmali i Korabit në zonën e tij krijon elementët e klimës Alpine. Me shekuj Korabi është si monument i pavdekshëm i Shqipërisë dhe i Maqedonisë, po ashtu si dhe mali Ararat, monument i pa vdekshëm i Iranit, Azerbazhanit, Armenisë dhe Turqisë. Si Korabi dhe Ararati sot njihen si mite të kohës së Noes.

E gjithë Shqipëria qendrore dhe jugore gjithashtu është e mbushur me male. Në krye të tyre është dhe mali kreshnik i baba Tomorrit me lartësi mbi nivelin e detit 2417 m, që deri më sot përveç bukurisë të tij, Ai është dhe simboli i fesë Bektashjane, që dje i kanë kënduar shumë poetë shqiptarë.

Fushat në Shqipëri kryesisht, zenë pjesën perëndimore të vendit, për gjatë bregdetit Adriatik. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës 800 m mbi nivelin e detit. Ndërsa fushat e tjera

Page 11: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

11

gjenden gjatë lumenjve kryesorë si Vjosa, Devolli, Shkumbini, Erzeni, Drini, Mati dhe Buna. Ndërsa fushat e Radhimës kryesisht janë si brez i hollë gjatë bregdetit Adriatik.

Shqipëria, nga klima bën pjesë në brezin klimatik subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të gjatë e të nxehtë. Me një fjalë Shqipëria e sotme është shtet i vogël me sipërfaqe 28748 Km2, por me kontraste të shumta klimatike dhe malore.

Pra kështu Zoti i krijoi Shqipërisë konditat më të mira për t’u bërë vendi më i preferuar për pushime gjithëvjetore për shqiptarët dhe banorët e shteteve të Botës. Veti të cilat do të shfrytëzohen intesivisht për turizëm në të ardhmen.

Radhimës, Zoti i dhuroi një vënd me male jo të larta të veshura me pyje përralli, dushku, valanidhi, shkoze, panje, pishe, bredhi dhe drurë të tjerë pyjorë. Të gjithë këta pyje, në kohët e lashta, ishin të mbushur me kafshë dhe shpendë të ndryshme të egra. Nga malet dilnin burime të shumta me ujë të mjaftueshëm për të pirë dhe ujitur. Me klimën e saj të butë në Radhimë 300 ditë në vit janë me diell, duke e bërë fshatin më të preferuar për pushme gjithëvjetore të shqiptarëve.

Radhimjotët, siç e tregon historia, e filluan jetën e tyre, si dhe e gjithë bota me gjueti. Filluan të zbutin dhitë e egra dhe të merren me blegtori dhe bujqësi. Jetën e gjatë, të radhimjotëve në këtë truall të bekuar, e vërtetojnë kërkimet arkeologjike të kohëve të fundit. Në territorin e Radhimës janë zbuluar sende të ndryshme të përdorimit të përditshëm si lotore, kupa, amfora, poçe dhe objekte të tjera qeramike, vathë e unaza të shekujve të V-II p.e.s. etj.

Sipas të dhënave popullin e Radhimës e pagëzoi në fenë krishtere Pavli i Shenjtë, qysh në shekullin e parë pas vdekjes të Krishtit. Pikërisht në atë kohë kur sapo erdhi nga italia. Radhimjotët e fesë ortodokse nën udhëheqjen e Pleqësisë të fshatit, kanë punuar dhe

Page 12: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

kanë jetuar si dhe gjithë fshatarët e jugut të Shqipërisë të ndershëm dhe të vëllazëruar, duke luftuar kundër pushtuesve, shumë të shpeshtë për gjithë Shqipërinë dhe sidomos për atë të jugut.

Për shëmbëll, pleqësia e fshatit Radhimë në fillim të shekullin e XV, përbëhej nga burrat më të zgjuar dhe trima të fshatit të tillë si Jorgo Kosta, Pal Kola, Stamo Nikolla, Dimo Polo, Jorgo Prongjiri, Stamo Mitri, Gjin Bali, Jani Stamo dhe Jorgo Polia. Pleqësia e fshatit ishte në të njejtën kohë edhe pushteti i fshatit. Ligjet e Pleqësisë, që ishin marrë nga Kanuni i Labërisë, për Pleqësinë e Radhimës ishin bërë jo vetëm ligje për drejtimin e fshatit, por dhe kode të fuqishëm të jetës familjare dhe shoqërore. Pra ligjet e Pleqësisë ishin në të njëjtën kohë edhe ligje civile, ligje pune dhe ligje nderi.

Këto ligje, me kalimin e kohës u bënë për Radhimën procedurë e një eksperience juridike gjeneratash, të cilat çdo fshatar i mësonte përmendësh. Gjithashtu çdo prind ua mësonte fëmijëve, që edhe ata t’ua mësonin fëmijëve të tyre. Ato ligje dhe zakone duhet t’i mbanin mënd, në mënyrë që kur të rriten t’i zbatojnë në jetë dhe t’ua mësojnë fëmijëve të tyre. Me vite të tëra, ligjet e Pleqërisë zbatoheshin në Radhimë pa asnjë kundërshtim, nga të gjithë fshatarët. Në rast se Jorgo Polia, antar i Pleqësisë, që në të njëjtën kohë ishte dhe rojtar i fshatit, po të njoftonte Pleqësinë se fshatari Vaso Bala, një djalë çapkën, i biri i Qirko Balës, preu në Drumbe pa leje një lis, Pleqësia e thërriste kryetarin shtëpisë Qirko Balën, duke i bërë atij vërejtjen e Pleqësisë “Për pabesinë e familjes të tij karshi fshatit”. Ta dënoje radhimjotin për pabesi ishte dënimi më i rëndë që ekzistonte për ta. Po i tillë qe dhe për Qirko Balën. Mbas turpit të madh që ndjeu Qirko Bala për mëkatat e të birit, u bëri lutje Pleqësisë, për faljen e gabimin të bërë nga djali. Pleqësia e Radhimës e kosideroi fajin e djalit të Qirko Balës, faj shumë të rëndë. Por duke dëgjuar lutjet dhe premtimet e Qirkos e zbuti fajin e tij. Pleqësia i caktoi çmimin e gjobës më të vogël. Vlera e gjobës për çdo dëm të bërë nga fshatarët, zakonisht ishte nga dy deri në pesë herë më e madhe nga vetë dëmi i

Page 13: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

13

bërë. Çdo gjobë e caktuar nga Pleqësia, që paguhej nga dëmtuesit, përdorej vetëm për të ndimuar fshatarët në nevojë të fshatit. Në rastin tonë, Qirko Balën e dënuan të therte dy dhi dhe t’ua jepte mishin familjes të Dino Dinaqit, që ka 10 fëmijë, shumica e tyre akoma të mitur dhe Jorgji Muços, që ka dy pleq të moshuar dhe një tufë fëmijë akoma të vegjël, të pa aftë për punë.

Urdhëri i Pleqësisë duhej të plotësohej brënda një jave. Për zbatimin e ligjit, përgjigjej Jorgo Polia, që e informonte Pleqësinë, sapo të paguhej faji. Në rast se zbatimi i urdhërit të Pleqësisë nuk plotësohej brënda afatit, dëmtuesi dënohej me dyfishin e gjobës të parë, në rastin tonë me therjen e 4 dhive. Nëqoftëse dënimtari refuzonte t’i plotësonte urdhërat e Pleqësisë, ajo kishte të drejtë ta dëbonte atë nga Radhima.

Duhet theksuar se Pleqësia e fshatit zgjidhej në mënyrë demokratike, për gjithë jetën e tyre duke votuar i gjithë fshati. Zëvendësimi i atyre që ndërronin jetë, bëhej prap me aprovimin e të gjithë fshatarëve. Drejtësia në zbatimin e ligjeve të Pleqësisë ka qenë gjithënjë, një shprehje e vëllazërimit dhe e zhvillimit të fshatit të Radhimës në të kaluarën. Për drejtësinë e çdo veprimi, me një herë mbas zgjedhjes të saj, e gjithë Pleqësia bënte betimin “Për Besë”, duke e vënë dorën mbi Biblën. Që do të thotë se për çdo veprim të Pleqësisë do zbatohen ligjet me urtësi në emër të Zotit.

Prandaj formula e betimit “Për Besë” ishte beja më e fortë për çdo shqiptar e radhimjot, se sa betimet “për atë qiell”, “për atë dhe”, “për atë bukë”, “më plaçin sytë” e të tjera betime të shiptarëve. Betimi “Për Besë” ishte garancia e veprimit të drejtë të pleqësisë, prandaj nuk kishe mundësi ta kundërshtoje veprimin e tyre.

Radhima, qysh në atë kohë dallohej prej fshtrave të tjera për urtësi, drejtësi dhe dituri. Dëshirën për të mësur në shkolla të vendit ose jashtë shtetit, radhimjotët dalloheshin nga burrat e shumë fshatrave të tjera për diturinë dhe urtësinë e tyre.

Page 14: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Për shembëll, kur u bë e qartë zaptimi i Shqipërisë nga barbarët Osmanë dhe sidomos mbas okupimit të një pjese të Shqipërisë nga ushtria osmane, me këshillat e prindërve, pjesa më e zgjuar e rinisë u largua nga Radhima për në Itali. Duhet theksuar se populli Italian, qysh në kohët e lashta, kishte simpati për racën Arbëreshe. Historikisht dihet se dy perandorë romakë kanë qënë me origjinë arbëreshe, dhe kujtohen në Itali si perandorët më bujarë. Prandaj Qeveria Italiane i strehoi vëllezërit ortodoksë dhe katolikë të arratisur nga Shqipëria, duke i vendosur me dhjetra mijëra vetë në luginën pjellore të Lombardisë.

Nga burrat e të arratisurve nga Shqipëria, Klementi XI në shekullin e XVIII u zgjodh Papë i Vatikanit, i vetmi shqiptar, që e drejtoi Vatikanin në mbi 20 vjet. Kurse nga emigrantët e Radhimës, në fillim të shekullit XIX lindi një djalë i zgjuar zeshkan me emrin Jeronim De Rada (1814 – 1903), i njohur në Itali si një nga poetët e mëdhej të rilindjes.

Siç e tregojnë faktet historike, Shqipëria dhe Radhima, qysh prej shek. II p.e.s. u pushtua fillimisht nga Roma, më pas nga osmanët dhe nga shumë të tjerë. Këtë e vërtetojnë monedhat me shkrimet romake, osmane, italiane, greke, sërbe dhe gjermane që janë gjetur në kërkimet e ndryshme arkeologjike në Radhimë.

Sundimi Osman në Radhimë

Është e ditur, se nga mezi i shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës, pjesën juglindore të Azisë perëndimore dhe Afrikën veriore, duke u bërë kështu Perandoria Osmane, një fuqi e madhe në Euro-Azi dhe Afrikë. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimeve të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (1520–1566). Ajo mbeti e fuqishme për dy shekuj me radhë, deri sa filloi Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) që e detyruan Qeverinë Osmane të heqë dorë nga territoret strategjike të Evropës. Kjo qe shenja e parë e rënies së fuqisë të saj ushtarake dhe pasurive të dikurshme turke në Botë.

Page 15: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

15

Reforma e Tanzimatit në shekullit XIX, kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, prandaj e ndaloi pushtimet dhe përhapjen e mëtejshme të perandorisë osmane. Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u ndalua nga sulltan Abdul Hamidi II në vitin 1878, për t’u rikthyer më vonë në xhonturqit (1908). Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë e saj, kurse Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën.

Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti popujt e Ballkanit për çlirimin e tyre (1912–1913), të cilët i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe Ballkan. Këto humbje sollën grushtin e shtetit osman të vitin 1913, ku shteti u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që i bashkuan fuqitë qëndrore në Luftën e I Botërore (1914–1918), të cilët më në fund u mundën nga Fuqitë aleate.

Përpjekjet e xhonturqëve për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundër Fuqive pushtuese osmane, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku. Konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërnda, duke shpallur pavarësinë dhe krijimin e shumë shteteve të reja në Evropë dhe Ballkan. Meqenëse jemi duke përshkruar pushtimin osman në shekullin e XV, po ua kujtoj lexuesve se okupimi i Radhimës u krye mbas ikjes së princeshës kaninjote nga Shqipëria. Vetëm atëhere Kanina, Radhima e pastaj me radhë fshatrat e tjera të jugut të Vlorës u pushtuan nga turqit (1421), të cilët brenda një viti bënë regjistrimin e popullsisë dhe pasurisë të shqipëtarëve me qëllim që sipas të të ardhurave të secilit, t’u caktonin taksat që duhej t’i paguanin Perandorisë Osmane.

Page 16: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Mbasi u konsolidua pushteti osman në viset lindore dhe qëndrore të Shqipërisë, trupat osmane nisën sulmet e tyre në drejtim të rajoneve perëndimore dhe jugore bregdetare të shqipërisë jugore, mandej dhe të Shqipërisë së Sipërme.

Sulmet vazhduan pa u ndërprerë nga viti 1385 deri në vitin 1402, për t’i rifilluar mandej pas një dhjetëvjeçari me sulme të tjera, akoma më të rrepta. Mbasi e zaptuan Zveçanin, më 1393 osmanët arritën të pushtonin përkohësisht Shkodrën, Ulqinin, Pejën e Krujën, të cilat i mbajtën deri më 1395. Në fund të shekullit XIV ata morën përkohësisht Janinën dhe pushtuan krahinat e Korçës edhe të Përmetit. Por në atë kohë sundimi i Perandorisë Osmane në Shqipëri nuk zgjati shumë mbasi në vitin 1443 u kthye në Krujë, Skënderbeu. Për 25 vjet shqiptarët jetuan të lirë, duke përballuar sulmet që ndërmernin shpesh turqit kundër Shqipërisë, në të cilat Skënderbeu dilte gjithmonë fitimtar.

Mbas vdekjes të Skënderbeut, turqit e okupuan përsëri Shqipërinë. Por në atë kohë fshatrat e jugut të shqipërisë, me në krye princin kaninjot Gjergj Aranitin, i rezistuan fuqive osmane, që nuk mundën ta pushtonin përkohësisht jugun e Shqipërisë. Prandaj vetë Sulltan Bajaziti II, në maj të vitit 1492 ndërmori fushatën më të ashpër për të pushtuar jugun e shqipërisë dhe gjithë Shqipërinë. Me një ushtri prej 60,000 vetësh dhe me flotën prej 300 anijesh filloi ta krehë jugun e Shqipërisë duke filluar nga Tepelena, mandej me radhë në tërë fshatrat e bregdetit të Himarës, duke përfshirë edhe krahinën e Dukatit e Radhimën. Bajaziti u betua para popullit të Turqisë, se nuk do të lejojë më kryengritjen e rebelëve shqiptarë e do t’i shtypë “arnautët” shqiptarë me shpatën e tij të fortë. Prandaj kuptohet se atje ku shkelte këmba e Bajazitit, mund ta imagjinoni se çfarë torturash kanë hequr fshatrat e jugut të Shqipërisë, sidomos ata të fesë ortodokse, po ashtu si dhe shumica e fshatrave shqiptarë që në atë kohë kishin mbetur akoma ortodoks ose katolikë. Të gjithë ato

Page 17: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

17

fshatra që okupoheshin nga Bajaziti hiqnin të zit e ullirit, jo vetëm nga torturat, por dhe nga taksat e rënda.

Taksat për fshatra krishterë, si dhe për Radhimën, ishin tri herë më të mëdha se sa taksat e fshatrave që kishin pranuar fenë myslimane. Radhima, atë kohë, si i gjthë bregdeti jugor i Shqipërisë, ishin ortodoks. Me vite të tëra fshatrat ortodoksë të Shqipërisë të jugut, kanë hequr mbi kurrizin e tyre të gjitha vështirësitë dhe krimet që zbatonin pushtuesit osmanë. Burrat e bregdetit jugor të Shqipërisë, Bajaziti i quante njerëz të pa bindur.

Më vonë, kur dhe ata pranuan të marrin fenë mysilmane, Bajaziti i quajti myslimanë që nuk bëhen synet... Kjo do të thotë se, në fshatrat e jugut, pavarësisht që shumë familje e kishin ndërruar fenë ortodokse në myslimane, vazhdonin të aspironin fenë ortodokse, të shkonin në kisha, që i kishin në afërsi të vëndbanimeve të tyre dhe gjithmonë ata urrenin pushtetin osman.

Në Radhimë, për shembëll, xhaminë e parë turqit e ndërtuan dhe e hapën në vitin 1886, pra shumë më vonë nga okupimi i Shqipërisë. Shumë familje radhimjote, për një kohë të gjatë vazhdonin ta quanin veten ortodoks.

Këtë e vërtetojnë disa fakte: Sot në Radhimë ka disa lagje ose vëllezëri, që janë më të

hershmet, të cilat mbajnë mbiemrat Gjik Hila, Gjik Nika, Ceko Dhima, Piko Dhima etj. Këta janë mbiemrat e fundit të kryefamiljarëve të fesë ortodokse që kanë jetuar në Radhimë. Lagjet me mbiemra ortodoks vërtetojnë se janë lagjet më të vjetra të banuara në Radhimë. Megjithatë duke gjykuar nga regjistrimet që u përmendën më lart, thuhet se në vitin 1431 Radhima ka pasur 30 familje, kurse pas 150 vjetesh, d.m.th. në vitin 1583 ka arriur 260 familje. Kjo rritje kaq e madhe e bën të arsyeshme të mendohet se pëveç rritjes natyrale të fshatit, duhet të kenë ardhur edhe shumë familje nga vendbanime të tjera.

Page 18: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Po ashtu mund të supozohet, që edhe nga Radhima ortodoksët mund të kenë ikur në fshatrat fqinj. Duke ju referuar të thënave të bashkëfshatarëve në shek. XIX në Radhimë ka jetuar Hasan Bonjaku, mysliman, që kishte kushëri të parë Jorgji Çaçin nga Palasa (ortodors). Kjo na jep të drejtën të supozojmë, se familja e Jorgji Çaçit mund të ketë qenë banore e Radhimës dhe mund të ketë ikur në Palasë. Nuk përjashtohet dhe mundësia që edhe të parët e Hasan Bonjakut të jenë shpërngulur nga Palasa për në Radhimë. Kjo situatë e fesë ortodokse në fshat, spjegohet që në Radhimë si dhe në shumicën e fshatrave të Labërisë, besimi fetar mysliman, në atë kohë, nuk hodhi rrënjë të thella.

Përveç këtyre fakteve ka shumë shkrime që vërtetojnë se myslimanizmi në Radhimë ka hyrë shumë vonë. Kjo ka ndodhur për arsye, se banorët inteligjentë ortogoks të Radhimës dhe fshatrave të tjera të jugut, kanë qënë të pakënaqur nga urdhërat e rrepta të Qeverisë Osmane, duke i detyruar banorët e kësaj krahine të paguanin taksa të rënda, të harronin gjuhën shqipe dhe fenë ortodokse dhe të mësonin vetëm gjuhën turke, që të bëhen të gjithë myslimanë. Për sqarim historik duhet thënë se pushtimi turk në Shqipëri ka filluar në vitin 1385, me qëndresë të përkohëshme vetëm në zonën lindore të Devollit të Korçës. Vlora dhe Kanina janë pushtuar në vitin 1417, Kurse Radhima dhe fshatrat e tjera të jugut të Vlores kanë hyrë për herë të parë nën pushtimin osman në vitet 1419-1421, këtë e vërteton regjistrimi i Radhimës që përfundoi në vitin 1431.

Ndër të tjera duhet theksuar se për krahinën e Dukatit pushtimi osman për një kohë të gjatë qé formal. Deri në vitin 1492 Labëria ku bënte pjesë Himara dhe e gjthë krahina e Dukatit, kanë qenë të pa nënshtruar duke u kthyer më vonë si vatër kryengritjesh. Mosbindja dhe mospagimi i taksave qé një fenomen i përgjithshëm në të gjithë Sanxhakun e Vlorës, ku faktikisht pjesa më e madhe e saj ishte jashtë kontrollit osman. Bajaziti, që filloi luftën e ashpër kundër jugut të Shqipërisë, në fillim u vendos në Tepelenë, nga ku nisi ekspeditën luftarake në korrik

Page 19: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

19

1492 kundër gjithë Labërisë. Duke sulmuar nga deti me flotën e tij të madhe, u bë e mundur pushtimi i kalasë të Himarës dhe Sopotit (Borshit), ndërsa trupat e tjera të kavalerisë dhe këmbësorisë u nisën nga Vlora në drejtim të fshatrave të bregdetit, duke filluar që nga Radhima deri në Himarë.

Në të gjitha fshatrat që okupoheshin nga ushtria turke, me një herë fillonin masakrat ndaj banorëve, me vrasjen e të pa feve dhe djegien e shumë shtëpive të tyre. Të detyruar nga ashpërsia e ushtrisë osmane popullsia e kësaj krahine doli me armë në male kundër armatës të Bajazitit. Fshatarët e jugut dolën ta prisnin ushtrinë e Bajazitit në dy faqe malesh, duke luftuar trimërisht kundër fuqive osmane. Por në njërën faqe të malit luftëtarët fshatarë mbetën pa ujë dhe ushqime. Në saje të kushteve të mira që u premtuan turqit vendosën të dorëzohen.

Por turqit në të vërtetë dolën të pa besë. Menjëherë mbas dorëzimit të shqiptarëve, turqit fillun t’i vrasin robërit, t’i masakronin, kurse ata që mbetën (gra dhe fëmijë) i internuan në vende shumë të largëta. Por në faqen tjetër të malit (këtu nënkuptohet Himara) qëndruan duke luftuar deri sa vet Sulltan Bajaziti u detyrua të pranonte të drejtën e vetqeverisjes dhe mbajtjen e armëve në krahinën e Himarës, ndërkohë që Radhima duke qenë fshati i parë i sulmit osman u bastis e u dogj, (shpëtoi kush u fsheh në pyjet e dendur). Mbas këtyre luftimeve, pushtuesit osmanë, duke parë se kjo krahinë (Labëria me Himarën) ishin të panënshtruar, në vitin 1537 (në kohën e sundimit të Sulltan Sulejman Kanuniut), filluan përsëri luftimet. Në letrën e tij të dërguar Portës së Lartë, komandanti i trupave turke të Vlorës shkruan:

Page 20: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

“Mbasi unë, besniku juaj u ngarkova me urdhërin e nderuar e të lartë Tuajin për sulmuar kalanë e ndërtuar nga Mahmut Pasha, në të dalë të Kurveleshit pranë grykës në afërsi të Dukatit.

Kësaj here me ushtarët që grumbullova, marshova në atë drejtim dhe kur arrita në vendin e caktuar, një tradhëtar i quajtur Koçi, duke qenë i bashkuar me kryengritësit e Kurveleshit dhe krahinës të Dukatit, u lidh me ta me besa-besë dhe u mbyll në kështjellë me 200-300 luftëtarë nga kryengritësit e fshatrave të jugut. Kur filloi lufta, me një herë u erdhën atyre ndihmë vullnetarë nga fshatrat për rreth. Kështu, kështjella qe rrethuar nga të katër anët, dhe u zhvillua një luftë e përleshje akoma më e madhe, si me ata që ishin brënda dhe me ata nga jashtë kalasë. Në këtë mënyrë lufta vazhdoi katër ditë e katër net në të dy krahët.

Më në fund, ditën e pestë, më 18 të muajit, patëm për qëllim të sulmonim kalanë, por të mallkuarit që ishin brënda, u kishin mbaruar ujët dhe shumica nga ata që u erdhën në ndihmë, nga rezistenca e ushtarëve të mi, kaluan në shpatin tjetër të malit.

Në këto kushte të rrethuarit mbetën të demoralizuar dhe me shpresë se mund të shpëtonin, deshën të arratisen duke hapur portën e kalasë afër mbrëmjes, gati për të ikur. Ushtaret e mi i sulmuan, dhe me ndihmen e Zotit e zaptuan kalanë, duke ju prerë kokën 30 vetave, nga më të zgjedhurit e atyre të mallkuarve kurveleshas, nga fshatrat Nivice, Dukat, Tragjas, Radhimë, Kuc, Brataj; së bashku me tradhëtarin Koçi. Ditën e nesërme kalanë e rrafshuam duke e bërë një me tokën”. Emrin e kryetarit të kryengritësve që Bajaziti e cilëson me emrin Koçi, nuk e tregon në letrën e tij se nga cili fshat ishte, por supozohet se ka qënë nga Dukati. Radhimjotët si dhe fshatarët e tjerë të krahinës (Himarë - Dukat) që morën pjesë në luftimet që u zhvilluan kundër ushtrisë turke jashtë kalasë u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre. Fshatarët e krahinës Dukat-Himarë, përveç luftrave të përhershme kundër ushtrisë osmane, ata nuk u bindeshin urdhrave qeveritare për pagimin e taksave të rënda që rriteshin nga viti në vit.

Page 21: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

21

Fshati i Radhimës, sipas regjistrimit, në vitin 1583 ka pasur 260 shtëpi ortodokse, duke qënë kështu fshati më i madh në krahinën e Dukatit, (Dukati ka patur 100 shtëpi dhe Tragjasi 86 shtëpi). Radhima sipas këtij regjistrimi ka patur 47 meshkuj beqarë, të aftë për punë dhe luftë, të cilët paguanin taksë të veçantë, atë të beqarisë. Në Radhimë sipas rregjistrimit, kishte gjithësejt 107 burra të aftë për luftë. Kështu që Radhima duhej të dërgonte çdo vit nga dy rekruta për të shërbyer në ushtrinë turke. Këtë urdhër për Radhimën e zbatuan me një herë. Në shekullin e XIX nga Radhima me forcë u morën për të shërbyer në kavalerinë turke dy djelmosha të hedhur nga trupi, Lame Halil Lameborshi dhe Kajtas Sherifi Mjalti, të cilët i dërguan për të luftuar kundër rebelëve jemenas. Ata luftuan 10 vjet si kavalierë të ushtrisë osmane dhe u kthyen nga nizami në Radhimë, burra të pjekur dhe revolucionarë të ashpër kundër pushtuesve barbarë dhe taksave të tyre që rëndonin në shpinën e bashkëfshatarëve. Në atë kohë të ardhurat që vilte shteti turk nga Radhima ishin: - 7.635 - akçe (vilej nga çdo kryefamiljar i krishter, 25 akçe për njeri) - E dhjeta e grurit = 10750 akçe. - E dhjeta e elbit = 5600 akçe - E dhjeta e tagjisë = 380 akçe - E dhjeta e mushtit të verës = 970 akçe - E dhjeta e linit = 200 akçe - E dhjeta e reçelit = 360 akçe, - E dhjeta e valanidhit = 3450 akçe - E dhjeta e ullirit = 1000 akçe - E dhjeta e frutave = 150 akçe - Gjoba për dëme që bënin bagëtia = 800 akçe - Takse për 9 mullinj = 270 akçe - Taksa për 4 dërstila = 135 akçe - Taksa kullote = 1180 akçe - Taksa për perime = 470 akçe

Page 22: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

- Taksë për derra = 50 akçe - Tasa për beqarët = 150 akçe etj.

Shuma e të ardhurave që merrte shteti turk, nga Radhima ishin 34100 akçe. Duke marrë si masë një akçe, ajo ishte baras me 1.2 kg grurë, mund të thuhet se taksat kanë qënë shumë të rënda për Radhimën. Një regjistër i turqisë i vitit 1583 tregon se shumica e taksave të Radhimës kalonin në arkën e shtetit turk dhe në xhepin e feudalëve që kishin ngritur çifliqet e tyre në krahinën e Dukatit.

Nga ana tjetër vërehet, se në produktet bujqësore që prodhonte fshati Radhimës, një vënd të rëndësishëm zinin gruri, elbi, tërshëra etj., kurse në frutikulturë ulliri, rrushi etj., gjithashtu nga sipërfaqet e konsiderueshme të kullotave tregojnë për një zhvillim të mirë edhe të blegtorisë.

Turqia proçesin e myslimanizimit në Shqipëri e kreu nëpërmjet detyrimeve, diferencimeve ekonomike dhe të taksave, që nuk u ndërprenë asnjë herë, sidomos për Shqipërinë e jugut.

Për fat të keq Shqipëria e jugut ka vuajtur jo vetëm nga okupatorët turq, por edhe nga pashallarët harbutë shqipëtarë. Nënështrimi i Himares nga Ali Pashë Tepelena dhe kthimi me forcë i një pjese të banoreve himarjotë në myslimanë, ndikuan shumë në përçarjen e kësaj krahine. Me gjithë qëllimin e mirë, që kishte zgjerimi i Vilajetit të Janinës nga Ali Pashai në interes të formimit të një shteti shqiptar, nënshtrimi i krahinës Dukat-Himarë nga ushtria e tij u bë me forcë, ashtu si dhe nënshtrimi i kësaj krahine nga ushtria osmane; me të njëjtat masakra, vrasje, djegie, vjedhje etj. Për shembull, mbas torturave dhe plaçkitjeve që bënë ushtarët e Ali Pashait në fshatin Dukat, ndër të tjera ata zgjodhën për haremin e Pashait një vajzë të bukur të fshatit. Ajo quhej Sali Dajko dhe ishte e fejuar me Alush Pikon nga Radhima. Mbasi e morën vajzën, u nisën drejt Vlorës, por në Kanul u takuan me djalin e xhaxhait të saj, Ahmet Fejzon, i cili lajmëroi Alushin në Radhimë. Menjëherë ai mobilizoi 40

Page 23: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

23

burra dhe djem radhimjotë për ta shpëtuar vajzën nga haremi. Pas përpjekies së bërë, Alushi me gjithë trimat radhimjotë e shpëtuan Salinë nga robëria dhe e kthyen atë në Radhimë. Këtë akt trimërie për ruajtjen e nderit në familjet si të Dukatit dhe të Radhimës e kujton një rapsod popullor nga fshati Radhimë, që me krenari e përjeton me këto vargje: Ahmet Fejzua djalë i hollë, Tinë lart e ata poshtë, Brënda në Kanul u poqtë, Lajmërove në Radhimjotë, Erdh Alushi, trup i fortë. Alush Piko1 nga Radhima, Këmisha me treqind qinda, U hodhe si vetëtima Për mbi ta, me dyzet trima. Vjen Alush Pikua me pallë, Trimat e pashës ku janë E lanë shkretë arabanë Të githë ikën e vanë, Ua rëmbeve Salinë, E ktheve brënda Radhimë, E mbajte siç qe krushqinë Me Ahmet Fejzo bilbilë. Sali Dajko këçëndinë Musi vajzat e Vrione Xhindeja që rri në hone, Ali Pashën se pranove Me burrin Radhimë shkove.

1 Alush Piko Dhima nga Radhima, jetuar në shek. XIX, i biri Piko Dhimës.

Page 24: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Siç e tregon historia, trimat e Ali Pashait, e përsëritën po të njejtën dhunë edhe në Radhimë. Ushtarët e tij mbasi plaçkitën dhe torturuan burrat e Radhimës, nga gratë e Radhimës zgjodhën vajzën më të bukur të fshatit Inxhi Tefen, për ta dërguar në haremin e Ali Pashait. Për ta shpëtuar fshatin nga turpi dhe Inxhinë nga haremi, Pleqëria e fshatit brenda natës e martuan atë me Tare Borshin, e cila gjatë gjithë jetës së përbashkët me Taren, qe e lumtur, besnike dhe punëtore, i lindi atij një vatër me fëmijë.

Duhet theksuar se jeta e radhimjotëve nuk ka kaluar vetëm me kryengritje dhe luftë kundër ushtrisë osmane dhe Pashait të Janinës. Ata kanë shfrytëzuar çdo mundësi për t’i diskredituar me çdo mënyrë dhe në çdo rast të përshtatshëm nënpunësit turq. Ja një rast i tillë. Turku vë bast me radhimjotin Hasan Mjalti!

Turku që shërbente në Radhimë si mbledhës i taksave, një ditë ju mburr Hasan Mjaltit, i cili ishte i njohur si inxhinjer ndërtimesh, se kali i turkut, fluturon si zog me krahë. Që s’ka në botë kal që t'ia kalojë atij me vrap etj. Për ta vërtetuar mburrjen e tij, turku, ishte gati të vinte në bast gruan e tij, por me kusht, se po të mundej Hasani, edhe ai duhet t’i jetpte gruan e vet turkut. E lidhën bastin që të dy t’i provonin kuajt e tyre me vrap në Drumbe, me një qind rrotullime rreth livadhit. Kështu pra, Hasan Mjalti vuri në bas gruan e tij. Kur e lajmëroi Hasani gruan, për këtë bast, asaj ju mbushën sytë me lotë.

Por pa bërë zë, e mbushi trastën e kalit me tagji, zbriti në katua, vajti te kali, e pastroi atë me furçë, mandej e pushtoi për qafe kalin sikur ta kish djalin e saj dhe i foli me zë të dëshpëruar: “Dëgjo, o kali ynë! Nesër, në livadhin e Drumbesë, ti do të mbrosh nderin tim dhe të zotit tënd! Unë kam në sënduq një brez të argjendë, që e vesh kur është festë. Po të na nxjerrësh faqe bardhë, këtë brez do të ta fal ty dhe do ta bëj nënbarke. Atje kam dhe një cohë bellustë që do ta bëj paravithe. Gjerdanin e artë të qafës do ta bëj frëngji. Të lutem, o kali ynë i mirë, nesër, në livadhin e drumbesë, të na e mbrosh nderin tonë!”.

Page 25: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

25

Kali sikur i kuptoi fjalët e të zonjës dhe në shenjë pohimi hingëlliti. Mandej gruaja e Hasanit, ja vari në kokë trastën plot me tagji. Mbasi kali e hëngri gjithë tagjinë, ajo shkoi e mbushi vedrën me ujë kroi nga bucela dhe ja vuri përpara kalit për t’i shuar etjen.

Hasani dhe turku, në mëngjez, të kalëruar secili në kalin e vet, u nisën për në livadhin e Drumbesë, ku kishin ardhur pothuajse të gjithë burrat e fshatit për të parë garën. Pasi filloi gara, kali i turkut, deri në xhiron e shtatëdhjetë, ishte pak më përpara se kali i Hasanit, por në të njëqintën, kali i Hasanit e la shumë mbrapa kalin e turkut dhe mbërriti i pari. Kështu, Hasani fitoi garën. Kali i radhimjotit e mbrojti nderin e Hasanit dhe gruas të tij të mençur dhe të bukur. Pasi e humbi bastin, turku i turpëruar, së bashku me Hasanin, që shoqërohej nga të gjithë burrat e fshatit, u drejtuan për në shtëpinë e tij. Turku do t’i dorëznte gruan e tij Hasanit.

Në të njejtën kohë gruaja e Hasanit rrinte te dera e havllisë, shikonte diellin, zemra i rrihte si sahati. Duke folur me vete: “Ç’u bë vallë me Hasanin tim trim? Pse nuk po vjen të më qetësojë zemrën?”

Por në të njejtën kohë zemra, sikur i thoshte: “Gëzohu moj gruaja e Hasanit, garën e kanë fituar. Bëhu gati ta presësh trimin fatmirë!”

Bukuroshja u kënaq nga kjo ndjenjë e zemërs, mori thikën dhe hyri në baçë, preu trëndafila të kuq e të bardhë, pastaj thuri dy kurora dhe i vari në krye të shtratit. Pas pak ajo dëgjoi në havlli hingëllimën e kalit. Kishte mbërritur Hasani me turkeshen në vithe. Bukuroshja sapo e pa burrin, zbriti shkallët me kupën plot verë në dorë, ndërsa në sup mbante trastën plot me tagji. Kupën ja zgjati burrit të saj.

“Pi! o burri im i dashur. Të na rrojë kali - foli gruaja e Hasanit - që na nxorri faqe bardhë!”

Hasani piu kupën me verë dhe i tha bukuroshes të tij: “Gruaja ime e dashur dhe e bukur! Ja ku ta prura turkeshën në vithe të kalit, që

Page 26: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

të tundë djalin kur ta vësh në djep për të fjetur dhe të të ndimojë ty në çdo punë që ke nevojë”.

Pastaj Hasani me gëzim të madh e përqafoi bukuroshen e vet. Morën turkeshën (robëreshë) me vete dhe u futën në shtëpi të gëzuar dhe të lumtur. Kështu pra mbaroi basti i turkut me radhimjotin. Mbas kësaj ndodhie turku i turpëruar para burrave të fshatit, nuk donte të shikonte më asnjë radhimjot, u largua për gjithmonë nga Radhima duke i shpëtuar fshatarët për një kohë nga taksat e rënda.

IV. Himara dhe krahina e Dukatit në shekujt e XVIII dhe XIX

Që nga fillimi i shekullit XVII deri në fund të shekullit XVIII Dukati dhe Himara nuk i zbatonin urdhërat e pushtuesve. Në përgjithësi nuk i paguanin taksat Perandorisë Osmane dhe shpesh i prisnin taksambledhësit me luftë, të cilët gjithmonë ishin të shoqëruar nga ushtarë turq.

Gjatë gjithë kohës himarjotët të deturuar nga shtypja osmane, dhe mos përballimi me forcat e saj, në momentet më të vështira, kërkonin ndihmën e fshatrave të krahinës së Dukatit, të cilët nuk vononin t’u vinin në ndihmë.

Një herë, prijësit e Himarës dhe Dukatit, për ta bërë më efektive luftën kundër turqëve, në datën 4 tetor të vitit 1759 i drejtohen Carinës së Rusisë, Elizabetë Petrovës, që trimat lebër të krahinës tonë, kanë dëshirë të bashkohen me Ushtrinë Ruse, dhe së bashku, të luftojnë kundër turqisë, duke i premtuar Carinës se krahina e Himarës dhe e Dukatit do të dërgojnë në dispozicion të Rusisë dy regjimente luftëtarësh. Kjo letër ishte nënshkruar nga, 47 himarjotë dhe 2 dukatas. Dhe kontaktet e para të Rusisë me Shqipërinë e jugut u vendosën në fillim të shekullit XVIII. Pikërisht në atë kohë kur Rusia e konsideroi armikun më të rrezikshëm të saj Perandorinë Osmane dhe filloi luftën me Turqinë, luftë e cila u bë sinjali i kryengritësve në Ballkan e në Shqipëri. Duke çfrytëzuar çdo mundësi, me mijëra luftëtarë shqiptarë shkuan në Rusi dhe bashkë me ushtrinë Ruse nën

Page 27: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

27

udhëheqjen e gjeneralëve A.G. Orllovit, F.F. Ushakovit dhe të D.N. Senjavinit, luftuan si dragoj.

Shumë prej tyre, dhanë jetën në sulmin për kapërcimin e malit të Shipkës. Kurse mbas fitores shumica e shqiptarëve mbetën për të jetuar në Rusi. Për trimërinë e tyre në Odesë deri më sot janë dy rrugë që mbajnë emrat e shqiptarëve (arnautëve, si i quante Turqia): “Rruga e madhe e Arnautëve” dhe “Rruga e vogël e Arnautëve”. Ndërsa në rrethin e Odesës janë disa fshatëra ku rrojnë edhe sot stërnipërit e shqiptarëve të atëhershëm, nga të cilët, dy familje, në këto fshatra, i kanë mbiemrat Dukatov dhe Himarov, domethënë të ardhur nga Dukati dhe Himara. Këto rreshta tregojnë se shqiptarët, me shekuj, kudo që kanë shkuar, në shtete të huaja për të punuar, ose në rast rreziku, për të ndimuar në luftë, kanë lënë përshtypje dhe nam të mirë për Shqipërinë Kreshnike. V. Radhima gjatë shekujve XVIII – XIX.

Që nga fillimi i shek. XVIII dhe deri në fund shek. XIX Shqipëria u zgjua nga gjumi letargjik i shtypjes osmane dhe u kurorëzua me frymën revolucionare të patriotizmit, duke u udhëhequr kështu nga dy pashallarë shqiptarë, ai në Shkodër nga dera e Bushatllinjve dhe në Janinë nga Ali Pashë Tepelena. Pashallarët shqiptarë të shekullit XVIII dhe fillimi i shek. XIX, bënë vetëm hapin e parë drejt bashkimit të vëndit. Duke mos i përballuar forcën osmane, në shekullin e XIX e mbaruan ekzistencën e tyre.

Megjithatë shek. XVIII dhe XIX sollën në Shqipëri dhe në Radhimë interes në fushën e kulturës. Në Radhimë, kjo rrymë pati zhvillimin e saj të suksesshëm në saj të punës së pa lodhur të mullah Saliut (Lameborshit). U zhvillua në atë kohë në Radhimë dhe në gjithë Shqipërinë kultura popullore, sidomos poezia, që kishte arritur vlera të mëdha artistike.

Page 28: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Në qytete filloi të zhvillohet një tip i ri letërsie, në gjuhën amtare, e cila në krahasim me letërsinë e mëparshme kishtare, merrte tani karakter kryesisht didaktik, që përmbante elementë laik e realist të gjuhës shqipe. U krijuan shtypshkronja të fshehta shqiptare dhe u rrit numri i librave të botuar në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë filloi të përhapet shkrimi dhe leximi në gjuhën shqipe, aty këtu në të gjithë Shqipërinë. Filloi të futet në Shqipëri ajri më i dëshirueshëm për çdo shqiptar, ajri i diturisë në gjuhën shqipe

Radhima në fund të shekullit XIX.

Radhima përveç luftës që zhvillonte çdo vit me pushtuesit osmanë, ata i bezdiste dhe nuk i linte të rronin rehat dhe fshati komshi, Kanina. Kanina për një kohë të gjatë i kishte zaptuar një pjesë të kullotave dimërore dhe verore të Radhimës dhe nuk kishte ndërmend t’ua jepte.

Megjithëse Turqia në vitin 1830 e ndryshoi ligjin për tokën, duke ua hequr të drejtat e feudalëve dhe duke ua shpërndarë tokat dhe kullotat fshatarëve. Por kullotat verore dhe një pjesë e kullotave dimërore të Radhimës vazhdonin të ishin pronë e agallarëve të Kaninës. Kanina vazhdonte përsëri të pretendonte në zgjerimin e kufijve të kullotave midis dy fshatrave, deri tek përroi i Katohorisë. Konflikti ndëmjet dy fshatrave zgjati më shumë se një 100 vjet, duke i hedhur ata në hasmëri me njeri-tjetrin. Marrdhëniet midis dy fshatrave acaroheshin çdo vit e më shumë. Këtë gjendje e pasqyrojnë edhe këngët e asaj kohe që këndoheshin dhe këndohen deri më sot nga populli i Radhimë. Ja disa vargje këngësh të asaj kohe:

Çu ngjinë more çu ngjinë Radhimjotët me Kaninë, Për një cop arë lëndinë, Theu poçia çininë.

Page 29: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

29

Vrau Kuçi 2Haxhi Xhindë3, Vranë Shehut4 të birë. Hësh! Aman, ç’ja bënë mirë!

Një këngë tjetër tregon, mbi grabitjet dhe vrasjet më të rënda që bënë kaninjotët karshi popullit dhe barinjve radhimjotë: Radhimjotët me Kaninë, Në mal dylmerët u grinë, Me jatagane çu grinë. Erdhi haberi Radhimë. Radhimës haber i dhanë, Dhëntë e Malos5 kanë marrë, As një për gjalmë si lanë, Erdh Radhimë e qau hallë. Radhimjotët çu mbëllodhë, Që Malos ti bëjnë ndimë. Bejkua tha do pres Sehitnë, Se sbëhet puna me ndimë... Bejko Sulua6 me pallë, Një natë u ngrenë e vanë, Dhe i përzunë me radhë. Gjashtë mushka dhe një kalë, Bashkë me hysmeqarë. Duall Alushi dhe thirri: Mbëlidhi o fshat mbëlidhi! Dhëntë nga mali i hiqni, Posht në verri ti shpini!

2 Kuçi – djalë nga fisi i Kucet të Radhimës. 3 Haxhi Xhidi – aga nga Kanina 4 Shehu – aga nga Kanina 5 Malo e Sehit Gjimara, vëllezer 6 Bejko Sulo – familja Gjik Nikaj

Page 30: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Salo Bejko stravastoi7, Dhëntë nga mali mos i loni... Salo Bejkua fakua, Dhëntë nga mali si luan... Kaninjotë kokë zgjua, Që çkrenë dyfek me grua. Nizlos8 kënga u këndua, Nizlonë me gjithë burrë, Në Radhimë ligjë i prunë.

Për marrdhëniet e këqia ndërmjet dy fshatrave, që përcilleshin me grabitje, vrasje dhe arratisjen e djemëve radhimjotë ishte në dijeni i gjithë rrethi i Vlorës. Kjo gjendje e keqe i detyroi burrat e mençur të Dukatit, Tragjasit, Himarës dhe Vlorës të ndërhyjnë në Kaninë, për t’i pajtuar këto dy fshatra. Por me Parësinë e Kaninës nuk e gjetën dot fjalën, radhimjotët me Kaninën ishin dhe mbetën në hasmëri.

Nga më të preokupuarit për këtë hasmëri ishte Pleqësia e Radhimës, të cilët në të gjithë krahinën e Dukatit i kosideronin si njërës të besës, fjalës dhe nderit. Prandaj vendimi i Parësisë të Kaninës, për të mos u pajtuar me Radhimën e revoltoi Pleqësinë e Radhimës.

Pleqësia e Radhimës në atë kohë përbëhej nga personat me simpati jo vetëm për krahinën e Dukatit por për të gjithë rrethin e Vlorës. Përbëhej nga burra të tillë, si Ymer Aliu, Sali Sadiku, Ali Jaupi, Mehmet Halili, Sali Xhaferi, Hasan Sherifi dhe i fundit Bilbil Sinani, një djalosh 17 vjeçar, që dallohej për patriotizmin e tij të flaktë dhe zgjuarsi të veçantë. Pothuajse në çdo të xhuma, mbas akshamit, kur dilnin nga xhamija, Pleqësia me pesë antarët të saj, (mbasi Ymer Aliu dhe Mehmet Halili jetonin në Vlorë), jo shumë rallë, që të shtatë antarët mblidhej në Majë të Bregut dhe diskutonin për zgjidhjen e

7 Salo Bejko – familja Kojanaj 8 Nizlo – nuse e Kojane

Page 31: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

31

problemit të hasmërisë me Kaninën. Mendimet e disa anëtarëve ishin nga një herë shumë ambicioze.

Në një të xhuma, kur ishin në prani të shtatë antarët e Parësisë, mbledhjen e hapi Hasan Sherifi, i cili tha: “Për pajtimin me kaninjotët duhet luftë e ashpër kundër tyre, deri sa ata të zënë kufirin që u takon. Unë mendoj - tha Hasani - se vetëm me anën e forcës mund t’i detyrojmë kaninjotët që të nënshkruajnë aktin e miqësisë me ne. Vetëm forca i detyron kaninjotët të shpërngulen nga Radhima dhe të shkojnë në kufijt e tyre”.

“Gjeç belanë more Hasan Sherifi - ju përgjeq me një herë Ymer Aliu. Me gjithë që je thinjur, por mendimi i yt për luftë të ashpër me Kaninën, nuk e shpëton Radhimën nga hasmëria. Përkundrazi do bjerë me dhjetra viktima të reja!”

Jo i nderuari Hasan, për t’u pajtuar me Kaninën duhen mënyra të tjera, të cilat asnjë nga ne nuk i di! - e përfundoi fjalën Ymer Aliu.

Mbas shumë diskutimesh të ashpra dhe nga një herë të pallogjikshme, për problemin e pajtimit me Kaninën, fjalën e mori Avokat Mehmet Halili (Lameborshi), i cili gjatë diskutimeve rrinte duke u menduar. Mehmeti u ngrit nga atje ku rrinte dhe filloi të flasë:

“Të dashur vëllezër! I dëgjova me vëmendje diskutimet tuaja. As lufta dhe as peshqeshet, nuk mund t’i zbusi kaninjotët ta rregullojnë këtë konflikt. Unë jam i bindur se vetëm juridikisht mund ta zgjidhim problemin e pajtimit me Kaninën. Unë mendoj – tha Mehmeti – se vetëm me gjyq mund të na i kthejë kullotat tona që na i kanë grabitur. Por për të fituar gjyqin duhen fakte të sakta, të cilat neve na mungojnë. Jam i bindur – vazhdoi Mehmeti – se vetëm tapitë e radhimjotëve, që gjënden sot në arkivet e Turqisë, janë argumenti më i përshtatshëm për zgjidhjen e kësaj grindjeje. Unë kam një mik të mirë në Stamboll, Rexhep Sulejman Pashën, udhëheqësin e arkivave të shtetit. Jam i bindur – vazhdoi Mehmeti – se Madhërija e tij do të më lejojë kopjimin e tapive të

Page 32: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

radhimjotëve, që janë në bela me Kaninën dhe vërtetimin e tyre me vulë të shtetit”. Bilbil Sinani, ja ndërpeu fjalën Mehmet Efendiut dhe shqiptoi:

“Të nderuar antarë të Pleqësisë! Këto mendime që dha Mehmet Efendiu është fillimi i punës së mbarë për Radhimën. Pikërisht mendimet e tj janë fillimi i fitores së plotë të Radhimës për pajtimin me Kaninën, pa vrasje dhe humbje të pasurive”.

Mandej vazhdoi mendimin e tij: “Sigurisht që puna e kopjimit të tapive dhe rruga për në Stamboll, kërkon harxhime të mëdha. Unë jam i bindur se radhimjotët nuk do të kursehen ekonomikisht për ta zgjidhur me gjyq këtë hasmëri, që vazhdon prej afro një shekulli, si pasojë, vrasjen e djemve më të mirë të Radhimës dhe Kaninës - vazhdoi mendimin e tij Bilbili. Jam i mendimit se problemin e mbledhjes të harxhimeve nga fshati, janë në gjëndje ta zgjidhin të nderuarit Mullah Saliu me Zotëritë Sali Sadiku dhe Ymer Aliu. Ata kanë influencë të madhe tek çdo radhimjot” – e mbylli fjalën e tij Bilbili.

Në fund të mbledhjes, Parësia mori vendim ta dërgojnë 50 vjeçarin Mehmet Efendiun në Stamboll për të kopjuar tapitë e fshatarëve radhimjotë. Pas një muaji kërkimesh në arkivat e shtetit të Turqisë, Mehmet Efendiu u kthye nga Stambolli në Radhimë i pajisur me tapitë e duhura.

Pleqësia e Radhimës pas informaciont të Mehmet Efendiut, e porositën atë të bisedojë në prokuraturën e Vlorës dhe ta rregullojë, që përfaqësuesit e shtetit dhe Pleqësia e Kaninës, ta bëjnë gjyqin në Radhimë.

Në një ditë të kjthellët, më 5 prill të vitit 1899 filloi gjyqi në Lëmin e Bregut të fshatit Radhimë. Në Lëmin e Bregut ishin mbledhur Pleqësia e Radhimës dhe e Kaninës, po ashtu dhe pesë përfaqësues të gjykatës së Vlorës.

Gratë e fshatit në Lëmin e Bregut, ku do bëhej gjyqi, qysh më parë e kishin shtruar një qylym të madh ku kishin vedosur mbi të 19 jastëkë, që të kumbiseshin miqtë kur të lodhen.

Page 33: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

33

Kur filloi gjyqi, të gjithë të ftuarit u ulën këmbëkryq afër çdo jastëku. Shumica e fshatarëve, që kishin ardhur për të dëgjuar gjyqin qëndronin në këmbë për rreth qylymit. Gjyqin e hapi i nderuari kryegjykatës i Vlorës Efendiu Ismail Bezhani, i cili ndër të tjera tha se hasmëria e Radhimës me Kaninën ka vajtur bile dhe në veshët e të Madhit Sulltan, prandaj ne kemi ardhur t’i japim fund për gjithmonë kësaj grindjeje.

Para se të gjykojmë kush e ka të drejtën, po i dëgjojmë të dy palët e konfliktit, tha kryegjykatësi.

Të parit, fjalën ja dha kryetarit të Pleqësisë së Kaninës, Ismail Bej Aranitit, i cili i përshkroi vëndet e hasmërisë si kullotat tradicionale të lashta të Kaninës, prandaj pretendimet e radhimjotëve i quajti pa vend.

Ismail Efendiu i bëri pyetje - Me çfarë faktesh e vërteton gjithë ato fjalë që fole?

Mund ta përsëris prapë – u pëgjegj Ismahil Beu – se ato kullota kanë qënë të Kaninës qysh në kohën e Aranitëve të parë.

-Kush nga Radhima ka për t’i kundërshtuar Ismail Beut? – Ju drejtua Pleqësisë të Radhimës Ismail Bezhani.

Nga Pleqësia e Radhimës u ngre në këmbë Bilbil Sinani dhe i tha Ismail Efendiut – Për ta kundërshtuar ose për të thënë të vërtetën, nga Pleqësia e Radhimës, do flasë allukat Mehmet Halili.

Mehmeti u ngrit në këmbë. Mbasi u hodhi një shikim të ëmbël të pranishmëve filloi të flasë: “I dëgjova me vëmendje fjalët e Ismail Beut, por në tregimin e tij nuk dëgjova asnjë fakt vërtetimi, përveç të thënës se kanë qenë pronë e Aranitëve të parë.

Me siguri po ju njoftoj se okupimi i kullotave të Radhimës nga Kanina është bërë pas regjistrimit të vitit 1431, që bëri Porta e Madhe në Shqipëri dhe në Radhimë. Këtë e vërtetojnë tapitë e radhimjotëve që i kopjova dhe i vërtetova me vulën e shtetit në Stambull.

Page 34: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Për shëmbull: Katohoria që kaninjotët e quajnë kullotë të tyre në tapi, ajo është prona e Lameboshajve dhe kufizohet nga lart me kullotën e Ymer Aliut. Këto të dy kullota mund t’i kqyrni dhe nga aty ku jemi të ulur – i këshilloi Mehmet Efendiu të panishmëve të gjykatës. Ato duken si në pëllëmbën e dorës edhe prej këtej. Mandej tapitë e kullotave të Radhimës ja dorëzoi Kryetarit të gjykatës, Zotit Ismail Efediut.

Kryetari i gjykatës mbasi mori në duar tapitë e Radhimës, i mblodhi të gjithë gjykatësit dhe ikën nja 50 metra mbi Lëmin e Bregut. Prej andej filluan të kqyrin vëndin dhe ta krahasojnë me tapitë. Mbas sqarimit dhe bisedimeve që bënë me njëri-tjetrin (bisedimet e të cilëve nuk i dëgjoi asnjë nga të pranishmit në Lëmin e Bregut), u kthyen dhe u ulën secili në vendin e vet.

Për disa minuta zotëroi një qetësi në gjithë Majën e Bregut. Qetësia e pritjes të vendimit. Të gjithë të pranishmit i drejtuan sytë nga Kryetari i gjykatës dhe prisnin vendimin e tij. Mbas disa minutash u ngrit kryetari i gjykatës dhe njoftoi të pranishmit mbi vendimin e gjyqit.

Të nderur Zotërinj! – shqiptoi Ismail Efendiu – mbasi e hetuam dhe u këshilluam me njëri-tjetrin, Prokurorija e Vlorës vendosi:

“Pretendimi i Kaninës për kullotat e Radhimës...” Kryetari i gjykatës u ndalua së foluri, bëri një pauzë dhe i drejtoi sytë nga Pleqësia e Kaninës.

Të gjithë radhimjotëve, si Pleqësisia dhe dëgjuesit e gjyqit, që rrinin në këmbë, kjo pauzë u duk sikur zgjati një jetë të tërë. Sidomos, kur Ismail Efendiu i drejtoi sytë nga kaninjotët. Radhimjotët i kapi një frikë e madhe. Filloi t’ju rrënqethej gjithë trupi. Në atë pauz që bëri Kryetari i gjyqit, të gjithë menduan se mos vallë do thotë që pretendimi i Kaninës është i drejtë. Si rrufe u dilnin para syve, djemtë e rinj të vrarë, dhentë dhe kuajt e grabitur nga kaninjotët. U delte para syve një hasmëri e përjetshme.

Me gjithë që pauza e kryetarit të gjykatës nga fjalët e fundit të vendimit nuk zgjati shumë, por për rahimjotët, kjo pauz u duk një shekull i tërë.

Page 35: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

35

Mandej Kryetari, mbasi u hodhi një shikim të gjithë të pranishmëve vazhdoi të flasë... ”nuk është me vënd. Kullotat konfliktore, që sot e tutje janë pronë e Radhimës”.

Duke shikuar të gjithë të pranishmit, kryetari i gjykatës ju drejtua Pleqësisë të Kaninës dhe i pyeti: “A jeni dakort me vendimin e gjyqit, apo do ta protestoni?

Ismail Bej Vrioni u ngrit nga vëndi ku rrinte dhe tha: “Ne jemi dakort me të vërtetën. E vërteta është në favor të Radhimës. Unë si kryetar i Pleqësisë të Kaninës dhe në emër të kaninjotëve ju kërkoj faljen e radhimjoteve, që me vite të tëra nga mos dija e të vërtetës, ju kemi prurë shumë telashe. Ju premtoj, se që sot e tutje do jemi gjithmonë të denjë, posi vëllezër tha Ismail Beu”.

I gjithë populli i Radhimës që dëgjonte gjyqin si me urdhër bërtitën Urraa! Urraa! Urraa!

Të gjithë radhimjotët gëzoheshin, nga sytë u derdheshin lot gëzimi, pushtoheshin dhe putheshin me njëri-tjetrin. Lajmi i gëzimit me shpejtësi rrufeje u përhap në gjithë fshatin. Si me urdhër të Zotit, pas gjysmë ore i gjithë fshati u mblodh te Lëmi i Bregut. Të gjithë radhimjotët i kish kapur një gëzim i pa parë, qeshnin, këndonin dhe filluan të heqin valle; nuk i mbaje dot nga gëzimi. Të gjithë, pa radhë flisnin, propozonin, vepronin. Vendosën të bëjnë sot një festë të madhe, për këtë ditë të shenjtë për popullsinë e Radhimës.

Festa e Radhimës për fitoren e gjyqit.

Nuk kuptohej kush nga radhimjotët ishte nismëtar i festës, propozimet ishin të shumta. Për rreth Lëmit të Bregut, në mënyrë spontane, filluan të ndizeshin zjarre në vënde të ndryshme, me gëzim dhe entusiazëm i ndizte rinia e fshatit. Fëmijët e radhimjotëve u mblodhën te Lëmi i Bregut si bletët në zgjua. Atë ditë, të gjithë radhimjotët po bënin çudira, nga gëzimi. Disa djelmosha prunë heje dhe furka afër çdo zjarri. Gjithësejt u ndezën 12 zjarre. Nga stanet e

Page 36: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

afërme, si me urdhër të Zotit, prunë 12 desh të majmë. Therjen, rjepjen dhe përgatitjen për t’u pjekur të deshëve e morën përsipër çobanët. Kudo në Radhimë ndihej përgatitja e një feste të madhe. Burra, gra dhe fëmijë shkonin tudje-t’hu, si mizat e dheut nëpër rrugicat e shumta të fshatit, takoheshin me njeri-tjetrin të ngarkuar. Secili sillte në Lëmin e Bregut ato sende që duheshin për këtë festë.

Në të njejtën kohë, të 19 pjesëtarët e gjyqit, të gjithë së bashku dolën në Majë të Bregut për të shikuar vëndet mahnitëse të Radhimës. Bisedat e tyre ishin të drejtuara mbi historinë e Radhimës dhe burrave të saj të ndershëm.

Nuk dihet dhe nuk është e fiksuar se sa kohë zgjatën bisedat e tyre në Majë të Bregut. U dallua vetëm atëhere, kur morën rrugën për në Hundë të Erizit. Kur arritën atje të gjithë miqtë u mahnitën me pamjen që u doli përpara. Para syve të tyre, me një herë u çfaq pasqyra e madh e detit Adriatik, Karaburuni dhe Sazani. Nga e djathta skela e Vlorës, kurse nga e majta Pashalimani dhe Llogoraja. Kjo pamje i qetësoi dhe ua largoi mendimet e tyre për ato që shqyrtuan dy orë më parë. Bile dhe Pleqësia e Radhimës, që e kishte parë atë pamje kush e di sa herë, por sot në këtë ditë prilli me diell të ngrohtë, ku bujshëm lulëzonin pemët frutore dhe gjelbërimi prandveror i bimëve, jo vetëm që e zbukuronin natyrën, por i jepnin asaj një pamje përrallore, kurse ajri i pastër me aroma të ndryshme, që të kënaqte të dukej sikur deheshe kur e thithje.

Mahnitja e miqve nuk kishte kufi. Çdo mik që fliste e krahasonte Radhimën me vëndet më të bukura, që ata kishin shikuar e parë në Botë. Parashikimet e secilit për pushime në Radhimë ishin të njëjta. Pushimet në Radhimë janë njëlloj si pushimet në Zvicër tha Ismail Beu. Fantazitë e miqëve i ndërpreu Ymer Aliu, duke i ftuar të gjithë të pranishmit në shtëpinë e kushuririt të tij, për të pirë një kafe. Të gjithë bashkë u nisën për në shtëpinë e Sali Sadikut. Kur mbritën tek xhamia, panë se në Lëmin e Bregut radhimjotët ishin mbledhur për ta festuar këtë ditë të shënjtë për ta. Disa kërcenin, të tjerët të mbledhur në grupe të ndryshme qeshnin dhe bisedonin të

Page 37: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

37

entusiazmuar. Fëmijët ishin të zënë, duke ngrënë kukurecat e sapo të pjekur. Gratë në dy kazanë diçka po gatuanin. Grupi i këngëve labe filloi këngën me fjalë, që i dëgjuan shumë mirë miqtë, që u kthyen nga shetitja. Kënga filloi me këto rreshta: Kush se njeh Mehmet Halilë, Allukat gjuhë bilbilë, Është i zoti dhe trim i mirë, Zu davanë me Kaninë Nuk u trëmb se mos e vrisnë. Mbreti dërgon Parësinë Atë vëndin ta shihnë. Mehmeti nxuar tapinë, Këtu kam Katohorinë, Sipër kam Ymer Alinë, Brez pas brezi Cekodhimë .....

Miqtë nuk e dëgjuan këngën deri në fund. Ata u futën në portën e cekodhimajve ku i priste i nderuari Sali Sadiku. I gëzuar dhe i emocionuar i ftoi miqtë të futen në hodën e pritjes. Kur miqtë u futën në hodë panë se mbi qylyma ishin të shtruara dy sofrat plotë me mish, pilaf dhe arapash. Në sofrën kryesore ishin vendosur 12 bishta dashi, në të cilën Sali Sadiku i ftoi të ulen të pesë miqtë e prokuraturës dhe shtatë anëtarët e Pleqësisë të Kaninës. Në sofrën tjetër u ulën Pleqësia e Radhimës, i zoti i shtëpisë dhe të ftuarit nga fshati Asllan Ramua, Ramo Haxhiu, Lame Halili, Brahim Sadiku dhe Dalan Tahiri. I zoti i shtëpisë Sali Sadiku mbasi i uli të gjithë miqtë, e thirri me zë të lartë nusen e të birit:

“Alibe! Bjere legenin, ibrigun dhe sapunin të lajnë duart miqt tonë të dashur”.

Page 38: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Menjëherë në hodë u fut Alibeja e bukur si ëngjëll, e veshur me çitjane shumë ngjyrëshe dhe me xhupin e bardhë të qëndisur me njëqind qinda, me flokët e saj të zeza të mbledhur në shaminë bojë qielli të hapët, të dy kosat e saj të trasha dhe të gjata i binin deri në gërbe, mesi i saj i hollë si unazë e bënin trupin e saj më elegant. Balli i saj, që gjysma ishte nën shami i bënin akoma më të qarta, vetullat e saj si gajtan. Hunda e vogël dhe pak e ngritur, faqet e saj të kuqe si molla me buzëte saj të ëmbëla si mjalti i jepnin fytyrës një bukuri të rrallë.

Gjoksi i saj, që e ngrinte xhupin e bardhë më shumë se sa duhej, i jepte bukuri magjepsëse pamjes të saj dhe e bënin atë gruan më seksuale (siç thuhet sot nga radhimjotët e rinj). Sapo ajo u fut në hodë, të pranishmit e shikuan me epshin e tyre mashkullor dhe të gjithë e çpuan me sytë e tyre të drejtuar nga Alibeja. Ajo mbante në dorën e djathtë një ibrik të madh me ujë, kurse në dorën e majtë legenin dhe sapunin, në të dy supet kish hedhur nga një peshqir të bardhë si bora. Pa bërë zë, u shërbeu të gjithë miqve që të lajnë duart dhe pa folur asnjë fjalë mori legenin plotë me ujë, po ashtu dhe ibrigun bosh dhe doli nga hoda.

Sapo doli Alibeja nga hoda, i zoti i shtëpisë u thirri miqve: “byrëm të dashur miq, hani dhe pini çfarë na ka dërguar Zoti!!!” Ismail Efendiu (Kryetri i gjykatës) foli: “Perëndia e juaj qënka

shumë xhyrmete, sepse ju paska dërguar 12 desh të pjekur”. “Jo të nderuar miq – ja ktheu Saliu – këtë davet e ka organizuar

i gjithë fshati, prandaj mos i kosideroni se janë harxhimet e mia”. “I falemi nderit fshatit Radhimë për këtë gosti dhe pritje të

mrekullueshme që na bëri neve kaninjotëve dhe të gjithë të pranishmëve – tha Ismail Bej Araniti. Ne kaninjotët ju falënderojmë dhe po ju njoftojmë se ua kemi borxh një davet të tillë”.

Darka kaloi në një atmosferë mirëkuptimi dhe miqësie. Në bisedimet e shumta që vazhdonin me orë të tëra, kujtuan në atë mbrëmje dhe heroizmin e Hasko Sinos nga Radhima dhe përpjekjet e Ymer Aliut dhe të Mehmet Halilit, që bëjnë për Radhimën dhe për pavarësinë e Shqipërisë. Mandej të gjithë të pranishmit e kthyen

Page 39: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

39

bisedën mbi të ardhmen që e pret Shqipërinë, nga vetmohimi, dhe heroizmi i patriotëve shqiptarë me në krye kaninjotin Ismail Bej Qemali. Për përpjekjet e kohëve të fundit të Ismail Beut informoi Ismail Bej Vrioni.

Ai tha se Ismail Beu, së bashku me familjen e tij së shpejti do arratiset nga Turqia dhe do përpiqet t’i grumbullojë rreth vetes të gjithë patriotët shqiptarë, që janë dakort të luftojnë për pavarësinë e Atdheut. Mandej do përpiqet ta bëjë të mundur njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga e gjithë bota. Bisedimet që si dukej, nga rëndësia dhe vlera e tyre nuk kishin për të mbaruar gjithë atë natë prilli. Por bisedimet i ndërpreu Sali Sadiku, duke lajmërar miqtë se nesër ju pret një rrugë e gjatë, prandaj duhet të çlodheni pak nga kjo punë e rëndësishme e ditës së sotme. Pleqësia e Radhimës më këshëlloi t’ju njoftoj se kryetari i gjykatës Ismail Efendiu bashkë me sekretarin e tij do flenë në shtëpinë e Lame Halilit, të tre anëtarët gjyqit do flenë në shtëpinë e Bilbil Sinanit, kurse Pleqëria e Kaninës do flenë në shtëpinë time. Nesër në orën dhjetë, me 12 kuaj dhe me 12 shoqërues, nga Sellua do t’ju përcjellim, të nderuar miq për në shtëpitë tuaja. Kështu me gëzime dhe mirë kuptime kaloi ajo ditë dhe natë prilli e vitit 1899.

Të nesërmen, të gjithë miqtë i përcollën me nderime në shtëpitë e tyre, me urime që puna e tyre të bjerë gjithmonë dobi për popullin e shumë vuajtur vlonjat. Disa ditë më vonë, u muar vesh se disa fshatarë kaninjotë nuk ishin dakort me vendimin e gjyqit. Erdhi lajmi në Radhimë, se një kaninjot, mu në mes të Vlorës, kishte kryer atentat duke vrarë Mehmet Halilin.

I gjithë fisi i madh i Lameborshajve në Radhimë e përgatiti varrin e Mehmetit në kufirin mes dy fshatrave në rrethin e Xhelilit. Këtë ngjarje radhimjotët e përjetuan me këto vargje: Kaninjotët ty të vranë!

Page 40: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

O Mehmet ku e do varrë? Aty te gorica e tharë, Të vështroj më të dy anë Nga Radhima në Kaninë, Që të lidhni miqësinë.

Por pas lajmit të keq, shumë shpejt erdhi dhe lajmi i mirë. Mehmet Halili, shyqyr Zotit është shëndëshë e mirë në shtëpi të tij në lagjen Muradie. Lajmi i parë, që u pëhap në Radhimë ishte i rremë. Gjëndja e acaruar në Radhimë, me një herë u qetësua. Për të jetuar në paqe dhe qetësi, si u kuptua më vonë, si kaninjotët edhe radhimjotët ishin të dy palët dakort. Prandaj, supozohet se lajmi i keq, qe një provokim për Radhimën.

Të dy fshatrat ishin dakort, se për zgjidhjen e çdo konflikti duhet të mbizotërojë urtësia. Që të dy fshatrat, ishin lodhur shumë nga kjo hasmëri e vjetër, prandaj jeta paqësore u pëlqente dhe ishte e dëshiruar për të dy palët e konfliktit. Pas këtij provokimi Radhima dhe Kanina u bënë më të afërta për njëra-tjetrën. Struktura shoqërore e fshatrave në fund të Sundimit Osman.

Në kushtet e krijuara pas viteve 40-të, të shekullit XIX, erdhi duke u ndryshuar struktura e shtresave të shoqërisë agrare në Shqipëri, po ashtu edhe marrdhëniet ndërmjet tyre. Në radhë të parë këto ndryshime prekën vetëm feudalët, si kategori shoqërore. Feudalët duke çfrytëzuar dobësinë e pushtetit qëndror, vijuan njëri pas tjetrit t’i kthejnë mjaft fshatra në çifliqe, duke u bërë çifligarë. Deri në fund të sundimit osman shtresa e feudalëve shqiptarë, edhe pse erdhi duke u zvogëluar, vazhdoi të shtypte dhe të shfrytëzonte fshatarët pa tokë.

Grupi sundues i shoqërisë agrare në Shqipëri u bënë bejlerët çifligarë, pesha e të cilëve në jetën ekonomike e shoqërore të vendit erdhi duke u rritur. Pronarët e mëdhenj me origjnë feudale, të lidhur me metoda të vjetra të përdorimit të punës të bujqve ergatë, nuk kishin interes për ta ndryshuar strukturën shoqërore e shtetërore të

Page 41: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

41

Perandorisë Osmane. Si të tillë ata formuan një koalicion të përbashkët me shtresat e tjera konservatore të vendit, të cilat bënin pjesë në radhët e parisë sunduese, siç ishin shtresat e larta të hierarkisë klerikale dhe funksionarët e lartë të administratës të perandorisë osmane.

Çifligarët të prirur nga metodat e organizimit kapitalist, sidomos çifligarët e Evropës, kërkonin zbatimin e reformave shtetërore në dobi të ekonomisë së tyre. Veçanërisht ata ishin të interesuar, për të ashtuquajturën evropianizim të Turqisë. Në mënyrë që pronarët e mëdhenj të tokave, t’i investonin kapitalet e tyre jo vetëm në fushën bujqësore, por edhe në sferën industriale, siç po bëhej në Evropë, duke i shtuar fitimet si pronarë çifligjesh dhe si pronarë fabrikash.

Me një mënyrë të tillë ekonomitë e bejlerëve dhe çifligarëve kishin fitime të dyfishta; si pronarë tokash dhe pronarë të prodhimeve industriale.

Kështu që depërtimi i ekonomisë së tregut në Shqipëri, në atë kohë, lindi dy klasa të reja, fermerë të pasur dhe fshatarë të varfër. Për arsye se masën më të madhe të popullsisë të fshatit e përbënin bujqit që nuk kishin tokë dhe ata që kishin dy qe, por nuk kishin tokë, (që quheshin fshatarët ergatë). Ata përbënin pjesën më të madhe të bujqëve shqiptarë të varfër. Në mënyrë të veçantë fshatarët argatë i kishin marrë krejtësisht tiparet e punëtorëve të fshatit, pasi ata tani nuk dispononin më ekonomi individuale.

Deri në fund të sundimit osman, pjesën më të pasur të agrarëve e formuan fshatarët pronarë, kurse pjesën më të madhe të punëtorëve në bujqësi, fshatarët e varfër. Fondi kryesor i tokave të punueshme (rreth 65 %) ishte në duart e pronarëve çifligarë, punëtorët fshatarë që punonin në këto toka (bujqit dhe ergatët) përfaqësonin afërsisht 80% të popullsisë agrare. Pra kjo ishte gjendja e vërtetë e fshatarëve të Shqipërisë.

Page 42: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Në krahinën e Dukatit dhe Himarës klasifikimi i fshatarëve në të pasur dhe të varfër nuk ka qënë si shkak i mungesës të tokës, por për shkak të vetmohimit për punë të fshatarëve të kësaj krahine. Ata që punonin mirë dhe kishin shumë djem të aftë për punë, rronin në bollëk, kurse ata që ishin dembela ose kishin vetëm vajza rronin në varfëri. Pra ky ishte dallimi klasor i fshatarve të Radhimës dhe Himarës. Burrat trima të Radhimës në fillim të shekullit XX

Shpirti liridashës i labërisë dhe fryma revolucionare e fshatrave të jugut, si kuptohet nga trimëritë e tyre, u është futur atyre në zëmër qysh me qumështin e nënës. Sipas mendimit tim shumë rrallë mund të takosh ndonjë lab frikacak.

Në shekullin e XX fshatrat e krahinës së Dukatit morën vesh se në maj të vitit 1907 në gjirin e Gramës, do zbresë Çerçis Topulli dhe Mihal Grameno, me qëllim që të kërkonin ndihmë nga jugu, nga krahina e Himarës dhe e Dukatit. Në atë ditë e gjithë krahina e Dukatit shkoi për të pritur Çerçizin dhe Mihalin, për t’i përkrahur dhe ndihmuar me të gjitha mundësitë që kishte krahina. Ky veprim, për atë kohë, ishte një akt trimërie dhe vetmohimi. Në vitin 1908 Ismail Qemali i mblodhi të gjithë patriotët e rrethit të Vlorës, që ishin solidarë me idetë e tij, për të patur mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre.

Kurse në datën 24 shtator të vitit 1909 në Napoli, Ismail Qemali bëri takimin e parë me anëtarët e klubit “Labëria”, kryetar i të cilit ishte Ymer Ali Radhima, për t’u dhënë atyre direktivat që duheshin zbatuar në atë kohë në Shqipëri.

Po e sqaroj për lexuesit se kush ishte Ymer Aliu nga Radhima? Sipas të dhënave biografike Ymer Ali Cekodhima ka lindur në

Radhimë në vitin 1865. Burrë i shkurtër por shumë zgjuar, që fliste në tri gjuhë të huaja, i frymëzuar nga idetë përparimtare të Rilindjes së Stambollit, Bukureshtit dhe Janinës, të cilat ndikuan shumë në formimin revolucionar, patriotik dhe shkollor të tij.

Me kthimin e Ymerit në Vlorë, ai i kushtohet lëvizjes qytetare dhe fshatare për pavarësi, drejtësi dhe shkollimit në gjuhën shqipe. Ai i

Page 43: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

43

bindi patriotët e jugut për krijimin e klubit patriotik “LABËRIA”, që do punonte për bashkimin e Labërisë në përpjekje për pavarësi dhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.

Klubi i sapo formuar ”Labëria” e zgjodhi Ymer Ali Radhimën kryetar të saj. Pikërisht si kryetar i klubit, u vërtetuan aftësitë e tij arsimore si dhe si revolucionar politik. Prandaj, nga autoritetet turke, filloi të kosiderohet si armik i tërbuar i perandorisë osmane. Në vitin 1909, për të mos rënë në burg, largohet nga Vlora për në Korfuz dhe prej andej në Itali ku, për idetë e tij pati mirëkuptimin e Ismail Qemalit.

Po në atë vit, Ismail Qemali bëri takimin e parë me përfaqësit e klubit “Labëria” dhe u uroi atyre, me në krye Ymer Aliun fitore të reja në lëmin arsimor patriotik. Më në fund kërkoi të bëjë për kujtim një fotografi me parësinë e klubit “Labëria”, e cila deri më sot gjendet në Muzeun Historik të Vlorës.

Pas shpalljes të amnistisë në 1910 Ymer Aliu kthehet në Vlorë, ku me një herë filloi aktivitetin tij patriotik. Ai organizoi kuvëndin e Drashovicës për të përkrahur memorandumin e Gërçes. Ymer Aliu ishte nga të parët që kërkonte nga qeveria osmane emërimin në pushtetin turk edhe të nënpunësve shqiptarë. Ymer Aliu ishte një nga mbështetësit kryesorë të Ismail Qemalit gjatë viteve 1911-1914, sidomos gjatë shpalljes të pavarësisë.

Ai gjithashtu ishte organizatori i mbrojtjes së Llogorasë nga sulmet greke. Gjatë qeverisjes së Fan Nolit, u emërua Komisari parë i policisë së Vlorës. Gjatë gjithë jetës Ymer Aliu ka luftuar për pavarësinë e Shqipërisë dhe prapaskenat e armiqve të saj. Më 28 nëntor të vitit 1909 bashkë me antarët e tjerë të komisionit përpiloi dhe firmosi letrën që ju dërgua fuqive të mëdha, ku demaskoheshin qëllimet e Italisë për aneksimin e Vlorës dhe Sazanit.

Emri i Ymer Ali Radhimës, në mes të patriotëve shqiptarë, shënohet si një nga patriotët e patrembur dhe të zjarrtë për pavarësinë e atdheut. Deri sa ndërroi jetë, shtëpia e tij në lagjen

Page 44: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Muradie, u bë shtrehë banimi e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Lef Nosit, Isa Boletinit dhe revolucionarëve të tjerë shqiptarë.

Siç thuhet në Radhimë “dardha bie nën dardhë”, Ymer Aliu ishte i biri Ali Jaup Cekodhimës, i cili kishte qenë kryetar i Beledies9 së Vlorës në vitet 1902-03 dhe nënpunës i zyrës telegrafike të Vlorës. Si patriot i flaktë që ishte, frymën përparimtare ja dorëzoi, si stafetë të birit, Ymerit. Ymeri me nder i vazhdoi dhe i shumëzoi traditat e të atit. Ja pra, ky ka qënë Ymer Aliu nga Radhima. Duhet theksur se Radhima nuk mburret vetëm me këta të dy patriotë të Cekodhimajve. Në atë kohë në Radhimë jetonte një plejadë e tërë përparimtarësh të tillë si, Mehmet Halili, Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Sali Xhaferi, Majko Lamia, Sihat Asllani, Mehmet Hasani, Hasko Ramo, Azem Dalani, Nuredin Elmazi, Xhafer Myftari, Sali Sylejmani, Hasan Sherifi, Hasan Pulo, Nuri Rahima dhe shumë patriotë të tjerë që, me shpirtin e tyre patriotik luftuan për pavaresinë e Shqipërisë.

Radhimjotët që përmeda më lart, nuk ishin të gjithë të shkolluar, por që të gjithë kishin mprehtësi mendore të natyrshme dhe që të gjithë ishin patriotë të zjartë që ndikuan personalisht në shpalljen e pavarësisë së atdheut. Në rendin e ditës, për të gjthë radhimjotët ishin bisedat për pavarësinë e Shqipërisë. Kur çdo të xhuma pas akshamit, fshatarët e Radhimës dilnin nga xhamia, shumica e tyre mblidheshin bashkë në gurët e Majës së Bregut, duke komentuar lajmet e fundit.

Në një nga të xhumatë10 Azem Dalani, kur pa që shuma e pjesëmarrësve të akshamit të shoqëruar nga mulla Saliu dolën nga xhamia dhe u ulën në gurët Majës të Bregut, ju drejtua me lutje mulla Saliut: “I nderuari mulla Sali!!! Ti je i vetmi që merr gazetat nga Stambolli. Na trego të lutemi, çfarë problemesh ato shqyrtojnë?”

9 Beledia (turqisht) – Bashkia e qytetit 10 E xhumá (turqisht) – e premte

Page 45: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

45

34-vjeçari mulla Saliu me çallmën e hoxhës në kokë, që e bënin atë shumë hipozant, filloi të flasë:

“Sipas lajmeve që japin gazetat, dhe sipas mendimit tim, duke filluar që nga viti 1894 gjedja politike në Turqi ka filluar të ndryshojë rrënjësisht. Si e keni dëgjur qysh nga dita e formimit të Komitetit “Bashkimi dhe Përparimi” në Stamboll, me ministrin e kulturës Efendiun Ahmet Rizain në krye, u përkrah plotësisht nga “XhonTurqit”. Ata, kërkonin ta kthenin shtetin e tyre nga perandoria osmane në një shtet “Burgjezo - Demokratik” duke e afruar ekonominë dhe politikën në favor të popullit. Por kjo rrymë përparimtare u shtyp nga shteti turk. 50 mijë veta u burgosën, ndërsa 80 mijë të tjerë, për të mos rënë në burg u arratisën nga Turqia. Por sipas mendimit tim – tha mula Saliu – kjo frymë revolucionare nuk u shua. Ajo është fillimi i lindjes së Turqisë demokratike. Si e keni dëgjuar në vitin 1908 villoi revolucioni i ri në Turqi. Fryma revolucionare e vitit 1905 në Rusi dhe në Iran, e frymëzuan popullin turk për rrëzimin e qeverisë të Abdulla Hamitit. Si thonë bile një grup oficerës turq, ju drejtuan me letër Admiralit Rus Shmidit, që dhe ata të bashkohen me ushtrinë ruse, duke i premtuar se do luftojnë bashkë kundër regjimit dhespotik turk, që të arrijmë edhe ne të jetojmë si njerëz. Turqit duan ta varrosin Perandorinë Osmane. Në Turqinë e sotme, kudo lëvon gjaku revolucionar. Nuk e di si do përfundojnë këto lëvizje në Turqi. Por, për ne shqiptarët, si na këshilloi Ismail Qemali, në takimin që patëm në vitin 1908, fryma e re revulicionare në Turqi, duhet të bëhet sinjal për të bërë kryengritje në Shqipëri dhe të luftojmë për shpalljen e pavarësisë.

Që sot e tutje, kryengritjet duhet të jenë detyrë e të gjithë shqiptarëve” – e mbylli tregimin e tij mulla Saliu.

Të gjithë dëgjuesit nga tregimi i mulla Saliut, e kuptuan se shpallja e pavarësisë në Shqipëri është shumë afër. Çdo njëri nga të

Page 46: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

pranishmit konkretisht mendonte se çfarë kontributi duhet të jepte për arritjen e pavarësisë të Atdheut.

Kur mbaroi së foluri mulla Saliu, të pranishmit si me komandë i uruan atij të rrojë dhe 100 vjet sepse na kënaqe me këto lajme optimiste. Mbas urimit që i bënë fshatarët, ai u kërkoi atyre leje për t’u larguar nga mbledhia se e ndjente veten të lodhur. Fshatarët e aprovuan, pa asnjë kundërshtim kërkesën e tij. Për fat të keq, mulla Saliu nuk rroi gjatë, ashtu si e uruan bashkë fshatarët. Ai vdiq nga gripi spanjoll i vitit 1933. Por gjatë gjithë jetës të tij, mulla Saliu qe hoxhë dhe mësues i Radhimës, në të njëjtën kohë ai ishte luftëtar i denjë, që përpiqej për shkollimin e kombit.

Mulla Saliu sapo mbaroi medresenë në Stamboll, u kthye në atdhe dhe menjëherë filloi lëvizjen e tij përparimtare. Nga fryma revolucionare e tij, u bë më i njohuri në krahinat e Himarës, Dukatit dhe qytetit të Vlorës. Hani i tij i ndërtuar në Virua u bë qendra e takimeve dhe shtrat i qëndrimit të shumë përparimtarëve shqiptarë. Si njeri përparimtar dhe revolucionar në vitin 1908 dërgohet si përfaqësus i krahinës të Dukatit në takimin me Ismail Qemalin. Merrte pjesë aktive kudo që e donte nevoja. Ai ishte pjesëtar i tubimeve të Drashovicës dhe Qishbardhës. Në vitin 1912, zgjidhet si delegat i Vlorës në kuvëndin e Fierit. Gjithmonë ai ka qënë aktivisti i zjarrtë për organizimin e fshatit në luftën kundër italianëve si dhe një luftëtar aktiv për dëbimin e tyre nga Shqipëria në vitin 1920. Ai ishte një nga të pesëdhjetë burrat e kazasë së Vlorës, që firmosën telegramin e drejtuar Këshillit Kombëtar në Tiranë në vitin 1921, ku kërkonin një Shqipëri Europiane demokratike. Në kohën e Nolit ishte përkrahës i zjarrtë i përparimit të Shqipërisë dhe demokracisë. Ky ishte një “mulla” revolucionar, që mburrej i gjithë rrethi i Vlorës.

Çdo njeri që e njihte mulla Saliun, kishte gjithmonë dëshirë të bisedonte ose t’i dëgjonte këshillat e çmueshme të tij. Për radhimjotët ishte enciklopedia e diturisë së gjithanshme, të politikës dhe

Page 47: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

47

ekonomisë së brendshme e të jashtme. Për çdo fshatar që i drejtohej atij merrte këshilla shumë të vlefshme. Pas largimit të mulla Saliut atë të xhuma, në Majën e Bregut për një kohë mbretëroi një qetësi që zgjati më tepër se 10 minuta.

E prishi qetësinë e mbrëmjes së korrikut të vitit 1912 zëri karakteristik i Xhafer Asllanit. Ai u ngrit në këmbë, i shikoi të pranishmit me shikimin e tij studjues dhe shqiptoi:

“Të hënën isha për darkë tek Alem Mehmeti, i cili ndërmjet të tjerave tha se dhe Greqia paska disa pretendime tek Shqipëria. Prandaj ndonjë nga ditët e ardhshme mund të na sulmojë. Kjo do të thotë se radhimjotët, që përkrahin Ismail Qemalin për shpalljen e pavarësisë duhet ta mbrojnë krahinën tonë nga coptimi i Shqipërisë, ashtu si duan grabitqarët grekë. Në bisedat që pata me njerëzit e mij të Lugut të Gegëve – vazhdoi Xhaferi – që të gjithë janë dakort ta mbrojmë krahinën tonë nga zaptimet e grekëve, për ta bërë të mundshme shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemal Beu sa më shpejt”.

“Jo vetëm banorët e Lugut të Gegëve janë dakort për të ndihmuar Ismail Qemalin, ja preu fjalën Hasan Pulua, por janë dakort të gjithë shqiptarët, ta japin jetën për pavarësinë e atdheut. Sot detyra dhe nderi i çdo shqiptari është mbështetja dhe ndima konkrete që duhet ti bëjmë Ismail Beut për t’ja arritur sa më shpejt qëllimit të shpalljes së pavarësisë” tha Hasani.

Prit more djalë se ma preve fjalën për mes, ju drejtua Hasanit, Xhaferi dhe i tha: “Po i atij mendimi jam edhe unë që sot për sot duhet të mobilizohemi për të ndihmuar Ismail Qemalin në shpalljen e pavarësisë, duke mos lejuar coptimin e saj nga fqinjët grabitqarë. Si më porositi edhe Mehmet Alemi, sot për sot duhet të mbrohemi, në radhë të parë nga provokimet e grekëve, sidomos në këto ditë të shënjta që i pret çdo Shqiptar. Ne duhet ta mbrojmë Shqipërinë nga synimet e grekëve, jugosllavëve dhe italianëve, të cilët duan që shqipëria të jetë e

Page 48: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

coptuar në ditën e shpalljes të pavarësisë” – e mbaroi bisedën Xhafer Asllani.

Pas Xhafer Asllanit u ngre në këmbë Hasko Ramua dhe vazhdoi të thotë: “Pas bisedave për politikën që na treguan mulla Saliu, Xhafer Asllani dhe Hasan Pulua, mbështetjen e Ismail Qemalit si u kuptua nga diskutimet e sotme, e gjithë Radhima është dakort të luftojnë për pavarësinë e shqipërisë, deri në pikën e fundit të gjakut. Por unë mendoj, se para se të biem për gjumë, të dëgjojmë ndonjë tregim përrallor nga Lame Halili”.

Të gjithë të pranishit ju lutën: Lame aga! Lame aga! Na rrëfe ndonjë ngjarje të shurtër por interesante. Me gjithë që Lamja ishte më i gjati nga të gjithë, për mrekulli dukej dhe atje ku ishte ulur, por ai u ngrit në këmbë dhe i pyeti fshatarët.

A e di ndonjëri nga ju se kush e ka ndërtuar Romën, qytetin më të vjetër të Italisë dhe më të afërmin për ne?

Të gjithë të pranishit ju përgjën: E kemi dëgjur por nuk e mbajmë mënd, prandaj të lutemi, në se është interesant, na e kujto dhe një herë. Ja tani po jua kujtoj unë, ju përgjigj kërkesës së fshatarëve Lame Halili. Kjo ka ndodhur, vazhdoi të tregojë Lamja, në vitin 753 p.e.s. Në atë kohë jetonte në Itali një murgeshë e virgjër e quartur Silvia, e cila ra me barrë me frymën e shenjtë të Perëndisë Mars. Ajo lindi dy binjakë, që ju vuri emrat Romul dhe Remi. Kur e mori vesh një lajm të tillë sunduesi i vendit Amuliusi, urdhëroi ushtarët e tij, që të gjithë binjakët e lindur në atë kohë t’i mbysin në lumin Tibër. Urdhëri u zbatua me një herë.

E shkreta Silvia, i mbështolli të dy binjakët në një shpargër duke u lënë sytë dhe gojën të lirë dhe ua dorëzoi fëmijët ushtarëve. Kur ushtarët i hodhën fëmijët në lumë, ata filluan të qanin dhimbshëm. Afër lumit, në atë kohë u ndodh një ulkonjë e cila i nxorri djemtë nga lumi, ua coptoi shpargërin dhe filloi t’i ushqejë binjakët me qumështin e saj. Kur fëmijët u rritën ulkonja i futi që të dy djemtë në një kasolle të hapur të një bariu dhe iku. Bariu, që i gjeti dy binjakët në stanin e tij, e

Page 49: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

49

quajti këtë si dhuratë të Zotit dhe së bashku me gruan e tij shterpë, u kujdesën dhe i rritën të dy djemtë trima të fortë dhe patriotë të zjarrtë. Djemtë e mësuan nga bariu mbi tiraninë e Amuliusit, dhe maskrimet që përdorte mbi atë popull. Djelmoshat, si trima të rrallë, që u rritën e sulmuan dhe e vranë tiranin e vëndit.

Mbas pak kohe, vëllezërit menduan të ndërtojnë në këtë shtet Kryeqytetin e tij. Por këtu ndodhi e pa pritura; Romeli ish i mendimit ta ndërtonte Kryeqytetin në kodrën Platine, kurse Remi preferonte kodrën Aventime. Çdo njëri nga vëllezërit qëndronte në mendimin e vet, prandaj vendosën që vendin për të ndërtuar kryeqytetin ta zgjedhë fallxhiu.

Por dhe me vendimin e fallxhiut Romeli nuk ra dakort. Që të zbatonte mendimin e tij Romeli vrau të vëllanë dhe me shumë vështirësi ndërtoi Kryeqytetin e Italisë, që e quajti me emërin e tij “Romë”. Ky tregim për ne radhimjotët duhet të jetë mësim i mirë.

Vëllezërit radhimjotë nuk duhet të përçahen, dhe të arrijnë të vrasin vëllai-vëllanë, por duhet të jenë gjithmonë të bashkuar si vëllezër të dashur, ta kuptojmë dhe ta respektojmë mendimin e njëri-tjetrit. Vetëm me vëllazërim dhe dashuri për njëri-tjetrin kemi mundësi ta fitojmë pavarësinë e Shqipërisë dhe ta mbrojmë atë nga çdo grabitqar, që dëshiron të zaptojë territorin e saj. Ne radhimjotët, vazhdoi të flasë Lamja, e kemi si traditë besnikërinë dhe ardhjen në ndimë tek njëri-tjetri.

Ja po ju tregoj një ngjarje tjetër që ka ndodhur shumë kohë përpara në Radhimë. Shumë kohë përpara, pikërisht, atëhere kur Radhima ishte akoma ortodokse dhe banorët rronin me mësimet e Krishtit, në shtëpinë e sotme të Alikapojve jetonte një bari i sapo martuar me një vajzë të bukur të quajturën Tanë. Bariu i binte aq bukur fyellit sa që Tana filloi ta kuptonte melodinë e tij dhe shprehjet e dashurisë së burrit. Kështu, çdo ditë në kohën e caktuar Tana dilte te Lëmi i Gumet dhe nga Drumbeja dëgjonte meloditë e burrit të saj të

Page 50: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

dashur. Një ditë në stanin e bariut erdhë hajdutët, i vranë qenin dhe e lidhën bariun tek një lis. Kur erdhi koha që të merrej vesh me gruan ju lut hajdutëve që para vdekjes të hipte majë lisit dhe t’i bjerë fyellit për t’u çmallur me jetën. Bjeri sa të duash fyellit, ju përgjegjën hajdutët, dhe ne do të dëgjojmë si i bie. Me fyellin e tij bariu hipi në majë të lisit dhe filloi të këndojë melodinë që e dëgjonte dhe e kuptonte vetëm Tana e tij e dashur. Fyellit filloi t’i bjerë me të tillë melodi: Tanë Tanë e shtrënjta Tanë, Mua hajdutët më ranë, Qënin e zi ata e vranë, Mua të lidhur më kanë, Mos shpejto të thuash Po, Ti po munde më shpëto.

Kështu me të tillë melodi çobani po i binte fyellit afro një orë, sa që hajduti që e ruante nën lis i foli: “More djalë ma këpute shpirtin me atë fyell, prandaj deri sa shokët e mi janë të zënë me punë, zbrit nga lisi dhe ik nga të duash”. Kur çobani filloi të zbriste nga lisi, nga të gjithë anët e stanit, u dëgjuan krismat e pushkëve. Trimat radhimjotë, që i kish thirrur Tana, në atë moment filluan të qëllonin kundër hajdutëve. Kështu e shpëtuan çobanin, vëllain e tyre dhe e çuan më lart nderin e Radhimës.

Kjo ndodhi tregon për besnikërinë dhe mençurinë e grave tona, që na vijnë në ndihmë edhe atëhere kur jemi në rrezik. Vetëm të bashkuar dhe me dashuri për njëri-tjetrin, do jemi në gjëndje ta përballojmë çdo vështirësi që na del përpara e përfundoi tregimin e tij Lame Halili.

Më në fund fjalën e mori Hasan Sherifi i njohur si arqitekt modernist në Turqi dhe Shqipëri, i cili foli: “Të nderuar Zotërinj! Unë nuk jam marrë asnjë herë me politikë, por me sa dëgjova jam plotësisht dakort se Shqipërisë i duhet pavarësia si uji peshkut. Të gjithë jemi lodhur nga shtypja 500 vjeçare e Turqisë. Por unë që më rrallë ndodhem në mes tuaj, dua t’u jap disa mendime për të ardhmen e

Page 51: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

51

fshatit tim. Radhima është 160 metro mbi nivelin e detit, por për detin ne jemi vetëm vëzhguesa të pastërtisë dhe bukurisë së tij. Sa pasuri të mëdha ka deti, të cilat mund ta përmirësojnë jetën tonë, për fat të keq radhimjotët nuk dinë t’i shfrytëzojnë.

Unë kam parë, për shëmbëll, në Turqi vazhdoi Hasani, që europjanët, në përgjithësi i bëjnë pushimet e tyre vjetore buzë detit, duke u shtrirë si derra në rërë deri sa nxihen nga dielli dhe bëhen si negra. Për pushime të tilla në breg në detin e Turqisë ata u paguajnë turqve para të shumta. Banorët turq zënë peshq për të ushqyer jo vetëm veten, por dhe turistat me mish peshku, duke fituar të ardhura akoma më të mëdha. Kështu pra ata i shfrytëzojnë në maksimum dobitë e detit në interes të pasurimit të tyre.

Unë kam patur fatin të më ftojnë në Zvicër të projektoja një hotel luksoz. Dy vjet punova në Zvicër dhe e kam shetitur këtë shtet nga të gjitha anët. Po ju them, se Zvicra nga sipërfaqia nuk ndryshon shumë nga Shqipëria, vetëm ndryshon nga fakti që s’ka det. Por në territorin e Zvicrës takon shumë vënde të bukura unikale, të cilat e bëjnë jetën e vizituesve të këndshme. Në Zvicër të sheh syri Alpet të mbuluar në të gjithë vitin me borë, ku bëjnë ski banorët e Zvicrës dhe shumë amatorë të tjerë nga e gjithë bota. Malet dhe kodrat e shumta të Zvicrës, që siç tregonë pleqtë, deri në fund të shekullit XVII ishin gjysmë të zhveshura nga pyjet, nuk kaluan as 80 vjet që të mbushen me pyje, sepse u ndalua kullotja e dhive. Ato male e bëjnë panoramën e Zvicrës në një nga vëndet më të bukura në Evropës. Pyjet, jo vetëm që zbukuruan ambjentin, por ata ndikuan në plotësimin e burimeve dhe i mbushën me ujë liqenet e shumtë, që e zbukurojnë akoma më shumë pamjen e këtij shteti. Është karakteristike, për këtë shtet, që pranë çdo liqeni janë ndërtuar hotele luksozë ku pushojnë vëndasit dhe mijëra miq të ardhur nga gjithë Bota, prandaj zviceranët sot kanë nivelin jetësor më të lartin në Botë. Mendoj se Radhima në shekullin XXI, do të

Page 52: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

shkulet nga fshati i sotëm dhe do ta ndërtojë fshatin e ri në buzë të detin, nga Viroi deri në Nisi”.

Pikërisht dëshirën e Hasan Sherifit e realizuan stërnipërit e tij në fillim të shekullit XXI, kur një nga një i ndërtuan shtëpitë e tyre në breg të detit Adriatik duke filluar që nga Manevreroi deri në Nisi. Sipas mendimit tim, në fund të shekullin e XXI e gjithë krahina e Dukatit do ta zhdukë kullotjen e dhive. Si pasojë kodrat dhe malet e krahinës tonë do mbulohen me pyje të gjelbër, të cilët nga kujdesi për t’i ruajtur e për t’i rritur, do kenë mundësinë t’i çfrytëzojnë ata për të mirën e radhimjotëve.

“Çdo dru që pritet në pyll, do përdoret për të rritur mirëqenien e fshatarëve, siç po ndodh për shëmbell në Mbretërinë e Suedisë. Siç e dini Suedia është shtet monarkik, me demokracinë dhe mirëqenien e më të mirë të banorëve në Evropë. Teritori i saj i mbushur me pyje, ku 80% e të cilëve janë shpallur vënde të ndaluara për t’i perë rrafsh. Me gjithë atë çdo dru që pritet në pyjet e Suedisë përdoret në industrinë e drurit, duke prodhuar çdo gjë që i duhet njeriut, gjithashtu dhe për ndërtime dhe nevoja të tjera, duke e rritur nga viti në vit nivelin jetësor të popullit suedes. Suedia, përveç nivelit të lartë jetësor, me një demokraci të vërtetë, sot ka dhe natyrën e bukur dhe industrinë pyjore më të zhvilluarën në Evropë. Kjo do të thotë, se nikoqirllëku në çdo punë, është kryesorja në zhvillimin të çdo vendi dhe çdo shteti. Me një fjalë, që e gjithë popullsia e çdo shteti, që të rrojmë mirë duhet nikoqirllëk. Për çdo punë që fillojmë në vëndin e banimit, duhet të zbatojmë principin e krahinës tonë që thotë “Mishi të piqet po helli të mos digjet”. Për t’i zbatuar këto këshilla, është fakti që ta duam njëri-tjetrin si vëllezër dhe t’i dëgjojmë këshillat e njëri-tjetrit. Vetëm atëhere, si na këshilloi i nderuari Lame Halili, kemi mundësi të shkojë përpara, fshati i ynë, Radhima jonë e dashur”. E mbaroi fjalën e tij Hasan Sherifi.

Pikërisht Hasan Sherifi e mbaroi fjalën, në momentin kur në Majën e Bregut po binte errësira. Të gjithë të pranishmit u përshëndetën me njëri-tjetrin dhe u shpërndanë secili në shtëpi të vet.

Page 53: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

53

Radhima në prag të vitit 1912. Në fillimin e vitit 1912 tek shqiptarët e shpërndarë nëpër gjithë

botën, si dhe atyre që jetonin në atdhe, filluan t’u lindin shpresa të plota, se Shqipëria së shpejti do ta shpallë pavarësinë e saj dhe do bëhet shtet me demokraci të vërtetë. Në atë kohë patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, filluan bisedime të bindëshme me udhëheqësit e shumë shteteve europiane dhe me këmbëngulje kërkonin pavarësinë e Shqipërisë. Krahas lëvizjes për pavarësi në këto momente në Vlorë po zhvillohej dhe një fushatë e gjerë elektorale për zgjedhjen e kandidatëve, që do të merrnin pjesë në zgjedhjet e reja në parlamentin Xhonturk. Qëllimi i kandidatëve vlonjatë ishte njoftimi në parlamentit turk që banorët e Vlorës, do t’i bëjnë mbështetje të plotë Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë. Delegatë të Vlorës u zgjodhën Ibrahim Abdullai, Ymer Ali Radhima, Xhafer Asllani, Mehmet Halili, Mehmet Alemi dhe Hamza Isai. Fjalën në parlamentin, nga delegatët vlonjatë ja dhanë Ymer Ali Radhimës, i cili ndër të tjera e njoftoi parlamentin turk për përkrahjen e popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë ndaj përpjekieve të Ismail Qemalit për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

“Ju jeni vetë fajtorët, vazhdoi të flasë Ymeri, që të gjithë popujt e shtypur nga Turqia, sot po ngenë krye kundër juve. Mandej, vazhdoi të thotë se Turqia për afro pesëqind vjet i ktheu shqiptarët në robër, në skllevër të saj, duke ua hequr plotësisht çdo të drejtë elementare të çdo njeriu. “Ju i emëruat shqiptarët “arnautë”; po ju njoftoj se asnjë shqiptar, asnjë herë s’e ka quajtur veten “arnaut”, por për kundrazi, “shqiptar bujar” dhe njeri të zgjuar gjenetikisht nga Zoti. Ju na e ndaluat shkollën në gjuhën shqipe, megjithatë sot, çdo shqiptar i di

Page 54: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

përmendsh të gjitha vjershat patriotike të Naim Frashërit të shkruara këtu, në gjuhën shqipe në themelet e Stamollit. Ju njoftoj se populli shqiptar i pavarur ka për të ecur me hapa shumë të shpejta drejt diturisë dhe përparimit.Nipërit ose stërnipërit tuaj do jenë dëshmitarë të kësaj lëvizje” – E mbaroi mendimin e tij Ymer Ali Radhima.

Fjalimi i Ymerit e nervozi gjithë parlamentin turk. Sipas gazetës “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofie, theksohej se krahina e Dukatit, në parlamentin turk dha një shembull të shquar të kompaktësisë, pjekurisë politike dhe atdhetarizmit shqiptar. Ndërkohë si rezultat i lëvizjes revolucionare të përgjithshme në Shqipëri, patriotët vlonjatë formuan klubin kryengritës “Labëria” me kryetar nderi Ismail Qemalin.

Ky klub drejtohej nga kryesia e përhershme prej tetë antarësh, por barra më e rëndë e kësaj udhëheqjeje binte mbi Ymer Ali Radhimën. Në përgjithësi klubi u muar me organizimin e luftës për pavarësi, duke formuar në fshatrat e Vlorës dhe të Shqipërisë degët e veta. Po ashtu ky klub vuri si detyrë vetes shkollimin e atdheut në gjuhën shqipe.

Kështu në Vlorë u hap shkolla e parë fillore në gjuhën shqipe, e cila vazhdonte mësimet nën kujdesin e këtij klubi. Në pranverën e vitit 1912, me porosinë e Ismail Qemalit, atdhetarët vlonjatë bënë të mundur koordinimin e përbashkët me kryengritësit kosovarë dhe të malësive të Shqipërisë të veriut, duke e kthyer lëvizjen për pavarësi në një lëvizje kombëtare. Po në atë kohë, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, me këmbëngulje kërkonin nëpër diplomacitë europiane shpalljen e Shqipërisë “Shtet të pavarur”. Me një fjalë e gjithë Shqipëria ishte në pritje të pavarësisë të atdheut.

Krahina e Dukatit, e mbushur me patriotë revolucionarë, në korrik të vitit 1912 u vu në krye të kësaj lëvizje. Rreth 400 burra të armatosur, nën drejtimin e Alem Mehmetit u nisën për në Vlorë dhe qëndruan në afërsi të çadrave të ushtrisë turke, duke u futur ushtarëve turq një frikë të madhe...

Page 55: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

55

Në datën 3 gusht të vitit 1912, në Qishëbardhë u bë një mbledhje e madhe, ku nga të gjithë fshatrat e Labërisë u vendos t’i dërgonin Portës së Lartë, kërkesat e memorandimit të Gërçes, në të cilin i kërkohej Sulltanit zbatimin e 12 kërkesave të kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës. 30 burra nga Radhima, nën drejtimin e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, bënë të mundur takimin me krerët kryengritës të kuvendit të Fierit, ku zgjodhën Hasan Prishtinën si kryetar të delegacionit të Shqipërisë, për t’i paraqitur Portës së Lartë kërkesat e memorandumit të Gërçes. Nga Radhima, pjesëtar i delegacionit u zgjodhën Ymer Aliu dhe mulla Sali Xhaferi. Greqia në këto momente të përshtatshme për shpalljen e pavarësisë ndërmori disa provokacione luftarake për të zaptuar vende nga territori i Shqipërisë së jugut. Prandaj si detyrë imediate e patriotëve të rrethit të Vlorës doli problemi i moscoptimit të Shqipërisë. Për këtë qëllim në vjeshtën e vitit 1912 në Radhimë u organizua një mbledhje me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga e gjithë krahina e Dukatit, ku merrte pjesë edhe djali i Ismail Qemalit, i shoqëruar nga Hamza Isai dhe Et’hem Bej Vlora. Në këtë mbledhje Alem Mehmeti ju bëri thirrje të gjithë burrave të krahinës, që vullnetarisht të shkojnë për të mbrojtur vilajetin e Janinës. Menjëherë nga Radhima dolën vullnetarë Balil Lagji, Brahim Sadiku, Dalan Tahiri, Bilbil Sinani, Sinan Bilani, Xhafer Jaupi, Laze Zhegu, Lame Halili, Isuf Jazoj, Mehmet Bonjaku dhe Ali Gjimara.

Në frontin e Bezhonit, nën udhëheqjen e trimit Xhafer Asllani, i cili u jepte kurajo shokëve për luftë më të ashër, me shënja u tregonte luftëtarëve lëvizjet për të zënë pusitë më të mira. Të gjithë radhimjotët luftuan si trima duke e lagur atë vënd, me gjakun Xhafer Jaupit dhe Lazes Zhegut, të cilët dhanë jetën për mbrojtien e trojeve shqiptare. Përfundimisht Janina mbeti nën sundimin e Greqisë. Në të njejtën kohë kur ditët ishin të numëruara për shpalljen e pavarësisë, në nëndor të vitit 1912 forcat greke pushtuan bregdetin e

Page 56: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Himarës dhe u drejtuan drejt Llogorasë. Me një herë Dukati u bëri thirrje, që e gjithë krahina të ngrihet në këmbë, për të shporrur nga vëndi grekët grabitqarë. 20 burra nga Radhima u bashkuan në Llogora me vullnetarët, që u kthyen nga Janina me në krye Xhafer Asllanin. Ata me luftë të ashpër i ndoqën grekët nga Shqipëria. Pa marrë parasysh situatën e ndërlikuar, Deklarata e shpalljes së pavarësisë u realizua në Vlorë në datën 28 nëntor të vitit 1912. Deklarata e shpalljes së pavarësisë të Vilajetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shqipëria, në datë 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë u shpall e pavarur nga turqia prej Ismail Bej Qemalit. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes të pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë Shqiptare të Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe nga Pleqësia e shtetit Shqiptar. Përshëndetien e parë, qeveria e Ismail Qemalit e mori nga Fan S. Noli, nga politikani, diplomati, shkecëtari dhe patrioti i shquar shqiptar.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe caktimi i kufijve të Shqipërisë u bë mbas një viti, në konferencën e ambasadorëve në Londër, vendimi i të cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane, nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar. Për fat të keq në ditën e shpalljes të pavarësisë, gjysma e territorit shqiptar mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë etnike. Shkaku kryesor i kësaj padrejtësie ishin pretendimet e pa bazuara të shteteve fqinje, Sërbisë, Greqisë dhe Italisë, për t’i mbajtur pjesët më strategjike të Shipërisë nën kontrollin e tyre.

Ndërkohë trimat e Llogorasë, në ditën që dëbuan grekët nga vëndi ynë, preheshin në pyllin me pisha, ku i kish kapur një qetësi e ëmbël dhe shumë e madhe. Çdo luftëtar, shikonte dhe gëzohej me atë bukuri dhe qetësi që mbretëronte në këtë pyll, ku nuk ndiheshin më krismat e pushkëve. Këtë qetësi e prishën tre kalorës që vinin nga Dukati, kaluar në tre kuaj, vraponin mes pyllit të Llogorasë, duke

Page 57: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

57

mbajtur në dorë flmurin e kuq me shqipen dy krenare në mes. Qëllimi i ardhjes së tyre ishte lajmërimi i luftëtarëve të Llogorasë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.

Në fillim u dëgjuan disa “Urraaa” të largëta nëpër pyjet e pishës të Llogorasë, por mbas pak kohe, kur u bashkuan të gjithë luftëtarët u dëgjua oshëtima e një Urraa-je, që u duk sikur u shpërnda në gjithë Shqipërinë.

Me gëzim të madh për çdo shqiptar, u festua dita e 28 nëntorit të vitit 1912, së bashku me Ismail Qemalin, i cili e pruri popullin shqiptar në këtë ditë të lumtur dhe të gëzueshme. Krahas me patriotët e tjerë shqiptarë, që e bënë të mundur këtë ditë gëzimi, nuk duhet të harrojmë dhe emrat e patriotëve radhimjotë, si Ymer Aliu, Sali Xhaferi, Mehmet Halili, Xhafer Asllani, Balil Lagji, Brahim Sadiku, Dalan Tahiri, Bilbil Sinani, Mehmet Bonjaku, Sinan Bilani, Xhafer Jaupi, Laze Zhegu, Lame Halili, Isuf Jazo etj., të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për shpalljen e pavarësisë. Për fat të keq kjo lumturi nuk zgjati shumë. Në vitin 1914 Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqien dhe të largohet nga Vlora, për t’ja lënë vëndin e tij Princ Vidit. Por në një situatë të tillë ku nuk merrte vesh i pari të dytin, edhe princ Vidi s’mundi të bëjë gjë tjetër veçse të vihej në shërbim të fuqive imperialiste, si Austro-Hungarisë, Italisë dhe sahanlëpirësve të Esat Pashës.

Dhe ai shumë shpejt bëri dorëheqje. Kështu pra Shqipëria u bë një shesh betejash, e përçarë në vilajete dhe pa qeverinë qendrore. Në datën 29 dhjetor të vitit 1914 ushtria italiane e përbërë nga një Regjiment Bersalieresh, zbarkuan dhe pushtuan Vlorën, me preteksin për mbrojtjen e saj nga pushtimi grek. Pushtimi i Vlores nga Italia erdhi si rezultat i politikës shumë vjeçare italiane, që e realizoi në një kohë kur vëndi ishte pa qeveri, të okupojë Vlorën pa asnjë humbje. Shqipëria në Luftën I Botërore u nda në zona të pushtuara nga Austro-Hungaria, Franca dhe Italia. Duhet theksuar, se për një vit të tërë Italia

Page 58: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nuk mundi ta zgjeronte pushtimin në të gjithë Shqipërinë përveç Vlores. Bile dhe Vlorën nuk e zaptoi dot të gjithë rrethin e saj. Kufiri i territorit të okupuar nga italia në Vlorë ishte Uji i Ftohtë, duke marrë kurrizin e malit të Shashicës deri në majë të vargmalit të Mazharit. Radhima dhe krahina e Dukatit mbetën të pa pushtuara.

Por italia, duke parë përparimin e Austro-Hungarezëve për largimin e forcave sërbe nga territoret shqiptare e shtoi fuqinë e saj ushtarake, duke arritur në 2 dhjetori të vitit 1915, në 18 - batalione, kurse në shkurt të vitit 1916 në 48-batalione, d.m.th. arriti të ketë një forcë ushtarake prej rreth 100.000 trupash ushtarake, nën komandën e gjeneral Piacientinit. Kështu në shkurt të vitit 1916 ushtria italiane e zaptoi të gjithë krahinen e Dukatit, duke organizuar postë komandë në Ramec dhe Fushë Dukat.

Duke ndërtuar dhe një aeroport për aeroplanët bombardues të tipit “Caproni” tek sheshi pranë rrëzës së kodrës në drejtim të Tragjasit. Gjithashtu ata ndërtuan rrugën automobilistike. Prej Hundës së Erizit deri në Virua, ata ndërtuan një teleferik për transportimin e oficerëve dhe ushqimeve nga Viroi në Radhimë dhe anasjelltas, një shtëpi pushimi për oficerët si dhe shkollën fillore të fshatit në majë të Bregut. Me këtë zgjerim Italia e përligji plotësisht pushtimin e Vlorës.

Në vitin 1916 Traktati i Londrës vendosi coptimin e Shqipërisë midis Greqisë e Jugosllavisë. Pra Vlora mbeti në dorë të komandës italiane dhe të sekretariatit për punët civile të Italisë. Kontrollin në zonat e okupuara, filluan ta bënin karabinierët italianë. Kjo gjendje okupimi, ngjalli në banorët e Vlorës dhe rretheve të saj ndjenjat më të ashpra dhe ndikoi në mobilizimin e përgjithshëm të Labërisë në luftë kundër okupatorëve italianë. Demostrata e parë, e përgjakshme u zhvillua në Vlorë më 28 nëntor 1918. Po këtë ditë në Fushën e Dukatit, tek Hani i Abaz Gegës u mblodhën përfaqësues nga të gjitha fshatrat e krahinës së Dukatit, bashkë me nxënësit e shkollave fillore, duke kënduar deri vonë këngë patriotike. E gjithë kjo demostratë u zhvillua nën kqyrjen e ushtarëve italianë, por, shyqyr Zotit, pa gjakderdhje.

Page 59: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

59

Radhima dhe radhimjotët në prag të luftës I Botërore deri në vitin 1920 (deri në çlirimin e Vlorës).

Lufta I Botërore ka qënë një nga konfliktet më të mëdha, që njihte deri atëhere njerëzimi. Ajo filloi, për shkak të vrasjes në Bosnjë në vitin 1914 të Erсgercog Franc Ferdinantit. Mbetën 10 milion vetë të vrarë në fushën e betejës dhe 7 milion të vdekur ose të vrarë nga popullsia paqësore. Italia në këtë luftë mbajti neutralitet. Por udhëheqja politike e saj, sidomos Emanueli i III mundohej të realizonte dëshirën e tij të vjetër për të kolonizuar Afrikën Veriore dhe të mbante supermacinë në Ballkan dhe sidomos të okuponin Shqipërinë e dobësuar dhe të coptuar nga sundimi 500-vjeçar i Perandorisë Osmane. E themi e coptuar, sepse Shqipëria nën okupimin osman nuk u administrua nga perandoria osmane si (një shtet), si njësi e vetme, por e ndarë në katër vilajete, ai i Janinës, Manastirit, Kosovës dhe Shkodrës. Nga këto vilajete, pas shpalljes të pavarësisë së Shqipërisë vetëm Shkodra mbeti në kufijtë e Shqipërisë të atëhershme.

Ndarjet administrative dhe fetare të Shqipërisë e kënaqnin mbretërinë italiane, e cila me çdo mundësi kërkonte ta thellonte këtë ndarje artifciale të shtetit shqiptar. Por në asnjë mënyrë, asnjë nga armiqtë e Shqipërisë nuk mundën të mbjellin hasmëri në mes shqiptarëve me fe dhe vilajete të ndryshme. Shqiptarët nga çdo anë që ishin i bashkonte dhe i vëllazëronte gjuha dhe Besa shqiptare. Megjithëse u shpall pavarësia e Shqipërisë në datën 28 nëntor, lakmia e Italisë dhe Greqisë për të aneksuar vëndet më strategjike, vazhdonte nga dita në ditë. Qëllimi ishte okupimi i Llogorasë dhe Vlorës. Shqipëria u pushtua nga Italia, sidomos pjesa jugore. Vlonjatët mbetën përsëri me ndjenja të hidhura dhe të pa zgjidhura siç ishin

Page 60: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

varfëria, analfabetizmi total etj. Dobësia ushtarake e tyre për të luftuar, ishte si pasojë e mungesës së çdo lloj armatimi.

Megjithatë duhet theksuar se vitet 1918-1919 kanë qenë periudhat e organizimit dhe përgatitjes së popullit të Vlorës, për të luftuar me pushtuesit italianë deri në pikën e fundit të gjakut. Ky organizim bëhej pikërisht atëhere kur Lufta I Botërore kishte mbaruar. Ndërkohë që në Konferencën e Paqes në Paris, bëheshin pazare për coptimin e Shqipërisë dhe përligjien e pushtimit të Vlorës nga Italia. Prandaj ajo, në këto kondita të favorshme, brënda një dite e pushtoi Vlorën dhe filloi ta ndiente veten zot të vendit. Numri i ushtrisë italiane në Shqipëri shtohej nga viti në vit, duke arritur në fillim të vitit 1916 në mbi 100 mijë ushtarë të komanduar nga gjeneral Piacentini. Nën komandën e tij ushtarët italianë, qysh në ditët e para filluan të masakrojnë gjithë popullsinë e jugut të shqipërisë. Kryengritjet e njëpasnjëshme të lebërve, çdo herë shtypeshin nga ushtria italiane. Ata shumë shpejt u bënë “zotër” të vëndit në Shqipërinë e jugut. Por dhe lebërit gjatë kësaj kohe nuk flinin. Shumë shpejt ata filluan t’ua tregojnë kush ishte zot i këtij vëndi. Populli i Vlorës dhe i rrethit të saj, të etur për liri, nga rasti në rast grumbulloheshin për rreth prijësve të tyre dhe mundoheshin ta dobësonin me diversione armikun nga brënda. Për fat të keq italianët, çdo diversioni, i përgjigjeshin me ashpërsi dhe tortura.

Ja si e ka përjetësuar populli lab ashpërsinë e italianëve në atë kohë: Pa na muarnë dhe na lidhë, Me zinxhir dorë më dorë. Si kafshë bran na hiqnë, Na shpunë deri në Vlorë. Atje na i ndanë dënimet. Ca Babicë e ca në Romë....

Pushtimi i Vlorës solli për banorët e saj dhe të fshatrave për rreth, jo vetëm mjerim dhe vuajte, por njëkohësisht edhe lindjen e

Page 61: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

61

frymës revolucionare dhe ndjenjën për t’i “hedhur në det”. Pavarësisht se italianët ishin të armatosur deri në dhëmbë, lebërit e pa frikshëm filluan organizimin e rezistencës anti italiane si në qytet edhe në fshatra. U krijuan shumë shoqëri atdhtare si “Shtiza e qytetërimit”, “Opinga” dhe “Mbrojtja Kombëtare” e drejtuar nga mulla Saliu, ku me punën e tyre të palodhur, në kondita ilegale ringjallën dhe forcuan në popull ndenjën e atdhedashurisë dhe vullnetin çlirimtar.

Shenja e parë e luftës për çlirimin e vendit u bë dita e 28 nëntorit të vitit 1918. Me flamurë që valviteshin në duart e trimave vlonjatë, fillun demostratën, duke i mbushur rrugët e qytetit me njerëz. Ata hidhnin parrulla të shpeshta për çlirimin e Vlorës nga Italia. Nuk kaluan shumë minuta, kur të gjitha rrugët e Vlorës u mbushën me demostruesa. Mbas një ore me demostruesit e qytetit u bashkuan dhe demostruesit e fshatrave të afërmt, ku ndër ta kishin ardhur edhe plotë radhimjotë. Demostruesit kërkonin liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Milicia italiane nuk bëri asnjë përçapje për ta ndaluar këtë kryengritje. Veç anës së rrugëve karabinierët e armatosur i shikonin me vëmendje të madhe demostruesit. Kjo kryengritje qe sinjal i mirë për çdo lab vlonjat, për luftë të rreptë kundër italianëve. Për rëndësinë e kësaj kryengrijtje flitej kudo në qytetin Vlorë dhe fshatrat e saj; në dasma, davete, kafene, klube dhe në çdo familje. Flitej me shpresë se nuk është e largët ajo ditë, kur do plotësohen me siguri të gjitha kërkesat e kryengritësve. Nuk kaloi shumë kohë, kur në mars të vitit 1919 në fshatin Brataj rinia fshatare organizoi shoqërinë “Mbrojtja Shkollore” si degë e shoqërisë “Mbrojtja Kombëtare”. Në kryesi të kësaj shoqërie u zgjodhën Hysni Lepenica, Tahir Hoxha, Hasan Pulo, Gani Aliko dhe Brahim Kushta.

Kjo shoqëri i vuri detyrë vetes të ngjallte dëshirën e fshatarëve të rrethit të Vlorës, që djemtë dhe vajzat e tyre të mësonin në shkolla vetëm gjuhën shqipe. Kjo qe një ringjallje e re konkrete patriotike për

Page 62: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

të gjithë Labërinë e Vlorës. Shoqëria “Mbrojtja Shkollore” e sapo organizuar në rrethin e Vlorës, i vuri për detyrë vetes mbrojtjen e të drejtës shkollore si për djem dhe vajza . Kjo detyrë e tyre, bëri të mundur, që në datën 28 nëntor të vitit 1919 të organizohej në Dukat festa e Flamurit, festa më e dashur për çdo shqiptar.

Në këtë ditë të gjithë burrat e krahinës së Dukatit, së bashku me nxënësit e shkollave Radhimë, Tragjas e Dukat, të veshur me rroba kombëtare dhe me flamurët shqiptarë në duar u mblodhën tek hani i Abas Gegës duke kënduar këngë patriotike dhe duke kërcyer valle. Kjo ceremoni i jepte asaj dite një madhështi, ashtu siç e meriton çdo festë Kombëtare. Me gjithë që karabinieria italiane bëri të pamundurën për ta prishur këtë festë, burrat e krahinës së Dukatit nuk u trembën. Atëhere karabinierët filluan të trembnin nxënësit e shkollave, por dhe këtu ata gjetën rezistencën e mësuesve të këtyre shkollave, të cilët me krahë të hapur si shqiponjat e maleve ishin gati të përlesheshin me karabinierët dhe t’i mbronin nxënësit e vet.

Më në fund karabinierët u larguan edhe nga nxënësit e shkollave. Festa vazhdoi deri mbas dite vonë, ndërkohë mësuesit pëcollën nxënësit në shtëpitë e tyre. Nxënësit radhimjotë u shoqërun deri në fshat nga mësuesi Mihal Peço, trim i rallë dhe patriot i madh, po ashtu edhe nga Muhamet Lagji, Azem Dalani, mulla Saliu dhe të tjerë fshatarë.

Festa e krahinës të Dukatit e zgjoi Labërinë vlonjate nga gjumi dhe të gjithë patriotët vlonjatë filluan të vepronin së bashku. Në këto ditë të vështira Ymer Ali Radhima me patriotët e tjerë vlonjatë, në janar të vitit 1920 e çanë rrethimin italian dhe i çuan porositë e popullit të pushtuar vlonjat në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa më 20 prill po të këtij viti, në shtëpinë e Ymer Radhimës në Vlorë u mblodhën përfaqësuesit e rinisë labe ku u diskutua asgjësimi i trathëtarëve të Shqipërisë.Për të vrarë tradhëtarin Esat Pashë Toptani, shorti ra mbi Avni Rustemin dhe Balil Mete Pelarin nga Dukati.

Pra Labëria dhe sidomos Vlora po përgatitej për ndeshje të përgjakshme me tradhëtarët e popullit dhe me pushtuesit italianë.

Page 63: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

63

Praktikisht përgatitjet për betejat e ardhshme u bënë në Barçalla. Në datën 29 maj të vitit 1920 në Barçalla u mbëlodhën mbi 300 burra nga rrethi i Vlorës dhe hartuan planin për luftë me italianët. Nga Radhima në këtë mbledhje ishin të pranishëm Ymer Aliu, Mehmet Halili, Xhafer Asllani, Azem Dalani dhe Dervish Abazi.

Si vedim kryesor i mbledhjes ishte organizimi i komisioneve për të miratuar ultimatumin që do t’i dorëzohej gjeneral Piacentinit, pët ta larguar ushtrinë pushtuese pa gjakderdhje nga Vlora. Por meqenëse largimi i ushtrisë italianët pa luftë ishite shumë i dyshimtë, mbledhja me këtë rast formoi komisionet për organizimin e çetave fshatare për të luftuar me garnizonet italiane.

Komisjoni i radhimjotëve përbëhej nga Ymer Aliu, Mehmet Halili, Mehmet Ruko, Xhafer Asllani, Jaup Saliu, Bilbil Sinani, të cilët konkretisht duhet të përpilonin listën me emrat e luftëtarëve që do të formonin çetën e Radhimës. Në këtë konferencë u hartuan dhe planet për veprime të çetave të fshatrave në luftë me italianët. Çeta e Radhimës së basku me çetën e Tragjasit dhe Dukatit do të sulmonin garnizonin italian në Gjorm. Në zonën Radhimë – Jonufër u caktua për luftë çeta e Tërbaçit. Por për këto plane, spiunët menjëherë njoftuan drejtuesit e ushtrisë italiane. Kjo gjë u kuptua nga rreptësia e kontrolleve në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat e rrethit të saj. Një numër i madh patriotësh nga krahina e Vlorës u internuan në ishullin e Sazanit. Nga Radhima u dërguan në këtë ishull Hasan Pulo, Fejzi Saliu, Hodo Aliu, Dalan Bestrova, Hasan Gjimara, Sali Muhameti, kurse Mehmet Halilin, që e kosideronin më të rrëzikshmin e futën në burgun e ishullit të Sazanit.

Pa marrë parasysh burgosjen e shumë burrave të Radhimës, në shtëpine e kryeplakut të fshatit, Balil Lagjit u mblodh i gjithë fshati, për t’i përcjellë trimat e çetës radhimjote në luftë me italianët. Burrat dhe rinia e Radhimës, që do merrnin atë ditë pjesë në luftime, dukeshin

Page 64: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nga gjëndja shpirtërore sikur do të shkonin në dasmë. Tek të gjithë luftëtarët nuk dallohej asnjë pikë frike. Përkundrazi të gjithëve u qeshte fytyra dhe dukeshin të gatshëm për fitore të shpejtë. Aty krahas alegrisë dhe qyfyreve që bënin me njëri-tjetrit, filloi dhe përgatitja e listës të familjeve radhimjote, që do të furnizonin luftëtarët me ushqime dhe ujë gjatë luftës. Listën e pjesëmarrësve radhimjotë të gatëshëm për luftë dhe të familjeve që do furnizonin luftëtarët me ushqime ja dorëzuan kryeplakut të fshatit.

E gjithë çeta e Radhimës e armatosur me dyfekë në krahë dhe gjoksin të rrethuar me gjerdane të mbushur me fyshekë, që u jepte atyre pamjen e trimave shqiptarë të kohës të Skënderbeut, u nisën për t’u bashkuar me çetën e Tragjasit dhe Dukatit, ku pasi të kalonin malin do të sulmonin garnizonin italian në Gjorm. Populli Radhimës i pëcolli burrat trima deri tek Lëmi i Gumet. Prej andej çeta u drejtua për në Tragjas.

Fshati Tragjas, i ngritur në faqen e malit, nga lëmi i Gumet ngjan në një fshat përrallor, ose si një qytet i vogël, ku me shtëpitë e tij të bardha, në faqe të malit, të magjeps dhe të lind dëshirën ta vizitosh hërë pas here. Pikërisht në atë fshat banojnë burra trima e të zgjuar, të cilët bashkë me radhimjotët dhe dukatasit do kalojnë malin e Tërbaçit dhe do t'i vërsulen garnizonit italian në Gjorm për t’ju treguar italianëve se kush janë të zot e Vatanit.

Edhe pse territorin e garnizonit, italianët e kishin rrethuar me tela me gjëmba dhe e kishin fortifikuar me mirolozë, gjë që vështirësonte luftën e burrave të krahinës tonë, të pa armatosur mirë. Por në atë natë të qetë të 5 qershorit 1920, ata nuk i penguan as telat me gjëmba dhe as fortifikatat italiane. Ata i hodhën gunat e tyre mbi tela dhe pa u dëgjuar, të gjithë luftëtarët u futën në territorin e garnizonit të Gjormit. Atje me hapa të lehtë i rrethuan të gjitha pikat e rrezikshme të italianëve, të cilët akoma ishin në gjumë. Herët në mëngjezin e 6 qershorit, sapo u dëgjua krisma parë e dyfekut nga të gjitha anët e territorit të garnizonit si breshër, binin plumbat e lebërve mbi kokat e ushtarëve italianë, të cilët nga që ishin

Page 65: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

65

akoma nëpër gjumë, i kapi paniku, jo vetëm nga plumbat që vërshëllenin mbi kokat e tyre, por dhe nga britmat dhe sokëllimat e lebërve në territorin e garnizonit, që u bënë për italianët si oshëtimë gjëmimi i luftëtarëve labë.

Sipas bilancit të këtij sulmi, 40 italianë mbetën të vrarë, 80 veta prej tyre u dorëzuan, kurse një pjesë e vogël u fshehën dhe ikën në drejtim të Vlorës. Humbje të rënda patën dhe çetat e tre fshatrave. Nga çeta e Radhimës dhe e Dukatit mbetën të vrarë dy komandantët trima dhe të pa zëvendësueshëm Bilbil Sinani e Hodo Zeqiri, po ashtu edhe dy luftëtarë nga Tragjasi. Edhe pse patën humbje njerëzore nga luftëtarët e krahinës sonë kjo qe fitoria e parë dhe nga më kryesoret, e trimave labë në luftë për çlirimin e Vlorës. Një ditë më pas, në sheshin e Llustrës, në prezencë të udhëheqësve të çetave të Radhimës, Tragjasit, Dukatit dhe Tërbaçit u bë koordinimi i veprimeve luftrake për të ardhmen. Për të katër fshatrat detyrën e prapavijës, do ta kryenin gratë dhe burrat e pa aftë për luftë të këtyre fshatërave. Sipas radhës, me mëhalla duhet të kryenin furnizimin e luftëtarëve me ushqime, me ujë, fishekë dhe sende të nevojshme. Në këtë mbledhje nga Radhima morën pjesë Xhafer Asllani, Ymer Aliu, Azem Dalani dhe Sali Xhaferi, të cilëve u caktuan këto plane. Për çetën e Radhimës planet e luftës qenë shumë të vështira. Ajo duhet të vendosej në vijën e parë të frontit Kotë - Drashovicë. Kurse nga data 11 qershor në vijën e parë të frontit Shashicë – Kallafet – Qishëbardhë, me detyrë që të mos lejonte italianët t’u shkonin pas shpine çetave që marshonin drejt Vlorës. Duke u informuar nga spiunët se rrethimi po ngushtohej, gjeneral Piacentini i urdhëroi dy kryqëzoret që bazoheshin në gjirin e Vlorës të bombardonin fshatrat Babicë, Kaninë, Radhimë dhe Tragjas, ku predhat e njëpasnjëshme bënë shumë shkatërrime në këto fshatra. Por këto shkatërrime, i nxitën fshatarët për ta çliruar sa më shpejt Vlorën. Gjithashtu nxiti akoma më shumë qytetarët e Vlorës të ngrihen

Page 66: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

në këmbë si monolit me armë në dorë, duke e bërë frontin e Vlorës më të përgjakshëm, ata po sulmoheshin nga çdo anë duke i shkaktuar mbi 100 ushtarë dhe oficerë të vrarë ushtrisë italiane.

Ndërkohë nga lajmet që vinin nga frontet e ndryshme të fshatrave të Labërisë, njoftohej se në frontin e Drashovicës u plagos Nuri Mehmet Radhima, disa ditë më vonë tek vreshtat e mëdha, erdhi lajmi për plagosjen e Malo Lagjit, kurse nga fronti i Oshëtimës erdhi njoftimi për plagosjen e pjesëmarrësit të luftrave të Janinës dhe Llogorasë, trimi i çetës së Radhimës Sinan Bilbili.

Në datën 11 qershor italianët numuronin humbje të njëpasnjëshme. Ata u tërhoqën nga Gjormi, Llogoraja, Rameci, Kota dhe Shashica dhe në datën 19 qershor u mbyllën, të rrethuar nga çdo anë, në qytetin e Vlorës. Gjeneral Piacentini ra në dilemë; ose ikje të turpshme në Itali, ose rezistencë të pa efektshme, ku mund të linte në fushën e betejës të gjithë ushtarët e tij.

Problemin e zgjidhën më 2 gusht kur nënshkruan në Tiranë kapitullimin e tyre. Në këtë mënyrë Vlora u çlirua nga forcat italiane. Gjatë kësaj periudhe nga Radhima në luftën e Vlorës morën pjesë dhe treguan vetmohim të tillë trima, si Ymer Aliu (i gjithanshëm si për Radhimën dhe gjithë Shqipërinë), avokat Mehmet Halin me të birin Nuriun, Sali Xhaferin që në të njejtën kohë ishte dhe drejtus i organizatës “Mbrojtia Kombëtare për fshatin”, Bilbil Sinanit, Malo Lagjit, Xhafer Asllanit, Azem Dalanit, Muço Muhametit, Jaup Saliut, Hasko Ramos, Sadik Nikës, Ali Gjimarës, Xhelo Novruzit, Beqir Seferit, Selim Mazes, Ahmet Zhegut, Osmën Aredinit, Lame Halilit, Tahir Halilit, Novrus Gjimarës, Mete Dautit, Brahim Sihatit, Fejzi Saliut, Hasan Pulos, Hodo Aliut, Dalan Bestrovës, dhe me borizanin Mehmet Ruko, që me zërin e bories se tij, të gjithë radhimjotët hidheshin në sulm kundër italianëve, deri në çlirimin e plotë të Vlorës. Radhima gjatë viteve 1920 – 1939.

Mbas çlirimit të Vlorës, në Radhimë si dhe në gjithë Shqipërinë filloi jeta paqësore. Kongresi i Lushnjës, me delegatët e tij nga gjithë

Page 67: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

67

krahinat e vendit, pati një rëndësi të madhe për Shqipërinë. Në atë konges krahinën tonë e përfaqësote Ymer Ali Radhima. Pikërisht në Kongresin e Lushnjës, nga Ymer Aliu u deklarua nevoja e bashkimit të Kombit. Meqenëse koha ishte shumë e vështirë, për bashkimin e Kombit duheshin ligje demokratike që t’i zbatonte çdo shqiptar. Ky problem ishte ngritur dhe në Kongresin e Lushnjës. Sipas vendimit të kongresit në Lushnjës të vitin 1921 u zgjodh një komision kombëtar konstitucional, i cili duhej të përgatiste paketën e parë të ligjeve të shetit të ri. Nga krahina e Dukatit, në këtë komision u zgjodh mulla Saliu.

Rrymat dhe idetë më përparimtare të asaj kohe lindën nga Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Halim Xhelua, Avni Rustemi e të tjerë, të cilët luftonin për vendosjen në Shqipëri të një demokracie të vërtetë, për zhvillimin e arsimit, për të drejtat sociale të çdo shqiptari dhe për zëvendësimin e marrdhënieve feudale.

Parime të tilla i popullarizonin shoqëritë “Mbrojtja Kombëtare”, “Lidhja Djaloshare” dhe “Mbrojtja Shkollore”, të cilat udhëhiqeshin edhe nga patriotë radhimjotë. Të shumtë ishin në Radhimë ata që shpërndanin principet dhe idetë e Fan Nolit, si Hasan Pulo, Xhafer Asllani, Ymer Aliu, Sali Xhaferi, Imet Aredini, Hasko Ramo, vëllezërit Mehmet, Lame dhe Tahir Halili, Sihat Asllani, Azem Dalani dhe shumë të tjerë, të cilët në çdo kohë ishin në mes të ngjarjeve. Ymer Aliu, që njihej si patriot i zjarrtë shqiptar, si burrë i pjekur dhe orator i shkëlqyer, në nëntor të vitit 1921 u zgjodh anëtar i kryesisë së shoqërisë “Atdheu”, që drejtohej nga patrioti Vlonjat Jani Minga. Për shovinistët sërbë përparimet dhe vlerat morale të shqiptarve, ishin si kocka në grykë dhe mundoheshin që ta fiknin sa më shpejt këtë zjarr të patriotëve shqiptarë. Prandaj për t’i eleminuar veprimet e tyre lindi nevoja për të organizuar veprime luftarake. Por këto veprime kërkonin dhe mbështetjen e krahinës së Mirditës. Për këtë qëllim duheshin të bisedonin për të siguruar mbështetjen e Marka

Page 68: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Gjonit, prandaj u dërguan për bisedime Ymer Aliu, Agjah Libohova dhe Avni Rustemi, të cilët me ndershmëri e kryen detyrën e tyre.

Rritja e ndjenjave kombëtare, dëshira për demokraci dhe përparim në vitin 1921 i detyroi patriotët vlonjatë të përpilojnë një telegram drejtuar Këshillit të Naltë të Shtetit, kryetarit të Parlamentit dhe kryeminisërit në Tiranë. Në këtë telegram kërkohej Asamblesë Konstuticionale të përpilonte një ligj të posaçëm për lirinë e votimit, siç është në gjithë botën moderne. Nga të 80 burrat e kazasë së Vlorës, që firmosën telegramin, nga Radhima ishin Ymer Aliu, Mehmet Halili, Xhafer Asllani, mulla Salui dhe Elmaz Alikapua.

Pas vitit 1921, jeta në Radhimë nuk ndryshoi shumë. Ata punonin në tokat e tyre ku mbillnin misrin dhe grurin, ushqimi kryesor i radhimjotëve. Në të njejtën kohë, ata ishin të lidhur me qytetin e Vlorës, ku në çdo ngjarje të vështirë të këtij qyteti radhimjotët i vinin gjithmonë në ndihmë. Në vitin 1924, mbas vrasjes të Avni Rustemit në Tiranë dhe vendimit për ta varrosur në Vlorë, në datën 30 prill, mbi dhjetë mijë veta nga i gjithë rrethi zbritën në Vlorë për ta përcjellë patriotin e madh shqiptar në banesën e fundit.

Të gjithë pjesëmarësit e ceremonisë së varrimit ishin të revoltuar, por revoltimi maksimal arriti pas fjalimit të Fan Nolit dhe Halim Xhelos, të clilët e bindën Vlorën, se rrugëzgjidhja e lirisë, demokracisë dhe barazimit është lufta e vazhdueshme kundër tradhëtarëve të vëndit, synimeve sërbe dhe greke, që përpiqeshin ta përçanin popullin shqiptar, të zaptonin ato vënde të Shqipërisë, me vlera strategjike për ta.

Prej datës 30 prill deri më 10 qershor të vitit 1924 në Shqipëri, ndodhën shumë ngjarje; u rrëzua qeveria e Vërlacit dhe po çfaqej pakënaqësia për veprimet e Ahmet Zogut. Në këtë kohë shumë radhimjotë u mobilizuan kundër Ahmet Zogut. Shumica e tyre ishin përkrahës të ideve të Fan Nolit, të cilët më vonë historia i ka cilësuar këta radhimjotë si “pjesëmarrës të revolucionit të qershorit” ose “fanolistë”. Nga radhimjotët që ishin dakord me idetë e Fan Nolit ishin Hasko Ramo, Sefer Bilani, Abas Dervishi, Nuri Mehmeti, Hasan Pulo,

Page 69: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

69

Brahim Sihati si dhe të tjerë patriotë radhimjotë me në krye tashmë të moshuarit Ymer Aliu dhe Mehmet Halili. Hasan Pulua në atë kohë, nga qeveria e Fan Nolit u emërua zëvendës/komisar i nënprefekturës së Pogradecit, kurse Nuri Mehmeti drejtues i prefekturës të Përmetit. Me fitoren e revolucionit demokratik, Noli u caktua kryetar i qeverisë së re, që ishte qeveria e parë demokratike dhe më përparimtarja në Ballkan. Ajo, menjëherë shpalli një program revolucionar e demokratik, me të drejtat sociale dhe njerëzore të çdo shqiptari. Por, për fat të keq, Fan S. Noli nuk arriti t’i realizojë të gjitha ato të mira që i propozoi popullit shqiptar. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend me njëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqësor i Fuqive të Mëdha monarkiste dhe qeverive evropiane, si dhe atyre të shteteve ballkanike. Pa marrë parasysh vështirësitë e situatës ndërkombëtare, Nolit ju desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej.

Por forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga Ahmet Zogu dhe të ndihmuara financiarisht nga qeveria jugosllave dhe nga mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, duke mos e lënë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformën agrare. Fan Noli në këto kondita u detyrua të mërgojë jashtë vendit dhe të vendoset në Austri, ndërsa në Shqipëri u humbën shënjat e lëvizjeve të organizuara demokratike. Qeveria e Ahmet Zogut që kish ardhur në fuqi, me qëllim që t’i kish duart të lira dhe për të luajtur ashtu siç donte me fatin e Shqipërisë, qysh në ditët e para të mbretërimit të tij, ushtroi një terror të fortë kundër grupeve dhe personave me tendenca demokratike, ish mbështetës të Fan Nolit.

Regjimi i Zogut e urrente Fan S. Nolin, sa që në mungesë të tij e dënoi atë me vdekje. Vrau, burgosi dhe internoi me qindëra patriotë që përhapnin idetë e Fan Nolit. U mundua me ashpërsi ta mbyste çdo ndjenjë përparimtare të shqiptarëve. Pa marrë parasysh dënimin e tij me vdekje, Fan Noli me gjithë demokratët revolucionarë punonin në

Page 70: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

në Vjenë. Menjëherë formuan Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) me Fan Nolin në krye. Në organin "Liria Kombëtare" të këtij komiteti, që botohej në Gjenevë, Fan Noli publikoi shumë artikuj që demaskonin Ahmet Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionarë të ndryshëm, me poezitë e tij të shkëlqyera. Fan Noli tetë vjet u end nëpër Evropë, duke mos pushuar së punuari për mbrojtjen e Shqipërinë, me shpresë se do të vinte ajo ditë që ai të kthehej përsëri në Shqipëri.

Por më 1932, kur Ahmet Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun e tij të shtrenjtë. Gjendjen e rëndë dhe vuajtjet shpirtërore, Fan Noli i ka shpehur në poezinë e tij "Moisiu në mal".

Ahmet Zogu, në atë kohë po forconte pushtetin e tij monarkik, duke afruar rreth vetes njerëz hileqarë, por besnikë të tij dhe duke lidhur kontrata me Italinë, për ndihma ushtarake, të cilat shpejtuan mundësinë e aneksimit të shqipërisë nga italia. Italia mbasi zaptoi Abisininë, më 7 prill të vitit 1939 okupoi dhe Shqipërinë. Duke realizuar kështu dëshirën e mbretit të saj Viktor Emanuelit III dhe të borgjezisë italiane. Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës I Botërore, do bënin që vetëm mbas 20 vitesh, të fillonte Lufta II Botërore. Lufta e dytë Botërore

Lufta e II Botërore ishte konflikt i armatosur midis aleateve të boshtit Itali - Gjermani - Japoni, të formuar në fillim të vitit 1939 kundër Bashkimit Sovjetik dhe po thuaj të gjithë Botës. Por pas hipjes të bolshevikëve në fuqi, u hapën të gjitha marrëveshjet e fshehta të regjimit të Carit, kështu që ju desh atyre të fillonin politikën e tyre të pavarur. Në të njëjtën kohë Franca kërkonte çfuqizimin e plotë të Gjermanisë, ndërsa Anglia nuk donte kurrsesi që në Evropë të formohej vetëm një shtet i fortë.

Page 71: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

71

Duke qënë në dijeni të të gjithë këtij tensioni, Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, veçse përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së II Botërore. Këtë luftë e filloi Italia duke okupuar vëndet më të vogla dhe të dobta ekonomikisht dhe të pa mbrojtura nga ana ushtarake. Në fillim të vitit 1939, Italia okupoi Abisininë, dhe më 7 prill të vitit 1939 okupoi Shqipërinë. Ndërsa me 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushtoi Poloninë. Ky pushtim u bë i mundur, si thonë, me anë të një kontrate të fshehtë në mes Bashkimin Sovjetik dhe Gjermanisë. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, u shpall në datën 3 shtator të vitit 1939. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, në vitin 1940, me anë të sulmit rrufe, Gjermania pushtoi dhe shtiu në dorë Norvegjinë, Hollandën dhe Belgjikën. Në vitin 1941 okupoi Jugosllavinë dhe Greqinë, ndërkohë që Shqipëria ishte pushtuar nga Italia.

Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Në atë kohë Britania e Madhe, qëndronte e vetme, pa aleatë. Gjermania e kosideronte Britaninë si një armik të pa shpresë dhe të dobët. Prandaj Hitleri kthehet të sulmojë më parë Bashkimi Sovjetik. Duke e shkelur marrëveshjen e bërë midis Moskës dhe Berlinit. Pa asnjë farë lajmërimi, me një sulm të rrufeshëm dhe të befasishëm më 22 qershor 1941, filloi luftën, duke e sulmuar në të gjithë gjatësinë e kufirit të Bashkimit Sovjetik. Në fund të vitit 1941, Gjermania kishte pushtuar një pjesë të konsiderueshme të këtij shteti, por hapi i tyre u ndal jashtë Moskës, dhe sidomos në betejën e Stalingradit. Gjatë betejave të përgjakshme në Stalingrad, më tepër dukej si një luftë personale midis Hitlerit dhe Stalinit. Në Stalingrad, Bashkimi Sovjetik, bëri të mundur rrethimin dhe kapjen e Garnizonit të Gjashtë të trupave gjermane.

Page 72: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Këto kondita e detyruan Hitlerin për herë të parë, të mendonte se nuk do të ishte e lehtë pushtimi i Bashkimit sovjetik, siç e kish menduar ai. Sulmi rrufe i Gjermanisë naziste, në tokat e mbuluara me borë dhe të pa fundme të Bashkimit Sovjetik Hitleri, nuk i arriti fitoret e parashikuara. Beteja e Stalingradit që u zhvillua në vitet 1942-1943, boshti nazist pësoi humbje të mëdha. Humbje tjetër të Hitlerit qe Beteja e Kurskit dhe thyerja e Syrgjynosjes e Leningradit që i dha luftës një pamje tjetër. Ushtria e kuqe u bë e pa përmbajtshme dhe tashmë kishte një prapambrojtje të fortë, dhe si pasojë kalon në ofensivë të përgjithshme, duke ndjekur Wehrmacht deri në Berlin. Në Betejën e Berlinit, Ushtria e Kuqe mori lagjet e këtij qyteti një nga një, deri sa më 30 prill 1945, Hitleri duke mos parë rrugë shpëtimi kryen vetëvrasje në bunkerin ku strehohej.

Ndër kohë, në shtator të vitit 1943 Italia fashiste e Benitto Mussolinit, kapitulloi. Tashmë Gjermania mbeti vetëm me një aleat Japoninë, e cila vazhdonte të luftonte. Trupat e aleatëve dhe të Bashkimit Sovjetik e liruan Italinë dhe Francën. Më pas, me rënien e Gjermanisë, në datën 8 maj të vitit 1945 udhëheqësit e ushtrive të Amerikës, Anglisë dhe Francës dhe udhëheqësit e ushtrisë së Bashkimit Sovjetik, u takuan në qendrën e Gjermanisë, në Berlin për nënshkrimin e aktit të kapitullimit të Gjermanisë.

Fitoria e Bashkimit Sovjetik u inagurua me paradën e madhe në Sheshin e Kuq të Moskës në datën 9 maj të vitit 1945. Ndërsa në datën 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 Amerika me bombat atomike, që hodhën mbi Hiroshimë dhe Nagasaki e detyruan të kapitullojë edhe Japonia. Me kapitullimin e Japonisë mbaroi Lufta II Botrore. Radhima gjatë Luftës II Botërore. Ose, si kanë vepruar radhimjotët gjatë Luftës II Botërore.

Atë ditë të qetë të 6 prillit të vitit 1939 e prishi zhurma e një aeroplani italian që hidhte proklamata mbi Vlorën dhe krahinën e Dukatit, me të cilat lajmëronte popullin shqiptar se në datën 7 prill

Page 73: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

73

ushtria italiane do zbarkonjë në Shqipëri për ta mbrojtur atë nga pretendimet e Greqisë, për të okupuar pjesën jugore të Shqipërisë. Po atë ditë mbi 400 burra nga e gjithë krahina e Dukatit u mbledhën te hani i Abas Gegës, të shqetësuar nga lajmi i keq që u përhap se nesër italia do të zaptojë Shqipërinë, kurse Ahmet Zogu me familje e tij u arratis nga atdheu.

Me këmbëngulje para xhandarmërisë në Dukat, këta burra kërkonin armë për të luftuar me okupatorët italianë. Por siç e morën vesh dhe si e panë me syte e tyre, depua e xhandarmërisë ishte bosh. Nuk kishte brënda asnjë lloj armatimi. E gjithë Shqipëria në atë ditë ishin gati të luftonte me armikun. Por me se? Mbreti i tradhëtoi dhe e la Shqipërinë të pa armatosur, me qëllim që ta okuponte italia pa asnjë rezistencë. Që nga ora 4,30 të datës 7 prill të vitit 1939 filluan të dëgjohen zhurmat e predhave që binin mbi dy molet e skelës në Vlorë. Italianët me një rezistencë shumë të vogël zbarkuan në skelë dhe në plazhin e vjetër. Vetëm në Durrës u bë një rezistencë me armë, ku rreshteri Mujo Ulqinaku luftoi me mitrolozin e tij, deri sa dha jetën. Nga Radhima në këtë rezistecë të vogël që ju bë italianëve në Vlorë, luftoi edhe Beqir Shuapi. Populli shqiptar në këto kondita, pa asnjë lloj armatimi, e priti okupimin kokë ulur, duke shtrënguar grushtat e dhëmbët e duke sharë, me të gjitha ngjyrat mbretin tradhëtar dhe të mallkuar, Ahmet Zogun.

Kështu pra Vlora pas 20 viteve përsëri u pushtua nga italia. Dhe përsëri vlonjatët si dhe e gjithë Shqipëria filluan të luftojnë për çlirimin e Atdheut. Okupatorët, sapo erdhën në Radhimë filluan të ndërtonin në Çipe, Ramec, Moçale dhe Nisi, dy depo të mëdha municioni ndër më të mëdhatë në Shqipëri dhe përgatitën vënde për dislokimin e reparteve ushtarake.

Pa asnjë kusht dhe pa aprovimin e parësisë të Shqipërisë, nga mezi i prillit të vitit 1940, ushtria italiane sulmoi Greqinë. Në të njëjtën kohë në Shqipëri filloi një kontroll i rreptë për lëvizjen e shqiptarëve

Page 74: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nga një vënd në tjetrin. Humbja e lirisë së njeriut, vrasjet, burgosjet dhe internimet e shqiptarëve flisnin kundër politikës dashamirëse që premtuan italianët para pushtimit të Shqipërisë. Që ditët e para të sulmit kundër Greqisë, ushtria italiane pati shumë të vrarë dhe të plagosur, sa që vapori i kryqit të kuq që bazohej te moli i Nisisë nuk i përballonte dot përcjellien për në Itali të ushtarëve të plagosur. Në mënyrë urgjente ndërtuan një spital ushtarak në arën e Hasan Pulos në Radhimë që t’u shërbente të plagosurve.

Ushtarët italiane në luftën me grekët, i kishte kapur një panik i fortë. Për t’u ngritur moralin erdhi në Radhimë, t’u japë kurajo vetë Benitto Musolini (Duçja), por rezultatet për fitore të shpejtë mbi Greqinë edhe pas ardhjes së tij, u larguan akoma më shumë. Përveç trimërisë, që tregonin grekët në luftë me italianët edhe shqiptarët me aksionet e tyre të shpeshta kundër ushtrisë italiane, e dobësuan forcën e rregjimit italian në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër u vinin në ndihmë luftëtarëve trima grekë.

Dëmin më të madh të pushtuesve italianë në vitin 1941 ua shkakëtoi trimi guximtar nga Tragjasi, Shyqyri Alimerko, i cili në gusht të vitit 1941, u vuri zjarrin depove të municionit në Nisi, ku u hodhën në erë më shumë se 12,000 tonë municione. Ky qe mësimi më i mirë që u dhanë italianëve trimat e krahinës të Dukatit. Trimat e Radhimës, një vit më vonë, në shtator të vitit 1942 u vunë zjarrin depove të Ramecit ku ishin grumbulluar shumica e municioneve të italisë, duke u hodhur në erë mbi 20,000 tonë municione të tjera. Prej kësaj dite lëvizja për revolucionarët e Radhimës u bë një shembull i mirë për të gjithë partizanët e krahinës së Dukatit.

Në Radhimë në këtë kohë po ngrihej një gjeneratë e re revolucionarësh të shkathët, të zgjuar dhe të patrembur. Nën influencën e Hasan Pulos, Zenel Hamitit dhe Zyhra Radhimës formuan organizatën e rinisë antifashiste ku hynë nga më të aftit e të rinjve të Radhimës si Avdul Selimi, Badi Dervishi, Hati Brahimi, Ismail Bilani, Laze Tefa, Mamudie Lagjia, Petrit Ymeri, Prënjo Myftari, Selam Isufi, Selman

Page 75: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

75

Hamiti, Shaban Selfo, Shero Dervishi, Numan Bilani, Xhuvel Ruko, Veledin Ruko, Mero Bego, Xhevdet Lagji, Xhevit Saliu.

Këjo organizatë, mbas pak kohe i shtoi radhët e saj me Arshi Bilanin, Beqir Isufin, Skënder Brahimin, Daver Birbilin, Sheme Bilanin, Ejet Pikon, Ahmet Kojanin, Nuro Verën, Xhemil Brahimin, Zaçe Xhelon, Cane Ramon, Fatime Imeten, Meze Bilanen dhe më në fund me më të rinjtë e Radhimës si Ramo Kojani, Shyqyri Rroko, Selman Halili, Isa Zyberi, Koçi Jaupi, Qani Brahimi dhe me një nga pionerët revolucionar të Radhimës, Jahja Pulon, të birin e frymëzuesit të të gjithë revolucionarëve radhimjotë, Hasan Pulos.

Një ditë më vonë, mbas formimit të organizatës të rinisë, u formua organizata e gruas me Meze Shuaipen (kryetare), Hava Tefen, Sulltënë Baren, Mamudie Lagjen, Axhikë Elmazen, Mamudie Muraten, Nxhiko Rrokon, Sade Rexhepen dhe Latife Meçon (anetare). Radhima, me shëmbullin e mirë të Tragjasit, lëvonte nga dita në ditë, nga një fryme revolucionare. Për radhimjotët kur takoheshin me njëri-tjetrin në çdo shtëpi, bisedat kishin një drejtim:

“Luftë të pa prerë kundër pushtuesve”. Në një nga ditët e tetorit të vitit 1942, në shtëpinë e Qerim

Shehut u bë takini i radhimjotëve me Ibrahim Dervishin, përfaqësues i frontit Nacional-Çlirimtar, ku u lexua thirrja e këtij fronti për ngritjen e gjithë popullit shqiptar në luftë kundër pushtuesit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Në nëntor të vitit 1942 në Radhimë formohet celula e Partisë Komuniste e fshatit me Veli Kapon, Ali Rrokon dhe Mynyr Kondin, kurse në dhjetor po të atij viti në shtëpinë e Brahim Sihatit u zgjodh Këshilli i parë Nacional-Çlirimtar, ku si kryetar nderi, u zgjodh Hasan Pulua, i cili në të njejtën kohë ishte kryetar i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të qarkut të Vlorës.

Nga fshati konkretisht u zgjodhën Brahim Sihati (kryetar), Sadik Ramo (sekretar), Hysen Saliu dhe Azem Dalani (antarë). Organizatat e

Page 76: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

formuara qysh në ditët e para filluan një numër diversionesh kundër ushtrisë italiane.

Në atë kohë udhëheqësit e Parisë Komuniste Shqiptare e inkuadruan të gjithë lëvizjen Nacional-Çlirimtare Shqiptare me aleancën antifashiste Botërore. Kështu që lufta në Shqipëri koordinohej edhe me planet e aleancës së Luftës II Boterore. Trimi radhimjot Hysni Rroko, tek moli në çip të Çekejet u bëri sinjalin aeroplanëve bombardues të aleancës, të cilët i hodhën mbi këtë objekt gjithe bombat që dispononin. Për fat të keq njëra nga bombat plasi afër Hysniut, duke i marrë jetën. Kështu që Hysni Azem Rroko u bë viktima e parë e Radhimës, në luftën kundër okupatorëve italianë, i cili e dha jetën e tij në moshën 25 vjeçare, në lulen e rinisë.

Në prag të Vitit të Ri 1943, ushtria italiane së bashku me batalionët e mercenarëve të Halil Alisë dhe Selim Kaloshit bënë një demarsh ushtarak për t’i nënshtruar fshatrat e Tragjasit dhe Radhimës. Këto forca të italianëve dhe të mercenarëve, sapo kaluan malin e Tragjasit, u pritën nga partizanët e Çetes “Plakë” me një luftë të ashpër. Sapo u dëgjuan krismat e para të pushkëve të Çetës “Plakë” mbi 30 burra vullnetarë nga Radhima si Balil Bari, Ali Rroko, Beqir Shuaipi, Brahim Sihati, Beqir Isufi, Dervish Lulo, Halil Lame, Myftar Musai, Ismail Bilani, Muhamet Lagji etj., nën drejtimin e Veli Kapos u nisën për ta ndihmuar çetën “Plakë” në luftë me italianët dhe mercenarët e tyre. Luftimet zgjatën 5 ditë dhe 5 net. Në këto luftime italianët dhe mercenarët e tyre, patën humbje të mëdha, duke lënë me dhjetra ushtarë të vdekur, së bashku me gjeneralin italian Clemente. Një ndihmë të madhe luftës Nacional-Çlirimtare i kanë dhënë dhe gratë, nuset dhe vajzat e Radhimës. Ja një nga rastet e ndihmës së organizatës së gruas radhimjote.

Në një aksion, duhej të tansportohej shtypshkronja e rrëmbyer tek italianët nga gueriliet e Vlorës me Ali Shyqyriun në krye, që u soll tek ura e Katohorisë. Gratë radhimjote me Zonjë Sinanen, Meze Shuaipen, Sade Rexhepen, Hanko Memetem, Male Stepën, Axhikë Elmazen, Nxhiko Rukon, Nxhiko Rrokon, Anife Sadiken, Nabile Rrokon,

Page 77: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

77

Sullnënë Baren dhe Mamudie Lagjen, i ngarkuan pjesët e shtypshkronjës me tërkuza në shpinën e tyre dhe i transportuan tek shpella e Rugjinës; e prej andej u ngarkuan në kuaj dhe u çuan në Kurvelesh.

Në pranverë të vitit 1943 lëvizja Nacional-Çlirimtare kish marrë një hov të papërmbajtur. Kjo gjë i shqetësonte ata që ishin kundër kësaj lëvizje, duke i detyruar të formojnë organizatën fraksioniste profashiste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti, udhëheqësit e të cilave filluan ta vizitonin Radhimën shpesh, për t’i detyruar radhimjotët të futeshin në radhët e këtyre organizatave. Por asnjë nga radhimjotët nuk u bind me “vijën e drejtë të tyre”; asnjë radhimjot nuk u regjistrua për të marrë pjesë në këtë lëvizje.

E gjithë Radhima mbështej tek fronti Nacional-Çlirimtar dhe ishte dakort me idetë që i popullarizonin Hasan Pulo, Zenel Hamiti, Beqir Shuaipi, Zyrha Radhima, Laze Tefa, Nuri Radhima, Veledin Ruko, Numan Bilani, Veli Kapo etj,.

Një rast i kontrollimit të italianëve, e kapi Radhimën në befasi. Kjo ndodhi në qershor të vitit 1943, ku italianët ishin informuar se Hasan Pulua ndodhej në Radhimë në shtëpi të tij. Në befasi italianët e rrethuan fshatin. Dy autoblinda ishin vendosur tek shtëpia e Hasan Pulos. Për fat, Hasanin nuk e gjetën as në shtëpi dhe as në fshat. Ai ndodhej në mal së bashku me partizanët e çetës “plakë”. Po atë ditë italianët e grumbulluan të gjithë fshatin në Majë të Bregut, ku me këmbëngulje kërkonin nga fshataret të tregonin ku ishte fshehur Hasan Pulo; në rast se fshati nuk plotëson këtë kërkesë, italianet do të arrestonin djalin e tij, Jahjain.

Italianët nuk e njihnin të birin e Hasanit, prandaj në atë moment Brahim Sihati urdhëroi Qaniun (të birin e tij) të ngrihet në këmbë dhe të paraqitet si djali i Hasanit. Të gjithë fshatarët e shikuan të çuditur, por ai me shënja i qetësoi bashkëfshatarët, pasi ai ka shumë djem, kurse Hasani, Jahjain e ka djalë të vetëm. Italianët e kuptuan se

Page 78: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nuk u paraqit, djali i Hasanit. Ata me një herë filluan t’u kërcënohen të gjithë radhimjotëve. Ne do t’ju pushkatojmë po nuk treguat ku ndodhet Hasani.

Por si thonë: “ç’bie sekonda s’e bie viti”. Në atë moment radisti italian njoftoi komandën italiane, se post komanda italiane në Moçale u sulmua nga partizanët. Sapo dëgjoi këtë lajm komandanti i forcave italiane urdhëroi, që në rast se është vrarë qoftë edhe një ushtar italian në Moçale, të gjithë burrat e Radhimës do të pushkatohen. Por mbas disa minutave erdhi lajmi i dytë se forcat italiane nga ky sulm nuk patën asnjë humbje. Italianët, mbasi e dogjën shtëpinë e Hasan Pulos, u larguan nga fshati, duke i detyruar radhimjotët të përjetojnë një ngjarje të frikshme.

Mbas Radhimës i erdhi radha Tragjasit, fshatit më revolucionar në rrethin e Vlorës. Këtë fshat italianët dhe më vonë gjermanët e bënë shkrub e hi, por, me masakrimet e tyre, jo vetëm që nuk i trembën ndenjat revolucionare të tragjasiotëve, përkundazi ua rritën ato akoma më shumë. Lufta Nacional-Çlirimtare në Shqipëri po bënte hapa të shpejta. Duke pasur dhe ndihmën e shteve aleate, u bë e mundur, që Italia në datën 9 shtator të vitit 1943 të kapitullojë. Këtë ditë në Radhimë ndodhi një ngjarje e veçantë. Dy skuadrat ushtarake italiane të dislokuara në Çipe prej 22 ushtarëve dhe dy oficerave të armatosur, në ditën e kapitullimit, u nisën për në jug. Afër rrugës që të shpie në Radhimë, ata i ndalun partizanët Zenel Hamiti dhe Veli Kapo me automatikë anglezë në duar. Në gjuhën italisht u drejtuan tek oficerët, duke i lajmëruar se jeni të rrethur nga brigada partizane, prandaj që të shpëtoni jetën tuaj dhe të ushtarëve, ju propozojmë të dorëzoheni dhe t’i hidhni armët tek gorica.

Oficerët u drejtun nga ushtarët dhe pa bërë asnjë fjalë i hodhën të parët armët e tyre nën hijen e goricës; pas tyre me radhë i hodhën edhe ushtarët, mandej u vunë në rresht në rrugën që të çon në Radhimë, duke qendruar para Zenelit dhe Veliut. Po në atë kohë, kur ushtarët ishin vënë në rresht dolën dhe pjesëtarët e të ashtuquajtur

Page 79: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

79

“Brigadë partizane” e përbërë nga Ali Rroko, Adem Bilani, Sherif Havari dhe Ismail Bilani, që u praqitën para Zenelit. Mandej me urdhërin e Zenelit e gjithë “brigada” partizane i shoqëroi ushtarët italianë deri në fshat.

Më vonë, vendet e dislokimit të italianëve, i zunë gjermanët, të cilët me një herë shpallën armiq të tyre si shqiptarët ashtu edhe ushtarët italianë, që ndodheshin të pa organizuar në Shqipëri. Prandaj ushtarët dhe oficerët që u dorëzuan në Radhimë dhe të tjerë që mundën të ikin ose të çlirohen nga forcat partizane, shpëtuan nga pushkatimi. Të gjithë ushtarët dhe oficerët italianë u shërndanë nëpër familjet e fshatarëve të rrethit të Vlorës, si pjesëtarë të familjeve të tyre duke i mbrojtur nga gjermanët. Kjo zgjati deri në çlirimin e shqipërisë kur më në fund, të gjithë italianët u kthyen në shtëpitë e tyre në Itali.

Gjermanët në Shqipëri, me një herë morën nën kontrollin e tyre të gjitha pikat strategjike të ndërtuara nga italianët si në Ramec, Çipe, Moçale dhe të tjera pika ushtarake italiane të krahinës tonë. Gjermanët, që erdhën në Shqipëri nuk u pritën me lule, si në Poloni, por me luftë nga forcat partizane. Për të mbjellë tmerr dhe panik në gjithë popullin Shqiptar, mbas aksionit të parë të partizanëve ata, u përgjegjën me djegien e fshatit Borovë të Korçës, së bashku me banorët e saj, si në Hatinjin e Bellorusisë në Bashkimit Sovjetik. Pa marrë parasysh krimet e tyre barbare, mbas pak ditësh Partia Komuniste Shqiptare hodhi parrullën “Luftë pa kompromis” kundër okupatorëve gjermanë. Me urdhër të shtabit të Zonës së I Operative Vlorë-Gjirokastër në datën 14 shtator të vitit 1943, u sulmua garnizoni i ri gjerman, i sapo dislokuar në Drashovicë. Në Radhimë në datën 13 shtator u formua çeta vullnetare e fshatit me komandant Zenel Hamitin në krye, që do të merrte pjesë në këtë aksion, të cilët po atë ditë u nisën për të luftuar kunder gjermanëve. Kjo luftë pati një pjesëmarrje të gjërë nga të gjithë fshatrat e Vlorës. Si

Page 80: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

rezultat i luftës shumë gjermanë mbetën të vrarë, ndërkohë pjesa më e madhe e ushtarëve italianë që mbaheshin të arrestuar në Drashovicë u çliruan dhe u sistemuan në fshatërat e krahinës, nëpër shtëpitë e fshatarëve. Çdo familje, pa marrë parasysh rrezikun që do kishin, po të diktoheshin nga gjermanët, mbante në shëpi nga një ose dy ushtarë, të cilët shumë shpejt u bënë si pjesëtarë të familjeve fshatare dhe kryenin çdo punë që i duhej të zotit të shtëpisë.

Në betejën e Drashovicës radhimjotët treguan trimëri. Në këtë betejë të fortë u plagos nga radhimjotët vetëm Halil Lamja. Siç e tregojnë, ai së bashku me Balil Barin, Myftar Musain, Dervish Abazin hidheshin mbi fortifikatat e gjermanëve pa frikë, nga ku Halili u plagos në supin e majtë. Në këtë betejë nga Radhima me trimëri e vetmohim luftuan edhe Ali Rroko, Veli Kapo, Laze Tefa, Ismail Bilani, Sherif Havari, Brahim Bilani, Fejzi Saliu, Hasan Lagji, Beqir Kajtazi, Bajram Veliu, Selim Maze, Xhezo Rroko, Numan Bilani si dhe radhimjotë të tjerë.

Në datën 28 nëntor të vitit 1943 në lëvizjen partizane të rrethit të Vlorës u bë një riorganizim i ri. Nga çetat partizane të shpërndara u formua Brigada e V e rrethit të Vlorës. Në këtë brigadë nga partizanët e Radhimës u inkuadruan Ali Bilani, Ali Rroko, Avdul Ramo, Badi Dervishja, Bako Limo, Beqir Shuaipi, Cane Ramo, Gjik Hyseni, Hasan Pulo, Hati Brahimi, Hasan Imeti, Jaho Bejto, Ismahil Bilani, Hasan Ruko, Laze Tefa, Memo Ruko, Mero Bego, Numan Bilani, Nuri Radhima, Nuro Vera, Prënjo Myftari, Selman Ramo, Sheme Bilani, Sheme Latifi, Sadik Ramo, Sali Hyseni, Selfo Selimi, Skënder Brahimi, Shero Dervishi, Veledin Ruko, Veli Kapo, Velo Sherifi, Xhevdet Lagji, Xhezo Rroko, Xhuvel Ruko, Zaçe Bego, Zenel Hamiti, Zyrha Radhima, Et’hem Rroko, Brahim Bilani, Xhemil Brahimi. Të gjithë ata lufuan, me armë në dorë duke e ndjekur armikun nga Shqipëria dhe e gjurmuan atë dhe në tokat e Jugosllavisë. Duhet theksuar se dhe radhimjotët, që nuk u inkuadruan në Brigatën V, nuk ndenjën këmbë kryq në shilte.

Radhinjotët si të rriturit dhe të vegjëlit, morën pjesë në luftime, pritje, diversione, në shpërdarjen e trakteve në Vlorë si dhe në veprime të tjera, kur e kërkonte nevoja. Duke bërë kështu nga një herë, edhe

Page 81: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

81

djelmoshat e vegjël, sakrifica të mbëdha. Psh. korieri i fshatit Qamil Gjimara së bashku me djaloshin Nuro Vera, me karrocën dy rrotëshe që e tërhiqte mushka italiane e kapur si trofe në Drashovicë, çdo ditë transportonin nga Vlora për forcat partizane gjërat më të nevojshme. Ata gjithmonë, tek hotel “Dukati” i priste partizani i vogël radhimjot Gjik Hyseni, i cili më vonë në përpjekje me ballistët u plagos. Po ashtu dhe djaloshi i vogël Selman Halili, si korier i brigatës V, shpinte dhe binte nga Vlora korespondencën sekrete nga adresat e duhura tek partizanët. Ai nuk u tremb dhe nuk e denoncoi sekretin e brigatës kur ra në dorë të ballistëve.

Radhimotët, si Balil Bari, Bajram Veliu, Dervish Lulo, Bush Kajtazi, Beqir Kajtazi, Sherif Havari, Brahim Sihati, Mamudie Lagji, Shyto Koçi, Dalan Çelo, Selfo Gumenica, Ahmet Zhegu, Fejzi Saliu, Habil Saliu, Halil Lame, Selman Halili, Arshi Bilani, Xhemil Ramo, Amet Kojani, Ramo Kojani, Ejet Piko, Adem Bilani, Musa Muhameti, Myftar Musai, Dervish Abazi, Selim Maze, Murat Novruzi, Isa Brahimi, Koçi Jaupi etj., deri në çlirimin e Shqipërisë kanë qenë prapavija e lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Këtë e tregojnë veprat e radhimjotëve të çdo moshe.

Forcat gjermane, akoma ndodheshin të dislokuara në territorin e Radhimës nga ku kontrollonin çdo lëvizje të partizanëve si në malin e Mazharit dhe të Tragjasit. Gjermanët dhe përkrahësit e tyre, si “Balli Kombëtar dhe Legaliteti”, nga forcat partizane po pësonin humbje të njëpasnjëshme. Forcat partizane i kishin mbushur malet dhe mbanin të çliruara shumë zona të jugut. Megjithëse gjermanët, e kishin vizituar dy herë gjatë muajit maj Radhimën, në fshat nuk gjetën asnjë gjë të gjallë. Korierët partizanë e lajmëronin fshatin dy ditë më parë dhe fshatarët strehoeshin në shpellat e Honit, të mbrojtur nga Brigada V partizane. Por ballistat në agoninë e fundit, nga fillimi i qershorit të vitit 1944, të udhëhequr nga Lahe Nurua dhe të bindur se në fshat nuk kishte asnjë trim radhimjot që t’u rezistonte, bënë kontroll për të

Page 82: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

trembur pleqtë, gratë dhe fëmijët radhimjotë, me qëllim që t’u tregojnë gjermanëve besnikërine tyre. XVI. Agonia e fundit e Ballit Kombëtar dhe tregimi i dhëmbëve të kalbur për të trembur radhimjotët.

Këlyshët e gjermanëve, “Balli Kombëtar”, në kohën e fundit të ekzistencës së tyre, për t’u treguar besnikë karshi gjermanëve, morën iniciativën ta rrethonin fshatin e Radhimës në befasi, me preteks, për të kapur ndonjë nga “hijet” e trimave partizanë radhimjotë. Në ato ditë shkolla fillore në Radhimë nuk funsiononte. Ishte e mbyllur në pushimet verore. Fëmijët e fshatit çdo ditë dhe gjithë ditën loznin në Sello, në baçën e Alikopojve. Burrat dhe rinia e aftë për luftë kishin ikur me partizanët.

Fshati gjithë ditën, oshëtinte nga zhurma e fëmijëve. Por ajo ditë e nxehtë dhe e gjatë e qershorit të vitit 1944 nuk u zgjat si zakonisht, deri sa të errej dhe të mos dëgjoheshin më zhurma e lodrave të fëmijëve. Prej Kaninës, Mazharit dhe Llogorasë filluan fë lëvizin re të zeza në drejtim të njëra-tjetrës. Dielli, që kish marrë të poshtën, ndriçonte një pjesë të këtyre reve, duke u dhënë atyre një shkëlqim metalik. Prej shpejtësisë që lëviznin retë, të linin një përshtypje se ato do përplaseshin me njëra-tjetërën dhe do të bënin një katastrofë qiellore. Por ato u bashkuan aq lehtë, duke e mbuluar të gjithë qiellin dhe Radhima menjëherë u errësua. Filloi të errësohet nga të gjitha anët që të shikonte syri. Deti, pasqyra më e madhe e fshatit dhe indikator i prishjes së kohës, dukej si i zi. Valët po e mbushnin gjithë sipërfaqen e tij dhe si shtëllunga të bardha, dukeshin sikur dilnin nga Sazani, për të sulmuar anën e detit guror të Radhimës. Nuk vonoi, kur nga shumë drejtime, filloi të fryjë një erë e fortë. Pluhuri i rrugicave, për një çast, e mbushi gjithë fshatin. Degët e ullinjve tundeshin në mënyrë të tillë që dukeshin sikur takoheshin me tokën. Era sa vinte e forcohej më shumë, ndërkohë errësira pushtoi gjithë fshatin. Në hapësirë filluan të duken vijat gjarpëruese të rrufeve të njëpasnjëshme. Nga bubullimat e forta tundeshin xhamat e dritareve.

Page 83: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

83

Të dukej sikur do të zhdukej çdo gjë mbi tokë. Nëpër fshat filluan të lëviznin kafshët, të cilat drejtoheshin me shoqëruesit e tyre për në shtëpitë e tyre. Fëmijët e lanë lojën dhe po vraponin gjithkush në shtëpinë e vet. Mbas 10-15 minutash filloi të bjerë një shi i dendur. Nëpër ulluqet e shtëpive filloi të rrjedhë uji, sikur derdhej nga tubat ujëprurëse. Rrugicat e fshatit filluan të mbushen me ujë, i cili kullonte ngado dhe mblidhej në Sello, ku dukej sikur formonte një lumë të madh. Shiu nuk zgjati shumë. Pas ndonjë gjysmë ore pushoi. Uji i shiut shpejt u zhduk me rrjedhjen mbi tokësore nëpër rrugicat e Radhimës. Veç qielli ishte akoma me re.

Mbas shiut fshatin e kapi qetësia, një qetësi përrallore që shoqërohej vetëm me valët e detit, që në fshat dëgjohet si muzikë. Nëpër shtëpi filluan të ndizen oxhakët për të gatuar darkën. Në këtë errësirë, nga dritat e llampave të vajgurit, që ndriçonin në çdo shtëpi, kur se fshati vetë dukej si një vapor i madh, i rrethuar nga deti dhe ullinjtë. Pleqtë filluan të tregonin përralla, kurse fëmijët dëgjonin me vëmendje çuditë mirëbërëse të heronjve të përrallave. Me biseda dhe shaka përcillnin fshatarët orët e asaj nate, që sot filloi para kohe dhe dukesh sikur nuk kish mbarim.

Nuk kishte mbetur asnjë dritë e ndezur. Të gjithë fshatarët flinin. Shikonin ëndërat e bukura të verës. Vetëm zilet dhe këmborët e bagëtive dëgjoheshin aty këtu. Nga ora tre e natës qentë e fshatit filluan të shqetësohen, por asnjë fshatar nuk kish dëshirë të zgjohej kaq shpejt. Pas pak gjumin e fshatarëve e prishën krismat e pushkëve, mitrolozëve dhe plasje bombash, që dëgjoheshin nga Maja e Çukës, Maja e Bregut dhe Rameci. Fshati oshëtinte nga një luftë e tmerrshme. Dukej sikur Radhima u kthye në një Stalingrad i dytë. Banorët që kishin mbetur në fshat, dhe të zgjuar nga ky tmerr, në çdo shtëpi mblidheshin afër njëri-tjetrit dhe dridheshin nga frika, nga një frikë që binte erë vdekje. Krahas të shtimeve të vazhdushme, dëgjoheshin dhe shumë bërtitje dhe sokëllima, nga të cilat dridhej dhe fëmija në barkun e

Page 84: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

nënës, të cilat e bënin akoma më të tmerrshme këtë luftë të pa njohur për fshatarët e Radhimës.

Vetëm pleqtë i qetësonin antarët e familjes, me shpresë se së shpejti do mbarojë kjo luftë. Ndonjë fëmijë pyeste të ëmën, se çfarë po ndodhte, por si përgjigje, merrte vetëm përkëdhelitë e saj dhe ndonjë fjalë gjysmë të gjallë, si psh. “Pusho të keqen se së shpejti do të mbarojnë së qëlluari”. Në çdo shtëpi flisnin me zë të ulët, sikur mbi çati ishin agjentët e spiunazhit. Në fshat nuk kishte asnjë partizan dhe asnjë njeri të aftë për të luftuar. Kishin mbetur vetëm gratë, pleqtë dhe fëmijët. Prandaj çdo fshatar e kish të qartë se kjo “luftë” nuk bëhej për të kapur partizanët. Ajo kishte një qëllim tjetër. Qëllim që asnjë nuk dinte si t’i jepte përgjigje.

Xhixhia, duke u dredhur nga frika, shfaqi mendimim para babëgjyshit. Si duket na erdhi fundi, do të na pushkatojnë, do bëjnë atë që bënë në Borovë të Korçës. Babëgjyshi, e qetësonte Xhixhinë, duke i ngritur moralin, mundohej që të mos ngjallej paniku në shtëpi, megjithatë edhe atij, siç e tha vetë më vonë, për herë të parë i kish hyrë në zemër një frikë e pa kuptueshme.

“Nuk besoj të jenë gjermanë - tha babëgjyshi - gjermanët s’kanë nevojë të bëjnë kaq zhurmë, ata vrasin, djegin fshatin dhe ikin”.

“Dhe ballista po të jenë - ja preu fjalën Elibaja - nuk besoj se do rrinë pa bërë krime. Mundet partizanët kanë bërë ndonjë pritë afër fshatit dhe kanë ardhur të hakmerren me pleqtë, gratë e fëmijët. Kështu e kanë ballistët - përfundoi Elibaja - kur nuk u bindet gomari i bien samarit”.

“Mos kij frikë, pullumbesha e gjyshit, nuk besoj të vrasin njeri. Po deshën që të vrasin ndonjërin nga ne, unë do bëhem kurbani i juaj”.

Fjalët e gjyshit më tepër na shqetësuan se sa na qetësuan, çdo njëri nga ne e donte babëgjyshin dhe me frikë në zemër, parafytyronte pushkatimin e tij.

Mëngjezi i shpejtë i qershorit i grisi të gjitha perdet e natës dhe fshati u bë përsëri i qartë, me gadalë por e sigurtë, dita po depërtonte në çdo shtëpi. Fshatarët, të zgjuar qysh nga ora tre, nuk po dilnin nga

Page 85: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

85

shtëpitë. Asnjeri nuk kishte guxim të hapte derën dhe të shikonte çpo ndodhte jashtë, dukej sikur prisnin që vdekja t’i gjente të gjithë bashkë. Lufta kundër xinave dhe fskakave vazhdoi gjatë. Mundet e gjithë kjo luftë kishte qëllim të frikësonte ndonjë guximtar të fshatit dhe ta detyronte të dorëzohej, por të tillë në fshat nuk kishte. Ose kishte për qëllim ta dëgjonin gjermanët, që ishin të dislokuar në fund të Ramecit.

Kur veshët u pajtuan me një simfoni të tillë, bisedat në fshat filluan të marrin ngjyra supozimesh. Në shtëpinë tonë, Xhixhia me të gjithë fëmijët kaloi nga ana e babëgjyshit, dhe të gjithë u grumbulluam tek dysheku i tij. Tani, babëgjyshi ishte për neve shtylla kryesore e shtëpisë. Mundohej me gjithë fuqinë e tij të na qetësonte, t’i jepte gjendjes një formë të zakonshme. Ne e dëgjonim atë, porse nga ana tjetër përgjonim situaten e jashtme të shtëpisë, sidomos kur dëgjuam lëvizje njerëzish afër havllisë sonë. Kaluan vetëm disa minuta, kur nga muri i havllisë kapërcyen disa veta dhe nuk vonoi kur ata i ranë derës me kondakë të dyfekëve.

Hapeni derën komunista të qelbur, hajdutë të kombit, kriminelë, klysha të Rusisë dhe shumë epitete të tjera, i fliste njeriu që qëndronte prapa derës. Si dukej i kish mësuar përmendsh si vjershë ato të sharat. Elibaja, morta ime e madhe, u afrua te dera dhe me frikë në zemër filloi ta hapi. Ata që prisnin mbrapa derës, kur e kuptuan se dera u hap, nuk pritën sa t’i ftonin, por e shtytën derën me një forcë të madhe sa Elibaja u përplas për hambari, që ishte nja dy metra larg derës, duke lëshuar një zë të dhimbshëm dhe të frikshëm. U futën brënda tre ballista me automatikë gjermanë të drejtuar nga ne. Unë, Xhixhua, Hadixheja dhe Tarika u strukëm te dollapi i rrobave, Xhixhia ishte e ngritur në këmbë, kurse Rabieja e vogël qante te këmba e Xhixhisë. Babëgjyshi ish ulur këmbë kryq në shilten e tij të preferuar, në gjunjë mbante macen, e cila sikur dhe ajo kishte frikë, ishte strukur në prehërin e tij.

Page 86: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Kur ndjeu rënkimin e Elibasë babëgjyshi, ktheu kokën nga dera, dhe vrejti “miqtë” e pa ftuar, vetullat dukeshin sikur ju ngrenë si griva e qenit kur sulmon armikun, fytyra ju nxi dhe në grykë e mundonte një e thatime që mezi foli. U ngre në këmbë, pa e ndier peshën e 90-vjetëve, drejtoi trupin e tij të lartë dhe elegant. I shikoi miqtë e pa pritur, dhe me një zë të thatë mezi shqiptoi

“Urdhëroni djelmosha! Çfarë halli kini?” Udhëheqësi i ballistëve, qëndronte në mes të dy ushtarëve, që

e shoqëronin dhe e mbronin. Ai ishte një djalosh, rreth njëzet e pesë vjeçar, i veshur me një kostum si të oficerëve italanë; prej jakave të xhaketës dukej këmisha e bardhë si qumushti dhe kullarua e zezë që i jepnin fytyres të tij një pamje burrërore dhe inteligjente, ndërsa në kokë kishte një beretë me shqiponjën dy krenare në anën e djathjtë. Na shikoi të gjithëve me vërejtje, dhe kur u bind se këtu nuk ka trima, e hoqi automatikun nga pozicioni luftarak, e mori në dorën e djathtë me grykë lart. Mandej me mospërfillje pyeti ku është i zoti i shtëpisë?.

-Unë jam i zoti i shtëpisë - tha babëgjyshi. -Djalin tënd duam dhe jo ty. Ti as për pastërma nuk vlen.

Përgjigju ku ka shkuar djali? Dhe e ktheu shikimin nga dy shoqëruesit e tij. Ata ishin dy meso

burra, me një veshje myzeqare, të verdhë nga fytyra, me sy që dukeshin sikur shikonin dhe nën tokë. Në kokë kishin vendosur qylafë të bardhë me shqipen dy krenare në ballë. Sa herë që fliste udhëheqësi i tyre, ata tundnin kokën në shenjë aprovimi.

-Ka shkuar qysh pardje në Vlorë të takohet me kapiten Muhametin nga Tragjasi, ju përgjegj Xhixhia. Muhameti është vëllai im - vazhdoi tregimin e saj ajo.

Ballisti, që si duket e njihte kapiten Muhametin ju përgjegj. -Mos ka vajtur tek tragjasiotët, te morracakët partizanë, mbasi

Muhameti ka një javë që ka shkuar në Tiranë. -Si duket pret sa të kthehet Muhameti nga Tirana, prandaj deri

më sot nuk është kthyer në shtëpi - vazhdoi Xhixhia.

Page 87: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

87

-E njohim ne fshatin tuaj - tha djaloshi - ju të vrisni natën dhe të qani ditën, s’jeni njerëz të prokopisë, prandaj nuk i besoj fjalëve të tua. Pa e kontrolloni shtëpinë - u tha shoqëruesve të tij. Dreqi e di çfarë mbajnë për partizanët dhe e drejtoi automatikun kundër neve.

Shoqëruesit filluan kontrollin, duke e nisur që nga dollapi i rrobave dhe mbaruan së shikuari në katuan e kuajve. Kontrolli vazhdoi rreth një gjysëm ore. Të gjithë pjesëtarët e familjes, nën grykën e automatikut, prisnim sa të mbaronte kontrolli.

Zoti toger! U drejtua njëri nga kontrolluesit, tek udhëheqësi i tyre nuk gjetëm asgjë kompromentuese, perveç një qylymi të ri me yll në mes. Si duket plotësojnë ndonjë porosi të partizanëve, e mbaroi fjalën treguesi. Merreni me vete atë qylymin, urdhëroi togeri, ta lyejmë me benxinë dhe ta djegim.

Me dy thasë të mbushur me plaçka, u larguan ballistët nga shtëpia dhe na urdhëruan që të mos dilnim nga dera pa lajmërimin e tyre. Pas tre orësh, lajmëruan gjithë fshatin, t’i lënë shtëpitë dhe të mblidhen; burrat në xhami, kurse gratë dhe fëmijët e vegjël në shkollë, godina të ndërtuara afër njera-tjetrës në Majë të Bregut. Duke shkuar për në xhami, morem vesh, që hallë Minën, gruan e Hasan Pulos, fshehurazi, e nxorën nga fshati dhe e shpëtuan nga rreziku i pushkatimit. Ky ishte lajmi i gëzueshm për familjen time.

Mbasi shkuam në xhami, kryetari i ballistëve u drejtua nga pleqtë dhe djelmoshat 10-15 vjeçarë që ndodheshin aty dhe me ashpërsi shqiptoi:

-Të gjithëve, një nga një, do t’u var në minaren e xhamisë, po nuk premtuat, që brënda javës, do t’i bini në Vlorë të gjithë pjesëtarët e familjeve tuaja, që sot mungojnë.

Burrat e Shqipërisë duhet të luftojnë për të mirën e atdheut dhe jo për të mirën e Rusisë, siç po bëjnë morracakët tuaj që kanë dalë maleve. Ai filloi të pyesë me radhë, me ashpërsi dhe nervozitet, se ku

Page 88: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

fshihen Hasan Pulua, Zenel Hamiti, Xhezo Rroko, Veli Kapo dhe partizanët e tjerë të fshatit tuaj.

-Ju pa tjetër e dini ku fshihen ata. Po të na i tregoni, me një herë do t’ju lëshojmë të shkoni në shtëpitë tuaja.

Те çdo njeri që u drejtua udhëheqësi i Ballistave, morën të njëjtën përgjigjie: “nuk e dimë”. Në mes të turmës u dëgjua zëri i babë Lames, i cili i këshilloi:

-“I kërkoni vetë, more djelmosha, në malet e jugut do i gjëni, ku ata luftojnë. Prandaj mos na telikosni neve pleqtë, fëmijët dhe gratë e pa fajmshme. Sot në Radhimë s’ka asnjë nga ata që kërkoni Ju”.

-Mua më quajnë Lahe Nuro - bërtiti komandati i ballisteve. Ju nuk jeni as të parët dhe as të fundit, që do t’u detyroj të bëni atë që ju them unë.

Mandej shau, me të gjitha ngjyrat fshatin harbut të Tragjasit që e çmëndi të gjithë krahinën e Dukatit.

-Ligji i ynë - tha Laheja – deklaron të pa gdhëndurit; shumë shpejt duhet t’i gdhëndim. Prandaj sot ose do t’u gdhëndim, ose do t’ju djegim të gjithëve, këtu në xhami, si të fajshmit dhe të pa fajshmit, sipas zakonit të luftës.

Këto fjalë të tij, shumicës nga të pranishmeve ju futi frikën, por asnjeri nuk bëri tentativë të thoshte ndonjë fjalë, sepse në të vërtetë, asnjë nga ne nuk kishte dijeni mbi vëndin ku ndodheshin partizanët. Na dukej sikur kaloi një kohë e gjatë nga momenti, që kokë ulur, dhe pa folur asnjë fjalë me njeri-tjetrin, qëndronte në xhami gjithë ai popull, në atë vapë qershori, të mbyllur me dyer dhe penxhere. Disa djelmoshave po u binte të fikët, por ballistët nuk po i dëgjonin lutjet e pleqve të hapnin dritaret.

Ata prisnin me durim momentin, kur masa e lodhur do të premtonte dorëzimin e atyre që mungonin sot në xhami. Lahe Nurua e zhveshi xhaketën dhe me shikimin e qenit të tërbuar, vërente masën e lodhur nga ngushtësia, me shpresë se ata do të premtonin dorëzimin e trimave të fshatit. Gjë që dhe ata e kuptonin se kërkonin një punë të pa realizueshme.

Page 89: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

89

Pa pritur u hap dera e xhamisë dhe menjëherë në sallë u fut një ajër i freskët, që në një moment na e largoi pak agushinë. Ballisti që hyri në xhami, shkoi afër Lahe Nuros dhe se çfarë i tha në vesh.

-Le t’i shkërdhejnë të tëra - tha Lahe Nurua me një zë të fortë dhe urdhërues.

Ballisti u nis të dilte nga xhamia, por tre ballista që ndodheshin në sallë ja prenë rrugën dhe e mbyllën derën e xhamisë. Ata ju drejtuan Lahes me një nervozitet dhe ashpërsi duke i thënë:

-Zoti Lahe! Në rast se urdhëron të preket nderi i fshatit, jep dhe urdhërin e dytë që gjithë ballistët e krahinës së Dukatit të pushkatohen, ose për ndryshe ne do t’i kthejmë dyfekët kundër teje. Nuk kemi ardhur të bëjmë çnderime të motrave tona. Na ke prurë vetëm të luftojmë kundër partizanëve dhe t’i zëmë ata robër në befasi.

-Hape derën Sadik - urdhëroi Laheja.- Fjala e ime është ligj dhe duhet të zbatohet.

Në këtë moment, u futën dhe nja dhjetë ballistë të tjerë, që ishin mbas dere.

-Sadik numëroja në kokë atij që jep urdhëra të tilla - foli me zë të lartë njëri nga ata që u futën.

-Pritni more burra - ndërhyri Laheja - Unë do ta anulloj urdhërin në qoftë se këta burra që qëndrojnë kokë ulur në xhami, do të më premtojnë se do t’i dorëzojnë djemte e tyre të pa bindur.

Por pa marrë as nga njëri përgjigje, urdhëroi: -Vangjel! – lajmëroi sa më shpejt ushtarët që ndodhen në

shkollë, që të mos prekin nderin e fshatit, për ndryshe i pret pushkatimi. -Ky është urdhër i drejtë - tha Sadiku, duke e shtyrë Vangjelin të

shkonte sa me shpejt në shkollë, nga ku dëgjoheshim ulurimat e grave. Laheja edhe një herë ju drejtua burrave në xhami, që të dorëzonin djemtë e tyre. Por gjithë masa e raskapitur nga vapa, bënë sikur nuk dëgjuan. Asnjë njeri nuk foli asnjë fjalë dhe asnjeri prej tyre nuk hidhte shikim

Page 90: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

mëshirues në drejtim të Lahes. Çdo burrë dhe çdo djalë i mbyllur në xhami mendonte për nderin e familjes të tij. Të gjithë prisnin, sa më shpejt, të qetësoheshin gratë në shkollë. Kur mbas disa minutave shkolla u qetësua, të gjithë djem e pleq, që ishin të mbyllur në xhami morën frymë lirisht. Lahe Nurua shikonte me vëmendje të gjithë të pranishmit në xhami, dhe sikur i bëri analizë gjëndjes urdhëroi:

-Për një orë i gjithë fshati të bëhet gati, dhe të grumbullohet në Sello, se do t’u marr me vete në Vlorë. Po ju duan juve, djemtë tuaj që sot janë të arratisur, nesër do vijnë vetë, të dorëzohen e përfundoi ai urdhërin e tij.

Mbas një ore pothuajse të gjithë fshatarët, me kafshë të ngarkuara me plaçka, me fëmijët e vegjël në duar dhe pleqtë e shumtë të Radhimës me kokë lart, me trasta në supe ecnin para gravet, të cilat si gomarë arixhiu ishin të ngarkuara, ndërsa mbas tyre si qëngjat mbas deles ecnin pa bërë zë fëmijët; ata që kishin fuqi të ecin në këmbë, kurse të vegjëlit në duar ose në qafë të prindërve u mblodhen të gjithë në Sello. Ata që nuk mundën të vinin me kohë i sollën me dhunë, duke i shtyrë si bagëtinë. Të gjithë fshatin, me tepsi e tigan, me kutruve dhe bucelë i nisen të poshtës të Ramecit; nga të dy anët shoqëroheshin nga rojet me automatikë në syp. Fshatarët ecnin dhe shpesh e kthenin kokën mbrapa të shikonin fshatin e tyre, me të cilin mund të ndaheshin për jetë. Shtëpitë e bardha të fshatit, nga rrezet e diellit, që binin mbi dritare, dukej sikur në to ishin ndezur me qindëra llampa elektrike. Unë ecja shumë ngadalë, dhe isha futur në mendime. Opingat nga që më vrisnin këmbët i kisha marrë në dorë. Hecja sikur rruga ishte e shtruar me gjëmba. -Luaji këmbët! - më urdhëroi ballisti që na shoqëronte.

-Nuk eci dot shpejt, më dhëmbin këmbët - ju përgjegja unë. -Eс të them, apo do që të ta këpus kurrizit me kondakun e

dyfekut. Për t’u shpurë bukë partizanëve, besoj se fluturon si zog. Eс shpejt të them - urdhëroi ai me inat. -Në rast se nuk ecën dot, atëhere le të të marrë babëgjushi në qafë.

Page 91: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

91

Kur dëgjova këto fjalë, m’u duk sikur më hodhën në një kazan me ujë të nxehtë. Nuk më erdhi ndërmënd se duhet të vesh opingat dhe të eci më shpejt, por m’u duk se ballisti do ta detyrojë babëgjyshin të më marrë në qafë. Të hipja në qafën e gjyshit, do ishte për mua, ndëshkimi më i madh që do të pësoja në jetë. Ikja ime nga turma, fshehurazi nga ballistët.

Ndërkohë unë po mendoja si të veproja. Kur ballisti u kthue mbrapa, të nxiste njerëzit, për të ecur më shpejt dhe kur familja ime kaloi kthesën e Ramecit, në momentin kur ndodheshin përballë kaminës të xha Zyberit, fshehtas u futa majtas në pyllin e dendur me koçimare të Kongjelit. Sapo mora të poshtën e përroit, ua mbatha këmbëve, dhe për rreth një çerek ore arrita tek arishtja e babë Hoxhës. Prej andej pashë që fundi i karvanit të fshatit kaloi arën e xha Ademit. Duke shikuar nga larg, rreshtin e gjatë të fshatarëve, ndieja në shpirt një barrë të rëndë, për këtë veprim të pa menduar të ikjes time. Por, si thoshte babëgjushi im: “kur vijnë mentë nuk i hanë as qëntë”. Që nga ara e babë Hoxhës u nisa rrugës që të shpie në fshat.

Sapo dola te vorrezat e Ramecit, pashë se në fshat po digjeshin disa shtëpi, tymi nuk të lejonte të dalloje se cilat shtëpi ishin. Dëgjoheshin nga fshati pallje gomarësh, blegërime delesh, kakarisje pulash dhe ndonjë krismë e rrallë e ndonjë fisheku të fshehur në shtëpitë, që po digjeshin. Shumë mirë tymi dhe flaka e kishin zaptuar të gjithë fshatin.

Vapa e qershorit dhe flaka që ngrihej nga djegia e shtëpive të fshatit, e bënte qiellin mbi fshat si të kuq. Të shkoja, ose të mos shkoja në fshat, nuk dija si të veproja. Përpara ullinjtë e xha Barjamit; mbas tyre Përroi i Çipës. Shejtanët atje kanë vend banimin e tyre dhe vapa e qershorit i detyron ata të heqin valle - na thoshin, për të na trëmbur. Ndërsa mësuesi më vonë na bindi se nuk ka në këtë botë as dreq, as

Page 92: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

xhinde, рог ka shumë njerëz të mirë dhe më pak të këqinj; pikërisht njerëzve të këqinj duhet t’u keni frikë.

Vetëm sa të dal në drymbe, mendoja me vete, prej andej rruga për në mal është më e lehtë. Sa larg është livadhi i drumbesë, shikohet me sy por me zor kapet me këmbë. Për fat të keq atje nuk më pret njeri, ku të kërkoj ujë për të shuar etjen. E gjithë ajo sipërfaqe, i gjithë ai mal, është pa ujë, Sahara e vërtetë.

Sa keq! Si do ta shuaj etjen?!. Do duroj - mendoja për vete. Partizanët durojnë etjen, urinë dhe dhëmbjet, prandaj duhet të duroj deri sa kam vendosur të shkoj dhe të bëhem partizan. Gurë, kudo gurë. Ulliri rritet mbi gur, fsakat dhe xinat gjithashtu rriten mbi gur. Ku e gjejnë ushqimin. Çdo pemë e gjallë këtu duket sikur lind nga guri. Njerëzit këtu janë më të fortë se guri. Nuk i mposht as etja, as urija. Ecin, punojnë, luftojnë dhe kryejnë çdo detyrë që u del përpara. Me mendime të tilla i jepja kurajo vetes. Duke ecur u pengova tek një gur, u pengova dhe tek një tjetër, tek një gur i gdhendur nga natyra si me dalte skulptori.

-Ja përroi i Çipës. Mos më del përpara e keqja, mos më kар për dore - mendova për një moment. Рог kujtova fjalët e mësuesit dhe frika mu largua. Babëgjyshi gjithëmonë më përsëriste:

-“Më të fortë se njeriu s’ka gjë tjetër në botë. Ai e mposht çdo gjë me gjuhën, me mendjen dhe me dinakërinë e tij. Njeriu është kapitali më i çmuar në botë, dhe egërsira më e tmerrshme, se sa luani apo tigri. Çdo gjë e gjallë e ka frikë njeriun. Njeriu është shtaza më e mirë dhe më e keqe, që ka krijuar Zoti. Vetëm njeriu të ndihmon kur ke nevojë. Në të njëjtën kohë vetëm nga njeriut duhet të kesh frikë”. Pra, ec pa frikë о Selman - i thashë vetes. Këtu s’ka asnjeri dhe asgjë të gjallë, prandaj nuk duhet të kesh frikë. Eс e mos humb kohën - e urdhëroja veten - se do përvëlohesh nga etja.

Livadhi i Drumbesë më priti me krahë hapët, ai ish i veshur me një ngjyrë të verdhë si floriri nga lulet e fsakave. Kurse vetë fsakat ndriçonin si tufa të argjenta në këtë sipërfaqe, të madhe të Drumbesë. Valanidhët, me fletët e tyre të gjelbra, nga larg, të jepnin një

Page 93: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

93

përshtypje, sikur para teje, ndodhej nje armatë e madhe ushtarake. Këmbët iknin vetë, me gjithë që ngrihen nga toka me zor të madhe. Ecja me zor, sidomos nga etja që më kish kapur. Përsëri në kokën time rrutulloheshin mendime të ndryshme. Por mendimi i ikjes më shqetësonte çdo orë e më shumë.

Po ta kenë diktuar ikjen time do pushkatojnë babëgjyshin. Çfarë marrëzie që bëra. Hej о Zot shpëtoje babëgjyshin tim të dashur dhe më ndihmo mua të arrij sa me shpejt tek partizanët - ja drejtoja Zotit lutjet e mia.

Eci. Drumbeja duket sikur s’ka të mbaruar. Ja, dhe kjo mu desh, të lëndoj gishtin e këmbës. Gjaku po derdhej nga gishti. Partizanët kur të më shohin në të tillë gjëndje, do të më refuzojnë të bëhem partizan. Po ku janë partizanët? Ku e kanë ata qëndrimin? Do t’i gjëj vallë? Nga një orë në tjetrën, ecja bëhej më e vështirë.

Më në fund Drumbeja mbaroi, kisha kaluar konakët e Ramosaçojve dhe isha ngjitur malit të Tragjasit, po arrija majën e Çikës. Mali s’kishte të mbaruar. Duke u ngjitur në mal, i kalova të gjitha zonat bimore, qysh prej brezit të valanidhit, në fund të malit, deri te kullotat alpine, në majë të malit. Dushku, ahu dhe pishat zënë zonat klimaterike ndërmjetëse, nga valanidhi deri tek kullotat alpine.

Përpara mal, dhe mal. Nga prapa një horizont, që unë nuk e kisha parë ndonjë herë në jetë, sepse asnjë herë nuk jam ngjitur aq lart në mal. Nga ana e djathtë dukej Tragjasi, me gjithë se shumë shtëpi të tij janë djegur nga italjanët dhe gjermanët, por nga larg duken muret e bardhë, me pamje si qytet i lashtë përrallor në faqen e malit. Në të majtë duket Radhima e mbuluar me tym. Mbrapa deti Adriatik i mbuluar me një perde të lehtë tymi. Tymi ngjitej pa përtesë edhe maleve. E mbuloi një pjesë të horizontit, duket sikur përpiqet të fshehë mëkatet e Atdheut, të vëllavrasjes, të varfërisë dhe mjerimit.

Ngjitem lart e më lart në mal. Horizonti zgjerohet. Kudo mbretëron një qetësi e rrallë. Deti zmadhohet shumë e më shumë.

Page 94: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

-Sa i madh që qenka deti - mendoja unë. Të ishte fushë, mund të ushqente gjithë Shqipërinë me bukë. Nuk do të vuanin më bashkë fshatarët e mi për bukën shpirtmbajtëse.

Sa më lart që ngjitem aq më i madh më duket Karaburuni. Ai qëndron krenar, si monument natyror, që e di përmendsh gjithë historinë e krahinës sonë. I zhytur në fantazitë e mia, nga përshtypjet që ndjeja nga ky udhëtim, e harrova lodhjen, urinë dhe etjen.

Jo, jo etjen nuk mund ta harroja plotësisht. Buzët e mia ishin bërë shkrumb, pështyma e bardhë ngjitëse, ajo më kish ngrirë rreth anëve të buzëve.

Ah! Të gjëja ndonjë burim, mendoja unë në çdo hap që bëja. Djalo! О djalo! Dëgjova një zë burri. Hajde këtej, hajde, mos ki frikë - më urdhëruan ata. Nuk më besohej, që dëgjova zë njeriu, do jetë jehonë, mendova

në një moment. Shikova në drejtim të zërit me një shikim që nuk sheh, nuk dallova njeri. Por nuk vonoi shumë kur nga drejtimi që erdhi zëri u ngritën në këmbë tre burra.

Kush je ti dhe nga vjen? - Pueti një nga burrat. Nga Radhima, jam Selman Lameborshi, i biri i Halil Lames - U

përgjigja unë. Hajde dhe prehu një çikë në hije - me tha ai që foli. Kur u ula me një herë më pyeti: tregona, ç’kemi andej nga

Radhima? Vdiqa për ujë, nuk flas dot, mase ju ndodhet një pikë ujë? I

pyeta unë. Filat! Urdhëroi ai që më pyeti, ti e ke paguren plot me ujë, jepja

Selmanit të pijë! Si urdhëron shoku Abas. Mua, i quajturi Filat, më dha një pagure gjermane plot me ujë

të freskët. Sa po e vura paguren në gojë, fillova të pi pa pushuar. Koka ngrihej lart e më lart, sa pashë kupën e qiellit. Kur unë mbarova së piri, Abazi më pyeti.

Page 95: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

95

A e shove etjen? Shumë ju falënderoj. Më kënqët me këtë ujë të freskët!! Hajde pra na trego, çfarë ke parë dhe çfarë ke dëgjuar në

Radhimë? - Më urdhëroi mua Abazi. E fillova tregimin tim, duke e nisur që nga ora tre e natës.

Mundohesha të mos harroja asnjë detaj të asaj nate dhe dite, që i kam parë dhe dëgjuar vet. Ua tregoja me detaje dhe ngjyra, të gjitha episodet, ashtu si më ishin fiksuar në mendjen time.

Gjermanë nuk kishte me ta? – Më pyeti ai. Jo! - Ju përgjigja unë. Ngrihuni shokë të ikim - urdhëroi Abazi. Duhet lajmëruar brigada për të gjitha ato që na tregoi Selmani.

U ngritëm dhe vazhduam rrugën. Duke u ngjitur lart e më lart malit, Tragjasi dhe Radhima zvogëloheshin, deri sa humbën fare. Kurse, në të njejtën kohë sipërfaqja e detit zmadhohej shumë e më shumë. Arritëm në pikën më të lartë të malit. Për çudinë time, para meje doli një livadh ku kullosnin bagëtia. Unë mendoja se maja e malit duhet të jetë si kurrizi i peshkut, d.m.th. një kufi i qartë i ndarjes të pjesës lindore me pjesën perëndimore. U çudita nga kjo pamje.

Shoku Abas! Ku ndodhet brigada? Pyeti Lefteri që deri tani nuk kish folur asnjë fjalë.

Në Barçalla - ju përgjigj Abazi. Për mua ishte hera e parë që do njihesha me një brigadë

partizane kaq të madhe dhe të rregullt. Sapo mbërritëm në brigadë, unë ndjeva një gëzim të pa kufijshëm, që ndodhesha në mes të partizanëve, aq më tepër që në atë brigadë ku ishte edhe burri i kushërirës time, komandant Veli Kapua. Kur pashë gjithë këta trima, e harrova lodhjen, dhe gëzohesha në shpirt, që informacioni im do të ndihmonte partizanët për të shpëtuar radhimjotët.

Page 96: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Unë si korier i partizanëve Mbas dy javësh, mua më dërguan në Radhimë, të merrja tek

Brahim Sihati disa dokumente shumë të vlefshme për brigadën, të cilat i kish prurë ai nga Vlora. Në fillim shkova në shtëpinë time. Kur u futa në shtëpi, gëzimi im dhe i gjithë pjesëtarëve të familjes nuk kishte kufi. Për mua, sidomos, kur i pashë të gjithë gjallë e të shëndoshë, pata aq kënaqësi, sa që e kujtoj deri më sot. Të gjithë më përqafonin dhe më puthnin, sikur me ikjen time bëra heroizëm dhe jo budallallëk të theksuar. Në bisedë e mësova se ikjen time nuk e dalloi njeri, veç babëgjyshit që më pa kur unë u fsheha në pyll të Kongjelit. Ai kishte qënë i bindur se unë do shkoja tek partizanët. Siç e mora vesh në familje, fshatarët atë ditën e shpërnguljes, i çuan deri te ura e Vrizit dhe i lëshuan të kthen përsëri në fshat. Kur u kthuen në fshat panë që ishin bërë shkrumb shtëpitë e Hasan Pulos, Zyber Isait dhe Adem Bilanit. Çfarë kriteri zbatuan kur dogjën këto shtëpi nuk kuptohej. Në çdo shtëpi ballistët kishin marrë gjërat më me vlerë. Sepse kjo ishte lufta e fundit e tyre, prandaj ardhja në Radhimë, më tepër kishte qëllim grabitje se sa luftë kundër partizanëve.

Të nesërmen unë e çova në brigadë letrën që më dorëzoi xha Brahimi. Deri në nëntor të vitit 1944, unë i shërbeva Brigadës V, si korier; kreva dhe mjaft detyra të partizanëve.

Në datën 29 nëndor të vitit 1944 Shqipëria u çlirua nga okupatorët gjermanë. Forcat partizane shqiptare e ndoqën armikun dhe mbas kufirit, duke çliruar dhe disa qytete jugosllave. Gjatë këtyre gjashtë muajve unë kreva shumë detyra të partizaneve si korier ndërmjet brigadave partizane dhe shpërndarjes të trakteve në qytetin e Vlorës. Ndërkohë pushtimi nazist po merrte fund e së bashku me ta edhe mercenarët. Por pikërisht në datën 1 gusht të vitit 1944, që të mbeteshin të paharrur krimet çnjerëzore të gjermanëve, trupat e dislokuara në Ramec, që kontrollonin çdo lëvizje në krahinën tonë, atë ditë diktuan në faqen e malit të Lungarës karavanin me kuaj të garkuar me ushqime, që shkonin drejt malit. Menjëherë ata filluan t’i qëllonin

Page 97: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

97

me murtaja, por gratë e burrat radhimjotë, nuk u trembën, por vazhduan rrugën. Mortajat e gjermanëve vranë vajzën 18-vjeçare Mamudie Lagje, më të bukurën e Radhimës. Ajo ishte vajza më patriote e organizatës të rinisë të Radhimës, një vajzë e hedhur nga shtati, me një bukuri natyrore, e panjohur për të, as një llojë makijazhi, fytyra e saj e pastër si të ëngjëlleshave, me vetullat si gajtan, që i zbukuronin syte dhe fytyrën e saj gjithmonë të qeshur. Mamudieja u bë dëshmoria më e re në Radhimë, duke i dëshpëruar dhe duke e qarë me bejte nga i gjithë fshati.

Në pragun e çlirimit të Shqipërisë, aktiviteti i frontit Nacional-Çlirimtar po bëhej më i dalluar. Për herë të parë, në Përmetin e çliruar u mbajt një Kongres, ku u hodhën hapat e pushtetit popullor. Delegat nga Radhima ishte zgjedhur Hasan Pulua. Më vonë në Helms u mblodh Kongresi i Rinisë, ku Radhima përfaqësohej nga Badi Dervishi, kurse në kongresin e Gruas, që u mblodh në Berat u përfaqësua nga Shero Dervishi.

Në pragun e çlirimit ditët dhe muajt kalonin si minuta. Në shtator të vitit 1944, kodrat e Radhimës, që nga maja e Jahos deri në Nisi u mbushën me partizanët e Brigatës të XII, që kishin marrë urdhër për çlirimin e Vlorës. Në datën 13 tetor të vitit 1944, forcat e Brigadës të XII, së bashku me ta edhe çeta vullnetare Radhimës, filluan marshimin drejt Vlorës. Në datën 15 tetor Vlora u çlirua. Mbas një muaji, në datën 29 nëndor të vitit 1944 u çlirua e gjithë Shqipëria.

Partizanët shqiptarë, nuk u mjaftuan vetëm me çlirimin e Shqipërisë, ata gjurmuan armikun dhe në tokën jugosllave deri në çlirimin e saj duke asgjësuar në luftrat e rrepta shumë ushtarë dhe oficerë gjermanë.

Gjatë luftërave bijte e Radhimës si Mamudie Lagji, Numan Bilani, Xhevdet Lagji, Veledin Ruko e Mero Begotaraj e lagën me gjakun e tyre tokën e Radhimës, Bolenës, Korçës, Kukësit, që janë vënde të atdheut, po dhe ashtu dhe për çlirimin e Sanxhakut të Jugosllavisë.

Page 98: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Një rapsodi Radhimjote i përjetëson trimat radhimjotë me këto rreshta: Do t’ja themi këngës, Për dëshmorët tanë, Për lirinë e Shqipërisë, Jetën ata dhanë. Mitraleri Xhevdet Lagji, Trim, në sulm hidhej i pari, Numan Bilani në ballë, Hakun s’ja lanë pa marrë. Veledin Ruko Radhima, Luftoi si trim mbi trima, Merua në Kosovë mbeti, Rininë atje e treti. Mamudien na e vranë, Shpinte bukë për parizanë. XIX. Gëzimet e para në Shqipërinë e çliruar

Gëzimi i parë i çdo shqiptari, ishte dita e çlirimit të Atdheut, gëzim që nuk kishte kufi. Të gjithë shpresonin dhe ishin të bindur se në Shqipëri njërëzit do të rrojnë të lirë, në një shtet përparimtar demokratik, me të drejtat e plota të çdo njeriut. Por regjimi komunist i udhëhequr nga Enver Hoxha, shumë shejt ja hoqi euforinë popullit. Të parët, fshatarët shqiptarë i detyruan “vullnetarisht” të krijojnë dhe të futen në kooperativat bujqësore.

Demokracia dhe liria e njeriut në Shqipëri me dorën e fortë të Enver Hoxhës u kthye nga pjesë e kampi socialist, ku pak a shumë mbretëronin të drejtat sociale, në kamp torturimi për një pjesë të shqiptarëve.

Page 99: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

99

XX. Socializmi dhe ndryshimet ekonomike shoqërore, nuk qenë ato që premtuan udhëheqësit gjatë luftës partizane.

Me Parullën “Toka i takon atij që e punon”, qeveria komuniste shqiptare në periudhën 1945-1946, ndërmori disa faza të një reforme agrare për çshpronësimin e pronarëve të mëdhenj dhe të mesëm të tokave, duke përfshirë kështu dhe tokat në pronësi shtetërore të kapitalit të huaj, si dhe ato në pronësi të institucioneve fetare dhe i shpërndau në favor të fshatarëve të varfër.

Por pa e mbaruar mirë shpërndarja e tokave, Partia Komuniste Shqiptare shpalli platformën tjetër për “transformimin socialist të bujqësisë, bazuar në kolektivizimin e prodhuesve të vegjël dhe krijimin e fermave të mëdha shtetërore”. Kolektivizimi i bujqësisë duhet të shërbente për të aplikuar teorinë e planifikimit të centralizuar në bujqësi, e cila ishte e përshtatëshme për të gjitha llojet e prodhimit shtetëror. Kjo direktivë u zbatua me shpalljen e kooperativës të parë socialiste në vitin 1946. Faktikisht kooperativizimi “vullnetar” i fshatarëve përfundoi në vitin 1967 me Kushtetuten e re, që deklaronte eleminimin e pronësisë private mbi tokën dhe transformimin e saj në pronë shtetërore. Sipas Kushtetutës, e gjithë toka bujqësore, organizimi i prodhimit, mjetet e prodhimit, duhet të jenë të gjitha të strukturizuara në administrim të kooperativës bujqësore ose në fermat shtetërore. Në vitin 1979, në Shqipëri nuk kishte asnjë fermë private, ose prone individuale. Gjatë kësaj periudhe, bujqësia dhe prodhimi agro-ushqimor shqiptar arriti në nivel të lartë të mekanizimit, kimizimit, ujitjes, transportit dhe përpunimit të produkteve agro-ushqimore. Po ashtu u organizimua hapja e tokave të reja, për kulturat e ndryshme bujqësore, e të tjera të pa kultivuara në Shqipëri të tilla si pambuku dhe orizi. Por thellimi i planifikimit të centralizuar, pruri degjenerimin e situatës në kooperativa dhe në fermat shtetërore. Me një fjalë shteti filloi të kërkojnë “rrugë të reja më origjinale dhe të përshtatëshme, qe

Page 100: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

u eksperimentuan vetëm në Shqipëri”, psh. krijimi i “kooperativave të tipit të lartë”, “sistemi i tufëzave dhe arëzave”, e të tjera supozime të asaj kohe.

Të gjitha këto rryma të reja, e çuan Shqipërinë drejt kolapsit në prodhimin agro-ushqimor, duke e detyruar qeverinë të vendosë sistemin e tollonëve ushqimorë për pjesën dominuese të popullsisë shqiptare. Komunistët, në nëntor të vitit 1944, deklaruan si objektiv primar transformimin e Shqipërisë nga “një vend agrar e gjysmë-feudal”, që ishte drejt shndërrimit të saj në vitin 1955 “…në një vend agraro-industrial, për të kaluar më vonë drejt një stadi “industrialo-agrar”, i cili pritej të realizohej në vitet 1980-1990.

Sipas planit të zhvillimit industrial të vendit, të frymëzuar nga strategjitë dhe politika e BRSS dhe me ndimën e Bashkimit Sovjetik, planifikimi shtetëror i jepte industrisë raporte më të mëdha se sa bujqësinë, dhe si rezultat të gjitha “degëve bazë ekonomike”, që përbëjnë thelbin kryesor të politikës së “industrializimit socialist” në Shqipëri. Rezultatet e para të kësaj politike ishin të mira dhe brenda një periudhe 1950-1960, industria e vendit arriti të katërfishojë prodhimin e para Luftës II Botërore. U zhvillua nxjerrja e naftës dhe mineraleve, u rikonstruktuan një pjesë e madhe e rrugëve dhe urave, industria tekstile dhe ajo ushqimore po bënin përparime të mëdha.

Por në vitin 1961 prishja e marrdhënieve me BRSS dhe dalja e saj nga kampi socialist, e ndryshuan ekonominë dhe gjëndjen sociale të çdo shqiptari. Mbas prishjes së marrdhënieve politike dhe ekonomike me Bashkimin Sovjetik, si prioritet i zhvillimit të vëndit hyri direktiva e re e Partisë së Punës të Shqipërisë e “mbështetjes vetëm në forcat e veta”, të cilat në të vërtetë ishin shumë të dobëta , ato forca nuk jepnin mundësi të ecnim me tempet e zhvillimit të mëparëshëm.

Megjithatë gjatë kësaj periudhe u ndërtua një kombinat siderurgjik në Elbasan, i aftë për të përpunuar mbi 1 milion tonë mineral hekuri dhe për të prodhuar rreth 250,000 tonë hekur e tuba

Page 101: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

101

çeliku në vit; disa hidrocentrale kryesisht mbi lumin Drin, me një kapacitet prej 1.8 miliard kWh/vit, një rafineri nafte, me një kapacitet rafinimi prej 1 milion tonë naftë në vit, zhvillimi i industrisë mori përmasa të reja, siç ishte përpunimi i kromit, hekur-nikelit dhe bakrit. U ndërtuan uzina të tjera për prodhimin dhe përpunimin e plehrave kimike, bitumit, çimentos, tullave, uzina të industrisë së lehtë etj. Por shumicën e të ardhurave që mirrte shteti, nga këto prodhime harxhoheshin në ndërtimin e 700 mijë bunkerëve, që sipas mendimit të Enverit do ktheshin në 700 mijë tanke, për ta mbrojtur Shqipërinë nga çdo agresor i mundshem. Ndërtimi i çdo bunkeri, në atë kohë ishte i barabartë me harxhimet e ndërtimit të një apartamenti me një dhomë e një guzhinë. Ndërtimi i bunkerëve ndodhi atëhere kur shumica e shqiptarëve vuanin për strehim. Kur në dhomë komunale strehoeshin nga 4 deri në 10 persona.

Në dekadën e fundit të viteve 1980 -1990, ekonomia shqiptare shfaqi shenjat e një krize totale. Mungonin mallrat e konsumit të gjerë. Prandaj Shqipëria filloi për herë të dytë të kalojë në sistemin e tollonëve ushqimorë. Eksporti u ul në maksimum, ndërkohë që kërkesat për import të ushqimeve shtoheshin vazhdimisht. Prodhimet vendase në mënyrë të veçantë, po uleshin me ritme të trishtueshme. Disekuilibri makro-ekonomik u thellua në maksimum. Defiçiti buxhetor u rrit së tepërmi, duke arritur në 16.6% të PBB.

Në fillim të vitit 1991, borxhi i jashtëm e kaloi masën e 30% të PBB. Vendi ra në një krizë të thellë ekonomike, dhe financiare, sepse sistemi i ekonomisë së centralizuar dhe të bazuar në mundësitë e brëndëshme nuk i jepte Shqipërisë mundesi të dilte nga kjo rënie katastrofike e ekonomisë. Edhe pse në atë kohë u bënë disa tentativa për modifikimin e politikës ekonomike dhe lejimin e disa elementëve “të ekonomisë kapitaliste”, nuk sollën ndonjë rezultat pozitiv. Si duket kjo ishte një krizë e vetë sistemit socialist shqiptar dhe si pasojë, nuk mund të

Page 102: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

zgjidhej pa ndryshuar sistemin qeverisës në Shqipëri. Çdo shqiptar e kishte të qartë, se një shtet i vogël si Shqipëria nuk mund të ekzistojë, në qoftëse izolohet nga Bota, siç e shpuri Shqipërinë Enver Hoxha. Jam i bindur se përshkrimi i rrugës historike që kaloi Shqipëria prej 29 nëndorit të vitit 1944 kur u çlirua, deri në datën 20 shkurt të vitit 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës nga studentat, do ta analizojnë dhe do ta përshkruajnë objektivisht historjanët dhe ekonomistët shqiptarë. Qëllimi i shkrimeve të mia, është që të njoh lexuesin me jetën e radhimjotëve gjatë kësaj periudhe. XXI. Jeta e radhimjotëve në kooperativën bujqësore.

Mbas shpalljes të Republikës Popullore, siç u përmënd më lart, me zbatimin e reformës agrare, Partia Komuniste Shqiptare filloi të zbatojë planet e premtuara gjatë kohës të luftës. Për fat të mirë ose të keq, reforma agrare nuk e preku asnjë nga radhimjotët. Të gjithë ata filluan të punojnë në tokat e tyre, të krasisnin dhe të sistemonin ullinjtë dhe vreshtat, të kullosnin ato dhën e dhi që kishin mbetur pas luftës. Në këtë periudhë, disa radhimjotë u sistemuan si nënpunës në pushtet, kurse një pjesë tjetër mbetën në shërbim të ushtrisë pupullore, për të ruajtur atdheun nga çdo armik. Pjesa më e madhe e radhimjotëve u muar me bujqësi dhe blegtori.

Me një fjalë, si për gjithë Shqipërinë dhe për Radhimën filloi jeta e qetë dhe e lirë për lëvizje dhe kërkim pune në çdo kënd të Atdheut. Për fat të keq Shqipëria qysh në ditët e para pati vështirësitë e furnizimit me bukë dhe ushqime, duke e detyruar qeverinë të zbatojë sistemin e triskëtimit, i cili zgjati deri në vitin 1956. Radhimjotët e lehtësuan gjendjen e furnizimit, vetëm atëhere kur filloi shkëmbimi mall me mall, në vënd të lekut. Ata filluan t’i blejnë sendet e konsumit të gjërë duke i këmbyer ato me vaj ulliri, gjalpë, vezë, pula, grurë ose me bagëti. Në vitin e parë të çlirimit, populli jetonte, në përgjithësi me eufarinë e fitores dhe nuk i bënin përshtypje vështirësitë ekonomike, që sipas mendimit të tyre, do ishin të përkohëshme dhe të kalueshme.

Page 103: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

103

Në ato kohë të vështira, kryeplaku i Radhimës, Balil Bari e pruri fshatin në jetë më të mirë se dje. Të gjithë radhimjotët punonin, ashtu si punojnë edhe sot me vetmohim e me ndihmë reciproke të njeri-tjetrit. Megjithëse fshati Tragjas u fut në sistemin kooperativist qysh në vitin 1949, radhimjotët, duke shikuar jetën e njerëzve të kooperativës fqinjë, u munduan me çdo mënyrë ta shtyjnë afatin e organizimit të koperativës në fshatin e tyre.

Veç nga fundi i vitit 1956 kur pakënaqësia e Qeverisë tek Radhima arriti kulmin, u detyruan të organizojnë kooperativën bujqësore. Në kooperativë radhimjotët bashkuan forcat dhe mjetet e punës, si kuaj, vegla pune dhe plehra, po ashtu dhe një pjesë të tokave dhe bagëtive. Vlerësimi i punës të tyre bëhej me pikë, sipas normës së realizuar me krahë dhe mjetet e punës që aktivizonte çdo anëtar. Në fshat nuk pranoi të futet në kooperativë bujqësore, vetëm Sali Hyseni, të cilit ju hoq Triska e Frontit dhe filloi të shikohet nga organet e sigurimit me sy të keq. Në mars të vitit 1978 Sali Hyseni arrestohet nga organet e punëve të brendëshme dhe dënohet me 9 vjet burg, me motivacion “Për agjitacion e prapagandë kunder Pushtetit Popullor”. Nuk arriti të dalë i gjallë nga burgu, vdiq në janar të vitit 1980. Vdekja e tij i dëshpëroi radhimjotët dhe u qa në fshehtësi nga familjarët e vet.

Punën në kooperativë e organizuan në dy brigada, të formuara në bazat fisnore. Sipas të dhënave fillimisht radhimjotët koolektivizuan rreth 80 ha tokë buke, 1000 rrënjë ullinj, 5 ha vreshta, pak agrume dhe 800 kokë bagëti. Nën drejtimin e kryetarit të kooperativës Ahmet Kojani dhe të brigadjerëve të palodhur Hasan Imeti, Beqir Kajtazi, Murat Rroko dhe Zeqir Bilanit për blegtorinë, gjithashtu edhe nga puna e vetmohushme e çdo pjesëtari të kooperativës, qysh në vitin e parë të kolektivizimit u arritën rezultate të mira në prodhimin e përgjithshëm, me të ardhura të mira financiare për çdo radhimjot. Në vitin 1964 kooperativa e Radhimës u bashkua me atë të Tragjasit, ku organizimi i punës mbeti si më parë. Në Radhimë në vitin

Page 104: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

1967 ndodhi një ndryshim rrënjësor i gëzueshm. Për herë të parë, mbas shumë shekujve, shtëpitë e radhimjotëve, nuk ndriçonin si më parë nga oxhaku, pisha, kandili ose llamba me vajguri, por nga llamba elektrike. Elektrifikimi i çdo shtëpie në Radhimë u realizua në formë aksioni me mobilizimin e gjithë fshatit si dhe me punën e specialistëve nga Vlora. Brënda një kohe të shkurtër e realizuan ëndrrën e tyre, duke i thënë “Lamtumirë errësirës shekullore”. Mbas kësaj dite në fshat dalë nga dalë filluan të blejnë radio dhe të dëgjojnë lajmet e fundit e muzikë nga Tirana; fshehurazi dhe lajme nga shtetet e huaja. Nuk vonuan të blejnë frigoniferë, duke u siguruar atyre për gjithë vitin ujë të ftohët.

Me këtë rast më kujtohet mua Babë Tahiri. Atëhere kur ishte shumë i sëmurë dhe jetonte ditët e fundit, kërkoi ujë të ftohtë për të pirë. Me një herë xha Abazi, dhëndëri i tij i vetëm, së bashku me Çeçon tim u ngjitën në mal dhe prunë një thes me borë. Mbasi e ftohën ujin në shishe të futura në borë, ja dhanë për të pirë babë Tahirit. Mbasi piu ujët e ftohët, ai shqiptoi – “Paçi uratën tani do vdes i lumtur”. Mbas një dite Babë Tahiri ndërroi jetë. Por uratën që i dha xha Abazit e ka mbrojtur atë dhe fëmijët e tij në gjithë jetën, nga çdo e keqe.

Mendoj se tani radhimjotët do jenë gati, t’i shërbejë çdo njeriu që kërkon të pijë ujë të ftohtë, pa pasur nevojë të ngjiten në mal për të prurë borë. Në Radhimë, pothuajse në çdo shtëpi, filluan të blejnë lavatriçe, dhe mjete të tjera elektrike që nevoiten në guxhinë dhe në shtëpi. Jeta dhe puna shtëpiake e grave radhimjote filloi nga muaji në muaj të letësohet. Në sello tek muri i havllisë të Jazo Isufit filluan të çfqen filma për të gjithë banorët e fshatit, ku entusiazmi i fëmijëve mbas shikimit të filmit nuk kishte kufi.

Elektrifikimi i fshatit, për të gjithë radhimjotët solli ndryshime rrënjësore, përveç shtëpive u ndriçuan dhe rrugicat e fshatit, ku banorët, në netët pa hënë, kur nuk shikoje dot asgjë, s’kishin më nevojë të përdornin fenerët me vajguri. Kjo periudhë ndodhi atëhere, kur Shqipëria u shpall “Shteti Ateist i vetëm në Botë”, ku zyrtarisht e shpalli fenë të pa vlefshme, ose

Page 105: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

105

“Drogë për popullin”. Po në atë kohë shteti hapi luftë kundër zakoneve prapanike.

Të gjitha këto vendime në Radhimë sollën ndryshime rrënjësore; u rrëzua minareja e xhamisë, duke u kthyer xhamia në një vatër e aktiviteteve kulturale. U ndalua veshja e grave me çitjane, për veç grave të moshuara, gjithashtu dhe ngarkimit të grave me bucjela ose me dru e shkarpa.

Në vtin 1968 filloi aksioni Kombëtar i taracimit të kodrave të Radhimës për t’u mbjellë me agrume dhe ullinj. Ky aksion zgjati dy pesëvjeçarë, ku u shpyllëzuan dhe u taracuan kodrat nga Jonufra deri te ura e Izvorit, duke krijuar më vonë sistemin e drenazhimit dhe vaditjes të tyre, nga një kanal që u hap prej lumit të Izvorit deri në Mavrenerua me tre stacione të fuqishëm të pompimit të ujit për të gjitha kodrat me agrume. Në territorin e Radhimës punonin 22 brigada me 600 punëtorë, nga të cilët 180 veta ishin radhimjotë, të tjerët vinin nga Vlora ose nga institucionet e larta arsimore të Shqipërisë.

Gjatë pushimeve verore vinin në Radhimë, me qindëra studentë të universitetit dhe instituteve të Tiranës, nga shumë naionalitete të Botës, përveç amerikanëve. Me këtë rast u shkrua edhe poema e bukur, botuar në antologjinë letrare, qe tregon punën në Radhimë: ............................................ Moj Radhima me taraca, Ku punojnë tri raca. të bardhë, të verdhë, të zes.... .............................................

Radhimjotët ndjenin kënaqësinë më të madhe kur dëgjonin këtë vjershë të gjatë, ta recitonte studenti radhimjot Sehit Gjimara, i ardhur nga universiteti i Tiranës së bashku me aksionistët kinezë, koreanë, italianë dhe afrikanë.

Për këto ndryshime që ndodhën në Radhimë poeti Odhise Grillo shkruan:

Page 106: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Dhe e luftës, Dhe e punës, Hiq Radhimë valle! Do të ngjash Buzë detit, Si shkallë gjigande. Se ç’u bënë Krejt taraca, Kodrat kësaj ane. Dhe më duken Musi labe, Veshur me fustane.

Ky trasformim rrënjësor u shoqërua me kalimin e Radhimës në ndërmarjen bujqësore të sapo formuar, “RINIA”, e cila çdo muaj zmadhohej dhe strukturohej, duke i bindur dhe radhimjotët të kalonin përfundimisht në këtë ndërmarje. Radhimjotët ranë dakort dhe në vitin 1974, lidhën me ndërmarjen marrëdhënie të reja ekonomiko-shoqërore. Por vitet kalonin dhe sistemi socialist, jo vetëm në Shqipëri, që bazohej vetëm në forcat e saj të brëndëshme të pafuqishme, por dhe i gjithë sistemi socialist i Evropës filloi të japë të çara, dhe po lëkundej nga dita në ditë, deri sa në vitin 1990 u rrëzua përfundimisht si në Rusi dhe në shtetet e ish kampit socialist.

Populli Shqiptar në atë vit, me frikë në zemër, arriti të kërkojë nga qeveria të tilla kërkesa si mbrojtjen e të drejtave të njeriut të mohuara nga regjimi i Enver Hoxhës dhe zhdukjen e varfërisë, që ndihej çdo vit e më shumë në 90% të shqiptarëve. Këto ishin fillimi i kërkesave të buta, ose kritika më e butë e politikës staliniane të Enver Hoxhës në Shqipëri.

E them me frikë në zemër, sepse janë akoma të freskëta vrasjet dhe burgosjet masive të njerëzve me “idete” e depërtuara në Shqipëri nga Perëndimi. Në vitet e sundimit të sistemit komunist, kulti i

Page 107: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

107

Enver Hoxhës u rrit në maksimum, duke e bërë Enverin “Zotin” më të madh se Zotin e vërtetë për Shqipërinë; nën portretin e Enverit falej çdo shqiptar.

E thashë me frikë në zemër, sepse regjimi i Enver Hoxhës u kthye në një nga regjimet më të ashper torturues, me mënyrat më barbare që ka njohur Bota. Në ato vite filluan të burgoseshin ose vriteshin dhjetra burra dhe gra, gjoja për politikë kundër pushtetit. U ashpërsua regjimi diktatorial, atëhere, kur e gjithë Shqipëria u vu nën kqyrjen e organeve të sigurimit.

Pikërisht, atëhere çdo shqiptar ishte si në pëllëmbë të dorës të Enver Hoxhës, ai mund të vepronte sipas dëshirës të tij me jetën e tyre. Si rezultat, u vranë, më inteligjentët me vlera të mëdha për shtetin dhe nacionalitetin. Me aprovimin e Enver Hoxhës, sigurimi i shtetit zbatonte çdo vit e më shumë seleksionimin negativ të popullit shqiptar, sepse mbronte vetëm servilat, spiunët dhe njerëzit më të djallëzuar dhe vriste nënshtetasit më të mirë e më të aftë.

Të indinjuar nga vepra të tilla të pushtetit grupi diversionist i Xhevdet Mustafes bëri tentativë për ta vrarë Enver Hoxhën, por pa rezultat. Seleksionimi negativ i popullit shqiptar vazhdoi gjatë gjithë jetës të Enverit si sekrter i parë i Partisë Punës Shqipërisë. Shumë pak u zbut vija e Partisë edhe pas vdekjes të tij. Ai viq në vitin 1985, por vendin e tij e zuri njeriu më besnik i Enverit, Ramiz Alia, i cili mbas ardhjes në fuqi, nuk shpalli asnjë reformë për të mirën e popullit. Si në politikën e brendëshme dhe në politikën e jashtme Ramizi vazhdoi politikën e Enverit.

Të vetmin ndryshim në politikën e jashtëme, qe fakti që filloi zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e Evropës perëndimore, para së gjithash me Italinë, nga ku filluan edhe investimet e para të shteteve të huaja në Shqipëri. Filluan marrëdhëniet e gjëra tregtare bile dhe me Jugosllavinë, por duke e

Page 108: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

theksuar në fund të deklaratës për mospajtimin ideologjik të tyre me Shqipërinë.

Hapat e para dhe të pasigurta të Qeverisë së Ramizit për të përmirësuar jetën e shqiptarve nuk i kënaqën atdhetarët. Gjithëmonë e më shumë i revoltonte vazhdimi nga Ramiz Alia i politikës Enveriane. Por turbullimet e mëdha në Shqipëri u organizuan, sidomos mbas shpalljes të politikës të pluarizimit në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera socialiste të Evropës.

Në fund të vitit 1989 në Tiranë dhe në Vlorë po hidheshin parrullat të rrepta si të veprojmë dhe në Shqipëri, ashtu si vepruan në Rumani. Demostratat e para masive filluan në janar të vitit 1990 në Shkodër. Demostuesit, megjithë pengesat nga policia dhe organet e sigurimit u mblodhën te monumenti i Stalinit, me kërkesa për “liri fjale dhe demokraci në Shqipëri”.

Dy javë më vonë studentët e Universitetit të Tiranës dolën në demostratë ku kërkonin të hiqej emri i Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës, kërkonin gjithashtu gjykimin publik të Ramiz Alisë.

Në mars të këtij viti filluan demostratat e punëtorëve të fabrikës të tekstileve në Berat me kërkesë per rriten e rrogave të tyre mizerable. Por siç dihet, këto demostrata u shtypën nga pushteti burokratik i Ramiz Alisë. Nga ana tjetër, këto demostrata treguan pakënaqësinë dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për ta ndryshuar jetën e tyre e për të jetuar si gjithë Evropa.

Në datën 1 qershor të vitit 1991, qeveria pranoi kërkesat e popullit. U zgjodh qeveria e re me kryeministër Ylli Bufin dhe u vendos që zgjedhjet e reja të pushtetit të fillojnë në datën 10 dhjetor të vitit 1992. XXII. Zgjedhet e para demokratike në Shqipëri.

Në datën 22 mars të vitit 1992, zgjedhjet i fitoi Partia Demokratike, ku në datën 9 prill të atij viti, Parlamenti Shqiptar zgjodhi president udhëheqësin e Partisë Demokpatike Sali Berishën. Sali Berisha, qysh në ditët e para e hapi Shqipërinë ndaj Perëndimit, e bëri

Page 109: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

109

antare të Këshillit Europian dhe vendosi bashkëpunim të gjithanshëm me Bashkimin Europian, po ashtu dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U zëvendësuan ligjet e regjimit komunist me ligjet standarte të Evropës. Por mundësitë e Saliut për ta ndryshuar Shqipërinë rrënjësisht ishin të pakta. Pasi Sali Berisha, për së pari ishte pjellë e regjimit komunist dhe, së dyti u zgjodh president në kohën kur populli ishte i çorjetuar edhe nga premtimet që bënin agjitatorët e Partisë Demokratike për jetën e re, premtime të tilla që shqiptari nuk i kishte dëgjuar, bile as në ëndërr s’i kishte parë. Këto arsye e bënë të pamundur fitoren e plotë të demokracisë në Shqipëri. XXII. Emigrimi masiv i rinisë shqiptare.

Në atë kohë, kur nuk e merrte vesh i pari të dytin, por që pruri ndopak ajër të freskët lirie dhe demokracie, me mijra të rinj shqiptarë si të tërbuar, u futën në territoret e ambasadave të shteteve fqinjë, ku kërkonin emigrim në të gjithë shtetet e Botës. Ky emigrim masiv, që u lejua nga Qeveria, por nuk u kontrollua nga shteti pruri shumë vështirësi dhe shqetësim për të gjithë popullin dhe sidomos për prindërit e djemve dhe vajzave shqiptare që u larguan nga Shqipëria. Një emigrim i tillë masiv ndodhi dhe në Radhimë. Sic dihet, plot histori të hidhura ka pasur kurbeti në të kaluarën për radhimjotët. Sa djem dhe burra nga Radhima shekuj më parë kishin shkuar në Anadoll, Misir, Evropë dhe Amerikë e nuk u kthyen të gjallë në shtëpitë e tyre. Përsëri prindërit radhimjotë mblidheshin bashkë tek Hunda e Erizit, ku shikonin detin e kaltër, duke ju lutur Zotit që djemtë, burrat dhe vajzat tyre që morën mërgimin, të jenë gjallë. Sidomos mbas tragjedisë që ndodhi në Otranto në vitin 1997, ku nga Radhima u mbytën gjashtë veta.

Në një nga ditët e pranverës, njëra nga gratë e fshatit të mbledhur tek Hunda e Erizit, filloi të qajë me ligje:

Page 110: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Të keqen o djemtë tanë, Ikët dhe muart dynjanë, Latë nënë e latë babë, Ikët e latë vatanë... Nuk e di se ku na vanë!? Ca të mbytur ca të vrarë... Dhe ata që mbetën gjallë, Që të bëhen agallarë... U bënë grekër dhe italianë, S’meresh vesh me ta, me fjalë.

Këto bejte tregojnë se shumë emigrantë të valës së parë, akoma të rinj të etur për liri, demokraci dhe për punë ikën në shtetet e huaja, shpejt morën nënshtetësinë e vëndit ku emigruan. Meqenëse shumica e tyre ishin akoma fëmijë, shumë shejt e harrun gjuhën amtare. Në Shqipëri, për emigantët, filluan të vijnë lajme të ndryshme të mira dhe të këqia. Kjo ikje e përgjithëshme e rinisë ishte si shkak i politikës, jo largpamëse të Sali Berishës. Pastaj gabime u bënë në kadastrimin e tokave të fshatarëve, ku tokat e lira të kooperativave që u prishën, jua dhuroi malësorëve, duke i hedhur kështu në grindje me të zot e tokave e duke i lënë kështu shumë të rinj fshatarë pa tokë; si pasojë dhe pa punë. Pakënaqësia e popullit tek pushteti i Sali Berishës rritej nga dita në ditë.

Në dhjetor të vitit 1990 forcat e shpërndara anti komuniste u bashkuan, me parrulla kundër pushtetit të ri, duke i prurë akoma më shumë telashe pushtetit të Sali Berishës. Nga një mosmarrëveshje që u krijua në shtet, i lejoi matrapazët dhe spekulantët shqiptarë që në vitin 1996, të krijojnë piramida financiare të ndryshme, ku shumë shpejt popullin e vuajtur dhe të pa djallëzuar, me gënjeshtra ja ropën të gjithë pasurite, që kishin në dipozicion të tyre, duke humbur i gjithë populli, brënda një kohe shumë të shkurtër miliona dollarë.

Kjo gjendje e çoi popullin në demostratë të përgjithshme, duke e akuzuar Qeverinë për vjedhje të popullit. Shteti i arrestoi të gjithë

Page 111: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

111

udhëheqësit e piramidave dhe premtoi se do t’u kthente paratë popullit. Si rezultat i këtyre disfatave të pushtetit, në fillim të vitit 1997 u bënë zgjedhjet e parakohëshme të cilat i fitoi opozita. XXIII. Zgjedhjet e dyta demokratike në Shqipëri.

Zgjedhjet e reja i fitoi Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, i cili veproi sipas këshillës së Çurçilit, në fillim premto yjet e qiellit dhe në fund shpjegoja popullit pse nuk u realizuan këto premtime. Radhimjotët ndryshimet që ndodhën në Shqipëri, pas vitit 1997, i shfrytëzuan për të ndërtuar një jetë të mirë, të lumtur dhe të begatë, si atë që premtojnë gjithmonë para zgjedhjeve udhëheqësit e shqiptarë. Me një fjalë, në vitin 1997 mbaroi e kaluara e jetës të vështirë të radhimjotëve. Tani radhimjotët i pret puna vetmohuese për një jetë të denjë dhe të begatshme për çdo banues të fshatit. XXIV. Jeta e radhimjotëve në të ardhmen

Fundi i shekulli XX dhe fillimi i shekullit XXI pruri ndryshime rrënjësore, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë ish kampin socialist të Evropës. Solli dryshime të tilla që nuk ishin parashikuar dhe ëndërruar as nga një njeri në Shqipëri, dhe aq më tepër në Radhimë. Fundi i shekullit XX dhe fillin i shekullit XXI, për Evropën, është çthemelimi i regjimit Komunist, idetë e të cilit, në fillim u dukën si i veshura me lëkurë qëngji, por duke u rritur u kthyen në kuçedër e egër, që filloi të hajë bijtë dhe bijat e saj.

Psh. në Shqipëri pushteti komunist, në fillim pushkatoi ata që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, kurse më vonë zhdukën të gjithë njerëzit e ndershëm, që kishin mendime të ndryshme nga ato të politikës Enveriane. Gjatë 47-viteve të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri u zhdukën djemtë dhe vajzat më intelektuale të atdheut. U varrosën të gjitha virtytet shekullore shqiptare, siç është psh. Besa virtyti më i shtrenjtë dhe më i vlefshmi për çdo shqiptar. Besa e

Page 112: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

shqiptarit deri në vitin 1944, ka qënë më e fortë se kontratat që lidhen dhe nënshkruhen sot nga dy palët.

Filloi të zhduken bujaria, mikpritia, feja, vëllazërimi dhe mirë kuptimi me njëri-tjetrin, po ashtu dhe të tjera veti tradicionale shqiptare. Gjatë gjithë kohës të sundimit Enverian, pushteti mundohej t’i kthente të gjithë shqiptarët në skllevër, në servilë dhe spiunë të regjimit. Një presion të tillë, nga organet e punës së brendshme në vitin 1963, e kam ndier në veten time, që më detyroi ta çvleftësoj jetën dhe në shtator të atij viti të kaloj kufirin shqipëtaro-jugosllav, përmes plumbave të kufitarëve, njeri nga të cilët m’i dogji flokët e kokës, por shyqyr nga Zoti mbeta i gjallë. Si duket, me qëllim që të shkruaj sot këto rreshta dhe t’u tregoj nipërve dhe stërnipërve të mij vuajtjet e shqiptarëve dhe radhimjotëve, që kanë hequr nga regjimi i komunist. Masakrimet e regjimit të Enver Hoxhës, që sipas mendimit tim kanë qënë më të ashprat në krahasim me krimet që kanë bërë gjatë gjithë shekujve okupatorët e ndryshëm në Shqipëri. Këto kujtime i kam botuar në Moskë në vitin 2015 në libërin “Një në Rusi por jo i vetëm”.

Por kur u ktheva në Radhimë mbas 30 vitesh mërgim, qysh në bisedimet e para, me të afërmit e mij dhe fshatarët e shumtë që erdhën për të më takuar, u kënaqa kur kuptova se regjimi i Enverit nuk i kishte ndryshuar vetitë shqiptare të radhimjotëve. Siç kuptova, që çdo gjeneratë e radhimjotëve, gjatë jetës të tyre, kanë qenë dhe mbetur të ndershëm dhe bujarë. Këto virtyte shumë të mira shqiptare të radhimjotëve, janë ruajtur dhe do të ruhen nga gjenerata në gjeneratë si thesari më i vlefshëm i shqiptarit. Shkaku kryesor i ruatjes së traditave shqiptare në Radhimë është fakti që të gjithë radhimjotët i dëgjonin dhe i dëgjojnë këshillat e prindërve dhe gjithëmone e kanë në shpirt bamirësinë për njëri-tjetërin. Sidomos kjo i përket mbrojtjes të virtyteve kryesore shqiptare si besën, dashurinë dhe respektin.

Unë me interes i dëgjoja fjalët e shqiptuara nga radhimjotët, dhe gëzohesha që nuk vërejta as njërin indiferent për fatin e gjitonit,

Page 113: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

113

ose të çdo radhimjoti që bie në hall. Ata janë gati t’u vijnë në ndimë çdo bashkëfshatari që bie në rrezik, pavarësisht se ku banon.

Ja një shëmbëll i bamirësise të radhimjotëve: Kur gruas time Irës i pushuan së funksonuari veshkat dhe rronte vetëm me dializë, në vitin 2001, Jahja Pulua më telefonoi nga Tirana dhe më propozoi ndimën materiale të vëllezërve radhimjotë. Mua ky propozim më bëri përshtypje të thella dhe pa dashur më dolën lotë gëzimi, që vëllezërit e mij radhimjotë, me gjithë që jam larguar nga Radhima, 46 vjet më parë, janë dakort të mbledhin ato pak kursime të parave që disponojnë dhe të më ndimojnë mua, këtu ku jam në Moskën e largët. Unë e përballova dhe e shërova gruan pa ndimën e radhimjotëve. Por këtë akt dhe këtë shembull të vëllezërve të mij radhimjotë e çmova dhe e ruaj si gëzimin më të madh të jetës time. Me këtë shëmbëll i edukoj sot fëmijët dhe nipërit e mij, ta duan njeri-tjetrin. Të jenë të dashur dhe të lidhur me njeri-tjetrin si vëllezërit e mij radhimjotë. Jam i bindur, se vetëm me dashuri dhe respekt për njeri-tjetrin, mund të kalojë çdo vështirësi, që na del në jetë, pa telashe shumë të mëdha. Këtë shembull mund ta vëreni vetë, po të keni rastin të vizitoni Radhimën. Sot radhimjotët përpiqen ta rregullojnë jetën e tyre, më ndryshe nga ajo jetë që kanë bërë prindërit e tyre. Këtë e vërteton fakti që disa nga djemtë dhe nipërit e radhimjotëve në fillim të shekullit XXI, vendosën të veprojnë sipas këshillit të Hasan Mjaltit, që u dha radhimjotëve në fund të shekullit XIX; ta ndryshojnë në maksimum jetën e tyre, duke i çfrytëzuar jo vetëm tokën dhe bagëtinë për të jetuar mirë, por të gjitha pasuritë natyrore të Radhimës dhe sidomos të detit Adriatik.

Radhimjotët gjatë gjithë jetës të tyre, nuk kanë shfrytëzuar asnjë dobi të detit si psh. të lahen, të zënë peshk për të ngënë, ta shfrytëzojnë detin për lëvizje të shpejta për të lundruar në Vlorë, Itali, Greqi dhe të tjera vende, për të ftuar turistët nga Shqipëria dhe nga e

Page 114: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

gjithë Bota, të lahen në det dhe të theken në diellin e Radhimës, i cili i ngroh ata 300 ditë në vit. Radhimjotët e parë që u çkulën nga fshati i vjetër ishin, Hyriet Bego, Avdi dhe Hodo Bego, të cilët në Jonufër i ndërtuan godinat e para, për të pritur turistë. Ky shembull i mirë i tyre i nxiti dhe radhimjotët e tjerë të vazhdojnë ndërtimin e kabinave dhe hoteleve buzë të detit nga Manevreroi deri në Nisi. Në godinat e mrekullueshme të radhimjotëve, filluan të vijnë turistët e parë shqiptarë dhe të huaj, për të shijuar detin më të pastër dhe të ngrohtë të Shqipërisë, gjithashtu edhe guzhinën e shijshme ballkanike.

Ndër ata që vazhduan shembullin e të parëve ishin Çerçis Bego, Hadër Selmani, Fluturim Kapo, Selaudin Cekodhima, Malo Bego, Bejko Selmani, Resul Bego, Xhafer Lameborshi, Tare Kojani, Agim Novruzi, Lefter Lameborshi, Ali Bestrova, Xhesmi Ramosaço, Avdi Nika, Fadil Nika, Festim Mjalti, Selman Selmani, Ibrahim Bego, Xhafer Bego, Molotov Skëndo e të tjerë, që e lanë profesionin çoban ose bujk dhe dalë nga dalë po kthehen në bizesmenë të turizmit.

Mbas tyre filluan të shpërngulen edhe radhimjotë të tjerë. Tani ata janë të bindur se leverdia nga turizmi, sidomos po t’u shërbesh turistëve me furnizime të prodhimet vendas, do lindi nevoja që të merren si me turizëm, ashtu edhe me bujqësi e blegtori. Kështu që Radhima në të ardhmem do bëhet fshati shembullor në Shqipëri për organizimin e turizmit dhe zbukurimin e ambjenteve në të gjitha anët me pemë të bukura. Duke e patur parasysh se në fund të shekullit XXI, nuk do ekzistojë më dhia si blegtori. Si rezultat, natyra e krahinës së Dukatit nga fundi i shekullit XXI dhe fillimi i shekullit XXII do të gjelbërohet në pjesën më të mirë të territorit të krahinës.

Mali i Karaburunti, Lungarës dhe Tragjasit do fillojnë pak nga pak të gjelbërohen, duke e bërë ambjentin e Radhimës dhe të gjithë krahinës së Dukatit më të lezetshëm e më të këndëshëm për turistët, që do pushojnë si gjatë verës ashtu edhe dimërit. Aq më tepër, gjelbërimi do ta përmirësojë ekologjinë e vëndit. Në territorin e Radhimës gjatë shekullit XXI filloi të ndryshojë dhe infrastruktura, e cila më vonë do të transformohet në një mrekulli turistike fshatare për

Page 115: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

115

Shqipërinë. Nga fundi i shekullit XXI dhe mezi i shekullit XXII në Radhimë do hapen rrugë të reja toksore, ajrore dhe detare. Do fillojnë të funksionojnë teleferikët, që nga Hunda e Erizit, Rameci dhe Fëngjet deri në breg të detit Adriatik. Disa nga Shtëpitë e fshatit të vjetër do kthehen në shtëpi muze, që turistet mund të vizitojnë fshatin e vjetër “Muze” dhe Muzeumin Historik të fshatit të sotëm.

Nga fillimi i shekullit XXII në Radhimë do të gjelbërohen dhe të zbukurohen të githë havllitë e shtëpive Muze, gjthashtu dhe territoret e hoteleve, kabinave e vilave në të gjithë bregdetin e Radhimës. Çdo hotel do të zbukurohet nga brenda dhe jashtë, duke filluar që nga penxheret, ballkonet, dhe recepsionet, me lule të ndryshme vendase, ose ekzotike të përshtatshme për brendësinë e lokaleve. Do krijohet për rreth çdo hoteli, një mini park, me karrige për të pushuar nënhijen e pemëve dhe freskësinë e detit.

Do mbillen në territorin e Radhimës, pemë të rralla endemike siç janë selvitë, të veshura anëve me trënafilat që mbillen afër çdo selvie dhe pemë ekzotike si Glicinja, duke filluar nga buza e detit deri në zonën e ahut, që ta bëjnë ambjentin e Radhimës më të bukur, më përrallor. Në malin e Lungarës dhe Tragjasit, do të mbillen në çdo zonë fitoklimatike, bimët ekzotike, që u përshtaten çdo zone, për ta bërë vëndin më të bukur dhe që t’i japin vëndit një bukuri magjike, ta kthejnë atë vënd në një “Parajsë” për të gjallët.

Gjatë këtyre viteve sigurisht edhe Shteti ka për të marrë masa, ta kthejë Shqipërinë në një nga vendet më të preferuar turistike të Ballkanit. Për këtë qëllim shteti dhe investitorët e jashtëm, që do preferojnë të pushojnë në Shqipëri, do bëjnë investime të mëdha për ta bërë bregdetin e Shqipërisë akoma më të lezeçëm për pushime vjetore. Sipas planit të shtetit, në Radhimë duhet të ndëtohen shtatë hotele luksoze në gjithë bregdetin e saj. Radhimjotët për t’i ruajtur traditat e fshatit, sipas mendimit tim, do te vendosin, që të mos shkëputen nga njëri-tjetri. Për të qënë gjithmonë të bashkuar do

Page 116: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

krijojnë shoqërinë “Vllazëria Radhima”, me pleqësinë e saj në krye, e cila do ti çojë ata në jetën që meritojnë, në një jetë të lumtur.

Shoqëria “Vllazëria Radhima” Kjo shoqëri do ta kthejë Radhimën në Parajsë për banorët e saj, dhe mahnitje për çdo vizitues të fshatit. Sipas planit shtetëror të turizmit dhe mundësive ekonomike të shtetit, sponsorëve dhe radhimjotëve, nga fundi i shekullit XXI, në Radhimë do ndërtohen shtatë hotele, me dhoma luksoze, me menca për të ushqyer turistët, dhe me pishina të ndryshme në çdo kat. Mbi katin e fundit të hotelit, (në çati) do të krijojnë zonën e thekjes në diell, me 100 shezllone për të marrë rreze dielli. Plazhi buzë detit do të zgjerohet dhe do të bëhet më i këndshëm për t’u larë dhe notuar në det.

Do ndërtojnë për radhimjotët një apartament banimi shumë katësh, me dhoma të përshtatshme dhe të bollshme për çdo familje radhimjote, të mobiluara me të gjitha mobiljet e nevojshme dhe me komoditetet më të mira të kohës. Radhimjotët, së bashku me prodhimet e mjaftueshme bujqësore dhe blegtorale të tyre, të Dukatit e Tragjasit, do t’u shërbejnë çdo ditë 700 turistave, që do pushojnë në hotelet e Radhimës.

Me qëllim, që t’i shtojnë të ardhurat e shoqërisë të Vllazërisë Radhima, do fillojnë të prodhojnë sasi më të mëdha ushqimore për turistët. Prandaj do funsionojnë në Radhimë stallat e automatizuara të lopëve e derrave, gjithashtu do funsionojnë kopetë e dhenëve dhe arat për podhimet bujqësore si dhe kopshtet për prodhimin e frutave e zarzavateve, gjithmonë të freskëta. Me qëllin që shumica e grave t’u shërbejë turisteve, do ndërtohet kopështi luksoz i fëmijëve me dy pishina të niveleve, sipas lartësisë trupore të tyre. Do ndërtohet një polklinikë moderne për të ruajtur shëndetin e banorëve vëndas dhe të turistëve. Ballkonet, dhomat dhe recepsionet e hoteleve do të jenë gjithmonë të lulëzuara. Kurse në territorin jashtë hotelit do mbillet me bimë endemike dhe ekzotike, shumë të bukura, duke formuar kështu afër çdo hoteli një

Page 117: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

117

park të vogël pushimi. Për të parë natyrën e Radhimës dhe vendet me vlerë historike, shkencore dhe ekologjike të Shqipërisë do funsionojnë dy helikopterë, dy autobuza, dhe një nëndetëse trasparente, për të njohur turistët me vendet më interesante në territorin e Shqipërisë së jugut dhe për të shikuar e për t’u njohur me brëndësinë e detit Adriatik.

Ujitja e çdo bime në hotele do të kryet automatikisht me tubat kapilare vetëm kur të ketë nevojë bimësia. Bimësinë e rrugëve dhe të parqeve do të kryet me makina ujitëse. Për gjithë këtë bimësi të brendshme dhe të jashtme si dhe kulturat bujqësore, në rast se nuk mjafton uji i izvorit dhe burimeve të tjera, do ndërtohet në breg të detit një distilator, që të ktheje ujët e detit në të pijshëm, ashtu siç funsionojnë sot të tilla në Izrael, Egjypt dhe shtete të tjera të Botës. Njeriu në fund të shekullit XXII dhe në fillimin e shekullit XXIII do punojë katër orë në ditë. Punët e rënda dhe të komplikuara do t’i kryejnë robotët, kompjterat dhe mjete të tjera elektronike. Njeriu kohën e lirë do t’ja kushtojë artit, kulturës dhe shkencës, sidomos asaj për punimin optimal të roboteve dhe kompjterave. Si do të ndryshojë jeta njerzore?????

Njerëzimi, gjatë shekujve të kaluar ka vërtetuar se jeta mbi tokë, bile edhe në momente të vështira, është më e dashur, më e mirë, dhe më e preferuar se sa në varr. Prandaj duke filluar që nga fundi i shekullit XXI, ose fillimi i shekullit XXII, do të mbretërojë në të gjithë Botën jeta paqësore, me gëzime dhe lumturi, duke i zhdukur të gjitha llojet e armatimit dhe mbajtjen e ushtrisë në çdo shtet.

Si dihet, shkenca, duke filluar nga fund të shekullit XX dhe fillim të shekullitt XXI ka bërë zbulimet më të mëdha, që nuk ishin realizuar nga njerëzimi gjatë gjithë shekujve të kaluar. Zbulime të tilla si dalja e njeriut në Kozmos, televizori, kompjuteri dhe intereti, që bënë të mundur bashëbisedimet dhe shikimin me njeri-tjetrin, nga çdo vënd i

Page 118: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Botës. Ajo, që deri dje për njerëzimin ishte vetëm fantazi, u bë realitet. Përveç këtyre çudive njerëzore që përmëndëm më lart, shpikjet shkencore të kohëve të fundit, kanë bërë dhe po të bëjnë të mundur që ta diktojnë padrejtësinë njerëzore brenda sekondës. Ky proçes që zhvillohet sot është vetëm fillimi i stabilizimit dhe zhvillimit të virtyteve më të mira të njerëzimit. Qysh në fillimin te shekullit XXI njerëzimi u bind, se sot nuk duhet më syri i përhershëm i nënës të kontrollojë çapkënllëqet e fëmijës në rrugë. Sot, një kqyrje të tillë mund të realizohet me “Syrin automatik” në formë të “kamerave distancionare vëzhguese”. Psh. disa kohë më parë qytetet e Rusisë dukeshin sikur ishin ndërtuar vetëm si qytete të shoferëve me automjetet e tyre. Ata filluan ta kosideronin veten si zotër të rrugëve toksore. Udhëtarët gjithmonë kishin frikë se mos i dëmtonte, shtypte ose mos bënin pis veshjen e tyre, kur koha ishte e lagët, nga makinat që lëviznin si të tërbuara nëpër rrugët e qyteteve, pa aspak respekt për këmbësorët. Jo të rralla kanë qenë rastet e shtypjeve, plagosjeve dhe shumë të shpeshta ndotja e teshave të këmbësorëve, bile dhe në vendet ku lejohet kalimi i këmbësorëve, sepse dhe dënimet e shoferëve, për këto faje ishin qesharake. Kjo marrëzi mori fund vetëm atëhere kur u shpikën kamerat distancionare vëzhguese.

Pushteti me një herë i vuri kamerat vëzhguese në të gjitha anët e rrugeve, të cilat fiksojnë çdo shkelje të rregullave rrugore, nga makinat që janë në lëvizje. Mandej për fajin që bën çdo shofer, bile dhe për shpejtësinë e pa lejuar ose mos përfilljen e pasagjerëve, sot i vjen lajmi i fajit dhe vlera e gjobës në shtëpi. Mospagimi i gjobës, ka pasoja të rënda, deri në burgosjen me afat të gjatë të fajtorit. Në rast se shtypet ndonjë njeri, kamerat vëzhguese e bëjnë shumë të lehtë gjykimin e fajtorit të aksidentit rrugor. Dënimet e shpeshta që u bëhen shoferëve pas këtij riorganizimi e ndryshoi mentalitetin e tyre. Sot shoferët janë shumë të kujdeshem për këmbësorët. Si rezultat kemi pakësim të dukshëm të aksidenteve rrugore. Kjo do të thotë se vënia e

Page 119: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

119

kamerave vëzhguese në shërbim të polcisë i disiplinoi shoferët e Rusisë dhe i ktheu nga rrugaçë në njerëz të ndërgjegjshëm. Kamerat e vëzhgimit po vihen sot kudo, ku ka mundësi për vjedhje dhe neglizhim. Në saje të tyre janë pakësuar në minimum vjedhet në Supermarkete dhe në banka, vjedhjet e shtëpive dhe grabitjeve në rrugë. Kur njeriu ta kuptojë, se nuk ka mundësi t’i shmaget syrit shikues të kamerave dhe ligjeve të drejta të shtetit do t’i harrojnë veset e këqia. Mundet që kqyrja e njeriut, për ata që mbrojnë të drejtat e njeriut, do të kosiderohet si veprim jo i ligjëshëm, por unë mendoj se në saje të edukimit të etikës së njeriut të ardhshëm, për ta kthyer atë në njeri të ndershëm, ja vlen barra qiranë. Kur në shoqërinë njerëzore do të mbretërojë drejtësia, butësia dhe mirëkuptimi, njerëzimi do të jetë shumë i lumtur. Sipas mendimit tim, nuk do të kalojë shumë kohë kur shkenca do të shpikë aparate të tillë, që njeriun me vese të këqia, do ta dallojnë në mes të turmës. Me zhvillimin e shkencës gjithmonë do shikojmë mrekullira të shpikura për edukimin e njerëzimit. Problemi i zhdukjeve të vetive të këqia njerëzore do jetë problemi kryesor i shkencës në të ardhmen. Do të arrijë ajo kohë, kur veset e këqia të njeriut të dallohen qysh në ditën e lindjes. Dhe me ndërhyrje kirurgjike do t’i eliminojnë këto vese të këqia qysh në fillim. Njerëzimi në fillim të shekullit XXIII do të rrojë në një shoqëri ku mbretëron drejtësia, dashuria, mirëkuptimi. Me një fjalë, njerëzimi do të arrijë lumturinë e plotë njerëzore.

Radhimjotët këtë nivel të lumturisë njerëzore, sipas mendimit tim, do ta arrijë më shpejt se fshatrat e tjera në saje të mënçurisë, diturisë të pleqësisë në Radhimë. Ata, nën udhëheqjen e pleqësisë të shoqërisë “Vllazëria Radhima”, e cila zgjidhet në mënyrë demokratike njëherë në pesë vjet. Me këto kondita, në rast se punon mirë, mund të zgjidhet dhe në një afat tjetër, por jo më shumë se dy herë. Në rast se nuk i plotëson ato që ke premtuar gjatë zgjedheve, mund të bëhen zgjedhje para afatit. Kryeplaku mbas zgjedhjes të tij emëron dy, por jo

Page 120: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

më tepër se katër anëtarë të pleqësisë, të cilët bashkë me kryeplakun aprovojnë të gjitha planet e jetës së radhimjotëve, me qëllim që ata të jetojnë nesër më mirë se sot.

Kryepleqësia e fshatit, në saje të eksperiencës, mençurisë, diturisë dhe me ndihmën e statutit ndimues për pleqësinë, do të rregullojë jo vetëm jetën materiale të radhimjotëve, por do të merret edhe me edukimin e bashkëfshatarëve; t’u japë këshilla atyre mbi marrdhiet bashkëshortore, mbi detyrat e prindërve karshi fëmijëve dhe të fëmijve karshi prindërve, për harmoninë në familje dhe për veprime të tjera jetësore.

Psh. ja si i këshillon kryeplaku bashkëfshatarët e tij: Një djalosh që dashurohej me një vajzë, vendosi të martohet me të, por më vonë dalloi disa vese të vajzës, që nuk i pëlqenin atij, duke u lëkundur për vendimin e marrë. Për t’u bindur për saktësinë e dyshimit, erdhi për t’u këshilluar me kryeplakun. Ai njihte mirë djalin dhe familjen e tij, por nuk e njihte vajzën, prandaj e këshilloi djalin t’i njohë mirë vetite e gruas që do zgjedhë. Djaloshi e dëgjonte kryeplakun me vëmendje për të gjitha cilësitë që ai numuronte dhe u çudit kur dëgjoi se cilësitë e vajzës, që djali nuk i pëlqente, kryeplaku i numëroi si cilësi shumë të mira. Duke dëgjuar me vëmendje kryeplakun vendosi të martohet pa tjetër me vajzën që e dashuron dhe i pëlqen. Më vonë u mor vesh se çifti rronte shumë i lumtur.

Në rastin e dytë; përsëri një burrë i martuar shkoi te kryeplaku të këshillohej se si të vepronte me prindërit e tij që me këshillat e tyre të përditshme ja bëjnë jetën shumë të vështirë. Mua, burrë i martuar, në prezencë të gruas, çdo ditë prindërit më këshillojnë dhe më qortojnë që të veproj ashtu si mendojnë ata. Jam mërzitur aqë shumë sa vendosa të ndahem me ta e përfudoi fjalën burri i martuar. Kryeplaku e dëgjoi atë burrë me vëmendie dhe i tha:

“Kur ti ishe i vogël, ti qaje çdo ditë dhe çdo natë, ata të merrnin në duar, të përkëdhelnin dhe të qetësonin; kurrë nuk u vinte ndër mend të të çonin ty në shtëpinë e fëmijëve, ose të të hidhnin në rrugë, që të mos dëgjonin të qarat e tua. Tani është radha jote t’ua shpërblesh

Page 121: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

121

atyre, mundimet që kanë hequr gjatë fëmijërisë tënde. Për prindërit ti je akoma i papjekur, prandaj duhet t’i falënderosh për këshillat që të japin. Sot je në gjëndje t’i analizosh këshillat e tyre dhe nuk ke pse të mërzitesh nga prindërit, dhe aqë më tepër t’i braktisësh. Ata përpiqen të të ngrenë nderin tënd, prandaj të këshillojnë në prezencë edhe të gruas tënde të mençur. Në një bisedë që kam pasur me gruan tënde, ajo mburrej me këshillat prindërve të tu”.

Ai burrë mbasi i dëgjoi me vëmendje këshillat e kryeplakut, i erdhi turp nga vetja e tij, që nuk qe i zoti ti mendonte vetë, ato që i këshilloi kryeplaku.

Meqenëse këshillat e pleqësisë do të jenë të shumëanshme, për ndimën e përditshme të tyre eshtë përpiluar ky tip Statuti për të ndihmuar pleqësinë e shoqërisë “Vllazëria Radhima”. Në këtë Statut trajtohen, pothuajse të gjitha problemet kryesore që mund të dalin përpara pleqësisë në veprimtarinë e tyre të përditshme. Statuti spjegon jetën, veprimet e njeriut në shoqëri. Duke përfshirë të tilla veti siç janë fitimet nga profesioni, arrija e lumturisë dhe supermacisë të njeriut, gjithashtu spjegon të tilla probleme siç janë kujtesa për marrëdhëniet vëllazërore, shoqërore dhe etikës së biznesit, të antarëve të shoqërisë.

Statuti ndihmues i shoqërisë “Vllazëria Radhima” është një përmbledhje e normave vllazërore-etike të marrdhënieve në mes antarëve të shoqërisë. Ky Statut i marrdhënive dhe etikës ka për qëllim t’i mësojë dhe të bëhet për ta “Shkollë për marrjen e vendimeve të drejta dhe edukimit për krijimin e marrdhënive etike në mes antarëve të shoqërisë, gjithashtu edhe marrdhënive familjare të kësaj shoqërie. Me dëshirën që të ruhen nga mosmarrveshjet që mund të ndodhin në punë dhe në jetën e përditëshme të çdo antari të shoqërisë”.

Sic dihet, jeta është me plot kontraste dhe kondradita; është me plot pengesa. Megjithëatë, ajo është edhe me plot kujtime të ëmbla të fëmijërisë, dasmës, takimit të papritur me mikun ose

Page 122: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

shokun, ose me ironinë që shprehemi tek të dashurit, si dhe shumë mometeve të tjera të gëzueshme. Absolutisht çdo njeri që ka hequr momente të vështira në jetë, më vonë, në saje të tyre, i farkëton ato si mësim i jetës. Në jetë shumë shpejt i pëlqejmë të mirat që ajo na siell, por nuk duhet harruar asnjë herë që ajo mund të na bjerë nga një herë dhe të këqia, duke na shkaktuar dhimbje të rënda. Prandaj thuhet që jeta është shumë kapriçoze, ajo ngjan në hedhjen e fatit si me monedhë. Përderisa monedha nuk ka rënë në pëllëmbë të dorës ti nuk mund ta dish fatin tënd. Po e njëjta gjë ndodh edhe me jetën. Kur të vjen e mira ose e keqja , e kupton ç’është jeta.

Shumë mësime të Statutit, në shikimin e parë duken si të zakonshme, të njohura, të ditura. Por pikërisht pse janë kështu, shpesh ne i harrojmë dhe si pasojë bëjmë gabime në vendimet tona të përditshme. Prandaj, që udhëheqësit e shoqërisë “Vllazëria Radhima”, t’i kenë gjithmonë para syve, këshillat e Statutit, duhet t’u referohen atyre, që të mos gabojnë në veprimet e përditshme. Me një fjalë, ky Statut do të jetë për ata fanari ndriçues i vendimeve që do të marrin e zbatojnë çdo ditë. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë që njeriu është pjellë e natyrës. Ai është një nga gjallesat më të komplikuara që ka pjellë natyra. Njeriu, duke vepruar reciprokisht me natyrën e ka bërë veten plotësisht të varur nga ajo. Por në të njejtën kohë njeriu me influencën e tij mbi natyrën e ka bërë veten plotësisht të varur nga natyra, sidomos nga resurset e saj të jashtme.

Pa ajër njeriu mund të rrojë disa minuta; pa ujë disa ditë; pa ushqime një muaj e gjysmë etj., d.m.th. pa funsionimin normal të natyrës, është e pamundur egzistenca e njeriut. Sa më shumë që të influencojmë negativisht mbi natyrën, aq më tepër varet egzistenca e natyrës nga ndihma jonë. Prandaj lind pyetja se si duhet ta optimizojmë veprimin tonë mbi natyrën. Llogjikisht mund t’i analizojmë këto marrdhënie duke vlerëuar dobinë ose dëmin që i bëjmë natyrës, gjatë gjithë veprimtarisë sonë. Sot në periudhën e

Page 123: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

123

zhvillimit të shkencës dhe teknologjive të shumanshme influenca positive mbi natyrën ka sjellë përmirësimin e jetës njerëzore. Njeriu sot i ka të gjitha mundësitë të parashikojë veprimin e tanishëm mbi natyrën, me efektin që do të kemi në të ardhmen. Njerëzimi kohët e fundi ka ndier shumë ndryshime; i është zgjatur jeta dhe ai është bërë pjesëtar i progresit teknik të shumëllojshëm. Por kjo nuk do të thotë se njeriu nuk është më pjellë e natyrës, dhe ka dalë jashtë saj. Në të kundërtën Njeriu ka ndryshuar me shoqërinë njerëzore së bashku me natyrën Nënë.

Por megjithëatë njeriu i sotëm, qysh në fëmijëri rron në një ritëm të shpejtë. Duke u rritur ai shpejton për në shkollë, në punë, mandej për t’u ngritur në detyrë dhe nuk dihet kur ai kënaqet me veprimet e tij të shpejta. Me këtë rast duhet theksuar se disa shembuj udhërrëfyes të së kaluarës dhe të sotmes, po ashtu disa shkolla të hapura, do ta zbukurojnë dhe përmirësojnë Pedagogjinë Botërore, duke formuar bazën për njohuri më të përsosura, të cilat do ndihmojnë në përmirësimin e jetës njerëzore.

Në rast se njerëzimi do t’i zhdukë të gjitha llojet e armatimeve, që kanë si dhe shërbimin ushtarak, që duan pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit dhe t’i harxhone këto pasuri për të mire e njeriut, shumë shpejt gjithë njerëzimi do rrojë i lumtur.

Për t’i ardhur në ndihmë pleqësisë të shoqërisë “Vllazërisë Radhima” eshtë sajuar statuti me përmbajtjen e mëposhtme. Statuti ndimues i shoqërisë “Vllazëria Radhima”. Mësimi I: “ Njeriu dhe jeta e tij”. 1.1 Vetitë e njeriut në shoqëri.

1.1.1 Të mbetesh gjithmonë njeri në shoqërinë njerëzore nuk është ndonjë detyrë e rëndë, varet vetëm nga edukimi yt shpirtëror dhe kërkesa për ta zbatuar këtë edukim në shoqëri.

Page 124: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

1.1.2 Asnjë nuk thotë se bleta e bën mjaltin me urdhërin e Zotit. Ajo bën mjaltin sepse është bletë. Prandaj njeriu duhet të mbetet gjithmonë njeri në shoqëri sepse ai ka lindur njeri. Njeriu, pra është prodhimi më i shkëlqyer që ka krijuar natyra, njeriu është dhe sistemi më i ndërlikuar e më i përsosur, por që njeriu të kënaqet me mrekullitë që ka krijuar natyra, duhet të jetë i shëndoshë, i fortë dhe i mënçur, si dhe duhet të ëndërrojë për një jetë më të mirë nga ajo që jeton sot.

1.1.3 Njeriu është e vetmja krijesë e gjallë në Botë, që qesh dhe qa, sepse nga të gjitha krijesat e gjalla vetëm njeriu ka veti ta krahasojë atë që është dhe atë që mund të ndodhë. Prandaj njeriu i denjë në shoqëri është ai që bën të mira për të tjerët. Natyra e njeriut është e tillë, që ai mund të arrijë çdo perfeksionim të vetes, vetëm në saje të punës të përditshme për t’u perfeksionuar së bashku me antarët e shoqërisë, që përpiqen të arrijnë lumturinë e përbashkët.

1.1.4 Vetëm të bashkuar dhe të vëllazëruar, jemi në gjendje të përballojmë çdo rrezik. Vetëm atëhere njeriu është i përsosur, kur çdo herë dhe në çdo konditë ai mbetet “Njeri” me gërmë të madhe. Jam i bindur se anëtarët e shoqërisë “Vllazëria Radhima” do të jenë gjithmonë njerëz të denjë e të dashur me njëri-tjetrin. 1.2 Jeta është profesioni më i rëndë për njeriun.

1.2.1 Jeta e njeriut është gjithmonë veprimtari, dëshirë për fitore mbi vështirësitë që na çon natyra, dëshirë për t ’i njohur të gjitha sekretet e natyrës, si dhe ta detyrojmë atë t’i shërbejë njeriut, për të arritur në çdo kohë lumturi në shoqërinë njerëzore. Nuk është e vërtetë kur thonë që jeta është gjithmonë vuajtje, plagë, rënkime, fatkeqësi dhe lotë...

1.2.2 Jeta ku njeriu rron, i kryen të gjitha ato që i do zemra, po të kesh dëshirë t’ja marrësh asaj, pa i bërë asnjë dëm ambjentit ku ti jeton. Vetëm Jeta është çelësi për hapjen e portave që të çojnë

Page 125: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

125

në lumturi. Që të jetosh mirë, pa tjetër duhet ta zgjedhësh rrugën që të çon në lumturi.

1.2.3 Pa ditur mënyrën e zgjedhjes së rrugës që të çon në lumturi ti je qorr dhe do zgjedhësh atë rrugë që të bie llotaria. Mos e ler fatin të lozë me ty, për kundrazi duhet me dituri ta përshtatësh natyrën ku ti jeton të t’i plotësojë dëshirat e tua.

Por pyetja më e shpeshtë e jetës është se si duhet të jetosh në shoqërinë njerëzore? Në zgjedhjen e përgjigjes së kësaj pyetje dalin tri rrugë:

- Të mendosh para se të flasësh dhe të veprosh - Të përvetësosh nga eksperinca e të tjerëve zgjedhjen e

rrugës më të mirë (me e lehta). - Të fitosh dituri nga ekserienca jote për ta gjetur rrugën e

lumturisë. Kjo është një nga vetitë që çmohet shumë lart në shoqëri (me e veshtira). 1.2.4 Jeta është një gjë ekstravagante. Për jetën unë mendoj çdo herë, dhe sa herë që atë e analizon, të duket e pa ditur.

Psh. Pse kemi një etje kaq të madhe për të jetuar? - e pyes shpesh veten. S’kam mundësi ti jap përgjigjen e plotë.

1.2.5 Nga një herë më duket se jeta është një lodër, prej të cilës njeriu nuk del asnjë herë fitimtar. Të jetosh do të thotë të punosh me gjithë fuqitë e tua, për gjithë jetën, deri sa fshehurazi të vijë pleqëria, d.m.th. deri atëhere kur ti kthehesh në një zjarr i shuar.

1.2.6 Jeta gjithmonë është e vështirë. Në vështirësi lind fëmija, me vuajtje e japin pleqtë shpirtin e tyre . E gjithë jeta jonë kalon në vuajtje, me pengesa, me rrëzime, duke shikuar nga një herë mbrapa, me qëllim për të jetuar dhe duke ecur pa asnjë dëshirë, në drejtim që të përqafosh vdekjen. Në të vërtetë vdekja është gjëja më e mirë, ajo të shpëton nga vuajtet e jetës, por njeriu

Page 126: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

gjatë gjithë jetës lufton kundër vdekjes. Pra kjo është çudia më e madhe e jetës të njeriut. 1.3 Të arrish lumturinë është qëllimi i jetës.

1.3.1 Qëllimi kryesor i çdo qënie të gjallë është që të lerë mbas vetes gjeneratën e ardhshme të tij. Por për njeriun ky qëllim është shumë i vogël. Ai duhet të përpiqet ta modernizojë botën me punën e tij të pa lodhur, që emri i tij të mbetet në historinë e civilizimit njerëzor. Se si njeriu do t’i verë dhe zbatojë në jetë këto probleme, varet nga mënyra e jetës në përputhje me aftësitë që ja ka dhuruar natyra dhe nga mënyra e zhvillimit të këtyre aftësive nga vetë njeriu.

1.3.2 Jeta e njeriut pa qëllim është njëlloj si jeta e zogut pa krahë. Jeta e njeriut ka kuptim të plotë, nëqoftëse njeriu është në gjëndje t’i frymëzojë shokët me ndenja dashurie, keqardhje për çdo fatkeqësi dhe me ndjenja proteste kudër padrejtësive, jeta atëhere ka kuptim të plotë. 1.3.3 Duhet ta dimë se qëllimet e larta të njeriut, megjithëse nga një herë janë të parealizuara, janë shumë më të dobishme se qëllimet e imta, pa marrë parasysh që qëllimet e imta kanë gjithmonë mundësi të realizohen.

1.3.4 Qëllimi i jetës është puna në dobi të njerëzimit, që dhe kur të vdesësh, për njerëzimin, të mbetesh i gjallë. Detyra të mbetesh i gjallë për njerëzimin, për fat të keq, reaizohet për njeriun shumë, shumë rrallë. 1.4. Supermacia e njeriut varet nga puna e tij e përditshme.

1.4.1. Supermacia e njeriut nuk qëndron në forcën e tij, por në atë që di ta përdori forcën në punën krijuese. Prandaj, njerëzit e mëdhenj janë ata që me punën e tyre të përditshme mbeten të mëdhenj edhe pas vdekjes. Njeri i madh për shtetin quhet ai, që mbas tij, mbetet përmendorija e tij në kujtesën e shoqërisë njerëzore. Madhësia e tij nuk falsifikohet dhe nuk zduket.

Page 127: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

127

1.4.2 Pavdekshmëria e njeriut është e përzier me kuptimin e ushtrimit prodhues të gjithëhershëm, siç është psh. Natyra, sepse vetëm natyra pa u lodhur prodhon gjërat më të çuditshme që akoma si njeh njerëzimi, por që i duhen njerëzimit.

1.4.3 Pavdekshmëria për njeriun qëndron në atë, kur ai merr pjesë në krijimtari të pavdekshme si në shkencë, kulturë, art, bamirësi dhe në të gjitha format krijuese të bamirësisë dhe bukurisë. Mësimi II: “Çfarë është lumturia”. 2.1 Dituria është kapitali më i madh i jetës njerëzore

Dituria është baza e pasurisë shpirtërore për çdo njeri. 2.1.1 Nga historia njeriu përvetëson dituri, nga poezia –

mpreftësi, nga matematika – permeabilitet, nga shencat e natyrës – thellësi, nga filozofia – seriozitet, nga llogjika – dituri për të zhvilluar diskutime. Kurse jeta vetë, kërkon që dituritë e mësuara t’i përdorësh për të mirën e vetes dhe të shoqërisë. 2.1.2 S’ka fuqi më të madhe për njeriun se sa dituria. Njeriu i pajisur me dituri është i pamposhtur. Një nga vetitë kryesore të njeriut të ditur është ajo, që ai di t’i përdorë në jetë shumë shpejt dituritë e tij. Njeriu jeton dhe mëson gjithmonë nga jeta dituri, deri në momentin e fundit të jetës të tij. 2.2 Mendimi i arsyeshëm i njeriut është busulla e lundrimit në Oqeanin e Jetës.

2.2.1 Njeriu pa dituri është i vdekur, por po ta pasurosh atë me dituri ai ngjallet si toka e tharë mbas shiut, bëhet e gatëshem për prodhimtari. Dituria nuk e zbukuron njeriun, në rast se ati j i mungon arsyetimi. Është e ditur se orët e mira nuk janë ato që ecin shpejt, por ato që e tregojnë kohën fiks.

Page 128: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

2.2.2 Dituria dhe arsyetimi janë të lidhura me njera-tjetrën, ato e plotësojnë njera-tjetrën. Në rast se njeriut i mungon arsyetimi, siç e shpegon shkenca, një njeri i tillë nuk është i aftë të drejtojë shoqërinë.

2.2.3 Urtësia e njeriut, nuk quhet urtësi në rast se ajo përdoret për ta mburrur veten. Njeriu principial duhet të ketë frikë vetëm nga vetja e vet, sepse ti je gjykatësi më i rreptë i vetes tënde. Intelektualiteti është mbështetja më e fortë për njeriun, sepse atë nuk mund ta shkatërrosh dhe ta tradhëtosh, pasi muret e tij janë të çimentuar nga jeta. Njeriu principial i dëgjon me vëmëndje e durim të gjitha këshillat e të tjerëve, por vendimin e veprimit e merr vetë, sepse ai vetë përgjigjet për rezultatin e veprimit të tij.

2.2.4 Fuqia e të menduarit qëndron në atë që s’e ndalon dot të menduarin kur ai përpiqet të gjejë të vërtetën. G jithmonë mendimi shkon përpara deri sa ta gjejë të vërtetën.

2.2.5 Dituria ka për qëllim gjetjen, krahasimin dhe studimin e efektit dhe dëmit, që ato i bën shoqërisë dhe vetes; kjo është fuqia më e madhe e të diturit.

2.3. Puna është krenaria dhe lumturia jote.

2.3.1 Puna e dobishme të sjell gjithmonë kënaqësi. Vetëm në dy tipa njërëzish puna nuk sjell kënaqësi; mendjelhetit dhe frikacakut, sepse i pari vepron pa u menduar, kurse i dyti mendohet pa vepruar. Punë të turpshme për njeriun s’ka pasur dhe nuk ka, veç dembelizmi është vesi më i turpshëm i njeriut.

Lartësia e kulturës të njeriut është e varur nga dashuria që ke ti për punë. Kur puna të sjell kënaqësi edhe jeta bëhet e shkëlqyeshme. Ai që punon në punën e dashur, nuk e di ç’është merzitja. Puna e ndershme është dekorata më madhe në jetë. Çelësin e lumturisë e gjen vetëm atëhere kur punon. Vetëm ai që nuk i shmaget çdo pune është i bekuar nga Zoti dhe ka mundësi ta kryejë çdo detyrë me nder.

Page 129: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

129

2.3.2. Çdo gjë madhështore kryet në kondita të pa dallueshme. Puna e njeriut ngjan me veprimin e notarit. Deti i pa fund përpiqet ta mbysë atë, në qoftëse notari nuk do të përpiqet t’i çajë valët e detit. Notari me vullnetin e tij për të jetuar i përballon valët dhe e detyron detin t’i hapi rrugën deri në breg. Prandaj puno dhe mos harro se në këtë botë, pa punë ti nuk ke asnjë vlerë.

Vetëm veprat e mira mbeten të pavdekshme. Por nëqoftëse bën gabim të madh, që të gjitha veprat e mira të tua të shumëzohen me zero. 2.4. Gëzimi i jetës është krijimtaria.

2.4.1 Është e ditur se po bëre me letësi atë punë, që për të tjerët është e rëndë, je i talentuar, por po të bësh atë punë, që për të talentuarin është e pa mundur, je gjenial. Me kohë është vërtetuar, se niveli i zhvillimit të shoqërisë është i njejtë me nivelin e respektit që i kushton ajo talentit. Talenti, si madhësi formohet:

- një e treta nga instikti - një e treta nga memoria - një e treta nga vullneti. Njeriun në përgjithësi, natyra e ka pajisur me këto veti, por

ato nuk veprojnë së bashku tek çdo njeri. Sot ne i shikojmë gjurmët e zhdukjes të civilizimit të lashtë, por veprat e njerëzve të talentuar dhe gjenialët rrojnë deri më sot. Natyra krijuese e njeriut varet më shumë nga njohja e plotë e ligjeve të natyrës, se sa nga ligjet që njeriu i ka sajuar vetë. Ata që kanë lindur për të krijuar vepra të mëdha, e çojnë shoqërinë përpara. Për të tillë njërës s’ka atdhe. Atdhe për ata është e gjithë Bota.

2.4.2. Shpikja bëhet vetëm atëhere, kur të gjithë mendojnë se kjo punë është e pamundur, kurse njëri nga ne, di ta zgjidhë këtë punë, për të mirën e të gjithëve. Njeriu i zgjuar kudo që të punojë mendon të shpikë mënyrën që ta kryejë atë punë me cilësi të lartë

Page 130: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

dhe në një kohë sa më të shkurtër. Prandaj në punën shoqërore shpikja, kurdoherë ka rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe shoqërore. Pleqësia e shoqërisë “Vllazëria Radhima” duhet t’i dallojë, përkrahë dhe stimulojë ata që janë të zot për shpikje. Mësimi III: Yjet udhëheqës të njeriut 3.1 Ideali është ylli yt drejtues në jetë.

3.1.1. Pikërisht kërkimi i idealit dhe mos arrijtja ta gjësh atë, është garancia më e mirë e kërkimeve të përhershme të njeriut, për ta gjetur idealin e jetesës. Ai që nuk beson se ka ideal në jetë, ai e kosideron të keqen për të mirë. Thonë se kur natyra krijoi njeriun me dy këmbe e dy duar , i vuri para syve idealin! Që prej asaj kohe njeriu ka dëshirën dhe shpresën të shpejtojë per ta kapur idealin.

3.1.2. Lef Nikollaeviç Tollstoi thoshte: Ideali është ylli drejtues në jetë. Pa ideal s’ka lëvizje përpara. Kur s’ka lëvizje, s’ka edhe jetë. 3.2. Besimi është shpresa më e madhe e anijes lundruese të jetës.

3.2.1. Nga të gjitha vetitë, që i duhen njeriut për të arritur sukses në jetë, më kryesori është besimi. Prandaj po humbe besimin, jeta s’ka kuptim. Mësimi IV: Njeriu ka lindur nga dashuria dhe rron në dashuri 4.1 Dashuria është si deti, nga një herë i qetë dhe përkëdhelës, nga një herë me valë të tërbuara, që mund ta shkatërrojë dhe ta mbytsin, bile dhe anijen më të madhe.

4.1.1 Dashurua është një ndjenjë e tillë, që tërheqjen e saj shpirtërore s’ke mundësi ta frenosh. Një fjalë e thënë ose një shikim i padukur, bile dhe kur nuk flet, diktohet tek njeriu i dashuruar. Por dashuria dhe miqësia pa besnikëri e kanë jetën të shkurtër. Dashuria për njerëzit fisnikë është e njëjtë si dielli për tokën. Onore de Balzak ka thënë: “Dashuria i përfshin në vetvete të gjitha vetitë më të mira të njeriut”. Dashuria është aq e fortë, që bën gjëra të pa besueshme,

Page 131: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

131

duke e frymëzuar njeriun me fuqinë e luanit për të dalë fitimtar kundër çdo vështirësie që i del atij në jetë. S’ka muzikë më të ëmbël në botë që të krahasohet me ëmbëlsirën e ritmit të dy zemrave të dashuruara. Është shumë i gabuar mendimi që njeriu dashurohet një herë në jetë. Në të kundërtën, duke e kaluar moshën e pjekurisë ai mund të dashurohet përsëri me dashuri më të madhe se në rini.

4.1.2 Dashuria që nuk trembet nga pengesat nuk është dashuri e vërtetë. Vetëm dashuria që të drejton në lumturi, pa bërë asnjë dëm atyre që të rrethojnë quhet dashuri.

4.1.3 Dashurija e grave u jep burrave kënaqësi të minutës , por i hedh në supet e tij detyrime të përjetshme, ose vështirësi të pa mbaruara, prandaj para se të kërkoni dashuri nga gratë duhet ta meritoni dashurinë e tyre.

4.1.4 Që të lindë dashuria tek njeri-tjetri duhet së pari të jeni tërheqës për njeri-tjetrin. Nga pamja e jashtme e fillon lindjen e saj dashuria. Pra simpatia në fillim ka rëndësi për lindjen e dashurisë. Por më pas, që të mos shuhet, por për ta forcuar dashurinë, fjala “e dashur” ose “i dashur” nuk duhet të bjerë asnjë herë nga gjuha. Gjuha, që gjithmonë i kujton njeri-tjetrit të kaluarën, e ruan dashurinë për gjithë jetën. Kjo do të thotë se dashuria që lind me shikimin e parë forcohet në jetën harmonike me gjuhë të përbashkët. Leon Tolstoi ka thënë se “Që të dashurosh, është dëshirë, por të jesh i dashur është lumturia më e madhe e jetës”.

Njeriu në shoqëri duhet të jetë gjithmonë i dashur, vetëm atëherë puna bëhet e dashur dhe kalon me lumturi. Mësimi V: Farkëtarët e fatit tënd 5.1 Vullneti është era e mbarë që e detyron anijen të lundrojë.

5.1.1 Vullneti është gjithmonë i lirë, por jo gjithmonë për të mirën tonë. Por vullneti, ka qenë dhe duhet jetë gjithmonë

Page 132: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

instrument i krenarisë tonë, bile më shumë se talenti, i cili është një veti natyrore.

5.1.2 Vullneti është fitoria e menjëhershme mbi instiktin, mbi epshin, veti të cilat vullneti i frenon. Po ashtu me vullnet e kalon çdo vështirësi që mund të të dalë përpara në jetë. Vetëm me fuqinë e vullnetit kemi mundësi të përballojmë çdo vështirësi.

5.1.3 Vullnetin nuk duhet ta ngatërrojmë me këmbënguljen dhe kokëfortësinë; vullneti është para së gjithash besimi për arritjen e qëllimit që i ke vënë vetes.

5.1.4 Vullneti po ashtu si dhe muskulat tona forcohen çdo ditë e më shumë sipas ushtrimeve që bëjmë. Pa bërë gjimnastikë nuk do keni muskula dhe vullneti në trupin e dobët, është gjithmonë i dobët. Ai që është i fortë nga trupi u përballon si të nxehtit dhe të ftohtit. Po ashtu ai që është me shpirt të fortë, është në gjendje të përballojë çdo lloj hidhërimi, zemërimi dhe vuajtje, që i dalin përpara gjatë jetës.

5.2 Karakteri është vullneti i ndihmuar nga gjykimi.

5.2.1. Karakteri i fortë duhet gjithmonë të shoqërohet me medjen e hollë. Njeriun e quajnë të pakarakter, kur nga shpirti është i dobët, mendjelehtë, i lëkundshëm. Të gjitha këto të meta formojnë karakterin tënd të keq. Karakteri i mirë ngjan me kompozimin muzikal të mirë, i cili në fillim nuk të emocionon, por nga fundi të emocion aq shumë sa s’ka ku në vejë më tej. Karakteri është kryesori, nga vetitë e njeriut që formon fatin tënd.

5.2.2. Rusvelti, për karakterin ka thënë: “Nuk ka tipar më të rëndësishëm të karakterit të njeriut se sa vendimi i tij i pa diskutueshëm”.

Të rinjtë që dëshërojnë të bëhen me nam të mirë, ose që të lënë gjurmë në këtë jetë, duhet të jenë të vendosur, që jo vetëm të kapercejnë vështirësi të shumta, por dhe të dalin fitimtarë, pa marrë parasysh dështimet dhe humbjet që do kenë.

Page 133: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

133

5.3. Njerëzve të denjë, gjithmonë u vjen në ndihmë trimëria. 5.3.1. Trimëria nuk sjell asnjë dobi, në rast se mungon

drejtësa. Nëqoftëse ju jeni gjykatës i drejtë, atëhere nuk ju duhet trimëria. Me këtë rast mund të përmendim një thënie: “Në rast se nuk je i zoti të hakmerresh për veten tënde, ti je i pa fuqishëm ta falësh fajtorin tënd”.

5.3.2 Trimëria quhet vetëm atëhere kur ti nuk e fillon grindjen, por në të kundërtën mundohesh ta ndalosh atë.

5.3.3 Burrëria është veti për të kundërshtuar , trimëria është veti për të sulmuar. Burrëria rritet bashë me rrezikun; sa më i madh të jetë rreziku aq më e madhe është burrëria. Por burrëria pa vetpërbajtje para rrezikut mund të rrezikojë jetën.

5.3.4. D. Prentje ka thënë: “Një nga vetitë më të mira që i ka dhuruar natyra njeriut është vetpërmbajtja”. Mësimi VI: Njeriu duhet ta respektojë vetë, veten e tij 6.1. Ti gjithmonë je gjykatësi më i mirë i vetes tënde.

6.1.1. Njeriu i cili qysh në fillim e çmon veten, nuk e vret kurrë ndërgjegjia, sepse gjithmonë ai mbron nderin e tij. Duke qenë i drejtë në gjykimet e tua, nuk do të thotë se je i drejtë dhe në veprime, vetëm nderi është burrëria për të mos u turpëruar . Sa më tepër që njeriut i vjen turp, kur bën gabim aq më shumë duhet ta respektojmë atë njeri. Njeriu i mirë është gjithmonë ndëshkues i vullnetit dhe rob i ndërgjegjes.

6.1.2. Eram Poterdamski ka thënë: “Turpi është frika për të mos u mbuluar i gjithë nga turpi”. 6.2. Shpërblimi për punët e tua të mira.

6.2.1. Të gjitha fuqitë për të bërë të mira janë të qeta, ashtu si dhe besimi në veten tënde kur duhet të bësh të mira. Ndjenjat e bamirësisë ofendohen vetëm atëhere kur të tjerët nuk dinë ta

Page 134: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

çmojnë, por akoma më të ofenduara janë, kur vetë nuk e çmon ndjenjën tënden.

Vetëm një moment duhet, që të bëhesh Hero, por për të qenë njeri i denjë duhet një jetë e tërë, prandaj gjithmonë duhet t’u shmangesh veseve të këqija. S’ka gjë më të dëshiruar se emri i mirë, por asgjë nuk e bën emrin tënd të mirë po harrove dinjitetin.

6.2.2. U. Xhejms ka thënë: “Një nga ndjenjat që e ka pajisur natyra njeriun, është drejtimi i tij shpirtëror që ta çmojë çdo njeri sipas dinjitetit të tij personal”.

6.2.3. Dinjiteti i njeriut eshtë si vlera e gurëve të çmuar, sa më mirë që ta dimë pastërinë dhe juveliritetin e tyre, aq më tepër ke mundësi ta përcaktosh me saktësi çmimin e tyre.

6.3. Rrugët që të ngrejnë në detyrë janë të shumta.

6.3.1. Vetëm ata që kanë detyrë të ulët, nuk kanë frikë nga riorganizimet në punë, sepse prej tij nuk humbasin asgjë. Por dhe detyra më e lartë e shpëton njeriun nga mundësia për të gjetur prirje të tjera, që të ngjitet akoma më lart.

6.3.2 Duhet ta dijë çdo njeri, që të arrijë detyrë të lartë në punë, duhet të punojë si pastruesi i oxhakëve, duke kaluar nëpër errësirë, nxehtësinë dhe pisllëkun e zi të oxhakut. Për ata që ngrihen në detyrë më të lartë, disa e quajnë si rezultat i mendjes të mprehtë të tyre, por shumica e quajnë shpërblim i durimit shumë vjeçar të mollaqeve në karriken e punës. Vetëm rezultatet e larta në punë ndikojnë ne ngritjen në detyrë. Vetëm ata që kryejnë shkëlqyeshëm çdo punë që u ngarkohet, pa tjetër do ngrihen në detyrë. 6.3.3 Duhet ditur se posti i lartë nuk e zbukuron dhe nuk e lartëson njeriun, por posti në saje të njeriut, bëhet posti më tërheqës dhe më i dobishëm. Prandaj kryesore, siç thonë, nuk është, kush u fut i pari ose i fundit në kabinetin e shefit, por është si dolën dhe me se dolën nga kabineti i tij.

Page 135: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

135

Mësimi VII: Fati yt është në duart e tua 7.1.Të gjitha epshet e tua duhet të jenë robërit e tu.

7.1.1. Çdo njeri, që komandon epshin, ngjan me atë zbutësin e kafshëve të egra. Zbutja e kafshëve të egra është pasioni i atij njeriu, që të mos e kafshojnë ose ta gërvishin me thonjtë e tyre të mprehtë kafshët e egra. Njeriut i duhet t’i zbutë dhe t’i mësojë të bëhen ndimësa të tij.

Megjithatë kafshët e egra i kërcënohen atij, por gjithmonë i binden; kjo është fuqia e zbutësit të kafshëve të egra. E tillë duhet të jetë dhe robërimi i epshit për njeriun.

7.1.2 Shpesh, kur i bindesh zërit të epshit për ndonjë orë, e paguan atë orë, me ditë dhe vite të mërzitura, ose me mjerimin për gjithë jetën. Prandaj gjithmonë mendohu mirë para zërit të epshit. Mësimi VIII: Çdo gjë ka kohën e saj 8.1 Kush fiton kohën, fiton çdo gjë.

8.1.1. Një nga gjërat që nuk zëvendësohet kur e humbet është koha. Ata që mbjellin grurin në kohën e duhur, pikërisht ai do të mbijë në kohën e duhur. Minutat kalojnë shumë shpejt; sapo lind dielli, vjen perëndimi. Koha dhe rrjedhja e lumit nuk e presin kurrë njeriun. Ne shhpesh e lemë kohën të kullojë ndërmjet gishtave dhe nuk mendojmë që minutat më të mira të jetës nuk ruhen për të nesërmem. Koha nuk lihet në një vend të sigurtë për nesër, ajo ikën dhe s’kthehet më. Gjithmonë do të kesh kohë të mjaftueshme, në rast se di ta shfrytëzosh atë mirë e më mirë.

8.1.2. M. Gorki ka thënë: “Ai që s’di të kaluarën, nuk është në gjëndje ta kuptojë të sotmen dhe aq më tepër të parashikojë të ardhmen”. Mësohu qysh në rini ta harxhosh kohën me ekonomi.

8.1.3. Ne gëzohemi, kur shikojmë perëndimin e diellit, por kurrë nuk mendojmë se perëndimi i tij na e shkurtoi dhe një nga ditët e jetës sonë.

Page 136: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

8.1.4. Tomas Mann ka thënë se koha është dhurata më e shtrenjtë, që na ka dhuruar Zoti, me qëllim që të bëhemi më të mirë, më të mençur, më të pjekur e të përsosur. 8.2. Rinia është koha më e mirë për tu pasuruar me dituri.

8.2.1 Shumë e vërtetë është thënia : “Atje ku nuk ka pleq të mirë, atje nuk ke dhe rini të denjë”. Rinia në përgjithësi shpejton të jetojë, por nuk nxitohet për ta shijuar jetën. Në rini ne jemi të zënë vetë më veten dhe s’kemi kohë ta shikojmë e ta kuptojmë atë. Me kalimin e jetës humbet interesi për veten tënde; vetëm atëhere fillojmë të analizojmë ndjenjat e tona shpirtërore e morale dhe na vjen keq për të gjitha ato veti që i kemi humbur. Kjo do të thotë se çdo gjë duhet ta mësosh me mirë kur je i ri se sa në pleqëri. Rinia është si flutura; fluturojnë në dritë dhe bien në zjarr, prandaj gjatë gjithë jetës duhet të mësojnë nga pleqtë si të mos digjen.

8.2.2. Eshbner-Eshbah ka thënë: “Njeriu e ruan në veten e tij rininë, deri në ditën që ka mundësi të mësojë ndonjë gjë të re, të përvetesojë veti të mira dhe me durim të dëgjojë çdo kontraditë nga pleqtë”.

8.3. Pleqëria është koha kur ti paguan për të kaluarën.

8.3.1. Një mësim i vjetër popullor thotë: “Kush nuk e zgjedh gruan në kohën e lulëzimit, do të jetë i vetëm në vitet e pleqërisë”. Pleqëria vjen dhe sjell me vete shumë vështirësi, por njeriu duhet të jetë aq i mençur që t’i kalojë vitet e pleqërisë me kënaqësi.

Unë kur mbusha 20-vjeç, mendoja se rinia s’ka të mbaruar. Por kur pa u kuptuar kaluan 87-vjet ndeza qiririn e kujtimit, që të eci e t’i shijoj më mirë vitet që më kanë mbetur, pa asnjë keqardhje për vitet që shkuan.

8.3.2. Meritë e pleqërisë është se na largon nga shumë ngjarje njerëzore, na ngre mbi iluzionet e të kaluarës dhe na bën të qetë. Është kënaqësi, kur gruaja e dashur, me kujdesin e saj, ta bën pleqërinë të ëmbël si në rini.

Page 137: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

137

8.3.3. C. Moem shkruan se pleqëria ka kënaqësite e saj; jo më të pakta se kënaqësitë e rinisë. Pleqëria e gjen kënaqësinë në vlerësimin e vetes. Ajo zhduk egoizmin. Shpirti i plakut në fund të fundit bëhet i lirë dhe kënaqet me rastet e mira të çastit. S’ka kënaqësi më të madhe në pleqëri se sa çmimi që u jep punëve të kryera në rini, sidomos punëve që nuk plaken. 8.4. E ardhmja e jonë është limani ku ne do ndalojmë.

8.4.1. Xh. Barjoni ka thënë: “Fallxhiu më i mirë i të ardhmes është e kaluara”.

8.4.2. E ardhmja ka shumë emra. Për të dobëtin emri i të ardhmes është pamundësia, Për shpirtngushtin eshte padukshmë-ria, kurse për të mençurin është ideali.

8.4.3. E ardhmja ndërtohet mbi të sotmen dhe ky veprim quhet plan. Pa planifikim në jetë nuk mund të arrish të mirën. Pa planifikim do ta ngatërrosh rrugën dhe nuk do t’ja arrish qëllimit.

8.4.4. V. Shllovskij thoshte: “E ardhmja është një kontinent i madh në të cilin akoma nuk kemi ndërtuar skelë”.

8.4.5. Ata që rrojnë me të ardhmen janë të lumtur, ndërsa ata që jetojnë me të sotmen janë egoistet më të mëdhenj. Mësimi IX: Ne rrojmë në mes të njerëzve 9.1. Njerëz! Kush jeni Ju?

9.1.1. Njerëzit, për të qënë të lumtur, e quajnë të domosdoshme të kenë me mijra sende të tepërta, duke i prurë vetes me mijëra vështirësi dhe mijëra ditë të murzitëshme. Kurse në të vërtetë, për të qënë i lumtur, njeriut i duhen tre gjëra: shëndet të plotë, shpirt të lirë dhe zemër të pastër.

9.1.2. Njeriu i mençur është si lulja me erë të këndshme, që rritet e vetmuar, por po bëre me të buqetë, nga era e tyre e përbashkët të dhëmb koka.

Page 138: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

9.1.3. Njerëzit e ligj nuk i vret ndërgjegjia për të keqen që u bëjnë të tjerëve me shpifje. Ata kanë lindur vetëm për t’u bërë keq të tjerëve, sepse vetëm atëhere lehtësojnë shpirtin e tyre. Njerëz të tillë janë si kafshët e egra, që hanë gjithmonë të dobëtit. Njeriu i vogël me ndjenja të këqia, i duket vetja sikur ka hipur në shpinën e gjigandit dhe sikur shikon shumë larg, por për t’i shijuar ato që “shikon” i mungon shpirti dhe zemra e gjigandit.

9.2. Si e çmojmë veten dhe si na çmojnë të tjerët.

9.2.1. L.N.Tolstoi vlerën e njeriut e përfytyron si thyes, ku emërues eshtë vlera që të çmojnë të tjerët kurse numërues është vlera që ti e çmon veten tënde.

9.2.2. Vlera e njeriut qëndron në atë, se në ç’gradë dhe me çfarë mënyre ke arritur të lirohesh nga fjala “Unë”.

9.3 Çfarë e zbukuron njeriun.

9.3.1. Zbukurimi më i mirë i njeriut është lumturia. Lumturia i jep njeriut krahë të fluturojë.

9.3.2. L. N. Tolstoi thoshte se lumturia e njeriut është jeta, kurse lumturia e jetës është puna.

9.3.3. Ciceroni thoshte: “Lumturia për popullin duhet të jetë ligji kryesor i udhëheqësit të çdo shteti”. Pleqësia e Radhimës gjithmonë në veprimet e saj të kujtojë mësimet e Statutit, për të arritur që radhimjotët të rrojnë nesër më mirë se sot. Mësimi X: Etika e marrëdhënieve në biznes

Siç dihet, për një kohë të gjatë në Shqipëri ka dominuar planifikimi shtetëror i drejtimit të ekonomisë popullore, por në të njëjtën kohë dominonte dhe etika më e rreptë e sistemit të Enver Hoxhës, që e çuan ekonominë shqiptare, në një kolaps të plotë. Si pasojë erdhi edhe rrëzimi i pushtetit socialist dhe i regjimit komunist. Por çfarë mbeti mbas vdekjes të Enverit në Shqipëri?

Page 139: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

139

Padrejtësia dhe varfëria me 700-mijë bunkerë pa asnjë vlerë ekonomike. Vetëm për t’i bërë qejfin Enverit u hodh në erë një pasuri e madhe e popullit, me vlerë të barabartë me 700-mijë apartamente me një dhomë e guzhinë, në atë kohë kur shqiptarët vuanin per strehim.

Me kalimin e kohës, shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri. Peshën më të madhe po e merr drejtimi i prodhimtarisë private të përzier me bisnesin. Në Rusi çdo biznesmen ka dëshirat dhe mënyrat e veta për krijimin e marrdhënieve me njeri-tjetrin. Shkenca ekonomike e sotme formon dy tipa të biznesmenësh, ku tiparet dhe dëshirat e tyre janë ndarë në dy grupe, në të ashtu quajturit “Delfinë” dhe “Peshkaqenë”.

Në grupin e parë hyjnë biznesmenët me potencial shoqëror pozitiv të mbështetur në zgjedhjen e problemit në mënyrë efektive për të dy palët, ndërsa tiparet e grupit të dytë kanë orientim ambicioz social, mendojnë vetëm për interesin e tyre.

Pra kështu, duke pasur parasysh karakteristikat e tyre duhet të dimë si ta bëjmë biznesin, kur kemi të bëjmë me biznesmenë të njerit ose grupit tjetër.

Karakteristikat e marrdhënive të biznesmenëve. Sjellja e biznesmenëve me njeri-tjetrin:

Për Delfinin: Të gjithë të pranishmit janë njerëz të ndershëm, të cilëve duhet t’u besosh dhe t’i respektosh. Me butësi mund të biesh me ta dakort më shpejt se sa me rreptësi. Mënyra më e mirë të bësh me ta punë të përbashkët është mirëkuptimi dhe qëllimi i rezultateve të leverdishme për të dy palët. Të flasim me ta gjithmonë të vërtetën dhe ta besojmë njeri-tjetrin. Në fund të fundit përpjekjet e delfinit kanë për qëllim që përpjekjet të mos jenë të kota. Njerëzit e tjerë që nuk ngjajnë nga karakteri me mua duhet të përpiqesh t’i kuptosh. Ky është devizi i delfinit.

Page 140: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Për Peshkaqenin: Të gjithë të pranishmit, pëveç atij, janë të këqinj, të dobët, budallej, dembela, gënjeshtarë. Ata i drejton instikti shtazor, janë të poshtër, nuk dinë ta vlerësojnë të mirën dhe bien dakot para të fortit, janë dinakë dhe nuk ke asnjë farë besimi tek ta. Ata janë konkurentët e mi, d.m.th. janë armiqtë e mi, prandaj do jetë shumë mirë që unë t’i mashtroj. Po nuk munda t’i mashtroj unë, do të më mashtrojnë ata mua, pra unë duhet të dal fitimtar. Fitimtari nuk gjykohet dhe çdo fitim e kam për vete. Marrëdhënit e tyre në shoqëri.

Për Delfinin: Shoqëria dhe institutet e saj, janë mekanizma për të koordinuar interesat e secilit. Shoqëria është garancia për t’i mbrojtur ata nga arbitrazhi i pazakonshëm. Përfaqësuesi im në shoqëri, qëndron në zbatimin e ligjeve të shoqërisë dhe jo në ndryshimin e tyre sipas dëshirës sime.

Për Peshkaqenin: Shoqëria është grumbullim i njerëzve, secili me ligjet e veta, nga të cilët disa më pëlqejnë disa jo. Prandaj përfaqësuesi im do përpiqet t’i asgjësojë ato ligje vetëm atëhere kur nuk e dikton njeri, që të mos i humbas fitimet e mia, sepse po na diktuan është frikë të mbesim pa gjë. Si e konsiderojnë veten.

Delfini: Në përgjithësi e kosideroj veten jo njeri të keq, si dhe të tjerët, e meritoj të respektohem. Në qoftëse jam i varfër, kjo do të thotë se nuk jam shpikës, nuk i vë të gjitha fuqitë e mia për të mirën time, ose nuk di të zgjedh sferën e përdorimit të aftësive të mia për të përmirësuar jetën, jam i pa shkolluar dhe i pa organizuar, por i ndershëm.

Peshkaqeni: Unë jam më i miri nga të gjithë të pranishmit. Faktin që jam i varfër, qëndron në atë që shoqëria dhe ligjet e saj më pengojnë mua të pasurohem. Fajtorë janë ata që më rrethojnë. Unë jam luftëtar dhe duhet të bëj ç’është e mundur të fitoj.

Page 141: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

141

Si i shikojnë marrdhëniet me natyrën. Për Delfinin: Natyra është mrekulli, që na krijon të gjitha

mundësitë t’i zhvillojmë prirjet tona, na dhuron kënaqësi. Jeta është mrekullia më e madhe, ajo kufizohet jo vetëm me pasuritë materiale, por dhe me pasuritë shpirtërore si janë dashuria, miqësia, frymëzimi dhe gëzimi , sidomos kur e kqyrim me vëmendje bukurinë e saj. Natyrës ne i jemi borxhllinj për atë që na mban të gjallë dhe jemi të detyruar ta mbrojmë atë për vete dhe për fëmijët tanë si dhe ta bëjmë atë më të bukur se sa është.

Për Peshkaqenin: Natyra është e ashpër, e ftohtë dhe e rrezikshme. Prandaj çdo herë duhet të jesh i gatshëm që ta sulmosh natyrën. Vetëm çmimet materiale të saj janë të dobishme. Natyra është hambari nga i cili duhet të marrësh sa më shumë gjëra të vlefshme, për ndryshe do i marrin të tjerët. Unë nuk mendoj për të ardhmen. Pas neve le të humbasë e gjithë bota. Si i shikojnë marrdhëniet me punën.

Delfini: Puna ëstë merita ime e përcaktuar nga fati. Puna ime është ajo që unë e kryej më mirë, duke u bërë çdo ditë e më shumë Zot i fatit, puna është instrumenti i realizimit të ideve dhe aftësive të mia. Puna të jep mundësinë të jetosh sot më mirë se dje, duke u ndihmuar me punën tënde që edhe të tjerët të rrojnë mirë.

Peshkaqeni: Puna është burimi dhe fuqia kryesore imja për pushtimin e botës, është instrumenti i mbrojtjes së fitimit tim nga çdo njeri dhe nga çdo shoqëri.

Si e trajtojnë rrezikun për fitimin e tyre.

Delfini: Rreziku për fitim përcaktohet nga shqyrtimi i rezultateve të kaluara mes fitimit dhe rrezikut të humbjes, me qëllim që të mos i bësh dëm vetes dhe të tjerëve.

Page 142: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Peshkaqeni: Rreziku për fitim përcaktohet në marrdhëniet e tanishme ndërmjet fitimit që dëshëron dhe madhësisë së rrezikut për të marrë këtë fitim. Si e shpjegojnë qëllimin e jetës.

Delfini: Unë jetoj që ta bëj jetën time dhe jetën e të t jerëve materialisht dhe shpirtërisht më të pasur dhe më të mirë. Për t’i shikuar si realizohen në jetë idetë e mia, kënaqem me lirinë dhe pavarësinë që kemi nga jeta. Qëllimi i jetës time është që të bëj të mundur t’i shikoj me ndershmëri njerëzit në sy. Kënaqësia ime qëndron në atë që jo sa vjet do jetoj, por si i jetova këto vite.

Peshkaqeni: Unë jetoj për veten time. Dua që të kem sa më shumë para, që mandej të kem sa më shumë pushtet mbi njerëzit dhe botën, të jetoj gjithmonë në bollëk. Jeta na jepet një herë, pranaj duhet të rrosh sa më gjatë. Si duhet t’ja arrish qëllimit.

Delfini: Me të gjitha rrugët ligjore dhe me ato rrugë që nuk janë kundër principeve të mia. Zgjedhja ndërmjet rrugëve të fitimit të madh dhe reputacionit është rruga në favor të reputa cionit. Mbështetja ime është besimi te partneri. Kryesorja për mua është që të mos e humbas besimin te partneri.

Peshkaqeni: Nëpërmjet çdo rruge. Zgjedhja normale e rrugës pëcaktohet nga interesi material imi. Kush janë miqtë dhe armiqtë.

Delfini: Për mua çdo njeri mund të bëhet partneri im. Principi kryesor i zgjedhjes të partnerëve është reputacioni i punës s ë tyre dhe ngjashmëria e principeve të tija me ato të miat. Një partner i tillë është gjithmonë i sigurtë për mua.

Peshkaqëni: Potecialisht janë të gjithë njerëzit që bëjnë përpjekje për t’u pasuruar. Me disa nga ata për një kohë mund të

Page 143: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

143

bashkohesh në luftë kundër konkurentëve të rrezikshm. Kooperimi i gjatë me partnerin varet nga fitimi që do kem unë.

Shkurtimisht ky është përshkrimi karakteristik i dy grupeve të biznesmenëve, që takohen në botën e biznesit.

Siç kuptojmë nga përshkrimi i të dy tipave të biznesmenëve, natyra u ka dhuruar të dy grupeve veti të jashtëzakonshme mendore, si synim për të ndryshuar gjendjen e tyre ekonomike, por çdo njeri zgjedh rrugën e interesit dhe vetive etike të tij.

Prandaj “Vllazëria Radhima”, ku do pushojnë deri në 700 turistë në ditë, do t’i duhet të lidhë kontrata të ndryshme me bizesmenët e Tragjasit dhe Dukatit, për t’i furnizuar turistët me prodhimet bujqësore dhe blegtorale të nevojshme. Gjithashtu do lidhë kontrata me ndërmarrjet e Vlorës për t’i përpunuar mbeturinat e përdorimit të përditshëm të turistëve.

Ose do të lidhen kontrata me pronarët e objekteve që do të vizitojnë turistët gjatë kohës së pushimit në hotelet e Radhimës. Prandaj biznesmenët radhimjotë, që në përgjithësi janë biznesmenë të tipit Delfin, duhet të jenë të vëmendshëm kur bisedojnë me biznesmenët e ndryshëm, në mënyrë që t’i përcaktojnë me cilin lloj biznesmeni do lidhin kontratën.

Për të pasur sukses në marrdhëniet që do zhvillojnë, Pleqësia e shoqërisë para fillimit të bisedimeve të hartojë planin e bisedimeve me njerin ose tjetrin, duke patur parasysh grupin e biznesmenëve me qëllim që çdo herë biznesi i “Vllazërisë Radhima” të arrijë në fitimin optimal të kalkuluar nga Pleqësia . Interneti do t’i ndihmojë njerëzit për të kërkuar në Botë, vende pushimi të këndshme dhe të rehatshme.

Në çdo vënd të botës, dhe sidomos në Evropë, kur vjen koha e pushimeve njerëzit futen në internet dhe kërkojnë shtetet dhe vendet më të përshtatshme për pushime të rehatshme dhe të këndshme.

Page 144: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

Shumica e turisteve që shkojnë për pushim, nuk kanë vetëm dëshirë të shtrihen në plazhe dhe të theken në diell, por dhe të njihen me konditat e jetes, bukurinë, trashëgimninë, karakteristikën dhe guzhinën e vëndit ku do pushojnë. Prandaj çdo kërkues, në intenet, njihet në fillim me shtetet më të preferuara ku ai mendon të kalojë pushimet.

Shëmbuj:

Italia është një nga shtetet më të preferuara për pushim në Evropë. Në këtë shtet të kënaqin jo vetëm plazhet me rërë të pastër, por dhe arqitekturat e shekujve shumë të vjetër. Në Itali mund të pushosh në verë, në breg të detit dhe në dimër në vëndet malore me borë, që janë vendet më të mira për amatorët skiatorë. Të njihesh me qytetet memorialë, me arqitekturën e lashtë, me dyqanet e mbushura me çdo lloj veshje të modës të fundit, që e kënaq çdo grua ose burrë të modës, si dhe shumë kuriozitete të tjera.

Amerika me territorin e saj të pa fund, që shtrihet nga Oqeani i Qetë deri tek Oqeani Atlantik, me hapësira të mëdha që gjithmonë ju pëlqejnë turistëve. Në këtë shtet, plazhet e nxehtë këmbehen me pyjet e gjelbër, shkretëtirat e pa fundme ose malet gjithmonë me borë. Në Amerikë të lë përshtypje të madhe infrastruktura e saj, kanionet ujore të Nagasakut; përshtypje të pa harruara të lenë qutetet New York, San Francisko, Las Vegas dhe jeta e bujshme amerikane. Por për të shkuar në Amerikë duhen para të shumta, duhet të jesh i pasur. Njeriu vazhdon të kërkojnë shtete të tjera.

Rusia, nga territori është shteteti më i madh në Botë (një e gjashta e Botës). Ajo i ka të gjitha mundësitë t’i kënaqë dhe t’i çuditë turistët. Në territorin e Rusisë mund të shikosh përmendore me arqitekturë unikale. Para turistëve, në të gjitha qytetet e Rusisë, hapin dyert muzeumet e shumë llojshëm, ku mund të njihesh me kulturën, arqitekturën, pasuritë e nëntokës dhe me pyjet e pa fund.

Pa dyshim, çdo turist i huaj që vjen për herë të parë në Rusi, njohjen me këtë shtet e fillon nga Moska dhe Sant-Petërburgu. Këta të

Page 145: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

145

dy qytete janë krenaria e Rusisë. Në Moskë pa dyshim do të vizitojë vëndet më kurioze si Kremlinin, që është simbol i kryeqytetit, Sheshin e Kuq, Arbatin, Katedralen e Vasilit Shpirtëror, Tempullin e Krishtit Shpëtimtar, Balshoi Teatër, Parkun e Fitores, që ndodhet në Kodrën e Përshëndetjes, Ekspozitën Bujqësore, Kopshtin Botanik e të tjera vende me histori të rrallë. Nuk e lë të qetë as një të huaj, pa vizituar Sant-Petërburgun. Ky është qyteti i quajtur Kryeqyteti i kultrës Ruse. Madhështinë e tij e gjykon sapo të shikosh Oborrin Mbretëror, Ermetazhin, Dhomën prej Qelibari në fshatin e Carit, që është pjesë e pa ndarë e Petergofit.

Por jo më pak gëzim për turistët do të sjellë vizita e “Unazës së Florijtë” të Rusisë, që përfshin qytetet Suzdal, Peresllav Zareckij, Kostroma, Sergei Pasad, Postov Velikij, Ivanovo dhe Jarosllav, që janë në gjendje të mburren me historinë e tyre të lashtë dhe të pasur, e cila ruhet deri më sot.

Rusia është gjithmonë e preferuar për turistat nga ngrohtësia e pritjes së të huajve, nga mikprtja e tyre, nga shpirtgjerësia e çdo Rusi, nga natyra shumë e bukur me kontraste të shumta, nga guzhina ruse tradicionale me supërat Borsh dhe shçi, me hajvarin e zi dhe të kuq, me thijucat e pjekur, me shumë lloj peshqish të gatuar shijshëm, deri te blinçikat dhe vodkën ruse.

Turqia shteti ku rryma e turistëve është nga më të mëdhatë. Ajo i tërheq turistët me klimën dhe detin e saj të ngrohtë. Turqinë e ka bërë Zoti, vend për pushime, për gjithë Botën. Në Turqi mund të pushosh në verë në plazhet e saj dhe në dimër në vëndet e përshtëshme për ski. Por më kryesorja është fakti se në Turqi ka lirësi të madhe, prandaj atje shkojnë turistat si me buxhet të vogël ashtu edhe të madh.

Franca është një vend në botë ku çdo turist që e viziton merr me vete kënaqësitë më të mëdha nga plazhet, malet, Parisi me arqitekturën, Kullën e Ejfelit, muzeumet, dëfrimet dhe guzhinën e

Page 146: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

mrekullueshme. Po të shkosh një herë në Francë të lind dëshira të shkosh prapë e prapë, disa herë me radhë.

Zelanda e Re. Në rast se ke dëshirë për t’u kënaqur me bukuritë e natyrës, pa tjetër duhet të zgjedhësh Zelandën e Re. Këtu do mahnitesh me akujt e ftohtë dhe me gejzëret e ngrohta, liqenet e pastër, pyjet e gjelbër dhe shpellat magjike. Zelanda e Re është vendi i sportit ekstrem dhe i pushime të rehatshme. Por si e themi ne në Shqipëri, e lirë eshtë kripa në Durrës, por të ha qiraja e udhës. Shumë shtrenjtë kushton vajtia, qëndrimi dhe kthimi nga Zelanda e Re për evropianë të varfër.

Greqia është vendi ku mund të shtrihesh në plazhet e saj të shumtë, por dhe vendi që hap derën për t’u njohur me të kaluarën e arqitektures, kulturës, poezisë dhe filozofisë. Në Greqi të kënaq guzhina me shumë lloj gjellërash të Ballkanit dhe mikpritja greke që të lind dëshirën ta vizitosh edhe herë të tjera.

Vietnami për evropianët është vëndi ku bie me një herë në sy një kulturë tjetër, nga e cila lind dëshira ta njohësh mirë këtë shtet. Atje mahnitesh me plazhet e saj, me natyrën e bukur dhe popullin mikpritës. Veçse në Vietnam çdo gjë që të pëlqen është shumë e shtrenjtë.

Shqipëria ndodhet në jugperëndim të gadishullit Ballkanik. Ajo njihet për traditat mikpritëse dhe bukurinë e vendit. Shqipëria është Xhevahiri i gadishullit Ballkanik, me shumë vënde të përshtatshme për pushime verore dhe dimërore. Një vend i tillë është edhe Radhima.

Radhima është një nga fshatrat e shumta bregdetare të Shqipërisë, e ndërtuar si bazë turistike në fillim të shekullit XXI në bregdetin Adriatik, në gjirin më të qetë dhe të këndëshëm të detit Adriatik. Radhima është kopshti botanik më i rralli në Botë,e mbushur kudo me bimët endemike të shumëllojshme të klimës mesdhetare dhe me bimësinë e introduktuar nga gjithë vëndet e Botës. Radhimjotët janë si profesorë të agranomisë, zooteknisë, të mjeshtërisë për kultivimin e ullinjve, të pyjeve dhe të mbrojtjes të natyrës. Prandaj po

Page 147: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

147

ke qejf të njihesh më florën e Botës dhe me nikoqirllëkun e mbrojtjes të natyrës, bëni pushimet në Radhimë. Në Radhimë për herë të parë ke për të shikuar një Parajsë në globin tokësor. Atje do ndjesh mikpritjen dhe shërbimin më shembullor në Botë. Po ke dëshirë të njihesh me guzhinën orientale, europjane dhe ballkanike, pa tjetër duhet ta vizitosh Radhimën.

Në Radhimë për mrekulli gatuajnë arapashin me mëlçi, mushkri dhe dhjamë dashi, këtu do provosh trahananë, byrekë të shumë llojshëm, yshmer dhe revani, mish të pjekur në hell dhe shish qebap të shijshëm, çorbë, tarator dhe supëra të ndryshme.

Dhe më në fund do të njiheni me Statutun ndihmës të Pleqësisë që u shërben si këshillues i etiketës të shoqërisë “Vllazëria Radhima”, për veprimet në punë dhe biznes. Pra ju ftojmë ta vizitoni Radhimën të paktën një herë gjatë jetës tuaj.

Si thuhet: “Të shohësh Parisin një herë, mandej vdes i lumtur”. Kurse në fund të shekullit e XXII dhe plotësisht në shullin XXIII do të thuhet: “Pa e parë jetën e radhimjotëve, të paktën një herë në jetë, nuk do ta dish si mund ta arrish jetën e lumtur”.

Page 148: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

SELMAN LAMEBORSHAJ

INXH / DR. SELMAN HALIL LAMEBORSHI

U lind në Radhimë më 12 shkurt 1931. Pasi mbaron filloren në vendlindje, vazhdon 7-vjeçaren në Tragjas e Gjirokastërm, më tej në shkollën zooteknike në Kamëz, Tiranë. I dalluar ndër shokë për rezultate të larta, më 1952 fiton të drejtën e studimit në Institutin e Lartë të pyjeve në Moskë. I lauruar për inxhinjer pyjesh më 1957, kthehet në vendlindje, duke sjellë me vehte edhe shoqen e jetës, moskovite. Fillimisht si kryeinxhinjer në Ministrinë e Bujqësisë, fillon

punë për mbarështimin pyjor në vend, duke hartuar plane nepolonike... Por idetë që Selmani kishte në kokë, i preu në mes prishja me BS; gjë që u pasua edhe me prishjen e familjes së tij. Gruaja me djalin u larguan nga Shqipëria, kurse për të filloi përndjekia, survejimi... Kështu që, kushtet e krijuara dhe malli për djalin, e detyruan që në Shtator 1963, gjatë një ekspedite në kullotat e Shishtavecit, Kukës, të kapërcejë me guxim kufirin. E mbas 8-muajsh burg në Jugosllavi, në prill 1964 arrin në Moskë. Pas një vit pune si inxhinjer pyjesh në rrethinat e Moskës, filloi punë si studjues në Akademinë Bujqësore të Timirjazevit. Më 1967 mbron shkëlqyeshëm disertacionin për pyjet dhe prej vitit 1976, në Bashkimin Sovjetik vihet në funksion metoda analitike e Selmanit për shfrytëzimin e normimin e pyjeve. Prej kësaj kohe, ky shkencëtar i nivelit botëror, pranohet anëtar i Institutit pan Bashkimor të shkencave pyjore në Moskë, duke kryer në vazhdimësi rreth 125 punime shkencore. Pas daljes në pension më 1991, ai përsëri vazhdon punën studimore-shkencore në institut pasi puna e tij shkencore mbi dëmin ekologjik të pyjeve i nevojitej.vendit

Page 149: DJE , SOT, DHE...Radhimjotët dje, sot dhe nesër 5 qyteti turistik më i preferuar i rusëve për ujin e pijshëm shërues dhe ujërave termial për shërim. Kurse Radhima njihet

Radhimjotët dje, sot dhe nesër

149

Me kthimin e demokracisë, malli i madh për Atdheun, motrat, Radhimen e sollën Selmanin në vendlindje më 1993, kurse më 1998 me kërkesën e tij u transportuan prej pyjeve të Shkodrës, 6 fidanë pishe të zezë dhe në prani të autoriteteve më të larta Ruse, ja dhuron stërnipit të shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi, për të zëvendësuar pishat e zeza të mbjella nga vetë shkrimtari (tashmë të thara) në parkun e madh, që mban emrin e Tolstoit në Jasnoj Polona... Më 1999 me urdhër të presidentit Jelcin i jepet titulli: “Silvikultor i Merituar i Rusisë Federative” dhe në 2005 mori titullin “Doktor i Shkencave” për Ekologji dhe Silvikulturë. Botim elektronik ne saitin RADHIMA DHE RADHIMJOTET 29 Prill 2018