47
Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë Dega : Ekonomiks Grupi: E 301 Punuan: Pranoi:

Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Embed Size (px)

DESCRIPTION

detyre

Citation preview

Page 1: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Ekonomisë

Dega : Ekonomiks

Grupi: E301

Punuan: Pranoi:

Dorina Plaku (20) Ahmet Mençellari

Etleva Koka (Gojani) (25)

Page 2: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Tabela e permbajtjes

1-HYRJE...............................................................................................................ERROR! BOOKMARK NOT DEFINED.

2- ECURIA E KREDISË NË VITET 2000-2004......................................................................................................3

2.1- FAKTORËT QË KANË SHKAKTUAR ZGJERIMIN E SHPEJTË TË KREDISË..........................................5

2.2- KARAKTERISTIKAT E BUMEVE TË KREDITIMIT.......................................................................................6

2.3-SFIDAT DHE MUNDËSITË E KRIJUARA NGA BOOM-ET E KREDITIMIT.................................................7

2.4 PËRGJIGJET E POLITIKAVE DHE EFEKTIVITETI I TYRE..........................................................................8

3. ECURIA E KREDITIMIT VITET E FUNDIT (2005-2009)...................................................................................9

3.1-RASTI I MAQEDONISË.................................................................................................................................... 9

3.1.1- MBI SEKTORIN BANKAR........................................................................................................................... 9

3.1.2- KREDITIMI I INDIVIDËVE........................................................................................................................... 10

3.2-RASTI I POLONISË........................................................................................................................................ 10

3.2.1- STABILITETI I SEKTORIT BANKAR NË POLONI...................................................................................10

3.2.2- KREDITIMI................................................................................................................................................... 11

3.2.3- KREDITË ME PROBLEME......................................................................................................................... 13

3.3-RASTI I BULLGARISË................................................................................................................................... 14

3.4-RASTI I HUNGARISË..................................................................................................................................... 15

3.4.1-IMPAKTI I KRIZËS NË NUMRIN DHE SJELLJEN E HUAMARRËSVE PËR KREDITË ME PROBLEME................................................................................................................................................................................ 15

3.4.2-REAGIMI I BANKAVE HUNGAREZE NDAJ PROBLEMATIKAVE TË KREDITIMIT..............................16

4-RASTI I SHQIPËRISË........................................................................................................................................ 18

4.1-ECURIA E KREDITIMIT.................................................................................................................................. 18

4.2-RRITJA E SHPEJTË E KREDITIMIT NË VENDIN TONË.............................................................................20

4.3-STRUKTURA E KREDISË SIPAS AFATIT, VALUTËS, SEKTORËVE DHE RAPORTI KREDI/DEPOZITA................................................................................................................................................................................ 22

5-KONKLUZIONE.................................................................................................................................................. 25

6-Referencat.......................................................................................................................................................... 26

2

Page 3: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

1-Hyrje

Industria financiare në të gjithë botën ka kaluar ndryshime dramatike gjatë dekadave të fundit.

Globalizimi dhe liberalizimi i kanë hapur rrugë një proçesi zhvillimi të shpejtë dhe një evolucioni të

vazhdueshëm. Për më tepër, rënia e regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore u ka dhënë

jetë ekonomive të reja e të paprovuara të tregut me sisteme financiare të brishta që kanë qenë nën

reformime të vazhdueshme strukturore. Përvec kësaj, progresi i shpejtë i teknologjisë së

informacionit e ka bërë sektorin financiar një mjedis mjaft dinamik. Nga ana tjetër, rëndësia që po i

japin bankat aktivitetit të kredisë, ka nxitur zhvillimin dhe e ka bërë më dinamik si sistemin bankar

ashtu edhe ekonominë. Rritja e shpejtë e kredisë për sektorin privat ka qenë një fenomen shumë i

përhapur në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, deri në vitin 2007. Kjo ka ndodhur si rezultat i

shumë faktorëve duke përfshirë stabilitetin makroekonomik, reformat e ndryshme në sistemin

bankar, privatizimin e sektorit financiar, etj.

Qëllimi i detyrës sonëështë të pasqyrojmë në mënyrë të shkurtër procësin e kreditimit në disa vende

të Evropës qëndrore dhe Lindore, gjatë periudhës kur këto vende përjetuan një bum kreditimi (2000-

2004) dhe gjatë periudhës së krizës financiare botërore të vitit 2008. Si ka qënë kjo ecuri, me cfarë

problemesh është ndeshur sistemi financiar në këto vënde, a i është dhënë zgjidhje atyre? Të gjitha

këto pyetje ne do të përpiqemi t’i japim përgjigje në këtë detyrë. Qëllimi ynëështë që të paraqesim

dhe ecurinë e kreditimit në vëndin tonë, ku do të flitet për të njëjtat periudha kohore.

Në pjesën e parë të detyrës do të paraqesim ecurinë e kredisë në vitet 2000-2004, periudhë ku kemi

pasur bume kreditimi ne vende të Evropës Qëndrore dhe Lindore, duke paraqitur faktorët dhe

karakteristikat e këtyre bumeve. Në pjesën e dytë do të flasim për ecurinë e kredisë gjatë viteve të

fundit, sa janë prekur tregjet e kredive të këtyre vendeve nga kriza financiare. Në pjesën e tretë dhe të

fundit do të pasqyrojmë tregjet e kredisë në vendin tonë.

2- Ecuria e kredisë në vitet 2000-2004

Rritja e shpejtë e kredisë kryesisht në sektorin privat, ka qenë një fenomen shumë i përhapur për

ekonomitë në tranzicion, sidomos në vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore.

Në literaturë identifikohen dy forca të cilat mund të ndikojnë në rritjen e aktivitetit të kredisë: rritja e

ofertës dhe rritja e kërkesës. Burim i ofertës për kredi është sistemi bankar apo institucionet e tjera

financiare jobanka, ndërsa në anën e kërkesës janë individët dhe bizneset.

3

Page 4: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Në tabelën e mëposhtme mund të shohim rritjen e normës reale të kredisë në disa prej vendeve të

Evropës Lindore dhe Qendrore. Gjatë viteve 2000-2004 kredia në sektorin privat u rrit mesatarisht

rreth 17 për qind në vit.1

Grafik 1: Norma reale e rritjes së kredisë për sektorin privat, në përqindje

Burimi: International Financial Statistics, world Economic Outlook 2

Siç vihet re edhe nga figura e mësipërme, rritjen mesatare më të lartë të normës së kredisë për

sektorin privat e kanë pasur Bullgaria dhe Hungaria.

Kushtet e favorshme ekonomike, të kombinuara me stabilitetin makroekonomik dhe progresin në

reformat e sistemit financiar, kanë çuar në një rivlerësim të të ardhurave, të sektorit privat dhe si

rrjedhojë në një rritje të kredisë për këtë sektor.

Në shumë vende norma reale e rritjes së kredisë pas vitit 2003 ka filluar të ulet. Kjo ka ndodhur për

disa arsye të cilat do të shpjegohen më tej. Rritja e shpejtë e kredisë në këto vende, ka qenë një sfidë

edhe për vendimmarrësit e politikave ekonomike, sepse ata duhet të merrnin parasysh faktin që kjo

rritje mund të shoqërohej me kriza makroekonomike dhe financiare, të krijuara nga mungesa e

qëndrueshmërisë makroekonomike dhe krizat në sektorin bankar. Për këtë arsye, ata duhet të ndiqnin

rrugë të ndryshme për të gjetur mënyra për minimizimin e rrezikut të krizave financiare.

Qëndrueshmëria makroekonomike, rritja e fuqishme, mjedisi i përshtatshëm ekonomik, ristrukturimi

dhe rritja e besimit në sistemin bankar kanë shoqëruar këtë rritje shumë të shpejtë të kredisë.

Po të marrim si shembuj vendet si Bullgaria e Rumania, bumet e kreditimit kanë ndikuar në rritjen e

paqëndrueshmërisë makroekonomike. Kjo paqëndrueshmëri ka patur efektin e saj në sistemin

financiar, për shkak se aftësia paguese e huamarrësve do të përkeqësohej, e shoqëruar me një ulje të

aktivitetit ekonomik, si edhe me lëvizjen e normave të interesit.

1CH. Enoch (2007), Fq 32Llogaritjetëstafittë FMN-së, Working Paper 05/151(2005) ,fq. 4

4

vitet

Nor

ma

rritj

es k

redi

Page 5: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Rreziku i kredisë dhe ndikimi në stabilitetin e sektorit bankar janë çështjet kryesore më shqetësuese.

Me një numër të kufizuar mjetesh monetare politikëbërësit në këto vende kanë shtrënguar rregullat

ose politikat fiskale për të kompesuar rritjen e mprehtë në sektorin privat dhe në investime.

Kreditimi i shpejtë në këto vende është shoqëruar nga:

1.Një mjedis me rritje të fortë të PBB-së ndërmjet 5 dhe 8 % si rezultat i kërkesë të fortë të

brendshme dhe të jashtme për kredi dhe inflacion zbritës. 3

2.Stabiliteti dhe rritja ekonomike e qëndrueshme, së bashku me ristrukturimin e bankave, çuan në një

rritje të kërkesës për kredi, dhe nga ana tjetër bankat filluan t’i rivlerësonin pozitivisht huamarrësit e

tyre. Për sa i përket bilancit të llogarisë korrente, kemi një përkeqësim të tij gjatë këtyre viteve.

3.Pjesa e tregut që zotërohej nga bankat e huaja ishte mjaft e lartë, 60-70 për qind (në Letoni,

Rumani dhe Hungari) e deri në rreth 80-90 për qind (në Bullgari, Kroaci, Estoni dhe Lituani), duke

sjell rritjen e depoziatve në valuteë të huaj( kjo për shkak të kostove të ulta interesave favorizuese)

dhe ekspozim ndaj kurist të këmbimit.4

2.1- Faktorët që kanë shkaktuar zgjerimin e shpejtë të kredisëFaktorët e përbashkët të cilët kanë shkaktuar bumin e kreditimit në vendet e Evropës Qendrore dhe

Lindore, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme institucionale dhe makroekonomike në mënyrë të

përmbledhur mund të paraqiten si më poshtë:5

-Stabiliteti, politikat e matura makroekonomike dhe rritja e fuqishme. Një ambient i qëndrueshëm

ekonomik me rritje të lartë të prodhimit të brendshëm bruto dhe me inflacion të ulët, kanë ndikuar në

krijimin një mjedis të favorshëm për rritjen e kredisë.

-Hyrja e bankave të njohura ndërkombëtare dhe forcimi i kuadrit rregullator e mbikqyrës të bankave

qendrore kanë ndihmuar në rikthimin e besimin të publikut në sektorin bankar, duke çuar në një rritje

të shpejtë të depozitave.

-Përmirësimi i kushteve të biznesit, rritja e hyrjeve kapitale që vinin kryesisht nga bankat me pronësi

të huaj, shtuan presionet për të dhënë kredi.

-Forcimi i bilanceve të bankave dhe privatizimi i bankave shtetërore.

-Kuadri ligjor e mbikqyrës i forcuar nga: zgjerimi i fuqisë rregullatore të bankave qendrore, forcimi i

rregulloreve të mbikqyrjes bankare, rritja e kërkesave minimale për mjaftueshmërinë e kapitalit, rritja

e të drejtave të kreditorëve.

3 IMF working paper05/128,(2005), fq 44 IMF working paper 05/151,(2005), fq 125 IMF working paper 05/128, (2005), fq 11-14

5

Page 6: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

-Me treguesit e lartë të mjaftueshmërisë së kapitalit, bankat e reja i kanë kushtuar rëndësi rritjes së

fitimit duke zhvendosur përbërjen e pasurive të tyre drejt huave. Shumë prej pronarëve të bankave të

huaja kanë inkurajuar degët e tyre të ndjekin një politikë agresive në drejtim të zgjerimit të portofolit

të kredisë për të përfituar një pjesë të tregut.

-Aftësia e bankave për të financuar zgjerimin e kredisë është rritur nga hyrjet e kapitalit

nëpërmjetsistemit bankar, nga niveli i lartë i likuiditetit, si edhe nga norma të ulëta të interesit. Kjo

për faktin se hyrja e bankave të reja në treg ka nxitur dukshëm konkurrencën.

-Fuqizimi i kredisë erdhi edhe si rezultat i kërkesës në rritje nga bizneset dhe individët. Kërkesa e

individëve u rrit kryesisht për kreditë për shtëpi, për shkak se bankat filluan të ofronin produkte të

reja me kushte më fleksibël.

-Në literaturë është evidentuar një lidhje e ndërsjelltë empirike midis kredisë dhe çmimeve të

pasurive të paluajtshme. Rritja e çmimeve ndikon në rritjen e kredisë nëpërmjet dy kanaleve:

a)rritjes së vlerës së kolateralit të ofruar për të siguruar kredinë. Pasuria e paluajtshme është një nga

mjetet kryesore të përdorura si kolateral, kështu që ecuria e çmimeve të këtyre aktiveve është një

përcaktues i rëndësishëm i kapacitetit huamarrës;

b)pritjeve pozitive për të ardhmen, pasi pasuritë e paluajtshme janë një pjesë e rëndësishme e

pasurisë së individëve dhe firmave. Ndryshimet në çmimet e aktiveve ndikojnë planet e shpenzimeve

për konsum dhe për investime të konsumatorëve.

2.2- Karakteristikat e bumeve të kreditimit

Bumet e kredisë janë shoqëruar shpesh me bume investimesh të brendshme, rritje të normave të

brendshme të interesit, përkeqësim të llogarisë korrente, ulje të rezervave kombëtare, si edhe ulje të

normës së rritjes së prodhimit potencial.

Karakteristikë e bumeve të kreditimit është zgjerimi i shpejtë i kredisë për individët dhe një rënie e

kredisë për ndërmarrjet shtetërore. Kreditë e individëve kanë qenë kryesisht kredi konsumi dhe

hipotekore, dhe kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të totalit të kredive. Kjo ka ardhur si rezultat i

privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, gjë që i ka krijuar më tepër hapësirë sektorit privat.

Megjithatë, në të gjitha vendet kredia për biznesin zuri pjesën më të madhe.

Për të gjitha këto vende kredia në monedhë të huaj ka pasur një kosto më të ulët se kredia në

monedhën vendase, pra bankat kanë ofruar norma më të larta interesi për kredinë në monedhën

vendase. Tregtia dhe industria kanë zënë pjesën më të madhe të tregut të kredisë. Ka pasur një

zhvendosje nga kredia afatshkurtër në atë afatmesme dhe afatgjatë. Nga viti 2000 në vitin 2004

kredia afatshkurtër në Rumani ka rënë nga 72 për qind në 42 për qind të totalit, kurse në Bullgari nga

6

Page 7: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

34 për qind në 24 për qind. Kredia afatgjatë pasqyron besim si nga ana e debitorëve dhe nga ana e

kreditorëve. Bankat kanë financuar zgjerimin e kredisë nëpërmjet konsolidimit të depozitave. Rritja e

depozitave ka qënë relativisht e shpejtë, për shkak të besimit të përmirësuar të publikut në sektorin

bankar.6

2.3-Sfidat dhe mundësitë e krijuara nga boom-et e kreditimit

Zhvillimi i sektorit financiar ndikon në zhvillimin ekonomik të një vendi. Si shembull, rritja e

kredisë bankare mund të ndikojë në një normë më të lartë të investimeve dhe të konsumit, dhe si

rrjedhojë, në një rritje të standarteve të jetesës. Por pavarësisht kësaj, ajo çfarë duhet marrë parasysh

është fakti se rritja e huadhënies së shpejtë bankare mund të shoqërohet me rreziqe. Episodet e

boome-ve të kreditimit mund të shoqërohen me tre rreziqe të mëdha për makroekonominë dhe

stabilitetin financiar dhe si të tilla të jenë shkaktarë kryesorë për tu shqetësuar:7(ëorking pap3) Së

pari, një bum krediti mund të rrisi potencialisht rrezikun makroekonomik, duke shkaktuar luhatje

masive në llogarinë korente. Nëse kemi një rritje të pakontrolluar të kredisë, kjo mund të sjellë një

rritje të çmimeve dhe pagave të brendshme, një normë të pandryshuar nominale këmbimi, dhe mund

të zvogëlojë aftësinë konkurruese ndërkombëtare. Së

dyti, ajo mund të përkeqësoj sektorin bankar, për shkak të përkeqësimit të mundshëm të aktiveve

bankare, dmth rreziku i kredisë. Rritja e shpejtë e kredisë mund të shkaktojë “ankth” në sektorin

bankar përmes dy kanaleve: çbalancimeve makroekonomike dhe përkeqësimit të cilësisë së kredisë.

Nëse zgjerimi i shpejtë i kredive bankare çon në defiçite të mëdha të llogarisë korrente dhe është i

shoqëruar me defiçite fiskale dhe presione inflacioniste, një ekonomi bëhet gjithnjë e më e

cënueshme ndaj goditjeve makroekonomike. Rreziku i kredisë mund të shkaktohet edhe nga zgjerimi

i kredive të reja, si edhe nga fakti se shumë oficerë kredie mund të bëjnë gabime në momentin e

vlerësimit. Rreziku i kredisë mund të nënvlerësohet gjatë bumeve të kreditimit sepse vlerësimet janë

të bazuara në zhvillimin ekonomik afatshkurtër duke mos parashikuar se çfarë mund të ndodhë në të

ardhmen. Së treti, në qoftë

se bumet e kreditimit janë financuar kryesisht nga flukset hyrëse të kapitalit të huaj, ato mundt të

gjenerojnë një ekspozim të madh ndaj këmbimit të huaj, dmth rrezikut të monedhës së huaj. Një

ndryshim i papritur i hyrjeve të kapitalit të huaj mund të rrezikojë stabilitetin e regjimit të monedhës

së huaj, duke krijuar shqetësime financiare në

sektorit bankar.

6IMF working paper 05/128, (2005), fq 14-17

7 D. Erdinç (2009), Fq 5

7

Page 8: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

2.4 Përgjigjet e politikave dhe efektiviteti i tyre

Por cilat janë mundësitë e politikave për t’ju përgjigjur kësaj rritjeje të shpejtë të kredisë?8 Më

poshtë do japim shkurtimisht disa prej mundësive, të cilat mendohet se kanë qenë efikase në vendet e

Evropës Lindore dhe Qendrore.

1. Masat e politikës makroekonomike

Këto masa kishin të bënin me shtrëngimet fiskale (duke shmangur nxitësit fiskalë të kreditimit),

ngushtimin e normave të interesit, kërkesat për rezervën e detyrueshme, kërkesat për aktivet likuide,

rritjen e kursit fleksibël të këmbimit, si dhe mbajtjen e një politike mikse monetare.

2. Masa të tjera të kujdeshme

Ndryshim në klasifikimin e kredive, rregulla të reja provigjionimi, standarte më të shtrënguara për

kolateralin, rregulla për afatet e maturimit.

3. Masa monitoruese e mbikqyrëse

Rritja e kërkesave për bankat në lidhje me politikat dhe praktikat që ato ndjekin mbi administrimin e

rrezikut dhe kontrollin e brendshëm, mbikqyrja e bankave të cilat kanë qenë agresive në ofrimin e

kredisë, stress-testet periodike, monitorimi periodik, rritja e kordinimit të mbikqyrjes së bankave dhe

institucioneve jo banka.

4. Masat për zhvillimin e tregut

Zhvillimi i instrumentave për administrimin e rrezikut, zhvillimin e tregjeve të letrave me vlerë për të

ulur varësinë nga kreditë bankare dhe për të diversifikuar rreziqet, përmirësimi i kulturës për kredinë

(nëpërmjet përmirësimit të regjistrave të kredive, sistemit ligjor të përforcuar), përmirësimi i

standarteve të kontabilitetit për bankat.

5. Masa administrative

Ritjet e kërkesës për rezervën e detyrueshme bazuar në rritjen e kredisë, kontrolli i rrjedhjeve të

kapitalit, kontrolli i huamarrjes nga jashtë nga bankat dhe/ose klientët e bankave, kërkesa të

ndryshme për rezervën në monedhë të huaj apo vendase, kufizime të importit.

6. Kuptimi më i mirë i rreziqeve

Fuqizimi i aftësisë së bankave për të monitoruar dhe vlerësuar rreziqet, fushatat e ndërgjegjësimit,

takime diskutimesh me bankat për t’i paralajmëruar ato për uljen e zgjerimit të kredisë.

Në Bullgari reagimi kryesor ka qenë shtrëngimi i politikës fiskale nëpërmjet të ardhurave më të larta.

Në Rumani, kombinimi i politikës fiskale dhe masave monetare janë përdorur për të moderuar dhe

kompensuar rritjen e kreditimit. Politika fiskale ka synuar ngushtimin e deficitit qeveritar nga 3.2

për qind e PBB-së në 2001 në 1.1 për qind të PBB-së në 2004. Meqë bumi ndodhi kryesisht për

8FMN Working Paper 05/151 fq.24

8

Page 9: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

huadhënien ndaj individëve, Banka Qendrore e Rumanisë ngushtoi përshtatshmërinë e tyre për kredi

duke ulur tavanin e maksimumit të pagesave mujore për tatimin e të ardhurave neto, duke

standartizuar pagesën për huanë hipotekore në 25 përqind, dhe duke shtrënguar kërkesat për garanci

apo kolateral.

3. Ecuria e kreditimit vitet e fundit (2005-2009)

Më poshtë do të paraqesim karakteristikat e portofolit të kredisë në vendet e Evropës Lindore dhe

Qendrore në vitet e fundit, për të kuptuar se si vazhduar proçesi i kreditimit në këto vende dhe për të

parë se si ka ndikuar kriza financiare në këtë drejtim dhe cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat është

përballur sektori bankar.

3.1-Rasti i Maqedonisë

3.1.1- Mbi sektorin bankarDuke pasur si objektiv primar stabilitetin e çmimeve bankat bëjnë përpjekje në shpërndarjen e

burimeve për të ruajtur stabilitetin financiar. Realizimi i këtij objektivi është bërë edhe më i

rëndësishëm pas zhvillimeve të fundit, sidomos pas krizës financiare. Qëllimi kryesor që bankat në

Maqedoni i kanë vënë vetes, është rritja e kontributit të tyre në stabilitetin e sistemit financiar dhe

rritja e kapacitetit për përballimin e krizave në të ardhmen.9

Rrezikut të kredisë i është dhënë një rëndësi shumë e madhe. Transformimi i krizës financiare në një

krizë reale për çdo sektor, ngadalësoi aktivitetin e kreditimit të bankave. Ky ngadalësim filloi në

gjysmën e dytë të 2008, dhe vazhdoi me një ritëm më të shpejtë gjatë vitit 2009. Në fakt, në vitin

2008 pati një ndërprerje të prirjes së përmirësimit të cilësisë së portofolit të kredive të sistemit

bankar, duke treguar shenjat e para në rritje të rrezikut të kredisë. Niveli më i lartë i rrezikut ishte

veçanërisht karakteristikë për portofolin e kredive të individëve, ndërsa shenjat fillestare të

përkeqësimit të cilësisë së portofolit të kredive të korporatave janë regjistruar në gjysmën e dytë të

vitit 2008. Një nga sfidat kryesore për bankat në një afat të shkurtër dhe të mesëm ishte matja reale e

rrezikut të kredisë. Një ndër faktorët që çuan në vlerësimin e tij, është edhe fakti se në fazën e

zgjerimit të ciklit ekonomik, rreziku i kredisë ka prirje të nënçmohet.10

Ekonomia maqedonase nuk ishte nën ndikimin e drejtpërdrejtë të efekteve negative të krizës në

tregjet financiare ndërkombëtare.11

9Raporti i stabiitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 210Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 611Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 9

9

Page 10: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

3.1.2- Kreditimi i individëveRritja e ngadalshme e kredidhënies për individët në fund të vitit 2008 dhe në fillim të vitit 2009 ishte

nën ndikimin e kushteve më të kufizuara të kreditimit nga bankat në vend dhe të kërkesës më të ulët

për kredi nga ana e individëve. Nje përqindje relativisht e lartë e bankave që morën pjesë në anketim

u përgjigjën në favor të rritjes së çmimit të kredive (në lidhje me kreditë e konsumit, madje rreth 90

për qind e bankave u përgjigjën në favor të çmimit më të lartë), forcimit të kritereve për kolateralin,

dhe mbulimit të kredive me kolateral.Bankat vendosën në koston e aktiveve financiare, pritshmëritë

nga aktiviteti i përgjithshëm ekonomik (për kreditë konsumatore ky faktor u përmend për herë të

parë). Bashkë me prirjen e politikave më të shtrënguara të kredisë që përdorën bankat, nga ana tjetër

u regjistrua një kërkesë e ulët për kredi nga ana e inidividëve. Në tre muajt e parë të 2009, mbi 70 për

qind e bankave vlerësohet se ka pasur një rënie të pjesshme në kërkesën për kreditë konsumatore.

Një numër i madh i bankave (mbi 73 për qind) presin që prirja e shtrëngimit të pjesshëm të kushteve

të kreditimit të vazhdojë. Borxhi i familjeve në formën e kredive konsumatore dhe kredive për

automjete përbën rreth 78.3 për qind të borxhit gjithsej për sektorin bankar.Norma vjetore e rritjes së

kredive të banesave për vitin 2008 ishte 45 për qind, që është 18.8 pikë përqindjeje më e ulët në

krahasim me normën e rritjes së shënuar në vitin 2007.12

Një sfidë veçantë për Bankën Qendrore në Maqedoni, si autoriteti për mbikqyrjen bankare, do të jetë

monitorimi i zbatimit të rregullores së re për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat, shumica

e të cilës është bazuar në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar.

3.2-Rasti i polonisë

3.2.1- Stabiliteti i sektorit bankar në PoloniFitimi i bankave për tre tremujorët e parë të vitit 2009 ra ndjeshëm në krahasim me të njëjtën

periudhë një vit më parë. Zvogëlimi i të ardhurave erdhi si rezultat i rritjes së kredive me probleme,

gjë e cila rriti koston e rrezikut të kredisë. Megjithatë, fitimet e sektorit bankar kanë qenë pozitive,

dhe sektori bankar kishte një kthim dyshifror mbi kapitalin (RoE). Pasiguria e vazhdueshme në

lidhje me cilësinë e portofolit të kredisë, i çoi bankat drejt shtrëngimit të politikave e tyre të

kreditimit. Ky shtrëngim ndikoi në uljen e të gjitha llojeve të kredive, e si rrjedhojë u ul kapaciteti i

bankave për të rritur të ardhurat e tyre. Pasiguria mbi situatën ekonomike pati një ndikim në tkurrjen

e kërkesës dhe ofertës për kredi. Si rrjedhim, një rritje e ulët e nivelit të kreditimit pritet që të

vazhdojë. Likuiditeti i sektorit bankar në vitin2009 u përmirësua në krahasim me atë të vitit 2008.

Financimi i bankave ishte pozitiv duke u influencuar nga depozitat e reja në rritje të individëve, si

edhe nga tkurrja e rritjes së kreditimit, gjë që kontribuoi në ngushtimin e hendekut të financimit .

12Raporti i stabitetit financiar së Maqedonisë, (Korrik, 2009), fq 30-31

10

Page 11: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Ruajtja e nivelit të fitimeve nga viti 2008 nga shumica e bankave tregtare e lejuan sektorin bankar të

përmirësojë nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit.Analizat e paraqitura në Raportin e Stabilitetit të

dhjetorit 2009 për Poloninë tregojnë se sektori bankar në tërësi do të jetë në gjendje të përthithë

efektet e ngadalësimit ekonomik pa rrezikuar veprimtarinë e tij. Megjithatë, për shkak të

ngadalësimit të rritjes ekonomike, përkeqësimi i mëtejshëm i cilësisë së portofolit të kredisë, në

veçanti i kredive për ekonomitë familjare, mund të pritet që të vazhdojë.13

3.2.2- KreditimiNorma e rritjes së të gjitha llojeve të kredive në vitin 2009 ishte më e ulët se në vitin 2008.

Anketimet e bëra nga Banka Qendore e Polonisë tregojnë se shtrëngimi i politikave të kreditimit nga

bankat pati një ndikim të fortë në rënien e normës së rritjes së tepricës së kredisë, si edhe në uljen e

kërkesës për kredi. Norma e rritjes së të gjitha llojeve të kredive për sektorin jo-financiar ka qënë në

rënie që nga fundi i vitit 2008. Në muajin mars të vitit 2009, këto prirje janë përshpejtuar dhe

aktualisht norma e rritjes së kredive për sektorin jo-financiar është e përafërt me normën e rritjes në

fund të vitit 2005. Grafiku nr.3 paraqet shkallën e rritjes së kreditimit për korporatat, individët dhe

sektorin jo-financiar (2005-2009). Norma vjetore e rritjes së kredisë për individët vijoi të jetë

dyshifrore (në shtator të vitit 2009 ajo arriti në rreth 18 për qind), por duke përjashtuar ndikimin e

ndryshimit të kursit të këmbimit ajo shënonte një nivel prej rreth 9 për qind.14

Grafik 2: Shkalla e rritjes së kreditimit, në përqindje

Burimi:Banka Qendrore e Polonisë

13Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Djetor, 2009), fq 2714Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 27-28

11

Page 12: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Tkurrja më e madhe ishte e dukshme në kreditë për korporatat - gjatė tremujorit të dytë dhe të tretë të

vitit 2009 (grafiku nr.4). Siç vërejmë edhe nga grafiku i mëposhtëm, ka pasur një ulje të

konsiderueshme të kredive për korporatat gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009.15

Grafik 3: Ndryshimet në vlerën e kredive për korporatat, në përqindje

Burimi: Banka Qendrore e Polonisë

Shumica e bankave ndërpreu ofrimin e kredive në valutë të huaj për kreditë për shtëpi në fund të

vitit 2008. Siç vihet re edhe në grafikun e mëposhtëm, pjesa e kredive në monedhën vendase

mbizotëroi në përbërjen e kredive të reja (rreth 91 për qind në shtator të vitit 2009 dhe rreth 90 për

qind në rastin e kredive për shtëpi).16

Grafik 4: Kreditë në monedhën vendase dhe të huaja ndaj tepricës së kredive, në përqindje

Burimi: Banka Qëndrore e Polonisë

15Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 28

16Raporti i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 29

12

Page 13: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Tkurrja në kreditim mbështetej nga shtrëngimi i politikave të kredidhënies nga bankat. Pasi bankat

kishin shtrënguan kushtet dhe standardet, në tremujorin e katërt të 2008 ata vazhduan shtrëngimin e

mëtejshëm të politikat e tyre të kreditimit, por në një shkallë më të vogël. Arsyet pse bankat forcuan

këto politika, ishin rreziku në lidhje me situatat e paparashikuara ekonomike, si edhe rritja e pjesës

së kredive me probleme në portofolin e kredisë.

Gjatë vitit 2009, kërkesat për miratimin e kredive kanë qenë në nivele të ulëta, në rreth 70 për qind

në vitin 2009 pas një rënie nga niveli maksimal i rreth 90 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2008.

Sipas Bankës Qendrore të Polonisë, kërkesa për kredi është stabilizuar, dhe kjo dukej në rritjen e

përqindjes së ndërmarjeve të cilat kërkonin kredi, kryesisht në fund të vitit 2009. Në sektorin e

korporatave, rritja e kërkesës për kredi erdhi si rezultat i investimeve të reja, i nevojave për likuiditet

në aktivitetet aktuale, dhe i ristrukturimit të kompanive. Për individët, stabilizimi i kërkesës për kredi

lidhej me rënien e çmimeve të pronave të patundshme. Rritja e kërkesës për kredi pritet kryesisht për

kreditë afatshkurtra që marrin ndërmarrjet dhe kreditë për strehim.

3.2.3- Kreditë me problemeGjatë vitit 2009 shkalla e rrezikut që vinte nga kreditë të cilat ishin akumuluar nga bankat në kohën e

rritjes ekonomike, ishte duke u rritur. Vlera e kredive me probleme për individët dhe bizneset ka

pësuar ndryshime. Në fund të vitit 2008 u vu re një rritje e madhe e kredive me probleme për

bizneset, të cilat kanë pasur një vlerë më të madhe në krahasim me ato për individët. Kurse më pas

ky raport ka pësuar ndryshime dhe në fund të vitit 2009 kreditë me probleme për individët ishin më

të larta në krahasim me ato të bizneseve.

Ndryshimet në vlerën e kredive me probleme variojnë sipas sektorëve të industrisë dhe gjithashtu

varen edhe nga madhësia e korporatave. Rritja më e madhe e kredive me probleme u shënua në

sektorin e prodhimit, sektor në të cilin vlera e tyre u rrit ndjeshëm. Siç shihet edhe nga tabela e

mëposhtme norma e këtyre kredive është e lartë edhe në grupin e pasurive të paluajtshme. Për më tej,

ka patur përmirësime të pritshmërive të këtyre kredive që nga tremujori i fundit i vitit 2009 e në

vazhdim.

Tabela 1: Kreditë me probleme sipas sektorëve të ekonomisë ndaj tepricës së kredive , në përqindje

Totali i kredive Kreditë me probleme

Prodhimi 30.5 41.5

Ndërtim 10.6 10.9

Pasuritë e paluajtshme 23.1 18.5

Burimi: Banka Qendrore e Polonisë

13

Page 14: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Politikat e shtrëngimit priten të vazhdojnë kryesisht për kreditë konsumatore.Ngadalësimi i nivelit të

rritjes ekonomike krahasuar me vitet e mëparshme pritet të kontribuojë në një rritje të ulët të kredive

edhe në vitin 2010. Edhe pse për bankat para periudhës së rënies ekonomike norma e rritjes së

kredisë ishte e lartë, rreziku i kredisë dhe ai i likuiditetit, për bankat kanë qenë të pranishëm.

Pasiguria në lidhje me situatën e ardhshme ekonomike do të krijojë vështirësi për bankat në

vlerësimin e rrezikut të kredive ekzistuese apo kredive të reja, gjë e cila mund të reduktojë prirjen e

bankave për të dhënë kredi. Nga ana tjetër, një përshpejtim i vogël në rritjen ekonomike, e cila ka

qenë në përputhje me parashikimet e fundit, do të pasohet nga një rritje e kërkesës për kredi. Sjellja e

bankave që operojnë në Poloni në lidhje me kreditë do të influencohet gjithashtu nga kushtet e

bankave mëmë. Çdo ulje ose shtim kapitali nga bankat mëmë në të ardhmen, mund të kenë një

ndikim në prirjen e tyre për pakësimin apo rritjen e fondeve në bijat e tyre polake ose në mbajtjen e

tyre në nivelin e tanishëm. Sipas parashikimeve, rënia e normës së rritjes së kredisë do të vazhdojë të

bjerë deri në mesin e vitit 2010. Rritja e ardhshme e kreditimit do të varet në një masë të madhe nga

vendimet e bankave në lidhje me standardet dhe kushtet e dhënies së kredive.17

3.3-Rasti i BullgarisëKriza financiare natyrshëm ka pasur ndikim edhe në Bullgari. Treguesit kryesorë ekonomikë

paraqesin situatën financiare për ekonominë bullgare. Në qershor të vitit 2008, rritja e çmimeve të

ushqimeve dhe çmimeve të naftës rezultoi me një rritje të inflacionit, e cila arriti kulmin në 14.7 për

qind.18 Siç e kemi shpjeguar edhe më sipër, bumi i kreditimit në periudhën 2000-2004 është

shoqëruar me një ulje të normës së inflacionit. Rritja e mëtejshme e normës së inflacionit ka ndikuar

në tkurrjen e kredisë. Ekonomia u shoqërua nga një ulje e hyrjeve të kapitalit, si edhe nga një rënie e

bumit të kreditimit. Sistemi bankar bullgar përbëhet kryesisht nga banka me pronësi të huaj (82% e

sektorit bankar janë pronësi e huaj). Rënia në fondet e huaja ka çuar në një reduktim të mprehtë të

rritjes së kredisë.19 Normat e interesit për depozitat me afat u rritën nga 5.9 për qind në gusht të vitit

2008 në 8 për qind në dhjetor. Bankat u bënë shumë të kujdesshme në dhënien e kredisë, ku rritja e

kredisë për sektorin joqeveritar u ul në 1.2 për qind në dhjetor të 2008 nga 66.6 për qind një vit më

parë.20 Si pasojë e euroizimit te aktiveve dhe detyrimeve, bankat ishin të ekspozuara edhe nga rreziku

i kursit të këmbimit, për kreditë në monedhë të huaj. Banka Qendrore e Bullgarisë ka ndërmarrë disa

hapa për të parandaluar krizën, për të ndihmuar në rritjen e besimit të depozituesve. Rritja e kredisë

për sektorin privat ishte shumë e ulët në janar të vitit 2008. Norma e rritjes së kredisë për sektorin

privat u ul nga 61.1 për qind që ishte në janar të vitit 2008 në 31.1 për qind në muaji dhjetor të këtij

17Rapori i stabilitetit financiar i Polonisë, (Dhjetor, 2009), fq 3418IMF Country Report No. 09/96(2009), fq919IMF Country Report No. 09/96 (2009)fq 2120IMF Country Report No. 09/96 (2009),fq 23

14

Page 15: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

viti, pra duke u përgjysmuar.21 Tabela e mëposhtme na tregon më qartë se si paraqitet kredia sipas

sektorëve kryesorë në Bullgari. Kredia për korporatat jofinanciare ka pasur një rritje shumë të

dukshme nga viti 2006 në vitin 2007, kurse në vitin 2008 është përgjysmuar. Ndërkohë që në nëntor

të vitit 2009 norma e rritjes së kredisë për këtë sektor është ulur në 2 për qind. Të gjithë sektorët e

tjerë kanë pasur të njëjtën ecuri, duke përjashtuar korporatat financiare, në të cilat ulja e normës së

kredisë nga viti 2008 në vitin 2009 ka qenë më pak e ndjeshme se në sektorët e tjerë.

Tabela 2: Kredia sipas sektorëve, në përqindje

Vitet 2006 2007 2008 Nëntor 2009

1.Korporatat jo financiare 19.4 71.5 33.1 2

2.Korporatat Financiare 58.7 64.1 73.8 41

3.Individët 30.6 52.2 31.4 6.6

Overdraftet 54.8 60.2 51 4

Kredi për blerje shtëpiake 73.8 64 38 9.2

Kredi për konsum 6.3 46.3 25.1 7.5

Kredi të tjera 20 24 5.9 -11.8

Kreditë (në total 1+2+3) 24 63.7 32.9 4.2

3.4-Rasti i HungarisëGjatë viteve të fundit rritja e kredisë ndaj individëve ka dobësuar sistemin financiar në Hungari.

Rreziku më i madh qëndron në marrjen e kredive në monedhë të huaj. Gjatë vitit 2009 sektori bankar

në Hungari iu përshtat me shpejtësi mjedisit financiar dhe makroekonomik duke ulur kreditimin dhe

duke forcuar mbledhjen e depozitave. Si rezultat, pati një rënie të raportit kredi-depozita. Edhe pse

Hungaria gjatë vitit 2009, ka bërë përpjekje për t’ju përshtatur mjedisit ekonomik, rreziku i kredisë

ka qënë i lartë. Si përgjigje ndaj mjedisit në recesion, kompanitë dhe ekonomitë familjare kanë qenë

të kufizuara në kërkesat e tyre në lidhje me kreditë dhe gjithashtu bankat kanë qenë të shtrënguara

në kushtet e kreditimit. Si rezultat i krizës financiare, Hungaria u përball me një disekuilibër të

jashtëm, gjë të cilën e tregon edhe fakti se raporti kredi depozita ishte më i ulët se mesatarja rajonale.

3.4.1-Impakti i krizës në numrin dhe sjelljen e huamarrësve për kreditë me problemeTreguesi më i përdorur dhe më i besueshëm në vlerësimin e cilësisë së portofolit të kredisë është

raporti midis kredive me probleme ndaj tepricës së kredisë. Numri i huamarrësve me kredi me

probleme u rrit në tremujorin e parë të vitit 2009. Rënia e të ardhurave reale për individët dhe rritja e

papunësisë janë faktorët kryesorë në paaftësinë paguese për shlyerjen e kredive. Siç shohim edhe në

21 IMF Country Report No. 09/96 (2009), fq 64

15

Page 16: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

grafikun në të cilin tregohet raporti që zënë kreditë me probleme ndaj tepricës së kredive, për

individët dhe kompanitë jo-financiare, ky raport është rritur ndjeshëm në dhjetor të vitit 2009. Rritje

më të madhe kanë pasur kreditë me probleme për kompanitë jo-financiare. Raporti i kredive me

probleme ndaj tepricës së kredive shpreh përqindjen e kredive me probleme të cilat nuk parashikohen

për t’u kthyer dhe kjo i referohet kostos së rrezikut.

Grafik 5: Kredi me probleme ndaj tepricës së kredisë, në përqindje Burimi: Banka Qendrore e Hungarisë

Në rastin e kredive në

monedhë të huaj përkeqësimi

i portofolit të kredisë i

atribuohet zhvlerësimit të

kursit të këmbimit, normave

në rritje të interesit për

kredinë në monedhë të huaj, si edhe goditjeve negative të të ardhurave. Përkeqësimi i portofolit është

rezultat i rënies ekonomike. Në vitin 2009 aftësia për të shlyer kredinë ka qenë problematike dhe si

rezultat janë rritur shumë mundësitë për falimentimin e kompanive. Ky faktor ka ndikuar natyrshëm

në një rritje të papunësisë për sektorin e familjeve.

Rritja e numrit të klientëve me probleme i pozicionoi bankat në dy lloje sfidash për mbledhjen e

kredive:

a)Së pari, bankat duhet të përballeshin me rritjen e vazhdueshme të klientëve me probleme.

b) Së dyti, karakteristikat e klientëve me kredi me probleme ndryshuan (për shembull, për shkak të

mospagesave në rritje si rezultat i rritjes së papunësisë, aftësia paguese tregoi rënie). Si pasojë,

teknikat e aplikuara më parë për administrimin e borxhit u bënë më pak efektive.

3.4.2-Reagimi i bankave hungareze ndaj problematikave të kreditimitSi rezultat i rritjes së numrit të klientëve me kredi me probleme, bankat filluan të reagonin në forma

të ndryshme si më poshtë: 22

a) përforcimi i departamenteve të administrimit të kredive->Në institucionet e kredisë numri i

personelit që merrej me administrimin e kredive u rrit me 5 deri në 15 për qind krahasuar me fundin

e vitit 2008.

22Raporti i Stabilitetit Financiar i Hungarisë (2009), fq 48-50

16

Page 17: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

b) forcimi i kritereve për proçesin e shlyerjes së kredive->Bankat filluan që të arrinin debitorët

nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Dërgimi i mesazheve u bë një praktikë rutinë, vizitat personale u

bënë më të shpeshta dhe disa banka filluan të aplikonin mesazhet kujtesë para ditës së pagesës.

c) klasifikimi i klientëve në bazë të sjelljes së mëparshme me kreditë e papaguara, duke i klasifikuar

sipas shkallës së rrezikut

d) ristrukturimi i kredive->U ndoq edhe një politikë në lidhje me debitorët, sipas të cilës debitori

mund të arrinte një marrëveshje të përkohshme me bankën për zgjerimin e maturimit të kredisë, jo

më shumë se 1 deri në 2 vjet.

e)kushte të shtrënguara për dhënien e kredisë->Për të zvogëluar rrezikun e kredisë bankat vendosën

kushte mjaft të shtrënguara për dhënien e kredisë. Pra, për të parandaluar rrezikun, normat e intresit

për kreditë u rritën. Kushtet e kredisë për korporatat dhe familjet vazhdojnë të jenë të shtrënguara.

Pavarësisht problemeve të shumta, nuk mund të themi se efikasiteti i administrimit të kredive u

përkeqësua. Ajo çfarë është për t’u theksuar është se kriza solli papunësi. Kjo u shoqërua me

paaftësinë paguese klientëve dhe për këtë arsye edhe pse bankat mund të përdorin teknikat më të

sofistikuara për të administruar rreziqet, ato nuk mund t’i ndihmojnë këta klientë.

Ndryshimi i politikave që ndoqën institucionet e kredisë për administrimin e situatës solli një situatë

edhe më të pafavorshme. Në përputhje me prirjen globale, gatishmëria e bankave hungareze ra gjatë

vitit 2009 dhe kushtet e huadhënies për sektorin privat u forcuan. Ritmet i shtrëngimit e kanë

ngadalësuar ndjeshëm dhënien e kredive dhe bankat janë më pak të gatshme për të ndryshuar kushtet

e reja që kanë vendosur.

Grafik 6: Efekti i shtrëngimit të kushteve të kredisë në rritjen e PBB-së.

Burimi: Banka Qendrore e Hungarisë

Siç shihet edhe nga grafiku, ulja e aktivitetit kreditues e ka ulur rritjen e PBB-së mesatarisht me 3 për

qind.Përkeqësimi i kushteve u duk qartë në forcimin e kërkesave për kolateralin, si edhe në

reduktimin e maturiteteve maksimale për korporatat. Kreditimi për sektorin privat është ngadalësuar

17

Page 18: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

dhe nuk mendohet se do ketë ndryshime thelbësore deri në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit

2011.

4-Rasti i ShqipërisëSiç analizuam më sipër tregjet e kredisë, karakteristikat e portofolit, si edhe problematikat e

kreditimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, në të njëjtën mënyrë në vazhdim do të pasqyrojmë një

analizë të përgjithshme të tërësisë së këtyre elementëve, në tregun e kredisë në vendin tonë.

4.1-Ecuria e kreditimitNë sistemin financiar shqiptar, sistemi bankar zë pjesën kryesore. Në fund të vitit 2009, në totalin e

aktiveve të sistemit, 94.7 për qind e tij i përket sistemit bankar. Si rrjedhim, mund të themi që sistemi

bankar është përfaqësues i sistemit tonë financiar, duke luajtur rolin e tij mjaft të rëndësishëm në

rritjen ekonomike.23Në vitet e para të krijimit të sistemit tonë bankar në dynivelor, konkurrenca midis

bankave ka qenë pothuajse zero për shkak të kapitalit përbërës tërësisht shtetëror. Mungesa e

ekzistencës së kësaj konkurrence u pasqyrua në shumë sektorë të ekonomisë dhe pa dyshim dha

ndikimin e saj në kreditimin e ekonomisë. Deri në vitin 1997 rreth 80 për qind e totalit të kreditimit

në vend mbulohej nga bankat me kapital shtetëror. Megjithatë, pas këtyre viteve me ndalimin e

proçesit të kredidhënies nga bankat shtetërore, u krijua mundësia që bankat e tjera, kryesisht ato

private dhe me kapital të përbashkët, të zgjerojnë aktivitetin e tyre të kredidhënies.

Grupi i bankave shtetërore deri në vitin 1999 mbulonte gjysmën e tregut kredidhënës. Pas vitit 1997

kreditimi pësoi një rënie, ndërkohë që tregu u mbulua kryesisht nga bankat me kapital të përbashkët

dhe nga bankat private, të cilat në këtë periudhë patën një rritje, por jo deri në atë masë sa të mund të

përballonin nevojat e ekonomisë për kredi dhe të mund të ruanin nivelin e rritjes së kredisë me të

njëjtin ritëm me rritjen e PBB-së.

Ndërkohë, situata filloi të shfaqë ndryshime, veçanërisht të dukshme pas vitit 2004, duke shënuar një

rritje të aktivitetit kreditues të bankave me ritëm të shpejtë. Tregu i huadhënies bankare vit pas viti

është shoqëruar nga përmirësime të vazhdueshme, si në drejtim të rritjes së aktivitetit kreditues të

bankave, ashtu edhe të përsosjes së marrëdhënieve bankë-klient. Për të dhënë një ide më të qartë për

kreditimin e ekonomisë ndër vite të dhënat janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm:

Grafik 7: Totali i kredive ndaj vleres se PBB-se ne %

23Raporti i Stabilitetit Financiar i Shqipërisë (2009), fq 13

18

Page 19: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Burimi:Raporti Vjetor i

Mbikqyrjes 2009, fq 39

Grafiku tregon se si ka evoluar kredia për ekonominë ndër vite, duke filluar nga viti 2001 deri në

vitin 2009. Kredia për ekonominë përfshin të gjitha pretendimet e bankave ndaj sektorit publik,

ndërmarrjeve private dhe individëve. Të dhënat janë të shprehura në përqindje për totalin e kredisë

në monedhë vendase dhe të huaj. Në bazë të këtyre të dhënave, vërejmë mjaft qartë që totali i kredisë

ndaj PBB-së ka ardhur në rritje nga viti në vit. Prej vitit 2001 deri më 2004 kemi patur një rritje të

kreë me norma relativisht të ulëta, gjë që nuk është e njëjtë me vendet e tjera të Evropës Qëndrore

dhe Lindorë që në këtë periudhë kohe patën një bum kreditimi. Vitet në vijim shënojnë rritje të

konsiderueshme të saj. Në vitin 2005 totali i kredisë/PBB-së u rrit në 15.7 për qind, në krahasim me

9.3 % që ishte në 2004, gjë që shënon edhe rritjen më të madhe për këto vite. Ritmet kanë qenë

mjaft të kënaqshme edhe për dy vitet në vazhdim, në vitin 2006 ky tregues ishte në nivelin e 22.4 për

qind e më pas, në vitin 2007 kreditimi u rrit në 30.2 për qind. Pët të parë se si ka ecur kreditimi në

vend për dy vitet ne vazhdim (2008 krahasuar me 2009) janë marr këta tregues:24

-Treguesi “kredi me probleme bruto/portofoli i kredive bruto” u përkeqësua në nivelin 10.48% nga

6.64%;

-Aktivet u rritën me rreth 6.3% ndaj 12%; portofoli i kredive u rrit me 13.2% ndaj 35.7%, ndërsa

depozitat u rritën në nivelin e 7.9% ndaj 2.4% një vit më parë, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme në

tremujorin e katërt;

-Portofoli i mbrojtur ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit (hedged) i kredive në valutë kundrejt

portofolit të pambrojtur ndaj kursit të këmbimit (unhedged) vijon të jetë cilësisht më i dobët, në

kushtet kur raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive për çdo portofol llogaritet 11.9%

ndaj 9.6%, kundrejt 7.1% dhe 5.7% një vit më parë;

24Raporti Vjetor i Mbikqyrjes 2009, fq 33-34

19

Page 20: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

-Portofoli i kredive në lekë, ndryshe nga një vit më parë, duket të ketë patur një ecuri më të mirë nga

portofoli i kredive në valutë, ku cilësia e portofolit të kredive në lekë përllogaritet 10.1% kundrejt

7.5% një vit më parë, kundrejt 10.6% dhe 6.3% për valutën;

-Në fund të dhjetorit 2009 rezulton që pjesa dërrmuese e portofolit të kredive, rreth 80%, ka qenë e

siguruar me kolateral, kundrejt 20% të pasiguruar. Analiza e portofolit të kredive bazuar në llojin e

kolaterali nxjerr në pah faktin se pjesa më e madhe e kredive të pamaturuara të sistemit, rreth 64%

është e kolateralizuar nga pasuri të paluajtshme;

-Aftësitë e sistemit bankar për të mbuluar me kapital humbjet e mundshme nga kreditë, e vlerësuar

nga një rritje e madhe e raportit “kredi me probleme neto/kapital rregullator”, u përkeqësua nga

21.7% në 28.2%;

-Mjaftueshmëria e kapitalit paraqitet jo e luhatshme, apo në nivelin 16.2% kundrejt 17.2% një vit më

parë dhe larg nivelit minimal të kërkuar.

4.2-Rritja e shpejtë e kreditimit në vendin tonëRritje e kreditimit në Shqipëri përgjatë këtyre viteve (2001-2008) ka ardhur si pasojë e një rritje si

në kahun e ofertës, ashtu edhe në atë të kërkesës.

Në kahun e ofertës, gjatë këtyre viteve institucionet financiare kanë ndjekur politika nxitëse me

synim zgjerimin e kreditimit, duke shfrytëzuar kështu hapësirat dhe nevojat për kreditim në

ekonominë vendase. Kjo është arritur nëpërmjet normave joshëse të interesit, standarteve të zbutura

të kredisë, lehtësim të proçedurave dhe një marketing jo të pakët të bankave, mjaft agresive për të

rritur portofolin e kredisë dhe pjesën e tyre të tregut në këtë drejtim. Kjo dukuri është vënë re

sidomos pas privatizimit të bankës më të madhe në sistem, e cila më parë nuk mund të ofronte kredi

ndaj sektorit privat dhe individëve.

Në kahun e kërkesës, rritja e qëndrueshme ekonomike, e prodhimit dhe e të ardhurave u bënë një

nxitje e madhe në rritjen e kërkesës për kredi nga ana e individëve dhe firmave. Kështu, gjatë këtyre

viteve kërkesa ka qenë më e lartë dhe më prirje rritëse, me synim përmbushjen e nevojave

afatshkurtra për likuiditet, si edhe të projekteve afatgjata.

Pra, rritja paralele e ofertës dhe kërkesës kanë çuar në një rritje të kreditimit të ekonomisë gjatë

këtyre viteve.

Më poshtë le të shohim një sërë faktorësh të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të kreditimit në Shqipëri.

Një prej këtyre faktorëve me ndikim në kreditimin e ekonomisë është qëndrueshmëria

makroekonomike. Ritmet e kënaqshme të rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një nivel

20

Page 21: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

prej rreth 6 për qind, si edhe të një inflacioni të qëndrueshëm në nivele të ulëta prej mesatarisht rreth

3 për qind, sipas objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë, kanë ndikuar në krijimin e një mjedisi të

favorshëm për rritjen e kreditimit. Kjo rritje ka patur një ndikim edhe në pritshmëritë për të ardhmen,

sepse nëse individët presin që të ardhurat e tyre të vazhdojnë të rriten në të ardhmen me ritme të

ngjashme, atëherë ata nxiten të marrin hua në periudhën aktuale. Ndikim pozitiv në këtë aspekt ka

patur edhe norma në rënie e papunësisë në vend, si edhe rritja e të ardhurave për frymë, rrjedhimisht

prej rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto.

Tabela 3: Disa tregues makroekonomikë ndër vite

  2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Norma e papunësisë

16.8 16.4 15.8 15 14.4 14.1 13.8 13.5 -

PBB për frymë në usd

1,189.10

1,322.60

1,436.80

1,830.80

2,336.00

2,596.60

2,854.20

3,393.90

4,073.10

Rritja e kredisë (%)

16.85 20.22 38.33 31.13 38.06 74.27 56.81 50.39 35.13

Kredi/PBB (%)

4.44 4.79 6.3 7.30 9.32 15.7 22.4 30.2 36.5

Ndryshimi vjetor i IÇK (%)

4.21 3.53 1.68 3.30 2.20 2.04 2.51 3.06 2.16

Burimi: Banka e Shqipërisë dhe INSTATNiveli i kreditimit të ekonomisë ka shënuar nivele të ulëta, veçanërisht deri në vitin 2005. Kjo mund

të shihet nga ecuria e raportit të kredisë ndaj Produktit të Brendshëm Bruto ndër vite. Kufizimet e

vendosura nga Banka Qendrore mbi aktivitetin kreditues, politika e shtrënguara të ndjekura nga

bankat private dhe zhvillimi ekonomik kanë ndikuar në këtë raport. Ndryshimi i këtyre elementëve

ka sjellë përmirësimin gradual të këtij raporti, veçanërisht pas vitit 2004.

Një faktor tjetër është edhe prezenca e bankave të huaja në vend. Në sistemin tonë prej 16

bankash, 14 prej tyre përbëhen prej një kapitali tërësisht të huaj. Bankat e huaja kanë sjellë

përmirësime të shpejta në shumë fusha të veprimtarisë bankare. Ekspertiza e tyre në marketing, në

teknologjinë e informacionit dhe në manaxhimin e riskut është e dukshme. Bankat e huaja kanë qenë

gjithashtu mjaft aktive në prezantimin e produkteve dhe të shërbimeve të reja, duke nxitur mjaft

konkurrencën në treg. Ndërkohë, ato kanë sjellë kapital të ri dhe linja kredie nga bankat e tyre mëma

në ato bija në Shqipëri. Privatizimi i bankave shtetërore ka patur një rol mjaft të rëndësishëm

gjithashtu, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e tepricës së kredisë, veçanërisht pas privatizimit të

bankës më të madhe në vend në vitin 2004. Gjithashtu, nuk mund të lemë pa përmendur edhe një

faktor tjetër në zgjerimin e kreditimit në vendit tonë gjatë viteve të fundit, por kuptueshëm para

21

Page 22: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

fillimit të krizës financiare botërore. Është vënë re një lidhje e drejtpërdrejtë midis nivelit të

kreditimit dhe çmimeve të pasurive të patundshme. Rritja e këtyre çmimeve në mënyrë të

vazhdueshme, jo vetëm që ka ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi, por edhe pritshmëritë për rritjen

e këtyre çmimeve në të ardhmen, kanë ndikuar në nivelin e kësaj kërkese. Rritja e këtyre çmimeve

nga njëra anë rrit vlerën e kolateralit të vendosur pranë bankave në rastin e kërkesës për kredi dhe

gjithashtu ndikon në planifikimin e nivelit të konsumit dhe të investimit nga ana e individëve.

Nëse do të shikojmë gjithashtu strukturën e bilancit të bankave, do të vërejmë që kredia fillimisht

nuk ka zënë një pjesë të konsiderueshme në aktivet e bankave dhe gjithashtu normat e larta të

mjaftueshmërisë së kapitalit tregojnë që rreziku i marrë përsipër nga sistemi bankar ka qëndruar në

nivele të moderuara për një periudhë të gjatë kohore.

Tabela 4: Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit dhe kredia ndaj totatit të aktiveve  1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (%)

8.2 42 35.3 31.6 28.5 21.6 18.6 18.1 17.1 17.2 16.2

Kredia bruto/aktive

10.7 6.1 8.6 11.4 13.5 16.4 25.6 31.5 39.1 47.2 50.3

Burimi: Banka e Shqipërisë

Këta tregues dëshmojnë për hapësirën e mundshme kredituese, e cila tregoi një hov në vitet 2006-

2008, duke ndryshuar dukshëm raportin e kredisë me totalin e aktiveve. Sidoqoftë, raporti i

mjaftueshmërisë së kapitalit, mbetet në nivele majft të kënaqshme edhe gjatë viteve të fundit,

pavarësisht ndryshimeve në nivelin e kreditimit.

4.3-Struktura e kredisë sipas afatit, valutës, sektorëve dhe raporti kredi/depozitaStruktura e kredisë sipas afatit vijon të dallojë peshën më të madhe tëkredisë afatgjatë ndjekur nga

ajo afatshkurtër.25

Tabela 5: Struktura e tepricës së kredisë sipas afatit, në përqindje.Afati i maturimit Djetor 2006 Dhjetor 2007 Dhjetor 2009 Qershor 2009 Dhjetor 2009

Afatshkurtër 30.8 31.3 33.4 33.9 33.4

Afatmesme 30.8 25.1 20 19.3 19.8

Afatgjatë 38.4 43.6 46.6 46.8 46.8

Burimi:Banka e Shqipërisë

25Raporti Vjetor i Mbikqyrjes (2009), fq 43-45,51-5222

Page 23: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Bazuar në afatet e maturimit, me kalimin e viteve vihet re një kalim nga kredia afatshkurtër në atë

afatgjatë. Në këtë rast, ky ndryshim vjen i bazuar në ciklin ekonomik. Fillimisht, kredia afatshkurtër

ka patur një kërkesë më të lartë, me qëllim plotësimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Duke

ditur që fondet e disponueshme për kreditim sigurohen nga depozitat e klientëve të bankave, ky

kreditim afatshkurtër ka ndihmuar në mbajtjen e një hendeku maturimi sa më të ulët midis

depozitave dhe kredive. Ndërkohë që me kalimin e viteve dhe konsolidimin e sektorit privat, kërkesa

për kredi afatgjatë është rritur, bazuar edhe në një prirje pozitive për investime më tepër se nevojat

për mjete qarkulluese të bizneseve, duke kontribuar kështu më mirë në rritjen e ekonomisë.

Dinamika e portofolit të kredive sipas monedhave, tremujorin e katërt tëvitit 2009 dallon rritjen më

të madhe të kredisë në valutë, konkretisht 3.1%kundrejt 2.1% për kredinë në lekë. Ndërkohë, duke

konsideruar rritjenvjetore (në terma relativë) të kredisë sipas monedhave, portofoli i kredisë

në lekë prezanton ritme rritjeje më të larta. Konkretisht, ai është rritur me 23.2% kundrejt rritjes me

9.7% të portofolit në valutë. Megjithatë, në terma absolutë, rritja e kredisë në valutë mbetet më e

lartë (27.9 miliardë lekë kundrejt 25.2 miliardë lekë).

Tabela 6: Struktura e tepricës së kredisë sipas monedhës (në %).Dhjetor 2006 Dhjetor 2007 Dhjetor 2008 Qershor 2009 Dhjetor 2009

Lekë 28.1 27.5 27.4 29.2 29.7

Valutë 71.9 72.5 72.6 70.8 70.3Burimi: Banka e Shqipërisë

Kjo zhvendosje e kreditimit nga monedha vendase në valutë ka ardhur për disa arsye. Interesat e

kredive në dollar amerikan, e më pas të atyre në euro pas hyrjes së saj në vitin 2001, kanë qenë dhe

ende mbeten më të favorshme krahasuar me ato të kredisë së ofruar në monedhën vendase. Kjo lloj

kredie është preferuar gjithashtu edhe sepse sektorë të ndryshëm të ekonomisë e kryejnë aktivitetin e

tyre në monedhë të huaj. Këtu vlen të përmendet sektori i ndërtimit, i cili është edhe mjaft i lidhur

me kërkesë-ofertën e kreditimit. Përdorimi i monedhës së huaj është preferuar nga të dyja palët në

kontratën e kredisë, në funksion të shmangies deri në një farë mase të rrezikut të kursit të këmbimit.

Tashmë kjo prirje ka pësuar disa ndryshime të lehta dhe janë ofruar stimuj të ndryshëm për marrjen e

kredive në lekë, për të eleminuar mospërputhjen midis monedhës në të cilën kredikërkuesit përfitojnë

të ardhurat e tyre mujore dhe asaj në të cilën ata përfitojnë kreditë e tyre.

Ndër vite, portofoli i kredisë ka pësuar ndryshimet e tij edhe në klasifikimin e tij sipas sektorëve.

Gjatë një dekade, kjo ndarje ka ndryshuar dukshëm nga sektori publik në atë privat. Ulja e dhënies së

kredive të bankave ndaj sektorit publik është ndihmuar gjatë këtyre viteve prej përfitimeve nga

privatizimi. Kjo prirje ndaj kreditimit të sektorit publik në një masë të dallueshme më të ulët sesa ai

23

Page 24: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

privat, i krijon natyrshëm sektorit privat hapësirën e nevojshme për financim. Në këtë mënyrë efekti

Crowding-Out pakësohet, dhe sektori privat i përbërë nga bizneset dhe individët, jep kontributin e tij

pozitiv në rritjen ekonomike të vendit.

Grafik 8: Kredia sipas sektorëve në përqindje

Burimi: Banka e ShqipërisëNjë tregues tjetër i rëndësishëm i cili na ndihmon të kuptojmë mënyrën e financimit të kredive në

sistemin tonë bankar është raporti i kredive ndaj totalit të depozitave.Treguesi kredi/depozita për

sistemin tonë bankar akoma prezantohet në nivele të ulëta në rast se krahasohet me shumicën e

vendeve të rajonit apo me vendet e Bashkimit Evropian. Norma e ulët e treguesit për Shqipërinë

është e lidhur me strukturën e thjeshtë të burimeve të bankave tona, ku përgjithësisht dominojnë

depozitat.

Grafik 9: Raporti i kredive ndaj depozitave në përqindje

Burimi:Banka e Shqipërisë

24

Page 25: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Në grafikun e mësipërm mund të shohim ecurinë dhjetëvjeçare të këtij treguesi dhe prirjen kryesisht

rritëse të tij. Niveli i ulët i tij në fillim të kësaj dekade, dëshmon për shkallën e ulët të rrezikut të

marrë nga bankat. Sidoqoftë, kjo dukuri ka ndryshuar me kalimin e viteve, duke treguar burimin e

financimit të kredive në vendin tonë, bazuar në strukturën e bilancit që sistemi ynë bankar paraqet.

5-Konkluzione

Kur bëhet fjalë për një rritje të shpejtë të nivelit të kreditimit, është e domosdoshme që të merren

parasysh ndikimet potenciale mbi stabilitetin makroekonomik dhe financiar, meqënëse ekziston

një lidhje e ngushtë midis tyre.

Rritja e shpejtë e kredisë, një fenomen shumë i përhapur për ekonomitë në tranzicion, është

shoqëruar nga stabiliteti makroekonomik, rritja e fuqishme, mjedisi i përshtatshëm ekonomik,

ristrukturimi dhe rritja e besimit në sistemin bankar.

Bumet e kredisë ndikojnë në rritjen e lartë të nivelit të investimeve të brendshme, rritje të

normave të brendshme të interesit, përkeqësim të llogarisë korrente, ulje të rezervave kombëtare,

si dhe në ulje të normës së rritjes së prodhimit potencial.

Parandalimi i rreziqeve që vijnë si rezultat i bumit të kreditimit, arrihet nëpërmjet kombinimit të

politikave makroekonomike, politikave rregullatore dhe atyre mbikqyrëse me njëra tjetrën.

Rritja më e madhe e nivelit historik të kreditimit në vendin tonë, u arrit në vitin 2005 ku raporti

kredi/GDP arriti 15.7 %.

Investimi kryesisht në projekte afatgjata, si për shembull ndërtimi, si edhe fakti se sektorë të

ndryshëm të ekonomisë e kryejnë aktivitetin në monedhë të huaj, ka bërë që gjatë viteve të fundit

të vërehet kalimi nga kredia afatshkurtër në atë afatgjatë si dhe nga monedha vendase në atë në

valutë.

Rritja e nivelit të kreditimit në Shqipëri, ka ardhur si pasojë e një rritjeje të ofertës dhe të

kërkesës. Në kahun e ofertës, institucionet financiare kanë ndjekur politika nxitëse, duke

shfrytëzuar hapësirat dhe nevojat për kreditim në ekonominë vendase. Në kahun e kërkesës, rritja

e qëndrueshme ekonomike, e prodhimit dhe e të ardhurave u bënë një nxitje e madhe në rritjen e

kërkesës për kredi nga ana e individëve dhe firmave.

Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e kreditimit në Shqipëri janë kryesisht: qëndrueshmëria

makroekonomike, prezenca e bankave të huaja në vend, struktura e bilancit të bankave si dhe

çmimet të pasurive të patundshme.

Burimi i financimit të kredive në vendin tonë janë kryesisht depozitat e sistemit bankar.

25

Page 26: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Sidoqoftë, tkurrja e kreditimit nuk ka ardhur vetëm si pasojë e krizës financiare botërore, e

ndërveprimit të kërkesë-ofertës dhe e faktorëve të analizuar më lart, por njëkohësisht edhe për

shkak të një pjekurie të arritur në tregun e kredisë. Për këtë arsye, bankat tashmë janë më

prudente në dhënien e saj dhe për rrjedhojë norma të larta historike rritjeje.

6-Referencat

Bank, M. N. (November 2009). Report on Financial Stability.Budapest.

Banka e Shqiperise. (1999-2009). Raporti i Mbikqyrjes Financiare. Tirane.

Banka e Shqiperise. (1999-2009). Raporti i Stabilitetit Financiar. Tirane.

Erdinc, D. (April 2009). From credit crunch to credit boom:transitional challenges in Bulgarian banking, 1999-2006. MPRA, Bulgary.

IMF working paper. (2005/151). Assessing and Managing Rapid Credit Growth and the Role of Supervisory and Prudential Policies.

IMF working paper. (2005/128). Too Much of a Good Thing? Credit Booms in Transition Economies:The Cases of Bulgaria, Romania, and Ukraine.

Poland, N. B. (December 2009). Financial Stability Report. Poland.

Report, I. C. (March 2009). Bulgaria: 2008 Article IV Consultation—Staff Report. Bulgaria.

Shqiperise, B. e. (2009). Raporti Vjetoer i Mbikqyrjes. Tirane.

Url:http://english.mnb.hu/Root/Dokumentumtar/ENMNB/Kiadvanyok/mnben_stabil/mnben_stab_jel_20091104/stabjel_2009_november_en.pdf; Data e aksesit 03/04/2011

Url:http://mpra.ub.uni-muenchen.de/17797/;Data e aksesit 03/04/2011

Url:http://www.docstoc.com/docs/15973631/Economic-Papers; Data e aksesit 06/04/20111

Url:http://unjobs.org/authors/dimitri-g.-demekas; Data e aksesit 06/04/2011

Url:http://ec.europa.eu/economy_finance/publications/country_focus/2009/index_en.htm; Data e aksesit 10/04/2011

Aneks

Tabela.1: Treguesit bazë ekonomikë, në përqindje

26

Page 27: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

Bullgaria 2000 2001 2002 2003 2004 MesatarjaRritja e PBB 5.4 4.1 4.9 4.5 5.6 4.9Inflacioni i periudhës 11.4 4.8 3.8 5.6 4 5.9Llogaritë korrente (% mbi PBB) -5.6 -7.3 -5.6 -9.2 -7.5 -7Balanca Buxhetore (% mbi PBB) -1 -0.9 -0.6 -0.4 1.8 -0.2Rumania          Rritja e PBB 2.1 5.7 5.1 5.2 8.3 5.3Inflacioni i periudhës 40.7 30.3 17.8 14.1 9.3 22.4Llogaritë korrente (% mbi PBB) -4.6 -6.5 -4.4 -6 -7.5 -5.8Balanca Buxhetore (% mbi PBB) -4 -3.2 -2.6 -2.3 -1.1 -2.6

Shpejtësia e rritjes

së kredisë

Situata Makroekonomik

e

Përbërja e kredisë sipas

sektorëve

Kredia në monedhë

Maturimi i kredisë

Burimet e

financimit të kredis

ë

Ofruesit

kryesorë të kredis

ëBullgaria

Një rritje shumë e fuqishme (që nga mesi i vitit 2001 (në terma reale 32% në 2000-2004), në një nivel financiar jo të thelluar (por rritja e dytë më e madhe e kredisë që nga viti 1999).

Asnjë shenjë e dukshme inflacioni, por një përkeqësim i llogarisë korrente, rritje e fortë e importit. Mjaftueshmëria e kapitalit ka qenë në rënie, me disa banka të mbyllura. Stress-testet tregonin dobësi të një numri bankash (rrezik likuiditeti dhe indirekt nga monedha e huaj).

Kredi tregtare (70% e totalit), kreditë konsumatore (20%), kredi për pasuri të patundshme (5%)

Rreth 46% e totalit të kredive bankare janë në monedhë të huaj, në fund të shtatorit të vitit 2004 (nga 35% që ishin në vitin 2000)

Rreth 75 për qind e totalit të kredive shtrihet me një maturim më shumë se 1 vit. Kjo mund të sjellë rritje të rrezikut të likuiditetit.

Nga rritja e depoziatave, kryesisht depozita në monedhë të huaj.

Sektori bankar dominonte sektorin financiar; një rritje e kredisë e drejtuar nga bankat e huaja, të cilat zini rreth 80 për qind të tregut. Bankat e huaja e rritën kreditimin në mënyr

27

Tabela3: Treguesit kryesorë të rritjes së kredisë

Page 28: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

ë agresive për të rritur pjesën e tregut.

Kroacia

Një rritje të kredisë bankare nga 2001-2003, rritja e tretë më e madhe e kredisë ndaj PBB-së që nga viti 1999.

Asnjë shenjë shqetësuese inflacioni, por një përkeqësim i dukshëm i llogarisë korrente. Ekspozim ndaj rreziqeve indirekte të monedhës së huaj, rrezik më i lartë i kredisë; ulje të treguesve së kapitalit.

Kreditë për individët (49 % të totalit), kredi për bizneset (40 %).

Kredia në monedhë të huaj përbënte rreth 75 % të totalit të kredive.

-

Rritja e kredisë u mbështet nga një bazë e fuqishme depozitash, huaje nga jashtë dhe nga një politikë monetare lehtësuese.

Në fund të vitit 2003 pjesa e tregut që zinin bankat e huaja ishte 90 %.

Hungaria

Rritje e shpejtë e kredisë gjatë 2001-2003 dhe më pas ulje që nga viti 2004, por një rritje e shpejtë e kredisë ndaj PBB-së.

Rritje e qëndrueshme ekonomike me ulje të inflacionit, por me një përkeqësim të defiçitit të llogarisë korrente. Rreziqe potenciale nga rritja e shpejtë e kredisë për individët dhe risk indirekt nga ekspozimi i kredisë në monedhë të huaj.

Kreditë për sektorin e korporatave kanë pjesën më të madhe, por kreditë për individët (kryesisht banim) ishin pjesë e rëndësishme e zgjerimit të kredisë.

Pjesa e kredive në monedhë të huaj përbënte rreth 30 % të totalit të kredisë.

-

Financuar nga një bazë e qëndrueshme depozitash, dhe nga rritja e detyrimeve neto të bankave.

Bankat, shumica private (rreth 90 %). 2/3 e aktiveve bankare ishin të huaja.

Ruman

Kredia është rritur me një normë të lartë që

Rritje e fuqishme ekonomike, me inflacion relativisht të lartë. Bankat te

Kreditë konsumatore dhe hipotekore u rritën shumë

Në vitin 2003 kreditë në monedhë të huaj përbënin 75 %; 30 % e

Rreth 50 % e kredive ishin afatgjata.

Kryesisht nga një rritje e qëndr

Sektori financiar i mbizot

28

Page 29: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

ia

prej vitit 2001.

ekspozuara nga rreziku indirekt i kredisë në monedhë të huaj.

shpejt; kreditë për individët rreth 22 % të totalit, kreditë hipotekore 70%.

tyre për individët dhe 65% për bizneset.

ueshme në depozita.

ëruar nga bankat. Pjesa e e tregut që zinin bankat e huaja, 58 për qind.

29

Referuar: FMN-së, Working Paper 05/151

Page 30: Detyra Per Fun Dim Tare, Tregjet e Kredise

Tregjet e kredise ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore 2011

30