51
DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE RAPORTI GJASHTËMUJOR I ZHVILLIMEVE EKONOMIKE DHE MONETARE - QERSHOR-DHJETOR 2002 Dhjetor 2002

DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

DDEEPPAARRTTAAMMEENNTTII II KKËËRRKKIIMMEEVVEE DDHHEE PPOOLLIITTIIKKAAVVEE MMOONNEETTAARREE

RRAAPPOORRTTII GGJJAASSHHTTËËMMUUJJOORR II ZZHHVVIILLLLIIMMEEVVEE

EEKKOONNOOMMIIKKEE DDHHEE MMOONNEETTAARREE --

QQEERRSSHHOORR--DDHHJJEETTOORR 22000022

Dhjetor 2002

Page 2: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

PËRMBAJTJA

FJALA E GUVERNATORIT…………………………………………………………….

I. Ekonomia…………………………………………..………………………………….

I.1. Ekonomia botërore………………………………………………………………. I.2. Ekonomia e vendit……………..………………………………………………… I.3. Sektori i jashtëm i ekonomisë……….……………………………………….

II. Inflacioni……………………………………………..…………………………………

II.1. Struktura e IÇK-së……………………………………………………………… II.2. Faktorët që ndikuan në muajin nëntor…………………………………..

III. Zhvillimet monetare.………………………………………………………………

III.1. Treguesit monetarë dhe politika

monetare e Bankës së Shqipërisë……………………………………….. III.2. Oferta dhe kërkesa për mjete monetare……………………………… III.3. Respektimi i treguesve sasiorë……………………………………………

IV. Zhvillimet në tregjet monetare……………………………………………….

IV.1. Tregjet financiare……………………………………………………………..

IV.2. Interesi real dhe parimi i barazisë së interesave në lekë me ata në monedha të huaja………………………………….

V. Sistemi bankar.……………………………………………………………………..

VI. Ekonomia shqiptare gjatë vitit të ardhshëm………………………………..

VI.1. Zhvillimet monetare dhe politika e BSH-së…………………………. VI.2. Normat e interesit……………………………………………………………..

3 5 5 11 22

29

30 33

36

36 39 44

46

46

47

50

53

54 55

Page 3: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Fjala e Guvernatorit Të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2002 konfirmojnë edhe një herë se për këtë vit do të sigurohet rritja ekonomike brenda objektivit të rishikuar (5 për qind). Megjithëse informacioni i disponueshëm për ekonominë reale nuk të lejon që të arrish në konkluzione sasiore të sakta mbi rritjen ekonomike dhe të sektorëve të veçantë, përsëri është e mundur të kuptohen disa nga tendencat. Në tërësi, ecuria e disa sektorëve të ekonomisë në tremujorin e tretë është më e mirë se në tremujorin e dytë, gjë që flet për rigjallërim të aktivitetit ekonomik. Por, krahasuar me një vit më parë, ritmet e rritjes janë disi më të ulëta. Këto të çojnë në konkluzionin që rritja ekonomike në vitin 2002 do të jetë më e ulët se një vit më parë. Edhe për vitin 2002, objektivi për rritjen ekonomike mbështetet në ruajtjen, të të njëjtave karakteristika: rritja ekonomike mbështetet nga gjallërimi i sektorit privat ndërkohë që ai publik tkurret vazhdimisht. Prodhimi mall i shitur në sektorin shtetëror është reduktuar me 20.6 për qind krahasuar me një vit më parë; rritja ekonomike mbështetet në rritjen e degës së bujqësisë, e cila vazhdon të japë kontributin më kryesor, ndonëse pesha ka ardhur në rënie. Prodhimi agroindustrial është rritur me 2.6 për qind krahasuar me një vit më parë; rritja ekonomike po mbështetet nga një sektor ndërtimi që shfaq ritme rritjeje jo aq të larta sa në dekadën e fundit. Indeksi i shitjeve për këtë degë krahasuar me një vit më parë është reduktuar me 5.5 për qind; rritja ekonomike ende përballet me problemin e furnizimit me energji elektrike. Prodhimi i vendit është reduktuar dhe importet janë rritur me 78 për qind. Situata duket diçka më e përmirësuar se e njëjta periudhë e një viti më parë, por është ende shpejt të themi se janë tejkaluar problemet me energjinë elektrike. Këtë konkluzion e përforcon edhe rishfaqja e ndërprerjeve të zgjatura në muajin dhjetor; rritja ekonomike është shoqëruar nga një nivel më i ulët investimesh. Konkretisht, për periudhën janar-tetor 2002, janë kryer rreth 17 për qind më pak shpenzime kapitale sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Në degën e transportit investimet e bëra deri në fund të nëntëmujorit rezultuan rreth 39 për qind më të ulëta sesa niveli i tyre për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; rritja ekonomike është mbështetur më mirë me kreditim nga sektori bankar. Teprica e kredisë, në fund të muajit shtator të vitit 2002, arriti në 44.3 miliardë lekë, duke u rritur 7.7 miliardë lekë kundrejt fundit të vitit 2001 ose gati 1.5 herë më shumë se rritja e tepricës së kredisë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja ekonomike në disa prej sektorëve të ekonomisë ka mbështetur edhe rritjen më të lartë të eksporteve në raport me importet. Kështu, nga krahasimi i tremujorëve vit mbi vit, rezulton se eksportet janë rritur 47 për qind dhe importet 20.6 për qind. Megjithatë, importet vijojnë të mbeten tipari dominues i aktivitetit tregtar me pjesën tjetër të botës. Ato përfaqësojnë 82 për qind të volumit të tregtisë prej 473.3 milionë dollarësh. Për pasojë, deficiti tregtar u thellua nga 259.2 milionë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2001, në 297 milionë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2002. Në importe rritja është vërejtur pothuaj në të gjithë grupmallrat, megjithatë rritjen më të lartë e manifeston importi i makinerive dhe pajisjeve, pesha e të cilave ka arritur në 18.7 për qind të importeve gjithsej. Deficiti i llogarisë korente prej 109.1 milionë dollarësh është rritur me 32 për qind krahasuar me një vit më parë i ndikuar nga rritja e deficitit tregtar dhe e atij të shërbimeve. Si pasojë e ruajtjes së ritmeve të rritjes në ekonomi edhe për tremujorin e tretë, numri i të punësuarve arriti në 919 mijë vetë ose 2 mijë më shumë se një tremujor më parë. Ndërkohë, është reduktuar lehtas numri i të papunëve duke bërë që norma e papunësisë të jetë në nivel 16 për qind.

Page 4: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Inflacioni vjetor në periudhën korrik – tetor erdhi duke u rritur dhe qëndroi vazhdimisht mbi kufirin e sipërm të objektivit. Ndërsa në muajin nëntor ai u reduktua përsëri në nivelin 4.1 për qind. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar-nëntor është 5.7 për qind nga 3.1 për qind që ishte një vit më parë. Nivelet më të larta të inflacionit të vitit 2002 janë shpjeguar tashmë disa herë. Megjithatë, në vija të përgjithshme mund të thuhet që faktorët të cilët kanë ndikuar kanë qenë më tepër të krahut të ofertës, duke filluar nga problemet me energjinë elektrike, rritja e prodhimit jo me ritmet e parashikuara e deri tek efekti statistikor i shkaktuar nga llogaritja e inflacionit me shportën e re. Megjthatë, në vitin 2002, rritja e presioneve të inflacionit ka ardhur edhe nga krahu i kërkesës, kryesisht nga rritja që pësoi agregati M1 dhe rritja e likuiditetit në qarkullim si pasojë e tërheqjeve të depozitave nga sistemi bankar. Tremujori i tretë i vitit ishte periudha kur u ekuilibruan problemet e shkaktuara në periudhën mars-maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin bankar. Por, deri në konsolidimin dhe përmirësimin e plotë, Banka e Shqipërisë mendoi se ishte e përshtatshme ndjekja e një politike monetare neutrale që shoqërohej me sinjale për shtrëngimin e saj nëse dilte e nevojshme deri në muajin tetor 2002. Ndërkohë, përmirësimi i treguesve, afrimi i agregatëve monetarë realë me trendin e tyre historik dhe respektimi i objektivave sasiorë, kanë çuar në një zbutje relative të politikës monetare duke i dhënë më shumë theks tiparit neutral të saj. Faleminderit Shkëlqim Cani Guvernator

Page 5: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

EKONOMIA I.1. EKONOMIA BOTËRORE Ngadalësimi ekonomik që ka përfshirë ekonominë botërore vazhdoi të mbizotërojë dhe në tremujorin e tretë të vitit 2002. Pas një tremujori të parë të fortë të vitit 2002, filluan të rriten përsëri shqetësimet lidhur me rimëkëmbjen ekonomike dhe vazhdimësinë e saj. Tregjet financiare dhe kryesisht ato aksionare, pas fundit të muajit mars, shfaqën shenja dobësie, shoqëruar kjo dhe me nënçmimin e monedhës amerikane. Në kushtet kur presionet inflacioniste janë nën kontroll, politikat monetare të vendeve të zhvilluara do të jenë lehtësuese për një periudhë më të gjatë nga ç’parashikohej. Tabelë 1: Të dhëna mbi ekonominë botërore për tremujorin e tretë të vitit 2002.

Burimi: “The Economist”, “Economic and financial indicators”, 23-29 nëntor 2002.

“The Economist”, “Economic and financial indicators”, 26 tetor-1 nëntor 2002.

Shënim: *Shifra e parë tregon rritjen tremujore me bazë vjetore, ndërsa shifra në kllapa rritjen vjetore. **Norma e interesit për Bankën e Japonisë

është njëditore (overnight). I.1.1. Vlerësimet për ekonominë amerikane Ekonomia amerikane1 pati një rritje vjetore 3.1 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2002, ndërkohë që në tremujorin paraardhës u regjistrua një rritje më e ulët, rreth 1.3 për qind. Rritja u mbështet nga shpenzimet e konsumatorëve, veçanërisht në mallra me vlerë të lartë, si makinat. Normat e ulëta të interesit, ofertat e financimit me normë zero interesi, pavarësisht faktit të rritjes së çmimit të shtëpive, përbëjnë faktorët që kanë favorizuar shpenzimet konsumatore për mallrat me afat të gjatë konsumi. Gjatë muajit shtator ekonomia amerikane është ndeshur me një sërë problemesh duke filluar që nga rënia e tregjeve aksionare e deri tek mbyllja e porteve të Bregut Perëndimor. Kjo e detyroi Fed-in që të shqyrtojë uljen e normave afatshkurtra të interesit. Në tremujorin e tretë, ashtu si në Europë, nuk pati ndryshime të kësaj norme, pasi të dhënat ekonomike, megjithëse të dobëta, nuk përbënin shqetësim për Komitetin Federal të Tregut të Hapur dhe nuk e justifikonin uljen e normës së interesit.

1 Burimi: The Associated Press, “Economy Grows At 3.1 Percent Pace In Third Quarter”, 31 tetor 2002.

PBB Tremujori i tretë në %

IÇK në % (muaji shtator)

Bilanci tregtar në 12 muajt e fundit (mld usd)

Papunësia (norma në %)

Normat e interesit të bankave qendrore në %

Britani +2.7* (+1.7) +1.7 -46.1 5.3 4.0 Gjermani +1.1 (+0.4) +1.0 +110.9 9.8 - Itali +1.1 (+0.5) +2.6 +11.6 9.0 - Francë +1.6 (+1.0) +1.8 +9.8 9.0 - Eurozonë +1.6 (+0.7) +2.1 +95.6 8.3 3.25 SHBA +3.1 (+3.0) +1.5 -452.7 5.6 1.75 Japoni +3.0 (+1.5) -0.9 +86.5 5.4 0.001**

Page 6: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Në mbledhjen e datës 6 nëntor, Komiteti Federal i Tregut të Hapur uli agresivisht (më shumë se ç’pritej nga tregu) me 50 pikë bazë, normën e interesit për fonde federale, e cila arriti nivelin 1.25 për qind. Ulja e normës së interesit u bë në kushtet e një norme të ulët inflacioni, por pasigurie të lartë kryesisht për shkak të rreziqeve gjeopolitike, të cilat kanë penguar shpenzimet, prodhimin dhe punësimin. Ajo ka për qëllim rritjen e besimit të konsumatorëve dhe investitorëve me qëllim final rritjen e ekonomisë. I.1.2. Vlerësimet për ekonominë europiane Prodhimi industrial në zonën e euros, në muajin shtator, ra me një normë vjetore 0.6 për qind. Duke iu referuar të dhënave monetare, mesatarja tremujore e normës vjetore të rritjes së ofertës së parasë ka qenë 7.1 për qind, nga korriku deri në shtator të këtij viti, e njëjtë me tremujorin e kaluar. Ekspansioni i fortë i M3 vlerësohet të ketë qenë rrjedhojë e pasigurisë në tregjet financiare. Në të njëjtën kohë niveli i ulët i normave të interesit afatshkurtra ka nxitur kërkesën për mjete financiare shumë likuide, të cilat përfshihen në agregatin M1. Huatë e sektorit privat janë rritur me 5 për qind, të cilat në terma realë janë në përputhje me mesataren afatgjatë. Duke konsideruar të gjitha këto, nga pikëpamja afatmesme, duket se likuiditeti është në nivel më të lartë nga ai që nevojitet për të mbështetur një rritje të qëndrueshme dhe joinflacioniste. Duke iu referuar indikatorëve koniukturalë afatshkurtër dhe të dhënave më të fundit, ata sugjerojnë se PBB reale në zonën e euros, në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të dytin, është rritur në mënyrë të moderuar 0.4 për qind. Pritjet për një përmirësim të aktivitetit ekonomik në zonën e euros kushtëzohen nga rikuperimi i rritjes së konsumit privat. Kjo pritje, bazohet gjithashtu në rikuperimin gradual të ekonomisë globale dhe rritjes së eksporteve, të cilat, bashkë me normat e ulëta të interesit do të ndihmonin në forcimin e investimeve. Megjithatë, pasiguria për realizimin e këtij skenari mbetet e lartë. Inflacioni, për pjesën e mbetur të vitit, mund të ndikohet edhe nga rritjet e fundit të çmimeve të naftës, si edhe nga disa zhvillime specifike në zonën e euros. Gjithashtu, forcimi i vazhdueshëm i kursit të këmbimit të euros, që nga fillimi i këtij viti, dhe mjedisi i përgjithshëm ekonomik, vazhdojnë të kontribuojnë në reduktimin e presioneve inflacioniste. Në takimet e mujore të mbajtura gjatë tremujorit të tretë të vitit 2002, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane vendosi të mos ndryshojë normën e interesit të operacioneve kryesore të rifinancimit të Eurosistemit dhe ta mbajë atë në nivelin 3.25 për qind. Në muajin gusht, në kushtet e një ekonomie që shfaqte shenja dobësie dhe kur tregjet financiare ndjeheshin të trazuara, BQE2ndryshoi direktivën e saj, duke mbajtur tashmë qëndrim neutral ndaj inflacionit. Vendimi i mbledhjes së 12 shtatorit për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit, reflektoi vendimet e Këshillit Drejtues të BQE se rreziku i infacionit dukej i balancuar dhe normat aktuale të interesit dukeshin të përshtatshme për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në periudhë afatmesme. Ky vlerësim i BQE bazohej në një analizë komplekse të zhvillimeve më të fundit monetare financiare dhe ekonomike. Në mbledhjen e saj në fillim të muajit dhjetor, Banka Qendrore Europiane vendosi uljen e normës bazë të interesit me 50 pikë përqindjeje. Kjo ulje u bë për t’i dhënë më shumë nxitje ekonomisë, e cila po zgjerohet mjaft ngadalë. Sipas të dhënave më të fundit mbi ekonominë, presionet inflacioniste janë në ulje dhe problemi më i madh për Eurozonën mbetet rritja ekonomike. I.1.3. Ecuria e kursit të këmbimit në tregun ndërkombëtar 2 BQE qëndron për Banka Qendrore Europiane.

Page 7: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Në gjysmën e parë të vitit 20023 dollari amerikan u nënçmua në lidhje me euron rreth 15 për qind, derisa në korrik arriti nivelin 1.01. Në muajt në vijim, kursi i këmbimit është luhatur në nivele pak më të ulëta se pariteti. Grafik 1: Kursi i këmbimit usd/euro për vitin 2002.

0.8

0.85

0.9

0.95

1

1.05

11.0

1.02

28.0

1.02

14.0

2.02

5.03

.02

21.0

3.02

10.0

4.02

26.0

4.02

14.0

5.02

30.0

5.02

17.0

6.02

03.0

7.02

19.0

7.02

06.0

8.02

22.0

8.02

09.0

9.02

25.0

9.02

11.1

0.02

29.1

0.02

14.1

1.02

02.1

2.02

18.1

2.02

USD/Euro(treg nderkombet) USD/Euro (treg. brendshem)

Pas nënçmimit të moderuar në gjysmën e dytë të korrikut, euro u stabilizua kundrejt dollarit amerikan në kufijtë 0.97 dhe 0.99 në muajin gusht megjithë sinjalet e përziera në lidhje me parashikimin e ekonomisë së SHBA. Ndërkohë që disa tregues të biznesit dhe të besimit të konsumatorëve treguan pasiguri për pjesën e mbetur të vitit 2002, tregjet aksionare përkohësisht rikuperuan humbjet e pësuara në muajt e mëparshëm. Në këtë mjedis, pasiguria e përgjithshme në treg ra, por mbeti disi e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Në fillim të muajit shtator dollari amerikan u nënçmua kundrejt monedhave të tjera kryesore, si pasojë e daljes së të dhënave të reja ekonomike që sugjeronin se rimëkëmbja e ekonomisë amerikane ishte ende e pasigurtë. Kjo fazë u shoqërua nga përmbysja e treguesve të tregjeve aksionere, të cilat ranë përsëri nën nivelin e arritur në fund të muajit korrik. Megjithatë, dollari amerikan filloi të rikuperohej kundrejt euros, duke zënë nivelin 0.97 në 11 shtator. Kështu, euro u tregtua disi më poshtë se niveli i arritur në fund të korrikut, por rreth 9 për qind më shumë nga mesatarja e vitit 2001. Në muajin tetor dollari amerikan u forcua pranë kuotave më të larta të tre muajve të fundit, mbështetur nga investimet në tregjet e aksioneve, ndërkohë që debatet mbi deficitin buxhetor të eurozonës po jepnin efekt negativ mbi të. Monedha europiane ra deri në nivelin 0.97 usd, por pa dalë jashtë zonës së tregtimit të tre muajve të fundit. Gjatë muajit nëntor euro filloi të vlerësohej kundrejt monedhës amerikane duke arritur nivelin 0.99 usd. Të dhënat jo shumë inkurajuese të ekonomisë amerikane si dhe marrëdhëniet e SHBA me Këshillin e Sigurimit ndikuan në ecurinë e kursit të këmbimit. Megjithatë, muaji nëntor është karakterizuar nga një volum i vogël tregtimi. Në muajin nëntor euro u vlerësua kundrejt dollarit, 3Burimi: European Central Bank, Monthly Bulletin, shtator 2002.

European Central Bank, Monthly Bulletin, tetor 2002.

Page 8: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

duke u luhatur rreth paritetit. Ajo arriti nivelin 1.017 usd, mbështetur nga normat më të larta të interesit në Eurozonë si dhe nga politika europiane lidhur me çështjen e Irakut. Grafik 2: Inflacioni në vendet e Eurozonës.

I.1.4. Ekonomia e rajonit I.1.4.1. Italia Aktiviteti i ekonomisë italiane4, i ndikuar nga ngadalësimi i ekonomisë botërore, ka përjetuar një ngadalësim të fortë. Në tremujorin e tretë të vitit, prodhimi u rrit me një normë vjetore 1.1 për qind. Pas një rënieje modeste, të regjistruar në tremujorin e dytë, në tremujorin e tretë, indeksi i prodhimit industrial u rikthye në nivelin e fillimvitit. Të dhënat më të fundit tregojnë për një përkeqësim të tij. Besimi i biznesit, pas një përmirësimi të vënë re në muajin shtator, shënoi përsëri rënie në muajin tetor, kryesisht si rezultat i krizës që ka përfshirë industrinë e makinave në Itali. Tendenca pozitive në uljen e normës së papunësisë e vërejtur që prej disa vjetësh, u ndërpre për të zënë aktualisht nivelin 9.0 për qind. I.1.4.2. Greqia Gjatë tremujorit5 të tretë të vitit 2002 PBB i Greqisë u rrit me 3.4 për qind krahasuar me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Duke ruajtur këtë ritëm mendohet se ekonomia greke do të arrijë nivelin e parashikuar të rritjes vjetore për vitin 2002, 3.8 për qind. Rritja me 3.4 për qind për periudhën korrik-shtator reflektoi rritjen me 2.2 për qind të konsumit, i cili nga ana e tij çoi në një rritje me 1.4 për qind të kërkesës totale, rritjen 8.6 për qind të investimeve, rritjen 1.7 për qind të eksporteve dhe 2.8 për qind të importeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2001. I.1.4.3. Turqia

4 Burimi: Banca D’Italia, Bolletino Economico - N.39, nëntor 2002.

5 Burimi: “Greek GDP rises 3.4 percent in 3rd quarter, yr/yr”, ANA, Athens, 13 nëntor 2002.

00.5

11.5

22.5

33.5

44.5

5

Jana

r

Shku

rt

Mar

s

Prill

Maj

Qer

shor

Kor

rik

Gus

ht

Shta

tor

Teto

r

Nën

tor

Itali Greqi BME

Page 9: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Në Turqi6, pas recesionit të theksuar që ndoqi krizën financiare të vitit 2001, viti 2002 ka shënuar rimëkëmbje në aktivitetin ekonomik. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2002 prodhimi është rritur 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Norma vjetore e rritjes së prodhimit industrial në fund të muajit shtator arriti shifrën 10.8 për qind. Inflacioni, i cili në fillim të vitit ishte 70 për qind, në fund të muajit shtator ra në nivelin 37 për qind. Deficiti primar për vitin 2002 duhet të jetë 6.5 për qind e PBB-së, sipas programit të FMN. Ndërhyrja e shtetit për shpëtimin e sistemit bankar aktualisht ka arritur shifrën 30 për qind të PBB, duke rritur dukshëm borxhin publik, i cili në fund të vitit 2001 llogaritej 120 për qind e PBB. I.1.4.4. FYROM Për tremujorin e tretë7, zhvillimet në sektorin real të ekonomisë ruajtën tendencën e mëparshme. Gjatë këtij tremujori dhe veçanërisht në muajin gusht, ambjenti i përgjithshëm ekonomik, i cili ndodhej nën influencën e faktorëve sezonalë dhe të atmosferës së zgjedhjeve politike, rezultoi në kufizim të investimeve. Në muajin gusht prodhimi rezultoi me një normë negative rritjeje 3.9 për qind. Megjithatë, norma mesatare tregoi një ngadalësim të rënies e cila për tetëmujorin shënoi nivelin 10.5 për qind. Gjithashtu, aktiviteti i eksport-importit regjistroi rënie, si për eksportet ashtu dhe për importet përkatësisht në masën 20.2 dhe 20.4 për qind. Norma vjetore e inflacionit në muajin gusht ishte 0.5 për qind, ku inflacioni mujor kapte shifrën 0.1 për qind. I.1.4.5. Kroacia Prodhimi industrial8, i cili kishte ngadalësuar rritjen e tij gjatë tremujorit të dytë, në tremujorin e tretë të vitit e përshpejtoi disi ritmin. Tre degët kryesore të industrisë, që përfaqësojnë dhe eksportueset më të mëdha, ajo tekstile, industria e prodhimeve prej metali dhe ajo e ndërtimit të anijeve, patën rënie gjatë tremujjorit të dytë , që tregon se ngadalësimi rritjes së eksporteve ka dhënë efektet e veta dhe në industri. Megjithatë, në fund të muajit korrik, norma vjetore e rritjes së prodhimit industrial u rrit 7 për qind. Papunësia në Kroaci ka shënuar ulje. Gjithashtu, inflacioni në fund të muajit gusht ishte 1.1 për qind nga 2.2 në fund të muajit qershor. Monedha kroate, kuna, falë ndërhyrjeve në treg të Bankës Qendrore të Kroacisë është vlerësuar 1.11 për qind në tremujorin e dytë dhe 0.7 për qind në të tretin. Megjithë rritjen e deficitit tregtar krahasuar me vitin e kaluar, ekonomia kroate ka sinjale se marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë favorizuar dhe do të favorizojnë më tej eksportet e saj. I.1.6. Çmimet e naftës Gjatë muajve të verës, shfaqja e tensioneve gjeopolitike, përcaktoi rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës. Çmimi mesatar i të tre cilësive të para, i cili në pjesën e parë të vitit u rrit rreth 7 usd për të arritur nivelin 25.7 usd për fuçi, në fillim të muajit tetor i kapërcente 28 usd për fuçi. Gjatë muajit nëntor, falë një përmirësimi të lehtë të kuadrit ndërkombëtar, çmimi i naftës ra nën nivelin 25 usd për fuçi. Kontratat e të ardhmes (gjatë muajit nëntor) duke reflektuar ulje të 6 Burimi: Banca D’Italia, Bolletino Economico - N.39, nëntor 2002.

7 Burimi: National Bank of Republic of Macedonia, Monthly report, n.8, 2002.

8 Burimi: Croatian National Bank, Bulletin No.75-Quarterly Report, nëntor 2002.

Page 10: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

tensioneve ndërkombëtare, tregonin një ulje graduale të çmimeve të naftës për vitin 2003, duke parashikuar një nivel prej 24 usd për fuçi në muajin tetor të vitit të ardhshëm. Në ndryshim nga kjo, muaji dhjetor u karakterizua nga një ritensionim i marrëdhënieve ndërkombëtare, që gjeti pasqyrim dhe në çmimin e naftës, i cili në dhjetëditëshin e fundit të muajit dhjetor arriti nivelin 32 usd në tregun amerikan. Rritja e gjasave për një luftë të mundshme me Irakun ka bërë që pritjet e tregut, aktualisht, të jenë për rritje të çmimeve të naftës për vitin 2003. I. 2. EKONOMIA E VENDIT Objektivi i rritjes ekonomike reale për vitin 2002 është rishikuar duke u reduktuar. Rritja ekonomike bazohet në një ekonomi, ku peshë të konsiderueshme ka ende sektori i bujqësisë. Ndërkohë, industria dhe ndërtimi priten të kenë një rritje modeste, e cila mbështetet nga gjallërimi i sektorit privat, përballë atij shtetëror në tkurrje të vazhdueshme. Faktorët që kanë ndikuar më dukshëm në ecurinë e rritjes ekonomike të vendit vlerësohen të jenë: problemet me energjinë elektrike, që kanë goditur më shumë industrinë dhe shërbimet; problemet e shkaktuara nga përmbytjet; ngadalësimi i përgjithshëm ekonomik në botë. I.2.1. Bujqësia Në tremujorin e tretë të vitit 2002 vërehet një rritje e konsiderueshme në vlerësimin real9 të prodhimeve agroindustriale prej 58.7 për qind. Vlerësohet se ritmet e rritjes nga njëri tremujor në tjetrin, gati janë trefishuar në krahasim me ato të tremujorit paraardhës. Në krahasim me një vit më parë, prodhimi ka pësuar një rritje prej afro 2.6 për qind. Në rritjen e prodhimit në këtë periudhë ka ndikuar kryesisht shtimi i produkteve si mielli i grurit, buka, lëngjet e frutave, uji mineral dhe pijet freskuese. Tabelë 2: Ndryshimet vjetore të prodhimit (viti bazë i çmimeve , 2000) (në %). Emërtimi

T1-2002/ T1-2001(%)

T2-2002/ T2-2001(%)

T3-2002/ T3-2001 (%)

Totaliprodhimeve - 18 2.6 Miell gruri 134.0 16 139 Miell misri, thekre 50.0 376 10 Bukë 105.0 0.76 26 Mish gjedhi i freskët 232.0 289 55 Sallam 130.0 26 27 Vaj lule i rafinuar 415.0 112 2 Gjalp 159.0 111 155 Djath i butë 124.0 11 39 Lëngje frutash (Hl) 1000.0 -37 -25 Pije freskuese (Hl ) 140.0 -7 -3 Ujë mineral (Hl) 117.0 34 97

Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, T3, 2002.

9 Është vlerësim real, sepse llogaritjet janë kryer me çmime të pandryshuara, vit bazë për çmimet është marrë viti 2000.

Page 11: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Përsa i përket bilancit të tregtisë së jashtme të prodhimeve agroindustriale, eksportet neto në sistemin e bujqësisë dhe ushqimit në tremujorin e tretë paraqiten negative, në shumën -61.6 milionë dollarë amerikanë, ku importet zinin 90 për qind të volumit tregtar. I.2.2. Industria Indeksi i shitjeve. Indeksi për ekonominë në tërësi është 22.9 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndikimin më të madh e kanë dhënë degët e industrisë dhe të shërbimeve. Tabelë 3: Ndryshimet vjetore të indeksit të shitjeve (vlera nominale). Indeksi i shitjeve (T1=100 për qind)

T1–2002 / T1-2001 T2-2002 / T2-2001 T3-2002 / T3-2001

Industria gjithsej 101.8 106.0 131.6 Industria nxjerrëse: Produkte energjitike Produkte joenergjitike

105.1 84.6 229.8

106.4 100.5 120.6

91.5 89.7 97.1

Industra përpunuese 107.4 94.1 125.7 Energji elektrike, ujë, gaz

92.7 56.6 160.0

Ndërtimi 130.4 129.2 94.5 Tregti, hotele, restorante

116.4 53.2 128.6

Transport, telekomunikacion

188.7 164.8 125.0

Të tjera 111.8 92.1 117.4 Ekonomia gjithsej 118.7 108.4 122.9 Burimi: INSTAT, Konjuktura, nëntor 2002. Treguesi i prodhimit mall të shitur, për nëntëmujorin evidenton një rënie të theksuar të tij, me afro 20.6 për qind krahasuar vitin e kaluar. Ky fakt vazhdon të theksojë tendencën në rënie të rolit të sektorit shtetëror në ekonomi. Indeksi i shitjeve, për sektorin e ndërtimit, ka demonstruar pothuaj të njëjtën sjellje si edhe një tremujor më parë. Ritmet e sektorit të ndërtimit10, kanë ndjekur një tendencë në rënie, përgjatë periudhës 2001-2002, duke dëshmuar për një lloj “stepjeje” të këtij aktiviteti. Madje, tremujori i tretë i vitit 2002, shënoi një rënie prej afro 5.5 për qind, kundrejt atij të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, indeksi i kushtimit të ndërtimit shënoi një rritje prej 0.67 për qind krahasuar me atë të një viti më parë. Ballafaqimi i këtij treguesi me atë të indeksit të shitjeve për degën përkatëse, tregon se nuk mund të bëhet fjalë për rritje reale të aktivitetit të ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2002 në krahasim më një vit më parë. Analiza e kostos në këtë sektor tregon se ajo është rënduar më shumë nga grupi i shpenzimeve për paga, për makineri dhe për transport, të cilat u rritën përkatësisht me 2.3, 5.1 dhe 4.8 për qind11. Vihet re që edhe grupi i fitimeve të parashikuara ka shënuar një rritje prej 7.1 për qind këtë vit kundrejt vitit 2001. Ky është një sinjal, i cili vlerëson faktin se çmimet në sektorin e ndërtimit janë ende të larta. 10Të dhënat për indeksin e shitjeve, fillojnë në tremujorin e parë të vitit 2001, që është edhe periudha bazë e krahasimit.

11Burimi:INSTAT.

Page 12: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 3: Indeksi i kushtimit të ndërtimit.

Burimi: INSTAT, Indeksi i kushtimit në ndërtim, tremujori i tretë, 2002. Indeksi i shitjeve për “energjinë, ujin dhe gazin”, tregon për një nivel pothuaj të njëjtë në krahasim me tremujorn paraardhës. Këtë fakt e dëshmojnë edhe të dhënat e bilancit të energjisë elektrike. Megjithatë, prodhimi nga burime të brendshme energjitike po përkeqësohet duke zënë rreth 45.6 për qind të furnizimit gjithsej nga 46.1 për qind që zinte tremujorin e dytë12. Ndërkohë që, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, burimet e brendshme zinin rreth 65 për qind të prodhimit në total të energjisë. Kjo do të thotë se ritmet e prodhimit të energjisë nga hidrocentralet dhe termocentralet e vendit, nga viti 2001 në vitin 2002, kanë rënë ndjeshëm. Pjesa tjetër e energjisë gjatë tremujorit të tretë është siguruar nga importet. Importet me energji elektrike janë rritur 78 për qind krahasuar me një vit më parë për të mbuluar pamundësinë e përdorimit të burimeve vendase. Importet mendohet të jenë burimi kryesor i energjisë edhe në të ardhmen, përsa kohë që prodhimi i termocentraleve të jetë në ulje dhe hidrocentralet, ndonëse me rritje në nivelin e ujrave, të mos punojnë me kapacitet të plotë. Konsumatorët e brendshëm të energjisë elektrike, në fund të tremujorit të tretë, rezultojnë 5 për qind më shumë sesa ata të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar duke përdorur 63 për qind të furnizimit total me energji. Megjithatë, për shkak të vështirësive në prodhim, kërkesa për energji e këtij grupi është përballuar vetëm në masën 67 për qind, duke reflektuar mungesa në furnizimin me energji elektrike në masën 33. për qind. Një zhvillim pozitiv në këtë tremujor, përsa i përket furnizimit me energji ekektrike, ka të bëjë me uljen e humbjeve në rrjet. Kjo periudhë shënoi nivelin më të ulët të humbjeve tremujore gjatë vitit 2002. Tabelë 4: Të dhënat mbi bilancin e energjisë elektrike. Zërat e bilancit T3-2002/T3-2001 (në %) Burime gjithsej 9.1 Prodhim (22.4) Import (+ këmbime) 78.0

12 Në tremujorin e tretë të vitit 2002 prodhimi i brendshëm ishte 585.198 GWH, ndërsa në të tretin e vitit 2001 ishte 774,312 GWH.

0.00

20.00

40.00

60.00

80.00

100.00

120.00

140.00

160.00

T1-98 T2-98 T3-98 T4-98 T1-99 T2-99 T3-99 T4-99 T1-00 T2-00 T3-00 T4-00 T1-01 T2-01 T3-01 T4-01 T1-02 T2-02 T3-02

shpenzime direkte shpenzime plotesuese fitim i parashikuar

ngritje kantieri Indeksi total Indeksi total

Page 13: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Përdorimet 9.1 nga të cilat: konsumi i brendshëm 5.0 Burimi: INSTAT, Bilanci i energjisë elektrike, tremujori i tretë 2002. Nga ana tjetër, ritmet vjetore të rritjes në këtë sektor paraqiten në nivel më të lartë se një vit më parë. Vlerësohet se tre janë faktorët që kanë ndikuar më ndjeshëm në ecurinë vjetore të indeksit të shitjeve: së pari, përmirësimi i situatës elektroenergjitike apo i burimeve të brendshme të prodhimit të energjisë elektrike, në fund të muajit shtator 2002; së dyti, niveli më i lartë i importeve të energjisë elektrike; së treti, intensifikimi i punës nga ana e KESH-it, për të rritur arkëtimet nga ana e konsumatorëve shqiptarë. Sektori i shërbimeve, “tregti restorante dhe hotele”, shënoi një rritje prej afro 18.5 për qind të aktivitetit ekonomik, në krahasim me tremujorin paraardhës duke dëshmuar për një rritje të aktivitetit të shërbimeve gjatë sezonit të verës. Grafik 4: Ritmet vjetore të indeksit të shitjeve për disa nëndegë gjatë vitit 2002 (në %).

Ndërkohë që edhe ecuria e ritmeve vjetore paraqet një tendencë të theksuar rritjeje. Kjo pamje, dukshëm më e mirë për sektorin e shërbimeve mund të lidhet si me rritjen e aktivitetit të turizmit gjatë këtij viti në krahasim me një vit më parë, edhe me rritjen vjetore të çmimeve për të gjithë muajt e tremujorit të tretë, për grupin “hotele, kafene dhe restorante” (mesatarisht për tremujorin 5.5 për qind). Nga ana tjetër, rritjen në këtë sektor e mbështesin edhe të dhënat e indeksit të tregtisë me pakicë në vlerë dhe në volum. Vlera më e lartë e indeksit të shitjeve në volum i përket nënsektorit “ushqime, pije dhe duhan”, me një vlerë prej 267.2 për qind. Sektori i transportit, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, shfaqi ritme rritjeje të indeksit të shitjeve, në krahasim me tremujorin paraardhës në masën 14.2 për qind. Investimet, ndryshe nga dy tremujorët e parë të vitit 2002, gjatë tremujorit të tretë paraqesin shifra të afërta me ato të programuarat duke u realizuar në masën 105.3 për qind. Si gjithmonë, peshën më të madhe në këto investime e zë kategoria e “ndërtim/montim” me 73 për qind të totalit të investimeve. Tabelë 5: Realizimi i programit të investimeve gjatë vitit 2002. T-I T-II T-III Investime buxhetore 40.5% 14.1% 98.0% Investime me kredi të 30.0% 85.8% 112.7%

130.4 129.294.5

92.756.6

160.6

116.4

53.2

128.6

0

50

100

150

200

250

300

350

400

450

T1-2002/T1-2001 T2-2002/T2-2001 T3-2002/T3-2001Ndërtim Energji, ujë dhe gaz Tregti, restorante dhe hotele

Page 14: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

huaja ose ndihma Burimi: Ministria e Transportit, dhjetor 2002. Gjithashtu, ecuria e investimeve në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duket e kënaqshme dhe shifrat për këtë tregues rezultojnë në rritje. Vihet re se janë investimet me burime shtetërore ato që kanë rritjen më të madhe, ndërsa ato me kredi të huaja janë më të ulëta sesa një vit më parë. Tabelë 6: Ritmet vjetore të investimeve sipas burimit dhe sipas destinacionit (në %). Treguesi T3-2002/T3-2001 (në %) 9-mujor 2002/9-mujor 2001(në %)

Investime gjithsej 5.0 (39.4) nga të cilat: a) Investime buxhetore 46.1 (33.9) 1 Ndërtim montime 17.9 (35.6) 2 Makineri pajisje 83.3 (87.4) 3 Studime projektime (33.1) (74.5) 4 Investime të tjera 378.9 (21.1) b) Investime me kredi të

huaja ose ndihma (16.3) (42.9)

1 Ndërtim montime (25.9) (48.2) 2 Makineri pajisje 55.1 30.3 3 Studime projektime 364.6 (21.4) 4 Investime të tjera (26.0) 9.5 Burimi: Ministria e Transportit, dhjetor 2002. Nga ana tjetër, investimet e bëra deri në fund të nëntëmujorit për vitin 2002 janë rreth 39 për qind më të ulëta sesa ato gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo për faktin se në gjysmën e parë të këtij viti, aktiviteti i investimeve në transport ishte mjaft i plogët. Grafik 5: Investimet gjithsej (në mln lekë).

0

1,000

2,000

3,000

4,000

5,000

T-I T-II T-III

2001 2002

Page 15: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Burimi: Ministria e Transportit. Aktiviteti i ngarkim-shkarkimit është rritur me 11.3 për qind këtë tremujor krahasuar me tremujorin paraardhës. Bie në sy se volumi i punës në hekurudha është rreth 3 herë më shumë sesa tremujori paraardhës. Në volumin e punës së ngarkim-shkarkimit, mallrat e importuar zunë rreth 84 për qind, duke pasqyruar rritjen e aktivitetit të tregtisë së jashtme, sidomos të vëllimit të importeve në këtë tremujor. Tabelë 7: Ritmi vjetor i vëllimi të punës së ngarkim-shkarkimit (në %). T3-2002/T3-2001 9-mujori -2002/

9-mujori -2001

Gjithsej 15.0 6.7 Hekurudha 52.3 (4.6)

Porte: 11.5 7.5

Import 10.9 9.0

Eksport 26.5 (10.3) Lëvizje të brendshme (12.0) (73.4)

Burimi: Ministria e Transportit, dhjetor 2002. Portet mbeten pika më e rëndësishme e aktivitetit të ngarkim -shkarkimit të mallrave që lëvizin me vendet e tjera. Ndër ta, Porti i Durrësit është ai që përballoi rreth 63 për qind të volumit të punës në porte gjatë këtij tremujori. Kërkesa e brendshme, gjatë këtij tremujori shfaq tendenca të theksuara rritjeje për të gjitha elementet e disponueshme për të. Aktivizimi i sektorit privat shprehet dukshëm në aktivitetin e importimit të makinerive dhe të pajisjeve, të pajisjeve elektroshtëpiake dhe të autoveturave. Tabelë 8: Treguesit e kërkesës së brendshme.

Investimet Njësia matëse

T1-2002/ T1-2001 (në %)

T2-2002/ T2-2001 (në %)

T3-2002/ T3-2001 (në %)

Importi i makinerive dhepajisjeve Mld. lekë 108.0 91.5

119.1

Kërkesa e brendshme Konsumi i energjisëelektrike Mln. KËH 124.8 95.8

95.4

Konsumi i karburanteve Mijë tonë 96.1 100.6 104.7

Importe pajisjeshelektroshtëpiake Mijë copë 101.8 72.3

132.1

Importe autoveturash Mijë copë 80.9 114.7 115.9

Burimi: INSTAT, Konjuktura, gusht 2002. Në tërësi, duket që ekonomia shqiptare ka manifestuar një aktivitet të përgjithshëm në rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2002 në krahasim me tremujorin paraadhës. Megjithatë, tërheqin vëmendjen zhvillimet me ritme më të ulëta të këtij tremujori në krahasim me një vit më parë. Kjo është më evidente për sektorë të rëndësishëm si ndërtimi

Page 16: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

dhe nëndegë të industrisë, si ajo e nxjerrëse. Nga ana tjetër, zhvillimet në sektorin e energjitikës, megjithëse duken më pozitive se tremujori i parë, përsëri mbeten nën një varësi të konsiderueshme nga importet e saj. Në këto kushte, zhvillimet ekonomike brenda vendit, nuk mund të mbeten të shkëputura, nga ato në sektorin e energjitikës, i cili mund të cënojë në vijim rritjen e aktivitetit të tyre dhe stabilitetin e kësaj rritjeje. Në përfundim, do të vlerësonim se vërehet rritje ekonomike, por me ritme më të ulëta se një vit më parë. I.2.4. Tregu i punës Në tremujorin e tretë të vitit 2002 ecuria në tregun e punës, në përgjithësi, është e njëjtë me atë të tremujorit të dytë të këtij viti. Në vijim të regjistrimit të popullsisë, janë përmirësuar raportimet e treguesve të tregut të punës. Numri i forcave të punës dhe i të të punësuarve për vitin 2002, ka ndryshime të rëndësishme. Në tremujorin e tretë të vitit 2002, numri gjithsej i forcave të punës është 1094 mijë persona, nga 1256 mijë persona në tremujorin e tretë të vitit 2001, me një ndryshim të përgjithshëm prej 162 mijë personash. Gjatë këtij tremujori, ka rritje të përgjithshme të të punësuarve prej 2 mijë personash, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2002. Rritja e numrit të të punësuarve i takon kryesisht sektorit privat jobujqësor duke arritur shifrën prej 3 mijë personash. Ndërsa në sektorin shtetëror, si rezultat i thellimit të mëtejshëm të reformës institucionale, dhe i tkurrjes së tij, ka një rënie prej 1 mijë personash. Në tremujorin e tretë të vitit 2002 ka rënie të papunësisë prej 1 mijë personash, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2002. Ndërsa, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2001, rënia e papunësisë arrin në 12 mijë persona. Rritja ekonomike ka krijuar mundësi për reduktimin e numrit të të papunëve. Tabelë 8: Treguesit e forcave të punës dhe të papunësisë. Tr.I Tr.II Tr.III T.IV Tr.I Tr.II Tr.III korrik gusht ShtatorForcat e punës gjithsej (në mijë).

1277

1263

1256

1247

1096

1093

1094

A) Të punësuar gjithsej ( në mijë): në sektorin shtetëror në sektorin privat jo bujqësor në sektorin privat bujqësor

1072 195 116 761

1071 194 116 116

1069 192 116 761

1065 191 113 761

918 189 203 526

917 188 203 526

919 187 206 526

B) Papunësia (në mijë) - të papunë gjithsej

205

192

187

182

178

176

175

175

175

174

Page 17: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

- përfitojnë pagesë papunësie - shkalla e papunësisë ( në %).

21 16.04

18 15.23

16 14.89

15 14.6

13 16.2

`13 16.1

12 16.0

13

12 12

Në sektorin privat jobujqësor, janë punësuar rreth 3 mijë vetë më shumë se një tremujor më parë. Brenda këtij sektori, sektori i tregtisë konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm, në mënyrë të veçantë përsa i përket punësimit të qytetarëve (duke qenë se një pjesë e mirë e forcave të punës punësohet në sektorin privat të vogël, si atë tregtar edhe atë të shërbimeve). Tabelë 9: Ndryshimi vjetor i indeksit të punësimit në tregtinë me pakicë dhe shitjen e riparimin e automjeteve (në %). Grupet e NVE (Nomeklatura e veprimtarisë ekonomike)

T3-2002/T3-2001 (në %)

Gjithsej tregtia me pakicë 101.4

Artikuj të përzier kryesisht ushqimorë 72.4 Artikuj të përzier kryesisht joushqimorë 97.6 Ushqim, pije dhe duhan 125.6

Produkte farmaceutike dhe kozmetike 99.1 Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure 120.8 Pajisje të ndryshme shtëpiake 112.6 Libra, gazeta, artikuj shkollorë dhe të tjerë industrialë në dyqane të specializuara

96.1

Gjithsej tregtia dhe riparimi automjeteve 113.8 Shitja e rip. automjeteve e motoçikletave 107.5 Tregtia me pakicë e karburanteve 121.9 Burimi : INSTAT, “ Indekset e tregtisë me pakicë”, tremujori i tretë, 2002. I.2.5. Sektori fiskal i ekonomisë Treguesit fiskalë gjatë vitit 2002 kanë ecur pak a shumë në përputhje me shifrat e parashikuara për ta. Mbi të gjitha, vërehet një ritëm deri-diku i kënaqshëm në realizimin e të ardhurave dhe përpjekje për të kufizuar shpenzimet nën nivelin e programuar. Kështu, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deri në fund të muajit tetor, është mbledhur rreth 93 për qind e të ardhurave dhe është realizuar vetëm 87 për qind e shpenzimeve të programuara për dhjetëmujorin. Ky tregues për deficitin buxhetor është 68 për qind. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 8.1 për qind ndërsa shpenzimet vetëm me 2 për qind. Tabelë 10: Treguesit fiskalë për vitin 2002. Korrik-tetor 10-mujori

2002 (mln lekë)

Ndryshimi në % me 2001

2002 (mln lekë)

Ndryshimi në % me 2001

Të ardhurat 50,353 10.2 120,263 8.1

Shpenzimet 64,785 10.6 145,607 2.0

Page 18: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Deficiti (14,432) 12.4 (25,344) (19.7) Burimi: Ministria e Financave. Në fund të muajit tetor deficiti buxhetor ishte rreth 50 për qind më i ulët nga ai i fundvitit të kaluar. Grafik 6: Treguesit fiskalë (miliardë lekë).

Grafik 7: Ndryshimet vjetore të treguesve fiskalë (në %).

I.2.5.1. Të ardhurat buxhetore Gjatë periudhës korrik-tetor 2002, të ardhurat janë rritur me 34 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit duke treguar të njëjtën sjellje me atë të vitit të kaluar. Muaji me të ardhurat më të mëdha ka qenë ai i tetorit.

-70-50-30-101030507090

110130150170190

90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 00 01

teto

r -02

të ardhurat shpenzimet deficiti

-40.0%

-20.0%

0.0%

20.0%

40.0%

60.0%

80.0%

100.0%

120.0% Të ardhurat gjithsej Shpenzimet gjithsej Deficiti buxhetor

Page 19: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 8: Struktura e të ardhurave buxhetore.

Të ardhurat në tremujorin e dytë 2002 Të ardhurat në korrik-tetor 2002. Burimi: Ministria e Financave. Megjithëse të ardhurat në total deri në fund të muajt tetor janë rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkalla e realizimit të tyre është ulur nga 97.9 për qind në 93 për qind. Po kështu, ndërsa një vit më parë të ardhurat nga tatimet për dhjetëmujorin ishin mbledhur 100.2 për qind, këtë vit kjo shifër është 92 për qind. Kjo tregon se shkalla e realizimit të të ardhurave buxhetore në këtë periudhë të vitit është cënuar nga mosrealizimi në vjeljen e të ardhurave nga tatimet. I.2.5.2. Shpenzimet buxhetore Shpenzimet korente për periudhën janar-tetor janë realizuar në masën 96 për qind ndërsa ato kapitale në masën 65 për qind. Një vit më parë, shpenzimet kapitale për dhjetë muajt e parë të këtij viti kanë qenë rreth 17 për qind më të larta dhe shkalla e realizimit të tyre ka qenë 87.7 për qind e planit për dhjetëmujorin. Grafik 9: Struktura e shpenzimeve buxhetore. Shpenzimet 10-mujori 2001 Shpenzimet 10-mujori 2002

Burimi: Ministria e Financave. Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet kapitale u rritën ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit për shkak të zgjedhjeve elektorale. Kjo mund të jetë një arsye që niveli i tyre rezulton më i lartë nga ai i këtij viti.

65.8%16.7%

17.5%

Të ardhura tatimore kontributeTë ardhura Jotatimore

72.3%

17.2%

10.6%

Te ardhura tatimore kontributeTe ardhura Jotatimore

78.5%

20.5%1.0%

Korente Kapitale Int. te Ristr. te Bankes

83.3%

16.7%

Korente Kapitale

Page 20: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

I.2.5.3. Deficiti buxhetor Deficiti buxhetor për dhjetë muajt e parë është 68 për qind e atij të planifikuar për dhjetëmujorin dhe 48 për qind e atij të planifikuar për gjithë vitin. Muaji gusht, shënoi rritjen më të lartë të deficitit në tërë vitin. Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së shpenzimeve kapitale këtë muaj. Mbajtja e deficitit buxhetor shumë poshtë niveleve të parashikuara gjatë këtyre dhjetë muajve është kushtëzuar edhe nga mungesa e burimeve të brendshme për financimin e tij, sidomos gjatë dy tremujorëve të parë. Rreth 41 për qind e deficitit është financuar nga burime të brendshme, ku vetëm 3.6 për qind janë të ardhurat nga privatizimi. Vitin e kaluar këto raporte kanë qenë përkatësisht 47 dhe 85 për qind. Duke qenë se situata e likuiditetit është pëmirësuar, rritet mundësia për të siguruar financim nga burimet vendase dhe kjo mund të çojë në thellim të deficitit. Rritja e pjesëmarrjes së sistemit bankar në financimin e deficitit buxhetor ka filluar në tremujorin e tretë. Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk e ka financuar deficitin pas muajit prill, por e ka ulur atë. Grafik 10: Financimi i deficitit buxhetor gjatë dhjetëmujorit 2002.

I.3. SEKTORI I JASHTËM I EKONOMISË Bilanci i përgjithshëm i pagesave për nëntëmujorin rezulton 36.7 milionë dollarë. Llogaria korente e Shqipërisë për tremujorin e tretë të vitit rezultoi me deficit 109.1 milionë usd ose rreth 32 për qind më shumë nga ai i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, llogaria korente paraqet një deficit më të vogël në masën 30 për qind ose 47.6 milionë usd. Për tremujorin e tretë vërejmë një ngadalësim të normës së rritjes së deficitit, ndërkohë që vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve me botën arrin shifrën 1.1 miliardë usd ose 25 për qind më shumë nga i njëjti tregues për vitin e kaluar. Deficiti i llogarisë korente vjen si rezultat i rritjes së deficitit tregtar dhe atij të shërbimeve. Ky deficit financohet në masën 65.5 për qind nga llogaria kapitale dhe financiare dhe për pjesën tjetër nga zëri “Gabime dhe harresa”, në të cilin përfshihen transaksione të tjera të paidentifikuara. I.3.1 Llogaria korente I.3.1.1. Bilanci tregtar Vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve tregtare të Shqipërisë me botën arriti shifrën 469 milionë usd ose 42 për qind të transaksioneve korente. Deficiti tregtar për këtë tremujor llogaritet në masën 297 milionë usd ose respektivisht rreth 14.6 dhe 3 për qind më shumë nga tremujori i tretë i vitit të kaluar dhe tremujori i dytë i vitit aktual. Financimi i deficitit tregtar është realizuar

-2,000

0

2,000

4,000

6,000

janar mars maj korrik shtator

I Brendshem I Huaj

Page 21: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

nëpërmjet të ardhurave nga emigrantët në masën 52.3 për qind, të ardhurave nga puna e punëtorëve sezonalë dhe investimet, si dhe nga llogaria kapitale e financiare. Ndërkohë në nivel nëntëmujor, deficiti korent kapi shifrën 318.6 milionë usd dhe ai tregtar arriti në 924.8 milionë usd. Tabelë 11: Struktura e import-eksportit për tremujorin e tretë 2002 (në %). Importet Eksportet Belgjikë 2.9 0.0 Bullgari 2.0 0.1 Francë 0.8 0.7 Gjermani 7.5 5.8 Greqi 30.4 17.5 Itali 41.5 72.1 Maqedoni 2.3 1.0 SHBA 2.5 1.7 Slloveni 1.7 0.2 Turqi 8.4 0.8 Duke iu referuar të dhënave të import-eksportit vërehet një rritje e ritmit të rritjes, si përgjatë vitit 2002 ashtu dhe krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2001. Kështu, nga krahasimi i tremujorëve vit me vit, rezulton se eksportet janë rritur 47 për qind dhe importet 20.6 për qind. Megjithatë, vazhdon të jetë e konsiderueshme kërkesa e brendshme për mallra importi. Rreth 82 për qind e aktivitetit tregtar përfaqësohet nga importet dhe vetëm 18 për qind nga eksportet. Kjo gjë evidenton qartë natyrën e një ekonomie të orientuar nga importet. Për këtë tremujor, importet kapën shifrën 383 milionë usd ose 6 për qind më shumë nga tremujori paraardhës. Ndërsa, eksportet, niveli i të cilave arriti 86.1 milionë usd, kanë shënuar shmangie nga tendenca e tyre historike, duke realizuar një vëllim 19.4 për qind më të lartë nga tremujori i dytë. Rritja e importeve në këtë tremujor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, ka shoqëruar pothuajse të gjitha grupet e mallrave, me përjashtim të produkteve vegjetale, një pjesë e të cilave është ofruar në treg nga prodhimi vendas. Peshën kryesore në importet shqiptare e zënë makineritë e pajisjet, që për këtë tremujor kapin nivelin 18.7 për qind. Më pas renditen produktet minerale në nivelin 12.8 për qind, në të cilat përfshihen energjia, lëndët djegëse etj., artikujt tekstilë me 10.23 për qind, të cilët i shërbejnë më pas rieksporteve, ushqimet e përgatitura, pijet alkolike e duhani në nivelin 9.7 për qind, produktet minerale në masën 9.4 për qind e të tjerë. Tabelë 12: Importet dhe eksportet sipas grupmallrave kryesorë. T III - 2002 T II -

2002 T III - 2001 Ndryshimi

vjit/vit në % për TIII

Importi (mil usd) Produkte vegjetale 19.3 25.3 20.6 -6.3 Ushqime të përgatitura 36.2 31.7 29.2 23.9 Produkte të industrisë kimike 21.9 20.6 18.6 17.7 Makineri dhe pajisje 72.4 56.6 61.4 17.9 Produkte minerale 49.6 83.2 42.6 16.4 Tekstile dhe artikuj tekstilë 39.6 38.9 30.3 30.7

Page 22: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Veshje koke, këmbe e artikuj të tjerë 12.6 13.8 9.5 32.6 Metalet bazë dhe artikujt prej tyre 37.5 34.2 29.9 2.5 Mjete transporti, avionë, anije… 22.1 17.9 16.1

37.3

Eksporti (mil usd) Produkte vegjetale 3.8 2.33 3.1 22.6 Produkte me origjinë shtazore 0.7 0.86 0.8 -12.5 Ushqime të përgatitura 3.6 1.9 3.5 2.9 Produkte minerale 2.1 2.1 0.6 250 Produkte të industrisë kimike 0.4 0.4 0.6 -33.3 Tekstile dhe artikuj tekstilë 33.3 26.0 24.4 36.5 Veshje koke, këmbe e artikuj të tjerë 22.4 21.0 15 49.3 Metale dhe artikuj të ndryshëm prej metali bazë

8.7 10.2 3.5 148.6

Siç vërehet, një pjesë e konsiderueshme e importeve destinohen për investime në disa degë të ekonomisë, të cilat efektivisht mendohet të shtojnë vlerë dhe të japin ndikimin e tyre në rritjen e ekonomisë13. Përsa u përket eksporteve, ato përgjithësisht kanë pësuar rritje. Grupmallrat kryesorë, të cilët kanë kontribuar më shumë në nivelin aktual të eksporteve, janë tekstilet dhe artikujt tekstilë (38.6%), veshjet e këmbës dhe kokës (26.2%), metalet bazë dhe artikujt e tyre (10.2%) etj.. Rritja eksporteve të tekstileve dhe veshjeve të këmbës i atribuohet prodhimit për porosi të partnerëve të huaj, të cilët për këtë tremujor kanë realizuar rreth 65 për qind të vëllimit të eksporteve. Deficiti tregtar, parë në këndvështrimin e grupmallrave, vërehet pothuajse në të gjithë ata, me përjashtim të veshjeve të këmbës, eksporti i të cilave bën që ky grup të rezultojë me suficit në masën 9.8 milionë usd. Grafik 11: Bilanci tregtar.

-500

-400

-300

-200

-100

0

100

200

TI '01 TII '01 TIII '01 TIV '01 TI '02 TII '02 TIII '02

Importet Eksportet Def. Tregt.

I.3.1.2. Bilanci i shërbimeve 13 Tregtia, pra eksport-importi, në pamje të parë duket që ndikon negativisht në rritjen ekonomike, pasi ajo, në mënyrë të vazhdueshme ka shfaqur deficit. Por, indirekt, ajo vepron në mënyrë pozitive në rritjen e investimeve në industri dhe në rinovimin teknologjik të vendit.

Page 23: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Për tremujorin e tretë bilanci i shërbimeve paraqet një deficit prej 0.5 milionë usd, si rezultat i të ardhurave nga shërbimet në masën 208.6 milionë usd (eksport shërbimesh) dhe shpenzimeve 209.1 milionë usd (import shërbimesh). Peshën kryesore në shërbime, edhe për këtë tremujor e ka mbajtur turizmi, duke zënë 80 për qind të tyre dhe duke evidentuar rëndësinë e këtij sektori në ekonominë shqiptare. Të ardhurat dhe shpenzimet nga turizmi kanë qenë respektivisht rreth 183 dhe 153 milionë usd, duke rezultuar në një bilanc pozitiv 29,5 milionë usd. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si dhe me tremujorin e dytë të vitit aktual, aktiviteti i turizmit rezulton rreth 2 herë më i lartë, si përsa i përket flukseve hyrëse ashtu dhe flukseve dalëse. Të ardhurat nga jorezidentët që vizitojnë Shqipërinë për qëllime personale dhe biznesi janë respektivisht 89.3 dhe 93.5 milionë usd, ndërkohë që shpenzimet e shtetasve shqiptarë jashtë për qëllime biznesi dhe personale janë përkatësisht 65.6 dhe 77.6 milionë usd. Shërbimet e transportit, në këtë tremujor, vlerësohen me bilanc negativ në masën 26.6 milionë usd. Rritja e shpenzimeve të transportit është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e importit të mallrave. Krahasuar me periudhën korresponduese të një viti më parë, shpenzimet e transportit janë rritur rreth 18.8 për qind. Si rrjedhojë e rritjes së importit të mallrave, tremujori i tretë, evidenton rritje të shpenzimeve të sigurimit, të cilat rezultojnë me bilanc negativ në masën 11.7 milionë usd ose 11.4 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Zëri “shërbime të tjera” ka regjistruar suficit në masën 8.3 milionë usd, i cili vlerësohet më i vogël nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në masën 34 për qind. Peshën kryesore në këtë kategori të bilancit të pagesave e zënë shërbimet e komunikacionit, shërbime të tjera si dhe shërbimet qeveritare. I.3.1.3. Të ardhurat Bilanci i të ardhurave vlerësohet të jetë pozitiv në masën 40.3 milionë usd, pothuajse i barabartë me bilancin e të njëjtës periudhë një vit më parë. Këtë tremujor, të ardhurat janë rritur rreth 54 për

Box I.1. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me Vendet e Rajonit. Shqipëria, sipas memorandumit të mirëkuptimit për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisëduhet të nënshkruajë brenda vitit, të gjitha marrëveshjet e tregtisë së lirë me vendet erajonit. Pas ratifikimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Republikën e Maqedonisë,është nënshkruar marrëveshja e tregtisë së lirë me Kroacinë. Kjo është marrëveshja e dytëqë nënshkruan Shqipëria si pjesëmarrëse e iniciativës së Paktit të Stabilitetit për krijimin errjetit rajonal të tregtisë së lirë. Kjo marrëveshje, parashikon thellimin e shkëmbimevetregtare midis dy vendeve nëpërmjet liberalizimit të mëtejshëm të tregtisë. Shkëmbimettregtare në fushën e produkteve bujqësore do të kryhen mbi bazën e koncensionevereciproke që palët i kanë akorduar njëra-tjetrës. Produktet shqiptare që do të eksportohennë Kroaci janë perime të freskëta bujqësore, si domate, kastraveca, patate etj., produkte tëpërpunuara bujqësore si: konjak, ujë mineral etj.. Ndërsa, produktet kroate që do tëeksportohen në Shqipëri janë grurë, produkte të freskëta bujqësore si: domate, patate etj.,produkte të përpunuara bujqësore si: akullore, makarona, biskota etj.. Shqipëria, gjithashtu, ka përfunduar bisedat teknike të marrëveshjeve të tregtisë së lirë meBosnjën dhe Jugosllavinë (Serbinë dhe Malin e Zi).Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do tëintensifikojë shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit dhe do t’i hapë rrugë rritjes dhepërmirësimit të standardeve të prodhimeve për eksport.

Page 24: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

qind kundrejt tremujorit të dytë. Peshën kryesore në të ardhurat e mbajnë të ardhurat nga punëtorët sezonalë, të cilat gjenden në nivelin 27.4 milionë usd ose 16 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Për vitin 2002, kjo kategori ka shënuar rritje nga njëri tremujor në tjetrin. Të ardhurat nga investimi, të cilat arrijnë në 16.5 milionë usd, janë rezultat i të ardhurave nga interesat e depozitave të rezidentëve në institucionet jorezidente në nivelin 9 milionë usd dhe interesave nga investimet e portofolit në masën 7.5 milionë usd. Pagesat në këtë tremujor vlerësohen të jenë 3.6 milionë usd dhe përfaqësohen nga pagesa e interesave për borxhin e jashtëm prej 3 milionë usd dhe interesi i paguar për depozitat e jorezidentëve në sistemin bankar, prej 0.6 milionë usd. I.3.1.4. Transfertat korente Bilanci i transfertave korente paraqitet pozitiv në masën 148 milionë usd dhe përfaqëson një rritje prej rreth 30 milionë usd kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga emigrantët, elementi kryesor në rritjen e transfertave, kanë kontribuar në to në masën 94 për qind. Pas rënies së tyre gjatë tremujorit të dytë, të ardhurat nga emigrantët, në këtë tremujor, janë rritur rreth 25 për qind, fakt i cili mbështetet dhe nga fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që zgjodhën vendin e tyre për të kaluar pushimet. Transferat shtetërore, 9.1 milionë lekë, vlerësohen disi më të ulura (0.5 milionë usd) kundrejt tremujorit paraardhës. Këto transferta dominohen në masën 68 për qind nga transfertat në asistencë teknike dhe 32 për qind nga ndihmat në mallra. Këtë tremujor vërehet dhe një rritje e daljeve të transfertave të tjera private në masën 16.4 milionë usd. Tabelë 13: Zërat kryesorë të bilancit të pagesave në milionë usd. T III– 2002

Imp -/+Exp (mil usd)

T II– 2002 Imp -/+Exp (mil usd)

T III – 2001 Imp -/+Exp (mil usd)

Bilanci tregtar -297 -288 -259.2 Bilanci i shërbimeve -0.5 -28.6 17.7 Të ardhurat 40.3 26.2 40 Transfertat korrente 148.1 133.8 118.8 Llogaria korrente -109.1 -156.7 -82.7 Llogaria kapitale 32.3 37.5 27 Llogaria financiare 39.2 56.9 24 Mjetet rezervë14 -28.5 -0.9 -29.2 Gabime dhe harresa 66.1 63.1 60.9 I.3.2. Llogaria kapitale dhe financiare Flukset neto të kapitalit vlerësohen 71.5 milionë usd. Flukset kapitale vlerësohen rreth 32.3 milionë usd dhe llogaria financiare rezulton me bilanc pozitiv 39.2 milionë usd. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si llogaria kapitale ashtu dhe ajo financiare paraqiten me rritje, respektivisht në masën 19.6 dhe 63 për qind. Rritja e llogarisë financiare është rezultat i rritjes së detyrimeve dhe njëkohësisht mjeteve tona. Rritja e detyrimeve në masën 27.7 për qind është kryesisht rezultat i rritjes së investimeve të huaja direkte, që vlerësohen 45 milionë usd, dhe borxhit të jashtëm prej 60 milionë usd, shifër kjo rreth 3 herë më e lartë sesa ajo e tremujorit korrenspondues të një viti më parë. Investimet e huaja direkte paraqiten rreth 55 për qind më të

14 Sipas manualit të statistikave të bilancit të pagesave regjistrimi i një rritjeje në mjetet financiare bëhet me shenjë negative.

Page 25: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

larta nga ato të tremujorit të kaluar. Lidhur me borxhin e jashtëm, 95 për qind e disbursimeve të tij ka shkuar në favor të “qeveria e përgjithshme”, 1 për qind në favor të “autoriteti monetar” dhe 4 për qind në favor të “sektorë të tjerë”. Ndryshe nga më parë, ky tremujor shënon për herë të parë evidentimin e borxhit privat në masën 0.2 milionë usd15. Gjithashtu, ky tremujor shënon rritjen e pagesave të principalit për borxhin e jashtëm në masën 8 milionë usd. Detyrimet në formën e depozitave të jorezidentëve në sistemin bankar janë rritur 9.4 milionë usd ose rreth 14 për qind më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ky tremujor, i dha fund tendencës negative që ka karakterizuar këto depozita për pjesën e parë të vitit 2002. Rritja e mjeteve tona në masën 67 milionë usd apo rreth 12 për qind më shumë nga rritja në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rezultuar nga rritja e depozitave të rezidentëve jashtë në masën 42 milionë usd, nga rritja e mjeteve likuide në valutë të huaj të sistemit bankar në masën 14.7 milionë usd, si dhe nga rritja e mjeteve të tjera në masën 4.3 milionë usd. Rikthimi i publikut për të depozituar në sistemin tonë bankar dha efektin e tij në rritjen e depozitave të rezidentëve jashtë, që në tremujorin e dytë të këtij viti shënuan një rënie prej 35 milionë usd. I.3.3. Mjetet rezervë Rezervat e autoritetit monetar në tremujorin e tretë të vitit u rritën me 28.5 milionë usd. Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes me 33 milionë usd të mjeteve valutore dhe uljes së mjeteve në sdr me 4.5 milionë usd. Niveli i rezervës valutore të autoritetit monetar, në fund të tremujorit të tretë, ishte i mjaftueshëm për të përballuar 6.3 muaj importe mallrash. 15 Huamarrje të ndërmarrjeve private nga organizata ndërkombëtare apo nga shtete të huaja.

Page 26: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

II. INFLACIONI Muaji nëntor 2002, regjistroi një normë mujore të inflacionit në masën 0.03 për qind, vjetore dhe mesatare vjetore përkatësisht 4.1 për qind dhe 5.65 për qind. Grafik 12: Ecuria e normës vjetore të inflacionit dhe kufijtë e objektivit për të (në përqindje).

-4.0

-2.0

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

Jana

r, 199

9Mars Maj

Korrik

Shtator

Nentor

Jana

r, 200

0Mars Maj

Korrik

Shtator

Nentor

Jana

r, 200

1Mars Maj

Korrik

Shtator

Nentor

Jana

r, 200

2Mars Maj

Korrik

Shtator

Nentor

Norma vjetore e inflacionit Inflacioni mesatar Kufiri i poshtëm Kufiri i sipërm

Tabelë 14: Ecuria e normës vjetore të inflacionit ( në përqindje). 1999 2000 2001 2002 Janar 6.0 -1.3 2.2 6.5 Shkurt 3.5 -1.3 1.5 7.7 Mars 2.0 -2.1 2.9 7.6 Prill 0.4 -1.4 3.0 6.6 Maj -0.1 -0.1 2.5 4.6 Qershor -0.6 0.1 4.0 3.8 Korrik 0.1 -1.3 5.6 4.3 Gusht -0.6 -0.7 4.1 5.5 Shtator -1.9 0.9 3.5 5.4 Tetor -1.8 1.8 1.8 6.1 Nëntor -1.2 1.9 2.8 4.1 Dhjetor -1.0 4.2 3.5 Niveli i arritur këtë muaj, vlerësohet si i pazakontë kundrejt trendit historik të tij. Ai është rreth një pikë përqindjeje më poshtë sesa mesatarja e nëntorëve në vite.

Page 27: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 13: Ecuria e normës mujore të inflacionit dhe mesatarja historike (në për qind).

-1.00-0.500.000.501.001.502.002.50

1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002

nentor inf lacioni mesatar

II.1. STRUKTURA E IÇK-SË Kontributi më i rëndësishëm në rënien e shifrës së inflacionit në muajin nëntor i dedikohet faktit se grupet me peshë më të madhe në llogaritjen e indeksit të çmimeve të konsumit: “ushqime dhe pije joalkolike”, “ qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “pije alkolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” kanë shënuar vlera të ulëta pozitive, madje edhe negative. Kështu, mund të pohojmë se është arritur njëfarë ekuilibrimi efektesh ndërmjet grupeve dhe rezultantja ka dhënë një normë mujore të inflacionit pothuaj zero për qind. Tabelë 15: Norma mujore e inflacionit në muajin nëntor të grupeve kryesore të shportës. Grupet kryesore Nëntor 99 Nëntor 00 Nëntor 01 Nëntor 02 1. Ushqime dhe pije joalkolike 0.9 1.3 2.4 0.1 2. Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji 1.3 -0.1 2.1 -0.1 3. Pije alkolike dhe duhan -0.3 0.4 -0.4 -0.5 4. Veshje dhe këpucë 1.0 0.3 0.9 0.3 Grafik 14: Norma vjetore e inflacionit e dy nëngrupeve kryesore të grupit “ ushqim dhe pije alkolike” dhe inflacioni vjetor.

-20.0-10.0

0.010.020.0

30.0

40.0

teto

r,20

01

nënt

or

dhje

tor

jana

r20

02

shku

rt

mar

s

prill

maj

qers

hor

korr

ik

gush

t

shta

tor

teto

r

nënt

or

fruta zarzavate përfshirë patate inflacioni vjetor

Ecuria e grupit “ushqime dhe pije joalkolike” është shumë përcaktuese për ecurinë e indeksit në përgjithësi. Gjatë këtij muaji rënie të theksuar pati në nëgrupin “fruta” me 5.3 për qind dhe rritja më e theksuar u vu re në nëngrupin “zarzavate përfshirë patate” me 3.9 për qind. Në këtë mënyrë këto dy nëngrupe kompensuan efektin e njëri–tjetrit, duke qenë se nëngrupet e tjera, patën ulje e ngritje të indeksit të parëndësishme. Kjo solli një normë mujore të inflacioni të ulët, duke ruajtur të njëjtën pamje me muajin paraardhës dhe duke shënuar stabilitet të çmimeve.

Page 28: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 15: Norma vjetore e inflacionit të grupit “ qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

-4-202468

10121416

qers

hor,

2001 korri

k

gush

t

shta

tor

teto

r

nënt

or

dhje

tor

jana

r,20

02

shku

rt

mar

s

prill

maj

qers

hor

korri

k

gush

t

shta

tor

teto

r

nent

or

totali hotele dhe restorant lëndë djegëse dhe energji inflacioni vjetor

Norma e inflacionit e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka kompensuar rritjen e çmimeve në grupin e mësipërm (dukuri që është shfaqur gjatë gjithë vitit në vazhdim duke qenë se ky grup ka treguar tendencë rënëse të çmimeve, pas rritjes së ndjeshme që pësoi në tremujorin e fundit të vitit 2001). Në mënyrë të dukshme, rënia ka qenë e theksuar gjatë këtij muaji në nëngrupin “lëndë djegëse dhe energji”. Grupi “hotele, kafene dhe restorante” një grup i krijuar rishtas (më parë bënte pjesë në grupin ushqim, pije dhe duhan”) në shportën e re ka ushtruar presion në rritje te norma e inflacionit vjetor edhe gjatë muajit nëntor (me peshë të konsiderueshme rreth 7 për qind të shportës), duke qenë se siç tregohet në grafik, ka patur rritje të ndjeshme përgjatë gjithë vitit. Grafik 16: Norma vjetore e inflacionit të grupit “ hotele, kafene dhe restorante”.

0.001.002.003.004.005.006.007.00

qers

hor,

2001 korr

ik

gush

t

shta

tor

teto

r

nënt

or

dhje

tor

jana

r,20

02

shku

rt

mar

s

prill

maj

qers

hor

korr

ik

gush

t

shta

tor

teto

r

nent

or

Grupi që ka patur rritje më të dukshme gjatë vitit 2002 është grupi “shërbim arsimor”. Ndryshimi tetor 2002 dhjetor 2001 është 12.3 për qind dhe inflacioni vjetor në muajin tetor kapi vlerën 13.4 për qind. Në muajin nëntor vlera e inflacionit vjetor filloi të pësojë rënie, fakt ky që përkon me përfundimin e regjistrimeve dhe fillimin e procesit të mësimdhënies. Vendosja e tarifave më të larta këtë vit, si në arsimin publik ashtu edhe në atë privat (në mënyrë të veçantë në këtë të fundit) në krahasim me vitin e kaluar, është dhe shkaku i një kërcimi të tillë të normës së inflacionit për këtë grup.

Page 29: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 17: Norma vjetore e inflacionit të grupit “shërbim arsimor“.

0.002.004.006.008.00

10.0012.0014.0016.00

jana

r, 19

99

mar

s

maj

korr

ik

shta

tor

nënt

or

jana

r, 20

00

mar

s

maj

korr

ik

shta

tor

nënt

or

jana

r, 20

01

mar

s

maj

korr

ik

shta

tor

nënt

or

jana

r, 20

02

mar

s

maj

korr

ik

shta

tor

nent

or

Ulja e tarifave të komunikimit të telefonisë celulare edhe gjatë muajit nëntor (operatori AMC), u pasqyrua në reduktimin e theksuar të çmimeve të grupit “komunikim”. Ky grup zë një peshë prej 1.3 për qind (relativisht të vogël), por rëndësia e tij qëndron në faktin se ai ndikon si faktor zbutës psikologjik për uljen e pritshmërive të popullatës për inflacionin. Grafik 18 : Norma vjetore e inflacionit të grupit “ komunikim”.

-3.00-2.00-1.000.001.002.003.004.005.00

jana

r, 19

98m

ars

maj

korri

ksh

tato

rnë

ntor

jana

r, 19

99m

ars

maj

korri

ksh

tato

rnë

ntor

jana

r, 20

00m

ars

maj

korri

ksh

tato

rnë

ntor

jana

r, 20

01m

ars

maj

korri

ksh

tato

rnë

ntor

jana

r, 20

02m

ars

maj

korri

ksh

tato

rne

ntor

II.2. FAKTORËT QË NDIKUAN NË MUAJIN NËNTOR Ndër faktorët e përhershëm që veprojnë në formimin e normës mujore të inflacionit është veprimi i agregatëve monetarë duke veçuar atë më likuidin, M1, tendenca e të cilit deri në muajin shtator ka qenë rënëse. Kjo ecuri ka ndihmuar në normalizimin e ushtrimit të presioneve inflacioniste, për shkak të rritjes së fortë të M1 në periudhën prill-maj, duke u shuar pothuaj plotësisht në muajin nëntor.

Page 30: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 19: Ecuria e agregatit M1.

-40.00%

-20.00%

0.00%

20.00%

40.00%

60.00%M1 12 per. Mov. Avg. (M1)

Grafik 20: Gjendja e likuiditetit në ekonomi.

Treguesit e tjerë realë monetarë po i afrohen trendit të tyre, duke treguar për zbutje të presioneve inflacioniste. Të dhënat e muajit shtator dhe treguesit operacionalë të muajit tetor tregojnë se likuiditeti ka vijuar të kthehet në sistemin bankar, madje ritmet e kthimit janë më të shpejta. Normat e interesit në tregun e depozitave dhe të bonove të thesarit në tregun primar kanë shënuar rritje edhe në muajin shtator, ndërsa më tej niveli i tyre përkatësisht ka qenë 8.9 – 9.21 12.27 – 12.4 duke pësuar një rritje të lehtë16. Mendojmë se, përveç përmirësimit të gjendjes së likuiditetit të bankave, kjo reflekton edhe stabilizmin e pritjeve inflacioniste. Rritja e normave të interesit në muajt mars dhe prill të këtij viti ka ndihmuar në kthimin e parave në sistemin bankar si edhe ka zbutur presionet inflacioniste. Kursi i këmbimit, në muajin tetor (meqenëse mendohet se kursi i këmbimit ndikon me një muaj vonesë tek inflacioni, nëpërmjet çmimeve të mallrave të importuar) leku u mbiçmua kundrejt dollarit amerikan me 0.45 pikë përqindjeje dhe kundrejt euros me 0.38 pikë përqindjeje. 16 Norma e depozitave dymbëdhjetëmujore në muajin tetor arriti në 9.21 për qind dhe për bonot e thesarit (12-mujore) arriti në 12.4 për qind.

- 2 0 . 0 0 %

- 1 0 . 0 0 %

0 . 0 0 %

1 0 . 0 0 %

2 0 . 0 0 %

3 0 . 0 0 %

4 0 . 0 0 %

5 0 . 0 0 %

6 0 . 0 0 %

May-97

Sep-97

Jan-98

May-98

Sep-98

Jan-99

May-99

Sep-99

Jan-00

May-00

Sep-00

Jan-01

May-01

Sep-01

Jan-02

May-02

Sep-02

P jB 1 2 p e r . M o v. A vg . ( P jB )

Page 31: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 21: Ndryshimet vjetore të kursit të këmbimit lek/usd dhe lek/euro.

-15.0-5.05.0

15.025.035.045.055.065.075.0

Feb-94

Jul -94

Dec-9 4

May-95

Oct -95

Mar-96

A ug-9 6

Jan -9 7

Ju n-97

No v-97

A pr-98

S ep -9 8

Fe b-99

Jul -9 9

Dec-99

May-00

Oct -00

Mar-0 1

A ug-01

Jan-02

Ju n-02

No v-02

Usd ( ndryshimet vjetore)Euro ( ndryshimet vjetore)

Ecuria e inflacionit është ndikuar nga politika buxhetore. Shpenzimet buxhetore kanë vijuar të jenë të tkurrura edhe gjatë muajit nëntor ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë vitit 2002. Kjo ka ndikuar në zbutjen e presioneve inflacioniste, në mënyrë të veçantë duke filluar nga muaji prill e në vazhdim, meqenëse është llogaritur që inflacioni ndikohet nga ky faktor me kohë vonesë deri në gjashtë muaj. Vlerësohet që tetori i vitit 2002 të japë ndikimin e tij deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm. Grafik 22: Ndryshimet vjetore të shpenzimeve buxhetore (në përqindje).

0.0%10.0%20.0%30.0%40.0%50.0%60.0%70.0%80.0%90.0% Shp. Vjetore 12 per. Mov. Avg. (Shp. Vjetore)

Normat e inflacionit të vendeve partnere kryesore tregtare me Shqipërinë, kanë regjistruar shifra më të larta se pritshmëritë. Kështu, inflacioni në vendet e eurozonës ka shënuar një vlerë prej 2.3 për qind në muajin tetor dhe 2.2 për qind në muajin nëntor. Inflacioni vjetor në nëntor në shtetin fqinj, Greqinë, arriti në 3.6 për qind. Në Itali inflacioni vjetor ishte në nivelin 2.2 për qind. Mekanizmi i transmisionit shpjegon se mbiçmimi i euros (në mënyrë të veçantë pas qershorit të këtij viti) dhe afrimi i vlerës të saj në shkëmbim me lekun afër vlerës së dollarit, ka sjellë pa dyshim importe më të shtrenjta, në një ekonomi ku 80 për qind e shkëmbimeve tregtare kryhen në euro.

Page 32: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Mungesa e energjisë elektrike është kthyer tashmë në një faktor të përhershëm që ndikon mbi normën e inflacionit. Kështu, ndërsa stabilizimi i situatës energjitike në muajt prill e maj ndikoi në uljen e normës së inflacionit në muajt maj e qershor, mungesat që erdhën duke u rritur në muajt e tjerë (edhe gjatë muajve të verës) ndikuan në kahun negativ në rritjen e normës së inflacionit. Megjithëse, këtë vit, qeveria po zbaton një politikë më të kujdesshme për ruajtjen e rezervave ujore, për të minimizuar më pas një krizë të rëndë energjitike dimrin që vjen, ky faktor, i cili ka ndikim psikologjik në kahun rritës të inflacionit, ka filluar të japë shenjat e para negative në fundin e muajin nëntor dhe, në mënyrë të veçantë në muajin dhjetor, me përkeqësimin e situatës energjitike.

Page 33: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

IIIIII.. ZZHHVVIILLLLIIMMEETT MMOONNEETTAARREE III.1. TREGUESIT MONETARË DHE POLITIKA MONETARE E BANKËS SË SHQIPËRISË Stabiliteti financiar i vendit pësoi tronditje në gjysmën e parë të vitit 2002. Sistemi bankar u përball me një tërheqje të ndjeshme depozitash, në periudhën mars-prill, gjatë të cilës u tërhoqën 8.3 për qind të depozitave totale. Në shifra absolute tërheqjet arritën në 23.4 miliardë lekë nga të cilat 17.1 miliardë ishin depozita në lekë. Ulja e depozitave solli mungesë likuiditeti në sistem dhe çoi në pamundësinë e tij për të mbuluar kërkesat e qeverisë për financim. Kjo e detyroi Bankën e Shqipërisë të shndërrohet në injektuese likuiditeti në treg dhe të marrë pjesë në financimin e deficitit. Tërheqja e depozitave bëri që paraja jashtë bankave të rritet me 15 për qind ose 17.2 miliardë lekë gjatë këtyre muajve, duke rritur presionet inflacioniste në ekonomi. Niveli i lartë i presioneve inflacioniste dhe rritja e likuiditetit në ekonomi e detyruan Bankën e Shqipërisë të shtrëngojë politikën monetare duke rritur me 1.5 pikë përqindjeje normën e interesit. Fundi i tremujorit të dytë tregoi shenjat e para të përmirësimit të situatës. Bankat reaguan duke rritur normat e interesit të depozitave në lekë ndërsa paraja filloi të kthehej ngadalë në sistem. Banka e Shqipërisë ndërpreu financimin e deficitit buxhetor, duke u ndalur në limitin 5 për qind të mesatares së të ardhurave të lejuar nga ligji, 6 miliardë lekë. Megjithatë, huamarrja e sistemit bankar pranë Bankës së Shqipërisë vazhdoi të rritej dhe në fund të tremujorit të dytë arriti në 6 miliardë lekë. Tendencat e përmirësimit të treguesve monetarë u forcuan gjatë tremujorit të tretë. Depozitat në lekë shënuan rritje gjatë gjithë tremujorit. Në fund të muajit tetor, depozitat ishin praktikisht afër nivelit të muajit shkurt, para krizës së tërheqjes së depozitave. Interesi i depozitave në lekë vazhdoi të shënojë rritje gjatë tremujorit të tretë, në përgjigje të rritjes së interesit të bërë nga Banka e Shqipërisë. Norma mesatare e interesit të depozitave me afat në lekë u rrit me 0.5 pikë përqindjeje gjatë tremujorit të tretë, duke e çuar në 1 pikë përqindjeje rritjen e normës së interesit nga fillimi i vitit. Në veçanti Banka e Kursimeve rriti më tej normat e interesit të depozitave në muajin shtator për të gjitha maturitetet, duke reflektuar tërësisht rritjen e normave të interesit të bërë nga Banka e Shqipërisë. Tërheqja e depozitave dhe lëkundja e besimit në sistemin bankar kanë bërë që oferta monetare të ketë rritje të ngadaltë gjatë këtij viti. Norma vjetore e rritjes së M3 ka qenë vazhdimisht në ulje gjatë vitit 2002. Duke filluar nga muaji prill, norma e rritjes vjetore të M3 real ka qenë nën nivelin ekuilibër, të përafruar nga trendi. Grafik 23: Raporti i parasë jashtë bankave ndaj M3.

0 .0 %

5 .0 %

1 0 .0 %

1 5 .0 %

2 0 .0 %

2 5 .0 %

3 0 .0 %

Janar-00

Mars

Maj

Korrik-00

Shtator

Nentor

Janar-01

Mars

Maj

Korrik-01

Shtator

Nentor

Janar-02

Mars

Maj

Korrik-02

Shtator

R r itja M 3 T re n d i i rr itje s së M 3

Page 34: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Kjo sugjeron se niveli i mjeteve monetare në ekonomi nuk është burim presionesh inflacioniste, për sa kohë që niveli real i tyre është nën kërkesën e ekonomisë. Megjithatë, mjetet monetare paraqiten të zhvendosura drejt atyre më likuide, të përdorshme më lehtësisht si mjete transaksionesh. Duke gjykuar nga nivelet historike, kjo zhvendosje ka vazhduar të jetë e pranishme gjatë tremujorit të tretë e në vazhdim. Grafik 24: Raporti i parasë jashtë bankave ndaj ofertës monetare.

Niveli i parasë jashtë bankave dhe i M1 real, të cilat studimet ekonometrike tregojnë se shpjegojnë më mirë inflacionin, kanë qenë për një kohë të gjatë të vitit 2002 mbi trendin e tyre, duke ndikuar në rritjen e çmimeve ose në ruajtjen e niveleve disi më të larta të inflacionit në këtë periudhë. Grafik 25: Rritja vjetore e M1 real.

Duke marrë parasysh kthimin e likuiditetit në sistem dhe zbutjen e presioneve inflacioniste, Banka e Shqipërisë ka zbatuar një politikë monetare të kujdesshme. Ajo ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit dhe kuadrin e instrumenteve të përdorura për injektimin e likuiditetit në

20.0%22.0%24.0%26.0%28.0%30.0%32.0%34.0%36.0%

Janar-00

Mars

Maj

Korrik-00

Shtator

Nentor

Janar-01

Mars

Maj

Korrik-01

Shtator

Nentor

Janar-02

Mars

Maj

Korrik-02

Shtator

P jB / M 3 Trendi i raportit P jB / M 3

0.0%5.0%

10.0%15.0%20.0%25.0%30.0%35.0%40.0%

Janar-00

Mars

Maj

Korrik-00

Shtator

Nentor

Janar-01

Mars

Maj

Korrik-01

Shtator

Nentor

Janar-02

Mars

Maj

Korrik-02

Shtator

Rritja e M1 Trendi i rritjes së M1

Page 35: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

sistem. Si instrument kryesor për mbulimin e nevojave të bankave me likuiditet janë përdorur ankandet e marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes. Instrumenti plotësues i kredisë njëditore ka synuar plotësimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Muaji shtator tregon për një afrim me trendin të agregatëve monetarë, duke treguar për një normalizim të situatës. Përmirësimi i gjendjes së depozitave ka bërë të mundur që bankat të jenë në gjendje të mbulojnë kërkesën e ekonomisë për mjete monetare dhe të ulin huamarrjen pranë Bankës së Shqipërisë. Huamarrja e sistemit pranë Bankës së Shqipërisë shënoi ulje gjatë këtij tremujori. Injektimi i likuiditetit në sistem nga Banka e Shqipërisë zbriti, nga 6.6 miliardë lekë, niveli maksimal i shënuar në muajin korrik, në 4.2 miliardë lekë në muajin shtator. Përmirësimi i gjendjes së likuiditetit në sistem ka vijuar edhe në muajt tetor dhe nëntor. Në fund të muajit nëntor mungesa e likuiditetit ishte 1.3 miliardë lekë. Nisur nga situata e përmirësuar e likuiditetit të sistemit bankar, nga rritja e depozitave në lekë, nga ulja e parasë jashtë bankave, nga parashikimet për uljen e inflacionit në fillim të dhjetorit, Banka e Shqipërisë, sinjalizoi një politikë monetare neutrale. Ajo ndryshoi formën e ankandit17: nga ankand me shumë çmime, në ankand me çmim fiks, me normë interesi, të njëjtë, 8.5 për qind. Kjo politikë do të lehtësojë koston e huamarrjes së bankave si edhe menaxhimin e mungesave të likuiditetit nga ana e tyre. Ndryshimi i formës së ankandit solli rritjen e peshës së marrëveshjeve të anasjellta repo me afat njëjavor, uljen e përdorimit të kredisë njëditore dhe për pasojë rritjen e depozitave njëditore dhe të rezervave të tepërta në sistem. Pritet që për sa kohë të vazhdojë një politikë neutrale, përdorimi i instrumentit kryesor do të zërë vend të rëndësishëm në injektimin e likuiditetit. Nga ana tjetër, pritet që situata e likuiditetit të përmirësohet dhe përdorimi i këtij instrumenti të bjerë. Gjithashtu, bankat kanë rritur financimin për deficitin buxhetor gjatë tremujorit të tretë. Gjatë këtij tremujori ato kanë rritur shtesën e portofolit të tyre të bonove të thesarit me 4.4 miliardë lekë krahasuar me vetëm 1.1 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë. Kjo ka mbuluar 70 për qind të kërkesave të qeverisë gjatë tremujorit. Pjesa tjetër e financimit është mbuluar nga financimi i individëve dhe i institucioneve të tjera. Kjo strukturë financimi ka vazhduar edhe gjatë muajve tetor-nëntor. Bankat tregtare kanë qenë financuesi kryesor i deficitit me bono thesari. Banka e Shqipërisë nuk ka financuar deficitin pas muajit prill, madje në muajin tetor ajo ka ulur financimin e saj nga 6.0 miliardë lekë në 3.1 miliardë lekë. Bankat kanë qenë aktive edhe në kreditimin e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë dhe në muajin tetor. Rritja e tepricës së kredisë gjatë muajve korrik-tetor është 1.6 herë më e lartë se ajo gjatë gjysmës së parë të vitit. III.2. OFERTA DHE KËRKESA PËR MJETE MONETARE III.2.1. Oferta monetare Ritmi i rritjes së mjeteve monetare ka qenë në ulje gjatë tremujorit të tretë dhe në vazhdim. Në fund të muajit tetor ky ritëm zbriti në 11.5 për qind, nga 14.0 për qind që ishte në fund të muajit qershor. Megjithatë, zhvillimet monetare kanë ecur përgjithësisht sipas parashikimeve të programit monetar. Rritja e ofertës monetare në fund të muajit tetor është më e lartë se rritja e parashikuar në program, e cila është 10.3 për qind. Tejkalimi i rritjes së parashikuar në program është rrjedhojë e rritjes më të madhe nga parashikimi të depozitave, si në lekë dhe në valutë, ndërkohë që paraja jashtë bankave është ulur më shpejt se parashikimi.

17 Ndryshimi i formës së ankandit u bë më 4 dhjetor 2002.

Page 36: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 26: Ritmet e rritjes vjetore të përbërësve të ofertës monetare.

Në rritjen e ofertës monetare përtej parashikimit ka ndikuar kthimi më i shpejtë se parashikimi i parasë jashtë bankave në sistem si dhe kërkesa, më e lartë nga parashikimi, e ekonomisë për mjete monetare. Kështu, rritja a tepricës së kredisë në lekë për ekonominë, gjatë dhjetë muajve të parë ishte 1.9 miliardë lekë nga 1 miliard e parashikuar në programin monetar. Gjithashtu, edhe depozitat në valutë janë rritur më shumë se parashikimi, megjithë stabilitetin e kursit të këmbimit. Paraja jashtë bankave në fund të muajit tetor ishte pothuaj 6 miliardë lekë më e ulët se parashikimi i programit monetar. Ajo ka qenë në ulje gjatë gjithë tremujorit. Krahasuar me muajin qershor, kur paraja jashtë bankave arriti nivelin më të lartë, 132.7 miliardë lekë, ajo është ulur me 5.7 miliardë lekë. Kthimi i parasë në sistemin bankar ka vazhduar edhe në muajin nëntor. Sipas të dhënave operative, niveli i saj zbriti në 125.7 miliardë lekë, duke ruajtur të njëjtin ritëm kthimi në sistem me atë të katër muajve paraardhës. Megjithatë, paraja jashtë bankave mbetet përbërësi i ofertës monetare me normën më të lartë të rritjes vjetore. Tabelë 16: Agregatët monetarë, krahasimi me programin (në miliardë lekë). Tetor 2002 Ndryshimi vjetor Program Faktike Absolut Përqindje Para jashtë bankave 133.0 127.1 21.1 19.9% Depozitat totale 270.0 280.3 20.9 8.1% - Depozita në lekë 181.9 189.0 8.3 4.6% - Depozita në valutë 88.1 91.3 12.5 15.9% M1 157.6 149.8 20.7 16.0% M2 314.9 316.0 29.4 10.3% M3 403.0 407.4 42.0 11.5% Baza monetare 163.8 158.6 22.7 16.7% Ulja e nivelit të parasë jashtë bankave, e huamarrjes së bankave tregtare dhe e financimit të deficitit nga Banka e Shqipërisë, kanë ndikuar edhe në uljen e nivelit të bazës monetare. Niveli i saj është ulur me 1.8 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë dhe ka vazhduar të shënojë ulje dhe

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

35.0%

40.0%

Tetor

Nentor

Dhjetor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nentor

Dhjetor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Paraja jashtë bankave - Depozita në lekë

- Depozita në valutë M3

Page 37: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

gjatë muajve tetor dhe nëntor. Në fund të muajit tetor niveli i saj ishte 5.2 miliardë lekë nën nivelin e parashikuar në program. Rritja relativisht e lartë mujore e depozitave në lekë, pas tërheqjes së tyre, është rrjedhojë e kthimit të parasë në sistemin bankar, e ndikuar kjo edhe nga rritja e normave të interesit të depozitave në lekë. Grafik 27: Ecuria e normave të interesit të depozitave me afat në lekë.

Normat reale të interesit të depozitave, ato që orientojnë vendimet e publikut në kursimin apo konsumimin e të ardhurave të tyre, kanë qenë vazhdimisht në nivel pozitiv gjatë tremujorit të tretë. Megjithatë, si pasojë e rritjes së inflacionit gjatë muajve maj-shtator, norma reale e interesit, pas muajit maj, ka qenë në ulje. Muaji shtator 2002, shënoi vlerën 2.12 për qind. Niveli i depozitave në lekë, në muajin tetor, ishte 7.1 miliardë lekë më i lartë nga ai i programuar. Rritja e depozitave në lekë është përqendruar vetëm në depozitat me afat, ndërkohë që depozitat pa afat janë në ulje gjatë tremujorit të tretë. Diferenca e lartë e normave të interesit midis depozitave me dhe pa afat në lekë i shtyn individët dhe firmat të orientohen drejt depozitave me afat. Edhe depozitat në valutë janë rritur përtej parashikimit, megjithë qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit gjatë tremujorit të tretë. Madje, efekti i kursit ka ndikuar në uljen e vlerës së tyre në lekë me 1.3 miliardë lekë gjatë këtij tremujori. Edhe në rritjen e këtyre depozitave ka ndikuar kthimi i asaj pjese të depozitave të tërhequra që ishin në valutë të huaj. Rritja e depozitave në valutë është e pranishme si në depozitat me afat ashtu dhe në ato pa afat. Kjo ndikohet nga niveli i ulët normave të interesit të depozitave në valutë. Rritja e depozitave në valutë ka përbërë dhe bazën e rritjes së mjeteve valutore neto të sistemit. Mjetet valutore të Bankës së Shqipërisë janë rritur me 20 milionë usd ndërsa mjetet valutore neto të bankave tregtare me 40.6 milionë usd. Rritja e mjeteve valutore gjatë tremujorit të tretë ka përbërë afërsisht 70 për qind të burimit të rritjes monetare gjatë tremujorit të tretë.

-4.0

-2.0

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0

12.0

Janar-00

Mars

Maj

Korrik-00

Shtator

Nëntor

Janar-01

Mars

Maj

Korrik-01

Shtator

Nëntor

Janar-02

Mars

Maj

Korrik-02

Shtator

Int. depozitave Inflacioni Int. real

Page 38: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

III.2.2. Financimi i deficitit buxhetor Banka e Shqipërisë ka ulur financimin e saj për deficitin buxhetor, duke lënë më shumë hapësirë për bankat tregtare në investimin e fondeve të tyre. Qeveria është mbuluar në huamarrjen pranë sistemit bankar, e cila përbën 75 për qind të financimit të deficitit, për mbulimin e deficitit të saj. Pjesa tjetër e deficitit është mbuluar nga financimi i jashtëm. Grafik 28: Financimi i deficitit buxhetor me bono thesari.

III.2.3. Kredia për ekonominë Kreditimi i ekonomisë nëpërmjet sistemit bankar, deri në fund të muajit shtator 2002, është realizuar në nivelin 85 për qind, krahasuar me nivelin e parashikuar në programin monetar për gjithë vitin 2002. Në nivel mesatar mujor ekonomia është kredituar 856 milionë lekë duke tejkaluar përsëri nivelin e parashikuar mujor prej 758 milionë lekësh. Tabelë 17: Ecuria e disa treguesve kryesorë. 2000 2001 T-1 ‘02 T-2 ‘02 T-3 ‘02 Oferta e parasë (në miliardë lekë) 328.1 393.6 396.4 395.4 406.4 Kredi e brendshme (në % ndaj M3) 76.3 70.1 70.3 72.5 71.7 -Kredi për qeverinë (në % ndaj M3) 68.4 60.8 60.7 61.9 60.8 -Kredi për ekonominë (në % ndaj M3) 7.9 9.3 9.6 10.6 10.9 Kredi për ekonominë (në % ndaj PBB) 4.8 6.2 5.9 6.4∗ 6.7 Kredi për ekonominë(në % ndaj totalit të aktiveve)

9.5 11.3 11.8 13.1 13.3

Raporti kredi/depozita (në %) 11.3 13.3 14.2 15.9 16 Teprica e kredisë, në fund të muajit shtator të vitit 2002, arriti në 44.3 miliardë lekë, duke u rritur 7.7 miliardë lekë kundrejt fundit të vitit 2001 ose gati 1.5 herë më e lartë se rritja e tepricës së kredisë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kreditimi i ekonomisë në tremujorin e tretë të vitit 2002 u shoqërua nga këto zhvillime: kredia afatshkurtër arriti në nivelin 48.4 për qind duke shënuar një rënie prej 4.6 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit 2001. Kredia afatmesme dhe ajo afatgjatë kanë shfaqur tendenca rritjeje. Kështu, vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2002 teprica e kredisë afatmesme dhe

∗ Ky raport është ndërtuar ndaj PBB në nivel vjetor për vitin 2002.

-3.00.03.06.09.0

12.015.018.021.024.0

Jan-02

Shku-02

Mar-02

Pri-02

Maj-02

Qer-02

Korr-02

Gush-02

Shta-02

Tet-02

Nën-02

BSH B. tregtare Individë Institucione

Page 39: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

afatgjatë18 të marra së bashku, është rritur me 2.1 miliardë lekë. Në terma relativë evidentohet se 91 për qind e rritjes së tepricës së kredisë gjithsej në tremujorin e tretë, krahasuar me tremujorin e dytë, ka ardhur nga rritja e tepricës së kredisë afatmesme dhe afatgjatë; teprica e kredisë në valutë vazhdon të jetë mbizotëruese në tepricën e kredisë gjithsej (67 për qind e saj). Stabiliteti i kursit të këmbimit të lekut dhe niveli më i ulët i interesave për kredinë në valutë e justifikojnë preferencën e huamarrjes në valutë. Por, përsëri rreziku i kursit të këmbimit është i pranishëm dhe i pashmangshëm, pavarësisht se deri në periudhën që po analizojmë kursi i këmbimit nuk është karakterizuar nga luhatje të mëdha. Në tremujorin e tretë të vitit 2002 evidentohet, për herë të parë, që ekonomia është kredituar më shumë në lekë se në valutë. Kështu, kreditimi në lekë brenda tremujorit të tretë të vitit 2002 ka ndikuar në rritjen e tepricës gjithsej në nivelin 57 për qind; mbizotëron kreditimi në sektorin privat, 97.4 për qind. Teprica e kredisë në sektorin publik si pasojë e shlyerjeve shënon vetëm rënie. Kredia e re e akorduar në tremujorin e tretë të vitit 2002 arriti 16.2 miliardë lekë, afërsisht 1.4 herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2001(70 për qind e saj ishte kredi afatshkurtër). Lëvrimi i kredisë në terma kohorë afatmesëm dhe afatgjatë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2002, ka patur tendenca rritjeje të larta ashtu si dhe në tremujorin e dytë të vitit 2002. Niveli i tyre si tremujor arriti 4.9 miliardë lekë, ndërsa si nëntëmujor 12.6 miliardë lekë. Kreditimi në afate të tilla kohore forcon idenë e rritjes së bashkëpunimit bankë – biznes. Rreth 54.1 për qind e kredisë së re në tremujorin e tretë të vitit 2002 është lëvruar në lekë. Gjatë tre viteve të fundit është hera e parë që brenda një tremujori niveli i lëvrimit të kredive të reja në lekë të jetë më i lartë se ai në valutë. Niveli i kredive të reja është rritur ndjeshëm, shumë banka i kanë dyfishuar ato krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2001. Si sistem bankar në periudhën janar-shtator janë akorduar 44.2 miliardë lekë kredi të reja. Gjatë periudhës dhjetor 2001- shtator 2002, sektori i tregtisë vazhdon të mbetet sektori më i preferuar për kreditim. Ndërsa, preferenca për ndërtimin ka shfaqur një rritje të lehtë në tremujorin e tretë të vitit 2002, në një kohë që në pjesën e parë të vitit 2002 kërkesat për kredi në këtë degë u vlerësuan në rënie. Tendencë rritjeje ka patur kreditimi për blerje pasurish të patundshme. Si pasojë e prishjeve të ndërtimeve pa leje, sipas specialistëve, shumë biznese i janë drejtuar bankave për blerje ambjentesh për vazhdimin e aktivitetit të tyre tregtar. Krahasuar me fundin e vitit 2001, në tremujorin e tretë të vitit 2002 evidentohet një rritje e kreditimit në degën "prodhimi, shpërndarja e energjisë elektrike dhe ujit". Si nëntëmujor nuk ka një ecuri normale të kreditimit të kësaj dege. Kjo lidhet me periudhat në të cilat situata e energjisë elektrike është me probleme. Kreditimi në degën transport dhe telekomunikacion vlerësohet të karakterizohet nga një tendencë në rënie të vazhdueshme, pasi, po sipas specialistëve të bankave, mendohet që tregu në këtë degë duket i stabilizuar.19 Kredia bankare për aktivitete financiare në këtë tremujor është ulur.

18 Kredi në afate të tilla kohore janë dhënë kryesisht për blerje pasurish të patundshme.

19 Deri tani në këtë degë janë mbështetur me kredi bankare kryesisht shërbimet radiotaksi dhe dhënie me qira e makinave.

Page 40: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 29: Teprica e kredisë sipas degëve të ekonomisë.

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

2000 2001 T-1' 02 T-2' 02 T-3' 02

Industria përpunuese Prodhimi, Shpërndarja LD Ndërtimi Tregtia Pasuritë e patundëshme

Në periudhën e mbetur të vitit 2002 kredia bankare në mbështetje të ekonomisë mendojmë se jo vetëm do të arrijë parashikimet në programim monetar por, nisur nga niveli mesatar i kreditimit mujor deri në fund të muajit shtator 2002, vlerësojmë se ajo mund të kapë shifrën 10.2 miliardë lekë ose do të tejkalojë nivelin e parashikuar rreth 13 për qind. III.3. RESPEKTIMI I TREGUESVE SASIORË Treguesit sasiorë të Bankës së Shqipërisë vazhdojnë të jenë të respektuar edhe gjatë tremujorit të tretë si dhe gjatë muajve tetor dhe nëntor. Mjetet valutore neto të Bankës së Shqipërisë kanë ardhur gjithnjë e në rritje duke thelluar diferencën nga objektivi i tyre. Niveli i mjeteve valutore gjatë tremujorit të tretë i dedikohet rritjes së rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë si rezultat i kalimit të 35 milionë dollarëve të projektit IDA si dhe i rritjes së depozitave në valutë (kryesisht në muajin gusht). Tabelë 18: Realizimi i objektivit të RNN gjatë vitit 2002 (milionë dollarë). T 1 T 2 T 3 Tetor* Nëntor* Objektivi 536.6 530.6 546.6 550.6 554.6 Aktuale 547.5 550.1 570.9 583.2 576.8 Diferenca 10.9 19.5 24.3 32.6 22.18 * të dhëna operative. Duke përjashtuar muajin mars, niveli i mjeteve të brendshme neto ka ardhur në ulje duke përmirësuar me ritme të kënaqshme diferencën nga objektivi i tyre. Në fund të tremujorit të tretë kjo diferencë rezultoi rreth 7 miliardë lekë ndërsa është vërejtur një thellim i kësaj diference dhe për muajt tetor dhe nëntor. Ulja e nivelit të mjeteve të brendshme është rezultat i uljes së vazhdueshme të bazës monetare si dhe i rritjes së mjeteve valutore neto. Tabelë 19: Realizimi i objektivit të MBN gjatë vitit 2002 (miliardë lekë). T 1 T 2 T 3 Tetor* Nëntor* Objektivi 83.6 89.1 90.1 91.8 93.4 Aktuale 84.8 87.6 83.0 79.0 78.9 Diferenca 1.2 -1.6 -7.1 -12.8 -14.5 *të dhëna operative. Tremujori i tretë 2002 ka njohur realizim dhe për objektivin e kredisë neto për qeverinë.

Page 41: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Tabelë 20: Realizimi i objektivit të kredisë neto për qeverinë gjatë vitit 2002 (mld lekë). T 1 T 2 T 3 Objektivi 240.5 244.2 247 Aktuale 241.3 245.3 246.7 Diferenca 0.8 1.1 -0.3

Page 42: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

ZHVILLIMET NË TREGJET FINANCIARE

IV.1. Tregjet financiare Gjatë tremujorit të tretë e në vazhdim, sistemi bankar u karakterizua nga mungesa e likuiditetit e cila, arriti nivelin më të lartë të saj, në mes të tremujorit të tretë. Pikërisht pas kësaj, si rezultat i rritjes së depozitave në sistem dhe i uljes së parasë jashtë bankave, erdhi dhe kthesa në tendencën e huamarrjes së sistemit bankar. Kështu, duke filluar nga muaji gusht, huamarrja e sistemit bankar pranë Bankës së Shqipërisë shënoi rënie të vazhdueshme duke rezultuar në javën e parë të dhjetorit në nivele 4 herë më të ulta sesa niveli maksimal i huamarrjes. Kjo kurbë rënëse e huamarrjes tregon për rekuperimin e vazhdueshëm të besimit të publikut, i cili zgjati një periudhë gati 10-mujore. Rënia e huamarrjes pranë Bankës së Shqipërisë në muajin tetor ndoqi pak a shumë tendencën e shtatorit, ndërsa fundi i nëntorit shënoi nivelin më të ulët të huamarrjes pranë Bankës së Shqipërisë (për periudhën e marrë në shqyrtim). Kjo erdhi dhe për shkak të rritjes së vëllimit të huamarrjes në treg ndërbankar. IV.1.1. Ecuria e normave të interesit Një rol të rëndësishëm në kthimin e depozitave në sistem ka luajtur politika shtrënguese e Bankës së Shqipërisë si edhe përpjekjet e gjithanshme për rritjen e transparencës dhe rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit bankar. Sidoqoftë në kushtet e besimit të tronditur, të asimetrisë në treg, të nivelit jo të lartë të konkurrencës, dhe të moskreditimit të ekonomisë nga Banka e Kursimeve, mekanizmi i transmetimit të politikës së monetare ka funksionuar; dobët në tregun e kredive, mirë në treg ndërbankar dhe në treg primar, dhe me vonesë por gradual në tregun e depozitave. Ndërkohë sqarojmë se, në treg ndërbankar, rritja “e vonuar”20 e interesit, në transaksionet njëmujore, erdhi pasi transaksione të tilla kishte rreth 6 muaj që nuk kryheshin. Norma e interesit në këtë transaksion arriti në 9.2 për qind (e barabartë me interesin e marrëveshjeve të anasjellta repo njëmujore). Në tregun e depozitave, mekanizmi i transmisionit ka funksionuar ndryshe, për afate të ndyshme. Kështu, në tremujorin e tretë, rritja e interesave të depozitave gjashtëmujore, u shfaq më e fortë sesa në afatet 3 dhe 12-mujore. Kjo pasi bankat, ishin treguar më agresive në rritjen e interesave 3 dhe 12-mujorë në tremujorin e mëparshëm, ndërkohë që kishin mbetur ende hapësira për rritjen e interesave gjashtëmujorë. Banka e Kursimeve, ka preferuar21 të rrisë më shumë interesat e depozitave me afat 6 dhe 12-mujore duke dashur të sigurojë një rritje të qëndrueshme të likuiditeteve të saj. Në tremujorin e tretë dhe në vijim, normat e interesit të depozitave me afat në valutë kanë patur një tendencë në rënie. Ulja e interesit bazë fillimisht nga Rezerva Federale në muajin nëntor, dhe më pas nga Banka Qendore Evropiane në dhjetor, u reflektuan dhe në tregun e depozitave në valutë duke sjellë uljen e interesave. Ulja në interesat e depozitave në euro nuk është ende e dukshme, pasi Banka Qendrore Evropiane, ka pak ditë që ka ulur interesin e saj bazë. Megjithatë sipas të dhënave 20 në muajin korrik dhe jo në mars apo prill

21 Bëhet fjalë për periudhën janar-tetor 2002.

Page 43: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

operative, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tirana, Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Banka Tregtare Greke, tashmë i kanë ulur interesat e depozitave në euro dhe në fund të dhjetorit pritet që dhe banka të tjera të veprojnë kështu. Në treg primar yield-i mesatar i ponderuar ka patur tendencë të rritet, jo vetëm nga të rritja e konkurrencës së pjesëmarrësve të tregut ndaj Bankës së Kursimeve, por dhe nga rritja e yield-it nga vetë Banka e Kursimeve në fillim të shtatorit dhe në fund të nëntorit. Rritja e yield-it mesatar të ponderuar ka qenë më e lartë se rritja e sinjalizuar nga Banka e Shqipërisë. Këtu ka ndikuar dhe kërkesa më e lartë për likuiditete sesa oferta, e cila e bënte më të lehtë konkurrencën midis pjesëmarrësve, nevoja për rritjen e hapësirave për rritjen e interesave të depozitave në lekë dhe për mbulimin e kostos së huamarrjes. IV.2. INTERESI REAL DHE PARIMI I BARAZISË SË INTERESAVE NË LEKË ME ATA NË MONEDHA TË HUAJA Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2002, niveli mesatar i interesave realë për depozitat me afat dymbëdhjetëmujor në lekë, pas tatimit të të ardhurave nga interesat, u rrit me 0.57 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e dytë. Edhe gjatë periudhës në vazhdim, interesi real i këtyre depozitave vazhdon të ruajë nivele pozitive me tendencë rritëse. Në fund të muajit nëntor, ky interes arriti në 4.2 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë për vitin 2002. Ky nivel qëndron 0.5 pikë përqindjeje më i lartë se niveli i mesatares historike për muajin nëntor. Tabelë 21: Niveli mesatar tremujor i inflacionit vjetor, interesit të depozitave dymbëdhjetëmujore dhe interesit real, në përqindje. Inflacioni

mesatar vjetor Interesi mesatar mujor i pranimeve të reja të depozitave 12 mujore

Interesi mesatar real i depozitave 12 mujore.

Tremujori I 7.3 7.7 +0.3 Tremujori II 4.9 8.3 +2.5 Tremujori III 5.0 8.8 +3.0 Tetor - nëntor 5.1 9.2 +3.2 Grafik 30: Ecuria e interesit real në muajin nëntor dhe mesatarja historike (në %).

viti 1994 viti 1995 viti 1996 viti 1997 viti 1998 viti 1999 viti 2000 viti 2001 viti 2002-10

-5

0

5

10

15

nentor interesi real mesatar

Page 44: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Niveli mesatar vjetor i interesave realë dymbëdhjetëmujorë për vitin 2002, llogaritet në 2.3 për qind. Për tre vitet e fundit, niveli mesatar vjetor i interesave realë manifeston një tendencë rënëse. Grafik 31: Interesi real mesatar për depozitat me afat dymbëdhjetëmujor në lekë dhe mesatarja lëvizëse me 12 muaj, në përqindje.

Duke krahasuar nivelet e interesave për depozitat me afat dymbëdhjetëmujor dhe nivelin e konvertuar në lekë për monedhat22 Usd dhe Euro nuk vërehen ndryshime në sjelljen e këtyre interesave gjatë tremujorit të tretë dhe në periudhën në vazhdim, krahasuar me tremujorin e dytë. Duke abstraguar nga faktorë të tjerë, niveli i interesave të zbatuar për depozitat me afat dymbëdhjetëmujor në lekë për momentin është më i favorshëm sesa ai i konvertuar për dy monedhat kryesore. Grafik 32: Barazia e interesave të depozitave për maturitetin dymbëdhjetëmujor, në përqindje.

22 Kursi i pritshëm i këmbimit për monedhat Usd dhe Euro gjatë vitit 2003, është llogaritur për çdo muaj si mesatare vjetore e periudhës paraardhëse.

-1.00%0.00%1.00%2.00%3.00%4.00%5.00%6.00%7.00%8.00%

Jan-

00sh

ku-0

0M

ar-0

0pr

ill-0

0M

aj-0

0Q

ersh

-00

Korr-

00G

usht

-00

Sht

at-0

0Te

tor-0

0N

ënt-0

0D

he-0

0Ja

n-01

shku

r-01

Mar

s-01

Pril

l-01

Maj

-01

Qer

sh-0

1K

orrik

-01

Gus

h-01

Shta

to-0

1Te

tor-0

1N

ënt-0

1D

he-0

1Ja

n-02

Shku

r-02

Mar

-02

Pril

l02

Maj

-02

Qer

sh-0

2Ko

rr-02

Gus

ht-0

2Sh

tato

-02

Teto

-02

Nën

t-02

Dhj

etor

-02

Interesi mes.reale dep. 12 mujore Mesatarja lëvizëse me +12 muaj

Janar'98 Pril l

KorrikTetor

Janar'99 Pril l

KorrikTetor

Janar'00 Pril l

KorrikTetor

Janar'01 Pril l

KorrikTetor

Janar'02 Pril l

KorrikTetor

(20.0)

(10.0)

0.0

10.0

20.0

30.0

në p

ërqi

ndje

Int. në Lek i sistemit bankar Int.Usd i konvertuar në Lek Int.Euro i konvertuar në Lek

Page 45: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Të njëjtin vlerësim do të jepnim edhe për interesat e depozitave me afat tremujor në lekë dhe nivelin e konvertuar në monedhat euro dhe usd. Grafik 33: Barazia e interesave të depozitave për maturitetin tremujor, në përqindje.

Janar'99 Pril l

KorrikTetor

Janar'00 Pril l

KorrikTetor

Janar'01 Prill

KorrikTetor

Janar'02 Pril l

KorrikTetor

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

në p

ërqi

nd

Int. në Lek i sistemit bankar Int.Usd i konvertuar në Lek Int.Euro i konvertuar në Lek

Box IV.2.1.: INSTRUMENTET FINANCIARE DHE INSTITUCIONET FINANCIARE Në ndryshim nga gjysma e parë e vitit 2002, periudha në vazhdim shënoi zhvillime të reja pozitive në fushën financiare, si në drejtim të pasurimit me instrumente të reja, ashtu edhe në drejtim të institucioneve financiare. Ministria e Financave, në muajin gusht, vendosi emetimin e obligacioneve të qeverisë me afat maturimi dyvjeçar. Ankandi i parë u zhvillua më 18 tetor për shumën 300.0 milionë lekë dhe me interes fiks 14.5 për qind. Në ankandin e parë mori pjesë Banka e Kursimeve, ndërsa në ankandin e dytë, të zhvilluar më 18 nëntor, pjesëmarrja u rrit në katër banka. Rritja e konkurrencës në ankandin e dytë çoi në uljen e interesit në nivelin 14.3 për qind. Në muajin nëntor, filloi nga puna Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucioni përgjegjës për realizimin e veprimtarisë së sigurimit të depozitave të kursimit të vendosura në bankat dhe degët e bankave që ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Po në muajin nëntor, shoqëria "Bursa e Tiranës" sh.a. mori licencë provizore për treg letrash me vlerë.

Page 46: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

V. SISTEMI BANKAR Sistemi bankar shqiptar është segmenti më i madh dhe më i zhvilluar i tregut financiar në Shqipëri. Sistemi bankar shqiptar përbëhet nga një bankë shtetërore, 2 banka me kapital të përbashkët dhe 10 banka me kapital privat. Në fillim të tremujorit të tretë, sistemit bankar ju shtua edhe një bankë e re me kapital privat. Bankat me kapital privat po bëhen gjithmonë e më tepër aktive në treg duke zvogëluar dominimin e bankës së vetme shtetërore. Gjatë tremujorit të tretë aktivet e sistemit bankar janë rritur me 14 miliardë lekë ose me një normë reale prej 4.423 për qind krahasuar me muajin qershor 2002. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar aktivet e sistemit në terma realë janë rritur me 6.724 për qind. Nëse i referohemi dhe normës së parashikuar të rritjes ekonomike të vendit për vitin 2002, mund të themi se ritmi i rritjes së aktiveve të sistemit bankar është pothuajse 50 për qind më i lartë se ritmi i rritjes që është parashikuar për ekonominë. Kjo rritje reale e sistemit ka ardhur plotësisht nga rritja e aktiveve të bankave me kapital privat ndërkohë që dy grupet e tjera kanë pasqyruar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik 34: Ecuria e peshës së aktiveve sipas grupbankave ndaj totalit (në përqindje).

0

10

20

30

40

50

60

70

Q3 2001 Q4 Q1 2002 Q2 Q3G1 G2 G3

Tabelë 22: Ecuria e bilancit të bankave paradepozituese (në %). Struktura Dhjetor '01 Mars ' 02 Qershor '02 Shtator '02 Aktiv 100 100 100 100 Rezervat 10.7 11.2 9.5 9.4 Mjetet valutore 26.4 24.8 24.2 25.1 Pretendimet ndaj qeverisë 54.0 54.6 55.6 54.6 Pretendimet ndaj ekonomisë 8.8 9.3 10.7 10.9 Pasiv 100 100 100 100 23 Inflacioni mesatar për tremujorin e tretë është 0.13 për qind.

24 Për muajin shtator norma vjetore e inflacionit është 5.4 për qind dhe parashikimi për rritjen ekonomike 4.5 për qind.

Page 47: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Depozitat 87.0 84.9 84.4 85.1 -Depozita pa afat & llog rrjedhëse 21.04 20.87 21.05 21.51 -Depozita me afat 78.96 79.13 78.95 78.52 Detyrimet valutore 3.4 3.6 3.9 3.9 Kredi nga banka qendrore 0.3 1.6 2.2 1.5 Llogaritë kapitale 6.8 6.9 7.2 7.2 Të tjera 2.5 3.0 2.4 2.3 Sistemi bankar në këtë tremujor ka paraqitur një rezultat financiar pozitiv në nivelin më të lartë si tremujor, për vitin 2002, me 1.3 miliardë lekë. Por, gjithësesi, rezultati financiar i realizuar si nëntëmujor është rreth 25 për qind më i ulët se rezultati i realizuar për të njëjtën periudhë në vitin 2001. Kjo ka ardhur jo vetëm nga norma e ulët e rritjes së të ardhurave në përgjithësi, dhe në veçanti të të ardhurave nga interesat, por edhe nga norma e lartë e rritjes së shpenzimeve. Ecuria vjetore e rezultatit neto nga interesat është pozitive për bankat me kapital privat, ndërsa për dy grupet e tjera ajo paraqitet në rënie duke manifestuar tendencë negative. Një rritje të lartë, krahasuar jo vetëm me vitin 2001 por edhe me një tremujor më parë, paraqesin shpenzimet e provigjonimit. Rritjen më të lartë të këtyre shpenzimeve e paraqet grupi i bankave me kapital privat. Rritjen më të lartë të fitimit neto e paraqesin bankat me kapital privat. Ndërkohë që bankat me kapital të përbashkët, për këtë tremujor, paraqesin një rezultat financiar negativ. Tabelë 23: Llogaria fitim/ humbje.

Struktura G1 G2 G3 TOTALI Gjithsej të ardhura nga interesat 10,714.4 706.2 5660.4 17,081.0 Gjithsej shpenzime për interesa 7,894.6 249.3 2583.8 10,727.8 Rezultati neto nga interesat (I-II) 2,819.8 456.8 3076.6 6,353.2 Të ardhura nga veprimtari të tjera 804.0 317.1 1330.0 2,451.2 Shpenzime për veprimtari të tjera 32.4 31.4 727.0 790.7 Rezultati neto nga veprimtaritë e tjera 771.7 285.8 603.0 1,660.4 Shpenzime për provigjone 77.0 372.8 543.7 993.4 Të ardhura bruto të veprimtarisë 3,514.4 369.8 3136.0 7,020.2 Shpenzimet e veprimtarisë 1,344.0 390.1 2121.0 3,855.1 nga këto: Shpenzime personeli 832.0 169.4 687.6 1,689.0 Të ardhura neto të veprimtarisë 2,170.4 -20.3 1015.0 3,165.1 Rezultati neto i jashtëzakonshëm (3.4) 0.0 375.4 372.0 Taksa të tjera përveç taksave mbi tëardhurat 10.7 7.4 7.5 25.6

Të ardhurat para tatimit 2,156.3 -27.7 1382.8 3,511.4 Taksa mbi të ardhurat 539.1 0.0 203.8 742.8 Rezultati neto 1,617.2 -27.7 1179.1 2,768.6 Rezultati financiar në nivele të larta për këtë tremujor ka patur një ndikim pozitiv edhe në rritjen e treguesve të rentabilitetit të sistemit. Gjithësesi, niveli i këtyre treguesve ka mbetur pothuajse në të njëjtat nivele krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Page 48: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

Grafik 35: Ecuria e ROE. Grafik 36: Ecuria e ROA.

Rritja e fitimit neto të sistemit bankar për tremujorin e tretë të vitit 2002 dhe angazhimi në aktive më me rrezik nuk ka përkeqësuar aspak treguesin e likuiditetit apo raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit. Raporti i likuiditetit vazhdon të jetë në nivele shumë të larta, mbi 100 për qind të totalit të pasiveve afatshkurtra për secilën bankë të sistemit. Raporti i mjafueshmërisë së kapitalit edhe pse ka pësuar një rënie të lehtë, për shkak të investimit në rritje mbi aktivet me rrezik, është shumë lart normës 12 për qind të paracaktuar në ligj. Grafik 37: Ecuria e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit (në %).

10

15

20

25

30

35

40

45

Q3 2001 Q4 Q1 2002 Q2 Q3G1 G2 G3 totali

10

14.8

18.6

0

5

10

15

20

25

Q1 Q2 Q3 Q4

2001 2002

0.6

0.9

1.2

0

0.5

1

1.5

2

Q1 Q2 Q3 Q4

2001 2002

Page 49: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

VI. EKONOMIA SHQIPTARE GJATË VITIT TE ARDHSHËM Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 6.0 për qind gjatë vitit 2003. Zbutja e problemeve të furnizimit me energji elektrike, normalizimi i zhvillimeve monetare dhe qetësimi i situatës politike do të ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për rritje ekonomike gjatë vitit të ardhshëm. Rritja ekonomike do të mbështetet, gjithashtu, nga një politikë fiskale e cila parashikon ruajtjen e një ritmi të njëjtë të shpenzimeve buxhetore, në nivelin 31 për qind të PBB-së. Orientimi i shpenzimeve buxhetore drejt shpenzimeve kapitale do të ndihmojë rritjen ekonomike në një horizont më afatgjatë. Shpenzimet kapitale parashikohen të rriten me 0.6 pikë përqindjeje ndaj PBB-së, nga 6.1 për qind e PBB-së në vitin 2002 në 6.7 për qind në vitin 2003. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ruajë të pandryshuar objektivin e saj të inflacionit, në intervalin 2-4 për qind, edhe gjatë vitit 2003. Duke u nisur nga prirja rënëse e inflacionit gjatë dy muajve të fundit dhe nga pritjet për uljen e mëtejshme të tij në vazhdim si edhe nga ndikimi i vendimeve të politikës monetare gjatë vitit 2002, niveli mesatar i inflacionit vjetor parashikohet të jetë 325 për qind gjatë vitit të ardhshëm. PBB nominale parashikohet të rritet në nivelin 9.2 për qind gjatë vitit 2003. Në shifra absolute PBB nominale parashikohet të arrijë në 718.6 miliardë lekë, kundrejt 658.1 miliardëve në vitin 2002. Tabelë 24: Treguesit kryesorë makroekonomikë. 2000 2001 2002 2003 2004 Treguesit e ekonomisë reale (në pikë përqindjeje) Rritja PBB 7.8 6.5 4.5 - 5 6.0 6.0 IÇK vjetor (mesatar) 0.0 3.1 5.6 3.0 3.0 PBB nominale (miliardë lekë) 539.2 590.2 658.1 718.6 786.0 Treguesit fiskalë (në përqindje ndaj PBB) Deficiti fiskal 9.1 8.5 7.5 6.6 6.0 Borxhi i brendshëm publik 41.9 40.9 39.8 38.0 35.5 Sektori i jashtëm (në milionë usd) Deficiti tregtar -821 -1027 -1096 - 1129 -1208 Transfertat private 439 543 549 582 622 Rezerva valutore bruto 608 737 809 819 839 Treguesit monetarë (në pikë përqindjeje) Rritja M3 12 19.9 7.0 9.7 9.0 Normat e interesit të b th 7.8 7.8 10.6 . . . Deficiti i bilancit tregtar parashikohet të ngushtohet në terma relativë gjatë vitit 2003, duke zbritur nga 8.7 për qind e PBB-së në vitin 2002 në 7.7 për qind në vitin 2003. Mbështetja në prurjet nga emigrantët do të vazhdojë të jetë një burim i rëndësishëm për mbulimin e këtij deficiti. Në terma relativë, transfertat private do të mbulojnë pothuaj 50 për qind të deficitit tregtar. Mungesa e të ardhurave të privatizimit ka bërë që projeksionet e rritjes së rezervës valutore të ulen në krahasim me vitet e shkuar. Rezerva valutore bruto e Bankës së Shqipërisë parashikohet të rritet me 10 milionë usd gjatë vitit 2003 kundrejt 72 milionëve në vitin 2002. Treguesit fiskalë parashikohet të kenë përmirësime kundrejt vitit 2002. Treguesi i të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së parashikohet të rritet me 1 pikë përqindjeje, duke kaluar nga 23.4 për

25 Parashikimi bazohet në planin e përgjithshëm makroekonomik dhe financiar të zhvillimit të vendit gjatë vitit të ardhshëm.

Page 50: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

qind në 24.4 për qind. Ndërkohë shpenzimet buxhetore do të ruhen në të njëjtin nivel relativ, duke mundësuar ngushtimin e deficitit buxhetor me 1 pikë përqindjeje. Deficiti buxhetor është parashikuar të arrijë në 6.6 për qind të PBB-së, nga 7.5 për qind në vitin 2002. Deficiti do të mbulohet në masën më të madhe nga financimi i huaj, nga mbështetjet buxhetore dhe kreditë për zhvillim. Ky financim, në masën 3.6 për qind të PBB-së, parashikohet të mbulojë afërsisht 55 për qind të deficitit. Pjesa tjetër e deficitit do të mbulohet nga burimet e brendshme, kryesisht huamarrja e brendshme. Të ardhurat nga privatizimi parashikohet të jenë vetëm 0.1 për qind e PBB-së. Huamarrja e brendshme do të jetë në nivelin 2.8 për qind të PBB-së, disi më pak se niveli i vitit 2002, kur ajo parashikohet të jetë në nivelin 3.0 për qind të PBB-së. Nga huamarrja e brendshme, sistemi bankar parashikohet të mbulojë 2.2 për qind, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga individët dhe institucionet. Në përputhje me këtë parashikim, është përcaktuar edhe objektivi sasior i rritjes së kredisë së brendshme neto ndaj qeverisë i cili, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2003 (pjesa e vitit e mbuluar nga programi) është 9 miliardë lekë. VI.1. Zhvillimet monetare dhe politika e Bankës së Shqipërisë. Politika monetare e Bankës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm do të jetë në funksion të përmbushjes së objektivit të saj, ruajtjes së një norme të inflacionit vjetor në kufijtë 2 - 4 për qind në fund të vitit të ardhshëm. Për përmbushjen e këtij objektivi, Banka e Shqipërisë do të synojë të ruajë nivelin e përshtatshëm të normave të interesit dhe të treguesve të tjerë monetarë. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të synojë përmbushjen e objektivave të saj sasiorë, në përputhje me masat e përgjithshme makroekonomike dhe në marrëveshje me FMN dhe BB. Programi monetar i Bankës së Shqipërisë për vitin e ardhshëm synon kontrollin e rritjes së ofertes monetare, në mënyrë që niveli i mjeteve monetare reale në ekonomi t'i përgjigjet nevojave të saj. Në përputhje me vlerësimet tona, objektivi i rritjes së ofertës monetare për vitin e ardhshëm është fiksuar në nivelin 9.7 për qind. Ky program, garanton respektimin e objektivave sasiorë të Bankës së Shqipërisë, nivelin tavan të MBN të Bankës së Shqipërisë dhe nivelin dysheme të rezervave të saj valutore. Gjithashtu, ai synon kufizimin e huamarrjes së brendshme të qeverisë në nivelin 2.8 për qind të PBB-së gjatë vitit 2003. Një objektiv i rëndësishëm i programit është ruajtja e stabilitetit financiar të sistemit bankar pas tronditjes që pësoi gjatë vitit 2002. Kjo do të arrihet nëpërmjet kthimit të likuiditetit në banka për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare dhe për të mundësuar financimin e deficitit buxhetor dhe të kreditimit të ekonomisë. Në përputhje me këto parashikime, paraja jashtë bankave, në fund të vitit 2003 do të përbëjë 30 për qind të ofertës monetare, duke qenë agregati monetar me normën më të ulët të rritjes. Depozitat në lekë do të rriten me 8.5 për qind ose 17 miliardë lekë. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të mbështetur kreditimin e ekonomisë në lekë në nivelet e parashikuara, financimin e deficitit me 9.1 miliardë lekë dhe për të siguruar një pozicion të balancuar likuiditeti për bankat. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë do të mbulojë një pjesë të deficitit buxhetor, 6.9 miliardë lekë, dukë qëndruar brenda limiteve të lejuara nga ligji26. Rritja e depozitave në valutë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2003. Depozitat në valutë parashikohet të rriten me 15.9 miliardë lekë ose 17.2 për qind. Rritja e tyre do të përmirësojë më

26 Sipas ligjit "Për Bankën e Shqipërisë", autoriteti monetar i vendit mund të financojë deficitin buxhetor deri në masen 5 për qind të mesatares së të ardhurave normale të qeverisë gjatë tre viteve të fundit. Për vitin 2003 ky limit është 6.9 miliardë lekë.

Page 51: DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE · maj 2002 dhe mund të them se gjatë muajve vijues ka filluar rekuperimi i shprehur më dukshëm nga rritja e depozitave në sistemin

tej pozicionin valutor të sistemit bankar dhe do të shërbejë për të mbështetur rritjen e kreditimit të ekonomisë në valutë. Rritja e parashikuar e kredisë për ekonominë gjatë vitit 2003 është 12.4 miliardë lekë. Kjo shënon një rritje prej 34 për qind të tepricës së kredisë për ekonominë. Ritmi mujor i rritjes së kredisë për ekonominë parashikohet të jetë afërsisht i njëjtë me atë të verifikuar gjatë tetë muajve të parë të vitit 2002. Normat më të ulta të interesit të kredive në valutë do të vazhdojnë të favorizojnë kërkesën për kredi në valutë ndaj asaj në lekë. Teprica e kredisë në valutë parashikohet të rritet me 8.3 miliardë lekë kurse ajo e kredisë në lekë me 4.1 miliardë lekë gjatë vitit 2003. VI.2. Normat e interesit. Nivelet e normave të interesit në tregjet financiare parashikohet të jenë përgjithësisht të qëndrueshme gjatë vitit të ardhshëm. Stabiliteti monetar dhe ai i treguesve të likuiditetit në sistem do të ndikojnë në qetësimin e lëvizjes rritëse të normave të interesit në ekonomi. Krahas nivelit të çmimeve dhe të treguesve të tjerë të ekonomisë reale, Banka e Shqipërisë do të ndjekë me vëmendje ecurinë e këtyre parashikimeve. Rënia e parashikuar e nivelit të inflacionit gjatë vitit të ardhshëm, pritet të sjellë rritjen e normave reale të interesit, duke nxitur më tej tërheqjen e parasë në sistem. Nga ana tjetër, kjo do të rrisë barrën fiskale të borxhit të ekonomisë dhe mund të ndikojë negativisht në interesin e biznesit për kredi. Balanca e këtyre efekteve dhe ecuria reale dhe e pritshme e inflacionit do të përcaktojnë qëndrimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.