44
RAPORT NGA QKSS 08/2017 KOSOVA IRAK SIRI Shtator 2017 DEKONSTRUKTIMI I NARRACIONIT TË SHTETIT ISLAMIK NË KOSOVË RRËFIM PAS RRËFIMI

DEKONSTRUKTIMI I NARRACIONIT TË SHTETIT ISLAMIK ...002...Kosovës, autoriteti kryesor fetar për muslimanet në Kosovë, duke e portretizuar shtetin e Kosovës si shtypës të besimtarëve

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • RAPORT NGA QKSS 08/2017

    KOSOVA

    IRAKSIRI

    Shtator 2017

    DEKONSTRUKTIMI I NARRACIONIT TË SHTETIT ISLAMIK NË KOSOVËRRËFIM PAS RRËFIMI

  • Botues: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

    Autor:Garentina Kraja

    Hulumtues: Garentina Kraja, Skender Perteshi dhe Rudina Jakupi

    Redaktimi i brendshëm:Florian Qehaja

    Redaktimi i jashtëm:Shpend Kursani

    Ky raport në formën e tij origjinale është shkruar në gjuhën angleze.

    © All rights reserved by Kosovar Center for Security Studies.

    © Të gjitha të drejtat të rezervuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Të drejtat për pronësi intelektuale mbrohen me Ligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta 2011/04-L-065. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të ruajtjes, ose të transmetohet në ndonjë formë apo me ndonjë mjet elektronik, mekanik ose ndryshe, pa lejen paraprake të botuesit.

    Ky projekt është financuar Departamenti Amerikan i Shtetit- Zyra kundër terrorizmit. Opinionet, gjetjet dhe përfundimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit dhe Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

  • Dekonstruktimi i narracionit të shtetit islamik në kosovërrëfim pas rrëfimi

    Shtator 2017

  • 4rA

    port

    NGA

    QKS

    S

    PëRmBAJTJA

    1. PëRmBLEDHJE E PëRGJITHSHmE ................................................................................................ 5

    2. KëTO JAnë GJETJET KRyESORE: ................................................................................................... 6

    3. HyRJE ...................................................................................................................................................... 9

    4. mETODOLOGJIA ...............................................................................................................................12

    5. SHTyLLAT E PROPAGAnDëS Së IS-Së ......................................................................................15

    6. PëRGJIGJJA InSTITuCIOnALE DHE AJO E BASHKëSISë nDAJ nARRACIOnIT Së IS .....18narracioni e IS në Kosovë: e shtyrë nga jashtë, e përshtatur lokalisht dhe e dërguar nga fushëbeteja .........................................................................................................................................................20

    Videoja e dhunës si katalizator në fushëbetejën e terroristëve: Rasti kurioz i luftëtarëve të IS-së nga Kosova i kuruar me SmS .........................................................................................................30

    7. GJuRmA VIRTuALE E “KALIFATIT” ..............................................................................................34

    8. PëRFunDIm, REKOmAnDImE DHE HuLumTImE në Të ARDHmEn ...........................36

    BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................................................40

  • 5

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    i

    1. PëRmBLEDHJE E PëRGJITHSHmE

    Që nga raportimet e para në vitin 2012 për shtetas të Kosovës që iu bashkuan Shtetit Islamik1, institucionet dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të merren me faktorët shtytës e joshës që çuan rreth 300 shtetas – njëri nga flukset më të larta të luftëtarëve të huaj për kokë banori në Evropë, ndërkohë që në bazë të popullatës muslimane për kokë banori mbetet shumë më e ulët2 -- për t’iu bashkuar organizatës terroriste IS në Siri dhe Irak.

    Deri më sot, janë bërë shumë përpjekje për t’i zbuluar dhe kuptuar shkaqet rrënjë-sore të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. një varg studimesh3 në vazhdimësi kanë gjetë një sërë faktorësh të brendshëm si: ekonomia e dobët, paqën drue shmëria politike, sistemi i dobët arsimor dhe ngritja e organizatave të ndryshme joqeveritare4 islame që konkurrojnë në sferën publike kosovare të sapodemokratizuar; si dhe një varg rrethanash më të padukshme si: çështja e identitetit, e përkatësisë, e qëllimit dhe e izolimit social ose e përjashtimit të plotë. Studime të tjera shfaqjen e kësaj dukurie në Kosovë ia kanë mveshur organizatave fetare islamike, që promovonin një identitet panmusliman, të nxitur nga luftërat në Lindjen e mesme. 5

    Duke pasë parasysh potencën e propagandës së IS për të nxitur procesin e radikalizim-it, si dhe rolin e saj për frymëzimin e individëve që të angazhohen në ekstremizëm të dhunshëm, QKSS e ka hartuar këtë raport me qëllim që të identifikojë, dekonstruktojë, analizojë, kontekstualizojë dhe interpretojë propagandën e IS-së që vë në shënjestër

    1 Përderisa ne e pranojmë se Shteti Islamik nuk është organizata e vetme terroriste që përdor propagandën si një katalizator për rekrutimin, Shteti Islamik është fokusi i këtij raporti për shkak të apelit të saj të paparë, si dhe nivelin dhe shtrirjen e kërcënimit që ka paraqitur për vendet evropiane. Aktivitetet e kësaj organizate terroriste ka gjasa të mbeten një nga sfidat kryesore për sigurinë kombëtare të Kosovës.

    2 Sipas vlerësimeve zyrtare të ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, deri më tash 306 shtetas të Kosovës i janë bashkuar IS dhe grupeve të tjera terroriste në Siri e Irak.

    3 Shih raportin e QKSS të vitit 2015 për një diskutim më të detajuar të shkaqeve dhe pasojave të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës si luftëtarë të huaj në Siri dhe Irak

    një sondazh i paradokohshëm i lëshuar nga ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, mbështetur nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe uSAID, zbuloi se pothuajse gjysma e të anketuarve besonin se radikalizimi është nxitur nga stimuj ekonomikë dhe izolimi social. Për përmbledhje të gjetjeve, kliko këtu: http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/PVE/Eng.pdf

    4 në vitin 2015, qeveria e Kosovës pezulloi punën e 14 organizatave joqeveritare nga Arabia Saudite të dyshuar për promovimin e ekstremizmit në Kosovë nën mbulesën e punës humanitare. https://www.evropaelire.org/a/27550186.html. Për më shumë rreth kësaj çështje, shihni gjithashtu “Si u shndërrua Kosova në një terren pjellor për ISIS” nga Carlotta Gall në new york Times, 21 maj 2016.https: //www.nytimes.com/2016/05/22/world /europe/how-the-saudis-turned-kosovo-into-fertile-ground-for-isis.html?_r=0

    5 Shtuni, “Dynamics of Radicalization and Violent Extremism in Kosovo,” 8

  • 6rA

    port

    NGA

    QKS

    S shqiptarët e Kosovës, si dhe që të identifikojë mjetet e përdorura për ta përhapur këtë narrativë te publiku i përgjithshëm në Kosovë. në këtë raport, ne e definojmë tregimin e IS si një term që në kuptimin më të gjerë përfshin botëkuptimin e organizatës ter-roriste, ideologjinë e saj politike dhe fetare dhe më saktësisht mënyrën si u është thënë audiencës në Kosovë.

    ndërsa propaganda e IS-së është bërë një “markë gjithëpërfshirëse”6 që përfshin disa gjuhë dhe kontekste, ky raport fokusohet në atë se si propaganda e IS-së e ka për-shtatur tregimin e saj në kontekstin lokal në Kosovë. në rastin e Kosovës, ky raport konstaton se narracioni, i mbushur me gjuhë fetare dhe injektuar me vargjet e Kur’anit, në thelb flet për çështjet lokale. Ai kërkon të shfrytëzojë pakënaqësinë lokale, ankesat e së kaluarës si dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me vitet 1998-1999 për të mobilizuar mbështetësit e saj në Kosovë.

    2. KëTO JAnë GJETJET KRyESORE:

    1. narracioni i IS është luan rol kyç në përpjekjet e rekrutimit të pjesëtarëve të organizatës terroriste në Kosovë. Studime të tjera e përshkruajnë propagan-dën dhe narracionin e IS si katalizator, por gjetjet tona tregojnë një kapërcim të shpejtë nga “i ekspozohen propagandës” tek “i bashkohen organizatës ter-roriste”.

    2. narracioni i IS në Kosovë në fillet e tij ishte kryesisht thirrje për ta zhvilluar “luftën e shenjtë” në Siri, e stilizuar me gjuhë fetare dhe vargje kuranike, duke anashkaluar kryesisht porositë nga Kurani për t’i zëvendësuar ato me veprime të drejtpërdrejta.

    3. narracioni i IS i shfrytëzon dobësitë në Kosovë si sfidat e shoqërisë së pasluftës për krijimin e një identiteti , ankesat e mëparshme që rrjedhin nga lufta e viteve 1998-1999 sikur që është dhunimi i përdorur si armë lufte dhe perceptimi i paragjykimit kundër muslimanëve, për të nxitur rekrutë nga Kosova që t’u bashkohen përpjekjeve të organizatës për të luftuar në Lindjen e mesme.

    4. në përputhje me kornizën e përgjithshme propagandistike të IS-së, narracioni i organizatës për publikun e vet në Kosovë krijon përshtypjen e fuqisë që josh ndjekësit me premtime për një mënyrë alternative jetese në të ashtuquajturin kalifat, gjoja në përputhje me legjislacionin e Sheriatit.

    6 Winter, “The Virtual ‘Caliphate’: understanding Islamic State’s Propaganda Strategy,” 6.

  • 7

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    i5. Temat e propagandës së IS në Kosovë përputhen me ato që gjenden në pro-pagandën e përgjithshme të IS-së që nis prej mesazheve optimiste dhe pam-jeve idilike që përpiqen të projektojnë ambicie, besueshmëri e solidaritet dhe të shfaqin brutalitet të paparë për t’i frikësuar ata që refuzojnë t’ua përfillin thirrjen.

    6. Pothuajse pa përjashtim, narracioni i IS-së drejtuar Kosovës u përgjigjet ngjar-jeve dhe debateve që zhvillohen në vend. Kjo bëhet e qartë veçanërisht kur pjesëtarët e organizatës kundërshtojnë thirrjet nga institucionet e Kosovës për t’i dekurajuar shtetasit e tyre që t’i bashkohen IS-së ose kur kundërshtojnë ra-portimet në media që e theksojnë natyrën terroriste të organizatës. njëherësh, ky shembull shpalos preokupimin e tyre me imazh.

    7. ndërkohë që narracioni i IS kryesisht përqendrohet te përpjekjet për të rekrutu-ar njerëz për luftën e vet në Siri dhe Irak përgjatë gati gjithë viteve 2013 e 2014, IS përdjallëzon dhe diskrediton udhëheqësinë politike dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, autoriteti kryesor fetar për muslimanet në Kosovë, duke e portretizuar shtetin e Kosovës si shtypës të besimtarëve muslimanë. Pasi organet e zbatimit të ligjit godasin pjesëtarët e IS në Kosovë, zëdhënësit e IS nga Kosova lëshojnë paralajmërime të ashpra kundër të gjithëve që ua kundërshtojnë thirrjen.

    8. Propaganda e IS krijoi konsistencë duke caktuar dy zëdhënës për Kosovën nëpërmjet të cilëve komunikonte me gjithë publikun e Kosovës. Ata shfaqeshin krah më krah me anëtarë të tjerë të IS dhe iu drejtoheshin publikut nga arena e luftës, duke zëvendësuar mësimet me veprime.

    9. narracioni i IS që portretizon Kosovën si të drejtuar nga pabesimtarë dhe shër-bëtorë të fuqive perëndimore që gjoja luftojnë Islamin, shmang plotësisht ndërhyrjen e nATO-s dhe sulmet ajrore të udhëhequra nga ShBA kundër Serbisë për ta ndalur fushatën brutale të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    10. mediat sociale, sidomos videot e shpërndara përmes youTube, por edhe trans-metimi i pafiltruar i mesazheve të tyre në mediat qendrore të Kosovës, janë je-tike për përpjekjet e rekrutimit të IS në Kosovë.

  • 8rA

    port

    NGA

    QKS

    S Table 1: Hartë e rekrutimeve të organizatave terroriste në Kosovë

    * Çdo pikë në hartë përfaqëson një luftëtar të dyshuar të huaj që u bashkua me një organizatë terroriste në Siri ose Irak, të identifikuar dhe të arrestuar nga agjen-citë e zbatimit të ligjit të Kosovës në periudhën 2012-2017. Harta synon të tregojë shpërndarjen gjeografike të luftetarëve të huaj Kosovar dhe modelet e rekrutimit dhe mbështetjes.

  • 9

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    i

    3. HyRJE

    Kur naman Demolli foli me keqardhje për katedralen së fundi të ndërtuar katolike në qendër të kryeqytetit të Kosovës -Prishtinë, pak i kushtuan vëmendje botëkuptimeve të fuqishme të tij. një shqiptar i besimit musliman nga Kosova, i veshur në të zeza, u shfaq në një video amatore më 20107 me kishën e papërfunduar ortodokse serbe në sfond dha një kolazhi ankesash të së kaluarës dhe të tashmes një përzierje e vik-timizimit, poshtërimit dhe frikësimit, të një Islami të rrezikuar në Kosovë.

    në video, Demolli iu referohet dy objekteve të krishtera në qendër të Prishtinës, që shpesh janë pikë fërkimesh në Kosovë. Kisha Ortodokse serbe u ndërtua në oborrin e universitetit të Prishtinës gjatë pushtetit brutal të ish-presidentit jugosllav Slobodan milosheviq, i cili më 1998 filloi sulmin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Themeli i Kishës Katolike “nëna Terezë” u hodh në prag të shpalljes së pavarësisë së vendit, si shembull i llojllojshmërisë fetare shqiptare dhe përpjekje për ta zbehur imazhin e Kosovës si vend kryesisht musliman.

    në video, i rrethuar nga shokë që miratonin fjalët e tij, përfshirë edhe Lavdrim mu-haxherin8, Demolli synoi të sfidojë pikëpamjen e shumicës në Kosovë se Serbia nisi luftën ndaj shqiptarëve të Kosovës për ta shtypur kryengritjen e tyre për t’i dhënë fund shtypjes së Serbisë dhe për të krijuar shtet të pavarur. “E dimë se lufta në Kosovë ishte luftë kundër Islamit ... Kushdo që mendon se lufta në Kosovë kishte të bënte me kom-bin, është shumë larg drejtësisë”, deklaroi Demolli, i cili fitoi famën e vet si udhëheqës i protestave me kërkesën për ta ndërtuar një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. “Kanë ardhë me na e luftu Islamin”.

    Demolli u bë njëri nga luftëtarët e parë të huaj nga Kosova që shkoi për të luftuar në Siri dhe Irak ku edhe u vra në luftime.9 Kjo pikëpamje e tij është ushqyer nga një narracion i përkrahur nga propaganda e IS-së që vazhdimisht shënjestronte rekrutët potencialë të grupit terrorist dhe qarkullonte mes simpatizantëve të organizatës në Kosovë. Ky këndvështrim përbën kurrizin, fillin e përbashkët të narracionit të Shtetit Islamik. Kjo narrative paraqitet si alternativë e cila mëton të sfidojë dhe të kundërshtojë vizionin

    7 “nje fjalim i shkurter nga Shehidi naman Demolli para se te binte Shehid.” youTube, qasur së fundi më 5 shtator 2017 https://www.youtube.com/watch?v=qWoIy8bHgf8

    8 Lavdrim muhaxheri është shqiptar i Kosovës i cili iu bashkua IS-së në ditët e hershme të kësaj organizate terroriste dhe u bë udhëheqës i vetëshpallur i luftëtarëve të huaj që vinin nga Kosova.

    9 Demolli, i përshkruar në disa media të Kosovës si një “vullnetar kundër regjimit të Bashar al-Asadit” raportohet të jete vrarë nga familja dhe miqtë e tij më 13 nëntor 2012. Për më shumë shih raportin e lajmeve në këtë link në youTube https://www.youtube.com/watch?v=naD-hopf1_s

  • 10rA

    port

    NGA

    QKS

    S e një vendi dhe identiteti demokratik, properëndimor e laik që Kushtetuta e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë e kanë shpalosur që nga fundi i luftës në vitin 1999.

    në petkun e këtij dimensioni qëndron edhe rrëfimi i një interpretimi të ri të Islamit - fe që më nuk bashkjeton me shtetin laik, por që vazhdimisht konkurron me të dhe shpesh ia gërryen themelet. Viteve të fundit, sidomos me hovin teknologjik dhe për-dorimin e gjerë të mediave sociale, gjithnjë e më shumë imamë po bëhen të famshëm në përpjekje për të krijuar hapësirën e tyre në “tregun e ideve”. 10 Disa imamë përpiqen vazhdimisht që t’i lidhin përkrahësit e tyre me një identitet fetar më të globalizuar që përfshinë shumë më shumë njerëz sesa besimtarët muslimanë të kufizuar nga kufij fizikë të Kosovës.

    Për më shumë, ndryshimet politike në botën arabe pas “Pranverës arabe” ngjallën në Kosovë një interesim të përtërirë politik për çështjet e Lindjes së mesme duke qenë se ndryshimet e regjimeve – dikur të lidhura ngusht me Jugosllavinë si pjesë e Lëvizjes së të Painkuadruarve, dhe si të tilla shumica kundër Pavarësisë së Kosovës – krijuan një mundësi në botën arabe që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kosova mori njohje nga Egjipti dhe Libia pak pasi opozitat e këtyre vende rrëzuan diktatorët e tyre më 2013.11 E njëjta logjikë e ndoqi rastin e Sirisë me pritshmërinë se një model i tillë i ndryshimit të regjimit do të sillte një qeveri më të prirur për ta njohur pavarësinë e Kosovës sesa qeveria e Bashar al-Asadit. 12

    Eshtë në kontekstin e pas Pranverës Arabe se si zhvillimet në Siri, larg sferës politike të Ballkanit dhe shtetit të ri, u bënë interesim për njerëzit në Kosovë.13 ndonëse pro-paganda e IS-së është bërë “markë gjithëpërfshirëse”14 duke përfshirë disa gjuhë e kontekste, ky raport përqendrohet te mënyra se si propaganda e IS-së e ka përshtatur narracionin për kontekstin lokal në Kosovë. në rastin e Kosovës, ky raport konstaton se narracioni, ndonëse i mbushur me gjuhë fetare dhe e injektuar nga ajete kuran-ike, në thelb merret me çështje lokale. Ai synon të shfrytëzojë pakënaqësitë aktuale,

    10 Për kontekstin për këtë çështje, shih Roy dhe Elbasani, The Revival of Islam in the Balkans: From Identity to Religiosity

    11 “Egypt becomes 100th country to recognize Kosovo,” qasë së fundmi më 5 shtator 2017 https://www.voanews.com/a/egypt-recognizes-kosovo/1690046.html; “Republic of Kosovo establishes diplomatic relations with Libya” qasë së fundmi më 5 shtator 2017

    http://www.mfa-ks.net/?page=2,217,2383

    12 “Kosovo voices strong support for Syria opposition” qasë së fundmi më 5 shtator 2017 http://www.reuters.com/article/us-syria-kosovo-iduSBRE84D1EI20120514

    13 më 12 korrik 2012, imami kryesor i Kosovës, naim Ternava, urdhëroi 800 xhami nëpër Kosovë t’ia kushtonin hytben e të premtes zhvillimeve në Siri. Lutja e diskutueshme i thërret besimtarët ta ndihmojnë Sirinë “me çdo gjë që munden” dhe flet gjerësisht për “vlerat e Shamit”. ndonëse Ternava ka mbrojtur lëvizjen dhe që atëherë ka lëshuar deklarata të rregullta kundër IS, kritikët e kanë konsideruar hytben si thirrje të heshtur për kosovarët qër t’i bashkohen luftës në Siri. Për versionin e plotë, shih lidhjen: “Hytbe kushtuar refugjatëve dhe të zhvendosurve të Sirisë” http://www.kbislame-pr.org/page47.html

    14 Winter, “The Virtual ‘Caliphate’: understanding Islamic State’s Propaganda Strategy,” 6.

    https://www.voanews.com/a/egypt-recognizes-kosovo/1690046.htmlhttps://www.voanews.com/a/egypt-recognizes-kosovo/1690046.html

  • 11

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    iankesat nga e kaluara dhe ngjarjet që lidhen me luftën 1998-1999 për t’i mobilizuar mbështetësit e vet në Kosovë.

    Pjesa e parë e këtij dokumenti zbërthen metodologjinë e përdorur për përpilimin e raportit, për të vazhduar me një pasqyrë të shkurtër të punës së fundit shkencore mbi propagandën e IS-së, përbërësit kryesorë dhe mjetet e shpërndarjes së tij, mandej me leximin e kujdesshëm dhe analizën e propagandës së IS në gjuhën shqipe, të pasuar me njohjen e publikut të cilin propaganda e shënjestronte në Kosovë dhe depërtimin e saj nëpër mediat sociale.

    në përmbyllje, raporti identifikon strategjitë dhe mjetet e suksesshme të kundërrë-fimtarive të përdorura në vendet e tjera të prekura prej ekstremizmit të dhunshëm. Ai ofron një varg rekomandimesh për institucionet e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile që të angazhohen bashkarisht me akterë të ndryshëm, publikun e gjerë dhe ko-munitetet e rrezikuara, për ta kundërshtuar bashkërisht narracionin e IS-së.

  • 12rA

    port

    NGA

    QKS

    S

    4. mETODOLOGJIA

    Si pjesë e përpjekjes së Kosovës për ta parandaluar dhe për t’iu kundërvënë eks-tremizmit të dhunshëm, Qendra Kosovare për Studimet e Sigurisë (QKSS) filloi një stu-dim që identifikon dhe analizon narracionet ekzistuese ekstremiste të dhunshme dhe mjetet me anë të të cilave këto rrëfime arrijnë tek audiencat e brishta. Raporti mat ndikimin dhe rolin e narracionit të IS mbi radikalizimin e qytetarëve të Kosovës për t’u bashkuar me radhët e Shtetit Islamik dhe rrjetet e tjera terroriste.

    Sa i përket kontekstit të veçantë të Kosovës, raporti është hapi i parë në process për të zhvilluar një sërë parimesh për një makineri kundërrëfimtare. Raporti sjell një sërë rekomandimesh për institucionet e Kosovës, shoqërinë civile dhe donatorët ndërkom-bëtarë që t’i kundërvihen ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet komunikimit strat-egjik.

    Fillimisht kemi bërë një përmbledhje të literaturës shkencore ekzistuese mbi mbështetjen e IS-së në rrëfime me interpretime fetare që ta trasojë rrugën për radika-lizimin dhe rekrutimin për rrjetin terrorist dhe përkrahjen për kauzën e vet. Shqyrtimi i literaturës ndihmoi para së gjithash me identifikimin e parametrave kryesorë mbi të cilët ngrihet narracioni i përgjithshëm i IS-së. Ky shqyrtim, megjithëse i gjerë, është i shkurtër si përshkrim dhe i përqëndruar në rrëfimet që IS-i ka përdorë në gjuhë dhe audienca të ndryshme. Qëllimi i një shqyrtimi të tillë ishte të krijojë kontekstin teorik, të sqaronte përkufizimet e punës dhe kufizimet përmbrenda të cilave është kryer ky studim.

    Së dyti, është kryer një vlerësim i shkurtër i Strategjisë Kombëtare për t’iu kundërvënë Ekstremizmit të dhunshëm (Qeveria e Kosovës 2015), i raporteve të tjera të sponso-ruara nga qeveria, si dhe i studimeve nga institutet hulumtuese dhe organizatat ven-dore të shoqërisë civile që ta përcaktojë rëndësinë dhe rolin qendror të strategjisë së kundërnarracionit për ta adresuar mungesën e informacionit, për t’iu kundërvënë in-terpretimit fetar të përpjekjeve të rekrutimit në IS. Këto të dhëna janë plotësuar me gjetjet e diskutimeve nga tryeza të rrumbullakëta të QKSS-së nëpër komunat më të prekura nga radikalizimi ku morën pjesë qeveritë lokale, autoritetet e zbatimit të ligjit dhe prijësit e bashkësive fetare.

    Gjetjet nga këto diskutime tregojnë se palët e interesuara shpesh bëjnë pohime të përgjithësuara se mosdija dhe mungesa e të menduarit kritik ishin ndër faktorët për-caktues që e bënë narracionin e IS-së joshëse për të rinjtë e Kosovës.

  • 13

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    indonëse ekziston një sërë faktorësh kompleksë shtytës e joshës që ndërveprojnë për të çuar drejt radikalizimit dhe për t’i nxitur individët të përfshihen në ekstremizëm të dhunshëm, ne u përqendruam vetëm tek identifikimi i rrëfimeve të tanishme, të synu-ara veçanërisht për qytetarët shqiptarë të Kosovës. është qëllim i këtij studimi që të identifikojë konkretisht se si IS dhe rrjetet e tjera terroriste i shfrytëzojnë dobësitë e e popullatës shqiptare në Kosovë.

    me qëllim që të identifikohen narracionet ekzistuese dhe të kapen nuancat e me-sazheve të tyre, është kryer një hulumtim i hollësishëm i faqeve të mediave sociale dhe i përmbajtjes së internetit në gjuhën shqipe duke përdorë teknikën “ortek”. Hulumtimi ynë u fokusua në dëgjimin me kujdes të hytbeve të përgjithshme rreth çështjeve, të mbajtura nga pesë imamë kontraversë në Kosovë, të cilët janë ndaluar nën dyshimin se ndihmonin dhe përhapnin përpjekjet e IS-së për rekrutim në Kosovë. ndonëse këto hytbe nuk i thirrin drejtpërsëdrejti qytetarët e Kosovës që t’u bashkoheshin organizat-ave terroriste – me përjashtim të atyre të kryera nga Zeqirja Qazimi që nxit përkrahjen për IS-në – ato lobojnë për një identitet të ringjallur musliman në Kosovë.

    Raporti ka studiuar transkriptet gjyqësore që përmbajnë biseda të përgjuara të ish-luftëtarëve të IS-së, familjarëve të tyre dhe rekrutuesve të dyshuar në Kosovë për ta kuptuar ndikimin e narracionit në procesin e rekrutimit. Regjistrimet gjyqësore na ndihmojnë që ta përcaktojmë pozitën qendrore që Zekirja Qazimi, imam në qytetin e Gjilanit, kishte për ta krijuar grupin fillestar të mundësuesve nëpërmjet ligjeratave të veta që çojnë në radikalizim dhe më vonë edhe te muhaxheri si zëdhënës i propa-gandës së IS-së. Veç kësaj, ky raport mbështetet në katër intervistat e QKSS-së me ish-luftëtarët e huaj nga Kosova, përfshirë ata që aktualisht janë në paraburgim për kohën sa ishin anëtarë të IS-së dhe të organizatave të tjera terroriste, për t’i kapur elementet e narracionit që i shtynin në rrugën drejt ekstremizmit të dhunshëm.

    mediat sociale, faqet e internetit dhe grupet e bisedave janë platformat parësore që mundësojnë lidhjen virtuale mes rekrutuesve dhe popullatave të brishta, prandaj, duke pasë parasysh përdorimin e gjerë të internetit dhe të mediave sociale në Kosovë, raporti synon të vlerësojë përdorimin e teknologjisë për të shpërndarë narracionin e IS-së dhe ikonografinë e tij. Ky raport përmban një pasqyrë të mediave sociale si Facebook dhe Twitter për të identifikuar dhe vlerësuar përmbajtjen e mesazheve të shpërndara në këto platforma, si dhe shtrirjen e tyre.

    në përfundim të këtij raporti, QKSS ofron një listë rekomandimesh për politikëbërësit, aktorët vendorë dhe donatorët e zotuar për t’iu kundërvënë narracionit së IS-së në Kosovë, duke ulur rrezikun e shpërndarjes së mëtejshme të propagandës së lidhur me IS-në dhe diskreditimin e apelit të ideologjisë së dhunshme ekstremiste.

  • 14rA

    port

    NGA

    QKS

    S Së fundi, pas identifikimit të narracionit të IS-së dhe të platformave të shpërndarjes së tij, raporti identifikon mjetet e ndryshme me anë të të cilave duhet të paraqitet kundërnarracioni.

    Duke detajizuar përmbajtjen e videove të propagandës së IS-së që janë shpërndarë në rrjete sociale dhe në mediat qendrore në Kosovë, qëllimi i këtij raporti është të nxjerrë në pah të gjitha përmasat e propagandës së IS-së, pra atë rrëfim që protagonistët e ndryshëm të IS-së tregojnë për t’i kapur më së miri nuancat me anë të të cilave or-ganizata terroriste ia ka dalë të kapë vëmendjen e simpatizantëve të vet në Kosovë. Poashtu, raporti diskuton përmbajtja e videove me të cilat IS kumtonte mesazhin për publikun në Kosovë, për ta dëshmuar sferën e temave që IS vë në përdorim njëkohë-sisht.

    IS është tema e këtij raporti për shkak të joshjes së paparë, rritjes së shpejtë dhe suk-sesit për kapjen dhe kontrollin e territorit. Aftësisë e tij për të depërtuar dhe rekrutuar pjesëtarë globalisht ka prekur shtetet përtej kufive të tij territorial. Depërtimit në me-diat kryesore, mënyrës si i kupton dhe përdor mediat sociale dhe nivelit e shkallës së kërcënimit që përbënte veçanërisht për vendet evropiane e ka deformuar atë prej një nga shumë organizata terroriste në bartësin kryesor të ekstremizmit të dhunshëm.

    madje, përpjekja e IS për rekrutim në Kosovë përbënë njërin ndër kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare, që ka mobilizuar njëlloj si organet e zbatimit të ligjit në Kosovë, ashtu edhe partnerët e tyre për shkak të paraqitjes së saj . Veç kësaj, ndërkohë që shkuarja e rekrutëve nga Kosova ka rënë pas goditjeve të shumta që mori IS në Irak e Siri e që e detyruan këtë organizatë t’i braktisë territoret e fituara fillimisht, si dhe pas goditjes që iu dha kësaj organizate në Kosovë nga institucionet e vendit në vitin 2013, sa për t’i emërtuar disa nga faktorët, QKSS vlerëson se atraksioni i IS do të mbetet sfidë për organet e sigurisë së Kosovës, përveç nëse institucionet e saj përmbledhin një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe shumëdimensionale dhe ia dalin me sukses t’i riin-tegrojnë ish-luftëtarët e huaj.

  • 15

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    i

    5. SHTyLLAT E PROPAGAnDëS Së IS-Së

    Gjatë dhjetëvjetëshit të fundit, shumica e studimeve mbi ekstremizmin e dhunshëm përqendroheshin që t’i kuptonin faktorët të cilët ngritën Shtetin Islamik dhe organiza-tat e tjera terroriste si degëzime të luftës së vazhdueshme civile në Siri dhe pas thyerjes së shtetit në Irak me ndërhyrjen e ShBA-së në vitin 2003.

    në këtë pjesë, raporti do të ofrojë një përmbledhje të hulumtimeve që kanë zgjeruar të kuptuarit e rolit dhe të propagandës së IS-së në ekstremizmin e dhunshëm, potencën e tij për rekrutim dhe përdorimin e mediave sociale për t’i siguruar vetes një depërtim të paparë për të rektrutuar pjesëtarë të organizatës.15

    Çdo shqyrtim i tillë duhet të marrë parasysh librin e vitit 2004 “The management of Savagery” nga Ebu Bekër naxhi, strateg i Al-Kaidës, vepra e të cilit u kthye në plan pune për grupet xhihadiste dhe frymëzoi trajtimin e dhunës nga IS si dhe strategjinë e vet mediatike me qëllimin përfundimtar të themelimit të “kalifatit”. ndonëse libri i tij merret me nevojat e menjëhershme të organizatave xhihadiste në Lindjen e mesme, plani i tij tejkalon kufijtë e atij rajoni dhe mund të përdoret si mostër për të kuptuar dhe shpjeguar qëllimet strategjike të Shtetit Islamik, i cili duket se në masë të madhe e ka përvetësuar planin.

    Libri i naxhit merret kryesisht me propagandë dhe thërret elementet xhihadiste që të mbushin boshllëkun e pushtetit që do ta lë prapa shuarja e institucioneve qeveritare. megjithëse traktati i tij nuk është temë e këtij punimi, të menduarit që rrodhi nga ai e sqaron logjikën e brutalitetit të IS-së dhe përdorimin e platformave të mediave sociale. naxhi përshkruan një sërë fazash të ndryshme që duhen përmbushë para se të themelohet “kalifati”, njëra prej të cilëve është fuqia e “shqetësimit dhe rraskapitjes”, një taktikë kjo e sulmeve brutale të gjithanshme kundër armikut që synojnë t’ia dobë-sojnë atij vendosmërinë. në këtë kategori hyjnë vende të tilla si Kosova - në periferinë e luftës së menjëhershme, të udhëhequr nga personalitete thirrja e të cilëve përhapet përmes mediave sociale.

    në rastin e Kosovës, zbatimi i tij më të mirën shembëlltyrë e gjeti në figurën e Lavdrim muhaxherit, i cili ofronte llojin e të menduarit për të cilin thërriste naxhi, duke anash-kaluar mësimdhënien me tregime nga Kurani dhe duke i zëvendësuar ato me veprime të drejtpërdrejta: “... sepse me folë nga katedra është e lehtë, e në gazetë edhe më e lehtë, e në libra edhe më të lehtë se kaq. Kurse me pasë shtëpinë të shkatërruar dhe

    15 Për një kontekst më të gjerë të sfidave të hasura në hartimin e një kundërrrëfimtarie efektive, shih Cottee “Why It’s So Hard to Stop IS Propaganda?”

  • 16rA

    port

    NGA

    QKS

    S familjen të mbetur pa strehë, e nënën me motrën të bërë copa-copa, vetëm njerëzit më të jashtëzakonshëm janë të aftë për (ta duruar) këtë”.16

    Kjo qasje nuk është e rastësishme; ajo e ngriti muhaxherin - më vonë edhe Ridvan Aqi-fin, 17 kreun e kontingjentit shqiptar të Kosovës në IS - në bartës të narracionit së IS-së që doli përtej suazave të radikalizimit përmes mësimeve të imamëve radikalë nëpër xhami. Të dy u ngritën pothuajse brenda natës jo për shkak të njohurive të thella ose përdorimit të Kuranit për t’i justifikuar veprimet e tyre, por për shkak se prania e tyre fizike në Siri dhe Irak pranë IS-së, u dha atyre një dell besueshmërie. Brenda një harku të shkurtër kohor, ai u bë bartësi i propagandës së dhunshme që të joshi shkuarjen e dhjetra njerëzve nga Kosova.

    Shkencëtari politik francez Olivier Roy – i cili pohon se ekstremizmi i dhunshëm është në thelb lëvizje e të rinjve me tendenca nihiliste të tërhequr nga narracioni i heroizmit që ofron IS18 – njeh rolin qendror të rrefimtarisë së IS për t’i prekur simpatizantët e or-ganizatës terroriste. në studimin e fundit të luftëtarëve të huaj francezë, Roy zbulon se “motivimi kryesor i të rinjve që i bashkohen xhihadit duket të jetë magjepsja për nar-racionin që mund ta quajmë ‘vëllazëria e vogël e superheronjve që i dalin zotë ymmetit musliman’”. ne këtë kontekst, “ymmeti”, sipas Roy-it, është abstrakt e nuk lidhet me ndonjë kauzë kombëtare dhe revolta shprehet me terminologji fetare, veçanërisht me salafizëm, për shkak të thjeshtisë së tij dhe mohimit të Islamit kulturor.

    një studim i hollësishëm i rezultatit të propagandës së IS-së përgjatë 12 muajsh, që pa-soi shpalljen e Shtetit Islamik në qershor 2014, i mbështetur nga Fondacioni Quilliam,19 gjeti se ndërsa propaganda e IS-së nuk është “individualisht përgjegjëse për radikaliz-imin e personave, e lëre më për bashkimin e tyre me kauzën xhihadiste jashtë shtetit ose kryerjen e sulmeve në shtëpi... ajo vërtet katalizon kalimin e ekstremistit islamik nga mbështetës i heshtur në anëtar aktiv”.20

    Studimi ka zbërthyer propagandën e IS-së në gjashtë tema ose rrëfimtari, që shpesh shfaqen njëherësh, u flasin audiencave të ndryshme, si blloqe ndërtimi

    16 naji, Abu Bakr, “The management of Savagery,” 59

    17 Dënimi kundër Zeqirja Qazimit në vitin 2015 nga Gjykata Themelore e Ferizajit më 20 maj 2016, që përfshin mesazhe të shumëfishta celulari ndërmjet të pandehurit dhe individëve të ndryshëm në rrjetin e tij në kohën e hetimit, zbulon një luftë pushteti mes muhaxherit dhe Aqifit, të cilën e ndërmjeteson Qazimi. Sipas pretendimeve se muhaxheri nuk po kujdeset për rekrutët shqiptarë në IS, provat e mbledhura nga prokuroria bëjnë te ditur se Qazimi vendos të emërojë Aqifin si udhëheqës të kontingjentit të Kosovës në IS. Dënimi PKR 54/15, i vënë në dispozicion QKSS-se në letër.

    18 Roy, “What is the driving force behind jihadist terrorism?”

    19 Quilliam është organizata e parë e kundërekstremizmit në botë. Organizata e bazuar në Londër është themeluar nga ish-anëtarët e grupit islamik dhe synon të promovojë Islamin si fe, duke e kundërshtuar si religjion politik ose ideologji. Për më shumë shih faqen e internetit të organizatës: https://www.quilliaminternational.com

    20 Winter, “The Virtual ‘Caliphate’,” 6

  • 17

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    ipër të provuar ekzistencën e Shtetit Islamik. Ato janë: dhuna, mëshira, viktimizimi, lufta, përkatësia dhe utopizmi, që u ofrohen ndjekësve dhe simpatizantëve të IS-së si “mënyrë alternative e jetesës” nga të cilat utopia është më tërheqësja.21 me analizimin nëpërmjet thjerrëzës teorike të filozofit francez Jacques Ellul, studimi gjen se IS i përdor njëkohësisht këto tema në videot e veta për të frikësuar popullsitë lo-kale dhe për të nxitur reagim të politikëbërësve nëpërmjet dhunës, për ta ngritur mor-alisht IS-në me anë të mëshirës, për të shtuar ndjeshmërinë nëpërmjet viktimizimit të pretenduar të muslimanëve sunitë, për të përcjellë vendosmërinë dhe besueshmërinë e vet përmes shfaqjes së makinerisë së vet luftarake dhe të përfitimeve të pretenduara, për të tërhequr rekrutë të rinj përmes optikës së komunitetit dhe të përkatësisë, dhe së fundi për të treguar se ‘kalifati’ nuk është vetëm virtual, por se premtimi i tij jetësohet në vendet ku ai ekziston si mjet, për t’ia legjitimuar ekzistencën.22

    Studimi gjen edhe se mediat sociale – veçmas Facebook, Twitter dhe youTube – kanë qenë mjeti përmes të cilit është ofruar dhe shpërndarë gati e tërë propaganda. megjithëse dhuna ka kapur vëmendjen e mediave kryesore dhe i ka kthyer ato në mjete për shpërndarjen e mesazhit të IS-së, studimi e thekson rëndësinë e narracionit të “jetës së përditshme në kalifat” që kryesisht është shpërfillur.23

    Përdorimi i gjerë i mediave sociale për të tërhequr rekrutë të rinj dhe për t’i frymë-zuar sulmet nga “ujqit e vetmuar” është dokumentuar nga J.m. Berger dhe Jonathan morgan, të cilët gjetën 46,000 llogari në Twitter të përdorura nga përkrahësit e IS-së në një periudhë tremujore më 2014, secila me nga 1.000 ndjekës.24 më 2015, IS dhe mbështetësit e vet postuan 90,000 twitime dhe postime të tjera në ditë nëpër media sociale.25

    ngjashëm, në studimin e dinamikës midis luftëtarëve të huaj dhe të rekrutuarve në vend, Scott Gates dhe Sukanya Podder identifikojnë modele të ngjashme të propa-gandës së IS-së. Sipas autorëve, organizata përdor video para, shfrytëzon njohuritë gjuhësore të trupës së gjerë të rekrutëve dhe i jep rëndësi të veçantë thirrjes së vet ideologjike.26

    në punën lidhur me hartimin e një kundërrëfimtarie efektive ndaj propagandës së IS-së, Jordan Isham dhe Lorand Bodo gjejnë se qasja e qeverive dhe e aktorëve të tjerë ishte që t’ia kufizonin asaj shpërndarjen, çka i bëri përpjekjet e tilla të pamjaftueshme.27 Sipas autorëve, qëllimi i një kundërrëfimtarie duhet të jetë “diskreditimi i perceptimit

    21 Winter, “The Virtual ‘Caliphate’,” 6

    22 Winter, “The Virtual ‘Caliphate’,” 22-29

    23 Winter, “The Virtual ‘Caliphate,” 32

    24 Berger, J.m. dhe morgan. “ISIS Twitter Census.”

    25 Schmitt,”uS Intensifies Effort to Blunt IS’ message”

    26 Gates, Scott dhe Podder, “Social media, Recruitment, Allegiance and the Islamic State,” 2

    27 Isham,Jordan dhe Bodo. “Countering the narrative,” 1

  • 18rA

    port

    NGA

    QKS

    S të rremë” që IS krijon për individët e prekshëm. Ata rekomandojnë zhvillimin e një kundërrëfimtarie të përshtatur, që të bazohet në hulumtime rreth të kuptuarit të dobë-sive të cilat i shfrytëzon IS, identifikimit të grupit të synuar dhe mjeteve përmes të cilave shpërndahet narrativi i dhunshëm ekstremist.28

    Siç përmendett më lart, këto studime kanë dashur të hedhin dritë mbi qëllimet e or-ganizatës, dhunës së ushtruar prej saj e strategjisë për të rekrutuar e kapur territore, si dhe mjeteve të përdorura për të përhapur ideologjinë e saj. meqë literatura mbi dinamikën lokale të organizatës dhe atraktivitetin e saj në mesin e luftëtarëve të huaj ende po evoluon, shqyrtimi i plotë i saj mbetet përtej fushës së këtij raporti. në vend të kësaj, ky seksion dhe raporti si tërësi përqendrohen në gjetjet që theksojnë kryesisht propagandën e IS-së dhe narracionin që ai promovon për të përkufizuar kornizën dhe prizmin nëpërmjet të cilit do ta analizojmë dhe kontekstualizojmë narracionin eks-tremist në Kosovë.

    Pjesa më e madhe e literaturës përdor një qasje të meta-analizës ndaj propagandës së IS-së, porse qëllimi i këtij raporti është të mbushë një boshllëk në literaturë duke u fokusuar në një studim rasti individual për të identifikuar ankesat dhe dobësitë e shfrytëzuara dhe të ofruara nga rekrutuesit që veprojnë në emër të IS-së. Raporti për-cakton pozitën qendrore të narracionit në rekrutim, identifikon tri përmasat kyçe të narracionit, analizon përgjigjen institucionale ndaj propagandës dhe diskuton mjetet përmes të cilave shpërndahet narracioni .

    6. PëRGJIGJJA InSTITuCIOnALE DHE AJO E BASHKëSISë nDAJ nARRACIOnIT Së IS

    Edhe pse Strategjia e kuptonte atraktivitetin e “mesazheve të radikalizimit”29 për një numër të shtetasve të Kosovës që iu bashkuan IS-së në Siri dhe Irak si luftëtarë të huaj, ajo nuk e njeh rolin qendror të narracionit si komponent kyç për radikalizimin, rekruti-min dhe ekstremizmin e dhunshëm të të rekrutuarve të IS në Kosovë. në vend të kësaj, Strategjia bën thirrje për fushatat e vetëdijesimit për edukimin e publikut dhe veçmas për bashkësitë e ndjeshme të prekura nga radikalizimi mbi kërcënimet e ekstremizmit

    28 Isham dhe Bodo, “Countering the narrative,” 2

    29 Parathënie e Strategjisë nga Kryeministri i Kosovës, Isa mustafa, f. 3. ngjashëm, Strategjia i referohet mbushjes së Internetit me mesazhe radikale nga IS dhe si objektiv të organizatës shënon “fushatën efektive” për t’i kundërshtuar këto mesazhe. 15-20

  • 19

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    itë dhunshëm.30 Strategjia nuk përcakton as audiencën dhe as narracionin mbi-zotëruese. në vend të kësaj, ajo gjerësisht nxit institucionet e ndryshme në Kosovë dhe shoqërinë civile që të angazhohen në një debat publik rreth “rolit të fesë në shoqëritë laike, që inkurajon tolerancën dhe respektin ndaj pikëpamjeve të ndryshme”.31

    në pjesën më të madhe, Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çon në Terrorizëm kërkon hartimin e një plani strategjik komunikimi për ngritjen e vetëdijes, që përqendrohet në “procesin e rekrutimit dhe shtegun e gabuar të ekstremizmit të dhunshëm” nëpërmjet funksion-imit të tanishëm mediatik të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të ekspertëve. Ai parashikon ligjërata nëpër shkolla e universitete, një fushatë mediatike mbi pasojat e ekstremizmit dhe të radikalizimit të dhunshëm. Plani thërret edhe për nxitjen e rrëfi-meve të “tolerancës, diversitetit, dialogut dhe historisë së feve në Kosovë” dhe “harti-min dhe promovimin e kundënarracionit si një mënyrë për ta dobësuar legjitimitetin e mesazheve që promovojnë ekstremizmin e dhunshëm”.32

    Edhe pse plani e ka parasysh nevojën për ta rritur vetëdijesimin dhe hartimin e kundërmesazheve nga një shumësi aktorësh, duke përfshirë organizatat qeveritare, shoqërinë civile dhe bashkësitë fetare, ai mbetet i paqartë në të kuptuarit e mirëfilltë të IS-së dhe të nevojës për t’i diskredituar ose debatuar këto pretendime. Për më tej, plani nuk shpalos ndonjë qëllim për t’i kuptuar audiencat e ndryshme të shënjestruara nga IS në Kosovë dhe në vend të kësaj përqendrohet veç në identifikimin e mjeteve me anë të të cilave shpërndahet propaganda e IS-së, pa pasë një strategji të qartë se si t’i kundërvihet shpërndarjes së saj përkatëse nëpër media të ndryshme, duke përfshirë edhe ndërveprimin personal.

    Për më shumë, plani mbështetet në një miks prej institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, organizatave fetare dhe financimit prej donatorëve për zbatimin e këtyre ma-save, por deri më sot asnjë autoritet i centralizuar nuk ka nxjerrë ndonjë kundërrëfim-tari të bashkërenduar që t’u kundërvihet efektivisht pretendimeve të shumta të bëra nga propaganda e IS-së.

    ndryshe nga Qeverina e Kosovës për një përgjigje gjithëpërfshirëse, nevoja për t’iu kundërvënë narracionit së IS-së është përcaktuar nga aktorë të nivelit të bashkësive

    30 Qeveria e Kosovës, Strategji, 22

    31 Qeveria e Kosovës, Strategji, 22

    32 Qeveria e Kosovës, “Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit dhe Radikalizimit të Dhunshëm që çon në Terrorizëm 2015-2020”

  • 20rA

    port

    NGA

    QKS

    S të prekura.33 në tryezat e rrumbullakëta dhe në takimet me bashkësitë, të organizuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në Kaçanik, Han të Elezit, Gjilan dhe komunat e tjera të prekura në Kosovë, që mblodhën aktorët vendorë, siç janë për-faqësuesit e zbatimit të ligjit, kryetarët e komunave, imamët lokalë dhe organizatat e shoqërisë civile, doli nevoja urgjente për t’iu afruar bashkësive dhe për t’i fuqizuar ato që t’u përgjigjen asaj që e konsideronin si “rrëfimtari fetare të manipuluar” e që i nxiti të rinjtë e tyre të luftonin me IS-në në Siri dhe Irak.

    narracioni e IS në Kosovë: e shtyrë nga jashtë, e përshtatur lokalisht dhe e dërguar nga fushëbeteja

    Përgjatë gjithë kohës që IS përqendronte përpjekjet për të rekrutuar nëpër Kosovë, mbështetej në një rrëfimtari me një laramani rrëfimesh të cilat shtriheshin që nga metarrëfimi i vazhdimit të një lufte të ngjashme me kryqëzatën kundër Islamit e deri te debatet vendore, padrejtësitë dhe ankesat e mëtuara në orvatje për ta kundërshtuar vizionin e një shteti shekullar dhe për t’ia gërryer themelet doktrinës fetare që bashkë-jeton me parimet e rendit politik. Për më tej, narracioni e IS-së në Kosovë dhe Bosnjë pothuajse gjithmonë përfundon me paralajmërimin: nëse nuk përqafojnë krijimin e “kalifatit”, tmerret e viteve 1990 do t’u kthehen të dy popujve.

    narracioni me anë të të cilës ata kërkojnë ta joshin audiencën në Kosovë nuk është kurrë statike. Ajo ruan vijimsinë tek lajmëtarët që japin lajmin, gjithnjë synon të projek-tojë besim, legjitimitet dhe njohje, por vetë përmbajtja e mesazhit evoluon gjithmonë.

    Raporti shquan tri modele kryesore që u shfaqën vijimisht gjatë kohës dhe hapësirës prej nja gjashtë videove dhe deklaratave të regjistruara të protagonistëve të IS-së nga Kosova, por që u identifikuan edhe prej intervistave me ish-luftëtarët e IS-së që po gjykohen në Kosovë.

    modelet kryesore që përdoren si shtresa në narracionin e IS-së janë: 1) narracioni i dre-jtuar nga jashtë, e që mbështetet në një interpretim të Islamit, citatet nga Kurani dhe një botëkuptim themelor i “përplasjes së qytetërimeve”, për ta justifikuar thirrjen për t’u bashkuar me IS-në në përpjekje të krijimit të “kalifatit” si një entitet islam që do të ngadhënjente përmbi shtetin shekullar dhe botën e krishterë; 2) narracioni i drejtuar nga brenda, i përshtatur në nivel vendor, që ndërsen udhëheqësit shqiptarë të IS-së nga Kosova kundër shtetit dhe establishmentit fetar në Kosovë në përpjekje për t’i dis-kredituar këta, dhe 3) tentimi për t’i zëvendësuar thirrjet nga foltorja e predikimit për

    33 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizoi një sërë tryezash të rrumbullakëta me aktorë të ndryshëm në komunat me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj. Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësuesit lokalë të zbatimit të ligjit, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e Bashkësise Islame të Kosovës dhe organizatat lokale të shoqërisë civile.Projekti është zbatuar në 11 komuna të Kosovës si: Peja,Prizreni, Gjakova, Decani, Klina, Kamenica, Gjilani, Kacaniku, Hani i Elezit, Skenderaj, dhe Ferizaj.

  • 21

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    ibashkim me IS-në me shembuj të veprimit të drejtpërdrejtë, shpesh duke u shfaqur në fushëbetejë, por edhe duke u përfshirë në akte dhune.

    Narracioni i drejtuar nga jashtë, e cila shfaqet e spikatur në të gjitha videot që shënjestrojnë audiencën e Kosovës, përfaqëson kornizën dhe kontekstin brenda të cilit IS kërkon të lidhë zhvillimet në Siri dhe Irak me ndjekësit muslimanë në Kosovë.

    Kjo përmasë e narracionit kërkon t’i bëjë thirrje identitetit fetar islamik34 dhe e nxjerr IS-në si udhëheqëse të rezistencës heroike kundrejt komplotit perëndimor të dominimit që kthehet prapa deri te koha e Kryqëzatave. Ajo tenton t’i ngjeshë bashkë Kosovën me Bosnjën – pavarësisht nga dallimet e mëdha mes tyre – duke u bërë thirrje identiteteve dhe historive fetare të këtyre dy shteteve si vende që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane, por edhe historisë së përbashkët dhe kujtimit të luftërave të vitev e 1990.

    në videon 20-minutëshe të prodhuar nga media e IS-së, al-Hayat, për Ballkanin, të titulluar “nderi është në Xhihad”, përmes linjës së shpejtë të rrëfimit që lëviz nga peiza-zhe të bukura te xhamitë e shkatërruara, përshkruhen masakrat nga luftërat e fundit, historia e krijimit të shteteve bashkëkohore moderne dhe sundimi i komunizmit në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e maqedoni si periudha poshtërimi për muslimanët pas hum-bjes së territoreve që ishin nën sundimin islamik për gati pesë shekuj. Videoja shfaqet si paralajmërim se këto vende pësuan prej luftërave, sepse zgjodhën identitetet nacio-naliste në vend që ta përqafonin Islamin si identitetin bazë. nënteksti është në thelb paralajmërim se shtetet shekullare nuk janë mirëfilli të përgatitura për t’i mbrojtur qytetarët nga një lloj lufte e konspiracionit perëndimor, e bërë kjo përmes prizmit të feve dhe luftës së tyre për dominim.

    Këto pohime, të ngjashme me propagandën e përgjithshme të IS-së, janë plot me vargje kuranike që përdoren nga IS për të thirrur për xhihad dhe për krijimin e kalifatit islam.

    ndoshta një nga pjesët më goditëse dhe intriguese të propagandës të shpërndarë nga IS është videoja 20-minutëshe e lëshuar nga Al-Hayat në vitin 2016. Kjo video din-amike është njëfarë harku kohor historik, një vazhdimësi e kryqëzatave, me kapërcime të mëdha dhe shpërputhje historike, me një perspektivë të shtrembëruar që synon të zgjojë identitetin musliman më të fjetur në gjithë Ballkanin. Ajo vë ngjarjet vendore - në veçanti luftërat e Ballkanit në vitet ‘90 - në një rrëfimtari më të gjerë globale të përleshjes ndërfetare, të një Islami vazhdimisht nën sulm nga të krishterët dhe jobe-simtarët. Komunizmi në Shqipëri, së bashku me pamjet arkivore të shkatërrimit të min-

    34 në njëren nga thirrjet e para për përkrahësit e Kosovës që t’i bashkohen IS-se, Lavdrim muhaxheri, pasi recitoi një përshëndetje në arabisht, kaloi në gjuhën shqipe për të falënderuar Perëndinë që i dha mundësinë për të marrë pjesë në xhihad, për të qenë në “vendin e Shamit” dhe për të jetuar e punuar me ligjin e Sheriatit. Ai tregon edhe gjoja ëndrrat e anëtarëve të IS-së të cilëve u shfaqet profeti dhe u premton se do të jenë ushtarë të Imam mehdiut, i cili është i njohur në literaturën islame si shpetimtar i Islamit që do të sundojë në Ditën e Gjykimit.

  • 22rA

    port

    NGA

    QKS

    S areve, papritmas bëhet manifestim lokal i këtyre tendencave globale, siç është edhe lufta në Bosnjë me muslimanët të portretizuar si të pambrojtur dhe të dobësuar nga forcat nacionaliste dhe shekullare, si dhe premtimi i demokracisë. Por Kosova, në të cilën Serbia e përfundoi sundimin ndaj saj për shkak të ndërhyrjes perëndimore, që u bë shtet në një proces të mbështetur ndërkombëtarisht, është lënë kryesisht jashtë për shkak se thjesht nuk i përshtatet narracionit të kurbanit në duart e botës së “krishterë”.

    Por, ndërsa vështojmë rrëfimin e viktimave dhe padrejtësive të supozuara ndaj musli-manëve në Bosnjë dhe Kosovë nga duart e të krishterëve si një përpjekje për t’i ndezur emocionet nëpërmjet kujtimeve të fresktëta të luftës, është po aq me rëndësi të vëmë re për qëllimet e kundënarracionit që është lënë qëllimisht jashtë. në rastin e Kosovës, ndërhyrja e nATO-s dhe sulmet ajrore të udhëhequra nga ShBA-ja kundër Sërbisë për ta ndaluar fushatën e dhunshme të spastrimit etnik janë lënë krejt jashtë nga metar-rëfimi, sepse kontrastohen me rrëfimin e “përplasjes së qytetërimeve” që IS dëshiron t’ua tregojë përkrahësve.

    Përveç narracionit të viktimave muslimane, edhe gjuha antisemite35 është import ide-ologjik, gjurmët e të cilës vërehet se janë futur në narracionin që kanë përvetësuar simpatizuesit e IS-së. Ka disa referenca në videot e propagandës së IS-së ndaj ndjenjës antisemite, e që ndonjëherë shfaqen në vende të papritshme. Për shembull, në emis-ionin të çështjeve aktuale “udhëve” të transmetuesit publik të Kosovës RTK, ndjekësit e Zekirja Qazimit, imamit të burgosur për rekrutim për IS-në në Kosovë, i akuzojnë gazetarët se “paguhen nga çifutët ... ju u bindeni të gjithave që ju thonë çifutët”.36

    Konceptet e xhihadit dhe ndjenja anti-hebraike nuk kanë qenë pjesë e retorikës deri së fundi, duke sygjeruar që të dyja janë pjesë e një narrative të nisur nga jashtë që nuk kanë lindur në Kosovë. me gjithë rebelimin e vitit 1998-1999 kundër represionit të Serbisë, ushtria Çlirimtare e Kosovës, forca guerile e saj, kurrë nuk ka bërë ndonjë referencë ndaj identiteteve fetare të palëve ndërluftuese dhe i ka ndenjur larg çfarëdo lloj ndihme nga vendet e Lindjes së mesme sa u përket mbështetjes me luftetar dhe pajisje tjera të nevojshme luftarake.

    35 në videon 20-minutëshe të prodhuar nga al-Hayat, krahu mediatik i IS, përkundër sfondit të ngjashem me inskenimet e kryqëzatave prej Hollivudit, naratori pohon: Ballkani “është bërë kufiri i ri për muslimanët, mburoja e re kundër Evropës së kryqëzatave ... Por nuk ishin as oqeanet e tyre përreth, as vargmalet që shërbenin si mbrojtja kryesore për ymmetin. Ishin besimtarët... ata që përqafuan Islamin, që mbrojnë shenjtërinë e gjakut musliman me të vetin, aktin përfundimtar të adhurimit “. http://jihadology.net/2015/06/04/al-ḥayat-media-center-presents-a-new-video-message-from-the-islamic-state-honor-IS-në-jihad-a-message-to-the-people-of-the-balkans/ Për shembull, në një emision të çështjeve aktuale “udhëve” të transmetuesit publik të Kosovës, RTK, ndjekësit e një imami të burgosur për rekrutime për IS në Kosovë akuzojnë gazetarët se “paguhen nga çifutët ... ju i bindeni gjithçkaje që ata ju thotë”.

    36 “në emër të fesë,” udhëve, RTK (4 nëntor 2016). https://www.youtube.com/watch?v=FFE7JGrnng8

    https://www.youtube.com/watch?v=FFE7JGrNNg8

  • 23

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    imadje, meqë kërkon të fitojë njohjen për shtetësinë dhe të paraqitet si vend shumëkon-fesional, qeveria e Kosovës është përpjekur të rivendosë kujtimin e një pranie të vogël hebrenjsh të periudhës para Luftës së Dytë Botërore dhe të ruajë atë që ka mbetur nga gjurmët e asaj bashkësie në Kosovë.37

    E me gjithë qëndrimet pozitive ndaj trashëgimisë hebraike në Kosovë dhe në rajon, si dhe ndaj ndarjeve të ashpra midis praktikuesve tradicionalë sunitë të Islamit dhe sek-teve të tjera të pranishme, siç janë bektashinjtë, fuqia e kësaj rrëfimtarie të drejtuar nga jashtë mes përkrahësve të IS-së në Kosovë u bë e dukshme gjatë tentim sulmit të IS-së kundër ekipit izraelit të futbollit para ndeshjes me Shqipërinë në qytetin e Shkodrës.38 Të dyshuarit për sulm thuhet të kenë marrë para dhe udhëzime nga muhaxheri, ish ko-mandanti i IS-së nga Kosova, për ta sulmuar ekipin izraelit dhe policia gjatë bastisjeve gjeti tek ta llojin e eksplozivit që ishte përdorë në sulmet në Francë dhe Bruksel.

    Rishtazi doli edhe një provë se rekrutuesit e IS-së kërkojnë të legjitimojnë mëtimet e tyre duke shikuar drejt të kaluarës së largët për shembuj të luftëtarëve shqiptarë që kishin luftuar së bashku me fuqitë ideologjike. në disa raste, sipas intervistave të kryera nga hulumtuesit e QKSS-së me ish-rekrutët e IS-së, rekrutuesit e IS-së janë përpjekur t’i joshin rekrutët e Kosovës me anë të një teze historike lineare mbi shqiptarët si njerëz që qëndronin në ballë të zhvillimeve të rëndësishme, duke tërhequr paralele midis luftëtarëve shqiptarë që luftuan në Perandorinë Osmane dhe u njohën si pushtues ose themelues të shteteve të reja si dhe mundësisë që i jepej këtij brezi të shqiptarëve të Kosovës me qenë ndër themeluesit e të ashtuquajturit “kalifat”.39

    37 Që nga shpallja e pavarësisë, institucionet e Kosovës janë zotuar që ta mbrojnë varrezën hebraike në qytet 34 dhe ka ngritur një monument për t’i përkujtuar hebrenjtë e Kosovës që u vranë në kampet naziste pranë vendit ku dikur ishte sinagoga e qytetit. 35 Sidoqoftë, si shenjë e ndryshimit të kohëve, monumenti është vendosur brenda oborrit të ndërtesës së qeverisë, me gjasë që të mbrohet nga çdo përdhosje e mundshme. Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës ndërhynë shpejt për ta ndaluar 36 literaturën antisemite që shitej nga shitësit e rrugëve në qendër të kryeqytetit, pas një letre nga Qendra Wiesenthal 37 e cila i kritikoi autoritetet e Kosovës që lejonin blerjen e librave të tillë në Kosovë. Veç kësaj, publiku krenohet me faktin se shqiptarët në Shqipëri shpëtuan qindra hebrenj gjatë Holokaustit. “President Jahjaga and Secretary Clinton Signed the u.S.-Kosovo Agreement on the Protection and Preservation of Cultural Properties” http://www.ambasada-ks.net/us/?page=2,8,62, December 14, 2011; “Kosovo unveiling Holocaust memorial,” http://www.jta.org/2013/05/23/news-opinion/united-states/kosovo-unveils-holocaust-memorial, may 23, 2013. President of Kosovo bans anti-Semitic books,” http://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-4886106,00.html, nov. 29, 2016, The center alleged that the books, translated in Albanian, were printed by the muslim Brotherhood in Egypt. Për më shumë shih: http://www.wiesenthal.com/site/apps/nlnet/content.aspx?c=lsKWLbPJLnF&b=8776547&ct=14938317

    38 “Kosovo charges 9 men with plotting attack at Albania-Israel World Cup match” https://www.usnews.com/news/world/articles/2017-06-14/kosovo-charges-nine-men-with-plotting-attacks-at-albania-israeli-world-cup-match, 14 qershor 2017.

    39 Intervista e kryer në korrik 2017 nga QKSS me një ish-anëtar të IS-së i cili tani po vuan dënimin me burg në Kosovë.

    http://www.ambasada-ks.net/us/?page=2,8,62http://www.jta.org/2013/05/23/news-opinion/united-states/kosovo-unveils-holocaust-memorialhttp://www.jta.org/2013/05/23/news-opinion/united-states/kosovo-unveils-holocaust-memorialhttp://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-4886106,00.htmlhttp://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-4886106,00.htmlhttps://www.usnews.com/news/world/articles/2017-06-14/kosovo-charges-nine-men-with-plotting-attacks-at-albania-israeli-world-cup-matchhttps://www.usnews.com/news/world/articles/2017-06-14/kosovo-charges-nine-men-with-plotting-attacks-at-albania-israeli-world-cup-matchhttps://www.usnews.com/news/world/articles/2017-06-14/kosovo-charges-nine-men-with-plotting-attacks-at-albania-israeli-world-cup-match

  • 24rA

    port

    NGA

    QKS

    S Narracioni i përshtatur në nivel vendor, në anën tjetër, shtrihet prej temave të poshtërimit të pretenduar të muslimanëve deri te ai për fenë e ndodhur nën sulm në Kosovë, për mosbindje ndaj shtetit, refuzim të establishmentit politik dhe të klerikëve fetarë zyrtarë, për t’i joshur rekturët që t’i bashkohen IS-së në Siri dhe Irak. Pothua-jse pa përjashtim, mesazhet e përcjella kryesisht nga muhaxheri gjatë kësaj kohe u përgjigjen ngjarjeve dhe debateve në Kosovë, qoftë për t’iu kundërvënë thirrjeve nga institucionet e Kosovës që synonin t’i shkurajonin shtetasit e Kosovës të largoheshin për t’u bashkuar me IS-në, e qoftë raportimeve të medias që gjatë kësaj kohe vinin theksin te natyra terroriste e organizatës.

    Poshtërimi i pretenduar i muslimanëve në Kosovë shfaqet dukshëm në videot e prod-huara për të joshur rekrutë nga Kosova për t’iu bashkuar IS-së. Zëdhënësit shqiptarë të IS, që janë protagonistët kryesorë në këto video, portretizojnë bashkimin me IS-në si shans për të ndërtuar një mënyrë alternative të jetesës që do t’u mundësonte besim-tarëve muslimanë të jetonin sipas Sheriatit, por edhe të bashkoheshin si një tërësi për ta shmangur shtypjen dhe luftën në të ardhmen. Kjo temë flet për muslimanët të cilët, në pikëpamjen e tyre, e durojnë për turpin e vet tiraninë e pandehur të shtetit shekul-lar dhe bëjnë thirrje për udhëtimin e tyre, ose hixhranë, në territorin e kontrolluar prej IS-së ku mund ta gëzojnë besimin e vet. Poshtërimi i vazhdueshëm që ata përjetojnë në Kosovë i kundërvihet përpjekjes për të ngjallë ndjenja krenarie për fenë, në mënyrë që t’i joshë rekrutët në përqafimin e IS-së. në videot e hershme të lëshuara nga zëdhë-nësit kosovarë të IS-së, thirrja përqendrohet që t’i nxisë qytetarët e Kosovës t’i shpëto-jnë shtypjes së pretenduar fetare. më vonë, sapo u zvogëlua fluksi i luftëtarëve të huaj në fillim të vitit 2014, liderët kosovarë të IS-së nisën të kërcënonin dhe të bënin thirrje për veprim kundër atyre që i shihnin si përgjegjës për shtypjen e pretenduar të besim-tarëve muslimanë në Kosovë dhe kundër jobesimtarëve në përgjithësi.

    Për shembull, njëra nga videot e para që doli nga luftëtarët e huaj shqiptarë të Kosovës në Siri në nëntor 2013, e shfaq muhaxherin ngadhënjimtar, të armatosur dhe me dy tanke mbrapa vetes. Ai flet për fitoren, për një tokë pa “qafirë”40 dhe u bën thirrje kos-ovarëve t’i bashkohen “xhihadit”.

    Videoja përkon me shtimet territoriale të IS-së dhe pason fluksin më të madh të luftëtarëve të huaj nga Kosova. në këtë periudhë më 2013, 54% e luftëtarëve të huaj nga Kosova u bashkuan me grupet terroriste në Siri në fluks të pandërprerë.41

    Thirrja e tij ndjek një rrëfim të thjeshtë: ndërmjet shtimeve të IS ai nxjerr një ofertë për kosovarët që t’i bashkohen atij dhe “luanëve” të tjerë për një vizion alternativ, larg kufizimeve të shoqërisë shekullare.

    40 qafir është emër përçmues në arabisht për t’i përshkruar mosbesimtarët.

    41 Kursani, “Report inquiring into the causes and consequences of Kosovo’s citizens’ involvement as foreign fighters in Iraq and Syria,” 27

  • 25

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    i“Allahu na ka dhënë fitore në këtë vend ... Ai na dha mundësinë që të jetojmë me Sheriat dhe të punojmë për Sheriatin,” shpjegon ai. “Vëllezër, ju këshilloj, mos u vononi as për një minutë në shtëpitë tuaja. Bëhuni gati dhe nisuni në xhihad. Sikur ta dinit se çfarë jete dhe çfarë krenarie gëzon muslimani në këtë vend, nuk do të qëndronit në vendin tuaj”.42 Këtu muhaxheri duket se ushqehet nga narracioni se muslimanët në Kosovë janë të shtypur dhe se feja dhe mënyra e tyre e jetesës është nën kërcënim dhe se në territorin e IS-së ata mund t’i gëzonin frutet e një jete fetare.

    një ndjenjë e ngjashme preket në videon e lëshuar përmes krahut qendror të mediave, Al-Hayat, në formë të “mesazhit për Popullin e Ballkanit”.43 në videon 20-minutëshe të koreografuar shumë kujdes, mes peizazhit idilik me pemë fiku, gjelbërim dhe liqene që kontrastohen me kaosin e kohës së luftës dhe idenë e shkretëtirave44 që shfaqeshin në shumicën e videove të IS-së drejtuar publikut në Kosovë, anëtarët e IS-së i drejtohen publikut në gjuhë dhe dialekte të ndryshme.45

    “Shumë prej jush po ankoheni se si nuk mund ta lëshoni mjekrën, si nuk mund të mbani niqab, e sa vështirë jetoni”, thërret njëri nga pjesëmarrësit nga Bosnja. “nëse doni nder, ejani këtu vëllezër,” thotë një pjesëmarrës tjetër boshnjak, ndërsa mban dy fëmijë dhe me gruan e veshur me niqab ecin nëpër një treg. “mos lejoni që tavagitët e pistë t’ju arrestojnë, t’ju poshtërojnë, t’ju hyjnë në shpi në mes të natës, duke jua gjetur grate e motrat të pambuluara.”

    “mos mendoni se kemi harruar si i shtypni muslimanët. mos mendoni se e kemi har-ruar armiqësinë që keni kundër fesë së Allahut”, thotë ai. “mos mendoni se kemi har-ruar poshtërimin që ua bëni muslimanëve dhe urrejtjen tuaj ndaj tyre”.

    42 “Lavdim muhaxheri speaks on developments in Syria.” Shihnyjën për videon e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=m4yd1k_mlyA

    43 “nderi është në xhihad, mesazh për popullin e Ballkanit”

    44 Për ta dënuar IS-në, imamët e Kosovës bënin apele të ndryshme për t’i bindur kosovarët që të mos hynin në IS. në një deklaratë të tillë, Imami naim Ternava i Kosovës u citua që tha “nuk kemi gjak rinie për t’i ujitë shkretëtirat arabe”. Telegrafi, 10 mars 2015. Shih lidhjen: http://telegrafi.com/ternava-nuk-kemi-gjak-te-njome-per-te-ujitur-shkretetirat-e-arabeve/

    45 Janë një folës nga Shqipëria dhe një nga Kosova me dialektet e tyre të ndryshme, që njohin audiencat e ndara pavarësisht nga gjuha e përbashkët.

  • 26rA

    port

    NGA

    QKS

    S Tabela 1: Oraret e rekrutimit: Vlerësimet e luftëtarëve të huaj nga Kosova që iu bashkuan IS-së përgjatë kohës. Të dhëna ofruar QKSS-së nga agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. Të dhënat nuk përfshijnë numrin total të luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak. Në këtë tabelë nuk janë të përfshira të dhënat pas muajit Mars të vitit 2015.

    0

    68

    123

    19

    16

    5%

    No elementary school

    Elementary school

    Secondary school

    University (bachelor)

    University (master)

    University (phd)

    0

    3

    43

    11

    0

    0

    Total: 57 Total: 100%

    19%

    Level of education completed Total number Percentage

    75%

    0102030405060708090100110120130140150

    2011 2012 2013 2014 2015 Numri total: 226

    Totali në përqindje: 93%0% 31% 54% 8% 7%

    Externally-driven narrative

    - Redemption through Jihad in the Land of Sham

    - Historical injustices against Muslim in the Balkans

    - Jewish global domination

    - Western imperialism and interventionis-m in the Middle East

    Locally-driven narrative

    - Leaders as Western puppets that suppress a Muslim identity

    - Corrupt politicians

    - True Muslims are persecuted by the state

    - Failure of Kosovo statehood and Western democracy to better lives

    - Stirring up local ethnic enmities

    Types of materials distributed

    - Direct calls and support for jihad- Support for foreign �ghters in Syria- Hate speech- Materials propagating against di�erent

    ideologies and countries- Support for terrorist attacks

    Most used words

    - Tauhid- Taghut- Qa�r- Muna�k- Kufri- Islamofob- Xhihad- Shehid- “Hoxhallarët e Hakut”- Luanët (Lions)- Muxhahid- Kryqtarë

    në kontekstin e narracionit të përshtatur në nivel vendor, mesazhet e shpërndara përgjatë kohës nga IS në Kosovë janë plot frikësime, përçmime dhe kërcënime pasi më 2014 autoritetet shtetërore të Kosovës nisin një goditje ndaj rrjetit të IS, imamët gjithnjë e më shumë distancohen nga lufta në Siri dhe Irak, luftëtarët e huaj fillojnë t’i braktisin fushëbetejat dhe familjarët e ish-pjesëtarëve të vrarë të IS-së në Siri e Irak fillojnë ta nxjerrin publikisht këtë organizatë dhe udhëheqësit e saj të Kosovës. më 2015 dhe 2016, propaganda e IS-së është një thes i përzier me utopi, shoqërim dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

    Fjala vjen, videoja e lëshuar në maj 2014 tregon zemërimin e madh dhe aksionin kundër shtetit shekullar, duke dashur të diskreditojë udhëheqësinë politike dhe establishmen-tin fetar islam në Kosovë dhe t’i frikësojë besimtarët. Transmetuesite propagandës së IS-së që shënjestrojnë Kosovën bëhen të padurueshëm. një video e lëshuar në maj 2014 tregon muhaxherin duke mbajtë një fjalim kërcënues në arabisht, para kamerës i rreth-

  • 27

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    iuar nga luftëtarë të tjerë që me radhë djegin pasaportat e veta, duke përfshirë atë të Kosovës.46 ndërsa mesazhi i tij flet për temat më të gjera fetare që janë shenjë dalluese e propagandës së IS-së, siç është ngadhënjimi i “kalifatit” dhe mposhtja e jobesimtarëve, akti i djegies kolektive të pasaportave në zjarr të madh – shenjë kjo e identitetit kom-bëtar –, është shfaqje e vendosmërisë së luftëtarëve të huaj për të luftuar në IS, për ta përqafuar identitetin e ri, për të krijuar një lidhje përkatësie midis njerëzve me prejardhje të ndryshme duke marrë pjesë në ritualin e përbashkët ndërsa bashkohen në besnikëri-në e tyre ndaj Shtetit Islamik.

    Videoja është njëherësh përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj debateve të shtuara në Kosovë në këtë kohë për t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që u bashkohen organizatave ter-roriste dhe trysnisë së shtuar ndaj agjencive të zbatimit të ligjit për t’iu kundërvënë kësaj dukurie.47

    në këtë rast, muhaxheri shfrytëzon sërish rrethanat shoqërore e politike të Kosovës, pra izolimin e saj pasi që mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk përfiton nga udhëtimi pa viza nëpër shtetet Shengen, për ta ngritur pakënaqësinë dhe për ta ndërlidhur atë me një luftë më të madhe - atë të muslimanëve sunitë të sulmuar.48 në këtë kontekst të lokalizuar, shfaqja e mirënjohur e pasaportës kosovare të muhaxherit nuk është as e rastësishme: pasaporta e shumëpritur e shtetit të ri, që duhet të ngjallte krenari ndër qytetarët e saj, hidhet për tokë, shkelet dhe digjet në shenjë sfidimi ndaj shtetit shekullar si produkt i ndërhyrjes perëndimore. në video, muhaxheri flak pasaportën si “pasaportë të qafirëve”.

    Edhe thirrja e liderëve të IS për t’i bojkotuar zgjedhjet duhet parë në kontekst të ng-jashëm si përpjekja e tyre për t’i gërryer themelet rendit politik dhe institucioneve të Kosovës si vend që rregullohet nga ligjet e njeriut të cilat kundërshtohen me ligjet hyjnore. është edhe mënyrë për të mos i dhënë legjitimitet atyre që qeverisin me ato ligje, si dhe përpjekje për të vënë në praktikë besimet e tyre fetare.

    në një video të mëvonshme, të lëshuar në janar 2014, luftëtarët e IS-së nga Kosova turpërojnë burra që sipas tyre po u nënshtrohen klerikëve fetarë zyrtarë, të cilët i kra-hasojnë me “të urtit e Sulltanit”, shërbëtorë të establishmentit politik dhe të mediave, që i krahasojnë me “magjistarët e musait që i hutonin masat”.

    46 Videoja, e cila fillimisht u qarkullua në youTube dhe u zgjodh gjerësisht nga mediat e Kosovës, që atëherë është hequr. Sidoqoftë, inserte prej videos mund të gjenden në “mediat serbe transmetojne videon: Shqiptarët e Sirise grisin dhe djegin pasaportat.” https://www.youtube.com/watch?v=523mBk9SIfy

    47 në atë kohë, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri shumë njoftime publike duke paralajmëruar për rrezikun që paraqet ekstremizmi i dhunshëm dhe kërkoi veprime nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe prej sistemit të drejtësisë. Për më shumë, shihni fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës më 12 dhjetor 2013. http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,128,6067

    48 në studimin mbi dinamikën e radikalizimit në Kosovë, Shtuni përshkruan se si lidhja fetare mes kosovarëve me një identitet fetar të fituar rishtazi dhe identitetit mbinacional islamik e kanë mundësuar ndryshimin e ankesave lokale si manifestime të një tendence më të madhe globale kundër muslimanëve. Shihni f. 8-10 për një diskutim të hollësishëm.

  • 28rA

    port

    NGA

    QKS

    S “Islami po luftohet rëndë,” thërret muhaxheri. “Armiqtë e Islamit janë mbledhur ashtu siç njerëzit e uritur mblidhen rreth një tavoline”.

    Ai pastaj nis një sulm kundër imamëve në Kosovë, të cilët, pohon ai, “kanë shitë botën... për një kolltuk lëkure” veçmas duke dënuar imamët që kanë arritur një nivel të ri pop-ullariteti me videot e bëra në xhamitë ose zyrat e tyre dhe të shpërndara gjerësisht me anë mediash sociale. Deklarata e tij u bë në përpjekje për t’i diskredituar këta imamë si të korruptuar në sytë e muslimanëve të përkushtuar. Videoja është lëshuar pasi Bash-kësia Islame në Kosovë ra nën trysninë e shtuar nga institucionet e Kosovës dhe pub-liku për ta dënuar IS-në dhe për t’u bërë apel shqiptarëve të Kosovës që të qëndrojnë kategorikisht larg Sirisë dhe Irakut.

    muhaxhiri e përçmon edhe publikun e vet në Kosovë. “O ju muslimanë të mjerë, deri kur do të fleni?” Për t’i poshtëruar më tej dhe për t’i dënuar si frikacakë, i kundërvë me luftëtarët e huaj të IS-së “që kanë lënë familjet, pasurinë, kanë braktisur fëmijët dhe janë ngjitë maleve e lëshuar livadheve për të luftuar” për krijimin e “kalifatit”.

    Për më shumë, protagonistë të ndryshëm të IS në disa raste shfrytëzojnë ankesat e mëparshme dhe tërheqin paralele midis zhvillimeve në Kosovë dhe Siri si pjesë e kësaj rrëfimtarie të përshtatur në nivel vendor. një shembull i tillë i fuqishëm është çështja e përdhunimit. Përdhunimet e kohës së luftës mbeten çështje shumë emocionale në kon-tekstin e Kosovës dhe trauma e vetme e luftës së Kosovës më 1998-1999 e cila mbetet në agjendën e politikëbërësve të cilës po i kushtohet vëmendje mediatike. Protagonistët e IS që përpiqen të vendosin luftërat e viteve 1990 në Bosnjë e Kosovë në kontekstin më të madh të viktimizimit të muslimanëve në duart e të krishterëve, kanë ngjeshur tregimet e përdhunimit gjatë kohës së luftës në narracionin e tyre duke synuar publikun në Kosovë. Rreth 20.000 gra shqiptare janë përdhunuar nga forcat serbe në Kosovë, një histori kjo ende e përballur me mohim, pjesërisht për shkak të rendit patriarkal në bashkësi.49

    nëpërmjet kësaj, ata ngjallin emocionet e traumës dhe të turpit që u vuajtën prej for-cave serbe,50 por edhe ato që sfidojnë dhe zhburrnojnë narracionin heroike që e mbi-zotëronte narracionin kombëtare pas përfundimit të luftës dhe i nxjerr burrat të për-çmuar, të pafuqishëm e të paaftë për t’i mbrojtë familjet e veta. Kjo kujtesë kthehet në videot e IS për publikun e Kosovës, qoftë duke iu referuar drejtpërdrejt përdhunimeve në luftërat e Kosovës dhe të Bosnjes, qoftë duke tërheqë paralele midis kujtimeve të reja të luftës së Kosovës dhe vuajtjeve në Siri për t’i nxitur simpatizuesit drejt veprimit për mundësinë me e la veten. Për shembull, në videon e vitit 2013 nga Siria, muhaxheri flet për nevojën për t’i ardhur në mbrojtje “motrave muslimane që po përdhunohen”.

    49 Di Lellio, “Seeking Justice for Wartime Sexual Violence,” 1

    50 në një nga videot më të hershme që projekton këtë rrëfimtari, naman Demolli, i cili më vonë bëhet i pari shqiptar i Kosovës që do të vritet në Siri, flet gjerësisht për përdhunimin e grave shqiptare në rajonin e Drenicës nga “ushtarët serbë që mbanin kryq”.

  • 29

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    iReferenca ndaj përdhunimit shfaqet mjaft edhe në predikimin e njërit prej imamëve të akuzuar për frymëzimin e shtetasve të Kosovës qër t’i bashkohen luftës në Siri51, si dhe në njërën nga videot e njërit prej shqiptarëve të parë të Kosovës që i janë bashkuar IS-së.52

    megjithatë, përveç narracionit të drejtuar nga jashtë që shfrytëzon skizmat ndërmjet sunitëve dhe shiitëve dhe ndjeshmërinë e mërtisur hollë antisemite, si dhe narracionin e përshtatur në nivel vendor që ethshëm ia gërryen themelet shtetit shekullar dhe mëton të delegjitimizojë udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës, ky raport identifikon një tjetër temë themelore në narracionin që IS shpërndanë nëpër Kosovë përmes propagandës, video-mesazheve dhe predikimeve të tyre. narracioni i IS-së e përshtatur për publikun e Kosovës synonte të shmangte mësimdhënien e tregimeve kuranore duke shfaqur veprime të dre-jtpërdrejta. në këtë kontekst, rastet e dhunës dhe utopia u bënë tipare qendrore të vid-eove të propagandës së IS-së, të shpërndara këto përmes mediave sociale në Kosovë, që shfaqnin dy udhëheqës të shquar shqiptarë nga Kosova në territorin e kontrolluar nga IS. në përputhje me mësimet e Ebu Bekër naxhit në “menaxhimi i egërsisë” ky kapërcim nga katedra - pra ligjërata nga xhamia ose në mediat sociale - tek fushëbeteja, do t’ua përfor-conte besueshmërinë atyre që u bënin thirrje të tjerëve të bashkoheshin.

    Shpesh rëfimtaria në videot e propagandës së IS-së luhatet ndërmjet mesazheve op-timiste dhe peizazhit utopik që kanë për qëllim të projektojnë ambicie, solidaritet dhe besueshmëri si të donin t’i shpalosnin shpërblimet që e prisnin këdo që bashkohet me IS-në e deri te mesazhet kërcënuese dhe shfaqja e dhunës së paparë, si prerja e kokës së një bashkëpunëtori të dyshuar dhe ekzekutimi me granatë rakete të një të riu53 nga muhaxheri – si diçka që i pret ata që refuzojnë t’ua dëgjojnë thirrjen.54 ngjashëm, linjat e rrëfimeve të muhaxherit dhe më vonë të Ridvan Haqifit ndjekin një trajektore të tillë.

    Kjo linjë rrëfimtarie është më e dukshme në videon e “nderi është në Xhihad”, duke u zgjeruar me nocionin e utopisë, e cila siç përshkruhet më herët nga kërkon të tregojë se “kalifati” nuk është vetëm një ambicie, por paraqitet si arritje e prekshme. Videoja pastaj tregon anëtarët e IS si një grup vëllezërish, duke biseduar gjatë pirjes së qajit dhe duke ecur me fëmijët e tyre, siç transmeton rrëfimtari i videos: “Këtu, muslima-nët ecin me nder, mblidhen të sigurtë dhe rrisin fëmijët e tyre duke mos u frikësuar

    51 më 6 korrik 2012, Enes Goga, imam nga Peja, e komplementon hytben e diskutueshme të urdhëruar nga Bashkësia Islame në Kosovë për ngjarjet në Siri me mesazh nga një grup grash në Siri: “O muslimanë, o udhëheqje muslimane, ose sillni armë për burrat tanë ose hapa që do të na mbrojnë nga shtatzania, sepse po na dhunojnë, do të mbetemi shtatzana dhe ne do të lindim kopila”. Deklarata është paraqitur në” Republika e Xhihadit “, Zona Express.

    52 në videon e vitit 2011, naman Demolli flet për përdhunimet e luftës në Kosovë dhe u referohet forcave serbe që kanë kryer përdhunimet si “Bartës të Kryqit.” https://www.youtube.com/watch?v=qWoIy8bHgf8 shih te 2’:08’’

    53 në videon e tmerrshme që tregon ekzekutimin me një RPG, muhaxheri i rrëmujshëm, duke lëvizur gishtin, kërcënon në shqip se “i njëjti fat i pret të gjitha qafirët”

    54 në një video të shpërndarë në kanale të ndryshme në gjuhën shqipe, muhaxheri ekzekuton një djalë të ri të lidhur në shtyllë me një granatë rakete. Pasi e kryen ekzekutimin, vë kontakt me kamerën dhe kërcënon se “ky fat ju pret gjithë ju qafirët”

    https://www.youtube.com/watch?v=qWoIY8bHgf8

  • 30rA

    port

    NGA

    QKS

    S nga askush, përveç Allahut” në kontrast me përshkrimet kërcënuese nga udhëheqësi i kontingjentit të Kosovës, Aqifi, i bëri Kosovës< Shqiperisë dhe maqedonisë duke supozuar se këto vende abuzojnë me muslimanët e Kosovës. Ky mesazh gjithashtu shënon një ndryshim në tregimin e IS në Kosovë: ndërkohë që shumica e mesazheve të tij kërkonin të joshnin rekrutët për t’u bashkuar me përpjekjet e tyre të luftës, kjo përfshin një thirrje të qartë për veprim kundër autoriteteve të Kosovës, si dhe jobe-simtarëve. “Për Allahun, ditët e errëta po vijnë tek ju, ju do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni në zyrat tuaja. Ju do të terrorizoheni në shtëpitë tuaja. ne do t’ju terrorizojmë në ëndrrat tuaja ... ne do të vijmë tek ju me rripa shpërthyes”, paralajmëron Aqifi në video nga fushëbeteja.

    nëpër të njëjtën temë, në video muhaxheri, i mbështetur nga dy tanket mbrapa tij dhe dukja e jetës së përditshme normale, synon të projektojë fuqinë dhe besueshmërinë e Shtetit Islamik si mbajtës të monopolit të dhunës, ofrues i vetëm i rendit dhe sigurisë në pjesët e shkatërruara të Sirisë, të zhytur në anarkinë e luftës. megjithatë, skenat e utopisë shpejt i hapin rrugë frikësimeve dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta, kur i dre-jtohen publikut të Kosovës në përgjithësi dhe sidomos qeverisë, duke fituar rëndësi, sepse lokalizojnë një konflikt i cili përndryshe është shumë i largët për Kosovën.

    Tabela 2: Temat kryesore në narracionin e IS për publikun e Kosovës

    0

    68

    123

    19

    16

    5%

    No elementary school

    Elementary school

    Secondary school

    University (bachelor)

    University (master)

    University (phd)

    0

    3

    43

    11

    0

    0

    Total: 57 Total: 100%

    19%

    Level of education completed Total number Percentage

    75%

    0102030405060708090100110120130140150

    2011 2012 2013 2014 2015 Numri total: 226

    Totali në përqindje: 93%0% 31% 54% 8% 7%

    Externally-driven narrative

    - Redemption through Jihad in the Land of Sham

    - Historical injustices against Muslim in the Balkans

    - Jewish global domination

    - Western imperialism and interventionis-m in the Middle East

    Locally-driven narrative

    - Leaders as Western puppets that suppress a Muslim identity

    - Corrupt politicians

    - True Muslims are persecuted by the state

    - Failure of Kosovo statehood and Western democracy to better lives

    - Stirring up local ethnic enmities

    Types of materials distributed

    - Direct calls and support for jihad- Support for foreign �ghters in Syria- Hate speech- Materials propagating against di�erent

    ideologies and countries- Support for terrorist attacks

    Most used words

    - Tauhid- Taghut- Qa�r- Muna�k- Kufri- Islamofob- Xhihad- Shehid- “Hoxhallarët e Hakut”- Luanët (Lions)- Muxhahid- Kryqtarë

    Videoja e dhunës si katalizator në fushëbetejën e terroristëve: Rasti kurioz i luftëtarëve të IS-së nga Kosova i kuruar me SmS

    Deri tani, raporti përcaktoi rolin qendror të propagandës së IS-së në Kosovë dhe kara-kteristikat e saj kyç, të paraqitura simbolikisht dhe të komunikuara gojarisht me audi-encën e pjesëmarrësve aktivë dhe të simpatizantëve në Kosovë. Ai identifikoi temat

  • 31

    Deko

    nstru

    ktim

    i i na

    rracio

    nit të

    Shte

    tit Is

    lamik

    në Ko

    sovë

    – rr

    ëfim

    pas r

    rëfim

    ie shumta që IS ka sjellë në lojë për të tërhequr vëmendjen e mediave, për të kërkuar përkrahje dhe për të siguruar rekrutë të rinj, si dhe aftësinë e kësaj organizate që ta përshtatë narrativën, t’i ndërkëmbejë temat, por edhe t’i përdorë njëkohësisht për të synuar audienca të ndryshme në Kosovë. IS njohu edhe përpjekjet e lajmëtarëve të vet për të projektuar besueshmëri duke krijuar kontakt të drejtpërdrejtë me rekrutët potencialë ose duke u shfaqur nga skenat e luftës së territorit të IS-së.

    në këtë seksion, raporti do të fokusohet gjetjet e bazuara në njohuritë e fituara nëpër-mjet një studimi të thukët të luftëtarëve të dyshuar të IS-së nga Kosova tashmë në paraburgim, të bërë nga deklaratat e agjencive të zbatimit të ligjit për policinë në ko-hën e arrestimit të tyre ose të komunikimit intim mes rekrutëve të IS-së dhe familjarëve të tyre, të dashurve dhe miqve që shfaqen për të dëshmuar në gjykatë.

    megjithëse i kufizuar, komunikimi i kryer përmes mesazheve tekstuale nëpër celularët e publikut pranues të mesazheve të IS-së, është më konkreti që hulumtuesit ia dolën të marrin në këtë kohë për t’i dalluar dhe kuptuar motivet, botëkuptimin dhe burimet e ndikimit që çuan disa nga 300 kosovarët në vendimin për t’iu bashkuar IS në Siri dhe Irak.

    megjithëse kontakti i drejtpërdrejtë me rekrutuesit e IS duket faktor vendimtar në procesin e radikalizimit që i çon rekrutët në IS, hulumtimi ynë vërteton dhe është në përputhje me gjetjet e studimeve të tjera që i kanë njëjtësuar mediat sociale, sidomos videot në youTube, si kyçe për shpërndarjen e propagandës së IS që i vë rekrutët në rrugën e radikalizimit dhe të ekstremizmit të dhunshëm.

    nuk ka dyshim se të paktën disa nga shtetasit e Kosovës që iu bashkuan IS-së në Siri dhe Irak besonin se ata po i përgjigjeshin thirrjes për të luftuar në luftë të shenjtë në Siri. Për vite të tëra, nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë personal, imamët vendas pu-nonin në përfshirjen e tyre, duke i ekspozuar ndaj një vargu rrëfimesh fetare dhe të për-çmimit për shtetin laik. Rasti më i shquar është ai i Zeqirja Qazimit, imamit që organizoi një grup besimtarësh të rinj fillimisht rreth një OJQ-je vendore e më vonë u bë imam i xhamisë al-Kuddus në qytetin e Gjilanit. Përveçse kryente hytben në një varg komunash që kufizohen me maqedoninë, ku janë bërë rekrutimet më të mëdha për IS-në,55 komu-nikimi i përgjuar tregon se Qazimi drejtonte një ndërmarrje të përkrahësve financiarë, të personelit logjistik, ndërmjetësonte përpjekjet për pushtet në IS për kontigjentin e Kosovës, duke përfshirë emërimin e udhëheqësit të tyre dhe shpejt u bë rekrutuesi i IS-s