3
36 • Monitor - 933 SPECIALE COVID 19 E dlira Muço, Drejtore e Drejto- risë së Përputhshmërisë Ligjore dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave, tha se vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë për bankën. Përmbushja e këtij detyrimi paraqet vështirësi. Së pari, është një praktikë e re që kërkon impenjim në burime njerëzore dhe në infrastrukturë. Së dyti, zbatimi i ligjit sjell vështirësi, pasi zbatohet edhe për llogari të çelura përpara hyrjes në fuqi të tij, tha Muço. Në kuadër të Ligjit nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit” për llogaritë financiare, Bankat në Shqipëri janë angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj, duke realizuar vetëdeklarimin e të dhënave personale tatimore të klientëve. Si po shkon në bankën tuaj ky proces? Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grum- bullimit të parave jashtë vendit, auto- ritetet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit. Qëllimi i këtyre standardeve dhe mar- rëveshjes shumëpalëshe në të cilën ka aderuar edhe Republika e Shq- ipërisë, është shmangia e mashtrimit tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj Marrëveshje, është miratuar edhe Ligji Nr. 4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin automa- tik të informacionit”. Në kuadër të këtij Ligji, Ministria e Financave ka hartuar një Draft-Rregullore “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për shkëmbimin automatik të informa- cionit të llogarive financiare”, e cila i është dërguar grupeve të interesit (ndër të tjera edhe bankave të nivelit të dytë), për të dhënë komentet dhe opinionet për përmirësimin e kuadrit rregullativ dhe procesit në tërësi. Duke qenë se Bankat e nivelit të dytë janë një nga hallkat kryesore në siguri- min e informacionit të nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve që dikton Ligji për “Shkëmbimin automatik të informacionit” (ose ndryshe i njohur si CRS), ky ligj ka paraqitur nevojën imediate për përshtatjen/zhvillimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë op- eracionale të sistemit bankar. Në Kuadër të këtij procesi, Banka Credins ka marrë masat e mëposhtme: Krijimin e kuadrit të brendshëm rregullativ për zbatimin e detyrimeve që vijnë nga Ligji dhe aktet nënligjore. Hartimin e një procedure në të cilën përcaktohen kategoritë e klientëve të raportueshëm, llogaritë e rapor- tueshme, hapat që duhet të ndërmer- ren nga punonjësit front office dhe strukturat mbështetëse në identifiki- min, dokumentimin dhe hedhjen në sistem të klientëve të raportueshëm. Përcaktimin e njësisë përgjegjëse në Bankë, për raportimin çdo vit të klientëve të identifikuar dhe mbajtjen e kontakteve me autoritetin kompetent (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve). Hartimin e një formulari të ri për vëtëcertifikimin e rezidencës për qël- lime tatimore. Ngritja e strukturës mbështetëse të teknologjisë së infor- macionit për regjistrimin, individu- alizimin dhe raportimin e klientëve të raportueshëm dhe llogarive për- katëse. Trajnimi i stafit të bankës në marrëdhënie me klientët dhe stafin mbështetës për detyrimet që ka banka në kuadër të identifikimit, dokumen- timit dhe raportimin e klientëve të raportueshëm. Përgatitja e një plani masash për identifikim e llogarive/ klientëve të raportueshëm. Njoftimi i klientëve nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit Cili është qëllimi i vetëdeklarimit dhe a cenohen të dhënat personale të klientëve? Referuar Ligjit nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin au- tomatik të informacionit”, Bankat dhe institucionet e tjera financiare në Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë të identifikojnë rezidencën tatimore të klientëve të tyre, individ dhe biznes. Identifikimi i rezidencës tatimore për klientët e rinj bëhet nëpërmjet “vetëdeklarimit”, në for- mularët përkatës. Procesi i deklarimit dhe raportimit të rezidencës tatimore, për sa kohë është një detyrim ligjor i parashikuar shprehimisht në nenin 10 (mbajtja e të dhënave dhe detyrimi për ruajtjen e tyre) të këtij ligji dhe Banka respekton detyrimet në kuadër të transparencës me klientët dhe të drejtën e tyre të informimit, nuk cenon të dhënat personale të klientëve. Çfarë informacioni synon të grumbullojë vetëdeklarimi dhe a keni përfshirë të gjithë klientët në këtë vetëdeklarimin, apo vetëm jorezidentët? Qëllimi kryesor i formularit të vetëdeklarimit është deklarimi nga ana e klientit të rezidencës së tij tatimore, pra vendi apo vendet në të cilin/at ka përgjegjësi tatimore. Përveç kësaj në formularin e vetëdeklarimit kërkohen edhe informacione të tjera të nevojshme për efekt raportimi, pranë autoriteteve tatimore, ku përveç të dhënave identifikuese të klientit kërkohet edhe adresa, vendi apo ven- det në të cilat klienti është rezident për qëllime tatimore, si dhe Numri Identifikues i Tatimpaguesit. Sikur parashikohet edhe nga Stan- dardet e Përbashkëta të Raportimit, vetëdeklarimi i rezidencës tatimore do të kryhet nga çdo klient, pavarësisht faktit nëse kanë banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, sipas parashikimeve të Kodit Civil, apo jo. Sa e vështirë është përmbushja e këtij detyrimi dhe a është mirëpritur nga klientët? Përmbushja e këtij detyrimi paraqet vështirësi, së pari, është një praktikë e re që kërkon impenjim në burime njerëzore dhe në infrastrukturë. Së dyti, zbatimi i ligjit sjell vështirësi pasi zbatohet edhe për llogari të çelura përpara hyrjes në fuqi të tij. Pra klientët duhet të njoftohen dhe paraqiten posaçërisht në Bankë, për të plotësuar formularët e vetëdeklarimit. Gjithashtu, vështirësi paraqet zbatimi i Standardeve të Përbashkëta të Ra- portimit, në kuadër të parashikimeve në legjislacionin e brendshëm tregtar dhe financiar, por edhe me praktikat e tregut, të cilat mund të jenë relativ- isht të ndryshme nga ato të Bashkimit Europian, apo shtete të tjera anëtare të Konventës. Për sa i përket impaktit mbi klientët, edhe pse procesi ka filluar, do të duhet më shumë kohë për të pasur një pan- Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë

Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë · tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë · tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër

36 • Monitor - 933

S P E C I A L ECOVID 19

Edlira Muço, Drejtore e Drejto-risë së Përputhshmërisë Ligjore dhe Parandalimit të Pastrimit të

Parave, tha se vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë për bankën. Përmbushja e këtij detyrimi paraqet vështirësi. Së pari, është një praktikë e re që kërkon impenjim në burime njerëzore dhe në infrastrukturë. Së dyti, zbatimi i ligjit sjell vështirësi, pasi zbatohet edhe për llogari të çelura përpara hyrjes në fuqi të tij, tha Muço.

Në kuadër të Ligjit nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit” për llogaritë financiare, Bankat në Shqipëri janë angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj, duke realizuar vetëdeklarimin e të dhënave personale tatimore të klientëve. Si po shkon në bankën tuaj ky proces?

Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grum-bullimit të parave jashtë vendit, auto-ritetet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit.Qëllimi i këtyre standardeve dhe mar-rëveshjes shumëpalëshe në të cilën ka aderuar edhe Republika e Shq-ipërisë, është shmangia e mashtrimit tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj Marrëveshje, është miratuar edhe Ligji Nr. 4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin automa-tik të informacionit”. Në kuadër të këtij Ligji, Ministria e Financave ka hartuar një Draft-Rregullore “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për shkëmbimin automatik të informa-cionit të llogarive financiare”, e cila i është dërguar grupeve të interesit (ndër të tjera edhe bankave të nivelit të dytë), për të dhënë komentet dhe opinionet për përmirësimin e kuadrit rregullativ dhe procesit në tërësi.Duke qenë se Bankat e nivelit të dytë janë një nga hallkat kryesore në siguri-min e informacionit të nevojshëm për

përmbushjen e detyrimeve që dikton Ligji për “Shkëmbimin automatik të informacionit” (ose ndryshe i njohur si CRS), ky ligj ka paraqitur nevojën imediate për përshtatjen/zhvillimin e infrastrukturës dhe veprimtarisë op-eracionale të sistemit bankar.Në Kuadër të këtij procesi, Banka Credins ka marrë masat e mëposhtme:Krijimin e kuadrit të brendshëm rregullativ për zbatimin e detyrimeve që vijnë nga Ligji dhe aktet nënligjore. Hartimin e një procedure në të cilën përcaktohen kategoritë e klientëve të raportueshëm, llogaritë e rapor-tueshme, hapat që duhet të ndërmer-ren nga punonjësit front office dhe strukturat mbështetëse në identifiki-min, dokumentimin dhe hedhjen në sistem të klientëve të raportueshëm.Përcaktimin e njësisë përgjegjëse në Bankë, për raportimin çdo vit të klientëve të identifikuar dhe mbajtjen e kontakteve me autoritetin kompetent (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve).Hartimin e një formulari të ri për vëtëcertifikimin e rezidencës për qël-lime tatimore. Ngritja e strukturës mbështetëse të teknologjisë së infor-macionit për regjistrimin, individu-alizimin dhe raportimin e klientëve të raportueshëm dhe llogarive për-katëse. Trajnimi i stafit të bankës në marrëdhënie me klientët dhe stafin mbështetës për detyrimet që ka banka në kuadër të identifikimit, dokumen-timit dhe raportimin e klientëve të raportueshëm. Përgatitja e një plani masash për identifikim e llogarive/klientëve të raportueshëm. Njoftimi i klientëve nëpërmjet të gjitha kanaleve të komunikimit

Cili është qëllimi i vetëdeklarimit dhe a cenohen të dhënat personale të klientëve?

Referuar Ligjit nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin au-tomatik të informacionit”, Bankat dhe institucionet e tjera financiare në Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë të identifikojnë rezidencën tatimore të klientëve të tyre, individ dhe biznes. Identifikimi i rezidencës tatimore për klientët e rinj bëhet nëpërmjet “vetëdeklarimit”, në for-

mularët përkatës. Procesi i deklarimit dhe raportimit të rezidencës tatimore, për sa kohë është një detyrim ligjor i parashikuar shprehimisht në nenin 10 (mbajtja e të dhënave dhe detyrimi për ruajtjen e tyre) të këtij ligji dhe Banka respekton detyrimet në kuadër të transparencës me klientët dhe të drejtën e tyre të informimit, nuk cenon të dhënat personale të klientëve.

Çfarë informacioni synon të grumbullojë vetëdeklarimi dhe a keni përfshirë të gjithë klientët në këtë vetëdeklarimin, apo vetëm jorezidentët?

Qëllimi kryesor i formularit të vetëdeklarimit është deklarimi nga ana e klientit të rezidencës së tij tatimore, pra vendi apo vendet në të cilin/at ka përgjegjësi tatimore. Përveç kësaj në formularin e vetëdeklarimit kërkohen edhe informacione të tjera të nevojshme për efekt raportimi, pranë autoriteteve tatimore, ku përveç të dhënave identifikuese të klientit kërkohet edhe adresa, vendi apo ven-det në të cilat klienti është rezident për qëllime tatimore, si dhe Numri Identifikues i Tatimpaguesit.Sikur parashikohet edhe nga Stan-dardet e Përbashkëta të Raportimit, vetëdeklarimi i rezidencës tatimore do të kryhet nga çdo klient, pavarësisht faktit nëse kanë banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, sipas parashikimeve të Kodit Civil, apo jo.

Sa e vështirë është përmbushja e këtij detyrimi dhe a është mirëpritur nga klientët?

Përmbushja e këtij detyrimi paraqet vështirësi, së pari, është një praktikë e re që kërkon impenjim në burime njerëzore dhe në infrastrukturë. Së dyti, zbatimi i ligjit sjell vështirësi pasi zbatohet edhe për llogari të çelura përpara hyrjes në fuqi të tij. Pra klientët duhet të njoftohen dhe paraqiten posaçërisht në Bankë, për të plotësuar formularët e vetëdeklarimit. Gjithashtu, vështirësi paraqet zbatimi i Standardeve të Përbashkëta të Ra-portimit, në kuadër të parashikimeve në legjislacionin e brendshëm tregtar dhe financiar, por edhe me praktikat e tregut, të cilat mund të jenë relativ-isht të ndryshme nga ato të Bashkimit Europian, apo shtete të tjera anëtare të Konventës. Për sa i përket impaktit mbi klientët, edhe pse procesi ka filluar, do të duhet më shumë kohë për të pasur një pan-

Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë

Page 2: Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë · tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër

933 - Monitor • 37

Page 3: Credins Bank, vetëdeklarimi ka krijuar kosto shtesë · tatimor dhe evazionit fiskal, si dhe përmirësimi i pajtueshmërisë tatimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në kuadër

38 • Monitor - 933

S P E C I A L ECOVID 19

oramë më të qartë mbi përqasjen e klientit mbi këtë detyrim të ri për ta, por edhe për Bankën Credins.

Cilat janë afatet e vetëdeklarimit dhe a po ju kushtëzon Pandemia COVID-19?

Referuar ligjit të sipërcituar, afati i raportimit të parë të llogarive të raportueshme është 31 korriku i vitit 2020. Duke pasur parasysh vështirësitë e cituara edhe më lart, në implementimin e detyrimeve që sjell ligji në praktikat e përditshme të Bankës, nevojën për përshtatjen e kuadrit të brendshëm rregullativ, hartimi i formularëve përkatës, për-shtatjen/zhvillimin e sistemit bankar, trajnimin e burimeve njerëzore, etj., në kushtet ku diferenca kohore midis miratimit të ligjit dhe raportimit të parë (janar - korriku 2020) është e shkurtër, Pandemia COVID-19 pengoi në mënyrë të qenësishme procesin e filluar nga Banka për përshtatjen e veprimtarisë së saj më kërkesat e ligjit. Njoftimi i klientëve për t’u paraqitur

në bankë, për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit të rezidencës tatimore, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ekspozonte bankën ndaj një fluksi të shtuar klientësh në degë, çka nuk përshtatet me kërkesat e ligjvënësit në kushtet e gjendjes se fatkeqësisë natyrore dhe ekspozon klientët dhe punonjësit e Bankës me risk të shtuar. Në kushtet e krijuara nga Pandemia COVID-19, procesi i plotësimit të formularit të vetëdeklar-imit u pezullua për rreth 2 muaj.

Cilat janë përfitimet dhe kostot e këtij procesi?

Sipas standardeve të vendosura nga ky Ligj, do të shkëmbehet një gamë e gjerë informacioni, i cili do të përfshijë balancat e llogarive bankare, fitimet kapitale (përfshirë interesat, divi-dentët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare etj.). Kjo do të ndihmojë në parandalimin e evazi-onit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, do të rrisë besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe do të ulë barrën e tatimpaguesve të ndershëm.Nga ana tjetër, ky proces ngarkon bankat e nivelit të dytë me kosto të shtuar financiare, përshtatja në sis-teme, burime njerëzore të shtuara, kosto administrative të njoftimit të klientëve etj.

Nëse refuzohet aplikimi, çfarë penalitetesh aplikohen?

Plotësimi i formularëve për vetëdeklar-imin e rezidencës tatimore është kusht për vendosjen e marrëdhënies me Bankën (për klientët e rinj), apo për vazhdimësinë e marrëdhënies me Bankën (për klientët ekzistues).

Bertina Hajdini, Drejtore e Departa-mentit të Sekretariatit Korporativ në OTP Bank, tha se në situatën

Në kuadër të Ligjit nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit” për llogaritë financiare, bankat në Shqipëri janë angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj, duke realizuar vetëdeklarimin e të dhënave personale tatimorë të klientëve. Si po shkon në bankën tuaj ky proces?

Ligji nr.4/2020, datë 30.01.2020 për “Shkëmbimin automatik të informa-cionit” përshkruan dispozitat e nevo-

jshme rregullatore për t'u zbatuar në kuadër të zbatimit të Standardit të Përbashkët të Raportimit të rënë dakord nga autoritetet tatimore pjesë-marrëse në bashkëpunim me OECD dhe vendet e G20. Ky standard për shkëmbimin au-tomatik të informacionit tatimor, i cili synon të luftojë evazionin fiskal ndërkombëtar, nuk ishte fare i pan-johur për sistemin financiar, pasi pak vite më herët, disa institucione financiare ishin të detyruara të imple-mentonin kërkesat e FATCA (Foreign Açount Tax Compliance Act) nëpër-mjet marrëveshjeve ndërqeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me disa vende, institucionet financi-are të të cilave ishin të detyruara të identifikonin dhe raportonin llogaritë e mbajtura nga taksapaguesit ameri-kanë pranë tyre.Banka OTP Albania, duke qenë se ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e Grupeve Bankare Europiane, të an-gazhuara më herët për shkëmbimin e

këtij informacioni dhe gjithashtu me nënshkrimin dhe miratimin e Mar-rëveshjes Shumëpalëshe të Autoritetit Kompetent në fillim të vitit 2016, ka marrë masat për implementimin e disa prej dispozitave të këtij ligji që në fillim të vitit 2017, duke identifikuar dhe duke dokumentuar klientët, në kuadër të kërkesave të Standardeve të Përbashkëta të Raportimit. Këtë vit, në kuadër të implementimit të Ligjit lokal, Banka ka nisur implementimin e fazës së fundit të këtij projekti dhe po përgatitet për raportimin e saktë të të dhënave dhe dërgimin brenda afateve të përcaktuara të raportit të parë, pranë autoritetit përgjegjës. Kjo do të jetë dhe faza përmbyllëse e të gjithë projektit të implementimit të kërkesave të legjislacionit mbi Shkëm-bimin Automatik të Informacionit, në kuadër të Standardeve të Përbashkëta të Raportimit. Edhe pse miratimi i këtij ligji nuk e gjeti të papërgatitur Bankën tonë, sigurisht që ka çështje ende të paqarta sa u përket detajeve

e Shqipërisë, ku një pjesë e konsid-erueshme e portofolit të klientëve të Bankave janë individë emigrantë që jeto-jnë dhe punojnë jashtë vendit, mungesa e një sistemi të rregulluar adresash, moszhvillimit dhe përdorimit të gjerë të lehtësive teknologjike vështirëson procesin e vetëdeklarimit.

OTP Bank: Vetëdeklarimet po vështirësohen nga adresat e pasakta dhe mungesa e teknologjisë