2
Rruga e drejtë - WordPress.com Cilësia e dytë e robërve të të Gjithëmëshirshmit Hoxhë Lulzim Perçuku __________________ Cilësia e dytë: I kushtojnë kujdes të madh namazit të natës Allahu thotë: ...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë…” Surja Furkan, 63. Robërit e të gjithëmëshirshmit janë ata të cilët i kushtojnë kujdes të madh namazit të natës, ngrihen dhe e adhurojnë Allahun gjatë natës, me sinqeritet ndaj Tij, duke qëndruar në sexhde, në ruku dhe në kijam (në këmbë), me përulje dhe nënshtrim ndaj Tij. Thotë Allahu: ...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë...” (Furkan, 64). Ata kanë pjesë në namazin e natës. Ndaj, secili njeri duhet të ketë pjesë (hise) në këtë namaz, sidomos me faljen e namazit të vitrit, që është sunnet i fortë dhe për vlerën e të cilit kanë ardhur hadithe të shumta nga Profeti salAllahu alejhi ue selem. Çështja e namazit të vitrit është e madhe dhe nuk duhet ta marrim si diçka të lehtë. Pra, myslimani duhet ti kushtojë kujdes që vitrin ta falë gjatë natës. Njeriu le të ketë hise në namazin e natës, nëse dëshiron të jetë prej robërve të të Gjithëmëshirshmit, nga ata të cilët përfitojnë prej ndërrimit të ditës dhe natës. Le të marrin mësim nga kjo gjë, të përmirësojnë veprat e tyre. Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka falur namazin e natës në pjesë të ndryshme të natës. Nganjëherë e ka falur në fillim të natës, nganjëherë në mes të natës dhe nganjëherë në fund të saj. Nëse besimtari ka mundësi që të ketë hise në namazin e natës në pjesën e fundit të natës, kjo është edhe më e mirë, ngase kjo është koha kur më së shumti shpresohet që të merret përgjigje nga Allahu për lutjet dhe është koha kur istigfari pranohet më

Cilësia e dytë e robërve të të Gjithëmëshirshmit · tregon se gjendja e tyre ndaj farzeve që Allahu ua ka bërë obligim është edhe më e mirë, në nivel më të duhur

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Rruga e drejtë - WordPress.com

Cilësia e dytë e robërve të të Gjithëmëshirshmit Hoxhë Lulzim Perçuku

__________________

Cilësia e dytë:

I kushtojnë kujdes të madh namazit të natës

Allahu thotë: “...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në

këmbë…” Surja Furkan, 63.

Robërit e të gjithëmëshirshmit janë ata të cilët i kushtojnë kujdes të madh namazit të

natës, ngrihen dhe e adhurojnë Allahun gjatë natës, me sinqeritet ndaj Tij, duke

qëndruar në sexhde, në ruku dhe në kijam (në këmbë), me përulje dhe nënshtrim ndaj

Tij.

Thotë Allahu: “...dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe

në këmbë...” (Furkan, 64). Ata kanë pjesë në namazin e natës. Ndaj, secili njeri duhet të

ketë pjesë (hise) në këtë namaz, sidomos me faljen e namazit të vitrit, që është sunnet i

fortë dhe për vlerën e të cilit kanë ardhur hadithe të shumta nga Profeti salAllahu alejhi

ue selem. Çështja e namazit të vitrit është e madhe dhe nuk duhet ta marrim si diçka të

lehtë. Pra, myslimani duhet t’i kushtojë kujdes që vitrin ta falë gjatë natës.

Njeriu le të ketë hise në namazin e natës, nëse dëshiron të jetë prej robërve të të

Gjithëmëshirshmit, nga ata të cilët përfitojnë prej ndërrimit të ditës dhe natës. Le të

marrin mësim nga kjo gjë, të përmirësojnë veprat e tyre.

Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka falur namazin e natës në pjesë të

ndryshme të natës. Nganjëherë e ka falur në fillim të natës, nganjëherë në mes të natës

dhe nganjëherë në fund të saj.

Nëse besimtari ka mundësi që të ketë hise në namazin e natës në pjesën e fundit të

natës, kjo është edhe më e mirë, ngase kjo është koha kur më së shumti shpresohet që

të merret përgjigje nga Allahu për lutjet dhe është koha kur istigfari pranohet më

Rruga e drejtë - WordPress.com

shumë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Zoti ynë zbret në qiellin e

dunjasë çdo natë kur mbet pjesa e tretë e fundit e natës dhe thotë: “Kush është ai që më

lutet Mua që Unë t’i përgjigjem? Kush është ai që kërkon prej Meje që Unë t’i jap atij?

Kush është ai që kërkon falje që Unë ta fal atë?” Allahu zbret që t’i pranojë lutjet e tua,

istigfarin tënd, kërkesat e tua. Ndërsa ti tregohesh neglizhent dhe këtë pjesë të natës e

kalon në gjumë.

Ndaj, besimtari i cili është rob i të Gjithëmëshirshmit, duhet të ketë hise në këtë në

namazin e natës, duke e kaluar një pjesë të natës në ruku, në sexhde dhe në këmbë,

duke e adhuruar Allahun, duke biseduar me Të dhe duke iu drejtuar Atij me lutje të

ndryshme, me përulje dhe përgjërim. Andaj, në Fjalët e Allahut: “...dhe ata që e kalojnë

natën duke iu falur Zotit të tyre...”, kjo tregon se ata këtë namaz e bëjnë për hir të

Allahut të Madhëruar, sinqerisht për Të. Nëse kjo është gjendja e robërve të të

Gjithëmëshirshmit, pra se ata i kushtojnë rëndësi kaq të madhe namazit të natës, kjo

tregon se gjendja e tyre ndaj farzeve që Allahu ua ka bërë obligim është edhe më e mirë,

në nivel më të duhur.

Andaj, besimtari duhet të ketë hise në këtë cilësi të robërve të të Gjithëmëshirshmit: të

ngrihet natën e të falë namaz për hir të Tij.

Transkriptoi dhe redaktoi: Albiona Olluri

Shkurt, 2016