16
SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË KAPITULLI 3 Lokacioni, projektimi dhe ndërtimi

Child Friendly Schools - Unicef

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Report / Concept Creation / Illustrations / Page Layout

Citation preview

Page 1: Child Friendly Schools - Unicef

1MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

KAPITULLI 3

Lokacioni, projektimi dhe ndërtimi

Page 2: Child Friendly Schools - Unicef

2KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

PËRMBAJTJA KAPITULLI 3 Lokacioni, projektimi dhe ndërtimi

3.1 Hyrje3.1.1 Qasja e përgjithshme dhe çështjet kyçe3.1.2 Elementet bazë për një shkollë të mirë3.1.3 Elementet shtesë për një shkollë mike për fëmijë

3.2 Pedagogjia dhe projektimi3.2.1 Klasat3.2.2 Objektet 3.2.3 Hapësirat e jashtme

3.3 Vendosja e shkollave apo hapësirave të mësimit3.3.1 Madhësia e shkollës dhe lokacioni3.3.2 Mobiliteti3.3.3 Vlerësimi i rrezikut topografik

3.4 Elementet shtesë në projektim3.4.1 Grupimi i objekteve3.4.2 Strehimi3.4.3 Peisazhi3.4.4 Higjiena, kanalizimi, uji3.4.5 Objektet e kujdesit në fëmijëri të hershme3.4.6 Situatat Emergjente

3.5 Faktorët që ndikojnë në projektim 3.5.1 Gjinia3.5.2 Qasja për personat me aftësi të kufizuara3.5.3 Klima3.5.4 Kostoja e infrastrukturës

3.6 Projektimi me përfshirjen e të gjithëve3.6.1 Përdoruesit3.6.2 Nevojat gjinore3.6.3 Partnerët

3.7 Sfidat e mbetura3.7.1 Kosto e ulët3.7.2 Ekipet Multidisiplinare3.7.3 Sigurimi i tokave për shkolla3.7.4 Shkollat në projektet e përgjithshme për përmirësimin e komunitetit3.7.5 Koordinimi

Page 3: Child Friendly Schools - Unicef

3MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

KAPITULLI 3LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

Projektet e ndërtimit ofrojnë shumë mënyra që të luhet një rol i madh në planin e gjithëmbarshëm: sigurimin e pjesëmarrjes së komunitetit në proces; garantimin e zbatimit të parimeve miqësore ndaj fëmijëve në projektimin dhe ndërtimin e objektit: dhe sigurimin që rezultatet përfundimtare të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve për fëmijët dhe gratë. Kështu pra [Agjencitë e arsimit] që vendosin të përfshihen në ndërtim duhet të shikojnë përtej aspekteve vetëm të “tullave dhe llaçit”, dhe gjithashtu duhet të marrin parasysh aspektet ‘softuerike’ të planifikimit. Këto përfshijnë mirëmbajtjen dhe përdorimin e objekteve, cilësinë e shërbimeve, si është i mobilizuar komuniteti, nivelin dhe natyrën e pjesëmarrjes së komunitetit. Të gjitha këto duhet të jenë përcaktues të suksesit për projektet e ndërtimit [të ndihmuara nga agjencitë]. Përfundimisht, të angazhohesh apo jo në ndërtim është një vendim programatik.

Ekstrakt i përshtatur nga Shënimi i Udhëzuesit për Ndërtim (Draft),UNICEF, Divizioni i Programeve, Tetor 2006

3.1 HYRJE

Shkollat mike për fëmijë nuk janë fantazma arkitektonike nga një vend i çuditshëm. Ato janë shkolla që zakon-isht ndërlidhen me shkollat e mira në shumë shtete. Sidoqoftë, ato kanë edhe elemente shtesë që i plotësojnë dhe i përforcojnë parimet dhe prak-tikat e qasjes miqësore për fëmijët ndaj arsimimit.

Ky kapitull ekzaminon planifikimin dhe projektimin e hapësirave dhe mjediseve të reja për shkollat mike për fëmijë dhe përcakton stand-ardet e planifikimit cilësor për të përmirësuar shkollat ekzistuese dhe strukturat e përkohshme që përdoren si shkolla. Fokusohet në lokacionin, projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e shkol-lave të reja mike për fëmijët dhe të faktorëve të rëndësishëm për renovimin dhe përshtatjen e shkol-lave ekzistuese për t’i bërë ato mike për fëmijët.

Kjo qasje përqendrohet në fëmijën, përdoruesin kryesor të këtyre hapë-sirave dhe mjediseve mësimore, me kuptimin që pjesëmarrja e familjes dhe komunitetit është thelbësore për rezultatet më të mira. Në këtë aspekt objektivat kryesore në planifikimin e shkollave mike për fëmijët janë:

• Përfshirja e nxënësve (rritja e qasjes);

• Përmirësimi i përqindjes së vijimit;

• Përmirësimi i përqindjes së mbajtjes dhe përfundimit;

• Përmirësimi i arritjeve në mësim;

• Ofrimi i mjediseve të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mikpritëse për të gjithë fëmijët;

• Ofrimi i mjediseve që mundëso-jnë mësimin, duke përfshirë ako-modimin e fëmijëve me aftësi të kufi-zuara fizike dhe mendore në mësim;

Page 4: Child Friendly Schools - Unicef

6KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

StrukturaNdërtesa duhet të jetë me strukturë stabile, e qëndrueshme ndaj motit të mjedisit ku ndërtohet, me klimë të përshtatshme, e lehtë për të dalë në rast të emergjencave dhe e integruar mirë me kontekstin kulturor dhe mjedisor.

Zyrat Administrative

Hapësirat e ndara të stafit shkollor/administrativ u japin intimitet nxënësve dhe mësuesve dhe e mak-simizojnë përdorimin e hapësirave të klasave, duke mundësuar stafin që të punojë ndaras nga nxënësit. Afërsia në mes të klasave dhe zyrave administrative rekomandohet pasi që mund të mbikëqyren aktivite-tet e nxënësve dhe të krijojnë ‘siguri përmes transparencës’.

Uji i sigurt

Ujë i pijshëm i freskët duhet të jetë në dispozicion të nxënësve brenda shkollës. Infrastruktura e duhur e rrjetit të ujit mundëson shpërndarjen e ujit në mënyrë të sigurt. Nëse një instalim i tillë nuk është i mundshëm atëherë duhet të hapet një pus në hapësirat e shkollës. Kësaj mund t’i shtohen sisteme të mbledhjes së ujit të shirave atmosferikë nga çatitë

Ambientet higjienike

Një hapësirë e ndarë duhet të jetë në dispozicion dhe e pajisur me ujë dhe sapun apo element tjetër për pastrim në mënyrë që fëmijët të mund t’i pastrojnë duart e tyre.

Tualetet Tualete të ndara duhet të jenë në dispozicion për meshkujt dhe femrat. Intimiteti, pastërtia dhe siguria janë faktorë kyç kur planifikohet lokacioni dhe projektimi i objekteve.

Drita, ajri, dielli, shkëlqimi, reflektimi, lagështia, zhurma dhe aroma

Klasat kanë nevojë për qarkullim të mirë të ajrit të pastër për ta shmangur nxehtësinë dhe lagështinë e tepërt. Që të sigurohet dritë natyrale adekuate së paku 20 për qind e hapësirës së mureve të klasës duhet të jenë dritare. Rryma apo mënyrat e tjera të energjisë janë të nevojshme për t’u pajisur me dritë dhe për t’i futur në veprim mjetet e ndryshme. Klasat duhet të kenë hije të mjaftueshme nga rrezatimi i diellit, shkëlqimi (drita direkte)dhe reflektimi (drita indirekte). Shkollat nuk duhet të jenë të vendosura afër burimeve tëzhurmës së tepërt (trafikut, hekurudhave, industrive, aktiviteteve të sektorit joformal) apo afër ndotësve ose kundër-muesve të tepërt (deponive tëmbeturinave apo thertoreve). Kur kjo nuk është e mundshme duhet të merren masat e projektimit që të minimizohet efekti i këtyre problemeve.

Ngjyra

Materialet dhe ngjyrat duhet të jenë të ndritshme, sipas ngjyrës natyrale të vetë materialeve dhe të përzgjedhura në harmoni me ngjyrat natyrale me theks në (e kuqja, portokallia, ngjyrë gështenjë, okrit dhe ngjyrë kremi) e të diktuara nga kultura dhe preferencat lokale. Për shembull, drunjtë mund të lyhen duke përdorur ngjyrë të tejdukshme në mënyrë që të ruhet bukuria natyrale dhe ngrohtësia e materialit. Apo ngjyrat më të ndritshme mund të përdoren për këndet e lojërave, ballkonet, korridoret dhe orenditë. Hapësirat e mësimit duhet të jenë të ndritshme dhe të relaksuara me ngjyrë e jo të errëta apo të mbyllura.

Rryma(elektrike apo alternative)

Shkolla duhet të ketë një burim të rrymës që të ketë furnizim me drita, lidhje për pajisjet e komunikimit (kompjuterët, radiot, televizioni) dhe pajisje tjera (frigoriferë, furrë). Burimet alternative të energjisë (solare, me erë apo biogazi) mund të integrohen në projektimin e shkollave aty ku është e duhur.

Masat e sigurisë

Parandalimi i zjarrit dhe planet e evakuimit emergjent duhet të jenë pjesë e procesit të projektimit dhe pjesë e programeve të shkollës. Materialet e derivateve nuk duhet të përdoren për qëllime strukturore përveç nëse përdoren për t’i rezistuar zjarrit. Materialet e ndërtimit duhet të mos kenë elemente apo përbërës që mund të jenë të dëmshme për fëmijët. Kur të përfundojë ndërtimi, shkollat duhet të jenë të pastruara nga të gjitha mbetjet e lëngshme, solide dhe të gazrave. Shkollat nuk duhet të jenë të vendo-sura afër rreziqeve industriale apo rreziqeve tjera.

Kushtet e shëndetit

Shkollat, së paku, duhet të kenë komplet të ndihmës së parë apo një hapësirë për emergjencat bazike apo aksidentet. Afërsia e saj me klinikat i mundëson stafit shëndetësor të vizitojnë shkollën në mënyrë të rregullt dhe u mundëson fëmijëve të vizitojnë klinikat për trajtimin e problemeve shëndetësore. Kjo afërsi aplikohet në shumë shtete të zhvilluara duke i vendosur ambientet e shërbimeve sociale në vendin e njëjtë.

Biblioteka

Duhet të ketë një vend të caktuar ku librat dhe mjetet për mësim janë të gatshme në një ambient të duhur për lexim pasi që janë thelbësore për aktivitetet e mësimit dhe të mësuarit. Biblioteka duhet të vendoset në mënyrë strategjike brenda shkollës që të ketë qasje të lehtë por larg zhurmave që të ketë një qetësi më të madhe.

Peisazhi

Hapësirat shkollore formojnë një unitet holistik dhe të integruar me ndërtesat e shkollës dhe përdoruesit e saj, por në planifikimin shkollor tradicional ato shpeshherë neglizhohen. Pemët janë esenciale për filtrimin e diellit, pluhurit dhe zhurmës dhe gjithashtu e zbukurojnë shkollën. Pemët vendase, shkurret dhe lulet duhet të mbillen në oborrin e shkollës së bashku me bimët e ngrënshme që t’u mësohet fëmijëve prodhimi dhe ruajtja e ushqimit. Pemët gjithashtu kanë një efekt zbutës dhe qetësues në ambientet e mësimit dhe përdoruesit e saj. Planifikimi i peisazhit shkollor është një mënyrë për të përfshirë fëmijët në realizimin e shkollës mike për fëmijë.

TABELA 3.1: STANDARDET THEMELORE TË PLANIFIKIMIT DHE PROJEKTIMIT TË OBJEKTEVE TË ARSIMIT

Page 5: Child Friendly Schools - Unicef

7MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

Hapësirat fleksibile

Hapësirat fleksibile e rrisin pjesëmarrjen e fëmijëve në klasë dhe u mundësojnëmësuesve që të ofrojnë një ambient më dinamik për të mësuar dhe për të dhënë mësim. Hapësirat e tilla ofrojnë mundësi për ak-tivitete grupore, zona për projekte që punohen me dorë dhe qasje të lehtë në hapësirat e hapura. Klasat individuale apo ambientet tjera që krijojnë hapësirë në mes të strukturave u japin nxënësve mundësinë që të jenë në hapësira të hapura gjatë rrugës nga një klasë në tjetrën. Klasat duhet t’u ofrojnë qasje të gjithë fëmijëve; shtigjet dhe dyert e gjëra duhet të mundësohen për fëmijët më pak të lëvizshëm.

Biblioteka shkollore dhe dhoma e burimeve

Në shkollat mike për fëmijë, biblioteka dhe dhoma e burimeve është normale që të kenë pak lidhshmëri me komunitetin lokal. Aty ku është e mundshme dhe në vijë me praktikat e shkollës, këto objekte duhet të vendosen dhe të projektohen në atë mënyrë që edhe komuniteti të ketë qasje. Në raste tjera, persona me shkathtësi dhe njohuri në komunitet mund të konsiderohen burime për mësim të kulturës, historisë dhe artizanaleve lokale.

Banjat

Mësuesit duhet të kenë banja veç për burrat dhe gratë. Për nxënësit, vendosja e banjave, të ndara për meshkujt dhe femrat, afër klasës janë zgjidhja më praktike dhe më e sigurt. Këto banja gjithashtu mund të projektohen dhe vendosen ashtu që të mund të shfrytëzohen bashkë sipas nivelit tëklasave nëmënyrë që t’i mbrojnë fëmijët më tërinj.

Dhomat e pushimit afër hapësirave të mësimit

Në çerdhe dhe ciklin e ulët fillor, dhomat ku fëmijët mund të pushojnë janë të përshtashme në projek-timin e shkollave mike për fëmijë. Në përgjithësi, elementet e ngjashme me ato në shtëpi në hapësirat e mësimit e krijojnë një atmosferë miqësore dhe mikpritëse për këtëgrup moshë.

Hapësirat individuale

Së bashku me hapësirat fleksibile për mësim për grupet e vogla dhe të mëdha (mësim/punë ekipore e bazuar në projekte) gjithashtu duhet të krijohen hapësira individuale për mësim pasi që fëmijët indi-vidualisht i kanë stilet e tyre të mësimit dhe disa nga ata do të kenë nevojë për hapësirë ku mund të qëndrojnë vetëm në kohë e kur duan të mësojnë/reflektojnë.

Hapësirat e hapura

Qasja e lehtë tek hapësirat e hapura nga klasat u mundëson fëmijëve që të jenë në kontakt të afërt me mjedisin e tyre dhe që të angazhohen në aktivitete fizike. Hapësirat e hapura mund të projektohen si kënde lojërash sportive, kopshte shkollore, ballkone ose veranda për aktivitete mësimi jashtë, hapë-sira të jashtme për performanca, korridore të zgjeruara, tenda, pavijone me hijezim, kamare, kthina, papafingo për lojëra dhe oborre të mbyllura. Në shkollat tipike mike për fëmijë, komuniteti lejohet që t’i përdorë disa nga hapësirat për takimet e qytetit, mbledhje lokale dhe aktivitete tjera.

Kuzhina Hapësirat për përgatitjen e ushqimit duhet të projektohen dhe pajisen me pajisje dhe orendi që sigurojnë që ushqimi të mbahet i freskët dhe larg mizave dhe insekteve që dëmtojnë cilësinë e ushqimit.

Klinika

Në vendet ku ka një kampus apo një grup shërbimesh sociale të kesh shkollën afër klinikave u mundë-son studentëve qasje në shërbimet e përgjithshme shëndetësore dhe mundëson kujdes fëmijëve që kanë nevojë për mbikëqyrje të përhershme shëndetësore. Institucione të tilla shëndetësore zakonisht i shërbejnë tërë komunitetit, ose pas orarit të shkollës ose ofrojnë shërbime ndaras për nxënësit dhe komunitetin. Kjo lidhje bazë ofron një marrëdhënie në mes të shkollës, komunitetit dhe familjes, me fokus tek mirëqenia e fëmijës.

Mbrojtja

Elementi mbrojtës i projektimit të shkollës mike për fëmijë ka dy aspekte:• Për të kundërvepruar ndaj ngacmimit dhe abuzimit, mësuesit dhe prindërit duhet të trajnohen në

strategjitë dhe intervenimet jo të dhunshme dhe të bazuara tek fëmijët. Kjo do të thotë që nuk duhet të ketë rrahje apo çfarëdo lloji tjetër të nënçmimit si ndëshkim. Projektimi i klasave dhe hapësirave në atë mënyrë që të mund të shihen nga jashtë e ulin abuzimin ndaj fëmijëve.

• Varësisht nga lokacioni dhe konteksti, rrethimi i kufijve të shkollës mund të ndryshojë si në formë ashtu edhe në funksion. Qëllimi është që të gjendet balanca ku një gardh mund të ofrojë mbrojtje për fëmijët nga elementet e jashtme (si trafiku, kafshët), mund të definojë kufijtë që t’i mbajë fëmijët brenda shkollës dhe gjithashtu mund të shërbejë si ndarje për kopshtari dhe pemishte.

TABELA 3.2: ELEMENTET FUNKSIONALE SHTESË PËR NJË SHKOLLË MIKE PËR FËMIJË

Page 6: Child Friendly Schools - Unicef

8KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

Mësimi është zemra e shkollës dhe çdo gjë që e lehtëson mësimin duhet të jetë në bërthamën e projektimit të shkollës.

Ky parim qenësor u jep ngritje el-ementeve kryesore në projektimin e shkollave. Për shembull është e qartë që fëmijët e shëndoshë mund të mësojnë më mirë se ata që janë të sëmurë dhe që fëmijët janë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve në mje-dise të pafavorshme. Projektimi i shkollës duhet të përfshijë mbrojtjen e shëndetit që lejon fëmijët të jenë si është më së miri. Për shembull, ven-det e caktuara për të larë duart dhe kutitë e ndihmës së parë janë aspekte të rëndësishme të shkollave mike për fëmijë.

Projektimi i shkollave duhet të jetë në linjë me fazat e zhvillimit normal të fëmijëve. Fëmijët mësojnë ndryshe në fazat e ndryshme të zhvillimit të tyre. Për shembull, fëmijët më të rinj nuk i kanë të njëjtat zotësi, dije dhe aftësi për të mësuar koncepte të ndër-likuara ashtu siç i kanë fëmijët më të rritur. Ndryshimet zhvillimore janë të rëndësishme jo vetëm në projek-timin e shkollave mike për fëmijë por gjithashtu në zgjedhjen e materialeve të mësimit, krijimin e hapësirave të

mësimit dhe përzgjedhjen e orendive shkollore.

Ka shumë faktorë tjerë që ndikojnë në projektimin fizik të shkollës siç janë mjedisi lokal dhe kushtet klima-tike, materialet e ndërtimit, niveli dhe gatishmëria e kapaciteteve lokale njerëzore, si dhe burimet dhe prior-itetet. Ashtu sikur që vetë modeli i ShMF nuk është kopje plani, ashtu është edhe plani për projektimin e shkollave mike për fëmijë, megjithatë ekzistojnë udhëzime që ilustrojnë sesi parimet mike për fëmijë i vejnë në pah standardet e cilësisë së lartë në shumë rrethana të ndryshme.

Përvoja me shkollat mike për fëmijë sugjerojnë që madhësitë e shkol-lave duhet të kenë përafërsisht: më idealja është të mbahet maksimumi i 60-75 fëmijë në parashkollor, 200-400 në shkollën fillore dhe 600-800 në shkollën e mesme. Hulumtimet tregojnë që shkollat e vogla (100-150 fëmijë) në krahasim me shkollat e mëdha (më shumë e 2000 mijë fëmijë) u ofrojnë fëmijëve më shumë mundësi për të marrë pjesë në aktiv-itetet ekstra-kurrikulare dhe sportive dhe të ushtrojnë role udhëheqëse, të gjitha këto elemente kyçe të shkollës mike për fëmijë.

3.2 PEDAGOGJIA DHE PROJEKTIMI

© U

NIC

EF/

NY

HQ

2005

-166

0/M

ohan

Page 7: Child Friendly Schools - Unicef

12KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

jimit të hapësirave për rekreacion. Një buxhet i vogël për pastrimin e mbeturinave, pastrimin e tokës dhe peisazhin mund të arrijnë përfitime të mëdha. Shkolla nuk përbëhet vetëm nga objektet por gjithashtu ka oborret shkollore të cilat gati gjatë tërë vitit janë po aq të rëndësishme sa vetë ndërtesat.

• Oborret shkollore dhe prodhimi: Fëmijët mund të inkurajohen që të ndihmojnë në rritjen e perimeve, frutave, kafshëve shtëpiake dhe peshkut dhe oborret shkollore mund të përdoren që atyre t’u mësohen metoda efektive për rritjen dhe ruajtjen e ushqimit (bërja e reçeleve, salcave, etj.). Kur të zgjidhen ush-qimet që do të prodhohen është e rëndësishme që të krijohet një kulturë që ndërlidhet me kulturën. Ky prodhim duhet të bëhet në konsultim të afërt me komunitetin. Kjo do të shmangte shfrytëzimin e fëmijëve për aktivitete fitimprurëse të shkollës. Përveç potencialit për prodhim ushqimor, shkurret, bimët dhe pemët indigjene krijojnë mundësi mësimi dhe e zbukurojnë mjedisin.

• Rrethimi: Planifikimi duhet të ketë parasysh nevojën për ndërtim dhe llojin e rrethimit me gardh në shkollë. Shpeshherë në vend-banimet rurale shkolla vendoset diku larg komunitetit në mënyrë që të krijohet hapësira mike për fëmijë dhe të mirëmbajë ndryshe hapësirën përreth mjedisit. Gardhi

dhe portat gjithashtu janë të rëndë-sishme për të mbrojtur shkollën në kohën kur nuk mbahet mësim. Atëherë kur shkolla ka kopsht, gar-dhi e mbron nga vjedhjet e vogla dhe kafshët.

• Skena multifunksionale në të hapur:Kur është e mundshme, skena në natyrë të hapur mund të shërbejë si hapësirë për klasë dhe performancë për disa lëndë apo për aktivitetet shkollore. Një vend i tillë gjithashtu mund të shërbejë si vend-takim për aktivitetet e komunitetit pasi që shkollat nganjëherë janë të vetmet vende ku mund të mblidhet komuniteti. Aktivitetet që mund të mbahen aty janë diplomimet, fillimi i shkollës dhe festa të rëndësishme që prindërit, mësuesit dhe nxënësit i festojnë në shkollë.

Shumica e shkollave/hapësirave mike për fëmijët janë në mjedise tropikale (nxehtë/lagështi) apo mjedise të thata ( nxehtë/thatësirë). Në këto vende për-dorimi i hapësirave të jashtme është i zakonshëm dhe duhet të përfshihet në projektim. Shpeshherë viti shkollor përfshin disa muaj të nxehtë ku mësimi brenda klasës është i pamundur për shkak të nxehtësisë së padurueshme apo lagështisë së lartë. Megjithatë viti i njëjtë shkollor do të ketë muaj ku mësi-mi në klasë është i domosdoshëm. Në këto raste projektimi duhet të përfshijë edhe veranda ose hapësira me hije që mundësojnë mësuesit dhe nxënësit që të lëvizin me lehtësi nga klasa në hapë-sirat e jashtme.

3.3 VENDOSJA E SHKOLLAVE APO HAPËSIRAVE TË MËSIMIT

3.3.1 Madhësia e shkollës dhe lokacioni

Madhësia e shkollave, vendosja e tyre dhe mënyra sesi rregullohet influencojnë mësimin dhe sesi fëmijët lidhen më njëri-tjetrin, me të rriturit dhe me komunitetin. Studimet

tregojnë që fëmijët preferojnë shumëllojshmërinë, fleksibilitetin dhe lehtësinë në mirëmbajtjet e shkollës dhe hapësirave të mësimit. Gjithashtu fëmijët shpeshherë tregojnë preferencë për hapësirat e gjelbra që përfshijnë lulet, shkurret dhe e sidomos pemët pasi e filtrojnë

Page 8: Child Friendly Schools - Unicef

13MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

diellin, pluhurin dhe zhurmën dhe mundësojnë ushqimin nën hijen e tyre, mësimin në natyrë dhe bukurinë. Planifikimi tradicional i shkollave rrallëherë i konsideron këto çështje në fazat e planifikimit dhe projektimit.

Shkollat dhe hapësirat shkollore duhet të jenë pjesë integrale të procesit të mësimit. Ndërtesat nuk janë vetëm kulm mbi kokë por ato shërbejnë edhe si vegla për mësim.

Madhësia e cilësdo shkollë dhe rregullimi dhe organizimi i hapësirave mësimore duhet të bazohet në nevojat fizike dhe të plan-programit. Mbi të gjitha hapësirat duhet të jenë të definuara mirë, të ndara mirë, të përshtatura për shumë aktivitete mësimore dhe të integruara në hapësirat dhe mjediset e jashtme.

K

K1

M/A

K3

HH

K2

C KlasaT/A Mësuesit/administrata + Hapësirat e ndërmjetme G KopshtiOS Hapësirë e hapur

Në vendimet rreth lokacioneve të shkollës duhet të përfshihen edhe anëtarët e komunitetit duke përfshirë nxënësit, mësuesit dhe udhëheqësit e komunitetit së bashku me për-faqësuesit e institucioneve si ujërat dhe kanalizimi, shëndeti, parqet

dhe rekreacioni si dhe mirëqenia sociale. Lokacionet duhet të mbro-jnë fëmijët në elementet si siguria, shëndeti, rreziqet mjedisore siç janë përmbytjet, zhurmat, kundërmimet, pluhuri, mbeturinat, depot e deri-vateve, industritë e vogla dhe të mëdha, trafiku, krimi dhe vandalizmi. Një lokalitet në qendër promovon ndenjën e pronësisë tek fëmijët dhe anëtarët e komunitetit.

Familja Shko

lla

Komuniteti

Fëmija

Idealisht shkolla duhet të jetë në distancë ku mund të ecet për të gjithë fëmijët. Kur fëmijët duhet të përdorin transportin për të arritur në shkollë atëherë kostoja rritet dhe ka gjasa që fëmijët e varfër të mos jenë të përfshirë.Distanca gjithashtu është një faktor i madh në vijim e shkollës nga vajzat. Për shembull, qeveria e rajonit UttarPradesh në Indi, në përpjekje për të rritur vijueshmërinë ka adoptuar mesataren 1.5 km si normë për të ecur në shkollë në zonat e rrafshëta dh 1 km për zonat malore.Një studim në Egjipt (Lone, 1996) ka treguar që shkollat kishin 30 për qind vijueshmëri të vajzave kur distanca e shkollës ishte 3 kilometra apo më shumë, ndërsa 70 për qind vijueshmëri të vajzave kur distanca e shkollës ishte 1 kilometër apo më pak nga shtëpia e tyre.

Lokacionet i shkollave mike për fëmijë janë të rëndësishme për sig-urinë dhe funksionimin e duhur të objekteve. Shkolla duhet të jetë afër vendit ku jetojnë njerëzit, në fshat

Page 9: Child Friendly Schools - Unicef

14KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

apo në lagje apo vendbanimit për të cilin është ndërtuar. Kjo do ta bëjë më të lehtë bashkëveprimin në mes të personelit, fëmijëve dhe prindërve si dhe do të krijojë mundësi më të mëdha për të nxitur punën ekipore.

Shkollat/hapësirat mike për fëmijë duhet të tregojnë që mësimi dhe të mësuarit janë vlerësuara në komu-nitet.

3.3.2 Mobiliteti

Nuk është e nevojshme që shkollat të jenë struktura të përhershme. Mund të vendosen tek fëmijët në komu-nitetet mobile. Shkollat e reja mund të projektohen në atë mënyrë që të lëvizin së bashku me komunitetet në lokacione të reja.

Revolucioni i telekomunikacionit është shpërndarë globalisht dhe shtetet me qasje të pasur në tel-ekomunikacion kanë pasur rritje të shpejtë të mësimit virtual nëpër komunitete.Mësimi në distancë dhe shkollat online po u japin mësuesve dhe fëmijëve mundësi në zonat e largëta qasje në materiale që nuk kanë qenë në dispozicion më parë. Për shembull në Sierra Leone, mësuesit kërkojnë materiale vlerësi-mi nga kolegët e tyre ndërkombëtarë.

3.3.3 Vlerësimi i rrezikut topografik

Kushtet e tokës (siç janë kapacitetet e qëndrueshmërisë, rreziku i rrëshqitjes së tokës, pjerrtësia e terrenit), nivelet e ujit, sasia dhe intensiteti i reshjeve vjetore dhe ndikimi i mundshëm i erërave lokale në strukturat e shkollës duhet të vlerësohen me kujdes para se të zgjidhet lokacioni.Një studim i detajuar i kushteve mikroklimatike

(analiza bioklimatike) është thelbësor për të kuptuar mjedisin dhe është bazë për projektim të mirë në bazë të motit që rregullon rehatinë e nxë-nësve dhe mësuesve.

DIAGRAMI 2A: PIKAT MBËSHTETËSE PËR SHTYLLAT PREJ DRURI

SHËNIM: Sa më e butë toka aq më thellë duhet të futet shtylla që t’i qëndrojë erës dhe lëvizjeve.

Page 10: Child Friendly Schools - Unicef

15MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

3.4.1 Grupimi i objekteve

Grupimi i objekteve rreth zonave në mënyrë efektive mund të krijojë shumëllojshmëri dhe nivele të in-timitetit në hapësirat e mësimit, ku dhomat mund të shndërrohen nga publike në gjysmë-private apo nga hapësira grupore në individuale.

3.4.2 Strehimi

Në disa vende duhet të shikohet mundësia e ofrimit të shtëpive për mësuesit, varësisht nga politikat dhe financat. Rëndësia e ofrimit të stre-himit duke ju dhënë mësuesve shtëpi nuk duhet të anashkalohet pasi që mund të zhvillojë ndjenjën e pro-nës dhe kontrollit social. Gjithashtu mund të sigurojë që stafi mësimor

të jetë në hapësirat shkollore gjatë tërë kohës e që është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit me shi ku shumë rrugë janë të pakalueshme në disa zonë.

3.4.3 Peisazhi

Nga shumë kosto për të ndërtuar një shkollë mike për fëmijë, peisazhimi është me siguri ndër kostot më të ulëta megjithatë ka ndër ndikimet më të mëdha në estetikën shkollore.

SHKOLLA MOBILE NË NAMIBI

Shoqata Norvegjeze në Namibi(NAMAS) udhëheqë një program arsimi për popullsinë gjysmë-nomade Himba në Namibinë Veriore. Shkolla përbëhet nga një qendër administrative dhe 30 tenda lëvizëse si klasë. Fillimisht tendat ishin të cilësisë së dobët (ishin shumë të errëta dhe bëhej shumë nxehtë dhe e ulnin produktivitetin e mësuesve/nxënësve). Gjithashtu kostot e mirëmbajtjes ishin të larta. NAMAS zëvendësoi tendat e vjetra me tenda norvegjeze që ishin nga korniza prej alumini dhe çatia së bashku me muret prej poliesteri që ruanin nga nxehtësia dhe kishin një qëndrueshmëri prej 25 vjetësh. Struktura e re ishte si mike ndaj fëmijëve ashtu edhe ndaj mësuesve. Gjithashtu për shkak që këto tenda nuk kanë shtylla në mes ato mund të përdoren edhe për strehim të përhershëm. Pasi që koha e montimit është 3 orë e gjysmë ndërsa ajo e çmontimit 1 orë atëherë klasa mund të transportohet lehtë.

20 c

m

RondelaPllaka prej druri

Blloku prej betoni në çdo lokacion spi-rance

Bulonat e spirancës në pllakën e dy-shemesë prej betoni, 20 cm thellësi

DIAGRAMI 2B: DETAJET E SHTYLLAVE ME BETON

3.4 ELEMENTET SHTESË NË PROJEKTIM

Page 11: Child Friendly Schools - Unicef

16KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

STANDARDET E PËRDORURA NË PRO-JEKTIN ShUKKShH1, JHARKHAND (INDI)

ELELEMENTI STANDARDI /NORMA

Muri rrethues

Muri rrethues duhet të mbulojë zonën e shkollë dhe të jetë aq i fortë sa që t’i mbajë jashtë kërcën-imet apo vjedhësit (p.sh. kafshët).

TualetiDy tualete të ndara sipas gjinisë dhe dy urinore për çdo 250 fëmijë.

Ujë i sigurt për pije

Tre litra për fëmijë brenda ditës.

Hapësirat për larjen e duarve

Një zonë të veçantë me ujë dhe sapun. Riciklimi i ujit duhet të jetë pjesë e projektimit.

Hapësira për lojëra

Një hapësirë të rrafshët dhe të pastër për sporte që mund të akomodojë së paku një klasë. Rekoman-dohen veglat sportive.

Kopshti

Një vend të veçantë për bimë, fruta dhe perime. Të korrurat do të përdoren për drekën në shkollë. Fëmijët duhet të përfshi-hen në mirëmbajtjen dhe regjistrimin e të korrurave të perimeve që të promo-vojnë ndjenjën e pronës.

Hedhja e mbeturinave

Një vend i ndarë për hedhjen e mbeturinave dhe të sistemit të plehut; gjithashtu nevojiten fsh-esa dhe lopata për pluhur. Fëmijët duhet të marrin pjesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e klasave.

1 ShUKKShH qëndron për Shkolla, Uji dhe Kanalizimi kundrejt Shëndetit dhe Higjienës.

Përderisa shumica pajtohen që pei-sazhimi i mirë ka rëndësi të madhe, projektimit faktik, zgjedhja e bimëve, si dhe përgatitja dhe mirëmbajtja e kopshtit nuk janë të thjeshta apo të drejta.

Për shembull në Indi, në periud-hën e rindërtimit pas Emergjencës Gujarat në vitin 2001, ishte hera e parë që institucionet lokale agrikul-

turore u këshilluan dhe komuniteti u përfshi në përzgjedhjen e bimëve në mbjellje dhe mirëmbajtje. Në përgjithësi bimët duhet të jenë lokale dhe të njohura për komu-nitetin. Kjo është një mundësi tjetër për të zhvilluar ndjenjën e pronës në komunitet. Peisazhi kreativ në përgjithësi ka një kosto të ulët por ka ndikim të madh në dukjen për-fundimtare të shkollës mike për fëmijë.

3.4.4 Higjiena, kanalizimi, uji

Duket e qartë që objektet për fëmijë kërkojnë dimensione të ndryshme nga ato për të rritur. Praprëseprapë projektimet ‘për të mëdhenj’ përdor-en edhe në shkolla e edhe atëherë kur të përshtaten, ndryshimet janë të vogla. Shumë detaje të rëndë-sishme anashkalohen ndërsa fakti që fëmijët kanë atribute tjera nga të rritur injorohet. Në projektimin e shkollave mike për fëmijë, është thelbësore që të merren parasysh përmasat e ulëses së tualetit, uri-naleve, rubineteve, dorezave të dyerve, parmakëve dhe bravave. Gjithashtu janë të rëndësishme për-shtatja e aftësive fizike me peshën e dyerve dhe mbulesës së ulës së tu-aletit si dhe fuqia e nevojshme për të hapur rubinetet e ujit. Në shkollat ku dallojnë grup moshat e fëmijëve rekomandohen ambiente të veçanta për fëmijët e rinj, ata më të rritur dhe mësuesit. Në rastet kur ambientet e njëjta përdoren nga grup mosha të ndryshme, ndryshime të veçanta mund të bëhen që fëmijëve më të vegjël t’u mundësohet përdorimi i tyre.

Gjithashtu, përshtatjet e veçanta për fëmijët me nevoja duhet të inkor-porohen në projektim e gjithashtu edhe vendosja e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimit

Page 12: Child Friendly Schools - Unicef

20KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

më të prekura nga përmbytjet ndërsa të tjerat nga thatësia, tërmetet apo uraganet; kemi edhe rastet kur zonat janë të përfshira nga konfliktet civile ose ushtarake që kanë zgjatur me vite. Shumë lokacione kanë profile me rreziqe të shumta dhe projek-timi që është i mirë për një gjendje mund të jetë shkatërrues nëse për-doret në prezencën e tjerave, për shembull përdorimi i materialeve të lehta të parafabrikuara të ndërtuara për kushtet e tërmetit në një zonë me erëra të forta. Gjatë përcaktimit të profilit të rrezikut është e rëndë-

sishme të definohen këto objektiva në atë mënyrë që të mund vlerësohet plotësisht dhe në mënyrë objektive nga arkitektët, furnizuesit dhe kon-traktorët. Nëse profili i rrezikut është i lartë atëherë projektimet duhet të vlerësohen për përputhshmërinë me profilin. Në rastin e rindërtimit pas emergjencave, projektimi i ndërtimit duhet të shqyrtohet nga institucione të pavarura dhe të kualifikuara që të shqyrtohet siguria e tyre. Këto vlerësime mund të bëhen nga shumë universitete tëinxhinierisë. Përm-bushja e profilit të rrezikut është një

DIAGRAMI 3: NYJET LIDHËSE TIPIKE TË KLASËS

+ 2,600 mm

1,450 mm

0 mm*

-600 mm**

2

3

13

7

10

1

Muret e sipërme

Tabela e zezë2,100 mm x 1,200 mm

Dyshemeja beton 80 mm + 30 mm rërë

Dy shtresa mbushëse secila nga 150 mm; për llojin e tokës pambuk të zi (zgjeruar), bazë e shtypur rëre.

6,500 mm në qendër

8

11

15

6

12

14

45

9

-250 mm

1 Panele alumini për çati, diametri 28.0 2 Trarë përforcues IPE 140 (rënia 22 shkallë)

me tra horizontal formëZ 3 Dalja e çatisë, 900 mm 4 Shtylla dhe trarët janë të kapura me bulona

M12 5 Paleta e murit, UPE 140 6 Dritare çeliku louvre, 2,020x2,020 mm (bashkë

me kornizën), me bosht 300 mm nga sipër7 Dritare nga jashtë, 600x1,900 mm, furnizon

me dritë kur dritare louvre mbyllen8 Shtyllë çeliku, 20 mm9 Kolona, shtyllë çeliku 125 mm apo IPE 140 e

ankoruar tek themeli

10 Dysheme e stabilizuar me tulla ose me par-ket, deri në 450 mm

11 Shtyllë lidhëse, UPE 140 12 Pjerrtësi13 Barriera kundër termiteve14 Themel me gurë të mëdhenj e përzier me 1:4,

apo përzierje dheu e stabilizuar në 250 mm mbi tokën

15 Drenazhi, pllaka çimento, 600x600x50 mm, me rërë, gjerësia 1,200, 300 mm thellësia

* Dysheme e përfunduar** Thellësia varet nga fortësia e tokës

LEGJENDA

Page 13: Child Friendly Schools - Unicef

21MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

etapë e rëndësishme me qeverinë dhe komunitetin lokal dhe mund të sigurojë që shkolla mike për fëmijë do t’i mbijetojë rrezikut që i kanoset.

Kampuset dhe komplekset: Nevoja për shërbime komplekse dhe të inte-gruara për fëmijëgjatë emergjencave ka ofruar mendime të reja për siguri-në, shkollimin madje dhe strehimin. Projektimet inovative, shpeshherë duke u bazuar në dijen dhe aftësinë lokale, i vendosin shërbimet për fëmijët në qendër të komuniteti dhe brenda rretheve mbrojtëse.

Për shembull, në Malavi, problemet e krijuara nga HIV / AIDS kërkonin zgjidhje inovative. Prandaj, hapë-sirat shkollore dhe të rekreacionit u vendosën në të njëjtin kompleks si shërbimet shëndetësore, dhe strehi-mi i mësuesve dhe jetimëve me HIV / AIDS është vendosur afër shkollës. Kopshte me perime dhe pemë janë

mbjellë afër. Në modelin e kampusit perimetri është i hapur. Hapësirat janë shumë të dukshme dhe janë projek-tuar që të shihen nga larg në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit të mund të kujdesen për sigurinë e njëri-tjetrit. Rrethimi i kampusit është gjithashtu i siguruar nga gardhi dhe një roje.

Kur fokusi përqendrohet në rikthimin e fëmijëve në rutinat normale siç është shkollimi atëherë kjo i inkura-jon të rriturit të shikojnë përtej tragje-dive momentale dhe të fokusohen tek mbrojtja e fëmijëve të tyre. Ekziston një nevojë urgjente që të integrohet përgatitja ndaj emergjencave e qever-isë me politikat e fëmijëve. Për shem-bull, hapësirat e mësimit të sigurta dhe mike për fëmijë mund të shndër-rohen në shkolla mike për fëmijë dhe komunitete mike për fëmijë. Qendrat e kujdesit në fëmijëri të hershme mund të vendosen në të njëjta hapësira si shkolla mike për fëmijë.

MALAVI: SHKOLLA E PËRHERSHME NË MPHUNGA

Shkollat në Malavi zakonisht janë ndërtuar nga tulla të djegura vendase, fletë të valëzuara dhe trarë druri që mbështesin çatinë nga fletët e valë-zuara. Një konstruksion i tillë çon në probleme mjedisore. Teknologjia e përdorur për tullat e djegura është primitive, duke shkaktuar mbi-për-dorim të drurit dhe shpyllëzim. Trarët e çatisë, edhe në qoftë së trajto-hen, shumë shpejt dëmtohen nga termitet.Klasat janë shumë të nxehta, me temperatura që arrijnë 40 gradë Cel-sius. Ato nuk janë të përshtatshme as si hapësira mësimi për fëmijët as si vende për mësuesit. Cilësia e arsimit është në përkeqësim e sipër.

UNICEF, në bashkëpunim me Autoritetet Norvegjeze, zgjodhën një teknologji inovative të bazuar në përdorimin e një strukture të rëndë alumini si një konstruksion peshë-mbajtës për çatitë dhe muret. Bari vendor është përdorur për çatitë e kashtës dhe muret janë bërë nga bllo-qet e baltës dhe e përforcuar me çimento. Një kombinim i tillë i materi-aleve tradicionale dhe moderne rezultoi në një mirë funksionim të ob-jekteve mësimore, duke respektuar ditën e ndërtesave Malaviane. Nëntë klasa, nëntë banesa për mësuesit, një klinikë shëndetësore, një zyrë e mjekut dhe qendër vullnetare për testim, dhe kuzhina për ushqyerjen e studentëve janë ndërtuar, si dhe tualet dhe vende për furnizim me ujë.Ndërtimi i një njësie në klasë prej 50 metra katrorë ka kushtuar rreth 4.700US$. Projekti pati si rezultat një shkollë të freskët, të ajrosur mirë, me ndriçim të duhur dhe mike për fëmijët.

Page 14: Child Friendly Schools - Unicef

22KAPITULLI 3: LOKACIONI, PROJEKTIMI DHE NDËRTIMI

Hapësirat e sigurta të mësimit mund të ulin koston e mundësimit të qasjes së njohurive dhe aftësive të nevojshme për gjeneratën e ardh-shme.

Strategjia mike për fëmijë është zhvilluar në mes të partneriteteve lokale dhe ndërkombëtare gjatë emergjencave në dekadën e fun-dit. E ndërtuar në qasjen ndaj të drejtave të njeriut që afirmojnë vlerën e jetës individuale të fëmi-jës, qasja mike për fëmijët zgjeron rrjetet mbështetëse ekzistuese dhe burimet për fëmijë si: familjet, fqin-jët, qeveritë dhe donatorët.Kjo ven-dosë rëndësi të madhe në cilësinë e marrëdhënieve në mes të këtyre rrjeteve sociale.

Profesionistët e emergjencave dhe arsimit kanë mësuar që burimi më i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmi-jëve dhe të infrastrukturës njerëzore të një kombi është në fakt përkushti-mi që të rriturit i sjellin atij procesi. Prindërit në kampet e përkohshme janë shpeshherë të parët që fillo-jnë shkollat e tyre dhe hapësirat e mësimit që të ndihmojnë rikthimin e një ndjenje të normalitetit, para se të fillojnë të arrijnë ndihmat e qeverisë ose ato ndërkombëtare. Agjencitë e ndihmave dhe qeveritë shpeshherë mund të punojnë më shpejtë dhe në mënyrë efektive nëse bazohen në di-jen dhe marrëdhëniet lokale në vend se të importojnë programe më të përgjithshme që janë përgatitur për rrafshin ndërkombëtar.

ZAMBI: SHKOLLA EDUSPORT

Qendra Kicking AIDS Out (KAO) në distriktin rural në veri të Lusakas ishte iniciuar nga Fondacioni EduSport, një fondacion Zambian jo-qeveritar i lidhur me sportin, veçanërisht futbollin, si një mjet përmes së cilit aktivitetet fizike, informacioni dhe arsimi mund të kontribuojnë në parandalimin e HIV dhe AIDS, veçanërisht në fëmijët dhe të rinjtë e zonave rurale.

Faza e parë e qendrës KAO konsiston në katër klasa dhe një shtëpi mësuesi, një total prej 220 metra katrorë. Qendra do të ofrojë arsim, konvikte për jetimët pa të afërm, menaxhimin, shërbime shëndetësore me një qendër për testim vullnetar, ujë dhe kanalizime, ushqim dhe depo me ilaçe. Qasja inovative fokusohet në prodhimin e ushqimit dhe aftësive të trajnimit për të siguruar jo vetëm ushqim për studentët, por një burim të ardhurash për të mbuluar shpenzimet operative. Terrenet sportive janë një pjesë e rëndësishme e projektit. Fondacioni EduSport planifikon të krijojë edhe 10 qendra të ngjashme në të gjithë Zambinë.

Komuniteti vendor ishte i përfshirë në projekt dhe ishte përgjegjës për zbatimin e fazës së parë. Ndërtimi mori rreth katër javë.U përdorën materiale vendore, si bari për kashtë dhe blloqe balte për muret. Strukturat peshë-mbajtëse për muret dhe çatinë janë prej alu-mini; dyshemetë janë prej pllakave të betonit. Kostoja e ndërtimit të një klase (50 metra katrorë) ishte 4.700US$. Qendra, që do të zhvillohet në faza dhe në përputhje me fondet, është një model i një shkolle-mike, duke ofruar kujdes të sigurt për jetimët. Komuniteti do të jetë përgjegjës për funksionimin e qendrës me mbështetjen nga Fondacioni EduSport.

Page 15: Child Friendly Schools - Unicef

23MANUALI I SHKOLLAVE MIKE PËR FËMIJË

Rruga me qasje

Ferma e frutave Kopshti

7 1

9

8

6

8

8

8 8

12

15

11

2

3

4

Hapësira sportive(volejboll, basketboll)

Hapësirat sportive (lojërat)

5

Oborri i shkollës(lojërat)

3

14

3

14

14

3

10

14

3

13

Pjesa teknike (uji, rryma elektrike)

13 16

17

18

19

Vendi për kafshët

Fushat sportive(futboll, atletikë)

DIAGRAMI 4: LARGIMI I SIDËS — QENDRA EDUSPORT NË ZAMBI

Rruga me qasje

LEGJENDA: 1 Menaxhmenti 2 Shërbimi teknik i sigurimit3 Klasat 4 Trajnimi i aftësive 5 Dhoma e mësuesve6 Testim dhe këshillimi vullnetar7 Roja 8 Akomodimi (i studentëve) 9 Dhoma e mysafirëve10 Dhoma e stafit

11 Tualetet (stafi) 12 Depo e barërave13 Depo e ushqimit14 Tualetet (e nxënësve) 15 Kuzhina16 Koteci i pulave17 Lepujt18 Dhitë19 Derrat

Page 16: Child Friendly Schools - Unicef

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni: Sektori i ArsimitDivizioni i Programit, UNICEF

Botuar nga UNICEF Division of Communication3 United Nations PlazaNewYork, NY 10017, USA

www.unicef.org [email protected]

© United Nations Children’s Fund (UNICEF) Mars 2009