36
Msc. Refik Shema Fiziolog i bimëve Ag. Martin Pllumbi Shkodër 2011

Broshura Sherbela e Kultivuar

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Broshura Sherbela e Kultivuar

1

Msc. Refik ShemaFiziolog i bimëve

Ag. Martin Pllumbi

Shkodër 2011

Page 2: Broshura Sherbela e Kultivuar

2

Përmbajtja

1. Hyrje ............................................................................................ 32. Sherbela , bimë mjekësore e aromatike ............................... 4

o Klasifikimibotanik.................................................................. 4o Karakteristikatepërgjithshmebimore.................................... 6o Përbërësitbimor ..................................................................... 7o Përdorimet .............................................................................. 7o Veçoritëkurativetësherbelës ................................................. 8o Jetëgjatësiaesherbelës........................................................... 8o Riprodhimibimorisherbelës................................................... 8o Kushtetoptimaleklimatiko-tokësoretëzhvillimittësherbelës 10

3. Sherbela Shqiptare .................................................................... 124. Kushtet objektive të kultivimit të sherbelës në rajonin e M. Madhe ............................................................. 14

• Mjedisiikultivimittësherbelës................................................ 14o Erozionigjenetik ...................................................................... 15o Kërkesanërritjeetregutbotëror ............................................ 16o Fitimidisaherëmëimadhsemekulturatetjera.................... 16o Vështirësitëegrumbullimittësherbelëssëegër...................... 17

5. Teknika e kultivimit të sherbelës ............................................ 18o Përzgjedhjavarietore............................................................... 19o Përgatitjaematerialitmbjellës................................................ 19o Përgatitjaetokëspërmbjellje.................................................. 22o Mbjellja.................................................................................... 23o Densitetiimbjelljes ................................................................. 25o Shërbimetkulturale.................................................................. 26o Plehërimi.................................................................................. 27o Luftakundërbarëravetëkëqija............................................... 28o Sëmundjetdheparazitëtteksherbela....................................... 29o Vjeljaesherbelësdhekohaballsamikeesaj........................... 30o Përzgjedhja,transportidhepërgatitjaeprodhimitpasvjeljes 32o Tharjaeprodhimit ................................................................... 33o Konservimiiprodhimi ............................................................. 33

6. Mekanizimi i punimeve bujqësore në kultivimin e sherbelës .......................................................... 34

Page 3: Broshura Sherbela e Kultivuar

3

1. Hyrje

Sherbela, bimë mjekësore e aromatike, me origjinë nga zonat mesdhetare me klimë të butë të Evropës jugore si Spanjë, Itali, Shqipëri, Jugosllavi, Greqi, Turqi e Kretë dhe e njohur që në kohë të lashta, sot kultivohet me sukses në shumë vende të botës si Evropë, Lindje e largët, Afrikë, Azi, Oqeani, Amerikë latine e Amerikën e veriut. Në format e saja të egra e spontane, ajo rritet e zhvillohet në shumë rajone të vendit tonë, kryesisht në terrenet e thata e me shpate gëlqerore, nga zona e ulët e deri në atë subalpine, në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Llogara, Dajt e më tej. Grumbullimi dhe tregtimi i kësaj bime mjekësore, si burim të ardhurash ka qenë traditë prej dekadash në vendin tonë. Sot ajo zë vendin e parë në eksportin e bimëve aromatike e mjekësore si dhe vendin e dytë në botë në eksportin e kësaj specie. Një sërë faktorësh si erozioni i rënduar gjenetik, kërkesa e madhe e në rritje e tregut botëror, përshtatja shumë e mirë me kushtet klimatike-tokësore si dhe fitimi shumë më i madh se me kulturat e tjera, kanë bërë të mundur që sherbela sot të vlerësohet e të kultivohet në mjaft zona të rajonit të M. Madhe. Në kuptimin funksional e cilësor , sherbela ofron sot një perspektivë të re e interesante për bujqësinë e rajonit të M. Madhe. Kultivimi i saj gjen terren dhe kryen njëkohësisht shumë funksione duke ndikuar direkt në: ruajtjen e peizazhit, realizimin e një ambienti të këndshëm e fitimprurës, ruajtjen e rritjen e biodiversitetit të agroekosistemit, ruajtjen e traditave dhe rikuperimin e sipërfaqeve të degraduara.

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 4: Broshura Sherbela e Kultivuar

4

2. Sherbela, bimë mjekësore e aromatike

Bimët mjekësore, sipas formulimit të Organizatës Botërore të Shëndetit (1980), janë të gjitha bimët që në një ose më shumë organe të saj përmban lëndë që mund të përdoren për qëllime terapeutike, ose që janë pararendës të sintezave kimike-farmaceutike”. Ndërsa pjesa e bimës (lule, gjethe, rrënjë) që përmban principet aktive, është identifikuar me termin drogë e cila rrjedh nga holandishtja “droog”, që do të thotë gjë e thatë.Në botë regjistrohen jo më pak se 25.000 specie të bimëve mjekësore, nga të cilat vetëm 450 prej tyre përbëjnë 95% të specieve që tregtohen në tregjet perëndimore. Megjithatë deri tani vetëm 120 prej tyre mund të kultivohen kryesisht në rajone të ngrohta. Sherbela njihet që në kohët e lashta nga egjiptianët, grekët dhe romakët, të cilët e çmonin për vetitë e saj. Gjatë gjithë mesjetës ajo është parë e vlerësuar si një bar që është i aftë të kurojë çdo të keqe. Vetë emri që ka marrë kjo bimë, salvia, që do të thotë “bima që shpëton” dëshmon për vlerësimin që i kanë bërë romakët e vjetër duke e konsideruar si bimë e shenjtë. Nga mesi i viteve 700, biologu dhe natyralisti suedez Linneo (babai i nomenklaturës për klasifikimin sistemik të bimëve e kafshëve), i atribuoi sherbelës edhe mbiemrin officinalis, mjekësore, Salvia Officinalis. Sherbela sot konsiderohet si një nga 10 bimët kryesore në botaniken okulte.

o Klasifikimibotanik

Bima, që në gjuhen popullore quhet sherbelë, pa specifikime të tjera, në gjuhen shkencore quhet sherbela mjekësore (ose Salvia officinalis). Ajo është karakteristike e Evropës mesdhetare.

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 5: Broshura Sherbela e Kultivuar

5

Origjina: Lamiales Familja: Lamiaceae (ex. Labiatae)Gjinia: Salvia Specia: Salvia officinalis (sherbela) Në familjen e labiateve, gjinia e salvia-s është më e pasura në specie të ndryshme me mbi 950, të shpërndara në të gjitha kontinentet dhe të karakterizuara me ndryshueshmëri të mëdha morfo-biologjike e marceologjike, nga të cilat shumë prej tyre paraqesin interes shumë të madh tregtar e ornamental. Më kryesoret mund të renditen si më poshtëListaespecievekryesoretësherbelës

1.Salvia apiana 19.Salvia leucantha2.Salvia argentea 20.Salvia leucophylla3.Salvia arizonica 21.Salvia lyrata4.Salvia austriaca 22.Salvia mexicana5.Salvia azurea 23.Salvia mohavensis6.Salvia clevelandii 24.Salvia microphylla7.Salvia coccinea 25.Salvia miltiorrhiza8.Salvia columbariae 26.Salvia nemorosa9.Salvia divinorum 27.Salvia officinalis10.Salvia dorrii – Ute 28.Salvia patens11.Salvia elegans 29.Salvia pratensis12.Salvia farinacea 30.Salvia sclarea13.Salvia fruticosa 31.Salvia spathacea14.Salvia fulgens 32.Salvia splendens15.Salvia glutinosa 33.Salvia uliginosa16.Salvia greggii 34.Salvia verbenaca17.Salvia guaranitica 35.Salvia verticillata18.Salvia hispanica 36.Salvia viridis

Në vendin tonë materiali mbjellës, aktualisht identifikohet në nivel specieje dhe jo të varietetit, prandaj sherbela e kultivuar prezantohet nga popullata heterogjene (te ndryshme) të individëve të cilët diferencohen përmes karaktereve fenotipike si: paraqitja , madhësia,

Page 6: Broshura Sherbela e Kultivuar

6

forma dhe nga ngjyra e gjethes, ngjyra e lules si dhe nga përmbajtja e përbërja e vajit bazë. Megjithatë, disa nga varietetet e njohura qe sot prezantohen në tregun botëror janë:Varietetesherbele:S. officinalis ‘Berggarten’; S. officinalis ‘Ekstrakta’, GjermaneS. officinalis ‘Aurea’ (sauge doré); S. officinalis ‘Dëarf’; S. officinalis ‘Purpurea’ (sauge pourpre); S. officinalis ‘Tricolor’ (sauge tricolore); S. officinalis “Dajti”S. officinalis “Nazaret” Izrael.S. officinalis “Regula” Svicerane.S. officinalis “Bona” Polonia.

o KarakteristikatepërgjithshmebimoreTipiibimës: Shkurre shumëvjeçareLartësia: 30-40cm deri 1mFormaebimëve: E drejtë, bronkialeTrupi: Fillimisht i gjelbër, pastaj me pjekjen bëhet dru sor me seksion katror, shumë i degëzuar dhe mund të arrijë deri në një metër lartësi. Gjethet: Fillimisht të vogla, të shkurtra, janë ovale heshtak,me një ngjyrë të bukur gri-jeshile me anësore dentalë, pjesa e sipërme e kadifenjtë, pjesa e poshtme është më e ashpër e me nerva turë të dukshme. Janë të pasura me vajra esen ciale që i japin aromë karakteristike.Lulet: Lulet, ngjyrë vjollcë, vendosen në pjesën e sipërme në 2-4 degëzime vertikale dhe qelin në qershor korrik. Lulet e sherbelës janë hermaph- rodites (dmth., në të bashkëjetojnë në të njëjtën lule si organet riprodhuese femërore ashtu dhe ato mashkullore dhe polenizohen nga insektet. Lulëzon në pranverë.

Page 7: Broshura Sherbela e Kultivuar

7

Fruti: Frutat formohen në bazamentin e lules dhe në brendësi përmbajnë farëza të vogla në formë vezake me ngjyrë kafe e mbyllur. Fara e sherbelës, e ruajtur mirë, ruan fuqinë mbirëse deri në 3 vjet.

Peshae1000fareve: 6-9 grPjesëtqëpërdoren: Gjethet, lulet e majës dhe kërcejtë

o Përbërësitbimor

Bima e sherbelës përmban 1-2.8% vaj esencial. Në këtë strukturë, komponenti kryesor është tujoni (alfa e beta-thujone) me 35-60%. Natyra e tij toksike kufizon përdorimin e vajit esencial në doza të larta. Pjesa tjetër e vajit përbëhet nga substanca të tjera terpenike, në mënyrë të veçantë nga cineola, borneola, acetati i bornilit, alfa e beta-pinene, salvani, canfora, acetati i linalinës, salviola si dhe në sasira të vogla nga mono e sesquiterpeni. Përveç vajit, bima e sherbelës është e pasur me mbi 160 komponime polifenole disa prej të cilëve ndodhen vetëm në këtë bimë. Ndër më kryesoret e acideve fenolike mund të përmenden , acidi rosmarinic, caffeic, clorogenic, labiatic etj. Në përbërje të vajit esencial janë prezentë edhe taninet që kanë një veprim astringjent e antiseptik. Gjithashtu në përbërje të bimës së sherbelës janë prezentë enzima, peroksidaza, oksidoreduktasa, vitamina B1 e C, mucillagini, saponine, resine dhe lëndë të natyrës estrogjenike, si dhe acidi oksalik, malik e fosforik, asparagina, etj.

o Përdorimet• Familjare (aromatizues për ushqimet )

• Industria farmaceutike (aromatizues për ilaçet )

• Industria kozmetike (sapunë, profume, pastë dhëmbësh, deodorante)

• Industria ushqimore (aperitivë, amare, antiokside. e antimikrobike).

Page 8: Broshura Sherbela e Kultivuar

8

o VeçoritëkurativetësherbelësSherbela, e njohur si bimë mjekësore, përdoret me një veprim mjaft të gjerë kurativ kryesisht në rastet e:

• Problemeve nervore, depresionit, lodhjes nervore dhe tensionit të ulët. Në këtë rast stimulon gjëndrën mbiveshkore dhe tonifikon sistemin nervor.

• Djersitjes së tepërt, si një nga veçoritë tradicionale më të njohura. Aplikimi i garzës së lagur me lëng sherbele në zonat e interesuara të djersitjes kuron apo kufizon djersitjen e tepërt.

• Problemeve gjinekologjike. Në këtë rast sherbela dezinfekton aparatin gjenital, rregullon menstruacionet, qetëson dhimbjet menstruale, favorizon distancimin e menstruacioneve, frenon sjelljen e qumështit.

• Inflamacioneve (skuqjet) në fyt, gojë e mishra të dhëmbëve. • Temperaturës së lartë. E ul atë. • Përhapjes së ekzemës.• Anoreksisë. Stimulon të ushqyerit (hap oreksin).• Prodhimit të gëlbazës. Frenon prodhimin e saj. • Glicemisë. Favorizon zbritjen e glicemisë.• Bile-s. Stimulon prodhimin e bile-s. • Shqetësimeve digjestive. Favorizon qetësimin e vjelljes,

diarresë dhe shqetësimeve të barkut.

Kozmetika dhe parfumeria janë përdorime të tjera ku ekstraktimet e sherbelës hynë në përbërjet e prodhimeve për lëkurën e ndjeshme, të papastër, për higjienën e dhëmbëve dhe në prodhimet për higjienën e përgjithshme të trupit dhe si fiksues i parfumit. Në kuzhinë, sherbela shërben për aromatizimin e perimeve, mishit, peshkut etj.

o JetëgjatësiaesherbelësNjë mbjellje e sherbelës mund të zgjasë deri në 15 vjet, por në këtë rast bimët paraqiten me një drunjëzim të theksuar e me humbje të pjesës barishtore. Normalisht sherbela shfrytëzohet për rreth 4-5 vjet. Kushtet e mira të plehërimit ndikojnë në jetëgjatësinë e bimës dhe

Page 9: Broshura Sherbela e Kultivuar

9

bëjnë të mundur që ajo të shfrytëzohet edhe për 5-6 vjet. Pas kësaj periudhe sherbela tenton të degjenerojë duke u shoqëruar me rënie të theksuar të prodhimit dhe në këtë mënyrë është e nevojshme që pas një periudhe 5 vjeçare të zëvendësohet.Nuk këshillohet aplikimi i sistemit të monokulturës në mbjelljet e reja. Rekomandohet qarkullimi me leguminozet (që mund të përmbyten në tokë), ose bimë që kërkojnë plehërim të mirë.

o RiprodhimibimorisherbelësBimët medicinale, ashtu si dhe shumë bimë të tjera, mund të riprodhohen në dy mënyra:

• Riprodhim me farë.• Riprodhimi vegjetativ

Riprodhimi me farë realizohet gjatë bashkimit të qelizës femërore (ovuli) me një qelizë mashkullore (poleni) duke çuar në këtë mënyrë në formimin e farës. Nëse fekondimi ndodh midis polenit dhe ovulës së të njëjtës bimë, fara do të riprodhojë ekzaktësisht karakteret e prindërve dhe në këtë rast kemi të bëjmë me bimë autogame që do të ketë një linjë të pastër (homozigote). Në bimët allogame, fekondimi është kryqëzim i polenëve dhe ovulëve të bimëve të ndryshme. Në këtë rast, fara e tyre nuk do të prodhojë kurrë ekzaktësisht karakteristikat e prindërve dhe bimët do të quhen heterozigote. Fara është një njësi biologjike në gjendje të fshehtë dhe është ndërtuar nga embrioni, pra nga një bimë në miniaturë, nga lëndët e rezervës si dhe nga tegumenti (mbulesa). Sherbela, si pjesa më e madhe e bimëve mjekësore shumëvjeçare mund të shumëzohet përmes metodave me kalema ose me ndarje të bimës, e aplikuar për sipërfaqe të vogla dhe me mbjellje direkt të farës në fushë të gjerë ose me fidan.Metoda e shumëzimit në farishte është metoda që ka gjetur zbatim praktik dhe po aplikohet gjerësisht në kultivimin e sherbelës edhe në vendin tonë. Kjo metodë shumëzimi, konsumon shumë më pak fare dhe përballon mbjelljet intensive me këtë bimë. Në fushën e bujqësisë, është shumë e rëndësishme të merret në konsideratë kapacitetiprodhues i sherbelës e cila varet si nga gjenetika e species ashtu dhe nga cilësia e trupit riprodhues.

Page 10: Broshura Sherbela e Kultivuar

10

o Kushtetoptimaleklimatike-tokësoretëzhvillimittësherbelës

Klimadhegjerësiagjeografike luan një rol vendimtar në zhvillimin e bimëve. Në brezin klimatike-tokësor të Evropës jugore, ku bën pjesë edhe vendi ynë, mjediset që plotësojnë kushtet e kultivimit me interes ekonomik për bimën e sherbelës duhet të përshtaten me kërkesat e species për tokën e klimën si më poshtë:

Vlerat optimale të parametrave klimatike-tokësorepër kultivimin e sherbelës

Parametrat tokësorë VleraThellësia e nevojshme ~ 0.5Drenagjimi i mirëStruktura e tokës e ekuilibruar lymore (6) skeletike, gurishte, tokë e lehtë e ajrosur mirëpH 6.5 – 8.5 (duhen evituar tokat acide e të rënda)Gëlqere aktive <10%Kripëzimi jo e kripur: <2mS/cmLënda organike e pasur Fosfori i pasurPotasi i dobëtPozicioni i tokës E rrahur nga dielli dhe e mbrojtur nga era Parametrat klimaterike Temperatura • për mbjelljen 8 ºC • për mbirjen 12 ºC • për rritjen 24>30 ºC • minimale 10 ºC • maksimale 32 ºC Lagështira Mesatarisht e lartë

Page 11: Broshura Sherbela e Kultivuar

11

Sherbela, bimë tipike mesdhetare, termofile dhe eliofile (temperaturë dhe dritë dashes), përballon klimën kryesisht kontinentale me luhatje të mëdha të temperaturave, përballon temperaturën e ulët të dimrit dhe lagështirën minimale të ajrit dhe eviton tokat që mbulohen për kohë të gjatë nga retë, pra deri në 900m lartësi.

Sherbela vegjeton normalisht deri në 700 m mbi nivelin e detit. Ajo mund të adaptohet edhe në toka të tjera nëse toka është e mirë drenazhuar dhe me ph mbi 6. Është specie e ndjeshme nga të ftohtit (T < -- 10 °C) dhe toleron pak periudhën me lagështirë të tejzgjatur. Periudhat e thata të tejzgjatura ( maj – shtator) të shoqëruara me temperatura të larta bëhen vdekje prurës për 10-20 % të bimëve.Edhe pse sherbela është xerofile (rezistente ndaj thatësirës), prania e ujit e rrit prodhimin dhe në ambiente të karakterizuar nga thatësira verore, lejon një vjelje të dytë vjeshtore. Sipas të dhënave të kohës, janë të përshtatshme 5-9 ndërhyrje ujore me një volum prej 300 m3/ha secila. Gjithsesi, ajo është më e përshtatur me thatësirën se sa me lagështirën e tepërt e për kohë të gjatë si të tokës ashtu dhe të ajrit gjë e cila bëhet vdekjeprurëse për te.

Page 12: Broshura Sherbela e Kultivuar

12

3. Sherbela Shqiptare

Bimët mjekësore e tanifere, janë përdorur tradicionalisht në vendin tonë. Evlia Çelebiu , udhëtar turk, më 1670 ka vënë në dukje se mali i Tomorit ka shumë lloje bimësh e drurësh mjekësorë, aromatikë e industrial. Në Berat, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër etj, disa mjekë popullorë njihnin, grumbullonin e përgatitnin receta mjekësore me bimë të ndryshme, si p.sh. “Xherahët: e Dukalit (Përmet), Jani Vellarai në sarajet e Ali Pashë Tepelenës, Zoto Xherahu (Berat) etj. Këtu mund të thuhet se tregu i lulebasamit (Hypericum) është 600 vjeçar, ndërsa emri latinisht i sanzës (Gentiana lutea), mbart emrin e mbretit Ilir – Genti, i cili evidentoi i pari vlerat e shumë anshme mjekësore të saj. Para çlirimit, vendi ynë ka eksportuar mesatarisht: gjethe xinë 400 ton, qelbës 300ton, valanidh 250-300 ton, cërmëdell 400-500 ton, përrall 50 ton, pefkë (lëvore pishe) 150 ton, shelg 200 ton, rrëshirë pishe 100 ton, vërri 100 ton, shqopë 600 ton, zhugë 500 ton, etj. Deri në vitet 70, bimët mjekësore grumbulloheshin nga ndërmarrjet e grumbullimit nëpërmjet ish kooperativave bujqësore ose individëve. Pas studimit për zhvillimin kompleks të ndërmarrjeve pyjore në vitin 1978, krahas shtimit të prodhimit të artikujve tradicionalë, (si rrëshira e pishës dhe gjethet e dafinës) u vunë detyra për shtimin e prodhimit të bimëve mjekësore e eterovajore, si dhe prodhimin e esencave nga lloje të ndryshme bimësh, kryesisht për eksport. Ndërmarrjet pyjore filluan të grumbullojnë këto bimë, për herë të parë më 1967, sasi që erdhën duke u rritur nga viti në vit. . Sasia maksimale e sherbelës së grumbulluar, kryesisht nga ndërmarrjet e grumbullimit, ka qenë 4820 ton në vitin 1968, ndërsa grumbullimi i saj ndër vite ka rezultuar si më poshtë : (Historia e Bujqësisë dhe agroindustrisë Shqiptare,fondacioniKEA,2003)

Sasia e sherbelës së grumbulluar sipas viteve (ton)

Bima 1965 1980 1985 1989 2000 2010Fletë sherbele 3000 2630 2842 456 1700 2500

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 13: Broshura Sherbela e Kultivuar

13

Zoti Doka, Profesor i Gjeografisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës, thotë se roli lider i Shqipërisë në eksportin e bimëve mjekësore vjen nga pozicioni i saj gjeografik. “Shqipëria dallohet për natyrën e saj shumë të pasur dhe te larmishme”. Ndër pasuritë natyrore një vend shumë të rëndësishëm zë bota bimore. Janë një numër i madh bimësh me vlera mjekësore. Rreth 320 bimë të tilla përdoren në farmaceutikë, kozmetikë, industrinë e pijeve etj. Mes tyre janë 30 bimë endemike, që do të thotë se ato rriten vetëm në Shqipëri.E parë në aspektin historik, misionet e koleksionimit të germoplazmës në vendin tonë raportohen që në vitet 30’, 50-60 me grurin e misrin e më pas me kulturat e tjera si duhanin, perimet, kulturat drufrutore etj. Sipas studimeve mbi florën, në vendin tone vlerësohen rreth 3200 specie, nga të cilat 300 lloje janë bimë mjekësore e aromatike, që përbëjnë një burim ekonomik natyror të rëndësishëm, ende të pa shfrytëzuar plotësisht.Për të njohur më mirë gjendjen e bimëve spontane, në 1987-1988 u krye inventarizimi i bimëve mjekësore, tanifere e eterovajore dhe me të dhënat e mbledhura u përgatit studimi dhe harta e përhapjes së llojeve kryesore për çdo rreth dhe për të gjithë vendin. Po ashtu, u mblodhën dhe u koleksionuan në herbariume të gjitha llojet e bimëve (690 lloje bimësh) sipas rretheve ku gjendeshin. Nga studimi rezultoi se nga këto, mund të grumbulloheshin ( që kishte me shumicë) 130 lloje bimësh. Gjithsesi për të gjitha këto misione sot nuk ka asnjë dokumentacion në institucionet përkatëse. Kohët e fundit, në vitet 2003-2005, me financimin e bankës Botërore, përmes Projektit të Shërbimeve Bujqësore (ASP) u bë e mundur mbështetja dhe financimi i Programit të Koleksionimit dhe Vlerësimit të Germoplazmës së bimëve aromatike dhe/ose mjekësore. Përmes këtij programi u kryen disa misione për koleksionimin e 11 bimëve kryesore aromatike dhe/ose mjekësore, ku peshën më të madhe të punës e zinte bima me rëndësi të madhe ekonomike por e rrezikuar e sherbelës me 116 pika eksplorimi.Misionet, me një shtrirje nga jugu në veri, kryesisht në rrethet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Vlorë, Tepelenë, Përmet, Skrapar, Berat, Elbasan, Tiranë, Krujë, Mat, Lezhë, bënë të mundur koleksionimin e

Page 14: Broshura Sherbela e Kultivuar

14

77 kampioneve të sherbelës. Sipas programit, që në vitin 2006, është filluar puna për studimin dhe vlerësimin e germoplazmës së të gjitha mostrave të koleksionuara. Nga arritjet e konstatua për pjesën e parë të programit është vlerësuar se, bimët aromatike dhe/ose mjekësore si sherbela, rigoni, kamomili e trumza, për karakteret morfologjike në vegjetacion si dhe për tipare të tjera, karakterizohen nga një variacion i pasur gjenetik brenda specieve dhe janë pasuri e konsiderueshme në lëmin e resurseve gjenetike bimore e cila duhet të përdoret në mënyrë racionale. Gjithashtu një konstatim tjetër i rëndësishëm është se erozioni gjenetik, për të cilin është folur shumë dhe vazhdon të flitet, është i përmasave shumë më të mëdha se sa mendohet. (Resursetgjenetike ,2007),(Koleksionimi dhe vlerësimi i germoplazmës sëbimëvearomatikeemjekësore,ASP2005) 4. Kushtet objektive të kultivimit të sherbelës në rajonin e M. Madhe

• Mjedisiikultivimittësherbelës

Krahina e Malësisë së Madhe, ka një pozitë periferike të izoluar, e thatë dhe e zhveshur për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 15: Broshura Sherbela e Kultivuar

15

gëlqerorë, me sipërfaqe të kufizuara të tokave punuese, me tokë bujqësore të theksuar skeletike. Megjithatë, ajo është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që e rrethon dhe e hapur ndaj liqenit të Shkodrës, gjë e cila influencon në klimën më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje. Ky rajon, me tokë bujqësore tipike skeletike bën pjesë në ekosistemet e konsideruara “të brishta” dhe për pasojë, adaptimi i teknikave kulturale që përdoren zakonisht në rajonet e tjera fushore është i pamundur, thjesht pasi resurset e tyre nuk mund të mbajnë peshën e një bujqësie të orientuar me metodat tradicionale. Në areale si M.Mdhe, një rëndësi të veçantë merr kultivimi i specieve të egra të cilat tolerojnë mirë kushtet e vështira të zhvillimit dhe bëjnë të mundur vlerësimin produktiv të sipërfaqeve. Në këto kushte, aplikimi i bimëve mjekësore e aromatike ndikon në rritjen e lëndës organike të tokës, fiksimin më të madh të anhidridit karbonik si dhe në restaurimin e një habitati të favorshëm për jetën bimore e shtazore. Aktiviteti i natyralizimit të mjedisit përmes bujqësisë së përshtatur, ndikon në rritjen e përfitimeve për punonjësit e sektorit duke favorizuar njëkohësisht ripopullimin e saj. Identifikimi dhe futja në sistemet e kultivimit, bimët medicinale, kryesisht ato autoktone, kontribuon gjithashtu në ruajtjen e pasurimin e germoplazmës rajonale.Në çdo brez mjedisor e klimatik, mund të gjenden shumë specie bimore të cilat përshtaten lehtësisht, por vetëm disa prej tyre janë në gjendje të prodhojnë në nivele të tilla që sigurojnë përfitime të mjaftueshme ekonomike. Kohët e fundit, dukuria e kultivimit të sherbelës në rajonin e M. Madhe është parë e vlerësuar nga banorët autoktonë si një nga gjetjet e mundshme e potenciale të riaktivizimit të resurseve rajonale të trashëguara që, prej shumë vitesh nuk shfrytëzohen në të mirë të popullsisë vendase. Duke e konsideruar si një aktivitet mjaft fitimprurës, kultivimi i sherbelës, në një hark kohor prej 6 vitesh mori një përhapje në përmasa rajonale, në Koplikun e sipërm, Pjetroshan, Dedaj, Zagore, Lohaj etj.

o Erozionigjenetik.

Ndërmarrja e aktivitetit të kultivimit të sherbelës nga ana e komunitetit të fermerëve të rajonit të M. Madhe erdhi si rezultat i akumulimit të

Page 16: Broshura Sherbela e Kultivuar

16

një sërë problemesh që çdo ditë e më tepër po vështirësonin jetesën në këto zona. Grumbullimi i sherbelës së egër e spontane malore ishte e mbetet, për këtë komunitet një nder mënyrat kryesore të jetesës. Mirëpo, grumbullimi pa kriter, në çdo kohë të vitit, shpesh herë e shoqëruar edhe me shkuljen e saj, zjarret, e një sërë faktorësh të tjerë, kanë çuar në shterim të kësaj bime, ose siç thuhet në gjuhen shkencore në erozion gjenetik. Kambanat e alarmit për këtë fenomen nuk janë të reja. Ato dëgjohen në vendin tonë prej kohësh, nga Qendra e Kërkimeve biologjike, nga raporti final i “Programit të Koleksionimit dhe Vlerësimit të Germoplazmës” më 2005, e mjaft seminare e artikuj të tjerë të botuar.

o Kërkesanërritjeetregutbotëror

Preferenca për sherbelën shqiptare dhe kërkesat në rritje të industrisë botërore farmaceutike e kozmetike nga vende si Franca, Amerika, Gjermania dhe Italia, ka sjellë në rritje kërkesën për këtë kulturë duke imponuar në këtë mënyrë tek fermerët e rajonit të M.Mdhe nevojën e sigurimit të kësaj bime përmes kultivimit të saj, si rrugëzgjidhje për plotësimin e nevojave të tregut dhe si mundësi fitimi, kryesisht në zonat rurale, ku tokat skeletike nuk japin mundësi fitimi me kulturat e tjera. Tregu i sherbelës është një treg vazhdimisht i ndërkombëtarizuar, me çmime që krijohen mbi bazën e kërkesë ofertës nga e gjithë bota, jo transparente dhe me luhatje të mëdha nga stina në stinë. Kompanitë më të mëdha që pothuajse e kanë monopolizuar tregtimin dhe transformimin e prodhimit të sherbelës janë ato gjermane. Në këtë treg prodhuesit e vegjël ndodhen të izoluar dhe kanë shumë vështirësi në shitjen e mallit duke i detyruar ato që mallin ta transformojë në prodhim final (vaj etj.) dhe ta fusin në qarkullim lokal. Në këto kushte, duke qenë se, prodhimi i sherbelës mund të bëhet objekt i luhatjeve të tregut, vlerësohet që fermeri nuk duhet të kufizohet vetëm me një kulturë, por njëkohësisht të shtrijë aktivitetin prodhues edhe me kultura të tjera mjekësore, gjë e cila do të bënte që ai të jetë vazhdimisht i pranishëm në treg.

o Fitimidisaherëmëimadhsemekulturatetjera.Pavarësisht se në kushtet e një agroteknike të cunguar (pa përdorimin e plehërimit kimik, ujitjes e pesticideve), gjithsesi, rezultatet e para

Page 17: Broshura Sherbela e Kultivuar

17

të kultivimit të sherbelës në këtë zonë qenë shumë premtuese, gjë që bëri të mundur stimulimin e shumë fermerëve të tjerë në ndërmarrjen e këtij aktiviteti prodhues. Nga analiza ekonomike për vitin e dytë të prodhimit të sherbelës u konstatua se përkundrejt një shpenzimi mesatarisht vjetor prej 91 mijë lek/ha, sigurohet një rendiment mesatarisht vjetor prej rreth 3-4 t, gjë e cila siguron të ardhura vjetore 450 mijë deri në 600 mijë lek/ha. Në se do të bënim një krahasim me kulturat tradicionale të grurit e misrit të mbjellur në kushtet e prodhimeve të larta vlerësohet se, fitimi me kulturën e sherbelës është 3-4 herë më i lartë.

o Vështirësitëegrumbullimittësherbelëssëegër. Largësia e mjedisit të sherbelës nga qendrat e banuara, grumbullimi spontan i saj në rrafshin malor , transportimi i mallit, që shpesh herë kryhet me krah, e bëjnë veprimtarinë grumbulluese një punë shumë të mundimshme. Duke marrë në konsideratë edhe faktin se sasia e grumbulluar për kohen e harxhuar nuk e justifikon ekonomikisht punën e kryer, kjo tregon më së miri se aktiviteti i grumbullimit të sherbelës së egër e spontane është një aktivitet që i imponohet popullsisë rurale nga niveli i ulët social-ekonomik.

Page 18: Broshura Sherbela e Kultivuar

18

5. Teknika e kultivimit të sherbelës

Nëse grumbullimi, përpunimi dhe përdorimi i sherbelës janë praktika të njohura që në kohët e lashta, kultivimi i saj në fushë të hapur është një eksperiencë e re jo vetëm për vendin tonë por edhe më gjerë. Kërkimi shkencor botëror i përket kohëve të fundit, ndërsa përpjekjet për ti ofruar fermerëve një sërë informacionesh konkrete dhe të aplikueshme, janë ende mjaft të kufizuara dhe fragmentare, duke sjellë në këtë mënyrë, mjaft vështirësi për kultivuesit fillestarë të sherbelës. Në përgjithësi, praktika bujqësore aktivizon një seri teknikash që në mënyra të ndryshme kërkojnë të modifikojnë mjedisin e rritjes së bimëve me qëllim që të optimizojë përdorimin e resurseve që disponon dhe gjithashtu të përcaktojë ndryshime të rëndësishme në cilësinë e sasinë e lëndëve aktive. Rreth këtij argumenti, literatura prezanton mjaft studime, ku në mënyrë të detajuar paraqiten efektet që kanë kultivimi në ambiente të ndryshme, mënyra e mbjelljes (koha dhe densiteti i mbjelljes), plehërimi (kryesisht me azotin), ujitja (në ambientet ku është e mundur), lufta kundër barërave të këqija, teknikat e korrjes dhe konservimit të prodhimit mbi rendimentin sasior e cilësor të lëndëve aktive. Aktualisht, kultivimi i sherbelës në rajonin e M. Madhe, shfrytëzon teknikat kulturale që normalisht aplikohet tek bimët e tjera të fushave, pa bërë investime të kushtueshme në makineri apo pajisje. Mirëpo, intensifikimi i prodhimit me këtë kulturë, çdo ditë e më tepër po përballet me nevojën e përdorimit të praktikave integruese bashkëkohore të cilat kërkojnë në rrallë të parë njohuri teorike aplikative për varietetet më të përshtatshme e produktive , modelet e mbjelljeve, format e plehërimit të integruar, ujitjes e kultivimit deri në ato të kositjes, tharjes e konservimit. Së dyti, kërkon nevojën e njohjes dhe mbështetjes me teknikat e aksesorët që bëjnë të mundur shumëzimin e bimëve, punimin, kultivimin, kositjen, tharjen e amba-lazhimin. Në këtë mënyrë mund të thuhet se, kalimi i sherbelës nga një bimë spontane e egër malore në bimë të kultivuar, kërkon në mënyrë të pashmangshme futjen e saj përmes hallkave të kultivimit shkencor duke filluar që me zgjidhjen e problemeve të seleksionimit e në vazhdim me ato të agroteknikës, mekanikës së përshtatshme bujqësore, konservimit e deri te problemet e marketingut.

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 19: Broshura Sherbela e Kultivuar

19

o PërzgjedhjavarietorePërzgjedhja e species dhe varietetit në përshtatje me mjedisin dhe tokën, është aspekti themelor e kritik për të gjitha llojet e kulturave dhe metodave të kultivimit. Ky aspekt merr një rëndësi akoma më të madhe, në rastin e kultivimit të bimëve aromatike e mjekësore, për faktin se prodhimi përfundimtar dhe shitja në treg, përcaktohen nga përmbajtja sasiore e lëndëve aktive në pjesët e bimës, në kohën e korrjes. Duke qenë se, lëndët aktive si vajrat esenciale, alkaloidët, saponinet, glykozidet apo rezina përcaktohen në mënyrë përfundimtare nga varieteti i përshtatur me mjedisin në të cilin kultivohet, do të thotë se speciet e kultivuara të bimëve mjekësore dhe aromatike janë të “detyruara” të rriten në një mjedis të përcaktuar mirë dhe se ky detyrim nuk është fakultativ, por themelor për suksesin e kultivimit dhe mbarëvajtjen e biznesit. Përveç kësaj pike shumë të rëndësishme, që rregullon dhe ndikon në gjithë procesin e biznesit, duke pasur para sysh se interesi themelor i fermerit është që të kënaqë kërkesat relative të sasisë së prodhimit dhe standardet cilësore tregtare në përshtatje me kërkesat e tregut e të ardhurat finale, me të njëjtin vlerësim duhen konsideruar edhe kërkesat e tjera teknologjike (shërbimet kulturale) siç janë, sigurimi i materialit mbjellës, punimet e tokës, mbjellja, plehërimi, mbrojtja, ujitja, vjelja, përpunimi, konservimi etj.

o PërgatitjaematerialitmbjellësPër kultivuesit e sherbelës, pas përzgjedhjes së varietetit, problemi i sigurimit të materialit mbjellës, është dhe mbetet një nga problemet më të rëndësishme. Në varësi të sipërfaqes mbjellëse, fermeri mund ti sigurojë fidanët duke i kultivuar vetë paraprakisht ose duke i blerë ato tek fermerët që prodhojnë fidanë për treg. Aktiviteti i ushtruar për përgatitjen e fidanit të sherbelës në farishte, operon hap pas hapi sipas një teknike të caktuar duke filluar me përgatitjen e tokës për mbjellje deri në mbjelljen e fidanit në fushë të hapur.

Page 20: Broshura Sherbela e Kultivuar

20

Përgatitja e tokës për mbjellje

Në varësi të kohëzgjatjes së prodhimit të fidanit si dhe kohës së mbjelljes në fushë të hapur të tij, punimet përgatitore të fidanishtes (në fushë të hapur) fillojnë me plugimin e tokës e cila kryhet me kujdes në thellësinë 25-30 cm. Në kushtet e lagështirës dhe temperaturave të përshtatshme (mbi 18 C˚), para mbjelljes së farës, parcela e pluguar diskohet dhe më pas shoqërohet me hapjen e kanaleve kulluese (40-50 cm gjerë) në të gjithë gjatësinë e parcelës duke krijuar në këtë mënyrë vllaja me gjerësi 1.2-1.5 m.

Përgatitja e shtratit të farës

Para mbjelljes së farishtes , për të krijuar një shtrat sa më të përshtatshëm dhe të niveluar, toka paraprakisht frezohet e nivelohet me një motofrezë të përshtatshme për gjërësinë e vllajës dhe më pas rulohet.

Mbjellja e fares

Pas rulimit të vllajës, mbi këtë strukturë të ngjeshur shpërndahet fara. Për të siguruar një mbirje të mire, është e rëndësishme të kushtohet një vëmendje e veçantë pozicionimit të farës e cila nuk duhet të vendoset në asnjë mënyrë më thellë se 1 cm. Në këtë mënyrë mbi farën e shpërndarë, hidhet me lopatë një shtresë dheu rreth 1cm trashësi dhe rulohet përsëri për të evituar “hapësirat ajrore“ rreth farës. Duke marrë në konsideratë fuqinë mbirëse të farës 60-70% si dhe peshën e 1000 kokrrave 6-7 gr., llogaritet se norma e farës në mbjelljet në farishte të jetë rreth10 gr/m2. Kjo normë fare presupozon sigurimin e materialit mbjellës prej rreth 600-700 fidanëve /m2.

Ujitja

Aktiviteti i ujitjes së substratit tokësor gjatë procesit të mbirjes së farës është një nga procedurat më të rëndësishme dhe kërkon vëmendje të veçantë pasi çdo neglizhim mund të komprometojë mbjelljen e

Page 21: Broshura Sherbela e Kultivuar

21

farës. Ky proces i cili fillon menjëherë pas mbulimit të farës realizohet duke aplikuar metodën e ujitjes me pika që i siguron farës lagështirën e pandërprerë gjatë proceseve metabolike të mbirjes.Procedura e ujitjes kryhet sa herë evidentohet fillimi i tharjes së substratit të tokës. Kështu që , në mënyrë rigoroze kërkohet mbajtja nën kontroll të përditshëm e nivelit të lagështirës së tokës dhe furnizimin e saj sa herë bëhet e nevojshme. Mungesa e lagështirës për arsye të ndryshme, gjatë procesit të mbirjes, komprometon mbirjen duke rrezikuar prodhimin e fidanit. KohaembirjessëfarësNë kushtet e mira të lagështirës dhe të temperaturës, tek sherbela, koha e mbirjes zgjat nga disa ditë deri në tre javë. Periudha e mbirjes është periudha më delikate e aktivitetit metabolik të bimës dhe në këtë kohë ajo kërkon një përkujdesje të veçantë duke evituar për disa ditë çdo ndërhyrje në farishte, derisa të kenë mbirë pjesa më e madhe e farave. Çdo ndërhyrje komprometon mbirjen e farërave të tjera në proces e sipër. Kujdesi i kushtuar në manipulimin jo të dendur të farës dhe evitimi i ndërhyrjeve në farishte, është baza e suksesit në prodhimin e farishtes. Shërbimet kulturale Ujitja pas mbirjes Me mbirjen e pjesës më të madhe të farave, fidanët e vogla vazhdojnë të ujiten më të njëjtin intensitet si më parë gjatë mbirjes, derisa ato të

Page 22: Broshura Sherbela e Kultivuar

22

kenë zhvilluar të paktën dy gjethëza të vogla, ato të vërtetat ( ato që vijnë pas kotiledoneve).Më pas, procesi ujitjes orientohet në favor të shpejtimit apo ngadalësimit të procesit të rritjes. Gjithsesi, bimët e reja nuk mund të s’postohen derisa të jenë forcuar mjaftueshëm për mbjelljet në fushë të hapur. Në përgjithësi fidani i sherbelës është i gatshëm të transferohet në fushë të hapur kur gjatësia e bimës arrin 10-12 cm si dhe kur disponon të paktën 4 gjethe. Pastrimi i barërave të këqija Pastrimi i fidanishtes nga barërat e këqija është një proces i paevitueshëm dhe i domosdoshëm që i krijon bimëve hapësirën e nevojshme për një zhvillim të shëndetshëm e vital. Ky proces, për barërat dikotiledone mund të kruhet edhe me dorë ndërsa për bimët monokotiledone kryhet me pompë shpine duke përdorur fokus me normë 2kg/ha në 400 l ujë. Heqja e fidanit nga farishtja Kur fidanët janë rritur mjaftueshëm të mëdha për tu manipuluar ato largohen nga toka duke bërë shumë kujdes që të mos dëmtohet ndonjë pjesë e tyre. Në këtë rast preferohet që të përdoret lopatë e cila futet në tokë deri poshtë rrënjëve dhe tërheq të gjithë grup fidanët së bashku me dheun dhe pasi i shkund, i vendos në enët e posaçme (arkat) për transportimin e tyre në fushë.Heqja e fidanit mund të ekzekutohet edhe me dorë me një normë mesatarisht 800-1000 fidanë /orë.

o PërgatitjaetokëspërmbjelljenëfushëtëhapurNë kushtet teknike të temperaturave (mbi 8 C˚) dhe lagështirës së përshtatshme, përgatitja e tokës për kultivimin e sherbelës, parashikon që në fund të vjeshtës ose fillim të pranverës, para mbjelljes, toka të plugohet në thellësinë 30-40 cm. Ndërsa në toka të ngjeshur, për të siguruar një drenagjim të mirë, plugimi shkon deri në 50 cm. Në plugim të tokës, paraprakisht shpërndahen 30-40 kv/dn pleh organik i staxhionuar. Para mbjelljes, me lesues të butë tip dalte përgatitet mirë shtrati i tokës dhe bëhet piketimi i rreshtave me spango.

Page 23: Broshura Sherbela e Kultivuar

23

o Mbjellja e fidanit

Mbjellja e fushës me bimën e sherbelës, siç është shprehur dhe më lart, mund të realizohet me farë (direkt në fushë të hapur), me kalema, ndarje të bimëve dhe me fidanë.

Në rastin e mbjelljes me farë direkt në fushë, ajo mund të realizohet me makineri normale të grurit ose makineri me preçizion, duke e futur farën në tokë në thellësinë prej 1 cm. Në këto raste norma e farës varion nga rreth 10-15 kg/ha farë deri në 4-6 kg/ha në mbjelljet me makineri me preçizion. Në mbjelljet në temperaturë mesatare mbi 18oC, mbirjet realizohen pas 3-4 javëve. Mbjellja me kalema të rrënjëzuar paraprakisht, është një metodë e preferuar në mbjelljen e sherbelës për faktin se, materiali i përdorur mbjellës është më homogjen, që do të thotë se ai ruan plotësisht karakteristikat e bimëve paraardhëse. Përgatitja e kalemave, zakonisht kryhet në prill-maj duke siguruar copëza 10-15 cm nga degë gjysmë të njoma dhe duke i vendosur ato për rrënjëzim në substrate ranore, të lagët dhe të pasur me lëndë organike. Teknika e mbjelljes me kalema adaptohet për sipërfaqe të vogla dhe koha optimale për të realizuar mbjelljen është gusht-shtatori. Në se dëshirohet të

Page 24: Broshura Sherbela e Kultivuar

24

përshpejtohet mbjellja në fushë të hapur (maj qershor) mund të përdoren kalema të marrë në mars e të rrënjëzuara në sera ose tunele. Duke adaptuar tekniken e mbjelljes me fidan të përgatitura paraprakisht në farishte, materiali mbjellës me parametra të lartësisë mbi 10-12 cm dhe me mbi 4-5 gjethe, mund të mbillet me sukses në fushë të hapur. Mbjellja mund të ekzekutohet me dorë ( ku një punëtor mund të mbjellë në harkun kohor të ditës mesatarisht 80-100 bimë/orë) ose, për më shpejt, me mbjellëse mekanike me dy ose më shumë rreshta. Mbjellja e realizuar gjatë vjeshtë-dimrit ose në fillim të pranverës, për kushtet e vendit tonë, favorizohet nga koha e përshtatshme me lagështirën e nevojshme të tokës për mbjelljet duke bërë të mundur që në vitin pasardhës të mund të merren dy vjelje pa pasur nevojën e ndërhyrjes me ujitje të emergjencës. Procesi i mbjelljes në fushë të hapur , është një moment mjaft delikat dhe stresues për bimët. Nga njëra anë, stresi i shkaktuar nga ndryshimi i mjedisit jetësor dhe nga ana tjetër stresi i shkaktuar nga dëmtimet që mund vijnë si pasojë e manipulimit të fidanëve gjatë spostimit nga farishtja në fushën e prodhimit, kërkojnë kujdes të veçantë dhe operim sa më të shpejtë. Në këtë mënyrë fidanët e përgatitura për mbjellje duhet të largohen nga farishtja vetëm pasi të jetë përgatitë plotësisht toka ku do të mbillen ato.Para mbjelljes, është mirë që toka të jetë e lagur në masën që të mundësojë lehtësisht hapjen e një grope të thellë ( në varësi të madhësisë së fidanit) 8-12 cm, me një copë druri me majë, me diametër 2-3 cm, ku të vendoset pjesa e sistemit rrënjor të fidanit. Pas vendosjes me kujdes e fidanit në këtë vrimë, duke përdorur përsëri shkopin e përgatitur për këtë punë, bëhet lehtë ngjeshja e dheut me fidanin. Gjatë ditëve që kryhet mbjellja, është mirë që për disa ditë bimët të mbështeten me një ujitje të lehtë gjë e cila ndihmon të mos thahen bimët deri sa sistemi rrënjor i tyre të mundësojë vetë tërheqjen e ujit. Në këtë rast përmes ujitjes në formë shiu evitohet tharja e tokës derisa bimët rimarrin aktivitetin e zhvillimit të tyre në mjedisin e ri tokësor.Praktika e aplikuar në rajonin e M .Madhe për mbjelljet e sherbelës në muajt tetor dhe prill ka rezultuar mjaft e suksesshme në ruajtjen e sigurimin e numrit të bimëve si dhe mbështetjen e prodhimit për vitet në vazhdim.

Page 25: Broshura Sherbela e Kultivuar

25

o Densitetiimbjelljes

Në kultivimin e sherbelës, numri i bimëve ndryshon në varësi të llojit të prodhimit që kërkohet (për gjethe apo për farë), nga niveli i infektimit të tokës (ndotjes me barëra të këqija), nga niveli i teknologjisë (mekanikës) që përdoret si dhe nga kushtet klimatike të zonës. Për prodhimin për gjethe mund të adaptohen dy sisteme mbjelljeje, njëri me densitet të lartë deri 150 000 bimë/ha, me distanca 33 cm ( në mes rreshtash) x 20 cm (në mes bimësh), dhe tjetri me densitet më të ulët 75 000 bimë/ha me distanca në mes rreshtave 50 cm -70 cm, në përshtatje me mekaniken që disponon. Mbjelljet me densitet të ulët janë të këshillueshme për të pasur një rendiment të mirë të esencës së vajit të gjetheve. Kjo ndodh për faktin se bimët kanë në dispozicion më shumë dritë e cila ndikon në mënyrë të veçantë në zvogëlimin e rënies së gjetheve e kryesisht të atyre bazale.Në rastet e mbjelljeve me densitet të ulët, një pjesë e tokës mbetet e zhveshur në raport me livadhin dhe si rrjedhojë kjo sjell rrezikun e infeksioneve, si dhe shton nevojën për një numër më të madh të punimeve. Mbjelljet me distancë të mëdha në mes rreshtave, bëjnë që bimët të paraqesin një konkurrencë të vogël në mes tyre dhe për pasojë, rriten të larta e përhapen në mes rreshtave duke e bërë më të vështirë vjeljen e prodhimit. Megjithatë, avantazhet e densitetit të përshtatshëm të livadhit janë, mbulimi total i tokës, i cili zbut shfaqjen e infektueseve, mundëson grumbullimin e prodhimit me makinë kositëse ngarkuese foragjere, siguron prodhim më të madh të gjetheve dhe prodhim më të madh gjethesh në krahasim me pjesën drusore. Ndërsa disavantazhet, qëndrojnë në faktin e vështirësisë që krijon në përdorimin e mjeteve mekanike të rënda pasi ato shkelin kulturën dhe bën të detyruar përdorimin e makinerive të vogla të tipit motokultivuese. Mbjellja me densitet të lartë gjithmonë preferohet në rastet e mbjelljes direkt në fushë. Në toka të thyera me pendencë të fortë, duke mbjellur me makinë mbjellëse këshillohet 15 kg/ha farë ndërsa në tokat e sheshuara ku mund të përdoren makinat me preçizion, mund të përdoren 8-10 kg/ha Ndërsa në rastet e tjera mund të operohet me trapiantim fidani në fillim të pranverës.

Page 26: Broshura Sherbela e Kultivuar

26

o ShërbimetkulturalePër mbjelljen e fidanit apo farës në fushë të hapur është e rëndësishme që toka të jetë punuar mirë dhe e shkrifët.

Gjatë rritjes e zhvillimit të bimëve, janë të nevojshme disa kultivime të cilat kanë për qëllim për të hequr barërat e këqija, për të siguruar futjen nën tokë të lëndëve plehëruese dhe për të zvogëluar humbjet e ujit përmes kapilaritetit. Për të siguruar një rritje të shpejtë të bimëve dhe një konkurrencë të vogël të barërave të këqija, lufta kundër tyre për speciet shumëvjeçare, siç është sherbela etj., është shumë e rëndësishme dhe mund të fillojë që në mbjellje duke përdorur ARESIN (p.sh. monolinuron), VENZAR (p. sh. lenacile) ose GOLTIX (p. sh. metamitrone). Kurse gjatë vegjetacionit lufta kundër barërave të këqija mund të kryhet 2-3 herë në vit me sistemet tradicionale me shatë përgjatë rreshtit dhe punimet me motokultivator ose me frezuese përmes rreshtit.NdërhyrjetdytësoreagronomikeNëse mbjelljet fillestare shoqërohen me një dimër të ashpër, për mbrojtjen e tyre nga ngrica, për favorizimin e zhvillimit të rrënjëve si dhe për të përshpejtuar konsolidimin në tokë, bëhet e nevojshme mbulimi i bimëve.

Page 27: Broshura Sherbela e Kultivuar

27

Në vitin e parë të prodhimit kryhet vetëm një kositje në mes të tetorit gjë e cila stimulon formimin e degëve anësore. Për rinovimin e bimës së sherbelës, çdo vit, në fillim të lulëzimit bëhet vjelja në mënyrë të tillë që në bimë të mbetet një pjesë e gjelbër e degëzave, të cilat mbështesin përshpejtimin e degëzimeve të reja.

o Plehërimi

Praktika e plehërimit paraqet një moment te sintezës së të paktën të tre komponentëve që karakterizojnë aktivitetin përreth fermës bujqësore.

Komponenti agronomik Komponenti ekonomikKomponenti ekologjik

Pa dyshim që të plehrosh tokën do të thotë të plotësosh një kërkesë themelore të agronomisë e cila parashikon integrimin e elementëve ushqimorë derisa kultura të ketë në dispozicionin e saj sasitë e nevojshme për një zhvillim optimal. Nga ana tjetër zgjedhja e formulës dhe e dozave që do përdoren paraqesin gjithashtu një kosto për fermën, gjë për të cilën është e nevojshme pajtimi i aspektit agronomik me atë ekonomik sipas parimit të përfitimit maksimal të nevojave me përdorimin minimal të imputeve. Normativat e reja mbështeten në zvogëlimin sa më të mundshëm të ndikimit që aktiviteti bujqësor ka mbi mjedisin. Me të gjitha këto kërkesa, është e pranueshme të mendohet se një plan i kontrolluar plehërimi, i sjellë nga një sistem i vlerësuar i tokës dhe species, mund të garantojë objektivin e kultivimit të bimëve.Tek bimët e kultivuara , e aq më tepër tek bimët që kultivohen për cilësitë e tyre medicinale, praktika e plehërimit paraqet një moment shumë të rëndësishëm agronomik. Në rastin specifik të sherbelës mjekësore e aromatike është e rëndësishme që dozat e plehërimit të jenë në nivele të tilla që të mbështesin në rrallë të parë cilësinë e së dyti edhe sasinë e prodhimit. Pra, në këtë sektor, ajo që është më me interes, nuk është dhe aq rendimenti në biomasë apo farë se sa karakteristikat e cilësisë dhe rendimenti i lëndëve aktive. Në këto

Page 28: Broshura Sherbela e Kultivuar

28

kushte, normativat e plehërimit tek sherbela duhet të vendosen në parametra të tillë që të mbështesin sigurimin maksimal të esencës vajore në njësinë e sipërfaqes së kultivuar, pa cenuar parametrat cilësor ose me fjalë të tjera pa lejuar akumulimin e lëndëve toksike. Fakti që studime të shumta paraqesin tregues të ndryshëm për normat e plehërimit tek sherbela, lidhet ngushtë me ekotipet, varietetet e hibridet e ndryshme si dhe me kushtet klimatiko-tokësore të kultivimit. Megjithatë të dhënat e literaturës shprehen se për një fushë sherbele 5-vjeçare këshillohet përdorimi i 35-40 kv/dn pleh stalle i staxhionuar, 8-10 kg/dn P2O5 e po aq edhe K2O në fillim të vegjetacionit bimor, në pranverë dhe 4-5 kg/dn azot në çdo vjelje. Eksperimenti i realizuar në Dedaj të Shkrelit mbi disa skema të plehërimit azotik në sherbelën e kultivuar provoi se në kushtet klimatiko tokësore të zonës, aplikimi i dozës 50-80-100 kg l.a. / ha NPK, rrit rendimentin 53% dhe nuk tejkalon limitin e lejuar të përqendrimit në gjethe të nitriteve.Në kultivimin e sherbelës, përveç makroelementëve (NPK), një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar edhe prezencës së mikroelementeve si Hekuri (Fe), Bakri (Cu), Zinku (zn), Bori (B), Molibdeni (Mo), të cilët janë të domosdoshëm në efektivitetin e makroelementëve për rritjen korrekte e të ekuilibruar të bimëve.

o Luftakundërbarëravetëkëqija

Lufta ndaj barërave të këqija është një aktivitet i rëndësishëm në përcaktimin e prodhimit të sherbelës. Tendenca e aplikimit sa më të pakët të herbicideve apo pesticideve për të cilët është folur më lart dhe aplikimi i luftës mekanike e bëjnë këtë aktivitet të rëndomtë dhe rritin koston e prodhimit. Në kultivimin e sherbelës, praktikat bashkëkohore të luftës ndaj barërave të këqija po aplikojnë me sukses metodat e ‘mbjelljes së rreme’, mulqërimit me material organik dhe të biodegradueshëm dhe natyrisht përfshirjen e kulturës në një sistem të riciklimit bimor.

Page 29: Broshura Sherbela e Kultivuar

29

o Sëmundjetdheparazitëtteksherbela

Sherbela në përgjithësi është një bimë mjaft rezistente, e megjithatë edhe ajo në kushte të veçanta mund të goditet nga disa sëmundje e parazitë të ndryshëm si: Mbulimiigjethesmemyktëbardhëështë një nga sintomat klasike të shkaktuara nga një kërpudhë (fungo) e quajtur Erysiphe sp.. Në përgjithësi goditja nga kjo sëmundje nuk është shqetësuese për shëndetin e bimës. Në këtë rast veprohet duke eliminuar pjesët e goditura nga sëmundja. Njollatezezatëçiftëzuarame dimensione të vogla dhe të përhapura në pjesën e sipërme të gjethes, që në fund shkrihen me njëra tjetrën, është një sintomë që tregon se ka mundësi të kemi të bëjmë me prezencën e atakimit nga Peronospora sp.., një kërpudhë që shkakton dëme të mëdha tek bimët. Gjethet e goditura nga kjo sëmundje thahen duke marrë formën e cingares dhe bien. Lufta kundër kësaj sëmundjeje është shumë e vështirë, e megjithatë ajo mund të frenohet duke përdorur anticrittogame ma bazë bakri. Kalbjarrënjoreebazale.Bima e sherbelës në kushtet e prezencës së rritur të lagështirës mund të goditet nga kalbje të ndryshme të rrënjëve dhe bazës. Këpurdhat që shkaktojnë këtë tip sëmundjeje mund të jenë Pythium sp. dhe Rhizoctonia sp.. Kjo sëmundje mund të evitohet përmes masave agroteknike të evitimit të ujit të ndenjur në tokë , si dhe përmes evitimit të lagështirës së tepërt mjedisore. Deformimi i gjetheve tek sherbela është sintomë klasike e goditjes së Nematodeve që manifestohet paraprakisht me dëmtimin e gjetheve, zverdhjen dhe prezencën e mbledhjes së gjethes deri në deformimin e saj. Kjo është një goditje që është vështirë të luftohet, por përmes

Page 30: Broshura Sherbela e Kultivuar

30

masave agroteknike të evitimit të lagështirës së tepërt dhe të ujitjes gjethore, ajo mund të evitohet më tej. Zverdhje e gjetheve me shfaqjenjollash. Kjo sintomë e shoqëruar me vyshkje të gjetheve dhe me një pamje si e pluhurosur, duke evidentuar prezencën e merimangës së hollë kryesisht në faqen e posht-me të gjethes, tregon për një goditje nga ana e merimangës së kuqe, Panonychus ulmi, insekt shumë dëmtues. Duke marrë në konsideratë se shkaktari kryesor i goditjes nga ky parazit është mungesa e lagështirës, në fazat e para të evidentimit të kësaj sintomë, rekomandohet rritja e nivelit të lagështirës në mjedisin e bimëve. Nëse dëmtimi avancon në një fazë më të rëndë atëherë rekomandohet përdorimi i insekticideve specifike të regjistruar për këtë bimë.Prania e insekteve të vogla nëngjyrënëtëbardhë-verdhë-jeshile mbi bimë, provon prezencën e afideve ose siç thuhet në përgjithësi, të morrave. Në se ato vihen re me një lente zmadhimi, dhe konfrontohen me foton këtu pranë, nuk mund të gabohet në diagnostikimin e tyre. Në këtë rast, masa që duhet marrë është trajtimi i bimëve me antiparazitarë specifik të regjistruar për këtë bimë.

o Vjeljaesherbelësdhekohaballsamikeesaj

Studimet shkencore mbi rendimentin e prodhimit kanë treguar se ky tregues përcaktohet nga kultivari, biomasa si dhe nga stadi bimor i vjeljes. Deri vonë, vlerësimi i stadit më të mirë për vjeljen është bërë përmes konstatimeve empirike. Eksperienca e shtuar, ka bërë të mundur

Page 31: Broshura Sherbela e Kultivuar

31

që përmes pasqyrave të analizave laboratorike të realizuara në etapa të ndryshme të zhvillimit bimor, të përcaktojë kohen ballsamike të sherbelës që, me fjalë të tjera do të thotë periudha kur pjesa e bimës për të cilën ka interes, formon një prodhim me prezencën më të lartë të lëndëve aktive.Çdo specie ka një periudhë të veten ballsamike që mund të ndryshojnë nga zona e kultivimit, toka, ndryshimet klimatike, lartësia mbi nivelin e detit , mosha e bimës. Për sa i përket kultivimit të sherbelës në kushtet klimatiko-tokësore të M. Madhe, koha ballsamike, ose koha e përshtatshme për vjeljen, korrespondon me zhvillimin e plotë vegjetativ, me fazën e fillimit të lulëzimit. Në vjeljen e parë vjetore koha ballsamike korrespondon me dekadën e dytë të qershorit. Kurse në vjeljen e dytë vjetore, në kushtet klimaterike të rajonit të M. Madhe, bima e sherbelës nuk arrin të zhvillohet sipas ciklit bimor të shprehur në vjeljen e parë vjetore. Pra në këtë vjelje, nuk ka një kohë ballsamike të sherbelës. Rrjedhimisht edhe rendimenti varion në varësi të vitit. Gjithsesi, në këtë rast, sherbela mund të kositet në një moment të përshtatshëm thatësire në muajt tetor- nëntor.

Vjelja e gjetheve të sherbelës duhet të kryhet në ditë të thata duke evituar grumbullimin e bimëve të lagura nga shiu apo vesa. Momenti më mirë për vjeljen është në orët e para të mëngjesit, sapo bimët janë tharë nga vesa ose në darkë pas perëndimit.

Page 32: Broshura Sherbela e Kultivuar

32

Prania e vesës në gjethet e vjelura, ndikon në proceset e nxirjes dhe fermentimit. Gjatë orëve më të nxehta të ditës, pjesa e bimës së këputur dhe e lënë shtrirë në fushë është subjekt i një procesi të shpejtë pjekjeje (tharje e shpejtë) dhe fermentimi, me pasoja të humbjes së lëndëve aktive, ndryshimi të ngjyrës e përmbajtjes, dhe amortizimi të saj. Periudha e pushimit vegjetativ të bimës përfshinë pothuajse të gjitha bimët e egra e spontane ( me ndonjë përjashtim të vogël) nga fillimi i dimrit e deri në mbarim të tij. Duke qenë së bima nuk ka marrë akoma formën e plotë të zhvillimit dhe rendimentet e lëndës së thatë (1-1.5 t/ha) si dhe ai i vajit esencial janë të ulëta., në vitin e parë të prodhimit, merret vetëm një vjelje në muajin tetor. Kurse në vitin e 2,3,4 , në kushtet e rajonit të M. Madhe, mund të merren dy vjelje me një rendiment vjetor mbi 3-4 t/ha. Aplikimi i plehrave kimike, në këtë rajon, në doza që nuk ndikojnë negativisht në cilësinë e sherbelës (50-80-100 NPK) ka bërë të mundur marrjen e rendimenteve akoma më të larta me mbi 4.5-6 t/ha.

o Përzgjedhja,transportidhepërgatitjaeprodhimitpasvjeljesPunimet për përgatitjen e lëndës së parë fillojnë menjëherë pas korrjes së prodhimit dhe përbën një fazë shumë të rëndësishme për rendimentin dhe cilësinë përfundimtare të lëndëve aktive. Me termin përgatitje nënkuptohen një seri operacionesh të cilat përfshijnë në mënyrë të detajuar seleksionimin në fushë, futjen e prodhimit në mjetet e transportit (thasë apo konteinitorë), transportimin në fermë, punimet e fundit të seleksionimit ne fermë dhe ndërhyrjet e tjera eventuale të cilat ndryshojnë nga rasti në rast. Menjëherë pas korrjes bëhet seleksionimi në fushë, duke ndarë lëndën e huaj të dukshme, si bimët e llojeve të tjera dhe çdo pjesë të ndryshuar të produktit. Pas përfundimit të ngarkimit të materialit në mjetet e transportit, për të zvogëluar rrezikun e prishjes, prodhimi duhet të niset menjëherë në qendrën e fermës. Vlen të theksohet se, punimet e seleksionimit, ngarkimit dhe transportit duhet të kryhet në të njëjtën kohë me vjeljen dhe jo në përfundim të kësaj, përndryshe, koha e qëndrimit në fushë do të ishte shumë e gjatë. Grumbullimi i prodhimit në një vend e për kohë të gjatë, ose ngjeshja e prodhimit të sapo korrur favorizojnë formimin e lagështirës e për pasojë ndikojnë në fillimin e procesit të fermentimit i cili ndryshon

Page 33: Broshura Sherbela e Kultivuar

33

në mënyrë të pakthyeshme cilësinë e lëndëve aktive prezent në bimë. Kjo përbën një organizim dhe një ngarkesë shumë të lartë të punës me dorë, por është kusht themelor për suksesin e kultivimit.

o TharjaeprodhimitMenjëherë pas vjeljes, në se nuk ndërhyhet shpejt me operacionet e konservimit, marrin rrugë një seri reaksionesh kimike enzimatike të cilët për një kohë të shkurtër sjellin degradimin e materialit bimor.Procesi i tharjes ose i largimit të ujit sipas metodave dhe parametrave të caktuara, “ndërpret” aktivitetin enzimatik, pra thjeshtë pengon veprimin e tyre. Ndërsa, tharja e sherbelës në diell të hapur dhe në kushtet e temperaturave të larta ndikon në shkatërrimin strukturave molekulare jo vetëm të sistemeve enzimatike por edhe lëndëve aktive. Nga pikëpamja praktike, tharja mund të kryhet me mjete natyrore ose artificiale. Tharja natyrale mund të kryhet në hije dhe duke e ventiluar e tharë për një kohë të gjatë. Pra, materiali bimor vendoset (hapet) në shtresa të holla mbi trinat e tharjes në mënyrë të tillë që ajri të mund të përhapet dhe përshkojë në të gjitha anët e materialit bimor. Tharja artificiale mbështetet në ventilimin e forcuar të ajrit të ngrohtë me temperatura që nuk kalon 40-45 ° C, nëse është e mundur midis 25 dhe 30 ° C. Në këto kushte, pas pak kohësh (24 - 48 orë apo më gjatë, në varësi të pjesëve të bimëve), aktiviteti i enzimave bllokohet. Nëse, në vazhdim rivendosen kushtet e temperaturës dhe lagështisë të përshtatshme për zhvillimin e enzimave, fermentimi rifillon aktivitetin. Në këtë mënyrë është e domosdoshme që menjëherë pas tharjes duhet të operohet me aktivitetin e konservimit të prodhimit.

o KonservimiiprodhimitFaza e konservimit fillon kur prodhimi bimor përmbush procesin e plotë të tharjes. Natyrisht, për të mos e përshpejtuar kohën apo për të mos zënë hapësirën e nevojshme që mund të jetë e dobishme për të filluar një cikël të ri të tharjes, është shumë e rëndësishme për të njohur këtë moment. Në përgjithësi, momenti optimal i konservimit (30-32% lagështirë) njihet thjesht duke marrë në dorë një sasi prodhimi dhe duke e shtrënguar atë. Nëse materiali thyhet me fraktura të qarta duke krijuar një zhurmë karakteristike të biskut të degës ose të gjethes

Page 34: Broshura Sherbela e Kultivuar

34

së tharë ose nuk lë mbetje të lagështirës në dorë, atëherë mund të thuhet se procesi i tharjes është kompletuar. Kur bima ose materiali bimor ka arritur shkallën e duhur të tharjes, ajo duhet të kalojë nëpër procese të tjera siç janë : seleksionimi i thatë, punimet e ndryshme pas tharjes, stacionimi. Seleksionimi i lëndës të thatë ka funksionin e largimit të lëndëve të huaj ose të seleksionimit dhe të ndarjes së prodhimit sipas k lasave të cilësive të ndryshme. Punimet e tjera me lëndën e parë si ngjeshja, vlerësimi, grirja e ventilimi, mund të kryhen para paketimit përfundimtar. Stacionimi ose maturimi është një proces që synon të bëjë të mundur stabilizimin e prodhimit të tharë. Ai realizohet në lokale me ambiente të freskëta, të mbrojtur nga drita dhe ndryshimet e nivelit të lagështirës. Qëllimi i këtij operacioni është që të ekuilibrojë shkëmbimin e lagështirës në mes të pjesëve shumë të thata dhe atyre akoma me lagështirë prezent në masë, duke favorizuar në këtë mënyrë formimin e një uniformiteti të karakterit që i referohet avantazhit kryesor tregtues të prodhimit. Sapo arrihet stabiliteti dhe uniformiteti i karaktereve, prodhimi ruhet i paketuar në pritje të shitjes në ambiente të thata e të ajrosura ose në ambiente hermetike.

6. Mekanizimi i punimeve bujqësore në kultivimin e sherbelës Në aktivitetin e prodhimit të sherbelës, si për të gjitha bimët e tjera, racionalizimi i fuqisë punëtore është një objektiv i biznesit që mund të arrihet përmes mekanizimit të proceseve bujqësore. Në ciklin e prodhimit të sherbelës mjekësore e aromatike, aktualisht, mbjellja, lufta e barërave të këqija dhe vjelja janë tri fazat kryesore ku koncentrohet përdorimi dhe ngarkesa e punës me dorë. Procesi i prodhimit parashikon natyrisht edhe punime të tjera kulturale si puna për përgatitjen e materialit të shumëzimit, plehërimi, ujitja e lufta ndaj parazitëve, por nga pikëpamja e përdorimit të punës me dorë, këto të fundit janë zëra (operacione) të një rëndësie minore në krahasim me ato tre të përmendura më lart. Prandaj përpjekjet e përdorimit racional

SH

ERBELA

E K

ULT

IVU

AR

Page 35: Broshura Sherbela e Kultivuar

35

të mekanizimit dhe të planifikimit të fuqisë punëtore duhet të jetë e përqendruar në këto tri faza.Ndërhyrja e parë, nga pikëpamja praktike dhe ekonomike është e lidhur me përgatitjen e tokës. Punimet kryesore kryhen duke përdorur mjetet që shmangin në linjë të përgjithshme kthimin e shtresave të thella të tokës dhe favorizojnë ajrosjen edhe në thellësi, përmes përdorimit të plugut me dy veshë ose një vesh të tipit martinel ose të mjeteve të tjera të përshtatshme. Përgatitja e shtratit të farës duhet të bëhet me kujdes, duke përdorur lesues të butë tip dalte në vend të lesuesit rrotullues ose frezës, të cilat duhet të ndalohet absolutisht. Në mbjelljen e fidanit, mekanizimi i ndërhyrjes, akoma ka një rreze të largët aplikimi. Ndërsa për mbjelljet (me farë) direkt në fushë mund të përdoren makinat mbjellëse më preçizion, te përshtatura për madhësinë e farës së sherbelës të cilat lejojnë kursime të mëdha në fuqi punëtore. Në luftën ndaj barërave të këqija e cila zakonisht në të gjitha llojet e kultivimeve përfaqëson një nga aktivitetet më të bezdisshëm dhe të shtrenjta, natyrisht duhet të parashikohen të gjitha masat e mundshme për të kufizuar punën e dorës. Ndër masat kryesore që tashme njihen në

Page 36: Broshura Sherbela e Kultivuar

36

bujqësi janë metoda e “mbjelljes së rremë” e cila është e mundur nga pikëpamja teknike, mulqerimi me material organik edhe të biodegradueshëm dhe natyrisht përfshirja e kulturës në një sistem të riciklimit bimor. Në fazën e pas mbjelljes, në rast se sistemet e mëparshme nuk ishin të mjaftueshme apo të zbatueshme, ndërhyhet zakonisht me anë të makinerive specifike, si lesa sipërfaqësore dhe tipe të tjera të prashitëseve. Në këtë rast, në tokat skeletike, mund të ndërhyhet gjithashtu në mes rreshtave me kultivator ushqyes ose jo ushqyes me organe punues të tipit daltë të lëvizshme e cila ndikon në shkrifërimin e tokës, ajrimin si dhe luftën kundër barërave të këqija. Së fundi, operacioni më i rëndësishëm dhe delikat në të gjithë ciklin bimor është vjelja. Zakonisht organet më të ndjeshme ose të vlefshme (lule, sythet, fidanët) grumbullohen me dorë, sepse një korrje mekanike do të çonte në një reduktim apo zhdukje totale të vlerës së prodhimit, të paktën nga pikëpamja tregtare. Ndërsa, vjelja me dorë e sherbelës, që aktualisht aplikohet gjerësisht nga fermerët, është një operacion shumë i rëndë dhe kërkon shumë fuqi punëtore, e cila padyshim ndikon negativisht në koston e prodhimit. Mirëpo për këtë proces, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë tregu nuk njeh akoma makina specifike për këtë qëllim. Megjithatë, në rastin e sherbelës, ku materiali për vjelje është pjesa mbitokësore, gjethja, mund të adaptohen makinat korrëse-lidhëse te përshtatshme për distancat e rreshtave.

Tirazshi: 300 kopjeFaqosur dhe Shtypur: