17
Kapitulli 6 Evolucioni: shkencë e mirë? 92 Biogjeografia Biogjeografia është studimi i shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve kudo nëpër botë. Prej kësaj, dihet se secili prej kontinenteve ka florën dhe faunën e tij karak- teristike. Në Afrikë, për shembull, ne gjejmë rinocerontët, hipopotamët, lua- nët, hienat, gjirafat, zebrat, shimpanzetë dhe gorillat. Në Amerikën e Jugut nuk gjendet asnjë nga këto. Në vend të tyre, ajo strehon pumat, jaguarët, rakunët, oposumët dhe armadilët. Marsupialët gjenden në Australi dhe në Amerikën e Jugut, por jo në Evropë. Vëzhgime të tilla i kanë bërë biogjeografët ta ndajnë botën në gjashtë rajone kryesore të faunës (Fig. 34). Në mënyrë të ngjashme, janë identifikuar gjashtë rajone të mëdha të florës (Fig. 35). Evolucionistët pre- tendojnë se shpjegimi më i arsyeshëm për këto shpërndarje biogjeografike është se kafshët dhe bimët e ndryshme evoluan në mënyrë të veçantë, nga paraardhë- sit që kolonizuan zonat e ndryshme të botës miliona vjet më parë. Dëshmia e mëtejshme për këtë është debatuar nga studimi i biogjeografisë së ishujve. Për shembull, nga 1500 speciet e njohura të mizës së frutave (Drosophila), afro Fig. 3 Gjashtë rajonet kryesore të faunës.

Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?92

Biogjeografia

Biogjeografia është studimi i shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve kudo nëpër botë. Prej kësaj, dihet se secili prej kontinenteve ka florën dhe faunën e tij karak­teristike. Në Afrikë, për shembull, ne gjejmë rinocerontët, hipopotamët, lua­nët, hienat, gjirafat, zebrat, shimpanzetë dhe gorillat. Në Amerikën e Jugut nuk gjendet asnjë nga këto. Në vend të tyre, ajo strehon pumat, jaguarët, rakunët, oposumët dhe armadilët. Marsupialët gjenden në Australi dhe në Amerikën e Jugut, por jo në Evropë. Vëzhgime të tilla i kanë bërë biogjeografët ta ndajnë botën në gjashtë rajone kryesore të faunës (Fig. 34). Në mënyrë të ngjashme, janë identifikuar gjashtë rajone të mëdha të florës (Fig. 35). Evolucionistët pre­tendojnë se shpjegimi më i arsyeshëm për këto shpërndarje biogjeografike është se kafshët dhe bimët e ndryshme evoluan në mënyrë të veçantë, nga paraardhë­sit që kolonizuan zonat e ndryshme të botës miliona vjet më parë. Dëshmia e mëtejshme për këtë është debatuar nga studimi i biogjeografisë së ishujve. Për shembull, nga 1500 speciet e njohura të mizës së frutave (Drosophila), afro

Fig. 3� Gjashtë rajonet kryesore të faunës.

Page 2: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 93

Fig. 3� Gjashtë rajonet kryesore të florës

një e treta e tyre jetojnë vetëm në Ishujt Havai. Këta ishuj gjithashtu strehoj­në më shumë se 1000 specie kërmijsh dhe molusqesh të tjerë të tokës që nuk gjenden askund tjetër.

Këtu, përsëri është e domosdoshme të bëhet dallimi mes specifikimit brenda një lloji (që është pranuar si fakt edhe nga kreacionistët, edhe nga evolucionistët) dhe evolucioni mes llojeve. Biogjeografia vërtet siguron fakte për të parën, dhe mizat e frutave, kërmijtë dhe molusqet e tjera të gjetur në Ishujt Havai argu­mentueshëm sigurojnë disa nga dëshmitë më të forta që kemi për këtë çështje. Në mënyrë të ngjashme, ekziston dëshmi e qartë biogjeografike për specifiki­min e trishtilave përreth arkipelagut Galapagos, ku specie të ngjashme, por të ndryshme, u gjetën në ishujt e ndryshëm.1 Pothuajse pa dyshim, kjo ishte e dukshme ngaqë ishujt janë mjaftueshëm pranë njëri­tjetrit për t’ua mundësuar fluturimin disa zogjve për në ishujt fqinjë, por ishin mjaftueshëm larg njëri­tje­trit që kolonia e re të izolohej nga grupi fillestar dhe të kishte më pak të ngjarë që të çiftëzoheshin me ta. Po, sa mirë i shpjegon teoria evolucionare vëzhgimet më të përgjithshme të biogjeografisë?

Në fakt, disa vëzhgime biogjeografike janë tejet të vështira për t’i shpjeguar brenda një kornize evolucionare. Sipas teorisë së evolucionit gjitarët u zhvillu

Page 3: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?9�

an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto krijesa debatohet se kanë evoluar mes të tjerëve në marsupialët që gjenden në Australi dhe në plaçentalët që gjenden në Evropë dhe në pjesët e tjera të botës. Ajo që është kaq e mrekullueshme për këto dy grupe është se, ndërkohë që sistemet e tyre të riprodhimit janë rrënjësisht të ndryshëm, në mënyra të tjera ato janë shumë të ngjashme. Për shembull, strukturat skeletore të disa qenve plaçentalë Evropianë janë pothuajse identike me ato të qenve marsupi­alë Australianë. Kjo është sidomos e dukshme kur krahasohen kafka e ujkut marsupial Tasmanian (Thylacinus cynocephalus) me kafkën e ujkut plaçental Evropian (Canis lupus) (Fig. 36). Plaçentalët dhe marsupialët e tjerë, të cilët supozohet se kanë evoluar në mënyrë të pavarur nga njëri­tjetri, gjithashtu tregojnë karakteristika të ngjashme (Fig. 37). A është vërtet e besueshme se mutacionet e rastësishme dhe kushtet mjedisore në kontinentet e ndara mund të kenë shkaktuar këto ngjashmëri?

Meqë evolucioni debatohet se është një dukuri globale, do të pritej që në shumë vende kudo nëpër secilin kontinent të dilnin specie të reja. Prandaj, teo­ria evolucionare do të parashikonte se qendrat e shpërndarjes së bimëve dhe kafshëve do të shpërndaheshin rastësisht, e jo të përqendroheshin në disa zona.2 Megjithatë ka qenë njohur për shumë vjet, se nuk ndodh kështu. Deri në vitin 1820, Agustin de Kandole [Augustin de Candolle] e kuptoi se modeli global i shpërndarjes së bimëve është pranë atij të ‘zonave të endemizmit’, ku shumë bimë të ndryshme janë mbyllur brenda së njëjtës krahinë dhe shpesh brenda rajoneve të vogla (shih Fig 41).3 Si pasojë, zonat e de Candolles me endemizëm të lartë bimësh u gjetën se korrespondonin gjithashtu me zonat e endemizmit të lartë të kafshëve.4

Një problem tjetër për shpjegimet evolucionare të biogjeografisë del, për

Fig. 3� Kafkat e ujkut plaçental (majtas) dhe ujkut marsupial (djathtas) © John Lewis 2009

Page 4: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 9�

Fig. 3� Gjitarët placentalë (majtas) dhe homologët e tyre marsupialë (djathtas) © John

Lewis 2009

Page 5: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?9�

shkak se bimët dhe kafshët e ngjashme gjenden jo vetëm përmes rajoneve të to­kës ose të ishujve fqinjë, por edhe në kontinente të ndryshme, të ndara nga rripa të mëdhenj toke ose oqeani. Këto quhen shpërndarjet e veçuara. Evolucionistët ndonjëherë i shpjegojnë këto duke debatuar se zhvendosja kontinentale i ndau grupet e ngjashme që dikur jetuan në afërsi të njëri­tjetrit dhe për këtë arsye kishin paraardhës të përbashkët (Fig. 38). Për shembull, ky është shpjegimi që jepet lidhur me përse mushicat kironomide gjenden në Antarktidë, Australinë e Jugut, Amerikën e Jugut, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut.5 Megjithatë, sipas vetë teorive të evolucionistëve, shumë specie që janë të veçuara nëpër kontinentet që dikur ishin të bashkuar, evoluan pas ndarjes së tyre.6 Për shembull, Amerika e Jugut dhe Afrika supozohet se u ndanë afro 100 milionë vjet më parë, por speciet e kaktusit, që supozohet se evoluoi në Afrikën e Jugut afro 30 milionë vjet më parë, gjenden gjithashtu në Afrikë. Në mënyrë të ngjashme, shpjegimet evolucionare të shfaqjes së brejtësve të gjendur në Amerikën e Jugut dhe në Afrikë nuk i përshtaten kohës së pranuar përgjithësisht për zhvendosjen konti­nentale.7 Njihen gjithashtu shumë veçime të tjera enigmatike kudo nëpër këto kontinente.8 Për më tepër, speciet e veçuara janë gjetur shpesh në kontinentet që nuk kanë qenë kufizuar ndonjëherë me njëri­tjetrin. Për shembull, shumë bimë dhe insekte njihen se janë të veçuara përmes Oqeanit Paqësor.9 Për shembull, shpërndarja e gjinisë së bimëve Clethra paraqitet në Fig. 39. Mjaft interesante, oposum [Shën. i Përkthyesit: Mi marsupial i Amerikës] Dromiciops, i gjetur në Kili, është shumë më i afërt me marsupialët Australianë se sa me marsupialët e tjerë të Amerikës së Jugut.10

Ka një bollëk të anomalive të tjera biogjeografike që nuk i përshtaten mode­lit të pritshëm evolucionar. Për shembull, fauna e Afrikës qendrore dhe jugore është më e afërt me atë të Azisë se sa me atë të Afrikës veriore,11 dhe flora e gje­tur në Madagaskar është në mënyrë të spikatur e ngjashme me atë të Indone­zisë.12 Crawberries (Empetrum) gjenden vetëm në rajonet më veriore të hemis­ferës së veriut dhe në rajonet më jugore të hemisferës së jugut. Shumë bimë që kanë lidhje mes tyre gjenden vetëm në Amerikën Veriore lindore dhe në Azinë lindore. Një studim i kryer nga Muzeu i Shtetit Ilianois tregoi se 627 gjini të farave të bimëve janë të përbashkëta për Azinë lindore dhe Amerikën e Veriut lindore, 151 nga të cilat nuk gjenden në Amerikën e Veriut perëndimore.13 Në mënyrë kuptimplotë, disa nga bimët (dhe kafshët) që gjenden në Azinë lindore dhe Amerikën e Veriut lindore janë identike në nivelin e specieve, duke treguar se veçimet u shfaqën shumë vonë (domethënë, brenda disa mijëra viteve të fun­

Page 6: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 9�

Fig. 38 Ndarja e kontinenteve sipas gjeo-

logjisë së një toke të lashtë.

Kreacionistët besojnë gjithashtu se kontinen-

tet dikur ishin bashkë, por ato u ndanë shpejt,

e jo duke ‘u zhvendosur’ larg njëri-tjetrit gjatë

miliona viteve. Kjo ka të ngjarë të ketë ndodhur

gjatë Përmbytjes së Zanafillës ose shumë shpejt

pas saj.

Page 7: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?98

dit). Nëse këto veçime do të kishin ndodhur miliona vjet më parë, siç besojnë evolucionistët, ka shumë pak të ngjarë që kaq shumë specie do të kishin mbe­tur të njëjta nga të dyja zonat. Kjo ndodh pasi dihet se bimët dhe kafshët ndry­shojnë shpejt në përgjigje të ndryshimeve në mjediset e tyre.

Të dhënat e fosileve gjithashtu prezantojnë probleme për shpjegimet e evolu­cionistëve për biogjeografinë. Për shembull, ka shumë fosile të ngjashme bimësh në Amerikën e Veriut perëndimore dhe në Azinë lindore, por, sipas shpjegimit me anë të zhvendosjes kontinentale të preferuar prej gjeologëve, këta shkëm­binj u formuan kur Alaska dhe Rusia ishin të ndara prej mijëra kilometrash nga oqeani.14 Ndërkohë që marsupialët e gjallë janë shumë të kufizuar në Australi dhe në Amerikën e Jugut, fosilet e tyre të periudhës që gjeologët e quajnë ‘Kretaku i Vonë’ (supozohet mes 85 dhe 65 milionë vjet më parë) gjenden ekskluzivisht në Euroazi dhe në Amerikën e Veriut. Siç vërehet nga Riçard Sifeli [Richard Cifelli], një Profesor i Asociuar në Departamentin e Zoologjisë në Universitetin e Oklahomës, ‘ky ndryshim gjeografik mbetet i pashpjeguar’.15 Mjaft intere­sante është se fosilet e marsupialëve tani janë gjetur në çdo kontinent.16 Sipas teorisë evolucioniste, plaçentalët evoluan në hemisferën e veriut dhe nuk u shfaqën në Australi deri afro pesë milionë vjet më parë. Megjithatë, një zbu­

Fig. 39 Shpërndarja e gjinisë së bimëve Clethra

Nga Robert Thorne, ‘Veçimet kryesore në zonat gjeografike të Bimëve me fara’, The Quarterly Review

of Biology, 47/4 (1972), fq. 381.

Page 8: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 99

lim i kohëve të fundit i asaj që duket se është një fosil plaçental në Australi, në shkëmbinj që supozohet se janë 120 milionë vjeçarë, i ka bërë evolucion­istët të sugjerojnë se plaçentalët mund të kenë evoluar fillimisht në hemisferën e jugut, kanë migruar në veri, dhe pastaj u zhdukën në kontinentet jugore!17 Dihet se luanët kanë jetuar në Izrael, por fosilet e luanëve nuk janë gjetur atje. Në mënyrë të ngjashme, miliona bizonë dikur i binin kryq e tërthor SHBA­së, por atje janë gjetur shumë pak fosile bizonësh. Për të argumentuar se një kaf­shë e veçantë duhej të kishte evoluar në një vend të caktuar, thjesht për shkak të dëshmisë se nuk është gjetur (ende) se ajo jetonte diku gjetkë, nuk është do­mosdoshmërisht shkencore.

Për këto arsye, është e qartë se shpërndarjet e vëzhguara të organizmave nuk mund të shpjegohen thjesht duke debatuar se ato evoluan në ato vende ku nuk gjenden tani. Për pasojë, evolucionistët i kanë plotësuar modelet e tyre të biogjeografisë me teori alternative, të tilla si migrimi përmes urave tokësore interkontinentale që ekzistonin më përpara, transportin me anë të zogjve dhe të erës, dhe shpërndarjen transoqeanike të bimëve dhe kafshëve mbi qilima bi­morë që pluskonin mbi ujë.18 Në disa raste, debatohet se shpërndarjet që tani janë të veçuara më përpara ishin të vazhdueshme, dhe se bimët ose kafshët e këtyre grupeve u zhdukën në zonat lidhëse tokësore. Një tjetër teori e propozuar për të shpjeguar vëzhgimet enigmatike biogjeografike është ‘evolucioni kon­vergjent’. Sipas kësaj, organizmat e ndryshëm evoluan në forma të ngjashme në pjesë të ndryshme të botës si rezultat i nevojës për t’u adoptuar ndaj mjediseve të ngjashme. Ky është shpjegimi që jepet nga evolucionistët për ngjashmëritë mes marsupialëve dhe plaçentalëve në Fig. 36 dhe 37, për shembull.19

Në çdo diskutim të modeleve të biogjeografisë duhet pranuar se shumë prej teorive janë, në mënyrë të pashmangshme, mjaft të varfra në të dhëna, dhe për pasojë, janë mjaft të pasura në imagjinata. Ngjarjet që po diskutohen ndodhën që të gjitha shumë vjet jashtë memories së gjallë dhe shumë prej dëshmive që mund ta kenë mbështetur ndonjë pikëpamje të veçantë mund të jenë zhdukur kohë më parë. Ndoshta është e rëndësishme se, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, çështja për interpretimin evolucionist të biogjeografisë u bazua mbi besimin në kontinentet e fiksuara, të veçuara, kurse tani argumentohet se modelet e vëzhguara të jetës e mbështesin një interpretim evolucionist të biogjeografisë bazuar mbi zhvendosjen kontinentale. Ndoshta e vërteta është më pranë pikë­pamjes së shprehur nga Dr. Gareth Nelson dhe Dr. Norman Platnick të Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore, që pohojnë, ‘biogjeografia (ose shpërndarja

Page 9: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?100

gjeografike e organizmave) nuk ka demonstruar se është dëshmi pro ose kundër evolucionit në asnjë rast.’20

Megjithatë, kreacionistët mund të kthehen te Bibla për të dhëna në lidhje me të kuptuarin e shpërndarjes globale të faunës dhe florës. Sipas kësaj, një rikoloni­zim i botës filloi menjëherë pas Përmbytjes së Zanafillës, kur ujërat u larguan (Zanafilla 8). Kafshët zbritën nga arka, dhe bimësia pluskuese, duke mbartur farat, insektet dhe peshqit e ujërave të ëmbla, do të vendosej mbi tokën që po shfaqej mbi ujë. Modelet kreacioniste përqendrohen në katër procese kryesore që kuptohet se kanë ndikuar biogjeografinë e pas­përmbytjes:

• transporti transoqeanik mbi qilima pluskues• transporti prej njeriut• migrimi dhe zhdukja e pjesshme• specifizimi

Transporti transoqeanik mbi qilima pluskuesPotenciali për shpërndarjen e bimëve dhe kafshëve përmes hapësirave të mëdha të ujit me anë të ndonjë trapi natyror ka qenë pranuar prej evolucionistëve dhe kreacionistëve për shumë vjet. Profesori Pol Mudi [Paul Moody] i Universitetit të Vermontit argumentoi,

Në kohët e përmbytjes, masa të mëdha toke dhe të bimësisë që e mbulonte atë, duke përfshi­

rë pemët, mund të ishin shkëputur prej brigjeve të lumenjve dhe të kishin dalë me shpej­

tësi për në det. Ndonjëherë masa të tilla janë gjetur duke pluskuar në oqean, shumë larg

nga toka, ende të gjelbra dhe të harlisura, me palma, njëzet deri në tridhjetë këmbë (7­10

m) të larta. Ka shumë mundësi që kafshët e tokës mund të ishin transportuar në distanca

të mëdha në këtë mënyrë. Mayr shënon se shumë rryma tropikale oqeanike kanë një shpej­

tësi të paktën dy nyje detare; kjo mund të shkojë deri në pesëdhjetë milje [80 km] në ditë,

1000 milje [1600 km] në tri javë.21

Kohët e fundit, ideja e transportimit të trungjeve është avancuar prej evolucio­nistëve për të shpjeguar prezencën e Bear Cuscus (Ailurops ursinus) dhe Dwarf Cuscus (Strigocuscus celebensis) në ishullin Sulauesi22 dhe të lemurëve në ishujt e Madagaskarit.23 Në vitin 1995, peshkatarët dëshmuan kolonizimin e ishul­lit të Anguilës në Inditë Perëndimore prej iguanave. Këto erdhën në njërin prej brigjeve lindore të ishullit, pasi kishin lundruar atje mbi një qilim trungjesh dhe

Page 10: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 101

rrënjësh të pemëve, pak javë pasi dy urraganë i goditën ishujt e Antileve të Vogla. Shkencëtarët besuan se iguanat ishin zhvendosur 320 km larg Guadalupes.24

Në mënyrë kuptimplote, biogjeografët shpesh i referohen oqeaneve e jo konti­nenteve si rajonet kryesore biogjeografike. Kjo ndodh për shkak se, shumë shpesh, modelet e veçimit janë parë atje ku shumë organizma tokësorë janë shpërndarë përreth tokës që kufizon një oqean. Kaq e qartë ishte kjo për biogjeografin e shekullit të njëzetë Leon Croizat, saqë ai kaloi shumë kohë duke vizatuar ‘gjur­mët’ për të dhënë në formë grafike shfaqjet e përsëritura të këtyre modeleve.25 Atje ku rishfaqet një gjurmë e veçantë në lidhje me organizmat e ndryshme, grup pas grupi, shpesh kësaj i referohen si ‘gjurma e përgjithësuar’. Për shem­bull, gjurma për bimët Oreobolus, paraqitet në Fig. 40 dhe është një gjurmë e cila është e njëjtë edhe për shumë bimë e kafshë të tjera.26 Nga këto gjurmë të përgjithësuara, Croizat identifikoi pesë ‘nyja’ ose ‘porta’ të shpërndarjes së bi­mëve dhe kafshëve nëpër botë (Fig. 41).27

Fuqia shkatërruese e vëllimeve të mëdha të ujërave që rrjedhin me shpejtësi është vigane, dhe në stadet e hershme të Përmbytjes së Zanafillës, kjo do të kishte qenë e mjaftueshme që të shkëpuste copa të mëdha pyjesh. Ndonëse disa nga këto do të ishin varrosur në sedimente, shumë miliarda pemë do të kishin mbe­

Fig. �0 Gjurma e Oreobolus

Nga Muzeu Buffalo i Shkencës në Nju Jork, SHBA.

Page 11: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?102

Fig. �1 Lid

hja m

es rrymave, p

ortave d

he zo

nave të en

dem

izmit

Të njëzet zonat e endemizm

it të identifikuara nga Kendëll [C

andolle] janë treguar me num

rat nga 1 në 20. Të pesë ‘portat’ gjeografike të

identifikuara nga Kroizat [C

roizat] janë treguar me anë të shkronjave nga A

në E. Nga K

ërt Uais [K

urt Wise] dhe M

ethju Krokston [M

atthew

Croxton], ‘Rafting: A

Post-Flood Biogeographic Dispersal M

echanism’, Proceedings of the Fifth International C

onference on Creationism

,

pp. 465–477. Puna grafike nga Stephanie Mace. C

opyright 2003 nga Creation Science Fellow

ship, Inc., Pittsburgh, Pennsylvania, USA

.

Botuar me leje. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Page 12: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 103

tur duke lundruar mbi sipërfaqen e ujërave si ‘qilima trungjesh’ viganë. Këta ishuj bimësie, që ujiteshin rregullisht prej shiut, do ta kishin mbështetur me lehtësi jetën e bimëve dhe të kafshëve për periudha të mëdha kohore. Rrymat oqeanike do t’i kishin lëvizur këto ‘trapë’ masivë përreth globit, shpesh duke i zbarkuar në ndonjë breg toke, atje ku kafshët dhe insektet do të ‘hipnin’ e do të ‘zbrisnin’, dhe pastaj do t’i transportonin ato prapë në det. Aftësia e rry­mave oqeanike për t’i shpërndarë objektet pluskuese përreth botës u pa edhe në kohët e fundit, kur mijëra rosakë gome që përdoren në vaska u humbën prej një anijeje kontenier në Paqësorin Verior në vitin 1992. Në më pak se njëzet vjet ato kishin lundruar për në Australi dhe Amerikën e Veriut, dhe më pas për në Oqeanet Arktik dhe Atlantik.28 Në mbështetje të teorisë së trapeve, Profesori Kurt Uais dhe Methju Krokston theksojnë se ndërprerjet e rrymave oqeanike me masat e tokës duken se korrespondojnë me zonat e endemizmit të de Kendëll dhe me portat biogjeografike të Kroizatit (Fig. 41).29 Këtu nuk sugjerohet se kafshët e tokës i mbijetuan Përmbytjes së Zanafillës mbi trape, por që trapet do ta kishin lehtësuar shpërndarjen e tyre pas Përmbytjes, ndër­sa ata u shumëfishuan dhe migruan larg arkës pasi ajo u vendos mbi malet e Araratit (Zanafilla 8:4).

Transporti nga njeriuSipas Biblës, pas shpërndarjes së njeriut në Babel (Zanafilla 11), raca njerëzore u shpërnda nëpër të gjithë tokën.30 Dëshmi e shquar në mbështetje të kësaj gjendet nga arkeologjia, ngjashmëritë e gjuhëve të folura nga njerëzit në Evropë dhe në Lindjen e Largët, dhe analizat anatomike dhe të ADN­së.31 Është e arsyeshme të besohet se shumë nga këta njerëz, duke udhëtuar nëpër rajone të ndryshme, do të kishin marrë edhe kafshë me vete, si ushqim për udhëtimin dhe më pas për t’i përdorur në bujqësi me të mbërritur në destinacionet e tyre.32

Migrimi dhe zhdukja e pjesshme Shumë kreacionistë besojnë së Epoka e Akullit33 erdhi shumë shpejt pas Për­mbytjes së Zanafillës.34 Kjo do t’i kishte ulur nivelet e deteve, ndërsa uji u aku­mulua si pllaka akulli dhe do të kishte krijuar ura të mëdha tokësore përmes të cilave kafshët do të mund të migronin. Shumë evolucionistë besojnë se një urë tokësore ekzistonte dikur përmes Ngushticës së Beringut, që lidhte Azinë me Amerikën.35 Shumë gjeologë besojnë se kishte shumë përmbysje tektonike pas ndarjes së kontinenteve,36 dhe se urat tokësore që dikur ekzistonin në pjesët e

Page 13: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?10�

tjera të botës, për pasojë mund të kenë rënë nën nivelin e detit. Kafshët mund të kenë lëvizur në tjetrin përmes këtyre urave, ndërsa ato u shumuan dhe u shpërndanë nga arka, ndoshta për një periudhë njëqindvjeçare. Shpejtësia me të cilën kafshët mund të përhapen prej këtij procesi demonstrohet prej lepujve të Australisë. Përpara se të arrinin tek Europianët, lepujt nuk njiheshin në këtë kontinent, por, në vitin 1959, në Viktorian Jugore në jug­lindje, u prezantua një koloni. Brenda pesëdhjetë viteve, kjo ishte përhapur kudo deri në bregun perëndimor.37

Është e qartë se në kontinentet e ndryshme kanë ndodhur ndryshime kryesore në klimë. Mamuthët, rinocerontët, bizonët, kuajt dhe antilopat, për shembull, dikur jetonin në numra të mëdhenj në Siberinë Veriore. Shkretëtirat e Egjiptit dikur ishin savana të pasura.38 Grupe kafshësh që dikur jetonin mjaft mirë në zona të caktuara mund të ishin zhdukur në këto vende, dhe vetëm ato që kishin migruar në kontinentet e tjera mund të kishin mbijetuar. Me të vërtetë, ndry­shimet klimatike dhe konkurrenca prej kafshëve të tjera mund ta kishte nxitur migrimin. Në mënyrë alternative, mungesa e grupeve të veçanta në kontinente të caktuara mund të kuptohet se ndodh, për shkak se ato nuk migruan kurrë ose nuk u transportuan kurrë në këto vende dhe mbijetuan.

SpecifizimiPërkundër thënieve të bëra shpesh prej atyre që kërkuan të refuzonin kreacio­nizmin, shumë kreacionistë nuk debatojnë që speciet janë të fiksuara dhe nuk mund të ndryshojnë. Përkundrazi, ata debatojnë fort në mbështetje të procesit të specifizimit. Përveç dëshmisë së fortë shkencore në mbështetje të specifizi­mit, ai është një përbërës thelbësor i shpjegimit biblik për llojshmërinë e jetës që shihet tani në tokë. Sipas Biblës, të vetmet kafshë të tokës që i mbijetuan Përmbytjes ishin ato që u shpëtuan nga Noeu. Çdo lloj kafshe ishte e përfaqë­suar në arkë; nga këto, duhet të kenë rrjedhur të gjitha speciet që jetojnë sot (Zanafilla 6­8). Kreacionistët biblikë besojnë, në parim, se informacioni gjene­tik i domosdoshëm për t’i prodhuar që të gjitha këto specie u mbart prej kaf­shëve që zbritën nga arka. Megjithatë, duhet përsëritur, se kreacionistët bib­likë nuk besojnë se specifizimi mund të kapërcejë llojet, prandaj një zvarranik kurrë nuk do të ‘specifizohej’ në një gjitar, për shembull, apo një majmun të bëhej një njeri.

Duke e pranuar se kafshët dhe bimët u bënë me kapacitetin për t’u përshta­tur në mjediset e reja, kreacionistët debatojnë se prezenca e specieve të ngjash­

Page 14: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 10�

me ose e gjinive të ngjashme, në zona të lidhura ngushtë, ndonjëherë mund të shpjegohet me anë të ndryshimeve biologjike.

Përfundim Ndërkohë që vëzhgimet e biogjeografisë japin dëshmi të fortë për procesin e specifizimit, ato nuk i mbështesin parashikimet më të përgjithshme të teorisë së evolucionit, ose modelin e gjeologëve për tokën e lashtë, për zhvendosjen e ngadaltë kontinentale. Megjithatë, të dhënat, mund të shihet se përshtaten me përmbledhjen biblike të rikolonizimit dhe të shumëllojshmërisë pas Përmbytjes së Zanafillës.

Një histori biblike për jetënZanafilla 1 4000 vjet para Krishtit Krijimi i gjithësisë dhe i jetës në tokë në gjashtë ditë.

Krijimi i burrit të parë dhe i gruas së parë prej të cilëve

rrjedh e tërë raca njerëzore.

Zanafilla 6-8 2350 vjet para Krishtit Shkatërrimi i botës së lashtë me anë të një Përmbytjeje

globale. Bimët u ruajtën në sipërfaqen e ujërave dhe

kafshët e tokës në arkë. Shumica e shkëmbinjve sedi-

mentarë u formuan në mënyrë katastrofike gjatë kësaj

kohe, duke varrosur miliarda bimë dhe kafshë, që tani

shihen si fosile, duke përfshirë qymyrin dhe naftën.

Rikolonizimi i botës me anë të bimëve dhe kafshëve

pas Përmbytjes, duke përfshirë një shumëllojshmëri

të shpejtë të kafshëve duke dhënë speciet e shumta

që gjenden në tokë sot. Kafshët që u shpëtuan në

arkë zotëronin të gjithë informacionin gjenetik të

nevojshëm për t’i prodhuar të gjitha speciet e gjalla.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit e shpëtuar në arkë

zotëronin të gjithë informacionin gjenetik të nevoj-

shëm për të dhënë të gjithë njerëzit që jetojnë sot.

Zanafilla 11 2200 vjet para Krishtit Shpërndarja e racës njerëzore nëpër të gjithë tokën, dhe

themelimi i gjuhëve të reja, fiseve dhe kombeve.

2350 – 1500 p.K. Epoka e Akullit

2300 p.K. – deri më sot Vazhdon shumëllojshmëria e kafshëve dhe bimëve,

duke përdorur kapacitetin e tyre të brendshëm për

t’iu përshtatur mjediseve në ndryshim.

Page 15: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?10�

Shënimet

1 Todd C. Wood, A Creationist Review and Preliminary Analysis of the History, Geology, Climateand Biology

of the Galápagos Islands (Eugene, OR: Wipf and Stock, 2005), fq. 108–125.

2 Todd C. Wood dhe Megan J. Murray, Understanding the Pattern of Life (Nashville, TN:Broadman &

Holman, 2003), fq. 192.

3 Christopher Humphries dhe Lynne Parenti, Cladistic Biogeography: Interpreting Patterns of Plant and

Animal Distributions (2nd edn.; Oxford: Oxford University Press, 1999), fq. 21–22.

� Gareth Nelson dhe Norman Platnick, Systematics and Biogeography: Cladistics and Vicariance (New York:

Columbia University Press, 1981), fq.. 368, 524; C. Barry Cox, ‘The Biogeographic Regions Reconsidered’,

Journal of Biogeography, 28/4 (2001), fq. 511–523, te: interscience.wiley.com.

� Mark Ridley, Evolution (3rd edn.; Oxford: Blackwell Science, 2004), Kap. 17.

� Wilma George dhe René Lavocat, The Africa–South America Connection (Oxford: Clarendon Press,

1993), fq. 159; Charles Davis et al., ‘High-Latitude Tertiary Migrations of an Exclusively Tropical Clade:

Evidence from Malpighiaceae’, International Journal of Plant Sciences, 165 (2004; 4 Suppl.), S107–

S121, te: people.fas.harvard.edu/~ccdavis/pdfs/Davis_et_al_IJPS_2004.pdf.

� George dhe Lavocat, The Africa–South America Connection, Kap. 9.

8 Po aty. fq. 159.

9 Robert Thorne, ‘Major Disjunctions in the Geographic Ranges of Seed Plants’, The Quarterly Review of

Biology, 47/4 (1972), fq. 365–411; Buffalo Museum of Science (New York), ‘Panbiogeography: Pacific Basin

Tracks’, te: sciencebuff.org/pacific_basin_tracks.php.

10 Michael Allaby, ‘Dromiciopsia’, in A Dictionary of Zoology (Oxford: Oxford University Press, 1999), te:

encyclopedia.com.

11 William Beck et al., Life. An Introduction to Biology (3rd edn.; New York: HarperCollins, 1991), fq. 1324.

12 George Schatz, ‘Malagasy/Indo-Australo-Malesian Phytogeographic Connections’, te W. R. Lourenço,

(ed.), Biogeography of Madagascar (Paris: Editions ORSTOM, 1996), te: mobot.org.

13 Hong Qian, ‘Floristic Relationships between Eastern Asia and North America: Test of Gray’s Hypothesis’,

The American Naturalist, 160/3 (2002), fq. 317–332.

1� Charles Smiley, ‘Pre-Tertiary Phytogeography and Continental Drift: Some Apparent Discrepancies’, te Jane

Gray and Arthur Boucot, (eds.), Historical Biogeography, PlateTectonics and the Changing Environment

(Corvallis, OR: Oregon State University Press, 1976), fq. 311–319.

1� Richard Cifelli dhe Brian Davis, ‘Marsupial Origins’, Science, 302 (2003), fq. 1899–1900.

1� Quantum, ABC, 6 November 1991, cituar te ‘Focus: News of Interest about Creation and Evolution’,

Creation, 14/2 (1992), pp. 5–8; Duane Gish, Evolution: The Fossils Still Say No! (El Cajon, CA: Institute for

Creation Research, 1995), fq. 178–183.

1� Tim Flannery, ‘Forum: A Hostile Land—Could One Tiny Fossil Overthrow Australia’s Orthodoxy?’, New

Scientist, 2116 (1998), fq. 47.

18 George Gaylord Simpson, ‘Mammals and Land Bridges’, Journal of the Washington Academy of Sciences,

30 (1940), fq. 137–163, at: wku.edu; Robert Thorne, ‘Major Disjunctions in the Geographic Ranges

of Seed Plants’, The Quarterly Review of Biology, 47/4 (1972), p. 375; Aslaug Hagen, ‘Trans-Atlantic

Page 16: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Biogjeografia

Evolucioni: shkencë e mirë? 10�

Dispersal and Phylogeography of Cerastium Arcticum (Caryophyllaceae) Inferred from RAPD and SCAR

Markers’, American Journal of Botany, 88/1 (2001), fq. 103–112.

19 Një tjetër shembull i shquar i ‘evolucionit konvergjent’ janë sistemet e echo-location [Shën. i Përkthyesit:

përcaktimi i vendndodhjes me anë të tingujve] të përdorura nga lakuriqët e natës dhe nga balenat, të cilët

përsëri besohet se kanë evoluar mjaft të veçuar. Që sisteme të tilla të ngjashme dhe shumë të sofistikuara të

mund të kenë dalë përmes mutacioneve të rastësishme, kërkon një besueshmëri shumë shumë të madhe.

(Lee Spetner, Not by Chance (New York: Judaica Press, 1998)).

20 Gareth Nelson dhe Norman Platnick, Systematics and Biogeography: Cladistics and Vicariance (New

York: Columbia University Press, 1981), fq. 223.

21 Paul Moody, Introduction to Evolution (New York: Harper & Brothers, 1953), fq. 262.

22 Tom Heinsohn, ‘A Giant Among Possums’, Nature Australia, 26/12 (2001), fq. 24–31.

23 Ian Tattersall, ‘Madagascar’s Lemurs’, Scientific American, (January 1993), fq. 90.

2� Ellen Censky et al., ‘Over-Water Dispersal of Lizards due to Hurricanes’, Nature, 395 (1998), p. 556; Carol

Yoon, ‘Hapless Iguanas Float Away and Voyage Grips Biologists’, The NewYork Times, 13 March 2008, te:

nytimes.com.

2� Christopher Humphries dhe Lynne Parenti, Cladistic Biogeography: Interpreting Patterns of Plant

and Animal Distributions (2nd edn.; Oxford: Oxford University Press, 1999), fq. 33 37; Léon Croizat,

Panbiogeography, vols. 1, 2A dhe 2B (self-published, 1958).

2� Ole Seberg, ‘Taxonomy, Phylogeny, and Biogeography of the Genus Oreobolus R.Br. (Cyperaceae),

With Comments on the Biogeography of the South Pacific Continents’, Botanical Journal of the Linnean

Society, 96 (1998), fq. 119–195; Buffalo Museum of Science (New York), ‘Vicariance Biogeography and

Panbiogeography of the Plant Genus Oreobolus (Cyperaceae): A Comparison of Methods and Results’, te:

sciencebuff.org/panbiogeography_of_oreobolus.php.

2� Croizat, Panbiogeography, fig. 259, vol. 2B, fq. 1018.

28 Peter Ford, ‘Drifting Rubber Duckies Chart Oceans of Plastic’, Christian Science Monitor, 31 July 2003, at:

csmonitor.com; Ben Clerkin, ‘Thousands of Rubber Ducks to Land on British Shores After 15 Year Journey’,

Daily Mail, 27 June 2007, te: dailymail.co.uk.

29 Kurt P. Wise dhe Matthew Croxton, ‘Rafting: A Post-Flood Biogeographic Dispersal Mechanism’,

Proceedings of the Fifth International Conference on Creationism (Pittsburgh: Creation Science Fellowship,

2003), fq. 465–477.

30 Në këtë Bibla është këmbëngulëse. Sipas Zanafilla 11:8, ‘…Zoti i shpërndau ata mbi faqen e tërë dheut’; dhe

përsëri te Zanafilla 11:9, ‘që aty Zoti i shpërndau mbi tërë faqen e dheut’ (shkronjat e pjerrëta të miat).

31 Lawson L. Schroeder, ‘A Possible Post-Flood Human Migration Route’, TJ (Journal of Creation), 19/1

(2005), fq. 65–72, te: creationontheweb.com.

32 John Woodmorappe, ‘Causes for the Biogeographic Distribution of Land Vertebrates after the Flood’,

Proceedings of the Second International Conference on Creationism, 11 (1990), fq. 361–370.

33 Domethënë, ata besojnë një një Epokë Akulli në vitet 2350 deri në 1500 Para Krishtit. Shih Paul Garner,

The New Creationism (Darlington: Evangelical Press, 2009), Kap. 15.

3� Don Batten, (ed.), The Answers Book (6th edn.; Acacia Ridge, Queensland: Answers in Genesis, 2004),

Kap. 16.

Page 17: Biogjeografia - Creation · 2018. 12. 17. · Kapitulli 6 9 Evolucioni: shkencë e mirë? an nga krijesa të vogla, të tipit të lushave, rreth 100 milionë vjet më parë. Këto

Kapitulli 6

Evolucioni: shkencë e mirë?108

3� Scott Elias et al., ‘Life and Times of the Bering Land Bridge’, Nature, 382 (1996), fq. 60–63.

3� Kreacionistët biblikë gjithashtu besojnë se kontinentet u ndanë, por jo për miliona vite. Ata kuptojnë se

kjo ndodhi shumë shpejt, gjatë ose shpejt pas Përmbytjes së Zanafillës. Dr. John Baumgardner i Laboratorit

Kombëtar Los Alamos, SHBA, ka prodhuar një model kompjuterik për mantelin e Tokës, dhe ka treguar

se lëvizja e pllakave tektonike ka shkaktuar që kontinentet të ndaheshin edhe spontanisht, edhe shumë

shpejt. Modeli gjithashtu propozon një mekanizëm të mundshëm për një përmbytje globale. (Don Batten,

(ed.), The Answers Book (Acacia Ridge, Queensland: Answers in Genesis, 1999), fq. 151–156).

3� Carl Wieland, ‘The Grey Blanket’, Creation, 25/4 (2003), fq. 45–47.

38 Tony Fitzpatrick, ‘Scientists Find Fossil Proof of Egypt’s Ancient Climate’, Washington University in St

Louis, te: wustl.edu.