24
BULETINI SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË NUMËR 5

Bilten ZNM fev br 5 ALB

Embed Size (px)

DESCRIPTION

mesecen bilten

Citation preview

BULETINISHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

NUMËR 5

22

Shoqata e gazetarëve të Maqe-donisë arriti të harmonizojë me Qeverinë konceptin e ligjit për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Edhepse teksti i ligjit

ende nuk është fi nalizuar, është përcaktuar korniza e cila do t’i diktojë ndryshimet të cilat do të parashohin që shpifja dhe ofen-

dimi do të dekriminalizohet jo vetëm për gazetarët por edhe për të gjithë qytetarët në Maqeëdoni. Për këto vepra propozohet të zhvillohet procedurë qytetare për kompensi-min e dëmit të shkaktuar eventual.

Koncepti i dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit paraseh edhe heqjen e dënimit me burgim, i cili ekzistonte deri tani

Miratohet koncepti për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit

Boton: Shoqata e

Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid

blok 13, 1000 Shkup;

Tel (+3892) 3298-139

Faks (+3892) 3116-447

E-mail: [email protected]

Ekipi redaktues: Tamara GërnçarovskaKristina MaçkiqSnezhana Lupevska

Gazetarë:Jovanka CaruleskaSanja TrajkovskaNevena PopovskaKristina MaçkiqAleksandar ZhivkoviqMarija Vasilevska

33

prej një deri tre vite. Poashtu, ai parasheh edhe ridefi ni-min e asaj ç’është shpifja dhe ofenidimi.

Moment tjetër shumnë i rëndësishëm që parashihet me konceptin e dekriminalizimit është kufi zimi i kompen-simit për dëmin jomaterial, si dhe kompensimin solidar të dëmit të palës së dëmtuar nga gazetari, redaktori dhe media.

Në koncept është pranuar që ligji të ngërthejë prak-tikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njer-iut në Strazburg, veçanërisht në ndërtimin e konceptit për “interesin publik” në mbrojtje të veprave për shpifje dhe ofendim kur janë në pyetje persona publik dhe funki-onarë shtetërorë, por edhe lirimin nga përgjegjësia për shpifje dhe ofendim nëse veprat janë kryer në mbrotje të interesit publik me qëllim të mirë.

Poashtu është paraparë edhe mbrojtje e fuqishme për të drejtën e gazetarëve të mos i zbulojnë burimet e informacionit.

Koncepti i ligjit pasi të përfundojë do t’i nënshtrohet analizës së ekpertëve të Këshillit të Evropës, por do të ketë edhe diskutime publike mes gazetarëve dhe opin-ionit publik për të pasur mundësi që të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre para se ligji të hyjë në procedurë qeveritare dhe të miratohet në Kuvend. (T.G.)

Edhepse teksti i ligjit ende nuk është fi nalizuar, është përcaktuar korniza e cila do t’i diktojë ndryshimet

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

44

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me 17 shkurt festoi ditëlindjen e saj të 66-të. Në kuadër të festimit të jubileut qenë ndarë edhe shpërblimet vjetore “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore dhe “Jashar Erebara” për

gazëtari hulumtuese. Shpërblimin për vepër jetësore “Kërste petkov Mis-

irkov” e fi toi gazetari Zoran Ivanov, në konkurencë me katër gazetarë të tjerë të nominuar për këtë shpërblim. Në konkurencë të nëntë nominimeve për gazetari hu-

Shpërblimin për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov” e fi toi gaze-tari Zoran Ivanov, ndërsa për stoire hulumtuese shpërbilmin “Jashar Ere-bara” e ndanë emisioni “Kod” dhe Anila Limani nga gazeta Lajm

Ndahen shpërblimet për vepër jetë

55

lumtuese në media, shpërblimin “Jashar Erebara” e ndanë emisioni “Kod” për storien: Në kërkim të varit të Panko Brashnarov”, dhe Anila Limani nga gazeta Lajm, për tekstin:”Televizionet dhe funksionarët dhanë një mijë euro, ndërsa përfi tuan miliona”. Përveç plaketave dhe mirënjohje, të dy çmimet peshonin edhe nga 30 mijë denarë, donacion i ELEM-it. Të shërblyerit në emër të humanitetit hoqën dorë nga shpërblimi material. Zoran Ivanov mjetet e shpërblimit i dhuroi për gazetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike dhe sociale, ndërsa

Snezhana Llupevska, autor dhe producent i Kod, një pjesë të mjeteve i dhuroi për familjen e gazetarës së vdekur të Dnevnikut, Natali Sotirovska.

Në Komisionin që i ndau shpërblimet bënin pjesë: Jasmina Mironski, Branko Gjorgjevski dhe Adnan Hajdari.

Për atmosferën e mirë të festës për nderë të 66 vje-torit të ekzistimit të SHGM, ku morën pjesë një numër i madh i gazetarëve, si dhe organizata partnere të SHGM, u kujdes bendi i gazetarëve “The Reporters”. (T.G.)

ësore dhe për storie hulumtuese

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

66

Përgaditi: Tamara Gërnçarovska

Si është ndjenja të jesh i shpërblyer për vepër jetësore në gazetari nga kolegët?

- Ndoshta duhet të them “e hidhur”, sepse më destinon për të përfunduar angazhimin tim si gazetar. Kurthin në sti-lin oskarian e shpiku dikush prej SHGM, të mos e dish se nëse fare je i nominuar, si dhe deri te vetë akti i shpalljes të mos dihet kush është fi tuesi i shpërblimit, në rastin tim i “fashiti” ose në rastin më të mirë, i tradhtoi emocionet e mia. Shoku ende vazhdon, ende me kaplon një huti latente që mendova se nuk ishte veçori e imja. Por, ja, kuptohet se koha, vitet e bëjnë të veten, koncentri-mi dhe vetëkontrolli, megjithatë me kanë tradhtuar.

Kur e pranuat shpërblimin a u kthyet në fi llimet e juaja në vitin 1972. Si duket kjo nga një distancë kohore prej 40 vitesh?

- Hm, nuk e fsheh. Këto janë çastet kur të vijnë mendime, kur për pak sekonda një fi lm i tërë të kalon nëpër kokë. Një nga këto pasqyra prej para tridhjet vitesh për një cast pushoi në vetëdije dhe… të pra-nishmit qenë dëshimtarë të pauzës së heshtjes të shkaktuar nga befasia se isha fi tues i shpërblimit të SHGM për vepër jetë-sore. Kjo për pak kohë më nxori nga baras-pesha.

A ndryshoi diçka në gazetari, gazetarët gjatë këtyre viteve? Gjenerata të reja, media të reja, kushte të reja socio-shoqërore…?

- Në standardet e gazetarëve jo. Ndysh-uan kohët. Gazetaria, kjo e imja, e fi llova dhe punova në një rend tjetër shtetërorë, në një rend tjetër politik dhe ekonomik. Pas pavarësimit të Maqëdonisë u krijua

një ambient tjetër gazetaresk. Infoacion i mediave dhe, gjatë çdo infl acioni, në fi llim bie kualiteti dhe vlerat. Hapë-sira u bë nga aspekti ekonomik heterogjen, politikisht plu-ral. U braktisën vlera, krijoheshin të reja, shoqëria hyri në një përshtjellim tjetër, lëvizje tranzitore pa kompas. Pa drej-tim të defi nuar që ishin dhe në një mënyrë, ende paraqesin sfi dë gazetareske që të sërfohet mbi to. Sfi dë e re është që valët e reja shoqërore të mos përmbysin ose të mos nxjerrin në brigje. Por, ja, tashmë duken standardizimi i kualtiteve të reja gazetareske. Vetëm politika dhe interest e saj vulgare t’i heqin duart nga mediat dhe të pushojnë ta bëjnë pisë gazetarinë dhe gazetarët.

Gazetarëve na mbetet të organizohemi, veçanërisht në shoqata esnafi apo sindi-kata, vetë ta vendosim statusin tonë. Por, në këtë drejtim, njëherë gazetarët, veçanër-isht disa redaktorë të mediave me ndikim, të kthehen prej bankat partiake në ato të gazetarisë. Dhe, të mos mërziten nëse janë të këndshëm për një apo politikan tjetër. Për mua çdoherë ka qenë e rëndësishme në gazetari të respetkojnë, e jo të duan. Në opinion, por veçanërisht mes kolegëve.

Mirënjohja e quajtur “Vepër jetësore” me gjasë do të thotë se ia kam dalur mba-në. Veçanërisht për shkak të faktit që edhe nominimi dhe zgjedhja për të më nderuar me shpërblimin “Kërste Petkov Misirkov” për vepër jetësore, vjenë nga kolegët e mi nga më shumë media. Doli, që ato kryesisht janë kolegë të mi gazetarë me të cilët për shumë tema gazetareske kemi pasur ose kemi mendime tjera, bile edhe të kundërta. Për politikën veçanërisht. Ky fakt fl et për vlerat e tyre njerëzore. Dhe ky fakt veçanër-isht me kënaq.

Duke pranuar shpërblimin thatë se gazetaria është “profesion bukuri e mallkuar”. Çfarë për ju është mallkimi, dhe

Për shkaqe të njëjta gazetaria është bukuri e mallkuar

INTERVISTË ME ZORAN IVANOVIN, FITUES I SHPËRBLIMIT “KËRSTE

77

çfarë bukuria e profesionit?- Gazetaria është e rëndë, profesion i përgjegjshëm.

Çdoherë kam pohuar dhe ngelem në këtë qëndrim se nuk mundet secili të bëhet gazetar. Nuk mund të jetë gazetar ai që nuk di të përballet as me përgjegjësinë e vet. E ku më t’i besohen, t’i disponojë veglat e gazetarit që t’i manifestojë komplekset e tij dhe pasionin e ultë. Kolegët me këto veçori nuk mund t’i përgjigjen pozicionit shoqërorë të gazetarisë. Ato nuk mund të jenë përfaqësues të “fuqisë së shtatë” dhe “të pushtetit të katërt”.

Penda, mikrofoni, kamera nuk janë vegla për aktivitete partiake për të cilët kodet e etikës janë leksion i pakup-tuar. Ato janë armë për të përgjegjshmit, për njerëzit e mor-alshëm. Për njerëzit me usull dhe me kualitete njerëzore dhe profesionale. Gazetaria është e përgjegjshme, me ndi-kim, e mundimshme, e lodhshme, stresuese. Vazhdimisht është e ekspzuar ndaj vlerësimit publik. Çdo fjalë e gazetar-it është nën kërcënim të ndonjë pakënaqësie. Për shkak të këtyre shkaqeve të njejta ajo është e mallkuar dhe e bukur. Prandaj profesionin tim e defi noj si “bukuri të mallkuar”

Në biografi në tuaj të gazëtarit janë shënuar gazetari në radio, javore, gazeta ditore, kolumna, gazetari televizive, të agjencisë, deri te emisoniot autoriale. Në cilën prej kë-tyre më shumë e gjetët veten?

- Nuk ka dallim dhe gazetarinë nuk mund ta ndani në të radios, të agjencisë, të shtypit, televizionit, Internet… edhe pse shikoj se disa mjedise akademike përpiqen ta for-matojnë veças, t’i japin trajtime shkencore dhe defi nicione, ta ndajnë si degë të veçanta “teorike shkencore”. Esenca, përmbajtja e gazetarisë si profesion dhe si zanat është identik. Dallon forma e prezentimit e produktit gazetaresk. Bëhet fjalë vetëm për vegla të ndryshme të shprehjes gazetareske dhe asgjë më tepër.

Po, i kalova të gjitha format e shprehjes gazetareske. Televizioni është popullor, agjencitë sipas defi nicionit janë, ose duhet të jenë, objektive në esencë, shtypi e ka supstra-tin e tij autentik të sqarimit dhe analizës. Në të gjitha zhan-ret e medias u gjinda njësoj. Prandaj, megjithatë, radion, kush e ka “provuar” e di, është medium me i bukur, më I liri, më inspirues. Gazetarët në radio e sfi dojnë dëgjuesi,

Puna e gazetarit është një dëshmim i përditshëm mbi produkte fl uide që humbin vlerën në çastin kur do ta prekin opinionin

PETKOV MISIRKOV”

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

88

vetëm përmes një shqise, të shkaktojnë edhe zë, edhe imazh, edhe ndjenja…

Shpërblimet për vepër jetësore, në të gjitha profesionet, zakonisht fi tohen në fund të karierës,

por për shumicën gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe mënyrë e jetesës. Çfarë është gazetaria për ju, karier apo diçka më tepër?

- Thashë diçka shkurt edhe në Klubin e gazetarëve. Vërtet nuk e di se çka është ajo që në gazetari mund të defi nohet si “vepër jetësore”. Si një opus ndoshta do të ishte me adekuate. Poashtu, edhe si termi “karier” është joadekuat për gazetarinë. Ne nuk jemi shkencëtarë që lëmë pas vepra për gjeneratat e ardhshme, për nevojat e reja të shoqërisë. Mundi jonë harxhohet shpejt në çastin kur investohet dhe në çastin kur lajmi ynë e sheh dritën e ditës. Mundi jonë për një çast bëhet histori. E vlefshme më shumë, më pak apo hiç. Dhe aq. Nuk ka asgjë më të vjetër se lajmi i djeshëm, apo?

Puna jonë është e përditshme është një dëshmim i përditshëm mbi produkte fl uide që humbin vlerën në ças-tin kur do ta prekin opinionin. Kjo është kështu sepse nga ne menjëherë kërkon produkt të ri. Kështu unë mendoj. Ky vlerësim personal për gazetarinë më ndjek si vlerë tërë kohën gjatë punës time me dekada. Prandaj, nuk mund të them se gazetaria lenë pas vepra, edhe më pak të përher-shme. Mendoj se pikërisht në këtë qëndron edhe fuqia e tij. Në përpjekjet për të modeluar rrjedhat aktuale të shoqërisë. Dhe, kuptohet, këtu qëndron edhe përgjegjësia e madhe shoqërore e profesionit të gazetarisë. Prandaj, të jem direkt ndaj pyetjes tuaj – gazetaria është stil i jetës sime, fi lozofi a e jetës sime.

A thua me “Presing” Zoran Ivanov e përmbyllë historinë e tij si gazetarë ose ai ka ende shumë projekte gazetareske që presin të realizohen?

- Asnjeherë nuk më kanë munguar idetë prej atyre që realisht mund të realizohen dhe që garantojnë sukses. Problemi ishte që asnjëherë asgjë e gatshme nuk më ishte mundësuar. Vezhdimisht, gjithkund dhe për çdo gjë sërish dhe sërish kam qenë i detyruar të dëshmohem. Me kokë të shëmb mure për produktet që i kam ofruar. Për fat të mirë, në opinion, te konsumatorët e medias, kam kaluar më lehtë. Ai, për dallim nga “punëdhënësit”, çdoherë ka pasur mirëkuptim për produktin e mirë të gazetarisë. Deri tani producentët nuk kanë sa duhet sens për ofertat e mia. Do të shohim, une jam ende këtu, në hapësirën maqedone të medias.

Televizioni si medium gjithëherë ka qenë fjala ime e fun-dit. Ne shpesh nuk e bëjmë atë që e duam. Por diçka duhet ta përpunojë gjatë mandatit të punës.

Për “Presing” thonë se është emision i pranuar. Përkundër disave përpjekjeve “të brendshme” për ta dis-kualifi kuar emisionin ose mua personalisht, nuk dua të ko-mentojë, “Presing” shikohet, e begatë, dinamike, korekte. Me një diapazon të gjërë temash dhe po me aq spektër të gjërë bashkëbiseduesish nga politika, shkenca, biznesi, kultura, diplomacia, sporti, mediat, joqeveritarët… a është fjala e fundit si gazetarë, nuk e di. Nuk besoj, storia e fundit gjithëherë është – “dita e fundit”.

Përgaditi: Tamara Gërnçarovska

Emisoni “KOD” për storien e Panko Brashnarovit e mori shpërb-limin e SHGM për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”. Cila është rëndësia e këtij çmimi për ty dhe për gjithë ekipin me të cilin punuat në realizimin e emisionit?

- Isha e befasuar këndshëm kur Komisioni e përmendi emrin e emisonit “Kod” si e shpërblyer për gazetari hulumtuese. Veçanër-isht sepse bëhet fjalë për storie me rëndësi historike. Shpërblimi është i rëndësishëm për ekipin, por mendoj se është më e rëndë-sishme ajo që na është ndarë mirënjohje se është gjetur varri i njërit nga fi gurat më të rëndësishme të historisë maqedone, njeriut që ka merituar respekt. Shpërblimi do të na nxitë të vazhdojmë me hulum-timin e momenteve të paqarta të historisë, por edhe t’u përkush-tohemi temave nga përditshmëria dhe t’i evidentojmë gabimet, kri-min, korupsionin…

Cila është historia e “Kod”. Si ishte në fi llim dhe tashi?- Historia vazhdon gati pesë vite. Emisioni i parë ishte ambicioz

me tre raste të mëdha të krimit, nga Ngrohtorja deri te fi mrat farma-ceutike… udhëhiqeshim nga ideja të bëjmë diçka më ndryshe, diç-ka që nuk mund ta bëjmë në kuadër të lajmeve televizive. Prej vitit 2009 “Kod” është në produksionin tim, por ekipi është i njejti dhe mendoj se ky është çelësi I suksesit. Të gjithë jemi ende me entuzi-azëm se në këtë vend patjetër duhet të vazhdojmë me gazetari hu-lumtuese, bile edhe në kushte të rënda.

Kur fl itet për gazetarinë hulumtuese në Maqedoni, nuk mundet, a mos të fl itet për emisionin “Kod”, por cili është mendimi yt për gazetarinë hulumtuese maqedone?

- Për fat të keq, kemi pak tekste dhe emisone të këtij lloji. Men-doj se faji nuk qëndron vetëm në kushtet e shoqërisë, por edhe te ne gazetarët. Çdo pushtet, nuk do të donte gazetarë që i kontrollojnë. Mendoj se duhet të marrim guximin pak më shumë mes nesh dhe të kthehemi në atë që dikur ishte punë normale, prej informacionit të bëjmë lajm, por nëse meriton vëmendje edhe me hulumtim dhe analizë të shkohet edhe më thellë. Shpresoj se kolegët, veçanërisht më të rinjët, do të inkurajohen për të bërë këtë.

E plotëson gazetaria qëllimin e saj? Shikon ndryshime edhe në shoqëri edhe te gazetarët për atë që ju dhe ekipi juaj e bëni?

- Unë jam optimiste. Unë mendoj se aktualisht informacioni nuk mund të fshihet. Shpresë më japin rrjetet sociale dhe on-line me-diat që janë të shpejtë dhe janë vend ku menjëherë plasohet ndonjë lajm i kapshme për të gjithë. Pikërisht këtu e shoh hapësirën ku nuk mund të ndikohet nga ana e qendrave me ndikim. Lirinë e mendimit e shikojmë në bllogjet, në debatet dhe në krej çka është në formë

Njerëzit prej nesh presin të dëgjojnë diçka të re, të zbulojmë diçka, a nuk është e lehtë çdo javë të jemi ekskluziv

INTERVISTË ME SNEZHANA LLUPEVSKËN, AUFITUESE E SHPËRBLIMIT PËR GAZETARI HUL

99

Sot informacioni s’mund të fshihet

elektonike, a kjo është edhe ardhmëria. Mediat tradicionale duhet të përballen me sfi dën se duhet të ndryshojën diçka nëse duan ta ruajnë popullaritetin, por edhe kredibilitetin.

Shpërblimet, përveç se janë konfi rmim i suksesit, dijes, pro-fesionalizmit, jo rrallë autorëve t’u bëhet barrë për punën e ardh-shme dhe përsëritjen e suksesit. Si e shikoni këtë?

- Unë nuk jam njeri i cili me çdo kusht mendon se duhet të fi tojë shpërblim. Bile kësaj rradhe, sinqerisht, nuk dija se kemi konku-ruar. Kolegët e bënë atë. Mendoj se nëse kemi merituar, dikush duhet të kujtohet se punojmë dhe vlejmë, edhe të na shpërblejnë. Kuptohet se më vjenë mirë kur jemi të shpërblyer.

Barrën e ndiejmë jo vetëm nga shpërblimi, por çdo javë kur

duhet të bëjmë emisionin. Njerëzit prej nesh presin të dëgjojnë diçka të re, të zbulojmë diçka, a nuk është e lehtë çdo javë të jemi ekskluziv. Megjithatë, përpiqemi sa mundemi dhe do të përpiqemi edhe me tej.

Cili është vizioni juaj për “Kod” në të ardhmen?- Vizioni është që t’i zgjerojmë temat rajonale, të bashkëpu-

nojmë edhe me vende tjera, me gazetarë të ri, poashtu. Të jemi në hap me kohën dhe të lëmë gjurmë. Të arrijmë sukses për të qënë korigjues i përhershëm i shoqërisë. Ajo që më tepër se gjashtë dekada, për shembull, me sukses e bënë emisioni “60 minuta” në SHBA. Atje ekipet ndërohen me vite, por emisioni është nocion për gazetari hulumtuese.

UTORE E EMISIONIT KOD, LUMTUESE “JASHAR EREBARA”

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1010

Shkruan: Sanja Trajkovska

Me status të pazgjidhur social dhe të arrdhura minimale gazetarët jashtë Shkupit, të cilat janë çdo ditë e më pak të pranishëm në me-diat e shkruara dhe elektonike si korespo-dent, kanë probleme të mëdha gjatë kryerjes

së detyrës së tyre. Organe shtetërore të centralizuara, presionet e mëdha

nga mjedisi, mungesa e kushteve elementare për punë, in-vestimet nga xhepi për të siguruar informacion të komple-tuar, janë vetëm një pjesë e problemeve të korespodentëve.

Një ndër problemet kryesore, sipas gazetarëve nga brendia e vendit, është statusi i pazgjidhur i tyre. Thuaja se të gjithë koreposdentët nga rajoni verilindor punojnë si honorarist, të cilët me vite punojnë në të zezë. Nuk kanë nënshkruar marrëveshje për punë, nuk kanë lokale pune, pajisje teknike, transport, telefon zyrtarë dhe çdogjë tjetër që është e nevojshme për të kryer normalisht detyrat e pu-nës. Gazetarët e periferisë tekstualisht investojnë në mediat e tyre, në vend se mediat të investojnë në to.

“Korespodentët vazhdimisht janë përballur me një pasig-uri për perspektivën e tyre në të ardhmen, sepse në këto kushte rrallë kush prej tyre mund të sigurojë të drejtën e pen-sionit. Ka gazetarë që më shumë se dhjetë vite punojnë me honorarë, respektivisht në të zezë, sepse nuk kanë të nëshk-ruar kurrëfarë marrëveshjes me mediat për të cilat punojnë, a duke pasur parasysh moshën tashmë nuk kanë as shansa për t’u punësuar dhe të sigurojnë të drejtën e pensionit”, thotë Suzana Nikoliq, gazetare dhe koordinator i Qendës rajonale të SHGM në Kumanovë. Këtu, thotë Nikoliq, është problemi se korespodenti asnjëherë nuk di nëse lajmi i tij do të botohet apo jo, përkundër gazetarëve nëpër redaksi, të cilët paraprakisht i koordinojnë tekstet me redaktorët e tyre dhe kanë hapësirë të rezervuar për to, kështuqë shpesh

mundi i harxhimeve të korespodentëve shkon huç. Situatë të ngjashme kemi edhe në Gostivarë. Gazetari

Zoran Maxhovski thotë se redaksitë shpesh nuk janë të in-teresuara të ndihmojnë gjatë blerjes së ndondjë fotoaparati, mikrofoni, rekorderi, kompjutëri dhe pajisje tjetër e nevo-jshme për kryerjen e punës.

ME ÇFARË PROBLEMESH PËRBALLEN GAZETARËT E

Penda e gazetarit nga sfi duar nga problemetHonorare të vogla, status i pazgjidhur social, mungesë e pajisjes dhe presione të mëdha nga persona lokal me pushtet janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen gazetarët e mediave lokale

1111

“Më shpesh gjindemi dhe përdorim mjete tona për punë. Internet dhe zyrat vetë i paguajmë, ndërsa për këtë nuk marrim kurrëfarë kompensimi e as ndonjëfarë shtese. Këtu të rëndësishme janë harxhimi që bëhen për transport, i cili më shpesh kompensohet përmes formave alternative”, thotë ai.

PRESIONE NGA PERSONAT ME PUSHTET DHE TË ARDHURA TË VOGLA

Meqë gazetarët nga mediat lokale punojnë nëpër qyte-tae më të vogla dhe rajone ku çdokush njihet me secilin, logjikisht është se gazetarët më lehtë vijnë në kontakt me

QYTETËVE MË TË VOGLA

periferia e t

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1212

bashkëbiseduesit. Por sipas gazetarëve që i kontaktuam, kjo është shpatë me dy teha. Suzana Nikoliq thotë se gazetarët në vendet më të vogla janë të ekspozuar ndaj presionit më të madh të rrethit, sepse të gjithë njihen ose kanë lidhje farefi s-nore dhe miqësore, veçanërisht kur janë në pyetje tekste kritike. Për shkak të kësaj jo rrallë herë ndeshen edhe me refuzim për të bashkëpunuar dhe për të mos pasur qasje deri te informacionet, prandaj shpesh janë të detyruar që të spekulojnë, duke iu ekspozuar rrezikut për t’u paditur në gjyq për shpifje dhe ofendim.

Qëndrim të njejtë ka edhe korespodenti i televizionit Tel-ma nga Strumica Risto Tasev. Ai vlerëson se gazetarët në Strumicë, si dhe kolegët nga qytetet tjera, e mbajnë barrën e asaj se njihen mes veti, jetojnë në vende të vogla dhe çdo-herë mbi to ekziston pezull rreziku që i prekuri nga informa-cioni i botuar, në një apo mënyrë tjetër, të hakmiret për atë.

Një problem tjetër i madh i gazetarëve lokal janë hon-araret e vogla që sillen prej 6 mijë deri në 12 mijë denarë. Ato thotë se me këto honorare shumë vështirë jetohet. Por kur bëhet fjalë për të ardhurat, korespodentët nuk duan të fl asin hapur.

“Me përjashtim të një numri të vogël korespodentësh nga Manastiri, të cilët kanë të ardhura solide, të tjerët pu-nojnë për pak para”, na deklaroi një gazetar nga Manastiri, i cili deshi të mbetej anonim. Sipas tij, për angazhim për një muaj disa prej korespodentëve më të ekspozuar marrin prej 7 mijë deri 9 ose 12 mijë denarë, ose janë të paguar për copë teksti. “Prej mëngjesit deri në mbrëmje vrapojnë pas temave dhe lajmeve për të fi tuar ndonjë denarë më shumë. Punojnë për Krishtlindje, Pashkë, Vitin e Ri, për vikende, dhe kjo nuk paguhet si punë jashtë orarit të punës. Për sigurim pensional dhe shëndetësorë as nuk fl itet. Pjesa dërmuese e korespodentëve punojnë nga shtatë, tetë bile edhe dhjetë vite për disa media, a ende nuk janë të punësuar në këto redaksi”, thotë kolegu nga Manastiri.

Për shkak të këtyre problemeve gazetarët nga brendia e ven-dit shpesh ndihen të dëshpruar. Vlerësojnë se mediat e tyre nuk investojnë në to dhe puna e tyre, ndërsa pastaj kërkojnë shikue-

shmëri dhe lexues për mediat e tyre në viset lokale. Faji për të gjitha këto probleme ato e shikojnë te pronarët

e medias, por edhe te vetë gazetarët.

TË PËRÇARË RRETH ZGJIDHJES SË MUNDSHME

Një pjesë e gazetarëve vlerësojnë se zgjidhje mund të ketë dhe kjo është në duart e pronarëve dhe redaktorëve të mediave, por të tjerët nuk besojnë se problemet mund të zgjidhen.

“Si korespodentë vazhdimisht reagojmë për problemet me të cilat përballemi në mediat ku punojmë ose në SHGM, por, për fat të keq, nuk kemi fuqi të marrin vendime. Zgjidhjet varen prej pronarëve dhe redaktorëve të medias, problemet tona shumëvjeçare mirë i dinë, por deri tani nuk ka pasur sens ta përmirësojnë gjendjen. Përgjigja shpesh është se re-daksia ose pronari nuk planifi kojnë punësime të reja dhe se udhëhiqet politikë e kursimit”, thotë Nikoliq.

Për Tasevin, zgjidhja e problemit qëndron te vetë gazetarët. Sipas tij, në Maqedoni secili mund të jetë gazetar.

“Por në situatë kur numri i gazetarëve të rremë sot është më i madh në krahasim me ato të vërtetët, thjeshtë zgjidhje nuk mund të ketë. Shteti, jo tash, por edhe në njëzet vitet e kaluara, i lejoi secilit të hap medium, sikur ai të ishte dy-qan mahalle. Gjithësesi, faji prap do të them, është i vetë gazetarëve, SHGM dhe Sindikata, por njëkohësisht pikërisht ato, sipas meje, mund më shumë të ndihmojnë në kapërci-min e problemeve”, vlerëson Tasev.

Korespodenti nga Manastiri, thotë se shkaqet për këtë gjendje është mosinteresimi i disa mediave për atë çfarë ndodhë jashtë Shkupit, vetëkënaqësia, redaktorët dhe gazetarët narcis dhe pafuqia fi nansiare për t’u paguar kore-spodentët sipas prodhimit. Si zgjidhje për situatën përmen-det formimi i një trupi, ku do të anëtarësoheshin korespo-dentët të cilët do të angazhohen për të drejtat e tyre, përpil-imi i një kodi për sjelljen e redaksive ndaj korespodentëve, si dhe nënshkrimi i një dokumenti për bashkëpunim, ku do të parashihet pagesa e gazetarit për kohëgjatjen e angazhimit.

Mediat rëndësi më të madhe u kushtojnë ngjarjeve nga kryeqyteti, sikur Shkupi është vendi i vetëm në Maqe-doni ku ndodhë diçka, vlerësojnë gazetarët nga qytetet tjera.

Përveç kronikës së zezë në pjesën informative, medi-at nuk ndajnë hapësirë sa duhet për storiet që i ofrojnë gazetarët nga vendet tjera. Në gishtat e një dore mund të numërohen deklaratat e transmetuara nga ekspert për ndonjë çështje të caktuar, a të mos jenë banorë të kryeqytetit. Thuaja të gjitha mediat e shkruara kanë faqet e rezervuara për Shkupin dhe faqen për Maqedoninë, dhe rrallë ka faqe të veçanta kushtuar regjioneve.

Sipas gazetarit nga Manastiri, i cili donte të mbetet anonim, me përjashtim të dy-tre redaksive, temat e balli-nave dhe lajmet kryesore me tekste dhe kontribute janë të

përgaditura vetëm nga gazetarët në Shkup. “Kjo nuk është ashtu sepse tekstet e gazetarëve nga

qytetet tjera nuk janë të mirë, por sepse një pjesë e ko-legëve në Shkup përpiqen të bëhen yje mediatike, të sigu-rojnë, parasëgjithash, hapësirë për vete në gazetë dhe në televizion, e pastaj nëse mbetet vend për korespodentët”, është qëndrimi i gazetarit nga Manastiri. Sipas tij, në disa media bile edhe raportet nga brendia e vendit i trajtojnë në rubrika të veçanta ose në një faqe të gazetatës. Interneti, solli deri të një situatë që, shton ai, në redaksitë në Shkup të lexojnë se atë ditë diçka ka ndodhur në Manastir ose në Kumanovë, ta përpunojnë me fjalë të tjera dhe ta botojnë sikur të ishte lajm i tyre burimor. Ka ndodhur bile edhe ko-respodenti të dërgojë tekst në redaksi, atje në vend që të botojnë tekstin e tij shkon lajmi nga agjencia. (S.R.)

Mediat janë të fokusuara në kryeqytet

1313

Shkruan: Jovanka Caruleska

Qytetarët e Maqedonisë shumë rrallë mund të kënaqen me ndonjë reportazh gazetaresk të përgaditur nga ndonjë korespodent i medias vendase. Arsyeja është jo se nuk ka interes në opinion për diçka të tillë ose se gazettarët nuk

janë të interesuar për një angazhim të tillë, por se numri i korespodentëve që raportojnë prej jashtë për mediat maqe-done bie vazhdimisht. Po shuhen bile edhe paraqitjen di-rekte për ngjarjet në fqinjësi, ndërsa kuriozitet i vërtetë janë edhe paraqitjet nga metropolet botërore. Qasja në Internet dhe ueb portalet informative, në kombinim me krizën eko-nomike, seriozisht kanë cënuar, dhe thuaja e rrënuan pu-nën e korespodentëve në botë. Gjithkund në botë shkurto-

hen vende pune në gazetari në pozicione të korespodentit, ndërsa shfrytëzimi i Internetit është kërcënim i fuqishëm për mbylljen e mediave tradicionale.

Prania e on-line informacioneve, jo rralë me audio dhe me videofi lmime, mediave ua mundësuan që të mbështeten edhe në këto lloj burimesh informimi në raportimin e tyre gazetaresk dhe tërësisht e përjashtuan nevojën për t’u pa-

MEDIAT MAQEDONE PA INTERES MEDIAT MAQEDONE PA INTERES PËR KORESPODENTË JASHTË VENDITPËR KORESPODENTË JASHTË VENDIT

Portalet iu zunë vendin korespodentëve nga bota

Pronarët e mediave maqedone e kufi zuan gazetarinë për shkak të mungesës së mjeteve dhe rishikimi i prioriteteve e dëmtoi gazetarinë

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1414

taqitur nga “vendi i ngjarjes”. Në kurriz të me-diave tradicionale, hapja e siteve të huaja në

Internet prej ku redaksitë informohen, çdo ditë e më tepër rritet. Kompanitë mediatike maqedone para disa vitesh i

hoqën korespodentët nga vendet fqinjë, por edhe nga selia e Komisionit Evropian, edhepse informacionet nga Brukseli e interesojnë opinionin maqedon, si vend i cili apsiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Edhe korespodentët dhe redaktorët në një pjesë të me-diave maqedone pajtohen se kjo gjendje burimin e ka te kur-simi i pronarëve të mediave, por theksojnë se Interneti e ka bërë të venten. Njëra dhe pala tjetër thonë se kështu hum-bet objektiviteteti i informacionit, sepse gazetari nuk është në vendin e ngjarjes.

“Qëndrimi i pronarëve të medias është i thjeshtë: ‘pse të paguajë ndonjërin atje dhe të bëjë harxhime për telefon, kur informacioni dosido për ngajrjen do të arrijë prej dikund”, thotë Emica Niami-Nallbantiq, ish korespodent nga Saraje-va. Ajo thekson se nuk mbahet llogari se zëri I gjallë i kore-spodentit, fotoja e tij, nëse bëhet fjalë për kontribut televiziv, krijon medium më të fuqishëm dhe e bënë informimin më të shpejt dhe më relevantë. Sipas saj, korespodenti është ai që di se cila pjesë e ngjarjes është i rëndësishëm për ven-din për të cilin raportohet. Sipas Niami-Nallbantiq, problem është që korespodentura, ku ekziston, bazohet në raportim përmes telefonit, pa deklarata, pa mund që të kuptohet më shumë dhe të plasohet diçka më tepër, nuk ka pajisje, nuk ka fi nansa, nuk ka investime. “Te ne kishte përpjekje dhe fi lloi të zhvillohet gazetari e cila ‘pikërisht tashi’ do ta ketë dhe ta plasojë informacionin, me një rrjet korespodentësh, me paraqitje të drejtpërdrejt. Por, për fatë të keq, entuzi-azmi u tret. U pre sikur me thikë, Brenda natës. Diçka prej kuazigazetarëve të cilat pa pikë përvoje në teren u emëruan si reporter të parë në ditar ose shkruanin kolumna, kupto-het, nën syrin e zgjuar të redaktorëve dhe të pronarëve, çka për shkak të situatës politike te ne”, thotë NIami-Nallbantiq. Ajo vlerëson se në çdo profesion, nëse mungon përgjegjë-sia, nëse mungon idea për të ardhmen e profesionit, për-pjekje për profesion më të mirë dhe më original, ajo ngadal por sigurt shkatërohet.

Korespodentët me të cilët biseduam pajtohen se stan-dardet janë rrënuar dhe se dikush tjetër vendos se çka do të lexojë dhe shikojë opinion. Sot, thonë ata, në edicionet e lajmeve fokusi më i madh i vihet gurrëthemeleve të ndonjë investimi lokal, se sa temave ndërkombëtare që janë me in-teres për publikun.

Korespodenti i televizionit Kanal 5 nga Athina Sanja Ris-tovska vlerëson se informacionet nga Interneti nuk mund në tërësi ta zëvendësojë korespodenturën. Sipas saj, korespo-denti, për dallim nga Interneti, mund realisht dhe objektiv-isht ta bart imazhin për atë që ka ndodhur në një mejdis, sepse ai mendon sikurse banorët lokal.

“Ndoshta dhe Interneti dhe përhapja e shpejtë e infor-macionit është njëra nga shkaqet që një numër i vogël i gazetarëve maqedon gjinden jashtë vendit, por unë person-alisht mendoj se pikërisht kjo qasje e informacioneve mund vetëm pjesërisht, por jo edhe plotësisht ta zëvendësojë ko-respodenturën”, thotë Ristovska. Ajo krahason mundësinë që ajo ka si gazetarë-korespodentë nga Athina të jetë e pra-

nishme në brifi ngjet e Ministrisë së jashtme greke, ose të parashtrojë pyetje dhe të merr përgjigje nga ndonjë zyratrë grek, me situatën kur ajo do të ishte në Shkup dhe do të priste që ndonjë gazetarë grek të shkruaj tekst ose të dali transkripti nga Ministria që të mund të bëje kontribut. “Men-doj se kur nuk je në vendngjarje dhe kur pret prej tjetrit që të rrëfejë se çka ka ndodhur, humbet objektiviteti”, thekson Ristivska.

Padallim cili sektor e ndjek gazetari para se të bëhet korespodent, kur do të shkojë jashtë duhet në pëllëmbë të dorës t’i ketë të gjitha informacionet edhe nga sfera e poli-tikës, edhe nga ekonomia, eurointegrimet ose kronika e zezë. Vetëm në këtë mënyrë, theksojnë korespodentët që i

Derisa në vend shumë të rralla janë mediat që kanë korespodent të përhershëm në Bruskel ose në ndonjë qytet evropian, me problem të ngjashëm përballen edhe vendet tjera evropiane. Mediat tradicio-nale çdo ditë janë nën kërcënimin e fuqishëm të Internetit, prandaj redaksitë nga mbarë Evropa me të madhe i tërheqin korespodentët e tyrë nga Brukseli. Derisa numri i gazetarëve bie, numri i infor-macioneve që e sigurojnë institucionet evropiane përmes “Evropa

Brukseli i mërzitshëm, Uas

1515

kontaktuam, mund të zgjidhet ajo që është më interesante për publikun në vend prej ku vjen gazetari.

“Sa më pak informacion prej jashtë, veçanërisht nga qendra UE dhe NATO, aq pak shqetësime për politikën”, vlerëson Lupço Popovski, redaktor dhe ish kryeredaktor i Utrinski vesnik. Sipas kësaj, thotë Popovski, qytetari maqe-don tashi janë analfabetë total për politikën evropiane dhe për projektet evropiane.

“Pronarët e mediave maqedone e ngushtuan fokusin e gazetarisë. Në gishtat e një dore mund të numrohen jo vetëm korespodentët, por edhe udhëtimet e organizuara nga ndonjë redaksi për ngjarjet që ndodhin në Evropë. Vështirë e ka dikush të kujtohet kur për shembull, një gazetarë maqe-

don ka shkuar në Budapest në llogari të redaksisë, e jo si eskortë e ndonjë politikani. Arsyetimi për mungesë fondesh dhe rivlerësimi i prioriteteve e gymtoi gazetarinë, e rrënoi substancën e tij, sepse të gjitha informacionet janë të kap-shme në çdo çast dhe kudo. Lexuesit ose shikuesit duhet t’i oforhet diçka më tjetërfare, diçka më të thellë, nga këndi tjetër për tu kuptuar ngajrjet. Por mediat tona nuk duan ta bëjnë këtë”, thotë Popovski.

Edhe korespodentët edhe redaktorët shpresojnë për ditë më të mira, kur sërish do të vijnë informacione të dre-jtpërdrejta nga qytetet evropiane. Të bashkuar janë në qën-drimin se aktualisht kursehet në të gjitha anët, bile edhe në shtëpitë e madhe mediatike.

përmes satelitit” dhe serviset ueb-televizive të Këshillit evropian dhe të Parlamentit Evropian vazhdimisht shtohen. Fakti që ky lloj materiali është i kapshëm falas në Internet, i nxiti edhe më shumë disa media të mos investojnë për dërgimin e korespodentëve.

Sipas Asocioacionit ndërkombëtarë të gazetarëve (API), numri i gazetarëve të akredituar që raportojnë prej Unionit nga selia e saj në Bruksel, është ulur për më shumë se një e treta prej vitit 2005 deri

tani. Sipas API, numri i gazetarëve të akredituar në Bruksel u ulë prej 1300 në vitin 2005 në 1100 tre vite më vonë. Në vitin 2009 ka pasur 964 gazetarë të akredituar, ndërsa vitin e kaluar vetëm 752.

Për dallim nga Brukseli, numri i gazetarëve të huaj të akredi-tuar në Uashington vazhdon të jetë i lartë. Në Uashington sot ka rreth 1.550 gazetarë të akredituar, që është më shumë prej 1.490 gazetarë të akredituar në tetor në vitin 2008. (J.C.)

shingtoni ende aktual

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1616

Shkruan: Kristina Maçkiq

Grafi ti prej gishtave po na rrëshqet. Leximi i gazetave, dëgjimi i radios për informim të shpe-jt, të saktë dhe me kohë, ngadalë por sigurt e humbin betejën me Internet mediat. Në këtë çast Internet mediat, portalet kanë ardhmëri të sig-

urt. Pak të holla për të hapur, lehtë për ta mirëmbajtur, fuqia shumë e lirë punëtore e gazetarëve. Mbretëri e përrallave për portalet në Maqedoni.

Internet mediat, biznes i cili sapo ka fi lluar të funksionojë në Maqedoni, aktualisht janë vërshuar me site me përm-batje të ndryshme. Por, megjithatë, site mund të bëhet për 24 orë, por ajo që pason pastaj është punë serioze. Harxhi-met fi llestare janë relativisht të vogla në krahasim me cilindo tjetër medium.

Vërshimi i portaleve të reja me përmbajtje informative dhe zbavitëse në hapësirën maqedone të Internetit është veçanërisht i dukshëm gjatë dy viteve të fundit. Vetëm para disa viteve në domenin “MK” kishtë një apo dy portale in-formative dhe disa me karakter zbavitës, ndërsa në periud-hën e kaluar thuaja se çdo muaj paraqitet ndonjë portal i ri. E zakonshme ishte të lexohen vetëm gazetat ose sitet për zbavitje, por tashi mbi 400 site tashmë mirë luajnë në tre-gun e Internetit në Maqedoni.

KU JANË GAZETARËT-AUTORËT?

Por disa kërkime tregojnë se sa shpejt shtohet kuadri gazetaresk. Karakteristike është se ky fenomen ekziston sepse shteti nuk siguron legjislacion dhe institucione që do ta kontrollojnë punën e këtyre mediave, e as që ekziston legjislacion për mënyrën se si plasohen përmbajtjet. Kjo lenë hapësirë për botimin e teksteve të palektoruara, përmbajtje fyese ose me fjalë të tjera, çdokush mund të botojë çfarë t’i kujtohet.

Por jovetëm që do të shkruhet diçka analfabete, e pa-provuar ose me një qëllim të caktuar, thjeshtë nuk ka kush këtë ta sanksionojë. Para ca kohësh gazetarët nguteshin që lajmi t’u jetë i pari, autorial ose origjinal në ballinë. Fiton pikë dhe famë. Por tashi Interneti ua prishi festën në garën për origjinalitet. Çdo ditë në orën 17 gazetat janë në Internet dhe pastaj pa kurrëfarë usulli storiet origjinale dhe lajmet tashmë kanë lundëruar nëpër site dhe site më të vogla që punojnë me vetëm dy-tre shkrues të mirë. Pikërishkt kjo e zbeh bukurinë e Internet on-line publikimeve ne disa site të pakta të mira.

Kjo natyrisht nxit edhe nevojën për përmbajtje të reja, poashtu, disa portale hapen për të imituar ekzistuesit, me qëlllim që të rrëmbehet një pjesë e tregut. Ka edhe portale që janë hapur me prapavijë politike, për të bërë propagandë dhe të imponohen qëndrime politike.

PARATË U PRIJNË ON-LINE MEDIAVE

Një nga arsyet pse hapja e Internet mediave është bërë më atraktive janë paratë që ndahen për Internet marketin-gun.

Në Maqedoni pjesa e parave që shpenzohen për reklamë që shkon në Internet është ende e vogël. Sigurisht, përqindja do të rritet, por nuk pritet që të rritet në mënyrë të shpejtë. Një site për të fi lluar të ditojë, duhet të kalojnë të paktën gjashtë muaj, ndërsa shpesh edhe më shumë se një vit. Para ca kohësh u paraqitën site tematike, por zhvillimi i planeve të marketingut të kompanive nuk ishte i orientuar drejt tyre. Megjithatë, kompanitë ende besojnë se vendi për reklamën e tyre është televizioni, por edhe mediat e shkruara.

Por, fakt është që në Maqedoni mungojnë fushata kuali-tative e të targetuara marketingu në Internet. Dëshira për fi tim nëpërmjet shërbimeve të marketingut sigurisht ka ndi-kim të madh kur themelohen portalet e reja, por edhe se disa prej tyre nuk realizojnë profi t edhe pas një apo dy viteve punë.

Njohësit thonë se vazhdimisht rriten shumat që kom-panitë i ndajnë për marketing në Internet. Ky lloj reklamimi mundëson me harxhime më të vogla të arrihet te klientët e vërtet potencial, përmes promocionit të targetuar.

ON-LINE NDARJET POLITIKE

Mediat e shkruara dhe televizionet në Maqedoni janë në një situatë të papëlqyeshme. Ka propushtetit dhe proopoz-itës, por kurësesi media të pavarura siç duhet në të vërtetë të jenë. E njejta fi lloi të ndodhë edhe në Internet. Për një vit mbinë Internet media proqeveritare dhe proopozitës, ato pak

INTERNET MEDIAT

Ardhmëri apo dështim për gazetarinë origjinale

Leximi i gazetave, dëgjimi i radios për informim të shpejt, të saktë dhe me kohë, ngadalë, por sigurisht e humbin betejën me Internet mediat

1717

të pavarurat janë zbavitëse dhe portale të specializuara. Shtrohet dilema për legjislacionin dhe intervenimin e

shtetit për portalet dhe ueb-faqet, që është në kundërshtim me idenë që paraqet Interneti. Shtrohen disa pyetje: do të rregullohen Internet mediat në një apo mënyrë tjetër, por çka nëse unë nis një blog? Nëse blogu është media? Kush do t’i rregullojë Internet mediat dhe si?

Nëse lëmë mënjanë gjykatën si zgjidhës i kontesteve, si argument për idenë e rregullimit, pjesa më e madhe e Internet mediave nuk respektojnë të drejtat e autorit. Jemi dëshmitarë të rasteve kur gazeta të mëdha dhe portale të vogla vjedhin fotografi , lajme të plota dhe përkthejnë tekste. Pse mos të ekzistojë dikush që do t’i rregullojë të paktën rregullat fer të lojës.

Ndoshta mund të jetë Këshilli për radiodizufi on që funk-sionon si një lloj rregullatori për mediat elektronike? Por ato janë mjaftë të ngatëruar me përçarjet dhe gjobat për me-diat e vjetra – televizionet, që të merren me Internet mediat. Puna e SHGM nuk është që të rregullojë, ndërsa e ministrive edhe më pak. Kush dhe si mund ta bëjë këtë? Përfundimisht, koha është të fi llohet të mendohet dhe të gjindet zgjidhja. E para dhe themelore për shkak të mbrojtjes së produktit të vërtet gazetaresk, për shkak të mbrojtjes të fjalës së vër-tet gazetareske. Koha është për t’i dhënë fund përshkrimit, vjedhjes dhe devalvimit të storieve autoriale të gazetarëve. Mjaft është keqpërdorim jo vetëm të gazetarëve, por edhe të fotoreporterëve. Koha është të kthehen artistët e fjalës, origjinaliteti dhe mendimi i vërtet gazetaresk.

Në Britani mediat mund t’i paditin Internet agregatorët

Në Britaninë e Madhe zhvillohet një kontest për të paguar për shfrytëzimin e teksteve të gazetave prej atyre që komercio-nalisht i shfrytëzojnë tekstet përmes të ashtuquajturit agrega-torë ose “thithës” të lajmeve. Në këtë vend tashme punohet për përcaktimin e ardhmërisë së lajmeve on-line.

Tribunali për të drejtat e autorit e mbështeti të drejtën e in-dustrisë britanike të shtypit t’i padisë ato që mbledhin on-line lajme dhe pastaj iu stërshesin palëve të treta. Kjo do të thotë se mediat britanike mund t’i detyrojnë të paguajnë liçenca, që vlerësohen në një deri dy milion funta për vjet për ato që mbled-hin Internet lajme dhe pastaj ua stërshesin blerësve.

Beteja e gjatë legale mes Agjencionit për liçencimin e gazetave (NLA) dhe gjigantit për monitorim të mediave “Mel-voter” ende vazhdon. Parime se titujt e thithur on-line, tekste të përfolura dhe linqe janë materiale me drejta të garantuara të autorit tashmë është vendosur në dy vendime gjyqësore në vitin 2010 dhe 2011.

“‘Meltvoter’ për vit fi ton nga 50 milionë funta duke mbled-hur tekste prej gazetave dhe duke ndjekur Internet përmbajt-jet. E aryeshme është që një pjesë e këtyre parave t’u shkojnë gazetave”, deklaroi drejtori i NLA, dejvid Pu.

Një pjesë e mbrojtjes të “Meltvoter” është se ato me as-gjë nuk dallohen nga ajo që e bënë “Google news”. Tribunali për të drejtat e autorit në vendimin e tij u pajtua me këtë dhe e mbështeti të drejtën e gazetave britanike, nëse dëshirojnë, t’i kërkojnë para “Google” për shfrytëzimin komercial të teksteve të tyre.

Sipas kryetarit të “Meltvoter” Jorg Lisegen, faqja e shëm-tuar e këtij vendimi është se Interneti, ashtu siç e njohim, është atakuar. “Leximi dhe shkëmbimi i përmbajtjeve në Britaninë e Madhe më nuk është hobi rehatshëm. Leximi dhe ndarja e përm-bajtjeve të Internetit tashi është objekt i liçencimit dhe pag-esës”, thotë Liseng. (K.M.)

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

1818

Shkruan: Aleksandar Zhivkoviq Marija Vasilevska

Histoia e mediave rinore nisi shumë herët, një ditë kur “Mlad borec” u krijua me mendjen dhe pendën e të rinjëve entuziast të Universitetit të Shkupit. Edhepse “Mlad borec” lindi në një sistem njëpartiak me shume bariera të mendimit

kritik dhe pastrim i shpeshtë i njerëzve me mendje të lirë, ai ishte me mërri dhe hidhërim shumë më të madhë në sy se sa që janë tashi ndoshta mendjet e tashme të gazetarëve të ri. Ai ishte nxitës i hapjes së mendjes së të rinjëve për ndry-shime. Një prej autorëve të kësaj gazete do të thotë: “Bile edhe në atë kohë gjenim dritarëza përmes të cilave mundej të kalonin një tufë rrezesh drite”.

Por ku u tret entuziazmi, pasioni, kriticizmi ndaj sistemit? Cilët prej mediave të tashme rinore mund t’i përmendim si promotor dhe ithtarë të veçorive që i karakterizonin të rinjët, luftatarit me mendje të lirë?

Gjendja në Maqedoni me mediat rinore është e tillë që vazhdimisht mediat lokale të universiteteve, kuptohet, më e madhja është në Shkup, ka tre radio on-line që merren konkretisht me tema për të rinj, disa ueb portale që i ad-resojnë problemet e të rinjëve dhe gjithësesi edhe një revistë më e madhe studentore “Dalje”. Gazetarët që janë pjesë e këtyre mediave janë në moshë të ndryshme, por megjithatë mes tyre dominojnë studentët. Edhepse kuantiteti është veçoria e mediave të sotshme për të rinj, megjithatë, si di-kund në lavirintet e tranzicionit të humbej dëshira e madhe dhe nisma për të bërë ndryshim të vërtet në të gjitha struk-turat që i tangojnë të rinjët. Në bisedat që i zhvilluam me njerëz kompetent për këtë temë adresuam shumë dobësi të funksionit të sotshëm të mediave rinore.

Por, ashtu sikurse në socializëm nuk ishte çdo gjë e kuqe, edhe sot nuk është krejt ashtu gri. Një pjesë e madiave ri-nore ofrojnë hapësirë që studentët e ri në gazetari në pak-tikë t’i realizojnë dijet që i fi tojnë gjatë studimeve të tyre.

Njëri prej redaktorëve të “Student FM” Aleksandar Riste-vski thotë se “Student FM është shkollë për kuada të reja, i cili jep mundësi për të gjithë studentët në gazetari, me dëshirë për të marrë mësime praktike, sepse një student i gazetarisë me vetë diplomimin, realisht, ka pak përvoja praktike”. Ristevski vlerëson se shkrimi i eseve dhe dhënia e

provimeve, sikur të zgjidhes fjalëkryqe, studenti nuk mundet fi tojë ndonjë dije të mjaftueshme. “Me Student FM, mëso-hen si është të punosh diçka për të cilën nesër do të mernin paga”.

Me ndryshimin e vokacionit dyvjeçarë radioa universitare u transformua dhe e la pas vete kritikën radikale për prob-lemet e studentëve duke u bërë të varur fi nansiarisht prej “Shën, Qirilit de Metodit”.

Por, atë që fi lloi dikur, tashi, për fat të keq, është një for-

Ku u tret progresiviteti i mediave të studentëve?

MEDIAT E REJA

1919

më e haruar e Radios studentore, për vete e ruajti radion urbane 103. Fjala “103-she” në vetvete në fjalorin urban u bë sinonim i luftës kundër kiçit dhe shundit që çdo ditë e më tepër është i pranishëm në mediat tona. Gjorgji Janevski, redaktor në 103, vlerëson se “Kanali 103 saherë ka kulti-vuar një qasje të hapur për mendimin e lirë dhe idetë pro-gesive, ndërsa presioni eventual politik gjithëherë ka qenë frymëzim plus për njerëzit që punojnë si volunter në këtë radio jofi timrurëse”. “Unë të paktën nuk njohë radio dhe

media rinore vërtet autentike”, thotë Janevski. Daniella Atanasova, redaktor në “Dalje”, revisitë ri-

nore e cila veten nuk e shikon si trashëgimtare e “Mllad borec”, mendon se ajo që e veçon “Dalje” është hapësira që e rezervon për arsimin e lartë, jetën studentore dhe problemet e studentëve. Por, poashtu, i kushton vëmendje edhe çështjeve aktuale nga jeta shoqërore dhe kulturore në Maqedoni dhe më gjërë, në nivel global. Qëllimi tyre është është që të mos identifi kohen ose të krahasohen me ndonjë media tjetër, por se “Dalja” është rezultat i nevojave dhe përpjekjeve të një gjenerate të re, me koncept të vetin dhë mënyrën specifi ke të funksionimit. Sipas kësaj, ato shpreso-jnë se revista do të lërë gjurmë, jo aq në historinë e revistave rinore dhe gazetave, aq sa në jetët dhe zhvillim individual të studentëve dhe njerëzve të ri për të cilët është dedikuar.

Të jesh gazetar i ri do të thotë të jesh kurioz, dëshirë dhe pasion për të njohur gjëra të reja, puna të shëndrohet në proces mësimi, të takoheni me njerëz të ri dhe gjithësesi, qëndrimet tuaja të mundeni t’i transmetoni si mesazhe për botën, është qëndrimi i Ana Javkovsas, autore e emsionit “Puls”. Sa gazetarët e ri sot dinë ta shprehin si një dëshirë e vërtetë për të zbuluar problemet dhe nxitje, por dhe zgjid-hje të mundshme është në pyetje tjetër që hap debatë të ri. Sipas Janevskës nga 103, për formimin e kuadrove gazetareske te ne, gjendja, është dramatike. “Standardet janë lëshuar në nivel më të ulët, dhe plotësisht është deval-vuar dinjiteti i profesionit”, thotë Janeveski. Ai vlerëson se kjo fshaqet edhe te ato që tashmë duhet të bëhen gazetar në kuptimin e vërtetë të fjalës, fora e re e cila duhet të jetë bartës i “Pranverës arabe” në gazetarinë në Maqedoni.

Atanasova nga “Dalja” vlerëson se ajo u jep mundësi të shkelqyeshme gazetarëve të ri t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe të fi tojnë praktikën aq të nevojshme që do të ju ndi-hmojë në punën e tyre të ardhshme si gazetar, veçanërisht sepse në “Dalje” mund të zgjedhin të hulumtojnë tema për të cilat kanë interes dhe t’i shfaqin pikëpamjet e tyre.

Mediat rinore duhet të jenë hapësira alternative që ofrojnë pamje ndryshe të situatës, por, megjithatë, bosët e vjetër të hapësirës mediatike sikur kanë vendosur rregulla shumë të ashpra të lojës që të rinjët pëlqejnë t’i ndjekin. Koordinatori i Radio Mof, Stefan Aleksiq, vlerëson se radio e tij nuk është radikale, por objektive dhe se ajo që përpiqet ekipi i radios ta arrijë është transmetimi objektiv i storieve padallim prej ku vijnë. “Të paktën në raport me kriticizmin përmes të cilës përpiqemi ta transmetojnë të vërtetën dhe t’i nxisim të rinjët për të diskutuar për të vërtetën, deri tani kemi disa raste kur ka ndoshur dhe kemi nxitur diskutim ob-jektiv rreth të vërtetës”, thotë Aleksiq. Sipas tij, hapësira që e ofrojnë mediat tradicionale për të rinjët është qesharak, ato ndikojnë mbi ta. “Ne u përpoqëm të krijojmë hapësira vetëm për të rinjët, por megjithatë në mediat tradicionale mungon veçantësia”,vlerëson Aleksiq.

Mediat alternative duhet të jenë hapësira alternative që do të ofrojnë një qasje më ndryshe të gjendjes aktuale

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

2020

Shkruan: Nevena Popovska

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë para ca ko-hësh nisi një raund të ri takimesh me pronarët dhe drejtorët e mediave, në kuadër të konsultimeve për formimin e Këshillit të etikës në Maqedoni. Kryetari i SHGM Naser Selmani deri tani ka takuar drejtorin

e Televizionit Telma, Risto Llazarov, drejtorin e MRTV Petar Ka-ranakov dhe zëvendësin e tij Harun Ibrahimi. Poashtu ka pa-tur takime edhe me pronarin e gazetës ditore “Kapital” Lupço Zikov, ndërsa është paralajmëruar edhe takimi me pronarin e gazetës “Koha”, Lirim Dullovi. Sipas paralajmërimeve, në periudhën në vijim janë caktuar takime edhe me pronarë të tjerë të mediave, për të fi tuar mbështetjen për shpejtimin e procesit të formimit të Këshillit të etikës. Selmani në takimet e deritashme i ka informuar bashkëbiseduasit me rezultatet e bisedimeve me Qeverinë, por edhe me ftesat e vazhdueshme nga jashtë për forcimin e mekanizmave për vetërregullim në media. Për të mos humbur kohë në sigurimin e mjeteve fi -nansiare nga donatorë të jashtëm për jetësimin e Këshillit, Selmani nga njerëzit e parë të mediave u propozoi Këshilli në fi llim të fi nansohet nga vetë mediat dhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë deri sa të forcohet, dhe pastaj do të kërkoheshte mbështetje prej fondeve të BE-së. Në këtë mënyrë mediat dhe gazetarët në Maqedoni do të demostroj-në gatishmëri ta marrin përgjegjësinë për forcimin e mekaniz-mave të veta vetërregullues.

Kjo ide me dëshirë është pranuar nga ana e bashkës-biseduesve të cilët kanë shprehur gatishmërinë në të gjitha mënyrat ta mbështetin themelimin e Këshillit. Me këtë njëko-hësisht mediat do të japin llogaridhënie para qytetarëve dhe do të përparohet zbatimi i standardeve dhe etikës profesio-nale te gazetarët.

SHGM në kuadër të përgaditjeve për formimin e trupit vetërregullues, që në qershor e prezentoi propozim statutin për Këshillin e etikës në konferencën e organizuar me temën “Vetërregullimi i medias në Republikën e Maqedonisë: Drejt mediave të pavaruara dhe të përgjegjeshme”. Kjo ishte përm-byllje e projektit disamuajsh “Debatë për vendosjen e stan-dardeve profesionale të gazetarëve – vetërregullim dhe inicim i Këshillit të shtypit”, i mbështetur nga Fondacioni norvegjez NPA, në kuadër të cilit u orgnizuan një sërë takimesh, tribu-nash dhe prezentimesh të projektit, mes tjerash, edhe me menaxhmentin e medias.

Popozim statuti për Këshillin e etikës në Maqedoni, Këshillin e përcakton si trup për vetërregullim me mision për ta përparuar dhe mbrojtur standardet dhe etikën profesionale në media. Është paraparë që Këshilli të funksionojë si organi-zatë joqeveritare, jopolitike, jofi timprurëse, e cila sipas parimit të dëshirës së lirë i bashkon anëtarët e saj për të realizuar qëllimet dhe veprimtaritë e përcaktuara. Qëllimet e Këshillit janë mbrojtja e lirisë së medias dhe të drejtën e publikut për

të qenë i informuar, pengimin e ndikimit të shtetit, partive poli-tike dhe qendrave të tjera me ndikim ndaj medias, mbrojtjen e interesave të opinionit duke siguruar një proces të pavaruar, efi kas dhe të drejtë për zgjidhjen e kontesteve për përmab-jtjen e medias, si dhe promovim i kualitetit të teksteve në media duke miratuar rekomandime të qarta dhe praktike për punën e redaktorëve dhe gazetarëve. Këshilli, poashtu, do të punojë edhe për ngritjen e vetëdijes të opinionit për standar-det dhe etikën profesionale që mediat duhet t’i respektojnë, krijimin e një ambienti për vetëkritikë, vetëdje dhe llogarid-hënie në media ndaj publikut, si dhe përparimin e Kodit etik të gazetarëve dhe uljen e të gjitha formave të cenzurës dhe vetëcenzurës në gazetari.

RINIS PROCESI I VETËRREGULLIMIT

Vetëfi nansim Vetëfi nansim për Këshillin e etikëspër Kës

Deri tani janë realizuar disa takime me pronarët dhe drejtorët e medias për fi naisimin e trupit për vetërregullim nga ana e mediave

2121

Për këtë qëllim mes veprimtarive të Këshillit janë paraparë edhe ndjekja e zbatimit të standardeve dhe etkës profesio-nale të raportimit gazetaresk, sigurimin e ndihmës profesio-nale dhe këshilluese për anëtarët e Këshillit dhe të opinionit më të gjërë, organizimin e seminareve, punëtorive, konferen-cave, debateve me qëllim që të përparohen standardet dhe etika profesionale dhe të promovohet puna e Këshillit, por edhe ngritja e nismave para organeve kompetente për të kri-juar kushte për punën e papenguar të trupit për vetërregullim të mediave në Maqedoni.

Sipas propozim statutit, anëtarë në Këshillë mund të jetë çdo person juridik i regjistruar te organet kompetente në Maqedoni, e cila kryen veprimtari nga fusha e gazetarë-

sisë dhe industrisë së medias. Anëtarët do të paguanin një anëtarësi vjetore, ndërsa Këshilli do të udhëheq një regjistër të anëtarësisë i cili do të azhurohej njëherë në vit. Anëtarët e Këshillit e marrin përgjegjësinë të përmbahen ndaj dispozi-tave të statutit, moralisht dhe në ndonjë mënyrë tjetër për ta ruajtur kredibilitetin e Këshillit, aktivisht të marrë pjesë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të tij, ta shqyrtojnë dhe vlerësojnë punën e Këshillit, por edhe të marrin pjesë në të gjitha takimet që i organizon ai. Parasëgjithash, anëtarët e

Këshillit do ta marrinë në vete obligimin t’i respektojnë dhe t’i publikojnë vendimet e Komisionit të ankesave, veçanërisht kur ankesa i dedikohet medias së tij.

Struktura e Këshillit përbëhej prej: Kuvendit, Këshillit drejtues dhe drejtorit ekzekutiv. Kuvendi si trup më i lartë i Këshillit do të përbëhej prej të gjithë anëtarëve të tij, me detyrë për të zgjedhur Këshillin drejtues, të miratojë statutin, programin për punë, rregulloren dhe aktet tjera të Këshillit. Në kompetencë të Kuvendit do të ishin edhe miratimi i rap-portit vjetor për punë dhe raportit fi nansiarë, por edhe zgjed-hje dhe shkakrim i anëtarëve të Këshillit drejtues me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve në Ku-vend. Kuvdeni do ta zgjidhte dhe shkarkonte drejtorin ekze-kutiv me propzim të Këshillit drejtues, ndërsa do të zgjedhë edhe kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit.

Komisioni për ankesa, si organ i Këshillit që do ta bartë barën e vetërregullimit, është paraparë të jetë trup këshillëd-hënës i Këshillit. I emëruar nga Këshilli drejtues me madat prej dy vitesh me mundësi për edhe një rizgjedhje, ajo për-bëhej prej shtatë anëtarëve. Dy anëtarë do të nominohen nga pronarët e mediave, dy nga radhët e gazetarëve dhe tre përfaqësues të opinioni publik që nuk janë profesionalisht të lidhur me gazetarinë dhe mediat, por ekspertë nga fusha të ndryshme. Anëtarët e komisionit për ankesa nuk guxo-jnë njëkohësisht të jenë edhe anëtarë të Këshillit drejtues, politikanë, aktivistë të theksuar partiak, anëtarë të trupave partiake apo aktivistë të shtabeve partiake. Ato do të kishin për kompetencë të shqyrtojnë ankesat e qytetarëve, person-ave juridik dhe përfaqësuesve të tjerë të opinionit lidhur me përmbajtjet e botuara në media, të ndërmjetësojnë mes per-sonave që kanë bërë ankesë dhe redaktorit, medias ku është botuar teskti i kontestuar.

Komisioni për ankesa do të miratonte vendimet lidhur me ankesat për shkeljen eventuale të Kodit të gazetarëve, por edhe të dërgojnë rekomandime deri te redaktorët dhe mediat të mos vije deri te shkeljet e përsëritura të Kodit.

Këshilli drejtues parashihet të jetë organ ekzekutiv i Kuven-dit, i cili e organizon dhe e harmonizon punën e Këshillit mes dy kuvendeve, i zbaton të gjitha aktivitetet e Këshillit bashkë me programin, planin fi nansiare dhe vendimet e Kuvendit. Poash-tu, Këshilli drejtues do t’i përgatiste mbledhjet e Kuvendit, por edhe akteve tjera që i miraton Kuvendi. Do ti zbatonte politi-kat, konkluzionet dhe vendimet, si dhe menaxhimi me mjetet e Kuvendit. Në kompetencat e Këshillit drejtues do të ishte edhe emërimi dhe shkarkimi i anëtarëve të Komisionit të ankesave, miratimi i vendimeve për shpërblime dhe mirënjohje.

Mandati i drejtorit ekzeklutiv, sipas statutit, kufi zohet në katër vite me mundësi për rizgjedhje. Ai ka obligim të marrë pjesë në punën e organeve të Këshillit, por edhe të propozojë deri te Këshilli drejtues plan strategjik dhe plan aktivitetesh për vitin në vijim dhe plan fi nansiarë për një vit të Këshillit. Ai, poashtu, do ta përfaqësonte Këshillin.

Vetëfi nansim për Këshillin e etikësshillin e etikës

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

2222

Gjashtë anëtarë ekzistues dhe ish anëtarë të Këshil-lit të nderit të SHGM nga fundi i janarit kaluan trajnimin për përmirësimin e kapaciteteve të Këshillit të nderit, në kuadër të projektit për nxitjen e dialogut ndëretnik në bashkësinë e medias. Projekti, që e zbaton SHGM me ndihmën fi nansare të UNESKO-s, në kudarë të pro-gramit të përbashkët të OKB për përmirësimin e dia-logut dhe bashkëpunimit ndëretnik, zyrtarisht nisi të zbatohet me trajnimin e parë për anëtarët e Këshillit të nderit. Trajnimin fi nansiarisht e mbështeten ambasada norvegjeze në Shkup.

Sekretari i Këshillit norvegjez të shtypit Kjel Ni-hus, si konsultant i projektit që e zbatoi trajnimin, bëri një prezentim të sistemit norvegjez të Këshillit të nderit, pastaj i nxiti të pranishmit që të diskutojnë për mundësitë për përparimin e punës së Këshillit të

Paralajmërime për ngjarje

NË MARS

Forum për përmirësimin e komunikimit mes mediave

Plani aksional për implementimin e projektit për nx-itjen e dialogut ndëretnik parasheh që nga fundi i marsit të mbahet forum më i gjërë ku do të marrin pjesë përfaqësues nga servisi publik radiodifuziv, MRTV, por edhe të mediave komerciale. Në këtë ngjarje është paraparë prania e Milica Peshiq, drejtor i “Media diversity institut” nga Londra, Bri-tania e Madhe.

Në forum pritet të jepen propozime konkrete se si të përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes mediave që raportojnë në gjuhë të ndryshme. Kjo ngajrje do të jetë edhe një mundësi tetë gazetarët që të do të inkuadrohen në prjekt dhe do të punojnë në produkte të përbashkëta gazetare, të mund të prezentojnë përvojën e tyre dhe me atë të tregojnë praktikë të mirë të bashkëunimit mes gazetarëve nga redaksitë e ndryshme.

NË PRILL

Konferencë donatorësh për përmirësimin e gjendjes së medias

Me konferencën e donatorëve, e cila do të bahet në javën e parë të prillit, do të nis faza e fundit e projektit për përmirësimin e gjendjes së medias në Maqedoni. Projekti, i cili implemtohet nga ana e SHGM dhe MIM, mbështetur nga ambasada holandeze në Maqedoni. Në kuadër të projektit në vijim punohet për zhvil-limin e konceptit të projektit, në bashkëpunim me konsultantët e huaj Rob Hukels dhe Rob Frejsen, por edhe të partnerëve lokal të SHGM.

Të gjitha konceptet e projektit do të jenë përgjigje për prob-lemet paraprakisht të indentifi kuar në Planin aksional, i cili ishte krijuar dhe përcaktuar përmes formumit të gazetarëve, pronarëve dhe ekspertëve mediatik.

Si rezultat i konferencës donatore në prill pritet mënshtetje nga bashkësia ndërkombëtare për aktivitete konkrete të projektit që do ta pasojnë në përiudhën e ardhshme.

Leksione norvegjeze

2323

PROJEKT PËR KOMUNIKIM NDËRETNIK NË MEDIA

Tetë gazetarë do të punojnë tema të ndieshme etnike

Tetë gazetarë të Maqedonisë, anëtarë të SHGM, do të bashkëpunojnë për për-pilimin e dy produkteve të gazetarisë, në ekipe nga katër gazetarë, që punojnë në redaksi të ndryshme dhe shkruajnë në gjuhë të ndryshme. Kjo ishte mundësi për bashkëpunim mes gazetarëve nga redaksi të ndryshme.

Gazetarët e zgjedhur do t’u ndahen edhe praktikantë – studentë të gazetarë-sisë, për t’iu ndihmuar në përgaditjen e prodikeve gazetareske.

Tekstet mund të forojnë perspektiva të ndryshme duke ushtruar gazetarët e ri dhe të krijohen produkte që trajtojnë tema të ndieshme duke mos fyer asnjë bashkësi etnike që jeton në Maqedoni dhe është në pajtim me Kodin etikë të SHGM.

Një pjesë e obligimeve të gazetarëve që punuan në këtë projekt do të jetë af-rimi i tyre për të bashkëpunuar në ekip, mkikqyrja e praktikantëve-studentë në gazetari, caktimi i temës për hulumtim, shkruajtja e produktit të përbashkët gazetaresk, lobim për botimin e testit në media, si dhe pjesëmarrja ne forumin publik me përfaqësuesit e servisit publik dhe mediave komerciale.

Produktet e gazetaëve do të dërozohen në SHGM për të ritur komunikimin mes grupeve të ndryshme në sektorin e me-dias përmes bashkëpunimit dhe dialogut.

nderit të SHGM. Konsulanti e prezentoi edhe procesin e dorëzimit të ankesave në Norvegji, dhe u ndal në etikën në media përmes prezentimit të Kodit etik norvegjez. Në këtë pjesë qe mbuluar roli i redaktorëve, si dhe puna e ndërli-kuar e ndarjes së fakteve dhe mendimeve. Qenë prezentuar shembuj të mirë dhe të këqinj të raportimin për çështje të ndieshme në Norvegji kur raportohej për sulmin e vjetshëm tërrorist në Norvegji.

Në fund të trajnimit, të pranishmit patën mundësi të bisedojnë për strukturën dhe përmbajtjen e rregullores së re të punës së Këshillit të nderit, i cili është përkthy-er për t’iu shërbyer anëtarëve të Këshillit, si dhe gjithë gazetarëve gjatë raportimit për tema të ndieshme. Në kadër të projektit, pas trajnimit do të pasojë monitorim tremujor i Këshillit të nderit si dhe shkruajtja, botimi dhe distribuimi i rregullores.

për Këshillin e nderit

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i refl ektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.