132
AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012

Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Page 2: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

2

____________________________

AVOKATURA

Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

VITI: VIII - nr. 14 / 2012

Botohet çdo gjashte muaj

Kryeredaktor

Adem Vokshi

Redaktor

Qemajl Juniku

Sekretar i redaksisë

Yll Zekaj

__________________________________________________________________

Oda e Avokatëve të Kosovës, rr.Qamil Hoxha,10/3,Tel&Fax 038/244-586

E-mail: [email protected]; Web: www.oak-ks.org

Page 3: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

3

PËRMBAJTJA:

Artikuj

Sylejman Nuredini – Gjyqtar i Gjykatës Supreme

DISA SHPJEGIME DHE SQARIME LIDHUR ME AKTVENDIMIN

PËR REGJISTRIMIN E HIPOTEKËS NË CILËSINË E

DOKUMENTIT TË PËRSHTATSHËM PËR PËRMBARIM................7

Mr.sc.Afrim Shala, gjyqtar

VEPRAT PENALE KUNDËR MJEDISIT, KAFSHËVE, BIMËVE

DHE OBJEKTEVE KULTURORE SIPAS KODIT PENAL TË

REPUBLIKËS SË KOSOVËS..................................................................15

Mr.sc. Qemajl Juniku, avokat

PROCEDURA PËRMBARIMORE DHE FAZAT E SAJ....................31

Musa Dragusha, avokat

VËSHTRIM KOMPARATIV I DISA ÇËSHTJEVE DISIPLINORE

DHE ETIKE PËR AVOKATË..................................................................43

Mr.sc. Kushtrim Musa, avokat

KËRKESA PËR MBROJTJEN E LIGJSHMËRISË.........................51

Mr.sc Qenan Qerimi

REGJISTRI I TË DREJTAVE MBI PRONËN E

PALUAJTSHME........................................................................................61

Ma. Sc. Milot Krasniqi

MARRËVESHJA PËR PRANIMIN E FAJËSISË SIPAS

LEGJISLACIONIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.....79

Ilir Berisha, jur i dipl

UDHËZIMI I PALËVE NË KONTEST NË PROCEDURËN E

SHQYRTIMIT TË TRASHËGIMISË...................................................101

Ma.sc. Arben Ademaj

EFEKTET JURIDIKE DHE SOCIALE TË SHKURORËZIMIT NDAJ

FËMIJËVE...............................................................................................115

Page 4: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

4

Page 5: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

5

Sylejman Nuredini – Gjyqtar i Gjykatës Supreme

DISA SHPJEGIME DHE SQARIME LIDHUR ME AKTVENDIMIN

PËR REGJISTRIMIN E HIPOTEKËS NË CILËSINË E

DOKUMENTIT TË PËRSHTATSHËM PËR PËRMBARIM

VËREJTJE HYRËSE

Duke qen, plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për dilemat,

paqartësitë, dhe vështirësitë që paraqiten në gjyqësorin e Republikës së

Kosovës në interpretimin dhe inplementimin lidhur me çështjen juridike-

përmbarimore se:

A përfaqëson kontrata e hipotekës, përkatësisht aktvendimi mbi

regjistrimin e hipotekës në zyrën kadastrale dokument të përshtatshëm për

përmbarim, për shitjen e objektit – kolateralit të hipotekës në procedurën

e parashikuar sipas LPP?.

1. Shpjegimi, sqarimi dhe interpretimi i dispozitave përkatëse ligjore ka

për synim që të kontribuohet interpretimit dhe implementimit kreativ e

kritik të kësaj çështje juridike përmbarimore dhe rrjedhimisht të

dispozitave:

të neneve 198, 199 dhe 294 të Ligjit të Pronësisë dhe të Drejtave tjera

Sendore ("LPDS"),

të nenit 24 të Ligjit të Procedurës Përmbarimore ("LPP"),

të nenit 2, par. 1, nënparagrafi 4 që i referohet përkufizimit

"Ekzekutimi i hipotekës", nenit 5, par. 1, nënpar. h) dhe nenit 9 të Ligjit

për Hipotekat ("LH").

2. Interpretimi, implementimi dhe rrjedhimisht zgjidhja e dilemave lidhur

me dispozitat e theksuara ligjore kanë rëndësi kruciale për njësimin e

praktikës juridiko-gjyqësore me qëllim që në rastet e njëjta të zbatohen

standardet e njëjta dhe në këtë mënyrë të arrihet siguria juridike dhe

stabiliteti shoqëror.

3. Me dispozitën e nenit 24 të LPP parashikohet në mënyrë taksative se

cilat janë dokumentet ekzekutive apo titujt ekzekutivë, edhe atë:

a) vendimi ekzekutiv dhe pajtimi gjyqësor,

b) vendimet e organeve të administratës që i referohen detyrimit në të

holla,

c) dokumentit noterial ekzekutiv, si dhe

d) dokumenti tjetër i cili me ligj është i quajtur dokument ekzekutiv.

Nga kjo mund të përfundohet se edhe dokumentet tjera ekzekutive apo

titujt ekzekutiv që parashikohen me dispozita tjera relevante ligjore

mund të përfaqësojnë dokument të përshtatshëm për përmbarim.

Page 6: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

6

4. Duke qenë se me nenin 294, par. 1 të LPDS parashikohet se për

hipotekat, të cilat sipas Ligjit 2002/21 të datës 20.12.2002 (LH) janë te

vlefshme, zbatohen edhe matej dispozitat e këtij ligji, nëse nuk është

parashikuar ndryshe me te. Nga kjo mund të konstatohet se edhe Ligji për

hipotekat është në fuqi përderisa nuk është në kundërthënie me LPDS.

SHKOQITJA DHE ZBËRTHIMI NENEVE PËRKATËSE TË LH DHE

TË LPP DHE LPDS.

5. Me nenit 2 të Ligjit për Hipotekat parashikohet që ekzekutimi i

hipotekës nënkupton procedurën gjyqësore për shitjen e kolateralit të

hipotekës me qëllim të përmbushjes së detyrimit që sigurohet me hipotekë,

në rast kur debitori hipotekues nuk përmbush detyrimin sipas kushteve të

dokumentit të hipotekës. Ndërkaq, me hipotekë nënkupton të drejtën reale

e themeluar mbi një pasuri të paluajtshme të debitorit për të siguruar

kërkesën e kreditorit që nga shitja e pasurisë së paluajtshme të tij të

përmbushen këto kërkesa në rast të vonesës.

6. Me dispozitën e nenit 5, par. 1 nënpar. h) të Ligjit të Hipotekës

parashikohet se dokumenti i hipotekës duhet të përfshijë deklaratën me

shkronja të zeza që tregon se procedura e ekzekutimit të hipotekës mund të

shpie në marrjen e pasurisë dhe dëbimin e debitorit hipotekues nga prona.

7. Së fundi, me nenin 9 të LH, në kapitullin që i referohet ekzekutimit

gjyqësor dhe procedurës gjyqësore për ekzekutimin e hipotekës

parashikohet se procedura dhe kushtet për ekzekutimin e një kolaterali të

hipotekës do të zhvillohet sipas ligjit në fuqi mbi procedurën e ekzekutimit,

përveç rasteve kur një autorizim i vlefshëm tregtar i është dhënë një

institucioni financiar nga një shoqëri tregtare për të shitur kolateralin e

hipotekës në pajtim me kapitullin 5 të këtij ligji.

8. Nuk është kontestuese se, duke filluar prej nenit 177 deri në nenin 234

të LPP në mënyrë të saktë, të kuptueshme, të plotë, të qartë dhe

gjithëpërfshirëse është parashikuar procedura e përmbarimit për sendet e

paluajtshme.

9. Nga të gjitha këto dispozita të cituara ligjore e me interpretimin e tyre

kreativ, gjithëpërfshirës mund të përfundohet se aktvendimi mbi

regjistrimin e Intenca e ligjdhënësit, sikundër në dispozitat e nenit 24 të

LPP ashtu edhe të neneve 198, 199, si dhe dispozitave përkatëse të LH, të

cilat, sipas nenit 294 të LPDS të cilat mutatis mutandis pra

përshtatshmërish zbatohen është që procedura përmbaruese të jetë sa më

efikase, efektive, e shpejt, rezultateve dhe me sa më pak shpenzime, duke

siguruar dhe garantuar dinamikën e zhvillimit efikas të ekonomisë së

Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht kreditorëve hipotekues, që me

Page 7: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

7

shitjen e paluajtshmërisë nëpërmjet gjykatës përmbaruese, sipas propozimit

të kreditorit hipotekues të përmbushet kërkesa e tij.

10. Sipas pikëpamjes time, aktvendimi i regjistruar i hipotekës, pos asaj

që u cek në paragrafin paraprak, do të kontribuojë në ngritjen dhe forcimin

e pritshmërisë, kënaqshmërisë dhe besueshmërisë së kreditorëve vendas

dhe të huaj. Konsideroj se edhe me dispozitat përkatëse të LPP që i

referohen shitjes së paluajtshmërisë në procedurën përmbaruese siguron

dhe garanton interesat e drejta dhe të ligjshme edhe të debitorëve

hipotekues. Sipas këtyre dispozitave, në fazat e ndryshme të procedurës

përmbaruese, debitori hipotekues ka autorizime të paraqet pesë ankesa

duke përfshirë këtu edhe prapësimin.

11. Përpos kësaj, duke e ekzaminuar praktikën gjyqësore në interpretimin

dhe inplementimin e dispozitave përkatëse ligjore në rastet e caktimit të

përmbarimit sipas propozimit për ekzekutim mbi bazën e kontratës së

hipotekës dhe aktvendimit të regjistrimit të hipotekës, rezulton konkludimi

juridik se, gjykatat sipas detyrës zyrtare nuk i përjashtojnë klauzolat e

nulitetit absolut. Rekomandimi im është që nga Oda e Avokatëve të

Republikës së Kosovës por edhe nga Instituti Gjyqësor i Kosovës të

organizohen trajnime adekuate për këto ligjet sidomos të ligjeve nga e

drejta tregtare.

12. Rrjedhimisht mbi të mësipërmen, vlerësoj se në këtë mënyrë janë

sqaruar dilemat, paqartësitë dhe formulimet e ngatërruara të dispozitave të

neneve 198, dhe 199 të Ligjit të Pronësisë dhe të Drejtave tjera Sendore, se

aktvendimi i hipotekës i regjistruar në zyrën kadastrale të komunës

përkatëse përfaqëson bazë juridike të vlefshme të dokumentit përmbarimor.

Dispozitat e nenit 198 dhe 199 të këtij Ligji janë përfshirë me formulime të

bastarduara jo vetëm normave juridiko-teknike por edhe normave

leksikore, morfologjike dhe sintaksore e kështu në mënyrë të suksesshme

krijohet një amulli.

DILEMAT DHE VËSHTIRËSITË QË PARAQITEN NË PRAKTIKË

PËR NENET 198 DHE 199 TË LPDS

13. Përderisa me nenin 198 të këtij Ligji parashikohet se kur debitori

hipotekues gjendet në vonesë në përmbushjen e detyrimit atëherë zbatohet

Ligji e Detyrimeve. Duke bërë interpretimin gramatikor,logjik,realizimin e

këtyre të drejtave subjektive duhet të bëhet me paraqitjen të kërkesëpadisë

në procedurë kontestimore. Ndërkaq, me nenin 199 par. të LPD-s

parashikohet se kreditori hipotekues,në rast në vonesës sipas kontratës së

kredisë me padi gjyqësore e shet kolateralin duke e përmbushur kërkesat e

veta të siguruara me kolateral. Pra edhe me këtë dispozitë parashikohet që

Page 8: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

8

të realizohet e drejta e tij duhet të bëhet me padi hipotekare. Po me këtë

nen të par 2 parashikohet kushtet dhe procedura mbështeten në dispozitat e

përmbarimit të detyrueshëm. Përderisa me nenin 198 parashikohet zbatimi

i Ligjit të detyrimeve e që me këtë emetim nuk ekziston një ligj i

tillë,ndërkaq me nenin199 par. 2 së të njëjtit ligj, përmenden dispozitat e

përmbarimit të detyrueshëm pa iu referuar cilit ligj.

14. Me nenin 198 dhe 199 par. 1 të këtij ligji për realizimi i të drejtave

subjektive realizohet me padi sipas dispozitave të LPK-ës, ndërkaq me

par.2 të nenit 199 përmenden dispozitat e përmbarimit të detyrueshëm, që

nënkupton marrjen e aktvendimit për përmbarim sipas aktvendimit për

regjistrimin e hipotekës në Zyrën Kadastrale.

15. Mbi bazën e interpretimit gramatikor rezulton se të dy opsionet janë të

mundshme dhe kështu ndonjërës palë t‟i mundësohet caktimi i përmbarimit

sipas propozimit për përmbarim e në ketë mënyrë favorizohet pala dhe në

të njëjtën kohë mund t‟i vështirësohet pozicioni i palës, duke e detyruar që

me padi të rregullt apo hipotekare ta realizon të drejtën e tij. Këto dispozita

ligjore instalojnë standarde dhe kritere të dyfishta duke ndikuar në

pasigurinë juridike dhe stabilitetin shoqëror.

16. Vërtet, duke u mbështetur në përgjegjësinë profesionale të pleksur me

ndërgjegjshmëri dhe ndershmëri mund të thuhet se jo vetëm këto dispozita

ligjore por edhe një sërë dispozitash tjera ashtu të ndërtuara dalin të paqarta,

të pakuptueshme, të pasakta dhe rrjedhimisht të pazbatueshme, ndaj edhe

kërkohet detyrimisht ndryshimi strukturor i tyre.

17. Për faktin se, struktura kuptimore e ndërtimit të fjalive jo vetëm me

këto dispozita ligjore që janë të cunguara,të pakuptimta në kundërshtim me

strukturën leksikore fjalëformuese,drejtshkrimore me plot gabime

orografike dhe sintaksore, ndaj edhe mund të rezulton me interpretime dhe

implementime subjektive dhe rrjedhimisht të vijë deri te pasiguria juridike

jo vetëm të palëve ndërgjyqësve por të ketë inpakt dhe refleksione me

pasoja të paparashikueshme negative për sigurinë dhe kredibilitetin e

gjyqësorit në sytë e opinionit publik, me performansë të dëmshme. Çështjet

e parashikuara në veçanti me këto dispozita ligjore janë në kundërshtim me

rregullat ndërkombëtarisht të njohura, ndaj edhe pushteti ligjdhënës duhet tu

përshtatet atyre.

18. Prandaj, pikërisht për këto arsye ligjet përfaqësojnë një far lloji të

gjysmë fabrikatit të cilat përsosen me marrjen e aktgjykimeve dhe

përmbarimin e tyre, ndaj, janë edhe vazhdimësi e detyrueshme në procesin e

krijimit nga sfera e përgjithshme në sferën individuale dhe konkrete.

Kësodore, imponohet kërkesa dhe nevoja që në këto situata juridike

konkrete duke bërë interpretimin ekstensiv dhe me zbatimin e rregullave,

Page 9: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

9

standardeve si dhe praktikave më të mira të bashkësisë evropiane

propozohen zgjidhje konform për të siguruar stabilitet, siguri dhe

qëndrueshmëri juridike dhe shoqërore.

19. Siç dihet mirëfilli, tashmë e drejta e hipotekës sipas LPDS është e drejtë

sendore e kreditorit hipotekues mbi sendin e huaj pra in iura re aliena, me të

cilin sigurohet pretendimi i tij, realizimin e të cilit autorizohet ta bëjë nga

vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-

përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

të kreditorit nuk i përmbush detyrimet e veta. Shkurt, hipoteka është e drejtë

realo-juridike aksesore, ngase e drejta kryesore është e drejta e kërkesës që

është marrëdhënie juridiko-detyrimore dhe se e drejta e pengut varet

pikërisht nga kjo e drejtë. Me hipotekë si e drejtë aksesore vetëm sigurohet

e drejta e kërkesës.

DISA SHPJEGIME TË KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT DHE KODIT

CIVIL SHQIPTAR LIDHUR ME TË DREJTËN E PENGUT

20. Hipoteka si institucion juridik është e rregulluar edhe me paragrafin 501

të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Me këtë paragraf parashikohet që “për me

shënosh punën e huas e për me largu çdo dyshim pabesie për e huan e

dhënë mund të merret peng”. Pra me peng nënkuptohet edhe hipoteka si

instrument i sigurimit të kërkesave kreditore apo të huadhënësve. Sikundër

në Kanunin e Lekë Dukagjinit ashtu edhe në të drejtën zakonore shqiptare,

si mjet reale-juridik në sendet e luajtshme, ashtu edhe ato të paluajtshme ka

qenë i njohur instituti juridik e drejta e pengut. Paradhënia e pengut ka

nënkuptuar sendin e paluajtshëm dhe atë të luajtshëm. Nga ky formulim

juridik që, saktëson se marrja apo dhënia e pengut nënkupton sigurinë

juridike të huas e kështu në rast të dështimit të huamarrësit për t‟ju

përmbajtur marrëveshjes së arritur, atëherë shëndoshet kthimi i huas nga

kolaterali i hipotekës, gjë që ashtu siç ka qenë e kontraktuar.

18. Edhe Kodi Civil i Shqipërisë që si model ka pasur Kodin Civil të Italisë,

rregullon institutin e titujve ekzekutiv për ekzekutimin e detyrueshëm. Me

nenin 510 të këtij Kodi taksativisht parashikohen titujt apo dokumentet

ekzekutive. Me par 1.nënpar.d. të këtij neni, parashikohet që në cilësinë e

titullit ekzekutiv janë edhe aktet noteriale që përmbajnë detyrime në të holla,

si dhe aktet për dhënien e kredive bankare. Pra, nuk është kontestuese se ky

kod u jep fuqi ekzekutive apo i trajton si tituj ekzekutiv edhe aktet për

dhënien e kredive bankare. Standardet dhe praktikat e avancuara të shteteve të

bashkësisë evropiane largohen nga zgjidhjet tradicionale të tej zgjatura të

komplikuara me tradicionalizëm dhe kushtueshme ashtuquajtura padi

hipotekore.

Page 10: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

10

KONTRAKTIMI I KLAUZOLAVE NULE NË KONTRATAT E

HIPOTEKËS

19. Shumë është aktuale e që krijon dilema, paqartësi, konfuzitet dhe

vështirësi në interpretim dhe implementim sikundër çështjes faktike ashtu

edhe qëndrimit juridik në rastet kur sistemi bankar duke shfrytëzuar

gjendjen e vështirë materiale të ekonomisë së republikës së Kosovës,

përvojën e pamjaftueshme të shoqërive tregtare dhe bizneseve individuale,

herë-herë edhe mendjelehtësinë me varësi të theksuar kontrakton për vete

klauzola prestacioni në shpërpjesëtim me dispozitat imperative ligjore,siç

janë kamatat e larta sikundër ato kontraktuese ashtu edhe kamatëvonesat.

Pra, në rastet e shumta ato kontrata janë në kundërshtim me neni 277 të

LMD. Sipas këtyre dispozitave ligjore parashikohet se kamatat ndëshkimore

apo të vonesës përcaktohen me normë kamatore vjetore sikundër mjetet e

qytetarëve të deponuara në bankat komerciale mbi një vit pa destinim të

veçantë.

20. Kjo normë kamatore për një vit ka qenë diku rreth 5%. Ndërkaq,

sistemi bankar ka imponuar klauzola me normë kamatore ndëshkuese në

kundërshtim me këtë dispozitë ligjore rreth 20% në vit e që kanë mund të

cilësohet si kamatë me fajde. Po kështu, sistemi bankar ka kontraktuar

klauzola në kundërshtim me nenin 399 të LMD. Me këtë dispozitë ligjore

parashikohet që lartësia e normës kamatore kontraktuese nuk është e

limituar, por nëse ajo me kontratë nuk është kontraktuar atëherë ajo është

8%.

21. Sistemi bankar ka imponuar kamata tejet të larta që në të shumtën e

rasteve janë cilësuar nga Gjykata Ekonomike e Qarkut të Prishtinë si kamata

me fajde dhe si të tilla janë shpallë ato klauzola kontraktuese nule të nulitetit

absolut. Kamata ndëshkuese apo e vonesës për kërkesat në të holla nuk

mund të kontraktohet, përkatësisht ajo nuk mund të jetë objekt i

kontraktimit. Kjo pikërisht për arsye se, është përcaktuar norma e lartësisë

së sajë me dispozita imperative. Çdo klauzolë kontraktuese në kundërshtim

me këto dispozita ligjore ato klauzola janë të nulitetit absolut. Prandaj, mbi

këto baza ligjore atyre kontratave nule nuk iu ofrohet mbrojtje gjyqësore.

22. Duke e kundruar praktikën gjyqësore në veçanti të gjykatave komunale

por edhe atyre të qarkut të cilat duke vepruar sipas propozimit për caktimin

e përmbarimit mbi bazën e kontratave të hipotekës apo të aktvendimit për

regjistrimit të hipotekës në Zyrën kadasrtale komunale në cilësinë e

dokumentit përmbarues pa i ekzaminuar dhe vlerësuar klauzolat të nulitetit

absolut, sa kanë të bëjnë me kontraktimin e kamatave kontraktuese dhe

ndëshkuese në kundërshtim me dispozitat e nenit 277 dhe 399 të LMD-ës,

vendosin vulat përkatëse me të cilat caktohet përmbarimi. Ka raste të

Page 11: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

11

shpeshta edhe për faktin se këto kalauzola janë të nulitetit absolut e me

ç„rast palët për shkak të mosnjohjes së ligjit, përvojës së pamjaftueshme,

mendjelehtësisë e në shumtën e rasteve të imponimit të klauzolave nule nga

sistemi bankar mund të kenë pasoja të paparashikueshme të dëmshme.

23. Duke qenë se aktvendimet e tilla në të shpeshtën e rasteve për shkak të

mosparaqitjes së mjeteve juridike të rregullta por edhe të atyre të

jashtëzakonshme sidomos nga debitorët të njëjtat bëhen të formës së prerë

dhe të përmbarueshme sipas dispozitës së nenit 13 të LPP.

PRAKTIKA GJYQËSORE PËR SHITJEN E KOLATERALIT

24. Në bazë të aktvendimit të formës së prerë dhe të përmbarueshëm cakton

shitjen e kolateralit të hipotekës apo paluajtshmerinë me ankand publik për

shitjen e parë sipas nenit 208 të LPP. Sipas dispozitës së nenit 218 të LPP,

parashikohet se paluajtshmëria mund të shitet deri në gjysmën e vlerës në

seancën e parë. Në seancën e dytë mund të shitet deri në 1/3, ndërkaq në

seancën e tretë publike ai kolateral mund të shitet për çfarëdo çmimi. Madje

kreditori mund të kërkojë që sipas dispozitës së nenit 231 par 1 të LPP,që

gjykata me aktvendim ia dorëzon atë kolateral në pronësi të tij.

25. Rrjedhimisht mbi të mësipërme, e duke u mbështetur në praktikën e

deritanishme gjyqësore, ka raste të shpeshta, kur kredimarrësi në cilësinë e

debitorit ka marrë kredi nga sistemi bankar në shumat që janë

shpërpjesëtim të madh me objektin e kolataralit dhe për shkak të vonesës së

mos pagesës së një kësti, me propozimin e caktimit të përmbarimit duke

kërkuar kamatat kontraktuese dhe të vonesë në kundërshtim me dispozitat e

nenit 277 dhe 399 të cilat kamata e tejkalojnë kryegjënë, caktohet

përmbarimi dhe kështu shitet objekti i kolateralit i cili ka vlerën e tregut

shumë fish më të lartë se,vetë kredia duke e vënë debitorin në pozitë shumë

të papërshtatshme,jo vetëm që ajo kredi nuk ka ndikuar në zhvillimin e

biznesit të tij, por ai e ka humbur edhe kulmin mbi kokë të cilën e ka fituar

me mund tërë jetën. Në fakt, kredia e tillë ka qenë një ndëshkim i padrejtë

dhe i kundërligjshëm me klauzolat e tilla të nulitetit absolut.

26. Përpos së kësaj, ka raste në praktikën gjyqësore kur caktohet

përmbarimi mbi bazën e Kontratës së Hipotekës apo të Aktvendimit për

regjistrimin e kolateralit, të merret çmimi i atij kolaterali të caktuar në atë

kontratë. Pra, gjykata nuk cakton vlerën e atij kolaterali me konkluzion

sipas dispozitës së nenit 203 par.4 të LPP, gjë që për pasojë ka çekuilibrimin

e prestacioneve të ndërsjella të palëve kontraktuese e në këtë fazë të

përmbarimit të debitorit-shoqërisë tregtare në njërën anë dhe sistemit

bankarë e që në këto raste është një eldorado e tyre.

Page 12: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

12

NË VEND TË PËRFUNDIMIT

27. Rrjedhimisht mbi të mësipërmen, mund të përfundohet se palët

kontraktuese varësisht nga situata konkrete juridike në rastet e kontraktimit

të klauzolave me normë kamatore, në kundërshtim me këto dispozita ligjore

të LMD, kanë të drejta dhe autorizime të kërkojnë në rrugë gjyqësore,

mbrojtjen e të drejtave të tyre subjektive, por në të shumtën e rasteve nuk i

përdorin, qoftë për shkak të mosnjohjes së dispozitave ligjore apo të

neglizhencës si dhe të inponimit të klauzolave të tilla nga kredi dhënësit.

Duke qen se, konstituimi i hipotekës të krijuar me aktvendimi e regjistrimit

në zyrën kadastrale është e drejtë reale-juridike aksesore, ngase e drejta

kryesore është e drejta e kërkesës nga baza e kontratës të marrëdhënies

juridiko-detyrimore prandaj, e drejta e hipotekës varet nga kontrata e

kredisë apo e huas. Në rastet e pavlefshmërisë së kësaj baze juridike

kryesore është e pavlefshme edhe kontrata e hipotekës që e ka siguruar atë

të drejtë kryesore detyrimore.

28. Duke bërë interpretimin gramatikor dhe përmbajtjesor dhe gjetjen e

qëllimit të ligjdhënësit të formuluar me dispozitën e nenit 199 të LPDS,

kundruall citimit të dispozitave përkatëse ligjore të LPP, Ligjit të

Hipotekave e sidomos në kontekstin e kapitullit që i referohet ekzekutimit

gjyqësor të hipotekave, i referohet shitjes së kolateralit të hipotekës sipas

dispozitave përkatëse të LPP.

29. Mbi të mësipërmen e duke shikuar në tërësinë e kontekstit korrelacionin

e plotësimit të njëra tjetrës të këtyre dispozitave dhe koherencës së tyre të

brendshme rezulton me pa mëdyshje konkludimi i arsyeshëm, i bazuar dhe i

themeltë se aktvendimi për regjistrimin e hipotekës, përfaqëson dokument të

përshtatshëm përmbarimor për përmbushjen e detyrimit të kreditorit

hipotekues në rast të vonesës së debitorit hipotekues në përmbushjen e

detyrimit të parashikuar sipas kontratës juridiko-detyrimore apo thënë

thjeshtë, kontratës së kredisë.

30. Rrjedhimisht mbi të mësipërmen, në bazë gjendjes së tillë të

interpretimit të dispozitave ligjore rrjedh konkludimi juridik, se aktvendimi

për regjistrimin e hipotekës i bazuar në kontratën e hipotekës, detyrimisht si

kontratë reale-juridike e siguron dhe i përmbush të gjitha kërkesat në

procedurën përmbaruese të kreditorit hipotekues mbi bazën e kontratës

juridike-detyrimore. Në kuadër të këtij konkludimi sipas pikëpamjes sime

imponohet domosdoshmëria imediate, që duke bërë interpretimin dhe

implementimin e këtyre dispozitave ligjore, madje edhe sipas detyrës

zyrtare me rastin e caktimit me aktvendim të përmbarimit mbi bazën

kontratës së hipotekës dhe rrjedhimisht të aktvendimit për regjistrimin e

kolateralit të hipotekës, në zyrën kadastrale të mos inkorporohen klauzolat

Page 13: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

13

të nulitetit absolut dhe kështu aktvendimet e tilla të jenë të drejta të drejta të

rregullta dhe të ligjshme.

P.S. Kjo kumtesë është paraqitur për Seancën e Përgjithshme të Gjykatës

Supreme të Republikës së Kosovës. Këto qëndrime dhe pikëpamje juridike

janë të autorit të kësaj kumtese.

Page 14: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

14

Page 15: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

15

Mr.sc. Afrim Shala, gjyqtar

VEPRAT PENALE KUNDËR MJEDISIT, KAFSHËVE, BIMËVE

DHE OBJEKTEVE KULTURORE SIPAS KODIT PENAL TË

REPUBLIKËS SË KOSOVËS

I. Shqyrtime të përgjithshme

Mbrojtjes së mjedisit nga ndotja në botën bashkëkohore i kushtohet një

rëndësi e madhe. Për të arritur këtë synim, në shumë shtete bashkëkohore

janë inkriminuar një mori veprimesh që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit.

Përveç, masave të karakterit juridiko-penal, me qëllim të mbrojtjes së

mjedisit, janë ndërmarrë edhe masa tjera të karakterit edukativo-arsimor,

ekonomik, social, etj. Gjithashtu, janë krijuar edhe organizata të ndryshme

kombëtare dhe ndërkombëtare, parti politike, agjensione, ministri të

posaçme, etj., me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.1

Veprat penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve

kulturore, janë parashikuar në një kapitull të posaçëm të Kodit Penal të

Republikës së Kosovës,2 i cili emërtohet “Veprat penale kundër mjedisit,

kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore“. Në këtë Kapitull të KPRK, janë

bërë disa ndryshime dhe plotësime, ku me këtë rast vlen të përmenden sa

janë parashikuar disa vepra të reja penale të cilat nuk kanë ekzistuar më

parë, siç janë: Dëmtimi i objekteve dhe i pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit

(Neni 350); Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinare (Neni 353)

dhe shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht

të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës (Neni 361). Përveç kësaj, ky

Kapitull i KPRK, ka pësuar ndryshime edhe në këto aspekte:

- te disa vepra penale është ndryshuar struktura e veprimeve të kryerjes;

- te disa vepra penale janë shtuar disa paragraf në të cilat janë parashikuar

disa forma të veprave penale përkatëse;

- për disa vepra penale është parashikuar që gjykata mund ta detyrojë

kryesin që të ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe

përmirësimin e mjedisit jetësor;

1 Shala, Afrim: Pjesa e posaçme e së drejtës penale me raste nga praktika gjyqësore, Gjilan, 2010, faqe 270. 2 Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr.04/L-82, i datës 20.04.2012. Në të gjitha rastet kur është shënuar vetëm

neni pa e theksuar ligjin, atëherë është fjala për dispozitë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e

mëtejmë KPRK). KPRK është parashikuar se do të hyj në fuqi më 01.01.2013.

Page 16: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

16

- për disa vepra penale krahas dënimit me burgim në mënyrë alternative

është parashikuar edhe mundësia e shqiptimit të dënimit me gjobë;

- për disa vepra penale është parashikuar në mënyrë kumulative dënimi

me gjobë dhe me burgim;

- te disa vepra penale është ndryshuar lartësia e dënimit, etj.

Objekt mbrojtës i këtij Kapitulli të veprave penale është mjedisi,

kafshët, bimët dhe objektet kulturore.

Pasojë e shumicës së veprave penale që janë të parashikuara në këtë

Kapitull, është rrezikimi konkret dhe abstrakt i mjedisit. Mirëpo, për të

ekzistuar disa forma të këtyre veprave penale duhet që të jetë bërë dëmtimi i

të mirës juridike që është e mbrojtur me anë të këtyre veprave penale.

Shumica e veprave penale të këtij kapitulli janë të karakterit blanket,

ngase lidhur me përcaktimin e tipareve të këtyre veprave penale, duhet

aplikuar edhe ligjet dhe aktet tjera juridike.

Kryerës i veprave penale të këtij Kapitulli në të shumtën e rasteve mund

të jetë çdo person.

Veprat penale të këtij Kapitulli, mund të kryhen me dashje, kurse format

e lehta të disa veprave penale mund të kryhen edhe nga pakujdesia.

II. Veprat penale të këtij Kapitulli

1. Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit

Formën themelore të kësaj vepre penale, sipas paragrafit 1 të nenit 347

të KPRK, e kryen kushdo që duke e shkelur ligjin, bën ndotjen ose

degradimin e ajrit, ujit apo tokës ose shfrytëzon jashtë mase burimet

natyrore.

Siç shihet, kjo vepër penale është e karakterit blanket, ngase me ligje të

posaçme është rregulluar mbrojtja e ajrit, ujit, tokës dhe çështje tjera që

kanë të bëjnë me mjedisin. Dispozita ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e

mjedisit, gjenden në disa ligje dhe akte nënligjore përkatësisht udhëzime

administrative, por vlen të përmenden: Ligji për mbrojtjen e mjedisit,3 Ligji

për parandalimin dhe kontrollimin e integruar të ndotjes,4

Ligji për

3 Ligji Nr.03/L-025 Për Mbrojtjen e Mjedisit, i datës 26.02.2009. 4 Ligji Nr.03/L-043 Për Parandalimin dhe Kontrollimin e Integruar të Ndotjes, i datës 26.03.2009.

Page 17: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

17

mbrojtjen e ajrit nga ndotja,5 Ligji për mbrojtjen e natyrës,

6 Ligji për

vlerësimin e ndikimit në mjedis,7 etj.

Veprimet e kryerjes së kësaj forme të veprës penale janë të përcaktuara

në mënyrë alternative dhe konsistojnë në ndotjen ose degradimin ajrit, ujit,

tokës apo në shfrytëzimin jashtë mase të burimeve natyrore.

Për ekzistimin e kësaj vepre penale, duhet që ndotja të bëhet në përmasa

të mëdha apo në sipërfaqe të gjera.

Pasoja e kësaj forme të veprës penale konsiston në shkaktimin e rrezikut

për mjedisin dhe jetën apo shëndetin e një numri të madh të njerëzve.

Për formën themelore të kësaj vepre penale, sipas paragrafit 1 të nenit

347 të KPRK, është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në dy

vjet.

Formë e lehtë e kësaj vepre penale, konsiderohet nëse vepra penale nga

paragrafi 1 i këtij neni është kryer nga pakujdesia, për të cilën është

parashikuar dënimi me gjobë ose më burgim deri në një vit.8

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 3

dhe 4 të këtij neni, e cila konsiderohet se ekziston nëse vepra penale nga

paragrafi 1 ose 2 i këtij neni rezulton:

- me dëmtimin e shëndetit të një të numri të madh të njerëzve,

- me asgjësimin e plotë ose të pjesërishëm të botës shtazore, bimore ose

rezervave të ujit të pijshëm apo me ndonjë dëmtim tjetër të mjedisit me

pasoja të rënda, apo

- me shtimin e nivelit të ndotjes në shkallë kritike.

Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale të kryer me dashje është

parashikuar dënimi me gjobë dhe burgim deri në pesë vjet, ndërsa për këtë

formë të rëndë të kësaj vepre penale të kryer nga pakujdesia është

parashikuar dënimi me gjobë dhe burgim deri në dy vjet.

Formë edhe më e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në

paragrafin 5 dhe 6 të këtij neni, e cila konsiderohet se ekziston nëse vepra

penale nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni, rezulton me dëmtim apo me

shkatërrim të papërmirësueshëm të mjedisit ose me rrezikimin e pasurive të

mbrojtura natyrore. Për këtë formë edhe më të rëndë të kësaj vepre penale të

kryer me dashje është parashikuar dënimi me gjobë dhe burgim deri në tetë

vjet, ndërsa për këtë formë edhe më të rëndë të kësaj vepre penale të kryer

5 Ligji Nr.03/L-160 Për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, i datës 25.02.2010. 6 Ligji Nr.03/L-233 Për Mbrojtjen e Natyrës, i datës 30.09.2010. 7 Ligji Nr.03/L-214 Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, i datës 23.09.2010. 8 Neni 347 paragrafi 2 i KPRK.

Page 18: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

18

nga pakujdesia është parashikuar dënimi me gjobë dhe me burgim prej

gjashtë muajve deri në pesë vjet. Kryes i kësaj vepre penale mund të jetë

çdo person.

2. Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit

Dëmtimi i objekteve dhe i pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit është një

vepër e re penale që është parashikuar në nenin 350 të KPRK. Sipas

paragrafit 1 të këtij neni, formën themelore të kësaj vepre penale e kryen

kushdo që i dëmton, shkatërron, heq apo në mënyrë tjetër i bënë të

papërdorshme objektet apo pajisjet për mbrojtjen e mjedisit.

Veprimet e kryerjes së kësaj vepre penale janë përcaktuar në mënyrë

alternative dhe konsistojnë në dëmtimin, shkatërrimin, heqjen ose bërjen në

ndonjë mënyrë tjetër të papërdorshme të objekteve ose pajisjeve për

mbrojtjen e mjedisit. Sipas nenit 4 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit,

shprehja “mjedis” ka një domethënie të gjerë dhe të përgjithshëm, që

nënkupton rrethinën natyrore: ajrin, tokën, ujin, klimën, florën, faunën dhe

trashëgiminë kulturore, si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu.

Për këtë formë të kësaj vepre penale, është parashikuar dënimi me gjobë

ose me burgim deri në tre vjet.

Formë e lehtë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2 të

këtij neni, e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga paragrafi 1 i

këtij neni kryhet nga pakujdesia dhe për këtë formë të lehtë të kësaj vepre

penale është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në paragrafin 3 dhe 4 të nenit 350 të KPRK, është parashikuar formë e

rëndë e kësaj vepre penale e cila konsiderohet se kryhet, nëse vepra penale

nga paragrafi 1 ose 2 i këtij neni, rezulton me ndotjen e ajrit, ujit apo tokës

në shkallë të madhe apo territor të gjerë. Për këtë formë të rëndë të kësaj

vepre penale të kryer me dashje është parashikuar dënimi me gjobë dhe

burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet, ndërsa për këtë formë të rëndë

të kësaj vepre penale të kryer nga pakujdesia është parashikuar dënimi me

gjobë dhe burgim deri në tre vjet.

Ndërsa, formë edhe më e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar

në paragrafin 5 dhe 6 të këtij neni, e cila konsiderohet se është kryer nëse si

rezultat i kësaj vepre penale është bërë asgjësimi i plotë ose i pjesërishëm i

botës shtazore, bimore ose ndotja9 është bërë në shkallë të madhe për të

9 Shprehja “ndotja e mjedisit”, sipas nenit 4 të Ligjit për mbrojtjen e mjedisit, nënkupton ndikimin e drejtpërdrejtë

ose e tërthortë të materieve ndotëse apo i energjisë në mjedis, e shkaktuar përmes aktiviteteve të njeriut ose

përmes proceseve natyrore që kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut.

Page 19: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

19

cilën nevojitet kohë e gjatë ose shpenzime të mëdha për ta sanuar. Për këtë

formë edhe më të rëndë të kësaj vepre penale të kryer me dashje është

parashikuar dënimi me gjobë dhe burgim prej një deri në tetë vjet, ndërsa

për këtë formë edhe më të rëndë të kësaj vepre penale të kryer nga

pakujdesia është parashikuar dënimi me gjobë dhe me burgim prej gjashtë

muajve deri në pesë vjet.

Në paragrafin 7 të këtij neni, është parashikuar se kur shqipton dënimin

për vepër penale nga ky nen, gjykata mund ta detyrojë kryesin që të

ndërmerr masa të caktuara për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e

mjedisit jetësor.

3. Prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për

mjekimin e shtazëve

Formën themelore të kësaj vepre penale, sipas paragrafit 1 të nenit 351

të KPRK, e kryen kushdo që prodhon me qëllim që t‟i shesë apo t‟i vë në

qarkullim materiet për mjekimin apo për parandalimin e sëmundjeve të

shtazëve apo shpendëve, kur materiet e tilla janë të dëmshme për jetën apo

për shëndetin e tyre.

Veprimet e kryerjes së kësaj forme të veprës penale konsistojnë në

prodhimin me qëllim shitje ose vënie në qarkullim të materieve të dëmshme

për mjekimin apo parandalimin e sëmundjeve të shtazëve apo shpendëve.

Me shprehjen “prodhimi i materieve për mjekimin apo për parandalimin

e sëmundjeve të shtazëve apo shpendëve“ nënkuptohet tërë procesi apo një

pjesë e procesit farmaceutik teknologjik të sajimit të barit apo të shtesave të

barit, si dhe përpunimi teknologjike dhe verifikimi i cilësisë dhe depozitimi

e dërgimi i tij tek konsumatori. Ndërsa, shprehja “vënia në qarkullim“ duhet

nënkuptuar mundësimin e shfrytëzuesve që t‟i blejnë materiet e këtilla,

përkatësisht kur materiet e këtilla shiten me pakicë ose me shumicë.10

Kjo formë e kësaj vepre penale është e karakterit të rrezikut abstrakt,

ngase konsiderohet se është kryer me vetë faktin e prodhimit apo vënies në

qarkullim të materieve të dëmshme për mjekimin e sëmundjeve të shtazëve

apo shpendëve. Pra, forma themelore e kësaj vepre penale ekziston edhe pse

nuk është dëmtuar shëndeti i kafshëve apo i shpendëve apo ngordhja e

tyre.11

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me gjobë

ose me burgim deri në një vit.

10 Salihu, Ismet: E drejta penale, Pjesa e posaçme, Prishtinë, 2009, faqe 387. 11 Po aty.

Page 20: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

20

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2 të

këtij neni, e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga paragrafi 1 i

këtij neni rezulton me ngordhjen e një numri të madh të shtazëve apo të

shpendëve. Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është parashikuar

dënimi me gjobë dhe burgim prej tre muajve deri në tri vjet.

Në paragrafin 3 të këtij neni është parashikuar se nëse vepra penale nga

paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose

me burgim deri në gjashtë muaj, kurse në paragrafin 4 të këtij neni është

parashikuar se nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni kryhet nga

pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Kryerës

i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person.

4. Ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinare

Ushtrimi i shërbimeve veterinare duhet të bëhet nga personat

profesionist dhe që posedojnë përgatitje adekuate. Ushtrimi i kësaj

veprimtarie nga persona të pakualifikuar dhe që nuk posedojnë përgatitje

adekuate përbën rrezik për shëndetin e shtazëve. Për këtë arsye, ushtrimi i

shërbimeve veterinare nga personat që nuk posedojnë përgatitje adekuate

përbën vepër penale sipas KPRK.

Sipas nenit 353 të KPRK, këtë vepër penale e kryen kushdo që pa

përgatitje adekuate profesionale merret me shërimin e shtazëve ose ofron

shërbime tjera veterinare në kompensim të pagesës.

Veprimet e kryerjes së kësaj vepre penale konsistojnë në marrjen me

shërimin e shtazëve ose ofrimin e shërbimeve tjera veterinare nga personat

pa përgatitje adekuate profesionale. Siç shihet, kjo vepër penale ka karakter

blanket, ngase me Ligjin për veterinarinë12

është rregulluar në mënyrë më të

hollësishme ushtrimi i veprimtarisë veterinare dhe kushtet të cilat duhet t‟i

përmbushin personat për ta ushtruar një veprimtari të tillë. Kështu, në nenin

32 paragrafi 2 të këtij Ligji, është parashikuar se profesionin e veterinarisë

mund ta ushtrojnë personat të cilët posedojnë licencën të lëshuar nga

Ministria dhe të jenë të regjistruar në Regjistrin e Veterinerëve. Ndërsa, në

nenin 32 paragrafi 3 të këtij Ligji, është parashikuar se licencat u jepen

vetëm aplikantëve të cilët kanë diplomuar në medicinën dhe kirurgjinë

veterinare dhe kanë diplomën ose kualifikimin formal superior.

Për të ekzistuar kjo vepër penale, duhet që ushtrimi i shërbimeve të

lartcekura veterinare të bëhet në kompensim të pagesës.

12 Ligji Nr.2004/21 Për Veterinarinë, i datës 16.06.2004.

Page 21: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

21

Kjo vepër penale konsiderohet se është kryer me vetë faktin e ushtrimit

të kësaj veprimtarie, edhe pse nuk është shkaktuar kurrfarë pasoje.

Kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje dhe kryerës i saj

mund të jetë çdo person.

Për këtë vepër penale është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim

deri në gjashtë muaj.

5. Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të

bimëve

Vepra penale moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të

shtazëve dhe të bimëve, bën pjesë në grupin e veprave penale që kryhen me

mosveprim, të cilat në teorinë e së drejtës penale ndryshe quhen edhe si

“delikte omisive”.13

Te kjo vepër penale, kryesi nuk e ndërmerr veprimin të

cilin ka qenë i obliguar që të ndërmerr.

Sipas paragrafit 1 të nenit 354 të KPRK, formën themelore të kësaj

vepre penale e kryen kushdo që gjatë kohës së ndonjë epidemie e cila mund

të rrezikojë blegtorinë, nuk respekton urdhrin apo vendimin e lëshuar nga

organi kompetent në pajtim me ligjin me të cilin parashihen masat për

luftimin apo parandalimin e sëmundjes.

Shprehja “blegtori”, sipas paragrafit 6 të këtij neni, do të thotë çdo

gjedh, bricjap, kalë, zog, shpezë, shpendë, bletë mjalti, dele, derr apo peshk.

Veprimi i kryerjes së kësaj forme të veprës penale manifestohet në

mosrespektimin e urdhrit apo vendimit të lëshuar nga organi kompetent në

pajtim me ligjin me të cilin parashihen masat për luftimin apo parandalimin

e sëmundjes.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me

gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Formë tjetër e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2

të këtij neni, e cila konsiderohet se ekziston në ndokush gjatë periudhës së

rrezikut ndaj botës bimore nga sëmundja ose murtaja, nuk respekton urdhrin

apo vendimin e organit kompetent me të cilin parashihen masat për luftimin

apo parandalimin e sëmundjes ose të murtajës.

Edhe për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Nëse vepra penale nga ky paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga

pakujdesia, atëherë kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

13 Shala, Afrim: Hyrje në të drejtën penale, Prishtinë, 2011, faqe 26.

Page 22: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

22

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 3 të

këtij neni, e cila konsiderohet se ekziston nëse vepra penale nga paragrafi 1

ose 2 i këtij neni rezulton me dëm të konsiderueshëm pasuror.

Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Nëse kjo formë e rëndë e kësaj

vepre penale është kryer nga pakujdesia, atëherë kryesi dënohet me gjobë

ose me burgim deri në tre vjet.

6. Ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve

Këtë vepër penale, sipas paragrafit 1 të nenit 355 të KPRK, e kryen

kushdo që me ndonjë materie helmuese apo të dëmshme e ndot ushqimin

apo ujin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, ose

ndot çfarëdo furnizimi ujorë natyrorë apo të bërë nga njeriu që siguron ujë

për shtazë, shpezë, bletë, shtazë të egra apo peshq dhe me këtë rrezikon

jetën apo shëndetin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo

peshqve.

Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale konsiston në ndotjen me ndonjë

materie helmuese ose të dëmshme të ushqimit apo ujit e shtazëve, shpezëve,

bletëve, shtazëve të egra apo peshqve ose ndotja e çfarëdo furnizimi ujorë

natyrorë apo të bërë nga njeriu që siguron ujë për shtazë, shpezë, bletë,

shtazë të egra apo peshq.

Materie të dëmshme në sensin e kësaj vepre penale, duhet nënkuptuar

ajo materie e cila për shkak të natyrës dhe përmbajtjes së saj mund ta ndot

ushqimin apo ujin e dedikuar për shtazë, shpezë, bletë, shtazë të egra apo

peshq, p.sh. ndonjë lloj i helmit, ujërat e zeza, ndonjë materie tjetër kimike,

etj.

Objekt mbrojtës i kësaj vepre penale është jeta dhe shëndeti i shtazëve,

shpezëve, bletëve, shtazëve të egra ose peshqve.

Kjo formë e kësaj vepre penale, konsiderohet se është kryer me vetë

faktin e ndotjes së ushqimit apo ujit të shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve

të egra ose peshqve.

Pasojë e kësaj forme të veprës penale është shkaktimi i rrezikut konkret

për jetën apo shëndetin e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra ose

peshqve.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me gjobë

ose me burgim deri në dy vjet.

Formë tjetër e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2 të

këtij neni, e cila konsiderohet se është kryer në rastet kur ndokush me

Page 23: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

23

ndonjë materie helmuese apo të dëmshme ndot çfarëdo uji dhe me këtë

rrezikon ekzistencën e shtazëve, shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo

peshqve në ujë. Edhe për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar

dënimi me gjobë apo me burgim deri në dy vjet.

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 3 të

këtij neni, e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga paragrafi 1

ose 2 i këtij neni rezulton me ngordhje të një numri të madh të shtazëve,

shpezëve, bletëve, shtazëve të egra apo peshqve, në vlerë që tejkalon 10.000

(dhjetëmijë) Euro. Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është

parashikuar dënimi me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Në paragrafin 4 të këtij neni, është parashikuar se nëse vepra penale nga

paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet nga pakujdesia, atëherë kryesi dënohet

me gjobë ose me burgim deri në tre muaj, ndërsa nëse forma e rëndë e kësaj

vepre penale kryhet nga pakujdesia, atëherë kryesi dënohet me gjobë ose me

burgim deri në gjashtë muaj. Kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo

person.

7. Shkretërimi i pyjeve

Pyjet kanë një rëndësi të madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit

nga ndotja. Pyjet konsiderohen resurse kombëtare dhe gëzojnë mbrojtje të

posaçme jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Sipas statistikave të disa

organizatave, pyjet i mbulojnë afro 40% të mbarë territorit të Kosovës, ku

prej tyre 60 % janë pronë publike, kurse 40% janë pronë private.

Shkatërrimi, dëmtimi dhe vjedhja e pyjeve në Kosovë është duke u bërë në

përmasa të mëdha, sidomos këto vitet e fundit.14

Andaj, me qëllim të

parandalimit të kësaj dukurie, si në legjislacionet penale të shteteve

bashkëkohore, ashtu edhe në KPRK, janë parashikuar si vepra penale

shkretërimi dhe vjedhja e pyjeve.

Kështu, sipas nenit 357 paragrafi 1 të KPRK, veprën penale të

shkretërimit të pyjeve e kryen kushdo që në kundërshtim me ligjin ose me

urdhrin e organit kompetent bën prerjen ose shkatërrimin e pyllit ose në

ndonjë mënyrë tjetër shkretëron pyjet.

Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale është përcaktuar në mënyrë

alternative dhe konsiston në prerjen e pyllit, shkretërimin e pyllit ose

shkretërimin e pyjeve në ndonjë mënyrë tjetër.

Për ekzistimin e kësaj vepre penale duhet që veprimet e kryerjes të jenë

ndërmarrë në kundërshtim me ligjin apo në kundërshtim me urdhrin e

14 Shala, Afrim: Pjesa e posaçme e së drejtës penale me raste nga praktika gjyqësore, faqe 259.

Page 24: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

24

organit kompetent. Nga kjo shihet se kjo vepër penale është e karakterit

blanket, ngase me ligje të posaçme janë rregulluar çështjet e mbrojtjes së

pyjeve dhe kur konsiderohen se janë dëmtuar apo shkatërruar pyjet. Pyjet në

Kosovë, janë të mbrojtura dhe të rregulluar me Ligjin për pyjet i Kosovës,15

i cili është ndryshuar dhe plotësuar në vitin 200416

dhe në vitin 2010.17

Organ kompetent në sensin e kësaj vepre penale, duke u bazuar në ligjet

e

lartpërmendura, konsiderohet Agjensioni Pyjor i Kosovës, i cili i ka zyret e

saj në të gjitha regjionet e Kosovës.18

Objekt mbrojtës i kësaj vepre penale janë pyjet e Kosovës. Sipas nenit 1

të Ligjit Nr.03/L-153 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2003/3 Për

Pyjet i Kosovës, shprehja “pyll” nënkupton sipërfaqen e tokës të mbuluar

me drunj pyjor, në formë të grumbullit pyjor që përfshinë edhe bashkësitë

bioekologjike, me sipërfaqe më të madhe se 10 ari. Nëse mirret për bazë

pronësia e pyjeve, pyjet në Kosovë ndahen në pyje publike dhe pyje private.

Në këtë dispozitë ligjore, është parashikuar se pyjet publike janë pronë e

Shtetit të Kosovës. Kurse, sipas nenit 3 paragrafi 6 të Ligjit për pyjet i

Kosovës, pyjet ndahen në pyje të larta (trungishte) dhe pyje të ulëta

(cungishte).

Vepra penale e shkretërimit të pyjeve mund të kyhet si në pyjet publike,

ashtu edhe në pyjet private. Pra, këtë vepër penale mund ta kryejë edhe

pronari në pyllin e vet, p.sh. nëse bën prerjen apo shkatërrimin e pyllit të tij,

në kundërshtim me ligjin ose në kundërshtim me urdhrin e Agjensionit

Pyjor të Kosovës, nëse bën hapjen e rraheve apo rrugëve, në kundërshtim

me nenin 3 paragrafi 7 të Ligjit për pyjet i Kosovës, nëse bën zhveshjen e

trungjeve, etj.

Vepra penale konsiderohet se është kryer në rastet kur është shkaktuar

shkretërimi i pyjeve.

Për veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni, është parashikuar dënimi

me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Në paragrafin 2 të nenit 357 të KPRK, është parashikuar forma e rëndë e

kësaj vepre penale e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra nga paragrafi 1 i

këtij neni kryhet në pyllin e mbrojtur, në parkun e mbrojtur ose në pyje të

tjera me destinim të posaçëm, për të cilën është parashikuar dënimi me

gjobë ose me burgim deri në tri vjet.

15 Ligji Nr.2003/3 Për Pyjet e Kosovës, i datës 13.02.2003. 16 Ligji Nr.2004/29 Për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit Nr.2003/3 Për Pyjet i Kosovës, i datës 28.07.2004. 17 Ligji Nr.03/L-153 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.2003/3 Për Pyjet i Kosovës, i datës 25.02.2010. 18 Shala, Afrim: Pjesa e posaçme e së drejtës penale me raste nga praktika gjyqësore, faqe 259.

Page 25: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

25

Vepra penale e shkretërimit të pyjeve, mund të kryhet vetëm me dashje

dhe kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person.

8. Vjedhja e pyllit

Sipas paragrafit 1 të nenit 358 të KPRK, formën themelore të kësaj

vepre penale e kryen kushdo që me qëllim të vjedhjes pret trungjet në pyll

dhe sasia e drunjve të prerë tejkalon dy metra kub.

Për nga natyra e saj, vepra penale e vjedhjes së pyllit është formë e

posaçme e vjedhjes dhe për këtë shkak nuk mund të bëhet fjalë për

bashkimin ideal të kësaj vepre me veprën penale të vjedhjes.

Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale konsiston në prerjen e

trungjeve. Për ekzistimin e kësaj vepre penale, prerja e trungjeve duhet të

bëhet me qëllim të vjedhjes së tyre, respektivisht me qëllim që vetes apo

tjetrit t‟i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme. Nga kjo rrjedh se kjo vepër

penale mund të kryhet vetëm në pyllin e huaj. Në të kundërtën, nëse

kryerësi bën prerjen e trungjeve në pyllin e vet në kundërshtim me ligjin ose

urdhrin e organit kompetent, atëherë në këto raste mund të bëhet fjalë për

veprën penale të shkretërimit të pyjeve, nga neni 357 të KPRK.

Gjithashtu, siç është cekur edhe në paragrafin 1 të nenit 358 të KPRK,

për ekzistimin e kësaj vepre penale, duhet që sasia e drunjve të jetë mbi 2

m³ (dy metra kub). Nëse sasia e drunjve është më e vogël se 2 m³ (dy metra

kub), atëherë mund të bëhet fjalë për kundërvajtje, nga neni 1 i Ligjit

Nr.2004/29 Për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit Nr.2003/3 Për Pyjet i

Kosovës.

Vepra penale konsiderohet se është kryer me vetë faktin e prerjes së

trungjeve.

Për formën themelore të kësaj vepre penale, nga paragrafi 1 i këtij neni,

është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Forma e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2 të

nenit 358 të KPRK, e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga

paragrafi 1 i këtij neni është kryer në këto rrethana:

- me qëllim që drunjtë e prerë të shiten;

- nëse sasia e drunjve të prerë është mbi pesë metra kub ose

- nëse vepra penale është kryer në pyllin e mbrojtur, në parkun e

mbrojtur apo në pyllin tjetër me destinim të posaçëm.

Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

me gjobë dhe me burgim prej tre muajve deri në tre vjet.

Page 26: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

26

Në paragrafin 3 të këtij neni, është parashikuar se tentativa e kryerjes së

veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet.

Kjo vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje dhe me qëllim të

përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete ose për ndonjë person

tjetër. Kurse, për ekzistimin e njërës prej formave të rënda të kësaj vepre

penale, duhet që vepra të jetë kryer me qëllim që drunjtë e prerë të shiten.

Kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person.

9. Gjuetia e kundërligjshme

Formën themelore të kësaj vepre penale, sipas paragrafit 1 të nenit 359

të KPRK, e kryen kushdo që gjuan kafshë të egra kur gjuetia është e ndaluar

ose në territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar.

Veprimet e kryerjes të kësaj forme të veprës penale konsistojnë në

gjuajtjen e kafshëve të egra gjatë kohës kur gjuetia është e ndaluar ose në

territorin në të cilin gjuetia është e ndaluar.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me gjobë

ose më burgim deri në një vit.

Në paragrafin 2 të nenit 359 të KPRK, është parashikuar një formë tjetër

e kësaj vepre penale e cila konsiderohet se kryhet në rastet kur ndokush pa

leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë.

Veprimet e kryerjes së kësaj forme të veprës penale janë të përcaktuara

në mënyrë alternative dhe konsistojnë në:

- gjuajtjen e një kafshe të egër,

- mbytjen e një kafshe të egër ose

- zënia (kapja) për së gjalli e një kafshe të egër.

Objekt mbrojtës i kësaj vepre penale janë kafshët e egra. Sipas

nenit 3 të Ligjit për gjuetinë,19

shprehja “Kafshë të egra” përfshinë

kafshët dhe shpendët e egra të caktuara me ligj, që formojnë popullata

në gjendje të lirë në natyrë ose në sipërfaqe të kufizuara të parapara për

kultivim intensiv apo për shumim. Kafshë të egra sipas nenit 4 të këtij

ligji, konsiderohen: dreri i rëndomtë, dreri lopatar, kaprolli, dhia e egër,

derri i egër, ariu i murrmë, lepuri i zakonshëm, ketri, dhelpra, ujku,

çakalli, macja e egër, pula e egër e madhe, fazani, pëllumbi gungash,

pëllumbi i zgavrave, pëllumbi i zi, pata e përhimët, pata e murrizit, pata

ballëbardhë, rosa shurdhake, rosa e përhimet, rosa, kukuvajka e bardhë,

huti veshor i pyjeve, huti i maleve, sokoli pulëngrënës, orli, etj.

19 Ligji Nr.02/L-53 Për Gjuetinë, i datës 16.12.2005.

Page 27: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

27

Për ekzistimin e veprës penale sipas paragrafit 2 të nenit 359 të

KPRK, duhet që gjuetia e kafshëve të egra të bëhet pa leje ose pa

autorizim.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me

gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 3

të nenit 359 të KPRK. Sipas kësaj dispozite ligjore, kjo formë e rëndë e

kësaj vepre penale konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga

paragrafi 1 ose 2 i këtij neni kryhet jashtë sezonës; në grup; ose ndaj

gjahut në vlerë që tejkalon 2000 (dymijë) Euro ose me rëndësi sipas

rregulloreve të gjuetisë, për të cilën është parashikuar dënimi me gjobë

ose me burgim deri në dy vjet.

Ndërsa, në paragrafin 4 dhe 5 të nenit 359 të KPRK, janë

parashikuar forma edhe më të rënda të kësaj vepre penale, të cilat

konsiderohet se kryhen nëse ndokush:

- gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve, gjuetia e të cilave

është e ndaluar;

- gjuan lloje të posaçme pa pasur lejen e veçantë për atë lloj gjahu;

- gjuan duke përdorur metoda të asgjësimit masiv;

- duke përdorur automjetin ose

- duke përdorur dritën e fortë.

Për këto forma të kësaj vepre penale, është parashikuar dënimi me

gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Në paragrafin 6 të këtij neni, është parashikuar se kafshët e egra dhe

pajisjet e gjuetisë konfiskohen.

Kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person dhe kjo vepër

penale mund të kryhet vetëm me dashje.

10. Peshkimi i kundërligjshëm

Sipas paragrafit 1 të nenit 362 të KPRK, formën themelore të kësaj

vepre penale e kryen kushdo që peshkon gjatë kohës kur peshkimi është i

ndaluar apo në ujërat ku peshkimi është i ndaluar.

Veprimet e kryerjes së kësaj forme të veprës penale, konsistojnë në

peshkimin gjatë kohës kur peshkimi është i ndaluar apo në ujërat ku

peshkimi është i ndaluar.

Page 28: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

28

Shprehja ”peshkim”, sipas nenit 3 të Ligjit për peshkatari dhe

akuakulturë20

nënkupton çdo veprimtari për gjuajtjen e peshkut dhe

organizmave tjerë ujorë duke përdorur mjete dhe pajisje të ndryshme.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me gjobë

ose me burgim deri në tre muaj.

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar në paragrafin 2 të

nenit 362 të KPRK, e cila konsiderohet se kryhet në rastet kur ndokush

peshkon duke përdorur eksploziv, rrymë elektrike, helm ose mjete helmuese

dhe me këtë shkakton ngordhjen e peshqve në mënyrë të tillë që të dëmtojë

shumimin e peshqve.

Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale është përcaktuar në mënyrë

alternative dhe konsiston në peshkimin duke përdorur eksploziv, rrymë

elektrike, helm ose mjete helmuese.

Siç shihet, kjo vepër penale kryhet duke përdorur mjetet e caktuara ose

duke peshkuar në mënyrë të dëmshme për shumimin e peshqve. Mjete të

kryerjes së kësaj vepre penale janë eksplozivi, rryma elektrike, helmet ose

mjetet helmuese.

Kjo vepër penale mund të kryhet vetëm në ujërat e peshkimit. Sipas

nenit 3 të Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë, shprehja ”ujërat e

peshkimit” nënkupton ujërat e lumenjve, prockave, liqeve natyralë dhe

artificialë, kënetave, kanaleve dhe ujërave tjera në të cilat jetojnë peshqit.

Vepra penale e peshkimit të kundërligjshëm, mund të kryhet vetëm me

dashje dhe kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person.

Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

11. Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve

ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës

Objekt mbrojtës i kësaj vepre penale janë monumentet dhe objektet e

mbrojtura kulturore, historike, fetare, shkencore apo natyrore.

Sipas paragrafit 5 të nenit 363 të KPRK, shprehja “monument ose objekt

i mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror” do të thotë objekt

nderimi i një komuniteti fetar i cili ndodhet në pronën e caktuar për

shërbime fetare, gur varri, varr apo vend tjetër i varrimit, monument publik,

monument natyror, objekt artistik, shkencor apo artizanat i cili ruhet në

koleksione publike ose në ekspozita publike, objekt i cili shërben për ndonjë

20 Ligji Nr.02/L-85 Për Peshkatari dhe Akuakulturë, i datës 10.10.2006.

Page 29: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

29

nevojë publike ose zbukuron rrugën publike, sheshin apo parkun, atraksion

natyror apo një lloj të rrezikuar i kafshëve ose bimëve.

Formën themelore të kësaj vepre penale, nga paragrafi 1 i këtij neni, e

kryen kushdo që e dëmton ose e shkatërron monumentin ose objektin e

mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror.

Për nga natyra dhe përmbajtja e saj, edhe kjo vepër penale është e

karakterit blanket, ngase me dispozita të posaçme është rregulluar pozita

dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me monumentet dhe objektet e mbrojtura.

Dispozita ligjore të kësaj natyre gjenden edhe në Ligjin për trashëgiminë

kulturore21

dhe disa ligje tjera.

Veprimi i kryerjes së kësaj vepre penale është i përcaktuar në mënyrë

alternative dhe konsiston në dëmtimin ose shkatërrimin e monumentit ose

objektit të mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror.

Për formën themelore të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Në paragrafin 2 të këtij neni, është parashikuar formë e rëndë e kësaj

vepre penale, e cila konsiderohet se ekziston nëse vepra penale nga

paragrafi 1 i këtij neni kryhet ndaj monumentit ose objektit të mbrojtur

kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror që kanë vlerë të posaçme ose

nëse vepra penale rezulton me dëm të rëndë.

Për këtë formë të rëndë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi

me gjobë ose me burgim deri në tri vjet.

Formë e posaçme e kësaj vepre penale, është parashikuar në paragrafin 3

të këtij neni, e cila konsiderohet se kryhet në rastet kur ndokush pa

autorizimin përkatës të organit kompetent nxjerrë jashtë Republikës së

Kosovës monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar,

shkencor apo natyror.

Veprimi i kryerjes së kësaj forme të veprës penale konsiston në

nxjerrjen jashtë Republikës së Kosovës të monumentit, ose objektit të

mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror.

Për ekzistimin e kësaj forme të veprës penale, duhet që veprimi i

kryerjes të ndërmerret pa autorizimin përkatës të organit kompetent.

Për këtë formë të kësaj vepre penale është parashikuar dënimi me gjobë

ose burgim deri në një vit.

Formë e rëndë e kësaj vepre penale është parashikuar edhe në paragrafin

4 të këtij neni, e cila konsiderohet se kryhet nëse vepra penale nga paragrafi

3 i këtij neni ka të bëjë me monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor,

21 Ligjin Nr.02/L-88 Për Trashëgiminë Kulturore, i datës 09.10.2006.

Page 30: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

30

historik, fetar, shkencor apo natyror me vlerë të posaçme, për të cilën është

parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në tri vjet.

Në paragrafin 6 të këtij neni, është parashikuar se tentativa për të kryer

vepër penale nga paragrafi 1 ose 3 i këtij neni është e dënueshme.

Kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person dhe kjo vepër

penale mund të kryhet vetëm me dashje.

12. Veprat e tjera penale të këtij Kapitulli

Në Kapitullin e veprave penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe

objekteve kulturore, janë parashikuar edhe këto vepra penale:

- Mbajtja e paligjshme e substancave dhe e mbeturinave të rrezikshme

(neni 348);

- Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe

instalimeve që ndotin mjedisin (neni 349);

- Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni

352);

- Moszbatimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të

bimëve (neni 354);

- Shkatërrimi i botës bimore me materie të dëmshme (neni 356);

- Shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së

Kosovës (neni 360);

- Shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve

posaçërisht të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës (neni 361) dhe

- Punimet e paautorizuara dhe përvetësimi i monumenteve kulturore

(neni 364).

Page 31: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

31

Mr.sc. Qemajl Juniku, avokat

PROCEDURA PËRMBARIMORE DHE FAZAT E SAJ

Qëllimi dhe detyra e procedurës gjyqësore të përmbarimit është

realizimi dhe sigurimi me dhunë i kërkesave të kreditorit të cilat janë të

vërtetuara si të bazuara, me dokumentin ekzekutues apo të besueshëm.

Nismëtari i procedurës përmbarimore, sipas dispozitave të Ligjit mbi

procedurën përmbarimore quhet KREDITOR (sipas rregullit paditësi në

procedurën kontestimore), ndërsa, kundërshtari i tij quhet DEBITOR

(sipas rregullit i padituri në procedurën kontestimore). Këto pra janë palë në

procedurën përmbarimore 22

Pra nga sa u tha më lartë, procedura e përmbarimit iniciohet me

propozimin e kreditorit, të parashtruar në gjykatën kompetente, në

mënyrë direkte apo përmes dërgesës postare. Andaj, nëse nuk ka propozim

nuk ka edhe përmbarim. 23

Procedura përmbarimore mund të iniciohet edhe sipas detyrës

zyrtare,kur parashihet me ligj. Objekt i përmbarimit janë sendet dhe të

drejtat, për të cilat sipas ligjit mund të kryhet përmbarimi për realizimin e

kredisë.

Inicimi i procedurës përmbarimore sipas detyrës zyrtare ka të bëjë

kryesisht me përmbarimin e sanksioneve pasurore dënuese të shqiptuara

në procedurën penale që janë: dënimi me të holla,shpenzimet e procedurës

penale, konfiskimi i pasurisë së personit të dënuar etj.

KOMPETENCA E GJYKATËS SI KUSHT PËR VETITË E SUBJEKTIT

NË PROCEDURËN PËRMBARIMORE

Nocioni kompetencë, nënkupton detyrën e përcaktuar me ligj dhe

autorizim të gjykatës së caktuar ose organit të caktuar për ta zhvilluar

procedurën përkatëse.

Që gjykata ta ketë mundësinë për të qenë subjekt i procedurës

përmbarimore, duhet të jetë sipas ligjit e përcaktuar si kompetente për

zhvillimin e një procedure të tillë.24

22 LPP 03/L-008,neni 1,2 23 LPP neni 3 24 LPP, neni 4/p.4.1,4.2

Page 32: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

32

Termini Kompetencë ka kuptimin e gjerë dhe përfshinë disa prej llojeve

të kompetencave, e prej tyre:

-kompetencën absolute të gjykatës

- kompetencën lëndore të gjykatës

- kompetencën territoriale të gjykatës

- kompetencën sipas atraksionit të gjykatës

Sipas dispozitave pozitive (ligjeve mbi gjykatat e rregullta si dhe

dispozitave tjera ligjore) parashihet përkufizimi i kompetencës në mes të

gjykatave të rregullta dhe organeve vendore administrative dhe organeve

tjera. Kjo kompetencë sipas shkencës, ka një rëndësi të madhe para

vlerësimit të çështjeve mbi përkufizimin e kompetencës në mes të

gjykatave të rregullta vendore dhe organeve vendore administrative. Me

dispozitat pozitive (ligjet mbi gjykatat e rregullta dhe dispozitat tjera )

parashihet autorizimi dhe detyrimi i një lloji të gjykatave për zgjidhjen e

çështjeve përmbarimore.

Me kompetencën lëndore të gjykatës nënkuptohet përcaktimi i llojit

të gjykatës në sistemin gjyqësor të vendit e cila është kompetente për të

vendosur lidhur me çështjet e caktuara përmbarimore. Në këtë mënyrë,

kompetenca lëndore e gjykatës, paraqet prezumimin pozitiv procesual, të

cilën mungesë gjykata e shqyrton sipas detyrës zyrtare, gjatë tërë

procedurës.

Është për tu veçuar se çështja e kompetencës lëndore të gjykatës për

zhvillimin e procedurës përmbarimore nuk është e natyrës së thjeshtë, por

shumë komplekse, kjo nga se çështja e kompetencës lëndore nuk është e

zgjidhur me një dispozitë apo me disa dispozita të ligjit të njëjtë, por me

shumë dispozita të shumë prej ligjeve të ndryshme.

Kompetenca funksionale e gjykatës paraqet prezumimin pozitiv

procesual, të cilin gjykata e lartë, gjithashtu e shikon sipas detyrës

zyrtare, si dhe në rastet e jokompetencës lëndore.

Edhe Kompetenca vendore (territoriale) me ligj është e paraparë si

detyrim apo autorizim i gjykatës kompetente lëndore, që duke u marrë

parasysh territori ku ajo gjendet, të vendos për zhvillimin e procedurës

përmbarimore, lidhur me çështjen e caktuar juridike.

Kompetenca atraktive e gjykatës -lidhshmëria sipas atraksionit

është detyrë e paraparë me ligj. Është autorizim i gjykatës së caktuar që për

çështjen e caktuar ta udhëheqë një procedurë, meqë para të njëjtës gjykatë

Page 33: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

33

veç është udhëhequr, është duke u udhëhequr, apo do të udhëhiqet

procedura e caktuar kontestimore, përmbarimore apo e likuidimit.

Procedura përmbarimore nuk shkon sipas një vije të drejtë, por sikurse

ajo kontestimore ndryshon deri në kufirin e caktuar, në bazë të

përgatitjeve të veprimeve procedurale, sipas kuantitetit, e me ndërmarrjen

e veprimeve të caktuara procedurale, kalon në një kualitet të ri. Në këtë

mënyrë lëvizja kuantitative vazhdon derisa kërkesa e kreditorit nuk

realizohet, e nëse bëhet fjalë për procedurën e sigurimit, deri sa të bëhet

sigurimi.

Në këtë kontekst, kjo procedurë ndahet në tri (3) fazë:

1. Faza e përcaktimit të përmbarimit sipas propozimit të kreditorit

vazhdon deri në përfundimin definitiv të përmbarimit.

2. Faza e procedurës sipas kundërshtimit të debitorit vazhdon deri në

marrjen e Aktvendimit sipas kundërshtimit në fjalë dhe dërgimi i tij

palëve në këtë procedurë.

3. Faza e tretë ka të bëjë me realizimin e përmbarimit dhe fillon me

ndërmarrjen e veprimit të parë përmbarues dhe vazhdon deri në

veprimet përfundimtare të tij.

Procedura e shkallës së dytë, fillon me parashtrimin e ankesës, si ndaj

aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi për përmbarim ose ndaj

aktvendimit sipas kundërshtimit të debitorit e vazhdon deri në marrjen e

Aktvendimit të shkallës së dytë dhe dërgimin e tij palëve në këtë

procedurë.

Përmbarimi mund të shtyhet pjesërisht apo tërësisht vetëm sipas

kërkesës së propozuesit të përmbarimit, por vetëm në qoftë se ende nuk ka

filluar të zbatohet aktvendimi për përmbarim. Po ashtu, përmbarimi i

shtyrë mund të vazhdohet, sipas kërkesës së propozuesit të përmbarimit

edhe para se të skadojë koha për të cilën është shtyrë. Nëse propozuesi nuk

ka kërkuar vazhdimin e procedurës edhe pas skadimit të afatit prej 15

ditësh, nga dita e skadimit të afatit për të cilin është shtyrë përmbarimi,

atëherë gjykata do ta përfundojë procedurën e përmbarimit të shtyrë,me

Page 34: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

34

aktvendim me të cilin supozohet se është tërheq propozimi për

përmbarim.25

Procedura sipas mjeteve juridike të jashtëzakonshme, e përfshinë

vetëm procedurën e shqyrtimit të ligjshmërisë dhe marrjen e Aktvendimit

përkatës nga ana e Gjykatës Supreme,sipas mbrojtjes së ligjshmërisë

kundër aktvendimit të shkallës së dytë, meqë në procedurën përmbarimore,

sipas nenit 14 të LPP, nuk është i lejuar Revizioni e as përsëritja e

procedurës.

Procedura përmbarimore trajtohet e përfunduar, atëherë kur të

ndërmerret veprimi përfundimtar përmbarimor i paraparë për mjetin

lëndor të përmbarimit. Prej kësaj, rezulton se përfundimi i procedurës

përmbarimore varet nga lloji i përmbarimit, psh. përmbarimi për pagesën e

kërkesës në të holla nga sendet e luajtshme të debitorit, procedura

përmbarimore do të trajtohet e përfunduar me përmbushjen e kërkesës së

kreditorit nga shuma e fituar me rastin e shitjes së sendit të luajtshëm, e

në rastet e përmbarimit në paluajtshmëri, kjo procedurë trajtohet e

përfunduar me plotfuqishmërinë e Aktvendimit mbi dorëzimin e

paluajtshmërisë kreditorit nga ana e debitorit.

Procedura përmbarimore,ka mundësi për të përfunduar edhe me

ndërprerjen e saj, e këtë kur gjykata bazohet në shkaqet e përcaktuara me

dispozitat e LPK.

Vlen të theksohet se veprimet e palëve dhe të gjykatës të drejtuara në

realizimin apo sigurimin e kërkesave të kreditorit, trajtohen si veprime

procedurale, të procedurës përmbarimore.

Sipas subjektit që i kryen të gjitha veprimet e procedurës

përmbarimore, bëhet ndarja në katër grupe e prej tyre;

- Veprimet procedurale të gjykatës

- Veprimet procedurale të kreditorit

- Veprimet procedurale të debitorit

- Veprimet procedurale të palëve të treta

Veprimet procedurale të gjykatës në këtë procedurë quhen veprime

përmbarimore. Në këtë kontekst duhet nënkuptuar edhe ndarjen e

veprimeve përgatitore me të cilat bëhet përgatitja e procedurës,e që janë:

propozimi për ekzekutim, kundërshtimi i debitorit, propozimi për

ndërprerjen e përmbarimit, aktvendimi mbi ndërprerjen e procedurës

përmbarimore etj.

25 LPP,neni 68,70

Page 35: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

35

Është për tu veçuar se baza procedurale në këtë kontekst është

dokumenti përmbarues apo ai i besueshëm për përmbarim siç është

dokumenti i caktuar me shkrim apo certifikata e caktuar zyrtare, vendimi i

plotfuqishëm e gjykatës, organit administrativ apo ndonjë organi tjetër.

Të gjithë personat të cilët me veprimet e tyre marrin pjesë në

procedurën përmbarimore, trajtohen si subjekte të procedurës

përmbarimore.

Në bazë të teorisë së të drejtës dhe praktikës gjyqësore, bazuar në rolet

e palëve në procedurën përmbarimore, subjektet procedurale janë: gjykata

si bartëse i funksionit gjyqësor dhe palët Kreditori dhe Debitori si subjekte

primare dhe subjektet ndihmëse siç janë: personat zyrtar për ruajtjen e

sendeve të regjistruara,policia e cila siguron personin zyrtar gjatë kohës

së realizimit të procedurës përmbarimore, bankat ku gjenden xhirollogaritë

e debitorit,ekspertët dhe dëshmitarët e përmbarimit.

Procedura përmbarimore vihet në veprim nga ana e kreditorit me

propozimin për përmbarim. Kjo procedurë mund të fillohet edhe sipas

detyrës zyrtare nëse është e paraparë me ligj.26

KUPTIMI I SANKSIONIT PASUROR

Me vendimin e gjykatës apo organit administrativ parashihet masa e

dhunshme ndaj debitorit i cili ka cenuar detyrimin e tij. Psh. nëse shitësi

nuk dëshiron që t‟ia dorëzoj blerësit sendin e shitur edhe pse blerësi e ka

përmbushur detyrimin e tij kontraktues përkitazi me pagesën e shumës së

parave të përcaktuara në emër të shitblerjes së sendit në fjalë. Gjykata në

procedurën kontestimore me aktgjykim, kundër shitësit si i paditur do të

shqipton sanksionin për marrjen e dhunshme të atij sendi dhe dorëzimin

e tij paditësit. E nëse i padituri (si debitor) nuk vepron në afatin ligjor,

sipas propozimit të paditësit ( si kreditor), gjykata me aktvendim lejon

ekzekutimin e dhunshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm.

Me termin sanksion pasuror civil, nënkuptohet sanksioni i cili godet

vetëm pasurinë e borxhliut por jo edhe të personalitetit të tij, ndërsa

sanksioni penal,veçanërisht godet personalitetin e individit (jetën dhe

lirinë), andaj goditja personale e cila në të drejtën romake – feudale e

pjesërisht në atë skllavopronare, me dispozitat e LPP është jo e lejuar.

26 LPP neni 3/ p.3.1,3.2

Page 36: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

36

APLIKIMI I PROCEDURËS GJYQSORE TË PËRMBARIMIT

Siç kemi theksuar edhe më lartë, dispozitat e LPP,aplikohen me rastin e

përmbarimit të dhunshëm dhe sigurimin e vendimeve të gjykatave të

rregullta apo të gjykatave të specializuara siç janë ato Ekonomike,

Arbitrazheve etj, si dhe ujdive të palëve të arritura në kuadër të gjykatave

në fjalë. Sipas dispozitave themelore të këtij ligji, neni 1 p.1.2,parashihet

se këto dispozita zbatohen edhe për përmbarimin e vendimit të dhënë në

procedurën administrative dhe për kundërvajtje me të cilin është caktuar

detyrimi në të holla, përveçse kur për përmbarimin e tillë është paraparë

me ligj kompetenca e organit tjetër. P.sh. Me dispozitat Ligjit mbi tatimin

e qytetarëve, kur me vendimet tatimore të organeve administrative është

vendosur detyrimi i qytetarit për pagesën e tatimit dhe kontributeve,

përmbarimi e atij vendimi e bënë organi administrativ i cili është

përcaktuar si kompetent për një veprim të tillë. Në këtë drejtim,baza e

procedurës përmbarimore gjyqësore mund të jenë vetëm vendimet e

gjykatës, organeve e organizatave kompetente të cilat përmbajnë

sanksionin pasuror. Këto janë vetëm Vendimet gjykuese e jo ato vërtetuese

apo transformuese, meqë dispozitivi i këtyre Vendimeve realizohet me

vet prezantimin e plotfuqishmërisë së tyre dhe kalimit të periudhës

kohore nëse nuk bëhet fjalë përkitazi me përmbarimin e Vendimit mbi

shpenzimet procedurale sipas atyre vendimeve.

Veprimet përmbaruese të drejtuara për realizimin e sanksionit

pasuror,gjykata i ndërmerr ndaj borxhliut nën kërcënimin e dhunshëm të

shtetit. Andaj, detyrimi shtetëror është veçori themelore e procedurës

përmbarimore. Nëse nuk ka detyrim atëherë nuk ka as procedurë të

përmbarimit.

Procedura e përmbarimit sipas sistemimit të së drejtës, trajtohet si

procedurë jokontestimore, çka d.m.th. Që në këtë procedurë nuk ka

mundësi të shqyrtohen çështjet kontestuese materialo-juridike. Por mund të

shqyrtohen çështjet faktike. Propozuesi i përmbarimit,apo personi tjetër i

cili realizon kredinë e tij nga çmimi i shitjes së paluajtshmërisë, po që se

një gjë e tillë ka ndikim në përmbushjen e kredisë së tij, ka të drejtë që

personit tjetër t`ia kontestojë ekzistimin e kredisë,përpos kredisë së

caktuar me dokumentin ekzekutiv, lartësinë e saj dhe radhën sipas së cilës

duhet të realizohet. Kontestimi mund të bëhet më së voni në seancën për

ndarjen e të hollave të fituara, me shitjen e paluajtshmërisë.

Në procedurën përmbarimore nuk ekzistojnë institutet e pushimit

procedural, Revizionit si mjet juridik dhe përsëritja e procedurës, ndërsa

kthimi në gjendjen e mëparshme është i lejuar vetëm për shkak të lëshimit

Page 37: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

37

të afatit për ankesë dhe prapësim. Rastin konkret e kemi te lëndët E.nr.

46/10 dhe 121/08, ku Gjykata Komunale në Gjakovë, ka marrë Vendimin

me të cilin ka lejuar kthimin në gjendjen e mëparshme, pasi ka vërtetuar

faktin se kreditori ka qenë i penguar për asistimin në seancë për shkak të

përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, si dhe në rastin tjetër për të

njëjtin shkak kur debitori ka lëshuar afatin për paraqitjen e prapësimit

kundër Aktvendimit të formës së prerë për të cilin kërkohet edhe

përmbarimi i caktuar.

Po ashtu në procedurën përmbarimore, nuk mund të parashtrohen

kundërshtimet vijuese procedurale e prej tyre: kundërshtimi për çështjen e

gjykuar (Res iudikata) saktësisht kundërshtimi ndaj dokumentit të caktuar

ekzekutiv të marrë pas gjykimit dhe përfundimit të procedurës së

mëparshme dhe kundërshtimi i procedurës ekzistuese (litis pedentis)

saktësisht kundërshtimi i procedurës ekzistuese përmbarimore për

dokumentin e njëjtë ekzekutiv. Borxhliu nuk mund të parashtron këto

kundërshtime nga shkaku se qëllimi përfundimtar i procedurës

përmbarimore është miratimi i kërkesës së kreditorit dhe se me dispozitat

e LPP, parashihet se kreditori nuk është i përkufizuar në përzgjedhjen e

mjeteve dhe objektit të përmbarimit, ashtu që, ka mundësi për të iniciuar

disa procedura përmbarimore përderisa nuk e realizon tërësisht kërkesën

e tij.

Nëse debitori, në kundërshtimin e Aktvendimit të përmbarimit përpos të

kundërshtuarit se për çështjen e caktuar ka përfunduar procedura, veçon

edhe të dhënën se kreditori në atë procedurë ka realizuar plotësisht

kërkesën e tij, atëherë Gjykata përmbarimore, me rastin e kundërshtimit të

tillë të debitorit, nuk vendos që çështjen ta dërgon në procedurë

kontestimore por i siguron shkresat e lëndës gjatë procedurës së

mëparshme, e nëse vërteton se kreditori ka realizuar plotësisht kërkesën e

tij me aktvendim, do ta aprovojë kundërshtimin e debitorit e propozimin

për përmbarim do ta refuzoj si jo të bazuar.

Nëse eventualisht procedura përmbaruese e mëparshme është

ndërprerë, meqë me vendimin e plotfuqishëm të gjykatës ose organit

kompetent është vërtetuar se përmbarimi nuk është i lejueshëm,në këtë

rast debitori mund të theksoj këto rrethana,ndërsa nëse gjykata

përmbarimore, nga shkresat e mëparshme vërteton se edhe më tutje

ekzistojnë të njëjtat rrethana të cilat kanë ndikuar në ndërprerjen e

procedurës, me Aktvendim, do ta refuzon prapësimin e kreditorit D,m.th.

në këto raste, gjykata e refuzon propozimin e kreditorit si jo të bazuar

por nuk e hedhë poshtë si do të veprohej në procedurën kontestimore

përkitazi me padinë për çështjen e gjykuar.

Page 38: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

38

REALIZIMI I PËRMBARIMIT DHE SIGURIMIT

Të gjitha veprimet procedurale të gjykatës të cilat i kemi përmend më

lartë, si janë caktimi i përmbarimit dhe i sigurimit, udhëheqja e

procedurës përmbarimore, argumentimi dhe marrja e vendimeve në

kontekstin e realizimit të përmbarimit, kanë vetëm karakterin e veprimeve

përgatitore për realizimin e përmbarimit dhe sigurimit.

Këto veprime procedurale të gjykatës janë të përcjellura me metodën

shtetërore të dhunës, e nëse debitori apo personi i tretë e pengon

realizimin e ndonjërës nga këto veprime,personi zyrtar i gjykatës ka të

drejtë që me ndihmën e organeve policore ta largojë personin në fjalë nga

vendi ku kryhen veprimet përmbarimore.27

Nga dispozitat e nenit 102 -271, LPP, të cilat rregullojnë realizimin e

përmbarimit, shihet se mënyra dhe përmbajtja e realizimit të përmbarimit

varet nga kërkesa e kreditorit. Andaj sipas LPP, rezulton së materia e

realizimit të përmbarimit ndahet në dy lloje:

- përmbarimi për pagesën e kërkesës në të holla,

- përmbarimi për realizimin e kërkesave jo në të holla

Realizimi i përmbarimit për pagesën e kërkesave në të holla,sipas

brendisë që ka, paraqet rrugën e drejtpërdrejtë të realizimit të sanksionit

pasuror në të holla,andaj edhe e detyron kreditorin që në propozimin për

përmbarim, ta përmend objektin e përmbarimit, nga i cili kërkesa do të

përmbushet. Mënyra dhe përmbajtja e realizimit të përmbarimit varet nga

mjetet dhe objekti ekzekutues, meqë Ligji për çdo mjet të ekzekutimit

parasheh veprime të veçanta në procedurën përmbarimore të cilat duhet

ndërmarrë.

Te përmbarimi përkitazi me pagesën e kërkesës në të holla, problem të

veçantë paraqitet marrja,përkufizimi dhe renditja e marrjes së sendeve

të debitorit për përmbushjen e kërkesës së kreditorit. Prej kësaj çka u tha

më lartë, rezulton se te procedura përmbarimore hasim në tri faza

procedurale: 1. Faza e marrjes së lëndës përmbarimore nga ana e gjykatës,

2. Faza e shitjes së objektit të përmbarimit dhe 3. Faza e përmbushjes së

kërkesës së kreditorit. Rëndësia e fazës së parë, qëndron në atë se në këtë

27 LPP neni 53

Page 39: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

39

fazë bëhet regjistrimi gjyqësor i atyre sendeve të pasurisë së debitorit të

cilat kreditori në propozimin për përmbarim i ka propozuar e gjykata në

Aktvendimin për përmbarim i ka caktuar si objekt përmbarimi.

Nëse mjetet dhe objekti i përmbarimit është shitja e sendeve të

luajtshme të debitorit, atëherë regjistrimi nga ana e gjykatës,si mënyrë e

marrjes së sendeve të luajtshme nga ana e debitorit,bëhet në mënyrat

vijuese: secili send evidentohet në procesverbal duke u vlerësuar

paraprakisht, e nëse mbeten në ruajtje te debitori,atëherë decidivisht

konstatohet renditja e sendeve të lëna në ruajtje,ndërsa debitorit,në

kërcënim të përgjegjësisë penale, i ndalohet disponimi me ato sende.Për

shitjen e sendeve të sekuestruara, caktohet ankandi publik ose me ujdinë e

drejtpërdrejtë midis blerësit, nga njëra anë dhe personit zyrtar, apo

subjektit tjetër të autorizuar nga ana tjetër. Shitja e sendeve caktohet në

procedurën e paraparë me LPP, me anë të konkluzionit të gjykatës, duke u

marrë parasysh fakti që të arrihet çmimi më i volitshëm për debitorin. 28

Nëse objekti i përmbarimit është një pjesë e të ardhurave personale të

debitorit, me aktvendimin për përmbarim në të ardhurat personale caktohet

sekuestrimi i pjesës së caktuar të të ardhurave personale dhe urdhërohet

punëdhënësi i cili debitorit ia paguan ato të ardhura,në afatin e paraparë

me aktvendimin e gjykatës e pasi i njëjti të marrë formën e prerë. Ndërsa

nëse bëhet fjalë për mjetet materiale të cilat debitori i ka të deponuar në

xhirollogarinë pranë bankës së caktuar, atëherë me aktvendimin për

përmbarim,urdhërohet banka që shumën e të hollave për të cilat është

caktuar përmbarimi,ta kalojë nga llogaria e transaksioneve të debitorit në

atë të propozuesit të përmbarimit.

Për një garantim të mirëfilltë të procedurës përmbarimore,Banka Qendrore

e Republikës së Kosovës (BQK) më dt. 26.01.2011,ka nxjerrë një udhëzim

administrativ me qëllim të zbatueshmërisë efektive të aktvendimeve për

përmbarim, respektivisht për zbatimit të dispozitave të të LPP lidhur me

përmbarimin për kredinë sipas llogarisë në bankë. Synimi i kësaj ishte

avancimi i përgjegjësisë së bankave në raport me zbatimin e

aktvendimeve për përmbarim duke debituar llogaritë bankare të klientëve,

kështu që të gjitha bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë dhe

janë të licencuara nga BQK, janë të detyruara të zbatojnë aktvendimet e

28 LPP, Neni 83-90,neni 92/92.1 e 92.2

Page 40: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

40

plotfuqishme të gjykatave,përmes të cilave kërkohet ekzekutimi i kërkesave

duke debituar llogaritë bankare të debitorit. 29

Nëse mjeti dhe objekti i përmbarimit është shitja e paluajtshmërisë,

atëherë regjistrimi gjyqësor i paluajtshmërisë bëhet pasi gjykata ta marrë

konkluzionin përkatës për shitjen, me të cilin cakton vlerën, mënyrën dhe

kushtet e shitjes së saj si dhe kohën dhe vendin e shitjes, nëse shitja bëhet

me ankand publik, neni 208 LPP.

Me këtë shënim, kreditori nuk e fiton të drejtën e pengut në

paluajtshmërinë e caktuar por vetëm të drejtën për ta plotësuar kërkesën e

tij në kontekstin e pagesës së borxhit nga ana e debitorit, meqë e drejta e

pengut fitohet me regjistrimin përfundimtar-regjistrimin në libër, e këtu

bëhet fjalë vetëm për evidentim i cili ka afektin e gjerë në përfundimin

e procedurës përmbarimore apo eventualisht gjersa për shkaqe të caktuara

është bërë ndërprerja e saj.

Vlen të veçohet se me rastin e shitjes së paluajtshmërisë së caktuar, e

nga shuma e të hollave të realizuara nga shitja e saj do të realizohet

kërkesa e kreditorit, paraprakisht gjykata duhet të ketë parasysh edhe të

drejtën e parablerjes e cila i takon personit të caktuar në bazë të nenit 216

të LPP, ashtu që personi i cili ka të drejtë ligjore ose kontraktuese të

parablerjes të regjistruar në librin publik të paluajtshmërive, ka përparësi

para ofertuesit më të favorshëm nëse menjëherë pas përfundimit të

ankandit deklaron se paluajtshmërinë e blenë me kushtet e njëjta.

Shitja e paluajtshmërisë kalon nëpër procedurën e caktuar ligjore duke

u respektuar seancat e nevojshme gjyqësore. Nëse në tri seancat gjyqësore

nuk arrihet të bëhet shitja e paluajtshmërisë, gjykata me kërkesën e

propozuesit të përmbarimit, me aktvendim mund t`ia dorëzoje

paluajtshmërinë vetë propozuesit të përmbarimit, e nëse propozuesi i

përmbarimit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën nga neni 231 të LPP, atëherë

gjykata do ta pezullojë procedurën, por vendimi mbi pezullimin e

përmbarimit nuk e pengon propozuesin në realizimin e kredisë, për të

njëjtën paluajtshmëri.30

29 Vendimi 31-12/2011 i BQK-se,Udhëzim për zbatimin e aktvendimeve për përmbarim,duke debituar

llogaritë bankare të klientëve

30 LPP Neni 233

Page 41: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

41

SHPENZIMET E PROCEDURËS PËRMBARIMORE

Në shpenzimet e procedurës përmbarimore, bijnë si shpenzimet

përkitazi me propozimin për përmbarim si dhe ato lidhur me procedurën

përmbarimore i heqin të gjithë bashkëpronarët në përpjesëtim me vlerën e

pjesëve që u takojnë për sendin në bashkëpronësi të tyre. Bashkëpronari

që i ka shkaktuar shpenzimet e posaçme, ka për detyrë t`ua paguajë ato

bashkëpronarëve që kanë pasur shpenzime të tilla, neni 284/284.1, 284.2. 31

Vlen të veçohet se shpenzimet e propozimit dhe udhëheqjes së

procedurës, fillimisht i bartë kreditori, ndërsa debitori për veprimet

procedurale të cilat ai i ndërmerr personalisht.

Shpenzimet procedurale për procedurën e cila është iniciuar sipas

detyrës zyrtare, fillimisht i bartë organi i cili e ka marrë dokumentin

ekzekutues në shkallën e parë.

Që debitori të detyrohen në kompensimin e shpenzimeve procedurale

përkitazi me procedurën përmbarimore, duhet të përmbushen disa

parakushte:

- nëse kreditori ka pasur sukses në realizimin e kërkesës së tij,

- nëse shpenzimet e kërkuara kanë qenë të nevojshme dhe të

domosdoshme për zhvillimin e procedurës përmbarimore

- nëse janë të bazuara në tarifën e avokatëve, tarifën e taksave

gjyqësore, tarifën mbi transportin dhe këto shpenzime të mos jenë

shkaktuar me fajësinë e kreditorit.

Edhe pse nga kushtet e caktuara për kompensimin e shpenzimeve

procedurale nuk rezulton se kjo çështje paraqet ndonjë vështirësi në

procedurën përmbarimore, në praktikën gjyqësore shpesh na prezantohen

pengesa të ndryshme lidhur me kompensimin e shpenzimeve në fjalë.

Si procedura civile por edhe ajo përmbarimore nuk precizon se cilat

shpenzime duhet trajtuar si të nevojshme. Sipas praktikës gjyqësore,

rezulton se me shpenzimet e nevojshme duhet nënkuptuar ato shpenzime

përkitazi me ndërmarrjen e veprimeve të cilat kanë qenë të domosdoshme

për udhëheqjen e procedurës përmbarimore. D.m.th. se çështja e

arsyeshmërisë dhe lartësisë së shpenzimeve të kërkuara, gjykata duhet

vlerësuar sipas bindjes së saj të lirë, bazuar kushtet konkrete të secilit rast

edhe pa caktimin e seancës së veçantë.

31 LPP Neni 284/ 284.1,284.2

Page 42: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

42

Në mënyrën e prezantuar peshohen shpenzimet e kreditorit (për

propozimin e përmbarimit, ankesë, përgjigje në kundërshtim, shpenzimet e

udhëheqjes së procedurës përmbarimore etj, apo ato të debitorit për

(kundërshtimin në bazë të cilit ka ardhur deri te ndërprerja e procedurës) etj.

Është për tu veçuar se si në procedurat tjera edhe gjatë kësaj procedure

vlen rregulla se pavarësisht suksesit në procedurë, pala e cila me fajësinë e

vet i shkakton palës tjetër shpenzime procedurale ajo është e detyruar që

ato shpenzime të ia kompensojë. Ekziston qëndrimi juridik se kreditori

nuk mund ta ketë të drejtën në kompensimin e shpenzimeve procedurale

nëse sjelljet e tija nuk janë të ndërgjegjshme në raport me ndërmarrjen e

veprimeve të caktuara, andaj në këtë drejtim të njëjtit gjykata nuk duhet të

ia pranoj shpenzimet procedurale të cilat janë shkaktuar pasi ai të jetë i

njoftuar se veprimet procedurale të mëtutjeshme nuk do të kenë suksesin e

kërkuar. Apo nëse kreditori në raport me debitorin ka parashtruar disa

propozime për ekzekutim, atëherë të njëjtit nuk duhet pranuar shpenzimet

e të gjitha propozimeve por vetëm njërin nga ato.

Prej kësaj sa u tha më lartë, kreditori e ka të drejtën në kompensimin e

shpenzimeve procedurale, vetëm në kushtet kur propozimi i tij për

përmbarim është konstatuar si i bazuar. Andaj, prej kësaj rezulton se nëse

me rastin e kundërshtimit të debitorit ndaj propozimit për përmbarim,

gjykata ndërprenë procedurë dhe veprimet përmbarimore i anulon,

kreditorit nuk i pranohen shpenzimet procedurale veç krijohet një situatë

tjetër kur debitori ka të drejtë të kërkojë kompensimin e dëmit të shkaktuar

me rastin e udhëheqjes së panevojshme të veprimeve procedurale si janë:

shpenzimet e kundërshtimit, pjesëmarrjes në seanca të debitorit apo të

autorizuarit të tij apo ato të parashtresave të ndryshme.

Page 43: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

43

Musa Dragusha, avokat

VËSHTRIM KOMPARATIV I DISA ÇËSHTJEVE DISIPLINORE

DHE ETIKE PËR AVOKATË

1. Hyrje

Një grup i studenteve te Universitetit te Pitsburgut, me kërkesën e ABA-

CEELI-t e për nevojat e reformimit te sistemit disiplinor te OAK, ne vitin

2005, ka përgatitur një pasqyre te qasjes komparative ndaj disa çështjeve

disiplinore dhe etike. Vështrimet e paraqitura, që përfshijnë sistemin e

Kosovës, Francës, Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Anglisë e Uellsit dhe të

Unionit Evropian.

Te dhënat e paraqitura ne këtë pasqyre janë te rëndësishme, nëse duke

përdorur krahasimin, për drejtimet e konsolidimit te etikave dhe disiplinës

për avokatet ne Kosovë32

.

2. Pezullimi i ushtrimit te funksionit.

Me rastin e inicimit te procedurës disiplinore ne shume vende avokatit i cili

i nënshtrohet procedurës, paraprakisht i pezullohet ushtrimi i veprimtarisë,

deri ne përfundimin e procedurës dhe vendimin definitiv disiplinor. Ne

Kosovë, rastet e pezullimit te ushtrimit te veprimtarisë janë te përcaktuara

me ligj.33

Vështrimi komparativ tregon qasje te ndryshme ndaj kësaj

çështjeje. Ne France, Angli, SHBA, do te behet pezullimi i menjëhershëm i

avokatit deri ne marrjen e vendimit definitiv, derisa ne Japoni dhe

Gjermani,nga ana tjetër një gjë e këtillë nuk behet fare.

3. Përfaqësimi i avokatit gjate procedurës disiplinore

Te drejtën për te qene i përkrahur nga ndihma ligjore profesionale si

kategori universale e te drejtave te njeriut, sistemet komparative e njohin

edhe ne procedurat disiplinore te cilat zhvillohen ndaj avokateve për shkak

te shkeljeve te rregullave te etikes. Kështu ne Kosovë sistemi i mëparshme

disiplinor nuk ka arrite fare qe te menaxhoj me rastet disiplinore per

avokate, përderisa tani sistemi i reformuar i cili është duke funksionuar qe

32 Arhiva e OAK,Prishtine,rr.Qamil Hoxha,nr.10/3 33 Nese ndaj avokatit eshte filluar procedure penale ose disiplinore kunder avokatit qe kryen shkelje te etikes

profesionale...nje pezullim eshte i nevojshem per proceduren disiplinore dhe nese eshte perseritur procedura per

regjistrim ne regjistrin e avokateve,neni 3 dhe 47 i Ligjit mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike,Gz.e

Kosovës,nr.48/79

Page 44: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

44

nga viti 2008 del qe te jete një ambientim e mire i përvojave komparative qe

i ka aplikuar OAK.

Ne SHBA, ne procedurat disiplinore ndaj avokatit rregulla për ”avokat për

personat pa mjete financiare te mjaftueshme “është e përcaktuar si kërkesë

juridike dhe zakonore.3

Kurse, nga ana tjetër ne Angli, nuk ka dispozite

detyruese për mbrojtje.

4. Pranimi i ish gjyqtareve, prokuroreve, punonjësve te administratës

shtetërore ne avokati.

Ne Kosovë, deri vone nuk ka pas kurrfarë kufizimesh për ushtrimin e

profesionit, si me rastin e aplikimit ashtu edhe marrjen e licencës nga ana e

kësaj kategorie te profesionisteve ligjore.34

Ligji i ri mbi Avokatinë i vitit

2009 vendos kufizimet e para për ushtrimin e profesionit te avokatit nga ish

bartësit e funksioneve ne drejtësi, pra për gjyqtare e prokurore, duke kërkuar

qe ata te mos jene te pezulluar apo te shkarkuar nga funksioni. 35

Ne sistemet komparative vërehen qasje te ndryshme. Kështu psh. derisa ne

RF te Gjermanisë lejohet ushtrimi i profesionit te avokatit nga ana e këtyre

juristeve, Gjermania Perëndimore ngriti borde shqyrtuese për te hetuar

historitë profesionale te personave nga ish Gjermania Lindore para

inkorporimit ne Shoqatën e Ribashkuar te Avokateve Gjermanë.36

Ne

Japoni ekzistojnë rregulla strikte për ripranimin ne shoqatën e avokatëve

për këtë kategori te profesionisteve.37

Ripranimi është i ndaluar për te

burgosurit ose për ata qe janë dënuar me dënime te tjera te renda, si heqja e

licencës se avokatit, ndalimi i ushtrimit te profesionit, falimentimi ose për

nëpunësit e shërbimit publik-shkarkimi nga detyra pas zbatimit te masës

disiplinore.38

Nga ana tjetër ne sistemin juridik te SHBA-ve kandidatet

duhet te tregojnë”karakter te mire moral”.39

Konflikti i interesave rregullon

një numër te kufizuar çështjesh ne te cilat ish gjyqtaret, zyrtaret dhe

nëpunësit publike dhe shtetëror, duke përfshirë edhe prokuroret, mund te

përfaqësojnë klient.40

Kështu, ata nuk mund te përfaqësojnë klientët ne një

34 Grupi i studentëve nga SHBA,Çasje komparative ndaj çështjeve disiplinore dhe etike, fq.1,Arkiva e

OAK,Prishtine 35 Po aty,fq.1 36 Po aty,fq.1 37 Po aty 38 Po aty,fq.3 39 Po aty,fq.3 40 Po aty,fq.3

Page 45: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

45

çështje ne te cilën ata “kane qene te përfshirë personalisht dhe materialisht”

ne periudhën kur kane qene ne ish postin e tyre, pa pëlqimin me shkrim te

klientit te informuar.41

Ne rastin e gjyqtareve, te gjitha palët duhet te japin pëlqimin me shkrim.42

.

Edhe ne Angli, lejohet kalimi i këtyre profesionisteve ne avokate, por kjo

është objekt i rregullave qe rregullojnë konfliktet e interesave.43

. Ne këtë

sistem, gjithashtu avokatet me më pak se tre vjet anëtarësi ne Dhome nuk

mund te veprojnë si avokate te pavarur.44

Nga ana tjetër ne vendet e

Bashkimit Evropian, duke qene objekt i rregullave mbi konfliktet e

interesave, një avokat nuk mund te përfaqësojë një klient kur kjo mund te

paraqesë një konflikt ose një konflikt te mundshëm, rrezik te shkeljes se

konfidencialitetit ose nëqoftëse avokati është ne dijeni te punëve te një ish

klienti qe do ti jepte avantazhe te padrejta lidhur me një klient te ri ose kur

kërcënohet pavarësia e avokatit.45

5. Heqja dore nga ruajtja e konfidencialitetit te klientit. Parimisht,te gjitha

sistemet juridike garantojnë konfidencialitetin e raportit te avokatit me

klientin. Nga kjo rregull ne te drejtën komparative njohën qasje te caktuara

qe sillen nga moslejimi46

, te lejimi sikur edhe lejimi nen kushtet e caktuara47

Kështu me rregullat e etikes se OAK, avokati mund ta zbulojë informatën e

mbrojtur sipas fshehtësisë profesionale kur: Nxjerrja në shesh paraqet

interes shtetëror ose është e domosdoshme për shkak të rrezikimit të

integritetit territorial të Kosovës; Nxjerrja në shesh është arsye e

domosdoshme për të penguar vdekjen e sigurt ose lëndimin e rëndë trupor;

Të mbrohet kundër padisë së paraqitur nga klienti kundër avokatit; Të

sigurojë këshillë ligjore e cila dëshmon se avokati nuk e ka shkelur Kodin

Etik; Të mbrohet nga mundësia e përdorimit të tij si mjet për kryerjen e

krimit ose mashtrimit; ose ë mos i shkelë rregullat e gjykatës ose të ligjit

tjetër.48

Ne SHBA dhe ne Angli avokati mund te heqë dore nga

konfidencialiteti i klientit vetëm “me pëlqimin e klientit te informuar”.49

Nga ana tjetër qasje te ndryshme ekziston edhe ndaj instrumentit tjetër te

41 Po aty,fusnota 12,fq.3 42 Po aty,fq.3 43 Po aty,fq.3 44 Po aty,fusnota 13,fq.3 45 Po aty,fusnota 13,fq.3 46 Po aty,fq.3 47 Po aty,fq.3 48 Po aty,fusnota 15,fq.4 49 Sikur ne Francë dhe Bashkimin Evropian

Page 46: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

46

lidhur ngushte me heqjen dore nga ruajtja e konfidencialitetit, qe është e

drejta e klientit për te paditur heqjen dore. Kështu, derisa ne Kosovë, kjo

çështje as qe trajtohet fare nga rregullat50

, ne Gjermani, klienti mund te

bjere dakord me shkrim për te kufizuar përgjegjësinë e avokatit51

Nga ana

tjetër ne Angli, rregullat mbi konfliktin e interesit lënë te kuptohet qe

avokati nuk mund te nxite klientin për te hequr dore nga kjo e drejte52

Sipas

rregullave te deontologjisë te Bashkimit Evropian, një heqje dore e këtillë

lejohet, nëse lejohet nga shteti anëtar.53

Ne SHBA,mund te bëhen te ditura bisedat konfidenciale kur avokati beson

me arsye qe nevojitet për: 1)te parandaluar vdekjen ose dëmtime serioze

fizike, 2) te përfituar këshillë juridike rreth pajtueshmerise me rregullat e

etikes, 3) për tu vetëmbrojtur ne çështjet e caktuara penale ose civile ose 4)

për te vepruar ne pajtim me një vendim gjykate ose rregull

ligjor.54

Përafërsisht te njëjta raste janë te parapara për këtë edhe ne

Angli,me dallim se atje një gjë e këtillë mund te behet edhe ne rastin kur

klienti përdorë avokatin për te lehtësuar kryerjen e një krimi ose mashtrimi

dhe avokati ka informacion rreth abuzimit te fëmijëve,55

6. Ushtrimi i paautorizuar i avokatisë. Ushtrimi i avokatisë nga personat e

paautorizuar dhe pakualifikuar është shqetësim pothuajse i te gjitha

sistemeve juridike. Ne Kosovë, sipas ligjit ne fuqi56

ne një kapitull te

veçante rregullohet çështja e përfaqësimit te palëve nga personat qe nuk

janë avokate. Sipas tij ne territorin ne te cilat nuk ka avokat apo territore ku

vërtetohet se ne to nuk ka mjaft avokate, kurse ekziston nevoja qe ndihmën

juridike ta japin edhe personat tjerë, punëtorët ne shërbimin e ndihmës

juridike te cilët i plotësojnë kushtet për ushtrimin e avokaturës mund te

përfaqësojnë qytetaret ne procedurën para gjykatave dhe ne organet e tjera

shtetërore e organizata.57

Për këta persona, kur përfaqësojnë palët, aplikohen dispozitat e këtij ligji

dhe statutit te odes se avokateve mbi ruajtjen e sekretit te besuar mbi

50 Tani ne Kosovë,pastaj ne SHBA,Angli etj. 51 Neni 20 par.2 i Kodit të Etikës Profesionale të OAK(i reviduar në vitin 2004) 52 Pasqyra,fq.4 53 Pasqyra,fq.4 54 Sikurse edhe në Francë e Japoni 55 Ky kufizim nuk mund te jete me i ulët se sigurimi,Po aty,fq.4 56 Po aty,fq.4 57 Po aty,fq.4

Page 47: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

47

përgjegjësin disiplinore dhe rregullimin dhe pushimin e te drejtës se

kryerjes se punëve te caktuara ne dhënien e ndihmës juridike.58

Nga ana tjetër, ushtrimi i paautorizuar i veprimtarisë se avokatit është e

ndaluar dhe ne legjislacionin penal sanksionohet si vepër penale.59

Ne

France, sikurse edhe ne Gjermani,ushtrimi i paautorizuar i avokatisë është e

ndaluar, kurse noteret dhe ndihmësit ligjore kane te drejta te kufizuara për te

përpiluar dokumente te caktuara dhe te japin këshilla te kufizuara.60

Nga ana

tjetër ne Japoni sikurse edhe ne SHBA kjo është e ndaluar e nga ana tjetër

edhe avokatet e kane te ndaluar qe te bashkëpunojnë me këdo qe rrejshëm

vepron si avokat.61

Ne Angli dhe Uells, ushtrimi i paautorizuar i

veprimtarisë se avokatit dënohet me gjobe dhe burgim.62

7. Ne lidhje me pagesat për shërbimet e avokatit. Ne Kosovë,kontrata me

shkrim vetëm rekomandohet qe të lidhet sipas marrëveshjes me klientin,

kurse, detyrimisht kur klienti e kërkon atë. 63

Avokati duhet ta njoftojë palën

e interesuar për të gjitha ato që i kërkon si shpërblime për punën e bërë dhe

për të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me atë lëndë. Ai duhet gjithashtu

ta njoftojë klientin mbi shpenzimet për të cilat ka vendosur gjyqtari dhe që

bien mbi palën tjetër. Një avokat nuk mund ti përziejë parat e tij me ato te

klientit te tij.

Ne France, klientët depozitojnë fonde ne llogarinë e

administruar nga Oda.64

Atje nuk ka kufizime tarifore, kurse lejohet, por

nuk kërkohet domosdoshmërisht lidhja e kontratës me shkrim me klientin,

megjithëqë klienti duhet te informohet dhe këshillohet për te kërkuar

mendim te pavarur ligjor. 65

Ne France, ka kufizime te avokateve ne

marrëdhëniet ligjore,kurse pas shtate vjetësh pune si avokat, një person

mund te bëhen drejtor ose ekspert kontabël i korporatës.66

Ne Japoni, klientët

paguajnë tarifat drejtpërdrejtë ne “Llogarinë Depozituese për Avokatet” te

avokatit. Atje lejohen shmanget nga tarifat, nuk kërkohet lidhja e kontratës

me shkrim me klientin, kurse avokatet nuk mund te angazhohen ne

58 Po aty,fq.5 59Po aty,fq.5 60 Ligji mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike,teksti i spastruar Gz.Kosovës,nr.48/79 61 Neni 75 i Ligjit mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike,teksti i spastruar,Gz.Kosovës,nr.48/79 62 Neni 77 i Ligjit mbi avokaturen dhe ndihmen tjeter juridike,teksti i spastruar,Gz.Kosovës,nr.48/79 63 Keshtu,sipas nenit__ te KPPK..Sipas Kodit te Etikes,avokatet e kane te ndaluar qe te bashkepunojne me nje

person i cili ne menyre te paautorizuar praktikon ligjin..._) 64 Pasqyra,fq.4 65 Po aty,fq.4 66Po aty,fq.4

Page 48: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

48

veprimtari ekonomike fitimprurëse pa lejen e shoqatës se avokateve dhe nuk

mund te marrin e japin para borxh klientit.67

Ne SHBA, avokati mund te tërheqë fonde vetëm pasi e ka përfunduar punën

për te cilën është e caktuar pagesa me tarife ose pasi te jene shkaktuar

shpenzimet.68

Tarifat duhet te jene te arsyeshme, ndërsa tarifat minimale

janë kundër konkurruese, por disa shtete përcaktojnë maksimumet.69

Atje

nuk kërkohet domosdoshmërisht lidhja e ndonjë kontrate te veçantë me

klientin, por qëllimi i përfaqësimit dhe tarifa duhet ti behën te ditura klientit,

me përjashtim te atyre te përfaqësuar rregullisht.70

Ne SHBA, marrëdhëniet e

punës lejohen brenda kushteve te caktuara.71

Ne Angli,avokati duhet ti japë klientit njoftim me shkrim për shpenzimet

dhe tarifat para se te tërheqë fondet. Ai duhet ti dorëzojë Shoqatës se

Avokateve rezultatin e kontrollit financiar te llogarisë vjetore.72

Tarifat duhet

te jene te arsyeshme dhe jo te ekzagjeruar. Nuk kërkohet lidhja e kontratës

me shkrim me klientin, kurse lejohet krijimi i marrëdhënies se punës nëse

kjo nuk krijon konflikt interesash ndërmjet avokatit dhe klientit, me ç‟rast

avokati duhet ta këshillojë klientin qe te kërkojë këshillë te pavarur ligjore.73

8. Reklamimi. Ne Kosovë, sipas rregullave ndalohet. Kështu,avokati duhet

t‟i shmanget njoftimit të opinion publik mbi çfarëdo veprimtarie që ka të

bëjë me punën e tij ose me jetën e tij private, të cilat mund ta cenojnë

reputacionin e tij si avokat ose reputacionin e avokatisë në përgjithësi.74

Lejohet:shenja e zyrës, shfaqje publike, njoftime te fillimit te punës se zyrës

dhe te ndërrimit te selisë se saj.75

Legjislacioni kosovar nuk ka dispozita ne

lidhje me kërkesën për te përdorur shërbimet e avokatit, kurse ndalohet

konkurrenca jolojale.76

Ne France, reklamimi nga ana e avokatëve është i

67 Neni 24 i Kodit te Etikes Profesionale 68 Neni 52 i Kodit te Etikes Profesioonale 69 Neni XI.4,Kodi i Etikes Profesionale per Avokate 70 Çasje komparative ndaj çështjeve disiplinore dhe etike,Po aty,fq.5 71 Po aty,fq.6 72 Po aty,fq.6 73 Po aty,fq.6 74 Po aty,fq.5 75 Po aty,fq.6 76 Po aty,fq.6(Sa per krahasim,vetem me ndryshimet e dates 07.07.2007 nesipas TARIFËS shpërblimet dhe

kompensimin e shpenzimeve për punën e avokatëve,kur avokati kontrakton shpërblimin e tij për punën e tij

sipas marrëveshjes së lirë me klientin eshte i detyruar qe te lidhe konntrate në formë të shkruar, e cila formë

është kusht për vlefshmërinë e kontratës,Ndryshimet e Tarifës,neni 5,Arkiva e OAK,Prishtinë)

Page 49: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

49

lejuar, sa për te përçuar “informacion te nevojshëm publik”77

Atje ndalohet

mundësia për përçimin e kërkesës për te përdorur shërbimin e avokatit.78

Ne Gjermani, gjithashtu është i lejuar reklamimi edhe atë për te informuar

publikun për shërbime, biografi dhe specialitete si përcaktohet nga ligji

federal/rregullat e shoqatës se avokateve.79

Atje, nuk trajtohet fare çështja e

kërkesës për te përdorur shërbimin e avokatit.80

Ne Japoni lejohet reklamimi i tille si ne numëratorë telefonik, stenda

afishimi jashtë zyrës se avokatit, nga ana tjetër për kërkesën për te përdorur

shërbimin e avokatit nuk ka kufizime strikte, por një avokat nuk mund ti

paguaje një tarife rekomandimi një pale te trete.81

Ne SHBA, është i lejuar reklamimi,por nga ana tjetër avokati nuk mund te

beje deklarata te pavërteta dhe mashtruese.82

Mundësia e kërkesës për te

përdorur shërbimin e avokatit është e kufizuar: avokati nuk mund tu kërkojë

klientëve direkt për te pranuar shërbimin e tij.83

Edhe këtu është e ndaluar

konkurrenca e padrejte/jolojale.84

Ne Angli, lejohet reklamimi i veprimtarisë se avokatit,megjithëqë

reklamimet nuk duhet te jene te shëmtuara dhe paqarta.85

Mundësitë e

kërkesave për te përdorur shërbimet e avokatit janë te kufizuara: lejohen

postimet dhe rekomandimet, por jo edhe telefonatat e pa kërkuara.86

Ndërsa,

ne Angli nuk trajtohet fare çështja e konkurrencës se pandershme; ajo është

detyre e përgjithshme ndaj mirëbesimit.87

PËRFUNDIM:

Në Kosovë, që nga organizimi i avokaturës, kishte një kod rregullash që

përcaktonin etikën e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe një sistem i

disiplinës në mbrojtje të atyre rregullave. Pas situatës së ndryshuar, me

77 Po aty,fq.6 78 Po aty,fq.6 79 Po aty,fq.6 80 Po aty,fq.6 81 Neni 98 i Kodit te Etikes Profesionale 82 Kodi i Etikes Profesionale,Nenet:X.7,8,10,12,13 pastaj I.12,pikat 1,2,4,8-10,I.13 83 Neni 104 Kodit të Etike Profesionale përcakton se”ndalohet kërkimi i klientëve”. 84 Po aty,fq.7 85 Po aty,fq.7 86 Po aty,fq.7 87 Po aty,fq.7

Page 50: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

50

vendosjen e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, rregullat e etikës

profesionale për avokat u përmirësuan dhe u ndryshuan rrënjësisht,në

përputhje me rrethanat dhe ambientin juridik të ndryshuar. Një Kodi i ri i

etikës profesionale për avokatë vendosi sistem tërësisht të ri deontologjikë

për ta. Kurse, nga ana tjetër, gjatë gjithë kësaj kohe, sistemi i disiplinës

vazhdoi që të mbahej edhe më tutje i njëjtë. Paaftësia tradicionale e

manovrimit me kornizën etike mbeti karakteristikë kryesore e tij. Kjo pati

për pasojë dështimin në vazhdimësi të zbatimit të etikës profesionale për

avokatët në Kosovë.

Nën presionin e monitorimeve objektive dhe raporteve të paanshme,me

përpjekje të mëdha dhe ndihmën e pakursyer të faktorëve relevante

ndërkombëtar, me studimin e kujdesshëm të sistemeve komparative dhe

nevojën për ruajtjen e pavarësisë profesionale, procesi i ndryshimeve i

filluar para dy vitesh përfundoi me vendosjen e një sistemi tërësisht të ri te

disiplinës për avokatët kosovarë. Sistemi i ri mbështet në instrumente

tërësisht të reformuara të disiplinës. Kështu, në organet të cilave u vihet në

barrë zbatimi i procedurës disiplinore tani, për herë të parë,bëhet e mundur

pjesëmarrja e anëtarëve nga komuniteti, në mënyrë që të sigurohet

objektiviteti i vendosjes. Sistemi i ri e zgjeron numrin e subjekteve të cilat

mund ta iniciojnë procedurën disiplinore ndaj avokatit, duke vendosur edhe

garanci te mjaftueshme për procedura te drejta,te paanshme dhe të

efektshme disiplinore. Ashtu siç është i dizajnuar, duket se sistemi i ri, të

jetë një ambientim i mire i zgjedhjeve dhe përvojave komparative në

rrethanat kosovare. Pritet që praktika të dëshmojë aftësinë e këtij sistemi

që të manovrojë me rregullat e reja etike. Deri atëherë kur ky sistem të

dëshmohet edhe në praktikë, avokatëve kosovarë u mbetet që të përballen

me efektet e dëmshme të sistemit arkaik të disiplinës profesionale. Nëse

jetësimi do të ketë sukses atëherë gjasat që avokatura më në fund të

promovohet si një shërbim profesional, kompetent, i besueshëm dhe etik do

të bëhen reale.

Page 51: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

51

Mr.sc. Kushtrim Musa, avokat

KËRKESA PËR MBROJTJEN E LIGJSHMËRISË

I. Nocioni

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet i jashtëzakonshëm juridik,

qëllimi i të cilit është që të mënjanohen shkeljet ligjore nga vendimet e

plotfuqishme. Në këtë mënyrë, edhe në bazë të këtij mjeti juridik, zbulohen

të gjitha të metat në vendimet gjyqësore të plotëfuqishme dhe ofrohet

mundësia për mënjanimin e të njëjtave, pra:

- me kërkesën për rishikimin e procedurës mënjanohet vërtetimi i gabuar

dhe jo i plotë i gjendjes faktike,

- me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë mënjanohen shkeljet e ligjit,

dhe

- me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit të ndryshohet

vendimi për dënimin (kuptohet vetëm në favor të të gjykuarit).

E përbashkëta e të tri këtyre llojeve të mjeteve të jashtëzakonshme

juridike është se janë të drejtuara kundër vendimeve të plotfuqishme, porse

të njëjtat dallojnë në shikim të përbërjeve, edhe atë jo vetëm sa u përket

kërkesës për rishikimin dhe kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të

dënimit të cilat kanë të bëjnë në përmirësimin e gjendjes faktike, gjersa

kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ka të bëjë me mënjanimin e shkeljeve

ligjore, porse edhe në atë se kërkesa për rishikimin e procedurës dhe kërkesa

për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit janë mjete juridike të palës dhe si

të këtilla kanë karakter ekskluziv unilateral (me rastin e suksesit rezulton

gjithnjë gjykimi i aktgjykimit të sulmuar), fakti se janë të drejtuara vetëm

kundër aktgjykimit (e vetëm në raste të rralla kundër një aktvendimi), dhe se

në drejtim të të njëjtave eksiton intervali kohore i kufizuar, gjersa kërkesa

për mbrojtjen e ligjshmërisë është mjet juridik të cilën mund ta ushtroj

Prokurori Publik i Kosovës, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij.

Pas vdekjes së të pandehurit kërkesën mund ta ushtrojnë Prokurori

Publik, bashkëshorti, bashkëshorti jashtë martesor, të afërmit në vijë të

drejtë, prindi adaptues (birësues), fëmiu i adaptuat (birësuar), vëllau, motra

ose ushqyesi. Pra, Prokurori Publik i Kosovës mund të paraqes këtë kërkesë

si në dëm ashtu edhe në dobi të të pandehurit. Poqëse, kërkesa për

mbrojtjen e ligjshmërisë e paraqitur në dobi të të pandehurit është e bazuar,

Gjykata Supreme e Kosovës në atë rast me një vendim deklarativ vetëm

konstaton shkeljet e ligjit pa ndikuar në vendimin e formës së prerë.

Page 52: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

52

Afati për paraqitjen e Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë përveç për

Prokurorin Publik, është tre muaj nga forma e prerë e vendimit përkatës.

Nëqoftëse me vendimin e Gjykatës Evropiane mbi të drejtat e njeriut

është vërtetuar se me vendim të formës së prerë janë shkelur të drejtat e

njërit në dëm të të pandehurit, afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e

ligjshmërisë llogaritet nga dita kur vendimi i Gjykatës Evropiane mbi të

drejtat e njeriut i dorëzohet të pandehurit, ndryshe procedura për përdorim

të mjetit të jashtëzakonshëm në bazë të vendimit të Gjykatës Evropiane mbi

të drejtat e njeriut88

.

Duke folur në mënyrë të përgjithësuar mbi shkeljet ligjore si baza për

ushtrimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë duke mos i elaboruar të

njëjtat për së afërmi, nga te njëjtat rrjedh, se ky mjet juridik ka të bëjë si me

shkeljet materiale ligjore gjithashtu dhe në shkeljet formale ligjore.

Ashtuqe, shkeljet materiale ligjore janë ato që parashihen në dispozitat e

nenit 404 të KPPK-së, gjersa shkeljet formale të ligjit janë parapara me

dispozitën e nenit 403 të KPPK-së. Pra, nga kjo del se kërkesa për

mbrojtjen e ligjshmërisë mund të shtrohet si për shkak të shkeljes së të

drejtës materiale, ashtu edhe për shkak të të gjitha shkeljeve procedurale të

parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Nocioni e drejte materiale duhet të nënkuptohet jo vetëm si shkelje e

dispozitave të ligjit penal por edhe shkeljet e dispozitave penalo-juridike të

ligjeve të tjera, pra edhe shkeljet e dispozitave të procedurës administrative

dhe pronësore, domethënë kur nocionet e këtyre degëve të drejtësisë

shënojnë objektin e ndonjë vepre penale.

Nevoja për ekzistimin e këtij mjeti juridik është në domosdoshmërinë e

mënjanimit të shkeljeve ligjore të vendimeve të plotfuqishme, tregon

realitetin i cili tërheq vërejtjen se përkundër filtrave me të cilat insistohet në

procedurën e rregullt të pengohet hapësira për shkeljet ligjore në vendimet

gjyqësore dhe përkundër paraparës së mjeteve për mënjanimin e të njëjtave,

në vendimet e plotfuqishme jo rrallë gjenden këto shkelje.

Arsyeja është në ato rrethana që ndaj ndonjë vendimi nuk është lejuar

fare e drejta në ankesë, që palët ndonjëherë edhe nuk shërbehen me mjetet

juridike, a edhe gjykatat me rastin e vendosjes mbi mjetet juridike nuk janë

edhe vet imune nga këto shkelje.

88 Nenit 452 paragrafi 4 dhe neni 460 te KPPK-se.

Page 53: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

53

Që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbetet në kufi të cilat ia

përcakton ligji, domosdo duhet të insistohet në definicionin rigoroz të

nocionit shkelja e ligjit, të cilin ligji ia cakton si bazë për këtë mjet juridik.

Ai definicion duhet të jetë me sa vijon:

“Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës, e cila si e tillë është

vërtetuar në vendimin e plotfuqishëm, zbatimin e gabuar të ligjit apo

zbatimin e ligjit të cilin nuk është dashur ta zbatoj, apo është lëshuar të

zbatohet ligji që në bazë të vërtetimit të gjendjes faktike është dashur të

zbatohet”.

Ky definim i nocionit shkelja e ligjit dhe përcaktimi i këtij raporti sipas

gjendjes faktike të vërtetuar është i domosdoshëm meqë kërkesën për

mbrojtjen e ligjshmërisë e mban në kufinjët të cilat ia përcakton ligji dhe

pengon ndërhyrjen e të njëjtit në lëmin e fakteve. Andaj, nuk mund të bëhet

fjalë për shkeljen e ligjit kur ligji në mënyrë të drejtë është interpretuar dhe

në mënyrë të drejtë është zbatuar në gjendjen faktike ashtu siç është

vërtetuar me aktgjykim (vendim), edhe pse ajo nuk është në pajtim me

realitetin, ngjarja e cila në të vërtetë është zhvilluar, pra kur e njëjta në

mënyrë jo të plotë dhe jo të gabuar është vërtetuar. Në këtë rast nuk mund të

bëhet fjalë për shkeljen e ligjit të cekur në aktgjykim, por eventualisht për

paligjshmërinë e aktgjykimit duke e nënkuptuar nocionin e paligjshmërisë

në kuptim të gjerë nga nocioni i shkeljes së ligjit, çka në praktikë nuk

praktikohet si nocion i zgjeruar.

II. Paraqitja e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë

Duhet cekur se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të themelohet

edhe në shkeljet materiale dhe formale ligjore e të cilat nuk kanë ndikuar në

plotfuqishmërinë e aktgjykimit (vendimit). Kjo kërkesë gjen arsyeshmërinë

në komponentin e saj instruktive të këtij mjeti juridik gjegjësisht mjet për

drejtimin dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore. Sipas kësaj kërkese në

rastin konkret merret aktgjykim deklarativ.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mundë të ushtrohet disa herë nga

ana e Prokurorit Publik kundër të njëjtit aktgjykim (vendim) të

plotfuqishëm, por çdo herë për shkak të ndonjë shkelje tjetër ligjore, çka do

me thënë se mos suksesi i kërkesës nuk mund të përsëritet disa herë për

shkak të shkeljeve të njëjta ligjore.

Page 54: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

54

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të ushtrohet kundër të gjitha

vendimeve gjyqësore.

Ligjdhënësi asgjë nuk sqaron për supozimin e ushtrimit të kërkesës për

mbrojtjen e ligjshmërisë (sikur që këtë e bënë në rastet e tjera të mjeteve të

jashtëzakonshme juridike).

Ashtuqë me vet faktin se i njëjti lë mundësin që sa i përket supozimit

lidhur me kërkesën e ushtruar t‟i mundësohet Prokurorit Publik i cili ka

ushtruar kërkesën të vendosi në çdo raste konkret. Kur prokurori konstaton

se është shkelur ligji apo marrëveshja ndërkombëtare dhe se ka bazë ta

përdori mjetin juridik kundër vendimit gjyqësor të plotfuqishëm (apo

vendimin e marrur në procedurën administrative apo procedurën tjetër,

mund të kërkoj që të shtyhet përkatësisht ndërpritet ekzekutimi i ati

vendimi, poqëse me ekzekutimin e të njëjtit do të vinte deri te pasojat e

dëmshme dhe të pakompenzueshme. Me rastin e kësaj kërkese gjykata

është e obliguar të merr aktvendim mbi shtyrjen përkatësisht ndërprerjen e

vendimit për ekzekutim.

Shtyrja përkatësisht ndërprerja e vendimit për ekzekutim do të

vazhdohet poqëse prokurori ne afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të këtij

aktvendimi nuk ushtron mjetin juridik.

Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë i paraqitet gjykatës e cila ka marrë

vendim në shkalle të parë89

.

Kryetari i trupit gjykues i gjykatës së shkallës së parë me aktvendim

hedh kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë:

- kërkesa është paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Supreme të

Kosovës90

, me përjashtim të rasteve të parapara në nenin 452 par.2 i

këtij kodi.;

- është paraqitur nga personi i paautorizuar, ose

- kërkesa është paraqitur jashtë afatit.

Kundër këtij aktvendimi pala e pa kënaqur mund të paraqes ankesë në

gjykatën e shkallës së dytë.

89 Neni 453, i KPPK-se. 90 Neni 451 parag.2 i KPPK-se.

Page 55: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

55

Varësisht nga përmbajtja e kërkesës, gjykata e shkallës së parë mund të

vendosë që aktgjykimi gjyqësor i formës së prerë të shtyhet apo të

ndërpritet.

Për kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë vendos Gjykata Supreme e

Kosovës në seancë të kolegjit91

.

Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim e hedh kërkesën për

mbrojtjen e ligjshmërisë nëse kërkesa është e palejueshme ose është

paraqitur jashtë afatit. Në të kundërtën, kopjen e kërkesës ia dërgon palës

kundërshtare e cila në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës

mund të paraqes përgjigjeje në kërkesë.

Para marrjes së vendimit në kërkesën, gjyqtari raportues, sipas nevojës

mund të kërkoj raporte për shkeljet e pretenduara ligjore92

.

Varësisht nga përmbajtja e kërkesës Gjykata Supreme e Kosovës mund

të përcaktoj shtyrjen ose ndërprerjen e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të

formës së prerë.

III. Vendosja sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë

Me rastin e vendosjes mbi kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë Gjykata

Supreme e Kosovës kufizohet vetëm në verifikimin e shkeljeve ligjore në të

cilat pretendon paraqitësi i kërkesës93

. Do të thotë se ushtruesi i kërkesës për

mbrojtjen e ligjshmërisë me dispozicionin e tij i parashtron gjykatës lëndën

dhe kufijtë e vendosjes.

Ky kufizim i gjykatës ka të bëjë si në pjesën e aktgjykimit (vendimi) i

cili me kërkesë atakohet dhe në shkeljen e caktuar ligjore për çka e njëjta

atakohet ashtu edhe në drejtim të atakimit, nga cila pjesë rrjedh se gjykata

me rastin e vendosjes sipas kërkesës nuk mund të shqyrtoj ekzistimin e

shkeljeve ligjore në ndonjë pjesë tjetër të aktgjykimit e as ekzistimin e

ndonjë shkelje tjetër të ligjit në aktgjykimin e atakuar. Ashtuqë, në këtë

procedure gjykata nuk mundet të shfrytëzoj autorizimet nga neni 403, sipas

së cilave gjykata në procedurën ankimore ka vendosur. I vetmi rast në të

cilin gjykata mund para vendosjes të dal jashte kornizave të kërkesës për

91 Neni 454, parag.1, i KPPK-se. 92 Neni 454, parag.3, i KPPK-se. 93 Neni 455, i KPPK-se.

Page 56: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

56

mbrojtjen e ligjshmërisë janë benificionet e të akuzuarit beneficijum

cohaesionis.

Kur Gjykata Supreme e Kosovës vërteton se shkaqet për të cilat ka

marrë vendim në dobi të të pandehurit ekzistojnë edhe për ndonjërin nga të

bashkakuzuarit i cili nuk ka paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë,

vepron sipas detyrës zyrtare (ex-officio) sikurse kërkesa e tillë të ishte

paraqitur nga personi i tillë (favoret ndaj te pandehurit qe dalin nga

beneficium cohaesinis dhe reformation in pejus)94

.

Kur kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është paraqitur në dobi të të

pandehurit, Gjykata Supreme e Kosovës me rastin e vendosjes detyrohet me

ndalesën e paraparë me dispozitën e nenit 417 te KPPK-së95

.

IV. Vendimet sipas kërkesës

Sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë e gjykata merr këto

vendime:

- refuzon kërkesën si të pabazuar, nëse vërteton se nuk ekziston shkelja

ligjore në të cilën është bazuar kërkesa;

- nëse vërteton se ekziston shkelja ligjore dhe se kërkesa është e bazuar,

andaj, sipas natyrës së shkeljeve e ndryshon aktgjykimin (vendimin)

apo të njëjtin e prishë (pjesërisht apo në tërësi), vendimin e shkallës së

parë dhe të shkallës së dytë, apo vetëm vendimin e shkallës së dytë dhe

lëndën e kthen në riprocedurë, apo kufizohet vetëm në konstatimin e

ekzistimin të shkeljes ligjore, merr të ashtuquajturin aktgjykim

deklarativ.

Nëse kërkesa është ushtruar në dëm të të gjykuarit apo personit të liruar

përkatësisht personit kundër të cilit është refuzuar aktakuza, gjersa gjykata

gjen se kërkesa është e bazuar, do të konstatoj se ekziston shkelja e ligjit

(aktgjykim deklarativ), duke mos prekur vendimin e plotfuqishëm.

Aktgjykim deklarativ gjykata mund të merr kur kërkesa është ushtruar

në favor të të gjykuarit, por para kësaj gjen se për shkak të shkeljes së

parëndësishme nuk është e nevojshme të ndryshohet vendimi apo të njëjtin

ta prishë për eliminimin e kësaj shkelje. Pra, kur është fjala se kemi të bëjmë

94 Neni 455, i KPPK-se. 95 Aktgjykimi per sa i perket vleresimit juridik te vepres dhe sanksionit penal nuk mund te ndryshohet ne dem te

pandehurit

Page 57: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

57

me shkeljen e parëndësishëm procedurale e që nuk mund të ndikoj në vet

vendimin e plotfuqishëm.

Prandaj, nëse kërkesa është ushtruar në favor të të gjykuarit, gjersa kemi

të bëjmë me këso shkelje të ligjit, ku përmirësimi (mënjanimi) ka të bëj me

marrjen e vendimit më të favorshëm për atë, gjykata nuk mund të kufizohet

vetëm në deklarimin e shkeljeve ligjore, por vendimi i plotfuqishëm nuk

ndryshohet apo prishet.

V. Rastet e veçanta të veprimit të gjykatës

Rast i veçantë i veprimit të gjykatës e cila vendos sipas kërkesës së

mbrojtjes së ligjshmërisë, është rasti kur poqëse gjykata e shkallës së dytë

në procedurën ankimore, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të

Kosovës, nuk ka qenë e autorizuar t‟i mënjanoj shkeljet ligjore me të cilat

është përfshirë aktgjykimi (vendimi) i shkallës së parë (apo në procedurën

gjyqësore të cilat i kanë parapri), gjersa gjykata e cila vendos sipas kërkesës

për mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar në favor të të gjykuarit (të

pandehurit), ka gjetur se kërkesa është e bazuar dhe për mënjanimin e

shkeljeve të bëra ligjore duhet të prishet apo ndryshohet aktgjykimi

(vendimi) i shkallës së parë, meqë raste duhet të prish apo ndryshoj edhe

vendimin e shkallës së dytë, edhe pse në këtë vendim nuk ekzistojnë shkelje

ligjore.

Në rastin konkret parashihet kjo situate procedurale: shkelja e ligjit (në

dëmë të të gjykuarit) e shkaktuar me aktgjykimin e shkallës së parë

(gjegjësisht në procedurën e shkallës së parë), sipas ankesës së ushtruar

kundër këtij aktgjykimi gjykata e shkallës së dytë nuk ka mundur t‟i

mënjanoj ato shkelje (meqë në ankesën e ushtruar nuk ishin atakuar këto

shkelje, apo ankesa ka qenë e ushtruar vetëm në dëm të të gjykuarit dhe se

sipas kësaj ankesë nuk është mundur që ato shkelje të mënjanohen në favor

të tij), gjersa gjykata e shkallës së dytë nuk ka qenë e autorizuar që vet t‟i

mënjanoj sipas detyrës zyrtare (ex office) dhe gjykata e cila vendos

kërkesën e ushtruar në favor të të gjykuarit gjënë së kërkesa është e bazuar

dhe për mënjanimin e shkeljeve ligjore duhet ta prish apo ndryshoj

vendimin e shkallës së parë, e me ç‟rast është e detyruar që ta prish apo

ndryshoj edhe vendimin e shkallës së dytë, edhe pse i njëjti nuk është i

përfshirë me shkelje ligjore (meqë në rastin konkret nuk mund të mbetet i

paprekur vendimi i shkallës së dytë pasiqë është prishur apo ndryshuar

vendimi i shkallës së parë.

Page 58: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

58

VI. Ndryshimi i aktgjykimit të plotfuqishëm

Ndryshimi i aktgjykimit të plotfuqishëm sipas kërkesës për mbrojtjen e

ligjshmërisë e ushtruar në favor të të gjykuarit nuk krijon në praktikë

vështirësi të veçanta. Gjykata e cila vendos sipas kërkesës, me ndryshimin e

aktgjykimit të plotfuqishëm, lirimin e të gjykuarit, refuzimin e aktakuzës

apo gjykimin e tij sipas ligjit më të butë penal.

Në këtë rast ajo gjykatë merr në mënyrë konsekutive edhe vendim të ri

mbi dënimin çka i përgjigjet ndryshimit të kualifikimit. Mund të ndodhë që

shkelja e ligjit të gjendet në vet vendimin e dënimit. Ashtuqë, në aktgjykim

është bërë vlerësim i gabuar se faktet e vërtetuara nuk krijojnë bazë për

zbutjen e dënimit apo lirimin nga dënimi etj. Por, gjykata e cila vendose

sipas kërkesës merr qëndrim të kundërt, mundet ajo duke zbatuar dispozitat

e caktuara mbi zbutjen e dënimit, lirimi nga dënimi, duke pasur parasysh se

aty nuk kemi të bëjmë me vlerësimin e drejtpërdrejtë dhe matjen e dënimit

(në çka gjykata në këtë procedurë nuk është e autorizuar), pos në

shqiptimin ekzekutiv të dënimit të ri që i përgjigjet, zbatimit adekuat të

dispozitave ligjore.

Me rastin e vendosjes mbi kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë, gjykata

para se të vendosë për kërkesën, në mënyrë tërësisht të pavarur nga kërkesa,

përkatësisht nga shkeljet ligjore në të cilat ajo bazohet e prish aktgjykimin e

plotfuqishëm (vendimin) dhe lëndën e kthen në rigjykim, nëse dyshon në

vërtetësinë e fakteve vendimtare të vërtetuara në të njëjtin, prishja e

aktgjykimit mund të vij vetëm në favor të të gjykuarit.

VII. Vendosja sipas aktgjykimit të ri pas prishjes

Me rastin e prishjes së aktgjykimit, aktgjykimi i ri me të cilin i akuzuari

shpallet fajtor, mund të jetë edhe për ndonjë vepër tjetër, porse e njëjta nuk

mund të jetë më e rend se vepra me të cilën i akuzuari me aktgjykimin e

mëparshëm ka qen i gjykuar (parimi i ndalesës reformacie inpejus). Provat

dhe faktet e reja të cilat palët i prezantojnë, si dhe provat të cilat gjykata vet

sipas iniciativës së saj, të cilat në njërën anë caktojnë identitetin objektiv të

aktgjykimit dhe aktakuzës, dhe në anën tjetër ndalesës së lartpërmendur.

Sipas këtyre kritereve, vlerësuar edhe lejueshmërinë e provave dhe

fakteve të reja, sa i përket paditësit ai mundet në seancën e re ta ndryshoj

aktakuzën vetëm për aq sa vepra sipas këtij ndryshimi nuk del prej

kornizave të aktakuzës së parë dhe për të pandehurin nuk mund të jetë më e

Page 59: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

59

rendë nga ajo e përmbajtur në aktgjykimin e parë, por i mbetet mundësia që

në seancën e re ta zgjeron aktakuzën edhe në ndonjë vepër penale tjetër.

Në rigjykim, gjykata është e detyruar t‟i ndërmerr të gjitha veprimet

procedurale në të cilat e ka udhëzuar sipas vërejtjeve të saja gjykata e cila ke

vendosur sipas kërkesës (Gjykata Supreme e Kosovës).

Këtu lindë një komplikim i cili del ngase gjykata në rigjykim nuk është

e lidhur me bindjen juridike të cekur në aktgjykimin me të cilën është

prishur aktgjykimi i plotfuqishëm.

Nga kjo del se ajo gjykatë është e detyruar t‟i ndërmerr të gjitha

veprimet procedurale dhe t‟i mënjanoj të gjitha të metat me të cilat është

udhëzuar nga ana e gjykatës e cila ka vendosur sipas kërkesës, porse do të

jetë e lirë të ketë qëndrimin e saj juridik të marrur më herët edhe n

aktgjykimin e prishur ndaj të cilit është ushtruar kërkesa për mbrojtjen e

ligjshmërisë.

Kundër këtij aktgjykimit të ri është e lejuar e drejta në ankesë, nëse këtë

aktgjykim e ka marrur Gjykata Komunale, sipas ankesës do të vendos

gjykata kompetente e Qarkut, e cila mund ta pranoj qëndrimin juridik të

gjykatës komunale.

Mirëpo, poqëse prokurori publik është këmbëngulës dhe ushtron

përsëri kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të ri, çështja

fillon prej fillimit dhe se gjithçka përsëritet në të njëjtën mënyrë.

VIII. Lloji i vendimit sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë

Vendimin e saj sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë gjykata e

merre gjithmonë në formë të aktgjykimit edhe atëherë kur aktgjykimi

(vendimi) i plotfuqishëm prishet.

Duhet tërhequr vërejtjen se mund të paraqitet rasti kur kundër të njëjtit

aktgjykim (vendim) të plotfuqishme, kur prokurori Publik ushtron kërkesën

për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkelje ligjore, gjersa i gjykuari të ushtroj

vet kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkelje të tjera ligjore.

Atëherë, gjykata për të dy kërkesat vendos në të njëjtën kohë me një

aktgjykim.

Page 60: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

60

LITERATURA:

Prof. Dr. Ejup Sahiti - E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë,

Prof. Dr. Rexhep Murati - Rishikimi i Procedurës Penale, Prishtinë,

Prof. Dr. Mlladen Grubisha - Procedura Penale, Zagreb,

Prof. Dr. Tihomir Vasileviq dhe Prof. Dr. Momqillo Grubaq - Komentimi i ligjit të

procedurës penale, Beograd.

Kodi i Procedurës Penale të Kosovës.

Page 61: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

61

Mr.sc Qenan Qerimi

REGJISTRI I TË DREJTAVE MBI PRONËN E PALUAJTSHME

Me nenin 1 të Ligjit nr. 2002/5 për Themelimin e një Regjistri për të Drejtat

në Pronën e Paluajtshme, rregullohet themelimi i Regjistrit për regjistrimin

e të drejtave mbi pronën e paluajtshme. Pastaj, përcaktohet subjekti i cili do

të administrojë me Regjistrin dhe përcakton organin i cili do t‟i kryejë

shërbimet dhe pagesat për regjistrimin e të drejtave në paluajtshmëritë.

Neni 1, pika 1, në mënyrë të qartë parasheh se, Regjistri i të drejtave

të pronës së paluajtshme themelohet si një mekanizëm i cili njeh dhe zbaton

vlefshmërinë e të drejtave të pronës së paluajtshme në Kosovë, sipas ligjeve

në fuqi. Kjo do të thotë se, të gjitha shënimet mbi të drejtat sendore të

regjistruara në këtë Regjistër, fitojnë në vlefshmëri kur të regjistrohen.

Mirëpo, thirrja në Ligjin në fuqi është e natyrës e cila nuk është aq e qartë,

sepse në Kosovë lidhur me të drejtat sendore kanë munguar dispozitat

ligjore dhe në të shumtën e rasteve kemi zbatimin e rregullave juridike. Në

këtë drejtim, është fjala për mungesën e Librave të tokave dhe ekzistimin e

sistemit të tapisë, në bazë të të cilit sistem është bërë provimi i të drejtës së

pronësisë. Në Kosovë, qytetarët kanë nxjerrë tapitë që kanë qenë dokument

publik për ta provuar të drejtën e pronësisë, mirëpo edhe tapia si dokument

publik është dashur të nxirret në procedurë të veçantë, në bazë të

dispozitave të legjislacionit të vjetër. Në anën tjetër, të drejtat sendore ishin

kategori juridike të cilat rregulloheshin me dispozita në nivel të ish-RSFJ-

së. Nga kjo sot është shumë vështirë të numërohet se cilat janë ato të drejta,

të cilat duhet të regjistrohen në këtë Regjistër. Ligji në fuqi, që kësaj radhe

konsiderohet edhe Ligji mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore-Juridike i

RSFJ-së, i vitit 1980, nuk ka bërë numërimin taksativ të të drejtave sendore,

të cilat duhet të regjistrohen në regjistra publikë, por nga ndarja që ka bërë

dhe njohuritë nga kjo fushë, del se si të drejta sendore numërohen: pronësia,

servituti, pengu, etj. Me rastin e përgatitjes së Regjistrit, organi i cili do ta

zbatojë këtë regjistrim, duhet ta ketë të qartë se cilat të drejta mund t‟i

regjistrojë në këtë regjistër. Kjo do të provohet të bëhet e qartë në kuadër të

komentimit të një dispozite tjetër të këtij Ligji.

Një ndihmesë për Regjistrin mbi regjistrimin e të drejtave mbi

pronën e paluajtshme do të japë vetë ekzistimi i Ligjit mbi Kadastrën, i cili

është në procedurë të miratimit pranë Kuvendit të Kosovës. Ky Ligj do të

mundësojë të qartësohen shumë nocione dhe pjesë përbërëse të Regjistrit.

Kadastri, edhe pse nuk ka karakter të provojë pronësinë, në të

kaluarën shënimet ekzistuese, jo vetëm që janë shfrytëzuar si prova për

çështje tatimore, por ato janë shfrytëzuar edhe si prova juridike për

Page 62: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

62

marrëdhëniet pronësore, për sendin i cili ka qenë në posedim. Sot, Kadastri

shprehimisht konsiderohet Regjistër zyrtar i të gjitha parcelave, ndërtesave,

pjesëve të ndërtesave dhe në raste specifike, përçojave, në Kosovë. Kadastri

do të përmbajë shënimet mbi tokën, ndërtesat dhe pjesët e ndërtesave. Të

gjitha këto shënime do të mundësojnë që me rastin e regjistrimit të të

drejtave mbi paluajtshmëritë të bëhet në mënyrë të plotë dhe të saktë.

Regjistrat tokësorë janë regjistrat publikë të besueshëm lidhur me

paluajtshmëritë dhe të drejtat që ekzistojnë mbi ato paluajtshmëri. Të drejtat

që regjistrohen janë të drejta sendore dhe ato duhet të përcaktohen me ligj

në bazë të parimit numerus clausus. Andaj, kjo do të ndodhë me një ligj

tjetër që pritet të nxirret në të ardhmen, i cili do të jetë në formë të Kodit

Civil ose në formë të ligjit të veçantë që do të duhej të quhej: Ligji mbi

Pronësinë dhe të Drejtat tjera Sendore, e të gjitha këto të drejta mund të

fitohen vetëm me regjistrim në Regjistrat e lartpërmendur kur janë në pyetje

të drejtat sendore mbi paluajtshmëritë. Andaj, sot është shumë vështirë të

përcaktohet numri i të drejtave sendore. Në Kosovë është miratuar Ligji për

të Drejtat Sendore, Nr. 2004/31 i dt. 08.09.2004, por i cili nuk është

nënshkruar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP),

andaj ende nuk ka hyrë në fuqi. Arsyet e moshyrjes në fuqi të këtij ligji nuk

janë bërë të njohura, prandaj edhe nuk mund të citojmë detajet nga ky ligj,

gjë që mbetet për hulumtimet e mëvonshme.

Në Kosovë, Regjistri për regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme

duhet të kryejë funksionin e librave të tokave, që do të thotë se duhet të ketë

karakter publik dhe të besueshëm mbi vetë paluajtshmërinë dhe të drejtave

të konstituuar mbi atë paluajtshmëri, duhet të organizohen (mbahen) në bazë

të matjeve kadastrale dhe me aktin e regjistrimit në këtë Regjistër të drejtat

fitohen, barten, kufizohen ose shuhen.

Neni 1, pika 2, përcakton organin i cili do të bëjë administrimin e

gjithëmbarshëm të Regjistrit në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi. Në

bazë të kësaj pike, për administrues autorizohet Agjencia Kadastrale e

Kosovës (në tekstin e mëtejmë: “AKK”). Pra, ky Agjencion kadastral do të

veprojë në nivel të Kosovës, ndërsa me këtë pikë nenit 1, autorizohen Zyrat

kadastrale të komunave (në tekstin e mëtejmë: “ZKK”) që të regjistrojnë të

drejtat e pronave të paluajtshme në Regjistër sipas autorizimit të AKK-së

dhe në pajtim me dispozitat e këtij Ligji dhe udhëzimeve administrative të

nxjerra nga AKK.

Me aktet tjera nënligjore do të përcaktohet më hollësisht mënyra se si

shënimet e zyrave kadastrale komunale do të përcillen në Regjistrin për

regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme, të cilën do ta

administrojë AKK-ja.

Page 63: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

63

Pika 3 e nenit 1 e autorizon AKK-në që të përcaktojë lartësinë e

pagesave për shërbimet e bëra për regjistrimin e të drejtave të pronave të

paluajtshme. Pagesat, në bazë të kësaj pike, do të realizohen (inkasohen)

nga ana e ZKK-së. Natyrisht se, mënyra e inkasimit do të rregullohet me

aktet tjera nënligjore.

I. Të drejtat e pronave të paluajtshme

Neni 2.1 ka për qëllim që të përcaktojë se të drejtat e pronave të paluajtshme

duke u mbështetur në dispozitat e ligjeve në fuqi, të cilat kanë të bëjnë me

tokën, ndërtesat dhe banesat (në tekstin e mëtejmë: “prona te paluajtshme”)

do të regjistrohen në Regjistër. Regjistrimi bëhet i obligueshëm për

paluajtshmëritë dhe të drejtat mbi ato paluajtshmëri. Çdokush që konsideron

se ka një send të paluajtshëm dhe ka ndonjë të drejtë mbi atë send të

paluajtshëm duhet këtë ta regjistrojë në Regjistrin për regjistrimin e të

drejtave mbi pronën e paluajtshme. Regjistrimi fiton rolin e vet të

rëndësishëm juridik. Çdo person do të ketë të drejtë shikimi në Regjistër dhe

do të ketë të drejtë të kërkojë shënime me shkrim nga ai Regjistër.

Neni 2.2 ka për qëllim të përcaktojë kush janë të drejtat mbi paluajtshmëritë,

bile shkon aq larg sa edhe bën numërimin e tyre, duke theksuar se të drejtat

e pronave të paluajtshme përfshijnë:

a. pronësinë;

b. hipotekat;

c. servitutet;

d. të drejtat e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore.

Nga kjo pikë e nenit 2 nuk është e qartë se a mund të regjistrohet edhe

ndonjë e drejtë tjetër, respektivisht kur bëhet numërimi askund nuk ekziston

fjala dhe, që do të përcaktonte fundin e numërimit të të drejtave sendore (të

drejtat e pronave të paluajtshme), të cilat mund të regjistrohen në këtë

Regjistër.

Rregullimi i ri ligjor i të drejtës sendore do të ketë për qëllim numërimin e

të drejtave sendore të cilat mund të fitohen vetëm me regjistrim dhe me

siguri kjo pjesë e këtij neni do të ketë dallim me atë që pritet në të ardhmen.

Një ndikim të madh do të ketë fakti se a do të kthehet parimi superficies

solo cedit në sistemin juridik të Kosovës apo do të mbetet mundësia e

konstituimit të të drejtës së pronësisë, si mbi tokën, ashtu dhe mbi

ndërtesën.

Pronësia dhe të drejtat tjera sendore me vet faktin se janë të drejta sendore

me karakter absolut, ekziston obligimi që të dihet saktësisht se cilat janë ato

të drejta dhe kujt i takojnë. Në çdo rend juridik shprehimisht parashihet në

Page 64: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

64

legjislacionet e tyre numri i të drejtave sendore, pronësisë dhe të drejtave

tjera sendore. Në të gjitha rastet pronësia është e drejta kryesore sendore dhe

si e tillë ajo është e pashmangshme në çdo sistem juridik. Ndërsa, të drejtat

tjera sendore, që në disa raste thuhet se burojnë nga e drejta e pronësisë,

janë të ndryshme dhe ato duhet në vetë ligjin të përcaktohen saktësisht.

Ligji cakton llojin e të drejtave sendore, respektivisht cakton se cilat janë të

drejtat sendore që veprojnë erga omnes.

Numri dhe përmbajtja e të drejtave sendore, jo vetëm që caktohet në

momentin e nxjerrjes së ligjit, por kjo bëhet edhe në mënyrë shumë të saktë.

Normat që e rregullojnë këtë janë të karakterit të detyrueshëm, pra me

karakter ius cogens, që do të thotë se palët këto dispozita nuk mund t‟i

ndryshojnë në ndërkohë me vullnetin e tyre. Shkelja e këtyre dispozitave

shkakton pavlefshmërinë e fitimit, ndryshimit apo shuarjes së ndonjë të

drejte sendore. Kjo mundëson sigurinë juridike për qytetarët.

Në të drejtën tonë, përveç pronësisë si të drejta sendore konsiderohen e

drejta e servitutit, e drejta e pengut, e drejta e ndërtimit dhe barrat sendore.

Ky numërim taksativ do të jetë më i qartë kur të nxirret ligji për të drejtën e

pronësisë dhe të drejtat tjera sendore, siç e kemi rastin e Sllovenisë

(Stvarnopravni Zakonik (SPZ)), ku neni 2 parasheh se, “të drejtat sendore

janë: e drejta e pronësisë, e drejta e pengut, borxhi i tokës, servitutet, e

drejta e barrave sendore dhe e drejta e ndërtimit”, Kroacisë (Zakon o

vlasništvu i drugim stvarnim pravima), neni 1, duke përcaktuar se, “personi

fizik dhe personi juridik mund të jetë bartës i të drejtës së pronësisë dhe të

drejtave tjera sendore: të drejtës së servitutit, të drejtës së barrave sendore,

të drejtës së ndërtimit dhe të drejtës së pengut, bën edhe numërimin e të

drejtave sendore”.

Në të drejtën anglo-saksone, ndërkaq, autorët, përveç që trajtojnë të drejtën

e pronësisë si institucion themelor i të drejtës sendore, ato trajtojnë në të

njëjtin vend (tekst) edhe të drejtën e servituteve, të drejtën e pengut, por

edhe të drejtat tjera të cilat ata i konsiderojnë se janë si rezultat i ekzistimit

të vetë të drejtës së pronësisë, respektivisht të kushtëzuara nga e drejta e

pronësisë.

Mënyrën taksative të numërimit të të drejtave sendore e gjejmë edhe në

literaturën juridike, ku si të drejta sendore numërohen: 1. E drejta e

pronësisë, 2. E drejta e servituteve, 3. E drejta e pengut, 4. E drejta e barrave

sendore, dhe 5. E drejta e ndërtimit.

Me këtë rast, si shembull do të ofrojë një praktikë për evidentimin e të

drejtave sendore në Regjistër të tokave, ku bëhet dallim për të drejtën mbi

sendin e vet të paluajtshëm dhe mbi të drejtat në sendin e huaj të

Page 65: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

65

paluajtshëm. Me këtë rast ata përcaktojnë se në Regjistër duhet të

regjistrohet:

• pronësia individuale

• bashkëpronësia

• pronësia në objekte, duke përjashtuar pronësinë në tokë (qiraja afatgjate)

• pronësia etazhe

Ndërsa, si të drejta sendore që duhet të regjistrohen, e që krijohen mbi

sendin e huaj janë:

• servituti

• e drejta e pengut

• barrat sendore

• e drejta e ndërtimit

Në Ligjin nr. 2002/5 mbi Regjistrin për regjistrimin e të drejtave mbi pronën

e paluajtshme, neni 2, pika 1, duke bërë numërimin taksativ ndalet vetëm në

të drejtën e regjistrimit të pronësisë mbi paluajtshmërinë, dhe kjo do të

duhet të kuptohet në të gjitha format, në të cilat mund të shprehet pronësia,

qoftë si pronësi individuale apo bashkëpronësi apo pronësi e përbashkët apo

si pronësi etazhe, etj., pastaj regjistrimin e hipotekës si e drejtë sendore që

është një mjet juridik për sigurimin e kërkesave të kreditorëve. Në këtë

pjesë ligjvënësi konsideron se vetëm hipoteka duhet të regjistrohet. Por me

këtë duhet të kuptohet se pa marrë parasysh kush është objekti i një të drejte

pengu, nëse kërkohet regjistrimi i saj në Regjistër, do të thotë se bëhet fjalë

gjithmonë për hipotekën.

E drejta e pengut në të drejtën pozitive të Kosovës është e rregulluar me dy

rregullore të veçanta: Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/5 për Pengun mbi

Pasurinë e Luajtshme dhe Ligjin mbi Hipotekat. Me nxjerrjen e një ligji të

plotë për çështjet e të drejtës sendore, Ligji mbi Hipotekat do të përfshihet

në tekstin e ri ligjor.

Neni 2, pika 2 obligon që të regjistrohet dhe e drejta e servituteve, por edhe

këtu nuk përcakton më hollësisht se cilat servitute duhet të regjistrohen.

Mirëpo, në aspektin juridik nuk pritet të ketë ndonjë moskuptim lidhur me

regjistrimin e kësaj të drejte sendore. Një kujdes i veçantë meriton t‟i

kushtohet regjistrimit të të drejtës të paraparë nenin 2, pika 2 nën d: të

drejtat e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore. Kjo e

drejtë mbi paluajtshmëritë është diçka akoma e parregulluar, aq më tepër

kur dihet se pronësia shoqërore duhet gjithsesi sa më parë të transformohet

në forma tjera të pronësisë, andaj regjistrimi i saj si e drejtë mbi një

paluajtshmëri duhet të jetë e një karakteri kalimtar. Regjistrimi i kësaj të

Page 66: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

66

drejte duhet të bëhet në pajtim me intencën e Rregullores së UNMIK-ut nr.

2003/13 për Transformimin e të Drejtës për Përdorimin e Pronës së

Paluajtshme Shoqërore.

II. Regjistrimi i të drejtave të pronave të paluajtshme

Neni 3 i Ligjit nr. 2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të

Pronës së Paluajtshme, rregullon në rend të parë procedurën për regjistrimin

e të drejtave mbi paluajtshmëritë dhe dokumentacionin e nevojshëm i cili

duhet të prezantohet me rastin e regjistrimit të të drejtës. Vlen të theksohet

se që në fillim të zbatimit të këtij neni është konstatuar nevoja e plotësimit

të tij dhe kjo është bërë me Ligjin nr. 2003/13 mbi ndryshimet dhe

plotësimet e Ligjit nr. 2002/5 mbi themelimin e Regjistrit të të drejtave në

pronën e paluajtshme. Natyrisht kjo është rezultat i mungesës së përvojës në

Kosovë lidhur në këtë lëmë të së drejtës.

Neni 3.1 përcakton se cilit organ i drejtohen dhe në çfarë forme kërkesat për

regjistrimin e të drejtave mbi paluajtshmëritë. Nga kjo pikë del se, kërkesat

për regjistrimin e të drejtave mbi paluajtshmëritë (pronave të paluajtshme) i

parashtrohen Zyrës Kadastrale Komunale në territorin ku ndodhet

paluajtshmëria. Kërkesa duhet të bëhet në formën me shkrim. Besojmë se në

interes të punës është që kërkesat të bëhen në formular të veçantë dhe kjo do

të jetë një detyrë e organeve që do ta zbatojnë regjistrimin.

Kompetenca e Zyrës Kadastrale Komunale caktohet në bazë të territorit ku

ndodhet paluajtshmëria, e cila duhet të regjistrohet, respektivisht duhet të

regjistrohen të drejtat në atë paluajtshmëri. Në këtë rast vendbanimi i palës

nuk ka ndikim në kompetencë. Mirëpo, mund të ndodhë që një

paluajtshmëri të shtrihet në më shumë se një komunë, atëherë do të duhej që

kompetenca t‟i delegohet nga ana e Agjencionit Kadastral të Kosovës, Zyrës

Kadastrale Komunale në të cilën ndodhet pjesa më e madhe e njësisë së

pronës së paluajtshme.

Neni 3, pika 1 përcakton detyrën e Zyrës Kadastrale Komunale që të

konfirmojë në mënyrë shprehimore datën dhe kohën e pranimit të kërkesës

për regjistrim. Kjo do t‟i bëhet e njohur edhe paraqitësit të kërkesës se cili

moment merret si datë dhe kohë e pranimit të kërkesës së tij për regjistrim.

Neni 3, pika 2 përcakton detyrën për parashtruesin e kërkesës që së bashku

me kërkesën të bashkangjesë dokumentacionin përkatës për të mbështetur të

drejtën e pronës së paluajtshme në pajtim me ligjin në fuqi dhe duke pasur

parasysh neni 3.7 të këtij Ligji, në të cilin udhëzohen organi dhe pala me

rastin e regjistrimit. Në këtë rast shihet se do të regjistrohet e drejta e

pronësisë mbi paluajtshmërinë në Regjistër vetëm nëse Gjykata ia ka

lëshuar një dokument përkatës me shkrim Zyrës Kadastrale Komunale për

Page 67: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

67

regjistrimin e të drejtës së pronësisë së paluajtshme në Regjistër. Pra,

dokumentacioni i Gjykatës favorizohet në raport me vendimet e Drejtorisë

për Çështje Pronësore-Banesore dhe Komisionit për Kërkesa Pronësore-

Banesore.

Në këtë pikë të nenit 3 shihet një mangësi e Ligjit, ngase nuk janë

përcaktuar shprehimisht se cilat janë ato dokumente të cilat do të

mundësojnë regjistrimin e të drejtave mbi paluajtshmëritë. Mungesa e

numërimit të këtyre dokumenteve me siguri do të shkaktojë një vështirësi

për organin i cili duhet të bëjë regjistrimin e të drejtave mbi paluajtshmëritë.

Gjithashtu, edhe për palët do të ketë vështirësi, sepse nuk do të jenë në

dijeni të plotë lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e të

drejtës së tij mbi paluajtshmërinë.

Duhet thënë se, derisa është e vështirë të përcaktohet se cilat të drejta do të

regjistrohen në Regjistër, aq më tepër është vështirë të përcaktohen

dokumentet në bazë të të cilave mund të regjistrohet e drejta mbi

paluajtshmëritë, qoftë si e drejtë mbi sendin e vet, qoftë si e drejtë mbi

sendin e huaj. Në këtë rast, pa pretenduar në një saktësi dokumentacioni,

por sa për ilustrim duhet të theksohet se cili dokumentacion do të mjaftonte

për ta regjistruar, për shembull, të drejtën e pronësisë. Këtu mund të

përmendim kontratën e shitblerjes, e cila duhet të jetë në formën me shkrim

dhe e vërtetuar para organit kompetent (gjykatës, respektivisht notarit),

kontrata e dhurimit, kontrata e këmbimit, kontrata mbi blerjen e banesës në

bazë të të drejtës së banimit. Të gjitha kontratat duhet të jenë në formën me

shkrim, është obligim i legjislacionit në fuqi. Vendimet e organeve

shtetërore me të cilat konstituohet ose vërtetohet e drejta e pronësisë,

aktvendimi i gjykatës mbi trashëgiminë, etj. Kur bëhet fjalë për servitutet,

dihet se ato mund të fitohen me punën juridike të vlefshme, me vendimin e

organit shtetëror dhe me anë të parashkrimit fitues. Ndërsa, edhe hipoteka

konstituohet në bazë të një titulli juridik, që ndryshe quhet hipotekë

vullnetare, dhe në bazë të vendimit gjyqësor dhe bazave tjera.

Pa marrë parasysh këto vështirësi, është e nevojshme që të thuhet se si baza

juridike për regjistrim mund të pranohet një dokument i vlefshëm i një

autoriteti kompetent (gjyqësor ose administrativ), një vendim i formës së

prerë i gjykatës kompetente, si dhe një punë e vlefshme juridike që paraqet

transaksion ligjor me të cilën mund të bartet, respektivisht fitohet e drejta e

pronësisë, ose mund të konstituohet ndonjë e drejtë tjetër sendore. Por kjo

nuk e mbyll rrethin e dokumentacionit, sepse as që është e mundur, andaj

duhet shtuar dhe çdo dokument tjetër ligjor, i cili është i aftë për të

mundësuar regjistrimin, ndryshimin apo shuarjen e ndonjë të drejte sendore.

Page 68: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

68

Dokumentacionet të cilat shërbejnë si bazë për lejimin e regjistrimit

duhet të jenë në origjinal ose të vërtetuara nga organi kompetent në njërën

nga gjuhët zyrtare të organit kompetent.

Neni 3.3 rregulon rastin kur dokumentacioni i paraqitur nuk është i

mjaftueshëm për një regjistrim të suksesshëm, duke i mundësuar paraqitësit

kompletimin e dokumentacionit brenda afatit të caktuar. Në këtë rast Zyra

Kadastrale Komunale, me të shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur nëse

vjen deri te konstatimi se ky dokumentacion nuk është i mjaftueshëm sipas

ligjit në fuqi, atëherë kjo Zyrë e cakton një afat për parashtruesin e kërkesës

për ta kompletuar dokumentacionin. Me Ligj nuk është paraparësa është ajo

kohë brenda të cilës duhet të kompletohet dokumentacioni, por kjo çmohet

nga rasti në rast, varësisht nga lloji i dokumentacionit që duhet të

kompletohet. Mirëpo, do të ishte e nevojshme që një afat të jetë i caktuar

ose së paku, më së voni deri kur mund të bëhet plotësimi i dokumentacionit.

Nenit 3, pas pikës 3.3 i shtohen pikat 3.3.a, 3.3.b dhe 3.3.c me nenin 1 të

Ligjit nr. 2003/13 mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2002/5 mbi

themelimin e Regjistrit të të drejtave në pronën e paluajtshme:

3.3.a Çdo ZKK do të mbaj tabelën e shpalljeve publike ku do të afishohen

kërkesat për regjistrim. Tabela e shpalljeve do të vendoset në vend të sigurt

që është e arritshme dhe e dukshme për publikun gjatë orarit zyrtar të punës.

3.3.b Të paktën pesë (5) ditë pune para nxjerrjes së vendimit që lejon

regjistrimin, ZKK do të afishoj njoftimin e kërkesës për regjistrim në

tabelën e shpalljeve publike. Njoftimi do të përmbaj:

i. adresën e pronës, dhe nëse është e mundur, numrin e ngastrës kadastrale;

ii. të dhënat për personin prej të cilit bëhet bartja e të drejtës mbi pronën;

iii. të dhënat për personin që me regjistrim e fiton të drejtën mbi pronën;

iv. e drejta që duhet të regjistrohet; dhe

v. datën deri kur çdo palë e interesuar mund të paraqet kundërshtimin te

ZKK (që do të jetë data e së paku pesë (5 ) ditë pune pas datës së afishimit

në tabelën e shpalljeve publike).

3.3.c Para regjistrimit të çdo të drejte në ndërtesë apo banesë, ZKK do të

bëjë një hetim te organi i duhur i Drejtorisë për Çështje Banesore dhe të

Strehimit për të vërtetuar nëse është bërë kërkesë kundër ndërtesës apo

banesës sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/60 ose Rregullores së

UNMIK-ut Nr. 1999/23 dhe ZKK do të vendosë:

Page 69: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

69

i. Të regjistroj të drejtën mbi pronën nëse nuk është bërë asnjë kërkesë, dhe

afati i fundit për paraqitjen e kërkesave ka kaluar;

ii. Nëse kërkesa është bërë, ZKK do të refuzoj regjistrimin derisa të zgjidhet

kërkesa nga komisioni i kërkesave pronësore dhe banesore; dhe

iii. Nëse nuk është bërë kërkesa dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave

nuk ka kaluar, ZKK do të fut në regjistrim vërejtjen vijuese:

Me këtë njoftim bëhet me dije se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave

sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 ose 2000/60 nuk ka kaluar që

nga regjistrimi i kësaj të drejte. Megjithatë është e mundur që regjistrimi t‟i

nënshtrohet kërkesës në të ardhmen. Sugjerohet që çdo palë e interesuar të

kërkoj ndihmë juridike profesionale për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së

bërë.

Neni 3.3.a parasheh se Zyra Kadastrale duhet të mbajë tabelën e shpalljeve

publike, ku do të afishohen kërkesat për regjistrim dhe se tabela e shpalljeve

do të vendoset në vend të sigurtë, që është e arritshme dhe e dukshme gjatë

orarit zyrtar të punës. Kjo zgjidhje ligjore ndihmon në punën transparente

për regjistrimin e të drejtave sendore mbi paluajtshmëritë, që është njëra

ndër kërkesat për ndihmën në saktësinë e shënimeve dhe rritjen e besimit

ndër personat e tretë, se shënimet e shënuara janë të sakta.

Neni 3.3.b, përcakton afatin brenda të cilit do të shpallet (afishohet) kërkesa

për regjistrim. Me këtë dispozitë kërkohet që të paktën pesë ditë para

nxjerrjes së vendimit me të cilin do të lejohet regjistrimi i të drejtës mbi

paluajtshmërinë, Zyra Kadastrale Komunale të afishojë njoftimin e kërkesës

për regjistrim në tabelën e shpalljeve publike. Njoftimi me të cilin afishohet

kërkesa duhet të përmbajë:

i. adresën e pronës, dhe nëse është e mundur, numrin e ngastrës kadastrale;

ii. të dhënat për personin prej të cilit bëhet bartja e të drejtës mbi pronën;

iii. të dhënat për personin që me regjistrim e fiton të drejtën mbi pronën;

iv. e drejta që duhet të regjistrohet; dhe

v. datën deri kur çdo palë e interesuar mund të paraqet kundërshtimin te

ZKK (që do të jetë data e së paku pesë (5 ) ditë pune pas datës së afishimit

në tabelën e shpalljeve publike).

Neni 3.3.c e obligon Zyrën Kadastrale që para çdo regjistrimi të ndonjë të

drejte në ndërtesë apo banesë, të bëjë një hetim te organi kompetent i

Drejtorisë për Çështje Banesore dhe të Strehimit me qëllim që të vërtetojë se

a është bërë rastësisht ndonjë kërkesë kundër ndërtesës apo banesës sipas

Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/60 ose Rregullores së UNMIK-ut nr.

1999/23 dhe pas këtij hetimi, Zyra Kadastrale Komunale duhet të vendosë:

Page 70: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

70

i. Të regjistroj të drejtën mbi pronën nëse nuk është bërë asnjë kërkesë, dhe

afati i fundit për paraqitjen e kërkesave ka kaluar.

Kjo do të thotë se nëse Zyra Kadastrale Komunale ka konstatuar se nuk

ekziston kurrfarë kërkese kundër ndërtesës apo banesës për të cilën kërkohet

regjistrimi i ndonjë të drejte, si dhe nëse vërtetohet se afati i fundit për

paraqitjen e kërkesave ka kaluar, atëherë kjo Zyrë do të nxjerrë vendim me

të cilin do ta regjistrojë të drejtën mbi pronën.

ii. Nëse kërkesa është bërë, ZKK do të refuzoj regjistrimin derisa të zgjidhet

kërkesa nga komisioni i kërkesave pronësore dhe banesore; dhe

Kjo do të thotë se nëse Zyra Kadastrale Komunale konstaton se ekziston një

kërkesë kundër ndërtesës ose banesës për të cilën kërkohet të regjistrohet

një e drejtë sendore, kjo Zyrë merr vendim me të cilin e refuzon regjistrimin

e të drejtës së kërkuar derisa të zgjidhet kërkesa kundër ndërtesës dhe

banesës nga Komisioni i kërkesave pronësore dhe banesore.

iii. Nëse nuk është bërë kërkesa dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave

nuk ka kaluar, ZKK do të fut në regjistrim vërejtjen vijuese:

Me këtë njoftim bëhet me dije se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave

sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 ose 2000/60 nuk ka kaluar që

nga regjistrimi i kësaj të drejte. Megjithatë është e mundur që regjistrimi t‟i

nënshtrohet kërkesës në të ardhmen. Sugjerohet që çdo palë e interesuar të

kërkoj ndihmë juridike profesionale për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së

bërë.

Kjo do të thotë se në rastin kur nuk është bërë kërkesa kundër

ndërtesës ose banesës, mirëpo afati i paraqitjes së kërkesave kundër

ndërtesës ose banesës për të cilën kërkohet regjistrimi i ndonjë të drejte

sendore nuk ka kaluar, Zyra Kadastrale Komunale është e obliguar në

regjistrim ta fut vërejtjen vijuese:

Me këtë njoftim bëhet me dije se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave

sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 ose 2000/60 nuk ka kaluar që

nga regjistrimi i kësaj të drejte. Megjithatë është e mundur që regjistrimi t‟i

nënshtrohet kërkesës në të ardhmen. Sugjerohet që çdo palë e interesuar të

kërkoj ndihmë juridike profesionale për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së

bërë.

Page 71: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

71

Kjo vërejtje vijuese u bënë me dije të gjithë personave të tretë të interesuar

lidhur me këtë paluajtshmëri se ekziston rreziku që kundër paluajtshmërie të

paraqitet kërkesë nga persona të interesuar, sipas Rregullores së UNMIK-ut

nr. 1999/23 ose 2000/60. Palët që kanë interes sugjerohen për ndihmë

juridike profesionale, për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së bërë lidhur me

paluajtshmërinë që është regjistruar me vërejtjen. Nga dispozita ligjore është

e mundur që në këto raste regjistrimi t‟i nënshtrohet kërkesës në të ardhmen

dhe në këtë mënyrë të shmanget nga futja e vërejtjes.

Dispozita e nenit 3.4 rregullon çështjen se në cilat raste Zyra Kadastrale

Komunale e refuzon regjistrimin për shkak se dokumentacioni i paraqitur

nuk është i mjaftueshëm të provojë se parashtruesi i kërkesës është bartës i:

(i) të drejtës së pronës së paluajtshme, të kërkuar për regjistrim;

(ii) nëse kërkesa dhe dokumentet mbështetëse përmbajnë parregullsi të

dukshme;

(iii) nëse validiteti i kërkesës ose ndonjë nga dokumentet mbështetës është

në pyetje; dhe

(iv) nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar dhe nuk paraqet bazë për

regjistrim.

Dispozita e nenit 3.5 e obligon Zyrën Kadastrale Komunale që të merr

vendim me shkrim në të gjitha rastet kur vepron sipas nenit 3.3 deri 3.4. Kjo

do të thotë se vendimet e Zyrës Kadastrale nuk mund të jenë vetëm të

karakterit të procesverbalit ose të shprehjes në një formë tjetër, por duhet

patjetër të nxirret vendim me shkrim, i cili mbetet në lëndë dhe njëkohësisht

i dorëzohet palës që ka parashtruar kërkesë, si dhe subjekteve tjerë të

paraparë me ligj.

Dispozita e nenit 3.6 parasheh se nëse janë plotësuar kushtet, dhe atë pa

prejudikuar nenet 3.3 dhe 3.4, Zyra Kadastrale Komunale e bën regjistrimin

e të drejtës mbi paluajtshmërinë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh

prej ditës së pranimit të kërkesës për regjistrim, dhe lidhur me këtë

regjistrim kjo Zyrë e njofton parashtruesin e kërkesës. Regjistrimi bëhet i

plotëfuqishëm kur vendimi për regjistrim të cilin e ka nxjerrë Zyra

Kadastrale Komunale futet në Regjistër për të drejtat në pronën e

paluajtshme.

Dispozita e nenit 3.7 parasheh rastin kur e kemi vendimin e Drejtorisë për

Çështje pronësore-banesore dhe në këto raste kërkohet që, pa prejudikuar

nenin 1.2 (b) të Rregullores Nr. 1999/23, të UNMIK-ut (mbi Themelimin e

Drejtorisë për Çështje pronësore-banesore dhe Komisionit për kërkesa

Page 72: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

72

pronësore-banesore) ZKK-ja do të regjistrojë të drejtën e pronës së

paluajtshme në Regjistër vetëm nëse gjykata kompetente i ka dhënë

dokumentin përkatës me shkrim ZKK-së për regjistrimin e të drejtës së

pronës së paluajtshme në Regjistër. Kjo do të thotë se në këto raste do të

kërkohet që gjykata kompetente të lëshojë dokumentin përkatës me shkrim

Zyrës Kadastrale Komunale për regjistrimin e të drejtës mbi

paluajtshmërinë në Regjistër.

III. Rishqyrtimi i vendimit

Dispozita e nenit 4.1 përcakton mundësinë e rishqyrtimit të vendimit me të

cilin refuzohet kërkesa për regjistrimin e të drejtës mbi paluajtshmërinë. Me

këtë dispozitë parashihet se, parashtruesi i kërkesës mundet që brenda 30

ditësh, nga dita që është informuar me shkrim nga Zyra Kadastrale

Komunale për refuzimin e regjistrimit të të drejtës së pronës së paluajtshme,

të kërkojë nga Zyra Kadastrale Komunale rishqyrtimin e vendimit. Kjo do të

thotë se, pala e pakënaqur duhet të parashtrojë një kërkesë me shkrim në

afatin prej tridhjetë (30) ditësh, edhe atë të njëjtit organ i cili edhe e ka

nxjerrë vendimin me të cilin refuzohet regjistrimi.

Dispozita e nenit 4.2 e obligon Zyrën Kadastrale Komunale që të nxjerrë

vendim se a do të regjistrojë ose jo të drejtën e pronës së paluajtshme, edhe

atë në afat brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës

për rishqyrtim. Në rastet kur Zyra Kadastrale Komunale mbetet pranë

refuzimit të kërkesës për regjistrim, atëherë ajo është e obliguar që t‟i bëjë të

njohura me shkrim arsyet e refuzimit të kërkesës për rishqyrtim.

Parashtruesi i kërkesës, nëse i refuzohet rishqyrtimi, ai duhet të ketë të

drejtë ankese në nivel më të lartë ose Gjykatës.

Dispozita e nenit 4.3 parasheh mundësinë se kur Zyra Kadastrale Komunale

konstaton se parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret për regjistrim,

do të bëjë regjistrimin në Regjistër.

IV. Korrigjimi i Regjistrit

Dispozitat e nenit 5 i përkushtohen korrigjimit të Regjistrit, çka do të thotë

se lejohet mundësia e korrigjimeve të Regjistrit për të drejtat në pronën e

paluajtshme.

Dispozita e nenit 5.1 jep mundësinë që cilido person që pretendon se

regjistrimi i të drejtës mbi pronën e paluajtshme nuk është i ligjshëm dhe se

i cenon të drejtat e tij mbi pronën e paluajtshme (“Kundërshtuesi”), mund të

kërkojë Zyra Kadastrale Komunale që të plotësojë Regjistrin sipas kërkesës

së tij. Në këto raste, Regjistri duhet të plotësohet me futjen e vërejtjes mbi të

drejtat e pronës së paluajtshme të regjistruar.

Page 73: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

73

Kjo do të thotë se Zyra Kadastrale Komunale duhet të veprojë sipas

kërkesës së kundërshtuesit, me të cilën kërkohet korigjimi i Regjistrit.

Suksesi i kundërshtuesit varet nga fakti se sa është i bindshëm dhe çfarë

dokumentacioni ofron për të provuar se një regjistrim i caktuar nuk është i

ligjshëm. Në këto raste, Zyra Kadastrale Komunale është e obliguar që

derisa të vendoset për korigjimin t‟i futë vërejtjet në Regjistër.

Në rastin kur kundërshtuesi duket i bindshëm, Zyra Kadastrale Komunale e

këshillon kundërshtuesin që të paraqesë ankesë në gjykatën kompetente apo

tek ndonjë autoritet tjetër kompetent dhe të sigurojë faktet për paraqitjen e

ankesës Zyës Kadastrale Komunale brenda tridhjetë (30) ditësh. Nëse

kundërshtuesi nuk siguron fakte brenda këtij afati, atëherë Zyra Kadastrale

Komunale do ta anlulojë kundërshtimin. Anulimi i kundërshtimit bëhet me

shkrim.

Dispozita e nenit 5.2 përcakton se, parashtrimi i vërejtjes nuk ka

kurrfarë ndikimi në të drejtat ligjore të personave tjerë. Pra, nuk mund të

krijojë dhe as s‟mund të zvogëlojë të drejtat ligjore, dhe shprehimisht thuhet

se, vërejtja nuk mund të shërbejë si ndalesë për shitje apo qarkullimin e

paluajtshmërisë, por në këto raste blerësi eventual do të njoftohet për

vërejtjen apo interesin e kundërshtuesit mbi paluajtshmërinë e regjistruar.

Dispozita e nenit 5.3 parasheh se, kërkesa e kundërshtuesit do të shoqërohet

me dokumentet e përcaktuara me dispozitat e nenit 3.2 të këtij Ligji, dhe se

procedura e paraparë me nenin 3.3 e deri më 3.5 do të zbatojë parimin

mutatis mutandis për futjen e vërejtjes. Kjo do të thotë se do të zbatohen të

njëjtat rregulla të përmendura për futjen e vërejtjes në Regjistër.

Dispozita e nenit 5.4 parasheh zgjidhjen kur kërkesa vendoset në gjykatën

kompetente ose organin tjetër kompetent. Me këtë dispozitë parashihet se,

pas zgjidhjes së kërkesës nga gjykata kompetente ose vendimit të Drejtorisë

për Çështje Pronësore - Banesore, përkatësisht Komisionit për Çështje

Pronësore-Banesore ose të ndonjë organi tjetër kompetent i cili mund të

themelohet me ligje të mëvonshme, ZKK-ja do ta bëjë korrigjimin e

Regjistrit. Nga kjo dispozitë shihet qartë se, Zyra Kadastrale Komunale, në

raste të caktuara, pa kurrfarë hezitimi është e obliguar të bëjë korigjimin e

Regjistrit.

V. Rishqyrtimi i vendimeve të ZKK-ve

Dispozitat e nenit 6 rregullojnë rastin e rishqyrtimit të vendimeve të Zyrës

Komunale Kadastrale nga organi më i lartë kompetent.

Dispozita e nenit 6.1 përcakton se brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e

marrjes së vendimit me shkrim të Zyrës Komunale Kadastrale mbi

refuzimin e regjistrimit të të drejtës së pronës së paluajtshme, parashtruesi i

Page 74: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

74

kërkesës mund të kërkojë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të bëjë

rishikimin e vendimit të Zyrës Komunale Kadastrale.

Kjo dispozitë siguron dyshkallshmërinë e vendosjes në procedurën e

regjistrimit të të drejtave sendore mbi paluajtshmëritë. Pra, lejohet mundësia

që vendimi i shkallës së parë të rishqyrtohet nga Agjencioni Kadastral i

Kosovës. E drejta e rishqyrtimit të vendimit nga Agjencioni Kadastral i

Kosovës do të merret parasysh nëse të gjitha procedurat janë shterur në

shkallën e parë. Ankesa e palës së pakënaqur në procedurën e regjistrimit i

drejtohet Agjencionit Kadastral të Kosovës në afat prej tridhjetë (30) ditësh

nga dita e pranimit të vendimit me shkrim nga Zyra Kadastrale Komunale

mbi refuzimin e rishqyrtimit.

Agjencioni Kadastral i Kosovës është i obliguar të vendosë lidhur me

ankesën dhe nëse refuzon regjistrimin, atëherë duhet të japë arsye për

vendimin e saj me shkrim.

Dispozita e nenit 6.2 parasheh mundësinë që parashtruesi i ankesës të ketë

të drejtë të vazhdojë procedurën lidhur me kërkesën e tij para një gjykate

kompetente në pajtim me ligjet në fuqi. Në këtë dispozitë, shprehimisht

thuhet se, “vendimi i Agjencionit Kadastral të Kosovës në pajtim me neni

6.1 më lartë i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësore në pajtim me ligjet në

fuqi”. Pala e pakënaqur me vendimin e Agjencionit Kadastral të Kosovës

duhet të udhëzohet se ka të drejtë që t‟i drejtohet gjykatës për vazhdimin e

procedurës lidhur me kërkesën e tij, për regjistrimin e të drejtës mbi

paluajtshmërinë, e cila i është refuzuar edhe nga Agjencioni Kadastral i

Kosovës.

Në këtë dispozitë ekziston një paqartësi lidhur me kompetencën e gjykatës,

sepse në këtë rast kemi konfliktin administrativ dhe kompetente duhet të

jetë Gjykata Supreme e Kosovës, ashtu siç veprohet edhe në rastet tjera kur

ka konflikt administrativ. Po ashtu, në këtë dispozitë nuk është paraparë

afati brenda të cilit mund t‟i drejtohet Gjykatës, por le të mendohet se në

këtë rast do të respektohen afatet e Ligjit mbi Procedurën Administrative.

VI. Hyrja në fuqi e regjistrimit

Dispozitat e nenit 7 përcaktojnë momentin e hyrjes në fuqi të regjistrimit.

Dispozita e nenit 7.1 përcakton se, në momentin kur themelohet regjistri

asnjë regjistrim mbi bartjen e të drejtave të paluajtshmërive nuk do të jetë i

plotëfuqishëm përpos nëse është regjistruar në pajtim me ligjin aktual. Kjo

do të thotë se nga hyrja në fuqi e këtij Ligji, bartja e të drejtave sendore

duhet të bëhet vetëm në bazë të këtij Ligji, përndryshe konsiderohen të

pavlefshme.

Page 75: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

75

Dispozita e nenit 7.2 përcakton se të gjitha shënimet të regjistruara në

Regjistrin e të drejtave të pronave të paluajtshme supozohet të jenë të sakta,

të vërteta dhe të ligjshme, deri dhe nëse korrigjohen në bazë të procedurave

të themeluara me këtë Ligj, si dhe faktin se të dhënat e futura në Regjistër

do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët.

Kjo dispozitë ligjore ka rëndësi të veçantë për sigurinë juridike në fushën e

të drejtës sendore dhe në këtë mënyrë bëhet i mundur një qarkullim juridik

më i shpejtë dhe më i saktë ndërmjet titullarëve të të drejtave sendore.

Të drejtat sendore, të cilat shënohen në këtë Regjistër i nënshtrohen parimit

të publicitetit të të drejtës sendore, që do të thotë se, këto të drejta do të jenë

të karakterit publik dhe se do të ketë mundësi që çdo person i interesuar se

çfarë e drejte sendore ekziston mbi një paluajtshmëri dhe se kush është

titullar i asaj të drejtë mbi atë paluajtshmëri. Personat e interesuar, përveç

shikimit vizual të shënimeve, do të kenë mundësi që të marrin certifikatë

lidhur me gjendjen e paluajtshmërive dhe të drejtave të regjistruara në

Regjistër. Besohet se këto shënime do të bëhen edhe në mënyrë elektronike

dhe kjo edhe më shumë do ta mundësojë realizimin e parimit të publicitetit

të të drejtave të regjistruara mbi paluajtshmëritë.

VII. Zbatimi i Ligjit

Dispozita e nenit 8 përcakton se cila ministri do të kujdeset për zbatimin e

këtij Ligji, dhe thuhet se, Ministria e Shërbimeve Publike do të nxjerrë

urdhëresë administrative për zbatimin e këtij Ligji.

Urdhëresat administrative duhet të nxirren sa më parë dhe duhet të

përgatiten në mënyrë shumë profesionale, sepse këto janë me ndikim të

drejtpërdrejtë në zbatimin e Ligjit nr. 2002/5 mbi themelimin e Regjistrit të

të drejtave të pronës së paluajtshme dhe Ligjit nr. 2003/13 mbi ndryshimet

dhe plotësimet e Ligjit nr. 2002/5 mbi themelimin e Regjistrit të drejtave në

pronën e paluajtshme, për shkak se ligjet e përmendura shumë çështje i

rregullojnë në mënyrë të përgjithësuar dhe ka nevojë të dukshme për

rregullimin e tyre në mënyrë më të hollësishme me rastin e zbatimit.

VIII. Ligji ne fuqi

Dispozita e nenit 9, e cila ka përmbajtjen e një dispozite kalimtare,

përcakton ligjin në fuqi. Me këtë nen parashihet se, me hyrjen në fuqi të

këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që më parë kanë rregulluar

këtë çështje.

Kjo dispozitë nënkupton se, shfuqizohen vetëm dispozitat ligjore, të

cilat më parë kanë rregulluar çështjet të cilat rregullohen me këtë Ligj,

Page 76: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

76

mirëpo kjo nuk do të thotë se, dispozitat ekzistuese dhe rregullat juridike

nuk do të na ndihmojnë për çështjet në fjalë, të cilat është dashur të

rregullohen dhe nuk janë rregulluar me këtë Ligj.

IX. Hyrja në fuqi e Ligjit

Dispozita e nenit 10 përcakton hyrjen e këtij Ligji në fuqi. Shprehimisht

thuhet se, ky Ligj hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe

shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të

Kombeve të Bashkuara. Ligji në fjalë është miratuar më 17 tetor 2002,

ndërsa është shpallur nga Përfaqësuesi Special më 20 dhjetor 2002, ditë e

cila merret si ditë e hyrjes në fuqi.

Ndërsa, hyrja në fuqi e Ligjit nr. 2003/13 për ndryshimet dhe plotësimet

në Ligjin nr. 2002/5 mbi themelimin e Regjistrit për të drejtat në pronën e

paluajtshme përcaktohet me dispozitën e nenit 2, ku shprehimisht thuhet se,

ky Ligj hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes

së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të

Bashkuara.

Ligji në fjalë është miratuar më 26 qershor 2003, ndërsa është shpallur nga

Përfaqësuesi Special më 18 gusht 2003, ditë e cila merret si ditë e hyrjes në

fuqi.

X. Përfundim

Si përfundim, meriton të theksohet se, Ligji nr. 2002/05 për themelimin e

një Regjistri për të drejtat në pronën e paluajtshme, është i një rëndësie të

veçantë dhe njëkohësisht plotëson boshllëkun legjislativ në këtë sferë. Ligji

bën të mundur regjistrimin e të drejtave sendore mbi paluajtshmëritë.

Me këtë ligj, gjithashtu, hiqet dorë nga sistemi tradicional i tapive, i cili

aplikohej më parë në Kosovë. Në këtë mënyrë, as sistemi i tapive, dhe as

librat e intabulacionit nuk do të ekzistojnë tash e tutje.

Të drejtat sendore si të drejta subjektive absolute, për nga rëndësia e tyre,

janë tepër të rëndësishme për rendin juridik dhe ekonominë e lirë të tregut të

një shteti, prandaj edhe këtu buron rëndësia e këtij ligji, i cili, megjithatë

nuk mund të thuhet se i përmbush kërkesat dhe nevojat e kohës, në planin e

regjistrimit të të drejtave mbi sendet (pronën) e paluajtshme. Andaj edhe, si

rrjedhim lind nevoja për një kujdes edhe më të shtuar dhe plotësim edhe më

të madh e gjithëpërfshirës të bazës ekzistuese legjislative nga ana e

ligjvënësit.

Page 77: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

77

Një pjesë shtesë, që përmban shembuj dhe/ose modele të formularëve për

kërkesë, regjistrim, aktvendim dhe certifikatë të paluajtshmërive, do t‟i

bashkohet këtij punimi.

LITERATURA:

A) Libra

Aliu, A. E Drejta Sendore, Prishtinë, 2004.

Aliu, A. dhe Pϋrner, S. Komentar i Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të

Drejtave të Pronës së Paluajtshme, Prishtinë, 2004.

Rabin, H.E., Roberta Rosenthal Kwall dhe Jeffrey L. Kwall: Fundamentals of Modern

Property Law. New York, 2000.

Vedrish, M & Klarić, P. Građansko Pravo, Zagreb, 1998.

Gavella N., dhe autorë tjerë, Stvarno Pravo, Zagreb, 1998.

B) Ligjet dhe Kodet

Ligjin nr. 2002/5 për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së

Paluajtshme.

Ligji nr. 2003/13 mbi Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit nr. 2002/5 mbi

Themelimin e Regjistrit të të Drejtave në Pronën e Paluajtshme.

Stvarno pravni zakonik i Republikës së Sllovenisë.

Zakon o vlastništvu i drugim stvarnim pravima i Kroacisë.

Page 78: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

78

Page 79: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

79

Ma. Sc. Milot Krasniqi96

MARRËVESHJA PËR PRANIMIN E FAJËSISË SIPAS

LEGJISLACIONIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Abstrakt: Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë të krijimit të

legjislacionit të saj, veçmas atij juridik penal. Është punuar në aspektin e

përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Unionit Evropian e më pas është

synuar arritja e harmonizimit të tij. Këto janë parakushte juridike në rrugën

e Integrimeve Evropiane që vendi ynë duhet t`i ndjek domosdo.

Rrjedhimisht sistemi i drejtësisë i Kosovës ka pësuar, ndryshime reformuese

veçmas pas deklarimit të saj si shtet i pavarur dhe sovran më 2008. Në këtë

vit është ndryshuar dhe plotësuar Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës

Penale. Më 2010 është nxjerrë Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe

Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Në prill 2012 është miratuar

Kodi Penal i cili hyn në fuqi më 1 janar 2013 kurse është punuar edhe në

Kodin e Procedurës Penale. Kësisoj është ndërtuar baza juridike në fushën

e drejtësisë penale.

Legjislacioni ri penal ka paraparë shumë institucione të reja, inkriminime të

reja, ashpërsim të politikës ndëshkimore dhe risi të tjera. Në Kodin e

Procedurës Penale është paraparë për herë të parë në Kosovë edhe

institucioni i Marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Ndërmjetësimi e tjera.

Pasi që janë inauguruar për herë të parë këto institucione juridike, është e

nevojshme dhe i mirëseardhur studimi i tyre i pavarur shkencor.

Për të arritur rezultatet e duhura shkencore, këtij punimi i jam qasur me

metodologji interdisiplinare. Për këtë qëllim, kam përdorur metodën

historike, sociologjike, normative-juridike, krahasuese dhe analitike.

Shpresoj që ku punim të jete kontribut modest në avancimin e shkencës në

përgjithësi dhe asaj penale në veçanti.

Fjalët kyçe: Marrëveshja, pajtimi, reformimi, i akuzuari, prokurori publik,

benefitet.

96 Autori është Master i Shkencave Juridike Penale dhe Zyrtar i Lartë në Agjencinë kundër Korrupsionit. Kontakti:

[email protected].

Page 80: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

80

1. Nocioni dhe historiku i institucionit të marrëveshjes për pranimin e

fajësisë

Lëvizjet reformatore në kontekst të qasjes dhe trajtimit të çështjeve penale

kanë

rëndësi të madhe për shkencën dhe praktikën juridike, andaj shtrohet si

kërkesë e domosdoshme promovimi dhe aplikimi i institucioneve të reja.

Me qëllim të lehtësimit të punëve në sistemin e drejtësisë penale, e cila

është fushë e ndjeshme dhe tejet serioze, edhe Republika e Kosovës ka

përligjur dhe po e aplikon institucionin e marrëveshjes për pranimin e

fajësisë, ndërmjetësimin dhe noterinë si shërbim i veçantë juridik.

Kësisoj, marrëveshja për pranimin e fajësisë është institucion i së drejtës së

procedurës penale i cili në vete gërsheton çështje të karakterit procedural

dhe material penal. Me fjalë të tjera, marrëveshja për pranimin e fajësisë i

ofron mundësinë të akuzuarit që në këmbim të pranimit të fajësisë të përfitoj

lehtësira në aspektin e caktimit të llojit dhe lartësisë së sanksionit penal.

Në vendet Anglo-saksone dhe ato Euro-kontinentale, institucioni i

marrëveshjes së pranimit të fajësisë ka filluar të aplikohet që nga fundi i

shek. 20. Shumica e këtyre shteteve kanë krijuar një praktikë solide të

zbatimit të këtij institucioni, kurse edhe efektet e tij kanë qenë të

mirëseardhura.

Këtë institucion, ndonëse në një format më ndryshe e ka njohur edhe E

drejta romake edhe pse në esencë shumica e saj ishte e drejtë e karakterit

juridik civil, por edhe të drejtat zakonore të shumë popujve.

Si të tillë atë e njeh edhe e drejta jonë zakonore e përmbledhur në Kanunin e

Lekë Dukagjinit dhe në kanunet e tjera lokale97

. Rrjedhimisht, kur çdo

kryerës i veprave të ndaluara e pranonte fajësinë, trajtohej me butë dhe

dënohej më lehtë.

Në Kosovë, me ndryshim-plotësimet e bëra në Kodin Penal dhe në Kodin e

97 Institucionin e pranimit të fajësisë në njëfarë mënyre Kanuni i Lekë Dukagjinit e parasheh dhe e rregullon në

nenin, (nyi) 844 ku parashihet që kryerësi i krimit të vrasjes (dorasi) të lajmëroj familjen dhe të afërmit e tjerë për të vrarin, ndonëse nuk kishte marrëveshje por lajmërimi ishte traditë. Përmes këtij veprimi kryerësi e

pranonte autorësinë e kryerjes së veprës së vrasjes dhe fajësinë. Për këtë më gjerësisht, shih: At Shtjefën

Gjeçovi, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Prishtinë, 2001, faqe 80-92.

Page 81: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

81

Procedurës Penale në vitin 2008, (në tekstin e mëtejmë KP përkatësisht

KPP), është inauguruar si institucion i ri edhe marrëveshja për pranimin e

fajësisë98

. Rrjedhimisht, Kodi i Procedurës Penale për këtë institucion bën

fjalë në nenin 308

2. Qëllimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Qëllimi i institucionit të pranimit të fajësisë është që të ndihmoj të

akuzuarin ndaj të cilit është ngritur aktakuza në çdo kohë para përfundimit

të shqyrtimit gjyqësor, përkatësisht para se gjykata të vendosë me vendim

për çështjen penale, që përmes pranimit të fajësisë të përfitoj lehtësira

procedurale.

Qëllimi i pranimit të fajësisë mund të nxirret edhe nga interpretimi logjik që

mund t`i bëhet dispozitave të nenit 308 A të KPP, ku rezulton fakti se

qëllimi marrëveshjes për pranimin e fajësisë është që në këmbim të pranimit

të fajësisë nga i pandehuri, ai të përfitoj lehtësira procedurale, përkatësisht

favore në aspektin e caktimit të sanksionit penal. Ky institucion po ashtu ka

për qëllim edhe avancimin e sistemit juridik në Kosovë, veçmas atë të

drejtësisë penale i cili është më i ndjeshëm.

Aplikimi i këtij institucioni ndikon pozitivisht të paktën në dy aspekte, në

përmirësimin e pozitës së të pandehurit në procedurën penale dhe në

avancimin e përgjithshëm të sistemit juridik të Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, duke përfituar një trajtim më të favorshëm, ku institucion

ndikon edhe në humanizimin e mëtejshëm të procedurës penale. Ky është

tregues se procedura penale nuk është vetëm mjet represioni me të cilin

shteti i ndëshkon kryerësit e veprave penale por ajo gjithnjë e më shumë u

ofron edhe benefite të akuzuarve të ndërgjegjshëm në saje të bashkëpunimit

të mirëfilltë me organet e drejtësisë, përkatësisht prokurorinë dhe gjykatën.

3. Kuptimi i institucionit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë sipas

të Drejtës Penale

Marrëveshja për pranimin e fajësisë gjen zbatim në fushën e të drejtës së

procedurës penale. Me Ligjin Nr. 03/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin

e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, i cili është bërë pjesë e KPP,

98 Shih: Ligjin nr. 03/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës si dhe Ligjin

Nr. 03/L-003 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës.

Page 82: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

82

rregullohet çështja e negocimit të kushteve për pranimin e fajësisë si dhe

favoret që mund t`i realizoj i akuzuari në rast të arritjes së marrëveshjes së

tillë, natyra dhe përmbajtja dhe efektet e marrëveshjes për pranimin e

fajësisë si dhe procedura e cila duhet ndjekur nga palët e përfshira në këtë

proces. Natyrisht, marrëveshja për pranimin e fajësisë është rregulluar

detajisht në 16 paragrafë të veçantë të nenit 308 A të cilët do t`i elaborojmë

në vijim të këtij punimi.

3.1. Marrëveshja për pranimin e fajësisë në aspektin e të Drejtës Penale

Historiku i marrëveshjes së pranimit të fajësisë siç edhe u theksua më lartë

daton që nga fundi i shek. 20, mirëpo te ne ai ka hyrë më vonë.

Krahas zhvillimeve pozitive që i ka përjetuar teoria dhe shkenca e të drejtës

penale, ka lindur dhe është zhvilluar ideja e përmirësimit të pozitës dhe

trajtimit të të pandehurit në procedurën penale.

Në aspektin juridiko-penal marrëveshja për pranimin e fajësisë nënkupton

situatën kur i pandehuri e pranon fajësinë në këmbim të përfitimit të

lehtësirave procedurale në aspektin e caktimit të llojit, natyrës dhe lartësisë

së sanksionit penal, përkatësish dënimit. Ky është kuptimi penal material i

institucionit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra në KP, në nenin 66 (3) është paraparë

se kur kryerësi të ketë pranuar fajësinë në pajtim me kushtet e marrëveshjes

për pranimin e fajësisë dhe të pranuar nga gjykata bazuar në nenin 308 A të

KPP dhe kur marrëveshja e tillë përmban klauzolën për zbutjen e dënimit,

gjykata do të caktoj dënim më të butë. Në këtë rast gjykata merr parasysh

edhe vështrimet e prokurorit publik, mbrojtësit të të pandehurit si dhe ato të

palës së dëmtuar. Natyrisht, kjo është një udhëzim, përkatësisht një mundësi

dhe jo detyrim për gjykatën99

.

Pra, edhe në KP është rregulluar baza juridike materiale e implementimit të

institucionit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

99 Neni 66 (3) i KPP, i futur me Ndryshimet dhe Plotësimet e bëra me Ligjin nr. 03/L-002 për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

Page 83: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

83

3.2. Marrëveshja për pranimin e fajësisë në aspektin e të Drejtës së

Procedurës Penale

Marrëveshja për pranimin e fajësisë përfaqëson një institucion të

rëndësishëm juridik i cili i mundëson të akuzuarit ta pranoj fajin dhe në

këmbim të kësaj të përfitoj lehtësira të caktuara të cilat lidhen me dënimet,

përkatësisht me sanksionet penale100

.

Ky institucion është i rregulluar në nenin 308 A të Kodit të Procedurës

Penale. Me këtë nen është rregulluar procedura që duhet ndjekur me rastin e

zbatimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Rrjedhimisht, me këtë nen

janë paraparë dhe rregulluar favorizimet që mund t`i arrij i pandehuri të cilat

burojnë nga marrëveshja e tillë, mënyra e njoftimit të palës së dëmtuar për

marrëveshjen e arritur, roli dhe pozicioni i gjykatës në raport me palët dhe

marrëveshjen, përmbajtja e marrëveshjes, prezantimi i marrëveshjes në

gjykatë, dëgjimin e palëve në lidhje me marrëveshjen nga ana e gjykatës

dhe kushtet mbi bazën e të cilave ajo mund ta refuzoj, përkatësisht ta pranoj

marrëveshjen e tillë. Këto çështje janë trajtuar në kuadër të 16 paragrafëve

të veçantë.

Në nenin 308 A (1)është paraparë se në çdo kohë para hapjes së shqyrtimit

kryesor, prokurori publik dhe mbrojtësi mund të negociojnë kushtet e

mbrojtjes me shkrim për pranimin e fajësisë, në bazë të cilës i akuzuari

pranon fajësinë në këmbim për:

1. Pajtimin e prokurorit publik që t`i rekomandoj gjykatës dënim më të

butë, por jo nën minimumin e parashikuar me ligj;

2. Konsiderime tjera në interes të drejtësisë, si është lirimi nga dënimi

i parashikuar me nenin 303 të këtij Kodi101

.

Me zgjidhjen e dhënë në këtë dispozitë ligjore është sajuar rregulla sipas të

cilës prokurori publik dhe mbrojtësi mund të negociojnë arritjen e

marrëveshjes për pranimin e fajësisë së të akuzuarit në këmbim të favoreve

të caktuara për të në lidhje me çështjen penale për të cilën akuzohet. Ky

negocim mund të vihet në lëvizje në çdo kohë para se të jetë hapur

shqyrtimi gjyqësor102

.

100 Krahaso: Azem Hajdari, E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2010, faqe 258. 101 Neni 308 A (1) i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Në Projekt Kodin e ri të Procedurës Penale të

Republikës së Kosovës, marrëveshja për pranimin e fajësisë është rregulluar në mënyrë më të detajuar. Shih

nenin 233 të këtij Projekt Kodi, Prishtinë, 2012. Sipas Projekt Kodit ky institucion mund të aplikohet edhe në

fazën e shqyrtimit gjyqësor, para marrjes së vendimit nga gjykata. 102 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, Prishtinë, 2010, faqe 537.

Page 84: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

84

Konform këtij paragrafi, në këmbim të pranimit të fajit, i akuzuari mund të

përfitoj ngase prokurori publik, nëse është arritur marrëveshja e tillë, mund

t`i rekomandoj gjykatës që atij t`i caktoj dënim më të butë se dënimi që ka

mundur të caktohet në kushtet e tjera, por jo nën minimumin që e parasheh

legjislacioni penal material në fuqi, për atë vepër penale konkrete, ose ta

liroj atë nga dënimi në rastet kur ai bashkëpunon vullnetarisht dhe kur si

rezultat i këtij bashkëpunimi janë parandaluar vepra të tjera penale nga të

tjerët ose kanë rezultuar me ndjekje të suksesshme ndaj kryerësve tjerë të

veprave penale.

Në fakt, këto dispozita ligjore i japin mundësi alternative të veprimit

gjykatës në raport me të akuzuarin. I akuzuari mund të përfitoj në masë të

konsiderueshme sepse prokurori mund të rekomanadoj dënim më të butë për

të si dhe në raste të tjera edhe kërkesën që i akuzuari të lirohet nga dënimi.

Mirëpo për të arritur deri te këto favore i akuzuari duhet të jetë

bashkëpunues dhe tejet i sjellshëm.

Në paragrafin e dytë është rregulluar mënyra e inicimit të marrëveshjes për

pranimin e fajësisë. Rrjedhimisht, në rastet kur i akuzuari dëshiron të arrijë

marrëveshje për pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të akuzuarit ose vet i

akuzuari nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi i tij, do të kërkoj nga

prokurori publik një takim paraprak për të filluar negocimin për

marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Në të gjitha negociatat e tilla i

pandehuri duhet të jetë i përfaqësuar nga mbrojtësi, në pajtim me paragrafin

1 të këtij neni103

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore, iniciativën për të

negociuar arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, si rregull e

ndërmerr vet i akuzuari. Në fakt, i akuzuari këtë iniciativë mund ta ndërmarr

vet ose me ndihmën e mbrojtësit të tij. Sidoqoftë, i akuzuari në rastet kur

nuk ka mbrojtës ose mbrojtësi i tij në lidhje me këtë shprehje interesimi

mund të kërkojnë nga prokurori publik një takim paraprak në të cilin do të

trajtohen këto çështje detajisht.

Takimi i tillë është në funksion të fillimit të negocimit të marrëveshjes për

pranimin e fajit. Në përputhje më këtë paragraf, në negociatat që do të

zhvillohen lidhur me këtë çështje kërkohet që i pandehuri të jetë i

përfaqësuar nga mbrojtësi i tij. Ky rregull është paraparë si garanci për të

akuzuarin se për sa i përket anës ligjore, ai nuk do të ketë nevojë të

103 Neni 308 A (2) i KPP.

Page 85: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

85

brengose. Ky përfaqësim ndër të tjera bëhet me qëllim që i akuzuari t`i

përfaqësoj dhe mbroj denjësisht dhe në mënyra profesionale të drejtat e tij

ngase ai rëndom është laik në aspektin juridik sepse nuk e njeh të drejtën.

Në paragrafin e tretë është rregulluar çështja i informimit brenda

prokurorisë lidhur me kërkesën për takimin preliminar dhe forma e

marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë e cila i ofrohet të akuzuarit.

Rrjedhimisht, pas pranimit të kërkesës për takim preliminar, prokurori do ta

informoj kryeprokurorin e prokurorisë publike përkatëse i cili do të jep

autorizim me shkrim për mbajtjen e takimit për diskutimet për pranimin e

fajësisë, në të cilin deklaratave të të akuzuarit do t`u jepet imunitet i

kufizuar në pajtim me paragrafin 7 të këtij neni. Të gjitha marrëveshjet mbi

fajësinë duhet të jenë në formë të shkruar dhe të pranuara nga kryeprokurori

i zyrës së prokurorisë publike para se formalisht t`i ofrohen të akuzuarit104

.

Në këtë rrjedhë, shtrohet si kërkesë e nevojshme të komentohen katër

çështje. E para i referohet informimit të prokurorit publik të çështjes lidhur

me kërkesën për takimin preliminar brenda prokurorisë publike. Në fakt,

prokurori publik pasi ta ketë pranuar kërkesën nga i akuzuari ose mbrojtësi i

tij për takim preliminar, duhet ta informoj kryeprokurorin e asaj prokurorie.

Me këtë rregull, edhe në këto raste, vihet në dukje detyra për t`u respektuar

hierarkia brenda institucionit të prokurorisë publike.

E dyta i referohet qëllimit të këtij informimit. Në të vërtetë, konform këtij

paragrafi, informimi që i bëhet kryeprokurorit është në funksion të sigurimit

të autorizimit përkatës për mbajtje të takimit preliminar. Autorizimi duhet të

jepet në formë të shkruar, ndryshe pa të nuk mund të procedohet tutje rreth

këtij takimi. Autorizimi i tillë është conditio sine qua non-kusht i

domosdoshëm pa të cilin nuk mund të procedohet më tutje.

E treta i referohet çështjes së imunitetit të deklaratave të të akuzuarit. Ky

paragraf e bën të qartë faktin se deklaratat e të akuzuarit të dhëna prokurorit

publik lidhur me çështjen gëzojnë imunitet dhe ato konsiderohen prova të

papranueshme në shqyrtim gjyqësor ose në ndonjë procedurë tjetër.

Çështja e fundit është ajo që ka të bëj formësimin e marrëveshjes dhe

pranueshmërinë paraprake të saj nga kryeprokurori. Në fakt, marrëveshja

104 Neni 308 A (3) i KPP.

Page 86: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

86

për pranimin e fajësisë duhet të jetë e shkruar dhe para se formalisht t`i

ofrohen të akuzuarit, duhet të aprovohen nga kryeprokurori i prokurorisë

përkatëse105

.

Ma paragrafin e katërt është rregulluar çështja e klauzolave dhe

rekomandimeve që do të mund t`i përmbajë marrëveshja për pranimin e

fajësisë. Rrjedhimisht, marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë

mund të përfshijë dispozitën që prokurori në pajtim me nenin 299 të këtij

Kodi të kërkojë nga gjykata dhënien e urdhrit që të shpallë të akuzuarin si

dëshmitar bashkëpunues të definuar në nenin 298 të këtij Kodi. Nëse i

akuzuari i tillë jep asistencë, si dëshmitar bashkëpunues, prokurori publik

do t`i rekomandoj gjykatës një dënim më të butë që do të reflektoj nivelin e

ndihmës dhe bashkëpunimit të dhënë nga i akuzuari duke pasur parasysh

shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale106

. Sipas kësaj dispozite ligjore i

akuzuari përfiton lehtësira procedurale varësisht nivelit të ndihmës që ofron

si dëshmitar bashkëpunues.

Natyrisht, marrëveshja për pranimin e fajësisë, përveç tjerash mund të

përfshijë edhe dispozitën me të cilën prokurori publik do të kërkoj nga

gjykata që të jep urdhër me të cilin të akuzuarin e shpallë dëshmitar

bashkëpunues. Si rregull, prokurori publik do ta përfshijë dispozitën e tillë

në marrëveshjen për pranimin e fajësisë nëse ka gjasa që me dëshminë e tij

në gjykatë do të parandalohen veprat penale tjera që mund të kryhen nga

personi tjetër, nëse ajo do të shpie drejt zbardhjes së të vërtetës, kur për këtë

ka pajtueshmëri më të akuzuarin ose nëse ajo mund të shpie drejt ndjekjes

së suksesshme të kryerësve tjerë të veprave penale. Projekt Kodi i

Procedurës Penale i Republikës së Kosovës ka bërë shkallëzimin e zbutjes

së dënimit në rastin e arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe

shpalljes së të akuzuarit si dëshmitar bashkëpunues107

.

Krahas kësaj dispozite në marrëveshjen me shkrim për pranimin e fajësisë,

prokurori publik do të përfshijë edhe klauzolën me të cilën do t`i

rekomandoj gjykatës dhënien e një dënimi më të butë të akuzuarit, nëse ai

ofron të dhëna gjykatës në drejtim të zbardhjes së plotë të çështjes penale.

Konform këtij paragrafi, niveli i zbutjes së dënimit është kushtëzuar nga

105 Shih dhe krahaso: Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 539. 106 Neni 308 A (4) i KPP. 107 Shih nenin 233 (6) të Projekt Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Page 87: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

87

niveli i ndihmës dhe bashkëpunimit që ofron i akuzuari dhe duke pasur në

konsideratë shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale.

Me paragrafin e pestë është rregulluar çështja e cilësisë së të akuzuarit dhe

mbrojtjes së tij gjatë përgatitjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, ajo

i informimit të të dëmtuarit mbi marrëveshjen e arritur, çështja e adresimit

të kërkesës pasurore-juridike në rast të ekzistimit të dëmit dhe ajo që ka të

bëj me deklarimin e të dëmtuarit lidhur me kërkesën e tillë para se gjykata të

pranoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë108

.

Rrjedhimisht, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, duhet të jenë prezent gjatë

takimeve mbi negocimin e pranimit të fajësisë para se ajo t`i prezantohet

gjykatës. Në këtë rast kemi të bëjmë me respektimin dhe jetësimin e parimit

të drejtpërdrejtë. Prokurori publik duhet të informoj palën e dëmtuar me

marrëveshjen e arritur pasi që ajo të arrijë formën përfundimtare. Kur pala e

dëmtuar ka kërkesë pasurore-juridike që rrjedh nga vepra penale për të cilën

akuzohet, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë duhet ta adresoj kërkesën e

palës së dëmtuar, dhe prokurori publik duhet të njoftoj palën e dëmtuar dhe i

pandehuri kërkon të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. Palës së

dëmtuar duhet t`i jepet rasti që të deklarohet para gjykatës mbi kërkesën

pasurore juridike para se gjykata ta pranoj marrëveshjen mbi pranimin e

fajësisë.

Gjatë analizës që mund t`i bëhet kësaj dispozite ligjore shtrohet nevojshme

që të komentohen të paktën dy çështje. Çështja e parë është se ajo që

reflekton rolin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij në arritjen e marrëveshjes

mbi pranimin e fajësisë. Në të vërtetë, kjo dispozitë ligjore e vendosë palën

mbrojtëse në pozitë të barabartë me atë të prokurorit publik në tendencën

për arritje të marrëveshjes për pranimin e fajësisë që është qëllimi i tërë

kësaj procedure.

Kjo pozitë e barabartë vjen në shprehje, përveç tjerash, edhe mbështetur në

faktin se i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, jo vetëm që duhet të jenë prezent

gjatë takimeve mbi negocimin e marrëveshjes së tillë, por ata duhet të

pajtohen me kushtet e marrëveshjes së shkruar. Kjo do të thotë se pa

pajtueshmërinë e dyanshme nuk mund të ketë marrëveshje mbi pranimin e

fajësisë.

108 Neni 308 A (5) i KPP.

Page 88: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

88

Çështja e dytë është ajo që reflekton në obligueshmërinë për transparencë

ndaj të dëmtuarit në lidhje me marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Në fakt,

konform këtij paragrafi, prokurori publik është i detyruar që ta informoj

palën e dëmtuar për marrëveshjen e arritur. Ai këtë obligim duhet ta

përmbushë menjëherë pasi marrëveshja të ketë arritur formën

përfundimtare.

Qëllimi i këtij informimi është që, kur pala e dëmtuar ka kërkesë pasurore-

juridike, ajo të adresohet në marrëveshje. Ana tjetër e këtij informimi është

ajo që reflekton obligimin për t`i dhënë mundësi të dëmtuarit që të

deklarohet mbi kërkesën e tij pasurore-juridike para se gjykata ta ketë

pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Mënyra si është dizajnuar kjo dispozitë në bën të konkludojmë se megjithatë

i dëmtuari ka një peshë të caktuar në lidhje me mundësinë e arritjes së

marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Në fakt, ai mund të ndikoj në sajimin

e një pjese të përmbajtjes së marrëveshjes, asaj që ka të bëj me realizim të

kërkesës pasurore-juridike109

.

Me paragrafin e gjashtë është përcaktuar pozicioni i gjykatës në relacion me

negociatat që zhvillohen për pranimin e fajësisë. Rrjedhimisht, gjykata nuk

do të merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë por mund të caktoj afate

të arsyeshme, jo më të gjatë se tre muaj, për përfundimin e negociatave në

mënyrë që të pengohet zvarritja e procedurës110

.

Zgjidhja e dhënë në këtë dispozitë ligjore e bën të qartë faktin se palë në

arritjen e marrëveshjes për pranimin fajësisë duhet të jetë prokurori publik

dhe pala mbrojtëse. Kjo është në përputhje me misionin që ka gjykata që të

veproj si një arbitër i pavarur midis pretendimeve që kanë të dy palët lidhur

me çështjen. Megjithatë, konform këtij paragrafi, të përjashtuarit e gjykatës

nga procedura e negocimit të pranimit të fajësisë, nuk e lë krejtësisht atë pa

ndikim në këtë proces.

Në këtë rast ndikimi i saj është ndërtuar në funksion të mundësimit të

efikasitetit të çështjes. Kështu, ajo ka mundësi që palëve negociuese t`u

caktoj afat të arsyeshëm brenda të cilit duhet t`i përfundojnë negociatat. Në

këto raste afatet caktohen në varësi të shkallës së ndërlikueshmërisë së

109 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 539. 110 Neni 308 A (6) i KPP.

Page 89: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

89

çështjes penale. Megjithatë, konform këtij paragrafi, afatet e dhëna nuk

mund të jenë më të gjata se tre muaj, ngase ky është maksimumi i lejuar.

Ndonëse ligjdhënësi nuk e precizon çështjen e fillimit të rrjedhjes së afatit,

konsideroj se kjo çështje duhet ndërlidhur me ditën kur fillon negocimi i

marrëveshjes111

.

Me paragrafin e shtatë është rregulluar çështja e refuzimit të marrëveshjes

nga palët, përfshirë caktimin e stadit deri kur kjo mund të bëhet nga to dhe

mënyrat e veprimit të kryetarit të trupit gjykues në raste të tilla si dhe

mënyra e trajtimit të deklaratave të dhëna të të akuzuarit në rastet kur palët

dështojnë në arritjen e marrëveshjes ose kur marrëveshjen nuk e pranon

gjykata.

Rrjedhimisht, në çdo kohë para se gjykata të pranoj marrëveshjen mbi

pranimin e fajësisë, prokurori publik ose i akuzuari mund të refuzojnë

marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe kryetari i trupit gjykues do të

caktoj seancën për shqyrtim gjyqësor siç parashihet me Kapitullin XXXIV

të këtij Kodi.

Në qoftë se prokurori publik dhe mbrojtësi ose i akuzuari dështojnë të

arrijnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ose nëse marrëveshja nuk

pranohet nga gjykata, deklaratat e ta akuzuarit të dhëna në takimin paraprak

të mbajtur, për të negociuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë do të jenë

të papranueshme si dëshmi gjatë shqyrtimit gjyqësor ose në ndonjë

procedurë tjetër, në pajtim ne paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni112

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore palët negociuese të

marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë mund të refuzojnë marrëveshjen në

çdo kohë derisa gjykata nuk e ka pranuar atë. Pra vendosja nga palët në këtë

aspekt është çështje ekskluzive e tyre. Në këtë kontekst, prokurori publik

dhe i akuzuari kanë autonomi të plotë. Mirëpo, kjo mundësi bie poshtë në

momentin kur gjykata është akorduar me marrëveshjen e tillë. Konform

këtij paragrafi, nëse palët kanë dështuar në arritjen e marrëveshjen për

pranimin e fajësisë, gjegjësisht e kanë refuzuar marrëveshjen para se gjykata

ta ketë pranuar atë, kryetari i trupit gjykues do të filloj përgatitjet për

caktimin e shqyrtimit gjyqësor dhe në këtë rast do të veproj në pajtim me

dispozitat e rregullojnë këtë fazë të procedurës penale.

111 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 539. 112 Neni 308 A (8) i KPP.

Page 90: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

90

Çështje më vete që adreson kjo dispozitë ligjore është ajo që ka të bëj me

mënyrën e trajtimit të deklaratave të të akuzuarit të dhënë në takimin

paraprak me prokurorin publik. Në të vërtetë, nëse palët dështojnë në

arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ose kur marrëveshja e tillë

nuk pranohet nga gjykata, deklaratat e dhëna nga i akuzuari në takimin

paraprak gëzojnë imunitet. Ato nuk mund të konsiderohen prova të

pranueshme në shqyrtimin gjyqësor e as në ndonjë procedurë tjetër.

Pra, në deklaratat e tilla nuk mund të mbështetet vendimi i gjykatës

(aktgjykimi). Në të kundërtën ajo paraqet shkelje esenciale të dispozitave të

Kodit të Procedurës Penale. Në këtë rast vlenë parimi res iudicata dhe ajo e

sigurisë juridike të qytetarëve.

Me paragrafin e tetë është rregulluar çështja e përmbajtjes së marrëveshjes

mbi pranimin e fajësisë dhe efektet e saj. Kjo çështje do të elaborohet

detajisht në tezën e pestë (5) të këtij punimi.

Me paragrafin e nëntë është rregulluar mënyra e prezantimit të marrëveshjes

mbi pranimin e fajësisë në gjykatë. Rrjedhimisht, marrëveshja me shkrim

duhet të prezantohet në gjykatë në seancë të hapur publike, përveç rasteve të

parapara në paragrafin 11 të këtij neni113

.

Sipas zgjidhjes të dhënë në këtë dispozitë ligjore, si rregull marrëveshja e

shkruar dhe e nënshkruar nga palët duhet të prezantohet në gjykata në

seancë të hapur dhe publike. Qëllimi i këtij prezantimi të marrëveshjes për

pranimin e fajësisë është që pjesëmarrësit në procedurë dhe personat e tjerë

të pranishëm në gjykatë të informohen me marrëveshjen e arritur të palëve. I

vetmi përjashtim këtu ka të bëj në rastet kur i akuzuari është pajtuar që të

jetë dëshmitar bashkëpunues dhe masat mbrojtëse të zbatuara ndaj tij e

kërkojnë një gjë të tillë.

Me paragrafin e dhjetë është rregulluar çështja e veprimit të gjykatës në

raport me marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të arritur midis palëve dhe

koha kur fillon të prodhojë ajo efekte juridike.

Rrjedhimisht, gjykata zyrtarisht mund të pranoj ose refuzoj marrëveshjen

mbi pranimin e fajësisë në përputhje me kushtet e parapara në paragrafin 12

të këtij neni, të cilat duhet të merren parasysh. Marrëveshja mbi pranimin e

113 Neni 308 A (9) i KPP.

Page 91: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

91

fajësisë do të hyj në fuqi vetëm pasi që të evidentohet në procesverbal se

është pranuar zyrtarisht nga gjykata114

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore, marrëveshjen për

pranimin e fajësisë të nënshkruar nga palët, gjykata mund ta pranoj ose

refuzoj. Në fakt pranimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë së arritur

ndërmjet palëve nga gjykata është një mundësi e jo obligim sepse në parim,

arritja e marrëveshjes midis palëve nuk e detyron gjykatën që atë ta pranoj.

Gjykata, si rregull do ta pranoj ose refuzoj marrëveshjen e arritur mbi

pranimin e fajësisë në varësi të rastit konkret dhe nga vlerësimi i rrethanave

që kanë të bëjnë me të kuptuarit e pasojave të pranimit të fajit nga i akuzuari

dhe i vlerësimit të rrethanave tjera specifike të parapara në këtë dispozitë115

.

Më në fund, konform këtij paragrafi, marrëveshja e arritur midis palëve do

të filloj të prodhojë efektet e saj juridike, përkatësisht gjykata do të filloj të

veproj sipas saj vetëm atëherë kur ajo do të evidentohet në procesverbalin e

saj, me ç`rast konsiderohet se marrëveshja është pranuar zyrtarisht nga

gjykata.

Me paragrafin e njëmbëdhjetë është rregulluar mënyra e veprimit fillestar të

gjykatës në rastet kur i akuzuari është pajtuar që të jetë dëshmitar

bashkëpunues. Rrjedhimisht, nëse i pandehuri pajtohet që të jetë dëshmitar

bashkëpunues dhe kur masat e parapara në Kapitullin XXI të KPP i janë

siguruara atij, pas kërkesës së cilësdo palë, gjykata mund të urdhëroj një

dëgjim për të shqyrtuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë e cila do të jetë

e mbyllur për publikun dhe po ashtu ajo mund të urdhëroj që edhe

marrëveshja për pranimin e fajësisë me shkrim të jetë e mbyllur116

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore kur i pandehuri, konform

marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ka pranuar që të jetë dëshmitar

bashkëpunues dhe kur masat e caktuara mbrojtëse ndaj tij (për shembull

lënia bosh ose fshirja e emrit, adresave, vënie e pseudonimit) i janë siguruar

atij, gjykata mund të urdhëroj një dëgjim jopublik për të shqyrtuar

marrëveshjen për pranimin e fajësisë117

.

114 Neni 308 A (10) i KPP. 115 Krahaso: Azem Hajdari, E drejta e procedurës penale, faqe 259. 116 Neni 308 A (11) i KPP. 117 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 543.

Page 92: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

92

Këtë seancë dëgjimore gjykata e cakton kur ekziston kërkesa e cilësdo nga

palët. Ndonëse kjo nuk thuhet shprehimisht, seancën e tillë gjykata mund ta

caktoj edhe sipas detyrës zyrtare (ex offitio). Në këtë rrjedhë, pasi gjykata në

seancë të ketë dëgjuar mendimet e palëve ajo mund të urdhëroj që

marrëveshja për pranimin e fajësisë të konsiderohet e mbyllur. Me këtë rast,

si rregull palët duhet të sillen në pajtim me rregullat e vendosura në

marrëveshje.

Me paragrafin e dymbëdhjetë është rregulluar çështja e veprimit të gjykatës

para se ajo të ketë vendosur për aprovimin ose refuzimin e marrëveshjes për

pranimin e fajësisë. Para se ta pranoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë,

gjykata duhet të dëgjojë personalisht të akuzuarin, mbrojtësin e tij dhe

prokurorin publik dhe të përcaktoj nëse:

1. I akuzuari e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë;

2. Pranimi i fajësisë është bërë me vullnetin e të akuzuarit pas

konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, nëse i akuzuari ka

mbrojtës dhe se i akuzuari nuk ka qenë i detyruar me forcë që të

deklaroj fajësinë ose i shtrënguar në çfarëdo mënyre tjetër;

3. Pranimi i fajësisë mbështetet në faktet dhe provat materiale të rastit

konkret, të cilat i përmban aktakuza të prezantuara nga prokuroria

të cilat janë pranuar nga i akuzuari dhe në çfarëdo prove tjetër siç

mund të jenë deklaratat e dëshmitarëve të prezantuara nga

prokurori ose i akuzuari, dhe

4. Nuk ekziston asnjë nga rrethanat e parapara në paragrafin 1-3 të

nenit 316 të këtij Kodi118

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore gjykata para se të vendosë

për pranimin ose refuzimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë të arritur

nga palët, duhet të dëgjoj të akuzuarin, mbrojtësin e tij dhe prokurorin

publik. Dëgjimi duhet të fokusohet në kushtet e marrëveshjes për pranimin e

fajësisë dhe efektet që i prodhon ajo119

.

Para se të vendosë për pranimin ose refuzimin e marrëveshjes gjykata duhet

të vërtetoj faktin se i akuzuari a e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit

të fajit, a është pranuar fajësia me vullnetin e lirë të të akuzuarit dhe pas

konsultimeve të mjaftueshme të bëra me mbrojtësin e tij.

Po ashtu gjykata duhet të vërtetoj faktin nëse mos pranimi i fajësisë është

inspiruar nga provat dhe nga faktet që i përmban aktakuza dhe pamundësia e

tij për t`u mbrojtur përballë tyre, si dhe pasi të vij në përfundim se nuk

118 Neni 308 A (12) i KPP. 119 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 544.

Page 93: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

93

ekziston asnjëra nga rrethanat të cilat diktojnë hedhjen e aktakuzës të

parapara në dispozitat përkatëse të KPP.

Me paragrafin e trembëdhjetë është rregulluar çështja e prezantimit të

pikëpamjeve të palës akuzuese dhe mbrojtëse në gjykatë lidhur me

marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe ajo e dhënies së deklaratës së të

dëmtuarit lidhur me kërkesën pasurore-juridike. Rrjedhimisht, me rastin e

shqyrtimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë gjykata duhet të dëgjoj

pikëpamjet e prokurorit, mbrojtësit të tij dhe palës së dëmtuar. Nëse

marrëveshja për bashkëpunimin dhe pranimin e fajësisë nga i akuzuari është

e mbyllur në pajtim me paragrafin 11 të këtij neni, gjykata do t`i lejoj palës

së dëmtuar të jep deklaratën në përfundim të bashkëpunimit të akuzuarit,

para caktimit të dënimit120

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore gjykata është e detyruar që

në seancën dëgjimore të dëgjoj pikëpamjet e të akuzuarit, mbrojtësit të tij

dhe prokurorit publik lidhur me referencat e marrëveshjes së arritur për

pranimin e fajësisë. Në rastet kur marrëveshja për pranimin e fajësisë

konsiderohet e mbyllur, gjykata duhet t`ia mundësoj palës së dëmtuar që të

deklarohet lidhur me kërkesën e saj pasurore-juridike, duke i mundësuar

edhe paraqitjen e provave që argumentojnë atë, deri në përfundim të

procesit të bashkëpunimit të të akuzuarit, para caktimit të dënimit. Kjo

bazuar në faktin se pjesë e aktgjykimit mund të jetë edhe vendimi mbi

kërkesën pasurore-juridike.

Me paragrafin e katërmbëdhjetë është rregulluar mënyra e veprimit në rastet

kur gjykata vjen në përfundim se nuk janë plotësuar kushtet për aprovimin e

marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të arritur midis palëve.

Rrjedhimisht, nëse gjykata nuk është e bindur se janë përmbushur të gjitha

kushtet e parapara në paragrafin 12 të këtij neni, gjykata do të refuzoj

pranimin e fajësisë dhe rasti do të vazhdoj në gjykim ashtu siç parashihet

me këtë Kod121

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore gjykata gjatë seancës

dëgjimore dhe në raste tjera, por gjithsesi para se të ketë pranuar

marrëveshjen për pranimin e fajësisë, vjen në përfundim se nuk janë

plotësuar kushtet për pranimin e saj, ajo do ta refuzoj pranimin e fajësisë. Si

120 Neni 308 A (13) i KPP. 121 Neni 308 A (14) i KPP.

Page 94: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

94

rregull, gjykata do ta refuzoj pranimin e fajësisë në çdo rast kur është e

bindur se i akuzuari nuk e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajit,

kur vjen në përfundim se pranimi i fajësisë është bërë me përdorim të

dhunës ose nën kërcënim, përkatësisht pa pasur mundësi të mjaftueshme të

konsultimit me mbrojtësin, kur pranimi i fajësisë është i kushtëzuar nga

provat dhe faktet që i përmban aktakuza dhe kur ekziston ndonjëra nga

kushtet mbi bazën e të cilave duhet hedhur aktakuzën.

Duhet theksuar se ekzistimi i vetëm njërit nga këto kushte është bazë e

mjaftueshme për gjykatën që ta refuzoj marrëveshjen mbi pranimin e

fajësisë. Konform këtij paragrafi, në këto raste gjykata duhet të vazhdoj me

procedimin e çështjes në mënyrën dhe sipas rregullave të përcaktuar me

këtë Kod122

.

Me paragrafin e pesëmbëdhjetë është përcaktuar mënyra e veprimit të

gjykatës në rastet kur vlerëson se janë përmbushur të gjitha kushtet për

pranimin e fajësisë. Rrjedhimisht, nëse gjykata është e bindur se të gjitha

kushtet e parapara në paragrafin 12 të këtij neni janë përmbushur, gjykata

mund ta pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe do të urdhëroj që

marrëveshja të vendoset në shkresat e lëndës në gjykatë. Gjykata do të

caktoj një datë kur palët do të japin deklaratat e tyre lidhur me dënimin pas

të cilës gjykata do të caktoj dënimin. Megjithatë, kjo datë mund të shtyhet

në mënyrë që i akuzuari të shërbej si dëshmitar bashkëpunues123

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore në rastet kur gjykata është

e bindur se i akuzuari e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajit,

pastaj kur vjen në përfundim se pranimi i fajësisë është bërë me vullnetin e

plotë të të akuzuarit dhe pas konsultimeve të mjaftueshme më mbrojtësin e

tij, kur vlerëson se pranimi i fajësisë nuk është i kushtëzuar nga provat dhe

faktet që i përmban aktakuza dhe kur konsideron se nuk ekziston ndonjëra

nga kushtet mbi bazën e të cilave duhet hedhur aktakuzën, ajo mund të

vendosë që ta pranoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. Në një rast të

tillë, gjykata do të urdhëroj që marrëveshja të vendoset në shkresat e lëndës

së gjykatës.

Pas pranimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë gjykata e cakton një

datë në të cilën do të mbajë një seancë të veçantë në të cilën palët do t`i

japin deklaratat e tyre lidhur me dënimin. Gjatë caktimit të dënimit gjykata

mund t`i marrë në konsideratë deklaratat e palëve, por edhe të mos i marrë.

122 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 545. 123 Neni 308 A (15) i KPP.

Page 95: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

95

Sidoqoftë, në rastet kur ajo vendosë t`i marrë në konsideratë deklarimet e

tyre, datën e tillë mund ta shtyjë në mënyrë që i akuzuari t`i përmbushë

premtimet e tij për të shërbyer si dëshmitar bashkëpunues.

Me paragrafin e gjashtëmbëdhjetë është rregulluar mënyra e veprimit të

gjykatës në rastet kur pas pranimit të marrëveshjes dhe para caktimit të

dënimit, i akuzuari kërkon tërheqjen e pranimit të fajit ose prokurori publik

kërkon anulimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë. Rrjedhimisht, pasi

që gjykata të ketë bërë pranimin e marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në

formë të shkruar, por para se të caktohet dënimi, gjykata mund të mos e

lejoj të akuzuarin ta tërheqë pranimin e fajësisë ose prokurorin të anuloj

marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, përveç nëse konstaton se nuk është

përmbushur ndonjë nga kushtet e parapara në paragrafin 12 të këtij neni.

Pala që kërkon të tërhiqet nga marrëveshja e ka barrën e të provuarit gjatë

parashtrimit të asaj kërkese124

.

Sipas zgjidhjes së dhënë në këtë dispozitë ligjore, në rastet kur gjykata e ka

pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ajo si rregull, nuk u lejon

palëve që të tërhiqen, përkatësisht që ta revokojnë pranimin paraprak.

Përjashtimisht, në rastet kur i akuzuari, përkatësisht prokurori publik kërkon

revokimin e saj para se të jetë caktuar dënimi, gjykata mund të vendosë që

ta pranoj anulimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë125

.

Gjykata do të veproj kësisoj vetëm nëse gjen se nuk është përmbushur

ndonjëri nga kushtet funksionale për aprovim të marrëveshjes mbi pranimin

e fajësisë, si fjala bie gjen se marrëveshja për pranimin e fajësisë është

lidhur me përdorimin e dhunës ose nën kërcënim. Konform këtij paragrafi,

pala e cila kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, në çdo rast, është e obliguar

që të siguroj provat përmes të cilave mbështetë kërkesën për anulim të

marrëveshjes për pranimin e fajësisë në gjykatë.

4. Përmbajtja dhe efektet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë

E gjithë procedura për pranimin e fajësisë bëhet me qëllim që të arrihet

pranimi i fajësisë nga i pandehuri, dhe që kjo çështje të marr fuqinë juridike

përmes njohjes së saj nga gjykata126

.

124 Neni 308 A (16) i KPP. 125 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 546. 126 Krahaso: Albulena Hajdari dhe Milot Krasniqi, “Ndërmjetësimi si qasje e re alternative e zgjidhjes së çështjeve

penale”, “Avokatura”-Buletini i Odës së Avokatëve të Kosovës, nr. 13, Prishtinë, qershor 2012, faqe 140.

Page 96: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

96

KPP në pjesën që i referohet çështjes së pranimit të fajësisë, ka paraparë

zgjidhjen sipas të cilës arritja e marrëveshjes për pranimin e fajësisë është

çështje ekskluzive e palëve, përkatësisht e prokurorit publik në njërën anë si

dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij në anën tjetër. Kjo zgjidhje e jetëson

parimin e respektimit të autonomisë së palëve. Në këtë aspekt gjykata nuk

ka ndonjë rol aktiv në arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, por

ajo mund të caktoj afat të arsyeshëm brenda të cilit duhet të arrihet

marrëveshja. Ky afat mund të zgjas më së shumti deri në tre muaj.

Konsideroj se kjo zgjidhje është paraparë me qëllim që të ruhet autoriteti i

gjykatës dhe të mos zvarritet pafundësisht dhe pa nevojë procedura penale.

Rrjedhimisht, çështja e përmbajtjes së marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë

dhe efektet e saj janë rregulluar me nenin 308 A (8) të KPP. Rrjedhimisht,

marrëveshja për pranimin e fajësisë duhet të përpilohet me shkrim pasi që

përbën dokument formal dhe zyrtar dhe është e detyrueshme për palët.

Marrëveshja si e tillë duhet të përmbaj të gjitha kushtet e marrëveshjes e cila

duhet të jetë e nënshkruar nga kryeprokurori i prokurorisë përkatëse,

mbrojtësi dhe i akuzuari, dhe është detyruese për të gjitha palët

nënshkruese.

Marrëveshja mbi pranimin duhet së paku të përfshijë:

1. Pikat e aktakuzës për të cilat i akuzuari e pranon fajësinë;

2. A pranon i akuzuari të bashkëpunojë;

3. Të drejtat nga të cilat hiqet dorë;

4. Përgjegjësinë e të akuzuarit për kompensimin e dëmit palës së dëmtuar

dhe konfiskimi e të gjitha të mirave materiale në pajtim me nenet 489-

499 të këtij Kodi127

.

Marrëveshja me shkrim po ashtu mund të përfshijë dispozitën me të cilën

palët pajtohen për kufijtë e dëmit që do të propozohen nga ana e prokurorit

publik nëse i akuzuari bashkëpunon substancialisht, ndërsa nëse gjykata

cakton dënim i cili dëmton njërën palë, pala do të ketë të drejtë ankese

kundër vendimit mbi dënimin128

.

Sipas kësaj zgjidhje marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë duhet të

jetë e përpiluar me shkrim si dhe të përmbajë të gjitha kushtet mbi të cilat

janë pajtuar palët. Përveç kësaj, marrëveshja e tillë, për të qenë valide duhet

të nënshkruhet nga kryeprokurori i prokurorisë përkatëse si dhe i akuzuari

dhe mbrojtësi i tij. Si e tillë kjo marrëveshje e arritur është e detyrueshme

127 Neni 308 A (8) i KPP. 128 Neni 308 A (8.1) i KPP.

Page 97: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

97

për palët. Pra palët nuk mund të pranojnë marrëveshjen e arritur në pjesë të

caktuara e në pjesët tjera jo. Ajo i obligon palët në tërësinë e saj. Ky është

aspekti parimor i përmbajtjes së marrëveshjes. Kjo do të thotë se

marrëveshje mbi pranimin e fajësisë mund të fokusohet në përmbajtjen e

vetëm të dhënave që konsiderohen të domosdoshme129

.

Në këto raste marrëveshja mund të përfshijë së paku pikat e aktakuzës për të

cilat i akuzuari e pranon fajësinë, faktin se a pranon i akuzuari të

bashkëpunoj të drejtat nga të cilat hiqet dorë nga ana e të akuzuarit (për

shembull nga e drejta e ankesës) dhe faktin që përcakton përgjegjësinë e të

akuzuarit për kompensimin e dëmit palës së dëmtuar dhe faktin e

konfiskimit të të gjitha të mirave materiale të fituar me veprën penale130

.

Konform këtij paragrafi, marrëveshja mund të përfshijë edhe klauzolën me

të cilën palët pajtohen për kufijtë e dënimit që do t`i propozohen gjykatës.

Në këto raste është fjala për situatat kur i akuzuari shprehë gatishmëri të

bashkëpunoj me gjykatën. Pjesë e kësaj klauzole mund të jetë edhe e dhëna

që ia njeh të drejtën palës së dëmtuar që të mund të atakojë aktgjykimin e

marrë në pjesën që ka të bëj me vendimin mbi dënimin.

Gjykata sipas rregullit nuk merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë,

por mund të caktojë afate të arsyeshme brenda të cilave duhet të arrihet

marrëveshja. Marrëveshja e arritur i procedohet gjykatës, e cila i ka dy

mundësi veprimi. Rrjedhimisht ajo mund:

1. Ta aprovojë marrëveshjen e arritur për pranimin e fajësisë, ose

2. Ta refuzojë atë.

Rrjedhimisht, marrëveshja duhet të prezantohet në gjykatë në seancë të

hapur publike. Ky prezantim ju mundëson palëve dhe posaçërisht gjykatës

që të njihen publikisht me marrëveshjen e arritur dhe është në funksion të

jetësimit të parimit të drejtpërdrejtë, publicitetit dhe atij të transparencës në

procedurën penale.

Para se të vendosë mbi pranimin e marrëveshjes, gjykata duhet ta dëgjojë të

akuzuarin, në mënyrë që të bindet:

1. Nëse i akuzuari e ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajit;

129 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 541-542. 130 Azem Hajdari, Procedura Penale-Komentar, faqe 541-542.

Page 98: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

98

2. Nëse pranimi i fajësisë është bërë me vullnetin e lirë të të akuzuarit ose

jo, dhe

3. Nëse fajësia mbështetet në fakte e prova të dokumentuara e tjera.

Gjykata do ta refuzojë marrëveshjen nëse vlerëson se nuk është plotësuar

cilado nga këto rrethana. Nëse e pranon marrëveshjen, gjykata e vendosë

marrëveshjen në shkresat e lëndës dhe si e tillë ajo prodhon pasoja juridike.

Nëse gjykata e refuzon pranimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë,

gjykimi vazhdon në pajtim me procedurat që i parasheh KPP.

Marrëveshja është e pavlefshme (nule) në rastet kur e cenon rendin publik

dhe moralin, është lidhur në kundërshtim me rendin juridik, është ndikuar

nga kanosja, dhuna, shtrëngimi ose rrethana tjera të ngjashme. Rrethanat që

i bëjnë të pavlefshme punët juridike në përgjithësi vlejnë edhe në rastin e

marrëveshjes për pranimin e fajësisë131

.

5. Përfundime

Pas studimit të bërë për institucionin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë

kam arritur në këto përfundime kryesore:

- Marrëveshja për pranimin e fajësisë paraqet një institucion të

rëndësishëm shoqëror e veçanërisht në aspektin juridik. Në aspektin

juridik-penal ka së fundi pas ndryshimeve progresive në këtë lëmi të së

drejtës.

- Marrëveshja për pranimin e fajësisë ka për qëllim që në pajtim me

rregullativën ligjore në fuqi t`i mundësoj të pandehurit që përmes

institucionit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë të përfitoj lehtësira

procedurale, madje edhe dënim më të butë.

- Për këtë qëllim shumica e vendeve Euro-Perëndimore e kanë promovuar

dhe e zbatojnë me sukses institucionin e pranimit të fajësisë. Në këtë

aspekt edhe Republika e Kosovës më 2008 me plotësim-ndryshimet që i

ka bërë në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, e ka rregulluar

ligjërisht këtë institucion.

- Tanimë, Kosova është në përgatitje e sipër të Projekt Kodit Penal dhe

atij të Procedurës Penale, të cilat pritet të hyjnë në fuqi me 1 janar 2013,

krahas inkriminimeve të reja, risive në politikën ndëshkimore e tjerë, do

131 Krahaso: Albulena Hajdari dhe Milot Krasniqi, “Ndërmjetësimi si qasje e re alternative e zgjidhjes së çështjeve

penale”, faqe 141.

Page 99: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

99

të parashihet edhe marrëveshja për pranimin e fajësisë, madje në një

format mbase edhe më të avancuar.

- Konform me rregullativën ligjore në fuqi, marrëveshja për pranimin e

fajësisë mund të aplikohet në të gjitha çështjet penale pa marrë parasysh

se për çfarë vepre penale kemi të bëjmë. Pra, në këtë aspekt nuk ka

kufizim të aplikimit të këtij institucioni, andaj është mundësi e mirë për

aplikim të gjerë.

- Marrëveshja për pranimin e fajësisë i mundëson të pandehurit që të

përfitoj lehtësira të rëndësishme procedurale, trajtim më të favorshëm e

madje edhe dënim të natyrës më të butë. Meqenëse marrëveshja për

pranimin e fajësisë aplikohet në procedurën penale, në masë të

konsiderueshme i kursen gjykatat nga një pjesë e madhe e punës.

Njëkohësisht, i akuzuari përveç favoreve që i përfiton në këtë aspekt ky

institucion e përmirëson në masë të madhe pozitën e tij si i pandehur në

procedurën penale.

- Sipas të dhënave që i posedojmë, institucioni i marrëveshjes për

pranimin e fajësisë në vendin tonë është aplikuar fare pak, përkatësisht

në disa raste individuale. Mbetet që në të ardhmen të promovohet më

shumë ky institucion i ri dhe të inkurajohen organet e drejtësisë në

shtetin tonë që ta aplikojnë atë në çdo rast kur plotësohen kushtet e

parapara me ligj.

LITERATURA

TEKSTE UNIVERSITARE:

Azem HAJDARI, “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë, 2010.

“Efikasiteti procedural dhe të drejtat e

njeriut në procedurën penale”, Prishtinë, 2011.

Ejup SAHITI, “E drejta e procedurës penale”, Prishtinë, 2005.

LIBRA:

Azem HAJDARI, “Procedura penale-Komentar”, Prishtinë, 2010.

Page 100: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

100

“Sistemi i drejtësisë për të mitur-

Komentar”, Prishtinë, 2010.

At Shtjefën GJEÇOVI, “Kanun i Lekë Dukagjinit”, Prishtinë, 2001.

Ismet ELEZI, Skënder KAÇUPI, “Komentar i Kodit Penal të Republikës së

Shqipërisë”,

Maksim HAXHIA, Tiranë, 1996.

STUDIME DHE ARTIKUJ SHKENCORË:

Albulena HAJDARI, “Ndërmjetësimi si qasje e re alternative e

zgjidhjes së

Milot KRASNIQI çështjeve penale”, Buletini i Odës së

Avokatëve të Kosovës “Avokatura”, Viti

8, Nr. 13, Prishtinë, qershor 2012.

Milot KRASNIQI, Nocioni i kompensimit dhe zhdëmtimit të

viktimave të krimit, Juristi-Revistë mujore

e studentëve të Fakultetit Juridik të

Universitetit të Prishtinës, Nr. 1, Prishtinë, nëntor 2010.

AKTE NORMATIVE:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, Prishtinë, 2008.

Kodi Penal i Kosovës”, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 6 korrik 2003 dhe i shpallur me Rregulloren 2003/26, Prishtinë.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, Nr. 04/L-082, Gazeta Zyrtare Nr. 19, 13

korrik 2012, i miratuar më 20 prill 2012 kurse do të hyj në fuqi me 1 janar 2013.

Kodi i Procedurës Penale i Kosovës”, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 6

korrik 2003 dhe i shpallur me Rregulloren 2003/25, Prishtinë.

Projekt Kodi i Procedurës Penale i Kosovës”, Prishtinë, prill 2012.

Ligji Nr. 03/L-002 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 44, datë 22 dhjetor 2008.

Ligji Nr. 03/L-003 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës”, Gazeta Zyrtare, Nr. 44, datë 22 dhjetor 2008.

Page 101: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

101

Ilir Berisha, jur i dipl

UDHËZIMI I PALËVE NË KONTEST NË PROCEDURËN E

SHQYRTIMIT TË TRASHËGIMISË

I. UDHËZIMI I PALËVE NË KONTEST CIVIL

I. 1. Kuptimi dhe aktualiteti i këtij institucioni të së drejtës trashëgimore

Sot në vendin tonë marrëdhëniet juridike trashëgimore në kuptimin e se

drejtës materiale rregullohen me Ligjin për trashëgimin te Kosovës

Nr.2004/26, ndërsa procedura e shqyrtimit të pasurisë trashëgimore

rregullohet me Ligjin për procedurën jokontestimore nr. 03/L-007, të datës

20 nëntor 2008, që do të thotë se parimisht procedura e shqyrtimit të

trashëgimisë zhvillohet pa kontestime të palëve të cilat marrin pjesë në

procedurën trashëgimore. Mirëpo, mund të ndodhë që gjatë zhvillimit të

procedurës palët të shfaqin mospajtimet e tyre lidhur me fakte të caktuar dhe

të shfaqin interesa juridike të kundërta, andaj në raste të tilla gjykata palët i

udhëzon në kontest civil.

Procedura e shqyrtimit të pasurisë trashëgimore parimisht zhvillohet

mbi bazë të rregullave të procedurës jokontestimore, në këtë shkrim do të

ndalemi tek rastet kur në mes të trashëgimtarëve ekziston kontesti rreth

çështjeve (fakteve) të caktuara dhe duhet të vij në shprehje aplikimi i

rregullave të procedurës kontestimore.

Në shumicën dërmuese të rasteve gjykata vepron sipas rregullave të

procedurës kontestimore, kur në mes të dy palëve ekziston kontesti-

mosmarrëveshje. Me kontest duhet kuptuar situatën në të cilën një person

pretendon se i takon një e drejtë subjektive civile ndaj personit tjetër, e ky e

mohon ekzistimin e saj, apo nga ndonjë shkak tjetër e mohon detyrimin e tij

që të sillet në mënyrën e caktuar.132

Deklaratat e trashëgimtarëve me të cilat pranohet trashëgimi mund të

përjashtojnë njëra tjetrën (reciprokisht). Në këtë rast hapet kontesti mbi të

drejtën për trashëgim lidhur më gjithë pasurinë trashëgimore ose një pjesë të

saj. Në situatë të këtillë, sipas ligjit procedimi i mëtutjeshëm varët nga

natyra e çështjes që e përbën esencën e kontestit. Nëse çështja është e

natyrës faktike (ka të bëjë me faktet) gjykata trashëgimore ndërpret

shqyrtimin e pasurisë trashëgimore dhe e udhëzon që me padi ta iniciojë

procedurën kontestimore pjesëmarrësin e drejta e të cilit i duket me pak e

132 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq.5, Kontesti dhe procesi kontestimor janë dy

nocione të ndryshme. I pari ka të bëjë me gjendjen e krijuar në raportim materialo-juridik, kurse i dyti ka të bëjë

me procedurën gjyqësore në të cilën gjendja e tillë gjënë zgjidhje.

Page 102: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

102

besueshme. Përkundrazi, nëse çështja është e natyrës juridike, kontestin e

zgjidhë vetë gjykata trashëgimore me anë të vendimit mbi trashëgimin.133

Sipas rregullit, gjykata trashëgimore nuk është e autorizuar për t‟i

vërtetuar vetë faktet kontestuese prej të cilave do të varet konkludimi për

ekzistimin e së drejtë trashëgimore, të legut ose për ekzistimin e ndonjë të

drejtë tjetër nga pasuria trashëgimore, nga përbërja e pasurisë trashëgimore

apo nga objekti i testamentit. Po që se ndërmjet palëve janë kontestuese

faktet, nga të cilat vare ndonjë e drejtë e tyre, gjykata do ta ndërpres

shqyrtimin e pasurisë trashëgimore dhe do t‟i udhëzoj palët që ta fillojnë

kontestin ose procedurën para organit kompetent.134

Në dispozitat e nenit 166.2 të LPJ-së, në mënyrë taksative janë

përcaktuar faktet të cilat mund të kontestohen nga palët, me ç‟rast gjykata

detyrohet që ta ndërpres procedurën e trashëgimisë dhe palët i udhëzon në

procedurë kontestimore ose para organit administrativ. Në ligj ceken këto

fakte:

a) faktet nga të cilat varet e drejta për trashëgim, e sidomos vlefshmëria

ose përmbajtja e testamentit ose marrëdhënia e trashëgimtarit dhe e

trashëgimlënësit në bazë të së cilës bëhet trashëgimi sipas ligjit;

b) faktet nga të cilat varet themelësia e kërkesës së bashkëshortit pas jetues

dhe pasardhësve të trashëgimlënësit, që kanë bashkëjetuar me

trashëgimlënësin në të njëjtën familje, që nga pasuria trashëgimore t‟u

veçohen sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për plotësimin e

nevojave të përditshme;

c) faktet nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, vlera e pjesës së

detyrueshme (domosdoshme) e sidomos e pjesës që përfshihet (llogaritet)

me pjesën trashëgimore;

d) faktet nga të cilat varet themelësia ligjore e përjashtimit të

trashëgimtarëve nga trashëgimi, apo ekzistimi i shkaqeve për padenjësi për

të trashëguar pasurinë e trashëgimlënësit;

e) faktet lidhur me rrethanën se a ka hequr dorë ndonjë trashëgimtar nga e

drejta e trashëgimit.

II. KONTESTIMI I FAKTEVE DHE UDHËZIMI I PALËVE NË

KONTEST CIVIL

Ligji i procedurës jokontestimore i cakton grupet e fakteve të cilat mund

133 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq.395 134 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, Prishtinë 2006, fq.168

Page 103: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

103

të kontestohen gjatë shqyrtimit të trashëgimisë, respektivisht rastet kur

gjykata duhet ti udhëzoj palët në kontest civil apo administrativ. Ashtu që

në procedurë kontestimore të argumentojnë vërtetësinë e pretendimeve të

tyre nga zgjidhja e të cilave varet vendimi meritor i gjykatës trashëgimore.

Në shkencën juridike mund të hasim kategorizime të ndryshme të këtyre

fakteve, jo vetëm sipas llojit të çështjes por edhe sipas bazës juridike që

kontestohet. Edhe pse të gjitha këto raste kanë një karakteristik të

përbashkët: të gjitha këto paraqiten si çështje paraprake, për zgjidhjen

meritore të çështjeve trashëgimore në rastin konkret. Mirëpo, ne do ti

përmbahemi radhitjes se fakteve sipas dispozitave të LPJ-së, pasi që behët

fjalë për dispozita të së drejtës pozitive të cilat janë të aplikueshme në

vendin tonë.

a) faktet nga të cilat varet e drejta për trashëgim, e sidomos vlefshmëria

ose përmbajtja e testamentit ose marrëdhënia e trashëgimtarit dhe e

trashëgimlënësit në bazë të së cilës bëhet trashëgimi sipas ligjit.135

Në vazhdim do të paraqesim disa nga ky grup i rasteve kontestuese,

të cilat janë më të shpeshta në praktiken gjyqësore p.sh.:

Çështja që një person a është i afërt në gjini martesor apo

jashtëmartesor;

Që jeta nga bashkësia martesore me trashëgimlënësin ka pushuar

përherë me fajin e bashkëshortit i cili ka të drejtë në trashëgimi apo ne

marrëveshje me trashëgimlënësin;

A është pasuria e bashkëshortit më e madhe se pjesa që kishte me i

takuar me rastin e ndarjes së trashëgimisë në pjesë të barabarta;

A është kontrata mbi adoptimin nule;

Paraardhësit e trashëgimlënësit apo vëllezërit dhe motrat e tij të paaftë

për punë dhe nuk kanë mjete të domosdoshme për jetesë;

A ka qenë trashëgimlënësi i aftë për të gjykuar në momentin e përpilimit

të testamentit respektivisht ndërmarrjen e çfarëdo veprimi lidhur me

testamentin si akt juridik;

A ka pasur raste të cilat kishin me ndikuar si përdorimi i kërcënimit,

dhunës, mashtrimit apo lajthimit me rastin e përpilimit të testamentit.

Dhe shumë çështje të tjera nga përgjigja e të cilave varet, së në rastin

konkret a janë plotësuar kushtet që të zbatohet ligji apo testamenti si bazë

për thirrje në trashëgimi, respektivisht që të përcaktohet se sa në të vërtetë

135 Neni 166.2, a), Ligji i Procedurës Jokontestimore, nr. 03/L-007

Page 104: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

104

është pjesa që ka për ti takuar ndonjë trashëgimtari nga këto baza të thirrjes

në trashëgimi.

b) faktet nga të cilat varet themelësia e kërkesës së bashkëshortit

pasjetues dhe pasardhësve të trashëgimlënësit, që kanë bashkëjetuar me

trashëgimlënësin në të njëjtën familje, që nga pasuria trashëgimore t’u

veçohen sendet e ekonomisë shtëpiake që shërbejnë për plotësimin e

nevojave të përditshme.136

Pra, do të thotë se nëse janë kontestuese faktet nga të cilat varet zbatimi

i nenit që ka të bëjë me, veçimi e sendeve në dobi të pasardhësve që kanë

punuar me trashëgimlënësin dhe veçimin e sendeve të shtëpisë ( neni 36 dhe

37 i LTK-së). Kjo posaçërisht mund të jetë rast, nëse paraqitet kontestuse

çështja:

Që bashkëshorti dhe pasardhësit a kanë jetuar në të njëjtën bashkësi

familjare me trashëgimlënësin;

Që disa sende kontestuese me të vërtetë a kanë shërbyer përmbushjes së

nevojave të përditshme;

Sa është vlera e ndonjë sendi nga sendet shtëpiake, të cilat kanë shërbyer

për përmbushjen e nevojave të përditshme dhe të ngjashme.

c) faktet nga të cilat varet madhësia e pjesës trashëgimore, vlera e

pjesës së detyrueshme (domosdoshme) e sidomos e pjesës që përfshihet

(llogaritet) me pjesën trashëgimore.137

Si shembull këtu mund të merret çështja sa është e madhe pasuria e

bashkëshortit pasjetues që konkurron për trashëgimi me fëmijët e

trashëgimlënësit nga martesa e tij e parë;138

Nëse faktet kontestuese janë qenësore për zbatimit e regjimit të pasurisë

bashkëshortore (nenit 26 të LTK-së), që do të thotë faktet që kanë të

bëjnë me madhësinë e pasurisë së bashkëshortit, të cilën ai e ka në

momentin e delacionit;

Faktet të cilat kanë të bëjnë me ekzistimin apo jo të mjeteve të

domosdoshme për jetesë nga ana e bashkëshortit apo prindërve, si dhe

gjendjen pasurore dhe aftësinë e tyre për punë;

Nëse është kontestuese madhësia e dhurimit e cila duhet të llogaritet në

pjesë trashëgimore, respektivisht duhet marr parasysh me rastin e

136 Neni 166.2, b), Ligji i Procedurës Jokontestimore, nr. 03/L-007 137 Neni 166.2, c), Ligji i Procedurës Jokontestimore, nr. 03/L-007 138 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq.396

Page 105: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

105

përcaktimit të pjesëve të domosdoshme;

Nëse në ketë rast është në pyetje rendi kohor i dhurimeve apo ndonjë

rrethanë faktike e nevojshme për vendim të gjykatës trashëgimore;

Apo ndonjë akt juridik i trashëgimlënësit ka pas karakter te dhurimit apo

të punës juridike me ngarkesë.

d) faktet nga të cilat varet themelësia ligjore e përjashtimit të

trashëgimtarëve nga trashëgimi, apo ekzistimi i shkaqeve për padenjësi

për të trashëguar pasurinë e trashëgimlënësit.139

Nëse është kontestues se trashëgimlënësi ka shprehur vullnetin e tij të

brendshëm dhe të vërtetë, me rastin e shfuqizimit të testament. Pra,

pretendohet se ka mungesa në vullnetin e fundit të trashëgimlënësit si

pasoj e kanosjes nga trashëgimtari;

Nëse pretendohet së njëri nga trashëgimtarët me sjelljet e tij në mënyrë

poshtëruese dhe përbuzëse e ka trajtuar trashëgimlënësin gjatë jetës së

tij;

Pretendimi i mosdhënies së ndihmës kur trashëgimlënësi ndodhej në

nevojë nga ana e trashëgimtarëve të detyruar për mbajtje ligjore;

Kontestuese mund të jetë çështja se a ka kryer trashëgimtari vepër me të

cilën e ka shkelur rëndë detyrimin moral ndaj dekujusit;140

Nëse paraqitet si kontestues fakti së një trashëgimtarë është apo jo i

dhënë pas jetës së pandershme edhe është plëngprishës.

Është çështje faktike nëse një person ka shumë borxhe dhe është

plëngprishës. Këtë duhet ta vërtetoj gjykata në secilin rast konkret. Nëse

personit të caktuar i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar në atë

rast gjykata nuk është e detyruar për të vërtetuar nëse ai është

plëngprishës.141

Vëmendje meriton fakti se cilat sjellje të trashëgimlënësit konsiderohen

të pandershme dhe atë e bëjnë plëngprishës. Sipas doktrinës juridike

krahasuese, një trashëgimtar ka sjellje të pandershme dhe është plëngprishës

nëse është alkoolist, merret me bixhoz, me prostitucion në mënyrë të

përhershme. Kjo do të thotë se veprimet e veçuara, të ndërmarra në intervale

kohore të shkurtra të kryesit nuk mjaftojnë dhe nuk përbëjnë shkakun e

139 Neni 166.2, d), Ligji i Procedurës Jokontestimore, nr. 03/L-007 140 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq.396 141 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, Prishtinë 2006, fq.74

Page 106: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

106

përjashtimit të tij nga e drejta e trashëgimit të domosdoshme në dobi të

pasardhësve të tij.142

Për të qenë i vlefshëm përjashtimi i trashëgimtarit të domosdoshëm nga

trashëgimi, shkaku i përjashtimit duhet të ketë ekzistuar në kohen e

përpilimit të testamentit. Në rast kontesti rreth bazushmërisë se përjashtimit,

sipas dispozitës së nenit 116.3 të LTK-së, detyrën për të provuar se

përjashtimi është i arsyeshëm e ka ai i cili mbështetet në përjashtim. Barra e

të provuarit bie mbi personin i cili thirret në përjashtim nga pjesa e

domosdoshme ose privim nga pjesa e domosdoshme, për ç‟arsye ky person

udhëzohet në kontest civil për të provuar themelësinë e përjashtimit nga

trashëgimi, përkatësisht nga privimi prej pjesës së domosdoshme të

trashëgimisë.143

e) faktet lidhur me rrethanën se a ka hequr dorë ndonjë trashëgimtar

nga e drejta e trashëgimit.

Nëse një trashëgimtar e konteston faktin se me trashëgimlënësin ka

lidhur marrëveshje mbi heqjen dorë nga trashëgimi;144

Nëse personi i cili ka hequr dorë nga trashëgimi e konteston

vlefshmërinë e kësaj dorëheqje për shkak se e ka dhënë nën ndikimin e

mashtrimit;145

Deri të udhëzimi në kontest civil mund të vije edhe për shkak të fakteve

të cilat paraqesin pranim të trashëgimisë, nëse trashëgimtari ka ndërmarr

veprime të cilat e përjashtojnë nga e drejta për të heqë dorë nga

trashëgimi.

Sipas nenit 132 të LTK-së nuk mund të heqë dorë nga trashëgimi

trashëgimtari që ka disponuar tërë pasurinë trashëgimore ose një pjesë të saj.

Këto janë dy veprime të kundërta sepse nuk mundësh që në njërën anë të

disponosh me pasurinë trashëgimore (ta shesësh, falësh apo ngarkosh atë me

barrë reale), ndërsa në anën tjetër në procedurë të trashëgimisë të deklarosh

se heqë dorë nga trashëgimi.

Në çoftë se në rastet e përmendura nuk ka konflikt rreth fakteve, por

palët kanë konflikt vetëm rreth aplikimit të së drejtës, gjykata trashëgimore

142 Podvorica, dr. Hamdi, vepra e njëjtë, fq.76 143 Podvorica, dr. Hamdi, vepra e njëjtë, fq.71. 144 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq.396. 145 Po aty.

Page 107: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

107

çështjet do t‟i zgjidhë në procedurë për shqyrtimin e pasurisë

trashëgimore.146

III. KONTESTIMI I FAKTEVE DHE UDHËZIMI I PALËVE NË

PROCEDUDRË ADMINISTRATIVE

Në pikën e më sipërme u bë fjalë për rastet në të cilat gjykata e udhëzon

pjesëmarrësin e procedurës trashëgimore për të ngritur padi me të cilën

iniciohet procedura kontestimore. Mirëpo, me ligj parashihen edhe rastet

kur duhet iniciuar procedura para organit administrativ nga pjesëmarrësi i

procedurës kontestimore. Inicimin e kësaj procedure ligji e parasheh për

rastet në të cilat zgjidhja e kontestit varet nga ndonjë çështje paraprake

(prejudiciale) të natyrës juridike-administrative.147

Megjithatë duke pas

parasysh natyrën e vetë faktit, respektivisht kërkesës kontestuese, gjykata

trashëgimore mund ta udhëzoj palën që ta inicioj procedurën para organit

administrativ, nëse ajo kishte me qenë kompetente për të vendosur lidhur

me ndonjërin nga faktet kontestuese të cilat janë të rëndësishme për

shqyrtimin e trashëgimisë.148

Gjykata trashëgimore vepron njëjtë duke e ndërpre procedurën

trashëgimore sikur edhe tek rastet e udhëzimit të palëve në procedurë

kontestimore, ashtu vepron edhe tek raste e udhëtimit të palëve në

procedurë administrative. Kjo ka të bëjë me atë se për zgjidhjen e çështjes

në rastin konkret është kompetent organi shtetëror i administratës.

Ne fund të fundit për rastin e udhëzimit për procedurë pranë organeve

administrative analogjikisht vlen krejt ajo çka është thënë për rastet e

udhëzimit në kontest civil. Në shkencën juridike si fakt kontestues për të

cilin trashëgimtari mund udhëzohet në kontest administrativ kemi gjetur:

Nëse paraqitet si kontestues fakti, para cilit epror ushtarak është

përpiluar testamenti apo është dashur që testamenti të përpilohet para

ndonjë eprori tjetër i rangut më të lartë apo më të ulët, në cilësi të

organit publik;

Nëse paraqitet kontestuese fakti se drejtoria për gjeodezi, kadastër dhe

pronësi nuk ka bërë ndryshimet e duhura në regjistrin e të drejtave

pronësore dhe pretendohet se përbërja e pasurisë trashëgimore është me

e madhe se ajo që është evidentuar në aktvdekje.

146 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, Prishtinë 2006, fq.169 147 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq. 397 148 Blagojević, T. Borislav, Nasledno Pravo RSFJ sa osvrtom na prava drugih država, šesto izdanje, Beograd,

1961, fq.300

Page 108: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

108

E potencuam këtë çështje pasi që në vendin tonë nuk janë të rralla rastet

kur organet kadastrale në cilësi të organeve administrative, nuk i bëjnë

ndryshimet e duhura dhe me kohë në regjistrat e patundshmërive dhe të

drejtave tjera sendore ashtu siç parashihet me dispozita ligjore p.sh. ka raste

kur pala i prezanton organit administrativ kadastral, aktgjykimin e formës se

prerë më të cilin gjykata e shpallë nule një kontratë sipas propozimit të

prokurorit publik, më kërkesë të kthimit në gjendjen e mëparshme. Ndërsa,

zyrtarët e kadastrit nuk i bëjnë këto ndryshime, me arsyetime laike se nuk

kemi kompetencë ti bëjmë ndryshimet pasi që bëhet fjalë për pronë

shoqërore për të cilën është përgjegjëse AKP-ja ose me arsyen tjetër se në

dispozitivin e aktgjykimit nuk obligohet zyra kadastrale që ti bëjë

ndryshimet e tilla. Madje për me keq zyrtarët e kadastrit nuk marrin vendim

me shkrim qoftë për aprovimin e kërkesës apo refuzimin e saj, por atë ia

kumtojnë palës gojarisht. Duke e privuar kështu palën e pakënaqur nga e

drejta që të ushtrojë ankesë para Agjencisë Kadastrale të Kosovës si organ i

shkallës së dytë.149

Edhe këtu duhet bërë dallimi midis kontestit që i përket anës faktike të

çështjes nga kontesti që ka të bëjë me anën juridike të çështjes. Kur kontesti

midis pjesëmarrësve të procedurës trashëgimore ka të bëjë me anën juridike

të çështjes, zgjidhjen e tij e bënë vetë gjykata trashëgimore. Kur kontesti ka

të bëjë me anën faktike të çështjes atë duhet ta zgjidhë organi

administrativ.150

Nëse palët kanë konflikt vetëm rreth aplikimit të së drejtës, gjykata

trashëgimore është e autorizuar që në procedurë trashëgimore ta zgjidhë

çështjen e së drejtës kontestuese, e jo t‟i udhëzoj palët që ta fillojnë

kontestin në procedurë para organit kompetent të administratës.151

Në rastet e përmendura më sipër kontesti mund të jetë vetëm i natyrës

juridike, e jo i asaj faktike. Këso natyre (juridike) kontesti do të ketë në

rastet kur duhet përgjigjur në pyetjen se a është i vlefshëm testamenti i

përpiluar në mënyrë jo të zakonshme (është përpiluar në disa fletë që nuk

janë bashkuar, e vetëm fleta e fundit është nënshkruar). I natyrës juridike

është edhe kontesti i shkaktuar me pretendimin e një trashëgimtari se sendet

e caktuar nuk shërbejnë për plotësimin e nevojave të përditshme. I po kësaj

natyre është edhe kontesti lidhur me pretendimin se a është ose nuk është

dhuratë sendi i të cilin dekujusi ia ka dhënë njërit trashëgimtar. Kontesti

është i natyrës juridike edhe kur një trashëgimtar, ndryshe nga të tjerët,

pretendon se deklarata e tij nuk e ka kuptimin e heqjes dorë nga e drejta e

149 Bazuar në shkresat e lëndës C.nr.170/97, Gjykata Komunale në Rahovec. 150 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq. 397 151 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, Prishtinë 2006, fq.170

Page 109: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

109

trashëgimit etj.152

Në praktiken gjyqësore në gjykatat tona, ndodhë që të mos bëhet dallimi

i nevojshëm lidhur me atë se a kemi të bëjmë me kontestimin të natyrës

faktike apo kemi të bëjmë me kontestimin të natyrës juridike. Me këtë rast

mund të vije deri tek ndërprerja e procedurës trashëgimore dhe udhëzimi i

palëve në kontest pa pasur nevojë.

IV. PROCEDURA E UDHËZIMIT TË PALËVE NË KONTEST CIVIL

APO ADMINISTRATIV

Edhe më sipër është thënë se gjykata kërkon nga pjesëmarrësi i

procedurës trashëgimore që me padi ta iniciojë procedurën kontestimore për

zgjidhjen e kontestit të lindu gjatë zhvillimit të procedurës trashëgimore

nëse ai është i natyrës faktike.153

Sipas nenit 170 të LPJ-së, gjykata do ta udhëzojë për inicimin e

procedurës kontestimore ose atë administrative palën të drejtën e së cilës e

konsideron me pakë të besueshme.

Në këtë aspekt ligji nuk cakton kritere. Prandaj i mbetët gjykatës që

duke i çmuar të gjitha rrethanat e rastit konkret të konstatoj se e drejta e cilit

trashëgimtarë është me pak e besueshme.154

Në shkencën juridike

bashkëkohore i është dhënë përgjigje edhe kësaj çështje, duke e konsideruar

si më pak të besueshme të drejtën e trashëgimtarit që buron nga ligji

kundrejt të drejtës që buron nga kontrata formale dhe testamenti valid

formal.155

Madje, me të drejtë me pak i besueshëm konsiderohet

trashëgimtari i shkallës me të largët të trashëgimisë, nëse ai kontestohet të

drejtën e atij që është i shkallës më të afërt.156

Mirëpo, çështja mund të komplikohet kur të shtrohet pyetja se, a do të

ketë ndikim në procedurë kontestimore fakti se gjykata e ka udhëzuar në

kontest njërën palë e jo palën tjetër. Sepse vlerësim i besueshmërisë së të

drejtës, respektivisht kërkesave juridike të ndonjërës palë, ka shumë rëndësi

të madhe, jo vetëm për atë së cila palë do të udhëzohet në kontest, por

eventualisht edhe për ndikimin që mund të ketë në vendimin e gjykatës

kontestimore.

152 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq. 396 153 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq. 396 154 Po aty 155 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, botimi i dytë, Prishtinë 2010, fq.172 156 Brestovci, dr. Faik, vepra e njëjtë, fq. 396

Page 110: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

110

Në qoftë se gjykata e ndërpret procedurën trashëgimore, atëherë ajo e

cakton një afat, i cili nuk mund të jetë me i gjatë se 30 ditë, brenda të cilit

pala duhet të iniciohet procedura kontestimore përkatësisht procedura

administrative para organit kompetent. Pjesëmarrësi në procedurën

trashëgimore që është udhëzuar për inicimin e procedurës kontestimore apo

administrative, ka për detyrë që ta informoj gjykatën se a ka vepruar sipas

udhëzimit të këtillë në afatin e caktuar.157

Kur pala e inicion procedurën sipas vendimit të gjykatës, në afatin e caktuar,

ndërprerja e procedurës trashëgimore zgjatë deri sa mos të përfundoj

procedura kontestimore ose ajo administrative me vendim të formës së

prerë.158

Sepse vendimin meritor të gjykatës kontestimore, gjykata

trashëgimore e merr për bazë të vendimi mbi trashëgimin lidhur me të

drejtën e kontestuar.159

Në qoftë se pala në afatin e caktuar nuk vepron sipas aktvendimit të

gjykatës, do të vazhdoj shqyrtimin e pasurisë trashëgimore edhe nëse pala

deri në përfundimin e kësaj procedure nuk paraqet prova se e ka filluar

kontestin ose procedurën para organit kompetent, do të përfundoj

shqyrtimin e pasurisë trashëgimore pa i marr parasysh kërkesat, lidhur me të

cilat pala është udhëzuar në kontest civil ose administrativ. Megjithatë, pala

që ka qenë e udhëzuar në kontest dhe nuk e ka filluar procedurën në afatin e

caktuar, të drejtën e saj nuk e humb, veçse këtë të drejtë mund ta realizojë

edhe pas kalimit të këtij afati, në procedurën në të cilën ka qenë i

udhëzuar.160

Në qoftë se gjykata trashëgimore e zgjidhë vetë kontestin duke menduar

se ai është i natyrës juridike e jo i asaj faktike, aktvendimi për trashëgiminë

nuk është pengesë që për kërkesën kontestuese të ngitet padia në procedurën

kontestimore.161

Nga kjo duket se gërshetimi në mes të procedurës

trashëgimore dhe procedurës kontestimore, gjatë shqyrtimit të trashëgimisë,

paraqitet në dy raste:

Në njërën rast, në drejtim të zgjidhjes së çështjeve faktike

kontestimore, në bazë të cilave gjykata trashëgimore duhet të bie

vendim mbi trashëgiminë. D.m.th. në drejtim të mundësisë së

përdorimit të procedurës kontestimore për zgjidhjen e disa çështjeve

kontestuese, të cilat paraqiten gjatë shqyrtimit të trashëgimisë, e cila

157 Neni 170.2, Ligji për Procedurën Jokontestimore, Nr.03/L-007 158 Neni 170.3, Ligji për Procedurën Jokontestimore, Nr.03/L-007 159 Brestovci, dr. Faik, vepra e njëjtë, fq. 396 160 Podvorica, dr. Hamdi, E drejta trashëgimore, botimi i dytë, Prishtinë 2010, fq.173. 161 Brestovci, dr. Faik, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002, fq. 397.

Page 111: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

111

me vendimin e vetë si një lloj i çështjes paraprake e kushtëzon

vendimin e gjykatës trashëgimore.162

Në rastin tjetër, në drejtim të zgjidhjes së çështjeve kontestuese, nëse

ato paraqiten tek pas vendimi i trashëgimisë te ketë marrë formën e

prerë. D.m.th. në drejtim të mundësisë së përdorimit të procedurës

kontestimore për zgjidhjen e disa çështjeve të cilat mund të paraqiten

tek pas përfundimit të procedurës trashëgimore si mënyrë për

mbrojtjen dhe realizimin e autorizimeve juridike trashëgimore.163

Në këtë mënyrë mund ti ndajmë dy rastet e mundësisë së shfrytëzimit të

procedurës kontestimore gjatë shqyrtimit të trashëgimisë. Njëri rast kur

procedura kontestimore zbatohet si procedurë ndihmëse dhe plotësuese të

mbrojtjes juridike të së drejtës trashëgimore. Ndërsa, rasti i dytë kur

procedura kontestimore paraqitet si mënyrë korrigjuese për mbrojtjen e

autorizimeve juridike trashëgimore. Në praktiken gjyqësore në vendin tonë

rastet e tilla janë shumë të rralla, prandaj edhe mundësia e studimit të tyre

mbetët e mangët.

PËRFUNDIM

1. Mendoj se mos respektimi i nenit 127 te LPJ-së, që procedura e

shqyrtimit të pasurisë trashëgimore të vihet në veprim nga gjykata sipas

detyrës zyrtare (ex officio) sapo ajo të informohet se një person ka

vdekur ose është shpallur i vdekur me vendim gjyqësor, lenë mundësin

që në të ardhmen të lindin konteste nga raportet juridike-trashëgimore.

2. Mos funksionimi adekuat dhe profesional ne mes të zyrës së gjendjes

civile e cila është kompetente për mbajtjen e librave amëz të vdekjeve

dhe gjykatës, sipas linjave të komunikimit zyrtarë të cilat janë të

përcaktuara me ligj, krijon mundësin e keqpërdorimit te fakteve nga

personat e pandërgjegjshëm me rastin e deklarimit të dhënave për

përpilimin e aktvdekjes, të cilat janë esenciale me rastin e shqyrtimit të

trashëgimisë, duke e vënë në këtë mënyrë gjykatën në lajthim me rastin e

marrjes së aktvendimit mbi trashëgiminë.

3. Udhëzimi në kontest civil gjatë procedurës trashëgimore, ka për qëllim

që t’ia mundësoj që vendimi meritor i gjykatës trashëgimore të jetë i

bazuar në fakte jo kontestuese dhe të argumentuara. Kjo është në interes

të palëve dhe të qarkullimit juridik në përgjithësi. Megjithatë a do ta

162 Neni 1.2, neni 3, neni 16 e lidhur me nenin 22 të LPJ-së. 163 Neni 178-185 i LPJ-së.

Page 112: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

112

konsideroj ndonjë fakt kontestues apo jo vendos gjykata trashëgimore. E

posaçërisht vendos, që një fakt a është esencial për shqyrtim e

trashëgimisë në rastin konkret, e për shkak të tij a duhet udhëzuar palët

në kontest dhe të ndërpret procedurën trashëgimore.

4. Udhëzimi i palëve në kontest, duhet të shfrytëzohet, kur më të vërtetë

gjykata trashëgimore nuk është në gjendje dhe kur kjo nuk do të ishte

oportune që ajo vetë të vendos për shqyrtimin e fakteve kontestues.

Zbatimi i këtij detyrimi, të udhëzimit të palës në kontest duhet të bëhet

nga gjykata trashëgimore, vetëm kur për këtë ekziston nevoja reale dhe

shkaqet e arsyeshme, duke marr parasysh rrethanat e rastit konkret.

Ashtu që nuk duhet të lejohet që ai udhëzim të jetë mjetë i zvarritjes

(prolongimit) të procedurës, e posaçërisht jo që palët e

pandërgjegjshme në procedurë trashëgimore ta shtyjnë marrjen e

vendimit përfundimtarë mbi trashëgiminë, madje edhe atëherë kur për

këtë nuk ka mjaft arsye të besueshme.

5. Gjykata trashëgimore duhet që, çdoherë para nxjerrjes së vendimit mbi

udhëzimin e palëve në kontest ta shqyrtoj llojin dhe bazën e kontestit.

Konfliktin i cili është në mes të palëve për çështje juridike, gjykata

duhet çdoherë ti zgjidhë vetë, e në kontest duhet ta udhëzoj palët vetëm

nëse janë kontestuese faktet, që janë qenësore dhe vendimtare për

njohjen e vetë të drejtës në trashëgimi, respektivisht për caktimin e

madhësisë së pjesës trashëgimore të palëve në trashëgimi.

6. Në praktiken gjyqësore, si shkaqe më të shpeshta për të cilat gjykata e

ndërpret procedurën trashëgimore dhe i udhëzon palët në procedurë

kontestimore apo administrative, janë faktet nga të cilat varet e drejta

për trashëgim, e sidomos vlefshmëria ose përmbajtja e testamentit ose

marrëdhënia e trashëgimtarit dhe e trashëgimlënësit në bazë të së cilës

bëhet trashëgimi sipas ligjit, si dhe faktet nga të cilat varët përbërja e

pasurisë trashëgimore.

7. Pas miratimit të Ligjit për procedurën kontestimore nr. 03/L-006 dhe

Ligjit të procedurës jokontestimore nr. 03/L-007, janë krijuar

prezumimet procedurale në aspektin organizativ, që gjykata

trashëgimore vetë ti zgjidhë çështjet kontestuese të cilat eventualisht

paraqite gjatë shqyrtimit të pasurisë trashëgimore. Sepse me nenin 15 të

LPK-së është bërë ndryshimi i pozitës së gjykatës kontestimore i njëjtë

me pozitën e gjykatës trashëgimore, në të cilën tani për çështjet juridike-

civile vepron gjyqtari individual. Sepse kjo është teorikisht e arsyeshme

dhe praktikisht e mundshme që të zbatohet në gjykatat tona.

8. Konsideroj se gjykatës trashëgimore duhet dhënë të drejtën që ajo vetë

të vendos për të gjitha këto raporte juridike-trashëgimore dhe çështjet

Page 113: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

113

paraprake (faktet kontestuese) ashtu sikurse në procedurat tjera jepet

mundësia gjykatës që disa çështje konkrete paraprake ti zgjidhë vetë,

sepse me këtë në masë të madhe kishin me qenë të mbrojtura interesat e

personave të ndërgjegjshëm dhe qëllim mirë në procedurën

trashëgimore dhe pengimin e personave të pandërgjegjshëm të cilët në

këtë mënyrë udhëzohen në kontest dhe përfitojnë mundësin që ta

prolongojnë procedurën dhe marrjen e aktvendimit mbi trashëgiminë.

9. Aplikimit i sistemit noterial në Kosovë në bazë të Ligjit për noterinë

nr.03/L-010, shënon fillimin e zgjidhjes së çështjeve juridike-

trashëgimore në procedurë më të shpejtë dhe shërben si institucion

lehtësues për gjykatat e vendit që çështjet trashëgimore, duke eliminuar

në këtë mënyrë kontestet eventuale të cilat kanë për bazë trashëgiminë.

10. Kosovës i ka munguar sistemi i librave të tokës, dhe për pasoj janë

gjeneruar në vazhdimësi konteste të natyrave të ndryshme e posaçërisht

të marrëdhënieve juridike-trashëgimore. Miratimi i Ligjit për

Themelimin e Regjistrit për të Drejtën e Pronës së Paluajtshëm nr.

2002/5, shënon një të arritur në sistemin e marrëdhënieve juridike

pronësore në përgjithësi dhe atyre trashëgimoren në veçanti. Kur dihet

se për herë të parë në historikun e saj, Kosova vendosë sistemin e

regjistrimit të drejtës së pronës dhe të drejtave tjera pronësore në

patundshmëri, nga i cili regjistër mund të merren të dhëna lidhur më

pronën e caktuar, si p.sh. pronari, sipërfaqja e pronës, kultura, klasa,

barra reale etj. Me çka trashëgimtarëve ju lehtësohet mundësia e

argumentimit se cila është pasuria trashëgimore e trashëgimlënësit.

LITERATURA

1. Hamdi Podvorica, E drejta trashëgimore, Prishtinë 2006

2. Hamdi Podvorica, E drejta trashëgimore, botimi i dytë, Prishtinë 2010

3. Juliana Latifi, E drejta e trashëgimisë në Kosovë, Prishtinë 2006

4. Abdullah Aliu, E drejta sendore (pronësia), Prishtinë 2004

5. Abdullah Aliu, Burimet e së drejtës civile në Kosovë, Prishtinë, 1999

6. Faik Brestovci, E drejta procedurale civile, Prishtinë 2002

7. Faik Brestovci, Cikel i leksioneve nga procedura civile III, Prishtinë 2007

8. Blagojević, T. Borislav, Nasledno Pravo RSFJ sa osvrtom na prava drugih država, šesto izdanje, Beograd, 1964

9. Andrija Gams, Hyrje në të drejtën civile, Prishtinë 1988

10. Andrija Gams, Bazat e së drejtës reale, Prishtinë 1978

LIGJET, AKTE, KODE, RREGULLORE

Page 114: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

114

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 qershor 2008

2. Ligji për procedurën kontestimore, Nr.03/L-006, 20 nëntor 2008

3. Ligji për procedurën jokontestimore, Nr.03/L-007, 20 nëntor 2008

4. Ligji për trashëgimin i Kosovës, Nr.2004/26

5. Ligji për librat amzë, Nr. 2004/46

6. Ligji për themelimin e regjistrit për të drejtën e pronës, Nr. 2002/5

7. Ligji për kadastër, Nr. 2002/25

8. Ligji për të drejtat sendore dhe pronësinë, Nr. 2004/30

9. Ligjit për noterinë, Nr.03/L-010.

Page 115: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

115

Ma.sc. Arben Ademaj

EFEKTET JURIDIKE DHE SOCIALE TË SHKURORËZIMIT NDAJ

FËMIJËVE

1. EFEKTET JURIDIKE NDAJ FËMIJËVE

Një nga problemet më delikate që zgjidh gjykata me rastin e zgjidhjes së

martesës është edhe ai i lënies së fëmijëve për rritje dhe edukim. Gjykata e

zgjidh këtë problem duke u nisur në radhë të parë në interesat e fëmijës. Kur

martesa zgjidhet definitivisht bashkëshortët kanë të drejtë të vendosin me

marrëveshje se me cilin prind do të banojë dhe jetojë fëmiu në të ardhmen.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që marrëveshja e përbashkët e prindërve është

gjithmonë e dobishme apo e përshtatshme për fëmiun.Kjo marrëveshje nuk

e lidhë gjykatën për të nxjerr vendim në favor të marrëveshjes por gjykata

marrëveshjen e paraqitur nga prindërit mund të mos e pranojë në rast se ajo

është e kundërligjshme dhe i shkel interesat e fëmiut të përbashkët. Në këtë

drejtim efektet apo pasojat juridike ndaj fëmiut shprehen në: gjendjen

statusore të tij, përkujdesjen për të. Kur gjykata kompetente për kontestin e

merr aktgjykimin me të cilin zgjidhet ose anulohet martesa me atë

aktgjykim gjykata do të vendosë për ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve të

mitur(Neni 140 LFK).

1.1 Gjendja statusore e fëmijëve

Fëmijët e lindur nga një martesë e zgjidhur përmes shkurorëzimit e kanë

gjithmonë statusin juridik të fëmijës së lindur nga martesa. 164 Sipas

legjislacionit tonë165 baba i fëmijës së lindur në martesë do të konsiderohet

burri i nënës së fëmijës nëse fëmija është lindur gjatë martesës dhe brenda

afatit prej 300 ditësh nga zgjidhja e saj. Ndërsa edhe kur fëmija është lindur

në martesën e mëvonshme (martesën e re) të nënës së tij pas kalimit të afatit

prej 270 ditësh e deri në afatin 300 ditësh pas zgjidhjes së martesës së

mëparshme, at i fëmijës do të konsiderohet burri i nënës nga martesa e

mëparshme, nëse burri i tanishëm nuk e pranon fëmiun e lindur si të vetin.

Nga kjo mund të nxjerrim një konkluzë se pa marrë parasysh lidhjen

juridike të mëvonshme të prindërve të tyre, fëmijët e lindur në martesë i

ruajnë të gjitha të drejtat e tyre të cilat i kishin gjatë bashkësisë martesore të

prindërve të tyre.166

164 Valentina Zaqe,”Mardh. Martesore sipas legjislacionit Shqiptar”, fq. 96 165 LFK- Neni 99. 166 Kështu edhe Abdulla Aliu& Haxhi Gashi, “E drejta familjare, Prishtinë, 2007, fq. 183.

Page 116: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

116

1.2 Gjykata në aktgjykim vendos se cilit prind do t‟i besohen fëmijët në

mbajtje, përkujdesje dhe edukim

Pas zgjidhjes së martesës, përfundimisht ndërpritet jeta e përbashkët

midis bashkëshortëve, prandaj për martesat me fëmijë shtrohet çështja se

cilit prej prindërve do t‟i besohen fëmijët e mitur për ruajtje dhe edukim.167

Sipas detyrë zyrtare, gjykata në dispozitivin e aktgjykimit për zgjidhjen e

martesës me shkurorëzim vendos se cilit prind do t‟i besohet fëmija për

ruajtje dhe mbajtje. 168 (shih Neni 140 par.1 LFK) 169 Prindërit mund të

merren vesh për mbajtjen e fëmijëve të tyre të mitur duke e deponuar

marrëveshjen e përbashkët në gjykatë.170Marrë parasysh lënien në besim

të fëmiut si çështje e një rëndësie të veçantë për fatin e fëmiut, për të

ardhmën e tij, për zhvillimin e tij të drejtë ose jo të drejtë, ligji si kriter

themelor paraqet interesin e fëmiut.

Interesi i fëmiut është fundamentalja të cilës kur është në pyetje

lënia në besim e fëmiur me rastin e zgjidhjes së martesës me

shkurorëzim, do t‟i pasojnë edhe të gjitha interesat tjera. Interesat e

prindërve dhe dëshirat e tyre do të renditen përkrah interesave të

fëmijëve të tyre. E drejta u takon prindërve për shkak se, me fuqinë e

të drejtave të tyre të mund t‟i përjashtojnë personat e tretë, të cilët

mund t‟i pengojnë në kryerjen e obligimeve të tyre prindërore.

167 Gani Oruçi, “Ligjerata të autorizuara nga e drejta familjare”, Prishtinë 1994, vep.e cit. fq. 107 168Shembuj nga praktika gjyqësore:

Sipas dispozitës së nenit 40 të Ligjit për mardhëniet e prindërve dhe të fëmijëve (Gazeta zyrtare e KSAK, nr. 43/74), shuma e alimentacionit që duhet të paguajnë prindërit për fëmijët e mitur caktohet sipas nevojave të

fëmijëve dhe mundësive të prindërve, prandaj në përputhje me këtë dispozitë, gjykata është e detyruar t‟i

konstatojë mundësitë e prindërve në periudhën, në të cilën caktohet alimentacioni dhe t‟i vlerësojë nevojat e fëmiut për këtë periudhë, sepse është e sigurtë se mundësitë e materiale të prindërve të prindërve ditën e

gjykimit të çështjes nuk kanë mundur të jenë të njëjta me mundësitë e tyre materiale që i kanë pasur në

kohën e ngritjes së padisë. (Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të KSA e Kosovës, Ac.nr 700/83 datë 31.05.1984).

Fëmiu i përbashkët i ndërgjyqësve e mitura V.LL, e lindur me 08.06.1995, i besohet në ruajtje mbajtje dhe edukim paditëses Bukurie si nënë. Detyrohet i padituri që në emër të ushqimisë për fëmiun e mitur Viona të

paguaj shumën prje nga 150 euro në muaj, duke filluar që nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi, e gjerë sa të ekzistojnë kushtet e parapara ligjore për pagesë. (Aktgjykim i gjykatës së qarkut në Prishtinë,

C.nr.33/2010, dt.05.10.2010).

Fëmiu i mitur S. A. e lindur me 17.09.1998 i besohet në ruajtje, kujdes dhe edukim të paditurës L.A. si nënë.

Obligohet e paditura që të mundësojë kontaktet e fëmiut të mitur me të atin këtu paditësin Z.A dhe atë gjatë pushimeve verore dhe dimërore fëmiu duhet t‟i kalojë me të atin 7 ditë. Obligohet paditësi Z.A. që në emër

të alimentacionit për të miturën të paguaj nga 150 euro në muaj duke filluar nga data 25.08.2005 duke

paguar këtë shumë më së voni deri në 5-in e muajit vijues dhe se këtë pagesë duhet ta bëjë në emër të së ëmës. (Aktgjykim i gjykatës së qarkut në Prizren, C.nr.107/2005, dt.25.08.2005).

169 Hamdi Podvorica,”E drejta familjare”, Prishtinë, 2006, fq. 139. 170LFMZ- Član 76.

Page 117: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

117

Sipas paragrafit 2 të nenit 70 të LFK-së ligji u lejon prindërve që së

bashku me propozimin për shkurorëzim me marrëveshje të dyanshme

të parashtrojnë marrëveshjen me shkrim për përkujdesje, edukim dhe

ushqim të fëmijëve të tyre të përbashkët si dhe propozimin me shkrim

mbi atë se si kontaktet mes fëmijëve dhe të dy prindërve do të

realizohen dhe garantohen në të ardhmen. Por kjo marrëveshje nuk ka

karakter detyrues (imperativ) për gjykatën, por marrëveshja në fjalë

më shumë ka karakter rekomandues ashtu që gjykata do ta miratojë

vetëm në rast se kjo marrëveshje shkon në interes të fëmijëve.

Kjo do të thotë se edhe atëherë kur prindërit kanë arritur

marrëveshjen, gjykata është e obliguar të verifikojë se kjo marrëveshje

a i përgjigjet interesave të fëmijëve.Nëse prindërit nuk janë marrë vesh

për ushtrimin e përkujdesit prindëror, ose edhe kur marrëveshja nuk u

përgjigjet interesave të fëmijëve, gjykata pasi të ketë marrë mendimin dhe

propozimin e organit të kujdestarisë dhe të hetojë të gjitha rrethanat, do të

vendosë:

Nëse të gjithë fëmijët të mbeten për ruajtje dhe edukim te njëri prind;

Që disa të mbesin te nëna;

Disa tek i ati ose të gjithë apo disa nga ta t’i besohen në ruajtje ndonjë

personi të tretë;171

Në zgjidhjen e kësaj çështjeje gjykata bazohet në radhë të parë në

faktin se cili nga prindërit është në gjendje t‟u sigurojë një edukim më të

mirë fëmijëve. Për këtë qëllim ajo duhet të hetojë se cili nga ta shfaq kujdes

e vëmendje më shumë karshi fëmijëve, moshën e tyre, lidhjet e fëmijëve me

secilin prind, veqoritë individuale të secilit prind, mundësitë që kanë ata për

t‟u krijuar kushte sa më të mira për edukim, duke marrë parasysh që epërsia

ekonomike e njërit prind nuk është kusht për t‟ia besuar atij fëmijët.172

Në legjislacionin Shqiptar në marrëdheniet e fëmijës me prindërit dhe

familjen ose që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijës etj, prioritet i jepet të

drejtave dhe detyrimeve që kanë prindërit, familja ose përfaqesuesit e tyre

ligjor. 173 E drejta e fëmijes për të pasur kujdesin e prindërve është

përcaktuar që në pjesën hyrëse të Kodit të Familjes (neni 3 dhe 5 KFSH). 174

Sipas dispozitave të sipërpërmendura, prindërit përgjigjen për mirërritjen

171 LFK- Neni 140 par. 2 172Valentina Zaqe, “Mardh. Martesore sipas legjislacionit Shqiptar”, fq.150. 173Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC)/6. 174ndryshuar me Ligjin Nr. 7540, datë 17.12.1991.

Page 118: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

118

dhe edukimin e fëmijeve të tyre.175

Prindërit nuk mund t‟ia lënë fëmijen në

rritje dhe edukim një personi që nuk mund të jetë kujdestar. Prindërit e

përfaqesojnë vetë fëmijën e tyre të mitur, që nuk ka mbushur moshen 14

vjeç, në të gjitha veprimet juridike, me përjashtim të atyre që sipas ligjit, i

mituri mund t‟i kryejë vetë.176

Gjithashtu, në Kodin e Familjes dhe në ligje

të veçanta parashikohet detyrimi dhe e drejta e prindërve për tu kujdesur për

ushqimin e fëmijës, arsimimin e tij (Neni 53 KFSH).

Ndërmjet bashkëshortëve martesor të cilët jetojnë ndaras paraqiten apo

ekzistojnë çështje juridike të njëjta sikurse tek bashkëshortët e shkurorëzuar.

Përkujdesi prindëror që ka të bëjë me fëmijët e mitur të përbashkët në këtë

rast nuk është bazë e detyrueshme për ndryshime thelbësore, por ndërprerja

faktike e bashkësisë jetësore bëhet shkas për rregullimin e përkujdesit

prindëror. Nëse bashkëshortët si zakonisht e kanë ushtruar bashkarisht të

drejtën prindërore gjatë ekzistimit të bashkësisë, kjo gjendje duhet të

vazhdojë edhe pas ndërprerjes së asaj bashkësie.177

Mirëpo prindi të cilit i besohen fëmijët e mitur në ruajtje e gëzon

autorizimin e plotë nga ligji që të vendos vetë për çështjet e përditshme

jetësore të fëmijëve të mitur. 178Prindit të cilit nuk i besohen fëmijët në

ruajtje nuk do të thotë se është i privuar ose liruar nga e drejta për

përkujdesje rreth shëndetit, edukimit dhe shkollimit të fëmijëve. Ai e ruan

këtë të drejtë dhe njëkohësisht ka për detyrë të përkujdeset për fëmijët e tij,

pavarësisht se fëmijët u janë besuar për ruajtje prindit tjetër.

Prindi nuk shkarkohet nga detyra për të ushqyer fëmijët e tij edhe sikur

t‟i hiqet e drejta prindërore. 179 Kur është në pyetje kontakti personal i

fëmijëve me prindin të cilit nuk u janë besuar ata në ruajtje dhe mbajtje,

atëherë ky kontakt realizohet në bazë të marrëveshjes së bashkëshortëve ose

në mungesë të saj në bazë të vendimit të gjykatës.180 Fëmiut të mitur të cilit i

175Njëjtë edhe ABGB- (§ 137. (1). Prindërit duhet të përkujdesen për mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre

në përgjithësi. § 140. (1) Prindërit duhet t‟i krijojnë kushtet e përshtatshme për jetesë, duke marrë parasysh

nevojat e arsyeshme të fëmijëve të tyre. 176 LFK- përfaqësimi (Neni 133 par.1) dhe punët juridike (Neni 136 par.1). 177 Dieter Schwab,”Familienrecht”, die rechtswirkungen, Elterliche sorge, seite 169-170. 178BGB- Entscheidungsbefugnisse des nicht sorgeberechtigen elternteils, Neni 1687 a. Po kështu edhe legjislacioni

ynë “Në rastet kur prindërit jetojnë të ndarë, janë të shkurorëzuar dhe fëmija i është besuar për ruajtje dhe

edukim njërit prind, atëherë kujdesin prindëror e ushtron prindi të cilit i është besuar fëmija.Neni 139 par.3

LFK”. 179Valentina Zaqe, “Mardh. Martesore sipas legjislacionit Shqiptar”, vepër e cit.fq. 154. 180Shembuj nga praktika gjyqësore:

Caktohet kontakti i të paditurit me fëmiun e tij të mitur Viona, të premten e pare dhe të tretë të ç‟do muaji duke filluar ditën e premte prej ores 14:00 deri të dielën në mbrëmje në orën 20:00. (Aktgjykim i gjykatës së

qarkut në Prishtinë, C.nr.33/2010, dt.05.10.2010).

Page 119: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

119

është caktuar mbiemri pas ndërrimit të statusit familjar me lidhjen e

martesës, mund t‟i caktohet mbiemri i ri pas zgjidhjes së martesës dhe atë

Brenda afatit prej dy muajsh.181 Si çështje problemore dhe e ndërlikuar na

paraqitet situata në rastet kur atësia e fëmijës së lindur i cili ka nevojë për

mbajtje nuk dihet. Këtë çështje e drejta Gjermane e ka rregulluar mjaft

mirë.182

1.3 Roli i qendrave për punë sociale (QPS) në marrjen e vendimit

lidhur me besimin, ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve

Legjislacioni ynë pozitiv parasheh se QPS-ja duhet të luajë rol mjaft të

rëndësishëm si në ndihmën ashtu edhe në këshillimin e gjykatave, gjatë

gjykimit të disa llojeve të caktuara të kontesteve martesore.183 Në kontestet

martesore kur bashkëshortët kanë fëmijë të mitur nga martesa, atëherë QPS-

ja si organ këshillues184 e zhvillon procedurën e pajtimit. Përveq kësaj kur

ajo thirret për të vendosur lidhur me çështje të pazgjidhura që përfshijnë

ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve, gjykata para se të vendos do të marrë

mendimin dhe propozimin e QPS-së.185

Në procedurat civile në të cilat përfshihen të miturit, gjykata mund të

kërkojë nga QPS-të zhvillimin e hetimeve dhe ofrimin e vlerësimit

profesional të rrethanave sociale të personit në fjalë dhe të japë

rekomandime për mirëqenien e tij në të ardhmen. Drejtori i QPS-së

urdhëron fillimin e një hetimi nga ana e një nëpunësi të shërbimeve sociale i

specializuar për këtë destinim dhe i siguron gjykatës raportin e kërkuar.

Raportet e tilla duhet t‟i dorëzohen gjykatës jo më vonë se 21 ditë pas

paraqitjes së kërkesës përveç nëse në kërkesë nuk parashihet ndryshe. 186

Gjykata mund ta dënojë me gjobë deri në 1000 euro ekspertin i cili pa

181 LFK- Neni 132 par.1 182Shembuj nga praktika:

Nëna e pamartuar lind fëmijën e sajpor që nuk dihet se cili ështëi ati. Tri vite pas lindjes së fëmiut një burrë e

njeh fëmiun e mitur si të vetin. Vetëm pas njohjes së atësisë nga personi i lartëpërmendur fëmiu në bazë të ligjit mund të kërkojë ta realizojë të drejtën për mbajtje nga i ati. Kjo mundësi e fëmiut për të kërkuar

mbajtje para njohjes së atësisë ligjërisht ishte e pamundur të realizohej. Shtrohet pyetja a mund të kërkojë

fëmiu kompenzimin në emër të mbajtjes edhe për tri vitet e mëparshme ?. Ai ka të drejtë që të kërkojë kompenzim të plotë për periudhën prej lindjes së tij deri tek momenti i njohjes së atësisë me vendim, nga i

ati. Autori është i mendimit se i ati i fëmijës në bazë të rrethanave e ka ditë ose është dashtë t‟a dijë se fëmija

është i tij. 183 LSHSF- ligji nr.2005/02-L17 për shërbime sociale dhe familjare, Neni 14 dhe 7 par.2 184 Qendrat për punë sociale QPS, janë organe qeveritare të cilat operojnë në ç‟do komunë të kosovës nën

autoritetin e ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale. Ato veprimtarinë e tyre e ushtrojnë duke u bazuar në Ligjin mbi shërbimet sociale dhe familjare, (LSHSF Neni 7).

185OSCE- Gjykimi i çështjeve familjare në Kosovë, shkurt 2011, fq. 18. 186 LSHSF- Neni 14 pika 1,2

Page 120: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

120

ndonjë shkak të arsyeshëm nuk e dorëzon brenda afatit të caktuar

konstatimin dhe mendimin e vet, apo që pa ndonjë arsye nuk vjen në seancë

gjyqësore edhe pse është thirrur rregullisht.187

1.4 Dështimi i QPS-ve në dhënien e ndihmës dhe mbrojtjen e interesave

të fëmijëve në kontestet martesore

Qendrat për punë sociale shumë shpesh dështojnë të veprojnë në

përputhje me kohën e duhur dhe në disa raste në tërësi dështojnë të veprojnë

në pajtim me kërkesat nga gjykatat për ndimë lidhur me procedurat e

pajtimit ose për të dhënë mendim në çështjet e vënies së fëmijëve nën

kujdestari. Sipas ligjit dhënia e ndihmës nga QPS-ja është detyrim ligjor sa

herë që kërkohet nga gjykatat kur është në pyetje mbrojtja e interesave të

fëmijëve.188

Pas monitorimit në dy muajt e fundit (nëntor, dhjetor 2011) të disa

seancave në kontestet martesore, pranë gjykatës së qarkut në Pejë, është

vërejtjur disa herë mungesa ose ardhja me vonesë e përfaqësuesit nga

qendra për punë sociale, për shkak të angazhimeve tjera, i thirrur për t‟i

mbrojtur interesat e fëmijëve në procedurë gjyqësore. Qendra për punë

sociale në Pejë ka tre përfaqësues të autorizuar për t‟i mbrojtur interesat e

fëmijëve para gjykatës.Njëri prej tyre gjatë javës, katër ditë është i

angazhuar në qendrën për të sëmurët mental pranë spitalit regjional në Pejë,

ndërsa vetëm një ditë në javë në QPS.

Si çështje tjetër shqetësuese është edhe zvarritja e procedurave lidhur me

vendosjen se cilit nga bashkëshortët duhet t‟i takojë e drejta për mbajtje,

rritje dhe edukim të fëmijëve. Në disa raste mund të ndodh që e drejta në

ruajtje, rritje dhe edukim e fëmijëve t‟i njihet njërit prind pa i shqyrtuar

drejtë faktet relevante si prezumim për marrjen e një vendimi të drejtë dhe

brenda një kohe të arsyeshme.189

187 LPK- Neni 293 pika 1, (kështu edhe OSCE- Gjykimi i çështjeve familjare në Kosovë, shkurt 2011, fq. 18).

188Shembuj nga praktika:

T. Th. dhe Gj. Th. që të dy nga rrethi i Pejës ishin martuar para gjashtë vitesh me 18.05.2005. Para një viti

gjykata e çëshjes mori aktgjykimin me të cilin vendosi t‟i jap fund bashkësisë jetësore, në bazë të padisë së

parashtruar nga ish-bashkëshorti T. Th. Për pesë vite martesë ata kishin katër fëmijë të përbashkët. Gjykata

e qarkut në Pejë ka vendosur që fëmijët t‟i lihen në ruajtje, rritje dhe edukim babait. Gjykata poashtu ka vendosur edhe lidhur me mbajtjen e kontakteve të fëmijëve me nënën e tyre. Këto kontakte pothuajse

asnjëherë nuk janë mbajtur sipas udhëzimit të dhënë nga gjykata, për shkak të mosgatishmërisë dhe

neglizhencës së QPS-së në Pejë, pohon nëna e fëmijëve të përbashkët. 189Shembuj nga Praktika:

Page 121: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

121

2. EFEKTET SOCIALE TË SHKURORËZIMIT NDAJ FËMIJËVE

Nëpërmjet shkurorëzimeve paraqiten situata komplekse dhe shpesh të

pasigurta të cilat konsistojnë me probleme të veçanta jo vetëm të natyrës

financiare por edhe të natyrës emocionale. Një pike kthese sa i përket

zhvillimit social të fëmiut mund të jetë i ndërlidhur me shkurorëzimin ose

ndarjen e prindërve. Efekti, i cili rrjedh nga shkurorëzimi i prindërve ndikon

në zhvillimin social të fëmiut, varësisht nga mosha e fëmiut në momentin

kur prindërit e tij janë ndarë ose shkurorëzuar.

Fëmijët në shumë raste janë viktimë e paaftësisë së prindërve të tyre për

shkak të gjendjes socio-ekonomike së krijuar si dhe të njëjtit duhet ta

përballojnë tandeminë socio-abuzive. Ata pasqyrojnë apo paraqesin në

mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, të gjitha karakteristikat e pasme të

lidhjeve personale me të afërmit, të cilat duke iu referuar mangësive

personale dhe vështirësive në mjedisin ku gjenden, mund të justifikohen.

2.1 Pasojat e shkurorëzimit për fëmijët nga familjet e shkurorëzuara në

krahasim me ata nga familjet e pashkurorëzuara

Shkurorëzimi paraqitet në shumë raste burim i konsiderueshëm i stresit

për fëmijët e goditur nga shkurorëzimi i prindërve të tyre, ku pasojat mund

të jenë direkte (si psh. mosmarrëveshja e prindërve të tyre, ndarja e

prindërve, kufizimi i komunikimit me njërin prind) si dhe me pasojat

indirekte (si psh. zvoglimi i të ardhurave dhe fuqisë blerëse të familjes,

ndyshimi i vendbanimit, rindërtimi i shoqërisë së re).190

Pasojat direkte dhe indirekte, të cilat derivojnë nga zgjidhja e martesës

me shkurorëzim, në përputhje me rrethanat konsistojnë me sjellje

problematike, ose pengesa emocionale (depresion, pengesa të kontrollit

impulsiv, pengesa në sjelljet sociale). Kështu studimet tregojnë, se fëmijët

nga familjet e shkurorëzuara janë më të rezervuar në pikëpamje humori,

Ajete M. nga Gjilani ka jetuar me fëmijët e saj që nga lindja e tyre në qershor të vitit 1997 dhe 1998,

përkatësisht deri në qershor të vitit 1999 kur i ati i fëmijëve të përbashkët kishte vdekur, dhe pas kësaj familja e burrit të saj nuk i kishin lejuar të ëmës t‟i shoh fëmijët e saj e madje as të flasë me ta. Pas vendimit

të qendrës për punë sociale të 23 qershorit 2000, të ëmës i‟u njoh e drejta e kontaktit me fëmijët e saj ç‟do të

dytën dhe të katërtën të hënë të ç‟do muaji dhe atë nga ora 12:00 deri në ora 14:00, në lokalet e qendrës për

punë sociale. Që prej atëherë e ëma e ka realizuar të drejtën e saj për t‟i kontaktuar fëmijët e saj në ç‟do

kohë, për arsye se që nga viti 2001, procedurat gjyqësore lidhur me çështjet e lartpërmendura prisnin për t‟u

zgjidhur. Që nga korriku 2005, shqyrtimi i vendimit të fundit të gjykatës Komunale në Gjilan, në favor të së ëmës i konfirmuar edhe nga gjykata e qarkut, pret për t‟u zgjidhur nga gjykata supreme e Kosovës. (Burimi:

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë raport nr. 1420/04). 190 Prof. dr. Guy Bodenmann, “Die folgen der scheidung für die kinder aus psychologischer sicht”, UNI Fribourg,

Schweiz, 2006, seite 3.

Page 122: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

122

sesa fëmijët nga familjet e paprekura (intakte) nga shkurorëzimi (Amato &

Keith). Pasojat e dëmshme të ndarjes së prindërve në kontekst të zhvillimit

të fëmijës mund të jenë afatshkurtëra dhe afatgjata, të cilat vetevetiu

manifestohen menjëherë pas zgjidhjes së martesës me shkurorëzim në formë

të çrregullimeve të përkohshme, vështirësive të vazhdueshme në pikëpamje

të identitetit etj.

Në anën tjetër megjithatë është vërtetuar, se procedurat e ndërmjetësimit

mund të jenë të dobishme në dobësimin e efekteve të dëmshme të

lartpërmendura (si psh. edukimi pozitiv dhe i dobishëm si dhe mbajtja në

vazhdimësi e kontaktit me të dy prindërit).191Në përgjithësi shumë studime

të zhvilluara gjatë viteve të 1990-ta tregojnë, se fëmijët nga familjet e

shkurorëzuara posedojnë vlerë më të ulët në kontekst të motivimit, të

shërbimeve edukative, sjelljeve sociale, dhe në përgjithësi arritjen e një

zhvillimi të mirë mendor dhe psikologjik, sesa fëmijët nga familjet e

paprekura nga shkurorëzimi.192

2.2 Pasojat e shkurorëzimit në kontekst të moshës së fëmiut

Mosha e fëmiut është një faktor i rëndësishëm, ngushtë i lidhur me

vëllimin e efektit, me përshtatjen psikologjike, përshtatjen sociale, si dhe

varshmërinë e mardhënies nënë-fëmijë dhe atë-fëmijë. Në bazë të analizave

të raportuara vëllimi i efekteve është më i theksuar tek fëmijët, të cilët

vijojnë mësimin para-fillor, fillor themelor deri në klasën e pestë, mësimin

sekondar deri në klasën e nëntë dhe shumë më pak janë të prekur fëmijët të

cilët vijojnë mësimin në shkollat e mesme. 193 Për arsye të resurseve të

dobëta sociale, për një kohë të shkurtër pasojat negative më shumë vërehen

tek fëmijët e moshave parashkollore.194 Në krahasim shihen edhe rezultate të

ndryshme kur janë në pyetje pasojat e shkurorëzimit në perudha afatgjata.

Sipas matjeve nga disa studime, del se pasojat negative si rezultat i

zgjidhjes së martesës me shkurorëzim janë më të mëdha tek fëmijët nën

moshën gjashtë vjeqare, ndërsa autorë të tjerë druajnë për efekte negative

191 Prof. dr. Guy Bodenmann, “Die folgen der scheidung für die kinder aus psychologischer sicht”, UNI Fribourg,

Schweiz, 2006, seite 3. 192Amato, P.R. “Children of divorce in the 1990-s “, Meta analysis, Journal of family psychology, 15(3), New

Jersey 2001, page 355-370. 193 Prof. dr. Guy Bodenmann, “Die folgen der scheidung für die kinder aus psychologischer sicht”, UNI Fribourg,

Schweiz, 2006, seite 9. 194 Hetherington, E M, Stanley-Hagan, M & Anderson, E R, “Marital transitions: A child‟s perspectives”, New

York 1989, page 303-312.

Page 123: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

123

tek fëmijët më të rritur (mosha e pubertitetit).195 Studimet tjera tregojnë se,

pasojat negative të shkurorëzimit me kalimin e moshës rinore përkatësisht

me arritjen e moshës madhore zvogëlohen apo dobësohen, për faktin se të

rinjët mund të krijojnë më shumë distancë në mes tyre dhe prindërve të

shkurorëzuar. Njëkohësisht adoleshentët janë më shumë të preokupuar në

këtë fazë dhe në mënyrë intenzive merren me çështjen se si ata mund ta

gjejnë partnerin e tyre të jetës dhe shumë pak hapsirë i lejnë çështjeve që

ndërlidhen me prindërit e tyre.

Duke u bazuar në këto të dhëna, mund të vijmë deri tek një konstatim

se, gjendja aktuale e hulumtimeve lidhur me pasojat e shkurorëzimit

varësisht nga mosha e fëmiut është heterogjene, për faktin se në përgjithësi

deri më tani shumë pak studime i kanë trajtuar efektet e shkurorëzimit në

mënyrë sistematike. Në vendin tonë fare pak studime janë marrë me pasojat

emocionale dhe socio-ekonomike të fëmijëve të cilët nuk jetojnë në një

bashkësi familjare me të dy prindërit. Shkurorëzimi është rruga gjyqësore i

cili shpie deri tek shkaktimi i pasojave juridiko-sociale për fëmijët. Përveç

shkurorëzimit Kosova i vuan pasojat prej më shumë se një dekade si rezultat

i luftës (1998-99) ku shumë fëmijë kishin humbur njërin prind, kështu duke

i sjellë ata në një gjendje mjaft të rëndë shpirtërore, ekonomike, sociale etj.

2.3 Pasojat në kontekst të marrëdhënieve ndërmjet prindërve dhe

fëmijëve

Krahas efekteve të shkurorëzimit dhe gjendjes psikike të fëmiut,

studimet më të reja merren edhe me çështjen se si shkurorëzimi ndikon në

raportet prind-fëmijë. Shumë studime tregojnë se si raportet ndërmjet

prindërve dhe fëmijëve në familjet e shkurorëzuara në përgjithësi janë më

pak pozitive, sesa mardhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve në familjet

(intakte) të paprekura. Kështu shpesh vie deri tek komunikimi i dobët,

diciplina jo konsistente si dhe një shkallë e ulët e vëmendjes ndaj fëmijëve

tek familjet e shkurorëzuara.196 Në bazë të hulumtimeve të realizuara ku

pjesmarrës ishin 1.143 fëmijë amerikan nga familjet e shkurorëzuara dhe

nga familjet e paprekura nga shkurorëzimi, ku ky studim është realizuar në

bazë të dy matjeve të përsëritura.

Matja e parë është bërë tek fëmijët e moshës 12-16 vjeq, ndërsa matja e

195 Dreman, “The influence of divorce on children”, Jourmal of divorce and remarriage,nr.31, 2000, page 42-71. 196 Prof. dr. Guy Bodenmann, “Die folgen der scheidung für die kinder aus psychologischer sicht”, UNI Fribourg,

Schweiz, 2006, Op. cit.seite 12.

Page 124: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

124

dytë është realizuar tek fëmijët e moshave 18-22 sipas metodës së

intervistimit. Rezultatet tregojnë se raportet mesatare atë-fëmijë tek familjet

e goditura nga shkurorëzimi janë dukshëm më të këqija, sesa raportet tek

familjet që nuk janë goditur nga shkurorëzimi. Fakti se rreth 2/3 e

grupmoshave 18-22 e fëmijëve nga familjet e shkurorëzuara e konsiderojnë

mardhënien e tyre me të atin si të padëshirueshme dhe të padobishme,

paraqet një problem në rritje dhe mjaft serioz.

Kështu një studimtregon se, në pesë vitet e para pas shkurorëzimit 23%

e etërve nuk kanë më kontakt me fëmijët e tyre.(Furstenberg, F.F, & Nord,

C.W, „Journal of marriage and the family“, 1985, page 893-904). Një

studim tjetër ka sjell në dritë faktin se, përafërsisht 1/3 e etërve nuk i kanë

parë ose i kanë parë vetëm një herë brenda një viti fëmijët e tyre.197

2.3.1 Pasojat e konflikteve prindërore para dhe gjatë shkurorëzimit

në lidhje me mirëqenien e fëmiut

Një studim nga Amato, Loomis dhe Booth ka llogaritur se rreth 30% e

rasteve të shkurorëzuara kanë ardhë si rezultat i konfliteve të rënda

bashkëshortore të cilat ishin të njohura qysh para zgjidhjes së martesës (si

psh. mosmarrëveshjet e shpeshta, grindjet serioze, dhuna verbale dhe

psikike). Nëse, sipas kësaj hipoteze, problemet e përshtatjes së fëmijëve me

konfliktet e prindërve të tyre janë të kohës së para shkurorëzimit, duhej që

përshtatja e fëmijëve nga familjet e shkurorëzuara me fëmijët nga familjet e

paprekura (intakte) nga shkurorëzimi në kontekst të aftësisë konfliktuoze të

jetë e ngjashme.

Kjo do të nënkuptojë, se konflitet e prindërve janë faktor qëndror i

rrezikut për mirëqenien e fëmijëve aq më pak shkurorëzimi si ngjarje.

Studimet e deritanishme e kanë vërtetuar disa herë këtë hipotezë. Në bazë të

saj fëmijët, prindërit e të cilëve janë shkurorëzuar, shumë shpesh para

shkurorëzimit kishin probleme në sjellje. Duke u mbështetur në këto

rezultate hulumtuese shtrohet pyetja, nëse fëmijët arrijnë zhvillim më të

mirë pas një shkurorëzimi, kur prindërit martesën e tyre konfliktuoze e

ndërprejnë me shkurorëzim. Mjetet e kontrollit statistikor të moshës, gjinisë,

racës dhe përgatitjes së prindërve si dhe moshës dhe gjinisë së fëmijës sipas

një studimi na bëhet e ditur se, fëmijët nga familjet konfliktuoze, prindërit e

197Seltzer, J. A, “Relationships between father‟s and children who live apart: The father‟s role after separation”,

Journal of marriage and the family nr.53, 1991, page 79-101.

Page 125: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

125

të cilëve janë ndarë, më mirë gjinden me arritjen e moshës madhore, se ata

prindërit e të cilëve kanë qëndruar së bashku.198

2.3.2 Pasojat shëndetësore dhe psiko-sociale të fëmijëve

Në bazë të Entit të statistikës së Kosovës në vendin tonë mesatarisht

1200-1500 martesa prishen ç‟do vit, shifër kjo e cila përbën rreth 7.4 % të

martesave të lidhura në përgjithësi,199 ku në shumicën e rasteve gratë janë

promotori shtytës i shkurorëzimeve, edhe pse ato nuk janë më shumë se

burrat fajtore për dëmtimin e mardhënieve martesore, por shpesh paraqiten

si palë më e dobët në situatën e krijuar.

Problemet të cilat shfaqen në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve janë

më të forta gjatë periudhës së ndarjes së prindërve të tyre. Fëmijët janë të

detyruar t‟i bartin pasojat e konfliktit në mes të prindërve, sjelljet e

ndryshuara në relacionin prind-fëmijë etj. Këtu vijnë përveq kësaj shpesh

edhe telashet nga situata ekonomike e krijuar si rezultat i ndarjes së

prindërve të tyre. Në këto kushte disa familje nuk arrijnë dot t‟i kryejnë

obligimet rreth ushqimit normal, veshëmbathjes, mbrojtjes shëndetësore,

shkollimit dhe edukimit të fëmijëve të tyre. Këto vështirësi veçmas

dobësojnë strukturën e familjes dhe njëkohësisht e dëmtojnë solidaritetin

brenda anëtarëve të familjes.

Në bazë të disa studimeve konkrete është vërtetuar fakti se, sjelljet e

dukshme sociale të fëmijëve shpesh manifestohen në botën e jashtme si

rezultat i averzionit social të shkaktuar gjatë kohës kur prindërit janë në

shtëpi, ndër të tjera nga situata e krijuar nga shkurorëzimi por edhe para saj

si rrjedhojë e raporteve të tensionuara në mes të prindërve të tyre.200 Kjo

gjendje e krijuar me një lidhje të thyer emocionale në bashkësinë familjare

në shumë raste mund t‟i shpie fëmijët deri tek pubertiteti më i hershëm si

dhe martesa e papritur për faktin se, fëmijët jashtë shtëpisë së prindërve

kërkojnë zëvendësimin e nevojave emocionale, me shpresën se ato do t‟i

gjejnë me rastin e krijimit të një bashkësie të re familjare.

Prapëseprapë tek këta fëmijë ekziston një dozë rreziku, se lidhja e tyre

jetësore sapo e krijuar mund të përballet me vështirësi dhe jo-stabilitet,

198 Prof. dr. Guy Bodenmann, “Die folgen der scheidung für die kinder aus psychologischer sicht”, UNI Fribourg,

Schweiz, 2006, vep. e cit. fq.16. 199ESK- Statistikat e kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve në Kosovë 2008, fq. 21 200 Heidi Keller, “Entwicklungspsychologie”, Verlag Hans Huber, Bern, 1998, seite 182.

Page 126: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

126

sepse mënyrat negative të sjelljes janë mishëruar në brendinë e tyre të cilat

nuk mund t‟i tejkalojnë sa duhet, kështu që atyre mund të ju ndodh e njëjta

sikurse më parë prindërve të tyre. Ata i përsërisin gabimet e njëjta, të cilat

manifestohen në kujtesën e tyre, të cilat nuk janë përpunuar dhe korrigjuar

sa duhet. Kur prindërit shkurorëzohen para se fëmiu i tyre ta ketë arritur

moshën nëntë vjeqare, shpesh tek këta të rinjë paraqiten pasoja afatgjate, jo

vetëm në formë të frikës, dekoncentrimit, pengesave në sjellje, por edhe

probleme me alkool, drogë, sjellje devijante, pengesa në të ushqyer si dhe

mardhënie të hershme seksuale. Gati ç‟do herë në bazë të këtyre rrethanave

sukseset në shkollë janë të mangëta dhe në mënyrë të vazhdueshme

përkeqësohen, kështu fëmiun ky mos-sukses e shpien në një çorrsokak të

pashpresë. 201 Aftësia konfliktuoze, grindjet dhe shtypjet (presionet) në

familje e ngadalësojnë tempon e zhvillimit të të rinjëve gjatë pubertetit.

Sociologu Surbey në vitin 1990 ka konstatuar se femrat nga familjet e

shkurorëzuara e arrijnë pjekurinë më herët se sa moshataret e tyre.

Sikurse dihet prej kohësh nga hulumtimet e zhvilluara rreth sjelljeve të

të miturve është vërtetuar fakti se, konteksti i fëmijërisë ndikon ndjeshëm në

ndërtimin e strategjisë jetësore të tyre. Kjo ndodh në pesë vitet e para të

jetës së fëmiut siq quhet ndryshe „periudha (e ndieshme) senzitive“ e cila

interferohet nga fëmiu dukshëm në mënyrën e të sjellurit. (Peter La

Freniere, 1996, Emotional Development: A Biosocial Perspective, page 86).

2.3.2.1 Depresionet, Frika, Varësia, Alkooli dhe droga

Shkurorëzimi dhe varfëria janë dy fenomene që shkaktojnë depresionin,

sikurse edhe ç‟do përjetim tjetër negativ e që nënkupton humbje dhe kthim

prapa duke kultivuar ndjenja dëshprimi. Depresioni si fenomen psikologjik

nuk mund të barazohet me një depresion të thjeshtë edhe nëqoftë se ai

përbën një aspekt themelor. Pasqyra e plotë e këtij sindromi përmban

gjithashtu disa komponente kognitive si pesimizmin, shpresën elementare,

mungesën e dëshirës etj. Simptomet trupore tek fëmijët konsistojnë në:

mungesën e oreksit (apetitit), pengesat gjatë fjetjes, pengesa në të ushqyer.

Një rritje e depresionit tek adoleshentët është duke u vështruar nga

këndë të ndryshme gjatë viteve të fundit. Në kohën e adoleshencës shfaqen

më së shumti forma të ndryshme të depresionit. Shqetësimet emocionale tek

moshat e reja janë posaçërisht shumë të përhapura. Pasi që ky grup i

201Lohaus, Vierhaus, Maass, “Entwicklungs-psychologie des kindes und jugendalters”, Springer Verlag GmbH,

Berlin, Heidelberg, 2010, seite 199.

Page 127: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

127

njerëzve është aq shumë i atakuar ky fakt na bënë neve të mendojmë për

aplikimin e masave parandaluese si dhe evitimin e pasojave të shkaktuara.

Arsyet që më së shpeshti i sjellin tek një situatë e pashpresë janë rezultat i

mungesës së përvojës ose kërkimi në një situatë pa rrugëdalje.

Në aspektin neuro-psikologjik me depresion nënkuptohen proceset

neuroendokrine të inkorporuara në mardhëniet, të cilat mund të zgjidhen me

komponente kognitive si dhe me kiminë negative si barrë metabolike në

familje, kështu duke ngjallur ndjenja negative dhe forcuar lëvizje

mendimesh, në situata dekurajuese. Shumë shpesh vie deri tek situata të tilla

dëshpruese të cilat shfaqen në momente të caktuara, vetëvrasje në formë të

përsosur ose bëhen përpjekje pë ta vrarë vehten. Faktorët ndikues në këtë

drejtim konsiderohen:

Pengesat e ndryshme si rrjedhojë e depresionit por edhe dhuna;

Keqtrajtimi;

Dëshpërimi në dashuri;

Humbja e shoqërisë dhe e të dashurit/es;

Sëmundjet ose lëndimet;.

Tek vetëvrasjet është konstatuar se, imitimi i rasteve është fakt mjaft i

rëndësishëm. Emile Durkheim në librin e tij “Vetëvrasja” na kujton se,

deliktet e vetëvrasjeve bëhen më të shpeshta, atëherë kur në opinionin e

gjerë publik një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhë më parë.202Tek fëmijët e

vegjël për shkak të papjekurisë së tyre si dhe faktit, të mos arritjes për

t„u përshtatur me ambientin, kryesisht frigohen nga grabitësit,

automjetet, zjarri dhe errësira.Këto elemente tek kjo grupmoshë

paraqiten shumë shpesh dhe janë të përkohshme.203

2.3.2.2 Agresiviteti, dhuna dhe sjelljet deviante

Kushtet e papërshtatshme sociale shpesh paraqiten si rrethana

problemore të cilat ndërlidhen me prirje në agresivitet. Shenjat të cilat tek

fëmijët paraqiten qysh në fëmijërinë e hershme dhe shprehitë e padukshme

dhe ato në formë të dukshme, konfliktet me vetëveten të cilat zgjidhen me

sjellje të dëmshme dhe asociale mund të kenë ndikim negativ në fazat e

mëvonshme në kontekst të zhvillimit psikologjik dhe të tij dhe manifestimit

të sjelljeve devijante në botën e jashtme. Ndikim të konsideruar, në sjelljet

e fëmijëve ka edhe mënyra e komunikimit dhe qëndrimit të prindërve ndaj

202 Silke fischbeck, “Komplexe lebenslagen, scheidung armut: folgen prekaerer situationen fuer die betroffenen

kinder”, Berlin 2004, seite 8. 203 Heidi Keller, “Entwicklungspsychologie”, Verlag Hans Huber, Bern, 1998, seite 184.

Page 128: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

128

fëmijëve. Raporti prind-fëmijë është me rëndësi të veçantë i cili raport

konsiderohet si faktor primar në pengimin e sjelljeve devijante tek fëmijët.

Në ambientet familjare ku këto raporte nuk janë të mira, (mungon

mirëkuprimi reciprok) përherë paraqiten konflikte të cilat lënë gjurmë të

thella në jetën psikike dhe shpirtërore të fëmijëve. Më të prekurit në këtë

drejtim janë fëmijët, prindërit e të cilëve janë shkurorëzuar.Këta fëmijë më

shumë sesa mendohet i vuajnë pasojat e dramave të tmerrshme të prindërve

të tyre. Fëmijët shpesh shohin nënen e tyre duke qarë, duke u keqtrajtuar,

duke ardhë në situatë depresioni si pasojë e keqtrajtimit dhe dhunës në

familje.

Prishja e bashkësisë familjare mund t‟i sjell ata deri te një gjendje

emocionale e pa kontrolluar e cila kryesisht manifestohet me agresivitet. Si

rrjedhojë e kësaj gjendje ata shpesh mund të jenë objekt i keqtrajtimeve të

ndryshme nga personat e pandërgjegjshëm,204 si shfrytëzimi seksual,205punët

e ndryshme fizike etj.Në këto raste ata si të vetmen zgjidhje e shohin

konsumimin e alkoolit, tabletave të ndryshme etj. Përjetimet e tyre të

brendshme ata zakonisht i manifestojnë në botën e jashtme si: në shkollë,

tek bashkëmoshatarët e tyre, janë të frikësuar, thellësisht të padurueshëm,

depresiv dhe apatik ose shprehen në mënyrë aktive tek shokët e tyre në

ç‟farëdo forme.

Sipas hulumtimeve të bëra fëmijët të cilët rrjedhin nga familjet me

raporte të këqija familjare kanë prirje të jenë agresive në forma të ndryshme,

jipen pas vjedhjeve dhe zakonisht shoqërohen me fëmijë tjerë problematik.

Në shumë raste fëmijët të cilët nuk e kanë mbështetjen e duhur nga gjiri

familjar, kërkojnë gjetiu afërsi duke u bashkuar në grupe të rinjësh, grupe

huliganësh, banda të rinjësh, sekte etj.Vjedhja është një nga format e

manifestimit të sjelljeve devijante e cila sjellje arsyetohet në mënyra të

ndryshme.

204Në këtë drejtim, në literaturë përmenden rastet e qëndrimit të ashpër dhe jo-human të njerkës apo njerkut, të

cilët shpesh ndaj fëmijëve aplikojnë dënime dhe tortura fizike dhe psikike. Fëmijët nga martesat e mëparme e

njërit nga bashkëshortët shpesh mirren me sjellje devijante si pasojë e qëndrimit të tillë.(shih Ragip

Halili,”Kriminologjia” fq. 261). 205 Dhuna seksuale apo shfrytëzimi seksual i fëmijëve prindërit e të cilëve jetojnë ndaras ose janë shkurorëzuar,

mund të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë, posaçërisht kur ajo ndodh brenda familjes. Këtu vjen me kalimin

e kohës edhe deri te rritja e intenzitetit të dhunës seksuale. Me këtë rast tek i mituri paraqiten deformime të

mëdha shpirtërore, si frika, ndjenja e lënies vetëm, ndjenjë e dëshpërimit për trupin e tij, besimi i humbur, të gjitha këto mund ta përcjellin atë gjatë gjithë jetës. (Institut Universitaire Kurt Bosch, Sion/Schweiz, “Wie

nehmen pflegende traumatisierung in der vorgeschichte der bewohnerinnen und bewohner wahr”?, Burgdorf,

Schweiz, 2009, seite 23.

Page 129: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

129

Vjedhja sipas hulumtimeve të deritanishme shumë rrallë ndodh për

shkak të gjendjes së rëndë sociale, por më shumë për arsye të tjera si psh.

rezultatet e dobëta në shkollë, injorimi nga bashkë-moshatarët, shpërbërja e

familjes, kritikat e vazhdueshme nga ana e prindërve, paknaqësia me trupin

dhe me performancen e tyre etj. Fëmijët me karakter të dobët në këtë

mënyrë synojnë ta arrijnë një lloj baraspeshe dhe të fitojnë respekt dhe

njohje nga bashkëmoshatarët e tyre.Tek shumë kryrës të delikteve të

ndryshme sot nuk mbretëron ndjenja e fajit kur ata vjedhin, sepse vjedhja në

shumë vende trajtohet juridikisht si kundërvajtje.206

3. Konkluzion përfundimtar

Kur parashtrohet çështja lidhur me pasojat e shkurorëzimit (de lege

ferenda), duhet pas parasysh situatën e cila mbretëron në vend, por gjithashtu

edhe synimin e shoqërisë i cili pretendohet të arrihet, përmes dispozitave

ligjore lidhur me pasojat e shkurorëzimit. Pas shqyrtimit të materialeve dhe

burimeve të shfrytëzuara gjatë këtij punimi autori është i mendimit se synimi

mund të arrihet duke i aktivizuar mekanizmat dhe përdorur metodat adapte

në këto drejtime:

Është më së i nevojshëm monitorimi i punës së gjykatave gjatë zhvillimit

të procedurës së shkurorëzimit e sidomos në procedurën e pajtimit të

bashkëshortëve. Kjo duhet bërë për faktin se në bazë të raporteve

hulumtuese të zhvilluara nga OSBE-ja janë evidentuar mangësi të

konsiderueshme në përmbajtjet e aktgjykimeve me të cilat është zgjidhur

martesa me shkurorëzim. Arsyetimet e mangëta dhe të pamjaftueshme sa

duhet, na bëjnë të supozojmë se gjykatat në disa raste mund të jenë të

njëanshme ose gjyqtarë të caktuar nuk janë aq të vëmendshëm në

procedurën e shqyrtimit të fakteve relevante në procedurën e

shkurorëzimit.

Bashkëpunimi më i frytshëm i Gjykatave dhe Qendrave për punë sociale

prej fillimit, përfundimit dhe pas përfundimit të procedurës së

shkurorëzimit kur procedura zhvillohet para organit të kujdestarisë me

qëllim të mbrojtjes së interesave të fëmiut.

Gjendja aktuale e studimeve tregon se, shkurorëzimi nuk është faktori

vendimtar i përjetimeve kritike ose pengesave psikike të fëmiut, por

shumë më shumë janë shkaqet të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte

206 Silke fischbeck, “Komplexe lebenslagen, scheidung armut: folgen prekaerer situationen fuer die betroffenen

kinder”, Berlin 2004, seite 8.

Page 130: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

130

janë determinant të zgjidhjes së martesës me shkurorëzim. Një nga

faktorët kyç është konflikti ndërmjet prindërve gjatë dhe pas

shkurorëzimit. Sa më kronik dhe destruktiv të jetë ai konflikt, aq më i

madh është potenciali i rrezikut për fëmijët.

Një gjetje tjetër mjaft e rëndësishme e cila na ofron njohuri është edhe

fakti se, mund të ketë edhe “shkurorëzime të mira” në rastet kur

prindërit vendosin t‟u japin fund konflikteve ndërmjet tyre, kështu duke

u krijuar fëmijëve një ambient të përshtatshëm dhe të shëndoshë në

kontekst të zhvillimit psikik. Shkurorëzimi prapëseprapë në shumicën e

rasteve mbetet një ngjarje e papritur, e rëndë dhe e befasishme, e cila

kërkon angazhim të lartë në kontekst të përshtatjes me realitetin e

krijuar, si nga ana e ish-bashkëshortëve ashtu edhe nga fëmijët e tyre.

Është i nevojshëm bashkërendimi në nivelin e lartë qeveritar për t‟i

kuptuar rezultatet dhe rekomandimet që dalin nga ky dhe hulumtime të

tjera të ngjashme dhe për t‟i shëndrruar ato në politika relevante

efektive, të cilat do të mund të zbatoheshin në tërë Kosovën.

Në vendin tonë gruaja duhet të frymëzohet në aso rrethanash jetësore që e

njëjta të aftësohet në kontekst të integrimit të saj jashtë shtëpisë dhe që

profesionin e saj ta ushtrojë edhe gjatë ekzistimit të martesës, pasi që vetëm

në këtë mënyrë janë të siguruara për të ardhmen e tyre. Por para së gjithash

duhet pasur parasysh situatën e cila mbretëron, dhe e cila do të vazhdojë të

ekzistojë edhe një kohë të gjatë, sepse sado që ligjit tona të jenë bashkëkohore,

përmes të cilave është shuar sistemi patriarkal në të drejtën familjare dhe

martesore, mos t‟i mbyllim sytë para disa fakteve, pasi që marrëdhëniet

patriarkale në martesë dhe familje ende ekzistojnë diku më shumë e diku më

pakë, dhe se ende ka shumë martesa, në të cilat gruaja ka zgjedhur titullin e

amvisës, ndërsa shumë burra dëshirojnë t‟i kenë pranë pikërisht këto gra. Në

këtë kontekst në rastin e fuqizimit të ligjeve të reja dhe tek interpretimi i

ligjeve ekzistuese duhet ende të kihet kujdes.

Page 131: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

131

UDHEZIME -për autoret-

Ftohen autoret qe dorëshkrimet ti dorëzojnë duke ju përmbajtur këtyre rregullave:

1. Prezantimi juaj do të duhej të jetë një koment i plotë e jo thjesht skicim i ligjit. Materiali i përgatitur nga ju mund të përdoret si mjet referues dhe për rrjedhojë do të duhej të jetë sa më gjithëpërfshirës, duke përshkruar hollësisht dhe saktë çështjen që trajton.

2. Ndryshime në ligj, zhvendosja e vlerësimeve midis ekspertëve për çështjet më të rëndësishme dhe përpjekja e jonë për të qenë të pajisur me komentet më të mira, na shtyn që të preferojmë një artikull të ri para se plotësimin apo rishikimin e punimit të kaluar. Megjithatë, shqyrtimet e paraqitura nga ju kurrsesi nuk do të duhej të ishin shtesa të punimeve të kaluara.

3. Shkruani për të edukuar e jo për të impresionuar. Përdorni gjuhë të thjeshtë dhe fjali të shkurtra. Shpjegoni temat të cilat vështirë mund të kuptohen nga joprofesionistët.

4. Formatet, formularët, dokumentet modele, listat kontrolluese, kërkohen shumë dhe përbëjnë një mjet të shkëlqyer edukimi. Prandaj ato mund të përfshihen si shtojca, por kurrsesi në trupin e tekstit tuaj. Vëmendja e pjesëmarrësve do të duhej të tërhiqej në çështjet e rëndësishme etike, prandaj keni parasysh standarde të larta etike profesionale.

5. Titulli i punimit duhet të jetë i shkurtër (maksimum 12 fjali ose 70 shkronja), që e përshkruan thelbin e temës tuaj. Keni parasysh që të tjerët do ta përdorin këtë titull për ta kërkuar artikullin tuaj për qëllimet e tyre kërkimore.

6. Titujt në tekst dhe në tabelën e përmbajtjes duhet të kenë numra dhe të vendosen në konturin:I,A,1,a(1). Organizoni artikullin në këtë format hierarkik, sepse kështu tema juaj do të jetë më e qartë.

7. Në titullin Parathënie përfshini një përmbledhje të shkurtër (50 ose edhe më pak fjali),për ta përshkruar punimin. Kjo përmbledhje do të përdoret ta shesë artikullin.

8. Përdorini rregullat standarde të shqyrtimit të burimeve. Përfshini citime të mjaftueshme për të vërtetuar qëndrimet thelbësore por evitoni citimet e gjata.

9. Përfshini bibliografinë nëse shkruani në një fushë të së drejtës ku burimet e materialit mund të gjenden me vështirësi ose nëse në punim keni përfshi citate nga artikuj ose materiale të tjera.

10. Ne lidhje me përdorimin e fusnotave:

-fusnotat shkruhen sipas kësaj radhe: numri (lidhur për tekst), autori, titulli i veprës, vendi dhe viti i botimit, numri i faqes se cituar ose pikës. Fusnotat duhet te jene te numëruara për tere tekstin e jo për secilën faqe, ose te shënohen tërësisht ne fund te tekstit,

-Nëse ne punim autori i njëjte citohet ne me shume fusnota ( te cilat nuk janë njëra pas tjetrës) pas emrit dhe mbiemrit te autorit, herën e dyte dhe çdo here tjetër te përdoret shkurtesa’’Vep.e cit.’’. Nëse një punim i autorit te njëjtë citohet ne fusnota te cilat vijnë njëra pas tjetrës, pas citimit te pare te shënimeve te plota mbi autorin dhe punimin ti shtohet shkurtesa’’ ibit’’ ose ‚’’ po aty’’

E vlerësojmë angazhimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Page 132: AVOKATURA · 2014-07-04 · vlera e sendit të paluajtshëm hipotekar me shitjen në procedurën gjyqësore-përmbarimore, në qoftë se debitori hipotekar me të arritur të pretendimeve

132

AVOKATURA Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

VITI:VIII – nr.14/2012

Lektor dhe korrektor

Administrata e Odës

Përgatitja teknike

Yll Zekaj

Tirazhi

800 copë

U shtyp në shtypshkronjën

“GRAFOBENI”

Prishtinë

Dhjetor 2012

PRISHTINË