24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 9 Shkurt 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Ylli MEÇE Këta or miku im, janë “ata”... që mos qofshin kurrë! Nga Besi BEKTESHI Pushteti i tiranit nga marrëzia e “sovranit”! Nga Bardhyl BEJKO Turisti i huaj në dy orë zbulon si në Ksamil me natyrën bëhet horror! Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka arritur të qetësojë ujërat me amerikanët. Prej disa ditësh ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh. Vizita erdhi në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve që mbahet në Uashington D.C, një aktivitet ku... Dështojnë tentativat e Metës për të qetësuar ujërat me SHBA, takime vetëm me zyrtarë të dorës së dytë dhe “vjedhje” fotosh me Pompeo Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ish-agjentë edhe në polici, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar presio- net ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, pas uljes së palëve në tryezën e reformës zgjedhore. Në një intervistë për News 24, Berisha i dërgoi një mesazh të qartë kreut demokrat, pasi u shpreh se rruga e vetme për të ardhur në pushtet është... Aktori i njohur Zef Deda, i vlerësuar me aktivitetin e tij në jetën artistike po vazhdon me suksese të tjera. Me rolet e tij, aktori ka marrë shumë vlerësime nga publiku për atë që sjell në skenë. Aktor i njohur i humorit, tregon se këtë vit ka në plan të tjera projekte artistike... Ndoshta të rinjtë nuk e dinë, por ish-lojtari i Partizanit dhe Kombëtares, Genci Tomori, u ka shënuar gola dy portierëve më të mirë në botë në fillimvitet 80-të, Shumakerit të Gjermanisë dhe Koncilias së Austrisë. Ai ka luajtur me të kuqtë në një kohë kur kampionati shqiptar... Sali Berisha presion të hapur Bashës, i kërkon të qëndrojë larg një 17 maji të dytë, kërkon revolucion si në Bolivi për largimin e Ramës ZEF DEDA: Arti po shpartallohet, bëhet vetëm propagandë, kemi një Ministri Kulture të dobët GENC TOMORI: Ju rrëfej “fërkimet” me Fëlerin kundër Gjermanisë, u kam shënuar dy portierëve më të mirë në botë Frika e zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin, politika refuzon verifikimin, bien kërkesat e AIDSSH për ndryshime në Kodin Zgjedhor Plot 21 vite më parë u arrit një marrëve- shje e përkohshme paqeje mes Republikës Federale të Jugosllavisë dhe një delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Rambuje të Francës. Marrëveshja u hartua nga Organizata eTraktatit të Atlantikut Verior (NATO), ndërsa u zgjodh Kalaja e Rambujesë si vend ku u mbajtën nego- ciatat, të cilat nisën më 6 shkurt deri në 23 shkurt të vitit 1999. Faktikisht Jugosllavia... Faqe 8 Faqe 18 Faqe 20 Faqe 4,5 Detajet e 7 prillit 1939, ja si Italia nisi sulmet, beteja në Durrës dhe si Hitleri i dha dritën jeshile Musolinit, goditja që mori Zogu Dalin në pah detaje nga pushtimi italian më 1939. Mediat e asaj kohe kanë raportuar për këtë çështje. Gazeta po tregon sot detaje nga raportimet mbi betejën e Durrësit dhe si nisën sulmet ndaj Zogut... Faqe 12,13 Kreditë e buta për 2020, ja të ardhurat që duhet të kenë familjet dhe si do të përcaktohet struktura e apartamenteve sipas pagave Zbardhet skema e kredive të buta për vitin 2020. Në 15 shkurt Bash- kia Tiranë do të hapë zyrtarisht aplikimet. Ndërsa gazeta po tregon sot të ardhurat që duhet të këtë një familje për të përfituar, si dhe... Faqe 10 Faqe 2,3 Hapen vendimet për gjyqtarët, 900 dosje në sitë nga ILD, ja si do fundosen të korruptuarit që nuk kanë hyrë në veting Fq. 9 Zbardhet ankimimi në Apel kundër Berishës, ja si Prokuroria dështoi me pyetjen e dëshmitarëve për “CEZ”, nuk vlerësoi sa duhet provat 21 vite nga “Rambujeja”, Klosi dhe Koçi: Ja pse Berisha doli kundër, i shërbeu Millosheviçit deri në fund, beteja kundër Kosovës dhe takimi me Arkanin Faqe 7 CMYK

Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 9 Shkurt 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Ylli MEÇE

Këta or miku im, janë “ata”... që mos

qofshin kurrë!Nga Besi BEKTESHI

Pushteti i tiranit nga marrëzia e “sovranit”!

Nga Bardhyl BEJKO

Turisti i huaj në dy orë zbulon si në Ksamil me natyrën bëhet horror!

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka arritur të qetësojë ujërat me amerikanët. Prej disa ditësh ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh. Vizita erdhi në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve që mbahet në Uashington D.C, një aktivitet ku...

Dështojnë tentativat e Metës për të qetësuar ujërat me SHBA, takime vetëm me

zyrtarë të dorës së dytë dhe “vjedhje” fotosh me Pompeo

Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ish-agjentë edhe në polici, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar presio-net ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, pas uljes së palëve në tryezën e reformës zgjedhore. Në një intervistë për News 24, Berisha i dërgoi një mesazh të qartë kreut demokrat, pasi u shpreh se rruga e vetme për të ardhur në pushtet është...

Aktori i njohur Zef Deda, i vlerësuar me aktivitetin e tij në jetën artistike po vazhdon me suksese të tjera. Me rolet e tij, aktori ka marrë shumë vlerësime nga publiku për atë që sjell në skenë. Aktor i njohur i humorit, tregon se këtë vit ka në plan të tjera projekte artistike...

Ndoshta të rinjtë nuk e dinë, por ish-lojtari i Partizanit dhe Kombëtares, Genci Tomori, u ka shënuar gola dy portierëve më të mirë në botë në fillimvitet 80-të, Shumakerit të Gjermanisë dhe Koncilias së Austrisë. Ai ka luajtur me të kuqtë në një kohë kur kampionati shqiptar...

Sali Berisha presion të hapur Bashës, i kërkon të qëndrojë

larg një 17 maji të dytë, kërkon revolucion si në

Bolivi për largimin e Ramës

ZEF DEDA: Arti po shpartallohet, bëhet vetëm propagandë, kemi një

Ministri Kulture të dobët

GENC TOMORI: Ju rrëfej “fërkimet” me

Fëlerin kundër Gjermanisë, u kam shënuar dy portierëve

më të mirë në botëFrika e zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin, politika refuzon verifikimin, bien kërkesat e AIDSSH për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Plot 21 vite më parë u arrit një marrëve-shje e përkohshme paqeje mes Republikës Federale të Jugosllavisë dhe një delegacionit të

shqiptarëve të Kosovës në Rambuje të Francës. Marrëveshja u hartua nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ndërsa u zgjodh

Kalaja e Rambujesë si vend ku u mbajtën nego-ciatat, të cilat nisën më 6 shkurt deri në 23 shkurt të vitit 1999. Faktikisht Jugosllavia...

Faqe 8

Faqe 18

Faqe 20

Faqe 4,5

Detajet e 7 prillit 1939, ja si Italia nisi sulmet, beteja në Durrës

dhe si Hitleri i dha dritën jeshile Musolinit, goditja që mori ZoguDalin në pah detaje nga pushtimi italian më 1939. Mediat e asaj kohe

kanë raportuar për këtë çështje. Gazeta po tregon sot detaje nga raportimet mbi betejën e Durrësit dhe si nisën sulmet ndaj Zogut... Faqe 12,13

Kreditë e buta për 2020, ja të ardhurat që duhet të kenë familjet dhe si do të përcaktohet struktura e apartamenteve sipas pagaveZbardhet skema e kredive të buta për vitin 2020. Në 15 shkurt Bash-

kia Tiranë do të hapë zyrtarisht aplikimet. Ndërsa gazeta po tregon sot të ardhurat që duhet të këtë një familje për të përfituar, si dhe... Faqe 10

Faqe 2,3

Hapen vendimet për gjyqtarët, 900 dosje në sitë nga ILD, ja si do fundosen të korruptuarit që nuk kanë hyrë në veting Fq. 9

Zbardhet ankimimi në Apel kundër Berishës, ja si Prokuroria dështoi me pyetjen e dëshmitarëve për “CEZ”, nuk vlerësoi sa duhet provat

21 vite nga “Rambujeja”, Klosi dhe Koçi: Ja pse Berisha doli kundër, i shërbeu Millosheviçit deri në fund, beteja kundër Kosovës dhe takimi me Arkanin

Faqe 7

CMYK

Page 2: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

2 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Por teksa AIDSSH po punon që verifikimi për lidhjet me Sigurimin e Shtetit të shtrihet në politikë, duket se do të veprohet ndryshe në polici. Momentalisht ka nisur një proces vetingu në radhët e uniformave blu. Gazeta tregoi pak kohë më parë se disa policë rezultojnë si bash-këpunëtorë të Sigurimit. Por dje zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, u shpreh se kjo nuk shërben si arsye për t’i larguar nga detyra. Sipas tij, nëse ata rezultojnë të pastër në vet-ing atëherë do vijojnë të qëndrojnë në detyrë. “Sipas parashikimeve të ligjit, të qenurit ish-punonjës, apo ish-informatorë, apo ish-bash-këpunëtor i Sigurimit të Shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si të gjitha rrethanat e tjera. Pra nuk është një përjashtim automatik në rastet kur dikush mund të ketë shërbyer në atë lloj strukture, por është një rrethanë që do merret parasysh siç merren të gjitha të tjerat. Pra edhe këta persona besoj që do dalin dhe do përballen me një seancë publike”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj pak kohë më parë.

Ja si u amnistuan ish-sigurimsat

në polici

Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit ka dorëzuar disa amenda-

mente, ku propozon që kandidatët për de-putetë dhe kryetar bashkie të verifikohen para zgjedhjeve për lidhjet me ish-Sigurim-in. AIDSSH ka kërkuar që edhe për...

Luigi Soreca: Reformat e ndërmarra nga Shqipëria ndihmojnë në çeljen e negociatave, paketa anti-KÇK është e mirëpritur nga ne

Ambasadori i Bashkimit Europian në Ti-ranë, Luigi Soreca, i sheh reformat e Shqipërisë, si tepër të rëndësishme për përafrimin e vendit tonë me Bashkimin Europian. Gjatë një interv-iste televizive, kryediplomati europian iu përg-jigj së pari pyetjes sesi e shihte ai operacionin Forca e Ligjit dhe metodologjinë për sekuestrim-in e pronave, duke deklaruar se këto reforma janë të mirëpritura në BE. Sipas Sorecës, ky akt normativ duhet të jetë në zbatim të plotë të të drejtave të njeriut. “Lufta kundër krimit të organ-izuar është një përparësi apo prioritet kyç për

Bashkimin Europian, në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo do të thotë që vep-rimet që ndërmerren nga ana e Shqipërisë, në lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or-ganizuar, janë mëse të mirëpritura. Sigurisht që sundimi i ligjit është një kriter kyç për ne. Është një kriter shumë i rëndësishëm dhe natyrisht ne do ta shikojmë sesi do të zbatohet, pasi për ne është shumë e rëndësishme që ky ligj të vihet në zbatim në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, që do të thotë se duhet të jetë në respektim të plotë të të drejtave të njeriut. Natyrisht që

është shumë e rëndësishme që të luftohet krimi i organizuar, por duhet të respektohen edhe të drejtat themelore të njeriut, që do të thotë, të drejtat e të pandehurve”, tha Soreca. Ambas-adori komentoi edhe rezultatet e prezencës së Frontex në Shqipëri. “Ky operacioni i parë që është kryer nga Frontex, pra nga Agjencia Euro-piane për Kufirin dhe Rojën Bregdetare, në një vend jashtë Bashkimit Europian. Është parë që është rritur numri i arrestimit të atyre personave që trafikojnë qenie njerëzore. Gjithashtu është rritur numri i personave të kapur në kufirin e

gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga 5 mijë në vitin 2018 është dyfishuar në më shumë se 10 mijë. Kjo edhe në sajë të situatës gjeopolitike në lindjen e mesme, që ka sjellë edhe rritjen e këtyre shifrave. Në vlerësimin tim, ky operacion i përbashkët i Frontex me Policinë e Shtetit, ka parandaluar kalimin e emigrantëve të parregullt jo vetëm në Shqipëri, por edhe në formë tranziti nga Shqipëria dhe për mendimin tim kjo është një arritje shumë e rëndësishme, e cila do të përdoret si model edhe për vendet e tjera të rajonit dhe botës”, tha Soreca.

Elisjeda KIKO

Politika vijon t’i trembet zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin e Shtetit. Kur socialistët morën qeverinë, miratuan ligjin për

zbardhjen e dokumenteve të ish-Sigurim-it të Shtetit. Por në atë kohë u përdor një “kleçkë”, duke lënë jashtë verifikimit poli-tikanët. Në shtator të 2019 pati një takim mes kryetares së AIDSSH, Gentiana Sula dhe bashkëkryetares së komisionit të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, ku u ra dakord që pjesë e reformës zgjedhore të jetë edhe shtrirja e verifi-kimit te deputetët dhe krerët e bashkive. Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka dorëzuar disa amendamente, ku propozon që kandi-datët për deputetë dhe kryetar bashkie të verifikohen para zgjedhjeve për lidhjet me ish-sigurimin. AIDSSH ka kërkuar që edhe për përfaqësuesit qendrorë dhe vendorë të përdoret i njëjti mekanizëm si me formularin e dekriminalizimit, ku detyron kandidatët që të deklarojnë dënimet që kanë kryer brenda apo jashtë vendit. Por edhe pse pati një dakordësi mes Rudina Hajdarit dhe Gentiana Sulës, që verifikimi të shtihet në punimet e re-formës zgjedhore, kjo çështje ka ngelur jashtë axhendës së diskutimeve. Pra me këtë veprim, politika po tregon edhe një herë shumë qartë se i druhet kësaj çështje, nga frika se mos i nxjerr zbuluar lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit. Aktualisht, ligji nuk e ka detyrues nisjen e verifikimit për një individ nëse ka ose jo lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe për pasojë shumë politikanë i janë shmangur verifikimi të figurës, shkruan sot.

Ja amendimet e dërguara nga AIDSSH

Gazeta e ka paralajmëruar pak kohë më parë se Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka hartuar një propozim ku kërkohet që verifikimi të shtrihet dhe në radhët e kandidatëve për deputetë, krye-tarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë. Sot që flasim, ligji nuk detyron partitë që të verifikojnë kandidatët për lidhjet me ish-Sigurimin. Autoriteti i Dosjeve njoftoi se ky propozim i është dërguar Kuvendit, por edhe partive politike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “AIDSSH beson se një lustracion moral në lidhje me përfshirjen në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit 1944-1990 për figurat e larta publike të emëruara apo të zgjedhura, do t’i shërbejë rritjes

Ligji nuk detyron politikanët për verifikimin e figurës

Frika e zbulimit të lidhjeve me ish-Sigurimin, politika refuzon verifikimin, bien kërkesat e AIDSSH për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Patozi ironizon paketën anti-KÇK: Merreni me qetësi

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, duke marrë shkas nga situata politike në vend vjen me sugjerim, që ky vit të merret me qetësi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi u shpreh se nga një anë gjëmojnë daullet e rindërtimit prej tërmetit dhe nga ana tjetër topat e luftës me KÇK-në, ndërsa nuk kursen ironitë duke deklaruar se nga ana tjetër do të bombardoheni me filma me metrazh të shkurtër. “Duhet marrë me qetësi ky vit, se është shumë shpejt për t’u mërzitur. Për ata që gënjehen lehtë është e sigurt se do të jetë i mbushur me ngjarje dhe dukuri të rralla dhe të jashtëzakonshme. Nga njëra anë do të gjëmojnë daullet e rindërtimit prej tërmetit dhe topat e luftës me KÇK-në, ndërsa nga ana tjetër do të bombardoheni me filma me metrazh të shkurtër, videoklipe, por sidomos me premtime për zgjedhje të para-kohshme, të cilat janë gjithmonë te pragu i derës, që vetëm në çastin e fundit nuk hapet”, tha Patozi.

Presidenti i Këshillit Europian takon liderët e BP

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të Bashkimit Europian. Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Jo-seph Borrel. Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb. Thirrja e këtij takimi pason disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e Bashkimit Europian. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe pritet që shumë shpejt ato të marrin dritën jeshile.

mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili kërkon që verifikimi i figurës së politikanëve të bëhet me ligj, një këmbëngulje deri në rezistencë po bën edhe opozita parlamentare. Pak kohë më parë, deputeti Myslim Murrizi deklaroi hapur se verifikimi i politikanëve që kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, jo vetëm që duhet të ishte bërë me kohë, por ai do të mbështesë çdo nismë të kësaj natyre. Murrizi deklaroi më tej se kanë qenë 160 mijë bashkëpunëtorë me ish-Sig-urimin, gjatë periudhës 1948-1990. “Duhet ta dinë shqiptarët që nga 1948

deri 1990 kanë qenë 160 mijë bash-këpunëtorë të Sigurimit të Shtetit plus dhjetëra mijëra të tjerë xhelatë të tyre, që i kanë detyruar të bashkëpunojnë të dalin dëshmitarë mikut, shokut, vëllait, nënës, babës, për t’i dënuar. Nuk duhet t’i hedhim hi syve qytetarëve shqiptarë dhe që dhe ne kemi bërë diçka në këtë drejtim. Do të propozoj që ai ligj duhet bërë i ri. Që të gjithë 140 karriget e këtij Kuvendi ta kenë me detyrim që të bëjnë publike të shkuarën. Të mos ketë dënues apo ekzekutorë dhe bash-këpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit”, tha Murrizi pak kohë më parë.

"Heqin dorë nga kërkesa që kishin formalisht për ndryshimin e sistemit. Pse? Sepse nuk kanë hallin e demokracisë, por hallin që të sigurojnë një karrige në Kuvend për veten. Kjo “tufë” e pështirë dhe një tufë tjetër që i mban uturakun Ramës plus Monën dhe Peç Vasilin, siç e ka pagëzuar Rama, nuk duan që shqiptarët të zgjedhin, por thjesht të votojnë, që surratet e tyre të jenë patjetër në Parlament. Asnjë rëndësi nuk ka për këtë kategori

të pështirë nëse janë aty nga vota e qytetarëve apo nga mender lëpirja e kryetarëve. Një pyetje të drejtpërdrejtë kam për këtë “tufë” vemjesh dhe për Peçet end Co... A mund të më thoni publikisht se përse keni kaq dëshirë kur ju mbajnë me çengela në hundë???? A keni qenë apo jo spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit????? Kush publikon përg-jigjen zyrtare nga ju që nuk ka qenë spiun Sigurimi, unë do t’i kërkoj falje publike", tha Murrizi pak ditë më parë.

MURRIZI AKUZA ISH-DEPUTETËVE: JENI TË LIDHUR ME ISH-SIGURIMIN

së besimit të publikut në institucione dhe konsolidimit të demokracisë dhe paqes. E njohëm deputeten Hajdari me propozimet tona për përfshirjen e këtyre çështjeve në reformën zgjedhore të re. Këto propozime ia kemi dërguar partive politike, Parlamentit dhe KQZ”, njoftoi Autoriteti i Dosjeve pak kohë më parë.Opozita kërkon verifikimin e figurës

për politikanëtPërveç Autoritetit për Informimin

Page 3: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, pak kohë më parë ka deklaruar se shumë doku-mente të Sigurimit të Shtetit janë zhdukur. “Ne inventarizuam gjithë materialet arkivorë dhe operativë, ato që Shërbimi kishte trashëguar nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe ato që ai kishte prodhuar, gjatë punës së tij. Për materialet e Sigurimit dolën shumë probleme, pasi për to ne nuk gjetëm një inventar të rregullt të mbajtur nga Shërbimi. Pas shumë kërkimeve gjetëm vetëm Proces-verbale të mbajtura gjatë procesit të kalimit të materialeve nga Ministria

e Brendshme në SHIK-un e porsaformuar. Kështu që rezultatet e inventarit që bëmë, i krahasuam me këto procesverbale. Rezultatet e këtij krahasimi, treguan se kishte shumë mung-esa. Ekipi që e bëri këtë inventar, natyrisht, nuk i ka parë dosjet që mungonin, prandaj nuk e di përmbajtjen e tyre, dhe ne vetëm mund të hamendësojmë. Arsyeja, e para që të vjen ndër mend është se, dikujt nga ata që vendosnin, nuk i pëlqente përmbajtja e tyre dhe është shfry-tëzuar situata e turbullt e krijuar në gjysmën e parë të vitit ‘97, për “t’iu gjetur vendin””, tha ai.

Ja si u zhdukën dokumentet e Sigurimit

Detajet e ligjit për hapjen e dosjeve, ja kategoritë që kanë të drejtë të informohen, amnistohen pushtetarët

Ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit solli shumë reagime kur u miratua, pasi jashtë tij kanë mbetur politikanët. Sipas ligjit, çdo person ka të drejtën të informohet mbi do-kumentet e ish-Sigurimit kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Po ashtu të drejtën për t’u informuar mbi të kaluarën e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, e kanë institucionet shtetërore kur kër-kohet për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale,

apo pastërtisë së figurës së kandidatëve. Ata që kanë të drejtën kryesore për të hapur dosjet janë personat e prekur nga ish-Sigurimi i Shtetit apo palët e treta. Sipas nenit 21, informacioni i marrë nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve përmban një përshkrim të dokumenteve ekzistuese dhe të përgatitura për personin e prekur dhe një riprodhim të thelbit të përmbajtjes së tyre. Ata kanë të drejtë të njihen dhe me emrin e bash-këpunëtorëve të Sigurimit që kanë mbajtur pseudonime, nëse këta të fundit kanë qenë mbi 18 vjeç në atë kohë. Ligji kufizon përdorimin

e të dhënave në dëm të palëve të prekura kur ato janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme. Po ashtu emrat nuk mund të publikohen kur gjykata vendos se dëmtohen hetimet, apo në rastet kur rrezikohet siguria kombëtare. Një tjetër kategori që ka të drejtë të informohet mbi dosjet janë dhe të afërmit e personave që janë zhdukur apo vdekur. Këtu futen bashkëshortët, fëmijët, prindërit, nipërit e mbesat, vëllezërit e motrat, fëmijët e vëllezërve dhe motrave të të vdekurve apo zhdukurve. Informacioni u vihet në dispozicion vetëm për rehabilitimin e tyre

apo thjesht për t’u informuar mbi atë se çfarë u ka ndodhur. Gjithashtu të afërmit duhet të faktojnë lidhjen me personin. Informacionet nuk zbulohen kur vetë personi para vdekjes është shprehur me shkrim që ato të mbeten sekrete. Sipas ligjit, edhe çdo institucion ka të drejtë të informohet mbi pastërtinë e figurës së punonjësve të tyre. Dosjet hapen kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjis-lacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra, të ndryshme.

Kliti TOPALLI

Spiunët e ish-Sigurimit të Shteti duket se kanë depërtuar nga politika deri në administratë. Për vite e vite me radhë është folur mbi rolin që kanë edhe sot shumë ish-bashkëpunëtorë

të strukturave të regjimit komunist, por pak është bërë për frenimin e tyre. Mazhoranca miratoi një ligj për këtë çështje, i cili nuk është tërësisht i plotë, pasi nuk prek shumë kategori, mes të cilëve dhe politikanët. Por gazeta ka siguruar një dokument të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksohet se për 2 për qind të deputetëve ka të dhëna në arkivat e ish-Sigurimit. Bëhet fjalë për një dokument të datës 17.01.2019, ku i është kthyer përgjigje një qytetari që ka kërkuar informacion mbi këtë çështje. AIDSSH është kujdesur të mos japë shifra të sakta dhe emra, por nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, 2 për qind e 140 deputetëve i bie 3 deputetë, ku përfshihen dhe emrat e atyre që dogjën më pas mandatet. “Bazuar në nenin 36 e vijues të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, vendosi: Të informojë shtetasin N. Ç., sipas objektit kërkesës së paraqitur prej tij, me nr. prot. 205; datë 12.04.2018, se nga verifikimet e bëra deri tani në arkivin tonë: a. Rezultojnë të dhëna në dokumente të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit për 2% (dy për qind) nga 140 deputetët e legjislaturës aktuale; Kjo është një e dhënë statistikore, pasi ligji nr. 45/2015, sikurse edhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nr. Nr. 9887, datë 10.03.2008, e kufizon dhënien e emrave”, thuhet në dokument. Pra AIDSSH e pranon që ka deputetë me dosje dhe 2 për qind e tyre i bie 3 emra. Ata që janë njohës të fushës prej kohësh kanë thënë se në politikë ka ish-spiunë, ndërkohë ka dhe nga ata që i kanë zhdukur dokumentet.

Emrat në administratëPërveç politikës, gjatë vitit 2019 janë zbuluar

ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit në Polici, Min-istrinë e Brendshme dhe në atë të Drejtësisë. Sa i takon policisë, AIDSSH ka zbuluar se janë me dosje efektivët me iniciale G.Z, B.SH dhe A.SH. Ndërsa një tjetër shtetas është gjetur në Ministrinë e Brendshme. “....Autoriteti vendosi: Të informojë Institucionin e Ministrisë së Brendshme, për informacionin që kërkohet me shkresën nr.870/1 prot., datë 01.02.2019, “Kërkesë për verifikimin e figurës së pastërtisë, të kandidatëve për Anëtarë të Sekretariatit Teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit”, se: a) Për V.V, nga verifikimet e kryera deri tani, figuron të ketë materiale, në regjistrin e agjenturës Tiranë nr. 76 (395, fletë), me numrin e regjistrit 12.210, kategoria “Informator”, datëlind-ja 1955, vendlindja Korçë dega “MES”, drejtimi

Zbardhen të dhënat e AIDSSH gjatë vitit 2019

Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 deputetë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ish-agjentë edhe në polici, Ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë

Ja kë verifikon Autoriteti i Dosjeve

1. Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e in-formacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësim-it, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra si:

a) President i Republikës;b) anëtarë të Këshillit të Ministrave,

zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në admin-istratën shtetërore dhe pozicione të barasv-lershme me to;

c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;

ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;d) funksionarë në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjith-shëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;

dh) prefektë;e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit In-

formativ Shtetëror, Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;

ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;

f) drejtues të përfaqësive diplomatike;g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë

të Bankës së Shqipërisë;gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave,

rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendës-dekanë në universitetet publike;

h) Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendës-drejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar;

i) Drejtor dhe Zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;

j) çdo person tjetër i dekretuar nga Presi-denti apo i zgjedhur nga Kuvendi.

2. Autoriteti i përgjigjet institucioneve kus-htetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse:

a) ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm;

b) ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji;

c) figuron ose jo në dokumentet e ish-Sig-urimit të Shtetit.

3. Institucionet kombëtare dhe autoritetet publike, në kuadër të transparencës dhe në funksion të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të zyrtarëve, përpara emërimit ose ngritjes në detyrë, udhëhiqen nga parimi i mosndëshkimit kolektiv dhe respektimit të të drejtave dhe interesave të individit.

komunal. b) Do të bëhet kërkim i mëtejshëm në dokumentacionin arkivor për të saktësuar sek-torin përkatës dhe aktivitetin e tij gjë që kërkon një afat kohor të shtuar”, thuhet në dokument. Po ashtu një përgjigje i është dhënë dhe Ministrisë së Drejtësisë. “Bazuar në nenin 10, nenin 26 e vijues të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Repub-likës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr.

8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, vendosi:

1. Të dërgojë pranë Ministrisë së Drejtësisë, për sa kërkohet, për 10 kërkesat e dërguar për verifikim të cilat kanë dokumentacion në emër të tyre, në mbështetje të Nenit 26, pika 6 të Ligjit nr.45/2015”, thuhet aty.

Ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka përcaktuar informim dhe për zyrtarët e lartë dhe deputetë e politikanë të tjerë. Për zyrtarët hapja e dosjeve mund të bëhet vetëm nga dre-jtuesit e tyre, të cilët kërkojnë informacion për ta në raste emërimesh apo ngritje në detyra të larta. E njëjta gjë edhe për deputetët, pasi kryetari i partisë ka të drejtë të informohet për pastërtinë e figurës së tij kur vendos që ta kandidojë në zgjedhje. Një hapje e tillë e dosjeve ka bërë që politikanët t’i

shpëtojnë informimit të publikut, pasi çdo infor-macion që mund të merret nuk pritet që të bëhet publik. Megjithatë shumë ish-të përndjekur poli-tikë kanë hedhur shpesh akuza se dosjet e politi-kanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit janë pastruar dhe janë zhdukur. Po ashtu shumë prej tyre kanë thënë se procesi i hapjes së dosjeve duhej që të shoqërohej patjetër me lustracion, në mënyrë që të gjithë ata persona që mbajnë sot poste të rëndësishme të largoheshin.

Ja si amnistohen në ligj deputetët

Page 4: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

4 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ndryshe nga sa argumen-ton Gjykata në vendimin e saj, Kuvendi arsyeton se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kryer veprimet e domosdoshme hetimore para se të merrte vendim për pushimin e çështjes. Faktet për të cilat Kuvendi ka de-pozituar ankimin në Prokurori, janë evidentuar nga Komisioni

Hetimor parlamentar, i ngritur me vendimin nr.30/2016 të Ku-vendit, bazuar në nenin 77, pika 2 të Kushtetutës, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjin nr.8891,datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, thuhet në ankimimin që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë.

Ja kritikat për prokurorinë

“Komisioni Hetimor i Kuvendit nga shqyrtimi i do-kumentacionit që lidhet me privatizimin, shitjen e 76% të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes OSHE sh.a ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s-së, ka arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh

të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta pub-like me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundërligjshme si nxjerrjen për privatizim të një shoqërie të sapokri-juar”, thuhet në dokument.

KUVENDI: ZYRTARË TË LARTË SHTETI SHKAKTARË TË AFERËS

Ja si do të privatizohen ish-repartet ushtarake dhe si do të përfitojnë ushtarakët që jetojnë aty, detajet e ligjitIsh-repartet ushtarake do të privatizohen.

Ish-ushtarakët që jetojnë tanimë prej vitesh në këto godina apo reparte, të cilat kanë qenë deri më tani në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, tashmë do të kenë mundësi që t’i privatizojnë. Është hartuar një projektligj nga Ministria e Mbrojtjes, që përcakton kushtet dhe kriteret për ish-ushtarët që jetojnë në këto godina si dhe mundësinë për t’i privatizuar. Janë gjithsej 53 objekte në listën e privatizimeve. Objektet janë në Tiranë, Kavajë, Pogradec, në qytetin e

Sarandës, etj. Sa i takon çmimit që do duhet të paguajnë ish-ushtarakët, në projektligj theksohet se përfituesit e këtyre objekteve për privatizim nga Enti Kombëtar i Banesave, do të paguajnë vetëm vlerën e truallit nën objekt, sipas vlerës së çmimit që ka pasur trualli në momentin e pajisjes së ushtarakut, ish-ushtarakut me dokumentacion për qëllim strehimi dhe shpenzimet hipotekore. Të dre-jtën e privatizimit e kanë edhe trashëgimtarët e ish-ushtarakëve. Sakaq sa i takon arsyeve që

shtyn Ministrinë e Mbrojtjes për të ndërmarrë këtë projektligj, arsyeja kryesore e propozimit të projektligjit është pikërisht zgjidhja e prob-lematikës së krijuar për shkak të ndryshimeve strukturore dhe shtesave të kryera nga vetë poseduesit e objekteve. Kjo gjendje faktike ka bërë të pamundur zgjidhjen e problematikës dhe privatizimit të objekteve të dhëna për strehim nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave. Ky projektligj përjashton privat-izimin e objekteve në inventar të Ministrisë

së Mbrojtjes, të cilat janë brenda Planit të Vendosjes dhe të Përhapjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa shpenzimet për kalimin e të drejtës së pronësisë nga Enti Kombëtar i Banesave në favor të përfituesve do të përbal-lohen nga këta të fundit. Ky projektligji do të ketë impakt financiar pozitiv, pasi kusht për privatizim është përcaktuar pagesa e vlerës së truallit nën objekt nga përfituesit, shumë financiare e cila do të shërbejë për kompensim financiar të ish-pronarëve.

Kuvendi: Mangësitë e evidentuara krijojnë bindjen se hetimet janë të paplota

Zbardhet ankimimi në Apel kundër Berishës, ja si Prokuroria dështoi me pyetjen e dëshmitarëve për aferën e “CEZ”, nuk vlerësoi sa duhet provatArbjona ÇIBUKU

Zbardhet ankimimi i Kuven-dit për mbylljen e hetimeve për aferën e CEZ. Në 24 janar, Gjykata e Shkallës

së Parë vendosi të pushojë hetimet për aferën e privatizimit të OSSH nga CEZ, ku ishin të kallëzuar ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra të PD. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, dy ditë më parë njoftoi se dorëzoi në Gjykatën e Apelit një ankimim për këtë çështje. Gazeta ka siguruar ankimimin e plotë, ku evidentohen mangësitë e Prokuror-isë në hetimin e çështjes. Sakaq në faqen 9 të dokumentit, theksohet se Prokuroria nuk ka pyetur dy nga personat kyç të kësaj çështjeje, duke mos kryer kësisoj veprimet e duhura. “Mospyetja e personave të cilët dyshohen si autorë të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtro-jnë funksione publike”, si Ndue Ka-laj, Hamza Merxhani, drejtuesit e kompanisë CEZ në kohën e privat-izimit, mos administrimi i kontratës së lidhur midis kompanisë CEZ me Ndue Kalaj, mos administrimi nga prokuroria e dokumentacionit justifikues të transfertës së shumës 7 milionë euro nga ÇEZ, në favor të Ndue Nik Kalaj, dhe pse kjo shumë e përfituar nga ky shtetas është shumë herë më e madhe se sa shuma e përfituar nga Banka Botërore (IFC) nga ky proces pri-vatizimi, mos hetimi i rrethanave të njohjes së shtetasit Ndue Nik Kalaj me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij. Mosndërmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar kundër shoqërisë CEZ, për mospërmbushje të detyrimeve të saj të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, duke dëmtuar pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkom-bëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare, kanë çuar prokurorinë dhe gjykatën në zba-tim të gabuar të ligjit material duke arritur në konkluzionin e gabuar të mosekzistencës së veprës penale”, theksohet në dokument.

Mangësitë në hetimMë tej në ankimimin e Kuven-

dit, thuhet se këto mangësi që kanë

evidentuar në hetimet paraprake, të dërgojnë drejt besimit se he-timet janë të paplota. “Mangësitë e evidentuara në hetimet paraprake, mungesa e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm e objektiv, të cilat u evidentuan dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor të kërkesës nga gjyqtari i seancës paraprake, krijojnë bind-jen se hetimet janë të paplota dhe Gjykata duhet të merrte vendimin për plotësimin e hetimeve bazuar në nenin 332/c të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në dokument. Ky kod parashikon se kur çmon se he-timet paraprake nuk janë të plota, gjykata urdhëron plotësimin e tyre duke përcaktuar drejtimet dhe kur është rasti edhe aktet që duhet të kryhen. Kur konstaton akte të pav-lefshme ose prova të papërdorshme, gjykata i deklaron ato me vendim, dhe kur është i mundur, urdhëron përsëritjen e tyre. Gjykata cakton dhe afatin brenda të cilit hetimet duhet të përfundojnë dhe datën e

Disa nga provat e paraqitura në ankimim

1. E-maili i datës 07/09/2009, ora 13:51 pm, nga adresa e e-mail [email protected], dërguar Martin Roman, në atë kohë dre-jtor i CEZ Group Pragë, ku në paragrafin e pestë thuhet se “duke folur sinqerisht, mua personalisht më vjen shumë keq të shoh pas një pune katër vjeçare për CEZ-in, duke luftuar që një kompani serioze dhe e suksesshme si CEZ-i të futet në sektorin energ-jetik në Shqipëri, probleme të ngjashme të shkatërrojnë frytin e një pune të madhe që unë dhe zoti Petran kemi bërë për muaj dhe negocime pas negocimesh për të arritur një privatizim të suksesshëm të OSSH-së”.

2. Emal-i i datës 11/05/2010, ora 09:10 me dërgues Ndue Kalaj, drejtuar Tomas Plesksh, zv/drejtor i CEZ Group, me subjekt “Kosova”, ai është prononcuar:..paraprakisht ju kam informuar se marrëveshja me ERE do të jetë nënshkruar shumë shpejt, sidoqoftë në këtë moment qeveria e Shqipërisë po negocion për të marrë hua”.

3. Në përmbajtjen e email-it të datës 15/05/2010 ora 12:05, dërguar Jozef Hejsek, Ndue Kalaj në pikën gjashtë shprehet: “Z. Hejsek nuk e ka kuptuar se unë nuk mund të bashkëpunoj me njerëz, të cilët janë tërësisht të implikuar në kor-rupsion dhe japin informacione të rreme në lidhje me situatën….unë do ta çoj deri në fund atë çfarë kam nisur. Unë do të informoj drejtorin e Përgjithshëm të CEZ, Z. Martin Roman, Kryeministrin e Shqipërisë si dhe palët e interesuara..”

4. Në e-mailin e datës 28/01/2010, ora 12:40 që Josef Hejsek i ka dërguar Tomas Pleskash, thuhet ndër të tjera: ”Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera, i shp-jegova në detaje se çfarë kërko-jmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (duke nënkuptuar kryeministrin). Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeminis-trin në takimin me investitorët. Ai tha se është shumë i kënaqur që do të të takojë nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri..”

seancës së re. Kalimi i çështjes në SPAK

Sakaq në ankimin drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Gjykatës së Apelit të vendosë kthimin e çësht-jes penale në Prokurorinë e Rre-thit Gjyqësor Tiranë. “Kuvendi në ankimin drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë i kërkon Gjykatës së Apelit të vendosë kthimin e çështjes penale 7340, datë regjistrimi 19.09.2017, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor

Tiranë për të kryer veprimet heti-more të shpjeguara në këtë ankim, të cilat janë të domosdoshme për të arritur në një konkluzion ligjor dhe objektiv në lidhje me veprat penale, të kallëzuara nga Kuvendi, dhe au-torët e tyre”, thuhet në dokument. Nëse Gjykata e Apelit e rikthen për hetim këtë dosje, me gjasë ajo do të kalojë në Prokurorinë e Posaçme, duke qenë se në dosje janë të përf-shirë emra tepër të njohur, si ai i ish-kryeministrit Berisha.

Page 5: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Po hyj në brendi të pyetjes tënde meqenëse jemi 21 vite nga marrëveshja e Rambujesë. Asokohe Sali Berisha dhe kjo tanimë dihet nga të gjithë, me veprimet e tij të hapura, i dilte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviçit. Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos dhe qëndrimi ndaj Konferencës së

Rambujesë. Berisha ishte kundër Rambujesë. Madje, ajo që e thellon skandalin ishte fakti se Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet e antishqiptare të Millosheviçit në Kosovë”, deklaroi dje për gazetën “SOT” ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Klosi: Berisha theu embargon për të ndihmuar Millosheviçin

Kryeministri publikon pamje nga transformimi i QSUT dhe premton më shumë investime në shëndetësi, LSI valë akuzash

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e djeshme në rrjetet sociale një video, ku tregon se si është transformuar depoja e re farmaceutike pranë Qendrës Universitare “Nënë Tereza”. Mes të tjerash, teksa vlerëson punën dhe investimin në këtë kantier, i pari i qeverisë theksoi se ky është një projekt i përmasave europiane që do të lehtësojë shërbimin për qytetarët. Sipas tij, qeveria që ai drejton është e vendosur për të investuar më shumë në shëndetësi. “Me Ogertën, në një tjetër kantier për shëndetësinë që duam, ku për herë të parë po ndërtohet në Shqipëri Depoja Farmaceu-

tike Spitalore. E projektuar dhe realizuar sipas të gjitha standardeve europiane, kjo hapësirë e re shërbimi do të garantojë sigurinë e barnave të ruajtura në të, përgatitjen specifike të kombini-meve të nevojshme të medikamenteve, përmes aparaturave të teknologjisë bashkëkohore duke u siguruar pacientëve një cilësi barnash të pakon-testueshme”, shkruan kryeministri Edi Rama. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka qenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili ka reaguar dje për deklaratat e Edi Ramës lidhur me investimet në shëndetësi. Në një

postim në “Facebook”, Vasili thotë se kryeministri mashtron kur mohon çdo arritje të mëparshme në investimet në sektorin e shëndetësisë. “Refreni i mediokërve dhe koristëve zëçjerrë! Pasi Edi Rama lëshoi mufkën e radhës që “dy katet e kirurgjisë së përgjithshme janë i vetmi investim në 90 vjet” është shfaqur edhe një aradhë koristësh zëçjerrë, që kanë filluar të këndojnë të njëjtën këngë bajate. Jo për Edi Ramën se është frymë e harxhuar kot, por për ca të tjerë, po ju kujtoj vetëm një fakt: shumë vite më parë Shqipëria investoi në kirurgji dhe filloi Kardiokirurgjinë e drejtuar nga i nderuari

Prof. Petrit Gaçe duke u vendosur në një pozicion dinjitoz në raport me vendet e tjera. Edhe shumë profesorë të shkëlqyer të Kirurgjisë u rritën dhe u lartësuan atje. Investimi i bërë vazhdimisht sipas kohëve që kanë ndryshuar ka shënuar krijimin e asaj kirurgjie që u rrit në dhjetëra vjet. Kush paturpësisht këndon këngën se kirurgjia filloi sot, u investua sot dhe lindi sot, vetëm tregon një mediokritet demencial. Mohimi vulgar i të vërtetave është një antivlerë. Edi Rama do të iki, por turpi i koristëve do të mbetet”, deklaroi nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Rigels SELIMAN

Plot 21 vite më parë u arrit një marrëveshje e përkohshme paqeje mes Republikës Fed-erale të Jugosllavisë dhe një

delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Rambuje të Francës. Marrëveshja u hartua nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ndërsa u zgjodh Kalaja e Rambujesë si vend ku u mbajtën negociatat, të cilat nisën më 6 shkurt deri në 23 shkurt të vitit 1999. Faktikisht Jugosllavia e refuzoi atë dhe NATO e përdori këtë si jus-tifikimin për ndërhyrjen në Luftën e Kosovës. Por ky takim i ndodhur 21 vite më parë ka shkaktuar përplasje të forta në politikën shqiptare, si në atë kohë, ndërkohë edhe sot. Gazeta kontaktoi dje me ish-shefin e Shër-bimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi dhe me zv/ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi, të cilët hodhën më shumë dritë për këtë ngjarje.Berisha kishte lidhje me Millosheviçin

Fillimisht, ishte zoti Klosi, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” sulmoi ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin theksoi se ishte kundër Rambujesë. Në këtë kontekst, ish-kreu i SHISH theksoi se Berisha kishte lidhje me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviçin, ndërsa e akuzoi ish-kryeministrin se në shumë mënyra u përpoq që të “minonte” çlirimin e Kosovës nga Serbia, duke punuar hapur kundër saj. “Me sa e mbaj unë mbaj mend Rambujenë, di që Sali Berisha ka qenë kundër. Saliu ka pasur lidhje me Millosheviçin. Njerëzit e tij të afërt kanë takuar Mil-losheviçin drejtpërdrejt dhe ndërkohë Berisha ka penguar luftën e Kosovës me të gjitha mjetet që kishte në dorë. Kjo është skandaloze. Mbaj mend po ashtu edhe thyerjen e embargos nga ana e Berishës, i cili në mënyrën më të turpshme asokohe ka dhënë ca shpje-gime absurde që vetëm ata militantët e tij mund ta besojnë, ata që e adhurojnë. Berisha ka thënë e thyem embargon që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe t’i furnizonim me naftë. Harron Berisha që naftën ia çoj serbëve, duke dalë kështu hapur kundër SHBA-ve, NATO dhe BE”, deklaroi ai.

Berisha bashkë me Gazideden takuan Arkanin

Duke komentuar më tej rolin e

Koçi: Berisha tradhtoi interesat e shqiptarëve duke e konsideruar tradhti “Rambujenë”

21 vite nga “Rambujeja”, Klosi dhe Koçi: Ja pse Berisha doli kundër, i shërbeu Millosheviçit, beteja kundër Kosovës dhe takimi me Arkanin

Ja çfarë ishte dhe çfarë prodhoi

Konferenca e RambujesëPara 21 viteve saktësisht me

6 shkurt të vitit 1999 kishin filluar punimet e një Konference, e cila do ta zgjidhte çështjen statuale të Kosovës e cila quhej “Konferenca e Rambu-jesë”. Por si erdhi deri te mbajtja e kësaj konference? Pas “Masakrës së Reçakut”, fshat i cili ndodhet në Komunën e Shtimës, ku kryesuesi i delegacionit të OSBE-së në Kosovë i mandatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, z.Uliam Voker kishte shkuar për vizitë të njihej nga afër me gjendjen faktike të cilën e kishte bërë politika e Sllobodan Millosheviçit në këtë masakër ku ishin masakruar gjithsej 45 shqiptarë civilë në mënyrë ta paarmatosur. Ambasadori Voker nuk hezitoj ta quante këtë masakër krim kundër njerëzimit dhe kërkoi mbledhje urgjente në Këshillin e Sig-urimit. Objektiva e kësaj konference ishte parandalimi i gjenociditit të regjimit politik të Sllobodan Millo-sheviçit, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Nishani: Qeveria është e korruptuar, Rama është peng i krimit

Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer në akuza dhe sulme në adresë të kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nishani shprehu bindjen se qeveria është e korruptuar, ndërsa shtoi se kryeministri Rama është peng i krimit. “Skandaloze deklarata e përsëritur e Kryeministrit të Shqipërisë se: “Nuk e kam goditur krimin e organizuar në 6 vite qeverisje sepse nuk kam patur besim tek gjykatat dhe prokuroria si të korruptuara”! Kjo tregon moralin e vërtetë të kësaj lloj qeverisje që ka mashtruar shqiptarët për 7 vite me radhë. Sipas logjikës së këtij kryeminis-tri, meqë ky nuk ka besim tek gjykata, e lejon krimin e organizuar të vazhdojë të vrasë, trafikojë, grabisë, fuqizohet! E vërteta fle diku tjetër! Bashkëje-tesa e politikës rilindëse me krimin! Dhurimi i pushtetit tek rilindësit prej krimit! Dorëzimin e shtetit tek krimi prej rilindësit! Kjo ndodh kur je peng i krimit”, shkruan Nishani.

Sali Berishës, para dhe gjatë luftës së Kosovës, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi akuzoi ish-kryeministrin se ai nuk e donte UÇK-në. Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte kthyer në një rrezik potencial për Berishës, për vetë faktin se ajo po sfidonte autorite-tet jugosllave që kishin simpatinë e ish-kryeministrit. Madje, Klosi theksoi se Berisha nuk e honepste dot UÇK, pasi kjo e fundit e kishte zbuluar që ai bashkë me ish-kreun e SHISH në kohën e PD, Bashkim Gazideden

kishin takuar Arkanin (ka kryer krime kundër njerëzimit në Kosovë). “Sali Berisha ka qenë edhe një armik i UÇK. Berisha e urrente UÇK-në. Është fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha”. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë. Berisha e di shumë mirë që ai ka pun-uar kundër Kosovës në shumë plane,

Plot 21 vite më parë ngriti siparin Konferenca e Rambujesë, e cila zgjati disa ditë. Por në lidhje me këtë ngjarje të shënuar ka reaguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në rrjetet so-ciale. Ky i fundit asokohe ishte ministër i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, ndërkohë në reagimin e tij z. Koçi thek-soi se ndihet krenar që ka kontribuar

në çlirimin e Kosovës. “Rambuje. 21 vjet më parë. Në koordinim me UÇK, në funksionin e ministrit të Rendit urd-hërova dërgimin e disa përfaqësuesve shqiptarë në këtë takim, ku ndër të tjera duhet të përmend të paharruarit Sokol Bare dhe Vladimir Prela. Krenar për rolin e Shqipërisë në çlirimin e Kosovës tonë”, shkruan Koçi.

Petro Koçi, kujton të dërguarit e tij në Rambujesikundër janë takimet mes Saliut dhe Gazidedes me Arkanin. Këto takime kanë ndodhur, pavarësisht se Berisha i mohon”, nënvizoi Klosi.

Koçi: Ja pse Berisha ishte kundër Rambujesë

Por akuza në adresë të ish-kryem-inistrit Sali Berisha ka hedhur edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë kohës së luftës së Kosovës ka qenë ministër i Brendshëm në Shqipëri, ndërkohë në prononcimin e tij për gazetën “SOT”, zbuloi se Berisha ishte kundër Rambujesë dhe çlirimit të Kosovës, duke e konsid-eruar atë marrëveshje si tradhti. “Në Rambuje fitoi vizioni gjeostrategjik i shqiptarëve. Rambujeja dëshmoi se nuk ishin shqiptarët luftënxitës, por serbët. Sali Berisha tradhtoi interesat euroatlantike të shqiptarëve, duke e konsideruar tradhti firmosjen në Rambuje. Gjatë krizës ai ndërkohë organizoi një opozicion destruktiv ndaj qeverisë”, deklaroi Koçi.

Page 6: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT6 E Diel 9 Shkurt 2020

2,4,5,10,11,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Rama reagon pas akuzave të opozitës: Kam deklaruar çdo pasuri, më sulmojnë ata që nuk më mundin dot në fushën e betejës

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi dje se në Shqipëri vrasjet janë përgjysmuar, në kra-hasim me situatën e shumë viteve më parë. Në një bashkëbisedim me qytetarët, kryeministri jep disa shifra duke krahasuar vrasjet e numëruara këto vite, konkretisht sipas Ramës se vrasjet në Shqipëri kanë rënë gjysmë për gjysmë me 5 a 6 vjet më parë. Kryeministri i vendit u pyet gjithashtu edhe për koncesionet, duke mos u kursyer me detajet në lidhje me punën e “Forcës së Ligjit”. Kryemi-nistri më konkretisht u akuzua për pasurinë e tij

në Surrel, ndërsa sipas komentuesit banesa e tij gjithashtu duhet të jetë “pre” e OFL-së. “Pasuria ime deklarohet çdo vit dhe nuk e verifikoj unë po e verifikojnë institucionet përkatëse sot dhe mund ta verifikojë kush të dojë nesër. Por një sugjerim të jap: Mos dëgjo lehjet e atyre që s’më mundin dot në fushën e betejës dhe të shurdhojnë ty me zhur-mën e dëshpërimit të tyre, sepse jo thjesht gabon, po ngatërron rrugën e ikën në drejtim të paditur pasuria ime deklarohet çdo vit dhe nuk e verifikoj unë po e verifikojnë institucionet përkatëse sot dhe

mund ta verifikojë kush të dojë nesër”, iu drejtua ai një qytetari. Kryeministri i vendit u pyet gjithashtu edhe për postblloqet e policisë për kontrolle në funksion të sigurisë rrugore. Për këtë, Rama tha se viktimë e krimit janë vetëm personat e përfshirë në atë botë të errët, ndërsa shtoi se nuk duhet të krahasojë vitin 1997 me sot, ku siguria është rritur. Rama gjatë bashkëbisedimit të tij po ashtu, foli edhe për mangësitë në qeverinë e tij, konkretisht në polici. “Nuk e kam thënë asnjëherë që s’ka mollë të kalbura në polici, sepse as nuk e mendoj e as nuk

rri një ditë rehat në raport me mollët e kalbura; e treta, nuk thashë as që duhet të ketë 14 kontrolle policie në 150 km rrugë (që s’ka në fakt) po fola për postblloqet e posaçme të ngritura me objekti-va të posaçëm në momente të caktuar”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Ky i fundit po ashtu tha gjatë bashkëbisedimit se është shumë e rëndësishme për të lufta kundër krimit të organizuar, duke theksuar se vendi ynë meriton siguri. Për të përfunduar atë që kishte nisur kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të bëhet, pavarësisht pengesave dhe kritikëve.

Palmer ultimatum politikës të bashkëpunojë për reformat: Të zhgënjyer me vendimin e BE për negociatat, SHBA pret vendim pozitiv

Zyrtari i DASH flet në aktivitetin për Ballkanin Perëndimor

Ornela ÇELPICA

Zëvendësndihmës Sek-retari Amerikan i Shtet-it, Matthew Palmer ka kërkuar dje bashkëpunim

politik për të mbyllur reformat.Ai ishte pjesë e një takimi për Eu-ropën Juglindore, të organizuar nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kongresmeni Robert Aderholt. Palmeri në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme që palët të bashkëpunojnë për të garantuar reformat e nevojshme për integrimin europian dhe ndër-timin e shtetit ligjor. Gjithashtu ai solli në vëmendje takimin që Bash-kimi Europian bëri në tetor, ku ven-dosi shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zëvendësn-dihmësi Sekretari Amerikan në kuadër të kësaj çështje, kritikoi vendimin që Bashkimi Europian mori, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara tëAmerikës do të ndi-hmojnë Shqipërinë për të marrë përgjigjen pozitive në pranverë nga vendet anëtare të BE. “Është një kënaqësi e vërtetë të jesh në të njëjtën dhomë me disa prej miqve të vjetër. Dhe kjo është një nga arsyet se pse u mërzitëm më shumë kur Këshilli Europian vendosi të mos e hapë ende derën për Shqipërinë. Por në të njëjtën kohë është dhe një arsye e fortë se pse ne duhet të punojmë së bashku dhe të këmbëngulim për anëtarësimin e vendit në Bash-kimin Europian. Duke shpresuar që shumë shpejt të hapen nego-ciatat me Tiranën dhe Shkupin. Kemi të njëjtin vizion me ju për sa i përket Ballkanit Perëndimor: Duam bashkëpunim dhe part-neritet. E nëse më pyesni se kush drejton në këtë dhomë, më lejoni të them që jeni ju”, u shpreh Palm-er. Ndërsa Mediu në fjalën e tij e vuri theksin tek kriza politike, duke i bërë thirrje palëve politike që përplasjet t’i zgjidhin me mar-rëveshje.“ Fillimisht do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen. Për faktin që na bëni të ndjehemi të shoqëruar dhe që i kemi dyert e hapura, dhe për bashkëpunimin e ngushtë. Dhe kjo është një vlerë e shtuar për faktin se të gjithë ne

duhet të punojmë së bashku, në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe kudo. Sepse Zoti është për të gjithë dhe ne duhet të punojmë të gjithë sëbashku. Nëse do i rikthehemi politikës mund të ketë situata ku gjërat dalin jashtë kontrollit, por ne kemi miqtë e du-hur që na ndihmojnë dhe këshillo-jnë për gjetjen e një marrëveshjeje mes palëve”, tha Mediu.

Të ftuarit Gjithashtu në takim ishte edhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ministri i Diasporës Pandeli Ma-jko, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe ish-deputeti Halim Kosova. Fjala në takim gjithashtu iu dha edhe presidentit Meta, i cili tha se në politikë ka vetëm një armik mes palëve.“Është mirë kur jemi të gjithë së bashku, dhe armiku të shohë që ne nuk jemi vetëm. Për sa u përket armiqve politikë, do të doja të ishte një armik i vetëm dhe ai është përjashtimi”, tha presidenti. Ky i fundit bashkë me Brownback theksuan sukse-

Paloka: Nëse Rama nuk ndryshon qëndrim,

do rinisim protestatNënkryetari i Partisë Demokra-

tike, Edi Paloka tha dje se protestat mund të rikthehen nëse kryeminis-tri i vendit Edi Rama dhe mazhoran-ca do të refuzojnë t’i japin zgjidhje krizës përmes zgjedhjeve. Në një intervistë televizive, Paloka tha se në reagimin e tyre do të përfshihet protesta, por çdo gjë do të vendoset nga kryeministri Rama. Gjithashtu nënkryetari i PD-së tha se ashtu siç kryeministri vetë e ka pranuar, Par-lamenti sot është ilegjitim. Në fjalën e tij Paloka shtoi se kriza politike do të zgjidhet vetëm nga zgjedhjet e parakohshme.“Kriza duhet zg-jidhur dhe e vetmja mënyrë janë zgjedhjet e parakohshme. Kjo nuk është çështje dëshire e opozitës, por edhe një detyrim i përcaktuar nga ndërkombëtarët”, deklaroi Paloka. Ndërkohë që demokratët janë duke zhvilluar takime intensive me struk-turat duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme.

Braimllari: Rama po shkatërron

reformën në drejtësiNjë akuzë e rëndë ka ardhur për

kryeministrin Edi Rama, nga ish-de-puteti i LSI-së Endrit Braimllari. Në një intervistë televizive, Braimllari tha se kryeministri po përpiqet të shkatërrojë reformën në drejtësi. “Lufta duhet të jetë e përditshme e jo përmes aksioneve të përkohshme. Strukturat italiane kanë demaskuar vazhdimisht grupet kriminale të favorizuar nga Edi Rama dhe duke bashkëpunuar me ta sepse ky është i lidhur me kriminelët. Strukturat më të larta të PS janë koordinuar me ta për t’i përdorur për fushatë këtë gjë të cilën e ka provuar dosja e Dibrës. Ne jemi pro luftës ndaj krimit, por jo fasadë siç është kjo. Kush i fuqizoi këto grupe, lidhjet, e nxori gazetari foton e Edi Ramës me atë që i vendosën sekuestro, këtë e bën thjesht për fasadë, sigurisht nuk jam këtu për të mbrojtur këto emra, të gjithëve tu sekuestrohet pasuria nëse e kanë vënë në formë kriminale. Nuk mund të ndërtojë Edi Rama një strukturë që shkatër-ron reformën në drejtësi”, tha ai.

Në takimin e djeshëm për Europën Juglindore, të organizuar nga nënkryetari i Partisë Republikane, Fat-mir Mediu dhe kongresmeni Robert Aderholt, të gjithë pjesëmarrësit në fjalën e tyre shprehën mbështetjen për ndërtimin e një frymë politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë, e cila

bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit. Veçanërisht Meta dhe Brownback theksuan suksesin dhe rëndësinë e konferencës të organizuar disa muaj më parë nga presidenti me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, një praktikë e cila duhet të zhvillohet dhe në vende të tjera të Ballkanit.

Takimi për Europën Juglindore, ja mbështetja që dhanë të pranishmit

sin dhe rëndësinë e konferencës të organizuar disa muaj më parë nga presidenti me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, një praktikë e cila duhet të zhvillohet dhe në vende të tjera të Ballkanit.

Reagimi i MediutLidhur me takimin e sipërpër-

mendur, kreu i Partisë Repub-likane ka zbardhur disa detaje të diskutuara. Ndërsa bëri të ditur emrat e pranishëm në takim, Me-dia shkruan për fjalën e Palmerit, që ka ritheksuar edhe njëherë për mbështetjen që SHBA do i

japë Shqipërisë, duke shtuar se Amerika kërkon partneritet me Shqipërinë. “Në këtë takim Z. Palmer vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik, për të garantuar reformat e nevojshme, për Integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor. Të gjithë diskutantët shprehën mbështet-jen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë, e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit”, shkruan Mediu.

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, një muaj pas vendimit të marrë nga BE për integrimin i bëri thirrje opozitës dhe mazhorancës të bëjnë dialog për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. “Është e rëndë-

sishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, deklaroi Palmer, duke theksuar se marrëveshja në fjalë çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare.

Kriza politike në vend, thirrja e Palmerit ndaj opozitës dhe mazhorancës

Page 7: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

2,4,5,10,11,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dështojnë tentativat e Metës për të qetësuar ujërat me SHBA, takime vetëm me zyrtarë të

dorës së dytë dhe “vjedhje” fotosh me Pompeo

Meta “zbythet” përballë Palmer, ja si u detyrua ta takojë

PS përzgjedh kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Balla: Do votohen në Kongresin e 29 shkurtit

Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kom-bëtare që pritet të zgjidhen nga Kongresi më 29 shkurt. Këtë gjë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili tregon se ky proces po zhvillohet në të 12 qarqet e ven-dit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balla theksoi se norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie dhe se garantohet përfaqësimi i barabartë

i gjithë territorit të vendit si dhe të bashkatdhe-tarëve që jetojnë jashtë. “Teksa procesi i riorgan-izimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kom-bëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 shkurt. Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga 1510 delegatët e Kongresit të PS, duke respektu-ar parimet e barazisë gjinore, meritokracisë pro-

fesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste. Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturave për anëtarë të Asam-blesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë”, shkruan deputeti

i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërkohë, sa i takon përzgjedhjes së anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, dje ka reaguar në rrjetet sociale edhe deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi. “Sot gjatë takimit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare në të shtata bashkitë e qarkut Elbasan, të cilët do të votohen nga delegatët e Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste më 29 Shkurt”, shkruan deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetarja e PS dega Elbasan, Evis Kushi.

Rigels SELIMAN

Presidenti Ilir Meta duket se nuk ka arr i tur të qetësojë ujërat me amer-ikanët. Prej disa ditësh ai

ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh. Vizita erdhi në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve që mbahet në Uashington D.C, një aktivitet ku shkohet përmes sponsporizimeve dhe lobimeve, që në rastin e Shqipërisë është kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ai i cili i siguron ftesat. Politikanë të ndryshëm në botë e shfrytëzojnë këtë rast për të siguruar mbështetje nga zyrtarë të lartë amerikanë.

Meta takime vetëm me zyrtarë të dorës së dytë

Të njëjtën gjë ka bërë edhe presidenti Meta. Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, por edhe në faqen zyrtare të Presidencës, kreu i shtetit ka publikuar njof-time për një sërë takimesh që ka pasur në kuadër të vizitës së tij në SHBA. Por e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që pasqy-ron Meta. Kjo pasi presidenti ka zhvilluar takime me disa zyrtarë të dorës së dytë, sikundër janë kongresmenë apo senatorë të ndryshëm, të cilët nuk është se kanë ndonjë peshë të madhe në politikat dhe vendimmarrjen e qeverisë amerikane. Më konkret-isht, sipas asaj që pasqyrohet në njoftime, zoti Meta është takuar me kongresmenin Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, me kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Sen-atori Republikan, z. Ron Johnson, me bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul, apo edhe zotin Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kon-gresin Amerikan. Pra, këto takime tregojnë qartë se zyrtarët më të cilët është takuar presidenti Meta nuk është se janë zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Spostimi përballë Palmer dhe fotoja me Pompeo

Megjithatë, takimi i vetëm që

la shenjë në vizitën që presidenti Ilir Meta zhvilloi në Shtetet të Bashkuara të Amerikës është ai me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Mat-thew Palmer. Por ky takim është zhvilluar në ambientet e ambasa-dës së Shqipërisë në Uashington, teksa thuhet se është kërkuar me kërkesë të vetë zotit Palmer. Kjo do të thotë se Meta është “zbythur” dhe ka shkuar në takim, pavarë-sisht se ai e kishte sulmuar pak kohë më parë zyrtarin e lartë

amerikan. Madje, fakti që kreu i shtetit është “zbythur” e tregon edhe intervista e tij dhënë dy ditë më parë tek “Zëri Amerikës”, ku foli ashpër, duke treguar se takimi me zotin Palmer nuk ka shkuar ashtu siç e priste Meta. Ndërkohë, ajo që i vë kapak se vizita e presi-dentit Ilir Meta në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës nuk shkoi sipas parashikimeve është fakti se kreu i shtetit shqiptar e shiti foton me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo si një takim zyr-tar. Madje, ajo që e mbështet këtë

gjë është fakti se tek Mëngjesi i Lutjeve, zoti Mike Pompeo duke qenë se ishte i zoti i shtëpisë shkoi në çdo tavolinë për të respektuar dhe përshëndetur të pranishmit, prani kjo që është shfrytëzuar nga Meta që të shkrepë një foto ras-tësore me të. Pra, si përfundim të gjitha këto tregojnë qartë se vizita e presidentit Meta nuk e përm-bushi misioni e tij për të qetësuar ujërat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë se shumica e takimeve ishin me zyrtarë të dorës së dytë dhe rastësore.

Ish-deputetja e PD: Zgjedhjet e lira i japin

fund krizës politikePartia Demokratike ka vijuar

edhe dje me akuzat dhe sulmet në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ka qenë ish-deputetja demokrate, Lindita Metaliaj, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale shprehu bindjen se vetëm zgjedhjet e lira i japin fund krizës politike. “Sot pasdite u takuam dhe bashkëbisedu-am me anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të degës Lezhë, me pjesëmarrjen e kryetarit të FRPD-së z. Belind Këlliçi. Rinia është forca dhe energjia e Partisë Demokratike. Rinia lezhjane çdo ditë e më shumë po largohet dhe po degdiset rrugëve të Europës në kërkim të shpresës së munguar në Shqipëri. Ne besojmë dhe shpreso-jmë se forca e rinisë, vullneti dhe dëshira e tyre për ndryshim do sjellë fitoren e padiskutueshme. Vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme do t’ia dalim. Askush dhe asgjë nuk e ndal dot uraganin rinor”, deklaroi ish-de-putetja demokrate, Lindita Metaliaj.

Financimi i partive politike në zgjedhje, Gjylameti

takime në Angli Mazhoranca qeverisës është e

vendosur për të miratuar një reformë zgjedhore sa më bashkëkohore. Prej disa ditësh deputetja e PS, Blerina Gjylameti sëbashku me një delegacion nga Shqipëria ndodhet në Londër, ku është takuar me ekspertët më të mirë të këtij vendi. Lajmin e ka dhënë dje vetë zonja Gjylameti në rrjetet sociale, teksa zbuloi se një nga çështjet e disku-tuara është financimi i partive politike. “Vijojnë takimet mbi ekzaminimin nga afër të përvojës së sistemit të financimit politik në Britaninë e Madhe. Forcimi i transparencës është një nga pikat bazë të diskutimit për përditësimin e me-kanizmave të raportimit të financave politike me qëllim rritjen e standardit zgjedhor. Ndërkohë, po me mbështet-jen e NDI dhe Britanisë së Madhe jemi duke marrë njohuri të vlefshme që do t'i shërbejnë rritjes së standardit në përvojën e sistemit të financimit të partive dhe kuadrit rregullator për financimin e kandidatëve”, shkruan Gjylameti.

“Një falënderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe. VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokrati-zuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periud-

hën më të errët të izolimit komunist. Me profesionaliz-min e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës. Falën-derime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruajti dje presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale.

PRESIDENTI: “ZËRI I AMERIKËS” FANAR NDRIÇUES PËR SHQIPËRINË

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqe-doninë e Veriut, priti dje në një takim në Uashing-ton, presidentin e Republikës Ilir Meta. Lajmi u bë publik nga ky i fundit në rrjetet sociale. “Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe

Maqedoninë e Veriut. Vlerësoj rolin e tyre për forci-min e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkruan Meta.

META TAKOHET ME KËSHILLIN E AMBASADORËVE AMERIKANË

Page 8: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

8 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Këto janë lëvizje të Edi Ramës, në procesin e shtet-shkatërrimit të shqiptarëve. Ai është një armik i egër i shqiptarëve. Ai ka shkatërruar shqiptarëve projektin e integrimit në Europë. Është shndërruar në një armik të egër, tradhtar i Kosovës dhe interesave kombëtare. Ai sot sulmon Kosovën dy herë më shumë se Beogradi dhe e bën për llogari të Beogradit. Në çdo fjalor, cilido që të dëshirojë është i ftuar nga unë të marr definicionin e tradhtisë. Çfarë quhet tradhti? Tradhti quhet kur merr pjesë në luftë kundër vendit, kur lehtëson e ndihmon armikun tënd kundër kombit dhe vendit tënd. Edi Rama nuk ka marrë pjesë në luftë, se nuk ka luftë, por ka ndihmuar dhe ndihmon Beogradin më shumë se kushdo tjetër kundër Kosovës”, tha Berisha.

“Së pari mendoj se duhet të biem dakord me ju dhe me të gjithë mediat e këtij vendi, që paketën ta quajmë paketën KÇK, kap ç’të kapim në këtë fushatë, dhe do ua argumentoj shqiptarëve këtë. Përndryshe në rrafshin ligjor përbën aktin më të rëndë në 30 vitet e fundit dhe kjo është “colpo di grazia” i atij që mund të kishte mbetur në Shqipëri si shtet ligjor. Pra në procesin e shtet shkatër-rimit dhe të zëvendësimit me narkoshtetin, kjo përbën aktin pothuaj final. Ky akt, shkatërron Kushtetutën e vendit. E nxjerr vendin jashtë hapësirës të konventës europiane të lirive e të drejtave njerëzore. Akti në vetvete, është një banditizëm ligjor i paimagjinueshëm. Që në fillim i kujtoj shqiptarëve se ky akt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në 2015”, tha Berisha.

SALI BERISHA SULME EDI RAMËS PËR INTEGRIMIN

KÇK, SALI BERISHA: AKTI FINAL I SHKATËRRIMIT TË SHTETIT

Basha vijon takimet derë më derë dhe sulmon Edi Ramën: Të moshuarit të lënë pas dore nga qeveria, pensionet nuk iu mjaftojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe ditën e djeshme takimet derë më derë me qytetarët, në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”. Kryedemokrati Basha ka shkuar në disa qytete ku ka folur me qytetarët, të cilët i kanë treguar problemet e tyre dhe në deklara-tat e tij, teksa ka folur me qytetarët Basha ka sulmuar qeverinë duke e bërë përgjegjëse për situatën. Ai ka bërë takime dhe në Qytetin Studenti ku është takuar më studentët, si dhe pati një konflikt aty me administratoren e konviktit. Më tej në kuadër të nismës “Po të

dëgjoj”, Basha ka mbajtur edhe një komunikim online me banorët ku iu përgjigj pyetjeve të tyre. “Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë”, ka shkruar kryedemokrati në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar një video. Në videon e publikuar nga Basha shfaqet një dialog që ka bërë ai me një pensioniste, e cila i ka shfaqur problematikat e saj, ku i tregon se pensioni është i pamjaftueshëm. Kryedemokra-ti Lulzim Basha ka bërë takime dhe me bizne-

set e vogla, me shitësit në dyqanet e lagjes, një fushë biznesi që kryedemokrati ka deklaruar se do ti japë shumë lehtësira kur të vijë në pushtet, pasi është një biznes që ka shumë taksa. Sakaq gjatë bashkëbisedimit të tij online me qytetarët, Basha ceku disa tema me interes. Basha i është përgjigjur pyetjeve me komente, ku në një përg-jigje flet për krimin e organizuar dhe kapjen e kriminelëve, duke premtuar se ata do të kapen kur PD të vijë në pushtet. “Do të kenë fat akoma edhe më të keq. Ne i kapëm, i dënuam, por sot shohim që Rama po i liron një e nga një ka-

pobandat e krimit të organizuar. Çdokush që ka shkelur ligjet e vendit do të marrë ndëshkimin dhe dënimin e merituar”, është shprehur Basha në një përgjigje. Ndërkohë në një përgjigje tjetër ai ka deklaruar se çdokush që ka shkelur ligjin dhe ka bërë kontrabandë do të dënohet sipas ligjit kur PD të marrë pushtetin. “Çdokush që ka shkelur ligjin duke bërë kontrabande apo konkurrencë të pandershme në treg do të marrë ndëshkimin e merituar, gjithmonë sipas ligjit dhe vetëm tij”, ka deklaruar kryedemokrati Basha në përgjigje ndaj komentuesve të tij.

Ish-kryeministri: Opozita duhet të bëjë atë që bolivianët i bënë Moralesit

Berisha presion të hapur Bashës, i kërkon të qëndrojë larg një 17 maji të dytë, kërkon revolucion si në Bolivi për largimin e RamësArbjona ÇIBUKU

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar presionet ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, pas uljes së palëve në tryezën e re-

formës zgjedhore. Në një intervistë për News 24, Berisha i dërgoi një mesazh të qartë kreut demokrat, pasi u shpreh se rruga e vetme për të ardhur në pushtet është revolu-cioni dhe jo zgjedhjet. “Absolutisht, vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend. Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fi-torja e tij”, u përgjigj ish-kryeministri i pyetur nga gazetarja, nëse thirrja e tij për revolucion qëndronte ende.

Berisha presion BashësIsh-kryeministri i ka bërë presion

kryedemokrati si dhe i ka dhënë një goditje të fortë. I pyetur mbi paktin e 17 majit 2017, Berisha tha se Rama e ka përdorur Bashën. Po ashtu ai deklaroi se personalisht nuk do të ishte ulur kurrë në tryezë me Ramën, duke goditur Bashën me këtë deklaratë. “U bë një marrëveshje të cilën Edi Rama e përdori si horr, si një horr i vërtetë, si një horr pa asnjë parim. Se nëse ti arrin në një marrëve-shje me kundërshtarin tënd, qëndron fisnik në ato çka realizoi marrëveshja, dhe nuk përpiqesh siç u përpoq ai për të paraqitur Lulzim Bashën si një vartës të tij. Edi Rama është i vetmi kryetar qeverie në Europë dhe në Botë, që përpiqet me ftesat e tij ta in-feriorizojë, kryetarin e opozitës duke marrë për bazë marrëveshjen e 2017. Edi Rama nuk ka moral politik, ose ka moralin e horrit. Ky është problemi, se pa diskutim, marrëveshjet janë akte madhore në të cilat shoqëritë e civilizuara nuk heqin dorë, por Edi Rama është një bastard që ndan të gjithë psikologjinë e paraardhësve xhelatë të shqiptarëve. Dhe një akti, të cilit iu përgjigj fisnikërisht kryetari i opozitës e shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme me gjithçka me propagandën e tij. Në këtë kontekst, unë personalisht marrëveshje me të nuk do të bëja, sepse ky këtë bën”, u shpreh Berisha.

Spahiu sulme Ramës: Qeveri pa ide e program,

ka vetëm propagandëIsh-deputeti i LSI-së, Përparim

Spahiu ka sulmuar dje kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Ai ka reaguar me anë të një statusi në Facebook duke thënë se Shqipëria ka një problem të madh, që është mungesa e investimeve në ekonomi, kryesisht ato të huaja. Spahiu ka shtuar se kjo qeveri është një qeveri pa asnjë pro-gram dhe ide dhe investimi i vetëm i saj në këto vite është propaganda e saj dhe jo krijimi i kushteve të favorshme për më shumë investime. “Prej kohësh kemi ngritur të njëjtin shqetësim, madje edhe kur qeverisnim bashkë, por çdo fjalë e jona ka rënë më vesh të shurdhët. Standard and Poors paralajmëron krijimin e një klime të favorshme për investime në ekonomi, sidomos ata të huaja, për të dalë nga bataku ku kemi rënë. E pamundur që një qeveri inekzistente, pa ide, pa pro-gram, ku investimi i vetëm direkt i saj është propaganda, të krijojë kushtet e favorshme për më shumë investime”, ka deklaruar Spahiu.

Programi i Rindërtimit, nevojiten 803 milionë

euro për 11.490 banesaNë kuadër të Programit të Rindër-

timit nevojiten 803 milionë euro për 11 490 banesa që janë shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Janë gjithsej 11 490 njësi strehimi që u kategorizuan si të shkatërruara ose prishura plotësisht, banorëve të të cilave do të duhet t’u sigurohet strehim përmes Programit të Rindërtimit. Grupi i përbashkët i punës i përbërë nga ekspertët e qeverisë, Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe PNUD ka bërë publike këtë javë raportin me faturën totale të dëmeve që tërmeti ka shkaktuar në ekonomi si dhe koston për rindërtim. Sipas këtij raporti, rezultoi se janë 83.745 njësi të tjera strehimi që janë dëmtuar pjesërisht ose lehtë, duke pasur nevojë për riparim. Në total, 18% e njësive të banesave janë prekur. Dëmi i shkaktuar llogaritet 696.3 milionë euro, ndërsa për rimëkëmbjen dhe rindërtimin vlerësohet se nevojiten 803 milionë euro. Kujtojmë që qytetet më të prekura nga shembja e banesave janë Durrësi, Tirana, Shijaku, Kruja e Lezha.

atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen për-fundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë”, ka deklaruar Berisha.

Berisha flet për mangësitë e PDI pyetur nga gazetarja për

mangësitë e PD tani, Berisha tha se

kjo i takon lidershipit, pra Bashës, për të cilin shtoi se ka bërë gabime, por ai i ka pranuar këto. “Unë men-doj se PD, po bën përpjekjet e saj. Natyrisht i përket lidershipit të shohë e të analizojë. Vetë z. Basha njohu se ka bërë gabime dhe është shumë e rëndësishme që mbi bazën e gabimeve që njeh t’i korrigjojë ato. PD është një parti shumë e fu-qishme, është parti e një vizioni më të shkëlqyer për të ardhmen e vendit. E një trashëgimie të pashoqe”, tha ai.

Thirrje për dhunë dhe kaosIsh-kryeministri Sali Berisha ka

shtuar deklaratat pro dhunës dhe kaosit. Gjatë gjithë intervistës së tij ai ka theksuar se e vetmja rrugë drejt pushtetit dhe rrëzimit të Edi Ramës është revolucioni, si dhe ka përmen-dur shembuj të dhunshëm. Ai i ka bërë presion Bashës po ashtu, duke thënë se opozita nuk duhet të hum-basë kohë por të hidhet në sulm. “Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës,

Page 9: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i ILD, Artur Mreta u shpreh ditën e djeshme se prioriteti i punës së tij do të jetë fenomeni i lirimit para kohe nga burgu, duke shtuar se do ta zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. “Në këtë numër ankesat duhet të eviden-tohen, se sa janë numri i ankesave për prokurorë dhe gjyqtarë. Sa janë brenda afateve dhe jo. Nëse drejtësia është e “zezë” apo e “bardhë” është në kuptimin politik të fjalës. Unë s’kam

detyrë që të bëj vlerësime, por të monitoroj çdo vendim gjykate dhe prokurorie, që të ushtroj detyrën time që më ka ngarkuar Kuvendi. Detyrat e mia janë të respektuara në Kushtetutë dhe në ligj. Vlerësimet personale janë gjëra që si takojnë këtij institucioni. Unë do veproj të zbatoj detyrën, dhe këtë do ta bëj që sot. Prioritet për mua është fenomeni i lirimit para kohe nga burgu”, tha ai.

Metani: Ja kush është prioriteti im i punës

Dixhitalizimi, Ministria e Ekonomisë ofron 510

shërbime onlineNumri i aplikimeve online për

shërbimet që ofrohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për individët dhe biznesin arriti rreth 15 mijë. MFE po kryen monitorimin mujor të shërbimeve të ofruara online dhe brenda muajit të parë të zbatimit të kësaj reforme, numri i aplikimeve gjithsej në e-albania është rreth 15 mijë. “Me qëllim përditësimin dhe har-monizimin e legjislacionit, në funk-sion të aplikimit të shërbimeve online po kryhet analiza dhe propozimi i ndryshimeve të kërkuara ligjore”, bën të ditur MFE. MFE thotë se në kuadër të reformës së deregulimit dhe ofrimit të shërbimeve online është punuar për përmirësimin e aksesit në shërbimet publike. Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë vitit 2020 do të of-rojë online nëpërmjet e-Albania 477 shërbime nga 510 shërbime gjithsej. Nga java e parë e janarit, 37% e shër-bimeve të MFE ofrohen vetëm online. Në fund të vitit 2020 do jenë 94% e shërbimeve vetëm online.

Investimet e huaja, Balluku takon Sekretarin Amerikan

të EnergjisëMinistrja e Infrastrukturës dhe

Energjisë, Belinda Balluku ka zhvil-luar në Uashington një takim me Se-kretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette. Zyra e shtypit të Minis-trisë së Infrastrukturës njofton se në takim u diskutuan mes të tjerash “penetrimi i gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do ta bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA”. Ministrja Balluku, po sipas zyrës së shtypit, e vuri në dijeni Se-kretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë. "Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se in-vestitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale" thuhet në njoftim.

Raporti i Këshillit të Europës, PD: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje, Rama përgjegjës për krizën politike në vendRaporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet

e 30 qershorit është komentuar dhe mbështetur nga opozita jashtëparlamentare, e veçanërisht Partia Demokratike. Selia blu përshëndeti ditën e djeshme deklaratën e delegacionit të Këshillit të Europës. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se që prej zgjedhjeve të manipuluara të 2017 shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që përfaqëson interesin e tyre dhe as një pushtet lokal që prej 30 qershorit që të punojë për interesin e tyre.

Sipas tij, zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. “Që prej 30 qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, falsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale.

Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organiza-tat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike”, tha Bardhi. Më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD shpërtheu në sulme në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ai është përgjegjësi kryesor i krizës politike që po kalon vendi për gati një vit.

“Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Edi Rama është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme. Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i par-athënë në çdo sondazh. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin”, tha Bardhi.

Metani: Do nisë punën me verifikimin e dosjeve të lirimit me kusht

Hapen vendimet për gjyqtarët dhe prokurorët, 900 dosje në sitë nga Inspektori i Drejtësisë, ja si do të fundosen të korruptuarit që s’kanë hyrë në vetingElisjeda KIKO

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka gati dosjet për gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për përfshirjen në afera. Komisioni i Ligjeve miratoi pak ditë

më parë ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku ndër të tjera i jep kompetenca kreut të ILD-së që të pezullojë prokurorin ose gjyqtarin brenda tre ditëve nëse ka denoncime ndaj tyre. Një gjë të tillë bëri me dije ditën e djeshme edhe kreu i ILD Artur Metani, i cili në një dalje për mediat u shpreh se kanë mbërritur mbi 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët dhe se për të përballuar këtë fluks është ngritur një strukturë provizore. Këto ankesa kanë ardhur gjatë periudhës 2017-2020, kur ky institucion nuk ekzistonte. “Nuk ka pasur nga e kaluara as personel, asgjë, ndaj ky institucion po fillon të ngrihet nga e para. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i ndërgjegjshëm për volumin dhe prob-lematikën e lartë të punës, po aq sa edhe pritshmëritë për të këtë institucion. Dua të siguroj opinionin publik se ILD ka gjithë vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit që cenojnë dhënien e drejtësisë dhe ushtrimin e funksionit në përputhje me ligjin. Jam i ndërgjegjshëm se për shkak të mungesës së inspektimit për një kohë të gjatë mua dhe ILD-së na pret një volum dhe një problematikë e lartë pune ashtu siç janë dhe pritshmëritë. Konkretisht ILD-së do i kalojë një volum i madh ankesash, rreth 900, të cilat janë dorëzuar gjatë periudhës tranzitore, 2017-2020 pranë KLGJ ose Prokurorisë së Përgjithshme”, tha Metani. Më tej kreu i ILD shtoi se kanë ardhur ankesa edhe nga 1 shkurti, datë e cila përkon me krijimin e këtij institucioni, duke shtuar se për ankesat e ardhura nga Ministria e Drejtësisë, KLGJ dhe KLP për çështjen e lirimeve me kusht parakohe do jenë objekt i inspektimit. “Gjithashtu ILD nga data 1 shkurt 2020, datë e cila konsidero-het fillimi i veprimtarisë së këtij institucio-ni, kanë filluar të vijnë ankesat e para nga persona juridikë apo fizikë. Evidentimi i këtyre ankesave kërkon një analizë të plotë, me qëllim shqyrtimin paraprak për sa i përket kritereve të pranueshmërisë si dhe kryerjen e veprimeve shtesë nëse është e nevojshme apo fillimin disiplinor. Në të njëjtën kohë ILD krahas veprimeve të mësipërme, në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, por dhe duke mbajtur në konsideratë debatin dhe shqetësimin publik lidhur me një seri çështjesh, por

veçanërisht lidhur me vendimmarrjet me lirimin parakohe me kusht do t’i japë prioritet inspektimit në këtë drejtim”, tha Metani.

Pezullimi i magjistratëveKomisioni i Ligjeve miratoi pak ditë

më parë disa ndryshime në ligjin "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë". Me ndrys-

himet e reja që u miratuan nga ligjvënësit, i jepen kompetenca të shtuara ILD për të pezulluar gjyqtarët dhe prokurorët nga detyra nëse konstatohet se ka kryer shkelje. Në nenin 4 të ligjit në fjalë, i cili ndryshon nenin 152 bëhet me dije se pas denoncimeve nga qytetarët, ILD nis men-jëherë verifikimin e ankesave kur ka dy-shime të forta se një gjyqtar apo prokuror

Por kush është funksioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë? Në nenin 198 pika 1, të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, theksohet se In-spektori është drejtuesi i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai ka pagën dhe përfitimet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Ndërsa në pikën dy të po këtij neni theksohet se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ush-tron funksionet sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi. Inspektori ka një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë

riemërimi dhe betohet në një ceremoni publike para Kuvendit. Pas përfundimit të mandatit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në qoftë se në kohën e zgjedhjes punonte me kohë të plotë në sektorin publik, ka të drejtën të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose, në pamundësi, në një detyrë të barasvlershme me të. Në qoftë se në kohën e zgjedhjes Inspektori i Lartë ishte gjyqtar ose prokuror, ai kthehet në pozicionin e gjyqtarit ose të prokurorit të Apelit.

Ja funksioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

ka kryer shkelje të rënda. Në rast se ILD konstaton se denoncimi për magjistratin është i saktë, atëherë i paraqet KLGJ një kërkesë për pezullimin e gjyqtarit apo prokurorit. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit sipas nenit 124 të këtij ligji ose ankesës së paraqitur nga subjektet e përcaktuara në nenin 119 të këtij ligji, kur ka dyshim të arsyeshëm se një magjistrat ka kryer një shkelje të rëndë. Kur Ins-pektori i Lartë i Drejtësisë përcakton se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, i paraqet Këshillit përkatës kërkesën e arsyetuar për fillimin e një procedimi disiplinor dhe për pezullimin e magjistratit, brenda 3 ditëve nga mar-rja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar”, thuhet në pikën 1 të nenit 4 të ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë".

Page 10: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT10 E Diel 9 Shkurt 2020

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Kreditë e buta për 2020, ja të ardhurat që duhet të kenë familjet dhe si do të bëhet

ndarja e apartamenteve sipas nivelit të pagave

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraZbardhet skema për përfitimin e kredive të buta sipas kategorive të familjeve

Esmeralda HIDA

Zbardhet skema e kredive të buta për vitin 2020. Në 15 shkurt Bashkia Tiranë do të hapë zyrtarisht aplikimet.

Ndërsa gazeta po tregon sot të ardhurat që duhet të këtë një familje për të përfitu-ar, si dhe strukturën e apartamenteve në bazë të anëtarëve të familjes. Referuar të dhënave të skemës së publikuar, familje me 1-2 anëtarë përfiton hyrje tip “Garsoniere” dhe kredia që përfiton kjo kategori përcaktohet në vlerën e rreth 4.456.850 lekëve. Ndërkohë, niveli maksimal i të ardhurave duhet të jetë 92.277 lekë, ndërsa niveli minimal i të ardhurave duhet të jetë 31.317 lekë. Për familjet me 3 anëtarë do të jepet aparta-ment 1+1 dhe vlera maksimale e kredisë që përfiton kjo familje është 5.349.220 lekë. Niveli maksimal i të ardhurave që disponojnë anëtarët nuk duhet të kalojë kufirin 110.556 lekë dhe vlera minimale e të ardhurave të jetë në nivelin 37. 581lekë. Familjet e përbëra nga 4 anëtarë përfitojnë apartament 2+1, ndërsa shu-ma që përfiton nga fondi i kredive të buta arrin shumën e 6.239.590 lekë. Kjo familje duhet të ketë nivelin maksimal të ardhurave në 114.354 lekë dhe niveli më i ulët të jetë rreth 43,844 lekë. Për familjet me 5 deri në 6 anëtarë është përcaktuar struktura e apartamentit 3+1. Për këto familje bashkia do të japë kredi në rreth 7.576.645 lekë, duke përcaktuar kufirin maksimal të të ardhurave në nivelin 113.901 lekë dhe kufirin minimal në

Zbardhet skema e kredive të buta për vitin 2020. Në 15 shkurt Bashkia Tiranë do të hapë zyrtarisht aplik-imet. Ndërsa gazeta po tregon sot të ardhurat që duhet të këtë një familje për të përfituar, si dhe strukturën e apar-tamenteve në bazë të anëtarëve të familjes...

nivelin e 53.239 lekëve. Në total numri i kredive për këtë viti do të arrijë rreth 1 mijë të tilla dhe më të favorizuar do të jenë: çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe familje të komunitetit rom. Çdo qytetari Tiranës ka të drejtë të zgjedhë njërën nga këto tre banka që ofrojnë afate të ndryshme pagese, nga 30-35 vjet, dhe duhet të paguajnë një normë interesi 3%, e cila nuk ndryshon. Pra nëqoftëse në vazhdim tregu ndryshon dhe bankat shfaqin norma e tyre të interesit, qytet-arët nuk do të anohen nga këto ndrys-hime, përqindja e rritur do reduktohet, pasi do paguhet me ndihmën e bashkisë.

Lista e dokumentacionitSkema e kredisë së butë përcak-

ton për qytetarët çdo dokument të nevojshëm që duhet të dorëzojnë atë në momentin që paraqiten për aplik-im. Referuar rregullores që përcakton kriteret për përfitimin e kredisë së butë, detyrimisht aplikantët duhet të paraqit-en pranë strukturës përgjegjëse për stre-himin në bashki për të bërë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale, me qëllim rifre-skimin e dokumentacionit që lidhet me: vërtetimin negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër

të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi; vërtetimin nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes/individit; dokumentin e lëshuar nga këshilli i bashkisë për dhënien e statusit të famil-jes që përfiton për subvencionimin e kredisë; certifikatën e gjendjes familjare; adresën e banesës dhe emrin e pronarit të banesës; vërtetimi i të ardhurave nga punëdhënësi për të gjithë anëtarët madhorë, të cilët janë në marrëdhënie punë; vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistruar si per-

Bashkitë rrisin shpenzimet në 2019, tendencë rritëse fondi për investimet

Kredia bankare, mbështetëse e tregut të pasurive të paluajtshme

Bashkitë kanë shënu-ar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave të publikuara nga financat e çdo njësie vendore, gjatë 9 muajve, 61 bashkitë në Shqipëri kanë shpenzuar 63.4 miliardë lekë, duke regjistruar rritje me rreth 5% në terma vjetorë. Në ritme pozitive kanë ecur investimet në bashki. Referuar raportit të financave vendore, në total për investime kanë shkuar 18.5 miliardë lekë, me një rrit-je modeste prej 400 milionë le-kësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër të cilat 14 miliardë lekë me fondet e veta dhe 4.5 mil-iardë me fondet e kushtëzuara. Buxheti i investimeve me këto fonde është rritur me 23.7% në terma vjetorë. Ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve ka shkuar për mbulim të shpen-zimeve korrente, me rreth 70.9% të fondeve dhe 29.1% shkoi për shpenzime kapitale. Sipas përllogaritjeve,vetëm shpenzimet me fondet e veta të bashkive shënuan një nivel prej rreth 42.2 miliardë në fund të shtatorit 2019, në rri-tje me rreth 11.1% në terma vjetorë.

Përveç ndihmave nga remitancat apo huat nga të afërmit, kohët e fundit shqiptarët po u drejtohen bankave për marrje kredie për shtëpi. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për blerjen e banesave në kryeqytet arriti në 80 miliardë lekë ose 655 milionë euro vitin e kaluar. Kjo rritje e konsid-erueshme ka nisur që në muajt e parë të 2019, kur portofoli i kredisë u rrit me 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro. Ekspertët e bankës tregojnë se normat e ulëta të interesit kanë shtyrë shumë familje të blejnë

prona, jo vetëm me qëllime banimi, por edhe si një formë interesante investimi. Konkret-isht, në fund të vitit të kaluar interesi mesatar i kredive për blerje banesash, si për lekun ashtu edhe për euron, ishte pranë nivelit 3.3%.Veç intere-save të ulëta, rritja e kredisë bankare është mbështetur edhe nga një lehtësimi i përg-jithshëm i standardeve të huadhënies nga bankat për këtë produkt. Nga ana tjetër kreditë me probleme në këtë kategori shfaqen në normën më të ulët, duke u ulur me 5% gjatë 2019.

Barnat e rimbursueshme, Manastriliu: Zgjerohet lista e përfituesve

Në prezantimin e buxhet-it 2020 për sektorin shëndetë-si është premtuar indeksim për ilaçet e rimbursuara. Më sa duket qeveria do ta mbajë këtë premtim. Pasi, gjatë një vizite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministrja e Shën-detësisë, Ogerta Manastriliu foli edhe njëherë për një fond të posaçëm për rimbursim të ilaçeve, që synon shtimin e përfituesve gjatë 2020. “Nga indeksimi i çmimeve të bar-nave të miratuar së fundmi nga qeveria, krijohet mundë-sia për të rritur përfituesit

që marrin falas barnat me rimbursim dhe sigurimin e terapive të reja të mjekimi”, u shpreh ajo. Më tej ministr-ja tregoi se,vetëm në spitale qeveria do të financojë më shumë se 40 milionë dollarë në vit për barnat për qytet-arët dhe 100 milionë dollarë për barnat e rimbursueshme. Duke garantuar siguri maksi-male për ruajtjen e barnave përmes mekanizmave kon-trollues të spitaleve apo far-macive që qarkullojnë barna të skaduara. Një problem ky i paraqitur së fundmi në raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

sona punëkërkues të papunë; vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension; vërtetim i ndjekjes së studimeve; pasqyrat financiare të vitit të mëparshëm financiar për personat e vetëpunësuar; vërtetimi për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësorë; vërtetimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotërojnë anëtarët madhorë të familjes, kur dis-ponojnë pronësi; vërtetimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për anëtarët madhorë të familjes.

Vitin që shkoi qeveria ka forcuar masat që detyrojnë pronarët e pallateve dhe shtëpive të sigurojnë objektet e tyre, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të ndodhura në vend. Gjithsesi në një analizë totale të bërë në kompan-itë e sigurimit të jetës dhe jo-jetës nga FMN, Shqipëria paraqitet më dobët se vendet e tjera në rajon për vitin 2019. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar vendet e rajonit kanë tregje me disa miliardë euro prime dhe rritje vjetore më të lartë se tregu shqiptar. Në raport thuhet se, tregu i sigurimeve në Shqipëri për vitin 2019 mbetet ndër tregjet më pak të zhvilluara, me një xhiro prej rreth 140 milionë eurosh. Kjo do të thotë se vendi ynë mbetet ndër tregjet më pak të zhvilluara, por me shumë mundësi rritjeje për

shkak të penetrimit të ulët të industrisë së sigurimeve vull-netare. Me peshën dërmuese mbi 90 për qind si sigurime të detyrueshme, pjesa vullnetare e sigurimit të pronës, jetës, shëndetit apo biznesit ka shënuar rritje dyshifrore vitet e fundit, por përsëri Shqipëria mbetet shumë poshtë krahasuar me vendet e rajonit. Pasi të dhënat tregojnë se primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 36.13% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të de-tyrueshëm zënë 63.87% të totalit të tregut. Të parë sipas kategorive të sigurimeve të jetës dhe jo-jetës, këto të fundit shfaqen dominuese në treg. E shprehur në përqindje sigurimet e jo-jetës sollën 92.76% të vëllimit të përgjith-shëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e

jetës me 6.83% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.41%. Më tej në raportin e AMF theksohet se ndikim pozitiv ka dhënë ligji që ka shfaqur së fundmi qeveria, duke shtuar sigurimin e banesave të reja si të detyrueshme për një periudhë 10-vjeçare me prime 25-30 euro dhe nëpërmjet një agjencie shtetërore që do të menaxhojë primet dhe do të kryejë pagesat e dëmeve në rast katastrofash. Nga të dhënat e publikuara rezulton se primet për 11 muaj kapën vlerën mbi 15 miliardë e 635 milionë lekë, ose 3.2% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2018. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se Shqipëria mbetet pas vendeve në rajon, por lë pas vetëm Kosovën, ku në total primet shkojnë në vlerat 80-90 milionë euro.

AMF: Shqipëria qëndron e fundit në rajon për tregun e sigurimeve

Page 11: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Hashim Thaçi paralajmëron rikandidim dhe ndryshime kushtetuese për rolin e presidentit, Kurti kërkon koordinim për politikën e jashtme

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKurti: Thaçi dhe ne duhet të jemi në një frekuencë

Sonila ELEZI

Pavarësisht se Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pjesë të marrëveshjes së

tyre kanë edhe postin e Presi-dentit, Hashim Thaçi ka parala-jmëruar se do të kandidojë për një mandat të dytë. I intervistuar nga Adi Krasta në “A show”, Pres-identi ka shprehur dëshirën për të rikandiduar, pas mbarimit të mandatit aktual. “Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim partiak apo etnik. Se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndrys-himet kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga qytetarët, pra do të rikandidoj dhe jam i bindur se do të zgjidhem përsëri që në raundin e pare. Ndërsa mundësia e dytë është të mbesë kjo gjendje kus-htetuese dhe do kemi një largim të Presidentit të parë shqiptar që vjen nga politika e Kosovës”, është shprehur Thaçi. Më pas Presidenti u shpreh se nëse është dëshira e mirë e partive që të kenë sërish Thaçin President duhet të ndrys-hojnë Kushtetutën. Ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Presiden-tit, Thaçi e vlerësoi si jetike për balancimin me ekzekutivin. “Për mua është jetike zgjedhja e drejt-përdrejtë e Presidentit nga populli që të jetë sa më pak apolitik. Duke qenë se Presidenti i Kosovës ka më shumë kompetenca se presidentët

Irani: Sanksionet e SHBA-së janë kriminale

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet

Lideri suprem i Iranit, Aya-tollah Ali Khamenei, tha të shtunën në televizionin kom-bëtar iranian se sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bash-kuara kundër Iranit janë akt kriminal. “Këto sanksione janë akt kriminal, por ne mund t’i shndërrojmë ato në mundësi duke e distancuar ekonominë e Iranit nga varësia prej ek-sporteve të naftës”, është shpre-hur Ayatollah Ali Khamenei. Ai shtoi se Irani nuk paraqet kërcënim për asnjë shtet tjetër dhe se Teherani është i vendo-

sur që ta garantojë sigurinë e vet. “Irani nuk paraqet kërcënim për asnjë vend tjetër. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurohemi që siguria jonë është e garantuar. Nëse do të jemi të dobët kjo do të inkurajonte armiqtë tonë të sulmonin Iranin”, deklaroi Khamenei para një grupi të ko-mandantëve të Forcave Ajrore. Republika Islamike vazhdon shtimin e armatimit bërthamor duke përfshirë edhe programin e raketave balistike, pavarësisht kërkesën për të kundërtën nga shtetet perëndimore.

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oli-ver Varhelyi, tha se Komisioni Evropian do të vendosë edhe njëherë si prioritet çështjen e zgjerimin të BE në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një vizite në Mal të Zi, Varheli deklaroi se detyra e tij është që të paktën një vend në rajon, të jetë gati për anëtarësim, deri në fund të mandatit të Komisionit aktual Evropian. “Ballkani Perëndimor do të jetë një lloj prove, sepse nëse nuk nuk tregojmë sukses sa më parë, atëherë nuk do të

jemi një Komision i besueshëm gjeopolitik”, tha Varhelyi. Var-helyi, u ka bërë thirrje krerëve të udhëheqjes së Malit të Zi se vendi duhet të shpejtojë ritmin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave. Ai diskutoi me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe kryemi-nistrin Dushko Markoviç, për metodologjinë e re të propozuar nga BE-ja, e cila synon ta bëjë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, të parashikueshëm dhe politikisht gjithëpërfshirës.

Kurti : Taksa hiqet pas vendosjes së reciprocitetit

Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëven-dosje duket se po gjejnë rrugën e konsensusit për të zëvendësu-ar taksën prej 100% të vendo-sur ndaj mallrave Serbe me reciprocitetin. Kryeministri Albin Kurti është i vendosur në këtë nisme dhe është shprehur se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitet-it me Serbinë. “Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti.

Shumë shpejt fillojmë t’i përgati-sim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vull-netin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti në një postim në profilin e tij në Facebook. Ky reagim i kryem-inistrit Kurti vjen pas diskuti-meve të shumta dhe qëndrimeve e kërkesave nga opozita, saktë-sisht Haradinaj dhe Veseli për të mos e hequr taksën.

Zvicër, referendumi anti-homofobi

Pakistan, kalon ligji për përdhunuesit e të miturve

Angela Merkel fton Albin Kurtin në takimKancelarja e Gjermanisë, Ange-

la Merkel ka uruar ditën e djeshme Albin Kurtin për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës. Bashkë me urimin Kancelarja i ka bërë dhe një ftesë për takim Albin Kurtit. “Gëzohem t’ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane. Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti i Amerikës Donald Trump ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë të cilët dëshmuan kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë hetimeve për gjyqin mbi pengimin e punës së Kongresit duke kushtëzuar ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Dy zyrtarët janë Koloneli Alexander Vindman me prejardhje nga Ukrai-na që u shkarkua më 7 shkurt dhe Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit, i cili tha përmes një njoftimi se Trump planifikon ta emërojë ambasador të SHBA-së në Bashkimin Evro-pian. Alexandër Vidman dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës. Të dy zyrtarët kishin dhënë dëshmi që konsiderohej e dëmshme ndaj argumenteve të presidentit Trump ku pretendohej prej tij se nuk kishte të bënte me akuzat.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është shtruar një paciente, e cila mund të jetë e prekur nga koronavirusi. Sipas mjekëve të QKUK, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë. Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar. Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dy-shuar se janë prekur nga koronavirusi. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë dhe rezultati i tyre do të bëhet i ditur më vonë. Për rastin ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija. “Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë Vitija.

Shkarkimi, Trump hakmerret ndaj dëshmitarëve Dyshime për një rast me koronavirus në Kosovë

e tjerë të rajonit, zgjedhja nga pop-ulli do të balanconte kompetencat e ekzekutivit me presidentin”, u shpreh Thaçi.

Reagon Albin KurtiI pyetur nga mediat kosovare

mbi komentin për deklaratën e Thaçit mbi rikandidimin, Kurti ka thënë se puna e tij është që të ndihmojë koordinimin e poli-tikës së jashtme e jo të merret se kush dëshiron të bëhet President i vendit në të ardhmen. Shefi i ri i Qeverisë, për herë të parë ka kërkuar publikisht koordinim me Presidentin në fushën e politikës së jashtme. Kurti është shprehur se koordinimin me Hashim Thaçin e kërkon për të qenë në të njëjtën frekuencë në arenën ndërkom-

bëtare.“Unë besoj që tashmë është urgjente që ne të kemi një politikë unike në arenën ndërkombëtare që të mos vazhdohet në mënyrën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Qeveria e re e Kosovës, unë si kryeministër i ri, dua që të koordinohemi edhe me presidentin aktual në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me sig-uri bëhet e dëmshme edhe jashtë vendit dhe brenda vendit, mendoj se sot kjo është detyra më rëndë-sishme për shtetin tonë e jo atë se ku kush do të jetë pas disa muajsh apo pas një viti”, tha Kurti. Deklarata e Kurtit mbi koordin-imin Presidencë-Ekzekutiv, është vlerësuar pozitivisht nga ish-Min-istri i Jashtëm, Bexhet Pacolli.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Pacolli u shpreh se ka vite që Kosova ka ndjerë mungesën e një bashkëpunimi të kësaj natyre. “Deklarata e Kryem-inistrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me ak-torët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Votuesit zviceranë do të vo-tojnë sot për të vendosur nëse homofobia do të shpallet ilegale apo jo. Në bazë anketave, shumica e banorëve të Zvicrës e përkrahin të ashtuquajturin ligj anti-homofo-bi, i cili tashmë është miratuar në kuvend. Megjithatë, kundërshtarët e kësaj mase mblodhën numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve për ta dërguar atë në referendum. Ky ligj do t’i cilësojë ilegale denigrimet publike dhe nxitjet e urrejtjes ndaj njerëzve, të cilat bëhet në bazë të orientimit seksual.

Kuvendi i Pakistanit miratoi re-zolutën me të cilën bëhet thirrje për varjen në publik të vrasësve dhe dhunuesve të fëmijëve. Kjo rezolutë erdhi pas rritjes së numrit të rasteve të dhunimit të fëmijëve, të cilat kanë nxitur protesta në mbarë vendin me shumicë myslimane. “Vrasësit dhe dhunuesit e fëmijëve jo vetëm që duhet të dënohen me varje, por varja duhet të kryhet në publik. Kurani na udhëzon që vrasësi duhet të varet”, u shpreh Ali Muhammad Khan, ministër i çështjeve parlamentare të Pakistanit.

Do të respektoj Kus-htetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim partiak apo etnik. Se ku do jem pas mandatit presiden-cial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndrys-himet kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga qytetarët...

Page 12: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

12 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020 GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Detajet e 7 prillit 1939, ja si Italia nisi sulmet, beteja në Durrës dhe si Hitleri i dha dritën jeshile Musolinit, goditja që mori Zogu

Dalin në pah detaje nga pushtimi italian më 1939. Mediat e asaj kohe kanë raportuar për këtë

çështje. Gazeta po tregon sot de-taje nga raportimet mbi betejën e Durrësit dhe si nisën sulmet ndaj Ahmet Zogut. Po ashtu tregohet se Musolini mori dritën jeshile nga Hitleri për të ndërhyrë ushtarak-isht në Shqipëri.

7 prill 1939Italia merr kontrollin e porteve shqiptare

Trupat italiane kanë pushtu-ar sot disa pjesë të Shqipërisë, duke thyer një rezistencë të disa individëve të dëshpëruar, të cilët më pas u larguan drejt maleve të mbretërisë së vogël. Zbarkimi u bë me mbështetjen e rreth 400 avionëve gjuajtës dhe të skuad-ronit të parë të marinës italiane. Një komunikatë zyrtare thoshte: “Trupat tanë kanë zbarkuar në portet e Sarandës, Vlorës, Dur-rësit e San Giovanit mëngjesin e sotëm. Nuk ka pasur rezistencë që ia vlen të përmendet përveç në qytetin e Durrësit ku kishte disa tentativa rezistence nga disa banda që u neutralizuan shpejt. Popullata shqiptare është e qetë dhe e sjellshme. Katërqind avionë të skuadronit të Adriatikut po pa-trullojnë qiejt shqiptarë me urdhër për të mos bombarduar në qendrat e banuara për të kursyer jetët e njerëzve”. Avionët italianë kanë lëshuar qindra mijëra fletushka në qytetet e fshatrat shqiptare duke nxitur banorët të mos rezistojnë. Në to thuhet: Mos bëni rezistencë të kotë e cila do të eliminohet. Ush-tarët e madhërisë së tij perandorit të Italisë kanë ardhur në Shqipëri për të qëndruar vetëm për kohën e nevojshme për rivendosjen e rendit, drejtësisë e paqes”. Ambasadori britanik në Shqipëri bëri një vizitë urgjente në Ministrinë e Jashtme për të qartësuar qëllimet italiane dhe marrëveshjen italo-angleze për ruajtjen e statusquo-së në ra-jonin e Mesdheut. Radiostacioni i Tiranës njoftoi se trupat e ushtrisë shqiptare po i rezistojnë marshimit të trupave italiane. Por shtonte se megjithë rezistencën italianët po avancojnë drejt kryeqytetit.

7 prill 1939Shqiptarët të famshëm për

shpirtin e tyre luftarak lanë sot punën në fushë apo në dyqane për të luftuar ushtrinë italiane, që zbarkoi në brigjet shkëmbore të atdheut të tyre në mëngjes. Ush-tarë, policë e civilë shqiptarë të armatosur sulmuan trupat që po zbarkonin në Durrës duke i de-tyruar fillimisht të tërhiqeshin në luftanijet e tyre. Avionët luftarakë italianë raportohet se bombar-duan në Durrës, Vlorë e Sarandë pasi hasën rezistencë, njoftonte qeveria vendase. Ushtria shqiptare prej 12.000 trupash kundërshtoi zbarkimin e një forcë italiane prej rreth 30.000 vetash, me qin-dra avionë e luftanije prapa tyre. Fshatarët raportohej se qëllonin nga shtëpitë e tyre dhe lëshonin gurë të mëdhenj nga malet duke shpresuar të godisnin italianët. Forcat italiane pas tejkalimit të valës së parë të rezistencës po avanconin në mënyrë graduale me mbështetjen e avionëve, me tanket përpara dhe me rreth 100 mjete artilerie. Italianët zbarkuan në mëngjes me urdhër të pushtojnë vendin në më pak se 48 orë për ta kthyer në një protektorat të Italisë. Radio shqiptare transmetoi një

Ja si Italia nisi pushtimin ushtarak të Shqipërisë

deklaratë të mbretit Zog, ku thuhej se kërkesat e Italisë për Shqipërinë shkelnin sovranitetin kombëtar. Më tej aty thuhej: “Populli shqiptar nuk do të pranojë kurrë kërkesa të tilla. Ai do të luftojë pushtuesit me të gjithë forcën, deri në njeriun e fun-dit. Le të mos humbasim kurajën. Mbroni nderin e atdheut tuaj”. Më tej mesazhi në radio bënte thirrje për ndihmë nga Britania e Franca.

8 prill 1939Pozita e Zogut në

pushtimin e ShqipërisëQeveria e Shqipërisë po mblid-

het në Pallatin Mbretëror në një kohë kur vijojnë raportimet se të tjera forca italiane po nisen nga Brindizi, Bari e Roma drejt Shqipërisë. Fillimisht ishte men-duar se Zogu do të vazhdonte të qëndronte në fron, por tashmë Shqipëria është shpallur pjesë e perandorisë italiane dhe Roma po merr kontrollin e vendit në stil të ngjashëm me absorbimin e Çekosllovakisë. Gazetat në Romë njoftojnë me tituj të mëdhenj vazh-

dimin e dërgesave të trupave drejt Shqipërisë, ku gjithashtu kanë vazhduar demonstratat kundër pushtimit. Parlamenti shqiptar në një seancë të posaçme i ka deklaruar kërkesat italiane të pa-pranueshme. Ndërkohë fluturimet e avionëve italianë mbi kryeqytet shkaktuan demonstrata të popullit para Parlamentit duke kërkuar armë për të mbrojtur vendin. Rreth 20 000 shqiptarë u mobilizuan bren-da natës, por nuk ka konfirmime për rezistencën e organizuar prej tyre.

8 prill 1939 Rritet pasiguria në Shqipëri Qeveria britanike tha dje se

po ndiqte nga afër zhvillimet në Shqipëri edhe pse në Parlament

kryeministri tha se vendi nuk ka interesa direkte në vend, por një interes të përgjithshëm për paqen në botë. Ai shtoi se ambasadori britanik në Itali ishte takuar me kontin Ciano, i cili i kishte sugje-ruar se traktati aktual i miqësisë me Shqipërinë do të zgjerohet edhe pse për këtë kishin lindur disa vështirësi mes dy qeverive. Një mesazh nga Tirana thoshte se transporti ajror dhe ai detar mes Italisë e Shqipërisë është ndërpre-rë. Italianët që nuk kanë mundur të largohen nga Shqipëria janë strehuar në legatën italiane. Ata që kishin prenotuar në hotelin kryesor Kontinental kishin mbetur në rrugë me bagazhet e tyre pasi hoteli ishte mbyllur prej largimit

të stafit italian. Legata shqiptare në Paris lëshoi një komunikatë ku thuhej: “Me qëllim që t’i jepet fund lajmeve të pabaza duam të thekso-jmë se Shqipëria nuk do të pranojë kurrë të heqë dorë nga pavarësia e saj, sovraniteti e integriteti, duke lejuar trupat e huaja të zbarkojnë në territorin e saj”. Komunikata thotë se aleanca e mbrojtjes me Ital-inë e nënshkruar në 1927 në asnjë mënyrë nuk autorizon Italinë për të ndërhyrë ushtarakisht për ruajtjen e rendit në Shqipëri, siç deklarohet nga ushtria italiane për zbarkimin.

8 prill 1939Aprovimi i Gjermanisë,

paralajmërim për kombet e tjeraMesazhet nga Roma e Berlini

në mënyrë të njëjtë justifikojnë

Shqiptarët të famshëm për shpirtin e tyre luftarak lanë sot punën në fushë apo në dyqane për të luftuar ush-trinë italiane që zbarkoi në brig-jet shkëmbore të atdheut të tyre në mëngjes. Ushtarë, policë e civilë shqiptarë të armatosur sul-muan trupat që po zbarkonin në Durrës duke i de-tyruar fillimisht të tërhiqeshin në luftanijet e tyre...

Page 13: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

12 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020 GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 13

d o s s i e r www.sot.com.al

Detajet e 7 prillit 1939, ja si Italia nisi sulmet, beteja në Durrës dhe si Hitleri i dha dritën jeshile Musolinit, goditja që mori Zogu

Ja si Italia nisi pushtimin ushtarak të Shqipërisë

pushtimin e Shqipërisë nga Italia pas dështimit të negociatave mes Musolinit dhe mbretit Zog. Është e qartë se Hitleri ka aprovuar plan-et e Musolinit dhe ka urdhëruar takimin mes kreut gjerman të ush-trisë Keitle dhe gjeneralit italian Pariani, të zhvilluar në Insbruk. Gjermania beson se lëvizja italiane ndaj Shqipërisë do të ketë ndikim të Jugosllavia e Greqia, të cilat kohët e fundit nuk konsiderohen më si shtete miqësore nga aksi Romë-Berlin, prandaj pushtimi italian është një paralajmërim për to kundër bashkimit në aleancë me Britaninë.

8 prill 1939Shqipëria pushtohet

nga agresioni i ItalisëE pushtuar nga trupat itali-

ane dhe e goditur me artileri nga luftanijet e avionët, Shqipëria po lufton për mbrojtjen e pavarësisë

së saj në agresionin më të fundit në Europë. Megjithë mohimet e Romës nga Shqipëria vijnë rapor-time për luftime të ashpra me vendasit. Roma thotë se negoci-atat italo-shqiptare për evitimin e dhunës kishin dështuar dhe mbreti Zog kryesoi të mërkurën një takim emergjence të kabinetit. Ndërkohë Italia insistonte në pushtimin e disa pjesëve strategjike të Shqipërisë duke përfshirë baza ushtarake dhe aerodrome, por kërkesat e Italisë u refuzuan nga qeveria e Zogut, e cila deklaroi se nëse është nevoja do të mbrojnë vendin e tyre deri në njeriun e fundit. Ata i interpretuan kërkesat italiane si një ultimatum prandaj dhe refuzuan.

8 prill 1939Emigrantët shqiptarë

apelojnë te Britania për ndihmë kundër pushtimitKostandin Çekrezi, i cili ka

drejtuar një revolucion në Shqipëri kundër mbretit Zog në 1935, i ka shkruar ministrit të Jashtëm britanik, Lord Halifax mesazhin e mëposhtëm: “Jam ngarkuar nga përfaqësia e emigrantëve shqiptarë jashtë shtetit për të informuar qeverinë e Madhërisë tuaj se emigrantët shqiptarë meg-jithëse kundërshtojnë regjimin e mbretit Zog, bashkohen me të në këtë kohë të caktuar për të pro-testuar kundër pushtimit italian që kërcënon atdheun tonë. Për llogari të të gjithë emigrantëve politikë shqiptarë, i bëjmë apel qeverisë tuaj të ndihmojë popullin e bashkuar të Shqipërisë për t’i re-zistuar agresionit dhe për ruajtjen e pavarësisë kombëtare të vendit tonë. Mesazhe të ngjashme janë dërguar nga Dr. Çekrezi dhe për

udhëheqësit e Rumanisë, Greqisë, Jugosllavisë e Turqisë.

8 prill 1939Italia pushton Shqipërinë,

bombardon portetItalia ka pushtuar Shqipërinë

duke bombarduar portin e Vlorës dhe duke mundur rezistencën në Durrës. Porti jugor i Vlorës u bombardua rëndë mbrëmë nga luftanijet ndërsa luftime sporadike vazhdonin në afërsi të tij. Në dy tentativat e para të italianëve për të zbarkuar në Durrës ata ishin detyruar të tërhiqen nga rezistenca vendase. Pas bombardimit, italianët kishin zbarkuar në Vlorë, edhe pse radio shqiptare tha se kishte rezist-encë të ashpër dhe se “gjaku derdhej rrëke” në afërsi të Vlorës. Avionët italianë fluturonin mbi Tiranë duke lëshuar fletushka ku njoftohej për zbarkimin dhe ftojnë popullatën të mos rezistojnë ndaj paqes që do të vendoset nga perandori. Italia shpresonte që pushtimi të përfundo-jë brenda 48 orëve dhe plani para-shikon vazhdimin e fronit të mbretit Zog, por përfshirjen e Shqipërisë në perandorinë e Italisë. Agjencitë italiane raportojnë se trupat kanë zbarkuar pa asnjë rezistencë dhe se janë mirëpritur nga populli ven-das, ndërsa mesazhet nga Tirana thonë se në të tre pikat e zbarkimit vazhdojnë luftime të ashpra. Vlora u zgjodh si pikë zbarkimi pasi porti dhe rrethinat e tij dominohen nga artileria e rëndë që ndodhet në ishullin italian të Sazanit.

8 prill 1939 Efektet e pushtimit të

Shqipërisë në JugosllaviPrej disa muajsh tashmë Mu-

solini dhe Hitleri po manovrojnë për pozitën e tyre duke fortifi-

kuar pikat strategjike dhe duke shfrytëzuar hezitimin e Anglisë e Francës. Kështu dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia mund të jetë një paralajmërim që Jugosllavia të mos hyjë në aleancën anti-agre-sion të sponsorizuar nga Britania. Trupa gjermane janë përqendruar në kufirin Austri-Jugosllavi dhe e ka bërë qeverinë vendase nervoze. Lajmet nga Tirana ashtu siç pritej janë konfliktuese, mbi faktin sesa ka pranuar Zogu nga kushtet italiane dhe sa është detyruar të pranojë në lidhje me mbrojtjen e interesave italiane në Shqipëri, por nëse Jugosllavia beson se kërcënohen interesat e saj armiqë-sia mes Romës e Beogradit mund të shpërthejë. Shqipëria e vetme nuk mund t’i rezistojë presionit të Italisë për vendosjen e kushteve të saj. Dominimi i plotë i Shqipërisë nga Italia do të ishte një problem serioz për Jugosllavinë pasi har-ta e pjesës veriore të Shqipërisë formon një “gjuhë” që depërton brenda Jugosllavisë. Italia mund të marrë nga Shqipëria pranimin e gjithçkaje dëshiron dhe çështja e ardhshme është nëse Jugosllavia që aktualisht është e rrethuar nga vende armike do të kërkojë ndihmë nga Perëndimi për të rezistuar, ose gradualisht do të bëhet pjesë e aksit nazist.

8 prill 1939Turmat presin të përshëndesin Duçen, Zogu shkarkohet nga froni

Pak para mesditës turma të mëdha ishin mbledhur sot për të përshëndetur Duçen për guximin e tij në kompletimin e aventurës në Shqipëri. Pushtimi është par-ashikuar të kompletohet për 48 orë. Mediat italiane shkruanin se

aktivitetet e mbretit shqiptar Zog kishin tensionuar marrëdhëniet mes vendeve muajt e fundit “pasi ai dëshironte të udhëhiqte si një kryetar fisnor feudal, pa u merako-sur për mirëqenien e qytetarëve. Ai është i etur për para për kapriçot dhe ambiciet e tij, është një agji-tator i konflikteve ndërkombëtare dhe intrigave të brendshme”. Mediat shtojnë se mbreti Zog është armik i shqiptarëve që nuk i përkasin bandës së tij politike dhe se ka kthyer të gjithë asistencën financiare italiane në shërbim të qëllimeve personale. Ato thonë se sipas fjalëve Zogu ka planifikuar një grusht shteti në Jugosllavi, me qëllim që të përkeqësojë mar-rëdhëniet e saj me Italinë. Më tej, ai i ka kërkuar Italisë të dërgojë trupa në Shqipëri, me qëllim që t’i përdorë kundër Jugosllavisë. Vatikani është i shokuar nga pushtimi i Shqipërisë prej Italisë dhe Papa ka urdhëruar që të gji-tha lajmet të vijnë drejtpërdrejt te ai dhe thuhet se ka planifikuar ndryshimin e fjalimit që do të japë të dielën, pas ngjarjeve në Shqipëri. Zhurmat e përhapura për përqendrim të forcave ushtarake italiane e gjermane në Itali pranë kufirit me Francën, kanë bërë që të gjithë vizitorët britanikë të largohen. Zhurmat raportohen se janë të rreme, siç ishte dhe lajmi se shkollat janë zbrazur me qëllim strehimin e trupave ushtarake. Luftanijet franceze e britanike janë ankoruar në Mentone, por kjo është vetëm një vizitë rutinë e periudhës së Pashkëve. Në të dy anët e kufirit ka qetësi.

8 prill 1939Zogu kërcënon të dalë në mal për luftë guerile

Ambasadori francez në Tiranë raportoi sot se mbreti shqiptar Zog tha se do të tërhiqet në mal për të nisur luftë guerile kundër italianëve nëse është e nevojshme. Ndërkohë avionët italianë nuk kanë mundur të shfrytëzojnë bazat shqiptare për arsye të rezistencës që vazhdon dhe po kryejnë sulmet e tyre me fluturime të përditshme nga Italia. Luftanijet italiane po tërhiqen nga porti i Durrësit për të mbështetur zbarkimet në vende të tjera. Mbreti Zog raportohet se ka dërguar mbretëreshën Geraldinë dhe trashëgimtarin e porsalindur në Greqi, ndërsa vetë është duke mobilizuar rezervistët, të cilët shpreson të arrijnë në 120 000. Në një deklaratë të legatës shqiptare sot thuhej: “Në emër të qeverisë dhe popullit të Shqipërisë ne protestojmë me forcë ndaj push-timit barbar të Italisë. Parlamenti shqiptar ka refuzuar unanimisht kushtet e vendosura prej tyre që janë të papranueshëm për çdo popull të lirë. Forcat detare po bombardojnë qytetet tona, duke masakruar gra e fëmijë”. Në Ti-ranë një njoftim gjysmë-zyrtar mohonte raportimet italiane se për zbarkim të suksesshëm e pa rezistencë. Radio shqiptare deklaronte se: “Asnjë ushtar ital-ian nuk do të mbetet në territorin tonë pasi ne do të rezistojmë me të gjitha forcat”. Njoftimi shtonte se morali i popullit është i lartë, megjithë pabarazinë në përballjen me forcat italiane. Raportimet nga Beogradi thonin se radio shqiptare fliste për disfatën fillestare të ital-ianëve në zbarkim. Më tej italianët kishin avancuar drejt Bashkisë së Durrësit, ku u përballën me një kundërsulm të fuqishëm nga rezistenca shqiptare.

Italia ka push-tuar Shqipërinë duke bombardu-ar portin e Vlorës dhe duke mun-dur rezistencën në Durrës. Porti jugor i Vlorës u bombardua rëndë mbrëmë nga luftanijet ndërsa luftime sporadike vazh-donin në afërsi të tij. Në dy ten-tativat e para të italianëve për të zbarkuar në Dur-rës ata ishin de-tyruar të tërhiqen nga rezistenca vendase...

Page 14: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT14 E Diel 9 Shkurt 2020

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sekuestrimi i tyre u bë në kus-htet e emergjencës në kuadër

të Operacionit Forca e Ligjit dhe me urdhër të drejtorit të Policisë së shtet-it, Ardi Veliu. Ndërkohë mbrëmjen e së premtes mësohet se Dashamir Gjoka është ndaluar dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBilanci, OFL sekuestroi dhe u kërkoi informacion mbi pasurinë 17 personave

Aksidentet në vend, brenda 24 orëve shënohen tre viktima e dy të plagosur

Tre viktima dhe dy të plagosur janë regjistruar nga aksidentet në më pak se 24 orë në rrugët e vendit. Leonard Sako dhe Orinda Hoxha, dy mësues humbën jetën pasi automjeti që po ktheheshin nga shkolla ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë natës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi 35-vjeçar. Ndonëse ka kaluar vetëm një javë e muajit shkurt, deri tani janë reg-jistruar 6 viktima, ndërsa shifrat janë shqetësuese edhe për muajin janar. Përgjatë muajit të parë të vitit 2020 në vendin tonë janë regjistruar 506 aksidente rrugore. 12 prej tyre janë konsideruar me rrezikshmëri të lartë për jetën ndërkohë që 16 persona të përfshirë në to kanë gjetur vdekjen. Në janar, qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve është Tirana, duke u ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Elbasani.

Shpërndanin drogë, Policia e Dibrës vë në pranga dy personaDy persona të cilët dyshohet se shpërndanin drogë, janë

vënë në prangat e Policisë së Dibrës. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narko-tike si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se dy të rinj mund të merren me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, ndërhynë uniformat blu. Nga kontrollet e kryera mbrëmjen e së premtes, në vendin e quajtur “Ura e Sebinit”, Shupenzë, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Në përfundim të vep-rimeve të para hetimore , u arrestuan në flagrancë Ardjan Daci, 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe shtetasi me inicialet B. Z., 18 vjeç, banues në Maqellarë. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokuror-isë së Dibrës për hetime të mëtejshme. Ndaj tyre rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në kërkim për të paktën vjedhjen e 4 biçikletave, arrestohet i riuNjë i ri i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh në qytetin

e Vlorës, është vënë në prangat e policisë. Gjatë pasdites së kësaj të premteje, u bë arrestimi i shtetasit me inicialet E. Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 26-vjeçari, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të kryera në qytetin e Vlorës. Më konkretisht ai akuzohet se më 31 janar, në lagjen “1 Maji” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shteta-sit K. I. Më datë 6 shkurt, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases V. Xh.. Po më datë 6 shkurt në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur orendi shtëpiake në pronësi të shtetasit Q. Gj. dhe në të njëjtën ditë, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit R. M.. Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.

Elvis MYRTA

Sekuestrohen makinat e blinduara të Dasham-ir Gjokës dhe Saimir Taullaut dhe Durim

Bamit, të tre rezultojnë të dën-uar për trafik dhe vjedhje me armë. Gjithashtu OFL i ka sekuestruar automjetin edhe Landi Muharremit i njohur si “Rrumi”. Sekuestrimi i tyre u bë në kushtet e emergjencës, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” dhe me urdhër të dre-jtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërkohë mbrëmjen e së premtes mësohet se Dashamir Gjoka është ndaluar dhe pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë. OFL i ka dërguar formu-larin për deklarimin e pasurisë Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut. Gjoka rezulton i dën-uar në Itali për trafik, ndërsa automjeti i blinduar që i shpëtoi nga një atentat me armë më 23 gusht 2017 u sekuestrua derisa pronari të saktësojë burimin e të ardhurave. Atentati ndodhi në Xhafzotaj, Shijak. Makina iu sekuestrua edhe Durim Bamit, banues në Krujë, i cili rezulton i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i cili rezulton i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me makinën e blinduar, biznesmeni Taullau u shpëtoi dy atentateve. Më i fundit ishte mbrëmjen e 24 nëntorit 2019 në rrethrrotul-limin e Plugut, para lokalit të tij. Ndërkohë makina e blin-duar i është sekuestruar edhe si Landi Muharremit, i njohur ndryshe si Landi Maloku ose Aleksandër Laho. Ky shtetas, i cili njihet edhe si “Rrumi” është bërë subjekt i aktit normativ anti-KÇK, i cili godet pasuritë e krijuara me të ardhura nga krimi, duke iu sekuestruar mjeti luksoz. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxori urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa autom-

jete të blinduara. Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, sekuestrohen disa automjete luksoze, të personave të cilëve iu është dorëzuar formulari për të provuar pasurinë, në kuadër të aksionit anti-KÇK.

OFL sekuestroi pasuritë e 17 personave

Kur ka kaluar gati një javë nga Operacioni Forca e Ligjit, deri tani janë sekuestruar dhe u janë dërguar shkresa për deklarimin e pasurisë emrave të njohur, të cilët dyshohen për aktivitetet e tyre kriminale. Biznesi i parë i cili u vu nën se-kuestro ishte kompleksi Golden në Shijak, si dhe një karburant në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim nga policia lidhur me rrëmbimin e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është

gjetur ende. I njëjti operacion u shtri edhe në veri të vendit në Shkodër, ku u sekuestruan vila, banesa, automjete si dhe sipërfaqe tokash dhe trojesh të 7 anëtarëve të grupit Dukagjini, të dyshuar për rrëmbimin e biznesmenit nga Rrësheni. Në të njëjtën ditë, e njëjta strukturë dërgoi kërkesat për deklarimin e burimeve të pasurisë Lulzim Berishës i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Ardian Çapjas, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Operacioni forca e ligjit bllokoi automjetet e blinduara të Landi Muharremit, personi i cili ishte në automjetin e me prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja, ku ndaj tyre u krye një atentat dhe Durim Bamit, i dënuar

Policia dhe FNSH aksion në të gjithë vendin, në sitë automjetet luksozeDitën e djeshme në disa qarqe të vendit, më

konkretisht në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë dhe në Fier policia zhvilloi operacioni blic për identifikimin dhe bllokimin e makinave të blinduara, me probleme me dokumentacionin, të trafikuara ose që u është fshirë numri i shasisë. Pas përfundimit të këtij aksioni mësohet se në Gjirokastër janë bllokuar 11 makina, në Durrës 10, në Tiranë 5, ndërsa në Fier dhe Korçë uniformat blu nuk kanë dhënë informacion për operacionin. Policia ende nuk e ka konfirmuar nëse bllokimet lidhen me anti-KÇK-në, por operacionet që po zhvillohen në qarqe të çojnë në këtë drejtim, pasi në momentin që bllokohet makina luksoze, futet në

skaner edhe pronari që e posedon, e kaluara e tij, nëse e justifikon. Nëse rezulton se makinat luksoze janë në pronësi të personave me të kaluar krimi-nale ose ka dyshime se nuk e justifikojnë, atëherë vendoset në dijeni struktura e OFL-së, ku dërgohet dosja për të vijuar me procedurën e dërgimit të for-mularit për justifikimin e pasurisë ose sekuestrohet në kushtet e emergjencës. Kryqëzimet e rrugëve brenda dhe jashtë qytetit të Fierit kanë qenë të blinduara prej mbrëmjes së djeshme. Aksioni ka vijuar edhe pasditen e sotme, teksa forca të shumta të policisë lokale dhe FNSH-së kanë zbarkuar në qytet. FNSH-ja ka zbritur edhe në jug të vendit duke ushtruar kontrollet në Sarandë. Aksioni është

përqendruar në hyrje të Sarandës në Qafë-Gjashtë, ku kontrollohen mjete të dyshuara. Deri tani nuk raportohet të jetë bllokuar ndonjë makinë luksoze apo për ndonjë të shoqëruar. Në qarkun e Korçës, FNSH-ja në bashkëpunim me strukturat e qarkut ka zbritur në terren për bllokimin e makinave luksoze pa dokumentacion të rregullt, por edhe kapjen e personave me precedentë. Aksioni është shtrirë në të gjitha qytetet e qarkut të Korçës. Op-eracioni për makinat luksoze pa dokumente, të vjedhura apo me ndërhyrje në numrin e shasisë u zhvillua edhe në Tiranë, ku sipas informacioneve janë bllokuar 5 makina. Pas bllokimit po vijon procedura për verifikimin e makinave.

për veprën penale vjedhje me arme. Makina iu sekuestrua edhe Saimir Taullaut, për OFL një ndër personat e njohur të botës së krimit në Lushnje dhe Dashamir Gjokës i dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore në Itali. Këtyre dy subjekteve bash-kë me Emiljano Hysenaj dhe kushëririn e tij Edlir Hysenaj, OFL iu kërkoi edhe deklarimin e pasurisë. Rrjetës së forcës së ligjit nuk i shpëtuan as emrat si Plarent Dervishi i hetuar në Gjermani për trafikim të qenieve njerëzore dhe dënuar në mung-esë me burgim të përjetshëm për 5 vrasje, dënim për të cilin Krimet e Renda i dhanë pafajësinë si dhe Suel Çela një nga personat i cili fillimisht u akuzua për vrasjen e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtator të 2017 në Elbasan pranë tregut agroushqimor. Emri i fundit i cili iu dërgua shkresa për dekla-rimin e pasurisë nga OFL është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën Ben Qimja, me banim në Fier. Sipas policisë, ai rezulton nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narko-tike”. Arben Isufaj, ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore, me disa beteja të gjata proku-rori-gjykatë.

Anti-KÇK, sekuestrohen mjetet e blinduara të Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe “Rrumit”,

ja personazhet që ranë në “rrjetën” e OFL

Page 15: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 15

www.sot.com.al

Punonjësi i pikës së kredisë ka njoftuar po-licinë pas 40 minutash pasi ndo-dhi ngjarja. Ndërkohë, mësohet se autori ka pasur një dorë një pis-toletë lodër dhe me anë të saj ka kanosur punonjësin e kompanisë së kredidhënies dhe më pas ka...

k r o n i k e

Elvis MYRTA

Një pikë e dhënies së kredive është grabitur mesditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një person ende i paidentifikuar nga policia ka hyrë në degën e pikës së dhënies së kredive “Kredo.al”, e cila ndodhet në lagjen nr.4, pranë bustit të Azem Hajdarit. Autori ka hyrë në pikën e dhënies së kredive dhe ka arritur të marrë nga aty rreth shumën e 1 milion lekëve. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 14:45, në lagjen numër 4, pranë bustit të Azem Hajdarit, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla. Zona ku ndodhet kjo pikë kredidhënieje është në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit. Ajo që bën habi është se punonjësi i pikës së kredisë ka njoftuar policinë pas 40 minutash pasi ndodhi ngjarja. Ndërkohë, mësohet se autori ka pasur në dorë një pistoletë lodër dhe me anë të saj ka kanosur punonjësin e kompanisë së kredidhënies dhe më pas ka marrë shumën e par-ave. Gjithashtu sipas burimeve ai mësohet se ka hyrë i maskuar me shall dhe kapele. Pas marrjes së parave autori është larguar me shpejtësi në një rrugicë, ku më pas ka humbur edhe gjurmët. Pas ngjarjes forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e au-torit. Mësohet se autori është një burrë, i cili nuk ishte i armatosur, ku dhe është filmuar nga kamer-at e sigurisë gjatë grabitjes. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku po bëhet edhe këqyrja e kamerave të sigurisë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të rënë në gjurmët e autorëve. Shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrul-la e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në qytetit

bregdetar kanë shkuar në terren dhe kanë nisur punën për iden-tifikimin dhe kapjen e autorit. Për këtë ngjarje Policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate ka dhënë detaje zyrtare ku thotë se autori ka qenë i maskuar dhe në dorë mbante një send që i përng-jante një arme zjarri pistoletë dhe po punohet për kapjen e tij. “Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidenti-fikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore. Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit”, sqaroi Policia zyrtarisht.

Si u grabit pika e krediveAutori i grabitjes së pikës së

dhënies së kredive duket se ka menduar gjithçka në perfeksion para se të vërë në zbatim planin e tij. Përpara se autori të sulmonte bankën dhe të merrte nga arka shumën e parave, më parë ai ka mundur të evitojë patrullat e policisë që sipas informacioneve kanë qenë të shumta, pasi Poli-cia e Shtetit ka ndërmarrë dje një sërë aksionesh në të gjithë vendin. Menjëherë pas këtij veprimi dhe kur ka parë që në zonë nuk ka pasur asnjë patrullë policie, ka hyrë me pistoletën lodër në dorë dhe kreu grabitjen. Pa thënë asnjë fjalë me armën lodër në dorë ai është drejtuar me shpejtësi drejt arkës dhe i

ka drejtuar armën arkëtares. Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja nën kërcënimin e armës lodër, autori i ka bërë shenjë arkëtares që ti jepte të gjitha paratë që ndodheshin në arkë. E gjendur në këtë situatë ajo ka bërë atë që grabitësi i ka kërkuar, duke i dhënë atij paratë që kishte, ku sipas burimeve thuhet se ishin 100 mijë lekë të reja. Dyshohet se pasi ka grabitur paratë ai është larguar në drejtim të fshatit Sal-ari, ku tashmë policia ka ngritur postblloqe. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku në kohë rekord ka bërë të mundur identi-fikimin e autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Sekuestrohen kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit

Grabitet në mes të ditës me pistoletë lodër pika e dhënies së kredive në Durrës, policia në kërkim të autorit

Luftë mes policisë greke dhe shqiptarëve në kërkim, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Korinth të Greqisë, ku tre hajdutë shqiptarë janë përplasur me armë zjarri me forcat e policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dy prej shqiptarëve kanë mbetur të plagosur ndërsa më pas të tre janë arrestuar. Ata thuhet se janë autorë të disa grabitjeve ndërsa policia kishte kohë që u vëzhgonte. Ndërkohë sipas të dhënave të policisë greke, një nga shqiptarët u përpoq të shpëtonte nga arrestimi duke u hedhur nga një shkëmb, duke u plagosur në këmbë, ndërsa dy të tjerët morën plumba në këmbë. Në operacionin për kapjen e shqiptarëve u përdorën edhe helikopterë të forcave speciale të Greqisë. Të tre shqiptarët udhëtonin me makinën e tyre, por sa kanë parë policinë kanë hapur zjarr. Brenda makinës janë gjetur pushkë, kallashnikov si dhe disa fishekë. Kjo bandë sipas mediave greke kanë grabitur një bankë në Kalamata gushtin e kaluar dhe armët u përdoren edhe në rastin kur ata kryen këtë krim.

Po transportonin 13 sirianë, ndalohet shoferi e faturinoja i linjës Tiranë-Kukës

Me klandestinë marokenë nga Korça në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Një 44 vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Elbasan. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se 44-vjeçari me inicialet G. M., është arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Korçë-Librazhd, me automjetin tip “Benz” po transportonte 4 shte-tas marokenë nga Korça në drejtim të Tiranës. Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Ko-misariatit të Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme. Mbi të rëndon akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Policia sqaron se transportimi i klandestinëve bëhet kundrejt një pagese dhe Shqipëria është vendi transit për ta për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian.

Shoferi dhe fatorino i autobusit Tiranë- Kukës janë procedu-ar penalisht pasi po transportonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 13 sirianë dhe marokenë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se ka nisur hetimet ndaj shtetasit me inicialet B. E., 58 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit si dhe fatorinos, 34-vjeçarit me inicialet B. B., banues në Kukës. Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” nga shërbimet e Policisë Rrugore. Ishin Specialistët e Sek-sionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ata që ndaluan shtetasit e lartpërmendur. Sipas policisë këta shtetas në aksin rrugor Mamurras-Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Laçit” janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, me automjetin autobus të linjës Tiranë-Kukës, duke trans-portuar 13 shtetas të huaj sirianë dhe marokenë, që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Kërkohet ndihma e qytetarëve, policia publikon tre fotot e të dënuarve me burgim të përjetshëm

Policia e Shtetit ka publikuar dje emrat dhe fotografitë e tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm, të cilët janë nga më të kërkuarit nga Njësia e Kërkimit. I pari është i dënuari me burg përjetë, Sokrat Ruda. Ai akuzohet se në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin me inicialet Z. D. Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. I kërkuari i dytë është i dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi. Ky shtetas më datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, Artur Kuliçi, pas një

konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri, balerina Sonila Tafa. Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndërsa i shumëkërkuari i tretë është Jani Alia, i akuzuar për vrasjen e bujshme, në një lokal në ish-Bllok, të Elton Çiços. Aliaj u dënua dy vite më parë nga Gjykata Penale për ngjarjen e ndodhur më 1 maj të vitit 2016. Dënimi ndaj tij u dha më maj të vitit 2016, ku Aliaj u dënua në mungesë me burg përjetë, për veprën penale

“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, municionit luftarak, bombave apo minave”. Qysh pas krimit Aliaj është shpallur në kërkim, ndërkohë që vijon të jetë në arrati për këtë policia ka publikuar foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Lidhur me këtë krim u vetëdorëzua në polici, pak pas ngjarjes, Renato Milloshi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Elton Çiço u vra me dy plumba nga një person që hyri në lokalin “De Niro”, më 1 maj 2016, në orët e mbrëmjes. Viktima u qëllua në tavolinë, ku ndodhej bashkë me një zyrtar të policisë, një gazetar dhe një mjek, të tre të njohur të tij.

Page 16: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

16 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020

Shkruajnë nëpër li-bra apo editoriale të ndryshme për shkaqet e anemisë, apo llojet e ndryshme të sëmund-jeve nga mënyra keqe e të ushqyerit, na flasin me shifra për mortalite-tin e fëmijëve, po a jeto-jnë këta sociologë poli-tologë analistë e deri në pseudo-politikanë me hallet e popullit? Përse nuk e thonë të drejtën ashtu sikurse është se faktori kryesor nuk është të përcaktojmë sëmundjen (patologjike të pacientit) apo dhe sëmundjen e shoqërisë shqiptare, por të gjejmë shkaqet dhe burimin e tyre? Nga na vijnë këto sëmundje që shoqëria jonë përpëlitet si në “komë klinike”?! Përse plagët dhe sëmundjet e shoqërisë i vuajmë vetëm “Ne” dhe asn-jëherë “Ata”? Mbase dhe “Ata” vuajnë nga pagjumësi e mirëqenies së tyre, sikurse dhe nga pagjumësia e fukarallë-kut tonë. Por si “Ne” ashtu dhe “Ata”, secila palë ka hallet e veta. Po pse kështu? Cilat janë hallet tona të...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Ylli MEÇE

Drithërohem, pse jo dhe revoltohem kur shikoj matanë një kufiri të duk-

shëm ndarjen tonë, ndarjen gradual drejt dy poleve krejtë-sisht të kundërta shoqërore, ndarje kjo që na përcakton “ne”, por përcakton dhe “ata”. Çuditërish midis “nesh” dhe “atyre” ka një lidhje koherente, një lidhje kjo që e bën të domosdoshme sistemi kapitalist që përjetojmë. Kjo do të thotë, se nëse një shtresë e shoqërisë gradualisht formoi klasën e vet duke u pasuruar me hapa galopante, rrjedhimisht pjesa tjetër që ngeli, do të formonte klasën tjetër, me kahe dhe interes të kundërt, por që shtypet dhe shfrytëzohet nga e para. Ajo që bie në sy, është fakti se klasa e re e borgjezisë shqiptare si kudo në botë, përbën pakicën numerike, teksa shumica përbën klasën tjetër, e cila jo vetëm që punon për pasurimin e padronëve të tyre, por dhe vuan deri në palcë të gjithë plagët që shkakton sistemi i tyre ekonomik. Po si është e mundur që “ata” të cilët janë pakica të sundojnë mbi “ne”, pra mbi shumicën? Pikërisht, në këtë kontradiksion në dukje, qëndron enigma e forcës dhe e pushtetit ekonomik, që fatkeqësisht nuk kuptohet nga të gjithë, i cili qëndron nga ana e pakicës, qëndron te ata, të cilët kanë mjetet e punës e të prodhimit dhe për t’i ruajtur ato kanë ngritur një aparat të tërë administrativ dhe sistemin e tyre politik, i cili tërësisht e për fatin tonë të keq, sundon mbi kurrizin tonë. Le të marrim si shembull demon-strimet e njëpasnjëshme të punëtorëve të naftës në Ballsh, të cilët që kurse u formuan kompanitë private dhe qëkurse filloi dhënia me koncesion e pasurive të vendit tonë të huajve, sikurse janë nafta dhe gazi, fatkeqësitë të gjitha, përveçse ranë mbi kurrizin e punëtorëve naftëtarë, ato, si një reaksion zinxhir u transmetuan dhe te familjet e tyre, të cilat shpresat i kanë varur te krahu i punës së këtyre punëtorëve që janë vëllezërit apo baballarët tanë. Shkruajnë nëpër libra apo editoriale të ndryshme për shkaqet e anemisë, apo llojet e ndryshme të sëmundjeve nga mënyra keqe e të ushqyerit, na flasin me shifra për mor-talitetin e fëmijëve, po a jetojnë këta sociologë politologë analistë e deri në pseudo-politikanë me hallet e popullit? Përse nuk e thonë të drejtën ashtu sikurse është se faktori kryesor nuk është të përcaktojmë sëmundjen (patologjike të pacientit) apo dhe sëmundjen e shoqërisë shqiptare, por të gjejmë shkaqet dhe burimin e tyre? Nga na vijnë këto sëmundje që shoqëria jonë përpëlitet si në “komë klinike”?! Përse plagët dhe sëmundjet e shoqërisë i vuajmë vetëm “Ne” dhe asnjëherë “Ata”? Mbase dhe “Ata” vuajnë nga pagjumësi e mirëqenies së tyre, sikurse dhe nga pagjumësia e fukarallëkut tonë. Por si “Ne” ashtu dhe “Ata”, secila palë ka hallet e veta. Po pse kështu? Cilat janë hallet tona të brendshme që na mbajnë me kokën mënjanë dhe me njëri-tjetrin? Pikërisht këtu qëndron një nga “rrufjanllëqet” e “atyre”, sepse “ata” na kanë përçarë keq me njëri-tjetrin, por si të mos mjaftonte kjo, “ata” nën thirrjet pa-tetike për çështjen e madhe kombëtare, përçanë dhe vet kombin tonë teksa dhe brenda përbrenda shtresës së tyre ka nga ata që e tradhtuan direkt çështjen kombëtare duke u bërë servilë sahan lëpirës e deri matrapazë të shitjes së nderit të nënës tonë Shqipëri. Nënën tonë, ata e nxorën për shitje nën dritën e zbehtë të neoneve teksa pushtat e Europës madje dhe ata sllavomëdhenj, kënaqen e kënaqen jo vetëm duke shfryrë eps-het e tyre, por edhe duke i rrjepur dhe atë pak lëkurë anemike që i ka ngelur. Kusarë e banditë të shtresës së “atyre” nuk e kanë aspak për gjë të lenë pa bukë qindra e qindra familje naftëtarësh sepse ata janë vet pjesëmarrës të batërdisë së

Këta or miku im, janë “ata”... që mos qofshin kurrë!

madhe pa limit që i kanë shkaktuar atdheut tonë. Ja kanë shkaktuar pikërisht ata që nuk kanë nder dhe atdhe, ata që na vrasin në çdo orë të ditës e të natës dhe në podiumet e turpit na mbajnë fjalimet tona mortore. Janë pikërisht “ata” e jo “ne”, por ne të keqen e kemi brenda vetes tonë, sepse jemi të qorruar, por dhe të përçarë me njëri-tjetrin. E dini, ja unë punëtori komunist i shkova për ngushëllim mikut tim punëtor demokrat. E dini përse? Atij i vdiq fëmija se nuk kishte marrë lekët t’i blinte ilaçe nga që ato kushtonin, teksa madamat e manjatëve tanë shkojnë të heqin rrudhat në klinikat më të shtrenjta të Europës, që të duken të bukura. Paratë e atyre që ndodhen brenda çantave luksoze, janë gjak nga gjaku ynë, nga gjaku i fëmijëve tanë që vampirët shqiptarë pa dallim feje, krahine e ideje na i pinë çdo ditë. Ata, ngrejnë dolli me kupat plot. Joo- jo nuk i kanë të mbushura me verë të kuqe, por me të kuqen e gjakut tonë. Nuk di pse mu kujtua “Taçi Oil”. E dini ju kush është ai? Të jetë rastësi Taçi që është milioner i naftës apo mos mbas tij qëndron Berisha? Çuditërisht mbase dhe rastësisht fjala “Taci” në italisht (sepse ai Taçi i famshëm u bë dhe sponsor i Milanit) do të thotë “heshtni”! Dhe ne heshtim e rrimë “sus”. Na vjen keq duke parë batërdinë mbi kurrizin e vëllezërve tanë! Pse kjo qenka kryesorja keqardhja? Edhe Papa i Romës lutet, por se mos të varfrit e gjithë botës i kuron fjala e Papës.s

Ja pra, ne harrojmë se kjo e keqe që u ndodhi punëtorëve tanë të naftës nesër do na ndodhë dhe ne të tjerëve dhe ne rrimë e vështrojmë e shumta diskutojmë: Sa keq, me të vërtetë çfarë maskarenjsh na qenkan këta që nuk i paguajnë! Po kush janë këta që nuk paguajnë? Janë “ata” zotërinjtë tanë nacionlë, madje tashmë këtë të drejtë me status të veçantë të miratuar nga qeveritë e të gjitha kohërave mbas viteve ‘90-të e kanë fituar dhe ata internacionalë. Doni fakte? Plot, ka aq shumë sa dhe “të dhjesin qentë” i thonë andej nga Labëria. Sa e sa ndërmarrje miner-are janë dhënë me koncesion, se sa herë është shitur ndërmarrja e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, po mineralet e tjera po Selenica, po tentativa për dhënien e detit, po tokat e Fazlliçit, ÇEZ-i apo kompanitë amerikane të demontimit të municioneve?! Janë miliona e miliona dollarë, mbase dhe miliarda. Po kush i mori? Punëtori demokrat, ai socialist, apo ballistët e ndershëm, që gjithë jetën ngelen të persekutuar?! Mirë në kohën e luftës, po në kohë paqe pse nuk i lanë rehat? (E kam fjalën, për ballistet e mirë si Arifi i gënjyer të filmi “I teti në bronx”). Ja pra, që nuk na qenka punëtoria ajo që ka vjedhur, por janë kusarët, banditët e gjithë Shqipërisë, të cilët në këtë tragjedi me përmasa apokaliptike janë të bashkuar me njëri-tjetrin për tu lumturuar nga djersa dhe mundi ynë. Dhe ne qorrat heshtim jo vetëm kur na kërcënojnë, por dhe kur na vrasin. Jooo, mund të thotë dikush se punëtoria shqiptare nuk është e tillë. Dhe mbase, por unë nuk jam i bindur sepse si nuk doli një sindikatë në shkallë kombëtare të përkrahi vëllezërit e tyre punëtorë?! Po sindikatat e pavarura janë të punëtorëve të pavarur, apo të Sali bej Berishës e të “Lulushanes”? Po “kon-pordhëfederata” në shkallë kombëtare, pse nuk mbron të drejtat e punëtorëve? Mos vallë krerët e tyre heshtin se është Partia Socialiste ajo që ka pushtetin?! Po a nuk e dini ju miqtë e mi se kjo parti është zanafilla e gjithë tragjedisë tonë kombëtare që mbas viteve ‘90-të? A nuk e tha me gojën plot “Ramua” ( Ramo - sepse me tingëlloka si kompania “Armo”, vetëm se çuditërisht i janë ngatërruar germat), se ne do jemi kapitalistët e ardhshëm? Fjala kapitalist do të thotë bandit e kusar vrasës, me dhe pa pagesë, përdhunuesi më ekstrem i të drejtave të tona. Ky është kapitalizmi i egër. Mblidheni mendjen, nuk ka dhe s’ka për të patur kapitalizëm human dhe për rrjedhojë as shtet human. Ja se ç’dëgjova një ditë rastësisht në një nga sallat e tyre: “Ohhhooo si të kam e i nderuar, kam kohë që nuk të kam

parë! Më thuaj të lutem a e lexove artikullin tim që pata për demokracinë?!!

- Si ore jo, je fantastik të betohem, na shokove sinqerisht sepse ishte diçka e rrallë.

-Hahahahaha.. miku im të falënderoj shumë! Po ç’të bëjmë ky është misioni ynë, duhet të ndërgjegjësojmë popullin.

-Popullin the! Po pse ore a mund të ftohet dot populli në një koktej si ky, po lëre aman popul-lin e më thuaj, do bëjnë gjë ata të Komisionit të Venecias? Si thua ti do e shkarkojnë presidentin?

- Ehhh kjo puna e Komisionit të Venecias ç’është e vërteta është punë delikate, sepse ata nuk kanë dënuar dot ish k/ministrin e tyre And-reoti, apo dhe Berluskën, për lidhje me mafien e jo më Lili ynë që çfarë ka bërë? Fundja “orëziu” vodhi flori në ‘97-tën. E kush nuk vodhi në ato vite?! Në enciklopedinë shqiptare madje dhe botërore ai vit i shekullit të XX-të do të shënohet si “Vitkusari”. Dhe kur vjedhin të gjithë, si mund të dënohet vetëm njëri. Pra akuza bie. Akuza bie dhe për “CEZ”-in. Bie sepse është Berisha në mes. Po të ishim unë e ti do e kishim ngrënë të sëmës

- Ore po ai në tryezën përballë i dyti majtas, mos është gjë kryeministri? Nuk e di, por më duket se i ngjan shumë, të betohem që i ngjan!

-Shëëëët gomar, se më duket e ktheu kokën nga ne, po ç'dreqin ka që na shikon ashtu sikur ne të kemi vrarë e prerë? Apo mos dyshon se jemi ne kriminelë? E them këtë se mbase ai mendon: Pa dal t’jua u verifikoj një herë pasurinë këtyre rrufjanëve, se ku i gjejnë paratë që pikan “tekila” sëbashku me mua në të njëjtin lokal?! Do ta gjesh dhe verifikosh pasurinë e tjetrit – ndiqi paranë!

- Mos fol ashtu për të, sepse ai ka ngritur SPAK, ka ngritur Byro Hetimi, ka ngritur KÇK ka ngritur dhe OFL.

Ore, meqenëse ra fjala mirë që KÇK e kuptoi se do merren me luftë kundër kaçakëve, po kjo OFL mos është Ofelia, ajo që ra në dashuri me Hamletin?!

-Lena ore rehat për kokën tënde me gjithë Ofelinë, se ai nuk merret as me të dhe as me ne që pimë nga një gotë, por me ata që e thithin me hundë. Dhe ai po e dha fjalën e mban. Ja, e çuan dinastinë “Berisha” në gjyq për “CEZ”-in? E çuan. Është tjetër gjë, se gjykata e i nxori të pafajshëm. Kështu do ndodhë me të gjithë kryekusarët. Kusarët do dënohen, kryekusarët jo.

- Ee... po atëherë paska të drejtë Lili që kërkon amnisti për të gjithë duke e filluar nga e para apo më saktë sikurse e ka shprehur “viti zero”. Pra të gjithë do ja hedhin. Kjo do të thotë që ta rifillojmë kusarinë nga e para. Do fshihen të gjitha me gomën e lapsit kinez dhe nga ky vit fillon startimi në mënyrë të barabartë për të gjithë kusarët dhe kriminelët. Qyp që nuk kupton fare!

- Jo miku im nuk do ja hedhin të gjithë. Ata kusarë të rëndomtë e pa licencë që konkurrojnë “shtetkusarin” me licencë do të ndëshkohen të gjithë edhe sikur në “birë të sëmës” (më falni të miut) të shkojnë të futen.

- Mund të kesh dhe të drejtë, por ka dhe nga ata që mendojnë seriozisht për punëtorët dhe masat e gjera të popullit. E vërejte? Ja shkoi Mozi (Gramozi) në Ballsh, por nuk e pranuan. Gabuan punëtorët sepse Mozi për hallatet e tyre shkoi atje dhe jo për të tijat. (Më fal, hallet desha të thoja). Ai hall ka vetëm jetën e popullit të vet, sepse po qe se vuan populli vuan ai më shumë se ata, vuan sepse ai e njeh mirë jetën e minatorit, ngaqë ka qenë bir i lindur, nga klasa punëtore e që në kohën e “Xhaxhit”

- Lëre “Xhaxhin” mos e përmend, se po u për-mende “Xhaxhin” duhet të vijnë në Tiranë gjithë kardiologët e botës. Do thuash ti ne kemi Saliun. Jo, ai do vdiste i pari nga frika dhe kur t'i bënin autopsinë, gjënë e parë që do të bënte mjekësia ligjore do t’i ndërronin brekët, jo se do i kishte me çpofka, por të menderosura nga frika. Haha-hahahahahahahahahahha! Tragjikomedia jonë!

Këta or miku im janë “Ata” që mos qofshin kurrë!

Page 17: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Besi BEKTESHI

Po na kanë mësuar prej kohësh, ose që nga Rev-olucioni Francez dhe më këtej, që nga koha

e perceptimeve moderne për demokracinë se "populli votues" është dhe "sovrani". Në fakt, është pranuar kështu në demokraci. Por "sovrani" nuk ka lindur si terminologji e praktikuar dhe filozofikisht kështu! Sovran është një individ që rri më lart nga kushdo person tjetër. Sovran në atë deduksion historik dhe frazeologji politike dhe filozofike prej shekujsh, është një individ që ka pushtet të plotë dhe të pavarur. Kjo terminologji ka pasur parasysh një mbret, faraon dhe perandor. U transformua te ligjet dhe autoritetet që kanë fuqi të plotë dhe supreme dhe në kohët moderne te populli apo shoqëria votuese, që delegon përfaqësuesit e saj në pushtetin politik. Sot ne e dimë këtë të fundit dhe "besojmë" se turma, populli, ne si shoqëri demokra-tike jemi pikërisht sovrani. E nuk besojmë vetëm ne, por kanë besuar më përpara dhe popuj të tjerë duke bërë përpara në demokraci. Me anën e kësaj fuqie të sovranit kanë ardhur në pushtet individë dhe mazhoranca të mira dhe të duhura, por pikërisht nga kjo fuqi kanë ardhur në pushtet klika dhe individë që janë kthyer ose në diktatorë ose në tiranë të vërtetë. Po pikërisht me anën e "sovranit popull". Mussolini dhe Hitleri kështu kanë ardhur. Mirëpo Blaise Pascal thotë: “Pushteti i mbretërve bazohet mbi arsyen dhe marrëzinë e popullit, por më shumë mbi marrëzinë”! Ne nga viti 1990-të realisht kemi fituar një diçka të qa-rtë që është: "mund dhe të mos shkojmë të votojmë" dhe të mos dënohemi. Sepse dikur dënoheshim dhe pse nuk votonim e jo më të kishim mundësi të zg-jidhnim. Duke besuar të delegimi i "sovranitetit" dhe shpallur "sovran" popullin fillon justifikimi shpesh

Nga Bardhyl BEJKO

Ksamili është një nga perlat e bregdet-it shqiptar. Janë të shumtë të huajt që

nisnin rrugëtimin qindra kilo-metër për të mbërritur në këtë oaz kaltërsie, atje ku deti përm-byt bregun me kaltërsinë e tij mahnitëse dhe ku pastërtia e ujit është nga më cilësoret në glob. Numri i turistëve që lënë plazhe fantastike në vende të ndryshme të botës dhe vijnë në këtë qytezë për njëmijë arsye është mjaft i lartë. Njëra prej të cilave dhe kryesorja është pastërtia e ujit dhe bukuria mahnitëse e ekosistemit që krijo-jnë, jo vetëm ishujt si të pikturuar në telajo nga mjeshtra të mëdhenj të penelit, por mbi të gjitha për klimën, qetësinë, kulinarinë, diellin që lind dhe nuk perëndon. Për mëngjeset që ndriçohen nga tejdukshmëria e kupolës qiellore dhe valët që përkëdhelin e latojnë shkëmbinjtë shekullorë, ku gjallesat dalin nga guvat e gurëve e rrëshqasin drejt e në ujin e tejdukshëm në disa metër thellësi. Vijnë edhe për të vizituar një nga mrekullitë e lashtësisë, qytetin antik të Butrintit, vepër e mbroj-tur nga UNESKO, si një nga mrekullitë e njerëzim-it. Janë të shumtë të huajt që më parë se takimin me detin ta nisin me vizitën në Butrint. Ksamili nga një qytezë, ku para vitit 1990 kishte vetëm pesë pallate, sot numëron qindra hotele luksoze të areduara më së miri me arkitekturë elegante, të bukur dhe komoditete që të lënë mbresa e të ftojnë t’i përjetosh. Dalëngadalë ksamiliotët po ia marrin dorën turizmit dhe përshtatin mjediset për të pri-tur gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. Po mbi gjithçka, ajo që të fton në Ksamil është natyra e virgjër, deti blu me plazhet e vegjël buzë pyjeve dhe shkurreve që të mundësojnë të kesh kokën në hije e trupin nën rrezet e diellit. Askush

Pushteti i tiranit nga marrëzia e "sovranit"!

Turisti i huaj në dy orë zbulon si në Ksamil me natyrën bëhet horror!

herë i tiranisë aplikative dhe në demokraci. Te një tur-më apo masë e paqartë jo vetëm për ngritjen e shtetit dhe perceptimin e lirisë, por sidomos për rëndësinë e demokracisë - sovraniteti i tillë, i bën jo vetëm mirë tiranëve të vegjël dhe më të mëdhenj, por sidomos bën keq për mbajtjen nën vargonjtë e varfërisë dhe jo kulturalizmit e qytetarisë, të pikërisht të ashtuqua-jturit sovran popull. E Montesquieu thotë: “Tirania e një princi në oligarki nuk është e rrezikshme për të mirën publike se sa apatia e qytetarit në një demokra-ci”! Pra kur në demokraci krijohet sistemi i apatisë së qytetarit, rreziku është më i madh se sa sundimi dhe pushtetërimi i një mbreti, princi apo sundimtari në oligarki. Prandaj edhe dikur turmën kanë dashur ta përdorin, ta bëjnë sa më të "referueshme" sepse mbi këtë turmë dhe marrëzinë e saj të injorancës dhe jo arsyes mbi lirinë dhe demokracinë kanë sunduar tiranë. Po, por edhe sot kanë eksperimente të "ngjizjes" së demokracisë me pak, apo shumë - tirani! Sigurisht kjo arrihet nga marrëzia e turmës. Asaj kryesisht jo qytetare apo të zënë ngushtë nga varfëria dhe injoranca. Diogjeni ose "ciniku" thotë: “Turma është nëna e tiranisë”! Ne kur na thërrasin sa herë vijnë zgjedhjet për të na veshur petkat e qelbura të "sovranit", për të na thënë titullin e pamerituar "sovran" nuk na bëjnë asgjë tjetër, përveç se do të na përdorin për pushtetin e tyre të qelbur. Po pra po sepse deri sot këtë punë kanë bërë për tre dekada në Shqipëri. Po këtë punë kanë bërë në 1945-ën

nuk i di shifrat ekzakte që popullojnë Ksamilin në pikun e plazhit. Bujtësit, vijnë nga i tërë globi. Nëpër rrugët e Ksamilit, gjatë mbrëmjeve të verës, dëgjon të gjitha gjuhët e globit. Dhe mëson se në këtë qytezë mahnitëse, pranë e pranë, qëndrojnë nën yjet që pikojnë nga kupa e ndezur e qiellit, anglezë, polakë, francezë, spanjollë, amerikanë, rusë, ukrainas, italianë, belgë, holandezë e shumë nacionalitete që vijnë këtu dhe pushojnë me ditë të tëra, duke i dhënë gadishullit përmasat e një qyteti me kufij të stërmëdhenj. Turizmi ka nxitur ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturën në përg-jithësi pasi edhe nevojat janë shumë më të mëdha pasi Ksamili dhjetëfishohet në muajt e verës dhe të gjithë kanë nevojë për shërbime. Kështu lindën njëri pas tjetrit, hotelet, motelet, resortet, bankat, postat e shpejta, u shtuan autobuzët urbanë, mjetet e komunikimit dhe të udhëtimit. Verës Ksamili kthehet në një park gjigand makinash të të gjitha llojeve dhe ngjyrave. E njëjta edhe me jahtet e anijet me vela, skafet e motorët e ujit. Shërbimet shëndetësore, janë të pranishme për t`u ardhur në kohë rekord në ndihmë atyre që kanë nevojë. Të gjitha këto e kanë bërë të njohur Ksamilin dhe janë ana e ndriçuar e tij. Ksamili është kthyer edhe në një burim i madh fitimi i gjithë atyre që merren me turizëm. Shumë prej banorëve janë në fund të ndërtimit të hotelit të dytë apo të tretë. Dhe kjo ka shtuar qytetarët që synojnë të kenë në këtë qytezë një aktivitet hotelerie apo thjesht shërbimesh. Pikërisht, kjo ka sjellë edhe etjen për të pushtuar territore e për të zaptuar troje edhe në vende që shkatërrojnë natyrën e cënojnë vet zhvillimin e turizmit. Raste të shumta kanë qenë ato që kanë sakatosur mjediset rreth rezidencës së shtetasve francezë, të cilët me kontributet e tyre personale kanë ndërtuar një godinë solide me rreth njëzetë apartamente me të gjitha mjediset që nevojiten. Rreth territorit të rezidencës, dhjetëra herë individ të etur për fitime, kanë pushtuar territore e kanë dëmtuar mjedisin përreth, duke sjellë shqetësime

dhe përpara nga fillimi i shekullit të 20-të. Kemi tre dekada që me votat e "sovranit" turmë popullore në Shqipëri dalin tiran-ucë dhe tiranikë nga më të ndry-shëm, që janë thjesht sundimtarë dhe që kanë marrë votat e "sovranit". Sipas meje, tanimë pak rëndësi ka pse ja kanë vjedhur votat këtij "sovrani" se sa "kujt ja ka dhënë votat ky i famshmi sovran". Kujt pra kujt? Në Shqipëri, nuk është ndonjë problem kaq i madh se partitë thonë i janë vjedhur votat sovranit sepse kjo ka të bëjë me karriget e tyre, por problemi më i madh është se ky sovran kujt ja ka dhënë këto vota?! Ky "sovran" ka vite e vite, që po të njëjtave fytyra ju jep pushtet. E ka pësuar nga ata, i kanë bërë gropën me zgjedhjet e vjedhura në ‘96-ën, prapë i votoi, e vodhën në ‘97-ën dhe sërish i votoi, e futën në gjak dhe vëllavrasje në ‘97-ën dhe sërish i votoi, e vranë në ‘98-ën dhe e mashtruan për paratë e piramidave dhe i votoi sërish po të njëjtët. E hodhën në erë në Gërdec dhe i votoi dhe e vranë në 21 Janar, prapë i votoi. E vodhën në çdo tender dhe prapë i voton. E kanë varfëruar dhe e kanë bërë një "derdimen" në sy të botës dhe prapë i voton. "Sovrani" i jonë, ose shoqëria shqiptare, turma, populli, është pikërisht ai i marri që ka nevojë tirani. Ai ka vite që e di se nuk mund tju besohet asgjë askujt dhe vazhdon. Vazhdon të dalë në votim dhe t’i votojë! "Sovrani" në Shqipëri është në kulm të dëshpërimit dhe akoma nuk ka kuptuar se ka një faj të madh që është vazhdimi me këmbëngulje te po të njëjtët "tiranë funksionalë në

dhe ankesa tek shtetasit francezë, të cilët i janë drejtuar Bashkisë Sarandë për zgjidhje. Jo pak makina parkohen në mjediset pranë, ku piqen qofte e ushqim i shpejtë, era e të cilave ka bërë që të mbyllin dritaret pasi aroma e rëndë ndot tërë mjedisin. Po zëri i tyre është mbytur me tymin që del nga makinat kuzhina dhe askush nuk e vë ujin në zjarr për t i spostuar në mjedise të tjera, për të mos cënuar askënd që ka zgjedhur këtë qytezë dhe ka derdhur miliona për ta shijuar. E njëjta histori edhe me plehrat. Janë jo të pakta ndërtimet pa kriter në vende të ndryshme të qytezës. Në jo pak raste në mes të pyllit me shkurre, dikush i panjohur, gërmon dhe ngre me shpejtësi një ndërtesë apo lokal shërbimi. Jo pak raste pa asnjë dokument apo leje ndërtimi, duke shkelur çdo krit-er urbanistik. Pikërisht, këto ndërtime e kanë bërë qytezën paska amebë, të ngatërruar dhe në vende të veçanta e kanë kthyer qytezën në xhungël, ku shtëpitë qëndrojnë ngjitur me njëra- tjetrën, si të ishin sardele në kuti konservash. Rasti më i fun-dit i shkatërrimit horror të natyrës në gadishull ishte ai i ndërtimit të dy lokaleve buzë detit në sy të gjithë qytetarëve dhe nën hundën e dhjetëra inspektorateve, pa pyetur për ligj dhe rregull. Dhe më e keqja, duke vënë dorë mbi natyrën e virgjër të Ksamilit, si e vetmja pasuri e gjelbër që rrethon gadishullin. Shqetësimin për këtë grabitje të natyrës nuk e ngriti asnjë nga mijëra banorët që e shkojnë mëngjes -mbrëmje atë që bëhet në Ksa-mil. Të mos harrojmë se lakmia për fitime vite më parë bëri që individ të papërgjegjshëm të presin si me sharrë një pjesë të njërit prej ishujve më të bukur, duke e kthyer atë një zgavër që pikon lot kaf balte. Një sakatim që në asnjë vend të botës nuk tolerohet. Pikërisht për shkatërrimin e natyrës dhe ndërtimet pa kriter, këtë herë u desh të na e tregonte një çift i huaj që ishte në qytezë për turizëm. Kur pa godinat e ndërtuara në vendin më të pazakontë ai nuk priti po foli me forcë. Denoncoi në mediat lokale. Qytetarët e Ksamilit e Sarandës pas kësaj

demokraci". Te po të njëjtat fytyra dhe individë që kanë vite që bëjnë tiran-ucët e vegjël të "sovranit" popull! E pikërisht ky pushtet i "tiranit" është model dhe produkt i daljes në ditën e votimit të "sovranit" dhe padyshim apatisë së tij legjendare. Injorancës së madhe politike dhe filozofike, për tu rreshtuar me "besnikëri" gjithsecili tarikat mbas tiran-ucit të vet. Po dhe nganjëherë për tu përdorur si "mish për top" në kohë kur tirani tenton të largojë me "sovranin" tiranin tjetër. Një pjesë e "Sovranit" ka disa kohë që e përdor të vetmen të drejtë të demokracisë që i ka mbetur (mos daljen në votime) dhe që është indiferenca apatike. Sepse dhe kur është bërë i interesuar për të ngritur kauzën e tij, ja kanë marrë nga goja dhe dora, duke e kthyer në viktimë të vjedhur dhe të vrarë njëkohësisht. Pikërisht "ata tiran-ucët" me partitë e tyre prona dhe të formuara me militarë (militantë) që sigurisht djegin vendin për benefitet e tyre idiote dhe marrëzinë e tyre të turmës së keqedukuar. Si përfun-dim, pikërisht kjo është e gjitha: Pushteti i tiranit është nga marrëzia e sovranit dhe nuk ka nevojë aspak për konkluzione të tjera! Ne në këtë fazë jemi dhe tani si shoqëri problem kemi "sovranin" se sa tiranin. Pa u rregulluar mendërisht dhe politikisht, sovrani as që ka për të lëvizur asnjëherë nga "pushtet tirani" kushdo që të jetë ai, apo dhe në alternim politik. Po sigurisht pothuaj tre dekada rresht në këtë post dik-taturë dhe tirani absolute dikur, ose si ajo që prodhoi tiran-ucët e vegjël që kemi sot.

revolte, u njohën me njoftimin se: “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur dy ndërtesa pa leje në Ksamil, gjatë ditës së sotme pas denoncimit që bëri një shtetas i huaj. Dy objektet e shembura për të liruar hapësirat publike në plazhe, janë lokale private, të cilat ishin ndërtuar pa leje për aktivitet gjatë sezonit veror”. Sa e trishtë! Dhe më tej turisti i huaj shfaq habinë se si mundet që dikush të vërë dorë mbi natyrën që u takon të gjithëve. “Unë isha këtë fundjavë, duke lundruar rreth ishujve të Ksamilit dhe më pas qëndrova atje për dy orë me familjen time dhe pashë këtë situatë. Kjo ndërtesë mbiu brenda dy orëve nga asgjëja, turp për in-stitucionet që janë përgjegjëse për të mbrojtur këtë vend të bukur. Nuk e di nëse është e ligjshme apo jo, por shkatërrimi i natyrës është një mënyrë e gabuar për të ardhmen e vendit tuaj”, denoncoi i huaji. Ky denoncim kurajoz është një mësim i madh për ne që bëhemi njësh me të keqen. Pajtohemi me të. Së pari për shurdh-memecërinë e institucioneve. Këto ndërtime janë bërë në sytë e të gjithëve. Atje sigurisht, kanë kaluar inxhinierë të njësisë administrative, të bashkisë, ata të mbrojtjes së territorit. Të gjithë i kanë parë, po asnjëri nuk vuri ujin në zjarr të lëvizte as gishtin për t i thënë ndal grabitjes së territorit dhe shkatërrimit të natyrës. Indiferenca e institucioneve, qytetarëve, mbyllja e syve, është pasaporta që u jepet të gjithë atyre që duan të shkatërrojnë dhe përfitojnë pa djersë, duke cënuar natyrën dhe të bukurën. U desh thirr-ja e turistit të huaj që ksamiliotët dhe institucionet të zgjoheshin dhe të shihnin si rrëmbehet toka dhe i vihet kazma pyjeve dhe bregut të detit. Shteti duhet të qëndrojë në këmbë në ruajtje të Ksamilit ashtu si tërë bregdetit shqiptar. Nuk duhet pritur që të huajt të na zgjojnë për të mbrojtur natyrën tonë. Po mbyllëm sytë para të keqes, vetëm do kujtojmë me nostalgji: Na ishte njëherë, një Ksa-mil i bukur, ishujt fantastikë, pylli buzë detit, ku vërshonin mijëra turistë. Po tani, ah tani, si na iku nga duart pa pritur kjo bukuri?

Page 18: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT18 E Diel 9 Shkurt 2020

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

Ministria e Kulturës është fikur, nuk ka rezistencë, për të ngrohur shpirtin e ar-tistëve në vend. Është një Ministri Kulture e dobët. Me atë Ministri Kulture nuk bëhet dot as kultura e një vendi siç është Tirana. Ne në Shkodër e bëjmë vetë jetën artistike. Unë jam pensionist dhe jap kontribut sa të mundem në jetën artistike në Shkodër. Me para e pa para të dalin njerëzit, të fusim elementin e ri, sepse është i mërzitur...

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori i njohur shprehet se për jetën artistike nuk ka mbështetje

Arti po shpartallohet, bëhet vetëm propagandë, kemi një

Ministri Kulture të dobët Aktori i njohur Zef Deda,

i vlerësuar me aktiv-itetin e tij në jetën artistike po vazhdon

me suksese të tjera. Me rolet e tij, aktori ka marrë shumë vlerësime nga publiku për atë që sjell në skenë. Aktor i njohur i humorit, tregon se këtë vit ka në plan të tjera projekte artistike. Në interv-istën për “SOT” aktori Zef Deda “Mjeshtër i Madh” shprehet se është e padrejtë që sot për jetën artistike ka kaq pak vëmendje nga shteti. Sipas tij, të vjen keq që as estradat nuk janë më si dikur, por dhe në teatro problemet nuk mungojnë. Për aktorin, sot artisti duhet të vlerësohet më shumë, pasi prej vitesh jeta për artin është shumë e vështirë. Me kritika aktori i njohur shprehet dhe për Ministrinë e Kulturës, që sipas tij nuk po bën sa duhet për jetën artistike në vend. Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të vendit, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ka punuar për më shumë se 40-vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ndërkohë që vijon angazhimet me shfaqje të ndryshme. Talenti i tij spikat, që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin që të realizojë qindra figura artistike. Aktori Zef Deda është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Ai gjithashtu ka interpretuar në komedi të suksesshme si "Vël-lai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", “Lufta dhe paqja pa pilaf...”, etj. Ndërkaq që tregon se në planet e këtij viti ai shpreson, që të realizojë një tjetër shfaqje humori.

-Si ka nisur ky vit për ju, çfarë mund të na thoni për pro-jektet artistike në Shkodër?

Teatri “Migjeni”, në qytetin e Shkodrës ka nisur jetën artis-tike. Teatri zhvillon projekte të dramës, por dhe të komedisë. Për një projekt teatror ka nisur puna për ta sjellë në skenën e teatrit. Kurse vepra tjetër mund të fillojë puna nga muaji mars. Në vijim do të jetë edhe një shfaqje estrade, por dhe koncerti i madh i pranverës, që ne bëjmë në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Koncerti i pranverës është i përvitshëm në Shkodër. Në teatrin “Migjeni” ne pak ditë më parë zhvilluam dhe aktivi-tetin për 93- vjetorin e lindjes së aktorit të shquar të humorit shqiptar, një nga themeluesit e estradës profesioniste, artisti Tano Banushi. Pra këtë vit ne

kemi pasur një hapje të mirë të aktivitetit artistik në teatër. Unë kam një projekt për një shfaqje estrade, të cilin e kam propozuar vetë që të jetë në skenë dhe teatri ka çuar propozimin në bashki. Çdo projekt merr aprovimin e këshillit artistik, sepse pa të nuk mund të bëhet dot gjë.

-Me aktivitetin tuaj ndër vite jeni shumë i vlerësuar dhe i dashur për publikun. Në galerinë tuaj të personazheve kë veçoni?

Unë të tërë personazhet i kam dashur me gjithë zemër kur i kam luajtur. Këto personazhe janë dhe suksesi i atyre materia-leve, që kam pasur ndër vite me humorin. Kam interpretuar Char-lie Chaplin (imitim), ka qenë Kola i dritave, personazhi i Kostandin-it tek “Kostandini dhe Dorontina”, por ndër më të fuqishmit ka qenë dhe roli i Lonit te komedia me një akt “Kunati i shokut Xhemal”, në vitin 1985 dhe është shkruar nga mjeshtri Paulin Selimi. Në komedi interpretoja në rolin e Lonit, si dhe aktorë të tjerë të njohur të Shkodrës. Mua më kujtohen vazhdimisht të gjithë këto pjesë, komedi ndër vite dhe skeçe, që kam interpretuar. Veç këtyre roleve, në aktivitetin tim janë dhe të tjerë që janë mjaft të dashur, që janë me shumicë në jetën time artistike tim.

-“Kunati i shokut Xhemal” që i takon 1985, si u prit në atë kohë?

“Kunati i shokut Xhemal” shkruar nga mjeshtri Paulin Selimi është një risi e asaj kohe, sepse kritikonte disa mar-rëdhënie, komedia kritikonte lart. Si sot që sa vjen një parti në pushtet vendos në punë njerëzit e saj. Sa vjen partia tjetër në pushtet i heq këta njerëz dhe vendos njerëzit e vet. Ndaj dhe komedia “Kunati i shokut Xhemal”, ku unë luaja rolin e Lonit është aktuale edhe sot. Komedia u mirëprit shumë nga publiku ato vite, në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse kishte një temë që kritikonte lart. Vetë partia e asaj kohe ka qenë da-kord, që të kritikohej ky problem. Komitetet, dikasteret përkatëse, ministritë e drejtoritë mbushur me familjarë. Pra ishte një serv-ilizëm i jashtëzakonshëm, që të merrte diku një post.

-Sipas jush me çfarë përbal-let sot artisti, sa e vështirë është aktiviteti artistik?

Situata është tepër e vështirë prej vitesh për artistin dhe artin në vend. Tek ne nuk prodhohet as gozhda, vetëm bëhet propaganda dhe nuk bëhet asgjë nga shteti. Artisti ka një rrogë të vogël, sa

ZEF DEDA:

nuk mund të kryejë as punët e familjes së vet. Për artin dhe kul-turën nuk ka asgjë, është dobët shumë. Edhe aty kur artisti aktiv-izohet në ndonjë pjesë, janë mjaft fonde të vogla. Pra fondet janë të pakta, bileta shitet e vogël. Në tërë Shqipërinë ka nga një sallë teatrore edhe pse me probleme, por ne kemi Tiranën që nuk ka salla. Teatrin Kombëtar, që është teatër tamam duan ta shembin, por ai nuk guxon me u prishë. Ashtu si “La Scala” e Milanos, ashtu si teatri i Shekspirit, etj, Teatri Kombëtar duhet të ruhet, sepse njerëzit janë të etur të shohin shfaqje qoftë dramatike, qoftë tragjike, premiera, shfaqje komike, e sidomos estrada. Po në Tiranë edhe ai teatër që është po luftohet ta shkatërrojnë, por kjo është turp. Në vend që ta bëjnë teatrin më të madh në Europë, por e luftojnë. Të bëhet teatri më i madh në Europë, sepse i takon me qenë i tillë. Të tillë kane qenë ata artistë të mëdhenj, që i ka pasur ky vend. E dyta, kush i ak-tivizon me artistët për aktivitetet artistike në vend? Artistët nuk po aktivizon kush. Arti po shpartal-

lohet. Më thoni Tirana, ku e ka shtëpinë e kulturës si dikur? Nuk ka. Ku e ka Estradën e Shtetit si dikur? Nuk e ka. Variete ka tërë bota, por ne nuk e kemi më. Ku e ka teatrin Tirana? Po e lufton me polici. Më falni, por tek ne lëvizja artistike është e shkatërruar. Në çdo qytet dhe kryeqytet të botës ka shtëpi kulture ashtu si duhet të jetë, sepse i kam parë vetë, por tek ne kjo nuk është. Artit i kanë rënë me shkelma, e ka lënë në këtë gjendje ky sistem.

-Ju po flisni për problemet e artit në vend, por jeni shprehur më parë me kritika dhe për Min-istrinë e Kulturës. Si e shikoni rolin e Ministrisë së Kulturës, në jetën artistike?

Ministria e Kulturës është fikur, nuk ka rezistencë, për të ngrohur shpirtin e artistëve në vend. Është një Ministri Kulture e dobët. Me atë Ministri Kulture nuk bëhet dot as kultura e një vendi siç është Tirana. Ne në Shkodër e bëjmë vetë jetën artis-tike. Unë jam pensionist dhe jap kontribut sa të mundem në jetën artistike në Shkodër. Me para e pa para të dalin njerëzit, të fusim elementin e ri, sepse është i mër-zitur. Nuk ka krim më të madh, kur nuk furnizon popullin me art dhe kulturë, por edhe sport, shkollë, mjekësi, etj. Diktatura e atëhershme ka paguar para, ka paguar rrogat e artistëve për artin. Ne vetëm të hënën kemi pasur pushim dhe tërë ditët e javës kemi pasur shfaqje në qytet, por edhe në fshatra. Teatrot profesionistë ato vite kanë dhënë shfaqje ditë e natë për të reali-zuar planin. Sot pronari në teatro në qytete është bashkia, e drejtu-ar nga kryeministria, ministria e Kulturës dhe e Financave, që e bën këtë. Jep shfaqje, dhe në tërë botën nxirret dhe shpërblimi, kështu e ka kapitalizmi.

-Ju përmendët estradat di-kur në jetën artistike dhe shpre-hët keqardhjen, që nuk janë më si në ato vite. Jeni shprehur se këto trupa artistike nuk i mba-jtën, dhe humbën. Si ndikoi kjo në jetën artistike?

Ne kemi pasur dikur në vend 15 trupa estradash, në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Kanë dhënë premiera të shum-ta, publiku i donte estradat dhe nga shfaqjet mblidheshin dhe të ardhura ato vite. Por estradat humbën, sepse nuk kishin me se të bënin shfaqjet. Ju sjell një shembull. Do të bëhet koncerti i pranverës, që marrin pjesë shumë artistë, është edhe shfaqja e es-tradës që dua ta vë unë në skenë nëse më aprovohet nga bashkia. Por sa para janë, për të vënë në skenë atë premierë të estradës? Unë e kam bërë një preventiv. Jepen shfaqjet, por fiton dhe shteti, bashkia, ministria, por dhe njerëzit shpërblehen. Por është trup që sot ne kemi plot artistë, që nuk kanë bukë të hanë, sepse nuk mendon kurrkush. Estradat u shkrinë me dashje, sepse nuk i mbajtën. Bashkia e madhe është kryeministria me Ministrinë e Kulturës, që urdhërojnë bashkitë poshtë. Nëse ti i çon projektet, që duan 100 milionë lekë të vjetra dhe i jep 30 milionë të vjetra, nuk realizohet gjë bukur te projektet. Qeveria lart vjen momenti dhe kritikon bashkinë, që nuk e ka realizuar. Por bashkia nuk ka faj, duhet të jetë shteti që të bëjë më shumë. Shfaqjet nuk bëhen pa para. Është shteti, që duhet të financojë. Jepen buxhete për shfaqjet, por është po shteti që ka përfitime më pas. Populli duhet të dijë kush është dera e teatrit, e estradës, etj. Shteti ka gjashtë vjet që ka vdekur, ka mbaruar dhe nuk po merret me artin dhe kulturën, shëndetësinë, shkollat, etj. Jam 70 vjeç dhe nuk kam si them, sepse do të ishte turp, por jam i detyruar ta them që ajo kohë dikur ishte më mirë për artin. Pak kishim të hanim, por punonim. Kishim censurë ato vite, por ka pasur shumë aktiv-itete artistike. Kanë dalë artistë me shumicë, edhe pse situata ishte e rëndë ato vite ama e or-ganizonte artin në vend. Por tani është në asfiksi arti dhe kultura.

-Si vlerësohet krijimtaria dhe autorët e saj?

Ai që shkruan duhet të pagu-het. Një autor shkruan një dramë që ka sukses, por e paguan me një pagesë të ulët, që është me të marrë vaji.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 19

Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e mesme, repertori kryesor i ansamblit “Tirana” është i

pasur dhe përfshin të gjithë traditat muzikore të mbarë vendit. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe

një aset i rëndësishëm kulturor, për kryeqytetin...

k u l t u r e www.sot.com.al

Drejtori artistik Çlirim Denaj: Në skenë, me program nga të gjitha trevat

nderuar me çmime të para në festivalin e Çamërisë në Sarandë, në festivalin e këngës qytetare në Berat. Në Lushnje, në Prizren, Strugë, Kumanovë, Vlorë, Mitro-vicë, etj, janë vlerësuar sipas tij po me çmime të para në aktivite-tin e tyre ndër vite. Ansambli “Ti-rana” është vlerësuar me çmime të dyta, të treta në Turqi, Slloveni, Greqi, Poloni, etj.

Themelimi i ansamblitAnsambli folklorik “Tirana”

është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga një traditë e gjatë e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim ar-tistësh, që interpretojnë dre-jtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e mesme, reper-tori kryesor i ansamblit “Tira-na” është i pasur dhe përfshin

të gjithë traditat muzikore të mbarë vendit. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërf-shirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kultu-ror, për kryeqytetin. Ansambli “Tirana” është një laborator, ku ndërthuren se bashku brezi i vjetër i artistëve me të rin-jtë. Ansambli ka në përbërjen e tij valltarë, orkestrantë dhe këngëtarë. Në repertorin e këtij ansambli përfshihen një grup vallesh, një seksion instrumen-tal, dhe një regjistër të solistëve dhe këngëtarë ansamblit. Shfaq-jet e ansamblit përfshijnë lloje të ndryshme të kostumeve nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe instrumente muzikore, që janë bërë nga ana e instru-mentistëve tradicionale. Fitues i shumë çmimeve ansambli “Tira-na” zhvillon koncerte të ndrys-hme në Tiranë, por merr pjesë edhe në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të folklorit.

Tirana dhe Tbilisi, me fotografi në

muzeun e Varnës

Festivali “MetroSounds” në Metropol, ansambli “Tirana” me një program të pasur folklorik

Julia VRAPI

Ansambli folklorik “Tirana” do të vijë me një koncert para publikut, në një nga

mbrëmjet e festivalit muzikor “MetroSounds”, që po zhvillon edicionin e dytë në teatrin e Metropolit. Trupa e ansamblit do të prezantohet para publi-kut me një program të pasur muzikor nga të gjitha trevat e vendit, ku do të interpretohen disa nga vallet dhe këngët më të njohura. Ansambli “Tirana” ka një aktivitet të vlerësuar artistik në skena të ndryshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Artistët e ansamblit me aktivitetin e tyre artistik janë du-artrokitur për programin muz-ikor popullor, që kanë përcjellë para publikut. Në mbrëmjen e datës 15 shkurt ata do të jenë në skenën e Metropolit, në kuadër të veprimtarisë së tyre artistike. Drejtori artistik i ansamblit “Ti-rana” Çlirim Denaj shprehet se programi muzikor është përzg-jedhur, me disa prej perlave të folklorit popullor. “Në koncert do ketë repertor nga të gjitha trevat. Në program janë valle të Tiranës, valle e Skënderbeut, zylet, etj. Po ashtu do të ketë valle të Malë-sisë së madhe, vallja e Rugovës dhe të tjera nga veriu. Nga valle të jugut janë vallja Gorarçe, Dardhare dhe vallja e Osman Takës. Po ashtu në koncert do të kemi këngë të Labërisë, të Shqipërisë së mesme dhe veriut”, shprehet Denaj, drejtori artistik i ansamblit. Ky nuk është kon-certi i parë i ansamblit “Tirana” për këtë vit, pasi sipas drejtorit artistik ai vjen në vijim të ve-primtarisë së tyre artistike më parë. “Nuk është koncerti i parë. Në kemi dhënë koncert për 100- vjet Tirana kryeqytet në fshatin Zall Bastar, në fshatin Surrel, në Kavajë, Lushnje, Rrogozhinë dhe në Shijak. Ne jo vetëm që argëto-jmë artdashësit, por e ruajmë të pastër folklorin për t’jua përcjellë brezave më të rinj”, shprehet drejtori artistik Çlirim Denaj. Drejtori artistik Denaj, tregon se artistët e ansamblit “Tirana” janë

Vepra “Albumi familjar”, prezantim në muzeun e Budapestit

“Pikaloshja dhe Zigzagu”, premierë për fëmijët në skenë

Muzeu i artit bashkë-kohor “Ludwig Museum” në Budapest, prej 18 shkurtit do të shpalosë rrëfimin artistik për luftën e fundit në Kosovë. Përgatitjet tashmë kanë fil-luar dhe e gjithë historia e refugjatëve do të vijë me ekspozimin e veprës “Albu-mi familjar” të artistit Alban Muja. Është vepra, e cila vitin e kaluar përfaqësoi Kosovën, në edicionin e 58-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia. “Family Album” nga qyteti italian me elemente të njëjta, por me koncept tjetër

kuratorial, do të shfaqet në kryeqytetin e Hungarisë. Pro-jekti, sipas artistit të njohur Alban Muja, ishte menduar që në fillim që të krijohej i tillë që të shëtiste nëpër vende të ndryshme, duke vënë vro-jtuesit përballë një realiteti, që ka ndodhur në Kosovë, por që rezonon mjaft mirë me situatat e refugjatëve kudo në botë. Pas ekspozitës njëmujore, “Albumi familjar” do të bëhet pjesë e koleksionit të muzeut. Arti Alban Muja ka një aktiv-itet që mirëpritet në muze dhe galeri të ndryshme në botë.

“Pikaloshja dhe Zigzagu” është premiera për fëmijë, që do të jetë në skenën e teatrit Metropol këtë fundjavë. Ve-pra është një pjesë nga Lin-da Hartzell dhe Mark Perry, me regji nga Suela Xhonuzi. Teatri Metropol shprehet, se i shton një tjetër shfaqje interaktive repertorit të dedi-kuar grupmoshës 2-6 vjeç nën moton “Edukojmë me teatër”. “Një pikaloshe bukuroshe dhe Zigzagu çamarrok do të mësojnë se si të respektojnë njëri-tjetrin, gjatë lojërave dhe nëpërmjet këshillave në shfaq-

je. Po kush do të jetë mësuesja e tyre? Nuk po jua themi të gjitha këtu. Ju presim në shfaqjen plot argëtim, energji dhe harmoni çdo të shtunë e të diel, ora 11:00 në teatrin Metropol”, shprehet institucio-ni. Vepra është përkthyer nga Klodjana Keco. Interpretojnë aktorët Sara Koci, Erdet Mira-ka, Rexhina Mollaymeri dhe Amri Hasanlliu. Skena nga Aleksandër Nikolli, kostumet Frenci Gjeraci dhe kukullat realizuar nga Klajdi Ymeri. Kjo vepër do të vijojë për disa fundjava, në skenë për fëmijët.

Akt-ekspertiza për MHK, godina në parametrat normalë

Muzeu Historik Kom-bëtar prej disa ditësh po pret vizitorët e këtij viti, pasi për shkak të tërmetit u mbyll për disa javë. MHK shprehet se akt-ekspertiza e Institutit të Ndërtimit konfirmon se godina është në parametra normal, për zhvillimin e ve-primtarisë. “Pas përfundimit të riparimeve të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe pas akt-ekspertizës së lësh-uar nga Instituti i Ndërtimit, i cili konfirmon se godina është me parametra normalë për zhvillimin e veprimtarisë

muzeore, vizitorë të ndrys-hëm vendas dhe të huaj kanë ardhur ditën e sotme për të vizituar Muzeun Historik Kom-bëtar”, shprehej më herët ky institucion. Muzeu u inaugurua më 28 tetor të 1981. Për ngrit-jen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeolog-jisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij.

Muzeu arkeologjik i Varnës mirëpriti ekspozitën e për-bashkët të titulluar "Tungjatjeta, emri im është Tirana" dhe "Tungjatjeta, emri im është Tbilisi" organizuar nga Am-basada Shqiptare në Sofje dhe Ambasada e Gjeorgjisë në Republikën e Bullgarisë, në bashkëpunim me Departamen-tin e Historisë në Muzeun Rajonal. Ekspozita e përbashkët pasqyron kryeqytetin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, Tiranën dhe Tbilisin dhe transformimin e tyre ndër vite. “Tungjat-jeta, emri im është Tirana” është një ekspozitë e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar dhe pasqyron historinë e Tiranës 100-vjet kryeqytet nëpërmjet 40 fotove. Ekspozi-ta prezanton retrospektivën kronologjike të zhvillimit të kryeqytetit shqiptar, i cili u themelua në vitin 1614. Zbulimet arkeologjike tregojnë se territori i qytetit ka qenë i banuar historikisht që nga Epoka e Hekurit. Në vetëm 40 fotografi pasqyrohet kalaja e Tiranës, kulla e Sahatit, sheshi Skën-derbej, si dhe vende të tjera ikonike të qytetit, 100 vjet pasi qyteti u bë qendra politike dhe ekonomike e Shqipërisë. "Tungjatjeta, emri im është Tbilisi" shfaqet për herë të parë para publikut dhe përfshin imazhet bashkëkohore të kryeqytetit gjeorgjian. Tbilisi është themeluar në mesin e shekullit të 5-të dhe ka një ekzistencë 16 shekullore. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se në Tbilisi, bashkëkohorja dhe e kaluara bashkëjetojnë në një harmoni unike si dhe me një varietet stilesh arkitekturore. Muzeu gjithashtu falënderon edhe bashkëpunimin, që gjeti me institucionin muzeor në Varnë. “Falënderojmë Muzeun Arkeologjik të Varnës, që e mirëpriti ekspozitën e ideuar dhe realizuar nga Muzeu Historik Kombëtar dhe ka udhëtuar në 3 qytete të Bullgarisë me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Sofje”, pohon MHK. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të marsit, në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Varnës. Ky aktivitet vjen në vijim të atyre, që janë zhvilluar deri tani nga bashkëpunimet e MHK. Muzetë historikë dhe kombëtarë janë ndër përçuesit më të rëndësishëm të interpretimit zyrtar të historisë së një vendi, krahas dhe me sistemin kombëtar të arsimimit të tij. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mbro-jtjen e identitetit për kombin, si dhe për përcjelljen e këtij vetimazhi tek vizitorët dhe në botën e jashtme.

Page 20: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT20 E Diel 9 Shkurt 2020

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-mesfushori rrëfen emocionet e së shkuarës, sukseset por edhe peripecitë me Partizanin e kohës

Ju rrëfej “fërkimet” me Fëlerin kundër Gjermanisë, u kam shënuar dy portierëve më të mirë në botë

GENC TOMORI:

Ndoshta të rinjtë nuk e dinë, por ish-lojtari i Partizanit dhe Kombëtares, Genci Tomori, u ka shënuar gola

dy portierëve më të mirë në botë në fillimvitet 80-të, Shumakerit të Gjermanisë dhe Koncilias së Aus-trisë. Ai ka luajtur me të kuqtë në një kohë kur kampionati shqiptar kishte prekur zenitin e tij. Dhe sipas Tomorit, në gjeneratën e viteve 1980-1990, kishte 20-30 lojtarë që mund të luanin me ekipet cilësore europiane. Në këtë intervistë për gazetën “Sot”, ish-mesfushori i Partizanit na njeh me hapat e tij të parë në klubin e kuq, aktivizimin me moshat, e më pas me ekipin e parë, ndeshjet e mëdha të të kuqve në rang ndërkombëtar e madje dhe goli i famshëm shënuar ndaj Gjermanisë (1983), por edhe ak-tivizimi si portier në ndeshje delikate e të rëndësishme.

Para pak ditësh u dekoruat nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ç’do të thotë për ju ky vlerësim dhe kujt ia dedikoni?

Ky është një vlerësim për punën time 50-vjeçare, por njeriu nuk vlerësohet vetëm në fushë, pasi fut-bolli është i lidhur me jetën, familjen, shoqërinë. Këtë ia dedikoj familjes, dy prindërve të mi, por padyshim edhe klubit të Partizanit. Ky është vlerësimi më i arrirë deri tani, men-doj se erdhi në momentin e duhur.

Si ka ndodhur lidhja juaj me futbollin e veçmas me Partizanin?

Ne jemi familje sportistësh. Vël-lai im i madh, Ylli, ka luajtur volejboll në nivele të larta dhe ka qenë nga më të mirët e volejbollit me Partizanin dhe Kombëtaren. Kjo ka qenë shtysë që edhe unë të lidhem me Partizanin. E kam nisur futbollin në moshën 10-vjeçare më 1970, me moshat e Partizanit, dhe trajner të parë kam pasur Ziçe Sakiqin. Në fakt, ishte një ëndërr për fëmijët e kohës tonë të lu-anin me Partizanin. Në atë periudhë dominonin tri skuadrat e kryeqytetit, por unë zgjodha Partizanin se ishte familja jonë. Momenti kur unë hyra tek Partizani, atje luanin lojtarë të mëdhenj si Panajot Pano, Bert Jashari, Safet Berisha etj.

Cili ishte pozicioni që morët në fushë?

Unë kam luajtur gjithmonë mes-fushor, por në këtë rol kam bërë si mesfushorin ofensiv, ashtu dhe atë difensiv, më shumë jam shquar për golat që kam bërë. Në çdo kampionat moshash jam vlerësuar nga më të mirët. Nuk kam pasur në mesfushë ndonjë pikë orientimi, shumë më li-dhin me Tardelin, nisur nga paraqitja që kam bërë. Më kanë vlerësuar si lojtar për skuadrën dhe kështu është më mirë. Ndeshjen e parë me të rri-turit e Partizanit e kam luajtur ndaj Dinamos, në Kupën e Republikës. Jam futur direkt në formacion, por vija si golashënuesi më i mirë në kampionatin e të rinjve (1980). Isha 19 vjeç dhe atë muaj (janar) fituam

Kupën. Eliminuam Dinamon e më pas mundëm Elbasanin. Pra fitorja e parë e imja në elitë ishte me Di-namon, ndërsa golin e parë ia kam shënuar Besës në vitin 1980, në një ndeshje të luajtur në “Selman Stër-masi”. Ka qenë një gol i shënuar me roveshatë në minutat e fundit.

Kë mendoni si ndeshjen më të rëndësishme në karrierën tuaj?

Ka shumë ndeshje të rëndë-sishme, padiskutim, sidomos ato derbi ndaj Tiranës dhe Dinamos, por unë do të veçoja duelin me Gjer-maninë në vitin 1983. Edhe golin më të rëndësishëm në karrierën time vlerësoj pikërisht atë ndaj Gjerman-isë. Një tjetër ndeshje që më ka lënë mbresë është derbi me Tiranën në vitin 1986. Musta doli me karton të kuq dhe unë u aktivizova portier. Po humbnim 1-0, por edhe pse me 10 vetë për më shumë se 45 minuta ia dolëm të barazonim 1-1.

Kjo historia juaj, edhe mesfush-or edhe portier, është e përsëritur. Pse pikërisht ju?

E vërtetë, edhe ndaj Benfikës në Portugali, në vitin 1987, kam luajtur 40 minuta portier, pasi Musta doli me të kuqe. Mendoj se trajneri Bajko kishte besim tek unë, por për këtë duhen parë edhe rregulloret e asaj kohe. Ndeshja me Benfikën bëri bujë të madhe në atë kohë dhe Partizani ka vuajtur jo pak nga ajo ngjarje. Nga ana jonë dolën katër lojtarë me karton të kuq. Është fakt që ekipet e vogla në atë periudhë i eliminonin me mënyra të tilla, gjyqtarët nuk ishin dashamirës dhe anonin nga ekipet e mëdha. Atë ngjarje ne e vuajtëm shumë më pas, sepse regjimi dënoi 4-5 lojtarë për figurë të keqe. Unë nuk e pësova, sepse u ndodha në rolin e portierit. Ishte ndeshje e pazakontë, por publiku portugez ishte i irrituar me skuadrën e vet, pasi deri 15 minu-ta nga fundi ata nuk kishin mundur të shënonin. Ne ishim me 6 lojtarë në fushë e prapë rezistonim, por në fund humbëm.

Në ndeshjen e nëntorit 1983 kundër Gjermanisë, ju keni qenë

protagonist absolut. Shënuat gol, morët edhe karton të kuq. Si ndodhi?

Në minutën e 23-të kaluam në avantazh. Shënova unë, por ishte meritë e grupit, si pasojë e një kundërsulmi të frikshëm. 70 metra u bënë për 5-6 sekonda dhe teknikisht e taktikisht ishte aksion perfekt. Ishte meritë e Omurit, Vukatanës e Rag-amit, ndërsa unë e finalizova. Nuk fituam, sepse ekipi luajti me 10 vetë, pasi unë dola me të kuqe. Protagonist u bë Fëler, i cili u tregua provokator. Në fakt ai shquhej si i tillë, si sher-rxhi, ndërsa unë u shfaqa i irrituar, kjo më penalizoi. E vërteta është se Gjermanisë i duhej me patjetër fitorja që të shkonte në Europian. Ka qenë një ndeshje e veçantë, pasi për herë të parë e dha transmetim direkt TVSH-ja. Përjetimi kishte qenë i madh dhe unë e shokët u pritëm mirë në Tiranë, njerëzit na përshëndesnin në çdo cep rruge, pasi na jepnin të drejtë për reagimin tonë.

Një tjetër gol ndërkombëtar ju ia shënuat Austrisë së Vjenës...

Po, Partizani luante me Austrinë e Vjenës në Kupën e Kupave, unë shënova golin e parë. Emocione të mëdha, sigurisht, por me këtë rast kujtimi është i bukur, pasi unë u kam shënuar gol dy portierëve më të mirë në botë në atë kohë, Harald Shumakerit të Gjermanisë (1983) dhe Fridrih Konçilias së Austrisë (1981). Por nuk duhet të harrojmë që i kam shënuar gol edhe B. Gogunjës së Elbasanit, duke i thyer rekordin që ai mbante me 1 mijë e ca minuta me portë të paprekur.

Pse futbolli i viteve 1980-1990 ka pasur kaq shumë nam?

Sepse ato vite ka qenë “boom”-i i futbollit shqiptar, një rritje e madhe.

Unë mendoj për dy arsye: së pari, me ligj kaluam në nivel profesionist, ku lojtari paguhej direkt në klub dhe bënim dy herë stërvitje në ditë. Së dyti, rëndësi pati specializimi i teknikëve tanë jashtë shtetit. Kjo lëvizje solli shumë cilësi dhe unë ju siguroj se 20-30 lojtarë të asaj periudhe nga kampionati shqiptar mund të luanin me klubet më të mira të Europës. Kishim ëndrra, por regjimi ishte i tillë, nuk e lejonte lëvizjen. Nuk ishte vetëm Partizani, pasi në ato vite, Shqipëria kishte një futboll të zhvilluar edhe në rrethe. Përveç tre ekipeve të kryeqytetit, ishte Vllaznia, Flamurtari, Elbasani, Apolonia, por futboll cilësor kishte edhe Durrësi, Kavaja, Berati, Gjiro-kastra etj, madje dhe Lezha prodhoi shumë talente. Ishin 10-12 ekipe elitare që kishin staturë të fortë në garë. Por nuk lejoheshin lëvizjet, me përjashtime të pakta brenda vendit dhe, më duhet të pranoj, të vishje bluzën e Partizanit në ato vite ishte ëndërr e madhe, ishte kulminacioni i karrierës sportive.

Sipas jush, kush është lojtari dhe ekipi më i madh shqiptar në historinë e futbollit tonë?

Si lojtar dihet më i miri, është “mbreti”, Panajot Pano. Ka qenë nder për mua më vonë që kam veshur bluzën me numër 10 të Panos, kulmi për një sportist. Si ekip..., besoj se këtë e zgjidh publiku.

Cilët kanë qenë kundërshtarët tuaj më të fortë në fushë?

Janë shumë, por duelet më të forta i kam pasur me S. Memën dhe Muçën e Tiranës, Demollarin e Dinamos etj, pasi kisha dhe veti të mira mbrojtëse.

Ju ushtroni edhe profesionin e

trajnerit, por vijoni t’i mbeteni besnik Partizanit, pse?

Kam pasur oferta, sigurisht, madje kam qenë teknik i kohëve të vështira. Nuk jam larguar nga Parti-zani, sepse është zgjedhje zemre. Në dy vjet, 2009-2011 ne ishim gati në zhdukje, po na humbiste edhe stema, por erdhën ndryshimet për mirë dhe kemi 6 vjet që luajmë në elitë, marrim pjesë në Europë, klubi nën drejtimin e Gaz Demit funksionon, madje në vitin 2016 eliminuam Ferencvaroshin në Champions. Kemi progres dhe kjo na jep kënaqësi.

E ke menduar veten ndonjëherë jashtë futbollit?

Asnjëherë, sepse që fëmijë unë kam qenë me top në dorë. Kam pasur një dëshirë të bëhesha arbitër pasi u tërhoqa nga futbolli, por shokët më sugjeruan që nuk do të bëhesha i mirë, ka paragjykime, pasi s’është domosdoshmëri që një lojtar i mirë të bëhet edhe arbitër i mirë. Kështu që iu futa trajningut.

Çfarë mendimi keni për Superi-oren e këtij sezoni?

Janë 8 ekipe në garë. Me përbër-jen që kanë shoh që mund të fitojnë, por edhe mund të humbin. Për mo-mentin vetëm dy ekipe, Flamurtari e Luftëtari, i shoh jashtë garës, të tjerat janë brenda objektivave. Sa i takon nivelit, mendoj është shumë i mirë, por lojtarët duhet të punojnë më shumë. Dëshira është e madhe që Partizani të fitojë sërish titull, por që të ndodhë kjo duhet më shumë punë. Por kemi një lajm të mirë, kompleksin e ri sportiv. Kur mendon që për 11 vjet nuk kishim as fushë, tani kemi rilindur, një kompl-eks më i madh e më i bukur dhe do të kemi më shumë lojtarë nga akademia.

Intervistoi:Adriatik BALLA

Datëlindja: 17.01.1960 (Tiranë).Mban titujt: “Mjeshtër Sporti”

dhe “Mjeshtër i Madh”.KARRIERA SI LOJTAR

1971-1974 – Ekipet zinxhirë të Partizanit.

1975-1977 – Ekipin e paratërin-jve të Partizanit.

1977-1979 – Golashënuesi më i mirë i kampionatit të paratërinjve (78-79).

1979-1989 – Aktivizohet me ekipin e parë të Partizanit.

1980-1989 – Shënon për Partiza-nin 60 gola +20 gola në aktivitete të tjera të FSHF-së.

1989-1090 – Aktivizohet me Besën e Kavajës.

TROFETË ME PARTIZANIN 2 kampionate (1980-81, 1986-

87), 1 Kupë Republike (1979-80), 1 tit-ull ballkanik (1981), 1 Kupë Shqipërie si drejtues i Partizanit (2003-2004), 1 titull si pjesëtar i Partizanit (2018-2019), Kampion Kombëtar si trajner dhe si drejtues me ekipet e moshave të Partizanit nga U-12 deri në U-19. Fitues i 2 Kupave të Shqipërisë si

trajner me ekipin U-19 të Partizanit. Me Kombëtaren – 3 ndeshje

ndërkombëtare, autor i golit ndaj Gjermanisë (2-1 për gjermanët). Me Partizanin - Pjesëmarrës

në 5 ndeshje europiane (Partiza-ni-Malmo, Malmo-Partizani, Austri e Vjenës-Partizani, Partizani-Austri e Vjenës, Benfika-Partizani).

KARRIERA SI TRAJNER E DREJTUES

1993-2000 – Drejtues i Akademisë së Futbollit privat “DEA 2000”, Tiranë. 2001-2020 – Pjesë e pandarë

e Partizanit, duke filluar nga zv/tra-jner, trajner i parë, drejtor akademie, drejtor i përgjithshëm.

VLERËSIMEFitues i Anketës “100 Figurat e

Spikatura të Futbollit Shqiptar të të gjitha kohërave”.

“Medalja Meritës” dhënë nga Klubi i Partizanit me rastin e 70-vjetorit të krijimit.

Medalje “Legjenda e Futbollit Shqiptar” dorëzuar nga FSHF më 2018.

KUSH ËSHTË GENCI TOMORI?

Page 21: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

TË PREMTENVllaznia-Tirana 0-1

TË SHTUNËNSkënderbeu-Bylis 1-1Kukësi-Laçi 3-1Partizani-Flamurtari 2-0Teuta-Luftëtari 1-1

RENDITJA1. Kukësi 412.Tirana 403. Partizani 344.Laçi 325.Bylis 326.Teuta 327.Vllaznia 288.Skënderbeu 289.Luftëtari 1310.Flamurtari 6

NDESHJET, JAVA 21

Një tjetër ndeshje e fortë e luajtur dje ishte padyshim ajo e luajtur në Korçë midis Skënderbeut dhe Bylisit, takim i mbyllur në barazim 1-1, ku të dy ekipet ndanë nga një pikë, por dukshëm dolën të pakënaqura, pasi të dy klubet kishin ambicie për fitore. Sa i takon ndeshjes, Skënderbeu luan mirë dhe dominon, por në fund detyrohet të dalë me vetëm një pikë nga ndeshja në shtëpi përballë Bylisit, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, kjo edhe për shkak të ras-teve të shumta të shpërdoruara. Korçarët patën kontrollin e lojës dhe krijuan disa mundësi, por herë për meritë të portierit mallakastriot Hidi e herë për gabim të sul-

muesve bardhekuq, goli i parë do të vinte vetëm në minutën e 69-të. Vetëm dy minuta pasi kishte humbur një mundësi të artë ballë përballë me Hidin, Dejvi Bregu depër-toi në zonë dhe u pengua dukshëm nga Peposhi, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh me bindje, ndonëse nuk i tregoi kartonin e verdhë mbrojtësit ballshiot. Protesta të lojtarëve të Bylisit, por nga pika e penalltisë shkoi kapiteni Bruno Dita, i cili mposhti me lehtësi portierin Hidi dhe kaloi korçarët në avantazh, ndërsa më pas nuk ngurroi të puthë edhe fanellën, si për t’u dhënë fund zërave për probleme mes tij dhe klubit. Më pas korçarët krijuan disa mundësi të tjera

për të mbyllur ndeshjen, por gabuan dhe në minutën e 86-të erdhi goli i barazimit, me Gaston që përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Koliçi. Deri në fund futbollistët e Skënder-beut u hodhën në sulm për golin e fitores, të cilit i shkuan më pranë në sekondat e fundit, pro Gripshi i vetëm me portierin Hidi, bëri më të vështirën, duke gjuajtur topin jashtë kuadratit. Me këtë rezultat, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Vllaznia, ndërsa Bylis mbetet në kuotën e 31 pikëve, por do të duhet të presë akoma për të marrë fitoren e parë në kampionat për vitin 2020.

Skënderbeu dominon, por merr vetëm 1 pikë, Bylisin e nderon portieri

Luftëtari ishte surpriza e madhe e ditës së djeshme në xhiron e 21-të të Kategorisë Superiore, pasi barazuan 1-1 në minutën e fundit me Teutën. Durrsakët po e udhëhiqnin ndeshjen 1-0 deri në fund, por kur pritej të mbyllej ndeshja gjirokastritët shënojnë me anë të Griseld Likës, duke u “ngrirë” buzëqeshjen ven-dasve. Në këtë mënyrë Teutës i ikën fitorja nga duart dhe nuk ia del të përmbushë objektivin, kurse Luftëtari merr një pikë për imazh dhe motivim, por mbetet ende shumë larg në tabelën e renditjes, me vetëm 13 pikë. Kurse “djemtë e detit”, edhe pse shënuan të parët me Gomes Kulibali, nuk ia dolën dhe mbeten në vend të 6-të me 32 pikë, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Europa League.

Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova ka arritur të stoliset me medalje në “Grand Slamin”-in e Parisit. Gjak-ova rrëmbeu medaljen e bronztë në kategorinë 57 kilogramë. E këtë e bëri duke e mposhtur xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique, me ippon. Një sukses i merituar, i rëndësishëm dhe mjaft premtues për të ardhmen, duke dëshmuar se xhudo e Kosovës po njeh dimensione të reja në rang kombëtar. Këto suksese të xhudos kosovare janë sinjal i mirë dhe i rëndësishëm, për Ol-impiadën e Tokios, pasi inspirojnë edhe sportistët e tjerë. Kjo ishte medalja e dytë për Kosovën sot në “Grand Slamin”-in e Parisit, me Distria Krasniqin që e rrëmbeu medaljen e artë.

SUPERIOREVerilindorët përmbysën me shifrat 3-1 ekipin kurbinas, duke marrë 3 pikë që i ngjit sërish në krye

Kukësi fiton derbin e Veriut me Laçin, rimerr kreun e SuperioresAdriatik BALLA

Kategoria Superiore për,mbylli dje ndeshjet e javës së 21-të të saj, ku ra në sy fitorja e Kukësit përballë Laçit me

rezultatin 3-1, një fitore e derbit të Veriut nga skuadra verilindore, një fitore që jo vetëm e rikthen në krye të renditjes, por i jep përparësi në garën për titull, pasi dje fitoi ndaj një rivali direkt dhe shumë të fortë. Kjo edhe për faktin e Laçi është “macja e zezë” e kampionatit, skuadër që duhet marrë seriozisht, një kundërshtar shumë i fortë që ka ambicie për trofe dhe pjesëmarrje në Europa League, gjë që ia ka dalë me sukses gjatë këtyre viteve. Ndeshja, rezultati flet për Kukësin

Në stadiumin “Elbasan Arena” luanin dje dy skuadrat më në formë të Veriut, respektivisht Kukësi dhe Laçi, skuadra me ambicie të mëdha e serioze në këtë edicion. Në fakt, Kukësi bëri de-tyrën ndaj Laçit, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 3- me përmbysje dhe i ka rimarrë kryesimin e renditjes Tiranës, pas më pak se 24 orësh, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve pas 21 javëve. Verilindorët vuajtën në minutat e para përballë kurbinasve, ndërsa ishin këta të fundit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me anë të goleadorit kryesor Kyrian Nuabueze, i cili i dha fund “agjërimit” të javëve të fundit. Megjithatë, reagimi i Kukësit ishte mjaft i mirë dhe vetëm dy minuta më vonë ishte Kristal Abazaj që shënoi në portën e kurbinasve dhe riktheu sërish baraspe-shën në “Elbasan Arena”. Në pjesën e dytë verilindorët shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të sulmuesit

kryesor Vasil Shkurtaj dhe më pas me anë të fantazistit Valon Et’hemi, duke vulosur suksesin final me shifrat 3-1.

Duro: Fitore me vlerë, Laçin e kishim frikë

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, theksoi pas ndeshjes së djeshme se fitor-ja i jepte qetësi dhe se trepikëshi merrte më shumë vlerë duke pasur parasysh kundërshtarin, Laçin, që sipas Duros është një ekip i rrezikshëm. “Unë e kam thënë se ndeshjet në Elbasan, ku është një ambient i akullt, i kam frikë. Laçi është një skuadër shumë e rrezikshme. Kjo fitore është shumë e rëndësishme në këtë moment”, nënvizoi Duro. Më pas ai komentoi golin e pësuar nga Laçi në fillim, që sipas Duros duhej evituar. “Edhe unë u mërzita për këtë gol. Duhet të evitohej ky gol, por ndodhi dhe ne reaguam shpejt dhe morëm fitoren. E kemi kaluar me qetësi. Tirana bën detyrën e vet dhe ne tonën. Kampionati është i gjatë dhe duhet të fitojmë ndesh-

jet”, theksoi më tej Duro. Më pas ai foli për formacionin si dhe situatën rreth Et’hemit. “Ai nuk ka dalë nga formacioni, por ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë në nivelin që dua unë, por sot ishte ai që doja unë. Si lojtar, ka potencial të jashtëzakonshëm. Lojtarët që do jenë më në formë dhe si rezultat i skemave dhe kundërshtarit do ndryshojnë”, tha më tej Duro. Në find ai foli për modulin taktik të përdorur në këtë ndeshje, të bazuar në fazën përgatitore. “Është një vendosje që e kam provuar në Turqi, çelësi i kësaj vendosjeje është Lulaj. Nuk është skemë mbrojtëse, i jap përparësi Mustës dhe Maliqit të dalin përpara”, përfundoi Duro.

Cungu: Urime Kukësit, por Laçi ka mundësi për më shumë

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, tha pas takimit të djeshëm se skuadra e tij ka mundësi të përmirësojë rezultatet dhe pozitat e veta, pasi kampionati është ende i gjatë, ndërsa uroi rivalin, Kukësin,

Nuk kishte rrugë tjetër për Parti-zanin ditën e djeshme veç fitores në përballjen me Flamurtarin e Vlorës. Në takimin e luajtur në kryeqytet, të kuqtë ishin dominues, padiskutim, nisur dhe nga rivali që këtë sezon ka probleme serioze dhe nuk ka mundur të konkurrojë sa duhet në fushë me ekipet e tjera të Superligës. Por ndryshe nga sa ishte parashikuar, Partizani hasi vështirësi në fushën e lojës, sidomos në pjesën e parë, e cila përfundoi në barazim 0-0. E gjendur nën presionin e rezultatit, skuadra e

kuqe e shtoi forcën ofensive në pjesën e dytë dhe u bë sebep një 11-metërsh i diskutueshëm i fituar nga Solomon që Partizani të arrinte tek goli. Nga pika e bardhë goditi saktë Çinari, duke kaluar “demat” në avantazh. Gjithçka ndodhi në minutën e 62-të. Pa kaluar as 10 minuta nga goli i parë, Trashi u gjend në pozicionin e duhur për të dyfishuar shifrat në minutën e 71-të dhe për të arkëtuar trepikëshin për Partizanin në një sfidë që në letër ishte parashikuar e lehtë, por kërkoi shumë djersë në

fushën e lojës. Kjo fitore e ngjit mirë Partizanin, pasi rimerr vendin e tretë, me 34 pikë, duke iu afruar ndjeshëm Tiranës dhe Kukësit, që gjithashtu fituan këtë javë. Tashmë, më të mirat e garës janë në kryesim dhe besohet, pavarësisht ngjeshjes në klasifikim, që pikërisht këto tri skuadra do të rivalizojnë për titullin këtë edicion. Sa i takon Flamurtarit, vlonjatët regjistruan humbjen e radhës dhe po përgatiten që tani për një kategori më poshtë. Flamurtari i këtij sezoni duket tërësisht i pashpresë.

Partizani siguron fitoren e dytë rresht, ia merr Laçit vendin e tretë

Nora Gjakova medalje bronzi për Kosovën në Paris

Luftëtari i “ngrin” buzëqeshjen Teutës,

vetëm 1 pikë për durrsakët

Distria Krasniqi “e artë” në “Grand Slam”-in e Parisit

SUKSESI

XHUDO

për fitoren e arritur. “Mendoj se ishte një fitore e pastër e Kukësit. Kishim dy momente shumë të mira të kalonim në avantazh, më pas e zhbllokuam rezultatin. Fatkeqësisht si me Tiranën, pësojmë sapo shënojmë. Edhe pjesën e dytë e nisëm shumë mirë, duhet të ishim më cinikë. Për pakujdesi tonën në dublime, lojtarët e Kukësit shfrytëzuan cilësinë dhe shpejtësinë e na ndëshkuan. Komplimente Kukësit, sepse ka një ekip shumë të mirë për titull. E thashë që Kukësi ka një ekip me lojtarë cilësorë. Kukësi me katër gjuajtje shënoi tri herë. Ne shpërdorojmë raste, nuk jemi të qetë, çka do të thotë që është një farë pakujde-sie. Jam i kënaqur me djemtë, pasi kanë mundësi të ecin para”, nënvizoi ndër të tjera Cungu.

Një tjetër sukses për xhudon kosovare dhe atë shqiptare në tërësi erdhi dje, në “Grand Slam”-in e madh të Parisit, ku përfa2qësuesja e Kosovës kapi majën, pra medaljen e artë. Kështu, xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka qenë e pandalshme në Grand Slamin e zhvilluar dje në Paris. Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odete Xhiu-frida. Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë. Kujtojmë se në garë për të bronztën është xhudistja Nora Gjakova, e cila në kategorinë 57 kilogramë do të përballet me francezen, Sarah Leonie Cysique. Duhet thënë se Kosova ka një ekip xhudoje të shkëlqyer, me disa sportistë që kanë pretendime për medalje olimpike.

Page 22: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

22 GAZETA SOTE Diel 9 Shkurt 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Dua Lipa me “Don’t start now”, një sukses në Sanremo

Dua Lipa u mirëprit me performancën e saj në Sanremo. Në fund ajo mori edhe një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus, ndërsa vetë mundi që të thotë vetëm: “Faleminderit, faleminderit për mbështetjen tuaj”. Këngëtarja Dua Lipa shënoi këtë herë një tjetër sukses, në skenën e festivalit të 70-të të Sanremos në Itali. E veshur e gjitha me të zeza, me një fund me pala dhe një bluzë të hed-hur sipër korsesë, Lipa këndoi këngën e saj më të fundit “Don’t start now”, duke elektrizuar publikun në sallë. Lipa është shqiptarja e dytë, që u ngjit në skenën e Sanremos për këtë vit. “Don’t start now”

dhe “Future nostalgia” ishin dy prej këngëve të albu-mit të saj më të fundit, të publikuara më herët. Dy këngët e para kanë pasur një sukses të jashtëzakon-shëm dhe e kanë vendosur Duan, në krye të listave botërore të muzikës. Në jetën e saj muzikore me vlerësime të shumta, por albumi i saj debutues që mbante edhe emrin e këngëtares doli në treg më 2 qershor të vitit 2017. Albumi me emrin e saj u vlerësua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë, në iTunes në Angli.

9

1 8 6

3 2 9 4 7

5 3 7

1 2 5

6 4 8

6 7 5

9 6 4

8 3

4 8 1

3 1 9 4

5 2 9 3

1 2

2

6 4 5 7

7 6 4 9

4 8 1

3 6

5 2 9 4

6

4 7 3 2

1 6 2

4 3

5 9

7 8

1 6 5

3 4 7 1

Halle Berry, në palestër për filmin “Bruised”

Aktorja hollivudiane, Halle Berry, është ndër yjet që nuk hezitojnë t’i tregojnë arritjet e tyre pas ushtrimeve intensive në palestër. Me një aktivitet të vlerësuar në kinema, ajo e kalon kohën më të madhe të ditës në palestër, ku ushtron vazhdimisht. Prandaj, është e kuptueshme që ka një trup të formësuar, të cilin e tregon shpesh përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale. Mësohet se Berry aktu-alisht është duke punuar në forcimin e muskujve të saj për nevojat e filmit “Bruised”, në të cilin është aktore, por edhe regjisore. Në një tjetër fotografi të publikuar para disa ditësh, ajo ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, megjithatë nuk e ka ekspozuar mod-estinë e saj, ndërsa ka marrë kompli-mente të shumta nga fansat.

1-Zift 2- Pikë turistike në rrethin e Vlorës 3- Mbulesë prej lesh dhie 4- Lëndë e qullët për veshjen e një pjese metalike 5- Rrethi çiklistik i Francës 6- Ekspertë ndërkombëtarë 7- Art i të kërcyerit me figura në skenë 8- Hoxha që drejton lutjet në xhami 9- Kular që i vihet në qafë qeve kur ato janë të mbrehur në qerre 10- Industria tekstile 11- Njëlloj si iniciativa 13- Sallë kumari, pa fund 14- Masë vëllimi 15- Vjershë lirike popullore për heronjt legjendar 16- Qingj i urtë që i shkon mbrapa së ëmës 18- Ish Kryetari i Partisë Ekologjike ... Hoti 19- Cipa e kokërdhokut të syrit 20- Fshat në Malësinë e Madhe 22- Është perde në teatër 23- Fëmijë 25- Lumi që kalon përmes Londrës 26- Ish baletmaestri Kaceli 27- Një muaj i vitit 28- Goli në stadiumin e Juventusit 29- Arigo ... ish trajner futbolli në Itali 30- Sëmundje e tokës, epilepsi 32- Gazeta që ti po lexon 33- Aktori amerikan ... Gibson 34- Patrioti Nivica në inic 35- Babaliu e këngës në inic...

1-Aparat për të matur shtypjen atmosferike 7- Një numër me shumë zero mbrapa 12- Banor i Bukureshtit 13- Pagesë mbi vlerën e faturës 14- Konop 15- Ish futbollisti gjerman Mikael ... ka luajtur me Çelsin 16- Sinemati i futbollit në inic 17- Që përbën një të tërë e të bashkuar 19- Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe 20- Ra në krye të detyrës në përpjekje me diversantët ... Sadria 21- Plak që e ka lënë mendja 22- Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës 23- Qytet në Francë ku zhvillohet çdo vit festivali i filmit 24- Lloj brisku rroje 25- Gjigand 26- “ ... e Forsajtëve”, roman i novelistit Xhon Golsuaorth 27- Stacioni ndërplanetar rus në hapsirë 28- Një ekip futbolli i Vjenës 29- Vendlindja e Selam Musait 31- Ali Kelmendi 32- Lumi që kalon përmes Fierit 33- Opera “ ... Batërflaj” me tre akte nga kompozitori Xhakomo Puçini 34- Peci e letrave, botoi gazetën e parë shqip në Boston të Amerikës 35- Aktori Fehmiu 36- Në kimi quhet procesi ku prodhohen lëndë kimike nga bashkimi i elementeve 37- Shpend i madh uji me sqep të gjatë dhe me një qeskë lëkure nën sqep...

Provimi Pasi janë testuar të gjithë policët,

njëri prej tyre nga frika e pyetjeve qën-dron i fundit. Ulet në bankën ku për-ballë qëndron komandanti dhe tepër i emocionuar dëgjon pyetjen e parë:

-Cili është kryeqyteti i Italisë?Polici:-Bo.Komandanti vazhdon pyetjen e

dytë, edhe pse u çuditur nga përgjigja.-Sa qytete ka Italia?Polici sërish përgjigjet:-Bo.Komandanti për ta ndihmuar të

kalojë provimin i thotë:-Tani do të bëj një pyetje të thjeshtë.

Mund të më thuash, targën e Bolonjës?Polici përgjigjet:-Po.

Besimi i tepruarNjë vajzë e re sapo kthehet nga

shtëpia e të fejuarit të saj i thotë nënës:-Mami duhet të kesh shumë

besim tek unë, para martese nuk ka as puthje me të fejuarin. Të betohem për kokën e djalit tim.

Grindja Burri dhe gruaja filluan të dis-

kutojnë me zë të ulët në restorantin ku po darkonin. Me kalimin e kohës biseda sa vinte e bëhej edhe më e ashpër dhe bashkëshorti ngrihet në këmbë, lëviz karrigen dhe bërtet:

-Ti, ti......je një femër e keqe!Gruaja tepër e qetë i thotë:-Ah, me të vërtetë? Dhe kur i ke

thënë kështu, ajo si u përgjigj?

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT E Diel 9 Shkurt 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorBëni kujdes në dashuri,

pasi ndikimi i kundërt i Venusit do të sjellë disa mendime më shumë. Bëni kujdes sidomos me të lindurit e shenjës së Gaforres dhe Peshores.

23 shtator-22 tetor

Mundohuni që t’iu jepni më shumë hapësirë ndjenjave këtë ditë. Mendimet e punës ju kanë rrëmbyer, por duhet me patjetër që të gjeni kohë edhe për njeriun e zemrës.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Mundohuni që të mos ushqeni debate në dashuri. Kjo e diel do të jetë e shoqëru-ar me humor të keq. Në punë dëshironi që të ndryshoni diç-ka, por nuk është ky momenti.

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Nëse keni pasur zënka, ka ardhur mo-menti për ti lënë pas. Në punë rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Duhet të tregoheni më të hapur për të përqafuar të renë. Kjo ditë do të jetë disi konfuze, ku gjatë saj keni nevojë për momente më emocionuese.

Demi

Dielli ndodhet në pozicion shumë të mirë dhe mund t’iu ndihmojë, në raportet ndërper-sonale dhe në dashuri. Duhet të jeni më optimist dhe të be-soni më shumë tek e ardhmja.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe nën rit-min e duhur në dashuri. Duhet të mundoheni, që të kaloni një periudhë krize dhe të mësoni të falni dhe kuptoni.

Dashuria do jetë mjaft e fa-vorizuar, ndaj nëse ka diçka për të sqaruar, ky është momenti i duhur. Ata që janë vetëm duhet të shohin përreth, pasi takimi i duhur është fare pranë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majKjo ditë do të jetë e shkël-

qyer për takime dhe njohje të reja, pasi Hëna ju mbështet. Edhe ndjenjat do të favori-zuara. Udhëtimet për punë, do të rezultojnë të frytshme.

Samsung Electronics një sukses, vlerësohet

me 61 çmime

Dita do të rezultojë mjaft interesante dhe emocionuese, ndaj lëreni veten të lirë. Në punë, mundohuni që të mos jeni pesimist dhe të mos i zmadhoni problemet tuaja.

Horizontal

Një kalim tranzit i Venusit mund të krijojë probleme në dashuri. Por nëse merrni një ftesë interesante, mos e refuzoni. Bëni kujdes me shpenzimet gjatë kësaj dite.

Do nisë për ju një fazë ri-kuperimi në dashuri, pas disa ditëve me tensione. Sa i takon punës, nëse doni të bëni një ndryshim, vlerësoni disa aspekte dhe jo vetëm anën ekonomike.

Samsung Electronics njoftoi se mori 61 çmime, duke përfshirë dy çmime ari, në forumin e mirënjohur në mbarë botën, International Forum (iF) Design Award 2020. Samsung mori 34 çmime për dizajnin e produktit, 8 për konceptimin profesional, 17 për dizajnin e komunikimit dhe 2 për dizajnin e paketimit. Samsung mori çmimin e artë për televizorin Sero dhe frigoriferin e personalizueshëm Bespoke. Sero, që do të thotë “vertikal” në gjuhën koreane, ka aftësinë të navigojë midis orientimeve horizontale dhe vertikale. Ky TV i ri lifestyle shfaq një dizajn modern dhe elegant që spikatet në çdo hapësirë. Po ashtu dhe frigoriferi Be-spoke, i përshtatshëm për shijet personale të klientëve, përbëhet nga tetë modele.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Frika nga zjarri, burri ndërton bunker pranë shtëpisë

1-Emblema e një shteti 5- I thuhet priftit me dashamirësi për respekt 9- Janë figura përrallore, gjysmë peshk, gjysmë femër 11- Boksieri ameri-kan Holyfield në inic 13- Një ekip futbolli i Vjenës 14- Vendkomandë ushtarake 15- Ndryshe për bakrin 17- Sëbashku 18- Hartun, përgjysmë 19- Ata i japin aromë të mirë gjellës, pa fund 21- Një qytet bregdetar në jug të Italisë 22- Aktori Fehmiu 23- Mjeshtri i publicistikës Boriçi (T= D) 24- Or-ganizatë terroriste baske 25- Johan Sebastian... kompozitor i madh gjerman 26- Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit 27- Nëna nga Gjirokas-tra 28- Aktori amerikan Istvud në inic 29- Tase i volejbollit në inic 32- Largohu 34- Ndajfolje sasie 35-Është perime vjeshte, e shquar 38- Njëra stinë e vitit 40- Lëng që të bie në vete në rast asfiksie 42- Humoristi italian ... Banfi 43- ... Uelenshpigel, nga shkrimtari gjerman Gerhart Hauptman 44- Njëçikë 46- I vogli i dhisë 47- Automjetet e Shqipërisë 48- Janë me famë ato kubaneze 50- Kompozitori Arapi në inic 51- Fjalë apo shprehje që kanë afërsi me njëra- tjetrën 53- Një opera e Puçinit 54- Krahina, vise, troje.

1-Shkurre e vogël me gjethe gjatoshe me push, përdoret në mjekësi 2- Element satirik 3- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë 4- Nuk i tregohen ato babait 5- Orar pune pa pushim 6- Atje qëndrojnë anijet para se të hyjnë në port, pa të fundit 7- Agjensi Telegrafike 8- Vajzë e pad-jallëzuar 10- Tërësia e krijimeve për kreshnikët 12- Njeri që nuk beson tek feja 14- Mënyrë vep-rimi të përzgjedhur për të zgjidhur 16- Mjeshtër për meremetimin e pajisjeve të një automjeti apo çdo pajisje metalike 18- Silos, magazine e mad-he drithi 20- Zyrat italiane 21- Alibali e këngës, në inic 30- Fillestar, amator 31- Grup anijesh luftarake 33- Vrasës, barbar, i pamëshirshëm 34- Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave 36- Piktori shkodran Kodheli 37- Ish futbollisti shkodran Ragami, në inic 39- Shok i ngushtë 41- Figurë tek letrat e bixhozit 44- Është burimi i të gjitha të mirave materiale 45- Titull fisnik në perandori 48- Dama ... një opera nga Çajkovski 49- Automjetet e transportit ndërkombëtar 51- Silvana, pianiste e talentuar në inic 52- Meksi e politikës në inic.

Ishte pak para mesnatës të së hënës kur 68-vjeçari Donald Graham dhe bashkëshortja e tij, Bronwyn, shpëtuan nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në Australi. Për pak minuta ia dolën që të shkonin në bunkerin afër shtëpisë, dhe nga një vrimë në mur shikuan teksa flaka ua bëri shkrumb e hi shtëpinë. Në bazë të matësit të temperaturës që e kishin instaluar në bunker, temperatura jashtë tij arriti në 70 gradë, raporton Reuters. Teksa zjarri jashtë bënte shkrumb çdo gjë, çifti tha se qëndroi në bunker për 20 minuta. Kur Graham planifikoi që afër shtëpisë të vendoste një bunker, shkas u bënë paralajmërimet se rajoni i tyre me shumë mundësi do të përfshihej nga zjarri. “Bunkerin nuk e kam bërë vetë. Atë mund ta blini”, thotë Graham.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29

30 31

32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 54

Page 24: Autoriteti i Dosjeve plas “bombën”, 3 Dështojnë tentativat e Metës … · 2020. 2. 9. · lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të or - ganizuar, janë mëse të mirëpritura

GAZETA SOT24 E Diel 9 Shkurt 2020

6,7,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Interi dhe Milani do të përplasen sot në mbrëm-je në atë që njihet si der-bi i “Madoninës”, një prej

ndeshjeve më të rëndësishme në Itali, Europë dhe në botë. Dy skuadrat e mëdha të Mi-lanos luajnë derbin e dytë sezonal, me rëndësi për të dy ekipet dhe njëherësh me rëndësi për fatet e se-zonit. Nesër në mbrëmje vëmendja e të gjithë futboll-dashësve anembanë botës do të përqendrohet në Milano, ku do të luhet derbi i qytet-it mes Interit dhe Milanit, ndërsa trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai vlerësoi mak-simalisht sfidën përballë Interit, ndërsa shtoi se ka përgatitur një strategji që shpreson se është e duhura për t’ia dalë ndaj zikaltërve. Pioli foli edhe për gjendjen e Ibrës, duke shtuar se duhet që skuadra të ketë fytyrën e gjigantit suedez. “Ndeshjet derbi janë shumë të veçanta dhe të bukura për t’u luaj-tur. Interi ka bërë një nisje shumë të mirë të kampion-

TENIS/ Nadal kundër Federer, rekord biletash

për ndeshjen e bamirësisë

QËNDRIMI Gazeta e njohur spanjolle, “Mar-ca”, shkruan se lënia jashtë ekipit e Gareth Bejlit është një strategji e trajnerit Zinedin Zidane. Kjo pasi tekniku francez është i pakënaqur me punën që bën sulmuesi uellsian në seancat stërvitore dhe ai beson se uellsiani nuk ka qenë duke i bërë stërvitjet që ishte udhëzuar t’i bënte për t’u rikuperuar nga lëndimi i kyçit të këmbës. Bejl nuk është ftuar në skuadrën e Real Madridit që nga 22 janari, dhe përderisa ai mungoi

në ndeshjen kundër Valadolidit, për shkak se ishte i lënduar, mungesa në ndeshjet kundër Real Saragozës, Atletiko Madridit dhe Real Sociedadit ka ardhur vetëm si pasojë e vendimit të Zidanit. Marrëdhënia mes tyre është e tensionuar. Zidane dhe Bale kanë pasur probleme mes vete që kur francezi u kthye në pozitën e trajnerit në kryeqytet në mars të vitit 2019, mirëpo gjendja aktuale e mar-rëdhënies është po aq e keqe sa gjatë verës, kur ishte tentuar shitja e Bejl.

Trajneri kishte pranuar ta përdorte Bejlin nëpër ndeshje pasi që Real Madridi nuk arriti ta shiste atë gjatë afatit kalimtar të verës dhe madje i besoi atij mjaft shumë gjatë fillimit të sezonit. Megjithatë, që nga atëherë, ky besim është zbehur. Por, Zidane nuk e ka përjashtuar mundësinë që Bejl ta fitojë këtë besim sërish. Uellsiani do të mundë ta fitojë një vend në forma-cion të parë nëse bën përpjekje më të mëdha në seancat stërvitore. Pra, në verë mund të ketë ndarje mes tyre.

MESFUSHORI SULMUESI QËNDRIMI

Mesi pozicionohet, nuk do të largohet nga Barcelona

Merkato e janarit është mbyllur, por Barcelona po mendon që tani për atë të verës, pasi i ka ngelur “në derë” një futbollist dështak (të paktën deri tani) si Felipe Ku-tinjo. Mediat spanjolle shkru-ajnë se Barça është e gatshme të shesë brazilianin Filipe Kutinjo për 80 milionë euro. Ish-lojtari i Liverpulit ishte bashkuar me Barcelonën në janarin e vitit 2018 për 167 milionë euro, raporton “Goal”. Megjithatë ai ka dështuar të përmbushë pritshmëritë. Ai më pas u huazua te Bajerni i Mynihut, por edhe aty duket se nuk po arrin të bindë gji-

Gazeta angleze “The Mir-ror” shkruan se e ardhmja e Lionel Mesit te Barcelona është parë në rrezik, kur gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” kritikoi publikisht Erik Abidalin. Ky i fundit kishte deklaruar se disa lojtarë të kampionëve të La Ligas, nuk bënë më të mirën kur skuadra drejtohej nga Ernesto Val-verde. Kjo përplasje hapi shumë spekulime se Mesi do të shfrytëzonte opsionin që ka në kontratën e tij, për t’u larguar falas gjatë verës. Por, gjeniu argjentinas nuk e ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”. Burime të afërta

Belgu Kevin De Bryjn po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij me Mançester Sitin, aq sa e kra-hasojnë me Zinedin Zidanin. Por mesfushorit të Sitit nuk i pëlqejnë krahasime të tilla. “Nuk kam informacione për këtë. Është mirë kur njerëzit kanë këso mendime pozitive. Do të thotë që unë po ia dal mirë dhe kjo ka rëndësi për mua”, theksoi ai. De Bryjn nënvizoi që puna e tij mos të krahasohet me të tjerët. “Ndoshta, po, po luaj më se miri futboll deri me tani, por është vështirë ta themi këtë. Varet se si e shikoni ju futbol-

gantin bavarez. Mundo Depor-tivo tani raporton se Barcelona është e gatshme të reduktojë çmimin për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës.

lin. Nëse e shikoni lojën time në përgjithësi, si një lojtar i kompletuar ndoshta jam. Sidoqoftë, unë ndihem mirë dhe kjo me kënaq”, shtoi ai.

atit, ndërsa ne po përpiqemi të rikuperojmë dhe vijmë në një formë shumë të mirë. Kemi përgatitur një strategji, duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit, por shpresoj që të jetë e duhura dhe t’ia dalim. Ibra ka punuar mirë, por i mungon një seancë e plotë me skuadrën gjatë kë-tyre ditëve, megjithatë mund të jetë gati nesër. Shpresoj që skuadra të ketë fytyrën e tij, pra të tregojë grintë e dëshirë për fitore nesër”, tha Pioli. Ndërkohë, derbi vijon të marrë vëmendje plane-tare, lidhur dhe me faktin

Milani i var shpresat tek Ibrahimoviç, trajneri Pioli entuziast për fitore në derbin me Interin

se Interin e financojnë kin-ezët dhe kjo ndeshje shihet solidaritet me të prekurit nga coronavirusi. Jo vetëm kaq, por derbi po regjistron ende pa u luajtur rekorde në arkëtime dhe në pjesëmarrje. Kështu, biletat e të gjithave vendeve në “San Siro” janë shitur, edhe nëse nuk do të regjistrohet një rekord të ardhurash për Interin. 6.5 milionët e arkivuara në tetor për ndeshjen kundër Juven-tusit do të mbeten shifrat më të larta në historinë e Serie A, edhe pas ndërqytetëses së Milanos, nesër në mbrëmje.

Kuqezinjtë kanë nevojë për pikë, ndërsa rivali, Interi, ka ambicie të rivalizojë me Juven për titullin në Serie A italiane dhe ky derbi është mundësi

me lojtarin kanë thënë për media të shumta se 32 vjeçari planifikon t’i shkojë deri në fund marrëveshjes aktuale që përfundon në vitin 2021.

Kutinjo i padëshiruar, Barça i vë çmim 80 mln euro

Zidane i pakënaqur me Bejl, vera sjell ndarje

Fansat e tenisit do të shijo-jnë së shpejti një ndeshje “yjesh”. Rafael Nadal dhe Roxher Feder-er janë dy nga sportistit më të dashur jo vetëm nga tifozët e tenisti. Të dy kanë një rivalitet të shëndetshëm, ndërsa edhe pse tashmë kanë vite të konsid-erueshme mbi shpinë, sërish mbeten në majat më të larta të tenisit teksa vazhdojnë të kolek-sionojnë trofe. Ndeshjet e tyre janë futur në histori dhe janë më të priturat në çdo aktivitet nga tifozët. Së fundmi, nëpërmjet një fondacioni bamirësie të Federer, u organizua një takim miqësor me Nadal në Afrikën e Jugut. Takimi i zhvilluar në Kejp Taun

mblodhi 51.954 të pranishëm, duke vendosur rekord si ndesh-ja me më shumë spektatorë për tenisin. Kjo edhe njëherë për të treguar se Nadal dhe Federer janë figurat më të vlerësuar të këtij sporti. Numri prej 51.954 spektatorësh kaloi atë të ndesh-jes në Meksikë mes Federer dhe Zverev pasi në atë sfidë të pran-ishëm ishin 42.517. Bileta më e lirë për sfidën Federar-Nadal ishte 9 euro ndërsa më e shtren-jta kushtonte 120 euro. Nga të ardhurat e tyre u mblodhën 3.5 mln dollarë që do të shkojnë për bamirësi. Sfidën e fitoi Federer, megjithatë rezultati i ndeshjes ishte në plan të dytë.

Kevin De Bryjn: S’i ngjaj Zidanit, jam origjinal

Në këtë drejtim, për të ar-dhurat nga biletat, derbi i radhës do të jetë në vendin e tretë ndonjëherë (i dyti është ende një ndeshje Inter-Juve, por në sezonin e kaluar). Interesimi i mediave është shumë i madh dhe numri i akreditimeve e vërteton këtë. 250 gazetarë janë akredituar për sfidën e mbrëmjes së nesërme, më shumë se dhjetë stacione radiofonike, që do ta transmetojnë ndeshjen “live”, në të gjithë botën, dhe mbi 20 televizione të huaj, për të transmetuar një derbi, që do të jetë “live” në të gjithë botën, veçanërisht prej Interit, që synon titullin kampion. Në Amerikë, Afrikë dhe Azi janë planifikuar edhe programe të posaçme nga transmetuesit më të rëndësishëm atje, vetëm për të mos humbur asgjë nga nata e Milanos. Ky derbi do të luhet, gjithashtu, në emër të solidaritetit. Mbrëmja e së dielës do t’i japë Kinës një mbështetje virtuale. Shteti i madh aziatik është vendlindja e familjes Zhang (presidencës zikaltër). Atje po luftohet me virusin e frikshëm vrasës “Coronavirus”, që ka shkak-tuar qindra viktima njerëzore.