13
Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected]. ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLL Kalaja e Bilishtit. Kalaja e Bilishtit ndodhet në majë të një kodre në anën verilindore të qytetit të Bilishtit. Ajo ka formen e një kupole me pjerresi të barabarte nga të gjitha anët e saj. Ka nje pozitë dominuese në raport me relievin përreth dhe nga maja e saj kontrollohet e gjithe fusha e Devollit deri në qafën e Zvezdës. Siperfaqja e saj ka formë elipsi dhe brenda mureve të saj ka përmasa 120 m, me 60 m. Përvecse peër qellime ushtarake, ajo ka shërbyer edhe si qendër banimi e prodhimi. Megjithatë koha e përdorimit të kalase ka qënë mjaft e shkurtër. Feragmentet e qeramikës të gjetuara aty, dëshmojnë se kalaja është banuar vetëm në gjysmën e parë të periudhës së hekurit. Fragmente që ti përkasin periudhave të mëvonshme nuk ka. Prej disa vitesh, pjesa me e lartë e kalasë dhe që ndodhët në brendësi të mureve rrethues, është shfrytëzuar nga kompanite celulare për të vendosur antenat e shpërndarjes së sinjalit të këtyre kompanive për territorin përreth qytetit të Bilishtit. Ndërtimi I antenave ka dëmtuar dukshëm shtresën kulturore në këtë pjesë të kalasë, shpallur si monument kulture që në vitin 1963. Kalaja e Trajanit. Ajo mban emrin e një perandori me origjinë ilire të Romës së lashtë, edhe pse rrënjët i shkojnë që në periudhën e hekurit. Kalaja e Trajanit, jo larg fshatit Tren të Devollit, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që, për fat të keq, pak njihet nga publiku i gjerë.Kjo kala ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 kilometrash, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Gjerak

ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

ATRAKSIONET TURISTIKE

RRETHI DEVOLL

Kalaja e Bilishtit.

Kalaja e Bilishtit ndodhet në majë të një kodre në anën verilindore të qytetit të Bilishtit. Ajo ka formen e një kupole me pjerresi të barabarte nga të gjitha anët e saj. Ka nje pozitë dominuese në raport me relievin përreth dhe nga maja e saj kontrollohet e gjithe fusha e Devollit deri në qafën e Zvezdës. Siperfaqja e saj ka formë elipsi dhe brenda mureve të saj ka përmasa 120 m, me 60 m. Përvecse peër qellime ushtarake, ajo ka shërbyer edhe si qendër banimi e prodhimi. Megjithatë koha e përdorimit të kalase ka qënë mjaft e shkurtër. Feragmentet e qeramikës të gjetuara aty, dëshmojnë se kalaja është banuar vetëm në gjysmën e parë të periudhës së hekurit. Fragmente që t’i përkasin periudhave të mëvonshme nuk ka. Prej disa vitesh, pjesa me e lartë e kalasë dhe që ndodhët në brendësi të mureve rrethues, është shfrytëzuar nga kompanite celulare për të vendosur antenat e shpërndarjes së sinjalit të këtyre kompanive për territorin përreth qytetit të Bilishtit. Ndërtimi I antenave ka dëmtuar dukshëm shtresën kulturore në këtë pjesë të kalasë, shpallur si monument kulture që në vitin 1963.

Kalaja e Trajanit.

Ajo mban emrin e një perandori me origjinë ilire të Romës së lashtë, edhe pse rrënjët i shkojnë që në periudhën e hekurit. Kalaja e Trajanit, jo larg fshatit Tren të Devollit, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që, për fat të keq, pak njihet nga publiku i gjerë.Kjo kala ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 kilometrash, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Gjerak

Page 2: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Karaiskaj në veprën e tij “5 mijë vjet fortifikime”. Trajan Decius identifikohet si një ndër perandorët e rëndësishëm të Romës së lashtë, edhe pse koha e shkurtër e qëndrimit në pushtet nuk ia lejoi të plotësonte historinë e tij. Perandori Trajan njihet për përballjet me Gotët, ballë të cilëve edhe u vra i tradhtuar. Megjithatë, historia e konsideron si një prijës të vetësakrifikuar për të shpëtuar Romën e lashtë. Drejtimi i tij është i lidhur jo thjesht me sukseset si ushtarak, por edhe si një drejtues i aftë e investues i mjaft objekteve të Romës së atëhershme.

Kalaja e Trajanit ndodhet ne kodren qe gjendet ne verilindje te fshatit Tren ne zonen e Devollit. Kjo është

kalaja me e madhe e periudhes se pare te hekurit ne vendin tone. Ajo shtrihet ne nje territor prej 23 ha

duke filluar qe nga maja e duke zene nje territor qe perfshinte trecerekun e kodres. Kodra ndodhet 1200

m mbi nivelin e detit. Pjesa jugperendimore e saj vjen e bute derisa ngjitet ne zonen me te larte qe ka

formen e nje platforme te shështë te pershtatshme per banim, ndersa pjesa verilindore është krejtesisht

shkembore dhe bie thike mbi liqenin e Prespes se vogel, Kalaja e Trajanit ndahet ne pese pjese prej

mujreve qe e rrethojne. Rrethime te plota, ne fakt, formojne vetem muri me I poshtem dhe me I siperm.

Dy muret e tjera mbeten te hapura brenda siperfaqes se kalase. Nga materialet e gjetura ne kala dhe ne

afersi te saj, rezulton se ajo ka qene e banuar ne pjesen e pare te epokes se hekurit. Ne periudhen e dyte te

hekurit, vendbanimi u braktis per t’u spostuar 1 km me ne perendim ne kodrat e gorices. Ne kohen e vone

antike, kalaja e trajanit u rifortifikua por tani është reduktuar vetem ne pjesen e siperme te saj. Kalaja e

Trajanit ruhet ne gjendjen ne te cilen është gjetur ne fillim dhe nuk është konstatuar deri me tani asnje

demtim i saj. Kalaja është shpallur monument kulture ne vitin 1963.

Kalaja e Gradishtes.

Gradishta e Shyecit ndodhet ne breg te liqenit te Prespes se vogel prane fshatit Shyec. Ajo hyn ne grupin e

fortifikimeve me ledhe. Ky lloj fortifikimi ka qene shume I perdorur ne ilirine e veriut, ndersa ne ate te

jugut, Gradishta e Shyecit është e vetmja e ruajtur. Fortifikimi ngrihet mbi nje koder me lartesi te vogel

dhe perfshin nje siperfaqe prej 1.5 ha. Pjesa e ulet e tij qe ndodhet ne anen e liqenit nuk është e fortifikuar

sepse mbrohej ne menyre natyrale nga liqeni. Nderkohe anet e tjera jane fortifikuar me ledhe te perbera

nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi te fortifikimit nuk jane

Page 3: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

gjetur as fragmente qeramike dhe as gjurme banesash gje qe do te thote se ai është perdorur vetem ne

raste rreziku nga popullsia qe banonte ne fushat prane tij. Materialet e gjetura ne keto fusha I perkasin

periudhes se pare te hekurit prandaj edhe fortifikimi nuk datohet me vone se kjo periudhe. Gradishta e

Shyecit ruhet ne gjenje te mire. Ajo është shpallur monument kulture ne vitin 1973.

Kalaja e Ventrokut.

Kalaja e Ventrokut ndodhet ne pjesen perendimore te fshatit Tren, pak perpara se te hysh ne “Gryjen e

Ujkut” dhe perballe me kalane e Trajanit. Ajo gjendet ne majen e nje kodre te vogel shkembore 50 m te

larte dhe perfshin nje siperfaqe te vogel prej 0.6 ha. Muri i saj ka nje gjatesi prej 280 m. Ne pjesen lindore

te kalase ai eshte I lidhur me nje grupim shkembinjsh natyrore prandaj aty nuk eshte ndertuar mur. Hyrja

e vetme e kalase ndodhet ne anen e fushes, ndersa ne anen veriore te kalase si edhe ne mesin e saj ruhen

dy poirgje te krijuara artificialisht me gure te vegjel te quajtura “tumula kufizuese”. Ato kishin si qellim

kryesor mbrojtjen e kalase ne pikat e saj me delikate. Po ashtu duke patur pozite dominuese krijonin

mundesi te mire edhe per vrojtim. Nga materialet e gjetura ne brendesi te mureve te kalase si edhe ne

faqen lindore te saj kosntatohet se datimi me I hershem per kalane vendoset ne periudhen e bronzit te

vone. Gjithashtu aty jane gjetur fragmente qeramike te periudhes se pare dhe te dyte te hekurit. Kalaja e

Ventrokut kishte si funksion kryesor te saj banimin nga njerzit. Vete zona ku ndodhet, na sugjeron se

banoret e saj merreshin kryesisht me peshkim dhe bujqesi. Perpara 5 vitesh pjesa e poshtme e kalase

eshte demtuar ne menyre te vazhdueshme nga punimet ne nje gurore te ngritur ne cep te kalase. Instituti i

Arkeologjise dhe Drejtoria e monumenteve ndermoren ne ate kohe masa te perbashketa per ndalimin e

punimeve duke parandaluar ne kete menyre rrenimin e kalase. Kalaja e Ventrokut eshte shpallur

monument kulture ne vitin 1973.

Shpella e Trenit (Ujkut) Shpella e Trenit në rrethin e Devollit e njohur ndryshe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet në skajin juglindor të

liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme

për vlerat e saj historike dhe natyrore. Brenda shpellës gjatë verës takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqë

nate por edhe specie insektesh dhe jorruazore të tjerë, karakteristike e biotopit të shpellës. Kjo pasuri

natyrore është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimet si pasojë e

aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj. Ne brendesi, shpella është e gdhendur me piktura të

mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu. Ajo përbën një kombinim të rrallë të

vlerave natyrore dhe materialo-shpirterore. Është formuar nga procesi i karstit, pra nga tretja prej ujit e

shkëmbinjve gelqerorë të Trias-Jurasikut të cilët janeë kapur nga disa shkëputje tektonikë, për këtë arsye

shkëmbinjtë janë tepër të copëtuar nga shkëputjet tektonike dhe kjo solli fundosjen e Prespes së Vogel,

ku u krijua liqeni me të njëjtin emër. Relievi është kodrinor, e përreth shpellës malor, rreth 1400-1500 m

mbi nivelin e detit(maja e Golinës, 1465 m) në malin e Ivanit. Banorët e njohin edhe me emrin shpella e

Skordilevës. Ka disa galeri në të, por më e madhja është ajo e liqenit: 40 m e gjatë dhe 5.50 m e gjërë. Në

të janë gjetur qindra Rinolofidi , pasi korrenti i ajrit me hyrjen e shpellës dhe prania gjithnjë e ujit krijojnë

kushte të përshtatshme. Pasurite ujore, pyjet e dendura, kafshet e egra dhe fushat pranë saj me toka

pjellore, ishin kushtet kryesore qe kushtezuan vendosjen e banoreve prehistorikë në këtë shpellë.

Page 4: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

.

Pikturat Shkembore te Spilese.

Pikturat ne shkembin e Spilese I takojne si kohe fillimit te epokes se hekurit. Kompozimi I figurave te njerzve se bashku me figurat e kuajve dhe qenerve, ka nje domethenie dhe japin qarte dhe bukur stilizimin e tyre. Ne realizimin e tyre me mjetet e perdorura, deshmohet se është nje krijim qe I takon nje kohe te vetme dhe se ne te nuk mund te dallojme periudha te ndryshme kohore. Datimi I pikturave prehistorike, pergjithesisht ka veshtiresite e veta kur behet fjale per realizime te artit shkembor. Per datimin e piktures se Trenit ne epoken prehistorike, vec te dhenave qe jane publikuar me pare, ka rendesi kronologjike te dores se pare vendosja dhe kompozimi ni figurave sipas pjerresise qe formon faqja e shkembit. Sic dihet, vendosja e pikturave ne pershtatje me vendin, është nje element karakteristik I Artit te epokes prehistorike , kohe se ciles I takon edhe piktura shkembore e Trenit(Spilese). Është shpallur monument kultgure ne vitin 1973.

Kisha e Shen Kollit, Hocisht.

Kisha ndodhet ne hyrjen e fshatit Hocisht ne pjesen veriore te tij. Ndertimi i saj ka filluar para vitit 1900 dhe eshte nderprere here pas here edhe gjate luftes se pare boterore. Ne fillesat e saj kisha ka qene e pikturuar me afreske nje nga te cilet ka qene i punuar me argjend, i quajtur Pantokratosi i cili u zhduk ne vitet 90. Pikturat murale i ka bere nje piktore e quajtur Niqi Zengo nga Dardha e Korces. Sot kisha nuk ka pikture murale. Konstruksioni i kishes eshte me mure guri dhe harqe guri per te mbeshtetur catine dhe nderkatin e kishes. Eshte me 3 nefe me kollona ne pjesen e mesit. Ne nefin qendror hapet kupola me tamburin i cili eshte i dukshem ne cati. Nefet anesore jane te nderprera me ballkonade ne formen e dy kulareve anesore. Catia eshte me kosntruksion druri dhe tjegulla, kupola dhe apsida me llamarine ne mbulese. Kisha ka fasade interesante dhe te jep

Page 5: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

pershtypjen e nje godine 2 kateshe. Ka hyrje me nje portik me kollona rrethore dhe me kapitale te skalitur me zbukurime floreale.

Banesa e Haki Spahos

Banesa eshte shpallur si monument kulture nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Kjo shtepi eshte

rikonstruktuar rreth viteve 80’, eshte ndertim prej 200 vjetesh. Shtepia dy kateshe me tete dhoma eshte

kareakteristike e vendit, me koridore nga para shtepise dhe nga pas, me cardak ne katin e dyte. Nje pjese e

cardakut prane dritareve eshte e ngritur medy shkalle dhe e rrethuar me trapozane druri. Dhomat poshte

kane pasur sergjene per dush, ndersa dhomat lart kaneqene mesergjene qe sherbenin per te vendosur

rrobat dhe per te bere dush apo nevoja te tjera. Dhomat e katit siper kane qene me kende te ngritura

ndenje qe quheshin shaneshin. Nga restaurimi ne vitin 1928, pjeses ballore te katit te siperm i’u be

konstruksion nga ustallare beratas, prandaj edhe cardaku dhe dhomat e siperme kane nga tre dritare. Catia

kapasur baxhe e cila sherbente per ndrimin e tjegullave ose qaramidheve. Pjesa ballore e shtepise, cardaku

dhe katet e dyta ishin te suvatuara, pjeset e tjera kane qene te veshura me gur, ndersa strehet e shtepise

kane qene te veshura me derrase.

Page 6: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Banesa e Zarif Backes. Ka te njejten infrastrukture ndertimi njesoj si banesa e Haki Spahos, pasi

ndodhen ne te njejtin fshat, Sul, i cili eshte pjese e Nj.A.Miras.

Page 7: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Banesa e Dinka Meles.

Banesa ndodhet ne fshatin Hocisht te Nj.A.Hocisht, Bashkia Devoll. Per vete arkitekturen e ndertimit te

saj, e ndertuar me derrasa nga jashte, me dritare karakteristike dhe ballkone te vegjel, eshte shpallur

monument kulture. Eshte rikonstruktuar ne vitin 1980 dhe eshte mirembajtur nga banuesit.

Banesa e Nazif Karametes.

Eshte rrenuar plotesisht qe ne vitet 70’. Informacion ky i marre nga Administratori i Nj.A. Miras.

Banesa Mihallaq Zicishtit.

Eshte nderhyre struktura e baneses sepse eshte prishur kati i dyte i baneses dhe eshte rikonstruktuar ne teresi.

Asambli muze i qytetit te Bilishtit dhe rregullorja per administrimin e tij.

RREGULLORE

Page 8: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

PËR ADMINISTRIMIN EANSAMBLIT MUZE.

Neni 1

Qëllimi Kjo rregullore përcakton detyrimet dhe mënyrat për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të ansamblit-muze të qytetit të Bilishtit.

Kjo rregullore mbështetet në Ligjin Nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” të ndryshuar dhe VKM Nr. 426, datë 13.7.2007 “Për miratimin e Kartës Shqiptare të Restaurimit”.

Neni 2

Struktura e hapësirës urbane me vlera historiko-kulturore

të qytetit të Bilishtit

Hapësira urbane me vlera historiko-kulturore e qytetit të Bilishtit, formohet prej ansamblit-muze dhe zonës së mbrojtur rreth saj.

1.Ansambli-muze përfshin zonën e pazarit të vjetër të qytetit

2. Zona e mbrojtur rrethon ansamblin-muze

Kufijtë e ansamblit-muze dhe zonës së mbrojtur paraqiten në hartën e zonifikimit të qytetit të Bilishtit, e cila është pjesë e kësaj rregulloreje.

Neni 3 Ansambli-muze

Ansambli-muze, pazari i vjetër i Bilishtit, është hapësira me vlera të rëndësishme historike që dokumenton rrugën e zhvillimit historiko-ekonomik të qytetit drejt krijimit të një qendre të rëndësishme tranziti tregtar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Pjesa e mbetur e pazarit të vjetër ruan rrjetin rrugor karakteristik dhe një fond ndërtimesh të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive.

Neni 4

Zona e mbrojtur

Zona e mbrojtur shtrihet përreth ansamblit-muze. Ajo mbron vlerat e ansamblit-muze dhe krijon një kalim të butë prej saj drejt pjesëve të reja të qytetit.

Neni 5

Monumentet e Kulturës

Brenda ansamblit-muze të qytetin të Bilishtit përcaktohen ndërtimet, që shpallen monumente kulture, të cilat sipas vlerave të tyre historiko - kulturore ndahen në dy kategori: monumente të kategorisë së parë dhe monumente të kategorisë së dytë. Kjo ndarje sipas vlerave, pasqyrohet në shkallën e ruajtjes së tyre, si dhe në mënyrat dhe shkallën e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese.

Page 9: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Monumentet e kategorisë së parë janë shembujt me vlera të rëndësishme tipologjike dhe arkitekturore, që pasqyrojnë zhvillimin tipologjik dhe karakteristikat arkitektoniko-teknike të ndërtimeve të pazarit.

Monumentet e kategorisë së dytë janë ndërtime me vlera historiko-kulturore, kryesisht si formuese të ansambleve urbanistiko-arkitekturore, marrin pjesë në formulimin kompozicional të qytetit, por dhe ruajnë vlera arkitekturore në vetvete.

Neni 6

Ndërhyrjet në ansamblin-muze

1. Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese në ansamblin-muze, si dhe në monumentet e të dy kategorive mbështeten në kriteret për konservimin dhe restaurimin, të saktësuara në aktet normative kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës, të zbatueshme edhe në vendin tonë.

2. Në ansamblin-muze ndërhyrjet restauruese synojnë ruajtjen e hapësirës urbanistiko-arkitekturore, rrjetit rrugor tradicional në kompozim dhe teknikë, si dhe të tipareve arkitektonike e konstruktive të ndërtimeve që e përbëjnë atë.

Neni 7

Ndërhyrjet në monumentet Ndërhyrjet në monumentet e kategorisë së parë, ruajnë mbarë kompozimin dhe teknikat origjinale

si në brendësi, ashtu edhe në pamjet e jashtme. Në rastet kur një pjesë e monumentit ka pësuar dëmtime, transformime ose mungon, mund të ndërmerren ndërhyrje plotësuese sipas gjendjes fillestare.

Ndërhyrjet në monumentet e kategorisë së dytë, ruajnë volumin fillestar dhe formulimin e pamjes së jashtme, ndërsa në brendësi mund të bëhen ndryshime, duke zbatuar kompozime sipas kërkesave të kohës dhe teknikat e sotme.

Neni 8

Projektimi dhe zbatimi i punimeve

Studimi, projektimi dhe zbatimi i punimeve konservuese dhe restauruese, në ansamblin-muze dhe në monumentet e të dy kategorive, kryhen nga Institucionet shtetërore të specializuara, si dhe nga subjekte të licencuara për restaurimin e monumenteve, sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit.

Neni 9

Ndërhyrjet në Zonën e mbrojtur

Në zonën e mbrojtur ruhet rrjeti rrugor në kompozimin dhe formulimin e tij urbanistiko-arkitektonik. Në këtë zonë kryhen restaurime, përshtatje, rikonstruksione apo dhe ndërtime të reja për të rritur vlerat e kësaj zone, të cilat duhet të jenë në harmoni me karakterin arkitektonik e urbanistik të ansamblit-muze:

1. Nuk lejohen ndryshimet në rrjetin rrugor ekzistues. 2. Kompozimi arkitektonik i ndërtesave duhen t’i përshtatet karakterit arkitektonik e dekorativ të

ndërtimeve të ansamblit-muze, duke përdorur stilizime të elementeve morfologjike të tyre, të kompozimeve vëllimore, ngjyrave etj.

Page 10: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

3. Lartësia maksimale e ndërtimeve të reja apo rikonstruksioneve dhe përshtatjeve nuk duhet të kalojë lartësinë maksimale të ndërtimeve të ansamblit-muze.

4. Specifikimet e detajuara teknike për përshtatjet, rikonstruksionet apo dhe ndërtimet e reja përcaktohen nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me zyrat përkatëse të organeve të qeverisjes vendore.

5. Projektet për përshtatjet, rikonstruksionet apo dhe ndërtimet e reja miratohen nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe më pas, nga organizmat përkatëse të qeverisjes vendore.

Neni 10 Shfrytëzimi i Monumenteve

Monumentet e Kulturës, janë pjesë e jetës bashkëkohore. Ato shfrytëzohen, sipas rastit, për funksionet për të cilat janë ndërtuar, apo dhe për funksione të tjera, me kusht që këto funksione të mos cënojnë vlerat, për të cilat monumenti është vënë në mbrojtje. Mënyrat e përdorimit përcaktohen në ligjin nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” të ndryshuar.

Neni 11

Mbrojtja e Monumenteve

Organet e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me Institucionet shtetërore të specializuara, sigurojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të ngritur në hapësirat e juridiksionit të tyre.

Plani rregullues i qytetit të Bilishtit, detyrimisht merr parasysh vlerat e ansamblit-muze.

Neni 12

Komiteti mbikëqyrës i ansamblit-muze

Për të ndihmuar dhe mbikqyrur veprimtarinë dhe vlerësimin e ansamblit-muze dhe monumenteve të kulturës në qytetin e Bilishtit, pranë Bashkisë së qytetit ngrihet Komiteti Mbikëqyrës i ansamblit-muze. Ky komitet është një strukturë këshillimore dhe jo vendimmarrëse, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Kryetari i këtij komiteti caktohet nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore të qytetit dhe ka në përbërjen e tij përfaqësues të Institucioneve shtetërore, të shoqatës së arkitektëve të qytetit, të përfaqësuesve të pronarëve dhe përdoruesve të ndërtimeve të ansamblit-muze dhe organizmave joshtetërore, që ushtrojnë veprimtari për mbrojtjen e vlerave historiko-kulturore të qytetit. Mënyra e Organizimit dhe funksionimit të këtij komiteti përcaktohet në rregulloren e funksionimit të brendshëm, që miratohet me 50%+1 të votave të të gjithë anëtarëve.

Neni 13 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Për të gjitha çështjet që nuk trajtohen dhe për pasojë nuk zgjidhen në këtë rregullore, sipas kompetencave, ato zgjidhen prej Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Neni 15

Page 11: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Kundërvajtjet administrative

Shkelja e kësaj rregulloreje ngarkon me përgjegjësi sipas dispozitave të ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar, dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Neni 15

Dispozita të fundit

Shtesat dhe ndryshimet në këtë rregullore bëhen me propozim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave. Kjo rregullore shoqërohet me hartën përkatëse të ansamblit-muze dhe zonës së mbrojtur të qytetit të Bilishtit.

Brenda 6 muajve nga botimi në fletoren zyrtare të kësaj rregulloreje, Instituti i Monumenteve të Kulturës i paraqet Ministrit përgjegjës për trashëgiminë listën e monumenteve të kulturës për shqyrtim dhe miratim.

Guret Mumjet e Trenit. Gjenden në afersi të fshatit Tren, 950 m mbi nivelin e detit. Përfaqeson grupe gurësh me përberje,

cimentim dhe fortësi jo të njëjtë, të modeluar nga era, që u ka dhën formën e mumjeve të gurta. Ata

shtrihen në një hapësirë rreth 50 m të gjatë dhe 30 m të gjërë. Janë të lartë deri në 2-2.5 m. Kanë vlera

shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike.

Guri i Ariut-Ecmenik. Gjendet në afersi të fshatit Ecmenik, 1000 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson gur me përberje cimentim

dhe fortësi jo të njëjtë, i modeluar nga era, që i ka dhënë formën e ariut të gurtë. është i lartë deri ne 2 m.

Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike.

Burimet e Progrit. Ndodhet në afërsi të fshatit Progër, në lartësine 900 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë burime karstike, që

dalin në kontaktin tektoniko-litologjik midis gëlqerorëve të triasit të sipërm-jura e poshtëme dhe

tërrigjeneve. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Ka vlera shkencore,

gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike dhe turistike.

Page 12: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

Ahishtja e Shënkostandinit Ndodhet në jug të fshatit Bradvice në lartesine mbi nivelin e detit 1350 deri ne 1400 m, përberja e

grumbullit është 10 ah. Me moshë 197 vjecare diametri i drureve shkon 60 deri ne 80 cm me lartesi 30

deri 35 m.

Pylli i Shën Thanasit Ndodhet në afërsi të fshatit Gjyres është e përbëre nga drurë të llojit lis me diametër mbi 20cm dhe lartësi

12 deri 14 m me moshë 77 vjecare, është në gjëndje të mirë, shtrihet në një lartesi 1050 m deri 1154 m

mbi nivelin e detit

Dushkaja e Dobrogovës Ndodhet në afërsi të fshatit Arrez, në një lartësi 1250 m mbi nivelin e detit, përberja e grumbullit është 10

dushk, me moshë 157 vjecare diametri i drurëve varion nga 35 deri 40cm dhe lartësia nga 18 deri 20 m

është në gjendje të mirë dhe të pa demtuar.

Ahishtja e Bradvices Ndodhet në afersi të fshatit Bradvicë.

Bredhi i Vishjes Ndodhet në brëndësi të fshatit Dardhe në territorin e stacionit Pyjor Dardhë, është ne gjëndje të mire ,

diametri 60 cm me lartesi 16 m.

Plepat e Pilurit.

Ndodhen në lartësine 850 m mbi nivelin e detit pranë fshatit Pilur të Njësisë Administrative Proger në

Rrethin e Devollit. Përfaqësojnë nje lloj druri të vecuar plepi të egër me lartësi 22 m, diametër të trungut

170 cm dhe perimetër të tij 560 cm. Ky lloj plepi ka 20 degë qe formojnë kurorë me formë të crregullt dhe

perimeter 30 m. Mosha e këtij druri është 80-100 vjecare. Mbart vlera shkencore, estetike dhe turistike.

REZERVATI NATYROR I CANGONJIT

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në Rrethin e Devollit. ZM ndërkufitare e një rëndësie të veçantë për

shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe

biokorridor për rruazoret e mëdhenj, si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx),

dhia egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi

Page 13: ATRAKSIONET TURISTIKE RRETHI DEVOLLbashkiadevoll.al/wp-content/uploads/2018/01/Atraksionet-Turistike.pdf · nga perzjerja e dheut, zhavorrit dhe gureve me permasa te vogla. Ne brendesi

Bashkia Devoll,Lagjia nr.1 Rr. 24 Tetori nr. 9,Tel & Fax +35581123815-22288, E-mail [email protected].

rajonale Ballkanike. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus

sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të

rralla dhe subendemike. Zonë e peizazheve tërheqës me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të

qëndrueshëm.

PEIZAZH I MBROJTUR TOKESOR NIKOLICE

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Devollit. Eshte nje zone e mbrojtur nderkufitare me rendesi

për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë me ato të Greqisë. Ka nje larmi

habitatesh si: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut, pishës, bredhit dhe lajthisë. Takohen

mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zona e Nikolicës përfaqëson nje pyll te dominuar nga ahu dhe i

shoqëruar nga bredhi i Maqedonisë, me rralle takohet edhe pisha e zezë si edhe qarri. Kati shkurror

përbëhet kryesisht nga murrizi, dëllinja e zezë, xerxela etj. Buzë pyllit takohet lajthishtja, dardha e egër,

ndërsa gjate rrjedhjes së përrenjëve takohen formacione me shelg. Është bërthamë dhe biokorridor për

rruazorët e mëdhenj si ariu, ujku, rrëqebulli, dhija egër, kaprolli, duke fituar keshtu vlera dhe rëndësi

rajonale Ballkanike. Cilesohet si zone me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm

ekonomik.