21
UDHËZUES PËR PËRDORIMIN E PLATFORMËS PËR SHPËRNDARJEN E TË DHËNAVE “ASK DATA” © Departamenti i Metodologjisë dhe IT-së, Gusht 2018

ASKDataUdhezuesi Draft 28082018 - askdata.rks-gov.netaskdata.rks-gov.net/PXWeb/Resources/PX/Databases/files/askdata.pdf · ï ´ +

Embed Size (px)

Citation preview

UDHËZUES PËR PËRDORIMIN E PLATFORMËS PËR SHPËRNDARJEN E TË DHËNAVE “ASK DATA”

© Departamenti i Metodologjisë dhe IT-së, Gusht 2018

2

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

PËRMBAJTJA

Përmbajtja .................................................................................................... 2

1. Hyrje ........................................................................................................ 3

2. Çfarë është platforma ASKDATA? ................................................................. 4

3. Qëllimi dhe shfrytëzuesit e mundshëm .......................................................... 5

4. Qasja në ASKDATA ..................................................................................... 6

5. Zgjedhja e të dhënave ................................................................................ 8

5.1. Zgjedhja e tabelës .............................................................................. 10

5.2. Zgjedhja e variablave .......................................................................... 13

5.3. Shfaqja e rezultatit dhe vizualizimi i të dhënave ..................................... 16

3

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

1. HYRJE

Në vitet e fundit Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it dhe në bashkëpunim me Zyrën e Statistikave Daneze dhe asaj Suedeze, ka krijuar bazën e të dhënave statistikore përmes platformës PX-Web e cila është në dispozicion online për të gjithë shfrytëzuesit.

Qëllimi kryesor i kësaj platforme është t’i mundësohet shfrytëzuesve qasje e lehtë në bazën e të dhënave statistikore. Kjo platformë mundëson një varg funksionesh si: krijimi i tabelave dhe grafikëve si dhe një numër të funksioneve elementare si zgjedhja e variablave, rotacione, klasifikime, eksportim dhe shkarkim në formate të ndryshme si PC-Axis, *.xls (Excel), *.png (imazhe) etj.

Organizimi i temave është sipas renditjes alfabetike dhe të dhënat janë në dispozicion në seri kohore, në nivel shteti, nivel komune dhe nivel vendbanimi. Shpërndarja e të dhënave bëhet në pajtim të plotë me parimet statistikore evropiane si dhe ligjit te statistikave zyrtare, në veçanti në lidhje me ruajtjen e fshehtësisë statistikore dhe sigurimin e qasjes së barabartë sipas parimit të paanësisë.

4

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

2. ÇFARË ËSHTË PLATFORMA ASKDATA?

ASKData është shkurtesë e kombinimit të inicialeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe njëkohësisht fjalës nga gjuha angleze <<ask>> që në gjuhën shqipe do të thotë pyes ose kërkoj dhe fjalës DATA – të dhëna.

Figura 1. Kuptimi i ASKData

ASKDATA është platformë e bazuar në PX-Web, një zgjidhje për ueb, e cila përdoret për të krijuar tabelat dinamike në internet nga baza e te dhënave statistikore.

PW-Web është pjesë e familjes së PC-Axis, një familje e softuerit që përbëhet nga një numër i programeve për Windows dhe mjedise të internetit që përdoren për të paraqitur informacionin statistikor.

ASK ka një bashkëpunim të mirë me Statistikat e Suedisë (SCB) dhe ka një ujdi mes dy institucioneve, për ta përdor këtë platformë si një mjet kryesor për shpërndarje të statistikave brenda ose jashtë domain-it të ASK-së.

5

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

3. QËLLIMI DHE SHFRYTËZUESIT E MUNDSHËM

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka një volum të madh të të dhënave statistikore, seri kohore me tema të ndryshme socio-ekonomike, të popullsisë, bujqësisë etj.

Për ta lehtësuar qasjen në këto të dhëna, ASK ka zgjedhur këtë platformë si mjetin kryesor për shpërndarjen e këtyre të dhënave.

Kjo platformë mundëson qasje të barabartë sipas parimit të paanësisë dhe mund të përdoret nga të gjithë shfrytëzuesit e interesuar për të dhënat statistikore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

6

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

4. QASJA NË ASKDATA

Baza e të dhënave statistikore ASKDATA mund të qaset nëpërmjet një ndërfaqeje PX-Web. Në PX-Web ju mund të krijoni tabela duke zgjedhur grupet nga meny të ndryshme në varësi të variablave. PX-Web pastaj do të prodhojnë një tabelë me klasat e zgjedhura.

Tabelat mund të përpunohen në shfletues (browser) dhe gjithashtu mund të eksportohen në skedarë të formateve të ndryshme.

Ju mund të zgjidhni të ruani në kompjuterin tuaj në formate të ndryshme, tabelat që janë shumë të mëdha për t'u hapur në shfletuesin (browserin) tuaj.

Gjithçka që ju duhet për tu qasur në bazën e të dhënave statistikore të ASKDATA është vetëm një shfletues interneti

(Chrome, Internet Explorer etj.) dhe hyrja në webfaqen e ASK-së: http://ask.rks-gov.net.

Ekzistojnë dy mënyra për tu qasur në bazën e të dhënave statistikore ASKDATA:

Përmes faqes kryesore të uebit të ASK-së, moduli në të djathtë apo linku në menynë kryesore i emëruar si “Të dhënat” (Fig. 2), dhe

Përmes subdomain-it: askdata.rks-gov.net (Fig. 3).

7

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Figura 2. Qasja përmes faqes kryesore të uebit të ASK-së

Figura 3. Qasja përmes subdomain-it

8

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

5. ZGJEDHJA E TË DHËNAVE

Për arsye të lehtësimit, të dhënat janë kategorizuar në kategori të ndryshme, varësisht nga domeni (tema statistikore) të cilin e mbulojnë. Secila kategori mund të përmbajë edhe nënkategori të caktuar.

Njësia më e vogël e grupimit të të dhënave bëhet përmes tabelave. Secila tabelë bënë pjesë në njërën nga kategoritë e caktuara dhe pjesë përbërëse të secilës tabelë janë variablat, numri i të cilave ndryshon varësisht nga lloji i të dhënave. Gjithashtu numri i variablave varet edhe nga zgjedhja që shfrytëzuesi dëshiron t’i shfaq në rezultat. Në këtë mënyrë nisja e zgjedhjes së të dhënave gjithmonë fillohet nga zgjedhja e tabelës.

Hapi i parë në procesin e zgjedhjes së të dhënave gjithmonë është duke bërë zgjedhjen e tabelës e cila përfaqëson një grup të të

dhënave me një tematikë të caktuar statistikore.

Renditja e kategorive/nën kategorive të ndryshme e të dhënave statistikore është bërë me renditje alfabetike (A Z).

Në princip, ekzistojnë dy mënyra për të arritur deri tek rezultati i dëshiruar nga zgjedhja e të dhënave:

Duke zgjedhur tabelën nga lista e tabelave që shfaqen në kuadër të listës së kategorive/nën kategorive, apo

Duke kërkuar emrin e tabelës (llojit të të dhënës), në fushën për kërkimin e të dhënave (fusha: Kërko në bazën e të dhënave).

Pavarësisht mënyrës së zgjedhjes së tabelës, nga lista apo përmes kërkimit, me zgjedhjen e tabelës procesi do të ecë tutje deri në shfaqjen e rezultatit varësisht nga parametrat e dhënë nga shfrytëzuesi.

9

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Në përgjithësi, procesi nga zgjedhja e tabelës (grupit të të dhënave të interesit) e deri tek shfaqja e rezultatit do të ketë hapat e mëposhtëm:

1. Zgjedhja e tabelës – Zgjedhja e tabelës në njërën nga mënyrat e përshkruara më herët.

2. Zgjedhja e variablës/variablave – Pas zgjedhjes së tabelës, shfrytëzuesi zgjedh variablat të cilat i dëshiron të jenë pjesë e rezultatit. Gjithashtu në këtë hap, shfrytëzuesi mund të zgjedh edhe formën e shfaqjes së rezultatit (në web, me grafik apo si fajll tjetër).

3. Shfaqja e rezultatit, eksporti dhe vizualizimi i të dhënave – Shfaqja e të dhënave varësisht nga parametrat e dhënë në dy hapat e mëparshëm. Gjithashtu mund të krijohen grafikone në mënyrë që rezultati përveç formës tabelore të shfaqet edhe në atë vizuale.

Më poshtë do të shpjegojmë në detale, secilin hap në procesin e zgjedhjes së të dhënave.

Për qëllim të thjeshtësimit dhe kuptimit më të lehtë të operacioneve në ASKData, ne to të marrim një shembull konkret. Meqë edhe qëllimi i platformës është nxjerrja e të dhënave duke marrë përgjigje në formë të pyetjes, atëherë pyetja jonë që do ta përdorim përgjatë gjithë këtij udhëzuesi do të jetë:

Si ishte shpërndarja e popullsisë sipas gjinisë, llojit të zonës dhe moshës në Kosovë në vitin 2011, në bazë të regjistrimit të fundit të

popullsisë?

10

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

5.1. Zgjedhja e tabelës

Hapi i parë dhe i patejkalueshëm për të arritur deri tek zgjedhja e të dhënave, është zgjedhja e një tabele të caktuar. Tabela përfaqëson grumbullin e të dhënave sipas një tematike (domeni) statistikore.

Opsioni për zgjedhjen e tabelës ofrohet menjëherë pas hapjes së ASKData në ndonjërën nga mënyrat e përshkruara më lartë në kapitullin 4.

Me futjen e shfrytëzuesit në ASKData, do të shfaqet pamja si në vijim:

Figura 4. Hapi i parë në zgjedhjen e tabelës

11

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Në anën e majtë kemi listën e grupeve të tabelave që përmbajnë të dhëna statistikore. Në mënyrë që shfrytëzuesi të ketë më të lehtë zgjedhjen e tabelës së dëshiruar, renditja e grupeve është në mënyrë alfabetike (A Z).

Në rastin konkret, për të marrë përgjigje në pyetjen tonë të parashtruar në kapitullin 5, së pari shtjellojmë pyetjen. Meqë jemi të interesuar për të dhënat për shtrirjen e popullsisë në vitin 2011, atëherë listën e grupeve mund ta ngushtojmë në dy kategori:

Popullsia, dhe Regjistrimi i popullsisë

Meqë në rastin tonë dëshirojmë të kemi njohuri më shumë për vitin 2011, dhe ky vit përkon me regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë, atëherë kategoria që na intereson në këtë rast është Regjistrimi i popullsisë.

Nëse nuk jeni të sigurte për kategorinë, mund të bëhen krahasime, saktësisht të shikohen kategoritë e caktuara dhe të vendoset për cilën kategori duhet zgjedhur.

Secila kategori ka nënkategoritë e caktuara deri tek arritja e listës së tabelave. Në rastin tonë zgjedhja e tabelës do të jetë si më poshtë:

1. Zgjidhet kategoria: Regjistrimi i popullsisë. 2. Ofrohen dy nënkategori: regjistrimi 1948-2011, dhe regjistrimi 2011. Zgjidhet

nënkategoria regjistrimi 2011, sepse këto janë të dhënat që na duhet për t’i dhënë përgjigje pyetjes sonë.

3. Meqë të dhënat janë të grupuara në disa mënyra, zgjedhim opsionin për gjithë vendin: Republika e Kosovës.

4. Dhe në fund kemi listën e tabelave të ofruara për territorin e vendit për regjistrimin e vitit 2011 (shiko parametrat e zgjedhur nën 1, 2 dhe 3).

5. Tani zgjedhim tabelën: Popullsia sipas gjinisë, llojit të zonës dhe moshës 2011.

Me përfundimin e hapit të pestë, përfundon edhe operacioni i zgjedhjes së tabelës, për të kaluar më pas në organizimin e të dhënave brenda tabelës përkatëse dhe zgjedhjen e variablave për shfaqjen e rezultatit qoftë në mënyrë tabelore apo vizuale (grafikun).

Në figurën 5, është demonstruar në mënyrë vizuale zgjedhja e tabelës duke kaluar nëpër kategori dhe nënkategori (hapat e përshkruar më lartë)

Figura 5. Zgjedhja e tabelës përmes kategorive

5.2. Zgjedhja e variablave

Zgjedhja e tabelës është vetëm hapi i parë deri në arritjen e shfaqjes së rezultatit, më saktësisht shfaqjes së të dhënave të kërkuara.

Të dhënat në çdo tabelë janë të grupuara në variabla. Çdo tabelë ka kryesisht më shumë se një variabël. Secila variabël në vete përmban një ose më shumë vlera.

Për secilën variabël duhet të zgjidhet të paktën një vlerë.

Pasi të zgjidhen variablat, më saktësisht vlerat e tyre, hapi i radhës do të jetë të zgjidhet mënyra e shfaqjes së të dhënave, më saktësisht si dëshirojmë të duket rezultati.

Në këtë hap ekzistojnë disa mënyra se si do të mund të duket rezultati, dhe atë:

Tabelë Grafik – vijë Grafik – bar Tab delimited Semicolon delimited Excel Comma delimited Skedar PC-Axis, dhe Space delimited.

Në shembullin konkret, do të zgjedhim variablat: Grup moshën (të gjitha grupmoshat, pa vlerën gjithsej), Gjininë (vlerat: meshkuj dhe femra) dhe Lloji i zonës (vlerat: Urban dhe Rural). Në figurën 6 është demonstruar në mënyrë vizuale hapi i zgjedhjes së variablave.

Gjithashtu përveç zgjedhjes së variablave, ofrohet edhe mundësia e marrjes së më shumë informatave përshkruese rreth tabelës (Fig. 7).

Në fund, për të ecur tutje duhet klikuar butoni “vazhdo”.

14

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Figura 6. Zgjedhja e variablave dhe format e shfaqjes së rezultatit

15

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Figura 7. Informata përshkruese rreth tabelës

16

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

5.3. Shfaqja e rezultatit dhe vizualizimi i të dhënave

Hapi i fundit dhe më i rëndësishëm në aspektin e dhënies së përgjigjes për shfrytëzuesin, është shfaqja e rezultatit të kërkuar në cilëndo formë: tabelore apo grafik (vizuale).

Në princip, të dhënat (rezultatet) shfaqen në formatin e zgjedhur në hapin e dytë, mirëpo gjithashtu shfrytëzuesit i jepet fleksibilitet të ndërroj formën e shfaqjes së rezultatit edhe në këtë hap.

Pas përfundimit të hapit paraprak (hapi 2), tek shfrytëzuesi do të paraqiten të dhënat në bazë të parametrave paraprak. Për demonstrim në shembullin tonë kemi kërkuar që të dhënat të shfaqen në formë tabelore (Fig.8).

Figura 8. Shfaqja e të dhënave

17

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Siç u cek edhe më herët, tani në këtë faqe përveç shfaqjes së rezultateve, ofrohen edhe disa mundësi shtesë si:

Mundësia për të modifikuar parametrat; Mundësia për eksportin e rezultatit në fajlla të ndryshëm; Mundësia e krijimit të grafikëve apo/dhe ndërrimit të formatit të shfaqjes së

rezultatit;

MODIFIKIMI I PARAMETRAVE

Modifikimi i parametrave është i mundshëm edhe pas shfaqjes së rezultatit. Në çdo kohë shfrytëzuesi mund të shtoj apo heq vlera nga variablat të cilat janë pjesë e tabelës nga ku merren të dhënat. Gjithashtu shfrytëzuesi tek modifikimi i parametrave mund të kryej edhe përllogaritje të ndryshme. Opsionet të cilat ofrohen momentalisht janë të listuar në figurën 9.

Figura 9. Modifikimi i parametrave

18

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

RUAJTJA E REZULTATIT

Rezultati i shfaqur në ekran, në shumicën e rasteve nuk është plotësisht i mjaftueshëm për nevojat e shfrytëzuesit. Në shumë raste shfrytëzuesi këto të dhëna dëshiron t’i shfrytëzoj për kalkulime të ndryshme apo që këto të dhëna të ndërlidhen me shumë aplikacione tjera, që dmth nevojitet që këto të dhëna të eksportohen në formate të ndryshme.

Momentalisht kjo është e mundshme në disa formate (format që përdoren më së shumti), si: JSON, Excel, XML, PC-Axis apo fajlla të delimituar. Ruajtja e rezultatit në njërën nga formatet e ofruara bëhet duke zgjedhur formatin tek opcioni: Ruaje si (Figura 10).

Figura 10. Ruajtja e rezultatit

Për qëllim demonstrimi ne do të ruajmë rezultatin tonë, në dy formate: JSON dhe Excel. Këto dy formate kryesisht që më së shumti përdoren kohëve të fundit nga shfrytëzues të ndryshëm (Fig. 11).

19

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Figura 11. Ruajtja e të dhënave si JSON dhe Excel

KRIJIMI I GRAFIKONEVE

Kur pyesim për të dhëna, në shumicën e rasteve kryesisht ajo që pranojmë janë një bashkësi e të dhënave e organizuar në mënyrë tabelore. Në ASKData, përveç që rezultati shfaqet në formë tabelore, ekziston edhe mundësia, që të dhënat e shfaqura në bazë të kërkesës së shfrytëzuesit të shfaqen edhe në mënyrë vizuale, më saktësisht shfrytëzuesi mund të krijoj grafikone me këto të dhëna.

Momentalisht platforma ASKData ofron disa lloje të ndryshme të grafikoneve që mund të krijohen nga shfrytëzuesi, ku ndër ato më të shfrytëzueshmet janë: grafiku i formës vijë, bar, radar, pikë, piramida e popullsisë etj.

Ekzistojnë dy forma për krijimin e grafikoneve pas shfaqjes së rezultatit. Njëra formë duke klikuar njërën nga dy butonat për grafik - grafik me vijë apo grafik me bar (Figura 12), apo forma tjetër është duke zgjedhur grafikun e dëshiruar nga një listë e gjatë me lloje të ndryshme që ofrohet nga ASKData (Figura 13). Që të dy rastet

20

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

kanë rezultatin e njëjtë – krijimin e grafikut dhe nëse diçka nuk është në rregull shfrytëzuesi do të njoftohet gjithmonë për problemet e mundshme.

Figura 12. Butonat për krijimin e shpejtë të grafikoneve

Figura 13. Krijimi i grafikoneve me zgjedhje nga lista

Për qëllim demonstrimi në rastin tonë, do të krijojmë grafikun që vizualizon të dhënat përmes piramidës së popullsisë (Figura 14). Gjithashtu duhet cekur, se pas shfaqjes së grafikut, grafiku mund të ruhet si imazh në formatin GIF, duke zgjedhur formatin tek fusha: Ruaje.

21

UD

HËZU

ES P

ËR P

ËRD

ORIM

IN E

“ASKD

ATA”

Figura 14. Grafiku: Piramida e popullsisë