Upload
duongnhu
View
233
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
ANALIZA
STATISTIKORE
LIGJËRATA E PARË
HYRJE
KONCEPTET BAZË NË STATISTIKË
MBLEDHJA E TË DHËNAVE
LLOJET E TË DHËNAVE
BURIMET E TË DHËNAVE
2
2
Ç‘është statistika?
Pse ? 1. Mbledhje e të dhënave
p.sh., Hulumtimit
2. Përpunimi dhe prezantimi
i të dhënave
p.sh Grafik &Tabela
3. Karakterizimi i të
dhënave
P.sh. Mesataret
Analiza e
të
dhënave
Marrja e
vendimeve
© 1984-1994 T/Maker Co.
© 1984-1994 T/Maker Co.
Ç‘është statistika?
Statistika është shkencë e të dhënave . Ajo
përfshin mbledhjen , klasifikimin, organizimin,
analizimin dhe interpretimin e informatave
numerike me qëllim të marrjes së vendimeve
efikase.
4
3
Mbledhja e të dhënave
Le të themi se jeni të interesuar për
gjendjen e krizës globale financiare
Çfarë lloj të dhënash do të kërkoni?
Ku do t’i kërkoni këto të dhëna?
5
Të dhëna apo informata
Të dhënat janë mbledhje e fakteve dhe
opinioneve me të cilat ne do të punojmë-
zakonisht në formë numerike.
Të dhënat bëhen informata kur ato e
informojnë shfrytëzuesin për marrjen e
vendimeve.
6
4
Elementet fundamentale të
statistikës
Elementet fundamentale/Terminologjia bazike
1. Popullimi/Dukuria masive
-Të gjitha njësitë me interes
2. Mostra /Zgjedhja
- Nënbashkësi/pjesë e njësive të popullimit
3. Njësia eksperimentale (Njësia statistikore)
- Objekti për të cilin mbledhim të dhëna.
4. Variablat
- Karakteristikat e një njësie statistikore
5. Të dhënat statistikore (rezultat i matjes së një variabli me interes)
6. Parametrat (karakteristikat e popullimit)
7. Statistikat e mostrës/zgjedhjes (vlerësimi i parametrave nga të dhënat e mostrës)
• P në Populacion
& Parametër
• S në Sample/Zgjedhje
& Statistika
5
Populacion apo Zgjedhje/Mostër
a b c d
e f g h i j k l m n
o p q r s t u v w
x y z
Popullimi/Dukuria masive Mostra/Zgjedhja
b c
g i n
o r u
y
Treguesit që përdoren për të
përshkruar populacionin
quhen PARAMETRA
Treguesit që llogariten nga
të dhënat e mostrës quhen
STATISTIKA
10
Njësia statistikore (individi)
Njësia statistikore (individi) paraqet elementet
individuale prej të cilave përbëhet tërësia e
përgjithshme ose dukuria masive të cilat kanë
karakteristika variabile.
Njësia (individi ) paraqet pjesën përmbajtësore
të dukurisë masive dhe ka rëndësi të veçantë.
6
11
VARIABLAT/ Karakteristikat/Tipari
Atributi ose tipari (variablat) paraqesin
karkateristikën apo vetin që ndryshon
vlerën e saj nga një element në një tjetër.
Një karkateristikë është një variabël nëse
ka dy apo më shumë vlera apo atribute.
12
Tipet (llojet ) e Variablave
Variabla kualitative ose Atributive:
karakteristikat e variablave që studiohen
janë jo numerike.
SHEMBUJ: Gjinia, përkatësia fetare, tipi i
automobilit, vendi i lindjes, ngjyra e syve
etj.
1-7
7
13
Tipet (llojet ) e Variablave
Variabla kuantitavie (sasiore-numerike): variablat mund të raportohen në mënyrë numerike.
SHEMBULL: bilanci në llogarinë e juaj bankare, mosha e punëtorëve të një firme, numri i fëmijëve në një familje, etj.
1-8
14
Variabla kuantitavie (sasiore-
numerike)
Variablat kuantitative mund të klasifikohen si
diskrete - të ndërprera dhe të vazhdueshme-
kontinuale .
Variablat diskrete - të ndërprera: mund të
marrin vetëm disa vlera të caktuara dhe
gjithmonë ka “ndërprerje” në mes të vlerave.
SHEMBULL: numri i dhomave të fjetjes në
shtëpi ( 1,2,3,.., etj), numri i anëtarëve të
familjes, etj.
1-9
8
15
Variabla kuantitavie (sasiore-
numerike)
Variablat e vazhdueshme - kontinuale:
mund të marrin çfarëdo vlere brenda një
rangu të caktuar.
SHEMBULL: Koha e kaluar me aeroplan
prej Prishtine në Gjenevë, gjatësia e
nxënësve të një klase, etj.
1-10
16
Përmbledhje e llojeve të variablave
Variablat
Kualitative/Atributive)
Diskrete /të ndërprera
Numerike/Kuantitative)
Të vazhdueshme /kontinuale
Shembuj: •gjinia, nacionaliteti ngjyra e flokëve,etj
Shembuj: •Numri i fëmijëve, Numri i të punësuarëve, Numri i kinemave Numri i veturave të shitura
Shembuj: •Mosha e studentëve Kilometrat e kaluara në mes të dy distancave Gjatësia trupore e
nxënësve, etj
9
Të dhënat statistikore Të dhënat statistikore janë rezultat i matjes së
një cilësie, tipari apo karkateristike me interes në
një element të popullimit apo të zgjedhjes.
Sikurse variablat edhe të dhënat mund të jenë:
- Të dhëna sasiore- rezultojnë nga matjet e
niveleve të variablave sasiorë
- Të dhëna cilësore - rezultojnë nga matjet e
niveleve të variablave cilësor
17
Shkallët e matjes së të dhënave Matja e variablave-të dhënave është një proces i
gjetjes së vlerave të një variabli për elemente të
ndryshëm.
Ne mund të masim variablat për çdo njësi
statistikore që kemi në studim- individë, familje,
grupe, komunitete, shoqëri dhe ngjarje.
Psh. Mund të masim nivelin e arsimit të një
individi, koeficientin e lindshmërisë së një vendi,
etj.
18
10
Shkallët e matjes së të dhënave
Ne përdorim termin shkallë për t’iu referuar një grupi
vlerash që merr një variabël.
Vitet e shkollimit janë një shkallë për matjen e nivelit të
arsimit të individit.
Koeficienti i lindshmërisë së një vendi mund të matet
si raport i lindjeve në 1000 banorë
Vlerat e variablave që gjejmë kur masim diçka quhen
rezultate
P.sh rezultat është 16 vjet shkollimi për indivin X;
25.8% lindje për 1000 banorë për vendin X, etj.
19
Shkallët e matjes së të dhënave
Variablat-të dhënat statistikore
klasifikohen në katër tipe bazuar në
mënyrën e matjeve:
Të dhëna nominale
Të dhëna të zakonshme/ordinale/të
renditshme
Të dhëna intervalore
Të dhëna në formë raporti
20
11
Shkallët e matjes së të dhënave
Shkalla tregon se cilat mënyra të analizës statistikore janë më të përshtatshme.
Shkalla e matjeve përcakton sasinë e informatave që përmbahet në të dhëna.
Shkallët e matjeve – klasifikimi i të dhënave:
Nominale /të parenditshme
E Zakonshme/e renditshme
Intervalore
Raporti/Proporcionale
Nivelet e matjeve dhe shkallët e matjeve
Të dhëna intervalore
Të dhëna ordinale/zakonshme
Të dhëna nominale
Niveli më i lartë
(Forma më e
fuqishme e matjeve)
Nivele më të larta
Niveli më i ulët
(Forma më e dobët
e matjeve)
Kategori (pa ndonjë rregull apo drejtim)
Kategori të renditshme (rangimi, rregull )
Diferenca në mes të matjeve, por jo zero të vertete
Të dhëna në formë raporti/propocionale Dallimet midis matjeve, zero e vërtetë ekziston
12
Nivelet e matjeve dhe shkallët e
matjeve
Të dhëna intervalore
Të dhëna të
zakonshme
Të dhëna nominale
Pesha, Mosha,
Shpenzimet javore të
ushqimit
Rangimi i kualiteteve të
shërbimit, Rangimi i
studentëve në bazë të
suksesit
Statusi martesor, Tipi i
automobilit që posedojmë
Të dhëna në
formë raporti
Temperaturat në shkallë
të Fahrenheit, Celsiusit,
Datat kalendarike
Kategori (pa ndonjë rregull apo drejtim)
Kategori të renditshme (rangimi, rregull )
Diferenca në mes të matjeve, por jo zero të vertete
Dallimet midis matjeve, zero e vertete ekziston
Shembuj
Nivelet e matjeve
24
13
Shembull për të dhënat nominale/ të parenditshëm
25
Variablat kualitative Kategoritë/Modalitetet
Pronarë i automobilit Po Jo
Gjendja martesore I/e martuar; I/e pamartuar; I/e ve; I/e
ndarë
Gjinia Mashkull; Femër
Veprimtaritë ekonomike Industria dhe xehtaria; bujqësia;
tregtia; pylltaria, ndërtimtaria;
komunikacioni dhe lidhjet; etj
Format ligjore të
shoqërive tregtare
Biznes individual, Partneritet,
Korporatë, etj
Shembuj pët të dhënat ordinale/ të renditshme/të
zakonshme
Variablat kualitative Kategoritë/Modalitetet
Kënaqja me produktin Shumë i pakënaqur; pak i pakënaqur;
neutral, Pak i kënaqur; shumë i kënaqur
(Shkallët e Likertit)
Thirrjet akademike të
profesorëve
Profesor i rregullt; Profesor i asocuar;
Profesor asistent; Assistent; Asistent i ri.
Suksei i studentëve 10; 9; 8; 7; 6; 5.
26
14
Shembuj të shkallës intervale dhe proporcionale të
dhënave
Variablat kuantitative Niveli i matjeve
Temperatura (në shkallë
Celsius ose Fafrenheit)
Intervale
Gjatësia (në metra dhe cm) Proporcionale/në formë raporti
Pesha (në litër ose kg) Proporcionale /në formë raporti
Pagat (në euro apo valutë
tjerër)
Proporcionale/në formë raporti
27
Grumbulli i të dhënave për 10 firma
Emri i
firmës
Statusi ligjor Shitjet
vjetore
(000€)
Fitimi
(000€)
Nr. i
punëtorëv
e
Lloji i veprimtarisë
Dataram Biznes individual 73 10.5 10 Tregtare
EnergyDri
nk
Ortakeri 84 9 15 Prodhuese
Dardania Biznes individual 50 5 8 Tregtare
Agroimpex Sh.p.k 125 25,5 25 Ndërtimore
Psycheme
dics
Shoqeri aksionare 156 36 22 Sherbyese
A&M Biznes individual 76 12 9 Tregtare
“Adriatik” Biznes individual 65 9 9 Tregtare
“Bregu” Ortakeri 98 11,5 12 Prodhuese
“Fjolla” SH.P.K 132 32 23 Prodhuese
“Rroni” SH.P.K 103 24,7 18 Shërbyese
28
15
Statusi Shitjet Fitimi/
Ligjor Vjetore($M) ($000)
Të dhënat Elementet, Variablat, dhe Vrojtimet
Firma
Dataram
EnergyDrink
Dardania
Agroimpex
Psychemedics
Individual 73.10 86
SH.P.K 74.00 1.67
Ortakeri 365.70 86
SH.P.K 111.40 33
Individual 17.60 13
Variablat
Njesite/elementet
Të dhënat
30
Burimet e të dhënave statistikore
Primare
Mbledhja e të dhënave
Sekondare
Të dhëna të grumbulluara
Vrojtimi
Eksperimentimi
Studimi
Të printuara ose
elektronike
16
Burimet e të dhënave
Burimet ekzistuese/Burimet sekondare
Brenda firmës– gati çdo departament
Agjencitë shtetërore- Enti statistikave,Doganat, Ministritë, etj
Asociacionet e ndryshme–
Organizata të specializuara të interesit–
Interneti– më shumë e më shumë firma
Të dhënat primare/Studimet statistikore
Burimet e të dhënave
Në studimet eksperimentale , së pari identifikohen
variablat me interes. Mandej një apo dy faktorë
mbahen nën kontroll, ashtu që të mund të sigurohen
të dhëna nën ndikimin e këtyre faktorëve. P.sh. Një mënyrë e re e prodhimit - ndikimi i saj në
sasinë e prodhuar.
Ose- Një medikament i ri ,ndikimi i tij në tensionin
e gjakut. (Eksperimentet janë shumë të kushtueshme, dhe
shumë herë te pamundura)
Në vrojtime-studime(jo-eksperimentale) nuk
tentohet që të kontrollohen ndikimet e faktorëve
në variablat me interes.
Mënyra më e shpeshtë e hulumtimit. Anketa është një shembull i mirë
17
33
Fig. Faqja e parë e Pyetësorit R3 që është përdorë gjatë Regjistrimit të Popullsisë 2011 (Kosovë).
Pyetësorët Zakonisht pyetësorët kanë dy grupe të pyetjeve :
Pyetjet e përgjithshme- janë pyetje demografike dhe pyetje të
tjera faktike (p.sh. gjinia, mosha , statusi martesor, lloji i
vendbanimit, niveli i edukimit, punësimi, të ardhurat mujore ose
javore, etj. Këto pyetje përdoren për të grupuar rezultatet në tabela
dhe grafikë).
Pyetjet studimore, përbëjnë pjesën përmbajtjesore të pyetësorit.
Pyetje që kërkojnë reflektimin e të anketuarve për çështjet që janë
me interes për hulumtim. Disa shembuj:
Përmendni pesë çështje që ju duken interesant dhe sfiduese në
vendin e juaj të punës.
Çka pëlqeni te mbikëqyrësi i juaj apo në ambientin e juaj të punës?
Cili është mendimi i juaj për portfolion e investimeve në firmën e
juaj?
34
18
Pyetësorët
Përveç pyetjeve, pyetësorët përmbajnë edhe
Deklaratën hyrëse (prezantohet qëllimi i
pyetësorit si dhe udhëzimet se si duhet të
përgjigjet i anketuari. Gjithashtu tregohet se
pyetësori a është anonim dhe konfidencial) dhe
Deklaratën përmbyllëse (përfshin falënderimin
e të anketuarave për pjesëmarrje në pyetësor si
dhe kërkohet mendimi i tyre për ndonjë pyetje
që nuk ka qenë e përshtatshme.)
35
Llojet e pyetjeve në pyetësor Pyetje me zgjedhje të shumëfishtë
Shembull: Cila nga fjalët vijuese mund të përdoret për të
përshkruar produktin tonë? Zgjedh ato që ju përgjigjen.
a) I besueshëm
b) Kualitet i lartë
c) I dobishëm
d) Unik
e) Vlerë të mirë për paratë
f) Shumë i shtrenjtë
g) Jo praktik
h) Joefektiv
i) Kualitet i dobët
j) Jo i besueshëm
36
19
Pyetje me shkallë vlerësuese ose
miratuese ( Shkallët e Likertit)
Shembull: Si do të renditni kualitetin e
produkteve tona? a) Kualitet shumë i lartë
b) Kualitet i lartë
c) As me kualitet të lartë, as të ulët
d) Kualitet i ulët
e) Kualitet shumë i ulët
37
Llojet e pyetjeve në pyetësor
Pyetje të hapura
Pyetjet e hapura në pyetësor kërkojnë nga të
anketuarit që të shënojnë përgjigjen e tyre në
kutinë e komenteve. Shembuj të pyetjeve të
hapura.
Çfarë lloj produkte zakonisht ju bleni përmes
internetit?
Çka pëlqeni më së shumti te produkti ynë i
ri?
38
Llojet e pyetjeve në pyetësor
20
Pyetje me vetëm dy përgjigje.
Shembull :
A pini duhan sa herë që t’iu jepet mundësia?
a) Po
b) Jo
39
Llojet e pyetjeve në pyetësor
40
Shembull i një pyetësori për klientë të restorantit
22
Statistikat zyrtare Institucionet shtetërore nxjerrin statistika sepse:
1. Të dhënat janë pjesë e procesit administrativ;
2. Ato nevojiten për matjen e efekteve të politikave
shtetërore;
3. Ato shërbejnë për të përcaktuar dhe kontrolluar efektet e
faktorëve të jashtëm në politikat e qeverisë;
4. Me anë të statistikave mund të përcaktohen prirjet,
prognozat dhe politikat për të ardhmen;
Në Kosovë institucioni kryesor shtetëror për statistika
është Agjencia e Statistikave të Kosovës.
www.ask.rks-gov.net
43
44
23
Disa burime të dhënave Agjencia e Statistikave te Kosoves, www.ask.rks-gov.net
Eurostat, www.ec.europa.eu/eurostat
Organizata Ndërkombëtare e punës (ILO), http://www.ilo.org/global/statistics-and-
databases-
Banka Botërore (WB), http://data.worldbank.org/-
Fondi Monetar Ndërkombëtar( IMF), http://www.imf.org/external/data.htm
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD),
https://data.oecd.org/-
Bloomberg (http://www.bloomberg.com/
yahoo.finance http://finance.yahoo.com/
(https://www.google.com/finance
Forbes (http://www.forbes.com/
Fortune http://fortune.com/
The Economist www.economist.com/
Financial times www.ft.com
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), (http://bqk-kos.org/)-
Ministria e tregtisë dhe industrisë, (http://www.mti-ks.org/)
45
Statistika
Statistia
Deskriptive
Statistika
Analitike
Përfshin
Mbledhjen
Organizimin
Përmbledhjen
Prezantimin e
të dhënave (grafe,
Tabela, mesatare,
Tregues te variacionit, etj
Përfshin
Bërjen e vlerësimeve
Testimin e hipotezave
Përcaktimin e raporteve
Bërjen e parashikimeve
Llojet e analizës statistikore
24
47
Llojet e analizës statistikore
Univariate
• Analiza e të dhënave që i përkasin vetëm një variabli
• P.sh. Mesataret, variacioni, etj
Bivariate
• Analiza e lidhjes në mes të dy variablave
• P.sh. Regresioni , korrelacioni, tabelat e kryqëzuara, testi hi në katror, etj
Multivariate
• Analiza e të dhënave në mes të tri apo më shumë variablave
• P.sh.Tabelat e kryqëzuara dhe multivariate, regresioni dhe korrelacioni i shumëfishtë
PËRFUNDIM/ KONKLUZION
Përdorimi i të dhënave dhe informatave
është pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së
problemeve
Neve kemi nevojë edhe për të dhënat
primare dhe sekondare.
Procesi i hulumtimit të dhënave mund të
krijojë probleme të reja në brendësi dhe
mundësi për kreativitet më të lartë.
48
25
49
Konceptet kyçe Analiza statistikore
Popullimi/tërësia e
përgjithshme
Mostra/Zgjedhja
Njësia statistikore,
individi
Variablat
Të dhënat statistikore
Modalitetet
Parametër
Statistikë
Të dhëna nominale
Të dhëna të renditshme
Të dhëna intervalore
Të dhëna në formë
raporti
Statistikë deskriptive
Statistike analitike
Analizë univariate
Analizë bivariate
Analizë multivariate
50
Detyrë
Shpjego dallimin në mes të të dhënave
kualitative dhe kuantitative dhe jep tre
shembuj për secilën.
Shpjego dallimin në mes të dhënave
diskrete dhe të vazhdueshme dhe jep tre
shembuj për secilën.
26
51
Detyrë
Përcakto se cilat nga variablat vijuese është kualitative e cila kuantitative. Nëse janë kuantitative përcaktoni se fenomeni me interes a është diskret apo kontinual:
- Numri i telefonave në familje,
- Lloji i telefonit,
- Ngjyra e telefonit,
- Pagesa mujore (në euro dhe cent) për thirrje telefonike,
- Numri i thirrjeve lokale të bëra gjatë muajit,
- Zgjatja (në minuta) e thirrjeve lokale gjatë muajit,
- Fakultetet e Universitetit të Prishtinës.
Shembull
Në tabelën vijuese jepen të dhëna për
pesë profesor të Fakultetit Ekonomik
52
Emri Specializimi Gjinia Mosha Grada/titulli shkencor
A.S Ekonomiks F 45 Prof. i asocuar
D.D Menaxhim F 37 Pro. i rregullt
A.B Financë M 53 Prof. i rregullt
D.A Kontabilitet F 29 Asistent
F.T Marketing M 38 Prof. asistent
a) Sa elemente përmban ky studim?
b) Sa variabla janë?
c) Sa vrojtime janë?
d) Cila shkallë e matjes është përdorur për çdo variabël?
27
53
Ushtrime
Ushtrim . “Jam shumë i stresuar” është një
shprehje që shumë e shpeshtë në mes të
studentëve. Çka ju streson juve. Cili është populacioni me interes?
Identifikoni më së paku tri arsye për të marrë
mostrën.
Identifikoni dy variabla ose karakteristika të
anëtarëve të këtij populacioni që ju dëshironi të
studioni.
54
Ushtrime
Ushtrim . Dekani i fakultetit dëshiron të shoh se çfarë lloj aktiviteti dhe pune bëjnë studentët e diplomuar të fakultetit pas 5 vjet diplomimi.
Cili është populacioni me interes?
Identifikoni arsyet për të marrë mostrën për hulumtim.
Identifikoni dy variabla/karakteristika të anëtarëve të populacionit që ju dëshironi të studioni
28
55
Ushtrime
Ushtrim . Kryetari i një shteti dëshiron të
shoh se sa është i popullarizuar pas dy
vjetëve të mandatit të tij. Një mostër e
votuesve të rritur janë pyetur se a do ta
rizgjedhnin prapë atë në atë post. A janë të dhënat kualitative apo kuantitative
Nëse të dhënat janë kualitative a janë ato
nominale apo rendore/shkallore. Nëse janë
numerike a janë ato diskrete apo kontinuale.
56
Ushtrime
Ushtrim . Më poshtë janë të listuar disa pyetje nga anketa rreth virusit “Trojan horse”. Për çdo lloj të pyetjes identifikoni se çfarë lloj të dhënash duhet të grumbullohen.
A është infektuar kompjuteri juaj me virusin “Trojan horse” Po, kompjuteri im është infektuar me këtë virus.
Jo , kompjuteri im nuk është infektuar me këtë virus.
Nuk jam i sigurt se kompjuteri im është infektuar.
A dini dikë tjetër që kompjuteri i është infektuar me virusin “Trojan Horse” Po
Jo
Sa shpesh ju me kujdes ekzaminoni subjektin e-mailit të juaj para se të hapni atachmentët. Gjithmonë
Shpesh
Sipas rastit
Rrallë ose kurrë