31
ALBANIAN VERSION

ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

ALBANIAN VERSION

Page 2: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

NJOHJE ME SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Kjo broshurë është për prindër me fëmijë të moshës 3 deri 11 vjeç, por merret kryesisht me çështjet e atyre prindërve fëmijët e të cilëve janë në kohë për të nisur shkollën fillore në 2009-ën. Jep informacion se si dhe kur duhet aplikuar për vende, shpjegon se si merren vendimet për pranime dhe jep informacion për secilën shkollë për të ndihmuar prindërit të bëjnë zgjedhjen më të mirë për fëmijët e tyre. Në Westminster gjenden 41 shkolla fillore dhe Akademi të financuara nga shteti si dhe katër kopshte. Arsimimi i disponuar në secilën nga këto shkolla është falas. Të gjitha shkollat e tjera në Westminster që disponojnë arsim fillor apo parashkollor janë ose të pavarura (private) ose nën drejtimin e organizatave të tjera që mund vënë tarifa pagese. Shërbimi Informativ për Familjet në Westminster nxjerr edhe Udhëzuesin për Moshat nën 14 që jep detajet e të gjitha masave në zonë, dhe mund të sigurohet duke telefonuar 020 7641 7920 ose vizituar www.westminster.gov.uk/children. Informacion i mëtejshëm mbi shkollat e pavarura disponohet nga Këshilli i Shkollave të Pavarura (www.isc.co.uk) dhe nga Drejtoria dhe Burimet e Shkollave të Pavarura (www.independentschools.co.uk). Shumë prej pyetjeve të ngritura nga prindërit u jepet përgjigje në këtë librushkë, por nëse ju duhet më shumë informacion, Komisioni i Pranimeve shkollore do të ketë kënaqësinë t’ju ndihmojë.

SI TË KONTAKTONI KOMISIONIN E PRANIMEVE

Komisioni i Pranimeve Shkollore i bashkisë gjendet në zyrat e bashkisë në Lisson Grove, NW8. Mund të kontaktohet në disa mënyra: • me shkrim tek: Westminster City Council, School Admissions team, Schools and Learning Directorate, 1st floor, 215 Lisson Grove, London, NW8 8LF • me telefon në 020 7641 1816/1817 • me postë elektronike: [email protected] • duke vizituar: www.westminster.gov.uk/admissions • duke folur me personelin në Zyrat e Shërbimeve Publike në Westminster që do të jetë në gjendje t’i përgjigjet kërkesave tuaja elementare. Nëse keni nevojë të takoni një pjesëtar të komisionit të pranimeve shkollore, mund t'ju duhet të lini një takim nëse janë të ngarkuar me punë. SHKOLLAT KOMUNITARE, ME FONDE VULLNETARE DHE AKADEMITË - SHPJEGIMI Në Westminster gjenden 41 shkolla fillore dhe Akademi të financuara nga shteti si dhe katër kopshte. Katërmbëdhjetë nga këto janë shkolla fillore komunitare, 19 janë shkolla fillore me fonde vullnetare të Kishës Anglikane, shtatë janë shkolla fillore me fonde vullnetare të Kishës Katolike Romake dhe njëra është akademi.

Page 3: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Shkollat komunitare financohen nga fonde publike dhe mbahen nga bashkia, e cila gjithashtu u cakton kërkesat e pranimeve. Shkollat me fonde vullnetare ngrihen nga një organ fetar apo vullnetar, por financohen nëpërmjet këshillit bashkiak. Drejtuesit kanë përgjegjësi shtesë mbi shkollat komunitare, duke përfshirë dhe caktimin e kërkesave për pranime dhe vendimmarrjen se cilët fëmijë do pranohen. Akademitë janë shkolla të pavarura të financuara me fonde drejtpërdrejt nga pushteti qendror. Organi drejtues i secilës Akademi cakton masat e veta të pranimit në marrëveshje me Sekretarin e Shtetit dhe seksionin lokal të arsimit. AKADEMITË NË WESTMINSTER Westminsteri ka katër Akademi. Westminster Academy dhe Paddington Academy u hapën të dyja në shtator 2006. King Solomon Academy, për nxënës të moshave nga tre deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, u hap në vjeshtë 2007 në godinën e përkohshme në Penfold Street, NW1. Godina e saj e re e përhershme u hap në shtator 2009 në vendin ekzistues, gati për të marrë për herë të parë nxënësit e klasës së 7. Shkolla Pimlico u bë Akademi në shtator 2008. Nën programin Ndërtimi i Shkollave për të Ardhmen (BFS), shkolla po rindërtohet në vendin e vet ekzistues. Blloku i parë, duke përfshirë dhe palestrën sportive, u hap në shtator 2009, ndërsa shkolla si e tërë do të përfundojë nga fillimi i 2011-ës. Ndërtimi do të përfshijë gjithashtu një bibliotekë publike dhe një qendër arsimi për të rritur.

NDËRTIMI I SHKOLLAVE PËR TË ARDHMEN BSF-ja është program kombëtar qeveritar për transformimin e arsimit për të gjithë studentët e shkollave të mesme. Në Westminster, mbi 152 milionë sterlina po investohen në ndërtesa të reja apo të rimobiluara, si dhe në informatikë për shtatë shkolla të mesme, dy shkolla të posaçme dhe në Njësinë e Referimit të Nxënësve. Punimet vazhdojnë në Akademinë Pimlico, Shkollën Wesminster City, Shkollën St. Marylebone, Shkollën St. George, Shkollën e Mesme St. Augustine dhe The Grey Coat Hospital. Programi do të arrijë: • rindërtimin e Akademisë Pimlico në vendin e vet ekzistues • zgjerimin e Shkollës St. Marylebone nga fillimi shkollor në 2010-ën, me një godinë të re të ndërtuar në sheshin e afërt në Blandford Street, që për momentin strehon qendrën e studimeve të përparuara (sixth form) të shkollës • një shtesë të re dhe rikonstruktim të brendshëm të Shkollës Westminster City • zgjerimin e Shkollës St. George RC dhe asaj të Mesme St. Augustine' CE me godina të reja dhe rimobilime të brendshme të godinave ekzistuese • një godinë shtesë të re dhe rimobilim për The Grey Coat Hospital • rindërtimi i shkollave të arsimit të posaçëm në Westminster: College Park dhe Queen Elizabeth II, në vendet e veta ekzistuese

• ndërtimi i Kompleksit Marlborough Hill, duke përfshirë kushte të reja në Shkollën Quintin Kynaston, Shkollën Beachcroft (Njësia e Referimit të Nxënësve) dhe, me

Page 4: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

përdorimin e Fondeve për Programin Kapital Fillor, kushte të reja në shkollat George Eliot Infant dhe Junior. Ndërtesa e re do të përfshijë dhe kushte për komunitetin.

PROGRAMI MËSIMOR KOMBËTAR Shkollat fillore të Westminsterit ndjekin programin mësimor kombëtar. Kur fëmija juaj nis shkollën fillore në klasën pritëse (reception), do t‘i jepet mësim në ciklin Themeltar (parashkollor). Pjesa e mbetur e kohës së fëmijës në shkollim fillor dhe të mesëm ndahet në katër faza të njohura si Cikle (Key Stages). Çdo cikël ka programin e vet të studimit, synimet dhe masat për vlerësime. Katër ciklet janë: Cikli 1 Moshat 5 – 7 (Viti i 1 dhe i 2 i shkollës) Cikli 2 Moshat 7 – 11 (Vitet shkollore nga i 3-i te i 6-i) Cikli 3 Moshat 14 – 16 (Vitet shkollore nga i 7-i te i 9-i) Cikli 4 Moshat 14 – 16 (Viti i 10 dhe i 11 i shkollës) Në shkollën fillore fëmija do të kalojë Ciklin 1 dhe 2. Lëndët që do të mësojë janë këto: Anglisht Matematikë Shkencë Histori Gjeografi Vizatim Teknik Muzikë Edukim Fizik Art Edukim Fetar Informatikë Bëhet gjithashtu një lutje kolektive e përditshme nga të gjithë nxënësit, përveç atyre për të cilët prindërit e vet kanë kërkuar të hiqen.

ARSIMI PARASHKOLLOR DHE KUJDESI PËR FËMIJËT

Moshat e Vogla, Shërbimet e Zgjeruara dhe Ekipet e Lojërave të bashkisë mbajnë përgjegjësi për përkrahjen e realizimit me cilësi të arsimit dhe kujdesjes për fëmijët kudo në Westminster. Këto realizohen nëpërmjet një sërë qendrash, ku përfshihen 12 qendra fëmijësh të cilat sigurojnë përkrahje ndaj familjeve, mundësi mësimi për të rritur dhe këshillim për punësime. Prindërit e tre dhe katër-vjeçarëve mund të kenë një vend parashkollor të financuar për 2.5 orë në ditë, deri në 38 javë në vit. Kjo do të rritet në 15 orë në vit nga 2010-a, ku disa tre dhe katër-vjeçarët do të kenë mundësi përdorimi të ofertës së zgjeruar nga shtatori 2009. Vizitoni www.westminster.gov.uk/children ose kontaktoni Shërbimin Informativ për Familje në 020 7641 7929 ose në postën elektronike [email protected] për informacion të mëtejshëm.

Page 5: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SHËRBIMET E SHKOLLAVE TË ZGJERUARA Qeveria mbështet zhvillimin e shkollave të zgjeruara që ofrojnë mundësi përdorimi të një sërë shërbimesh për fëmijë, të rinj, familjet e tyre dhe komunitetet në zonën lokale. Qeveria ka parashtruar një ofertë thelbësore shërbimesh të zgjeruara të cilat kërkon t'ua mundësojë për përdorim të gjithë fëmijëve nëpër shkolla deri në 2010-ën. • kujdesje me cilësi të lartë për fëmijë, të disponuara në shkolla fillore ose nëpërmjet siguruesish të tjerë lokale, nga ora 8 deri në 6 të pasdites gjatë gjithë vitit, ose të pasqyrojë kërkesat komunitare • një sërë veprimtarish si klube detyrash shtëpie, sport, mësime muzike, klube për interesa të veçanta dhe punë vullnetare • përkrahje për prindër, duke përfshirë dhe seanca informative për prindër në pika kyçe të kalimit nga cikli në cikël, programe për prindër dhe seanca mësimore familjare • përdorim të shpejtë e të lehtë të një sërë shërbimesh specialiste përkrahëse si terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit më të gjerë të informatikës, mjediseve sportive dhe atyre të artit si dhe mësim për të rritur.

Page 6: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SI TË APLIKONI PËR VEND KOPSHTI NË NJË INSTITUT PARASHKOLLOR APO SHKOLLË FILLORE ME FONDE NGA SHTETI INSTITUTE PARASHKOLLORE APO KLASA KOPSHTI TË FINANCUARA NGA SHTETI

Gjenden katër institute parashkollore (kopshte) dhe 32 klasa kopshti në shkolla fillore të financuara nga bashkia. KOPSHTET Dorothy Gardner Nursery Centre Mary Paterson Nursery School Portman Early Childhood Centre Drejtuar në bashkëpunim me Church Street Sure Start Tachbrook Nursery School Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni versionin e plotë në anglisht të kësaj broshure. KLASA KOPSHTI NË SHKOLLAT FILLORE TË WESTMINSTERIT Disa shkolla fillore ofrojnë klasa kopshti ditore. Shkolla të tjera ofrojnë vetëm sesione me orar të pjesshëm, kurse disa ofrojnë edhe me orar të pjesshëm, edhe me të plotë. Jeni të mirëpritur të pyesni cilëndo nga shkollat se si i organizon klasat e veta. Shkollat e poshtëpërmendura të financuara të Westminsterit kanë klasa kopshti: All Souls CE Primary School St. Augustine's CE Primary School Burdett-Coutts CE Primary School St. Clement Danes CE Primary School

Christ Church Bentinck CE Primary School

St. Edward's RC Primary School

Churchill Gardens Primary School St. James' and St. Michael's CE Primary School

Edward Wilson Primary School St. Joseph's RC Primary School Essendine Primary School School St. Mary Magdalene CE Primary School Gateway Primary School St. Mary of the Angels RC Primary

School George Eliot Infant School St. Mary's Bryanston Square CE Primary

School

Hallfield Infant School St. Matthew's CE Primary School Hampden Gurney CE Primary School St. Peter's Eaton Square CE Primary

School King Solomon Academy St. Saviour's CE Primary School Millbank Primary School St. Stephen's CE Primary School Our Lady of Dolours RC Primary School St. Vincent de Paul RC Primary School

Page 7: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Paddington Green Primary School St. Vincent's RC Primary School

Queen's Park Primary School Soho Parish CE Primary School Robinsfield Infant School Wilberforce Primary School

Për informacion të mëtejshëm mbi këto shkolla, ju lutemi shikoni versionin anglisht të kësaj librushke. Ju lutemi kini parasysh: regjistrimi në kopshtet e renditura më sipër nuk rezulton automatikisht në pranim në shkollën përkatëse. Të gjithë prindërit këshillohen të bëjnë aplikimet për në shkollat që parapëlqejnë, në përputhje me procedurën e renditur më poshtë. SI TË APLIKONI Për të aplikuar për vend në një klasë kopshti të një shkolle fillore apo kopësht të financuar në Westminster, duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek shkolla/kopshti përkatës. Jeni të mirëpritur t’i kontaktoni shkollat për të caktuar një vizitë dhe për të bërë aplikimin. Detajet e kontaktit për shkollat jepen në pjesën e kopshteve dhe shkollave fillore në versionin e plotë anglisht të kësaj broshure. Shkollat komunitare/Kopshtet Mund të mos ketë vende të mjaftueshme në një kopësht apo klasë kopshti për të pranuar të gjithë fëmijët që kanë dëshirë të regjistrohen. Për shkollat komunitare dhe kopshtet e financuara ku janë bërë më shumë kërkesa se sa vende, shkolla do t'i caktojë vendet sipas rendit të mëposhtëm: 1. Fëmijë nën kujdesin publik 2. Fëmijë me nevojë të veçantë mjekësore apo sociale për vend në pikërisht atë shkollë. 3. Fëmijë që kanë një motër apo vëlla që shkon në atë kopësht apo klasë kopshti, ose në shkollën ku bën pjesë kjo klasë, në kohën e pranimit. Në rastin e klasave kopësht në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant kjo parësi u jepet edhe aplikantëve të cilët kanë një motër apo vëlla që shkon përkatësisht në shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior. Kjo është në përputhje me parësinë e lidhur për fëmijë nga familja që ekziston midis këtyre palëve shkollash për pranimet e fëmijëve nga klasa pritëse e lart. 4. Fëmijë për të cilët shkolla apo klasa kopshti është më e afërta në shkollë komunitare. Brenda këtij grupi parësia u jepet atyre që jetojnë më pranë shkollës sipas matjes së distancës më të shkurtër në ecje. 5. Fëmijë që jetojnë më afër shkollës (matur sipas distancës më të shkurtër në ecje). Shkollat me fonde vullnetare Shkollat me fonde vullnetare dhe Akademitë kanë kriteret e veta për të vendosur se cilët fëmijëve u duhet dhënë një vend në klasat-kopësht. Prindërit duhet të kontaktojnë secilën shkollë drejtpërdrejt për më shumë informacion.

TRANSFERIMI I FËMIJËVE TË KOPSHTIT NË KLASËN PRITËSE. Ju lutemi vini re se nuk ka transferim automatik nga kopshti në klasën pritëse të një shkolle. Shkolla për të mitur apo ajo fillore ku fëmija shkon në klasën-kopësht nuk do të jetë medoemos në gjendje të ofrojë një vend në klasën pritëse. Ka një procedurë tjetër aplikimi për vende në klasën pritëse në shkolla. Të gjitha shkollat kanë kritere

Page 8: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

pranimi, të cilat i përdorin për caktimin e vendeve atje ku ka mbingarkesë kërkesash.

Page 9: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SI TË APLIKONI PËR VEND NË KLASË PRITËSE NË NJË SHKOLLË FILLORE KUR TË APLIKONI PËR VEND NË KLASË PRITËSE NË SHKOLLA FILLORE Në qoftë se fëmija ka lindur mes 1 shtatorit 2005 dhe 31 gushtit 2006, atëherë ka kohën për të nisur klasën pritëse në shkollë në vitin shkollor 2010/011. Duhet ta bëni aplikimin brenda 1 marsit 20010. Mund të aplikoni që në shtator 2009, por ju lutemi të kini parasysh se kohëzgjatja për të cilën emri i fëmijës suaj është në listë nuk ndikon në parësinë për t'i dhënë vend. Po të aplikoni pas datës së mbylljes, mund të merrni vesh se shkolla e lagjes është mbushur me fëmijë prindërit e të cilëve kanë aplikuar në kohën e duhur. Bashkia po bashkërendon procesin e pranimeve për 2010/2011. Atyre prindërve dhe kujdestarëve që kanë aplikuar në një shkollë të Westminsterit para shtatorit 2009 do t’u duhet të aplikojnë rishtazi. Këta prindër do të kontaktohen drejtpërdrejt dhe do t’u dërgohet formulari i përbashkët i aplikimit për Westminterin dhe shënimet udhëzuese për pranim në klasë pritëse në shkollë fillore. Nëse s’e keni marrë formularin e përbashkët të aplikimit brenda janarit 2010, ju lutemi të kontaktoni komisionin e Pranimeve Shkollore në 020 7641 1817.

KUR DUHET TË NISË FËMIJA SHKOLLËN FILLORE Klasa ku do të hyjë fillimisht fëmija juaj kur të nisë shkollën fillore do të jetë klasa pritëse (reception class). Sipas ligjit kërkohet që fëmijët të arsimohen me kohë të plotë duke nisur nga semestri që vjen pasi të kenë mbushur pesë vjeç. Megjithatë, në Westminster fëmijët e nisin shkollën më herët. Fëmijët zakonisht pranohen në shkolla Komunitare në Westminster në shtator nëse ditëlindja e pestë u bie mes 1 shtatorit dhe fundit të shkurtit. Nëse ditëlindja e pestë u bie mes 1 marsit dhe 31 gushtit, normalisht pranohen në janar. Ju mundeni, nëse keni dëshirë, ta shtyni për një semestër afatin e hyrjes së fëmijës në shkollë, brenda vitit akademik, për në semestrin e pranverës (në janar) ose për në fillimin e semestrit të verës (në prill). Nëse dëshironi të veproni kështu, kur të merrni ofertën për vend, duhet të kontaktoni shkollën vetë dhe të diskutoni çështjen. Shumica e shkollave me fonde vullnetare i pranojnë fëmijët në klasat pritëse në të njëjtën mënyrë në dy periudha të vitit (shtator dhe janar). Shkollat Christ Church Bentinck, King Solomon Academy, Our Lady of Dolours, St Augustine's, St. Barnabas, St. Mary Magdalene, St Mary of the Angels, St Matthew’s, St. Peter’s Chippenham Mews, St Saviour's, St Vincent de Paul, St Vincent’s dhe Soho Parish zakonisht i pranojnë të gjithë fëmijët në klasën pritëse në shtator. Megjithatë, pas konsultimeve me prindër dhe mësues, është e mundur të shtyhet nisja e shkollës për një fëmijë që është veçanërisht i mitur apo i papërvojë. Për këtë duhet të pyesni kur të aplikoni tek shkolla.

Page 10: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

MASAT E PRANIMIT TË BASHKËRENDUARA NGA WESTMINSTERI. Siç kërkohet me ligj, këshilli bashkiak do të bashkërendojë pranimet në të gjitha shkollat e financuara nga shteti dhe akademitë. Masat e bashkërenduara për pranimet janë paraqitur për t’ua bërë më të lehtë prindërve aplikimin në shkollat fillore që kanë zgjedhur vetë si dhe për të rritur numrin e fëmijëve të cilëve, në ciklin fillestar të ofertave, u ofrohet një vend në klasë pritëse në një shkollë të parapëlqyer nga vetë ata. Çdo aplikant mund të shprehë deri në gjashtë preferenca për shkolla fillore në Westminster, sipas radhës së parapëlqimit, në Formularin e Përbashkët të Pranimeve për Westminsterin. Këshilli bashkiak do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbush kushtet) me 10 maj 2010. Ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Komisioni i Pranime Shkollore i bashkisë do t’ua kalojë detajet e aplikimit secilës nga shkollat tuaja të preferuara. Organet drejtuese të shkollave me fonde vullnetare dhe të akademisë King Solomon do t'i rendisin aplikantët në përputhje me kriteret e tyre të pranimit. Për shkollat Komunitare kjo do bëhet nga komisioni i Pranimeve Shkollore.. Në rastin kur një fëmijë përmbush kushtet për t’iu ofruar vend në më shumë se një shkollë, komisioni i Pranimeve Shkollore do të mbajë ofertën për preferencën më të lartë prej këtyre shkollave në formularin e prindit dhe do t'i lirojë të gjitha ofertat e tjera më pak të parapëlqyera. Këto vende mund t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat për shkolla në Westminster do bëhen në të njëjtën ditë – 10 maj 2010.

Page 11: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

CILËN SHKOLLË? SI TË VENDOSNI PËR SHKOLLËN E PARAPËLQYER Para se të vendosni se në cilat shkolla të aplikoni dhe në ç’radhë preference, ju këshillojmë të lexoni udhëzuesin që gjendet brenda kësaj librushke. Informacionin për secilën shkollë e përmban versioni kryesor i kësaj broshure. Broshura përmban edhe informacion mbi kriteret e pranimeve për të gjitha shkollat komunitare dhe udhëzime për masat e pranimeve për shkollat me fonde vullnetare (kishtare). Secila shkollë nxjerr broshurën e vet (të disponuar drejtpërdrejt nga shkolla) për informacion të mëtejshëm. Ju rekomandojmë gjithashtu që të vizitoni secilën shkollë për të cilën jeni të interesuar. Zyra e Standardeve në Arsim, Shërbimet dhe Aftësitë për Fëmijë (OFSTED), inspektojnë dhe mbajnë nën kontroll kujdesjen për fëmijë dhe të rinj. Nëse doni të mësoni mbi raportet e Ofsted-it për shkollat fillore të Westminsterit, mund të vizitoni www.ofsted.gov.uk. Ju këshillojmë në mënyrë të veçantë të vini emrat e të paktën tre shkollave në Formularin e Përbashkët të Aplikimeve për Westminsterin dhe t’i përfshini si të parapëlqyera të gjitha shkollat komunitare që gjenden në afërsi. Në rast se nuk veproni kështu, do të na kufizoni mundësinë për t'ju ofruar vend në një shkollë nëse preferencat e tjera nuk mund të realizohen. Ju lutemi të kini parasysh se shumica e shkollave do të marrin më shumë kërkesa se sa kanë vende dhe, në kësi rastesh, vendet do t'u japen fëmijëve që kanë parësi më të larta sipas kritereve të pranimit të shkollës. Kriteret e pranimit për shkollat komunitare janë renditur në pjesën 'Kriteret e Pranimit' të kësaj librushke. Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) kanë kriteret e veta të pranimit dhe është e rëndësishme që t'i kontrolloni këto kritere për të parë nëse fëmija juaj i përmbush kushtet për vend. Në rast aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju duhet që, në formularin shtesë të shkollës, të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar. Nëse një shkollë është e mbingarkuar me kërkesa, përmbushja e kritereve të pranimit të asaj shkolle nuk garanton dhënien e një vendi. Pjesa informative për secilën shkollë tregon se sipas cilave kritere janë dhënë vendet në vitet e shkuara. Ju lutemi kini parasysh se jo të gjitha shkollat u japin parësi fëmijëve që kanë motra apo vëllezër që ndjekin atë shkollë, ndërsa shumica e shkollave nuk u japin parësi fëmijëve që shkojnë në kopshtin e shkollës. Aplikimi në një shkollë nuk garanton marrjen e vendit për fëmijën tuaj. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç shkollës fillore Soho Parish CE) kanë formularë shtesë për t'u plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto shkolla janë renditur në faqen 16. Nëse po aplikoni për vend në një nga këto shkolla, duhet që gjithashtu të plotësoni formularin shtesë të shkollës. Nëse dëshironi të aplikoni në një shkollë fillore jashtë Westminsterit, duhet të kontaktoni bashkinë përkatëse, që do t’ju informojë për procedurat e veta të aplikimit. Nëse dëshironi të aplikoni për një shkollë të pavarur (private, me tarifa), do t’ju duhet të aplikoni drejtpërdrejt tek ajo shkollë.

Page 12: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SI TË APLIKONI FORMULARI I APLIKIMIT – FORMULARI I PËRBASHKËT I APLIKIMIT PËR WESTMINSTERIN Për të aplikuar në cilëndo shkollë në Westminster do t'ju duhet të plotësoni formularin e përbashkët të aplikimit për Westminsterin. Mundeni gjithashtu të aplikoni nëpërmjet internetit. Informacion i mëtejshëm për aplikimet në internet jepet nga brenda kopertinës së kësaj broshure dhe në www.westminster.gov.uk/admissions. Formularë letre disponohen drejtpërdrejt nga shkollat fillore të Westminsterit dhe nga komisioni i Pranimeve Shkollore në 020 7641 1817. Një kopje e formularit mund të shkarkohet nga www.westminster.gov.uk/admissions. Në formularin e përbashkët të aplikimeve për Westminsterin mund të rendisni deri në gjashtë shkolla sipas radhës së parapëlqyer. Kjo do të thotë se në kuadratin e preferencës së parë, duhet të shkruani zgjedhjen e parë, pra shkollën ku keni më shumë dëshirë ta çoni fëmijën. Në kuadratin e preferencës së dytë duhet të shkruani shkollën e zgjedhur si të dytën, e kështu me radhë. Nëse keni ndonjë vështirësi, ju lutemi kontaktoni komisionin e Pranimeve Shkollore. Këshilli do të bashkërendojë procesin e pranimeve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos marrë më shumë se një ofertë për vend në një shkollë fillore në Westminster (preferencën më të lartë për të cilën përmbush kushtet) në ditën e përbashkët të ofertave (10 maj 2010). Prandaj ka shumë rëndësi që t'i vendosni preferencat tuaja në radhën e duhur. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare në Westminster (përveç shkollës fillore Soho Parish CE) kanë edhe formularë shtesë. Shikoni pjesën 'Formularë Shtesë’ në vijim për informacion të mëtejshëm. Duhet të përfshini vetëm shkolla fillore të Westminsterit në formular. Nëse dëshironi të aplikoni në shkolla jashtë Westminsterit, duhet ta bëni veçmas. Detajet do të disponohen nga sektori lokal i arsimit brenda të cilit gjendet shkolla. Duhet të plotësoni vetëm një formular të përbashkët aplikimi për Westminsterin. Nëse dërgoni më shumë se një formular të përbashkët aplikimi, komisioni i Pranimeve Shkollore do të përpiqet t’ju kontaktojë për të konfirmuar se cili është aplikimi që parapëlqeni. Nëse nuk është e mundur t'ju kontaktojnë, këshilli bashkiak do t’i rendisë shkollat e parapëlqyera sipas largësisë, duke nisur me shkollën më të afërt si atë më të parapëlqyerën. Duhet ta dërgoni formularin e përbashkët të plotësuar tek: Westminster City Council School Admissions team 1st Floor 215 Lisson Grove London

Page 13: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

NW8 8LF Nëse dëshironi, mund ta dorëzoni formularin e plotësuar tek shkolla komunitare e lagjes, që do t'ia kalojë komisionit të Pranimeve Shkollore. Formularët duhen marrë nga komisioni i Pranimeve Shkollore brenda orës 17.00 të datës 1 mars 2010. Aplikimet në internet do të pranohen deri në orën 23.59 të kësaj date. Një pohim do t'ju dërgohet për të konfirmuar marrjen e aplikimit.

FORMULARË SHTESË APLIKIMI Të gjitha shkollat me fonde vullnetare (përveç shkollës fillore Soho Parish CE) kanë formularë shtesë për t'u plotësuar, të cilët disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Këto formularë janë të nevojshëm që drejtuesit e shkollës të vendosin nëse aplikantët i përmbushin kriteret e besimit fetar e kritere të tjera. Në rast aplikimi për shkaqe fetare, do t’ju kërkohet që, në formularin shtesë të shkollës, të siguroni vërtetim për pjesëmarrjen tuaj në kishë dhe/ose përkushtimin fetar. Nëse po aplikoni për vend në një prej këtyre shkollave, duhet të plotësoni edhe këtë formular. Nëse nuk veproni kështu, do të thotë se drejtuesit e shkollës nuk do të jenë në gjendje ta konsiderojnë plotësisht aplikimin tuaj kundër kritereve të publikuara të shkollës për mbingarkesë aplikimesh.

Shkollat për të cilat është e nevojshme të plotësohet një formular shtesë Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) të Wesminsterit All Souls CE Primary School, W1W 7JJ Burdett-Coutts and Townshend Foundation CE Primary School, SW1P 2QQ Christ Church Bentinck CE Primary School, NW1 5NS Hampden Gurney CE Primary School, W1H 5HA Our Lady of Dolours RC Primary School, W2 5SR St. Augustine’s CE Primary School, NW6 5XA St. Barnabas’ CE Primary School, SW1W 8PF St. Clement Danes CE Primary School, WC2B 5SU St. Edward’s RC Primary School, NW1 6LH St. Gabriel’s CE Primary School, SW1V 3AG St. George’s Hanover Square CE Primary School, W1K 2XH St. James’ and St. Michael’s CE Primary School, W2 3QD St. Joseph’s RC Primary School, W9 1DF St. Luke’s CE Primary School, W9 3EJ St. Mary Magdalene’s CE Primary School, W2 5TF St. Mary of the Angels RC Primary School, W2 5PR St. Mary’s Bryanston Square CE Primary School, W1H 1DL St. Matthew’s CE Primary School, SW1P 2DG St. Peter’s CE (Chippenham Mews) Primary School, W9 2AN St. Peter’s Eaton Square CE Primary School, SW1W 0NL St. Saviour’s CE Primary, W9 2JD St. Stephen’s CE Primary School, W2 5QH

Page 14: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

St. Vincent de Paul RC Primary, SW1P 1EP St. Vincent’s RC Primary School, W1U 4DF Westminster Cathedral RC Primary School, SW1V 3SE

Shkollat për të cilat nuk nevojitet formular shtesë Shkollat Komunitare të Westminsterit Churchill Gardens Primary School, SW1V 3EU Edward Wilson Primary School, W2 5TL Essendine Primary School, W9 2LR Gateway Primary School, NW8 8LN George Eliot Infant School, NW8 0NH Hallfield Infant School, W2 6JJ Millbank Primary School, SW1P 4HR Paddington Green Primary School, W2 1SP Queen’s Park Primary School, W10 4DQ Robinsfield Infant School, NW8 6PX Wilberforce Primary School, W10 4LB Shkollat me fonde vullnetare (kishtare) të Wesminsterit Soho Parish CE Primary School, W1D 7LF Akademitë King Solomon Academy, NW1 6RX SHKOLLAT JASHTË WESTMINSTERIT

Nëse jetoni në Westminster, por do të dëshironit që fëmija juaj të shkonte në shkollë diku tjetër, duhet të kontaktoni shkollën në të cilën jeni të interesuar si dhe seksionin e arsimit lokal ku ndodhet shkolla për informacion mbi pranimet. Masat për aplikime në seksionet e tjera ka mundësi të jenë të ndryshme nga ato të Westminsterit dhe do t'ju duhet të plotësoni formularin e tyre përkatës. Mund t’ju kërkohet të plotësoni edhe një formular shtesë nga shkolla. Të dhënat për të kontaktuar secilën nga bashkitë fqinje të Westminsterit jepen në fund të kësaj librushke.

SHKOLLA PRIVATE TË PAVARURA (ME TARIFA PAGESE) Informacion i mëtejshëm mbi shkollat e pavarura disponohet nga Këshilli i Shkollave të Pavarura (www.isc.co.uk) dhe nga Udhëzuesi dhe Burimet e Shkollave të Pavarura (www.independentschools.co.uk). Do t’ju kërkohet gjithashtu të paguani tarifa për të ndjekur këto shkolla. Këto shkolla nuk janë pjesë përbërëse e organizimit të pranimeve të bashkërenduar nga bashkia, ndaj ju duhet të aplikoni vetë tek ato. NDRYSHIME NË PARAPËLQIM

Nëse dëshironi të ndërroni radhën e preferencave të shkollave të renditura në formularin tuaj të aplikimit, duhet të bëni kërkesë me shkrim para datës së mbylljes me 1 mars 2010. Pas kësaj date nuk është e mundur të bëhen ndryshime.

Page 15: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

FËMIJË ME DËFTESË NEVOJASH ARSIMORE TË POSAÇME

Nëse fëmija juaj ka një dëftesë nevojash arsimore të posaçme, procedura ndryshon dhe ju nuk duhet të plotësoni formularin e përbashkët të aplikimit për Westminsterin. Ju lutemi kontaktoni ekipin e Nevojave të Posaçme Arsimore të bashkisë në 020 7641 5351/5353.

Page 16: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SI DO T'JU KONSIDEROHET APLIKIMI PROCEDURA PËR T’U MARRË ME APLIKIMET Komisioni i Pranimeve Shkollore do t’i dërgojë një listë me aplikimet e marra deri në datën e mbylljes çdo shkolle me fonde vullnetare dhe akademie. Pas kësaj drejtuesit e shkollës do t’i rendisin aplikantët sipas kritereve të tyre të pranimit dhe do t’ua kthejnë listat komisionit të Pranimeve Shkollore. Komisioni i Pranimeve Shkollore do t’i rendisë aplikantët për secilën shkollë komunitare në përputhje me kriteret e pranimit të bëra të njohura nga shkollat komunitare të Westminsterit. Komisioni i pranimit nuk do t’i tregojë asnjë shkolle për preferencat tuaja për shkolla të tjera apo të ndajë informacionin me to. Pas kësaj Komisioni i Pranimeve Shkollore do të kontrolloje të gjitha listat për të parë nëse ndonjë fëmije i është ofruar më shumë se një vend shkolle. Në rast të tillë fëmijës do t’i ofrohet preferenca më e parë nga këto shkolla. Të gjitha ofertat nga shkollat më pak të parapëlqyera do t’u ofrohen aplikantëve të tjerë. Të gjitha ofertat nga shkollat e Westminsterit do bëhen në të njëjtën ditë – 10 maj 2010. KUR DO TA MARR VESH REZULTATIN E APLIKIMIT TIM?

Nëse aplikimi juaj merret brenda datës së mbylljes me 1 mars 2010, këshilli bashkiak do t'ju dërgojë një letër ku ju bën të ditur rezultatin e aplikimit me 10 maj 2010. Ata që kanë aplikuar në internet do të mund ta shohin rezultatin e aplikimit të tyre nga ora 7 e mëngjesit me 11 maj 2010 dhe do t'u dërgohet një lajmërim me postë elektronike brenda orës 12 të mesditës. Gjithashtu do të merrni një letër nga shkolla që do t’ju ofrojë një vend. Shkolla do t’ju kërkojë të jepni konfirmim me shkrim se dëshironi ta pranoni vendin e ofruar, brenda datës 24 maj 2010. Moskryerja e kësaj mund të ketë si pasojë anulimin e vendit të ofruar. Veç kësaj, ato akademi apo shkolla me fonde vullnetare që nuk janë në gjendje t’ju ofrojnë vende do t'ju shkruajnë për t'ju njoftuar pse aplikimi juaj ka qenë pa sukses dhe për t’ju njoftuar për listat e pritjes dhe procedurat e apelimit. Komisioni i Pranimeve Shkollore i bashkisë do ta bëjë këtë në emër të shkollave komunitare. Nëse formulari juaj është marrë pas datës 1 mars 2010, do të merret në konsiderim vetëm pas datës së ofertave fillestare me 10 maj 2010.

DËSHMI ADRESE DHE DATËLINDJEJE

Page 17: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Kur ju ofron një vend, shkolla do të kërkojë edhe dëshmi të adresës së banimit dhe datëlindjes së fëmijës. Ju lutemi të kini parasysh se, po të mos jeni në gjendje të paraqisni një formë të pranueshme të dëshmisë së adresës, aplikimi juaj mund të bëhet i pavlefshëm dhe oferta për vend mund të anulohet. Forma të pranueshme si dëshmi adrese janë si vijon: • faturë tatimesh bashkiake (council tax) • kontratë qiramarrjeje me bashkinë/shoqatën e banesave • njoftim/librezë e përfitimeve për fëmijë (Child Benefit). Dëshmitë e dhëna duhet të kenë një datë jo më të hershme se gjashtë muaj nga data e shkrimit në letër. Forma të pranueshme si dëshmi datëlindjeje janë si vijon: • certifikatë lindjeje • pasaportë • dokument imigracioni • njoftim/librezë e përfitimeve për fëmijë (ku tregohet datëlindja), • certifikatë pagëzimi. Duhen paraqitur vetëm dokumente origjinale. Fotokopjet nuk janë të pranueshme. Ju lutem kini parasysh se dhënia e informacioneve të rreme apo çorientuese me qëllim në formularin e përbashkët të aplikimeve, formularin shtesë të shkollave dhe/apo në informacione përforcuese, mund ta bëjë aplikimin të pavlefshëm, ose të çojë në anulimin e ofertës për vend.

LISTAT E PRITJES Emrat e aplikantëve do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që janë shënuar si më të parapëlqyera se ajo që është ofruar. Për shembull, nëse një fëmije i është ofruar shkolla e radhitur si preferencë e tretë, ai do të përfshihet në listën e pritjes për shkollat e vëna si preferencë e parë dhe dytë. Emrat e aplikantëve normalisht nuk do të përfshihen në listat e pritjes për shkollat që kanë qenë një preferencë më e ulët se sa ajo e ofruara. Shkolla ose Komisioni i Pranimeve i bashkisë (për shkollat komunitare) mund gjithashtu t'ju kontaktojë për të konfirmuar nëse dëshironi të mbeteni në listën e pritjes për ndonjë shkollë në veçanti. Të gjitha vendet në listën e pritjes janë radhitur në përputhje me kriteret e pranimit të publikuara për secilën shkollë dhe do t'u ofrohen fëmijëve sapo të dalin vende të lira. Pas ofertës fillestare me 10 maj 2010, komisioni i Pranimeve Shkollore do të ofrojë çfarë vendesh dalin nga shkollat komunitare. Drejtuesit e shkollës do të vendosin se kujt t'i ofrohen vendet e lira të mëpasshme në shkollat me fonde vullnetare ose Akademitë, me përputhje me kërkesat e publikuara të pranimit dhe radhitjen në listat e pritjes. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në klasë pritëse për fëmijën tuaj, kontaktoni me Komisionin e Pranimeve në numrin 020 7641 1817 për ndihmë.

APLIKIMET E MARRA MBAS DATËS SË MBYLLJES ME 1 MARS 2010 Nëse aplikoni për vend në klasë pritëse pas datës së publikuar të mbylljes, aplikimi juaj do të konsiderohet vetëm pas datës së ofertave me 10 mas 2010. Emri i fëmijës

Page 18: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

suaj do t'i shtohet listës së pritjes bashkë me aplikantë të tjerë të pasuksesshëm që janë konsideruar në fazën fillestare të caktimeve. Shikoni më sipër se si funksionojnë listat e pritjes. Nëse jeni të interesuar në një shkollë me fonde vullnetare, duhet të kontaktoni shkollën drejtpërdrejt për të bërë aplikimin. Nëse jeni të interesuar për një shkollë komunitare ose Akademi, ju lutemi të kontaktoni komisionin e Pranimeve Shkollore në 020 7641 1817 që do të punojë bashkarisht me shkollat komunitare dhe Akademinë King Solomon për të administruar listat e tyre të pritjes deri në janar.

SI TË APELONI NDAJ VENDIMEVE PËR PRANIME Nëse nuk ka qenë e mundur t’i ofrohej një vend fëmijës në shkollën tuaj të parapëlqyer, me ligj keni të drejtë të apeloni tek një juri e pavarur apelesh. Hollësitë e të drejtës suaj për apel do të përfshihen në letrën e dërguar nga shkolla (ose nga këshilli bashkiak në rastin e shkollave komunitare). Që prej shtatorit 2001, me përjashtim të disa rasteve tepër të kufizuara, klasat e të vegjëlve - pritëse, e para dhe të dyta nuk janë lejuar me ligj të mbajnë më shumë se tridhjetë nxënës nëse klasa ka vetëm një mësues. Pushteti i jurive të apeleve për të përkrahur apelet në të tilla rrethana është tepër i kufizuar. Juritë do mund të mbështesin apelin tuaj nëse: e konsiderojnë vendimin për të refuzuar fëmijën tuaj si të paarsyeshëm nga ana ligjore; një gabim ka ndodhur me zbatimin e masave të pranimit të shkollës që kanë ndaluar ofrimin e një vendi për fëmijën tuaj, ose konsiderojnë që masat e pranimit për shkollat kanë qenë të paligjshme dhe, po të kishin qenë të ligjshme, fëmijës suaj do t'i ishte ofruar vend. Ju lutemi vini re se nuk ka të drejtë zyrtare për apel për sa u përket pranimeve në kopshte apo klasa kopshti. Informacion më i hollësishëm rreth apelimeve disponohet nga komisioni i Pranimeve Shkollore në numrin 020 761 1817. Udhëzime do të jepen edhe në formularin e apelimit nëse vendosni ta ushtroni këtë të drejtë.

Page 19: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

DATAT KRYESORE

Shtator 2009 Broshura për zgjedhjen e shkollës fillore, formulari i përbashkët i aplikacionit dhe shënimet udhëzuese disponohen nga Zyrat e Shërbimeve Publike, bibliotekat, shkollat si dhe nëpërmjet postës. Prindërit e fëmijëve të lindur mes 1 shtatorit 2005 dhe 31 gushtit 2006 duhet të nisin të aplikojnë për vend klase pritëse.

Nga 1 shtatori 2009 Prindërit mund të aplikojnë në internet në www.westminster.gov.uk/admissions

1 mars 2010 Data e mbylljes për aplikimet. 10 maj 2010 Dita e ofertave të përbashkëta. Komisioni i Pranimeve

Shkollore do t’ju dërgojë një letër ku ju bën të ditur rezultatin e aplikimit.

11 maj 2010 Ata që kanë aplikuar në internet do të mund të shikojnë rezultatin e aplikimit në internet. Për aplikimet në internet do të dërgohen lajmërime me postë elektronike për rezultatin brenda orës 12 të mesditës.

11 maj 2010 e më pas

Vendet e lira do të mbushen nga listat e pritjes të shkollave. Për prindërit që dëshirojnë të apelojnë do të organizohen seanca apelimesh.

24 maj 2010 Aplikantët që kanë pasur sukses duhet të kthejnë letrën e pranimit nëpër shkolla.

Page 20: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

KRITERET E PRANIMIT Nëse një shkollë ka më shumë kërkesa se vende, vendet caktohen në përputhje me kriteret e pranimit të publikuara të shkollës. Këto caktohen nga Këshilli bashkiak i Westminsterit në rastin e shkollave komunitare dhe nga organi drejtues shkollor në rastin e shkollave me Fonde Vullnetare dhe akademive. Të gjitha shkollat me fonde vullnetare në Bashkinë e Westminsterit kanë përkatësi fetare, ose të Kishës Anglikane, ose Katolike Romake, dhe kjo pasqyrohet në kriteret e pranimit të secilës shkollë. Masat e pranimit për shkollat me fonde vullnetare dhe akademinë King Solomon disponohen drejtpërdrejt nga vetë shkollat dhe kriteret e pranimit të këtyre shkollave parashtrohen edhe në versionin anglisht të kësaj librushke ose në www.westminster.gov.uk/admissions. Kriteret për shkollat komunitare shtrohen më poshtë: Barrow Hill Junior School Churchill Gardens Primary School Edward Wilson Primary School Essendine Primary School Gateway Primary School George Eliot Infant and Junior Schools Hallfield Infant and Junior Schools Millbank Primary School Paddington Green Primary School Queen's Park Primary School Robinsfield Infant School Wilberforce Primary School Vendet do t’u jepen më parë fëmijëve me dëftesa nevojash arsimore e posaçme, të cilët e kanë zgjedhur shkollën, si dhe në marrëveshje me bashkinë. Në rast mbingarkese me kërkesa, vendet do të caktohen si vijon: 1. Fëmijë që janë nën kujdesin publik 2. Fëmijë me nevoja mjekësore, shoqërore e të tjera, që mund të plotësohen më mirë në shkollën në fjalë se sa në ndonjë shkollë tjetër (vendimi merret në konsultim me Kreun për Shkolla dhe Mësim në secilin rast) 3. Fëmijë që kanë një fëmijë nga familja në shkollë në kohën e pranimit. Një fëmijë nga familja përkufizohet si motër apo vëlla, gjysmë-motër apo vëlla, ose vëlla apo motër i gjetur nga martesa, që banon në të njëjtën adresë. Ju lutem vini re se parësia fëmijëve nga familja zbatohet vetëm për fëmijët me motër/vëlla në të njëjtën shkollë nga klasa pritëse në të gjashtën në kohën e pranimit, por jo në kopësht. Në rastin e klasave pritëse në shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant parësia e fëmijëve nga familja u jepet edhe aplikantëve të cilët kanë një fëmijë nga familja që shkon përkatësisht në shkollat Barrow Hill, George Eliot ose Hallfield Junior dhe anasjelltas. 4. Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur është më e afërta fillore komunitare 5. Fëmijë për të cilët shkolla e zgjedhur nuk është më e afërta fillore komunitare.

Page 21: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Brenda kategorive 4 dhe 5 si më lart, parësi do t’u jepet atyre fëmijëve që jetojnë më në afërsi të shkollës, matur me distancën më të shkurtër në ecje. Distancat maten me udhën më të shkurtër në ecje, duke përdorur rrugë dhe shtigje të ndriçuara nga qendra e adresës së shtëpisë së fëmijës deri në hyrjen e shkollës më të afërt për nxënës, siç matet nga sistemi i kompjuterizuar i bashkisë. Aty ku bëhet e nevojshme të konsiderohen raste aplikantësh që jetojnë në apartamente në të njëjtën rrugë, parësi do t'u jepet aplikantëve që jetojnë më afër katit përdhes dhe pastaj në rradhë ngjitëse të numrit të apartamentit. Aplikimet e bëra nën kriterin 2 do të konsiderohen vetëm nëse kanë të bashkangjitur në formularin e aplikimit të bashkisë lokale ndonjë dëshmi mbështetëse nga një profesionist përkatës (p.sh. mjek apo punonjës social). Dëshmitë mbështetëse duhet të parashtrojnë arsyet e veçanta pse shkolla ne fjalë është më e përshtatshmja dhe vështirësitë që do të shkaktoheshin nëse fëmija duhet të shkojë në një shkolle tjetër. Fëmijë nga lindje të shumëfishta (psh. binjakë/trinjakë) Aty ku pranimi i fëmijëve nga lindje të shumëfishta çon në tejkalimin e numrit të publikuar të pranimeve, parësi do t'i jepet më të madhit nga fëmijët.

Në banim të ndarë Në rastin kur fëmija jeton me prindër që ndajnë përgjegjësitë kujdestare, secili për një pjesë të javës, adresa ku jeton fëmija përcaktohet me përdorimin e një deklarate të përbashkët nga prindërit ku tregohet koha e banimit. Nëse banimi i fëmijës ndahet barabar mes dy prindërve, atëherë prindërve do t'u kërkohet të përcaktojnë se cila është adresa e banimit për arsye pranimi në shkollë. Nëse banimi nuk ndahet barabar mes dy prindërve, atëherë adresa e përdorur do të jetë ajo ku fëmija kalon shumicën e javës. Si të aplikoni Prindërit/kujdestarët duhet të aplikojnë me anë të formularit të përbashkët të aplikimit të Westminsterit. Ky mund të plotësohet në internet në www.westminster.gov.uk/admissions ose në formular letre të disponuar drejtpërdrejt nga shkollat, libraritë ose komisioni i Pranimeve Shkollore. Data e mbylljes dhe data fillestare e njoftimeve Sipas masave të bashkërenduara për pranime të Westminsterit data e mbylljes për aplikimet për klasa pritëse është 1 marsi 2010. Letrat njoftuese do të dërgohen me 10 maj 2010. Aplikimet e vona Aplikimet e marra pas datës së caktuar të mbylljes do të pranohen, por normalisht nuk do të konsiderohen për vend shkolle deri pas datës fillestare të ofertave. Lista e pritjes Aplikantët e pasuksesshëm do të përfshihen në listën e pritjes së shkollës të vendosur në radhë parësie sipas kritereve të publikuara për mbingarkesë kërkesash pa konsideruar datën e marrjes së aplikimit. Apelet

Page 22: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Aplikantët e pasuksesshëm kanë të drejtë apelimi tek një juri e pavarur apelesh. Detaje të mëtejshme do të përfshihen në letrën njoftuese. Pranime të rastit/gjatë vitit Për pranime gjatë vitit shkollor, prindërit/kujdestarët duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në shkolla. Aplikantët do të konsiderohen në përputhje me kriteret e mësipërme të mbingarkesës së kërkesave. Në rast se nuk është e mundur të ofrohet vend, procedura e apelit dhe listës së pritjeve do të vihet në zbatim. Pranimet në klasën e 3-të. Në rastin e pranimit në klasën e 3-të në shkollat Barrow Hill, George Eliot dhe Hallfield Junior, u jepet parësi pranimi nxënësve që transferohen përkatësisht nga shkollat Robinsfield, George Eliot dhe Hallfield Infant.

Page 23: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

INFORMACIONE TË TJERA PRANIMET ‘BRENDA VITIT’ Nëse doni që ta fusni fëmijët në një shkollë fillore të Westminsterit dhe ai/ajo e ka kaluar moshën për në klasën pritëse (për shembull nëse sapo jeni transferuar në këtë zonë), duhet të kontaktoni vetë shkollën që parapëlqeni për të kërkuar dhe plotësuar një formular. Nëse shkolla tek e cila keni aplikuar ka vende të lira në klasat e moshës së fëmijës suaj, duhet t'ju ofrojnë një vend. Nëse nuk mund ta pranojnë fëmijën menjëherë sepse nuk ka vende në klasën vjetore të kërkuar, duhet t'ju tregojnë për të drejtën e apelimit tek një juri e pavarur, dhe se si mund të apeloni. Fëmija juaj do të vihet gjithashtu në liste pritjeje, e cila do të mbahet në radhë parësie sipas kritereve. Nëse një vend lirohet për shkak se largohet një fëmijë, do t'i ofrohet aplikantit që ka radhën në listë. Kohëzgjatja për të cilën fëmija rri në listën e pritjes nuk ndikon në faktin se sa shpejt do t’ju ofrohet vendi dhe emri i fëmijës suaj mund të lëvizë lart e poshtë në listë ndërkohë që njerëz të tjerë futen apo largohen nga lista. Për shkollat komunitare, listat e pritjes kategorizohen duke përdorur të njëjtat kritere pranimi si për moshat e klasës pritëse. Këto renditen në pjesën e kritereve të pranimit si më sipër. Kriteret e pranimit për shkollat me fonde vullnetare dhe akademinë King Solomon disponohen drejtpërdrejt nga shkollat. Çfarëdo qofshin masat e listave të pritjes, ju prapëseprapë keni të drejtë të apeloni nëse fëmijës nuk i ofrohet vend. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e një vendi në shkollë fillore ose kërkoni ndihmë apo udhëzime të mëtejshme, ju lutem kontaktoni komisionin e Pranimeve Shkollore të bashkisë në 020 7641 1817.

BASHKËRENDIMI I PRANIMEVE BRENDA VITIT Nga shtatori 2010 seksionet e arsimit do të bashkërendojnë pranimet brenda vitit për shkollat e veta dhe gjithashtu për banore që dëshirojnë të shkojnë në shkolla tjetërkund. Pritet të jete një proces i ngjashëm me atë të sistemit të aplikimit për vend në klasë pritëse. Në kohën e daljes në shtyp, detaje të mëtejshme të skemës bashkërenduese të Westminsterit po zhvillohen ende dhe do t’i nënshtrohen konsultimit zyrtar. Detaje te mëtejshme do të disponohen nga komisioni i Pranimeve te Shkollës te bashkise nga janari 2010.

SHËRBIMI I MBARËVAJTJES ARSIMORE Tel: - 020 7641 7580 Shërbimi i Mbarëvajtjes Arsimore është pjesë e Departamentit të Shërbimeve për Fëmijë të bashkisë. Në përputhje me rregulloret ndër-bashkiake, Shërbimi bashkiak për Mbarëvajtjen Arsimore punon me nxënësit dhe mund të përforcojë pjesëmarrjen në shkollë të të gjithë nxënësve në shkollat e Westminsterit pa marrë parasysh ku jetojnë. Westminsteri merr një numër të madh nxënësish nga bashkitë fqinje.

Page 24: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Çdo shkollë ka një Punonjës për Mbarëvajtjen Arsimore që mbështet shkollën për të zbatuar përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të zhvillojë sisteme adminsitrimi efikase për pjesëmarrjen në shkollë. Shumë fëmijë dhe të rinj mungojnë në shkollë pa dijeninë e prindërve. Ka të tjerë që përballen me vështirësi dhe kjo mund të ketë një ndikim të pafavorshëm në pjesëmarrjen dhe arritjet e tyre. Duke mos shkuar në shkollë rregullisht fëmijët dhe të rinjtë mund të përfshihen në veprime jo-shoqërore dhe të bëhen të prirur ndaj krimit dhe abuzimit. Me ligj, të gjithë fëmijët mes moshave pesë dhe gjashtëmbëdhjetë duhet të kenë arsimin e duhur me kohë të plotë. Prindërit kanë detyrim ligjor që të sigurohen se kjo po ndodh duke: • regjistruar fëmijët në një shkollë

• siguruar që fëmija të shkojë në shkollë rregullisht, në kohë, dhe i përgatitur për mësim

• siguruar përkrahje ndaj nismave të shkollës që ndihmojnë në përparimin e fëmijës

• siguruar që shkolla të lajmërohet për ndonjë ndryshim që mund të ndikojë tek mungesat dhe/apo sjellja; • marrë masa të tjera për t'i dhënë fëmijës një shkollim të përshtatshëm me moshën, aftësitë, prirjet dhe nevojat e posaçme arsimore. • siguruar që pushimet familjare të mos bëhen gjatë semestrave shkollorë. Shërbimi për Mbarëvajtje Arsimore ndihmon familjet për t'i kapërcyer këto probleme, po kanë dhe një detyrë me ligj për të vënë në përdorim sanksione ligjore aty ku nuk ka arsye të justifikueshme për mungesat e nxënënsve.

NEVOJAT E POSAÇME ARSIMORE Tel: 020 7641 5350/5351/5352 Këshilli Bashkiak i Westminsterit duhet të sigurojë që janë marrë masat në shkollat e përgjithshme për identifikimin, vlerësimin dhe sigurimin e kushteve për fëmijë me nevoja të posaçme arsimore. Shumicës së këtyre fëmijëve do t’u plotësohen nevojat nga shkolla e përgjithshme që ka burime për të ndihmuar fëmijët me nevoja të posaçme arsimore. Megjithatë, disa fëmijë mund të kenë nevoja arsimore të posaçme të një natyre më të rëndë dhe/ose komplekse që kërkon më tepër nga ç’mund të sigurojë shkolla e përgjithshme. Për këta fëmijë mund të jetë e nevojshme që këshilli bashkiak të ndërmarrë një vlerësim të parashikuar me ligj për të vendosur shkallën e nevojës, pasi mund të kërkohet një dëftesë për nevoja të posaçme arsimore. Dëftesa është një dokument që përshkruan nevojat e posaçme arsimore të fëmijës dhe masat apo vendosjen e kërkuar për të siguruar që fëmija të marrë mbështetjen e duhur. Kjo masë mund të jetë përkrahje shtesë në shkollën e përgjithshme apo në shkollën e posaçme ku është vendosur, cilado të konsiderohet më e përshtatshme dhe në konsultim me prindërit/kujdestarët. Nëse mendoni se fëmija mund të ketë nevoja të posaçme arsimore, që në fillim duhet të kontaktoni Koordinatorin e Nevojave të Posaçme Arsimore (SENCO) në shkollën apo institutin e fëmijës. Nëse fëmija juaj nuk ka ende një vend shkolle apo kopshti, atëherë kontaktoni Ekipin e Dhënies së Dëftesave për Nevoja të Posaçme Arsimore.

Page 25: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SHËRBIMI INFORMATIV PËR FAMILJET (FIS) I WESTMINSTERIT FIS-ja siguron një shërbim informacioni të parashikuar me ligj për prindër të ardhshëm, prindër, kujdestarë, kujdestarë ligjorë, fëmijë dhe të rinj deri në ditëlindjen e 20. Ky shërbim ofron informacion të saktë, të paanshëm dhe udhëzime mbi kujdesin për të vegjël, arsimin parashkollor, veprimtari për fëmijë dhe të rinj si dhe shërbime të tjera për fëmijë në Westminter dhe në shkallë kombëtare.

FIS-ja mban informacion mbi kujdesjen për të vegjël dhe shërbimet arsimore parashkollore të regjistruara me Ofsted-in (inspeksionin e arsimit). Këtu përfshihen kopshtet private, mjediset për kujdesje fëmijësh jashtë shkollës, parashkolla (e quajtur dhe playgroups) dhe kujdestare fëmijësh. FIS-i mund të japë këshilla edhe mbi shërbimet që s'është e nevojshme të jenë të regjistruara, siç janë grupet për prindër dhe të vegjël dhe sesione të hapura.

FIS-ja jep informacion të përgjithshëm mbi përfitimet tatimore (tax credits) dhe vendet parashkollore për moshat tre dhe katër vjeç. Informacione të tjera të disponueshme përfshijnë:

• kujdestare fëmijësh – detaje të përditësuara për vende të lira, ku përfshihen dhe kujdesja pas-shkollore dhe kujdesja gjatë orëve joshoqërore. Sesione “Takoni Kujdestaren" disponohen gjithashtu për prindërit që të takohen me kujdestaret e ardhshme. • kopshte private, kopshte dhe klasa kopshtesh në shkolla – informacion mbi vende me orar të plotë dhe të pjesshëm në kopshtet e Westminsterit. • përfitimet tatimore (tax credits) • vende arsimi në kopshte për tre dhe katër vjeçarët • parashkollat – të renditura sipas kodit postar të zonës me detaje e orareve • kujdesje për të vegjël dhe lojëra jashtë shkolle – detajet e klubeve që sigurojnë kujdesje për të vegjël dhe veprimtari e lojëra për moshat 5 deri 12 në zonën tuaj • grupe për prindër dhe të vegjël • shkollat – lista të shkollave fillore dhe të mesme si dhe informacion mbi shkollimin në kushte shtëpiake dhe shkolla të pavarura • zbavitje – klasa noti, lojëra, valle, muzikë, sport, sesione tregimesh në biblioteka, arte marciale dhe të tjera informacione mbi veprimtari për fëmijë dhe të rinj. • nevoja të posaçme – grupe përkrahëse dhe shërbime për fëmijë dhe të rinj deri në moshën 21 vjeç • grupe përkrahëse për prindër dhe kujdestarë – detajet e kontaktit për grupe përkrahëse lokale si Fondi Kombëtar i Lindjeve Foshnjore Për më shumë informacion vizitoni westminster.gov.uk/services/youngpeople, dërgoni postë elektronike në [email protected] ose telefononi në 020 7641 7929 (nga e hëna në të premte nga ora 9.00 deri në 17.00). Për informacion rreth veprimtarive të të rinjve vizitoni www.westminster.gov.uk/wow. Të gjitha kërkesat procedohen brenda 24 orësh.

Page 26: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

NDIHMË FINANCIARE DREKA FALAS NË SHKOLLË Tel: (020) 7641 3412. Fëmijëve me prindër që marrin cilëndo nga të mëposhtmet u takojnë dreka falas në shkollë: • Ndihma me të Ardhurat (Income Support) • Shumë e Lejuar për Kërkues Pune Bazuar në të Ardhurat (Income Based Jobseekers Allowance) • Shumë e Lejuar për Përkrahje Punësimi Lidhur me të Ardhurat (Income Related Employment Support Allowance) • mbështetje sipas Pjesës VI të Ligjit për Imigracionin dhe Azilin 1999 (që mbështeten nga Shërbimi Mbështetës Kombëtar i Azilit ose nga ekipi qendror i seksionit lokal të azilit) • Përfitime Tatimore për Familje me Fëmijë (Child Tax Credit ), me kusht që të mos u takojnë përfitime tatimore lidhur me punën (Working Tax Credit ) dhe të kenë të ardhura vjetore (sipas vlerësimit të Zyrës Tatimore dhe Doganore) që nuk i kalojnë £16 040 (nga 6 prilli 2009) • Përfitime Tatimore lidhur me Punën gjatë periudhës katër-javore pas mbarimit të punësimit, ose pasi nisin të punojnë më pak se 16 orë në javë • element garancie për Depozitime të Pensionit Shtetëror Formularët e aplikimit disponohen nga të gjitha shkollat e Westminsterit ose Përfitimet e Nxënësve në 020 7641 3412. Nëse fëmija ju shkon në një shkollë të Westminsterit, duhet të aplikoni me një formular të Westminsterit pavarësisht se ku jetoni. Të drejtat e përfitimeve shqyrtohen çdo vit dhe prindërit mbajnë përgjegjësi për të siguruar që aplikimet përtërihen çdo vit. NDIHMË ME SHPENZIME UDHËTIMI SHTËPI-SHKOLLË Tel: 020 7641 1816 Të gjithë fëmijët me banim në Londër nën moshën njëmbëdhjetë vjeç mund të udhëtojnë falas në autobusë e tramvaj ose metro brenda Londrës nëse kanë fotokartën përkatëse. Formularët për fotokarta disponohen në Zyrat kryesore të Postave. Këshilli bashkiak jep karta udhëtimi falas (duke përfshirë treni dhe metroje) vetëm për fëmijët me banim në Westminster që janë në moshë shkollimi të detyrueshëm nëse: • për fëmijë nën tetë vjeç shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse dy milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e pajustifikueshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta si vajtja dhe ardhja, ose • për fëmijë të moshës tetë vjeç e sipër: shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse tre milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e pajustifikueshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta si vajtja dhe ardhja, ose

Page 27: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

• për fëmijë të moshës tetë deri dhjetë vjeç nga familje me të ardhura të ulëta; shkolla e konsideruar është më e afërta, udhëtimi shkollë-shtëpi është mëse dy milje sipas udhës më të shkurtër në këmbë dhe do të ishte e paarsyeshme të pritet që fëmija ta bëjë udhëtimin me autobus, tramvaj apo metro, pasi do të merrte mbi 45 minuta si vajtja dhe ardhja, ose • rrethanat janë kaq të jashtëzakonshme saqë Kreu i Shkollave dhe Mësimit bie dakord për dhënien e një karte udhëtimi. Krahas atyre më sipër, fëmijëve me dëftesa nevojash të posaçme arsimore dhe atyre që bëjnë pjesë në masat e posaçme mund t’u takojë ndihmë me udhëtimin shtëpi-shkollë. Ekziston e drejta e apelimi ndaj refuzimit për kartë udhëtimi. Hollësitë e mëtejshme disponohen nga komisioni i Pranimeve Shkollore i bashkisë. Shënime 1. Një shkollë e konsideruar përkufizohet si shkollë komunitare, themeltare apo me fonde vullnetare; një akademi, Kolegj Teknologjik ; shkollë e posaçme komunitare apo themeltare; shkollë e posaçme jo e financuar nga shteti; Njësi Referimi për Nxënësit apo institut parashkollor i financuar nga shteti. 2. Fëmijët nga familje me të ardhura të ulëta përkufizohen si ata që u takojnë dreka falas në shkolla ose ata nga familje që marrin nivelin maksimal të përfitimeve tatimore në lidhje me punën (working tax credits) 3. Koha më e shkurtër e udhëtimit është sipas asaj që është caktuar dhe publikuar prej Transportit për Londrën në faqen e vet të internetit për planifikimin e udhëtimeve.

Page 28: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

SHKOLLAT E MESME TË WESTMINSTERIT Akademitë King Solomon Academy E përzier, moshat 3 - 18 Penfold Street London, NW1 6RX Telefon: 020 7258 0893 Drejtor: Max Haimendorf Paddington Academy E përzier, moshat 11 - 19 Marylands Road London, W9 2DR Telefon: 020 7479 3900 Drejtoreshë: Oli Tomlinson Pimlico Academy E përzier, moshat 11 - 19 Lupus Street London, SW1V 3AT Telefon: 020 7828 0881 Drejtor: Jerry Collins Westminster Academy E përzier, moshat 11 - 19 255 Harrow Road London, W2 5EZ Telefon: 020 7121 0600 Drejtoreshë: Smita Bora

Shkollë Themeltare: Quintin Kynaston School E përzier, moshat 11 - 19 Marlborough Hill London, NW8 0NL Telefon: 020 7722 8141 Drejtoreshë: Jo Shuter SHKOLLA ME FONDE VULLNETARE The Grey Coat Hospital Për vajza, moshat 11 - 19 Kisha Anglikane Greycoat Place London, SW1P 2DY Telefon: 020 7969 1998 Drejtoreshë: Rachel Allard St. Augustine's CE High School

Page 29: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

E përzier, moshat 11 - 19 Kisha Anglikane Oxford Road London, NW6 5SN Telefon: 020 7328 3434 Drejtor: Eugene Moriarty St. George’s RC School E përzier, moshat 11 - 16 Kisha Katolike Romake Lanark Road, Maida Vale London, W9 2DR Telefon: 020 7328 0904 Drejtor: Martin Tissot The St. Marylebone School Për vajza, moshat 11 - 19 Kisha Anglikane Marylebone High Street London, W1U 5BA Telefon: 020 7935 4704 Drejtoreshë: Elizabeth Phillips Westminster City School Për djem, moshat 11 - 19 Kisha e Krishtere, pa përkatësi Palace Street London, SW1E 5HJ Telefon: 020 7641 8760 Drejtor: David Maloney Kur vjen koha që fëmija të kalojë nga shkolla fillore në atë të mesme, do t’ju jepet informacion mbi procedurën e transferimit nga drejtori/drejtoresha e shkollës fillore. Këshilli bashkiak disponon një broshurë për pranimet në shkollë të mesme me detajet e kërkesave për pranime, ditët e hapura dhe oraret e transferimeve. Ju mund të aplikoni edhe nëpër shkolla të mesme në bashki të tjera. Për informacion mbi këto ju lutemi kontaktoni seksionet arsimore lokale ku bëjnë pjesë këto shkolla (shikoni faqen 108 për të dhënat e kontaktit). Prindërit e fëmijëve që janë pranuar në shkolla fillore me fonde vullnetare (kishtare) duhet të kenë parasysh se ndjekja e këtyre shkollave nuk jep gjithnjë parësi në moshën 11 vjeç për transferimin në shkollë të mesme të së njëjtës përkatësi fetare. Kopje të broshurës për pranime në shkolla të mesme të Westminsterit disponohen tek www.westminster. gov.uk/admissions ose nga ekipi i Pranimeve Shkollore i bashkisë në 020 7641 1816 ose me postë elektronike: [email protected]

Page 30: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

TË DHËNAT SE SI TË KONTAKTONI BASHKITË FQINJE Informacion i hollësishëm rreth shkollave jashtë Westminsterit dhe masave të tyre të pranimit disponohen drejtpërdrejt nga vetë shkollat dhe nga seksionet e arsimit lokal në të cilin ndodhen. Ju lutemi kini parasysh të kontrolloni masat e pranimit për shkollën që parapëlqeni për të llogaritur nëse ka mundësi t’ju ofrohet një vend. Mund t’ju kërkohet të plotësoni edhe një formular shtesë. Brent Telefon: 020 8937 3110 Posta elektronike: [email protected] Faqja e internetit: www.brent.gov.uk/admissions Camden Telefon: 020 7974 1625 Posta elektronike: [email protected] Faqja e internetit: www.camden.gov.uk/admissions Hammersmith & Fulham Telefon: 020 8753 2627/3643 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.lbhf.gov.uk/admissions Islington Telefon: 020 7527 5515/5516 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.islingtonschools.net/admissions Kensington & Chelsea Telefon: 020 7361 2210 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.rbkc.gov.uk/schools/admissions Lambeth Telefon: 020 7926 9503 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.lambeth.gov.uk/eadmissions Southwark Telefon: 020 7525 5337 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.southwark.gov.uk/schooladmissions Wandsworth Telefon: 020 8871 7316 Post-el: [email protected] Faqja e internetit: www.wandsworth.gov.uk/admissions

TË DHËNAT E KONTAKTIT PËR ORGANET DIOQEZE

Page 31: ALBANIAN VERSION - City of Westminster...terapia e gjuhës dhe të folurit, shërbimet përkrahëse familjare dhe përkrahje për sjelljen • përdorim nga ana e një komunitetit

Dioqeza e Shërbimeve Arsimore të Westminsterit dhe Bordi i Dioqezës së Londrës për Shkollat japin informacion shtesë rreth arsimit përkatësisht në shkollat Katolike dhe të Kishës Anglikane. Dioqeza e Shërbimit Arsimor të Westminsterit (Katolike) Telefon: 020 7798 9005 Faqja e internetit: www.rcdow.org.uk/education Bordi i Dioqezës së Londrës për Shkollat (Kisha Anglikane) Telefon: 020 7932 1100 Faqja e internetit: www.london.anglican.org/schools