10
REPURLlKA E Kosovi~s - PEIIYBJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY.l( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 8 qershor 2018 Nr. ref.: RK 1255/18 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI17/18 Parashtrues NdueLekaj Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Pml. nr. 155/2017 te 11tetorit 2017, te Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, AP. nr. 506/2008 te 15prillit 2009, dhe Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut ne Peje, P. nr. 75/2001, te 4 prillit 2008 GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Ndue Lekaj nga fshati Dol, komuna e Gjakoves (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Ibrahim Dobruna, avokat nga Prishtina.

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

REPURLlKA E Kosovi~s - PEIIYBJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHH CY.l(

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 8 qershor 2018Nr. ref.: RK 1255/18

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI17/18

Parashtrues

NdueLekaj

Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te GjykatesSupreme te Kosoves, Pml. nr. 155/2017 te 11tetorit 2017, te Aktgjykimit te

Gjykates Supreme te Kosoves, AP. nr. 506/2008 te 15prillit 2009, dheAktgjykimit te Gjykates se Qarkut ne Peje, P. nr. 75/2001, te 4 prillit 2008

GJYKATAKUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Cukalovic, zevendeskryetarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu- Krasniqi, gjyqtare dheGresa Caka-Nimani, gjyqtare

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Ndue Lekaj nga fshati Dol, komuna e Gjakoves(ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson IbrahimDobruna, avokat nga Prishtina.

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktvendimin e Gjykates Supreme te Kosoves,Pml. nr. 155/2017, te 11 tetorit 2017, Aktgjykimin e Gjykates Supreme, AP. nr.506/2008, te 15 prillit 2009, dhe Aktgjykimin e Gjykates se Qarkut ne Peje, P.nr. 75/2001, te 4 prillit 2008.

Objekti i C;eshtjes

3· Objekt i <;eshtjeseshte vleresimi i kushtetutshmerise te vendimeve gjyqesore telartpermendura, me te cilat pretendohet se parashtruesit te kerkeses i janeshkelur te drejtat dhe lirite e garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtperdrejte iMarreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare], nenin 31 [E Drejta perGjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 53 [Interpretimi i Dispozitaveper te Drejtat e Njeriut] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin emetejme: Kushtetuta), si dhe me nenin 6, paragrafi 1(E drejta per nje proces terregullt) dhe nenin 5 (E drejta per liri dhe siguri) te Konventes Evropiane perte Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

4· Parashtruesi gjithashtu kerkon nga Gjykata Kushtetuese (ne tekstin e metejme:Gjykata), te vendose mase te perkohshme me te cilen do te suspendohejzbatimi i Aktgjykimit te Gjykates Supreme, te 15 prillit 2009, dhe do teurdherohej lirimi i tij i menjehershem nga burgu ne pritje te rigjykimit.

Bazajuridike

5· Kerkesa bazohet ne nenin 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] teKushtetutes, ne nenin 27 [Masat e perkohshme] dhe nenin 47 [Kerkesaindividuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr.03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregullat 29 [Parashtrimi ikerkesave dhe pergjigjeve], dhe 54 [Kerkesa per masa te perkohshme] teRregullores se punes te Gjykates (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykate

6. Me 6 shkurt 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykate.

7· Me 8 shkurt 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Snezhana Botusharovagjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: AlmiroRodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

8. Me 12 shkurt 2018, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkesesdhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Supreme.

9· Me 16 maj 2018, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe irekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

Permbledhja e fakteve

10. Me 19 gusht 2000, personi B. Gj., ishte plagosur disa here me arme zjarri. Tenjejten dite, parashtruesi u arrestua nen dyshimin se kishte kryer krimin evrasjes ne tentative.

11. Me 21 gusht 2000, Prokuroria Publike Komunale ne Peje paraqiti kerkese neGjykaten e Qarkut ne Peje per te kryer nje hetim kunder parashtruesit tekerkeses, per shkak te dyshimit te bazuar se ai ka kryer vepren penale vrasje netentative, nga neni 30, paragrafi 1 te Kodit Penal te Kosoves (ne tekstin emetejme: KPK), ne lidhje me nenin 19 te Kodit Penal te Jugosllavise (ne tekstine metejme: KPJ).

12. Me 23 gusht 2000, gjyqtari hetues i Gjykates se Qarkut ne Peje (ne tekstin emetejme: gjyqtari hetues) e autorizoi hetimin dhe urdheroi parashtruesin qe tevendoset ne paraburgim per nje muaj (Vendimi HPQ-nr. 95 /2000-). Gjyqtarihetues arsyetoi qe:

"Caktimi i paraburgimit ne rastin konkret eshte i nevojshem. Ne te vertete,nese i pandehuri gjendet ne Uri ekziston dyshimi i bazuar se i njejti do tetenton te perserit vepren penale respektivisht ta perfundoi vepren etentuar penale, po ashtu mund te ndikoje ne deshmitare ose i njejti do tearratisej me qellim qe ti iku pergjegjesise penale".

13. Me 23 gusht 2000, parashtruesi eshte intervistuar ne kontekstin e procedureshetimore me ~'rast dha nje deklarate (Hep. nr. 95/2000), ku, nder te tjeratheksohet: "[...J diten kritike kam shtene tri-kater here ne drejtim te vetures nete eilen kishte qene i demtuari [...]". Parashtruesi pohoi se kjo ishte nevetembrojtje.

14. Gjyqtari hetues parashtroi kerkese me shkrim ne Gjykaten e Qarkut ne Peje (netekstin e metejme: Gjykata e Qarkut) duke propozuar vazhdimin eparaburgimit te parashtruesit te kerkeses edhe per dy (2) muaj te tjere per teperfunduar hetimin.

15. Me 18 shtator 2000, Gjykata e Qarkut nxori Aktvendim KP. nr. 62/00, me tecilin e pranoi kerkesen e gjyqtarit hetues, dhe ia vazhdoi paraburgiminparashtruesit te kerkeses edhe per 2 (dy) muaj, perkatesisht deri me 19 nentor2000.

16. Me 25 tetor 2000, avokati i parashtruesit i parashtroi kerkese gjyqtarit hetuesme te cilin propozoi "qe te nderkrehet paraburgimi kunder te pandehurit(parashtruesit te kerkeses), dhe i njejti te leshohet ne mbrojtje ne liri dukeofruar garanee ne para dhe garanee personale".

17· Me 2 nentor 2000, gjyqtari hetues nxori Aktvendimin HPQ nr. 95/2000, pershfuqizimin e paraburgimit te parashtruesit, me arsyetimin:

'T ..J Gjyqtari hetues iGjykates se Qarkut, pas degjimit te prokurorit dhe tepandehurit dhe arsyet e mbrojtesit per propozimin e paraqitur, aprovondorezanin e ofruar ne gjykate se i pandehuri (parashtruesi i kerkeses) nuk

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

do te fshihej ose do te ike nga adresa e tij aktuale. Megjithate, nese ipandehuri nuk paraqitet para gjykates me kerkesen e tij, Gjykata do tepezulloje Vendimin HPQ. nr. 95/2000".

18. Me 11korrik 2001, Prokuroria Publike e Qarkut ne Peje paraqiti Aktakuzen PP.nr. 143/2000, kunder parashtruesit te kerkeses per vepren penale te vrasjes netentative si<;eshte parapare ne nenin 30, paragrafi 2, pika 2, te LPK, ne lidhjeme nenin 19, te KPJ-se.

19. Me 22 shkurt 2008, ne mungese te parashtruesit te kerkeses, Gjykata e Qarkutmbajti shqyrtimin kryesor ku mori pjese mbrojtesi i te pandehurit i cHi ishtecaktuar sipas detyres zyrtare.

20. Gjykata e Qarkut konstatoi "[. ..] Sipas raportit te SHPK, i akuzuari eshtearratisur jashte vendit dhe nuk ka mundesi qe te sillet detyrimisht ne gjykate,kurse nga koha e kryerjes se vepres penale deri ne diten e mbajtjes seshqyrtimit gjyqesor kane kaluar me shume se shtate vjet dhe kjo paraqetarsye te ve9ante per mbajtjen e shqyrtimit kryesor ne mungesen e teakuzuarit".

21. Me 22 shkurt 2008, Gjykata e Qarkut mbajti shqyrtimin kryesor ne pranine eprokurorit publik, avokatit per viktimat dhe nje avokati te caktuar sip as detyreszyrtare per te perfaqesuar parashtruesin e kerkeses. Gjykata e Qarkut gjeti sekriteret ligjore per mbajtjen e shqyrtimit kryesor ne mungese te te akuzuaritjane plotesuar ne pajtim me nenin 300, paragrafi 3 dhe 4 te KPJ-se.

22. Me 4 prill 2008, Gjykata e Qarkut nxori Aktgjykimin P. nr. 75/01, me te cHinparashtruesin e shpalli fajtor dhe e denoi me burg prej 5 (pes e) vitesh, ne tecilin do te llogaritet koha e kaluar ne paraburgim prej 19 gushtit 2000 deri me2 nentor 2000.

23. Me 26 gusht 2008, Gjykata e Qarkut ne Peje leshoi nje urdher-arrest kombetarper parashtruesin e kerkeses.

24. Me 27 gusht 2008, Prokuroria Publike e Qarkut parashtroi ankese ne GjykatenSupreme kunder Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut, P. nr. 75/01 lidhur melartesine e denimit me burg, duke theksuar "[. ..J denimi i shqiptuar eshte i ulet,duke marre parasysh te gjitha rrethanat e vepres penale".

25· Me 15 prill 2009, Gjykata Supreme nxori Aktgjykimin Ap. nr. 506/08, me tecilin e aprovoi ankesen e Prokurorit Publik te Qarkut, duke ia rriturparashtruesit te kerkeses denimin me burg nga 5 (pes e) vite ne 7 (shtate) vjet.

26. Ne arsyetimin e Aktgjykimit Ap. nr. 506/08, thuhet: "Gjykata mbajti seancen ekolegjit ne te cilen Prokurori Publik i Kosoves nuk ishte i pranishem, as iakuzuari apo avokati i tij mbrojtes, megjithese ishin ftuar ne menyre terregullt; u konstatua se i akuzuari eshtejashte vendit ...".

[. ..JPasi qe aktgjykimi nuk permban shkelje esenciale te dispozitave teprocedures penale, as shkelje te ligjit penal, per te cilat 190 Gjykate

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

kujdeset sipas detyres zyrtare, aktgjykimi vleresohet vetem ne frymen epretendimeve ankimore? - vendimit per denim".

27. Autoritetet gjyqesore te Republikes se Kosoves i parashtruan autoriteteve teRepublikes Federale te Gjermanise kerkese per ekstradim te parashtruesit tekerkeses me qellim te ekzekutimit te denimit.

28. Me 7 dhjetor 2016, Gjykata e Larte e Qytetit te Shtutgartit, duke vepruar sipaskerkeses se Autoriteteve Gjyqesore te Republikes se Kosoves, nxori VendiminAusl. 141/16, ne te cilin urdherohej arrestimi dhe ekstradimi i parashtruesit tekerkeses ne Republiken e Kosoves.

29. Parashtruesi i kerkeses u ekstradua ne Republiken e Kosoves dhe ndodhet neQendren Korrektuese te Dubraves ku po YUandenimin me burg prej 7 vjetesh.

30. Me 22 qershor 2017, avokati i parashtruesit te kerkeses paraqiti ne GjykatenSupreme kerkese per mbrojtjen e ligjshmerise kunder Aktgjykimit te Gjykatesse Qarkut ne Peje, P. nr. 75/2001 te 4 prillit 2008 dhe Aktgjykimit te GjykatesSupreme te Kosoves, AP. nr. 506/2008, te 15 prillit 2009.

31. Me 11tetor 2017, Gjykata Supreme nxori Aktvendimin Pml. nr. 155/2017, me tecilin kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise e refuzoi si te paafatshme, duketheksuar se "[ ...J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtesgjate gjithe procedures penale (pasi ai ishte arratisur), atij i ishte dorezuarAktgjykimi i Gjykates Supreme te Kosoves me 10.06.2009, ndersa ai eparashtroi kerkesen per mbrojtjen e ligjshmerise me 22.06.2017, dometheneme shume se 8 vjet pas pranimit te aktgjykimit".

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

32. Parashtruesi i kerkeses konsideron se ne teresi, procedura gjyqesore e zhvilluarne Gjykaten e Qarkut ne Peje dhe ne Gjykaten Supreme, edhe ne aspektinprocedural edhe ne ate material ka qene e padrejte, sa i perket te drejtes nembrojtje te tij para gjykatave personalisht, dhe permes avokatit.

33. Parashtruesi i kerkeses pretendon se si rezultat i mosrespektimit teprocedurave hetimore dhe gjyqesore, duke mbajtur nje gjykim ne mungese tete akuzuarit pa pranine e mbrojtesit te autorizuar nga ai, jane shkelur te drejtatkushtetuese te garantuara me nenet 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte iMarreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare], 31 [E Drejta per Gjykim teDrejte dhe te Paanshem] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat eNjeriut] te Kushtetutes, si dhe me nenin 6, paragrafi 1 (E drejta per nje proceste rregullt) dhe nenin 5 (E Drejta per liri dhe siguri) te KEDNJ-se.

34· Parashtruesi i kerkeses me tej pretendon "[...] eshte cenuar parimi i barazise searmeve dhe parimi i kontradiktoritetit, e qe nderlidhet edhe me doreziminpersonal te Aktgjykimit ...".

35· Parashtruesi kerkon nga Gjykata te konstatoje se gjykimi ne mungese te teakuzuarit dhe procedura e ankeses e mbajtur ne mungese te avokatit mbrojtes

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

perben shkelje te te drejtave dhe lirive te tij kushtetuese, si dhe te drejtave dhelirive te garantuara me KEDNJ.

36. Parashtruesi kerkon nga Gjykata t'i anuloje te gjitha aktgjykimet dhe lenden taktheje ne rigjykim.

Pranueshmeria e kerkeses

37. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret perpranueshmeri, te percaktuara ne Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligjdhe te parapara me Rregullore te punes.

38. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113[Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton:

1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar.[...]

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuarame ligj.

39· Gjykata i referohet nenit 49 [Afatet] te Ligjit, i cili percakton:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon teece qe nga dita kur parashtruesit ieshte dorezuar vendimi gjyqesor".

40. Ne kete drejtim, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses eshte pale eautorizuar, se i ka shterur te gjitha mjetet juridike.

41. Megjithate, Gjykata me tej i referohet nenit 48 [Saktesimi i kerkeses] te Ligjit, icili percakton:

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesojsaktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshteakti konkret iautoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

42. Pervec; kesaj, Gjykata merr parasysh rregullin 36 [Kriteret e pranueshmerise]te Rregullores se punes, i cili percakton:

(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:

(c) kerkesaparashtrohet brenda 4 (kater) muajsh nga dita e dor.ezimitte vendimit te mjetit tefundit juridik efektiv te parashtruesi.

(d) kerkesa nuk arsyetohet prima facie ose nuk eshte qartazi epabazuar.

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

(2) Gjykata do te deklaroje nje kerkese si qartazi te pabazuar, nese bindetse:

b) faktet e paraqitura ne asnje menyre nuk e arsyetojne pretendiminper shkeljen e nje te drejte kushtetuese.

43. Ne rastin konkret, Gjykata veren se pretendimet kryesore te parashtruesitlidhur me shkeljet e pretenduara te drejtave dhe lirive te garantuara meKushtetute, lidhen me faktin:

i) se gjykatat e rregullta kane zhvilluar procedurat dhe kane dheneaktgjykime ne te cilat ai ishte shpallur fajtor ne mungese te tij (in absentia).

ii) se Gjykata Supreme, pa pranine e tij ose pranine e avokatit e ndryshoiaktgjykimin e Gjykates se Qarkut ne lidhje me kohezgjatjen e denim it meburgim.

44. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari veren se procedura gjyqesore e parashtruesitfilloi me 21 gusht 2000, kur Prokuroria Komunale Publike ne Peje paraqitikerkese ne Gjykaten e Qarkut ne Peje per zhvillimin e hetimeve kunderparashtruesit per shkak te dyshimit te bazuar se ai ka kryer veper penale.

45. Gjykata me tej veren se ajo procedure penale e parashtruesit te kerkesesperfundoi me 15prill 2009 me aktgjykim te plotfuqishem te Gjykates Supreme,Ap. nr. 506/08, me te cilin objekti i kontestit te parashtruesit lidhur mepergjegjesine penale dhe denimin jane zgjidhur ne teresi.

46. Gjykata veren se ne baze te shkresave te lendes rrjedh se aktgjykimi iplotfuqishem i Gjykates Supreme, Ap. nr. 506/08, 1 eshte dorezuarperfaqesuesit ligjor te parashtruesit me 10 qershor 2009.

47. Ne lidhje me kete, Gjykata rikujton nenin 49 [Afatet], i cili percakton:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej 4 (kater) muajve. Afatifillon teece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor".

48. Gjykata, ne baze te lartcekurave, konkludon se ne proceduren lendore, e cilafilloi me 21 gusht 2000 dhe perfundoi me 15 prill 2009, u vertetua pergjegjesiapenale e parashtruesit te kerkeses. Megjithate, Gjykata nuk do te merret mepercaktimin e bazueshmerise se pretendimit te parashtruesit se gjykatat erregullta ne kete pjese te procedures shkelen te drejtat dhe lirite e tij tegarantuara me Kushtetute dhe me KEDNJ, sepse nuk jane plotesuar rregullatligjore te percaktuara me nenin 49 te Ligjit dhe me rregullin 36 (1) (c) teRregullores se punes.

49· Nga kjo rrjedh, se kerkesa e parashtruesit lidhur me kete pjese te proceduresgjyqesore nuk eshte dorezuar ne afatin ligjor te percaktuar me nenin 49 teLigjit dhe rregullin 36 (1) (c) te Rregullores se punes.

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

50. Gjykata me tej veren se parashtruesi, me 22 qershor 2017, dorezoi ne GjykatenSupreme kerkese per mbrojtje te ligjshmerise ku kerkoi perseritjen eprocedures ne menyre qe perseri te vertetohet pergjegjesia e tij penale.

51. Gjykata me tej veren se, me 11tetor 2017, Gjykata Supreme nxori Aktgjykimin,Pml. nr. 155/2017, me te cilin e refuzoi kerkesen e parashtruesit per mbrojtje teligjshmerise si te paafatshme, duke dhene arsyetim te qarte dhe ligjor, kutheksohet: "Gjate gjithe procedures penale, parashtruesi kishte mbrojtes [...Jte cilit i ishte dorezuar aktgjykimi me 10 qershor 2009 [ ...J kerkesa permbrojtje te ligjshmerise eshte parashtruar nga parashtruesi me 22.06.2017,domethene me shume se 8 vjet pas marrjes se aktgjykimit".

52. Rrjedhimisht, Gjykata Supreme ne kete procedure nuk ishte marre mepercaktimin e fajesise apo pafajesise se parashtruesit te kerkeses, por vetem megeshtjen procedurale ne lidhje me afatet, ku edhe konkludoi se kerkesen permbrojtje te ligjshmerise se parashtruesit e kishte dorezuar jashte afatit tepercaktuar me ligj.

53· Ne kete drejtim, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit lidhur meshkelje te pretenduara perkitazi me Aktgjykimin e Gjykates Supreme, Pml. nr.155/2017, jane qartazi te pabazuara.

54· Gjykata ne baze te lartcekurave konkludon se parashtruesi i kerkeses nuk kaofruar argumente relevante me te cilat do te kishte arsyetuar pretendimet e tijse te drejtat dhe lirite e tij te garantuara me Kushtetute, si dhe te drejtat egarantuara me GJEDNJ jane shkelur ne ndonje menyre.

55· Gjykata thekson se eshte obligim i parashtruesit te kerkeses qe t'i mbeshtesepretendimet e tij dhe te paraqese prova prima facie per shkelje te te drejtave tegarantuara me Kushtetute dhe KEDNJ. Ky vleresim eshte ne pajtim mejuridiksionin e Gjykates (shih, rastin e Gjykates Kushtetuese nr. KI19/14 dheKI21/14, parashtruesit e kerkeses: Taftl Qorri dhe Mehdi Syla, te 5 dhjetorit2013).

56. Prandaj, Gjykata konkludon se kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e pabazuarne baza kushtetuese dhe duhet te deklarohet e papranueshme, ne pajtim merregullin 36 (1) (c) (d) dhe (2) (b) te Rregullores se punes.

Kerkesa per mase te perkohshme

57· Gjykata rikujton qe parashtruesi, gjithashtu, kerkoi nga Gjykata qe te vendosemase te perkohshme "me te cilen do te pezullohej ekzekutimi iAktgjykimit te15prillit 2009 te Gjykates Supreme, dhe te urdherohet lirimi imenjehershem itij nga burgimi ne pritje te rigjykimit".

58. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 27 [Masat e perkohshme] te Ligjit, icili percakton:

1. "Gjykata Kushtetuese sipas detyres zyrtare ose me kerkese te palesmund te vendose perkohesisht masa te perkohshme ndaj nje c;eshtjejeqe eshte objekt i procedures, nese keto masa jane te nevojshme per te

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

evituar rreziqe ose deme te pariparueshme, ose nese marrja e ketyremasave te perkohshme eshte ne in teres publik".

59. Gjykata gjithashtu i referohet rregullit 55 (4) te Rregullores se punes, i eilipereakton:

"Para se Kolegji shqyrtues te mund te rekomandoje pranimin e kerkesesper mase te perkohshme, ai duhet te konstatoje qe:

"(aJ pala qe kerkon masen e perkohshme ka treguar rasnn prima facie permeritat e kerkeses dhe, nese akoma nuk eshte vendosur perpranueshmerine e saj, rasnn prima facie per pranueshmerine e kerkeses;( ... JNese pala qe kerkon mase te perkohshme nuk paraqet deshmite enevojshme, Kolegji shqyrtues do te rekomandoje reJuzimin e kerkeses".

60. Gjykata perserit konkludimin se kerkesa e parashtruesit eshte deklaruar epapranueshme, si qartazi e pabazuar, pasi qe parashtruesi nuk ka paraqiturndonje deshmi prima facie per pranueshmerine e kerkeses.

61. Prandaj, ne pajtim me nenin 116.2 te Kushtetutes, nenit 27.1 te Ligjit dherregullin 55 (4) te Rregullores se punes, kerkesa per mase te perkohshmerefuzohet si e pabazuar.

9

Page 10: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/06/ki_17_18_av_shq.pdf · J nga shkresat e lendes rezulton se i denuari ka pasur mbrojtes gjate gjithe procedures penale

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne pajtim me nenin 27.1 te Ligjit dhe rregullat 36 (1)(c) (d) dhe 36 (2) (b), 55 (4) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 16 maj2018, njezeri

VENDOS

I. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. TA REFUZOJE kerkesen per mase te perkohshme;

III. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin20-4 te Ligjit; dhe

IV. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

10